koka

nr. 111 / 9 nëntor 2007

alukit

 

Varka e Noes dhe “pėrmbytja e pėrbotshme” e dosjeve

 

Gjithnjė kam besuar se nė vendet e vogla gėlojnė ēudira tė mėdha. Sikurse jam i yshtun me refuzu antibiotikun e kėsaj, se njė proverb i tillė ėshtė kėrthi nė prehrin e njė nėne rrethanash tė tjera. Dhe nė Shqipėri ka kaq shumė bėma, sa tashembas nuk ka komoditet kurrkush, kurrqysh, pėr tė pėrcaktuar masėn e tyre. Mbetet vetėm kujdesi i njė evidentimi numerik. Nė kryeradhėn e ēudirave tash e sheh veten hapja e dosjeve, ndryshe ēelja e portave tė komunizmit qė beh si domosdoshmėri nga prurjet motivuese tė kaskadės sė sugirimit tė shtetit. Hapjen e dosjeve, gjithnjė e kemi kuptuar kėtė si njė gjest nderi, dhe ėshtė i tillė, pėr sa kohė qė nė dėshirėn tonė tė njeriut tė lirė, kemi pėrqafuar demokracinė si vullnesėn e tė drejtave dhe lirive tė shėnjtėruara qė merr pėrsipėr tė na garantojė ajo. Por dardha e ka bishtin prapa. Sa mė shuėm qė largohemi nga kjo goditje pėrfundimtare ndaj kamunizmit, aq mė e pamundur, aq mė ndėshkuese do tė ravijėzohet ky ndėshkim. Zanafilla mund tė na ndihmojė vetėm me argumentin Noe dhe varkėn e tij, qė shpėtoj kreaturėn e Zotit nga e pėrbotshmja pėrmbytje. Gojėt e liga, njė pėrmbytjeje i mėshojnė, nė rast se kemi vendosur tė ēmontojmė edhe hallkėn e fundit tė diktaturės komuniste, hapjen e dosjeve dhe zbatimin e praktikave ligjore, me kah pėrftimin e vlerės pėrfundimtare. Aq e molepsur ėshtė shtati i shtetit dhe strukturave qė mabjnė nė kėmbė atė.

Kurrrfar dėshire nuk mundet me mu ofru si ushqim pėr tė pranu, se njė pjesė e konsiderueshme e korit shteteror, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, janė tė nominuar si ish-veprimtar tė sigurimit tė shtetit. Njė larmi e pafundmė emrash, tė cilėt serviren si pseodonime tė tė rekrutuarve tė sigurimit, qarkullojnė nga kafenetė, e-mailet, MSN-tė, gazetat e deri tek akuzat e ndėrsjellta politike. Aq fort bien kėto bori, sa do tė besoje instinktivisht edhe veten tėnde njėsi e kėsaj armate. Tė besosh se kjo fantazėm ėshtė realitet i prekshėm, veprues, nė tė ashtuqujturen, klasė politike shqiptare, atyre qė ishin deri dje nė pushtet, dhe kėtyre qė kanė zatetur pushtetin pėr fytit, ėshtė mė shumė se njė paradoks, parathėnie e njė tragjedie. Nėse sigurimi i shtetit, do tė thotė e kaluar, zhgėnjyese do tė ishte pėr optimistėt, tė besojnė se sa e sigurt ėshtė e tashmja dhe e ardhmja e projekteve tė tyre tė ardhmėrisė.

Ēėshtja e dosjeve tė sigurimit, domosdoshmėria e hapjes sė tyre, dhe pamotivimi pėr ta bėrė njė gjė tė tillė ėshtė debatuar para e mbrapa nė kėto 17 vitet e fundit, duke u kthyer gjithnjė nė tematikėn e zhvillimeve politike shqiptare si njė kryelajm. U gatuan aq shumė ligjėrime, kumte, orvatje definicionesh, rekujeme, u endėn kaq shumė varjante dhe u filozofua deri nė pafundėsi, thua se kjo do tė ishte njė nga feksjet mė tė mistershme nga ku ne shqiptarėt tė mund tė shihnim paqen e pėrjetshme shpirtėrore dhe tė divorcoheshim pėrngaherė nga e kaluara. Dhe nė tė vėrtetė domosdo duhej, ngutazi t’i vihej kapaku kėsaj pune, e tė mos zvargej deri nė pafundėsi, hapja ose jo e dosjeve. Por jo vetėm hapja, ose mbyllja si veprim mekanik. Tė bėhej ajo qė bota tjetėr e viktimizuar nga ky mekanizėm kobzi e bėri me kohė, duke u shkėputur pėrfundimisht nga periudha mė e errėt dhe mė ēnjerėzore. Tu tregohet vendi dhe kuvendi atyre qė deri dje, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, me vullnetin e tyre, lė tė themi tė lirė, u pėrfshinė nė strukturat e sigurimit tė shtetit dhe i shėrbyen me devotshmėri atij regjimi, pasojat e tė cilit i pėrngjajnė njė apokalipsi, shoqėror dhe social, mental dhe psikik, ekonomik dhe politik. Edhe sot, sikundėr herėt e tjera, kjo dukuri pėrshkėnditi duke i vėnė zjarrin kashtės sė eshkur tė debatit tė dosjeve. Sėrish po debatohet shumė, aq sa duket ēudi se si mund tė vazhdojė diskutimi mbi njė ēėshtje tė rrahur deri nė rraskapitje, pėr njė tematikė, qė do tė ishte nė gjėndje tė tė ligjėrojė edhe shqiptari mė i mėnjanuar nga kjo pjesė e realitetit tė dhimbshėm shqiptar.

Si mė parė, palėt e interesuara politike dhe eksponentė tė rėndėsishėm shtetėror dhe mediatikė u rreshtuan nė dy kampe; pro dhe kundėr hapjes sė dosjeve. Si edhe herėt e tjera, edhe kėsaj here, u thirrėn nė ndihmė argumente racionale, emocionale, kolektive dhe individuale, derisa drobitėn, u lodh nga debatuesit, dhe mesa duket finalja do tė ketė pėrsėri njė trofe pėr tė dhėnė, njė sfidant pėr tė kurorėzuar, ASGJĖNĖ.

Sakaq shoqėrisė do tė vazhdojė t’i qėndrojė mbi kokė si njė re e stėrmadhe, gjithnjė kėrcėnuese kjo damkė e zezė e ndjellakeqe. Ajo qė e bėn mė kėrcėnuese dhe mė sėmbuese kėtė dalldi komuniste qė rizgjohet hera herės nga letargjia, ėshtė se sa herė qė hapja ose mbajtja e kyēur e dosjeve, rikthehet nė atmosferėn cingėritėse politike, prapavijė tė vetme dhe ngulmin mė tė ethshėm ka pėrdorimi i kėtij argumenti si njė artileri qė e gjejme ngaherė tė rrjeshtuar nė vijėn e parė tė frontit. Dhe kjo strategji lufte del nga sirtarėt pėr tė marrė tipare tė njė plani ofensiv, kjartazi me qėllimin e shfrytėzimit nga njė palė pėr interesat e saja. Nėse urėt e kėtij zjarri i gjejmė nė duart e klasės politike tė majtė, pėrnjėherėsh pyetėsori ka pėrgjigjen standarte, se ata e furnizonė kėtė makinė mediatike dhe tamtamesh; sė pari pėr tė kamufluar gėrryerjen brenda vetvetes qė i shkakton erozioni i kohėzgjatjes nė opozitė dhe davaritja nga podiumet e beneficeve, privilegjeve dhe pėrfitimeve, limf e cila ka mbajtur ata nė jetė. Sė dyti, nė pamundėsi pėr tė luftuar me argumenta shkatėrrues qė furnizon gjenerimi i njė qeverisjeje tė dėshtuar, ata kapen pas dosjeve, si i mbyturi pėr shkumė.

Nėse pas debatit tė dosjeve konstatojmė personazhe tė politikės sė djathtė, mė shumė se personale qė shpesh janė rrekur tė artikulohen nga vullnete dhe ndėrgjegje tė inatosura, ajo trajtohet edhe nė njė prizėm viktimizues. Montimi i fantazmės sė dosjeve nė njė platformė qė rėndon nė kurrizin ulok tė shumicės sė shqiptarėve, rėndom motivohet pėr tė manipuluar situatat e krizave. Kjo taktik politike shakadahet nė realitetin shqiptar, nisur dhe nga njohja e psikologjisė kolektive, diagnostikim, tė cilin protagonistė tė regjur i kanė tė skeduara tashmė nė kartelat e tyre. A nuk po ndodh kėshtu. Sot nė kėtė Shqipėri ke mė shumė njerėz tė merakosur pėr dosjet se sa pėr njė realitet tė larmishėm problemesh qė e kanė kapluar atė pėr fytit, duke i fashitur ēdo shpresė ardhmėrie. 

Parė nė njė kėndvėshtrim tjetėr, hapja e dosjeve ka nė fondament, nevojėn pėr t’u shkėputur njė herė e pėrgjithnjė nga e kaluara. Domosdoshmėri nga priktikat gjeopolitike dhe globalizmi. Kjo ėshtė njė formulė e thjeshtė, me pėrfundimtare tė qartė dhe aspak e ngėrthyer nė teorira, filozofi, praktika ligjore dhe vullnete zgjidhjeje. Hapja e dosjeve, nga njėra anė do tė ēelte portat e njė tragjedie, asaj tė implikimit nė sistemin komunist. Njė gjest i tillė, mund tė themi i domosdoshmė do tė sillnte njė pėrmbytje, tė ngjshme   atė tė pėrbotshmen. Mungesa e njė Noe, varkės sė tij nė njė rast pėrmbytjeje qė do tė provokohej nga hapja e dosjeve, mbart nė vetvete njė poroblem qė gjithnjė i druhemi. Por kjo nuk ėshtė Thembra e Akilit. Tjetėrkund u fle lepuri palėve, atyre tė interesuara qė dosjet tė hapen dhe atyre qė janė nė anėn tjetėr tė llogores. Mendoj se ėshtė lidhja shpirtėrore me tė kaluaren, ajo qė mban gjithnjė tė dyzuar vullnetin e klasės politike dhe atyre qė kanė forcė vendimmmarrjeje pėr t’i dhėnė fund kėtij makthi, kėtij turpi, kėsaj parade maskash. Dallohet gjithnjė e mė qartė se, hapja e dosjeve, kapitullimi i diktaturės komuniste ėshtė njė pamundėsi, ėshtė njė hap i ngrirė qė kurrė nuk do tė hidhet, ėshtė njė pakt me tė shkuaren qė gjithnjė e mė shumė vėshtirėson mundėsitė pėr t’u prishur. Por gjithsesi pa njė Noe dhe varkėn e tij, hapja e dosjeve do ta paguanim me njė ēmim shumė herė mė tė madh se ē’po e paguan nderi dhe demokracia sot tė flesh me gjarpėr nė gji.

Nga Albert Vataj

 

Orienti apo hija nga oksidenti?

Njė “kulturė europiane” e thjeshtuar vetėm nė trajtat e saj “oksidentale”, s’mund tė pėrfytyrohet. Kulturorisht, si dhe shpirtėrisht, Europa ngėrthen nė vetvete gjithė sa ka krijuar hapėsira e quajtur “ballkanike”.

Nė barrėn e keqkuptimeve qė, me kalimin e shekujve, vijnė duke u shtuar mbi marrėdhėniet e Perėndimit me vendet ballkanike, bėn pjesė edhe pėrēmimi pėr thuajse gjithė sa ėshtė ballkanike, duke e pėrfillur kėtė rajon si vis pa qytetėrim “oksidental”. Duke i veshur Ballkanit prirjen pėr tė pėrmbysur situatat gjeopolitike tė Europės, intelektualė mediokėr tė Perėndimit europian i fajėsojnė popujt ballkanikė pėr mynxyra deri nga ato qė s’i nxė mendja. Analistėt madje flasin rėndom pėr “ballkanizim”, nė njė kuptim fortėsisht pejorativ, pėr tė dėftuar gjithė sa, nė doke, nė kulturė dhe nė nivelin e jetesės, i kundėrvihet Perėndimit “tė tyre”. Kėshtu Ballkani, mė shumė se njė rajon, ėshtė bėrė njė problem, duke qenė fjala pėr njė “Ballkan” qė ekziston mė sė shumti nė mendje, se nė terren.

Nė njė situatė tė tillė ėshtė bėrė tanimė detyrė tė thyerit e mjaft prej modeleve me tė cilat janė modeluar faktet e historisė botėrore pėrkundrejt historisė sė rajonit tonė, posaēėrisht tė atyre modeleve qė pėrftojnė njė shembėlltyrė tė shformuar mbi zhvillimin e historisė europiane nė tė cilėn Lindja shfaqet si njė periferi e Perėndimit. Sidomos “ne ballkanikėt” s’kemi mė se pėrse tė vijojmė duke pranuar njė histori tė njerėzimit siē ėshtė shkruar nė mėnyrė diverguese vetėm prej “popujve tė mėdhenj”, njė histori qė e vėshtron rajonin tonė si njė “botė shtojcė”, e cila gjallin jashtė qendrės sė historisė botėrore tė identifikuar me njė traditė vetėm e vetėm “oksidentale”.

Shfaqet sė rishti, nė kėtė pikė, pyetja e pėrhershme: A ekziston pėrnjėmend njė dallim i rėndėsishėm mes tė ashtuquaj turit “Oksident” dhe tė ashtuquajturit “Orient” europian? Dhe, po qe se ai ekziston, ku qėndron? Mandej, ka tė bėjė apo jo vendi ynė me njė dallim tė tillė? Dhe, nėse ka tė bėjė, a ėshtė ky njė dallim thjesht gjeografik, apo qė ka njė bazė kulturore? Me tjera fjalė: kemi tė bėjmė me dallime tė rendit historik, apo atij qytetėrimor?

Mė 16 prill 1999, pėrpara Bundestag-ut, deputeti kristian demokrat Karl Lamers, duke folur pėr shembėlltyrėn e formuar nė Europė pėr Ballkanin, thoshte: “Duhet tė guxojmė e tė rivėmė nė diskutim shembėlltyrat tona nė karakterin absolut tė tyre”. Nė fjalėn e tij Lamers-i e vinte theksin ndershmėrisht jo nė kushtet historike dhe sociale tė rajonit, qė gjithsesi ndikojnė tė sotmen dhe tė ardhmen e rajonit nė diskutim, por nė karakterin raprezentativ tė kėtij realiteti qė tė huajt, pa e kuptuar, ndėrtojnė nė mendjen e tyre. Ndoshta ngase ėshtė bashkatdhetar i Kant-it, por Lamers-i ka gjithsesi tė drejtė kur flet pėr shembėlltyrat sa i pėrket kėsaj zone jug-lindore tė Europės. Ngase asnjė njohje s’realizohet pėrveēse nėpėrmes shembėlltyrės sė objektit qė duam tė njohim, sidomos kur nuk flitet njė lėndė shkencore, por bėhet fjalė pėr atė material tė ndryshueshėm, me kufij tė vagullt, qė ėshtė njeriu, shoqėria qė ai formon, qytetėrimi qė atė e mbruan dhe vendosja e tij para modelesh tė tjera kulturore. Pėrkundėr vizionit tė kthjellėt tė Lamers-it, ngjan disi “spitullake” siguria e zotėrisė sonė tė dashur Bova, ambasador italian i akredituar nė Shqipėri, i cili nė konferenecėn pėr shtyp pėr tė paraqitur veprimtarinė “Shqipėria, kjo e panjohur”, shpallte pak ditė mė parė: “Italia ka qenė dhe do tė vijojė tė jetė oksigjeni i vėrtetė perėndimor pėr Shqipėrinė”. Por ne, gjithsesi, e dimė qė Shkėlqesia e Tij nuk ėshtė bashkatdhetar i Kant-it...

Shembėlltyra e shformuar e “Orientit” nga ana e njė numri intelektualėsh mediokėr tė Perėndimit ėshtė, pėr mendimin tim, fryt i asaj qė nė psikologji quhet transfert. Modelin mund ta nxjerrim nga alegoria e Arnold Toynbee-t me njerėzit e egėr tė hutuar nga tė zėnėt e hėnės, d.m.th. nga dukuria e eklipsit. Njerėzit e egėr, simbas Toynbee-t, nuk e kuptojnė se hija qė zė gjithēka, pėrveē njė copėze tė vogėl tė diskut ndriēues, projektohet prej vetė botės sė tyre. Nė mėnyrė tė ngjashme, shumė popuj tė Perėndimit i shohin me pėrēmim e dhimbsuri bashkėkohėsit e tyre tė quajtur “jo-oksidentalė”. “Nė pėrgjithėsi, - vėren Toynbee-i, - jemi shumė tė zėnė me punėt tona pėr tė vėshtruar mė nga afėr, dhe kalojmė pėrtej duke menduar se hija qė pllakos mbi ato qenie shėndetliga qenkėsh fantazma e vetė sė ka luarės sė tyre”.

Ēuditėrisht tė ngjashėm me “njerėzit e egėr” tė Toynbee-t, intelektualėt mediokėr tė “Oksidentit” duken aq tė hutuar nga realiteti ballkanik, sa tė harrojnė se me emėrtimin “Europė”, nė kohėt klasike, nėnkuptohej vetėm Gadishulli i Hemit (Haemus), d.m.th. Ballkani i sotėm. Vetėm mė vonė, nga fillimi i Mesjetės, nisi tė quhej Europė i gjithė “kontinenti i bardhė”. Ndonjėherė, sikundėr dėshmon harta e famshme e Fra Mauros, deri nė vlug tė Rilindjes emėrtimi “Europė” vihej grafikisht diku mbi Dalmacinė e jugut ose Shqipėrinė e veriut. Pikėrisht nė kėtė rajon zanafillor u krijuan ato qė sot i pėrfillim si “themele” tė qytetėrimit europian. Do tė silleshim, pra, vėrtet si “tė egėr” po tė harronim se aty tek u takuan Traka dionisiake, Greqia orfike, Iliria pellazgjike dhe Roma e kristianizmit arkai k u pėrvjua Europa e vėrtetė, jo ajo gjeografike, por ajo shpirtėrore, d.m.th. kėtė pjesė tė kontinentit u plazmuan mė vlerat mė tė shquara tė njerėzimit. Nė kėtė mėnyrė rajoni ynė, falė pozicionit tė tij tė mbrothėt qė e vė nė lidhje tė ngushtė me dy kontinente tė mėdha, ka luajtur njė rol tė pazėvendėsueshėm si vatėr qytetėrimi dhe si ndėrmjetės shkėmbimesh kulturore.

Mos u habitni tani po qe se, ndonjė tė “egėr” tė dalė nga alegoria e Toynbee-t ta gjejmė edhe mes skribėve italianė, pėr shembull nėn emrin Fabio Martelli, bolonjez, paraqitur lexuesve italianė si “kurator studimesh historike dhe antropologjike me impiant tė gjerė”. Nė njė libėr tė tij tė fundit, titulluar “Capire L’Albania” (shtėpia botuese “Mulliri” 1998), me njė papėrgjegjshmėri qė kurrfarė lidhjeje s’ka me oksigjenin e premtuar prej z. Bova, bolonjezi i “Mullirit” ka vendosur tė pėrgojojė me ēdo kusht “identitetin” e shqiptarėve. Duke u marrė me parahistorinė e shqiptarėve, ai shqetėsohet se kėta e mbushkan historinė e tyre me “mite” dhe “legjenda”, ndėrkohė qė historianėt italianė e kanė lejen ta mbushin historinė e tyre tė vjetėr deri edhe me pėrrallat e ujkonjės qė ushqen me cicė bijtė e Rhea Silvias. Me ėndje tė posaēme bolonjezi thashethemnor u qepet zbulimeve tė ilirologjisė pėr t’ia mohuar popullit shqiptar iliricitetin e provuar tanimė shkencėrisht. Duke qenė kryekėput i padijshėm nė fushė tė gjuhėsisė, ai guxon tė pėrtallė pėrkatėsinė indoeuropiane tė shqipes, kinse ajo qenkėsh njė “dogmė” zyrtare. Pa u kėnaqur me kaq, si lehaqen ordiner qė ėshtė, i pėrvishet tė drejtės sė lashtė dokesore tė shqiptarėve pėr tė dalė nė zbulimin se ajo i paskėsh shėrbyer si bazė ideologjisė diktatoriale tė E. Hoxhės. Si end njė rrjetė paragjykimesh kundėr letėrsisė sė Rilindjes kombėtare shqiptare, rrugaēi bolonjez kėnaq kompleksin e vet tė inferioritetit duke detraktuar me sa mund shkrimtarin Ismail Kadare. Madje pėr “mė tė shquarin” intelektual ai zbulon nė Shqipėri Shahin Kadarenė, ndėrkohė qė Dr. Shahini, mjek i nderuar, ka nė kulturėn shqiptare tė vetmen meritė tė jetė vėllai i I. Kadaresė!

Mua vetė, nė librin e tij, do tė mė gjeni tė pėrshkruar, me llafologjinė e tij tipike marksiste-leniniste, si themeluesin e njė “ideologjie reaksionare tė mbėshtetur mbi dogmat e sė djathtės ultranaziste” (f. 220). Si antropolog “me impiant tė gjerė”, qė s’mund tė mos i dijė gjitha, nga kėrthiza e botės sė tij qė quhet “Bolonjė” ai bėn edhe zbulime tė rėndėsishme fantastiko-spiunore duke shkruar: “Analiza e realitetit shqiptar e disa eksponentėve tė Departamentit tė Shtetit pėrkon, nė fakt, posaēėrisht me perspektivat e elaboruara nga Plasari...” (f. 222) pėr tė vijuar nė mė shumė se dy faqe tė tjera ballafaqimin e “perspektivave tė elaboruara” prej meje me tezat e George Tenet-it, nėndrejtor i CIA-s (ff. 222-224). Aq i mirinformuar vetėshpallet ky karagjoz bolonjez sot, nė epokėn e interneti t, sa esesė sime “Vija e Tedoosit rishfaqet” (1993, 1995 etj.) ia vė nė dyshim botimin nė Shqipėri, duke e siguruar lexuesin italian se as nė bibliografinė e Bibliotekės Kombėtare, Tiranė, ajo nuk ekzistuakėsh!

Pavarėsisht kėtyre, avazi (angl. commonplace) mė problematik i transfertit tė tij psikik duket se ėshtė ai qė vetė e quan “immagjinari oksidental” i shqiptarėve, d.m.th. yni, ku bolonjezi pėrzien si makaraonat e s’ėmės elemente tė historisė ilirike me ato tė epopesė sė Skėnderbeut, tregimtarinė e Kadaresė me pasues tė Ptolemeut tė Aleksandrisė, Alfonsin e Aragonit me Aliun e Tepelenės etj.

Unė, qetėsisht, do tė desha t’u kujtoja intelektualėve tė kėtillė tė papėrgjegjshėm, nga cilido cep i Italisė qofshin, se shkencat e ardhura prej lėvizjes romantike europiane, si romanistika, gjermanistika, sllavistika, po ashtu edhe albanistika, duke luftuar sistematikisht paragjykimin e vjetėr voltairean kundėr Mesjetės, kanė dėftuar tanimė se ēfarė ka sjellė Gadishulli ynė nė pasurinė e pėrbashkėt tė njerėzimit gjatė formimit tė atij qytetėrimi qė sot e quajmė “europian”. Ėshtė e vėrtetė se nė dhjetėra e dhjetėra libra mbi rajonin tonė, pra edhe mbi Shqipėrinė, ėshtė bėrė commonplace tė folurit pėr njė thyerje njėsisė politike (si dhe shpirtėrore) tė kontinentit europian, filluar me ndarjen e famshme tė Perandorisė romake nė dy pjesė. (Me njė ndarje tė tillė, nėn emrin e perandorit Teodos, merret edhe njėri nga librat e mi.) Por, ta shpėrdorosh njė kėso ndarjeje duke e zmadhuar deri sa tė mbėrrish tė flasėsh, sikundėr bėhet nė dhjetėra e dhejtėra libra, pėr pėrftimin e dy botėve tė ndryshme, “orientale” dhe “oksidentale”, bazuar nė dy perandori, njė tė Lindjes dhe njė tė Perėndimit, ky ėshtė njė prej falsifikimeve mė tė rėnda tė kėsaj nyeje historike.

Kam bindjen se do tė vijė njė ditė e kthjellėt, kur do ta pranojmė sheshit se dy perandori tė tilla s’kanė ekzistuar kurrė. D.m.th. kurrė. Shembėlltyra e dy perandorive ėshtė konceptuar a posteriori, gjatė pozitivizmit historik tė epokės moderne, ndėrsa prej dokumenteve tė kohės njė siatuatė e tillė nė mėnyrė absolute s’del.

Nė thelbin e vet, si dhe nė shfaqjet e jashtme tė saj, Perandoria romake rezulton njė unicum. Simbas Idaceut, Marciani “pėrftoi monarkinė” (“obtinuit monarchiam”) dhe “monarchia” nė latinishten e greqizuar tė Mesjetės s’do tė thotė veēse “qeverisje njėshe”. Sikur historianėt e ashtuquajtur “oksidentalė” t’i lexonin me vėmendje kronikat qė pėrbėjnė historinė kishėtare tė shekujve V-VI: Idaceun, Prosperin, Viktorin Tununensis, Marcelin Komesin etj., do tė vėrenin me lehtėsi se Perandoria asnjėherė nuk u bė “dy”. Dhe as mund tė bėhej “dy”. Perandoria, nė suazėn e sė cilės funksiononin si tė parėt tanė, ashtu dhe tė parėt e italianėve tė sotėm, pėrbėnte njė konceptim historik aq njė jtėsor (unitar), sa rrethanat s’mund t’ia cenonin aspak pandashmėrinė.

Po ta shohim nė sy njė realitet tė tillė faktesh, do tė na bėhet bėhet e qartė se si francezėt, pėr shembull, e kanė zmadhuar tek s’thuhet rolin e tyre nė historinė e njerėzimit duke e bėrė gjithė historinė e “Orientit” njė kapitull ose dy, tė vendosur nė bisht tė ēdo vėllimi “historie universale”. Pėr njė hulumtues tė paanshėm ėshtė diēka qė duket sheshit se Klovi, Karli i Madh dhe gjithė shpura e “mbretėrve perėndimorė”, frėngj apo gjermanė, pėrkundrejt dinastive bizantine ishin njė pakogjė. Tė rrėzosh sot kėtė sipėranķ tė trilluar “oksidentalizante” do tė thotė tė kujtosh se i ashtuquajturi “Orient bizantin” ishte qendra e pėrpunimit dhe e sintezės rreth sė cilės u zhvillua me shekuj historia europiane, madje nė kėtė “Orient” vendosej atėherė fati i njerėzimit. Pėr shekuj me radhė ai qė sot e quajmė “Oksident” vetėm sa gravitonte rreth Bizantit. Aty u pėrqendrua ideja perandorake dhe pėrsėri aty njė shtet mundi ta bėnte realitet njė ide tė tillė, ai ishte “legjitimiteti” perandorak, sikurse qe edhe vetė “modeli” i perandorisė. Nė Gadishullin tonė nėnshtetėsit e kėsaj pjese tė Perandorisė vijuan ta quanin veten “romanė”, nė greqishten bizantine Rhomaioi. Perandoria vetė ishte Basilea ton Romaion, d.m.th. “Perandoria e romanėve”, ndėrsa vetė perandorėt edhe pėr shekuj vijuan ta quanin veten mbasardhės tė Augustit.

Tė kishte ekzistuar njė Toynbee edhe nė kohėn, le tė themi, tė Justinianit, kur “Perėndim” donte tė thoshte ende njė botė amorfe, nuk ėshtė ēudi ta kishte konstatuar dukurinė e transfertit nė kahun e kundėrt. Atėherė do ta kishte formuluar alegorinė e tij me “njerėzit e egėr” tė vendosur nė Bizant, prej nga shohin me pėrēmin e dhimbsuri bashkėkohėsit e tyre tė ashtuquajtur “oksidentalė”.

Territoret perėndimore, nė atė kohė, qenė pėr Bizantin vetėm njė zonė infiltrimi. Ky infiltrim i fuqishėm mbulonte, pėr shembull, jo vetėm mbarė Gadishullin italik, por mbėrrinte deri nė Irlandė, dhe vargu i papėve grekė (ose sirianė) nė Romė vijonte nė njė kohė kur nė Kostandinopojė askush nuk dinte mė latinisht. Ndodhte, pak a shumė, e kundėrta e asaj ēfarė ndodh nė shekujt tanė. Qė “Oksidenti” tė lindte dhe tė ekzistonte, u desh njė proces i ngadaltė dhe i vėshtirė i shkėputjes nga orbita bizantine drejt gjetjes sė njė qendre tė vetėn, “njerėzit e egėr” tė sė cilės njė ditė prej ditėsh do tė pandehnin se hija qė pllakos mbi ne kėndej s’qenkėsh veēse fantazma e “sė kaluarė sonė”.

Po ta fokusonim vėshtrimin mbi Gadishullin pėrkundrejt, mund tė vėrenin lehtėsisht se thuajse gjithė Italia, nga Bari nė Gjenovė dhe nga Gjenova nė Venedik, duke filluar prej shek. VI, ose ishte njė provincė e kėsaj Perandorie, ose ēonte njė jetė tipike “orientale”. Qytetarėt e republikave detare qenė mė sė shumti “borgjezė” tė Bizantit vendosur nė tjetėr truall. Dogja i Venedikut ishte njė “dux” i llojit bizantin, ndėrsa pėr thuajse gjithė princėrit “oksidentalė” qe ėndėrr tė siguronin njė titull perandorak nėpėrmjet ndonjė martese me bijat e dinastive bizantine. Njė nuse e kėtillė pati qenė, nė shek. XI, Maria Argjiropullos, qė skandalizoi kishėn perėndimore me truket dhe tualetet me tė cilat qe nisur e stolisur, si dhe me sapunrat dhe parfumrat e pėrdorur, tė cilėt nė “Oksident” as njiheshin Dhe unė ju siguroj qė N. Iorga e ka vėrtetuar bindshėm se prej Rhomaioi-ve tė tillė vinte dhe Romeoja simpatik i “Romeo e Xhulietės”, emri i tė cilit do tė thotė pikėrisht Rhomaion, d.m.th. njė i krishterė i ritit bizantin.

Pėrfytyroni tani egėrshanin e sipėrpėrmendur bolonjez, teksa e pushton mllefi dhe guxon tė ngrihet edhe kundėr vetė evidencave historike, duke shkruar nė librin e tij: “Plasari [...] shfaq gjithashtu edhe njė dashaligėsi tė thellė antiitaliane duke lėnė tė kuptohet se “vija e Teodosit” paskėsh ndarė edhe Italinė, tepėr e kushtėzuar kjo nga Orienti...” (f. 218). Sikur ju tė pranonit ta bėnim sė toku njė shėtitje nė qytetin historik tė lagunave, njė “Orient” tė tillė tė gjallė do ta ndeshnim gati nė ēdo hap. Jo vetėm nė stilin e ngrehinave tė kultit apo nė katrakteristikat e organizimit urban, por ja: edhe kur njė veneciankė ngjitet nė ēati pėr tė nderė teshat e lara (ose pėr tė pėrgjuar mė mirė shtėpinė e fqinjėve), ajo ka dalė nė heligo, qė ėshtė vendi i shtėpisė ku bie dielli, nga gr. helios. Kur edhe sot shėtisim nėpėr k analet e qytetit me gondolė, mund tė mos e dimė qė, pėr shkak tė trajtės sė pėrzgjatur e tė lakuar, nuk ėshtė fjala veēse pėr njė kondolion bizantin. Madje harrojmė se njėherė e njė kohė Venediku ishte vetėm ai qė quhej Rialto, kanali mė i thellė (rivus altus), ndėrsa kryevendi i tij i vėrtetė ishte Eraclea, emėr qė vjen me siguri prej perandorit bizantin tė shek. VII, Heraclius.

Pėr tė mos jua shpėrdoruar durimin me tė dhėna historike, do tė them mė nė fund qė personalisht jam i bindur se shembulltyra e shformuar e pėrshkruara nga alegoria e Toynbee-t s’ka pėr tė vijuar pėrjetėsisht. Vlerat e krijuara brenda kėsaj zone tė privilegjiuar, qė ėshtė rajoni ynė, bėjnė pjesė nė mėnyrė tė padiskutueshme nė trashėgiminė e pėrbashkėt tė kulturės europiane. Dhe njė “kulturė europiane” e thjeshtuar vetėm nė trajtat e saj “oksidentale”, s’mund tė pėrfytyrohet. Kulturorisht, si dhe shpirtėrisht, Europa ngėrthen nė vetvete gjithė sa ka krijuar hapėsira e quajtur “ballkanike”. Edhe diēka: kemi motiv pėr tė besuar se hapėsira nė tė cilėn u pėrftuan njė Zamolxis, njė Orfe, si dhe arkretipi antropologjik i “vėllait tė vdekur tė kthyer”, nuk i ka shteruar ende burimet e veta shpirtėrore.

Historiani i madh i qytetėrimeve (Toynbee) propozonte dy zgjidhje pėr t’i ikur shembėlltyrės sė shformuar qė ai alegorizon: “Ose figura zotėruese duhet tė kthejė kryet, ta kuptojė dėnim qė po shkakton dhe tė lėvizė nga vendi pėr tė mos e penguar mė dritėn, ose viktimat e saj, mbas pėrpjekjesh tė kota pėr t’ia tėrhequr vėmendjen dhe duke i kėrkuar tė ndėrrojė pozicion, duhet tė ngrihen dhe t’i ngulin njė thikė nė shpinė”. Ē’ėshtė e vėrteta, me kėto qė thashė vetėm sa pėrmblodha subjektin e njė librit mė tė fundit, qė po pėrpiqem ta nxjerr nga dora. Ju siguroj se s’bėhet fjalė pėr “thikė nė shpinė”, por thjesht pėr njė “instrument” i cili t’i ndihmojė sadopak miqtė tanė “oksidentalė” pėr tė depėrtuar nė kėtė rajon dhe, nė mos pėr t’i dashuruar popujt e tij, sė paku pėr t’i kuptuar ata mė mirė. Bot a Shqiptare nr. 44, 6-21 gusht 2001.

Nga Aurel Plasari

 

Biznesmenė de Juro debitorė, de facto bosė!

Paketa e rregullimit tė tregut tė lirė tė qeverisjes Berisha, duhet pėrgėzuar, pasi ėshtė njė ndėr elementėt qė afron Shqipėrinė me BE-nė. Por pėrball mundėsive tė njė qeverisjeje tė mirė, janė edhe mundėsitė e spekullimit tė krimit ekonomik, kryesisht atij tė kohės sė qeverisjes tetėvjeēare tė Partisė Socialiste.

Ligji i falimentimit ėshtė mė kancerozi pėr shoqėrinė shqiptare. Ėshtė normale qė parlamenti shqiptar duhet verifikuar bizneset e mėdha tė shpallura tė falimentuara dhe ish pronarėt qė edhe ekzistojnė sėrishmi brenda bizneseve. Pėr vetė kushtet e shoqėrisė shqiptare, nė fakt ėshtė punuar mirė pėrgjatė dy viteve tė fundit. Vetėm nga janari e deri sot, nė shkallė vendi, kanė shpallur falimentimin 366 biznese tė mėdha. Mjaft tė tjera u deklaruan tė ngrira. Shteti shqiptar pėsoi njė dėm ekonomik prej 200.000.000 dollarėsh. Edhe pėrgjatė viteve tė mėparshme ka patur manovra tė tilla, duke dėmtuar rėndė arkėn e shtetit. Mospagimi i tatimfitimeve nga biznesi i madh e ka rėnduar jo pak zhvillimin e shpejtė ekonomik. Pronėsia dhe shkėmbimi ndėrmjet shteteve i shėrbimeve tė prodhimeve, janė kryefjala e ekonomisė sė lirė. Si tė mirat e partneritetit, ashtu edhe ato tė realizuara, reflektojnė nė standardet ekonomike. Por defektet rregulluese tė tregut – punė, si pagat minimale, puna e zezė dhe nė anėn tjetėr evazioni fiskal, madje edhe i mbartur pėgjatė viteve, kanė bėrė qeverinė Berisha tė vėrė vėmendjen mbi kėtė hata ekonomike. Se, tė jemi tė qartė, nė kėto raste me kaq shumicė, kanė humbur tepėr pak biznesmenėt dhe paradoksalisht tepėr shumė shteti. A ka ish biznesmenė tė falimentuar qė janė bosė, madje edhe njihen publikisht si administratorė?

Akoma nuk po e merr vesh qeni tė zotin, biznesmenėt e kėtij “fisi” ishin treg i kapitalit tė huaj, apo kapital vendas pėr treg tė huaj. Nuk mjafton vetėm efektiviteti i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, por rregullimi i ligjit tė falimentimit dhe kontrolli deri nė detaje i personave. Kjo, pasi edhe mund tė ndodhė qė ish drejtorė tė tatim taksave tė akuzuar pėr korrupsion, nė bashkėpunim me bizneset e mėdha, sot tė jenė vetė biznesmenė. Madje edhe ortakė me pikėrisht ata biznesmenė. Mund tė ketė edhe tatimorė edhe ish taksadarė qė kanė ēėshtje tė hapura penale pėr akuzė 650.000.000 lekėshe praktike korruptive me njė biznesmen tė madh, por pasi taksadari shkarkohet nga puna, ēel biznes sė bashku me bashkėpunėtorin, madje edhe merr objekt, si shpėrblim nga ai. Fjala ėshtė pėr tė njėjtėn kompani, edhe pse e drejta tė lind tė pyesėsh, mos vallė “vjedhja” nė arkėn e shtetit, ndahet pėrgjysėm?!

Nė kėtė dramė tė ekonomisė, ekonomia kriminale shfaqet krejt qesharake, normalisht nė fundin e saj. Nė media kanė dėshirė tė lakohen si biznesmenė tė fuqishėm, si militantė tė njėrės apo tjetrės forcė politike, si miq tė Fatos Nanos, kur ai ishte nė pushtet, apo tė Sali Berishės sot. Ata bėjnė si VIP-a tė shoqėrisė, si diva tė politikės, edhe kur prej vėrteti janė qindra milionė borxh. Duket se ky ėshtė ngushėllimi, parajsa e vetme qė ende duket se funksionon nė qytete tė veēanta, por kurrsesi kėtu nė Tiranė. Ka edhe nga ata tė ēmendur qė deklarojnė publikisht nė televizion se Kryeministri Sali Berisha do vijė nė pėrurim tė njė magazine doganore, duke u pėrpjekur tė fshehin krimin ekonomik, tė lexueshėm edhe pėr audiencėn qytetare.

Nėse para dy vitesh ishte kohė e mirė pėr zhvillimin e krimit ekonomik, sot qeveria Berisha kėndvėshtrimin e ka tek biznesi i lirė, serioz, tek strategjia e nxitjes sė prodhimit, tek produktiviteti, reagimi ndaj kėrkesės sė tregut, industrisė konkuruese nė kushte tė barabarta e normalisht edhe efiēencės sė kostove, duke e afruar gjithnjė e mė shpejt Shqipėrinė me Bashkimin Europian.

Ėshtė jo e papritur qė ndryshueshmėria, fundi i fantazmave ekonomike, prodhon pak ankth, irriton mundshmėrinė e privonacionit tė formacioneve kriminale pėr tė parandaluar pėrfundimin e etapave tė zakonshme.

Fundi i provė – gabimeve mendojmė se duhet kuptuar si formim koncepti qė zhvillon mjedisin, shoqėrinė, interesat, vlerat, liritė, qė formėson jo vetėm biznesin, por edhe respekton mendimin e lirė qė ndihmon tė kuptohet e zhvillohet mė mirė bota ku njeriu jeton.

Sokol Pepushaj

 

Tė dashur miq... Respektoni ligjet e etikės

I dashur Kryeredaktor

I dashur Drejtor

Te dashur pronare te gazetės”Shqipėria Etnike”              

Marr shkas t’ju drejtoj ketė letėr,sidomos nga artikulli Juaj i datės 20 Tetor 2007 me titull”Cotenella dėshtim i radhės ne Ulqin”.

Ėshtė artikulli i disate,i pasakte dhe totalisht disinformues, pėr sa i pėrket aktivitetit te grupit “COTONELLA-spa”ne Ballkan dhe sidomos ne Shqipėri:

Ju bej me dije, te dashur botues e pronare te gazetės, se “Cotenella-spa” nuk ka ushtruar e nuk ushtron aktivitet ne prodhimin e veshjeve te brendshme ne ULQIN, ne BAR apo ne ndonjė tjetėr  vend te Republikės se Malit te Zi, prandaj janė te pavėrteta e dashakeqėse te gjitha ato qe janė  shkruar ne artikull.

Nuk kuptoj kurajon Tuaj profesionale pėr te botuar artikuj te ndryshėm apo informacione, me koeficient 100% pavėrtetėsie dhe me koeficient te larte dashakeqes e kėnaqėsie pėr”dėshtim biznesesh”.

Te dashur miq duhet te kuptoni qe ju duhet, dhe ne respekt te gazetės  Suaj, te respektoni ligjet e Etikes dhe te informimit gazetaresk, sepse ne te kundėrt duhet te parashikoni dhe pasojat ligjore te mos respektimit te tyre.

I bindur ne mirėkuptimin Tuaj, pėrfitoj nga rasti.

T’ju pėrshėndes.

 ADMINISTRATORI, Gjergj Leqejza

 

Gazeta “Shqipėria Etnike” fillon dialogun me COTONELLA-n mė nė fund

Permes ketyre rradheve, deshirojme te sqarojme opinionin publik fillimisht, por edhe z. Gjergj Leqejza, i cili me permes adreses mail te zj. Majlinda Popovic, ka derguar nje leter.

Eshte gjykimi dhe vleresimi juaj personal ne lidhje me “artikullin e disate,i pasakte dhe totalisht disinformues, per sa i perket aktivitetit te grupit “COTONELLA- spa ne Ballkan dhe sidomos ne Shqiperi” (citim nga teksti juaj). Sjellim ne vemendje se gazeta “Shqiperia Etnike” ka vleresuar aktivitetin e kesaj kompanie, si edhe te kompanive te tjera prestixhoze, vendase dhe te huaja, sic eshte edhe rasti i “COTONELLA”-s ne numrat e kaluar me titull ““Bum” investimesh nė Shkodėr. Gjiganti Italian COTONELLA vjen me qendėr nė kryeqendrėn e Veriut” me autore Vasel Gilaj dhe Artur Vashja, te cilin sipas informacioneve tona, ju e dispononi. E njejta gje mund te thuhet edhe per viziten e Miss Italia 2006, Claudia Andreati ne Shkoder, e cila sponsorizohet nga “COTONELLA”. Njekohesisht, jemi te detyruar edhe profesionalisht, t’ ju kujtojme se artikulli ne fjale, te cilit i referoheni ju me titull “COTONELLA, deshtimi i rradhes ne Ulqin”, ka per autore nje zonje te nderuar, e identifikuar me emer por edhe si ish- punonjese e kesaj kompanie ne Ulqin te Malit te Zi. Pak e shume, eshte e njejta procedure qe ndoqet edhe ju kete here: derguat nje mail ne adresen e redaksise sone per te pergenjeshtruar nje shkrim qe ka nje autore te caktuar, e cila po serish permes mail-it ka komunikuar me ne. Duke e ndjere detyrim profesional, etik dhe moral, ne ju lame hapesire ne dispozicion, pavaresisht etiketimeve qe i keni bere gazetes permes kesaj letre ne redaksi, por edhe ne media te ndryshme vizive lokale. Persa i takon “kurajos sone profesionale per te botuar artikuj te ndryshem apo informacione, me koeficent 100% pavertetesie dhe me koeficent te larte dashakeqes e kenaqesie per “deshtim bisnesesh””, sqarojme se nuk na ka munguar dhe nuk do te mungoje guximi te denoncojme sa here qe kemi informacione te siguruara nga ne, apo edhe me shume se dy burime te ndryshme ne lidhje me nje ceshtje te caktuar. Profesionalisht, nuk tentojme t’ju bindim ne cfare themi sic edhe jemi te bindur, se ne mes rradheve te letres suaj, nuk do te gjenim natyrshem mbeshtetje per tezat e hedhura nga artikullshkruesja nga Ulqini. Eshte detyra juaj besojme, te mbroni deri ne fund bisnesin tuaj, pavaresisht veshtiresive te shumta, qe si edhe shume bisnese te tjera “xhoinvencer” kane hasur dhe do te hasin. Per kete ju mirekuptojme, sic kerkojme te njejten gje edhe nga ana juaj: “Shqiperia Etnike” ka qene, eshte dhe do te mbetet nje dritare e hapur, prej nga do te fryje vetem era e lirise se fjales, mendimit, shprehjes dhe veprimit, pacenuar etiken profesionale por edhe pa akuzuar ne mungese te fakteve. Eshte kjo nje nga arsyet themelore, qe “Shqiperia Etnike” eshte e vetmja gazete qe botohet ne Shkoder, e cila i ka rezistuar prej 7 viteve egersise dhe pabarazise se tregut mediatik absurd shqiptar. “Keshilla” qe ju ja jepni “te dashur miq duhet te kuptoni qe ju duhet, dhe ne respekt te gazetes Suaj, te respektoni ligjet e etikes dhe te informimit gazetaresk, sepse ne te kundert duhet te parashikoni dhe pasojat ligjore te mos respektimit te tyre”, tingellon paradoksale ne kontekstin qe na drejtohet. Me pak fjale, ju kerkoni te na mbyllni gojen, syte dhe veshet, pas mese 17 viteve perpjekje dhe sakrifica, qe ne si gazetare dhe si gazete, se bashku me koleget tane, kemi bere per lirine e fjales, permes se ciles ne keto momente, po perfitoni edhe ju. Ne kontekst, ju na kujtoni pasoja ligjore, por te cilat nuk kane asnje lidhje me “ligjet” e Etikes dhe te informimit gazetaresk, qe perkthyer ne shqip, tingellojne pse jo ta themi hapur, kercenim ndaj “Shqiperise Etnike” dhe medias ne pergjithesi.

Ne mbyllje, duke ju falenderuar per kohen qe keni gjetur te komunikoni me ne, por edhe per dialogun (te pakten ne e konsiderojme keshtu) publik qe keni ndermarre me gazeten, rikonstatojme me kenaqesi qe z. Gjergj Leqejza, ne kete leter, i paraqitur si administrator i “Shqiperia Trikot Shkoder” (nje nga laboratoret e COTONELLA-S), vazhdon te jete titullari me i larte i kompanise italiane ne Shkoder, pavaresisht se ne ditet e kaluara, ne nje media private televizive, nje tjeter zoteri, Gjovalin Shtjefni u prezantua si perfaqesues i COTONELLA-s ne Shkoder. Ne fakt, edhe ne nuk donim ta besonim qe “vreri” i paarsyeshem dhe jo kundershtues me fakte i atikullit per COTONELLA-n ne Ulqin, ishte i dirigjuar ne prapaskene nga z. Leqejza.

Se fundi, ju sigurojme se ne do te vijojme punen tone me shume profesionalizem, duke evidentuar vlera dhe kontribute pozitive per rajonin e Shqiperine, sic edhe probleme dhe fenomene negative qofte edhe ne bisnesin shqiptar e shkodran, pavaresisht nese ne vendet e tyre apo gjetke, jane prestixhoze dhe te fuqishme, gjithnje dhe si gjithmone, mbeshtetur ne fakte si deri me tani. Bisnesin dhe median, i kemi pare dhe do ti shohim gjithmone si partnere te fuqishem ne drejtim te zhvillimit te komuniteteve, pavaresisht mendimit qe ju keni ne lidhje me kete. Kjo leter, sic edhe materialet e tjera vizive te disa diteve me pare qe cenojne integritetin e gazetes “Shqiperia Etnike” dhe te lirise se medias ne pergjithesi, do ju dergohen me precedence perfaqesive diplomatike, organizmave vendas dhe ndekombetare qe monitorojne respektimin e standartave te profesionalizmit, paanshmerise dhe te drejtave themelore te njeriut por edhe te shtypit.

Si gjithmone, duke qene te bindur ne mirekuptimin tuaj, letra juaj do te konsiderohet ne kontekstin e saj te plote nga redaksia dhe si e tille do te trajtohet, por sinqerisht duke ju siguruar se nuk ndjehemi aq shume te kercenuar tani per tani!

Redaksia e “Shqiperia Etnike”

 

 

Italia, “bum” i emigranteve

Sipas raportit te Karitas Italia

Jane 3 milion e 700 mije “te rregulltit” ne Itali. Nje numer i rritur me 21.6% ne nje vit.

Jane 3 milion e 700 mije “te rregulltit” ne Itali. Nje numer i rritur me 21.6%- baras me 6.2% te popullsise se pergjithshme (ne BE eshte 5,6%)- ne nje vit, e rreshton Italine per nivelin e rritjes ne krye te rednditjes evropiane. Kete vleresim e ben raporti 17/o mbi emigracionin i redaktuar nga Karitas Italiana dhe Fondacioni “Migrantes”, i prezantuar keto dite. Ne vitin 2006 kurba e rritjes (700 mije ne nje vit) ka qene e tille, qe nese konfirmohet, do te beje qe pas 20-30 viteve te huajt te kalojne shifren e mese 10 milion personave. E reja e ketij viti, eshte prania e barabarte e femrave perballe burrave (49.9%) eshte e tille qe te jete mazhorance. Te vetmet qe kane nje numer me te madh “mashkullor” jane Lombardia dhe Pulia. Te miturit arrijne numrin 700 mije (18,4% e totalit). Cdo 10 emigrante, 5 jane evropiane (gjysma jane komunitare), 4 te ndare ne mes afrikaneve dhe aziatikeve dhe 1 amerikan. Shtimi me 700 mije ne nje vit (1/6 me shume krahasuar me vitin e meparshem), eshte numri i pergjithshem i te huajve te numeruar jo me shume se 5 vite me paren, ne 2002. Rumunet me 15,1% te prezences, jane komuniteti me i madh ne numer; pasojne marokenet (10.5%), shqiptaret (10.3%) ose rreth 381 mije, ukrahinasit (5,3%). 6 emigrante nder 10 jetojne ne veri; ne qender eshte 26,7%, ne jug 10,2% dhe ne ishuj 3,6%. Ne 6 vite, nga 2000 deri ne 2006, emigrantet e Lindjes jane shtuar me 14%, ndersa Afrika ka humbur 5% dhe Amerika 2%. Raporti sinjalizon qe ne dy vitet e fundit, rritja ka qene shume e forte, ne kushtet edhe te mungeses se legalizimeve (“rregullimeve”) dhe duke bere presion mbi kuotat e hyrjes. Ato qe ka imponuar kete ritem, kane qene nevojat e industrise dhe te familjeve per krahe pune shtese (540 mije kerkesa), bashkimet familjare (dicka me pak se 100 mije) dhe lindjet e reja ne mes emigranteve (thuajse 60 mije). Nese ritmi i rritjes do te vijoje edhe ne dyviteshin 2007-2008, Lombardia do te kaloje nga 850 ne mbi 1 milion te pranishem; Veneto, Emilia- Romanja dhe Roma do te kalojne gjysemmilionet; Piemonte do ti afrohet shifres 400 mije, Toskana 350 mije. Nen shifren e 100 mije emigranteve do te mbesin vetem Trentino Alto Adixhe, Abruco, Sardenja, Bazilikata, Molize dhe Vale d’Aosta. Sipas nje ballafaqimi fillestar te te dhenave akoma jo zyrtare, rezulton qe ne mes 5 vendeve me me shume emigrante ne Evrope, jane Gjermani (7.2 milion), Spanja (4 milion), Franca (3.2 milion, sipas te dhenave qe i referohen vitit 1999), Mbreteria e Bashkuar (3 milion) dhe ne vendin e peste Italia me rreth 2.3 milion te pranishem, nje e dhene qe eshte e nenvleftesuar. Nese do te konfirmoheshin vleresimet me te rifreskuara te Karitasit, Italia do ta kalonte menjehere ne vendin e trete te klasifikimit, menjehere pas Gjermanise dhe Spanjes. Te punesuarit e huaj jane 1.348.000 (me shume se gjysma ne sherbime dhe mese 1/3 ne industri)- 2/3 jane ne veri- ndersa te papunet jane 127 mije. Rritja vjetore e punesimit ka qene pak me eulet se 200 mije persona; niveli i aktivizimit ka rezultuar te jete 73,7% (me i larte rreth 12% se ai i italianeve), ai i punesimit rreth 8,6%. Te huajt kane peshe ne masen 6,1% mbi Prodhimin e Brendshem Bruto; paguajne thuajse 1.87 miliarde euro taksa permes 2.3 milion deklarimesh per te ardhurat. Mese gjysma e grave (rreth 700 mije) jane te punesuara ne sektorin shtepiak dhe te kujdesit (shume punojne ne “te zeze”). Me shume se 1/4 e te huajve punojne ne orare jo te favorshme: 19% ne mbremje (nga 20- 23), 12% gjate nates (pas ores 23) dhe 15% te dielen. 85% punojne si punemarres. Sipermarresit jane shtuar me 8% (jane 141.393); 70% punojne ne tregti dhe ne ndertim. Emigrantet fitojne mesatarisht 10.042 euro ne vit; ne vitin 2006 daljet e derguara nga Italia kane tejkaluar 4,3 milion euroa, per nje rritje vjetore 11,6%. Rumania, me 777 milion euro, eshte destinacioni i pare i flukseve te daljes. Sjellja e emigranteve ndaj italianeve eshte konsideruar “miredashese”: shumica pohon se ndjehet mire ne Itali; veshtiresia me e madhe eshte ajo e gjetjes se nje shtepie e qera (57%). Zyra Kombetare Antidiskriminacion ka konstatuar vitin e shkuar 218 raste diskriminimi racor nder 10 mije sinjalizime. Nje martese nder 8 perfshin tashme nje qytetar te huaj (vetem 20% e martesave te perziera jane protagoniste femrat italiane krahasuar me meshkujt); ciftet e perziera jane mese 200 mije. Nxenesit e huaj jane mese gjysem milion, 5,6% e popullsise shkollore. Gjysma e italianeve vazhdojne te jene kunder emigracionit edhe pse nuk eshte shqetesimi i tyre kryesor, i mposhtur nga mungesa dhe pasiguria e vendeve te punes.

Perktheu Blerti DELIJA

Marre nga “Korriere della Sera”

 

Pertej Sollakut

Nje nga “handikapet” e presidences se mundshme Topi, para 20 korrikut 2007, ka qene pikerisht qendrimi qe ai mund te mbante ne lidhje me prokurorin e Republikes Theollori Sollaku. Edhe vete segmente te opozites, stepeshin per nje vote “pro” me shume ne emer te mbrojtjes se Sollakut se sa te votonin “kunder” nenkryetarit te PDSH-se. Menjehere pas marrjes se mandatit nga presidenti Bamir Topi, te gjithe lideret e pakices parlamentare ne shqiperi, nxituan jo vetem ti shterngojne doren fitimtarit, por edhe te shprehin konsiderata dhe besim ne paanshmerine politike te ish- numrit 2 te mazhorances.

Vete Topi pati kurajon, qe edhe ne studio televizive, gjate periudhes qe ishte thjeshte kandidat per kandidat presidencial, te deklaronte se nuk do te hezitonte te shkarkonte Sollakun nese do ti kerkohej nga Kuvendi, sic edhe e ripohoi edhe pak dita para ngritjes se komisionit hetimor “Sollaku 2”.

Me 25 tetor 2007, ne nje takim ne kuader te levizjes se ndermarre per Rimekembjen e Partise Socialiste, ish- kryeministri Nano paralajmeroi rezultatin e votimit te 5 nentorit 2007. Si per ironi te fatit, analiza e bare ne ate takim ne ish- kreu socialist, u lexua thuajse i plote edhe ne seancen e shkarkimit ne Kuvend te Sollakut nga deputet i mazhorances. Sipas gjasave, veshtire qe nje deputet jo shume i njohur politikisht, te kete patur nuhatje te pasugjeruar, per te perdorur kunder opozites si argument, nje fjalim politik te liderit 15 vjecar te se majtes shqiptare, prej te cilave 8 vite pa nderprerje ne pushtet. Si ne rastin e zgjedhjes se presidentit Topi, edhe kete here duket se vota e Nanos dhe mbeshtetesve te tij ne Kuvend, mund te bashkohej me votat e cunguara te mazhorances, nese do te ishte e nevojshme. Kete qellim kishte edhe leximi i nje ekstrakti te fjalimit te ish- kryeministrit nga nje deputet i shumices kuvendore.

Nano dhe perkrahesit e tij, perfaqesojne aktualisht nje “ushtri paqeje” e cila dashje pa dashje po kthehet ne perfaqesues te opozites, asaj pjese qe nuk ka zgjedhur nihilizmin te pakten edhe per dy vjet qeverisje te mazhorances se djathte. Kryeministri Berisha edhe ne opozite kishte kerkuar largimin e Sollakut, sic ka perseritur shpesh edhe gjate viteve te pushtetit se nuk i intereson shume emri i pasuesit te tij, duke lene te hapur edhe opsionin e propozimit te emrave konkrete prane presidentit te vendit nga opozita aktuale. Ne kushtet e reja te krijuara, partite e majta veshtire te bashkepunojne ne procesin e zgjedhjes se pasuesit te Sollakut, e keshtu Nano dhe “opozita” e tij konstruktive, kane shanse reale te propozojne kreun e ri te akuzes.

Duket si nje rebus i ngaterruar, por ne fakt gjithcka eshte shume me e thjeshte nga sa mendohet. Nano dhe perkrahesit e tij, po ndihmojne Berishen te forcoje mazhorancen: tashme jane jo te pakte deputetet, te cilet me afrimin e fundit te mandatit, i mbajne syte zonat elektorale apo selia blu per nje rikandidim te mundshem apo te premtuar, pasi tashme vota e tyre “kunder” mund te shkonte dem me nje bashkim te mundshem te votave “te ushtrise se paqes” me ato te mazhorances. Por tashme, Nano ka nje “bonus” te trasheguar ne dore nga kontributi ne zgjedhjen e presidentit te ri re Republikes me 20 korrik 2007, te cilit sipas gjasave, u shtohet edhe nje tjeter “bonus” me i vogel sigurisht, ai i presionit ne distance ndaj deputeteve te mazhorances, qe mbase per lidhje miqesore apo te tjera preferenca, mund te ishin kunder shkarkimit te Sollakut. Cili mund te ishte kompensimi per ish- kryesocialistin? Sigurisht, jo dy keshilltaret apo te tjere qe Topi ka marre prane vetes nga stafi i tij. Ai kerkon shume me teper: fronin e Partise Socialiste! Po luan fort me antaresine roze ne mbare vendin, por serish rivali Rama, duket i forte nen mbrojtjen e mandatit “nje antar, nje vote”. Por ka edhe nje menyre tjeter, te pakten per ti bere presion, kete here “nga brenda llojit”. Nje prokuror i ri, i cili qartas nuk eshte i emeruar apo i preferuar nga mazhorance, nen kupolen e “pavaresise kushtuetuese”, mund te krijonte premisat e fillimit te hetimit per kryetarin e PS-se, por mbi te gjitha rivalit te Nanos per karriken e PSSH-se. Pse jo, mund te kishin serish nje komision hetimor per ish- ministrin e Kultures, apo edhe per abuzimet ne Bashkine e Tiranes, te cilin do ta mbeshteste jo vetem pjesa me e madhe e mazhorances, por edhe segmente brenda vete opozites. Edhe pse ekziston precedenti i vitit 1993 i burgosjes se liderit te opozites, nuk mendojme se nje skeme e tille, mund te arrije deri ne fund. Ose me sakte, nuk do te jete e nevojshme. Sipas gjasave, “kalaja” duhet te dorezohet shume me shpejt aq me shume kur tashme “lufta” brenda llojit, po behet me e forte.

Me fillimin e mandatit nga ana e Bamir Topit, ishin te pakte analistet qe mendonin se Sollaku nuk do te prekej. E ne fakt, ashtu ndodhi: kreu i akuzes, si edhe paraardhesi, eshte ne “zgrip” te fronit te tij kushtetues! Mbase thelle- thelle, ne kohen e “dashurise” 6- mujore Nano- Berisha, qe polli Sollakun, vete ky i gezohej ngritjes se nje komsioni hetimor qe do ti paraprinte shkarkimit te Arben Rakipit qe ne tentativen e pare. Edhe pse u deshen dy tentativa brenda me pak se nje viti, “nga e njejta arme” ra edhe “koka e Sollakut” mbi sokakun e Parlamentit Shqiptar. Themi keshtu, pasi presidenti Topi e ka jo te veshtire, por te pamundur te ktheje pas nje vendim te ish- mazhorances qe i perkiste deri me 20 korrik. Arsyeja eshte shume e thjeshte: Bamiri aktualisht eshte 50 vjec. Pas 5 viteve te presidences, do te jete 55 vjec. A mendoni se ne nje moshe te tille mund te dale nga politika? Nese jo, ku do te rigjeje strehe pervecse tek PD-ja? A mendoni se pas 5 viteve PD-ja do te ndryshoje kryetarin?.....

Blerti DELIJA

 

Pasojat e gjakmarrjes mesjetare

Fenomeni i gjakmarrjes dhe baza kryesore e tij, Kanuni vazhdojne te sfidojne ligjet, perballe paaftesise vepruese te strukturave te shtetit. Permasat e gjakmarrjes, kryesisht ne Veriun e Shqiperise, jane drastike. Jane me qindra familjet e ngujuara apo qe jane detyruar te jetojne te fshehur per ti shpetuar dores hakmarrese ne emer te gjakmarrjes mesjetare. Duket se edhe shteti eshte dorezuar perballe kesaj plage shume shekullore, teksa detyrohet qe femijet e Shkodres ti grumbulloje ne nje shkolle ne Polican (ne jug te Shqiperise) per te zhvilluar mesim larg familjeve, nen mbrojtje. Edhe familja e Dardan kelmendit, nje familje shkodrane e persekutuar nga rregjimi 45- vjecar komunist, pervec ketij kalvari, po perjeton edhe ate te gjakmarrjes se verber. Madje, pikerisht per pikpamje politike, vellai i Dardanit Frimi, ne dhjetor te vitit 1997, ne grindje e siper plagos ne kembe djalin e Demush Gradecit, Tanin, duke e lene ate sakat pergjithmone. Pas kesaj ngjarje, familja e Dardanit beri te gjitha perpjekjet e mundshme per tu pajtuar me familjen e demtuar, por ata e refuzuan kategorikisht dhe nuk e pranuan asnjehere doren e shtrire per pajtim. Ne mes ketyre dy familjeve, qendron ne menyre tragjike gjakmarrja dhe mbeshtetja e Kanunit, i cili mjerisht vepron ende sidomos ne Shqiperine e Veriut. Familja e Dardan Kelmendit, u mbyll brenda 4 mureve, duke u ruajtur dite e nate nga hakmarrja ne emer te gjakmarrjes e pales tjeter. Pervec problemeve sociale, filluan edhe problemet ekonomike te mbijeteses, duke e bere te pamundur kete menyre jetese. Ne rrethanat e krijuara, 43- vjecari Dardan Shefqet Kelmendi, ashtu si krejt familja e tij, prej kohesh jane detyruar te largohen nga Shqiperia, te kercenuar me jete. Dihet vetem se ata jetojne jashte vendlindjes, por pa nje adrese, pasi me shume informacion do ti rrezikonte jeten: gjakmarrja nuk njeh asnje kufi, as edhe ate shteteror! Shembulli i Dardanit dhe i familjes se tij, eshte nje nga ato mijera, qe vuajne pasojat e gjakmarrjes mesjetare. Eshte nje fenomen qe po na demton edhe imazhin tone ne syte e botes, jo vetem per menyren e ashper te veprimit, por edhe paaftesine e theksuar te shtetit per ta frenuar, duke lene nje Kanuk mese gjysem shekullor, te kete me shume peshe se ligjet e shtetit aktualisht.

 

Familja Reēi nė kalvarin e hakmarrjes

Po bėhen gati dy vjet e gjysėm qė Gentian Reēi sė bashku me nėnėn e vet plakė, janė detyruar tė braktisin Shqipėrinė, pasi jeta e tyre ėshtė vėnė disa herė nė rrezik. Familjarisht ky djalosh njihet pėr bindje legaliste. Nė tė vėrtetė, partia Lėvizja e Legalitetit ėshtė pėrballur me presione tė dy krahėve tė fuqishėm politikė, PD-sė e PS-sė qė tash 16 vjet ndėrrojnė pushtetet me njėra – tjetrėn. Babai i Gentianit, Tahir Reēi, qė nė fillim tė proēeseve demokratike, ėshtė pėrfshirė nė aktivitete politike dhe ėshtė pėrballur, si shumė tė tjerė me kėrcėnata, bile edhe atentate, deri terroriste. Terrori nė Shqipėri ka marrė dhe po merr jetė tė pafajshme njerėzish, saqė kohėt e fundit edhe deputetit Erion Braēe i qe vėnė tritol poshtė makinės, nė mes tė kryeqytetit. Nė zgjedhjet e 24 qershorit 2001, mėsojmė se Tahir Reēi, ka reflektuar kontribut politik nė krah tė partisė sė pretendentit tė fronit mbretėror Leka i Parė, dhe kanė qenė grupe me prapavijė politike komuniste qė e kanė kėrcėnuar me eleminim fizik. Pas atyre zgjedhjeve, presioni ėshtė shtuar pėrmes telefonatave anonime, formė e cila funksionon edhe sot pėrmes telefonave fiks dhe tė gjitha shėrbimeve celulare tė cilat kanė ende tė ligjshme metodėn e fshehjes sė numrit, saqė edhe vetė kryeministri Berisha ka deklaruar nė parlament se ėshtė kėrcėnuar me telefonatė anonime. Nejse, ēudira tė tilla ngjasin vetėm nė Shqipėri. E keqja ėshtė se ky plak 63 vjeēar detyrohet tė jetojė nė ilegalitet dhe prej afro dy vitesh e gjysėm djalin dhe gruan ėshtė detyruar t’i largojė, diku drejt perėndimit, me shpresėn se nuk do ia vrasin. Por para se tė largoheshin edhe Gentian Reēi dhe e ėma Sofije, kanė pėrjetuar tmerre. Mėsojmė se pikėrisht me 13 dhjetor 2004, mbasdite, teksa familja Reēi po kthehej pėr nė shtėpi nga njė miting i organizuar nė Shkodėr me rastin e 14 vjetorit tė demonstratės antikomuniste tė 13 dhjetorit 1990, ka hasur nė pritė tė tre personave, tė cilėt i kanė paralajmėruar se do i vrisnin nėse nuk hiqnin dorė nga pėrkrahja e Shoqatės Antikomuniste 13 Dhjetori 1990. Gjithsesi, ata kanė shkuar nė shtėpi, por nė orėt e vona tė asaj nate, tre persona me maska, ata apo tė tjerė, nuk u mėsua kurrė, duke u paraqituar si forca speciale tė policisė, u kanė shkuar nė shtėpi, u kanė vėnė automatikėt nė gjokse duke i terrorizuar, u kanė kthyer mbrapsht gjithė materialet e shtėpisė dhe pasi nuk kanė gjetur asgjė tė paligjshme, janė larguar duke u thėnė “Tani e ka rradhėn vetėm plumbi”. Kėtė deklaratė e jep pėr gazetėn Tahir Reēi, i cili shton se tė paktėn e ka patur njė shans qė djalin e gruan nuk i ka kėtu. E kėrcėnatat pasojnė njėra – tjetrėn pėr tė kulmuar me atė pasmesnatė tė zezė, ku sapo kish filluar 7 prilli i vitit 2005. Atė natė tė zezė qė shqiptarėt e kanė tmerr, pasu u kujton 7 prillin e vitit 1939 kur Italia fashiste pati pushtuar Shqipėrinė, ku mbreti Ahmet Zogu, s’kishte rrugė tjetėr veēse tė merrte familjen dhe djalin dy ditėsh, Lekėn e Parė dhe tė emigronte drejt Greqisė, e ka tmerr edhe familja Reēi, pėrkrahėse e Partisė “Lėvizja e Legalitetit”. Ja pra, nė atė fillim tė 7 prillit 2005, teksa familja Reēi po flinte nė gjumė nė shtėpinė e vet nė Shkodėr, breshėri automatiku janė derdhur nė drejtim tė dritareve. Plumbat kanė zgjuar komshinjtė, tė cilėt tė nesėrmen kanė deklaruar se dy persona me motorrēikleta kanė qėlluar, si nėpėr filma. Ai sulm me armė ka bėrė qė djali Gentiani tė futet poshtė krevatit dhe prindėrit tė pėrpiqen t’i rrinė afėr pėr ta shpėtuar nga mundėsia e ndonjė rikoshete tė plumbave. Gjithsesi, djali Gentiani ėshtė gėrvishtur nė kokė dhe nė tė ndenjura nga copat e xhamave tė thyer. Edhe prindėrit kanė marrė ca plagė. Mėsojmė se pėr tre ditė, njė mjek i lagjes, i ka mjekuar nė shtėpi, ku djali ka patur jo vetėm plagė, por edhe dhimbje koke, marrje mendsh e tė vjella. Anarkistėt, nuk janė mjaftuar me aq. Tė nesėrmen e ngjarjes makabre, poshtė derės sė jashtme tė familjes Reēi, kanė futur njė letėr kėrcėnuese: “Herėn tjetėr nuk u shpėton dot as Zoti vetė”. Nga ai moment kjo familje ėshtė fshehur. Tahir Reēi, plak, vazhdon tė jetojė nė ilegalitet, ndėrsa djali dhe e shoqja kanė marrė rrugėt e perėndimit, pasi jeta e tyre ėshtė e rrezikuar, ashtu si edhe e shumė tė tjerėve. Kur do tė vijė ajo ditė, qė shqiptarėt tė jetojnė tė lirė nė vendin e vet.

Jetmir Delaj

 

 

Politikė e Kulturė

Viti 1990 na i hoqi brakeshat. Liria u paraqit para nesh si njė shkretėtirė e pamatė nėpėr tė cilėn qemė tė detyruar tė ecim, tė rrimė nė vend, tė kthehemi nė pikėn e nisjes, derisa u nis tė kuptohet se shkretėtira duhej tė mbillej. Tė mbillej pėr tė na treguar pikat e horizontit: Lindje, Pėrėndim, Veri, Jug.

Viti 1999 i hoqi brakeshat dhe Kosovės e ky vit qė po kalojmė po ia heq edhe shqiptarėve tė Maqedonisė.

Nevoja pėr tė veshė njė kostum tė ri e pėr tė dalė nė pjacė u bė e pamohueshme.

Shqiptar nė mileniumin e tretė tė Erės sė Re.

Kah do vemi dhe si do vishemi - ky dualitet apo alternativė, mund tė thirret me fjalė tė tjera dhe: "politikė e kulturė"

Homo Ballkanicus

Ky term i formuluar prej s'di se kuj, por i trajtuar sė fundi nė veprėn e mbretėreshės sė poezisė bullgare Blaga Dimitrova paska tingėlluar gjithnjė i denjė edhe pėr shqiptarin:

"-Duke pyetur gjen Stambollin- sepse gjithmonė kėrkon rrugėn mė tė shkurtė e mė tė shpejtė. Gjithmonė sillet vėrdallė e gjithmonė e humb rrugėn. Nuk ka nevojė pėr udhėrrėfyes, as pėr hartė. Dhe vetė tallet me vetveten. I lindur nė udhėkryq ai synon atje. Udhėkryqi ėshtė kryqi i tij".

Tė gjitha kėto janė shenja kulturore tė Homo Ballkanicus. Mund tė numėrohen edhe tė tjera, por mjaftojnė pėr kėsaj radhe.

Dhe kėto specie kanė marrė pėrsipėr tė udhėhiqen prej ca specieve tė tjera, qė janė politikanėt, Homo Politicos tė Ballkanit.

Homo Politicos

Kjo rracė e zgjedhur nga Homo Ballkanicus pėr t'u vetqeverisur ka pėr detyrė tė realizojė atė qė fjala e urtė orientale ka si kryemotiv:

Haja qenit

Pija qenit

Edhe bjeri karadyzenit

S'besoj tė ketė njė shqiptar normal qė mund tė na thotė pėrmendėsh anėtarėt e kabinetit tė Mbretit Zog I, apo tė Enver Hoxhės, por sigurisht qė kushdo mund tė rreshtojė mė sė miri listėn e njėrėzve tė kulturės, tė cilėt e ēojnė menjėherė te burimet e identitetit tė vet.

Nė kėtė kontekst, kushtrimi pėr politikė duhet kthyer nė njė kushtrim pėr kulturė, veēanėrisht pėr brezin e ri. Nė dialogun Gorgias, Sokrati dhe Kalikles thonė se: "Nėse shoh njė tė ri qė i pėrkushtohet filozofisė, unė them se ai ėshtė fisnik...por kur je nė moshė tė thyer dhe ende vazhdon vetėm tė filozofosh, atėhere bėhesh qesharak".

Kulturė apo Politikė?

Fjala Kulturė, si njė nga fjalėt mė tė ndėrlikuara tė kėsaj bote, megjithėatė vjen nga "Kult", besim te tradita, dhe ruan gjithmonė njė kuptim normativ duke mbetur sinonim i humanizmit. Shpesh termi njėjtėsohet me tė drejtė me fjalėn "Qytetėrim". Shumė filozofė duke dashur t'i dallojnė kėto dy koncepte thonė se "Teknika pėrbėn trupin e njė qytetėrimi, kurse kultura shpirtin e tij".

Shkruan Ernest Koliqi nė njė ese tė veten tė botuar te "Shejzat" se: "Sot pėr sot veprimtari politike e cila nuk ndriēohet prej kulturės nuk asht tjetėr veē nji lojė kote, qi argton ndoshta ata qi e lozin, por pengon ecjen e kombit mbi udhėn fatale tė historis."

Por nga ana tjetėr "tė urresh politiken do tė thotė tė mos besosh te ardhmėria, te njeriu, do tė thotė tė pėrēmosh njerėzimin" thotė Freund te "Essence du politique"

Ēėshtja ėshtė si t'i ekuilibrosh kėto tė dyja

Punė tė vogla me dashuri tė madhe

Ky citat marrė nga shėnimet e shqiptares sė madhe Nėnė Terezės, ėshtė njė prej mėsimeve mė tė pa aplikueshme gjer mė tash nė botėn shqiptare. Tė gjithė mendojnėse kanė ardhur nė kėtė botė pėr punė tė mėdha.

Kjo shpjegon edhe pse Faik Konica thoshte dikur se, edhe diplomati mė i regjur anglez do mbeste i mahnitur duke parė sesi rrahen ēėshtjet e politkės ndėrkombėtare nė tavolinėn e fundit tė klubit tė Mamurasit.

Mjaft intelektuakė tė vertetė shqiptarė kohė mbas kohe kanė qenė tė detyruar tė pėrpiqen pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve tė tyre rreth kėsaj ēėshtjeje. Kėshtu pėr shembull ėshtė po e Ernest Koliqit vėzhgimi kuptimplotė se: "nė mes nesh ka mjerisht shumė prej asish qė ngatrojnė nė mendje tė tyne kuptimin e atdhedashunis me atė tė patriotizmit. Kujtojnė se pėr tė qenė atdhetar duhen krye vepra tė spikatuna tek s“ve: me vu kryet nė rrezik pėr ēashtje, m'u dallue nėpėr veprime tė jashtzakonshme, me shkri pasunin e m'u dėrmue nė flijime mbinjerzore"

Lajmėsi nuk vritet

Njeriu i kulturės ėshtė pėrndryshe "lajmėtar". Ai na bėn tė gjithėve (kė mė shumė e kė mė pak) tė jetojmė nė realitetin mediatik. Te tė gjithė popujt e qytetėruar tė jetuarit nė realitetin mediatik dhe tė jetuarit nė realitetin imediat ėshtė nė favorin e sė parės. Janė ato qė ndėrtojnė para nesh njė tjetėr realitet, tė bukur emocional e ndriēues.

Thuhet nė Kanunin e Lekės se "Lajmėtari do tė jetė i lir n'udhė tė vet", sido qė tė jenė rrethanat e arėsyetimet kanunore. Mėnyrat pėr t'i zėnė rrugėn lajmėtarit janė tė ndryshme. Por nė realitetin tonė duket se mė tė pėrdorshmet dhe mė tė suksesshmet janė:

Censura ekonomike.

Komprometimi me politikė.

Kėto mund tė rreshtohen edhe si sukseset e politikės shqiptare ose ndėr misionet mė tė pėrmbushura tė saj.

Nė kėtė mėnyrė fati i "lajmėtarit" paska qenė vetėm kalimi nga censura politike nė censurėn ekonomike, ndėrkaq qė pėrpjekja pėr t'i kompromentuar politikisht vazhdon me ritme edhe mė tė shfrenuara.

Intelektualė apo inteligjentė?

Shpesh i ngatėrrojmė me dije a me pavetėdije kėto dy koncepte. Nė pėrgjithėsi pėrcaktimi i sotėm gjuhėsor i kėtyre fjalėve mund tė pėrmbidhet shkurtazi: "Inteligjent: njeri me aftėsi tė dalluara pėr ta kthyer realitetin qė e rrethon nė dobi tė vetes" dhe "Intelektual: njeri meaftėsi tėdalluara pėr ta kthyer realitetin nė dobi tė tė gjithėve".

Me sa kemi arritur tė marrim vesh vendi ynė po pėrjeton njė stinė lulėzimi tė inteligjentėve. Ky lloj gjenetik ka gjetur tė gjithė klimėn e nevojshme pėr shtim masiv dhe po shėnon rendimente tė panjohura askund.

Rraca tjetėr, nė bazė tė parimit darvinist tė seleksionimit natyral, vjen e rrėgjohet dita-ditės, duke kompozuar rekuiem pėr vetveten.

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.

Dr. Stefan Ēapaliku

 

Qoft mallkue kush qet ngatrrime...

...Nder k’ta vllazėn shoq me shoq

Kush i ndan me flak’ e shkrime

Ē’ka Zoti vet pėrpoq.

Dom Ndre Mjeda

Shumė kush mund tė thotė se pse ky titull. Dy janė arsyet qė do t’i shtjelloj gjatė faqeve nė vazhdim. Arsyeja e parė merr shkas nga akuzat e disa kundėrshtarėve tė Berishės gjatė viteve 1992 – 1997, vite ku mė i zellshmi do tė ishte publicisti Frrok Ēupi. Ndėr shumė akuza hedh edhe teorinė e prirjeve tė Berishės drejt lidhjeve me fondamentalizmin islamik. Arsyeja e dytė ėshtė amaneti i njė miku tė nderuar, i cili ishte nė krahun e kundėrt tė Frrok Ēupit me shokė. Ky mik kishte besim tek doktor Berisha, dhe shprehet se ai nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me fondamentalizmin.

Nė shtator tė vitit 1997 ai mė jep njė kėshill nė formė amaneti, meqė do vendosesha nė Tiranė tė vėzhgoja mė nga afėr Berishėn dhe tė vėrtetoja besimin qė ai kishte, se doktori nuk ėshtė pjesė e prirjeve fondamentaliste. Duke qenė se kaloi njė periudhė e gjatė nga viti 1997 deri mė 2006 pata mjaftė kohė pėr tė arritur nė njė pėrfundim, se cili kishte tė drejtė, Frrok Ēupi kur e akuzon pėr fondamentalizėm apo miku im ( emrin di ta citoj nė faqet nė vazhdim ), i cili e mohonte njė gjė tė tillė.

Fillimisht duhet tė analizojmė pse Frroku ėshtė i ashpėr me doktorin. Dihet se arsyet pėr tė urryer dikė janė tė shumta, paraqitja fizike, suksesi profesional, suksesi nė karrierė apo suksesi nė ekonomi.

Kėto janė shtysat pėr tė urryer dike, kur ti nuk i ke kėto cilėsi. Arsyeja tjetėr ėshtė prishja e njė marrėveshje, prishja e njė marrėveshje reciproke dhe e fundit kur ai tė sulmon dhe mundohet pėr tė tė dėmtuar me gjithēka ai mundet. Atėherė cilat nga kėto arsye janė ato qė e shtyjnė Frrokun drejt njė urrejtjeje patologjike pėr doktorin.

E para, paraqitja fizike e Berishės, aftėsia profesionale si mjek dhe suksesi nė politikė janė arsye pėr tė nxitur tek ai zilinė, smirėn dhe urrejtjen.

Zilia pėr tjetrin errėson gjykimin dhe shkakton njė urrejtje, e cila tė ēon drejt njė krimi tė ulėt, deri nė vrasjen e njė njeriu. Kjo e ka zanafillėn qė me paraardhėsit tanė.

Zilia errėsoi gjykimin e Kainit dhe e ēoi nė njė veprim tė shėmtuar, siē ishte vrasja e vėllait tė tij, Abelit. Homeri na tregon se si Agamemnoni nga zilia i merr tė dashurėn Akilit dhe kjo bėhet shkak pėr pėrēarje nė kampin grek. Zilia pėr disa cilėsi tė jashtėzakonshme, qė kishte Aleksandri i Madh e ēonte Filipin, tė atin drejt njė armiqėsie me tė. Po kėshtu edhe Demosteni, nga zilia dhe smira pėr Filipin e mė vonė Aleksandrin bėhet i famshėm, duke vjedhė vrer kundėr tij (plus paratė qė merrte nga Persėt ). Suksesi i kėtij oratori ishte shkatėrrimi i Tebes nga Aleksandri.

Edhe nė Romėn e lashtė, senati do tė bėhej arenė e pėrgjakshme shpesh herė duke u nisur tek tjetri nga zilia. Sepse suksesi i njėrit nxiste urrejtje tek tjetri. Nga zilia pėr sukseset e Ēezarit senatorėt nxitėn konfliktin mes tij dhe Pompeut.

Janė tė shumtė rastet kur zilia tė shtyn pėr tė vrarė dhe mund tė justifikosh vrasjen e njė njeriu. Por futja e njė populli nė luftė vėllavrasėse i shtyrė nga zilia qė ushqen ndaj drejtuesit tė shtetit, nuk ka asnjė justifikim. Pra nė rastin e Frrokut mendoj se ishte zilia shkaktare qė ky i fundit arrin nė njė urrejtje patologjike, e cila shihet qartė nė pėrmbledhjen e tij: “ E pashė shtetin duke rėnė” Frrok Ēupi justifikohet nė kėtė libėr se prishja me doktor Berishėn i ka zanafillat e saj tek gazeta “ Rilindja Demokratike”, e mė pas sulmet e doktorit ndaj tij u thelluan pėr pesė vite me radhė nė periudhat ’91-’97.

Nė qoftė se gjithēka personale nė armiqėsi midis kėtyre tė dyve ėshtė e vėrtetė sipas variantit tė Frrok Ēupit, atėherė unė personalisht do t’i jepja tė drejtėn qė ky t’i bėnte njė atentat, gjė qė ėshtė e motivuar, mbasi nė fund tė fundit vdekja e njė njeriu, qė tė jemi tė sinqertė ėshtė fatkeqėsi vetėm pėr familjen e tij. Dhe dy herė fatkeqėsi nė qoftė se ai ėshtė nė moshė tė re, apo e lė familjen nė njė mjerim ekonomik. Por nuk qėndrojnė justifikimet pėr tė future njė popull nė luftė civile pėr inate personale me kryetarin e shtetit. Dhe ashtu si oratori i madh Demosteni, i cili pėrveē zilisė pėr Aleksandrin kishte dhe njė motiv, shpėrblimin nga Persėt.

Ashtu mendoj dhe Frroku, pėrveē zilisė dhe urrejtjes, duhet tė jetė paguar pėr tė na future nė luftė civile, ose duhet tė mendojmė tė kundėrtėn qė ky njeri tepėr inteligjent dhe shumė i formuar nga ana kulturore, njė kundėrshtar shumė i vėshtirė pėr tu mposhtur nė polemika, na del njė naiv absolute, i cili me talentin e tij shfrytėzohet nga tė tjerėt pėr tė nxitur dhe krijuar njė katastrofė kombėtare, si ajo e vitit ogurzi 1997.

Ėshtė mė se e kuptueshme se edhe njė lypsar ka pėrfitim, kur policia largon lypėsin tjetėr pėrballė apo edhe tregtari i njė dyqani, i cili i bėn llogaritė me njė ndjenjė kėnaqėsie kur falimenton dyqani pėrballė me tė njėjtin mall. Nė qoftė se Shqipėria do tė degradohej siē u katandis nė vitin 1997, askush nuk mendon se kėtu kishte ndonjė interes shtetet si Kili, Bolivia apo Tailanda, etj.

Personalisht mendoj me aq nivel sa kam dhe niveli im ėshtė i shtresės sė thjeshtė tė popullsisė, se ’97 ishte produkt i dy faktorėve, politik dhe ekonomikė.

Arsyeja e parė, ajo politike vjen pas marrėveshjes sė Dejtonit, do tė vinte radha pėr problemin e Kosovės, do tė shtrohej pyetja nė kancelaritė ndėrkombėtare:

“ A janė tė aftė shqiptarėt pėr vetėqeverisje nė pėrgjithėsi”. Argumenti se shqiptarėt nuk janė tė aftė mbrohet me sinqeritet, pasion dhe pa asnjė lloj hipokrizie nga intelektualėt dhe historianėt e kampit sllavo-grekė qė nga mesi i shek XX.

Por kancelarive europiane kėto argumente do t’i paraqiteshin qė nga viti 1878 e nė vazhdim. Nė rastin e ’97-ės a ishin tė interesuar fqinjėt bashkė, apo njėri veēmas nuk mund ta them saktėsisht, ose mė saktė nuk kam informacio0n bindės pėr ta mbrojtur.

Por ato patėn sukses dhe suksesi i tyre do tė ishte tepėr i madh nė qoftė se Europa dhe Shtetet e Bashkuara do tė na kthenin krahėt.

Por Zoti ėshtė i madh. Ai nėpėrmjet anglosaksoneve, tė cilėve u detyrohemi qė nga 1878, na dhanė edhe kėsaj radhe mundėsinė pėr tė dalė nga ferri.

Qė tė jemi konkret, ndihma e anglosaksonėve mė 1878 konsiston nė atė se ato refuzuan tė njohin “Traktatin e Shėn Stefanit”, i cili ishte hartuar pėr tė na zhdukur pėrfundimisht nga vėllerėzit tanė turq, si dhe vėllezėrit e mėvonshėm tė sė majtės shqiptare, rusėt.

Ashtu si ēdo amerikan thotė: “ N’Zotin na besojmė dhe Zoti e ruajtė Amerikėn edhe pėr ne”.

Shpesh herė nė artikujt e tij Frrok Ēupi pėrdor termin “malok”, “verior”, “tropojanė”, “Barish” nė vend tė Berishės, dhe duke qenė se Berisha prej katėr-pesė brezash vjen nga njė familje myslimane, Frrok Ēupi me mjeshtėri djallėzore kėtė fakt tė natyrshėm do ta pėrdorte si argument pėr tė demonizuar Berishėn dhe pėr ta paraqitur atė si fondamentalist islamik. Mbasi njė argument i tillė Europėn dhe Shtetet e Bashkuara i shqetėson pa masė.

Pėrpos emrit Sali, qė ėshtė emėr mysliman, sot, por nė fakt ėshtė emėr biblik.

Periudhat 16-vjeēare, ’91-’06 vėrtetoi se Berisha nuk ka asnjė lidhje me fondamentalizmin. Frrok Ēupit i bie detyra e vėshtirė pėr tė pranuar se ka marrė shpėrblim pėr dezinformim dhe denigrim tė qėllimshėm dhe nė qoftė se nuk ka marrė atėherė ai mbetet njė naiv i padjallėzuar qė u desh ta paguante me ēmimin mė tė shtrenjtė tė mundshmin, me rrėnimin e shtetit dhe njė prapaktheu tė gjatė.

Pėrveē arsyes politike ėshtė edhe ajo ekonomike, e cila mund tė cilėsohet si karburant i motivimit politik.

Mjafton tė hidhet njė vėshtrim rreth atyre qė pėrfituan nga kjo katastrofė. Cilėt ishin peshqit e mėdhenj nė Shqipėri dhe peshkatarėt jashtė Shqipėrisė qė pėrfituan?

Duke qenė se nuk kam informacion tė mjaftueshėm pėr tė thėnė mė saktė se kush pėrfitoi mė mbetet tu besoj dy gjėrave, fjalėve tė popullit tė thjeshtė dhe akuzave tė ndėrsjellta tė KPD-sė.

Mbas vitit 1997, duke qenė se jetoja nė Tiranė, shpesh herė merrja pjesė nė mitingjet e organizuara nga doktor Berisha nė atė periudhė kur numri i simpatizantėve tė PD ishte nė minimum.

Nė mitingje zakonisht shkoja vetėm dhe meqė nuk kisha njeri tė bashkėbisedoja gjatė kohės qė Berisha mbante fjalimet e zakonshme me njė burrėri tė palėkundur, koinēidonte qė nė 80% tė rasteve, nė tė njėjtėn kohė me fillimin e mitingut nė xhaminė Et’hem Beu, hoxha bėnte faljen mbasdite.

Unė i bėja pyetje vetvetes.

Ky njeri nėse do tė ishte fondamentalist siē pretendonte Frroku, duhet tė kishte mjekėr, pantallona model arab dhe nė kėtė momente duhet tė ishte nė xhami duke u falur.

Po nė tė vėrtet ishte e kundėrta ai ishte aty nė shesh me njė pamje burrėrore, i rruar gjithmonė dhe me njė veshje e paraqitje fizike tė ngjashme si njė aktor filmash anglosaksonė.

Pra ai ishte aq mysliman, sa ē’ėshtė pjesa mė e madhe e popullsisė myslimane shqiptare, e cila nuk e ka problem moskryerjen e riteve, ose siē janė pjesa mė e madhe e tė krishterėve shqiptarė, tė cilėt nuk kanė shumė problem moskryerjen e riteve.

Pra thėnė troē: - Shqiptarėt e tė dy besimeve, nė 90% tė rasteve janė liberalė nė ekstrem, pėr sa i pėrket praktikimit tė ritit tė besimit.

Pra Berisha mysliman?

Ai mbante fjalim, kur hoxha falej dhe duhej tė ishte nė xhami, ashtu si unė i krishterė, qė nė kohėn kur jepet mesha dhe kaloj me qindra herė para kishės, tepėr rrallė futem brenda pėr tė marrė pjesė nė meshė.

Qė tė jem i sinqertė nė shumė raste bėj tė kundėrtėn, sytė nė vend qė tė drejtohen nga kisha mund tė drejtohen drejt njė femre nė mėnyrė mėkatare.

Pas disa vitesh arrita nė pėrfundimin tė cilin miku im qė tani do t’ia pėrmend emrin, kishte tė drejtė dhe ai ishte i nderuari dhe i ndjeri Dom Fran Ilia, Kryeashqipeshkėv i Kishės Metropolitane tė Shkodrės.

Nė njė bisedė ku ishin tre-katėr persona, ndėr ta edhe unė, njėri i drejtohet:

-Monsinjor ju jeni Kryearqipeshkėv, keni bėrė afėrsisht 20 vite burg, nuk duhej tė dilnit hapur si mbėshtetės i Berishės nė mitingun e organizuar nė Pallatin e Sportit nė Shkodėr (gjatė fushatės elektorale mė 31 maj 1997_.

Ai ėshtė akuzuar pėr fondamentalizėm islamik, plus qė ėshtė malėsor dhe nuk ėshtė edhe ndonjė familje me emėr?

Por Dom Franoja mbasi e dėgjon, me buzė nė gaz i bėn disa pyetje:

-          A mundet njė fondamentalist me krenu mė Gjergj Kastriotin e Nėnė Terezėn.

-          A mundet njė fondamentalist me u krenu me origjinėn e lashtė kombėtare dhe vetėdijen europiane.

-          A mundet njė fondamentalist, i cili nuk mohon origjinėn e fisit tė tij, e cila para tre-katėr brezash ishte e krishterė.

Sigurisht qė jo. Nė fakt Berisha krenohet publikisht.

Pastaj drejtohet nga unė: - Viktori asht mė i riu nėr ne, por Barletin e Fishtėn i ka idhuj dhe ka me pranu fjalėt e mija, se fisi i Berishės nuk asht i panjoftun.

Ai asht fis qė rranjėn e ka nė Berishė tė Pukės.

Dhe asht njė nga fiset ma me emėr nė Shqypni, pamvarėsisht se sot asht i pėrhapun, disa me besimin mysliman e disa me besimin e krishterė.

Disa nė Shqipni, Kosovė e Shkup.

Ky fis asht tepėr i lashtė, jo se e them unė, por e thotė shkrimtari ma i madh shqiptar, i botuar nė latinisht dhe nė tė gjithė gjuhėt e Europės, rekord qė nuk ėshtė arritur nga asnjė shkrimtar shqiptar deri nė ditėt e sotme, pra nga humanisti Marin Barleti.

Po citojmė si ma poshtė:

nėpėrmjet mė fisnikėve, tė tjerė tė atij vendi dhe kryetrimave tė rinisė, ishin dy vėllezėr nga familja e lashtė e Berishėve, Dhimitri dhe Nikolla, ndihmėn e tė cilėve Skėnderbeu e kishte tė shėnuar dendur.

Kėta kur dėgjuan pėr fatkeqėsinė e ushtrisė sonė dhe pėrfundimin e rrethimit tė Belgradit ( Beratit ), kur morėn vesh pastaj pėr rebelimin e pabesinė e Moisiut nuk vonuan aspak, por vrapuan fluturimthi pėr te roja dhe kryeporta e mbretėrisė, tė trembur se mos roja atje shpėrqendrohej nga frika, apo nga qė s’kish kush e frenonte dhe se mos vendi mbetej pa mbrojtės, sidomos kur vinin lajme se Sebalia ndodhej ende nė Epir.

Dhe kėshtu kėta me plot arsye u kujdesėn sė pari pėr tė kėrkuar ushtarė dhe e rritėn rojėn dhe u dhanė zemėr burrave me fjalė e me vepra, duke u’a shtuar nė ēdo mėnyrė dashurinė pėr Skėnderbeun.

Kėtė pėrshkrim Barleti do ta fillonte nga faqet 445-447 nė librin “ Historia e Skėnderbeut” botimi i III, i pėrkthyer nga Stefan I, Prifti. Tiranė 1983.

Po kėshtu, nė faqet 604-605 Barleti na pėrshkun pikėllimin e madh tė Skėnderbeut pėr kapjen rob nga turqit tė tetė figurave kryesore, Moisiu i Dibrės, Gjuric Vladeni, Muzaka i Angjelinės, Gjin Muzaka, Gjon Pėrlati, Nikoll Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi.

Pra nga ky fis i madh qė Barleti thotė se ėshtė tepėr i lashtė do tė dalin burra qė do tė pėrmenden pėr luftė, zejtari, tregti, intelektualė apo meshari siē ėshtė rasti i Dom Tom Berishės, mik i Bajram Currit.

Apo politikanė nė Kosovė, si Kol Berisha, intelektuali si Anton Berisha, pėrkthyesi i “Epit tė Gilgameshit”, fotografi Fadil Berisha, kėngėtari Agron Berisha.

Kushdo qė do tė ishte pjesėtar i njė fisi tė lashtė do ta kishte pėr krenari, nė qoftė se emri i tij pėrmendet nga Barleti, siē ėshtė rasti i Berishėve, Gazullorėt, Malqajt, Skurajt, Kuka, Maneshi etj...

Kjo ishte ajo qė tha dom Franoja, qė pėr saktėsi unė u detyrova tė konsultohem me “Historia e Skėnderbeut” tė Marin Barletit.

E ndjej veten tė ēliruar moralisht pasi kreva njė amanet qė mė kishte lėnė 9 vjet mė parė Dom Frano Ilia.

Asht e natyrshme qė njė gazetar tė ketė bindjet e veta, por duhet tė jetė dhe realist dhe i paanshėm.

Por nė kemi disa analistė tė shquar, ose mė saktė qė janė shquar si anti-Berishė, ndėr ta veēojmė si mė tė zellshmit, Frrok Ēupi e Mustafa Nano.

Pėrveē kėtyre dy ekstremistėve anti-Berishė kemi edhe analistė tė tjerė tė cilėt po fillojnė tė marrin fizionominė e analistit tė paanshėm dhe objektiv.

Kėto janė Andi Bushati, Blendi Fevziu, Fatos Lubonja etj.

Nuk mund tė rri pa pėrmendur edhe njė analist tjetėr, i cili gabimisht pėrzihet nė gazetari, mbasi ai ėshtė erudit i jashtėzakonshėm dhe vendi i tij duhet tė jetė Akademia.

Ky ėshtė Ardian Klosi, i cili e ka shumė tė vėshtirė tė shkėputet nga ndjenja anti-Berishė.

Ka qė kanė ndryshuar qėndrim kryekėput, kėta janė Preē Zogaj ose Nikollė Lesi.

Nė fakt pėr kėtė tė fundit e kam shumė tė vėshtirė tė jap njė pėrkufizim.

Ndoshta pėr tė pėrfundimin mė tė saktė e ka dhėnė Edi Rama, nė njė intervistė nė pėrvjetorin e gazetės “ Koha Jonė”, kur shprehet: “ Tre gjėra janė pėr mua enigmė, Zoti, seksi dhe Nikollė Lesi”.

Morali i kėsaj ese ėshtė se kur kemi inate mė dikė dhe ky person mund tė jetė drejtues shteti apo partie politike, nėse nuk kemi mundėsi pėr ta konkurruar, mund tė na lejohen shumė gjėra, tė gjitha mjetet djallėzore pėr tė arritur qėllimin.

Nė fund tė fundit politika ėshtė njė lavire e bukur qė i tėrheq tė gjithė, edhe ato qė janė tė tredhur e se shijojnė dot (votuesit), por jo deri sa tė arrijmė nė njė gjendje aq tė ulėt, siē ėshtė nxitja e luftės vėllavrasėse pėr pėrfitimin e interesave personale.

Nga Viktor Kadeli

 

Zef Bushati:  “Te ērrenjosim komunizmin”, fjalim i mbajtur me 14 Shtator 1991

Partia Republikane, republikanet kryeqytetas se bashku me ju te gjithe kemi dale sot ketu me flamurin tone te lire te kuq, simbol i gjakut te derdhur ne shekuj nga shqiptari per liri e demokraci me shqiponjen e zeze,se ciles sot ne i hoqem gurin e rende  me pese cepa qe i shtypte kryet e saj krenare. Sot shqiponja eshte e lire qe ne krahe te saj te perfshije te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne nje Shqiperi te lire e demokratike.

Partia Republikane, pjese perberese e opozites shqiptare, se bashku me partite politike te frontit opozitar, duke shprehur vullnetin dhe aspiratat mbare kombetare te popullit hoqen sot simbolin e sundimit te urryer komunist enverist.

Republikanet ne mbare Shqiperine e perjetojne dhe e pershendesin kete ngjarje te madhe historike.Vitet qe do te vijne kete mitingdo ta pershendesin si nje fitore te re te demokracise.

Edhe nje here ne republikanet kerkojme me vendosmeri qe ligjerisht te hiqet ylli i kuq,te hiqet draperi dhe cekani,te hiqet,te hiqet aurora me kallinjte e grurit qe ne vend te bukes na sollen urine.Keto simbole na sollen percarjen dhe shkaterrimin kombetar,varferine dhe urine.

Tani i takon Kuvendit Popullor,qeverise dhe presidentit ta ligjerojne heqjen e ketyre simboleve antikombetare.Nese nuk e bejne qe ne seancen e pare te Kuvendit Popullor heqjen e simboleve,ne do te mblidhemi prape,ketu,ne kete shesh dhe nuk do te levizim qe ketej pa u plotesuar kjo kerkese.

Partia Republikane eshte e bindur,e patundur edhe per kerkesat e tjera te ligjeshme te popullit shqiptar.

Te shperndahet sigurimi i shtetit.Kjo krijese,simbol i diktatures komuniste,simbol i frikes,i terrorit fizik e shpirteror,qe mbart gjate 50 vjeteve krime monstruoze.Kjo shperndarje duhet te behet ne syte e popullit.

Nuk do te kete paqe ne Shqiperi sa kohe qe nuk do te kete drejtesi per te gjithe.

Republikanet shqiptare jane te vendosur deri ne fund qe te hiqet drejtimi komunist nga Radio Televisioni,Agjensia Telegrafike dhe Ministria e Jashtme.Monopoli komunist mbi keto institucione pengon ecjen perpara te demokracise.

Nuk do te kete paqe e pajtim kombetar ne Shqiperi sa kohe nuk do t’u njihen te drejtat e plota mijera te burgosurve politike qe vuajten mundimet e ferrit ne mbrojtje te lirise dhe demokracise.

Nuk do te kete paqe e pajtim kombetar sa kohe nuk do te vihet ne rrugen e zgjidhjeve ceshtja e dhjetra-mijera emigranteve shqiptare qe moren rruget e botes per t’i shpetuar diktatures komuniste.

Ne ditet e veshtira qe po jetojme Partia Republikane i ben thirrje Kuvendit Popullor dhe qeverise te ndjekin cdo hap problemin e vellezerve tane qe jetojne ne trojet e tyre ne Jugoslavi. Kosovaret i kemi vellezer te gjakut e te gjuhes.Fati i tyre nuk mund te vecohet nga fati i Nenes Shqiperi.

Ne republikanet jemi te vendosur se vetem duke u plotesuar keto kerkesa jetike te kohes,populli do te besoje ne strukturat shteterore e shoqerore.Vetem keshtu do te besoje ne demokracine.Nga ky miting Partia Republikane u ben thirrje komunisteve conservatore e te rinovuar te kuptojne realitetin dhe te heqin dore nga taktikat djallezore.

Populli shqiptar ka nxjerre mesimet me te renda nga e kaluara.Ai shikon vetem perparadrejt lirise e demokracise,drejt nje jete me te denje qe ta vere ne radhen e popujve te Evropes.Ne e dime mire se kjo rruge nuk eshte e shtruar me lule.Populli do te ece ne kete rruge sepse vetem aty e ka shpetimin dhe qe ta kete te lire kete rruge,populli duhet te shporre nga pushteti komunistet.Kjo eshte ne logjiken e drejte e ne te miren e popullit.Nese komunistet kane fuqi te shohin sadopak ne te tashmen e sidomos ne te ardhmen,duhet te heqin dore nga deshira per te mbajtur me cdo kusht monopolin mbi jeten e vendit.Kete duhet ta kuptoje edhe vete presidenti Ramiz Alia qe vjen nga rradhet e komunisteve.Kjo do te ishte prova e pare e rinovimit.

Partia Republikane i ben thirrje Qeverise se Stalibilitetit te shpejtoje reformat ekonomikene konsultim te vazhdueshem me popullin.Te shpejtohet e te nxitet me cdo mjet privatizimi.Te forcohet me cdo kusht rendi public.te zoteroje ligji,si baze per suksesin e reformave.Per keto Partia Republikane eshhte e gatshme te jape tere ndihmesen e saj,sepse kjo eshte dhe deshira e popullit.

Ne te njejten kohe i bejme thirrje qeverise qe te ruhet nga gabimet ne zbatimin e ligjeve brenda dhe sidomos ne fushen e mardhenieve me jashte.

Ne republikanet jemi per bashkimin e gjithe popullit.Jemi per bashkpunimin me te gjithe ata qe kane ne zemer limine,dinjitetin dhe te drejtat e njeriut,demokracine,pluralizmin.Ne do te luftojme ne rradhet e para qe demokracia te behet realitet i plote,qe ne Shqiperi te trumfoje liria dhe demokracia.

Rrofte populli shqiptar!

Rrofte demokracia!

 

TE PREKESH ENDRREN

“Lufto te prekesh endrren“:te tha dikush ne dite.Cilen enderr?Ate qe thure me mijera nete me radhe,dhe prite ēdo sekonde per ta jetuar qofte edhe per ne moment.E ne fund te tunelit s’e kape kurre ate moment.Duke qene pjese e apsurditetit,ajo enderr mbeti as me pak e as me shume se nje fragment,ne sfond abstrakt ,memec e i shurdhet ne netet e tua te zbehta.Eh sa endrra i mbeten ndér njeriut ,sa sa nete marrin jete nga ne mendim shpeshehere i ēmendur se te nesermen,bardhesia e drites te nje dite te re qe do te lind,do te jete me ndryshe,shume me e paster ,me e ēilter.Por ēuditerisht te gjitha ditet karakterizohen nga e njejta ngjyre,ngjyre pa emer,qe te tremb e qe pengon qarkullimin e ajrit te shpreses.Sikur endrrat te mos egzistonin,me siguri kendveshtrimi i njeriut do te ishte ndryshe.Te pakten nuk do te kishte pritje.E sheh veten tende dhe perpiqesh ta rinjohesh,kerkon te gjesh nje gjuhe te perbashket,t’i tregosh qe ndihesh keq dhe qe ke nevoje per te.E ndjen te domosdoshme te gres diku ne “sepse” per deshtimin tend.Por gjithēka brenda teje hesht.Ti nuk neh as veten tende,tashme nuk e di as cili je ne te vertete.Thjeshte mundohesh te identifikohesh me fjalet e para qe mund te te bien ne mend.”Jam nje gjymtyre qe leviz pa destinaci.Jam nje mendje qe ka humbur aftesine e te menduarit,e cila sete lodhur ne kerkimin e “sepse-se” se famshme qe nuk e gjeti dot.Jam nje zemer qe rreh mekanikisht,qe ka humbur ēdo ndjesi duke perpetuar ne kaos ndjenjash njeheresh.”Vetem kaq di te citosh mbi identitetin tend.Sa here i vrave ndjenjat ,sa te tjera i ndrydhe brenda per te mos i nxjerre kurre.Sa ndjenja te tjera t’u mohuan,t’u thyen nga dikush ,nga disa e mbase nga te githe.E ti nuk e gjen veten tende askund brenda atij kaosi,nuk di ē’ka mbetur me aty.Ndoshta nje zhgenjim i ēastit,nje deshim apo nje dhimbje flene ende aty.Kane zene rrenje te thedha,por ti thjeshte ke humbur ndjeshmerine e ēdo gjeje Gjithēka brenda teje ka vdekur,por pamvaresisht kesaj ti vazhdon te thithesh ajrin e kesaj bote ,vazhdon te jetosh minutat shekullore te kesaj jete,te flasesh me ata qe i urren ēdo dite me shume,dhe te marresh fryme nga vetja jote ,te cilen ke filluar ta marresh inate.Ti urren veten tende sepse ndoshta do te ishte ndryshe,sikur…sikur… Ndoshta…Por tani je i vetedijshem qe nuk ka me as “sikur” e as “ndoshta”.Koha e mori ne rrjedhen e saj boten,e bashke me te,te zvarriti edhe ty,pa te pyetur.Ti je i bere keshtu.nuk deshe kurre,nuk ndjeve kurre edhe pse nganjehere te genjeu ndergjegja qe dikur e pate.Tani edhe ajo zvarritet nuk dihet se ku ne labirintet e udheve te tua.Nuk i mendove kurre “ATA”Nuk e mendove kurre ate moment.Por as nuk e mendove asnjehere se ndoshta nuk ishin “ATA”ishte vetem “AJO”,ajo qe mohoi gjithēka.Kujton vetem momentin kur te pagezuan me ne emer.I moren J-ne jetes,duke te thene qe shume shpejt do te lodhesh nga ajo.I moren E-ne estremi duke te thene qe shume shpejt do te arrish deri atje.I moren T-ne tridhimit duke te treguar te verteten tendeI moren I-ne inatit duke te thene qe ne dite do ta perdoresh kunder vetes.I moren m-ne mashtrimit duke te bere te besosh qe edhe ti nje dite do te mund ta prekesh endrren tende.Me kete emer te pagezuan dhe keshtu u quajte per shume vite me radhe.Tani kerkon nje identitet te ri.Ndoshta kerkon te quhesh;ne i humbur ne kerkim te endrres.

E nderkohe sheh horizontin tend dhe dallon ne rruge qe te shpie vetem ne nje drejtim,ne nje drejtim qe s’s’ emer,s’s’ identitet dhe ka ne fund….te hidhur,por ēuditerisht ngjason me ne enderr.Vrapon drej saj si ēmendur i bindur se kjo eshte endrra qe po kerkoje ,dhe perpara te del ne zara i kuq dhe i madh.Rreth tij sillen si te ēmendur disa qenie te shperfytyruara qe ngjasojne kaq shume me ty.

E ne qender, pikerisht ne nje vend nderi ne ene e madhe,e mbushur plot me … ate….pluhurin e bardhe.Ndersa pak me tej eshte e shkruar me germa te medha ngjyre ndryshku “MIRESE ERDHE NE BOTEN TENDE”I bindur se me ne fund ke gjetur endrren tende e provon pa u mendar dy here.Dhe me te vertete ,me ne fund,me nje identitet te ri e preke endrren tende.Ja,per ne ēast e gite bota eshte ne duart e tua,i gjithe universi eshte ne duart e tua.Ja,me ne fund endrra jote ku gjete lumturine,gezimin,jeten…Por vazhdon ta shijosh endrren tende i vetedijshem se ajo enderr qe tashme ke prekur,doemos ka ne fund….te hidhur….

EMIRANDA LUKAJ

 

Mjerimi i sė majtes

Mjerimi pėr gjithkė dhe ndaj gjithēkaje, i kuptuar nė prizmin e ndjesive tė nalta dhe epjes sė instinkteve, mbetet trishtues, i dhimbshėm dhe shpresėhumbur. Por tė tė pllakos njė gjėndje e tillė pėr njė tufė hijenash qė ende buzėt u kullojnė gjak e jargė, kjo do tė tejkalonte ēdo perceptim ndjesor. Gjithsesi le tė lėmė mėnjanė termat dhe ta kundrojmė tė sotmen politike, pavarėsisht se mjerane, me njė sy konstatues dhe pėrcaktues.

Po tė kundrosh nga njė pikėvėshtrim interesimi politik, atė qė po ngjet pėrreth dhe brenda Partisė Socialiste, lidershipit tė kampit opozitar, pėrnjėheresh tė ngėrthen njė pesimizėm qė tejkalon frikėn latente tė njė vėzhguesi tė pėrciptė. Por ngjiz deri nė brumosje idenė fiske, se tashmė ky ėshtė njė rast i pashpresė. Pakkush do tė besonte se do tė ndodhte kaq shpejt kjo gjėmė nė atė parti qė mbajti me thonj pėr tetė vjet pushtetin e njė populli me shpirt nėpėr dhėmbė. Tash kur pushteti ėshtė pėr ta vetėm njė pėrvojė e shndritshme dhe e begatė, e lėnė pas si njė vegim, dhe njė ambicje qė theket nė gjoksin shpuzė tė ēdo socialisti pėr projektet e sė ardhmes, kjo katrahurė do tė dėmtonte jo vetėm PS-nė, nė veēanti, por tė gjithė klasėn e majtė politike. Pėrfshi kėtu dhe vetė atė klasė qė ka fatin tė drejtojė shtetin. Kjo pėr arsyen se kur orjentimin i opozitės humbet nė logjikė praktikėn e pėrcaktimit tė koordinatave tė drejtimit, pas dhe para tij janė tė destinuar tė gjithė ta humbasin.

Partitė e tjera qė pėrbėjnė tėrėsinė e komponentėve tė opozitės, duke u gjendur nė njė moment tė tillė ēoroditje, humbjeje tė orjentimit, do ta kenė tepėr tė vėshtirė tė drejtohen. Pėsojnė njė lloj krisje tė gjithė praktikat e bashkėpunimit dhe ndėrveprimit politik. Programet dhe planet qė garantojnė produktivitetin veprues, mbeten vetėm fragmente mediatike, tė pushtuara kryesisht nga delire dhe protagonizmi, pa ide, pa imazh, pa platformė, pa forcė vepruese. Nė kėto kushte e majta e gjen veten tė ngėrthyer nga praktika e kahershme e tė qenit parti e ndėrvarur nga vendimmmarrja e partisė lidershipit. Mungesa e pėrgjegjėsise dhe vetėdijes politike si njėsi politike, individuale, ka bėrė qė nė klasėn politike shqiptare tė ngjizet njė filozofi, pothuajse tipike shqiptare. Konkretisht, ajo e ndėrvarėsisė. Kjo do tė ishte optimiste pėr njė eksperiment, por jo pėr njė pėrvojė politike. Ndėrvarėsia politike, gradualisht zbraz trupin nga e gjithė masa limfatike qė ka shėrbyer nė lindjen e rritjen e saj. Pas kėsaj, pra sot do tė kemi parti mumje, ose mė sakte parti robotė qė ushtrojnė veprimtarinė e tyre, ndėrsa zbatojnė pėrpikmėrisht urdhėrat e dhėnė nga dikush tjetėr. Nė njė farė mėnyre, pjesa “shpėtimtare” e opozitės, pjesa pėrfituese e hises sė hienės nga preja e luanit, kundron duke bėrė spektatorin e keq nga plateja e amfiteatrit politik. Dhe kėtė e bėn duke bėrė njė gabim tė madh qė do ti kushtojė vetė asaj. Nėse kampi socialist gradulisht pėrfshihet nė njė betejė paanė, gati tė pamotivuar, siē edhe po spikat, duke u orjentuar gjithnjė e pėrnga deformimi i plotė i saj, ndoshta edhe njė copėtim qė do ta shkatėrronte pėrfundimisht atė. Nė kėtė gjėndje mjerane PS e pėrkund veten, e yshtur nga njė ser faktorėsh, ku mė i spikaturi mbetet roli prej kaposhi i kreut tė saj. Nė njė parti kaposhėsh, kaposhi qė kikirik ėshtė gjithnjė potencial rreziku, tė cilit i druhen edhe kur je pranė, por edhe kur ke vendosur tė mbetesh i distancuar. Dhe PS gjithnjė e ka shfaqur kėtė simptomė, duke dėshmuar kėshtu se aty gjenerohet gjithnjė konflikt, se ēdo gjė ėshtė njė shkas pėr tė pėrfunduar nė shėnjestėr. Shpesh lidershipi i kėsaj partie, dhe nė kor me tė dhe analistė politike, lektorė mediatik, e turli robsh tė ngeshėm pėr filozofi politike, kanė menduar dhe dėshmuar njėzėri pėr demokraci nė kėtė parti. Nga njėra anė ata i ndėrseheshin Berishės pėr autoritarizėm dhe zbatuese i politikės sė vjetėr, ndėrsa vetė Rama ka dėshmuar publikisht tejkalimin e kundėrshtarit tė tij. Roli i gardianit ka bėrė tė mundur nė PS, por nuk do tė kishte gjasa tė bėnte vaki nė PD, tė frymėzojė mendimin kundėr, tė potencojė oponencėn, duke kėrcėnuar seriozisht paqen politike brenda partisė. Kjo betejė pa parime, me vertebra tė shkeputura, pėrveēse do tė prishte klimėn, do tė orjentonte strukturat pėr nga njė ēoroditje tė kushtueshme. Ēmimi minimal i gjėndjes sė krijuar ėshtė humbja e besimit nė radhėt e militantėve, tė cilėn po e shfrytėzon mjeshtėrisht paraardhėsi i Ramės, ish-Kryeministri, Fatos Nano. Baza socialiste ėshtė nė dilemė. Njė luhatje tė pozicionimit politik e ka ēorganizuar mė tepėr se ē’ka qenė. Pamotivimi politik ka shkalafitur tė gjithė vullnetet e pėrgjegjėsisė pėr mobilizim. Kėtė e di shumė mirė kreu socialist Rama dhe gjithė kori i opozitės, ndaj roli veprues i tyre dallohet qartazi i tėrhequr nė prapavijė. Shumėkush do tė besojė se opozita po lufton, po kacafytet me pushtetin, po mėsyn fuqishėm shtetin nė pikat mė delikate, duke u nisur nga propoganda mediatike, nga vrullet televizive dhe zelli i protagonistit. Nė kushtet e tilla, kur rrallėherė vendi ka qenė mė i drobitur nga njė qeverisje qė paaftėsinė e shet si kosto e reformės, roli i Partisė Socialiste, i opozitės nė pėrgjithėsi duhej tė ishte mė dinamik, i kalkuluar dhe tronditės. Ndryshe nuk do tė kuptohej “mirėkuptimi” opozitar qė rrethrrotullon keqqeverisjen e djathtė dhe “dashamirėsia” pėr ta lėnė tė punojė Berishėn. PS nė veēanti dhe e majta nė pėrgjithėsi, po dėshmojnė se pėr sa kohė qė janė shumė larg nga pushteti, ata as qė e vėnė ujin nė zjarr, si pėr mungesėn e energjisė elektrike, krimin nė familje, korrupsionin dhe mjerimin rrapėllitės qė porsi njė ortek zbret duke pėrfshirė tė gjithė nėn vete.  Shqiptarėt, kanė edhe njė tjetėr argument bindės sė klasa politike, as nuk ka qėnė, as nuk ėshtė dhe as nuk do tė jetė njė faktor ndikuen nė mbrojtjen e interesave, apo ndikimin nė pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės. Ata, nė tė tre kohėt janė pėr veten e tyre. E sėrish pėsimi nuk na u bė mėsim. Sėrish ne shkojmė nė kutitė e votimit, sėrish shprehim vullnetin tonė, dhe ata sėrish vijojnė tė zbatojnė tė njėjten filozofi politike, tė njėjten praktikė tė marrėdhėnieve me militantėt, me pėrkrahėsit dhe nė pėrgjithėsi me shqiptarėt.

Nėse problemet brenda vetevetes kanė nxjerrė jashtė funksionit Partinė Socialiste dhe sė bashku me tė gjithė opozitėn, kjo nuk do tė thotė, se, qė sot e mė pas ne do tė kemi njė kah tė politikės qė do tė lėrė tė lirė, larg kokėēarjeve dhe zemėrimit partiak. Jo. Do tė kemi njė qeverisje qė do tė vijojė tė “punojė” e qetė, me fjalė tė tjera tė mos zgjojė asnjė pėrgjegjėsi qė burojnė nga kontrata zgjedhore, e bėrė me shqiptarėt. Se s’do tė ketė se kush t’ia tėrheq veshin. Edhe nėse merr kurajon ndonjėri, natyrisht se pas tij, ėshtė ose njė motiv personal, njė muhabet kafeneje, njė plankonspekt partiak, e broēkulla tė kėtij tagri. Pra do tė dalė, se i duhet, se i kanė thėnė, por jo se ka diēka pėr tė thėnė. Njė mjerim i tillė, nuk buron nga mungesa e informacionit, nga pamundėsia pėr tė ndjerė dhimbjen e krizave qė po e kafshojnė herė pas here trupin e drobitur tė Shqipėrisė. Mjerania e kėtij mjerimi buron nga moskokēarja pėr gjėrat qė tejkalojnė kolltukun, apo personin e tyre. Ishte ose jo kjo filozofia e sė vėrtetės, ajo qė orjentoi logjikėn e politikėbėrjes nė kėtė vend, kjo vetėm pyetje retorike mund tė jetė.

Nga Albert Vataj

 

Sot kryeministri Berisha ne Shkoder per 50 vjetorin e “Luigj Gurakuqit”

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha i shoqeruar kryeparlamentarja Jozefina Toaplli, nga ministri i Arsimit dhe Shences Genc Pollo dhe personalitete te tjera te larta te shtetit dhe politikes shqiptare, eshte sot i pranishem ne festimet e 50 vjetorit te krijimit te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili ne ate kohe lindi me emrin Instituti i Larte Pedagogjik. Aktivitet ne kuadėr te kėtij evenimenti shume te rendesishem kombėtar, kane filluar qe me daten 8 nentor, pasdite, kur ne sheh u organizua nje koncert i madh festiv me kengetare te rinj por edhe te njohur nga treva te ndryshme. Dita e sotme, 9 nentori 2007, parashikon nje seri aktivitesh ne nje axhende te ngjeshur, ku me e i rendesishmi eshte aktiviteti jubilar ne sallen e takime te “Luigj Gurakuqit”, ku do te pershendese kryeministri Sali Berisha, ministri i Arsimit Genc Pollo dhe te tjere personalitete te larta. Pėrvjetori i 50-te i krijimit te Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”, merr vlera te veēanta edhe per nje fakt tjeter shume te rendesishem, pervec atij se eshte institucioni me i hershem akademik ne Shqiperi pas Universitetit te Tiranes. Universiteti i Shkodres, eshte i vetmi institucion akademik ne hapesiren gjeografike nga Tirana e lart, duke shėrbyer si formues i nje armate te tere intelektualesh ne kete haperise, por edhe per Malin e Zi vitet e fundit.

Historiku

Mbi njė truall tė begatė e me tradita tė shquara e tė gjithanshme do tė lindte mė 2 shtator 1957 (me vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 150, datė 18. 04. 1957) Instituti i Lartė Pedagogjik i Shkodrės (ILP), duke qenė e para shkollė e lartė nė vend pas asaj tė Tiranės dhe njė nga institucionet mė tė rėndėsishme tė vendit dhe qendra mė e madhe mėsimore, shkencore dhe kulturore e Veriut tė Shqipėrisė.
USH ka kaluar nėpėr disa etapa zhvillimi. Instituti Pedagogjik nė periudhėn 1957 - 1970 qe shkollė e lartė me afat studimi 2 - vjeēar, fillimisht me dy degė: Gjuhė - Letėrsi - Histori dhe Matematikė - Fizikė.  Nė vitin akademik 1962 - 1963 u hap edhe dega Biologji - Gjeografi, duke qenė kėshtu i vetmi institucion qė pėrgatiste kuadrin mėsues pėr arsimin 8 - vjeēar pėr gjithė Shqipėrinė. Gjatė kėsaj periudhe u diplomuan 4505 mėsues nė tė dy sistemet (me dhe pa shkėputje nga puna). Gjatė viteve 1970 - 1982 ai funksionoi si Institut i Lartė Pedagogjik me afat studimi 3 - vjeēar, me katėr degė: Gjuhė - Letėrsi, Histori - Gjeografi, Matematikė - Fizikė dhe Biologji - Kimi. Gjatė kėsaj periudhe u pėrgatitėn 3169 mėsues pėr tė dy sistemet. Pėr 9 vite, 1982 /1983 – 1990/1991 funksionoi si ILP me afat studimesh 4 – vjeēar. Ndėrkohė hapet edhe dega e Ciklit tė Ulėt (qė pėrgatit mėsues pėr shkollėn fillore). Gjatė kėsaj periudhe pėrgatiten 1912 mėsues nė tė dy sistemet.  Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr. 124,  datė 01. 04. 1989 ILP i Shkodrės merr emrin e atdhetarit dhe dijetarit tė shquar Luigj Gurakuqi. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr. 124, datė 28. 05. 1991 Instituti i Lartė Pedagogjik ngrihet nė rangun e universitetit (Universiteti i Shkodrės “Luigj Gurakuqi”). Nga ky vit e deri sot, gjatė kėtyre pesėmbėdhjetė viteve jetė, ky Universitet njohu shndėrrime e zhvillime tė gjithanshme. Gjatė kėsaj periudhe u hapėn Fakulteti i Drejtėsisė, Fakulteti Ekonomik me tri degė (Administrim – Biznes - 1994, Financė – Kontabilitet – 2000, Marketing – Turizėm 2001), Fakulteti i Gjuhėve tė huaja me tri degė (Anglistikė - 1994, Gjermanistikė 1996 e Italianistikė – 1998), si dhe degėt :  Cikli Parashkollor (1996), Infermieria (2001) dhe Informatika (2002). Nė vitin akademik 2004/2005 hapet dega e Psikologjisė, nė vitin akademik 2005/2006 hapen dy degė tė reja, dega e Punės sociale dhe Frėngjishtja dhe sė fundi pėr vitin akademik 2006/2007 janė miratuar nga MASH-i hapja e dy degėve tė reja, dega e “Edukimit Fizik dhe Sporteve” dhe dega “Gazetari dhe Komunikim”, duke shkuar numri i degėve nė Universitetin e Shkodrės nė 22 tė tilla. Gjatė kėtyre viteve janė diplomuar 7434 studentė. Gjatė disa viteve ILP ka pasur tė shtrira thuajse nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė qendrat e konsultimit dhe filialet e tij, duke luajtur kėshtu njė rol tė pazėvendėsueshėm nė konsolidimin e sistemit arsimor nė Shqipėri. Kėshtu, ka pasur filialet e veta nė Elbasan, Gjirokastėr, Korēė, Berat, Durrės, Fier, Vlorė dhe qendrat e konsultimit nė Tiranė, Peshkopi dhe Sarandė. Mbi bazėn e kėtyre filialeve do tė hapen edhe Instituti Pedagogjik i Gjirokastrės dhe ai i Elbasanit.   Pranė ILP Shkodėr qė nga viti 1969 ka funksionuar filiali i Universitetit tė Tiranės. Nė kėtė filial janė diplomuar 585 studentė nė degėt : Veterinari, Ekonomik Kontabėl, Ekonomik Plan, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Mekanike dhe Inxhinieri Ndėrtimi. Pra, nė jetėn e tij afro 50 vjeēare Universiteti i Shkodrės “Luigj Gurakuqi” ka pėrgatitur 17 605 kuadro, tė cilėt shėrbejnė nė fusha tė ndryshme tė dijes e tė shkencės, si dhe nė organe qendrore drejtuese, duke dhėnė kėshtu njė kontribut tė vyer nė arsimin tonė kombėtar.

           

Tė diplomuar ndėr vite

ILP 2 vjeēar(1957-1970)

4505

ILP 3 vjeēar(1970 -1982)

3169

ILP 3 vjeēar(1982 -1991)

1912

Filiali (1969-1990)

585

Universitet (1991-sot)

7434

Totali

17605

 

“Mėvehtėsia, liria dhe mosvartėsia” nė anėn e padukshme

Me rastin e 95 vjetorit tė “Ditės sė Zė-Vendimit tė Mėvehtėsisė”, “Ditės sė Flamurit” dhe “Kongresit/Kuvendit tė Vlorės, 28 nėntor – 7 dhjetor 1912. Me rastin e 70 vjetorit tė botimit pėrkujtimor tė revistės Leka, “Pėr 25 vjetorin e Ditės sė Lirisė Kombėtare, kushtuar atdhetarėve tė vėrtetė”

Ende nga data 5  e deri me datėn 19 nėntor 1912, Ismail Qemali nuk ishte pėrcaktuar e nuk deklarohej nėse do tė kėrkonte gjysėm autonomi, autonomi apo indipendencė tė plotė. “Akt/Proēes-Verbali i Mėvehtėsisė”, pas deklarimit verbal u plotėsua si dokument i shkruar, por nuk ishte i firmosur nga tė gjithė delegatėt e caktuar si pėrfaqėsuesit e zgjedhur sipas kazave, njė delegat me tė drejtė firme pėr kaza nga kazatė e pėrzgjedhura, siē u vendos nė “Mbledhjen e Parė” me 28 nėntor 1912. Akt/Proēes-Verbali i dt. 28 nėntor 1912 dhe tė gjitha Akt/Proēes-Verbalet deri me dt. 7 dhjetor 1912, nuk u shprehėn pėr kufinjtė e Shqiperinė me teritore 4 Vilajetet administrative osmane, sepse nuk dihej se si do tė ishin e si do tė vendoseshin kufinjtė politikė tė shtetit tė ri. Dokumentin e dt. 28 nėntor e firmosėn vetėm aq delegatė sa u ndodhėn atė ditė dhe me datėn 30 nėntor 1912. Origjinali i kėtij “Proēes-Verbali” ka humbur dhe ruhet vetėm si faksimile. Ka mundėsi qė tė ketė humbur edhe njė origjinal Akt/Proēes-Verbal, i firmosur nga tė gjithė delegatėt pėrfaqėsues tė kazave tė Shqipėris (?) Mė 28 nėntor, edhe mė pėrpara e mė mbrapa, ishin ngritur flamuj tė ndryshėm e tė improvizuar dhe jo njė flamur unik zyrtar i paracaktuar. Historia e pjesmarrjes dhe e firmave tė Ahmed Muhtar Beut/Zogut e Baba Hysen Efendi Hoxhė Gjirokastrės nė “Kuvendin/Kongresin e Vlorės”. Shtypi vendas dhe i huaj e komentojnė dhe e shpallin mėvehtėsinė, si autonomi ku ruhet ende sovraniteti dhe suzeraniteti i Sulltanit. Kur doli ushtria turke zyrtarisht nga Shqipėria? Pse nuk ka Shqipėria njė Ditė Ēlirimi nga okupacioni turko-osmanlli?! Kur do tė botohen Marėveshjet  e Fshehta Sekrete?

Pavarėsisht nga paraqitjet e ndryshme tė formės sė hėnės nė fazat e saj, ajo i tregon tokės gjithmonė tė njejtėn faqe. Kėto fenomene u shpjeguan plotėsisht me vėrshimin triumfal tė shkencės pas Rilindjes Europiane. Kėshtu pra, ne nuk e shohim anėn e padukshme tė hėnės, e cila ėshtė edhe shumė mė e ftohtė se ana e dukshme. Fotografimi dhe eksplorimi i anės sė padukshme tė hėnės u bė i mundur vetėm nė shek XX.

Dhe qė t’a justifikojmė kėtė figurė tė hapjes, dua tė them se, ana e padukshme e historisė dhe diplomacisė rreth pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe rreth ngritjes e konsolidimit tė shtetit, ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė terrnajė e tymnajė, pėr shkak tė imponimit tė njė interpretimi, filozofie e konceptimi zyrtar qė ka shkuar deri edhe nė dhunimin e tė vėrtetės e realitetit historik.

Mė nė fund, mirė e keq, shtet/kryeministri shqiptar Sali Berisha, e ka dhėnė lejen qė historinė t’a analizojmė e t’a shkruajmė edhe nė anėt e errėta, sado tė hidhura qė mund tė jenė ato. Duke u futur nė punė, pėr realizimin e kėsaj direktive, “reforme nė fushėn e historisė”, piksėpari me keqardhje konstatohet se, shumica e botimeve historike dhe e shkrimeve tė gazetari-historisė, shumica e emisioneve televizive, me protagonistė kryesisht gardėn e vjetėr, megjith ndonjė arnim e korigjim, nuk kanė arritur tė dalin jashtė kornizave tradicionaliste. Siē e dimė, botimet e historiografisė sė vjetėr vataniste, zogiste dhe enveriste, madje edhe botimet e kohės sė Demokracisė, deri mė sot janė shquar me pėrzgjedhjet, me pikat-pikat, deri edhe me fallsifikime banale e me interpretime tendencioze.

Publiku i gjėrė dhe i kulturuar shqiptar, duhet t’a mėsojė edhe realitetin se nė literaturėn pėr periudhėn e shkėputjes sė shqipėtarėve dhe Shqipėrisė, pa kufinj politikė, nga Turqia, gjen edhe pohime se okupatori turko-osman dhe levat e tij fanatike, arritėn t’a turbullojnė, t’a komprometojnė e t’a komandojnė kastėn politike pėrfaqėsuese tė vendit tė shqiptarėve dhe njė pjesė tė intelektualėve e patriotėve tė Rilindjes Kombėtare, aq, sa ata u vonuan shumė dhe nuk e kėrkuan me kohė as zyrtarisht, as gjysėm zyrtarisht indipendencėn e vendit. Simbas dokumenteve historike, gjejmė vetėm kėrkesa me njė tip autonomie kulturore e me disa rregullime administrative, ku vazhdimisht ka dominuar vija pėr qėndrimin nėn Turqinė dhe ruajtja e unitetit tokėsor me tė. Pasojat e kėtij lloj oportunizmi e gjumi letargjik, jo aq tė pavetėdijshėm, ishin paralajmėruar fare qartė e pa asnjė lloj mėdyshje, nga Sami Frashėri. Dhe kėshtu ndodhi ajo, qė kur ēdo gjė u la pėr minutin e fundit, natyrisht gremisja e tė “sėmurit tė  Bosforit”, na zuri edhe ne nėn gėrmallat e tij dhe la pasoja tė rėnda.

Ka qenė njė fakt historik se vetėm kur po thyhej Turqia edhe nė frontet e Janinės dhe Shkodrės, hyri nė veprim misioni diplomatiko-patriotik i Ismail Qemalit. Siē e dijmė tek ne ka pasur edhe disa marėveshje tė fshehta ende tė papublikuara, madje edhe Kongrese famėkeqe e deri edhe veprimtari masive tė armatosura pėr ringritjen e flamurit turk nė njė pjesė tė qyteteve e fshatrave shqiptare me kėrkesėn e hapur pėr ribashkimin me Turqinė etj! E ashtuquajtura si “kryengritja pėrparimtare antifeudale me veshje fetare”, e fshatarėsisė sė Shqipėrisė sė Mesme dhe jo vetėm e saj, e ringriti flamurin me hanė e yll edhe brenda nė Vlorė e nė disa qytete tė Shqipėrisė, duke shkelur edhe “Marveshjet e Cakranit”. Kėto dukuri dhe fakte mjaft tė rėnda, me tė ashtuquajturat si “lėvizje rebele”, kishte filluar t’i trajtonte edhe vetė teksti Historia e Shqipėrisė: “Nė Vlorė u ringrit flamuri turk, ashtu siē ishte bėrė edhe nė qytetet e tjera” (“Historia e Shqipėrisė”, Vėll. 2, bot. 1959, f 428) Mė pas historianėt, si rezultat i disa hungurimave, ranė nė njė lloj “krize interpretative” dhe kėshtu iu drejtuan Enver Hoxhės pėr t’i bėrė interpretimin “dialektik marksist-leninist”. Diktatori Hoxha qysh fillimisht deklaroi: “Flamuri me gjysmė hėnė i lėvizjes fshatare shqiptare me veshje fetare, ishte flamuri i vegjėlisė dhe i pushtetit tė Kėshillave tė Popullit” (shih E. Hoxha, “Vepra 12, f 130)

Mė pas E. Hoxha e trajtoi disa herė kėtė temė duke bėrė edhe njė lloj “studimi historik model tė dialektikės”, ku e deklaroi edhe si “lėvizje pėrparimtare antifeudale, ekonomiko-shoqėrore haxhiqamiliste”, tė cilėn e zbėrthyen e rizbėrthyen pastaj interpretė-terxhumanėt duke e shpėrfytyruar komplet realitetin historik. Mjerisht, siē e kishte thėnė Noli, “nė Shqiperi, mbrenda natės si me magji tradhėtari mė i madh, bėhet patrioti mė i madh dhe patrioti bėhet tradhėtari mė i madh”!  

 Ndryshe nga sa e ka trajtuar pėrgjithėsisht historiografia zyrtare shqiptare deri mė sot, nėpėr disa shkrime tė kohės, gjenden disa deklarime e pohime mjaft tė diskutueshme, pėr tė cilat detyrimisht ka ardhur koha, tė jepen edhe disa shpjegime mė tė ndryshme se sa interpretimet, justifikimet e dredhirat e historiografisė zogiste e enveriste. Po sjell ndonjė shembull:  

Durrės, 26 nėntor 1912. “Fletoria “Liri e Shqipėrisė” lajmon: Nė Durrės u shpall vetqeverimi i Shqypnisė me 26 nanduer. Flamuri komtar u ngrit mbi konakun e Durrsit pa ndonji ceremoni tė madhe. Nėpunėsve u kje thanė qi ja t’i binden qeverimit tė ri, ja tė shkojnė. Flamuri i Shqypnis, thonė telegrafisht asht nji shqype e zezė me dy krena nė lamė tė kuqe.

“Liri e Shqipėrisė”, Nr. 63 shkruen: “Flamuri i Shqypnisė u ngul nė Durrės pėrmbi kulm tė qeverisė sė Turkis e bamun shqyptare, e si sundimtar u zgjodh Hamid Begu. Nji nga shqyptarėt e ktushėm u thirr tė bajė flamurin tonė, e gatoj nji flamur tė kuq me shqipen e zezė dy krenėsh, nji lloj si e shtypte “Albania” nė krye tė faqes sė sajė, por ky mundim vojti mė kot, nga se krenėt tonė e ma tepėr myslimanėt, si pėr herė, edhe kėt radhė qitne bishta, tuj thanė se me dy krena e ka Nemcja, Rusija etj e na shqyptarėt duhet tė ndryshojmė nga kta t’a bajmė me nji krye. Shifni ēė marrsi! Akoma s’na u mbush mendja, edhe pse jemi nė grykė tė vorrit! Ēė bane? Ndreqne nji flamur tė kuq, por me nji zog tė zi nė pėrngjasim tė korbit, me nji krye, bamun kaq keq, sa shqyptarve tė vėrtetė u erdhi marre, dhe tradhėtarve gėzim dhe s’pushojshin tue e qestisė... hidhnimi u shtue edhe ma, kur pame se ideali ynė u rxue prej duerve tė serbve...” (Cit. sipas rev. Leka, botim i jashtzakonshėm me rastin e 25 vjetorit tė Lirisė sonė Komtare…, I, 1937, f 416-417)

Cilido lexues me tė drejtė do tė pyeste: Ka vėrtetėsi historike kėtu, apo ky ėshtė njė trillim banal?! Nga film-historia “Nėntori i Dytė”, i cili ėshtė kthyer edhe si njė ritual fetar i pėrvitshėm, nga disa tekste e nga disa copėza kujtimesh, na ishte thėnė se “tė gjitha intrigat i kishin bėrė autoritetet turke dhe peshkopi ortodoks i Durrėsit Dhespot Jakovi”, kurse sipas kėtij citimi na del se mė i rėndė na paska qenė furriku i fanatizmit e panturqizmit injorant, si ai i 1914, me Kongresin e Shijakut, “Dum Babėn”, “Dum harfet e shenjta”... me disa Haxhilerė, Hafizlerė e njerėzit e shėrbimit sekret turk nė krye...  (“Histori e Shqipėrisė”, Vėllimi i Dytė, 1965, f 369; Libri “Lufta pėr Ēlirimin Kombėtar 1878-1912”, Tiranė 1962, f 499, “Ngritja e Flamurit nė Durrės” etj)  

Vjenė, 27/08/1912. Korespondenti i gazetės vjeneze “Neue Freie Presse” botonte intervistėn e Ismail Qemalit, nė Trieste, i cili i deklaronte: “Nė lėvizjen shqiptare nuk duhet tė kujtohet njė tė ndarė nga Turqia. Shqiptarėt e ndiejnė veten otomanė dhe e vetmia dėshirė e tyre ėshtė pėr tė bashkėvepruar pėr tė ngjallurit e pėrparimin e mbretėrisė turke. Shqipėtarėt nuk kanė pse tė dyshojnė pėr besnikėrinė e qeverisė sė sotme turke. Lėvizja e shqiptarėve ka mbaruar, pse i ka arritur qėllimet e veta, dua tė them, tė larguarit e turqve tė rinj nga sundimi”. (Po aty, rev. Leka, 1937, f 412- 413) Kėshtu pra, na prezantohet Ismail Qemali edhe nė Korrik 1912, si nė kohėn e “Librit tė Kuq” mė 1911... (vijon)

Nga Agron Luka

 

Falemderit Jozefinė

Njė rrugė e gjerė pranė Kishės sė Madhe tė Shkodrės po shtrohej me asfalt, ndėrsa pezull rrinte premtimi pėr njė bum investimesh, qė do tė kryhej nė kėtė qytet, tė lėnė pas dore pėr vite me radhė. Nė ato ditė entuziaste, ashtu sikur varfanjakut i hedh njė kothere bukė, njė banderolė bashkiake u fanit nė rrugė, diku pranė kishės: Faleminderit Jozefinė! Qytetarėt kujtuan njėherė se ky falenderim doli nga shpirti i atyre banorėve, qė i kishte mbytur balta, gėnjeshtrat, gropat e rrugėve dhe pluhuri, por ata shumė shpejt e kuptuan se koha e xhaxhit nuk paska ikur dhe falenderimi nė emėr tė qytetarėve vinte nga stafi miop i kryebashkiakut Luka, i cili si ēdo titullar nė administratėn shqiptare i zgjedh vartėsit mė tė paaftė se vetja.

Njė rrugė e pakryer dhe njė falenderim servil
Nė Shkodėr janė premtuar tė vijnė rreth 13 milionė Euro investime, ku pėrfshihet edhe njė urė me hapje mbi lumin Buna - njė investim i Bankės Islamike prej rreth 8,5 milionė Euro. Shikoni me sa pak u bėhet qejfi shkodranėve?! 13 milionė Euro (njė numėr ters ky pėr besimtarėt kristianė), mund tė ishte fare thjeshtė buxheti vjetor, qė Bashkia e Shkodrės do tė siguronte me tė ardhurat e veta, nėse nė krye tė saj do tė ishte njė kryetar bashkie efektiv - njė kryebashkiak qė i njeh mirė rregullat e ekonomisė sė tregut, mundėsitė potenciale tė zonės, dhe pas disa investimeve themelore pėr tė zhvilluar qytetin dhe biznesin privat nė kėtė qytet, do tė ishte gjithashtu nė gjendje tė mblidhte edhe taksat lokale. Por jo, askush nuk e ka mendjen tė bėjė ndonjė gjė tė mirė kėtu nė Shkodėr, ashtu si nė tė gjithė Shqipėrinė. Zhvillimi vazhdon tė pengohet nga padija dhe konceptet e ngurta tė disa drejtuesve injorantė, tė cilėt nuk e kanė as idenė mė tė vogėl se si duhet punuar pėr t’i hapur rrugė zhvillimit dhe ekonomisė sė lirė. Ata dinė vetėm tė kapardisen pėrpara varfėrisė dhe vuajtjeve tė kėtij populli, pasi janė aq tė pafytyrė sa tė vjedhin edhe paratė publike tė tij, meqė nuk u hyn ferra nė kėmbė.

13 milionė Euro Shkodrės, qytetit tė anatemuar pėr vite me radhė nė periudhėn e komunizmit dhe fatkeqėsisht edhe pas tij. Mė e keqja ėshtė, se tani lėngun Shkodrės po ia pinė pinjollėt e persekutuar nga komunizmi, tė cilėt si donė tė rinj post-komunistė, ngaqė nuk dinė ndryshe, mundohen tė kopjojnė ish-persekutorėt e tyre dhe vijnė me turr, e tė marrin pėrpara, duke shpifur sa majtas-djathtas, sikur janė duke bėrė nam tė madh, pasi pėr herė tė parė nė Shkodėr kanė sjellė 13 milionė Euro (shumicėn nga njė bankė islamike), nė kohėn kur ministri i financave Bode (nė heshtje) dėrgon pėr 9 muaj nė qytetin e tij, Korēė, plot 41 milionė Euro pėr infrastrukturėn rrugore. Pra, mbi 3 herė mė shumė sesa nė Shkodėr...

Menjėherė sapo falenderimi e “dha efektin” e vet publik tė devotshmėrisė “qytetare” dhe mirėnjohjes shkodrane pėr investimet qė po sjell nė qytet znj. Topalli, ai u hoq, por edhe rruga mbeti pa u pėrfunduar. Kryebashkiaku Luka pėrdori njė banderolė pėr t’i pėrvjelur “nė konfidencė” shtresėn e fundit tė asfaltit rrugės... sė Jozefinės. Nuk e di se a do tė shtrohet ndonjėherė shtresa e fundit nė kėtė rrugė, por ajo qė vihet re nė Shkodėr, pėrveē pėrmbytjeve tė rrugėve, ėshtė edhe ngadalėsimi i procesit tė punės pėr rrugėt qė patėn filluar tė shtrohen. Kryebashkiaku Luka po shėrben si katalizator bllokues i kėtij procesi, ashtu siē bėri nė kohėn e tij edhe me investimin italian pėr rrugėn Shkodėr - Hani i Hotit, dhe pėr tė justifikuar dėshtimin qė sjellin metodat e punės sė tij, ai shkon si fėmijė i llastuar e fshihet pas logos sė PD-sė apo fustanit tė znj. Topalli, sikur kėsaj tė fundit ai i paska lindur nė derė.

Kryebashkiaku i fasadave
Kryebashkiaku Luka nuk pritej se do tė bėnte ndonjė ndryshim nė Shkodėr, por meqė disa nga njerėzit afėr tij e marrin pėr tė zotin (pėr t’ia rregulluar punėt vetes), ai qe nė gjendje tė gjente mėnyrėn pėr tė kandiduar pėr Kryetar Bashkie nėn logon e PD-sė. Nga vėzhgimi mediatik, qė iu bė zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit 2007, nė Shkodėr rreth orės 14-15 kishin shkuar nė zgjedhje rreth 12-15% tė votuesve. Por kjo shifėr u rrit artificialisht mė pas, duket nga komisionerėt e “shkathėt”, tė cilėt ia kanė “zėnė dorėn” zgjedhjeve nė Shkodėr. Kjo tregon edhe mbėshtetjen publike pėr kryebashkiakun e ri, i cili ėshtė edhe qytetari i parė i pamerituar i qytetit tė Shkodrės. Nuk besoj se gjen vend tė zhvilluar nė botė, ku njė kryetar bashkie bėhet i tillė, pavarėsisht cilėsive tė dyshimta personale, vetėm se ai i ka “hyrė nė zemėr” njė zonje tė pushtetshme, e cila ndoshta mendon me tė vėrtetė se mund t’ia ndryshojė fytyrėn pėr mirė Shkodrės. Por jo kėshtu, jo me kėta njerėz tė paaftė dhe jo me investime gjysmake!

Para disa ditėve dėgjova edhe pėr njė investim rreth 450 milionė lekė tė vjetra pėr tė lyer fasadat e ndėrtesave, qė pėrfshihen nė atė qė konsiderohet si Piaca e Shkodrės. (A nuk do tė ishte mė mirė, qė kėto para tė shkonin pėr tė bėrė trotuarin, qoftė edhe nga njėra anė, tė rrugės pa trotuare qė shkon nga “5 heronjtė” deri nė lagjen Kiras?! Se njerėzit ecin si kafshė nė mes tė rrugės, duke rritur pasigurinė e saj dhe duke e paraqitur kėtė qytet si jashtė kohe!) Firma fituese e tenderit tė fasadave ka ardhur nga Vlora, pasi kryetari Luka ia ka “zėnė dorėn” - i nxjerr paratė jashtė Shkodrės, pasi firmat lokale mund tė flasin pėr pėrqindjet qė u kėrkon kryetari. Duket se kėtė metodė e ka mėsuar nga disa ministra a drejtues tė KESH-it, tė cilėt u kėnaqėn duke ua dhėnė tenderat firmave tė huaja dhe jo atyre shqiptare. Kėshtu qė nė vend qė paratė tė rrinė nė Shqipėri, apo nė Shkodėr, ato shkojnė diku jashtė Shqipėrisė dhe pėr rrjedhojė edhe jashtė Shkodrės. A nuk ngjan kjo me tė zotin e shtėpisė, qė nė vend qė paratė t’ia japė pėr pėrdorim familjarėve tė tij, ai shkon e i harxhon ato pas grave tė pėrdala diku jashtė?!...

Partia Demokratike nė pushtet duhet tė tregojė kujdes tani, qė pushteti ėshtė shtrirė edhe mė shumė nė dorė tė saj. Njerėz tė korruptuar dhe pamoral po manipulojnė nė emėr tė titullarėve tė lartė, pėr tė kapur poste me peshė pėr zhvillimin dhe ekonominė e kėtij vendi. Nuk e di, ndoshta edhe nuk i njohin sa duhet, por pėrderisa znj. Topalli e tė tjerė, kanė tė dhėna se dikush po manipulon nė emėr tė tyre, ata nuk duhet tė qėndrojė indiferentė, se nė fund tė fundit edhe ata paguajnė ēmim politik, nėse njė i zgjedhur prej tyre dėshton, ose kur ndonjėri manipulon nė emėr tė tyre, apo abuzon me paratė publike.

Kemi rastin e njė kryetari komune, qė nuk u rizgjodh pėr shkak tė abuzimeve rrėqethėse, qė bėri me paratė publike nė kohėn kur ishte kryetar komune. Meqė ka 8 klasė shkollė tė rregullt (tė tjerat ???), ai ėshtė mjaft i suksesshėm nė pėrdorimin e instikteve. Hapi fjalė poshtė e lart se znj. Topalli po e mbėshtet pėr t’u futur shef nė doganėn e Hanit tė Hotit, apo drejtor i tatimeve nė Malėsinė e Madhe, se mė poshtė nuk pranon. Meqė nuk mundi t’i dalė nė krye kėsaj aventure (duket qė znj. Topalli e mori vesh se ai po manipulon nė emėr tė saj dhe nuk e mbėshteti), ai nuk u tėrhoq, por arriti qė me 10 mijė Euro tė siguronte vendin e Drejtorit tė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive nė Malėsinė e Madhe. Kėto para ai nuk ia dha ndonjė njeriu afėr znj. Topalli, por dikujt tjetėr nė PD, i cili bėri tė mundur, qė njė grua profesioniste tė hiqej nga puna dhe nė vend tė saj, tė futej njė injorant, qė as letra nuk di tė shkruajė.

Qė nė kohėn e Konicės e Nolit, ky vend duket sė ėshtė i mallkuar, pasi vetėm injorantėt dinė tė shfrytėzojnė psikologjinė sociale orientale tė kėtij vendi, dhe janė pikėrisht injorantėt ata, qė nuk kanė skrupuj dhe me pafytyrėsi pranojnė ēdo lloj pune, meqė nuk dinė tė bėjnė asnjė punė. Ky vend vazhdon t’i shohė me inat njerėzit e menēur e profesionistė, prandaj mbetet i tillė, i pazhvilluar!

Arben Ēokaj