RENEA “blindon” Saukun, kontrolle për Eltjon Haton/ Çfarë gjeti policia

0

Në zonën e Saukut janë shtuar forca të shumta policie, pasi sipas burimeve mësohet se është gjetur makina e Eljon Hatos.

Policia është në ndjekje te tij prej kohësh. Hato njihet si mik i Ervis Martinajt dhe vitin e shkuar u shpall në kërkim nga SPAK si pjesë e dosjes Metamorfoza, pasi dyshohet se ka tentuar t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Kujtojmë se policia ka ushtruar disa herë kontrolle në shtëpin e të shumëkërkuarit Eljon Hato, por pa arritur që ta arrestojë atë. Madje në një nga aksionet e fundit, vëllai i Eljonit, Elkier Hato ka akuzuar forcat e policisë që kanë qenë të dhunshëm gjatë aksionit të kërkimit, duke i vrarë një qen dhe plagosur qenin tjetër.

Kush është Eljo Hato?

Eljo Hato 34-vjeçar do të përfshihej për herë të parë në skedarët e policisë që në vitin 2014 kur pas një konflikti banal në Shkodër ai vrau një bashkëmoshatar shok të tij dhe plagosi një tjetër. Por rrezikshmëria e të riut shkodran i njohur nga miqtë dhe me emrin Esmeraldo nuk përfundoi vetëm me vrasjen e shokut të tij Indrit Hylli dhe plagosjen e Jetmir Mollës.

Ai u arrestua në vitin 2015në Laç ndërsa në burgun e Shën Kollit dyshohet se porositi një tjetër vrasje nga brenda qelisë. Bëhet fjalë për porosinë për të eliminuar mjekun radiolog të spitalit të Shkodrës Agron Terolli. Fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia e Shkodrës pasi arrestoi 21-vjeçarin që do të kryente krimin.

Pas marrjes në pyetje të të arrestuarit u mësua se djali i mjekut  kishte plagosur me armë zjarri një person dhe e kishte lënë të paaftë fizikisht. Hato dhe djali i mjekut e kryenin dënimin në të njëjtin burg ndërsa për policinë ngjarja mbeti thjesht nën dyshimin e hakmarrjes.

Pas tre vitesh burg Hato u lirua në rrethana të paqarta ndërsa në verën e vitit 2018 u përfshi në konfliktin me armë në lokalin në zonën e ish bllokut në Tiranë ku mbeti dhe i plagosur. Tre vite pas ngjarjes u shpall sërish në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohej se kishte marrë pjesë në një atentat të organizuar për vrasjen e Taulant Pepaj.

Atentati fatmirësisht dështoi dhe shënjestra i shpëtoi plumbave. Në videon e kësaj ngjarjeje në shkurtin e vitit 2021 në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, duket që marrin pjesë tre persona dhe që qëllojnë në drejtim të automjetit të Pepajt edhe ky një person i skeduar nga policia e Shkodrës për plagosje.

Fillimisht sipas policisë është Eljo Hato që i afrohet automjetit të Taulant Pepës dhe tenton t’i hapë derën e shoferit me pistoletë në dorë por pa mundur, pasi makina është në lëvizje. Pas tij vjen dhe Sehar Xhenje e pasi makina e Pepës largohet të dy qëllojnë në drejtim të saj.

Por gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, nuk ngriti akuzë për dy të dyshuarit e policisë Eljo Hato dhe Sehar Xhenje pasi sipas akuzës ata nuk ishin të përfshirë në këtë sulm. Gjykata e Shkodrës shpalli fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen për “Mbajtje pa leje të armëve”, i cili u dënua vetëm 3 vite e 8 muaj burgim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu