koka

nr. 117 / 6 maj 2008

alukit

 

Del Ponte dhe shtypi shqiptar

 

Disa komente mbi librin e Del Pontes “Ndjekja: unė dhe kriminelėt e luftės” dhe reagimin ndaj tij nė shtypin shqiptar

I intriguar nga shtypi shqiptar dhe nga disa reagime tė tilla si deklaratat e fundit tė ndonjė deputeti se po pėrgatisin padi pėr Del Ponten shkova tė marr e tė lexoj librin e Del Pontes qė nuk se ėshtė i ndaluar, siē thoshte nė mėnyrė disinformuese News 24 para disa ditėsh, por qarkullon i lirė nė libraritė italiane. (Nė fakt Del Pontes shteti zviceran i ka ndaluar tė marrė pjesė nė promovimin e tij nė Milano pėr shkak se, nė petkun e pėrfaqėsues sė kėtij shteti, si ambasadore, mund tė krijonte reagime).

Pėr hir tė respektit ndaj sė vėrtetės para sė gjithash, tė drejtėsisė mė sė dyti, tė lexuesit shqiptar mė sė treti, por edhe tė kėsaj gruaje pėr tė cilėn, pasi mbarova librin, ndjeva respekt, mendoj se duhen bėrė disa komente dhe sqarime pėr atė se si manipulohet publiku ynė nga gazetarė e politikanė shqiptarė, tė cilėt nė emėr tė njė vulgariteti nacionalist dhe pėr mė tepėr tė rrejshėm as nuk arrijnė, nė syverbėsinė e tyre, tė kuptojnė se nga gjithė kjo zhurmė qė duan tė ngrenė nė vend sė tė na venė vetulla, po na nxjerrin edhe sytė.

Duke lexuar komentet mbi autoren nė Shqipėri sheh se ato pėrēojnė idenė se paskemi tė bėjmė me njė grua qė paska humbur mendjen, qenka marrosur pėr shkaqe qė nuk dihen, e prandaj i duhet ndalur hovi. E nė fakt nuk duhet tė ndalin hovin e saj, por duhet qė shqiptarėt tė mendojnė e tė kėrkojnė tė vėrtetėn.

Sė pari duhet thėnė se libri nuk ka autor vetėm Del Ponten, por edhe gazetarin e New York Times, Chuck Sudetic, libri i tė cilit “Gjak dhe Hakmarrje” (Penguin 1998) qė flet pėr masakrat nė Bosnje ėshtė pėrfshirė nė librat mė tė rėndėsishmė nga New York Times dhe ėshtė cilėsuar si libri i vitit nga “The Economist” dhe “Washington Post”. Kjo pėr tė qetėsuar sadopak histerinė kundėr marrėzisė sė Del Pontes.

Sė dyti duhet thėnė se libri nuk mbulon vetėm Kosovėn, por ėshtė i ndarė nė 12 kapituj ku pėrshkruhen pėrpjekjet e prokurores pėr tė provuar fajėsinė e kriminelėve tė luftės nė shumė vende tė botės ndėr tė tjera edhe ato ballkanike si Serbia, Kroacia, Kosova e ku tregohet njė paanėsi e pamėshirėshme ndaj tė gjthėve. E komenti i parė qė mund tė bėhet lidhur me kėtė aspekt tė librit dhe shtypin shqiptar ėshtė se ndėrkohė qė ne kemi qenė tė prirur t’i pranojmė krimet e tė tjerėve, madje duke e glorifikuar Del Ponten, kemi njė refuzim total dhe krejt irracional kur kėto na atribuohen edhe neve. E kuptueshme kjo nga njė pikpamje naive nacionaliste. Nė Beograd tregon autorja, njerėzit qė demonstronin kundėr saj i ulėrisnin “kurvė!”. Por jo kur bėhet fjalė pėr gazetarėt. Atyre nuk u falet tė harrojnė se vijmė tė gjithė nga e njėjta histori dhe e njėjta kulturė. (Pa harruar se janė po ata qė sapo kanė pėrshkruar me hollėsi se si ne hodhėm nė erė nė Gėrdec viktima tė pafajshme gra e fėmijė, pėr pesė grosh tė qelbura).

Urrejtja ndėretnike gjeneron luftė dhe lufta gjeneron vrasje dhe krime qė shtrihen edhe kundėr tė pafajėshme. Nga ky realitet tragjik nuk mund tė pėrjshtohet asnjė komb. Historia e ka provuar kėtė. Prandaj duhet tė hiqen syzet e nacionalizmit pėrballė realitetesh tė tilla. Veēanėrisht nga gazetarėt kėrkohet kjo, por edhe nga ata politikanė qė shohin drejt Evropės sė ardhme dhe jo prapa drejt Holokausteve dhe Gulageve.

Sė treti, libri nė tėrėsinė e tij flet pėr njė tė vėrtetė shumė tragjike: atė se drejtėsia dhe pushteti politik shpesh nuk shkojnė sė bashku, pėrkundrazi i zenė rrugėn njėra tjetrės. Iibri i Del Pontes ėshtė njė akuzė pėr tė fuqishmit e kėsaj bote qė, nė emėr interesash politike, kanė sakrifikuar drejtėsinė. Del Ponte flet pėr njė “mur gome” tė ngritur nga tė pushtetshėm tė ndryshėm tė kėsaj bote kur ajo u ėshtė drejtuar pėr t’u kėrkuar ndihmė. Tregon pėr George Tenet i cili disa herė i ka premtuar ndihmė, dmth. se CIA do ta ndihmojė nė hetimet e saj, por, mė nė fund, i ka thėnė troē se nuk i intereson fare shqetėsimi i saj. Del Ponte po ashtu ka akuzuar edhe Prodin e D’Alemėn pėr mbrojtje indirekt tė kriminelėve serbė, gjithnjė nė emėr tė tė njėjtave interesa politike. E pėrsėrit njė qėndrim tė tillė edhe kur flet pėr takimin e saj me presidentin e Ruandės Kagame. Kėtė e bėn edhe ndaj UNMIK-ut kur flet pėr Haradinajn, Thaēin, Ēekun, Limajn etj. Mos tė harrojmė se janė po kėto interesa qė mbron Tenet qė njė herė e kanė armatosur njė diktator si Sadam Hysejni dhe herė tjetėr e kanė varur si kriminel, qė Arafatin njė herė e kanė cilėsuar terrorist pastaj e kanė pritur me nderime. Del Ponte thotė: mua kėto interesa nuk mė interesojnė, si prokurore mė intereson drejtėsia. Kėtu mund tė hapet njė diskutim ndoshta edhe mjaft i thellė, pėr raportin e politikės me drejtėsinė, apo pėr atė se sa mund tė funksionojė normalisht njė Gjykatė ndėrkombėtare kur ajo ka kundėr interesa kombėtare, por duhet edhe tė lexojmė me vėmendje atė qė i ka mėsuar asaj pėrvoja: se imuniteti i politikanėve qė bėjnė krime, - imunitet pėr tė cilin ajo flet aq shumė, - do tė gjenerojė krime tė tjera e, po ashtu, se vetėdija se ekziston njė gjykatė krimesh, njė drejtėsi pėrtej pushteti tė tyre, ka penguar shumė nga kėta njerėz, qė kanė arrogancėn tė thonė nė vendin e tyre se “ligji e drejtėsia janė ata vetė” tė kryejnė krime tė tjera.

Por le tė vijmė tek kapitulli i Kosovės qė si shqiptarė na prek mė sė afėrmi.

“Dhuna, frika dhe varfėria u mbyllin gojėn dėshmitarėve” Me kėto fjalė fillon kapitulli pėr Kosovėn Shtypi shqiptar i paraqet publikut tė vet vetėm historinė e trafikimit tė organeve duke e manipuluar pabesueshmėrinė e njė akuze tė tillė si njė provė tė marrosjes sė Del Pontes. Por akuza e Del Pontes ndaj Thaēit, Hajradinaj, Limajt etj. nė thelbin e vet ėshtė shumė mė e gjerė. Zyra e saj ka marrė raporte tė shumta pėr aktivitetin e kėtyre personave dhe grupimeve qė komandonin ata - nė vitet 1998 - 1999 dhe veēanėrish pas bombardimeve tė NATOS - se kanė rrėmbyer serb, romė shqiptarė, ndėr ta edhe gra, tė cilėt janė mbajtur nė kushte ēnjerėzove robėrie nė burgje tė improvizuara, janė torturuar, pėrdhunuar, vrarė dhe se ka njė numėr jo tė vogėl tė zhdukurish ndėr tė cilėt edhe shumė shqiptarė kosovarė qė, sipas raporteve qė i vijnė Del Pontes, janė ndėr ata qė UĒK i konsideronte tradhėtarė apo jo mbėshtetės tė saj. Ajo akuzon ndėrkombėtarėt e mbi tė gjitha UNMIK se nuk e kanė lejuar dhe as ndihmuar, pėrkundrazi e kanė penguar, tė thellojė hetimet e saj nė kėtė drejtim pasi njerėz si Hajradinaj kishin shumė fuqi nė Kosovė dhe se, sipas llogjikės sė tyre, dėmi qė mund tė sillte nė rajon dėnimi i tyre ishte i madh sepse mund t’u destabilizonin rajonin. Ndėrkaq nė libėr ajo sjell prova tė shumta se kėta dhe njerėzit e tyre kanė frikėsuar dhe vrarė dėshmitarė pėr t’i shpėtuar ndėshkimit nga drejtėsia. Gjer kėtu besoj se nuk ēuditet askush. Janė gjėra qė i dimė me kohė si kėtej edhe andej kufirit. Dhe pėr mė tepėr nė libėr ajo sjell edhe pohimin e Thaēit i cili ia ka pohuar se ka shqiptarė qė kanė bėrė krime, por se ata nuk kanė qenė tė UĒK, por “civilė tė veshur me uniformat e UĒK”. Kėto krime janė justifikuar apo mbajtur nė heshtje nė emėr tė “ēėshtjes sė Kosovės” apo “ēėshtjes kombėtare” ndonėse Del Ponte thotė se “nuk ka pasur asgjė fisnike apo heroike nė kėto krime” dhe ngulmon se mosdėnimi i tyer mund tė jetė burim luftrash tė reja.

Tani le tė vijmė tek shtėpia e verdhė nė Mat pėr tė cilėn flitet nė libėr se janė bėrė heqje organesh pėr trafikim dhe pėr barakėn prapa saj ku mbaheshin viktimat. Nuk mohohet se kjo ėshtė mė spektakolarja nga pikpamja mediatike. Por nė libėr ajo nuk ka peshėn qė i kanė dhėnė mediat - edhe ato ndėrkombėtare. E lexova dy herė se tė them tė drejtėn edhe mua mė duket e pabesueshme. Mė rezulton se Del Ponte nuk ka bėrė asgjė qė del jashtė detyrės normale tė njė prokurori. Thotė se sipas burimesh qė identifikohen si gazetarė ka ardhur ky informacion. Se dy nga burimet deklarojnė se janė marrė edhe me varrosjen e kėtyre viktimave kurse njėri me transportin e njė organi. Kaq ėshtė e mjaftueshme qė njė prokuror tė fillojė hetimet. Sepse zyra e saj ka tė dhėna pėr serbė, rom, shqiptarė etj. tė zhdukur qė nuk gjenden e qė kėrkohen nga familjarėt e tyre pasi nuk u gjinden as varret. Si prokurore asaj i duhet ta hetojė edhe kėtė mundėsi. Dhe, kur flasim pėr hetime, nuk bėhet fjalė sikur kėto i zhvillon Del Ponte. Del Ponte iu referohet gjithmonė atyre qė i quan “hetuesit e prokurorisė” qė janė marrė me grumbullime provash e faktesh. Dhe provat pėr kėtė rast ajo i quan “tė pamjaftueshme” ndonėse nuk e fsheh zemėrim qė nuk ka mundur t’i shkojė deri nė fund kėsaj historie. Kėtė ia shton, sė bashku me dyshimin, edhe vetė prokurori qė shteti shqiptar u ka dhėnė si shoqėrues hetuesve kur u thotė kėtyre: “kėtu nuk ka varre serbe, por nėse kanė sjellė serb kėtej kufirit dhe i kanė vrarė mirė kanė bėrė.” (faqe 298)

Libri i Del Pontes duhet lexuar nga tė gjithė ballkanasit. Veēanėrisht nga ata qė mendojnė se populli i tyre ėshtė i vetmi popull i mirė dhe i drejtė i Ballkanit. Ai ėshtė njė kontribut i madh pėr paqen dhe tė drejtat e njeriut kudo nė botė, pasi ėshtė njė pėrballje kurajoze e tė drejtės me krimin i cili bėhet edhe mė i rrezikshėm nė luftė, kur vishet me arogancėn e pushtetit apo me fjalėn atdhe.

Kush ulėrin sot pėr atė se na paska prishur imazhin e ftoj tė kujtojė atė kohė kur ne ishim tė izoluar me tela me gjemba nga njė bandė kriminale si ajo e Enver Hoxhės dhe kėrkonim me aq ngulm nga perėndimorėt tė vinin t’i zbulonin e denonconin kėtė krime sepse ishim tė pafuqishėm tė ēliroheshim vetė. (Situatė qė e kemi provuar edhe nė demokraci mė duket). Nė fakt zbulimi e denoncimi i tyre nuk prish imazhin e popujve, por prish imazhin qė pushtete tė korruptuar apo vrastarė duan tė mbajnė nė emėr interesash qė janė e kundėrta e interesave tė qytetarėve tė tyre. Kush pėrballė kėtyre fjalėve do tė mė verė fjalėn “atdhe” do t’i pėrgjigjesha me fjalėt e Durrenmarttit: “Mbi tė gjitha dysho tek atdheu sepse askush nuk ėshtė mė i prirur pėr t’u bėrė vrasės se atdheu”.

Nga Fatos Lubonja

 

Mafiabisnesi i bankave lulezon ne Shkoder

 

Nje nga bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi, ka ngritur normen e interesit per lekun shqiptar (ALL) deri ne masen 10% per depozitat me afat nje vjecar. Interesa te tilla ne fakt, kishte kohe qe nuk konstatoheshin ne tregun bankar shqiptar, teksa nga viti ne vit Banka e Shqiperise me politiken e saj iu eshte imponuar bankave te nivelit te dyte te mbajne deri ne nivelin 6% interesin bankar ndaj klienteve. Me i erret eshte aktiviteti i bankave te nivelit te dyte ne trajtimin e depozitave por edhe kredive ne valute te huaj, si psh ne Euro(EUR) apo ne Dollare Amerikane (USD). Abuzimi me klientet por edhe me parate e qytetareve ne kete rast, eshte me flagrant. Nese nje emigrant apo nje familje kerkon te depozitoje para ne Euro ne nje banke te nivelit te dyte, interesi vjetor qe ofrohet arrin deri ne 3,5%. Nderkohe, nese nje person apo bisnes eshte i interesuar te marre nje kredi ne Euro, duhet ti paguaje bankes nje “harac” deri ne 8% ne vit. Logjika e thjeshte tregon se fitimi i bankes, duke luajtur thjeshte me parate qe depozitohen, eshte  2- fish, ndoshta unikal per te gjitha vendet e tjera rreth e rrotull por edhe me gjere. Ne kete menyre, bankat sigurojne miliona euro apo edhe dollare, te cilat ne rastin konkret me shume se i dyfishojne. E gjithe kjo, ne nje kohe kur prej disa vitesh, me ligj te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise, ne rast falimentimi te nje banke- fenomen normal ne kapitalizem, klienteve u kthehen 100% vetem shuma deri ne 700.000 leke.

Nga ana tjeter, kane filluar te duken shenjat e para te inflacionit te pritshem ne vendin tone. Edhe pse nuk pranohet zyrtarisht, fenomeni eshte i dukshem dhe madje do te shpertheje ne permasa me te medha shume shpejt. Indikacioni me i rendesishem eshte heqja nga qarkullimi e disa prerje te kartmonedhave kombetare 100 dhe 200 lekeshe, te cilat ne rastin me te mire, do te zevendesohen me monedha metalike. Atyre qe e kane kujtesen te shkurter, u sjell ne vemendje largimin nga skene te kartmonedhes 50 lekeshe dhe zevendesimin me metalike, por edhe pasojat ne xhepat tone. Nga ana tjeter, kriza boterore jo vetem ushqimore dhe e “arit te zi”, prej disa kohesh eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, me pasojat e veta dhe me pafuqine blerese te lekut.

Ne kete panorame logjike te ketij realiteti, natyrshem kane vendin e tyre edhe bankat, te cilat nga dita ne dite po shtojne “kleckat” per dhenie financimesh, por njekohesisht bombardojne publikun per “leverdine” e kreditimit nga ato, edhe pse per nje kredi ne shume raste, mund te arrihet deri ne kthimin 3- fish te vleres se marre nga banka. Keshtu, keto institucione per pjesen me te madhe te popullsise, jane kthyer ne nje “gogol”, duke sjelle nje mosbesim reciprok. Perjashtim bejne disa bisnese te medha, te cilat edhe gezojne marredhenie shume te aferta me disa banka, por edhe me bisnese prane ketyre bankave. Tashme eshte kthyer jo ne mode, por ne fenomen te prekshem, fitimi permes metodes “interes mbi interesin” qe gjeresisht ka filluar te zbatohet ne Shkoder e ne Shqiperi.

Nje bisnes po nje bisnesmen i fuqishem, me lidhje te forta me bankiere dhe duke patur pas shpine “kollose” me emer te madh ne arenen nderkombetare, duke shfrytezuar edhe marredheniet e gjithanshme nderpersonale, kane vene ne zbatim pikerisht kete skeme. Keto bisnesmene arrijne te sigurojne kredi nga disa banka, me afat disi te gjate, por edhe me interesa preferenciale qe per klientet “e medhenj” jane gjithmone me te ulta. Ne fakt, nuk duhet ndonje logjike e thelle ekonomike per te dhene nje ide te qarte te ketij bisnesi te ri, me shume leverdi, jo vetem per bisnesmenet qe e aplikojne por edhe per vete bankat. Nje bisnesmen, ne saje te asaj cfare thame me siper por edhe lidhjeve shumefishe, arrin te siguroje nje kredi “per zgjerim apo shtim kapaciteti dhe aparaturash”, le te themi ne masen 1 milion euro ose ekuivalentin ne lek (ALL). Banka i jep nje interes preferencial 10% (ne fakt eshte edhe shume me i ulet, por po zgjedhim kete nivel per lehtesi perllogaritjesh) dhe me nje afat te gjate shlyrjeje qe arrin edhe 5-10 vjet. Bisnesmeni qe ka siguruar kredine, sigurisht ne marreveshje, mirekuptim por edhe bashkepunim me ndonje drejtor banke, fillon bisnesin e tij dhe natyrshem, duhet “ te lere hise” edhe per banken apo drejtuesin e saj. Ketu instalohet nje raport besimi reciprok, por banka njekohesisht edhe “ne rregull me letrat” e paraqitura nga bisnesmeni.

Te gjithe jemi koshiente se disa bisnese, kane nevoje per likuditete te menjehershme, ne raste emergjente por edhe te zhvillimit te nje investimi. Bankat jo vetem qe kane procedura te shumta, te sterzgjatura dhe keto kohe, kane edhe likujditete jo te shumta  keto kohe. Ketyre u duhet shtuar edhe mungesa e besimit qe ngjallin shume bisnese apo bisnemene dhe keshtu, rruga me e thjeshte, e shpejte dhe e shkurter, eshte ti drejtohesh kreditimit privat apo sic quhet rendom “fajdexhinjeve”. Keta te fundit, kane pak para te grumbulluara ne kete menyre, por kane edhe mundesi te tjera kreditimi me parate e vete bankave te cilat tashme jane nxjerre jashte tyre. Interesi mujor i fajdexhinjeve eshte jo me i vogel se 4% dhe per nje vit, kjo perqindje arrin deri ne 48% (te shumes fillestare) me nje veprim te thjeshte matematikor. Bisnesmeni qe ka siguruar ne banke kredine, ka mundesi ti jape “nje lemoshe” fajdexhiut qe ne fakt eshte i punesuar, te paguaje jo vetem interesin vjetor te bankes, te shlyeje edhe kredine ne afatin e caktuar kohor, “ti jape nje hise” drejtorit te bankes, por i mbeten jo pak para edhe per ti futur ne xhepin e tij. Gjithcka, duke luajtur me parate e nje banke, pa as mundimin apo shpenzimin me te vogel. Sa per te krijuar nje ide, nese vihen ne loje 1 milion euro, brenda nje viti ato “prodhojne” te pakten 480 mije euro. Duke hequr “shpenzimet” qe cituam me lart, nje bisnesmeni te tille, i mbesin ne xhepat e tij jo me pak se 200- 250 mije euro ne vit, kjo edhe ne varesi te kohes qe i eshte dhene per te shlyer kredine fillestare ne banke. Cdo gje realizohet duke luajtur me parate e dikujt tjeter, por edhe duke hedhur hije dyshimi per bankat, te cilave me te gjitha menyrat, edhe me bashkepunimin e disa drejtoreve- bankiere, perpiqen te kalojne njerezit nga sportelet tek fajdexhinjte e rruges. Nje skeme e tille, permes fitimit qe permendem me lart, sherben mjaft mire edhe per pastrimin e parave, duke e kthyer procesin “ne nje lavatrice” te shume bisneseve te pista qe lulezojne edhe ne Shkoder e Shqiperi tashme. Askush nuk ka guxuar apo edhe nuk guxon ta denoncoje kete fakt qe verteton qartas ekzistencen e nje rrjeti te mirefillte mafioz qe nis nga nje bisnes qe duhet te jete i paster sic jane bankat dhe perfundon tek “bisnesmene” qe ne disa raste, jo vetem nuk kane asnje aktivitet, por luajne thjeshte rolin e fajdexhinjeve te rendomte.

Blerti DELIJA

 

VOGĖLUSHĖT EMANUEL DHE VINKO AKUZOJNĖ

 

Zita Gjuraj, qysh ditėn qė u martua me  Tomė Gjuraj, nuk shijojė njė ditė tė qetė. Nė atė verė tė vitit 1990, ishte njė e re me shumė ėndrra tė bukura. Por vetėm disa javė shijojė jeten si njeri, pasi vėllai i burrit, Mark Gjuraj ikėn, duke thyer kufirin. Familja nis njė rrugė tė dhimshme jetese. Burri i kėrcėnohet me jetė, i torturohet. Ai bashkohet me forcat demokratike duke u shquar si opozitar, duke marrė pjesė aktive nė jetėn politike. Zita detyrohet tė jetojė e fshehur, pasi hakmarrja mė e mundshme ishte grabitja e saj. Madje detyrohet tė ndėrrojė edhe vėndfshehjen, diku mė larg. Vitet rrjedhin ashtu tė vėshtira, tė zymta, me frikėn bashkė. Ajo bėhet nėnė. Bile dy herė. Gėzimi si prind tashmė ėshtė edhe frikė mė e madhe. Bandat komuniste e dinin se po rrit dy fėmijė. Kėrkojnė me ēdo ēmim adresėn e saj.Ndoshta Zoti e ndihmon dhe nuk bie nė dorė kriminelesh, tė cilėt nė shumė raste analoge kanė arritur tė pėrdhunojnė femra, tė vrasin fėmijė, por edhe ti grabisin e ti tregtojnė pėr transplant organesh drejt Greqisė, Turqisė apo Italisė. Policitė e kėtyre shteteve kanė zbuluar raste tė tilla shpesh, por pėrgjegjėsit shumė rrallė janė perballur me drejtėsinė. Edhe kur janė perballur, dėnimet kanė qėnė tepėr tė lehta, me periudhė paraburgimi, pra hetuesie, ose dy deri ne tre  vjet e gjysėm vuajtje dėnimi. Por rrth 80 pēėr qind e rasteve nuk ėshtė zbuluar, duke humbur pa shenj pa nishan qindra e qindra fėmijė. Kėshtu, sipas burimeve tona tė sigurta dhe dėshmisė zyrtare tė drejtuesve te partisė demokratike te Shkodrės, sidomos pas vitit 1997, kur pushteti u uzurpua me armė nga socialkomunistėt, diktatorėt qė pushkatuan rreth 4000 shqiptarė tė pafajshėm me rastin e shperthimit tė depove te armatimit, Zita Gjuraj rrezikohet shumė me jetė.  Deri mė 4 korrik 2001 , ditė kur i shoqi largohet nga Shqiperia, ajo vuante edhe mundėsinė e vrasjes sė tij, pasi ia kishin dhunuar shumė here nė qėndra votimi, ia kishin arrestuar e keqtrajtuar ne polici, i kishin bėrė edhe shume presione psikologjike. Por pas ikjes sė tė shoqit Zita duhej tė braktiste edhe strehėn e babait, ku jetonte ne ilegalitet. Nga ēasti nė ēast mund tė gjindej dhe kuptoherj ēe priste. Ajo shkon tek disa tė aferm nė zonat malore, nė anėn tjetėr tė rrethit Shkodėr. E kishte tepėr tė vėshtirė atje. Njė nėnė e privuar nga ēdo e drejtė njerėzore, e rrezikuar me jetėn e vet dhe tė fėmijėve. Fėmijėve e kishte tė vėshtirė tu shpjegonte pse babai i tyre nuk ndodhej pranė. Vogėlushėt Emanuel dheVinko janė njė akuzė e vėrtetė pėr kohėn e ēmendurisė njerėzore.E ėma e tyre qante, i lutej Zotit pėr mėshirė, fėmijėt rriteshin pa pėrkujdesje prindėrore. Po a ndjenin zėmrat prej guri tė atyre qe donin tu merrnin jetėn, si hakmarrje ndaj babait, i cili kish ikur nga Shqipėria? Jo, kurrsesi. Ata fėmijė nuk mund tė shkonin as nė shkollė, tė merrnin tė paktėn kultiurėn qė askush nuk duhej tua porivonte. Por nė fakt edhe sot e kėsaj dite janė mbi 100  fėmije ne qytetin e Shkodrės qė nuk shkojnė nė shkollė, pasi i pret plumbi i pushkės. Janė tė ngujuar nė vėndin e quajtur Livadhet, njė zonė periferike afer Kirasit. Emanueli dhe Vinko tashmė nuk e vuajnė fatmirėsisht kėtė padrejtėsi njerėzore. Ata ndodhen ne vėndin e lirise dhe tė drejtave njerėzore, nė Amerikė. Gjithsesi, Emanueli dhe Vinko akuzojnė.                                       Albert Vataj

 

NĖ EMER TĖ KANUNIT SHUMĖ VIKTIMA TE PAFAJSHME

 

Nė pėrmasa tepėr shqetėsuese  paraqitet gjėndja e gjakmarrjeve nė Shqipėri, veēmas nė Veri, ku Kanuni i Lekė Dukagjinit ka eklipsuar ligjet. Vrasjet janė tė shumta dhe nga mė makabret, deri edhe nė gra e fėmijė. Dhe mė e keqja ėshtė se hakmarrja shtrihet shumė pertej familjes duke detyruar tė ngujohen shumė njerėz tė pafajshėm, deri sa tė vritet dikush nga familja e ‘detyruar’ tė pēaguajė hak. Kėshtu sot nė veri tė Shqipėrisė, tė kėtij vėndi tė vogėl qė medemek aspiron pėr tu integruar nė familjen e madhe europiane, nė vėndin e quajtu Livadhet, ndodhen disa qindra familje tė grupuara, tė ngujuara qė as nuk mund tė lėvizin as tė ēojnė fėmijėt ne shkollė, pasi i pret plumbi i gjakmarrjes, sipas kanunit. Njė ndėr viktimat e gjakmarrjes ėshtė edhe Arben Zef Ndoka. Arbenit nė vitin 1996,shtetsi Ndrek Ndoja, i kishte vrarė me armė zjarri azhėn Gjergj Llesh Ndoka. Familjet ranė nė gjak. Duke qėnė se vrasėsi ishte nga fshati Rrilė i Lezhės dhe viktima nga fshati Gjader po nė Lezhė, gjakmarrja nuk zgjati shumė, siē ndodh kur palėt nė konflikt janė larg. Kėshtu, Zef Llesh Ndoka, arrin tė marrė gjakun e vėllait  tė vrarė. Ai, nė gusht tė vitit 2007 vret dy vetė, Ndrek Ndojėn dhe vėllain e tij. Gjakmarrja merr pėrmasa tepėr mė shqetėsuese.Ndėr mė tė rrezikuarit tashmė ishte Arben Zef Ndoka, i cili detyrohet tė jetojė nė ilegalitet tė plotė, megjithėse mbi tė nuk rėndonte asnjė faj. I ati kish vrarė dy vetė pėr tė marrė gjakun e vėllait tė vet dhe sipas kanunit duhej sėrish gjak. Edhe nga i pafajshmi.Gruan dhe dy djemtė e vegjėl binjakė, Arbeni i strehon tek vėllai i bashkėshortes nė Lezhė. Ata bėjnė njė jetė tė izoluar, me frikėn se njė ditė heret a vonė vetėm do vriteshin. Shumė fėmijė janė vrarė nė raste tė ngjashme, por fati e Zoti duket ishte me kėtė familje qė po e publikojme botėrisht, bile me fotografi, si njė ndėr rastet qė akuzon ēmėndurinė e hakmarrjes mesjetare, pasi Arben Zef Ndoka qė nga janari i kėtij viti, gjeti si rrugė shpėtimi tė jetės, largimin pėrgjithmonė nga Shqipėria. Atė dhe familjen e tij sot e kėrkon gjaksi, megjithėse nuk kanė as pėrgjegjėsinė mė tė vogėl.Ky fenomen mesjetar qė nė 18 vitet e fundit, pas rrėzimit tė diktaturės komuniste mė tė egėr nė botė, ėshtė pėrmasuar, ka vėnė nė rrezik jo vetėm mijėra jetė tė pafajshme njerėzore, por edhe zhvillimin e shoqėrisė shqiptare.

Redaksia

 

USHUJZAT PANIKOHEN IKONAT E KRIMIT NUK PO KLIKOHEN!     

 

Shqetėsimi se nė Parlamentin shqiptar tash 18 vjet ka me shumicė gansterė, vrasės, (siē edhe ka ngjarė tė qėllohet me katėr plumba nė Foltore), vakabondė e tė paaftė, interesaxhinj e mercenarė, ka qėndruar i  ‘varur’ nė gozhdė, nė ēdo familje shqiptare, si ikonė e sė keqes. Por edhe pse shqiptarėt duronin, duket se ndėrkombėtarėt nuk e lejonin kurrsesi nje non sens te tillė. Dhe ngjau ajo qė nuk pritej. Me 118 vota pro, deputetėt e dy forcave kryesore, rrėzuan draftin kushtetues te 1998-ės dhe miratuan sistemin e ri zgjedhor, duke kaluar nė propocional rajonal.Ky sistem, normalisht nxjerr jashte politikbėrjes partitė e vogla, ato fantazma, ato shtriga qe per 18 vjet jetuan si ushujza, nė fund tė kurrizit tė elektoratit. Janė tėrbuar Meta, Gjinushi, Ceka, Milo.pse jo edhe Mediu e Pollo, qė kanė asgjė veē emrave tė vet nė parti. Ligji i ri, edhe aleancat i kthen nė ‘katastrofė’ pėr partitė ushujza. Ato nuk mund tė ēajnė nė politikė, nė biznes, nė poste drejtorėsh, diplomatėsh, zėvėndėsministrash, po nuk morėn diku rreth10 pėr qind tė votave. 

Ėshte ky njė ogur i mirė qė prėmton pėr njė frymėmarrje tjetėr , pėr njė qeverisje ndryshe, qė do tė thotė, fund shitjes dhe blerjes sė deputetėve  kartona a numra, qė nxjerr jashtė parlamentit kėdo qė nuk i bindet vėndimeve politike tė forcės pėrfaqėsuese. Kanė pėsuar pra ndryshim 10 nene tė Kushtetutės. Sistemi rajonal proporcional ėshtė i pėrzier, me standarte europiane. Shqipėria nuk do tė ketė kurrmė krizė presidenciale, pasi zgjedhja me shumicė tė thjeshtė zgjidh nyjet e kapėrcen kapėrcejtė, pas tė cilėve jane pasuruar deputetė fodullė, vetėm se kane ēuar nje karton, edhe kundėr forcės e vullnetit pėrfaqėsues tė partisė e elektoratit. As zhurma pėr zgjedhjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm nuk do jetė as kurrmė funksionale, pasi nuk do ketė fare gurmaz. Janė kėta hapa garanti qė e ofrojnė Shqipėrinė me standartet europiane, e bėjne shumė mė tė besueshme si vėnd me perspektivė, duke zgjuar interesa globale.                                                           

Autostrada Shkoder Hani i Hotit, financim i palės italiane prej rreth 6 vitesh, fond i cili ėshtė mbartur, ende nuk po finalizohet, megjithėse vitin e shkuar vetė ministri i jashtėm pat deklaruar pėr kėtė gazetė, se nga pranvera e 2008-ės  do nisin punimet.Iku pranvera, u largua edhe ai minister, shumė i respektuar nė tė vėrtetė (pėr gazetėn SHE) , por, ende asgjė .Zė optimist duket do kemi vetėm kur nė politikbėrje tė mos kemi  injorantė, interesaxhinj, pėr tė mos thėnė hajdutė dhe ligje tė ‘drejta’ si brirė dashi. Tre konsujt e Italisė nė Shkodėr qė nga viti 2000, Stefano De Leo,Roberto Orlando dhe tanimė Stefano Marguccio, kanė ofruar dashamirėsi dhe interes, madje nė shesh.

Sheshit e kanė ndjerė tė rrezikuar biznesin partnerėt tane perėndimorė.

 Gazeta po investigon njė rast ku njė biznesmen italian ka investuar rreth 1 milion e gjysėm euro ne qarkun e Shkodrės dhe   ‘administratorja’ shqiptare, jo vetėm po pėrpiqet ta  nxjerrė jashtė loje, por  italiani edhe  kėrcėnohet me jetė dhe ēėshtja nė gjykatė  vete nė dorėn e njė juristi qė pa dashur tė gabojmė, nuk dimė pse e vonon ēėshtjen, po zgjidh apo po lidh ‘ nyje’, siē nuk do apo do njė prokuror.Shqiptarja qė tashmė pretendon se ėshtė pronare e biznesit nė fjalė, si emigrante, ka punuar pikerisht nė Itali tek njeriu i mirė, tek Borrielo, qė e paguante rregullisht, qė e kish futur nė familje, qė u besoi lidhjeve ndėrpersonale.Dhe pikėrisht vetėm nė Shqipėri mund tė ndodhė qė uzurpimi i politikės dhe vėndeve kyēe qė zhvillojnė shoqėrinė, tė stopojė imazhin, sa edhe ti skuqet fytyra shqiptarit tė ndershėm qė aspiron integrim nė familjen europiane. Ligji i ri zgjedhor i nxjerr jashtė  ‘kėshtjellės’ pėrgjegjėsit e kėtyre ēmėndurive lapere qė gjėnin ‘hapėsirė’ nė fletėt e kėsaj Kushtetutė, qė po tė pėrdorim njė shprehje tė famshmė italiane, ‘GOTE PA LULE’ , ku pėr ironinė shqiptare , ndoshta Leonardo Shasha, njė ‘KODIK’ tė tillė tė logjikės sė ‘KĖSHILLIT TĖ EGJIPTIT’, do e dėshifronte, ‘LUGĖ BOSH’. Tashmė kushtetuta ėshtė shėndoshur. Kushtetutė me standarte dhe qė i ka futur nė panik ushujzat.

   Njė hallkė pengu po kėputet. Por ajo qė mund tė jetė shqetėsuese ėshtė pikėrisht heshtja pėr mos hapjen e dosjeve pėr bashkėpunėtorėt e sigurimit tė shtetit diktatorial tė Enver Hoxhės. Shumica e kėtyre deputetėve, juristėve, zyrtarėve qė kemi sot, e kanė akuzuar njėri-tjetrin si spiunė, kriminelė, hajdutė dhe pavarėsisht gjiēkaje qė i mungon morali, asnjėherė Parlamenti nuk hapi njė diskutim serioz, pėr tė paktėn larguar tė pėrlyerit, ata qė kanė dėnuar njerėz tė pafajshėm, qė kanė qėnė tė zellshėm nė luftėn e klasave, qė  kane larė duart me gjak njeriu, siē edhe ka akuzuar vete kryeministri Sali Berisha, njeriu mė i pėrkushtuar tė paktėn deri sot, nė sfidat pėr integrimin e vėndit nė strukturat Euro-Atlantike. Nėse ushujzat po panikohen, eshtė paradoks qė dosjet e krimit komunist, as po klikohen.

   Gjithsesi, nė rrugė jemi.Ndoshta Berisha dhe Rama do jenė tepėr tė kujdesshėm nė pėrzgjedhjen e listave, pasi normalisht, nėse nuk ngjet kėshtu, do kenė edhe kosto, meqėnėse tashmė, e para media e shkruar nė Shqipėri, gazeta jonė, nė njė faqe speciale, ka publikuar me kurajo emrat dhe pseudonimet e politikanėve dhe zyrtarėve me dosje dhe do vazhdojė nė vazhdimėsi ta bėjė kėtė shėrbim fisnik,  deri nė pastrimin e imazhit tė politikbėrjes dhe zyrtarėve te lartė tė shtetit.

Nėse partitė pa elektorat ishin ushujza qė thithnin gjithēka, madje edhe nė fund tė kurrizit, se nuk ngopeshin, spiunėt jane ikonat e krimeve anti njerėzore, qėniet mė tė urryera tė lirisė e       demokracisė. Tė tillė mbeturina gjen edhe sot nė survejimet gjoja tė reja. Ka nga ata qė  i marrim rrogėn shtetit kot, duke pire kafe me kostume tė zhubrosura, tė pa hekurosura e tė palara kushedi tash sa vjet,qė e kalojnė ditėn kioskave, qė u vjen era alkool, qė largojnė gjoja padashje xhaketat e ‘zeza’pėr tu parė pistoletat e vogla, qė ulin nė nivelin e tyre imazhin shtetit. Spiunėve injorantė ua bėn gjithkush me gisht. Vetėm ata nuk e dinė tė shkretėt. Megjithėse ecin dyshe. Pėrfytyron dy minj, VĖLLEZĖR SIAMEZĖ, me pak qime tė zeza nė turinj, qė pasi dalin nga haleja, pijnė pak raki dhe i shesin mėnd maēokut, i cili nuk i ha, se i duken tė fėlliqur.   

 Meqė fjalėn e kishim tek spiunėt, tek ata qė nuk u ka thėnė kurrnjėhere kush puna e mbarė, por thyeshi qafėn e na rroshi... b..., pra tek njerėzit me dosje, duam tė sjellim nė vėmėndje debatin e ditėve tė fundit nė Gjermani, ku u gjet i dokumentuar me shkrim urdhri qė u kishin dhėne organet e Sigurimit tė Shtetit tė RDGJ-sė, njėsive tė tyre, pėr tė hapur zjarr, kundėr cilitdo qė tentonte tė kapėrcente kufirin, edhe kundėr grave e fėmijėve. Kėshtu pra, menjėherė pas rėnies sė Murit tė Berlinit, u krijua Zyra  pėr Studimin dhe Vlerėsimin e Veprimtarisė  sė Sigurimit tė Shtetit nė ish RDGJ-nė. Nė 16 vitet e fundit janė plot 172 kilometėr dokumentacion, ndėr tė cilat po zbulohen dhe gjykohen dokumente tronditės. Dhe askerkush nuk po i shpėton pėrgjegjėsisė ligjore. Drejtuesja e zyrės nė fjalė , Marianė Birtler, ka deklaruar pėr mediat gjermane se   ‘ky dokument ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė, pasi deri mė sot ishte mohuar gjithherė fakti se kufitarėt kishin urdhėr pėr tė qėlluar mbi ata qė pėrpiqeshin tė kalonin Murin’

  Me gjetjen e dokumentit nė fjalė, qė mban datėn 30 shtator 1961, Drejtori i Qėndrės pėr Viktimat e STASI-t nė Berlin-Hohenshėnhauzen, Hubertus Knabe, ka kėrkuar fillimin e njė procesi pėr kėtė ēėshtje.

   Po nė Shqipėri, ku liēensėn pėr tė pushkatuar, edhe pa gjyq, e kanė patur edhe persona qė ende jetojnė dhe njerėzit e viktimave pa faj i njohin, a ka logjikė njerėzore tė mos kemi njė ligj qė u jep, as mė pak as mė shumė, vetėm hakun.Saherė kėta politikbėrės janė shprehur nė zėmėrim, pėr inat tė spiunėve kundershtarė, se do hartojnė projektligj pėr gjykimin, studimin e vlerėsimin e historisė dhe pasojave tė diktaturės?Por vetėm kaq! Dhe tė mos harrojmė , pasi muarėm shėmbull ish Republiken Demokratike te Gjermanisė, se ish udhėheqja komuniste atje, e nisi ndėrtimin e Murit nė kufi me Berlinin Perėndimor, mė 13 gusht 1961, pėr tė ndaluar ikjen masive  tė njerėzve ne Perėndim. Dhe ai mur qėndroi pikėrisht 28 vjet, deri mė 9 nėntor 1989, datė ku ndarja e Gjermanisė mori fund. Pėrgjatė gjithė atyre viteve gjetėn vdekjen 133 persona. Ja pra, per 133 njerėz tė vdekur, sot hetohen 172 kilometer dokumente, ndėrkohė qė nė Shqipėrinė e vogėl sistemi ka vrarė e persekutuar 1000 000 njerėz. Edhe Pol Poti, krimineli i pashėmbullt i njerėzimit, vrau 2.000. 000 kamboxhianė  nė njė popullsi prej mė shumė se shtatė milionėshe.

Termi fashist, nė mos gabojmė, rrjedh nga Roma antike, ku njė sasi shufrash hekuri, tė lidhura bashkė, simbolizonin unitetin e popullit, ndėrsa sopata me majė tregonte udhėheqėsin. Por mė egėr se Musolini nė Itali mė 1922, se nacionalsocialisti Hitler nė Gjermani, se lėvizja ‘Kryq-Shigjeta’ nė Hungari apo falangistėt nė Spanjė a stalinistėt nė Rusi, u materializua totalitarizmi njerėzor nė Shqipėri. Cilėt janė sot ish kundėrshtarėt e diktaturės, pra latifondistėt, djathtistėt, kunėr revolucionarėt, borgjezėt, pasi komunizmi shqiptar gjithė kėtė kastė e luftoi, asnjė familje komuniste apo spiunėsh nuk mund te martohej me dikė tė kastės tjetėr, njėlloj si nė Ligjet e NUREMBERGUT PER HEBREJTĖ.

 Gjithė kėtė klasė e mbyti praktikisht. Komunizmi reflektoi parajsė ndaj tė besuarve dhe kryqėzatė ndaj shoqėrisė sė kulturuar, qė i shpėrfilli utopinė.Por sot nuk kėrkohet vetėm shpėrfillje ndaj njerėzve me tė kaluar kriminale. Ata duhen goditur haptas, duhet tė  shkojnė para drejtesisė.

 Nėse ka njerėz qė trupi u kėrkon diēka, por nuk e dinė ēfarė, nuk ka popull pa vetedije historike. Jemi nė rrugė drejt Europės dhe Europa nuk ka nevoje per ‘drunj’ e ‘lakuriqė nate’.

Sokol Pepushaj

 

Velipoja ferr - parajsa turistike e Veriut

 

Sapo merr kthesen tek “Harku i Berdices” dhe nis rrugen drejt saj, Velipoja te prezantohet si nje “perle” turistike, por e fshehur pas maleve te shumta. Per ne shkodranet qe e njohim qe femije, kjo ide nuk na tremb, por per te huajt te cilet me shoqerojne ne kete fundjave, iu duket e pamundur qe pas me pak se 20-25 minutash do te perballen me nje nga plazhet me te virgjera shqiptare, por edhe me ate qe une ne ne syte e tyre, por ne kete shkrim do te quaj ferr- parajsa turistike e Veriut.

Aksi rrugor edhe pse i ndertuar vitet e fundit, ne shume segmente eshte ne gjendje mjaft te keqe dhe shenje e qarte e papergjegjshmerise apo e cilesise se dobet te punimeve te firmave kontraktore, por edhe e supervizoreve qe kane vene firmen, mbase duke futur ne xhep edhe ndonje “shuk” me para. Te huajt qe kam ne krah habiten kur u them se nuk jane mbushur akoma 10 vite nga pjesa me e vjeter e rruges, ndersa tashme shoferi duhet t’iu shmanget gropave apo edhe te ule marshet bashke me shpejtesine e levizjes. Qendra e Velipojes, aty ku ndodhen edhe zyrat e Komunes, eshte nje shembull i qarte i asaj se si nuk duhet te jete kjo zone turistike. Nuk eshte nderhyre asnjehere, madje nuk i eshte dhene boje asnje ndertese, ndersa vete komuna eshte e fshehur ne mes disa lokaleve dhe per ta arritur duhet te kalosh ne nje rrugice te ngushte qe te ze frymen. Kryekomunari, Nikoll Marku, i zgjedhur ne vitin 2005, na thane se ishte ne nje takim te rendesishem ne Tirane. Takim per thithjen e investimeve publike por edhe private ne Velipoje. Te huajt qe kam me vete ndjellin mire, teksa urojne qe te jete i vertete sigurimi i investimeve per kete komune, e cila deri tani u duket ne meshire te fatit. Arrijme shpejt ne hyrje te plazhit, ku ne perfundim te rruges, duhet te perballemi me nje segment jo vetem te paasfaltuar, por edhe me nje numer te jashtezakonshem gropash, te cilave nuk ke asnje mundesi tu shmangesh. Shoqeruesi nga Velipoja qe kemi me vete, vihet ne siklet por nxiton te me thote- qe une tu perkthej te huajve, se ka nje projekt per kete pjese, por do ta shohim ne nje tabele vetem pak metra me tej, thote velipojaku. Ne te vertete ashtu eshte. Tabela eshte pikturuar aq bukur, sa ngjan me gjithcka tjeter, me cdo pike turistike, por jo me Velipojen qe mund te jete pas disa muajve apo viteve. Kjo nisur nga gjendja qe na pane syte tane. Parkojme makinen dhe pasi sodisim sheshin kryesor, i cili nuk thote asgje ne pamjen aktuale, i drejtohemi bregut te detit. Rera nuk eshte shume e paster, por ndjehet se pas nje dimri te ashper, dikush duhet ta kete pastruar ate. Eshte nje dite mjaft e ngrohte dhe te huajt qe kam me vete, zbathin kepucet, heqin carapet dhe shijojne me kembet e tyre reren e Velipojes. Freskia e ajrit por edhe vija shume e gjate bregdetare, i terheqin mjaft, ndersa shprehen me superlativa per brezin e gjelber te pishave, por edhe bukurite e tjera natyrore. Syte iu ngelen edhe tek disa pallate te reja, te cilat per syrin tim si shoqerues, jane vertete te bukura. Te huajt, thuajse ne simfoni, shprehin habi per afersine e ndertimit te ketyre pallateve kaq prane detit. Madje, njeri prej tyre, per te me bindur, nxiton te me tregoje se deri ku ka mberritur uji i detit gjate dimrit. Une i them se tashme do te ndertohen ne te njejtin brez, edhe nje numer i konsiderueshem pallatesh te kesaj natyre. Vetem ndonje i lajthitur mund te kishte miratuar nje projekt te tille, duke rrezikuar jeten e te gjithe banoreve te tyre, me thote miku im i huaj. Ne Rimini, vijon rrefimin ai, nuk mund te te shkoje ne mendje dicka e tille, edhe pse jane bere disa studime jo vetem urbanistike por edhe sizmike. Nuk dija cfare te thoja, ti pergjigjesha. Dy here me pyeti se cili eshte personi qe po i nderton dhe po kaq here, mu desh ti thoja se nuk eshte nga Shkodra, per te evituar telashe te mundshme per veten por edhe per ndertuesin: ku i dihet ketyre te huajve! Nuk mund ne asnje moment ti thoja se nje plan urbanistik i miratuar ne vitin 2003, ne kete brez nuk lejon ndertime me shume se dy kate e gjysem. Nuk mund ti thoja se dikush, ka patur aq shume pushtet sa ka ndryshuar totalisht master- planin e Velipojes, madje duke siguruar edhe miratimin perkates nga baza deri ne KRRTRSH-ne e drejtuar nga kryeministri Berisha aktualisht. Megjithate, njerez prane ketij institucioni me kane thene se kryeingjinieri i KRRTRSH-se, nuk ka pranuar te firmose asnje dokument, nisur nga fakti i dhenies se lejeve te ndertimit per disa kate, duke shperfillur te gjitha studimet sizmologjike. Ne fakt, edhe po t’ia thoja te tilla informacione, do te kishte shume te veshtire ta konceptonte me mentalitetin e shtetit nga vinte. Te ndryshohet teresisht nje master- plan i nje zone turistike, per te mundesuar futjen brenda te disa ndertimeve, te miratohet ne te gjitha nivelet deri edhe tek kryeministri i vendit, por nga ana tjeter, te behet pengese nje kryeingjinier apo nje kryearkitekt- individ apo person thjeshte teknik. Me kete ritem dhe me te masakrim qe ka nisur dhe duket nuk do te frenohet, per 10 vite ne vend te kesaj bukurie natyrore, do te kete vetem beton dhe hekur, e mbylli biseden e tij i huaji.

Vaktin e drekes e konsumuam ne nje nga restorantet e pakta, sigurisht jo nga ato luksoze te veres, qe ato dite kishin hapur vetem per te ushqyer ata pak punetore qe ndertonin shetitoren e plazhit te Velipojes. Mund te duket e pabesueshme, por u pelqyen shume gjellet tona “me luge”, si pilafi, paqa por edhe tasqebapi. Gjithcka e shoqeruan edhe me raki tradicionale “shtepie” por edhe me vere te se njejtes “fabrike”. Per asnje cast nuk hoqen nga goja ceshtjen e ndertimeve apo bunkerizimit te Velipojes. Diskutonin jo vetem kete fakt, por edhe sigurine e jetes se atyre qe i blejne ato apartamente. I qanin hallin edhe pronarit, teksa u thoja se katet e fundit ne pallateve, pergjithesisht i bejne per vete. Teksa i thoja cmimet e shitjes se apartamenteve, qe sipas informacionit qe kisha dhe ua servirja, ishte nga 35.000- 55.000 euro ne varesi te siperfaqeve, hapnin syte te habitur nga tarifat e ulta per nje zone te tille turistike. Por njeri prej tyre, disi me te qeshur, leshoi nje batute duke thene se cmimi ne kete rast, ecen paralelisht me kercenimin serioz per jeten. Asnjeri nga ne qe ishim ne tavoline, nuk qeshi.

Ne oret e vona te pasdites, kur edhe dielli kishte lene kubene e qiellit, fuoristradat tona tona lane pas plazhin e Velipojes. Ne qender, shoqeruesi yne na tregoi me dore makinen e kryetarit te Komunes, i cili mesa duket ishte kthyer nga Tirana apo ku kishte qene. Te huajve ua vrau shume syte: ne realitetin e mjeruar te atij sheshi, makina luksoze dhe me targa te huaja te kryetarit, dukej si nje melodi e gezuar ne varrim. Mesa duket ne kete vend njerezit mendojne me shume per udhetimin se per qendrimin ne shtepite e tyre, tha njeri nga te huajt qe gjendeshin ne makine, ndersa nje veture sportive e viteve te fundit na parakaloi me shpejtesi ne drejtim te Tiranes, aty ku duhej te mberrinim pas nje shetitjeje ne veri. Nuk guxoja per asnje moment tu kerkoja pershtypjet e udhetimit, te cilin une e vete e quajta ferr- parajse....!

Albert Vataj 

 

Gėrdecokracia

 

Forca e shpėrthimit tė Gėrdecit ishte pasojė direkte e akumulimit tė njė sasie tepėr tė madhe municionesh. Pėr nga sasia vendndodhja dhe mėnyra, ky akumulim ishte vėrtet i paprecedentė. Njė sasi kaq e madhe municionesh, pranė njė zone tė banuar, nė shkelje tė rregullave minimale tė sigurisė, natyrisht qė do tė prodhonte njė shpėrthim tragjik. E paprecedentė ishte edhe lehtėsia e papėrballueshme me tė cilėn u krye ky veprim, qė nga ligji i miratuar nė Kuvend deri tek urdhėresat e ministrit tė Mbrojtjes.

Njė sėrė dokumentesh, qė sikurse na tregoi edhe Prokurorja e Pėrgjithshme, duke na e rindezur paksa besimin tek institucionet, flasin pėr shkelje flagrante dhe injorim tė plotė tė ligjit. Gjithēka ka ndodhur nė mes tė ditės, ditė mbas dite, pa hasur nė ndonjė kundėrshtim zyrtar nga administrata, segmente tė qeverisė apo nga opozita socialiste tejet e zėnė me konstruktivitet dhe monolog. E njėjta skenė ndodhi para pak kohėsh me Kushtetutėn e Shqipėrisė. Nė vend tė municioneve reforma kushtetuese vendosi tė akumulojė njė sasi tė paprecedentė pushteti nė duart e kryeministrit tė vendit dhe tė kryetarėve tė partive politike kryesore. Edhe pse duart e kryeministrave shqiptarė nė pėrgjithėsi dhe tė kryeministrit aktual nė veēanti, janė po aq tė papėrshtatshme pėr tė akumuluar kaq shumė pushtet, sa ē’ishte i papėrshtatshėm Gėrdeci pėr tė akumuluar municione. Ashtu sikurse nė Gėrdec, e gjitha kjo u krye me njė lehtėsi tė papėrballueshme; nė tri ditė u bė ajo qė nuk ish bėrė nė tre vjet; u ndryshua nė thelb Kushtetuta e Shqipėrisė. Njėsoj si nė Gėrdec, e gjitha ndodhi nė mes tė ditės, me mbėshtetjen e plotė tė opozitės, me vėnien nė rresht tė 115 deputetėve dhe me shumė pak zėra kundėr nga brenda karabinasė politike qė quhet parlament.

Nuk ėshtė se me amendimet qė iu bėnė Kushtetutės demokracia shqiptare ka marrė fund, pavarėsisht shqetėsimit tė drejtė tė shprehur nga aktorė tė ndryshėm nė sferėn publike. Pėr momentin ajo thjesht ėshtė kthyer nė njė Gėrdecokraci, pra nė njė sistem politik qė rrezikon tė shpėrthejė. Kjo ėshtė e pashmangshme pėr sa kohė njė lėndė plasėse si pushteti pėrqendrohet jashtė ēdo rregulli dhe precedenti nė njė palė duar problematike, qofshin kėto tė Berishės sot apo tė Ramės nesėr. Reformat qė iu bėnė Kushtetutės synojnė qė tė blindojnė si pushtetin e kryeministrit, ashtu dhe atė tė kryetarit tė partisė, duke eliminuar ēdo grupim politik, si brenda shumicės, ashtu edhe brenda opozitės, duke dobėsuar ēdo institucion politik jashtė kryeministrit si Presidentin apo institucionet kushtetuese qė varen prej tij. Kjo mani pėr tė akumuluar dhe blinduar pushtetin si tė kryeministrit, ashtu edhe tė kryetarit tė opozitės, rrezikon tė bllokojė vetė procesin politik. Ajo rrezikon tė eliminojė shkarkimin e tensioneve dhe pakėnaqėsive nėpėrmjet kanaleve dhe procedurave parlamentare apo partiake. Pėr pasojė, kėto pakėnaqėsi do tė akumulohen nė vazhdimėsi pa mundur tė shkarkohen diku. Sistemi politik do tė bėhet gjithnjė e mė pak pėrfaqėsues, teksa futja apo krijimi i aktorėve tė rinj nė treg ėshtė vėshtirėsuar nėpėrmjet proporcionalit rajonal, qė garanton “me dhunė” unitetin e partisė dhe pushtetin e kryetarit. Nė kėto kushte pakėnaqėsia do tė akumulohet bashkė me pushtetin derisa t’i vėnė flakėn njėra-tjetrės, duke hedhur nė erė sistemin.

Natyrisht qė nga palėt politike, njėra do tė dėmtohet mė shumė nė kėtė shpėrthim, ndonėse askush nuk do dalė pa plagė, tamam siē ndodhi nė Gėrdec. Ndryshe nga Gėrdeci, le tė shpresojmė se nga ky shpėrthim politik nuk do tė dėmtohen qytetarėt, tė cilėt as nuk e kanė votuar kėtė sistem.

Nga: Blendi KAJSIU

 

ENVERI  DEMOKRISTIAN

 

Shkodra bastioni i Partise Demokristiane e jo vetem bastioni por vendi ku u projektua dhe u themelua PDK, Shkodra qe ende ruan te pashlyer e te paharruar kontributin e Nikolin Pavacit, Ndrek Bazhdarit, Karlo Cefes, Gjergj Livadhit, Skender Fushes, Xhorxh Kacarrozit, Dr.Kol Nukut, Xhulio Zefit, Ndreke Ndocit, Fran Dashit, Kanto Zagorianit, kryetarit tone te pare te komunes Velipoje Mark Matusha, Liliana Rrogullimes, ish nenkryetarit te palodhur Rrok Kurti, penes se mencur te Mark Bregut e plot e plot te tjereve demokristiane qe i rujt e i bekofte zoti mbasi i sollen PDK-se ne Shkoder 8000 vota duke e renditur forcen e trete politike, shehin sot se si PDK-ne e ka zaptuar Enveri demokristian me byrone e tij politike.

Po cfare fituan demokristianet ne Shkoder,themeluesit e PDK-se pervecse kenaqesise shpirterore. Ata asnjehere nuk moren ate qe merituan.Te vjen mire qe sot demokristianet shkodrane perfaqesohen ne qeveri me ZvMinistrin e Integrimit Zef Bushatin,me Zvministrin e Jashtem Anton Gurakuqi,ne parlament me deputetin Tom Doshi e Pashk Ujka me te cilet duhet ti forcojne lidhjet dhe bashkpunimin per tu pergatitur per zgjedhjet e ardhshme e per te pastruar PDK-ne nga Enveri Demokristian e nga enveret e tjere te ardhur nga partia e Paskal Milos.

Shume shpejt ne Shkoder do te takohen miqte demokristiane te cilet kane punuar se bashku per ti dhene jete dhe emer PDK-se, atehere kur nuk kishte celulare,televizione,gazeta,makina,por kishte nje ideal te paster,te bardhe e te palekundur demokristian.Atehere kur u betuan se do te krijojne nje parti pa ish komunista e ish bashkpuntore te sigurimit.

Kush e mendonte se do te vinte nje dite mbas 14 vitesh jete te PDK-se qe nje grup ish komunistesh te udhehequr nga Enveri do te “braktisnin” partine e Paskal Milos per te uzurpuar Partine Demokristiane dhe per te realizuar skenarin komunist, per te eleminuar nga skena politike partine me anti komuniste me vlerat me te medha te civilizimit e te qyteterimit europian.Kush e mendonte se Enveri komunist do te behej nje dite Enveri demokristian (30 vjet komisar i brigades ne vlore) dhe do te bente ligjin brenda e ne seline e demokristianeve per ta shndrruar edhe kete parti nga anti komuniste ne parti socialiste, per ta shdrruar nga nje parti qe pasqyronte te bardhen e spektrit politik ne nje parti me ngjyre portokalle social kristiano-komuniste.

Demokracia brenda rradheve te partise,respektimi me rigorozitet i programit dhe i statutit te partise,vlersimi mbi bazen e kontributeve,e plot elemente te tjere u zevendesuan nga Enveri me diktature komuniste duke e konsideruar PDK-ne si pronen e nje individi apo te nje grupi njerezish. PDK nga nje Parti me nje demokraci te gjere kontributesh u shendrrua ne nje parti e sekretarit te byrose politike,e komisarit te batalionit, e te brigadave te Enverit.

Por Enveri demokristian shpejt do te raportoje perpara antaresise se PDK-se per cdo veprim qe ka kryer,qofte ky politik apo financiar te PDK e cila financohet nga shteti me mbi 150 milione leke(te vjetra) ne vit.Edhe per shpenzimet e Enverit dhe rrogen e tij 800 mije leke ne muaj do te kerkohet transparence dhe raportim ne forumet drejtuese te partise madje dhe marrja e vendimit per destinacionin e shpenzimeve, mbasi keto jane leket e partise. Po keshtu do te diskutohen me transparence e brenda forumeve edhe cdo propozim per emrimet e rreth 69 drejtoreve e dhjetra nepunesve te tjere ne administraten shtetrore qe nuk erdhen nga rradhet e demokristianeve por u thirren nga Enveri demokristian prej rradheve te socialisteve te Metes e Milos per te realizuar skenarin e socializimit te PDK-se.

 Sa mjeran te duket enveri komunist i konvertuar ne demokristian ne misionin e tij,sa mjerane te duket strategjia e tij perballe qendreses gjysem shekullore te demokristianeve antikomuniste shqiptare. Pavaci,Cefa,Bazhdari u torturuan ne burgjet komuniste,me dhjetra ideliste demokristian te cilet u bashkuan rreth bastioneve demokristiane ne Shkoder e Lezhe,ne Tirane e Vlore,ne Korce e Mirdite ne te gjithe Shqiperine jane betuar qe do ti ruajne te pastra idealet demokristiane. Durimi mbaroi dhe tani po i vjen fundi Enverit komunist demokristian dhe byrose se tij politike.

Zef Bushati

zv/Ministėr i transportit

 

PD-PS dhe tė tretėt

 

Marrėveshja PD-PS pėr reformėn zgjedhore dhe ndėrhyrjet kushtetuese, ka qenė nė fokusin e kritikave tė aktorėve tė tjerė politikė, kryesisht tė partive tė vogla, pasi kjo marrėveshje ėshtė parė si njė marrėveshje kundėr tė tretėve. Pavarėsisht faktit se ka njė teprim me theksimin e kėtij rreziku, e vėrteta ėshtė se kjo marrėveshje mund tė shihet edhe si njė marrėveshje kundėr tė tretėve Po kush janė tė tretėt e rrezikuar nga kjo marrėveshje?

Sė pari, LSI-ja. Ėshtė fare e qartė se PS-ja dhe Rama me kėtė marrėveshje kėrkon tė kufizojė mundėsitė pėr zgjerim tė LSI-sė brenda spektrit tė majtė.

Prej kohėsh, LSI-ja ėshtė shndėrruar nė njė formacion politik brenda sė majtės, qė bėn njė presion tė konsiderueshėm tek PS-ja, presion ky jo vetėm elektoral, por edhe programor. Edi Rama e ka futur PS-nė nė njė proces reformimi, proces qė synon shndėrrimin e PS-sė nga njė parti tradicionale ideologjike nė njė parti elektorale, gjė qė natyrisht ėshtė e domosdoshme, por bart edhe rreziqe. Rreziku kryesor ka tė bėjė me faktin se nė kėtė proces reformimi, Partia Socialiste nė pėrpjekje pėr t’iu pėrshtatur ndryshimeve socio-ekonomike qė kanė ndodhur nė Shqipėri nė kėto 15 vjet, do tė kėrkojė qė ta shtrijė bazėn e saj elektorale nė shtresa dhe grupe shoqėrore tė tjera, duke humbur njė pjesė tė bazės elektorale tradicionale. Kjo kategori mund tė jetė e pakėnaqur ndaj ndryshimeve tė mėtejshme tė PS-sė dhe mund tė joshen nga LSI, e cila fare mirė si parti e majtė mund tė shėrbejė si njė lloj strehe pėr tė pakėnaqurit.

Ėshtė kjo arsyeja pse prodhohet njė sistem zgjedhor pervers, i cili reflekton mė tepėr intuitėn matematike tė Kastriot Islamit, se sa intuitėn e profesionistėve tė ēėshtjeve elektorale apo problematikėn elektorale nė Shqipėri. Por nėpėrmjet sistemit tė ri elektoral Rama godet edhe disa tė tretė tė tjerė. Tė tretėt e tjerė janė Nano (nė rast se ai ka ende dėshirė dhe forca pėr t’u marrė me politikė), dhe kundėrshtarėt potencialė brenda partisė. Sistemi i ri zhduk thuajse ēdo “rrezik” oponence brenda partisė, pasi kryetari i partisė shndėrrohet nė njė lloj figure tė gjithėfuqishme nga varen fatet politike tė gjithė figurave tė partisė. Me njė kontroll tė mirė tė strukturave tė partisė, ai mund tė zhdukė ēdo kundėrshtar nga listat e kandidimit pėr deputet. Ndėrkohė qė Berisha me marrėveshjen e fundit kėrkon tė dėmtojė kryesisht Presidentin Topi. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr propozimin gjenial tė Trashanit, pėr ta shndėrruar institucionin e Presidencės nė njė institucion pa kurrfarė peshe. Ėshtė fjala pėr faktin se ai i ndėrmerr reformat kushtetuese pa u konsultuar fare me institucionin e Presidencės, qė ėshtė bashkė me Gjykatėn Kushtetuese njė nga institucionet kryesore qė garantojnė Kushtetutėn e vendit. E parė nė kompleks, strategjia e fundit e Berishės kėrkon ta shmangė Topin si njė pol centėrzues tė opozitės sė brendshme ndaj Berishės, ose si njė alternativė ndaj Berishės. Por reforma e re ėshtė jo vetėm kundėr zotit Topi dhe institucionit qė ai pėrfaqėson, por edhe kundėr ēdo prirje kundėrshtuese brenda partisė.

Rasti i tėrheqjes sė deputetėve nėnshkrues tė kėrkesės pėr votimin popullor tė presidentit, tregon se te deputetėt qė tani ka filluar tė japė efektin skema e re elektorale qė do tė zbatohet. Kundėr vullnetit tė kryetarit tė partisė askush nuk mund tė kandidojė, kėshtu qė asnjė rezistencė kundėr vendimeve tė tij. Nga ana tjetėr, ai ėshtė edhe njė masė preventive ndaj partizave aleate, tė cilat me sistemin e ri shėrbejnė si njė depozitė rezervė votash pėr dy partitė e mėdha. Ėshtė e qartė pra, se marrėveshja pėr reformat, nė vend qė tė ishte njė marrėveshje rregulluese, ėshtė njė marrėveshje kundėr tė tretėve. Tė tretėt janė tė zemėruar. Por vetėm kaq. Edhe pse PD-PS prishin punė si kur janė nė konflikt, si kur bėjnė marrėveshje, tė tretėt duhet tė binden, tė nėnshtrohen. Siē i nėnshtrohen fatit. Dhe fati ėshtė shpeshherė i padrejtė.

Mark MARKU

 

18 PRITJE! PĖR NJĖ TĖ DREJTĖ

 

Prej 18 vitesh ndodhet nė pritje tė njė pėrgjigjeje nga autoritetet e Ambasadės sė SHBA, por akoma nuk e ka marrė atė. Kanto Zefi nga Shkodra ėshtė 43 vjeē dhe ėshtė rritur pėrmes mundimesh e vuajtjesh tė panumėrta nė vitet e diktaturės. Nga viti 1983 deri mė 1990 ka si pikėsynim tė tijin arratisjen nga Shqipėria pėr tė gjetur lirinė e munguar, ku nė mendje i ngelet SHBA. Vendimi i Qeverisė sė atėhershme pėr ndėshkimin e atyre qė kalonin kufirin duke i internuar e burgosur familjet, apo duke mos kursyer as plumbat ndaj atyre qė tentonin tė largoheshin nga Shqipėria, vendim qė solli mjaft viktima nė kufi, bėri qė Kanto Zefi tė frenohej nė objektivin e tij. Nė vitin 1989 ai ikėn pėrmes kufirit tė Republikės Federale tė Jugosllavisė pasi vetėm pėrmes Ambasadės sė SHBA nė Beograd mund tė realizohej ėndrra e tij.  Pėr vėshtirėsitė e ikjes sė tij tregojne dėshmitarė okularė, ku Kanto Zefi qėndron i rrethuar nga ushtria pėr tre ditė dhe tre netė dhe arrin nė anėn tjetėr i ndihmuar nga Zoti.  Nė ish-Jugosllavi i nėnshtrohet tė gjithė rregullave e procedurave pėr tė shkuar nė Ambasadėn e SHBA, por autoritetet Jugosllave nuk ishin dashamirės me shqiptarėt dhe xhelozia pėr faktin se po i pranojne SHBA, i pengonin. Kėta autoritete i merrnin pėr tė punuar refugjatwt shqiptarė, nė ato ditė kur vinin pėrfaqėsuesit e shtetit amerikan pėr t’i marrė nė intervistė. Kalonin ditėt e caktuara, dhe rradha e tė interesuarve kapėrcente ato qė tė penguar qėllimisht nga jugosllavėt nuk mund ta bėnin kėtė. Emri harrohej nga inspektorėt e kampit ku ndodheshin shqiptarėt nė Padinsaskela, Beograd. Pas gjithė mundimeve, sakrifice dhe ankthit tė pėrjetuar nga autoritetet jugosllave, qė pranonin kompromentime nga ato qė kishin para vetėm pėr tė kaluar rradhen e intervistės, Kanto Zefi arrin ta japė atė mė 1990. Presionet pėr tė hequr dorė nga qėllimi pėr tė shkuar nė SHBA, ishin tė ndryshme, duke u thėnė se nuk do ju pranojnė se do hiqeni nga kampi, po ndryshoni mendje. Megjithatė, Kanto Zefi nuk tėrhiqet, por pritja ėshtė e gjatė dhe pėrgjigje nuk merr. Jugosllavėt e kthejnė nė Shqipėri jashtė dėshirės. Tenton tė ikė dhe tre herė tė tjera, por jugosllavėt e kapin nė kufirin e tyre, e burgosin dhe e rikthejnė. Kanto Zefi akoma dhe sot nuk i ka humbur shpresat se do marrė pėrgjigje pėr intervistėn e dhėnė nė vitin 1990 nė Ambasadėn e SHBA nė Jugosllavi. Ai beson se njė shtet si SHBA nuk i shkel tė drejtat e njeriut dhe ka pritur pėr pėrgjigje. Shpėrbėrja e Republikės Federale tė Jugosllavisė bėri tė pamundur shkuarjen e tij tek Ambasada e SHBA nė Beograd ku dhe ishte intervistuar, ndėrsa njė Ambasadė e tillė u hap dhe nė Tiranė. Ai kėrkon nga autoritetet e kėsaj Ambasade t’i japin zgjidhje kėrkesės sė tij tė harruar dhe njė tė drejte tė mohuar.                                                          

Vasel Gilaj

 

Kalvar persekutimi

 

Si asnjė vėnd tjetėr nė Botė, Shqipėria u bė shėmbull i pashoq i krimeve komuniste. Nėse dikush kapėrcente kufirin pasi nuk mund tė duronte persekutimin, atėhere gjihtė tė afėrmit shpalleshin ‘armiq’ tė pushtetit popullor. Kėshtu, nė verėn e vitit 1990, Mark Gjuraj nga fshati Pentar i zonės sė Dajēit, (sot komuna Dajē),kalon kufirin shtetėror, duke lėne pas nje kalvar tė gjatė vuajtjesh pėr tė afėrmit. Vėllai i tij Tomė Luigj Gjuraj,provokohej nga ish sigurimi i shtetit diktatorial dhe kėrcėnohej me burg apo internim. Kėshtu qė, megjithėse me rrezik pėr jeten, Tomė Gjuraj, nė dhjetor tė vitit 1990, me njė grup antikomunistesh, pasi nuk kishin ēfarė tė humbnin me shumė se jetėn qė tė rrezikuar e kishin, krijuan seksionin e Partisė demokratike nė fshatin Pentar dhe organizuan njerezit pėr njė Shqipėri pa diktaurė. Njė anėtar e veprimtar demokrat si ky, u vu ne shėnjestėr pėr tu vrarė. Nė tė vėrtetė shumė shokė tė tij sot janė nė dhe. Bile mė 2 prill 1991 nė mes tė qytetit komunistėt pushkatuan nė sy te mbi 70 000 protestuesve paqėsor Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun e Besnik Ceken si dhe plagosėn 63 persona e rrahen e dhunuan qindra tė tjerė, duke pėrdorur jo vetėm armėt e zjarrit, por edhe tanket. Edhe demokrati Tomė Gjuraj ishte futur  nė rreth tė kuq, kjo edhe sipas dėshmisė zyrtare, me firmė e vulė qė gazeta ruan nė dosjen e vet, tė kryetarit tė partisė demokratike pėr Shkodrėn, qytetit mė tė persekutuar nė Shqipėri, qytetit ku diktatura kishte pushkatuar 63 priftėrin tė pafajshėm. Njė aspirues i vėrtetė i vlerave pėr demokraci, nė tė gjitha votimet, Toma shquhet si aktivist i PD-se, si komisioner nė qėndra votimi, duke mbrojtur votėn qė shumė herė e manipuluan socialistet deri me dhune, duke vrarė edhe komisionerė. Megjithatė, kėrcėnimet ishin shumė serioze, sidomos pas vitit 1997.Pikėrisht mė 24 qershor 1997, si vėzhgues i PD-sė nė fshatin Pentar,nė ruajtje tė votės sė shenjtė, pasi nuk pranon pazaret e ofruara, e dhunojnė fizikisht perfaqėsuesit e PS-sė. Sipas njė dokumenti zyrtar me firmė e vulė tė kryetarit dhe sekretarit tė PD-sė Shkodėr, por edhe sipas fakteve tona tė mbledhura, mė 23 qershor 2001, ėshtė keqtrajtuar duke e rrahur kafshėrisht pranė qėndrės sė votimit nė Dajē, teksa bėnte fushatė pėr partinė demokratike, anėtar e veprimtar i sė cilės ishte qė nė krijimin e saj, nga mbėshtetės tė partisė socialiste dhe policia, patericė  e  PS-sė. Tė nesėrmen, mė 24 qershor 2001, tre policė e rrahin duke i nxirė syrin dhe duke i thyer mjė dhėmb, bile atė ditė ėshtė arrestuar dhe mbajtur nė stacionin e policisė disa orė. Ky nuk ishte rasti mė i keq. Kėrcėnime tė shumta e serioze pėr jetėn e shoqėrojne ne vazhdimėsi, deri sa nuk pėrballon mė shumė, por gjen mundėsinė dhe largohet nga vendi qė aspiroi per tė instaluar drejtėsi. Kjo ėshtė e vėrteta e hidhur e njė demokraati, i cili si shumė tė tjerė merr rruget teper tė mundimshme te braktisjes sė vėndit tė vet, vetėm per tė shpėtuar jeten.

Ndue Bacaj

 

Jo thjesht koment... PSE DUHET TE MERAKOSEMI PER “TE VEGJLIT”!?

 

Nuk jam dakort asnjehere me “fjalen e urte” qe jo rradhe perdorim ne bisedat tona: “Me mire m...t, se i vogel”! I nis keshtu keto rradhe, sigurisht duke ju kerkuar ndjese lexuesve te cilet e kuptojne se cfare duhet vendosur ne vend te pikave. Megjithate, “ne driten e antaresimit ne NATO por edhe BE”, “te vegjlit” kane dhe duhet te kene nje pozicion te privilegjuar, edhe nese nuk arrijne ta marrin apo fitojne vete. Me termin “te vegjel”, natyrshem nuk mund te personifikohet thjeshte diferenca ne moshe dhe madhesi e nje individi apo kategorie, por edhe ata qe bollano- mania i konsideron vend e pa vend si pakica te cdo natyre.

E per te hyre natyrshem ne tematiken me te rendesishme te ketyre diteve, nuk mund te rri pa permendur edhe faktin mbipopullimit partiak te realitetit shqiptar te pas viteve ’90. Nje realitet i tille, ishte prova e lulezimit te demokracise shqiptare, ku rreth 2.5 milion banore brenda kufinjeve shteterore, kishin mundesi te zgjidhnin ne mes me shume se 70 alternativave politike. Nuk eshte gjetje mediatike koncepti i partive me “nje furgon elektorat”, te cilat arrijne deri atje sa te perfaqesohen ne Kuvend edhe me deputete. Nuk eshte shpikje e mediave as edhe “Dushku elektoral”, por as edhe “kandidatet e pavarur, por te ngjyrosur”, sic nuk ka pergjegjesi per ndryshimin e here pas hershem te sistemit dhe kodit zgjedhor, per te ardhur deri tek i fundit: sistem proporcional rajonal!

Ne gjithe kete “zallamahi” mediat, sigurisht per arsye shitjesh, kane vetem nje “gjynah”: ate te merakosjes me sume se duhet per fatin e subjekteve te vogla politike, te cilave ne menyre paradoksale iu lihen faqet e para dhe kryetitujt e gazetave, apo edhe kronikat kryesore te rubrikave informative ne TV e radio. Ne sillemi ne kete menyre paradoksalisht, sikur te mos jemi pjese objekt- subjekt i ketij realiteti, sikur te mos kemi percjelle e analizuar ate realitet prej mese 15 vitesh cdo dite e vit, sikur te mos kemi qene pjese e tavolinave ku jane zbardhur edhe skema te funksionimit dhe te ndertimit te subjeketeve te vogla politike, sikur te mos e dime se pervec sherbimit qe u bejne kryetareve te perjetshem “te vegjlit” jane ngastra te mira per te punesuar te pergjedhur te shefave te cilet natyrisht marrin perqindjet, sikur te mos  e dime se historikisht ato kane ecur duke qendruar “nen sqetullen” e te medhenjeve, thjeshte per hir re pluralizimit qe nuk duhet te konceptohet me si ne vitin ’90.

Tashme, me shume se standartet e sistemit politik, qytetareve iu interesojne ose duhet tu interesojne, standartet ekonomike, per permiresimin e te cilave nuk kane asgje ne dore subjektet e vogla. Koalicioni me i fundit ne pushtet, eshte nje shembull i qarte, ku pike per pike po zbatohet programi i Partise Demokratike, ndersa programet e tjera te subjekteve qe ndertojne qeverine, pervec ngjashmerise te tejskajshme me ato te partive te medha, aty ku kane ndryshime- nuk mund ti implementojne. Te sjellim ne vemendje thjeshte ceshtjen e pronave apo edhe te te persekutuarve politike! “Torta elektorale” nuk eshte aq e madhe ne vendin tone qe ne ndahet ne mes 12-13 partive politike, aq sa eshte numri i subjekteve te futura apo te krijuara gjate kesaj legjislature ne Kuvend. Nga ana tjeter, nese eshte normale qe “te medhenjte” te krijojne parti- bijeza, nuk eshte logjike qe kjo te ndodhe tek partite e vogla dhe mesazhi eshte shume i qarte: “te vegjlit” jane limane ku ankorohen perkohesisht individe apo grupime, te cilet ne emer te demokracise, realizojne thjeshte interesat e tyre. Vetem ne kete legjistalure, ka patur levizje te cuditshme nga “te medhenjte” tek te “vegjlit” ose brenda vete kesaj kategorie partish nga njera tek tjetra. Sigurisht, askush nuk e beson me “fabulen” e mungeses se demokracise se brendshme te partive, as edhe bindjen se brenda nje muaji apo 6 muajsh, kalon nga opozita ne mazhorance ne respekt te bindjeve te atyre qe te kane dhene voten apo pse kujtohesh se genetikisht nuk i perket asaj partie qe te dha nje vend ne Parlament.

Ne cdo vend demokratik, demokracia ne fund te fundit, konvertohet ne numra, te cilat jane rezultat i mbeshtetjes qe elektorati te jep kur i paraqet alternativen bashke me kerkesen per te te votuar. Jam i sigurte qe ne keto 17 vite, asnjehere zgjedhjet nuk i kane arritur standartet e duhura dhe te kerkuara nga organizmat nderkombetare. Asnjehere nuk kemi qene te sigurte qe votat tona, kane shkuar tek ato parti qe ne i kemi nisur. Ne asnje pale zgjedhje nuk jemi te sigurte se numerimi i votave ka qene i sigurte, ashtu sic edhe vete partite e vogla jane te bindura se asnjehere nuk i kane “matur muskujt” e tyre perballe elektoratit realisht. Eshte e qarte se perfaqesimi ne legjislativ (kuvend) ka qene pjelle e aleancave te cuditshme me te “medhenjte”, futjes se emrave ne listat e tyre, apo permes dhurimit te votave proporcionale ne favor te partive te vogla. Shembulli me domethenes eshte PAA e Xhuvelit, e cila huri ne Kuvend me “Dushkun socialist”, ndersa deputetet perfunduan ne mbeshtetje te mazhorances demokratike.

Me ndryshimin e sistemit ne proporcional rajonal, partite e vogla natyrshem kane mundesi te mbijetojne perseri. Rruget jane disa, por me te mundshmet jane vetem tre: te provojne “muskujt” e tyre te pavarur ne qarqet e Shqiperise, ti atashohen “te medhenjeve” ne formen e nje koalicioni te djathte ose te majte, ose te grupohen se bashku sipas programeve dhe opsioneve qe kane. Nese ato se bashku, kane nje mbeshtetje ne elektorat deri ne masen 30%- sic deklarohen, shume mire mund te kthehen ne nje faktor te rendesishem qeverisjeje, perjashto rastin e pamundur nese PD dhe PS do te vendosin te bashkeqeverisin dhe ato dalin “jashte loje” perfundimisht. Qofte “te vegjlit e majte” por edhe “te vegjlit e djathte”, mund te sigurojne- sipas bindjeve te tyre, jo me pak se 15% sejcili grupim. Dhe ne rastet e ardhjes ne pushtet, u takon te marrin jo me pak se 1/3 e vendeve ne qeveri dhe ne nivele te tjera perballe PS apo PD-se. Ka edhe nje alternative tjeter, ate te ridimensionimit territorial te subjekteve te vogla, duke u mbeshtetur fort ne gjera konkrete, qe i interesojne rajoneve te ndryshme te vendit, me strategji konkrete per te fituar besimin e elektoratit te interesuar direkt. Shembulli me i qarte eshte Lega Nord ne Itali por edhe Levizja per Autonomi ne te njejtin shtet, te cilat tashme jane ne qeverisje me Silvio Berluskonin.

Pas mese 17 viteve demokraci, ka ardhur koha qe femijeve tane, te mos u tregojme perseri sic na treguan ne ne ’90-en, perrallen e “demokracise pluraliste”, te cilen jo vetem nuk e besojme me ne, por as edhe ata qe linden pas vitit 1990 dhe sot jane 17-18 vjecare. Shqiperia dhe shqiptaret duhet te synojne tashme te tjera standarte, ato te rritjes se mireqenies per te kerkuar rrezimin e qeverive dhe mazhorancave nese inflacioni rritet 1% apo kur cmimet rriten 3% dhe jo kur nje parti e vogel “i heq tullat” e themelit nje koalicioni parazgjedhor. Eshte ky mentaliteti qe duhet te mbizoteroje ne nje vend komb-formues i Evropes dhe ne prag te antaresimit ne NATO dhe ne BE. Perndryshe, edhe pas zgjedhjeve te vitit 2009, nese nuk do te kete me heret, do te vazhdojme te shqetesohemi per fatin e “te vegjelve”, me shume se per fatin tone individual.

Blerti DELIJA

 

KRAJA: EMIGRANTET SHQIPTARE KANE TE DREJTE TE VOTOJNE!

 

Presidenti i Lidhjes nacionale shqiptaro-arbėreshe (LNSHA), njėherėsh dhe kryetar i kryesisė sė Lidhjes Botėrore tė Diasporės Shqiptare (LBDSH), Alban Kraja nė njė intervistė flet pėr situatėn mbarėshqiptare

 

Jeni President i LNSHA-sė dhe kryetari i kryesisė se LBDSH-sė. Keni kėrkuar krijimin e njė lobi tė fortė mbarėshqiptar. Si po ecėn puna nė kėtė drejtim? Deri ku ka mbėrritur kjo kėrkesė?

LNSHA-ja ėshtė shndėrruar prej vitesh udhėheqėse patriotike, morale dhe kulturore e shqiptareve tė Italisė. Aktivistėt e saj nė mbarė gadishullin Apenin, pėrpiqen dita ditės nė dobi tė afrimit dhe bashkimit tė shqiptarėve mes tyre, por edhe me ato me prejardhje tė tillė, arbėreshėt. Pikėrisht kėta tė fundit janė shembulli mė i shkėlqyer i integrimit por jo asimilimit nė njė vend mik, duke ruajtur me krenari e pėr shekuj me radhe gjuhėn, kulturėn dhe traditat e vendit tė shqiponjave, Shqipėrisė. Nė kėtė aspekt, ato pėrbėjnė njė pikė referimi pėr mbrojtjen dhe konservimin e origjinės jo vetėm tė rreth gjysmė milioni shqiptarėsh qė banojnė aktualisht nė Itali, por edhe pėr tė gjithė shqiptarėt e tjerė kudo qė ato jetojnė. Nė sajė nenit 245 tė Ligjit mbi tutelėn e minorancave gjuhėsore historike nė Itali, tė miratuar mė dy maj ’01, arbėreshėt prej shtatė vitesh konsiderohen nė tė gjitha efektet minoritet dhe ushtrojnė e mėsojnė dy gjuhėsinė, pėr herė tė parė pas disa shekujsh, bazuar nė njė dispozitė ligjore. Kėtė eksperiencė prosperiteti tė komunitetit shqiptar nė Itali, ne po pėrpiqemi tė “eksportojmė” dhe nė komunitetet e tjera shqiptare nė Evropė e mė gjerė pėr tė bėrė tė mundur bashkim-vėllazėrimin tonė nė njė Lob tė fortė shqiptar, tė aftė jo vetėm pėr tė ndikuar nė mbėshtetjen ndaj ēėshtjes shqiptare tė shteteve ku ato jetojnė, por qė dhe nė njė tė ardhme jo tė largėt tė bėhen pjesė aktive e zgjidhjeve tė problematikave qė shqetėsojnė sot hapėsirėn mbarėshqiptare. Ndaj kemi propozuar qė shqiptarėve me banim nė Diasporė tu krijohet mundėsia qė ato tė votojnė dhe tė pėrfaqėsohen me kandidatėt e tyre nė parlamentet respektive. Pėr kėtė qėllim si dhe pėr tė pasur akoma mė shumė shtrirje e zė tė unifikuar, LBDSH ka aderuar sė fundi nė Lidhjen Shqiptare Botėrore (LSHB) dhe sė bashku kanė nė kantier njė sėrė projektesh ambicioze pėr bashkimin dhe forcimin e Diasporės shqiptare duke ndjekur dhe shqyrtuar me vėmendje eksperiencėn e pasur tė lobit hebre. Njė lob i fortė shqiptar ėshtė vetėm nė dobi tė Kombit tonė.

Ne ē’gjendje janė shqiptarėt sot dhe me ēfarė syri shihen ata nga tė tjerėt?

Me lejoni t’ju them qė ne shqiptarėt jemi populli mė unik, mė altruist, mė autokton i mbarė Evropės. Jemi tė vetmit qė ruajmė e kultivojmė me fanatizėm akoma sot gjuhėn mė tė vjetėr tė kontinentit tonė. Krejtėsisht tė pandryshuar nė bazėn e sajė, aq sa gjuhėtari i shquar italian Fr. Ribezzo arriti tė pėrkthejė, bazuar nė shqipen e sotme, rreth 300 shkrime mesapike tė zbuluara nė nėntokėn e Pulias nė Itali e tė shkruara nga fisi ilir i mesapėve rreth shek. IV para erės sonė. Njė konstatim i tillė nga Ribezzo bėn qė datimi i shkrimit tė parė shqip tė s’postohet, nga ai i njohuri zyrtarisht, me rreth 19 shekuj. Por fatkeqėsisht, shumė nga akademikėt tanė, tė “kapur” prej dekadash nga klanet antishqiptare, heshtin. Sigurisht, dinamizmi i Diasporės pėr vite me radhė ka ndikuar sė tepėrmi dhe nė pėrmirėsimin e imazhit tė shqiptarit nė sytė e tė tjerėve e sidomos kėto kohėt e fundit ka ndikuar pozitivisht dhe nė pozicionimin e perėndimit pro kauzės shqiptare nė Ballkan. Diaspora shqiptare sot gėzon shėndet tė plotė e prosperon anė e kėnd globit. Kjo falė gjenialitetit tė pėrshtatjes tė shqiptarėve si popull nė ēfarė do kushti e situate. Kujtojmė qė vetėm nė Itali zhvillojnė aktivitetin e tyre ekonomik 38.721 firma private me pronarė shqiptar e nė universitetet mė tė mira tė gadishullit Apenin studiojnė aktualisht e dallohen pėr rezultatet e tyre tė larta 5.825 studentė shqiptar. Nuk ka dyshim qė sė fundi, imazhi i shqiptarit ka filluar tė pėrmirėsohet ndjeshėm nė sytė e tė tjerėve ndonėse na mbetet akoma shumė pėr tė bėrė.

Sigurisht qė e ndiqni situatėn dhe nė Kosovė e Maqedoni. Si ju duket gjendja nė kėto dy vende?

Nė Kosovė dhe Maqedoni jeton gjysma e Kombit tim ndaj situatėn atje nuk mund ta ndaj nga situata nė Shqipėri. Tashme kufijtė mes nesh kanė mė tepėr njė vlerė simbolike sesa reale. Jam shkodran por e ndjej veten po aq dhe ulqinak, prishtinas, shkupjan apo sarandjot. Megjithatė nė Ballkan duhet tė punojmė mė shumė pėr njė bashkim tė mėtejshėm shpirtėror panshqiptar gjė e cila prej vitesh ėshtė arritur e ka filluar tė japė frytet nė Diasporė. Gjithsesi, mbase pėr arsye tė njė pushtimi gjakatar mė se 80 vjeēar, Kosova ka qenė ajo qė unė i kam kushtuar mė tepėr energji nė punėn time intelektuale e patriotike, pėrmes njė sėrė artikujve nė gazetat perėndimore e referateve sensibilizuese nė njė sėrė auditorėsh nga mė autoritarėt nė Evropė qė nga Vatikani e deri nė Paris. Kosova ėshtė reflektuar dhe nė krijimtarinė time letrare pėrmes librit historik “Kosovo - La soppravivenza di un popolo” (Kosova - Mbijetesa e njė populli) botuar nė 4 edicione tė njėpasnjėshme nė Itali gjatė viteve 1998-2001. Fatmirėsisht sot Kosova ėshtė e lirė nga pushtimi i egėr serb e po bėn hapat e saja drejt pavarėsisė sė vėrtetė dhe konsolidimit tė institucioneve tė saja demokratike tė dala nga vullneti i lirė i qytetareve tė saj. Por, nuk duhet harruar as edhe njė ēast se sa gjak, vuajtje e sakrifica janė dashur pėr tė arritur Kosova deri kėtu. Ndaj, ambiciet e asnjė individi apo grupimi nuk mund dhe nuk duhet tė vėnė nė rrezik pėr asnjė ēast atė qė ėshtė arritur. Nėse pėrfaqėsuesit e popullit tė Kosovės do jenė pėrherė vigjilentė dhe nė unison mendimi, jashtė xhelozive tė vogla qė derivojnė nga mania e protagonizmit, jam i bindur qė Kosova do bėhet nė pak vite shteti mė i begatė dhe mė i sigurt i tė gjithė rajonit.

Po nė Maqedoni…?

Tė njėjtėn gjė duhet jo vetėm ta urojmė por dhe ta pretendojmė nga udhėheqėsit e shqiptarėve etnikė nė Maqedoni. Qershori ėshtė njė rast i volitshėm pėr ta, qė tė bashkuar tė paraqiten nė zgjedhjet legjislative. Ato dhe vetėm ato do ishin pėrgjegjės nėse edhe kėtė radhė faktori shqiptar do tė fitonte nė parlamentin e Maqedonisė me mė pak se 30 pėr qind tė vendeve. Nuk ėshtė mė e tolerueshme qė nė njė vend ku shqiptarėt etnike pėrbėjnė mbi 40 pėr qind tė popullsisė tė vazhdojnė tė pėrfaqėsohen nė parlament me vetėm 20 pėr qind tė vendeve. Njė anomali e tillė duhet tė marrė fund njė herė e mirė. Por qė tė ndodhė njė gjė e tillė duhet qė faktori shqiptar tė hyjė nė zgjedhje domosdoshmėrish i bashkuar. Nė kėtė kontekst, dhe tentativa e pak kohėve mė parė nga ana e qeverisė sė Maqedonisė pėr tė vėnė vizat me Shqipėrinė, nuk duhet lexuar si njė kundėrvėnie ndaj Tiranės, por thjesht si njė demonstrim i forcės dhe prepotentecės nga ana e Shkupit ndaj faktorit politik shqiptar nė Maqedoni. Kėshtu qė, nėse vazhdon edhe kėtė herė marrėdhėnia konflituale e rivaliteti antagonist, mohues e denigrues mes subjekteve politike shqiptare nė Maqedoni, do tė dėmtohen jo vetėm interesat e shqiptarėve nė pėrgjithėsi por do tė sabotohej ndjeshėm dhe ēėshtja e Kosovės nė veēanti. Ndaj pėrfaqėsuesit e partive shqiptare nė Maqedoni, duhet ta kuptojnė kėtė radhė politikėn si njė element bashkues e jo pėrēarės. Interesat personale e partiake nė kėtė moment rezultojnė njė luks i tepėrt pėr tė ardhmen e shqiptarėve etnikė nė Republikėn e Maqedonisė. Sa mė shumė tė shtrihet bashkėpunimi mes partive politike, aq mė tė shumtė do tė jenė votuesit shqiptar qė do marrin pjesė nė zgjedhje. Organizata jone ka filluar qė tu bėjė thirrje bashkėkombėsve tanė tė Maqedonisė perėndimore me banim nė Diasporė qė tė kthehen masivisht pėr tė votuar mė 1 qershor, pasi nė demokraci mund tė arrihet gjithēka pėrmes votės, ndaj njė votė mė shumė ėshtė njė mundėsi mė shumė.

Si njė ndėr pionierėt e parė tė gazetarisė sė pavarur, si e vlerėsoni gjendjen e mediave shqiptare sot? (Shqipėri, Maqedoni dhe Kosovė). Sa arrijnė ato ta kryejnė detyrėn e tyre?

Si gjithmonė roli i medias ėshtė njė ndėr komponentėt themelorė nė funksionimin e shtetit tė sė drejtės. Mediat sot, nė tė gjitha trevat shqiptare pa pėrjashtim, pėrjetojnė njė moment mjaft pozitiv, qoftė nė formė ashtu dhe pėrmbajtje. Tė gjithė jemi tė impresionuar sesi informacioni sot lėviz me njė shpejtėsi marramendėse. Kur unė shkruaja artikujt e mi tė parė mbi situatėn e shqiptarėve nė Maqedoni, pak mbas rėnies sė diktaturės, duhej tė gjezdisja njė mbas dreke nėpėr rrugicat e Tetovės pėr tė faksuar njė artikull pėr nė gazetėn qė drejtoja nė Tiranė. Sot interneti ka thjeshtuar, lehtėsuar e zbukuruar gjithēka nė median e shkruar. Ėshtė njė shembull konkret faqja juaj nė internet tė cilėn e hap ē’do ditė nė zyrėn time kėtu nė Itali e, ndonėse virtualisht, informohem pėr gjithēka ndodh tek ju edhe pa e pasur materialisht gazetėn nė duar. Njė gjė e tillė ishte e paimagjinueshme nė kohėn e fillimeve tė shtypit tė pavarur shqiptar. Nga ana tjetėr konstatoj me shumė kėnaqėsi qė dhe profesionalizmi i gazetarėve shqiptar sot ėshtė nė njė nivel tė kėnaqshėm e bashkėkohor. Mbulimi me informacione ekzakte e nė kohė reale nga e gjithė hapėsira jetėsore shqiptare ėshtė njė sukses i padiskutueshėm i gazetarisė sonė e cila po e kryen mė sė miri misionin e saj fisnik.

Intervistoi: Anila LIMANI

 

Ndryshimi i pėrceptimit tė “shqiptarit” jashtė atdheut

 

Ka ikė koha kur shqiptari pėrceptohej si rreziku numėr nji i popullatės paqsore dhe tė qetė tė vendeve mikpritėse.Por vetė “shqiptari” asht nji ide abstrakte pa bazė konkrete nė vetvete, pse shqiptarėt zakonisht sapo lindin ose ndonji ditė ma vonė marrin nji emėn, tė cilin zakonisht, kur nuk emigrojnė nė Greqi, e mbajnė pėr gjithė jetėn!

Ka ikė koha kur shqiptari pėrceptohej si rreziku numėr nji i popullatės paqsore dhe tė qetė tė vendeve mikpritėse.Por vetė “shqiptari” asht nji ide abstrakte pa bazė konkrete nė vetvete, pse shqiptarėt zakonisht sapo lindin ose ndonji ditė ma vonė marrin nji emėn, tė cilin zakonisht, kur nuk emigrojnė nė Greqi, e mbajnė pėr gjithė jetėn!

N’Shqipni e kanė zakon me i vu nji emen edhe atyne qė kur rriten marrin rrugė tė keqe; prandaj kėto individė pėrposė se janė shqiptarė kanė edhe nji emėn dhe nji mbiemėn.

Edhe pse tė qenunit banditė apo tė jashtligjshėm nuk ka qenė as nuk mund tė bahet kurrė monopol i yni si komb, ka pėrjashta, forca politike, ma sė shumti ekstremiste, qė kanė pėrdorė pėr vite rresht figurėn e shqiptarit pėr me justifikue sistemin e tyne kalbun tė qeverisjes dhe pėr me marrė vota e me ndejt nė pushtet.

Sigurisht ka pasė vazhdimisht e ka shqiptarė dhe grupe shqiptarėsh qė kanė krye krime tė randa dhe janė pėrlye me gjana shumė tė ulta, por kjo s’do tė thotė se krimi botnor ka vetėm ngjyrėn kuq e zi.

Nė kėto vitet e fundit pėrceptimi i shqiptarėve jashtė atdheut ka ndryshue shumė e kjo gja ka ardhė edhe falė nji shikimi ma tė qartė tė miqve tanė perėndimor.

Nė pėrmirsimin e kėtij imazhi ka luejt rol edhe faktor kontingjent si pėr shembull hymja e Rumanisė nė BE.

Ky eveniment ka sjellė nji dyndje romėsh dhe qytetarėsh rumunė nė Perėndim, ndėrmjet tė cilėve janė mimetizue edhe shumė kriminela e keqbasė tė rrezikshėm.

Nė Itali pėr shembull simbas statistikave vjedhsit ma tė mėdhaj tė bakrit (nė formė fletėsh apo telash) janė rumunėt. Edhe dhunuesit e grave tė shumtėn e herės janė po nga Rumania.

Disa akte tė shėmtueme kohėt e fundit ēuen ish kryeministrin Prodi me i dhanė nji ultimatum qesharak Rumanisė pėr kontrolle ma tė rrepta tė qytetarėve tė saj e pati bile prej atyne qė kėrkuen me za tė naltė edhe tredhjen kimike pėr individėt ma tė rrezikshėm.

Por deri tash asgja nuk ka ndryshue.

I vetmi rezultat: rumunėt ua kanė marrė vendin e parė shqiptarėve nė kronikat e zeza. Nė fakt krahas rumunėve rrijnė edhe boshnjakėt, maqedonasit, marokenėt – e tė gjithė sė bashku kanė ndikue qė pėrceptimi i shqiptarėve tė ndryshojė shumė nė shoqninė italiane.

E gjithė nuk domethanė se rumunėt janė kriminela, por thjesht se perceptimi subjektiv i popujve ndryshon, pra evoluon me kohėn dhe me ngjarjet.

Duhet thanė edhe diēka tjetėr shumė ma e randėsishme sesa rritja e pėrqindjes kriminale tė rumunėve: shumica e shqiptarėve kudo qė janė punojnė ndershmėnisht dhe fitojnė bukėn e gojės me djersė. Shumica e tyne janė integrue dhe kontribuojnė nė nji anė nė rritjen e ekonomisė sė vendit mikpritės dhe nė anėn tjetėr nė mbajtjen artificialisht tė ekonomisė sė vendit tonė.

Pra, shumica sakrifikohet dhe jep maksimumin e vetvetes. Nji pakicė merret me poshtėrsina dhe buja e atyne akteve, e shumėfishueme me artin e mass-mediave, ka krijue nji imazh tė keq tė vendit tonė.

Ajo pjesė e shqiptarėve qė punon dhe prodhon pasuni pėr atdheun e vet, ka pėsue deri tashti edhe braktisjen e autoriteteve shqiptare.

Mjaft me mendue se pėr nji ēertifikatė tė marrun nė Shqipni nevojiten pėrkthime, legalizime tekstesh, legalizime firmash, kundėrfirma... e tė gjitha kėto ecejake u kushtojnė kohė dhe pare emigrantave dhe e bajnė shtetin amė tė duket qesharak.

Ndėrkaq komisionet qeveritare, parlamentare, partiake shqiptare nuk pushojnė tue ba vizita nėpėr kryeqytetet e botės: pritje, kokteje, shtėrngime duersh, buzėqeshje, pėrqafime... por gjendja mbetė pothuejse si pėrpara, e mjerė.

Por vetė shqiptarėt nė emigracion kanė ba diēka kėto vitet e fundit.

Ata kanė krijue shoqata intelektualėsh, artistash – tė cilėt me forcat e vetė modeste paraqesin vlerat tona jashtė atdheut.

Nė anėn tjetėr nji pjesė e mirė e shqiptarėve qė kanė studjue nė Perėndim nė vitet ’90 janė sistemue dhe kontribuojnė me pėrmirsue idenė e gabueme ndaj bashkatdhetarėve tė vet.

Ndodh shpesh qė tė huejt qė vizitojnė vendin tonė, shprehen tė ēuditun se Shqipnia nuk asht ai Far West-i qė u kanė pėrshkrue gazetat dhe revistat nė atdheun e tyne.

E megjithatė edhe sot tek ne pothuejse nuk ka nji strategji tė vėrtetė pėr me tėrheqė turizmin e huej. Mungon organizimi dhe iniciativa private, kurse ajo shtetnore asht gati krejt e paqenė.

Ashtu siē ka ndryshue pėrceptimi i shqiptarėve pėrjashta, ashtu duhet tė ndryshojė edhe pėrceptimi i vendit tonė dhe zbulimi prej tė huejve i mrekullive natyrore qė ai ofron.

Por ne ende sot mbas gati dy dekadash demokraci nuk kemi nji guide tė vėrtetė turistike tė vendit tonė.

Nė gjysmėn e viteve ’90 pėr shkak tė luftės nė Jugosllavi, u pat rrit ndjeshėm numri i turistave gjermanė dhe austriakė nė Spanjė. Shpresojmė se nuk duhet tė presim efektet e ndonji lufte tjetėr me ba qė turistat e huej tė drejtojnė sytė kah Shqipnia, pse vendi ynė asht i tillė qė meriton me u vizitue pa shkrepė ndonji luftė askund, ashtu siē e meritojnė shqiptarėt e ndershėm me u respektue pa pasė nevojė qė askush tjetėr tė konsiderohet si gogol.

Nga Ardian Ndreca

 

Sa e madhe PDK-ja!!!

 

Ka qene dikur rreth vitit 1993 kur per here te pare u fol per “krisje”, “carje” apo “percarje” ne Partine Demokristiane, percaktore qe e ndoqen fatin e ketij subjekti politik deri ne ditet e fundit. Ne nje vend me mazhorance muslimane, nje subjekt politik me mbiemer demokristian, kishte pak gjasa te ecte perpara permes mbeshtetjes popullore. Nje peshe shume te vogel specifike, mund te kishte fakti se Bashkimi Evropian i vuri themelet e tij mbi parime kristiandemokrate, citat apo postulat qe e kane bere te vetin te gjithe kryetaret qe nder vite “hipen” mbi kalin e bardhe demokristian.

E keqja tjeter e madhe qe e shoqeroi kete parti, e cila ne fakt fillesat i ka ketu e thuajse 150 vjet me pare, ishte edhe xhelozia e hapur apo e fshehte e subjekteve te tjera politike- kryesisht te krahut te djathte. Ne rrugetimin e nisur drejt BE-se qe ne vitin 1990, ideali demokristian shihej si shume i privilegjuar dhe ne parti te ndryshme politike, individe apo grupime nxitonin te vinin parzmoren demokristiane, deri edhe ne mbrojtes te interesave te nje popullsie, te cilen dikush edhe sot e kesaj dite e konsideron minorance, apo me keq akoma e krahason PDK-ne me PBDNJ-ne.

Ne kete klime te konfiguruar me shume kujdes me shume per shkaterrimin e demokristianizmit dhe ne kushtet e pamundesise se krijimit te nje alternative tjeter politike me mbiemer islam, PDK u kthye ne nje shenjester apo edhe ne nje tabele qitjeje, por nga ana tjeter edhe ne nje mjet shume te rendesishem per karriren politike, ekonomike e shoqerore te individeve te vecante.

E gjithe kjo analize, ka nje nisje te hershme ne vitin 1991, me rikrijimin e Partise Demokristiane, me emra shume te njohur aktualisht te politikaneve te shperndare te te gjitha forcat politike, nga e majta, ne qender e djathtas, madje aktualisht edhe kryetare te subjekteve te medha politike. Mbase per here te pare PDK filloje te levize me ardhjen ne krye te Zef Bushatit, artistit qe si shume te tjere, si pjese e elites shoqerore te rregjimit komunist- njerez te shetitur dhe me horizont, realizoi nje nga levizjet e para ne politiken shqiptare. Nga nenkryetar i Partise Republikane, Bushati mori frenat e PDK-se, duke e mbajtur deri ne momentin kur u largua si ambasador i Shqiperise ne Vatikan. Duket se Bushati ishte ai qe “terhoqi kemben zvarre”, duke instaluar nje praktike ne Partine Demokristiane: mund te vish nga jashte apo nje subjekt tjeter dhe te ngjitesh ne krye! Natyrshem nuk eshte qellimi paragjykimi apo interpretimi i levizjeve te tilla si ajo e Bushatit, vecanarisht ne nisje te demokracise shqiptare, kur nuk ishin kritslizuar bindjet politike qartas. Nuk mund te mos terheqe vemendjen vijimesi e levizjeve ne kupolen drejtuese te Partise Demokristiane, ku asnje, e perseris asnje demokristian qe ka nisur jeten apo karrirene politike shkalle- shkalle ne kete subjekt, nuk ka marre kreun, duke mbetur perjetesisht numra 2,3, 4 apo me rradhe. I cuditshem ne kete pike, eshte edhe terheqja qe ky post ka ngjallur per shume individe nga jashte PDK-se, por mund te ishte teme e nje tjeter analize edhe me te hollesishme.

Pas Zef Bushatit qe erdhi ne krye te PDK-se pasi dorezoi “nenkryetarllekun” e Partise Republikane, pati nje perballje ne mes Sokol Frrokut- student i Dhjetor ’90, por jo i njohur deri atehere ne qarqet demokristiane dhe Nikoll Lesit, i cili ne fakt ishte deputet i pavarur por i ardhur ne Kuvend me mbeshtetjen e Partise Socialiste dhe te majtes. Ngjitja e Lesit ka mjaft drite- hije, nisur edhe nga vete deklarimet e tij se partine ia ka blere Bushatit me postin e ambasadorit ne Vatikan por edhe me para ne dore. Te tilla deklarime Lesi i ka bere ne rrethe te ngushta, por qe kane bere jehone direkt ose indirekt ne media por edhe ne rradhet e demokristianeve. Lesi brenda nje kohe te shkurter u antaresua ne PDK, mori postin e kryetarit te demokristianeve lezhjane, u zgjodh sekretar i pergjithshem per te marre zyrtarisht drejtimin e kesaj force politike. Qendrime “pro” e “kunder” e ndoqen drejtimin e PDK-se nga Lesi, por ne zgjedhjet e vitit 2005, ai arriti te marre nje rezultat shume te mire- unikal ne llojin e tij me 3,5% dhe dy deputete nga lista shumemrore. Pas slloganit te famshem “investime dhe arrestime”, Lesi mbeti jashte kabinetit qeveritar Berisha dhe duket se u arrit marreveshja e rradhes per kalimin e drejtimit te PDK-se nga ai tek Nard Ndoka. Pas largimit nga PD-ja, Ndoka iu bashkangjit PDR-se se Ndokes, te cilin bashke me deputete te tjere, e braktisi per tu ngjitur ne krye te demokristianeve shqiptare. Nuk mund te mohohet hovi qe Ndoka i dha ketij subjekti, duke e futur ne kabinet qeveritar ne rang ministri (realisht, veteveten), ne rang zevendesministrash, krijoi nje grup me 8 deputete por mbi te gjitha instaloi frymen e bashkepunimit te faktorit demokristian shqiptar, te cilen “de facto” nuk e ka arritur akoma deri ne keto momente. Nuk ia vlen te diskutohen gabimet e natyrshme qe jo vetem Ndoka si kryetar apo minister i PDK-se mund te kete bere. Per te gjitha ato, strategjite e gabuara apo te gjetura, Ndoka dhe demokristianet duhet te presin vitin 2009 per te marre “faturen”. Ajo qe ia vlen te jete pjese e nje analize te thelle me shume ne rrethet apo strukturat demokristiane se ne mediat shqiptare, eshte fenomeni i percarjes se PDK-se ne vite, sikur ajo te ishte perfaqesuese e 30 apo 40% te elektoratit dhe rrjedhje apo fraksione nuk i prishin pune! Disa gjera u permenden edhe ne keto rradhe, por mese miri se vete demokristianet, nuk mund ti shoshite askush tjeter.

Keto dite, PDK po kalon krizen e rradhes. Nje pjese e deputeteve, nje pjese e kryesise dhe keshillit kombetar, kerkojne “koken e Ndokes”. Me cdo kusht ata kerkojne te largojne nga drejtimi i kesaj force politike ministrin aktual te shendetesise. Niveli i debatit ka degjeneruar edhe ne akuza vulgare qe lidhen me ceshtje deftesash apo edhe morali individual. Nga ana tjeter, Ndoka ka marre masat e tij duke paralajmeruar largimin nga qeveria te zv.ministrave rebele Bushati e Gurakuqi, por edhe “lincimin” nga PDK te deputeteve rebele apo te mbeshtetesve te tyre. Te dy keto pale ne kete konflikt te ashper, i cili per hir te realitetit ka kohe qe pergatitet dhe jo vetem ne kuzhina demokristiane, besajo se jane apo duhet te jene ne nje mendje: demtojne rende idealin demokristian, aspiratat e te gjithe atyre qe jane demokristiane reale dhe me shpirt, imazhin e PDK-se por edhe zvogelojne shanset per nje rezultat me te mire se ne vitin 2005 ne zgjedhjet e vitit qe vjen. Pertej ndarjes tradicionale historike qe ka perjetuar PDK, pertej te gjithe te keqijave qe i kane ardhur apo do ti vijne nga te tilla ngjarje te pakendshme, nje gje eshte e sigurte. Perjashto surpriza te minutave te fundit, per here te pare ne keto vite te ekzistences se pas vitit ’90, ne krye te PDK-se nuk rrezikohet te vihet nje nga jashte kesaj force politike. Ne “valsin” e karrikes me te larte demokristiane, jane Ndoka, Bushati, Gurakuqi, Lesi por edhe ndonje tjeter, te cilet tashme mund te thuhet jo pa kenaqesi se e “kane kryer stazhin” demokristian, me perjashtim te rasteve nese ata duan te luajne lojen e dikujt tjeter jashte PDK-se... Vertete, sa e madhe PDK-ja, edhe nga te keqijat e mundshme i vijne te mira!!!!!!!!

Blerti DELIJA

 

Pėr njė barcaletė

 

Leci ishte punėtori mė simpatik qė kishte Ndėrmarrja Komunale e qytetit tonė, tė gjithė e njihnin, tė gjithė e donin pėr veēorinė qė kishte: humorin. Kaq shumė barcaleta dinte e tregonte sa i kishte rėnė nė vesh edhe drejtorit, shokut Gac i cili mbahej si qyfyrexhi i madh.

     Leci qė nuk ishte as i shkurtėr, as i gjatė, me njė pėrvojė goxha tė mirė pune, me arsim tė mesėm, baba i tre fėmijėve, kishte edhe njė cilėsi tjetėr: punonte shumė e hante shumė. Pėrveē bukės sė mbėshtjellė nė gazetė qė ia bėnte tėrė lezet e shoqja, Nusha, bėnte herėt edhe njė vizitė nė restorantin mė tė afėrt, pėr ta pėrkdhelur barkun me njė paēe.

     Por njė ditė, pėr fatin e tij tė keq, Lecu u zgjue vonė. Si zakonisht, ashtu me bukėn e mbėshtjellur me gazetė nėn sqetull, shpejtoi hapat pėr t’i uruar mirėmėngjes restorantit. Shikoi njė herė majtas, pastaj djathas, para e prapa. Kur u sigurua qė atmosfera ishte e pastėr, hyri me vrull. Por gėzimi shpejt u shua, sepse pėrballė tij: drejtori, shoku Gac, qė po bisedonte tėrė entuziazėm me njė (me siguri shok tė tij) qė mund tė ishte afro tė pesėdhjetave. Leci u tkurr menjiherė, pastaj mori qėndrimin gatitu, u pėrkul pakėz, qeshi e pėrshėndeti:

Mirėmėngjes, shoku drejtor!

Mirėmėngjes Lec! - Po ti...?! Ora shtatė e tridhjetė e akoma nuk ke shkuar nė... Nė kėtė orė edhe kryeministri ka dalė nė punė.

Lėri justifikimet, Lec. - Ti edhe cigaren s’e pi. Po s’ka gjė, pa eja njė herė e ulu nė tavolinėn tonė e na trego barcaletat e reja qė kanė dalė. Ti e di qė unė jam dhe qyfyrexhi, kurse ky shoku im, e quajnė Dalip ėshtė serioz, por barcaletat e forta edhe kėtė e bėjnė tė qeshin.

Dėgjo ti Lec, - foli Dalipi, - unė e dua humorin pozitiv dhe me partishmėri. Nė qoftė se e plotėson kushtin, do tė qeras me njė gotė vere. Marshalla edhe me oreks qenke nė rregull.

Mirė, - tha Leci. - Sa pėr hapje oreksi do tė tregoj njė qė ka lidhje me bujqėsinė, sepse bujqėsia ėshtė ēėshtje e gjithė popullit.

Bah, sa simpatik je! - foli Gaci. I ke rėnė pikės. Dalipin, Kryetar kooperative e kemi. Dėgjo, me vėmendje Dalo, se e ke nga fusha jote.

Nė njė kooperativė bujqėsore, - nisi bisedėn Leci, tre persona kishin paraqitur kėrkesėn pėr tė dalė nga kooperativa.

Si?! Kush?! Kush janė kėto reaksionarė!? Tė lutem, shpejt emrat! - foli i revoltuar Dalipi, i cili u ngrit nė kėmbė dhe nga xhepi i brendshėm nxori njė bllok tė mbėshtjellė nė celofon tė kuq, marrė hua nga librat e kryetarit Mao.

Pa ulu njėher, o Dalo, se nuk janė nga kooperativa e jote...

Njėsoj ėshtė: kooperativė. Mos e imja, e shokut tim.

Ulu, ulu njėherė dhe qetėsohu, - foli ėmbėl Gaci. - Ti Lec vazhdo...

Tre personat ishin gjeli, qeni dhe gomari.

Unė kujtova se ishin njerėz, po kėta qenkan kafshė. Vazhdo Lec, se vėrtetė qenke simpatik, - tha Dalipi e qeshi hi-hi-hi e njėkohėsisht i ndriti nuri i fytyrės.

I pari qė u paraqit nė Kryesi ishte Gjeli. Kryetari i kooperativės e pyeti: -He, more shoku Gjel, ē’ėshtė kjo kėrkesė. Mos ke rėnė nė sevda me ndonjė pulė private e don tė bėsh dashuri private, e nuk tė pėlqejnė kėto tonat? Mos tė ka penguar ndonjė shok i kryesisė, qė tė mos kėndosh?! Fol, fol pa frikė... Fol me emra... Konkretisht.”

Jo, ēėshtė ajo fjalė, shoku kryetar. Pėrkundrazi shokėt e kryesisė mė kanė trajtuar shumė mirė. Biografinė, ajo ėshtė mė kryesorja e kam tė pastėr, tė majme e tė shijshme. Sa dy vėllezėrit e mi (tė cilėt i ke njohur mirė dhe ndjesė paēin) dhanė jetėn nė mėnyrė revolucionare duke pėrfunduar nė njė tavė pesėqindėshe, atė ditė kur nė fshat na erdhi ai shoku i rėndėsishėm i Komitetit tė Partisė. E dhanė jetėn pėr Partinė si u ka hije!”

-E di, e di, - tundi kokėn kryetari. - Mos e pėrmend kohėn e kaluar, iku ajo. Pastaj, pėr biografinė i ke shokėt e rrallė nė fshat, ndaj, ēuditem, pse don tė largohesh nga kooperativa?!”

-More shoku kryetar, - ju e dini se jeni dhe i menēur vetė, se ne gjelat gjithmonė kemi qenė lajmėtarėt e parė tė mėngjesit. Zėri ynė ka ngritur njerzit pėr tė filluar punėn. Tani, shoku kryetar edhe ēanga e kooperativės qė bie para se tė kėndojmė ne. Pra, si e shikoni me ndėrgjegje tė lartė socialiste e quaj veten hallkė tė tepėrt”.

-Tė lumtė! - foli kryetari, - gjel e jo dokrra. - Edhe ti pėr ēėshtjen e socializmit mund dhe duhet tė sakrifikohesh ashtu si vėllezėrit tuaj”.

Paska qenė kryetar i menēur vallahi, - foli Dalipi. - Vėrtetė, i lumtė! - Po qeni, ē’tha qeni shoku Lec.

Me qenin u muar njėri nga shokėt e kryesisė,  i cili kishte njė konsideratė tė veēantė pėr kafshėt fisnike. Ai e pyeti nė intimitet: -Mė thuaj xhan, mos tė kemi trajtuar keq?! Mos tė kemi ushqyer keq?! Pse kėrkon tė braktisėsh kooperativėn nė kohėn mė tė vėshtirė, pikėrisht tani qė lufta e klasave ka arritur kulmin? A e di se mbulon njė ndėr sektorėt mė delikatė: mbrojtjen e pasurisė socialiste. E di ti, se nė ēdo mbledhje vetėm fjalėt mė tė mira flasin pėr ty? Tė kemi propozuar pėr fletė lavdėrimi e mė vonė pėr tė ēuar njė muaj nė aksion”.

-Faleminderit, shoku kryetar, - foli qeni, - e di qė keni konsideratė pėr mua. Por unė e bėj kėtė kėrkesė, sepse ju mė keni lėnė roje natėn, kurse vjedhjet bėhen ditėn me diell”.

Jo kėshtu, i dashur Lec! - foli Dalipi.

Mė ngadalė e korrigjoje fjalėn. - Kush tė tha ty, se nė kooperativė bėhen vjedhje? Kush? - e nxori pėr herė tė dytė bllokun pre celofoni tė kuq. - S’e kupton, ti shoku Lec, se me tė tilla fjalė nxin realitetin tonė socialist!

E ka nxi qeni, - foli Leci. - Nė fakt qeni i zi ishte.

Tani zbardhe me gomarin, - tha Gaci, i cili edhe kėsaj radhe e qetėsoi shokun e tij.

Me gomarin u muar mė shumė agronomi, - vazhdoi barcaletėn Leci. - Po ti, more shoku gomar, ku e gjete rastin, nė momentin mė kritik, pikėrisht tani nė pragun e fushatės, tė japėsh dorėheqjen? Nė njė kohė kur mendimi yt novator u duhet tė gjithėve. Po tė mendojmė kėshtu si ti edhe ne, kush do tė ndėrtojė kėtė tė shkretė socializėm?! Mė vjen keq, ta them sinqerisht dhe me pėrgjegjėsi partie se kjo qė po bėn ti, ėshtė punė armiqėsore”.

E rregullove, e rregullove pakėz biografinė, shoku Lec, po vazhdo, vazhdo, - tha Dalipi.

Gomari, pasi ia bėri tri herė iaaa, ēoi bishtin e tha: -Shoku agronom, e ke dėgjuar fjalėn e urtė popullore qė thotė se dy gjela s’kėndojnė nė njė pleh? Atėherė: ose unė ose kryetari”!

Shoku Gac - foli i nervozuar Dalipi, - paske elemente te dyshimet nė Ndėrmarrjen tėnde. - Si shok po ta them, hap sytė e mpreh vigjilencėn revolucionare.

I ke premtuar gotėn e verės,- tha Gaci.

Cilėn gotė, more... Po ky don ujė tė ftohtė... - foli Dalipi dhe iku nga tavolina.

Gaci dhe Leci panė njėri - tjetrin dhe qeshėn.

Lec, kujdes nga barcaletat! - tha Gaci dhe qeshi si qyfyrexhi i madh qė ishte.

Mark Bregu

 

Maqedonia, nyja e pazgjidhur e Ballkanit

 

Presionet e SHBA-ve dhe bashkėsisė ndėrkombėtare janė shtuar ndaj Shkupit dhe Athinės pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, ndėrsa deri nė korrik pritet tė lėkunden pozicionet e palėve nė bisedime dhe pėrfundimisht tė zgjidhet ēėshtja e emrit.Pėr tė ruajtur ekuilibrin e brendshėm dhe pėr t`i ikur subversioneve, Maqedonia ėshtė ajo e cila e para duhet tė tregojė gatishmėri kompromisi, sepse pozicionet e saj nė arenėn ndėrkombėtare karshi Greqisė janė nė disproporcion tė theksuar.

Pagėzimi i Republikės sė Maqedonisė vazhdon tė mbetet ēėshtje akute pėr procesin e saj tė integrimit nė NATO, BE dhe pėr stabilitetin e rajonit. Nuk pritet zgjidhje e pėrshpejtuar sepse kriza politike nė vend dhe zgjedhjet e parakohshme kanė vendosur nė status quo procesin e negociatave. Pėrgatitja e platformės shtetėrore pėr emrin dhe nė tė njėjtėn kohė organizimi i zgjedhjeve tė lira dhe demokratike nė kohėn kur nuk funksionon Parlamenti janė tė papėrballueshme pėr lidershipin aktual. Tensionet e fundit qė shfaqen nė parafushatėn e zgjedhjeve tė parakohshme rrezikojnė shtyrjen e datės pėr fillimin e negociatave mė BE-nė. Lidershipi shqiptarė nė Maqedoni gjatė fushatės elektorale duhet tė demonstrojė kulturė demokratike qė situata tė mos eskalojė, sepse direkt dėmton shtetin e Kosovės i cili duhet tė reflektojė paqe dhe stabilitet nė rajon.

Dilema e Qeverisė sė re e cila duhet tė zgjidhet deri nė muajin korrik ėshtė “NATO apo emri Maqedoni”. Dhe kjo dilemė do tė zgjidhet nė favor tė vendit nėse nuk vazhdojnė tendencat absurde tė maqedonasve dhe grekėve pėr tė mbajtur nė pronėsi ekskluzive emrin dhe trashėgiminė e Maqedonisė sė lashtė. Palėt duhet tė pranojnė se ky emėr dhe nocion i cili gjeografikisht pėrfshinė pjesė tė territorit grek, bullgarė dhe shqiptarė nuk duhet tė jetė padrejtėsisht monopol i grekėve dhe maqedonasve. Kjo logjikė rrezikon tė ardhmen dhe perspektivėn e qytetarėve tė Maqedonisė dhe stabilitetin e rajonit nė pėrgjithėsi. Emri “Maqedoni” interpretuar nė mėnyrė tė drejtė nėnkupton pretendime jo vetėm ndaj territorit grek siē parapėlqen tė deklarojė Athina, por edhe ndaj atij shqiptarė dhe bullgarė.

Propozimet “Maqedonia e Re” dhe “Maqedonia e Epėrme” nėse pranohen nga pala maqedonase sqarojnė kėtė ēėshtje dhe pretendimet e mundshme territoriale. SHBA dhe Kombet e Bashkuara pėr arsye strategjike dhe pėr hir tė stabilitetit rajonal pritet t’i japin fund kėtij procesi. Maqedonia nė NATO ėshtė i vetmi shpėtim pėr zgjidhjen e problemeve tė papunėsisė, problemeve tė brendshme ndėretnike si dhe pėr vetė ekzistencėn e kėtij shteti multietnik nė miniaturė. Ēėshtja ėshtė mjaft e komplikuar sepse nėse ndodh ndryshimi i emrit, atėherė automatikisht pasojnė edhe goditjet pėr ndryshimin e identitetit nacional.

Menjėherė duhet tė fillojnė procedurat pėr ndryshimin e programeve mėsimore shkollore, historia, gjuha e cila nuk mund tė quhet mė “gjuha maqedonase”, por gjuha e Maqedonisė sė Re apo Epėrme. Tė gjitha kėto interpretime dhe elemente kanė futur nė konfuzion lidershipin maqedonas, i cili duket qartė se nuk ka njė strategji veprimi nė kėtė proces. Pėr tė dalė nga kjo situatė nuk ndihmon as referendumi pėr ndryshimin e emrit, sepse sipas anketave tė fundit nuk do tė pėrkrahet nga shumica maqedonasve.

Vendi shkon drejtė izolimit total dhe nė njė situatė tė brishtė, e cila megjithatė nuk do tė arrijė kulminacionin pėr shkak tė pėrkujdesjes nga ana e SHBA-ve. Marrėveshja tekniko-ushtarake mes SHBA-sė dhe Maqedonisė qė do tė nėnshkruhet mė 7 maj ėshtė njė garanci e fuqishme pėr vet ekzistencėn e vendit dhe procesit tė integrimeve euroatlantike. Deri nė arritjen e marrėveshjes pėr emrin, Greqia si anėtarė e NATO-s dhe BE-sė do tė vazhdojė tė shfrytėzoje autoritetin e saj pėr tė shantazhuar dhe penguar Maqedoninė duke shkelur edhe detyrimet juridike, tė cilat rrjedhin nga rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė cilat kanė tė bėjnė me kontestin pėr emrin.

Situata pritet tė ndryshoj kahun dhe nė muajin korrik kur Kroacia dhe Shqipėria do tė nėnshkruajnė protokollin pėr anėtarėsim nė NATO, sinjalizohet se do tė merr pjesė edhe Republika e Maqedonisė.

 

Emri dhe shqiptarėt nė Maqedoni

Ndryshimi i emrit kushtetues ėshtė sfidė e ardhshme e Maqedonisė prej tė cilės varet anėtarėsimi i saj nė NATO dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Pas Samitit tė NATO-s lidershipi dhe Akademia e Shkencave Maqedonase medoemos duhet t’i nėnshtrohen rishikimit tė historisė dhe identitetit tė tyre. Nė kėtė drejtim edhe pala greke duhet tė zbusė qėndrimin nė procesin e negociatave tė cilat deri mė tani janė zhvilluar nė Washington, Athinė dhe Shkup. Kontesti nuk ėshtė i lehtė, komplikimet shfaqen pasi qė mungon baza, njė normė e pėrcaktuar ku palėt negociuese do t’i pėrqendronin interpretimet e tyre.

E Drejta Ndėrkombėtare nuk parasheh ndonjė dispozitė decidive se si rregullohet ēėshtja e emrit apo emėrimit tė njė shteti, por popujt kanė te drejtėn qė tė zgjedhin emrin vetė, kuptohet emėr i cili buron nga kultura tradita dhe vlerat historike. Bazuar nė kėtė fakt nuk kanė tė drejtė as grekėt dhe as maqedonasit, sepse nuk kanė ndonjė lidhje direkte me emrin Maqedoni. Sidoqoftė, deri mė tani disa raunde negociatash mes diplomacisė maqedonase dhe greke janė zhvilluar dhe do tė zhvillohen nėn ombrellėn e Kombeve tė Bashkuara. Nė kėtė cikėl negociatash ėshtė pėr ēudi dhe bie nė sy njė fakt, se si diplomacia maqedonase nuk pėrfshiu as edhe njė pėrfaqėsues tė shqiptarėve nė kėtė proces.

Bazuar nė anketat e fundit popullata shqiptare nė Maqedoni qind pėr qind pėrkrahė integrimin e Maqedonisė nė NATO dhe BE. Pėr hir tė kėtij procesi shqiptarėt vazhdojnė tė deklarohen pėr ndryshimin e emrit kushtetues pėr tė mirėn e Maqedonisė. Me apo pa shqiptarėt, deri nė muajin korrik pritet njė situatė e re rreth ēėshtjes sė emrit, e cila pėrcakton ose anėtarėsimin nė NATO ose zhvillime tė paqarta brenda vendit.

Aspekti i kronologjik i problemit

Shikuar nė aspektin kronologjik kontesti rreth emrit dhe marrėdhėniet me Greqinė pėr dy dekada me radhė kanė pasur rėnie dhe ngritje. Republika e Maqedonisė pas pavarėsimit tė saj nė vitin 1991 u ballafaqua akuzat e menjėhershme tė fqinjit jugor Greqisė duke mohuar disa fakte historike tė cilat rėnduan marrėdhėniet fqinjėsore mes dy vendeve. Pas shpalljes sė pavarėsisė Greqia kundėrshtoi ashpėr dhe nuk pranoi disa nga vlerat kulturore dhe historike tė Maqedonisė si emrin kushtetues, flamurin dhe simbolet me tė cilat identifikohej ky shtet. Qeveria e Greqisė pėrmes presioneve tė vazhdueshme diplomatike si dhe mė vonė me vėnien e sanksioneve ekonomike nė vitin 1994 detyroi ndryshimin e flamurit, duke e hequr Diellin Virgjinia.

Sipas grekėve “Sun of Virginia” paraqet lindjen e shtetit grek dhe i takon Filipit tė II babait tė Aleksandrit tė Madh. Kjo ishte vetėm fillimi kur Maqedonia filloi dalėngadalė tė zhvishet nga vlerat historike dhe kulturore tė popujve etnik tė Ballkanit. Tensionimi i marrėdhėnieve mes dy vendeve vazhdoi edhe mė tutje derisa nė vitin 1995 dy vendet nėnshkruajnė marrėveshje pėr ēėshtjen e emrit kushtetues tė Republikės sė Maqedonisė. Bazuar nė kėtė marrėveshje Greqia fitoi tė drejtėn e plotė tė pengojė anėtarėsimin e Maqedonisė nė organizatat ndėrkombėtare dhe multilaterale me emrin kushtetues.

Qė nga kjo periudhė Maqedonia zyrtarisht nga shumica e shteteve dhe organizatave ndėrkombėtare njihet si FYROM. Me kėtė emėr deri mė tani ka zhvilluar tė gjitha marrėdhėniet kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Mė 4 nėntor 2004 emri kushtetues i Maqedonisė u njoh nga SHBA-tė, mė pas emrin e Maqedonisė e njohėn Kina, Rusia, Turqia dhe mbi 100 shtete nė botė. Kur gjithēka dukej tė kishte marrė epilogun sėrish nė skenė shfaqet Greqia me akuzat dhe kėrcėnimet pėr tė bllokuar integrimin e Maqedonisė nė BE dhe NATO nėse nuk pranon tė ndryshoj emrin e saj. Sė shpejti pritet tė filloj raundi i ri i bisedimeve ku edhe palėt nė negociata shpresojnė tė arrijnė kompromisin pėrfundimisht pėr tė mbyllur kėtė ēėshtje.

Nga:Muhamer PAJAZITI

 

Paradigma e Ishullit brėnda Ishullit

 

«E di qė ka shumė njerėz qė thonė se, nė qoftė se unė do kisha zgjedhur luftėn para paqes, Voskopoja do shpėtonte. Nuk do pendohem deri sa tė vdes dhe sikur tė kem njėqind jetė do tė bėj prapė tė njėjtėn gjė. Voskopoja nuk do tė shpėtonte siē nuk shpėton njė libėr qė bie nė fund tė detit. Por turqit nuk janė njė dimėr i pėrjetshėm dhe ia vlen tė durosh duke pėrsosur artin e tė jetuarit nė ishull. Kur ata tė ikin ne do ta shkruajmė artin e tė jetuarit nė ishull. Kur ata tė ikin ne do ta shkruajmė praprė librin qė na humbi, por aty do tė ketė edhe disa faqe pėr turqit qė nuk do tė vdesin mė kurrė nė kujtesėn tonė.” (f. 404)

Ky ėshtė misioni i Blushit. Tė shkruajė librin e vonuar por tė premtuar tė bashkėmbijetesės herė tė dhimbshme dhe herė tė harmonishme fetare nė Ishull, si njė doracak pėr vete dhe tė tjerėt. Njė manual qė pėrpiqet profesionalisht tė shpjegojė nė mėnyrė simbolike dhe antropologjike se si shqiptarėt praktikuan tė parin krishterim dhe myslimanizėm tė bashkėjetesės reale nėpėrmjet trajtimit tė tjetrit si tė barabartė pavarėsisht besimit. Dhe ngjarjet ishullore tė Blushit ndodhin nė tė njėjtėn kohė me Revolucionin Shekullarist Francez dhe atė Amerikan. Njė doracak ku shpjegohet se si shqiptarėt praktikuan ndoshta tė parin dhe mbase fatkeqėsisht tė vetmin Islam tė Vėrtetė qė mund t’I mbijetonte tė gjitha kohėrave nė paqe dhe harmoni me Krishterimin. Islamin e PAQES ashtu siē dhe do tė thotė dhe emri Islam qė Blushi e shpjegon sapo hap librin (f.9) krejt ndryshe nga Islamizmi dhe Krishterimi qė predikojnė kleriku turk dhe prifti grek qė kėrkojnė tė shfrytėzojnė tė ndėrsejnė shqiptarėt kundėr njėri-tjetrit nė emėr tė Zotit por pėr qėllimet turke apo greke. Siē ndodhi nė Bosnjė 18 vjet mė parė.

 

Akuzat Haxhi Qamiliste ndaj Blushit kėrkojnė tė deformojnė tė vėrtetėn e madhe librit

E njėjta gjė qė po ndodh edhe kėto ditė nga disa islamistė integristė mediatikė nė Shqipėri. Sepse pėr ta, njėsoj si predikimet e hoxhės sė turqve nė libėr duke synuar pėrēarjen predikojnė se, «Nė islam nuk ka ishuj. Islami ėshtė njė det i gjerė dhe i qetė nė tė cilin nuk mbytet ai qė hyn, por ai qė del jashtė.». (f.272) Sepse pėr kėta integresitė humbės pėrfundimtarė tė sė shkuarės (I fundmi i tyre ishte Myftiu haxhiqamilist i Tiranės Musa Qazimi 1913-1914) Shqipėria Europiane e Bashkėjetesės «nuk mund tė jetė njė ishull nė detin» e tyre (f. 272). Shkrimet dhe akuzat e tyre tė hedhura kėto ditė nė media tė kujtojnė tespiet e Hoxhės sė turqve qė pėrshkruan Blushi nė rrugėt e Voskopojės. Kritikat absurde qė po i bėhen Blushit kėto ditė synojnė tė gjėjnė pėrkrahės jolexues me qėllim qė tė “shpojnė gurėt me plumb» f.263

Uroj qė akuzat e kėtyre ditėve tė burojnė nga paaftėsia apo injoranca e kritikėve letrarė tė vetėshpallur si tė tillė, pėr tė kuptuar tė vėrtetėn e madhe filozofike qė ky libėr i sjell jo vetėm shqiptarėve. Tė vėrtetėn e Blushit se bashkėjetesa nuk buron nga toleranca sepse Toleranca ėshtė jo vetėm e pamjaftueshme, por edhe e rrezikshme sepse kultivon pakėnaqėsinė e tė Toleruarit nga Toleruesit! Sepse kėshtu krijojmė kategorinė e “Toleruesi” qė i jep tė drejtėn vetes tė gjykojė se ka pushtetin pėr tė toleruar tė tjerėt. Bashkėjetesa nuk ėshtė Tolerancė por BARAZI. Tjetri nuk tolerohet por trajtohet si i barabartė sepse ĖSHTĖ i Barabartė. Dhe barazia buron nga sinqeriteti. Dhe sinqeriteti buron nga njohja dhe debati reciprok sepse pėrderisa jemi vėllezėr dhe jetojmė nė tė njėjtin qytet, kemi po aq tė drejtė edhe tė njohim tė vėrtetėn e njėri-tjetrit. Pėrderisa kemi dėshirė (siē kemi bėrė nė qindra vjet) t’i urojmė njėri-tjetrit festat fetare, tė martohemi bashkė, tė punojmė nė tė njėjtėn zyrė dhe tė shkollohemi nė tė njėjtat shkolla, tė jetojmė nė tė njėjtin pallat dhe tė blejmė nė tė njėjtin dyqan, qė fėmijėt tanė tė luajnė bashkė nė tė njėjtat parqe ku dhe gjyshėrit tanė tė kuvendojnė nė tė njėjtėt stola pranė tyre, na lind pra dhe e drejta pėr tė komunikuar dhe debatuar pėr tė vėrtetat qė pėrfaqėsojmė. Kėtė bėn edhe ky libėr. Na kujton se s’mund tė bashkėjetojmė po nuk respektuam diversitetin e njėri-tjetrit si tė barabartė, dhe respekti nuk ėshtė njė e Dhėnė Apriori sepse pastaj kthehet nė Hipokrizi. Respekti i vėrtetė buron nga njohja e thellė e tė vėrtetės sė tjetrit dhe njohja e thellė prej mijėra vjetėsh buron nga dialogu reciprok. Ky libėr ėshtė njė dialog qė pėrpara se tė etiketohet me lloj lloj frazash haxhiqamiliste duhet tė analizohet nė mėnyrė profesionale dhe jo duke shkėputur batuta jashtė kontekstit konkret.

 

Blushi akuzohet pa tė drejtė sic u akuzua dikur edhe Papa Benedikti

Akuzat e kėtyre ditėve tė kujtojnė akuzat e nxituara qė shumė islamistė naiv i bėnė 2 vjet mė parė Papa Benediktit duke spekuluar me fjalė tė shkėputura nga konteksti pėrkatės. Akuza qesharake qė u mohuan nė mėnyrė shumė simbolike nga Papa Benedikti i cili vetėm pak javė mė pas u fal nė xhaminė e Stambollit me fytyrė nga Meka, duke repsektuar kėshtu tė gjithė botėn islame ashtu siē kishte planifikuar kohė mė parė. Sot Papa Benedikti ėshtė mik i madh i tė gjithė elitave teologjike islamike botėrore. Nė atė kohė loja kundėr Papės u kurdis nga korporatat antifetare tė medias tė cilat u hakmorrėn ndaj qėndrimit tė Papės kundėr Fesė sė Re tė Konsumit dhe Egoizmit Materialist tė shoqėrisė postkapitaliste.

Edhe kėto ditė, duket sulmin absurd ndaj Blushit: pėr fyerje tė Islamit, pėr injorancė historike, apo edhe me teknikėn e zhvlerėsimit filozofik (sepse nė fund tė fundit art ėshtė) po e promovojnė underground konkurentėt e tij nė politikė qė shohin tek Libri i Blushit modelin e ardhshėm tė kategorisė politike tė bashkėjetesės sė sinqertė midis tw barabartwsh pėrballė tolerancės hipokrite e cila ngjiz hap pas hapi pakėnaqėsinė reciproke tė fshehur nga injoranca e mosnjohjes sė tjetrit.

 

Tė jetosh nė Ishull - njė doracak i mėsimit tė bashkėjetesės

Ishulli i Blushit fillon aty ku mbaron dhe mbaron aty ku fillon si njė rreth vicioz sizifian duke kryer njė rreth tė plotė nė proēesin e riformimit tė identitetit protonacional. Njė rrethrrotullim rreth ishullit tė premtuar qė Zoti na ka dhėnė.

Doracaku ishullor pėr bashkėjetesėn ėshtė njė leksion bashkėkohor pėr tė mėsuar se si fetė mund tė transformohen nga njė gjenerator i ndarjes nė identitete tė kundėrta nė njė gjenerator tė identiteteve tė larmishme (sepse Zoti e do larminė e botės) apo deri edhe nė identitete hibride ēka ėshtė edhe cėshtja bazė e globalizimit kulturor kontemporan. Protoglabilizmi kulturor i shqiptarėve tė 300 vjetėve tė shkuara lindi nė njė fshat proto-global ku xhamia ndėrtohej pėrballė kishės nga i njėjti arkitekt, me emigrantė afrikanė romė qė vijnė tė jetojnė nė mes tė njė fshati ku ka myslimanė, tė krishterė, jobesimtarė biles edhe hebrenj. Fshati ku tradita qindravjeēare hibridizohet me kulturėn moderne tė kohės sė vet. Ishulli i Blushit ėshtė i pari fshat protoglobal nė kontekstin e kohės sė vet, ėshtė njė Utopi sa e Vjetėr dhe e Re, e ndryshme nga ishulli Utopia i Tomas Morit dhe pėr mė tepėr mė aktuale se e tija.

Ėshtė Utopia Reale e bashkėjtesės sė ishullarėve qė kapėrcen tejpėrtej kufijtė ndarės pėr t’u bėrė tė gjithė anėtarė tė sė njėjtės familje ishullare sipas vullnetit tė vetė Zotit! Sepse tė gjithė janė bijė e bija tė Abrahamit, stėrgjyshit tė vėllezėrve Moisi, Jesuz (Isakut) dhe Muhamed, babait tė gjithė njerėzisė! Tė paktėn kėshtu e kanė kuptuar shqiptarėt sipas Blushit.

 

Pse apo Si?

Por si ndodhi qė shqiptarėt u bėnė ishullarė? Ishin tė tillė qė nga fillimi? i bėri fati? U bėnė apo i bėnė? E dinin qė ishin tė tillė? Deshėn tė jenė tė tillė? Duan? Po vetė ishulli, ishte i tillė qė nė fillim apo e bėnė shqiptarėt si utopianėt e Tomas Morit? E bėnė se u pėlqente tė jetonin nė ishull apo s’kishin alternativė tjetėr mbijetese? Nė fakt kėto janė pyetje arkaike (aristoteliane), tė kapėrcyera nga dija postmoderne e cila pyetjen PSE determinuese tė gjetjes sė shkakut primar tė pasojave sekondare e zėvendėson me pyetjen bashkėvepruese SI(?)! Dhe kėtė kategori logjike e ka shpjeguar mė sė miri filozofi Artan Fuga nė librin e tij tė mrekullueshėm “Rrota e Mundimit”.

Dhe fatmirėsisht Blushi nuk e bėn kėtė gabim. Blushi nuk paraqet shkakun fillestar! Blushi nuk paraqet shkaqe fillestare dhunėn apo vullnetin. Blushi zėvendėson pyetjet aristoteliane PSE me pyetjet postmoderne SI(?). Sepse Pse-tė prodhojnė artificialisht vetėm vetveten, dhe pėrdorimi i pyetjes SI ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’Ju shmangur tė vėrtetave qė gėnjejnė vetveten. Blushi “merr pėrsipėr tė shpjegojė sado pak MĖNYRĖN SE SI stėrgjyshėrit a katragjyshėrit tanė kanė marrė vendime nė atė kohė, vendime edhe pėr ne sot. Pasi mėnyra se si ata rezistuan, iu adoptuan njė pushtimi tė caktuar, jep shumė nga logjika e gjėrave, tė cilat ne jetojmė sot.” (ēitim i Blushit nga gazeta Shqip 15 Prill 2008). Prandaj edhe Blushi nuk shpjegon shkakun pse u konvertuan shqiptarėt nė myslimanė, as pse bashkėjetuan shqiptarėt, por nėn logjikat e ndryshme dhe tė kundėrta tė kohės ai jep perceptimet tona tė ndryshme mbi mėnyrėn se si u konvertuan dhe si bashkėjetuan shqiptarėt, si mėsuan tė jetojnė nėn tė njėjtin ishull dhe nėn tė njėjtin qytet, si u gabuan dhe si u korigjuan, si mėsuan tė jenė fqinj, miq, tė martuar, vėllezėr tė njė gjaku. Si u gėnjyen nga misionarė tė huaj grekė dhe turq qė i ndėrsyen nė pėrēarje dhe vėllavrasje dhe si reflektuan dhe nxorrėn mėsime tė mėdha qė na vlejnė edhe sot.

 

Personazhet mitiko-simbolikė qė efektojnė arketipin ishullor

Dhe pėr kėtė Blushi pėrdor njė teknikė shumė tė shėndetshme si nxėnės shembullor i filozofisė sė ishullit tė bashkėjetesės. Ai nuk flet vetė. Ai nuk jep gjykime mbi tė tjerėt por i jep shansin tė tjerėve tė japin gjykimet e tyre. Gjykimet Blushi ua ka lėnė personazheve mitiko-simbolike qė enden nė formė rituale si Odieseja (Aranit Komneini nėpėr Mesdhe dhe Europė), babai i Odiesė, Sizifi vetė (Araniti Komneini me arkivol nė dorė), bashkėqytetari i tij Edipi mbret i plakur (Araniti i plakur me Sarėn e vogėl pėr dore), apo edhe si Noe, Abraham, Moisi, Krisht dhe Muhamed nė shkretėtira (gjyshi i Arianitit, Ibrahimi, Arianiti, Isaku, Sali Benishi), dhe tė gjitha kėto ndodhin nė njė skenografi krejtėsisht reale kohore dhe historike tė 1000 vjetėve tė fundit pa as mė tė voglin difekt apo gabim (duke pėrfshirė nė simbolikėn e vet historinė e botės, tė Perandorisė Kozmopolite Bizantine, tė vetė popullit shqiptar, dhe sidomos tė dy poleve orientale dhe oksidentale tė udhėheqėsisė politike shqiptare tė djeshme dhe tė sotme). E vėrteta e Blushit ėshtė njė konspekt strukturor historik duke i dhėnė librit edhe dimensionin e njohjes historike.

Blushi nuk flet vetė por vetėm dėgjon zėrat e sė shkuarės pėr tė kuptuar realitetin e sotėm. Dėgjon zėra qė vijnė nga thellėsia e kohėrave nė vetė nėnshtresat e ndėrgjegjes sonė kolektive tė cilat nuk e konfuzojnė, dhe as e turbullojnė. Pėrkundrazi ai ėshtė i qartė sepse ka fatin tė dėgjojė jo thjesht njė kor unik pėr bėmat e heronjve zyrtarė por dėgjon dhe na pėrcjell edhe zėrat e heronjve jozyrtarė! Ata tė harruarit, tė Mohuarit, tė cilėt Blushi falė formimit tė tij kulturor personal dhe familjar ėshtė nė gjėndje t’i veēojė, t’i ndajė, t’i zbardhė nė kėtė roman. Blushi na i sjell zėrat e sė shkuarės epike nė formėn qė ne shqiptarėt kemi ditur tė bėjmė gjithmonė: nė formė rrėfenjash dhe epikash historike por kėtė herė Alternative, Jozyrtare.

 

Testamenti alternativ i tė parėve tanė sipas Blushit shmang konfliktin e pashmangshėm

Ishulli i Blushit ėshtė njė Testament Alternativ i ngjashėm me referencat mbi papiruset e Detit tė Vdekur por jo sipas teknikės komerciale tė Dan Broėn (nė spekulimin e tij fitimprurės “Kodi Da Vinci”). Blushi nuk ka qėllim tė dekonstruktojė Besimin, pėrkundrazi. Tregon se sa i vėrtetė ka qenė ai ndėr shqiptarė. Jo nė njė kuptim tė praktikimit sinkretik por si projektim i vetė historisė sonė unike tė bashkėjetesės jetėgjatė.

«Tė jetosh nė ishull» ėshtė njė Testament i tė parėve tanė pėr ne vetė dhe vetė botėn. Ėshtė njė Testament Shqiptar Bibliko-Kuranor Alternativ, jo nė kuptimin e njė besimi tjetėr apo miks por nė kuptimin alternativ mbi mėnyrėn se si shqiptarėt i lexuan testamentet dhe e bėnė historinė e tyre tė Bashkė-Mbijetesės Fetare. Leximi i Blushit ėshtė njė lexim kontemporan qė sot po i bėjnė Testamenteve Bibliko-Kuroanore akademikėt dhe teologėt mė tė mėdhenj tė planetit, qė nga Papa Benedikti i Bashkėjetesės Ndėrfetare e deri te teologu i madh Islamit, Imam Gazaliu i ēituar nga Arbėn Xhaferri (nė Konferencė Kombėtare, Tiranė 14-15 Nėntor, 2003).

Testamenti i tė parėve tanė qė Blushi pėrpiqet tė zbardhė artistikisht nė formė Romani NUK ėshtė njė Testament i profecive eskatologjike hegeliane tė pėrplasjes finale dhe tė fitores sė njėrit qytetėrim mbi tjetrin. Nuk shtė njė profeci distopike e tipit tė Spenglerit, Fukujamės dhe tė famėkeqit Hantigton mbi pėrplasjen e pashmangshme tė qytetėrimeve.

 

Fati i Mitit Sizifian

Sepse Blushi zbulon nė tė shkuarėn tonė mitin edipo-sizifian tė Kamysė tė fatit tė njeriut qė sunduar nga vetė njeriu dhe jo nga Perėndia e Fatit. Shqiptarėt qindra vjet para Kamysė, kishin zbuluar nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme nė ADNnė e fshehur tė arketipit tė tyre kulturor bashkėautorėsinė e miteve greke tė Edipit dhe Sizifit, sipas tė cilave njeriu duhet tė bėjė tė vetin dhe tė njohė dhe tė zotėrojė fatin e pashmangshėm qė Zoti kishte projektuar pėr ta. Pėrplasja pėrfundimtare pėrjashtuese, fitorja turqizuese e shqiptarėve apo humbja greqizuese predikohet vazhdimisht nė libėr nga dy polet e gjenerimit tė pėrēarjes, si nga prifti grek ashtu edhe hoxha i turqve. Shqiptarėt i besonin Zotit, por njėkohėsisht mėsuan tė besojnė se Fatin e tyre duhet ta bėjnė ata vetė. Dhe sprova simbolike e rėnies sė Voskopojės i detyron mė shumė tė mėsojnė.

Sepse tashmė Fati i tyre ishte projektuar nga ata vetė. Sepse kėshtu kishte vendosur Ibrahim-Abrahami Shqiptar i Blushit. “Fatin e djemve tė vet e kishte pėrcaktuar ai vetė” dhe jo si Abrahami i Testamenteve bibliko-kuranore qė fatin e djemtė e vet “ndoshta e kishte pėrcaktuar vetė Zoti” (f. 157).

Por po ashtu si nė mitologjinė dhe tragjedinė greke (sipas Alfred Kamysė), si pėr Edipin edhe pėr Sizifin, kapėrcimi pėrqafėsues ndėrgjegjėsues qė i bėjnė fatit nuk i shmang dot ata nga vuajtja e tij, po ashtu edhe personazhet e Blushit nuk i shmangen dot vuajtjes, pėrkundrazi, si heronj dhe si profetė tė lashtė, ata vuajnė dhe prodhojnė historinė e tyre sizifiane, si nė njė rrotė mundimi fugiane, si mikrokozmos alternativ i vetė njerėzimit botėror.

Blushi duke folur me gojėn e Hanės sė krishterė qė i referohet Muhamedit mysliman shqiptar (qė i ka kėrkuar dorėn pėr grua), dekonstrukton mitin ekzistencialist sizifian shqiptar si shprehje e arketipit ishullor konservues tė vetė qytetėrimit njerėzor.

“Ne tė gjithė jetojmė si heronj tė fantazisė njerėzore... Unė jetoj si profet, Arianiti besonte se ishte Abraham, Isak Komneinit i dukej vetja si Jezu Krishti, Sali Benishi besonte se Aishja e tij i ngjante gruas sė Muhamedit, Bilalit i dukej vetja si jevgu qė vodhi gozhdėn e kryqėzimit, Ana ėshtė e bindur se do tė bėhet princeshė si Ana Komnena e vėrtetė dhe Niko ndryshoi emrin qė tė jetojė si Paridi. Bota rri nė vend sepse ne besojmė se shpirti i dikujt tjetėr jeton nė trupin tonė dhe kjo na bėn dembelė. Bota ka mijėra vjet qė nuk ndryshon sepse secili nga ne kujton se njė shpirt mė i ndritur do t’I tregojė rrugėn e duhur. Na duket sikur ecim, por nė fakt ndjekim hapat e dikujt qė ka kaluar pėrpara nesh dhe kthehemi aty ku u nisėm.” (f.368)

 

Shqiptarėt bashkė-mbijetuan duke mbetur shqiptarė sepse “I lidhte e njėjta vatėr”

Kėtu qėndron edhe thelbi i kuptimit tė shmangies sė profecisė sė pėrplasjes pėrfundimatre sipas misionarit tė grekėve dhe tė turqve, apo sipas banorėve tė Kretės qė prisnin me padurim ditėn qė tė thernin tė gjithė turqit e ishullit.

Pėrplasja “e pashmangshme” e shqiptarėve me besime “tė kundėrta” shmanget pikėrisht sepse ata i pėrkisnin tė njėjtės Vatėr. Tek koncepti i Hajdegerit “I tė qėnit i lidhur me vatrėn” duhet kėrkuar fati qė shqiptarėt e bėnė vetė. Nė kėtė koncept hajdegerian fshihet edhe fati unik i bashkėmbijetesės ndėrfetare dhe kombėtare shqiptare. Tek tė qėnit tė njė vatre, pra tė njė gjaku, tė njė gjuhe, banorė tė njė ishulli fshihet sipas Blushit edhe mbijetesa shqiptare qė i mbijetoi fatit tė pėrēarjes fetare alla bosnje tė projektuar nga misionarė tė huaj grekė apo turq nė qindra vjetė.

Vetė filozofi i madh i historisė Eric Habsbaum e ka marrė rastin shqiptar tė bashkėekzistencės ndėrfetare si shembull historik botėror tė protonacionalizmit mbifetar. Shembull qė ka detyruar nė rivlerėsimin e vetė konceptit akademik pėrgjithėsues “protonacionalizėm” nė nivel botėror si nė origjinat e tij fetare ashtu edhe thjesht gjuhėsore. Dhe Hosbaum i referohet pikėrisht Sami Frashėrit tė 150 vjetėve mė parė i cili ēitohet tė kenė thėnė:

“Tė gjithė ne jemi njė fis i vetėm, njė familje e vetme:jemi tė njė gjaku e tė njė gjuhe”. (Kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-a, Erik Hobsbaum, Sh.B.Toena, 1996, F.53)

Kėtu e merr edhe origjinėn metafora e familjes ishull tė Ibrahimit sipas Blushit, qė fsheh edhe alkiminė e formulės sė bashkėmbijetesės ndėrfetare shqiptare:

Shqiptarėt vėrtet kishin fe, emra dhe etikė fetare tė ndryshme por ata nė radhė tė parė ishin vėllezėr tė njė gjaku, ishin bij tė tė njėjtit atė, ishin rritur dhe ushqyer pranė tė njėjtės vatėr, dhe natyrisht qė flisnin tė njėjtėn gjuhė. Ishulli i shqiptarėve tė Blushit nuk fetishizoi dallimet fetare por pėrkundrazi tė pėrbashkėtat e Testamenteve Bibliko-Kuranore duke projektuar qė nė gjenezė lindjen e njė kombi me dy fe tė ndryshme, me personalitet tė dyfishtė, por me identitet tė njėjtė tė tė parėve tanė.

“Shtėpia ėshtė bėrė si ty, i kishte thėnė Sara Ibrahimit…: ti ke dy fe, dy emra dhe dy gra nė trup. (f.321)

Ndaj dhe bijtė e Ibrahim-Abrahamit Shqiptar e respektuan besimin e tė vėllait duke e debatuar pafundėsisht qė nė origjinė dhe panė tė ndryshmen dhe tė njėjtėn duke ditur pėrse duhet respektuar tjetri. Jo thjesht sepse ashtu mendonte tjetri, por sepse arrinin tė kuptonin arsyet se pse tjetri besonte nė fenė e tij. Kėtė e kuptonin sipas Blushit nė lojėrat dhe debatet e moderuara nga gjysėm hebrenja Sara, pėrfaqėsuese e origjinės sė pėrbashkėt tė tė gjitha besimeve monoteiste.

 

Paradigma e ishullit Brenda ishullit

Metafora e ishullit tė Blushit ėshtė njė metaforė rrethore e cila i mbivendoset vetvetes si rrathė dantesk tė Ferrit apo tė Parajsės nė varėsi tė ritualit tė mėsimit tė bashkėmbijetesės dhe tė evolucionit tė vetė historisė blushiane. Ishujt i mbivendosen njėri tjetrit nė njė formė shumė artstike dhe antropologjike duke respektuar radhėn e kalimit nga njė ishull mė i vogėl drejt njė ishulli mė tė madh. Nga ishulli i brendshėm i Ibrahimit kalohet nė mėnyrė projektuese drejt Familjes-Ishull dhe familja-ishull projekton rreth vetes njė Fshat – Ishull brenda tė cilit projektohet njė mit qė nuk ėshtė: Voskopoja e vėrtetė. Ajo qė ne nuk e njohim sepse nuk duam. Sepse i ikim si tė ishte njė ėndėrr e frikshme duke harruar se aty fshihet mėsimi i madh, final sipas autorit.

 

Ishulli i brendshėm i Ibrahimit-Abraham

Ishulli i Blushit fillon tek harmonia e brendėshme e ishullarit tė parė. Ibrahimit. Atij i pėlqen emri Ibrahim sepse Ibrahim do tė thotė Abraham. Emri i tij i dyfishtė lexohet nga ai jo si njė mur ndarės por si urė komunikimi me tjetrin: «ti mund tė mė thėrrasėsh Abraham» i thotė Anės, gruas sė tij kristiane. Ky ėshtė njė detaj thelbėsor i vetė ishullit tė tij tė brendshėm qė projektohet nė tė gjithė ishujt e tjerė qė formohen rreth tij. Ai nuk fetishizon dallimin por pėrkundrazi: tė pėrbashkėtėn. Kjo ėshtė baza nga ku mund tė fillojė bashkėjetesa e vėshtirė nė shtėpi.

Dhe Blushi si nė njė udhėtim dantesk lėviz nga njėri rrath nė tjetrin duke ndaluar sa herė del nė breg tė ishullit tė radhės, nga ku tregon se si shqiptarėt mėsuan notin e mbijetesės.

 

Ishulli i familjes sė gruas shqiptare

Familja ishullore e Ibrahimit mėson mbijetesėn hap pas hapi. Dhe guri i themelit, dhe kėtu qėndron njė zbulim i madh i Blushit, ėshtė GRUAJA, NĖNA SHQIPTARE. Nė asnjė vlerėsim tė derisotėm nuk ėshtė pėrcaktuar kaq thellė dhe kaq fuqishėm kjo e vėrtetė kaq e madhe dhe historikisht kaq e vėrtetė. Nėna shqiptare “kishte vendosur barazi mes dy feve nėn njė ēati, gjė qė profetėt, bashkė me gjithė tė urtėt e tė fortėt e botės, nuk ia kishin arritur dot akoma.” Kėtu projektohet bashkėmbijetesa e shqiptarėve. Nė familjen ishull. Njė familje e pėrzier. Myslimane dhe e krishterė. Sipas standartit unik shqiptar nė Ballkan, tė sanksionuar edhe nė tė drejtėn kanunore, burrat myslimanė martoheshin me gra tė krishtera duke lejuar qė fėmijėt e paslindur tė ndaheshin nė djem myslimanė dhe vajza tė krishtera duke krijuar kėshtu njė raport ndėrfetar nė radhė tė parė brenda familjes. Martesat ndėrfetare shqiptare janė mėsimi i parė i madh i shqiptarėve pėr tė gjithė. Aty u brumos bashkėjetesa. Nga gruaja shqiptare duke iu dhėnė dashuri tė gjithėve njėsoj. Ky ėshtė mėsimi qė mėson Blushi nėpėrmjet refektimit tė Muhamedit shqiptar.

“Marin Kurilėn do ta kisha detyruar tė martohej me Aishen

Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė grindjet mes tė krishterėve dhe myslimanėve tė qetėsohen sepse fėmijėt janė tė pėrbashkėt dhe ata e ruajnė paqen brenda.

Fshati shpėtoi kur Arianiti iku, sepse ai nuk do tė lejonte qė vajzat e krishtera tė martoheshin me burra myslimanė. Po tė ishte ai nė fshat, babai nuk do tė ishte martuar me Sarėn dhe nuk do tė ishte zbutur. Ne, djemtė e tij, do ishim myslimanė tė egėrsuar dhe tė gatshėm pėr t’u hakmarrė duke menduar se po jetojnė nė njė fshat ku na ėshtė ndaluar ajo qė i lejohet tė tjerėve, siē mendonte Sali Benishi. Shqiptarėt kanė vetėm njė zgjidhje: tė martohen tė krishterėt me myslimanė qė tė shmangim Voskopojėn.” F.343 – 344

Kėtu dėshtojnė edhe misionari grek dhe ai turk sepse shqiptarėt mėsuan. Mėsuan nga gruaja dhe nėna shqiptare.

 

Fshati ishullor

Dhe kėshtu asimilohen dhe riformohen njėkohėsisht pak nga pak ishujt nga njėri tjetri, Ibrahimi me familjen, familja me fshatin, duke e rikthyer pėrsėri fshatin pas shumė dhimbjesh, plagėsh, sėmundjesh dhe braktisjesh nė njė komunitet plural normal krushqish, miqėsish dhe mėrish tė reja, si dikur. Dikush vjen, njė tjetėr ikėn, njė tjetėr lind. Kėshtu ndėrtohet edhe xhamia pėrballė kishės nga e njėjta familje arkitektėsh ku si kisha edhe xhamia janė si kostume tė qepura sipas trupit tė vetė shqiptarėve. Jo madhėshtore sepse ashtu shqiptari do tė ndihej i vogėl para tyre, por aq sa ėshtė dhe ashtu siē ėshtė vetė besimtari shqiptar.

Blushi na e paraqet kulturėn e fshatit tė pėrzier mysliman dhe tė krishter si njė kulturė hibride ku komuniteti bashkėvepron dhe ndėrvepron nė formė komplementare duke zbehur diferencat fetare dhe duke forcuar lidhjet familjare. Ibrahimi mysliman shkon nė kishė dhe pėrpiqet tė shėrojė nga kolera tė krishterėt, Ana e krishterė kujdeset pėr mbarėvajtjet e riteve myslimane tė tė shoqit, i biri i krishterė i Naum Shytės nga Pleshishti ndėrton xhami (siē ka ndėrtuar nė tė vėrtetė edhe kėshtjellat e bektashiut Ali Pasha i Tepelenės), etj. etj. Vetė shtėpia e myslimanit Abraham vendoset nė njė proēes tė vazhdueshėm hibridizimi nė formė dhe pėrmbajtje. Njė shtėpi myslimane ku myslimani ndėrton tavolinė dhe karrike europiane, gatimi i pėrzier perėndimor dhe lindor, njohja e mitologjisė sė lashtė ballkanase. Vetė Sara me origjinė ebrehe sjell kulturėn e perėndimit e cila bashkėjeton me fenė myslimane. Muhamedi, bir i Abrahamit kėrkon tė martohet me Hanėn e vjetėr kristiane pa i kėrkuar tė ndėrrojė fe por ndėrkohė shtėpinė ia kthen nė xhami. Dhe ky hibridizim nuk bazohet mbi superioritetin e mė tė fortit apo dominimin e shumicės. Ėshtė njė hibridizim nė fillim i vėshtirė dhe i dhimbshėm (siē ishte edhe pushtimi) por pak nga pak bėhet i natyrshėm dhe ndodh hap pas hapi nė mirėkuptim. Ky ėshtė leksioni i Blushit! Mė i rėndėsishėm se vetė hibridizimi ėshtė proēesi i hibridizimit qė na kujton konceptin e Nestor Garcia Canclini, sociolog i famshėm kontemporan i cili e vlerėson vetė mėnyrėn se si realizohet proēesi i hibridizimit si mė i rėndėsishėm se vetė hibridizimi si njė leksion mbi bashkėjetesėn globale.

 

Filozofia e Ishullit

Kėshtu u ribė Shqipėria. Njė komb-rrėnojė (siē e quan Ismail Kadare nė «Vizitė nė Kėshtjellėn Grac») i cili u ngrit me vėshtirėsi mbi gėrmadhat qė vetė shkaktoi. Njė komb qė i lejoi vetes rrėnimin pėr tė mos i lejuar vetes pėrēarjen fetare qė me siguri do t’I sillte asimilimin nėpėrmjet turqizimit dhe helenizimit. Shqiptarėt zgjodhėn “higjenėn e injorancės” si profilaksi ndaj sėmundjes sė asimilimit nėpėrmjet turqizimit apo helenizimit.

Dhe kush mė mirė se vetė Blushi mund ta predikojė si profet filozofinė e vet nė gojėn e njė Isaku shqiptar qė i drejtohet shqiptarėve kristianė qė prej qindravjetėsh pėrpiqen pa sukses pėr pavarėsi nga pushtimi turk:

«Ju jetoni nė ishull pa e ditur... Ishullarėt janė njerėz tė vetmuar dhe vetmia i ka bėrė tė mendojnė. Ata kanė vetėm njė qėllim: se si tė shpėtojnė ishullin e tyre nga stuhitė dhe pushtuesit. Pėr t’ia arritur kėsaj, ata pėrdorin ēdo dredhi dhe kur dredhitė nuk pijnė ujė pėrdorin luftėn. Por lufta ėshtė arma e fundit qė pėrdorin pasi i kanė ofruar tė huajve paqen, qetėsinė, strehimin dhe mėnyrėn e tyre tė jetesės. Ka shumė udhėtarė qė thonė se njerėzit e ishujve janė mikpritės. Nė fakt, kjo ėshtė njė dredhi qė ata e kanė pėrsosur nė mijėra vjet pėr tė shpėtuar atė pak tokė qė kanė nga piratėt. Ishulltarėt kanė njė rregull. Ata i pranojnė tė huajt dhe njerėzit qė vijnė nga deti vetėm nė qoftė se kėta mėsojnė notin. Pas notit ata u mėsojnė tė huajve peshkimin, pastaj i tregojnė si tė ndėrtojnė barka dhe anije, pastaj se si tė gatuajnė peshkun, pastaj se si tė ngrenė diga pėr tė zbutur egėrsinė e detit qė kafshon ishullin, pastaj se si tė presin gjatė dimrit duke u ushqyer me durim dhe pastaj sesi gjatė verės tė ruajnė ushqim edhe pėr dimrin tjetėr. Kur i huaji i ka mėsuar tė gjitha kėto, ai pa e kuptuar ėshtė bėrė njė ishullar. Dhe ky ishullari i ri, pa e kuptuar ka vetėm njė qėllim: se si tė ruajė tė pavarur ishullin e vet duke pėrdorur mjeshtėrinė qė tė tjerėt i mėsuan atij. Voskopoja ėshtė njė ishull i krishterė, i cili i ka shpėtuar deri sot pushtimit duke pėrdorur kėto dredhi.»

«E di qė ju duket e pamundur dhe e padenjė, por unė shoh qė tani ditėn kur myslimanėt do luftojnė pėr tė mbrojtur kishat tona. Fėmijėt e tyre do tė jenė ngrohur si zogjtė nėn lėvozhfėn e vezėve tė pashkės dhe nė verė kryqet e kishave do t’u bėjnė hije pleqve tė pėrvėluar nga vapa. Le tė mendojnė se Islami i tyre i ngroh si njė jorgan, por unė jam i bindur se krishterimi ynė i begatė do t’u duket si njė jastėk, mbi tė cilin koka ēlodhet duke parė ėndėrra tė bukura me bollėk dhe lumturi. Myslimanėt e Voskopojės janė akoma si tė huajt nė ishull. Janė tė egėr, janė tė hutuar dhe tė uritur. Vetėm njė gjė nuk mund ta pranojnė ata: tė kthehen prapa duke rrezikuar tė zhyten nė thellėsitė dhe pabesitė e detit. Nė qoftė se u jep pėr tė ngrėnė, i jep njė strehė dhe i mėson notin, ata do tė zbuten dhe do tė punojnė pėr tė pasur ato qė ne i kemi dhe qė ata nuk i kanė, sepse nuk mund t’i sillnin me vete nėpėr det.»

«Por ka edhe diēka tjetėr. Myslimanėt e Voskopojės janė shqiptarė siē jemi edhe ne. … Ata janė myslimanė, por akoma nuk janė turq. Nė qoftė se ne i zbojmė shqiptarėt myslimanė nga qyteti ata do tė shkojnė te turqit dhe tė gjithė bashkė do tė vijnė dhe do na zbojnė ne na nga Voskopoja. Kjo do tė ishte njė luftė e humbur. Kėshtu kanė gabuar shumė burra tė menēur pėrpara nesh, pa e kuptuar se duke i quajtur turq, shqiptarėt myslimanė, nė fakt, i kanė hedhur ata si armė nė duart e turqve. Me ato duar turqit kanė luftuar dhe kanė pushtuar fshatrat dhe qytetet tona. Nė tė vėrtetė shqiptarėt kanė luftuar kundėr shqiptarėve dhe njėra palė besonte se luftonte kundėr turqve, ndėrsa pala tjetėr ngushėllohej se luftonte kundėr grekėve. Kėsisoj nuk ka mbetur asnjė pėllėmbė Shqipėri dhe kujtdo qė fitonte i thuhej se fitoi si turk dhe kujtdo qė humbte i thuhej se humbi ngaqė ishte grek. Voskopoja nuk ėshtė njė ishull ku turqit luftojnė me grekėt. Voskopoja ėshtė njė tokė ku shqiptarėt akoma nuk kanė arsye tė luftojnė me shqiptarėt.»

Altin Goxhaj - studiues

 

“Miss Shkodra” merr kurorėn e bukurisė

 

Shpallen tre pėrfaqėsueset pėr konkursit kombėtar tė bukurisė

Shkodra, qyteti i ngitur mbi trupin e njė femre, ėshtė simbol jo vetėm i dashurisė njerėzore, por edhe i bukurive, si rrallė kund. Perendia ėshtė treguar bujare me qytetin histori shume, me mrekullitė refletuese  te lumit, detit, fushės e malit, qė i gjen pikėrisht veē nė Shkodėr dhe nė... pėrralla.

E megjithatė, dora e njeriut nuk ėshtė treguar dhe shumė produktive. Ka mbetur e thjeshtė Shkodra. Por ėshtė pikėrisht thjeshtesia, origjinaliteti, qė i japin gjenialitet.Mbi kėtė gjenialitet, bukuroshet shkodrane, pinjollet e Rozafes qė u flijua per tė perjetėsuar Murin e Kalasė Rozafa, ia mrekulluan ‘dizanjon’ qytetit, nė konkurimin spektakėl, plot hire, kulturė e ambicie. ‘Miss Shkodra 2008”, organizuar me  profesionalizėm dhe kujdes tė lavdėrueshėm nga “Buna 1” si organizatore kryesore, “Deliart Asociation” dhe TV1 Channel, sinkronizoi bukurinė njrėzore me atė natyrore. Pėr rreth 1 muaj, bukuroshet shkodrane kanė bėrė pėrgatitjet, kanė dhėnė mesazhe integriteti dhe hapėsire se njeriu mund tė ecė dhe vetėm tė ecė,mund tė synojė dhe vetem tė synojė,mund tė marrė, por tepėr mė shumė mund dhe duhet tė japė, duke shkuar nė shumė ndermarrje prodhuese tė qytetit, mes punonjėsve, edhe si reklamė, pėr bizneset qė dinė se reklama pasuron raportet mes prodhuesitdhe konsumatorit,kombinon ato mes punėdhėnėsit e punėmarresit, duke  shtuar zgjidhjet e qėndrueshme.Disa nga biznesmenėt kanė sponsorizuar. Janė Ramadan Lika, Paulin Radovani, Gjergj Leqejza, Astrit Meshnuni, parukeri ‘Jeta’, Cassa Blanca’ dhe ‘Big Shop’ qė drejtuesit e spektaklit i pėrgėzojnė.Por, ėshtė njė biznesmen jo shkodran,  Hazir Gashi, qė gjithherė ka qėnė afėr veprimtarive ne Shkodėr. Hazir Gashi, njė ndėr ndėrtuesit potencial nė Durrės, ėshtė vėrtet shpirtmirė, i ndjeshėm ndaj kujtdo, ku njė pjesė tė jetės sė tij e mbush dashuria pėr artin, kulturėn, por edhe pėr tė lėnė shumė tė kėnaqur klientėt qė blejnė pallate  tek ai. Ky biznesmen e prek suksesin bash nė nervin e tij. Dhe interesimi, pėr tė arritur natėn finale nė teatrin qė mban emrin e poetit Migjeni, qė herė kėrkonte njė ‘Grusht tė fortė pėr ti ra mu nė zėmėr malit qė nuk bza’, e herė thėrriste ‘Thuaja kangės rini, kangės sate qė tė vlon nė gji’, ishte i madh.Salla mbushet plot: Jane edhe autorietet vėndore aty, duke avancuar dukshėm nė interesim, nė krahasim me vitet e mėparshme. Spektakli ishte vėrtet i bukur, siē i ka hije Shkodrės sė bukur. Kompeticioni pėr pėrzgjedhje nuk ėshtė i lehtė, saqė ti qė ie nė sallė thua Ėshtė ‘nyje’ qė do kujdes.Vajzat, tė gjitha kanė linja perfekte, kombinuar edhe me aspektet e tjera, por ‘analiza’ gjykuese duhet tė vėndosė. Ėshtė juria e pėrbėrė nga Petri Bozo, Arbana Xhani (Bekteshi), Alda Delija,Ardian Zhuri, Gani Muēmeraj, Sokol Zekaj, Shpresa Mazi, dhe Irsa Demneri qė do vėndosin pėr mė tė bukuren e Shkodrės, tė kėsaj Shkodre qė nė vetvete ėshtė  ‘kornizė’ bukurie, qė pėr hir tė sė vėrtetės, mbase duhet thėnė se qyteti verior me kėtė spektakėl kaloi edhe njė seancė ‘psikoterapie’, me substancė seriozitetin, ēka mėndojmė se vitet e ardhshme do ketė mė shumė dėshirė pėr pjesėmarrje. Dhe vjen ai ēast ku juria vėndos. 

 Sipari i bukurisė shkodrane ėshtė ulur, duke shpallur mė tė bukurėn dhe dy shoqėrueset e saj qė do tė pėrfaqėsojnė Shkodrėn nė konkursin mė tė madh, “Miss Shqipėria”.

Pėrgjatė njė viti, bukuria shkodrane do tė ketė emrin e 16-tė vjeēares Kristina Hila, e cila,pasi ka kaluar nė ‘sitėn’ e gjykimit, i ėshtė gėzuar shiritit tė mė tė bukurės,vėndosur nga producenti i spektaklit Arben Mazi. Kurse “Miss Shqipėria” Irza Demneri, ishte pėrzgjedhur nga organizatorėt pėr ti vėndosur nė kokė kurorėn, bukuroshes shkodrane,e cila, nuk i ka fshehur emocionet.Momente e vlerėsime  tė tilla, normalisht i ėndėrrojnė shumė bashkėmoshatare e saj nė qytetin dhe rrethin e

Shkodrės,simbol jo vetėm i bukurisė dhe zgjuarsisė femėror, por i shumė ēkaje m ė teper. 

Pas marrjes sė kurorės, bukuroshja shkodrane ėshtė shprehur “Jam vėrtetė shumė e emocionuar, por njėkohėsisht shumė e lumtur qė arrita tė fitoj kėtė kurorė”.                                                                    

-I premtoj tė gjithė Shkodrės,- ka folur ėmbėl Hila,- se do tė jap maksimumin nė “Miss Shqipėria”.

Nata finale ka pasur shumė tė ftuar dhe ka qėnė njė spaktakėl i vėrtetė i prezantuar me kompetencė e elegancė nga Valmira Katana, ku edhe ka kėnduar.Zėrat plot ritėm e melodicitet tė Stine, Soni dhe Siēiljana, e kanė mbushur me tinguj gėzimi sallėn, ku u shpalos hieshėm bukuria shkodrane. Spektaklin e ka prestigjiozuar edhe trupa e baltetit tė Kozeta Bakiut. Juria ka pasur nė krye tė mirėnjohurin Petri Bozo, dhe nuk e ka pasur tė lehtė, por qė gjithsesi ka gjykuar profesionalisht mbi fitueset. Mbas Hilės janė renditur Desara Dibra, edhe kjo 16-tė vjeēe, kurse si shoqėruese e dytė, ka dalė Sena Gjeli.

Nė pėrfundim tė spektaklit, si Bozo dhe Mazi, kanė shprehur kėnaqėsinė e tyre pėr suksesin e bukurisė sė qytetit tė bukuerive. Bozo ka deklaruar se ka qėnė i vėshtirė fakti pėr tė marrė njė vėndim, sepse,ka thėnė ai,’ Unė jam mėsuar tė mos jem pjesė e  gjykimit nga qė gjithmonė kėtė gjė ua kam lėnė specialistėve’ Kure producenti Mazi ka thėnė se’ Mbasi mora suksesin e pritur, jam tashmė i kėnaqur me punėn dhe lodhjen qė pėrballova’Sponsori gjeneral, “Grand Hotel Europa”, mbas spektaklit ka pritur nė mjediset komode, vajzat, tė cilat tashmė tė lumtura, kanė premtuar beteje tė vėrtetė nė “Miss Shqipėria”.

 Nė tė gjithė aktivitetin, ra nė sy thyerja e disa tabuve me bukurinė dhe konkurset e saj nė Shkodėr. Njė pjesė e vajzave tė hijshme, vinin edhe nga rrethinat e Shkodrės, por edhe lartėsia e tyre ishte nga mė tė gjatat nė vėnd, duke krijuar kėshtu edhe kulturėn e duhur nė kėtė drejtim.

Shkodra ka zgjedhur mė tė bukurat e saj dhe ka treguar se pėr nga organizimi ėshtė model.Miss-i i Shkodrės synon kurorėn ‘Miss Shqipėria’se ėshtė vėrtėt pėrfaqėsuese e bukurisė e inteligjencės. Por sido qė tė jetė, Shkodra ia dha kurorėn. E kush mė mirė se nana, mund ti japė vajzės, jo ē farė doTirana, po ē i jep nana?

Besi Bekteshi