Qyteti amerikan i Baltimores ka nxjerrë në shitje 200 shtëpi për vetëm 1 dollarë secilën. Qëllimi është që blerësit privatë të investojnë dhe t’i rikonstruktojnë këto banesa, duke shpresuar në rigjallërimin e lagjeve të rrënuara nga krimi dhe degardimi
Baltimore planifikon të shesë shtëpi për 1 dollarë secilën në një përpjekje për të rigjallëruar lagjet e rrënuara nga krimi dhe degradimi. Programi i mbështetur nga kryebashkiaku Brandon Scott – dhe i miratuar nga këshilli i qytetit – do të ofrojë më shumë se 200 prona të lira në pronësi të qytetit për banorët që angazhohen t’i rregullojnë dhe të jetojnë në ‘to.
Shtëpitë e lira kanë qenë një problem prej dekadash në qytetin e Maryland, i cili ka një nga nivelet më të larta të krimit në vend të përqendruar në një pjesë të vogël të lagjeve të goditura nga varfëria.
Masa të kujton programin “Dollar House” të Baltimores nga vitet 1970, i cili ofronte prona për një dollar për pronarët e shtëpive nëse ata i rregullonin ato. Një përpjekje e ngjashme është tentuar edhe në Newark, New Jersey, sipas Bloomberg.
Programi i ri synon t’u japë përparësi blerësve privatë mbi kontraktorët të cilët do të duhet të paguajnë 3000 dollarë për shtëpi. Grantet deri në 50.000 dollarë janë gjithashtu në dispozicion për të ndihmuar pronarët e rinj me rinovimin e shtëpive, por marrësit duhet të miratohen paraprakisht për një kredi ndërtimi.
Disa OJQ i kanë bërë thirrje bashkisë së qytetit të marrë masa për të mbajtur më shumë shtëpi larg nga duart e ndërtuesve, gjë që mund të rrisë çmimet e pronave dhe të dëbojë banorët e varfër. Programi i strehimit mbulon disa qindra shtëpi, por mund të përfshijë më shumë pasi ka gati 15.000 prona të braktisura në Baltimore, sipas të dhënave të vitit 2022.