koka

nr. 107 / 25 gusht 2007

alukit

 

Shqiptarėt ngihen me shpresė, me hipnozė!

Tendenca e njė tipizimi tė shpresės, kėsaj hipnoze tė lashtė sa njeriu, ēuditėrisht po i ushqen shqiptarėt me atė qė do e quanim, pėrmbushje tė aspiratave. Po turravrapi i marrė disa herė nė 17 vitet e fundit ėshtė ndaluar po aq herė nga eksponentėt politikė. Pra, nga tė zgjedhurit. Pa vetėdije, pa punė, pa prodhim, pa energji elektrike, pa rrugė tė asfaltuara e me sinjalistikė, la liri lėvizjeje, pa njė analizė tė thellė tė paaftėsisė si metamorfoza mė e sofistikuar e mendimit politik, ekonomik, shoqėror, s’mund tė pretendohet mė shumė se shpresė, hipnozė.

Para se tė shkruajmė kėta rreshta, komunikuam me telefon me dhjetėra politikanė tė rėndėsishėm, deputetė, etj. Shumica ishin plazheve tė Europės, madje edhe Azisė e Afrikės. Familjarisht. Kjo formė jetese tanimė ėshtė njė ndjenjė detyrimi e tyre pėr tė afėrmit e farefisin, ėshtė njė trampolin shkėputjeje nga pretendimet qė thonė nė kohė fushatash elektorale, ėshtė njė cinizėm i programuar qė fuar nė grykė milionat e shqiptarėve qė shkojnė nga podi i shpresės, nė atė tė hipnozės, pa menduar njėherė qė nė pod tė drejtimit kanė modele turpi. Pyet nė Shkodėr, bie fjala kush ėshtė kryetar i PS-sė? Mbi 80 pėr qind nuk e dinė. Tė thonė: N. Doda. Atėherė si duket u desh vjedhja e njė benzi tė kryesocialistit, sa pėr t’i mėsuar emrin. Edhe tek PD-ja po ashtu. Njerėzit nuk e dinė se kryetar ėshtė njė deputet qė normalisht angazhimet nuk i lejojnė sakrifica partiake nė shėrbim tė miletit. Aq sa duhet dhe aq sa nė kėtė stinė kaq tė gjatė shprese pėr Shkodrėn, detyrohet tė shfaqet si shpėtimtar kryeministri vetė.

Po tė vazhdosh me listėn mė tė gjatė tė emrave qė drejtojnė institucione tė rėndėsishme, do flisnim thjesht pėr rrokopujė besimesh, tė njė elite tė kontrolluar, ku paaftėsia e pėrfaqėsimit arrin e kap tė tėrė cepat e kulturės, shoqėrisė, ku koefiēenti i tyre do ishte vetėm besnikėria ndaj klaneve... Nė shifra normalisht.

Nėse nė Veri nuk ka as pozitė as opozitė, kėtu nė Tiranė, duket se Edvin Rama nuk ėshtė i zoti tė ēelė shkarkitė e veta, si e vetmja rrugė pėr t’u thėnė shqiptarėve nė zgjedhjet e ardhshme se shpresat nukdo jenė mė hipnoza ideologjike.

Po ta bėjė kėtė, botėkuptimi politik e ekonomik do dilte pis, sa qė do i veniste edhe... shpresat.

Sokol Pepushaj

 

HOTELI PRIVAT “QETESIA” NĖ VELIPOJĖ

Bisedojmė me pronarin e ri shkodran, 32-vjeēarin zotin Vildan Dani (me ekipin punues prej 10 anėtarėsh nga familja e vet e gjerė dhe nga farefisi): Hoteli ynė ka 800 metra katror, siē po e quani ju, kjo bukuroshe dykatėshe, me traditė 4-vjeēare, ka 28 dhoma: 15 dhoma dyshe, 9 dhoma katėrshe, 2 dhoma treshe dhe 2 njėshe.

Pushuesit vijnė kryeisht nga Prishtina dhe Ferizaj, pensionistė me ēmime nga 130 euro pėr person, por ne i kemi nivelizuar ēmimet edhe pėr tė tjerėt!

Disa emra nga stafi drejtues i hotelit, tė cilėt i mburr zotni Vildani: Zydija, Ifaketi, Besari, Elsa, Eva, Evaldi, Fatmirja... ama do tė ishim tė padrejtė, po tė mos e pėrmendnim kėtu tė riun, kanakarin e familjes, Indritin 9-vjeēar, klasa IV, nė Shkollėn “Hasan Riza Pasha”, Kolegji turk nė Shkodėr: ezmer, inteligjent dhe fort i dashur dhe i shoqėrueshėm me mysafirė pėrgjithesisht, ama shok tė ngushtė e ka Fatlumin nga Ferizaj, me tė cilin kėmbejnė letra me postėn elektronike!

Oborri i madh, i rrethuar me gardhe tė gjelbėrta, me bar e beronja (pisha), dhe vende-vende me tavolina e karrige, mbi tė cilat bėjnė hije ēadrat e reja, rrethuar me lule anash!

Fjetat e pajisura me krevate tė rinj, frigoriferė, flutura-flladitėse, banjo... Poashtu salla e madhe e ngrenjes...

Kuzhina tradicionale shqiptare: bamje, fasule, tavė kosi (elbasani), gullash, borani, makarona, pilaf, torator, mollė, pjeshkė, ėmbelsira, nga dy kokrra vezė per ēdo person etj.

Kėto janė shėnimet tona- thotė zotni Vildani- por ju, o gazetar, duhet tė bisedoni me pushues, apojo?

Dhe tė parin qė takojmė, ėshtė avokati i mirėnjohur nga Prishtina, zotni Isuf Dumani:

“Unė nuk vi kėtu vetėm pėr hir tė ēmimit tejet tė lirė, sepse sa pėr pushime kam mjaft mara, por nga tė gjitha pushmoret qė kam parė, kemi zgjedhur kėtė tok me familjen  time- unanimisht dhe pakrahasimisht nga tė tjerat!!”

Kurse nga tė tjerėt dėgjuam urime dhe mendimet e tyre po i shpallim solemnisht:

Pushues tė vendit e tė botės, ejani nė Velipojė, pushoni dhe vdisni!

Pushues tė vendit dhe tė botės, ejani nė Velipojė, shėrohuni dhe jetoni!

Puishues tė vendit dhe tė botės, ejani nė Velipojė, pushoni dhe shkruani memoaret tuaja pėr bukuritė e bregdetit shqiptar!

Pėr pushimoret e Velipojės, private e shoqėrore, ėshtė kujdesur edhe komuna e Velipojės: sot me 30.7.2007, nė orėn 20, Komuna organizoi njė koncert pėr pushuesit e plazhit: SHOW VETĖM PĖR JU! Kryetari i ri i Komunės, zotni Nikolle Marku, me stafin e vet, kanė meritėn e pastrimit tė plazhit, tė ndėrtimit tė dusheve dhe tė nevojtoreve publike…

Pushues tė vendit e tė botės, shkoni kah tė shkoni, mos e harroni Velipojėn- parajsėn e kėsaj bote!

Kadri Mani

 

Krimi do tė realizojė skenarin e tij me ēdo kusht

Historia e biznesmenit lushnjar Kadri Myrtaj, ėshtė e njohur pėr lexuesit e shumtė tė gazetės “Shqipėria Etnike” anė e kėnd globit, pėrmes jehonės sė saj, brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Biznesmeni fisnik, ėshtė kėrcėnuar me jetė edhe mė herėt nga krimi i organizuar dhe me prapavijė tė qartė politike, veēanėrisht pas zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, kur nė pushtet erdhi Partia Demokratike. Por ne s’po i rikthehemi ēėshtjes, pasi ėshtė shumė e dhimbshme dhe tragjike. Njė histori qė nuk njeh mbyllje. Situata ėshtė pėrkeqėsuar ndjeshėm, kur tė gjitha pushtetet janė pėrqėndruar nė duart e PD-sė dhe njerėzve tė saj, nė ēdo qelizė tė shoqėrisė shqiptarė. Tashmė, pas kryeministrit, kryetares sė Kuvendit Popullor, edhe institucioni i Presidentit, drejtohet nga njė ish-hierark i lartė demokrat, siē ėshtė Bamir Topi. Me ardhjen e tij nė pushtet, edhe gjyqėsori, do tė fillojė tė ngjyroset “blu”, ndėrsa largimi i prokurorit Sollaku, ėshtė ēėshtje kohe. E gjithė kjo, stimulon elemente kriminale tė organizuar, por qė pėrdorin si mburojė klasėn politike qė po drejton vendin. Ata tashmė veprojnė pa frikė, duke e konsideruar tė natyrshėm realizimin e skemave tė tyre kriminale dhe shembull i qartė ėshtė biznesmeni Kadri Myrtaj nga Lushnja.

Qė pas 3 korrikut 2005, presionet nuk iu ndanė pėr asnjė ēast. “Gabimi” i tij i vetėm, ishte se nuk lejoi manipulimin e zgjedhjeve nė zonėn e tij zgjedhore, si komisioner i propozuar nga Partia Socialiste. Madej, ai nuk ngurroi tė dėshmojė dhe tė denoncojė manipulimet monstruoze tė bėra nga Partia Demokratike. Pėr grupet kriminale, hakmarrja e vetme e verbėr, ėshtė eleminimi fizik, jo vetėm i Kadriut por i tėrė familjes Myrtaj. Tre ditė mė parė, mė 22 gusht, nė orėn 01.30, shtėpia e tij u trondit nga njė shpėrthim i fuqishėm tritoli, afėrsisht 100 gr. Atė natė tė tmerrshme, fatmirėsisht, familja e Kadri Myrtaj nuk ndodhej nė banesėn e tyre. Ndėrtesa ėshtė dėmtuar rėndė. Qėllimi i kriminelėve ka qenė i qartė: eleminimi fizik i Kadriut dhe i gjithė familjes sė tij! Pas kėrcėnimit tė vazhdueshėm tė jetės, vendosjes sė tritolit nė banesė, Kadri Myrtaj ėshtė i detyruar tė jetojė diku nė ilegalitet, ndėrsa kriminelėt i bėjnė presion nėnės plakė tė Kadriut. Ata i kėrkojnė me ngulm adresėn e tij, duke e kėrcėnuar se do tė masakrojnė jo vetėm atė, por edhe nipat.

Nė Lushnjė, grupet anarshiste me sfond politik dhe ekonomik janė tė fuqishėm. Nuk janė tė pakta rastet e eleminimeve fizike tė shumė njerėzve. Shteti nėse nuk ėshtė i implikuar direkt me strukturat e tij pėr eleminimin e kundėrshtarėve politikė dhe mbrojtėsve tė votės sė lirė, pavarėsisht ngjyrės politike, bėn “tė paditurin”, duke stimuluar situata tė tilla dramatike si ajo e Kadri Myrtaj.

Jetmir Delaj

 

Per hapjen e dosjeve

Askush ne Shqiperi, perjashto ish- Sigurimsat dhe bashkepunetoret e tij, para dhe pas viteve ’90, nuk jane kunder hedhjes drite mbi dosjet e kuqe. Praktika e vendeve te tjera, na ka dhene shembuj te ndryshem te afatit se kur keto dosje, duhet te celen dhe te kete akses i tere publiku. 16- 17 vite nga fillimi i demokracise postkomuniste ne Shqiperi, duket se jane te pamjaftueshme qe te emancipojne shqiptaret per pranimin e fajtoreve ne gjirin e vet, pa pasoje individuale por edhe per shoqerine ne pergjithesi. Reagimit te papritur per fshirjen e nje familjeje te tere nga faqja e dheut, veshtire qe ne ditet e sotme, mund t’ua fale nje i aferm i tyre, madje deri ne brezin e 7-te te lidhjes farefisnore! Pa harruar ketu, karakterin me shume se ballkanas, sanguin- hakmarres shqiptare, te tejkaluar nga shekujt! Por a eshte kjo nje arsye e mjaftueshme per te justifikuar mosceljen e dosjeve te ish- Sigurimit te Shtetit?

Qe ne krye te heres, e kam rreshtuar veten nder perkrahesit e idese se “nje revolucioni” te bardhe ne shoqerine shqiptare, duke konsideruar si domosdoshmeri hapjen e dosjeve te diktatures komuniste ne Shqiperi. Tashme, edhe pse eshte zvogeluar maksimalisht, hija e Komunizmit eshte e pranishme akona ne vendin tone dhe sipas ministrit te shendetesise, kryetar i PDK-se, Nard NDOKA, edhe brenda qeverise aktuale. Ne qender te vemendjes, nuk eshte ne plan te gjere “armata e kuqe” disa qindramijeshe e ish- Komunisteve, antareve te thjeshte te PPSH-se. Nje pjese e konsiderueshme, e kane marre “denimin” qofte ne rangun moral, por edhe ate material, ne menyre te vecante te ndershmit ne kuptimin e plote te fjales, qe mbase edhe sot e kesaj dite nuk e pranojne Ekonomine e Tregut dhe Kapitalizmin. Por, eshte e patolerueshme qe edhe sot, te diskutohet per perfshirjen ne qeverisjen e vendit te ish- Sigurimsave apo bashkepunetoreve te ish- Sigurimit. Ne fakt, nuk ka ndonje “mekat” te madh ne kete drejtim, perjashto rastet kur ata kane lare direkt duart me gjak, apo nga veprimet dhe mosveprimet e tyre kane vdekur, jane gjymtuar, plagosur, lenduar apo edhe persekutuar individe te pafajshem. Edhe ne kete rast, nuk duhet te mendojme per nje penalizim ekstrem, pasi do te ktheheshim ne rolin e krimineleve te para viteve ’90, por edhe pes 17 viteve, nese eshte e nevojshme, drejtesia duhet te thote fjalen e saj: pse jo, edhe te burgosen!

Ne nje vend, qe ish- komunistet qe brenda nje kongresi, u konvertuan ne socialiste evropiane, por qe asnjehere nuk kerkuan falje publike per gabimet e PPSH-se- Parti Shtet per 45 vjet, nuk eshte asnjehere vone per te vepruar drejtesia. Aktualisht, ne krye apo edhe ne struktura te PS-se pse jo edhe te partive te tjera te majta dhe te djathta, nuk jane me eterit, ndoshta as edhe bijte, por nipat e ish- Sigurimsave, te cilet e kane siguruar ate vend pikerisht fale paraardhesve te tyre te PPSH-se. Se pari, porosia me e rendesishme e dhene nga Ramiz Alia ne grahmat e fundit te pushtetit te kuq politik, ishte fuqizimi ekonomik i dinastive te rena. Procesi nuk ishte i veshtire sidomos pas mijera toneve te nisur me avion apo me rruge te tjera jashte Shqiperise nga emisare te kuq, qe ne kthim u kthyen edhe ne “instrumenta” te suksesshem te ekomise se tregut apo “milioneret” e pare shqiptare! Per pushtetin politik, qe ishte edhe synimi i dyte mbase me i rendesishem se i pari, nuk u perdoren bijte, te cilet kishin detyren e forcimit ekonomik te kastes se vjeter “te permbysur”. Nje mik i imi, nje dite po me thoshte se nipat jane shume te te keqinj se baballaret e tyre. Ata mbase nuk e kane perjetuar realisht periudhen e Komunizmit te eger shqiptar, nuk kane lexuar apo mbase jane bindur te mos besojne. Nje tregim naiv “per partizanet qe mbysin ne pus nje ballist apo zogist”, ka krijuar tek ata mbase, superioritetin idiot por te rrezikshem te races se kuqe, mbi racat e tjera, sidmos ate blu! E pra, jane keto niper, nga ana e babait apo e nenes, te cilet po lundrojne te qete, nen heshtjen e disa ish- Sigurimsave ne qeverisje dhe presin vetem rritjen e tyre fiziologjike, per te rimarre edhe pushtetin politik, pas atij ekonomik qe tashme e kane prej dekadash! E cfare eshte me e llahtarshme, keta niper apo mbesa, “perparojne” edhe me mbeshtetjen e ish- te denuarve dhe te persekutuarve politike, perfaqesuesit e te cileve, me apo pa dashje, pranojne te ndajne pushtetin me ta. Pas disa viteve, mbase edhe dekadave, ne pushtet do te rikthehen serish fuqishem, niperit e ish- Sigurimsave, mbase edhe nen flamuj te tjere, jo vetem te kuq, por edhe blu, jeshil, te verdhe, portokalli, mbase edhe te bardhe. Ky eshte rreziku i vertete i demokracise shqiptare. Por a ka nje zgjidhje?

Mendojme se po! Fatmiresisht apo fatkeqesisht, eshte pikerisht hapja e dosjeve te diktatures, me guxim, me pergjegjesi, por jo per tu perdorur si mjet shantazhi ndaj disave, sic edhe ka ndodhur ne shume raste. Hapja masive e dosjeve, pa asnje dallim, do te shenonte nje kaos social, ne kuptimin e plote te fjales. Kete funkdion, nuk mund ta kryeje as edhe nje komision i tipit “Bezhani”. Vetem partite politike, permes mekanizmave te tyre perzgjedhes dhe penalizues, mund te frenojne ngjitjen e frikshme dhe te shpejte ne pushtetin politik te niperve e mbesave. Perjashtimi nga zgjedhja ne forume te larta partiake, por edhe nga pjesmarrja ne qeverisje dhe funksione te tjera publike, do te ishte nje zgjidhje optimale ne kushtet e Shqiperise. Gjithcka do te mbetej brenda mureve te nje shtepie politike, sic eshte partia. Mjafton qe thjeshte, ne dosje te kene akses drejtuesit kryesore te partive me te rendesishme shqiptare, ato qe kane potencial te arrijne qeverisjen.

Krimi, kriminelet por edhe ata qe i kane sherbyer me apo pa dashje, heret apo vone, duhet te dalin menjane. Bashke me ta, edhe niperit! Le ta gezojne ate pushtet ekonomik dhe nese gjejne njerez te dobet, le ti perdorin edhe si marioneta politike ne pushtet. Por kurresi, nuk duhet te kene akses ne pushtetin e drejteperdrejte, vetem per arsyen e thjeshte se askush nuk ua cenon gjysherit, eterit apo qe ne nje menyre apo tjeter, “kane lare duart si Ponc Pilati”. 50 vite pas Nurembergut te famshem, sot e kesaj dite, kerkohen, gjenden dhe denohen nazistet, ata qe i shpetuan drejtesise pas Luftes se Dyte Boterore. Ne jemi nisur tashme drejt Evropes se Bashkuar! Bashke me ne, edhe ata ISH-et, por edhe niperit e tyre. Jane bashkudhetare drejt nje fati te perbashket, por kurresi nuk mund dhe nuk duhet te konsiderohemi “bashkevuajtes, bashkefajtore”. Te hapen dosjet!

Blerti DELIJA

 

Shqipėria, nga 24.178 luftėtarė - 28.000 dėshmorė

Fjala ėshtė pėr dy pasoja tė luftės sė viteve 1939-1944 dhe sot kjo pėrgjigje ėshtė krejt e ndryshme nga ajo qė ėshtė propaganduar. Nuk duam tė akuzojmė asnjė individ, por, pėrkundrazi, tė vėmė nė pah meritėn qė kanė pasur disa studiues shqiptarė pėr tė thėnė tė vėrtetėn e madhe, e cila sot na tregon mashtrimin qė pėrdorėn komunistėt pėr tė gėnjyer popullin tonė.

“Ajo lindi dhe u rrit gjatė viteve tė Luftės ANĒ (1941-1944), si ushtri popullore revolucionare...e aftė pėr tė kryer misionin historik qė i kishte ngarkuar PKSh, tė ēlironte atdheun nga pushtuesit e huaj dhe tė siguronte vendosjen e pushtetit popullor” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar-1985).

Ky deduksion ireal ka qėnė baza e propogandės 45 vjeēare nė Shqipėri dhe vazhdon tė jetė edhe pse ēdo gjė ėshtė vėnė nė pikėpyetje tė plotė nga njerėzit. Nė njė artikull tjetėr patėm rast tė tregojmė se cili ka qėnė roli dhe masa hapsinore e Enver Hoxhės nė kėtė luftė, por tani kemi rastin tjetėr pėr t’i treguar popullit shqiptar se sa kanė qėnė partizanėt e udhėhequr nga PKSh dhe sa dėshmorė ranė pėr lirinė e atdheut, pėrpara tė cilėve ne jemi tė detyruar tė pėrulemi me respekt edhe pse ata nuk ranė aspak pėr idealet e komunizmit, por vetėm pėr kėtė taban, duke vazhduar traditėn qė e kishin harruar prej afro njė shekulli e gjysėm.

Ėshtė pranuar dhe theksuar disa herė se ushtria nac-ēli. kishte nė gjirin e sajė rreth 70 mijė luftėtarė. Kėtė shifėr e gjejmė tė publikuar mė saktėsisht nė Historinė e PPSh (bot I) sipas sė cilės nė mbledhjen e Beratit (Pleniumi i II i KQ tė PKSh, nėndor 1944) ushtria kishte pikėrisht kaq luftėtarė tė organizuar nė brigada, divizione dhe korparmata (f.176). Ne sot nuk e kuptojmė aspak arėsyen pėrse ėshtė publikuar kjo shifėr mė 1968 kur mė 1985 ajo ėshtė pėrgėnjeshtruar krejtėsisht. Sipas “Historia e Luftės antifashiste nacional-ēlirimtare tė popullit shqiptar”, vėll I, nė fund tė vitit 1942 kanė qėnė 2000 luftėtarė nė mbi 30 ēeta partizane (f.148) tė cilin numėr Historia e PPSh, bot I (f.97) e zgjeron edhe nė njėsite guerile. Por e dhėna e historisė sė luftės pėrgėnjeshtrohet, nė njė farė mase, nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar sipas tė cilit kemi pasur 62 ēeta nga tė cilat 23 para 31 dhjetorit 1942 dhe 39 gjatė muajve janar-shtator 1943 (shih ēetat partizane, f.157). E dhėna e historisė sė PPSh-sė ka brėnda njė njoftim tė vlefshėm pasi na krijon mundėsinė pėr tė vėrtetuar kėtė shifėr e cila falė punės sė autorėve tė fjalorit tė sipėrm rezulton se ėshtė mė pak se gjysma e asaj tė propaganduar. Fakti qė ushtria gjatė luftės ishte e organizuar nė brigada, divizione dhe korparmata na jep mundėsinė tė vėrtetojmė numurin e saktė tė ushtrisė nė tre mėnyra.

Sipas brigadave numuri ėshtė, duke pėrfshirė edhe datat e krijimit, tė cilat tregojnė tendencėn pėrse u krijuan kėto brgada:

Brig. I 15.08.1943 fillon me 556 dhe mė vonė plus 157 italianė

Brig. II 28.11.1943 fillon me 450 dhe u plotėsua nė prill 1944, pas shpartallimit, me efektiv tjetėr.

Brig. III 09.10.1943 fillon me 379 dhe nė fund tė luftės arriti nė 500 luftėtarė

Brig. IV 28.12.1943 kishte 550 luftėtarė.

Brig. V 20.01.1944 fillon me 960 dhe nė fund arriti nė 2000 luftėtarė

Brig. VI 26.01.1944 fillon me 912 dhe nė fund arriti nė 1700 luftėtarė.

Brig. VII 17.03.1944 fillon me 420 dhe nė fund arriti nė 1200 luftėtarė.

Brig. VIII 25.04.1944 fillon me 850 dhe nė fund arriti nė 1860 luftėtarė.

Brig. IX 16.10.1944 kishte 1498 luftėtarė.

Brig. X 06.11.1944 kishte 1225 luftėtarė.

Brig. XI 01.11.1944 kishte 1200 luftėtarė

Brig. XII 20.05.1944 filloi me 650 dhe nė fund arriti nė 1200 luftėtarė.

Brig. XIV 17.08.1944 kishte 559 luftėtarė

Brig. XV 29.06.1944 filloi me 750 dhe nė fund arriti nė 1200 luftėtarė.

Brig. XVI 20.08.1944 filloi me 465 dhe shumė shpejt u dyfishua, dmth 930 luiftėtarė.

Brig. XVII 29.09.1944 kishte 700 luftėtarė.

Brig. XVIII 18.08.1944 nuk dihet.

XIX 30.08.1944 kishte 800 luftėtarė.

Brig. XX 09.09.1944 kishte 800 luftėtarė.

Brig. XXII 18.09.1944 kishte 1100 luftėtarė.

Brig. XXIII 21.09.1944 kishte 700 luftėtarė.

Brig. XXIV 04.10.1944 filloi me 560 dhe shumė shpejt arriti nė 1000 luftėtarė.

Brig. XXV 06.10.1944 filloi me 700 duke u shtuar mė vonė me 1250 luftėtarė nga Kosova

Brig. XXVII 29.11.1944 kishte 1200 luftėtarė.

Sipas tė dhėnave tė Fjalorit Enciklopedik rezulton se kanė qėnė 24.178 luftėtarė, dhe duke i shtuar me hamėndje 812 tė Brigadės XVIII, qė nuk i dihet efektivi, bėhen plot 25.000 luftėtarė (qė ėshtė mė pak se 28.000 dėshmorėt e propaganduar).

Sipas divizioneve numuri i luftėtarėve ėshtė si mė poshtė vijon:

Divizioni I kishte 3000 luftėtarė

Divizioni II kishte 3100 luftėtarė

Divizioni V kishte 6500 luftėtarė

Divizioni VI kishte 4000 luftėtarė, ndėrsa tė katėr

divizioneve tė tjera numuri i efektivit nuk dihet.

Duke realizuar njė aritmetizim tė thjeshtė rezulton se sipas divizioneve numuri i luftėtarėve tė ushtrisė tė komanduar nga neokomunistėt tė ketė qėnė rreth 33.000 luftėtarė.

Ndėrsa sipas korparmatave numuri del me vėshtirėsi, sepse nga tė tre tė tilla vetėm njėra e ka numurin dhe pikėrisht e Korparmata e I me efektiv 9500 luftėtarė. Duke e shumėzuar me tre dhe duke i shtuar numurin e divizioneve V dhe VI, qė nuk janė futur nė pėrbėrje tė tyre, rezulton njė shifėr prej 40 000 luftėtarėsh, qė gjithsesi ėshtė larg shifrės sė propaganduar dhe tė shpallur me aq bujė pėr 45 vjet.

Nė qoftė se do tė bėnim njė ballafaqim tė shifrave sipas tre mėnyrave analitike (25.000, 33.000, 40.000) do tė arrinim nė pėrfundimin se ato janė dhėnė pa asnjė pėrgjegjėsi dhe nuk kanė asnjė pėrputhje me realitetin, i cili me sa duket nuk do tė merret vesh kurrė.

I njėjti defekt kostatohet kur vjen puna pėr tė pėrcaktuar sukseset e kėsaj ushtrie nė asgjėsimin e armikut. Tė dhėnat pėr numurin e pushtuesit dhe tė tė vrarėve nga radhėt e tij nė tė vėrtetė pėrputhen midis librave ku ėshtė propaganduar. Sipas historisė sė luftės tokėn shqiptare e shkelėn afro 700.000 armiq, prej tė cilėve rreth 70.000 u nxuarėn jashtė luftimit (f.7, po kaq e jep dhe historia e PPSh, f. 184, bot.I). Ky numėr pėr herė tė parė ėshtė dhėnė nga Enver Hoxha nė Kongresin e I tė PKSh sipas tė cilit u vranė nga forcat tona 26.594, u plagosėn 21.245 dhe u zunė rob 20.800 (bot. 1950, f. 110), qė bėjnė gjithsejt 68.639 armiq. Nė qoftė se do tė nxirrnim suksesin e luftėtarėve tė ushtrisė sė komanduar nga komunistėt pėr njė partisan do tė kishim kėtė panoramė: pėr rastin e brigadave 2,75 armiq tė vrarė, pėr rastin e divizioneve 2.08 dhe pėr atė tė korparmatave 1,71 armiq tė vrarė.

Nė fjalor enciklopedik kemi edhe njė tė dhėnė tjetėr mbi numurin e ushtrisė gjermane (57.000) i cili na ēon nė konkluzione tė reja mbi pėrfundimin e luftės me Italinė fashiste nė shtator 1943. Sipas numurit tė dhėnė rezulton se ushtria shqiptare e pėrbėrė nga 62 ēeta e njė brigadė detyroi tė kapitullojė njė ushtri prej 643.000 ushtarėsh fashistė, qė duhet tė pėrbėjė suksesin mė tė madh ushtarak nė historinė 3000 vjeēare tė njerėzimit, tė cilin qoftė Aleksandri i Madh i Maqedonisė, qoftė Jul Ēezari i Romės, qoftė Skėndėrbeu i Arbėrisė e qoftė gjeniu ushtarak i Francės, Napoleon Bonoparti do ta kishin pasur pėr nder. Historianėt shqiptarė duhet tė jenė mė tė kujdeshėm kur japin konkluzione pėr luftėn nac-ēli. Kapitullimi i Italisė fashiste nė Shqipėri nuk erdhi aspak si rezultat i luftės partizane tė udhėhequr nga PKSh (mund tė krenohen pezakėt e udhėhequr nga Babė Myslimi, dibranėt e udhėhequr nga Haxhi Lleshi, lebėrit e udhėhequr nga Hysni Lepenica, por kurrsesi komunistėt e rinj tė udhėhequr nga Enver Hoxha), por ajo erdhi si njė rrjedhim i kapitullimit tė rregjimit musolinian nė verėn e vitit 1943 me anė tė njė puēi pallati, i cili, nga ana e vet, nuk qe i aftė tė mbante nė kėmbė politikėn pushtuese tė rregjimit fashist. Sė fundi, vimė nė problemin e dėshmorėve tė luftės qė duhet tė jetė njė problem mjaft i dhimbėshėm pasi ėshtė luajtur me gjakun e tė rėnėve tė luftės kaq shumė sa janė barazuar vdekjet me tė vėrtetė heroike tė guerrilasve dhe tė atyre qė u pėrleshėn me armikun, me vdekjet rastėsore tė masave njerėzore qė ju nėnshtruan bombardimit tė aviacionit anglez, apo hakmarrjes masakruese tė partizanėve, siē qe rasti nė Martanesh nga ana e Mehmet Shehut, nė Buzėmadhe tė Kukėsit nga ana e Shefqet Peēit. Nė historinė e luftės, vėll I, f.7 jepet shifra prej 7,3 % tė vrarė dhe tė gjymtuar nga okupatori; e cila pėr njė popullatė prej njė milionshe jep shumėn prej 73.000 tė vrarė dhe tė gjymtuar. Kjo bėn qė shifra prej 28.000 dėshmorėsh tė jetė e lidhur vetėm me tė rėnėt e luftės. Nė tė vėrtetė tė dy adresimet e kėtyre shifrave janė tė gabuara dhe tė pėrcaktuara arbitrarisht pa asnjė pėrgjegjėsi. Ka qėnė vetė Enver Hoxha ai qė ka dhėnė vlera tė saktėsuara nė drejtim tė specifikės sė vdekjes. Po e citojmė tė plotė kėtė tė dhėnė. Sipas tij: “Populli ynė i vogėl i dha luftės 28.000 dėshmorė ushtarakė dhe civilė, 4.000 individė qint pėr qint dhe 8.600 tė tjerė 50%” (Kongresi i I, bot 1950, f. 109).

Totalisht tė gjitha kėto bėjnė plotė 40.600 dhe ėshtė tepėr larg shifrės prej 7,3% tė dhėnė nga autorėt e historisė sė luftės, vetėm nė qoftė se popullata e Shqipėrisė gjatė luftės ka qėnė 383.561 shqiptarė. Nga ana tjetėr shifra prej 28.000 nuk ėshtė e lidhur vetėm me tė rėnėt e luftės (sipas Enver Hoxhės), por me tė gjithė popullin shqiptar gjatė periudhės 1939-1944 dhe nuk mund tė dihet sa e saktė ėshtė. Kurse pėr problemin e tė rėnėve gjatė luftimeve ushtarake problemi ėshtė tepėr i qartė dhe i publikuar, por sharlatanėt e historisė sė luftės nuk duan t’i thonė tė vėrtetėn popullit shqiptar duke i qėndruar besnik njė mashtrimi tė sajuar nga vetė ata. Sipas fjalorit enciklopedik dėshmorėt e rėnė gjatė luftimeve tė brigadave janė: 

Brig. I pati 370 dėshmorė shqiptarė dhe 15 italianė

Brig. II pati 41 dėshmorė

Brig. III pati 185 dėshmorė

Brig. IV pati 239 dėshmorė

Brig. V pati 350 dėshmorė

Brig. VI pati 203 dėshmorė

Brig. VII pati 232 dėshmorė

Brig. VIII pati 140 dėshmorė

Brig. IX pati 6 dėshmorė

Brig. X pati 6 dėshmorė

Brig. XI nuk i dihet ose nuk pati

Brig. XII pati 70 dėshmorė

Brig. XIV pati 12 dėshmorė

Brig. XV pati 50 dėshmorė

Brig. XVI pati 55 dėshmorė

Brig. XVII nuk dihet ose nuk ka pasur dėshmorė

Brig. XIX pati 53 dėshmorė

Brig. XX pati 26 dėshmorė

Brig. XXII pati 112 dėshmorė

Brig. XXIII dhe XXIV nuk dihet ose nuk ka pasur dėshmorė

Brig. XXV pati 40 dėshmorė

Brig. XXVII nuk i dihet ose nuk ka pasur dėshmorė.

Tė gjithė sė bashku kėta dėshmorė bėjnė plot 2.190 tė rėnė gjatė periudhės 15 gusht 1943 deri nė dhjetor 1945. Kėtij numuri duhet t’i shtojmė tė gjithė tė rėnėt e ēetave partizane gjatė periudhės 21.08.1941 deri nė shtator 1943 si dhe heronjtė e njėsiteve guerile e tė qarkorėve tė rretheve si Qemal Stafa, tre heronjtė e Shkodrės, tre herojtė e Kodrės sė Kuqe, pesė herojtė e Vigut, Reshit Ēollaku, qarkorin e rrethi tė Durrėsit tė tradhėtuar dhe tė masakruar nė Mathauzen dhe qė nuk figurojnė nė fjalorin enciklopedik shqiptar e shumė e shumė tė tjerė tė cilėt sė bashku nuk e besojmė kurrė se e ēojnė numurin e tė vrarėve nė pėrleshje me armikun nė mė shumė se 2.500 dėshmorė. Kjo dhe vetėm kjo ėshtė sasia reale e dėshmorėve tė luftės tė rėnė nė pėrleshje me armikun okupator gjatė periudhės 1939-1945 (data e fundit ėshtė e lidhur me luftėn qė zhvilluan Div. V dhe VI nė tokat shqiptare pėrtej kufijve shtetėrorė). Por kėtu do tė na lejohet tė bėjmė njė saktėsim historik: dėshmorėt e rėnė nėpėr qytete apo prita nė fakt janė tė tradhėtuar nga komunistėt e rinj ku kėta tė fundit eleminuan komunistėt e vjetėr pėr t’i hapur rrugė formimit tė partisė sė tyre komuniste dinamika krijuese e sė cilės nuk ėshtė aspak ashtu siē ėshtė publikuar pėr 45 vjet. Por ne do tė na lejohet tė bėjmė njė intepretim matematikor. Nė qoftė se pranojmė se numuri i tė  rėnėve nė luftė ėshtė 28.000 dėshmorė, do tė ishte e ndershme qė tė pėrcaktonim numurin e tė rėnėve nga ana e forcave nacionaliste dhe, sipas llogjikės elementare tė matematikės, po tė zbresim 2.500 rezulton se ky numėr tė jetė 25.500 dėshmorė. Atėhere pėrpara kujt duhet tė pėrulen dafinat e fitoreve pėr luftėn nacional-ēlirimtare? Pikėrisht nė kėtė pikė historia duhet ta thotė fjalėn e sajė pasi ēfarė ėshtė thėnė pėr 45 vjet paska qėnė vetėm gėnjeshtėr.

Genc Hoti

 

Mafia dhe totalitarizmi, njė realitet

Ėshtė vėrtet njė kohė e frikshme pėr shumė persona qė aspirojnė pėr njė shtet demokratik. Thuaj se presioni i grupeve tė lidhura me krimin e organizuar ėshtė ligj, pasi pėrditė vriten njerėz tė pafajshėm, saqė edhe vendimi i qeverisė pėr hapjen e dosjeve tė vitit 1997, kur u shpėrthyen depot e armatimit dhe u pais me armė popullata, ka ndedhur nė rezistenca tė forta, edhe tė shumė deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Ėshtė pra realitet tejet i frikshėm. Viktima e planeve tė grupeve anarshiste, sipas investigimeve tona me prapavijė politike, pėr eleminimin fizik, ėshtė edhe ky minoran qė shihni nė fotografi. Quhet Marēel Tom Gjergji, nga fshati Beltojė, tetė kilometėr larg qytetit verior, Shkodėr. Ėshtė vetėm 17 vjeē dhe siē duket rininė e tij e kėrcėnon plumbi, pėr tė vetmin “faj” se i ati, Tom Mark Gjergji njihet si besimtar i devotshėm katolik, njihet si aktivist pėr kontribute nė ēeljen e kishave nė fillim tė vitit 1990, kur feja ndalohej me ligj. Ky djalosh sot braktisi vendin e tė parėve, pasi shumė moshatarė tė tij janė vrarė, pasi hakmarrja mė e preferuar nė Shqipėri ėshtė tė tė vrasin djalin. I ati i tij duket ka pėr ta paguar shtrenjtė, pasi njihet edhe si aktivist i lėvizjeve demokratike pėr rrėzimin e pushtetit komunist, pushtet i cili i kisht dėnuar politikisht gjithė tė afėrmit, gjyshin, vėllain, xhaxhain. Ka qenė data 20.05.2005, kur minoreni Marēel Gjergji, meqė i ati fshihej, ose mė qartė i ish nėnshtruar ngujimit, ndalohet nga dy persoan tė panjohur dhe merr kėrcėnim me jetė, megjithėse fėmijė. Mėsohet se njė ndėr kėrkesat e banditėve ka qenė qė i ati tė mos merret mė me aktivitete politike fetare. Por del dikush nga dajot qė e fsheh edhe djaloshin, derisa i japin rrugėt pa rrugė pėr t’ia siguruar tė paktėn jetėn, diku nė perėndim. Projektet e fshehta politike mbahen tė forta nga krimi i organizuar dhe familja e Tom Gjergjit, me datėn 15.01.2007 rrezikohet. Persona tė paidentifikuar gjuajnė me pushkė banesėn e tij. edhe para tre ditėve mėsojmė se ėshtė bėrė njė atentat, teksa Tom Gjergji, megjithėse kish lėvizur sipas tij nė ilegalitet tė plotė drejt Tiranės, kur po kthehej, qėllimisht vonė, makinėn me tė cilėn udhėtonte, njė golf, nė qytetin e Vorės, rreth orės 23.00 e qėllojnė me plumba. Shoferi ka shtuar shpejtėsinė dhe kanė shpėtuar mrekullisht. Por njė shanc ka patur ky njeri, qė djalin tė paktėn nuk e ka kėtu.

Vasel Gilaj

 

Baza e P. S. Kundėr pėrjashtimit tė deputetit Sterkaj

Si kudo nė vendin tonė dhe posaēėrisht nė Malėsinė e Madhe nga ku edhe ėshtė zgjedhur deputet, veprimi qė z. Paulin Sterkaj ka kryer nė parlament duke votuar pėr njė president tė sė djathtės shqiptare, ka zgjuar njė interesim shumė tė madh dhe tė diskutime qė vazhdojnė ende. Dhe jo vetėm nė radhėt e socialistėve malėsorė, tė cilėt Paulin Sterkaj dhe vetėm ai i bėri pėr herė tė parė pas vitit 1990 me deputet nė parlament, por edhe tek njė pjesė e konsiderueshme e elektoratit tė djathtė malėsor, tė cilėt me votat e tyre ndikuan qė Paulin Sterkaj tė zgjidhej deputet i Malėsisė sė Madhe, pasi pa votat e tyre kurrsesi socialistėt e M. Madhe nuk do ta kishin Paulin Sterken pėrfaqėsues tė tyre. Mendimet, gjykimet, paragjykimet, pyetjet dhe komentet e ndryshme pėr pėrjashtimin e Paulin Sterkės nga grupi parlamentar socialist ditėt e fundit mė interesante i ka bėrė njė letėr solidarizimi qė kreu i socialistėve tė Shqipėrisė, zoti Edi Rama, ua ka dėrguar kryetarėve tė organizatave socialiste edhe nė M. Madhe pėr tė mbledhur firmat e anėtarėve tė Partisė Socialiste nė shenjė solidarizimi pėr tė pėrjashtuar nga grupi deputetin e zonės elektorale nr. 1, “mėkatarin” Paulin Sterkaj, se paska votuar pėr Nėnkryetarin e Partisė Demokratike, qė ai tė bėhet president, zgjedhja e tė cilit thotė soliadarizimi i zgjat jetėn Berishės nė pushtet, pushtet qė Sali Berisha dhe e djathta e kanė fituar edhe pa Paulin Sterken deputet tė tyre, pavarėsisht se nė momentin aktual zoti Sterkaj ka ndikuar qė nė Shqipėri qė mos bėhen zgjedhje tė parakohshme, qė kurrsesi nuk do tė bėheshin edhe nėse Sterkaj nuk do tė votonte pėr Bamir Topin, mbasi do tė gjindej njė tjetėr Paulin socialist, qė tė mos ketė zgjedhje, sepse ky ka qenė edhe vendimi unanim i faktorit ndėrkombėtar, me qėllim qė tė ruhej stabiliteti i vendit dhe edukimi i shqiptarėve me pėrfundimin e mandatit nga ai qė ka fituar. Mirėpo kot nuk kanė thėnė se “mė kes i mėsuari, se i dėshiruari”, ndaj edhe disa socialistė malėsorė, nuk e patėn durimin e duhur duke vrapuar nė rrugė tė zėnė me shpresėn se nė kėtė vjeshtė do tė bėheshin sėrish drejtorė apo diēka tjetėr, duke e quajtuar votėn e zotit Sterkaj tradhti deri edhe kombėtare. Nė gjithė kėtė zallamahi socialiste e pakėnaqur dhe tė djathtėt e kėnaqur nga veprimi i zotit Sterkaj, sllogani i tė cilit edhe nė fushatė ka qenė “Vetėm pėr Malėsinė”, pyetja mė evidente dhe qė sociliastėt malėsorė nuk po munden qė t’i japin pėrgjigje ėshtė se: A’ ka patur apo jo tė drejtė zoti Sterkaj?! Kėtė do ta vėrtetojė koha, por pėr momentin ne themi se po. Kur zoti Sterkaj ėshtė bėrė deputet socialist nė Malėsinė e Madhe, Partia Socialiste qeveriste Bashkinė e Koplikut, Komunėn Qendėr dhe Kastratin, ndonėse me PBDNJ punėt qėndrojnė ndryshe. Mirėpo ēfarė ndodh?!

Kėta socialistė qėnė 2005-ėn betoheshin para Paulin Sterkes, tani qajnė pėr votėn qė Paulin Sterkaj ka dhėnė pėr Bamir Topin, duke  e quajtur si pronė tė tyre, nė njė kohė qė vetėm pak muaj mė parė nė zgjedhjet lokale pothuajse nė asnjė komunė si dhe nė Bashkinė e Koplikut nuk kanė votuar, kuptohet njė pjesė e Bimbashėve, nė favor tė kandidatėve socialistė, me argumentin se i ka vendosur Paulin Sterkaj dhe pėr pasojė socialistėt nė M. Madhe humbėn tė gjitha njėsitė administrative, humbje qė socialistėt malėsorė i ka kompromentuar maksimalisht. Dhe me tė drejtė mund tė thuhet se socialistėt nė M. Madhe humbėn nga fitorja e 3 korrikut tė vitit 2005, fitore tė cilėn ata nuk arritėn ta menaxhonin nė krah tė interesave dhe deputetit tė tyre, deputet i cili tani ėshtė i tė gjithė malėsorėve, ashtu siē edhe pati premtuar. Dhe dėshmi pėr kėtė janė disa investime qė kohėt e fundit janė duke ardhur nė Malėsinė e Madhe. Ndaj edhe socialistėt malėsorė nuk kanė edhe aq tė drejtė sa thonė. Tjetėr dėshmi pėr kėtė ėshtė edhe kjo letėr solidarizimi, tė cilėn ne kemi tė dhėna se shumė pak sociliastė e kanė firmosur dhe kemi tė drejtė tė themi kėshtu, derisa tė publikohen tė dhėna, dhe kjo ėshtė e natyrshme qė tė ndodhė, pasi nėse nė Partinė Socialiste legalizohen fraksionet Paulin Sterkaj mund tė jetė sėrish socialist, por edhe nėse do tė shkojė tek ndonjė parti e djathtė dhe nėse do tė kandidojė sėrish nė Malėsinė e Madhe, duke ju lėnė PD-ja zonė tė lirė, atėherė zoti Sterkaj, sėrish do tė jetė deputet i M. Madhe. Prandaj socialistėt e Malėsisė e kanė tė vėshtirė qė tė firmosin solidarizimin ose rixhanė e mikut tė zotit Sterkaj, kreut tė socialistėve Edi Rama, i cili thuhet se ka kėrkuar 3000 firma socialistėsh malėsorė, kur dihet se me shtesat e vitit tė fundit nė Malėsinė e Madhe socialistėt kanė 1600 anėtarė partie. Gjithsesi duke qenė pa komplekse nė kėtė shkrim si zoti Sterkaj nė votimin e tij, na mbetet tė themi se: Deputeti i cilės forcė politike, do tė jetė Paulin Sterkaj nė dy vitet e ardhshme dhe me dashamirėsi do t’i kėrkoja qė tė vijė mė shumė nė Malėsi, pasi ne mendojmė se e kemi deputet.

Vasel Gilaj

 

120 ditėshi i Kosovės; nė mes “heshtjes” Shqiptare dhe zhurmės Sllave

Nė kėto ditė tė “nxehta” tė ribisedimeve 120 ditore, pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, mediat dhe institucionet shkencore shqiptare nė vend qė tė ishin nė ballė tė argumentimit historik se pavarėsisė sė panegociushme tė kėsaj pjese tė Europės, mjerisht ato janė ose nė bisht tė mediave ndėrkombėtare, ose janė thjesht shtojcė e keqe e shkrimeve dhe fjalėve tė mediave dhe autoriteteve ndėrkombėtare, ku nė disa media shqiptare preferohen fjalėt e shkrimet e millosheviēėve tė rinj tė Beogradit, apo ivanėve tė tmerrshėm tė Rusisė. Ne mendojmė se kjo nuk ėshtė as rastėsi, as paaftėsi e mungesė profesionalizmit tė mediave tona, qofshin ato tė shkruara apo vizive, por ėshtė njė “linjė” e kuqe e triumviriatit tė hershėm sllavo – komunist Moskė – Beograd dhe sot mbeturinave komuniste nė Tiranė qė gėlojnė me shumicė nė mediat e majta shqiptare. Sidoqoftė kjo ėshtė njė njollė e zezė e kėtyre mediave qė historia nuk do t’i lėnė pa ndėshkuar, por ne na ēudit fakti se si njė institucion shkencor, qė paguhet mjaft shtrenjtė nga shteti, me taksat tona, pra AKADEMIA E SHKENCAVE, e cila duket se prodhon vetėm heshtje, nė njė kohė qė jo vetėm akademia serbe, por edhe ajo ruse “prodhon” zhurmė shurdhuese e cila jo pak ka shurdhuar veshėt e asaj pjese tė Europės plakė qė sot po vonon e ngatėrron pavarėsinė e Kosovės.

Akademia e Shkencave ėshtė institucioni i cili duhej tė ishte nė ballė tė “klimės” tė vėrtetės historike tė Kosovės martire, e cila nuk ka qenė dhe as nuk do tė jenė kurrė pjesė e Serbisė sė instaluar vonė nė territore tė grabitura tė tė parėve tanė Ilirė. Fjala e Akademikėve tanė nuk ka nevojė tė kenė asgjė tjetėr vetėm tė vėrtetat shkencore, tė dokumentuara e zbuluara, tė cilat hedhin poshtė pretendimet fallso tė pushtuesve serbė, tė cilėt u larguan nga Kosova nė vitin 1999, pasi Europa dhe Bota demokratike nuk mund tė toleronte me krimet masive tė tė ēmendurv qė udhėhiqeshin nga hibridi komuno – fashist Millosheviē. Pėr Kosovėn mjafton tė kujtohet se ajo ka ekzistuar si truall e si popull Ilir qė nė agimin e jetės nė trojet e Europės, ku fisi Dardan njihet tė paktėn qė tre mijė vite mė parė, ose mė saktė shumė mė herėt se sa tė zbrisnin nga Uralet “bijtė” e uritur tė arinjve rus para 1100 viteve, qė poeti kombėtar At Gjergj Fishta nė Lahutėn e Malėsisė, i vargėzon me realizėm: “Atje larg po kah Urali, Nėpėr ato Breshta tė larta, Sillej shkjau si shkerbe mali, Tuj kėrkua pėr molla tė tharbėta, Kur nė kėto vise tė Ballkanit, Te parėt tonė Pellazgėt e motit, Gjane e gjallė kulloteshin planit, Qetė i ngiteshin nė fushė tė Zotit, Kishin frone e ligje tė mbara, E gjatė shtegut tė qytetnimit, Ishin shty ata large pėrpara...” Nuk ka asnjė arsye qė akademikėt tanė tė stepen para mashtrimeve tė shkjeve tė Ballkanit, se Kosova ėshtė “Djepi i Serbisė”, apo ėshtė Serbia e “vjetėr”, pasi historia e Shqiptarėve tė Kosovės ka vijuar me qytetrim, zhvillim e besim shumė mė herėt se tė duken nė kėto troje Stefan Nemajet, Stefan Dushanėt apo Karagjorgjeviēėt e deri Koshtunicėt (si prodhimi mė i ri millosheviējane). Madje nė trojet e Kosovės, gjinden martirėt e parė tė besimit Kristian nė tė Europėn, martirė qė gjinden edhe sot nė kalendarin katolik tė njohur nga Vatikani, gjithashtu kishat apo manastiret (e Deēanit e tjerė) qė pretendohet se janė Sllavo – ortodokse, sė pari kanė qenė Katolike, qė pas pushtimeve sllave u tjetėrsua, dhe kjo vertetohet jo vetėm nga dokumentet qė ruhen, por edhe nga vetė studimet e themeleve tė kėtyre objekteve tė kultit kristiano – perėndimore e jo lindore. Beteja e Fush Kosovės e vitit 1389, ėshtė njė betejė ndėrballkanike, dhe ka mbuluar me lavdi shqiptarėt qė vranė vetė sulltan Muratin, e jo Serbėt qė dhanė bijat e tyre pėr tė kėnaqur epshet e hamshorėve turq, e ku sulltan pasardhės ishin nipa serbish tė nėnshtruar. Ne u japim tė drejtė shqiptarėve tė Kosovės qė mė mirė pranuan tė kthehen nė besimin musliman, se nė atė Ortodoks qė kush e pranoi kėtė humbi gjithēka. Shqiptarėt muslimanė tė Kosovės (si tė gjithė Shqipėrisė) mė shumė ndėrruan emrin se gjithēka tjetėr, por kurrė nuk tjetėrsuan pėrkatėsinė dhe kulturėn Europerėndimore. Shqiptarėt janė autoktonė e jo kolonė turq, pasi po tė ishin tė tillė ata tė paktėn do tė flisnin si gjuhė tė tyre Turqishten e jo shqipen. Rrokopujat historike tė pushtimit gati pesė shekullore ottoman do ta kishin mbrojtur e forcuar gjuhėn turke, nėse bėhej fjalė pėr popullsi vėrtetė turke nė Kosovė, por mbasi kjo nuk ekzistonte vetėm nė ėndrrat serbe, nuk kishte ēfarė tė mbronte pushtuesi e pėr rrjedhojė as ēfarė tė trashėgonte deri sot. Pushtimi i Kosovės nga viti 1912 e deri mė 1999 nuk ėshtė argument nė favor tė Serbėve, por tė shqiptarėve, tė cilėt kanė tė drejtė tė ēlirohen e pamvarėsohen si gjithė popujt e tjerė tė Europės e mė gjėrė. Europa ka gabuar qė pamvarėsinė e Kosovės nuk ja ka dhėnė qė nė ēlirimin e saj (1999), por e vonoi kaq shumė, duke u dhanė zemėr serbve, dhe miqve tė tyre Rus. Sidoqoftė ndarja e Kosovės qė ka filluar tė proklamohet sot dhe jo vetėm nuk i pėrgjigjet realitetit historik, por as atij folklorik, ndaj as Serbia e as Rusia nuk do tė mundin kurrė tė ndalojnė pamvarėsinė e Kosovės, ndonėse po mundohen ta vonojnė tė paktėn 120 ditėt e ribisedimeve tė panevojshme, pasi vetė Europa ka pranuar pamvarėsim tė shteteve tė vogla e me referandum tė fituar vetėm 55%, e jo mė tė njė shteti si Kosova ku referandumi do tė fitohej nė favor tė pamvarėsisė mbi 90%, ndaj kėtu bazohen shtetet e Bashkuara tė Amerikės sė deklarojnė se pas bisedimeve do tė njohin pamvarėsinė e Kosovės edhe nė mėnyrė tė njėanshme... Analogjitė me vende tė tjera ku ka konflikte etnike apo territoriale nuk kanė asnjė lidhje me Kosovėn, ndaj e themi edhe njėherė se gjithė potencialet intelektuale e mediatike shqiptare nė kėto ditė vendimtare duhet tė jenė nė krye tė ēdo lajmi, analize apo opinioni tė mediave tona tė cilat i thonė vehtes shqiptare, dhe kėrkojnė tė ardhmen po si shqiptarė... sepse kėshtu i shėrbejmė kombit e atdheut tė cilit ja kemi me borxhe...

Ndue Bacaj

 

U prezantova me roman, por dashuroj poezinė

-   Intervistė me krijuesen e re Helena Ndoci –

-   Meqė ėshtė hera e parė qė paraqiteni para lexuesit a mund tė mė thoni me pak fjalė kush ėshtė Helena?

-   Po. Kam lindur nė Bushat me 9.2.1982, banoj nė Bisht tė Jugės, tė komunės sė Bushatit. Gjithnjė kam pasur dėshirė tė studioj Gjuhė – Letėrsi dhe mendoj tė vazhdoj kėtė vit universitetin.

-   Kur keni filluar tė krijoni pėr herė tė parė?

-   Qė e vogėl, e kujtoj veten time duke krijuar copėza poezish. Biles mbaj mend qė kur isha nė klasėn e gjashtė ndėr gjashtėdhjetė nxėnės qė ishin konkurentė, unė fitova ēmimin e parė nė konkursin e shkollės sime, me njė poezi kushtuar nėnės.

-   Realisht ishit ju ajo qė morėt guximin tė krijoni, apo ishte dikush tjetėr qė ju shtyu?

-   Fillimisht isha unė ajo qė kėmbėngulja, isha shumė e bindur me veten time se unė doja tė bėhesha njė shkrimtare. Mė pas kanė qenė tė tjerėt ata qė i kanė lexuar krijimet e mia, kryesisht shoqėria ime, qė mė kanė nxitur tė vazhdoj edhe mė tej.

-   Mė thatė se gjithmonė keni shkruar poezi. Pse pikėrisht tani paraqiteni tek lexuesit me njė roman?

-   Tė them tė drejtėn kam dashur tė provoj aftėsitė e mia. Por mund tė them edhe sepse unė asnjėherė nuk e kam ndarė prozėn nga poezia, edhe pse nuk e mohoj faktin qė poezinė e dashuroj marrėzisht.

-   Nga ēfarė u frymėzuat pėr kėtė roman? Flet pėr njė ngjarje reale apo thjeshtė trillim i fantazisė tuaj?

-   Romani ėshtė mė shumė fantazi e imja. Por patjetėr qė ka diēka tė vėrtetė brenda. Kam cekur dy tema: fenomenin qė ka egzistuar dikur qė dy tė rinjtė janė fejuar nga prindėrit e tyre qė nė djep ose pa lindur fare, gjė qė sot nuk ekziston dhe tė rinjtė e sotėm nuk e njohin ose mund ta quajnė absurde, dhe fenomenin e Sidas, sėmundjen e shekullit qė po merr shumė jetė njerėzish. Kryesisht mbi kėto dy tema rrjedhin edhe ngjarjet e romanit tim dhe historia e jetės sė personazheve.

-   Cila ėshtė domethėnia e titullit tė romanit “U dashurova me vdekjen”?

-   Mesazhi ėshtė shumė i qartė. Jeta godet dhe fati shpesh tregohet i ashpėr dhe ironik, por ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė fakti qė njeriu duhet ta pranojė fatin e tij sado i hidhur qoftė, por pa hequr dorė asnjėherė nga lufta pėr njė ditė mė tė mirė. Personazhja e librit tim, Esmeralda, dashurohet me Dritanin (profesorin e saj), i cili ėshtė me SIDA. E ndėrkohė, nga ana tjetėr, prindėrit e kanė fejuar qė pa lindur me Bertin.

-   Si ėshtė pritur romani sipas jush?

-   Nė pėrgjithėsi mendoj se ėshtė pritur mirė. Mė e bukura ėshtė se nuk kam marrė asnjė kritikė... vetėm lėvdata.

-   Mirė, nuk po zbulojmė mė shumė nga romani, e lėmė qė pjesa tjetėr tė zbulohet nga ata qė do ta lexojnė dhe tė kalojmė tek krijimtaria juaj nė pėrgjithėsi. Nga se frymėzoheni kryesisht?

-   Nga gjithēka. Mė ngacmon gjithēka. Por kryesisht mė tėrheq nata, qetėsia e saj, misteri, errėsira... kur krijoj ndihem shumė mirė pasi njė pjesė e shpirtit dhe ndjenjės sime derdhet nė letrėn e bardhė.

-   Ēfarė gjejmė kryesisht nė poezitė e tua?

-   Ēdo lloj ndjenje, dashurinė, dhimbjen, tradhėtinė... natyrėn, fatin, njeriun. Mė pėlqen qė nė poezitė e mia tė shkrij gjithēka.

-   Planet pėr tė ardhmen?

-   Do tė vazhdoj tė shkruaj pa fund. Dhe sė shpejti pres qė tė botoj edhe librin e dytė. Kėtė radhė njė vėllim poetik.

-   Pse kėtė radhė me poezi?

-   Dua qė tė tjerėt tė mė njohin edhe si poete, meqė edhe unė vetveten mė shumė e ndjej poete.

-   Dhe nė fund cili ėshtė mesazhi juaj?

-   Tė krijosh ėshtė diēka fantastike. Unė do tė doja t’i thoja tė gjithė ata qė e duan librin dhe shkrimtarin tė lexojnė sa mė shumė. Kjo ėshtė edhe njė mbėshtetje shumė e madhe edhe pėr ne krijuesit.

Intervistoi: Emiranda Lukaj

 

Rreze shprese dhe njė zgjim pėr ekonominė e Pukės

Puka eshte nder te paktat zone te Shqiperise, ku udhetimi nuk te merzit. Bukurite natyrore, te nderthurura mjeshterisht me bujarine e njerezve, te japin imazhin e fillimparajses tokesore. E ne fakt, nuk eshte krejt ashtu. Ne vitet ’30, nje nga poetet me te medhenj mbase te shqiptareve, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), jo rastesisht mori frymezim nga Puka per te na krijuar perla te letersise, por edhe himne te varferise se tejskajshme njerezore. “Legjenda e mistrit” por edhe “Luli i vocerr”, jane personazhe te kesaj treve.

Qyteti i vogel, duket se akoma nuk eshte zgjuar plotesisht nga letargjia e te kaluares migjeniane. Ne fakt, arsyet jane te shumta, por mbi te gjitha lidhen me pozicionin gjeografik dhe mentalitetin. Te mendosh se per t’iu gezuar “lemoshes se shtetit”, ndihmes ekonomike, banoret refuzojne nje vend pune qe u sjell 5-6 fishin e te ardhurave. Gjate 15 viteve te demokracise, Puka nuk e njohu emigracionin si treva te tjera te Shqiperise. Numri i atyre qe kane mundur te sigurojne jetesen permes emigrimit, ne kerkim te nje vendi pune jashte atdheut, eshte mjaft i ulet. Per vete mundesite ekonomike shume te ulta, pukjanet nuk kane munduar te sigurojne nje vize pune, qofte edhe duke e blere, ndersa edhe perfaqesite diplomatike jane shume larg gjeografikisht. Mundesite e punesimit jane shume te vogla, ku llogaritet vetem administrata lokale dhe institucionet e varesise qendrore. Edhe turizmi, te pakten ai malor, qe ka mundesi te gjeje strehez, nuk po shfrytezohet. Ne gjithe kete panorame grihe, por qe eshte mjaft realiste, edhe vemendja e investimeve shteterore, ka qene e paperfillshme. Megjithate, edhe ne Puke tashme ka nje rreze shprese qe vjen nga nje qytet thuajse vetem 30 km larg, Shkodra.

Duke e pare nga larg, nje ndertese disi e vecuar, por jo me shume se 300 m nga rruga qytetase me e afert e asfaltuar, dallon mes te tjerave. Ne pamje te pare, te jep idene e nje selie diplomatike ne mes te gjelberimit. Ajo eshte fabrika e rradhes, qe bisnesmeni i mirenjohur shkodren, Paulin Radovani, ka celur prej disa kohesh dhe ne perurimin e te ciles, permes shume politikaneve, pushtetareve vendore, deputeteve ishte i pranishem edhe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Fabrika e kepuceve, per vete realitetin qe cekem edhe me siper, por edhe per numrin e banoreve aktive per pune ne Puke, eshte investimi me serioz dhe me i mirepritur nga pukjanet. Per te vertetuar sa me siper, mjafton thjeshte te permendim disa shifra, te cilat mund te verifikohen ne cdo moment. Siperfaqja e ndertimeve te realizuara nga bisnesmeni Radovani ne Puke, eshte rreth 5300 m2. nga keto, 3000 m2 jane siperfaqe prodhuese, me kushte optimale per pune. Investitori nuk eshte mjaftuar vetem me krijimin e kushteve shume te mira te punes. Brenda te njejtit territor, eshte ngritur edhe Shkolla e Formimit Profesional, me nje siperfaqe ndertimi te shfrytezueshme 300m2. Ajo nuk do ti sherbeje vetem Pukes, por te gjithe veriut. Permes kesaj shkolle, u jepet mundesia e kualifikimit te gjithe atyre, qe kerkojne te paraqiten ne pune me formimin e duhur profesional, per te qene qe ne hapat e pare te efektshem per punedhenesin por edhe familjen e tyre, duke siguruar paga te kenaqshme. Aktualisht, jane 150 punetore te punesuar ne kete fabrike. Krahasuar me numrin e forcave te afta per pune, pesha e fabrikes eshte shume e madhe ne realitetin pukjan. Kapaciteti maksimal i fabrikes eshte 200 punonjese, por cuditerisht, ai nuk plotesohet. Sic e permendem edhe me pare, njerezit e kane te veshtire te shkeputen nga “lemosha e shtetit”- ndihma ekonomike, edhe pse rroga tek fabrika e Radovanit, mund te ishte 5-6 here me e larte! Eshte ky edhe mentaliteti i krijuar gjate 17 viteve, ku njerezit mbase kane deshire te jetojne nje nje nivel aspak te mire, vetem per te marre ndihmen ekonomike pa u lodhur fare!

Ne mjediset e fabrikes, e cila perhere e me shume po kthehet ne nje ambasade per integrimin e rajonit te Pukes, ka edhe kushte te mira jetese. Nje specialist italian por edhe dy specialiste te fabrikes se Shkodres, jetojne aty, per tu kthyer ne qytetin me te madh verior vetem ne fundjave.

Fabrika e ngritur ne Puke, ofron kushte optimale, duke u konsideruar fabrike e mesme per prodhimin e kepuceve. Eshte e vetmja qe puneson kaq shume femra ne kete zone, jo vetem duke i larguar nga izolimi shtepiak, por edhe duke rritur peshen e tyre ne familje si kontribuese ekonomike per mireqenien social- financiare. Fluksi i femrave qe dalin nga dera e fabrikes, te kujton ate te nje xhimnazi.

Te gjitha rruget e rrugicat e fabrikes, jane te shtruara me asfalt. Nderkohe, pushteti vendor kishte premtuar shtrimin me asfalt te rruges qe lidh fabriken me qytetin. Dikush mund te mendoje se eshte ndonje investim kolosal! Faktikisht nuk eshte keshtu. Jane vetem 300 m rruge dhe nderkohe qe pushteti vendor nuk eshte impenjuar ne mbajtjen e premtimit, vete fabrika e ks shtruar me cakull. Mbetet vetem hedhja e nje shtrese asfalti nga ana e ndermarrjeve ne varesi te pushtetit vendor dhe drejtuesit e fabrikes, kane besim se kjo do te ndodhe.

Fabrika e kepuceve eshte padyshim nje objekt i cili duhet te trajtohet me perparesi ne te gjithe drejtimet. Kete nuk e pohojne drejtues te saj, por qytetare te thjeshte dhe banore te Pukes. Ngritja e saj, ka patur dhe ka nje jehone te madhe ne te tere zonen. Emri i Paulin Radovanit ka hyre ne cdo familje, diskutohet nga i madh e i vogel. Megjithate, jo te gjitha insitucionet apo ndermarrjet po ia kthejne bashkepunimin e deritanishem me te njejten monedhe fabrikes se kepuceve. KESH ka perfshire ne zonat prioritare te furnizimit me energji elektrike, pervec spitalit te Pukes, edhe nje miniere, e cila nuk i jep pune as 10 personave. Ndersa, eshte lene jashte kesaj skeme fabrika e kepuceve, e cila jo vetem puneson 150 femra, ne pritje edhe 50 te tjerave, por eshte edhe dallendyshja e pare dhe e vetme e investimeve serioze ne Puke.

Teksa largohesh nga kjo fabrike, por edhe nga Puka, merr me vete jehonen e aktivitetit te Paulin Radovanit ne Puke, por edhe ne zona te tjera te qarkut te Shkodres. I madh e i vogel, jane te mendimit se me shume se nje mundesi punesimi, fabrika e kepuceve eshte nje ambasade per integrimin e rajonit te Pukes.

Albert VATAJ

 

Nė Kelmend, atje ku “Mis-i” ėshtė traditė shumėshekullore

Nė Malėsi tė Madhe prej shekujsh janė zhvilluar Logje kėngėsh, vallesh, qitjesh, konkurimi, bukurie etj, por Logjet e zhvilluara nė Kelmend kanė qenė mė tė veēanta se askund tjetėr nė Malėsi tė Madhe e mė gjėrė. Pikėrisht kėtu nė Qafė tė Predelecit, prej shumė vitesh apo shekujsh ishte bėrė traditė tė zhvillohej siē njihej atėherė, Dita e Logut, traditė e rrudhur apo ndaluar pas ardhjes nė pushtet tė komunizmit nė vitin 1945, ku si ēdo simbol tė vėrtetė shqiptarie e kishte ndaluar traditėn e LOGUT, dhe bashkė me kėtė traditė ishte munduar tė shuante kujtesėn e kuvendeve tė Kelmendasve e mė gjėrė, tė cilėt edhe kėtu nė Qafė tė Predelecit ndėr shekuj e kishin bėrė traditė  tė merrnin vendime historike nė mbrojtje tė trojeve tė Kelmendit, Malėsisė e Shqipėrisė nga pushtuesit shekullorė otomanė dhe fqinjėt sllav tė zbritur vonė nė trojet e Ballkanit. Ndalimin e ditės sė Logut dhe festave fetare sunduesit e kuq u munduan ta zėvendėsojnė me organizime aktivitetesh ku nė pėrgjithėsi i kėndohej Partisė, komunizmit e dishepujve tė tij... Madje nė kėtė periudhė tė ndaluar pėr gjithēka shqiptare e Malsore nėpėr dhėmbė kėndoheshin disa vargje popullore qė qarkullonin nė Kelmend prej shekujsh si: “Nė male tė nalta tė Haramisė, Njatje rrinė Ora e Malsisė, Rrin tuj kėqyrė bjeshket me sy, Ēka u ka ndodhė malsorve tėmij, qė nuk vijnė nė bjeshkė me hi, Thua u kanė ndodhur shumė ndodhi tė kėqija, ka shkrep luftė, ka shkel ushtria...” Mjerisht qė tė dyja i pruni sistemi diktatorial i cili u deshte tė bien nga froni pas vitit 1991 qė edhe festa e Logut tė rikthehet vrullshėm, por tashma me emrin Logu i Bjeshkėve... Dikur kjo ditė logu gjithnjė kishte karakter festiv, madje ajo organizohej si festė e Bajrakut shpesh nė ditėn e Shna Prendes...

Ky Log fillonte me njė kėngė majakrahu dhe nga njė kėngėtar i Lėpushės (pra i vendit organizator), mė pas kėndonte kėngėtari mė i njohur i zonės dhe urohej me fjalėt tė kėndoftė Zemra,  pastaj Logu vazhdonte me kėngė me lahutė, kėngė tė tjera, me valle, me konkurime bukurie e deri me gjuajtje shenji nga burrat e tjerė, lojra me shpata e bajrake. Logu i Bjeshkėve tashma nė demokraci ėshtė njė eveniment festiv i cili tėrheq jo vetėm banorėt e Kelmendit e Malėsisė sė Madhe, por edhe mė gjėrė, pasi Kelmendasit siē kanė qenė trima pėr t’i dalė zot Atdheut, dinė edhe tė kėndojnė, kėrcejnė, tė hedhin valle, e mbi tė gjitha tė demostrojnė folklorin e tyre tė mrekullueshėm tė trashėguar brez pas brezi, si dhe tė zgjedhin Bukurinė e hijeshinė e banorėve tė kėtyre maleve qė Zoti ju a ka dhurua pa kursim. E natyrisht kėto kanė vlera tė veēanta, kur demonstrohen nė Kelmendin e burrėrisė, trimėrisė, bujarisė, besės e bukurisė, ku nė kėtė Log kėto virtyte duken edhe mė tė hijshme se kurrė. Natyrisht ky manifest gėzimi e festimi i ka kaluar kufijtė e Kelmendit e Malėsisė sė Madhe, duke zgjuar interesin e banorėve nga mbarė trevat e Veriut tė Shqipėrisė dhe autoriteteve shtetėrore. Logu i Bjeshkėve gjatė kėtyre viteve tė fundit ka fituar elementė modernė nė zgjedhjen e bukurisė sė kėtyre trevave, e qė njihet me emrin domethėnės MIS BJESHKA, qė ėshtė kulmi dhe njėkohėsisht fundi i kėtij manifestimi popullore tashma tė pėrvitshėm. Vlen tė thuhet se LOGU I BJESHKĖVE pas ardhjes sė demokracisė, ende nuk ka njė datė tė fiksuar organizimi, por kjo ditė pėrcaktohet nga autoritetet lokale, sipas mundėsive, me sa duket kohore e mbi tė gjitha financiare, gjė qė ndodhi edhe kėtė vit, ku Logu i Bjeshkėve u zhvillua me datėn 12 gusht, datė qė ra nė sy jo vetėm nga mungesa e njė organizimi perfekt, por edhe njė pjesėmarrje jo aq e gjėrė sa vitet e mėparshme. Gjithsesi edhe kėto mungesa nuk ia ulėn vlerat dhe zbehen bukurinė e madhėshtinė festive tė Logut tė Bjeshkėve, dhe ku bukuroshja Eljona Volaj u shpall bukuria e Bjeshkėve tė Kelmendit, qė nė gjuhėn e kėtij logu tashma thirret MIS BJESHKA 2007.

Ndue Bacaj

 

Nėpėr dokumentet e Kostandinopojės, Romės e Anadollit

Shkeputur nga “The Albanian” Edwin E. Jacques Kur Shqiperia fitoi pavaresine nga Perandoria Osmane, kjo toke historikisht kristiane pati populline me te madhe myslimane, rreth 70%. Kurse shtetet e tjera ballkanike si Greqia kishte vetem 2.1%, Serbia 13%, Rumania 1.5 % dhe Bullgaria kishte vetem 15.8 % muslimane. Pushtimi nga perandoria Otomane zgjati pothuajse njelloj ne Ballkan, dhe te bie ne sy fakti qe shqiparet ishin te fundit qe u nenshtruan dhe po ashtu Shqiperia ishte e fundit qe fitoi pavaresine.

Para pushtimit nga osmanet, te gjithe vendet ballkanike kishin nje besim fetar te unifikuar, Greqia, Romania, Serbia dhe Bullgaria ishin kristiane orthodokse kurse Kroacia dhe Dalmatia ishin te krishtere katolike. Krahinat shqiptare pothuajse qene te ndara ne te krishtere katolike dhe orthodokse. Kjo ishte pasoje e ndarjes se Perandorise Romake ne ate te lindjes me qender ne Kostaninopoj dhe te perendimit me qender ne Rome.

Historikisht eshte provuar qe Perandoret Romake me origjine ilire ishin pergjegjes si per persekutimin e besimtareve krishtere po ashtu dhe per legalizimin dhe perhapjen e ketij besimi. Decius (A.D 249-251), me origjine nga Bubalia, zone e Panonias ne Ilirine e Veriut filloi nje persekutim te krishtereve, duke ndaluar ritet fetare dhe torturuar, terrorizuar dhe burgosur prifterinjte. I madhi Konstandine (Constandine the Great) (306-337), i biri i Konstantin Klorus (Constatius Clorus), perandorit ilir i cili udhehoqi perandorine romake se bashku me Decius, legalizoi fene kristiane dhe njekohesisht ndikoi ne ndarjen ne te krishter katolike dhe orthodoks. Ne udhetim e siper per ne fushe te betejes, Konstandinit te Madh iu shfaq vizioni i nje kryqi te shndritshem ne qiell me fjalet “By this conquer”. Qe nga kjo dite ai e konsideroi veten te krishtere, dhe me vone e zhvendosi fronin perandorak nga Roma ne qytetin e Bizantit, te cilin e quajti Konstaninopole (emrin e vete).

Shqiptaret ne shekuj jane dalluar si luftetare, njerez te fjales (beses), trima qe adhuronin lirine dhe armet, por me shume ata jane dalluar si materialiste. Besimin mysliman fillimisht u pranua nga kryetaret e klaneve dhe lidered e krahinave dhe si shperblim nga Sulltani ata ruajten pasurite dhe influencen e tyre, si dhe moren pozicione te ndryshme administrative ne perandorine turke. Per pjesen tjeter te popullsise jo myslimane, pervecse diskriminit ekonomik, nepermjet haraceve dhe tributeve, nje aspekt tjeter ka qene edhe presioni i forte social. A mundet qe keta njerez te lire, rritur midis lufterave, te nenshtroheshin kushteve e te qenit jo mysliman ne perandorine osmane..? Kushtet e shpallur nga Kalif Omar per banoret e Jerusalemit ne 638 (Kuduri 1829,11-12,38- 40), mendohet qe te jene perdorur edhe tek shqiptaret te cilet per me shume se cerek shekulli ishin shkaktaret per disfatat e njepasnjeshme te kesaj perandorie te pathyeshme.

1.    Kurre nuk mund te ndertohen kisha dhe sinagoga ne territoret myslimane

2.    Nuk lejohet rindertimi i atyre te prishura

3.    Lere deren hapur per udhetaret myslimane

4.    Eshte detyrim te mirepresesh nje mysliman te pakten per tre dite.

5.    Nuk ke te drejte qe te nderhysh ne punet administarative te shtetit dhe tu japesh te dhena jo-myslimaneve

6.    Kurre mos kundershto deshiren e nje myslimani

7.    Ke respect per myslimanet

8.    Dorezo cdo gje tek myslimanet kur ata jane prezente.

9.    Kurre mos vesh rroba ose ornamen te ngjashme me myslimanet

10.  Nuk lejohet te perdoresh emer myslimani

11. Nuk lejohet qe te perdoresh kale me shale dhe fre

12. Nuk lejohet te mbash, harqe, shigjeta, shpata dhe arme te tjera

13. Kurre mos vendos ne gisht unaze te zbukuruar me gure

14. Kurre mos shit vere dhe ta pish ate ne publik

15. Kurre mos u vesh si predikuesit tuaj

16. Kurre mos mer zakonet e predikuesit tuaj

17. Kurre mos ble shtepi ose te banosh ne fqinjesi me myslimanet

18. Kurre mos varros te vdekurit prane varrezave myslimane

19. Kurre mos vajto ne fatkeqsi apo te derdhesh lote ne publik ne raste vdekje te te aferme

20.  Kurre mos ble skllave tek myslimanet

Ne perfundim te ketyre kushteve Kalif Omar vendosi qe, n.q.s krishteret nuk plotesojne nje nga keto kushte, athere jeta e tyre nuk shkembehet me me asnje lloj sasie floriri dhe cdo mysliman duhet ti vrase pa i gjykuar.

Ne dokumentat turke ne fillim te shekullit XVI (Kantemir 1734, 92), gjenden urdheri i Amurat II “Te gjithe Epiriotet ose te behen synet (te kthehen ne myslimane) ose te paguajne tradhetine e tij (Skenderbeut) me vdekje” Mbas renies se qytetit te Kostadinopojes, Sulltani mori ne administrim edhe fene orthodokse. Peshkopet e kesaj kishe duhet te jepnin bakshishe te medha tek ai me qellim qe te zinin pozicione te rendesishme ne hierarkine e fese orthodokse si edhe te plotesonin kerkesat dhe interesat e administrates osmane vendase. Islamizmi u perhap me kryesisht tek besimtaret orthodokse sepse pjesa me e madhe e besimtareve katolike ishin nen juridiksionin e mbreterise se Venedikut, me te cilen Sulltani beri shume traktate me karįkter fetar dhe tregtar. Bile fitimet me te medha Venediku i pati gjate fushatave luftarake te Sulltanit kunder Skenderbeut. Pjesa tjeter katolike u shperngul maleve te veriut per ti shpetuar taksidareve te administrates turke dhe diskriminimit fetar.

 

Dritė pėrmes dokumentet e arkivave tė Vatikanit dhe Shqipėrisė

Tragjedia e Kishės Katolike Shqipiptare

(Udha e Kryqit Shqiptar, Nga Kryqi tek Ringjallja, Profile Martirėsh)

Lexuesi, ka tė drejtė tė befasohet, qė autor i kėtij libri tė jetė njė njeri, qė nė detyrėn e tij, nuk ėshtė klerik, historian as shkrimtar. Kėtė pėrshtypje e ka pasur nga fillimi e deri nė fund edhe vetė autori…, por qė mė nė fund, ka arritė nė pėrfundimin, se ishte thjeshtė e premtuar prej Zotit, njė detyrė e ngarkuar dhe e zgjidhur vetėm prej Tij.

Autori, i pėrket njė familjeje tė krishterė, tė dokumentuar sėpaku, qė nga koha e Kuvendit tė Arbėrit (1703). Nė njė dokument, gjetur kohėve tė fundit, tė famullitarit tė Tophanės don Pal Kamsit (18.VI.1737), nė listen e familjeve tė vjetra katolike shkodrane (lagjen Arra e Madhe). Asokohe pjesa mė e madhe e tė krishterėve, ishin kėthyer nė islam, njė pjesė nė “laramanė” (nė shpirt tė krishterė). Tė paktat ishin ato familje qytetare, tė mbetura dhe deklaruar hapur si tė krishterė. Mė 1858, kur vihej guri i themelit i Katedrales sė Shkodrės, nė atė foton historike tė pjesmarrėsve, gjendet edhe stėrgjyshi, Jak Pepa.

Edhe mbas afro 50 vjetėsh tjera, ėshtė kėtė rradhė gjyshi, Pjetėr Jaku, tė cilit, autori i trashėgon edhe emrin, (“Pranė dhe Larg” f.13), qe gjėndet pranė Misionarėve Shetitės, si: atė Ded Passi, atė Frano Genovizzi etj., duke i shoqėruar ata, qė me rrezik jete, shkonin pėr tė pėrhapur dritėn e dijes dhe fesė, nė skajet mė tė largėta e mė tė thella tė malėsive shqiptare.

Nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Shqipėri (Tiranė), gjendet njė dokument, ku, provohet se dy klerikėt e mėdhenj, atė Anton Harapi O.F.M. (1886-1946) e atė Mark Harapi O.F.M. (1886-1974), u zbuluan pikerisht nga keta misionare ne Obot, e qe, si pranuan deshiren e tyre pėr xhakoj, duke qenė ende tė vegjėl nė moshė, i strehuan nė shtepinė e qytetarit shkodran Pjeter Jaku (asokohe katekist), pranė Misionareve Shetitės dhe kafaz pranė Konsullatės Italiane.

Ndoshta, pėr kėtė ndihmes modeste, nė ditėn e vdekjes sė tij (nėntor 1929), nė revistėn “Kumbona e sė Dielės”, ėshtė shkruar: “Mė njė mėnyrė tė veēantė, po jau porosisim lexuesave shpirtin e Pjetrit Jakė Pepės, i cilli nė djelmni tė vet, pėr shumė vjet, kje shok shumė besnik i Misionarėve t’ onė*, tuj u ndihmue me vepren e vet si katekistė, edhe kje ndimtąr i madh i Rektorve n’Uratore tė Zemres sė Krishtit.-Zemra e hyjnueshme e Jezu Krishtit i dhashtė shperblimin per ato vepra aq shejte!” (“Pranė dhe Larg”, v.2000, f.269)

Tradita vazhdon. I jati i tij Ndoc Pepa, gjithė jetėn e tij mbeti mik e ndihmėtar i ngushtė i etėrve franēeskanė e jezuitė, jo vetėm nė ditėt e lulėzimit, por edhe tė rrezikimit e tė ndeshkimit tė rėndė te tyre. Kjo ndikoi edhe tek vetė autori i librit, i cili, duke u gjetur, qė nė fėmijėrinė e tij tė herėshme, gjithnjė pranė institucioneve fetare dhe sherbyesve tė saj, njohu shumicėn e tyre. Ai mbeti i lidhur gjatė gjithė kohės me jetėn, veprimtarinė dhe vdekjen e tyre. (“Dosja e Diktaturės”, 1995 f.600; “Pranė dhe Larg” 2000, f.15).

Njė fotografi e thjeshtė dhe e vogėl, por me domethėnie tė madhe, ėshtė ajo e vitit 1953, kur autori tashmė njėmbėdhjetė vjeē, gjendet nė Merēijė tė Lezhės, ku, festohet, edhe nė kushtet e mbaskomunizmit, 250-vjetori i Kuvendit tė Arbėrit; (ndėrsa 50 vjet mė vone, Nunci Apostolik Giovanni Bulaitis i dhuron nje nder te paktat kopje), tė Kuvendit tė Arberit, botuar nga Selia e Shenjte, nė 300-vjetorin e mbajtjes dhe botimit tė tij (1703-2003).

Pesė vite mė vonė, nė 1958, edhe ai, si gjyshat e tij shekuj mė parė, gjėndet ndėr protagonistėt e Festės sė madhe tė 100-vjetorit tė Katedrales, nė korin e punimet e shumta, qė kryhen me kėte rast, e njė goditje nė koke, njė rrjedhje gjaku mbi themelet e elterit tė ri, qė ndėrtohet, mbetėn dėshmi e lidhjes sė tij tė pandashme me Kishėn dhe klerikėt e Saj. (“Pranė dhe Larg”, f.19).

Nė pėriudhėn e bukur e tė vėshtirė tė ndryshimeve demokratike, shtyrė nga vullneti i Zotit ai , ėshtė nė krah me njė tjetėr qytetar shkodran, z.Mark Morana, qė thėrret don Simon Jubanin, pėr Meshėn e Parė (4 nėntor 1990), ēka do tė thotė, se pati fatin e madh tė shohė, mbas sa dekadash, nė Fushėn e Rrėmajit. Disa jave mbas, ndihmon nė hapjen e Kishės “Zoja Rruzare”, tek lagja e tij, ku kishte ndihmuar meshė, qė nė fėmijėrinė e tij (“Pranė dhe Larg”, f.73)

Pas kėsaj, tė thuash fare rastėsisht, ai lė bluzėn e bardhė dhe e sheh veten nė Parlamentin shqiptar, si pėrfaqėsues i forcave demokratike, posaēėrisht i pjesės sė krishterė. Njė kujtim i fėmijėrisė, njė thirrje gjithė dėshpėrim e babait: “Po kėta kanė vra kot patėr Faustin me shokė … po ai ka kenė shejt”, bėhet shkak pėr gjurmimet nė arkivat deri atėhere tabu tė Sigurimit famėkeq tė shtetit diktatorial komunist, qė e ēojnė nė tubime tė shumta e nė dekorimin e tyre si “Martirė tė Demokracisė” e mė pas nė botimin e librit “Dosja e Diktaturės”, 1995, pėr tė cilin, Kardinal Mikel Koliqi (1902-1997), do tė shprehej: “Njė meritim i madh, pėr tė mbetė nė histori...”

Gjatė punės afro gjashtė vjeēare ne Parlament, duke mos e harruar asnjėherė detyrėn e vet si katolik e duke mbajtur qėndrim tė hapėt nė mbrojtje tė Klerit dhe Fesė sė krishterė, njė ditė, ai pėrballet me njė incident tė bukur. Juristi Fehmi Abdiu, gjatė njė seance parlamentare, qė pėrmes televizorit, pėrcillej nė gjithė Shqipėrinė, nė zemrim e sipėr, duke dashur t’a fyej e shanė “katolik” dhe merr njė pėrgjigje, prej njė faqeje gazete, ku, ai i tregon, se cili, ka qenė kontributi i krishtėrimit nė botė e nė Shqipėri dhe pse diktatura komuniste, ishte kaq e tėrbuar me Klerin e krishtėrimin shqiptar… Kjo gazetė, qė shitet ne Shkodėr, mbrenda disa orėve e me kaq jehonė, bėn qė imzot Frano Illia (1908-2001) t’a emėrojė atė, si pėrfaqėsues tė Klerit katolik nė Parlamentin shqiptar (“Pranė dhe Larg” f.117)

Dhe ndoshta, si shpėrblim i punės sė deri atėhershme, nė vitin 1997, shkon ambasador pranė Selisė sė Shejtė dhe Shejtit Atė Papė Gjon Pali II (Karol Wojtyla 1920-2006). Ndodhi si pakuptuar, qė edhe vetė ai, nė mbylljen e jetės, e sheh veten si njė qytetar, qė pėr 50 vjet mbeti i pandarė ndarė nga Kisha, Institucionet dhe sherbėtorėt e Saj, me lidhje miqėsore, tė hapta dhe tė fshehta, sipas pėriudhave tė ndryshme, qė Ajo kaloi, duke njohur personalisht afro 100 klerikė nga tė gjithe ata, qė u ndodhėn pėrballė “furtunės sė tėrbuar komuniste”.

Kishte afro 10 vite punė, kėrkime e botime, mbi sakrificėn dhe martirizimin e tyre, dhjetra libra me autografe, dhuruar nga personalitetet e kėsaj kishe si Koliqi e Ilia; Masafra e Sinishta, Mirdita e Simoni, Pllumbi e Nogaj, Jubani e Gjolaj, Luli, Gardini e Sinishta, e sa e sa emra, kujtime e dhurata klerikėsh e martirėsh, nga Shqipėria nė Itali e  Amerikė. Pra, njohje personale, qė shkonin nga mė i vogli e deri tek mė i madhi, deri te Papa Gjon Pali II e Nėnė Tereza, nė pragun e vdekjes por edhe tė Shenjtėrimit tė Saj…

Frut e ketyre njohjeve dhe kujtimeve, behet libri tjetėr: “Pranė dhe Larg”. E, kur nė 60-vjetorin e ditėlindjes dhe nė promovimin e disa botimeve modeste, mendoi se tashmė i ishte afruar fundit, ēka do tė thoshte tė pushonte pak. E pėrfundimisht…, ja ku vjen edhe detyra mė e madhe e mė e vėshtira…

Imz.Masafra, nė emėr tė Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare e ngarkon me detyrėn e re, atė tė Komisionit Historik pėr Kanonizimin e martirėve katolikė shqiptar, ēka do tė thoshte tė fillonte sėrish njė pune sa delikate e tė rėndė. Sėrish me kujtimet e deshmitė, me dokumentat e arkivat, Qendrore apo tė Sigurimit tė Shtetit, me shkrimet e botimet, tė dikurshme dhe tė tashmet.. Ndoshta, nuk ishte me koha pėr njė detyrė tė tillė, por… pikėrisht kjo, e bėn mė bindės faktin, se ishte e premtuar prej Zotit. Ai duhej t’a pranonte atė pėr shumė arėsye.

Falė gjithė asaj, qė u parashtrua mė lart, falė pėrvojės e mundėsisė, se tashmė bėheshin sė paku dhjetė vjetė, qė nuk i ndahej atyre temave, falė mundėsisė, pėr t’ iu futur sėrisht atyre arkivave, ku, tjetėrkush nuk ishte futur e nuk mund t’i futej pa lejet e posaēme.

Ja pra, se pse ai medoemos duhej ta pranonte kėte detyrė e kėte ndčr! Ndčr i madh, sepse mjerisht nė Shqipėri, martirėt dhe dėshmitarėt e Fesė, ishin mė tė shumtė se kudo tjetėr.Vuajtja dhe qėndresa, kishte qenė mė e fortė se kudo, mbasi edhe vetė diktatura kishte, qenė mė e egėr dhe kishte jetuar mė gjatė...

Pėrgjegjėsi e madhe, sepse ata ishin martirė tė vėrtetė, por tė torturuar e tė baltosur nga njė djall i vertete. E kishin fituar me vdekjen e tyre tė lavdishme martirizimin, por diktatura, kishte zhdukur gjithēka duhej ditur mbi jetėn e veprėn e tyre.. e madje, edhe kishte pėrbaltur gjithēka.

Dhimbje e madhe, sepse do tė jetonte me vuajtjen e sakrificat e tyre e tė familjeve, me nėnėn, qė mbeste pa djalin e vetėm, me motrat e vėllezėrit, qė fillonin kalvarin sapo humbisnin me tė afėrmin e mė tė dashurin e tyre, me misionarėt, qė kishin lėnė atdheun e familjen e tyre, italiane e gjermane, qė vinin pėr t’i sjellė dritė e kulturė, besim e shprese, kėtij populli, kaq tė prapambetur e tė humbur. Ata lanė eshtrat, nė vendet e panjohura, nė njė zall lumi apo njė hendek rruge. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, do tė ndeshej me torturat, qė nuk mund tė pėrshkruhen, qė nuk gjenden as nė shekujt e mesjetės e pėr tė cilat, flitet aq shumė, duke lėnė nė heshtje e harresė ato tė shekullit tė XX, qė i pranonin e i tregonin vetė kriminelėt, me deshmitė dhe dokumentat e tyre.

Ju vu punės, i bindur si gjithmonė, se Ai, qė e premtoi, do t’a ndihmoj, ta kryej edhe kėte detyrė tė vėshtirė. E, mbas disa viteve pune, mė nė fund, paraqet sot kėtė punė modeste, qė padyshim, ka pėr tė pasė mangėsitė e dobėsitė e veta, por qė lexuesi zemėr gjėrė ka pėr t’ia falur, i bindur se e bėri pėr tė vetmin qėllim fisnik, pėr nxjerrjen nė pah tė sakrificės sė pashembullt tė Kishės dhe Klerit katolik shqiptar, e cila, meriton shumė mė shume dhe do ta marrė atė nė shumė vepra tjera mė tė pėrkryera nė tė ardhmen.

Ajo qe mund te them, me kete rast, ėshtė fakti, se nga bukuria, dhembja dhe vlera e kėtij libri, nuk i pėrket asgjė autorit, por vetėm jetės, veprės e vdekjes se atyre, qė lumturisht vuajten dhe ranė pėr binomin me tė shtrejtė tė tė gjitha kohėrave Fe–Atdhe. Le tė jetė kjo vetėm njė pikė uji, nė oqeanin e mirėnjohjes, ndaj sakrificės sė tyre tė pashembullt.

Klajd KAPINOVA, New York

 

PJETĖR GJOKA  APOLONI I SKENĖS SHQIPTARE

Memoristikė me rastin e 95 vjetorit tė lindjes

Themelues i teatrit kombėtar dhe i filmit artistik shqiptar.

Themelues i Kombtarės sė Futbollit , shkodrani i parė kuq e zi, qė  njė nderhyrje brutale e largoi pėrfundimisht nga futbolli.

Kampion absolut i atletikės nė vitet tridhjetė, alpinist, notar dhe muzikant i bandės sė qytetit.

Mjekėt pas njė peumanie tė rėndė nė vitet dyzet i patėn thėnė tė mos luante kurrė nė skenė!

Kur tė mė varrosin do tė doja duartrokitje, ashtu sikur pas pėrfundimit tė njė drame!

 

Ėshtė folur e shkruar rreth jetės sė Pjetėr Gjokės, por megjithatė portreti i tij i jashzakonshėm pėrseri mbetet i paplotėsuar ashtu siē duhet, sepse ai nuk ishte thjeshtė vetėm njė aktor e regjizor i mrekullushėm, por edhe njė kampion  rrekordmen    absolut i atletikės sonė, energjik si futbollist dhe themelues i ekipti tonė kombėtar. Shkodrani i parė qė veshi fanellėn kuq e zi, ishte  alpinist i pasionuar, notar i shkathėt, virtuoz si instrumentist, dashnor shėmbullor i muzikės, i gatuar gjenetikisht nė ēdo ind si artist me talent tė madh, prind, edukator, petagog dhe njeri i shkėlqyer. Artisti ynė i famshėm kishte  njė pamje fisnike, buzė tė dlira nga tė cilat gurgudhonte njė zė i  ėmbėl  me njė artikulacion pėr t’ia pasur zili vetė Apoloni. Pjetėr Gjoka ka qėnė mjeshtėr  i fjalės, sė cilės i ka dhėnė  nga shpirti i vet  kolorin dhe inkadeshencėn mė tė shkėlqyer tė intėrpretimit aktoresk. Njė trup sportiv i pėrkryer prej atleti, sytė e kthjellėt, balli i lartė, flokėt e prerė hijshėm dhe tė krehur pėrpjetė, stili elegant i  tė ecurit, fytyra e shėndritshme gjithė plascicitet ku shėmbėllenin, buzėqeshja, serioziteti, dashuria, urrejtja, si mishėrim i tiparevet tė njeriut artist pėrpara tė cilit do tė befasohej ēdo demushė e Hollivudit. Gjokė Pjetri (babaj i Pjetėr Gjokės) ka lindur dhe ėshtė rritur nė Malaxhi tė Dushmanit nė Dukagjin dhe pėr arsye hasmėrie  nė vitin 1850 qe larguar familjarisht nga vėndlindja  nė drejtim tė Bullgarisė, prej andej u  kthyen nė Shestan, aty nuk qėndrojnė  gjatė dhe vendosėn  nė Ulqin. Nė vitin 1938 Simokovski Profesor i gjuhės shqipe  dhe indevropjane nė Poloni  ka qėnė nė Shqipėri pėr studimin e gjuhės shqipe. Nė vitin 1951 ka botuar njė libėr “Mbi tė folurit, leksikun  dhe toponimet e Dushmanit”.

Porofesor Simokovski librin e pati botuar nė frėngjisht, ky libėr ėshtė botuar edhe  nė Kosovė. Autori shkruan se ka punuar intesivisht sė bashku  Gjokė Pjetrin nga tetė orė nė ditė. Nė qytetin e Ulqinit 95-vjet mė parė, vitin e shpalljes sė pavarsisė, nėna Dilė  solli nė jetė Pjetėr Gjokėn i cili u pagėzua nė kishėn e Shėn Jozefit. Pjetrit nė bisedė e sipėr, shkruan  Leon Qafzezi, i pėlqente tė thoshte kur fliste pėr fėmijėrinė: “Unė e prita shpalljen e pavarsisė nė pelna. Dhe nuk mund tė di, nėse qaja apo qeshja ato ditė. Por tani mė duket se patjetėr do tė kem qeshur mė shumė se sa qarė…”

Gjokė Pjertri  ky i shtegtar i mundimėshėm, pėr tė ushqyer Pjetrin e vogėl dhe pjestarėt e familjes sė tij, ushtroi tre profesione tė mundimshme, qymyrxhi, mjeshtėr furrash dhe i hapjes sė puseve. Shkrimtari Leon Qafzezi na sjell nė kujtės ecejakėn e largimit nga Ulqini nė Shkodėr tė familjes Gjoka: “Vjeshtė e vitit 1916. Mbi rrugėn qė tė sjell nga Ulqini nė Shkodėr ca re tė zeza stuhie zbresin pėrherė e mė poshtė. Horizonti i errėt mbyllte shikimin.Vetėm ndonjė vezullim i dobėt i Bunės shquhej pėrmes errėsirės. Nėpėr kėtė muzg tė zymtė ecte Gjokė Pjetri vetė i katėrti, duke lėnė pas vetės gjurmė balte. Ishin larguar nga fshati i lindjes (Dushmani i Dukagjinit pėr shkak  tė gjakmarrjes). Tek po bėheshin gati tė kalonin Bunėn me njė trap tė gjetur rastėsisht nga disa ciganė  i’a nisi njė shi i rėndė si plumb”. Artisti ynė i shquar atė udhtim mbreslėnės do ta kutonte gjithmonė me shumė dhimbje: ”Edhe sot sikur i ndiej ato currila tė ftohtė qė si gishtėrinj tė ngrirė mė kalonin nėpėr fytyrė, duke dashur tė mbytin tė qarėn time pėr bukė…”(Leon Qafzzri Skena dhe ekrani Nr 1/ 1982, fq 20). Pjetėr Gjoka ėshtė rritur me mundime si  bir  i njė familje  me mundėsi ekonomike tė kufizuara, pa njė tjegull mbi krye gjithnjė nė lėvizje pėr tė gjetur njė strehė tė vetėn, pasi ardhja nė Shkodėr nuk ia pėrmirsoi gjendjen ekonomike. “Prindrit s’ kishin mundėsi tė mė jepnin shkollė, mbasi me zor mė ngopnin me bukė. Por ata mė dhanė ato cilėsi e virtyte pėr tė cilat sot u jam shumė mirnjohės, veēanarisht nėnės, tė cilėn kur e shikjoja ashtu tė ngarkuar(me dru nga Toroboshi nė Shkodėr nėnvizimi im P.M) mė dhimbsej e ndonėse tepėr i vogėl, njė lėmsh i madh mė mblidhej nė fyt dhe pyesja vetėn nė e  do tė mundja t’ia shpėrbleja dikur atė mund e ato vuajtje, thoshte nė kujtimet e tija Pjetėr Gjoka.(Skena dhe ekrani Nr 2/1982, fq 21). Falė dashamirsisė sė etėrve franēeskan regjistrohet nė kolegj, bashkohėsit e kujtonin Pjetrin si djalė tė shkathėt, shumė lozonjar i guximshėm dhe inteligjent. Ka  qėnė nxėnės i Fishtės, nga i cili madje, pati ngrėnė njė shputė tė fortė pasi qe larguar pa dijeninė e mėsuesve dhe tė prindėrve duke kryer zhytje aventureske  nė puset e rrezikėshėm tė Kirit.

Qė nė vitet e shkollės shfaqi prirje nė fushėn e artit, ka qėnė vazhdimisht  inspirues  i veprimtarive teatrale e muzikore. Ėshtė aktivizuar  qysh i njomė  nė korin e kishės,  aty ka pasur solist Mikel Koliqin. Notat e para muzikore i mėsoi nga Prengė Jakova, ka qėnė pėr 12 vjet pjestar i bandės sė qytetit duke luajtur nė disa instrumente tė ndryshme.

(vijon nė numrin e ardhshėm)

Prelė Milani