Qëndrimi amerikan ndaj pseudo opozitës!

0
Shkruan Zef Ndreka
Vizita në Shqipëri e Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinker ishte mbyllja zyrtarisht e “kapakut” të historisë së opozitës me berishizmin. Ishin shumë të qarta dhe të lexueshme qëndrimet dhe mesazhet e përfaqësuesit të SHBA-ve.
Ato, pa vendosur epitete, pa folur për “besë prerë” apo ” tradhëtarë” etj fjalë nga zhargoni i përditshëm i Berishës, ato e konsideruan atë si peshkun e parë të madh të korrupsionit, për të cilin e shpallën non grata familjarisht.
Qëndrimi amerikan 33 vjeçarë është i drejtë, edhe pse pikërisht 33 vite më parë, ishte pikërisht Sekretari Bejker që e “pagëzoi” si lidër jo vetëm i opozitës por edhe i Shqipërisë.
Ardhja e Blinken në Tiranë e këputi këtë histori, e arkivoi përfundimisht berishizmin, Berishën dhe ndjekësit e tij që e kanë përkrahur dhe akoma e përkrahin hapur apo fshehurazi, per ta faktorizuar në sytë e aleatëve.
Koha 33 vjeçare ndërmjet dy vizutave të Sekretarëve të Shtetit, Bejker dhe Blinken, ju ka dhënë fakte dhe mundësitë reale SHBA-ve per te arritur në këtë qëndrim.
Amerikanët kanë mbajtur shënime ndër vite që i kanë përpunuar në laboratoret e Industrisë se tyre politike.
Blinken, bëri takime në një ditë të ngjeshur për të. Takon Presidenti e Shqipërisë, Kryeministrin socialist Edi Rama, të rinj e të reja dhe kreun e SPAK-ut dhe Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.
Pyetja natyrshëm vjen:
Përse nuk u takua me opozitën?!
Konkretisht, përse nuk u takua me përfaqësuesit zyrtar të PD-së Lulzim Basha?!
E menduar thellë, apo e përkthyer troç, Sekretari Blinken i tregoi demokratëve se Basha nuk konsiderohet aspak faktor përfaqësues i çertifikuar proamerikan në Tiranë nga ana e tyre.
Thua ti këtë ikur treni edhe Bashës?!
Kësaj pyetje i duhen vënë përballë faktet, i cili duket në turbullirë se ka një pengesë apo thënë me qartë, një mungesë “liçense” per tu përfaqësuar si “i përzgjedhur” i tyre.
Lulzim Basha nga çadra e famshme e tij, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka qënë vepër e Sorosit.
Ka qënë ajo kohë kur Basha i është kundërvënë znj Nauland kur nga ana e saj u prezantua “drafti hibrid” për këtë reformë.
Gjithashtu Basha, ka kundërshtuar z Palmer për mos daljen nga Parlamenti kur lëshoi mandatët. Po e njëjta gjë edhe në zgjedhjet për pushtetin vendor.
Amerikanët kanë mbajtur në kohë shënime dhe demokratët sot, për interesat përsonale të askujt, nuk kanë arsye të gëlltisin gënjeshtrat e Bashës si Fast Food.
Basha sot me sjelljet e tij të përgjumura po luan vetëm për karrigën e tij për të patur një vend në atë palo Parlament të ardhshëm. Dhe përpiqet më kot duke mbajtur me gajret dhe shpresa boshe një mini grup shoqëruesish me premtimin vetëm për një karrige në parlament edhe për to.
Dikur, me 14 shkurt 2016 ish Sekretari I Shtetit J. Kerry, në axhendën e vizitës së tij mbas të cilës jo më vonë se 4 ditë u miratua me 140 vota Reforma në Drejtësi që kishte hartuar Sorosi, sipas Bashës kur deklaronte në çadër!
Pra, në atë kohë, Kerry përfshiu në axhendë edhe opoziten në takimin që pati në Rogner me Bashen, Tabakun, Palokën, Bardhin!
Dhe nga kjo skuadër koherente me ta ka ngelur vetëm Tabaku, që jo më kot në harkun kohor të 3-4 javëve, ajo pritet edhe tani në State Departament nga Escobar dhe Juri Kim, madje autorizohet të publikoje fotot, kurse Bashës i kthyen brrylin kur tentoi me Kthupin të bënte takime!
Dhe në vijim të atyre zhvillimeve, ja vë kapakun qëndrimit amerikan për pseudo opozitën, axhenda e qartë e Sekretari Blinken!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu