nr. 113 / 2 shkort 2008
Politikanėt
spiunė, bomba nė dorė tė nomenklaturės sė kuqe Megjithėse politika
shqiptare ka qenė e gatshme tė hapė dosjet e spiunėve tė sigurimit tė
shtetit formalisht, ajo asnjėherė nuk ka qenė e gatshme tė formalizojė
vendimin pėr hapjen e dosjeve duke miratuar pėrfundimisht ligjin pėrkatės. Nėse ky ligj u
miratua nė periudhėn e parė tė qeverisjes demokratikase, ku Berisha krijoi
dhe komisionin Mezini, i cili penalizoi dhe pėrjashtoi shumė politikanė nga
konkurrimi pėr deputetė, ardhja nė pushtet e socialistėve bėri qė ky ligj tė
humbte forcėn e tij duke dobėsuar edhe punėn e komisionit Bezhani, deri nė
mbylljen pėrfundimtare tė kėtij institucioni. Mbyllja e kėtij komisioni erdhi
si rezultat i luftės tė ashpėr qė politikanėt e pėrfshirė me dosjet e
sigurimit tė shtetit i bėnė kėtij ligji. Nėse Berisha e personalizoi luftėn e
tij politike duke spastruar emrat e kundėrshtarėve tė vet politikė deri nė
vitin 97 nėpėrmjet komisionit Mezini, duke hequr nga kandidimi edhe shumė
figura qė nuk kishin lidhje me dosjet e sigurimit, ardhja nė pushtet e
socialistėve e atrofizoi dhe bllokoi pėrfundimisht kėtė komision, duke
realizuar de facto edhe abrogimin e kėtij ligji. Pra me ardhjen e
socialistėve nė pushtet si dhe forcimin e SHISH, ku nė strukturat e tij u
kthyen thuajse tė gjithė ish krerėt e ish-Sigurimit tė Shtetit, u bė e mundur
riaktivizimi nė politikė i tė gjithė personazheve qė kishin dosje dhe ishin
rekrutuar nga arma e Sigurimit tė Shtetit. Pėrfundimisht nėpėrmjet dosjeve tė
spiunėve tashmė politika e vjetėr e udhėhequr paskuintave nga udhėheqėsit
komunistė arriti tė marrė nė zotėrim tė plotė demokracinė shqiptare. Tashmė
nė parlamentin shqiptar, nė pushtetin lokal, nė gjirin e partive politike dhe
shoqėrinė civile gėlojnė spiunėt e sigurimit tė cilėt tė riaktivizuar nė
politikėn shqiptare marrin urdhra nga ish nomenklatura komuniste. Sot tė dy kampet e politikės,
tė cilėt nė fakt pretendojnė se janė tė ndarė nė tė djathtė dhe tė majtė, nė
tė vėrtetė janė tė njėjtat pjella dhe tė njėjtat figura qė janė komanduar dhe
kanė bashkėpunuar me lidhje tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta me sigurimin e
shtetit, apo nomenklaturėn komuniste. Tashmė shihet qartė se politika
shqiptare nuk ėshtė e zonja tė komandojė dhe tė reformojė shtetin shqiptar.
Tashmė janė kėta spiunė tė lidhur nga fija e perit e dosjes apo e pseudonimit
merr urdhra nga zėra misteriozė tė cilėt janė nė paskuintė dhe komandojnė
kukullat e tyre politike. Shpeshherė,media e shkruar ka publikuar pseudonime
spiunėsh tė sigurimit tė shtetit tė cilėt komandojnė sot shtetin shqiptar
duke paraqitur dosjet e tyre apo dėshmi tė personave realė pėr implikimin e
shumė prej personazheve publike nė spiunime tė rėndomta dhe tė drejtpėrdrejta
nė dėm tė shumė viktimave tė komunizmit. Nė tė vėrtetė politika shqiptare nga
dita nė ditė po dėshmon se nuk mund tė shpėtojė nga fijet misterioze tė
spiunazhit komunist. Nė tė vėrtetė ajo pėrpėlitet midis kriminalizimit tė saj
me tė shkuarėn komuniste, ose me armėn vrasėse tė sigurimit tė shtetit dhe
zhvillimit demokratik tė Shqipėrisė. Shqiptarėt tashmė nga dita nė ditė
kuptojnė se e ardhmja e tyre nuk mund tė jetė e sigurtė me njė klasė politike
kriminale dhe tė prangosur nga krimet monstruoze tė sė kaluarės. Nuk ishte i
rastit akuza e ish-gjeneralit Agim Shehu nė drejtim tė kreut tė mazhorancės
Sali Berisha, i cili nė mėnyrė eksplicite e akuzonte kėtė tė fundit si
rezident tė sigurimit tė shtetit. Pra, kur kreu i mazhorancės,
njė njeri qė deri dje ka qenė komunist i vendosur dhe shėrbėtor i devotshėm i
komunizmit del i implikuar me fijet e sigurimit tė shtetit, atėherė ēmund tė
thuhet pėr pjesėn tjetėr tė politikės tė cilėn ne e kemi stigmatizuar nė
pseudonime. Ēmund tė thuash pėr medicinėn, dizenjatoren apo ēiklistin,
pėr ministrat i miri, i vogli, naftėtari, pėr deputetėt ēiftelia,
inxhinieri, Alfons Ballshi, proletari, kėndezi, poeti, tė cilėt
aderojnė nė politikėn e djathtė, me diplomatėt stuhiaapo malėsori, ,me
ish deputetė dhe funksionarė tė PD si qukapiku, shishja e qumėshtit,
profesori,plepi etj, apo me nomenklaturėn e lartė tė PS qė fillon nga
cigarja, serbi, ylli etj. Pėr mė tej, duke vazhduar me shoqėrinė civile
nga holta, i cili pati njė denoncim publik nė media nga njė viktimė e tij,
si dhe duke vazhduar me ēorapen, koranin e myzeqesė, masovik-ushtar55,
bozhuri, fatosi etj. Kjo listė nuk do tė
mbaronte kurrė nėse do tė vazhdonim gjatė duke numėruar politikanė, zyrtarė,
opinionistė si dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile. Tashmė kėta njerėz janė
shndėrruar nė minė me sahat nė demokracinė e brishtė shqiptare, duke e
sabotuar dhe minuar nė ēdo moment rrugėn e saj tė vėshtirė. Fitilat e
bombave spiune janė ndezur dhe po kontaminojnė nė ēdo moment zhvillimin normal
tė ekonomisė sė tregut. Fakti qė sot mazhoranca shqiptare operon dhe drejton
me metoda staliniste, duke injoruar ligjet e shtetit shqiptar, apo akoma mė
keq, duke miratuar ligje nė kundėrshtim me kushtetutėn, tregon se Shqipėria
ndodhet nė njė udhėkryq tejet tė rrezikshėm. Pėr mė keq akoma, kur dihet
qė njė pjesė e kėtyre dosjeve ndodhen nė duart e spiunazheve tė huaja,
shėrbime qė nė kohėn e vėllazėrisė socialiste i shkėmbenin ato me njėra tjetrėn, pėrbėn njė kėrcėnim
serioz pėr sigurinė kombėtare. Aktivizimi i spiunėve tė sigurimit dhe
katapultimi i tyre nė politikė tashmė komandohet
nga njerėzit dhe krerėt e lartė tė shtetit komunist. Klani Alia, klani Hoxha
si dhe klani Kapo, sot dominojnė politikėn dhe ekonominė shqiptare. Ata
nėpėrmjet dosjeve qė zotėrojnė, kėrkojnė rehabilitimin e tė shkuarės sė tyre
diktatoriale dhe rikatapultimin e tyre nė politikė duke kriminalizuar
demokracinė shqiptare. Shqipėria
ka dėshtuar I ftuar nga Instituti
per Shkencat Humane i Universitetit te Bostonit, Lubonja foli rreth temes
Shoqerite post-totalitare; rasti i Shqiperise. Autori i Plojes se mbrame
e konsideroi Shqiperine si nje deshtim duke fajesuar per kete partite
politike dhe ata qe ai i quajti oligarke. Lubonja nenvizoi nevojen per tiu
kthyer shtetit social dhe lirise se individit per te shmangur ate qe ai e
konsideroi ekstremizem i djathte. Lubonja ka pershkruar si te tille nje
grup te vetem qe ka grumbulluar pushtet politik, ekonomik dhe mediatik dhe
qe jane nje kercenim per lirine. Botuesi i Perpjekja permendi absurdin e
mungeses se nje vije ndarese mes forcave politike te majta e te djathta ne
Shqiperi, por nuk theksoi faktin se ky grup oligarkesh jane me se shumti te
lidhur me te majten shqiptare. Shqiperia eshte nje
vend me specifikat e veta por, gjithashtu, me ngjashmeri me vendet e tjera
post totalitare. Per ata qe nuk e njohin historine e Shqiperise po bejme nje
paraqitje te shkurter te asaj se ceshte totalitarizmi shqiptar. Kryesorja
eshte se Shqiperia mbeti nje vend stalinist deri ne fund. Ne vitet 60-te
Shqiperia preu marrdheniet me Bashkimin Sovjetik duke mbrojtur Stalinin dhe
stalinizmin, dhe me pas u lidh me Kinen. Ne vitin 1979, Shqiperia u prish
edhe me Kinen. Per tiu treguar nje histori te shkurter krahasimi te
Shqiperise dhe vendeve te tjera te lindjes, nje histori shokuese. Rreth
viteve 78-79-te dy miq te mite te cilet kishin studiuar ne Moske per gazetari
i shkruan nje leter Komitetit Qendror ku sulmonin diktatorin Enver Hoxha.
Letra e derguar nga burgu e zemeroi me tej dikatatorin i cili i akuzoi dy
gazetaret per agjtacion e propagande dhe donte ti ekzekutonte. Keshtuqe u
organizua nje gjyq me dyer te mbyllura. Edhe une u shnderrova ne anetar te
nje organizate fantazme kunder-revolucionare te krijuar ne burg nga ata te
dy. U ekzekutuan qe te dy. Kjo ishte Shqiperia e 79-es. Pergjate viteve
80-te, pas prishjes me Kinen, erdhi izolimi i plote per dhjete vjet me nje
ekonomi perhere e me teper drejt falimentimit. Diktatori vdiq ne 85-en, por
ploja vazhdoi. Viti 1991 gjen nje Shqiperi staliniste te hapur para botes dhe
kjo gjithashtu krijon specifikat e veta. Kjo hapje ishte nje sfide e
Shqiperise, e, gjithashtu, e krejt vendeve te lindjes, nje sfide per te
krijuar sistemin shumepartiak dhe ndarjen e pushteteve. Ishte nje sfide per
krijimin e shoqerise civile, krijimin e ekonomise se tregut te lire. Cfare
ndodhi me keto sfida e, cfare mund te themi pesembedhjete vite me pas?
Sigurisht, eshte e veshtire per te pershkruar gjithcka, dhe une do jem
konciz. Ajo qe mund te them me nje fjale eshte se une shoh deshtim shume me
teper se sukses pergjate ketyre 15 vieteve. Une kam teorine time. Thelbi i
sfides ishte si te implementohej sistemi demokratik perendimor dhe do
perdor nje metafore per ta pershkruar kete. Implementimi i sistemit nuk u be
ne baza neutrale, por nje fare skicimi i bere mbi nje truall ekzistues.
Rezultati i ketij procesi eshte nje hibrid. Hibridet ne kohe te caktuara nuk
jane te suksesshem, por sterile. Sfida kishte te bente me mbushjen e
hapesires mes njerezve dhe pushtetit. Ideja qendrore huazohet, sigurisht, nga
Perendimi dhe, sipas se ciles shoqeria civile duhet te jete pale perballe
shtetit duke ilustruar keshtu nje ide te Xhon Lokut. Nese perpiqemi per ti
krahasuar dy situatat; shoqerine civile ne Perendim me gjithe eksperiencen e
sjelle dhe ate qe ndodhi aktualisht, perftojme nje hibrid i cili eshte
gjithashtu pershkrues i shoqerive te tjera eurolindore. Me pelqen ta krahasoj
kete fenomen me pemet, por poblemi eshte se shoqeria civile nuk po rritej nga
rrenjet e lart. Pse? Sepse ishte Perendimi qe po e ushqente kete peme e cila
nuk kishte ardhur ne jete si shprehje e nevojave te popullit. Elementi i dyte
i asaj se pse shoqeria civile ishte ndryshe ka te beje me ate se shpesh here
kjo shoqeri zevendesoi shtetin social (welfare state) duke u kthyer ne nje
fare menaxhueseje te ndihmave humanitare. Sigurisht qe shoqeria cilvile edhe
ne rastin e Shqiperise ishte e lidhur me idene e Antonio Gramshit, sipas se
ciles shoqeria civile mund te ndikoje me prurjen e ideve. Sigurisht qe disa
suksese jane arritur, vecanerisht me perpjekjet per zbutjen e toneve dhe
ideve nacionaliste ne Ballkan. Ne fund kjo peme duhej te kthehej ne
pozicionin normal me rrenje poshte, por kjo nuk ndodhi. Nese flasim rreth
sistemit shumepartiak dhe ndarjen e pushteteve, kjo qe nje tjeter problem
madhor. Ne Shqiperi, partite e krijuara nuk perfaqesonin nje klase sociale te
mesme. Duke folur ne pergjithesi partia e pare, Partia Demokratike, ishte nje
parti kryesisht antikomuniste dhe partia ish-komuniste qe e nderroi emrin ne
Parti Socialiste. Por sa i takon perfaqesimit, keto parti perfaqesonin te
njejten shtrese njerezish. Po te shohesh programet e tyre, ideja qendrore
ishte liberalizimi i shoqerise dhe i tregut. Kesisoj pa diferenca ne
programe. Elementi tjeter ka te beje me trashegimin e mentatlitetit
totalitar, dhe kjo u pa kur antikomunistet erdhen ne pushtet gjate pese
viteve te pare duke u munduar te ishin e vetmja force dominuese dhe
perjashtuese e opozites. E njejta gje ndodhi kur ish-komunistet u rikthyen ne
pushtet ne vitin 1997. Ende gjendja e sistemit shumepartiak dhe perfaqesimit
eshte delikate, madje edhe te huajt e kane te veshtire te gjejne nje vije
ndarse mes te majtes e te djathtes ne Shqiperi. Nje tjeter hibrid i cili
eshte shqetesues per mua, eshte perpjekja per te ndertuar nje media te
pavarur. Ne kishim vetem nje televizion shteteror gjate viteve te para kur
vendi perpiqej te pershtatej me tregun e lire. Keshtuqe i vetmi burim
mbijetese ishte emigracioni. Bash per kete Shqiperia u be e njohur ne Europe
per eksodet masive. Shqiperia ishte nje vend qe mund te prodhonte vetem nje
te pesten e asaj qe konsumonte. Nje burim tjeter qene trafiqet ilegale; droga
dhe trafiku i njerezve. Kjo, pergjithesisht, krijoi nje ekonomi problematike
qe u shoqerua me procesin e privatizimit dhe spekullimeve gjithfareshe.
Keshtu qe filluam te kishim te ashtuquajturit oligarke te cilet u bene te
pasur shume shpejt dhe filluan te ndertonin mediat e tyre. Modeli i imituar
qe ai i Berluskonit. Gazetat dhe TV-te e tyre u rriten dhe u bene te
fuqishme. Kur si intelektual flas rreth filmit te Spilbergut, Jurasik Park e
krahasoj ate me gjendjen ne Shqiperi. Ashtu si shkencetari i filmit me
dinosauret edhe ne i kujtuam si te mira e te nevojshme mediat e reja ne
Shqiperi, por tani po e kuptojme se ato jane te rrezikshme. Ky eshte nje grup
shume i fuqishem. Ne komunizem ne perjetuam nje kombinim te barazise dhe
autoritarizmit dhe tani penduli po anon drejt nje grupi te vetem qe ka
grumbulluar pushtet politik, ekonomik dhe mediatik dhe qe perben nje kercenim
per lirine. Keshtuqe rrezikojme rreshqitjen drejt ekstremit te djathte.
Pabarazi plus liri te kercenuar. Sipas meje, opsioni i vetem eshte kthimi i
pendulit drejt qendres. Ne kemi nevoje te shkojme majtas perseri. Po ti referohemi
Habermasit, kur ai flet per lindjen e kapitalizmit, ideja e tij eshte se
shteti social vjen pas kapitalizmit egershan. Keshtuqe ne njefare menyre ne
duket te kthehemi kah autoriteti i shtetit dhe shteti social ne menyre qe te
rrisim sensibiletin drejt barazise dhe lirise. Reagime Ervin Kulenica, inxhinier U zhgenjeva ne kulm.
Ai qe shume i vagullt dhe nuk iu pergjigj asnje prej pyetjeve qe i drejtova.
U beri bisht atyre, duke folur per gjera te tjera per te shmangur keshtu
pergjigjen e drejtperdrejte. Ai qe shume pesimist dhe shpalosi nje pamje te
erret te se ardhmes se Shqiperise. Opinioni i tij ishte me shume demagogjik
se sa filozofik. Ai nuk e pelqen klasen tone politike sepse sipas tij Klasa
e tanishme politike shqiptare eshte nje hibrid mes komunizmit dhe
demokracise. Pyetja ime eshte, nese ndryshimi ne sistemin politike nuk ishte
hibrid do te kishte qene i dhunshem nje klase e re dhe e paster do te kishte
dale. Por si do te kishte lindur kjo klase pa nje lufte civile? Ne fakt eshte
e vertete se klasa jone politike eshte hibride, por kjo ishte ne te mire te
shqiptareve, prandaj kalimi nga komunizmi ne demokraci ishte i paster, i qete
dhe pa gjakderdhje. Albana Orgocka, sociologe Une nuk e kisha
takuar apo pare ndonjehere Fatos Lubonjen, thjeshte kisha degjuar dhe lexuar
disa nga shkrimet e tij. Shkova tek takimi me nje interes te madh, jo vetem
per te takuar nje disident, por gjithashtu per te degjuar perspektiven
filozofike te nje studiuesi. U zhgenjeva. Per nje studiues te rangut te tij
qe duhet ta dije shume mire konceptin e nje procesi zhvillimi ne shoqeri te
thote kategorikisht qe ne fillim te fjales se tij qe Shqiperia
post-totalitare eshte nje failure deshtim, ishte shume zhgenjuese.
Pesimizmi i tij skishte asgje pozitive te thoshte per Shqiperine, megjithese
Shqiperia post-totalitare ka shume probleme dhe ka nje rruge te gjate per te
bere drejt demokracise, nuk mund ta quash nje deshtim nese e krahason me
demokracite e tjera (dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per demokracite e
vendeve eurolindore). Mark Kozmo, ekonomist Me pelqeu prezantimi
i tij ne sensin se i fut njerezit ne mendime dhe ka nje perspektive unike. Ai
perdori analogji te mira-p.sh. se si nuk mund ta kuptosh se cndjesi provohen
nga perdorimi i droges nga te folurit me dike qe i perdor ato, dhe e njejta
gje shkon per te kuptuarit e dikujt qe jeton ne Shqiperi apo eshte shqiptar.
Ai eshte ndoshta shume pesimist, por mendoj se ai tingellon me shume pesimist
se sa eshte ne te vertete. P.sh. ai tha se shume nga ndryshimet e shoqerise
civile ishin siperfaqesore dhe jo thelbesore perderisa ato qene injektuar nga
donatoret e huaj, por ne te njeten kohe ai pranoi se nuk ka nje alternative
reale te kesaj ne planin historik. Keshtu qe edhe pse nuk mund te jete
optimale apo e ngulitur, prapeseprape ishte nje hap pozitiv.
Pyetje-pergjigjet qene pjesa me interesante meqenese u be me interaktive. Liberalizimi
i vizave dhe industria e trafikut Shumica e shqiptarėve
sot e ndjejnė veten qytetarė tė botės. Kanė lėvizur pėrgjatė 17 viteve demokraci,
kanė zbatuar gjithė rregullat, kanė ndikuar nė krijimin e njė imazhi tė mirė.
Por kemi edhe anėn tjetėr tėmedaljes, atė qė perėndimin e bėn tė jetė disi i
matur pėr lėvizjen e lirė tė ca kategorive tė tjera. Sipas ministrit tė
brendshėm Bujar Nishani, pėrgjatė vitit 2007, policia shqiptare ka ndaluar nė
tentativė tė kalimit tė paligjshėm tė kufirit 11.823 shtetas, ndėrsa tė huaj
qė janė bllokuar nė kufirin tonė janė
103. Pra, tė thuash se lėvizja ilegale ėshtė njė industri fitimi nga
trafikantėt, nuk je shmangur nga e vėrteta. Edhe tė thuash se aq sa rrinė nė
radhė pėr vizė legale, aq rrinė edhe pėr vizė ilegale, pėrveē pėrshkrimit
letrarask, nuk ke thėnė gjė tė pavėrtetė. Ministrja e
Integrimit, Majlinda Bregu, nė njė intervistė botuar nė gazetėn Shqipėria
Etnike me rastin e zgjerimit tė zonės sė Shengenit me nėntė antarė tė rinj
tė BE-sė, deklaroi me modesti se Shqipėria tashmė ka tė ēelur njė dialog mbi
njė regjim tė lirė tė vizave.
Duke pranuar se jo
vetėm sot, por qė para shumė vitesh me ish konsullin Roberto Orlando,
gazetarėt, biznesmenėt, studentėt dhe njerėzit e shkencave, tė artit e
kulturės e kanė ndjerė veten tė vlerėsuar, ēka ka ndikuar dukshėm nė forcimin
e lidhjeve mes Italisė e Veriut shqiptar. Asnjė shenjė burokracie nuk ka
treguar as ambasada greke kėtu nė Tiranė, paēka se ca pickime politikanėsh i
janė drejtuar trupit diplomatik grek. Ambasadori grek kėtu nė Tiranė, miku i
shtypit tė lirė, Kostandino Kokosis, duhet theksuar se pėr gazetarėt ka qenė
tepėr dashamirės, jo vetėm tashti por edhe para liberalizimit. Ka qenė
dėshira e tij qė pėr gazetarėt tė komunikojmė direkt me tė, duke e
konsideruar intergimin si njė llogari strategjike. Por duhet tė jemi koshient
se llogaritė duan kohėn e vet tė marrin jetė. Rėndėsi ka qė tashti po marrin
frymė. Shmangia e frikės nga mosbesimi, marrėdhėniet ndėrpersonale, janė
konstantja e raporteve tė mira, si impulse tė fuqishme pėr integrimin e
shoqėrisė shqiptare nė BE. Nė vigjilje tė kėsaj
ere tė re, konsulli i Italisė nė Shkodėr, Stefan Marguccio, pikėrisht
mbrėmjen e Vitit tė Ri, pasditen e 31 dhjetorit, njė ditė para hyrjes nė
zbatim tė rregullores sė re, diskutoi me gazetarėt e veriut. Dukej se e
ndjente veten si nė shtėpinė e vet. Italia dhe Shkodra nė tė vėrtetė tashmė
janė shumė afėr. Konsullata e Italisė pėr vitin 2007 ka dhėnė 12.984 viza nga
6712 tė vitit 2006. Njė rritje vėrtet e dukshme. Por konsullata italiane nė
Shkodėr duhet pėrgėzuar pėr shumėēka mė shumė. Kultura ėshtė ura qė lidh e
bashkon. Stimulimi i biznesit ėshtė njė pikė tjetėr e fortė. E shkuara po
lihet pas dhe shumė shpejt Shkodra ka avantazhe pėr tu bėrė promoto e
investimeve rajonale, pse jo dhe globale. Veē resurseve tė tjera, Veriu
shqiptar, ka nė nėntokėn e vet mbi 3 miliard fuēi nafte, qė do tė thotė se
pėr mė shumė se 12 vjet tė prodhojė nė ditė pune. Tė fitosh kuptimin e
realitetit pėrmes realitetit, do thotė tė mos gabosh nė marketingun e
pėrshtatshmėrisė efektive, pasi diplomacia me shpjegime larg realitetit, jep
efekte tė kundėrta. Shqipėria interesat i ka tė lidhura ndėrsjelltas nė Jug
me Greqinė dhe nė Veri me Italinė. Tashmė bizneset kryesore janė tė
pėrbashkėta. Ato janė njė ndėr hallkat e integrimit nė BE. Kohėt e fundit
kompania ENEL erdhi sėrish nė Shqipėri pėr ndėrtimin e njė termocentrali nė
bregdetin tonė. Lėnda e parė, qymyri do importohej nga Afrika e Jugut.
Drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj kompanie Fulvio Conti, i tha gazetarit E. V.
se ENEL po sheh me shumė interes tregjet e Europės Juglindore, perspektivėn,
rritjen si dhe nevojat qė ato kanė pėr kapacitete tė reja tė prodhimit tė
energjisė. Deri kėtu shumė shumė
mirė veēse ne kėrkuam nė tė kaluarėn e saj, pasi na kishte rastisur tė kishim
shkrim kritik pėr tė. Dhe ja e vėrteta: Vetė Gjykata Italiane e Auditit e ka
dėnuar pėr Fonde tė Zeza nga Shqipėria, pėr projektin e linjės sė
Interkonjeksionit Elbasan Podgoricė, pėrmes sė cilės do bėhej integrimi i
rrjetit energjitik shqiptar nė Sistemin Rajonal tė Energjisė, si
bashkėpunėtore e KESH-it deri nė vitin 2003. Numri i vendimit ėshtė CORTE
DEI CONTI, Sez. Giur. Lambardia 22 Febbraio 2006 (c. C. 09.11.2005), nr.
114. Liberalizimi ėshtė
hap i sigurtė drejt Be-sė. Po jo me modele lindore nė terren perėndimor.
A e ka jeten te sigurte nje minoren nen kercenimin e gjakmarrjes!?
Divizioni
i SHA KESH, model i krimit ekonomik - Deklarata e grupit
tė aksionerėve tė SH. A. SESA. Shkodėr - Tė autorizuar pėr
vendim Si pėrgjigje ndaj
njoftimeve pėr thirrjen e asamblesė sė pėrgjithshme me urdhėr tė divizionit
tė shpėrndarjes sė sh. a. KESH ju kėshillojmė dhe ju ftojmė tė bojkotoni
njėzėri kėtė mbledhje dhe tė mos bini pre e njoftimeve tė tilla tė turpshme
qė nuk asgjė tė pėrbashkėt me ligjin e moralin. Ky akt ėshtė dezintegrues nga
ana sociale po ashtu dhe diferencues dhe precendent i rrezikshėm nėse kalon
pa u vėnė re dhe ndėshkuar sepse bie kryesisht mbi ata tė persekutuar dhe
shtresa nė nevojė qė kėrkojnė integrim e reanimacion ekonomik dhe jo kudo
asfiksim tė plotė. Kėto aksionare nuk kanė marrė asnjė divident pėr 11-12
vite rradhazi dhe i takon atyre tė jenė pronarė ligjėrisht e moralisht e ti
ofrohet blerja. - Ky akt ėshtė nga ana juridike i
paligjshėm sepse nuk ėshtė pėrfillur kėshilli mbikqyrės sidomos nė
tjetėrsimin e pronės dhe nė ndėrrimin e statutit dhe se duhej pastruar
terreni i jashtėligjshėm qė krijoi administrata e pushtetit tė mėparshėm dhe
jo tė bėhej palė me to pėr tė goditur tė persekutuarit qė duan mbėshtetje dhe
njė diskriminimin pozitiv tė vazhdueshėm nga ana e shoqėrisė dhe e shtetit. - Ky akt pėrbėn shkeljen me flagrancė tė
ligjeve financiare dhe ekonomike. Ėshtė njė paradoks, absurditet unik
shqiptar pėr mė profanin nė kėtė fushė sepse rendi i ditės ishte vetėm njė
fotokopje e katėr viteve mė parė qėna detyroi tė futemi nė njė luftė juridike
tre vjeēare. Pėr ēudi ofrohej ajo vlerė pėr ta blerė sikur shoqėria tė ishte
ndalur dhe tė mos kishte funksionuar qė prej asaj dite. Kėtyre memureve ju ka
mbetur ora e memories dhe arsyes sė shėndoshė. Por kėto memure juriste qė
punojnė pa asnjė kuadėr ligjore ju deshten pushtetit tė mėparshėm, i duhen
edhe kėtyre sepse janė specializuar pėr djallėzi deri nė perfeksion. Aksionarė ne kemi
besim se do ti thoni ndal kėsaj farse tė ndyrė me bojkotin tuaj, ndal dorės
hajdute tė klaneve tė caktuara qė pasi e kanė hedhur nė greminė pėr ta
zhvleftėsuar duan ta shtetizojnė dhe pastaj ta coptojnė pėr tė kėnaqur
interesat e tyre pėr tia shitur partnerėve qė flenė e nuk duken dhe tė
vrasin me armėt e shtetit. Lėreni shtetin tė
bėjė mbledhjen monolog, ne do tė vazhdojmė rrugėn tonė drejt kėrkimit tė sė
drejtės me durim duke sensibilizuar tė gjithė organizmat ndėrkombėtarė duke
ekspozuar modelin e mrekullueshėm shqiptar tė ekonomisė sė tregut. Grupi i autorizuar
pėr veprim Gjergj
Malaj Pėrfaqėsues i aksionarėve tė sh. a. SESA. Shkodėr
dhe njėkohėsisht nėnkryetar i kėshillit mbikqyrės Itali:
Sistem zgjedhjesh per zgjidhje Presidenti i Italise
Xhorxho Napolitano ka ngarkuar presidentin e senatit italian Franko Marini
per te pare mundesine e formimit te nje kabineti qeveritar. Qellimi i kryesor
i qeverise se pritshme duhet te jete reforma zgjedhore ne vend. Me perjashtim
te disa forcave politike si AN e Finit, Lega Nord e Bossit dhe Forca Italia e
Berluskonit, pjesa tjeter e spektrit politik italian kerkon reforme
zgjedhore. Ne medyshje eshte aleati i dikurshem i Berluskonit, Pierferdinando
Casini, i cili le te hapur nje spiral tjeter pervec zgjedhjeve te menjehershme
te kerkuara nga Qendra e Djathte Italiane. Qendra e Majte ne pus Nga vendi fqinj
pertej Adriatikut, kemi importuar mjaft te mira por edhe disa probleme, mes
te cilave ato me sistemin zgjedhor. Mandati 2005-2009 eshte pervec te
tjerave, edhe ai i verifikimit te forces reale te partive te quajtura te
vogla, meqenese para rreth 3 viteve te gjitha bijezat arriten pjesen me te
madhe te suksesit qe gezojne nen sqetullen e te medhenjeve PS dhe PD. Ne
saj te ketij rezultati, ka ministra qe militojne pa nderprerje prej thuajse
10 vitesh panderprerje ne dikastere qe mesa duket, nuk eshte e rendesishme
ngjyra partiake. Aftesia e politikes eshte largpamesia, madje duke shkuar
pertej zgjedhjeve te vitit 2009. Sipas gjasave, nese sistemi proporcional i
paster do te zgjidhet si model, as PD dhe as PS nuk do te arrijne pragun 51%
qe te qeverisin te qete vendin. Duhet menduar edhe levizja e ndonje partie te
djathte ne koalicionin e majte apo anasjelltas, e tipit UDEUR e Masteles ne
Itali qe per hatrin e bashkeshortes se akuzuar per perfshirje ne afera
korruptive, nuk kursen rrezimin e qeverise se Prodit. Apriori, sistemi
proporcional qofte edhe me baze rajonale, nuk sjell ndonje te mire per vendin
ne driten e zhvillimeve te ketyre 3 viteve te fundit. Shqiperia ka nevoje per
nje qeveri te forte, mbase edhe te zgjedhur direkt nga populli, me mire se
nje president i tille me kompetencat mese honorifike qe i njeh kushtetuta
jone si republike parlamentare. Nje kryeminister qe futet ne gare si i tille,
ndoshte edhe me nje kabinet te mundshem te prezantuar paraprakisht qe ne
skuader, merr ose jo votebesimin e qytetareve te tij. Krize presidenciale, me
nje modifikim te natyrshem te Kushtetutes (ne lidhje me kuorumin e nevojshem
per tu zgjedhur: nje presidenti honorifik i duhen 84 vota, ndersa nje qeverie
te gjithepushtetshme i duhen 71 vota?!), veshtire te kete, ndersa qeveritare,
eshte gjithmone pas dere. Ne nje sistem te tille, i cili veshtire te pesoje
deformime rruges, pershtatet me parimin mazhoritar te zgjedhjeve. Futet ne
Kuvend vetem ai person qe votohet direkt nga zgjedhesit dhe partite behen me
te pergjegjshme ne perzgjedhjen e emrave: vendosin persona me reputacion dhe
qe i garantojne voten e zgjedhesve, ndoshta duke lene jashte gare edhe shume
lidere te cilet jane mesuar te hyjne ne Parlament permes vrimes se
gjilperes se votave te grumbulluara andej- kendej nga partite. Presidenti i Italise
Napolitano priti ne seline e tij 19 delegacione politike ne konsultimin per
krizen aktuale qeveritare. Ndersa ne Kuvendin e Shqiperise, aktualisht
numerohen: Mazhoranca- Partia Demokratike, Partia Demokristiane, Partia
Agrare- Ambjentaliste, Partia Demokrate e Re, Partia Bashkimi Liberal, Partia
Levizja Demokristiane, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne krahun e
Minorances- Partia Socialiste, Partia Levizja Socialiste per Integrim, Partia
Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Aleanca Demokratike. Vetem
me kete konfigurim te paster, jane 12 subjekte politike, te cilat aktualisht
kane peshe e rol ne Kuvendin e Shqiperise. 19 delegacione ne nje shtet rreth
60 milionesh me 12 ne vendin tone me me pak se 2.5 banore brenda kufinjeve?!
Shihet qarte nevoja per nje reduktim permes votes se ketij numri, por edhe
jetes se gjate te tyre thjeshte vetem ne emer te kontornos demokratike
qeverisese. Mjafton te hedhim syte ne vendet e zhvilluara si SHBA, Britania,
Gjermania, Franca ku sistemi zgjedhor eshte me i suksesshem pasi ka reduktuar
ndjeshem numrin e partive politike me force vendimmarrese ne parlamentet
respektive, permes pragjeve te larta eletorale. Nje prag 5% ne Shqiperi, nuk
do te demtonte asnje nga shqiptaret, brenda dhe jashte vendit. Por do te
nxirrte jashte loje forca politike me nje furgon elektorat dhe lideret e
tyre te perjetshem, por qe fale aleancave zgjedhore kthehen ne faktor per
zhvillimet politike te vendit. Por a duhet te dalin
jashte loje partite e ashtequajtura te vogla? Ne sistemin e zgjedhjeve te
pergjithshme, PO! Ata mund te konkurrojne lirshem, por behen pjese e lojes
nese me forcat e tyre kalojne pragun 5%, i cili logjikisht perkon edhe me
numrin 7 te deputeteve qe formojne nje grup parlamentar apo qe kthejne ne
parlamentare nje parti. Ne te kundert, mund te organizohen ne nivel lokal,
aty ku mendojne se mund te garojne perballe forcave te medha politike, duke i
dhene mundesi amplifikimi figurave te spikatura te konkurrojne serish ne nje
mazhoritar te paster: qytetaret te njohin jo vetem kryetaret, por edhe
keshilltaret bashkiake, komunale apo rajonal. E nese kerkojme qe ne
emer te demokracise dhe vlerave te saj te mbajme kontornon demokratike,
eshte skema e Senatit te Republikes. Gjithmone, nje senat qe zgjidhet nga nje
elektorat me i kualifikuar (Italia ka si limit moshen 25 vjec per te drejten
e votes), por qe nuk mund te shprehet per qeverine. Madje, roli i tij mund te
kufiziohet vetem ne disa sektore ose vetem ne disa ligje qe kerkojne nje
shumice te cilesuar ne Kuvend dhe nese nuk miratohen prej tij, provohet ne
Senatin shumengjyresh me proporcional te paster. Ka edhe nje ide tjeter, ate
te Bundesratit (Dhomes se Ulet) te Parlamentit Gjerman, ku perfaqesohen edhe
landet (rajonet) e ndryshme. Keto dy trupa se bashku (Kuvendi + Senati ose
Kuvendi + Bundesratin (shqiptar)), mund te zgjedhin natyrshem kreun
hinorifik te shtetit, por jo me nje shumice te cilesuar, te pakten pas nje
nurmi votimesh, por pa shkrire Parlamentin apo Senatin. Ne fakt, per sistemin
tone zgjedhor, ky duket si problemi me i vogel. Akoma nuk ka nje zgjidhje te
qarte per identifikimin e shqiptareve si zgjedhes permes nje rregjistri
elektronik por edhe nje karte identiteti te pafalsifikueshme lehtesisht.
Duhet zgjidhur edhe problemi i komisioneve te mbikqyrjes se zgjedhjeve, te
cilat ne shume raste, por edhe kur vota nuk vidhet (term i paster
shqiptar!), deformohet per interesa te subjekteve politike qe komisioneret
perfaqesojne. E se fundi, por jo nga rendesia: gjetja e nje motivi qe te
shtyje shqiptaret drejt kutive te votimit. Nga viti ne vit, nga zgjedhjet ne
zgjedhje, ata po i largohen qendrave te votimit, duke rene ne shifra te
frikshme abstenimi, jo vetem ne Shkoder, por edhe ne rajone te tjera.
Motivimi direkt apo indirekt, eshte i lidhur me kete sistem qe kemi
aktualisht: persona pa asnje vlere qofte edhe njerezore, por as edhe me
kontribut shoqeror, pasi marrin teseren e nje partie qe eshte ne koalicion
qeverises, emerohen ne poste te larta, te cilat si pasoje e mungeses se
vizionit te menaxhimit te nje pozicioni publik, shemtojne imazhin e
demokracise ne syte e zgjedhesve. Ata e kane te lehte te zgjedhin absteminin,
per te mos u bere pjese e nje loje me nje rezultat te paracaktuar, te pakten
ne keto 17 vjet! Blerti DELIJA ARGUMENTA
PONDERANTUR Njeriut, sado i
shformuar tė jetė ,duhet ti mbesė ndonjė vlerė, diku nė qėnien e tij. Pjesa dermuese e
sigurimsave shqiptarė kanė qėnė tė pamoraltė, genjeshtarė, manipulatorė,
frikacakė,zvarranikė, egoistė: shkurt, tė zhburrėruar, deri nė qelizat e
trupit. Po njė pjesė e SHIKU-t, apo SHISH ka pasur traditėn e turpshme tė
Ish-Sigurimsave te Komunizmit,ose mė mirė, njė pjesė e mirė e tyre ka qėnė po
ai kontigjent i mėparshėm, qė kishin tė ndryshėm vetėm emrin. Zhurma pėr
hapjen e dosjeve i ngjan njė treni tė ndryshkur qė bėn zhurmė nė shinat e
metalta, me qellim tė metaltė dhe, jo si detyrė e prekshme humane. Ish padronet tanė
kėrcenojnė, tundin letrat pėr errėsirėn e pėrgjakshme, qė kanė bėrė vetė.
Ata, si krijuesit e njė tė keqeje kombėtare deshirojnė tė bėjnė fajtorė
pėrsėri viktimat e tyre. Pėrsėri kėta qenėr tė tėrbuar, me njė uri shtazore
rreken, qė nė mjegullnajat e krijuara tė bėjnė plaēkė njerzish. Te djegur shtepishė ,
tė burgosur, tė internuar e tė pushkatuar, tė pėrsekutuarit e sotėm kėrkojnė
drejtėsi! Po, a thua kjo
drejtėsi e nėpėrkėmbur ndėr vite i ka ardhur koha tė thotė fjalėn e vet dhe,
nė njė formė tjetėr, e cila mund tė jetė me efikase, pėr tė shpėrbėrė kėtė
mizori lubish? Me dhimbje te madhe
lexova njė artikull, ku ish-shefi i SHIK-ut tregonte njė gėnjeshtėr tė madhe,
nė njė gazetė. Ai spjegonte se, njėherė e njė kohė, rreth 500 trupa kosovare
ishin pėrgatitur nė Shkodėr, pėr tė hyrė nė Tiranė dhe, se si dy kosovarė
ishin arrestuar pėr revoltėn e 14 shtatorit. Ai nuk mjaftohet me kaq por,
duke qėnė nė kontradiktė me veten, thotė se terthorazi, nėpėrmjet Perekli
Tetes e kishin lajmėruar Azemin, pėr atentatin qė do ti bėhėj. Po nė atė artikull
shton, se po tė kishin dijeni pėr vrasjen e Azem Hajdarit, ata do tė merrnin
mase, qė ta parandalonin. Ai shpjegon se si e kishin pėrgjuar PD,etj,etj. Sigurisht, kjo nuk
don fjalė. Pas kėtij shkrimi, me erdh nė mendje gėnjeshtari mendjehollė
Dr.Gebels, i cili propagandoi njė gėnjeshtėr tė madhe, tė stisur nga njė
tiran, siē ishte Hitleri
Nė diktaturė nuk ka
diktatorė tė vegjėl dhe te medhenj, ka vetėm njė fjalė; Diktator! Nė gėnjeshtra nuk ka
gėnjeshtarė tė mėdhenj dhe tė vegjėl, ka vetėm njė fjalė;Genjeshtar! Kam qėnė, qė nė momentet e para tė levizjes
Anti-Komuniste, nė Shqipėri. Nė levizjet e para nė Shkodėr, si organizatior
dhe pjesėmarrės nė demonstrata por, dhe nė hapjen e kishave dhe xhamive. Kam
qėnė nė mes studenteve tė Tiranes 90-91, gjithashtu kam qėnė nė tė gjithė
kohėn e turpit 97, ku neokomunistėt dogjėn e shkatėrruan Shqipėrinė, pėr
karrigen e thyer tė komunizmit. Kam qėnė nė Shkodėr, kur prefekti Podgorica
dha dorėheqjen, kur Prefekti Laēej, njė intelektual i mirė, akuzoi qeverinė
si shkaktare e dhunės nė Shkodėr dhe, mė vonė u flak nė rrugė nga komunistėt. Kam qėnė me 13-14 Shtator nė pregatitjen mortore te
mikut tim Hajdari,nė grevėn e studenteve tė Shkodrės e tė Tiranės me 1998.
Ne grevėn e urisė nė Shkodėr qė u bė nga Unioni Antikomunist Shqiptar, pėr
lirimin e tė burgosurve tė 14 Shtatorit, e cila doli me sukses. Pra, deri ne
shtator te vitit 2000, qe kam emigruar nė SHBA, nuk kam rreshtur sė punuari
kundėr padrejtėsisė dhe kastes sė kuqe
Si pjesėmarrės dhe organizator i kėtyre ngjarjeve tė
shenura nė Shqipėri, nuk e kam njohjen time tė intriguar si SHISH, por si
deshmitar okular,dhe si i tillė jam munduar tė menaxhoj situata tė
pakontrollueshme tė zemerimit tė shokėve tė mi, ku tani ndihem i lenduar, kur
i shoh tė papunė , tė nėpėrkembur, nga ata njerėz tė cilėve u shėrbyen pėr tė
marrė karrigen e pushtetit. Ata mė pyesin shpesh herė: A mos vallė jemi tė tradhėtuar ?.Por, une akoma nuk
besoj nė Tradhėti, pikėrisht se besoj tek njerezit e mirė, tė cilėt nuk janė
politikanė te mirė , por do tė bėhen politikanė tė mirė, duke kthyer kokėn
prapa, prej nga kanė ardhur dhe ēfarė dėtyre kanė pėr ti shėrbyer popullit
tė vet. Gjithashtu, pėr tė gjetur rrugėt mė tė mundshme pėr tė ēuar
Shqipėrinė pėrpara. Sikur mos tė kisha besim, do tė isha bėrė njė kafshatė e
vėshtirė pėr tradhėtarėt e demokracisė. As ata vetė, as familjet e tyre nuk
do tė gjenin qetėsi kurrė, deri sa tė pagonin tradhėtinė e tyre. Latinėt
thone:Cum principia negate non est disputant,qė do tė thotė Me atė qė
mohohen parimet, nuk duhet diskutuar. Ne anti-komunistet kemi heshtur, deri tani me mendimin,
qė mė e rėndėsishme ėshtė ēeshtja e Kosovės, se problemet tona. Nėse kemi
ndalur aktivitetin tonė nė terren, nuk do tė thotė se kemi pushuar se qėni.
Gjithashtu, besoj se qeveria Berisha do tė thotė fjalėn e vet, megjithėse nė
njė kėndveshtrim jam shume i paqartė, se ēfarė po ndodh me kėtė qeveri.
Opozita e djeshme, sot nė pozitė , para se tė vinte nė pushtet, ishte zotuar
se do tė shkatėrronte kleptokracinė e klanit te kuq nė Shqipėri, e cila ka
njė rreth tė gjėrė dhe tė komplikuar. Por, shohim se asnjė nuk ėshtė
arrestuar nga kėta gjarperinj, qė janė tė gatshem pėr tė marrė pushtetin
nesėr . Ne shohim vetem njė luftė tė pushtetit tė sotėm brenda vetvetes, ku
viktima janė disa vocrrakė militantė tė sė djathtės. Nė tė njėjtėn kohė, kleptokratėt e kuq, jo vetėm
qė nuk janė prekur aspak, por ata qeshin me ēfarė po ndodh brenda kampit
demokrat
Miliona dollarė tė bankave tė vjedhura gjatė 97-tes ,
janė shndėrruar nė miliarda sot. Milionat e vjedhura gjatė qeverisjes sė
klanit tė kuq janė shndėrruar nė akullore pėr disa qeveritarė tė sotem, tė
cilėt lėpijnė me kėnaqėsi, duke dhėnė PO-nė e madhe pėr tenderat e sotėm. U arrestuan disa peshq tė vegjėl, pėr vrasjet e
punonjėsve te SHIK nė Vlorė , nė Cerrik, por ata qė komanduan 97-tėn asnjė
prej tyre
A nuk duket e gjithė kjo si njė ironi pėr tė gjithė atė demokratė
nacionalistė, qė kanė sakrifikuar jetėn e tyre dhe tė familjeve, qė kanė
punuar me mish e me shpirt pėr demokracinė shqiptare dhe, nuk kanė fituar
asgjė?! Ne shohim, qė pikėrisht kėta demokratė nacionalistė
janė tė etiketuar nga figura tė diskredituara tė SHIKVE, ose SHISHĖVE.
Megjithatė unė pėrsėri kam besim nė reformat. qė ka nisur qeveria e zotit
Berisha, e cila do pastrojė edhe kėtė organ, si organet e tjera, duke bėrė
njė revolucion nė psikologjinė e informimit, qė tė jetė i pėrgjegjeshėm dhe,
jo si para disa kohėsh, qė shikasi, pas njė shishe wiski binte nė delirium
tremens, ku shikonte armiq tė zi, blu e kaf
. Pėr turpin e ish SHIK-SHISH, janė mbushur dosje tė
gėnjeshtra me spiunė tė huaj e me mercenarė
kosovarė,Kryqėzata,Revolucioni Islamik kryesuar nga katolikė, etj,etj. Dosje tė tilla tė turpshme mund tė bėjnė vetėm njerėzit
e neveritshėm, ku nė gjakun e tyre levron etja kanibaleske komuniste. Nė ato
dosje ėshtė dhe emri im dhe i shokėve tė mi antikomunistė e nacionalistė
shqiptarė. Pėr 14 Shtatorin u arrestuan dy kosovarė tė ndershėm,
qė nuk kishin tė bėnin me asnjė prej palėve, qė ish-Shefi i SHISH tregon. Ata
jetonin afėr familjeve demokrate dhe, si tė tillė pėrjetonin tė njėjtėn
dhimbje, si demokratėt shqiptarė, pėr atė dramė tė madhe, qė i kish ndodhur
Shqiperisė. Qeverinė e Fatos Nanos e quanin tė turpshme dhe iligjitime.
Vrasja e Azemit ua ndezi dhe mė keq gjakrat, dhe pėr kėtė arsye revolta nė
shpirtin e tyre u bė njė me tonėn. 14 Shtatori nuk kishte lidhje me aludimet e turpshme qė
bėn Fatos Klosi, por kishte njė qėllim tė dyfishtė, nderimin e fundit pėr
Azemin dhe rrėzimin e qeverisė se Fatosve tė komunizmit, tė cilėt ishin dhe
dirigjuesit e kėtij akti makabėr. Dua tė sqaroj diēka qė nuk e kam shkruar mė parė; nėse
lidershipi demokrat do tė kishte deshirė tė ringrinte pushtetin democrat, mbas
rrezimit te qeverise Nano, ne do ta kishim shumė tė thjeshtė kėtė. Komunistėt fituan terren, pikėrisht, se ata
antikomunistė, qė kishin ardhur pėr tė dhėnė jetėn pėr liri, u larguan, pasi
u konfirmua se pushteti i marrė nga ne nuk do tė udhehiqej nga lidershipi
demokrat. Shumė arrestime qė u bėnė mė vonė, qenė tė rastit. Ata
qė bėnė 14 Shtatorin nuk u arrestuan kurrė
U pėrfolen disa emra, apo u bė
ndonjė tentativė pėr ndonjė person, por komunistėt nuk e patėn shansin tė
kėnaqnin etjen e tyre shtazarake
Mė vonė, SHISH nuk
vonoi tė mbushte faqet e dosjeve pėr Kryengritjen e Armatosur, qė po
organizohej nė Veri dhe, pikėrisht nė Shkodėr. U sajuan disa emra jo tė
panjohur pėr publikun, si Mark Krroqi, Hivzi Bushati etj. I siguroj hartuesit
e shumtė tė kėsaj dosje tė turpshme, (qė mė vonė iu dergua Parlamentit
Shqiptar, gjoja si zbulim i madh.),se janė tė pandershėm dhe genjeshtarė. Shumica e atyre
emrave, qė pėrfliten nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me ato ēfarė flitet, apo
shkruhet. Ata janė njerėz tė thjeshtė, ose publik, por nuk janė nė ajzbergun
antikomunist, i cili shpeshėherė ka nxjerrė krye, jo si organ komunist qė
mbjell gjak, por si organ i pergjegjshėm pėr fatet e demokracisė nė Shqipėri. Antikomunistėt
asnjėherė nuk janė hakmarrė ndaj atyre qė i kurbanizuan. Nė momentet me
dramatike dora e antikomunistėve ėshtė ndalur, kur ka qėnė mbi kokėn e
komunistit gjakatar, duke menduar se nuk ėshtė nė nderin e tij tė hakmerret.
Kurse krimineli komunist ,jo vetėm qė nuk ėshtė ndalur kurrė, por ka vazhduar
gjeneratė pas gjenerate pėrsekutimin. Shumė antikomunistė dhe demokratė u
larguan nga Shqipėria, jo prej frikės, por vetėm pėr tė mos u bėrė si
kriminelėt komunistė ,pra pėr tė mos e pranuar revanshin. Njė pjesė e shtypit
shqiptar po bėn njė punė shumė tė mirė pėr botimin e dosjeve tė Byrosė
Politike, pėr bėmat e tyre, pėr tė treguar se ēfarė mizorėsh ,intolerantėsh,
injorantėsh, servilėsh, hajdutėsh dhe kriminelėsh kanė qeverisur popullin
shqiptar. Por ka dhe ndonjė
gazetė, qė nė mėnyrė tė terthorte mbron kastėn e kuqe,duke botuar paēavuret e
ndonjė mbeturine tė klanit tė bllokut tė kuq, ku tregon pėrralla me
Katallanė. A nuk i duket
Fatosve, Ramizve, Nexhmijeve me soj e sorollop, qė po na kujtojne qė klemenca
e jonė ka qėnė njė gabim fatal? A nuk ju duket qė me shkrimet dhe fjalimet e
tyre tė neveritshme po na ēėrmojnė plagėt e vjetra, dhe po ua them, se nuk
ėshtė vonė qė tė kaperdijnė vetveten e molepsur me gjak e tmerr nė njė qoshe
nė pritjen e gjygjit tė fundit nga Zoti. Nė mos 54 vjet vuajtje, torturė,
burgje, internime, pushkatime do ti paguajnė njė
ditė ata dhe fėmijėt e tyre, qė kėrkojnė me u ba padron tė Shqipėrisė sė Re.
Syrus thotė:Sero in periculis est consilium queerer, qė do tė thotė: Eshtė
shumė vonė me kėrku kėshilla, kur rreziku tė vjen. ALFONS GRISHAJ, MICHIGAN, USA Ngėrēi
politik i PD-sė Prej kohėsh zėra
brenda dhe jashtė PD-sė flasin pėr ndryshime apo riformatim tė qeverisė
Berisha. Flitet shumė pėr rishpėrndarje postesh, por pak pėr kriteret, sipas
tė cilave duhet tė ndodhė diēka e tillė. Nė kėto kushte ndryshimet nė qeveri,
edhe sikur tė ndodhnin nuk do tė nxirrnin nė pah asgjė mė tepėr, pėrveēse
domosdoshmėrinė e ndryshimeve tė tjera, e kėshtu pafund. Derisa nė njė pikė do
bėhej mė se e qartė qė ndryshimi themelor duhet bėrė te kreu dhe jo anėtarėt
e qeverisė. Secili prej ministrave nė veēanti apo tė gjithė sė bashku nė
pėrgjithėsi, janė krejt tė parėndėsishėm ...pėrballė kryeministrit. Ėshtė ai
qė mė shumė se kushdo tjetėr i jep tonin dhe formėn qeverisjes, pavarėsisht
se kush ėshtė ministėr nė cilin kabinet. Prandaj ndryshimi i tonit apo
mėnyrės sė qeverisjes qė synon riformatimi, nuk mund tė ndryshojė me ndėrrim
ministrash. Mbase pikėrisht kėtė ka kuptuar kryeministri aktual, teksa
mohonte nevojėn pėr ndryshme nė qeveri. Kėto ndryshime veēse do tė theksonin
nevojėn e njė ekipi tė ri qeverisės, me njė kryeministėr tjetėr. Kjo nuk do
tė thotė se qeverisja aktuale nuk ka nevojė pėr ndryshime apo pėr njė vrull
tė ri. Pushteti konsumon ēdo qeveri edhe sikur tė jetė e suksesshme, jo mė
qeverinė aktuale, qė sė fundmi ka humbur edhe fabulėn e anti-korrupsionit.
Por kjo ėshtė e pamundur pėr momentin. Jo thjesht sepse nuk do Berisha, por
sepse tė gjitha figurat kryesore politike brenda gardhit tė PD-sė janė
reduktuar nė kopje tė kryeministrit. Ėshtė e pamundur qė
suksesin qė nuk e arrin dot origjinali, ta arrijė kopja e tij. Kėtu qėndron
edhe ngėrēi themelor i Partisė Demokratike. Ajo ėshtė identifikuar kaq shumė
me liderin e saj, saqė asnjė ndryshim cilėsor nuk ėshtė i mundur. Natyrisht
ministra mund tė vijnė dhe tė ikin, por qeveria do tė mbetet e njėjtė,
qeveria Berisha. Qė nga zgjedhjet e fundit parlamentare tė vitit 2005, kjo
parti gradualisht ka humbur tė gjitha shtresat me tė cilat u mbėshtoll lideri
i saj. KOP-i ėshtė reduktuar te ministri Basha, qė politikisht ėshtė i
njehsuar me Berishėn. Tė rikthyerit dhe ish-themeluesit kanė humbur
protagonizmin politik pas dyerve tė mbyllura. Protagonistėt me profil tė
lartė politik tė PD-sė gjatė viteve tė saj nė opozitė, si Spartak Ngjela apo
Besnik Mustafaj, janė pėrjashtuar ose heshtur. Ndėrsa i vetmi profil
origjinal dhe me individualitet politik i PD-sė, Bamir Topi, ėshtė larguar
drejt Presidencės. Tashmė nė PD ka ngelur vetėm Berisha dhe sozet qė gjithnjė
e mė tepėr i ngjajnė atij. Prandaj edhe kriza e identitetit tė PD-sė ėshtė e
njėjtė me krizėn e identitetit tė liderit tė saj. Sot PD-ja dhe lideri i saj
janė tė dyzuar midis fshatit dhe qytetit, midis ish-pronarėve dhe tė
ardhurve, midis ish-komunistėve dhe ish tė persekutuarve, midis bizneseve dhe
punėtorėve, e kėshtu me radhė. PD-ja ėshtė njė parti qė u themelua si
anti-komuniste, por qė sot ka njė kryetar ish-komunist pėrballe njė PS-je me
tė parin kryetar qė nuk ka dalė nga organika e Partisė sė Punės. PD-ja dikur
u themelua si lėvizje e kryeqendrave mė progresive urbane, ndėrsa nė
zgjedhjet e fundit ajo votat i mori nė zonat mė tė thella rurale. Natyrisht
qė edhe PD-ja dhe baza e saj do tė evoluojnė, pyetja shtrohet nė cilin
drejtim? Qė nga riardhja e saj nė pushtet nė 2005, PD-ja ka ecur vetėm nė njė
drejtim; nė drejtim tė liderit tė saj, duke u njehsuar tėrėsisht me tė. Aq sa
ēdo ndryshim real qė do tė nėnkuptonte ndryshimin e liderit, do tė pėrbėnte
edhe njė kėrcėnim real pėr vetė ekzistencėn e saj. Nė kėto kushte asnjė
ndryshim apo riformatim real nuk mund tė ndodhė nė qeverisje. Tashmė PD-ja
nuk ka luksin qė kish dikur PS-ja, e cila konsumimin e qeverisjes e
pėrballonte duke ndryshuar kryeministrat dhe ekipet qeverisėse. Njė lėvizje
kjo qė ēdo forcė politike e bėn pėr tė ndenjur nė pushtet. Mjafton tė
kujtojmė kėtu zėvendėsimin e Tony Blair nga Gordon Brown, pavarėsisht nga
arritjet madhėshtore politike tė Blair. Pėrkundėr kėtyre rasteve, PD-ja ka
ngecur te vetė lideri, qė pėrbėn njėkohėsisht kushtin e ekzistencės dhe tė
bllokimit tė saj. Prandaj sa mė shumė konsumohet qeverisja e PD-sė, siē
konsumohet ēdo qeverisje, aq mė pak ajo ėshtė e aftė ta ridimensionojė atė.
Pėrballė konsumimit qeverisės, PD-ja thjesht shtrėngon radhėt rreth liderit,
edhe pse grupime apo individė brenda saj pėrplasen me njėri-tjetrin. Nė thelb
kėto pėrplasje nuk janė veēse deklarata besnikėrie dhe devotshmėrie ndaj
liderit dhe denoncime tė kundėrshtarėve qė nuk e duan liderin edhe aq
sinqerisht sa ata. Deklarata qė i tregojnė liderit kontributet nė kohė tė vėshtira
pėrkundėr pėrfitimeve tė rishtarėve nė pushtet. Natyrisht pėrplasje tė tilla
nuk mund ta ridimensionojnė qeverisjen. Ato maksimalisht mund tė prodhojnė
njė rishpėrndarje postesh nė qeveri. Ama kjo rishpėrndarje nuk do ta bėjė
qeverisjen mė pėrfaqėsuese, ajo thjesht do ta bėjė qeverinė akoma mė identike
me kryeministrin, nga ku buron edhe vetė konsumimi i qeverisjes. Tashmė e vetmja
mėnyrė pėr tu bėrė ministėr nė PD ėshtė tė bėhesh njė kopje sa mė ideale e
kryeministrit. Politikanė tė kalibrit Ngjela, tė cilit ky kallėp i rrinte
tepėr ngushtė, jo vetėm qė nuk mund tė bėheshin ministra, por nuk mund tė
rrinin as brenda PD-sė. Prandaj, fatkeqėsisht shanset janė qė PD-ja drejt
zgjedhjeve tė ardhshme do tė shkojė me njė ofertė tė vjetėr, qė nuk do mund tė
mbulohet nga ministra tė rinj. Blendi
KAJSIU Karamahmud
Pashė Bushatliu rikthehet Vezir nė Shkodėr pas 212 viteve - Pranė dinastisė sė Bushatlive kontribuoi Patėr
Erazma Babre, jo vetėm si mjek - Autoritetet mė tė
larta tė qeverisjes vendore nė Shkodėr miratuan bocetin e shtatores apo
monumentit qė do ti kushtohet njėrit prej vezirėve apo pashallarėve mė tė
suksesshėm shqiptarė qė sunduan e drejtuan Shkodrėn e mė gjėrė, pra
Karamahmud Pashė Bushatliut. Pa dyshim Karamahmudi si bir i trojeve shqiptare
i lindur e rritur nė familjen famėmadhe tė BUSHATLINJĖVE, ishte i dyti vezir
(Pas babait tė tij e Mehmet Pashė Plakut, Bushatliu), i cili sundoi e drejtoi
pashallekun mė tė madh e mė sinjifikativ shqiptar. Vetė Karamahmud Pasha si i
Ati qeverisjen e Shkodrės e bazoi nė
ndihmėn e pakursyer tė Malėsorėve patriot (shumica Katolik), me tė cilėt
vendosi rregullin e qetėsinė nė qytet e nė krejt pashallekun e Shkodrės, ku
si kompensim pėr kontributin shtetformues vendosi barazinė nė mes besimeve
dhe krahinave, ndaj nė kėto vite nė trojet katolike u ndėrtuan vepra
institucionale urbanistike (ura e rrugė) si dhe objekte kulti (kisha e
manastire) e tjerė. Nėn qeverisjen e Karamahmud Pashės u kthye ėndrra dhe
lavdia e Ilirisė sė dikurshme, ku nė prill tė vitit 1786 nė Potgoricė (nė atė
kohė safi shqiptare) ishte zhvilluar kuvendi qė themeloi KONFEDERATĖN
ILIRIKE, e cila shtrihej qė nga Tivari nė Vlorė, dhe qė nga Peja, Prizreni,
Gjakova, Ohri, Korēa, Gjirokastra e mė gjėrė, duke ju bashkuar edhe Albania
Venedike qė fillonte nė Tivar e deri nė Dubrovnik, ku si kryeqytet kishin po
kryeqytetin e lavdishėm Ilirik, Shkodrėn. Duke bėrė qė Iliria tė shtrihet nė
njė territor etnik me rreth 90 mijė km2. Duhet theksuar se pranė dinastisė sė
Bushatlive ishte marrė si mjek familjar italiani Pater Erazmo Balneo, i cili
influencoi edhe nė edukimin e vetė Karamahmudit me kulturėn Europerėndimore,
duke bėrė qė ky vezir apo Pasha shqiptar, jo vetėm tė shpallte mvehtėsinė nga
perandoria Otomane, por edhe tė krijojė aleancat me Europėn. Natyrisht kjo
rrugė nuk ishte e lehtė pėr Karamahmudin, pashallekun dhe konfederatėn
Ilirike, pasi disa herė u pėrball me ushtritė otomane, por edhe dredhitė e
ndonjė shteti europian, qė nga mungesa e fuqisė pėr tė pėrballuar turqit
luante lojėn e dyfishtė me konfederatėn Ilirike dhe drejtuesin e saj
Karamahmud Pashė Bushatliun. Karamahmud Pasha ra heroikisht nė mbrojtje tė
trojeve tė Ilirisė me 22 shtator tė vitit 1796 kundėr klyshėve tė Rusisė nė
Ballkan (Malit tė Zi tė asaj kohe). Mbas vdekjes sė kėtij burri shteti,
konfederata Ilirike kishte njė fat jo tė mirė, pėr shumė arsye, por mbi tė
gjitha, pėrfaqėsuesit e Karamahmudit nuk ishin nė nivelin e duhur ndaj nipi i tij, Mustafa Pasha u
dorėzua para presionit tė Shtetit Otoman dhe tradhtisė tė Rusisė, e cila e
futi pinjollin e fundit tė Bushatlinjėve (nė pushtet) nė mes dy zjarreve, ku
zjarri otoman deshe dogji, por falė
ndėrhyrjes Austriake, ai vėrtet shpėtoi vetė, por humbi pushtetin dhe
dinastinė e Bushatlinjėve nė vitin 1832. Nė fakt ndėrhyrja e perandorisė
Austrohungareze pėrveēse i shpėtoi jetėn Mustafa Pashės, i vuni nė vend edhe
nderin Karamahmud Pashės, e cili akuzohej pėr tradhti ndaj Austrohungarisė,
qė gjoja i kishte vrarė tė dėrguarit e saj pėr ta rregulluar me sulltanin,
kur nė fakt ishin kėta tė dėrguar qė bėnin lojėn e dyfishtė nė favor tė
Rusisė dhe interesave tė saj nė Ballkan, ndaj u dėnuan me hak nga pashai
famėmadh, gjė qė e kishte kuptuar edhe vetė mbretėria Austrohungareze, ndaj
kėrkoi ti shpėtohet jeta nipit tė Karamahmudit, Mustafa Pashės. Karamahmud
Pashė Bushatliu e meriton nė Shkodėr, shtatoren apo monumentin, duke e
rikthyer nė Shkodėr pas 212 viteve mungesė, ku kėsaj radhe edhe pse jo i
gjallė, por i pėrjetėsuar, do tė jenė njė Vezir ogurmirė, i cili do tė
takohet me bashkėbanorėt dhe trashigimtarėt e tij, jo rrallė si dikur, por
ēdo ditė, duke na bėrė tė gjithėve tė bindemi, se ky burrė e meriton kėtė
nderim nė pėrjetėsi. Heshtja
e pritshme e Nanos Murit me koke nuk i
bihet! Sidomos
kur eshte i gjate sa Edi Rama! Fatos Nano e di mire kete. Skema e dikurshme e
dorezimit te pushtetit ekzekutiv dhe partiak, per ti marre pas disa muajsh ne
perfundim te nje turi ne baze veshtire te realizohen serish: jo vetem eshte
nje skeme e perdorur dhe riperdorur, pra e njohur, por edhe Edi Rama ndryshon
shume qofte nga Pand Majko apo Ilir Meta asokohe. Te pakten, Nano provoi te rrezoje murin e tij te trete
politik brenda rradheve socialiste. Filloi nje tur, i cili e pa ne disa
qytete te rendesishme te Shqiperise. Me shume se socialiste, ne salla ishin
tubuar kundershtare te menaxhimit politik te PS-se nga Rama. Ne disa tubime,
nuk munguan edhe zerat per mbushje salle nga PD dhe aleatet e saj.
Gjithsesi, nuk do te kete ndonje pishman se nuk tentoi serish ne nje
perballje, mesa duket te pamundur tani per tani. Nanos duket se nuk i mungojne aleatet, por jashte
rradheve te socialisteve, ku ne rastin me te mire, i kane mbetur vetem pak
ushtare por asnje oficer. Morali i partise qe krijoi, por edhe drejtoi per
nga parimet socialdemokrate evropiane, edhe gjate drejtim te tij ka qene i
njohur, te pakten per pjesen me te madhe te antaresise roze: jemi me ate qe
sundon kalane! E pikerisht, kete kala Nano nuk po arrin ta marre dot.
Ishte ai qe e ndertoi me duart e veta,
nga themelet deri tek bedenat. Mesa duket nuk kishte menduar se do te gjendej
jashte ketyre mureve, prandaj i ndertoi ata shume te larte dhe te forte.
Muret mbrohen nga ushtare te mesuar te levizin dhe ti binden vetem nje zeri:
atij te komandatit qe udheheq fortesen. Te tjeret, jane
brenda mureve, por shume larg tyre, pa patur mundesi as edhe te hedhin
veshtrimin jashte. Mbreti Artur- Edi Rama, ka vertete nje tryeze te
rrumbullaket ku te gjithe ndjehen si te barabarte ne mes te barabarteve,
por akoma Nano nuk po gjen nje Lanselot, si aleat te mundshem dhe te forte
brenda kesaj kalaje. Ushtaret besnik te ish- komandantit Nano, jane jashte
mureve si edhe ai, dhe nganjehere hedhin ndonje guricke, por qe nuk i
shkakton asnje dem keshtjelles moderne. Tashme ka zgjedhur
heshtjen. Mbase ia kane imponuar apo eshte ndjere i detyruar! Vetem ai e di! Zyrtarisht, turi i
nderprere shume jave para vitit te ri, nuk po ristarton per arsye
shendetesore te liderit te Levizjes per Politike Institucionale, Fatos Nano.
Burime te tjera prane ish- kryeministrit bejne me dije se ai dhe perkrahesit
e tij po pergatisin skema per marrjen e kalase aktuale, ose ndertimin e nje
keshtjelle te re nga themelet. Eshte e veshtire, per te mos thene e pamundur,
te parashikosh Nanon. Ai eshte nje nga politikanet me te spikatur, sigurisht
bashke me Berishen, dhe asnjehere asnjeri dhe as tjetri nuk e kane pohuar publikisht se nuk jane te
tille, por thjeshte qytetare te ketij vendi. Deklarata mund te konsiderohet
patetike, emocionale dhe kurrsesi e dale nga goja e nje politikani
profesinist, qe kerkon mazhorancen e shqiptareve pas vetes per ti dhene te
drejten e qeverisjes. Mund te konsiderohet gabim, por edhe te vleresohet te
pakten nga ana njerezore si afrimitet me qytetaret e te njejtit vend.
Megjithate, nese eshte e thjeshte te marresh votebesimin e tiranasve, nuk do
te jete e lehte te marresh ate te Shqiperise. E Nano, vazhdon heshtjen e tij. Ai prej disa kohesh,
duket se ka minimizuar edhe aventurat e tija brenda dhe jashte shtetit.
Edhe me perkrahesit e tij, thuajse nuk eshte pare asnjehere ne publik. Edhe
krahu i tij i djathte, Petro Koci, nuk ndjehet mese si iniciator per te dyten
here i nje levizjeje Katharsis ne PS. Deputetet e tij mbeshtetes ne Kuvend,
te pakten ata qe u perjashtuan nga PS-ja pas votes pro Topit, akoma nuk jane
pozicionuar ne nje grup parlamentar, edhe pse duket se jane te grishur si nga
LSI ashtu edhe PBDNJ. Mbase eshte nje heshtje reflektimi per te dy palet, jo
vetem per Nanon. Zakonisht pas te tilla situatave, ka nje furtune te papare,
sic edhe nje paqe te papritur. Edhe pse Nano dhe Rama duken shume larg
aktualisht, nje tavoline brenda apo jashte vendit mund ti bashkoje.
Precedenti i zgjedhjes se kreut te shtetit, edhe nje rast qe nuk duhet
nenvleftesuar ne asnje menyre. Mjafton te konvergojne interesat e paleve ne
kete konflikt politik. Nese dy te medhenjte gjejne gjuhen e perbashket,
sigurisht nuk do te mungojne kurbanet e pajtimit. Do te jete pikerisht ata,
te cilet i kemi pare shpesh ne TV, ne deklarata publike, pro njerit epo
kunder tjetrit. Historia e njerezimit ka treguar ne shekuj se eshte
shume e veshtire ta marresh nje klaja nga jashte, sidomos me mjete primitive.
Blerti Delija GJAKMARRJA,
FANTAZMA E MESJETES NE JETEN TONE Te jetosh me friken e
vdekjes ne cdo moment, ne cdo vend dhe shpetimi i vetem te jete ngujimi
brenda mureve te nje dhome, pa dritare, pa shume ajer dhe me hekura. Eshte
nje nga perkufizimet e shumta qe i jepet gjakmarrjes, nje fenomeni mesjetar,
por qe vazhdon te jetoje ne mes tone, duke mbjelle vdekje dhe ankth per ata
qe i shpetojne asaj. Problemi i gjakmarrjes ėshtė njė problem i mprehtė pėr
tė gjithė Shqipėrinė, por mė e theksuar kjo plagė e shoqėrisė ėshtė nė veri
tė vendit tonė. Me mijėra familje veriore kanė humbur tė afėrimt e tyre, me
mijėra fėmijė, rrinė pa shkollė tė ngujuar apo nė njė jetė burg brenda
mureve tė shtėpisė me frikėn e tmerrshme se gjakėsi njė ditė do tu marrė
jetėn. Asnjė herė jeta e tyre nuk ėshtė e sigurt dhe e nesėrmja ėshtė e
pabesė. Mė kėtė frazė nė kokė i ngrysin ditėt banorėt, tė cilėt pėr fat tė
keq janė nė hasmėri. Gjaku shlyhet me gjak, kjo ėshtė mendėsia, me tė cilėn
ecėn zona e veriut. Por, pėrveē kėtij problemi ekziston dhe problem i tjetėr,
i cili ėshtė ai i hakmarrjes, ku gjakėsi merr hak te fisi i atij individi qė
ka kryer krimin. Kėshtu, edhe pse dikush tjetėr qė nuk ka asnjė faj pėr
krimin e kryer nėse nuk ngujohet e pret vdekja e sigurt. Fakte dhe histori
ngujimi nė tė gjithė kėtė zonė veriore tė vendit mund tė gjesh me mijėra ku
ka dhe nga ato familje, nė tė cilat nuk ka mbetur asnjė mashkull pėr shkak tė
gjakmarrjes. Shteti shqiptar, asnjehere nuk e trajtuar seriozisht dhe me
vendosmeri fenomenin e gjakmarrjes, madje e ka zyrtarizuar ekzistencen e tij
me nje sere aktesh ligjore dhe nenligjore, sic eshte parashikimi i nje denimi
me te rende per ata qe bejne krime ne emer te gjakmarrjes. Ne keto kushte,
mungojne edhe statistikat e sakta per gjakmarrjen, por nje numer i
konsiderueshem shoqatash te pajtimit, me aktivitet kryesisht ne Veri te
Shqiperise, japin shifra dramatike. Mbi 700 familje jetojne te ngujuara ne
ate ashtequajturat kulla ngujimi. Vetem ne rajonin e Tropojes, raportohen
me shume se 290 familje te fshehura nga frika a gjakmarrjes. Me problematike paraqitet
gjendje ne lidhje me femijet.Ata detyrohen te braktisin shkollen dhe gjenden
nen nje kercenim te perhershem per tu vrare apo nen nje presion te madh per
te marre hak. Rreth 700 femije te Veriut te Shqiperise kane kete problem.
Nderkohe, edhe organizmat nderkombetare me aktivitet ne vendin e shqiponjave,
jane ne dijeni te ketij problemi dhe jane munduar te ndihmojne ne zbutjen e
fenomenit te gjakmarjes. UNICEF ka ndihmuar nė tre rrethe tė Shqipėrisė sė
Veriut pėr tė garantuar qė fėmijėt e prekur nga gjakmarrja tė arrijnė tė
marrin arsim. Gjakmarrja i detyron djemtė tė qėndrojnė tė mbyllur nė shtėpi.
Nė bashkėpunim mė Ministrinė e Arsimit janė hartuar kurrikula tė posaēme pėr
ta kryer shkollėn nė shtėpi. Mbi 200 fėmijė janė riintegruar nė shkollė, dhe
dhjetėra prej tyre e kanė marrė mėsimin nė shtėpi prej mėsuesve shėtitės. Nga
ana tjeter, nje numer i konsiderueshem femijesh shperngulen nga shtepite e
tyre per te vijuar mesimin ne nje zone disi te mbrojtur nga shteti ne Polican
te Shqiperise se Jugut. Atje ata mbrohen nga policia e shtetit, por vuajne
largesine nga prinderit e tyre. Ne keto kushte, jane te shumta familjet qe
detyrohen ne ngujohen, por si pasoje e ketij akti, ato arrijne ne kushtet e
mungeses se elementeve kryesore per sigurimin e jeteses, duke u zhytur ne nje
varferi absolute, teksa meshkujt nga mosha 7 vjec e lart, nuk mund te shohin
driten e diellit. Nga dita ne dite shtohet numri i familjeve ne gjakmarrje,
te cilat po braktisin edhe atdheun e tyre, ne kerkim te nje jete me me shume probleme,
por te pakten larg gjakesit qe i pret me pushken gati. Nje nga viktimat e
ketij fenomeni, eshte edhe familja Koci. Rasti me i fundit qe ka goditur kete
familje, daton me 12 shtator 2007, kur persona te panjohur nga policia
plagosin me arme zjarri ne mes te dites ne afersi te vendit te quajtur Kafja
e Madhe Bashkim Kocin (E. Kaci). Eshte nje fenomen mesjetar, zanafillen e ka
ne Kanunin e Lek Dukagjinit, i cili daton para me shume se 550 vjetesh, por
rrenjet i ka te ngulura thelle edhe ne realitetin shqiptar te koheve moderne:
nje fantazem qe po shkaterron jeten tone! Kjo eshte gjakmarrja tek shqiptaret
ne shekullin e XXI-te. Veronike
Pepushaj Avokati falas, tashmė edhe nė
Shkodėr. Tė miturit dhe personat nė nevojė, avokat pa pagesė Mund tė ankoheni
edhe kur pėrfaqėsuesit e institucioneve shtetėrore shkelin tė drejtat tuaja,
si dhe mund tė pėrfitoni edhe pėrfaqėsimin e ēėshtjeve pėrpara gjykatė Nėse nuk ke mundėsi pėr tė paguar njė avokat, tani mund tė drejtohesh
pranė korrespondentėve tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit nė rrethin ku banon, dhe do tė
pėrfitosh mbrojtjen ligjore falas. Personat qė u pėrkasin shtresave nė nevojė
ose tė miturit (deri nė 18 vjeē), qė nuk kanė mundėsi pėr tė siguruar
mbrojtje dinjitoze pėr shkaqe ekonomike, tashmė mund ta gėzojnė tė drejtėn e
pėrfaqėsimit sa mė tė mirė tė tyre ligjor, pa qenė e nevojshme tė paguajnė
para. Prej pak kohėsh, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), ka
shtrirė aktivitetin e tij nė kėtė linjė me anė tė hapjes sė Klinikės
ligjore ku ndihma ligjore, ose e thėnė ndryshe: Avokatia, jepet falas. Njė
shėrbim i tillė pėr momentin pėrveēse nė Tiranė dhe Durrės, ėshtė shtrirė
edhe nė 6 rrethet mė tė mėdha tė vendit, si Shkodra, Vlora, Fieri,
Gjirokastra, Korēa dhe Elbasani. Rrethe kėto ku KSHH-ja ka patur mbulimin e
saj edhe mė pėrpara, me rrjetin e korrespondentėve, tė cilėt kanė denoncuar
dhe monitoruar rastet e shkeljeve flagrante tė tė drejtave tė njeriut si dhe
rastet e cėnimin e mbarėvajtjes sė proēeseve zgjedhore. Qytetarėt e Shkodrės qė kanė nevojė pėr kėto lloj ndihme ligjore, mund
tė drejtohen pranė avokatit Artan Reēi, i cili prej shumė vitesh e ushtron
kėtė profesion nė kėtė qytet dhe njėkohėsisht ėshtė edhe korrespondent i
KSHH-sė pėr Shkodrėn. Mund ta gjeni krejt kollaj pranė Rrugės Don Bosko, tė
njohur me gjuhėn e pėrditshme si Rruga e Gjykatės, ose tė kontaktoni me tė
nė numrin 0682315016, ose mund tė drejtoheni me letėr nė adresėn, av. Artan
Reēi, Dhoma e Avokatisė, Shkodėr. Shėrbimi avokator qė Klinika Ligjore ofron
falas, shtrihet kryesisht nė fushėn penale. Kryesisht pėr njerėzit nė nevojė
qė nuk kanė mundėsi financiare pėr tė pėrballuar vetė shpenzimet e avokatit.
Duhet thėnė qė njė aktivitet i tillė kryhet falė mbėshtetjes financiare tė
Komitetit Suedez tė Helsinkit. Pėr mė shumė hollėsi ndiqni pėrgjigjet e
avokatit. SH. E: Pse u hap klinika ligjore falas dhe cilat janė objektivat e
saj? Av. Artan Reēi: Inicuesit e kėtij projekti pranė KSHH-sė, shprehen se
njė nismė e tillė u ndėrmor pas disa vėzhgimeve tė tė organizatave tė tė
drejtave tė njeriut, tė cilat arrinin nė pėrfundimin se shėrbimi avokator
falas nė Shqipėri lė pėr tė dėshiruar, si nė cilėsi ashtu edhe nė shtrirjen e
shėrbimeve qė ofrohen. Kėto pėrfundime si dhe kėrkesat e qytetarėve pėr
mbrojtje drejtuar Komitetit Shqiptar tė Helsinkit ēuan nė hapjen e kėsaj
klinike. Objektivi kryesor i kėtij shėrbimi ėshtė mbrojtja mė e mirė e tė
drejtave tė grupeve tė pambrojtura kur ato shkelen nga pėrfaqėsuesit
shtetėrorė. Ndėrsa objektivat specifikė janė: Zgjerimi dhe pėrmirėsimi i cilėsisė sė shėrbimit avokator si dhe
sensibilizimi i qytetarėve. Mbrojtja e tė drejtave tė qytetarėve qė i pėrkasin grupeve vulnerabėl
kur kėto shkelen nga pėrvfaqėsues tė institucioneve shtetėrore, nėpėrmjet
asistimit, fuqizimit tė tyre me kėshillime ligjore dhe adresimin e shkeljeve
nė institucionet pėrgjegjėse. Mbrojtja e grupeve vulnerabėl nga shkeljet e tė drejtave tė tyre kur
shkelės janė pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore nėpėrmjet pėrfaqėsimit
tė ēėshtjeve pėrpara gjykatės. ShE: Pėr ēfarė mund tė drejtohen tė interesuarit tek ju? Av. Artan Reēi: Pėr trajtimin e ankesave dhe
tė rasteve tė paraqitura nė KSHH. Pėr pėrfitimin e kėshillimit
ligjore dhe asistencės ligjore pėr plotėsimin e dokumentacionit pėr nė
gjykatat e niveleve tė ndryshme. Pėr adresimin e ankesave nė
institucionet shtetėrore kompetente. Pėr adresimin dhe informimin e
qytetarėve pėr ankesat e tyre nė pėrfaqėsues tė caktuar tė shoqėrisė civile. Pėr pėrfaqėsimin e ēėshtjeve
nė Gjykatat e tė gjitha niveleve, nė rastet e veēanta tė shkeljeve flagrante
tė tė drejtave tė njeriut. Pėr pėrfaqėsimin e ēėshtjeve
nė Gjykatėn e tė Drejtave tė Njeriut nė rastet e pėrmbushjes sė kėrkesave. Sh. E.: Kush pėrfiton nga kėto shėrbime falas? Av. Artan Reēi: Personat tė cilėt janė viktima
tė ushtrimit tė dhunės, trajtimeve dhe degradimeve ēnjerėzore, nga organet e
policisė dhe personeli i vendeve tė paraburgimit dhe tė burgjeve. Personat, tė cilėt janė
viktima tė diskriminimit nga punonjės tė institucioneve shtetėrore nė
pėrgjithėsi dhe romėt & egjiptianėt nė veēanti. Personat tė cilėt janė cėnuar
nga e drejta kushtetuese pėr njė proēes tė rregullt ligjor. Sh. E.: Kush ėshtė
Komiteti Shqiptar i Helsinkit? Av. Artan Reēi: Komiteti Shqiptar i
Helsinkit ėshtė njė organizatė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut e cila
ėshtė themeluar nė 19 dhjetor tė vitit 1990 si Forumi pėr Mbrojtjen e lirive
dhe tė drejtave themelore tė njeriut. Nė 22 Mars 1992, organizata u
anėtarėsua nė Federatėn Ndėrkombėtare tė Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut,
duke marrėdhe emrin qė ka sot. KSHH ka si pjesė tė misionit
tė tij mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut si dhe rivendosjen e tyre nė rastet
e shkeljeve tė ndryshme. Kjo realizohet nėpėrmjet reagimeve publike, letrave
drejtuar autoriteteve shtetėrore, verifikimeve nė vend, kėshillimeve ligjore,
dhe sė fundmi edhe nėpėrmjet ndihmės ligjore falas pėr grupet vunerabėl. Sh. E.: Cilat janėankesat e trajtuara deri tani nga Klinika Ligjore? Av. Artan Reēi: Aktualisht
KSHH ka marrė njė numėr ankesash tė konsiderueshme. Rastet mė tė shpeshta tė
drejtimit nga KSHH-ja kanė qenė ato tė personave tė cilėt vuajnė dėnimin nė
burgje, ose ndodhen nė vendet e paraburgimit; raste tė personave ndaj tė
cilėve ėshtė ushtruar dhunė; raste tė personave qė pretendojnė se ndaj tyre
janė zhvilluar proēese tė jo tė rregullta ligjore, nė kundėrshtim me parimet
kushtetuese, si dhe kėrkesa pėr monitorime tė seancave tė tyre. Pėr tė gjitha
kėto raste, KSHH pas trajtimit dhe verfikimit tė ankesave, u ėshtė drejtuar
institucioneve shtetėrore pėr marrjen e masave dhe verifikimin e tyre, si dhe
u ėshtė ofruar kėshillimi ligjor i nevojshėm. Aktualisht Klinika Ligjore ka
filluar pėrfaqėsimin nė gjykatė tė njė ēėshtje pėr proēes tė parregullt
ligjor nė Gjykatėn e Apelit nė Shkodėr. Intervistoi: Sokol
Pepushaj Konsullata
e Italise ne Shkoder promotor Toto Cutugno dhe Greta Koci koncert Live ne
Shkoder Askush nuk ka me te voglin dyshim se Konsullata e
Italise ne Shkoder, eshte nje faktor shume i rendesishem ne te gjitha
aspektet. Por sic e kemi thene edhe heret e tjera, selia diplomatike e
shtetit italian ne Veriun e Shqiperise, nuk eshte kufizuar asnjehere ne
dhenien e vizave per motive te ndryshme drejt Italise dhe vendeve Shengen.
Pesha e Konsullates se Italise ne Shkoder ka ardhur duke u shtuar vecanarisht
ne organizimin e aktiviteteve kulturore, sociale, artistike por edhe
shkencore ne interes te forcimit te marredhenieve ne mes dy shteteve, duke e
konsideruar Shkodren si nje ure te fuqishme ne mes Italise dhe Shqiperise.
Nuk kane qene te pakta risite qe Konsullata Italiane, e vetmja seli ne Veri-
Verilindjen e vendit tone qe na kujton dhe mundeson afrimin me Bashkimin
Evropian, ka sjelle qe nga viti 2000, kur fillloi aktivitetin. Rasti me i fundit i pritshem, eshte ai i koncertit
Live qe ka marre persiper te organizoje me date 1 maj ne stadiumin Loro
Borici te Shkodres. Nje nga emrat me te medhenj dhe te padiskutueshem te
muzikes italiane por edhe te prezantimit televiziv, Toto Cutugno do te jape
nje koncert Live, si iniciative direkte e Konsullates se Italise ne
Shkoder, sigurisht me mbeshtetjen e Ambasades se Italise ne Tirane dhe
Institutit Italian te Kultures por edhe Bashkise Shkoder. E vecanta e ketij
spektakli me nje sukses te garantuar, vecanarisht ne qytetin e njohur si
filoitalian, ku eshte shume e veshtire te gjesh nje qytetar qe nuk flet
gjuhen italiane, eshte prezenca e kengetares tashme te mirenjohur, brenda dhe
jashte kufinjeve te Shqiperise, Greta Koci. Organizimi teknik i koncertit i
eshte besuar kompanise prestixhoze LivingRoom, e cila tashme ka gati edhe
skemen per realizimin me sukses te evenimentit te rradhe dhe unikal per
Shkodren e Veriun. Edhe pse eshte akoma shpejt nga data e koncertit, kemi
mundur te zbulojme disa detaje. Keshtu, Toto Cutugno do te vije i shoqeruar
nga grupi i tij prej 15 personash, nen masa te shumta sigurie, sic edhe
kengetarja Greta Koci. Spektakli ne teresi eshte planifikuar te filloje ne
oren 19.00 dhe do te zgjase dy ore e gjysem, me nje ritem marramendes dhe
gershetim te kengeve me te sukesshme te dy kengetareve. Per rreth nje ore e
gjysem, kengetari i njohur italian, do te intepretoje Live te gjitha kenget
me te suksesshme, te cilat jo vetem kane kaluar kufinjte e Italise, por
njihen shume mire edhe ne Shkoder. Kengetarja Greta Koci, e cila tashme e ka
tejkaluar percaktimin zbulimi i vrullshem i nje talenti duke qene nga kenga
ne kenge konfirmim i profesionalizmit, do te interpretoje 12 kenge me nje
kohezgjatje te spektaklit rreth 60 minuta. Ne
nje shfaqje ku nuk do te mungojne surprizat, ne do te shpalosim vetem njeren
prej tyre, duke besuar se organizatoreve nuk do tu ngelet hatri. Cutugno dhe
Koci do te kendojne se bashku nje duet shume te njohur, te cilin kengetari
italian e ka interpretuar me nje kolege ruse, interpretim qe eshte kthyer ne
nje hit te jashtezakonshem. Tashme, po punohet intensivisht per pershtatjen
ne shqip dhe interpretimi do te jete italo- shqiptar per kaneqesine te te
gjithe amatoreve te muzikes, te cilet sigurisht, do te mbushin stadiumin
Loro Borici te Shkodres. Konsullata e Italise
ne Shkoder, ka menduar edhe per surpriza te tjera, te cilat sigurisht do te
pelqehen me shume nga qytetaret shkodrane por edhe ata qe do te mbushin
stadiumin. Per kenaqesine e te gjitheve, eshte menduar qe hyrja te jete
falas, pa patur nevoje te shpenzohet asgje, kjo si dhurate e selise
diplomatike per te gjithe qytetaret. Sivjet, eshte vetem fillimi i nje tradite, te cilen
konsulli italian Stefano Marguccio, i cili ishte promotori dhe mbeshtetesi me
i flakte i idese, do ta perserise cdo 1 maj ne qytetin e Shkodres. Duke
besuar se nuk nxjerrim ndonje sekret te madh, kostoja totale e organizimit te
nje evenimenti te tille, do te jete 110 mije euro, duke treguar se tashme
parate kane rendesine me te vogel perballe vlerave te jashtezakonshme
artistike qe sherbejne per afrimin ne mes Italise dhe vendit tone, por edhe
Shqiperise me Evropen Perendimore dhe BE-ne. Alda
DELIJA Kush eshte Toto Emri i tij i vertete
eshte Salvatore Cutugno. Ai ka lindur me 7 korrik 1943 ne Fosdinovo te
provinces se Mesines. I diplomuar si llogaritar, kuptoi shpejt qe pasioni i
tij i vertete ishte muzika. Filloi te interpretoje ne Suedi dhe Finlande per
grupin e Guido Manusardi. Ne vitin 1969 themeloi grupin e tij Toti e Tati,
por famen e tij ia dedikon mbi te gjithe Majk Bonxhornos. Eshte pikerisht
prezantuesi i mirenjohur italian qe beson tek ai dhe e lancon me firme e
tij ne boten muzikore. Arrijne keshtu sukseset e para: Melankolia blu dhe
Italiani, nje himn i vertete per te gjithe boten italishtfolese, Vetem
ne, fituese e Festivalit te San Remos ne vitin 1980. asojne Serenata,
Bijte, Emocione, Bashke 1992, kenge me te cilen fitoi Festivalin
Evropian te vitit 1990 ne Zagreb, per te mberritur tek Dua te shkoj te jetoj
ne fshat. Njekohesisht, Cutugno eshte edhe nje autor shume i vleresuar
kengesh per disa nga interpretuesit nderkombetare me te medhenj si Sharls
Aznavur, Mirej Matje, Frenk Sinatra, Adriano Celentano, Fausto Leali etj.
Toto njihet edhe si bashkeprezantues programesh televizive te suksesshme si
Domenika in (1987 dhe 1991- 1993), Kenaqesi Raiuno (1990- 1991), Konkurs
per Kengen Evropiane (1991), Sonte do te hidhem (1992), Ceshtjet tuaja.
Ne vitin 1994 drejton Totofestival aneks i festivalin te Sanremos. Toto Cutugno debutimin e pare ne
Festivalin e San Remos e beri ne vitin 1976 me grupin Albatros me kengen
Fluturimi AZ504 qe u klasifikua e treta. Vitin qe pasoi, eshte serish ne
festival me Cmimin e madh. Ne vitin 1991 ka prezantuar Festivalin Evropian
ne dyshe me hiljola Cinkuetin. Cutugno mbahet mend si fitues i rregullt i
cmimeve te dyta te Festivalin e San Remos ne vitet 1984, 1987, 1988, 1989,
1990. Eshte i dyti edhe ne vitin 1985 kur shkruan kengen Ne djemte e sotem
te Luis Miguel. Kush eshte Greta Greta Koēi Ka lindur
mė 26 shtator 1991 nė qytetin e Kuēovės e banon nė Tiranė. Mė 17 shtator 2007
fillon mėsimet nė vitin e tretė nė shkollėn Wilson nė Tirane.Talenti i saj
ėshtė shfaqur nė moshėn 5-6 vjeēare, ku fillimisht ka drejtuar emisionet e
fėmijėve nė stacionin televiziv tė babait tė saj Shkodra TV1 nė Shkodėr.
Fillimisht ėshtė shfaqur nė TV me njė videoklip nė moshėn 7 vjeēare, mė pas i
ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht kėngės. Nė moshėn 12 vjeēare ka fituar ēmimin e
parė nė konkursin e interpretuesit mė tė mirė live qė u zhvillua nė Radio
Tirana. Nė moshėn 13 vjeēare u realizua bashkėpunimi me kėngėtarin Erjon
Korini me kėngėn Kush ka faj e cila pati sukses tė madh. Nė vitin 2005 mori
pjesė nė festivalin e Kėngės Magjike 2005 me kėngėn Kam mall tė kompozuar
nga Florjan Mumajezi dhe tekst tė Turian Hyskės.Tė dyja kėngėt e mesipėrme
kanė qėnė hitet e momentit.Nė muajin prill 2006, realizoi 3 kėngė tė reja me
tre kompozitorėt mė tė mirė maqedonas: Maki, Darko Dimitrov, Ocko,
pėrkatėsisht: Bėj be qė stė dua, Dashuri pa shije, Njė here po njė herė jo Po kėtė muaj ka realizuar dy kėngė me
kompozitorin Adrian Hila: Zemra pėr ty ndal dhe Ik nga unė tani. Mė 7 tetor 2006 fitoi ēmimin e pare nė
festivalin: Mikrofoni i artė, me kėngėn: Foli djalit tė kompozuar nga Genti
Lako. Mė datė 2 dhjetor 2006 hedh nė treg albumin e saj tė parė tė titulluar:
Mos shiko tjetėr me ekskluzivitetin e shtėpisė diskografike Eurostar. Mė
datė 15 dhjetor 2006 promovon albumin nė Prishtinė nėn ekskluzivitetin e
kompanisė Antika. Kompozitori Genti Lako ka realizuar dy kėngėt e fundit tė
albumit: Mos shiko tjetėr me kėngėtarin kosovar Labinot Tahiri dhe kengėn
Kėrcim dashurie. Mė 21-23 dhjetor 2006 mori pjesė nė Festivalin e 45-tė
Kombėtar tė Kėngės nė Radiotelevizion me kėngėn Eja zemėr tė kompozuar nga
Genti Lako dhe tekst tė Arben Dukės. Me daten 9 mars 2007 - Kenga e saj
Kercim Dashurie kompozuar nga Genti Lako dhe tekst te Arben Dukes eshte
botuar ne nje compilation (permbledhje) ne Sh.B.A me kengetaret me te famshem
te botes si, Beyonce, Roxett, U2, etj. Ky compilation eshte shperndare ne te
gjitha radiot e botes me te drejte ekskluzive te radio Ventures. Mė 26 mars
2007 merr pjese ne Festivalin e Kenges Top Fest 4 me kėngėn Sa mė lodhe me
kompozim te Genti Lako, koreografi tė Albi Nako dhe stiliste Rezarta
Skifteri. Me datėn 27 Maj 2007, fiton ēmimin e parė nė festivalin Top-Fest
4 ku u pėrfaqėsua me kengen Sa mė lodheme kompozim te Genti Lako,
tekst:Redi Mazi, Koreografi: Albi Nako dhe stiliste Rezarta Skifteri.Mė 26
shtator 2007 Greta feston 16 vjetorin e ditėlindjes, organizuar nė BUDA-BAR,
me pjesėmarrjen 150 kėngėtarėve dhe artistėve shqiptar, miq e tė afėrm tė
familjes. Mė 26 shtator 2007 perfundon regjistrimet e kengės sė saj mė tė rė
Mė fal nėnė e cila do tė interpretohet pėr herė tė parė nė Pallatin e
Kongreseve ne Tirane nė spektaklin MISS-GLOBE, mė 30 shtator dhe 1 tetor
2007 nė orėn 19.00. Kjo kėngė eshte realizuar dhe nė vidioklip i cili ka dalė nė transmetime televizive nė fund tė
tetorit 2007. SHUME
ZHURME PER ASGJE Kolegu yne Arben Lagreta, ka marre pjese ne
edicionin 2007 te konkursit evropian te gazetarise per ēmimin e njohur - i
cili mban emrin e gazetares, shkrimtares dhe intelektuales se shquar
franceze Louise Ėeiss (1893-1983) - organizuar nga Shoqata e Gazetareve
Europiane ( AJE ). Sipas informacionit te publikuar kohet e
fundit prej kesaj shoqate, shkrimi i tij i titulluar Shume zhurme per
asgje, botuar ne maj tw vitit 2007, eshte seleksionuar nder 25 me te miret
ndermjet qindra pjesmarresve nga i tere kontinenti. Juria e ketij konkursi perbehej nga
Presidentes se saj Véronique Auger - pergjegjese e sherbimit
nderkombetar si edhe e redaksise europiane te televizionit France 3, Stephen
Bunard - BFM Belgique, drejtues i emisionit Le Grand Point de Vue
Européen, Angélique Crisafis - zv/presidente e France AJE,
Antoine Jacob - korrespondent i The Guardian ne France, Peter
Kramer - ish korrespondent i Le Monde ne vendet skandinave dhe ato
baltike, José-Manuel Lamarque - sekretar i pergjithshem i AEJ dhe gazetar i
pavarur, Christophe Midol-Monnet - shef i programeve europiane te radios
France International dhe kryereadaktor i seksionit europian te Euroneės
... Ne foton me poshte eshte fiksuar nje moment
nga ndarja e 2 trofeve kryesore ndaj fituesvev te ketij ēmimi ne ceremionine
e zhvilluar ne Paris. Redaktori i
kulturės Dje,
lexuesi shqiptar u bombardua me lajmin sensacional tė disa mediave tė
shkruara dhe vizive, sipas tė cilit, kėnga fituese serbe e Festivalit
Evropian, tashmė e arshivuar si e tillė, paskėsh qenė e vjedhur nga balada
Ndarja kėnduar nga Soni. Si
gjithmonė nė tė tilla raste, pėrfundimi nxirrej nga gazetarucė kompetentė
edhe nė fushėn e muzikės.Ashtu sic edhe pritej, e gjithė kjo ēudi zgjati
shumė pak, madje mė pak se 3 ditė.Pėr faktin e thjeshtė se skupi gazetaresk
tashmė ishte konsumuar,Kori i kronikave televizive tė stacioneve televizive
tė kryeqytetit si dhe gazetat e pėrditshme njė ditė mė pas e kishin bėrė tė
vetėn.Buka e kėtyre ditėve ishte fituar me njė lajm qė vetėm lajm nuk mund tė
ishte pėrderisa dilte absolutisht jashtė fushės sė gazetarisė. Personalisht,
pasi i dėgjova disa herė tė dyja kėngėt nuk mė duket se kemi tė bėjmė me njė
kopjim.Fakti qė vetėm njė sekuencė e shkurtėr prej vetėm disa sekondash nė
refren pėrputhet me tė dyja kėngėt nuk do tė thotė se ėshtė kopjim.Ndodh jo rralle
qė edhe nė profesionin tonė mund tė vėrehen reminishenca, e aq mė teper me
gazetarė tė tjerė njėherėsh me tė cilėt nuk jemi ndeshur ndonjėherė nė
jetė.Kurse pėrsa i takon fenomenit tė vjedhjes sė melodive nga ana e
kėngėtarėve dhe gaxhijeve jo tė pakta shqiptare, nuk them ndonjė tė re nėse
pohoj se jo pak kėngė tė tyre qė po notojnė madje edhe suksesshėm nė kėtė
treg informal, nuk janė tonat por tė vjedhura 100 pėr qind nga vendet fqinjė,
pėrfshi kėtu edhe Serbinė e madje edhe Kosovėn(!). Pėrderisa
vetė kompozitori i saj maqedonas nuk e ka pohuar kėtė nuk me duket e udhės qė
tė bėjnė muzikantin gazetarėt.Aq mė tepėr qė vetė Soni, qė i takon ta ndjejė
mė shumė se kushdo kėtė padrejtėsi (nėse vėrtet i ėshtė bėrė A.L.) u shpreh
se fjalėn e kanė muzikologėt. Por mendoj se do tė
kishte njė mėnyrė tjetėr shumė mė tepėr efikase pėr tė provuar ose jo atė qė
nxituan ta pohonin si tė padiskutueshme orkestra e mediave shqiptare.Ideale
do tė ishte qė nė kėtė edicion tė Festivalit Evropian, Shqipėria tė
prezantohej pikėrisht me baladėn Ndarja tė Sonit. Vjet nė Top-Fest 2006
menjėherė pas interpretimit tė saj, askush nuk e priste qė kjo kėngė do tė
shėndrrohej nė njė nga hitet mė tė dėshiruara shqiptare, madje as vetė
kėngėtarja, siē edhe u pat shprehur edhe vetė.Ashtu si nė jo pak raste, jo
vetėm nė Shqipėri, kur suksesi duket sikur vjen gradualisht si papritur pas
ngjizjes jot ė shpejtė tė kėngės te publiku. Kjo po, qė do tė
ndikonte shumė mė tepėr nė mėnyrė qė muzikologėt nė Eorofestival tė
impenjoheshin mė seriozisht pėr tė ndarė shapin nga sheqeri pasi tė dyja kėto
kėngė do tė konkuronin njėra-tjetrėn. Kėnga e
Frederik Ndocit, pavarėsisht nivelit tė interpretimit, nuk mund tė ngjallte
mė emocione me njė temė tė cilėn, njė pjese tė evropianėve tė sotėm e shumta
mund tua tregojnė stėrgjyshėrit e tyre qė mėrgonin para mė shumė se njė
shekulli nė Amerikė
Kėsisoj askush nė
Evropė nuk ka pėrse tė mallėngjehet me realitetin shqiptar qė i kėndon ende
gurit tė rėndė qė peshon mė shumė nė vend tė vet. Ndėrkohė,
duke iu rikthyer traditės sė hershme tė Serbisė (ose tė
ish-Jugosllavisė-A.L.) nė pjesmarrjet e saj nė Festivalin Europian, mė duhet
tė pohoj jo pa dhimbje se ne duhet tė shihemi nė pasqyrė dhe tė ulim kokėn
pėrballė traditės dhe trofeve tė arritura nė kėtė evenimet nga fqinjėt tanė. Kėshtu,
vetėm me kėto 3 shembuj qė i di vetė dhe qė pėrkojnė me fėmijėrinė dhe
adoleshencėn time dhe tė brezit tim, lexuesi le tė gjykojė vetė. Nė vitin
1983 kėnga jugosllave Xhuli u pat renditur e 4-ta nė Festivalin
Evropian.Kjo kėngė pat fituar aq popullaritet saqė, tė paktėn nė qytetin e
Shkodrės kėndohej dhe fishkėllehej edhe nė rrugė nga tė rinjtė e atij brezi.
Ndėrsa nė vitet 1988 dhe 1989 Jugosllavia pat fituar pėrkatėsisht cmimin e
dytė dhe tė pare nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm muzikor tė kontinentit. E pra
atėherė nuk ishin nė lojė as aleancat sllave tė vendeve tė ish-Bashkimit
Sovjetik e as folklorizmat ballkanike pėr trafik vote pėr faktin e thjeshtė
se kėto vende nuk merrnin pjesė nė Eurofestival.Ēka duhet tė edukojė qartė,
tė paktėn njė pjesė tė medias shqiptare, pėr atė se emocionet dhe tifozeritė,
tė frymėzuara mbase edhe nga kjo periudhė e ngarkuar politike ndėrmjet dy
vendeve respektive, nuk kanė pėrse tė fusin hundėt edhe nė art.Kjo nuk bie
erė as patriotizėm e as nacionalizėm por thjesht injorancė. Arben
LAGRETA Nė
gjurmėt e Saraēenėve tė shek IX-X nė rrethin e Shkodrės Dokumentet historike,
literaturat moderne dhe kėrkimet arkeologjike na japin njė mundėsi tė hetojmė
mbi gjurmėt e atyre okupacioneve qė nė histori njihen me emrin invazionet
arabo-saraēene, mbi pėrmasat reale dhe mbi shtrirjen e tyre edhe nė vendin
tonė. Nė, njė literaturė shkruhet: Nga Afrika dhe nga Spanja u nisėn
piratėt saraēenė: shkelėn dhe plaēkitėn Romėn nė vitet 846-847 dhe e detyruan
Papėn Leoni IV qė tė rrethohej me njė brez muri, akoma i shikueshėm edhe sot;
nė 860 saraēenėt hynė nė Campania; shkatėrruan Montekassinon, pushtuan dhe u
bėnė padronė tė Barit, e mbajtėn Siēilinė, pėr dy shekuj. Princėt italianė
dhe Papa i ndaluan nė vitin 911 nė Gariliano. Nė Provenca, saraēenėt bėnė nė
Frassineto (La Garde Freinet) bazėn pėr navigimet e tyre bregdetare.1 Tė dhėnat e burimeve
dokumentare tė shkruara bizantine, na lejojnė tė hedhim njė hipotezė, jo pa
arsye, pėr njė bazė tokėsore e detare saraēene, tė quajtur edhe si
Saraēenopoli, nė Gjirin e Drinit e deri nė Grykė Bunė. Kėtu nuk do tė kishte
asgjė pėr tu ēuditur aq shumė, sepse burimet antike na njoftojnė, edhe pėr
baza tė lashta fenikase e egjiptiane. Por, sėpari le tė citojmė burimet pėr
temėn konkrete. Nė shkrimet e
perandorit bizantin Konstandin Porfirogjeneti, shkruhet: Sulmi i arabėve
kundėr brigjeve tė Dalmacisė. 29
Pas njė farė periudhe nė kohėn e perandorisė sė Vasilit (867-886)
erdhėn
sarasenėt, prej Afrikės, Soldani, Sava dhe Kalfa me tridhjet e gjashtė anije
dhe pushtuan nė Dalmaci kėshtjellat Butovėn, Rosėn kėshtjellėn e poshtme,
Dekaterin dhe u bėnė zotėr tė tyre. Pastaj erdhėn edhe nė kėshtjellėn e
Raguzės dhe qėndruan aty pesėmbėdhjetė muaj. Atėhere raguzianėt tė detyruar i njoftuar perandor Vasilit
duke i thėnė kėshtu: Mėshirona neve edhe mos na lėr tė zhdukemi prej
mohuesve tė Krishtit. Dhe perandori duke i mėshiruar ata, dėrgoi patrician
Nikita, drugarin e marinės me njėqind
hellandė. Por, sarasenėt me tė mėsuar ardhjen me flotė tė patricit drugar tė
marinės, u larguan duke e brektisur kėshtjellėn e Raguzės, kaluan pėrtej nė
Lombardi, dhe mbasi e rrethuan kėshtjellėn e Barit e pushtuan.2 Nė tė njejtėn temė
Vazhduesi i Theofanit shkruante: Pushtimi i Kotorrit
nga arabėt nė vitin 840 52
Vij tė tregoj
pothuajse e gjithė Italia, e cila tek ne ėshtė pėrcaktuar si
Romė e Re, si dhe shumica e krahinave tė Siēilisė u sulmuan nga forcat e
afėrta tė kartagjenasve dhe iu nėnėshtruan taksės nga barbarėt
sulmuan nė tė
njejtėn kohė edhe agarinėt nga Kartagjena. Duke caktuar prijėsa Soldanin,
Sambėn dhe Kalfėn, tė cilėt i konsideronin se ndryshonin shumė prej
bashkėfisasve tė tyre nė ligėsi dhe nė pėrvojėn luftarake, dėrguan njė flotė
kundėr Dalmacisė me tridhjetė e gjashtė luftanije, e cila pushtoi qytetet e
ndryshme tė dalmatėve, si Butomėn, Rosėn dhe Kotorrin e Poshtėm. 3 Gjergj Kedreni,
shkruante: 13. Plaēkitja e
bregdetit tė Ilirikut nga arabėt (v. 1031) Me
28 tė muajit korrik, ditėn e katėrt, nė orėn dy tė natės ndriti nga jugu pėr
nė very njė yll, duke ndriēuar gjith token. Mbas pak vijė lajme mbi
fatkeqsitė qė mbuluan vendin e bizantinėve. Nga njera anė arabėt plaēkisnin
Mesopotaminė deri nė Melitinė
nga ana tjetėr arabėt plaēkisnin gjith
bregdetin e Ilirikut, deri nė Korfuz tė cilin e dogjėn
.4 M. von ufflay, qe me
sa duket i pari qė vėrejti te Saraēenopoli njė vendbanim dhe njė pikė detare
plaēkitėse, si vend strehim piratėsh te Kodra e Saraxhinit, nė malin Kolaj
aty te pjesa detare dhe kėto i lidhte me inkursionet arabe saraēene tė shek
IX.5 Si njė pikė tė tillė ufflay, shihte edhe Saraqinishten nė afėrsi tė
Butrintit, tė Gjirokastrės etj. Nga
autorėt shqiptarė me kėtė temė qe marrė prof. Z. Shkodra, i cili sinjalizonte
edhe disa gėrmadha tė ish fshatit Saraxhin/Sarachinopoli.6 Mė me hollėsi, u
mor Kol Luka (xhaxhai ynė), i cili lokalizonte edhe Saraēinopolin edhe pikėn
e tyre detare plaēkitėse nė Kodra Saraxhin.7 Nė atė studim, mjaft
voluminoz edhe ne kemi pasur njė copė detyrė. Nė diskutimet dhe oponencėn
tonė, jemi tė prirur pėr lidhjen me arabėt saraēenė edhe pėr tipet si fshati Harapaj afėr Durrėsit,
Gomna e Harapit nė Zallin e Kirit Shkodėr, Prroni i Saraēenit, nė
Dukagjin, ose si Bajlozi/Harapi i Zi i Detit nė folklor, i cili kėrkonte
edhe tim pėr tim ka i dash me pjekun, tim pėr tim ka i vashė me
zhdjergun dhe haraēin ka nji dukatė ari pėr tim.8 Njihet se saraēenėt ishin punuesa mjeshtra
tė lėkurave, samarėve, mbathjes sė kuajve/nallbanė, punues tė bakrit,
bronzit, hekurit, saranxhave dhe vadave tė ujit etj dhe njė pjesė e tyre sa
duket ishte integruar me popullsinė vendase. Mbi kėto ish popullsi, sa duket
shteti turko-osman solli nė vendin tonė sasi tė konsiderueshme
egjiptianėsh/evgjitė dhe endacakėsh nga Konja e Saruhani, tė cilėt ende sot
si zakonisht nuk janė tė regjistruar etj, por konsiderohen si shqiptarė. Siē dihet mjaft mirė
nė Shkodėr, Lezhė e nė Shėn Gjin, edhe sot e kėsaj dite, duke mos i
ngatėrruar me magjypėt, ardhacakė tė mėvonshėm nė kohėn e Turqisė, ka njė
nėnshtresė saraēenėsh, e madje edhe familie qė e ruajnė patronimin si Saraēi.
Kėto Saraēė, myslimanė e kristjanė dallojnė edhe nga ana antropologjike si ish
mbeturina tė prejardhjes arabo kartagjenase/nga Tarabulluzi-Tunizia. Ka
supozime se si origjinė nga saraēenėt ndoshta klasifikohet edhe lagjia e
Sarreqit e Shkodrės, e cila e ka prejardhjen nga Sarrexhi/Serreqi i
Velipojės, e cila mė vonė u shpėrngul nė Obot dhe qė andej edhe nė Shkodėr.
Mė 14161417, fshati Sarachenopoli nė Mede, na del nė Regjistrin e Kadastrės
dhe Konēesioneve tė Venedikut, fl. 94/a, ku kemi edhe Benko Saraēinopoli, i
madhi krye dhe Benko Saraēinopoli, i vogli. Pėr mendimin tonė ndoshta vetė
fjala Benko lidhet me Beni/Bin = arab. fisi, i cili lidhet me patronimin e
fshatit Saraēinopoli.9 Nga vetė fjala Saraēen e nga mbrapashtesa e saj polis
gr. = qytet, ne kuptojmė se aty ka qenė njė vendbanim relativisht mirė i
populluar. Me kohė ne kemi hedhur edhe
hipotezėn se ata saraēenė ishin futur edhe nė Shkodra dhe me tė lidhej
ndoshta edhe theksimi si kėshtjella Roza (Rohza/Rojtėsja) e poshtme, nė
dallim nga ajo e sipėrmja e Kotorrit. Nė qoftė se do
bazoheshim se ajo pikė aty kishte shėrbyer edhe si vend nisje edhe si
mbėshtetje pėr pushtimin e qytetit tė Barit, edhe ishte prezente qysh nga
viti 840, atėhere do ti binte se kishim tė bėnim me njė bazė detare mjaft
mirė tė organizuar, jo vetėm si operacione plaēkitėse, por edhe nė funksionet
e saj tė detyrave e obligimeve misionare tė islamit tė asaj kohe nė Europė.
Padyshim se kjo pikė ka qenė edhe ndėr njohjet e kontaktet e para tė albanėve
mesjetarė me islamin. Prof. dr. M. Zeqo, ka shkruar: Kontakti i parė i
arabėve nė brigjet dhe nė tokėn e shqiptarėve ėshtė nė vitin 840. Nė shek IX,
arabėt erdhėn nė Kotorr, nė Raguzė, nė Budva dhe nė qytetin Roza afėr
Ulqinit, nga brigjet e Kartagjenenėsa me 36 anije. Po nė kėtė kohė zbresin nė
Durrės tregėtarėt e pare arabė, tė cilėt sollėn edhe fuqinė ndikuese tė
Kuranit.10 Gjithsesi ky skjarim e kjo detyrė pėrfundimtare do i
pėrkiste arkeologjisė, mbasi ka sinjalizime edhe pėr disa vorre e gurė me
mbishkrime arabe aty! Siē e dimė me
okupacionin turko-osman i gjithė vendi ynė u bė njė bazė pėr synimet e
okupacionit turko-osman tė gadishullit tonė, Europės Qėndrore dhe Italisė dhe
pėr islamizatėn e tyre. Mund tė kujtojmė se sulmi dhe okupacioni filloi me
pushtimin e Otrantos, nga baza e Vlorės. Le tė shpresojmė se me antarėsimin e
Shqipėrisė nė NATO, tė ketė mbaruar pėrgjithmonė epoka e bazave sekrete
detare me funksione mercenare e antieuropiane, ku do tė integrohet edhe ajo
baza e vjetėr e Pasha Limanit, qė socialistėt & demokratėt modernė,
aktualisht ia kanė rishitur Turqisė pėr 30 aspra, po ashtu siē nė vitet 60-tė
tė shek XX, i a kishte shitur E. Hoxha ish B.S
Referencat
bibliografike: 1. Il Libro della Storia dell Mondo,
Paris, 1986, f 88-89. 2. Burime Tregimtare Bizantine, pėr Hist.
Shqip., pėr shek X-XV, K. Bozhori, F.Liēaj, 1977, f 21. 3. Po aty, f 26. 4. po aty, f 39. 5. M. uflay, Städte und Burgen Albaniens
Während des Mittelaltern Wien- Liepsig, 1924. 6. Z. Shkodra, Lissus, 2, 1965, 108. 7. K. Luka, Gjeografija toponomastike nė dy
Kadastrat e Shkodrės nė shek XV, rev. St. Fil. Nr. 1 e 2, 1976, zėri
Sarachinopoli etj. 8. Punim i bot. pjesėrisht nga ne. 9. Regj. i Kad. dhe Konē. pėr Rreth. e
Shkodrės 1416-1417, I. Zamputi, 1977, fl./94 a etj. 10. M.
Zeqo, Islami i parė nė Shqipėri, rev. Spektėr, 27 shkurt 1999, f 24 Agron Luka |