nr. 108 / 15 shtator 2007
Kur popullin e shkel fataliteti
dhe shtetarėt kalėrojnė mbi pegas Nėse
vėrtetė e gjithė pėrgjegjėsia e kufizimeve tė gjata tė energjisė elektrike
dhe ujit tė pijshėm duhet ta mbajė perėndia, atėherė kėto shtetarė duhet ta
ndajnė, nėse taksat duhet tia japim perėndisė, apo tė vazhdojė ti mbajė ato
pėr ta mprehur mė kreshtėn e kapriēos dhe kapėrdisjes Son
nė epokėn e nanoshkencės, pėrpjekjeve pėr turizėm ndėrplanetar, deshifrimit
tė alfabetit gjenetik, hapave pėr iniciim tė energjisė sė antimateries,
kaplimit tė ēdo sfide tė enigmės sė ekzistencės, tė orjentosh pėr nga
kryeproblemi atė qė ėshtė mė jetike si uji, dritat, puna, siguria, do tė
ishte fatale. E kur fataliteti ėshtė vėēse njė realitet, nuk do ta kundroja
mė shumė kėrshėri ekzistencėn e njė shteti qė qaset, jo dhe aq ta pranojė
realitetin e tė mobilizohet pėr tė skapulluar situatėn, por pėr tu strukur
pas kushteve klimaterike si akumuluesit kryesorė dhe ndėshkuesit mė tė
pamėshirshėm. Nuk arrij ta perceptoj qartė nėse jemi nė prehistori, qė presim
gjithēka me sytė nga qielli, apo mendėsia qė akomodon pėrgjegjėsinė e
drejtuesve tė shtetit, smund tė jetė vetėm mesjetare. Jetėgjatėsia
e krizave qė zanafillėn e ngjizin tek ato politike, pėr ta faktorizuar nė
kolaps social, duke u dirigjuar me kaq finesė nga poseduesit e fajit, nuk
orjenton drejt asnjė kahje tjetėr, veēse nga formatimi nė njė model tė keq.
Sindroma tė tilla provojnė gjithnjė e mė bindės se ky rast ėshtė i pashpresė.
Sado qė pėrpjekjet pėr ta shpėrndarė tymnajėn e krizave pėr nga artificet, si
riciklimi i ngjarjeve kulmore qė kanė plazmuar momentė tragjike nė memorjen
historike tė kėtij vendi, shpėtimi mbetet vetėm njė prag i mohuar. Rrugėt
bėhen gjithnjė e mė tė gjata, shtigjet gjithnjė e mė tė shkurtėra, mundėsitė
gjithnjė e mė tė pamundura. Nėse vėrtetė e gjithė pėrgjegjėsia e kufizimeve
tė gjata tė energjisė elektrike dhe ujit tė pijshėm duhet ta mbajė perėndia,
atėherė kėto shtetarė duhet ta ndajnė, nėse taksat duhet tia japim
perėndisė, apo tė vazhdojė ti mbajė ato pėr ta mprehur mė kreshtėn e
kapriēos dhe kapėrdisjes. Fundja
ato burra qė drejtojnė sot shtetin, praktikisht, me dėshirėn e tyre personale
dhe vullnetin e tyre tė lirė, kanė marrė pėrsipėr ti dalin sot kėtij vendi.
Normalisht para se tė marrin njė vendim me njė barrė kaq tė rėndė, ata vetė
apo dikush tjetėr pėr llogari tė tyre, duhet ta kishin menduar kėtė, e tė mos
i hynė zhyt e mmbyt, pėrfaqėsimit dhe mbrojtjes sė interesave tė sovranit.
Se kjo punė nuk po ėshtė si ēdo punė. Tė drejtosh shtetin nė kushtet dhe
kėrkesat e standarteve tė sotme social-ekonomike ėshtė njė ndėrmarrje e
panjėtėdytė pėr nga vėshtirėsia dhe pėrgjegjėsia. Kėta
syresh as se bėhet fjalė ta kenė situr kaq hollė miellin me tė cilin kanė
gatuar kuleēėt e pushtetit. Pėr ta duket qartazi se nuk ka asgjė rėndėsi,
vetėm pasurimi dhe majmja e tyre personale dhe miklimi i fateve farefisnore
me shanse dhe mundėsi tė pamerituara. Ka edhe diēka tjetėr, tė vockėl fare,
tė cilėn ata e kanė menduar dhe e administrojnė mė mirė sbėhet. Nėse e
tashmja nė pushtet e tyre pėrmbush sfidat, tė gjithė i gjen tė rreshtuar nė
vijėn e startit pėr tė garuar pėr marrjen e meritave. Nė tė kundėrt, pra nė
realitet kur e tashmja i ka shpėrblyer me turp, pse u dashka qė faji tė
hidhet nė eter, pse u dashka qė tė tregojmė me gisht qiellin, si gjynahēari i
kėsaj dėrme sociale, pse u dashka qė tė sejdisim statistika historike
thatėsire e mungese reshjesh, apo vetėm pėr tė mos e lėnė fajin kopil. Filozofia
e gjithėkėsaj maskarade mbetet vetėm energji e konsumuar pėr tė davaritur
pėrgjegjėsit nga prova e fajit. Ky manipulim veē njė dėshtimi qė pikėnis nga
njė administratė e paaftė dhe e korruptuar, merr vlerat edhe tė njė atributi
qė kėta zotėrinjė kėrkojnė ti japin fatalitetit. Dhe kėtė e bėjnė, ndėrsa jeta
e tyre dhe madhėshtia u kalėron mbi pegasė.
Albert VATAJ Gjakmarrja, plaga mesjetare qė nuk
po gjen shėrim as nė shekullin XXI... Nė
njė vend Europian (si Shqipėria) duket paradoksale qė nė shekullin e XXI,
plaga mesjetare e gjakmarrjes jo vetėm Gėzon qytetarin e kohės, por edhe
hap ēdo ditė plagė tė reja qė kullojnė gjak tė pastėr shqiptarėsh, ku nė
shumicėn e rasteve ky gjak rrjedh nga Rinia, Hovi dhe energjia e kėtij vendi
qė ndėr shekuj ka derdhur si asnjė komb tjetėr lumenj gjaku, nė mbrojtje tė
trojeve tė veta, por edhe tė besimit e qytetrimit tė vetė Europės, akoma
ėndėrr pėr ne... Mjerisht gjakmarrja ka vatrėn e saj pikėrisht aty ku lindi
kanuni i egėr i maleve, qė rėndom njihet si kanuni i Lekė Dukagjinit
(shekullit XV), pra nė Shqipėrinė Veriore, qė ndėr mote ka provuar se ėshtė
pjesa mė shqiptare e Shqipėrisė Etnike dhe njėkohėsisht mė Europerėndimorja.
Malėsia e Madhe, Shkodra, Lezha, Mirdita, Puka, Kukėsi, Kruja, Laēi, Tropoja,
Peshkopia, Mati e tjerė, janė ato troje qė gjakmarrja ēdo ditė merr jetė
njerėzish, duke i shuar siē shuajnė acaret e pranverės filizat e njomė tė
kėsaj toke tė lashtė. Vazhdimisht gazeta jonė Shqipėria Etnike nė faqet e
saja ka trajtuar e publikuar raste tė gjakmarrjes, me qėllim sensibilizimin e
Shtetit dhe vetė shoqėrisė, gjėra pėr tė cilat edhe ne si Gazetė shpesh jemi
ndodhur nė presionin e atyre gjakėsve qė ju kemi pėrmendur emrin, ndaj nė
kėtė numėr gazete ne menduam tė jemi mė tė kujdesshėm, duke publikuar vetėm
emrat e atyre qė u vranė pėr gjak, por edhe rrezikohen pikrisht nga
gjakmarrja e mėtejshme. Rasti i kėsaj gjakmarrje ka njė veēanti, pasi i ka
rrėnjėt gati njė shekull mė pėrpara, ndaj pėr kėtė tė veēantė edhe vendosme
qė ta publikojmė nė faqet e gazetės sonė. Nė Shenkoll tė Lezhės, pasi bėmė
disa vizita tek disa familje me probleme gjakmarrje, u ndalem tek njė zonjė
qė jetonte e vetme, dhe pasi biseduam, mėsuam se kjo zonjė e kishte emrin
Marie Kaēeli, dhe prej vitesh jetonte e vetme, sepse djali i saj qė kishte
jetuar me kėtė, kishte disa vite qė ishte larguar nga shtėpia, pėr nė njė
vend perėndimor. Arsyeja kishte qenė gjakmarrja. Djali i zonjės Marie quhej
Ervin Gjeto Kaēeli, dhe ishte i datlindjes 16 shkurt 1980. Fatkeqėsisht
gjyshi i Ervinit, dikur kishte rėnė nė gjak me njė familje malėsore. Ndonėse
kishte dhjetra vite qė ky gjak nuk ishte pėrmendur, kur erdhi demokracia
nipat e tė dėmtuarit kėrkuan gjakun e gjyshit tė tyre. Nė vitin 1995 vritet
nga familja Kaēeli, Agostin Kaēeli, dhe pa kaluar mirė njė vit, nė vitin
1996, vritet po nga kjo familje Artan Kaēeli, dhe shpėton nga plumbat pėr
mrekulli djali i axhės sė Artanit, Ervin Gjeto Kaēeli. Familja Kaēeli kėrkon
tė sqarohen rrethanat e vrasjeve, por pėr ēudi, kur mendohej se gjaksit ishin
autorėt qė kėrkonin gjak ata e mohuan, madje i ēuan fjalė kėsaj familje
(familjes Kaēeli) se jeni nė gjak, se nuk ju kemi vrarė Ne, pėr tė marrė
gjakun e gjyshit. Ervin Kaēeli ishte akuzuar nga familja e gjakėsve, se u
kishte dy herė gjakun borxh, pasi pėrveē gjakut tė gjyshit i kishte akuzuar
si vrasės tė djalit tė axhės sė tij Artan Kaēeli, me tė cilin kishte qenė atė
ditė makabre. Ervin Kaēeli dhe vetė Zoti e kishte shpėtuar nga plumbat qė u
derdhėn mbi dy kushėrinjtė. Gjatė bisedės sonė ne mėsuam se disa herė Ervin
Kaēeli ishte kėrcėnuar nga njerėz tė maskuar, por qė i thonin se sė shpejti
do tė vritesh si Agostin dhe Artan Kaēeli, ndaj nuk ke pse fshihesh si
burracak, por del pėrballė siē e kėrkon kanuni. Ervin Kaēelit sigurisht qė i
dhimsej jeta e tij e re, ndaj njė natė errėsire dhe i maskuar kishte marrė rrugėn
e vėshtirė tė emigrimit, mjerisht pa kthim. Ne disa herė e pyetme nėnėn
Marije pėr vendndodhjen e djalit tė saj, por ajo pėrveē lotėve nuk na dha
asnjė pėrgjigje, sigurisht ajo mund ta dinė se ku e ka djalin e saj Ervinin,
por nga frika se edhe atje do ta gjejnė, ajo vetėm hesht e qan. Dhe pėr ne si
njerėz tė mediave, heshtja dhe lotėt flasin mė shumė se fjalėt. Mjerisht
shteti dhe shoqėria ende janė tė pa zotėt tė ndalojnė gjakmarrjen, kėtė plagė
qė ēdo ditė kullon gjak, por edhe dobėson pa pushim trupin e brishtė tė
shoqėrisė dhe vendit tonė halleshumė. Ndue Bacaj Viktimat mbeten pikėpyetje Nė
vendin e krimeve tė pashembullta kundėr njerėzimit, nė Shqipėri larja e
duarve para mėkatit, njihet botėrisht. Diktatura tė dėnon duke qeshur, tė
dhunon duke qeshur, tė vret duke qeshur. Madje edhe lan duart si Pons Pilati.
Gjithsesi, ata qė i piketon, i zhduk. Edhe ky ēift, Artan Hulaj dhe Marjanė Hulaj, fatkeqėsisht u piketuan pėr tu
eleminuar fizikisht. Edhe gjyshin e
Artanit diktatura e kishte pushkatuar nė vitin 1948. Po ashtu edhe tė
atin Zef Llesh Hulaj e dėnuan politikisht
me pesė vjet burg nė vitin 1980. Pra, vullnetete mira qė aspirojnė pėr
demokraci e tė drejta njerėzore goditėn ēnjerėzisht. Statistikat janė
tragjike. Vetėm shtatė vitet e fundit janė pushkatuar me armė zjarri afro
5000 persona. Sidoqoftė, shifra ekzakte do mbetet nė jetė tė jetėve, e
pasaktė, pasi pushtetet kacafyten duke akuzuar njėri tjetrin: Ti je nė anė
tė krimit, unė tė ligjit dhe anasjelltas. Denoncimet bėhen vetėm politike,
por asnjėherė ligjore, pasi vrasėsit nuk dėnohen, madje as prangosen. Nė njė
terren tė tillė, ata e kanė shumė tė lehtė tė terrorizojnė, tė vrasin si nė
mes tė ditės, ashtu edhe nė mes tė natės. E pra, Artan Hulaj qė nė fillim tė proēeseve demokratike, mė 1990 merr
pjesė aktive nė realizimin e aspiratave, duke kontribuar nė anėn e forcave
demokratike pėr njė Shqipėri pa diktatura, pa diferencime politike, raciale,
fetare apo gjinore. Madje aktivizohet edhe nė votimet parlamentare e tė
pushtetit vendor, disa herė, gjithnjė nė anėn e PD-sė. Kėrcėnohet me jetė nga
grupe mafioze qė tė sprovuara nė pėrballje tė tilla. Kulmi i durimit, apo
zemėrimi kulmor i grupeve anarkiste
arrin mė 1997, kur depot e armatimit u hapen dhe Artan Hulaj nuk tėrhiqet, duke mbrojtur institucionet e
shtetit demokratik. Uzurpimi i shtetit, lufta civile, vrasjet edhe pėr tė
provuar a punon pushka qė blihej nė treg tė lirė, e bėnė tė pamundur
qėndrimin e kėtij djaloshi nė vendin e vet. Artan Hulaj detyrohet tė fshihet, deri sa gjen mundėsinė tė
largohet, pėr tė mos ardhur kurrmė nė Shqipėri. Pra, vetėm pėr tė shpėtuar
jetėn. Por terrori vazhdon edhe sot mbi tė afėrmit e tij kėtu nė Shqipėri. Para 26 ditėsh, pikėrisht me 20 gusht,
nė vendin e quajtur Krye Bushat, persona tė panjohur i bėjnė pritė tė atit Zef Hulaj dhe qėllojnė me
plumba mbi makinėn me tė cilėn ai po udhėtonte. Zoti e fati duket kanė qenė
me tė, pasi ka shpėtuar. Por, pas kontaktit qė ne patėm, Zefi lut Zotin qė tė paktėn tė birin nuk e ka kėtu, pasi si shumė
familje tė tjera tė terrorizuara e njeh mirė forcėn e krimit. Viktimat
mbeten vetėm pikėpyetje dhe terrori ka fusha veprimi tė organizuar e tė
pėrpiktė. Lekė
Lumaj Tis Eshtė
ende natė! Tė zgjon nga njė gjumi i keq, zilja e orės. Gjėmon ngulmthi sikur
edhe ajo do pjesėn e saj nė kėtė sėmbim dashakeq. Ke lėnė pėr tė dytėn ditė
tė zėsh radhė tė pajisesh me njė ēertifikatė personale. Se kėto fletushka tė
duhen kudo tė trokasėsh, thua se jeton nė njė realitet ku gjithēka e ka
sunduar anonimi. Njė ditė mė parė, e gjithė koha e vėnė nė dispozicion pėr
shėrbimin ndaj qytetarėve nga zyrtarėt bashkiak u mbyt nė mundėsinė e pagesės
sė takses sė pronės, sė gjelbėrimit, tė higjenės, tė dreqit e tė tė birit. Se
kur ta zė shtegun shteti, ta zė e ta numėron nė lule tė ballit. Dhe ashtu
ėshtė, ashtu kjoftė dhe ashtu u bėftė. Hedh
kėmbėt plot drojė mbi dysheme. Drita e Zotit ska dalė ende. Veē tė lehurave
tė qenve, natyrisht atyre qė i kanė shpėtuar ekspeditės sė fundit qenvrasėse
tė bashkisė, njė terri qė ti nxjerr syt dhe frymėmarrjes qė tė sėmbon, asgjė
tjetėr nuk ka nė dekorin e kėtyre momenteve tė fillimit tė ditės. Ashtu me
duar tė shtrira pėrpara, se mos pėrplasesh nėpėr objektet qė ngėrthehen nė
dhomėn e vockėl tė gjumit, kėrkon ēelėsin e dritave. Shpreson se mrekullia do
tė ndodhė. Shpreson, (se shpresa thonė populli ka vendosur tė vdesė e
fundit), shpreson se volframi i llampės 100-nshe do tė nxehet e do tė ndrisė
hapin tėnd tė parė nė ditėn e re. Por edhe kjo pėrpjekje ėshtė njė nga tė
shumtat pėrpjekje, gjithnjė tė dėshtuara. Kėrkon
derėn dhe sakaq nė kujtesėn qė ka filluar tė kthjellohet bashkė me hutimin e
njė zgjimi tė turbullt, kėrkon tė rrėmosh pėr tė gjetur vendndvendosjen e
fundit tė shkrepses dhe qiririt. Kėrkon se ku i ke lėnė mbrėmė para se tė
zėsh krevatin, pėrnjėheresh me pulat. Se ky ėshtė orari qė KESH ka vendosur
pėr tė ulur konsumin, por edhe pėr tu kujdesur pėr shėndetin tonė. Se thuhet
diku se gjumi tė rigjeneron. Nuk e di nėse kėtė e dinė zotėrinjtė e KESH-it,
apo jo. Nejse. Mė nė fund korr triumfin tend tė parė tė kėtij zgjimi
bereqetli, kur thotė njė proverb i popullit tone trim, liridashės,
punėdashėse, por pak si shumė tė qytetnum. Gjithnjė nėse qytetėrimin e
kuptojmė dhe e shohim si maturia dhe maturinė si njė armėpushim pėr tė mos u
pėrfshirė nga njė shtjellė rebelimi turithyerjesh dhe zehershfryrjes nė njė
mizerabilitet kėrcėnues dhe krrysja nėn barrėn e rėndė tė poshtėrimit mund tė
pagėzohen me kėtė fjalė. Ndez
me padurim shkrepsen, e cila edhe ajo nuk nguron tė tė cingėrijė nervat pasi
nuk shkendin. Sakaq korr edhe sfidėn e dytė, ndez qiririn dhe drejtohesh nga
lavamani. Ke nevoje pėr njė grusht ujė pėr tu pėrmendur plotėsisht. Por
dėshira nuk mund tė jetė mundėsi nė njė vend qė profesionistėt dhe tė zotėt
ngrysin ditėn nėn grinė e njė realiteti funebėr. Tė paaftėt janė militantė,
dhe duke qėnė tė tillė janė zyrtarė, shtetarė, deputetė e ēfarė u do bytha
atyre. Sepse partia kėtij soj robi nuk heziton tia bėjė ėndrrat realitet. Ka
dhėnė Zoti qė kėto syresh tash sė fundi kravatat kanė mėsuar ti lidhin vetė,
parfumet tua zgjedhin tė dashurat, paratė ti numėrojnė nėn parmakun e njė
vėshtrimi qė sheh gjithherė nga e keqja, mizerabiliteti, tymnaja e luksi qė
tė ndjell nga njė dhimbje nė ēdo pėrshkėnditje shkėlqimi. Rubineti
edhe sot, si dje, si pardje, si tjetėrpadje, si para njė muaji, ka vendosur
tė hesht, tė qėndrojė stoik nė refuzimin e tij para njė dėshire gjithnjė tė
etur pėr ta parė se vėrtetė vadhė do tė kėndoje kjo grykėhollė, apo ka
vendosur tė hesht pėrngaherė. Diku nė kėnd tė tualetit njė enė ėshtė ujė i
mbushur me krah. Plot dhimbje ke vendosur ta heqesh njė grusht ujė. Vishesh
nxitimthi. Rrobat janė tė rrudhosura. Fundja ske vendosur tė dalėsh pėr tė
shitur tangarllėk, pasi pak pjesė tė ka mbetur nė kėtė botė tė vockėl ku
ndodhin ēudirat mė tė mėdha. Se sdo tė ta marrė kush pėr ters, se nė kėtė
deregje janė tė gjithė ata me tė cilėt do tė shihesh, tė gjithė ata qė kanė
tė njėjten trajektore fati. Se shyqyr Zotit kur mendon shteti mendon njėsoj
pėr tė gjithė. Tė kuptohemi, pėr vete ai ska nevojė tė mėndojė, se mendojnė
tė tjerėt pėr tė. Tundu e mos ki gajle. Njė radhė tė pret, klithmat e
zyrtareve tė paedukuara tė zyrave dhe dyert e rėnda tė ankimit qė tė
pėrplasen hundėve. Ora varur mbi mur vijon tė ecėn pa pyetur nėse gjithēka
ėshtė OK para se tė dalėsh pėr tė marrė rrugėn e pėr tė filluar kėtė ditė tė
re. Tymos njė cigare dhe nisesh nėpėr tis. Do
tė kujtojmė njė ditė, tė na shkojė ndėr mend tė pyesim, veten apo dikė tjetėr
qė ka kurajon tė na tregojė me zemėr nė dorė se si quhet ky vend, ku njė ditė
e zakonshme ka njė fillesė tė tillė. Mbarimin gjejeni vetė, por mos harroni
proverbin, njė fillim i mbarė gjysma e punės. Do
tė vijė ajo ditė kur tė kemi njė pėrgjigje tė saktė, dhe sdo tė ketė njeri
as tė pendohet as tė na besojė. Ky ferr tejkalon ēdo realitet virtual
triller, qė sajohet pėr tė frymėzuar njė gjeneratė ta rrokė dashurisht kėtė,
si njė fatkeqėsi. Sa pėr tė larguar syrin e keq. Zoti e dhėntė tė mos jetė
ende tis edhe atėherė. Nga Albert VATAJ Shtohen familjet e ngujuara nė
Malėsinė e Madhe Nė
Malėsinė e Madhe, nė rrethin mė verior tė Shqipėrisė, problemet ekonomike dhe
sociale sikur nuk kanė tė sosur. Pėrveē nivelit tė ulėt ekonomik problem i
mprehtė ėshtė edhe gjakmarrja dhe ngujimi. Megjithėse nė shumicėn e rretheve
tė tjera tė Shqipėrisė kanuni i Lekė Dukagjinit pothuajse ėshtė harruar, pasi
edhe ligji e bėn punėn e vet nė Vermosh dhe fshatrat pėrreth ku forca e
shtetit ėshtė ende e dobėt, kanuni duket se rregullon ose mė mirė tė themi
po e shkatėrron jetėn sociale tė popullatės sė kėsaj krahine. Ditėt
e fundit numrit tė familjeve tė ngujuara i shtohet edhe njė tjetėr. Ėshtė
familja Vushaj nga fshati Vermosh. Po ta shikosh nga ana e jashtme kjo
familje ka njė reputacion tė madh nė komunėn Kelmend, por po tė analizosh
jetėn e brendshme tė kėsaj familje tė vjen keq se si ligjet e vjetra kanunore
jua kanė bėrė jetėn tė padurueshme pjesėtarėve tė kėtij fisi. Pesė vjet mė
parė, ėshtė gjetur pa ndjenja Kolė Vushaj, pranė urės sė sheut tė gjanėve.
Familjarėt e Kolės akuzuan Fran Lumaj dhe Kolė Lumaj pėr vdekjen e tij. Mbas
kėsaj Nikollė Vushaj tenton tė vrasė Fran Lumaj, pėr tė marrė gjakun e tė
vėllait. Ky i fundit i kėrcėnon me vrasje pjesėtarėt e familjes Vushaj. Nė
vitin 2005, mbesa e Franit, Vjoleta, mbas njė lidhje tė gjatė dashurore me
djalin e Kolės, Xhevahir Vushaj, mbetet shtatzėnė. Familja e vajzės tenton tė
vrasė Xhevahirin pėr tė ēuar nė vend nderin e familjes sė vet. Nė nėntor
2005, Xhevahiri detyrohet tė largohet nga Shqipėria nė drejtim tė Kanadasė.
Nė shkurt tė 2007, Fran Lumaj tenton tė vrasė Gėzim Vushaj pėr tu hakmarrė
ndaj Xhevahirit qė ėshtė vėllai i tij. menjėherė Gėzimi detyrohet tė largohet
nga Shqipėria nė drejtim tė Italisė. Sipas mendimit tė burrave tė fisit Lumaj
e vetmja mėnyrė pėr ta ēuar nė vend nderin e familjes sė tyre ishte vrasja e
njėrit nga meshkujt e familjes Vushaj. Nė
njė kohė kur Xhevahir dhe Vjoleta kanė krijuar familjen e vet dhe jetojnė
bashkė nė Kanada, nė Vermosh gjakėrat janė akoma tė nxehta. Nė rrethana tė
paqarta nė pranverė tė 2007, gjetet i mbytur nė ujė Fran Lumaj, i cili deri
nė atė kohė kėrcėnonte se do tė vriste cilindo burrė qė tė haste nga familja
Vushaj. Vėllezėrit e Franit akuzojnė Nikollė Vushaj pėr vrasjen e tij.
Nikolla detyrohet tė ngujohet sė bashku me krejt familjen. Ditėt
e fundit ne e kontaktuam kėtė familje tė ngujuar. Ėshtė e pabesueshme mėnyra
se si kėta njerėz e pėballojnė jetesėn. Shtėpia prej guri qė ata vetė e kanė
ndėrtuar me duart e tyre tani ėshtė kthyer nė burg pėr ta. Askush nuk guxon
tė dalė jashtė tė vizitojė tė afėrmit, tė kujdeset pėr tė mbjellat apo
bagėtinė. Janė bashkėfshatarėt e tyre ata qė u sigurojnė ushqimin dhe nevojat
e pėrditshme. Nikolla, kreu i familjes, thotė se ėshtė i pafajshėm, dhe se
ajo qė po ndodh nė familjen e tij ėshtė njė katastrofė. Ai thotė se ata po
pėrpiqen tė qėndrojnė e tė mbijetojnė tė ngujuar, megjithėse nuk e dinė se sa
gjatė do tė vazhdojė kjo situatė. Ai thotė se burrat e kėsaj shtėpije janė
shpėrndarė nė katėr anėt e botės pėr ti shpėtuar vdekjes, dhe se ai nuk
pranon tė largohet nga shtėpija e tij megjithėse ėshtė i vetėdijshėm se edhe
mund ta vrasin. Ai na lutet qė ta ndihmojmė qė tė paktėn fėmijėt e shtėpisė,
nipat dhe mbesat mund tė falen, kėshtu qė tė paktėn tė mund tė shkollohen. Shteti
shqiptar duket se nuk merakoset fort pėr kėto probleme sociale tė qytetarėve
shqipėtarė. Shteti duket se ėshtė i aftė tė vendosė rendin vetėm nė qytetet e
mėdhaja, kurse banorėt e kėtyre fshatrave tė mėdhenj malorė, ndihen tė
braktisur prej tij. Rifat Ymeri
Unioni i Veriut eklipson Dhomen e
Tregetise Unioni
per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise (UZVA) tashme eshte edhe nje realitet
institucional i njohur edhe nga shteti shqiptar. Kete status Shoqata qe ka
marre persiper te jete promotor i zhvillimit te Veriut te Shqiperise, e ka
marre nga miratimi perfundimtar ne gjykatat shqiptare sipas kuadrit ligjor ne
fuqi. Proklamimit zyrtar te Unionit, i ka sherbyer edhe takimi i zhvilluar me
6 shtator ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, ku ishin te pranishem pervec
bisnesmeneve te zones qe mbulon me sherbime Konsullata Italiane, edhe Luigi
Mastrapasqua, Administrator i Deleguar i BIA-s ne Shqiperi, konsulli Stefano
Marguccio etj. Ne
rolin e mikpritesit drejtori i BIA-s Shkoder, Alessandro Limata, ka bere te
njohur lajmin e legalizimit te Unionit si dhe ka njohur te pranishmit me
krijimin e komisioneve te ekonomise, te ceshtjeve sociale, turizem-
ekologjise, infrastrukture- sherbime publike, marredhenie politike dhe me te
tretet, i ceshtjeve nderkombetare. Limata ka kerkuar nje angazhim maksimal
nga te gjithe antaret e Unionit, te cilet i ka ftuar te kontribuojne
maksimalisht, ne te gjitha drejtimet, per suksesin e Shoqates. Ne
vazhdim, e ka marre fjalen presidenti i Unionit per Zhvillimin e Veriut te
Shqiperise, bisnesmeni i mirenjohur Paulin Radovani. Duke folur per idene e
tij per krijimin e Unionit, e cila ka gjetur mirekuptim por edhe mbeshtetje
nga BIA she Konsullata Italiane ne Shkoder, Radovani ka thene se gjithcka ka
ardhur natyrshem. Kjo per faktin e thjeshte se Italia, eshte investitori me i
madh ne Shqiperi dhe pas saj renditet Greqia. Nuk ka vend per asnje xhelozi
apo keqkuptim, ka vijuar presidenti i UZVA-s. Aktualisht, konstatohet nje
fryme pozitive ne zhvillimin e rajonit te Veriut, por edhe ne mbeshtetjen
ndaj bisnesit. Investimet e qeverise jane shumefishaur, duke sjelle
permiresime te dukshme ne infrastrukture, ka vijuar Radovani, i cili ka
kujtuar se me gjithe situaten e veshtire te furnizimit me energji si pasoje e
krizes se rreshjeve, bisneset e medha jane furnizuar rregullisht dhe 24 ore.
Megjithate, presidenti i bisnesmeneve te Veriut, ka kujtuar se ne filialin e
tij ne Puke, ka probleme me energjine, por pergjithesisht situata eshte mjaft
optimiste. Ne Shkoder mund te investohet, kushtet jane permiresuar ndjeshem,
duke u kthyer ne nje vend terheqes per sipermarres serioze, ka perfunduar
Radovani, i cili ka ftuar te pranishmit te japin kontributin maksimal ne
zhvillimin e gjithanshem te Veriut, duke u paraqitur edhe si interlekutore me
qeverine dhe organizmat e tjere, per te mbrojtur interesat e komunitetit. Ne
fjalen e tij, konsulli italian ne Shkoder, Stefano Marguccio, ka garantuar
bisnesmenet e Unionit per nje mbeshtetje te gjithanshme jo vetem te selise
diplomatike, por permes saj, edhe te shtetit dhe institucioneve te Italise.
Ai e ka vleresuar mjaft krijimin e kesaj shoqate, si nje promotor per
zhvillimin e rajonit, si nje shenje e rritjes se perhershme jo vetem te
sipermarrjeve serioze, por edhe e vete banoreve dhe komunitetit. Lajme
shume te mira ka sjelle per te pranishmit por edhe rajonin, Luigi
Mastrapasqua, i cili duke folur edhe si keshilltar i Shoqates se
Sipermarresve Italiane qe Veprojne ne Shqiperi (AIIOA), ka pohuar fillimin e
punimeve ne Parkun Industrial te Koplikut brenda vitit 2007. Nese do te
realizohet, projekti i Zones Industriale te Koplikut, do te ndryshoje
rrenjesisht jeten e banoreve te Veriut te Shqiperise. Me keto fjale i eshte
drejtuar bisnesmeneve te pranishem Luigi Mastrapaskua, duke folur ne emer te
Shoqates se Sipermarresve Italiane qe Veprojne ne Shqiperi, e cila ka
paraqitur tashme projektin e Zones Industriale te Koplikut.Mastrapaskua ka
bere me dije se presidenti i shoqates Xhovani Di Xhanaro do te jete ne Tirane
te henen, ku do te takohet me autoritetet shqiptare per te zyrtarizuar
fillimin e implementimit te projektit. Nder lehtesite qe i jane krijuar
invstitoreve italiane ne kete projekt, oratori ka permendur shpalljen zone e
lire te Parkut Indistrial te Koplikut si dhe krijimin e hapesirave ne menyre
te barabarte te bisneseve italiane dhe atyre shqiptare nga 50%. Mastrapaskua
ka shprehur sigurine se punimet ne kete Zone Industriale, do te fillojne
brenda vitit 2007, ndersa eshte perzgjedhur edhe konsorciumi qe do te marre
persiper ndertimin e infrastruktures se nevojshme qe i paraprin vendosjes se
fabrikava apo punishteve te ndryshme. Tashme gjithcka mbetet ne doren e
autoriteteve shqiptare, ka perfunduar Mastrapaskua. Kete deklarim ai e ka
bere ne nje takim te zhvilluar ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, ku eshte
zyrtarizuar edhe krijimi i Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise-
UZVA, i cili do te drejtohet nga bisnesmeni Paulin Radovani. Pikat kryesore te
projektit Projekti
i Zones Industriale te Koplikut, mund te konsiderohet me ambiciozi dhe me i
rendesishmi jo vetem per Veriun e Shqiperise, por edhe me gjere. Interesimi
eshte shfaqur nga Shoqata e Sipermarresve Italiane qe Veprojne ne Shqiperi,
duke qene se edhe Italia eshte investitori me i rendesishem pas Greqise. Do
te jete nje siperfaqe mese 70 hektare ne Koplik, ne veri te Shkodres, brenda
te ciles do te realizohet nje zone e vertete industriale, e gjitha ne
dispozicion te sipermarresve qe veprojne ne Shqiperi. Parku industrial do te
jete i ndare ne pjese me te vogla, te cilat jane te destinuara per aktivitete
prodhuese, per zyra dhe sherbime si studime profesionale, banka, sigurime,
agjensi te ndryshme e dogana, per sherbime mjekesore, hapesira didaktike per
formim, pervec hapesirave te gjelbra por edhe lokale te ndryshme. Projekt-
ideja ka lindur nga bindja qe Shqiperia, ne te ardhmen te mund te jete
kryeura ne mes Ballkanit dhe Italise, ne vecanti Pulias. Objektivi i
projektit eshte krijimi i nje zone industriale te orientuar drejt thithjes se
sipermarrjeve italiane, nderkombetare dhe lokale, kryesisht te sektorit agro-
industrial, agro- mekanik, mekanikes se lehte dhe industrise se tekstileve
dhe veshjeve. Impakti jo vetem mbi Malesine e Madhe dhe Shkodren, do te jete
shume i dukshem jo vetem ne punesimin e banoreve te rajonit te Veriut, por
edhe ne kthimin e kesaj Zone Industriale ne nje pike referimi per te gjithe
Ballkanin, nisur edhe nga pozita gjeografike mjaft e favorshme. Njekohesisht,
per te gjithe te interesuarit, pervec punes do te mundesohet edhe formim
profesional. Ne
takimin e zhvilluar ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, eshte zyrtarizuar edhe
presidenca e shoqates. Keshtu, president i Shoqates unanimisht eshte votuar
Paulin Radovani, i cili do te mbeshtetet nga 4 zv.presidente: Xhevdet Amuli,
Gezim Dibra, Ēesk Kimēa dhe Gac Miculi, ndersa sekretar i pergjithshem do te
jete Mario Bala. Unioni
per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, eshte shtrire aktualisht me antaresine
e tij, duke patur ne rradhet e veta bisnesmene te shquar nga Shkodra, Malesia
e Madhe, Puka, Lezha, me synimin e qarte qe te shtrije deget e tija ne te
gjithe hapesiren qe mbulon me sherbime edhe Konsullata e Italise ne Shkoder.
Pra edhe ne rrethet e Kukesit, Hasit, Dibres, Tropojes dhe Mirdites, duke u
fuqizuar jo vetem si shoqate, por duke ngjallur shpresen ne te gjitha keto
treva. Mbeshtetja nga organizmat vendas por edhe te huaj nuk ka munguar dhe
nuk do te mungoje, sic edhe vete perkushtimi i antareve te Unionit, te
presidences dhe te presidentit Paulin Radovani. Qe ne hapat e pare, Unioni po
kthehet ne nje organizem shume te fuqishem, unikal ne llojin e tij per te
gjithe Shqiperine, madje duke eklipsuar edhe Dhomen e Tregetise dhe
Industrise Shkoder, e cila arrin te funksionoje vetem fale kuadrit ligjor
detyrues dhe jo deshires se antareve. Nuk eshte rastesi qe asnje nga
drejtuesit e DHTI-se nuk kane marre pjese dhe nuk kane dhene kontribut ne
lindjen e Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Tashme,
pas Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut qe po jeton vitin e peste
te jetes qe nga krijimi, realitetit social te rajonit tone i shtohet edhe
Unioni per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, nje binom i cili nese ofron
partneritet te ndersjellte, do te kthehet ne nje mekanizem shume te fuqishem
ne sherbim te promovimit te vlerave dhe mundesive dhe resurseve per
komunitetin. Blerti Delija DUKE KERKUAR SIGURINE E JETES SE
FEMIJEVE A
munde te parafytyroni ju te nderuar lexues, nje femije 8 vjeēar duke luajtur
ne oborrin e shtepise se tij dhe ne menyre te befasishme te rrembehet nga nje
bande kriminelesh, pa pyetur per lotet e tij, as per dhembshuri njerzore, per
ta mbyllur diku ne nje bodrum dhe te nesermen telefonata anonime kercenon
babain e tij me oltimatumin: Po te doni djalin gjalle duhet te paguani 20
milion lek ?. Ju duket si legjende e koheve te lashta, apo e vendeve te
largeta? Jo,
kjo eshte nje e vertete e pa
mohueshme. RRealiteti i hidhur ka ndodhur ketu ne qender te qytetit me te
madh verior te shqiperise,SHkoder.Historia e te cilit ze fill, ne vitin e
mbrapesht 1997, atehere kur shqiperise ju vu zjarri nga komunistet, kur u
shperthyen depot e armatimit e kur pushka ra ne dore te te keqit. Duke
shfrytezuar kohen delikate qe populli po shtynte, banda te ndryshme
kriminelesh, grabitnin prona private, u vinin gjoba biznesmeneve, por me e
tmerrshmja grabitnin edhe femije. Konkretisht:
Personazhe i kesaj drame te dhimeshme, eshte fotoja ekspozuar ketu. Ajo flet
me shume se kaq.Ja Fadil Balaj, me dy djemet e tij Albanin dhe Arditin, te
cilet ne prillin e vitit 1997, befasisht u gjenden ne kurthin e tmerrshem qe
rrethanat (kriminelet) e kohes u pregaditen. 97-ta,
mos ardhet kurr. Ne
te vertet Fadil Balaj, ne vitin 1992, me sakrifica, krijoj nje bisnes modest
sa per te mbajtur familjen e tij, pastaj me kalimin e kohes duke punuar me
ndershmeri e pasion, ai e zgjeroj aktivitetin e tij dhe ne vitin 1997, arriti
te punesoje 15 punetore, brenda te gjitha rregullsive ligjore. Por s'qe e
thene se kohe e mire te vazhdoje, sepse mjergulla e dendur qe krijoj klasa
politike e asaj kohe u dha mundesin "ujqerve"(dihet ujku mjergull
do) te grabisnin ē'te mundnin. Kesaj situate s'i shpetoj dot as biznesi i
Fadil Bales.Vandalet me dinakerin e dhelpres i kishin marre ekzakt masat se
ne ate kohe e dhogaritur ishte dite pushimi, e pronari, ndollej diku larg ne
nje qytet tjeter, prandaj ashtu ne mes te dites,(sepse per te pa fytyret,
mjafton te mos funksionojne ligjet e shtetit, se kur s'kan shpirt ata
normalisht, nuk kane as turp prej njerzve.) mundin dhe djersen e disa viteve,
qe me aq sakrifica Fadil Balaj e kishte ndertuar e grabiten dhe e shkaterruan
per disa ore. Por megjithate kjo do te ishte pjesa me e vogel e se keqes,
perballe rrembimit te djalit te tij, Albanit 8 vjeēar dy jave me vone, ne
oborrin e shtepise se tij. Kriminelet nisur nga lakmia per te perfituar para
ne kembim te djalit, e kishin menduar pune te kryer, se ish biznesmeni Fadil
Balaj i kishte 20 miljon lek dhe do t"ua jepte atyre menjehere. Por
hesapet kesaj rradhe ishin bere gabim. Menjehere pas zhdukjes se djalit u
lajmeruan organet perkatese, por aso kohe shteti pothuajse kishte humbur kontrollin ndaj
institucioneve te veta, paraliza ndjehej ne ē'do sektor te jetes, dhe duke
qene keshtu, kriminelet jo vetem qe nuk u kapen asnjehere nga shteti, por ata
vazhduan kercenimin ndaj familjes Balaj. Djali ndollej ne rrezik. Fadil Balaj
u ndie keq. RRuget e arsyes ishin bllokuar nga rrembyesit. Kishte mbetur e
vetmja rruge te cilen familja Balaj nuk e deshironte, por edhe pse kunder
deshires e vullnetit te tyre, ishin te detyruar ta perdornin. Ishte
vetegjygjesia, me rrembyesit. DHe vetia e vetegjygjesise dihet, ajo eshte e
barabart me jete-a-vdekje.Mund te fitosh te drejten tende, por po te vuri
posht ajo te perpin.Keshtu qe ne pa mundesi per te kombinuar rrethanat sipas
nje marrveshje te s'forcuar me rrembyesit, njeri nga ata mbeti i plagosur.
Vertet djali, Albani u lirua nga thonje e vdekjes shendosh e mire, por po kaq
e vertet eshte se armiqesia midis dy paleve mbeti e hapur dhe ashtu vazhdon
qysh athere edhe sot e kesaj dite. E
ku kishte qetesi ne keto kushte per familjen Balaj? Jeta normale e saj ketu u
nderpre, ndoshta per ne SHqiperi mori fund. Sepse kanuni 600 vjeēar, akoma ka
ligjin e vet apsolut, ndoshta nder me te ashperit ne kohet e sotme moderrne,
ngujimin, jo vetem per autorin(dorerasin) por per te gjith trungun familjar e
me gjere. DHe duke qene keshtu ai duhej zbatuar, e Albani i vogel s'kishte
mundesi per te vazhduar klasen e trete, sepse rreziku ishte evident dhe i
skenarizuar. Por
keshtu nuk mund te shtyhej koha me gjate.DHe jeta e femijve te ēon larg.Ne
keto rrethana, Fadil Balaj ne korrikun e vitit 1999,detyrohet bashke me
femijet e tij, duke marr me vehte dhembeshurine e shpirtit te trazuar te
nenes dhe te gjakut te vet, te lere
vendin e tij, dhe nepermes nje sakrifice tejet te rrezikeshme, me gomone
neper stuhine e nje deti disa ballesh, qe vetem zoti e di se si kane shpetuar
pa u mbytur ne detin e pa ane, ashtu siē jane mbytur qindra te tjere, te
marre rruget e mergimit, me endrren e madhe: ne kerkim te sigurise te jetes se
femijeve te tij. Per
kete ngjarje e cila atehere beri buje te madhe, paten folur edhe mediat e
asaj kohe, por vetem kaq, sepse si gjithnje ne SHqiperi ngjarjet tronditse
ndjekun njera-tjetren, dhe vetem e reja mbahet mend, kurse e vjetra vjen duke
u harruar. Nejse. Jetojme ne SHqiperi. Syri dhe veshi na u mesuan me te gjitha. Keshtu ndodhi edhe me
familjen ne fjale. Ku dhe si jeton ajo sot? NJe
kafe, me emigrantin. E takuam Fadil Balen ne nje shtet
perendimor,(vendndolljen nuk deshirojme ta publikojme per aresye sigurie) tek
po shoqeronte te birin Albanin, per ne stervitje ne sportin te boksit. I
folem njeri tjetrit ashtu si shqipetari-shqipetarit ne dhe te huaj. Mesuam
nga ai disa te verteta prekese. Jo kurrsesi probleme te karakterit ligjor,
sepse keto s'kane qene ndonjehere ne natyren e tij, por probleme dytesore,
ekonomike qe i kishin sjellur mungesa e dekumentacionit te rregullt, per te
punuar e jetuar normalisht si te gjith te tjeret ne vendin ku ndollet prej 8
vjetesh Nje
kafe me emigrantin. SHume i ishin thinjur floket, jo edhe aq nga mosha, por
ndoshta me shume nga pritja shume e gjate, per t'u paisur me dekumenta
qendrimi nga vendi prites. Ja
edhe Albani, me nje ēant sportive ne krah. Ai vogelushi, qe na kujtohet si
sot, kur mrekullisht shpetoj nga thonjet e vdekjes te krimineleve, tani ishte
rritur aq sa s'e njohem. E ndoqem
gjate nje srervitjeje ne sportin e bukur te boksit, me nje ekip te rijsh.
Angazhimi i tij tani ishte i dyfisht, sepse eshte prag sezoni i fillimit
shkollor. Albani kalon ne vitin e katert ne gjimnaz. Kurse vellaj me i vogel
i tij Arditi hillet tani ne vitin e trete te nje gjimnazi tjeter. Mesuam se
te dy vllezerit ishin te ingranuar mjafte mire me shoqerine e atjeshme. Ata
jo vetem e flisnin, e shkruanin dhe e lexonin shume mire gjuhen e vendit ku
jetojne sot, por edhe e perkthenin ate ne menyren me te saket, nga shqip, ne
gjuhen e atij vendit e anasjelltas. DHe keta femije, na thot Fadili, qe per
mua jane pasuria me e pa ēmuar, per te cilet une jame i bindur se neser do te
behen dikushi, une i them ketij shteti:Ju lutem jepu dekumentat, arsimoji,
kulturoji, ingranoji ne jeten e vendit tend, ashtu si te tjeret, dhe une te
garantoj se i ke te gatshem per te punuar e per te kontribuar edhe ne
sektoret me te veshtire te jetes ketu. DHe kjo ka nje linje logjike, vazhdon
Fadili, per deri sa SHqiperia akoma nuk e ka nje klase politike te mirefidht,
per te zgjeruar hapesirat e punesimit e te mireqenjes, dhe te sigurise per
jeten e popullit te saj, jemi te detyruar qe te kerkojme ne vendin e huaj,
ate qe na mungon ne vendin tone. GJithmon
Fadil Balen e kemi njohur nje njeri optimist per te ardhmen, kurajoz e
inisjator, dhe keto veti ai i ruante akoma, po ē'ka se ne ndonje pjese te
bisedes tone, qe te jemi te sinqert, vume re nje merzitje njerzore tek ai.
Natyrisht edhe merzitja eshte pjese e jetes, por fakti se kishin kaluar 8
vjet ne vendin prites dhe akoma s'i ishte dhene e drejta ligjore e
dekumentave definitive, e justifikonte merzitjen e tij. Per kete aresye, ai
s'kishte mundur te udhetonte per ne shqiperi per varrimin e nenes se tij e
cila nderroj jete, ne shkurt te ketij viti. Por une e kuptoje-shprehet ai-,se
si emigranta qe jemi, veshtersit qe duhet te perballojme i kemi te pa
shmangeshme, kjo ndoll pothuajse kudo, ne vendet perendimore, sepse
emigrantet e ardhur nga vende me probleme te ndryshme ketu, jane shtuar
shume. DHe sigurisht shteti ka ligjet e veta. Por une kame shprese, vazhdon
ai, se durimi dhe kembengulja me siguri nje dite do te shperblehen. A keni
shprese per te fituar dekumentat e qenderimit definitiv ketu,? e pyesim. Po
sigurisht qe shprese kemi, na pergjigjet ai, por kohen se kur nuk e dim.. Po
pastaj kur ti fitoni ato do te ktheheni ne SHqiperi te pakten per vizite tek
njerezit tuaj? Jo,
s'mund te kthehem. Sigurisht
SHteti prites ka rregullsit e veta, aq me teper kur behet fjale per nje SHtet
perendimor me demokraci shume te konsoliduar. Duke gjykuar keshtu, nuk kemi
aspak ndermend te bejme kritikun ndaj shtetit, e as avukatin per emigrantin,
por nje mendim edhe munde ta japim vetem per ato fakte qe dime me vertetesin
me te madhe, se per ē'aresye kjo familje nuk mund te kethehen ne vendin e
saj, se pse jo, s'mund te kthehem, nuk eshte thjesht vetem nje fjale goje,
por me shume se kaq ajo eshte nje dhimbje shpirti, qe me mire se kush do
tjeter e di ai qe e ka provuar. Ne
dime, qe pritja prej 8 vitesh e Fadil Bales dhe e femijve te tij, behet akome
me e detyrueshme, kur mendojme se kethimi i tyre ne SHqiperi eshte i pa
mundur. Aresyet jane te shumta por mjafton te themi vetem dy: Se pari, Konflikti me palen e rrembyesve te
djalit eshte akoma i hapur, keshtu qe ligji i kanunit per t'u ngujuar duhet
"rrespektuar," ne keto rrethana, as Albani as Arditi nuk mund te
vazhdojne shkollen, pa permendur se as qe behet fjale per nje jete normale te
familjes ne pergjithsi. Sepse per te jetuar, duhet punuar, dhe puna ne keto
raste eshte e "ndaluar",
sepse rreziku eshte evident. Se
dyti: Mungesa e shtepise per te banuar ne shqiperi, te cilen Fadil Balaj e
shiti gjate kohes qe ai jetonte ne mergim pa dekumenta, pa pune e pa
perkrahje sociale, per te perballuar jetesen atje, perben vishtersine tjeter.
Keto dhe tjera arsye, ia bejne apsulutisht te pa mundur kthimin e tij dhe te
femijve ne SHqiperi. Ne keto i dime mire, sepse ngjarjet i kemi jetuar, por
nje gje nuk dijme akoma, per t'i u pergjigjur asaj pyetjes esenciale qe
shumices dermuese te shqipetareve
vet-vetiu u lind ē'do dite: Deri kur populli shqipetar do te vuajne
per pa aftesine e klases politike te saj? Jetmir Delaj Tė themelohet ēmimi ndėrkombėtar
"Nėna Tereze" Ne
si komb, nė saje tė Nėnė Terezės mund tė jemi shembulli mė emblematik pėr
kulturėn e dashurisė, pėr kulturėn e paqes, pėr kulturėn e humanizmit.
Prandaj, qė t'i manifestojmė kėto vlera tė pėrjetshme dhe ta ngrehim nė
piedestalet mė tė larta Nėnėn Tonė Tereze, ėshtė e udhės qė nė vendin e saj,
tė pėrjetėsohet vepra e saj, edhe me formimin e njė ēmimi me pėrmasa
ndėrkombėtare. Arsyet pėr kėtė mund tė jenė tė shumėfishta, por gjithnjė
qėllimmire, qė vepra e saj e trasuar tė freskohet ēdo herė, pra nė ēdo
pėrvjetor tė vdekjes sė saj. Nėse
suedezet mund tė mburren me tė drejtė nė gjithė globin me ēmimin Nobel, tė
emėrtuar sipas testamentit tė shkencėtarit Alfred Nobel, ėshtė koha qė edhe
nė Gadishullin mė tė vjetėr tė Europės, tė pėrjetėsohet madhėshtia e Nėnė
Terezės me njė ēmim ndėrkombėtar pėr humanizėm, pėr paqe, "Nėna
Tereze". Nėse bota ka patur dhe ka nevojė pėr zbulimet revolucionare tė
Alfred Nobelit, mė shumė sot bota ka nevojė pėr dashuri, pėr paqe, pėr
humanizėm. Kėto vlera dhe virtyte universale i ka pėrjetėsuar nė rrafshin
global, pėr dekada tė tėra vepra e Nėnės Terezes. Duke
u nisur nga fakti se Nėna Tereze pėrfaqėson vlerat mė sublime tė qenies sonė
kombėtare dhe kėndej pare edhe vlerat universale tė njerėzimit, mendojmė se
Institucionet e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me ato tė Kosovės, tė shqiptarėve
tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Kosovės Lindore e diasporės, gjithnjė nė
bashkėpunim edhe me institucionet religjioze, me shoqatėn "Nėna
Terezė" nė Prishtinė, tė themelojnė ēmimin kombėtar pėr paqe, tolerancė
dhe dashuri mes njerėzve "Nėna Tereze". Arsyet pėr ketė janė tė
panumėrta, andaj pikėrisht nė kėtė dhjetėvjetor tė ndarjes sė Nėnės Tereze
nga kjo botė, tė rikthejmė misionin e saj me njė akt kaq sublim. Nėna
Tereze u pėrket vlerave mė universale qė ka bota. Prandaj mendoj se shoqėria
shqiptare duhet ta themeloj kėtė ēminim si simbol tė qytetarisė dhe vlerave
tona tė shumėfishta dhe si pėrjetėsim i veprės sė madhe tė Nėnė Terezės nė
dheun e saj. Shqiptarėt kanė dėshmuar se janė faktor paqe nė Ballkanin e
trazuar. Kjo duhet tė jetė edhe njė shtytėse mė shumė qė simboli i
humanizmit, dashurisė dhe paqes Nėnė Tereze, tė ngrihet nė njė ēmimin
kombėtar, i cili do tė mbėshtetej qeveritė shqiptare, donatorėt e ndryshėm
dashamirės, tė cilėt mendoj se do jenė tė mjaftė. Ky ēmim jo vetėm se do ta
lartėsonte emrin e saj, por edhe do nderonte kombin tonė. (Kjo
letėr iu drejtohet Presidentit tė Shqipėrisė Bamir Topi, Kryeministrit Sali
Berisha, Kryetares sė Kuvendit Jozefina Topallit, Arqipeshkvit tė Tiranės
Imozt Rrok Mirditės, kryetarit tė opozitės Edi Rama, Presidentit tė Kosovės
Fatmir Sejdiut, Kryeministrit Agim Cekut, Kryetarit tė Kuvendit Kolė Berisha,
kryetarit tė partisė mė tė madhe opozitare nė Kosovė Hashim Thaqit, Ipeshkvit
tė Kosovės Imzot Dodė Gjergjit, Kryetarit tė Shoqatės Humanitare Bamirėse
"Nėna Tereze" Dr. Don Lush Gjergjit, Shkrimtarit Ismail Kadare). Ndue Ukaj 5 shtatori 1997 dita e vdekjes sė
Nėnė Terezės, apo ngjitja nė qiell e shenjtores sonė Me
5 shtator 2007 u mbushėn plot 10 vite nga ajo ditė kur nga planeti Tokė u
shua njė yllė mbi yje qė sillte dritė, paqe, harmoni e shpresė pėr jetėn. U
shua nga kjo botė e pėrkohėshme pėr tu ngjitur lart nė Qiell, nė atė Botė tė
amshueme qė pushojnė shpirtėrat e pafund tė njerėzve qė pėrcuallėn mijėra e
mijėra vite, tė mjeruara e lumturuara. U shua Nėnė Tereza, duke na lėnė si
kujtim veprat e saja tė kryera pėr njerėzit nė nevojė thuajse nė ēdo cep tė
globit tonė, duke na lėnė nė kėtė tokė trupin tė cilin e kishte marrė
pėrkohėsisht, ndėrsa shpirti i saj e ka vendin nė Parajsėn qė rrinė Engjėjt.
E ne veten tani e kuptojmė se Nėnė Tereza nuk kishte qenė njė njeri i kėsaj
toke, por kishte qenė njė Engjėll i vėrtetė qė vetė Zoti ja kishte falė
pėrkohėsisht kėsaj bote halleshume. Ėshtė fat i paēmuar pėr Racen tonė Ilire
(Shqiptare) qė vetė Krijuesi zgjodhi bijėn tonė pėr ta shenjtėruar, pasi nė
trupin e saj kishte dėrguar shpirtin e shenjtė, duke e bėrė shenjtore tė
kėsaj bote ndoshta nė zgrip tė besimit se Zoti e kishte harruar njerėzimin
qė e kishte falur vetė... si shėmbėlltyrėn e tij. Zgjedhja e bijės sonė Nėnė
Tereza pėr ta bėrė shenjtore nuk kishte qenė e rastėsishme, pasi nga Raca
jonė ndėr dy-mijė vitet Kristianizėm, i kishim falur kėtij besimi jetdhėnės
rreth 600 shenjtorė e martirė, qė gjaku dhe veprat e tyre janė nė themelet e
kėtij besimi e qytetėrimi, frutet e tė cilit i gėzojnė edhe ata qė nuk e duan
sot nė fillimet e shekullit XXI. Gjithsesi kur besimi dhe qytetrimi Kristian
i Europės ishte nė zgrip nė shekullin XV, vetė Krijuesi bėri emėr qė po nga
raca jonė tė lindė Mesia Gjergj Kastrioti, i cili me shpatėn e shenjtė
mbrojti qytetrimin dhe besimin e Arbėrisė dhe vetė Europės plakė... Siē e
thamė mė sipėr, pėrsėri nga raca jonė nė shekullin e XX lindi njė Shenjtore
tjetėr, fama dhe shenjtėria e sė cilės u shpėrnda nė tė gjithė Botėn. Ajo
lindi nė vitin 1910 nė njė lagje tė Shkupit nga prindėrit shqiptarė Kolė e
Dranne Bojaxhi, dhe emri i saj si krijesė e brishtė e kėsaj bote kishte qenė
GONXHE, dhe kėtė emėr e mbajti derisa kjo gonxhe ēeli lule e shenjtė, qė pas
thirrjes shpirtėrore nga vetė Jezu Krishti, kjo bijė e racės sonė ju
pėrkushtua me sakrifica besimi e ndjejave njerzore, pėr tė sjellė shpresė tek
tė dėshpėruarit, pėr tė sjellė jetė tek ata qė po vdisnin, pėr tė sjellė
shėrim tek tė sėmurėt, pėr tė sjellė besim tek tė paorinetuarit. Nėnė
Tereza kėtė emėr e mori jgatė misionit tė saj tė bamirėsisė, tek motrat
Loreto e pastaj krijoi misionin e saj qė e pėrhapi nė 123 vendet e botės, ku
India e Largėt ishte epiqendra e deri nė atdheun e saj tė sapo ēliruar nga
diktatura komuniste. Misioni i shpresės sė bamirėsisė sė Nėnė Terezės ishte
aq i madh sa e njohėn jo vetėm shtete e qeveri, por edhe vetė Vatikani.
Misioni i Nėnė Terezės zgjati mbi 60 vite, kohė qė e bėri tė thirrej bijėn
tonė Moter, Nėnė e mė nė fund Shenjėtore, tė tė gjithė botės. Bota e
civilizuar jo vetėm ja njohu veprat e bamirėsisė e mėshirės pėr njerėzit nė
nevojė, por e vlerėsoi me ēmimin NOBEL, ndėrsa mjerisht shteti komunist nė
kėto kohė e anatemonte dhe nuk e lindte tė vinte as tek varret e njerėzve tė
saj tė dashur nė Tiranė (Nėnės e Motrės). Shqip Ne duke i mbyllė dyert
bijės sonė, Nėnė e Botės, ne i mbyllėm vetvehtes shpirtin e Shenjtė qė Zoti
kishte dėrguar mbi ne si racė e zgjedhur e tij... Gjithsesi Nėnė Tereza na
fali ne shqiptarėve, sepse e dinte se nuk jemi ne populli qė e pėrbuznim e
mbyllnim dyert, por ishin djajtė e kuq qė na kishin kapur pėr fyti (ndoshta
si sprovė nga vetė Krijuesi). Nėnė Tereza lutej pėr tė gjithė popujt e botės
qė vuanin nga mjerimi, skamja, padrejtėsia si dhe sėmundjet e Epidemitė, dhe
ndėr lutjet mė tė fuqishme duket se kishin qenė edhe ato pėr popullin e saj
shqiptar qė lėngonte nga epidemia e kuqe. Zoti duket se pas vitit 1990 i
dėgjoi lutjet e bijės sonė Nėnė Tereza, dhe bėri emėr qė lėngata e kuqe tė
rrėzohet nga froni sundimtar, duke na futur nė rrugėn e pluralizmit, lirisė e
demokratisė dhe besimit nė Zot dhe vlerat tona tė mohuara pėr dekada. Nė pak
vite qė i kishin mbetur mbi kėtė tokė bijes sonė tė Shenjtė Nėnė Terezės, ne
e nderuam e respektuam si asnjė popull tjetėr nė botė, ndėrsa bija jonė
hyjnore na fali e na njohu si GJININĖ e saj, shpesh mėkatare jo pėr fajin
tonė... Me 5 shtator 1997 i madhi Zot thirri pranė vehtes nė Qiell bijėn tonė
Nėnė Tereza, sė bashku me shpirtin e Shenjtė qė vetė ja kishte dėrguar pėr
dhjetėra vite... Fatėsisht vetė selia e shenjtė me anė tė ish Papės Famėmadh
Gjon Pali II falenderoi kombin tonė pėr kėtė bijė tė shenjtė qė i dhamė kėsaj
bote halleshume, ku ndėr tė tjera thotė ... Edhe nė kohėn e Izolimit tė
plotė tė Shqipėrisė kjo rregulltare e pėrvuajtur ishte ajo qė pėrēonte emrin
e atdheut tuaj nė mbarė Boten. Nė personin e Nėnė Terezės Shqipėria ėshtė
nderuar gjithmonė, pasi ky ishte misioni i saj dhe i gjithė atyre ndjekėsve
tė vėrtetė tė Krishtit dhe Apostujve tė tij qė pėrhapnin dashurinė dhe jetėn
mbi dhembshurinė e kėsaj bote. Pėr kėtė ju falenderoj sot (Ju shqiptarėve) nė
emėr tė Kishės Katolike, qė i falėt botės kėtė bijė tė madhe tė tokės e popullit
tuaj... Vatikani me 19 tetor 2003 nisi proēesionin e Shenjtėrimit tė Nėnė
Terezės, ndėrsa bota nė pėrgjithėsi e ajo Shqiptare nė veēanti filluan ti
kushtojnė shumė vepra arti e emėrtime tė ndryshme, ku spikat kėto ditė
fillimi i punimeve nė Prishtinė (Kosovė) i Katedrales kushtuar Shenjtores
Terezė. Edhe ne nė Shkodėr pas shumė vėshtirėsive jo mė me gjykime
Europerėndimore, e bėmė tė mundur qė nė qendėr tė qytetit tė kemi truporen
e sja, e cila me sa duket do tė zėvendėsojė pėr Shkodrėn e Malėsinė Zojėn e
Shkodrės, tė larguar nga rreziku i aziatikėve qė nė vitin 1467... Natyrisht
ne shpresojmė qė sė shpejti edhe nė Shqipėrinė politike (1913) tė kemi kishėn
qė i kushtohet Shenjtores sonė Tereze, dhe ti lutemi kėsaj bije tė racės
sonė, qė tashma rrin nė qiell me lutjen: SHENJTA TEREZA LUTU PĖR NE
MĖKATĖNOR TĖ KTHEHEMI NĖ SOFRĖN EUROPERĖNDIMORE TĖ LARGUAR PREJ KOHĖSH
PADREJTĖSISHT DHE PA DĖSHIRĖN E SHUMICĖS SĖ SHQIPTARĖVE.... Lutu Shenjtorja
jonė tė na kthehet Shenjtėria, paqja dhe Harmonia, aq tė nevojshme pėr tė
gjetur rrugėn e begatisė e mirėqėnies... LUTU. Ndue Bacaj Demokracia e Hong Kongut,
"Kali i Trojės" pėr Kinėn 10
vjet pas ribashkimit me Kinėn, ėshtė nė majėn e tij. Mė 1997, u nėnshkrua
dekreti pėr fundin e dominimit britanik. Ky rajon, deri nė vitin 2047, do
shijojė njė administrim special "Njė
vend, dy sisteme". Me njė slogan tė tillė, forcat kineze do rrėmbenin
Hong Kongun, i cili 10 vjet mė parė do shėnonte ndarjen nga Britania e Madhe
si koloni e saj. Por euforisė sė atėhershme pėr marrjen e tokės qė i takonte,
duket se pėr Kinėn, tani ia ka lėnė vendin zemėrimit. Pekini zytar nuk e
kapėrdin dot faktin qė nė Hong Kong dominon demokracia dhe kapitalizmi. Por
nuk ka ē'tė bėjė, pasi deri nė vitin 2047, ėshtė shkruar marrėveshja mes palėve,
qė Hong Kongu tė ecė nėpėr kėtė rrugė qė ka nisur. Ndėrkaq,
sa i pėrket historisė, liderėt janė tė mėdhenj pasi nė krizat mė akute tė
vendit tė tyre, nuk lejojnė pėrshpejtimin e ngjarjeve dhe me qetėsi arrijnė
tė realizojnė objektivin e tyre. Kėshtu, Lu Ping, drejtuesi i Hong Kongut, i
cili deri nė vitin 1997, ka qenė njė koloni britanike, ka patur rastin ta
drejtojė nė kėto 10 vjet dhe tani e sheh sesi ėshtė kthyer nė njė model tė
vėrtetė pėr shtetin kinez. Duke folur pėr televizionin Dragon TV, ai ka
treguar se si pėr dy herė me radhė, forcat e armatosura kineze sulmuan Hong
Kongun, nė kohėn kur ai ishte ende nė duart e Britanisė sė Madhe. Politika
sipas tij, nė ato vite, fliste vetėm me gjuhėn e pushkės. Protagonistė tė
asaj kohe, kanė qenė dy liderė. I pari ishte Zhou Enlai i cili nė vitin 1967
ishte gati pėr ta pushtuar kėtė koloni. Mė pas, ishte Deng Xiaoping, i cili u
konfliktua pėr kėtė ēėshtje edhe me ish-kryeministren britanike, Margaret
Theēer. Me sloganin "Njė vend, dy sisteme", ristabilizohej nė njė
sovranittet tė plotė Republika Popullore e Hong Kongut, shoqėruar nga njohja
institucionale demokratike-pluraliste, si njė rajon administrativ special.
Kėshtu, njė Kinė me dy sisteme tė cilėt do tė jetonin nėn tė njėjtėn ēati. Nė
fund, 4 mijė persona tė ushtrisė nėn thirrjen "Duaj atdheun, duaj Hong
Kongun", sollėn paqėsisht nė shtėpi atė qė Pekini, kishte cilėsuar nė
mėnyrė tė drejtė, thesarin e dhunuar nga imperializmi oksidental. 10 vjet
duken shumė nė fakt, por s'janė edhe aq. Historia ka nevojė tė pėrtypė nė
fillim, para se tė japė njė gjykim tė drejtė pėr kėtė ēėshtje. Tani para Hong
Kongut paraqiten dy pyetje tė mėdha: A ėshtė ai njė model apo njė kėrcėnim
pėr Kinėn? Nga ana tjetėr, ai ėshtė njė pjesė e Kinės totalitare, apo e botės
sė lirė moderne? Qyteti ėshtė duke pėrjetuar realisht njė zhvillim
spektakolar ekonomik. Bursa e tij shumėzon kapitalet amerikanė apo ato
evropiane, japoneze dhe koreano-jugore etj. Hong Kong ėshtė tashmė njė
enklavė nė tė cilėn mund tė flasėsh lirshėm pėr demokracinė, ku mund tė
manifestosh pėr tė kujtuar martirėt e sheshit Tienanmena po njė vend ku kisha
ka njė fuqi tė fortė. Por
Pekini e sheh me sy pak tė shtrembėr gjithė kėtė situatė. Dhe nuk ka si tė
bėjė ndryshe. Deri nė vitin 2047, formula e Deng Xiaoping "Njė vend, dy
sisteme", do tė ketė vlerėn e njėjtė qė deri nė vitin 1976 kishte tesera
e kuqe e Mo Ce Dunit. Hong Kong ėshtė njė rajon special i lirė dhe i lirė do
qėndrojė. Por jo mė larg se dy muaj mė parė, drejtues tė Pekinit, kanė
ndėrhyrė nė jetėn politike tė Hong Kongut. Problemi ka qenė ai i zgjedhjes
direkte tė guvernatorit. Hong Kong mund tė jetė Kali i Trojės, nė njė formė
demokracie tė drejtpėrdrejtė tė njohur nga Kina. Njė model i cili ēuditėrisht
ėshtė ngritur brenda shtėpisė sė saj. Lidhur me kėtė, konservatorėt kanė
filluar tė tregojnė muskujt, pasi kuptohet qė njė gjė e tillė nuk u pėlqen
aspak. Nė fakt, liderėt e Pekinit nuk kanė ndėrmend tė bėjnė luftė dhe
predikojnė "harmoninė" mes dy vendeve. Ata kanė krijuar besueshmėri
mbi dy faktorė pėr tė kontrrolluar "taksėn" e demokracisė nė
ish-koloninė. I pari ėshtė ai qė kardinali i Hong Kongut ka folur pėr njė
pakt mes Partisė Komuniste dhe kapitalizmit tė ri. Ndėrsa i dyti, ėshtė njė
tendencė e cila duket hapur tek brezi mė i ri i qytetarėve tė Hong Kongut.
Pra, lidhja e tyre me flamurin e Republikės Popullore. Kėshtu, 73 pėrqind e
rezidentėve nė Hong Kong, tė datave tė shkuara, e konsideron vitin 2012 si
fundin e shfrytėzimit universal, ndėrsa pėr kėtė shprehen vetėm 42 pėrqind e
tė ardhurve. Gjithsesi, duhet pranuar se Hong kongu, pėrbėn njė rrezik pėr
Pekinin zyrtar. Kris
Paten "Njė vend
magjik, njė provė e vėrtetė pėr demokracinė" I
fundit guvernator britanik nė Hong Kong, ka qenė Kris Paten. Ai tregon nė
ditėt e sotme, sesi para se tė largohej prej aty, po negocionte me palėn
kineze pėr t'i dhėnė lirinė e plotė dhe demokracinė tajonit tė Hong Kongut.
Gjė qė nuk u realizua dot sipas tij, pėr shkak tė presionit qė ushtronte
Republika Popullore Kineze. "Gjithsesi, shton ai, nuk mund tė thuash se slogani
"njė shtet, dy sisteme" nuk ėshtė aplikuar". Nė vitin 1997,
vetėm me 6.5 milionė bamorė, Hong Kongu ishte nė gjendje tė jepte rreth 22
pėrqind tė gjithė Prodhimit tė Pėrgjithshėm Kinez. Ndėrsa nė vitet e fundit,
ky 22 pėrqindėsh ėshtė rritur akoma mė shumė. Sipas ish-guvernatorit tė
fundėm britanik nė Hong Kong, ky i fundit nuk ma mė pikė dyshimi se ėshtė
duke shkuar drejt njė modeli demokratik dhe aspak nga kahu i Kinės ende
komuniste. "Nėse keni qenė ndonjėherė atje, s'keni pėr ta harruar kurrė.
Eshtė njė qytet i mrekullueshėm mbi det, si Sidni apo Nju Jorku. Eshtė i
rrėmujshėm, i gjallė. Eshtė gjėja mė e mirė qė gjendet nė mes sė Lindjes. ai
nuk ėshtė ende njė demkraci e vėrtetė, por po i afrohet asaj" pohon
Patten. Si
iu dorėzua Hong Kongu Britanisė? 30
qershor 1997, Hong Kongu iu dorėzua Kinės, duke
i dhėnė fund qeverisjes britanike 156 vjeēare 4.000
tė ftuar morėn pjesė nė banket, ndėrkohė qė 509 trupa kineze kaluan kufirin
drejt Hong Kongut dhe 4,000 mbėrritėn nė 1 korrik Ulet
flamuri i Hong Kongut, ndėrkohė qė nė mesnatė hiqet flamuri britanik. Ngrihen
njėkohėsisht flamujt e Kinės dhe Hong Kongut. Ish
anėtari konservator i parlamentit britanik, qau me lot sė bashku me
bashkėshorten e tre vajzat, ndėrsa ulej flamuri britanik Tung
Chee Hėa, njė konservator 59 vjeēar, njė biznesmen i vjetėr prokinez u zgjodh
nga Komitetii Seleksionimit, nė dhjetor 1996 Gjysėm
ore pas ceremonisė sė dorėzimit tė Hong Kong, lideri i Partisė Demokratike
Martin Lee, bėri thirrje pėr demokraci e liri Gjakmarrja po merr pėrditė jetė tė
pafajshme Reagime
tė fuqishme kundėr plagės sė rėndė tė gjakmarrjes shprehu kėto ditė nė sallėn
e prefekturės sė Shkodrės, shoqata e pajtimit tė gjaqeve tė Shqipėrisė.
Kryetari i saj Gjin Marku, e vuri theksin tek pamundėsia e shtetit pėr
parandalimin e kėtij fenomeni qė pėr ditė merr jetė tė pafajshme njerėzish,
pasi Kanuni i Lekė Dukagjinit e bėn shtetin tė dridhet. Ėshtė paradoksal
fakti i kėtyre ditėve, kur qindra banorė tė fshatit Lazarat sulmuan
Komisariatin e Policisė nė Gjirokastėr, ku dogjėn edhe makina, vetėm se
policia nė luftė me tė dėnuarin me 14 vjet heqje lirie, Sabri Shurdhi, nė
kushtet e mosdorzimit, nė shkėmbim e sipėr tė zjarrit, e plagos atė dhe gjatė
rrugės pėr nė spital vdes. Megjithėse lufta vazhdoi gjatė me policinė, asnjė
terrorist shteti nuk ishte nė gjendje jo mė tė arrestojė, por as tė akuzojė!
Kėshtu jeta e shqiptarėve ėshtė e rrezikuar. Hakmarrjet janė tashmė tė
natyrshme. Njė ndėr shqiptarėt e rrezikuar seriozisht me jetė ėshtė edhe Tonin Filipaj, lindur me 15 prill 1977 nė
fshatin Kēirė tė Pukės. Tragjedia e kėtij 30 vjeēari qė shihni nė
fotografi, ėshtė njė kalvar i dhimbshėm terrori. Tė atin, Zef Filipaj, me datė 24 shkurt 1994, ia vret pėr hakmarrje
Zef Jak Pjetri, pasi ishte njė hasmėri e vjetėr nė mes. Babagjyshi i Tonin Filipaj, Marka Ndue
Filipaj, nė vitin 1945, kish vrarė babėn
e Zef Jak Pjetrit, pranaj edhe ndodhi vrasja e shtetasit Zef Filipaj.
Kufoma ish hedhur pėrmbys nė njė kanal nė Kēirė tė Pukės. Ajo u gjet nė
nesėrmen nga vėllai i Toninit, Nikolla,
i cili menjėherė lajmėron policinė e Pukės. Policia kish shkuar menjėherė nė
vendngjarje, ku pas ekspertizės u
vertetua se vrasjen e kish kryer Zef Jak Pjetri nė bashkėpunim me tė birin,
Benin. Megjithėse
vrasja ndodhi, familja Filipaj
kėrcėnohet sėrish. Vrasėsit i ēojnė fjalė se prapė do hakmerren. Familja Filipaj detyrohet tė
ngujohet, deri sa gjen mundėsinė e arratisen tė gjithė nga Shqipėria. Njė vit
pas ngjarjes makabre, arrestohet nga policia vrasėsi Zef Jak Pjetri, por i
biri ėshtė edhe sot i lirė! Kėrcėnimet vazhdojnė. Tashmė ėshtė e pritshme njė
tjetėr viktimė. Tė afėrmit e Zef Jak Pjetrit, pas kthimit nga Amerika nė
Shqipėri tė Tonin Filipaj, duke menduar se ky i fundit do marrė hak pėr tė
atin, i kanė ēuar fjalė se do e vrasin. Pushka ėshtė e mbushur dhe djaloshi
po detyrohet tė jetojė i fshehur. Tonin Filipaj erdhi nga Amerika, po jeton i
fshehur dhe mbi tė hakmarrja po projekton goditjen e fundit, marrjen e jetės.
Realiteti
ėshtė i zymtė dhe ngjarje tė tilla po e largojnė vendin tonė nga integrimi nė
strukturat Euro Atlantike. Tė duket se krimi dhe shteti janė njė. Deri kur
kėshtu?! Vasel Gilaj |