koka

nr. 115 / 19 mars 2008

alukit

 

Politika shqiptare, show me tragjedinė dhe jetėn e viktimave

 

Mė nė fund qeveria Berisha konfirmoi qartėsisht para shqiptarėve se kush ėshtė fytyra e vėrtetė e saj.Shpėrthimi i municioneve vrau dhe plagosi qindra njerėz, popullsi tė pafajshme si dhe dėmtoi rėndė banesat, bizneset dhe aktivitetet qė zhvilloheshin rreth e rrotull zonės sė tragjedisė. Dje qeveria shqiptare nxitoi tė bėjė show me jetėn e fatzezave qė u mbėrthyen nga tragjedia se sa u mundua tė zgjidhte hallet e tė dėmtuarve. Qeveritarė tė kapardisur me celularė,opozitarė qė rendėn tė pėrcillnin lajmin nė media se ishin dhe ata prezent nė kėtė fatkeqėsi.

Nė vend tė mjekėve, zjarrfikėsve, dje pamė fytyrat e kodoshėve tė politikės qė ishin “killerat” bashkėpunėtorė tė kėsaj tragjedie. Pėshtirosje tė vinte kur shikoje kreun e opozitės, Edi Rama, kur i hidhte krahun kryeministrit tė vendit, i cili ėshtė shkaktari kryesor i tragjedisė , nė vend qė tė kėrkonte llogari pėr krimin e kryer ndaj shqiptarėve. Tė vjen pėr tė vjellė sesi e instrumentalizojnė fatkeqėsinė dhe dhimbjen e njerėzve kėto monstra politike. Tė vinte keq tė shikoje jetėt e fatkeqėve tė marra nga biznesi i ndyrė i gėzhojave dhe politikanėt qė bėnin ekzibicion me fatkeqėsinė e trupave tė gjymtuar dhe tė coptuar nga tragjedia e biznesit tė skrapit, biznes qė po pasuron qeveritarėt tanė kriminelė qė tė vrasin natėn dhe tė qajnė ditėn. Dje politika jonė e tregoi dhe njė herė se si po luan tragjikomedi me jetėt e shqiptarėve, duke u shtirė dhe u zgėrdhirė me dhimbjen e tyre.

Tė vinte pėr tė vjellė kur shikoje kėta njerėz qė kishin lajmėruar televizionet apo mediat, qė tė pėrcillnin sa mė mirė prezencėn e politikanėve nė vendngjarje. Nuk pamė as Edi Ramėn dhe asnjė nga opozita tė ndihmonte tė plagosurit, tė dėmtuarit, por pamė ca monstra politike, tė cilat demonstruan servilizmin e tyre ndaj atij qė mban pėrgjegjėsinė kryesore nė kėtė krim makabėr, tė Sali Berishės, i cili ka peshėn kryesore nė kėtė tragjedi. Nuk e pamė mė Edi Ramėn ti kėrkonte atė qė duhet ta kishte bėrė vetė Sali Berisha, tė jepte dorėheqjen, por me paturpėsinė mė tė madhe i rrahu shpatullat duke i thėnė qartė, “tė lumtė doktor, kėshtu e duan kėta”. Tė vjen pėr tė vjellė nga kjo klasė kriminale politike qė luan me vdekjen dhe me tragjedinė e njerėzve, tė vjen neveri nga kėto plehra tė shoqėrisė, qė pasi tė vrasin tė ngushėllojnė pėr vdekjen qė tė ka ndodhur. Tė luaje dje me atė tragjedi ishte krim dhe kėtė krim e bėn vetėm njė kriminel, qė ėshtė klasa politike shqiptare, e cila pėrditė po vret ėndrrat dhe shpresat e shqiptarėve. Tė vjen turp ku ke njė kryeministėr i cili nuk jep dorėheqjen pėr kėtė tragjedi, tragjedi qė ka firmėn e tij, tė Ministrit tė tij tė Mbrojtjes, tė Ministrit tė tij tė Punės, tė tė gjithė qeverisė e cila nė vend tė parandalonte kėtė tragjedi, e importoi nga tunelet e armatimeve nė gjithė Shqipėrinė pėr t’ja bėrė dhuratė Gėrdecit, Tiranės, Durrėsit dhe me kėtė rast gjithė Shqipėrisė. Nėse dje qeveria shqiptare ishte killeri qė ekzekutoi me predha dhe me eksplozione qindra banorė, si dhe terrorizoi miliona tė tjerė, kryesocialisti Edi Rama i masakroi me pėrkrahjen e tij servile ndaj kryeshkaktarit tė tragjedisė.

Ėshtė turp qė ministria e Mbrojtjes me gjithė ministrin e saj nuk nxjerrin tė vėrtetėn e masakrės. Ky ėshtė turp i paparė deri mė sot, ku megjithė kėtė krim qė ka ndodhur, shteti kėrkon tė fshehė gjurmėt. Ky ėshtė turp qė nuk e lan as dorėheqja e Berishės, as e Mediut dhe e as kėrkujt nė botė, megjithėse tė jemi tė garantuar se asnjėherė nuk do e marrin kurajėn tė ikin nga pushteti, asnjėherė nuk do heqin dorė nga pasuria qė po bėjnė nė kurriz tė jetėve tė shqiptarėve. Tė jemi tė sigurt ata do pėrgatisin tragjedinė e radhės, pasi fjalėn turp e moral politika jonė nuk e njeh.

Kėtė e vėrtetoi pafytyrėsia e kryeministrit shqiptar nė konferencėn e tij pėr shtyp tė orės 21.30, ku nė mėnyrė tė paskrupullt nuk nxori se kush e ka pėrgjegjėsinė reale tė kėsaj masakre, por u tall duke deklaruar se do shpallte zonė tė tragjedisė, duke fshehur pėrgjegjėsinė reale tė kėsaj masakre humane.

Berisha iu shmang nė mėnyrė tė paturpshme, fshehu edhe emrin e kompanisė duke e kamufluar emrin e vėrtetė qė fshihet pas kėsaj tragjedie. Turp zoti Berisha, prisnim tė ishe transparent tė paktėn njėherė nė jetėn tėnde.

Nga Albert Vataj

 

Bizneset e mėdhenj nė Shkodėr s’kanė para t’i paguajnė tre netė hotel Toto Cutugnos

 

Salvatore Cutugno, ose Toto, siē e njeh gjithė bota, njėri ndėr zėrat mė magjikė tė botės sė muzikės europiane, pas ndėrmjetėsimit tė konsullatės sė italisė nė Shkodėr, e cila ka stimuluar kulturėn si urė lidhėse mes Veriut tė shqipėrisė dhe Italisė, kish planifikuar njė concert madhėshtor nė stadiumin Loro Boriēi me datėn 1 maj nė orėn 19.00. Por burime tė sigurta thonė se donatorėt, pra biznesmenėt  “e mėdhenj”, megjithėse fillimisht e kanė vlerėsuar kėtė eveniment kulturor, kur ka ardhur puna pėr tė derdhur pak para, janė zbythur, duke pranuar publikisht se janė shumė fukarenj. Tė paktėn nė shpirt.

Nuk mendojmė se janė aq tė menēur sa ngjarjen ta lidhin me 1 Majin, ditėn Ndėrkombėtare tė Pubnėtorėve, tė cilėve nuk kanė dėshirė t’u japin as dy orė gėzim, duke dėgjuar zėrin e “perėndisė” sė muzikės, Toto Cutugno. Kėta punėtorėdhe gjithė opinion i veriut, qė lajmin e ka marrė pikėrisht perms kėsaj gazette, duhet tė kuptojė se biznesmenėt, pra punėdhėnėsit, i ka ose tė varfėr nė para ose nė shpirt. Ky ėshtė mendimi qė tė vjen, kur din qė ata kapardisen duke bėrė gjoja sikur paguajnė paga tė mirė, u kanė ecur punėt mirė, nuk kanė kohė tė humbin edhe kur duan tė pajisen me viza nė Itali, respektojnė artin, duan kulturėn, kėrkojnė zhvillimin rajonal, madje kanė synime tė ēelin tė tjera biznese me partnerė italianė.

Shpirti i vogėl i biznesmenėve “tė mėdhenj” bėhet shumė i zi pėrballė kėngėtares shqiptare Greta Koēi e cila do tė kėndonte nė krah tė Totos sė famshėm. Kjo e fundit, pa i kėrkuar askush njė qindarkė, botėrisht nė ekranin e televizionit “Vizion plus”, dhuroi 4100 euro nė ndihmė tė viktimave tė Gradecit.

Toto tre netė do tė qėndronte nė Shkodėr. Toto dhe Greta dy orė koncert do tė jepnin. Para nuk duheshin shumė. Bisnesmenėt nuk e futėn dorėn nė xhep. Ata vetėpranuan se janė tė varfėr.

Redaksia

 

Kur denatyrimi ngre themele mbi lirinė

 

Mė 1948, plot 60 vjet mė parė u vu nė veprim “DEKLARATA UNIVERSALE E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT”. Lidhja e saj me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara tregon pėr tė njėjtin frymėzim. Parakushtimi themelor “pohimi, sipas tė cilit njohja e dinjitetit tė lindur tė tė gjithė anėtarėve tė familjes njerėzore, ashtu sikundėr barazisė dhe patjetėrsueshmėrisė se tė drejtave tė tyre”, - ėshtė themeli i lirisė, i drejtėsisė dhe i paqes nė botė.

Por nga tė drejtat rrjedhin shumė detyrime, sidomos nė moralitet, i cili nuk varet kurrsesi nė vullnet tė individit. Mbi themelet e moralit duam ta gjykojmė se konturohet e ardhmja njerėzore.

Po pėrhapet vrullshėm ndėr tė reja moda e bėrjes sė njė fėmije ose e kalimit tė jetės pa martuar. Me tė ardhurat qėbabai “viktimė” duhet tė paguajė pėr fėmijėn, nėna e tij mund tė jetojė, tė kujdeset pėr tė dhe tė vazhdojė jetėn e saj, siē e koncepton ajo; pra mund tė jetė edhe e rregullt, edhe e ēthurur. Pra, njė “ngecje” dikujt, njė tė riu tė paformuar qė lidhet me njė vajzė, njė tė rrituri qė bie “brenda” po pėr tė njėjtat arsye, njė biznesmeni qė s’ka ku i ēon paratė, apo edhe i njė djali tė mirė, tė sinqertė nė synimet e tij, pėr tė lidhur familje. A ėshtė e moralshme apo denatyrim i lirisė kjo? Me siguri qė ka opinione tė ndryshme qė varen nga kėndvėshtrimi, nga morali qė ata bartin, nga familja prej ku rrjedhin. Nė pėrgjithėsi mendohet se familjet e mira mbesin tė mira. Sikurse ata qė kanė patur nė moral degjenerimin, edhe pas viteve 1990 qė filluan barkėjashtet lokaleve a rrugėve, pėrsėri vazhdojnė tė tilla.

Se pse tė vjen nė mendje shprehja e Silvio Berluskonit “Mė vjen turp tė dal shėtitje me familje nga prostitutat”. Dhe ato qė prishin aparencėn, nuk janė italianet, por ekstrakomunitaret. Pra, ne duhet tė na shqetėsojė shumė ky fenomen dhe u bėj thirrje tė gjithė kolegėve tė trajtojmė me forcė kėtė temė qė ėshtė detonator i sė ardhmes. Ajo qė tė bėn tė mendosh, lidhet edhe me edukatėn e fėmijėve qė nesėr do tė jenė tė rritur. Ėshtė pėrhapur, po a ka marrė tė drejtė qytetarisė ky fenomen? A pėrkrahet nga shoqėria? A bėn pėrpjekje shoqėria ta frenojė dhe ta quajė atė denatyrim me “themele mbi lirinė njerėzore”?

Po pėrse ėshtė amoral? Pėr konceptet morale ėshtė pikėrisht amoral. Nė radhė tė parė, ka nė bazė mashtrimin qė njėra palė i bėn palės tjetėr. Edhe anasjelltas po qė po. Sidomos zyrtarėt dhe personazhet e biznesit, tė trafiqeve, tė drogės. Fėmija qė lind nuk ėshtė pra produkt dashurie, por amoraliteti dhe interesi. Fėmija erdhi nė jetė nga njė realizim interesi. Mohohet asisoj familja, rėndėsia dhe qėllimi kryesor i saj pėr riprodhimin e jetės normale. Kėto veprime kanė pasojė lindjen e fėmijės, qė do tė rritet jo nė njė familje me kujdesin dhe autoritetin e dy prindėrve, por tė njė fėmije tė dyzuar, nė shumica kontigjent i sė keqes. Dhe sot bota po ndjen realisht pasojat e kėtyre fėmijėve, qė rriten nė familje tė divorcuara, apo me prindėr tė rimartuar. Mė sė shumti ata janė me komplekse, tė frustuar, mundet edhe tė dhunuar. Dhe njė shoqėri, ku predominon kjo tendencė, rrezikon tė degjenerojė.

Nuk mund tė trajtohet rėndėsia e dashurisė, mė mirė se sa autori Xhuzepe Katapano i bėn asaj dhe tė sė moralshmes dhe amoralitetit nė librin e tij “Thot-i fliste shqip”.

Katapano i referohet moralit, pasi e gjykon se shkatėrrimet shoqėrore ndodhin pėr shkak tė moralit, apo tė interpretimit tė gabuar tė tij. Ai ėshtė i alarmuar nga kėrkesa qė bėn njė shkollė, pranė Ministrisė sė Arsimit Publik nė Itali, qė kėrkonte qė leksionet mbi seksin t’i mbanin “mėsuese” prostituta profesioniste. Dhe ja si vazhdon Kataparo: “Ky pretendim ndoshta buron nga paragjykimi se duhet ecur me Xhapin e “kohėve tė reja, duke ngatėrruar ndryshimet me progresin, nė orvatje “djallėzore” pėr ta ngritur prostitucionin nė lartėsinė e degės sė shkencės. Term ky, qė do tė thotė gjithherat: “Tė bėsh matrapazllėk me diēka qė lidhet ngushtėsisht me lirinė dhe dinjitetin e njeriut, tė poshtėrosh”.

Katapano e lidh interpretimin e tij me doktrinėn e Thotit (Perėndisė Egjiptiane tė Dijes) qė autori thotė se Fliste Shqip. Dhe ai vazhdon: “Mund tė pyetet, ē’lidhje ka ky problem me doktrinėn e Thotit? Po pėrgjigjem. Doktrina e kėtij mė tė lartit tė udhėheqėsve tė njerėzimit, tė “urtit tė tė urtėve”, tė tė gjitha kohėrave, tė kaluara dhe tė tanishme, ka si synim, qė ta bėjė tė riun njė njeri tė fortė, domethėnė tė fuqishėm nė trup dhe mendje: Njeriu me vullnet vullnetfortė, AISH dhe AISHA, terma qė mė vonė do t’i pėrdorė Bibla pėr tė shprehur tė njėjtin, burrė dhe grua, tė afta pėr fitimet me rrezelluese tė shėndosha dhe tė qėndrueshme nė kohė, tė rendit tė larmishėm, pėr paqen sintropike me qėllim qė ta rrėnjosė paqen dhe drejtėsinė shoqėrore me punė djersitėse. Kėmbėngulja pėr leksione porno tė kėrkuara nė shkollė dėshmon simptomet e njė epidemie tė vėrtetė, e cila, si rrjedhojė e interpretimit tė lirisė dhe tė sė mirės – propoganduar nga njė letėrsi imorale, nga shtypi, kinematografia, televizioni, qė kanė bashkėpunuar pėr t’i krijuar kushtet e pėrligjies, - po i bėn atentat jo vetėm moralit, por vetė institucioneve tė shtetit, gjė qė spikat nė dukuritė e trazirave shoqėrore, tė rebelimit ndaj detyrės, tė terrorizmit dhe tė zvetėnimit moral deri edhe nė mjedise tė paimagjinueshme: nėpėr universitete dhe nė faltore.

Ky ėshtė denatyrim i dukshėm i Shkencės sė Zotit, i doktrinės sė Shtetit dhe i dinjitetit tė vėrtetė njerėzor, i cili ngre themelet mbi LIRINĖ, me kushtim qė kjo, pėr tė qenė LIRIA E VĖRTETĖ – gjendja parėsore cilėsuese e njeriut, nuk duhet tė jetė kurrsesi e zhveshur prej arsyes, brenda sė cilės bėjnė pjesė gjithashtu thelbi dhe dinjiteti i njeriut, dhe, rrjedhimisht e MIRA E INDIVIDIT dhe e shoqėrisė, pasi e mira ėshtė vetėm AJO QĖ ĖSHTĖ E LIDHUR NGUSHTĖ ME NATYRĖN E QENIES...”.

Ėshtė kėnaqėsi qė njė shkrimtar italian kaq famoz i referohet njė Perėndie qė FLISTE SHQIP, siē ėshtė e vėrtetė tė prostitucioni ekziston qysh kur... askush nuk e di, por kjo nuk pengon aspak qė ta duash diēka tė pėrbuzshme, apo sė paku njė “dobėsi” njerėzore, qė ėshtė e detyrueshme tė kufizohet me mjete tė pėrshtatshme, duke synuar eleminimin e shkaqeve, qė janė tė ndryshme.

Sipas Platonit, njerėzit e quajtėn DASHURINĖ, EROS, pasi ka krahė, kurse Perėnditė e quanin Pteros, pasi ka vetinė pėr tė dhėnė... E ēfarė jep ajo? Po, ndjenjėn njerėzore mė fisnike.

Dashuria ėshtė ajo gjendje “lindje”, pėr ta thėnė me term kimik, nė tė cilėn, pėr inkandeshencė, e gjithė qenia fėrgėllon me ritėm pashprehshmėrisht tė kėndshėm, tė harmonishėm, magjepsės. Dashuria ėshtė ajo NJOHJE E VETVETES TEK I DASHURI, gjithėherėt, nė tė dashurin, nė mėnyrė tė ndėrsjelltė; ajo dhėnie e pėrhershme pa kėrkuar ndonjėherė asgjė, pėrherė ndėrsjelltas.

Dashuria, siē e vė nė dukje me tė drejtė Platoni, njėsohet edhe me lirinė: “Rrethi i lirisė zgjerohet deri nė pafundėsi, kur ngjitet lart (prandaj dashuria ka krahė); rrėnohet pafundėsisht, sa mė tepėr zbret teposhtė. Sa mė tepėr ngjitet, aq mė tė lirė na bėn, pasi futet nė dritė dhe fitohet fuqi mė e madhe pėr tė mirėn; sa mė tepėr teposhtet, aq mė skllevėr na bėn, pasi nė ēdo rėnie nė tė keqen, zvogėlohet kushpueshmėria e sė vėrtetės dhe nxėnėsia e sė mirės...”.

Dashuria e vėrtetė kthjellon mendje dhe fuqizon vullnetin, prandaj me tė drejtė ėshtė pohuar: Pėr tė dashurit asgjė nuk ėshtė e pamundur.

Tė dashurosh do tė thotė pra, tė ngjitesh, tė lartėsohesh, tė fluturosh. Tė pohosh lirinė do tė thotė, t’i japėsh shkėlqim dinjitetit njerėzor, tė respektosh njeriun si qytetar i botės sė lirė. Prostitucion do tė thotė nė tė kundėrt, tė zbresėsh teposhtė, nė robėri, nė skllavėrinė poshtėruese tė ndjenjave, nė mungesė tė plotė tė respektit ndaj vetvetes dhe dinjitetit vetjak. Pėr kėtė arsye, ėshtė me vend tė mos pėrmbushen kurrsesi kėto prirje devijuese. Nė tė kundėrt, lipset tė kėrkohen mjetet pėr t’i eleminuar, pėr t’i rikthyer dashurisė vlerėn e saj tė vėrtetė tė lartėsuar, qė ėshtė ndritėsim i mendjes, fuqi e vullnetit, lavdi e zemrės, respekt ndaj krijuesit.

Me dashurinė e vėrtetė, gruaja dhe burri dalin nga ferri i epsheve pėr tė riparė yjet (Dante, FERRI XXXIII, 145); derisa nė sajė pėrherė tė sė njėjtės Fuqi, tė rifitojnė Parajsėn, pikėsynim i natyrshėm i njerėzimit, cakmbėrritje dritėplotė e pavdekshmėrisė sė lumtur dhe, e pėrsėris, i arritshėm veēse nė sajė tė sė njėjtės Fuqi krijuese; “Dashuria qė lėviz Diellin dhe yjet e tjerė” (Dante, Parajsa, fq. 19-21).

Janė kėto trajtime qė Katapano u bėn mesazheve tė pėrjetshme, qė tė parėt kanė lėnė dhe, pikėrisht pėr dashurinė, si baza e jetės. Fatkeqėsisht kjo nuk kuptohet nga rinia, qė vė nė bazė tė jetės interesin, qė e ysht tė degradojė edhe nė prostitucion e vese tė tjera. Pėr njė veshje firmato, pėr njė jetesė tė rehatshme pėrkohėsisht dhe pa punuar, pėr njė dukje e jetė sipėrfaqėsore, zgjidhet rruga e imoralitetit. Pra, a janė tė moralshme apo amorale veprimet e vajzave skllave moderne tė paragjykimeve? Aq mė tepėr kur denatyrimi ngre “ēati” mbi themelet e lirisė?!

Nga Sokol Pepushaj

 

Gerdeci - tragjedia e politikes

 

Pergjegjesia kryesore per ngjarjen me tronditese te shekullit ne Shqiperi, pa me te voglin dyshim eshte e mazhorances aktuale qeverisese. Jane nje seri institucionesh, direkt ose indirekt ne varesi te qeverise e te parlamentit me mazhorance te drejtuar nga PD-ja, te cilat permes veprimit por edhe mosveprimit, kane ndikuar qe nje fshat me emrin Gerdec te shuhet nga harta e vendit tone.

Pak kush e ka kujtuar ne keto dite qe pasuan 15 marsin, qe politika eshte nje medalja qe ka dy ane: poziten dhe opoziten. Cdo individ me minimumin e aftesise analizuese njerezore, e ka te qarte qe per shume arsye, pozita nuk ka patur interes “te ngreje pluhur” per nje aktivitet si ai qe zhvillohej jo vetem ne nje , por ne disa “Gerdece”. Shtetit qe po i pakesohen nga viti ne vit, nga muaji ne muaj, te ardhurat ne arken e tij si pasoje e implementimit ekonomik te marreveshjes se ndermjetme te MSA-se, veshtire ti dalin llogarite per te bere dy shperndarje te buxhetit, madje mbi 500 milion USD ne qershor per here te dyte ne nje vit kalendarik. Tregetia e ligjshme e armatimit qe Shqiperia trashegon me shumice qe nga koha e “qofte largut”, ka qene nje burim me i madh per mbushjen e arkes se shtetit se realizimi i planit te caktuar ne dogana apo tatime, ne emer te luftes ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal. Ne fakt, deri ketu nuk ka asgje per tu cuditur, aq me shume kur ne mes, pse jo ne rolin e “sekserit” ka qene nje kompani amerikane, e cila natyrshem ne nje aktivitet te tille, nuk ka mundur te hidhet pa miratimin e Departamentit Amerikan te Shtetit apo Departamentit te Mbrojtjes. Pavaresisht, se nga dita ne dite, po tregohet se kompania “Southern Ammunition Company Inc” ka nisur gjithcka nga tregetia me pakice e bicikletave dhe duke vepruar me pas njesoj si ne Shqiperi. Licenca eshte zgjeruar edhe me nje aktivitet tjeter, sic eshte demontimi i municioneve ushtarake, por i atyre te kalibrave te vegjel. Kjo eshte e pasqyruar edhe ne faqen e internetit te kesaj kompanie. Deri ketu, i gjithe faji direkt ose indirekt, eshte i mazhorances, i qeverise, i Ministrise se Mbrojtjes, Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura e keshtu me rradhe i nje numri te konsiderueshem institucionesh shteterore, te cilat me mire se askush, i identifikoi vete presidenti i Republikes Bamir Topi ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare.

Por nuk duhet harruar se kjo eshte njera ane e medaljes se politikes shqiptare ne vecanti, por edhe asaj ne pergjithesi. Bashkeveprimi ne mes shumices dhe pakices parlamentare, eshte nje pikenisje e domosdoshme per implementimin e reformave. Ne emisionin “Eureka” ne TV1 Channel, nje nga eksponentet e opozites se majte, nenkryetari i LSI-se Pellum Xhufi, deklaroi se opozita nuk ka ditur asgje per fabrike- punishten e vdekjes ne Gerdec. E marrim per te mireqene nje fakt te tille, pavaresisht se eshte thuajse e pamundur ne kushtet kur edhe ne mes dy deputeteve te thjeshte te Kuvendit, pertej fasades “armiqesore- politike” te Kuvendit, nuk mungojne pazere deri ne nivel te ulta, sic mund te jete edhe punesimi i te afermeve apo te njohurve ne zonat respektive elektorale.

Shqiperia natyrshem, perbehet nga “populli i majte” apo opozitar dhe nga “populli i djathte” apo qeverises. Ne cdo cep te vendit, edhe ne nje fshat te tille si Gerdeci, PS, LSI, PAD, PDS, PSD etj, duhet te kene te pakten disa simpatizante, nese nuk kane organizime partiake. Jane vete banoret e Gerdecit qe kane deklaruar pas 15 marsit se jane degjuar shpesh shperthime ne punishte- fabriken prane fshatit te tyre. Sigurisht, kete e kane ditur edhe sherbime (jo)inteligjente si SHISH, SHIU por edhe policia, te pakten ajo rrugore. Si pjese e asaj qe ne e konsiderojme ne permbledhje “shtet”, mbase nuk kane patur interes te “denoncojne” te pakten ne media keto shperthime te vogla. Ndoshta te njejtin koncept kane patur deri me 15 mars edhe shume ish- punonjes te fabrikes, ne emer te fitimit te rrezikshem, port e majme financiar per familjet e tyre, qe sipas burimeve tona shkonte deri ne 4 mije leke te reja per dite pune. Po a nuk ka patur ndonje parti e opozites, e prirur per te denoncuar korrupsionin e qeverisjes dhe te mazhorances, per te “mbrojtur” popullin e zones nga nje tragjedi qe ne fakt ndodhi, nuk ka patur asnje strukture apo qofte nje antar- spiun te thjeshte qe ta njoftonte per ate cfare gatuhej ne Gerdec? Eshte e veshtire te pranohet mungesa qofte e vetem nje votuesi te majte opozitar ne zone, te ndergjegjshem per te sinjalizuar ne kohe. Eshte po aq e pabesueshme sa edhe deklarimet e kryeministrit Berisha, te cilit fatkeqesisht i vdiq nje baxhanak apo kandidat per i tille ne shperthimin e Gerdecit, dhe deklaronte se nuk ka patur dijeni per fabriken!? Natyrshem, me impenjimet e tij kryeministri mund te mos kete patur kohe te merrej me detaje “te parendesishme”, por mesa duket bashkeshortja nuk paska dashur ta shqetesoje per gjere ta tilla “te vogla familjare”, per njeriun qe bashkendante jeten me motren e saj.

E thene ndryshe dhe pa dorashka, pergjegjesia per ngjarjen e Gradecit, eshte vetem e politikes shqiptare dhe e derivateve te saj, pozites dhe opozites. Natyrisht, vetem peshorja e drejtesise shqiptare, e cila ka dhene prova te shumta se anon nga nje krah, do te percaktoje pergjegjesit nominal, qe si gjithmone do te jene fajtore te vegjel, pasi “peshqit e medhenj”, kane marre tashme masa per tu mbrojtur.

Blerti DELIJA

 

PRONAT- TRAGJEDIA SHQIPTARE VAZHDON

 

Pas viteve ’90, problemi kryesor per Shqiperine dhe shqiptaret ka qene dhe vijon te mbetet fatkeqesisht problemi i pronave. Vitet e dikatures, pervec se fshine nga truri i njerezve konceptet e pronave, zhduken edhe kufinjte fizike te ndarjes se tyre. Pikerisht, si pasoje e ketij fenomeni, nga viti 1990 dhe deri me sot, jane me mijera te vraret apo edhe te plagosurit per konflikte prone. Madje, deshtimin per zgjidhjen e perhershme te problemit te pronave, e ka pranuar edhe politika, duke filluar me ligjin famekeq 7501 per token i cili ndikoi me shume ne shtimin e kriminalitetit dhe konflikteve qe kane ne sfond pronesine e tokes. Ne kushtet e ketij deshtimi, politika po mendon abrogimin e ligjit 7501, duke rrezikuar qe ky problem te mos zgjidhet eshte per shume dekada. Kjo pasi problemet do te shtohen me nje rindarje te re te tokes, pasi ajo eshte ndare pjeserisht me ligjin 7501. Sidomos ne Veriun e Shqiperise, problemi I pronesise se tokes, eshte shume akut. Cdo dite, media te ndryshme, radio, televizione e gazeta, percjellin lajme per vrasje apo plagosje per ceshtje pronesie, madje edhe te individeve qe jane komshinj me njeri- tjetrin, por edhe te aferm me lidhje gjaku si vellezer apo kusherinj te pare. Rast tipik i konfliktit per pronen, eshte ai i ndodhur ne fshatin Gradec, ne mes fiseve Shabaj dhe Preēetaj, i cili ze fill ne vitin 2005. Shkak i fillimit te nje kalvari qe do te pasohej edhe me derdhje gjaku, eshte nje siperfaqe toke, te cilen e kane ngjitur me njeri- tjetrin dy fiset. Si pasoje e konfliktit te lindur per token, Naim Shabaj plagos me arme te ftohte Gjovalin Preēetaj me 16 tetor 2005, i cili nga plaget e marra rrezikoi seriozisht jeten. Por ky do te ishte vetem fillimi i nje konflikti te gjate ne mes fiseve Shabaj dhe Preēetaj. Me 4 nentor 2005, Gjovalini qellon me arme zjarri per hakmarrje dhe vret Naim Shabajn. Nė shtator 2006 Gani Shabaj, kusheri i Naimit, qellon mbi nje femer te fisit Preēetaj dhe plagos ne kemben e majte Pashke Preēetaj, nusen e kusheririt te Ardian Preēetaj. Kryeplaku i fshatit, Luigj Broqi, ka deklaruar per gazeten “SHE” se ka bere perpjekje maksimale per te pajtuar keto dy fise, por pa sukses. Tashme pervec ceshtjeve te pronesise, eshte ne mes edhe gjaku i derdhur mes fiseve dhe nje histori e tille kercenon me jete nje numer te madh njerezish te fisit Preēetaj, duke filluar me Ardian Preēetaj, gruan Liljana dhe femijet Klaudio dhe Klara. Ardiani ka ardhur nga Amerika ne tetor te vitit 2007, ndersa familjen e ka siguruar ne Kanada. Por keto dite Ardiani ka qene pre e kercenimeve serioze per jeten.

Nje histori vertete tragjike, shume e dhimbshme, e cila nuk dihet se kur mund te kete nje fund, nese do ta kete ndonjehere. Eshte nje nga qindra rastet qe pronesia per token, po e kthen ne ferr te vertete jeten e mijera  shqiptareve, sidomos ne Veriun e Shqiperise, per vete traditat e egra, por edhe vete karakterin sanguin ne kesaj treve. Ne kushtet e pafuqise se shtetit dhe strukturave te tija per ta frenuar, mund te thuhet se tragjedia per familjen Preēetaj por edhe te tjera, fatkeqesisht po vazhdon....

Zef NIKA

 

Partitė e delijorgjėve dhe partitė qė mungojnė

 

Nė komentet e tragjedisė sė Gėrdecit u tha shpesh nė ditėt e para dhe po pėrsėritet edhe nė debatet parlamentare kėshilla “Mos e politizoni!”. Ishte njė thirrje qė i drejtohej nga mazhoranca pėrgjithėsisht, por edhe nga gazetarė tė ndryshėm, opozitės mė sė shumti, por edhe nga mediat. Dhe nė ditėt e para ato kėshtu bėnė: e trajtuan ngjarjen sikur tė bėhej fjalė pėr ndonjė fatkeqėsi natyrore, nga ato qė i tejkalojnė mundėsitė dhe pėrgjegjėsitė njerėzore. Rrahja e shpatullave tė Berishės nga Edi Rama nė shenjė solidariteti nė fatkeqėsi, ishte gjesti mė kuptimplotė i kėtij qėndrimi. Ndoshta ndikoi pėr kėtė edhe lajmi i rremė, qė nuk di a u pėrhap qėllimisht apo nga padija, sikur bėhej fjalė pėr vetėshpėrthimin e municioneve tė kohės sė Enver Hoxhės nė tunele/depo tė vjetra tė hapura qysh prej asaj kohe, dhe jo pėr shpėrthimin e njė fabrike ēmontimi municionesh tė vendosur vetėm disa muaj mė parė nė mes tė njė zone tė banuar.

Por edhe duke thėnė “Mos e politizoni!”, nuk bėjmė gjė tjetėr, veēse politikė. Por njė politikė tė gabuar, sipas mendimit tim. Sepse ngjarja e Gėrdecit duhet politizuar dhe fort madje, por jo nė kuptimin qė i jepet sot kėsaj shprehjeje, si instrumentalizim i rastit pėr tė marrė pushtetin. Tė instrumentalizosh Gėrdecin do tė thotė tė bėsh pėrsėri politikė tė keqe, njėlloj si trajtimi si njė ngjarje natyrore, e tė pėrgatitėsh Gėrdeca tė rinj. Tashmė jemi tė neveritur me politikanė qė instrumentalizojnė gabimet e fajet e rėnda tė kundėrshtarit pėr tė marrė pushtetin dhe pastaj i thellojnė ato. Kėshtu bėnė socialistėt, pasi morėn pushtetin nė 97-ėn, kėshtu bėri edhe PD-ja, pasi mori pushtetin mė 2005-ėn. Prandaj tragjedia e Gėrdecit, nėse vėrtet duam tė nxjerrim mėsim prej saj, duhet politizuar, jo instrumentalizuar. Le tė shpjegohem.

Sė pari, tragjedia e Gėrdecit duhet tė politizohet nė kuptimin e ndėrgjegjėsimit pėr nevojėn urgjente tė ndryshimit tė moralit tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi dhe politikės nė veēanti. “Kush e ndan moralin nga politika, nuk kupton asgjė nga tė dyja”, - thotė Rusoi. Ashtu siē ndodh nė tragjeditė e dramat e autorėve tė mėdhenj, qoftė tė antikitetit, qoftė modernė, Gėrdeci ėshtė njė ngjarje nga ato qė i shtyn si aktorėt, ashtu edhe spektatorėt nė njė reflektim tė thellė pėr aktet e tyre tė mira apo tė kėqija, pėr shtysat e brendshme tė kėtyre akteve dhe pėr pasojat e atyre akteve gjithashtu. Ajo ėshtė nga ato tragjedi pra, qė me tronditjen qė krijojnė, shėrbejnė pėr katarsis tė shoqėrisė. Ajo duhet tė ndėrgjegjėsojė politikanėt, shoqėrinė civile, biznesmenėt, qytetarėt e thjeshtė, gazetarėt, prokurorėt, gjykatėsit, tė gjithė aktorėt dhe spektatorėt e kėsaj drame, pėr atė qė, dashur ose padashur, nga naiviteti apo nga babėzia, nga kriminaliteti apo papėrgjegjshmėria, nga injoranca apo nga djallėzia, kanė ndėrtuar si sistem tė vlerave morale. Dhe jo vetėm kaq. Gėrdeci duhet tė bėhet pikė ngjizjeje e lėvizjeve tė reja, nė mbrojtje tė tė drejtave themelore tė tė gjithė njerėzve qė jetojnė nė shoqėrinė tonė. Nė historinė e njerėzimit, veēanėrisht nė kohėt moderne, kemi shumė raste kur tragjeditė kanė shėrbyer si moment ndėrgjegjėsimi pėr atė qė njerėzit kanė gatuar me duart e tyre apo pėr ēlirim nga kondicioni ku ata ndodhen. Meqenėse jemi nė muajin mars, po sjell vetėm njė shembull: dita e famshme e 8 Marsit, si ditė e lėvizjes pėr ēlirimin e gruas, ka lindur pikėrisht nga njė tragjedi: ajo e djegies sė disa grave nė njė fabrikė, ku shfrytėzoheshin nė mėnyrė ēnjerėzore.

Sė dyti, Gėrdeci duhet politizuar nė aspektin politik: tė ndryshimit tė shtetit qė kemi ndėrtuar. Ka njė prirje nga disa komentatorė pėr ta veēuar tragjedinė nga tėrėsia e kontekstit ku ka ndodhur. Pėr ta parė atė sikur tė bėhet fjalė pėr njė helmim e pėr gjetjen e shkaktarėve tė kėtij helmimi. Nė fakt, nuk kemi tė bėjmė me njė helmim, kemi tė bėjmė vetėm me njėrėn nga simptomat mė virulente tė gangrenės qė na ka pushtuar tėrė trupin. Gėrdeci duhet tė jetė momenti i ndėrgjegjėsimit jo thjesht racional, por edhe emocional, se ne kemi ndėrtuar shtetin e Delijorgjėve dhe se ku na ēon shteti i Delijorgjėve. Sot tė gjithė pyesim: si mund tė flinte i qetė Delijorgji dhe ata politikanė qė kanė kontraktuar me tė, ndėrkohė qė ishin nė dijeni se paratė qė fitonin e shpenzonin me salltanete e lukse, apo pėr tė ndėrtuar vila, u vinin nga puna prej skllavi e atyre njerėzve nė Gėrdec? Dhe ēfarė pune, jo thjesht dhe vetėm e mundimshme fizikisht, por njė punė qė, nga ēasti nė ēast, mund t’i hidhte nė erė. Fakti qė ata flinin tė qetė, tregon shkallėn e pandjeshmėrisė e tė papėrgjegjshmėrisė morale e politike qė kemi arritur. Por ky pėrshkallėzim pandjeshmėrie vjen pikėrisht, sepse nuk bėhet fjalė pėr njė helmim, por pėr simbiozėn kohėgjatė me njė gangrenė. Sepse pyetja qė shtrojmė pėr gjumin e qetė tė Delijorgjit ėshtė njė pyetje qė duhet tė shtrohet edhe pėr ata qė pasurohen me drogė, me prostitucion, duke abuzuar me tenderėt publikė e me radhė e me radhė, shumica e tė cilėve i kanė gjetur rrugėt tė shtruara nga zyrat e politikės, duke krijuar pak nga pak bindjen mbizotėruese se ėshtė krimi qė qeveris sot vendin, se kemi ndėrtuar njė shtet qė pėrfaqėson interesa tė njė grushti njerėzish qė pėrdorin deri edhe forma tė tilla, kaq kriminale, nė kurriz tė skllevėrve qė punojnė pėr ta.

Duke reflektuar politikisht mbi kėtė tragjedi, gjithashtu nuk mund tė mos ngrihen pyetja: a i pėrfaqėson kush ata njerėz atje nė Gėrdec? Ishte simbolik fakti i dhėnė nė shtyp, se tė vetmit tė siguruar nė atė kompani qenė Delijorgji dhe pak njerėz tė tjerė. Edhe kjo ėshtė njė akuzė pėr shtetin qė kemi ndėrtuar, por edhe pėr partitė qė kemi sot nė vendin tonė. Berisha tha nė Parlament, se as nuk e dinte qė ekzistonte Gėrdeci. Skandal! Po ē’punė bėn SHISH-u apo SHIU atėherė? Por nė Parlament nuk dėgjuam as edhe njė opozitar tė thoshte se e dinte qė ekzistonte Gėrdeci dhe se kishte ngritur zėrin pėr atė qė kishte ndodhur aty nė emėr tė mbrojtjes sė interesave tė atyre gjynahqarėve. Pėr fat tė keq, as edhe mediat nuk e dinin se ekzistonte Gėrdeci. Njėlloj si nė kohėn e piramidave, apo jo? A ėshtė kjo rastėsi? Sipas meje, jo. Ashtu sikurse nuk ėshtė rastėsi edhe heshtja e disa mediave dhe e gazetarėve qė e kanė ditur qė prej tre-katėr muajsh se aty zhvillohej njė trafik armėsh korruptiv, pėr miliona qė iknin nga xhepi i shtetit nė xhepat e disa individėve. Kjo vjen ngase ne kemi disa parti qė janė tė tėra parti tė Delijorgjėve, qė financohen nga Delijorgjėt, kurse partia qė duhet tė pėrfaqėsojė interesat e atyre njerėzve mungon. Ashtu sikurse mungon edhe njė parti qė tė mbrojė interesat e pronarėve tė vjetėr, siē pretendon se ėshtė partia e Mediut. Pronat sot nė Shqipėri i kanė marrė (apo grabitur) jo pronarėt e vjetėr, por Delijorgjėt qė kanė bashkėpunuar me politikėn nė njėrin krah apo tjetrin.

Ishte shumė domethėnės fakti qė njė pjesė e mirė e njerėzve tė Gėrdecit thonė edhe ata: “Nuk duam politikė, duam vetėm tė na shpėrblejnė”, ashtu sikurse nė 97-ėn mbizotėronte thirrja: “Duam paret tona”. Janė njerėz qė, edhe pas njėmbėdhjetė vjetėsh nga ajo tragjedi, nuk kanė fituar ende ndėrgjegjen e tyre politike. Nė njė shoqėri tė emancipuar e tė ndėrgjegjėsuar ajo fabrikė nuk do tė vendosej kurrsesi, sepse njerėzit pėrreth do tė ngriheshin e do tė protestonin. Kurse masa amorfe e skllevėrve e lėnė pa informim dhe pa pėrfaqėsim, vetėm ka pranuar gjithēka me nėnshtrimin e atyre qė e shohin shtetin jo si tė tyrin, por si njė fuqi tė huaj, pushtuese, sė cilės vetėm duhet t’i tremben e nėnshtrohen. Dhe kjo ka njė shkak. Ndėrgjegjja nuk fitohet ashtu vetvetiu. Atė duhet ta artikulojė dikush, t’ua transmetojė me fjalė, por edhe me veprat qė ngjallin pastaj besimin. Si mund tė besojnė ata tek politikanėt, kur dėgjojnė ministrin e Shėndetėsisė qė, pas 17 vjetėsh, mburret se qeveria paska marrė tė gjitha masat pėr tė dėrguar jashtė shtetit tė aksidentuarit rėndė. Po si ka mundėsi qė Shqipėria nuk bėka dot ende pas 17 vjetėsh njė spital si tė Janinės? Ku kanė shkuar tėrė ato para qė janė investuar nga tė huajt pėr shėndetėsinė shqiptare, se nuk po flasim pėr taksat qė duhet t’u merreshin Delijorgjėve. Nė xhepat e Delijorgjėve dhe politikanėve tė lidhur me ta sigurisht, qė nuk kanė nevojė tė shkojnė nė spitalet shqiptare, sepse mund tė paguajnė ēdo lloj shėrbimi nė spitalet e huaj. Ja pse Gėrdeci duhet politizuar edhe nė kuptimin e lindjes sė partisė opozitare me partitė e Delijorgjėve.

Sė fundi, tragjedia e Gėrdecit duhet politizuar nė kuptimin e ushtrimit tė presionit shoqėror e mediatik pėr ndryshimin e drejtėsisė, pėr kalimin nga njė drejtėsi nė duart e partive tė Delijorgjėve nė njė drejtėsi qė varet nga ligji dhe e drejta. Ngjarje tė tilla janė shumė tė rėndėsishme pėr tė vėnė nė provė e pėr tė kalitur drejtėsinė, shumė mė tė rėndėsishme sesa reformat e partive tė Delijorgjėve. Sikurse po del qartė e shpresojmė tė dalė erdhe mė qartė, Delijorgji, me gjithė precedentėt e tij kriminalė tė njohur, ka pasur njė vazhdimėsi aktiviteti si nė kohėn e socialistėve, ashtu edhe tė demokratėve. Drejtėsia, edhe nė sajė tė tragjizmit tė kėsaj ngjarjeje, sot ka njė mundėsi historike pėr tė reflektuar mė sė pari pėr pėrgjegjėsitė e saj, por edhe pėr tė hetuar gjithēka jashtė pushtetit e presioneve tė partive tė Delijorgjėve. Duhet ta ndihmojė pėr kėtė ushtrimi i presionit shoqėror, politik e mediatik, qė nuk duhet tė reshtė qė ajo t’i shkojė deri nė fund tė vėrtetės dhe tė drejtės. Sikur tė ndodhte kjo, do tė bėnim njė hap tė madh pėrpara pėr kalimin nga shteti i Delijorgjėve, nė shtetin e sė drejtės.

Nga Fatos Lubonja

 

Nėnė Tereza, e pėrdorura. Kombi nė nevojė pėr krenari e zhvendos gjithė besimin e tij nė njė shenjtore.

 

Shumė shqiptarė, me sa duket, ia kishin nevojėn njė figure si ajo e Nėnė Terezės gjatė viteve ’90-tė. Tė njohur nėpėr bote mė shumė si emigrante ekonomikė, arratisur nga varfėria e Shqipėrisė dhe si refugjatė politikė nė arrati nga persekutimi serb nė Kosovė, shqiptarėt gjetėn tek personi, besimi, statusi “celebrity” dhe bamirėsia e Nėnė Terezės njė burim tė pafund krenarie dhe frymėzimi

Ata ndjenin se ajo, ne njėfarė mėnyre, riparoi dinjitetin e tyre tė dėmtuar. Pėrmes saj shqiptarėt mund t’i tregonin botės se ata nuk duhet tė gjykohen vetėm nė bazė tė varfėrisė sė tyre; se megjithėse tė varfėr ata janė, gjithashtu, njerėz gjerėsisht shpirtėrorė dhe humanistė tė cilėt “mund tė prodhojnė figura frymėzuese tė staturės botėrore”.

Por, ndėrsa krenaria qė shqiptarėt e zakonshėm ndjenin pėr Nėnėn Terezėn pėrgjatė fund viteve ‘80-tė dhe 90-tė ishte sa shelbuese aq dhe e sinqertė, interesi i fortė i treguar nga qarqe tė ndryshme shqiptare ishte qartėsisht i motivuar nga qėllime politike, nacionaliste dhe fetare.

Vėmendja e pėrshkallėzuar qė shqiptarėt filluan tė tregonin pėr bashkatdhetaren e tyre tė famshme, veēanėrisht pas vizitės sė saj nė Tiranė nė vitin 1989, u mor shėnim nga disa studiues perėndimorė tė Nėnė Terezės.

“Pa kaluar njė vit nga vizita e saj,” thote Emma Johnsosn “ajo u kthye nė hero kombėtar nė Shqipėri, lėvduar si nga tė krishterėt ashtu dhe nga myslimanėt, duke u shfaqur ne pullat postare dhe nė librat e historisė.”

“Historia e dashurisė” sė Shqipėrisė me Nėnė Terezėn, paradoksalisht, nisi nė fund tė viteve ‘80-tė nga udhėheqėsit ateistė tė vendit. Me sa duket, Nėnė Tereza qe pėrpjekur disa herė qprej fillimviteve ‘60-tė e nė vazhdim pėr tė marrė leje nga qeveria shqiptare pėr tė vizituar vendin.

Kėrkesat e saj, sidoqofte, u refuzuan ēdo herė sepse thuhet se udhėheqėsi komunist Enver Hoxha kėmbėnguli pėr ta mbajtur larg. Pas vdekjes se Hoxhės nė vitin ‘85, pasardhėsi i tij, Ramiz Alia, gradualisht, e ndryshoi qėndrimin zyrtar, prej kohėsh negativ, kundrejt saj, sepse, ai besonte se qeveria e tij mund tė pėrfitonte duke u treguar miqėsore me murgeshėn.

Duke e lejuar atė tė vizitonte Shqipėrinė nė vitin 1989, udhėheqėsi i ri komunist i vendit donte tė sinjalizonte Perėndimin se, megjithėse ishte paracaktuar nė post nga njė paraardhės ateist, ai ishte nė gjendje dhe i gatshėm pėr ta drejtuar Shqipėrinė nė njė kurs krejtėsisht tė ri me liri politike dhe tolerancė ndaj feve.

Pas vizitės se Nėnė Terezės nė vitin 1989 tė gjithė politikanėt shqiptarė-ata nė pushtet dhe ata qė po pėrpiqeshin tė vinin nė pushtet- qenė tė gatshėm pėr tė bėrė publike sa herė tė mundeshin adhurimin e tyre tė madh pėr “patriotin” e sapozbuluar dhe, bėnin mos pėr ta nderuar atė. Njė dekret presidencial i vitit 1992 i dha Nėnė Terezės pasaportė diplomatike shqiptare.

Komunisti i shndėrruar nė president demokratik, Ramiz Alia, krijoi ēmimin “Nėnė Tereza” i cili u jepej humanistėve dhe bamirėsve te njohur.

Mė 27 nėntor 1996, njė tjetėr president shqiptar, Sali Berisha, i dha Nėnė Terezės dekoraten “Nderi i Kombit”. Qeveria shqiptare shpalli tri ditė zie kombėtare kur murgesha vdiq mė 5 shtator tė vitit 1997.

Pak pas funeralit tė saj, aeroportit tė vetėm ndėrkombėtar tė vendit iu dha emri “Nėnė Tereza” dhe, nė Tiranė spitali qendror dhe njė prej shesheve kryesore, gjithashtu, u pagėzuan mė tė njėjtin emėr.

Lartėsimi i murgeshės prej shqiptarėve, pothuajse u kthye nė mani kombėtare nė muajt para lumnimit tė saj nė vitin 2003. Qeveria shqiptare ngriti njė “komision special” kryesuar nga njė ministėr pėr organizimin e veprimtarive para dhe pas lumnimit. Aktivitete tė publikuara me tepri rreth Nėnė Terezės-konferenca, simpoziume, ekspozita, dokumentarė dhe filma, promovime albumesh dhe koncerte mbaheshin ngado.

Shqiptarėt, veēanėrisht ata tė fesė katolike, qenė nė ankth pėr tė marrė vesh se ku donte tė varrosej Nėnė Tereza qė nė ēastin kur ajo u bė ndėrkombėtarisht e famshme.

Shumė shqiptarė tė njohur me banim jashtė vendit publikisht kanė shprehur dėshirėn e tyre pėr tu varrosur nė Shqipėri. Por, Nėnė Tereza, me sa duket, nuk ishte njė prej tyre. Vendimi i saj pėr tė mos u varrosur nė Shqipėri, Kosovė apo Maqedoni u pa nga disa prej bashkėatdhetarėve tė saj nė Ballkan si “jopatriotike”.

Ndėrsa zgjedhja prej Nėnė Terezės e Kalkutės si vend pėr varr ishte njė tjetėr testament i lidhjes sė saj me njerėzit e qytetit dhe tė Indisė qė ajo donte palėkundshėm dhe sė cilės i shėrbeu pėr pothuajse 70 vjet. Arsyeja kryesore se pse ajo vendoi tė varrosej kėtu, lidhej sė pari me misionin e saj tė pėrjetshėm nė shėrbim tė Krishtit.

Pavarėsisht asaj se Krishtėrimi mund tė hedhė rrėnjė nė Indi ose jo, varri i Nėnė Terezės ka gjasa tė mbetet pėr njė kohė tė gjatė njė vend i shenjtė pėr tė krishterėt, posaēėrisht katolikėt, nė mbarė botėn, njė outpost qė vazhdimisht do tė ftojė e frymėzojė ndjekės tė devotshėm tė Krishtit tė cilėt do vazhdojnė t’i shpėrndajnė mėsimet e Tij aty dhe nė pjesė tė tjera tė botės.

Fakti se Nėnė Tereza vendosi tė mos varrosej nė Kosovė, vendlindja e prindėrve tė saj, apo nė Shkup, qyteti i saj i lindjes, tregon se ajo, me sa duket, nuk kishte pėr qėllim tė bėhej njė tjetėr mollė sherri ndėrmjet shqiptarėve, serbėve dhe sllavėve maqedonas.

Varri i saj nė Kosovė apo Maqedoni do tė shihej nga fanatikėt serbė dhe maqedonas si Mekė e patriotizmit shqiptar.

Nėnė Tereza ende lartohet nga shqiptarė te zakonshėm tė tė gjitha feve, por entuziazmi me tė cilin politikanėt shqiptarė folėn rreth saj nė publik nė prag tė lumnimit tė saj nė tetor tė vitit 2003, u fashit konsiderueshėm njė vit mė vonė.

Nė pėrvjetorin e parė tė lumnimit tė saj, shume shqiptarė kishin harruar se 19 tetori duhet tė ishte festė kombėtare. Por, shpejt u kuptua se ata nuk ishin me qėllim tė parespekt. Qeveria shqiptare, me sa duket, thjeshtė, kishte dėshtuar t’i lajmėronte njerėzit rreth domethėnies sė kėsaj date tė shėnuar.

Ky gabim, sigurisht, nuk i shpėtoi vėmendjes tė disa politikanėve opozitarė qė e pėrdorėn pėr tė marrė pikė pėr partitė e tyre. Autoritetet shqiptare, pėr ēudi, ngurruan pėr tė organizuar ndonjė feste publike pėr tė pėrmbyllur ēka ishte lajmėruar me shumė zhurmė dhe ngazėllim mediatik 12 muaj mė parė si “Viti i Nėnė Terezės”.

Disa gazeta tė pėrditshme shqiptare botuan komente therėse rreth mungesės sė dukshmė tė interesit tė politikanėve shqiptarė pėr tė marrė pjesė nė ndonjė ceremoni kushtuar shenjtit tė kombit mė 19 tetor 2004, ndėrkohė qė njė vit mė parė ata-miq e armiq njėlloj-u dyndėn nė turma pėr nė Vatikan pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e lumnimit.

Media shqiptare, gjithashtu, shprehu pakėnaqėsi e, madje, edhe zemėrim se njė vit pas lumnimit qeveria shqiptare nuk kishte vendosur ende ku tė ngrinte njė monument kushtuar Nėnė Terezės. Statuja, mė nė fund, u shpalua mė 9 dhjetor 2004 nė prani tė jo mė pak se gjashtė presidentėve ballkanikė dhe kryeministrit tė Norvegjisė.

Ashtu si politikanėt shqiptarė, Kisha Katolike ėshtė duke e pėrdorur figurėn e Nėnė Terezės pėr qėllimet e saj. Krerėt e Kishės, me sa duket, besojnė se motra e shenjtėruar mund tė jetė shumė e nevojshme nė sjelljen e institucionit mė afėr, jo vetėm katolikėve, por edhe njerėzve tė feve tė tjera.

Njė mėnyrė efektive e tė bėrit tė kėsaj ėshtė mėshimi i vazhdueshėm mbi “pėrkushtimin” e murgeshės ndaj Shqipėrisė. Kur arqipeshkvi shqiptar Rrok Mirdita u kthye nga varrimi i murgeshės nė Kalkutė nė shtator tė vitit 1997, ai solli me vete njė qilim tė cilin ia patėn dhuruar gratė shqiptare si dhuratė kur Nėnė Tereza vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1989.

Na u tha se Nėnė Tereza lutej nė kėtė qilim deri ne ēastin e fundit tė jetės. Ky qilim talismanik qė ėshtė vendosur ne Katedralen e Shėn Palit nė Tiranė shihet nga disa prej adhuruesve tė Nėnė Terezės si shenjė se ajo gjithmonė pat qenė njė “atdhetare e konfirmuar”.

Edhe para 2003-it kur gazeta shqiptare e Shkupit “Fakti” botoi lajmin e pėrpjekjeve tė Maqedonisė pėr tė “uzurpuar” Nėnė Terezėn pėrmes propozimit tė statujės “bija e Maqedonisė”, media ballkanike u vu nė krye tė njė fushate tė egėr pėr tė “drejtėn ekskluzive” mbi figurėn e Nėnė Terezės.

Veēanėrisht media shqiptare pėrgjatė viteve ‘90-tė u tregua e gatshme ta paraqiste Nėnė Terezėn si njė figurė ekskluzivisht shqiptare. Shume gazeta, radio dhe kanale televizive dhe website-s duket se punonin nė tė njėtėn linjė me politikanėt shqiptarė dhe Kishen Katolike Shqiptare, veēanėrisht nga shtatori i vitit 1997 deri nė tetor tė 2003, pėr t’i mėshuar asaj se ē’patriote e jashtėzakonshme kishte qenė Nėnė Tereza pėrgjatė jetės sė saj.

Tė gatshme pėr tė publikuar histori sensacionale dhe nė pėrpjekje pėr ta afruar Nėnė Terezėn me publikun shqiptar, shumė prej tė pėrditshmeve shqiptare ishin gati pėr tė botuar ēdo letėr tė shkruar nga murgesha ku flitej pėr Shqipėrinė.

Nėnė Tereza predikoi paqe, mirėkuptim, tolerancė dhe mėshirė nė Indi dhe nė krejt botėn gjatė pjesės mė tė madhe tė shek. 20, por ajo me sa duket nuk mundi tė injektonte tė njėjtin shpirt nė Ballkanin ku u lind.

Nė sherrin e hidhur rreth “grupit tė gjakut” disa shqiptarė dhe maqedonas treguan sa intolerantė janė. Nė pėrpjekjet e tyre pėr ta bėrė tė vetėn atė, apo pėr tė sfiduar “tė drejtėn e autorit” tė palės tjetėr, atyre u shpėtoi njė mundėsi unike pėr tė festuar e pėrkujtuar bashkė jetėn, punėn dhe trashėgiminė e bashkėqytetares sė tyre botėrisht tė njohur. Tė vetmes figurė botėrore tė shekullit tė njėzetė tė dalė nga Ballkani qė paraqet kėtė rajon tradicionalisht tė trazuar nė njė formė tė re dhe premtuese.

Marre nga gazeta angleze “Birmingham Post” qe ka botuar pjese te edituara te librit te Gezim Alpionit “Mother Teresa: Saint or Celebrity? publikuar nga Routledge, 2006

 

Konsulli Stefano Marguccio- “Qytetar Nderi” i Shkodres

Diplomati italian viziton edhe Televizionin “TV1 Channel”

Ka marre zyrtarisht detyren e konsullit te Republikes se Italise ne Shkoder me 6 nentor 2006 dhe tashme, pa kaluar nje vit e gjysem ne kete post, ai nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Keshilli Bashkiak i qytetit me te madh verior. Diplomati italian Stefano Marguccio po thyen te gjitha rekordet edhe te paraardhesve te tij ne kete detyre te rendesishme. Eshte e vertete se konsujt e Italise ne Shkoder, Stefano Deleo dhe Roberto Orlando kane marre titullin e larte “Qyterar Nderi”, por ne perfundim te sherbimit te tyre diplomatik. Ndersa Marguccio arrin qe brenda nje kohe te shkurter, te binde keshilltaret bashkiake me aktivitetin e tij, me perpjekjet e tij per thellimin e marredhenieve tradicionalisht te mira ne mes Shkodres e Italise, por edhe prezantimin me sukses te institucioneve lokale ne institucionet homologe italiane.

Ne fakt ka qene nje propozim i 25 keshilltareve bashkiake, duke e kthyer krejtesisht ne formalitet votimin ne Keshill, ku mjaftojnin vetem 23 vota. Vlen te permendet se propozimi per konsullin Marguccio ka ardhur nga te gjitha grupet politike ne Keshillin Bashkiak te qytetit, te cilat ne unison vleresojne kontributin e tij por edhe te Italise per qytetin e Shkodres. Keshilltaret Ilir Kuka, Xhemal Bushati, Teuta Bala, Suzana Golemi, Namik Kamberi, Rudolf Rasha, Agim Erkoci, Nik Kodra, Ndue Dodaj, Ferdi Fani, Avenir Derraj, Ndue Maracaj, Mehill Prroni, Bardhyl Lohja, Artan Haxhi etj., jane nder mbeshtetesit e propozimit per konsullin Marguccio, duke treguar se qyteti di te vleresoje pa asnje lloj ngjyrimi edhe kontribuesit e huaj, vacanarisht ata italiane.

Mjaft kuptimplote jane edhe arsye qe mbeshtesin propozimin ne fjale. Sipas keshilltareve, diplomati Italian vleresohet per prezantimin me sukses te institucioneve lokale te qytetit te Shkodres ne institucionet homologe italiane si dhe per mbeshtetjen e vazhdueshme per forcimin e bashkepunimit ndermjet tyre; per prezantimin me sukses te realitetit territorial, mundesive te berjes bisnes si dhe te lehtesimit te procedures se levizjes se lire per zhvillimin e bisnesit me Italine; per prezantimin me sukses prane donatoreve te rendesise se ndertimit te segmentit rrugor Shkoder- Hani I Hotit aid he nderthurjen e vendimeve te pushtetit vendor me donatorin; per lehtesimin qe i ka bere punes ne Konsullate per shpejtimin e procedures se dhenies se vizave. Per te gjitha keto, jo vetem keshilltaret por edhe pjesa derrmuese  e qytetareve shkodrane, jane te mendimit qe konsulli i Italise Stefano Marguccio, e meriton plotesisht titullin “Qytetar Nderi” i Shkodres.

 

***

Ishte menduar qe takimi ne zhvillohej ne mjediset e Konsullates se Italise ne Shkoder, por me deshiren e konsullit Stefano Marguccio, drejtori i TV1 Channel Besi Bekteshi i ka rezervuar nje pritje ne mjediset e televizionit. Takimi eshte pershkuar nga notat e kortezise, por edhe te nje panorame te aktivitetit te TV1 Channel, te cilen ia ka rezervuar diplomatit italian drejtori Bekteshi. Njekohesisht, permes ekspozese se titullarit te institucionit, Marguccio eshte njohur edhe me gjendjen e medias ne pergjithesi ne Veri te vendit si dhe jane shkembyer mendime e opinione. Bekteshi ka paraqitur opsionet e tij dhe kerkesen per nje bashkepunim akoma me te frytshem me konsullaten e shtetit mik te Italise, ndersa konsulli Marguccio ka shprehur gatishmerine dhe ndjeshmerine e madhe ne drejtim te forcimit te marredhenieve, vazhdimisht te vleresuara. Nga ana e tij, kreu i diplomacise italiane ne Veriun e Shqiperise, duke marre fjalen ka folur per rendesine e intergimit te vendit dhe Shkodres ne vecanti, ndersa drejtori Bekteshi ka evidentuar deshiren e madhe te shqiptareve e shkodraneve ne kete drejtim te natyrshem dhe te pakthyeshem qe vendi yne ka marre. Teme tjeter e trajtuar, ka qene edhe marreveshja per lehtesimin e rregjimit te vizave, ku gazetaret tashme jane nje nga kategorite me te privilegjuara. Pas bashkebisedimit ne zyren e drejtorit Bekteshi, konsulli Marguccio ka para nga afer mjediset e Televizionit, ku eshte takuar edhe me disa punonjes te tij. Gjate ketij turi, diplomati italian ka vizituar edhe disa nga studiot e emisioneve te TV1 Channel, duke shprehur interesim per futjen e teknologjise me te fundit digjitale nga ky televizion. Marguccio ka shprehur vleresime pozitive per investimin serioz, punen e bere dhe stafin e televizionit. Takimi i zhvilluar ne mjediset e TV1 Channel, mund te konsiderohet si pikenisje e nje bashkepunimi edhe me te ngushte se deri tani ne interesin reciprok por edhe te komunitetit te rajonit tone.

Kush eshte konsulli Marguccio

Stefano Marguccio ka lindur nė Milano, mė 10.4.1975. Eshte diplomuar nė Fakultetin Juridik pranė Universitetit tė Milano-s. Eshte diplomuar nė tė Drejtat e Krahasuara nė Universitetin Renče Schumann nė Strasburg. Mė 2001 mbron njė Master nė Menaxhimin e Sektorit Publik pranė Shkollės pėr Drejtimin e Sipėrmarrjeve nė Universitetin “Bocconi” nė Milano. Mbas shumė eskperiencash nė sektorin privat dhe publik hyn dhe bėhet pjesė e Trupit Diplomatik nė vitin 2004. Si Sekretar Legate mė 2005 caktohet nė Zyrėn e Shtypit nė Ministrinė e Jashtme tė Italisė e mė pas nė Zyrėn e I-rė pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme pėr Vendet Aziatike, tė Oqeanisė dhe Paqsorit. Merr detyrėn e Konsullit te Republikes se Italise nė Shkodėr mė 6 nėntor 2006.

 

 

Prononcim pėr shtyp

Drejtuar: Bordit drejtues tė Gazetės “Shqipėria Etnike”, Shkodėr

Tė nderuar Zotėrinj! 

Me indinjatė tė thellė shprehim shqetėsimin maksimal pėr tė pavėrtetat dashakeqe, qė ju keni botuar nė GAZETĖN TUAJ, pėr imazhin e Grupit “COTONELLA”, pėrfaqėsuar nga nd/ja “Shqipėria Trikot” sh.p.k. dhe drejtuesit e saj. Nuk marrin pėrsipėr tė vlerėsojnė aktivitetin e Grupit “COTONELLA” spa nė tėrėsi, por vlerėsojmė me pėrgjegjėsi qytetare, qė janė shpifje tė pakuptimta, dashakeqe, tė gjitha ato qė Ju botoni e qė kanė tė bėjnė me marrėdhėnjet e shfrytėzimit, diskriminimit apo dhėnies sė rrushfeteve, qė jeni munduar tė paraqisni nė artikujt tuaj. Asgjė s’ėshtė e vėrtetė.

     Deklarojmė se qė nga dita e parė e lidhjes sė kontratės me nd/jen SHTR sh.p.k. ka pasur vetėm korrektėsi nė pagesa, kėrkesė tė vazhdueshme nga ana e Tyre pėr zbatimin maksimal dhe trajtimit ligjor tė punonjėsve. Theksojmė se ėshtė realiteti i vetėm Shkodran, se qė nga fillimi i punės nuk ka pasur asnjė problem, por vetėm rritje e bashkėpunim, ē’ka ėshtė reflektuar dhe nė aktivitetin dhe tė ardhurat Tona pozitive.

     Tė nderuar botues dhe Ju inspirues dashakeqės! Ju sigurojmė se Ju nga mosnjohja ose mosdashja tė njihni kėtė realitet, pėrpiqeni tė hidhni vrer mbi njė aktivitet shumė tė suksesshėm, por nuk mundeni dhe njėkohėsisht nuk ėshtė e drejtė.

     Dėshirojmė qė Prononcimin Tonė, ta botoni nė gazetėn Tuaj dhe nė faqen e internetit, si njė gjest reflektimi pozitiv.

 

Me respekt

“Shqipėria Trikot” sh.p.k., “Rubin” sh.p.k., “Madish” sh.p.k., “Bella Confex” sh.p.k., “Laurus” sh.p.k., “Melgushi” sh.p.k., “Idea-Trikot” sh.p.k.

 

Gjergj Leqejza – Administrator

Ema Thani – Drejtore prodhimi

Gjovalin Shtjefni – Administrator

Aleksandėr Leqejza – Administrator

Keti Bazhdari – Administratore

Lekė Thani – Administrator

Fred Melgushi – Administrator

Majlinda Popoviq – Pėrgjegjėse administrate

Kledi Ēekrezi – Ekonomist

Mirela Gerdoēi – Shefe Prodhimi

Blendi Martini – Pėrgj. Logjistike

Gjergj Shllaku – Magazinier

Rabie Bushati – Punėtore

Dorian Sala – Magazinier

Suzana Nurja – Pėrgj. Kontroll. Cilėsie

Valbona Peku – Supervizore

Bukurie Dushi – Supervizore

Nevila Kastrati – Kon. cilėsie

Renata Guli – Kon. cilėsie

Suela Jakupi – Supervizore

Tomozin Beltoja – Mekanik

Filip Ēapeli – Mekanik

 

SQARIM PER LEXUESIT E “SHE”

 

Te nderuar lexues te gazetes “Shqiperia Etnike”! E ndjejme per detyre morale dhe profesionale ndaj jush, t’ju sqarojme ne lidhje me shkresen e dyte te rradhes te ardhur ne redaksine tone nga kompania “COTONELLA”.

Per hir te parimeve tona te shenjta profesionale, ne e botuam kete leter sic kemi bere edhe me heret me drejtuesit vendore apo qendrore te kompanise “Cotonella”. Sic edhe ju e keni konstatuar numer pas numri, ne faqet e “Shqiperise Etnike” jane trajtuar probleme te shumta, mes te cilave edhe ato qe lidhen me bisnesin shqiptar. Ne kete kuader, kemi kerkuar te hedhim drite apo te investigojme edhe per anet e erreta dhe pak transparente qe me qellim apo pa qellim, disa bisnese apo bisnesmene nuk deshirojne ti bejne publike.

Ne letren e rradhes te ardhur nga “Cotonella”, e cila firmoset nga nje numr i madh drejtuesish por edhe punonjesish te thjeshte te “laboratoreve”, jane trajtuar disa ceshtje te cilat asnjehere dhe ne asnje numer nuk i keni trajtuar, pasi nuk lidhen me qellimin qe ne i kemi vene vetes: transparence ne emer te lexuesve por edhe ligjit!

Nuk na intereson ne si gazete, por as edhe lexuesve tane te shumte ne mbare globin nese “Cotonella” “ka patur vetem korrektese ne pagesa”, “krijim te kushteve normale te punes dhe trajtimit ligjor te punonjesve” etj.,etj., etj. Ne kete drejtim, jemi te bindur se “nga fillimi i punes nuk ka patur asnje problem, por vetem rritje e bashkepunim, cka eshte reflektuar dhe ne aktivitetin dhe te aurdhrat tuaja pozitive”. Nuk hedhim dyshime te asnje natyre ne kete drejtim, nisur nga fakti se interesat e punonjesve tuaj natyrshem i mbron apo duhet ti mbroje ndonje Sindikate, edhe pse publikisht individe qe flisnin ne emer te “COTONELLA”- s, kane thene se ofrojme kushtet me te mira te punes e pageses, por grate e vajzat e Shkodres nuk vijne te punesohen!? Madje, kane arritur deri atje sa te paralajmerojne edhe ardhjen ne shkoder te 2000 kinezeve per tu punesuar ne bisnes- laboratoret e “COTONELLA”-s. “Marredheniet e shfrytezimit, diskriminimit apo dhenies se rrushfeteve”, jane kompetence e organeve te specializuara te shtetit duke filluar nga Zyra e Punes, Inspektoriati i Punes, Tatim- Taksat, SHISH-i etj, ku nuk kemi deshire te perfshihemi, pasi nese nuk jane ne levizje deri tani, nuk eshte problem i yni, edhe pse i nxisim te veprojne ne baze te ligjeve dhe vetem ligjeve te shtetit shqiptar.

Te nderuar lexues te gazetes “SHE”!

E ndjeme per detyre te bejme kete sqarim per ju, nisur nga besnikeria dhe mbeshtetja qe na keni dhene gjate 8 viteve te egzistences sone ne tregun mediatik shqiptar. Ju sigurojme se si deri tani, do te jemi te hapur per te botuar cdo mendim ndryshe apo alternativ, por qe i referohet asaj cfare ne, bashkepunetoret tane apo edhe qytetare te thjeshte brenda dhe jashte Shqiperise, kane paraqitur mbeshtetur ne fakte konkrete ne numrat e kesaj gazete. Kjo vlen edhe per kompanine “COTONELLA”, e cila eshte e mirepritur te sjelle fakte apo kunderfakte dhe jo te dergoje letra jashte etikes qytetare, thjeshte sa per te qene e pranishme ne faqet e gazetes “Shqiperia Etnike”.

REDAKSIA

 

Pėr ata qė “qeshen gjithmonė me Shtetin shqiptar”

 

Patriotizmi nuk matet me kut, pse zakonisht gjanat qė maten nxirren edhe nė pazar.

Patriotė ka Kosova por ka edhe Shqipnija, e ata qė qeshen me Shqipninė janė tallė edhe me Kosovėn.

Nė vitet e komunizmit, nėn pretekstin e patriotizmit, shumė kosovarė ngashnjeheshin pėr Enver Hoxhėn, bile nji pjese e tyne pati guximin me ardhė edhe nė Shqipni, e nji pjese jo e vogėl pėrfundoi nė burgje dhe internime. E megjithatė nuk pati intelektualė kosovarė, pėrveē «kolaboracionistave» tė Luftės sė Dytė Botnore, qė tė dėnonin haptas dhe me za tė naltė regjimin antikombtar tė Enver Hoxhės.

Shqiptarėt qė kishin rast me vizitue Kosovėn nė fillimet e viteve ’90 ndjenin neveri kur shihnin fotot e Enver Hoxhės tė varuna nė muret e shumė kullave kosovare.

Mjerisht ato foto kanė lanė gjurmė e danga nė shumė zemra e kjo gja herė mbas here duket krejt qartė.

Po tė mendojmė se qe E. Hoxha ai qė i shiti Kosovėn Titos do ta kuptojmė sesa turp pėrbanin ato foto. Aq ma tepėr qė shqiptarėt kaluen disa dekada tė idhta nėn diktaturėn e Hoxhės.

Nji pjesė e intelektualve kosovarė ishin nėn influencėn pasive apo aktive tė Beogradit dhe tė organeve tė tija, nji pjesė tjetėr nėn atė tė Tiranės dhe vetėm nji pjesė e vogėl ishin kundėr tė dyja tiranive.

Ata qė duhet tė «qesheshin» me Shtetin shqiptar nė kohėn kur komandonte E. Hoxha nuk qeshėn, por thjesht buzėqeshen dhe i dėrguen karajfila tė kuq pėr 1 Maj. Ata qė duhet tė denonconin diktaturėn e E. Hoxhės, nuk e bane nji gja tė tillė e ky qe shkaku qė nji pjesė e shqiptarėve e humbi besimin nė ta.

Ma i madh intelektual dhe njeri i politikės kosovare, Ibrahim Rugova, nuk qeshej me Shtetin shqiptar pse ai pat dijtė me gjetė tek ai Shtet nji aleat tė pėrpjekjeve tė veta politike.

Substancialisht ata qė qeshen sot janė ata qė i qeshnin dje diktatorit Hoxha, pse njeriu qė qesh asht njeri pa kohė, mbasi nuk ka shprehje tjetėr ma inteligjente.

Ēeshtja shqiptare ka patriotė gjithkund: nė Labėri, nė Devoll, nė Dibėr e Malci tė Madhe, mbasi patriotizmi nuk asht monopol i asnji krahine apo treve dhe nuk matet me debate televizive dhe me artikuj gazetash. Patriotizmi jeton ndėr vepra dhe shqiptarėt e treguen veten gjatė luftės sė Kosovės sesa patriotė ishin. Ata pritėn vėlleznit kosovarė, ndihmuen luftėn me tė gjitha mjetet (e ligjshme e tė paligjshme), u banė bazė pėr forcat e NATO-s, shkuen vullnetarė me luftue nė Kosovė.

Ata qė qeshen gjithmonė janė njerėz pa shprehi reflektive e nji shprehje e vjetėr latine thotė: risus abundat in ore stultorum.

Por s’e kemi edhe aq me qeshjen e cila pasqyron vetitė personale tė secilit. Problemi asht se kėtu po qeshet me Shtetin shqiptar dhe kjo gja nuk duhet t’i pėlqejė asnji shqiptari qė kupton dallimin mes Shtetit dhe politikės.

Pėr ata qė nuk kanė qenė kurrė Shtet nuk asht e thjeshtė me e kuptue dallimin mes Shtetit dhe politikės, dhe pėr rrjedhojė nuk e kuptojnė se me u qeshė me Shtetin shqiptar domethanė me u qeshė me tė gjithė shqiptarėt: pa pėrjashtim feje, krahine, gjatėsia, pėrkatėsia gjinore dhe klasore.

Pra, kemi nji individ qė e sheh veten aq nalt sa me u qeshė me tė gjithė shqiptarėt!

Pėr me qenė aq nalt duhet sė paku me qenė kaluer nė kalė tė Skėnderbeut apo i ulun nė nji kuvend me ideologėt e Rilindjes... por, jo-nuk kemi asgja tė kėtillė, por vetėm nji shkrues anonim qė pėrzien mnershėm nji gjoja standard me nji gegnishte dialektale tue u mundue me qeshė me Shtetin shqiptar.

Nė qoftė se ndaj ēeshtjes sė Kosovės ka pasė mangėsina, faje, paaftėsina ato duhen t’i atribuohen politikės shqiptare dhe asaj kosovare. Pėrgjegjėsķt e kėtyne fajeve kanė emna dhe mbiemna: ata janė ministra tė jashtėm dhe politikanė, akademikė dhe gazetarė. Me pėrmend fajet dhe me numrue tė zezat pa pasė guximin dhe inteligjencėn me caktue edhe fajtorėt me emėn dhe mbiemėn asht mungesė e theksueme vitaminash karakteriale.

Fajtorė janė disa politikanė dhe jo Shteti si strukturė sovrane dhe si instrument funksional i pėrbashkėt i tė gjithė shqiptarėve, qė mban monopolin e pushtetit dhe tė sė drejtės dhe ka pėr qėllimin zhvillimin dhe pėrparimin e individit mbrenda shoqnisė sė cilės ai i pėrket.

Si mund tė ndėrtohet e ardhmja, si mund tė kthehet fleta e historisė kur nuk dijmė me dallue Shtetin prej politikės. Por nė anėn tjetėr nji pjesė e madhe e atyne qė janė rritė nėn Shtetin komunist shqiptar apo nėn drzhaven e Titos nuk kanė faj, pse janė ājė aq fort me ideologjinė tjetėrsuese qė identifikonte Shtetin me partinė politike sa qė sot fajet e partive ja hedhin nė shpinė Shtetit.

Kjo logjikė ka shty nji pjesė jo tė vogėl tė shqiptarėve nė 1997 qė tue u nisė prej mėnish politike me djegė Shtetin shqiptar dhe me e vorfnue atė, e kjo logjikė asht logjika e thjeshtė e vandalėve: ajo qė din vetėm me shpėrbā por qė s’din me bā asgja pozitive.

Ardian Ndreca

 

Shkurte Rushet Ara, mėsuesja qė do kujtohet

 

Bijė e nderuar dukagjinase, shkėndija e parė e mėsuesisė dhe emancipimit tė krahinės. Kohėt e fundit ndahet nga jeta 72-vjeēarja Shkurte Ara, duke lėnė nė pikėllim tė thellė familjen, tė afėrmit e shoqėrinė.

Lindi nė Lekaj, Dukagjin, e martuar nė Shosh, me banim Breglumi, Koplik e vitet e fundit nė qytetin e Shkodrės.

Vdekja e parakohshme e babait tė saj e la kėtė, tre vėllezėr  e tre motra jetimė e nė gjendje tė rėndė jetese. Nėna e saj burrėrore me pėrkushtim pėrballoi me nder pėrkujdesjen e rritjen e tyre. I pari, vėllai Zefi iu bė krah e me radhė Shkurta, Kola e Nikolla e motrat e tyre.

Nė vitin 1946, nė Xhan tė Pultit, hapet konvikti i parė i krahinės pėr fėmijėt jetimė e me vėshtirėsi ekonomike, ku pėrfshihet edhe Shkurta. Mė vonė nė Theth prej nga trasferohet ky konvikt, duke pėrfunduar nė Shkodėr (konvikti Tomė Kola nė tė cilin marrin pjesė mė gjėrėsisht djem e vajza tė Malėsisė, duke u pajisur me arsimin 7-vjeēar. Disa prej tyre vazhduan shkollėn e mesme apo tė lartė; ndėrsa tė tjerė, mė tė rritur e me pėrparim nė mėsime u emruan mėsues nė fshatra tė ndryshėm, ndėr tė cilėt edhe Shkurta (mėsuesja e parė), siē e titullon profesor (pensionist) Ndoc Grimaj nė njė shkrim pėr tė: “Dallėndyshja e parė e mėsuesisė dukagjinase”. Ajo sė bashku me kolegėt vendas prej tė cilėve: Gjokė Pjetri – Nėnmavriq, Mirash Z. Shytani – Vuksanaj, Gjin Avdia – Gimaj, Ndue Ēuni – Plan, etj. dhanė njė kontribut vendimtar nė zhdukjen e analfabetizmit deri nė finale nė vitin 1957.

Nė kėtė vit, kjo aftėsohet mė shumė nga ana profesionale me arsimin pėrkatės nė Tiranė, duke u emėruar mėsuese nė shkollėn 7-vjeēare Breglumi, ku vazhdonte edhe shkolla e natės pėr tė rritur.

Me dhjetėra nxėnės tė ish mėsuese Shkurtės kanė vazhduar shkollat e mesme e tė lartė, duke dalė disa kuadro tė fushave tė ndryshme, e qė jo pak prej tyre morėn pjesė nė ceremoninė mortore tė saj.

Gjatė jetės sė saj ėshtė nderuar disa herė me dekorata e tituj nderi, jo vetėm si mėsuese e dalluar nė shkallė rrethi, por edhe si ish kėshilltare e pushtetit vendor, pėr emancipimin e grave e vajzave, nė veprimtaritė shoqėrore kulturore-artistike e rinore nė aksionet vullnetare tė fushės sė prodhimit, higjenizimit e tė ambjenteve tė kulturuara.

Veprimtaria e saj, me pėrkushtim ka ndikuar nė tė gjithė krahinės, jo vetėm si mėsuese, por edhe si edukatore nė shkollė e jashtė saj, veēanėrisht nė fshatrat: Lekaj, Abat, Gimaj, Ndėrlysė, Breglumi e sė fundi nė Koplik tė Malėsisė prej ku del nė pension duke banuar familjarisht nė Qytetin e Shkodrės.

Ajo qe njė veprimtare shembullore nė lėvizjen kulturore – artistike nė zonė. Vazhdimisht jo vetėm merrte pjesė vetė nė veprimtaritė e ndryshme nė shkollė e zonė, por edhe nxiste e ndiente kėnaqėsi kur skena e Shtėpisė sė Kulturės nė qendėr e sektor masivizoheshin me shoqe amatore e me talent deri nė konkurime jashtė vendit.

Shkurta duke lindur e rritur nė njė familje tė thjeshtė, por atdhetare e me talent nė ruajtjen e traditave nėpėrmes folklorit tė krahinės. Zėri i saj me tė vėllain, Zefin, bėnin jehonė, jo vetėm nė raste gėzimesh e festash familjare e kolektive por edhe nė skenat e festivaleve, veēanėrisht me kėngėn e gjatė karakteristike tė krahinės sė Veriut e interpretuar zakonisht nga (burrat), ndėrsa kėtė nuk e dalloje nga njė kėngėtar dhe tė dalluar...

Kėtė talent e veprimtari, ajo e vazhdon edhe pas martesės me bashkėshortin e nderuar Gjelosh Ara, ish – punonjės i dalluar i organeve tė policisė, por njerėzor i thjeshtė e qė tė dy alegro, e qė pėrballonin momentet e vėshtira tė jetesės me humor e mirėkuptim, me sjellje kavaljeri e bujarie, tė kėndshėm e tėrheqės qė tė bėnin pėr vete.

Edhe kėngėn e vazhduan sė bashku ashtu siē kėndonte me vėllain, i cili pėr disa kohė fillestare ishte pėrgjegjės e organizator i lėvizjes kulturore nė qendėr tė zonės. Me talent tė tillė artistik ishin edhe vėllezėrit e tyre: Kola e Nikolla, apo nipat Lazri e Pėllumbi, qė nė bankat e shkollės, si instrumentistė e valltarė pjesėmarrės tė dhjetėra konkurimeve folklorike nė zonė e nė shkallė rrethi.

Nipi i saj Pėllumbi, ėshtė ndėr valltarėt e parė tė Valles “T’Lekajve” e studjuar e zbuluar nga amator i moshuar dhe luajtur nga grupi i valltarėve tė ish Shtėpisė sė Kulturės “Sh. Vata” Dukagjin, si perlė e folklorit kombėtar e luajtur nė Fest Kombėtar dhe e vlerėsuar aq nga tė huajtė.

Shkurta pra nuk ishte vetėm mėsuese, edukatore e veprimtare shoqėrore e shquar, por edhe bashkėshorte, amvisė dhe nėnė shembullore. Siē dukej, humbja e parakohshme e djalit Fatmirit, ndikoi nė shkurtimin e ditėve tė saj, por la pas jo vetėm bashkėshortin, vėllain, vajzat e veēanėrisht djalin Besnikun, me sjellje aq prindėrore, tė formuar e mirėnjohės ndaj tyre, me perspektivė pėr jetėn.

Emri, figura e veprimtaria shembullore e saj do mbesin shembull dhe t’pa harruara pėr familjen, t’afėrmit, miqtė e shoqėrinė e gjėrė tė saj.

Nikollė Gjok Bregu

Ish mėsues koleg

Gjergj Ēuni

Ish pėrgjegjės

Kulture Breglumi 

 

 “Fytyra” e shtetit shqiptar mori formė nė Romė mė 17 janar 1911

 

Ėshtė me vlera tė thuhet se Jehona ndėrkombėtare e Kryengritjes Antiotomane tė Malėsisė sė Madhe dhe mė gjėrė nė vitin 1911, nuk kishte ardhur vetėm kur filloi tė kriste pushka e malsorėve me 24 mars (1911) e vazhdim, por kjo “jehonė” ishte ndier muaj mė parė, kur Malėsia e Madhe me aleatėt e saj tė Shqipėrisė sė Veriut po pėrgaditeshin pėr njė kryengritje tė madhe kundėr pushtuesve shekullorė. Ėshtė Italia ajo qė me sa duket ishte e mirinformuar se treva simbol e shqiptarisė po pėrgadiste jo njė kryengritje tė ēfardoshme, por njė kryengritje tė fuqishme qė do tė ngrinte pėr herė tė parė nė dritėn e diellit tė kėtyre trojeve, flamurin e Gjergj Kastriotit tė munguar prej 432, ku ky flamur kishte qenė jo vetėm simboli i shqiptarėve, por edhe i vetė Europės. Qysh me datėn 17 janar 1911, pra 66 ditė para fillimit tė kryengritjes, nė kryeqytetin italian nė Romė, u formua komiteti “Pro Albania”. Nė kėtė komitet bėnin pjesė edhe italianė si deputetėt Republikanė, E. Ferrari dhe S. Barzilai, Profesori Trinchieri, Avokati Guizzardi, Drejtori i gazetės “La Terza Italia”, veprimtari i njohur me origjinė tė largėt arbėreshe F. Albani qė ishte edhe sekretari i Partisė Maciniane e tjerė. Duke ditur veprimtarinė atdhetare tė patriotit Nikoll Ivanaj, qė prej vitesh ndodhej nė Romė si antiotoman i njohur, ky malsor trim duket se kishte qenė njė ndėr veprimtarėt qė kishte influencuar tek ata italianė qė ende Shqipėrinė e konsideronin si fqinjė Europerėndimore, ndaj edhe pa dashjen e shtetit (pėr arsye tė konjukturave tė kohės) kishin ndėrmarrė krijimin e komitetit “Pro Albania”. Ky Komitet kishte si qėllim tė vetin tė ndihmonte lėvizjen autonomiste shqiptare me mjete vullnetare. Veprimtaria e komitetit “Pro Albania” e formuar siē thamė mė sipėr me 17 janar e shtriu veprimtarinė e tij thuajse nė tė gjithė Italinė, ku brenda pak muajve ishin krijuar 110 nėnkomitete. Komiteti dhe degėt e tij me konferenca dhe mediat e shkruara nė kohės propogandonin nė favor tė shqiptarėve dhe bėnin thirrje pėr pėrkrahje e ndihmė pėr kryengritjen antiotomane, qė ata me tė drejtė e quanin Lėvzija Kombėtare Shqiptare. Me datėn 1 maj (1911) Komiteti “Pro Albania”, dhe veēanėrisht nėnkomiteti i Ankonės, qė ishte mė i lidhuri me “La Terza Italia” tė F. Albanit nėnshkroi njė Manifest nga eksponentė tė rrymave tė ndryshme politike tė asaj kohe, si Republikanė apo Socialistė. Komiteti “Pro Albania” gjatė veprimtarisė sė tij pėrveē propogandės tė drejtave tė shqiptarėve pėr autonomi nga Stambolli, filloi tė mbledhė ndihma materiale dhe armė, si dhe rekrutimin dhe regjistrimin e vullnetarėve italianė qė do tė shkonin nė Shqipėri, pėr tė luftuar krah pėr krah me kryengritėsit. Nga kjo punė e Komitetit “Pro Albania” shifra e vullnetarėve tė regjistruar arriti nė 14.000 vetė. Ėshtė interesant se nė listėn e vullnetarėve figuronte edhe emri i djalit tė patriotit e “revolucionarit” tė njohur italian Xhuzepe Garibaldi, Riēoti Garibaldi. Garibaldi i ri kishte bėrė pėrpjekje qė nė vitet 1900-1903 pėr tė organizuar njė ekspeditė qė do tė ndihmonte shqiptarėt pėr t’u ēliruar nga pushtuesit otomanė, dhe pėr kėtė kishte pranuar atėherė edhe kryesinė e komitetit Arbėresh “Pro Patria” (Pro Atdheut). Arbėreshėt e Italisė ishin bashkuar me Komitetin “Pro Albania”, ku mjaft aktive tregoheshin ato zona qė banoheshin nga arbėreshėt, si nė Shėn Miter Korone, Specano, Lungros dhe Napoli. Me datėn 28 prill 1911 vihej nė dukje se nė Komitetet (Italiane) nė ndihmė tė kryengritjes antiotomane bėnin pjesė shumė personalitete Arbėreshe qė kishin bėrė emėr nė shtetin Italian. Pėrkundėr kėtyre organizimeve vullnetare shteti Italian filloi tė marrė disa masa kufizuese, tė cilat filluan tė duken qė nė shkurt 1911 nga Qeveria e Luzzatit. Kėto masa kufizuese i vazhdoi edhe qeveria e re Italiane e Giolittit qė erdhi nė fuqi nė mars (1911), pas rėnies tė asaj tė Luzzatit. Megjithė masat e Qeverisė Italiane pėr tė kontrolluar portet dhe detin me anije luftarake, me qėllim pengimin e vullnetarėve dhe ndihmave pėr kryengritėsit, nė parlamentin Italian u krijuan dy grupime: Pro dhe Jo ndihmės pėr kryengritėsit shqiptarė, gjė qė bėri qė edhe brenda parlamentit tė formohet “Komiteti Parlamentar pėr Shqipėrinė”. 60 deputetė italianė tė rrymave tė ndryshme politike zhvilluan njė debat me datėn 14 maj 1911, ku pėrfaqėsuesi i “Komitetit Parlamentar” GALI denoncoi masat qeveritare kundėr kryengritėsve, qė ishin njėkohėsisht edhe “ndihmė” pėr Turqinė, qė kur u pyet pse ndodh kjo, deputeti por masave qeveritare Leali u pėrgjegj nga vendi: “nga FRIKA...”. Nė njė artikull tė botuar rreth njė viti mė vonė, gazeta “Fieramosca” e datės 05 qershor 1912 shkruante se tėrheqja e Italisė ndaj ndihmave tė kryengritėsve kishte karakter politik. Pas presioneve tė Qeverisė italiane pati njė farė tėrheqjeje edhe nga disa figura italiane tė komitetit “Pro Albania”, duke pėrfshirė edhe R. Garibaldin. Gjithsesi njė numėr i kufizuar vullnetarėsh arbėreshė e italianė kishin arritur tė vinin nė vatrėn e zjarrit tė kryengritjes. Arbėreshi Terenc Toēi qė kishte ardhur vullnetarė me datėn 27 prill 1911 (pra 21 ditė pas ngritjes tė flamurit kombėtar nga malsorėt nė Deēiq tė Grudės) shpall “pamvarėsinė” e Shqipėrisė nga Mirdita, ku me kėtė rast formoi edhe njė qeveri tė pėrkohėshme tė kryesuar prej tij, dhe qė pėrveē Mirditės mund tė lėvizje edhe nė disa fshatra malorė tė Lezhės. Gjatė gjithė kohės sė kryengritjes shtypi italian nė pėrgjithsi shkruante me admirim pėr kryengritėsit qė luftonin si luaj malesh kundėr bishave tė tėrbuara otomane. Ne po shkėpusim vetėm njė fragment nga gazeta e njohur “Corriere d’Italia” e datės 10 maj 1911 me autor S. De Sensali, ku ndėr tė tjera shkruante: “...Unė jam gjithnjė entuziast pėr ēdo kauzė tė lirisė, admiroj veēanėrisht popullin shqiptar ku me njė vendosmėri shekullore pėrpiqet e ripėrpiqet tė heqė qafe zgjedhėn osmane. Kam shumė besim nė suksesin e idesė sė madhe kombėtare shqiptare dhe kam besim tė pakufishėm te vrulli zemėrgjėrė i rinisė italiane, tė cilėn asnjė ligj nuk e ndalon tė niset pėr tė ndihmuar me krahun e vet njė popull tė shtypur. Kryengritja shqiptare... po kalon nga dėshirat pėr tė pėrmirėsuar gjendjen ekonomike nė kėrkesėn me tė lartė tė autonomisė kombėtare.”

     Nė muajt maj-qershor (1911) njoftimet e policisė italiane dhe agjentėve Austrohungarezė nė raportet e tyre bėjnė fjalė edhe pėr rekrutimin e 4000 vullnetarėve qė pėrgaditeshin pėr t’u nisur nga portet e Triestet, Fiumes dhe Rovinjos me vaporin anglez “Rembrand”, nė drejtim tė Shqipėrisė, por nė kėto raporte bėhet fjalė edhe pėr ndalime e arrestime vullnetarėsh tė ndryshėm (nė raportet pėr MPJ – Vjenė shėnohen datat 17 dhe 20 maj). Kėto gjėra qė njoftohen nga Bari, dhe i dėrgohen Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Vjenė vazhdojnė tė raportohen edhe me datėn 30 maj 1911, madje raportet bėjnė fjalė se pengesat e qeverisė Italiane i kaluan vetėm njė grup i vogėl vullnetarėsh prej rreth 20 vetash, tė cilėt arritėn pranė kryengritėsve nė Shqipėrinė e Veriut. Vlen tė theksohet se nė kėto raporte cilsohet se ambulanca e paisur me barna e shoqėruar me 15 vullnetarė dhe e kryesuar nga F. Albani ėshtė vendosur nė Korfuz, ndėrsa njė tjetėr ka arritur nė Triesh (Malėsi e Madhe) qė ishte e subvensionuar nga simpatizantėt e Ternit dhe nga komiteti Garibaldin e Xhenovas. Kjo gjė njoftohet edhe nga konsulli Austro – Hungarez nė Korfuz, nė raportin pėr Vjenėn me datėn 29 gusht 1911, i cili thoshte se ambulanca dhe ndihmat kishin arritur para kėsaj date. Konsulli austro – hungarez nė Korfuz njofton Vjenėn edhe pėr artikullin e gazetės “Tribuna” tė datės 5 shtator (1911), ku bėhet fjalė edhe pėr ambulancėn e dytė qė kishte arritur nė zonėn e kryengritjes e shoqėruar nga DY MJEKĖ, NEGRI dhe BOLONJA, tė cilėt kishin operuar dhjetra tė plagosur dhe mjekuar qindra malėsorė tė tjerė. Sipas njė vullnetari qė mori pjesė direkt nė frontin e Kryengritjes (nė luftime pranė Gucisė) dhe kishte emrin Euxhenio Vaina nė Shqipėrinė Veriore punoi edhe njė mision tjetėr shėndetėsor qė mjekoi disa mijėra tė sėmurė.

     Vullnetari Euxhenio Vaina nga Trieshi i Malėsisė sė Madhe shkruante nė letrat e tij, qė mė vonė do tė botoheshin edhe nė librin e kėtij intelektuali italian “La Nazione Albanese”, botuar nė Katania nė vitin 1917, ku ndėr tė tjera po lexojmė: “...Dyshoni qė aksioni ynė nuk u vlen aspak kryengritėsve? Ne kryejmė njė detyrė qė na thėrret...”. Nė njė letėr tjetėr E. Vaina vijon se tregoi trimėrinė dhe heroizmin e malsorėve  pėrballė ushtrive otomane, qė ndėr tė tjera shkruan: “Ėshtė njė fakt me rėndėsi qė 400 malsorė pėr mė se njė muaj nuk i lanė tė 15 mijė ushtarėt e Et’hem Pashės tė bėnin njė hap pėrpara, megjithse ata kishin me vehte artilier gjerman me pėrvojė qė qėllonin shumė mirė.” Shefqet Turgut Pasha me 17 qershor shpalli faljen pėr kryengritėsit, me kusht qė tė dorėzonin armėt brenda 10 ditėve, gjė qė kryengritėsit jo vetėm nuk e pranuan por me 23 qershor nė Greēe tė Kelmendit u nėnshkruan Memorandumin historik qė nė themel kishte autonominė me trajtat e njė mvehtėsie. Pėr Dedė Gjon Lulin vullnetari italian Euxhenio Vainas (La Nazione Albanese) thotė fjalėt mė tė mirė pėr njė udhėheqės popullor, ku nė mes shumė konsideratave tė tilla po citojmė: “...Ky udhėheqės qė e quajnė kalorės pa njollė dhe pa frikė nuk i pranoi 500 lirat turke, qė pushteti Otoman kėrkonte ta shpėrblente nėse bashkėluftėtarėt e tij do tė dorėzojnė armėt.”. Kėto fakte e tė tjera i vė nė dukje edhe dashamirsja e shqiptarėve, anglezja Edit’h Durham, nė librat e saj tė shkruar ndėr kohė,duke qenė edhe dėshmitare e kėsaj lufte. Si gjithnjė dhuna kriminale dhe pabesia e ushtrisė otomane, la pas kryengritjes njė mjerim e shkatėrrim tė pashoq qė pėr ta bėrė kėtė sa mė “realiste” pėr ato kohė po shkėpusim njė fragment nga Edit’h Durham (The struggle for Scutari. Botuar nė Londėr, mė 1914, fq. 91), ku ndėr tė tjera shkruan: “Tė pakta janė ato pamje qė tė shkaktojnė mė shumė dhimbje se shtėpitė e djegura, ku gjithēka ka mbetur nga ato janė vetėm gėrmadhat e nxira. Nė mes tyre shtrihen viktima tė pafajshme qė janė kthyer duke mos pasur asgjė tjetėr veē rrobave qė kanė veshur. Dhe Europa thotė: “Faleminderit Zot! Paqja u ruajt. Ne nuk luftuam kundėr njėri-tjetrit, thonė kryengritėsit, por kundrejt njė armiku tė pėrbashkėt me Europėn, e atėherė me tė drejtė pyetet, ēfarė Zoti falenderojnė europianėt”. Gjithsesi fatet e kėsaj kryengritje dihen, por kėtu vlen tė theksohet, se nėse qeveritė apo shtetet europiane e shikonin me “dylbi” qėndresėn dhe luftėn titanike tė kryengritėsve shqiptarė, qytetarė qė kėsaj Europe, siē ėshtė rasti i vullnetarėve italianė qė i cilėsuam mė sipėr, sfiduan paragjykimet, ndėrsa ne shqiptarėt e veēanėrisht ata tė Veriut tė Shqipėrisė me nė krye trevėn simbol, Malėsinė e Madhe, jo vetėm thyen mitin e parandorisė turke dhe ngritėn flamurin kombėtar tė Gjergj Kastriotit pas 432 viteve (me 6 prill 1911 nė Deēiq, Grudė), por ndezėn “zjarre” kryengritėse nė tė gjithė Shqipėrinė, zjarre qė ngrohėn zemrat e shqiptarėve, dhe njėkohėsisht dogjėn perandorinė Otomane, duke pėrgaditė terrenin qė rreth 15 muaj mė vonė tė shpallej pamvarėsia nė Vlorė (28 nėntor 1912), gjė qė e detyroi Europėn tė besojnė se shqiptarėt  nuk i kishin kėto kryengritje thjesht ekonomike e lokale, por kryengritje pamvarėsie Kombėtare.

Ndue Bacaj

Referencat: “Nė gjurmė tė Historisė Shqitpare. 1. Stefanaq Pollo, Botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Instituti i Historisė, Tiranė 1990, faqe 269-287, ku ky material bazohet nė: “F. de Rada. Il Movimento Albanese nel 1911 e sue vicende”; F. Guida Ricciotti Garibaldi; il movimento nazionale albanese, nė rev. “Archivo Storico Italiano” Firenze 1981, E. Vaina “La Nazione Albanese”, Catania 1917. Raporte tė ndryshme tė Ministrive tė Jashtme Austro-Hungareze, Italiane, si dhe Raporte tė pėrfaqėsuesve diplomatikė tė Austro-Hungarisė, shkrime tė gazetave tė pėrmendura tė kohės e tjerė.

Ndue Bacaj

 

Eureka: artikulli i New York Times, ja kush ia plasi Ēoro Vodėn Kombinatit tė Gėrdecit!

 

“Virusi Yahoo” i deliorgjisė ka penetruar nė Kryeministri, Kuvend dhe Presidencė! Mbas “gėrdallės dhe gėrmallės sė Gėrdecit”, nė “Kuvendin Popullor Pellazg” dhe nė “Kėshillin e Sigurisė Kombėtare”, pėllcet edhe “Pazari i Roskovecit”. Ēeshtja shkon deri nė Olimp, ku zbulohet se ky shpėrthim ka qenė i parashkruar nga tre orėt fatije! 

 “Republika e Shqiponjės” ndihmon me trupa e armatime Koalicionin Antiterrorist  Antikanibal!

Nė “Konstelacionin e Demit”, nė “Planetin e Ademit”, nė epokėn e bronzit tė mesėm, nė vendin e quajtur “Republika e Shqiponjės”, kishte kaq shumė municione, predha topi, predha katjushash, predha tanku, mina antitanke, bomba me uranium tė varfėruar, raketa tė ndryshme, antiraketa, silura, antisilura, fishekė tė tė gjithė kalibrave kallashnikovi, dektariovi, golinovi etj, sa qė “Kuvendi Popullor Pellazg”, simbas kėrkesės sė Hekzagonit tė USSA-as, vendit mė tė fuqishėm tė globit, mori njė “Vendim Sekret” unanim qė njė pjesė nga kėto municione e armatime t’ia shesė me ēmim  tė ulėt gati falas, republikave motra tė largėta tė Kanibalistanit dhe mė veēanėrisht atyre tė Guristanit, Ujguristanit, Pakistanit, Vaziristanit dhe tė Ukaristanit.

Kėto vende kishin njė problem tė madh emergjent, pėr tė pakėsuar popullsinė e tyre qė ishte shtuar aq shumė si milingonat sa qė kishin degjeneruar tė gjithė nė terroristė kanibalė, qė po hanin njeri-tjetrin. Ky kanibalizėm rrezikonte tė shtrihej nė tė gjithė globin, kėshtu qė nė Hekzagon dhe CIAA thuhet se ishin hartuar disa projekte sekrete operative  pėr ēfarosjen e disa popujve tė dorės sė dytė dhe tė tretė, fillimisht duke i kundėrvėnė kundra njeri-tjetrit dhe pastaj sipas rradhės... Nė fillim u ndėrtua njė si pendė-muri  u quajt “Muri i Madh i Skjapit Kokdybrirėsh”, por ky nuk pati sukses, pasi u thye me njė kokė dashi. Siē dukej po i afrohej edhe “Fundi i Botės”, ajri nuk do mjaftonte pėr tė gjithė, tregėtarėt kishin filluar konservimin e ajrit tė lėngėzuar dhe tė akullt dhe pėr kėtė qėllim ishte krijuar edhe “Koalicioni Antikanibal Planetar”, ku kishte aderuar edhe Republika e Shqiponjės sė Zezė. Shumė, shumė bota mund tė shtynte “tremijė pa pak a tre mijė e pak”... E po fundja mė nė fund dikush duhej tė mbijetonte deri nė fund, qar ishte tė fitohej qoftė edhe ndonjė shekull.

Furnizimi me armatim dhe me njė sasi ushtarėsh nga RSh ishte njė xhest bamirėsie e humanitar nė planin politik e biologjik planetar, nė planin ideologjik e fetar konformė “Librit tė Lashtė Ndėrhyjnor Antropomorf”, nė atė moral dhe nė pėrputhje tė plotė me Kushtetutėn e RSh e ligjet e vendit, konformė edhe me standartet e OKB Planetare. Pėr kėtė akt- shitje armatimesh u mor edhe aprovimi i heshtur i Presidentit tė Republikės, tė cilin mezi e kishin zgjedhur, siē pėrflitej duke blerė votat e disa kuvendarėve me para kesh nė dorė... Presidenti, siē thonė, si masė preventive paraprake tė parė, u konsultua me Orakullin e Kalasė sė Dodės, i cili i profetizoi divnesėn: “Ruaju rrymave tė lumit Aheron dhe mureve tė qytetit Pandosia”! (Ai mendoi se kėto dy gjėra i kishte nė dorė, sepse ishin nė vendin e tij dhe e hėngri, sepse nuk e dinte se si kėto dy emėrtime kishte edhe nė Italinė jugore. Gjithashtu “Profecia” nėnkuptonte se korrupsioni ishte si sėmundje ngjitėse...) 

Shitblerja do bėhej njė pjesė me para kesh dhe njė pjesė me shkėmbim mall me mall, me njė lloj malli tjetėr, nga i cili nė vendet vėllezėr kishte me bollėk dhe lejohej pėrdorimi i tij. Operacioni dhe mbėrritja e mallit nė destinacion do tė realizohej nga disa firma kontraktore dhe disa nėnkontraktore, dorė mė dorė, tė Shqipris me Qiprinė, me ēmime variable dhe sigurisht me konspiracionin mė tė madh. Simbas pushtetarėve mė tė lartė tė RSh dhe ambasadorit tė USSA, kjo tregėti dhe ky Operacion, kanė qenė plotėsisht tė ligjshėm me Kėrkesėn e Hekzagonit e mbi tė gjitha nuk ka pasur asnjė aferė tė pistė korrupsioniste. Madje, madje kjo “tregėti sekrete” kishte filluar shumė kohė mė pėrpara, me nga dy-tre aeroplanė nė ditė, me anije, nėndetėse e me trailera...

 

Loja dhe tregėtia e armatimit  ushtarak me kamuflimin e skrrapit!

Tinzari Bade, “Bariu i Financave”, kishte llogaritur se fitimi i kėtij Operacioni, nė total do ishte shumė mė i madh se sa parashikimi fillestar. Armatimet e ish “Traktatit tė Varshavės” kishin qenė falas, armatimet qė kishte prodhuar vetė RSh, ishin shumė herė mė tė mėdha se sa ato qė i kishin raportuar Hekzagonit dhe MATo-s etj. Kėtė “sekret tė vockėl”, ia kishte treguar fillimisht vetėm Kryebariut Kryeministrit. Kryebariu pasi e studioi mirė e mirė, arriti nė pėrfundimin se kėto lloje operacionesh e transaksionesh kėrkonin edhe disa “reforma tė thella ligjore” dhe kėsisoj e realizoi anėn ligjore dhe praktike me njė manovrim perfekt, axhustoi paksa ligjin nė Kuvend, me shumicėn e votave tė maxhorancės sė tij, dhe  u shtir sikur nuk kishte absolutisht dijeni nė fushėn e tregėtisė ushtarake. Pjesėn tjetėr tė municioneve dhe armatimeve, Kuvendi Popullor Pellazg, sipas kėrkesės sė nėndheshme  tė Kryebariut tė Kryeministrisė, ia  besoi Kėshillit Kryeministror tė Barinjve dhe Baritorisė sė Mbrojtjes, qė t’i dezaktivizonte, t’i ndante nė pjesė pėrbėrėse, t’i riciklote dhe t’i groposte e eliminonte plotėsisht.  Nė fakt, pjesėn mė tė madhe tė kėtij malli, Kėshilli Kryeministror i Barinjve (KKB), vendosi t’i shiste me “ēmime konkurruese”, veē  gizėn, veē tunxhin dhe veēant pjesėt plasėse. Pra, njė rrugė, tre punė e tre fitime! Edhe i merrnin paratė e caktuara duke i raportuar si riciklim, edhe e shisnin mallin e ricikluar, edhe fitonin para duke shitur pjesėn e paprishur e tė seleksionuar tė mallit si predha e fishekė etj. Kėtė detyrė shitjeje nė tregun internacional, do t’a kryente “Shoqėria  Anonime  Masonike Kontraktore” me njė numėr bijėzash  nėnkontraktore.

E gjith kjo aferė, kishte  dy  “Sekrete”: a) nė planet ishte shtuar tmerrsisht ēmimi i tunxhit, ai kėrkohej pėr kėmbana kishash, kėmborė bagėtish, “pėr gjithfarė stolish prej tunxhi farfuritėse”, siē shprehej Homeri, si edhe pėr mullinj dore bluarje kafeje...; b) me njė “Nėnpikė tė fshehtė”, ilegalisht, do tė ripaketoheshin e shiteshin edhe fishekė automatikėsh, pistoletash dhe mitrolozėsh, tė cilėt pas ē’paketimit dhe seleksionimit, do tė ripaketoheshin me etiketa tė tjera si mall i prodhuar nė disa vende tė tjera! (Kėtė “shkencė”, RSh e kishte bėrė shumė e shumė kohė mė pėrpara, kur furnizonte Revolucionet, Lėviziet M-L dhe kryengritiet e popujve vėllezėr orjentalė khomeinistė, kur organizonte atentate pėr vrasjen e Moros dhe Papės nga “Brigadat e Kuqe”, me armė me stampa sovjetike e kineze, nėn hundėn e CIA- s...) 

Dalėngadalė, Kryeministri e komprometoi dhe ra dakort nė heshtje e pa fjalė, vetėm me shikime “sy mė sy e me xheste”, me tė gjithė kabinetin baritor, qė t’i ndanin fitimet me drejtėsi dhe me mirkuptim.  Kishte pastaj edhe fronte tė tjera pune dhe fitime pėr tė gjithė edhe pėr miq e dashamirė edhe nė Baritoret/ministritė e tjera, qė ishin kthyer si ndėrmarje personale.

Me njė “Urdhėr-Vendim tė Posaēėm”, dhe me propozimin e jashtėm dhe aprovimin e “Bariut tė Mbrojtjes”, Mahdiu i Khartoumit, ishte vendosur paradhėnie qė, operacioni i riciklimit, demantimit, ē’aktivizimit e ripaketimit, tė kryhej nė njė Kombinat tė Pėrpunimit tė Thellė, Civilo – Ushtarak ose Ushtarako – Civil (si t’a donte puna), tė ri tė improvizuar enkas nė fshatin Gėrdec tė Vorės, tė quajtur Albapolis Debil Demolim & Meico State Militar Imp-eks Co. LTD SHPK. Ministri dhe Shtabi i Pėrgjithshėm, “Urdhėruan”:

1. Kombinati tė vendoset nė njė skutė tė fshehtė, afėr kryeqytetit, aeroportit, portit e hekurudhės, pėr lehtėsi transportimi dhe eksportimi dhe  me qėllim qė armiqt, tė ngatėrroheshin e kurrė mos t’a gjenin, pėr ndonjė sabotim a bombardim tė mundshėm nga ajri;  (Udhėzime Sekrete etj ...tė karakterit “Top Secret” shtetėror...)

2.  Vendndodhja e Kombinatit, tė mos ishte njė emėrtim toponimi me origjinė sllave, sepse kėto sipas njė “Kėshillimi” tė Presidentit tė Republikės, nė lidhje me pastrimin ekologjik dhe rishkrimin e historisė, duhet tė eleminoheshin bashkė me eleminimin e predhave.

3. Data e mbarimit tė “Kontratės sė Parė tė Operacionit” me 15 mars dhe tė lidhjes sė njė “Kontrate tė dytė”, me firmat e Hekzagonit, ishte pėrcaktuar disa orė, pas njė shpėrthimi spektakolar fishekzjarresh me 14 mars (tė sponsorizuara nga Kryetari i Bashkisė sė Kryeqytetit), me rastin e mbarimit tė “Ditėve tė Festės Mbarė Kombėtare tė Beharit tė Vogėl nė dimėr”, njė lloj feste e lashtė vithkuqazge e pellazge e huazuar nga orjenti dhe e kombinuar me aktivitete e panaire vendase.

Bari Mahdiu, hartoi njė listė mikrotoponimesh si kjo, e cila e kishte edhe “Kodin e Deshifrimit”: Gėrhot, Gėrdhuq, Gėrdec, Gradec, Gėrvallė, Shishtavec, Bulgarec, Rahovec, Roskovec, Zvėrnec, Bellovodė, Ēorovodė, Ēorrush, Ēorraj, Curraj, Bradashesh, Tėrhallė, Trebickė, Stėrbeq, Kara Dag, Dangėlli, Haraēinė, Saraēinė, Harapaj, Romės, Romanat, Konjarė, Turki, Ermenj, Ēerkez, Kurdari, Hoxharė, Maqellarė, Goranė, Gėrmenj, Boboshticė, Rraboshtė, Rrogozhinė, Llakatund, Vllahat, Vllaho-Goranxi, Kurbnesh, Kurvelesh, Novo Selė, Selenicė, Lepenicė, Torovicė, Zgėrdhesh,  Pėrshesh, Qelbėsirė, Hajde Bob e kush t’dush ... ylyly, bylyly, tresili karafili”, qė do tė thoshte se tresili i treti, nga fillimi do ishte ai karafili Gėrdeci. Kishte lara-lara, toponimi dhe antroponimi nė Republikėn e Shqiponjės, qysh nga pellazgjishtia e epokės sė gurit tė hershėm, te ilirishtia e deri te turqishtia moderne. Vendi kishte me bollėk shkiponja/shkaponja dhe kėto ia kishin dhėnė edhe emrin si Shqiperi dhe gjuhėn si excipere = gjuha e shqiponjės, kishte shqiponja tė murme qė i quanin edhe si gjahtare zeshkane tė Zeusit, kėto hanin qingja, drerė tė vegjėl dhe lepuj, kishte zgėrbonja tė kuqe qė hanin gjarpėrinj, bolla edhe kėrma, kishte edhe zhgabonja/shkerbe tė maleve jeshile-bluhe qė hanin minj, hardhuca, zhaba, thithlopa, kameleonė e salamandra e mė nė fund kishte edhe kaposhė/kaponji detit laracik, qė pothuajse kishin harruar tė fluturonin dhe hanin krymba dhe gjithfarė ushqime barishtesh.

Dhe ndodhėn njė seri  shpėrthimesh, dhe pati njė kėrpurdhė dhe njė valė goditėse, tamam si njė raketė dhe si bombė atomike konvencionale. Shpėrthimi, sipas terminologjisė sė kryetarit tė Opozitės,  bėri njė Zullum dhe njė Kurban me disa punėtorė e ēiliminj aty dhe me atė rast ua shembi tė gjitha shtėpitė asaj zonės sė Gėrdecit... (Kjo ishte edhe si njė shenjė paralajmėrimi e zėmėrimi tė Kryeperendisė Zeus, qė ishte nxehur keqas...)

Nė Kuvendin Popullor Pellazg, pak ditė mė pas, ende pa u futur tė gjitha kufomat nė dhe, pa u zbatuar asnjė “Kod Mortor Pellazg”, pa asnji gjamė me rrahje gjoksi dhe gėrvishtje e shkulje mjekrrash si gorrillat, plasėn debatet dhe akuzat reciproke, megjithse Kryetarja e vrerosur mundohej t’ua kufizonte sa mė pak kohėn, si tė thuash nė respekt tė tė vdekurve akoma tė pa varrosur, ndonėse pėr Krybariun kishte kohė tė pakufizuar tė fliste e tė llapte sa tė donte me justifikime, alibira dhe akuza pėr t’a hedhur topin nė anėn kundėrshtare! Sipas disa informacioneve me celular tė papėrgjuar, qė kishte Kryebariu, nga disa tė afėrm tė vetėt, ishin disa pista pėr “shkėndijėn e parė”: natėn e 14 marsit, duke u gdhirė 15 marsi, pėr dreq, njė fishekzjarre e “Festės  Mbarėkombėtare tė Beharit” kishte rėnė aty afėr te grumbulli i barutit dhe predhave dhe dalėngadalė duke e ndezur barin e thatė, pas disa orėsh  kishte arritur te grumbulli i barutit, mund ishte ndonjė minė me telekomandė, ndonjė karrocė dore me rrotė hekuri  e saposalduar, ndonjė ēoban dhish manjak piroman,  ose ndonjė rreze lazer satelitore...

 

Nė hetim pėrzihet edhe Kryperendia Poligamiste Zeusi tokėsor e hyjnor!

Ndėrkohė, Menipi, njė investigator dhe gazetar nga “Shoqėria Civile e Shqiponjės”, njė llapazan pa fre, qė ia kishin frikėn edhe vetė perenditė politeiste sepse ua nxirrte nė shesh tė pa larat, korrupsioin dhe orgjirat kolektive, u ngjit shpejt e shpejt nė Olimp te Zeusi, pėr njė “Intervistė Eskluzive”, mbasi kishte dėgjuar se edhe vetė Zeusi po merrej me disa hetime. 

- Unė o Zoti Zeus (Etim. nga shqipia e arumanishtia baritore “i zoti” = hyjni i aftė mbinormal, pronar me tufa tė mėdha bagėtish), nuk do tregoj se nga e kam marrė vesh informatėn e vėrtetė, nuk po akuzoj e nuk po flas, pėr tė gjithė metekėt e papasaportizuar dhe Zėnėsit varfanjakė tė Mamisė, por  o Kryezoti  Zeus, piksėpari e kam fjalėn pėr Hyun ilir tė grigjave, kullotave, pėr bjeshkarin e mujsharin e bźrrishaneve me bar, e kam me Zotni Panin, i cili jo vetėm qė ėshtė ngjitur edhe nė majėn e Olimpit dhe ka zėnė vendin e nderit nė poltronėn kryesore me shqiponjėn e zezė dykrenare me sy bojė blu diamanti,  jo vetėm qė qelbet era  skjap dhe na ka sjellė me vehte tė gjithė vllazėrinė dhe shumicėn e  krahinės  sė tij malore, dhe sikur tė mos mjaftonin tė gjitha kėto, po ky s’pushon sė llapuri e tė bėrtituri me zė tė lartė, si n’mal e n’pyll, duke marrė vesh nga tė gjitha dituritė e Tokės, Qiellit dhe Infinitit, duke dhėnė edhe “Urdhėra” pėr ēdo gjė! Faktikisht ky me celular e bėn edhe tė gjith punėn tėnde. Si e duron o Zues pėr kok tėnde, aman ere mė qafsh, ėshtė bėrė Kuvendi Popullor Pellazg nė Tirania, si shkėrdhatokraci dhe mė zi se “Pazari i Roskovecit”, ėshtė degjeneruar si bordel e me edukatė kanalesh edhe vetė Olimpi?! Kush e mban pėrgjegjėsinė penale, ligjore, politike, ideologjike, biologjike e morale, pėr shpėrthimin, vdekjen dhe plagosjen e punėtorėve dhe fėmijėve tė pafajshėm tė Kombinatit, tė banorėve tė Gėrdecit e Mėrqinjės, shembjen e shtėpive, pagesėn e tyre, pagesėn e dėmeve ekonomike etj, e mban ti o Zeus i Madhėruar, si tekanjoz qė je, apo do tė justifikohesh se nganjėherė padashje tė zė nga pak gjumi nė karrike duke dremitur?!

- Jo, o Menip, tė betohem pėr kokėn e tė gjith kalamajve dhe tė tė gjitha femrave tė haremit tim, se nuk e kam unė fajin.

- A thua mos ka rėnė ndonjė shkėndijė fishekzjarresh nga ato tė Kryebashkiakut, ė?!

- Joo, mos ia fut broēkulla, dashke tė fajėsosh Evdinin e PS-nė dhe  harrosh Salėn e PD-sė?!

- Epo atėhere, duhet t’a ketė fajin ai Kryebariu Kryeministri, se ai ėshtė “Komandanti Ushtarak” i Shqiponjės, nė kohė paqeje! Ai dhe Bariu Mahdiu me tėrė Shtabin e Pėrgjithshėm, SHIK-un, ShIR-in, SHIU-n dhe tėrė organet e sigurisė dhe hetuesisė qė shijnė nė lėmin e republikės e nuk lagen aspak!

- Jo, jo, joo, ka edhe komandantė tė tjerė.

- Ashtu?! Epo, domethėnė qenkemi nė gjendje lufte, si pjestarė tė “Koalicionit Antiterrorist Antikanibalist Planetar” dhe kėsisoji  fajin e ka biolog-veterineri, Presidenti, si Kryekomandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura tė Republikės Pellazge tė Shqiponjės!

- Jo, jooo! Nuk e ka as ai kategorikisht, ai as nuk e di se ku bie Gėrdeci, sepse Presidenti parardhės Moiseu nuk ia ka lėnė as dy gisht informacion se, “nga ku e pėr ku tregėtoheshin nė mėnyrė tė pa ligjshme ato armatimet me predha tė lehta artilerie”, sepse ato i fshehu ai zv. Ministri Petrit Karabinaja! Nuk kemi tė bėjmė as me gjendje lufte e as me gjendje paqeje o budalla, ėshtė njė lloj gjendje tjetėr, k jo ėshtė si gjendje hibride asnjanėse... ashtu ka qenė e parashikuar, e tjerrur me furkė dhe e parashkruar nė disa pllaka balte tė shenjta nga tre orėt mojrat Atropoja, Klotoja dhe Laheza. Vetėm Ato e kanė “tagrin ligjor” pėr fatin, fatalitetin, rastėsinė, domosdoshmėrinė, koinēidencėn, paralajmėrimin, ndėshkimin e ēdo gjė qė ndodh nė planetin tuaj. Divnesa e tyre ishte: “Do gėrhasė, si gomari do pėllasė, si vullkani do pėllcasė, i del nami gjith Dynjasė”! Ti o trap, a nuk i dėgjon njerėzit pėrditė qė ngushėllohen: Deri aty e pas tė tjerrur, tė shkruar, ky ka qenė rrisku i tij dhe nuk mund t’a mohosh se ky ėshtė njė koncept tipik pagan poligamist! E kuptove tashti, se t’a thashė edhe troē, pak si pa dashje, nė konfidencė ė?

- Pėr Herkulin e pasha Bindin tundėsin e nėnėshtruesin, jam i trashė, nuk po kuptoj mė asgjė! Po ti o Zeus, a nuk kishe sė paku fuqi konsultative ose dekonspirative, meqė legjislative e ekzekutive nuk paske?! Apo tė korruptuan edhe ty dhe kanė korruptuar edhe Tre Mojrat?! 

- Epo o Menip, kėshtu e ka politika e hoollė... kanė edhe Ato..., kam edhe Unė interesat e Mija toksorehyjnore, sidomos aktualisht kur nuk po ma varin as vetė vėllezėrit e mij Poseidoni e Hadi, e jo mė njerėzit e zakonshėm qė mezi sh’presin, tashti qė ka ra edhe dollari e po shterron edhe nafta.  Atėhere pra, kush do mė flijojė mua qengja shelegė kaēurrelsa, viēa motakė mėzeqeje, njomėzakė homosapiensa Gajtani, kush do ma pjeki ndonjė turtull a mėllėnjė nga Fusha e Mullizezave, kush do mė japė ndonjė dhallė tė ftohtė Mashkullore, pak kos kajmak Kavaje, pak ballkazani Skrrappari, pak ballokume ballkani nga gaztronomija tokėsore elbasanllie, kush ndonjė hyrrije perri Driadė a ndonjė djaloē Ganimed, apo zotrote, si filozof cinik qė je, do qė unė tė vdes urije e biseksi duke i rėnė fyellit, pipizanes, gjethes sė dushkut e dyjares a?! Apo don qė njerėzit  thonė se  Provania Hyjnore, Ne Zotat nuk kemi fund me njė hierarki superiore, se gjithmonė ka nga njė edhe mė tė madh, deri te Infiniti?! E dimė Ne, se ku i merr ti kėto...

- Po  kėsaj sikur i thonė, si punė korrupsioni tokėsor e universal, sikur bie era  imoralitet, hiqia Lenės e futja Prendės! Ta hajė e tė ndėshkohet populli i pafajshėm pėr Zullumet e Perendive?! Edhe Orakullesha Inaja  qė ėshtė Prokurore, edhe Kryeperendia Zeus, qė ėshtė Kryeperėndi, edhe Mojrat, pėr para se ēe shesin t’anė, ters t’a vėrtisin fatin e davanė”. Ti o Zeus edhe babanė tėnd Kronin e ke gremisur nė Tartar pėr njė copė mishi tė pjekur, e akuzove edhe si hajdut Perendinė e kohės dhe tė ujrave...!

- Qeepe, se pėr nur t’ Apollonit, t’a hodha rrufenė me gjith vetėtimė!

- Hidhe o burrė, sikur po e hedh ti, atė e kanė parashikuar, tjerrur e parashkruar e vendosur para teje ato tre mojrat motrat fatije. Ti je vetėm njė servil zbatues urdhėrash!

- O Menip, ma lėr sė paku fjalėn e fundit mua nė dialog, se ti e di, qė Ne e kemi edhe kėtė mani e pastaj kushedi se Nishani edhe na pėrgjon... Edhe unė e kam kuptuar se Universi ka nevojė pėr reforma kushtetuese e ligjore tė thella qilizėm, se duhet forcuar monozoti autokratik, por ē’ti bėsh tre orėve Mojra qė ia fusin si kau pelės dhe nuk e japin as imunitetin e as dorėheqien...

- E mbylla, nuk do flas mė o Zeus Hyjnor, tu bėftė dita  infiniti njėmijė, ta lashė ty, fjalėn e fundit!

 

Vazhdojnė debatet e dhiallogjet nė KPP e KSP dhe nis “Pazari i Roskovecit”. Saliu e ka paralajmėruur popullin e tij!

Ndėrkohė, nė Kuvendin Popullor Pellazg, Kryeministri  me ton vajtues po deklaronte: “Duhen akoma sa mė shuum refoorma, dmth spastriiime, se mund tė kemi edhe disa shpėrthime periodike poteenciaale, duhet gjetur fajtori i brendshėm dhe i jashtėm... dhe me konsensus “Urtė e butė e plot tigani”... Ka disa pista, ėėė ndoshta ndonjė shkėndijė fishezjarresh, ndoshta fqinjė armiiqt e jashtėm, qė pėllcasin nga nakari pėr Kosoovėn, pėr futjeen toon n’MATOOO.... Sapo e informoova dhe e njoftoova Presidentin Buu, pėr  11 Shtatorin e Shqiponjės, pėr shpėrthimin aksidental  e tragjik tė Tunel-Depoos sė Armatimit    Gėrdeeciit dhe pėr ndihmėn me 6 hetuusa tė FBIM, edhe pėr mbylljen e ēeshtjes edhe rindėrtimin e Kombinatit”, se opozita po bėn “Pazarin e Roskovecit”...

Kush e ka njohur dikur “Pazarin e Roskovecit”, ose kush a ka pasur fatin qė tė ishte i internuar politik atje, do tė mund t’a krahasonte lehtėsisht atė me “Republikėn e Shqiponjės” dhe mė veēanėrisht me ”Kuvendin Popullor Pellazg”... Mbidheshin atje, nė shpat kodrėn si amfiteatėr parlamenti, “Mallakastra e Egėr Malore”, “Mallakstra e Butė Kodrinore” dhe “Myzeqeja Fushore Laluce”... Tregu bujqėsor, blegtoral, i shpendėve etj, kur ende ishin tė paprishur nga kolektivizimi ekstremist, vlonte. Sidomos nė verė, pasi fillonte edhe vapa dhe bodilia e bėnte punėn e vet, fillonte edhe batėrdia me dorakė... ndėrkohė  qė dalėngadalė  binte edhe piku i vapės, gomerėt dhe hamshorėt stimuloheshin nga seksi dhe ca pak edhe nga “stėr zagali, stėr stėr stėr”, me njė grusht miza kali e zagalė/zekthe (ku harrohet harrakati Diku i Famshėm) ... e dmth, pasi zgjidheshin edhe kapistrat, hajde edhe t’i gjeje  gomerėt, gomaricat, pelat e dorinjtė, patat e rosat dhe kaponjėt, andej nga Matka, Jagodina, Suku, Strumi e Kumani e deri nė Lapulec e Novo Selė...  “Extra” e Roskovecit/Roskodumit ishte edhe kur luante “Rrufeja”, e cila edhe sikur tė mos i fitonte ndeshjet, me “ultrasit” i jepte kundėrshtarėve njė tė rrahur, njė tė gėrdisur me kallm/kallama tė thyer qė tė gjakosnin paq nga kofshėt e nga krahėt...

Por, “Shpėrthimi”, prishi edhe disa aksione tė mėdha politike, disa antarėsime e integrime qė kishte me kalendar e proēedurė tė pėrshpejtuar, Republika Pellazge e Shqiponjės, si antarėsimi de jure nė MATO, (sepse de facto ishte futur nga penxhereja), antarėsimi dhe integrimi nė Unionin e Avropės etj... Opozita socialiste rrezikonte tashti t’ia merrte trofeun e dafinat e futjes nė MATO dhe tė pėrfitonte pak ymėr jete mė shumė se demokratėt dhe “zgjedhje tė parakohėshme”, kėshtu e pėson ai qė do t’ia hedhė edhe Hekzagonit...

Ishte njė histori e gjatė mė vehte. ”E duam, e duam, Shqiponjėn si gjith’ A-vropa” dhe... kalimi nė Avropė na kalonte pėrmes “antarsimit dhe integrimit nė strukturat e Oqeanit Atllantik dhe Pacifik, pėr tė shkuar  te ato evropiane, pėrmes USSA e Mashingtonit”... Madje  kishte edhe njė fushė ku do  mblidhej edhe ajo devshirmja e famshme, “taksa e gjakut pėr jeniēerė”, pse jo edhe me ndonjė Monikė si “Taksa e Gjerdekut”... “E duam Shqiponjėn tė antarėsuar dhe tė integruar nė Avropė” dhe paradoksalisht, si hajdutė nate, pa asnjė lloj diskutimi  e Vendimi tė Kuvendit Pellazg, pa asnjė lloj kontaktimi me popullin, pa filluar kėrkund pėr Avropė, “Republika e Shqiponjės” u gjend  “si rastėsisht e pa dėshirė”, as mė pak e as mė shumė, por brenda e nė “Konferencėn e Vendeve tė Bindiistanit”, me tė drejta tė plota, edhe ende pa pasur kėrkund Kushtetutė tė 1998 p.e.r., pa asnjė lloj referendumi etj! (T’jemi aty brenda njėherė (edhe ndonjė spiunim tė vockėl tė Kanibalistanit...), se si dihet se si merr puna kėtu, t’i sistemojmė njėherė kėto faktet-paratė, pastaj shohim e bėjmė... ia kėpusim edhe njė pishmallėk e shadetllėk, njė tė dredhur tė boshtit tė timonit strategjik, siē ia kemi bėrė tė gjithėve, hall i fortė se mos po na heqin diplomėn universitare qė e kemi marrė absolutisht lehtė edhe fare pa shkollėn e mesme, punė e madhe se po na heqin doktoraturat dhe profesoraturat qė i kemi marrė duke derdhur shurrėn dhe kakėn e Anvarit, Mehmutit, Hysnaut etj.)  

Kur dikush nga USSA dhe nė Kuvend, filloi t’i kėrkonte pak hesap, Kryebariu deklaronte: Ėėėė, m’besooni mue, jemi vetėm formaliiisht, me status vėzhguusi, kemi paas aprovimn’ e ambasadorit  t’Shtetve t’Bashkuura, Departmentit t’Shteetit, ėėė, shikoo Blendii, jo, jo nuk ka nevooj pėr Refrenduum ktuu, kam paas aprovimin e Gjonushiit, Naniit, Mhaajklliit, Ab’bindit, kryorakullit, monsinjoorit, Forlumturiiisė  Tiij Tasit tė Mitropolisė dhe Nalt Madhnisė Tiij Aleksandri i t’Madh III... fundja man fuund, or buurė, Zooti Zorrekliiu  e ka fiirmoos n’ Gherdah, a se ka firmos faare, si kriptokatoolik e gjysėm robi, qyy asht... Shiko, rregullohemi bashkė, t’a jap nji vend pėr Kuvend dhe e mbyllim...

Edhe baresha e oksigjenuar nga opozita,  thoshte: “Atje nuk u ndjeva e kompleksuar, pėrkundrazi  pas asaj varėses me brilante u ndjeva mjaft e relaksuar dhe e rifreskuar”, edhe ēobanesha ezmerkė e aprovonte, megjithse e kishte pak si konkurente hiresh...

(Se tė shkohej atje ditėn pėr diell dhe me rregulla e transparencė tė plotė nuk bėnte ė?!)

Po, kush e ka problem, nuk ka probleem, ku ka proobleem n’Shqipriii e sia keemi dalė mbannė... Avropa na do, na do, me shpirt... USSA, po e po, po vdes, po grihet pėr ne, MATO-ja gjithashtu, Tyrqieja e Reēepit po e po, se kemi “njėmijė fije lidhjesh”... tė gjithė e duan rimorkion rrangalle tė URSS-it tė ish SMT sė Roskovecit, punė e madhe se nuk i plotėsuar “standartet”, “tė drejtat e robit”, ato mund t’i plotėsojė edhe pėr njė javė, edhe brenda natės me ndonjė ligj tė futur nė mikrovalėn e Jezabelės nė mesnatė...

Ėshtė MATO tashti qė ka adoptuar parullėn: “E duam Shqiponjėn nė MATO”, ėshtė USSA   bėrtet: “E duam Shqipėrinė nė Konfederatėn e Madhe, e duam nė USSA dhe nė strukturat Atllantiko-Evropiane, para 1 Prillit”, ėshtė Avropa, babaxhani Samson Barraskoja e xha Shollani plaku, qė u ngjirėn: “E duam Shqiponjėn e Zezė me gjith Mullizezėn nė Unionin Avropian, me formatin XP 2008 -A4”!

Por, ja qė “Kombinati i Pėrpunimit tė Thellė” nė Gėrdec, plasi si tollumbace, si t’a kishin shpuar me bodec... Kryebariu me zė tė lartė “tropo fortte”, diku edhe me zė tė ulėt dekreshendo “tropo basso silenziosso”, me ndonjė “a m’kuptoon apo joo”, se ashtu ia donte puna tashti, deklaron nė Kuvend dhe nė Kryegjyshatoren Orakulltare: “Pasha malin e Tomoorriiit, ku rrijnė orakujt, tė marrėt qė s’lajnė kėmbėt dhe qė nuk rruhen, qė i thajnė nė prush dhe pijnė lėngun e kėmbėve t’veta,  s’kam paas dijeni, ėėė mė ka thanė njeeri me emrin si Trebicka (ai peshkaqeeni i letrave me birė Abglo-Adriatica), kshu-kshu n’ korriik, se Shkėlzeni, por... I kaam shkruue nji leetėr edhe Hekzagonit, Tajmsit dhe Departaameentit t’Shteetit n’guusht...  I kam paaraalajmėruur, e paralajmėroova “Poplliiin e Saliuuut”, shikooi Dosjeen juu, “moos e therni  deven e ti piii ujt, se doo gdhihi t’ vdekuuur”! Dakoort, t’a baaje listėn pėr “Koomisioon Hetimoor”, kuvendari Borbardhi, po qe se ma baan edhee kte ndeer, i paguej edhe pėr kusuriin e ...  E poo, t’nderuur kuvendaar, i nderuuri ambasaadoor, t’nderuur paartneerė amerikaanė e avropojaanė, m’faalnii paksaa muee, duhet paguuur e riparuur daamii tashtiii ma paar! Si i  lehet kopilii nd’eer atij qyy s’ka asnjė graam dijeni?!  Ju betohem se me datė 15 maars, edhe uun si Presdeenti, e kam dėgjue pėr her t’paar emrin Gėėėrdeec! Vorėn po e kam diit, nuk mund t’theem se se kam diiit!  A dooi juu qyy, nee tė hyyjmė nė MATOO apo joo?! Pėr faat t’keeq,  patėm njii ėėė ekses t’padshurruuurr, ju vetė e deshėt demooliiimiiin apo joo, urdhoo ju baana Shkresiimin me Kshilln’ e Barinjveee, taashti urdhoii edhee faaturn’ e shpėrthiimit, rrisqet si keemi nee n’door... (Me dorėn para celularit me viedo, qė tė mos e dėgjojnė:  O Zooti  Buu..., shikoo, dėgjoo, se po u dorėhoqa uunė, tė babėzituurit do ju gėrdecojnė e pėrcėllojnė edhe maa ziii, se se diiji ju atė punn e asaj fatorinoos Giits...)

Dhe meqėnėse bebja e vogėl Shqipelia, qan e uluret, Emerika dhe Avropa duhet t’ia lyejnė biberonin me pak sheqer a me ndonjė shishe qumėsht, se u shurdhon veshėt, sa tė rritet edhe ca e t’ia japin njė dackė turinjve...

Firma 3 B e “Kshillit tė Barinjve” dhe “Kėshillit tė Sigurimit”:  O burra o demokraatė, tė mbyllim anijen e shpuur, se po na u mbyt anija, si “Varka e Farkės”, na iku edhe pushteti edhe kolltuku... mos u kurse o dorėshtrėnguari cingun, se do na ndihmojnė edhe miiqtė, “miku i miirė e paria e baardhė pėėr dit t’zeez”... armiikuu i Ballukaanit... o burra t’i blejmė e t’i joshim me para, t’i ndėrtojmė edhe njė fshat pluus tuuristiik n’bregdet, a t’a ndajnė mes veti kovaleshencėn... 

Sa pėr premtimet e Kėshillit tė Barinjve pėr “3000-4000 t’vdekurit nga pluumbat qoorrogllu, pėėr Piramiiidat, pėr Daamshpėrblimet e 97 p.e.r. pėr bizneset e daamtuura”, pėr “Tė Pastrehėt/Muhaxhirėt” e shek XX  p.K, dmth edhe “Banesat e Zėna” tė pronarėve privatė,  pėr shlyyrjen e Vendimeve Gjyqėsore pėr “Pasuritė e Konfiskuura”, pėr dėmshpėrblimet e tė burgosurve e tė internuarve politikė, mos t’a kenė “hiē merak”, nuk janė toonat. Ata mund t’i marrin edhe nga Opoziita, ose andej nga Paradaisi, se atje ka edhe prona, timare e zeamete me bollėk, ka edhe virgjėresha hyjrije bardhoshe, ka djem tė pashėm qė ju shėrbejnė e ju bėjnė freski me pupla palloi, ka me haangėr e me pii, gjiith sa t’doni e sa t’ju dooj i maadhi baark i pangoopur, do keni rrush e verė me esenca e beharna aromatike edhe kamfora aromatike, ujė tė lehtė sensibėl, ujė tė raandė tė dyfishtė H2O5, nektar, ambrozinė e asfodel, sa do tė dėshironi tė ktheheni edhe njė herė nė tookė...  Kush e ka problem, u ka ikur afati prej tre vjetėsh, qė nuk e kanė rikėrkuar, e shkrijmė fare atė institucion, ua humbim “Urdhėrat e Ekzekutimit” nė Pėrmbarim, ia shtojmė % nė 50%, pse i kemi gjykataat e togat e zeza ... yyp xhixhi, kėshtu e do ky “Ne Populli/Mileti/Komi  i Shqiponjistanit/Arnautistanit” e kemi edhe me Preambulė Kushtetute..., se mos jemi ne tė parėt qė rrejmė... 

Po deri kur Shqiponja, pushtetarėt e saj, do tė vazhdojnė kėshtu pa pikė dinjiteti?! Ėėė kolltukofagė demookraatė socialdemokratė, ėhė sa shpejt i harruat premtimet, shtetin social...

Apo doni t’a rishkruani historinė, nga e djathta nė tė majtė me shkrimin bustofredik, duke filluar nga fundi i Librit, sepse “Fundi kurorėzon Veprėn”,  me titullin “Gėrdiliada”?! 

Kėndo o Munzė, mėrinė e Kryeministrit, qė nė shumė t’kėqia e shtyu rrisku i keq i parashkruur,  se shumė shpirtra t’mėdhenj e tė vegjėl me vlerė dy milion, ngrėnie ua bėri Kraterit t’Gėrdecit, edhe maraz e gėzimin kuvendarėve, bjeri  gajdes o gajdexhi, bini bini defit e gėrrnetės sazexhi! Fort po shdrit kėrpurdha e po xee, ē’pe merr frima Rrapn’ e Jutbins, korrupsion i madh qi a plas, bini Pushtetar e Opozitar o mė j’u thaftė dora, mbani iso militantė, o  mbuēeni mbuēee me iso... Vaj tė madh ka sot Gėrdeci, Pazar tė Madh po bėn mistreci, u frynė gėrdisėn kapot si kastraveci! Deliorgjia, djal i ri, ka marr rrugėn pėr Ēarshi, sa mir n’predha skrrapi kontaktori po m’ban tregti, hajre t’koft o motra Hajri, pėr nan predha n’krater voorri o na ke shti, ooo baxhanakii o u ka prii! Zgjidhe qeesen Badexhi, o financ ministri  i zi,  bixinec o me bodec, rrasja pallėn gjak t’kuq spec, si  n’Pazarin Roskovec, kush t’llap o pėr politik, kemi prap Zvėrnec t’ri, ia shtypim kokėn stalinec!  15 mars o Gėrdec, faati  i  parashkruur, n’obuuz kalibra e qaf pate o robtoo o t’i kan ngeec o hej!

 

MINISTRI FATMIR MEDIU- MILIONA NGA TRAFIKU I ARMEVE

 

Gazeta prestixhoze “New York Times” zbardh trafikun e armeve nen kupolen shteterore nga Shqiperia ne Afganistan

Pėr shkak tė kėrkesave tė qeverisė afgane pėr armė e logjistike nga SHBA, Pentagoni vendosi tė nėnshkruante njė kontratė me njė firmė AEY inc ne Miami e cila fitoi tenderin prej 300 milionė dollarėsh janarin e shkuar. Kjo firmė drejtohej vetėm nga njė 22 vjecar Efraim Diveroli. Ėshtė fakt se Diveroli ka siguruar municione qė ishin 40 vjecare tė vjetra dhe te dekompozuara, dhe kėto i ka siguruar nga vendet e ish- bllokut komunist. Por, pėr kėto municione Departamenti Amerikan i Shtetit dhe NATO kane shpenzuar miliona dollarė pėr t’i asgjesuar. Pėr tė blerė kėto municione kompania e Diverolit ka pėrdorur nėnkontraktorė ose ndėrmjetės nga njė listė federale kompanish tė dyshuara pėr trafik tė paligjshėm armėsh. Qė kėtu fillon sipas artikullit tregtia e pandershme e armėve qė pėrfshin dhe Shqipėrinė dhe qė pėrfundoi tragjikisht me Gerdecin. Artikulli mė tej thotė se pas zbulimit tė gjithė aferave tė kompanisė sė Diverolit, kjo kompani u pezullua kėtė javė nga gjithė kontratat e ardhshme federale. Gjithė historia u zbulua vjeshtėn e shkuar nė Afganistan. Krejt rastėsisht njė prej koloneleve afganė hap njė nga arkat e dėrguara me municione dhe prej andej dalin municione tė prodhura mė 1966 nė Kinė. Koloneli afgan thotė: “Ja cfarė na japin pėr tė luftuar”. Mė vonė kjo shėrbeu pėr hetuar kompaninė AEY tė Diverolit, qė deri nė 2003 ishte krejt e panjohur, por qė u rrit nė kohėn kur adminstrata “Bush” nxiti kontraktorėt privatė si elementė integrale tė stratregjisė sė tij anti-luftė. Kompania e Diverloit u krijua nga Majkėll Diveroli i ati i Eframimit nė 1999. Atėkohė Efraimi ishte vetėm 13 vjec. Artikulli thotė se ambiciet e Eframimit qė fillimisht kishte vetėm 1% aksione, ishin jashtėzakonisht tė mėdha dhe nisi tė bėnte kontrata tė mėdha. Me 2005 kur ai mbushi 19 vjec u bė president ii kompanisė. Kjo kompani fitoi kontrate edhe per te derguar armė nė Irak ku biznesi pėrfshinte njė kontratė 5.7 milionė dollarė. Por jeta dhe reputacioni i Diverolit nisi te binte pėr shkak edhe tė disa problemeve me drejtėsinė lidhur me vajzat apo edhe me patentė false. Nė tė gjitha ai mbrohej duke thėnė se ishte kompani e rėndėsishme e kontraktuar nga vetė Departamenti Amerikan i Shtetit dhe veprimtaria qė ai bėnte ishte e klasifikuar.

Duke lėnė mėnjanė problemet personale te Diverolit, i kthehemi aferės sė tij nė Shqipėri. Ai nisi tė blinte armė nga vendet e ish- bllokut sovjetik: Shqiperia, Bullgaria, Republika Ceke, Hungaria, Kazakistani, Mali i Zi, Rumania dhe Sllovakia. Problemi ishte se kėto municione ishin edhe tė rregullta nga bunkerė me temperatura normale, por edhe nga depot e ekspozuara, pra njė pjesė arsenali ishte e cilėsise sė lartė, ndėrsa njė tjetėr ishte thjesht skrap i armatimeve tė abandonuara sovjetike. NATO kishte kėrkuar qė armėt tė ishin jo mė tė vjetra se 10 vjet, dhe kur blerja behej nga vetė SHBA apo NATO, procesi ishte i rregullt brenda gjithė standarteve, paketim, testim transport etj.

Njė vend shumė interesant per Diverolin ishte Shqipėria, qė kishte njė stok tė tėrė municionesh shumica kineze tė viteve ’60 dhe tė viteve ‘70. Fakeqėsisht 90% e municioneve nė kėtė vend ishin mė shumė se 40 vite te vjetra. Problemet me Shqiperinė u evidentuan pikėrisht kėtė muaj nga shpėrthimi i depos sė Gerdecit, ku sipas artikullit vdiqėn 22 persona dhe u plagosėn 300 tė tjerė. Por, problemi ishte se nė vlerėsimet perėndimore pėr municionet shqiptare ishte evidente se Shqipėria hynte nė programet e sponsorizimeve pėr shkatėrrimin e kėtyre municioneve. Gjatė 2007, SHBA ka dhėnė 2 milionė dollarė pėr tė shkatėrruar armatimet e vogla dhe 2000 tonė municione nė Shqipėri. Sipas njė programi tė NATO-s, 16 vende tė tjera perėndimore kontribuan me 10 milionė dollarė pėr tė shkatėrruar nė kėtė vend 8 700 tonė municione. Mes armatimeve qe do shkaterroheshin ishin dhe 104 milionė fishekė 7.62 milimetra, saktėsisht sasia e municioneve qė kompania AEY kėrkoi nga agjencia shqiptare e eksportit tė armėve. Shqipėria ofroi pėr shitje dhjetra miliona fisheke prodhim i viteve ‘50. Pėr t’i testuar kompanisė AEY iu dhanė 1000 fisheke, sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisė sė eskportit tė armėve nė kohėn e shitjeve. Por asnje perfomancė balistike nuk u regjistrua, por fisheket u shkrepėn me dorė. Nė bazė tė kasaj prove, AEY bleu mė shumė se 100 milionė fishekė me urdhėr tė Pentagonit. Kompania punėsoi njė biznesmen lokal amerikan Kosta Trebicka pėr tė hequr municionet nga arkat e drunjta dhe kutite metalike te mbyllura hermetike- per te bere njė paketim standart qė i mbron nga lagėshtira dhe ndotja dhe qė siguron lehtėsimin e transportimi nė terren. Por, Trebicka ka thene se Diveroli donte t’i hiqte nga arkat qė te reduktonte peshen e tyre dhe koston e transportimit per te maksimimizuar fitimet. Te tjere zyrtare amerikane thane se qellimi ishte te hiqeshin nga arkat qe kishin vulen e armaimit kinez. E ndersa me municionet shqiptare, Diveroli siguroi furnizimin e Afganistanit, per furnizimin e Irakut po kerkonte municione ne Republiken Ceke. Ne lidhje me Shqipėrinė njė ndėrmjetės i mesėm misterioz hyri nė kėtė aferė. Kur Diveroli nisi kėtė aferė, ai sugjeroi ne nje interviste se ishte ne dijeni te korrupsionit qė do ndėrhynte nė kėtė marrėveshje. “Cfarė ndodh nė Ministrine e Mbrojtjes shqiptare? Kush eshtė i pastėr? Kėtė unė nuk e di – ka thene Diveroli ne nje interviste. Ndaj Diveroli nuk bėri marrėveshje direkte me zyrtarėt shqiptare. Njė kompani ndėrmjetėse u regjistrua nė Qipro, Evdin Ltd, qė blente municionin dhe ia shiste kompanisė sė Diverolit. Paketuesi amerikan i pėrfshirė nė kėtė marrėveshje Trebicka, tha se ai dyshonte se qėllimi i Evdin ishte tė transferonte parate tek zyrtarėt shqiptare.

Shitjet sipas Trebickės ishin mister: Shqipėria shiste municion tek Evdin pėr 22 $ pėr 1000 fishekė, ndėrsa Evdin ia shiste AEY tė Diverolit pėr shumė mė tepėr. Diferenca sipas Trebickės ndahej me zyrtaret shqiptare, me Pinarin, qe ishte kreu i agjencisė sė eksportit tė armėve dhe me Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Tani Berisha, Pinari Mediu i kanė mohuar akuzat”- thotė artikulli. Por Trebicka thotė se pasi ngriti shqetėsimin pėr Evdin dhe Ministrine e Mbrojtjes, kompania u deturua tė pėrjashtohej nga kontrata. Nė 11 qershor 2007 Trebicka dhe Diveroli bėjnė njė bisedė telefonike pėr problemet e biznesit nė Shqipėri. Trebicka regjistroi kete bisede dhe me vone ia kaloi hetuesve shqiptare. Biseda tregoi se kompania amerikane ishte ne dijeni te korrupsionit ne Shqiperi dhe se ‘Heinrich Thomet’, nje kompani shitese armesh zvicerane, qendronte prapa Evdin. Diveroli ka thėnė se Thoment, ose i quajtur Henri vepronte si ndėrmjetės nė kėtė biznes. Shkrimi citon bisedėn, qė ėshtė transmetuar nė News 24 mes Diverolit dhe Trebickės. Ne fund Diveroli vendos qė tė ngadalėsojė biznesin nė Shqipėri.

“Kjo ka shkuar lart e lart te kryeministri dhe i biri”, tha Diveroli. Unė nuk mund ta luftoj dot kėtė mafia. Ėshtė shumė e madhe. Ata kafshė kanė dalė jashtė kontrollit- ka thene Diveroli. Nė emailat e kembyera, Thomet mohon rolin zyrtar tek Evdin. Pėrfshirja e Thomet nė marrėveshjen me Shqipėrinė ka qenė vetėm prezantimi i Diverolit tek partneret dhe zyrtaret potenciale atje. Menaxheri i Pėrgjithshėm i Evdin Bogdan Choopryna thotė se akuzat e Diverolit nuk janė tė vėrteta. Tani fakti se kush e ka pronėsine ė Evdinit mbetet publikisht e panjohur. Evdin ėshtė regjistruar nė 26 shtator 2006 njė javė pas fitimit tė tenderit tė Diverolit pėr armėt nė Afganistan, sipas regjistrit zyrtar tė Qipros. Kompania thuhet se e ka zyrėn nė Larnaka, Qipro dhe drejtor i saj ėshtė Pambos Fellas. Por rezultoi se Evdin nuk ka zyrė as staf atje. Ndėrsa Fellas qė ndodhej brenda tha se nuk ishte drejtor i Evdin, por njė drejtor i emeruar roli i tė cilit ishte vėtėm tė regjistronte kompaninė. Shenja tė tjera tė cojnė perseri nė Zvicėr. Pinari fillimisht u tha dy gazetarėve se kishte punuar me Evdin nėpėrmjet Thomet. Por pasi gazetari ia tha kėtė Thomet, Pinari e ndryshoi historine, duke iu referuar Fellasit dhe zyrės sė Evdin nė Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga njė invidivid zviceran. Vete Thomet ėshtė akuzuar disa herė pėr trafik tė paligjshėm armėsh edhe nga grupi Amnesty International. Aktivitetet e tij gjithashtu kanė qenė shqetėsuese nė Uashington. Tani mbetet nėn hetim kompania amerikane e Diverolit dhe autoritetet po merren dhe me finalizimin e kontratės pėr municonet nė Afganistan tė nisura nga kompania AEY. Ngarkesa e fundit e urdhėruar nga AYE ėshtė firmosur mė 21 mars pėr 155 milionė dollarė municione. Artikulli thotė se Rok Island Arsenal, autoriteteti kontraktues pėr armėt nė afganistan po heton cėshtjen edhe me investigues qė kanė vizituar Shqiėrinė dhe Afganistanin.

Marre nga gazeta “New York Times”

27 mars 2008

 

“MISS SHKODRA 2008” NEN SHENJEN E “BUNA 1”

 

Agjensia e Spektakleve “Buna 1”, si nje nga te parat ne vend dhe me te suksesshmet, vijon te promovoje gjeresisht vlerat dhe shijet e preferuara te publikut. Duke kaluar nga njeri spektakel ne tjetrin, nga njeri sukses tek nje tjeter edhe me i madh, “Buna 1” jep shembuj te qarte te menaxhimit te besueshem te artit shqiptar. Nder te paktat kompani spektakli qe ka mbushur sallat me kapacitet me te medha ne vend, me emrat me te njohur te skenes dhe ekranit, Agjensia e Spektakleve “Buna 1” po pergatitet dhuraten e rradhes, kete here per kenaqesine e artedashesve shkodrane.

Spektakli i bukurise “Miss Shkodra 2008” do te shpalose vlera te reja te nje tradite te re ne Shqiperi, por tashme te konsoliduar bashke me sigurine qe jep nje emer si “Buna 1”. Konkursi I bukurise eshte ne nje nga fazat me te rendesishme te tij, perzgjedhjen e 12 vajzave qe do te marrin pjese ne naten finale me 19 prill 2008, ne teatrin “Migjeni” te Shkodres. Producenti Arben Mazi dhe stafi i “Buna 1” po perzgjedhin me shume kujdes vajzat qe do te perfaqesojne bukurine shkodrane ne spektaklin kombetar “Miss Shqiperia 2008”. Ekskluziviteti i ketij organizimi eshte per Shkodren vetem i Agjensise se Spektaleve “Buna 1”, ndersa pjesmarrja ne kete aktivitet, eshte nje mundesi e mire per te vene mbi koke kuroren e me te bukures se Shqiperise e ne vijim te “Miss Globe International”, ekskluzivitet qe e ka vetem “Deliart Association” me producent Petri Bozo. Tashme disa nga vajzat e perzgjedhura, kane filluar te prezantohen edhe per publikun permes klipeve qe transmetohen ne TV1 Channel, i cili eshte bashkorganizator me “Buna 1” dhe “Deliart Association”. E vecanta e ketij sezoni te “Miss Shkodra 2008”, eshte perzgjedhja e tre vajzave qe do te perfaqesojne qytetin ne “Miss Shqiperia 2008”. Producenti Arben Mazi ka menduar qe nje vajze te perzgjidhet nga publiku permes votimit televiziv me mesazhe ne numrin 1516, bazuar ne videoklipet e transmetuara nga TV1 Channel. Keshtu, edhe publiku do te kete mundesine dhe pergjegjesine te jape vendimin e vet per nje nga tre bukuroshet shkodrane. Nderkohe, dy vajzat e tjera do te perzgjidhen nga nje juri prestixhoze profesionale, e cila do te drejtohet nga i mirenjohuri Petri Bozo. Ndersa vajza fituese, do te kete nderin qe ti vendoset kurora e “Miss Shkodra 2008” nga vete fituesja e edicionit te kaluar te “Miss Shqiperia 2007”.

Surprizat e spektaklit nuk do te kete fund dhe producenti Arben Mazi thote se nje pjese e konsiderueshme jane rezervuar per naten finale ne teatrin “Migjeni”. Emrat me te njohur te muzikes, humorit por edhe skenes shqiptare ne pergjithesi, do te jene pjese e nje shfaqjeje te paharrueshme, te cilat per hir te realitetit, vetem Agjensia e Spektakleve “Buna 1” ka dhene prova se i realizon me sukses.

Nje spektakelt si “Miss Shkodra 2008”, konkurs i vecante por edhe i veshtire per tu realizuar, eshte drejt kulmimit me perzgjedhjen perfundimtare te vajzave me te bukura te qytetit e me gjere. Per te gjitha pjesemarreset, por ne menyre te vecante per tre fituesit, do te celen te tjera mundesi, te tjera horizonte, mes te cilave edhe fama dhe perfitimet e natyrshme qe vijne prej saj. E ne kete kendveshtrim, kontributi i Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, merr vlera te tjera pervec artit, edhe promovimit te asaj qe Shkodra e Veriu, ne shekuj jane identifikuar: bukurise fizike por edhe shpirterore.

Natyrisht, per te ruajtur deri ne fund kersherine e atyre qe do te kene mundesi ta ndjekin ne salle evenimentin, por edhe te tjereve qe do ta percjellin permes valeve te TV1 Channel, producenti Arben Mazi nuk jep shume detaje. “Une jam ne pune intensivisht deri naten e shfaqjes. Vetem atehere une marr fryme lirshem dhe ndjek ecurine e nje pune te gjate, e cila ka vijuar me muaj, per te nxjerre vetem per nje nate nje shfaqje te kompletuar ne te gjithe komponentet e saj. Kur une marr ne perfundim duartrokitjet e spektatoreve dhe vleresimet e telespektatoreve qe e ndjekin me pas nga shtepite e tyre spektaklin, ndjehem i clodhur dhe i gatshem per tu hedhur ne nje projekt tjeter. Vetem atehere mund te them se ia kam arritur. Dhe ne fakt, deri tani, fale mbeshtetjes se dashamiresve te artit dhe kultures ne mbare vendin, mund te them se ia kam dale te sjell vlera te preferuara nga publiku dhe ne momentin e duhur”, thote producenti Mazi, i cili falenderon disa bisnese qe e mbeshtesin artin ne Shkoder, edhe pse ai por edhe te tjere jane te bindur se kontributi i tyre duhet te jeme me i madh. Nese ka nje vlere me te cilen Shkodra eshte krenuar, do te krenohet, eshte prezantuar me dinjitet dhe do te prezantohet, eshte pikerisht arti, vlerat e te cilit nuk humbasin asnjehere. Aq me teper, kur ato menaxhohen me aftesine e Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, ku vetem emri dhe eksperianca jane garanci per arritjen e suksesit, edhe per spektaklin e “Miss Shkodra 2008”.

Alda DELIJA