Një aksident i rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në kilometrin 15-të të në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit në Kosovë. 3 të rinj rreth të 20-ave humbën jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Viktimat janë identifikuar si Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.
Në raportin e policisë thuhet se ata u goditën nga një veturë që humbi kontrollin. Sipas raportime, viktimat po qëndronin anës rrugës duke e ndjekur një garë ilegale mes disa makinave në autostradë.
Skena e tmerrshme është filmuar, përfshirë edhe momentin kur vetura humb kontrollin dhe më pas efekti i frenimit dhe goditja e viktimave. Mediat e Kosovës kanë publikuar pamjet e rënda si dhe fotografitë e 3 të rinjve. Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e makinës që është dërguar në paraburgim.