Rama e Vuçiç dështojnë/ Projekti serbo-rus mori ‘goditjen’ përfundimtare

0
Nis, 14.10.2016. -Prmijer Srbije Aleksandar Vucic i premijer Albanije Edi Rama razgovaraju na poslovnom forumu Srbija-Albanija, danas u Oficirskom domu u Nisu. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/MO)

Javën e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka realizuar disa vizita dhe takime diplomatike në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, kancelari gjerman foli edhe për raportet Kosovë-Serbi dhe synimet e tyre për anëtarësim në BE.

Ai kërkoi edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Marrëveshja duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjetrin, të bëhen anëtarë të BE-së”.

E kjo deklaratë për njohjen e Kosovës shkaktoi reagime të shumta në Beograd.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” komentoi vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.

Sipas tij, kjo vizitë ishte shumë e rëndësishme, pas rrethanave të krijuara në rajon, pas agresionit rus në Ukrainë.

“Në fakt vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz e zhvilluar para disa ditësh në Kosovë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti, ishte vizita e parë e një kancelari të Gjermanisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Vizitë e cila marrë në konsideratë rrethanat e krijuara, pas agresionit okupues të Rusisë në Ukrainë, jo vetëm që ishte shumë e rëndësishme por edhe historike për vendin tonë, për vet faktin se siç tha edhe kryeministri, është vizita e vetme e një kancelari të Gjermanisë në Qeverinë e Kosovës, që nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë së vendit tonë”, deklaroi analisti.

Po ashtu, Qarri konsideron se vizita e Scholz është vazhdimësi e përpjekjeve të ish-kancelares Merkel.

Ai tha se me këtë kancelari gjerman ia dërgoi një mesazh të qartë Vuçiqit lidhur me njohjen përfundimtare të Serbisë për Kosovën.

“Përveçse ishte vazhdimësi e përpjekjeve të kancelares Merkel, me fokus në tregun e përbashkët rajonal, në kuadër të procesit të Berlinit, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, kancelari Scholz qartësoi përfundimisht, fort mirë edhe qëndrimin e Gjermanisë dhe i qoi porositë më të qarta të deritanishme Serbisë lidhur me epilogun që duhet të marrë dialogu politik, Kosovë Serbi duke u përmbyllur me njohje reciproke, si kusht për integrimin në BE.

Vizita e kancelarit gjerman në Kosovë, e realizuar pikërisht në këto momente të trazuara politike, qartësoi edhe njëherë se Procesi i Berlinit, është ai që mbështet nga Gjermania dhe BE, e jo nisma serbo-ruse e të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur””, theksoi ai.

Më tej, analisti potencoi se Scholz ia lehtësoi presionin Kosovës që po i bëhet nga Rama dhe Vuçiqi për “Ballkanin e Hapur”.

Po ashtu, ai u shpreh se me arritjen përfundimtare të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit e rrit sigurinë në rajon.

“Olaf Scholz shprehu publikisht vizion e Gjermanisë në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, duke lehtësuar shumë edhe presionin politik që i bëhej padrejtësisht Kosovës nga Edvin Kristaq Rama & Co, për futjen e saj, si pjesë “integrale” e Serbisë, në krijesën serbo ruse, të ashtuquajtur “Ballkani Hapur” dhe nënshtruar sërish hegjemonizmit serbomadh.

Kështu që pozicionimi i vendosur i kancelarit gjerman Olaf Scholz për njohjen pa ekuivokë të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, pas SHBA-ve të cilat që nga fillimi kanë mbajtur qëndrimin e palëkundur për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka lehtësuar jashtëzakonisht shumë pozicionin e Kosovës edhe në vazhdimin e dialogut dhe ka rritë sigurinë e vendit tonë, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Qarri.

Ndër të tjera, ai tha se integrimi i Kosovës në BE përmes Procesit të Berlinit do të mundësonte edhe njohjen nga pesë vendet të cilat refuzojnë ta bëjnë këtë.

“Kurse integrimi i Kosovës dhe 5 vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, përmes procesit të Berlinit, i cili të gjitha këto shtete i trajton në mënyrë të barabartë, dhe pa cenuar pavarësinë, sovranitetin, shtetin e kufijtë dhe integritetin territorial të Kosovës, do t’i mundësonte vendit tonë që të njihej nga pesë vendet e fundit të BE-së, që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë dhe Kosova do të trajtohej si shtet i pavarur edhe nga vet BE.

Integrimi përmes procesit të Berlinit, do ti’ hapte dyert Republikës së Kosovës për pranim më të lehtë edhe në Këshillin e Evropës ku ka paraqitur kërkesën për pranim, në NATO dhe organizata tjera të rëndësishme evropiane e ndërkombëtare, deri te realizimi i hapit më madhor dhe përfundimtar të Republikës së Kosovës, për pranim si shtet i pavarur me të drejta të plota në OKB, që është edhe synimi kryesor i popullit dhe vendit tonë të lirë”, përmbylli Gani Qarri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu