nr. 124 / 23 nëntor 2008
OBAMA - NJE FAQE E RE E
HISTORISE AMERIKANE Prej mė se tetė vitesh, harta
elektorale e SHBA-sė dominohej nga ngjyra e kuqe. Por vetėm pas pėrfundimit
tė zgjedhje, para 19 diėsh, mė 4 nėntor, tė cilėsuara si historike pėr kėtė
vend, gjithēka do tė merrte fund. Shefi i ri i Shtėpisė sė Bardhė me votat e fituara dhe pėrkrahjen e
marrė nga dominimi i kuqtė, bėri qė bluja tė dominojė. Senatori demokrat hyri
nė histori. Amerika ka regjistruar numrin mė tė madh tė pjesėmarrjes nė zgjedhje qė nga
zgjedhjet e vitit 1960. Obama fitoi bindshėm duke fituar betejat nė shtetet
kyēe tė Ohajos, Floridės dhe Pensilvanisė. Nė fjalimet e deritashme Obama ka deklarua se forca e vėrtetė
e Amerikės buron nga idealet e saj tė demokracisė dhe lirisė. Atyre qė duan
ta pėrmbysin botėn, u themi: Ne do tju mundim.
Atyre qė duan tė kėrkojnė paqe dhe siguri, u themi: Ne do
tju mbėshtesim. Dhe tė gjithė atyre qė kanė pyetur veten nėse fanari
amerikanė ende ndizet i bardhė, u themi: Ne dėshmuam edhe njė herė, se forca
e vėrtetė e kombit tonė nuk vjen nga fuqia e armėve dhe shkallės sonė tė
pasurisė, por nga fuqia e qėndrueshme e idealeve tona, demokracisė, lirisė,
mundėsisė dhe shpresės sė palėkundur Obama, faqe nė historinė e Amerikės Demokrati Obama ėshtė presidenti i
parė afrikano-amerikan i Shteteve tė Bashkuara, disa dekada pas pėrpjekjeve
pėr tė drejta tė barabarta tė afrikano-amerikanėve nė jugun e ndarė tė
vendit. 47 vjeēari qė pas 20 janarit do drejtojė Shtėpinė e Bardhė, vjen 50
vjet pas fillimit tė Lėvizjes pėr tė Drejtat Civile, qė u dha fund ligjeve tė
ndarjes racore nė pjesėn jugore tė Shteteve tė Bashkuara, qė i trajtonin
afrikano-amerikanėt si qytetarė tė dorės sė dytė. Afrikano-amerikanėt nuk
mund tė ushtronin lirisht tė drejtėn pėr tė votuar nė jug tė vendit deri nė vitin
1965, kur Kongresi miratoi Aktin e sė drejtės pėr tė votuar nėn presionin e
aktivistėve tė sė drejtave civile. Mė parė frikėsimi, dhuna dhe ligjet qė
donin ti kufizonin tė drejtat e afrikano-amerikanėve, nuk i lejonin ata tė
votonin, megjithėse u ishte dhėnė e drejta e votės qė nė vitin 1870 me
amendamentin e 15-tė tė Kushtetutės. Akti pėr tė drejtėn e votės i dha fund
kėtyre taktikave diskriminuese. Obama, i ati i tė cilit ishte nga Kenia dhe
nėna njė amerikane e bardhė, ka realizuar arritje historike edhe mė parė, Nė vitin 1990, ai ishte i pari president
afrikano-amerikan i revistės prestigjioze Harvard Lau Reviev, qė konsiderohej
posti mė i lartė nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Harvardit.
Obama ėshtė senatori i pestė afrikano-amerikan nė historinė amerikane por
asnjė tjetėr afrikano-amerikan nuk shėrbyen sot nė Senat. Po
shqiptarėt a ndjehen pjesė e fitores? Shqiptaro-amerikanėt qė ndihmuan
kandidatin demokrat dhe fushatėn e Partisė Demokratike janė emra nė zė,tė respektuar nė vėndin e lirisė e demokracisė njerėzore.
Njė pjesė e kėtyre personaliteteve dhanė ndihma dhe donacione financiare nė
mbėshtetje tė fushatės Obama- Biden dhe ndėr kėto emra njihen: Harry
Bajraktari, Ekrem Bardha, Ilir Zherka, Ilirjan Rusi, Dr.Sami Repishti, Nikolas
Pano, Jane dhe Van Kristo, aktori Luan Bexheti dhe shumė emra tė tjerė tė
biznesit. Pra, edhe shqiptarėt kanė nderin e vet, paēka se pėr kėtu ėshtė
mirė tė mos zgjatemi, Sfidat
e Obamės Asnjėherė sfidat nuk kanė qenė kaq tė
mėdha. Kurrė mė parė nuk ka qenė kaq e rėndėsishme pėr presidentin e ri, qė
ta nisė punėn me vrull. Pėr shkak tė krizės globale, luftės nė Irak dhe
Afganistan dhe njė mori problemesh si brenda vendit ashtu edhe nė botė
vėshtirėsitė, me tė cilat do tė pėrballet Barack Obama po krahasohen me
sfidat e presidenti Franklin Roosvelt nė mesin e viteve 30-tė tė shekullit tė
kaluar, nė kulmin e depresionit tė madh. Liderėt
botėror vlersime pėr zgjedhjen e Obamės Si askurrė tjetėr, Liderėt botėrorė u
turrėn tė mirėpresin fitoren e senatorit demokrat. Ndėr tė parėt qė kanė
pėrshėndetur fitoren e tij, ka qenė Presidenti francez, Nikolas Sarkozi. Ai
ka uruar Barak Obamėn pėr atė qė ai e quajti fitore brilante tė zgjedhjeve
nė Amerikė. Nė kohėn kur tė gjithė pėrballemi me sfida tė mėdha, zgjedhja e
juaj i rrit shpresat nė Francė, Evropė dhe gjetkė nė botė, tha Presidenti
francez. Sipas tij, amerikanėt, besnikė tė vlerave qe kanė pėrcaktuar
gjithmonė identitetin e Amerikės, kanė shprehur me forcė besimin e tyre tek
progresi dhe e ardhmja. Kėto kanė qenė fjalėt, me tė cilat Sarkozi komentoi
zgjedhjen e Obamės President. Ndėrkohė, Presidenti i Komisionit Evropian
Zhoze Manuel Barozo e uroi Barak Obamėn pėr fitoren nė zgjedhjet e SHBA duke
thėnė se ai shpresonte se do tė ndihmonte nė gjetjen e njė zgjidhjeje tė re,
pėr ti dhėnė fund krizės financiare. Ne duhet tė ndryshojnė krizėn aktuale
nė tė cilėn ndodhemi, pėr tė cilėn kemi njė mundėsi tė re. Ne kemi nevojė pėr
njė marrėveshje pėr botėn e re, deklaroi Barozo. Ai siguron senatorin Obama
pėr mbėshtetjen e Komisionit Evropian dhe pėr mbėshtetjen e tij personale nė
pėrparimin e kėtij angazhimi, pėr ti bėrė ballė sė bashku ndryshimeve tė
shumta qė i nevojiten vendeve. Afrikanėt i kushtuan mė shumė vėmendje kėtyre
zgjedhjeve sepse kandidati demokrat, senatori Barak Obama, bir i njė
emigranti nga Kenia, ėshtė jashtėzakonisht popullor nė Afrikė. Pėr tė huajt, Barak Obama pėrfaqėson njė ndryshim nga politikat e
Presidentit Bush, qė kanė shkaktuar zemėrim lidhur me luftėn nė Irak dhe tė
drejtat e njeriut. Obama
zgjedh kabinetin pėr Amerikėn ndryshe Presidenti i ri Barak Obama, fillon
pėrgatitjet pėr marrjen e Shtėpisė sė Bardhė. Ai ka nisur bisedimet dhe
ofertat pėr tė kompletuar kabinetin e tij me bashkėpunėtorė dhe personalitete
tė rėndėsishme. Nė postin e shefit tė kabinetit ėshtė vendosur Ram Emanuel.
Ai ėshtė njė personalitet i njohur i radhėve tė demokratėve dhe aktualisht
kongresmeni nga Ilionisi. Pritet qė Emanuel, me qėndrimet e tij tė forta dhe
si bashkėpunėtor i ngushtė i Barak Obamės tė pranojė njė detyrė tė tillė.
Ndėrkohė nga mediat amerikane, mėsohet se ish-senatori demokrat i ka kėrkuar
48-vjeēarit Emanuel tė jetė shef i kabinetit tė Shtėpisė Bardhė. Gjithashtu,
nė krye tė postit tė Sekretarit Amerikan tė Shtetit ėshtė vėndosur zonja
Klinton. Ndėrkohė, detyrė e ndjeshme aktualisht nė Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės ėshtė edhe Sekretariati i Financave, pas krizės financiare nė kėtė
vend. Kėtė detyrė, demokratėt pritet t`ia besojnė ish-sekretarit, Lorens
Samers, kryetarit tė Thesarit Federal, Pol Volker dhe presidentit tė Bankės
Njujorkeze pėr rezerva federale, Timoti Gajtner. Kjo detyrė nė sferėn e
financave do tė jetė e pėrcjellė me probleme dhe sfida tė ndryshme, pas
krizės financiare dhe miratimit tė pakos prej 700 miliardė dollarėsh pėr tejkalimin
e krizės, mjete kėto qė do tė shpėrndahen nga pėrbėrja e re e pushtetit nė
SHBA. Obama ka deklaruar se ka disa ide tė mira pėr njerėzit qė do t`i vendos
nė pozitat e larta shtetėrore, por ai pėrmendi se kryesisht do tė pėrfshihen
dhe republikanė nė kabinetin e tij. Qendra e Inteligjencės Amerikane (CIA) ka
nisur qė t`i shpėrndajė dhe informojė Presidentin e sapozgjedhur, me tė
gjitha raportet qė kanė tė bėjnė me politikėn e brendshme dhe tė jashtme.
Sipas Foksnjuz, Obama mendon qė tė mbajė nė postin e Sekretarit tė Mbrojtjes,
sekretarin aktual Robert Gejts, por emėr i mundshėm nė kėtė post pėrmendet
edhe Riēard Dancing. Pranim dorėzimi i detyrave nė administratėn amerikane do
tė bėhet pėrgjatė 58 ditėve tė ardhshme deri nė inaugurimin e Presidentit Barak
Obama mė 20 janar tė vitit 2009. Sfidat
nė politikėn e jashtme Janė mjaft aktive pėrpjekjet e
Presidentit tė ardhshėm dhe ekipit tė tij, pėr tė bėrė zgjedhjet e nevojshme
pėr sfidat qė i presin me fillimin e mandatit nė janar. Ekspertėt politikė
dhe analistėt e politikės sė jashtme thonė se Presidenti i ri do tė pėrballet
me sfida tė vėshtira qė nė fillim.Ėshtė vėrtet largpamėsi diplomatike edhe
njė analizė e spikatur e zėvėndėskonsullit amerikan nė Tiranė Matthew Wuall, dhėnė njė ditė para zgjedhjeve nė Amerikė nė TV 1 Channel tė Shkodrės
pėrballė kolegut tonė Blerti Delija ne emisionin Eureka, i cili u tha
shqiptarėve se Amerikėn e pret njė beteje qė sado e vėshtirė ėshtė, do jetė e
fituar. Shqiptarėt e ndoqėn me vėmendje tė madhe zotin Wuall qė dha mesazhe
paqeje dhe demokracie tė vėrtetė.Dhe vėrtet, sapo tė fillojė detyrėn
Presidenti i sapozgjedhur Obama, do tė gjendet pėrballė problemeve tė lėna
pas nga Presidenti Bush, pėrfshirė krizėn financiare, luftėrat nė Irak dhe
Afganistan, mundėsia qė Irani tė prodhojė armė bėrthamore dhe njė numėr
situatash tė tjera qė kėrkojnė vėmendje tė menjėhershme. Profesori i
Shkencave Politike nė Universitetin Rice Uerl Blek, bashkautor i librit
Amerika e Ndarė, thotė se presidentėve tė rinj u ėshtė dashur shpesh tė
pėrballen me probleme tė lėna pas, nga paraardhėsi i tyre. Ai do tė
pėrballet pėr shembull me njė situatė tė ngjashme me atė qė e priti
Presidentin republikan Ronald Regan, kur mori pushtetin nė janar tė vitit
1981. Ai do tė trashėgojė tė gjitha problemet qė kanė lidhje me administratėn
paraardhėse, shpjegoi ai. Profesori Blek thotė se njė problem pėr
Presidentin e ardhshėm Obama mund tė jenė shpresat e mėdha qė ai ngjalli tek
pėrkrahlsit e Tij, Sokol Pepushaj Jeta e personit mbrohet me ligj! Po jeta e 10- te deputeteve!? Greva e urise e 10 deputeteve
shqiptare, eshte ky togfjalėshi me i pėrdorur keto javet e fundit dhe jo
vetem nga mediat e shkruara dhe audio- vizive. Edhe ne familjet me pak te
interesuara per zhvillimet politike ne vend, edhe aty ku varfėria eshte ulur
kembekryq prej dekadash, edhe aty ku njerėzit jetojne per shpresen e
premtimit te rradhes per nje vend pune, kryefjala ka qene greva e urise se
10- te deputeteve te PDK-se, LSI-se dhe PS 91. Pavaresisht motiveve qe i shtyne
keta burra per te ndermarre nje akt vetėflijimi te ngadalshem dhe ne syte e
medieve e kolegeve politikane, te gjithe duhet te pėrqendrohemi tek njerėzit.
Nje kod zgjedhor eshte mjaft i rendesishem edhe per fatet e demokracise se
nje vendi te rilindur si Shqiperia. Por nje gje eshte e sigurte tashme:
komunizmi, megjithe zgjatimet e tij te ēuditshme permes bijve apo nipėrve qe
si rudimente i varen politikes se pas viteve 90, nuk mund te kthehet me ne
Shqiperi! Kodi zgjedhor eshte thjeshte nje ligj i rradhes, i cili kėrkon te
tentoje standarde me te larta ne zgjedhje shqiptare, kurrhere te hasura keto
18- te vite. Nje ligj qe si shume te tjere, ngjall polemika pėrpara hartimit,
ngjall me shume polemika dhe rremuja gjate zbatimit, per tu arkivuar vetem
pak muaj pas zgjedhjeve. Rasti me i fresket jane zgjedhjet vendore 2007 dhe
tashme ato te vitit 2009, qe sipas te gjitha gjasave, do te zhvillohen me nje
kuadėr te ri zgjedhor te fiksuar serish ne nje kod. Pertej hamendėsimeve, etiketimeve nga
me te ndryshmet, te gjithe shqiptaret duhet te kene dicka te qarte, madje aq
te qarte sa eshte edhe vete drita e diellit, e rradhe ne keto dite te ftohta
qe paralajmerojne afrimin e stines se dimrit. Me shume se per fatin e
bashkeqytetareve, me teper se per fatet e demokracise, politikanet brenda
dhe jashte salles se Kuvendit, jane te interesuar per veten e tyre dhe te
ardhmen ne Akropolin politik shqiptar. Me deshiren me te madhe do te
deshiroja qe ne menyre modeste, te ftoja te gjithe shqiptaret te shohin edhe
zhvillimet me te fundit ne vend, qofte antare te PD+ PS, qofte edhe ata te
partive qe jane jashte sintonise me kete binom historik qeverises te vendit
(pozite- opozite prej 18 vitesh!). Megjithate, e gjithe kjo mesele (me
falni qe e quaj keshtu!) ka edhe nje ane tjeter, te cilen askush deri tani
nuk eshte kujtuar ta refkeltoje ne mediume te ndryshme. Pavaresisht
kontestimeve qe ne procesin e hartimit te saj, pavarėsisht retushimeve dhe
shtesave ne trupin e saj, Kushtetuta e Shqiperise e miratuar me shume dyshime
te opozites se asaj kohe ne vitin 1998, vazhdon te jete ne fuqi. Ne
kapitullin e dyte, pikėrisht ne Nenin 21, thuhet shkurt e sakte: Jeta e
personit mbrohet me ligj. Ne fakt, nje fjali kaq e shkurter dhe koncize, nuk
le shteg per shume komente, te cilat nuk i zgjati as edhe Gjykata
Kushtetuese, e vetmja me tager per interpretimin e Kushtetutes. Me kete
arsyetim te thjeshte, denimi me vdekje u zevendesua ne te gjitha ligjet
shqiptare me burgim te perjetshem, pasi u nėnshkrua protokolli per heqjen e
denimit me vdekje me Keshillin e Evropes. A vlen nje nen i tille edhe ne rastin
e greves se urise se 10- deputeteve? Kesaj pyetjeje eshte shume e veshtire
ti kthehet nje pėrgjigje juridike nga ana ime, por natyrisht ka edhe
pėrgjigje morale, pse jo edhe analogji. Greva eshte nje mjet i luftes
demokratike, i pėrdorur kryesisht edhe gjerėsisht ne boten e qytetėruar-
kryesisht nga sindikatat dhe grupimet e ndryshme shoqerore. Ka patur raste
sporadike, si psh ne Itali, qe lidere te njohur kryesisht radikale, kane
nisur greve vetėflijuese (urie) por qe eshte nderprere pas pak diteve. Ne
Shqiperi, greva fitoi te drejten e qytetarise pas viteve 90, njeheresh me
lirine e organizimit politik. Nje greve e thjeshte, nje oreshe, nje ditore
apo edhe pa afat, rrezikon te rastin me te keq kaos ne nje sektor te caktuar
apo te gjithe sektoret publike apo privat, por asnjehere nuk rrezikohet jeta
e asnjė njeriu (pėrjashto rastet e konfrontimeve fizike). Ndryshe qendron
ceshtja per greven e urise. Thjeshte nje pyetje: cili eshte ndryshimi me
greven e zakonshme, po e quajme? Me deshiren e vet, nje individ niset drejt
vetėflijimit apo vdekjes se ngadalte, duke denuar vetveten, apo sic quhet
shkurt ne nje gjuhe te pėrbotshme eutanazia. Ne kushtet e mungeses se
ushqimit, ne raste ekstreme edhe te ujit te pijshem (sic ndodhi edhe ne
greven e 10- te deputeteve), vdekja fizike eshte nje destinacion i sigurte.
Gjithe ky arsyetim, ka nje baze nese greva e urise zhvillohet ne kushte te
respektimit te saj dhe jo kur bifteku te merzitet dhe duhet ndryshuar me
peshk, por duhet te durosh pasi me pesh merr ere salla e greves! Ne nje fare menyre, qytetaret, mediat
dhe politikanet keto dite mund te quhen deshmitare te nje vdekjeje kolektive
te paralejmeruar nga nje greve urie. Jeta e personit mbrohet me ligj,
citojme serish Nenin 21 te Kushtetutes sone. Po cili ligj duhet ta mbroje
ate? Cili ligj duhet te ndaloje nje person ti jape fund jetes qofte edhe me
vdekje graduale si greva e urise? Cili organizem e ka per detyre te garantoje
respektimin e kėtij neni te rendesishem te Kushtetutes Shqiptare? Asgje, asnjė ligj, qofte edhe
Kushtetuta nuk mund te krahasohet kurrsesi me vleren e nje jete njerezore. Po
me jeten e 10-te njerėzve? Po me jeten e 10- te njerėzve- deputete? Mbase ka
ardhur koha, ndoshta edhe ka kaluar, qe te mendohet per nje ligj te tille, qe
te ndaloje nje forme ekstreme te protestes dhe presionit sic eshte greva e
urise. Ne cdo vend te botes, struktura te shtetit: nga psikologet,
specialistet e policia, pėrpiqen te shpetojne jeten e nje njeriu qe kėrkon te
hidhet nga nje lartesi. Askush nuk kujtohet ta pyese se cila ishte arsyeja qe
e beri te ndermarre nje hap te tille, edhe pse me pas mbase mund te
arrestohet. I njėjti rregull vlen edhe per sportistet ekstreme, te cilet
fshehtas policise realizojne akrobacite e frikshme. Me duket se edhe me
greven e urise, ka shume pak ndryshime, ndersa rezultati eshte i njejte:
vdekja! Kjo eshte ana tjeter e medaljes e
greves se 10- te deputete shqiptare! Te pakten ne kendveshtrimin tim! Blerti DELIJA A nuk janė kėto
themelet e mafies ekonomike Shqetėsimi
qytetar pėr konkurrencėn e pandershme Aty nga data 30 e tetorit u organizua
njė Konferencė e stomatologėve shqiptarė. Nė tė morėn pjesė veē mjekėve stomatologė,
tė ftuarve tė fushės, anėtarė tė shoqatės, edhe pėrfaqėsues tė Qeverisė, tė
cilėt dhanė mendimet e tyre. U diskutua gjerė e gjatė pėr problemet
shqetėsuese aktuale qė ka nė vend nė kėtė fushė. Diskutuan edhe pėrfaqėsues
tė Shoqatės sė Stomatologėve shqiptarė. Them tė SHSSH, sepse nė fund tė
fundit kėtė Konferencė ata e organizuan. Nė kėtė takim u ngritėn njė sėrė
problemesh e shqetėsimesh tė vėrejtura gjatė periudhės qė klinikat
stomatologjike funksionojnė si private. U ngritėn shqetėsime pėr licensimin e
klinikave stomatologjike, pėr cilėsinė e punės sė tyre, pėr cilėsinė e
materialeve tė punės etj, etj. Deri kėtu mirė, sepse janė shqetėsime tė mbarė
shoqėrisė, shqetėsime tė prodhuesve dhe shqetėsime tė konsumatorve. Por
momenti mė interesant dhe mė i papranueshėm qė mua mė bėri shumė pėrshtypje
dhe qė e vlen tė prononcohem ishte kėrkesa pėr vendosjen e ēmimeve dysheme
pėr shėrbimet stomatologjike. Me kėtė prononcim tė kėsaj shoqate vetė
funksioni dhe misioni i saj ndryshoi 100%, sepse qė nė kėtė moment kjo
shoqatė del jashtė funksionit tė krijimit nė mbrojtje tė stomatologėve dhe
kalon nė Kartel, nė njė Kartel tė ngjizur prej ēmimit dysheme, duke injoruar
dhe degjeneruar tregun. Kalimi nė pasojat e kėsaj strukture, humbja e
konkurencės, do tė ndjehet prej konsumatorit shqiptar. Konsumatori do tė
paguajė sot mė shumė se dije pėr tė njėjtin shėrbim. Nga e nxjerrim kėtė konkluzion? Kėtė
konkluzion e nxjerrim nėse shikojmė shkurt se sa lloj firmash kemi, nė ēfarė
struktura tregu veprojnė ato dhe ēfarė janė ēmimet dysheme. Ėshtė e
nevojėshme tė shpjegojmė strukturat e tregut pasi shumė njerėz me treg
kuptojnė thjesht njė vend qė shit- blihet pa u thelluar se pas kėtyre
veprimeve fshihen marrėdhėnie tė fuqishme ekonomike qė janė tė lidhura jo
vetėm me kėtė treg mallrash por edhe me tregun e faktorve, tregun e fuqisė
punėtore, tregun monetar dhe tregun botėror. Ėshtė lodhur Ngjela nė fushatėn
elektorale pėr Kryetar Bashkie duke folur pėr tregun dhe duke treguar rolin
dhe rėndėsinė e tij. Nuk ka pasur takim me zgjedhėsit pa folur pėr tregun.
Dhe kjo ėshtė mėse e drejtė. Koha po tregon gjithnjė e mė shumė rėndėsinė dhe
pasojat e deformimit tė tij nė kurriz tė buxhetit tė konsumatorėve Organizimi
firmave dhe llojet e tregjeve ku veprojnė Kemi tri forma tė organizimit tė
firmave qė veprojnė nė katėr struktura tregu. Sipas organizimit pronėsor
firmat i ndajmė nė firma individuale, me ortakėri dhe shoqėri aksionare ose
siē quhen ndryshe korporata. Kėto lloj firmash veprojnė nė strukturat e
tregjeve. Firmat individuale janė pėrgjithėsisht
tė vogla ku pronarėt janė edhe vetė punonjės. Tė tilla firma tipike mund tė
veēojmė kioskat, floktoret, berberanat, stomatologėt, ekonominė e vetmuar
fshatare etj, etj. Kanė tė veēantė se me lehtėsi mund tė kalojnė kapitalet nga
njė aktivitet nė njė aktivitet tjetėr. Janė tė pa fuqishme pėr tė ndikuar nė
ēmimet e tregut, pra janė ēmimpranuese ngase nuk kanė fuqi tregtare etj. Firma me ortakėri ėshtė ajo formė
organizimi ku ortakėt, numri i tė cilve ėshtė i kufizuar, grupohen pėr arsye
tė veēorive personale tė pjesėmarrjes nė kapitalin themelor tė ndėrmarjes dhe
formojnė njė shoqėri qė tė jetė me emėr kolektiv. Konkurojnė fuqishėm nė
treg. Mund tė tėrheqin kapitale tė konsiderueshme nga Bankat. Kanė mė shumė
mundėsi investimi dhe pėr realizimin e transaksioneve tė mėdha, etj. Tė
tilla, nė rastin tonė kemi nė stomatologji dhe nė shumė degė tė ekonomisė.
Ato konkurojnė fuqishėm firmat individuale nė tė gjitha aspektet. Vendosja e
ēmimeve dysheme dhe jo aplikimi i dumpingut ėshtė pikėrisht njė artificė nė
interes tė tyre qė konkuron pandėrshmėrisht deri nė falimentim firmat
individuale. Firmat aksionare ose korporatat.
Kuptohet ajo formė organizimi i biznesit ku anėtarėt e tyre aksionerė janė tė
bashkuar nė bazė tė aksioneve dhe jo mbi konsiderata personale. Janė tė
fuqishme dhe mund tė ndikojnė nė ēmimet e tregut, janė konkuruese dhe mund tė
realizojnė investime tė konsiderueshme nė tė tri format e mundėshme, bile
edhe duke emetuar dhe shitur letra me vlerė etj. Kėto lloj firmash veprojnė nė treg.
Diferencojmė katėr lloj strukture tregu: Treg tė pastėr konkurencial;
monopol; konkurencė monopolistike dhe oligopol. Diferencimet midis tyre kushtėzohet
nga disa faktorė ndėr tė cilėt dy janė mė kryesorėt, lehtėsia ose vėshtirėsia e hyrjes
nė tė dhe e dyta nga shkalla e kontrollit qė firmat kanė ndaj ēmimeve. - Tregu i pastėr konkurencial jepet me
kėto karakteristika: Firmat janė ēmim pranuese, dhe nuk kanė ndikim mbi
ēmimin e mallit nė treg. Ato mund tė shesin sasi pa kufizim por duke ju
nėnėshtruar ēmimit tė tregut. Janė tė shumta nė numėr, janė tė vogla si
madhėsi, kanė njohuri tė plota pėr kostot dhe ēmimet, mund tė hyjnė dhe tė
dalin me lehtėsi nga dega si dhe tė shesin prodhimė tė njėjta. Nuk ka tregje
tė tillė. Ky ėshtė edhe tregu mė simpatik nė aspektin teorik tė liberalizimit
qė shpreh dhe mbron njė konkurencė tė lakmueshme dhe tė nderėshme. Nė kėtė
lloj strukture tregu kemi zėvendėsues tė afėrt. Rritja e ēmimit nė mallin
zėvendėsues nuk do bėjė gjė tjetėr por veē do rrisė kėrkesėn pėr mallin
tjetėr, siē ėshtė duke ndodhur rėndom midis energjisė elektrike me gazin e
lėngėt etj. - Monopoli. Ėshtė ajo strukturė tregu
ku njė firmė tė vetme prodhon dhe shet njė lloj malli nė tė gjithė tregun.
Pra nė kėtė rast nuk kemi mall zėvendėsues pėr tu pėrfshirė nė lojėn e
konkurencės. Kjo firmė ėshtė tepėr e fuqishme qė ofron e vetme mallin e
degės. Nuk ka zėvendėsues tė afėrt dhe pėrcakton ēmimin e tregut. Kėtė ēmim e
pėrcakton prej fuqisė sė tregut. Nė Shqipėri nuk kemi shembuj tė tillė ose
kemi shumė pak me veprime tė pandjeshme nė treg. - Konkurenca monopolistike. Ėshtė njė
shartesė midis njė tregu tė pastėr konkurencial dhe njė monopoli. Ėshtė njė
strukturė tregu ku veprojnė njė numur i madh firmash dhe relativisht tė
vogla, me prodhime tė ngjajėshme qė kanė ndryshime tė papėrfillėshme, tė lira pėr tė hyrė
dhe dalė prej kėsaj lloj konkurence. Kėtu dallojmė procesin e diferencimit tė
prodhimit qė ėshtė edhe tipari kryesor i kėsaj lloj konkurence. Shkurt, ėshtė
shprehje e njė konkurence perfekte nė kushtet e botės reale. Ku konsiston procesi i diferencimit tė
mallrave? Kemi diferencim nėpėrmjet reklamave, nėpėrmjet etiketimit dhe
amballazhimit, nėpėrmjet vendosjes dhe shėrbimeve qė i bėhen vetė mallit, nė
madhėsinė fizike tė tij apo nė shije. Kėto diferencime bėjnė qė tregėtarė tė
ndryshėm tė shesin tė njėjtin mall me ēmime tė ndryshme, pėr shembull nuk ka
njė ēmim rakia e Skraparit me rakinė e Tepelenės, ose njė Slims nuk kushton
njėsoj si nė Kamėz edhe nė Rogner, etj, etj. Pra, ky lloj tregu duhet tė jetė
mė i pranueshmi dhe mbisunduesi. Sot pėr sot, ėshtė strukturė mbisundues nė
Shqipėri por krahas tij ka lindur edhe struktura e katėrt e tregut, kanė
lindur oligopolet. - Oligopoli. Ėshtė ajo strukturė tregu
ku veprojnė njė numur i kufizuar firmash tė fuqishme tė cilat ofrojnė pjesėn
mė tė madhe tė prodhimit nė treg. Nė tė bėjnė pjesė aq firma sa edhe e
fundit ėshtė e aftė tė ndikojė mbi
ēmimin. Ekzistenca e njė numri tė kufizuar firmash bėn qė ato tė kenė fuqi
tregtare si dhe tė gjenerojnė vartėsi nė marrjen e vendimeve tė tyre. Nė
tregjet oligopol ka vartėsi si nė kontrollin e ēmimeve ashtu edhe nė
kontrollin e sasive, prandaj nė oligopol kemi firmė drejtuese dhe firma tė
tjera pasuese tė lidhura me nivelin e ēmimit dhe tė sasisė. Konkurenca
monopolistike dhe oligopoli janė sunduese dhe mė tė mirat e tregut nė raport
me monopolin apo kartelet. Nė kėto kushte duhet punuar nė ruajtjen e
statukuosė dhe mos degjenerimin e tyre. Sot kjo strukturė ėshtė prezente dhe
nė ekonominė tonė. Kartelet dhe marrėveshjet e fshehta.
Kartelet janė marrėveshje legale qė bėhen midis firmave nė oligopol pėr
kontrollin e ēmimeve dhe tė sasisė sė prodhimit. Karteli mė i madh sot nė
botė ėshtė OPEK. Veprimet e tij trondisin ekonominė botėrore. Vendet anėtare
kanė tė pėrcaktuar sasinė e prodhimit, tregjet dhe nivelin e ēmimeve. Nė
Shqipėri pėr pasojė tė kėrkesės sė lartė kemi tendenca tė tyre nė fushėn e
karburanteve, tė prodhimit tė bukės etj. Kėto tendenca dhe veprime shihen sot
nė treg, nė ēmimin e lartė unik tė karburanteve pavarėsisht se nė tregjet
ndėrkombėtare ēmimi i tyre ėshtė pėrgjysmuar nga 147 dollarė pėr fuēi nė
korrik, nė 63 dollarė pėr fuēi nė nėntor. Kjo shihet nė ēmimin e bukės.
Megjithse ēmimi i drithit nė botė ka rėnė, ēmimi nė Shqipėri nuk po ndryshon
por ėshtė i fiksuar qė prej mė shumė se njė viti. Ky ēmimi u vendos
njėkohėsisht prej gjithė anėtarve tė Sh.F pa asnjė rritje tė kostos sė lėndės
sė parė. U desh ndėrhyrja e qeverisė, revolta e popullit qė ky ēmim tė binte
nė 80 lekė nė njė kohė qė ka furra qė shesin tė njėjtin prodhim me 60 lekė.
Shembuj tė tillė ka edhe nė fusha tė tjera. Shteti dhe Enti Konkurencės nuk duhet
tė lejojnė marrėveshje tė tilla qė nxisin konkurencėn e panderėshme.
Humbja e konkurencės sė nderėshme falimenton, ose shkatėron qindra biznese
vendase dhe sė dyti dėmton konsumatorėt qė do tė pėrballojnė njė ēmim mė tė
lartė nga ai qė do pėrballonin nėse do tė kishte njė treg tė pastėr
konkurencial, njė konkurencė monopolistike apo njė oligopol. Askush nuk po e
ul ēmimin prej kėtyre firmave sepse ka njė marėveshje midis tyre dhe kjo po
rėndon pėrditė e mė shumė mbi buxhetin e konsumatorit shqiptar. Degjenerimi tregut alla shqiptarēe. Mė
lartė analizuam strukturat e tregut qė njihen dhe veprojnė sot nė botė. Kėto
struktura, pavarėsisht nga shtrirja dhe pjekuria e tyre po veprojnė
aktualisht edhe nė ekonominė shqiptare. Deri kėtu jemi nė rregull sepse dihet
veprimi i tyre si prej konsumatorve ashtu edhe prej shtetit. Shteti me mėnyra
tė ndryshme vepron mbi to pėr tė kufizuar konkurencėn e panderėshme tė tyre
nė mbrojtje tė qytetarit. Njėra nga format qė shteti mund tė mbrojė qytetarin
ėshtė tė vendosi ēmime tavan. Domethėnė qė ti diktojė Kartelit njė ēmim
tavan qė ai nuk duhet ta shesė mallin e tij mbi kėtė ēmim. P.sh mund tė
vendosė qė ēmimi i naftės tė mos jetė mė i lartė se 100 lekė, ose ēmimi i
bukės mė i lartė se 60 lekė. Shteti e ka kėtė tė drejtė sepse mbron qytetarin
e vet nga konkurenca e panderėshme e Shoqatave- Kartel. Shteti ka tė drejtė
qė tė vendosi edhe ēmime dysheme. Ēmim dysheme ėshtė ēmimi qė dikton shteti
ku malli nuk do shitet nėnė kėtė ēmim. Kėtė e bėn qė tė mbrojė tregtarėt ose
prodhuesit prej konkurencės sė panderėshme.
Pra nė rastin e ēmimeve tavan mbronte qytetarin. Nė rastin e ēmimeve dysheme
mbron prodhuesin. Theksoj se kėtė gjė e bėn shteti, vetėm shteti dhe askush
tjetėr. Sot nė Shqipėri ndodhin ēudira. Vetė
Shoqatat nė prezencė tė pėrfaqėsuesve shtetėrorė vendosin nė mėnyrė flagrante
ēmime dysheme nė dėm tė qytetrve shqiptarė.
Nuk do flas pėr Shoqatėn e Ndėrtuesve qė nėpėrmjet ēmimeve dysheme
falimentoi El- Saedin me pallatet nė Laprakė qė
kishin ēmime tė ulta, por do trajtoj problemin qė nisa lidhur me Shoqatėn e
Stomatologėve. Ēfarė do thotė tė vendosėsh njė ēmim
dysheme nė stomatollogji? Marrim njė rast tė zakonshėm. Heqja e njė dhėmbi nė
periferi tė Tiranės ku veprojnė klinika tė vogla kushton 500 lekė. Nė qėndėr
ku veprojnė klinika tė fuqishme me mjete dhe kushte mė tė mira kushton 1000
lekė. Ēmimi dysheme presupozon qė tė gjitha klinikat si nė periferi dhe nė
qėndėr kėtė shėrbim ta shesin me 1000 lekė. Pra pėr tė shkulur njė dhėmb tė
paguash 1000 lekė si nė periferi ashtu edhe nė qėndėr. Cila ėshtė pasoja?
Qytetari do paguajė dyfishin e ēmimit e para dhe e dyta do ketė konkurencė tė
pa nderėshme midis klinikave tė mėdha e moderne nė qėndėr dhe atyre nė
periferi sepse kur ēmimi ėshtė i njėjtė klientėt e periferisė do ti drejtohen
qėndrės. Qytetarėt qė nuk kanė lekė do shkulin dhėmbėt me spango ndėrsa ata
qė kanė do tu drejtohen klinikave mė tė mira. Nėpėrmjet ēmimeve dysheme
firmat e fuqishme do tu marrin klientėt firmave tė vogla duke bėrė qė njė
pjesė e tyre tė mbeten pa punė, tė falimentojnė dhe qytetarėt tė shpenzojnė
mė shumė. Nė kėto kushte ėshtė shteti ai qė nuk
duhet tė rijė sehirxhi. I takon zonjės Godo qė nuk i mungojnė aftėsitė,
guximi e kurajoja tė reagojė ndaj kėtij veprimi. Godo e ka kapur demin nga
brirėt, nuk po merret me korupsionin e mjekve por
po merret me vendosjen e tė aftėve nė vendin e punės, me ligjshmėrinė e
tenderave aty ku abuzohet realisht mė shumė se kudo. Ēfarė tė keqe kanė kėto marrėveshje nė
aspektin politik? Kanė njė tė keqe sepse kėto bashkime tė fuqishme
oligopolistike janė tė gatshėm tė financojnė pėr tė pasur pėrfaqėsuesit e
interesave tė tyre nė Parlament dhe nė Qeveri. Arritja e kėtij synimi bashkon
kapitalin ekonomik me kapitalin politik duke instaluar mafjen shtetėrore nė
ekonomi. Nga Albert Vataj Konflikti i pronave
po merr jetė njerėzish Njė ndėr zonat problemore nė Shqipėri ku ka mbivėndosje
pronash ėshtė Shėn Gjini. Njė zonė bregdetare nė Veri ku janė vėnė nė pranga
shumė drejtues vėndor dhe mafia e tokave ka lulėzuar kėto 18 vitet e fundit,
ka futur konflikt tė thellė mes pronarėve tė vertete dhe atyre qė kanė uzurpuar tokėn apo kanė bėrė
ndertime informale. Objekt i kėtij shkrimi ėshtė njė konflikt mes familjes
Baxhaja dhe asaj Merturi. E para thotė se ka dekumentacion tė rregullt qė e
njeh si pronare te njė siperfaqeje, teksa familja Merturi ia ka bllokuar,
madje ka bėrė edhe ndertime. Kėshtu, mė 3 korrik tė ketij viti Sadri Baxhaja dhe nipi i
tij Rejmir Skender Baxhaja shkojnė tek prona e tyre per tė gjetur nje menyre zgjidhjeje pėr pronėn e
zėnė. Por situata ėshtė renduar gjate shkėmbimit tė fjalėve dhe kėshtu nė
acarim e sipėr Sadri Baxhaja ka plagosur me thikė shtetasin Luan Merturi. Ky
i fundit ka marrė tre plage nė pjesėn e barkut dhe sipas burimeve ėshtė
mjekuar ilegalisht duke futur nė kėtė mes Kanunin qė tė ketė nė krah tė vet
tė drejtėn pėr tė marrė gjak. Sipas kanunit tė Lekė Dukagjinit, i cili ka
autoritet edhe mbi ligjet, gjaku lahet vetėm me gjak. Kėshtu qė nga ajo ditė
axhė e nip ngujohen, pasi
i pret vetėm plumbi. Tashmė nuk bėhet mė fjalė pėr pronėn, por
u kėrcėnohet edhe jeta. Rejmir Baxhaja ėshtė njė djalosh i ri, i datėlindjes
1 maj 1985 dhe sot pa asnjė faj detyrohet tė jetojė nė ilegalitet, si
rrjedhojė e kėsaj ēmendurie qė merr pėrditė jetė tė pafajshme njerėzish.
Shteti ėshtė i pafuqishėm pėrballė kėtij fenomeni, ku njė lagje e tėre nė
vėndin e quajtur Livadet nė Shkodėr pėrbėhet vetėm nga tė ngujuar.
Ndue Bacaj Zjarrfikėsit
financiarė tė BE-sė BE po intervenon kudo - Pėr ruajtjen e
Hungarisė nga bankroti shtetėror, pėr aprovimin e paketave tė shpėtimit tė
bankave, apo pėr ndihmėn pėr sektorin e automobilėve. Si pasojė e krizės financiare
ndėrkombėtare njė sėrė vendesh evropiane kanė rėnė nė vėshtirėsi. Kėshtu
Hungaria e rrezikuar nga bankroti shtetėror merr 20 miliardė euro, pėr tė
pėrmbushur detyrimet e saj financiare. Eshtė fjala pėr njė kuader kredish, nė
tė cilėn FMN-ja do tė kontribuojė me 12,5 miliardė euro, BE me 6,5 miliardė,
ndėrsa Banka Botėrore me njė miliardė. Si kundėrpėrgjigje qeveria hungareze
ėshtė e obliguar, qė tė punojė nė konsolidimin e buxhetit. Ajo ka shpallur
shkurtimin e rrogave tė nėpunėsve dhe tė pensioneve. Komisioni i BE-sė bėri
tė ditur, se do tė rrisė fondet e shpėtimit pėr shtetet anėtare tė ndodhura
nė vėshtirėsi tė ngjashme nė deri 25 miliardė euro. Tė notojmė sė bashku ose do tė
fundosemi sė bashku Para aksionit tė shpėtimit pėr
Hungarinė komisioni qė tė martėn (28.10.) aprovoi paketėn gjermane pėr
shpėtimin e bankave prej 500 miliardė eurosh. Komisioni bėri fjalė pėr njė
ērregullim tė madh tė ekonomisė gjermane, i cili e justifikon njė masė tė
tillė. Por jo vetėm nė institutet financiare flitet pėr koordinim. Barroso duke folur pėr krizėn Presidenti
i komisionit José Manuel Barroso tha pas takimit nė Bruksel se: Nė ekonominė
reale si nė tregjet financiare duhet tė notojmė sė bashku, ose, kėshtu mendoj
unė, do tė fundosemi sė bashku. Bashkėpunimi evropian nuk ėshtė mundėsi
ekstra. Kjo ėshtė rruga e vetme, me qėllim qė 27 ekonomi tė gėrshetuara me
njėra-tjetrėn tė mund ta pėrballojnė stuhinė. Komisari pėr ēėshtjet monetare Jokin
Almunia (Joaquķn Almunia) kėrkoi nga vende tė veēanta, qė tė shfrytėzojnė
hapėsirat e paktit tė stabilitetit, pėr tė minimizuar pasojat e krizės
ekonomike. Synimet e stabilitetit duhet tė ruhen medoemos. Pakti i ri na bėn
thirrje qė tė kursejmė nė kohė tė mira dhe tė jemi mė fleksibėl nė kohė mė tė
vėshtira. Tani kemi kohė tė tilla. Kriza ka pasoja nė industrinė e
automobilėveSamiti i automobilėve Kėto kohė tė vėshtira ndikojnė edhe nė
ekonominė e automobilėve. Kjo degė nė Gjermani dhe Francė sė bashku me
shpėrndarėsit ėshtė njė nga punėdhėnėsit mė tė rėndėsishėm. Dhe prandaj nė
Bruksel u zhvillua nė tė njėjtėn kohė edhe i ashtuquajturi samit i
automobilėve. Pėrfaqėsues tė kėsaj dege, tė politikės, tė sindikatave dhe tė
parlamentit evropian sė bashku me komisarin pėr industrinė, Gynter Verhojgen
(Günter Verheugen) kanė menduar, se si t“i japin hov tė ri prodhimit nė rėnie
tė automobilėve dhe njėkohėsisht tė prodhojnė makina ekologjike. Kristian
Shtrajf (Christian Streiff), president i shoqatės sė industrisė evropiane tė
automobilėve, shpjegon vėshtirėsitė: Ne kemi njė krizė ekonomike, qė rėndon
sot tė gjithė degėn, dhe ne nuk e dimė, se sa do tė zgjasė dhe ēfarė
pėrmasash do tė marrė. Vėshtirėsitė nė dhėnien e kredive e pengojnė kėtė
dege, qė tė financojė operacionet e saj dhe tė ruajė nivelin e investimeve.
Dhe konsumatorėt janė shumė tė kursyer nė blerjen e makinave. Klima dhe kriza Prodhuesit e automobilėve i bėjnė
thirrje politikės, qė tė vėrė nė dispozicion kredi me pėrqindje tė favorshme
pėrmes bankės evropiane tė investimeve. Shtetet e veēanta vrasin mendjen nėse
duhet tė favorizojnė me taksa blerjen e makinave me emetime tė kufizuara
gazrash tė dėmshme. Por nga ana tjetėr prodhuesit e automobileve kėrkojnė
lehtėsime. Komisari pėr ambjetin Stavros Dimas do tė fusė deri nė vitin 2012
njė nivel maksimal tė emetimit tė gazrave nga 120 gram pro kilometer pėr
makinat e reja. Kjo ėshtė njė vlerė tė cilėn deri tani e pėrmbush vetėm njė
pakicė e vogėl e modeleve. Prodhuesit qė ndodhen mbi kėtė kuotė
duhet tė paguajnė gjobė. Komisari pėr industrinė Verhojgen mbėshtet kėtu
industrinė dhe jo kolegėt e sektorit tė ambjentit. Natyrisht shtrohet
pyetja, nė se ka kuptim, qė politika kėrcėnon me pagime gjobash njė sektor tė
industrisė dhe njėkohėsisht i ofron atij, qė ta mbėshtesė financiarisht. Verhojgen dhe ndėrtuesit e automobilėve theksojnė, se
nuk janė kurrsesi pėr uljen e kuotave tė mbrojtjes sė klimės. Por grupet pėr
mbrojtjen e ambjentit druhen, se ky sektor do tė shfrytėzojė krizėn vetėm pėr
tė arritur pikėrisht atė qė do dhe pėr kėtė merr edhe para nga fondet
publike. Christoph
Hasselbach BE - lodhje nga
anėtarėsimet e reja Nė Bruksel ka rėnė dukshėm interesi
pėr dėshmitė qė marrin kandidatėt e zgjerimit tė ardhshėm. Komisioni Evropian
paraqiti nė Bruksel raportet vjetore tė progresit pėr shtetet e Ballkanit.
Por pėr aq kohė sa nuk ka hyrė nė fuqi Marrėveshja e Lisbonės, disa shtete nuk
duan zgjerime tė reja. Nėn hijen e lajmeve pėr pėrfundimin e
zgjedhjeve nė SHBA, komisari i zgjerimit tė BE, Oli Rehn paraqiti raportet e
sivjetme tė progresit pėr njė sėrė vendesh si Turqia, Kroacia, Maqedonia dhe
konkuruesve si Shqipėria, Bosnjė-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.
Nė Bruksel ka rėnė dukshėm interesi pėr dėshmitė qė marrin kandidatėt e
zgjerimit tė ardhshėm. Nga njėra anė evropianėt i mundon kriza financiare dhe
ekonomike, nga ana tjetėr BE aktualisht nuk e di edhe vetė si do tė venė
punėt mė tej. Marrėveshja e Lisbonės, e cila do tė vendoste rregulla tė qarta
edhe pėr zgjerimin e ardhshėm, vazhdon tė jetė e bllokuar. Eshtė krejtėsisht
njė ēėshtje e hapur, nėse Irlanda do tė mbajė vitin e ardhshėm njė referendum
pėr Marrėveshjen e Lisbonės dhe ēpėrfundim mund tė kishte ajo. Zgjedhja e
Parlamentit Evropian dhe caktimi i njė Komisioni tė ri Evropian vitin e
ardhshėm ndodhin nė mes tė krizės pėr Marrėveshjen. Midis 27 anėtarėve tė BE
ėshtė e diskutueshme, nėse mund tė ketė zgjerim pa njė marrėveshje tė re
bazė. Megjithėse Komisioni Evropian niset nga fakti qė negociatat formale me
Kroacinė do tė kenė pėrfunduar deri nė fund tė 2009-ės, ėshtė fare e paqartė
se kur mund tė bėhet Kroacia anėtare e BE. Kjo varet kryesisht nga BE, por edhe nga lufta e Kroacisė kundėr krimit tė
organizuar dhe korrupsionit. Qė prej tri vjetėsh po zhvillohen
negociata me Kroacinė dhe me Turqinė. Me turqit, negociatorėt nė thelb rrinė
nė vend numėro. Problemet e brendshme politike, kriza shtetėrore, procedura e
ndalimit tė partisė AKP, konflikti me kurdėt, mungesa e lirisė sė mendimit
dhe tė sigurisė, tė gjitha kėto pėrmenden sėrish nė raportin e progresit.
Sidoqoftė drejtimi i Turqisė nė politikėn e jashtme lėvdohet. Nė Lindjen e
Afėrt dhe nė Kaukaz, angazhimi i saj ka efekte pozitive. Nė Maqedoni, kushtet politike pėr
negociatat e anėtarėsimit nuk janė plotėsuar edhe pas tri vjetėsh periudhe
pėrgatitore. Edhe kėtu humbi njė vit, sepse zgjedhjet nuk u zhvilluan nė
pėrputhje me standardet ndėrkombėtare e parlamenti nuk funksionon si duhet.
Sidoqoftė, reformat ekonomike vazhdojnė. Por kjo nuk mjafton pėr tė
entuziazmuar dikė nė BE pėr ta zgjeruar atė. Vetėm nė hapa fare tė vegjėl ecin
punėt te konkuruesit e tjerė nė Ballkan. Shqipėria pėrpiqet tė adaptojė
standarde evropiane nė politikė dhe nė sistemin e drejtėsisė, por puna ēalon
nė zbatimin praktik tė tyre. Nė Bosnjė-Hercegovinė, tensionet midis
institucioneve me bazė etnike vazhdojnė tė kenė ndikim negativ nė procesin e
reformave. Fare mirė ndahet Mali i Zi i vogėl, megjithėse kėtu mbeten problem
korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar. Raporti i Serbisė me BE,
veēanėrisht me Hollandėn, vazhdon tė jetė i rėnduar, pėr aq kohė sa nuk
dorėzohet i kėrkuari si kriminel lufte, Mladic. Sidoqoftė, BE dhe Serbia kanė
gjetur me sa duket njė modus vivendi pėr ta zgjeruar plotėsisht misionin e BE
nė Kosovė. Ky hap mė i fundit i Beogradit do tė ketė ndikim pozitiv nė
bisedimet nė Bruksel. Nė Kosovė vetė, BE ndodhet fare nė krye tė punės sė
tij. Qeveria e Kosovės ėshtė ende nė ndėrtim e sipėr. Gjendja ekonomike ėshtė
delikate. Pėrgjithėsisht, nė radhėt e BE-sė
mbizotėron lodhje nga anėtarėsimet. Ndėrsa nė anėn e konkuruesve pėr
anėtarėsim ka zėnė vend njė lloj deziluzionimi pėr faktin sa e gjatė dhe sa e
mundimshme ėshtė dhe do tė jetė ende rruga pėr nė BE. Bernd Riegert Krimi, rrezik serioz Krimi i organizuar; trafiku i armėve, i drogės, dhe
trafiqet e tjera janė fuqizuar aq shumė, sa ndėrkombėtarėt pėrditė po e
shtojnė presionin mbi politikėn, e cila duket
e stimulon. Burime tė rezervuara pranė Antikrimit thonė se gjate
dhjetė muajve tė
parė tė kėtij viti
numėrohen mė shumė se 30 vrasje mafioze. Jo rrallė objekt i mafies sė
mirėorganizuar janė bėrė edhe vetė punonjėsit e antikrimit, tė cilėt
dekonspirohen dhe mafiozėt mėpastaj i vėnė nė shėnjestėr tė eleminimit fizik
nė shenjė hakmarrjaje apo pėr tė rritur autoritetin e vet qė tė tjerėt tė vėnė mėnd e ti lėnė tė qetė.
Kėshtu ka ngjarė edhe me ish
punonjėsin e Qėndrės sė Studimeve tė
Luftės Kundėr Terrorizmit dhe Krimit tė Organizuar Ridvan Hoxhaj, i
datėlindjes 9 shkurt 1979.Hoxhaj, njė oficer investigues, vitin e shkuar kish
arritur tė zbuloi aktivitetin kriminal tė dy grupeve qė trafikonin armė nga
Kosova nė Shqipėri, ndėrsa nė maj tė kėtij viti zbuloi e raportoi njė grup
kriminal nė Durrės qė merrej me organizimin dhe shpėrndasrjen e drogės qė vinte nga Turqia e mėpastaj njė pjesė
tregtohej nė Shqipėri dhe njė pjesė eksportohej drejt shtetit fqinjė, Italisė. Por
eksponentėt e mafies duket janė shumė tė fuqishėm. Ata marrin vesh ēdo gjė
dhe pėrballė ligjit janė tė paprekshėm. Ėshtė vetė ministri i drejtėsisė
Enkelejd Alibeja qė ka akuzuar konkretisht prokurorė e gjyqtarė tė lidhur me
mafien apo tė korruptuar dhe megjithėse janė shumė sish tė akuzuar penalisht,
duket nje duel i humbur edhe ky i ministrit, pasi shumė prej tyre vazhdojnė
punėn normalisht, duke i bėrė tėrkuzė procedurat dhe duke shpresuar nė njė
shkarkim tė shpejtė edhe tė vetė ministrit. Kėshtu, oficeri Ridvan Hoxhaj u
pėrball me sofistifikimin e mafies, tashmė nė rolin e viktimės, normalisht tė
dekonspiruar. Ka marrė kėrcėnata nė telefon deri sa erdhi momenti qė
kriminelėt e vėnė edhe nė shėnj pėr ta vrarė. Ka qėnė data 18 tetor e kėtij
viti, rreth
ores 13 00kur ai teksa po udhėtonte me makinėn e tij nga Tirana nė Durrės, nė
qytetin e Vorės ėshtė qėlluar nga njė breshėri plumbash. Makina ka fluturuar
me shpejtėsi tė madhe dhe falė shansit u ka shpėtuar plumbave. Por gjithsesi,
ajo ka qėnė dita e fundit e punės sė tij, pasi kriminelėt tashmė ia kanė dhėnė
mesathin tė qartė. Sot ai ėshtė nė ilegalitet. Krimi i organizuar arriti
pikėrisht mė 14 nėntor, pra vetėm para pak ditėsh tė pushkatoi nė mes tė
qytetit tė Durrėsit, nė lagjen nr. 4, tek vėndi i quajtur Dyqan i Luleve,
25 vjeēarin Saimir Balla, banues nė fshatin Arapaj Durrės. Dhe krimi u bė nė
mes tė ditės, nė orėn 12 e 16 minuta. Po krimineli? Ai, si gjithmonė u largua
i qetė nga vėndngjarja. Arben
Cubaj Gjeopolitika
shqiptare, sėrish e rrezikuar Gjashtė pikat e propozuara nga Ban Ki
Muni, pavarėsisht se paralajmėrojnė njė erė tė re tė gjeopolitikės shqiptare,
fatkeqėsisht nuk ka marrė nė Tiranė jehonėn qė meriton ky propozim pėr nga
domethėnia strategjike. Pėrqendrimi te rutina dhe grindjet e pėrditshme tė
brendshme tė Shqipėrisė, edhe njėherė siē ėshtė bėrė zakon, ka eklipsuar dhe
shpėrfillur rrezikun qė paralajmėron ky propozim tronditės pėr tė ardhmen e
Kosovės dhe mbarė shqiptarėve nė rajon. Pikėsėpari, kėto gjashtė pika janė
duke cenuar pavarėsinė e Republikės sė Kosovės, duke rivėnė nė pikėpyetje
shumė prej shtyllave thelbėsore tė njė shteti tė pavarur e sovran. Kėtė gjė e
bėn madje duke shkuar njė hap mė prapa se vetė Rezoluta 1244, duke i dhėnė
mundėsi Serbisė qė tė jetė palė bashkėqeverisėse brenda Kosovės. Sė dyti, ėshtė duke rishikuar disa
elemente qė ishin tė trajtuara dhe kopsitura nė hollėsitė mė tė imėta prej
pakos sė Ahtisarit, duke konfirmuar institucionalisht ndarjen e pjesės
veriore tė Kosovės. Sė treti, dhe qė ėshtė mė e
rėndėsishmja, ky propozim ėshtė mbėshtetur jo vetėm nga Serbia dhe OKB-ja, tė
cilat e kanė hartuar kėtė marrėveshje, por edhe nga Bashkimi Evropian e pėr
mė tepėr edhe pėrfaqėsia diplomatike e SHBA-sė nė Kosovės ėshtė shprehur nė
favor tė marrjes nė konsideratė dhe shqyrtimit tė kėtyre pikave prej qeverisė
sė Kosovės. Asnjėherė prej vitit 1998 nuk ka rastisur tė kemi pasur njė
pozicion mė negativ tė komunitetit ndėrkombėtar ndaj ēėshtjes sė Kosovės dhe
faktorit shqiptar. Ky ėshtė njė ndryshim radikal, qė dėshmon pėr njė dorėzim,
ose zhgėnjim tė vendeve mike tė Perėndimit ndaj aftėsive shtetėformuese tė
shqiptarėve nė Ballkan. Rrėnjėt e kėtij ndryshimi duhen parė te paaftėsia e
elitės politike shqiptare pėr tė pėrfituar nga mundėsitė e dhėna prej
historisė sė viteve tė fundit dhe pėr tė kapitalizuar dhe maksimalizuar
pozitėn shumė tė favorshme ndėrkombėtare qė kemi pasur dekadės sė fundit, kur
flamurmbajtės tė ēėshtjes shqiptare u bėnė SHBA-ja dhe njė sėrė vendesh tė
zhvilluara tė Evropės. Konkretisht, ky propozim ēon drejt
ndarjes sė Kosovės, duke materializuar institucionalisht atė qė kishte
ndodhur nė terren dhe qė nė fakt dėshmon edhe pėr dėshtimin e politikės
shqiptare, pėr tė siguruar pėrhapjen dhe konsolidimin e pushtetit tė
Prishtinės nė tė gjithė territorin e Kosovės. Pra, njė njohje de jure e asaj
qė ekziston de facto. Kjo situatė fatkeqėsisht evokon njė tė
kaluar tė hidhur tė Bosnjės, e cila ende sot ėshtė njė bombė me sahat qė rri
e ēaktivizuar vetėm prej prezencės nė ēdo kapilar tė komunitetit
ndėrkombėtar. Bosnjė-Hercegovina u pranua si anėtare e OKB-sė fill pas
Kroacisė e Sllovenisė dhe qeveria e Sarajevės gėzoi njohje tė gjerė
ndėrkombėtare, mirėpo kjo gjė nuk i dekurajoi serbėt nė projektet e tyre tė
zgjerimit tė territoreve tė kontrolluara dhe tė pastrimit etnik. Edhe pse
kėto pėrpjekje nė vetvete u dėnuan nga mbarė opinioni ndėrkombėtar, pasi
kishin gjenocidin si instrument parėsor, ato nuk shkuan kot, por u
shpėrblyen, pasi paqja e nėnshkruar nė Dejton nė dhjetor tė vitit 1995 njohu
de jure atė qė kishte ndodhur de facto nė terren, pra avancimin e pozicioneve
tė serbėve. Sot Bosnjė-Hercegovina, nga njė shtet qė fillimisht u njoh nėpėr
botė si shtet sovran e i pavarur me territor kompakt, ėshtė njohur nga bota
si njė shtet jofunksional, me pushtet tė fragmentuar nė katėr njėsi, qė do tė
zhytej nė luftė nėse tė huajt do tė largoheshin. Njė ndjenjė e hidhur deja vu mund tė
shihet me Kosovėn, ku entuziazmi i shpalljes sė pavarėsisė dhe njohjes prej
shumė vendeve perėndimore nuk u shoqėrua me pėrpjekje tė suksesshme nė terren,
pėr tė siguruar ushtrimin e pushtetit nė tė gjithė territorin e Kosovės, pėr
tė mundėsuar integrimin e popullsive minoritare, si dhe pėr tė penguar e
ēmontuar strukturat paralele serbe tė kontrolluara nga Beogradi. E kundėrta
ndodhi, dehja qė erdhi nga shpallja e pavarėsisė dhe njohja ndėrkombėtare uli
vėmendjen ndaj asaj qė po gatuhej nė Kosovė prej qeverisė sė Beogradit dhe i
dha rrugė tė lirė pėrhapjes dhe ēimentimit tė strukturave paralele serbe jo
vetėm nė veri tė Kosovės, por edhe nė komuna tė tjera ku banojnė serbė.
Pasiviteti, mungesa e iniciativės dhe kurajos sė qeverisė kosovare, e cila
mendonte qė meqenėse ēlirimi erdhi nga avionėt e NATO-s edhe shteti
detyrimisht do tė ndėrtohej prej Perėndimit, inkurajoi pėrpjekjet e Beogradit
nė terren, tė cilat arritėn kulmin e vet me organizimin e zgjedhjeve serbe nė
rehati tė plotė mė 11 maj nė Kosovė. Madje kėsaj radhe shuplaka ndaj
pavarėsisė erdhi jo thjesht nga organizimi i zgjedhjeve kombėtare, por edhe i
atyre lokale brenda njė shteti tė shpallur tė pavarur, tė cilat nuk ishin
lejuar mė herėt as nga UNMIK-u. Nė pothuaj njė dekadė gjysmėpavarėsi e
mandej pavarėsi, ku shqiptarėt kanė pasur gjithnjė e mė shumė autoritet e
dorė tė lirė nė terren, jo vetėm qė nuk u mundėsua shtrirja e kontrollit tė
Prishtinės nė gjithė territorin dhe integrimi i popullsisė, por u bė njė
zmbrapsje konstante nė terren pėrballė iniciativės kėmbėngulėse tė serbėve. Plani gjashtė pikėsh i OKB-sė ėshtė
njė rezultat e pėr rrjedhojė shpėrblim i kėsaj kėmbėnguljeje nė terren tė serbėve
dhe njė ndėshkim ndaj mefshtėsisė dhe mungesės sė iniciativės e guximit tė
shqiptarėve. Mjerisht sėrish topin nė dorė e ka Beogradi dhe shqiptarėt
thjesht reagojnė. Kėtė paaftėsi shtetformuese pas shpalljes sė pavarėsisė tė
shqiptarėve e kanė vėnė nė dukje raportet e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave,
Bashkimit Evropian, apo tė tjerave organizma qė kanė monitoruar Kosovėn. Nė
vend qė elita politike shqiptare tė ishte vizionare dhe proaktive, duke mos
reshtur nė pėrpjekjet e saj pėr tė kėrkuar konsolidimin e shtetit tė Kosovės,
ajo ka qenė e tėrhequr, e sėmurur nga njė kompleks inferioriteti ndaj tė
huajve dhe nė rastin maksimal thjesht reaktive nė ato momente kur thika ka
shkuar nė palcė, sikurse ndodh tani. Por, problemi i tė qenit pasiv dhe
reaktiv lidhur me ēėshtjen e Kosovės nuk e ka thjesht Prishtina, por edhe
Tirana dhe mbarė faktori shqiptar. Ėshtė e pafalshme dhe e pashpjegueshme
heshtja e qeverisė shqiptare ndaj kėtij plani tronditės qė rihap Kutinė e
Pandorės. Tė paktėn ministri i mėparshėm, Besnik Mustafaj, pati kurajon
patriotike qė tė deklaronte se po tė vihej nė tryezė ēėshtja e ndarjes sė
Kosovės, Tirana nuk do tė garantonte pėr zhvillimet e mėtejshme, tė cilat do
tė preknin edhe kufijtė e Maqedonisė. Ndarja e Kosovės cenon disa nga parimet
mė thelbėsore tė raporteve ndėrkombėtare tė Ballkanit, pasi krijon njė
precedent, ku shtetet qė kanė rrjedhur prej Jugosllavisė tė mos respektojnė
kufijtė qė kishin si entitete kur ishin pjesė e Jugosllavisė. Pėrpos kėsaj,
rishtron nė tryezė idenė e ndėrtimit tė shteteve tė pastra kombėtare dhe i
jep udhė idesė sė homogjenizimit kombėtar nė Ballkan. Mirėpo Tirana nuk mund tė rrijė pasive
nė kėtė lojė, sikurse ka bėrė deri tani e tė reagojė me retorikė vetėm
atėherė kur tė jetė bėrė katastrofa. Nėse ndodh ndarja e Kosovės, skenari
ėshtė me tė vėrtetė i rrezikshėm, pasi po morėn serbėt veriun e Kosovės,
potencialisht gjithė serbėt nė komunat e tjera do tė shkojnė nė veri dhe
Serbia nuk do e ketė pėr gjė qė tė shpopullojė luginėn e Preshevės nga
shqiptarėt, pasi Kosova nuk do mund ti kėrcėnojė me reprezalje nė Kosovė. Ėshtė e domosdoshme qė elita politike
shqiptare tė ndėrgjegjėsohet e tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė qė i ngarkon
ky moment historik, duke kėrkuar me ngulm nė komunitetin ndėrkombėtar, qė
nėse vihen nė jetė standardi i homogjenizimit etnik dhe shkeljes sė parimeve
tė Badinterit, ato tė aplikohen kudo e jo vetėm nė kurriz tė shqiptarėve. Mė
sė paku, nė kėtė situatė duhet diskutuar qė nė shkėmbim tė komunave Zubin
Potok, Zveēan, Leposaviē, trungut shqiptar ti bashkohen krahinat e
Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės. Por ēėshtė mė e rėndėsishmja, kjo do tė
thotė qė nėse komuniteti ndėrkombėtar i jep shtetit xhelat tė Ballkanit
mundėsinė pėr tė bėrė njė bashkim etnik, atėherė edhe ne tė bėjmė ēmos qė tė
rishtrohet nė tryezė seriozisht ideja e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė
dhe tė rishikohet me kėmbėngulje e ardhmja e territoreve shqiptare nė
Republikat e Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Nėse sėrish elita politike shqiptare
qėndron pasive edhe kėsaj radhe, duke lejuar pa rezistencė qė stabiliteti i
Ballkanit tė imponohet nga jashtė, sėrish, pa pjesėmarrjen dhe nė kurriz tė
kombit shqiptar, ajo ka pėr tė mbajtur nė histori njė njollė tė madhe
tradhtie tė interesave kombėtare. Adri NURELLARI 140 ZOTAT E
SHQIPERISE Flasim pėr integrim nė strukturat
Euro- Atlantike, por kemi tė njėjtėn gjėndje me atė tė Mitologjisė. Sipas sė
bijės sė Zeusit, Athinasė, vetėm kur ėshtė momenti pėr tė respektuar tė
vdekurit (heronjtė), njerėzit janė tė vegjėl pėr tė mos respektuar ZOTAT. Por tendenca pėr ndėrgjegjėsim, pra
pėr detyrim veprimi, sipas historianėve tė lashtėsisė, (
normalisht nė konceptin barbar), pasi po bazohemi tek i dyti poet i madh i Greqisė sė vjetėr, SOFOKLIU,
496-406 para Krishtit, i cili siē dihet ka jetuar ndėrmjet Eskilit dhe
Europidit, na jepen mesazhet qė jashtė ēdo logjike njerėzore vijnė deri sot
aktuale pėr Tiranėn zyrtare se I MADHI NGRIHET NĖ SAJE TE TE VEGJELVE, dhe
KUSH VLERESON PARANE ME SHUME SE ATDHEUN , ESHTE NJERI I HIĒIT. Pra, sot nė Shqipėrinė politike,nė versionin qė u tha, korrelacioni tė ngjan i njėjtė.
Por, nė njė tjetėr pamje, njė analizė qė pėrpiqet tė kundrojė pėrtej
legjendės tre mijė e ca vjeēare para Krishtit, ose pesėmijė e ca vjeēare nė
moshė, shikon edhe ndryeshueshmėritė mes
heronjve tė AKEJVE tė lashtėsisė dhe POLITIKES SHQIPTARE TE NENTORIT
2008 , ose thėnė troē 140 ZOTAVE QE KEMI NE PARLAMENT qė secili ka nga pak
besimtarė luftėtarė. Dhe ndryshimi nuk ėshtė pėr mirė, por
pėr keq. Prapė kėrkon fakte ti deputet? Atėherė hapi veshėt dhe dėgjo atė qė i
thua ma lexo shkrimin, pasi ti nuk di mirė shkrim e kėndim, pasi janė botuar
disa diploma fallco dhe pėr kėtė nuk ke faj ti, por votuesi qė tė ēoi aty, e,
sot tė eshtė mbushur mėndja se je Zot. Orakujt e Legjendave thonė se HERKULIN
e helmoi Dejanira, e shoqja, e cila edhe ajo e shpagoi me vetvrasje,
(tragjedia Trakinėset), ose Kreanti pergatit vrasjen e ANTIGONĖS por i
vetvritet i biri Emoni si dhe gruaja Euridiqja, (tragjedia Antigona). Pra
kėtu ka moral. Por ju 140 Zotat e parlamentit qė nuk shkuleni sė andejmi edhe
sikur ta dini se vdisni, jo si Heronjtė e Trojės a Babilonisė qė kishin ideal , por pėr tė ruajtur ofiqet, mund tu krahasoj me njė
dhelpėr qė futet nė kotec tė pulave nga njė vrimė qė me zor e zė, ha aq shumė
sa i fryhet barku dhe vrima nuk e zė tjeter tė dalė sė andejmi dhe shkon e e
zė i zoti i pulave aty. Por prapė mund tė shkojmė pėrtej pėrrallės sė La
Fonten-it, se ju edhe kur ju zėnė aty, ju shkon mndja tė mashtroni, bėni si
tė vdekur sa tė harrojė pak vėmėndje votuesi qė t`ia hani prapė pulat edhe
pėr katėr vjet tė tjera. Pra, keni hyrė si keni hyrė nė politikė dhe nuk iu
zė tashmė vrima tė dilni. Nuk iu zė se keni vjedhur dhe keni abuzuar me
besimin, se keni krijuar klane mafioze e miratuar ligje qė iu bėjnė ZOTA PREJ
VERTETI. Deputeti sot pėrfiton 117 000 lekė tė reja
rrogė mujore (e ndryshueshme), vetėm telefon 13 000 lekė, e konvertuar nė njė
rrogė mesatare tė njė votuesi qė punon gjithė ditėn, pėrfiton po njė rrogė
karburant, konkretisht 100 litra nė muaj (madje e tėrhiqni benzol edhe kur
makinėn e keni me naftė), ligji i jep shofer, sekretar dhe zyrė elektorale,
pėrfiton dietė jo vetėm jashtė Shqipėrisė, por edhe jashtė Tiranės, ka edhe pagese komisionesh ku tė gjithė jeni
nė tė tilla, ka edhe pagesė komisionesh hetimore, ndaj dhe parlamenti gati
kurrė nuk gjėndet pa tė tilla,fonde pėr ēdo grup parlamentar, ndaj dhe
bashkohen tre katėr parti tė kundėrta pėr tė krijuar njė grup, pa u zgjatur
me shpenzime operative, hotele etj.etj., deri tek e drejta pėr tė ecur
kundėr tabelave, duke fyer edhe policėt e duke demonstruar autoritet para
atyre qė thonė kjo ėshtė makina e deputetit. Gjithsesi, ju 140 Zota (deputetė) po
e bėni votuesin tė kujtojė Luftėn e Trojės, ku Agamemnoni, mbreti i Mikenės dhe
vėlla i Menelaut, mbretit tė Spartės dhe Pirro Neoptolemi, djali i Akilit nga
i cili lindi familja Molose dhe e Pirros sė Epirit, Trojėn e fituan me
dredhi, por tradhėtria i vrau. Sokol Pepushaj Klinton- Obama,
gara vazhdon! Ne realitetin amerikan por edhe
perceptimin e tij ne pjesen tjeter te globit, Sekretari I Shtetit,
konsiderohet numri 2 i Shteve te Bashkuara te Amerikes. Nese nuk ka ndonje
surprize te minutave te fundit (veshtire te ndodhe ne SHBA!), Hillary
Clinton, do te marre pikėrisht kete post ne administraten e re Obama pas 20
janarit 2009, kur do te kryhet edhe ceremonia zyrtare e kalimit te pushtetit
ne vendin me te fuqishem te botes. Natyrisht, eshte nje tjeter leksion qe
vjen nga SHBA-te per pjesen tjeter te njerezimit, pas votes se amerikane me 4
nentor 2008 qe sollin ne Shtepine e Bardhe nje afro- amerikan. Perzgjedhja e
Barack Obames, presidentit te ri te SHBA-se, nuk ka qene shume e lehte, nisur
nga kandidaturat qe i jane paraqitur nga stafi i tij. Mes tyre vecohen emrat
e ish- kandidateve demokrate per presidencen e Shteteve te Bashkuara si John
Kerry e Bill Richardson. Nje kabinet i cili qe ne nisje, mund
te konsiderohet si i kontestuar nga lėvizjet sociale te gjinise femerore, me
emėrimin e pritshem dhe zyrtar te Hillary Clinton, gjen nje tjeter preference
ne shoqerine amerikane. Kalimi i Departamentit te Shtetit nga menaxhimi i
Kondoleza Rais tek Clinton, tregon per nje vijimesi te pakten gjinore te
politikes jo vetem brenda SHBA-se por edhe ne pjesen tjeter te globit. Qenia bashkeshorte e Bill Clinton, 8
vite radhazi president i SHBA-se, madje nder me te suksesshmit e epokes
moderne, eshte nje tjeter avantazh te cilin eshte nisur ta shfryzetoje Obama,
por sipas gjasave do ta perdore me shume vete Hillary Clinton. Pas cdo burri
shteti te forte, eshte mendja e nje gruaje te zgjuar eshte personifikimi qe
i pershtatet mese miri Hillary Clinton, e cila duke shfrytėzuar me shume
mjeshtri pozicionin e First lady ne presidencen Clinton, u tregua jo pak e
zonja edhe si senatore, por fare eshte me e rendesishmja edhe si rivale e
Obames brenda vete gjirit te demokrateve amerikane per garen e nominimit si
kandidat presidencial. Normalisht, presidenti i Shteteve te
Bashkuara eshte jo vetem figura qendrore e pushtetit per kater vite, por edhe
individi me peshen me te madhe specifike edhe ne zhvillimet globale.
Menjehere pas tij, per nga rendesia nuk vjen figura e zv.presidentit, sic
eshte tashme Joe Biden, por Sekretari Amerikan i Shtetit, ose sipas konceptit
evropian, ministrja e jashtme e kabinetit qeveritar Obama. Nuk mund te
behet fjale per kundėrshti ne piketat e politikes se jashtme te SHBA-se, por
dualiteti ne menaxhimin e saj nga Obama- indirekt dhe Clinton- direkt, mund
te jene te dukshme. Edhe gjate fushates se fundit
presidenciale brenda Partise Demokratike, u pa qarte se Clinton eshte nje
grua totalisht ndryshe, edhe nga ato qe jemi mesuar te shohim ne podiumet me
te larta te skenes politike boterore. Sipas mendimit tim, eshte nje gėrshetim
shume interesant ne mes Margarite Thecer dhe Angjela Merkel, e sjelle ne
kohet e sotme dhe me nje karizėm publike shume me te larte se dy zonjat e
njohura ne skenen e politikes se pėrbotshme. Ajo fare vlen te vecohet tek
Clinton, eshte kembengulja edhe kur nje shkalle e ndan nga deshtimi i
paralajmėruar, qe ne fakt ne politiken e jashtme te cdo vendi por edhe ne
diplomaci, eshte nje element jo shume pozitiv. Nderkohe, Clinton ka edhe
shume cilėsi te tjera, te cilat jane te natyrshme por edhe te fituara duke
qene ne krah te ish- presidentit Bill. Qėndrimi i saj i pjekur, me imazhin enje gruaje
te forte qe jo vetem mbeshtet bashkėshortin por edhe e mbron nga sulmet per
ceshtjen Levinski, i shpetuan pėrfundimin para kohe te mandatit Bill
Clintonit. Nga ana tjeter, gjate fushates
elektorale per nominimin, jo gjithmonė opinionet e rivaleve Obama- Clinton
ishin te njėjta per shume ceshtje te politikes se jashtme. Dhe ne diplomaci,
nese dicka behet apo realizohet duke u proklamuar ne kancelarite e ndryshme
dhe ne media, eshte shume e veshtire te ē behet apo te kthehet pas. Megjithatė, pėrtej te gjitha ketyre
fare thame me lart, Hillary Clinton tregoi me force se eshte vertete stature
e burrit te shtetit, edhe pas humbjes ne pėrballjen me Obamen brenda PD-se.
Mbeshtetja e saj, e bashkėshortit Bill por edhe e fansave te tyre, pati jo
pak ndikim ne fitoren e Obames si presidenti i pare afro- amerikan ne
Shtepine e Bardhe. Eshte e sigurte se dyshja Obama-
Clinton do te lene gjurme ne jeten politike dhe sociale te SHBA-se. Ne fakt e
kane nisur rrugėtimin si rival ne garen presidenciale, ku rruget u ndane per
nje moment, mesa duket per tu bashkuar serish ne Shtepine e Bardhe, ku
rivaliteti duket i pashmangshem. Nese per Obamen eshte hyrja per here te pare
ne Shtepine e Bardhe, clinton po behet gati te nise edhe 4 vite te tjera
jete, pas 8 viteve te kaluara me presidentin Bill Clinton. Edhe ne kete
drejtim, duket se Hillary eshte e privilegjuar, qofte edhe me ambientimin me
shtepine e
re. Mund te thuhet pa me te voglin dyshim se me Hillary Clinton si Sekretare
e Shtetit, ne shume aspekte presidenca Obama te pakten mund te filloje si
vazhdimesi e presidences Clinton. Ndersa, per Hillary Clinton 4 vitet e
Sekretares se Shtetit, jane nje tjeter shkolle dhe eksperience per rikandidimin
e pashmangshem si Presidente e SHBA-se, duke shenuar pas afro- amerikanit nje
tjeter risi: nje grua ne Shtepine e Bardhe per here te pare ne histori.
Mbase koha do na jape te drejte, por duhet pritur te pakten 4 vjet te
mandatit presidencial Obama- Clinton. Blerti DELIJA Obama tregon pėr familjen e tij Burri i shtetit qė do tė ngjitet nė
postin mė tė rėndėsishėm nė Shtetet e Bashkuara ka bėrė njė rrugė tė gjatė
deri aty. Nėna e tij vjen nga Kansasi, ndėrsa babai i Obamės ka qenė
amerikan: Obama tregon: Babai im ka qenė amerikan. Ka lindur dhe ėshtė
rritur nė njė fshat tė vogėl nė Kenia. Ai ka ruajtur dhitė dhe shkoi nė
shkollė nė njė kasolle llamarine. Gjyshi im ka punuar pėr britanikėt, ka qenė
kuuzhinier. Barak Obama lindi nė 4 gusht 1961 nė
Honulu nė shtetin federal tė Havait. Prindėrit e tij u njohėn nė universitet.
Babai i Obamės u kthye nė Kenia, kur Obama ishte dy vjeē. Obama jetoi sė
bashku me nėnėn disa vite nė Indonezi, para se tė kthehej nė Havai, ku u rrit
tek gjyshėrit Obama
i vetėdijshėm pėr shanset qė i ofroi Amerika Nė korrik tė vitti 2004, kur me
fjalimin e tij nė kongresin e demokratėve nė Boston u bė i njohur brenda
natės, Obama tha: Unė jam sot para jush kėtu dhe jam mirnėjohės pėr
trashėgiminė timė kulturore tė pasur. Jam i ndėrgjegjshėm se ėndrrat e
prindėrve tė mi, do tė vazhdojn ėtė jetojnė tek dy vajzat
e mia tė mrekullueshme. Unė jam kėtu dhe e di se jeta imė ėshtė pjesė
e rėndėsishme e historisė amerikane. Nė asnjė vend tjetėr nė botė, jeta ime
nuk do tė kishte marrė kėtė udhė. Karrierė
e menjėhershme Pasi Barak Obama studioi juridik nė
Nju Jork nė universitetin e njohur Harvard. Disa vite ai punoi si punonjės
social nė Ēikago, para se tė futej nė politikė nė vitin 1996. Ngjitja e
Obamės ka qenė e menjėhershme. Vetėm 8 vite mė vonė nė vitin 2004 ai kandidoi
pėr njė vend nė senat pėr shtetin federal, Ilionis- dhe kjo me sukses.
Ka qenė viti i fjalimit tė njohur tė tij, fjalimi i Bostonit. Nė kėtė fjalim
Obama tėrhoqi vėmendjen me apelin e tij pėr bashkim: Amerika nuk ėshtė e ndarė nė njė
Amerikė liberale dhe konservative, ekzsitojnė vetėm Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės. Nuk ka Amerikė tė bardhė dhe Amerikė me ngjyrė, Amerikė tė latinove, tė aziatikėve, ekzistojnė vetėm
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pas kėsaj ēdo gjė u zhvillua me
shpejtėsi. Miq tė Obamės e bindėn tė paraqesė kandidaturėn pėr zgjedhjet
presidenciale 2008. Kandidatura e tij u shpall nė 10 shkurt 2007 nė Illinois.
Ky vend nuk u zgjodh rastėsisht. Abraham Linkol
kishte mbajtur nė Springfeld njė nga fjalimet mė tė njohura tė tij, ai kishte
paralajmėruar nė vitin 1858 pėr njė komb tė ndarė nga skllavėria. Barak Obama ishte i vetėdijshėm se
dobėsia e tij ishte mungesa e pėrvojės. Nė
Springfeld ai tha: E di se nuk kisha shumė kohė tė njihja strukturat e
pushtetit nė Uashington. Por kam kaluar aq kohė sa ta di se Uashingtoni do
ndryshuar. Motoja e fushatės sė tij zgjedhore
ishte change. Me kėtė ai preku njė nerv tė
amerikanėve, dhe qė me zgjedhjet e para nė Iwoa arriti njė fitore tė
papritur. Pastaj erdhi dėshtimi nė Nju Hampshire. Obama futi njė tjetėr
slogan nė fushatėn e tij - shpresė. Tanimė Obama ja doli mbanė. Mbetet qė
ai tė tregojė se ai ėshtė vėrtet nė gjendje tė fusė ndryshimin nė politikė. Obama
ka premtuar se Shtetet e Bashkuara duhet tė respektohen sėrish nė botė. Ai do
ti japė fund luftės nė Irak, tė nxjerrė vendin nga kriza ekonomike, tė hapė
mė shumė vende pune, dhe tė ndihmojė qė mė shumė amerikanė tė arrijnė tė kenė
sigurim shėndetėsor. Zgjedhja e presidentit tė parė
amerikan me ngjyrė ėshtė edhe njė sinjal pėr
kapėrcimin e hendekut mes tė bardhėve dhe tė zinjve nė Amerikė. Megjithatė
ende afroamerikanėt kanė tė ardhura mė tė ulėta, dhe arsimim mė tė keq. Edhe
pėr kėtė Obama ka premtuar. Kam bindjen e plotė, njė bindje qė bazohet tek
besimi nė zotin dhe popullin amerikan, qė ne mund ta lemė pas tė kaluarėn
tonė raciste, po qe se punojmė sė bashku. Kjo ėshtė rruga e vetme pėr ta
bashkuar vendin tonė. Christina
Bergmann Kod zgjedhor per Partine Socialiste? Ne fakt, akoma nuk eshte e mundur te
kemi ne dore nje kod zgjedhor pėrfundimtar te printuar. Natyrshem, fuqia e
tij ligjore ose hyrja ne fuqi behet vetem pasi ta dekretoje presidenti i
Republikes Bamir Topi, nese do ta beje nje veprim te tille. Perflitet se
pikėrisht garancite qe dha kreu i shtetit nper rikthim ne Kuvend te kėtij
kodi, detyruan 10 deputetet te ndėrpresin greve e urise. Ngjarja duket jo
shume probabel te ndodhe, nisur nga fakti se 112 deputete nder 140 votuan
pro kodit, i cili per nje fakt te pakten, do te mbetet ne histori,
pavarėsisht jetegjatesise se tij te dyshimte si deri me tani: per te penguar
miratimin e disa neneve te tij, 10 deputete u futen ne rrugėtimin e
vetėflijimit permes greves se urise! Qe ne krye te heres, nje nga
patriarket e pėrllogaritjeve te impekteve qe kane ligje te tilla zgjedhore,
Kastriot Islami, thuajse publikisht u shpreh se eshte nje kod qe favorizon
partite e medha dhe natyrshem pas kėtij postulati, duket se fshihet nje
skeme e mirestudiuar nga PS-ja, per te kthyer ujin e pushtetit politik ne
kopshtin e saj ne zgjedhjet e vitit 2009. Mesa duket, per nje arsye apo
tjeter, PD-ja u detyrua te ndiqte ison e forces me te madhe opozitare. Nuk eshte sekret fakti se sistemi
zgjedhor i implementuar, qe na fakt ne shume raste trumbetohet edhe si
ndryshim i sistemit politik ne Shqiperi, ishte propozim i mbėshtetur fuqishem
deri ne imponim i Partise Socialiste. Sistemi spanjoll i implementuar, ne
pamje te pare jep idene se krijon kushte te barabarta per dy subjektet e
medha, ndersa subjektet e vogla, mund te pėrmblidhen ne nje togfjalėsh Zoti
i ruajte! Pragu elektoral rajonal, nese qendron jashte koalicioneve te medha
te perbera qe kane si boshte PS-ne ose PD-ne, eshte nje kapėrcyell i
pakalueshem per partite e vogla, por edhe per subjekte te bashkuara ne
koalicione liliputesh. Vetem ne disa rajone apo qarqe, me shume preferencat
per individe si Meta apo edhe Koci, mund te dergojne ne Kuvend disa deputete.
Ne rajone te tjera, beteja eshte e pabarabarte, por edhe e pandershme teksa
votat do te numėrohen nga dy partite e medha, te cilat natyrisht pretendojne
marrjen e pushtetit, por edhe lidershipin opozitar, qe koha tregoi se nuk
eshte krejt i parendesishem. Shembulli konkret, kodi zgjedhor qe sapo u
miratua. Po ti hedhesh nje sy ndarjes se numrit
te deputeteve sipas qarqeve, verehet qarte se teorikisht ose ne leter,
favorizohet Partia Socialiste. Kater qarqet e Veriut perkatesisht Shkodra,
Kukesi, Lezha dhe Dibra, se bashku kane gjithsej 28 deputete ku qytetit me te
madh verior i kane pėrcaktuar 11 deputete. Po te kalojme ne Shqiperine e Mesme,
qarqet e Tiranes, Durresit dhe Elbasanit kane se bashku 59 deputete. Qarqet e
tjera, te cilat po i konsiderojme si qarqet e Jugut dhe perkatesisht Fieri,
Berati, Korca, Gjirokastar dhe Vlora, se bashku do te prodhojne 53
deputete. Nese do te fillojme arsyetimin me
tezen e bastioneve historike, mund te thuhet pa frike se Partia Socialiste
eshte e favorizuar nga kjo ndarje, e cila ne pamje te pare, eshte e drejte
bazuar ne nje numer te barabarte banoresh per cdo deputet, rreth 30 mije. Me
kete pėrllogaritje, popullsia e Shqiperise eshte rreth 4.265.000 banore. Nje peshe jo te vogel do te kete ne
kete pėrllogaritje edhe numri i emigranteve. Eshte e qarte se pjesa qendrore
por me shume ajo jugore e vendit, kane nje fluks emigracioni me te larte se
pjesa tjeter e vendit tone. Automatikisht mund te deduktohet se numri faktik
i banoreve per qarqet e jugut, eshte me i vogel se qarqet e veriut. Qe do te
thote, se numri total i votave qe do ta marrin subjektet ne jugun e Vendit,
do te jete jo ne proporcion te drejte me ndarjen e 30 mije banore per nje
deputet. E thene ndryshe, deputetet nga qarqet e Jugut do te shkojne ne
Kuvend, sipas gjasave, me me pak vota partie se ata ne Veriun e vendit apo
edhe ne Shqiperine qendrore. Ne kete pike, teoria e bastioneve eshte nje
favorizim i hapur per Partine Socialiste. Nga ana tjeter, pjesa me e madhe e
emigracionit shqiptar eshte pėrqendruar ne Greqi, natyrisht ne mase nga
banore te pjeses jugore te vendit. Edhe ne rast deshire per te votuar, kthimi
i tyre ne atdhe eshte shume me i thjeshte (per te mos thene i organizuar!) se
sa nga Italia, ku pervec te tjerave, duhet kapėrcyer edhe nje det. E nuk
duhet harruar, qe pjesa me e madhe e emigranteve veriore, jetojne e punojne
pikėrisht ne kete vend apo edhe ne hapėsira te tjera te BE-se, ne nje
distance edhe me te madhe nga Shqiperia. Ia vlen te permendet se nese
zgjedhjet do te zhvillohen brenda muajit qershor 2009 (sic e ka pranuar edhe
kryeministri Berisha), emigrantet tone nga Greqia e kane shume me te thjeshte
te kthehen duke siguruar lejen e pronareve, teksa te tjeret nga Italia apo
vende te tjera te BE-se, e kane thuajse te pamundur pasi pushimet e veres jane te pėrqendruara ne
muajin gusht! Duke vijuar arsyetimin me teorine e
bastioneve, zonat e Jugut jane te favorizuara edhe nga nje tjeter element i
pėrcaktuar ne kodin zgjedhor. Mjeti i vetem i votimit, i njohur zyrtarisht
per zgjedhjet e 2009- es, do te jete pasaporta nderkombetare. Natyrshem, me
kete dokument, per shume arsye edhe ekonomike, jane te pajisur me shume
banoret ne Jugun e vendit se ata ne Veri. Kur pajisja e shtetasve ne kohen e
duhur me karta identiteti, duke perhere e me shume nje sipėrmarrje e
pamundur, eshte kjo nje tjeter pengese per te shprehur preferencen politike
permes votes. Ne pjesen dėrrmuese te rajoneve te
vendit tone, popullsia eshte e pėrqendruar brenda apo edhe pėrreth qendrave
te medha urbane. Kjo do te thote se numri me i madh i banoreve, rrjedhimisht
edhe i zgjedhesve, eshte ne qytetet e Qarqeve. Duke marre si test zgjedhjet
me te fundit vendore, ato te vitit 2007, Partia Socialiste ka marre
mbėshtetjen me te madhe nga elektorati pikėrisht ne metropolet e medha te
vendit si Tirana, durresi, Elbasani, Fieri, Vlora, Korca etj. Nga ana tjeter,
votat e njesive te tjera vendore, do te numėrohen se bashku me ato te
bashkive ne nje thes te madh dhe pasi te pėrzihen, natyrshem pesha e tyre
zvogleohet, duke bere qe rezultantja e tyre te jete serish ne favor te
Partise Socialiste. P.sh, me kodin e vjeter zgjedhor, nese nje zone
elektorale perbehej nga 4 komuna, prej te cilave ne nje kishte fituar PS-ja
dhe ne 3 te tjera PD-ja, probabiliteti me i madh do te ishte qe deputeti i
zgjedhur te kishte ngjyren blu. Ky rregull tashme nuk ka me peshe,
pikėrisht mbėshtetur ne sa thame me lart. Kesaj logjike i duhet shtuar edhe
fakti tjeter qe, ashtu si ne Shkoder, pavarėsisht se ne komuna zyrtarisht ka
nje numer te konsiderueshem zgjedhesisht per pushtetin vendor, pjesa me e
madhe e tyre banojne ne qytet. Fenomeni eshte i njejte edhe me zonat e tjera
rurale te vendit dhe meqe premtohet se askush nuk mund te votoje dy here me
kete kod, sa thame me lart, kthehet thuajse ne aksiome. Lider, program, ekip eshte gjetja me
e re ne politiken shqiptare, per te mbėshtetur kete kod te shume kontestuar
te pakten nga pjesa dėrrmuese e partive parlamentare. Per programet, thuajse
eshte e kote te diskutohet, pasi jane te njėjta pika te forta e jetike, qe
nga nje parti ne tjetren, ndryshojne vetem nga renditja e problematikave.
Persa i takon lidereve: Berisha dhe Rama, eshte nje gare e vertete per te
pėrcaktuar se cili vepron me dore me te hekurt brenda partise respektove
por edhe ne qeverine e sotme apo ate te se nesėrmes. Sipas gjasave, Berisha
mund te beje disa eliminime te deputeteve aktuale nga vendet e para te
sigurta te listave rajonale, por do te ruaje berthamen apo garden e vjeter
dhe besnike. Qofte ne gjykimin pozitiv por edhe negativ te kėtij qėndrimi te
pritshem, mund te rezultojė boomerang qe bazohet ne impaktin e individėve-
deputete te veēante me zonat e tyre njeemerore, por edhe te ministrave-
deputete gjate 4 viteve te mandatit qeverises. E njėjta gje mund te thuhet
edhe per Ramen, i cili paraqitet me radikal, nisur nga fakti i rreshtimit te
gardes se vjeter ne zonen gri te listave rajonale, duke vendosur ne krye
emra te rinj, te ardhur pergjithesisht nga ish- Mjaft apo edhe Shoqeria
Civile. Qenia ne opozite e PS-se, e minimizon pak efektin boomerang te
elektoratit, por rrezikohet nga te vetet e pakėnaqur, te cileve gjithsesi,
u ka premtuar pjese nga torta e pushtetit qe mund te ndahet ne vitin 2009.
Duke pėrllogaritur edhe ate qe konsiderohet konsumim nga pushteti, me force
qe i jep lidereve kodi zgjedhor, duket se serish me e favorizuar eshte Partia
Socialiste nga ligji elektoral. Persa i takon ekipeve, pjese e
trinomit te ri te politikes shqiptare, Berisha vazhdon ti besoje
specialisteve- partiake, madje te zgjedhur ne strukturat e larta te PD-se.
Edhe KOP-istet tashme jane bere pjese e strukturave te larta, teksa Rama ka
ndryshuar strategji permes Bordeve te Dialogut me Shoqerine, te cilat nuk
jane asgje tjeter perverse nje KOP socialist ne prag te zgjedhjeve te vitit
2009. Nisur nga dora e lire ne pėrcaktimin e listave rajonale qe iu jep
kodi zgjedhor, serish impakti qe mund te kete ekipi i Rames ne elektorat me
njerėz te diplomuar jashte, me reputacion si shoqeri civile, mund te jete me
pozitiv se ekipi qe te pakten tani per tani ka Berisha, te cilin nuk ka
njoftuar se do ta ndryshoje ndjeshem. Edhe pėrbrenda vete te majtes dhe
te djathtes, PS-ja eshte me e favorizuar se PD-ja. Tradicionalisht, koha ka
treguar se me injektime te vogla, elektorati i majte eshte me i prirur te
mos e coje voten dem duke ia dhene subjekteve te tjera te majta qe e kane te
veshtire te kalojne pragjet e pakalueshme elektorale ne shume qarqe te
vendit. Ne momentin e fundit, me kete logjike, shume pėrrenj votash do ti
bashkohen lumit te PS-se. Nga krahu tjeter, te gjitha subjektet qe do te
mbesin jashte koalicionit te perbere te drejtuar nga PD-ja, do te votojne
alternativat e tyre te djathta, duke bere qe shume vota te vlefshme te
sherbejne thjeshte per te plotėsuar presjet dhjetore, mbase te PS-se apo edhe
te ndonje koalicioni tjeter te majte, i cili eshte me prane kristalizimit se
nje koalicion tjeter i vogel i djathte. Ne pamje te pare, duket se Berisha ka
rene ne gracken e Rames permes miratimit te kėtij kodi zgjedhor. Eshte disi
e pamundur qe patriarku i vetem i politikes shqiptare te rreth 18- viteve,
te mos kete bere llogarite e veta. Vetem nese edhe ne Shqiperi, sic ndodh ne
SHBA apo edhe ne Itali se fundmi, te vendoset skema e rotacionit te pushtetit
vetem tek njera apo tjetra force politike: PD dhe PS! Blerti DELIJA Piaca moderne e
Shkodrės e fillim shek
XX po shndrrohet nė Sokak tė kalldrėmizuar me gur Zall Kiri nė
fillim tė shek XXI! Rrugė
kėmbėsore me parametra moderne evropiane apo sokak me parametra mesjetar?! Nė vitin 1917, me dekovil
Shkodėr-Shėngjin, me lumin Buna tė thelluar me dragė pėr hyrjen e anijeve tė
mesme, nė vitin 2008 me kalldrėm Zall Kiri me thye kėmbėt nė rrugėn
kėmbėsore demokrate... Ministri ynė i Kulturės, Rinisė dhe
Sporteve, z. Ylli Pango, nuk e sheh se rruga Piaca e Shkodrės, ėshtė duke u
ētjetėrsuar nga origjinaliteti historik i saj! Ministri nuk ka njohuri se, vetėm brenda njė
viti 1916-1917, Shkodra dhe vetė Piaca u lidhėn me dekovil me portin e Shėn Gjinit
dhe se po brenda njė viti edhe lumi Buna ishte thelluar me njė dragė, sa pėr
tė kaluar edhe njė flotilje e tėrė e kapacitetit tė mesėm. -Ua, ēflet o, ku e sheh se po e
ētjetėrsojmė? Po ne pėr tė mirė po mundohemi, e di ti se sa e ka koston kjo
rrugė? Ēdekovil o, nuk kam njohuri... Nuk kam marrė asnjė Peticion o, pėr
nder... vėrejtjet, shqetėsimet e kėrkesat e tuaja do tė dėgjohen... -A mund ti hidhni njė sy brenda
ndėrtesave nė Piacė, z. Ministėr dhe tė shihni hukubet me sy? -Sot kemi erdhur pėr tė shėkuar rrugėn, por
do investojmė edhe pėr restaurimin e brendėshėm dhe tė ēative tė ndėrtesave
tė Piacės... Ministri ynė dhe bashkiakėt
nostalgjikė demokratė dijnė vetėm... tė bėjnė sokakė tė kohės sė Muhaseres...
duan ta ētjetėrsojnė me ēdo kusht Piacėn si dikur diktatori Enver Hoxha qė
dha urdhėr pėr ta shndrruar si Muzeumi Kombėtar Etnografik... Sikur njė buldozer dhe njė brigatė tė
kishte punuar pėrgjatė kohės socialiste ose edhe pėrgjatė kohės sė
demokracisė, Shkodra do e kishte trasenė e hapur pėr njė degė rruge moderne
qė duhej ta lidhte me Kosovėn. Sikur
njė dragė, tė kishte punuar me kohė, Shkodra aktualisht do e shihte veten e
saj tė lidhur me detin Adriatik. Dhe pse tė mos ketė Shkodra edhe aeroport civil,
si Gjadrin bie fjala?! Nė fondin e Marubit ka njė foto, me
njė dragė austriake qė thellon lumin Buna dhe nga deti deri nė liqen ishte
futur njė flotilje e tėrė e tonazhit tė mesėm, njė punė e kryer kjo vetėm pėr
njė vit dhe e imagjinoni nė vitin 1917! Dhe mos harroni, se sidomos pėrgjatė
demokracisė nga demokratėt tanė ėshtė luajtur teatro e kullotur majmė me kėtė
temė... Por, nė vend qė Shkodra moderne ti
paraprjė kėsaj prespektive, tė projektojė portin aty te Ura e Bunės, bashkiakėt tanė
me shumė nostalgji, po aty duke ia zėnė edhe frymėn vendit, na ringjallėn njė
ish Bexhisten tė rrėnuar e tė ngrėnė tźje me kohė. Dhe kėtė Bexhistenin e
Ri restauratorėt e bėjnė modern me beton, me mermer, me pllaka spanjolle e
me vetrata duralumini! Kėtu nuk ka pasur fare rėndėsi ētjetėrsimi nė inversin
modern, sepse e kishin llogaritur qė dyqanet do ti shisnin majm... Dhe ky
Bexhisteni i reklamuar kaq me tė madhe, realisht e faktikisht nuk ka
funksionuar e as nuk ėshtė futur fare nė efiēencė. Njė lloj Panairi, njė
shirit ca llafe Berishe e ec matanė... Pra janė para tė shpenzuara kot e tė
hedhura nė erė! Kėta realisht se ia kanė hedhur luan-qenushit tė Shkodrės
njė kockė nė gojė qė tė lėpihet me tė!
Dhe ndėrkohė ja edhe paradoksi tjetėr,
po kėta bashkiakėt
nostalgjikė, na risjellin mesjetėn nė Piacėn moderne tė fund shekullit
XIX-fillim shek XX, me kalldrėm Zall Kiri dhe me stola pėr tavull... Emri
Piaca e Shkodrės iu ngjit qėndrės sė Shkodrės dhe rrugės nė dy krahėt, nė
kujtim tė ish Piacės mesjetare qė ishte te kėshtjella, nga borgjezia pėrparimtare
tregėtare e industrialiste, pra kjo rrugė kishte nė origjinė progresin.
Tashti tė ētjetėrsosh qendrėn dhe pjesėn tjetėr dhe tė pretendosh ta ruash
nė identitet, dmth ta ētjetėrsosh nė ēidentitet njė bisht Piace, realisht
kėsaj i thonė regres. Por, ne kemi Projektin e mrekullueshėm tė ing. ZeF Ēunit,
kemi fondin... nuk do ti pengojmė
veturat e qytetarėve, punėn e tyre, zjarrfikėsen, ambulancat... pėr dy muaj
nė fund tė shtatorit mbaron rruga pedonale me parametra evropianė... (Ka zėra qė thonė se njė person deklaron
tashti se ashtu i kemi thėnė sa pėr tė larė gojėn, se... Po akoma si ka hyrė uji brenda nėpėr
dyqane, hall i fortė se ėshtė ngritur niveli... kujt i bahet vonė pėr cilėsinė e dobėt e se
kanali i ujrave tė bardha ka dalė dredha-dredha... Projekti dhe Fondi u
realizua...) Agron Luka MRIKA, 50- VJETORI
I OPERAS SE PARE SHQIPTARE Aktivitete te larmishme ne qytetin e
Shkodres, vendlindje e autorit Prenke Jakova Ne patronazhin e kryetarit te Bashkise
Shkoder, Lorenc Luka do te festohet me nje seri aktivitetesh 50- vjetori i
operas se pare shqiptare Mrika me autor bashkeqyterin tone te madh Prenke
Jakova. Menaxhuese e te gjitha aktiviteteve te larmishme eshte Shoqata
Kulturore- Artistike Prenke Jakova, ndersa grupi organizativ perbehet nga
Gjon Shllaku- president i Shoqates Prenke Jakova; Ridvan Karakaci-
muzikolog dhe violinisti i mirenjohur Lorenc Radovani. Nga data 1 deri me 6 dhjetor, qyteti i
Shkodres do te jete epiqender e kultures shqiptare, ne ate fare mund te
konsiderohet si evenimenti me i rendesishem kulturor i vitit, pėrkujtimi i
50- vjetorit te venies ne skene te Mrikes, opera e pare shqiptare. Dite pas
dite, jane parashikur dhjetra aktivitete, te cilat per teleshikuesit do te
pėrcillen nga TV1 Channel, i cili ka ekskluzivitetin televiziv te pasqyrimit
te plote te te gjitha veprimtarive. Ajo fare e ben te veēante kete aktivitet,
eshte grumbullimi edhe nje here i rreth 30 pjesmarresve ne premieren e para
50 viteve, ndersa TV1 Channel do te pasqyroje te gjitha evenimentet, duke
transformuar per nje jave programacionin e tij te perditshem. Nuk do te
mungojne as emrat me te njohur te instrumentisteve shqiptare, brenda dhe
jashte vendit, ata qe kane ndikuar te ngrihet perhere e me lart muzika
shqiptare edhe ne skenat me prestixhoze te globit. Ne naten e fundit, 6 dhjetor 2008, ne
teatrin Migjeni pritet te jene te pranishem te gjitha autoritetet me te
larta te vendit, si presidenti i Republikes Bamir Topi, kryeministri Sali
Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e shume figura te njohura te
jetes publike ne Shqiperi. Prenke
Jakova per operen Mrika Pavaresisht se nuk jeton me,
kompozitori i mirėnjohur Prenke Jakova, eshte i gjalle me kujtimet e tij per
kete veper te pare ne vendin tone. Te gjitha informacionet tashme, jane
hedhur me shume kujdes nga organizatoret ne faqen e internetit www.operamrika.com,
ku cdokush i interesuar mund te gjeje ate cfare kėrkon ne lidhje me kete
ngjarje te shenuar ne kulturen shqiptare. Pikerisht, duke lundruar ne kete
hapesire te arritshme nga e gjithe bota, ne kemi shkėputur nje ekstrakt shume
te shkurter te asaj qe ka arritur te na sjelle permes kujtimeve shume vite me
pare, i madhi Prenke Jakova: Besimi i madh qe kishin shoket ne aftesite e
mia dhe deshira per te pasuruar repertorin e muzikes shqiptare me vepra te
gjinive te larta muzikore, me shtyri qe ne korrikun e vitit 1956 ti hyj punes
per kompozimin e operes «Mrika», libret me 80 faqe te shkruar nga poeti
Llazar Siliqi dhe ta perfundoj ne muajin tetor te vitit 1957. Per te shkruar
kete veper isha njohur me folklorin e pasur te muzikes sone popullore dhe
kete ngjyre u perpoqa ti jap gjithe personazheve dhe te gjithe momenteve
lirike dhe dramatike, sepse vetem ne kete menyre do ti sherbejshe artit tone
popullor. Ariet, duetet, koralet e ndryshme qe i degjuan qe ne fillim shoket
e mi kompozitore, shkrimtare dhe interpretues, me siguruan qe punen e kisha
nisur mire dhe me inkurajuan te vazhdoj me besim te plole se vepra do te dali
mire. Per tja arritur realizimit te vepres, kisha punuar me kohe per
forcimin e orkestres sinfonike, solisteve dhe te korit. Nje entuziazem i
papershkruar perfshiu te gjithe amatoret e muzikes me 2 maj te vitit 1958,
kur u inaugurua fillimi i punes per venien ne skene te operes se pare
shqiptare «Mrika». Amatoret bejne mrekullina, ata kane dicka qe nuk e kane
profesionistet, sidomos ne qytetin tone qe ka tradita ne art e kulture. Une
kisha besim tek ata. Suksesi i madh qe pati premiera me 1 dhjetor 1958
kurorezoi punen e tyre te palodhur. Jam shume i kenaqur per punen e palodhur
dhe interpretimin e mire te te gjithe ekzekutuesve, qe prej solisteve, korit,
regjise, koncert-maestrave, teknikeve, etj. Falenderoj nga zemra ndihmen e
pakursyer te Teatrit te Operes e Balelit, artistin Kristaq Antoniu, pedagogen
e zerit Shpresa Nishani dhe baletmaestrin Xhemil Simixhiu, te cilet dhane
kontributin e tyre pa asnje rezerve. Premiera
e para 50 viteve - Per te krijuar kete veper
skenike me vlera te medha kombetare, kompozitori e filloi punen ne muajin
korrik te vitit l956 dhe e perfundoi ne muajin tetot te vitit l958. - Puna per venien ne skene te
vepres filloi me 2 maj l958. - Premiera u dha me l dhjetor
l958. - Vepra u drejtua nga vete
autori. - Rregjizor i kesaj vepre ishte
Andrea Skanjeti. - Opera u shfaq ne Shkoder l8
here. - Opera Mrika u shfaq ne
Tirane per te paren here ne muajin shkurt l959, interpretuar nga trupa e
Shtepise se Kultures Shkoder. - Interpretueset e para te
Mrikes ne Shkoder ishin Klotilda Shantoja, Florinda Gjergji- Interpretuesja e pare e Mrikes ne T.O.B ishte Marie
Kraja. - Opera Mrika u interpretuar
per here te pare nga trupa e TOB-se ne muajin nentor l959. - Opera Mrika ne T.O.B. pati kater rivenie, l966, l968, l975 dhe
l989. - Nga viti l966 opera Mrika u shfaq ne variant te reduktuar, nga kater ne tre
akte. - Ne vitin l983 nxenesit dhe
pedagoget e shkolles artistike kombetare Prenke Jakova ne Shkoder vune ne
skene aktin e pare te operas. Kalendari
i aktiviteteve Shkoder 1 - 6 dhjetor 2008 E hene date 1 dhjetor 2008 Ora 18.00 konference shtypi nga
organizatoret dhe protagonistet e pervjetorit E marte date 2 dhjetor
2008 Ora 17.00 koncert i ansamblit
te harqeve Classic Sounds - Shkoder, pregatitur dhe
drejtuar nga Anton Kaftalli E merkure date 3 dhjetor
2008 Ora 17 00 koncert me artiste
te shquar shkodrane E enjte date 4
dhjetor 2008 Ora 11.00 -18.00 nata e pare e edizioni
8-te te konkursi Pjeter Gaci, organizuar nga qendra
kulturore Pjeter Gaci Shkoder Ora 18.00 ne sallen e bibliotekes
Marin Barleti Shkoder jepet koncert me artiste te ftuar. E premte date 5 dhjetor
2008 Ora 17.30 19.00 nata e dyte e edizioni
8-te te konkursi Pjeter Gaci, organizuar nga qendra
kulturore Pjeter Gaci Shkoder E shtunde date 6 dhjetor
2008 Ora 17.00 banda e qytetit Shkoder Ora 18.00 koncerti jubilar ne
sallen e Teatrit Migjeni Esmeralda DELIJA Kėrcėnimi:
Jeta e
njė nėne dhe e tė birit nė rrezik nga njė pengmarrje e dhunshme! Nė vendin tonė, siē ne tė gjithė e
dijmė, forca e shtetit herė pas here bie nė nivele tė neveritėshme dhe njė
masė e madhe pėr arėsye nga mė tė ndryshmet, kėrkojnė me tė gjitha mjetet tė
ikin nga ky vend. Kohėt e fundit niveli i dhunės dhe i
pengmarrjeve ėshtė rritur dukshėm nė Shqipėri dhe nė qytetin tonė nė Shkodėr.
Nė mėnyrė mė tė veēantė po bie nė sy shinjestrimi i bizneseve qė merren me
kambizėm tė liēensuar tė valutave. Rasti mė i fundit skandaloz u bė publik me
dhunė fizike e me grabitje tė njė kambisti. Dhe pėrsėri po e kėrcėnojnė rėndė
fizikisht, me falimentim e me njė gjobitje edhe kambistin LUAN VELCANI. Edhe
mė e rėndė e mė e degjeneruar bėhet situata, kur zėrat anonime e kanė
kėrcėnuar me grabitjen edhe tė tė shoqes RAIMONDA VELCANI dhe tė birit tė
tyre ELVIS VELCANI. Sado qė opinioni i pėrgjithshėm qytetar i dėnon fuqishėm
kėto dukuri tė shėmtuara, kjo familie mbetet nėn njė kėrcėnim e trysni tė
tmerrshme, duke jetuar me frikė e duke u fshehur e strehuar ku tė mundet. Po
sa dhe si mund tė jetohet kėshtu?! Fatime Kulli Vargjet e Lira mė
1936 nuk u ndaluan e nuk u ēensuruan Emisoni nė Top Show, tė Top Chanel i
Alban Dudushit, Leksione Migjeniane, me rastin e 70 vjetorit tė vdekjes sė
Migjenit, ditėn e enjte dt.18 shtator 2008. Tė ftuar nė studio: Angjelina
Ceka (Luarasi), prof. Adriatik Kallulli, prof. Rozeta Uēi, dhe nga Shkodra
poeti Ridvan Dibra dhe poetesha Ledia Dushi. Ky emison mė ka indinjuar pa masė: nė
demokraci ndalohen pėrsėri Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka! Mohohen kontributet
e sa e sa studiuesve! Injorancė e pajustifikueshme e dy pėrfaqėsuesve poetė
shkodranė, qė nuk i njohin e nuk i lexojnė as literaturat e as kontributet e
Shkodrės
U ndalua botimi, Migjeni, Vepra,
mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka, botim 1954, NSHB Tiranė! SL e akuzoi
Gj. Lukėn se kishte pushtuar 7-8 prozat e pabotueme
Njė polemikė e vjetėr
e viteve 50-tė; polemika e ringjallur e viteve 2003, 2005, 2006, 2008
dhe
njė aktualizim me: Angjelina Ceka (Luarasi), P.S. Luarasi, D.Kaloēi, dr. M.
Zeqo, I. Kadare, R. Uēi etj, nė Top Show dhe me zbulimin e fundit tė Elsa
Demo, Botimi i ndaluar mė 1936 ekziston, Shekulli, 28 gusht 2008, f.20-21. U ndalua botimi Migjeni Vepra,
Mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka, 1954, botim NSHB Tiranė S. Luarasi e akuzoi Gj. Lukėn se i
kishte pushtuar 7-8 prozat e pabotueme
Njė polemikė e vjetėr e viteve
1956-1957; polemika dhe debati i ringjallur me: Angjelina Ceka (Luarasi),
P.S. Luarasi, D.Kaloēi, dr. M. Zeqo, I. Kadare, R. Uēi etj, nė Top Show dhe
me zbulimin e fundit tė Elsa Demo, Botimi i ndaluar mė 1936 ekziston,
Shekulli, 28 gusht 2008, f. 20-21. Shish-mashi dhe alibitė e Skėnder
Luarasit te novela Studenti nė shtėpi dhe te vjersha Parathania e
Parathanieve 17 copė proza nė njė kopje-daktilografim, tė mbedhura
nga origjinalet e botuara tė Migjenit i ruajmė edhe sot ne, nga materialet e
babait. Kėto 17 prozat ka qenė tė botuara dhe ato kanė njė vlerė pėr ti
krahasuar me atė tė botuarat, sidomos nė aspektin gjuhėsor. Gj. Luka ka pasur
edhe njė kopje tė daktilografuar tė 7 prozave tė pabotuara tė vitit 1945 qė
familia Nikolla ia kishte shitur AISh, dhe atje kishte njė surprizė, novela
Studenti nė shtėpi ishte po ashtu siē ishte botuar mė 1953. Edhe pėr
vjershėn Parathania e Parathanieve, GjL ka pasur njė kopje origjinale tė
daktilografuar dhe konkretisht kjo kopje u pėrdor si argument pėr tė
ndryshuar fjalėn ishull, qė e kishte botimi i 1936 dhe ai i vitit 1945, nė
kuptimin dhe konceptimin qė del edhe nga konteksti si idhull, nė vargun e
14-tė. Pipa shkruante: Njė studim mbi Migjenin e vetėm
Vargjeve tė Lira nuk mund tė jetė i plotė, pa njė studim edhe pėr prozat
... Kėto proza gjithsejt rreth njėzet e pesavet- pa njehė disa novela tė
cilat sot gjenden ndėr duer tė ndryshme, e pa njehė edhe do tė tjera qė mund
tė kenė humbė pėrgjithmonė ... (sipėrcit.) Atėhere pėr novelat e
sigurta 17+8=25. Ēfarė bėri Skėnderi, ia adresoi ndonjėrėn tjetėr kujt?!
Bashkoi dy gjysma dhe ndau njė novelė nė dy gjysma, si pėrshembull nė dy
gjysma trumcakėsh?! Hė hė... Tashti te Korrieri, Petro S. Luarasi,
jo vetėm se na rinxjerr pėrsėri nė skenė atė letrėn-dokument tė
daktilografuar, dt. 11 korrik 1953 pėr Zyrėn e Arsimit dhe Kulturės nė KQ. tė PPSH, nė varjantin e kopjes me letėr kopjative me asnjė
element sado minimal qė tė quhej si dokument (as minimumi i minimumeve tė pa
firmosur nga SL), por na sajon edhe lojra prestigjiatori se Skėnderi gjoja ia
kishte futur kėtė letėr pa protokoll poshtė derės, nė zyrėn e F. Gjatės! Dhe
kulmi, Petroja na pohon tashti me plot gojėn, edhe me njė fletė tė re tė
panjohur tė librit Ēkam parė e ēkam dėgjuar, se S. Luarasi, tė gjitha do
tja bėnte hallall Gjovalinit, edhe tėrė materialin komplet me Vepėr, me 100
faqe biografi, me foto e faksimile, por vetėm ato 200 gabimet te Studenti
nė Shtėpi, nuk do tia falte kurrė, ose edhe mė hollė ato bragashat, se
ato e kishin indinjuar aq shumė sa qė skish pyetur e skish ditur mė se
ēfarė kishte bėrė me letra spiunimesh
Pa le se pėrveē 200 gabimeve
gjuhėsore, GjL na e kishte lehtėsuar studentin me njė omision tė hequr nėn jorgan, ku Nushi flinte bashkė me tė
motrėn
Nė fakt te kjo novelė e botuar nga GjL nuk kishte fare gabime e
krahasuar me botimin e 1953 dhe me kopjen e 1945. Por, pikėrisht kėtu
qėndronte bllof-alibia dhe mashtrimi i SL. Ai e krahasoi kėtė botim me njė
kopje dorėshkrimore Nr. 2 tė cilėn Migjeni, siē pretendonte SL, e kishte
redaktuar e korrigjuar edhe nga ana gjuhėsore e ortografike, gjatė kohės sė
qėndrimit nė Sanatorium, nė Itali. Dhe kėtė zbulim surprizė OL (Nikolla)
dhe SL e kishin absolutisht mbajtur tė fshehtė! (Kemi njė studim tė plotė pėr
kėto zbulime. AL) Tė gjitha ndryshimet
por edhe plot trajta gjuhėsore qė S. Luarasi i kishte ndrequr vetė
mė 1957, si disa apostrofa ta-ta, tonė-tonė, hecė-ecė, shum shumė,
kumbulla kumlla, mėdhaja mbėdhaja, mish mash shish mash etj dhe kėto
me poshtėrsinė mė tė madhe ia kishte faturuar GjL si gabime gjuhėsore e
ortografike! (Nėqoftėse kėto zbulime nuk i ka bėrė vetė Petroja?!) Pra
Skėnder Luarasi vetėm pėr hatrin e Studentit nė shtėpi e paditi aq rėndė
Gjovalin Lukėn, kur mirėfilli e ka ditur tė vėrtetėn. Si e bėre kėtė gafė mor
trashigimtar e kompetent posthum?! Si or burrė, pse se the kėtė qysh nė
fillim te RD-ja po e ruajte te Korrieri
Mirėpo autori i vėrtetė i zhalavitjeve gabimeve me
makinė daktilografike tė tė ashtuquajturave materiale pėr botim tė SL mė 1948
dhe mė veēanėrisht i 6-7-8 novelave-proza tė gjata, ka qenė vetė Skėnder
Luarasi. Kėtė e ka rrėfyer tash vonė dhe e ka pohuar te Korrieri, kritiku
lerar, inxhinieri mekanik Petro S. Luarasi. Ashtu se si qėlloi, qė ato kohė
Skėnderi kur shkruante pėr tė dashurin Migjen dhe pėr Shkodrėn dashnoren, seē
i hypte njė tė nxehtė e njė mall sa, qė pinte nja dy-tre shishe verė Malaga e
Bordoje, zakon qė i kish ngelur qysh nga Spanja kur i vriteshin shokėt ndėr
duar dhe nga ajo Fusha e Pėrqėndrimit nė Francė, kur dėgjonte luftėn
nacional-ēlirimtare me njė radio gjermane, ku mori vesh se andej nga Kolonja
gjermanėt kishin vrarė nja 3000 shqiptarė
Dhe shikoni se u tha te Kritika Zyrtare 1954 se, Gj.
Luka kėtė novelėn Studenti nė shtėpi e kishte marrė tė botuar nga botimi i
1953 dhe jo nga shkarravitjet e 1948 tė S. Luarasit, megjithse Gj.L. ka pasur
nė dorė njė kopje tė daktilografuar tė atyre novelave, tė vitit 1945. Hajde
fol tashti po deshe Petro, nxirr ndonjė fletė tė re interpretuese, se ato
fletėt e atij Librit tėnd vazhdimisht rinovohen e riinterpretohen
Do tė mjaftonte
vetėm njė sy te botimi i vitit 1953 te Letėrsija Jonė, pėr tė parė se ēke
katranosur edhe ti vetė z. Petro! Shiko, po ta jap unė njė citim dhe njė
fotokopje dhe pėrfundimin nxirre ti vetė: Dy tregime tė pa botuara tė
Migjenit, Tė ēelen arkapijat dhe Studenti nė shtėpi. Me rastin e 15-
vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, botojmė dy tregime tė pabotuara tė nxjerrura
nga origjinalet qė ndodhen pranė familjes sė tij. (Shėn. Red.). (Revista, Letėrsija Jonė, Nr. 8
gusht 1953, f 16-29) Hapini sytė Petro e Angjelina: Hiqeni maskėn e
poshtėrsisė dhe hipokrizisė! E ka kėshtu botimi i vitit 1953 te revista
Letėrsija Jonė, i nxjerrė nga origjinalet e familjes Nikolla! Pse nuk u
tėrbua zotni Skėnderi mė 1953?! Shko gėnje tashti sa tė duash o Petro shakaxhiu,
te gazeta Korrieri, gėnje pėr gjindjen e Tiranės edhe tė kolonjarėve, gėnje
dhe pėrgėnjeshtro sa tė duash duke shfrytėzuar edhe miqtė enveristė e
mehmetistė edhe Nderin e Kombit Nr. 1497, se, Skėnderi e
pėrgėnjeshtron, se u botuan me lejen e families! Cili Skėnder e
pėrgėnjeshtron ai i vdekuri, apo ti vetė?! Ashtu e ka shkruar e botuar
revista Letėsija Jonė mė 1953, o trap dhe jo Gjovalin Luka dhe as Agron
Luka, se aso kohe isha 4 vjeē! Kryeredaktori i redaksisė ishte Shefqet
Musarai dhe bashkėpunėtori i tij ishte Dh.S.Shuteriqi...} Tashti tė merremi edhe paksa me
shkencė, kritikė hulumtimore historiko-letrare migjenollogjike, se jemi nė
lėvizjet finale. Qysh nė krye tė herės, duhet tė rradhisim njė tog pyetjesh
qė janė njėkohėsisht edhe ēeshtje qė Skėnder Luarasi duhej ti kishte sqaruar
me vakt e me kohė dhe gjynah qė ia besoi Petros post mortum, megjithse e
porositi: libri me kujtime Ēkam parė e ēkam dėgjuar nuk ėshtė pėr
tu botuar, por i kushtohet vogėlushit Petro, kur tė kem mbyllur sytė, qė tė
dijė tė orjentohet pėr tė atin kur tė rritet... Atėhere: Me ēfarė
fakti e vėrteton Petro Luarasi se, i gjith materiali migjenian poezi e prozė
dhe 100 fletėt biografi ishin daktilografuar mė 1948, me shpejtėsi tė madhe
me shumė gabime ortografike, gabime fjalėsh dhe daktilografimi etj?! Sa
km/orė ishte shpejtėsia dhe ērrol luajti kėtu rastėsia?! Kishte kopje tė
tjera daktilografike me fletė kopjative nga tė 1948, apo jo?! Pse nuk i
nxorėt asnjėherė, aso kohe?! Si e kishte paraqitjen Studenti nė shtėpi mė
1948, si tė botimit tė 1953 apo si tė botimit tė 1957, ku SL deklarohej: e
botojmė t plotėsuar e tė korrektuar me material fare tė panjohur gjer tani,
dhe e shtypim tė gjithė pas njė krahasimi tė imtė me dorėshkrimet origjinale,
pasi botimi i tretė i GjL ka shumė gabime
?! (Bot. i 1957, f 55)
Shiheni paradoksin: A thua GjL duhej tė ishte parashikues fallxhor qė ta
dinte se si ishte materiali i panjohur nė Sėndykun e Nikollajve?! Po qysh
dekani i fakultetit tė migjenologjisė, nuk ia dha shkencės shqiptare
asnjėherė, as si faksimile, ato manoskritet me laps, origjinale tė
origjinalit, i e origjinalit?! A thua i ka M. Zequa, nė MHK?! Po si nuk e
konstatoi Luarasi, aq i rrahur me vaj e me uthull, hilenė e Shuteriqit, qysh
mė pėrpara, por vajti e u mbyt nė njė lugė ujė, te Shuteriqi a te
komitetarėt, me me njė thes letrash tė shkarravitura me shpejtėsi?! Po, a nuk
kishte dashur ti botonte Skėnderi ato letra me rastin e 10-vjetorit tė
vdekjes sė Migjenit?! Ishte vetė S. Luarasi daktilografisti, ishte teto Ollga
e Nikollaitėve, apo kishin pajtuar ndonjė bakall?! Atė shkurtesėn qė e
pėrmend Shuteriqi, si psh atė episodin me vėlla e motėr, nėn jorgan te
Studenti nė shtėpi, Skėnderi e kishte bėrė apo daktilografisti?! (Apo Zyra e Kulturės dhe Arsimit edhe e Ēensurės
nė KQ tė PPSH, aty ku SL e pėrgojoi disa herė GjL?) Po pse pretendojnė Skėnder Luarasi, Petrua dhe
Angjelina e madje edhe M. Zeqo, se edhe ajo biografija me 100 faqe ėshtė
identike me atė tė 1956/1957-1961?! Themi kėshtu se nga biografija 1956-1957,
me 43 faqe, po tė heqim pjesėt qė zė me citime Andrea Stefi (Corvus), i cili
sigurisht se nuk kishte zė mė 1948, si dhe ndonjė gjė tjetėr, atėhere
ēmbetej nga 100 faqet e 1948?! Le pastaj se ēfarė mund tė kishte pėrrallisur
Luarasi aso kohe dhe qė i autoēensuroi dhe i zhduku vetė, sapo ra nga fiku
xinxėri Xoxia i Madh, kushėriri i Luarasėve... (Nqs se i
kishte shkruar ndonjėherė ato 100 faqet
)
Por, po ta pranoj unė se Gjovalini
pushtoi materialet e Skėnder Luarasit tė 1948, atėhere ku do ti ēoni ju,
gjithato ato male me kritika, me shpirtligėsi e me lista me 500 gabime, 200
vetėm te Studenti nė shtėpi, me 15 faqe nė Ndreqie Gabimesh, me dėrgesa me
zarf nė shtėpi, gazetė mė gazetė?! Ēfarė njerėzish pėr seri, trashamanė e
cinikė paskeni qenė more?! Ju kujtuat se ju sponsorizoi Arta Dade, PS-ja dhe
ish Prokuroria letrare enveriste dhe morėt turr... Po a nuk ju duket, se pas
pohimit e atij sqarimit fatal tė Petros, te Korrieri, me tė gjith llogjikėn e
botės del se autori e fajtori i vėrtetė i tėrė atyre gabimeve zhalavitjeve tė
leksikut migjenian etj, ka qenė vetė S. Luarasi! Apo e kishte fajin maqina
mekanike daktilografike?! Pse nuk i dėrgoi S. Luarasi, edhe njė fletė
tė daktilografuar proteste E. Hoxhės, qysh mė 1948, apo mė 1949, njė edhe
mikut tė tij M. Shehut, ose Zyrės sė Ankesave, Zyrės sė Arsimit, Kulturės e
Kontrollit pranė KQ tė PPSH, pėr pushtimin e lėndės nga Dh. S. Shuteriqi
dhe M.N.?! (Ētė jetė ky anonim xhanėm, Mane Nishova a Mehmet Myftiu?!) Pse
nuk i bėri ndonjė Kritikė tė 1948 edhe njė tjetėr Kritikė tė 1953, me lista
me korrektime e redaktime edhe kėtyre?! Nga 48-ta te 53-shi, sikur janė plot
5 vjetė dhe ndėrkohė pse nuk e rikorrektoi e riredaktoi dekani Luarasi,
komplet veprėn postume tė Migjenit?! Pse nuk i bėri njė Kritikė edhe
pėrkthimit e botimit tė vjershave, prozave tė Migjenit nė rusisht dhe mė nė
veēanti tė vjershės Parathania e Parathanieve dhe prozės Studenti nė
shtėpi, nė rusisht mė 1954?! Po, nga i mori Gjovalin Luka ato novela tė pa botueme,
normalisht do tė pyesni? Gj. Luka, nė SHĖNIM, nė bot. 1954,
shkruante: Proza tė pa botueme, njihen deri tashti 7 copė. Kėto janė:
Puthja e Cubit, Studenti nė shtėpi, Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot
,
Historija e njenės nga ato, Tė ēelen arkapijat, Pak poezi, N at anė gardhit
asgja e re. Po botojmė 5 prej tyne, tue lanė jashtė: Pak poezi dhe Nat anė
gardhit asgja e re, qė asht lanė prej Migjenit vetėm sa e fillueme. Tashti tė sqarojmė, Proza tė pa
botueme, quheshin kėto 7 novelat, sepse nuk ishin botuar me gjalljen e
Migjenit. Sigurisht si grezo qė ishin, si dorė e pare, kishin disa
karakteristika tė ndryshme, fjalė arkaike, trajta dialektale, shenja
diakritike tė hundoreve karakteristike shkodrane, apostrofa, neologjizma etj,
qė sadokudo kėrkonin edhe aso kohe njėfarė pune nga specialistė korrektorė e
redaktorė nė shtypshkronjat e botimit. Siē njihet nė kohėn e Zogut gegnishtia
kishte pėrparėsi, megjithse dialektet nuk ndaloheshin etj. Kjo gjendje
vazhdoi pėr pak kohė edhe mbas 1944, madje gegnishtia mbijetonte edhe deri te
vitet 60-tė. Nė vitet 50-ta veprat e Migjenit ishin botuar, pothuajse ashtu
siē ishin, sepse kjo punė, simbas gjykimit tė Gjovalinit, po ashtu siē edhe
unifikimi i gjuhės zyrtare (jo i gjuhės letrare, se kjo ėshtė tjetėr gjė), do
tė kryhej nė tė ardhmen me njė pjesmarrje kolektive akademike e tė
specializuar. Para vitit 1954, pra para GjL, ishin botuar nja katėr copė
novela nga ish tė pa botuarat, shto kėtu edhe ato dy copėt qė iu lanė Skėnder
Luarasit, pėr botim e pėr njė hetim se mos i gjente ndonjė manoskript me
vazhdime etj. Por, ajo qė ka harruar dhe qė e anashkalon Angjelina Ceka
(Luarasi) dhe Petro Luarasi ėshtė se 7 copė prozat e pa botueme, njiheshin
edhe mė pėrpara 1948, ato njiheshin qysh nga 1945. Familia Nikolla disa herė
i ka shitur krijimtaritė e Migjenit, jo vetėm mė 1945, por edhe mė pas. Disa
persona me kokrra i kishin lexuar dhe kishte kopje tė daktilografuara, kjo
ėshtė e vėrteta dhe nuk ėshtė ashtu siē deklarohej S. Luarasi, se ato ishin njė
sekret e monopol i vetėm Olga Nikollės. Nė letra-kujtimet e dy
Luarasėve babė e bir, te Korrieri, tashti shkruhet se, zbulimi i 7-8
copė novelave mė 1948 (Olga thoshte se janė 8) bėri bujė, por,
ndėrkaq ka kaluar kaq e kaq kohė dhe nuk kanė sjellė asnjė citim nga buja e
shtypit tė kohės! Me sa kujtoj nga babai, novelat e
panjohura i ka njohur edhe Arshi Pipa. (Shih, A.P., Kujtim i Migjenit,
revista Bota e Re, N. 3, Tiranė, shtator 1945, f 51-52.) Dhe A. Pipa ka
kontribuar edhe pėr botimin e Vargjeve tė Lira edhe mė 1944, nė kohėn e
regjencės dhe jo vetėm prof. K. Cipo, siē pretendonte SL. GjL kėtė e ka
deklaruar nė Pėrgjigjen e tij tė vitit 1954. Gjovalin Luka, pėr 7 prozat/novelat e
gjata tė pa botuara ka pasur njė kopje nga kopjet e daktilografuara tė
siguruara mė 1945. Gjovalini ka pasur botimin e 1936 dhe tė 1944 nė
origjinal, ka pasur edhe njė kopje tjetėr tė daktilografuar tė 17 prozave tė
botuara dhe njė kopje tė 7 novelave tė pabotuara, bazuar nė kopjet e 1945, ka
pasur tė gjithė koleksionin e plotė, edhe tė 1939 edhe tė 1941 tė botimit nga
E. Koliqi e K. Gurakuqi... Vijmė tashti te ajo qė e pėrmend prof.
Shuteriqi, nė lidhje edhe me ndonjė shkurtim-heqie cope tė pa nevojshme, qė
iu bėnė materialit grezo tė 7 novelave tė pa botueme. Ndoshta qysh aty nga
1953, por sidomos pas Kritikės Zyrtare mė 1954, thuhej se Studenti nė
shtėpi, kishte shkuar nga S. Luarasi edhe nė Zyrėn e Kontrollit pranė KQ tė
PPSH-sė. S. Luarasi e komentonte atė me fjalė gojore, por ende pa i paraqitur
dorėshkrimet. Shefqet Musarai dhe madje edhe Fatmir Gjata ia kėshilluan SL
njė proces gjyqėsor
Por, me atė rast u gjet si i
kritikueshėm ai episodi i nėn jorganit, ku fėmijėt e familieve tė varfėra
flenin bashkėrisht motra e vėllezėr, nėn jorganin e ngrohtė, ku puthiteshin e
ku lėvizte ndonjė si gja e tretė
Kishte pasur raste ku ndodhnin edhe inēeste
apo edhe si tentacione infantile, si mė veēanėrisht nė kushte injorance e nė
kushte kur pėrziheshin edhe nga dy-tre palė fėmijė me gra tė ndryshme etj.
Pra nuk e hoqi Gjovalini atė pjesė, sepse kjo pjesė, siē edhe fjala
bragasha, nuk ekzistonin te dorėshkrimi nr. 1. Nga llafollogjitė e SL, ajo
pjesė u kritikua nga Zyra e Arsim-Kulturės dhe e Kontrollit nė KQ tė PPSH... Gjovalinit ia ndaluan me urdhėr (jo se e
bėri vetė) botimin edhe tė vjershės Trajtat e Mbinjeriut psh. (Te komenti Tė
lindet njeriu, f 13, Gj. Luka e citonte dhe e komentonte edhe vjershėn
Trajtat e Mbinjeriut dhe kjo nėnkuptonte qartė se botimin e saj ia kishin ndaluar)
Ah, po kemi edhe ato bragashat se desh
harrova. E kam sqaruar njėherė se trajta bragasha pėrbėn njė lloj shqiptimi
qė nuk pėrdoret nga shqiptarėt nė Shkodėr, por nė Vrakė e nė gjuhėn
nashkelije. Petro, korrektonjėsi e redaktonjėsi i Skėnder Luarasit, edhe mė
pėrpara te GSh e RD, por edhe tani te Korrieri, 23 nėntor 2005, f 29, te
kolona 1, nė fund e shkruan trajtėn si tironēe bregashe. Po pse ia ndėrron
formėn origjinale tė dekan Skėnder Luarasit, mor birko, a nuk i ke sytė nė
ball se te botimi i 1957, nė f 171 shkruhet: Hiqi bragashat! Hiqe edhe ti
maskėn e derrit o Petro dhe tani rrotullohu sa tė duash nė njė valle
dervishėsh me fustanellė ose po tė duash vish ndonjė palė bragasha apo
bregashe kolonjare
Te njė botim te Koha Jonė, Universi
i Migjenit, zbulime tė reja (11 maj 2006, f 10-11), dr M. Zeqo e ngre nė
qiell prof. S. Luarasin edhe si dekani e si krijuesi i
migjenologjisė! (kur edhe Shuteriqi nuk i
lipsej mė e nuk i shkonte mė pėr vizita tė pėrditėshme e pėr kurse vizatimi
me lapės
) Unė, kisha kujtuar se shpikėsi i atij termit migjenologji, kam
qenė unė, por ja qė ky na paska qenė dr. Zeqo! Ndėrkaq nuk besoj se i mbetet
hatri mikut Zeqo, se termi krijuesi i migjenologjis shqiptare, mbase mė
mirė do i shkonte Migjenit vetė! Si dekan mbase edhe do i shkonte S.
Luarasit, medet, po tė mos kish vdekur pa thėnė tė vėrtetėn,
megjithse njė sekret unė e di akoma shumė mirė, shkruan M.
Zeqo. Epo, sado qė nga ana e llogjikės kjo shkon si e ėma e Zeqos, maje
thanės sė thartė, kur e di, ēpret, thuaje! Si shije e si preferencė, babai
im, po qe se ke ndonjė farė vlerėsimi pėr tė, preferonte qė si dekan tė ishte
ndonjė njeri mė i ditur e mė human se SL, atė mendim kam edhe unė. Hė pėr hė,
madje po guxoj tė shtoj se kam mjaft simpati pėr Arshi Pipėn si dekani, para
Skėnderit, megjithse AP e kishte pasur SL si profesor... Ju, dr. Moikomi, i keni rėnė me vare
R. Elsjesė pėr atė ish trajtesėn si origjinė sllave tė families sė Migjenit
dhe e keni nėnkuptuar edhe Arshi Pipėn pėr atė simbiozėn sllave-shqiptare,
siē edhe ndonjė studiues a pseudostudiues nė atė hulli. Jam dakort me ju se,
nacionaliteti pėrcaktohet nga atėsia (kom-ja fillimisht pėrcaktohej edhe nga
feja), por ka edhe raste qė pėrcaktohet edhe nga vetė pėrzgjedhja e
vetdeklarimi, pas ndonjė simbioze bilinguiste etj. Por, te gjyshja malazeze,
te amėsia ka njė problem tė vockėl, qė e kishte deklaruar vetė Migjeni, dhe
unė e kam shkruar njėherė trajtimin pėr pjesėn e Gjovalinit, prandaj ti si
detyrė morale e kishe ti thoshje nja dy llafe haptazi. Ti edhe Kadareja, qė
kur erdhi te shtėpia e F. Shirokės nė Shkodėr, nuk gjeti temė mė tė
rėndėsishme por, xhilit e te shqiptarėsia e Migjenit. Se kur i shan
Kadareja serbėt si tė pėrzier me ciganė e arixhinj, apo tironsit si tė
pėrzier me turq e persianė
Aman, aman, temė me shqiptarėsi sterile, se pakė
sllavė, goranė, podgoriēanė, maqellarė e boshnjakė, pak aromunė, xinxėr,
shule, sakarakaēanė, ēobanė, vllehė, llaci-facė, eflakė, pak grekėr e
ēifutėr, pak magjypė-egjiptianė, pak gabelė, pak osmanllinj e turq, ka nė
Shqipėri e nė Kosovė!... (vijon nė numrin e ardhshėm) Agron Luka Toponomastika 5
Prefektura e Kosovės (Kukėsit) Ne vijim te publikimit te vendimit
historik te Qeverise se Mbreterise Shqiptare nr.753 ,date 06 korrik te vitit
1938,per shqiperimin apo pershtatjen e Toponomastikes se Shqiperise ,kesaj
radhe menduam te paraqesim Toponomastiken e Prefektures se Kukesit ,qe
Mbreteria vazhdonte ta quante shteterisht si Prefektura e Kosoves. Kujtojme
se Mbreti Zog i Pare ,ishte shpallur si mbret i
shqiptareve (1 shtator 1925) e jo mbret i Shqiperise londineze te vitit
1913,cfare tregonte se Mbreteria nuk hiqte dore kurre nga trojet e Shqiperise
Etnike qe i kishte falur Zoti ,por i kishte grabitur me pa te drejte Ropi
sllav i djallit , me bekimin e nje pjese te Europes plake
Ne per te mos
merzitur lexuesit po publikojme vetem Toponomastiken e ndryshuar
PREFEKTURA
E KOSOVES (KUKESIT) ISHTE
- BEHET 1. Brruti
- Thuperi 2. Gostila
- Gushtaj 3. Myci
- Rrasa e Lekes 4. Dobruna
- Ujmir 5. Nikoliqi
- Nikolaj 6. Peraj
- Bardhoshaj 7. Perollaj
- Lugine 8. Vranishti
- Malisht 9. Zararishta
- Trojeza NENPREFEKTURA E LUMES Ishte - Behet 1. Bardhoci
- Bardhoshi 2. Pobregu
- Bregu 3. Bela
- Bardhaj 4. Borja
- Lulezimi 5. Brekinja
- Brekina 6. Carnaleva
- Pyllishta 7. Kollovozi
- Kodraj 8. Kasharicaj
- Kepaj 9. Novosej
- Katundi i Ri 10. Orcikelaj
- Orcikaj 11. Oreshka
- Rreshkaj 12. Orgjostaj
- Burimaj 13. Shtrza
- Shterza 14. Zapoti
- Pikllimaj 15. Bushtrica
- Ranishte 16. Gjegjani
i Ploshtanit - Gjegjaj 17. Kalili
- Kalisi 18. Matrani
- Matrangu 19. Ploshtani
- Plotaj 20. Arrni
- Arreni 21. Radomira
- Bukuroshi 22. Surroj
- Suroj NENPREFEKTURA E MALESISE SE GJAKOVES ISHTE
BEHET 1. Babina
- Babaj 2. Myhejani
- Mehaj 3. Tropoja
- Trifushe 4. Kami
- Kambe 5. Lenici
- Lendishti 6. Paci
- Pasi 7. Vladi
- Fushe 8. Zharka
- Brezdaje 9. Bratoshnica
- Vllaznija 10. Dragobija
- Dragoj 11. Grija
- Gri 12. Kocanaj
- Kallishte 13. Margegaj
- Markgegaj 14. Tepla
- Pla 15. Palca
- Palci 16. Peraj
- Bjeshka 17. Raja
- Shkambi 18. Dushaj
- Dushkaj 19. Dojane
- Kuvendi 20. Fang
- Fangu i Madh 21. Vatoc
Vidric - Frangi i Vogel 22. Resuj
- Rrethi Uji 23. Lejtize
- Lejthize 24. Viliq
- Leka i Zi 25. Radogosh
- Deshire 26. Visoc
- Sukthi 27. Mejdan
- Sheshaj 28. Papaj
Ballaban - Papaj 29. Berbat
- Ranze. Sic shihet ne tre njesite lokale te
Prefektures se Kosoves (Kukesit), se bashku kane pasur nevoje per shqiperim
apo pershtatje ne gjuhen shqipe 60 TOPONIME te ndryshme ,nga 144 te tilla te
marra na analize nga komisioni e Qeveria mbreterore, gje qe po te shprehet ne
perqindje ,ndryshimet toponomastike kapin shifren rreth 40% ...Nje shifer kjo
mjaft e larte,ku per fat te keq edhe sot nuk ka ndryshuar shume ,pasi sic
kemi thene edhe heret e tjera Ky vendim historik i Mbreterise Shqiptare nuk
arriti te zbatohet
deri sot. NDUE BACAJ Shpirtmadhėsia e
Gjergj Kastriot - Skanderbeut (Sipas
librit: Veprat e lavdishme tė Skanderbeut - Dh. Frangu). Pėr Heroin tonė Kombėtar kanė shkruar
shumė autorė vendas dhe tė huaj. Shkrimi tė cilin do tė trajtojmė ma poshtė
asht marrė nga libri tė cilin e kemi citue ma nalt,dhe
qė asht shkrue nga Dhimitėr Frangu, bashkėkohės, arkėtar, ambasador, dhe mbi
tė gjitha, nip i Gjergj Kastriotit. Specifika e vėrtetėsisė sė kėtij libri
qėndron nė faktin se, ky libėr asht i pari dhe ma i vėrteti qė asht shkrue
pėr Kryeprincin e Arbėrit, dhe, se tė gjithė tė tjerėt piknisjen e kanė marrė
nga ky autor. Vlen tė falnderojmė zotin Lekė Pervizi pėr pėrkthimin me
besnikėri tė kėsaj vepre madhore. Titulli i shkrimit asht marrė nga njeni
nder kapitujt e kėtij libri, duke i qendrue korekt nė ēdo frazė dhe ēdo
rresht. (M.B) E zgjodha kėtė kapitull ku evidentohet
mėshira Kristiane e cila ishte e kultivueme nė shpirtin e Gjergj Kastriotit,
njė virtyt ky, kaq i naltė dhe kaq i nevojshėm nė kohėt qė po kalojmė.
(Autori) ... Gjergj Kastriot - (Skanderbeu),
gjithnjė kishte vlerėsue aftėsitė, guximin dhe besnikėrinė e Moisiut tė
Dibrės. Prandaj e donte e ēmonte, duke e ba zot tė shum kėshtjellave, vilave e pronave dhe e
kishte nderue tue i dhurue armė, kuaj, xhevahirė, veshje shum tė ēmueshme
prej stofnash tė florijtė e mėndafshi, i kishte dhanė shum pare dhe i kishte
bā favore tė ndryshme. Kėshtu, Moisiut iu rrit mendja tue andėrrue se mund tė
bahej ma i madh se Skanderbeu dhe aq iu rrit ambicja e lakmia sa qė filloi tė
kurdiste nė ēmėnyrė mund tia kalonte Skanderbeut nė madhėshti e lavdi. Ndėr
shum gjana qė i shkuen nėpėr mend, zgjodhi tė bahet tradhėtari i Princit tė
tij, e pasi e vendosi kėtė punė, e vuni nė zbatim. Kėshtu shkoi e iu paraqit
Sulltanit (Mehmetit), tė cilit i dha me kuptue se i mjaftonte trimėnia e tij
pėr ta dbue Skanderbeun nga vendi i tij e nga gjithė Shqipnia, po ti jepte Sulltani
15.000 turqė tė zgjedhun, me konditė, qė kur ta dėbonte Skanderbeun, tė bahej
zot i shtetit tė tij, tue i pague Sulltanit ēdo vit aq taksė sa tė kėrkonte.
Kur e dėgjoi Sulltani, i pėlqeu shum ai propozim dhe ia vuni veshin me
vėmendje tė madhe dhe iu pėrgjegj se, ēdo herė qė do ti mjaftonte guximi pėr
tia marrė Skanderbeut shtetin e tij, por edhe jetėn, e ta vriste, prandaj do
ta thirrte nė dyluftim publikisht. Sulltani i tha se kurdo qė tia binte
kokėn e Skanderbeut do ti jepte 100.000 dukatė e do ta bante Princ tė
Shtetit tė tij, e nuk do ti kėrkonte asnjė taksė. I mjaftonte ta kishte tė
bindun, besnik dhe mik tė mirė. Pėr ta mbajtė premtimin, Sulltani urdhėnoi qė
tė pėrpilohej njė dokument zyrtar me tė gjitha konditat e sipėrpėrmenduna, tė
firmosun nga dora e tij. Moisiu u nis me 15000 ushtarė turq, tė gjithė
kalorės tė zgjedhun, dhe hyni nga Thrakia e Maqedonisė pėr tė pėrballue
Skanderbenė. Ndėkohė Skanderbeu, qė e kishte marrė vesh tradhėtinė e
maskarallekun e madh tė Moisiut u trondit shum dhe sa nuk e humbi toruan. Kur
erdhi nė vehte, mblodhi menjėherė sa ma tepėr ushtarė qė ia lejonin koha e
pakėt dhe nevoja e rastit. E mori vehten, e kur bani organizimin e njerėzve
tė tij, i doli qė kishte 10.000 luftėtarė, kalorės e kambėsorė, me tė cilėt
shkoi ti dilte para Moisiut nė fushėn e Dibrės sė Poshtme, ku Moisiu duhet
tė kalonte me ato 15.000 turqit kundėr Skanderbeut. Kur arriti nė atė fushė
dhe papritmas e pau ushtrinė e Skanderbeut, u trondit shumė kur shikoi se ai
kishte njė ushtri tė madhe dhe tė rregullt, dhe mbeti krejt i ēuditun se si
Skanderbeu paskej qenė i informuem aq shpejt pėr tradhėtinė dhe ardhjen e
tij, dhe po aq i ēuditun se si kishte arritė tė bashkonte aq shpejt njė
ushtri tė tillė aq tė bukur e aq tė shumtė. Megjithėse ishte plot frikė, e
akuzuem nga ndėrgjegja e tij, tue pa se gjendej nė njė situatė qė nuk mund tė
tėrhiqej prapa, doli nga radhėt e ushtrisė turke tue thirrė me zā tė naltė e
tue ftue Skanderbeun nė dyluftim, me fjalė fyese e banale. Skanderbeu, i cili
nuk kishte tjetėr dėshirė, veēse tė ndeshej me tė, iu drejtue tue thanė: Ja,
more tradhtar, ai Skanderbeu qė ti po kėrkon. Shpresoj se ka me tė ba qė ta
paguejsh fajin e pabesisė e tė tradhėtisė sate. Ndėrkaq disa kalorės qė
rrinin pranė Skanderbeut u nisėn pėr me u ndeshė me Moisiun, por ai u bėrtiti
qė tė mos lėviznin, dhe nxiti kalin kundėr tij. Kur e pa Moisiu se Princi po
i hidhej sipėr, e ktheu kalin dhe u fut nė ushtrinė turke. Skanderbeu e ndoqi
mbrapa, por ai u zhduk syve mes shumicės. Tue mendue se nuk ishte mirė tė
shkonte i vetėm aq pėrpara ku armiqtė mund ta rrethonin, u kthye te ushtria,
ku vendosi menjėherė rregull dhe mbasi doli nė krye tė saj pėrballė armikut,
i ftoi qė ta ndiqnin, dhe kėshtu i ndjekun prej tė gjithėve, sulmoi me aq
furi dhe vrull me turqit, tė cilėt ishin frikėsue prej ikjes sė turpshme dhe
poshtėrsisė sė Moisiut, komandantit tė tyne. Ndėr ta shpėtoi dhe Moisiu si
njė frikacak. Tue humbė shpejt kurajon e tue mendue mos kishte qenė ajo njė
dinakėri e Moisiut, i kapi aq shumė lemeria sa u ērregulluen, u pshtjelluen
dhe u shpartalluen lehtėsisht nga ushtria e Skanderbeut dhe u vunė nė ikje,
ku shumė prej tyne mbetėn tė vramė e pak ishin ata qė shpėtuan e u kthyen nė
shtėpitė e tyne. Ndėr ta shpėtoi dhe Moisiu, i cili paturpsisht u paraqit
para Sulltanit pėr me u justifikue, por ky, tue e shikue vrėngėt, e pėrbuzi
dhe e talli dhe e quajti tė poshtėr e hiē. Moisiu e pa veten aq tė trullosun
dhe tė dėshpėruem sa qė po arrinte nė aktin e fundit, as nuk sinte se si ta
ndreqte atė fatkeqėsi tė madhe, e si mund tė dilte para botės nė tė ardhmen,
apo dhe nė ēdo vend tjetėr, ose para kujdo qoftė Princi, qė tė mos njihej,
mbahej dhe quhej njė tradhėtar. As nuk dinte se kujt ti drejtohej, duke e
kuptue gabimin e randė e tė madh qė kishte bā. Sė fundi, sinqerisht i
penduem, i lutej Zotit qė ta mėshironte. I frymėzuem, qė duhet tė kishte
shpresė nė Tė, sepse ishte pendue pėr fajin, e me shpresė edhe nė
zemėrgjanėsinė e bujarinė e Skanderbeut qė kishte dhanė prova me persona tė
tjerė, tė denjė pėr denime tė randa, por qė ishin pendue, dhe prandaj i
kishte falė, vendosi ta linte ēėshtjen nė dorė tė Skanderbeut. Kėshtu, i
veshun si fshatar, erdhi fshehurazi nė Shqipni dhe u paraqit para
Skanderbeut, i gjunjėzuar dhe me njė litar nė qafė, tue mos pushue sė
kėrkuemi mėshirė me lot nė sy. Nga kjo pamje Skanderbeu u pėrmallue dhe i
erdhi keq, dhe i shtymė nga mėshira me tė cilėn kishte falė dhe armiqtė, ia
shtriu dorėn dhe tue ngritė nė kambė e tue qortue ambėlsisht pėr gabimin qė
kishte ba, e fali, e veshi me rroba tė bukura e tė ēmueshme dhe e uli ma
hanger bashkė me tė. Nė shej se e kishte falė me gjithė zemer, ia ktheu tė
gjitha atė qė i kishte konfiskue pėr atė tradhėti. Tue dijtė Skanderbeu se
Moisiu ėshtė shumė besnik e njeri shumė i matun dhe i gatshėm pėr ēdo
ndėrmarrje tė vėshtirė, e pranoi nė mirėsinė e tij, i bani shumė favore dhe e
nderoi me shumė dhurata. Cilido lexues i vėmendshėm dhe mirėdashės, mund tė
konstatojė se, njohja dhe rishikimi i historisė asht njė domosdoshmėni.
Shpirtmadhėsija e Kryeprincit tė Arbėrit - Gjergj Kastriot - Skanderbeut
duhet tė vlejė si njė mesazh reflektimi pėr ata qė projektuen luftėn famėkeqe
tė klasave, pėr ata tė cilėt rishikimin e historisė e shohin me syzet e
diktatorit. Ky episod vlen shumė pėr ata shkrimtarė e kritikė qė trajtojnė nė
shkrimet e tyne Neronin e shekullit tė parė, dhe harrojnėneronėt e shek.
XX-tė. Ky episod duhet tju vlejė tė gjithė atyne qė ngujojnė fėmijėt pėr
efektin (tepėr negativ) tė gjakmarrjes. Duhet tju vlejė shumė edhe atyne shkrimtarėve
tė rrealizmit socialist, qė deshėn tė bajnė humor me Kanunin e famshėm tė
Lekė Dukagjinit. Kėtyne shkrimtarėve vlen tju kujtoj vetėm njė citat tė
kėtij Kanuni, i cili vlerėson nė kuotėn ma tė naltė atė qė falė gjakun: Kush
falė njė gjak, ka vra njė Mret. Po ta kishte lexue dhe ta kishte aplikue
kėtė citat diktatori, kurrė nuk do ti kishte vra shokėt e vet. Koha nė tė
cilėn po jetojmė asht e mbushun me plot peripeci, me shum diferencime mes
shtresave tė shoqnisė, dhe pa dyshim njė element qė don shumė vemendje, asht
papunėsia. Vrasjet mbrenda familjes vijnė si rezultat i humbjes sė shpresės.
Dėshpėrimi asht shkalla e fundit e varfėrisė qė tė ēon nė krim. Nga vuajtja
- nė mjerim, nga mjerimi nė dėshpėrim, dhe nga dėshpėrimi nė krim. Mbi tė gjitha,
mesazhi qė na pėrcjell autori i Librit tė naltpėrmendun asht mjaft domethanės
dhe kuptimplotė: Urojmė qė urrejtjen ta kthejmė nė
dashuri dhe faljen ta aplikojmė ashtu siē e aplikonte Heroi ynė Kombėtar i pa
vdekshėm dhe i pa pėrsėritshmi - GJERGJ KASTRIOTI. Dhe sė fundi: Figura e GJERGJ
KASTRIOTIT e dhanun nė planin human dhe nė shpirtmadhėsinė e tij, duhet tė
vlejė si njė leksion pėr ndėrgjegjėsimin e mendjeve tė tė gjithė atyne
skeptikėve apo dashakeqėve qė kanė urrejtje pėr Heroin tonė Kombėtar. Nė tė
njėjtėn kohė dhe njė kambanė pėr veshėt e shurdhėt tė atyne qė akoma nuk
e kanė kuptue rishikimin dhe ribamjen e historisė, si njė arsye dhe
domosdoshmėri. Tė gjithė atyne qė duan tė abuzojnė me
figuren e ndritun tė GjERGJ KASTRIOTIT, mund tju kujtoj kėtė Postulat tė njė
Arbėreshi tė Madh, ku citon: Mjer ai qė nuk e njeh madhėshtinė e shpirtit tė
SKANDERBEUT, dhe nuk gjunjėzohet para kėtij GJENIU. Duket sikur zėri i fuqishėm i tij na
vjen si ushtimė e njė tėrmeti, qė nga Gryka e Radikės, nė Kėshtjellėn e
Krujės. Dhe ishte ky tėrmet i fuqishėm qė tundi themelet e Perandorisė ma
tė fuqishme tė kohės, duke fituar 25 beteja. Ishte pikėrisht ky ushtarak Gjenial,
qė e ktheu Atdheun e Teutės nė njė mburojė tė Kulturės dhe Krishtėrimit
Europian. Mark
Bregu |