nr. 103 / 3 maj 2007
George Bush vjen nė Shqipėri Presidenti i parė amerikan qė shkel nė Tiranė.
Feston pavarėsinė e Kosovės Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Xhorxh Bush, ka planifikuar tė
vizitojė Shqipėrinė mė 10 qershor, ku janė programuar takime me Presidentin Alfred
Moisiu dhe Kryeministrin Sali Berisha. Lajmi u bė i ditur dje zyrtarisht nga
Shtėpia e Bardhė, e cila njoftoi pėr njė udhėtim shumė tė madh tė Presidentit
tė SHBA nė Evropė, tur i cili Por dorėheqja e Mustafajt, vė nė pikėpyetje mėnyrėn e organizimit tė
vizitės mė tė bujshme tė ndonjė personaliteti tė huaj nė Tiranė. Sipas
njoftimit tė shpėrndarė mbrėmė nga Shtėpia e Bardhė, Bush do tė nisė nė
fillim tė muajit qershor njė tur nė Evropė, i cili do tė fillojė me takimin e
G-8-ės, shtatė vendet mė tė industrializuara tė botės, plus Rusinė, qė do tė
mbahet nė qytetin Heiligendamm tė Gjermanisė. Mė 9 qershor, Bush do tė
zhvillojė njė vizitė zyrtare nė Itali, ku do takohet me Presidentin
Napolitiano, Kryeministrin Romano Prodi, si dhe do tė pritet nė njė audiencė
tė veēantė nė Vatikan, nga Papa Benedikti XVI. Mė pas, mė datėn 10 qershor,
Kreu i Shtėpisė do tė vizitojė zyrtarisht Tiranėn, ku sipas programit do tė
takohet me homologun e tij shqiptar, Alfred Moisiu dhe Kryeministrin Sali
Berisha. Pas Tiranės, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh
W Bush do tė niset pėr njė vizitė zyrtare nė Bullgari. Udhėtimi evropian i
Presidentit amerikan, qė zakonisht zhvillohet nė fillim tė verės, si asnjė
herė tjetėr do tė ketė njė ndalesė speciale tė tij nė kryeqytetin shqiptar.
Vizita ėshtė pėrgatitur prej kohėsh dhe me shumė kujdes nga Departamenti i
Shtetit dhe diplomacia shqiptare, por ajo ėshtė mbajtur nė sekret tė plotė,
duke pritur miratimin nga Shtėpia e Bardhė. Dhe lajmi u bė i ditur vetėm dje,
nė mbrėmje, kur zyra e shtypit e Presidentit Bush, bėri tė ditur axhendėn
evropiane tė njeriut mė tė fuqishėm tė botės. Vizita e Bush nė Shqipėri,
pritej tė pėrcaktohej me detaje, nė takimin qė ėshtė lėnė nė fillim tė muajit
maj mes shefit tė diplomacisė shqiptare dhe shefes sė Departamentit tė
Shtetit, Kondoleza Rajs. Por largimi i papritur i ministrit tė Jashtėm,
Besnik Mustafaj, i ndėrlikon paksa punėt. Shqipėria asnjėherė nuk ėshtė
vizituar nga ndonjė President i SHBA. Nė kohėn e krizės sė Kosovės, nė vitin
1999, u bė gati njė vizitė e Presidentit tė atėhershėm, Bill Klinton, por pėr
arsye sigurie takimi i Klinton me krerėt e shtetit shqiptar u zhvillua nė
Shkup. Edhe pse nuk ėshtė pėrcaktuar nė axhendė, turi evropian i Presidentit
tė SHBA, pritet tė ketė edhe njė ndalesė shumė tė rėndėsishme, vizitėn nė
Kosovė. Kjo vizitė pritet tė zhvillohet kur tė jetė pėrcaktuar statusi i
Kosovės nga OKB, qė do tė jetė pavarėsia e kushtėzuar. REDAKSIA Trafiku dhe kostoja e tij Funksionimi i ethshėm i trafikut tė mishit tė bardhė, nga Shqipėria
shpeshherė ėshtė bėrė shqetėsues pėr vendet e BE-sė, e veēmas pėr Italinė.
Mashtruesit e femrave, vajzave tė reja kryesisht, janė tė lidhura me skafet,
me segmentet e trafikut klandestin. Presioni mafies sė trafikut tė femrave shpeshherė ka fituar edhe mbi
drejtėsinė, ku viktimat edhe pasi kanė mundur tė shkėputen nga puna nė
rrugė dhe tė dorėzohen tek autoritetet policore italiane dhe pasi janė
riatdhesuar e bėrė kallxim penal pėr persona konkretė, kanė tėrhequr paditė,
duke i lėnė tė lirė tutorėt. Fenomeni nė fjalė ėshtė i rėndė. Edhe ditėt e fundit nė portin e
Lezhės janė zbuluar dhe kapur katėr vajza, tė cilat do trafikoheshin nė
Itali. Ndoshta ėshtė edhe ky njė opinion i keq qė perėndimi nuk e largon
lehtė pėr grupet kriminale shqiptare qė vonon edhe integrimin tonė nė
familjen e madhe europiane. Grupet shqiptare nė Itali janė shumė tė fuqishme
dhe po konkurrojnė ato ruse, irakene, kosovare etj. Kjo plagė ėshtė tepėr mė e rėndė se ajo e deklaruara, pasi pėr vetė
mentalitetin, ose koritjen, shumica nuk publikohen apo denoncohen. Grabitja
dhe trafikimi drejt Italisė i dy vajzave 19 dhe 20 vjeēare, M.T. dhe S.L. nga
fshati Dajē, ditėt e fundit, ka thyer zemrat e familjarėve tė tyre. Trafiku i
femrave bėhet pėrmes Vlorės, Durrėsit, Lezhės, Sarandės. Pra, mosfitorja e
prapaganduar, ose mosmbajtja e fjalės sė dhėnė para shteteve tė BE-sė, si njė
ndėr kushtet kyēe pėr ratifikimin e Marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit nga
parlamentet e BE-sė, po e vonon Shqipėrisė nė rrugėn e saj. Kėshtu pra, trafiku i femrave ka edhe njė kosto diplomatike. Gjithsesi,
ajo ēka ėshtė tepėr shqetėsuese ėshtė fakti qė trafikantėt po tregohen
potent dhe projektet e tyre realizohen vazhdimisht. Jetmir Delaj, Jozefin Gilaj Pėrgjgje
shkrimit tė Agron Lukės, botuar nė gazetėn Shqipėria Etnike, Shkodėr MILITANTIZMI
AKADEMIK DHE FENOMENI AGRON LUKA Dr.
Etleva Lala - Vatikan Kritikat, polemika dhe debatet janė tė
vlefshme nė ēdo kohė pėr studiuesin dhe intelektualin, pėr aq kohė sa qėllimi
i tyre ėshtė qė ta ndihmojė atė pėr tė qenė mė i kujdeshėm, mė serioz
dhe mė tė vetėdijshėm pėr punėt qė bėn, pėr pėrgjegjėsinė qė ka, nė njė
shoqėri tė shėndoshė, ku shprehja e fjalės dhe mendimit tė lirė janė tė
shenjtė. Shkrimi i Agron Lukės do ishte i mirėseardhur si kritikė e pastėr
pėr punėn time intelektuale, hulumtuese-kėrkimore, studiuese dhe shkencore,
nėse nuk do tė ngatėrronte ashtu siē ka bėrė kritikėn intelektuale me njė
tendencė qėllimkeqe tė rėndomtė emotive, pėr tė ulur dhe njollosur
personalitetin tim, qenien time, punėn time si medieviste, studiuese dhe
krijuese, pėr tė asfiksuar aktivitetin tim intelektual. Nuk do tė dėshiroja tė analizoja kėtu
rrėnjėt e njė shkrimi tė tillė qė e mpreh tehun me qėllimin qė tė godasė
personin, qėnien humane dhe personalitetin e saj dhe nuk ka aspak synim tė
ndėrtojė, tė pėrmirėsojė pėr tė mirėn e tė gjithėve, sepse ky fenomen ka
rrėnjė tė thella dhe si i tillė ėshtė objekt studimi pėr sociologėt,
psikologėt, qė merren me fenomenet qė rrjedhin nga sistemet diktatoriale apo
post-diktatoriale, dhe ata do tė mund tė tregojnė mė mirė pėr rolin dhe
pėrdorimin e njė kritike tė tillė
si armė asgjesuese tė lirisė sė mendimit dhe tė ushtrimit tė aktivitetit
intelektual nga sistemet totalitare. Kritika e pėrdorur si armė kundėr
personit dhe jo kundėr ideve apo mendimeve ėshtė njė fenomen shumė i pėrhapur
nė vendet diktatoriale apo ish-diktatoriale, dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė
vihet re akoma shumė fuqishėm nė botėn shqiptare, madje padashur edhe nga kundėrshtarėt
e ish-diktaturės. Ishte shumė interesant shpjegimi i
prejardhjes sė mbiemrit Lala, edhe pse i bėrė me tendencėn pėr tė fyer nė
maksimum. Megjithatė, megjithė pėrpjekjet pėr tė nxjerrė nė pah identitetin e
Etleva Lalės nga shpjegimi etimologjik i mbiemrit tė saj, autori Agron Luka
dėshton nė gjetjen e identitetit tė vėrtetė, sepse familja Lala nė fjalė nuk
bėn pjesė nė asnjė nga grupet e pėrmendura nė shpjegimet etimologjike tė
dhėna nga ai. Pėr ta ilustruar se sa i gabuar ėshtė Agron Luka nė shpjegimet
e veta etimologjike tė mbiemrit Lala dhe nė hamendėsimet e tij pėr komunizmin
e kėsaj familje, po pėrdor nė praktikė shprehjen biblike E vėrteta do tė tė
ēlirojė. Paraardhėsit e familjes Etleva Lala ishin
intelektualė dhe tė kamur shumė mė parė se tė vinte nė fuqi sistemi komunist
nė Shqipėri. Pėr shkak tė reformave dhe spastrimeve klasore qė komunistėt
bėnė nė qytetet e mėdha e ndėr tė tjera edhe nė Elbasan pas ardhjes nė
pushtet tė komunizmit, familja Lala u dėbua nga Elbasani dhe pas shumė peripecish
ajo u vendos nė fshatin e vogėl Strikēan tė rrethit tė Bulqizės, nė vitin
1948. Pasuritė e tundshme dhe tė patundshme tė familjes Lala-Qafmolla nė
Elbasan u konfiskuan, dhe disa prej objekteve me vlerė etnografike gjenden
edhe sot e kėsaj dite si eksponate tė rralla nė Muzeun e Qytetit tė
Elbasanit. Sipas logjikės etimologjike tė Agron
Lukės, dhe ndoshta nė bazė tė eksperiencave tė tij personale, ndėr tė tjera
aludohet hapur pėr tė qenėt komunistė tė kėsaj familje, por mua nuk mė duket
se ndonjė nga anėtarėt e saj tė ketė pasur ndonjė arsye pėr tė qenė
simpatizant i Enver Hoxhės, Birosė Politike, kinezėve, e ndonjė tjetri qė
pėrmendet nė shkrimin e Agron Lukės. Kur merret me prejardhjen etimologjike tė
mbiemrit Lala, dhe me atė tė fjalėve tė tjera, autori Agron Luka, bie nė
kundėrthėnie me vetveten duke vėrtetuar dashje pa dashje qė ashtu si mbiemri
Lala mund tė ketė prejardhje tė ndryshme nė zona tė ndryshme, po ashtu edhe
termi lugat pėrveē shpjegimeve etimologjike qė mund tė japė dikush, mund tė
ketė ndėr tė tjera edhe atė qė unė e argumentoj me fakte tė dokumentuara
historike nė shkrimin tim. Nėse prejardhjet e ndryshme tė mbiemrit Lala ky
autor i merr si tė mirėqena, pėrse prejardhjen e fjalės lugat e ka tė
vėshtirė qė ta derivojė nga legati Petrus Thomas, e pėrsėris vetėm nga legati
Petrus Thomas, dhe jo nga tė gjithė legatėt, siē kėrkon qė ta bėjė baltė
Agron Luka? I gjithė shkrimi i Etleva Lalės ėshtė rrekur qė tė nxjerrė nė pah
faktin qė ishte vetėm njė person ai qė me autoritetin e vet ndikoi nė
vulgarizimin e fjalės legat dhe nė pėrhapjen e saj nė formė tė vulgarizuar nė
trevat shqipare, ku Petrus Thomasi pati njė ndikim shumė tė madh. Shpjegimet
kontekstuale tė funksionit tė legatit janė vėnė vetėm nė funksion tė
nxjerrjes nė pah tė autoritetit dhe ndikimit qė ai si person juridik dhe
fizik pati nė trojet shqiptare. Natyrisht qė Agron Luka nuk mund tė flasė pėr
Petrus Thomasin nė veēanti, sepse nuk e njeh atė. Nė historiografinė
shqiptare, ky personalitet ėshtė pothuajse i panjohur. Tė gjitha faktet qė u
paraqitėn nė shkrimin tim ishin nxjerrė nga dorėshkrime, dokumente dhe
literaturė nė shumė gjuhė tė ndryshme (me shumė kėnaqėsi, njė pjesė tė
fotokopjeve tė dorėshkrimeve, si dhe gjithė literaturėn bio-bibliografike
mund tia vėmė nė dispozicion tė interesuarve, nė veēanti edhe Agron Lukės).
Mirėpo Agron Luka qė nuk di tė vlerėsojė margaritarėt (burimet arkivore tė
pabotuara mė parė), as qė lodhet tė kuptojė qė nė fund tė fundit bėhet fjalė
pėr njė personalitet tė pastudiuar mė parė nė historiografinė shqiptare. Meqė
nuk mund tė mbajė njė qėndrim kritik ndaj studimit tė bėrė pėr kėtė legat tė
veēantė, ai e mpreh hostenin e tij pėr tė sulmuar nė erė, duke pėrgjithėsuar
me Petrus Thomasin tė gjithė legatėt. Nėse Agron Luka apo ndonjė tjetėr
dėshiron ti kapė pėr bishti faktet dhe tė ndryshojė raportet ndėrmjet tyre
duke nxjerrė bidate tė reja nga ato qė ka dashur tė thotė shkrimi, fajin
pėr kėtė nuk e ka autorja Etleva Lala apo ndonjė tjetėr (Bardhyl Demiraj,
Robert Elsie), qė nuk i kanė bėrė me dije profesorit Agron Luka qė Aktet e
Koncilit Kishtar tė Tivarit tė vitit 1199, Kuvendin e Arbėnit, statusin e
legatit e funksionet e tyre e tė tjera i njohin me themel dhe madje nė
origjinal (shih studimet e tjera tė botuara mė parė tė Etleva Lalės). Fajin
pėr keqkuptimin e shkrimit me siguri e ka ndonjė lugat qė ishte kundėr
hėnės dhe u pėrpoq ta zėrė atė natėn e 3 marsit 2007. Arsyeja e vėrtetė e kėtij shkrimi, nė
fakt, nuk ishte njė reagim personal i momentit kundėr Agron Lukės, por mė
tepėr ishte njė nxitje e mirėfilltė intelektuale pėr tė piketuar fenomenin qė
pėrfaqėson Agron Luka nė Shqipėri, fenomen ky qė ka dalė shpesh nė pah kėto
vitet e fundit dhe qė ka tė bėjė kryesisht
me njė lloj militantizmi ekstrem akademik pėr tė mbrojtur me ēdo kusht njė
rrymė, ide apo edhe institucion tė caktuar. E quaj militantizėm, sepse nuk lė
hapėsirė pėr tė ndryshmen. Pėr tė kundėrshtuar njė shkrim apo njė ide me tė
cilėn kėta intelektualė militantė nuk janė dakort, ata pėrdorin tė gjitha
mėnyrat e mundshme, dhe nuk mjaftohen vetėm me hedhjen plotėsisht poshtė e si
tė pavlerė tė njė shkrimi tė caktuar, por i kundėrvihen edhe autorit tė
shkrimit dhe pėrpiqen ta denigrojnė atė jo vetėm si person, por edhe me nėnė
e me babė, me rrėnjė e me degė. Si pasojė e kėtij fenomeni, tė pėrpiqesh tė
bėsh shkencė apo studime shkencore nė Shqipėri, duhet para sė gjithash ta
bėsh lėkurėn si tė derrit, sepse ato qė shikon tė shkruara pėr veten dhe
familjen tėnde nga kundėrshtarėt e ideve tė tua tė bėjnė tė thuash me vete:
hapu dhé tė futem. Njė fenomen i tillė po vihet re shumė shpesh nė
Shqipėri, aq sa duket se ēdo intelektual qė dėshiron tė afirmohet me punėn e
tij profesionale, kėrkimore-shkencore ose studimore-burimologjike ėshtė i
detyruar ta kalojė edhe kėtė fazė. Ky militantizėm akademik ka nė fakt
rrėnjė tė thella. Arsyeja e parė e mė emergjente ėshtė frika pėr ekzistencė
intelektuale qė ka ai brez intelektualėsh qė nuk ėshtė azhornuar me arritjet
e fundit nė shkencė. Agron Luka e tregon vetė nė fillim tė shkrimit tė tij qė
nuk e ka idenė se ēfarė ėshtė Antropologjia Historike, shkencė kjo
relativisht e re, por mjaft e pėrhapur dhe e suksesshme nė Evropė dhe Amerikė
sidomos vitet e fundit. Si pasojė e kėsaj frike, ata u kundėrvihen
intelektualėve tė rinj, apo neo-doktorucėve qė nuk janė puthadoras tė tyre,
por qė tė formuar nė universitete dhe nė institucione pasuniversitare
perėndimore vijnė me ide tė reja dhe me formim tė ndryshėm nga ai i Agron
Lukės e i brezit tė tij. Se sa neo-doktorucė janė ata, kėtė e kanė
vlerėsuar institucione e universitete qė janė me famė botėrore pėr nivelet e
tyre akademike, kėshtu qė kot lodhet Agron Luka duke hedhur hije dyshimi mbi
profesionalizmin e tyre. Dimensioni i ri i tė bėrit shkencė i bėn tė dridhen
nga frika intelektualėt e tipit Agron Luka. Frikėn pėr ekzistencė intelektuale ata
nuk e shprehin direkt, por duke dalė si mbrojtės tė njė institucioni, i cili
nė sytė e tyre duket si i kėrcėnuar nga debatet e kohėve tė fundit. Agron
Luka del si mbrojtės i Kishės Katolike, thua se Etleva Lala (qė pėr mė tepėr
ėshtė edhe e krishterė), po e kėrcėnoka atė me shkrimin e saj, apo se Kisha
Katolike vėrtetė po rrezikoheshka nga situatat e kohėve tė fundit. Kisha
Katolike ka kaluar stuhi shumė mė tė mėdha se ky ekstremizmi islamik i kohėve
tė fundit, dhe gjithēka ka qenė thjesht njė lėkundje e lehtė sizmike pėr tė.
Nėse duam tė flasim mė tej pėr Kishėn Katolike, duhet thėnė gjithashtu qė
forca e saj ka qėndruar dhe qėndron pikėrisht nė faktin qė ajo gjithmonė ka
ditur dhe di ti pranojė, tė flasė hapur dhe tė mos ketė frikė nga tė metat e
saj, apo nga gabimet qė mund tė kenė ndodhur nė tė kaluarėn, qė ndodhin nė tė
tashmen e qė do tė ndodhin nė tė ardhmen. Nė fund tė fundit, ky ishte mesazhi
i Jezusit: qė njeriu nuk ėshtė i pėrsosur dhe nuk janė tė tilla as veprat e
tij. E vetmja rrugė drejt pėrsosmėrisė ėshtė vetė Jezusi e kush beson nė tė
ka jetė tė pėrjetshme. Kisha Universale nuk ka pretenduar dhe nuk pretendon
tė jetė e pėrsosur, por ajo beson nė Jezu Krishtin e thjesht pėr kėtė arsye
do tė ketė jetė pėr aq kohė sa ekziston bota. Nga ana tjetėr Kisha Universale
nuk pėrfaqėsohet nga njė person apo njė grup personash qė dikur apo edhe sot
mund tė kenė bėrė apo bėjnė gabime. Ajo para sė gjithash ėshtė njė trup
njerėzor qė beson te shpėtimtari i vet, kėshtu qė ajo nuk mund tė kėrcėnohet
nga asnjė gjė. Ėshtė pikėrisht kjo hapje e Kishės Katolike pėr pranimin e tė
metave dhe gabimeve ēelėsi i forcės dhe i jetėgjatėsisė sė saj, ashtu siē
pohojnė edhe teologėt e saj, dhe ėshtė pikėrisht ky ēelėsi i suksesit tė saj
edhe nė tė ardhmen. Njė arsye tjetėr ėshtė se militantėt
akademikė tė tipit Agron Luka e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė se si mund tė
flitet hapur pėr njė fenomen qė nė njė kontekst tė caktuar mund tė
konsiderohet si jo shumė pozitiv pėr idenė qė ata mbrojnė, sepse ata janė
rritur dhe formėsuar nė periudhėn e komunizmit ku sekretet, mbajtja e tė
fshehtave, prapaskenat, thashethemet e kishin kthyer kėtė vend nė mbretėrinė
e tyre tė preferuar. Sipas formimit tė tyre, ēdo gabim apo fenomen negativ
duhet mbajtur sekret, sepse po tė merret vesh prish imazhin e bukur nga
jashtė. Kėta intelektualė krijojnė dhe kuptojnė sipas skemės bardhė e zi
dhe nuk shohin ngjyra tė tjera nė krijimtarinė intelektuale dhe as nė tė
kaluarėn historike. Megjithatė duhet thėnė qė fenomeni i
mbrojtjes me militantizėm tė njė ideje dhe pėrqėndrimi i qėllimshėm i gjithė
punės intelektuale pėr kėtė qėllim nuk ėshtė vetėm pjellė e sistemit komunist
nė Shqipėri, por ėshtė njė fenomen qė i ka rrėnjėt shumė mė tė thella se kaq,
dhe ėshtė i pėrhapur nė shkallė tė ndryshme nė tė gjithė Evropėn. Zanafillėn
e ka nė Gjermani, gjatė luftės kundėr Napoleonit, dhe e ka emrin
nacionalizėm. Se ēfarė lidhje ka nacionalizmi me militantizmin akademik, dhe
si ka degjenuar ai nė Ballkan e veēanėrisht nė Shqipėri kėtė do ta shikojmė
nė vija tė pėrgjithėshme me poshtė, siē e ka pėrshkruar historiografi i madh
i ditėve tona Patrick J. Geary, nė veprėn e tij The Myth of Nations: The
Medieval Origins of Europe. (Princeton dhe Oxford: Princeton University
Press, 2003). Nacionalizmi politik gjerman lindi nė
epokėn e Napoleonit, si pėrgjigje e pushtimit tė territoreve tė Rinit dhe e
rezistencės popullore ndaj francezėve. Freiherr von Stein, ministri i Prusisė
(1804-1808) nxiti poetėt dhe shkrimtarėt tė kontribuonin nė krijimin e njė
imazhi tė njė Gjermanie tė bashkuar kur u dėbuan francezėt. Kėsaj thirrje iu
pėrgjigjėn ndėr tė tjerė edhe autorė me emėr nė letėrsinė gjermane si
Friedrich Gottlieb Klopstock, Herder, Gotthold Ephraim Lessing. Filozofi
Johann Gottlieb Fichte ishte ndėr intelektualėt mė tė rėndėsishėm tė kėsaj
kohe qė politizoi kulturėn gjermanike duke krijuar njė identitet gjerman qė i
kishte rrėnjėt nė epokėn romake, nė veprėn e Tacitus-it dhe nė heroin e parė
gjerman Arminius qė fitoi betejėn kundėr ushtrive romake nė vitin 9 pas
Krishtit. Pėrpjekje tė tilla sporadike do tė institucionalizoheshin nė vitin
1819 kur Freiherr von Stein themeloi Shoqėrinė pėr Historinė e Vjetėr
Gjermane (Gesellschaft für ältere deutsche Geschichtskunde),
shoqėri kjo e pėrkrahur edhe nga konsultat e intelektualėve tė famshėm si
Goethe, Wilhelm von Humboldt, vėllezėrit Grimm, Friedrich Carl von Savigny,
dhe Karl Friedrich Eichhorn. Ideali i kėsaj shoqėrie u materializua nė
korpusin Monumenta Germaniae Historica (Monumente
historike tė Gjermanisė) qė ka qenė dhe mbetet edhe sot e kėsaj dite guri i
themelit i historiografisė gjermane. Objekt i Monumenta u bėnė tė gjitha tekstet e shkruara nė ose pėr vendet
ku kishte pasur apo kishin sunduar gjermanofolės, dhe metoda e studimit tė
tyre ishte filologjia. Historianėt dhe filologėt filluan, pra, qė tė punonin
sė bashku pėr tė ndriēuar origjinėn e lashtė tė kombit tė tyre, e mė vonė
kėtyre iu shtuan edhe etno-arkeologėt. Qė nė kėtė moment, historiografia dhe
nacionalizmi u bėnė njė e tė pandarė. Standartet gjermane tė historiografisė
shkencore dominuan nė mėnyrė progresive tė gjitha universitetet e shek. XIX
nė Evropė, dhe madje edhe nė Amerikė. Historianė tė huaj qė mėsuan nė
seminaret gjermane metodat dhe kritikėn tekstuale shėrbyen si ambasadorė tė
analizės nacionalistike, kur u kthyen nė vendet e tyre. Si rezultat, brenda
njė kohe tė shkurtėr, e gjithė Evropa e kishte historiografinė baraz me
nacionalizmin dhe tė pandarė nga ai. Ishte pikėrisht ky lloj nacionalizmi i
bėrė njė me historiografinė ai qė u politizua deri nė atė pikė nė Evropė saqė
secili shtet i krijuar apo qė po krijohej nė Evropė, identitetin e tij e
kėrkonte pikė sė pari nė histori dhe nė gjuhė. Duke u bėrė vegėl e politikės,
nacionalizmi nė Evropė arrin edhe nė format e tij ekstreme si nė fashizėm,
nazizėm (fillimisht nė vendet qė kishin qenė vatra tė nacionalizmit), si dhe
nė nacionalizmin ballkanas, ku nacionalizmi do tė vinte pak mė me vonesė pėr
shkak se historianėve dhe gjuhėtarėve tė formuar nė shkollat gjermane e qė
shėrbenin si ambasadorė tė nacionalizmit nė kėto vende do tu duhej pak mė
shumė kohė qė ta bėnin nacionalizmin popullor nėpėrmjet politikės qė ua la
kėtė detyrė shkollave dhe teksteve shkollore. Si rrjedhojė, nacionalizmi nė
thelb nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė militantizėm qė pėrdor shkencėn dhe
metodat shkencore nė mėnyrė tė qėllimshme pėr tė vėrtetuar njė tezė apo
hipotezė tė caktuar, nė rastin konkret atė tė identitetit kombėtar, qė
pėrbėhet nga gjuha e veēantė e njė kombi tė dhėnė, territori nė tė cilin ky
komb banon dhe mundėsisht ka banuar qė prej kohėrave mė tė hershme dhe
kultura e dalluar e kėtij komuniteti qė prej kohėrave mė tė lashta. Ky militantizėm shkencor, d.m.th.
pėrdorimi i qėllimshėm i shkencės dhe metodave shkencore nė funksion tė njė
ideje ėshtė i aplikueshėm jo vetėm pėr nacionalizmin, por edhe nė fusha tė
tjera. Kėshtu, nė Shqipėrinė postkomuniste, ku si pasojė e dėshtimit tė
sistemit komunist i cili nė Shqipėri kishte qenė identifikuar me kombin,
nacionalizmi shqiptar mbeti pa objekt tė mirėfilltė, militantizmi shkencor
filloi tė pėrdoret nga klane tė ndryshme intelektualėsh qė u krijuan me
shumicė gjatė kėsaj periudhe, pėr tė asgjėsuar intelektualė qė nuk i pėrkasin
klanit tė tyre. Si rrjedhim, Agron Luka, i cili prej
nacionalizmit ka marrė vetėm militantizmin akademik nuk mund tė kuptojė
mėnyrėn e re tė tė shkruarit tė historisė qė po pėrhapet sot progresivisht nė
Evropė: kthimi nė jetė i dokumentit apo fenomenit historik ashtu siē ishte,
pa marrė parasysh nėse ai i pėrshtatet njė linje tė caktuar apo jo. Sipas
kėsaj mėnyre, ēdo dokument apo fenomen duhet tė ketė mundėsi tė tregojė
historinė e vet sa mė qashtėr qė tė jetė e mundur, na pėlqen ne apo jo kjo
histori. Ne thjesht duhet tė mėsojmė tė dėgjojmė zėrin e fakteve historike,
pavarėsisht se ato mund tė mos hyjnė nė skemėn e krijuar prej nesh. Me fjalė
tė tjera, ne duhet ta lėmė historinė qė tė na tregojė tė vėrtetat e saj, dhe
jo ti diktojmė ne asaj se ēfarė tė na tregojė. Duke qenė se e vėrteta,
sidomos ajo historike, ėshtė e rrėshqitshme dhe shumė e vėshtirė pėr tu
kapur, puna e gjithsecilit, sidomos e atyre qė duan tė merren me histori,
ėshtė qė tė pėrpiqen tė pėrcjellin ēfarėdo fije zėri qė mund tė ketė njė fakt
historik. Se sa i vėrtetė do tė jetė ky zė, kjo do tė dalė nė pah nga
ballafaqimet e fakteve tė ndryshme qė do tė prezantohen nga shumė burime dhe
vendosja e tė gjithave nė kontekstin historik. Pra, mė e pakta qė secili prej
nesh mund dhe duhet tė bėjė, ėshtė tė kontribuojė me tolerancė pėr tė
ndryshmen. P.S.
Falenderoj pedagogun e universitetit, kolegun Riza Hasa, i cili mė informoi
pėr shkrimin e Agron Lukės tė botuar te gazeta Shqipėria Etnike, gjė qė
mundėsoi edhe kėtė shkrim-reagim, sepse nuk do tė kisha pasur mundėsia tė
merrja vesh botimin e kėtij shkrimi. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse jam vnuar kaq
shumė nė pėrgjigje. Rebusi presidencial Ne qershor te
ketij viti, Parlamenti Shqiptar duhet te perpiqet te zgjidhe nje tjeter rebus
ne kuader te ecejakes 16 vjecare ne shtigjet e demokracise se brishte ne
Vendin e Shqiponjave. Ne fakt, eshte
vete Kushtetuta ajo qe komplikon gjerat, kushtetute e miratuar ne vitin 1998
nga mazhoranca e atehershme e majte, me bojkotin e gjere te opozites se
djathte aso kohe, document themeltar i shtetit qe zbatohet akoma. Akti suprem
i nje shteti, pasi pėrcakton nje mori votimesh ne kuadėr te arritjes se
numrit 84 te votave te nevojshme per zgjedhjen e kreut te shtetit (me
kompetenca shume honorifike!), ne mungese te kuorumit kėrkon shpėrndarje te
Kuvendit dhe me shume se nje raund zgjedhjesh parlamentare, te cilat
gjithsesi, kulmojne ne nje zgjedhje (pas sfilitjes rreth 8 mujore!) te
presidentit me mazhorancen e thjeshte prej 50%+1 te deputeteve te Parlamentit
Shqiptar. Po sjellim ne vėmendje disa nga paragrafet e nenit 87
te Kushtetutes ne lidhje me procedurat e zgjedhjes se Presidentit: 3. Kur nė votimin e parė nuk
arrihet kjo shumicė, brenda 7 ditėve nga kryerja e votimit tė parė bėhet njė
votim i dytė. 4. Nė rast se edhe nė votimin e
dytė nuk arrihet kjo shumicė, brenda 7 ditėve bėhet njė votim i tretė. 5. Kur ka mė shumė se dy
kandidatė dhe asnjėri prej tyre nuk ka marrė shumicėn e kėrkuar, brenda 7
ditėve bėhet njė votim i katėrt ndėrmjet dy kandidatėve qė kanė marrė numrin
mė tė madh tė votave. 6. Nė rast se edhe nė votimin e
katėrt asnjėri prej dy kandidatėve nuk ka marrė shumicėn e kėrkuar, bėhet njė
votim i pestė. 7. Nė rast se edhe pas votimit
tė pestė asnjėri prej dy kandidatėve nuk ka marrė shumicėn e kėrkuar, Kuvendi
shpėrndahet dhe brenda 60 ditėve bėhen zgjedhjet e reja tė pėrgjithshme. 8. Kuvendi i ri zgjedh
Presidentin sipas procedurės sė parashikuar nga paragrafėt 1 deri nė 7 tė kėtij neni. Nė rast se edhe
Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpėrndahet dhe brenda 60 ditėve
bėhen zgjedhje tė reja tė pėrgjithshme. 9 Kuvendi pasardhės zgjedh
Presidentin e Republikės me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė tij. Ashtu sic kane sqaruar edhe bashkehartuesit e kėsaj kushtetute, ne
fakt bashkekryetaret Arben Imami dhe Sabri Godo, aktualisht te dy eksponente
te spikatur te se Djathtes sot ne pushtet, kushtetuta kėrkon te gjeje nje
fryme konsensusi, duke vene nje barriere te larte prej 84 deputetesh, qe keto
vitet e fundit nuk e zotėron asnjė krah politik ne Kuvend. Teorikisht, askush
nuk eshte kunder kėsaj fryme, por a eshte logjike qe
vendi ti drejtohet dy here brenda rreth 8 muajve zgjedhjeve te pėrgjithshme
parlamentare per shkak te presidentit dhe ne fund, ta zgjedhe ate me
mazhorancen e thjeshte? Sigurisht qe jo! Ne keto kushte, Pas kėtij diskutimi retorik, i cili mbase konsumohet ne shume mjedise te
politikes se larte shqiptare keto dite, lind natyrshem pyetja: Pse nuk bie ne
nje mendje klasa politike ne ndryshimin e kėtij kapitulli te politikes, ose
te zgjedhjes direkt nga populli te kreut te shtetit? Aktualisht ne pushtet
eshte e djathta, e cila nese do te zbatohej skema e mazhorances se thjeshte,
pas 5 votimeve, me mazhorance te thjeshte mund te zgjidhte kreun e shtetit
nga rradhet e saj. Me vone, nje mazhorance e majte, mund te zgjedhe
presidentin me votat qe mund te ndertoje edhe qeverine ne Kuvend. Kohėzgjatja
e ndryshme e mandateve (5 vjet presidenti dhe 4 vjet Kuvendi), do te sillte
edhe bashkejetesen normale te ketyre dy posteve, e cila indirekt do te
konsiderohej edhe si konsensus. Frika e cenimit te institucioneve te
pavarura, pervec kėtij faktori, do te zgjidhej thjeshte me zbatimin rigoroz
te Kushtetutes dhe te ligjeve. Rebusi presidencial do te behej me veshtire i
zgjidhshem, nese do te kalonim tek emrat, por me sistemin aktual zgjedhor.
Bamir Topi, eshte nje figure e nderuar e politikes shqiptare, por sigurisht
nuk mund te terheqe mbi vete, ne kutite e votimit ne Kuvend, nje numer prej
84 votash te nevojshme per tu zgjedhur. E njėjta gje mund te thuhet per ish-
kryeministrin e qeverise se Pajtimit Kombetar, Bashkim Fino, i cili eshte
edhe nje amator i futbollit. Deri tani, ne skene kane dale keto dy emra, por
edhe ai i Aleksander Bushatit, nje pedagog i nderuar, inxhinier, drejtues i
nje firme te suksesshme, i cili del ne skene si i propozuar nga Shoqata e
Intelektualeve Katolike te Shqiperise, madje edhe si firmetar i nje
Promemorie, ne te cilen kėrkohen me shume te drejta dhe perfaqesim per
katoliket shqiptar. Thjeshte per kete fakt, Bushati
e ka shume te veshtire te siguroje votat e nevojshme per president. Dashje pa
dashje, pasi te jete sfilitur Shqiperia nga dy pale zgjedhje parlamentare dhe
puna te kete vajtur tek 50%+1 e deputeteve, llogarite te cojne serish tek dy
emra: Sali Berisha dhe Fatos Nano. I pari, eshte lider i pakontestueshem i te
djathtes dhe me kete sistem, do te jete ai presidenti i ri i shqiptareve,
meqenėse edhe kushtetuta aktuale nuk e pengon, edhe pse ka qene president i
vendit pasi asnjė ligj (as Kushtetuta), nuk ka efekte prapavepruese. E njėjta
gje mund te thuhet edhe per Fatos Nanon, i cilie dhe nese nuk do te jete
kryetar i PS-se, por do te ruaje te njejten stature politike dhe autoritet
karizmatik qe gezon, do te katapultohej drejt presidences nga te majtet qe
mund te vijne ne pushtet, thjeshte per ta hequr qafe. Pse ku arsyetim ne
formen e qarkut te shkurte? Megjithe forcen e partive te tjera qe fryhen e
shfryhen ne momente te ndryshme politike, pushteti ne te gjitha drejtimet ka
buruar dhe do te buroje permes PD-se dhe PS-se, ndryshme permes lidereve
respektove Berisha dhe Nano (ne nje menyre apo tjeter) qe edhe per shume
vite, do te jene realitet i fuqishem i skenes politike shqiptare. Blerti DELIJA Prek Radoina merr rruget pa rruge Pa mbushur ende 15 vjet, i riu nga fshati Thethe i komunes Shale,
Dukagjin, Prek Nikoll Radoina, eshte detyruar te braktise prinderit e tij dhe
te marre rrugen e emigrimit. Ky i ri inteligjent
jetonte ne kushte teper te veshtira familjare, ku misionaret e kishes
katolike Nene Tereza e ndihmojne per veshmbathje e ushqime. Por shume
shpejt ai behet edhe nje vullnetar i dobishem duke ndihmuar murgeshat ne
identifikimin e nevojave te popullates, duke i ndihmuar ne udhetime, takime
me te rinjte nga nje fshat ne tjetrin ne shperndarjen e Ungjillit. Misionaret
e mjbajne afer duke ndihmuar ne te gjithe veprimtarite fetare, ku njerezit e
kesaj krahine qe nga viti 1967, me mbylljen e kishave, nuk kishin pare nje
misionar te kishes katolike te vinte ketu. Shume shpejt popullesia u angazhua
ne meshen e shenjte dhe filluan te ndertonin kishat e rrenuara ku ndertuan
edhe nje kuvend prane kishes se Shen Gjonit ne Breg Lumi. Por nje ngjarje qe
tronditi te gjithe krahinen ishte nata e 12 dhjetorit 1995, ku nje bande
kriminale dhunon ndertesen, keqtrajton dhe grabit misionaret. Ne keto
rrethana, te riut Prek Nikoll Radoina, i kercenohet jeta nga persona te
maskuar se do te ekzekutohet ne qofte se jep deshmi ne polici. Ne keto kushte
emigron jashte vendi. Ndonese policia e shtetit beri hetime, asnjehere nuk i
zbuluan autoret e vertete. Misionaret largohen prej aty. Ipeshkvi i Pultit i
asaj kohe, imzot Robert ashta, shperndau nje leter baritore duke denuar ate
qe kishte ndodhur, si nje gjest shume negativ. Ne rrethana tronditese, Prek Nikoll Radoina lė prinderit e
aspiratat rinore per te shpetuar
jeten e tij. Zef NIKA Nė
Lekbibaj, ku kanuni ėshtė i egėr, ku ligji ėshtė nul Lekbibajt e Tropojės shtrihen anės sė
djathtė tė lumit Drin. Nė kufi mes Fierzės dhe Dukagjinit. Atje natyra ėshtė
e egėr nė dimėr dhe shumė e kėndshme nė verė. Atje njerėzit janė bujar, tė
dashur, tė afrueshėm, por tepėr numzli. Kanuni, hakmarrjet, ta ndjekun kudo,
edhe pėrtej varrit, pasi gjaku merrte edhe pas shtatė breznive. Mjafton njė
zėnkė, larg qoftė plagosje vrasje qė jeta tė kėrcėnohet seriozisht. Edhe familja e Jak Bushatit nga Lekbibaj
u ba viktimė e njė hakmarrjeje qė kushedi kur do ketė njė fund. Me 22 gusht
2002 vritet me armė zjarri polici Ndokė Nuka. Pėr vrasjen e tij u akuzuan dy
persona: Joland Bushati dhe Abedin Lazri. Megjithėse vrasja nė fjalė nuk u
vertetua as nga organet e hetuesisė, as tė prokurorisė, as tė gjyqėsorit, tė
dy tė akuzuarit u denuan me nga 20 vjet burg secili. Bashkėpunim si
bashkėpunėtor nė vrasje! Qė nė dėnim duket se ligji ėshtė nul, dėnon pr njė
vrasje dy vetė me tė njėjtin denim. Kjo ndoshta pėr tė sheshuar pak
hakmarrjen mesjetare tė tė afėrmve tė viktimės. Por, pavarėsisht dėnimit
absurd, tė gjykatės, kanuni ėshtė potent. Tė afėrmit e Joland Bushatit
detyrohen tė braktisin vendlindjen dhe tė jetojnė nė ilegalitet. Me 22 tetor 2006 nga persona tė identifikuar, por qė
mendohet se kanė lidhje me gjakmarrjen, plagoset me armė zjarri Jak Bushati.
Ngjarja ndodh jo nė Tropojė, por nė njė qytet tjetėr. Gjithashtu, kėrkohen tė
vriten vėllezėrit e Jolandit tė burgosur pa fakte, tė quajtur Jetnor Bushati
dhe Jonard Bushati. Pra, kėta dy vėllezėr dhe i ati Jaku jetojnė me frikėn e
gjakmarrjes. Tė rinjtė Jetnor dhe Jonard kanė marrė rrugat pa rrugė tė
perėndimit, pasi Kanuni i lashtė i ka dėnuar me vdekje, ndoshta edhe nė
breznitė qė vijnė. Vasel Gilaj Mimoza Taka Hata
nė hipoteka Gjatė
tetė viteve socialistėt tjetėrsuan pronat: priten kontrolle tė imėta Edhe pse shumė prona nė Shqipėri janė
tjetėrsuar, kjo nuk do tė thotė se ato janė ndryshuar pėrfundimisht. Ėshtė e
shenjtė prona. Pa kėtė shenjtėrim sot do ishte shpellinė. Por kėtė paralizė,
jo kushedi tė moēme, 16 vjeēare, qeveria demokratike, me kryeministrin mė
impulsiv, mė tė pastėr moralisht, me tė drejtė njerėzisht e ligjėrisht, do e
shėndoshė me ilaēin ligj, ku tė gjitha vendimet e dyshimta tė marra deri
tashti, nė tė gjitha Zyrat e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluejtshme, ose
ndryshe Hipotekave, siē i quajmė ndoshta pa tė drejtė nė Shqipėri, do tė
rishikohen imtėsisht. Kėtu nė Tiranė, hipoteka mė e madhe nė
vend ka patur njė tėrmet tė fuqishėm, ku ditėt e fundit janė shkarkuar 13
punonjės. Kjo ka ardhur pas njė kontrolli jo krejt tė plotė tė Zyrės sė
Antikorrupsionit nė Kryeministri dhe Ministrisė sė Drejtėsisė, ku janė
konstatuar shkelje ligjore. Edhe Hipotekat e Vlorės, e Korēės dhe tė tjera
kanė shumė probleme tė trashėguara, veēanėrisht nė viti 1997 deri mė 2005,
kur socialistėt kishin pushtetin e hyqymetin, kur mbi kodikėt e moēėm, vunė
edhe emra tė rrebelimit tė vitit tė zi 1997. Ndaj kėtij ligji normalisht qė po bėrtet
politika e majtė, por shqiptarėt me vullnet tė lirė, me votė, dėshmuan se nuk
janė illnuar me PD-nė, por janė tė pakėnaqur me PS-nė. Shifra prej
5.000.000 USD qė qeveria ka pėrcaktuar pėr kthimin dhe kompensimin e ish
pronarėve si dhe politikat konkrete me sipėrfaqet qė shteti ka nė dispozicion
pėr ish pronarėt janė njė nisje shumė premtuese. Vitin tjetėr shifra nė para do jetė edhe mė e larta. Nga ana tjetėr
qeveria Berisha nuk e ka tė lehtė, pasi me Titujt e Pronėsisė ėshtė
spekulluar. Kėshtu pra, qė pronarėt e ligjshėm tė fitojnė, dikush edhe duhet
tė humbė. Pra ėshtė ndeshje e ashpėr. Ndeshje mes ligjit qė synon tė ndreqė
padrejtėsitė dhe mafies qė ka tjetėrsuar shumė prona, veēmas troje. Edhe nė
mes tė qyteteve. Janė synyar zonat industriale tė qyteteve, zonat me
prioritet ndėrtimet, zonat e lira, shumė pak tė populluara deri para 16 vjetėsh,
zonat e plazheve, tė pikave turistike. Janė bllokuar ato troje qė gjithkush e
di qė nuk janė tė atyre qė i kanė me qitab tė Fatos Nanos. Kjo metodė tė bėn tė mendosh mafien me prapavijė politike qė ka synim
fitimin e shpejtė tė parave. Aty ku pronat janė tjetėrsuar, vėrtet ka
rrjedhur shumė valutė. Nga hiēi pra. Nga hiēi e kanė origjinėn edhe, medemek
pronarėt. Nga hieroglifet e pakuptimta, qė zor tu gjesh pėrkthyes nė botė,
mund tė jenė deshifruar shumė oaze hipotekore. Janė jo pak raste kur investitorė perėndimorė qė kanė patur qellim
investimet tek ne, pasi kanė gjetur parregullsi nė trojet ku kanė menduar tė
vendosin bizneset, i kanė ndėrprerė tė zhgėnjyer. Edhe gjigandė tė industrisė
italiane. Gjithsesi, politikat e reja tė qeverisė shqiptare nė njė tė ardhme
shumė tė shpejtė, duket do riparojnė gjithēka, duke krijuar klimė tė
pėrshtatshme pėr tė gjithė bizneset perėndimore. Problemet e pronėsisė nė Shqipėri janė kapėrthyer keqas. Duhet njė
vullnet i fortė pėr ti riparuar. Tė uzurpohet e shfrytėzohet pėr kioskė njė
oborr shkolle, ėshtė paradoks, por ama, tė shfrytėzohet pėr ambient lokali,
pra rrugė kalimi a shesh parkingu njė institucion i rėndėsisė sė veēantė, si,
fjala vjen, Bashki, Prefekturė etj, tė vendoset pronar prej koti mbi pronėn e
tjetrit pėrmes dokumentave tė Zyrave tė Regjistrimit tė Pasurive tė
Paluejtshme, ėshtė njė hata e madhe. Nderlikimet e pronėsisė e kanė bazėn pikėrisht nė rrėnjėt e mafies
politike, rrėnjė tė cilat edhe ndėrkombėtarėt kėrkojnė ti thajmė shpejt. Sokol Pepushaj E majta, ne rresht pro te djathtes shkodrane Ne Tirane,
lajmi per mbledhjen e dyte te Keshillit Bashkiak te Shkodres. Serish, pas
mbledhjes se pare te konstituimit me 7 prill 2007, u shenuan risi te
kompromiseve jo zyrtare politike, kete here per interesa te ngushta personale
te nje individi, bisnesmen i fuqishem verior, me bindje dhe kontribute afer
te majtes. Parlamenti i qytetit te Shkodres ka dhene verdiktin e tij per 5
keshilltaret qe do ta perfaqesojne ate ne Keshillin e Qarkut, nje organizem i
rendesishem edhe vendimarres ne kuader te decentralizimit te metejshem te
pushtetit vendor. Lista e emrave te perzgjedhur nga PD-ja, ishte vertete
interesante ku pervec Qashif Hoxhes, person me kredite dhe i njohur ne bazen
demokrate te Shkodres, perfshiheshin edhe Sabri Bushati, i cili mesa duket
perzgjidhet dhe emerohet me shume si mbiemer se per karrieren apo kontributin
politik ne PD, por edhe Gjovalin Kolombi, i cili u emerua fillimisht prefekt
i qarkut dhe pas largimit u perfshi ne vendet e para te listes se
keshilltareve bashkiake, e tashme propozohet per antar i Keshillit te Qarkut. Te tre emrat e
siperpermendur, kaluan proven e Keshillit Bashkiak te Shkodres, duke qene
tashme edhe antare te Keshillit te Qarkut. Qashif Hoxha dhe Sabri Bushati, mund
te ndjehen te qete tashme, pasi kane marre perkatesisht 34 dhe 26 vota,
ndersa nevojiteshin jo me pak se 23 vota te keshilltareve bashkiake te
qytetit. Mbase mund te lindin probleme, gjithnje ne baze te interpretimit te
ligjit, per emrin e Gjovalin Kolombit, i cili fitoi te drejten e kalimit si
keshilltar ne qark me vetem 9 vota, pa kaluar kuorumin e nevojshem prej 23
votash. Pas zbardhjes se vendimit te Keshillit Bashkiak, nese eshte
respektuar ligji dhe aktet e tjera nenligjore, do te vendose institucioni i
Prefektit te Qarkut Shkoder. Eshte me mjaft
interes te analizohet numri 34 i votave te marra nga i propozuari i PD-se, qe
ne turin e pare. Disa media vendore te Shkodres, bene nje fare analizimi te
kesaj teme, por mesa duket u mungonte guximi i duhur per ti vajtur deri ne
fund kesaj teme. Ne Keshillin
Bashkiak te Shkodres, me heret, ishin kristalizuar tre blloqe politike. Grupi
i Djathte (PR+PDK+PMDL) qe perbehej nga 10 keshilltare, haptas ishte shprehur
kunder votimit ne bllok te emrave te propozuar nga PD-ja. Ne mbledhjen e dyte
te Parlamentit te Shkodres, PD+ Aleatet e Djathte te Vegjel, nuk ishin me
shume se 19 keshilltare, ndersa PS+ Partite e
Majta Aleate, vetem 14 vota. Atehere, llogarite matematikore jane shume te
thjeshta dhe tregojne se numri 34 i votave, eshte arritur nga nje aleance e
cuditshme e votave te te djathteve dhe te majteve, madje keta te fundit,
duket se kane votuar ne rresht per te propozuarin e PD-se si antar qarku. Kjo
eshte vertetuar indirekt jo vetem nga perllogaritjet e mesiperme, por edhe
nga fjalet qe keshilltare te PD-se hapen per koleget e tyre ne kete fryme,
madje duke permendur edhe toponimin e nje zone te njohur turistike te
Shkodres. Edhe kete fakt, mediat lokale te Shkodres e ceken, por ne
mediokritetin e tyre, pse jo edhe nen trysnine e pronareve apo opinioneve,
nuk e analizuan deri ne fund. Cila eshte
lidhja ne mes zgjedhjes se antareve te Keshillit te Qarkut nga rradhet e
parlamentit te qytetit te Shkodres, me interesat e nje bisnesmeni prane te
majtes? Nje bisnemsen shume i fuqishem, ka interesa mjaft te medha ne nje
zone turistike te Shkodres, sic e thame dhe deri me tani, ka ndeshur ne rezistencen e
drejtuesve te Keshillit te Qarkut, te cilet e pengojne ne realizimin e synimeve
qe i ka vene vetes. Pas zgjedhjeve te 18 shkurtit 2007, u cel nje drite
jeshile per te realizuar qellimet e tija. Keshtu, pas shume negociatave, ne
Tirane dhe ne Shkoder, u arrit nje kompromis per mbeshtetjen e njerit nga
emrat e propozuar nga PD-ja, qe ai te zgjidhej antar i Keshillit te Qarkut,
mundesisht ne nje menyre sa me plebishitare, duke nisur sinjale edhe drejt
Kryesise se PDSH-se ne Tirane. Kjo, per faktin e thjeshte se, sipas gjasave
ose sic ka ndodhur deri me sot, emri i kryetarit te Keshillit te Qarkut, ka
dale nga rradhet e Keshillit Bashkiak te Shkodres (personat qe jane zgjedhur
si perfaqesues te tij ne te ashtequajturin Parlament rajonal). Nga ana
tjeter, Kryetari i Qarkut, eshte jo vetem kryetar i KRRT-se rajonale, por ka
edhe nje peshe te madhe ne vendimarrjen e ketij organizmi. Fillimisht,
duhej siguruar nje mbeshtetje e fuqishme politike e cila erdhi nga te Majtet
ne Keshillin Bashkiak qe u vune ne rresht, te votonin pro kandidatures se
propozuar nga PD-ja, nga nje biznesmen qe duhet te realizoje me cdo kusht
qellimet e tija ne nje zone turistike te Shkodres. Deri tani
llogarite duket se kane ecur ne menyre perfekte. PD dha votat e saja per te
zgjedhur nenkryetaren e Keshillit Bashkiak te Shkodres nga e Majta, ndersa ky
grupim, bashkoi votat me demokratet per te zgjedhur nje keshilltar qarku,
kete here ne sherbim te interesave te ngushta te nje individi- bisnesmen.
Megjithate, duket se llogarite nuk kane shkuar deri ne fund. Do te jete
kryesia e PDSH-se ne Tirane, ajo qe do te percaktoje emrin e kandidatit te
saj per kryetar te Keshillit te Qarkut Shkoder. Mbi te gjitha,
nje peshe te madhe do te kete fjala e kryetarit te PDSH-se Sali Berisha, i
cili tashme permes burimeve te tija te besueshme, duket se ka marre mesazhet
e duhura nga Shkodra. Nje gje nuk eshte e sigurte: a ka ndikim apo mekanizma
ky biznesmen i fuqishem, qe te ndikoje edhe ne vendimarrjen e kryesise se
PDSH-se dhe te vete kryetarit Berisha? Kjo mbetet per tu pare, sic edhe largpamesia e ketij arsyetimi. Eshte
thjeshte ceshtje kohe! Vasel Gilaj Konsulli italian nė Vlorė, Lorenzo Tomassoni,
diplomat i dėshtuar nė Shqipėri - A shiten vizat nė konsullaten italiane tė Vlorės? - A u mohohet viza atyre qė plotėsojnė kushtet? - A ėshtė njerėzore tė vrasėsh njė vajzė 23 vjeēe, duke mos i dhėnė
vizė tė ėmės pėr ti dhuruar veshkėn nė Itali? - A thua plaka do punėsohej atje, nė rrugė, nė semafor?! Pyetjet janė pyetje dhe ne do rrimė larg komenteve. Ne po, themi se
Anelda 23 vjeēare vdiq. Ajo vdiq me emrin e konsullit Lorenzo Tomasoni nė
gojė. Duke iu lutur Zotit qė ta falė ēdo skizofreni njerėzore, pasi aq dinė
harbutėt, burrokratėt e letrave pa vlerė. Ėshtė pra fillimi i zakonshėm e njė rrėfimi pėr fatin e mijėra vajzave
shqiptare. Anelda qė vdiq, shqiptarja me ėndrra edhe mė shumė se njė konsull
prej guri, bashkėmoshatare jona, nuk ishte nga ato qė rėndom tė huajt i
quajnė mish i bardhė, apo prostituta. Edhe mua nė fakt mė ka rastisė tė jem
dikur pėrballė njė konsulli, ku nė tė vėrtetė shpejtoi proēedurat, mė priti
vetė nė sportel, nuk mė kėrkoi dosje me dokumenta burrokratike, por mbase
mosha e re nuk i mbushi mendje se do jem shpejt njė gazetare me peshė. Pėr
vete nuk ia kam marrė pėr keq dhe redaksia mė bindi se duhej tė bėhesha emėr
nė gazetari qė tė bindim tė huajt se nuk spekullojmė. Por njė bashkėmoshatare
imja vdiq nga njė ligj skizofren apo njė konsull skizofren italian, nuk e di.
Ishte pra veshka, ishin paratė pėr transplantin. Ishte prenotuar edhe
vendi nė spitalin Umberto I nė Romė. Ishte edhe vertetimi i Rajonit tė
Balistikės nė Itali qė merrte pėrsipėr shpenzimet e pas operacionit. Edhe
shoqata Njė zemėr pėr Shqipėrinė kishte marrė pėrsipėr shpenzimet e mėpastajme.
E konsulli prapė nuk e vuri atė dreq vule, atė dreq firme mbi pasaportėn e
nėnės sė kėsaj vajze, pėr ti shpėtuar jetėn. Thuhet nėpėr dhėmbė se mungonte
njė vulė. Normalisht qė jam e mbushur me pak mllef, si Oriana Fallaci qė ka
shkruar shumė herė nė faqet e kėsaj gazete kur ishte gjallė, por shumė mirė
mund tė nisė edhe njė hetim pėr vrasje me dashje, ose nė rastin mė tė
thjeshtė nga neglizhenca apo pakujdesia. Nėse nuk e njoh ligjin, nė emėr tė
moralit, nė emėr tė jetės flas. Se vdiq njė vajzė, njė 23 vjeēare. Anelda u Meqėnėse gazeta Shqipėria Etnike ka mbi 40.000 lexues nė ditė nė tė
gjithė botėn nė internet dhe, lexohet nė tre gjuhė, e vetmja gazetė shqiptare
kėshtu, e dimė se nė E-mailin tonė do vijnė mijėra ankesa konkrete, por u
kėrkojmė ndjesė lexuesve se nė kėtė shkrim nuk do kemi emra tė pėrvetshėm dhe
nuk do merremi me vogėlsira, pasi gjykojmė se viktima dhe xhelatė janė bashkė
brend kėtyre rreshtave, pėr tė reaguar kundėr fatkeqėsisė shqiptare tė
radhės, tė nėpėrkėmbjes sė dinjitetit. Pasi konsulli i Italisė nė Vlorė tė lexojė kėto radhė, ndoshta tė
mbushura me ndjenjė mllefi pėr vdekjen e njė vajze 23 vjeēare, me ėndrra tė
pastra pėr jetėn, do ishte mirė tė mos vriste edhe tė vėllain, Zanin, pasi tė
njėjtėn kėrkesė do i bėjė e ėma, pėr ti dhuruar veshkėn, meqė ky fat i keq e
ka gjetur kėtė familje, pasi nė Greqi duket se mjekėt nuk po e sigurojnė pėr
suksesin e operacionit. As Farnesina nė Romė, as ambasada nė Tiranė pėr hir tė alla lettera,
nuk mund tė linin njė vajzė tė re tė vdesė, pasi ai dokumentacion qė ju keni
nė sirtarėt e konsullatės nuk i le shteg as njė diplomati tė dyshoi se njė
plakė rrin nė Itali e nuk kthehet. Se po, po, ky ėshtė shqetėsimi i
pėrfaqėsive diplomatike, nė rastin konkret italiane. Tė gjitha ato togje me
letra (dokumentacione) shėrbejnė thjeshtė, pėr ti mbushur mendjen njė
konsulli apo punonjėsi tė ambasadės qė, vizėkėrkuesit do tė kthehen nė vendin
e tyre, pa shkelur afatet e kohėqėndrimit. Prandaj edhe Komisioni Europian nė
Bruksel pranoi qė tė gjithė shqiptarėt qė kanė njė vizė nė pasaportė, do
marrin njė tjetėr mė tė gjatė se tė parėn, pa dokumenta burrokratike. Aty nga
nėntori. Njė fakt mė bėn pėrshtypje tėmadhe. Konsulli Tomasoni duket ėshtė
njohur mė mirė nga kolegėt tanė tė Corriere Della Sera qė e dėnuan rastin
vrastar. Ai nuk ka shije tė mirė as pėrtej Adriatikut, aq mė tepėr pėr
shqiptarėt kudo nė botė. Pėr tė 14 milionėt. As pėr shkodranėt normalisht.
Kjo, aq mė tepėr, kur aktiviteti i Konsullatės Italiane nė Shkodėr, ėshtė
katėrcipėrisht ndryshe nga ai i Konsullatės sė Vlorės. Qė nga viti 2000 e
deri mė sot, janė me qindra rastet qė Konsullata e Italisė nė Shkodėr ka
punuar me profesionalizėm e humanizėm njerėzor nė pėrshpejtimin e procedurave
nė rastet e vizitave apo shtrimeve nė spitalet italiane. Ka patur njė
bashkėpunim tė shkėlqyer pėr veēse me institucione, individė, edhe me Karitasin.
A nuk zbaton tė njėjtat ligje si konsullata e Shkodrės edhe ajo e Vlorės?
Ndoshta lepuri fle diku tjetėr. Janė tė shumtė diplomatėt, tė cilėt,
veēanarisht nė vende si Shqipėria, ku qytetarėt e thjeshtė e kanė akoma
ėndėrr tė ndjejnė aromėn perėndimore, nuk janė tė kėnaqur vetėm me rrogėn
qė u jep shteti i tyre. Kjo nuk ėshtė akuzė. Janė thjesht fakte tė komentuara
jo vetėm nga shtypi shqiptar, por edhe ai i huaj, prandaj nuk po zgjatemi,
pasi premtuam se kėtė radhė nuk do merremi me emra tė pėrvetshėm. Jeta e ēdo njeriu mbrohet me ligj. Ėshtė njė nga nenet mė tė
rėndėsishme tė Kushtetutės shqiptare. Edhe tė kushtetutave tė tjera. Ne nuk dėshirojmė tė ketė viktima tė tjera nė radhė, ne nuk dėshirojmė
tė hapim gazetėn gjithherė me njė fenomen, derisa tė vėmė nė lėvizje
parlamentin shqiptar Farnesina-n nė Romė, ne nuk dėshirojmė ti drejtohemi
institucionalisht si gazetė tė gjithė faktorit ndėrkombėtar, por kush na jep
garanci qė njė konsull (i njėjti), nuk do marrė jetėn edhe tė njė tjetėr
shqiptari? Jemi kalimtarė nė kėtė botė o konsull. Se Anelda vdiq. U kthye nė atdheun e
vet, nė arkivol, e veshur si nuse. Ashtu siē kishte ėndėrruar tė vishej kur
tė shėrohej, pra pasi konsulli ti jepte njė vizė nėnės sė saj, pėr tė hequr
njė veshkė nga trupi, pėr tė shpėtuar jetėn e vajzės. Kėto janė fjalė tė
thėna nga njė kolegu ynė gazetar i Corriere Della Sera. As ne qė jemi
shqiptar, nuk do i kishim thėnė mė bukur, nė trishtimin e rastit. As ne qė
jemi shqiptar nuk mund tė flasim nė mėnyrė mė njerėzore. Eh pra, kjo
ishte fatkeqėsia e njėrės prej atyre, jo nga ato qė perėndimorėt bėjnė
medemek se po u pėlcet se u mbushėn semaforėt, por e njė vajze tė mirė, tė
edukuar, plot ėndrra e shpresa, qė nuk kėrkoi mė shumė, veēse tė jetonte. Dhe
jetėn e saj e pat nė dorė tė njė vule. Nuk e di se sa vlerė ka tė flitet pėr
liberalizim tė vizave pėr shqiptarėt, apo edhe pėr ratifikim tė MSA-sė?
Ēvlerė paska nėnshtetėsia shqiptare o popull, ajo pasaportė e kuqe qė qysh
nė ngjyrė shėrben si sinjalizim i keq. Ndoshta janė
fjalė jashtė etike, por kur vdes njė njeri njė konsull nuk vė vulė, ia vlen
tė dalėsh jashtė tė famshmes etikė. Florė Malocaj Fluiditeti i alencave fluide dhe kameleonėt e politikės Askurrė nuk kam besuar tek funksionimi i aleancave para dhe
paselektorale. Gjithnjė kėto pazare politike nuk kam patur as mė tė voglen
dėshirė pėr ti parė apo pėr ti trajtuar vetėm si marrėdhėnie ndėrmjet
biznesmenėsh, ndėrmjet tregtarėsh. A nuk ėshtė kėshtu? Pėrgjigjen e kėsaj pyetje, tė cilėn janė nė
gjendje ti pėrkojnė njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė nė atė kontekst
qė e mendoj edhe unė, nuk kam ndėrmend ta artikuloj. Zgjedhjet dhe dėftuesit
e kėtij testi elektoral, duke qenė shtysa pėr tė nxjerrė mėsime, nėse janė
pėsime, nuk kanė patur komoditetin tė trajtohen qartazi kėshtu, pasi asnjėra
palė nuk ka pranuar humbjen. Politika ka vijuar
nė logjikėn rutinore, konform parimit tė moralit pa moral. Dhe ja ku behemi
para njė pamje aspak tė panjohur. Atė qė nuk bėri dot Partia Demokratike fill
pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit, largimin e Berishės si shkaktar kryesor i
humbjes nė qytetet e mėdha tė Shqipėrisė, e kanė nė dorė sot ta bėjnė aleatėt
e koalicionit tė djathtė. Mė nė fund, ata tė parėt, po e shohin Kryeministrin
pėr ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė, si arsye tė vetme pse koalicioni i djathtė e
ka tė garantuar shpejt humbjen e pushtetit. Nė momentet qė flasim, mazhoranca
parlamentare, jo vetėm ka marrė krisje tė mėdha, por mund tė quhet aktualisht
e zhbėrė. Votimi i ligjit tė gjobave nuk duhet parė si fillimi i kėsaj
zhbėrje, nė fakt, ai ėshtė shpėrthimi publikisht, i asaj vale pakėnaqėsie,
revolte dhe nevoje pėr ndryshim, qė ka filluar me kohė tė gėlojė brenda tė
djathtės. E gjitha kjo i dedikohet vetė natyrės autoritare qė ka kreu i
qeverisė, i cili pas 18 muajsh nė pushtet, pėrpos gafave tė shumta nė
qeverisje, ka gabuar nė trajtimin e koalicionit tė tij, duke i konsideruar
aleatėt, njėsoj si ushtarėt e tij nė Partinė Demokratike. Sot nuk kemi thjesht
dy parti tė fuqishme aleate si PDK dhe PPDNJ, qė deklarohen kundra pėr njė
ligj tė caktuar, por kemi njė ndėrgjegjėsim politik tė atyre, qė jo vetėm nuk
janė dakord tė heqin deri nė fund vallen pa krye tė Berishės, por dhe kanė
nuhatjen e duhur politike tė kuptojnė se ky ėshtė momenti kur Kryeministrit,
jo vetėm duhet ti thuhet ndal, por dhe lamtumirė. Dhe nuk se jemi nė prag tė
bėrjes sė ndonjė qeverie tė re, qė Berisha tė mund tė joshė kryengritėsit me
ndonjė post ministror. Aleatėt qė i kanė dalė kundra, e kanė nga njė ministėr
nė qeveri. Shkurt jo gjithmonė pazaret tė nxjerrin matanė dhe kjo tregon se
njė erė e re po fryn nė politikėn shqiptare. Berisha ka mbetur po ai dhe kjo
ėshtė arsyeja qė nuk kupton shumė se ēfarė po ndodh rrotull tij. Edhe pse i
rrezikuar dhe kritikuar paq nė Kuvend nga brenda koalicionit dhe partisė,
edhe pse aleatė kryesorė deri dhe vetė Mediu, kanė dalė kundra politikave dhe
ligjeve tė tij nė Parlament, ai vazhdon ti injorojė kėto qėndrime dhe ti
quajė personale. Madje, po mos ishte pėr ngrohjen globale mund dhe ti
ngrinte, duke harruar se votat e kėtyre aleatėve e bėnė Berishėn Kryeministėr
dhe grupin politik qė ai pėrfaqėson, tė quhet mazhorancė nė Parlament.
Pikėrisht kėta aleatė sot, kanė kuptuar gropėn e madhe ku Berisha po i tėrheq
tė gjithė. Kryeministri, vetėm pas 18 muajsh nė pushtet ka hapur luftė me tė
gjitha shtresat e shoqėrisė dhe sot, askush nga aleatėt, por dhe nga Partia
Demokratike, nuk do dėshironte tė ishte nė kėpucėt e tij. PPDNJ dhe PDK kanė
vendosur tė dalin hapur kundra politikave tė Berishės dhe ky ėshtė njė ogur i
mirė nė Parlament e mė tutje tij. Sė pari ata, por dhe tė tjerė aleatė nė
qeveri e pushtet, nuk kanė pse mbajnė mbi supe gafat dhe paaftėsinė e
Kryeministrit pėr tė qeverisur, sepse siē u shpreh vetė Dule, tė gjithė nė
qeveri janė thjesht nėpunės qė i binden kreut. Dhe nė fakt, tė gjitha
vendimet, tė gjitha shpjegimet, tė gjitha iniciativat, nga politika e
ndėrtimet, deri te sporti e kultura, Berisha i merr tėrėsisht nė kokė tė tij,
pa u konsultuar me aleatėt, pėr tė mos thėnė mė tej me grupe interesi.
Aleatėt, paēka se nė qeverisje me Berishėn, nuk dėshirojnė dhe skanė pse
marrin mbi supe koston e politikave tė deformuara tė njė Kryeministri
autoritar. Nga ana tjetėr, ėshtė koha qė politika shqiptare mos sundohet veē
nga dy parti tė mėdha dhe fati i mė tė vegjėlve tė jetė thjesht ēėshtje
Dushku ose pazari momental. Duket se dhe Dushku dhe pazaret, spo mbajnė
gjatė dhe po shihen gjithnjė e me sy mė tė keq nga opinioni shoqėror. Albert VATAJ Shumė
kosovarė rrezikohen me jetė nė Kosovė Kosova, krahina me mazhorancė
shqipfolėse, e cila pritet qė tė ketė shpejt njė status pėrfundimtar, po
kalon njė situatė vėrtetė kritike. Gjendja ėshtė e tillė edhe pėr faktin se
vetė kosovarėt, kanė krijuar situata terrori. Janė tė shumta rastet qė nė
Kosovė, jo vetėm individė, por edhe familje tė tėra janė tė rrezikuara me
jetė. Kolė Dakaj nga kryeqyteti i Kosovės, Prishtinė, ėshtė njė viktimė e
pafajshme qė vite mė parė, familjarisht, ishte detyruar tė braktiste Kosovėn
dhe tė marrė udhėt e perėndimit pėr tė shpėtuar jetėn. Babai i Kolės, ka
punuar nė shėrbim tė serbėve dhe akuzohet pėr vrasje tė disa shqiptarėve. Nė
kėto kushte, familja e tij do tė pushkatohej dhe nė kėto kushte, u detyruan
tė largohen. Nė Kosovė, janė me dhjetėra raste, kur pa fakte tė vėrtetuara
janė vrarė nga shqiptarėt pikėrisht ata shqiptarė qė kanė punuar nė shėrbim
tė serbėve siē ėshtė rasti i Gjon Dragobia, Muhamet Laēi, Enver Luli etj.
madje, janė familje tė tėra qė janė shuar nga kjo hakmarrje e shqiptarėve
ndaj shqiptarėve. Nė kėto kushte Kolė Dakaj rrezikohet me jetė nė Kosovė, e
cila edhe nėse do tė zgjidhet statusi i saj pėrfundimtar, do tėketė probleme
tė kėsaj natyre, duke u kthyer nė njė ferr pėr shumė individė tė pafajshėm. Artur Vashja A duhet tė jetė presidenti i ri katolik? Tek dėgjojmė lloj e lloj emrash dhe alternativash, se si do tė
zgjidhet, dhe kush do tė jetė Presidenti i ri i Republikės sė Shqipėrisė,
menjėherė mendja tė shkon tek e kaluara historike e drejtuesve tė Shqipėrisė
sė paku nė njė-qind vitet e fundit, pasi njė thėnie e urtė thotė: Se nuk
mund tė shkosh pėrpara pa e ditur edhe nga vjen. Pa pasur asnjėlloje
paragjykimi apo keqardhje pėr ekzistencėn e tre komuniteteve fetare nė vendin
tonė, mbasi se kėshtu i kemi gjetur dhe padyshim qė edhe do ti lėmė, sepse
zhvillimi i shoqėrisė dihet se nuk vjen me revolucion, por me evolucion.
Historia njėqind vjeēare e Shqipėrisė na mėson se tė paktėn qė nga viti
1912 kohė kur ne pretendojmė se kemi themeluar dhe ndėrtuar shtetin shqiptar,
qė kurrsesi ende nuk ekziston deri tani rezulton se Shqipėrinė pėr 95 vite me
radhė e kanė drejtuar pėrfaqėsues tė komunitetit mysliman dhe atijė ortodoks,
emrat e tė cilėve pa i thėnė me vite janė: Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha,
Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu. Ėshtė e qartė,
dhe dihet se Shqipėria pėrbėhet nga shumica e popullsisė me pėrkatėsi fetare
muslimane, por mbetet ende e paqartė se si ka ndodhur qė asnjėherė nė
shekullin XX e fillimin e atij XXI-tė nė krye tė shtetit shqiptar nuk ka qenė
asnjė pėrfaqėsues i komunitetit katolik, edhe pse propogandohen me tė madhe
mardhėniet e shkėlqyera ndėrfetare qė ekzistojnė vėrtet, dhe kėshtu duhet tė
jenė edhe nė tė ardhmen, por mos tė harrojmė se jo pak konstatohet se i ka
rėnė shumica pakicės dhe jo me votė, por me klane dhe interesa tė caktuara
dhe njerz tė emruar, duke e propaganduar Shqipėrinė se vetėm kėshtu mund tė
ekzistojnė, ekzistenc e cila ka paguar jo pak haraē nė njėqind vitet e
fundit. Kėtu nuk themi tė mos ekzistojnė pėrkatėsitė fetare, por me tė drejtė
kėrkojmė qė njė herė nė njė shekull u takon edhe katolikėve qė ta kenė
Presidentin nė krye tė Shtetit. Ne themi se po, mbasi njė gjė e tillė
Shqipėrisė do ti bėnte vetėm mirė. Dikush edhe mund tė thotė se nuk duhen
parė, dhe se nuk janė parė kėto gjėra, por pse atėherė kanė ndodhur, dhe pse
vazhdojnė tė ndodhin edhe tani. A nuk kemi tė bėjmė me President Ortodoks, Kryeminstėr
Musliman, dhe Kryetare Kuvendi Katolike, a mos vallė ėshtė rastėsi? Ne themi
se jo. Atėherė, a nuk do tė ishte e udhės qė nė kėtė fillim shekulli tė ri
ani se ēfarė ka ndodhur nė tė kaluarėn presidenti tė jetė Katolik,
Kryeministri musliman dhe kryetari i parlamentit ortodoks. Mendojmė se njė
veprim ose rotacion i tillė do tė ndikonte vetėm pėr mbarėsinė e kėtij vendi,
dhe se do tė na shėrbente tė gjithėve. Ruajtjes sė raporteve, dhe nė veēanti
integrimit tonė Europian, maksimumi tė bėjmė edhe njė provė, provė tė cilėn
edhe nėse do tė bėhej me referendum, patjetėr qė shqiptarėt do ta miratonin
dhe ti jepnin jetė. Neni 18 i kushtetutės sonė thotė: Se askush nuk mund tė
diskreminohet pa drejtėsisht pėr shkaqe tė tilla si gjinia, raca, feja,
etnia, gjuha, bindjet politike, fetare, a filozofike, gjendja ekonomike,
arsimore, sociale ose pėrkatėsia prindėrore. Pėr mė tepėr po kushtetuta jonė
thotė se kėtu fillon e ardhmja, prandaj me plot tė drejtė Katolikėt shqiptarė
nėse nuk do tė veprohet kėshtu duke mos u a dhėnė vendin e Presidentit do tė
thonė Se kėtu mbaron e ardhmja jonė, dhe kėtė nuk e themi pėr tė bėrė
presion, pasi pakica kurrsesi nuk mund ta bėjė, por me tė drejtė tė Zotit dhe
ligjit u takon qė tu jepet, dhe vetėm njė herė nė shekull. Duke qenė tė
bindur se kėrkesa ėshtė shumė minimale, dhe krejtėsisht njerzore,
bashkėpunuese dhe integruese me tė drejtė lind pyetja, a duhet tė jetė
presidenti i ri i Shqipėrisė Katolik? Vasel Gilaj Konsullata Italiane stimulon zhvillimin e punesimit ne
Rajonin e Shkodres Me rastin e
Festės sė Punėtorėve ACLI (Shoqatat e Krishtera tė Punėtorėve Italian) dhe
SHIZR (Shoqata pėr Integrimin e Zonave Rurale), me mbėshtetjen e Konsullatės
Italiane nė Shkodėr, organizojnė njė konferencė me temė: Shkodėr Shqipėri
Italia: Puna si zhvillim i territorit Konferenca
eshte zhvilluar me 28 prill 2007, nga ora 18.00 deri nė orėn 20.30 nė Sallėn
e Kėshillit tė Qarkut pranė Prefekturės Shkodėr. Moren pjesė nė
konferencė: Zėvendės Ministri i Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe
Shanseve tė Barabarta, Koordinatori i Zyrės sė ILO (International Labour
Organisation ) Tiranė, Presidentėt e Sindikatave KSSH e BSPSH, Presidenca e
ACLI Kombėtare Presidenca e Patronato ACLI, Presidenti i IPSIA, Presidenti i
ACLI Lombardia, Presidenti i ACLI Milano, Shoqata SHIZR, Shoqata Teuleda,
pėrfaqėsuesit institucional tė qytetit tė Shkodrės, sipėrmarrės dhe shoqėria
civile e Shkodrės. Konferenca
ishte njė rast takimi dhe shkėmbimi mes aktorėve tė ndryshėm aktivė tė botės
sė punės, tė tė drejtave dhe tė kooperimit. Senati mėnyrė efikase vendimarrėse nė strukturėn e
shtetit shqiptar Mendoj se nė
Shqiperi senati do tė zgjidhte mirė problemin e pėrfaqėsimit politiko-fetar
ndėrkrahinor,ndėrfetar,do tė kufizonte disa padrejtėsi nė gjithėperfshirje e
gjithperfitim qė mė tė theksuara ishin nė sistemin e kaluar, veriu perfaqėsohej
vetėm me njė antar nė BP nė raport krahinor, ndersa nė raport fetar njėri
komunitet nuk perfaqėsohej fare,kjo binte nė sy atėbotė, pasojat e sė ciles
duken mirė edhe sot : nė trevat me shumicė katolike si Bregu i Mates (dy
komunat: F. Kuqe-Gurez,Shėn Koll ), Malėsia e Madhe,Dukagjini,Zadrima,
Mirdita,Kthella,Kurbini,etj.dallohen per mungesė infrastrukture jo vetem
rrugore por sidomos nė atė kulturore.Nė kėto zona tė lėna pasdore u investua
nė prodhimin e lėndeve tė para me kosto mjaft tė ulėt por nuk u kthehej
investimi sipas perqindjes sė fitimit siē e merrnin bashkkombasit e tjerė,
jopaqellim.Nė fakt kėto zona sot perfaqesojnė edhe zona turistike dhe per
ēudi investimi nuk fillon kėtu,ta zėmė nė treva si Gurezi me F.Kuqen apo Alku
me Talen qė e kanė afer detin por ta zėmė nė Lezhė qė e ka detin mė larg,
pasi tė kalosh disa kilometra Shėngjinin,por nė zonat me resurse tė verteta
turistike nuk shihet gjė tjeter nė
horizont veē njė Dielli tė bukur nė perendim nė ditė tė veēanta ,ndersa nė
Dukagjin zorse pas tragjedisė sė marsit
tė shkelė kėmbė turisti.Mendoj se njė senat i ngjashem me regjencen e
dalė nga kong.Lushnjes-1920 e
10-fishuar simbas inicialeve K .O . M .B . dhe me tė drejtė VETO-je,
ku ēdo inicial i paster apo i perzier perbėn edhe njė pol politik, do ta
bėnte Shqiperinė tė dashur jo vetem per ata qė filluan luftėn kunder
fashizmit por edhe pėr ata qė filluan luften pė ēlirimin nga Turqia.SENATI nė
Shqiperi, ndryshe nga vendet e tjera kryesore europiane dhe SHBA, duhet tė
perfqėsojė katerinicialshin K.O.M.B. i krijuar nga rilindasit tanė,kjo ėshtė
dhe politika dhe shqiptarija e tij... Ndue HOTI Beteja e territoreve dhe miklimi nga pushteti i
parasė Do tė mjaftonte qasja pėr rregullimet e marrėdhėnieve ligjore tė
biznesit qė klasa politike tė gjente veten nė njė tjetėr kacafytje idesh dhe
kundėrshtishė. Poseduesit e pushtetit gjithnjė kanė njė mundėsi pėr tė
vendosur pozita superiore, duke propozuar praktika ligjore dhe mjete tė vėrė
nėn fre logjikėn e funksionimit tė biznesit. Gjithashtu edhe opozita
turravrap gjen me dhjetra arsye pėr ta rreshtuar gjithė potencialin e saj
njerėzor nė frontin e kundėrmėsymėsit. Me apo pa tė drejtė, motivuese ose jo,
nė emėr tė modernitetit dhe shmangies sė abuzimeve, apo nėn yryshin e njė
hakėrrie politike, nė tėrėsi tė gjitha pėrbėjnė njė paragjykim, njėanshmėri
dhe tendencė pėr territore influence. Pak ditė mė parė, Kryeministri Berisha
dhe kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, mblodhėn biznesmenėt e tyre,
secili nė nga njė sallė, nė hotel Tirana. Themi tė tyret, sepse tashmė
ėshtė bėrė publike se cilat biznese mbėshtesin opozitėn e cilat qeverinė.
Natyrshėm qė edhe tjetėr kund botės moderne e demokratike, bizneset
mbėshtesin njėrin apo tjetrin krah tė politikės, madje hapur fare ata
sponsorizojnė aktivitete politike. Nė SHBA, p.sh. gara
pėr tė mbledhur fonde nga njerėzit e pasur ėshtė njė fushatė mė vete. Parė nė
kėtė kėndvėshtrim, ndarja qė i ka bėrė politika biznesit nuk paraqet ndonjė
gjetje, apo mė tepėr, ndonjė rrezik. Por po tė konvertohet fenomeni nė realitetin shqiptar, ndarja qė
politika i ka bėrė biznesit, nė qeveritar dhe opozitar, ėshtė njė dukuri me
pėrmasa kriminale. Bizneset nuk u shkojnė pas liderėve politikė, sepse
mbėshtesin linjat e tyre politike. Jo, gjysma i lėpihet qeverisė pėr tė
pėrfituar lehtėsirat qė tė jep qyrku qeveritar, ndėrsa gjysma tjetėr kėrkon
strehim politik nė zyrat e opozitės pėr tu mbrojtur nga sulmet e qeverisė.
Nė kėtė kėndvėshtrim, liderėt e politikės, mė shumė se tė tillė na shfaqen si
padronė tė biznesit, tė cilin e ledhatojnė dhe sulmojnė sipas takatit qė u
jep pushteti. Sjellja brutale e pushtetit me biznesin e ka ndarė atė nė dy
pjesė. Qė tė bėsh biznes, duhet tė jesh ose socialist dhe tė pėrfitosh ofiqet
kur socialistėt janė nė pushtet, ose demokrat dhe tė bėsh tė njėjtėn gjė kur
ata sundojnė nė kėtė vend. Ka dhe njė rrugė tė mesme, tė jesh bandit dhe kėtu
ka dilema nė arsyetim, nėse janė ata qė kanė mė shumė nevojė pėr partitė, apo
partitė pėr ta. Kur socialistėt erdhėn nė pushtet nė 97, sipėrmarrjet me
teserė tė kuqe lulėzuan nxitimthi. Ata e vajisėn dhe grasatuan qerren e
pushtetit dhe e yshtėn karvanin e tyre ku tu tekej, duke pėrfituar lehtėsira
doganore, tatimore e duke ndėrtuar ku tė mundnin. Madje, nė Tiranė, njėri
syresh ndėrtoi mu nė oborrin e njė fakulteti njė distributor gjigant
karburanti dhe njė motel prostitutash, saqė nė orėt e mėsimit, nė sallėn e
leksioneve dėgjoheshin rėnkimet erotike tė klientėve. Nė tė njėjtėn kohė,
shumė biznese me teserė blu u tkurrėn nė trysninė mekanizmave shtetėrorė qė
bėnin drejtėsi. Nė vitin 2005, sapo Berisha mori pushtetin i ra bilbilit
dhe shumė anije mbeten nė det pa guxuar tu afrohen kalatave. Hapur fare,
sipėrmarrje private qė nuk ishin demokratė u penalizuan pėr tu hapur
tregun sipėrmarrjeve qė kishin lidhje me qeverinė e re. Tė gjithė e mbajmė
mend odisenė e OLIM-it, i cili u bllokua pėr disa muaj derisa kapėn tregun
kompani tė tjera vaji, deri atėherė nė minorancė. Nė Vlorė vazhdon tė jetė
ende nė det njė anije me gaz. Ajo u la aty me njė mijė pretendime doganore,
pasi duhej tė shkarkonte mė parė e ta shiste gazin njė shoqėri qė i pėrket
njė personi tė afėrt me qeverinė. Shoqėritė e ndėrtimit dihen publikisht se
cilat janė me PD-nė e cilat me PS-nė dhe nė kėtė varėsi ata shpėrblehen ose
penalizohen nė marrjen e shesheve pėr ndėrtim. Dhe janė pikėrisht kėto
biznese qė ushqejnė fushatat luksoze tė partive qė gėlojnė nė vendin mė tė
varfėr tė Evropės. Ndėrsa secila palė merr flamurin e luftės kundėr
informalitetit kur ėshtė nė pushtet, ato janė vetė sipėrmarrjet mė tė mėdha
informale nė vend. Sa para shpenzoi PD pėr fushatėn e shkurtit, po PS? Nuk e
dimė! Nuk e dimė, sepse janė kėto biznese gjysmė tė zeza e gjysmė tė bardha
qė ushqejnė makineritė e tyre politike dhe ėshtė kjo makineri qė i ka ndarė
ata nė skuadra qė duhet tė ndeshen ekonomikisht mes tyre njėsoj siē ndeshen
partitė. Nga biznesi i madh, ndarja politike vazhdon edhe poshtė, te biznesi
i mesėm e ai i vogėl, ai qė shet qofte e byrekė nė njė kioskė, ai qė shet
rroba nė njė rrugicė, apo kafenetė dhe mejhanet nė fshat. Kryetari i komunės
i bėn gjėmėn njė dyqanxhiu sot, i cili gjatė fushatės elektorale guxoi tė
ngjiste nė fasadėn e dyqanit tė tij posterin e kundėrshtarit. Edhe ai e
pėrdor taksidarin e fshatit pėr ti treguar tregtarit se herė tjetėr duhet tė
jetė me tė. Nėn hijen e pashait tė madh, beu i vogėl ėshtė edhe mė katil nė
raportet me biznesin. Ata qė u morėn me organizimin e fushatave elektorale nė
Tiranė e dinė se ēhoqėn pėr tė gjetur zyra me qira nė zonat elektorale.
Askush nuk pranonte ta jetė dyqanin edhe pse oferta ishte joshėse. Albert Vataj Informacion.. .disinformacion... apo scoop Ndoshta jemi
mėsuar qė kur ndodh diēka duhet patjetėr tė shkruajmė mbi tė. Duhet tė komentojmė ngjarjen nė fjalė dhe tė
pėrēojmė tek tė tjerėt njė informacion qė pa dyshim jo gjithmonė pėrbėn risi.
Mbase ato janė thjeshtė ngjarje Mutinė, qė u serviren njerėzve nėpėrmjet
medias sė shkruar dhe asaj vizive. Ēdo ditė bombardohemi nga media me
iformacione tė vėrteta ose jo. Nė tė pėrditshmen tonė lajmė zė njė vend shumė
tė rėndėsishėm. Nė njė kafene, njė i moshuar me njė kafe pėrpara dhe me njė
gazetė nė dorė ėshtė pamja mė normale e realitetit tė sotėm. Nė tė gjitha
pikat e shitjes sė gazetave, mjafton tė hedhim njė vėshtrim dhe dallojmė fare
qartė me dhjetėra tituj bombastikė, qė tė themi tė vėrtetėn askush nuk do tė
dėshironte tė fillonte ditėn e tij me tė tilla lajme. Krim brenda familjes,
Tragjedi automobilistike, Vetėvritet adoleshentja, Burri vret gruan pėr
motive xhelozie, Kapen nga policia dy tė dyshuar pėr trafik droge...
Tituj tė tillė vazhdojnė deri nė pafundėsi tė mbushin faqet e gazetave tona.
E ndėrkohė mė lart thamė qė gazeta ėshtė shoqėruesja jonė nė kafenė e
mėngjesit. Por ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė qė tė njėjtin lajm e shohim tė
pėrpiluar nė mėnyra tė ndryshme. E njėjta ngjarje tregohet me shifra dhe
fakte tė ndryshme. Numri i viktimave shpesh shtohet apo shkaqet e njė
tragjedie jepen me variante nga mė tė ndryshmet si pa tė keq. E ndėrkohė
bėhet fjalė pėr tė njėjtin lajm, tė njėjtėn histori e cila doemos ka njė
fakt, njė tė vėrtetė dhe njė fund i mirė apo i keq qoftė ai. Po pse vallė
ngjarja qė nė momentin kur ndodh e deri nė momentin qė duhet tė publikohet si
lajm duhet tė kalojė nėpėr disa etapa qė po i quajnė proēese e ku pikėrisht
kėto proēese e ēojnė ngjarjen deri nė deformim me qėllimin e vetėm pėr tė
tėrhequr vėmendjen e shqiptarėve, teksa ai vihet si titull kryesor nė faqet e
para tė gazetave, duke krijuar kėshtu njė disinformacion tek tė tjerėt. Duke
kaluar kėshtu tek politika. Edhe disinformacionet politike pėrbėjnė njė kah tjetėr
tė risisė sė ditės. Problemet politike nė vend pėrbėjnė njė hapėsirė shumė tė
rėndėsishme nė lajmin e ditės. Sapo lamė pas zgjedhjet dhe komentet varionin
pafundėsisht nė media tė ndryshme ku jo pak herė tė bėn tė dyshosh pėr
vėrtetėsinė e lajmit cilėsdo fushė qė i pėrket. Kjo tė lė tė kuptosh se tė
gjitha lajmet jepen duke u nisur nga njė kėndvėshtrim vetjak. Sot nė media
flitet pėr njė informacion tė paanshėm pėr qėllimin e vetėm qė ti serviret
popullit tonė asgjė mė shumė se e vėrteta e pastėr, por duket se diēka e
tillė mbetet vetėm njė teori e tė gjitha mediave tė shkruara dhe atyre
vizive. Njė lajm qė me gojėn plot pėrgėzon qeverinė aktuale nė luftėn kundėr
korrupsionit e nga ana tjetėr njė tjetėr lajm qė jep shifra stratosferike pėr
korrupsionin nė vend. Kronika nė fjalė flet pėr arritjet e sukseshme dhe
afrimi i Shqipėrisė pėr nė BE, tė lė pėrshtypjen se vendi ynė vėrtetė po
pranohet nė Europėn e Bashkuar. Mjafton tė ndėrrojmė stacionin ku veshi tė
dėgjon tė kundėrtėn, se pėr Shqipėrinė nuk ka dritė jeshile pėr tė hyrė nė
Bashkimin Europian. Nuk di njeriu i shkretė cilin lajmė tė besojė?! Tani
vendi ynė po bėn progres apo regres?!... Nga njėra anė gjoja Europianėt na lavdėrojnė pėr arritjet e
standarteve nė zgjedhjet e fundit vendore e nga ana tjetėr njė tjetėr media e
pėrgėnjeshtron kėtė fakt duke vėnė tė gjitha pėrgjegjėsitė mbi qeverinė
aktuale. Tani a duhet tė mendojmė se vėrtetė kėtė radhė ia dolėm qė tė kishim
zgjedhje tė lira dhe tė ndershme konform rregullave tė demokracisė, ashtu siē
i do edhe Europa, apo duhet tė mendojmė tė kundėrtėn?!... Kėshtu si njė lojė e pakuptueshme rrjedhin lajmet ēdo ditė duke
ndikuar nė realitetin e sotėm. Ky realitet qė siē thamė fillon me shtypin e
ditės qė nė mėngjes herėt e pėr tė vijuar gjatė gjithė ditės me edicionet e
shumta tė lajmeve nė stacione tė ndryshme televizive dhe radiofonike. Tashmė
oraret e lajmeve i kemi mėsuar mėsuar pėrmendėsh nė tė gjitha stacionet, dhe
ne shqiptarėt i dėgjojmė dhe ridėgjojmė shumė herė tė njėjtin lajm, ndoshta
pėr tė zbuluar se cili ėshtė mė i besueshmi... Nė kėtė realitet tė zymtė, kur papunėsia kap shifra alarmante, ku ende
flitet pėr gjakmarrje, ku krimi brenda familjes po godet pėrherė mė shumė, ku
varfėria po i bėn vendin vetes nė ēdo familje shqiptare, ne duke parė e
dėgjuar gjithandej edhe tė tilla lajme e bėjnė edhe mė absurd kėtė realitet.
Edhe mė monoton se asnjėherė. E ndėrsa mendon pėr tė gjitha kėto kėto, mendja
tė shkon tek kultura. Mos vallė nė kronikat e lajmeve dhe nė faqet e gazetave nuk ka hapsirė
tė mjaftueshme qoftė edhe pėr njė lajm tė vetėm kulturor?! Dikush botoi njė
libėr, dikush ēeli njė ekspozitė, dikund u zhvillua njė koncert... a nuk meritojnė
edhe kėto informacione tė kenė njė vend tė rėndėsishėm nė mediat tona?!... Media shumė herė ėshtė quajtur edhe si pushteti i katėrt. Kur tė
gjithė ne e dimė se tre pushtetet po keqpėrdoren dita ditės pėr tė mos
thėnė po dhunohen nga drejtuesit e tyre nga etja e madhe pėr pasuri dhe
pushtet, po pushteti i katėrt, d.m.th. media a po e
kryen siē duhet funksionin e tij?! Nga ajo qė shohim ēdo ditė dhe nga realiteti qė na rrethon, njė gjė e
tillė vihet pak nė dyshim. Nėse njė ngjarje e thjeshtė duhet me patjetėr tė
kthehet nė risinė e ditės, qoftė edhe duke u shtrembėruar duke shkuar deri nė
tjetėrsim, atėherė ky pėr dėgjuesin dhe shikuesin nuk mund tė quhet asnjėherė
informacion por disinformacion. Pse vallė duhet qė media tė pėrdoret pėr tė
tilla qėllime, kur nė fakt ne kemi diēka nė dorė pėr ta ndryshuar njė situatė
tė tillė? Pra le tė ndėrgjegjėsohemi tė gjithė nė tė gjitha mediat e shkruara
apo vizive, dhe tė pėrēohet tek tė tjerėt asgjė mė shumė dhe asgjė mė pak se
sa realitetin dhe vėrtetėsinė e tij. Qė vėrtetė pushteti i katėrt tė kryejė
funksionin qė i ėshtė caktuar tė informojė publikun me tė vėrtetėn dhe
realen, mė politike, sociale, aktualitet etj, duke i vėnė vetes synimin e
vetėm, qė secila ngjarje tė pėrbėjė thjeshtė njė lajm e jo njė sensacion tė
ditės. E gjitha kjo arrihet vetėm me njė qėllim: tė shkruajmė me paanėsi pėr
hir tė sė vėrtetės dhe fjalės sė lirė. Emiranda Lukaj DE BRICHAMBAUT VIZITON SHKODREN -Sekretari i Pėrgjithshėm i
OSBE-sė Marc Perrin de Brichambaut ka zhvilluar dje njė takim pune me
Kryebashkiakun e Shkodrės Lorenc Luka si duke siguruar mbėshtetjen e
mėtejshme financiare qė OSBE do tė japė edhe nė tė ardhmen pėr ēdo projekt tė
vlefshėm tė paraqitur nga pushteti vendor si dhe strukturat e Drejtorisė sė
Policisė sė Qarkut tė Shkodrės. SHKODER
Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė Marc Perrin de Brichambaut, nė kuadėr tė
vizitės qė po zhvillon kėto ditė nė Shqipėri ka qenė dje i pranishėm edhe nė
qytetin e Shkodrės gjatė njė takimi pune tė zhvilluar me Kryebashkiakun e
sapozgjedhur tė kėtij qyteti Lorenc Luka si dhe me drejtuesit e Drejtorisė sė
Policisė sė kėtij qarku. I shoqėruar edhe nga Ambsasadori i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė,
Pavel Hacek, funksionari i lartė i kėsaj organizate me seli nė Vjenė, Marc
Perrin de Brichambaut e ka zhvilluar ndalesėn e tij tė parė nė Zyrėn Rajonale
tė saj nė Shkodėr me patriotin e tij, francezin Antoine Rozes. Mė pas Brichambaut sė bashku me Hacek dhe Rozes janė zhvendosur pėr
njė takim tė zhvilluar nė Kėshillin e Qarkun tė Shkodrės me Kryetarin e
sapozgjedhur tė Bashkisė sė Shkodrės Lorenc Luka pa praninė e gazetarėve,
qėllimi kryesor i tė cilit ka qenė bashkėpunimi ndėrmjet pushtetit lokal dhe
Zyrės Rajonale tė OSBE-sė. Menjėherė pas kėtij takimi, kryebashkiaku Lorenc Luka u shpreh
ndėrmjet tė tjerash pėr gazetarėt se vizita ishte shumė premtuese sepse
projektet e paraqitura nga pushteti lokal i Shkodrės do tė gjejnė mbėshtetjen
financiare tė OSBE-sė. Qėllimi i vizitės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OSBE-sė nė Shkodėr
ishte nė kontekstin e bashkėpunimit qė ne kemi pasur me zyrėn e kėsaj
organizate nė Shkodėr si dhe pėr tu informuar pėr tė gjithė ato projekte qė
janė realizuar deri tani, impakti qė ata kanė pasur si dhe pėr njė filozofi
tė re tė bashkėpunimit tonė nė tė ardhmen.Mendoj se kjo vizitė ishte shumė e
rėndėsishme dhe shumė premtuese pėr tė ardhmen dhe mbetem me shpresėn qė ata
projekte qė ne i kemi paraqitur do tė realizohen dhe do tė mbėshteten
financiare., tha ndėrmjet tė tjerash Luka. Ndėrkohė, i pyetur se ku do tė konsistojė mė konkretisht ky
bashkėpunim, Kryebashkiaku i Shkodrės shpjegoi: Bashkėpunimet janė nė fusha tė ndryshme por ato qė janė mė tė
rėndėsishme janė ata tė asistencės teknike praėn njėsive tė pushtetit lokal
me ekspertė tė ndryshėm si dhe mbėshtetja e strukturave tė Drejtorisė sė
Policisė tė Qarkut tė Shkodrės. Vlen tė theksohet se duke nisur qė nga viti 2005 Prezenca e OSBE-sė nė
Shqipėri ka financuar disa projekte mjaft tė vlefshme pėr Drejtorinė e
Policisė sė Qarkut tė Shkodrės nėpėrmjet bashkėpunimit tė frytshėm qė Zyra
Rajonale e saj ka realizuar dhe vijon tė zhvillojė me efektivat e policisė sė
kėtij rajoni.Pikėrisht nė nėntor tė vitit 2005, gjatė njė takimi pune tė
zhvilluar nė Pikėn e kalimit Kufitar tė Hanit tė Hotit me Zėvendėsministrin
shqiptar tė Punėve tė Brėndėshme, Gjergj Lezhja si dhe me Kryetarin e
Kėshillit tė Qarkut tė Shkodrės Lorenc Luka, aktualisht kryetar bashkie i
qytetit mė tė madh verior, Ambasadorėt e OSBE-sė, Francės si dhe tė Ēekisė nė
Tiranė dhuruan njė sėrė mjetesh tė kushtueshme logjistike pėr policinė
kufitare tė kėtij qarku tė financuara pėrkatėsisht nga OSBE si dhe qeveritė e
Francės dhe tė Ēekisė.Ky donacion u dha nė kuadėr tė intensifikimit tė luftės
kundėr trafiqeve tė paligjėshme dhe pėr vetė faktin se Qarku i Shkodrės
mbulon vijėn mė tė komplikuar kufitare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Malit tė Zi e
cila ėshtė 4-fishe pasi kalon nėpėr tokė, detin Adriatik, Liqenin e Shkodrės
dhe lumin Buna duke pėrbėrė kėshtu njė rast unik nė Evropė. Mbėshtetja e OSBE-sė vijoi edhe gjatė vitit 2006 me financimin e
ndėrtimit tė kullave tė rojeve nė plazhin e Velipojės, tė kursit tė
anglishtes pėr punonjėsit e Policisė Kufitare si dhe nė njė sėrė mjetesh
logjistike pėr Komisariatin e Policisė sė Shkodrės si dhe pėr efektivat e
Policisė Kufitare tė po kėtij qarku.
ARBEN LAGRETA Rrisku politik Nuk asht e
thanun qė premtimet qė jep nji forcė politike gjatė njė fushate zgjedhore, tė
realizohen nė masėn 100% mbrenda njė mandati, por nė tė njėjtėn kohė nuk duhet
harrue, se, ēdo qytetar qė i jep votė besimin asaj force politike, e jep
voten me njė besim tė plotė se i zgjedhuni do tė justifikojė besimin e
votuesit, dhe pikėrisht sepse vetė termi Besė, asht lajtmotivi i tė
gjithė simbolikės shqipėtare tė trashigueme nė shekuj. Duke e vrejtė kėtė
term nė tė njėjtin kand vėshtrim (jam i mendimit se), ēdo forcė politike
duhet tė ndėrgjegjėsohet se nuk ka Pushtet tė pėrjetshėm. Para njė viti, dhe
pikėrisht me dt. 22 shkurt 2006, kam shkrue nji artikull nė gazeten SHQIPĖRIA
ETNIKE, tė titulluar: A DO TI REALIZOJĖ BERISHA PREMTIMET QĖ DHA GJATĖ
FUSHATĖS SĖ KORRIKUT 2005? Sot, mbasi kanė kaluar afro njė muaj nga data e
botimit tė kėtij shkrimi, pėrsėri i kthehem asaj pyetjeje, duke ballafaque
se, ēka asht ba deri mė sot dhe ēka duhet ba pėr ti u qėndrue besnik
premtimeve tė dhėna. (Kjo, natyrisht, parė nė optiken e qytetarit tė
thjeshtė): - Jam i ndėrgjegjėshm se, krimi, kontrabanda, korrupsioni dhe
prostitucioni nuk mund tė zhduken mbrenda nji mandati, madje, as mbrenda disa
mandatesh, sepse kjo smundje, ka nji pėrfshirje globale. Por, gjithsesi
(sipas mendjes time), nė kėtė fushė, asht ba nji punė mjaft efikase, gjatė
kėtij harku kohor tė qeverisjes sė Qeverisė Berisha. Jam gjithashtu i
bindun se, asnji qeveri nuk mundė ta zhdukė kėtė fenomen, pa ndihmen e
opozitės, dhe tė gjitha forcave politike dhe duke ndėrgjegjėsue dhe
sensibilizue tė gjithė shoqėrinė qytetare. Askush nuk duhet ta neglizhojė
informacionin kur konstaton fenomene tė kėsaj natyre. Informacione tė tilla
japin popujt ma tė zhvilluem tė botės, ky lloj informimi nuk ka asgja tė
pėrbashkėt me spiunėt (ordinier) tė sigurimit qė pėrgjonin ēdo bisedė, duke
mbushur burgjet me njerėz tė pafajshėm edhe pėr njė batutė humorit qė i
binte ndesh diktaturės. Por, ēfarė mundė tė ishte realizue nga premtimet e Berishės? Berisha,
pati premtue dyfishimin e pensioneve mbrenda mandatit. Sipas kėsaj logjike,
nė vitin 2006, pensionet duhet tė ishin rritė nė masėn 25%. Por ēfarė ndodhi?
Ai rriti pensionet e fshatarėve, dhe pensionet e ulta tė qytetarėve, duke
kryer kėshtu, dy gabime tėmėdha: E para: fshatarėt e kanė pėrfitue tokėn me
njė herė, pas shpėrbamjes sė Kooperativave bujqėsore, pra ata e kanė nji
pronė. Nė se, ata nuk kanė kushte dhe mjete me punue tokėn, kjo faturė i
takon Qeverisė pėr ta likujdue dhe kurrėsesi, pensionistėve tė qytetit tė
cilėt nuk disponojnė asnji tė ardhur tjetėr. E dyta: Tė pretendosh se, duke
rritė pensionet minimale tė qytetit ke krye nji akt human, pėrsėri edhe ky
veprim asht absurd! Pse? Sistemi qė lamė pas, ndonėse askujt nuk ja pagoi
djersen, gjithėsesi pensionet i ndau nė kategori, duke vlerėsue kontibutet.
Nė atė kohė pensionet varionin nga 3500 (tė vjetra) minimali, nė 7000,
maksimali. Tė rrafshosh pensionet don tė thotė tė Stimulosh Varfėrinė, dhe
tė injorosh, punėn e specialistit, dhe shkencėtarit. Konkretisht: - Nė kohėn
qė lamė pas, pensioni i njė fshesatares sė komunales, apo i njė sanitares sė
njė Institucioni ishte 3500 lek, kur paga reale gjatė punės kishte qenė 3800
lek. Ndėrsa, paga e njė specialisti tė kategorisė sė naltė ishte 6500,
pensioni 4500 lek. Punėtorėt dhe specialistat qė kanė punue nė sektore tė
vėshtira kanė arritė deri nė 7000 lek pension. Vetė fakti qė, nė zgjedhjet e Pushtetit lokal, mazhoranca qeveritare
fitoi, nė zonat rurale, asht treguesi ma sinjifikativ i stimulimit tė
fshatit, dhe i humbjes sė qyteteve kryesore. Ndonėse, nuk jam aspak xheloz
pėr atė ndihmė qė ju dha fshatarve, gjithėsesi kėtė stimul e quaj si njė
inkurajim tė dembellekut. Insistoj me tė gjithė forcėn, qė fshatarėt tė
trajtohen me pėrparėsi nga shteti, duke krijue kushte qė tė punojnė tokėn,
dhe tju bajnė thirrje bijve tė tyne, qė djersen ta derdhin nė tokėn e tyne,
se mjaft punuen pėr grekun, madje dhe duke i fyer e pėrbuzur, deri nė
ndėrrimin e emnave dhe tė besimit, (nji akt ky nga ma barbarėt dhe ma
shnjerzorėt e kohėnave moderne). Berisha: Gjatė Fushatės, premtoi rivlerėsimin e letrave me vlerė, duke
korigjue gabimin fatal tė paraardhėsit tė tij Aleksander Meksi, i cili i
pati kthyer, nė letra me birė! kėtė premtim tė
deklaruem gjatė Fushatės 2005, zoti Berisha e ka pėrsėritė edhe me dt. 8
Prill 2006, nė T.V.SH. ku citon shprehimisht: 87% e
letrave me vlerė janė nė duar tė qytetarėve, ndėrsa vetėm 13% e tyne janė
vėnė nė efiēencė. Sasija e kėtyne letrave arrinė nė njė shumė prej (640)
milion dollarėsh. Kto letra, ku me miliona (ndodhen nder banka tė kursimeve),
do tė vlerėsohen duke u ba bashkėpronare nė ndėrmarrjet e mėdha tė cilat do
tė kalojnė nė shoqėri aksionere. Pra, rritjen e pensioneve sipas premtimit
tė dhanė nė Korrik 2005, (pa dallim klasifikimesh), dhe vlerėsimin real tė
letrave me vlerė, i quaj tė mundshėm, nėse ekziston vullneti i mirė i
Qeverisė, duke krijue mundėsi dhe hapsina tė reja pėr mbijetesė. Dua ti
kujtoi Qeverisė, dhe zotit Berisha, se kam punue plot 40 vjet, nga tė cilat,
mbi 20 vjet, nė tri hidrocentralet mbi lumin Drin. Kam qenė specialist i
kategorisė ma tė naltė, dhe kam punue nė sektorėt ma tė vėshtira, nė galeritė
e ēimentimeve, ku, bashkė me tunelet (bashkė me shokėt e mijė) kemi betonue
edhe mushkėritė. Besoj se, nuk asht aspak njerzore tė marr nji person (10000)
lek, baraz me nji sanitare spitalit apo me nji batanije. Tė krahasohet
pensioni i nji specialisti (tė punėve tė vėshtira), me (ato qė thamė ma
sipėr) mė duket kulmi i absurdit. Tė krahasohet pensioni i njė makinisti qė
ka punue me vite tė tana mbi levat e Ekskavatorit, me pensionin e banakjerit,
qė ka derdhė djersėn mbi levat e ekspresit, dhe qė ka marrė (trefishin e
rrogės sė tij), asht, tragjikomedi!... Brezi im asht brezi i sakrificės. Kemi jetue kohėn e triskave 1945
1957, kohėn e talonit famė keq, dhe nuk jemi dorzue, se, na ka mbajtė
shpresa. Lutemi mos na e vrisni SHPRESEN, si e vetmja armė e
jona e disponueshme. Mark Bregu KESHI KY MASHTRUES I MADH RIDVAN SHTEGU Pėr Keshin qytetarėt
shkodranė kanė patur prej kohėsh njė mendim aspak tė mirė. Kjo jo
vetėm pėr mungesat e theksuara tė furnizimit me energji elektrike tė tyre,
mungesa kėto qė shpesh bėheshin me
urdhra politikė , por dhe pėr menaxhimin e dobėt e nivelin e lartė tė
korrupsionit qė mė shumė se kudo vėrehej tek ato qė punonin nė kėtė
institucion, duke filluar qė nga drejtuesit e deri tek punonjėsit e thjeshtė.
Ėshtė i pranueshėm fakti se Keshi nė Shkodėr ėshtė ndėrrmarrja mė antipatike
dhe mė e kritikuar nga komuniteti. E ndonėse ndryshimi i forces politike qė
drejton vendin , bėri qė shumė shkodranė tė mendonin se do tė pėrmirėsohej
dhe puna e atij sektori qė lidhet drejtpėrdrejt me njė nga shėrbimet mė
jetike pėr tė gjithė komunitetitn, siē ėshtė Kesh, kjo nuk ndodhi. Nė mėnyra
tė tjera, mė tė kamufluara por dhe me anė tė presionit, Keshi nė Shkodėr , nė vitin e fundit , tregoi se nuk ka ndryshuar
qėndrim ndaj qytetarėve shkodranė nė pėrgjithėsi, por vetėm ka ndryshuar
rrethi i tė privilegjuarve, duke ndėrruar kah. Dhe tani kemi grupe tė
caktuara qė paguajnė mė pak energji elektrike sesa konsumojnė realisht,ose
dhe nuk paguajnė fare, qė e kanė kėtė
shėrbim mė tė shumtė e mė cilėsor
edhe kur ka krizė energjitike ,
qė pguajnė ftura qesharake dhe pse nė banesat
apo bizneset e tyre, energjia elektrike ėshtė ajo qė harxhohet mė
shumė , qė lidhin dy a tre linja e ato asnjėherė nuk u kėputen apo larg qoftė
tė jenė nė listat e ndėrprerjeve qė bėhen me aksione tė komanduara , qė kanlė
matėsa por ato nuk u lexohen pasi preferencat janė tė dukshme. Nė tė vėrtetė , me ardhjen nė pushtet tė PD , Keshi dhe nė
Shkodėr mprehi shpatėn dhe kjo u duk qė nga faturimi me urdhėr apo porosi tė
drejtuesve tė atyre qė mėparė kishin qenė tė privilegjuar dhe paguanin ndonjė
shumė simbolike. Krahas kėsaj , janė konsumatorėt e zakonshėm, kryesisht ato
familjarė , ato qė pane se si bosėt e rinj tė Keshit , mbushin xhepat me
paratė e tyre, duke u faturuar energji elektrike mė pak atyre qė u japin lekė
nėn dorė dhe kėto kilovat duka ja shtuar tė tjerėve fiktivisht , nė shumė
raste fqinj tė tė parėve . Ky fenomen ėshtė vėrejtur nga qytetarėt e
thjeshtė, nė ēdo lagje apo thuajse nė ēdo boks kolektiv apo kabinė tė tillė.
Por ankesat bijnė pėrherė nė vesh tė shurdhėr dhe pse qytetarė apo dhe
biznesmenė shkodranė, disa herė kanė denoncuar me fakte e emra konkretė , shkelje tė tilla. E nuk ka si tė ndodhė ndryshe , pasi ato qė punojnė nė kėtė ndėrrmarrje , kanė
pėrvojė nė pėrfshirjen korruptive tė drejtuesve tė tyre , qė dhe pse ndryshon
kahu politik, nuk i ndryshojnė sekserėt apo ato qė punojnė pėr to dhe pėr
vehte. Kohlt fundit,
Keshi nė Shkodėr u pėrfshi nė njė aksion show , ku objekt ishin personat Vip
tė Shkodrės , qė sipas Keshin ishin debitorė tė tij. Pėr hir sė tė vėrtetės , nė listen e Keshit , kishtre me tė vėrtetė Vipa
qė ishin debitorė, por objekt ishin mė sė shumti ato qė janė shprehur kundėr asaj qė po ndodh nė
drejtimin e vendit apo qytetit. Me praninė vetėm fizike tė drejtorit tė
pėrgjithshėm Gjergj Bojaxhi, i cili kishte pranuar tė luante kėshtu rolin e
njė kllouni tė telekomanduar pėr tė plotėsuar qėllimin e aksionit tė veēantė
tė Keshit nė
Shkodėr, filloi kėputja e energjisė elektrike tek vipat debitorė politikė.
Dhe si pėrherė ato qė deri para dy vitesh kishin qenė shėrbėtorė tė
drejtuesve tė atėhershėm tė Keshit , tani bėheshin
shėrbetorė tė bindur tė drejtuesve tė rinj, madje duke ndėshkuar dhe
debitorėt e vitit 2004 , e mė pare. Tek qytetarėt shkodranė , u kuptua qartė
se aksioni i Keshit kishte njė prapavijė politike , ishte njė mashtrim , pasi
shumica e atyre qė drejtuesizt lokalė tė Shkodrės u kujdesėn ti publikonin nė
mediat kombėtare , ishin kundėrshtarė tė tyre, politikė apo dhe tė fushave tė
tjera . Goditja ndaj disa personave tė veēantė , ndėrkohė qė shkodranėt
e dinė mirė se sa debitorė ka ky qytet
i varfėr qė nga viti 2004 e deri tani, mė shumė se e qėllimshme , ishte pėr
ti treguar se shteti ka nė dorė gjithēka. Dhe kjo goditje nuk kurseu as
disa prej ish drejtuesve tė partisė nė pushtet , por
qė kanė filluar tė dalin nga oborri i mėparshėm , shpesh dhe pėr arsye jot ė
ndershme , por qė gjithsesi duheshin ndėshkuar . Keshi ,
pėrveē se institucioni mė i korruptuar dhe mė mashtrues nė Shkodėr , tani
ėshtė kthyer dhe nė njė xhandar tė politikės , qė ndėshkon kundėrshtarėt e
saj, brenda apo jashtė ngjyrimit nė pushtet. Dajat e Sulltan Muratit
tė Dytė, kėrkojnė trojet e Gjergj Kastriotit Tashma statusi i asaj pjese tė rėndėsishme tė
Shqipėrisė qė e kishte fal Zoti e coptua ropi (njeriu), dhe ka emrin e ri
Kosov, ndėrsa atė historik Dardani, ėshtė fare pranė asajė qė i takon prej
vitit 1912 1913, Pamvarėsisė. Nė forumet mė tė larta Europiane e Botėrore
Pamvarėsia ėshtė e padiskutueshme, ndonse pėr ti krehur ngadal dajat e
Sulltan Muratit II, Serbet, Pamvarėsisė sė Kosovės i kanė shtuar togfjalėshin
e mbikqyrur. Serbėt pėr tė penguar pamvarėsin e Kosovės pėr rreth njė shekull
kanė pėrdorur zjarre, hekur, krime, por edhe fallsifikime nga mė kriminalet
deri tek ato mė qesharaket. Mjerisht njė pjesė e Europės gjatė dekadave herė
heshte e herė favorizonte serbin dhe tutoren e saj Rusin, gjer qė u dhanė
zemer pėr tė vazhduar deri nė vitin 1999 krimet dhe fallsifikimet e historisė.
Vetėm atėherė kur Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe njė pjesė e Europės sė
Bashkuar dhanė alarmin e ndalimit tė krimeve shtetrore nė trajtat e Genocidit
qė po ndėrmerrte makina e fundit koloniale nė Europ e Sllobedan
Millosheviēit, Europa u kujtua se Populli i Kosovės dhe historia e tijė janė
tė njėjta me Europėn Perėndimore dhe jo me ardhacakėt sllav tė Uraleve. Ėshtė
interesant nė shkruhet se elita e Europės Bashkuar dhe mė gjėrė ka filluar tė
shfletoi faqet e historisė sė vėrtetė tė Dardanisė Ilire dhe mė vonė, dhe
ėshtė mahnitur nga historia e palexuar qė ėshtė munduar ta fallsifikojė
Serbia, e cila fallsifikimet e veta ėshtė munduar tja paraqesė Europės dhe
Botės si argumenta historike. Sė pari kishat dhe manastiret ortodokse tė
Kosovės tashma ėshtė qartėsuar se nuk tregojnė trashigimi Serbe, por
shqiptare, pasi kėto kisha dhe manastire kanė qenė deri nė shekullin XIII
totalisht Katolike, dhe pas pushtimeve tė Stefan Dushanit disa nga kėto u
kthyen nė objekte kulti Ortodoks, madje nėn bizantin edhe popullsia autoktone
e Kosovės tė ortodoksisė. Beteja e Fush-Kosovės 1389, ishte njė betejė e
koalicionit Antiturk jo vetėm tė Ballkanit, por edhe tė Europės sė Kohės, dhe
nėse bėhet fjalė pėr pushtues e Perandori Ajo Romake me trashigimtare Italin do
tė ishte pronaria e Europės Perėndimore, gjė qė nuk mund tė ndodhė. Pas vitit
1389, Ndue Bacaj Ky
burrė i urtė e me njė okė mend Autori i kėtij libri ėshtė i njohur nė katėr cepat
ku i shtrin gjymtyrėt e veta guverna e Kastratit. Ai punoi njė jetė tė
plotė njerzore nė zyrat e gjėndjes civile. Vendi i punės e lidhi fort me familje, barqe e fise.
Duke patur kėtė privilegj, me zellin e pasionin qė e karakterizon, pėrvetėsoi
mjaft elementė konkretė qė pėrbėjnė etapat e zhvillimit tė krahinės.
Historia, me sa duket, paska qenė njė hobi disi i fshehtė nė shijet e kėtij
burri, ku pashia e urtia alternohen paprajshėm. Zef Lekaj paraqitet me njė natyrė gazmore. I
respek-tueshėm deri nė veneracion. Tip qė tė gėrric nė biseda tė kėndshme e
pashterrim. Bujar deri nė kult. I ndjeshėm thuase gjymtyrėt i ka prej qelqi.
Shfaq durimin pėr tė vjelė prej bashkėbiseduesit ndodhi dhe etyde, pėr ta
pasuruar sa mė tepėr tė jetė e mundur, arsenalin e dijeve tė veta. U shprehėm se njeh shumėkėnd dhe e njeh shumėkush nė
Komunėn e Kastratit. Zyra e Gjėndjes Civile ka lėvizuar nė kohė tė ndryshme
sipas stilit tė organizimit tė territorit nga autoritetet shtetėrore. Ka
shtegtuar nga Bratoshi, nė Zagorė e nė Bajzė. Nėpunėsi shembullor, korekt
deri nė detajet mė imcake, i ngjiti disa herė lartėsitė e Gorajve e tė
Budishės, pėr tu ngjitur nė Katundin e Kastratit e pėr tė zbritur nė Bajzė,
ku mė sė shumti ka qėndruar Zyra e Gjėndjes Civile. I zellshėm nė kryerjen e
pėrpiktė tė detyrės shtetėrore, Zef Lekaj, ėshtė ndėr personat e paktė i
gjithėrespektueshėm, nga banorėt e Malėsisė sė Madhe. Nė kėtė kėsulė gjigante
tė vendit tim, banorėt e sertė e zemėrmirė, lidhen ndėr vedi nėpėrmjet urave
nga mė tė ndryshmet. Ja pėrse besoj se Zefin e njohin edhe ata qė nuk janė
ekstrakomunitarė kastratas. Pra njihet nė Shkrel po aq sa nė Kelmend, nė Hot
po aq sa nė Kastrat, nė Zagorė po aq sa nė Goraj, e kėshtu me rradhė. Jashtė
kostumit tė nėpunėsit ideal, dallojmė njė tjetėr tip. Njė malėsor me virtyte
morale tė pastėrta si bora e Veleēikut. Njė trimalosh qė nuk ta lėshon rrugėn
kollaj nė tė drejtėn e vet. Ortak i preferuar nė ēdo
rrem bisede. I njeh caqet e burrėrisė e di tė pozicionohet nė podin qė i
takon. Njohės i hollė i traditave e folkut tė krahinės. Mik i intelektualėve
mė nė zė. Vlerėson tri personalitetet qė dolėn nga fisi i Kaēajve, Lukėn e
Madh, Dodėn me kolor tė pavdekshėm, e Toninin e rrėmujshėm nė betejėn me
vargun. Nuk ngurron tė investojė pėr ta ruajtur
staturėn e intelektit tė vet. Ka nuanca tė njė humori me shije tė hollė. Po
ta ngasėsh sadopak, shpėrthen me yryshin e valėve tė Cemit. Unė do ta quaja pa ngurrim njė KASTRATAS
TĖ MADH. Te e vona, Zef Lekaj, hap sirtarin e vegimeve e
hulumtimeve tė veta, e nxjerr prej andej njė turrė me shkrime. Janė krijime
modeste tė hedhura nė letėr nė kohė tė ndryshme. Paska patur njė ėndėrr tė
fshehur nė sirtar, ky njeri i mirė e i virtytshėm. Nė fillim ju hedhim njė sy
tė sipėrfaqshėm kėtyre shkrimeve tė jetueme nė kohė reale. Kanė realizėm dhe
sharm. Lexohen me ėndje nga malėsori i zakonshėm, por edhe nga ai qė ėshtė
vėrtetė njė prurje. Zefi ngurron ti dorėzojė pėr botim. I japim tė drejtė.
Ka kėrkesa pėr kualitet nė krijimtari. Kėmbėngulė qė kur tė vihet nė varg me
ditunarėt e tjerė tė krahinės, tė mos e prishė rreshtin. Me botimin e kėtij
libri, ka gjasa ti bėhet realitet kjo dėshirė sublime. Pėr shenjtėrinė e
krijimeve tė kėtij burri tė urtė e me njė okė mend, le ta thotė fjalėn e vet
lexuesi dashamirės e i vėmendshėm. Dashamir Cacaj, shkrimtar e botues Kastrati im, prejardhja
dhe traditat Kastrati ndodhet nė veri tė Shqipėrisė. Kufizohet,
nga verilindja me malin e Veleēikut me lartėsi 1726 metra mbi nivelin e
detit, si dhe me Komunėn e Shkrelit. Nė lindje kufizohet me Pėrroin e Thatė,
nė juglindje me qytetin e rrethinat e Koplikut dhe nė perėndim, me Liqenin e
Shkodrės dhe me katundet e Bajrakut tė Hotit. Si pykė, futet ndėrmjet Hotit e
Shkrelit, deri nė bjeshkėt e Kelmendit e tė Bogės. Kastrati ėshtė truall i lashtė, autokton pėr banorėt
e tij. Pra popullsia kastratase ka lėvizė herė pas here, po trualli ka mbetė
po ai. Toka e Kastratit ėshtė pėrnjimend shqiptare, si pėr banuesit e hershėm
dhe pėr ata qė kanė ardhė mė vonė. Kastrati i pjesės sė Epėrme ka kenė i
banuem prej shumė shekujsh prej banorėve tė kahmotshėm. Janė shqipfolės por
prejkah kanė ardhė nuk dihet. A janė me prejardhje sllave a prej tjetėrkah,
nuk janė nė gjėndje me e skjarue, as banorėt e hershėm apo brezat e sotshėm. Vendasit e parė nė Kastrat janė Petroviqėt,
Totoviqėt e Paloviqėt. Edhe nė ditėt tona ekzistojnė si fise e bashkėjetojnė
nė harmoni me kastratasit qė kanė ardhė mė vonė. Sipas gojėdhėnave tė lėna
trashigim, rreth vitit 1467, pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit, njė person i
quejtun Dedėl Bredosil, i lindun e i rritun nė fshatin Drekal tė Kuēit tė
Malėsisė sė Madhe, ka vendosė tė largohet nga vendi i lindjes, pėr me jetue
dikund tjetėr ma mirė. Kėshtu mori rrugėn e teposhtes, udhėtoi natė e ditė
papushim, dhe ma nė fund me karvanin e tij tek Shtegu i dhėneve qė gjindet nė
rranxė tė Veleēikut, asht ndalė aty ku mushka ka zgjedhė me pushue. E vėrteta e largimit prej Kuēit nuk dihet me saktėsi.
Ka fjalė se i asht largue hasmit. E vėrtetė asht se ka kenė njė fis i egėr i
krijuem ndėr mote nė katundin e Berishės. Dedli pati shtatė djem. Bashkė me ta erdhi e u vendos
nė shpellėn ku pushoi mushka, pra nė rranxė tė Veleēikut. Djali i madh thirrej Ilia, i dyti Ivan,
i treti Pal, i katėrti Nar, i pesti Gor, i gjashti Jar dhe i shtati Gjon.
Dedli me djem, jetoi shtatė vjet nė shpellė. Vendasit e atjeshėm, u janė
afrue kėsaj familjeje, e duhet thanė se nuk i kanė pritė fort mirė. Ēfarė
asht ba ma vonė, e dijnė ata vetė. Ka histori e gojėdhana tė shumta por unė
nuk po zgjatem. Ato qė thashė ma sipėr janė tė vėrteta se e dėshmon historia
dhe vetė jeta. Pas shtatė vjet jetese nė shpellė, e kanė lėshue
shpellėn e janė nisė teposhtė pėr me gjetė ndonjė vend tė pėrshtatshėm pėr me
jetua. Kanė zanė vend tek Burimi i Gurrės, e nė tė djathtė tė saj njė kullė
prej guri kanė ndėrtua. Kanė jetue nė kėtė vend pėr shumė vjet, tue ndėrtue
banesa tė reja me gurė tė latuem. Aty i kanė edhe vorret tė punueme me marak.
Aty ndodhet edhe vorri i Dedėlit, tė parit tė Kastratit, por janė edhe vorret
e trashigimtarėve tė tij. Dedėli me djemtė t vet, si katolikė qė ishin, nisėn
me ndėrtue njė kishė nė emen tė shejtit Shėn Mark. Ēprej asaj kohe te kjo
kishė i luten Zotit, pra nė Bratosh. Atje mblidhet gjithė Kastrati, me
Vukpalaj e Goraj Budishė. Shtatė vėllaznit jetuan bashkė deri sa dikush ka
vdekė e dikush asht vra, nga luftnat e gjaqet. Kanė mbetė gjallė vetėm tre
djemtė e mėdhenj. Ivani, Ilia e Pali kanė mbrritė nė moshė tė vjetėr,
ndėrkohė kur Nari, Gori, Jari e Gjoni, ishin jetėshkurtėn. Por mendohet se
Nari e ka lanė njė djalė. Sipas burimeve tė vjeluna, Nari ka jetue bashkė me
Palin. Asht kjo arsyeja qė pasardhėsit kanė ruejtė mbiemnat. Nga Nari janė
Narkajt e sotshėm. Ivani kur asht nda, ka shkue me djemtė e vet Leken e
Keqin. Me Ilinė pati njė deformim. Pasardhėsit e quejtėn vedin Alia. Kjo ndodhi se ndrroi emnin e besimin. Nga katolik u ba
musliman. Me Alinė kanė bashkėjetue Gori e Jeri. Fėmijtė qė kanė lanė Gori e
Jeri, janė rritė dhe kanė marrė edukatė nga Alia. Secili ka lanė nga njė
djalė, si Gori, si Jeri. Edhe pse Alia ndrroi fe, nipat e tij nuk pranuen me
iu largue fesė sė Krishtit. Ata edhe kur janė rritė e janė nda, kanė
trashigue pėr mbiemėn, emnin e paraardhėsit tė tyne. Gori pati njė djalė me emnin Shkurt. Ky pati katėr
djelm: Gjokė Shkurtin, Deē Shkurtin, Prelė Shkurtin e Per Shkurtin. Qė tė
gjithė kėta vėllazen kanė formue katundet e veta nė mbiemėn tė gjyshit. Nga
Gor, nė Goraj. Me qėllim qė ta pėrjetojshin rracen e tyne, pjesa ma e madhe e
fisit zbriti poshtė, nėn Majė tė Ēelės. Pjesa e mbetun ka jetue nė Bratosh.
Pra emni i fshatit Goraj nuk asht emen sllav, por si rezultat i trashigimisė
sė Gorit. Kėtė emėn e ka dhe njė fshat nė rrethin e
Beratit. Pra, kjo asht njė dėshmi se sllavėt nuk janė as nė Berat, dhe as nė
Kastrat. Ky arsyetim ka vend edhe pėr fshatin Jeran. Banorėt e kėtij tė
fundit janė pasardhėsit e Jerit. Kėshtu mund tė flitet edhe pėr fiset e tjera
tė Kastratit. E mbėshtesin kėtė logjikė edhe hulumtues sė huej si Giorg Hahn
nė shkrimet e veta. Asht
folė se Jera asht motėr e Jerit dhe asht martua nė Reē. Kur i ka vdekė burri,
asht kthye nė gjini sė bashku me njė djalė tė lindun me burrin qė i pati
vdekė. Unė nuk i besoj kėsaj gojėdhane. Lexuesit ta vrasin mendjen dhe ti
besojnė arsyes sė tyne. Kėto ndodhi nuk i kam pėrjetue por besoj se Kastrati
e ka pranue me jetue nė truellin e vet, por kurrė nuk e ka vu nė krye tė
vendit fisin e Jerės. Prelė Toma i Jeranit, ka kenė pėrfaqėsues i
Kastratit nė Lidhjen e Prizrenit tė vitit 1878, sė bashku me krenė e
bajraktarė tė tjerė kastratas. Gazetarja britanike Edit Durham qė jetoi nė Shqipni
njėzet vjet, ka shkrue pėr Dedėlin e historinė e tij. Ndėrkohė pėr Jerėn nuk
ka lanė asnjė fjalė tė shkrueme. Pėr ēka po shkruej janė gjana tė papame, shumė pak tė
ndigjueme por fort mirė tė arsyetueme. Kam frikė se bien nė veshė tė shurdhet
e se pakkush ka me i besue. Nuk jam nė moshė tė re kur po i hedh nė letėr
kėto shėnime. Jam nė moshėn e pleqnisė sė thellė dhe ju garantoj se jam
konsultue me burra tė moēėm e tė urtė tė mbarė krahinės sė Kastratit, pėr
kėtė histori qė po iu tregoj pėr Kastratin tim. Kam ba biseda me Mark Bacin,
Lulash Pretashin, Hasan Ramėn e tė tjerė. Me kėta burra tė urtė kam jetue nė
stane pėr njė kohė tė giatė, e kam pasė boll kohė me marrė e me dhanė me ta.
Nė hartimin e kėsaj historie tė shkurtė, mė ka ndihmue edhe jeta jeme
praktike, pėrvoja e hulumtimet e paprajshme. Ndihmė tė madhe mė ka dhanė
vendi i punės. Pėr 35 vjet pandėrprerje kam punuar nė Gjendjen Civile, e kam
pasė njohje jo vetėm pėr Kastratin e Shkrelin, por edhe pėr Bogėn, Lohen e
Hotin. Mė asht dhanė rasti tė takohem e tė bashkėbisedoj me burra malėsie tė
njoftun. Unė mund tė mos e njoh sa duhet bujqėsinė e blegtorinė, politikėn e
urtinė, por historinė e kam pasė pėr zemėr. Nuk mė duket e arsyeshme me u picigjatė nė kėtė shkrim
pėr Kastratin edhe pėr segmente tė tjera tė Malėsisė. Dėshėroj me u
pėrqėndrue nė fshatin Goraj ku kam lindė, jam rritė dhe edukue, deri sa jam
ba 40 vjeē. Edhe ma vonė jetesėn dhe punėn i kam vazhdue jo fort larg fshatit
tim tė lindjes, Gorajve. Vendlindjen nuk e kam harrue pėr asnjė moment. Sepse
besoj se ai qė harron gjakun e fisin, asht farėtretun, pasi edhe bagėtia qė
asht shtazė, e mban afėr gjakun e vet. Kush ka kenė ēoban, e din mirė se ku
due me dalė. Provo e hyj nė vathėn e gjėsė sė gjallė, e shih me sytė e tu, si
rrinė afėr e afėr nana me bijėn e me mbesėn. Edhe nė kullosė i gjen bashkė
sepse i dalin zot tė njajtit gjak. As
gjaku nuk bahet ujė dhe as i joti nuk bahet i huej. Njeriu jot kah shkon tė
rrxon, kah vjen tė ēon. Fisi Goraj ndodhet nė njė luginė midis maleve tė
Stolit e Ēelės, nė mes tė Zagorės e Budishės. Si rrugė kryesore ka nisjen nga
Gryka e Shtinit qė hyn nga Zagora e tė ēon nė Budishė e Katund tė Kastratit.
Njė rrugė tjetėr kamsore e ka tek Qafa e Gėlqeres qė tė ēon nė Jeran e nė
Bajzė. Asht njė lug i thatė, me pak toka tė pjerrėta, pa ujė e nė mėshirė tė
fatit. Banorėt merren me bujqėsi, blegtori, pemtari e mbledhin sherbelė.
Duhet thanė se vitet e fundit, bimėt medicinale janė ba burimi kryesor i tė
ardhunave financiare pėr mbijetesė. Tradita flet edhe pėr kultivimin e
vreshtave nė Goraj e nė rrethina tė kėtij fshati qė e kam pėr zemėr. Asht njė
toponim me emnin Vneshtė, ku ka pasė hardhi, fiq, dardha e tė tjera lloje.
Banorėt nė kėtė vend kanė qenė tė grupuem. Pėr me ruejtė prodhimet e veta
kanė caktue njė roje (budar), i cili ishte pjestar i banorėve tė vneshtės.
Njė kodėr kundruell Vneshtės edhe sot thirret Suka e Budarėve. Ky vend asht mbi burimin qė thirret Lėmoq. Disa banorė tė
Gorajve i kanė pasė tokat nėn Qafėn e Gėlqeres, afėr Rranxės sė Veshtit e
Vukpalajve, afėr Lugut tė Kalajve, nėn Malin e Tatiēit, ku quhet Veshti i
Gorajve me njė sipėrfaqe prej 4 hektarėsh. Kjo tokė sot asht djerrinė me pak
tokė nėpėr tė. Gorajt kanė pasė njė popullsi prej 200 frymėsh. Por
janė rrallue Megjithse ishte katund i vogėl e i vorfėn, Goraj
asht dallue pėr burrni e trimni, nder e besė, mikpritje e respekt. Ashtu si
vėllaznitė e tjera tė Kastratit, tė rinj e tė vjetėr, kanė ruejtė zakonet e
traditat, kanė mikpritė mik e bijė, kanė strehue gjithkend qė u ka trokitė nė
derė. Pėr komb, flamur e besim kanė dhanė edhe jetėn. Pėrmenden Gjelosh
Marashi e Prelė Mark Vuksanaj, dėshmorė tė luftimeve me jeniēerėt osmanė.
Plagė kanė marrė edhe Losh Lek Vuksanaj, Ndoc Preē Prekulaj e tė tjerė. Vendi i thatė u ka dhanė peshqesh banorėve tė
Gorajve varfėrinė e skajshme. Vera ka kenė e thatė vazhdimisht. Ka ndodhė qė
edhe fara e hedhun ka shkue hurrē. Bukėn
e gojės e kanė sigurua duke lypė drithė nė katundet e Bregut tė Matės e ma
larg. Kėtė odise udhėtimesh e ka pėrjetue edhe autori i kėtyre shėnimeve. E
kemi coptue me mokėr guri drithin sa me e mbajtė shpirtin gjallė. Skrop,
hithra tė zieme e kaēimaku, ka kenė lista e gjellnave, nė vite tė veēanta ku
zhegu ishte pėrvėlues. Mungesa e bukės asht kenė motėr me mungesėn e ujit,
pėr njerzit e pėr kafshėt. Ujėt e pijshėm e kanė marrė nė Dedaj tė Shkrelit,
tek Kroni i Ri njė orė e gjysė larg, diku afėr Rranxės sė Veleēikut. Burimi i
vetėm Lėmoqi, nė qendėr tė fshatit, mbante pak ujė qė shterrej shpejt. Kohėt
e fundit si pasojė e gėrmimeve me gjasė pėr rregullimin e Kronit, ka humbė
rrjedha e vetme e burimit. Nė kohėna tė kalueme janė ba pėrpjekje me krijue ubla. Kėto kroje e ruenin pėr njė farė kohe
ujėt dhe thirreshin Ublat e Gorajve nė gjysė tė Malit tė Ēelės, mbi Lugun e
Shtinit. Nė kohėn e verės ublat ruheshin me budar, duke e nda ujėt me bujlerė
sipas frymėve. Kur kėto ubla mbeteshin bosh, bujlerat mbusheshin nė Zagorė
tek Burimi i Ēerres. Pėr shkollimin asht ba krejt pak nga organet e
qeverisjes. Tek frati i katundit shkruhej njė letėr qė merrte rrugė e lexohej
njė letėr qė vinte prej larg. Njė shkollė fillore asht hapė vetėm nė vitin
1946 nė ndėrtesėn e Pjetėr Markut. Ma vonė shkolla vendoset nė shtėpinė e
Vuksan Tomės. Pėr dy vjet kėtu asht zhvillue dhe kursi i analfabetizmit.
Autori i kėtyre shenimeve ka kenė nė rolin e arsimtarit nė kėtė rasė, pasi
mėsuesit ishin me kater klasė fillore e nga qyteti i Shkodrės, e nuk u jepej
mundėsia me dhanė mėsim natėn pėr banorėt analfabetė. Historia e pėrshkrueme nė kėtė material modest e pa
pretendime, me giasė nuk besohet nga brezi i ri i kastratasve. Por jam i
bindun se bashkėkohėsit e mij e besojnė, se i kanė pėrjetue ato ndodhi tė
vorfnimit masiv e vuejtjeve tė panumėrueme. Vėshtėrsi ka pasė edhe nė
sigurimin e ushqimeve pėr gjanė e gjallė. Aliajt e Gorajt kanė jetue bashkė e kanė pasė njė
vojvodė, Zenel Shabanin e Aliajve, deri njėqind vjet ma parė kur njė pjesė e
banorėve tė Aliajve, kanė zbritė nė fushat e Bajzės. Pjesa tjetėr ka vazhdue
jetesėn nė Katund tė Kastratit dhe ka emnue njė vojvodė tjetėr prej Gorajve,
Vuksan Lekė Gilaj-n. Pas shkėputjes me Aliajt, fshati asht quejtė Goraj
Kurtaj. Kėshtu ka qėndrue deri nė vitin 1953 nėn njė kėshill tė pėrbashkėt.
Pra, Kurtajt janė Aliaj si fis. Unė mbaj mėnd dy shtėpi nga Kurtaj, pra
Aliaj, Hasan Rama e Zekė Alija qė kanė banue nė Goraj poshtė, me tė cilat
kemi nda tė mirėn e tė keqen. Kemi jetue atėherė e sot si njė vėllazni,
pavarėsisht se ata i pėrkisnin besimit islam e Gorajt e tjerė tė fesė
katolike. Nuk ka patur grindje. Kanė kenė bashkė nė morte e nė dasma. Lagja Kurtaj pati banorė tė fesė muslimane. Nė vitin
1953 kanė shkue me Vuēė Kurtaj, duke krijue njė fshat tė ri sipas
administrimit tė kohės. Njė pjesė e Gorajve dhe e Kurtajve shkuen me
Bratoshin. Kėtij tė fundit iu hoq Budisha, e cila kaloi
me Gorajt. Prej asaj kohe fshati mori emnin Goraj-Budishė. Pra Budisha si
fis, janė tė Ivanit. Por kastratas janė edhe Gora e Budisha, porse dy
vėllaznesh. Nga katundi kanė zbritė si Aliajt, Ivanajt, Vukpalajt e Gorajt. Dikush ma heret e dikush ma vonė. Kur kanė shkua ndėr
festa, dasma e morte, kastratasve u ka pri Alija e pasardhėsit e tij. Kjo pėr
arsye se Alia ka kenė djali ma i madh i Dedėlit. Nė rastet kur njė i Aliaj ka
mungue, atėherė kanė pri Gorajt, si pėrfaqėsues i Alisė, por se ka bashkėjeue
me Alinė. Kur ndėr festa, morte e dasma ka marrė pjesė nji i Aliaj, Gorajt
kanė ndejė mbas Ivanajve e Vukpalajve, si vėlla ma i vogėl. Bjeshkėt i kanė pasė tė gjithė sė bashku. Njisoj si
Aliajt, si Ivanajt, si Vukpalajt e si Gorajt. Njisoj bashkė si Kreneshdolin,
si Fushėn e Zezė, si Drugomirin, si Gropat e Vrrinit, si Boēanin e tė tjera
bjeshkė. Po ashtu edhe Kastratin e moēėm. Si ēdo popullatė tjetėr, edhe Gorajt kanė historinė e
vet. Janė tė njė gjaku me tė gjithė Kastratin tjetėr. Pėr Gorajt fola ma
tepėr se kam njohje ma tė madhe. U zgiata se besoj se u duhet lanė diēka e
shkrueme brezave pėr historinė e fshatit Goraj e tė krahinės sė Kastratit. E
theksoj se tė parėt tanė nuk kanė lanė gja tė shkrueme si trashigimi. Nuk ka
pasė shkolla, kėshtu qė brezat para meje nuk kanė dijtė shkrim e kėndim. Ne
kemi trashigue vetėm gojėdhana nga tė parėt tanė e kurrgja ma tepėr. Le tė flasim pėr barqet e Gorajve qė e pėrbajnė
fshatin. Janė katėr vėllazėn, qė njihen si nipat e Gor Dedėlit, tė bijt e
Shkurtit, djalit tė Gorit. 1. Gjokė Shkurti, i madhi, Gjokajt e sotshėm. 2. Deē Shkurti, i dyti, Deēajt e sotshėm. 3. Prelė Shkurti, i treti, Prelajt e sotshėm. 4. Per Shkurti, i katėrti, Perajt e sotshėm. Me barkun Gjokaj shkojnė familjet me mbiemen Gilaj,
Spatharaj e Gjolaj. Pėr mbiemnin Spatharaj asht marrė nji tokė e tyne afėr
shpisė sė fisit, e cila quhet Spathare. Ndėrsa nė fisin Deēaj shkojnė Deēajt.
Kėta e ruajnė edhe sot mbiemnin dhe janė tė bijtė e Vuksan Tomės. Kurse
mbiemni Ulaj e Prekulaj qė mbahen nga Prekė Gjelja e Gjokė Ndoci qė jetojnė
nė Bratosh, ka afėrsi gjaku me Tonin Leken e Gjeto Gjeken. Me mbiemnin
Veshtja, janė tė afėrm dhe banojnė nė Rranxė tė Veshtit. Atje nė Rranxė tė Hijes nė Bratosh ka pasė lindė edhe
Marash Gjekė Mala (Veshtja). Gėrmadhat e shtėpisė sė vjetėr tė kėtij burri,
gjinden edhe sot afėr shtėpisė sė Prekė Gjeto Ulaj. Ndėrsa familjet e tjera
qė sot e popullojnė Rranxėn e Veshtit, janė thirrė dikur Lul Lekaj. Tash edhe
ato thirren Veshtja, sipas vendit ku kanė zgjedhė pėr jetesė. Ata qė sot
banojnė nė Breg tė Matės tė rrethit tė Lezhės, kanė po ashtu mbiemnin
Veshtja. Fisi Prelaj e ma vonė Vuksan Prelaj, ata qė banojnė sot nė Goraj
sikurse janė Pjetėr Mark Vuksanaj, Tomė Zef Vuksanaj e Mark Lul Vuksanaj, e
ruejnė mbiemnin Vuksanaj. Kėshtu veprojnė edhe tė bijtė e Gjeto Tomės e
Pjetėr Dodės qė janė tė vendosun nė Goraj (Ivanaj). Vuksanajt qė banojnė nė
Dobre, pėrdorin mbiemnat Gjetja e Gurai, ndonėse janė kushėrinj. Ndėrsa Vasel
Rroku e Tomė Frani, megjithėse janė tė Vuksan Prelaj, sot thirren Burgaj.
Kanė marrė emnin e njė mali qė gjindet nė Rranxė tė Veshtit. Kėta janė
kushėrinj me Vuksanajt qė banojnė nė Goraj. Stėrnipat e Pjetėr Markut qė sot
jetojnė nė Qendėr tė Bajzės si Gjon Rroku, mban mbiemnin Burraj. Unė vetė e
mbaj mend deri nė pesė brezni qė i kam njoftė e kam kuvendė me ta. Ja njė
rast: Helidon Marash Vuksanaj, Marash Zef Vuksanaj, Zef Lulash Vuksanaj dhe
Lulash Pretash Vuksanaj. Nuk i kam njoftė por e kam me vesh, Lulash Pretashi,
Pretash Marashi e Marash Nika, asht kushėri me Rrok Niken e Nikė Marashit. Pra Lulash Pretashi i Pretash Marashit
dhe Rrok Nika i Nikė Marashit. Kėshtu edhe Dedė Nika e Gjon Nika. Fisi Peraj pėrbahet prej tri breznishė. Kėto janė
Lekaj, Rudaj, Bakaj. Kėto tri brezni ruejnė mbiemnat e tė parėve tė tyne. Pra i gjithė fisi Goraj, ma parė i ka mbledhė nji
sofėr nė tė gjitha rastet e mira e tė liga. Janė thirrė ndėrvedi si pjestarė
tė nji gjaku. Nuk janė martue ndėrvedi deri nė vitin 1943. Ky vit shenon martesėn e parė brenda fisit. Rastet janė
shumė tė rralla edhe ma vonė. Gorajt i kanė pasė e i kanė vorret bashkė nė
Goraj te Kisha. Kjo kishė asht ndėrtua para 200 vjetėsh e shkatrrua nė vitet
1942-1943. Kisha asht rindėrtua nga italianėt nė pėrkushtim tė dėshmorit
Pretash Prelė Gjolaj me gradėn Kapter i Milicisė Shqiptare, i cili mbeti i
vramė nga forcat serbo-malazeze, nė mbrojtje tė kufinit shqiptar. Kėtu mbaron ky pėrshkrim i thjeshtė pėr krahinėn ku kam
lindė, rritė e edukue, e te tanė jetėn ia kam kushtue. Me ditė sadopak djelt
e mi pėr prejardhjen e tyne, besoj se veē mirė asht. Ma thotė nji mende se
edhe nipat kanė me e ēue pėr mue nji putir me raki, nė shenjė kujtimi pėr
gjyshin qė i deshti e i hatroi deri atje ku nuk ban ma. Zef Lekaj Ku bien gjylet e Topit tė Berishės Gjasat se
politika shqiptare tė motivoje ndonjėherė tė vetme nė historinė torturuese tė
postkomunizmit moral, janė si pėrbetimet jargavitėse tė njė prostitute se do
tė jetė besnike. Ambalazhimi tėrėsor i garniturės politike tė emrave pėr
pasuesin e Alfred Moisiut nuk pėrjashton nga gjithė ajo qė Zhgėnjimi i radhės
nuk mė ka pėrfundur vetėm kėtė rast qė kulisat e politikės tė gjithėkahshme
Kur nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi, deklaroi jo ashtu
spontanisht para gjithė mediave se projektligji i qeverisė pėr gjobat dhe pėr
mė tepėr miratimi i tij nė parlament, nė orėt e vona tė natės kėtė
fillimjavė, ishte njė veprim i nxituar dhe i papjekur, ai sigurisht qė kishte
nė mendje dy gjėra, dy motive politike. E para, ajo qė nė fakt ėshtė edhe e
shpallur prej Topit, ėshtė pėrpjekja e parė publike e tij pėr ti tėrhequr
vėmendjen Kryeministrit pėr problemet e pafund qė po kalon mazhoranca prej
disa muajsh, si dhe pėr mėnyrėn e drejtimit tė qeverisė si pashallėk nga
ministra tė veēantė. E dyta,
deklarata e papritur e Topit nė favor tė biznesit sa i takon debateve pėr
ligjin e sapomiratuar nė Kuvend, mund tė konsiderohet si njė mesazh i veēantė
drejtuar politikės. Sipas tė cilit,
nėse Topi do tė jetė President, ai nuk do ta dekretojė kėtė ligj. Me kėtė
qitje tė largėt, qė projektohet nė momentet e prag-fushatės pėr zgjedhjet
presidenciale, Topi kėrkon ti thotė opozitės nė pėrgjithėsi se ai nuk do tė
mund tė dekretonte as ligje tė tjera nė parlament qė mazhoranca do ti
dekretojė, ashtu siē ka bėrė, vetėm me forcėn e kartonėve tė vet. Ligje tė
tilla mund tė kishin qenė ato pėr legalizimet, hipotekat dhe pronat, shumė
prej cilave nuk janė votuar prej Bamir Topit, ose janė kundėrshtuar prej tij
nė shumė momente. Parė nė kėtė dritė, mund tė thuhet pa frikė se Topi ka
nisur divorcin e tij politik me Partinė Demokratike tė Berishės. Njė rrugė
ndoshta pa kthim, qė do ta ēojė atė qoftė pėrkohėsisht nė presidencė, apo mė
e pakta, nėse do tė ketė tė njėjtėn kryengritje nė sjelljen e tij politike
kjo do tė mund ta largojė atė nė njė tė ardhme nga pozicionet e larta
politike nė kėtė parti. Me shpėrthimin e vet ndaj qeverisė dhe posaēėrisht
Kryeministrit Berisha, Topi kėrkon gjithashtu qė tė ndalė revanshin qė kanė
ndėrmarrė apo mund tė ndėrmarrin edhe mė tej ndaj pretendimit tė tij pėr
President disa parti tė koalicionit qeverisės. Tė cilat kanė deklaruar
mbėshtetjen e tyre pėr kandidatura tė tjera tė sė djathtės pėr President, si
zotin Godo p.sh., apo edhe mė keq akoma edhe tė zotit Nano, siē kanė pohuar
p.sh., deputetė tė PBDNJ-sė. Me paralajmėrimin qė i bėri seriozisht Berishės
nė njė moment kur mazhoranca tė paktėn nė parlament paraqitet mė e pėrēarė se
kurrė nė afro 2 vjet, Topi kėrkon ti thotė Kryeministrit se nuk pranon tė
bėhet mish pėr top nė garėn presidenciale. Njė garė, pėr tė cilėn Partia
Demokratike ka shpallur publikisht kandidaturėn e tij rreth 2 muaj mė parė
nėpėrmjet zėvendėsministrit aktual, Oketa. Zoti Topi, qė ka gati 2 vjet qė
investon politikisht pėr tė kapur presidencėn, ndaj dhe pėr kėtė arsye ka
refuzuar dy herė rresht pėrfshirjen e tij nė poste tė larta nė qeveri. Pėr
kėtė arsye, nė finish tė pėrpjekjeve tė tij qė pėrkojnė edhe me njė moment
shumė tė favorshėm personal, pasi ai ėshtė aktualisht politikani mė i
preferuar nė publik, Topi nuk mund tė lejojė qė qoftė Berisha, apo kushdo
tjetėr nė PD dhe mazhorancė, tė bėjė pazar nė kurriz tė interesave dhe
ambicieve tė tij politike. Qoftė edhe duke u justifikuar me interesin e
mosshkuarjes nė zgjedhje tė parakohshme, ēka mund ta bėnte qė segmente tė
mazhorancės tė mund tė pėrkrahnin Fatos Nanon apo dikė tjetėr pėr nė
presidencė. Por, pėrtej asaj qė mund tė fshihet nė kuptimet e deklaratės sė
fortė tė Bamir Topit, pakėnaqėsia e tij ndaj frymės sė bashkėpunimit tė
partive tė koalicionit nė Kuvend, ku zoti Topi ėshtė nėnkryetar i grupit mė
tė madh parlamentar, ėshtė evidente. Mė se njėherė partitė qeverisėse kanė
shfaqur diferencime tė dukshme nė qėndrimet e tyre nė parlament, duke
pėrforcuar gjithnjė e mė shumė bindjen se krisjet normale tė njė bashkėqeverisjeje
tė brishtė po thellohen pėrditė e mė shumė dhe sa herė qė mazhoranca
pėrballet me nisma dhe reforma qė kėrkojnė jo vetėm votėn e tė gjithė
aleatėve, por edhe mbėshtetjen e tyre publike. Njė mbėshtetje qė jo vetėm ka
munguar, por qė nė disa raste ka qenė nė sensin negativ dhe me nota
kundėrshtuese ndaj qeverisė. Dhe si gjithnjė protagonistė tė pėrplasjeve tė
tilla parlamentare kanė qenė disa parti qeverisėse, me pėrjashtim tė Xhuvelit
gjithmonė tė bindur, qė pėr interesa tė forcimit tė pozitave tė tyre nė
pushtet kanė bėrė presione tė vazhdueshme ndaj qeverisė dhe zotit Berisha.
Parti dhe politikanė qė zoti Topi i fshikullon nė deklaratėn e tij, por jo mė
shumė sesa Kryeministrin, i cili, pėr hir tė sė vėrtetės, gjendet nė njė
moment tepėr tė vėshtirė, po tė pėrfshish kėtu veē problemeve nė qeveri dhe
kampin e vet, edhe presionet e gjithėēfarėshme pėr zgjedhjen e Presidentit
dhe shmangien e njė krizė tė rėndė politike nė vend. Ndoshta nuk ėshtė e
njėjta skemė dhe histori politike, por reagimi i Topit, edhe pse ky pėrsėrit
shpesh se problemet e koalicionit duhet tė diskutohen dhe bėhen prezent nė
parti mė parė sesa nė media, ngjan nė njė farė mase atė tė Spartak Ngjelės,
vitin e kaluar. Kohė, kur avokati kritikoi ashpėr, por nė njė mėnyrė tjetėr Kryeministrin
Berisha dhe disa projektligje tė paraqitura nė Parlament. Ndoshta Ngjela dhe
Topi, ashtu sikurse edhe reagimet e tyre, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt, por
ato janė dy raste qė nuk mund tė anashkalohen sikur nuk ka ndodhur asgjė. Tė
paktėn, shqetėsimi i Topit pėr ngecjen e ingranazhit tė koalicionit ndoshta
mund ti vlejė seriozisht Kryeministrit Berisha, i cili tashmė ndodhet nė
kohėn e zgjedhjeve tė shumta e tė detyrueshme. Ose tė mbėshtesė pėr President
Topin, bashkėpunėtorin mė tė vjetėr dhe besnik tė tij, ose tė mos e prishė me
aleatėt dhe tė vijojė me kėtė qeveri deri nė kalimin e krizės sė Presidentit,
ose tė gjejė njė formulė tjetėr qė nėpėrmjet konsultimit me aleatėt tė kėnaqė
edhe ambiciet politike tė Topit, por edhe tekat politike tė tyre. Njė
zgjedhje-zgjidhje, qė shpeshherė ngatėrrohet me rivalin presidencial tė
Topit, Fatos Nanon, votat e tė cilit mund tė shmangin njė krizė
presidenciale, por me siguri do tė shėrbenin si njė shtrat pėr njė divorc
tė mėtejshėm tė Topit me Partinė Demokratike. Albert
VATAJ Trashigimia e Enver Hoxhės
privon shumicėn e shqiptarėve nga mediat vizive borgjeze tė perėndimit
kapitalist Shumkujt ky titull i kėtijė opinioni do ti duket
paradoks pasi nė Shqipėri ka rreth 16 vite qė regjimi diktatorial i Enver
Hoxhės e kompani ėshtė rrėzuar, e si rezultat shkimit i Televizorėve
perėndimorė nuk ndalohet me ligjė, por edhe nuk mund tė dėnohet njeri se i
shikon ato. Tė gjitha kėto janė tė vėrteta, por stacionet prestixhioze tė
Europės dhe Botės ka rreth njė vit qė mund tė shihen vetėm nėse ke blerė njė
aparat Dixhitalb, por edhe nėse pėr kėtė aparat blenė kartėn e cila kushton
mjaft pėr xhepat e shumicės sė shqiptarėve, qė janė tė papunė, apo ushqehen
me ndihma sociale tė shtetit. Nėse karta familjare ka njė farė ēmimi disi mė
tė arsyeshėm, karta e premiumeve tė paketės supersport ėshtė mjaft e
shtrejtė, pasi vetėm pėr njė javė kushton 8000 lekė tė vjetra, apo pėr njė
muaj 32 mijė lekė. Nė fakt fillimisht kjo kartė ishte 5000 lekė nė javė, por
ju rrit ēmimi menjėherė 60% dhe pėr kėtė rritje ēmimi (ndonse private) Media
heshti, kur nuk heshte nė rritje ēmimesh shumė mė tė vogla qė bėn shteti.
Ėshtė interesant tė thuhet se nė vende shumė mė tė pasura se ne shqiptarėt,
madje edhe antare tė Bashkimit Europian nuk e kanė futur ende teknologjinė e
Dixhitaleve pėr mediat vizive, dhe kjo nuk ka ndodhur jo se nuk kanė gjendjen
ekonomike mė tė mirė se ne, por se vetė shteti, shoqatat dhe organizatat nė
mbrojtje tė qytetarve nuk lejojnė kėtė model Censure pėr tė privuar shtresat
mė nė nevojė pėr tė parė pa pagesė dritaret e hapura tė kulturės dhe dijes tė
Europės dhe Botės sė zhvilluar. Gjithsesi ne pėr tė motivuar titullin e
opinionit tonė, po ju kujtojmė se teknologjia dixhitalb dhe kompania e kėsaj
Mdie vizive ėshtė e instaluar pikrisht nė ish Muzeun e diktatorit Enver Hoxha
i cili ndalonte me zjarr e hekur shikimin e Televizioneve tė Europės e botės
qė ai i quante Borgjeze e kapitaliste, gjithashtu duke parė prapavijen
politike tė kėtyre mediave vizive qė ėshtė trashigimi nga e majta komuniste
ne shpresojmė se kemi justifikuar titullin e kėtij opinioni qė nuk ka qėllim
tu prishė qejfin dashamirsve tė Dixhitalbit, por ka si qėllim tė ngushllojė
sado pak pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve nė nevojė qė janė tė privuar nga shikimi
i stacioneve televizive tė Europės e botės sė ėndėrruar... Ndue Bacaj Kela - fobi dhe sindromė e
skizofrenisė autolezive tė
antishqiptarisė Kela-ky personazh ireal apo real plazmuar nė
shkronjtoren gazetareske diletante, qė shfaqet me tipologji prej militanteje
nė rubrikėn e gazetės
Intervistė tė kryeqytetit
tonė, tashmė multiracial e multietnik
ku spikat kaotikja nė tėrė sferėn e saj shoqėrore e ideopolitike, ka peshėn,
rėndomsinė e propagandės sė mirfilltė antishqiptare tek po gjen mjaft lexues
nė pseudointelektualizmin tonė kozmopolit varfanjak. Ajo shfaqet herė me
gjasė prej intelktualeje, herė me gjasė prej injoranteje, ashtu pra siē mund
tė jetė e reja dhe i riu ynė, tek merr herė rrol femrorė, herė rrol
mashkullorė (si ca specie tė ulta detare qė janė biseksuale) dhe padyshim e
interpreton mė sė miri rrolin e paracaktuar, shpesh me besim euforik.
Natyrisht nuk ėshtė gjė e re nė fushėn e vyer tė gazetarisė, por vetėm njė
imitim qesharak i tendencės gazetareske tė viteve tė pas luftės sė dytė
botrore, qė u eksportua nga SHBA nė Europėn perėndimore ku pati mjaft sukses
gjer nė vitet 80 tė shek. tė kaluar, por sot ėshtė tejkaluar dhe fatkeqsisht
nuk gjen mė pėrndjekės. Nė gazetarinė tonė me profesionalizėm tė ēalė, po
gjen tifozė tė ekzaltuar dhe po praktikohet tek synon Parnasin e merituar.
Lexuesi i sotėm me njė nivel mesatarė kulturorė natyrisht e kupton se si
ndėrtohen intervistat imagjinare me pak fantazi tė gazetės sė pėrmendur mė
lart dhe kam bindjen se i kalon pėrmes filtrit tė arsyes sė tij, duke bėrė
kullimin e mirfilltė tė informacionit, nga propaganda. Nė se nuk e bėn,
natyrisht ėshtė difekt i lindur mendor i pakthyeshėm i tij dhe mbetet
gjithmonė defiēitarė nė perceptimin e kryqėzuar. Mjeku i mirė do ti
kshillonte tė mos kalonte nė forcaturė dhe tė lexojė sa pėr tė kaluar kohėn,
pranė filxhanit me kafe qė pėrmban kafeinė, njė stimulues i qelizave nervore. Kela, ka gjasėn
e njė vajze shqiptare plot urrejtje pėr pėrkatėsinė e saj etnike dhe e
dashuruar me tė drejtėn e saj tė pamohueshme me etnicitetin (nėse do mund ta
quanim kėshtu) grek qė i indukton kulturė me bukėn e bardhė qė i jep tė
mbushė barkun dhe me mbathjet prej mėndafshi qė mund tė mbathė. Se sa do tė
jetė e qėndrueshme dashuria e saj e kushtėzuar nga buka e bardhė dhe mbathjet
prej mėndafshi, i takon vetėm asaj ta pėrcaktojė, pasi ėshtė ēėshtje ndjenje
edhe pse e nxitur nga stomaku dhe pjesėt e fundbarkut, a fundkurrizit tė
saj?! Ēėshtje stimulimi. Me tė drejtė
kujton se, populli shqiptarė nė vitet e totalitarizmit pseudokomunist mund tė
hante vetėm shtatqind gramė bukė misri dhe mbathjet e palara ishte luks po ti
ndrronte nė fund tė javės. Kujton shkollat dhe institucionet e larta arsimore
qė janė tė njė niveli tė ulėt, sepse asnjė shtet i botės nuk i njeh dipllomat
e testimet e tyre dhe ka tė drejtė. Na ve pėrpara pamje nga Shqipria e varfėr
ku rrugė plot baltė, plehra, ndyrėsi dhe vajza lavire qė shiten pėr pesė
lekė, siē i thonė. Mandej shton se Greqia po na jep tė hamė, pasi atje
punojnė qindramijra emigrantė shqiptarė, pa saktėsuar se kėto emigrantė po
japin njė kontribut tė ndjeshėm shtetit nė fjalė, duke e nxjerrė disi nga
kriza e pas viteve 90. Eshtė me tė vėrtetė realist pėrshkrimi i saj dhe unė
pėr ta plotėsuar do tė shtoj ende gjėra qė ajo, ndonse ka harruar ti citojė,
pasi sbesoj se nuk i di. Nė Tropojė ndodhi njė ditė qė njė shok i ēpoi topin
njė shokut tė tij me pistoletė dhe i zoti i topit nxorri pistoletėn e tij dhe
e vrau. Nė lagjen e jashtme tė kryeqytetit njė djalė njėzetepesė vjeēar mbyti
njė plakė duke ia pėrplasur kryet nė murė pėr vetėm tridhjetė euro qė kishte
patur nė ēantė. Nė Shkodėr njė baba vrau dhe groposi vajzėn e tij, pse e
kishte koritur duke u bėrė e pandershme dhe kur e intervistuan tha se, kishte
bėrė mirė, plot vetdije. Nė Lushnje vėllai i hapi kafkėn me sopatė tė vėllait
pse pema e tij i hidhte hije mbi dritare. Nė Fier burri vrau gruan e re me dy
fėmijė nė bark. Nė Vlorė nipi vrau gjyshen pse nuk i jepte lekė e plot,
e
plot tė tjera dhe po tė kalonim nė arenėn ndėrkombtare natyrisht gama e
krimeve tė kryera nga shqiptarė do tė zgjerohej nė mėnyrė tė ndjeshme. Pėr ta
dhėnė tė plotė imazhin e shqiptarit do tė na duhej tė citonim, shitės dhe
shpėrndarės droge, vjedhės, grabitės, shfrytzues prostitutash e plot tė
tjera. E dashur dhe e nderuara Kela, po tė tentonim tė bėnim portretin e
kėtyre kriminelėve do vėrenim pa kurrfarė tendence injorimi se janė; Fytyra
tė palara, me dhėmbė tė prishur, flokė tė pa krehur dhe shpesh me parazitė
morra qė i livadhisin duke ia pirė gjakun, nuk kan kryer as arsimin e
detyrueshėm tetėvjeēarė, lahen apo slahen njė herė nė muaj tek qelbin si
kėrrma dhe mė e keqja ėshtė se, nuk dijnė mė tepėr se tridhjetė fjalė tė
gjuhės shqipe pėr tė formuluar mendimin e tyre, por mė absurdia ėshtė se i
gjen kudo, duke dėgjuar kėngė sllave, greke, turke dhe gabelejevgjite. Shtoj
kėtu mandej, ato qė janė nė Athinė dhe mbrėmjeve presin nėpėr lulishte
omoseksualėt grekė, tek shkojnė tė shfryjnė nevojėn e tyre fiziologjike pėr
njė shpėrblim nė euro. Nė Shqipri, nėpėr dasma kėrcejnė me orė tė tėra tė
dehur nėn ritmin e kėngėve si; mari maria faqet gurabia (gabelejevgjite),
Jaman aman aman aman, sa tė dashkam (turkoshqiptare), Agapimu agapimu(greke),
Goce vaj vaj vaj mos mė laj lėvere( turkoshqiptare). Por ne kemi nxjerrė
kėngėtarė dhe kėrcimtarė tė niveleve tė kohės edhe pse nuk kemi edukatė dhe
kulturė tė mirėmbajtjes sė vetvetes, tek paraqitemi tė ndyrė, tė qelbur, tė
pa moral e fare tė pa ditur. Ndonėse kėshtu do tė vazhdojmė tė paraqitemi
gjersa do tė plasmojmė shijet tona estetike me muzikė, turkojevgjite,
sllavemongoloide dhe grekolatine. Ndikimi i kulturave tė mėsipėrme nėpėrmjet
tingujve joshės muzikor, fatkeqėsisht jep kėto rezultate, tė padėshirueshme
nga njeriu i civilizuar. Por ti vajzė e indinjuar dhe me pak materie gri,
sepse nuk besoj se nė kafkėn tėnde i kalon tė shtatqind gramėt, saqė po ta
shihte sot njė Hamlet do tė thoshte me bindje; - Ja njė maskė prej palaēoje e shekullit njėzet e
njė!-, besoj se do tė kuptosh qė ky popull qė po pjellė tė tillė kriminelė
dhe injorantė tė ndyrė, nuk ka as pesėdhjetė vjet arsim tė lirė, nė njė
kohė qė Greqia jote e dashur, Italia ndonėse e ėndėrruar, Franca, Gjermania,
Anglia etj
kanė nga pesqind vjet shkolla tė lira e tė konsoliduara dhe
fatkeqsisht nė to, ka raste mė makabre krimesh. Po tė kujtoj se nė Greqi
djali zhduku dhe i bėri copė-copė tė dy prindėrit, nė Itali njė djalė
dymbėdhjetėvjeēarė e dogjėn nė acid kloridrik tė gjallė, nė Gjermani njė i ri
futi nė kaldajė nėnėn e tij, nė Angli njė pėrdhunues vajzash tė mitura i groposte
nė oborrin e shtėpisė sė tij viktimat e shumta e tė pafajshme dhe lista e
shtazėrisė, njerzore nė kėto vende tė kulturės arsimore pesqindvjeēare, a mė
tė hershme do tė ishte gati e pafund, sepse ripėrtrihet me ngjarje tė tjera.
Por ne asnjėherė nuk kemi vėnė nė dyshim kulturėn dhe civilizimin e tyre edhe
pse i ndėrtuar mbi njė bazė tė dyshueshme kanibaleske primitive. Janė me tė
vėrtetė tė kulturuar! Ndihet pra pasoja e pesqindvjetėve arsim, ndėrsa tek ne
me pesėdhjetė vjetė arsim ndihet mungesa e kulturės. Besoj e vė re se
pesdhjeta nuk ėshtė e barabartė me pesqindėn, por njė e dhjeta pjesė?! Ji e ndėrgjegjshme se me gjithė mirėdashjen
pėr Greqinė, nuk do tė mund ta linim jashtė kėtyre ngjarjeve kanibaleske primitive.
Por tani e nderuara zonjushė Kela, qė tė pėlqen shumė dukja prej tė diture,
do tė mė ndjesh por po tė fus nė njė hulli tjetėr tė palėvruar gjer tash nė
kėtė shkrim, duke lėnė me pėshtirosje dhe me shpresė tė fosilizohet, dukurinė
shtazarake tė njeriut tė sotėm, qoftė shqiptare, apo greke. Me mirėdashje! Nė pėrgjigjet mjeshtėrore, ti hektoplazmė e
inteligjencės ndėrtuar me art mbi bazė logjistike plagjative, qė i jepje tė rinjve qė
tė pyesnin nė rubrikėn e komunikimit tė lirė tė gazetės Intervistė, thoje me tė drejtė se,
historia e greqisė studiohet qė nga Kina, Japonia e SHBA, nga Anglia, Irlanda dhe gjer nė Australi e Afrikėn e
Jugut, duke shprehur kėshtu njė tė vėrtetė relative qė askush ka tė drejtė ta
mohojė. Ke harruar se dhe tek ne studjohet, madje edhe pse e pa nevojshme gjuhėn
greke e kishim dikur tė detyrueshme nė shkollėn tonė tė mesme. Prano sot
rezultatin e atij arsimimi tė detyruar, pasi po jep frytet edhe pse tė
tharta. Ndėrsa unė si tendencioz qė jam, sepse nė njė gen tė kromozomit tim bart mirfilli
trashgiminė shqiptare do tė thoja, qė nėnraca hibride greke, pasi dihet
shkencėrisht qė derivon nga kryqėzimi semitoarab me induiranianmesopotam, nuk
dinte tė numronte dhe as tė shkruante, pasi numrat dhe germat i morėn prej
arabosemitėve. (fakt shkencorė tashmė i ditur prej tė gjithė studiuesve,
ndonse jo nga injorantėt, por ty nuk tė konsideroj tė tillė) Unė do tė kėrkoj tė bėj njė udhėtim imagjinarė nga e
sotmja tek e shkuara, duke i parė ndodhitė dhe gjėrat nėn njė lente zmadhuese
nė mėnyrė qė tė mund tė zhveshim petkun e gjasės sė vėrtetė me tė cilėn rri e
pėshtjellė gėnjeshtra dhe paradoksi, tek na e servirin me ngjyra tė
harreshme. Mandej tė ndihmojė ty qė tė shohėsh mė qartė pėr shkak tė miopisė
qė ke e shfaq. Atė qė ti me tė drejtė e quan histori, pa ditur domethėnien e
saj sepse ėshtė thjesht njė interpretim dhe jo shkencė egzakte, mundohu e
nderuar ta interpretosh pasi stė mungojnė aftėsitė. Vėzhgimi im ka pėr
qėllim dhe do tė mundohem tė tė citoj
fakte e tė ti argumentoj, jo ashtu siē e mendoj unė, qė sjam, ose quamė
askushin, por siē e mendon mendja shkencore e kohės tonė, duke kėrkuar ti
interpretoj nė mėnyrėn sa mė origjinale dhe me objektivizėm. Le ti hedhim njė
sy gjysmės sė dytė tė shek. XX kur pas luftės sė dytė botrore, turma grekėsh
dhe italianėsh tė uritur, tė palarė, plot smundje parazitare dhe dhėmbė tė
prishur e tė palarė me paradontozė dhe karje, u paraqitėn nė portat e
Amerikės vendit qė mirfilli fitoji konfliktin dhe doli mė i pasuruar e mė
autoritari. Zyrat e emigracionit tė atyre viteve nė SHBA i kanė tė
evidencuara edhe sot e kėsaj dite gjithshka si nga pikpamja etiko-morale
ashtu dhe shėndetsore tė individėve me pėrkatėsi greke, apo italiane qė hynė
nė territorin e SHBA. (vijon) Skender Krosi Miss Italia 2006 nė
Shkodėr I kthyer ne epiqender te jetes jo vetem ne Shkoder por
edhe ne Veriun e Shqiperise, Grand Hotel Europa ka patur mysafire te rradhes
Miss Italia 2006, Claudia Andreatti. Vajza me e bukur e Italise, ka zgjedhur
Grand Hotel Europen per te kaluar te vetmen nate te qendrimit ne Shqiperi,
para se te drejtohet per nje aktivitet ne Malin e Zi. Andreati shoqerohej nga
Maurizio Zanier, i cili pervecse pronar i markes se njohur te veshjeve intime
Cotonella, eshte edhe sponsor gjeneral prej rreth 15 vitesh i konkursit te
bukurise Miss Italia, si dhe nga administratori per Shqiperine i kesaj
kompanie, Gjergj Leqejza. Ne ndryshim nga shume Misse, tek Claudia Andreatti
te bie ne sy jo vetem thjeshtesia dhe sportiviteti ne veshje, por edhe menyra
e komunikimit. Ne fakt, kontratat e lidhura te bukuroshes italiane, ia
pengojne dhenien e intervistave pa patur ne trup shiritin e Miss Italise, por
ne bisede me te meson shume nga jeta e saj. Claudia ka lindur ne Esmeralda Delija Pasojat e vitit me te zi ne historine shqiptare Viti 1997 eshte viti me i zi ne historine e shtetit shqiptar.
Falimentimi i firmave piramidale ishte shkendije per ti vene flaken sistemit
te atehershem. Si pasoje, u shperthyen depot e armatimit te ushtrise
shqiptare dhe brenda disa diteve, kishim nje popull te armatosur.
Mosfunksionimi i shtetit ishte premise e nje lufte te mirefillte civile,
pasojat e te ciles ndjehen edhe sot e kesaj dite. Rifat Ymeri |