Shkruan Zef Ndreka
Po kristalizohen përfundimisht mendimet që kisha për një turmë që gjithnjë hipnotizohen nga liderët e tyre shpirtëror.
Më ndodh jo rrallë që njerëz në dukje me përsonalitet, marrin guximin të bëhen avoketër të shefave të mëdhenj të tyre në parti, sa herë marrin kritika nëpër shkrime apo analiza të ndryshme.
Rolin e avoketërve e marrin jo se kanë të drejtë apo japin argumente që paraqesin, por thjeshtë sepse janë servilë dhe pa pikën e dinjitetit njerzor.
Kjo ndodh edhe me disa miq që i njoh edhe përsonalisht. Por më së shumti edhe me disa militantë anonim, pra kanë frikë për të treguar fytyrën, që në rastet më të shumta janë edhe krijime anonimatësh nga vetë kryetarët e partive për të “pushtuar” rrjetet sociale. Këto më së shumti janë të shfaqur energjikë nga qeveria, tek bashkitë dhe tek partitë që synojnë pushtet.
Këto veprime, si nga “avokotërit”, si nga militantët apo anonimet, nuk është se i ndreqin punë liderit shpirtëror të tyre. Përkundrazi!
Këto “fytyra” të reja e të vjetra, rrijnë gjithë ditën në gadishmëri për të shigjetuar “kritikët”, dhe për tu hyrë në zemër lidërve si besnik të pa tundur, pra si bolshevikë.
Deri sa të kemi kësi njerëzish dhe disa të tjerë që jo vetëm të të kundërshtojnë, por përpiqen edhe të të ofendojnë për opinionet që shpreh, demokracia është larg, shumë larg.
Diferencimet për opinionin e lirë janë karakteristikë për rendet jo demokratike.
Ato ndodhin vetëm në diktaturë dhe për fat të keq vazhdojnë ende sot.
Është çudi se të gjithë këto lloj njerëzish që i gjen jo pak në të gjitha partitë, edhe zgjuar edhe me sy të hapur bëjnë sikur nuk dëgjojnë dhe që nuk shohin. Nuk dëgjojnë akuzat e ngritura për liderët e tyre, nuk shikojnë çfarë ndodh në të vërtetë me demokracinë, me përparimin e vendit e të shoqërisë.
Mqs nuk dëgjojnë e nuk shikojnë, atëhere mbetët që do jenë ose “shurdhmemecë-servilë” ose sherr-budallë siç i quan rëndomë populli.
Për fat të keq, ky kontingjent janë normalish grupimi që jo vetëm kanë nevojë lid-errët, por edhe që i duan më shumë.
Kështu mbahen më lehtë nën kontroll…
Mjer Shqipëria për to!