Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në fshatin Tomin të Dibrës, një grup simpatizantë të PD kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella.
PD thotë se dyshon që njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte.
Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.
Sipas burimeve, thuhet se ka patur konfrontim fizik mes tyre.
Kjo ngjarje ka shkaktuar bllokim të aksit rrugor Peshkopi-Kukës, ku sipas gazetareve, mbi 500 automjete janë në trafik. Ndërsa kandidati i PD në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi pretendon se ka të shtëna me armë.