Zelensky kërkon të prodhohen municione nga Ballkani, Rama kritikon Perëndimin: Po bëhet burokraci me Ukrainën!

0

Në fund të samitit në Tiranë një konferenca e përbashkët po mbahet mes kryeministrit Edi Rama dhe  Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi vendet e mëdha dhe të pasura për ndihmat për Ukrainën në frontin e përballjes me Rusinë.

Më tej teksa e pranoi se kapacitet e Shqipërisë mund të jenë të vogla, kreu i qeverisë theksoi se duhet edhe “mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve.”

“Është moment i veçantë. Nuk jemi vetëm të privilegjuar që të mirëpresim kreun e shtetit por jemi edhe të nderuar që të presim një udhëheqës të rezistencës që në fakt nuk ka vetëm me qëndresën kundër një agresioni brutal kundër atdheut të vet, por qëndron për demokracinë.

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme që të ndodhë një paqe që zgjat. Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Ukraina ka nevojë për ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve të bashkësisë tonë demokratike. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet sepse Ukraina shndërrohet në një çështje të politikës së brendshme apo që ndodhin vonesa shumë të gjata burokratike” tha ai.

Ndërkohë presidenti Zelensky në samitin që po mbahet në Tiranë për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, propozoi prodhimin e municioneve me vendet e Ballkanit.

500 kompani në fushën e mbrojtjes në Ukrainë nuk mjaftojnë për të fituar mbi Putinin, tha Zelensky.

“Gjatë kësaj lufte kemi treguar që është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket si më të fortët në botë. Çdo komb mund t’ia dalë mbanë kur kombe të ndryshme bashkëpunojnë. Ne propozojmë të gërshetojmë përpjekjet tona dhe t’i fuqizojmë ato. Jemi krenarë që kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes në Ukrainë dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë, por nuk mjafton për të fituar mbi Putinin. Ne shohim probleme me ofertën municionet që ndikojnë në fushë betejë ndaj jemi të interesuar për bashkëprodhim mr ju dhe partnerët tanë. Ekipi ynë do të paraqesë propozimet dhe propozojmë një forum të posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit”. , u shpreh presidenti ukrainas.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu