Shkruan Elvi Fundo
Afera e inceneratorit të Tiranës ka një vlerë totale të gjithëpranuar, por në firmosjen e kontratës në 31 gusht të viti 2017, ka filluar të zbatohet një projekt për 6 vite në lidhje me landfillin për përpunimin e mbetjeve edhe në inceneratorin e Tiranës.
Sipas të dhënave të deklaruara nga vetë kompania dhe të dhënave zyrtare të siguruara nga Tatimet, shuma që shteti i ka kaluar kompanisë koncesionare është mbi 60 milionë euro ose afërsisht 70 miliardë lekë.
Theksojmë se, prej disa vitesh landfillit të Tiranës i janë shtuar edhe bashkia e Qarkut Durrës.
Vlera e dytë është ajo e dherave, ku nga përllogaritjet e ekspertëve dhe deklarimet e vetë kompanive të ndërtimit të landfillit të Tiranës ka rritur koston për 1 m² ndërtim 10-15 euro m² që do të thotë në bazë të të dhënave nga Bashkia e Tiranës për 6 vite bëhet fjalë për më shumë se 5 milionë euro m² ndërtim.
Një shumëzim i thjeshtë na jep një shifër mesatare për kompaninë që shkon nga 50-60 milionë euro të tjera dhe këto janë parshume famshme të dherave.
Miliona euro fillimisht paguhen nga biznesi privat brenda ndërtuesve dhe kjo pagesë nuk ka qenë pjesë e kontratës koncesionare.
Pra për ata që çuditen kur është firmosur kontrata për menaxhimin e landfllit dhe inceneratorit të Tiranës me ministrin Lefter Koka me qeverinë shqiptare për llogari të Qarkut Tiranë nuk ka asnjë rresht për dherat.
Një çështje që nuk trajtohet sepse e konsiderojnë marrëdhënien privat-privat, por në fakt janë përdorur institucionet e shtetit si bandë për të vjedhur biznesin.Kostoja për dherat ka qenë dhè i pastër 4 euro m³ dhe mbetje të tjera 8 euro m³.
Por kjo është vetëm vlera që paguaje te kompania ndërkohë që dherat i çonin me mjetin e tyre pra naftën, konsumin dhe koston i kanë firmat private.
Bashkia e Tiranës pas kontratës së parë të kompanisë për landfillin të firmosur nga Koka firmosi vetë një kontratë të dytë Si shtesë pa e kaluar në ndonjë institucion qeveritar mê parë.
Firmat e ndërtimit i paguajnë bashkisë disa taksa pastrimi, taksë infrastrukture, taksë speciale shkolle, plus 29 euro/ ton që Bashkia e Tiranës ka vendosur për landfillin.
Pse duhet të paguanin ndërtuesit taksë shtesë?
Lindin disa pyetje:
-A ka qenë pjesë e kontratës pagesa për dherat?
Jo dhe jo. Këtë e di mirë çdo zyrtar i shtetit shqiptar, opozita përfshirë këtu dhe mediat e inceneratorëve.
Pyetja e dytë që shtrohet:
-Si është vendosur çmimi i dherave?
-Kush ua vendosi çmimin?
-A ka analizë për koston e këtij çmimi?
Sepse sipas të dhënave kompania koncesionare ka marrë qindra mijëra katrorë truall të shtetit, pa paguar asnjë qindarkë, vetë ndërtuesit i çonin dherat me kostot e tyre, me mjetet e tyre.
Për çfarë duhet të paguanin kompaninë e cila në fakt dherat i përdorte në proceset e kapsulimit të mbetjeve në landfill?
29 euro për ton nga bashkitë, sepse është shtuar dhe Durrësi. Taksë infrastrukture, taksë arsimi, taksë pastrimi për bizneset dhe taksë për dherat.Kjo taksë nuk merrej nga qeveria, as nga bashkia, por i jepej direkt koncesionarit.
A është kjo një taksë e jashtëligjshme e cila shërbeu për të mbushur llogaritë e Mërtirit dhe Zotos, biznesmenëve, zyrtarëve të lidhur me kupolën e PS?
Një taksë për dherat për të cilën i ndiqte pas Inspektorati i Mjedisit dhe Policia Bashkiake, me para që paguanin me thasë njerëzit e Zotos dhe Mërtirit apo ata vetë, apo në raste të tjera kur kishe dy objekte në ndërtim për të kaluar dherat nga objekti A në B pra për t’i përdorur i njëjti subjekt për interes të tij sërish duhet të paguante me dhjetëra dhe qindra mijëra euro Zoton dhe Mërtirin se mbi mjete i fluturonte droni, i vërsulej Policia Bashkiake, i vërsulej Inspektorati i Mjedisit.
Si ka mundësi që i gjithë shteti i ngritur në këmbë edhe segmente të bashkisë që biznesi të mbushë llogaritë e Zotos dhe Mërtirit duke përdorur si kosh qindra mijë metra katrorë prona të shtetit?
Ky është persekutim ndaj biznesit. Kjo mund të jetë një nga pikat më delikate që ka SPAK për të gjetur se ku kanë shkuar paratë e inceneratorit të Tiranës.
Një thes i shqyer që e mbushte qeveria me paratë që u jepte bashkive dhe taksën e jashtëzakonshme të jashtëligjshme që kishte vendosur mbi kompanitë e ndërtimit.
Ky është fakt. Pa shkuar më tej te sasitë e dherave të deklaruara zyrtarisht të cilat sipas analizave të fundit të ekspertëve nuk janë të njëjta me gjendjen faktike pasi sasitë që gjenden në landfill janë shumë më të mëdha.
Kjo ngre dyshimet se mund të kenë hyrë me dhjetëra apo mijëra kamionë të cilët kanë paguar me çanta dhe këto çanta më pas dyshohet se kanë shkuar për të financuar media, politikanë, individë apo dhe para nga Tirana tek inceneratori i Fierit apo shpenzime luksoze me jahte dhe charter.
Ndoshta kjo do të jetë pista më vështirë e SPAK-ut për të gjetur vlerën e vërtetë të të ardhurave që ka patur kompania e inceneratorit të Tiranës Integrated Energy BV SPV, por fakti është se një taksë e jashtëligjshme e jashtëzakonshme që nuk ishte pjesë e kontratës koncesionare i është vënë biznesit duke çuar dhjetëra miliona euro te kompania menaxhuese pa pasur më parë një analizë të kostos dhe të papërfshirë si nen në kontratë çka tregon qartazi se çmimi i dherave është vendosur si një taksë korruptive.