Vjeshta me burg, Saliu me këngë “Non-grata”!

0

Mes trios qesharake e të urryer Rama, Berisha e Meta; audiencë më të madhe ka krimineli më i madh, Saliu…

Shkruan Sokol Pepushaj

Pse shtatori na është bërë “Gogol” të gjithëve? Sepse disa e presin si për herë të parë, të vijë si muaji i “Peshqve” të Mëdhenj, të tjerët, shpresojnë të jetë ai shtatori i gjithmonshëm, i mashtrimit të madh.

Të gjithë kanë dalë në “rrugë” e presin ç’do ndodhë?

Ilir Meta ka lajmëruar të vetët se amerikanët nuk kanë as të drejtë, as forcë t’u kërkojnë milionerëve shqiptarë se ku i morën pasuritë, prandaj u ka bërë thirrje të “armatosen” për rrëmujë të madhe, Qeveri Teknike, e zgjedhje të parakohshme.

Sali Berisha ka lëshuar “çafkat”, gjeneralët, Arben Imamët e tij, për të studiuar zonat ku mund të ketë shesh për përshesh, si një shekull më parë, më 1997.

Po Babloku, ç’rol ka?

Ky nuk është as për luftë, as për rrëmujë. Ky po, shpërdoron pushtet e para për një kimio- terapi infektuese për shpresat e shqiptarëve.

Nga rezidenca luksoze ku ai dhe ekipi i milionerëve qeveritarë bëjnë pallë, në Dhërmi, e ndjen se shqiptarët i duan në burg hajdutët dhe e kapin ethet, si Enver Hoxhën pak para fundit, kur qeveriste me Beqir Ballukun e Kadri Hazbiun.

Edhe Edi Rama e ka në ekip mbesën e Beqirit, zëvëndëse, madje, ndaj, ne që e shohim në burg Bablokun, i japim të drejtë kur urdhëron t’i thërrasin një ekip reporterësh nga media franceze, FranceSoir, për të zbehur kërkesat e popullit, për të vrarë shpresat e për t’u thënë se tashti në mandatin e tretë, Babloku nuk është i sëmurë, por i fortë.

Shikoni kush e jep lajmin?

Francezët, si me Enverin ‘inxhe për inxhe’. Babloku e Balluku, mbushin eterin me mashtrimin më banal të kohës, sikur pas 10 vitesh, pra nga mandati gjashtë i tyre, shqiptarët, mund të shpresojnë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Keqpërdorimi i pushtetit e parave, deri në nivel neverie, me pyetje e përgjigje idiote si; “kur keni vendosur të aderoni në BE”, apo kur ju Z. Rama ishit fëmijë, a e ëndërroje Shqipërinë Anëtare të Unionit”, tejkalojnë çdo shëmbull të zi të sundimit fashist e përçmues në këtë Glob, historikisht.

Ja ta zëmë se Emanuele Macron, thërret mediat britanike t’i japë Francës lajm, ç’do bëhej?

E para, mediat britanike nuk do kërkonin para, por do paguanin, se kapën në çmenduri një President, dhe e dyta, do digjej Parisi e Franca do shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Ndryshe këtej… Çmenduritë vlerësohen!

Secili Hajdut i bie fyellit në vrimën e vet.

Mes trios qesharake e të urryer Rama, Berisha e Meta, audiencë më të madhe ka krimineli më i madh, Sali Berisha.

Ka shpjegim ky fenomen.

Saliu është mundësia e vetme për të “giciluar” shijet esenciale të turmave, për të endur vatra “majesëlli” në  synimet globale të ikonave që krijojnë epokat e veta, e për fund, edhe për t’i tallur, duke e lidhur “gomarin” e tij me tel çiftelie në livadhet e sarajeve të Edi Ramës, që dihet, ka kuaj e pela që i shalon vetë, me ca ndërkombëtarë merakli për kalërime harbutshe.

Nëpër tela të çiftelisë kanë lindur e vdekur dashuri, legjenda, ironi, janë ngritur e kanë rënë ikona, kulte, janë ndezur shami nëpër dasma e fryrë bori nëpër luftra, e deri prerë shirita për ujësjellësa e tunele me Bablok të fryrë si “kaposhi mes pulave”.

Këto fletë të historisë po studion strategu antiamerikan Sali Berisha.

Brenda kufijve të çmendurisë së tij, troket fort zakoni i kohës, që ngjan në kohën e vet, për t’i përjetësuar në këngë “non-gratat” e për t’i bërë ca vargje Kimetes së tij, asaj që ka “çurufitur” gjithë pasuritë e krimet e fshehura të 4 Klaneve Mafioze në drejtim të 20 familjeve kriminale dhe priten tashmë vetëm shiritat e kuq e prangat gri.

Veç e veç, “non gratat” janë përjetësuar në vargje epike, si kulme historike të kulturës, politikës, forcës, burrërisë, bamirësisë. Secili e ka provuar të jetë Gjergj Kastriot, Prekë Calë, Nënë Terezë, Oso Kukë.

Ilir Meta, për herë të fundit nuk mbeti hero në Kullë t’barotit, por në Malin me Gropa, hypur si President Republike mbi tank të Çim Pekës, me flamur të LSI-së, valvitur në qiejt e krimit ekonomik të mediave ballkanike, që drejtohen nga gazetarë pa asnjë element profesional.

Aty u betua se do ta mbrojë gjënë e vjedhur me jetën e vet. Tek jeta e pasuria, trimëria e fantazia, nga Hani i Hasan P*rdhës e deri tek Foltorja që kanë bashkë me Monika Kryemadhin, Sali Berisha po organizon “ushtarë”.

Edhe në burg ka menduar të shkojë krenarë. Ka lajmëruar hajdutë e kriminelë se nuk e arrestojnë dot as amerikanët, as Zoti vetë, pa bërë një parakalim madhështor në Tiranë me një këngë për “Non grata”-t, ku atë Kimeten që rri gati me pranga, te e fundit, do  ta “zgërlaqë” përmes ca vargjeve që do i dëgjoni shpejt.

Pas gjithë këtyre bëmave, unikale për ekspertët e kriminalistikës, do kemi spektakël prangash e argëtimi: Panoramën mund ta përmbledhim në togfjalëshin;Vjeshta me burg, Saliu me këngë për Non-grata!/Pamfleti

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu