SPAK u krijua për mandatin e katërt të Ramës” Ja plani i Erret i Altin Dumanit dhe Edi Rames

0

Shkruan Çim Peka

Pyesni veten: Sa është rritur korrupsioni pas krijimit të SPAK-ut?

A e dini se që kur Dumanî është drejtues, në portet e Europës janë kapur tonelata drogë që shkojnë nga porti i Durrësit, dhe në Durrës nuk është kapur asnjë kg?

Një vit që Berisha ishte në arrest pa akuzë, Rama-Dumani-Krimi me listë në dorë ndërtuan trupën e re elektorale për 80 e kusur mandatësh që i duheshin Ramës.

Akoma e besoni se Veliaj u arrestua pa leje të Ramës? Nuk i interesonte Ramës se i prish punë për zgjedhje, thoshin mercenarët e Ramës në media! Po kur i ka bërë llogaritë Rama me votat? Ato i mbyllte me listë sa i duheshin, me SPAK-un e me krimin.

I duhej të shkrinte tërësisht nga harta LSI-në, arrestoi Metën si bandit dhe e shkriu!

Krijoi partitë e reja si rezervë nëse opozita e sulmuar nga Rama-Dumani-krimi nuk do hynin në një garë të pabarabartë.

Mjafton të shikosh dje se sa herë kapeshin zyrtarë, deputetë, patronazhistë socialistë me presh në duar, SPAK-u e policia jo vetëm që nuk vepronin, por ju jepnin kohë të zhduknin prova në sy të mediave dhe procedonin opozitën që i kapte!

Tani Dumani dhe Rama do na japin kocka sa të doni: Taulanta, Belinda, bosët e krimit në Elbasan, Durrës e Vorë. Çfarë t’i kërkojmë, ne do na japë — që të na e mbyllë gojën, që të mos flasim për masakrën zgjedhore, Ramën ta pastrojë nga hallet me ata që i dhanë mandatin e katërt.

Sot jemi në regjimin Rama-Dumani.

Nuk ka rëndësi nëse Altin Dumani e bën me dëshirë apo nuk ka gjë në dorë. Rëndësi ka që Rama ia lëviz fijet si t’i dojë. Ia përkëdhel sedrën duke i dhënë listë me njerëz të fortë të politikës që i duhet të fusë në burg, e shantazhon kur i duhet, e komplementon kur ka nevojë. Shkurt, e ka kthyer në lodër të tij, ia luan fijet si t’i dojë.

Pa Altin Dumanin, Edi Rama kurrë nuk mbijetonte, jo më të merrte mandat të katërt.

Ta gëzoni regjimin, unë do vazhdoj.

Nga sot, duke i trajtuar si pjesë të bandave kriminale me emër e mbiemër dhe mercenarët e Ramës në media që u përdorën për të legjitimuar masakrën elektorale.

PS: Ju do më kujtoni Batonin, por unë do ju them:

Më duhej një mercenar i Ramës në studio çdo javë, në mungesë të Ramës, që ta ballafaqoja me krimet e vjedhjet që bënte. Batoni e pranoi këtë rol: të masakrohej çdo javë në studio duke marrë në mbrojtje Lindën, Xhillarin, Bashën, Ramën, duke dalë garant për trafikun e drogës së Olsit, duke përgojuar çdo pjesëtar familjeje të Sali Berishës, Ilir Metës, madje duke bilbiluar në SPAK edhe për çdo shok — kur u divorcua e si u divorcua. Por në fund u shpërblye: bëri atë që as mediat e inceneratorëve nuk e morën përsipër. E në fund të fundit, aq sa ka duruar Batoni këto dy vjet, e meritonte të shpërblehej nga Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu