Shkruan Qamil Gjyrezi
Orkestra e harqeve ‘Aleksandër Moisiu’ nën drejtimin e Petrika Afezollit luajti koncertin e radhës në teatrin e qytetit të Durrësit, me të njëjtin emër. Instrumentet e harqeve kanë patur një zhvillim të rëndësishëm në shkollën ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës. Orkestra e harqeve e Durrësit në vite, ka zhvilluar një seri koncertesh me nivel artistik brënda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me profesorë të Universitetit të arteve në Tiranë.
Qëllimi artistik i kësaj orkestre harqesh është promovimi i kompozitorëve të njohur të huaj të muzikës klasike, si dhe kompozitorëve shqiptarë e durrsakë. Një meritë të veçantë ka dirigjenti i kësaj orkestre Profesor Petrika Afezolli, i cili ka nisur aktivitetin artistik me këtë formacion që nga viti 1988. Vitin e kaluar Orkestra e Harqeve të Durrësit u shpall orkestra më e mirë në edicionin VIII të Takimit Kombëtar të Muzikës së Dhomës dhe Orkestrave të Harqeve që u zhvillua në Elbasan. Me datë 10. Maj. 2024, u zhvillua në Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, Koncerti i 𝑶𝒓𝒌𝒆𝒔𝒕𝒓𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝑯𝒂𝒓𝒒𝒆𝒗𝒆 me të njëjtin emër, e cila solli për të gjithë artdashësit, e në veçanti për adhuruesit e muzikës klasike, koncertin ku në program u luajtën; ‘Holberg’ Suite nga 𝗘.𝗚𝗿𝗶𝗲𝗴, ‘La tempesta del mare’ & Koncerti për flaut nga 𝗔.𝗩𝗶𝘃𝗮𝗹𝗱𝗶, si dhe Simfonia nr.6 nga 𝗙.𝗠𝗲𝗻𝗱𝗲𝗹𝘀𝘀𝗼𝗻 e cila erdhi si premierë. Dirigjenti i orkestrës është Profesor 𝗣𝗲𝘁𝗿𝗶𝗸𝗮 𝗔𝗳𝗲𝘇𝗼𝗹𝗹𝗶 dhe në flaut luajtën 𝗫𝗵𝗲𝗷𝘀𝗶 𝗞𝗮𝗹𝘇𝗶𝗾𝗶 dhe 𝗠𝗮𝗷𝗹𝗶𝗻𝗱𝗮 𝗦𝗽𝗶𝗿𝗼. Në këtë koncert ra në sy loja shumë korrekte, me teknikë të lartë e orkestrës së harqeve dhe e instrumentisteve në Flaut, 𝗠𝗮𝗷𝗹𝗶𝗻𝗱𝗮 𝗦𝗽𝗶𝗿𝗼 dhe Xhejsi Kalziqi. Flutistja Majlinda Spiro luajti, Koncert nga Antonio Vivaldi në Sol maxhorë, RV 435 Op. 10, Nr. 6 për Flaut dhe harqe. Flautistja Spiro, luajti me një tingull shumë të bukur, teknikë të lartë, me stil muzikën e Vivaldit, me një interpretim bashkëkohorë.
Gjithashtu Flautistja Xhejsi Kalziqi luajti nga Vivaldi, Koncert për Flaut në F maxhorë, RV 434, ‘La tempesta di mare e Vivaldit’. Edhe Xhejsi Kalziqi luajti me teknikë shumë të mirë, tingull të pastër dhe me mendim artistik, këtë vepër të Antonio Vivaldi. Orkestra e harqeve e shoqëroi shumë mirë, teknikisht dhe muzikalisht nën drejtimin e Petrika Afezollit. Orkestra e harqeve luajti gjithashtu nga Eduard Grig shumë mirë suitën Holberg.
Suita Holberg është një pjesë prej pesë kohësh të bazuara në format e kërcimit të shekullit të tetëmbëdhjetë, shkruar nga Edvard Grieg në 1884 për të festuar 200 vjetorin e lindjes së dramaturgut humanist danez-norvegjez Ludvig Holberg (1684–1754). Suita ilustron muzikën e shekullit të nëntëmbëdhjetë, e cila përdor stile dhe forma muzikore nga shekulli i mëparshëm. Kohët e suitës Holberg: 1.Në Prelud bie në sy tingulli dhe teknika e lartë e Grigut për harqet, dhe kontrastet e muzikës së kompozitorit të madh, që paralajmërojnë epokën romantike. 2.Sarabanda prezanton tingullin dhe qetësinë e muzikës së Grigut me një brendësi të veçantë. 3.Në Gavotë kemi zhvillime të reja tingëllore dhe ngjyra të veçanta. 4.Tek Air dëgjohet tingulli i qetë, dhe pyetjet përgjigjet e kuintetit të karqeve. Në kohën e 5-të Rigaudon kemi zhvillime të reja teknike të cilat çojnë në përfundimin e suitës, dhe në përfundim violina solo krijon një tingëllimë të vërtetë neo-klasike. Simfonia Nr 6 Mendelson ishte vepër e një rëndësie të veçantë në këtë koncert.
Në Shqipëri kjo simfoni luhet për herë të parë, është premierë”. Orkestra e harqeve e luajti shumë mirë dhe saktë, muzikën e Mendelson. Felix Mendelssohn në historinë e muzikës njihet edhe si “Klasik mes romantikëve”, sepse ai krahas tipareve e elementeve romantike se teproi në thyerjen e rregullave formale të epokës para romantike klasicizmit apo stilit klasik, nuk lejoi që fantazia personale si element kryesor i shumë.kompozitorëve të së njëjtës periudhë, të shkaktojë ndryshime të mëdha tek format e traditës klasike. Kurse Edvard Grieg ishte një kompozitor dhe pianist norvegjez. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga kompozitorët kryesorë të epokës romantike dhe muzika e tij është pjesë e repertorit standard klasik në mbarë botën.
Prandaj ky koncert ishte i veçantë dhe shumë profesional, mbasi u luajtën vepra të autorëve me shumë rëndësi dhe ‘peshë artistike’ në zhvillimet e muzikës në periudhën klasike dhe romatike shekulli XVII-XIX, Vivaldi, Mendelsohn dhe Grieg. Si përfundim mendoj se muzika klasike ka nevojë për promovim dhe punë e profesionalizëm të vcantë dhe në mënyrë të veçantë formacione simfonike që luajnë vepra me peshë të këtij niveli artistik muzikore.
Publiku në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë, si Korcë, Shkodër, Elbasan, Durres, Berat etj, ka nevojë dhe domosdoshmëri të dëgjojë muzikën klasike , sidomos të rinjë. Muzika për argëtim dhe promovime ‘figurash të shquara’ të këtyre qyteteve, ka vendin e saj. Por mendoj se rinia duhet ta dëgjojë dhe ndjeki muzikën klasike, pa diskutim muzikantët e rinj, mbasi kanë në dorë të ardhmen e këtij arti. Në Shqipëri ka shumë aktivitete argëtimi, festivale, muzikë në lokale, estrada që kanë vendin e tyre, por promovimi i artit të vërtetë, muzikës është në misionin e të gjithë drejtuesve të muzikës , dirigjenteve dhe drejtuesve te kulturës. Po e përfundoj artikullin me një thënie të Edward Lytton për muzikën “Muzika, sapo pranohet në shpirt, bëhet një lloj shpirti dhe nuk vdes kurrë.”
Promoted Content