Skandal në Shqipëri/Kërcënohen vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve

0

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët se kryeministri Edi Rama po ushtron presione të jashtëzakonshme dhe se janë kërcënuar edhe vëzhgues ndërkombëtarë që monitoruan procesin zgjedhor në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, Berisha e cilësoi procesin e 11 majit si “farsë elektorale të narkoshtetit”, ndërsa theksoi se kjo nuk është më vetëm një betejë kombëtare, por edhe ndërkombëtare.

Deklarata

“Ne kërkojmë të faktojmë çdo shqiptari dhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se cila ishte farsa e narkoshtetit.

Në këtë kontekst, pra kjo betejë është sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare, kjo përpjekje.

Ju e patë, ishit dëshmitarë se në dy ditë në Bruksel u arrit realisht që farsa elektorale e 11 Majit të ishte në bankën e akuzës.

Ua thashë, fjalimet që u mbajtën aty nga europarlamentarë të rëndësishëm shumë, nga vëzhgues të zgjedhjeve nga Parlamenti Europian, nga udhëheqës të PPE, aty ishin një pretencë e vërtetë për farsën elektorale.

Por, ne qëndrojmë në parimin që çdo gjë do faktojmë.

Ne duhet të faktojmë të gjitha pretendimet tona.

Nuk është një gjë e re se mblidheshin kartat, por me rëndësi të madhe është deklarata e këtyre dy pensionistëve, që punonjësi i postës shkon dhe ua merr një javë më parë se do ua sjell pensionet dhe nuk u jep as pensionet, as kartat që të mos votojnë dot.

Këta janë dhjetëra mijëra, mos më shumë.

Ne këtu e vazhdojmë këtë betejë duke paraqitur fakte tronditëse.

Ju çdo ditë do dëgjoni fakte tronditëse.

Ne e kemi kapur në flagrancë Edi Ramën me krime monstruoze elektorale dhe bandën e tij që udhëheq.

Sigurisht që ne do të arrijmë…

Ai po bën presione të jashtëzakonshme, janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë këtu, që nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër.

Janë kërcënuar egërsisht, vetë Edi Rama dhe ministri i tij, Igli Hasani që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, shkon në Greqi e thotë jam grek.

Po çfarë është ai? As grek, as shqiptar nuk është. Se këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, këta nuk janë për asnjërin komb.

Po, po! Tavon e kam fjalën, jo Vangjelin, aleati ynë.

Pra, këta kërcënojnë, ne mbrojmë të vërtetën para shqiptarëve dhe botës se kjo ishte një farsë”, tha Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu