Vasil Tole, Simfonia ‘Albanoi’, Koha e IV-të: Heng / Revelry, ringjallje shpirtërore, ‘dialog i heshtur’ me Çesk Zadenë

0

Punoi: Qamil Gjyrezi

Sejcila kohë e simfonisë ‘Albanoi’ është dedikuar një figurë influencuese në jetën apo karrierën e kompozitorit Vasil Tole. Koha e IV-të Heng/Revelry Finale i është dedikuar kompozitorit të madh shqiptar Çesk Zadeja. Vasil Tole e vlerëson Zadenë si fenomeni muzikor shqiptar. Tole shkruan për veprën e tij vëllimore: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare (jeta dhe vepra) ”: “Ky libër i kushtohet Çesk Zadejës, kompozitorit dhe personalitetit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, pa rolin, veprimtarinë dhe krijimtarinë e të cilit nuk mund të kuptohet muzika profesioniste shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, e më pas” 1. Kompozitori i dhe profesori madh Çesk Zadeja ka patur një ndikim të madh për formimin artistik dhe kompozicional të kompozitorit Vasil Tole. Zadeja krahas teknikave të kompozicionit dhe formimit artistik, ka ndikuar edhe tek filozofia, estetika, mendësia dhe e ardhmja e simfonisë shqiptare tek Vasil Tole. Zadeja për Vasil Tolen, nuk ka qenë thjeshtë pedagogu i kompozicionit, por edhe psikolog, sociolog, kulturolog për të ardhmen e akademikut Tole. Kompozitori Çesk Zadeja, i njohur si “babai i muzikës shqiptare serioze”, përbën një gur themeli në ndërtimin e shkollës kombëtare të muzikës në Shqipëri gjatë shekullit XX-të. Si themelues i estetikës moderne muzikore shqiptare, Zadeja ishte një ‘udhërrëfyes’ i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e formave të reja muzikore në vend, por edhe për formimin e brezit të ri të kompozitorëve, ndër të cilët një nga më të shquarit është akademiku dhe kompozitori Vasil Tole. Në vitet e para të formimit të tij profesional në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, Vasil Tole pati fatin të jetë student i Çesk Zadesë, një përvojë që do të linte gjurmë të thella në zhvillimin e tij artistik. Zadeja, me përvojën e tij të gjerë në përdorimin e elementëve të folklorit shqiptar në një gjuhë muzikore të stilizuar, i transmetoi Toles një qasje të thellë ndaj strukturës, tematikës dhe logjikës kompozicionale.

1. Ndikimi në konceptin për muzikën shqiptare. Metodologjia dhe analiza e formës.
Zadeja ndikoi ndjeshëm në formimin e ndjeshmërisë kombëtare dhe moderne të Toles. Përmes shembullit të vet krijues, ai i mësoi atij sesi të ndërtohet një gjuhë kompozicionale që është njëkohësisht shqiptare dhe universale të ruhet ADN-ja kulturore e traditës muzikore shqiptare, por të shprehet me mjete bashkëkohore. Në aspektin teknik, Zadeja ishte rigoroz në analizën formale dhe në përkushtimin ndaj zhvillimit të temave dhe motiveve muzikore. Kjo metodë analitike, që përfshinte përpunimin tematik, ndërtimin kontrapunktik dhe ekuilibrin orkestral, u përvetësua dhe më vonë u zgjerua nga Vasil Tole, sidomos në veprat simfonike të tij, si Simfonia “Albanoi”, ku ndihen jehonat e shkollës së Zadesë në thellësinë strukturore dhe gërshetimin inteligjent të motiveve folklorike. Kompozitori Tole është edhe një etnomuzikolog me shumë vlera. Ai ka gërshetuar në disa vepra të tij motivet folklorike dhe ka ruajtur traditën muzikore shqiptare, por të shprehur me mjete bashkëkohore.

2. Trashëgimia dhe ‘tejkalimi’ i modelit dhe trashëgimia artistike.

Edhe pse ndikimi i Zadesë është i pranishëm, Vasil Tole nuk mbeti një ‘imitues’ i thjeshtë i stilit të tij. Përkundrazi, ai arriti ta tejkalojë modelin përmes një kërkimi të ri semiotik dhe psikoanalitik në muzikë, duke futur koncepte moderne të analizës muzikore dhe duke thelluar dialogun mes traditës dhe bashkëkohësisë. Vepra e Toles shfaq një pjekuri të veçantë ku dialogu me Zadenë është i heshtur, por gjithnjë i pranishëm. Sot, Vasil Tole është jo vetëm një nga kompozitorët më të shquar të muzikës shqiptare moderne, por edhe një nga mendimtarët më të rëndësishëm muzikologjikë të vendit. Ai e ka pranuar vazhdimisht ndikimin themelor të Çesk Zadesë në rrugën e tij krijuese, duke e vlerësuar atë si një figurë që nuk i mësoi vetëm teknika, por mbi të gjitha, si të mendonte njëkohësisht muzikalisht në mënyrë shqiptare dhe ndërkombëtare.
Koha e IV-ët, me titullin “Heng / Revelry”.


Koha e IV-ët, me titullin “Heng / Revelry”, përfaqëson kulmin emocional dhe ceremonial të Simfonisë Albanoi, si një rit final kolektiv, ku pavetëdija arketipore shqiptare merr trajtën e një gëzimi të sublimuar, ritualistik dhe mitik. Titulli “Heng” është një referencë direkte ndaj formës tradicionale të argëtimit në muzikën shqiptare, me rrënjë në ahengun qytetar, por edhe në ritet popullore festive të dasmës, lindjes, festave të motmotit. Në anglisht është përkthyer si “Revelry”, festim, dëfrim, por nënkupton më shumë: një ‘transmetim kolektiv i gëzimit pas vuajtjes’, një ringjallje shpirtërore. Koha e IV-të ‘Heng’ dallohet nga një ritmikë energjike dhe e ngjeshur. Ritmika është në formën dhe përmbajtjen e kësaj kohe. Orkestracion masiv dhe dinamik. Tole e ka orkestruar këtë kohë, me qëllim përfshirjen, timbrikën e të gjithë instrumentave dhe ka element muzikor masiv. Në këtë kohë meloditë folklorike janë transformuar me shumë shije dhe teknika kompozicionale. Poliritmi i pasur me ndikime nga vallet tradicionale shqiptare (p.sh. vallja e Tropojës, e Labërisë, ose motive dasmore të transformuara). Përplasje mes metrikave tradicionale dhe lëvizjeve moderne në stilin e Bartók ose Stravinsky (p.sh. Sacre du Printemps), por me ngjyrë shqiptare. Riti i Pranverës (frëngjisht: Le Sacre du printemps) është një vepër baleti dhe koncerti orkestral nga kompozitori rus Igor Stravinsky. Përdorimi i grupit të perkusioneve në mënyrë kulmore, daulle, tupanë, triangelë, instrumente me rezonancë rituale. Instrumente frymore folklorike (ose timbrikë që i imitojnë ato) ndërthuren me orkestrën simfonike për të krijuar një zë të gëzimit tradicional, por të modernizuar. Tema që mund të evokojnë këngë dasmore, urime, vallëzimi nuses, por të rishkruara në një gjuhë moderne orkestrale. Mund të ketë referenca të fshehta ndaj motiveve të lahutës apo këngëve polifonike.
Interpretimi sipas psikoanalizës muzikore (Imberty, Jung):
Edhe në këtë analizë kam përdorur psikoanalizën e Imberty dhe Jung. Psikoanaliza e muzikës analizon në formë ‘shterruese’, deri në detaje jo vetëm formale, por edhe emocionale muzikën. Psikoanaliza dhe semiotika e muzikës e ndihmon muzikologjinë tradicionale, për të dalë me konkluzione më të thella për muzikën si ‘gjuhë’ dhe ndikimin tek dëgjuesi dhe studjuesit. Psikoanaliza e muzikës krijon kuptime të reja, për muzikën. Në artikullin tjetër do të shkruaj edhe për, Semiotikën Gestaltin dhe empatinë muzikore tek ‘Albanoi’, me qëllim për të kuptuar më shumë për botën e brëndshme të krijuesit. Sipas teorisë Gestalt, përceptimi muzikor funksionon si përjetim i formave të plota, ku elementet (tema, ritmi, harmonia) nuk kuptohen ndaras, por si një figurë ose kontur i përgjithshëm emocional dhe simbolik. “Heng” është si kulm i pavetëdijes kolektive shqiptare. Kjo kohë paraqet një manifestim simbolik të çlirimit të energjisë së grumbulluar në tri kohët e para, nga e kaluara heroike (Epos), nga thellësia shpirtërore (Iso), dhe nga nënvetëdija rituale (Prechorus Dance). Sipas Jean-Jacques Nattiez dhe Imberty, një lëvizje finale e tillë simbolizon “arritjen e vetëdijes kolektive përmes festimit”, një lloj katarsisi psiko-social në fund të veprës. Motivet e rikthimit dhe transformimit, tipike të strukturës arkitekturore simfonike, rikthehen këtu si shenja të njohjes së vetvetes përmes rituali
Si përfundim koha IV-të e Simfonisë ‘Albanoi’ nga Vasil Tole, me titullin “Heng / Revelry”, është një lëvizje finale kulmore ku gëzimi, ritmi dhe energjia rituale kombëtare bashkohen në një strukturë muzikore Gestaltiane ku pjesët nuk janë të ndara, por formojnë një tërësi kuptimplotë, e përjetuar si njësi e vetme muzikore dhe psikologjike.
Referenca:
-Dhurata Hamzai: Vasil Tole: ‘Çesk Zadeja fenomeni muzikor shqiptar! Ata që vijnë pas janë nxënësit e tij’. Shqiptarja.com 2022
-Jean-Jacques Nattiez, Music and Discourse 1992

Përfundime:
-Koha e IV-të Heng i është dedikuar kompozitorit të madh shqiptar Çesk Zadeja.
– Vasil Tole e vlerëson Zadenë si fenomeni muzikor shqiptar.
-Zadeja i transmetoi Toles një qasje të thellë ndaj strukturës, tematikës dhe logjikës kompozicionale.
-Zadeja i mësoi atij sesi të ndërtohet një gjuhë kompozicionale që është njëkohësisht shqiptare dhe universale të ruhet ADN-ja kulturore e traditës muzikore shqiptare, por të shprehet me mjete bashkëkohore.
– Edhe pse ndikimi i Zadesë është i pranishëm, Vasil Tole nuk mbeti një ‘imitues’ i thjeshtë i stilit të tij.
Vepra e Toles shfaq një pjekuri të veçantë ku dialogu me Zadenë është i heshtur, por gjithnjë i pranishëm.
– Koha e IV-ët, me titullin “Heng / Revelry”, përfaqëson kulmin emocional dhe ceremonial të Simfonisë ‘Albanoi’, si një rit final kolektiv, ku pavetëdija arketipore shqiptare merr trajtën e një gëzimi të sublimuar, ritualistik dhe mitik.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu