Sot, sytë vetëm nga drejtësia!

0

Shkruan Zef Ndreka

Ka vite që fjala drejtësi, është kryefjalë në Shqipëri. Nuk ka lajme, analiza, reflektime, diskutime të partive të ndryshme shqiptare, deklarata, fjalime liderësh sidomos të opozitës dhe mazhorancës, që të mungoje kjo fjalë.
Pra, fjala apo kryefjala: drejtësi, nuk mungon!
Por mungon drejtësia.
Pikërisht, drejtësia e munguar, diktoi masa të forta e të rrepta amerikane, sidomos për vendet e Ballkanit, dhe ndërhyrjet energjike të tyre për të kryer reformën e thellë në drejtësinë e minuar shqiptare, e tashmë të munguar.
Në Shqipëri ende nuk ka forcë drejtësia. Prokuroria, megjithëse ka kryer disa arrestime dhe ka bërë disa akuza, gjykatat mbetën disi prapa, e shpesh herë të pafuqishme për të dhënë vendime të drejta e të guximshme.
Përse ndodh kjo?!
Nga kush kanë frikë prokurorët dhe gjykatat kur kanë mbështetje të deklaruar amerikane?!
A mos po ndodh rikorruptimi nga paratë lumë të korrupsionit të kryer ndër vite?! Se nuk ka si spjegohet ndryshe kur gjithçka ka dalë sheshit në këtë vend.
Apo mos ndoshta ndërhyrjet politike kanë ende forcë e presion mbi drejtësinë e vjetër e të re, që pabarazia në gjykim e hetim diferencon vetvetiu mbi bazën e peshës politike?!
Sido që të jetë, edhe pse drejtësia duket se është në rrugë të mbarë, sytë e shqiptarëve dhe sidomos të politikanëve, jo më kot drejtohen veç nga ajo.
Por me një dallim të qartë:
-Populli, me plot shpresë për forcimin e drejtësisë.
-Të korruptuari plot luftë e anatemime kundër saj…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu