Si ‘voli’ Arbër Teqja 51 tendera nga QSUT nën hijen e Allajbeut

0

Arjana Strakosha mban prej vitesh funksionin publik si zëvëndësdrejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke shërbyer për pacientët në shërbimin e Nefrologjisë dhe Hemodializës. Por duket se mision ka pasur që të ndihmojë edhe të birin, Arbër Teqja për të marrë tendera përmes 2 kompanive të tij. Teqja është arrestuar në vitin 2015 si pjesë e një skemë mashtrimi, duke u akuzuar se kishte vjedhur para publike me receta fiktive, të cilat i kishte nënshkruar në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore. Por pasi kreu dënimin e tij, Teqja vendosi që të t’i futej botës së biznesit.

39-vjeçari, Teqja është pronar me 70 % të aksioneve i kompanisë së grumbullimit, perpunimit, transportit dhe asgjesimit të mbetjeve spitalore ECO RICIKLIM. Ai ka blerë edhe aksione në kompaninë MSE (ish “ASHLAR Group”). “ECO RICIKLIM” e shtriu veprimtarinë e saj në spitalin e Vlorës, Fierit, Elbasanit dhe në atë të Traumës në Tiranë, duke grumbulluar kështu shpejt mbi 1 milion euro. Tenderin e fundit e mori dhe në spitalin ku punon e ëma e Teqjas, në QSUT. Në total kjo kompani ka marrë 51 tendera, me shumën 405.272.235,04 lekë të reja. Arbër Teqja vendosi që të investonte edhe në kompaninë MSE (ish “ASHLAR Group”), e themeluar nga Denisa Bishyti në korrik të vitit 2018. 2 vite më vonë ajo e shiti tek Ilda Tërshana, Arbër Liçaj dhe Can Kutay Orten.

Në vitin 2023, Arbër Teqja nis të kamuflohet, duke nxjerrë në skenë një kompani “të huaj” dhe ia kalon 80 % të aksioneve kompanisë Cambridge Pathology B.V., e themeluar në Hagë. Ilda Tërshana, e cila bleu 80 përqind të aksioneve të “MSE” ka qenë për shumë vite drejtoreshë në kompaninë “Evita”, një kompani gjithashtu e lidhur me pronarin e spitalit Amerikan në Shqipëri, Klodjan Allajbeu, i cili ka marrë nga shtetin dhe që zotëronte aksione në shoqërinë koncesionare për shërbimin e Hemodializës, “DiaVita”. Ndërsa Arbën Liçaj ka punuar si inxhiner elektronik në Spitalin Amerikan të Klodjan Allajbeut. Teqja rezulton edhe administrator në “Equos Resort”, i ndërtuar nga Allajbeu.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu