koka

nr. 126 / 8 mars 2009

alukit

 

BASHKIMI QE VRET PLURALIZMIN

Nga: Andrea STEFANI

Duhen lėnė mėnjanė gjėrat qė mund tė na ndajnė nė bindjet tona dhe tė mobilizohemi e tė lidhemi me njėri-tjetrin pėr njė ēėshtje tė madhe”. Po tė pyesėsh sot se e kujt ėshtė kjo thėnie apo ide, do tė marrėsh nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve njė pėrgjigje tė shpejtė: e Edi Ramės. Por nuk ėshtė kėshtu. Autori i vėrtetė i kėsaj thėnieje ėshtė Enver Hoxha. Citimi ėshtė shkėputur nga raporti qė ai mbajti nė vitin 1942, nė Konferencėn e Pezės dhe kur nuk ishte bėrė ende diktator. Ėshtė njė thėnie, pra, e vjetėr, por shumė e ngjashme me ato tė politikės “sė re” tė Ramės, qė po ashtu propagandon bashkimin tej bindjeve, tej sė majtės dhe sė djathtės. Dhe nė qoftė se shqiptarėve nuk do ua vrasė veshin kjo pėrputhje e kryetezės sė njė politike tė stėrvjetėr tė vitit 1942, me kryetezėn e njė politike qė pretendon sot tė jetė e re, kjo do tė thotė se ata nuk dinė tė mėsojnė nga pėsimet e historisė. Po pėrse thirrjet e sotme pėr bashkim, ose tė paktėn ashtu sikurse i shtron Edi Rama, janė jo vetėm primitive, jo vetėm jashtė kohės, por edhe tė rrezikshme si politika pėr pluralizmin?

 

***

Ndoshta ngaqė shqiptarėt kanė vuajtur shumė si njė komb i ndarė, thirrja apo fjala “bashkim” duket se ėshtė ngulitur nė psikologjinė e shumicės prej tyre njė aspiratė sublime. Bashkimi ėshtė absolutisht i mirė dhe prandaj kusht flet pėr bashkim ėshtė po ashtu i mirė ose i bėn njė tė mirė “popullit”. Duket qė politikanėt shqiptarė e kanė kuptuar kėtė afeksion thuajse subkoshient tė masave pėr bashkimin dhe prandaj “bashkimi” ėshtė fjala mė e abuzuar nė fjalorin e tyre. Nė tė gjitha kohėrat. Edhe sot. E megjithatė duhet tė pranojmė se e mira apo e keqja e njė bashkimi varet nga nevoja reale pėr tė nė njė periudhė tė caktuar historike. Varet edhe nga fakti se pėr ē‘bashkim bėhet fjalė ose kush duhet tė bashkohet, mbi ē‘bazė dhe pėrse? Kėshtu, kur bėhet fjalė pėr kombin, bashkimi ėshtė njė e mirė vėshtirė e kundėrshtueshme. Pavarėsisht, nėse e mundėsojnė apo jo rrethanat. Veēanėrisht bashkimi ėshtė i domosdoshėm kur kombit apo edhe shtetit i kanoset njė rrezik i jashtėm, ose kur duhet tė mobilizohet kundėr njė pushtuesi. Askush nuk mund tė kundėrshtojė qė Skėnderbeu ndoqi njė politikė shumė tė drejtė kur u bėri thirrje princėrve shqiptarė pėr bashkim nė luftė kundėr osmanėve. Nė atė kohė, rreth 7 shekuj mė parė, ajo ishte vėrtet (pa thonjėza) njė politikė e re. Duhet pranuar se e drejtė ishte edhe thirrja e Enver Hoxhės pėr bashkim gjatė pushtimit nazi-fashist pėrjashtuar faktin qė ai u investua fshehtas nė sabotimin e kėtij bashkimi. Raste tė tjera ka plot. Pėrgjithėsisht, bashkimi dhe thirrjet pėr bashkim pėrkojnė me interesin kombėtar, me ēėshtjen kombėtare.

 

***

Por nuk mund tė thuhet e njėjta gjė kur ēėshtja shtrohet nė rrafshin shoqėror ose pasi kombi, qė ėshtė ēliruar nga tė huajt, ka pėrpara sfidėn e ndėrtimit tė njė sistemi politik pluralist dhe me liri. Nė kėto momente, thirrja pėr bashkim shndėrrohet nė keqbėrėse dhe pėrdoret enkas qė, nėpėrmjet afeksionit qė kanė njerėzit pėr bashkimin, tė mbytet liria e tyre. Edhe shqiptarėt kanė thėnien: bashkimi bėn fuqinė. Por kjo fuqi (politikisht fuqi = pushtet) ėshtė pėrdorur jo rrallė pėr tė shtypur vetė shqiptarėt. Enver Hoxha e kishte tė justifikuar thirrjen pėr bashkim gjatė luftės pėr ēlirim, por mė tej, kjo thirrje u bė strumbullari i njė politike qė asgjėsoi pluralizmin politik nė Shqipėri. Mbi njė bashkim tė tillė, qė mė pas u ngrit nė nivelet e unitetit (tė njė bashkimi edhe mė monolit rreth Enverit, partisė sė tij dhe tej partive tė tjera) u themelua diktatura komuniste qė zgjati gati gjysmė shekulli. Ėshtė gjysmė shekulli skllavėri dhe shtypje me parullėn e bashkimit dhe kur pluralizmi identifikohej me pėrēarjen dhe shpallej njė ide armiqėsore. Kjo nuk duhet harruar. Nuk duhet harruar qė kryeparulla e diktaturės: tek uniteti qėndron forca jonė! Krejt nė kundėrshtim me diktaturėn, forca dhe epėrsia e demokracisė mbi diktaturėn nuk qėndron te bashkimi, tek uniteti, por te pluralizmi.

 

***

Nė mbarim tė periudhės sė “bashkimit” absolut, shqiptarėt shpallėn frenetikisht pluralizmin politik. Krijimi i partive tė tjera politike, pėrveē asaj nė pushtet, u shpall si njė arritje historike e njė sistemi tė ri. Dhe nė atė kohė askujt nuk i shkonte ndėrmend tė fliste e thėrriste pėr bashkim. Por ja, pas 18 vjet pluralizėm, shohim qė jo pak shqiptarė janė lodhur nga pluralizmi dhe partitė, nga sherret dhe konfliktualiteti i tyre. Jo pak kanė nisur tė mendojnė se pluralizmi politik, qė deri dje e duartrokitėn si shpėtim nga bashkimi qė impononte diktatura komuniste, nuk qenka i pėrshtatshėm pėr Shqipėrinė. Prandaj jo rastėsisht ka nisur tė ridalė nė skenėn politike “bashkimi”. Dhe ėshtė pikėrisht “bashkimi” dhe jo pluralizmi politik qė paraqitet sot si politikė “e re”. Madje, nė emėr tė bashkimit, Rama dhe Berisha u kanė dhėnė udhė “reformave” qė dukshėm priren nga skartimi i pluralizmit politik. Por zgjidhja nuk ėshtė kjo. Nė kėtė moment, shqiptarėt ngjasojnė me izraelitėt, qė pas largimit nga skllavėria e Egjiptit kėrkonin, tė lodhur nga bredhjet nė kėrkim tė tokės sė premtuar, tė ktheheshin prapė nė Egjipt. Dallimi ėshtė se, ndėrsa nė rastin e izraelitėve ishte “populli” qė i bėnte presion Mesias qė tė ktheheshin prapa, nė rastin e shqiptarėve ėshtė “Mesia” qė i bėn presion “popullit” tė kthehet prapa te “bashkimi”.

 

***

“Toka e premtuar” e shqiptarėve ėshtė demokracia liberale evropiane. Njė demokraci pluraliste me institucione liri-mbrojtėse, tė pavarura dhe pushtete tė ndara. Dhe ky sistem politik nuk ka nevojė pėr bashkim, por pėr konsensus. Nė kėtė rast shteti, qėllimi i pėrbashkėt, ėshtė si puna e dritės diellore qė formėsohet me kontributin e tė gjithė spektrit tė ngjyrave. Tej spektrit tė kėtyre ngjyrave ka vetėm errėsirė. Fakti qė pluralizmi nė Shqipėri ka degjeneruar nė konfliktualitet dhe pėrēarje, nuk ėshtė argument pėr tė hequr dorė prej idealeve pluraliste. Fakti qė partitė nuk janė treguar tė denja pėr misionin e tyre, nuk ėshtė argument pėr tė hequr dorė nga partitė. Puna ėshtė jo t‘i shfrytėzosh tė metat, dobėsitė dhe zhgėnjimet e pluralizmit kundėr pluralizmit (kėtė e ka bėrė shumė mirė Hitleri dhe Musolini), por t‘i riparosh ato nė dobi tė pluralizmit. Kjo kėrkon tė fuqizosh ato institucione qė, jo vetėm e kufizojnė, por edhe kontrollojnė ushtrimin e pushteteve politike. Tė forcosh njė drejtėsi tė pavarur qė nuk lejon askėnd tė ngrihet mbi ligjin. Kjo kėrkon tė fuqizosh ato vlera, parime dhe praktika tė demokracisė tė cilat nuk lejojnė qė pluralizmi tė degjenerojė nė pėrēarje dhe partitė nė banda tė korruptuarish. Dhe kėto vlera dhe parime janė mbrojtja e tė drejtave dhe lirive tė njerėzve, e pronės, e punės, e jetės nga dhunimi arbitrar i pushteteve politike, e lirisė sė fjalės dhe medias, tė organizimit, tė mbrosh ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve nga i njėjti dhunim. Ėshtė mungesa e kėtyre vlerave, tradhtimi i kėtyre parimeve, sabotimi i kėtyre institucioneve nga vetė politikanėt, qė e ka degjeneruar pluralizmin nė pėrēarje dhe qė u jep dorė sot po prapė politikanėve si Edi Rama, tė ofrojnė si njė solucion magjik dhe trullosės, “bashkimin” tej partive, tej politikės sė politikanėve, tej pluralizmit.

 

***

Por kjo nuk ėshtė zgjidhja. Kjo do tė qe vdekja e pluralizmit dhe largim nga premtimi i bėrė nė fillim tė viteve ‘90, largim nga aspirata e sintetizuar nė parullėn e asaj kohe: Liri-Demokraci! Dhe ėshtė sharlatanizėm politik qė, njė lider partie tė bėjė thirrje pėr bashkim tej kufijve tė partive. Ėshtė edhe populizėm vulgar. Ėshtė njė turp pėr lidershipin e Partisė Socialiste (qė shpresojmė se nuk ėshtė reduktuar vetėm me Edi Ramėn) qė toleron njė bjerrje kaq tė rrezikshme tė parimeve politike pėr njė parti qė synon Evropėn. Asnjė lider partie nuk do tė guxonte, nė kushtet e njė shoqėrie pluraliste, tė bėnte thirrje pėr bashkim tej-partiak, pa mohuar misionin e partisė qė drejton. Sepse ėshtė absurde, ėshtė si njė kontradiktė nė pėrkufizim. Njė lider partie qė thėrret pėr bashkim jashtė partive! Atėherė ē‘duhet edhe partia e tij? Tė paktėn, Rama duhet tė largohet nga PS dhe pastaj tė shpėrndajė ftesat pėr njė bashkim tė popullit rreth tij. Tė vetmit liderė partiakė qė kanė bėrė thirrje pėr bashkim tej partive, kanė qenė diktatorėt si Hitleri, Stalini, Musolini apo dhe Enveri. Ata kanė bėrė gjithnjė thirrje pėr bashkimin e popullit rreth pushtetit tė tyre absolut, rreth partisė sė tyre, ndėrkohė qė kishin dėnuar me vdekje pluralizmin politik. Kjo qė po ndodh ėshtė vėrtet njė hap i rrezikshėm prapa. Tashmė ka ardhur momenti tė pyesim: mos edhe Rama ėndėrron njė bashkim tė tillė, qė do tė na shpėtojė nga tė kėqijat e “pluralizmit”?

 

Hakmarrje  me shpėrthim

Mbrėmė rreth orės 00.30 minuta, nė rrugėn “T. Tashko”    Tiranė ėshtė rregjistruar njė shpėrthim i fuqishėm. Ka qėnė subjekti privat i qytetarit  Blendi Aga, objekt i shpėrthimit terrorist. Fatmirėsisht nuk ka patur viktima nė njerėz, por dėmet materiale kanė qėnė tė konsiderueshme. Shpėrthimi ka terrorizuar jo vetėm pjestarėt e familjes Aga, por edhe banorėt pėrreth. Edhe nė shkollėn jo publike “Zėmra e Krishtit” nė Shkodėr, shkollė fetare kjo, pak ditė mė parė u bė evakuimi i rreth njė mijė nxėnėsve, pasi roja zbuloi nė kohė njė sasi lėnde plasėse, e cila u ē`aktizua nga forcat speciale te lėndėve shpėrthyese. Por  mbrėmė lėnda plasėse shpėrtheu, duke tronditur kryeqytetin.  Familjarėt e familjes Aga nuk pranuan tė japin hollėsi pėr gazetėn, si duket nga frika se mos terroristėt hakmerren mė fuqishėm, siē edhe ka ndodhur nė tė vėrtetė herė tė tjera.  Mustafa Aga, babai i Blendit, e ėma Sulltane Aga, ose Tone siē e thėrrasin ata qė e njohin, e motra Merida, me pak fjalė qė mudėm tu nxjerrim nė momente ankthi, lėnė tė nėnkuptohet njė hakmarrje ndaj Blendi Aga, pasi kur i pyet pėr tė, tė thonė se jo vetėm pėt tė, por as pėr tė shoqen  Alie dhe vajzėn pesė vjeēare Amondia,  nuk dinė prej disa kohėsh se ku ndodhen. Por nė njė moment e moshuara Sulltane lėshoi njė shprehje pasigurie kur tha: “Shyqyr qė tim biri i lindi vajzė se po tė kishim djalė ai nuk do tė rritej. Eh gjaksit”  Pra duket se shpėrthimi ka patur prapavijė gjakmarrjeje. Me investigimet e shpejta, mėsuam se vėrtet mė datėn 08.11.1998, vėllai i Blendit kish hapur njė sherr nė qytetin e Shkodrės, ku makina e tij ishte pėrplasur me njė automjet tjetėr. Ajo ngjarje kish regjistruar edhe plagosje. Pas disa vitesh, pikėrisht mė 29.08.2006, nga njė sėmundje e keqe, vdes vėllai i Blendit. Pas shtatė ditėve pas vdekjes,mė 08.09.2006 ngujohen babė e bir, Mustafa dhe Blendi Aga, pasi kanė patur besė nga gjaksi, njė kod ky tashme i njohur i Kanunit 600 vjeēar tė Lekė Dukagjinit. I moshuiari i ngujuar, i sėmurė, nuk lėvizte dot nga krevati. Nuk lėviz as sot. Duket se gėrvishtja e makinave nė Shkodėr mė 1998 kish futur nė gjak vėllain e Blendit dha gjaksin nė Shkodėr. Kjo pėrforcohet, pasi mėson se Blendi Aga, nė fillim tė shtatorit 2006, kishte bėrė denoncim nė polici pėr telefonata kėrcėnuese pėr jetėn e meshkujve tė familjes Aga . Por duket se gjaksi ėshtė zėmėruar edhe mė shume, pasi nė vitin 2007 mėsojme se nė parkingun e tij ėshtė regjistruar njė  sulm  me armė zjarri. Nga gjithė kėto, shpėrthimi i mbrėmshėm sjedh bindjen se ka patur motive hakmarrjeje.

Korresp. i  “SH.E.”

 

Jetė e rrezukuar

Keto dite te marsit 2009 ne shtepine e Kol e Mri Dedvukaj ( Martini ) fshati Dobre, i Komunes Qender , Malesi e Madhe, te cilet jane vjeherri dhe vjeherra e Margerita Martini, jane paraqitur disa persona te veshur me uniforme policie, ku kane ushtruar gjoja kontroll ne banesen e tyre. Gjate kontrollit i kane kercenuar seriozisht dhe ne mes te tjerave, i kane thene se e kemi marre vesh se Margerita do te kthehet ne Shqiperi, por ne rast se ajo nuk do te terheqe denoncimin e bere ne prill te vitit 2000, per keqtrajtimin dhe dhunen e ushtruar ndaj saj, ne do ta eliminojme.

Kola dhe Mria, te bindur se personat ishin te strukturave te partise socialsite, e cila pretendon qe ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009, te marre pushtetin, u jane drejtuar organeve te policise, por nga ana e tyre nuk eshte marre asnje mase. Strukturat e policise deri tani jane treguar mjaft te paafta, pasi e kane mendjen tek perfitimet dhe zgjedhjet politike dhe jo te siguria e jetes se qytetareve.

Ne si media e shkruar, nuk hezitojme per te publikuar kete rast flagrant qe kercenon jete njerezish te pafajshem.

Mjerisht, deri ne keto momente, ne si gazete "SHQIPERIA ETNIKE" nuk na mbetet gje tjeter, vecse te lutemi: "O Zot mbroje kete familje kristiane shqiptare".

NDUE BACAJ

 

Deputet i sigurte? Paguaj 500 mije euro!

Sistemi i ri zgjedhor i Shqipėrisė, stimulon ndjeshėm rolin e subjekteve politike pėrballė elektoratit. Pesha specifike e individit, tashmė ėshtė minimale nė njė listė tė mbyllur dhe tė miratuar ne Komisionin Qėndror te Zgjedhjeve. Siē ėshtė tashmė e qartė dhe e njohur prej rreth 20 vitesh, roli i kryetarėve tė partive politike, ėshtė vėndimtar nė pėrcaktimin e emrave pėr kandidatė si deputetė/e. Njė shkresė me firmen e kryetarit dhe me vulen e partisė, pasi depozitohet ne KQZ- mund tė tė japė mandatin e deputetit pa u zhvilluar zgjedhjet akoma.

Ky arsyetim vlen mė sė shumti pėr dy subjektet e mėdha politike: PS dhe PD, por edhe per disa te tjera, nė zona qė mund tė konsiderohen “bastione” tė tyre. E gjithė “loja” zhvillohet nė fushėn akoma pa lojtarė tė njė partie politike. Vendet e para te listave, sidomos tek PD dhe PS, janė tė sigurta pėr tu zgjedhur deputet. Per ta qartėsuar, nė qarkun e Shkodrės, minimalisht deri nė vėndin e katert, emrat e PS-sė pėr deputet, mund te konsiderohen tė pakten teorikisht, tė sigurtė pėr tu zgjedhur. Gjithmonė, nė bazė tė votave tė fituara nė zgjedhjet e kaluara, tė cilat pėr hir tė realitetit, janė zhvilluar nė bazė  njė sistemi tjeter. Tek PD-ja, ky numer mund tė arrijė mbase i sigurtė, deri tek numri 6 i listės sė kėtij subjekti. Ateherė, e gjithė “lufta” nė qėnder bėhet pėr rreshtimin e emrit pikėrisht deri nė kėtė numer: 4 per PS-nė dhe 6 pėr PD-nė. Nė njė listė tė pafund kandidaturash, ėsht e veshtirė tė zgjedhėsh, qoftė edhe pėr njė kryetar tė sprovuar tė qendrės, sigurisht. Nga ana tjeter, “investimi” i kėsaj natyre, ėshtė ndoshta shumė mė i vlefshėm se njė fabrikė. Mjafton tė sjellim nė vėmėndje akuzat e vetė deputetėve se njė votė nė Kuvend ka kushtuar deri ne 500 mijė euro pėr tu rreshtuar pro emrit te Bamir Topit si president. Nuk duhet harruar se pėr 4 vite mandat, pervec se te jepet rasti njė herė tė pakten pėr tė votuar president, vota jote mund tė fitojė vlerė edhe pėr kryetar kuvendi, kryeminister, ministra apo edhe institucione tė tjera kushtetuese qė burojnė nga Parlamenti shqiptar. I gjithė ky arsyetim, ka sjellė nj rritje marramendėse tė ēmimit “pėr sigurimin” e njė mandati ne Kuvend pa u zhvilluar akoma zgjedhjet, pėrmes rreshtimit nė vėnde tė sigurta tė listave tė PD-sė dhe PS-sė kryesisht.

Burime tė rezervuara natyrisht, por edhe biseda mes “skifterėsh” qė synojnė foltoren, bėjnė me dije pėr gazeten “SHE” se individė te veēantė, janė tė gatshėm te paguajnė deri ne 500 mijė euro per njė karrike deputeti tė sigurtė. Keto tė dhena nė fakt vijnė nga kampi i mazhorancės, por duhet thėnė se edhe nga kampi i minorances, e cila mėndon se i ėshtė afruar pushtetit, shifrat janė thuajse tė njėjta. Duke bėre njė pėrllogaritje tė thjeshtė, nėse PD dhe PS kanė tė sigurtė tė fitojnė sė bashku 100 deputete, nėse secili paguan 500 mijė euro, totali arrin nė rreth 50 milion euro. Sipas gjasave, kėto para derdhen nė arken e partisė, por natyrisht njė pjesė ndoshta edhe nė xhepat e kryetarėve. Nė fund tė fundit, askush nuk kėrkon ndonjė faturė nė momentin e derdhjes sė parave apo jo...?!

Nė fakt, kėto janė vetėm tarifat fillestare tė njė vėndi tė sigurtė si deputet nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Indikacione pėr njė “treg” tė tillė “informal” nė Shqipėri, kanė tashmė edhe organizma ndėrkombetare, tė cilėt do tė monitorojnė jo vetėm zgjedhjet, por edhe procesin qė i paraprin atyre. Nė kėtė kuadėr, do tė mbikėqyren rreptėsisht tė gjitha listat dhe tė gjithė emrat, duke u ndaluar kryesisht tek bisnesmenėt, tė cilėt potencialisht janė tė mundur tė “blejnė” njė vėnd nė Kuvend pa u zhvilluar akoma zgjedhjet nė Shqiperi.

 

Kriza, Shqiperia nder me te rrezikuarat

nga Albert Vataj

Fondi Monetar Nderkombetar e ka renditur Shqiperine si nje nga 26 vendet ne zhvillim qe jane me te rrezikuarat nga kriza globale dhe te cilat do te kene tkurrjen me te madhe te rritjes ekonomike, krahasuar me parashikimet e meparshme. Ne nje raport te publikuar vetem nje dite me pare Fondi thote se vendet me te ardhura te uleta, i shpetuan fazave te hershme te krizes globale, por tani jane duke u goditur fort prej saj. Problemi kryesor sipas FMN mbetet ai i financimeve.

Per Shqiperine raporti vlereson se investimet e huaja direkte do te bien ne vitin 2009 ne 4.6 per qind te produktit te brendshem bruto nga 4.9 qe ishin ne 2008. Por vec kesaj fluksi i te ardhurave nga jashte, sipas raportit do te tkurret edhe per shkak te renies se dergesave. FMN vlereson se per kete vit, te ardhurat qe emigrantet shqiptar do te dergojne ne Shqiperi do te bien me 2 per qind ne raport me produktin e brendshem bruto, ose e thene ndryshe do te jene 21 per qind me pak se sa ishin ne vitin 2008. Ndihma ekonomike qe Shqiperia merr nga jashte do te ulet nga 2.7 per qind e GDP ne 2008 ne 2.2 per qind ne vitin 2009. Burimi i fundit i financimeve nga jashte jane eksportet. FMN vlereson se eksportet e vendeve ne zhvillim do te pesojne nje renie te ndjeshme, per shkak se bazohen kryesisht tek lendet e para, tregtia e te cilave gati eshte pezulluar. Per janarin, eksportet shqiptare u tkurren me 11 per qind krahasuar me nje vit me pare. Keto ishin goditjet nga jashte. Por FMN thote se edhe tregjet e brendshme financiare te vendeve te varfera po shfaqin shenja ngerci, tye cilat pikesepari po reflektohen me nje rritje te ndjeshme te kostos se kredive, dhe tkurrje te kredise per sektorin privat. Megjithate nje rrezik mjaft i madh per Shqiperine mbetet ai i transferimit te fondeve nga bankat tek memat e tyre jashte. “Duke patur parasysh se bankat ne vendet ne zhvillim zoterohen kryesisht nga banka te huaja, ato mund te perballen me fenomenin e transferimit te fondeve tek bankat meme,” thote raporti. Shqiperia eshte vendi i trete nga ekonomite ne zhvillim, per nga kapitali i huaj ne sektorin bankar. Mbi 87 per qind e sektorit bankar ne vend zoterohet nga te huajt. Vendet ne zhvillim po etikopetohen tani si epiqendra e re e krizes globale, ccka po shqeteson nderkombetaret. Menjehere pas publikimit te ketij raporti, drejtori i FMN straus kahn kerkoi nderhyrje urgjente, ccka sipas tij do te parlandalonte nmje krize humanitare.

 

Autoritetet politike i mashtron pushteti, ndaj shoqeria i shtyn ne theqafje

Jeton KELMENDI

Drejtor i gazetes “Java: Preishtine

Ėshtė e natyrshme qe nė vendet nė tranzicion, tė cilat kalojnė prej njė sistemi nė tjetrin tė krijohen autoritete e madje edhe mite. Nė shoqėritė pas komunizmit, nė tė gjitha vendet qė kaluan nė pluralizėm njė kohė tė caktuar vėrehen ndikimet dhe efektet e sistemit monist. Edhe nė vendet e lindjes por edhe nė Ballkan ndėrrimi i sistemeve ka marr njė kohė tė caktuar, mirėpo kjo ėshtė kapėrcyer nė masė tė madhe. Fatėkeqėsisht nė shoqėrinė tonė, kjo dukuri e ndikimit tė sistemit tė kaluar po qėndron nė fillimet e njė ndryshimi por jo edhe tė shkojė mė tutje.

Ėshtė vėrtetė interesante fakti se shoqėria shqiptare, ndėr tė parat nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė, ja ktheu shpinėn sistemit tė atėhershėm. Mirėpo sa kemi mundur qė vėrtet ta ndryshojmė vetveten ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Ndonėse tek gjeneratat e vjetra tė cilat janė edukuar dhe formuar me sistemin social-realist, pritet njė vėshtirėsi nė rezultat e ndryshimit, tek njė pjesė e tė rinjve ėshtė pėr tė habitur ky rezultat i dobėt. Shoqėria jonė ka shumė probleme thelbėsore me tė cilat pėrballet, nga shumė aspekte. Krijimi i autoriteteve ėshtė njė fenomen tepėr krucial nė avancimin e sistemit tė ri nė vetėdijen tonė. Nė shoqėrinė tonė pas kėtyre ndryshimeve dhe pas luftės, e gjithė asaj qė ndodhi, u krijuan personalitete autoritative, diku me pak rezultate e diku edhe pa to. Kėta njerėz jo pėr fat tė mirė vazhdojnė tė krijohen edhe sot dhe numri i tyre ėshtė nė rritje. Duhet pranuar fakti se akoma tek ne mė shumė ēmohet njeriu se sa puna e tij, kujtoj pėr kėtė ka fakte tė bollshme nė tė gjitha sferat e jetės. Duke u nisur nė atė thėnien e popullit “lehtė ėshtė me fitua por vėshtirė ėshtė ta mbash”, kėtu kemi parasysh autoritetet e krijuara i mashtron pushteti dhe lakmia dhe shumica nga ta abuzojnė me atė pushtet qė kanė qofshin liderė partish, drejtues institucionesh apo kudo qė janė ata. Autoriteti i tyre bie, shoqėria shpejtė i shtynė por edhe shpejtė i pėshtynė, natyrisht pasi qė ata nuk kanė suksese, pėr tė mos thėnė mė keq edhe e dėmtojnė shoqėrinė. Kėto “autoritete”, mė pastaj ndodhen nė pozitė tė palakmueshme pėr ta dhe pushtetin e tyre e konsiderojnė tė tyre pėrjetė. Gabimi ėshtė mė i madh se sa mendohet, kėta njerėz shndėrrohen nė autoritarizma.

Pak fjalė pėr autoritarizmin e tyre.

Njerėzit e caktuar, qofshin ata nė politikė, kulturė, shkencė e kudo tjetėr, kanė njė vetėdije tė tillė se autoriteti i tyre nuk mund tė jetė jetėgjatė, kjo sipas punės sė tyre, prandaj ata krijojnė struktura tė caktuara qė kontrollojnė hapėsirėn e tyre dhe natyrisht punojnė nė thyerjen e barrierave nė rrugėn e zhvillimit tė tyre dhe grupeve tė tyre tė interesit. Pėr t’ia dalė kėsaj pune me sukses duhen edhe mjetet dhe format. Zakonisht ato mjete dhe forma janė nga mė tė panjerzoret, ka mjaftė raste tė tilla kur njė apo mė shumė njerėz e kundėrshtojnė njė gjė tė tillė dhe ata do tė jenė nė tė gjitha mėnyrat tė keqtrajtuar, qė nga opinioni e deri tek pengesat tjera ku mund tė kontribuoj ai apo ata, jo rrallė herė edhe vriten. Ky ėshtė autoritarizmi qė e kanė shumė personalitete dhe kjo ėshtė dukuria nga mė tė rrezikshmet nė shoqėrinė tonė. Duhet shtuar edhe njė gjė se autoritarizmi gjithmonė lind nga autoriteti dhe derisa populli dhe shoqėria nė pėrgjithėsi nuk krijon vetėdijen se proceset dhe punėt janė rėndėsia e dorės sė parė e jo individi qoftė sado autoritativ, do tė kemi probleme me vetveten, do tė kemi korrupsion, lypsar milioner, bllokues tė pėrparimit tė mekanizmave qė ndryshojnė jetėn tonė.

 

Sondazhomania

Nga Blerti Delija

Eshte moda me e fundit, e futur zyrtarisht ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ne Shqiperi. Nuk eshte e re, thjeshte kopjimi i rradhes i asaj qe ne perėndim, ka me dhjetėra dekada qe eshte ne funksionim. Megjithatė, sondazhomania shqiptare, ka vecantite e saj qe e dallojne qarte nga ato te vendeve te tjera.

Si ne cdo aspekt te jetes, edhe sondazhet kane shume alternativa. E veēanta e Shqiperise eshte se sondazhet jane te preferuara dhe te besuara nga krahe te caktuar politike ne vendin tone. Per ta shkoqitur me mire....

Sondazhi “Gani Bobi” eshte i preferuar i Partise Demokratike dhe i aleateve te saj, prandaj rezultatet e tij komentohen me kenaqesi nga drejtues te larte te PD-se, te mazhorances, ministra e zyrtare.

Sondazhi tjeter, i cili ne fakt eshte mjaft prestixhoz ne arenen nderkombetare, “Zogby” (eshte thjeshte mbiemri i shpikesit te tij), eshte i preferuar nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj dhe natyrisht, eshte mjaft argėtues ne “gojen” e drejtuesve te larte te PS-se, te perfaqesuesve te minorances, ish-ministrave apo ish- zyrtareve.

Ka edhe nje sondazh tjeter, i cili ne fakt deri tani nuk ka nje emer, por qe eshte i preferuar nga nje pjese e opozites se kryesuar nga LSI-ja dhe komentohet me mjaft seriozitet nga drejtues te larte te saj, perfaqesues te kėsaj pjese te minorances, ish-ministra dhe ish- zyrtare te para vitit 2005, tashme ne rradhet e Levizjes Socialiste per Integrim.

Po pse jane sondazhet e mesiperme te preferuara nga forca dhe grupime te ndryshme politike, duke pėrjashtuar rezultatet e kompanive te tjera, qofte edhe prestixhoze? Pergjigja e kėsaj pyetjeje, na fut ne vecantite e sondazhomanise shqiptare. Atehere, “Gani Bobi”, ne rezultatet e publikuara nxjerr fituese PD-ne, por edhe aleatet e saj ne zgjedhjet e fund qershorit. Sondazhi “Zogby”, i cili edhe pse me fame nderkombetare, ka gabuar rende (deri ne “gomarllėk”) ne disa zgjedhje ne vende te Amerikes, ne rezultate nxjerr fituese PS-ne me 28 qershor. Edhe me sondazhin pa emer te publikuar nga LSI-ja, ndodh e njėjta gje: nxjerr me rezultate shume te larta pozitive kete force politike.

Per te qene te sinqerte deri ne fund, eshte edhe nje sondazh tjeter, faktikisht me pak serioz, por qe pronesine e tij politike, deri tani, nuk e ka marre persiper askush. Nje fallxhore e amplifikuar ne “Zone e lire” te Arian Ēanit, ka marre persiper te percaktoje jave pas jave mundesine e fitores ne zgjedhjet e 28 qershorit, madje duke u bazuar edhe ne perceptimin popullor qe kane sondazhet e tjera. Sondazhi ne fjale, qe ne po e quajme “Ēani” (emri me te cilin e ka pagėzuar “Zone e lire” eshte mjaft i ngaterrueshem), eshte edhe magjik teksa metodologjia e pėrdorur eshte ajo paranormale e fallxhores se “Vizion Plus”. Pavaresisht se nuk ka akoma “nje pronesi politike”, edhe sondazhi “Ēani”, me i paanshmi deri tani, ka filluar te anoje majtas, pavarėsisht se i tille mbase mund te jete perceptimi “paranormal” i fallxhores per sondazhin.

Kjo eshte panorama e deritanishme, qe sipas gjasave mund te ndryshoje me futjen ne loje edhe te sondazheve te tjera, sipas gjasave “te porositura” per te kėnaqur te tjera parti apo grupime. Po cili mund te jete ndikimi i mundshem tek elektorati i ketyre sondazheve? Tek njerėzit normal dhe jo shume te politizuar, eshte thjeshte ēoroditja. Ne nje vend me me pak se 3 milion zgjedhes efektiv, ne kampione testimi qe zakonisht shkojne 1 mije persona, rezultatet jane mjaft te ndryshme, pa patur nje krah te natyrshem sic ndodh pergjithesisht ne vende te tjera. Tek njerėzit e politizuar, ka nje efekt thjeshte “karikimi te rradheve”, duke marre te mireqene sondazhin qe “i ben qejfin politik” personave qe bejne tifozllėk per PD, PS apo LSI-ne e te tjera. Problemi eshte tek te pavendosurit, te cilet jane nje numer i konsiderueshem ne Shqiperi. Ne nje trysni te tille dhe amulli totale, ata e kane te pamundur te orientohen dhe normalisht, nuk tregojne aspak me shume interes se deri me tani per zgjedhjet, voten e tyre dhe vleren qe duhet te kete, duke u bere edhe me te pavendosur, madje deri ne bojkot te zgjedhjeve. Eshte kjo nje tjeter “dhurate” nga partite politike, pikėrisht per ata, qe na raste afėrsie te rezultateve sipas sondazheve, mund te bejne ate cfare quhet “diference”.

 

EDHE KUR DEPUTETI DHUNON PRIFTIN, NUK U SHKELKA LIGJI!

Si ekstremizmi  fetar, ashtu edhe dhuna, janė produkte tė shoqėrive  regresive.Ekstremizmi fatmirėsisht nuk ėshtė reflektuar shumė pėrgjatė 70 viteve tė fundit, ndėrsa dhunė deri fizike  ndaj pėrfaqėsuesve tė besimeve, si katolik ashtu edhe mysliman, ka patur jo rrallė. Kėshtu, rruga drejt Europės dhe strukturave Euro-Atlantike bėhet me mė shumė kthesa. Labirinth plot terr. Rruga e besimit nė Shqipėri ėshtė mjaft e zėnė nga hajdutėt e pushtetit. Po po, nuk ėshtė e lirė.  Rruga e lirė e besimit nuk mund tė jetė as sesi e lirė , kur prifti rrahet nė Lterė nga nipėrit e deputetit. Kėshtu ka ngjarė nė Kishėn e Laēit. Ylli Vlashi dhe Astrit Vlashi, nipa tė deputetit Pal Dajēi, dhunojnė  gjatė ritit fetar at Mikel Pllumbaj, nė prani tė rreth 400 besimtarėve. Dhunuesit, sipas meshtarit jane tė shtyrė nga deputeti Pal Dajēi dhe kryebashkiaku i Laēit Luigj  Isufi.  Ata kanė zėnė me forcė prej shumė vitesh tokė nga territori i Kishės sėl Shėn Andoit, ku kanė ngritur lokal. Deputeti e kryebashkiaku shfajėsohen, madje edhe e kėrcėnojnė Kishėn pėrmes deklaratave injorante, ndėrkohė qė flasin pėr shtet ligjor, nderkohė qė tė ardhurat nga lokali nuk duan shumė shtrydhje truri pėr tu llogaritur. Themi kėshtu, pasi nėse mbrohen nga pushteti, pse jo edhe shteti dy dhunuesit e meshtarit dhe vendit tė shenjtė qė nė shekuj ka bėrė mrekulli, pse nuk deklarojnė kėta dy tė pa fe se sa taksa, sa tatime mbi tė aredhurat ka paguar ky lokal.  Ėshtė njė pikė ku ēėshtja xhveshet, jo vetėm moralisht e politikisht, por edhe ligjėrisht. Gjithkush e di se vetėm gjatė shtatė javėve qė moti lidhet, pra nga Nata e tė Lidhurave deri tė Dielen e Pashkės, nė Kishė shkojnė afro 80 000 besimtarė e pelegrinė ēdo ditė. Po pėrgjatė tė Marteve tė Shėn  Ndout, sa besimtarė shkojnė atje? Se ēdo besimtar vete  atje tė paktėn herė.     Ata qoftė edhe njė euro pėrgjatė rruges qė e bėjnė nė kėmbė, njė orė vajtje e njė orė kthim deri nė Laē, tė konsumojnė,  del qė vetėm  pėr 49 ditė, xhiroja e atij lokali tė rrumbullakoset nė 3 920 000 euro. Po pergjatė njė viti?  Po tash 17 vjet? Tė paktėn kėto para duhet tė merren nga deputeti e kryebashkiaku, meqė nuk do hetim tė madh. Shkoni veē nje ditė e verifikoni xhiron e lakalit qė vjedh e dhunon Kishėn, ndėrgjegjen e gjithkuj, edhe tė myslimaneve, pasi aty shkojnė tė gjithė, pa dallim feje. Kėshtu, tė gjithė e dimė, kanė shkuar edhe pėrgjatė 23 viteve diktaturė, ku liria e besimit dėnohej me kushtetutė. Edhe atėherė kur ish sekretari i parė i Komitetit Qėndror tė Rinisė Lisen BASHKURTI  e kishte detyrė partie  tė dilte kontroll nė Kishėn e Shėn Ndout  pėr ti  qethur  zero tė rinjtė qė besonin nė Zot, pėr ti frikėsuar besimtarėt, pėr tė futur nė rreth  tė kuq moshat e mesme pėr ti dėnuar mė vonė me anė tė ca dėshmitarėve, pra me prapavijė nga partia, vetėm se shkonin nė Laē. Kėshtu veprohej, pasi as Enver Hoxha nuk mund tė arrestonte gjithė ata besimtarė , se ishin shumė, mbi 30 000 nė ditė. Sot, ky Lisen merret me diplomaci. Sot ky shtet hesht e nuk thotė njė fjalė, fshihet si struc. Sot edhe gjykata nuk gjen fakte tė arrestoi dy nipėrit e deputetit, por cakton si masė paraqitjen dhe hetimin nė liri.

So. Pe.

 

UGPV ALBANIA: TE KRIJOHET NJE BORD KOORDINATIV FILLIMISHT PER UNIFIKIMIN E QENDRIMEVE DHE ME PAS TE SHOQATAVE TE GAZETAREVE NE SHQIPERI

“Bashkimi ben fuqine” eshte slogani qe ka pėrqafuar qe ne krijimin e tij Unioni i Gazetareve te Veriut (tashme Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut- UGPV Albania). Edhe vete ideja e pėrzgjedhjes se emrit- Union, kishte pikėrisht kete qellim, pavarėsisht se per tu identifikuar me qendron e Shoqates, u vendos ne emertim edhe Veriu.

Ne emer te kėtij Unioni (bashkimi) nuk kemi reshtur asnjehere se kėrkuari publikisht me mundesite qe ne kemi, te unifikojme (bashkojme) te gjitha shoqatat e gazetareve ne nje te vetme, duke i paraprire edhe “Urdhrit te Gazetarit”, nevoje imediate per nje gazetari profesionale, vertete te pavarur dhe te ndertuar mbi standarde bashkekohore larg ndikimit te politikes dhe politikaneve sic ndodh deri me tani.

Per arsye te cilat veshtire te shpjegohen, por qe lehtėsisht nėnkuptohen, deri tani nuk eshte arritur madje as edhe te koordinohen ato shoqata, te cilat te pakten ne Statutet e tyre kane marre persiper te mbrojne interesat e gazetareve dhe te punonjėsve te medias. Numerikisht, ne nje vend si Shqiperia, shoqatat e kėsaj ketagorie nuk jane te pakta dhe shtrijne aktivitetin apo influencen e tyre nga jugu ne veri, nga lindja ne perėndim. Ne te shumten e rasteve, kur ka patur bashkėpunim, ka qene thjeshte kur gazetaret jane cenuar dhe sidomos, ata qe jetojne brenda “vijave te verdha” te kryeqytetit. Pak kush eshte kujtuar se edhe VIP-at qe jane tashme ne kryeqytet, nje pjese e konsiderueshme e tyre jane “prodhime” te natyrshme “made in Provinca”, sic i konsiderojne tashme nje pjese te kolegeve te rretheve.

Gjithsesi, mendojme se ka ardhur momenti qe keto mentalitete, te hidhen pas kraheve per interesa me te gjera te shtreses qe ne marrim persiper te perfaqesojme dhe te mbrojme. Jemi te bindur se momenti jo vetem ka ardhur, por edhe jemi te vonuar per te nisur nje koordinim ne mes shoqatave ne te gjitha anet e Shqiperise. Krijimi i shoqatave te reja nuk do te ishte frytdhenes, sic edhe nuk ka patur rezultate te dukshme ne panoramen mediatike te vendit. Ideja e nje Bordi Koordinativ, do te ishte hapi i pare i afrimit te natyrshem ne bashkėpunim per te gjitha shoqatat me aktivitet ne Shqiperi. Meqenėse eshte “ne loje” koncepti i thjeshte i koordinimit, ndertimi i nje Bordi pa patur nje kryetar dhe funksionimi i tij nuk do te sillte probleme. Menyra e krijimit duket edhe me e thjeshte, teksa cdo shoqate e njohur ligjėrisht nga shtetit shqiptar, mund te kishte nje perfaqesues te vetin. Ky bord mund te ushtroje aktivitetin e tij duke qene edhe ne Tirane, pavarėsisht se pjese e tij mund te ishin edhe kolege nga rrethet. Mundesite e komunikimit per ceshtje te rendesishme, jane tashme te pafundme, duke nisur nga telefoni, faksi, mail-i dhe deri tek video- konferenca. Pa llogaritur, se tashme distancat ne mes rretheve dhe Tiranes, jane shkurtuar ne rreth 1 ore dhe keshtu do te ishte shume e lehte edhe te udhetoje drejt kryeqytetit.

Bordi i Koordinimit te Shoqatave te Gazetareve (BKSG) mund te realizoje shume mire keto qellime:

1. Koordinimin e qėndrimeve dhe lėvizjeve ne mes shoqatave te veēanta.

2. Krijimin e njohjeve dhe shkėmbimin e eksperiencave ne mes shoqatave.

3. Perfaqesimin e shoqatave tek palet e treta ne takime te ndryshme brenda dhe jashte vendit.

4. Vendosjen e “rregullave fillestare te lojes” ne profesionin e gazetarit.

5. I paraprin krijimit te nje organizmi te vetem qe mund te jete “Urdhri i Gazetarit” per t’ia paraqitur si projekt- ligj per miratim Kuvendit te Shqiperise.

Nese shihen veshtiresi ne menaxhimin e Bordit pa nje drejtues, mund te perdoret metoda e rotacionit sipas perfaqesuesve te shoqatave.

Gjate kėsaj kohe, Bordi Koordinativ mund te testoje edhe mundesine e unifikimit te plote te te gjitha shoqatave, jo ne nje shoqate te re, por ne nje organ te miratuar me ligj nga Kuvendi i Shqiperise, si nje instrument qe do ti jepet ne dore komunitetit te gazetareve per ta zbatuar. Permes konsultimit me shoqatat, gjate kėsaj kohe Bordi mund te realizoje edhe platforma te ndryshme persa i takon edhe kuadrit ligjor mbi te cilin te funksionoje profesioni i gazetarit, mbrojtjen qe duhet te gezoje nga shteti, kriteret qe duhet te plotėsohen per tu konsideruar gazetar, kategorite e ndryshme e keshtu me rradhe. Ideja e Bordit Koordinativ te Shoqatave te Gazetareve (BKSG) mund te shtrihet nga niveli kombėtar, ne ate lokal me perfaqesues te shoqatave te ndryshme apo degeve te shoqatave. Organizimi me i pershtatshem do te ishte ai ne baze Qarku, ku ne nje te ardhme te afert, Bordi mund te sherbeje edhe si berthame e “Urdhit te Gazetarit” ne shembullin e shume vendeve, si p.sh. Italia. Me arritjen e kėtij synimi, pra krijimin me ane te ligjit te “Urdhit te Gazetarit”, shoqatat nuk do te shkrihen pasi nuk eshte e nevojshme, por do te pranojne si kushtetute te tyren pirekisht ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqiperise. Ne nje kuptim, “Urdhri i Gazetarit” do te jete kupola qe do te permbledhe ne vetvete te gjitha shoqatat apo sindikatat te cilat jane te lira te vazhdojne jeten e tyre.

Mjafton vetem dėshira dhe ky projekt i thjeshte, por shume i rendesishem per te gjithe gazetaret dhe shoqatat e gazetareve ne Shqiperi, mund te materializohet. Ky eshte apeli i rradhes qe ben publikisht UGPV Albania.

Zyra e Shtypit e UGPV Albania

 

GJERGJ KASTRIOTIT  530 VITE PASI JU SULMUA VARRI  NGA  OTOMANET ,I SULMOHET  VEPRA  DHE  LAVDIA NGA “NEOTOMANET”...

NGA  NDUE BACAJ

Te shkruash e flasesh per Gjergj Kastriotin Skenderbeu nuk eshte e lehte ,pasi  nuk ke te besh me nje figur historike te “cfardoshme” ,por ke te besh me vet historine  e shekullit XV . Histori e cila  pa Gjergj  Kastriotin jo vetem nuk do te kishte kuptim ,por nuk do te ishte ajo qe eshte sot ne qytetrim, besim e zhvillim ne Shqiperi e vecanarisht  ne Europ…Gjergj Kastrioti eshte identiteti perendimore  , eshte krenaria dhe lavdia  e pa mort e Arberise se mocme dhe Shqiptarise se sotme, eshte kryeheroi  dy dimesionalesh ; Toksore dhe Hyjnore,eshte Ai pa te cilin ne Shqiptaret do ti ngjanim nje ishulli pa identitet ,apo me sakte nje cibani “kanceroz” ne trupin e Europes se sotme. Vepra dhe figura e Gjergj Kastriotit  eshte perjetsuar ne miliona faqe librash e dokumentesh, ne mijera gojdhena e legjenda eshte nje  MIT ,qe krahasohet me nje meteor qe sa me shume largohet nga toka ,aq me shume bene drite e aq me large shihen rrezet e tija … Natyrisht per ne shqiptaret ,ky eshte nje Fate e privilegj i madh  qe nuk e kane rrisk shume popuj e vende ,por e kane ata qe i ka falur e zgjedhur vet Krijuesi qe ne  agimin e jetes.. Vepra dhe Figura e Gjergj Kastriotit eshte “Bibla” e nacionalizmit  e heroizmit  Shqiptare , eshte pasaporta  Europerendimore qe nuk mund ta grisin e shkarravisin kurre as  mijera vite apo shekuj, e jo me shekullaret e mekataret e cdo kohe te kesaje Bote. Gjergj Kastrioti eshte edhe  flamuri jone kombetare ,me idealin dhe simbolin e te cilit  u shkruan faqe te paperseriteshme  lavdie ,ne mbrojtje te identitetit e trojeve tona . Me kenget dhe veprat e ketij  heroi shkohej nder mote ne luftrat mbrojtese si ne darsem, duke kenduar e duke u flijuar si me lind per keto troje... Popuj ne Europ e me gjere  e kane enderruar si te tyre  kete legjende te Heroizmit , deri duke e mitizuar e krahasuar me nje  “Mesi”te shekullit XV  qe shpetoi Europen me qytetrimin e besimin qe ka sot... Ne Shqiptaret u goditem per shekuj nga fortuna e stuhi  shekullore  te cilat lane pas mjegull e erresire,ku po te mos kishim ne horizont  “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastrioti Skenderbe (qe te na ndriconte rrugen drejt enderres Europiane) me siguri edhe sot do te endeshim si “cifuti ne shkretire”... Per hir te vertetes duhet thene ,se Gjergj Kastrioti nder –kohe ka pasur jo vetem armiq  me pushke ,por edhe armiq me pende ,ku keta te fundit  vepra dhe figura e tije gjithnje i ka sfiduar, ndonse keta edhe sot nuk kane “heshtur”... Eshte interesant se sot kur ne shqiptaret jemi me afer se kurre te realizojme enderren tone ,per te zene vendin qe na takon ne “sofren” e Europes se Bashkuar  dhe Botes Perendimore ,armiqt me pende te Gjergj Kastriotit  kane filluar  nje Lufte (mediatike) me te eger se kurre ,lufte e cila mund te krahasohet (pasi eshte pas vdekjes),vetem me sulmimin  apo me sakt me dhunimin e  Varrit  tij nga  Otomanet pas pushtimit te Shqiperise ne vitin 1479,ndaj duke gjetur kete krahasim na duhet te ndryshojme vetem emrin e sulmuesve  te sotem ,qe pa frike mund te quhen Otomanet e Rinje apo me shkurt Neotomanet ,qe i ndan ne mes tyre vetem  koha  530 vjecare,por i bashkon qellimi i Antishqiptarise e Antiqytetrimit Europerendimore...Gjithsesi ne menduam  qe keta ushtare te taborrit ”neotoman”  ti  “klasifikojme”  edhe sipas  “skaloneve ushtarake “:

1.  Ne  “skalonin “ e pare qendrojne antishqiptaret filosllav qe i ka sfiduar pavaresia e Kosoves  ,dhe i tmerron rikonfirmimi i  Shqiperise Etnike ...

2. Ne “skalonin” e dyte rrjeshtohen  armiqt e betuar te qytetrimit perendimore , qe ne pergjithsi jane produkt i  krushqive ,haremeve e  trashigimive  otomane , ADN-ja  e te cileve ka filluar te  zgjohet  nga ngacmimet e Ererave Europerendimore qe po fryjne per Shqiperine e shqiptaret.  (Me gjuhen e shkrimtarit te madh Martin Iden ky zgjim mund te quhej Kushtrimi i te parve ).

3.  Ne “Skalonin” e trete ,disi me te kamufluar ,gjenden te tufezuar shkolltare ,ish oborrtare e lajkatare - Enverist te  regjimit komunist. Regjim i cili  per sy e faqe e nderonte gjoja heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin ,por thelle ne shpirte  mendonin ta “zevendesonin”me kultin e liderin te tyre Enver Hoxhes ,te cilit sa ishte gjalle ,por edhe pas vdekjes i kushtuan shkrime e levdata pa fund , portrete, buste ,monumente dhe emertime institucionesh e tjere ,te cilat ishin qindra here me te shumta  se ato qe i kushtoheshin Heroit ton Kombetare - Gjergjit…E ndersa sot kur  kerkohet rishkrimi i historise se fallsifikuasr enveriste,”riaktivizohen” keto sulme antigjergjiane ,qe (te pakten) vonojne disi helljen ne koshin e plehrave te enveriades tyre…

4. “Skalioni” i katert ,dhe me inferiori i taborrit  neotoman jane ata meshkuj qe nen driten e qytetrimit Perendimore i sundojne e dhunojne e  Grate (pasi i ka verbuar kjo drite),dhe per kete fajsojne Gjergj Kastriotin Skenderbeun …

Vlene te kujtohet se nje pjese e efektivit te taborreve Neotomane jane me grada shkencore te fituara nga   ish regjimi komunist ,apo regjimi “kapitalist”,gje qe bene shume interesante e komplekese bashkimin e tyre ne nje  taborr…

Sulmet me “komande” kunder veprave dhe figures se Gjergj Kastriotit jane te shumta ,por  Ne menduam te paraqesim ato me kryesoret:

A. “Akuzohet” se ka tradhtuar  Sulltanin dhe perandorine Otomane ,qe e ka rritur dhe shkolluar per  tu bere ushtarak i zoti...  Kjo “ akuze” duket qesharake  nese  kujtohet se Gjergj Gjon Kastrioti ,nuk eshte derguar prane Sulltanit me deshiren e te atit apo te tijen ,por eshte marre dhunshem penge  nga  Sulltani ...

B. Thuhet se ka tradhtuar Besimin Islam... Sic dihet besimi Islam ka “arritur” ne trojet Arberore rreth 14 shekuj mbas besimit Kristian ,madje Gjergj Kastrioti ishte pagezuar si nje Katolik i devotshem i  Grigjes Kristiane,qe per shekuj Familja apo Fisi i Kastrioteve e kishte demostruar pa mendyshje…Me cdo llogjike e moral minimal Tradhti do te quhej vetem vijimi i besimit Islam nga Gjergji ,pasi ai te mesonte Origjinen e tij te palekundur Kristiane,ndaj ne shqiptaret duhet te “brohorisim” Lavdi Zotit qe i ruajti  ndergjegjen shpirterore te te pareve …

C.  Skenderbeu akuzohet se i detyroi  Arberit  e Islamizuar (prej dhunes otomane) ,per tu rikthyer ne besimin e par Kristian… Kjo eshte vertet nje mrekulli dhe krenari qe ka vlera edhe per sot  ne shekullin e XXI,pasi  qytetrimi qe enderrojme e  besojme eshte  pikrisht besimi Kristian ...E ndersa vetvetiu te lind pyetja se  si mund te  mbrohej ndryshe ne shekullin e XV Arberia Europiane ,pa besuar tek Kristianizmi..??.

D. Shkruhet se Skenderbeu ka vrare e prere pa meshire  ushtar e hierark - ushtarak Otoman ,apo Turq sic kane qjefe te thone disa !!.  Ne me pake fjale mund tu pergjegjemi ,se cfare ka kerkuar kjo ushtri e kjo perandori nga Azia e me gjere ne  keto troje qe i perkisnin Arberise dhe Europes Prendimore qe ne agimin e jetes mbi toke,pervecse donin  ti pushtonin e mjeronin ,sic ndodhi ne fakt pas vdekjes se Gjergj Kastriotit ( 17 janar 1468 )..??  Ndaj me te drejte Arberit  Luftuan e qendruan per te mbrojtur trojet e tyre,familjet ,doket e zakonet me te cilat kishin lindur e rritur breza te tere...

H. Per  ta denigruar Gjergj Kastriotin edhe si figure jane futur ne veprim element  fizik ,duke e quajtur si te shemtuar e shkurtabiq me trajtat e nje xhuxhi...

Mashtrimin i qellimshem ndaj fizikut te Skenderbeut , nuk ka asnje vlere nese kujtojme se Sulltani nuk ishte aq budalla sa per nje “shemtire - xhuxh” te investonte aq shume per ta  ngritur ne majat e hierarkise  ushtarake...!!

Dh. Gjergj Kastriotin kerkojn ta bejne  me origjine  Sllave ( Serbe) ,dhe per kete sajojne emrin e babait te tij  Ivan e jo GJON sic e ka ne te vertet...  Si baze e ketij mashtrimi merret perkthimi nga “orgjinali” i emrit JOAN ,apo JOHAN qe ne te gjitha perkthimet e tjera  (po keta perkthyes apo studiues) e shqiperojne Gjon,ose Xhon.  (Edhe linguisti me i zoti nuk ka se si te perkthejne zanoren O ne bashtingelloren V,apo te perkthejne bashtingelloren H ne V , e tjera ...)Gjithsesi per ta “sllavizuar” Gjergj Kastriotin ,perdorin edhe emrin dhe origjinen e nenes tij (Vojsaves),qe edhe nese eshte bija e nje  princi serb ,kjo nuk mund ti ndryshojn  kombesin,pasi martesa ne mes fisnikeve e princerve te vendeve fqinje ne asnje kohe nuk e kane ndryshuar kete ,por perkundrazi kane influencuar per nje fqinjesi me te mire e me te qet...Ndersa  emrat e dy vellezerve (te Gjergjit) Reposh e Stanish ,qe pretendohet se jane emra me origjine sllave ,i kane rrenjet  ne fjalet shqiptare ,bimen Rep apo Rrep, dhe ne emrin e nje vendi qe eshte ngritur njefare infrastrukture per  te jetuar ,qofte edhe perkohesisht dhe quhet Stan...  

Dikush mund te thote se ata qe shkruajne nga mot e sot mbajne mbi supe grada shkencore e tituj  te fituar(apo dhuruar per sherbime te “posacme”... Por ne kemi te drejte  te themi kush mund te jene me te besueshem , Shkruesit e vone qe bazohen me shume ne fantazi e trillime se sa ne dekumente serioze,Apo bashkohesit e Skenderbeut (qe na kane lene veprat e tyre) si :

Marin Barleti , Dhimiter Frangu , “anonimi” Tivarit (qe eshte vertetuar se eshte imzot Pal Engjelli ,qe ka qene edhe kryediplomati i Skenderbeut ),Rinaldi , Prifti Biemmi etj. Korespondeca me Papet Bashkohore:Eugjeni  IV , Nikolla  V , Kaliksti III ,Piu II ,Pali II,si dhe Republikat apo mbreterite e kohes si ato te Venedikut ,  Sicilise , Napolit, Xhenoas, Firences e tjere ku  ndonjera prej tyre e quante jo vetem aleat potencial ,por edhe “Babe”,pa llogaritur levdatat e dekoratat e  Selise Shenjte..

Jehona e vepres se Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si nje kujtim i lavdishem i nje epoke te kaluar ,por mbi te gjitha si nje frymzim ne mbrojtje te Europes e qytetrimit te saje  shekull pas shekulli ... Ne po cilesojme  fare pake nga jehona e veprave te Skenderbesut nder shekuj...Ne Librin e lutjeve te mbretershes  te Anglise, Elizabet, te bere publike me 17 janar 1559, (ne nje dite te pervjetorit te vdekjes) shkruante : 17 janar,si sot vdiq  princi i mire Skenderbe ,Mbreti i Epirit shfarues i turqeve...  Ne vitin 1597 fisniku francez Zhak  de Lavardin,shkroi nje biografi brilante te Skenderbeut .(te bazuar ne historine e  M. Barletit..) Ne shekullin XVII anglezi ,William Temple,burre shteti e analist politik i kohes  do te shkruente : Gjergj Kastrioti …si dhe Huniadi, nenmbret i Hungarise jane dy gjenerala  ngadhnjimtare  dhe burra me karakter te larte  qe luftuan sa qene gjalle  si kampion te Krishterimit... Ndersa filozofi francez Volteri ne vitin 1754 do te thoshte: Sikur perandoret e Bizantit te kishin qene si Skenderbeu,Perandoria  Romake e lindjes  nuk do te ishte zhdukur kurre...Nje gjeneral me fame botrore i shekullit  XVIII (kanadezi Wolf)  ne vitin 1756  shkruante se : Skenderbeu  u a kalon te gjith prijesve  ushtarak te lashte dhe moderne, si udheheqes  i nje armate  te vogel difensive.. e tjer... Eshte me vlera te vecohen edhe tre historianet Osman ; Idriz Bitlisi , Kemal Pasha  dhe Ibn Kemal  te cilet me gjithe urrejtjen per Skenderbeun ,se nuk vazhdoi ti sherbejne Perandorise otomane ata e pershkruajne me nota realiste kete gjeni te artit  ushtarak te shekullit XV...Per hire te vertetes po kujtojme se historiani anglez  Eduard Gibon ne shekullin e  XVIII e sulmon Skenderbeun me  parimet antikristiane ,dhe lavdron njekohesisht  otomanet dhe  parimet e tyre islame,por kjo  histori u shua si nje pike uje ne  mesin e oqeanit te levdatave per  shpaten mbrojtese te qytetrimit e besimit Kristian te Europes se shekullit XV...Nga nje historian i ri nga kantoni gjerman i Zviceres me emrin Oliver Jens  Schmit ,Skenderbeu trajtohet si nje luftetar hakmarres ndaj Sulltanit qe i  kishte larguar nga kjo bote (para kohe) te  Atin , dyshohej se u kishte sjelle vdekjen tre vellezerve te Gjergjit  , si dhe e kishte shpronsuar familjen e Kastrioteve e tjer...Keto fakte gjoja  jane te bazuara sipas Schmitit  ne relacionet e  dy konsujve (relacionet jane gjetur ne arkivin e Milanos Itali) te cilet luften mbrojtese te Gjergj Kastriotit e etiketonin si lufte hakmarrese  ndaj otomaneve...Ne “habitemi”  se si nje Europian nuk e kupton se fjala ATDHE ,do te thote DHE i Atit ,pra i babes  qe ta ka lene trashigim ,ndersa vellezerit kane nje kuptim jo vetem (te ngushte) per ata qe ti ka bere nena ,por edhe per te gjithe bashkombasit  qe i ke vellezer te nje gjaku, gjuhe e atdheu.. E nese nuk gjen frymzim e lufton per keto vlera qe fillojne tek vetvehtja , per cfare duhet tjeter ??... Duke pare me kujdes “historine” antigjergjejane ,veren se shkruesit (duke perfshire edhe Schmit-in ) kane per referenca  edhe historianet ,shkrimtaret e studiuesit  sllav ,si Mihajlevic,Blagojevic ,Boshkovic,Bozic , Bojovic ,F.Milloshevic e deri akademikun famkeq Vasa Cubrillovic.. e tjer.Te gjithe keta te kujtojne  nje Pop tjeter qe nga fundi i shekullit XVII tentoi te fuste nje “dokument” te fallsifikuar ne arkivat e Vatikanit ,se gjoja Skenderbeu ishte me origjin serbe e jo shqiptare... Skenderbeu shpesh  paraqitet edhe si nje provincial qe nuk kishte shtet ,apo mbreteri ,gje qe kjo nuk eshte e vertet pasi  me kuvendin e Lezhes (2 mars 1444)  arrine te bejne bashkimin e principatave  dhe princerve ne shtetin e Arberit... Albanologu e historiani  kroat Milan Shuflaj  shkruante :”Nen Skenderbeun berthamat e shumta shtetrore shkrihen ne nje shtet te vertet , i cili mbas renies te Kostandinopojes ,Serbise dhe  Bosnjes  eshte i fundmi shtet i krishtere  i Ballkanit...”,Po keshtu  nje historian e studiues tjeter i njohur (Jirecek) do te thoshte :” Se me renien e Bizantit,Serbise e Bosnjes ,Arberia mbeti shteti i fundit  me i madh  i krishter i Ballkanit..”. Duke shfrytezuar tallazet e pluralizmit e demokracise,sot ne disa  shkolla shqiptare  (deri ne Universitete)  jepen leksione negative per vepren dhe figuren e Kryeheroit tone, Gjergj Kastrioti ,gje qe ka si “justifikim” historine  alternative....Emrat e shqiptareve qe bejne pjese ne taborrin e fallsifikatoreve  neotoman - antigjergjian ,besojme se nuk kane  nevoje ti shenojme ,pasi ata shihen e njihen cdo dite...    Gjithsesi plejada e shkrimeve historike ne favor te figures se  Gjergj Kastriotit Skenderbeu eshte e pambarimt ,sic eshte e till edhe vepra e tij, e cila me siguri edhe pa  Repliken tone me ANTIGJERGJET “neotoman” do te  vazhdojne te qendrojne hijeshem ne panteonin e lavdise toksore e pse jo edhe hyjnore te kesaje Bote... Skenderbeu kishte dalur fitimtare ne te gjitha betejat  me ushtrine e tij te “vogel” kunder Otomaneve te medhenj ne shekullin XV, ndaj edhe sot ne shekullin e XXI  nuk ka dyshim se do ti rifitojne keto beteja (mediatike) me “ushtrine” e tij te madhe (ushtare i se ciles jam shkruar edhe une) kunder taborreve te vogla Neotomane ....

NDUE   BACAJ

 

FALEMINDERIT JOZEFINĖ QĖ NA KTHEVE NDERIMIN PĖR LEF NOSIN, ANTON ARAPIN, MALIQ BUSHATIN DHE FIGURAT QĖ DISKRIMINOI KOMUNOIZMI!

Nga: Ina KOSTURI

Rrallė ndodh qė historia e njė vendi tė rishikohet, qė breza tė tėrė shqiptarėsh qė provuan sadopak diktaturėn e lindėn mė pas, kur ajo u shemb, mėsuan njė histori tė cunguar, tė ndryshuar apo tė interpretuar ad libitum, sipas porosive e ngjyrimeve, tė veshur me petkun e kuq tė njė historie me dėme tė pariparueshme.Njė pjesė e fotove, dosierėve, kujtimeve, u ekspozua gjatė, ndėrsa njerėzit retushoheshin njėri pas tjetrit. Kjo ishte lista e armiqve pėr tė cilėn u fol, u shkrua e vazhdon tė diskutohet edhe sot nė kėtė tranzicion tė pafund.

Pėrtej saj, njė tjetėr listė, ndonėse edhe kjo me shqiptarė, madje me figura tė rėndėsishme, duket se nuk u shkrua kurrė. Emrat e figurave historike u fshinė prej saj, gati humbėn dhe nė tėrė kėto vite tė heshtura, thuajse u belbėzuan, ndonėse diktatura tashmė ish shembur, ndonėse vepra e kontributi i pėrkiste njė epoke tė rėndėsishme tė historisė sė njė kombi, ngjarjeve madhore tė historisė sė njė populli, evenimenteve tė historisė Shqiptare, histori e cila fillon shumė mė parė se viti 1944 e vazhdon mė tej se 1991, deri sot. E pėr kėtė pjesė historie, historianėt duket se kanė qenė dorėshtrėnguar. Mė saktė kanė qenė falsifikatorė, po dhe atėherė kur kohėt ndryshuan, tė pafuqishėm e jo tė drejtė pėr tė thėnė tė vėrtetat. Ndoshta nga mosdashja, a ndoshta nga mosnjohja, a ndoshta nga brumosja qė ishte shumė mė e fuqishme se ndershmėria e profesionit. Por sot nentoret vijnė ndryshe. Jo pėr shtypin e median, njė pjesė e madhe e sė cilit botoi tė njėjtėn fotografi tė shpalljes sė Pavarėsisė, me retushimin shumėvjeēar…, diktatorial, ndėrsa spoti televiziv nė Televizionin Shqiptar shfaqi foton origjinale bashkė me fotokopjen e aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė. Ngatėrresė, mosnjohje, gabime tė pėrsėritura, debate pėr figura tė njohura, garė historianėsh e debat i njėjtė, i lodhshėm, ndėrkohė qė nėntori erdhi ndryshe pėr tė tjera tė vėrteta. Si pėr ironi tė mosdashjes e mosnjohjes, tė asaj gare televizive tė historianėve pėr historinė shqiptare pėr pavarėsinė, njė stendė e madhe fotografish e dokumentesh zaptoi gjatė njė pjesė tė fasadės sė dikurshme tė godinės sė ish- Komitetit Qendror si pėr tė treguar nėntorin ndryshe, pėr tė treguar se historia pėrmbyset e nė kėtė vend mund tė ketė drejtėsi. Njė tjetėr stendė ish vendosur pėr tė treguar firmėtarėt e Shpalljes sė Pavarėsisė, pėr t’u treguar syve kureshtarė fotografitė e dokumentet e vėrtetė historikė, atė tė vėrtetė qė historia e fshehu e nuk ua ka mėsuar akoma. Pėrtej historisė, ato stenda, buste apo dekorime nė dy pėrvjetorėt e fundit tė  95-tin dhe 96-in festim tė Pavarėsisė janė shprehje e tė drejtės pėr respekt e nderim, pėrtej historisė sė shkarravitur, tė heshtjes qė duket se hera- herės shfaqet edhe sot. Njė kėngė e dikurshme, qė shumė e mbajnė mend, mu kujtua papritur me tekstin paksa tė ndryshuar, e largėt dhe e afėrt me stendat nė fasadėn e godinės sė Kryesisė sė Kuvendit. I ėmbėl zėri i gjyshes, kur pėrrallėn na tregon … Po ndodhte dhe atėherė ndodh dhe tani, ndonėse pak e dinė, qė larg kontekstit tė atyre vargjeve, zėri i dredhur i gjyshes mund tė tregonte historinė e Shqipėrisė. Ishte kjo histori e vėrtetė, qė fillimisht duhej ta mbaje fshehtas, po ndoshta dhe mė vonė, deri vonė ishte vėshtirė ta rrėfeje me zė tė lartė. Pėr shkollėn e parė shqipe nė Korēė, Jovan Cico Kosturin e patriotė tė tjerė mund tė lexoje diku, nė librat e historisė, ndėrsa portretin e njėrit prej firmėtarėve tė Pavarėsisė mund ta kishe tė fshehur pėr vite tė tėra, bashkė me ndėshkimin qė koha e atėhershme kultivonte pa kursim pėr tė afėrmit. Fillimisht zėri i dredhur, i trembur i gjyshes, dėshmitares sė vėrtetė tė faqes sė dhimbshme sė historisė shqiptare tė diktaturės, tė mėsonte tė heshtje, e mė pas kur ishe rritur, tė njihje dhe ata qė sot i gjen nė stendat e fotografive, nė faqet e vėrteta tė historisė sė Shqipėrisė, ngjashmėrisht si shpėrndarja e shkronjave dhe teksteve shqipe, nė njė kohė tjetėr po aq tė vėshtirė. Ndėrsa nga 1946 deri nė 1990 pas portretit tė djalit tė saj Adelina Kosturi (Nosi), kish ruajtur portretin e xhaxhait tė saj, patriotit Lef Nosi... Fati i kish dhėnė tė njihte historinė e Shqipėrisė midis Nosėve e Kosturėve. Mbesa e Lef Nosit, tashmė nė moshė tė thyer, ėshtė dėshmitare e pėrmbysjes sė historisė, pėr tė marrė paksa nga sodisfaksioni e nderimi i sotėm pėr njeriun me tė cilin ishte mjaft e lidhur, tė cilin e ndoqi burgjeve e gjyqeve, patriotin qė u pushkatua nė moshėn 70 – vjeēare, bashkė me Anton Arapin e Maliq Bushatin, pa mundur t’u gjejnė varret...Pėrveē biografisė e fakteve historike tė Lef Nosit, studimeve nė Athinė, kulturės sė tij tė gjerė apo botimit tė gazetės sė parė Tomorri nė Elbasan, nėnshkrimit tė Aktit tė Pavarėsisė dhe detyrės si Ministėr i Postave (1912-1914), qenies kryetar i Bashkisė sė Elbasanit, apo pasuria e madhe e pėrkushtimit si arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog, nėnshkrues i aktit tė pavarėsisė sė 14 shtatorit 1943, apo zgjedhjes nė 25 tetor1943 si antar i Kėshillit tė Naltė, arrestimit, dėnimit me vdekje nė gjyqin e shkurtit 1946 dhe pushkatimit, ato ēka historia i ka tė dokumentuara dihen korrespondencat e tij me Qemal Stafėn, si dhe miqėsia me Fan Nolin, i cili kur largohet i le Lef Nosit njė violinė, violinėn e Fishtės dhe qenin e tij , i cili u shua pėrnjėherė nė ditėn e pushkatimit tė Lef Nosit. I ėmbėl zėri i gjyshes u kėndua ndryshe, bashkė me historinė qė mbeti fshehur nė mijėra detaje e kujtime dhe privilegjin e njė zėri ndryshe nė njė kohė tė tmerrshme, me privilegjin e njohjes sė historisė sė vėrtetė dhe pėrndjekjen, pėrzierė me frazėn e fundit para pushkatimit tė Lef Nosit, sinjifikative e pėrkushtimit e dashurisė pėr Shqipėrinė. Ndėrsa Instituti Albanologjik nė Prishtinė duket se u tregua mė i shpejtė se Tirana, kur propozoi vite mė parė vėnien e emrit tė Lef Nosit njė shkolle nė Prishtinė. Shtypi ynė (i majti) ,edhe sot kur nėntori ėshtė ndryshe boton tė pavėrteta, bashkė me fotografinė e retushuar krahas biografive tė katėr firmėtarėve tė tjerė, tė propozuar pėr t’u dekoruar me urdhrin Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, kish harruar sėrish biografinė e Lef Nosit... Kėrkesa e kryeparlamentares Jozefina Topalli pėr nderim tė figurės sė Lef Nosit e firmėtarėve tė tjerė, ma hoqi atė ndrojė tė dikurshme, teksa ndodhesha e ftuar pėr tė interpretuar nė violinė, nė njė sallė tė vogėl ku pėrkujtohej pėrvjetori i pavarėsisė. Jashtė programit, pa filluar interpretimi, ashtu siē nuk na lejohet ne muzikantėve, deklarova se mė takonte tė isha aty, se i pėrkisja familjes sė njėrit prej firmėtarėve tė Aktit tė Pavarėsisė e ministėr i asaj qeverie. Dikush mė pas nga salla mė qortoi se nuk fola hapur, nuk e pėrmenda emrin e Lef Nosit. Prita ta pėrmendnin historianėt, ata qė ishin pėrballė, akademikėt, ata qė e dinin dhe e njihnin historinė e Elbasanit e Lef Nosit. Bashkė me diktaturėn dhe harrimin e figurave historike ishin heshtur dhe historianėt, ndonėse kishin kaluar shumė vite… Faleminderit zonjės Jozefinė, pėr kujdesin dhe pėrkushtimin, shpresėn pėr drejtėsi e mė shumė, pėr tė vėrtetėn e madhe se ndonėse vonė historia duhet tė jetė e saktė, nė nderim tė atyre qė u pushkatuan e tė gjallėve dėshmitarė tė periudhave tė tmerrshme tė historisė shqiptare.

 

Axhemi dhe Fishta, tė parėt e Qarkut Shkodėr

Fushata elektorale ka nisur tashme edhe zyrtarisht. Levizja Socialiste per Integrim e drejtuar nga Ilir Meta, ka filluar zyrtarizimin e emrave ne shume qarqe te vendit, mes te cileve edhe ne Shkoder. Ne nje takim te zhvilluar ne teatrin “Migjeni”, Meta ka prezantuar dy te paret e listes se rajonit te Shkodres dhe pikėrisht Sokol Axhemin- nėnkryetar i LSI-se dhe Seit Fishten- perfaqesues i shoqerise civile dhe biznesmen i njohur.

Dy emrat e promovuar nga Meta, jane mbėshtetur permes duartrokitjeve dhe thirrjeve edhe nga salla e mbushur. Zgjedhja e Axhemit si numri 1 i listes se LSI-se ne Shkoder, mund te konsiderohet e natyrshme, nisur edhe nga fakti se ai eshte bashkėthemelues i kėsaj force politike bashke me Meten. Nga ana tjeter, Axhemi eshte tashme nje politikan me karriere te gjate dhe i mireformuar por edhe me pervoje si ish zevendesminister ne qeverite socialiste.

Risi mund te konsiderohet kandidimi i Seit Fishtes, i cili vjen nga rradhet e sportisteve si perfaqesues i shoqerise civile, por njekohesisht edhe nje biznesmen shume i njohur i Shkodres. Kryetari i LSI-se Ilir Meta, ka bere vlerėsimin maksimal per Fisheten edhe gjate emisionit “Eureka” ne TV1 Channel. Meta ka lene te kuptohet se fillimisht ka qene ndjenja e afersise qe ai ka me ish- sportistet ajo qe e beri ta perzgjedhe. Por shume i rendesishem ne pėrzgjedhje, ka qene edhe reputacioni i padiskutueshem dhe natyra paqesore dhe bujare e Fishtes. Gjithsesi, Meta ka thene se historikisht Seit Fishta mund te konsiderohet prane te majtes dhe per kete arsye, ai pranoi te kandidoje, duke i dhene reciprokisht vlera Fishta- LSI-se dhe LSI- Fishtes.

Sokol Axhemi ka konkurruar edhe here te tjera si deputet ne Shkoder, duke humbur perballe kandidateve te Partise Demokratike. Nderkohe, per Fishten eshte hera e pare dhe duhet theksuar se gezon nje reputacion mjaft te mire jo vetem tek socialistet e te majtet ne pergjithesi, por edhe tek te djathtet. E thene ndryshe, Seit Fishta nuk eshte futur ne loje thjeshte per te marre pjese. Fakti qe vjen nga fusha e sportit por edhe suksesi qe e ka ndjekur ne menaxhimin e biznesit, jane premisa per nje rezultat surprize pozitiv ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Axhemi dhe Fishta, pervec sa me siper, do te mbahen mend edhe si kandidatet e pare zyrtare per deputet ne zgjedhjet e kėsaj vere. Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka bere te ditur se lista e kandidateve per deputete ne Qarkun e Shkodres, do te jete e plote, pra me 11 deputete. Megjithatė, ambiciet apo mundesite reale te kėsaj force politike per kete rajon, nuk shkojne me shume se numri 2, aq sa jane prezantuar nga LSI ne takimin qe shenon fillimin zyrtar te fushates elektorale ne Shkoder.

Sokol Pepushaj

 

 “Beteja” e fundit e “5 heronjėve”

31 janar. Nje date e zakonshme si cdo dite tjeter, pavarėsisht se e fundit e muajit te pare te nje viti te ri: 2009! Sigurisht, ka patur dhe do te kete edhe “31 janar” te tjere, me peshe te larte specifike per Shkodren, Shqiperine, Evropen e Boten. Megjithate,  ky 31 janar i vitit 2009, do te mbahet mend per “dorėzimin pa kushte” te “5 heronjeve te Vigut”, ose me sakte “betejen” e fundit te tyre!

Eshte histori e gjate te kthehesh pas perse u vendosen “5 heronjte e Vigut” ne mes te qytetit te Shkodres. Ishte koha kur Partia vendoste gjithēka dhe per cdo gje. Pas pavdekshmerise se brishte ne “allci”, “5 heronjte” do te perjetesoheshin edhe ne bonx, madje te derdhur diku jashte vendit. Pavaresisht se ishte viti 1984, pavarėsisht se sapo kisha kaluar 10 vitet e jetes, mbahet mend rrethimi qe u vendos ne mes te sheshit, i cili pas pak dhe deri ne ditet e sotme, madje edhe per disa vite te tjera, do te njihet si “5 heronjte”. Teksa autobusi urban i sillej rrotull rrethimit, kersheria e moshes ne shtynte te shikonim ate cfare po ndertohej aty brenda.

Nuk e kam te fiksuar se cili Drejtues i larte i Partise pėruroi monumentin, por qe nga ajo kohe, “5 heronjte” u kthyen ne nje simbol, pse jo identifikim e pike kontakti per cdo “jabanxhi”.

Me kalimin e viteve, sidomos me ardhjen e Demokracise ne vitin 1990, edhe ky monument, si shume te tjere qe lidhen me LANĒ-in, u lane pas dore. Paveresisht se “5 heronjte” i shpetoi nga shkatėrrimi pesha e tyre e bronzte, tek tebela e vogel qe tregonte se kush ishin ata, filluan te zhduken shkronjat nje e nga nje. Megjithate, ata i rezistuan kohes duke dhene idene se do te qendronin ne ate vend perjetesisht.

Ne nje nga mbledhjet e administrates Bashkiake apo te Keshillit Bashkiak te Shkodres, u diskutua per heqjen e te gjitha kioskave nga trotuaret e qytetit. Ne kete rast, “5 heronjte” ndikuan qe perballe tyre, nga krahu i Hotel- Turizem “Rozafa” te qėndronte nje kioske. Ne ate kioske do te lejohej te shiteshin kafshe dhe shpende te ndryshem shtepiake, biznes qe mbase edhe pas kaq vitesh vazhdon te jete i vetmi i paperhapur ne qytetin e Shkodres. Po c’ lidhje kishin “5 heronjte” me kete fakt? Pronari i kioskes kishte menduar qe ne pjesen e siperme te saj te vendoste disa shtepi pėllumbash, te cilet do te zbukuronin sheshin, duke dhene idene e “Piazza”- ve te famshme evropiane. Madje ne “mbrojtjen” publike te idese se tij, ai tha se shume shpejt sheshi i “5 heronjeve”, sipėrfaqja e gjelber qe i rrethonte do te mblidhte pėllumbat, te cileve aty do tu hidhej grure. E ne fakt, per nje kohe te gjate ashtu ndodhi. Qytetaret qe ecnin mbi rrethrrotullim, jo rradhe kane shkelur mbi kokrra grui qe kėrkonin te joshnin pėllumbat, qe permes uljes ne barin e “5 heronjeve” te mesoheshin edhe me njerėzit. Edhe pse tregohej me pas si barcalete shkodrane, pati nga ata qe u merakosen se ku do te binte jashtėqitja apo “glacat” e pėllumbave: pikėrisht mbi pėrmendoren e “5 heronjeve”. Megjithate, askush nuk e diskutoi me kete teme.

Duhej te kalonin disa vite, kur ne 2008- en, pas shume debateve, Keshilli i Bashkise Shkoder do te vendoste largimin e “5 heronjeve” nga sheshi qe tashme prej rreth ēerekshekulli mbante emrin e tyre. Natyrisht, subjektet politike te majta do ta kundėrshtonin kete vendim, por mazhoranca e djathte me forcen e shumices se votave, do te mendonte dergimin e “5 heronjeve” prane varrezave te Deshmoreve.

Do te kalonin edhe disa muaj dhe me 31 janar 2009, nje vinē- prone e nje firme ndertimi qe mori 40 milion leke (te vjetra sigurisht), do te bente ēmontimin e ngarkimin ne nje mjet per te filluar udhėtimin e fundit te “5 heronjeve” ne rruget kryesore te qytetit te Shkodres. Ndersa nuk ka patur asnjė polemike publike ne momentin e vendosjes se monumentit te tyre (natyrshem, pasi fjala e Partise nuk behej “kurre dy” nga populli!), largimi i tyre ngjasoi me nje “beteje” te fundit per “5 heronjte”.

A ishte e drejte apo jo qe monumenti i tyre te hiqej nga sheshi qendror i Shkodres? Eshte nje pyetje te ciles nuk marr persiper ti kthej pėrgjigje per nje arsye te thjeshte dhe logjike: vendimi eshte marre nga Keshilli Bashkiak sipas te gjitha procedurave ligjore e demokratike, ku ka patur edhe kunder, por gjithnjė ne Demokraci pakica i nėnshtrohet vendimit te shumices. Nje vendim i Keshillit Bashkiak, pasi ka marre edhe ligjshmerine nga Prefekti i Qarkut, mund te rrezohet vetem nga nje Gjykate. Ky eshte ligji dhe pakica nuk e shfrytėzoi, duke e ditur se nje vendim i tille i Keshillit Bashkiak, nuk mund te rrezohej nga ndonje Gjykate. Ne mes, mbetet vetem morali. Ndersa deri ne vitin 1990, si per te gjithe heronjte e tjere te LANĒ-it, ngriheshin vetem piedestale hiperbolike madhėshtie deri ne “hosana”, pas vitit ’90 kishte edhe mendime kunder, madje deri ne tjetėrsim te asaj te vertete qe ne njihnim nga librat e historise se mesuar ne shkolla. Per mese 18 vjet, historiografia tej mase e politizuar shqiptare, nuk arriti asnjehere te jepte nje version te gjithepranuar jo vetem per “5 heronjte”, por per te gjithe historine shqiptare te pas vitit 1945. E ne keto kushte, ne mungesen e “vendimeve” te marra nga historia dhe historianet, futen te loje politika, mbėshtetur nga populli permes votes, sic eshte rasti i kristalte demokratik i largimit te “5 heronjeve”.

Mendoj se edhe per shume vite e dekada, shume pyetje nuk do te marrin pėrgjigje profesionale, historike dhe te bazuar ne fakte. Eshte nje nga mangesite e medha te postkomunizmit shqiptar, krejt ndryshe nga te gjitha vendet e Evropes Lindore. Asnjehere nuk u mbyll plotėsisht nje kapitull per te ecur pėrpara pa kthyer koken pas, ne asnjė moment nuk u gjet nje “burre shteti”apo nje grup politikanesh qe te vendosnin nje vit “0” per Shqiperine e pas vitit 1990, kurrehere nuk u ndertua nje “besėlidhje” e pėrgjithshme per te hedhur pas kraheve te kaluaren- te pakten per hir te atyre qe kane lindur pas vitit ’90 dhe si per cudi dine me shume ata per diktaturen e diktatorin se sa brezi me i rritur.

Eshte fundi i nje miti te qytetin e Shkodres, i cili mbase do te sjelle me shume atraksion per qytetaret sic mund te jete nje shatėrvan dhe nje shesh i mireideuar dhe zbukuruar. Shume mire mund te jete edhe fillimi, fillimi i nje procesi te gjate rivlerėsimi, qofte edhe nga politika nese historiografia jone do te vazhdoje “gjumin e thelle”. Te majte e te djathte, te ulen ne nje tryeze, te diskutojne e te debatojne per here te fundit per ata apo ato qe meritojne dhe ate apo ato nuk qe meritojne vend te dukshem ne qytet, por edhe ne Shqiperi. Natyrshem, do te kete nje jave, nje muaj, nje vit debat e polemika, por do te mbyllen per te mos u tėrhequr zvarre edhe per 20 vite te tjera. Ne fund te fundit, ne nje shtet demokratik, dicka mund te vendoset me vote, e cila eshte konvertim i pushtetit te popullit tek te zgjedhurit e tij. Por ama duhet te behet! Perndryshe, jo vetem ata qe kane lindur pas vitit 1990, por edhe te vitlindjes 2000 apo 2010 do te vazhdojne te perballen me fantazma apo realitete qe asnjehere nuk arritem ti leme pas, sepse ne fakt duhen lene!

Blerti Delija

 

Shqiptari si mbinjeri

Xhoana M. PERKAJ

 

Nė librin “High Albania”, tė Edit Durham botuar nė Londėr me 1909, Edit Durham ekziston njė fotografi e jashtėzakonshme. Kur e kam parė tė parėn herė nuk kam mundur tė besoj se ėshte reale. Fotografia ėshtė bėrė nė fshatin Vukėl nė Malėsinė e Madhe dhe e paraqet njė varrezė. Varreza si varrezė, ēfarė mund tė ketė aty? Por, kjo nuk ėshtė varrezė e rėndomtė, edhe pse busti i tė ndjerit ėshtė i punuar nga materiali mė modest qė ekziston - druri. Ēfarė pėrmban kjo varrezė? Pra, kėshtu. Te koka e varrit ėshtė vendosur kryqi (kjo nuk ėshtė poenta) Forma e kryqit ėshtė shfrytėzuar pėr ta paraqitur bustin e tė vdekurit. Mbi konstruktin e kryqit dominon fytyra e tė vdekurit me kapelė nė kokė. Duart e formojnė trekėndshin bashkė me traversėn horizontale. Kjo traversė ėshtė nė formėn e pushkės, mbi tė cilėn ėshtė gdhendur njė kobure. Edit Durham e cila ka shėnuar, me fjalė, fotografi ose vizatim, gjėra me vlerė tė madhe nga kjo pjesė e Shqipėrisė etnike (ishte periudha para Luftėrave Ballkanike), e ka bėrė kėtė fotografi, me siguri, nga se edhe vetė ka qenė e habitur me pamjen e kėsaj varreze. Ndjenja e parė kur shikohet kjo fotografi, ėshtė ajo e habisė. Njeriu i cili e vėn veten mbi simbolin fetar porosit se ai ėshtė mė i rėndėsishėm se ēdo tabu. Qoftė ai edhe religjioz. Njeriu si qenije dominante, e cila nuk di pėr frikė, njeriu si qenije e pėrsosur, mbi botėn.

Nuk di a ka pasur kėsisoj pėrmendoresh te popujt e tjerė. Nuk besoj. Popujt e famshėm pėr nga guximi dhe shpirti luftarak, siē ishin psh., keltėt, kanė qenė njėkohėsisht edhe tė frikėsuar nga zotrat e tyre dhe ritualet e druidėve, priftėrinjve tė tyre paganė. Ndoshta diēka e ngjashme me pėrmendoren e Vuklit gjendet nė mitologjinė gjermanike, ku kryezoti Odin ėshtė, njėkohėsisht, i vdekshėm. Ky ėshtė rasti i vetėm nė mitologjitė botėrore qė zoti tė jetė i vdekshėm. Pra, Odini i kalon tė gjitha sprovat sikur edhe ēdo ushtar tjetėr. Sprova mė e vėshtirė ėshtė qė t`i kalojė nėntė muaj i varur nė Lisin e madh - Jagdrasill (Yggdrasil) qė e simbolizon drurin e jetės. Duke i pėrballuar mundimet qė i kalonte ēdo ushtar i rėndomtė gjermanik, pėrfshirė edhe plagosjen me shtizė, Odini e fillon ta zotėrojė menēurinė magjike.

Simbolika e kėsaj pėrmendore ėshtė aq e fuqishme sa qė i tejkalon tė gjitha projektet e shtrenjta artistike. Njeriu i cili e ka vu veten mbi tė gjitha. Njeriu si qenije dominante e Gjithėsisė. Ekziston vetėm edhe njė pamje e ngjashme. Te Salvador Dali ekziston njė pikturė e cila e paraqet njeriun i cili depėrton nė zemrėn e atomit. Pėr mua ajo ėshtė piktura mė e bukur nė historinė e artit. Ngjashėm me njeriun qė e ka fotografuar Edit Durham. Njeriu si qenie dominante. Njeriu si qendėr e Botės, e Atomit, e Gjithėsisė. E di se nuk ėshtė trendy tė kesh bindje niēeane. Ėshtė trendy tė jesh bonist, edhe pse bonizmi ėshtė bėrė arsye e vetvetės. Ėshtė bėrė moderne qė tė jesh bonist. unė, pėrkundrazi, besoj se Niēe ka pasur tė drejtė duke folur pėr njeriun dominant. Pėr Uebermenschin. kėtė rast, ky Uebermensch e ka fytyrėn e njeriut qė e fotografoi Edit Durhami.

 

Italia mban dyert hapur edhe pse krize

Pėrcaktohen kuotat e pranimit pėr punėsimet sezonale nė shtetin fqinj, Itali. Kjo e fundit ka parashikuar pėr 2009-n njė numėr tė lartė vendesh tė lira pune pėr shtetas tė huaj. Konkretisht bėhet fjalė pėr rreth 80 mijė hyrje qė do tė realizohen pėr kėtė vit nė sferat e ndryshme tė kėrkuara nga sipėrmarrjet italiane. Aktualisht ėshtė hartuar teksti pėrkatės, qė specifikon hyrjen pėr punėsime sezonale dhe pritet vetėm tė miratohet nga organet pėrgjegjėse. Procedurat e aplikimit, ashtu si dhe vitin e shkuar, do tė ndiqen nėpėrmjet internetit, ku do tė publikohen ofertat e punės dhe kualifikimet apo kriteret e nevojshme qė duhen plotėsuar nga personat e interesuar pėr to. Burimet zyrtare tė Ministrisė sė Punės bėjnė tė ditur se prioritet nė kėtė rast do tė kenė ato shtete qė tashmė kanė marrėveshje bashkėpunimi me Italinė, ēka do tė thotė se dhe vendi ynė do tė ketė pėrfitime tė konsiderueshme. Nė kėtė dekret do tė trajtohen me pėrparėsi shtetas nga shtete me tė cilat Italia ka marrėveshje bashkėpunimi, mes cilave edhe Shqipėria.

 

Pranimi

Pėr kėtė vit qeveria italiane ka programuar 80 mijė hyrjeje pėr punėtorė stinorė nga shtete joanėtare tė BE-sė. Pjesa dėrrmuese e kuotave tė pėrcaktuara pėr kategori punėsimesh i pėrkasin sektorit tė bujqėsisė, ku janė evidentuar dhe nevojat mė tė mėdha pėr flukse punėtorėsh. Sipas monitorimeve, edhe kėtė vit punėdhėnėsit duhet tė paraqesin kėrkesa pėr punėsim pėrmes internetit, vetė apo duke iu drejtuar shoqatave tė kategorisė. Sidoqoftė, kėtė mund ta bėjnė pas botimit tė dekret-fluksit tė posaēėm. Tė mos harrojmė se mė shumė se 50 pėr qind e fuqisė punėtore pėr bujqėsinė vjen nga shtete joanėtare tė BE-sė dhe sektorė tė tėrė varen nga punėtorėt imigrantė, qė nga vjelja e frutave dhe perimeve e deri nė blegtori

, - pohohet nga burimet zyrtare italiane. Megjithatė, miratimi i kėtyre hyrjeve do tė bėhet nė njė kohė tė shkurtėr, duke marrė parasysh kėtu edhe kėrkesat e bėra nga vetė sektori i bujqėsisė nė kėtė vend pėr punėsimet emergjente qė duhen bėrė pėr rimėkėmbjen e kėtij sektori. Presidenti i Konfederatės Italiane tė Bujqve (CIA) Xhiuzepe Politi i ka kėrkuar ministrit tė Punės sė kėtij shteti qė tė nxisė botimin e dekretit. Kjo pėr shkak edhe tė vonesave qė duhen bėrė nė pėrzgjedhjen e kėtyre punonjėsve nga ndėrmarrjet pėrkatėse, duke mbarsur rrezikun qė punėtorėt tė vijnė jo nė kohėn mė tė volitshme pėr kėtė lloj punėsimi apo aktivitetet pėr tė cilat kėrkohen.

 

Flukset jostinore

Pėrveē sektorit tė bujqėsisė njė pjesė e konsiderueshme e profesioneve tė kėrkuara janė edhe ato tė shėrbimeve dhe kujdesit shtėpiak pėr kategori tė caktuara si dhe kuota pėr mekanikė tė fushave tė ndryshme. Ende nuk ka njė vendim tė saktė se ēdo tė ndodhė kėtė vit me flukset jostinore, si dhe sa do tė jetė numri i hyrjeve, nėse do tė ketė pėr 2009-n. Sipas njoftimeve zyrtare, deri tani nuk ka ende asnjė njoftim pėr punė jostinore. Ndėrsa pėr rastet kur qytetarėt duan tė hyjnė nė Itali me vizė PDD pėr motive punėsimi si punėmarrės, nuk ėshtė e nevojshme qė tė paraqiten mė parė mjetet financiare. Kjo sepse kontrata e qėndrimit e ofruar dhe pranuar, sigurisht edhe e miratuar, garanton tė ardhurat e punėtorit tė huaj.

Leja e qėndrimit pėr motive familjare

Leja e qėndrimit pėr motive familjare i lėshohet:

• Tė huajit qė ka hyrė nė Itali me vizė pėr ribashkim familjar apo me vizė shoqėruese tė familjarit, apo me vizė hyrjeje pėr ribashkimin me fėmijėn e mitur.

Kėrkesa pėr lėshimin apo ripėrtėritjen e lejes sė qėndrimit refuzohet dhe anulohet leja e qėndrimit, nėse provohet se martesa apo adoptimi janė bėrė me qėllimin ekskluziv pėr t i mundėsuar tė interesuarit qėndrimin nė territorin e shtetit.

• Tė huajit (qoftė edhe nė situata tė parregullta) qė bashkėjeton me tė afėrmit e brezit tė katėrt apo me bashkėshort/e italian/e, pėr tė cilėt nuk zbatohet njė masė dėbimi (neni 19 i Tekstit Unik mbi Imigrimin). Kjo leje qėndrimi nuk shndėrrohet (konvertohet) nė leje tė titullit tjetėr, tė ndryshėm.

• Familjarit tė huaj tė njė refugjati. Nė kėto raste pėrjashtohet zotėrimi i njė lejeje tė vlefshme qėndrimi nga ana e familjarit.

• Familjarit tė huaj qė qėndron rregullisht dhe plotėson kėrkesat pėr ribashkim me shtetasin e huaj qė qėndron rregullisht nė Itali. Nė kėtė rast leja e qėndrimit tė familjarit konvertohet nė leje qėndrimi pėr motive familjare. Konvertimi mund tė kėrkohet brenda njė viti nga data e skadencės sė titullit tė qėndrimit, qė zotėrohet si fillim nga familjari.

• Prindit tė huaj dhe natyror tė tė miturit italian qė qėndron nė Itali. Nė kėtė rast leja e qėndrimit pėr motive familjare lėshohet edhe duke dalė nga detyrimi i zotėrimit tė njė lejeje tė vlefshme qėndrimi, me kusht qė prindi kėrkues tė mos jetė i privuar nga pushteti familjar, sipas ligjit italian.

Pėrfitime qė lidhen me lejen e qėndrimit pėr motive familjare

Leja e qėndrimit pėr motive familjare mundėson:

• qasjen ndaj shėrbimeve socio-sanitare dhe tė asistencės;

• regjistrim nė kurse studimi apo formimi profesional;

• regjistrimin nė listat e qendrave tė punėsimit, kryerjen e punės si punėmarrės apo i vetėpunėsuar (tė gjitha kėto duke respektuar moshėn minimale pėr ushtrimin e aktiviteteve tė punėsimit).

Refuzimi dhe anulimi i lejes sė qėndrimit pėr motive familjare.

Nė miratimin e vendimit tė dėbimit (kufizuar me masa administrative pėr hyrje tė paligjshme apo nė mungesė tė lejes sė qėndrimit) apo tė vendimit pėr refuzimin e lejes sė qėndrimit, lėshimit, anulimit apo refuzimin e ripėrtėritjes sė lejes sė qėndrimit ndaj tė huajit qė ka ushtruar tė drejtėn e ribashkimit familjar, apo tė familjarit tė ribashkuar, sipas nenit 29 merren parasysh natyra dhe efektiviteti i lidhjeve tė familjarit tė interesuar dhe tė ekzistencės sė lidhjeve familjare dhe sociale me vendin e origjinės, si dhe tė tė huajit, tashmė tė pranishėm nė territorin kombėtar, por edhe kohėzgjatja e qėndrimit nė territorin kombėtar.

Sokol PEPUSHAJ

 

Italia mban dyert hapur edhe pse krize

Pėrcaktohen kuotat e pranimit pėr punėsimet sezonale nė shtetin fqinj, Itali. Kjo e fundit ka parashikuar pėr 2009-n njė numėr tė lartė vendesh tė lira pune pėr shtetas tė huaj. Konkretisht bėhet fjalė pėr rreth 80 mijė hyrje qė do tė realizohen pėr kėtė vit nė sferat e ndryshme tė kėrkuara nga sipėrmarrjet italiane. Aktualisht ėshtė hartuar teksti pėrkatės, qė specifikon hyrjen pėr punėsime sezonale dhe pritet vetėm tė miratohet nga organet pėrgjegjėse. Procedurat e aplikimit, ashtu si dhe vitin e shkuar, do tė ndiqen nėpėrmjet internetit, ku do tė publikohen ofertat e punės dhe kualifikimet apo kriteret e nevojshme qė duhen plotėsuar nga personat e interesuar pėr to. Burimet zyrtare tė Ministrisė sė Punės bėjnė tė ditur se prioritet nė kėtė rast do tė kenė ato shtete qė tashmė kanė marrėveshje bashkėpunimi me Italinė, ēka do tė thotė se dhe vendi ynė do tė ketė pėrfitime tė konsiderueshme. Nė kėtė dekret do tė trajtohen me pėrparėsi shtetas nga shtete me tė cilat Italia ka marrėveshje bashkėpunimi, mes cilave edhe Shqipėria.

Pranimi

Pėr kėtė vit qeveria italiane ka programuar 80 mijė hyrjeje pėr punėtorė stinorė nga shtete joanėtare tė BE-sė. Pjesa dėrrmuese e kuotave tė pėrcaktuara pėr kategori punėsimesh i pėrkasin sektorit tė bujqėsisė, ku janė evidentuar dhe nevojat mė tė mėdha pėr flukse punėtorėsh. Sipas monitorimeve, edhe kėtė vit punėdhėnėsit duhet tė paraqesin kėrkesa pėr punėsim pėrmes internetit, vetė apo duke iu drejtuar shoqatave tė kategorisė. Sidoqoftė, kėtė mund ta bėjnė pas botimit tė dekret-fluksit tė posaēėm. Tė mos harrojmė se mė shumė se 50 pėr qind e fuqisė punėtore pėr bujqėsinė vjen nga shtete joanėtare tė BE-sė dhe sektorė tė tėrė varen nga punėtorėt imigrantė, qė nga vjelja e frutave dhe perimeve e deri nė blegtori

, - pohohet nga burimet zyrtare italiane. Megjithatė, miratimi i kėtyre hyrjeve do tė bėhet nė njė kohė tė shkurtėr, duke marrė parasysh kėtu edhe kėrkesat e bėra nga vetė sektori i bujqėsisė nė kėtė vend pėr punėsimet emergjente qė duhen bėrė pėr rimėkėmbjen e kėtij sektori. Presidenti i Konfederatės Italiane tė Bujqve (CIA) Xhiuzepe Politi i ka kėrkuar ministrit tė Punės sė kėtij shteti qė tė nxisė botimin e dekretit. Kjo pėr shkak edhe tė vonesave qė duhen bėrė nė pėrzgjedhjen e kėtyre punonjėsve nga ndėrmarrjet pėrkatėse, duke mbarsur rrezikun qė punėtorėt tė vijnė jo nė kohėn mė tė volitshme pėr kėtė lloj punėsimi apo aktivitetet pėr tė cilat kėrkohen.

Flukset jostinore

Pėrveē sektorit tė bujqėsisė njė pjesė e konsiderueshme e profesioneve tė kėrkuara janė edhe ato tė shėrbimeve dhe kujdesit shtėpiak pėr kategori tė caktuara si dhe kuota pėr mekanikė tė fushave tė ndryshme. Ende nuk ka njė vendim tė saktė se ēdo tė ndodhė kėtė vit me flukset jostinore, si dhe sa do tė jetė numri i hyrjeve, nėse do tė ketė pėr 2009-n. Sipas njoftimeve zyrtare, deri tani nuk ka ende asnjė njoftim pėr punė jostinore. Ndėrsa pėr rastet kur qytetarėt duan tė hyjnė nė Itali me vizė PDD pėr motive punėsimi si punėmarrės, nuk ėshtė e nevojshme qė tė paraqiten mė parė mjetet financiare. Kjo sepse kontrata e qėndrimit e ofruar dhe pranuar, sigurisht edhe e miratuar, garanton tė ardhurat e punėtorit tė huaj.

Leja e qėndrimit pėr motive familjare

Leja e qėndrimit pėr motive familjare i lėshohet:

• Tė huajit qė ka hyrė nė Itali me vizė pėr ribashkim familjar apo me vizė shoqėruese tė familjarit, apo me vizė hyrjeje pėr ribashkimin me fėmijėn e mitur.

Kėrkesa pėr lėshimin apo ripėrtėritjen e lejes sė qėndrimit refuzohet dhe anulohet leja e qėndrimit, nėse provohet se martesa apo adoptimi janė bėrė me qėllimin ekskluziv pėr t i mundėsuar tė interesuarit qėndrimin nė territorin e shtetit.

• Tė huajit (qoftė edhe nė situata tė parregullta) qė bashkėjeton me tė afėrmit e brezit tė katėrt apo me bashkėshort/e italian/e, pėr tė cilėt nuk zbatohet njė masė dėbimi (neni 19 i Tekstit Unik mbi Imigrimin). Kjo leje qėndrimi nuk shndėrrohet (konvertohet) nė leje tė titullit tjetėr, tė ndryshėm.

• Familjarit tė huaj tė njė refugjati. Nė kėto raste pėrjashtohet zotėrimi i njė lejeje tė vlefshme qėndrimi nga ana e familjarit.

• Familjarit tė huaj qė qėndron rregullisht dhe plotėson kėrkesat pėr ribashkim me shtetasin e huaj qė qėndron rregullisht nė Itali. Nė kėtė rast leja e qėndrimit tė familjarit konvertohet nė leje qėndrimi pėr motive familjare. Konvertimi mund tė kėrkohet brenda njė viti nga data e skadencės sė titullit tė qėndrimit, qė zotėrohet si fillim nga familjari.

• Prindit tė huaj dhe natyror tė tė miturit italian qė qėndron nė Itali. Nė kėtė rast leja e qėndrimit pėr motive familjare lėshohet edhe duke dalė nga detyrimi i zotėrimit tė njė lejeje tė vlefshme qėndrimi, me kusht qė prindi kėrkues tė mos jetė i privuar nga pushteti familjar, sipas ligjit italian.

Pėrfitime qė lidhen me lejen e qėndrimit pėr motive familjare

Leja e qėndrimit pėr motive familjare mundėson:

• qasjen ndaj shėrbimeve socio-sanitare dhe tė asistencės;

• regjistrim nė kurse studimi apo formimi profesional;

• regjistrimin nė listat e qendrave tė punėsimit, kryerjen e punės si punėmarrės apo i vetėpunėsuar (tė gjitha kėto duke respektuar moshėn minimale pėr ushtrimin e aktiviteteve tė punėsimit).

Refuzimi dhe anulimi i lejes sė qėndrimit pėr motive familjare.

Nė miratimin e vendimit tė dėbimit (kufizuar me masa administrative pėr hyrje tė paligjshme apo nė mungesė tė lejes sė qėndrimit) apo tė vendimit pėr refuzimin e lejes sė qėndrimit, lėshimit, anulimit apo refuzimin e ripėrtėritjes sė lejes sė qėndrimit ndaj tė huajit qė ka ushtruar tė drejtėn e ribashkimit familjar, apo tė familjarit tė ribashkuar, sipas nenit 29 merren parasysh natyra dhe efektiviteti i lidhjeve tė familjarit tė interesuar dhe tė ekzistencės sė lidhjeve familjare dhe sociale me vendin e origjinės, si dhe tė tė huajit, tashmė tė pranishėm nė territorin kombėtar, por edhe kohėzgjatja e qėndrimit nė territorin kombėtar.

Sokol PEPUSHAJ

 

Metodat e fuqive demokratike nė ndėrtimin e paqes nė Evropėn Juglindore

Perėndimi nė pėrgjithėsi ka kaluar faza kritike historike, dhe mu nga kėto kriza kanė mėsuar ta ndėrtojnė ardhmėrinė e tyre.

 

nga Kan.Lic.iura. Zef Ahmeti, Univ. St. Gallen   

 

Historia nuk ėshtė vetėm shkencė qė merret me tė kaluarėn, por ajo sjellė edhe shumė elemente tė frytshme pėr ta ndėrtuar ardhmėrinė. Meqė zhvillimi i shoqėrive njerzore nuk ėshtė i ngjajshėm e ndryshon prej njė vendi nga njė vend tjetėr, prej kontinenti nga njė kontinent tjetėr, vendet mė pak tė zhvilluara mund tė mėsojnė shumė nga ato vende, shtete apo kombe, qė kanė njė pėrvojė mė tė pasur.

 

Pėrvojat historike e disa popujve a vendeve mė tė zhvilluara mund tė merren si shembull nga ato pjesė tė botės, tė cilat tek kan hyrė nė ato faza dhe procese historike, qė pėr vende e zhvilluara veē i takojnė historisė. Kėto pėrvoja mund t`iu pėrshtaten tė sotmės dhe nė kėtė mėnyrė tė menjanohen apo (tej)kalohen krizat a problemet nė disa pjesė tė botės nė zhvillim. Nga kėto pėrvoja mund tė pėrfitojnė shumė edhe popujt e Evropės Juglindore pėr tė kaluar nga konfliktet e njėpasnjėshme drejt kooperimit dhe integrimit.

 

Pėr tė kuptuar mė mirė kėtė tė lartshėnuarėn nė vijim do tė marrim shembull raportet pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėrkatėsisht ngjarjet dhe proceset demokratike nė Gjermani tė shtyra dhe ndihmuara kryesisht nga amerikanėt.

 

Pėr dallim nga Lufta e Parė Botėrore, nė luftėn e Dytė Botėrore kemi rolin dhe ndikimin e madh tė SHBA-ve si fuqi demokratike. Pėr demokracinė e sotshme nė Gjermani, ajo (Gjermania) i falenderohet Amerikės dhe planeve tė saja pėr demokratizim. Nė fillim (pas luftės) SHBA-tė kishin si prioritet ndėrtimin e paqės e mėpastaj tė fillojnė me jetėsimin dhe ndėrtimin e demokracisė. Me fjalė tė tjera, SHBA-tė kishin pėr qėllim ta qetėsojnė kontinentin nga konflikti duke intervenuar ushtarakisht, mėpastaj pėr tė vazhduar me demokratizim.

 

Pėr tė ndėrtuar nė paqe demokracinė, Amerika si fuqi udhėheqėse demokratike, si pikė tė rėndėsishme e shifte edhe nevojėn e parakushteve tė tjera ekonomike. Kėtu duhet tė pėrmendet Plani Marshall, qė nė atė kohė ofronte tė mirat tė ndryshme dhe kredi, duke ndihmuar edhe ndėrtimin e njė ekonomie liberale. Pėrveē tė tjerash SHBA-tė dėshironin tė zhvillonin njė ekonomi liberale me parametra botėrorė.

 

Rėndėsi pėr Amerikėn kishte edhe demokratizimi i politikajve dhe forcave politike. Njė nga vėshtėrsitė qė ishte paraqitur nė kohėn e tranformimeve pas Luftės sė Dytė nė Gjermani ishte zėvendėsimi nėpunėsve administrativ tė regjimit tė Hitlerit me njerėz tė tjerė, nė mėnyrė qė tė humben tė gjitha ndikimet e mundshme tė diktatorit Hitler.

 

Ndėrsa kjo fazė mbyllet me sukses, nė Evropė fillojnė tė zhvillohen mardhėniet mė tė mira ndėrmjet vendeve tė Evropės dukė kaluar nga koekzistenca ndėrmjet shteteve nė kooperacion dhe integration. Kooperimi i shteteve Evropiane nė fillim kryesisht bėhej nė kuadėr tė ekonomisė, duke aluduar drejt modernizimit tė ekonomisė nė pėrgjithėsi. Pėrveē tė tjerash ekzistonte edhe ideja se shoqėritė liberale janė dhe duhet tė jenė shoqėri tė hapura. Pra duke pėrkrahur lirinė e lėvizjes, lirinė e komunikimit, ndėrtimin e njė shoqėrie pluraliste. Pikė tjetėr e rėndėsishme, ndihmėse nė procesin e demokratizimit tė kontinentit tė Evropės, ishte edhe ideja e ndryshimit tė kushteve tė rėndėsishme ekonomike, sociale e tė tjera.

 

SHBA-tė dhe BE-ja – Evropa Juglindore

Nėse krahasojmė zhvillimet e fundit nė Evropėn Juglindore, apo siē thirret me shprehjen tjetėr Ballkan, shumė nga kėto elemente tė praktikuara nga amerikanėt dikur nė Gjermani, sot Amerika dhe Bashkimi Evropian implementojnė njė politikė tė ngjashme nė kėtė pjesė tė Evropės. Njė kombinim kėsaj praktike me elemente tė reja duke iu pėrshtatur rethanave dhe problemeve ekzistuese. Pėrpjekjet e kėtyre vendeve qė tashmė kanė njė pėrvojė mė tė madhė nė zhvillimin dhe jetėsimin e principit tė demokracisė, tash kėtė pėrvojė pėrpiqen ta bartin dhe ta aplikojnė hap pas hapi ne kėtė rajon.

Duke u nisur nga kėto qė i thamė mund tė vijmė nė pėrfundim tė kėsaj forme tė tė menduarit me gjykimin se, qetėsimi i Evropės Juglindore mundohet tė arrihet duke pėrdorur metodat deri diku tė ngjashme si mė herėt nė raportin Gjermani-SHBA, pra :

a) qetėsimi i rajonit me intervenim ushtarak, tashmė i praktikuar nga NATO-ja dhe SHBA-tė (kujto intervenimin Amerikan nė Evropė nė Luftėn e DB), dhe ndėrtimi i raporteve demokratike,

b) qėllimet, pikėpamjet demoktatike tė SHBA-ve dhe BE-sė, pėr tė ndhimuar Ballkanin.

c) demokratizimi i politikajve dhe strukturave shtetėrore,

d) shtyrja pėr bashkpunim aktiv mes vendeve tė rajonit,

e) ndėrtimi i shteteve dhe shoqėrive nė bazėn e principit tė liberalizmit, f) si dhe shtyrja pėr ndryshim tė formės sė vjetėr tė tė menduarit, drejt ndryshimeve tė rėndėsishme moderne ekonomike, sociale dhe formave tjera.

 

 

Mesimet e tragjedise se “Barberino del Mugello”

Ajo cfare ndodhi, ndodhi! Nje familje shqiptare, emigrante ne Itali, eshte shuar totalisht ne menyren me makabre te mundshme. Nje nene 37- vjeēare qe ate mengjes te 1 marsit 2009 duhet te shkonte ne pune edhe pse ishte e diele, nje vogėlush 13 vjecar qe duhej te luante ne fushen e blerte te futbollit te Barberino del Mugello drejt realizimit te nje endrre, nje vajze 14 vjecare qe enderronte te ishte “veline” e famshme ne programet televizive italiane, iken papritur nga kjo bote pa patur asnjė faj nga ana e tyre, por thjeshte se ne katin poshte tyre jetonte nje person problematik, 38- vjecari Tomasso Mengoni. Iken ne nje moment, kur babai i tyre kishte kapėrcyer detin per te arritur ne vendlindje, mbase per te pėrgatitur rikthimin ne atdhe te familjes pas emigrimit te rende dhe te lodhshem ne Itali. Tragjedia e konsumuar eshte e plote, e dhimbshme por qe edhe duhet zbardhur per te vene ne vend drejtesine, por qe gjithsesi nuk mund te ktheje pas 3 viktima te pafajshme te papergjegjshmerise se  nje individ, qofte edhe pronari i pallacines se tmerrit ne “Barberino del Mugello”.

Jo vetem shqiptare, por edhe italiane, madje edhe kryetari i Komunes Barberino del Mugello (FI), Gian Piero Luchi ka pranuar per mediat vendase se “efektivisht ne te kaluaren, 38- vjecari Mengoni ka patur ndonje problem varesie nga droga. Por nese ne te vertete sjellja e tij do te kishte rezultuar e rrezikshme per komshinjte dhe qeramarresit, do te kishim nderhyre”. Te tjere banore te zones kane treguar se Mengoni jo vetem sillej si i ēmendur, jo vetem kishte probleme me drogen, por ngrinte pėrtej cdo limiti volumin e muzikes dhe te televizionit deri ne oren 4 te mėngjesit. Nderkohe, vetem muajt e fundit, ka patur tre alarme pikėrisht ne kete pallacine per rrjedhje gazi. Edhe diten e tragjedise, Angjelina Gjonaj, 37- vjecarja nene e dy femijeve Dorina dhe Dorian, kishte zbritur ne deren e Mengonit per ti tėrhequr vėmendjen per rrjedhje gazi qe konstatohej nga era e shperndare ne te gjithe pallacinen. Kishte dalur edhe para dritareve te baneses duke thirrur italianin 38- vjecar, por pa patur asnjė pėrgjigje. Kete e pranon per mediat edhe vete Mengoni, i cili ne fakt u plagos nga kjo tragjedi, por eshte jashte rrezikut per jeten. Ai tregon per mediat se ka degjuar te thirrura, eshte ngritur nga krevati dhe sapo ka ndezur nje cigare, ka pėrfunduar ne rruge si pasoje e trysnise se shpėrthimit te gazit. Me shpėrthimin e pare, jane pėrhapur flake dhe nena me dy femijet e saj, kane dale ne dritare per te kėrkuar ndihme. Ndihma e vetme kane qene thirrjet e banoreve te zones: Hidhuni se ju presim ne!....

Nuk ka vonuar dhe pas pak minutash, eshte degjuar edhe nje shpėrthim tjeter me i forte dhe ne ate moment, soleta e katit te sipėrm ka rene, duke zene poshte saj tre jete te pafajshme dhe duke shenuar tragjedine shqiptare te rradhes me tre viktima te pafajshme, nje nene dhe dy bijte e saj....

Nuk besoj se ndokush, qofte shqiptar apo edhe italian, te dyshoje qe Tomasso Mengoni ta kete bere me qellim shpėrthimin, pasi edhe ai vete rrezikoi jeten. Megjithate, ka dhe duhet te kete nje pergjegjesi, me shume se te vete 38- vjecarit, te instancave te caktuara per te mbikėqyrur te tille individe problematike. Per nje cast, le te nderrojme pozicionet: viktimat jane tre italiane: nje nene dhe dy femijet e saj, ndersa “shkaktari” i tragjedise nje shqiptar. Ne fakt, nuk do te kishte ndodhur tragjedia, pasi ne rastin me te pare qe do te ishte konstatuar nje person i huaj problematik, pėrdorues droge dhe prishes i rendit dhe qetesise publike, atij menjehere do ti tregohej vendi: burgu deri ne ekstradim jashte Italise.

Vertete qe ne jemi “komb emigrantesh”, sic edhe vete italianet deri ne vitet ’70 te shekullit te kaluar. Vertete kushtet ekonomike na detyruan te kerkojme nje alternative me te mire jashte atdheut. Vertete, se si cdo komb apo shtet tjeter, edhe ne kemi kriminele qe mbajne te njejten pasaporte si ne. Vertete, se si cdo komb tjeter, kemi edhe ne simbolet tona me te cilet krenohemi dhe duhet te krenohemi. Por per te gjitha keto arsye, kerkojme te trajtohemi edhe ne si te barabarte me italianet, pavarėsisht nese kemi apo jo te njejten pasaporte, por qe u pėrgjigjemi si cdo qytetar tjeter detyrimeve ne vendin ku kemi zgjedhur apo jemi te detyruar te jetojme.

Se ne cfare gjendje ka qene italiani Mengoni mėngjesin e 1 marsit, eshte e qarte nga ato cfare ka treguar: sapo eshte ngritur nga krevati, ka ndezur nje cigare, pa arritur te ndjeje eren e rende te gazit, e cila kishte kaluar edhe ne oborrin para pallacines. Ne kete krim, kane pjesen e tyre edhe autoritetet e Barberino del Mugello. Si mund te lihej pa kontroll nje person, tek i cili vetem muajt e fundit tre here u konstatua rrjedhje gazi, deri ne rrezik shpėrthimi dhe tragjedia, e cila ne fakt erdhi mbi kurrizin e 3 shqiptareve te pafajshem?!

Asgje nuk mund ta ktheje me ne jete ate familje, askush nuk mund ti sjelle bashkėshortit femijet dhe bashkėshorten, askush nuk mund ti jape me jete endrrave te prera ne mes, askush nuk mund te ktheje pas kohen, askush nuk mund te zhbeje ate cfare eshte bere tashme. Por te gjithe, e perseris te gjithe, me shume italiane (ne kete rast) se shqiptare, duhet te nxjerrin mesime, kryesisht per menyren e te sjellurit ndaj te huajve apo edhe pergjithesimit te turpshem te krimeve, fajeve apo gabimeve qe mund te beje nje i huaj. Kam deshire qe keto rreshta, me shume dhimbjeje por edhe revolte, ti mbyll me nje koment te marre nga nje faqe interneti italiane (http://www.ilsalvagente.it).

“Pesantemente sotto accuso il modo di fare del proprietario della villetta, Tommaso Mengoni. “Lui č uno fuori di testa, un drogato, fino alle 4 di mattina teneva la musica, il televisore, a volume alto. E’ lui il motivo della tragedia”: dicono i vicini. Anche il sindaco di Barberino del Mugello, Gian Piero Luchi, parla di “un personaggio un po’ particolare, in passato c’erano stati piccoli incidenti”.

Questa volta il “piccolo incidente” č costato la vita a tre poveri immigrati: una giovane donna e due ragazzi. A parti invertite si invocherebbero le “ronde” contro gli albanesi. Cosģ, invece, non resta che piangere tre vittime innocenti.”

“Nen akuze te rende eshte menyra e te sjellurit te pronarit te pallacines, Tommaso Mengoni. “Ai eshte nje qe i ka ikur truri, nje i droguar, deri ne 4 te mėngjesit linte hapur muziken, televizorin me volum shume te ngritur. Eshte ai motivi i tragjedise”: thone komshinjte. Edhe kryetari i Komunes se Barberino del Mugello, Gian Piero Luchi flet per “nje personazh pak te veēante, ne te kaluaren ka patur incidente te vogla”.

Kete here “incidenti i vogel” i ka kushtuar jeten 3 emigranteve te mjere: nje grua e re dhe dy femije. Nese vendet do te ndryshoheshin, do te krijoheshin “patrulla” kunder shqiptareve. Ndersa keshtu, nuk mbetet vetem te qahen tre viktima te pafajshme”.

Solidariteti i Rajonit, Provinces dhe Komunes, eshte per tu vlerėsuar. Por per cfare mund ti sherbeje nje burri, nje prindi qe iu shua familja nga papergjegjshmeria e nje italiani dhe strukturave te tjera te kėtij shteti?! Edhe denimi i Mengonit, apo njėqind “Mengoneve” nuk do te ndryshonte gje, pervec se mund te sherbeje si mesim per reflektim me shume italianeve se shqiptareve.... Nje shteti qe na mikpriti, na dha strehe, pune e ushqim, por qe akoma nuk na trajton sic e meritojme, te pakten pjesen me te madhe te shqiptareve qe jetojne ne Itali.

Blerti Delija

 

Italia ndryshon ligjin pėr bashkim familjar

Ėshtė dekreti legjislativ nr. 160 qė ka marrė fuqi ligjore qė me 5 nėntor 2008 qė ka  saktėsuar  procedurat e reja pėr bashkim familjar.Edhe ato kėrkesa tė paraqitura para kėsaj date dhe qė akoma janė nė shqyrtim, duhet tė provojnė kėrkesat e reja tė dekretit nr. 160.

E drejta pėr tė ruajtur unitetin familjar u njihet gjithė atyre emigranteve, mbajtės tė lejes sė qėndrimit CE pėr rezidentėt afatgjatė, duke hellur poshtė kartėn e qėndrimit.  Pėrfitues janė edhe mbajtisit e lejes sė qėndrimit mbi njė vjeēare, tė lėshuar pėr motive  si punėmarrės, tė vetpunėsuar, motive studentore, fetare, azili, familjare dhe tė mbrojtjes shtesė. Ligji pėrcakton se e drejta e bashkimit familjar nuk ka tė bėjė vetėm me bashkėshortėt e prindėrit, por me gjithė personat  qe aplikuesi ka nė ngarkim tė tij, deri tek fėmijėt e lindur jashtė martese, kur vertetohen me dokumentacion tė plotė.  Ndryshe nga ligji i parė, emigranteve u lejohet bashkimi familjar me prindėrit, vetėm kur tė moshuarit kanė mbushur moshėn 65 vjeē dhe nuk kanė asnjė nga fėmijėt nė Shqipėri. Por pėr rastet kur njė apo me shumė fėmijė me qėndrim nė Shqipėri, vertetohet se nuk mund ti mbajnė prindėrit pėr arsye  rėnda shėndetėsore, atėherė mund tė pėrfitohet bashkimi familjar. Pas lėshimit tė nulla osta-s nga Sporteli Unik mbi Imigrimin te prefekturės kompetente, i cili ua pėrcjell dokumentacionin autoriteteve konsullore, familjarėt duhet tė paraqesin dokumentacionin qė verteton lidhjet dhe arsyet pėr tė cilat aplikohet. Konsullatės  ligji i jep tė drejtė qė nė raste tė veēanta, kur dyshohet nė origjinalitetin e dokumentacionit, tė kujdeset pėr lėshimin e njė ēertefikate tė bazuar nė ekzaminimin e ADN-sė, pėr tė vertetuar lidhjet familjare. Kostoja e ekzaminimit pėrballohet nga tė interesuarit.               

Redaksia

 

 

Pertej “Pangos” eshte edhe “Fiks Fare”

Natyrisht, eshte nje sjellje e papranueshme, madje e denueshme per cdo qytetar, aq me pak per nje minister. Por, nuk eshte as rasti i pare dhe sigurisht, nuk do te jete as i fundit. Ish- ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve pati fatin e keq te binte ne rrjeten e ngritur me kujdes, profesionalizem por edhe paramendim nga “Fiks Fare”.

Sipas gjasave, “profesorit” nuk do ti hyje “gjemb kembe” nga ana ligjore. Ana morale eshte marre persiper te ndėshkohet nga kryeministri Berisha, i cili e shkarkoi “ne 4 minuta”, nga kryetarja e Kuvendit Topalli qe “si nene ishte e tmerruar dhe frikėsuar” e cila i kėrkoi ish- ministrit te dorėzonte mandatin e deputetit, nga presidenti Topi qe e shkarkoi me dekret ne pak ore, nga koleget deputete te djathte e te majte qe u distancuan menjehere nga “psikologu”. Serish ne sensin moral, “i akuzuari per ngacmime seksuale” deklaroi se “mandatin ma kane dhene zgjedhesit e zones 38 dhe vetem ata mund te ma heqin”. Duke iu rikthyer anes ligjore te problemit, kuadri ligjor ne kete rast ne vendin tone, sipas juristeve dhe avoketerve, eshte i manget qofte per “ngacmimin seksual”, qofte “per shpėrdorim detyre” por edhe per “korrupsion” permes shkėmbimit te favoreve seksuale per nje vend pune. Prokuroria, pasi te ekzaminoje me kujdes kasetat filmike dhe audio, nuk do ta kete te veshtire te dale ne konkluzionin se gjithēka ka qene nje kamera e fshehte, e pėrgatitur me shume kujdes dhe perballe ish- ministri ka pasur vajzen “X” e cila nuk ka qene realisht e interesuar per nje vend pune, por per te kryer nje detyre, per te cilen sipas gjasave eshte paguar edhe mire. Ndryshe ka ndodhur ne raste te tjera, te denoncuara edhe nga “Fiks Fare”, ku objekt dhe subjekt i ngjarjeve te tilla apo kamerave te fshehta, kane qene persona reale dhe jo “gazetare kamikaze”.

Ne nje emision te improvizuar te ores se vone “Opinion”, ish- ministri, te cilit tashme do ti pėrmendim emrin, nga nxitimi, mllefi po euforia, dha disa “indice” (sic thote avokat Ngjela) shume te vlefshme, nese prokuroria eshte e interesuar te shkoje pėrtej “Pangos”, drejt “Fiks Fare” por edhe me pėrtej.

Duke qene konfuz dhe mbi te gjitha i pakoordinuar me avokatin e tij Gjokutaj, Pango deklaroi se kishte ngarkuar juristin e tij “te negocionte, per te marre informacion ne lidhje me kameran e fshehte qe po pėrgatitej te transmetohej”. Behet fjale per nje hark te shkurter kohor, qe niste nje dite para emisionit dhe pėrfundonte pak ore para emisionit “Fiks Fare”. Natyrshem, lind pyetja: si mund te sigurohet informacioni i nevojshem per tu ditur nga Pango permes negocimit te avokatit te tij? Zakonisht, perfaqesuesi ligjor, eshte personi me i afert me te cilin rrėfehet cdo klient. Por fillimisht Pango, me pas edhe Gjokutaj thane gjera vertete kontradiktore. Pango deklaroi se kishte autorizuar Gjokutajn te investigonte, te negocionte me drejtuesit e “Fiks Fare” per kameran qe po pėrgatitej te transmetohej. Pango deklaroi gjithashtu se kishte nje “hermetizim informacioni”, duke lene te kuptohet se nuk ka mundur te mesoje asgje. Megjithatė, ne kete hermetizim ish- ministri kishte marre “telefonata te paidentifikuara” per te dhene para, favorte te ndryshme si fshatra turistike etj, sipas gjasave, per te frenuar publikimin e videos. Ne nje hark te shkurter kohor, dinamika e ngjarjeve dhe veprimeve eshte kaq e ngjeshur, saqe eshte lehte te kuptohet por edhe vėrtetohet, se negociatat kane qene me te gjata dhe te shtrira ne kohe ne mes Gjokutajt ose “gjokutajve” te Pangos dhe “Fiks Fare”-s. Duke njohur mire profesionin e tij si jurist dhe perfaqesues ligjor i klientit, publikisht Gjokutaj mohoi se ka investiguar apo negociuar me drejtues te “Fiks Fare”. I bie qe kemi dy versione te ndryshme, per ne njejten ngjarje, me te njejtet aktore.

Per cfare mund te jete negociuar para transmetimit te videos shokante? Ne fakt, ka vetem dy mundesi ne kete ngjarje: ose te ndodhe ose te mos ndodhe. Qe do te thote: ose videoja te transmetohet, ose videoja te mos transmetohet duke u asgjėsuar ne prani te te interesuarit ose duke u magazinuar per tu ruajtur si “xhevahir” bashke me te tjera ne arkiven e pasur tashme te “Fiks Fare”. Cfare mund te bente apo te jepte ish- ministri qe videoja e tij te mos transmetohej? Pergjigjen secili e gjen lehte ne imazhin dhe deklarimet e Pangos ne “Opinion”: gjithēka dhe cdo gje qe do te kishte mundesi, ne dore dhe ne pronesi! Ishte ne loje “imazhi i intelektualit, i krijuar me mund dhe sakrifica per gjate viteve, por edhe morali dhe nderi i nje familjeje te tere” sic tha ai vete. Cfare mund ta shtynte “Fiks Fare”-n te mos transmetonte videon e ministrit Pango? Ne pamje te pare, asgje! Megjithatė, ka patur, ka dhe do te kete raste qe edhe nje format i tille televiziv, ose nuk i ka transmetuar fare “investigimet” e tij, ose ka dhene vetem nje pjese duke paralajmėruar vijimin ne puntatat e tjera dhe e ka frenuar, ose “ia ka plasur ne turinj” filmimet te interesuarve, pasi “negocimet” nuk kane rezultuar “te suksesshme” per palet. Nje nga keto variante, ka “provuar ne kurriz” edhe nje nga kultet tradicionale te besimit ne Shqiperi.

Nuk ka as dyshimin me te vogel se Gjokutaj, sigurisht me “mandat” nga Pango ka negociuar dhe ka negociuar disa dite para se filmimi te transmetohej, pasi “dikush” nga “Fiks Fare” me numer te paidentifikuar ka sinjalizuar ministrin e Kultures. Nje nga takimet publike, te cilat nuk ka mundur ti fshehe, ka qene edhe ai ne mjediset e “Rozafa” ne Tirane. Gjokutaj e pranon vete se “i takova miqte e mije te “Fiks”-it, u ndala, piva me ta gjysme gote vere, u tregova tre barcaleta, qeshen dhe u largova”. Duket shume i bukur, i lehte si rrefim per te qene i vertete edhe per me naivin e naiveve.

Prokuroria ne fakt, ka dhe duhet te kete shume pune, nese nuk do te merret vetem me veprimet e mosveprimet e Pangos dhe mbi te gjitha, nese deshiron te shprehe pavaresine e saj te plote nga politika dhe mazhoranca nje pjese te te cileve “ferkuan barkun” nga kenaqesia, sic tha vete Pango. Nje pyetje mund te ngrihet spontane: Per cfare negociuan “gjokutajt” e Pangos me drejtuesit e “Fiks Fare”? Cfare mund apo do te ofronte Pango ne shkembim te mospublikimit te videos dhe me cfare mund te kėnaqeshin “Fiks Fare”-t ne kete negocim? Ngado qe ta rrotullosh, ne te gjitha drejtimet bie era “mit-marrje”, “presion”, “korrupsion” dhe shume pak “ngacmime seksuale”. Konflikti ne mes “pushtetit te katert” dhe njerit nga pushtetet e tjera, atij “ekzekutiv” kete here mund te jape rezultate te mira ne favor te medias, shtetit por edhe qytetareve. Mjafton qe te ekzistoje dėshira!

Blerti DELIJA

 

 

Ja si i pushkatonte toger Baba njerėzit pa gjyq. Populli i Hajmelit – mirėnjohje pėr Tuk Jakoven

Tashma asht vertetue historikisht se, mbas Konferencės sė Mukjes, Fronti Nac. Ēlirimtar u nda nė dy rryma, dhe lufta mori karakterin e njė lufte tė vėrtetė civile ma pasoja teper tė mėrzitshme. Nacionalistėt e vėrtetė aspironin pėr njė Shqipni tė lirė dhe etnike, qė don tė thotė, bashkimin e trojeve shqipėtare nė njė shtet tė vetėm. Por nė kėtė kontekst, (pushtuesit nazistė, tashmė nė ikje) i shikonin si e keqja ma e vogėl nė krahasim me instalimin e diktaturės qė do tė instalohej ma vonė nė Shqipėri. ky mentalitet, (ndonėse mjaft largpamės), u ba shkaktar qė njė pjesė e kėtij formacioni politik tė rrėshqasė nė kolabracionizėm duke bashkėpunue me pushtuesin. Ky veprim (tė cilin njė pjesė e ballistėve e aplikuan), i dha akses forcave partizane pėr tė fitue simpatinė e masave tė gjana tė popullisisė, e cila e mbėshteti nė maksimum kėtė luftė, deri nė ēlirimin e plotė tė Shqipėnisė. Nė njė letėr kėmbim qė pati Fan Noli, me Mithat Frashėrin, i shkruante nga Amerika: “Qysh atė ditė qė ballistėt filluan mbashkėpunimin me gjermanėt, misioni i juaj e ka humbur davanė”. Po ēfarė ndodhi ma vonė? Qė nė ditėt e para tė Dhetorit (1944), Partia Komuniste filloi njė fushatė tė verbuar (ndaj vllezėrve tė njė gjaku), dhe duke shfrytėzuar fajin e kėsaj pjese tė nacionalistėve, organizoi njė “kryqėzatė” nga ma tė dhunėshmet dhe ma tė turpėshmet kundėr Veriut Shqiptar. Ndonėse, Balli Kombėtar, bazen e kishte nė Jug, jugorėt me mjaft “zgjuarsi”e zgjidhėn situaten, ku njė pjesė e konsiderueshme e ballistėve i hodhėn kėsulat (me shqipen nė mes) dhe nė vendin e tyne vendosėn pustinat partizane me yllin e kuq! Njė hipokrizi kjo, tė cilėn Veriu Shqipėtar kurrė nuk e ka aplikuar, dhe ēuditėrisht, pikėrisht pėr kėtė karakteristikė (thellėsisht burrėnore) na quajnė “malokė”! Siē e thamė ma nalt, pas Dhetorit (1944), nė Shqipėri filluan reprezaljet, burgje, internime, tortura, dėbime, vrasje dhe varje nė litar! Me 2 Dhetor (1945) aplikohen zgjedhjet e para, ku diktatura shpalosi vlerat e saj, duke zbuluar fėtyrėn e vėrtetė tė diktaturės staliniste, me dėnimin e deputetėve qė votuan kundėr saj. Veriu shqiptar, nėn pretekstin (e luftės kundėr reaksionarėve) futet nė “dorėn” e forcave tė mbrojtjes dhe tė ndjekjes). Luftė pa mėshirė kundėr Klerit Katolik, tė gjithė inteligjencės shkodrane nė pėrgjithėsi, dhe kundėr katolicizmit nė veēanti, me pretekstin ma absurd, duke i quajtur “fashista”, vetėm pse ishin katolikė! Nė vazhdim tė kėsaj fushate tė turpshme, Enver Hoxha dhe Koēi Xoxe krijojnė njė strukturė “speciale” me kriminelė dhe terroristė tė sprovuar (prej 200 vetėsh), nė krye tė cilės vendosin, super – kriminelin, Hodo Hatibi, i mbiquajturi – Toger Baba. Kjo ekspeditė ndėshkimore u nis me porosi tė veēanta, pėr tė ndjellė panik e terror nė Veriun Shqiptar, nė folenė e Nacionalizmit, pėr tė shpartallue “kėshtjellat” e qėndresės dhe pėr tė mposhtur krenarinė shqiptare. Objektivi i saj ishte Mirdita, Dukagjini, Puka dhe Malėsia e Madhe. Kudo ku shkelta kamba e Toger Babės, ai duhej pritė me duartrokitje dhe brohoritje. Nė ēdo mbledhje, Toger Baba, do tė caktonte me gisht personat qė do tė dilnin “para popullit” tė cilėt mbasi i pėshtynte, i poshtėronte me tortura, ma nė fund i pushkatonte para popullit.

Kėto masakra tė turpėshme i aplikoi nė Fan tė Mirditės, duke vazhdue nė Spaē, Kimėz, Gojan, Gjegjan, Kaēinar, Kushni, Kashnjet, Ungrej, Mnelė, Hajmel e Zadrimė. Akti ma i turpshėm u krye nė Hajmel, ku Toger Baba mbasi vrau njė djalė tė pafajshė, ju vėrsul motrės sė tij – Luēies pėr ta dhunue, nė mėnyrėn ma makaber nė shtėpinė e saj!...

Luēia, nė shpirtin e sė cilės “vlonte” urrrejtja pėr kriminelin dhe dhimbja pėr humbjen e vėllait, duke u pėrleshur me kėtė “pėrbindėsh”, ma nė fund arriti tė shkėputej prej tij, dhe ashtu siē ishte, me rroba tė grisura, e lodhur dhe e dėrmuar, udhėtoi nė orėt e vona tė natės, nga Hajmeli, dhe nė tė zbardhur tė mėngjesit u gjend nė Shkodėr. Ashtu siē ishte (me atė pamje tė trishtueshme), u paraqit para Tuk Jakovės, tė cilit ia shpjegoi tė gjithė ngjarjen. Tuk Jakova, tepėr i indinjuar, me urgjencė njofton Enver Hoxhėn dhe Koēi Xoxen nė Tiranė, tė cilėt, tė zanun ngushtė nga presioni qė ju ban Tuku, detyrohen tė tėrheqin ekspeditėn ndeshkuese prej 200 kriminelėsh, dhe, Toger Baben e dėnojnė me vdekje. Ekzekutimi me varje nė litar nė oborrin e shtėpisė, ku Toger Baba kishte kryer njė ndėr veprat ma makabre, asht vepėr e pamohueshme e Tuk Jakovės, i cili meriton nderimin e mbarė Hajmelit,Shkodrės, dhe tė ēdo shqiptari tė ndershėm. Ndėrsa Luēie Simoni mbetet simbol qėndrese e nderi.

Ref. Ndue Mėlyshi – “Mirdita 12 Bajrakė” fq. 49, Libri “Njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe” – Tomė Mrijaj. Nju Jork 2004

PS. Pėr kėtė episod kemi me dhjetėra dėshmitarė, madje edhe nga ata qė kanė qenė komunistė dhe kuadro tė Ushtrisė, por qė kanė sens patriotik, dhe mbi tė gjitha – SENS NJERĖZOR.

Mark Bregu

 

Edi Rama Kryeministėr…?

Shkruan: Artur NURA

 

“Mjaft tė kujtojmė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Bashkiak tė Tiranės pėr tė kuptuar se ēfarė metode qeverisjeje do tė instalonte nė qeverinė shqiptare njė ngjitje atje e Edi Ramės”, - thoshte nė njė tė pėrditshme Besnik Mustafaj, pasi kishte parė debatin pėr buxhetin e Bashkisė sė Tiranės nga ku ai ndihej i trembur nėse kryebashkiaku do tė bėhej Kryeministėr. Nė fakt, pas turit “Dialog me Shqipėrinė” dhe atij “Me Vullnetarėt pėrtej sė Majtės dhe tė Djathtės”, duket qartė se z. Edi Rama po tenton mė shumė rolin e tij si Kryeministėr se atė tė Partisė Socialiste nė pushtet.

Gjithsecili qė ka lexuar me vėmendje jetėn politike tė kėtyre viteve tė pluralizmit shqiptar, padyshim qė nuk mund tė ketė ngelur pa i rėnė nė sy se sė fundi shumė nga figurat domethėnėse tė Partisė Socialiste janė eklipsuar nė forma tė ndryshme. Tashmė vihen re portretet e reja tė cilat kanė ardhur kryesisht nga radhėt e bashkisė sė kryeqytetit apo… tė cilėt kur e shoqėrojnė kryetarin e PS-sė, ndėrsa shkon “gju mė gju me popullin”, shpėrndahen nė turmė dhe nuk i rrinė nė krahė. Kjo pa dyshim nė funksion tė njė skeme e cila dėshiron qė vetėm lideri tė jetė nė qendėr tė vėmendjes publike. Vetėm lideri tė jetė duke dėgjuar popullin. Vetėm lideri tė dialogojė me ta dhe vetėm ai tė jetė nė vėmendjen e tyre!

Sigurisht qė duke parė kėtė panoramė domethėnėse, gjithkush duhet tė shqetėsohet sadopak dhe t’i japė tė drejtė frikės intelektuale tė z. Besnik Mustafaj! Duket qartė qė z. Edi Rama po i luan tė gjitha kartat qė nėse arrin nė zyrėn e Kryeministrit, tė ketė sa mė pak kokėēarje… E thėnė mė thjesht, kjo do tė thotė tė ketė pushtet shumėplanėsh. Pa dyshim qė askush nuk mund tė besojė qė kjo skemė mund tė ēojė tek ajo e vjetra e diktaturės, por nė mėnyra mė tė moderuara, mund tė jetė duke u tentuar njė pushtet i padiskutueshėm tė Kryeministrit tė mundshėm Edi Rama…

Njė konotacion me ish-diktatorin…

Duhet thėnė qė jeta publike dhe politike e z. Edi Rama pėrcjell disa konotacione negative. Njė konotacion negativ pėr t’u theksuar tė vjen ndėrmend kur dėgjon shprehjet e tij nė fushatė elektorale me vullnetarėt tė cilėt janė pėrgjithėsisht tė rinj.

Ai ben thirrje qė tė gjithė tė bashkohen rreth tij (Partia Socialiste nė jetėn e tij publike ėshtė krejtėsisht e eklipsuar) pa dallim feje, krahine, ideje apo tė majtės dhe tė djathtės. Strategji tė ngjashme pa dallime feje, krahine dhe ideje, pėrveē faktit qė tė mblidheshin rreth pushtetit tė popullit dhe mė vonė tė kllasės punėtore, ka ndjekur edhe Enver Hoxha pėr forcimin e pushtetit tė tij individual nė Shqipėri. Hoxha, me marrjen e individėve tė tipit “askushi” deri nga klasa punėtore dhe pa shkollė, duke u ofruar mundėsinė e njė shkolle tė ndėrtuar me ngut qė quhej Shkolla e Partisė, realizoi skemėn mė eficiente pėr forcimin e pushtetit tė tij individual.

Kjo ndodhi mė saktė kur deklarohej se pushtetin e ka “kllasa punėtore”…! Tė gjithė ata individė mund tė jepnin edhe jetėn pėr diktatorin i cili nga “askushi” i bėri me pushtet dhe tė ndihen “dikushi” ndaj familjarėve dhe farefisit tė cilėt pėrfitonin tė gjithė nga pushteti i ri kllasės punėtore!Diktatori, duke e njohur mjaft mirė kėtė zinxhir zhvillimesh, i lejonte ata “askushė” tė pėrdornin pushtetin e tyre tė dhėnė prej tij dhe kjo bėhej sepse kėshtu tė gjithė ata bėheshin mė tė ndėrvarur ndaj pushtetit tė tij personal.Tė gjitha arritjet individuale tė atyre “askushėve” nga tė cilat pėrfitonin familjet dhe farefisi vareshin vetėm nė njė pikė e cila ishte vetė diktatori dhe pushteti i tij i cili po tė rrezikohej, mund tė bėnte qė tė gjitha tė mirat e tyre materiale tė zhbėheshin, zhdukeshin!

Askush nė kėtė botė nuk do qė ato qė ka tashmė, ndoshta edhe pa i merituar t’i humbė, ndaj ata me “thonj” e me “dhėmbė” kapeshin deri nė pikėn e fundit pėr tė mos i lėshuar ato tė mira tė cilat po i gėzonin me aq epsh prej injoranti. Tė vetmit qė mund tė rrezikonin atė mbretėri tė tyre injorante, ishin intelektualėt tė cilėt pėr kėtė shkak edhe persekutoheshin, eklipsoheshin, torturoheshin duke krijuar njė skemė dyshe tė kundėrshtisė: Askushėt kundėr intelektualėve! Diktatori kundronte kėtė konflikt i paprekur deri nė vdekje. Pa dyshim qė ajo skemė ka qenė gjeniale dhe diktatori ynė nuk ėshtė se e shpiku vetė, ai vetėm e zbatoi duke ua kaluar ideatorėve tė saj…

Edi Rama sot…

Sigurisht askush nuk i trembet mė njė diktature nė Shqipėri dhe kjo, jo sepse nuk e dėshiron ndonjė individ, por sepse tashmė shoqėria jonė jeton njė jetė shumė tė hapur me veten dhe botėn e lirė demokratike e cila ia ka ngushtuar kufijtė njė mundėsie tė tillė.Por trajtimi i ekstremiteteve vlen pėr tė kuptuar mė qartė dimensionet e sofistikuara tė jetės sė sotme politike dhe personalisht bashkohem me shqetėsimin e z. Besnik Mustafaj. Po pėr ta mbyllur, shpresoj qė mė shumė se demokratėt, kėtė shqetėsim tė z. Mustafaj ta lexojnė socialistėt dhe pastaj ata pėrtej sė majtės dhe tė djathtės…

 

 

TOPONOMASTIKA. PREFEKTURA E DURRESIT

(Vijon nga numri i Kaluar)

Vijimesine e publikimin te vendimit historik nr.753 date 6 korrik 1938 te Qeverise se Mbreterise Shqiptare, kesaje radhe menduam ta fokusojme ne  Prefekturen e Durresit  dhe  N/Prefekturat e Kavajes dhe Shijakut qe ishin pjese e administrimit te kesaje njesie te qeverisjes Vendore.  Para se te fillojme  paraqitjen e shqiperimeve apo ndryshimeve  te Toponomastikes ,ne menduam  te  theksojme se i permbahemi tradites se Gazetes ,duke  paraqitur vetem NDRYSHIMET,te cilat kane qene te nevojshme ne 91 raste nga 191 te tilla te marrura ne shqyrtim nga Komisioni ,dhe miratuar nga Qeveria, gje e cila po te shprehet me perqindje ishte rreth 47% e toponomastikes se Prefektures …

PREFEKTURA E DURRESIT

 

ISHTE - BEHET

 

1.Spitalla - Spitali

2.Bozaxhias - Buzaj

3.Cocaja - Cocaj

4.Varoshi - Qyteza (lagje)

5.Zbarqej - Zbardhaj

6.Zhuraj Ndroqi - Ndroqi

 

N/PREFEKTURA E KAVAJES

 

1.Sharre - Lagja Sharre

2.Zguraj - Lagja Zguraj

3.Jevgjive - Lagja e Re

4.Aganasi - Gjurmasi

5.Bullataj - Reze

6.Cetaj - Cete

7.Rrikaj - Rikaj

8.Shtoderri - Shtoder

9.Teferici - Stani i Ri

10.Emazi - Helmaj

11.Lis –Petrosej - Lis-Guraj

12.Tilaj - Blinaj

13.Zikularaj - Kulari

14.Zikxhafaj - Qafziu

15.Leshtej-Collaku - Doracaj

16.Okshtuni - Ripas

17.Bogosina - Zotaj

18.Ballej - Balli

19.Bashtiva - Kryefusha

20.Bedeni - Gershanesa

21.Domni - Domen

22.Maskareshi - Grykaj

23.Spillej - Shpelle

24.Sterbegas - Bregas

25.Shelku - Shelgu

26.Vila - Shpat

27.Zhabjaku - Gurishte

28.Bege – Qereki - Qereke

29.Piceraga - Picrrage

30.Breti - Brreti

31.Meniklli - Menga

32.Mukaj - Mukja

33.Cudhja - Cudhi

34.Dushi - Bushi

35.Praveshi - Fraveshi

36.Kumbardha - Kumardhe

37.Muaj - Nuaje

38.Shkreti - Shkreta

39.Burizaneja - Burinej

40.Derveni - Drujaj

41.Mamurrasi - Murrizaj

42.Micjoni - Micaj

43.Muqini - Murqine

44.Skuraj - Skurraj

45.Thumani - Thumane

46.Daull-Lakapacej - Loder-Paqe

47.Shullazi - Shullani

 

 

 

N/PREFEKTURA E SHIJAKUT

 

1.Xhendite - Lagje e Re

2.Atike - Lagje e Vjeter

3.Borokeja - Kesollaj

4.Bore-Zuqllimej - Bosht – Kuqi

5.Budinaku - Dinaku

6.Calej - Calej

7.Cizmeliu - Kamaj

8.Koxhasa - Kryezot

9.Greblleshi - Grumblleshi

10.Guzaj - Gushaj

11.Kakolvora - Kokelvere

12.Karpeni - Kulperi

13.Sauqeti - Saiqet

14.Sukthi Sanilej - Sukthi Smajlaj

15.Shahineja - Shahinaj

16.Shehaligaj - Shesh – Lugaj

17.Shoteli - Shatorre

18.Shtreza - Shtrese

19.Draci - Dyrreze

20.Gjyricaj - Zhurishte

21.Hamallaj - Hamallaj e Siperme

22.Irraha - Hamallaj e Poshtme

23.Irmotha - Hamallaj -Koderlaci

24.Kuratni - Kurate

25.Lalza - Lales-Rrotull

26.Mollkuci - Molle – Kuqe

27.Mazhaj - Mashaj

28.Ahmedaqej - Ahmetaj

29.Bubqi - Bubesi

30.Korreci - Korras

31.Kulla - Kodras

32.Marqineti - Merqijasi

33.Veminasi - Eminasi

34.Palaga - Palaj

35.Rada - Ranishta

36.Shergu - Sharga

37.Cifligu i Ri - Bulqize

38.Gjemze –Shkafane - Gjembez

 

Sic Shihet emrat e fshatrave ,lagjeve apo vendeve te ndryshme ,shpesh here kane pasur nevoje shqiperimi te paster nga gjuhet e huaja qe kemi trashiguar nga historit e pushtimeve te ndryshme , ndersa ne disa raste ka pasur nevoje pershtatje apo ndryshimi ne koherence te plote me evolimin e gjuhes shqipe ,dhe kushtet e reja historike . Kjo pune shkencore e Shqiperimit te Toponomastikes eshte bere mjafte e sakte ,pasi ne komisionin shtetrore benin pjese personalitete te njohura te Albanologjise ,Historise, Gjuhesise ,Gjeografise ,Etnografise e tjer ,nga Shqiperia dhe Vende te ndryshme Europiane ,dashamirese te Vendit tone...Eshte interesant te thuhet se ndonse ky vendim me vlera te pallogaritshme atdhetarie i Mbretrise Shqiptare ,nuk kishte kohe te hynte sic duhej ne fuqi shteterisht ,per aresye te fillimit te luftes dyte Boterore, ne shume treva te Shqiperise (pjeserisht) gjeti zbatim nga vete populli ..Kjo mund te vertetohet sot edhe me Toponomastiken aktuale te Prefektures se Durresit. 

 

PERGATITI NDUE   BACAJ

Vijon ne numrin e ardheshem

 

Askush nuk mund te ndryshoje historine, kur heronjte jetojne.

Alfons Grishaj 

Jo rralle here i referohem thenieve te njerezve te kohes se shkuar, te cilet e kane pasur kohen me bollek per te ndertuar fjali brilante. Latinet thone, “Littera scripta manet”, qe do te thote, “ate qe eshte shkruajtur me pene nuk e pret dot me sepat”.

Kurse une do te thosha, ate qe e pret me sepate duhet pasur kujdes per ta shkruar me pene.

 Duke lexuar  shkrimin  e Muje Bucpapes me titull , “13 Dhjetori ne Shkoder  nje beteje kunder komunizmit”, me kujtoi ate ngjarje te cilen z. Bucpapaj e shkruan me nje pasion te vecante qe vlen per tu admiruar.

Kete  shkrim  e lexova ne dy gazeta, “Gazeta Metropol” dhe “Gazeta Shqip”. Me pas e lexova te njetin shkrim te cunguar tek “Rilindja Demokratike”(per te ardhur keq, shume keq), gje qe Rilindjen nuk e nderon jo vetem per emrin qe mban, por se aty ishin cunguar disa personazhe te vertete te asaj ngjarje dhe te asaj partie, pra cunguar historine .

Shkrimi ne pergjithesi qendron, por une do te sqaroj disa gjera qe Mujo Bucpapaj o nuk i din ose ia kane thene gabim. Dhe kjo gjithmone per hir te se vertetes qe brezave qe do te vine mos ti leme ne dileme.

Une do te shtjelloj vetem disa fakte qe ndihmojne historine e pashkruar ose te shkruar aty –ketu per qejfe dhe pasione. Historia nuk pranon romantizma , poezi

apo haterlleqe. Ajo eshte e ftofte dhe kryeforte me rastin dhe momentin, ne kohe dhe hapesire. Nese ne demokratet do te bejme ate cfare kane bere komunistet me historine, do te ishim dy here gabim, per arsyen e thjeshte , se ne, e pesuam ne kurriz historine e tjetersuar mizerabel nga historianet aminxhi te nje rregjimi te degraduar.

Kohet e fundit kam degjuar dhe lexur se si “NE” mundohemi te mohojme vellaun e masakruar, luften dhe gjakun e martireve, te baballarve dhe vellezerve tane, vetem per nje interes te momentit te cilen e kemi vene ne nje qerre per te ecur ne shekullin XXI.

E tille eshte dhe lufta e lavdishme e Postrribes qe antikomunistet dhe nacionalistet

Postrribake dhe ato Shkodrane luftuan per disa ore kunder bolshevizmit, dhe bilanci teper tragjik. Shkodra u vesh ne zi. Kjo  kryengritje  filloi dhe mbaroi me 9 Shtator 1946. Eshte  nder per te dekoruar kete ngjarje historike, por nuk duhet thene kurrsesi se kjo ishte  e para kryengritje. Ky eshte nje gabim fatal si ne planin historik ashtu dhe ne planin moral, duke pasur parasysh se kryengritja e Malesise se Madhe kishte filluar ne Janar te 1945 (pra nje vit e shtate muaj perpara se Kryengritja e Postrribes), ku malsoret legjendare te mbi- Shkodres luftuan me vetmohim jo vetem kunder  komunisteve, por dhe kunder brigades Jugosllave.

Nje tragjedi biblike mbuloi Malesine e Madhe, ku per kete ngjarje do te shkruante  Pjeter Arbnori , Uran Butka  e tjere, pra komenti eshte i tepert.

Duhet ti vije zor cdo njeriu qe mendon te denigroje nje histori me permasa te tilla. Asnjeri nuk duhet te harroje se Shkodra dhe Malesia e Madhe jane si vellezerit Siameze.

Le te vime tek 13 Dhjetori, nje ngjarje qe e vlen te cilesohet si  knock-out i pare i komunizmit Shqiptar.

Levizja Studentore ne Shkoder ka filluar qe me daten 8-9 Dhjetor ne auditoret e Shkolles se Mesme “Jordan Misja”, ku nxenesit protestuan perpara shkolles dhe brenda saj. Ajo dha alarmin tek shkodranet antikomuniste, te cilet keshilluan nxenesit qe te behej nje lidhje midis  “Jordan Misjes” dhe Institutit  “Luigj Gurakuqi” Shkoder .

Nxenesit  “Jordan Misjes” udhehiqeshin nga Adnan Mehmeti, Elton Llafja,

Volfrid Malshyti, Elton Deda, Sidola Vata, Markon Malaj etj. (Keto studente kishin perkrahjen dhe te mesuesve Xhelal Fejza dhe Qazim  Lika) Nxenesit e “Jordan Misjes” kordinuan veprimet me disa studente dhe shkodrane qe punonin prane ketij Instituti, sic ishte Xhevat Gjurkaj etj. Ne keto ambjente kishte studente me shpirt liridashes dhe largpames sic ishin, Flamur Bucpapaj, Ilir Seci, Silvana Nika, Ismet Pali, Majlinda Sula, Peparim Hyka, Nazmi Peka , Arben Celiku, Ama Fanko, Gazmend Dibra, pedagogu Bajram Xhafa. Ne takimin me Xhemal Dymylen kane qene dhe antikomunistet Ferdinand Temali  dhe Nikolin Pema.

Duke qene me i sakte duhet theksuar se shpirti i ketij Instituti , berthama demokratike kane qene pedagoget Kolin Gjoka, Agostin Shqalsi, Gjovalin Kolombi, Menduh Derguti etj…

Sigurisht jane dhe emra te tjere, dhe te me falin qe po i le pa permendur, per arsye kufizimi.

Studentet e Institutit i dhane demonstrates 13 Dhjetori nje kuptim universal, por ne momentin qe demonstrata u radikalizua, nje pjese e mire e studenteve disa prej te cileve i permenda me lart u terhoqen nga demostrata duke u futur ne auditore dhe  brenda konviktit , dhe kjo ishte teper e dhimbshme, per arsye se disa demonstrues duke pare kete skene u drejtuan drejt konviktit duke kerkuar qe   studentet te dilnin per te vazhduar protesten. Disa protestues te irritur(e quanin si tradheti kete largim te befasishem te studenteve), gjuajten me gure ndertesen, ku une personalisht kam nderhyre per te qetesuar kete situate dhe demonstrata te vazhdonte  rrjedhen e vet. Nxenesit e “Jordan Misjes”, “29 Nendori” , ”Oso Kuka”, jo vetem nuk u larguan por ngjeshen rradhet dhe u bene me shume…

Prane meje dhe shokeve te mi, ishte brezi qe e kuptoi, qe komunisteve u duhej ējerrur maska , dhe maska nuk ēirrej me fjale, por me vepra e me gjoks…

U pushtua kati i pare i Komitetit te Partise, Radio Shkodra. Busti i Enver Hoxhes,

u perrmjerr nga Paulin Pali, dhe Luigj Vata i vuri dinamitin, pjesa e kokes se diktatorit qe nuk u hoq , e hoqen me cekan. Sigurimi i shtetit perdori tere makinen e saj, plagosi me dhjetera demonstrues. Brenda Komitetit te Partise kerkonin perforcime dhe municion. Kurse Shkodra, perdori shpirtin e paepur demokratik, radikalizmin per bolsheviket me gjak shqipetari . Qyteti i lashte, ku kishin thyer koken , Romaket , Venedikasit, Turqit, Shkjete, tani po thyenin koken Skeletonet e gjalla komuniste.

Nje dite lexova se disa persona ne Tirane kerkonin qe daten 20 Shkurt 1991(kur busti i diktatorit Hoxha u terhoq zvarre me makine nga Ardian Heta), ta benin diten e rrezimit te simboleve komuniste, duke harruar qe ne Shkoder ishte rrezuar me 13 dhjetor 1990.

Per te mos harruar 14 Janarin e  vitit 1990 , Shkodra zbarkoi e tera per te rrezuar bustin e Stalinit, ku pati qindra te arrestuar dhe te denuar , sic ishin Gjergj Livadhi, Dede Kasneci, Nikolin Thana, Flamur Elbasani, Rini Monajko,   etj.

Per demostraten e 13 Dhjetorit pati te denuar nga 25 vjet deri ne nje vit. U denuan Roland Prela, Paulin Pali, Apollon Haxhi, Paulin Noshi etj. U plagosen me dhjetra dhe u arrestuan mbi 120 persona, ku nder to kam qene dhe une.

Kam nje respekt te vecante per demokratet e Tiranes, per shpirtin e tyre demokratik, per finesen dhe xhentilesen qe e kane me shumice, per rolin kyc qe kane luajtur ne levizjen demokratike Shqipetare, por nuk jam dakord me menyren qe datat historike ti kthejne ne qellim ne vetvete, se nuk do te jete ne dobi te tyre .

E pershendes Berishen per obeliskun e viktimave te komunizmit, por i kerkoj te jete shume i kujdesshem ne  perzgjedhjen e dates 20 Shkurt, si daten e rrezimit te simboleve te komunizmit apo ta emeroje ate date si sinonim te viktimave te komunizmit. Njezete Shkurti eshte nje date historike, qe duhet te kete vendin e vet, si nje zjarr olimpik qe frymzoi mijera demokrate ne mbare Shqiperine. Por, 2 Prilli ishte krateri qe rrezoi qeverine e perdale te komunisteve. Shkodra perjetoi dhunen me te eger te shtetit komunist, pas vitit 1945-1946. U ekzekutuan antaret e PD-se, Arben Broci (themelues i  PD-se), Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka.

U plagosen me arme zjarri mbi 120 persona.

Nuk do te jete ne nderin e askujt te nenēmoje Shkodren, siē e nencmuan disa qeveri te  pas 90-tes, duke e lene pa rruge, pa uje e pa drita, paēka se hidrocrentalet i kishte afer portave. U desh te zgjidhej nje grua demokrate Shkodrane , siē eshte Jozefina ( Coba) Topalli, qe te  luftoje me dinjitet , qe Shkodra te ndryshoje fytyre dhe te marre fryme lirisht . Nuk duhet harruar Shkodra!Ate  Shkoder qe beri disa levizje antikomuniste. Ate Shkoder  ku u dogj nga komunistet, qe nga koka deri tek kembet. Ate Shkoder ku votoi 18 vjet per PD.

Perfaqsuesit e PD-se ne Parlamentin Shqiptar duhet te thone fjalen e tyre me forcen e argumentit, jo per te nenēmuar te tjeret, por per te mbrojtur vlerat e veta, qe do t’ia kishte lakmi ēdo qytet demokratik i civilizuar ne bote.

Koka e diktatorit Hoxha ka qene symbol i komunisteve, dhe si shtatorja e madhe apo  e vogel, kane pasur ne vetvete simbolin ENVER, simbolin KOMUNIZEM dhe asgje me teper.

Pra, siē shikojme gabimet apo devijimet vijne nga drejtime te ndryshme, jo vetem nga nje person apo nje shkrim, por dhe nga  koka ngaterrestare e diktatorit, dhe pse i vdekur  i  ngaterron perseri njerezit e momentit, qe te ndryshojne historine dhjetravjeēare.

Zoti Bucpapaj, shkruan me nje deshire dhe dashuri per Shkodren sikur te ishte Shkodran, por njohjen nuk e ka te tille, le te ulemi me poshte:

Me 13 dhjetor, pati shume heronj qe u perleshen me bishen komuniste , siē ishin nxenesit e shkollave qe permenda me lart, por ishin dhe shume qytetare qe u shquan, te cilet nuk mund ti le pa permendur(njekohesisht duhet te me falin ato qe nuk do ti permend per arsye teknike), sic ishin: Olsi Lorja , Sokol Drasati, Ibrahim dhe Fatbardh Bilali, Pjeter Arbnori, Zef Kiri, Rrok Bardeli, Zamir Faja, Edmond Temali, Ermira Bicakani, Tefalin Malaj, Valentin Kelaj, Gjon Maranaj, Eduard Grishaj, Agim Gusha, Ler Martini, Gjovalin dhe Xhuljo Deda, Zef Gjoni, Ardian Tahiri, Lili Gusha, Afrim Pjeshka, Fred Mazi, Luigj Curri, Apollon Haxhi, Isak Ulqinaku, Ana Daja, Terezina Zorba, Bepin Torta e shume te tjere.

Por nuk mori pjese Gjergj Livadhi (mik i mire i imi)se ishte i arrestuar per demonstraten 14 Janari, nuk eshte pare ne ate demonstrate as Ali Spahia apo Xhemal Uruci(te dy keto miq te mi te ngushte), te cilet me vone do te ishin aktiviste dhe udheheqes te zjarrte te PD-se …

Nga pjesa e studenteve te Institutit “Luigj Gurakuqi”, do te arrestoheshin , Arben Celiku, Nazmi Peka, Ama Fanko, por do te mbahej vetem nje student(dhe per kete nuk jam  sigurte nese ka qene Arbeni po Nazmiu , lexuesi te me fali per kete harrese) ku pas themelimit te PD-se ai u lirua. U kerkua per tu arrestuar Flamur Bucpapaj.

Nga nxenesit e shkolles “Jordan Misja” jane arrestuar dhe keqtrajtuar:Elton Llafja ,

Volfrid Malshyti  etj. U leshua urdheri per arrestim per Adnan Mehmeti.

Sic shkruajta me lart, dhjetera te plagosur, ku nje nga keto demonstrues i quajtur Bepin Torta dhe pse me plumb ne bark goditej pa meshire  nga bazhibozuket e kuq.

Me 13 Dhjetor pati dhe nje  deshmore :djaloshi 16 vjecar Olsi Lorja, i cili

si demonstrues i kerkuar, per ti shpetuar sigurimit te shtetit i drejtohet kufirit per tu arratisur , por kriminelet e ekzekutojne  duke i keputur endrrat e rinise, ku te rinjte thone ,   “Pranvera jemi ne!”. A thua dhe pse po hapen dosjet, do te dalin emrat e ketyre mynxyrave, qe nuk kane pasur shpirt, as nder e  burreri , as fe e identitet…

Mallkimi do te bjere pa meshire mbi laramanet, qe kerkojne per te shpetuar emrin e tyre e per te bere kurban disa gjuhca dhe per te lene ne nje ane strateget e masakrave qe nga  viti 1945 deri ne ditet tona, ku meteori i shuar Hajdari eshte nje nga pikat me evidente…

Themelimi i PD-se, do te mbledhte disa figura ne Shkoder. Ato nuk ishin te vetmit.

Fale shpirtit demokratik shkodran dhe  drejtuesve bene  qe, Shkodra te fitonte nje te treten e Deputetve te PD-se ne Parlamentin Shqiptar. Kane qene momente delikate te nje kohe shume te shpejte me labirinthe te panjohura.

Nuk ishte shuar akoma jehona e 13 Dhjetorit, dhe une pas nje lirimi aksidental, isha ne kerkim si nje nga organizatoret e kesaj demonstrate.

Shkruajta fjalen e hapjes se mitingut te 3 Janarit 1991, ku do ta lexonte z. Kolec Ndoja, pra mitingun nuk e hapi Pjeter Arbnori, por demokrati Kolec Ndoja.   Sigurisht Pjeter Arbnori, ishte  vigan dhe e kam pasur per nder te jem miku i tij i ngushte , por nuk mundem qe per hir te miqesise te genjej apo te shkruaj gjera qe bien ndesh me te verteten. Ne Degen PD-se Shkoder , Arbnori , dhe me vone pas kooptimit Ali Spahia, i dhane Komisionit Drejtues te asaj kohe nje kuptim te mirfillte filozofiko-demokratik , qe per fatin e keq deget e tjera te PD-se ne rrethe nuk e paten. Komisioni Drejtues i PD-se, perbehej nga Pjeter Arbnori, Edmond Bushati Xhemal Uruci, Alfons Grishaj, Arben  Broci , Kolec Ndoja, Eduard Perjaku , Syrri Dizdari, , Frano Gjergji, Ferid Hafizi, Zhani Sekuj, Nikolin Thana, Ilirjan Idrizi. Me vone u kooptuan Ali Spahia, Dashamir Peko, Agostin Shqalsi , Fatmir Berdica, Arben Haveri. Kooptimi i trete ka qene :Paulin Radovani, Fadil Kraja, Tonin Ujka.

Sigurisht, kete shkrim e bera per te ndihmur disa gjera te paqarta  z. Bucpapaj, qe ruaj respekt, por dhe per disa te tjere qe dalin si kepurdhat pas shiut dhe rrahin gjoksin, pa asnje lloj kontributi, apo thjesht kalimtare ne bahcen e demokracise, qe jo vetem po vjelin ato peme qe kemi mbjellur ne, por dhe po i shkulin dhe po i mbjellin nder kopshtet e tyre duke i hipotekuar.

 

 

Ty Hyj tė lavdėrojmė 

Me rastin e njė vjetorit tė parė tė pavarėsisė sė Kosovės

Te Daum Laudamus menduam t’a titullojmė pėrshėndetjen tonė, me rastin e njė vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, pasi ėshtė pikėrisht Niket Dardani, biri i shenjtėruar i kėsaj treve ilire, i cili nė shekullin e IV-tė, pėrveē shumė veprave tė tjera, ka lėnė trashigimi edhe Hymnin e Pavdekshėm tė Kishės Perėndimore (Katolike), hymn qė ėshtė edhe sot nė fuqi dhe titullohet TE DEUM LAUDAMUS = TY HYJ TĖ LAVDĖROJMĖ, apo LAVDĖRUA QOFSH O ZOT. E natyrisht nuk ka ditė mė tė madhe se sa 17 shkurtin (2008), pėr Kosovėn e popullin e saj, por edhe pėr tė gjithė Shqiptarėt, pėr tė lavdrua Zotin qė u dha forcė e mendje; Deputetėve, Presidentit, Kryeministrit, Politikanėve e faktorėve tė tjerė nė Kosovė e mė gjėrė qė tė shpallin Pavarėsinė, si edhe faktorit ndėrkombėtar me nė krye Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė vlerėsojnė drejtėsinė e shqiptarėve tė Kosovės, duke u njohur pavarėsinė. Atė pavarėsi tė mohuar nga Europa plakė pėr rreth 95 vite, qė shqiptarėve u kushtoi rreth 200 mijė dėshmorė e martirė tė lirisė, duke bėrė qė pavarėsia e Kosovės t’i kenė rrėnjėt nė lumenj gjaku e oqeane sakrificash. Masakrat e serbėve nė trojet shqiptare tė Kosovės martire kishin si fund vitin 1999, kur Europa dhe Bota Demokratike u detyruan tė ndalin dorėn gjakatare qė vetėm pėr kėtė kohė kriminelėt serbė tė Millosheviēit kishin vrarė e zhdukur rreth 15 mijė shqiptarė, por edhe kishin keqtrajtuar e dėbuar nga trojet e tyre autoktone rreth njė milion tė tjerė. Qė nga 17 shkurti (2008) Dardania e moēme, apo Kosova e sotme ėshtė e pavarur, dhe rikthehet si vend sovran nė “sofrėn” Europiane. Rreth 30 shekuj mė parė, Homeri nė Kryeveprėn e tij, Iliada “hymnizonte” rolin Dardan nė luftėn pėr mbrojtjen e Trojės, me prijėsin e tyre, legjendarin Enea. Ndėrsa poeti romak Virgjili nė poemėn e tij “Eneida” ndėr tė tjera do tė vargėzonte:

“O dritė e Dardanisė/ Ti shpresa mė e madhe e trojanėve...”.

Por edhe Europa e epokės sė besimit e qytetrimit kristian ka nė themel tė saj kontributin Dardan. Flori dhe Lauri janė dy martirėt dhe shenjėtorėt e parė qė u martirizuan pėr besimin kristian (fundi i shekullit I’rė, fillimi i shekullit II-tė). Nga trojet dardane (Nishi) ishte Kostandini i Madh, perandori romak, qė me ediktin e tij tė Milanos (viti 313) ndaloi persekutimin e shtetasve tė vet, qė dėshironin e pėrqafonin besimin e ri kristian. Pėrsėri ky perandor me origjinė kosovare nė vitin 321 firmos dekretin e sė Dielės si ditė pushimi (e feste) pėr tė gjithė banorėt e Perandorisė. Vargu i martirėve e shenjėtorėve nė themelet e qytetrimit e besimit europerėndimor ėshtė rreth. Ėshtė pikėrisht ky kontribut qė Europa dhe Bota e sotme e kanė vlerėsuar me tė drejtėn e Zotit se Dardania e moēme apo Kosova e Sotme ėshtė Toka e Shenjtė e qytetėrimit Perėndimor (dhe jo e ardhacakėve tė vonė sllavė). Ibrahim Rugova ėshtė Ikona e Pavarėsisė sė Kosovės, qė sė bashku me qindra e mijėra familje e luftėtarė tė pendės e pushkės qėndrojnė nė panteonin e pavdekshėm tė lirisė e pavarėsisė sė Kosovės e Shqipėrisė Etnike. Pavarėsi qė At Gjergj Fishta rreth njė shekull mė parė e “hymnizonte” me vargjet lapidarė tė Lahutės sė Malėsisė:

“Edhe kėshtu mbas sa mjerimit/ Mbas sa gjakut e shembėtimit/ E pėr inat t’shkjeve t’Ballkanit/ Si premtue kish Perėndia/ Prapė zonjė nė vehte duel Shqipnia” (kupto Kosova si pjesė e rėndėsishme e Shqipėrisė qė e ka falur Zoti).

Te Deum Laudamus Dardania (Kosova) e Pavarur.

Ndue Bacaj