koka

nr. 122 / 21 shtator 2008

alukit

 

E MAJTA NE EMER TE TE GJALLEVE PERĒAHET, NE EMER TE TE VDEKURVE BASHKOHET! A mund tė emancipohet politika me pasim faji qė vjen nga faji?

Pas gijotinės sė “kokave tė prera”nė kampin rozė, kryesocialisti Rama politikbėrjen e ktheu nė njė lojė kalamajsh plot emocione e prova, si ato me mikrofon; njė, dy, tre, prova teknike, njė, dy, tre, prova teknike, e shėndėrroi nė njė amusement lodėr, plot impulse, si ato kur zbavitej si emigrant rrugėve tė Parisit, POLISIT tė zemrės, me tanė ē`ka burri, pėrjashta. Fshatrat e tėrėr Shqipėrisė i shetiti, duke u prėmtuar fshatarėve sė programin e qeverisė do e bėjnė ata vetė. Ata qė nuk dinin tė shkruanin, flisnin me gojė, e Rama shėnonte, pėr programin qeverisės. Por kjo strategji sikur nuk funksionoi, pasi Xhuveli qė kish votat e fshatarėve e rrinte serbes nė krah tė Berishės, u ēonte nga njė deceitfulness tė vockėl duke i mashtruar me ca investime nė kanalet kulluese a ca litra naftė me ēmim mė tė lirė, pasi edhe Meta, megjithėse harbut dhe shumė mėkatar deri sot para shqiptarėve, pėrēante elektoratin e majtė, duke i matur bėrrylin e duke i trguar gishtin e mesit Ramės.

Kėshtu, kur Shqipėria iku disi nga ferr-terri, kur nuk mund ta futje kėmbėn nė gropė pėr tė kėrkuar pak rrugė, kur makinat nuk ndėrronin amortizatorėt krye 5-6 muajsh, kur qeverisė nuk i ngjitnin as sesi akuzat tekniko-ekonomike, kryesocialisti hypė nė njė trampolin tjetėr,  per tu hellur nė sulm se pse fshatarėve nuk u ėshtė rritur sa duhet kallini i misrit. Kėtu u dasshka bėrė kurban Ministri i Bujqėsisė e Ushqimit Jemin Gjana, e pas tij qeveria. Prapė si pėr hartimin e programit qeverisės, fshatarėt qė nuk prodhuan dot misėr thirren nė skenėn e politikės tė prodhijnė politikė. U bėhet thirrje publike tė denoncojnė nė tre numra telefoni;  042 22 34 08,  042  22 88 36 dhe cel. 068 34 00 044 . Secili ėshtė i lirė tė deklaroi me telefon humbjen nga fara e “tredhur” dhe Rama do i japė paratė, edhe pse  numri i parė ėshtė i kabinetit rozė, i dyti i njė femre qė pėrgjigjet e thotė lajmėro nė celular dhe, celulari duket se ėshtė i djalit tė “Babe Myslimit”. Eshte krejt e saktė kjo, mund ti provoni numrat, pėrmes tė cilėve Rama pretendoi tė pėrligjė spastrimin e vet dhe tė partisė, tė diktuar nga anatemomi i vetė i strukturave dhe shumė energjive njerėzore tė zhgėnjyera qė, ē` ėshtė e vėrteta, ose i patėn ikur tek Meta qė kėto ditė u kthye nė shtėpi, ose prisnin, pse jo edhe presin, Nanon qė tu prijė. Perdja e aktit tė parė  tė dramės sė politikės rozė u hap,  dhe, Rama deklaroi se janė 186 fshatarė qė u ka mbetur xhuxh kallini.

Njė diagnostifikim i politikave shtetbėrėse se186 fshatarė akuzojnė qeverinė me telefon se nuk u ka bėrė misri kokrra, mund tė pėrbėjė skandal qeveritar vetėm pėr pak (as)kėn, ose thėnė me gjuhėn e pėrshtatshme pėr ata qė marrin vesh se si duhet tė funksionojė opozita, veprimi i kryesocialistit ngelet qartaz deshifrim sipėrfaqėsor dhe orientim haptaz pėr nga njė hendek mė i thellė. Nėse kėto pėrralla me misėr do i kapėrdinin socialistėt, nuk do pėrligjnin kurrsesi as rimodelimin, as kurajimin e sė majtės si pjesė e riskut politik nė zgjedhjet e qershorit 2009. Strumbullar i ēoraditjes duket se ėshtė vetė kryetari, i cili duke fragmentizuar vetėm faje tė qeverisjes e deri pardje edhe tė Metės dhe duke mos nominuar as edhe njė sukses a ide tė veten, merr pėrsipėr tė mos bėjė opozitė, merr pėrsipėr tu hellė hi syve edhe socialistėve, pėr tė qėnė tribu i bashkisė Tiranė, ku nė tė vėrtetė ka punuar mė mirė se gjithė parakėnėsit e tij aty, por ama pėr ta lėnė partinė nė konditat e njė ekuacioni pa zgjidhje. E fasada e politikės lyhet edhe me tė keqen e mė tė kėqiave qė u regjistrua kėto ditė si dhimbje njerėzore, me vdekjen e shqiptarit tė mirė e tė guximshėn Kosta Trebicka. Kjo vdekje, edhe nė qoftė politike, nuk i bėn Had as Edin, as Ilirin, megjithėse vdekja i bashkoi. Meta gjen justifikim pėr tė bėrė njė sidelsip, kthim nė krah tė Ramės, megjithėse edhe paqja e tyre ėshtė me “shpata”. Gati rrinė edhe Gjinushi e Milo, paēka se  me “helmeta” te dy.

Pra edhe nė qoftė se kjo qeverisje duhet tė mos ketė shumė rrugė e shumė jetė, ē`farė risish besuesmėrojnė kėta burra qė ēdo zgjidhje e servirin si pasuese tė fajit qė rrjetėzohet nga faji?!

Po paratė e misrit u harruan?

Sokol Pepushaj

 

 

NJĖ NENE 53 VJEĒE QE I KERCENOHET JETA

Eshte 53 vjeēe, nėnė e tre fėmijėve, prej vitesh me punė e jetesė ne Greqi. Ajo disa ditė me parė, me lotė nė sy deklaroi pėr gazetėn “Shqipėria Etnike” se ka nxjerrė shtėpinė nė shitje dhe jeten e ka aq shumė tė kėrcėnuar sa  nuk mund tė rikthehet kurrmė nė qytetin e vet qė e don aq shumė.

Kam shkuar edhe nė Amerikė, por nuk e kam mėnduar tė rri atje, - shprehet Drita  Nezir Alija.

Por situata e saj ėshtė vėrtet tragjike. Kjo pėr shkak tė njė ish biznesmeni tė njohur nė gjithė Veriun e Shqipėrisė. Drita Alija,duke qėlluar kunata, motra e gruas sė biznesmenit tashmė tė falimentuar Petrit Zenuni,  ėshtė vėnė nėn presione deri me jetė. Zenuni siē dihet, kish grumbulluar shuma tė mėdha parashė, duke marrė borxhe, tė cilat mbas dėshtimit tė bujshėm tė biznesit nuk kishte mundėsi ti kthejė dhe u zhduk. Pjesėn e biznesit tė tij natyrisht e morėn bankat ku edhe atje kishte marrė kredi. Por borxhlinjtė privat duan paratė e tyre. Kėshtu Dritės kėrkojnė ti marrin forcėrisht shtėpinė nė qytetin e Shkodrės. Kjo pėr arsyen se Drita dhe motra e vet Liljana, grua e biznesmenit tė falimentuar, kishin trashėguar njė shtėpi nga babai i tyre. Ajo, deri kohėt e  fundit, duke jetuar e punuar shumė mirė nė Korfuz tė Greqisė, bashkė me dy vajzat e saj, pasi djalin tashmė e kishte tė stabilizuar me dokumenta tė rregullt ne Amerikė, ishte e qete. Por ata qė kėrkojnė me patjetėr ti marrin forcėrisht shtėpinė pėr borxhe tė kunatit Zenuni, e gjejnė edhe atje. I bėjnė telefonata kėrcėnuese, arrijnė edhe ti vėnė persona nė ndekje nė Korfuz. Natyrisht tė paguar nga Shqipėria. Pasi ka ndjerė rrezikun e eleminimit fizik, nga Korfuzi thotė se ka telefonuar e vėnė nė dijeni drejtorinė e policisė sė Shkodrės, ku i ėshtė kėrkuar tė vijė nė Shqipėri. Dhe ashtu ka vepruar. Ka depozituar denoncimin dhe kėrkuar mbrojtje nga shteti, nga shteti qė nuk arriti tė mbrojė as biznesmenin shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka, dėshmitarin kyē qė denoncoi botėrisht aferėn korruptive tė armatimit kinezė me etiketa tė fallsifikuara  mes kompanisė amerikane “AEY” dhe asaj shqiptare “MEIKO”, i cili tashmė ėshtė nėn dhe i vdekur. Pra, edhe pas denoncimit ka pare ti sidhen njerėz rreth shtėpisė, nė tė cilėn ėshtė detyruar tė mos banojė. Pėr aq net sa ka qėndruar nė Shkodėr ka fjetur nė ilegalitwet tė plotė. Edhe motra e saj Liljana Zenuni ka njė vit nė ilegalitet. Madje Dritės i kanė shpėrthyer edhe shtėpinė, pėr tė cilėn ka denoncuar. Gjithsesi ajo e ndjen veten shumė tė rrezikuar ndaj edhe qanė kur thotė se nuk ka asnjė rrugė, se nė greqi e kanė zbuluar ku jeton, ndėrsa nė Shkodėr parandjen vrasjen nė qoftė se vjen.

Rifat Ymeri

 

 

AZIA KA  MBROJTUR PLURALIZMIN E TOLERANCEN SHUME KOHE PARA RILINDJES

Pėrse qėndrojnė afėr brigjeve tė Birmanisė luftanije franceze, britanike dhe amerikane, por jo kineze apo malajziane, tė ngarkuara me ushqime dhe mallra tė tjera tė domosdoshme pėr viktimat e ciklonit Nargis? Pėrse reagimi i Shoqatės sė Vendeve tė Azisė Juglindore (ASEAN) ndaj fatkeqėsisė natyrore, qė goditi njė nga shtetet e tij, ishte kaq i ngadaltė dhe i mefshtė?

Sekretarja franceze e shtetit pėr tė drejtat e njeriut, Rama Jade (Yade), deklaroi se ndaj Birmanisė, nėse nevojitet, duhet tė zbatohet forcėrisht parimi i OKB-sė “i pėrgjegjėsisė pėr tė mbrojtur”. Kurse lideri i opozitės malajziane, Lim Kit Siang, tha se mosveprimi i vendeve aziatike “i damkos me turp tė gjithė liderėt dhe qeveritė e ASEAN-it. Ata pėrfundimisht mund tė kishin bėrė mė tepėr”. Kėshtu, mos vallė evropianėt dhe amerikanėt janė mė tė dhembshur se aziatikėt?

Duke patur parasysh se historia e Perėndimit regjistron luftėra tė tmerrshme dhe njė imperializėm shpesh herė brutal, kjo duket pak e besueshme. Pėr mė tepėr, mėnyra si kinezėt e thjeshtė u bashkuan pėr tė ndihmuar viktimat e tėrmetit nė Siēuan ishte po kaq e jashtėzakonshme, sa dhe pėrpjekjet spontane tė banorėve tė Birmanisė pėr tė ndihmuar bashkėqytetarėt e tyre, ndėrkohė qė ushtria bėri shumė pak. Budizmi thekson dhembshurinė dhe mėshirėn jo me pak se krishterimi. Indiferenca ndaj vuajtjes nuk ėshtė nė natyrėn e asnjė kulture aziatike.

Nė tė vėrtetė, asnjė vend aziatik nuk u shpreh kundėr kur Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė miratoi Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut mė 1948. Nė deklaratė thuhej se “njohja e dinjitetit tė qenėsishėm dhe e tė drejtave tė barabarta e tė patjetėrsueshme tė tė gjithė pjesėtarėve tė familjes njerėzore ėshtė themeli i lirisė, drejtėsisė dhe paqes nė botė”.

Por nė mėnyrėn si kuptohet jetėsimi i mėshirės mund tė ketė ndryshime kulturore. Ideali i barazisė dhe i tė drejtave universale i detyrohet disi historisė sė qytetėrimit Perėndimor, nga “drejtėsia natyrore” e Sokratit para krishterimit, deri te deklarata franceze e tė drejtave tė njeriut. Popujt perėndimorė jo gjithmonė janė sjellė nė pėrputhje me idealet e tyre universaliste, por nė botėn moderne ndėrtuan institucione, tė skicuara pėr t’i zbatuar ato nė Evropė dhe jashtė saj. Deri tani nuk ka ndonjė institucion mbarė-aziatik pėr tė mbrojtur tė drejtat njerėzore tė aziatikėve, pa folur tė tė gjithė njerėzimit. 

Nė fakt, kinezėt dhe aziatikėt e tjerė kritikojnė shpesh Perėndimin se i pėrdor tė drejtat e njeriut si justifikim tė imponimit tė “vlerave Perėndimore” nė ish-kolonitė e tyre. Padyshim, tė tilla akuza janė veēanėrisht tė zakonshme nė autokracitė, sundimtarėt si dhe apologjetėt e tė cilave e shohin idenė e tė drejtave universale tė njeriut si kėrcėnim pėr monopolin e tyre mbi pushtetin. Por mosbesimi ndaj universalizmit nė Azi nuk kufizohet tek autokratėt.

Nė shumė vende aziatike favoret, me hir o me pahir, krijojnė detyrime, qė ndoshta janė shkaku pse njerėzit ngandonjėherė nuk duan tė ndėrhyjnė nė problemet e tė tjerėve. Ju jeni tė detyruar tė kujdeseni pėr familjen, miqtė dhe bashkatdhetarėt tuaj. Por ideja e mėshirės universale ėshtė gjithashtu abstrakte dhe vjen erė ndėrhyrjeje tė papėlqyeshme qė imperialistėt Perėndimorė – dhe misionarėt e krishterė, qė erdhėn pas tyre – praktikuan pėr njė kohė shumė tė gjatė nė Lindje.

Nocioni i “vlerave aziatike”, i propaganduar kryesisht nga autoritetet e Singaporit, ishte pjesėrisht kritikė ndaj kėrkesave universaliste Perėndimore. Aziatikėt, sipas kėsaj teorie, kanė vlerat e veta, ku pėrfshihen zhvillimi, respekti pėr autoritetin, sakrifikimi i interesave individualė ndaj atyre kolektivė dhe besimi se vendet nuk duhet tė fusin hundėt nė punėt e tė tjerėve. Sė kėtejmi rrjedh dhe reagimi ngurues i qeverive tė Azisė Juglindore – dhe i opinionit publik – ndaj fatkeqėsisė birmane. 

Njė nga linjat e mundshme tė kritikės ndaj kėtij lloji tė menduari ėshtė thjesht pohimi i epėrsisė sė vlerave Perėndimore. Por njė qasje tjetėr, mė dashamirėse, do tė tregonte se tė drejtat individuale dhe nocionet e lirisė nuk janė kurrsesi tė huaja pėr qytetėrimet jo-Perėndimore.

Amartya Sen – nobelist indian nė ekonomi  – ka shpjeguar se sundimtarė tė mėdhenj indianė, si Ashoka (shek. III para e.r.) dhe Akbar (shek. XVI), mbronin pluralizmin, tolerancėn dhe arsyen shumė kohė pėrpara Rilindjes evropiane. Gjithashtu vėrejti sė nė shtetet demokratike nuk ka zi buke, sepse liria e informimit ndihmon nė parandalimin e saj.

Nuk ėshtė pėr t’u befasuar qė Seni ėshtė kritik i spikatur i shkollės sė “vlerave aziatike”. Gjithsesi, u bė i zakonshėm opinioni se demokracia, si dhe tė drejtat universale tė njeriut, janė ide tipike Perėndimore, dhe qė autokracia aziatike, siē praktikohej nė Kinė, pėr shembull, jo vetėm u shkon pėrshtat aziatikėve, por ėshtė edhe mė efikase. Qeveritė demokratike pengohen nga grupet lobiste, interesat specialė, opinioni publik, politika partiake etj., ndėrsa autokratėt aziatikė mund tė marrin vendime jopopullore, por tė nevojshme.

Dy fatkeqėsitė e fundit natyrore, qė ndodhėn nė Birmani dhe Kinė, vunė seriozisht nė provė kėtė ide. Nė Kinė punėt shkuan jo kaq keq, kryesisht sepse qeverinė e saj e shtrėngoi shembulli birman, publiciteti i pakėndshėm rreth demonstratave tibetiane dhe afrimi i Lojėrave Olimpike, gjė qė solli liri informimi mė tė madhe se ē’ndodh normalisht. Mbetet vetėm tė shpresohet se kjo rreze lirie do tė rritet me kalimin e kohės.  

Birmania dėshtoi me turp, dhe, pavarėsisht pėrpjekjeve tė vonuara pėr tė bėrė gjithēka tė mundur pėr kapėrcimin e rrethanave tė tmerrshme, po kėtė fat pati dhe ASEAN-i. Tek e fundit, sigurisht, nuk ka rėndėsi se kujt ia vėmė fajin pėr dėshtimin – autokracisė apo mosndėrhyrjes nė diēka posaēėrisht “aziatike”. Pavarėsisht shkakut, pasojat janė tė vajtueshme.

Ian Buruma

Profesor i tė drejtave tė njeriut nė Kolegjin e Bardit

 

 

KONFLIKTE QE PARALAJMEROJNE VIKTIMA

Konflikti pėr pronat vitet e fundit ka regjistruar shumė viktima tė pafajshme. Ligji 7501, njė ligj i debatueshėm, pėrditė merr jetė njerėzish, Nė kėtė kuadėr, vetė kryeministri Sali Berisha ditėt e fundit e mbrojti ligjin nė fjalė si mė tė mirin tė mundshėm dhe u tregua tepėr i ashpėr me pushtetarėt qė kanė spekulluar me detyrėn duke  ndikuar jo vetėm nė uzurpimin e shumė pronave pėr vete ose pėr pėrfitime ekonomike, por edhe nė pėrmasimin e ngatėrresave. Por gjithsesi, ka shumė konflikte, pavarėsisht se qeveria urgjentisht pėrcaktoi njė komision pėr pronat. Mė shumė viktima janė regjistruar nė Veriun shqiptar, ku njerėzit e bėjnė ligjin vetė.  Kėshtu nė kėtė shkrim ne po publikojmė njė  konflikt tė  “ndezur” pėr tokėn, nė fshatin Drisht, komuna Postrribė, konflikt i cili paralajmėron vrasje. Eshtė shtetasi Shendet Bahēja  lindur mė 28 janar 1973 qė sot e ka shumė tė rrezikuar jetėn e vet dhe tė tė afėrmve. Shkak i kėtij konflikti ėshtė pikėrisht toka. Ligji 7501 e ka bėrė pronar kėtė person, por nuk ėshtė dakord njė komshi i tij, Maliq Curri. Konflikti mes dy fiseve ka degjeneruar jo vetėm me presione por edhe me dhunė. Nje ngastėr toke e ndarė sipas ligjit, nuk ka ligj qė e mbron nga presioni primitiv, kur dikujt ia thotė mėndja ta uzurpoi me forcė, tė mos e njohė fare ligjin.Familja Bahēja, nga presionet dhe dhuna janė detyruar tė mos guxojnė  ta mbjedhin tokėn nė fjalė, se ndryshe, vepron plumbi. Madje mė 15 maj 2007, vėllai i Shendetit, Brahim Halil Bahēja duke u mbrojtur nga njė sulm ka plagosur me mjete tė forta, me shat (njė vegėl pune kjo)  Maliq Currin, pasi ky i fundit i ka shkuar tek toka dhe e ka gjetur duke mbjedhur pak speca dhe pėr kėtė e ka sulmuar pėr ta vrarė. Ai nė vetmrojtje e ka qėlluar me veglen e punės Currin. I dėmtuari mėsojmė se nuk ka denoncuar fare nė polici, mesa duket duke e ndjerė veten fajtor dhe duke shfrytėzuar edhe ligjet e Kanunit mesjetar pėr tu hakmarrė, ligjet e kėtij Kanuni shumė potent dhe autoritar. Tashmė plagosjes megjithėse nė vetmrojtje, fisi Bahēja sipas traditės i ka borxh njė jetė njeriu. Fisi Curri kėrkon hakmarrjen. Qysh atė ditė tė zezė tė 15 majit 2007,  Brahim dhe Shendet Bahēja familjarisht jetojnė nė ilegalitet. Gjithsesi, ata problemin tashmė e kanė denoncuar tek  shoqata e Misionarėve tė Paqės dhe Pajtimeve tė Shqipėrisė, e cila sipas dokumentit zyrtar me Nr. Protokolli 171, tė cilin e kemi nė dosje tė redaksisė, deklaron konfliktin dhe pamundėsinė e saj deri tashti pėr tė sheshuar. Pėrpjekja e tyre, na thane se ėshtė maksimale, por fisi Curri nuk pranon pajtim. Kėshtu, ky konflikt rrezikon tė sjellė viktima.

Arben Cubaj

 

Viktimė e skenarėve mafiozė

Investoi pėr njė Shqipėri demokratike, tė lirė e pa dhunė, por u bė vetė viktimė e dhunės dhe padrejtėsive njerėzore. Ishte djalė i ri Renato Nogaj nė fillim tė proceseve demokratike nė fillim tė vitit 1990, kur u rreshtua krah protestuesve kundėr simboleve dhe ideologjisė diktatoriale nė qytetin e Shkodrės. Duke lindur nė njė familje tė pėrbuzur, tė nėpėrkėmbur nga komunizmi mė 27 prill 1968, u rrit me zėmrėn plot mllefe kundėr diktaturės. Kėshtu Renato Nogaj ishte nė krye tė revoltės antikomuniste nė rrėzimin e bustit tė Stalinit mė 14 janar 1990 si dhe nė shėmbjen e shtatores sė Enver Hoxhės mė 13 dhjetor 1990. Njė djalosh 22 vjeēar aso kohe u rrah barbarisht, si edhe shumė bashkėmoshatarė nga policia fashiste e Ramiz Alisė, e cila edhe vriste njerėz, siē pat pushkatuar dėshmorin e demokracisė Pėllumb Pėllumbi, varrosja e tė cilit mė 16 qershor 1990 u kthye nė njė protestė tė hapur me parudha publuke kunder Ramiz Alisė, Nexhmije Hoxhės dhe gjithė Byrosė Politike tė PP-sė. Dhe vjen 2 prilli 1991, kur rinia shkodrane shėmbi Komitetin e PP-sė nė Shkodėr, nė revoltė per vjedhjen e votavė nga policia komuniste dhe dhunėn e ushtruar ndaj kundėrshtarėve tė regjimit. Atė ditė u plagosėn rėndė 63 persona, u rrahėn e dhunuan qindra e u pushkatuan nė mes tė qytetit Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka. Renato Nogaj atė ditė, ishte njėri nga ata qė provojė dhunėn e policisė mbi trupin e njome qė kerkonte vetėm liri.Duket se qė atėherė u fut nė listat e zeza pėr ta vrarė, siē edhe janė vrarė shumė deri sot. Mė 14 shtator 1998, kur u varros Azem Hajdari, zgalemi i lirisė e demokracisė shqiptare, deputeti i pushkatuar nė mes tė Tiranės, Renato Nogaj qė mori pjesė nė kortezhin e lamtumirės, u rrah kafshėrisht me shkopinj gome, grushte e shqelma nga policia. Pasi e mori veten dhe qendroi ca kohė i fshehur, filluan kėrcėnatat pėrmes telefonit dhe letrave anonime. Duke parė se shumė shokė tė tij po vriteshin, ai gjen mundėsinė dhe  largohet pėr nė Itali. Atje sistemohet shumė mirė , por ata qė donin ta eleminojnė e gjejnė edhe atje. Por e gjejnė familjar, me grua dhe dy fėmijė. Para pak kohėsh nė Itali, ai pėr mrekulli i ka shpėtuar njė atentati. Dikush arrin dhe i vėndosė lėndė plasėse nė makinėn personale, e cila shpėrthen dhe digjet.  Por Renato fatmirėsisht nuk ishte brėnda.Sipas policisė italiane lėnda plasėse ėshtė vėndosur nė njė shishe. Pra edhe nė Itali jeta e tij dhe e familjes ėshtė e rrezikuar. Skanari i mafies duket se ėshtė i studiuar dhe kjo familje ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė zhdukjes.

Vasel Gilaj

 

 

Perralla e liberalizimit te vizave

Nje televizion prane qeverise aktuale, trunpetoi me te madhe lajmin me te mire per te gjithe shqiptaret: brenda vitit 2009, shqiptaret e Shqiperise mund te levizin pa viza ne hapesiren e Bashkimit Evropian! Me shume se lajm, ishte ky mesazhi qe donte te percillte nje media vizive- megafon i ekzekutivit. Ajo cfare ishte interesante, per te mbeshtetur kete ide, ishte ilustrimi me nje takim qe ministri i jashtem Lulzim Basha kishte zhvilluar me komisionerit per zgjerim ne BE, Olli Rehn. Pertej asaj cfare percillte kronika televizive, Rehn tha qarte se ne do te shohim raportin e njerezve tane qe po punojne ne Tirane dhe me pas do te paraqesim nje progres- raport realist per Shqiperine.

Vetem pak kohe me pare, nje gazete e perditeshme qytetase qe shperndahet falas ne rruget e lokalet e Tiranes, thuajse kishte thene te njejten gje, madje duke paraqitur si afat te realizimit te endrres me te madhe te shqiptareve, liberalizimin e vizave me BE-ne. Per te mbeshtetur idene e saj, gazeta kishte cituar disa burime brenda nje ndertese, te ciles i permendej edhe emri duke rezultuar salle plenare e Parlamentit Evropian.

Viti 2009 eshte vit elektoral, ndersa kane mbetur sipas gjasave, jo me shume se 10 muaj nga data e zgjedhjeve. Si gjithmone, shqiptaret duhet te pergatiten te perballojne “parajsen” qe u ofrohet nga premtimet e partive politike. Sipas gjasave, edhe ceshtja e liberalizimit te vizave, do te jete nje teme permes te ciles mund te fitohet kredibilitet dhe kapital politik. Koncepti i madh dhe thuajse i pakuptueshem per pjesen me te madhe te shqiptareve, integrimi ne BE, permblidhet vetem ne realizimin e levizjes se lire te shtetasve ne hapesiren evropiane. Ata qe e kane provuar te sigurojne nje vize, jo vetem per emigrim te perhershem apo te perkohshem per arsye ekonomike, por qofte edhe per turizem apo edhe per te ndjekur nje ndeshje futbolli dhe u eshte refuzuar viza, e dine mire se cfare kalvari eshte.

Si per ironi te shqiptareve, politika kerkon te integroje shqiptaret te pakten permes levizjes se lire ne BE dhe akoma nuk ka nje konsensus apo zgjidhje per integrimin e emigranteve tane ne Evrope ne fatet e Shqiperise- shtepise sone te perbashket. Jane mese 1 milion shqiptare te cilet qe pas viteve ’90 jetojne ne emigracion dhe asnjehere nuk kane patur mundesi reale te votojne per fatin e vendit te tyre, tek i cili nje dite ata natyrshem do te kthehen. Nderkohe, jo pak syresh, pa ardhur ne atdhe, kane rezultuar edhe votues sipas interesit te forcave te ndryshme politike. Edhe ne prag te 2009- es, duket se emigrantet do te kene te njejtin fat, ate te harreses ne thirrjen e pergjithshme per te votuar. “Ata qe jane te interesuar te votojne, kthehen ne atdhe”- ka qene refreni me i degjuar i ketyre 17 viteve. Ndersa, kemi akoma te fresketa ne mendje autobuset qe sillnin te organizuar per te votuar kryesisht ne Jug te vendit emigrantet tane ne Greqi. Nese zgjedhjet do te zhvillohen diku ne fund te qershorit apo fillim te korrikut, emigrantet do te mbeten pa shprehur mendimin e tyre per politiken permes votes. Periudha kur ata parashikojne pushimet- te kthehen ne atdhe, eshte e njejte me ate te pushimeve ne Itali, Greqi apo thuajse ne gjithe BE-ne: muaji gusht! Politika nuk kerkon te zhvilloje votime ne kete periudhe me justifikimin banal se “kane nisur pushimet” per shqiptaret qe jetojne brenda territorit te Shqiperise apo se njerezit nuk kane interes te votojne “nga vapa e madhe”. Behet fjale per nje sakrifice minimale, te nje spostimi disa oresh nga plazhi i Velipojes apo Razma ne qytetin e rrethinat e Shkodres; nga plazhi i Durresit ne Tirane apo Elbasan; nga Voskopoja ne Korce apo nga Dhermiu ne Vlore apo Fier! Nderkohe, emigranteve u kerkohet te kthehen, duke pershkuar me mijera kilometra, me nje kosto mjaft te larte per vete dhe familjaret e tyre qe kane te drejte te votojne, te lene ne mes punen me te cilen sigurojne jetesen ne vend te huaj por duke rrezikuar edhe humbjen e punesimit nga “padronet” e huaj. E gjithe kjo, per te thene fjalen e tyre, per te rrezikuar gjithcka ne fund te fundit, per nje vote qe akoma ata nuk jane se sigurte se do te shkoje ku e kane hedhur. E gjithe kjo, per te mos vendosur nje date fikse per zgjedhjet e pergjithshme politike apo edhe per zgjedhjet vendore, mundesisht ne nje periudhe, e cila tashme edhe per shqiptaret brenda Shqiperise, po merr qytetarine si pushimet zyrtare te veres apo edhe te dimrit: muaji gusht apo 15 ditet e fundit te dhjetorit! Nuk duket aq e zorshme apo e parritshme qe dicka e tille te implementohet ne ligj apo kod zgjedhor.

Prandaj me duket se levizja e lire e shqiptare, cdo dite e me shume i ngjet nje perralle, te cilen nje femije e degjon aq shpesh, saqe fillimisht e perserit pasi e ka mesuar permendesh, por me pas i thote gjyshit te mos ia tregoje se do te fleje edhe pa te! Cdo kush e ka mesuar- edhe ai femija qe permendem me siper se integrimit ne BE apo edhe levizja e lire e shqiptareve, mund te realizohet vetem nga dashamiresia e institucioneve te Evropes se Bashkuar, mbase edhe si nevoje e zgjerimit te kufinjeve e tregjeve ne favor te ekspansionit te ekonomive super te zhvilluara komunitare. Nga ana tjeter, edhe ato kushte, te cilat natyrisht duhet ti plotesoje cdo vend si dokumentat biometrike te identifikimit, siguria e kufinjeve apo marreveshjet e ripranimit, jo vetem na jane imponuar por jane realizuar me asistencen dhe mbeshtetjen financiare te BE-se apo vendeve te vecanta antare. Ketyre u duhet shtuar edhe nje faktor tjeter shume i rendesishem per sistemin demokratik te nje vendi: realizimi i zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe te pranuara nga te gjithe! Ky eshte kushti themelor qe duhet plotesuar dhe prej ketu do te nise, nese do te nise ndonjehere, levizja e lire e shqiptareve ne Evrope. Edhe ky kusht, i cili medoemos duhet plotesuar ne zgjedhjet e vitit 2009, eshte ne doren e politikes shqiptare. Une e kam te qarte, besoj edhe ju- nese jo ndergjegjesohuni: Shqiperia nuk do te hyje ne Evrope, nuk do te levizin lirshem ne kontinentin plak shqiptaret nga merita e klases sone politike! Vetem nese Evropa do na marre “per dore”, me shume per interesin e saj se tonin, atehere mbase mund te realizohet levizja e lire ne BE! Te jeni te sigurte, se nese do te ekzistoje ky vullnet, afati mund te jete shume i shkurter, edhe me prane se fundi i vitit 2008!

Blerti DELIJA

 

 

Shqipėria mes blerizmit dhe energjisė bėrthamore

Qė vendi ynė ecėn me dy marshe tė ndryshme kjo gjė duket qartė nga disniveli i jashtėzakonshėm eko-nomik, nga standardet e skajshme tė jetės, nga stili i jetės me ekstremet e veta qė variojnė nga makina luksi e pushime nė vendet me ekzotike tė botės, tek njė segment masiv i shoqėrisė qė mbijeton me njė bujqėsi me vegla mesjetare. Dhe kuptohet qė ky lloj oligarkizimi i shoqėrisė shqiptare manifestohet edhe nė mėnyrėn e ligjėrimit dhe pėrfaqėsimit politik, ku duket qartė qė ka njė elitė tmerrėsisht tė shkėputur nga konteksti apo interesat dominante tė shoqėrisė shqiptare.

Ky hendek qė sa vjen e thellohet midis realitetit shqiptar dhe elitės politike manifestohen nė shumė forma, por njėra ndėr tyre ėshtė edhe debati publik dhe mėnyra sesi shtrohen apo trajtohen ēėshtjet qė dominojnė rendin e ditės.Rasti mė i fundit ėshtė ai i energjisė bėrthamore, ku qėndrimi i mbajtur nga opozita i ngjan mė shumė njė qėndrimi ekstravagant ambientalist tė Evropės sė Veriut, sesa qėndrimit tė njė opozite tė majtė nė kushtet e njė vendi tė varfėr nė zhvillim e sipėr. Zelli i madh pėr t’u shkėputur nga njė e kaluar socialiste tė diskredituar dhe tė dominuar nga personaliteti dhe mjeshtėria e spikatur e Nanos, ka shtyrė lidershipin aktual qė tė promovojė njė tė majtė tė re, duke u pėrpjekur qė tė inkuadrojė nė Shqipėri rrugėn e tretė, ose Blerizmin. Mirėpo kjo gjė po bėhet duke pėrkthyer mot ą mot pa e shqipėruar nė harmoni me realitetin apo kontekstin shqiptar. Pėr ata qė e kanė ndopak haberin nga kjo fushė, dihet mirė qė ambientalizmi dhe agrarja vėshtirė se pajtohen nė politikė. Kjo, sepse bujqit duan gjithnjė e mė shumė kullota dhe toka buke tė pėrdorura me rendiment tė lartė, kurse ambientalistėt duan gjithnjė e mė shumė pyje nėpėr kėto kullota e biodiversitet gjithnjė e mė tė lartė tė pėrhapur nė sa mė shumė territor dhe pėrdorim sa mė tė kufizuar tė pesticideve, insekticideve apo plehrave kimike qė janė vendimtare pėr rendimentin e lartė tė tokės. Pra, ėshtė e vėshtirė se mund tė pajtohen kėto interesa tė kundėrta nė politikė, paēka se nė Shqipėri ka njė sterile dhe amorfe tė titulluar parti agrare dhe ambientaliste. Dhe duke u kthyer tek Blerizmi, ėshtė normale qė atje rruga e tretė tė pėrqendrohet tek ambientalizmi nė shoqėrinė e parė botėrore qė u shkėput nga bujqėsia, duke u industrializuar dhe mė tej sot duke qenė nė njė shoqėri kryekėput shėrbimi, ku jo mė me tokėn, por as me industrinė nuk janė tė lidhur mė njerėzit. E si mund tė merret kallėp njė realitet politik i kontekstit britanik dhe tė transplantohet nė shoqėrinė shqiptare, e cila ende varet nė mėnyrė bindėse nga bujqėsia e vetėm dekadėn e fundit ka nisur njė proces tė mirėfilltė urbanizimi. Prandaj ambientalizmi alla Tony Blair ėshtė mish i huaj nė njė tė majtė qė e ka bazėn elektorale te segmentet konservatore rurale shqiptare. Dhe kėsaj pėrpjekje pėr ta bėrė Partinė Socialiste tė blertė, meqė edhe Xhuveli nuk e bėka sa duhet kėtė punė, me fat i doli nė shteg njė nismė e ekzekutivit pėr tė stimuluar pėrdorimin e energjisė bėrthamore nė Shqipėri. Dhe e gjithė artileria e rėndė e PS-sė dhe oborrit pėrkatės ėshtė vėnė kundėr energjisė bėrthamore, sikurse luditėt dikur kundėr makinerive e teknologjisė. Nė fakt, vendi ynė ka vend pėr ambientalizėm dhe nėse PS-ja ka zgjedhur ambientin pėrkundrejt zhvillimit, kjo ėshtė punė pėr kėtė forcė politike. Por kur flitet pėr ambientin jam i sigurt qė pėrpara frikės nga centrali bėrthamor ka shumė mė tepėr prioritete tė prekshme si erozioni, prerja e pyjeve, smogu i qyteteve (shkaktuar nė njė pjesė tė mirė nga gjeneratorėt), mostrajtimi paraprak i mbeturinave urbane apo kėrcėnimi i biodiversitetit tė faunės dhe florės shqiptare. Sulmi nihilist ngjyer jeshil qė po i bėhet energjisė bėrthamore dhe arritjeve tė shkencės nė kėtė fushė, ėshtė me tė vėrtetė vite dritė larg realitetit shqiptar, por gjithashtu pėrmban edhe spekulime faktesh, pasi jepen fakte tė njėanshme dhe nuk pasqyrohet e gjithė panorama. Ndėrkohė qė qėndrimi i PS-sė ndaj termocentralit tė shumėdebatuar tė Vlorės ka qenė krejt ndryshe. Ajo qė duhet vėnė nė dukje ėshtė se njė pjesė e mirė e komunitetit shkencor ndėrkombėtar ėshtė shumė i bindur se energjia bėrthamore ėshtė jo vetėm efikase, por edhe shumė mė e gjelbėr dhe e qėndrueshme se format e tjera tė prodhimit tė energjisė, si termocentralet qė e mbushin qiellin me tym e hidrocentralet qė kryejnė njė mutacion drastik nė terrenin, florėn e faunėn pėrreth. Kjo ėshtė arsyeja pse sikurse tregojnė tė dhėnat e Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Bėrthamore, 17% e rrymės sigurohet nga energjia bėrthamore; Franca dhe Lituania sigurojnė tre tė katėrtat e energjisė nga centralet bėrthamore, Belgjika, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Kore e Jugut, Suedia, Sllovenia sigurojnė mbi 1/3-ėn, ndėrsa Japonia, Gjermania e Finlanda sigurojnė 1/4-ėn e totalit tė prodhuar. Dhe kuptohet ndjeshmėria apo pėrkushtimi ndaj ambientalizmit i vendeve si Zvicra, Suedia apo Finlanda ėshtė shembullore nė gjithė globin. Pra, pa hyrė nė detajet teknike qė iu takojnė profesionistėve tė fushės, analogjia e shumė vendeve tė zhvilluara dhe tė pėrkushtuara ndaj ambientit dėshmon se shkenca e ka bėrė tė mundur sot qė energjia bėrthamore tė shfrytėzohet pa penalizuar rėndė ambientin. Kundėrshtimi ndėrkombėtar ndaj pėrdorimit tė energjisė bėrthamore ka mė shumė tė bėjė me njė shqetėsim strategjik ndaj sigurisė sesa ndaj ambientit nė vetvete. Sė pari, nė historinė bashkėkohore, e sidomos gjatė Luftės sė Ftohtė, opozita kundėr pėrdorimit tė energjisė bėrthamore vinte nga lėvizjet pacifiste e kishte tė bėnte mė tepėr me frikėn qė shkaktonte pėrdorimi ushtarak i kėsaj industrie. Teknologjia qė i shėrbente pasurimit tė uraniumit fare lehtė mund tė pėrdorej pėr tė prodhuar pluton pėr bomba bėrthamore. Edhe sot shumė nga rezervat ndaj kėsaj energjie ka tė bėjė me faktin qė nuk ka garanci pėr qėllimet finale tė disa vendeve qė po zhvillojnė kapacitete tė prodhimit tė energjisė bėrthamore, si Irani apo Koreja e Veriut. Mirėpo pėr qėllime grabitqare as qė mund tė kihen dyshime pėr vendin tonė, kur dihet se me sa shumė zell jemi ndėr vendet e para nė botė qė ka shkatėrruar tėrėsisht lėndėt helmuese luftarake, minat kundėr njerėzve apo edhe teknikėn dhe municion konvencional ushtarak, paēka se jemi nė njė situatė e rajon aspak tė volitshme ndaj vendit tonė. Sė dyti, ka tė bėjė me sigurinė teknike tė kėtyre centraleve dhe kėtu lidhet me panikun e shkaktuar nga aksidenti i Ēernobilit nė vitin 1986. Dėmi i shkaktuar nga njė aksident i tillė ėshtė me tė vėrtetė i jashtėzakonshėm, por me avancimet e teknologjisė sot dhe me ndjeshmėrinė, pėrkujdesjen apo monitorimin e autoriteteve kombėtare dhe ndėrkombėtare ndaj sigurisė teknike sot, njė pėrsėritje ėshtė pothuaj e pamundur. Aksidenti vinte jo thjesht si rezultat i pamundėsive teknike pėr tė garantuar sigurinė, por edhe me dekadencėn tipike qė po pėsonte Bashkimi Sovjetik si dhe me njė neglizhencė tė theksuar tė sovjetikėve ndaj ambientit. Mjafton qė tė pėrmenden katastrofa ambientale si ato tė pellgut naftėmbajtės nė Baku apo transformime tė tjera gjiganteske ekologjike si i lumenjve Amur e Sir Darja apo detit tė Aralit, pėr tė kuptuar se njė vend totalitar i imunizuar ndaj presionet ndėrkombėtare nuk e kishte pėr gjė qė tė tregohej shpėrfillės ndaj ambientit e sigurisė teknike. Mirėpo sikurse e detyruan Bullgarinė tė mbyllte reaktorėt atomik tė vjetruar me standarde tė dyshimta sigurie, edhe neve, qė jemi ushtarė ku e ku mė tė bindur tė BE-sė, padyshim qė do tė na imponoheshin standarde e kushte jashtėzakonisht tė rrepta pėr tė garantuar pėrdorimin e energjisė bėrthamore nga ēdo aksident tė mundshėm. Sė treti, ka pasur tė bėjė me mėnyrėn e trajtimit tė skorieve dhe faktit qė shpesh vendet e zhvilluara i plandosnin kėto skorie pėr pak para nė vendet e botės sė tretė apo ish-kolonitė. Shqipėria ėshtė aktor i dobėt nė nivel ndėrkombėtar, dhe shumė i varur nga standardet e imponuara nga organizatat ndėrkombėtare dhe vendet Perėndimore, andaj as qė mund tė mendohet qė vendi tė abuzonte me skoriet nėse do tė ndėrtonte centrale bėrthamore. Prandaj duke qenė se bėhet fjalė pėr njė sektor nevralgjik si energjia dhe se bėhet fjalė njė nismė afatmesme qė mund t’i japi vendit tonė njė avantazh tė krahasuar nė ekonominė ndėrkombėtare dhe duke ditur se mundėsitė e vendit tonė pėr avantazhe tė krahasuara janė tmerrėsisht tė kufizuara, unė mendoj se ēėshtja e energjisė bėrthamore duhet tė zhvishet nga zelli politik i momentit e trajtohet me mė shumė gjakftohtėsi e largpamėsi nga opozita.

Adri NURELLARI

 

 

RROKAQIEJT E TARIFAVE  DHE ORARET E TERRIT QĖ SHPIK KESH-i

Krizės sė rėndė energjetike, sė cilės ka gjasa t’i bėjė derman edhe kėsaj here vetėm Zoti, si pėr qesėndi kanė ardhur t’i bėjnė karshillėk novacionet dhe idetė revolucionare qė gėlojnė nė mendjet e ndritura tė “dikasterit tė territ”. Korporata Elektroenergjetike me tėrėsinė e ideve qė hedh nė tregun “qirindritės” ėshtė kthyer nė njė laborator eksperimental. E thėnė mė ashiqare, konsumatorin dhe pasurinė e dhuruar nga djersa e papaguar e qirakėve tė Enver Hoxhės, i ka kthyer nė njė kavie. Udha pėr tė gjetur “Thembrėn e Akilit” nuk ėshtė as pėshpėritje homerike para dyluftimit epik, por as rrokaqiejt e mendimeve tė tarifimeve fasho-orarė qė shpik tash sė fundi KESH. Ndėrtimi i filozofisė sė energjisė si mall dhe konsumatorit si blerės, ėshtė ndėr tė vetmet zanafilla nga duhet nisur. Ēdo qasje pėr ta parė kėto marrėdhėnie me optikėn e politikės do ta pėrkeqėsonte deri nė kufinjtė e pamundėsisė prurėsin e tė vetmit shpėtim nga krizat energjitike.  Pėrpjekjet e vazhdueshme tasheandej e tashekėndėj nė kėtė sektor kaq strategjik pėr ekonominė dhe shumė jetik pėr qytetarėt, janė kthyer nė njė lojė. Loja ka nxjerrė lojėn dhe sėrish ka lojė. Ky laborator nė axhendėn e eksperimentimeve fillimisht i jep prioritet aplikimit tė matėsve tė rinj, mė pas atyre matėsve me kartė. Kėto tė fundit u instaluan nė disa qytete tė vendit dhe nuk bėhet e ditur se ēfarė u bė me to. Sė mbrami KESH ka nxjerrė njė marifet tjetėr, studimin pėr matjen e konsumit tė energjisė elektrike mbi bazėn e fasho-orareve, qė do tė thotė, se pėr orėt e ditės ēmimi ėshtė mė i lartė nga sa mendohet pėr konsumin e orėve tė natės. Megjithėse specialistėt e KESH janė tė mendimit se nuk ka ndonjė ndryshim tė konsiderueshėm tė konsumit pjesėndarės ditė-natė, ata mbeten tek ajo se do pasohet me avantazhe. Sipas Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė KESH: “Pėrparėsitė qė do tė japė matja e konsumit tė energjisė elektrike mbi bazėn e fasho-orareve, do tė jetė mundėsia e pėrdorimit me njė tarifė tė diferencuar, sidomos nė fundjavė dhe natėn do tė krijojė mundėsinė e balancimit tė kostove brenda pėrbrenda KESH-it, e cila do tė spostojė ngarkesėn, sidomos tė biznesit nė periudhėn kur energjia kushton mė lirė”. Nuk kanė munguar skeptikėt e kėtij projekti. Borizani i kampit socialist, ndryshe ish-drejtuesi i Korporatės  Elektroenergjetike, Andis Harasani, ėshtė i mendimit se ky projekt ėshtė i pamundur pėr t’u zbatuar, sipas tij do tė hidhen poshtė gjithė sistemin e matjes sė energjisė elektrike, do tė dalin jashtė funksionimit 800 mijė matės tė rinj dhe njėkohėsisht humbja do tė jetė e konsiderueshme. Idetė dhe revolucionarizimit nė KESH nuk kanė asnjė emėr tjetėr, vetėm fshehje nga mosfunksionimi i hallkave tė tij. Ėshtė e vėrtetė qė novacionet janė perspektivė e pėrsosmėrisė sė funksionimit tė strukturave qė vėnė nė lėvizje njė mekanizėm tė tėrė. Por a duhet njė kohė e ndėrmjetme, qė quhet kohė testi. Apo nga njėri eksperiment vijmė nė tjetrin shkojmė. Nė kushtet e njė prodhimi qė varėt nga Zoti, tė njė sistemi shpėrndarės tejet e tė amortizuar, tė njė administrate me pėrgjegjėsi minimale pėr detyrėn, tė njė politizimi polarizues marrafrymės, tė njė konsumatori qė vjedh, kėto eksperimente janė njė luks me kosto tė lartė. Dhe kėtė kosto natyrisht as nuk e pagoi Harasani, as Beli, por ajo minorancė qytetarėsh qė kanė vendosur nė pozita korrekte veten e tyre nė marrėdhėnie me shtetin dhe tė gjithė pėrbėrėsve tė tij. Ky turravrap i KESH pėr tė gjetur “Thembrėn e Akilit”, veēse njė pamundėsi ėshtė njė “hedhje hi syve” tė atyre qė vuajnė krizėn e rėndė energjetike. Nuk mbeten zgjidhje asnjė nga mjetet e lartpėrmendura, as rritja e ēmimit tė energjisė, as matėsit e rinj, as ato me kartė, sikurse as tarifimi mbi bazėn e fasho-orareve. Tjetėrkund fle lepuri zotėrinj tė KESH apo edhe mė lart. Energjia ėshtė njė produkt, kush e blen duhet ta paguaj, ndryshe ai mbetet pa tė. Pėr zbatimin e kėsaj nuk duhet tė na ndal as preferencat politike fushatore, as klasifikimet e shoqėrisė,  as toleromi i shtetit ndaj shtetit pėr detyrimet. Njė tarifim i saktė, njė politikė efikase i mbledhjes sė tė ardhurave pėr energjinė e konsumuar, ngritjen e njė hierarkie monetare pėr pėrmbushjen e parametrave teknikė sipas standardeve bashkėkohore pėr shpėrndarjen dhe tarifimin, kėto pėrbėjnė “Thembrėn e Akilit”. Hallakatja ndėr dyer tė tjera ėshtė tentativė dashakeqe dhe shtirje nė sytė e qytetarėve. Me kamuflim dhe barriera tė larta koperturash vetėm sa rritet kostoja, nuk ofrohet zgjidhja.

Albert VATAJ

 

 

PDK dhe katoliket

Pjesa katolike e popullsise se Shqiperise, perbejne diku ne mes 11- 12% te numrit te pergjithshem. Ne fakt, nuk ka nje rregjistrim te plote dhe te sakte te popullsise pas vitit 1990 dhe ne fuqi jane me shume statistika vetedeklarimesh, testimesh por edhe hulumtimesh. Shume me i veshtire behet procesi i rregjistrimit te popullsise por edhe perkatesise fetare, nisur nga emigrimi ne shkalle te gjere i familjeve por edhe fiseve te tera ne BE, SHBA, Kanada e deri ne Australi. Se bashku me orthodhokset, katoliket mund te perbejne diku me pak se 30% te popullsise shqiptare. Kjo shifer vlen thjeshte per statistike, nisur me shume nga trashegimia e besimit ate- bir, pasi 23 vite ateizem kane luajtur rolin e tyre edhe ne kulturen fetare. E thene me shkoqur, pjesa me e madhe e besimtareve i drejtohen kulteve ne dite festash apo edhe kur e ndjejne veten ne veshtiresi te ndryshme. Jane te pakte ata individe qe respektojne thellesisht traditat e besimit ne vendin tone.

Ne jeten politike shqiptare, ne fillim te viteve ’90 u shfaq nje force politike, e cila direkt ose indirekt kishte nje sfond fetar, te pakten ne emer. Pavaresisht se demokracia kristiane ka vene themelet e Bashkimit Evropian, duhet pranuar se ne Shqiperi, vend ne mazhorance muslimane ne fillim te viteve ’90, Partia Demokristiane u paragjykua. Eshte kjo nje nga arsyet se ne te gjitha takimet elektorale, kjo force politike nuk arriti ne nivele te kenaqeshme per nje subjekt. Pervec se paragjykohej nga pjesa me e madhe e popullsise, PDK paragjykohej edhe nga vete katoliket apo te krishteret ne pergjithesi. Asnjehere nuk u arrit qe kjo force politike te fitonte te pakten gjysmen e mbeshtetjes se popullsise katolike shqiptare.

Nderkohe, ne nje shtet ku me kushtetute garantohet laiciteti i shtetit por edhe i strukturave te tij- sic jane edhe partite politike, PDK dhe drejtuesit e saj u perpoqen qe te largojne imazhin si parti vetem e katolikeve apo te krishtereve. Rreth saj u bashkuan eksponente, ne fakt te pakte ne numer edhe te besimit musliman, nga Shkodra ne Diber dhe deri ne Gjirokaster. Madje, u arrit deri atje sa te kandidoheshin edhe hoxhallare apo bij te tyre si kandidate te PDK-se. Duhet thene e pranuar se, sot e kesaj dite, nuk eshte e qarte nese keto levizje ishin demagogji e lidershipeve te PDK-se, apo vertete kerkohej te hiqej imazhi si parti e te krishtereve.

Keto dite po degjojme “zhvillime interesante” nga PDK-ja, me sakte nga njera prej partive, e drejtuar nga ish- ministri i Shendetesise Nard Ndoka. Jo vetem qeveria shqiptare qenka e vetmja ne Evrope pa nje minister katolik (perfaqesues i katolikeve shqiptare?!), por madje kryeministri Berisha, gjithnje sipas kryetarit Ndoka, paska nuanca islamike. Nje deklarate e tille, per cdo politikan normal ne perendim, do te ishte vetevrasje politike: jemi ne muajin e Ramazanit, i cili ngjall ndjeshmeri te shumta tek te gjithe besimtaret! Nga ana tjeter, si ish- minister, Ndoka mund te ishte shprehur me heret per Berishen si “islamik” dhe jo ne momentin kur ai e largoi nga kabineti qeveritar. Nese Berisha ishte i tille dhe nese Ndoka paraqitet si perfaqesues i katolikeve shqiptare, ne emer te ketyre te fundit, duhej te kishte refuzuar portofolin e ministrit te shendetesise.

Problemi i mungeses se nje ministri- katolik, “perfaqesues i katolikeve shqiptare”, ka kaluar kufinjte e Shqiperise, pas deklarimeve te Ndokes pertej Adriatikut. Eshte e qarte se deklarata te tilla, nuk kane asnje impakt ne hapesiren nderkombetare. Nuk duhet harruar se ne mbare Evropen, prej dekadash ngrihen madheshtore faltore dhe jo vetem te besimit kristian, por edhe atij musliman e hebraik. Nuk duhet harruar se shqiptaret kane ditur, dine dhe do te dine te bashkejetojne mes tyre edhe pa patur nje minister katolik perfaqesues ne qeverine Berisha. E mbi te gjitha, nuk duhet harruar shembulli i qytetit te Shkodres, si simbol i mirefillte i respektit dhe nderimit reciprok. Meqenese jemi ne muaj Ramazani, mjafton te ndiqen iftaret kur jane krah per krah ne nje tryeze, duke ndare buken e perbashket, katolike, muslimane e orthodhokse.

Ne fakt etja per pushtet, por me shume deshira per te ripatur nje karrike te rrezuar apo per te qene ne qender te vemendjes se politikes e skenes publike shqiptare, te nxit edhe te sajosh. Kush e ka thene ndonjehere se PDK eshte perfaqesuese e katolikeve shqiptare, aq me pak nje kryetar partie, i cili jeten politike e ka nisur ne nje force tjeter, pikerisht ate te themeluar nga Berisha qe sipas tij ka “nuanca islamike”? Kush e organizon Komunitetin Katolik Shqiptar qe te vihet ne rresht per te votuar per PDK-ne? Per te dy keto pyetje, pergjigja eshte e njejte: Askush! Nese do te kerkohej nje organizim politik i katolikeve shqiptare per perfaqesim ne Parlament apo Qeveri, natyrisht forcen e vetme, te pakten shpirterore, do te kishte Kisha Katolike ne Shqiperi. Por asnjehere, jo vetem Kisha Katolike qe eshte e centralizuar, por as besimet e tjera kryesore ne vend, nuk kane preferuar te ndikojne direkt apo indirekt ne jeten politike. Nese do te ndodhte e kunderta, ne bote do te kishte nje PDK me kryetar Papen, nje parti tjeter politike me drejtues nje klerik te larte musliman te perbotshem, nje tjeter me nje klerik te larte orthodhoks, hindu e keshtu me rradhe.

A mund ta perfaqesoje komunitetin katolik shqiptar nje parti tjeter politike, nje minister nga nje subjekt i ndryshem nga PDK-ja? Natyrisht qe po! Ka ndodhur, ndodh dhe do te ndodhe edhe ne te ardhmen. E duke iu rikthyer perfaqesimit te katolikeve nga PDK-ja, mjafton te qendrojme ne Shkoder. Katoliket shqiptare jane perqendruar pikerisht ne hapesiren nga Tirana e lart, pa mohuar se ka edhe ne rajone te tjera te vendit. Pavaresisht kesaj, asnjehere nuk jane rrezikuar te fitohen nga PDK- ja bashkite apo komunat kryesore te vendit, perjashto rastet e aleancave me subjekte te tjera politike, mes te cilave edhe PD-ja e drejtuar nga Berisha, qe sipas lidershipit aktual njeres PDK ka “nuanca islamike”. Numri i votave te fituara nga PDK, nuk i afrohet as 10% numrit te pergjithshem te katolikeve ne rajonin e Veriut te vendit. Eshte kjo nje pergjigje e qarte e votuesve, ne kete rast e votuesve katolike ne Veri te vendit, mbase per problemet e thella apo luften me veteveten apo “mullinjte e eres” qe prej rreth 17 vitesh ka perfshire PDK-ne. Natyrshem, gjate kesaj kohe mjaft te gjate, te gjithe jane te lodhur, te merzitur nga politika dhe perjashtim nuk bejne as votuesit katolike. Sidomos kur flitet ne emer te tyre, nga “perfaqesues” te tyre, te cilet kujtohen per ta vetem ne kohe fushatash apo kur humbasin karriket. Ne fund te fundit, edhe PDK vuan sindromat e semundjeve te te gjitha partive te tjera shqiptare, pavaresisht se perpiqen te fshihen pas mbiemrit demokristian, i cili mesa duket po ndikon te na largoje me shume nga Evropa drejt te ciles jemi nisur.     

BD

 

 

GREQIA SHUME SHPEJT ME KONSULLATE NE SHKODER

Burime pranė ambasadės greke nė Tiranė thonė pėr gazetėn “Shqipėria etnike” se janė rreth 28 500 aplikime nė vit pėr viza dhe legalizime dokumentash nga Veriu shqiptarė. Fluksin kaq tė madh tė veriorėve drejt Tiranės e pranojnė edhe nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tonėn, por shprehen se nėse edhe pala greke ėshtė e interesuar, (dhe  sipas njė burimi tė besuashėm Athina  mėndon se janė pjekur kushtet),humė shpejt do nisin procedurat pėr hapjen e njė konsullate  tė dytė nė qytetin verior. Pra, krahas konsullatės italiane, duket se brėnda kėtij mandati qeveritar do jetė edhe njė shėrbim tjetėr diplomatik qė  jo vetėm do eleminojė gjithė atė rrugė drejt kryeqytetit tė dhjetėra mijėra qytetyrėve, gjithė atė humbje kohe , miliona euro tė shkuara  dėm, dhjetėra mijėra ditė punė tė humbura,  gjithė atė ngarkesė tė personelit diplomatik grek nė Tiranė, por edhe do u shėrbejė dy vėndeve mike nė forcimin e mardhėnjeve dhe do i japė njė impuls tė ri biznesit e kulturės me interes tė ndėrsjelltė nė, deri tashti ēuditėrisht tė lėnė mjaft larg Jugut. Pjesa kryesore e tregtisė, si nė importe, ashtu edhe eksporte , kryhet me Italinė dhe Greqinė. Shteti italian prej kohėsh ka nė Shqipėri njė ambasadė dhe dy konsullata . Orientimi ynė drejt partnerėve europianė  shtron  domosdoshmėrinė e pranimit se integrimi ynė varet shumė tek marėdhėniet e shkėlqyera  me shtetin grek, jo vetėm pėr arsyen se vota greke na duhet me patjetėr, por edhe se aktualisht sot jetojnė andej 1 078 000 shqiptarė, ndėrkohė qė nė Itali kemi 374 000 tė tillė. Qeveria Karamanlis, kėto ditė do paraqesė nė parlament projektligjin e ri qė u jep tė drejtė votimi pranė selive diplomatike mė tė afėrta, tė gjithė  shqiptaėve qė kanė Kartėn e Homogjenit, pra gjithė atyre qė kanė dyshtetėsi.  Qė ky ligj tė kaloi shpejt dhe pa debate, vetė ministerja e jashtme Dora Bakojanis, po negocion  me pėrfaqėsuesit e  partive politike opozitare si Andrea Lovedrou (PASOK), Foti Kouveli  SYRIZA), Achilles Kantartzi (KKE) dhe  Andoni Georgiadis (LAO). Nė mars tė kėtij viti, vetėm  me njė vėndim kolektiv 1106 shqiptarė, pas kėrkesės sė tyre, fituan veē asaj shqiptare edhe nėnshtetėsinė greke, ēka u jep tė drejtėn qė tė votojnė pėr jetėn politike e ekonomike sipas kushtetutės dhe, brėnda dėshirės mund tė kryejnė edhe shėrbim ushtarak  prej tre muajsh nė vėndin fqinj, njėlloj si gjithė grekėt e ish bllokut lindor. Dyshtetėsi kanė edhe qindra shqiptarė nga Veriu i Shqiperisė qė  sa herė grekėt votojnė u duhet tė udhėtojnė  drejt Tiranės  pėr tė shprehur vullnetin e lirė qė u garanton kushtetuta e vėndit tė shtetėsisė, bazuar edhe nė udhėzimin 2004/ 114 tė Bashkimit Europian. Lidhjet me shtetin mik grek pėrditė po  marrin pėrmasa tė reja dhe rruga e integrimit  ballkanik ka si ēelės Greqinė. Shteti grek kėto ditė nxorri Dekretin  Presidencial  me nr.  101 / 2008  “Pėr lejet  e qėndrimit pėr studime dhe shėrbimin vullnetar”,  ēka favorizon shumė studentėt qė duan tė specializohen nė Greqi, pra nė  njė vėnd tė BE-sė.Ėshtė paradoksale se si asnjė medie e shkruar a vizive nuk tha njė fjalė, te e fundit tė informoi qytetarėt e vet. Kėshtu, studentėt shqiptarė mund tė vazhdojnė universitetet greke vetėm nėse plotėsojnė ca kushte , tė lehta. Ata,  kėrkohet tė kenė njė pasaportė me afat tre muaj mė tė gjatė se afati i vizės, e cila jepet lehtė nė ambasadėn grekė ,njė vertetim regjistrimi  nga institucioni arsimor qė pranohet studenti dhe njė dokument shkollor  nga institucioni arsimor shqiptar,  sigurim shėndetėsor dhe raportė mjekėsore,  tre fotografi me ngjyra,prova tė disponimit tė mjeteve financiare  dhe taksėn e regjistrimit nė institucionin arsimor pėrkatės.Vėndimi nr. 4415/2006 pėrcakton  njė depozitė bankare prej tė paktėn 500 euro dhe deklaratė se kjo shumė do rinovohet nė bazė mujore pėr pėrballimin e mėsimit dhe jetesės atje. Tė gjithė ata qė janė poshtė moshės 18 vjeē, duhet tė sjellin  dokument pėr pėlqimin e prindėrve  pėr qėndrimin e tyre nė Greqi. Ndėrsa pėr kohėn e rinovimit tė lejes sė qėndrimit  pėr studime, Dekreti Presidencial nė paragrafin 5 tė nenit  6  thotė se “Kohėzgjatja  maksimale e lejes sė qėndrimit pėr studime universitare ėshtė e barabartė  me kohėn normale  tė programit  pėrkatės, plus 100% tė kėsaj kohe , plus njė vit pėr mėsimin e gjuhės greke, kur kjo kėrkohet nga institucioni pėrkatės mėsimor”.

Qė tė interesuarit tė jenė tė qartė para se tė kontaktojnė prane ambasadės greke, ose qė tė mos ngurojnė tė aplikojnė , pėr njė program katėr vjeēar, koha e lejes sė qėndrimit nė Greqi ėshtė 1 vit mėsim gjuhe+ 4 vjet studime + 4 vjet tė tjera shtesė, pra  gjithsej 9 vjet. Bile, leja e qėndrimit nuk ka nevojė tė rinovohet ēdo vit, por studenti ka tė drejtė  tė kėrkojė e tė marrė qė nė fillim nga bashkia njė leje qėndrimi tė vetme deri nė fund tė studimeve. Pėr raste tė tilla, duhet paguar paravolo 150 euro, herė numrin e viteve tė qėndrimit si dhe  ēdo dy vjet tė paraqesė nė bashki vertetim pėr regjistrimin ,pjesėmarrjen nė provime dhe  deftesėn  analitike tė notave. Kur nuk plotėsohen kėto, brėnda dy muajve  nga kalimi i dyvjeēarir qė nga dhėnia e lejes sė qėndrimit, ajo revokohet dhe ai ose ajo duhet tė largohen menjėherė  nga teritori grek, pa formalitete.

Kėto dhe shumė ligje tė tjera favorizuese pėr shqiptarėt bėjnė domosdoshmėri ēeljen e konsullatės greke nė shkodėr. Ogur i mirė drejt Europės ėshtė edhe veprimi i Ministrisė sonė tė  Arsimit qė para pak  ditėsh  aprovoi hapjen e 16 shkollave nė gjuhėn greke nė Gjirokastėr, duke eleminuar  mundėsinė e shprehjes sė  dyshimeve se ne nuk prodhojmė hapje hapėsirash drejt integrimit Euro-Atlantik.      

S.Pepushaj      

 

 

Nė anijen politike tė PD-sė e PS-sė nuk mund tė ketė vėnde bosh pėr karrieristėt e partive pa elektorat

Sistemi i ri zgjedhor, ndryshimet kushtetuese, kanė sjellė dhe shkundjen e jo pak partive, qė mundohen tė zėnė tė tjera pozicione nė formatin e ri qė pritet nė zgjedhjet e 2009-s. Nuk ėshtė as vonė, por as shpejt pėr tė vendosur se ku duhet shkuar dhe trazirat kanė pėrfshirė subjekte, tė cilat nuk e kanė pasur boshtin e fortė, por e kanė formuar atė sikur tė ishte prodhim serash, duke importuar e eksportuar deputetė brenda Parlamentit.

Pavarėsisht prejardhjes elektorale qė ato kishin realisht, “Dushkut” tė sidoprodhuar nė kėto legjislatura, kanė nisur t’i bien gjethet dhe trungjet mbajtėse, duhet tė kujdesen pėr mbetjen e tyre nė zonėn e gjelbėr. Demokristianėt, qė realisht lindėn si fenomen nė kėtė Parlament, por dhe parti tė tjera nė kampin e djathtė, e LSI me aleatė tė tjerė dhe e majta janė nė vorbullėn e tentativės pėr t’u qetėsuar, pasi nė anijet e mėdha politike si PD e PS, vendet bosh sa vinė e po rrallohen. Qoftė Berisha te PD dhe Rama te PS, tashmė kanė nė duart e tyre formimin e shumicės sė Parlamentit tė ardhshėm me emra tė tjerė, ku jo pak prej aktualėve ndihen tė pastrehė. Lėvizjet kaotike tė partive, deputetėve, duke kėrkuar qėndrueshmėri, nuk kanė pėrfunduar dhe shoshitja do tė vazhdojė jo pak deri nė mbylljen e tregut qė ka vendosur rregulla tė reja qė ndryshon shumė ekuilibra, por sjell dhe vėmendjen e njė balance qė thjesht mund tė humbet nga pakujdesia ose euforia. Duket se dhe me padashjen kohore tė Kryeministrit Berisha, ndryshimet nė qeveri po bėhen domosdoshmėri, sėrishmi.

Republikanėt  megjithėse muarėn ministri po reagojnė  ndaj prokurorisė qė po heton ish-ministrin Fatmir Mediu, duke pretenduar pėr herė tė parė pabesueshmėri dhe tendencė nė punėn e Ina Ramės. Qortimit tė nxituar republikan i ėshtė pėrgjigjur Presidenti Bamir Topi menjėherė, duke pėrkrahur e mbėshtetur kryeprokuroren nė hetimin e ngjarjes sė Gėrdecit. Dakortėsia e kreut tė shtetit ėshtė njė siguri pėr hetimin pėr tė vepruar deri nė fund, sipas veprimeve tė detyrueshme qė sjellin provat. Pro ka qenė dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, qė ka konfirmuar vazhdimėsinė e qėndrimit tė mazhorancės nė votimin pro heqjes sė imunitetit pėr cilindo deputet, nė kėtė rast dhe tė ish-ministrit Fatmir Mediu, kur ai akuzohet nga institucioni i prokurorisė.

Por duket se aleatėt mė tė afėrt e besnikė tė demokratėve nuk janė aq tė shumtė nė deputetė sa tė rrisin presionin, duke kėrkuar rikthim detyrues. Loja bėhet me mė shumė lojtarė, duke parė dhe zhvillimet intensive nė Partinė Demokristiane qė kėrkojnė largimin e kryetarit Nard Ndoka nga kreu i partisė pas humbjes sė postit ministror. Por kryesia e kėsaj partie e pėrgjysmuar, njėra pjesė pro Ndokės e tjetra  kundėr kanė ēelur gropė nė politikėn demokristiane. Anton Gurakuqi zėvėndėsministėr i jashtėm dhe Zef Bushati zėvėndėsministėrt i integrimit duket se janė mė afėr PD-sė, me tė cilėn demokristianėt janė nė koalicion. Palėt pėrjashtuese pretendojnė se janė gjysma legjitime secila dhe vendimmarrja e tyre ėshtė e detyrueshme. Trafiku politik duket goxha i rėnduar dhe rripi i sigurimit qė tentohet tė vihet me vonesė ka gjasa tė ketė sjellė efektet e mosvendosjes prej kohėsh tė kėtij elementi qė tashmė e ka bėrė aksidentin e vet.

Ndėrsa aleatėt tek e djathta kanė probleme mė shumė tė brendshme se tė importuara, e majta vazhdon tė komunikojė mė sė shumti me SMS sesa si koalicion. Rama dhe Meta tė bashkuar pėr herė tė fundit nė zgjedhjet e 2007-s, ku pushtetin e fituar e administroi i pari dhe zhgėnjimi tek i dyti prodhoi ndarjen e re. Kriza tek e majta thellohet dhe rrjedhjet janė prezente, duke pėrcjellė dhe ikjet sa tek njėra tek tjetra parti. Pas gjashtė deputetėve tė pėrjashtuar me votimin e Presidentit, Petro Koēi, ėshtė i shtati qė vetėlargohet nga PS, pa shtuar kėtu Fatos Nanon qė nuk bėn pjesė nė asnjė ekip qė nuk ėshtė i tij, por dėrgon sipas lėkundjes nė njė vend tė sigurt tė tijtė. Nga ana tjetėr, Meta me tė vetėt, me koalicionin e ri tė majtė, kėrkon tė bindė Ramėn, qė tė tėrhiqet nga reforma zgjedhore  kushtetuese, ku u miratuan ndryshimet, qė t’i bashkohet njė iniciative pakice dhe ta bėjė atė ligjore, duke iu imponuar shumicės. Kjo ėshtė mė tepėr njė tėrheqje litari mes tė majtės, qė kėrkon rritjen e aksioneve nė kampin e opozitės, duke ia pėrcjellė tentativėn mė tepėr dėshirės pėr marrje tė elektoratit.

Por rėnia dakord pėr reforma e vullneti politik qė solli ftesėn pėr nė NATO mė 3 prill 2008 nė Samitin e Bukureshtit, ėshtė vazhdim i qartėsisė sė detyruar, kthjelltėsisė sė domosdoshme qė duhet tė ketė tashmė politika shqiptare, pėr tė parė e lexuar se koha e tė gabuarit, ėshtė kohė e shkuar. Nė pritje tė anėtarėsimit tė plotė nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut dhe bėrjes gati pėr kandidat potencial nė BE, nė 2009 vijnė zgjedhjet e reja parlamentare dhe numėrimi mbrapsht ka tė bėjė me plotėsime detyrimesh, mbikėqyrje tė ecurisė, monitorim tė vendimeve, sjelljeve politike dhe qeverisėse. Ndaj dhe rruga qė i ka tė gjitha shenjat e dukshme ku duhet qarkulluar nuk ka pėrse tė sjellė aksidente dhe rripi i sigurimit duhet vėnė sa mė parė qė tė paktėn tė shėrbejė. Parlamenti i 2009-s do tė ketė tjetėr pėrbėrje cilėsore. Ai ka ndryshuar qė mė 3 prill me ftesėn pėr nė NATO dhe nėnshkrimin e MSA-sė, e tė kėrkosh Parlamentin e vjetėr vetėm sa humbet kohė tė dobishme, qoftė dhe politikisht.

Nga  Basir ĒOLLAKU

 

 

Himarjotėt ndihen mė mirė nė polis-in grek

E vėrteta, uni dhe identiteti janė tė gjitha relacionale, jo relative, tė qenėsuara, jo tė qenėsishme. “Ne” dhe gjithēka qė na bėn “ne”, vazhdimisht qenėsohemi nė formėn qė jemi. Tė qenit ėshtė tė vdekurit, tė qenėsuarit ėshtė vetė jeta. Ajo qė shtyn motorin e tė qenėsuarit ėshtė ekzistenca e njė shpirti tė dytė; e tjetrit qė nuk ėshtė unė. Njeriu i parė, Adami, u bė njeriu i parė, pasi erdhi pėr tė ekzistuar shpirti i dytė.

Aty nuk do tė ketė kurrė njė njeri tė fundit. Njė njeri pa njerėz tė tjerė, nuk ėshtė mė njeri. Nė tė vėrtetė ai do tė ishte zot. E vėrteta e tij do tė ishte absolute, uni i tij i gjithėfuqishėm, identiteti i tij i vetėpėrcaktuar. Vetėm pak njerėz pretendojnė tė jenė zota: tė pagabueshėm, tė domosdoshėm, tė paprekshėm. Politika, nė kuptimin qė e pėrdorėn grekėt antikė tė lidhur me termin “polis” - qyteti i jetės – ėshtė vendi ku gjejmė shpirtin e dytė, ėshtė vendi ku ne “qenėsohemi”. E vėrteta ka lindur dhe rilindur (nė tė dyja kuptimet) brenda kėsaj “zone publike” ndėrpersonale. Nėse kjo “zonė publike” ėshtė e dominuar nga ideologjitė totalitariane, ne bėhemi “njė dhe tė njėjtė”. Ne kėrrusemi nga forca centripete e politikės. Nėse kjo zonė publike ėshtė e dominuar nga anarkia, ne shkriftohemi deri nė atė pikė sa tė humbim marrėdhėnien. Shpirti i dytė ekziston vetėm nėpėrmjet marrėdhėnies qė ne krijojmė me njėri-tjetrin. Pa marrėdhėnie nuk ka jetė.

Mungesa e marrėdhėnieve mund tė shpjegojė shumė ndodhi nė polis-in e ēoroditur shqiptar, qė nga debatet rrėmbimthi politike e deri tek Vasil Bollano, tė cilin kori i mėrzitshėm i gjoja nacionalistėve shqiptarė na e ka shndėrruar nė ikonėn e komunitetit grek nė Shqipėri, fakt pėr tė cilin mė i mėrzitur se kushdo tjetėr duhet tė ndihet Vangjel Dule i PBDNJ-sė. Por kur kori i diskursit publik merr vetėm njė rrjedhė, atėherė dikush duhet tė bėjė avokatin e djallit, jo nė kuptimin metaforik, por nė kuptimin e drejtpėrdrejtė. Pika nė tė cilėn sulmohet Bollano ėshtė se ai ėshtė mbrojtės i interesave greke, kėrkon tė formojė njė zonė greke nė Jug tė Shqipėrisė nė Himarė, ku realisht nuk ka minoritet grek, por shqiptar thuajse tė greqizuar pėr shkaqe ekonomike.

Vasil Bollano ėshtė nė tė drejtėn e Zotit tė kėrkojė pavarėsinė e njė zone qė nė ėndrrat e tij ėshtė Epiri i Veriut, edhe mua po tė mė tekej do tė krijoja njė organizate me qėllim krijimin e Republikės sė Mirditės, ēfarė dėmi do tė shkarkonte kjo?! Nė njė sistem demokratik, liria e shprehjes dhe angazhimit politik ėshtė e garantuar, pėrndryshe Umberto Bossi nė Itali duhet tė ishte futur 20 herė nė burg se kėrkon shkėputjen e Italisė sė Veriut. Ėndrra tė kėsaj natyre mund t’i lindin gjithsecilit prej nesh, por sistemi normon mėnyrėn se si vihen nė jetė angazhimet politike.

Mediokrizimi i debatit nga kinse nacionalistėt shqiptar i jep njė armė tė fortė nė dorė Vasil Bollanos. Diskursi publik duhet tė fokuset pikėrisht tek mėnyra se si Bollano kėrkon tė vėrė nė jetė tezat e tij. Ai ėshtė i lirė tė shprehė angazhimin e tij politik, qoftė edhe pėr krijimin e asaj qė e quan Epiri i Veriut, por mė parė duhet tė bindė tė gjithė popullin e Republikės sė Shqipėrisė se ai ka tė drejtė dhe bindja nė njė sistem demokratik testohet me vota, e nėse kėtė e realizon, le ta shpallė Epirin. Bollano duhet tė akuzohet jo se ka kėtė ambicie, e cila ėshtė krejt legjitime, por nėse ka fyer apo nxitur urrejtje ndaj kombit shqiptar, nėse ka fyer flamurin apo simbolet e shtetit shqiptar, apo ka sulmuar institucionet e shtetit shqiptar. Kėto do ishin forma antidemokratike pėr tė vėnė nė jetė njė qėllim politik, dhe nėse rezulton se Bollano ka konsumuar qoftė edhe njė prej kėtyre delikteve ai duhet t’u bashkohet atyre qė kanė thyer ligjet e shtetit shqiptar.

Por problemi mbetet diku gjetkė. Ne i kemi dhėnė njė armė nė dorė Vasil Bollanos! I kemi dhėnė njė Himarė tė varfėr, njė Himarė me njė bukuri tė rrallė natyrore, por me njė infrastrukturė tė shekullit XIX. Njė Himarė me shqiptarė tė sfilitur nga mungesa e shtetit tė tyre. Njė Himarė me shqiptarė tė pėrjashtuar nga marrėdhėnia me shtetin e tyre. Njė Himarė me shqiptarė qė ndjehen mė mirė nė polis-in grek se nė polis-in shqiptar. Ajo qė mund tė bėjmė mė mirė sesa tė ulėrasim pėr Himarėn qė po na greqizohet ėshtė; T’i bėjmė ato himarjotė tė ndjehen mė mirė nė polis-in tonė sesa nė atė athiniot.

Mentor BEQA

 

 

“Trebicka”, mediat dhe politika

Si gjithmone, politika pati rastin te tregonte se mund te perfitoje apo kerkon te pakten te perfitoje edhe mbi mortin e shqiptareve. Rasti nuk eshte i pari dhe as i fundit. Pavaresisht se vazhdon te mbetet ne kuadrin e abuzimit jo vetem me te gjallet, por edhe te vdekurit. Akumulimi i nje kapitali politik, qofte edhe sado i vogel, vijon te prevaloje mbi fatin tragjik jo vetem te nje shqiptari- tashme i ndjere, por edhe mbi fatin e te gjalleve.

Nuk eshte rastesi qe prej disa vitesh, me sakte, dicka me shume se tre, edhe tregu mediatik shqiptar eshte polarizuar. Me kot media te shkruara apo edhe audio- vizive, tregojne me krenari sllogane apo epitete per “pavaresi” ne pasqyrim, pasi opinionet apo analizat natyrshem paguhen ose me para ne dore, ose me favore direkte apo te premtuara me ardhjen ne pushtet. Morali- qofte njerezor apo edhe profesional, eshte i vetmi pas te cilit mediat- sidomos ato kombetare, nuk mund te fshihen me. Te gjithe “kufinjte” jane kapercyer dhe do te vazhdojne te kapercehen ne emer te perfitimit financiar jo vetem te “boseve” por edhe disa gazetareve “vip” me rroga apo shperblime mujore deri ne 4- fishin e pageses se nje presidenti shqiptar. Ne emer te ruajtjes se imazhit te nje pioneri te medias shqiptare bashkekohore, u harrua, po, po u harrua nje vajze e re qe kishte lidhur fatin e saj me njeriun qe donte, duke u ndare vetem nga vdekja. E tashme, ajo cfare eshte me e rende, eshte perfitimi nga fundi i tmerrshem i jetes se nje bisnesmeni, i cili me shume se emri apo mbiemri i tij, nder vite do te filloje te njihet si fenomeni “Trebicka”.

Natyrshem, vdekja e nje njeriu- deshmitar i rendesishem ne nje proces ku hetohen struktura te larta te shtetit, ngjall dyshime te shumta. Vecanarisht pasi disa ore me pare, kryeprokurorja e nje vendi dha disa detaje pikerisht ne lidhje me hetimin e ketij procesi, kur nga SHBA-te rritej presioni per ti vajtur deri ne fund procesit, e aq me teper kur jane perfolur direkt apo indirekt si pergjegjes hierarke te larte te pushtetit dhe njerez te tyre te afert. Menjehere nisen aludimet per vrasje, atentat por edhe thjeshte aksident. Gishti u drejtua edhe ne organe te ndryshme shteterore por edhe individe. Duhej ruajtur apo jo “Trebicka” si nje deshmitar i rendesishem ne nje proces si “Gerdeci” ku pritet te implikohen direkt si te pandehur edhe shume njerez te pushtetshem? Pergjigja eshte e thjeshte: PO! Megjithate, ka edhe nje vazhdim te shkurter. Policia deklaron se nuk ka patur kerkese nga prokuroria per te mbrojtur deshmitarin. Prokuroria replikon duke thene se deshmitari nuk ka kerkuar asnjehere te mbrohet. Ne mes eshte jo vetem fati i nje njeriu, por edhe i nje procesi te tere qe duket zuri fill pikerisht nga deklarimet e “Trebickes”. Deshmite e tij jane dhene para prokurorit dhe tashme sipas specialisteve, vlefshemria e tyre eshte dobet krahasuar me mundesine e dhenies se tyre para nje gjykatesi. Gjithsesi, ato mbeten deshmi, ne disa raste te mbeshtetura edhe nga pergjime telefonike.

Strukturat e shtetit, permes hetimeve, gradualisht po kristalizojne idene se “Trebicka” ka gjetur vdekjen si pasoje e aksidentit gjate gjuetise ne afersi te Korces. Po sa te besueshme jane, te pakten nga opozita, strukturat aktuale te shtetit? Deklaratat e kahershme, por edhe keto te fundit, lene shume pak shteg per hamendje. Mbetet disi me e besueshme nga opozita prokuroria, e cila natyrisht kerkon me shume kohe e prova per nje version perfundimtar te ngjarjes tragjike ku humbi jeten bisnesmeni. Gjithsesi, ka edhe nje tjeter shtet qe interesohet per “Trebicken”. Ai kishte mbajtur ne xhep per shume vite pasaporten e SHBA-se dhe zbardhja kesaj vdekje, eshte detyre per amerikanet. Asgje nuk mund t’u fshihet pervec rasteve kur interesat e larta te SHBA-se, kerkojne te kunderten.

“Trebicka” tregoi qarte nje ngerthyerje te cuditshme ne mes bisnesit, medias dhe politikes ne Shqiperi. Natyrisht, ajo ekziston ne te gjitha vendet e globit, por nuk zbulohet kaq lakuriq asnjehere. Per te siguruar audience por edhe per te kercenuar per perfitime te ndryshme, mediat preferojne denoncime te skandaleve te ndryshme nga bisnesmenet. Keta te fundit, per te realizuar qellimet e tyre permes presionit te hapur publik dhe mediatik, “i dorezohen” gazetave dhe televizioneve, ne pak raste edhe duke iu lejuar abuzim me tituj e thenie. Nderkohe, politika ne raste si ai i “Gerdecit” qendrojne ne pritje per tu orientuar se nga vjen goditja apo se kush duhet goditur. Deri me sot, viktima kane rezultuar bisnesmenet, ndersa gazetaret- mediat dhe politikanet- partite, deri diku jane fshehur pas imunitetit zyrtar apo edhe te njohur pa ligj.

Besoj se e keni konstatuar edhe ju, se prej disa vitesh, mbase me shume se 3, termat “komunist” dhe “antikomunist” po perdoren perhere e me rradhe, per te mos thene jane shuar. Sigurisht, eshte efekti “kohe” ai qe ka zbutur gjakrat, por njekohesisht verehet edhe nje fenomem tjeter. Media nuk i intereson shume nese ne pushtet eshte nje i djathte apo nje i majte, nje komunist apo nje antikomunist. Interesi i tyre primar eshte perfitimi i gjithanshem nga lidhjet me pushtetin ne fuqi, apo edhe ate qe mendohet te vije ne fuqi. Pra, eshte pa asnje kosto- pervec asaj profesionale, te kthehet ne megafon publik te njeres apo tjetres parti, te njerit apo tjetrit grupim. I njejti rregull vlen edhe per bisnesment. Bisnesi i tyre mund dhe duhet te lulezoje me cdo kusht, qofte nen udheheqjen e te majteve, qofte te te djathteve ne pushtet apo ne opozite. E thene ndryshe, “parate nuk kane ngjyre” partiake apo politike, sic edhe favoret e ndryshme qe jepen kryesisht ne menyre individuale nga njerez te veshur me pushtet. E politikes, thjeshte i mbetet te lundroje mbi kete oqean te pafund por edhe te perfitoje pushtet duke dhene fare pak para, nga ai “thes” shume i madh, ku edhe pse hiqet per mediat e bisnesin, ngelen serish per te ndare mes deputetesh, kryetaresh, kryeministrash, ministrash e me poshte ne nivel qendror e vendor.

Askush nuk ka guximin te pranoje se Shqiperia dhe ne bashke me te, po perjetojme nje periudhe te cilen e kane kaluar thuajse te gjitha vendet: instalimin e MAFIAS, lidhjeve te ndesjellta me krimin e organizuar por edhe mediat. Ne ndryshime nga vendet e tjera, ku shume gazetare apo media jane vetesakrifikuar ne luften kunder instalimit te MAFIAS, ne Shqiperi pikerisht ajo (natyrisht jo e gjitha) po jep nje kontribut te rendesishem per te kunderten.

Te gjitha pushtetet ne Shqiperi, duket se jane te semura ose kerkohet te paraqiten si te tilla: Gjyqesori, Ekzekutivi dhe Legjislativi. Edhe “i katerti”, i cili si rregull duhej te ishte me i imunizuar, tashme “ka marre nje plevit” te rende dhe per ta sheruar, duhet nje kure e forte por edhe gjate.

Eshte e qarte se pas instalimit te MAFIAS ne Shqiperi- proces qe veshtire te bllokohet plotesisht, do te kete edhe nje rizgjim te shtetit, mbase edhe te mediave ne luften kunder saj. Do te kete mbase edhe nje “Duar te pastra” shqiptare, mbase edhe nje gjykates- Di Pietro shqiptar. Natyrisht do te kete zbardhje dhe zbulim skandalesh, te cilat po thuren me kujdes ne hije prej rreth 20 vitesh e do te vazhdojne te thuren. Do te kete edhe te arrestuar, te denuar e burgosur afatgjate. Nje gje eshte e sigurte: nuk do te na kthehen keto vite qe po i leme pas, nuk do te kemi moralin te shohim femijet tane ne sy pasi te na pyesin se si e lane gjendjen te shkonte deri ketu. E kjo vlen per te gjithe por me shume per gazetare, per mediat- sidomos ato qe thjeshte kerkojne perfitimin financiar te momentit. Te gjithe, nje dite do te pendohemi!

B.Delia

 

 

“Vargjet e Lira” mė 1936 nuk u ndaluan e nuk u ēensuruan

Emisoni nė Top Show, tė Top Chanel i Alban Dudushit, “Leksione Migjeniane”, me rastin e 70 vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, ditėn e enjte dt.18 shtator 2008. Tė ftuar nė studio: Angjelina Ceka (Luarasi), prof. Adriatik Kallulli, prof. Rozeta Uēi, dhe nga Shkodra poeti Ridvan Dibra dhe poetesha Ledia Dushi. Ky emison  mė ka indinjuar pa masė: nė demokraci ndalohen pėrsėri Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka! Mohohen kontributet e sa e sa studiuesve! Injorancė e pajustifikueshme e dy pėrfaqėsuesve poetė shkodranė, qė nuk i njohin e nuk i lexojnė as literaturat e as kontributet e Shkodrės…

 

U ndalua botimi, “Migjeni, Vepra, mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, botim 1954, NSHB Tiranė!

 

SL e akuzoi Gj. Lukėn “se kishte pushtuar 7-8 prozat e pabotueme”… Njė polemikė e vjetėr e viteve 50-tė; polemika e ringjallur e viteve 2003, 2005, 2006, 2008… dhe njė aktualizim me: Angjelina Ceka (Luarasi), P.S. Luarasi, D.Kaloēi, dr. M. Zeqo, I. Kadare, R. Uēi etj, nė Top Show dhe me “zbulimin e fundit” tė Elsa Demo, “Botimi i ndaluar mė 1936 ekziston”, Shekulli, 28 gusht 2008, f.20-21.

 

Paksa informacion retrospektiv

Mbas botimit dhe promovimit tė librit “Migjeni VEPRA”, Mbledhur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi, 1957- nė ribotimin e redaktuar dhe korrektuar nga Angjelina Ceka (Luarasi), 2002, nėn kujdesin  e Zonjės Arta Dade, Ministre e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve”, ne nuk patėm ndonjė reagim  tė menjėhershėm dhe as qė filluam tė parėt ndonjė debat e polemikė publike.

Z. Angjelina Ceka Luarasi i kishte hequr komplet ato pjesėt e botimeve tė vitit 1957 e tė ribotimit tė 1961, me ato ish pretendimet e pandershme dhe tendencioze, tė Skėnder Luarasit, nė adresėn e Gj. Lukės. Me njėfarė mėnyre, dashje pa dashje, me gjith fshirjen komplete nga Bibliografia tė Gj.L., Angjelina e kishte pranuar se babai i saj kishte ekzagjeruar e shpifur tej tė gjitha pėrmasave tė sė vėrtetės dhe se komentimet dhe mbledhja e materialeve tė Migjenit, nga Gj. Luka, mė 1954, ishin njė punė me vlerė dhe autentike. (“Migjeni, Vepra, mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, bot. NSHB, Tiranė, 1954) (Shkrimi ėshtė shkurtuar pėr shkak hapėrise nė gazetė.  Mė poshtė me ...AL)

Nė reagimin e tėrbimin e Petro Luarasit, ndaj librit tė motrės sė tij nga babai, ne papritur e padrejtėsisht u sulmuam pabesisht, nė mėnyrėn mė tė poshtėr e tė ulėt nė ato 7 serialet dyfaqėshe, tė botuara te “Gazeta Shqiptare”, nėn emrin e autorėsinė e Dashnor Kaloēit, sipas sė ashtuquajturės veprės sė pabotuar e mbetur nė dorėshkrim dhe daktilografim tė Skėnder Luarasit “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar”, lapsangjyrosur nga Petroja. (GSh, 14-20 prill 2003) Petro Luarasi kishte rihapur pas afro 50 vjetėve njė polemikė tė vjetėr, qė SL e kishte fituar me ndihmėn e regjimit tė Hoxha-Shehut, madje mburrej me tė madhe edhe nė shekulli ri tė XXI se SL e kishte shpėtuar miku i tij “Qytetari i Nderit i Mallakstrės” Mehmet Shehu! Ē’tallje e ē’tragjedi ironike ...

Ndryshe nga e motra qė i kish “lėnė nė shejtninė e tyre” ato rrangallet, shpatėn, pėrkrenaren-legenin e Mambrinit dhe tėrė labirinthet e S. Luarasit”, Petroja, “i prezantoi botės shqiptare, anėn e pa dukshme tė hėnės”, njė Skėnder Luaras sensasional, njė Janus dyfytyrėsh: edhe “vigjilent e shėrbyes” i PPSH e Hoxha-Shehut, qė kish spiunur sa e sa intelektualė, njėkohėsisht edhe njė demokrat disident vetflijues, njė martir qė kish bėrė aq e aq sakrifica pėr Migjenin, qė kish lėftuar me aq e aq ujq tė lukunisė pėr ta kullufitur vetė, sa qė e kish hallall tė quhej edhe si  bashkėvuajtės edhe si bashkėautor me Migjenin. Debati u rihap. GSH nuk pranoi tė ma botonte replikėn time dhe me kėshillimin e tė ndjerit P. Arbnori replika u botua nė RD, 27-29 prill 2003, vazhdoi me replikat e Petros, pati ndėrhyrje te gazeta Drita e cila e kishte vlerėsuar si botimin pėr herė tė parė librin e Gj. Luka (Drita,13 prill 2003 etj) Ishte rihapur debati i vjetėr, me njė thikė pas shpine dhe i ideuar nga Prokuroria enveriste e PS-sė ...

Kėshtu erdhėm te publikimi im nė SHE pėr dy dokumente autentike, me tre vijesa (SHE, 26 tetor 2005; 16 nėntor 2005; 7 dhjetor 2005), pastaj replikoi inxh. Petro, te Korrieri (23 nėntor 2005), pa mbaruar akoma edhe pjesa e tretė e shkrimit tim. Korrieri e Shqipi etj, mazallah se pranonin diskutimet e faktuara tė mijat me e-maile pėr kėtė temė... Madje si njėherė e qėmoti Tirana mė futi nė njė indeks inkuzicionist... gjene mirė qė mbahet Shkodra me SHE...

Kėshtu, kishte rifilluar ndeshja e shtyrė pas dy vjetėve dhe pas kėsaj lėvizje, te gaz. Korrieri, Petroja kishte bėrė njė lėvizje tė gabuar fatale, por ai ishte nė eufori duke kujtuar se mė kishte kapur mat! Duke kujtuar se kishte mė shumė figura, kishte harruar tė vlerėsonte pozicionin... Petroja i sigurtė nė fitore, mė propozoi, njė shtyrje tė re pėr afro tre vjet, sepse angazhohej qė krahas detyrimeve pėr botimin e “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar”, “Libri i hapur i Konferencės III tė LSHSH”, tė botonte  me pėrshpejtim, nė inat tė Agron Lukės, librin “Migjeni nė shtratin e Prokurstit”, dhe pėr hatrin e migjenologjisė unė  pranova. ...

Realisht unė vendosa t’i hyja mė thellė njohjes dhe gjithashtu me seriozitet pėr tė pregatitur edhe unė njė libėr, sepse hallakatja andej kėndej nėpėr gazeta e televizione, nuk mund tė ishte njė gjė serioze. ...

Kaq me rėndėsi e konsideron ti ēeshtjen e  nderit... prano o Agron birboja i bablokut shkodran dhe mos u kap pas emblemave tė vjetra tė Dh.S. Shuteriqit... se sa pėr lavdėrata tė sjell unė me letra tė daktilografuara..., se e di ti kush ishte Skėnderi, ishte “dekani i migjenologjisė”, ishte ai “maratonomaku i kominternit” qė kish shkruar edhe kundra Gj. Fishtės, ku shtėpia botuese Luarasi e kish shkarravitur edhe njė vepėr tė Fishtės... ishte ai qė ia mbushi mendjen Migjenit mė 1935 tė shkruante, andej nga Shtoji i Zallit tė Kirit, dhe qė e kishte siguruar liēencėn e botimit tė veprave tė Migjenit, qysh nga janari 1936, qė e kishte pėrforcuar duke paguar edhe njė kėst shtypshkronjės Gutenberg e I. Totos… Ėshtė shpallur “Nderi Kombit” nga Sali Berisha ore, vetėm se Neritani dredhoi paksa atje te Ura e Lanės dhe te Ura e Zogut me Azemin...

Ka qenė S. Luarasi ai qė shpiku pėrkufizimin se “Migjeni ka qenė themeli i letėrsisė sonė tė realizmit socialist, sidomos me tre kyevepra” nė bot. e 1957, f 46, dhe jo vetėm aty por edhe mė pėrpara qysh te 1949... Skėnderin dhe Shuteriqin, siē edhe gjoja misteriozin KB (do ta tregoj edhe origjinalin e Koēo Bihikut me mbinjeriun E. Hoxha, me firmėn e SL, me rradhė...) i kishte kundėrshtuar babai im Gj. Luka, duke debatuar se “Migjeni mbetet brenda caqeve tė realizmit kritik, megjith ndonjė penelatė se e njihte tė majtėn, bolshevizmin, rrymat e reja materialiste etj. Te Migjeni ka ndikime niēeane, ekzistencialiste, ka edhe nota nihiliste e pesimiste etj. Nuk ėshtė e vėrtetė se Migjeni ka qenė komunist, as socialist, as se ka dashur tė pajtojė dy grupet komuniste...”. (Bot. 1954, f 47, komenti te vjersha Motivet ...)

S. Luarasi e luftoi Gj. Lukėn me shumė poshtėrsi, por Z. Petro tani, nė ato materialet me postė, dt. 27/05/2003, mė shkruan se, S. Luarasi, nė disa “letra postume” e kishte lavdėruar GjL me fjalėt mė tė mira si trim qė, kishte kundėrshtuar Dh. Shuteriqin dhe V. Balėn, nė pėrkufizimin e tyre se “Migjeni ishte shkrimtar i realizmit militant revolucionar”, sepse Migjeni nuk ka qenė as shkrimtar socialist e as komunist. Ėshtė e qartė se Skėnderi dhe Petroja, pėrveē tė tjerave kanė mbledhur edhe disa copra nga komentet e botuara nė librin e 1954, gjė qė konstatohet fare lehtė.

O z. Petro edhe sikur ta zėmė se unė tė kap mat, gjatė lojės, pėr njė apo disa lėvizje e llafollogji tė gabuara tuat, po tė them se e kam aq ndėrgjegje, tė tė tregoj se ku ke gabuar dhe ku ke improvizuar ndryshe nga babai yt. Edhe loja e shahut regjistrohet apo jo edhe analizohet me lėvizjet mė tė mira tė mundėshme, ku i humburi mund tė kishte fituar, apo jo. Dhe kėtu ne nuk po luajmė shah e as ndeshjen tonė. Mendoj se edhe ti duhej tė kishe vepruar kėshtu. Njė gjė ėshtė mė se e sigurtė, ti e ke tejkaluar S. Luarasin, nė ato qė ai ka deklaruar zyrtarisht. Tashti ty pėr ēdo shkrim, tė dalin fletė tė reja nga libri i pa botuar “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar”. Ti me qė e paske ditur “Kritikėn Anonime” tė botuar te revista Nėndori, Nr. 5, maj 1954 dhe ato materialet e tjera tė PPSH-sė qė gjindeshin aty, pse nuk e bėre pėr zė askund nė shkrimet tua se kjo ishte Kritika Zyrtare e LSHSH e PPSH dhe Sigurimit?! Po Angjelina hipokriteja?! Unė ju kėrkova diskutim e jo sharje!  Kėtu tė flisnit. Pėr ju do tė ishte njė avantazh, sė paku do tė mund tė krahasonit njė Kritikė Zyrtare tė Partisė dhe LSHSH, tė majit 1954, me atė tė pretenduarėn tuaj tė 1- 2 prillit 1954 tė SL. ... Apo ke edhe ti ndonjė mani persekutimi dhe faji, si S. Luarasi i ndjerė?! ...

Nė materialet familiare, qė fatmirėsisht disa shpėtuan nga shkatėrrimet dhe kontrollet e sigurimit, gjatė internimit nė Roskovec, kohėt e fundit e gjeta Diskutim-Kritikėn origjinale tė Skėnder Luarasit (ose tė klanit tė dorės sė tij), dhe Pėrgjigjen e dhėnė nga babai im Gjovalin Luka. Kėto dy dokumente janė origjinale tė daktilografuara dhe mund t’i verifikojmė pėr autenticitetin, kur tė duash e ku tė duash. Duke ndjekur atė Andrea Stefin, alias Corvusin e famshėm (ish trockisti sipas A. Pipės), qė ishte kamufluar aq bukur mė 1954-1955 me SL dhe qė P. Marko ia njihte dhėmbėt dhe dhėmballėt, (Drita, 17 gusht 2003, f 13) konstatova se Angjelina, ndryshe nga ati, ku Corvusi i laraskės zinte vendin e parė nė citimet e Parathėnies sė 1957, nė botimin 2002 e kishte pėrzėnė dhe pastruar komplet nga Parathėnia e saj e 2002! (Dhe R. Uēi tashti ma quan Parathėnie e mrekullueshme... shtesė AL) Po kėshtu gjatė kėrkimit nė bibliotekėn e Shkodrės, ndėrsa ishte nė botim shkrimi im te SHE, mė rezultoi edhe mua qė ky Diskutim-Kritikė kishte qenė i botuar zyrtarisht edhe te revista “Nėndori”, Nr. 5, 1954, f 125-130 dhe pa emėr dhe unė nuk kisha gėnjyer asgjė. Pra, nuk kisha mbetur nė mėshirėn tėnde dhe pėr talljet e tua si “hulumtues e zbulues arkivash”.

Turp ėshtė pėr ju tė dy Luarasėt vėlla e motėr, qė i keni ditur dhe i keni fshehur shumė e shumė gjėra…! Por, le tė mė thotė ndonjė qė e ka pėrjetuar atė epokė, a mund tė kishte ndonjė botim anonim tė kėsaj pėrmase nė atė kohė, dhe ku pa te Nėndori, pa “dorėn e ngrohtė” tė Partisė dhe Sigurimit dhe xhaxhit Enver?! Por, qė ajo Kritikė-Diskutim ka pėr hise e njė dorė Iskėnderiane si konsulent tė paktėn kėtė e afroj mjaft.  Kjo del e qartė nga “Pėrgjigjia” qė i ka dhėnė babai im.  (vijon)

Kushdo qė ka njė gjykim rracional e objektiv, mundet ta kuptojė se pėrderisa ne po debatojmė e replikojmė kaq gjatė, jemi ende edhe nė njė proēes hetimi, por edhe nė njė hall tė madh. Unė e kam shqetėsimin mė tė madh, sepse Petro S. Luarasi, me njė prepotencė prej  vagabondi mė ka marrė nėpėr kėmbė nderin e babait dhe nderin tim. Normalisht trimi Petro as duhej ta rihapte fare kėtė temė pas njė gjysėm dekade edhe sikur babai im t’i kishte marrė ato 7-8 copė novelat e sakatosura nė Arkivin e Lidhjes Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, sepse tė tjerėt i kishin marrė mė pėrpara. Nėnvizoje kėtė Arkiv, Petro, se mos e dredh pastaj nė ndonjė arkiv tjetėr me ndonjė letėr tė daktilografuar! Mirė dakort, edhe unė po e quaj si “Kritika Zyrtare e 54-trės”, megjithse shkon bojagi bukur edhe nė unison me atė “Kritikėn” tėnde tė pretenduar tė 2 Prillit 1954, nga e cila ti nuk ke paraqitur asnjė lloj faksimileje e dokumenti zyrtar nga arkivat.  ...

Po ēfarė kėrkon ti pra, o z Petro, qė unė ta quaj ty zyrtare e dokument historik, njė copė kartė tė shkruar me copa tė mbledhura poshtė e pėrpjetė, tė zografisura me maqinė daktilografike me dt. 2 prill 1954?! Dokument tė duket ty?! Shkresė zytare e vitit 1953, tė duket ty njė copė kartė e daktilografuar me adresėn pėr Zyrėn e Kontrollit e Ēensurės Arsimit, pranė KQ. tė PPSH, pa kartelėn dėrgese zyrtare, pa kthim pėrgjigjen zyrtare tė KQ tė PPSH tė vulosur, pa le kulmi as e firmosur fare as nga S. Luarasi?! ...

Urdhėro mor zotėri, pėrsėri tė bėj thirrje, tė shkojmė si miq a si shokė, ku tė duash ti dhe t’ia bėjmė provėn e autenticitetit dhe tė kronologjisė tė dy kėtyre materialeve dokumentare qė kam paraqitur unė dhe atyre tė tuat, te cilido institucion i specializuar edhe nė kriminalistikė e ku tė duash. ...

O zoti Petro, punėn e botimit “tė novelave tė ashtuquajtura tė pa botuara”, nga babai im e kemi trajtuar e ezauruar njėherė. Pse devijon degė mė degė si harabel?! Nuk pretendojmė, as nuk e duam meritėn, as tė zbuluesit e as tė botuesit tė parė, a ka mė troē se kaq! As autorėsinė e patundur tė Migjenit, nuk e kemi diskutuar asnjėherė. Nuk tė hyjnė ty nė rradake kėto?!

Pėr ato ēka ke sajuar ti me Kaloēin, edhe pėrtej S. Luarasit, Prof. Dh. S. Shuteriqi, plaku afro njė shekullor, fare nė prag tė fundjetės, ta mbylli ty gojėn kėshtu: “Mė 1945, menjėherė pas ēlirimit, Instituti i Shkencave, i bleu tė 7 (shtatė) prozat e quajtura “tė gjata” tė Migjenit. Migjeni, qė nė atė kohė, u vu nė qarkullim tė plotė, me ē’ka dihej tė kish lėnė si Vepra. Lindi, pra, edhe dėshira e lexuesve, qė t’i kishin nė njė vėllim tė vetėm veprat e autorit. Njė pėrmbledhje tė tillė e realizoi Gjovalin Luka mė 1954… Hedhja baltė mbi Gjovalin Lukėn nuk e nderon Skėnder Luarasin. Ky, shkruan se Pėrmbledhja e Gjovalin Lukės (mė 1954) ishte njė pėrmbledhje qė Skėnder Luarasi kishte dorėzuar nė Komitetin Drejtues tė Lidhjes sė Shkrimtarėve mė 1948. Ky pohim mbetet i dyshimtė, posa Luarasi nuk rrėfen se kujt ja pat dorėzuar. Komiteti nė fjalė pėrbėhej prej shumė vetėve dhe pak prej tyre punonin nė Lidhje. Unė dhe Vehbi Bala, nuk kemi tė bėjmė fare me punėn e Gjovalin Lukės… ky ishte bllofi i Kujtimeve tė ēoroditura tė Skėnder Luarasit”. (Dh.S. Shuteriqi, “Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit”, “Gazeta Shqiptare”, 17 maj 2003, f 12-13)

Shuteriqi, ta ka shkruar pastėr e qartė, posaēėrisht pėr ty e pėr motrėn tėnde dhe pėr tė gjith migjenologėt edhe pėr M. Zeqon edhe pėr I. Kadarenė e R. Uēin e tė gjith kallam kusurin tuaj ...

Ti, dhe as motra e jote (qė tė ka kritikuar ty nė mėnyrė verbale e jo me shkrim), nuk e patėt kurajon t’i pėrgjigjeshit flakė-pėr flakė, prof. Shuteriqit dhe as sa qe gjallė, por e kapėrditė kėtė me turp! Pse nuku e hape gojėn more trim atėhere, po kėtu te Korrieri e ke hapur ēorap dhe kėtė Deklaratė tė Shuteriqit e ke bėrė tė paqenė! Nuk dimė as ndonjė trim migjenolog, qė ta ketė kundėrshtuar Shuteriqin! Zeqoja pėrshembull pse nuk e kundėrshton, sepse edhe ndaj atij e ka detyrė morale... 

(Do ta botoj edhe atė qyfyrin e amanetit, se e kam ruajtur Origjinalin, kur se ke mbajtur ti, pse do ta mbaj unė.)

Tashti o Petro, te “Klubi Demokracinjėria”, te “Korrieri”, ke sajuar si “triumfator” njė fillim “Da Capo” nga mesi, si gjoja xhelozia e Agron Lukės, pėr suksesin e librit tė motrės Angjelina nė njė ekspozitė! Kjo qe fillesa e dytė me Noenė, pas asaj tė parės me Adam/Ademin “pėr hir tė sė vėrtetės historike nė fillim Gj. Luka ishte i pari”, kėshtu i ke shkruar apo jo. …

Pa le, po jeni pajtuar edhe njė herė me D. Kaloēin dhe keni shitur edhe njė herė njė mall tė vjetėr nga “Gazeta Shqiptare” e prokurorisė letrare, te biblbil gjyzari “Shqip-i”. (4 nėntor 2006, f 18-19, “Letrat e panjohura tė Luarasit pėr Enver Hoxhėn dhe anėtarėt e Byrosė politike. Kur disidenti i madh mbrojti Kadarenė”. Dhe kė mbrojti Kadarenė..., qė Ramizi e kishte nė pesėshen e parė, bashkė me Nanon, Gjinushin, Berishėn e Mejdanin, kurse Ceka ishte nė rezervat…) ...

 

Epo mirė, le ta zėmė se ėshtė ashtu si thua ti…

Dhe ja ku jemi, pas tre vjetėsh, tė ndeshjes sė shtyrė. ... Ti, Petro si inxhinier mekanik (edhe dr. Moikomi), sigurisht e ke mėsuar atė mėnyrėn e arsyetimit, ku fillimisht e marrin si tė mirėqėnė njė postulat, pėr tė vėrtetuar tė kundėrtėn? ...

Ti, Petro S. Luarasi, e ke cituar pėr tė disatėn herė kėtė ngjarje dramė shumė tė dhimbshme migjeniane, por te Korrieri ke zgjedhur mė tė bukurėn e me ngapak nuanca mė tė ndryshme, ku citon baba Skėnder Luarasin: “Deri nė vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita tė mbledh gjithė krijimtarinė e Migjenit nė prozė e poezi. Pjesa mė interesante do tė ishin novelat e panjohura qė mė pati dorėzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij rreth 100 faqesh tė pasuruar me plot fotografi dhe faksimile… Megjithse isha njė nga themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, shkoja atje rrallė e tek mė tė shumtėn e rasteve kur kishte nevojė tė ngutshme Kryesija apo interes personal sekretari i saj Dh. S. Shuteriqi. Njė ditė i vajta nė Komitetin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe e pyeta sekretarin Dh. S. Shuteriqi ndė kishin interes tė botonin, jetėn dhe veprėn e Migjenit, me shtatė novela ende tė panjohura, nė rastin e 10 vjetorit tė vdekjes nė 26 gusht 1948…

-Shtatė novela tė panjohura? Vėrtetė?!

Dhe kėshtu ia dorėzova tė daktilografuar materialin, veprėn e Migjenit, poezi e prozė dhe biografinė njėqind faqe me foto e faksimile.”

Pikėrisht kėtu ka ndėrhyrė interpret Petrua nė kllapa dhe sqaron: (Materiali i daktilografuar me shpejtėsi qėlloi tė qe shkruar me shumė gabime ortografike. U dorėzua i tillė (nė gusht 1948) meqė dihej se korrekturėn e redaktimin do t’ia bėnte Skėnder Luarasi. Shėn. i P.L.)

Pėrmbledhja qė dorėzova u botua e copėzuar. Dh. S. Shuteriqi e M.N. botuan shumė nga poezitė e novelat e Migjenit (bashkė me dy nga novelat e reja) nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve “Literatura Jonė”, me shėnimin sikur t’i kishin zbuluar ata. Ndėrsa materialin e plotė tė mbledhur prej meje Kryesija e Lidhjes, pėr fat tė keq, gjetėn e ia dorėzuan Gjovalin Lukės, duke na futur nė sherr. Asaj kohe ndėr tė plotfuqishmit nė rradhėt e intelektualėve qe edhe Sekretari i Shoqatės Shqipėri Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka… Gjovalin Luka sillej mirė me mua, mė respektonte...”. (gaz. Korrieri, 23 nėntor 2005, f  29, kolona 1; shih edhe fotokopjen)   

{Shkencė nė konfidencė, brenda kllapave gjarpėrushe, qė mos ta lexojė publiku, qė ia drejtoj, Petros, Angjelinės dhe Neritanit, nėn gjykimin edhe tė dr. Moikomit, prof. Rozetės dhe Kadaresė. Problemė: Kemi 7 novela qė Skėnderi i dorėzoi vullnetarisht te zyra e Dh.S. Shuteriqit, si dhuratė pėr tė tėrė komitetarėt, aty nga fillim gushti 1948, pa asnjė lloj dokumenti zyrtar, falas e pa asnjė kontratė shitjeje etj. Si tė thuash“vajti cjapi vetė te kasapi”. Por, Shuteriqi i bie mohit: “te unė, more zotėri nė zyrė, nuk ka ardhur ndonjė Skėnder, e as nuk mė ka dorėzuar kush gjė, pastaj ē’i desha, kupton apo jo, unė i kisha 7 novelat e gjata tė pa botuarat, nė Arkivin e Institutit tė Shkencave, se ato u blenė qysh mė 1945. Edhe Arshi Pipa ka hyrė e ka dalė nė shtėpinė e Olgės mė 1944 e 1945… Se kush tjetėr nga komitetarėt, qė t’i ketė dalė zot mallit tė Skėnderit me vulėn e 1948, vallahi e pėr ideal tė Partisė nuk di gja, se komitetarė kishte plot”. 

Tashti, nga kėto 7 novelat, Mall i Skėnderit/Tė drejtat e Skėnderit tė 1948 me laps, njė bashkohet nga dy gjysma, dy i pushtojnė me pėrzgjedhje Dh. S. Shuteriqi dhe anonimi M.N. (te “Literatura Jonė”, tetor 1948), dy tė tjera i pushton Shuteriqi a Musarai (te “Letėrsia Jonė, gusht 1953, Studenti nė shtėpi dhe Tė ēelen arkapijat). Atėhere sa novela i ngelėn pėr “t’i rrokur e pushtuar”, shokut Gjovalin, nga ato qė nuk ishin botuar asnjėherė? Kaq shumė zhurmė pėr asgjė?! Ndėrsa Skėnderit tė gjorė, megjithse si ish pronari, i mbeten edhe nja dy skelete. Detyra: Gjeni sa novela tė pa botuara ishin gjithsej? Bėni edhe provėn.

Dhe z. Neritan, ju si deputet, kandidat pėr President i RSH, arkeolog-historian, dhėndėr i Petros: Gjovalin Lukėn qysh aty nga fundi i 1947, para vrasjes sė Nako Spirut, e shkarkuan nga detyra e Sekretarit, pra nuk ishte mė as i plotfuqishėm, por vetėm si kryeredaktor i revistės Miqėsia Shqipėri-BRSS. Ky ėshtė njė fakt i dokumentuar. Mos i jep, o burrė, letra-rekomandime e telefonata rekomandimi botimi te Astrit Patozi, kėtij kalamani pa eksperiencė… Po ti e di vetė o Neritan se, e ke pasur atė eksperiencėn e hidhur tė replikave me Baletėn e Benin… Ē’mu desh mua qė u futa nė kėtė replikė, tuj e ditė dhe tuj e deklarue qysh nė fillim se hajde t’i shqitesh grethave…

O Neritan, zv. dekani i arkeologjisė dhe ju dr. Zeqo “migjenologu”: Arshi Pipa, mė 1944 shkruante se gjithsej proza/novela tė Migjenit ishin 25 copė, nga tė cilat siē rezulton 17 copė kanė qenė tė botuara dhe 8 copė tė pa botuara. (Rev. “Kritika”, Nr. 3-Nr. 4, maj, qershor 1944)

17 copė proza nė njė kopje-daktilografim nga origjinalet e botuara i ruajmė ne, nga materialet e Gj. Luka. Gj.Luka ka pasur edhe njė kopje tė 8 prozave tė pabotuara dhe aty kishte ndoshta njė surprizė tė pabesueshme...  Pipa shkruante: “Njė studim mbi Migjenin e vetėm “Vargjeve tė Lira” nuk mund tė jetė i plotė. ... Kėto proza gjithsejt  rreth njėzet e pesavet- pa njehė disa novela tė cilat sot gjenden ndėr duer tė ndryshme, e pa njehė edhe do tė tjera qė mund tė kenė humbė pėrgjithmonė ... (sipėrcit.) Atėhere 17+8=25. Ēfarė bėri Skėnderi, ia adresoi ndonjėrėn tjetėr kujt?! Bashkoi dy gjysma, por edhe ndau njėrėn, si pėrshembull nė dy gjysma trumcakėsh...?! Hė hėė ėh...

Tashti te Korrieri, Petro S. Luarasi, jo vetėm se na rinxjerr atė “shkresėn dt. 11 korrik 1953 pėr Zyrėn e Arsimit dhe Kulturės nė KQ. tė PPSH, nė varjantin e kopjes me letėr kopjative, qė Skėnderi gjoja ia ka futur pa protokoll poshtė derės F. Gjatės, por na pohon plot gojėn me njė fletė tė panjohur, se S. Luarasi, tė gjitha do t’ja bėnte hallall Gjovalinit, edhe tėrė materialin komplet me Vepėr, me 100 faqe biografi, me foto e faksimile, por vetėm ato 200 gabimet te “Studenti nė Shtėpi”, nuk do t’ia falte kurrė e mė hollė ato bragashat, se ato e kishin indinjuar aq shumė sa qė s’kish pyetur e s’kish ditur mė se ēfarė kishte bėrė… Pa le se pėrveē 200 gabimeve studentore e kishte lehtėsuar studentin edhe nga njė inēest nėn jorgan… (Nė fakt aty nuk ka 200 gabime por nja 60 trajta gjuhėsore qė S. Luarasi i kishte ndrequr mė 1957, si disa apostrofa, hecė-ecė, shum – shumė, kumbulla – kumlla, mėdhaja – mbėdhaja, mish mash – shish – mash etj)

Pra Skėnder Luarasi vetėm pėr hatrin e “Studentit nė shtėpi” e paditi aq rėndė Gjovalin Lukėn, kur mirėfilli e ka ditur se edhe po tė ishte ashtu siē pretendonte ai, ato gabime buronin nga ai vetė! Si e bėre kėtė gafė mor trashigimtar e kompetent posthum?! Si or burrė, pse se the kėtė te RD-ja po e ruajte te “Klubi Lubonjėria”, siē i thotė vetė Kadareja…

Shikoni, pėr zgjidhjen e problemės, duhet tė keni parasysh konditėn se autori i vėrtetė i zhalavitjeve gabimeve me makinė daktilografike mė 1948 dhe mė veēanėrisht i 6-7-8 novelave-proza tė gjata, ka qenė Skėnder Luarasi. Kėtė e pohon nė mėnyrė tė dokumentuar, historiani dhe kritiku lerar, inxh. Petro S. Luarasi, nipi i Petro Ninit. Ashtu se si qėlloi, qė ato kohė Skėnderi kur shkruante pėr tė dashurin Migjen dhe pėr Shkodrėn dashnoren, i hypte njė mall sa qė pinte nja dy-tre shishe verė Malaga e Bordoje, zakon qė i kish ngelur qysh nga Spanja kur i vriteshin shokėt ndėr duar dhe nga ajo Fusha e Pėrqėndrimit nė Francė, kur dėgjonte luftėn me radio gjermane…

Dhe shikoni se u tha te Kritika Zyrtare 1954 se Gj. Luka kėtė novelėn “Studenti nė shtėpi” e kishte marrė tė botuar nga botimi i 1953 dhe jo nga shkarravitja e 1948 e S. Luarasit, megjithse Gj.L. ka pasur nė dorė njė kopje tė daktilografuar edhe tė atyre 7 copė novelave, tė kohės sė 1945. Hajde fol tashti po deshe Petro, nxirr ndonjė fletė tė re interpretuese, se ato fletėt e atij Librit tėnd vazhdimisht rinovohen e riinterpretohen…}

Tashti tė merremi edhe paksa me shkencė, kritikė hulumtimore historiko-letrare migjenollogjike, se jemi nė lėvizjet finale. Qysh nė krye tė herės, duhet tė rradhisim njė tog pyetjesh qė janė njėkohėsisht edhe ēeshtje qė Skėnder Luarasi duhej t’i kishte sqaruar me vakt e me kohė dhe gjynah qė ia besoi Petros “post mortum”, megjithse e porositi, “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar” nuk ėshtė pėr t’u botuar, por i kushtohet vogėlushit Petro, kur tė kem mbyllur sytė, qė tė dijė tė orjentohet pėt tė anė kur tė rritet...” Atėhere: Me ēfarė fakti e vėrteton Petro Luarasi se, i gjith materiali migjenian poezi e prozė dhe 100 fletėt biografi ishin daktilografuar mė 1948, me shpejtėsi tė madhe me shumė gabime ortografike, gabime fjalėsh dhe daktilografimi etj?! Sa km/orė ishte shpejtėsia dhe ē’rrol luajti kėtu rastėsia?! Se ashtu qėlloi apo jo? Kishte kopje tė tjera daktilografike me fletė kopjative apo jo?! ...

Po qysh dekani i fakultetit tė migjenologjisė, nuk ia dha shkencės shqiptare asnjėherė, as si faksimile, ato manoskritet me laps, “origjinale tė origjinalit, i e origjinalit”?! A thua i ka M. Zequa, nė MHK?! Po si nuk e konstatoi Luarasi, aq i rrahur me vaj e me uthull, hilenė e Shuteriqit, qysh mė pėrpara, por vajti e u mbyt nė njė lugė ujė, te Shuteriqi a te komitetarėt, me me njė thes letrash tė shkarravitura me shpejtėsi?! Po, a nuk kishte dashur t’i botonte Skėnderi ato letra me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit?! Ishte vetė S. Luarasi daktilografisti, teto Ollga e Nikollaitėve, apo kishte pajtuar ndonjė bakall?! Atė shkurtesėn, si psh atė heqien e atij episodit vėlla e motėr, nėn jorgan te “Studenti nė shtėpi”, Skėnderi e kishte bėrė apo daktilografisti?! 

Po pse pretendojnė Skėnder Luarasi, Petrua dhe Angjelina e madje edhe M. Zeqo, se ajo biografija me 100 faqe ėshtė identike me atė tė 1956/1957-1961?! Themi kėshtu se nga biografija 1956-1957, me 43 faqe, po tė heqim pjesėt qė zė me citime Andrea Stefi (Corvus), i cili sigurisht se nuk kishte zė mė 1948, si dhe ndonjė gjė tjetėr, atėhere ē’mbetej nga 100 faqet e 1948?! Le pastaj se ēfarė mund tė kishte pėrrallisur Luarasi aso kohe dhe qė i autoēensuroi dhe i zhduku vetė, sapo ra nga fiku xinxėri Xoxia i Madh, kushėriri i Luarasėve... (Nqs se i kishte shkruar ndonjėherė ato 100 faqet…) 

Por, po ta pranoj unė se Gjovalini mori kopjet e Skėnder Luarasit tė 1948, atėhere ku do t’i ēoni ju, gjithato ato male me kritika, me shpirtligėsi e me lista me 500 gabime, 200 vetėm te “Studenti nė shtėpi”, me 15 faqe nė Ndreqie Gabimesh, me dėrgesa me zarf nė shtėpi, gazetė mė gazetė, e madje deri edhe te Korrieri?! Ēfarė njerėzish pėr seri e cinikė paskeni qenė more?! Ju kujtuat se ju sponsorizoi Arta Dade, PS-ja dhe ish Prokuroria letrare dhe  morėt turr... Po a nuk ju duket, se pas pohimit e atij sqarimit fatal tė Petros te Korrieri, me tė gjith llogjikėn e botės del se autori e fajtori i vėrtetė i tėrė atyre gabimeve zhalavitjeve tė leksikut migjenian etj, ka qenė vetė S. Luarasi, ose daktilografisti i tij?! Apo e kishte fajin vetė maqina mekanike daktilografike?!

 Pse nuk i dėrgoi S. Luarasi, edhe njė fletė tė daktilografuar proteste E. Hoxhės, qysh mė 1948, apo mė 1949,  njė edhe mikut tė tij M. Shehut, ose Zyrės sė Ankesave, Zyrės sė Arsimit, Kulturės e Kontrollit pranė KQ tė PPSH, pėr “pushtimin” e lėndės nga Dh. S. Shuteriqi dhe M.N.?! (Ē’tė jetė ky anonim xhanėm, Mane Nishova a Mehmet Myftiu, a?!) Pse nuk i bėri ndonjė Kritikė tė 1948 edhe njė tjetėr Kritikė tė 1953, me lista me korrektime e redaktime edhe kėtyre?! Nga 48-ta te 53-shi, sikur janė plot 5 vjetė dhe ndėrkohė pse nuk e rikorrektoi e riredaktoi dekani Luarasi, komplet veprėn postume tė Migjenit?! …

Po, nga i mori Gjovalin Luka ato novela tė pa botueme, normalisht do tė pyesni?

Gj. Luka, nė SHĖNIM, nė bot. 1954, shkruante: “Proza tė pa botueme, njihen deri tashti 7 copė. Kėto janė: Puthja e Cubit, Studenti nė shtėpi, Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot…, Historija e njenės nga ato, Tė ēelen arkapijat, Pak poezi, N’ at anė gardhit asgja e re. Po botojmė 5 prej tyne, tue lanė jashtė: Pak poezi dhe N’at anė gardhit asgja e re, qė asht lanė prej Migjenit vetėm sa e fillueme.”

Tashti tė sqarojmė, “Proza tė pa botueme”, quheshin kėto 7 novelat, sepse nuk ishin botuar me gjalljen e Migjenit. Sigurisht si grezo qė ishin, si dorė e parė e dalė nga fonderia me gjuhė popullore, kishin disa karakteristika tė ndryshme,fjalė arkaike, trajta dialektale, shenja diakritike tė hundoreve karakteristike shkodrane, apostrofa, neologjizma etj, qė sadokudo kėrkonin edhe aso kohe njėfarė pune nga specialistė korrektorė e redaktorė nė shtypshkronjat e botimit. Siē njihet nė kohėn e Zogut gegnishtia kishte pėrparėsi, por nuk kishte ndonjė gjuhė zyrtare, dialektet nuk ndaloheshin etj. Kjo gjendje vazhdoi pėr pak kohė edhe mbas 1944, madje gegnishtia mbijetonte edhe deri te vitet 60-tė. Nė vitet 50-ta veprat e Migjenit ishin botuar, pothuajse ashtu siē ishin, sepse kjo punė, simbas gjykimit tė Gjovalinit, po ashtu siē edhe unifikimi i gjuhės zyrtare (jo i gjuhės letrare, se kjo ėshtė tjetėr gjė), do tė kryhej nė tė ardhmen me njė pjesmarrje kolektive akademike e tė specializuar. Para vitit 1954, pra para GjL, ishin botuar nja katėr copė novela nga ish tė pa botuarat, shto kėtu edhe ato dy copėt qė iu lanė Skėnder Luarasit, pėr botim e pėr njė hetim se mos i gjente ndonjė manoskript me vazhdime etj. Por, ajo qė ka “harruar” dhe qė e anashkalon Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Petro Luarasi ėshtė se 7 copė prozat e pa botueme, njiheshin edhe mė pėrpara 1948, ato njiheshin qysh nga 1945. Familia Nikolla disa herė i ka shitur krijimtaritė e Migjenit, jo vetėm mė 1945, por edhe mė pas. Disa persona me kokrra i kishin lexuar dhe kishte kopje tė daktilografuara, kjo ėshtė e vėrteta dhe nuk ėshtė ashtu siē deklarohej S. Luarasi, se ato ishin “njė sekret e monopol i vetėm Olga Nikollės”. Nė letra-kujtimet e dy Luarasėve babė e bir, te Korrieri, tashti shkruhet se, “zbulimi i 7-8 copė novelave mė 1948 (Olga thoshte se janė 8) bėri bujė”, por, ndėrkaq ka kaluar kaq e kaq kohė dhe nuk kanė sjellė asnjė citim nga buja e shtypit tė kohės! ...

 Me sa kujtoj nga babai, “novelat e panjohura” i ka njohur edhe Arshi Pipa. (Shih, A.P., “Kujtim i Migjenit”, revista “Bota e Re”, N. 3, Tiranė, shtator 1945, f 51-52.) Dhe A. Pipa ka kontribuar edhe pėr botimin e “Vargjeve tė Lira” edhe mė 1944, nė kohėn e regjencės dhe jo vetėm prof. K. Cipo, siē pretendonte SL dhe GjL kėtė e ka deklaruar nė Pėrgjigjen e tij tė vitit 1954.

Gjovalin Luka, pėr 7 prozat/novelat e gjata tė pa pa botuara ka pasur njė kopje nga kopjet e daktilografuara tė siguruara mė 1945. Gjovalini ka pasur botimin e 1936 dhe tė 1944 nė origjinal, ka pasur edhe njė kopje tjetėr tė daktilografuar tė 17 prozave tė botuara dhe njė kopje tė 7 novelave tė pabotuara, bazuar nė kopjet e 1945, ka pasur tė gjithė koleksionin e plotė, edhe tė 1939 edhe tė 1941 tė botimit nga E. Koliqi e K. Gurakuqi... 

Vijmė tashti te ajo qė e pėrmend prof. Shuteriqi, nė lidhje edhe me “ndonjė shkurtim-heqie cope tė pa nevojshme”, qė iu bėnė materialit grezo tė 7 novelave tė pa botueme. Qysh aty nga 1953, por edhe mė 1954, “Studenti nė shtėpi”, shkoi edhe nė Zyrėn e Kontrollit pranė KQ tė PPSH-sė. Atje u gjet si i kritikueshėm ai episodi, ku fėmijėt e familieve tė varfėra flenin bashkėrisht motra e vėllezėr, nėn jorganin e ngrohtė, ku puthiteshin e ku lėvizte ndonjė si gja e tretė qė rritej… Kishte pasur raste ku ndodhnin edhe inēeste apo edhe si tentacione infantile, si mė veēanėrisht nė kushte injorance e nė kushte kur pėrziheshin edhe nga dy-tre palė fėmijė me gra tė ndryshme etj. Pra nuk e hoqi Gjovalini atė pjesė, u hoq me urdhėr nga Zyra e Arsim-Kulturės dhe e Kontrollit nė KQ tė PPSH...  Mangėsi duhet tė ketė pasur edhe nga kopje daktilografimet e ndryshme. Gjovalinit ia ndaluan me urdhėr (jo se e bėri vetė) botimin edhe tė vjershės Trajtat e Mbinjeriut psh. (Te komenti “Tė lindet njeriu”, f 13, Gj. Luka e citonte dhe e komentonte edhe vjershėn “Trajtat e Mbinjeriut” dhe kjo nėnkuptonte se botimin e saj ia kishin ndaluar) ...

Ah, po kemi edhe ato bragashat se desh harrova. E kam sqaruar njėherė se trajta bragasha pėrbėn njė lloj shqiptimi qė nuk pėrdoret nga shqiptarėt nė Shkodėr, por nė Vrakė e nė gjuhėn nashkelije. Petro, korrektonjėsi e redaktonjėsi i Skėnder Luarasit, edhe mė pėrpara te GSh e RD, por edhe tani te Korrieri, 23 nėntor 2005, f 29, te kolona 1, nė fund e shkruan trajtėn si tironēe “bregashe”. Po pse ia ndėrron formėn origjinale tė dekan Skėnder Luarasit, mor birko (jemi 1 me i me epitetin birko e birbo), a nuk i ke sytė nė ball se te botimi i 1957, nė f 171 shkruhet: “Hiqi bragashat”! Hiqe edhe ti maskėn e derrit o Petro dhe tani rrotullohu sa tė duash nė njė valle dervishėsh me fustanellė ose po tė duash vish ndonjė palė bragasha apo bregashe…

Te njė botim te “Koha Jonė”, “Universi i Migjenit, zbulime tė reja” (11 maj 2006, f 10-11), dr M. Zeqo e ngre nė qiell prof. S. Luarasin edhe “si dekani e si krijuesi i migjenologjisė”! (kur edhe Shuteriqi nuk i lipsej mė…) Unė, kisha kujtuar se shpikėsi i atij termit “migjenologji”, kam qenė unė, por ja qė na paska qenė dr. Zeqo, ndėrkaq nuk besoj se i mbetet hatri mikut Zeqo, se termi “krijuesi i migjenologjis shqiptare”, mbase mė mirė do i shkonte Migjenit vetė! Si dekan mbase edhe do i shkonte S. Luarasit, “medet, po tė mos kish vdekur pa thėnė tė vėrtetėn”, megjithse “njė sekret unė e di akoma shumė mirė”, shkruan M. Zeqo. Epo, sado qė nga ana e llogjikės kjo shkon si “e ėma e Zeqos, maje thanės sė thartė”, kur e di, ē’pret thuaje! Si shije e si preferencė, babai im, po qe se ke ndonjė farė vlerėsimi pėr tė, preferonte qė si dekan tė ishte ndonjė njeri mė i ditur e mė human se SL, atė mendim kam edhe unė. Hė pėr hė, madje po guxoj tė shtoj se kam mjaft simpati pėr Arshi Pipėn si dekani, para Skėnderit, megjithse e kishte pasur si profesor... Ju, dr. Moikomi, i keni rėnė me vare R. Elsjesė pėr atė ish trajtesėn si origjinė sllave tė families sė Migjenit dhe e keni nėnkuptuar edhe Arshi Pipėn pėr atė simbiozėn sllave-shqiptare, siē edhe ndonjė studiues a pseudostudiues nė atė hulli. Jam dakort me ju se nacionaliteti pėrcaktohet nga atėsia (kom-ja fillimisht pėrcaktohej edhe nga feja), por ka edhe raste qė pėrcaktohet edhe nga vetė pėrzgjedhja e vetdeklarimi, pas ndonjė simbioze bilinguiste etj. Por, te gjyshja malazeze, te amėsia ka njė problem tė vockėl, qė e kishte deklaruar vetė Migjeni, dhe unė e kam shkruar njėherė trajtimin pėr pjesėn e Gjovalinit, prandaj ti si detyrė morale e kishe t’i thoshje nja dy llafe haptazi. Ti edhe Kadareja, qė kur erdhi te shtėpia e F. Shirokės nė Shkodėr, nuk gjeti temė mė tė rėndėsishme por, xhilit e te shqiptarėsia e Migjenit. Se kur i shan Kadareja serbėt si tė pėrzier me ciganė e arixhinj, apo tironsit si tė pėrzier me turq e persianė… Aman, aman, temė sterile, se pakė sllavė, goranė, podgoriēanė, maqellarė, pak aromunė, xinxėr, shule, sakarakaēanė, ēobanė, vllehė, eflakė, pak grekėr e ēifutėr, pak magjypė-egjiptianė, pak gabelė, pak osmanllinj e turq, ka nė Shqipėri e nė Kosovė!... Po ti e di o Moikom se edhe antropologjia ėshtė njė shkencė apo jo. Edhe shiko: nga borgjezia shkodrane katolike e myslimane nė vitet 30-tė pak kush mbante mė brakesha, brāňavekė e barnavekė (me metatezė), brekushe e poture, prandaj kot u bė kaq gurgule kjo ēeshtje nga gjuhėtari Petro, i cili nė vend qė tė sjellė 500 copėt e gabimeve tė fjalėve mė sjell disa dhjetra tė dhjera nga i ati. Me rradhė punėt...

Ama, shkencė gazetash o dr. Moikomi, po si e lejoni bie fjala Elsa Demo-n (Shekulli 28 gusht 2008), qė tė “zbulojė” se “botimi i ndaluar i 36-tės i Vargjeve tė Lira, ekziston” se e paska “zbuluar” ajo e para nė BK, te A. Plasari! A. Pipa e kishte sqaruar me kohė se kishte 1000 kopje  nė magazinat e shtypshkronjės Gutenberg, dhe se si kishte qenė nė original ajo puna e “ēensurė-ndalimit”. Nuk ka pasur ndonjė Vendim shtetėror “ndalim-ēensurimi”, por njė problem financiar me shtypshkronjėn dhe njė autovendim ndalimi tė vetė Migjenit. A e kupton se lapsangjyrimet e S. Luarasit, nė Parathėniet 1957 e 1961, ishin tė bazuara te A. Stefi  (Corvusi), pėr njė muhabet ashtu mbas xhamit te Kafia e Madhe dhe janė njė trillim e ekzagjerim banal jashtė gjithė pėrmasave! Ka edhe njė kontradiktė tjetėr, sepse Migjeni ka vazhduar tė shkruajė nė prozė deri nė fund nė organet vendore, nė tė njejtėn linjė dhe askush nuk e ka trazuar, sado qė regjimi nuk ia kishte pėlqyer as shkrimet e as atė luhatjen midis  komunistėve e fashistėve. Nuk ka asnjė llogjikė tė tė ndalojnė dhe tė tė ēensurojnė nė poezi dhe tė tė lejpjnė nė prozė … Edhe aq mė tepėr kur Zogu, ka lejuar edhe Grupin Komunist tė Korēės legalisht e me tre revista…  Tė ishte Migjeni, nėn Enver Hoxhėn, hė hė, vepra po e po, por edhe koka e as varri nuk do t’i ngelej ose do kishte pėrfunduar pa tru nga spitalet nervopsikiatrike, konformė me atė nenin 55 tė riun edhe tė vjetrin… dhe tė vazhdonte kjo inerci enveristėsh edhe sot as nė mendje nuk mė kishte shkuar…

Pipa  ka pasur nė original njė nga ato kopiet e 1936, edhe Gj. Luka, ka pasur tė 36,

edhe tė 1944, edhe atė tė 1939 e tė 1941… (ruhen edhe tani)

E. Demo shkruan tani se, Migjeni kishte paguar njė kėst parash nga ato tė kursimeve tė ilaēeve, nė prag pėrfundimin e librit mė 1936. Po me ēfarė dėftese e vėrteton, sepse S. Luarasi me gojėn e Luaras-Kaloēit kishte pohuar se ia kishte paguar SL nga kuleta e tij njė kėst paradhėnie! (GSH/1, e enjte 17 prill 2003, te Sinteza) 

Po ja jap unė edhe njė fotokopje origjinale, Demos. Njė origjinal tė “Vargjet e Lira” e ka edhe biblioteka e ULG, dhuruar bibliotekės sė Institutit tė Lartė Pedagogjik Shkodėr, nga mėsuesi koleg i tij nė Pukė Filip Ndocaj. Ka edhe njė origjinal tė 1944...  Edhe shiko o z. Moikom, a ta bėj edhe njė surprizė, sa pėr atė ēeshtjen e dekanit: kompozimi i S. Luarasit, bot. mė 1957, simbas gjoja faksimiles origjinale tė 1936, nė f 59, lėre se ka shtuar edhe njė palė “Kėngė” mė shumė, por e ka shkruar edhe gabim edhe formėn-trajtėn e shtypshkronjės si “Gutemberg” e jo si origjinali “Gutenberg”, madje edhe Tiranėn e ka vėnė poshtė nė vend qė ta kishte lart. (shih fotokopjet e skanuara). Kjo do tė thotė pak a shumė se nganjėherė vetė dekani ka punuar me kopje tė daktilografuara dhe pastaj i ka lapsangjyrosur! A ta tregoj edhe njė gafė tė Ismailit? Te vjersha, qė ti e ke me aq pasion, “Parathania e Parathanieve”, te Drita, 17 gusht 2003, f 5, te vargu “me mundue pėr njė idhull qė nuk pėrgjegj”, fjala origjinale nė botimin e 1936 ėshtė “me mendue”, kurse fjala “idhull” nė origjinalin e 1936 ishte “ishull”, po kėshtu ishte edhe te “Bota e Re” (Shtator, 1945, Nr. 5, f 45.)

Historia e kthimit tė ishullit nė idhull, shkon qysh te 1945, nė njė diskutim e pėrkthim  frėngjisht pėr I. Ehrenburgun, dhe “Idhullin” e kėshilloi dhe e diskutoi fillimisht Gjovalin Luka, dhe pastaj e botoi ashtu, mbas njė diskutimi kolektiv, ku ka qenė prezent edhe O. Nikola, A. Buda, Dh. Shuteriqi,  S. Luarasi etj. Nga konteksi i vjershės te vargu, Zoti, si pjellė e njeriut, padyshim se kishim tė bėnim me zotin/kryezotin Zeus dhe ish zotėrit mė tė vjetėr si krijim i njeriut nė terrakota e deri te statuja madhėshtore e Zeusit nga skulptorėt. Por, te botimi Parathanja e Parathanjeve, 1954, GjL nuk e kishte sqaruar ishullin si idhull, nė shėnimet. Mė vonė GjL, te Pėrgjigjia ndaj Kritikės Zyrtare, tė majit 1954 e pranonte se ishte dashur qė tė kishte mė tepėr sqarime nė shėnimet, por nė ato ishte kufizuar pėr tė shmangur disa polemika. Nė njė diskutim, mė 1955, ku merrnin pjesė shkrimtari i njohur e kryetari i Akademisė sė Shkrimtarėve tė BRSS, I. Ehrenburg dhe akademiku me famė botėrore A. I. Oparin u diskutua edhe interpretimi si ishull zotėrish politeistė, se mbase shkonte sipas Leukipit, Epikurit, Aristarkut, Demokritit, Heraklitit, Pitagorės, Plutarkut, Lukianit, Diogjen Laercit etj. (Sipas Epikurit etj,  Zotat dhe Perendia Zeus, nuk rrijnė nė yje, se yjet janė diej, por nė hapėsirat planetare midis tyre) Por Gjovalini e trajtonte se sipas kontekstit fjala shkonte si idhull, siē e pamė, por edhe sepse edhe nė disa krijime tė tjera Migjeni ashtu e trajtonte. Herakliti e zanafillonte jetėn nė tokė nga zjarri dhe thoshte se “Zotat janė njerėt tė pavdekshėm, kurse njerėzit janė zota tė vdekshėm”...

Simbas Gjovalinit,  “Parathanja e Parathanjeve” nuk ishte ashtu drejpėrdrejt si ateiste e kundra monozotit. Asull-asull, Migjeni flet nė njė shumės, mė shumė pėr zotat e politeizmit dhe idhujt aty, se sa pėr monozotin infinit, i cili edhe ai vetė i prishi idhujt, siē edhe bėnė  Apostujt/Havariunėt e Krishtit Zot edhe Muhameti etj. Infinit Natyra dhe Infinit Zoti/njė qytetėrim me inteligjencė tė super zhvilluar janė tė ndėrthurura dhe  dikush mundet tė ketė zhvilluar edhe eksperimente kimiko-biologjike nė tokė + evolucionin... Dhe nėqoftėse nė tokė 1+1=2, nė matematikėn infinitiste, 1 Infinit Universi Nėna Natyrė + 1 Baba Zotin Infinit tė Arshit = 1 Infinit, qė do tė thotė se nuk mund tė luajmė kungulleshash me ndarje arbitrare  me 7 copė dynjara apo me aq e aq miliarda galaktika, metagalaktika etj... Ta kam treguar paksa te zyra jote o Moikom... 

 

Skėnderi ia kopjoi Gjovalinit, idhullin, po ashtu tė gjith tė tjerėt deri te Angjelina Luarasi, dhe Petroja, po t’ia mbajė tani, le tė na nxjerrė njė fletė tė re tė “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar” me fjalėn ishull… 

Olga ia kish vėnė, qysh mė 1944, nė dispozicion edhe disa dorėshkrime tė vjershave me shėnime korigjime anash me laps edhe A. Pipės. Gjovalini i ka pasur ato dorėshkrime, por ato iu dukėn tė dyshimta dhe nuk bėri ndryshime. (Pėr kėto kemi njė studim tė plotė nė njė trajtesė tjetėr)  Te botimi i Gj. Lukės, nuk hynte fare PKSH-ja e shokėt bolshevikė sovjetikė, madje kėta i kishte pėrjashtuar, duke mos e ndryshuar origjinalin, sipas njė anėshkrimi gjoja origjinal tė Migjenit... te Gj. Luka nuk ishte as Enver Hoxha, ai Mbinjeriu, siē e donin S. Luarasi, K. Bihiku e madje edhe Ll. Siliqi qė kishte shkruar: “Andra ma e guximshme e Migjenit qe pikėrisht njė “burrė qė shkatrron dhe qė ndėrton sėrish… dhe ky burrė ishte shoku Enver Hoxha qė themeloi Partinė mė 1941, qė u priu nė luftė e nė fitore tė birve tė shekullit tė ri”. (Migjeni, Vepra tė Zgjedhura, bot. 1969, Ll. Siliqi, f 3-7)  Dhe punėn shkatrrimtare e ndėrtimtare tė kėtij me nder “burri” e kishte nxjerrė nga vjersha me ndikime nitzscheane e Migjenit, “Njė natė pa gjumė”! Kjo ishte arsyea

Tashti me kėnaqėsi, po presim dy-tre librat akademikė tė Petros, simbas edhe angazhimit solemn te Korrieri, qė do t’i botojė me pėrshpejtim nė inat tė studiuesit Agron Luka. ... 

Sot dikush po kėrkon tė ndalojė edhe diskutimin e lirė dhe evolucionin, madje siē po shihen bathėt edhe  mendimin e lirė... dhe vaj me det, kur dy pėrfaqėsues tė Shkodrės demokrate, dy poetė rrinė si dy guakė, nė “Leksionet Migjeniane”... tė paktėn tė kishin cituar studimin e fundit tonin nė SHE, 6 shtator 2008. (Shih edhe studimin A. Haxhi, T. Topalli, “Disa vlera gjuhėsore tė botimit tė veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, 1954”, nė “Seminari VI, Shkodra nė Shekuj”, nėntor 2005, Vėll II, bot. MH Shkodėr 2006, f 61-64)  Mė 1965 edhe i vėllai i Gjovalinit, Kol Luka, e kishte realizuar e botuar nė Francė, njė pėrkthim pėr “Vargjet e Lira” tė Migjenit nė frėngjisht, punė tė cilin e kishte paraprirė pėrgjatė viteve 1954-1959. Libri u botua nė Francė me njė Parathėnie tė Andrea Varfit, i cili gjithashtu ka qenė njė lėvrues e admirues i Migjenit.

Mjaft turp pėr Bashkinė e Prefekturėn qė nuk ia rregullojnė atė pllakėn e varrit dhe atė “hundėn e thyer” tė Migjenit, por pranojnė tė diskriditohen nė sy tė gjith Shqipėrisė...

Agron Luka

  

Qyteti i Koplikut pa institucione kulturore

Nuk e dija se nė shkollėn tonė, ku punoja prej shumė e shumė vitesh, nė Shkollėn e Mesme tė Bashkuar Reē po punohej pėr diēka interesante e me vlerė. Kisha parė disa herė qė nxėnės tė vitit tė dytė, djem e vajza, mblidheshin nė njė klasė tė lirė, me kolegun tim, mėsuesin e letėrsisė sė kėsaj shkolle, Ragip Vajushi, njė poet i talentuar. Patjetėr mendova pėrgatitej njė aktivitet letrar, ku edhe unė vetė ndėr vite isha marrė me pėrgatitjen e nxėnėsve pėr aktivitete letrare, pėr shfaqje tė thjeshta nė pėrvjetor tė ndryshėm. Meqenėse kolegu im, pėr atė ēfarė punonte nuk mė kishte kėrkuar ndonjė ndihmė, mendova se me nxėnėsit tė cilėve u jepte mėsim, donte tė punonte i pavarur nga askush dhe nuk u pėrzjeva. Por njė ditė si mėsues i leximit letrar, letėrsisė u bėra kurioz se pėr ēfarė punohej dhe vetėm kaq. Mėsova se vetėm me nxėnėsit e vitit tė dytė punohej pėr tė vėnė nė skenė dramėn moderne “Tri kėngė dashurie” tė Stefan Ēapalikut. Merrnin pjesė si interpretues tre djem dhe tri vajza. Pashė tekstin e dramės, pashė provat dhe pak a shumė hyra nė brendėsi tė dramės dhe nuk m’u duk aq e lehtė pėr t’u vėnė nė skenė dhe u largova me pėrshtypjet e mia duke i lėnė nė punėn e tyre. Provat vazhdonin prej muajsh dhe, para se tė mbyllej viti shkollor, u dha si shfaqje para shkollės sonė. E ndoqa me vėmendje shfaqjen dhe mė pėlqeu shumė puna regjizoriale e interpretimi i nxėnėsve. Kjo dramė u bė e mundur tė transmetohej dhe nga TV Kopliku dhe akoma mė tepėr vlerėsova shfaqjen e dramės jo vetėm si fillim tė njė pune tė vėshtirė, por dhe si shprehje reale tė punės regjizoriale e lojės sė aktorėve nxėnės. Konēidoi qė nga burim i sigurtė mėsova se shkolla e mesme e Koplikut, mėsues-nxėnės kishin provuar tė vinte nė skenė njė akt nga “Hamleti” i Shekspirit. Dhe kėtu, ndonėse nuk e kishin parė shfaqjen, vlerėsova shumė: guximin, kurajon e mėsuesve drejtues dhe nxėnėsve pjesėmarrės si interpretues. Dhe menjėherė kujtova veten time atėherė kur isha nxėnės i shkollės 8-vjeēare dhe i gjimnazit tė Koplikut. Kur nė mėnyrė tė organizuar nė kinoteatrin e vogėl tė Koplikut shikonim dramat e Shekspirit tė realizuara nė film, realizime nga mė tė bukurat, veēanėrisht, “Hamleti” qė interpretohej nga aktori i madh anglez Lorenc Oliveri qė konsiderohej si interpretuesi mė i mirė i “Hamletit”. Kujtova mėsuesit e letėrsisė: Lec Rranzi e Adem Bala qė parapėrgatisnin sallėn e mbushur me nxėnės, duke dhėnė shpjegime plot emocion qė filmi tė ndiqej sa mė me interes. Veēanėrisht kujtoj mėsuesin e letėrsisė Adem Bala, ku gjatė filmit “Makbethi” kishte zėnė vend nė fundin e sallės, nuk pėrmbahet dhe fillon shpjegimin e skenave, njė shpjegim i zjarrtė, plot emocion, duke shtuar interesin pėr filmin dhe pastaj kujtova shfaqjet teatrore tė shkollės sonė, punėn e shkėlqyer regjizoriale tė mėsuesve Skender Bilali e Loro Mandi qė me shumė sukses vunė nė skenė njė dramė tė Loni Papės, ku aktorėt – nxėnės: Vitore Zekaj, Isuf Ujka, Marash Kaēaj, Ahmet Mema interpretojnė shkėlqyer. Kjo dramė nė konkurimin e grupeve teatrale zė vendin e parė dhe Vitore Zekaj vlerėsohet interpretuesja mė e mirė, qė fiton dhe kupėn e konkurimit teatror. Skender Bilali, mėsuesi ynė i historisė njė njeri me horizont tė gjėrė e interesa tė shumta punėn regjizoriale e fillon qysh nė rrethin e Tropojės ku punonte si mėsues, ku do tė ishte pikėrisht ai qė do tė themelonte estradėn e Tropojės, ku brenda estradės do tė ishte regjizor aktor dhe valltar i talentuar. E mė vonė do tė bėhej dhe gjyqtar futbolli i kategorisė sė parė, e me kėtė do tė ushqente dhe djalin e tij qė fillon tė gjykojė ndeshjet e tė rriturve qysh kur ishte nxėnės i tetėvjeēares. Dhe, patjetėr qė faktori bazė qe Skender Bilali e Loro Mandi qė bėnin punėn e tyre ishte kinoteatri i vogėl i Koplikut qė vihej nė dispozicion sa herė qė donin regjizorėt pėr provat qė bėnin. Kinoteatri i Koplikut ishte njė institucion kulturor i konsoliduar. E meritė tė veēantė pėr kėtė kishte kinooperatori i shkėlqyer, pėrgjegjėsi i kinemasė, i ndjeri Adem Rustemi, ku me punėn e kujdesshme me aparaturat, me rregullin, disiplinėn, pastėrtinė e ktheu kinoteatrin nė njė objekt tė dashur pėr spektatorėt, me spektatorė pothuajse tė abonuar dhe mbi bazėn e xhiros sė kinemasė, tė ardhurat materiale prej saj fiton besimin e kinostudios “Shqipėria e Re” dhe gjithė filmat qė shfaqeshin nė Shkodėr vinin dhe nė Koplik. Tė gjitha premierat e Estradės sė Shkodrės, estrada mė e mirė nė Shqipėri, premierat e teatrit “Migjeni”, premierat mė tė mira tė ndermarrjeve, kooperativave, shkollave shfaqeshin nė kinoteatrin e Koplikut e salla mbushej plot, e jo tė gjithė mund t’i shikonin se problem ishte njė biletė.

Nė Kinoteatrin e Koplikut organizohet festivali i parė i kėngės me nxėnėsit e shkollės 8-vjeēare dhe tė gjimnazit tė Koplikut, ku tė gjitha kėngėt kėndoheshin pėr herė tė parė e nė sallė asistonte njė juri tepėr e kualifikuar me kompozitorė e muzikantė tė talentuar. Organizator i kėtij festivali ishte mėsuesi i muzikės sė shkollės 8-vjeēare tė Koplikut, fizarmoniēisti i talentuar Valter Ujkani dhe drejtues i orkestrės sė kėtij festivali. Hyrja nė kėtė festival u bė me ftesa, unė pata njė ftesė e ndoqa me vėmendje duke e vlerėsuar si arritjen mė tė madhe pėr muzikėn nė Koplik. Po sot kinoteatri i Koplikut?! Ai nuk ekziston.

Kopliku ka patur kinoteatėr dhe shtėpi kulture, ato janė bėrė inekzistente ose i vetmi institucion kulturor aktiv ka qenė biblioteka e qytetit tė Koplikut e drejtuar nga poeti Sokol Zekaj, fitues i Pendė sė Argjendtė nė poezi, ku bibliotekėn e qytetit e ktheu nė njė aneks tė shkollės sė mesme dhe i gatshėm tė shpėrndajė libra pėr lexuesit e rregullt.

Kinemaja e vjetėr u mbyll, po nuk u zevėndėsua me njė tė re, shtėpia e kulturės u mbyll, por nuk u zėvendėsua me njė Pallat Kulture aq shumėt ė pėrfolur. Qė nga 1990, nga hapja e proēeseve demokratike s’ka kandidatė pėr kryetar Bashkie i majtė apo i djathtė qė nuk i ka premtuar Koplikut Pallatin e Kulturės dhe duke mbetur thjeshtė njė premtim ose mashtrim elektoral majtas apo djathtas, sepse ende nga askush nuk ėshtė vėnė njė gur pėr kėtė pallat.

Nė zgjedhjet e fundit pėr kryetar Bashkie nė Koplik kandidati fitues Ramadan Lika u premtoi tek “Besjoni” tė rinjve, tė rejave, qytetarėve tė Koplikut, Pallatin e shumėpėrfolur. Mbetet edhe mjaft kohė gjer nė pėrfundimin e mandatit tė kryetarit, kuptoi edhe vėshtirėsitė qė ka kaluar Bashkia, por shpresoj, sinqerisht, qė do tė hapen themelet e do tė fillojė puna e ndėrtimit, pasi edhe brenda qytetit, jo nė periferi gjendet vendi pėr ta ndėrtuar. Besoj se do tė fillojė, se pa filluar asgjė nuk bėhet. Se Pallati i Kulturės ėshtė shtėpi e tė gjithė qytetarėve. E populli thotė: Filloje, se nė shtėpi tė ndihmon Zoti. E kujtoj pėrsėri. Me kurajo e filluan bajzjanėt dhe e ndėrtuan Pallatin e Kulturės, duke qenė vetėm komunė. Bajza ka Pallat Kulture, Kopliku jo.

Fola pėr aktivitetin teatror tė dy shkollave tė gjimnazit tė Reēit, gjimnazit tė Koplikut. Nuk kam informacion pėr aktivitetin teatror tė gjimnazit tė Gruemirės, Bajzės, Tamares, por mendoj qė ka ardhur koha qė ēdo shkollė tė ketė njė grup serioz dhe konkurentė teatror. E kėto grupe tė paraqiten nė njė festival tė organizuar, duke gjallėruar jetėn kulturore tė nxėnėsve e banorėve tė Malėsisė sė Madhe.

Ēdo fillim ėshtė i vėshtirė.

Ndofta pa pretendime tė mėdha nė vitet ’30 u vu nė skenė nė Shkodėr drama “Skėnderbeu” e Kolė Mirditės (Helenau) qė ėshtė drama e parė shqiptare qė vihet nė skenė. Por mori vlerėsime shumė pozitive nga autoritetet letrare tė kohės.

Mehdi Duli

 

 

Papa Benedikti XVI i kthen pėrgjigje studiuesit shkodran  Agron Luka (Ēeshtja po shqyrtohet dhe hetohet nė arkivat e Vatikanit) 

Nė lidhje me letrėn qė Shoqatat Atdhetare Dukagjini dhe Integrimi nė Europė, i kanė dėrguar Atit tė Shenjtė Papa Benedikti XVI, me anėn Nunciaturės Apostolike nė Tiranė, ka mbėrritur kjo pėrgjigje, tė cilėn po e japim nė fotokopjen e skanuar. Bėhet fjalė pėr studimin e studiuesit shkodran Agron Luka, “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu Mbreti i Albanėve dhe Epirotėve dhe kryepeshkopi Pal Źjlli Kardinal”, ku trajtohet ēeshtja se si titullaturė mbretėrie e si gradė e rangut fetar, kėto i ishin akorduar kėtyre dy figurave tė ndritura tė popullit tonė, nga Selia e Shenjtė dhe Papa Piu II. Humanisti Enea Silvio Pikolomini ose Papa Piu II vdiq nė rrethana misterioze, kur sapo ishte imbarkuar nė anije nė Ankona, pėr nė Durrės, ku do tė zhvillohej edhe ceremonia e ritet pėrkatėse, tė kurorėzimit tė Gjergj Kastriotit si mbret me kurorė dhe peshkopit Pal Źjlli me festen si kardinal, simbas vendimit qė ishte marrė e vendosur mė pėrpara. Aktualisht kėto  i  kėrkohen  nė mėnyrėn honorifike e retrospektive, pėr rastin e 100 vjetorit  tė Pavarėsisė, ose minimumi tė rikonfirmohet njė fakt i tillė qė, rasti nė fjalė tė vendoset nė histori me realitetin qė i takon. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu ishte e ėshtė edhe sot Heroi ynė nacional dhe qysh me gjallje mbahej nga populli i tij porsi Eneu i lashtė dhe e respektonte e gjithė Europa e Rilindjes. Ndėrkaq kryepeshkopin Pal Źjlli populli e nderonte si njė ahat i Gjergj Kastriotit, ai ishte njė nga njerėzit mė tė ditur tė shekullit XV me pikpamje republikane dhe autori i formulės sė pagėzimit nė gjuhėn albanishte me germa latinishte, gjuhė qė shkruhej nė tėrė zonėn e Shkodrės me kėtė mėnyrė qysh nga vitet 1332 e 1367. Mbretėria e Albanisė, ishte kurorėzuar e shpallur zyrtarisht nė shkurt 1272, si Regnum Albaniae me mbret Karlin I Anzhu si Rex Albaniae, nga Papa Inocenti IV me kryeqendėr Durrėsin, por mė vonė kjo mbretėri mbeti pa mbret, megjithatė atė e pretendonte si trashigimi legjitime princi Karl Topia. Ndėrkaq nė kushtet e shek XV tė kontributeve tė albanėve, dhe pas njė kundra ofensive panevropiane, nė kėtė mbretėrinė e Albanisė do tė hynin edhe epirotėt, njė emėr ky qė ishte ekuivalent me albanėt dhe me njė pėrhapje mbarė popullore nė parametrat e nacionalitetit, me njė gjuhė etj. Pėr kėto plane e kishte dhėnė miratimin edhe Ferdinandi i Napolit, i cili deri atėhere ishte edhe si mbreti, ku princi Gjergj Kastrioti ishte vasal i tij.  Edhe flamuri i fisit epirot tė Kastriotėve, me shqiponjė e zezė dykrenore, e kishte fituar nėndhe konkurrencėn si flamur nacional.

 

 

Shtegtime historike nė kishėn e Shėn Klementit nė Vukėl

Historia e kishės katolike nė trevėn e Kelmendit tė Malėsisė sė Madhe ėshtė shumė e hershme, ndaj shpesh studiues dhe historianė e identifikojmė emrin e kėsaj treve me Shėn Klementin, apo edhe me Kalanė ose Qytezėn Klementiana. Por ne menduam tė shtegtojmė vetėm nė njė histori tė dekumentuar rreth 350-400 vjeēare tė kishės sė Shėn Klementit, Vukėl, e jo historisė rreth DY MIJĖ vjeēare tė besimit e qytetėrimit kristian nė trojet e Kelmendit. Kisha e Shėn Klementit nė Vukėl gjendet pėr herė tė parė e shėnuar nė hartat hartografėve tė njohur tė shekullit XVII-tė (Atė Vinēenzo Coronelli dhe Giacomo Cantelli). Hartat e Koronelit (Coronellit) nė tė cilat paraqitet Shqipėria e Veriut kanė qenė gdhendur dhe shtypur nė Venedik mes viteve 1688 dhe 1691. (Ermanno Armao, “Vende, kisha, lumenj, male e toponime tė ndryshme tė njė harte tė lashtė tė Shqipėrisė Veriore”, fq. 23). Ndėrsa harta e Kantelit (Cantellit) mban datėn (vitin)1689 (E. Armao, po aty, fq. 27). Ne sot kishėn, qė i dedikohej Shėn Klementit mund ta identifikojmė me muriet dhe rrėnojat e mbetura nė mes tė lagjeve (apo fiseve) tė Vuklit; Grishaj e Nilaj, nė afėrsi tė Ujit qė del nga formacione shkėmbore tė njohur me Hidronimin, Burimi i Jasminės, ku kjo kishė ka funksionuar (me konstruksionet e rikonstruksionet qė imponuan motet e shekujt) deri nė vitin 1967, kur komunizmi i shpalli  “luftė FESĖ, pėr t’u bėrė vetė FE”. Bashkė me Selcen, Nikēin dhe Bogen, Vukli ėshtė njė ndėr katė bajrakėt nė tė cilėt ndahet Fisi luftarak dhe i shkathėt i Kelmendit. Njė varg fraksionesh pėrbėjnė fshatin e Vuklit, dhe ndėr to Speia (Shpia), (ndoshta Spaja, emri i hershėm me tė cilin identifikohej Vukli, N.B.) ku gjindet KISHA E LASHTĖ E SHĖN KLEMENTIT, e ndėrtuar kėtu mė 1651 nga Etėrit Franēeskanė”. (E. Armao, po aty, fq. 128). Ėshtė interesant tė citohet njė studiues tjetėr i cili ka qenė edhe famullitar nė trevat e veriut tė Shqipėrisė, i cili ndėr tė tjera shkruan: “Fisi malo shqiptar i Kelmendit nė vitin 1700 u nda nė dy bajrakė, njėri nė bregun perėndimor e tjetri nė bregun lindor tė lumit Cem; tė parėt themeluan famullinė e Selcės, e kėta tė tjerėt famullinė e Vuklit. Librat e amzės datojnė nga viti 1737, Vukli ka Qelen famullitare tė bukur me Kishė. Famullinė e pėrbėjnė 10 fshatra me 2106 banorė (Lavro Mihaceviq, “Nėpėr Shqipėri 1883-1907, mbresa, udhėtime dhe etnografi”, fq. 79). Nė njė relacion tė Dom Shtjefėn Gasparit, vizitor apostolik nė Shqipėri nė vitin 1671 shkruhet se: “Kelmendi, me kishen, e ndėrtuar prej vet kelmendasve nė vitin 1651, pėrfshinte: Muriqin me 6 shtėpi e 40 frymė, Gjonoviqin me 7 shtėpi e 60 frymė, Lesoviqin me 15 shtėpi e 120 frymė, Milloshin me 7 shtėpi e 40 frymė, Vuklin me 32 shtėpi e 200 frymė, Rrvesten afėr Komes tė Kuēit me 6 shtėpi e 30 frymė, Rrabjenin e Radotinės me 60 shtėpi e 400 frymė. Tė gjithė shkojnė me pa meshė nė SPANIK (ndoshta SPAJA, emri i vjetėr i Vuklit, N. B.) ku kanė edhe Vorret. (Gjush Sheldija, Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrės e Dioqezat Sufragane, shėnime Historike, fq. 58-59). Ndėrsa po nga ky burim mėsojmė se Vukli nė vitin 1864 kishte 1621 besimtarė qė administroheshin nga Franēeskanėt.. (Gj. Sheldija, po aty, fq. 63). Njė burim intresant informacioni pėr famullinė e Vuklit, gjindet nė dorėshkrimet arkivore tė Dioqezės sė Shkodrės tė vitit 1745, me rastin e njė vizite baritore tė Ipeshkėvit tė asaj kohe, Imzot Pal Pema Kamsi, ku ndėr tė tjera mėsojmė se Vukli ende shėnohej me emrin e vjetėr SPAJA dhe bėnte pjesė nė Misionin e Kastratit (Kishės Katundit tė Kastratit N. B.), si dhe numronte 81 shtėpi me 691 frymė. (Nevila Nika, Dioqeza e Shkodrės gjatė shek. XVIII, sipas dorėshkrimeve arkivore, fq. 89). Gjatė shekujve Kisha e Vuklit, pėr banorėt e kėsaj treve ka qenė njė institucion besimi e qytetėrimi, ku punėt e shpirtit, besimit dhe atdhedashurisė nuk kanė pasur tė ndarė kurrė. Tek kjo kishė janė marrė shumė vendime qė u kanė shėrbyer banorėve tė Kelmendit e mė gjėrė, pėr t’u lehtėsuar hallet dhe jetėn e pėrditshme, shpesh edhe nė zgrip tė mbijetesė, si rezultat i luftrave shekullore kundėr pushtuesve Otomanė (nė mbrojtje tė identitetit, trojeve dhe tė drejtave tė tyre), por edhe i ligjeve tė “egra” tė kanunit tė trashėguar ndėr shekuj pa pasur shumė kohė, pėr ta reformuar kėtė kanun, qė shpesh kishte pėsuar edhe deformime nga dashakeqėsia e pushtuesve turq dhe shovinistėve fqinjė sllavė. Njė kuvend me vlera pėr tė lehtėsuar plagėn e gjakmarrjes ėshtė marrė nė shtator tė vitit 1902, nga Bajraku i Vuklit i cili vuri Kanunin qė pėr gjakmarrjen: “MOS ME BUA VEĒSE SHPIA SHPINE, duke u bėrė thirrje bajrakėve tė tjerė tė Kelmendit qė edhe ata tė veprojnė njėsoj.” (Kahreman Ulqini, “Bajraku nė organizimin e vjetėr shoqėror, fundi i shek. XVII deri mė 1912). Gjithsesi sot nė Vukėl gjindet kisha e re e ndėrtuar nė qendėr tė fshatit qė nė vitin 1997, duke i lėnė muriet e rrėnojat e Kishės sė Vjetėr nė “Shenjtėrin” e tyre. Ndėrsa Festa kryesore qė kremtojnė me miq, shokė e dashamirės, banorėt e Vuklit ėshtė ajo e njohur me “emrin” ZOJA E VUKLIT, me ditė 24 majin, qė nė fakt kjo festė i kushtohet ZOJĖS NĖ NDIHMĖ TĖ TĖ KRISHTERĖVE, pra Shenjtores Mari. Kjo datė ka mbetur nė histori duke ju kushtuar Shėn Mari-sė qė nga Papa Piu V, pas fitores sė Ushtrive Kristiane tė Europės kundėr ushtrive Otomane nė Lepanto me 7 tetor tė vitit 1571 (Ferdinand Schevill, Ballkani, Historia dhe Qytetėrimi, fq. 204), fitore qė u arrit me ndihmėn e Zojės Mari pas lutjeve pėr ndihmė nga Kristianėt. E ndėrsa dekada e shekuj kanė kaluar duke bėrė punėn e tyre, nga Kisha e Vjetėr kanė mbetur ato murie e rrėnoja qė i shohim sot, por qė mė shumė se njė shekull mė parė, njė studiues dhe albanolog, qė kishte qenė edhe Konsull i ish Perandorisė Austro – Hungareze nė Shkodėr, ndėr tė tjera do tė shkruante: “Pėrmbi njė taracė tė ultė, nė bregun e djathtė tė lumit (Cem, N.B.) ndodhet fshati me kishė, Vukli. Nga kisha hapet para syve njė panoramė e bukur pėr nga mbyllja e luginės, atje ku buron Prroni i Cemit. (Theodor Ippen, “Shqipėria e Vjetėr”, fq. 23, ish Konsull i Pėrgjithshėm i Austro – Hungarisė nė Shkodėr, 1897 – 1904). Gjithsesi kelmendasit nė pėrgjithėsi dhe banorėt e Vuklit nė veēanti, edhe sot krenohen me kishėn e tyre famėmadhe, qė i kushtohej Shėn Klementit, qė dikur njihej si Shenjti mbrojtės i Malit tė Kelmendit, pa ndihmėn e tė cilit madhėshtia e qėndresės e mbijetesės zor se do tė kishte bėrė emėr nėpėr Dhenat e Kralnit e Euroės e mė gjėrė. Ndaj kjo nuk duhet tė harrohet.

Ndue Bacaj

 

 

SHQIPĖRIA KA NEVOJE PĖR NJĖ SHKOLLĖ TE RE HISTORIKE

Kohėt e fundit nė ambjentet e kulturės shqiptare asht hapė debati rreth “rishkrimit tė historisė” ose rreth nevojės sė nji historie kombtare nė tė cilėn faktet, ngjarjet e personat tė paraqiten ndryshe, pa e randue dhe pa e zbeh realitetin. I trajtuem nė kėto terma problemi paraqitet i thjeshtėzuem dhe nuk zgjidh lamshin e ngatrruem tė ēeshtjes historike. Jepet pėrshtypja se mjafton me rreshtue nė nji formė tjetėr ngjarjet, me paraqitė persona dhe me ilustrue momente tė «harrueme» dhe kjo gja do tė pėrbante “rishkrimin” e historisė.

Sigurisht qė pėrditė dalin prej arkivave tė ndryshme dokumente historike, tė cilat mjerisht vijojnė tė botohen nė vendet ma tė papėrshtatshme pėr me paraqitė nė pikėpamjen shkencore historinė, ndėr gazeta. Dalja e kėtyne dokumenteve asht pozitive dhe ndihmon patjetėr, por ato nė vetvete nuk janė tout court historia e nji populli. Aktiviteti i historianit nuk asht thjesht ai i nji grumbulluesi apo i nji hetuesi tė zellshėm, mbasi historia nuk asht thjesht sasia e plotė e dėshmive qė ndriēojnė nji ngjarje. Puna e historianit asht mendimi dhe interpretimi i fakteve, lidhja e tyne organike dhe gjetja (atje ku ekziston) e nji ideje simbas parimit shkak/pasojė, nė mėnyrė qė tė ofrojė ēelėsin e leximit tė historisė. Historiani i vėrtetė asht i pajisun me shqisėn e gjurmuesit qė heton fluturimin e shpirtit mbi ngjarjet e mbi faktet, ai ndjek nė momente tė caktueme tė historisė edhe topitjen dhe vdekjen e shpirtit, ringjalljen e tij, zbehjen, pra mėnyrėn ciklike tė lėvizjes sė tharmit tė ideve qė kanė mundėsue ngjarjet, faktet dhe kthesat e mėdha.

Dihet se historianėt e formuem nė kohėn e komunizmit e nė pėrgjithsi ata qė kanė qenė aktivė nė atė periudhė kanė pėrdorė nji metodologji marksiste nė paraqitjen e historisė. Nuk do tė ishte krejt pėr t’u pėrēmue ajo metodologji po tė mos kishte qenė nė rastin e tyne thellėsisht dogmatike, e mbushun me aksioma engelsiane dhe e drejtueme prej nji determinizmi historik qė mohon krejtsisht lirinė e personit dhe veprimin e shpirtit. Puna e tyne kufizohej nė lakimin burokratik tė fakteve historike me disa dogma ideologjike tė pavėrtetueshme nė asnji kandvėshtrim shkencor. Kjo asht, me ndonji pėrjashtim tė vogėl, historia e shkrueme prej historianėve tė kohės sė komunizmit edhe mbas ramjes sė tij. Fakti qė nė nji botim tė viteve ’60 apo ’80 lavdet pėr E. Hoxhėn derdhen pa kufi dhe nė nji botim tė viteve ’90 ato janė heqė nuk e ndryshon gjendjen anemike dhe pa ide tė mirėfillta historike tė atyne teksteve.

Edhe sot kemi gati po ata historianė qė e shkruejnė dhe e ri-shkruejnė historinė. Mendoni sikur historinė bashkėkohore tė Gjermanisė nė vitet ’60 ta kishin shkrue historianėt e kohės sė Hitlerit, apo sikur apologėt e kohės sė fashizmit tė kishin shkrue historinė e Luftės sė Dytė Botnore! Problemi themelor nuk asht se duhet tė «ri-shkruejmė» historinė, mbasi faktet qė deri dje msheheshin me ligje dhe me dekrete, me ekstrapolime arbitrare dhe me tė famshmet pikat [...] sot janė tė konsultueshme dhe drita mbi to asht objektivisht ma e fortė. Ne na duhet interpretimi historik i fakteve, na duhet nji shkollė e re historike qė tė shkruejė historinė e shqiptarėve me mendje tė shėndoshė dhe jo me zemėr tė sėmurė, na nevojitet nji shkollė e udhėhequn prej nji metode tė vėrtetė shkencore dhe jo prej paragjykimesh dhe dogmash ideologjike, pseudo-patriotike apo prej urrejtjes ndaj kombeve tjera. Pėr me ilustrue idenė e masipėrme mund tė pėrmendim si shembull punėn e historianit tė ri Oliver Jens Schmitt, i cili mbas disa viteve pune kėrkimore na ka dhanė frytin e mendimit tė tij historik nė veprėn «Arbėria Venedikase», e cila vendoset si arritje shumė vite dritė larg kolegėve tė tij shqiptarė, mbrenda e jashtė kufijve polikė, qė ndėrtuen, mbajtėn dhe mbrojtėn si istikame private institute akademike dhe katedra universitare.

Pse ekziston gjithė kjo humnerė mes teksteve tė historisė sė shkrueme prej brezit tė vjetėr shqiptar dhe historianėve tė huej si Bartl apo Schmitt? Asht e vėshtirė me u ndėrrue mbas shumė vitesh nji metodologji pune me tė cilėn asht formue nji individ, asht e vėshtirė me heqė dorė prej disa paragjykimeve dhe prej ideve tė pranueme nė mėnyrė jokritike. E nė fund asht edhe ma e vėshtirė me dalė kundėr vetvetes dhe kundėr asaj qė ata kanė mbėshtetė dhe propagandue verbtas si tė ishin teoremat e Euklidit! Deri para pak vitesh nė ambjentet e historianėve shqiptarė denigroheshin me retorikėn e dacibaove historianė tė shquem si Alain Ducellier etj. Merret vesht sesa e vėshtirė asht sot pėr po tė njejtit individė me paraqitė dhe me pranue vlerat studimore tė kėtyne personaliteteve!

Ardian NDRECA

pedagog nė Universitetin Katolik tė Romės

 

 

“Shkoder- Hani i Hotit” dhe rruga e Shqiperise

Nese kujtesa ime eshte e sakte, ka qene diku nga vjeshta e vitit 2001 apo fillimi i vitit 2002 kur Qeveria Italiane, permes “Cooperazione Italiana” vendosi te akordoje nje fond ne forme kredie te zbutur prej 200 miliarde lireta per Shqiperine. Ishte koha kur nuk ishte adoptuar akoma monedha e perbashket evropiane Euro dhe per Shkodren, ishte planifikuar nje investim i rendesishem prej rreth 50 miliarde lireta per rrugen qe lidhte qytetin me te madh te Veriut shqiptar me Malin e Zi permes Hanit te Hotit, por edhe pjesen tjeter te vendit me republiken e vogel, aso kohe pjese e Jugosllavise se mbetur. Duke shfletuar disa arkiva, te cilat tashme gjenden lehte ne internet, sipas raportimit te korrespondentit te ATSH-se nga Shkodra ne ate kohe, thuhej se kopmania “Albavia” do te niste punimet shume shpejt, madje diku nga fundi i qershorit 2002.

Sot jemi ne vitin 2008, pra kane kaluar thuajse 7 vite nga akordimi i fondit per realizimin e nje vepre kaq te rendesishme per Shqiperine, por vecanarisht per Shkodren e Veriun e vendit tone. Gjate kesaj periudhe, si edhe shume vepra te tjera, “Shkoder- Hani i Hotit” eshte paraqitur si sukses i arritur por edhe i pritshem i shume mazhorancave dhe qeverive. Prej asaj kohe, jane nderruar shume kryeministra dhe pak mazhoranca, por rruga ka mbetur ne te njejten gjendje si me pare. Teksa e majta qeveriste Shqiperine per 8 vite rradhazi, meqenese Shkodra e Veriu ishin (sic edhe jane) bastion i PD-se dhe te djathtes, mosrealizimi i kesaj vepre madhore paraqitej si “peng i mbajtur”. Situata dukej se po shkonte drejt permiresimit me ardhjen ne pushtet te mazhorances se djathte pas 3 korrikut 2005. Dashamiresia e PD-se dhe te djathtes ndaj Shkodres- bastion i palekundur per mese nje dekade, parashihte nje lume investimesh por edhe realizim te veprave te mbetur pezull nga te majtet, me apo pa dashje gjate 8 viteve. Ne fakt behej fjale per nje fond te Qeverise Italiane, edhe pse shume here ishte perdorur edhe per motive fushate elektorale shqiptare. Megjithate, premtimet nuk munguar per fillimin konkret te punes, qofte nga pushtetare te larte qendrore por edhe ata vendore. Filluan edhe vendosjet e afateve per gjashtemujorin e pare, me pas per gjashtemujorin e dyte te vitit 2006, 2007, 2008 e keshtu me rradhe. Ne fakt, u organizua edhe nje tender, i cili duhet thene se deshtoi serish per mungese interesimi te sipermarresve apo konkurruesve serioze e te fuqishem.

Problemi ne dukje eshte i nderlikuar, por realisht eshte shume i thjeshte: parate e vena ne dispozicion, me sakte te mbetura, nuk mjaftojne per perfundimin e aksit Shkoder- Hani i Hotit. Kur u akordua, fondi i percaktuar ishte 50 miliarde lireta, i konvertuar ne ate kohe ne euro, ishte me shume se 25 milion duke patur parasysh se kursi ishte 1 euro = 1937 lireta apo dicka e tille. Nderkohe, sot, pas thuajse 7 viteve, fondi rezulton te jete me i ulet, pa llogaritur se do te kete edhe dy “by- pass”- e ne qytetin e Koplikut. Per nje rruge cilesore, para disa vitesh, sipas specialisteve thuhej se per cdo kilometer rruge ne parametra optimale, duhen investuar 1 milion euro. E ne fakt sot, duke perllogaritur gjatesine e aksit qe mendohet te ndertohet, jemi nen kete mesatare. Natyrshem qe do te kete deshtim te tenderit, mungese interesimi te firmave prestixhoze. Ketyre u duhet shtuar edhe rritja e cmimeve te materialeve qe perdoren per rruget, por deri diku edhe e fuqise punetore (rrogat). Nuk po llogarisim ketu edhe perqindjen (te pakten teorike) qe duhet dhene per te siguruar fitoren ne tender, rregull qe mesa duket nuk vlen per firmat e huaja prestixhoze. Fatmiresisht, shpronesimet te kasin nga do te kaloje traseja jane marre persiper nga Qeveria Shqiptare, pasi ndertimi i rruges edhe me keto telashe, do te behej nje sipermarrje e pamundur. A ka nje zgjidhje? Natyrshem, per cdo problem ka nje zgjidhje. E vetme: nderhyrja e shtetit permes ridimensionimit te fondit, duke perllogaritur te gjitha cfare thame me siper, perjashto perqindjen qe duhet paguar per tu shpallur fitues i tenderit dhe qe ne fakt nuk mund te perllogaritetet asnjehere ne Shqiperi!?

Eshte e kote te flitet per perfitimet e Shkodres, M.Madhe, Veriut e vendit tone me ndertimin e kesaj superstrade. Historia e saj eshte mjaft e ngjashme me ate te kalase “Rozafa”, pavaresisht se “muri” nuk ka filluar te ndertohet asnjehere diten per tu shembur naten.

E ndersa shkruaj keto rradhe, nuk e di pse fati i “Shkoder- Hani i Hotit” me duket i ngjashem me ate te Shqiperise ne rrugen drejt Evropes. Ne fillimvitet ’90 endrra e te gjithe ishte “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Ne fakt, ishim shume prane realizimit te saj, diku nga viti 1996. Asnjehere me prane Evropes se Bashkuar nuk gjendeshin shqiptaret, por ndodhi ajo qe dihet tashme. Serish nisem ri-rrugetimin tone, per te mberritur ne vitin 2006, kur “MSA”- ja na beri te ndjehemi fare prane Evropes. Ne pamje te pare, i ngjajne te gjithe keto procese “tenderit” te Shkoder- Hani i Hotit, te cilet ne fakt edhe nuk u hodhen, por edhe deshtuan. E njejta gje edhe per antaresimin ne NATO, duke shpresuar te jete “nje tender” qe Shqiperia do ta fitoje me ne fund ne pranveren e vitit 2009.

BD

 

DUKE  NDJEKUR EMISIONIN “njerėz tė humbur” nga Brukseli

Ashte prove  bame kjo pune se krejt zhvaten. Atyne qysh tash u asht ngreh kurtha kush e kush  me xan ma shume per veti. Nigoni mixhen e veni shenj ēka pu thot, kofsha i gabuem, por qe besa boll tutem se qeshtu ka me kane. Funi dalt hajr...

Duke biseduar per gjendjen ne shqiperi (gjuha vete ku dhemb llembi), disa shprehin bindjen se tani ne shqiperi, njerzit jane te lire, e mund ta zgjellin vet menyren e jeteses, e kjo i bene ata te lumtur. Agroni, qe deri athere po degjonte pa folur, po i flet ca fjale, qe na mbeten ne mendje: Asnjehere nuk kame qene pesimist per jeten, dhe qamatin kurr se kam menduar, por edhe fort optimist s’mund te jeme, per faktin se gjithnje mbas botes kemi mbetur, por une jam rrealist e me pelqen te flas vetem per faktet qe shoh me sy. A me thoni per ē”fare lirie e keni fjalen? Per kohen e lire qe populli e shtyne pa pune? Per lirin e kryeministrit te shaje me liber shtepie, deputetet opozitare? Per lirin e bandave kriminale qe grabisin bankat ne mes te dites, qe djegun pyjet, qe hellin ne ere ujsjellesa e shtyllat elektrike?, Per lirine e “trimave” qe vrasin tjetrin per hiē gje? Per lirine e disa klerikeve per trafikimin e njerezve te gjalle e te vdekur? Per lirin e “specialisteve” per te mbjell qindra ha me “faren e vdekjes”? Apo per lirine e aferave korruptive te qeveritareve tane qe i nxiu jeten popullit? Jo zoteri, kjo lloj lirie pa demokraci eshte kot. Kjo liri na ka renditur deri tani ne kuotat me te ulta ne aurope ne te gjitha fushat e jetes. Kjo liri prollon pa siguri per te ardhmen. Per pak ēaste brenda klubit ra heshtja, si per te vertetuar se Agroni kishte te drejt. Por qetesine e then Viktor Ndoja tek hyne ne klub i qeshur dhe i gesuar dhe kishte arsye, sepse mbas shume vitesh “loje dje kishte fituar grand jackpod”. Eshte paisur me dekumenta definitiv, prandaj ku pyetet  sot qerasja me nga nje gote uiski e te gjith shokeve...

Teme debati e ketyre diteve qe lidhet direkt me ne, eshte edhe nisma interresante qe Levizja G99, ka perfshire ne programin e saj, votimin e emigranteve, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2009-es. Edhe ketu vlojne debatet. Nje pjese ka optimizmin karakteristik te emigrantit dhe shpresojne shume, se kesaj rradhe votimet do jene te pasterta. Disa s’jane ne te njejten simfoni, por shprehen mosbesues, se vota e tyre do te shkojne ne destinacionin e deshiruar, duke permendur faktin se atyre u eshte vjellur vota sy nder sy ne shqiperi, e jo me prej mijra km largesi. Bujar Kazazit qe si interesojn fare debatet politike, pasi lexon faqen sportive ne Koha ditore, e le menjean, e urt e bute si e ka zakon, i flet dy fjale me shpoti e nenkuptim:”Si po duken bathet e priftit, nuk ka pashke sivjet”(me kuptimin mosbesues per mundesimin e kushteve pet te votuar)Ne mundesha me mbajt zotimin qe i kame vene vehtes, per me i fut femijet e mij ne jete ashtu si duhet jam ne rregull, pastaj edhe me vdek une s’kam gajle, sepse per keta femije kemi marr rruget e botes. Sa per votime eshte kollaj ajo pune. Te tjere indiferentizmin e shokut te tyre e kundershtojne duke u shprehur: se duhet te votojme e te kontribuojme sa te jete e mundur per demokracine ne vendin tone, por nje shqetesim prej kohesh e kemi: A do ishte me mire qe politikanet tane te nderuar te majt e te djatht, perpara se t’na kerkojne voten tone, te pyesin vehten e tyre: Sa i kemi mbrojtur ne emigrantet tash 18 vjet rrugeve te Botes? Sa te bindur jane emigrantet qe tani ne kemi moralin e nevojshem e perkushtimin ndaj tyre, qe t’na japin besimin? Por tani kerkojne nga ne, qe tu mundesojme karrigen. Per ata politikane qe na than “ikni e thyeni qafen, e beni ēajre vehtes tuaj, se s’kemi ē’tu bejme”. DHe na detyruan te vejme peng jeten e femijeve tane, duke i stivuar neper gomonet e vdekjes.
  Megjithate emigrantet si njerez te sakrificave, gjithnje jane shquar edhe per zemergjeresine, virtyte  keto te medha sa largesite kilometrike me vendlindjene tyre. Prandaj ata te gjith nje zeri shprehen: Diten e zgjedhjeve ne mezi e presim per te votuar per ndryshimin aq te pritur e te deshiruar te vendit tone, (po t’na mundesohen kushtet), sepse jemi prej shume vitesh ne emigrim e gjithnje endrrat shqip i shikojme, e gjithnje shpresojme qe t’mos na zhgenjejne ne te ardhmen si deri tani

KERKOJME  VETVEHTEN

Jemi degdisur ane e kende globit ne kerkim te vetvehtes. Na shkoje jeta ne toke te huaj, duke pritur te drejten e ligjeshme per te jetuar si te barabart me te tjeret, megjithse kjo e drejte ekziston ne paragrafet e ligjit per emigrantet, perseri jemi te detyruar te presim prej 10-12-15 vjetesh, per tu paisur me dekumenta, dhe asnjehere se kuptuam aresyen: Pse duhet te presim kaq gjate.

Si per ti dhene pergjigje kesaj pyetjeje po me kujtohet nje shprehje aq praktike e shkrimtarit Sabri Godo: Se e drejta nga nje here vjen shpejt, nganjehere ajo vjen ngadale, dhe rradh here e drejta vjene ne kohen e duhur. Keshtu ne fati na spostoje ne dytet ne rradhe, duke vrare kohen me shpresen se durimi dhe kemngulja do te shperblehen nje dite. Mandej duke qen ne dhe te huaj, jemi edhe nen urdherat e te tjereve  prandaj dytyrimisht duhet te pajtohemi edhe me vonesen, megjithse pasojat e saj negative me shume se sot, do ti ndjejme ne te ardhmen, mjafton te nenvizojme vetem e faktin e mos punesimit gjate gjith ketyre viteve, te cilat do t’na mungojne ne te ardhmen per efekt pensioni. Por le ta pranojme(te sforcuar) se edhe tani jemi ne kohen e duhur. Ne fund te fundit, sa do vone qe te behet nje e mire, ajo gjithmone ka efektin e vete pozitiv, e sidomos kur mendon per te kap fillin e jetes se femijeve.

Gezohemi per nje pjese te shokeve tane, qe mbas shume vitesh pritjeje e ankthi, me ne fund u eshte dhene kjo e drejte. Ata tani jane rregulluar mire, e natyrisht nuk i vuajne keto simptoma. Por kjo eshte njera ane e medaljes. Ne fjalen e kemi per dhjetra e ndoshta qindra mijra te tjere qe shpresojne akoma. DHjet vjete ketu ne Bruksel, me kane dhene rastin te njof shume, ne mos te gjithe emigrantet e ketushem me problemet e tyre, me nje pjese takohemi shpesh e qajme hallet se bashku, dhe pyesim njeri-tjetrin: Deri kur do vazhdojme te shtyhemi keshtu? Veē nje Zot e di fatin tone per pjesen tjeter te rruges.
  Parafytyroni se si mund te jetojne nje familje ne emigracion, kur s’ka dekumenta, nga shteti prites, s’ka te drejt pune, s’ka te drejt ndihme sociali, s’ka te drejte mitueli, s’ka asnje te ardhur per te ushqyer  familjen. (jo te gjitha shtetet ndjekun te njejten proēedur per emigrantet, fjalen e kemi per vendin ku jetojme ne)Nga ana tjeter, ka te gjitha detyrimet te paguaj si ē’do qytetar vendas, qerane e shtepise, ujin, gazin, elektricitetin, vizitat mjeksore, ilaēet, ushqimin e veshmbathjen, pa permendur ketu kerkesat shkollore te femijve. Kjo e vertet e keqe po na ndjek prej vitesh. DHe vetia e te keqes dihet, ajo po te vuri poshte s’ka meshire, te perpin.

Ftohtesia e dheut te huaj, shpesh here me kalon ne dejet e qenjes time, duke me ul ne nje njeri te tallur moralisht e shpirterisht. Ja dy-tre shembuj qe flasin vet: Ne nje bisede te lire me nje klerik nje dite ai me pyeti: Beson tek Zoti? Natyrisht qe besoje ju pergjigja, por ekstremist nuk jam. Zoti me tha ai, e di mire gjendjen tende, por don me te provua se sa mundesh ti per tu rreziztuar veshtersive, Kame vuajtur ne shqiperi  sa te duash, i thash, e me eshte dashur se s’ben tu rrezistoj, po tani akoma edhe ketu do t’me len Zoti ne vishteresi? Lum ata qe vuajne shume ne kete jete, me tha ai, se jane te sigurt se parajsa krahhapur i pret. Lutju Zotit biri im, lutju dite e nate, pa pushim, me muaj e vite rresht. Duhet akoma shume durim deri sa lutja juaj te bien ne vesh te Zotit, per ta sjell te miren. Sa per lutje i thash, s’ kam lene nje mangut, jame lutur Zotit me gjith shpirt, por edhe shtetit kerkese me shkrim i kame bere, por deri sot s’kam pergjigje. Mandej kur Zoti e di hallin tim, pse s’mi jep dekumentat me lutjet qe i kam derguar, duke urdheruar institucionin perkates  gezoje tani, se boll e kemi munduar kurbetliun, por don t’me mundojne akoma? Merci beaucoup monsieur, e “falenderova” ne frangjisht dhe u largova vertet duke u lutur: O Perendi jepu edhe shqipetareve nje pjese dielli si te tjereve kendej ne mergim!

Vazhdojme

Po luanim nje loje shahu me nje shokun tim, ne parkun e lagjes ku banojme. Prane nesh kalon nje komshi i jone, me nje qen per dore. Njihemi, eshte afrikan. Krejt afer nesh qeni po kryente nevojen dhe i zoti po qeshte gjith kenaqsi, une ne menyre krejt shoqerore i thash: Te lutem ēoje kafshen te bejne nevojen tek vendi i caktuar. Por atij i erdhi keq per keshillen dhe mu drejtua ne menyre teper fyese: Ti s’ke te drejte as sa qeni im, sepse ky ka te gjith dekumentacionin e rregullt, qe i nevoitet per te udhtuar po deshi edhe deri ne fund te botes, kurse ti s’ke asgje. Tju them te drejten per momentin syt mu erresuan e qielli mu be i zi, por kuja e femijve aty prane: Mos baba mendo per ne, me kujtoj shprehjen biblike: Te sundosh vetvehten, ne momente kritike, eshte veper trimerie, dhe kjo me fali arsye e durim, edhe pse rrealisht, ndodhesha para nje kontrasti bardh e zi, ku une shqipetari fatkeq, si njeri s’kam te drejt as sa nje qen, ketu ne tok te huaj. Nuk e besoni? Po e faktoj: E imagjinoni brengen e nje emigranti, qe i mbetet perjetesisht ne zemer kur i vdes nena e tij, e te mos kete mundesi per te shkuar e per ti bere nderimet e fundit, te pakten nje grusht dhe mbi varrine saj, vetem per munges dekumentacioni? E ndjeni se sa i gjymtuar shpirterisht eshte ai? Kjo me ndodhi mua para disa muajsh. Tani gjykoni j...

Ecim me tej

Po pinim nga nje gote me nje te njohurin tim Belg. Njihemi prej 7-8 vjetesh. Eshte rrobeqepes. . Duke mi kuptuar problemet qe me jane  krijuar nga mungesa e dekumentave, me rrekomandoje, “duke zgjellur nje menyre teper origjinale”: Me qe shteti-me tha ai- nuk mendon per ty, po ti pse nuk mendon per vehte? Si e pyeta i interesuar. Ti duhet te martohesh ne te bardh me nje belge, d. m. th, sa te fitosh dekumentat, e pastaj te ndaheni, kuptohet edhe me pelqimin e partneres. Pse ē’te keqe ka ketu? Keshtu kane vepruar nje pjese e madhe emigrantesh, dhe kan dale te fituar. Kame une nje kushuriren time, (me siguroj ai) madje me nje ēmim te aresyeshem. Degjo i thash: Nuk e drejtojne te gjith gishtin tregues nga une e te thone me te drejt, ja ky burri, babai i tre femijeve i martuar fadhso? SHkurt nuk ia aprovova. Ti beje punen tende, e mos shiko gishtat e te tjereve. Ke per tu penduar me tha, sepse te humbasish nje dore euro, nuk eshte ndonje gje e madhe edhe sikur borxh ti marrish, sepse ato i zevendeson se shpejti me te fituar dekumentat, por te humbasish te gjitha keto vite, eshte e tmerrshme sepse ato ikun e nuk i zevendeson kurr me. ē’moje kohen ajo eshte flori.

Faleminderit o miku im, por kostumi qe me afrove mua, eshte shume modern, e di se ky model aktualisht preferohet shume, e s’po pyet kush me per moshe, por per natyren time nuk me rri mire. Une i kame mbetur  besnik klasikes...

E thame me siper, per ne qe jemi pe dekumenta, puna eshte kadegorikisht e ndaluar me ligje. Vertetesine e ketij ligji e kame provuar une ne veten e pare, prandaj do tua rrefej konkretisht ashtu siē me ndodhi para disa muajsh:

Me deshiren e shoqerise shqipetare ketu dhe timen u vura ne krye te nje ASBL-i. Per te qene i sinqert nje lek i vogel tepronte nga shoqeria, sa per te kryer ndonje nevoje minimale per femije. SHerbeva ketu disa muaj, sipas te gjitha rregullave, duke menduar se kjo zgjillje provizore, po me ndihmonte sa do pak, per te pritur disi me i qete pergjigjen e rregullarizacionit, qe kishim bere kohe me pare. Mire po edhe ketu s’qe e thene qe ti gezohesha punes, (fukaraja nuk shpeton kurr) sepse ne nje dite te bukur shprese, ne klubin e shoqates erdhen nje grup policor, dhe pasi ushtruan nje kontroll te imtsishem, dhe pasi konstatuan se gjithēka ishte sipas te gjitha rregullave te sanksionuara ne ligj, per ēudin e te gjitheve aty, me shoqeruan ne ambientet riatdhesimit te emigranteve, pa as me te voglin motiv. Isha apsulutisht i sigurt ne vetvete se s’kisha bere as fajin me te vogel, (perveē se isha pa dekumenta, ky s’eshte faji i im. ) E pyeta shefin e zyres se pse. . . por ai me urdheroj prer: Mos fol. Do te kthejme ne shqiperi. Atje eshte vendos demokracia. Une vertet nuk fola, sepse ky urdher “me preu gjuhen”, e me beri te rri sus, mandej kur s’te mbron ligji, ndjehesh i pa sigurt ne vetvehte e eshte kot te kundershtosh, sepse ai vendoste per te ardhmen e femijeve te mij. . Nejse. Ndersa shefi i zyres, po plotesonte formularin qe ta firmosja une, per largimin familjarisht nga Belgjika, une ne heshtje po mendoja, ndoshta ato qe do ti kisha shprehur me ze:
  Do te ishte e pa imegjinueshme kthimi i femijve te mij ne shqiperi tani pas 10 vjetesh qenderimi ketu. Ata jane lidhur ngusht me Belgjiken, me te mirat e te keqiat, me gezimet e hidherimet, ketu u rriten, u edukuan dhe mesuan shume gjera te vlefshme per te ardhmen tyre, sepse keshtu u erdhi jeta. Prandaj ju lutem shume mos e beni kete, tani mbas gjith ketyre vitesh sakrifice ketu.

Ka 10 vjete qe pres me shprese, per paisjen me dekumenta qendrimi. DHe tani ti ēoje femijet e mij nga Brukseli te studiojne ne SHkoder?

Per pune sekondash mendimi me fluturoje tek gjendja aktuale, tek “demokracia” ne shqiperi. Atje nuk ka kushte kurrsesi si ketu per te studiuar femijet, sepse mungojne elementet baze per nje jete normale. Mungon energjia elektrike, dhe nxenesit mundohen te mesojne nen driten e mekur te qiriut. Analfabetizmi atje rrezulton ne nivele te alarmante. Prandaj kush mundet i dergon femijet e tij jasht shtetit, kryesisht ne perendim, per te studiuar dhe per tu diplomuar, sepse as diplomat te universiteteve te shqiperise nuk njihen ne perendim. Qeverit e rradhes edhe Zotin fajsojne per mungesen e dritave (sepse 90%e energjise elektrike atje, vjen nga burimet hidrike), por vehten e tyre, kurr jo, edhe pse ata vet e dine se e kane humbur garen me kohen, e duke humbur keshtu edhe rrugen per ku nisem ne vitin 1991. Hallet rreale te popullit gjithnje ne rritje, shtrojne ne plane te pare mbijetesen. Politikes shqipetare, gjithnje ka pikuar ēatia ne 1001 vende, por tani bash kulmi i saj eshte ēare e po rrjedh rreke pa u ndalur. A se verteton kete Gerdeci e jo vetem ky?

Ne vendin me te varfer te europes, ku spitalet nuk kane as medikamentet e nevojshme por ka mjek te korruptuar, ku biznesmenin e ndershem e quajne hajdut e hajdutin e quajne te “zotin”, ku populli s’ka as karta identiteti, shkurt ku korrupsioni eshte prezent pothuajse ne c’do institucion, e po mund ligjet e shtetit, ka kthyer popullin ne pezimizem, ata nuk besojne me ne rrecitimet e genjeshterta te politikeberesve te vendit te tyre, kete e degjon kudo ne bisedat e lira te tyre, ne shqiperi dhe sidomos kendej, fjala e pare boll renqethse qe vihet ne ball te bisedave eshte: SHqiperia s’behet.
Atje ēmimet rriten me shpejtesi galopante, vetem nje ēmim vjen dita-dites, duke u ulur deri ne ēvleresim, ai eshte ēmimi i jetes se njeriut, ku per nje fjale goje i merret jeta tjetrit. Jane me qindra familje te ngujuara nga friga e gjaksit, dhe sigurisht jane po kaq familje qe kerkojne rastin te marrin gjakun. Furia e vetvrasjeve, deri dhe gra shtatzenaeshte vazhdon ne pemasa te frikshme. Lapidar te vegjel perkujtimor, kane mbushur krejt anet e rrugeve te shqiperise.

Akoma deri sot, nuk doli nje klase e mirfillt politike qe te mendoje konkretisht per punesim e mirqenje. Paaftesit e tyre te majta e te djathta, i kane kufizuar ne minimum hapsirat per te punuar e jetuar ne ate vend. Keto jane disa nga arsyet, qe populli ka humbur besimin, e si pasoje ka detyruar mbi 30% te popullsise, te moshes me produktive te jetes dhe te punes, per te emigruar ne europen perendimore, ne Amerike, e deri ne australine e larget, per te punuar e jetuar, dhe nuk e shikojne aspak te aresyeshme, qe te kthehen me ne vendin e tyre.

Duke qene fatkeqsisht keshtu, une kame bindjen se po te ishte e mundur te hapeshin kufijet shqipetar vetem per 24 ore, shumica dermuese e 70% e popullsise se mbetur ne ata vend, do te drejtoheshin per ne shtetet perindimore per te siguruar te ardhmen e tyre, sepse ne fund te fundit, atdheu i gjithsecilit eshte atje ku zhvillohet me shume.

Prandaj, ju lutem shume mos me ktheni ne shqiperi, mos mi humbni 10 vjet pritje. E di Z. shef se do te ishte 1000 here me mire te punojme ne vendin tone, se sa te dalim kendej ne perendim e te punojme per te tjeret, madje shpesh dinjiteti yne nepekembet nga bota, por ja qe politika e shqiperise keshtu mendoj per ne. Prandaj na kuptoni , ne se qeveria e vendit tim nuk e ve gishtin ne koke per shtetasit e vet, ju lutem Ju veni doren ne zemer per ne. ( rrethanat nga nje here te detyrojne te kerkosh lemosh. ) Une kerkoje nga shteti i Juaj te drejten e barabart si te gjith te tjeret, sepse ndjehem i motivuar per te jua shperblyer me pune, e cila mu privua nga shteti im.

Ja, kjo eshte “demokracia” e ketij vendi, i ndodhur ne europen juglindore Z. SHef, thash ne heshtje, se me ze nuk munda. Nuk munda edhe per  urdherin qe ai me dha te mos flisja, por edhe per arsyen se nuk eshte e lehte te flasish rrealitete te hillura per vendin tim, sepse ndjej keqardhje e dhimbje te brendshme, se e dua edhe ashtu siē e kane kadandisur te pa aftet, aq ma teper e duam tani qe jemi larg tij. Natyrisht kisha deshiruar qe ato pak gjera te mira qe jane bere ne SHqiperi gjate ketyre 18 vjeteve postkomuniste, te ia dedikojme qeverive te rradhes, por ato s’jan te tyre, faktikisht ato jane merite e padiskutueshme e impenjimit maksimal te perendimoreve. Te jemi rrealist, kjo eshte e verteta. Dielli me shoshe nuk mbulohet.

Per aq minuta sa shefi i zyres, po bisedonte ne telefon me drejtorite e shkollave te femijve per mbarvajtjen e tyre, (ndoshta ketu varej edhe riatdhesimi im ose jo)  mua mu ngjallen shpresat, sepse isha i bindur se pergjigja e drejtorive te shkollaved o ishte 100% e mire. DHe vertet ashtu ndodhi. *DHe kjo ishte dhurata me e mire qe me bene femijet e mij ne ato momente, te cilet po me prisnin ne shtepi prej 24 oresh per te festuar 50 vjetorin e datlindjes time, qe per koinēidence qelloje pikerisht ata dite.

Fadil  Balaj,

Emigrant nė Bruksel

 

Toponimastika e prefekturės sė Dibrės

Gazeta “Shqipėria Etnike” me rastin e 70 vjetorit tė Toponomastikės sė shqipėruar apo pėrshtatė me gjuhėn shqipe tė kohės, si dhe me rastin e 80 vjetorit tė Mbretėrisė Shqiptare, po vijon pjesėn e tretė tė publikimit tė vendimit historik nr. 753, dt. 06.7.1938 tė Qeverisė sė Mbretėrisė tė botuar nė fletoren zyrtare me datėn 26 gusht (1938), ku mjerisht ky vendim mjaft me vlera edhe pėr ditėt e sotme tė vitit 2008, gjindet ende i “Burgosur” edhe pse ky “burgim” po i kalon 70 vitet. Gjithsesi nė numrin tjetėr ne publikuam Toponomastikėn e Nėnprefekturave Lezhė dhe Mirditė, qė ishin kampion edhe i qėndresės sė Toponomastikės shqip, gjė qė e vėrteton edhe vendimi i qeverisė sė Mbretėrisė qė kishte pasur fare pak nevojė, pėr shqipėrimin  apo pėrshtatjen me shqipen e kohės tė emrave tė fshatrave, lagjeve, katundeve e tjerė. Ndėrsa sot po publikojmė tė kundėrtėn ku vendimi i Qeverisė ka qenė i detyruar tė “shqipėrojnė”, ose pėrshtasin rreth 70% tė Toponomastikės sė Prefekturės sė Dibrės me dy Nėnprefekturat e saj: Nėnprefektura e Matit dhe atė tė Artės (Zerqanit). Ne pėr tė qenė sa mė korrekt dhe mė pak tė mėrzitshėm me lexuesit po publikojmė vetėm ndryshimet tė cilat janė:

 

Nėnprefektura e Dibrės

Ishte                                             Bėhet

Bellova                                         Bardhusha

Gerjani                                         Krraba

Ēetushi                                         Bregasi

Dohoshishti                                 Hysenaj

Greve                                            Grindushe

Ilnica                                            Kreshtle

Melani                                          Miellaj

Pejka                                            Bishtore

Pjeēa                                             Kurrizaj

Pollozhani                                   Kuqelinė

Rabdishta                                    Luginė

Rrashnopoja                               Rrafshinė

Staroveci                                     Shėngjergji

Tomini                                          Dėshmoraj

Trepēa                                          Vjeshtaj

Ushtelenca                                  Begatė

Zagradi                                        Qyteza

Zimuri                                           Dimnueri

Harapaj                                       Arapaj

Hoteshi                                        Tejdrin

Lishani                                         Ledhaj

Luznija                                         Petritaj

Allajbegija                                   Drangueoni

Ballata e Epėr                             Burimi i Epėr

Ballata e Poshter                       Burim i Poshtėm

Ēemena                                        Zheshkore

Dovolani                                      Lėndinė

Erebara                                        Herebar

Grazhdani                                   Moisiu

Herbeli                                         Harabeli

Kerēisht i Eper                             Gur i Epėr

Kerēisht i Poshtėm                     Gur i Poshtėm

Klloboēishta                                Lis i Madh

Kvashica                                      Farkore

Kurtegaj                                      Kurtaj

Majtara                                       Mjatarea

Oboku                                          Bujkaj

Pesjaka                                        Rranxė

Proēesti                                        Ujmirė

Popinavra                                   Pjeshkorea

Rreshani                                      Reshan

Vojnika                                        Brrakaj

Kraja                                            Kreje

Bahutaj                                        Mollasi

Buleē                                             Kulaē

Vajmidhaj                                    Vajmedhenj

Blliēaj                                            Shalės

Borovjani                                     Perpjekas

Brest i Epėr                                  Brez i Epėr

Brest i Poshtėm                          Brez i Poshtėm

Berzhdani                                    Karshasanaj

Deshati                                        Gjylaj

Kishaveci                                      Kishaj

Limjani                                         Lymaj

Renci                                             Renz

Sohodolli                                     Thatinė

Shimshani                                    Shemri

Vranita                                        Pishaj

Kalla                                             Kellez

Sllatina                                        Florini

Sllove                                            Lajthizė

Shumbani                                    Dushkaj

Vanishta                                      Veneshtė

Ratkaj                                          Rathaj

 

Nėnprefektura e Matit

Baza                                             Baz

Bishkashi                                     Pishkashi

Karica                                           Karrizė

Darsi                                             Dares

Fshet                                            Fshat

Klosi                                              Dullinjas

Selishta                                        Shpatinaj

Bejni                                             Shkreptinė

Berbullej                                      Borbullaj

Derjani                                         Deregjan

Kullė Pashaj                                Kulla e Pashės

Slliu                                               Shenllia

Shqefeni                                       Shtjefni

Bozhiqi                                         Krismaj

Lkundi                                          Lekundea

Kome                                            Kambaj

 

Nėnprefektura e Artės

(Zerqani)

Bulqizė                                         Bylmetaj

Bulqizė Dushaj                            Njomėza

Bulqizė e Madhe                         Fusha e Madhe

Bulqizė Vajkal                             Vrapkalaj

Gotvija                                         Vijasi

Krajka                                          Krekeza

Luboleshi                                     Pjellore

Peladhia                                      Pelasi

Sofracani                                     Tryezėgjanė

Strikcani                                      Thatush

ZERQAN                                       ARTE

Brataj                                           Vėllaznaj

Ēereneti                                       Sukthi

Gjoricė e Epėr                              Bukurosh i Epėr

Gjoricė e Poshtėr                        Bukurosh i Poshtėm

Homeshi                                       Skėnderaj

Kovashica                                    Gurramirė

Muzhica                                       Kėshtenjasi

Okshatina                                   Mirosh

Stushaj                                         Dushkaje

Topojani                                      Uras

Viēishta                                        Valas

Vleshaj                                         Vlashe

Xhurasi                                        Gurrasi

Borova                                         Brinjas

Gjinovec                                       Gjinaj

Klenja                                           Theknorja

Sebishta                                       Trimaj

Stebleva                                       Shllinez

Trebisht Ēelepi                            Treanes i Mesėm

Trebisht i Eper                            Treanes i Epėr

Trebisht Mucine                         Treanes i Poshtėm

Vernice                                         Frashen

Zabzun                                         Ushtimė

Lejēani                                          Gurakuq

Lladomerica                                Djegasi

Okshtuni                                      Hoxhmungelli

Ostreni i Madh                           Plakoni i Madh

Ostreni i Vogėl                           Plakoni i Vogėl

Radoveshi                                    Rrange

Smollniku                                     Shkoze

Terbaēi                                         Shekas

Ternova                                       Spathar

Tuēepi                                           Kumbell

Golovisht                                     Shpatllas

Izvire                                            Bushaj

Sepetova                                     Gropaj

Miresh                                          Miraj

 

Duke e mbyllurn pjesėn e tretė tė publikimit tonė, nuk kemi arsye tė mohojmė njė tė vėrtetė historike, e cila del nė dritė edhe nė vendimin historik tė Qeverisė sė Mbretėrisė Shqiptare tė Toponomastikės Shqip, ku qėndresa e trevave simbol tė binomit FE dhe Atdhe (Malėsi e Madhe, Dukagjin, Lezhė, Mirditė...) ka pasur edhe njė qėndresė historike pėr ruajtjen e Toponomastikės Shqip nė koherencė me besimin dhe qytetėrimin e kėtyre trojeve Ilire – Shqiptare dhe Europerėndimore. Pėr kėtė Komisionit Shkencor tė Mbretėrisė i ėshtė dashur fare pak punė pėr shqipėrimin apo pėrshtatjen nė shqip tė emrave tė fshatrave, katundeve, lagjeve e vendeve tė tjera tė asaj kohe.