Si do jetë atdheu nesër?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Çfarë ka ndryshuar, përse nxënësit e sotëm janë të llastuar?
Përse nuk mësojnë e të edukohen siç ka ndodhur disa vite më parë?!
Janë pyetje që i dëgjon kudo, në biseda të lira, në lokale, në diskutime prindërish, madje edhe në emisione të ndryshme në tv.
Nga këto pyetje, rrjedh vetiu pyetja tjetër thelbësore:
A edukohen sot fëmijët dhe kush e ka rolin primar në to?!
Nuk mund të themi se shkollat janë bastarduar. Nuk mund të themi se nuk ka përmirësim të mjediseve shkollore.
Nuk mund të themi se nuk është investuar financiarisht për ndërtimin e shkollave të reja dhe mjediseve rreth tyre.
Nuk mund të themi se mungojnë librat apo fletoret e punës.
Por disa pikëpyetje natyrshëm mund të ngrihen rreth nivelit të mësuesve, rreth programeve mësimore të lidhura me reformat shpesh të dështuara në arsim.
Fidanishtet e shkollave të mesme dhe atyre universitare janë pikërisht shkollat fillore dhe 9-vjeçare.
Diçka apo shumë gjëra mungojnë në edukimin e këtij brezi për të cilët duhet të thirren për diskutime psikologët, mësuesit me eksperiencë, profesorët dhe ekspertët e edukimit.
Fëmijët, nuk mund të analizojnë situatat ekonomike që kalon vendi ynë, nuk mund të kuptojnë drejt përse largohen nga Shqipëria rinia dhe shumë specialitete që në shumicë i mungojnë vendit tashmë.
Fëmijët nuk mund të kuptojnë nivelin e ulët të pagave dhe standartet e jetesës europiane.
Fëmijët ndjekin televizionet, ku çdo ditë shikojnë vetëm torror. Nuk ka lajme më trishtuese për ardhmërinë e tyre.
Fëmijët kanë arritur të shikojnë e të kuptojnë se është vështirë të bëhet ky vend, se me aftësi nuk ecet përpara.
Fëmijët shohin se si respektohen kontrabandistët, korrupsionistët, tregtuesit e drogës, kriminelet.
Dhe normalisht, zgjidhja më e lehtë për to, për të ardhmën e tyre mbetët të mos mësojnë, me shpresën se rruga e tyre është e suksesshme për të çarë në jetë, për të ndjekur pikërisht linjën e tyre.
Fëmijët shikojnë makinat luksoze të krimit dhe përdoruesve të drogës që nderohen nga policët. Po ashtu edhe të kriminelëve që pasurohen në mënyrë marramendëse. Shohin qytetarë të thjeshtë pa makina, me makina të thjeshta ose që lëvizin vetëm me urbane.
Nisur nga këto që shohin çdo ditë, por që ndjekin edhe nëpër tv e ndryshme,
çfarë mbetet të mendojnë pra fëmijët, nxënësit e 9-vjeçarëve, kjo fidanishte e ardhme për Shqipërinë?!
Ato zihen, rrihen, vriten, keqtrajtojnë edhe mësuesit të cilët kanë mësuar të heshtin për të.mos krijuar konflikte apo për të ruajtur vendin e punës.
Ndryshe nga çdo vend tjetër i botës së zhvilluar, profesioni i nderuar i mësuesit mbetët më i pa respektuari dhe më i diskriminuari.
Ky është pikësëpari çështje e kulturës së ulët të popullit, të prinderve.
Mbase ndodh ndryshe në shkollat private.
Sidoqoftë ky mbetet problemi më i madh sot i shtetit krahas luftës së krimit, për zgjidhjen përfundimtare të kësaj që mund ti themi katastrofe kombëtare.
Si është rinia sot, do jetë atdheu nesër-është një sllogan tashmë jo vetëm i popullit por edhe i forcave politike që synojnë pushtetin.
Pra, si do jetë atdheu nesër?!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu