Yuri Kim u kujdes që kreu i ri i SPAK-ut të mos lindë “autik”

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Altin Dumani, shihet si dermani, ilaçi, që do të shpëtojë “fisin”, fshatin dhe do të nderojë miqtë tanë, Amerikën.

Kreu i ri i SPAK-ut, erdhi pas dy “lindjeve” anormale cerebrale, ku për fatin tonë të keq, Adriatik Llalla dhe Arben Kraja na qëlluan “autikë”, të pashërueshëm.

U bënë llupsa, nuk ngopeshin me vila, para e pasuri…

Megjithatë, miqtë tanë amerikanë, ua falën atë ves, mjaftonte që ata të mos kishin probleme me trurin.

Donald Lu, pas tre viteve, hoqi dorë nga LLalla dhe la shënimin:

“Peshqit” i keni këtu, të numëruar dhe të peshuar, kapini, se janë të rrezikshëm. 4 Klane Mafioze drejtojnë 20 familje kriminale, emrat e tyre i di i gjithë fshati, janë më të fuqishmit, çojinë pas hekurave. Drejtësia ka të ngjarë të lind prapë autikë, dhe mirë do ishte një “dado” femer, ta durojë fort durimin si Nënë Tereza.

Për vete, teksa shkruaj, e nderoj ambasadorin Lu për orientimin, por edhe zonjushën Kim për durimin.

Punoi me durimin e “Nënë Terezes” me Arben Krajën tre vjet pa pushuar.

Kraja, nuk arriti të mbajë mend as rrugën për tek vilat e veta, por kënaqej kur shihte rrjeteve sociale oborrin dhe lulet që ja ujitnin hajdutët, pasi shkonin pushonin apo kultivonin hashash si në serat e Rilindjes.

Si Llalla, ashtu edhe Kraja, nuk arrinin të mbanin mend jo “Peshqit”, por as katër emrat e kapove të 4 Klaneve Mafioze.

Të dy, nuk përparuan në shtimin e neuroneve dhe as avancuan në zhvillim të korteksit të trurit, pra nuk mbushnin fare, prandaj “Pamfleti” që kujdeset për mafien, drejtësinë, autikët, pabukësit dhe të pangishmit, është e para medie që me gëzim njoftoi fshatin e vet se “Yuri Kim shtyn mandatin në Tiranë, Kimetja plazhin në Dubai”.

Nxitimi i diplomates për të shëndoshur “autikët” e drejtësisë që mbajnë mend vetëm porositë e Edi Ramës, vuri në ethe edhe vetë Edi Ramën.

Nga “mitra” që mëndohej “shterpë”, kemi një lindje.

Prokurori Altin Dumani, nga mafia shihet si fermani, pra urdhri, dekreti i Amerikanëve, kurse nga “fshatarët” që u thahet buza për ‘peshk’, si Dermani, ilaçi që erdhi në kohën e duhur, sapo Evropa na hapi krahët, ejani shqiptarë, por pa hajdutë!

Nuk është etike të dyshojmë që ditën e parë, se Babloku përmes Ulsi Manjas, po krijon mjergull si dikur me Ilir Metën apo Sali Berishën për të fshehur inceneratorët e qeverisë, dosjen e Taulantit, Bitcoin e vëlla Olsit, Abi Bank, dosjen “CEZ”, atë të check-up e shumë të tjera që do rrëzonin çdo qeveri në Botë.

Do presim pak, a i mban mend Altin Dumani vetëm katër emra, drejtuesit e 4 Klaneve Mafioze, apo vërtetë edhe ky është maskë e mafies.

Si fillim, ndoshta edhe pse i njoh karakterin Dumanit, dua ta gostisim veten me; ishim me fat, pasi Yuri Kim u kujdes që kreu i ri i SPAK-ut të mos lindë “autik”./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu