koka

nr. 1 / 5 qershor 2001

alukit

numrat

 

Arbnori dhe Topalli, politikanėt e sfidave

Politikanėt pėrgjithėsisht nguliten nė mendjen e gjithkujt kur i shoqėron e pazakonshmja. Fjala vjen, ministrat, shtetarėt dhe shumicėn e deputetėve komunistė i kujton gjithkush edhe nė mes tė natės pėr marifetet antishqiptare, pėr vjedhjet, abuzimin me besimin, pėr kontrabandėn dhe mashtrimet. Kjo ėshtė e pazakonta e tyre, pra ajo qė s’duhej tė ndodhte. Po e “Pazakonshmja” e Pjetėr Arbnorit apo e Jozefina Topallit kush ėshtė?

Pjetėr Arbnori, ky politikan i sfidave tė mėdha qė prej gjysėm shekulli, nuk u pėrfol qoftė edhe njė herė nga shtypi apo kundėrshtarėt politikė as pėr vjedhje, as pėr paaftėsi. Njė shembull qė do e kishte zili edhe Amerika. Nėse me shumė deputetė tė tjerė ndodhi njė “ftohtėsi” pas marrjes sė mandatit, me Arbnorin kurrsesi. Ai ka reflektuar kulturė tė gjerė, ai ka mbrojtur dhe lartėsuar emrin e Shqipėrisė kudo e kurdoherė. Arbnori, modeli shqiptar i pėrballimit tė vuajtjeve nė burgje, arbnori, modeli i shpirtit tė gjerė e kurajoz, Arbnori, autori i shumė veprave potenciale nė fushėn e letrave shqiptare, Arbnori sotėrues i shumė gjuhėve tė huaja dhe shembull impulsiv nė pėrmbysjen e raporteve politike tė padrejtėsirave njerėzore, armik i servilizmit, i euforisė, i bizneseve private i fushatave spektakolare, ėshtė nė kohėn mė tė mirė pėr tė risjellė tek votuesit e tij timonin pėr njė jetė mė tė mirė, se tė jemi tė ndėrgjegjshėm, kėto katėr vite, duke qenė se komunistėt vetė vendosėn e vetė vulosėn, bėnė gjėra qė jo vetėm nuk pėrshėndeten, por apelohen.

Njė kalibėr i tillė, njė “kubaturė” me pėrmasa e vizion tė qartė politik, ėshtė edhe kadidatja tjetėr pėr deputete, Jozefina Topalli. 34 vjeēarja Topalli, zotėruese e katėr gjuhėve tė huaja, e afirmuar nė lėmin e shkencave ekzakte, e diplomuar shkėlqyeshėm si juriste dhe fizikane, e kualifikuar nė Universitetin e Padovės pėr tė Drejtėn Ndėrkombėtare, e pagabueshme nė politikė, njė zonjė qė nderoi jo vetėm Shkodrėn, por edhe Shqipėrinė me menēurinė dhe ndershmėrinė, shpalosi edhe kjo njė “Pazakonshmėri” duke u futur nė historinė brilante tė Shkodrės si njėra ndėr zonjat mė tė nderuara. Ajo arriti tė bėjė shenjė ndėr gratė shqiptare dhe ėshtė shans qė Shkodra ka nderin ta dėrgojė nė parlamentin shqiptar. Pra, me pak fjalė dhe pa moralizime, Pjetėr Arbnori dhe Jozefina Topalli janė padyshim dy politikanėt e sfidave tė mėdha dhe dy figurat mė tė goditura e tė pastra. Ato nuk kanė nevojė qė shtypi t’u mbulojė episode tė pahijshme, sikundėr kundėrshtarėve tė tyre politikė. Ata reflektojnė paqe, mirėsi, progres, obligim njerėzor e kapacitet intelektual.

Sokol Pepushaj

 

Arben Malaj Kryeministėr, Fatos Nano President, Shqipėria Piramidė

Partia socialiste ka hartuar emrat e atyre qė do tė jenė nė krye tė qeverisė dhe shtetit socialist, nėse kėta tė fundit do arrijnė tė qėndrojnė nė pushtet. Sipas burimeve tė rezervuara brenda selisė sė kuqe, rezulton se deri tashti janė hartuar mė shumė se dy lista, me emra kandidatėsh pėr ministra, ku detyrimisht edhe kandidatėt pėr kryeministėr do tė jenė mė shumė se dy. Ndėrsa pėr postin e presidentit mendohet tė jetė i vetėm Nano i Parė. Pėr postin e kryeministrit synojnė Edi Rama, themeluesi i piramidave shqiptare Arben Malaj, sekretarja e rinisė Monika Kryemadhi dhe burri i saj Ilir Meta. Megjithatė, rrjedha e zhvillimeve brenda partisė socialiste, ka treguar se vazhdimisht aty ka patur klane qė nė shumė raste kanė qenė prita tė forta pėr njėri - tjetrin.

Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta kanė kryesuar klanet me nga njė mori emrash pas, gjė qė ka bėrė edhe vetė socialistėt tė shohin njėri - tjetrin si kundėrshtarė. Pėr sa i pėrket kryeministrit aktual, ata nėse arrijnė tė vjedhin votat, ai ėshtė shumė i vendosur tė qėndrojė nė krye tė qeverisė sė re ose nė fund tė fundit, vendin t’ia lėshojė gruas, Monika Kryemadhit.

Kurse Fatos Nano, realisht karta mė e fortė brenda PS - sė dhe mjaft e pėrbuzur nga Perėndimi, ėshtė i detyruar tė bėjė pėrzgjedhjen e vėshtirė, pėr t’i paraprirė kėshtu fazės pėrfundimtare tė planit afatgjatė pėr tė shkatėrruar pėrfundimisht interesat e shqiptarėve dhe kombit tė tyre. Natyrisht, sikur Nano tė provojė njėherė edhe postin e Presidentit, i duhet pėrkrah njė njeri besnik dhe qė ka dhėnė prova nė kėtė drejtim. Dhe ky ėshtė Arben Malaj. Megjithėse Malaj ėshtė njė figurė e konsumuar politikisht nė tre momente tė rėndėsishme, ai do tė ngelet i pėrzgjedhuri i Nanos pėr kryeministėr. Malaj ka realizuar me sukses konsumimin e tij politik nė tre ngjarje:

1- Tashmė edhe opinioni e ka tė qartė se Arben Malaj ėshtė njė ndėr zjarrvėnėsit e institucioneve tė Vlorės, so bashki, bankė etj., nė 1997 - ėn.

2- Po kėshtu, ai njihet si themelues dhe kėshilltar mjaft profesionist i piramidave nė Shqipėri, nga tė cilat ai ka pėrfituar shuma marramendėse qė sot i gjen nė bankėn e Zvicrės dhe vetėm nga kompania “Cenaj” ka vjedhur fiks 720 000 dollarė amerikanė.

3- Nė kėtė kuadėr, nė cilėsinė e ministrit tė financave, ai kurrsesi nuk mund tė bėnte transparencėn e fajdeve.

Nė mėnyrė pėrmbledhėse, Arben Malaj, apo i preferuari i Nanos pėr kryeministėr, i njė qeverie ende fantazėm, ėshtė personazhi kryesor nė dramėn e shqiptarėve 1997 - 2001. Dhe mesa duket ėshtė pikėrisht ky fakt tragjik qė e ka shtyrė Nanon tė luftojė pėr postin e Presidentit dhe tė tentojė tė sjellė Malajn nė postin e kryeministrit.

Nga Bukurie Hysenukaj

 

Kudo policė, makina sirena...

Nga Albert Vataj

Nė kėto ditė tė tensionuara tė pragzgjedhjeve, kudo syri tė rrokė pocė dhe vetėm policė. Kudo syri tė rrok makina, dhe vetėm sirena alarmi tė makinave tė policisė.

As edhe njė herė shteti nė Shqipėri nuk ka qenė mė i sertė, mė i harbuar, mė i pacipė dhe mė tmerrndjedhės. Kjo, kur pas mizėrisė sė policėve, ne mund tė shohim vetė shtetin, i cili po vete nė zgjedhjet parlamentare tė 24 Qershorit me shpirt nėpėr dhėmbė e hajdutėri e mashtrime nėpėr kėmbė. Jo vetėm pranė institucioneve shtetėrore, por ngado nėpėr Shqipėri, ajo qė tė bie nė sy ėshtė ngjyra blu e uniformave tė policisė. Tirana duket se i ngjet mė shumė njė qyteti nė shtetrrethim. Po kur ngjan kėshtu Tirana, ē’bėhet me Shkodrėn, martiren e demokracisė shqiptare, ē’bėhet me Kavajėn, Vlorėn, Korēėn, Tropojėn... ?!

Ngado nė Shqipėri, pėrjetimi i njė dite nis dhe mbaron me rriskun e frikės. Kudo dhe nė ēdo kohė shteti i bandave shprehet. Nėse deri dje rreziku i rikthimit tė diktaturės sė kuqe komuniste lexohej vetėm nė organet e shtypit opozitar, sot atė e sheh edhe i verbri, sakati, fėmija, plaku. Realiteti qė shfaqet para syve tanė ėshtė ai qė ndoshta kurrė nuk e kemi parė, dhe nuk do ta besonim nėse nuk do tė ishim vetė protagonistė tė asaj qė pa frikė mund ta pagėzojmė me “shteti i juntės policore”.

Nėse ne pas policėve me skafandra kėrkojmė tė shohim shtetin, domosdo qė ai nuk do tė na paraqitet, ai, shteti, tė cilin ne e njohim, tė cilin tė tjerėt janė munduar tė na e paraqesin sekush nė mėnyrėn e vet. Caku nė tė cilin janė degdisur zhvillimet pėr tė shkuar tek ky shtet policor, ėshtė finishi i shtetit tė ligjit, shtetit tė tolerancės, shtetit tė arsyes. E tėrė kjo maskaradė e turpshme e njė shteti qė pretendon jo vetėm se pėrfaqėson demokracinė, por edhe njė mandat tjetėr, ėshtė veēse njė falsitet. Shqiptarėt duhet tė kuptojnė tashmė se pėrtej shtetit tė dhunės nuk ėshtė shteti demokratik, por pushteti diktatorial. Kėtė e shprehin policėt me skafandra, makinat, sirenat e policisė, gjithēka qė shquhet pėrtej kėtyre komponentėve.

Shteti mbi dhunė nuk mund tė jetė shtet se ashtu e kishim pėr 50 vjet. Ai ėshtė kazan qė zien, ushtri qė lufton. Pas kėtij shteti fshihen banditė, kryebanditė, policė, kryepolicė, kriminelė, kryekriminelė, hajdutė, kryehajdutė. Ky shtet diktatorial qė e ēoi Shqipėrinė nė katėrshen mė tė varfėr tė Botės, nuk ėshtė nė gjendje tė ēelė asnjė perspektivė pėr nesėr. Ky shtet ėshtė episod i njė tragjedie qė pasohet si testamenti i krimit. Popull, mohoje kėtė tė ashtuquajtur shtet me 24 Qershor, se vetėm atėhere mund tė futesh drejt zhvillimeve, se vetėm atėhere ke kuptuar se ēfarė po ngjet rreth teje.

 

Ne jemi tė marrėt e shekullit

Ngjarjet nuk ndryshuan qėllimin skėterrė. E njerėzit s’po dinė tė ambjentohen me gjėrat. Magjikja ose e mrekullueshmja mungon nė zėrat tanė... Pse asnjeri nuk do qė ta kuptojė, ta pranojė qė neve na mungon guximi i dashurive tė “marra” pėr tė pėrballuar (sfiduar) natėn idiote, e pse, sepse..., sepse ne jemi tė marrėt e shekullit, ku nata ėshtė zonja jonė. Zgjoni njerėzit, i zgjoni nga gjumi i harresės sė gjithēkaje dhe kėrkoni diēka tė bukur. Ej, unė dua tė shikoj, tė dėgjoj, tė bėj dashuri me ditėn, me ty dhe me tė tjerėt. E marrė...? Jo, jetėsore!

Ju lutem, xhvishuni!

Njerėz qyteti. Jo qytetarė

Dikur ishte njė qytet as i vogėl e as i madh, as nė tokė e as nė qiell. Aty  banonin shumė njerėz. E keqja mė e madhe e kėtij qyteti ishte se njerėzve u vinte era e kėmbėve...

Duhej tė mbyllje hundėt kur shkoje atje, ose tė mos shkoje... E ē’prisje prej njerėzve qė nuk ishin tė zotėt tė lanin kėmbėt e veta? E lanė tė zhytur nė qelbėsirėn e tij pėr vite me radhė. Ky ishte mallkimi i tyre. Kur u kujtuan, u afruan tė shihnin se ēfarė bėnin pisat (Nuk pėrmendėm gjė deputetė, ministra, diplomatė, shtetarė, apo jo?). hundėt nuk i mbyllėn mė, por nė fytyrė vunė maska, ata qė shkuan ecnin duke shkapėrcyer hap pas hapi, njerėzit e atij qyetit i kishte mbytur era e kėmbėve dhe nuk kishin ndėrmend tė ngriheshin.

Kjo kishte ndodhur nė qytetin as tė madh e as tė vogėl, as nė qiell e as nė tokė, i cili kishte shumė njerėz tė dekompozuar.

Triumf...

Qesh me ditėt gjak, mallkoj viktimat, pėshtyj invalidėt. Kėshtu ndėrtova jetėn e varrosur mbi tokė. Fėmijė nuk  kam situr tė jem, tė tjerėt qeshnin me poshtėrtinė e tyre dhe mė flijonin si aktori recitues. Dashuritė e saponjohura i shqyeja me dhėmbė tė mėsuar tashmė me gjak, ua lėpija b... sa e sa burrave qė qelbeshin nga homoseksualizmi.

Kur nuk mund tė lėvizja mė, pasi neveria e dėshiruar mė kishte paralizuar kėmbėt e trurin, ulėrija nėpėr shtėpi, imitoja koleksione kafshėsh qė kisha pėrreth. Vizatova Kryevepra me m... tim dhe tė gjarpėrinjve, detyrova merimangat tė bllokonin ajrin me rrjeta, e urrejta frymėmarrjen e lehtė prej njeriu. Pastaj i thirra tė gjitha ligėsitė, i futa nė vrimat e murit mė tė mira dhe plasa nga kėnaqėsia qė krijova botėn time.

Gilmana Bushati

Pse ka frikė nga jeta bukuroshja?

Ka kohė qė Shkodra mė ngjet me njė bukuroshe tė fjetur, qė ka frikė tė zgjohet nė kėtė realitet tė shėmtuar!...

Dhe unė kam kaq kohė qė rri pranė saj i heshtur dhe i kėrrusur si statuja e “Mendimtarit” duke kafshuar grushtin, nga qė nuk dua tė godas nė portėn e saj prej tunxhi, dhe kam besuar se ndofta ėshtė mė mirė tė flejė se sa tė zgjohet e llahtarisur. Ju e kuptoni kėtu nuk ėshtė fjala pėr njė gjumė Letargjik, por pėr njė amulli shoqėrore qė ka ardhur si rezultat i zhgėnjimeve tė mėdha.

Kėtu ėshtė fjala pėr ditė rutinė, pėr muajt, pėr njė dekadė qė kaloi pa asnjė eveniment tė rėndėsishėm nė drejtim tė progresit.

Shkodra e pagoi shtrenjtė Prometeizmin e saj. Shkodra ishte vėrtetė njė “Qytet Promethe” qė i fali popullit shqiptar zjarrin e lirisė!

Ishte i vetmi qytet me dimensione dhe ngjarje Homerike. Ishin banorėt e saj qė guxuan tė parėt tė thyenin prangat, tė rrėzonin statujat e “Perėndive” dhe simbolet e tyre.

Natyrisht dikush do tė sakrifikohej, nė Pantheonin e Perėndive tė kuq, nuk kishte qetėsi, Prometheu duhet tė dėnohet! Dhe popullit tė tij tė tė dėnohet me njė mijė e njė tė zezat, dhe hakmarrja tė mos ketė kufi. Dhe ndodhi vėrtetė, ashtu siē i kishte ndodhur Prometeut dhe pėr kėtė ka njė Legjendė: Zeusi me njė herė urdhėroi Hefestin qė tė krijonte njė grua e cila me bukurinė e saj tė ēonte mjerimin nė tokė ku jetonin njerėzit e Prometeut. Pasi u krijua kjo grua e bukur: Atena i fali menēurinė, Hermesi i fali gojtarinė, Apolloni i dhuroi talentin pėr muzikė.

Nga tė gjitha kėto dhunti u formua dhe emri i saj: Pandora. Hermesi e dėrgoi si dhuratė tek Epimeteu, (vėllau i prometeut) ai me gjithė porositė e tė vėllait qė tė mos pranonte asnjė dhuratė nga Zeusi, u thye nga magjia e bukurisė tė kėsaj gruaje, dhe u martua me tė ndėrsa Prometheu vuante dėnimin atje nė Skythi, nė malet e Kaukazit.

Nė shtėpinė e Epimeteut, ishte njė arkė e mbyllur, tė cilėn ajo, pėr asnjė arsye nuk duhet ta hapte. Por pandora u bė shumė kurioze dhe e hapi, pėrnjėherėsh nga kjo arkė dolėn tė gjitha tė kėqijat e mjerimet, sėmundjet, uria, luftrat, me tė gjitha pasojat katastrofike dhe pushtuan njerzimin nė tė gjithė botėn. I tmerruar nga kjo, Epimeteu e mbylli kutinė, por ishte tepėr vonė.

Nė kuti kishte mbetur vetėm shpresa!

Kėshtu e pėsoi dhe Shkodra ky “Qytet Promethe” por le tė shpresojmė dhe tė mos gėnjehemi nga premtimet, qė na servirin si gra tė bukura, marramendėse, gra qė kėrkojnė tė na venė nė gjumė duke na treguar pėrrallėn e “Lugės sė florinjtė” nėpėr sheshet dhe podiumet e fushatės elektorale. Tani erdhi koha tė zgjohesh bukuroshja ime e fjetur. Dhe jam i sigurtė se do tė dijsh tė zbresėsh shkallėt e tragjedisė duke flakur nga supet tonikėn e pėrgjakur tė Eskilit!

Fejzi Gushta

 

 

Pse iku nga Shqipėria Agim Hysi

Pavarėsisht se nė Shqipėri flitet pėr njė divorc me diktaturėn tash 10 vjet, qytetarėt shqiptarė e veēanėrisht demokratėt janė viktima tė dhunės me prapavijė politike. Dėshmi e gjallė e hakmarrjes komuniste ėshtė edhe demokrati Agim Hysi. Ai ėshtė pėrfshirė nė lėvizjen demokratike dhe ėshtė anėtarėsuar nė kėtė parti qė nga krijimi i saj. Pėr bindje, pėr veprimtari antikomuniste, ku nė tėrė protestat paqėsore, nė tėrė demonstratat ka qenė krah i liderve demokratė dhe ėshtė dhunuar disa herė nga forca tė errėta tė segmenteve tė policisė sė kėtij shteti bandit, ku vetėm tash katėr vjet janė vrarė mbi katėr mijė shqiptarė tė pafajshėm. Agim Hysi ka provuar shqelma, kėrcėnime, ka provuar presione pėr t’i ndrydhur shpirtin demokrat dhe ndjenjėn e lirisė. Dhe socialistėt, bijtė e etėrve komunistė kanė bėrė aq masakra mbi demokratėt nė Shqipėri sa kėtė vend nė zemėr tė Evropės e kanė renditur nė krye tė shteteve me kriminalitet, varfėri, korrupsion qė ėshtė njė shqetėsim evident pėr tėrė Perėdnimin dhe botėn e qytetėruar.

Vrasjet kryhen nė mes tė ditės. Ja kėshtu ndodhi pak ditė mė parė nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės, ku polici jo vetėm nuk ndėrhyri, por iku me vrap duke lėnė nė mes tė rrugės tre tė plagosur dhe kriminelėt tė ikin nė drejtim tė paditur. Pra, demokratėve nuk po u hapen hapėsira pėr tė paraqitur alternativat dimensionale, por po u tregohet burgu, shkopi i gomės, dhunimi, madje edhe djegia e banesave. Nė kėtė kuadėr, demokratit Agim Hysi, rreth orės 23 tė datės 06. 12. 2000, nė lagjen “Ahmet Haxhija” rruga “Mujo Ulqinaku”, Nr. 1202 iu hodh nė erė shtėpia nga njė sasi eksplozivi. Shtėpia e vjetėr, njė katėshe ka rėnė pėrdhe dhe vetėm falė shansit nuk ka patur viktima. E sollėm kėtė shembull, pasi megjithėse kanė kaluar tėrė kėto kohė, jo vetėm qė nuk janė zbuluar autorėt, por komunistėt nga dita nė ditė po shtojnė kurbėn e krimeve dhe hakmarrjeve. Po nė kėtė kuadėr, demokrati Agim Hysi, ėshtė detyruar ta braktisė Shqipėrinė. Dhe Shqipėrinė po e braktisin shumė demokratė. Ata qė vriten, vriten. Ata qė shpėtojnė kokėn largohen.

E pra, nė kėtė 24 qershor ku populli shqiptar do tė votojė pėr deputetėt e parlamentit tė ri, ėshtė mirė tė votojė jo pėr dhunėn e diktaturėn, por pėr tė ardhmen, progresin, pėr tė drejtat e liritė njerėzore.

Denada Kraja

 

Mjafton qė Tirana tė mos hapė sherre me Kosovėn

Skėnder Blakaj

Nė ditėn kur shqiptarėt e Kosovės po pritnin me ethe se ēka do tė njoftonte Grupi i punės pėr Kushtetutėn, a si do tė quheshin ato nene ligjore, qė priteshin si parakusht pėr zgjedhjet qendrore e pėr zgjidhje tė reja drejt pava-rėsimit mė tė shpejtė tė Kosovės, nė Tiranė eksplodoi kėrkesa publike e njė ministri pėr bash-kimin e Kosovės me Shqipėrinė. Thuaja tė gjithė e kishin tė qartė se kjo minė politike ishte kurdisur tė plaste nė duart e kosovarėve. Pavarėsisht se ishte bėrė nga protagonistė tė shquar tė zhba-shkimit, ata, tė cilėve ky argu-ment u duhet kundėr Kosovės, mund ta nxirnin rishtas nė shesh gogolin e Shqipėrisė sė Madhe. Megjithatė, le tė pyesim, -cila ėshtė dhe ku, nė projektet e nė kokat e kujt ėshtė Shqipėria e Madhe! Territori i sotėm i shqi-pėtarėve, kudo qė janė, ėshtė rrjedhojė e tkurrjeve dhe e rrudhjeve tė vazhdueshme e jo e shtrirjeve. Ata qė i bėjnė ushtimė kėsaj, si teneqja nė bishtin e qenit, janė sė pari fqinjėt qė kanė rrė-mbyer tokat shqiptare, si hajdutėt qė thėrrasin kapeni hajnin.

Dihet qė nė Ballkan nė dėm tonin u formuan shtete mė tė mėdha se etnike. Nė marsin e 1913 - ės, kur u mbyll Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, dhe kur, me pak gėzim e shumė fatkeqėsi pėr ne, u krijua Shqi-pėria e vogėl, nga mė se 90 mijė km katrorė tė trojeve qė llo-gariteshin shqiptare, asaj iu lanė vetėm 28 mijė km katrorė. Nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit kjo hapėsirė ishte fort mė e madhe, po askush nga shqiptarėt nuk kėrkon tė kthehet ku ishin tė parėt e dėbuar dhunshėm, pos tė jenė aty ku janė. Por jo sa e si duan shtetet fqinje qė i kanė futur nė kthetrat e veta, po zotėr tė vetvetes. Ē’ėshtė e vėrteta, shqiptarėt e dinė cila ėshtė, sa ėshėt, ku ėshtė e pse ėshtė Shqipėria e vogėl, po asnjė ide nuk e kanė se ē’ėshtė Shqipėria e Madhe. Tė partė e tyre e kishin gati krejt Gadishullin e kėndej-shėm dhe gjysmėn e atij Apenin, po marrėzi tė tilla nuk bluajnė nė kokė. Me kėtė gogol, tė tjerėt duan t’i trembin shqiptarėt qė tė mos heqin dorė nga skllavėria e vet “e lumtur”. Ata qė i shohin kėto shpėrputhje me parimet civilizuese, ėshtė e habitshme se si donė t’ua mbyllin gojėn shqi-ptarėve me etiketa tė zeza edhe kur kėlthasin nėn tanket e ushtrive dhunuese.

Thuhet qė Amerika e shpėtoi Shqipėrinė e vogėl nė Versajėn e fillimshekullit, kurse po ajo e NATO i shpėtuan shqiptarėt nė kėtė fundshekull. Mirėnjohja mė fatlume do t’ishte mėkėmbja jonė e shpejtė, sidoqoftė, shqiptarėt kudo qė janė, ruajtėn respektin e dashurinė pėr Shqipėrinė, pos tjerash, se ajo mbeti pjesa qė ruajti emrin e shenjtė atdheut.

Megjithėse atdheu a mėmėdheu nuk ėshtė vetėm ajo pjesė. Ēdo gjė e pėrbashkėt, nga plisi, dheu e deti, nga gjuha e shkrimi, nga abetarja e teksti shkollor janė ato qė e pėrbėjnė atė pėrpjekjen e domosdoshme qė ajo e vogla tė duket se po rritet. Por kurrė nuk mund tė bėhet ajo e Madhja qė i frikėsohen qėllimkėqinjtė. Sepse edhe nė mes vetė Shqipėrisė sė vogėl dhe asaj normale ėshtė krijuar humnerė aq e thellė, sa qė na duhet mjeshtėri jona e jashtėzakonshme dhe ndihmė e posaēme e miqve qė tė mos fun-dosemi nė tė, po ta mbushim e ta kalojmė me kreativitet e pėrgje-gjėsi. Ky ėshtė borxh i kėsaj gjenerate. H.Koli e paraprijėsit, me gjithė atė ngarkesė historike qė i rėndonte gjermanėt, po ta kishin shtetin tė shkallmuar, mos do tė bėnin gjė pėr lindorėt e vet?! Nė mos mė shumė, ministrat e Tiranės qė deklarojnė bashkim, le t’i heqin bandat nga rrugėt qė lidhin pikat e atdheut.

Fqinjėt qė copėtuan e rrėm-byen troje shqiptre, me kriteret qė pėrfill e drejta ndėrkombėtare, jo Shqipėria e Madhe, po le t’ia pėr-kujtojnė vetvetes ku duhej tė ishte a ku do tė ishte Shqipėria nor-male. Njė pjesė e opinionit dhe e instancave ndėrkombėtare ledha-tojnė serbėt qė tmerruan botėn me Srebrenicėn e qė shqiptarėt pėr sė gjalli i prenė me edhe sharra motorike, kurse shqiptarėt i nxin e i fajėson me cilėsime tė rėnda, pse shtrojnė kėrkesa pėr tė drejtat e veta mė elementare, nga mos-durimi i dhunės e jo nga trani-llėku, as pse janė lazdruar nga pėrkrahja e jashtme eventuale. Anise ndonjėherė nuk janė aq tė zėshme e tė dukshme sa kemi dėshirė, normalisht qė ka edhe qasje sė duken tė favorshme pėr ne. Pikat e krizave dhe kėrkesat qė u shtrohen palėve janė argu-ment pėr kėtė dhe pėr shansin qė, brenda strategjive afatgjata, mund t’i jepet kėsaj zone pėr jetė mė normale.

Drejtori i Institutit Amerikan pėr Studime Strategjike Ndėrkom-bėtare, Janush Bugajski, kėto ditė nė njė takim tė rėndėsishėm nė Tiranė, tha:

 “Ka tri lloje lėvizjesh jashtė Shqipėrisė, tė cilat kurrsesi nuk mund tė quhen irredentiste. Kėto janė Lėvizja pėr Pavarėsi tė Ko-sovės, tendenca pėr autonomi nė Maqedoni dhe njė lloj tendence pėr ringjallje nė Mal tė Zi... Objektivi i shqiptarėve dihet tė jetė njė Shqipėri mė e mirė dhe jo Shqipėria e Madhe”.

 

Cila dhe ēfarė ėshtė Shqipėri e mirė, sė bashku me miqtė, duhet t’ia qėllojnė shqiptarėt, gjegjė-sisht prijėsit e tyre.

Xhavit Rexhaj

Vėrejtje paraprake

Komunikimi nė mes tė ndėr-kombėtarėve dhe kosovarėve vuan jo vetėm nga moskuptimet kulturore e nga mungesa e dyanshme e infor-matave mbi palėn tjetėr, por edhe pėr shkak tė zanatit shumė fitimprurės e nė tė njėjtėn kohė edhe deficitar tė pėrkthyesit. Tekstet e gjora e doku-mentet e ndryshme, tė cilat zakonisht janė nė gjuhėn angleze, shkruhen shpesh edhe nga ndėrkombėtarė, tė cilėt anglishten nuk e kanė gjuhėn amtare e rrjedhimisht ato njėherė janė tė pėrkthyera nga gjuha amtare nė anglishte qysh nė kokėn e autorit e, pas kėsaj, ato tė mjera duhet tė kalojnė edhe nėpėr filtrin e pėrkthi-mit nė gjuhėn shqipe. Mirėpo, kjo nuk ėshtė as fundi i tregimit e as e keqja mė e madhe: problemi rritet pėr shkak tė informimit e pėrvojės tonė fare tė pakėt tė mirėfilltė pėr botėn moderne. Ne ende manipulojmė me kategori e nocione tė vjetra mbi je-tėn, shkencėn, shoqėrinė, teknolo-gjinė e raportet ndėrnjerėzore. Shpesh nuk bėn tė fajėsohet pėrkthyesi pėr improvizimet e tij apo tė saj: ata nė punėt e veta shpesh e pasqyrojnė edhe raportin ndėrmjet shoqėrisė e shkencės sonė me simotrat e veta evropiane e mė gjerė.

Si duket, nėpėr tė njėjtat krajata kanė kaluar edhe pėrkthyesi po edhe teksti i pėrkthyer shqip i zotit Danxer mbi politikėn arsimore nė Kosovė nė vitin 2001.

Megjithatė nė kėtė shkrim nuk do tė flasim pėr temėn shumė aktuale tė komunikimit tė cunguar nė vijėn kosovarė - ndėrkombėtarė, e as pėr reformėn e tė gjitha niveleve tė arsimit, por do tė pėrqendrohemi nė ato aspekte tė dokumentit, qė kanė tė bėjnė me reformėn e arsimit tė lartė. Mė poshtė do t’i tregojmė tė metat, po edhe anėt e mira tė kėtij dokumenti, i pari i kėtij lloji qysh se z.Danxer erdhi nė postet kyēe tė arsimit kosovar nė fillim tė vitit tė kaluar.

Pėrkrahja apo kritika e reformės tė ngjashme me betejėn e Don Kishotit

Ky dokument ėshtė shumė i rėn-dėsishėm pėr shumė arsye: njė, se para kėtij kishte shumė pak doku-mente me shkrim nga z. Daksner mbi politikėn arsimore nė Kosovė, kėshtu qė pėrkrahja apo kritika e reformės i ngjante kundėrshtimit apo pėrkrahjes tė mullinjve tė Don Kishotit; dy, sepse nė kėtė dokument, pėr herė tė parė, vijėzohen, relativisht qartė, kahet kryesore e synimet e reformės nė arsim nga pikėvėshtrimi i Daks-nerit, dhe sė fundi, sepse ky doku-ment tregon pėr vazhdimin, nė kėtė fazė pėrmes pėrligjjes, e tendencės pėr margjinalizimin e faktorit vendor nė procesin e reformimit tė sistemit arsimor.

Kjo e fundit shihet qartė qė nė fillim tė dokumentit kur thuhet se Bashkėkryesuesi kosovar ‘pajtohet nė parim’ me kėtė dokument. Nėse ėshtė kėshtu, atėhere lind pyetja, si bėn qė njeriu nė tė njėjtėn kohė tė ‘pajtohet nė parim’ me pragrafet e politikės arsimore pėr kėtė vit, ashtu siē janė tė parashtruara nė kėtė dokument dhe prapė tė vazhdojė tė kuajė rolin e ministrit nė DASH. Pa qėllim tė personalizimit tė kėsaj situ-ate, mendojmė se analiza e mėtejme do ta vėrtetojė se ky dokument e bėn defaktorizimin e subjektit politik shqiptar nė lėmin e arsimit dhe margjinalizimin e mėsimdhėnėsve nga procesi i reformave.

I gjithė dokumenti dhe politika arsimore gjatė vitit 2001 sipas z. Daksner janė tė preokupuara me:

1. sigurimin e vazhdimėsisė dhe qėndrueshmėrisė sė reformave sipas konceptit tė tashėm

2. sigurimin e prerogativave vandim-marrėse pėr ndėrkombėtarėt edhe pas konstituimit tė parlamentit kosovar pėrmes pėrligjjes para-prake tė agjensive udhėheqėse dhe luftimit tė burokratizimit tė refor-mės dhe tė sistemit arsimor

3.  sigurimin e zbatimit tė Deklaratės sė Bolonjės si ‘model’ bazė pėr reformėn AL nė Kosovė

4.  Mbrojtjen e tė drejtave nė lėmin e arsimit tė pakicave kombėtare

5. Sigurimin e njė lirie tė tillė aka-demike, e cila nuk do tė lejonte pėrzierjen e politikės nė arsim dhe kjo vetėm nė funksion tė defak-torizimit tė subjektit politik shqip-tar nė lėmin e arsimit, e jo si njė liri e mirėfilltė akademike.

Fakulteti Juridik i reformuar dhe Fakulteti Ekonomik i pareformuar.

Kėtė strategji dhe politikė arsi-more mund ta lexojmė si njė orvatje pėr tė siguruar vazhdimin e politikės sė deritashme nė bazė tė disa pragrafėve tė paraqitura aty. Ėshtė krejtėsisht normale qė z.Daksner do tė donte qė reforma e tij tė vazhdonte ashtu siē e ka trasuar ai, por nuk mund ta kuptojmė si bėn qė tė kėrkohet vazhdimėsi edhe pėr kohėn pas tij. Kush do ta bėjė kėtė. Me siguri se kėtė nuk do tė jenė nė gjendje ta bėjnė zyrtarėt e lartė tė zgjedhur nga ai nė zgjedhjet e fundit nė Universitet. Edhe sikur tė donin ta bėnin njė gjė tė tillė, ata nuk kanė qenė tė kyēur as nė fazėn e deritashme; kėta, pos dėshirės pėr t’i pėrkrahur reformat, nuk i kanė as energjitė e as informatat e duhura si pėr reformėn nė UP, ashtu edhe pėr sistemet evropiane tė arsimit tė lartė. Nė anėn tjetėr, nė se synohet tė arrihet vazhdimėsia pėrmes agjen-sive udhėheqėse, atėhere lind pyetja, me kend do tė punojnė kėto agjensi? Do tė sjellin arsimtarė tė huaj? Ndoshta, por ai institucion mė nuk do tė jetė UP - ja. Mbase mund tė shkohet nė reformimin ose theme-limin e segmenteve tė reja tė caktuara nė kuadėr tė UP-sė. Njėra nga pasojat e njė qasjeje tė tillė do tė ishte ndarja e UP-sė nė pjesėn e reformuar e tė re dhe nė pjesėn e vjetėr, konservative. Konturat e njė situate tė tillė mund tė shihen tashti nė relacionin Fakulteti Juridik (i reformuar) dhe Fakulteti ekonomik (qė nuk ka lėvizur ende nga vendi); nė kuadėr tė Filozofikut (degėt e reja tė shkencave pėrballė degės sė historisė sė paprekur), po edhe nė vijėn Fakul-tet Filozofik i reformuar pjesėrisht me filologjikun e ‘vjetėr’. Mendojmė se alternativė mė e mirė pėr sigurimin e vazhdimė-sisė sė reformave do tė ishte kyēja sa mė aktive e mėsimdhėnėsve dhe e ‘buro-kratėve’ kosovarė nė kėtė reformė. Dhe, kjo kyēje tė ishte jo vetėm angazhim i tyre nė imple-mentimin e dokumenteve e reformave tė gatshme, tė sjella nga jashtė, por edhe duke kėrkuar kontributin e tyre nė fazėn e planifikimit. Nė kėt kuptim ėshtė i rėndėsishėm edhe veprimi mė aktiv dhe imponimi  pėrmes anga-zhimit tė vetė palės kosovare. Njė qasje e tillė mund tė hasė nė refuzim, siē ishte rasti me komisionin pėr reformat, por, megjithatė, kjo nismė, dhe tė tjera tė ngjashme, gjithsesi do tė kenė ndikim nė rrjedhėn e procesit tė reformave, duke e bėrė atė mė tė pasur e mė tė kuptimshme.

Sigurimi i zbatimit tė Deklaratės sė Bolonjės si ‘modes’ bazė pėr reformė

Ėshtė pėr t’u ēuditur se si bėn qė njeriu qė haptas e me tė drejtė e mbron Deklaratėn e Bolonjės dhe i cili me siguri e njeh shumė mirė tė gjithė procesin e krijimit tė hapėsirės sė pėrbashkėt evropiane pėr arsim tė lartė, ta servojė atė si model tė gat-shėm, qė duhet zbatuar pa bėrė pyetje. Bolonja ėshtė njė proces (shumė i mbarė) qė sapo ka filluar, i cili mund tė marrė trajtė krejtėsisht tjetėr pas njė kohe. Njė rast  i mirė pėr zhvillimin e mėtejmė tė kėtij procesi ėshtė edhe Konferenca e Pragės, vazhdim i Bolonjės, qė pritet tė mbahet kėtė vit nė Pragė. Procesi i nisur nė Bolonjė duhet pėrkrahur pa hamendje, por ai kurrsesi nuk bėn tė merret si diēka e gatshme, pėr arsyen e vetme se ai nuk ėshtė e tillė. Edhe vetė Deklarata e Bolonjės ėshtė njė dokument, pra edhe kompromis gjuhėsor, politik i ministrave dhe pėrfaqėsuesve tė tjerė tė 29 vendeve. Do tė ishte mrekulli sikur tė gjitha kėto vende tė kuptonin tė njėjtėn gjė nga ky dokument. Aty parashihet qė ky proces t’i marrė konturat e veta mė tė qarta dhe tė miratohet nga par-lamentet e qeveritė evropiane deri nė vitin 2010. Do tė ishte shumė mirė qė Kosova tė printe nė kėtė proces, mirėpo, ėshtė poashtu e rėndėsishme qė kosovarėt tė dinė se ēfarė po pėrkrahin e zbatojnė  e pse jo edhe tė kontribojnė edhe vetė nė kėtė proces evropian. Mendojmė se nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr informimin e opinionit publik dhe tė komunitetit akademik lidhur me kėtė Deklaratė.

Ta marrim pėr shembull formulėn 3-2-3 qė shihet me rezerva nga njė pjesė e madhe e stafit tė UP - sė. Nė Deklaratė askund nuk thuhet se studimet universitare duhet tė jenė vetėm 3-2-3. Pėrkundrazi, aty thuhet se studimet prė shkallėn Beēėllėr duhet tė zgjasin “sė paku” tre vjet. E lidhur ngushtė me kėtė, nė Dek-laratėn e Bolonjės kėrkohet me ngulm nga institucionet e arsimit tė lartė qė tė japin kontributin e vet lidhur me atė se ēfarė arsimi tė lartė duan. Ndėrkaq, kėtu nė Kosovė, pėrmes dokumentit tonė thuhet se tė ‘zgjedhurit’ (nė rend tė parė ndėr-kombėtarėt dhe ata qė vetėm mira-tojnė) do tė jenė nė gjendje ta zba-tojnė njė model evropian, i cili ende nuk i ka marrė konturat e veta pėrfundimtare e as ėshtė miratuar nga vetė vendet nėnshkruese tė Dekla-ratės. Kur jemi te Deklarata e Bolonjės dhe te fromula 3+2+3, duhet theksuar se moskuptimi mė i madh rrjedh edhe nga mosinformimi ynė pėr proceset mėsimore (tashmė jo edhe aq moder-ne) nė botėn e pėrparuar. Derisa Bolonja synon dinamizimin e stu-dimeve tė larta nė Evropė pėrmes formulės 3+2+3 pėr arsye se stu-dimet e gjata pos qė zgjaten vetvetiu edhe mė, nuk janė as atraktive dhe e rėndojnė buxhetin publik e familjar. Kjo poashtu bėhet edhe pėr t’iu pėrshtatur kohės sė re qė rrjedh shumė mė shpejt dhe konkurrencės shumė agresive nga universitetet amerikane. Lidhur me kėtė te ne dėgjohen mendime qė thonė se ėshtė e pamundur tė mbarohen studimet pėr tre vjet ( nė tė vėrtetė nuk janė tre po pesė), sepse koha e re dhe teknologjia kanė shtuar vėllimin e informatave qė duhen pėrcjellė tek studentėt. Me tė thėnė kėtė, ne pranojmė se nuk i njohim rrjedhat tashmė jo edhe aq moderne nė komunitetet akademike tė vendeve tė zhvilluara. Qėllimi i studimeve nuk ėshtė pėrcjellja e memorizimi i sasisė gjithnjė mė voluminoze tė infor-matave e tė dijes nė disiplina tė caktuara, por dhėnia e shkathtėsive pėr lexim e tė menduar kritik, pėr hulumtim e studim tė dukurive tė ndryshme, pėr krahasimin e rezul-tateve tė hulumtimeve si dhe pėr prezantimin e atyre rezultateve dhe tė konkluzioneve tė arritura. Sikur tė insistonim nė pėrcjelljen e infor-matave e tė dijes, pėr shembull, nuk do tė na mjaftonin as 3 as 5 e as 7 vjet as pėr t’i lexuar vetėm pjesė tė tė dhėnave qė ofron sot interneti pėr shembull pėr shembull pėr roman-tizmin si vetėm njė nga periudhat e zhvillimit tė letėrsisė angleze ose pėr lėndėn e fiziologjisė nė mjekėsi.

Prandaj mendojmė se duhet kyēur aktivisht nė procesin e Bolonjės, pėr t’u bėrė pjesė e njė debati tė madh, i cili sapo ka filluar nė Evropė, pėr krijimin e njė hapėsire tė pėrbashkėt evropiane tė arsimit tė lartė. Pas kaq vitesh nė izolim, Bolonja ėshtė njė rast unik qė na ofrohet pėr t’u integruar nė kėto rrjedha.

 

Nano, Mejdani dhe Milo janė shqiptarė apo grekė?!

Gazta “Shqipėria Etnike” duke patur sinqerisht qėllimin e mirė pėr tė mbrojtur interesat kombėtare, tė kėtij kombi ndėr mė tė lashtėt dhe historindriturit, kėtij kombi qė mbajti kaq gjatė mbi shpinė Gurin e Sizifit, herė tjetėr do i trajtojė mė me kompetencė problemet e Ēamėrisė, pasi janė mirėpritur studiues tė kėsaj fushe. Por si prolog, padrejtėsitė historike vėrejmė qė nuk po tentohet tė ndreqen sadopak nga politikanėt tanė. Sot vetėm nė Tiranė ka mbi 200 firma e institucione greke. Bankat dhe shumica e tregut kontrollohet nga Greqia. Tenderat me peshė po i fitoj-nė “Biznesmenėt” grekė. Grekėrit, ata qė bėnė shumė masakra mbi shqiptarėt, ata qė vranė e prenė, qė therėn nėna shtatzėna e zhdukėn edhe fshatra tė tėra, grekėrit qė ende nuk kanė hequr ligjin e luftės me Shqi-pėrinė, na duket se ende po luajnė me fatet e shqiptarėve.

Fatos Nano, Rexhep Mejdani dhe ministri i jashtėm grek pėr Shqi-pėrinė Paskal Milo, tė lėmuar nga dhrahmija dhe interesa tė tjera si droga, kontrabanda, korrupsioni etj., kur i bien fyellit nė kėtė vrimė qė i kanė rėnė tash katėr vjet, tė ngjajnė si “Valixhe” e diplomacisė Helene, valixhe e cila ėshtė mirė tė ēelet pas votimeve tė 24 Qershorit. Si djallin ata janė shumė larg qėndrimeve tė thuajse para njė shekulli. Ja, mesazhi qė shqiptarėt e Bostonit mė 17 Nėntor 1912 i drejtonin:

 

Shenjtėrisė sė tij, Papės sė Vatikanit, Romė

At i Shenjtė! Shqiptarėt e Ame-rikės, qė u pėrkasin besimeve tė ndryshme, mbajtėn nė Boston njė Kuvend ku u vendos t’ju lutemi Shenjtėrisė Suaj si autoriteti mė i lartė nė Botė, qė tė pėrdorni influ-encėn Tuaj pėr tė parandaluar pla-ēkitjen dhe copėtimin e Shqipėrisė. Njė vend si ky yni i ka dhėnė kishės: Shėn Xheromin, Papa Klementin e XI (nga Kelmendi) si dhe Kampionin e Famshėm tė Krishtėrimit Gjergj Kastrioti Skėnderbegun.

Serbėt dhe grekėt, tė cilėt tani duan tė ndajnė Shqipėrinė, janė pinjollėt e atyre qė e detyruan pjesėn mė tė madhe tė popullit shqiptar tė braktisė Kishėn e Shenjtė tė Romės. Nisur nga bekimi Juaj pėr Shqipė-rinė, ne thėrrasim: Rroftė Shenjtėria Juaj!

Shqiptarėt e Bostonit.

17 Nėntor 1912.

Shokė komunistė tė kėtij  shteti komunist, sa pėr kalim radhe edhe Abdi Baletė Bajlozit, ja edhe njė zė qė pėrpiqej ta nxjerrė Shqipėrinė nga trysnia greke. Faktet janė paksi kokfortė apo jo?

 

Zotit Eduard Grej, President i Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės.

Ne, pėrfaqėsuesit nėnshkrues tė kolonisė sė shqiptarėve nė Bullgari protestojmė shumė rreptėsisht kun-dėr takimeve tė mbajtura nė Shqi-pėrinė e Jugut nė tė cilat ėshtė de-tyruar qė njė pjesė e Shqipėrisė tė mbetet nėn kontrollin grek. Mitingu i pėrmendur ėshtė bėrė nėn presionin e autoriteteve greke dhe nuk shpreh vullnetin e popullatės shqiptare. Dėshira e popullit tonė ėshtė qė tėrė Vilajeti i Janinės tė pėrfshihet nė Shqipėrinė e ardhshme, gjė e cila, nėse nuk pranohet, Paqja nė Ballkan nuk do tė jetė e sigurtė.

Th.Sotiri, D.Molla, Ibrahim Leskoviku, Ath.Nikolla, Kristo Luarasi, Pando Devolli, H.Prosi, Jani Gjirokastra, Veli Kolonja, Jani Korēa

23 Prill 1913.

Ja pra, shqetėsimi i atdhetarėve shqiptarė me pėrmasa qė atėhere ishte presioni dhe padrejtėsitė e Greqisė mbi shqiptarėt. Sot, shteti aktual ėshtė “krenar” se “usta” Nano bėn pazare nė dėm tė shqiptarėve nė Krans Montana me ish presidentin Jugosllav, sot kriminel i kėrkuar me aq ngulm nga Karla Del Ponte, se shtron tryeza tė fshehta me Koshtunicėn po nė tokėn Helene, se pėrmes mendjes greke krijon vatra tė nxehta tek shqiptarėt e Maqedonisė dhe laton tė tjera prapėsira pėr trazira nė Ballkan, gjithnjė nė dėm tė shqiptarėve.

Sokol Pepushaj

Rrezikohet stabiliteti i Maqedonisė

Pėrderisa nga maqedonasit zyrtarė dhe ata civilė, kryengritėsit shqiptarė emėrtohen me fjalorin mė diskualifikues si “terroristė, ekstremistė, agresorė, kontrabandistė”, nė anėn tjetėr, tek shqiptarėt civilė, aksionet militare maqedonase ndaj kryengritėsve shqiptarė, kryesisht, interpretohen si agresion shtetėror ndaj popullsisė civile dhe vendbanimeve shqiptare dhe, njėkohėsisht, sipmatia pėr UĒK - nė shėnon progres tė dukshėm, pėrkundėr zyrtarėve shqiptarė nė Maqedoni tė cilėt kopjuan pozicionet e zyrtarėve maqedonas duke ndryshuar vetėm terminologjinė e tė shprehurit publik. Kėto polarizime tė skajshme dėshmojnė mė sė miri se procesi i integrimit tė shqiptarėve nė sistemin ekzistues shtetėror maqedonas, i bazuar kryesisht nė identitetin sllavomaqedonas, definitivisht dėshtoi. Ēintegrimi funksional nė sistemin aktual nė mėnyrė mjaft eksplicite manifestohet nė veēanti nė funksionimin e koalicionit qeveritar VMRO - PDSH. Pėrderisa VMRO tek maqedonasit arrit koncensusin nacional nė rrafshin intelektual, politik, ushtarak, diplomatik dhe propagandistik, kryesisht mbi platformė antikosovare dhe antishqiptare, PDSH - ja si pėrfaqėsuese e shqiptarėve nė qeveri, nė anėn tjetėr, i mbeti besnike unitetit qeveritar dhe sakrifikoi unitetin kombėtar dhe nė tėrėsi dėshtoi nė menaxhimin qeveritar nė luftė duke iu nėnshtruar agresivitetit maqedonas tė VMRO - sė tė identifikuar me qeverinė aktuale. Pėrderisa premieri Gerogievski, nė emėr tė koalicionit qeveritar VMRO - PDSH, barti kompetencat e menaxhimit tė luftės nga dimensioni politik nė komandėn ushtarake, tėrėsisht maqedonase, duke pėrjashtuar ndikimin e PDSH - sė, nė tėrėsi, nė udhėheqjen e operacioneve luftarake qė pati si pasojė mbajtjen peng tė tėrė Tetovės me shkatėrrimet masive tė vendbanimeve shqiptare tė malėsisė sė Tetovės dhe Kumanovės, nė anėn tjetėr, PDSH - ja krijoi si pandan shtabet e mbrojtjes civile nėn kompetencat e pushtetit lokal tė saj, nė mision tė ofrimit tė shėrbimeve tė “ruajtjes sė gjakftohtėsisė, dinjitetit, mosmėrzitjes dhe dėgjimit tė lajmeve zyrtare dhe muzikės sė Radio Tetovės”. Pėrderisa pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor apelonin pėr ndihmė humanitare pėr dhjetėra mijėra shqiptarė tė malėsisė sė Tetovės, qė mbaheshin peng dhe nuk u lejohej evakuimi nga forcat militare maqedonase, qeveria e Maqedonisė dhe, nė veēanti, resori pėr punė dhe politikė sociale me ministrin shqiptar nė tė, nuk lejonte organizatat humanitare vendore dhe tė huaja tė depėrtojnė tek popullsia civile e zhvendosur.

Rufi Osmani

 

20 000 UFO kanė zbritur nė Tokė

Dr.Candida Mammoliti

Ufologjia ėshtė njė realitet dhe njė fushė kėrkimesh e mbushur plot me informa-cione, hamednje dhe, sigurisht, me keq-kuptime. Kjo ndodh para sė gjithash nga keqin-fromimi dhe nga njė coverup (mje-gullnajė), sepse ka 50 vjet qė informacioni ufologjik ndikon nė opinionin publik pėrmes mass-mediave, si dhe nga fakti qė ufologjia qė nė hapat e para tė saja u fut nė kurthin e makinacioneve politiko - ushtarake.

Ufologjia moderne zė fill nga qershori i vitit 1947, nė ShBA, mbas pėrshquarjes tashmė historike tė pilotit amerikan Keneth Arnold. Ai ishte duke fluturuar mbi malet Rainer nė shtetin e Uashingtonit, kur befas dalloi 9 objekte tė ndritshme nė formė tė shtypurpetėzake, diskoidale, qė fluturonin nė formacion, tė vendosur nė shkallėzim afėr tij dhe pa shkaktuar asnjė zhurmė. Keneth pati mundėsinė qė t’i vėzhgonte pėr disa sekonda, e mė pas ato objekte, “sapo e didktuan”, u larguan me njė shpejtėsi tepėr tė madhe.

Aviacioni amerikan prej vitit 1947 u mor seriozisht me kėtė problem duke e quajtur madje “Project Sign” dhe “Project Grudge”, pėr t’i pėrmbledhur mė vonė nė “Project Blue Book” qė e pėrballoi prob-lemin e ufo-ve nė pėrcaktime konkrete. Sipas proces-verbaleve, fillimisht sekrete, tė Komisionit Robertson, i cili grumbullonte sinjalet e panumėrta qė vinin nga hapėsira qiellore, merrte dhe analizonte sinjalet e UFO-ve qė regjistroheshin nė atė kohė, nė kapėrcyell tė vitit 1953 u fut nė veprim edhe CIA (Central Intelligence Agency). Kjo u angazhua jo vetėm si shėrbim sekret i vendit, por edhe si e interesuar direkt nė pėrdorimin e lajmeve sipas interesit tė saj. Megjithatė, problemi i ufo-ve nuk u quajt i tillė pėr sigurimin kombėtar, ndonėse ishin 10.000 raste, nga tė cilat mė tepėr se 700 shkencėrisht tė pashpjegueshme, tė regjistruara nė “Project Blue Book”, tė cilat u lanė mė-njanė, por edhe vetė “Project Blue Book” u pezullua.

Astrofizika moderne vlerėson rreth 400 miliardė trupa qiellorė nė Galaktikėn tonė, dhe si tek e kona ka me miliarda trupa tė tjerė nė galaktikat e tjera tė panumėrta, pra, nuk jemi i vetmi dimension fizik i gjithėsisė qė ka veē tė tjerave edhe energjinė jomateriale tė Krijuesit. Nė fund tė fundit ēdo popullatė ka tė drejtė tė informohet pėr realitetin qė na rrethon, evolucionet qė ndodhin dhe qė janė argumente studimi.

Babai i ufologjisė moderne ėshtė astrofizikani i shquar amerikan me origjinė polake Joseph Allen Hynek, i cili fillimisht drejtonte “Project Blue Book”, por mė vonė u shkėput nga ky dhe themeloi nė vitet gjashtėdhjetė Qendrėn UFO Studiuese tė tij sė bashku me kolegė tė tjerė. Punoi me pasion deri nė fund tė vitit 1986, kur vdiq.

Nė zvicrėn italiane ekziston prej vitit 1995 CUSI (Centro Ufologico della Zvizera Italiana) edhe ky ent privat qė ka president znj. Kandida Mamoliti, docente gjuhe me angazhim tė vazhdueshėm shkencor.

Simpoziumi i 9 - tė Botėror mbi UFO - t u mbajt nė mars tė vitit 2001, nė Republikėn  e San Marinos, e cila prej vitit 1998 i ka paraqitur zyrtarisht njė apel OKB - sė. E ashtuquajtura “Kartė e San Marinos” i kėrkon shtetit tė kėsaj Republike tė Titanit, qė t’ia paraqesė OKB - sė themelimin e njė Agjensie ose dikasteri tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė pėrballuar, bashkėrenditur dhe popullarizuar e botuar rezultatet e kėrkimeve lidhur me objektet fluturuese tė paidentifikuara dhe me dukuritė e pėrafėrta, ashtu siē ka kėshilluar edhe Vendimi 33/426 i marrė gjatė Mbledhjes Plenare tė Sesionit tė 87 - tė tė OKB - sė mė 17 dhjetor 1978, me propozim tė delegacionit tė Grenadės. Por ai u bllokua 20 vjet mė parė, sepse pikėrisht sapo OKB - ja do ta zyrtarizonte, nė Grenadė ndodhi njė grusht shtetit (!), qė pėrfshiu edhe Karaibet. Inisiativa sot mund tė merret dhe tėzbatohet nė Republikėn e San Marinos dhe kėrkuesit kanė rėnė dakord pėr:

a) mundėsinė e natyrės teknologjike jotokėsore tė UFO - ve nė gjysmėn e fundit tė shekullit qė sapo shkoi;

b) rritjen e interesimit tė publikut nė tė gjithė botėn pėr kėtė ēėshtje;

c) nevojėn e njė studimi shkencor ndėrdisiplinor tė hapur ndaj kėrkesave civile ndėrkombėtare

Pėr OKB - nė ėshtė parashikuar Qendra Ndėrkombėtare e Pėrhershme e Dokumentimit mbi UFO - t e San Marinos me mbėshtetjen e njė Komiteti Ndėrkombėtar me pjesmarrjen e personaliteteve tė shquara botėrore. Mbledhja e San Marinos, qė zgjati prej 16 deri me 18 mars 2001 dhe ku vėrshuan studiues dhe akademikė nga 15 vendet mė tė civilizuara nė botė, ishte ngjarje e rėndėsishme pėr tė gjithė ufologėt.

Dita e parė e simpoziumit iu kushtua Projektit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės SETI (Search for Extraterestrial Intelligence) pėr kėrkimin e jetės inteligjente nė hapėsirė, pioner i sė cilės ka qenė astronomi Frank Drake. Me kėtė rast pėrmendim radioteleskopėt gjigantė e shumė tė kushtueshėm tė ARECIBO - s, me tė cilėt qė prej disa vjetėsh po pėrpiqen tė kapin radiovalė qė vijnė nga hapėsira e gjerė, tė cilėt do tė dėshmonin pėr ekzistencėn e jetės inteligjente. Ky projekt padyshim ėshtė ambicioz dhe i vėshtirė, sepse nėse qytetėrimet e tjera tė gjithėsisė do transmetonin radiovalė, do tė ishte i vėshtirė komunikimi me ta me sistemin metodologjik tė sotshėm. Pėr shembull, po tė ekzistonte njė qytetėrim 100 vjet dritė larg tokės, dhe t’i duhej tė transmetonte gjithandej sinjale me radio, do tė nevojitej njė fuqi prej 66.000.000.000 vatėsh pėr tė mundėsuar marrjen e sinjalit nė tokė nga njė antenė me diametėr 300 metra (!)

Gjurmė tė shumta e tė pashpjegueshme dallohen nė zona tė ndryshme tė globit tė cilat tė habisin me simetrinė e tyre. Ndonėse na vijnė kumte nga lashtėsia si dhe nga tekstet antike tė popujve tė Mesopotamisė, duke filluar nga shumerėt, keltėt, asiro - babilonasit, egjiptianėt, nga esenėt e Lindjes sė Mesme, nga popujt e Amerikės Qendrore, si: inkasit, maja - t, astekėt, nga tribuja Hopi etj, pėrsėri USAF me gjakftohtėsi i quan UFO, pikėrisht ata vizitorė qė dikur i quanin krijesa tė ardhura nga qielli. Fizikani holandez Altjo Haselhoff ka shpjeguar rezultatet e kėrkimeve tė veta duke u nisur nga crop - circles ose ato qė quhen piktograme tė shtypura nė grurė. Qė prej 20 vjetėsh numri i zbulimit tė tyre po rritet gjithnjė e mė shumė, duke arritur kėshtu, nė mbi 20 mijė raste nė 20 vende tė botės. Tė shpeshta janė nė Anglinė e Jugut, pikėrisht ku shtrihej dikur mbretėria e mbretit legjendar Artur dhe e kalorėsve tė tij, pra aty ku dikur ndodhej Graali i Shenjtė. Kėto vizatime kanė tė bėjnė me simbolizmin universal me fenė qė i thonė “religio”, pra lidhje me origjinėn. Shkencėtari Haselhoff ka shpjeguar se kėto nuk mund tė relizohen me mjetet tona, por kanė tė bėjnė me vibracionet e shkaktuara nga sferat energjetike qė ēlirojnė UFO - t, qė lėkunden mbi grurė duke u lakuar sipas njė programi tė caktuar. Nuk dėmtojnė asgjė, por ndryshojnė strukturėn e kokrrave nė ridimensionimin e tyre. Pra nuk kanė qenė dy pensionistė britanikė Dave Chorley dhe Doug Bower qė me kosė (!) i kanė krijuar kėto figura gjeometrike me njė pėrsosmėri tė lartė vizatimore, siē dezin-formohej nga ata qė nuk besojnė nė asgjė!

Surpriza e simpoziumit ėshtė fotografi meksikan Carlos Diaz, i cili arriti tė shpjegojė me fakt tė fotografuar me njė hark kohor prej 20 vjetėsh nė Tepoztlan tė Meksikės rastet tė kontakteve tė tij me qeniet e dritės qė udhėtojnė nėpėr hapėsira kozmike shumėdimensionale dhe qė prej 500 vjetėsh zbresin nė luginėn e Tepoztlan - it. Kontakti i tij i parė ka qenė nė 1981, kur nė afėrsi tė pyllit Ajusko fotografonte natyrėn i ngarkuar nga firma ku punonte si fotograf. Buzė rrugės, ku po bėnte gati aparatin fotografik, ai dalloi njė dritė tė fuqishme ngjyrė portokalli qė i krijoi dyshimin se kishte rėnė zjarr. Mė pas konstatoi se drita kishte formė disku. Drita reflektohej mbi Guard - rail dhe mbi mbulesėn e makinės sė tij. Carlos bėri edhe fotografi tė tjera dhe mė vonė u kthye shpejt tek ai vend deri sa arriti tė ketė njė kontakt tė plotė e tė vėrtetė, ose siē pėrshkruhet nė ufologji, njė kontakt tė pėrafruar tė tipi 4. Brenda 20 vjetėsh vazhduan shumė kontakte tė tjera, pėrmes tė cilave Carlos pati mundėsinė tė fliste me tė mistershmet krijesa tė dritės, qė ishin ulur gjatė shumė shekuj udhėtimesh pėr eksplorimin e planetit tonė, dhe zbuloi bukurinė e jashtėzakonshme dhe dallimin biologjik tė tyre. Nė fakt ata e duan shumė planetin tonė, nuk janė agresivė dhe na kėshillojnė qė ta respektojmė dhe ta riekuilibrojmė natyrėn tonė, florėn dhe faunėn sė cilės i kemi shkaktuar dėme tė jashtėzakonshme. Ata na kėshillojnė qė tė mos humbasim kohė, sepse nga ndotjet qė bėhen ēdo ditė do vijė njė kohė qė planeti ynė tė bėhet i pabanueshėm. I gjithė materiali fotografik dhe filmik i Carlos Diaz u analizua nė detajet mė tė vogla nga ana e prof. Viktor Quezada dhe grupi i tij kėrkimor pranė Universitetit Meksikan, si dhe nga shumė shkencėtarė tė nivelit botėror, tė cilėt nuk gjetėn as mė tė voglin manipulim. Mė shumė se 60 % e popullsisė sė Tepoztlanit i ka parė ato objekte misterioze dhe i ka pėrshėndetur pėrzemėrsisht e me respekt kėta fqinj tė largėt qė vijnė nga hapėsirat shumėdimensionale. Carlos u ftua nė anijen kozmike dhe pranoi tė shndėrrohej nė dritė, nė energji drite. Nė rrėfimin e tij ai tregoi se gjatė kohės sė shndėrrimit tė tij nė dritė, ai pati ndijimin e njė dashurie tė pafund qė e bėri mė tė ndjeshėm pas kontaktit. Qeniet e dritės i thanė qė edhe ata vetė e kishin kaluar atė shndėrrim duke kaluar njė evolucion transformimi nga materia solide e atomit nė pjesėza drite. Kjo ka rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njerėzit, sepse njė ditė njerėzimi mund tė tejkalojė kufinjtė e jetės duke e kaluar pragun e vdekshmėrisė aktuale, e cila shkaktohet nga shkalla jo plotėsisht e zhvilluar e ndėrgjegjes.