Zig-zagët që hutojnë elektoratin

0

Shkruan Zef Ndreka

Mungesë koherencës dhe vizioni të qartë në PD.
A do të arrijë PD të kthehet në një forcë politike me qendrim të unifikuar dhe alternativë të besueshme, apo do të mbetet në një gjendje të përhershme të reagimit të fragmentuar?
As analizë, as koherencë në qendrimet e saj, as pas humbjes së zgjedhjeve, as pasi pranuan humbjet e tyre dhe po hutojnë më tej elektoratin tani në kohën e kandidimit për pushtetin vendor të 6-bashkive.
Ajo që shënuam më sipër për PD-në, është sot një nga perceptimet më të përhapura me mungesë të analizës së thellë pas humbjes zgjedhore dhe mungesë të një koherence të qartë në veprimet politike.
Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në PD, nuk pati një reflektim të plotë, as ndarje përgjegjësish reale. Shumë veprime mbetën të justifikuara me alibi të jashtme, pa një vetëkritikë për organizimin e brendshëm, mesazh politik apo strategji të gabuar.
Pranimi i zgjedhjeve, pas një periudhe të gjatë refuzimi, krijon përshtypjen e lëkundjes në qëndrim. Ky zig-zag e huton elektoratin, i cili në të vertetë kërkon dhe pret qartësi, vijimësi.
Mungesa e koherencës shihet edhe te mënyra si po përgatiten për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.
Nuk ka një strategji të dukshme, një linjë të fortë narrative, as një mobilizim të gjerë për të testuar forcën reale në terren. Përkundrazi, duket më shumë si një përpjekje rutinë, jo si një betejë politike që do të përcaktojë energjinë e opozitës.
Kjo i bën votuesit opozitarë të ndihen të pasigurt dhe të paorientuar. Në mungesë të një vizioni të qartë, të analizuar dhe të shoqëruar me vendimmarrje konsistente, PD rrezikon të humbasë më tej besimin edhe të atyre që janë tradicionalisht të saj.
Kështu, vetvetiu vjen pyetja themelore:
A do të arrijë PD të kthehet në një forcë politike me qendrim të unifikuar dhe alternativë të besueshme, apo do të mbetet në një gjendje të përhershme të reagimit të fragmentuar?
Mesa duket jo!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu