koka

Nr. 146 / 11 shtator 2011

ukit

 

Ky s'ka faj!

Askerkush tashmë në Shqipëri, nuk mund të dyshoi në faktin se Edi Rama është i "shfrenuar" përgjatë gjithë etapave që shfleton veprimtari politike e organizative dhe i "droguar" në fushata elektorale, ku të ngjan se është këtu për të shfletuar faqe të historisë shqiptare, për të larguar nga pushteti autoritarizmin, për të mos çarë kokën as për kundërshtarët as për ndërkombëtarët. Eshtë pra një mashtrim i përbërë nga gjithëçfarë do lloj gjëje, me kurse të vjetëruara Gramozruçiane, me lakuriqësi, me kënaqje nga gjërat që nuk ecin dhe aq mirë, duke mos e parë gjëndjen me syrin e realitetit, por nga cepi i logjikës së Fidel Yllit. Është pra vërtet një fenomen i talljes me të tjerët, një fenomen i organizimit të bojkotit, një fenomen i hokave me jetët e humbura të potestuesve dhe fatet e një kombi.
Themi kështu, pasi e sotmja e Edi Ramës është gjithmonë në në të sotmen e vet pa të nesërme:

Më vodhën votat.

Këtë sindromë ky njeri e vuan prej vitesh dhe nëse vazhdon e majta shqiptare me një vajtim si ky, duke pastruar kritizerët e pasionantët, pse jo edhe me synime për kryetar të PS-së, dhe duke patur në krah persona shumë të rrezikshem dhe që dokumentat e publikuar nga WikiLeaks-i, i kompromentojnë njëlloj si shumë asish afër pushtetit, druaj se edhe në zgjedhjet e 2013-ës, do prodhojmë të njëjtin standart, zgjedhje pa zgjidhje.
Nëse duam standarte, ato lindin e rriten vetëm përmes jetës parlamentare, prodhimit të ligjeve, pjekurisë e maturisë së lidershipëve politikë, pastrimit të politikës nga kriminelët, nga të gjithë të lakuarit në kabllogramet e Ambasadës Amerikane, rritjes ekonomike, bashkëpunimit me strukturat Euro-Atlantike, qetësisë publike dhe fondamentalisht njohjes së rezultatit të zgjedhjeve.
Të rrish gjithmonë duke shkruar pasthënien e pastestit të paszgjedhjeve, askush, as ata me besnikët e tij, nuk mund të mëndohet me mëndje të shëndoshe se mund të pranojnë.
Pushteti, normalisht që nuk mund të rrijë shumë gjatë në dorën e një force politike, qoftë edhe si kjo e Berishës, aq më tepër kur Ilir Meta, fenomeni me patjetër më negativ i tërë historisë së politikës shqiptare, mban një kolonë të fortë pushteti. Shto këtu pastaj gjithë atë kurbë shumë të rrezikshme që tani pas publikimit të kabllogrameve të Ambasadës Amerikane dërguar Washingtonit, kuptohet se nuk janë rroba që i shkojnë një shteti demokratik, se kjo shoqëri jo vetëm që nuk mund të pranojë të drejtohet nga ata, por as edhe të bashkëjetojë me ta. Se po nuk u larguaan këta, po nuk u ndëshkuan këta, fenomeni tashmë i dukshëm i gjithë këtyre të zezave, do trashet e nuk mund të ndriçohemi veçse me pasoja të rënda. Një shtet i kriminalizuar me një opozitë supër të kriminalizuar, do prodhonte varfëri deri në ekstrem dhe pamundësi për të kërkuar zbatim ligji, edhe nëse votat të vidhen sy në sy.
Jemi pra kaq keq, sa kohë e majta prodhon pasione, ngarkesa patologjike, miliardierë të lindur nga hiçi, politikëbërës që nuk dinë të shkruajnë dy rreshta, që nuk kanë lexuar një libër dhe nuk ka shanse pastrimi a rigjenerimi sa kohë qëndron si i pazëvëndësueshëm...

Edi Rama

Ky Edi, tashmë vetëm krytar i PS-së, më ka ngërthyer disa herë në analizat e mia kur e kam parë si Monument Ndertimi në krye të Bashkisë së Tiranës, por tashmë, pas disa betejave të humbura, ngjashmërisht si ato të kombëtares sonë të futbollit me skuadrat e huaja, më duket se nuk ka asnjë faj në tërë fajësinë e tij.
Ky Edi, si puna e Sizifit, e ngre PS-në përpjetë deri në Majë të Malit dhe sa herë e ngre, i rrokulliset e i bie poshtë në greminë. Pra, me çfarë shihet sot, duket se njëlloj si Sizifin, e kanë mallkuar "Perendite" për të punuar kot.
Kjo analizë nuk është as sesi në favor të qeverisë Berisha, por Berisha nuk është Zoti që ta mund sa herë votohet këtë kopuk që po e vesh me brez hyjnizimi deri edhe Arben Ristanin, këtë Korb të Zi të Kutive.
Paaftësia për të zgjidhur nyje në sistem, është faj i rëndë dhe pabesueshmëri se mund të ndriçosh nesër. Se demokraci nuk do thotë drejtësi absolute, por e drejtë bruto për t'u shprehur e për të vepruar. E kur ti kryetar i PS-së nuk e dëgjon fare elektoratin e majtë, kur nuk paske njerëz të mbrojnë votën e asaj pjese që të voton, kur nuk je i aftë të kesh ca juristë të mirë, çfarë synon tjetër veçse ti ngushtosh rrugën të majtës shqiptare drejt pushtetit dhe të vëndosësh kapërcyell edhe për popullin e kombin tënd drejt antarësimit në BE-së?
Sado të kritikohet Berisha sot, nuk ka tregues bindës se Edi Rama është i prirur të çmontoi krimin, të pastrojë listat e deputetëve apo edhe të "djegë" Gramoz Ruçin, tashmë pa të drejtë as të futet në tokën amerikane.
Pra, të ngan si një fajtor pa faj, ndoshta për shkak të kapjes nga mafia.

Sokol Pepushaj

As ky s'ka faj!

Te shenjosh me gisht nje fajtor, eshte shume lehte! Fjala bie, te akuzosh liderin historik te shqiptareve te pas vitit 1990, Sali Berishen! Po faktet dhe historia vertetojne krejt te kunderten.
Fundviti 1990. Askush nuk mund ta fajesoje asokohe, kardiologun Sali Berisha qe iu bashkangjit levizjes studentore si edhe shume intelektuale te kohes. Ecim disa muaj me pas, fillimviti 1991. Sali Berisha arriti te vihej ne krye te Partise Demokratike, krijim i Levizjes se Dhjetorit '90. Antaret e pranishem te konferences zgjedhore votuan per kryetar PD-je pikerisht 45- vjecarin nga Tropoja. Natyrisht, edhe per kete pjesmarrje ne gare dhe fitore, ai nuk mund te fajesohet.
Vjen marsi 1992. Serish Berisha zgjidhet permes votimit, president i Shqiperise. Edhe pas 5 viteve, pavaresisht se Shqiperia ishte thuajse ne lufte civile, deputetet e Kuvendit te Shqiperise rimandatuan edhe per nje mandate presidencial Berishen. Rreth 3 muaj me vone, Berisha dha doreheqjen nga ky post duke nisur opoziten e gjate 8 vjecare. Sigurisht, nuk eshte faji i tij as qe u zgjodh dhe as qe u largua nga posti i presidentit. Ne paranteze, askush nuk mund ta fajesoje ish- presidentin as per kolapsin e shtetit shqiptar gjate vitit 1997.
Viti 2001! Per 4 vite Berisha i qendroi te gjitha sulmeve nga brenda dhe jashte PD-se. Megjithe perpjekjet e "armiqve te brendshem" ne bashkepunim me "armiqte e jashtem", akush nuk e lekundi me peshen e fajit ate edhe pse humbi zgjedhjet perballe Fatos Nanos. Eshte e qarte se Berisha nuk mund te fajesohej se ngeli edhe per 4 vite ne opozite pasi zgjedhjet e "dushkuan" me llogaritje matematikore. Ne paranteze, askush nuk fajesoi Berishen as per ngjarjet e 14 shtatorit 1998, kur populli i doli nga kontrolli pas nje motivi legjitim sic ishte ekzekutimi i Liderit te Dhjetorit Azem Hajdari. Te njejten gje do te provonte pas disa viteve (janar 2011) edhe kreu i opozites aktuale.
Ardhja ne pushtet e PD-se me 2005 nuk ndodhi per faj te Berishes. Pasi "e rrezoi" me arme ne vitin 1997, pasi "e denoi" me vote me 2001, koha e risolli ne krye te shtetit ate me nje mazhorance te brishte, por te qendrueshme. 4 vite rradhazi kryeminister i pakontestuar nga te tijet, jane tregues i qarte.
Nga ajo kohe deri me sot, nuk eshte faji i Berishes qe Shqiperia u pranua ne NATO, nuk eshte faji i tij qe shqiptareve iu liberalizuan vizat. Sigurisht, nuk eshte faji i Berishes qe BE-ja nuk po i jep statusin e vendit kandidat Shqiperise.
Askush nuk mund ta fajesoje Berishen per Gerdecin ! Aq me shume, kur ne mes eshte nje kompani amerikane. Berisha inkurajoi drejtesine te vepronte mbi kedo, por nuk eshte pergjegjesi e tij qe nje « pushtet i pavarur » nuk kryen detyren e tij. Nuk ka faj Berisha qe rivali Rama e mbeshteti publikisht ne Spitalin Ushtarak te Tiranes duke i rrahur shpatullat diten e tragjedise se Gerdecit.
Berisha ideoi ndertimin e « Rruges se Kombit » por nuk mund te fajesohet per abuzimet e rreth 230 milion eurove te evidentuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Prokuroria te hetoje dhe te nxjerre fajtoret, madje ti denoje, ka qene pozicionimi i tij publik. Edhe per ngjarjen tragjike « te Bulevardit » askush nuk mund te akuzoje Berishen. Ai kerkoi mbrojtjen e institucioneve te shtetit, sic do te bente cdo shtetar tjeter ne bote. Natyrisht, ai nuk ka asnje faj per tubimin e dhunshem te organizuar nga Opozita para kryeministrise!
Ne vitin 2009 Berisha nuk mori votat e mjaftueshme per te qeverisur vendin edhe 4 vite. Nuk ishte faji i tij qe Ilir Meta i ofroi 4 vota per te ndertuar nje qeveri te cilen e kryeson serish Berisha. Ne paranteze, nuk besoj se ka njeri te fajesoje Berishen as per ndryshimet kushtetuese te prillit 2008. Nuk ka asnje faj Berisha qe Rama i sugjeroi disa ndryshime, te cilat rezultuan qe te gjitha ne favor te kryeministrit aktual te vendit. Berisha nuk ia mori me zor votat socialisteve, sic edhe nuk ka faj qe tashme Rama i penduar, kerkon te beje nul keto ndryshime, por i duhet mbeshtetja e PD-se, te cilen Berisha nuk ka ne plan t'ia ofroje.
Berisha nuk ka faj qe te gjithe deputetet e PD-se dhe jo vetem e mbeshtesin pa rezerva ne nismat e tij brenda e jashte Kuvendit; nuk ka faj qe Opozita zgjodhi bojkotin e parlamentit dhe tashme po i rikthehet atij; nuk ka faj qe nje pjese e deputeteve opozitare mund ti bashkohen edhe pjeses se majte te mazhorances aktuale; nuk ka faj qe nderkombetaret e perkrahin ate me shume se Ramen; nuk ka faj qe institucionet e pavarura te shtetit por edhe ato nderkombetare e perkrahin ate.
Ti rikthehemi zgjedhjeve ne Shqiperi. Ashtu sic nuk ka faj per humbjet ne 1991, 1997 dhe 2001, Berisha nuk mund te fajesohet as per fitoret ne 1992, 2005 dhe 2009. Ai nuk ka patur faj as kur ka qendruar ne opozite permes manipulimeve ne dem te tij, sic edhe ka ardhur ne pushtet nga manipulime qe kane rezultuar ne favor te tij. Askush nuk mund te fajesoje Berishen se ka vajtur shtepi me shtepi duke kerkuar voten ne kembim te punesimit, te favoreve, te leshimeve te ndryshme, te parave, pronave apo dicka tjeter. Askush nuk mund ta fajesoje per kete Berishen, pasi eshte praktikisht e pamundur qe ai te jete diten e zgjedhjeve ne te gjitha qendrat e votimit apo te numerimit ne mbare Shqiperine. Askush nuk mund ta fajesoje ate as per vendimet e KQZ-se apo Kolegjit Zgjedhor, te cilat jepen ne favor te tij. Te dy keto institucione jane jo vetem te pavarur me ligj, por edhe te zgjedhur bashkarisht nga PD-ja dhe PS-ja.
Askush nuk mund ta fajesoje Berishen per rivalin e tij politik, i cili gjithehere mundet ne perballjet me te. Madje, vete Berisha e ka shprehur kete keqardhje duke thene se nuk mund ta zgjedhe dot kundershtarin. Berisha nuk ka faj as per kabllogramet e Wikileaks-it. Ai personalisht eshte paditur nga te tijte apo opozita ne seline e Uashingtonit ne Tirane.
Duket e lehte te drejtosh gishtin e fajesimit mbi dike, por faktet kokeforta tregojne te kunderten. Askush nuk mund ta fajesoje Berishen as ne vitin 2012 kur do te zgjedhe president ate qe ai deshiron, sic edhe ne vitin 2013 qe do te jete sipas gjasave serish kryeminister i Shqiperise.

Blerti Delija

11 shtatori 2001, mengjesi qe ndryshoi boten!

Mengjesin e 11 shtatorit 2001, 19 terroriste devijuan 4 avione te linjave per pasagjere ne udhetim drejt Kalifornise te nisur nga aeroporti Logan (Boston), Washington Dulles, dhe Newark. Rrembyesit drejtuan dy avione te modelit Boeing 767, fluturimin American Airlines 11 dhe fluturimin United Airlines 175 per tu perplasur kunder Kullave te veriut dhe te jugut ne World Trade Center (Qendra Boterore e Tregtise). Nje tjeter grup rrembyesish drejtuan fluturimin American Airlines 77 kunder Pentagonit, ndersa nje fluturim i katert, United Airlines 93, me te cilin terroristet mendonin te godisnin Campidoglio-n ose Shtepine e Bardhe ne Washington, u rrezua pertoke ne afersi te Shanksville ne Pensilvani.

***
Pervjetori i 10-te i tragjedise se 11 shtatorit, i gjen shpritrat e viktimave por edhe te familjareve te tyre me te paqetuar. "Sheiku i terrorit", Osama Bin Laden, ideatori i sulmeve mbi Kullat Binjake por edhe lider i rrjetit famekeq terrorist "Al Qaeda" eshte vrare. Sigurisht, askush nuk mund te ktheje jetet e rrembyera nga sulmet terroriste, port e pakten pergjegjesi kryesor i tyre, ka marre fundin qe meritonte.
10 vjet pas atij 11 shtator qe shenoi nje epoke te re per globin tone, vecanarisht ne luften kunder terrorizmit, koha tregoi se Amerika mund te goditet, por nuk mund te rrezohet; mund te gjunjezohet per nje moment, por nuk mund te vritet. Nje premtim publik i ish- presidentit George W. Bush per te vene para drejtesise pergjegjesit e 11 shtatorit, u permbush nga nje tjeter president, Barack Obama, i cili ndoqi direkt nga Shtepia e Bardhe fundin e merituar dhe te paracaktuar te Bin Ladenit.

***
Viktimat e atentateve ishin 2974 persona, pa perfshire 19 rrembyesit: 246 viktima ishin ne 4 avionet e rrembyer, 2603 ne New York dhe 125 ne Pentagon. 24 persona vazhdojne te jene akoma ne mes te shpallurve te humbur. Te gjitha viktimat ishin civil, pa llogaritur 55 ushtarake te vrare ne Pentagon. Me shume se 90 vende humben qytetaret e tyre gjate sulmeve ne World Trade Center.
Departamanti i Zjarrefikesve te New York-ut humbi 341 zjarrefikes dhe 2 mjeke; Departamenti i Policise se New York-ut humbi 23 agjente; Autoriteti Portual Policor humbi 37 punonjes; sherbimet private te emergjences mjekesore humben 8 teknike e mjeke.
Edhe kombi shqiptar u godit nga kjo veper makabre e terrorizmit. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj shenuan emrat e tyre si heronj amerikane, bashke me te gjitha viktimat e tjera tragjike te sulmeve te 11 shtatorit.

***
Cdo kriminel qe ideon nje vrasje, mbase e ka te lehte ta realizoje ate. Por 11 shtatori 2001 tregoi se edhe ndeshkimi per cdo krim, per cdo akt terrorist eshte i pashembullt. Rreth SHBA-eve u bashkua koalicioni me i madh qe kishte ekzistuar ndonjehere ne bote. Shume shtete, te cilat mbeshtesnin terrorin, Al Qaeda-n dhe Osama Bin Ladenin, u ftuan te heqin dore. Lideret e ketyre shteteve nuk iu binden kesaj thirrjeje dhe pergjigja ishte vertete e ashper. Iraku i Sadam Huseinit dhe Afganistani i Mullah Omarit dhe i Bin Ladenit provuan grushtin e forte te zemerimit te ligjshem te pjeses tjeter te globit. Sadam Husein perfundoi ne litar, ndersa tashme edhe Bin Laden ka kthyer patkonjte nga dielli. Natyrshem, edhe Shqiperia do te behej pjese e kesaj aleance te pashoqe ne emer te luftes kunder terrorizmit por edhe lirise. Trupat shqiptare iu bashkuan atyre amerikane, britanike, gjermane etj., duke treguar se tashme orientimi i vendit tone eshte i qarte dhe i prere.

***
Pervec Kullave Binjake, dy qiellgervishteset me nga 110 kate, shume ndertesa te World Trade Center u shkaterruan apo u demtuan rende, perfshi 7 World Trade Center, 6 World Trade Center, 5 World Trade Center, 4 World Trade Center, Marriot World Trade Center, Kisha Greko- Ortodokse e Shen Nikolles. Ndertesa e Deutsche Bank eshte ne shkaterrim e siper pasi mjediset e brendshme jane toksike dhe te pabanueshme. Eshte programuar edhe shkaterrimi i Fiterman Hall, i cili u demtua rende gjate sulmeve. Ndertesa te tjera si 90 West Street, ndertesa e Verizon, pesuan dema te medha por u riparuan. Ndertesat e World Financial Center, One Liberty Plaza, Millenium Hilton dhe 90 Church Street, pesuan deme te moderuara. Edhe impiantet e telekomunikacionit te vendosura ne kullen jugore, u shkaterruan, perfshi antenat e transmetimeve radiotelevizive dhe urat radio, por stacionet e organeve informative rifilluan shpejt sinjalin dhe transmetimet. Ne rajonin Arlington, nje pjese e Pantagonit u demtua rende nga perplasja dhe zjarri qe e pasoi dhe nje pjese e nderteses u shemb.

***
Diten e sulmeve, kryebashkiaku i New York-ut, Giuliani pohoi : Do te rindertojme. Do te dalim me te forte se perpara, politikisht me te forte, ekonomikisht me te forte. Skyline (vendi ku ishin Kullat Binjake) do te kompletohet serish.
Heqja e inerteve perfundoi zyrtarisht ne maj 2002. Lower Manhattan Development Corporation u ngarkua per rikonstruksionin e zones se World Trade Center. Nje nga godinat e shkaterruara plotesisht, 7 World Trade Center, ka tashme nje kulle zyrash per perfunduar me 2006. Freedom Tower eshte ne ditet e fundit te ndertimit dhe me perfundimin e saj do te jete nje nga godinat me te larta te Amerikes jugore me nje lartesi prej 541 m. Parashikohet kompletimi i tre kullave te tjera brenda viti 2014, te spostuara me shume drejt lindjes krahasual me origjinalet. Seksioni i demtuar i Pentagonit u rindertua dhe u vu ne funksionim brenda nje viti nga sulmet terroriste.

***
10 vite nga sulmet e 11 shtatorit duket se kane kaluar shpejt. Megjithate mbare bota vazhdon te kete te fiksuara pamjet tragjike te Kullave Binjake qe rrezohen, te mbi 200 personave qe u hodhen nga katet e larta me deshiren per te vdekur, por per tu identifikuar nga familjaret e tyre. Pas 11 shtatorit 2001 shoqeria njerezore hyri ne nje faze te re te bashkejetes se saj. E mira dhe e keqja, krimi dhe ligji, terrorizmi dhe jeta nisen nje perballje te veshtire, te gjate dhe me viktima. Ky rrugetim mbyll pikerisht sot dekaden e pare. Bilanci mbase eshte tragjik. Vertete terrorizmi ka marre goditje te tmerrshme, por jane me qindra jete njerezish te pafajshem qe humben, jane mijera te tjere te gjymtuar, te plagosur, te pastrehe dhe te uritur. Ky eshte nje cmim qe duhet perballuar, duhet paguar, qe e ardhmja e femijeve dhe niperve tane, e brezave te ardhshem te jete me e garantuar. Ky mbase eshte mesazhi qe percjell 11 shtatori pas 10 viteve, bashke me dhimbjen per jetet e sakrifikuara ne emer te lirise dhe vlerave njerezore. 11 shtatori eshte ketu sot per te treguar edhe pamundesine e prishjes se bashkejeteses ne mes njerezve te racave, kategorive sociale apo edhe te besimeve te ndryshme fetare. As Bin Laden, as ndonje pasues i tij, nuk do te arrije asnjehere ta prishe kete bashkejetese, pavaresisht perdorimit te besimit si justifikim per aktet terroriste.
Ky pervjetor i 10-te i 11 shtatorit tregon qarte se pavaresisht kohes qe duhet, mundimeve dhe sakrificave, e mira triumfon mbi te keqen, jeta e meson njeriun ta jetoi jeten sic thote Bibla; edhe mbi sakrifica per hir te vellazerimit e paqes.

Blerti Delija, Sokol Pepushaj

Gjakmarrja vret edhe fëmijën në bark të nënës

Fenomeni i gjakmarrjes, një plagë kjo shoqërore e cila ka hedhur rrënjë prej shekujsh në vëndin tonë në përgjithësi dhe, në veçanti në Veriun e Shqipërisë, vazhdon të jetë e hapur. Dhe për pasojë kemi jo pak raste ku familje të tëra janë të detyruara të mbyllen në Kullën e Ngujimit, për tu ruajtur nga plumbi i gjakmarrësit. Një shëmbull i tillë, mjaft konkret që flet qartazi për peshën e këtij fenomeni është edhe shtetasi Arben Muhamet Gushkeqi i datëlindjes 26 janar 1971, lindur dhe banues në lagjen Perash të qytetit Shkoder. Do të ishte data 28 gusht, një ditë e zezë, kur Arbeni me familjen e tij, gruan Dhurata, do të detyroheshin ti thonin jo lirisë, jo rrezeve të diellit, jo një jete normale, por të ngujoheshin diku në lagjet periferike të qytetit, për tu ruajtur nga gjakmarrësi. Në fakt, dhjetë vite më parë do të ndodhte një konflikt në mes djalit të xhaxhait të Arben Muhamet Gushkeqi, i cili quhet G. Xh. G. me shtetasin F. K., të cilin e vret për motive të dobëta, ku për këtë arsye vrasësi po kryen edhe dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare. E ndërsa vrasësi vuan dënimin në burgjet shqiptare që nga 28 gushti i vitit 2000, familja Gushkeqi jo vetëm që do të jetonte me ankthin se një ditë mundet që të hakmerren ndaj tyre, por ajo çka është më e tmerrshmja në këto kohë moderne, fëmijët e çiftit Gushkeqi janë viktima të pafajshme që mbahen peng në emer të Kanunit, pa shkollim, duke u rritur me ankthin e shkrepjes së armës vrastare mbi trupin e tyre të njomë, ndaj janë të detyruar për të marrë rrugën e kurbetit, për të ikur nga errësira e Kullës së Ngujimit, për tju shmangur rrezikut për jetën. Kësisoj familja Arben Muhamet Gushkeqi, Dhurata Gushkeqi dhe fëmijët e tyre Arisa dhe Anis Gushkeqi, u detyruan ti thonë lamtumirë Shqipërisë, Shkodrës së tyre të dashur, por mbi të gjitha, të merrnin me vete në rrugët e botës edhe një kujtim të hillur, humbjen e një tjetër pjesëtari të kësaj familjeje që po zhvillohej e rritej në barkun e nënës Dhurata. Një tragjedi antinjerëzore që ndodh vetëm në Shqipëri, në këtë vënd ku për 20 vjet janë pushkatuar rreth 10 000 njerëz vetëm për gjakmarrje. Kjo vdekje mizore e fëmijës në barkun e nënës, ishte si rrjellojë e një presioni psikologjik dhe tronditëse të jetës së ngujueme, ndaj për të shpëtuar nga fenomeni i gjakmarrjes, lamtumirë vendlindje. Kjo është rruga e vetme e kësaj familjeje, si e shumë të tjerave, të cilat edhe pse mjaft prej shoqatave dhe misioneve të pajtimeve të gjaqeve i kanë bërë hapat e duhur e të mundshëm për ti pajtuar këto familje në mes tyre, përsëri forca e Kanunit ka bërë të veten dhe familja Gushkeqi po kerkon lirinë e munguar prej dhjetë vitesh diku në Europën e lirë, pa ngarkesën emocionale të fenomenit të gjakmarrjes.

Redaksia

I vendosin gjoba dhe e kercenojne me jete

Plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare, gjakmarrja, po merr përditë jetë njerëzish të pafajshëm. Vetëm gjatë tete muajve te k;tij viti janë regjistruar 117 vrasje të tilla. Madje në Shkodër, ekziston një lagje e tërë me të ngujuar nga konfliktet. Afër Kirasit janë qindra familje të tilla, ku as fëmijët nuk mund të shkojnë në shkolla si bashkëmoshatarët. Aty kanë shkuar shumë qeveritarë e minisatra dhe sërish plumbi i hakmarrjes rrin gati të qëlloi mbi ata njerëz, nëse dalin nga vëndi i ngujimit, ku dikush i ka mbyllur brënda për motive dhe nga më banalet. Hasmëritë janë të ndryshme, Veçmas konfliktet banale që lidhen me prona dhe gjobat qe u vëndosin bizneseve grupe te ndryshme jane problemi qe po e trondit me shumë sigurinë e jetës. Objekt i këtij shkrimi është një ish biznesmen i suksesshem në qytetin verior Shkoder. Fatjon Domni kishte një biznes ku merrej me tregtinë e peshkut. Paguante taksat rregllisht dhe ishte i siguruar në Zyren e Sigurimeve Shoqërore. Në Shkoder njihet fakti që grupe të ndryshme kane ndarë zonat e influencës, ku u vëndosin gjoba bizneseve. Edhe Fatjon Domni nuk kishte si tu shpetonte gjobave dhe grupit që kontrollonte vendin e quajtur Zdrale u pagoi tre here gjoba 1000 euroshe. Por në qershor të vitit 2009 i erdhi nje gjobe 30 000 euro. Aq donin grupi mafioz. Nuk kishte ku ti merrte aq te holla. Menjëhere nisen kercenimet e forta se o do u jepte aq para sa donin ose do i digjnin dyqanin. Dhe kalojne pak muaj e vjen dita e zezë ku dyqani hillet në ere me tritol. Pra tetori i vitit 2009 eshte koha kur shperthimi shkaterron gjithe objektin. Detyrohet te mbyllë biznesin, por kërcënimet rriten edhe më tepër. Poshtë derës së shtëpisë i futin një letër ku tashme i thonë se do e pushkatojnë. Që nga ajo kohë e deri sot Fatjon Domni është i ngujuar dhe nuk dihet fati i tij. Eshtë mes jetes dhe vdekjes, si shumë viktima të hakmarrjes pa logjikë. Rifat Ymeri

Wikileaks-i "shqiptar"- thashetheme mediatike apo "Big Brother"?!

Do te vinte edhe rradha e Shqiperise! Kabllogramet e vjedhura apo te dhuruara te Wikileaks, do te perfshinin natyrshem edhe Albania-n, emri nderkombetare me te cilin njihet "vendi i Shqiponjave". Si ne gjithe boten, mediat ishin ato qe i dhane jehone kabllogrameve, vertetesia dhe autenticiteti i tyre nuk eshte vene ne dyshim as nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Vertetesia me sakte, ne ate cfare eshte raportuar nga ambasadat amerikane ne mbare boten.
Shtetet e tjera te globit qe jane perfshire ne keto publikime te pashoqe, kane zgjedhur me se shumti rrugen e injorimit, duke mos bere fare komente mbi faktet, ose ne rastin me te keq, komentet kane qene indirekte dhe te percipta.
Cfare ka thene Wikileaks-i qe shqiptaret ne tavolina klubesh apo ne tavolina mediatike nuk i kane degjuar qofte edhe si thashatheme?
Pa dashur te analizojme faktet e shumta dhe konkrete, mund te pohojme pa frike se te gjithe e kemi ditur kategorine e deputeteve (disa ne fakt, jo te gjithe!) qe na perfaqesojne ne Kuvend. Prej shume vitesh deputetet jane veteakuzuar mes tyre per te gjitha llojet e veprave penale, deri edhe ne autore vrasjesh, trafikante droge dhe njerezish, rrembyes femijesh etj. Madje, edhe emrat e vecuar nga raportimet e Ambasades Amerikane jane lexuar lirshem ne faqe gazetash, ne rubrika informative, tavolina klubesh.
Njerezit e paprekshem ne pozicione te rendesishme te strukturave shteterore, jane nje tjeter teme qe ka kaluar ne "Shqipnine e tavolinave". Vete karriera e tyre publike dhe profesionale, afersia me individe te fuqishem ne politike, ka ngjallur ndoshta jo vetem me intutite, perceptime qe kane perfunduar edhe ne kabllograme.
Pervec "shtetit te badigardeve" dhe "shtetit te shofereve seksere", ne Shqiperi ka lulezuar, lulezon dhe do te lulezoje edhe shteti i kusherinjeve, bijve dhe bijave, niperve dhe mbesave. Ky zbulim i Wikileaks nuk mund te quhet ndonje risi per shqiptaret, te mesuar tashme prej 20 vitesh me informacion te bollshem, nga shume drejtime dhe ne disa raste i vertete si rezultat i dekonspirimit me deshire ne dem te rivaleve edhe brenda llojit. Qe ne krye te heres, femijet e presidenteve, kryeministrave, ministrave dhe te gjithe piramides shteterore te kane zgjidhur pune, sigurisht kur kane qene ne moshe madhore. Ne te kundert, linja e zgjidhjes se puneve ka vijuar me kusherinjte e brezave me te larget.
Abuzimet me fondet publike, te rendit nga qindra mije ne qindra milion dollare, nuk ka qene e veshtire te zbulohen nga Wikileaks. Institucione te specializuara si KLSH-ja, Prokuroria, SHISH-i hartojne raporte te herepashershme qe perfundojne natyrshem ne zyrat e Ambasades Amerikane.
Lufta brenda llojit thonte Darvini, eshte lufta me e eger. Edhe tek njerezit ky postulat do te materializohej dhe nuk eshte cudi qe ka perfunduar edhe ne kabllograme. Ekzistenca e klaneve politike brenda partive te medha shqiptare, nuk ka qene asnjehere nje sekret i paarritshem per shqiptaret. Si ne PD, ashtu edhe ne PS, madje edhe ne subjekte te tjera, kane ekzistuar rryma apo korrente organizative per te mbajtur ne krye nje individ apo individe te caktuar.
Etja e pushtetit ekzekutiv, por edhe atij legjislativ per te vene nen kontroll pushtetet e tjera apo zyrat e rendesishme te piramides shteterore, ka shoqeruar klasen politike qe pas vitit 1990. Wikileaks ka treguar ate qe shqiptaret tashme e kane te qarte: lufta per marrjen ne zoterim te gjyqesorit, SHISH-it, Prokurorise etj., vazhdon pa nderprerje.
Shqiperia vasale dhe e pafuqishme ndaj fqinjeve, eshte nje tjeter teme e njohur e tavolinave te klubeve shqiptare. Sidomos ndaj Greqise, qeverite shqiptare jane pozicionuar prej dekadash ne kete linje. Edhe kete, qe ta besonim ne shqiptaret, duhej ta lexonim ne kabllograme.
Tema me qesharake e zbuluar, eshte ajo e manipulimit te zgjedhjeve, perdorimit te fondeve publike dhe e administrates per qellime elektorale etj. A ka shqiptar qe nuk eshte tashme i bindur se zgjedhjet ne Shqiperi manipulohen me te gjitha mjetet nga qeverite e rradhes ne pushtet?! Por edhe kjo na duket me e besueshme kur e thote Wikileaks, pavaresisht se edhe menyrat e manipulimit te zgjedhjeve, edhe ne qarkun e Shkodres, ne i dime tashme prej shume e shume vitesh.
Ajo cfare solli te re Wikileaks eshte zyrtarizimi apo publikimi i emrave konkrete, te cilet gjithsesi ne i dinim. Them i dinim, per ate kategori qe ka qene e interesuar te thithe informacion, por edhe kategorite e tjera qe mbase kane qene thjeshte degjues te vemendshem te tavolinave te klubeve dhe tavolinave mediatike. Per hir te realitetit, deklarimi i kryeministrit Berisha se kabllogramet ngjasojne me lajmet e faqeve te gazetave apo edhe rubrikat informative, ka nje baze te gjere vertetesie. Megjithate, edhe pertej kesaj logjike, mund te kete ceshtje per diskutim.
A eshte e mundur qe Ambasada Amerikane te mbushe me informacion Departamentin e Shtetit duke lexuar thjeshte gazetat? A eshte e mundur qe shteti me i fuqishem ne bote te kete ndertuar rrjetin e tij te informimit diplomatik duke lexuar gazeta e duke ndjekur edicione lajmesh? Teksa shqiptaret kane nje besim minimal tek mediat, Ambasada Amerikane ti perdore si lende te pare qe ndikon direkt ne hartimin e politikave te DASH-it ndaj vendit tone? A eshte e mundur qe qofte edhe informacione gazetash, te dergohen ne SHBA pa u verifikuar edhe ne burime te tjera me te besueshme? A eshte e mundur qe tashme Ambasada te kete krijuar burimet e veta te informimit ne te gjitha institucionet e rendesishme te Shqiperise, nje lloj Sherbimi Inteligjent te SHBA-se brenda vendit tone?
Pertej ketyre pyetjeve, te cilat jane ne nje fare menyre edhe pergjigje, Wikileaks ka nxjerre edhe nje fakt shume te rendesishem. Individe te rendesishem ne politike apo institucione kane dhene deshmi ne Ambasaden Amerikane ne Shqiperi, duke i dhene thuajse vertetesi absolute fakteve te publikuara nga kabllogramet.
Qe ne nuk kemi patur ndonjehere sekrete ndaj "te medhenjeve", kjo dihej per Shqiperine tone. Por qe pervec raportimeve te zellshme dhe me deshire nga ana jone, ka edhe burime te tjera qe rikontrollojne informacionin, kjo eshte risi. Meqe eshte koncept mjaft i njohur ne vendin tone, Shqiperia, shqiptaret dhe ata qe jane ne juridiksionin e Ambasades Amerikane ne Tirane, jane pjese e nje show te tipit "Big Brother". "Vellai i madh" di gjithcka, sheh gjithcka, por vendimet nuk i merr ai. Eshte Departamenti i Shtetit qe vendos pas raportimeve qe i vijne nga "Shtepia" e "Big Brother Albania", e monitoruar rregullisht minute pas minute. Mbase "Shtet brenda shtetit" eshte percaktimi me i sakte i mundshem. Eshte pikerisht kjo qe kane ndertuar SHBA-te ne Shqiperi, por natyrisht edhe ne shtetet e tjera. "Ndihmoni Wikileaks te mbaje qeverite e hapura" eshte sllogani i Wikileaks. Duket e cuditshme, por ngjason shume me teorine qe eksporton ne bote SHBA-ja. Jane vetem 4% e popullsise se globit dhe rreth 1/5 e prodhimit te pergjithshem boteror! Kjo vlen jo vetem apo ekonomine mesa duket!

Blerti Delija

Hakmarrje në emer të Kanunit 600-vjecar

Tragjedia shqiptare me emrin gjakmarrje vazhdon në Shqipëri. Tashmë kjo murtajë ndër shqiptarët, po përhaper me shpejtësinë e një epidemie, duke kërcënuar dhe marrë jetë të pafajshme. Askush nuk arrin të ndalë dorën vrastare, madje as shoqatat e pajtimit që bëjnë përpjekje maksimale, por pa patur një mbështetje nga strukturat shtetërore.
Sokol Lulati i datë-lindjes 26 maj 1971 është viktima e rradhës e hakmarrjes së shëmtuar në emër të gjakmarrjes.
Eshtë viti 2006 që shënjoi edhe fillimin e ngujimit të tmerrshëm në emër të Kanunit për Sokolin dhe familjen e tij. Konflikti per çeshtje pronësie solli që Paulin Lulati, vëllai i Sokolit të plagosë shtetasin Xhenerin Kapcari. Ashtu siç thuhet në Kanunin famëkeq ku mbështetet gjakmarrja, familja e dëmtuar Kapcari, kishte të drejtë të vriste një pjestar të familjes Lulati. Nën kërcënimin serioz për jetën e tij, Sokol Lulati u detyrua të ngujohej, duke mos mundur të lëvize lirshëm, duke vuajtur edhe urinë bashkë me familjen e tij. Pre e këtij kërcënimi ishte Mirela, bashkëshortja e tij, por edhe fëmijët: dy vajza, njëra akoma pa i mbushur 3 vjet dhe tjetra vetem 3 muajshe.
Sokoli i kishte lëvizjet shumë të kufizuara. Dilte nga shtëpia shumë rradhë, duke u perpjekur të levizë naten apo në rrugë të cilat mëndonte se gjaksi nuk do ta gjurmonte. Megjithatë, ai ishte në shënjester të hakmarrjes.
Data 20 gusht 2011 mund të rezultonte vdekjeprurëse per Sokol Lulatin. Ndersa po levizte thuajse i maskuar me biçikletë në vendin e quajtur "Rus Katolik" në qytetin e Shkodrës, ai është shënjester e një breshërie automatiku. Edhe pse mjaft vonë, rreth orës 22.00 të darkës, gjakësi kishte mundur ta identifikonte. Vetëm falë Zotit por edhe errësirës, Sokol Lulati arriti të shpetojë dhe të largohet nga prita pa e kapur plumbat.
Tragjedia shqiptare e Kanunit vazhdon akoma. Edhe Shoqata Misionarët e Paqes dhe Pajtimeve te Shqipërisë, nuk ka arritur të mbyllë këtë konflikt që daton me 8 nëntor 2006. Që prej kësaj date dhe deri më sot, Sokol Lulati dhe familja e tij janë të ngujuar, të kërcënuar me jetë, nën rrezikun e përhershëm të hakmarrjes në emër të gjakmarrjes.

Albert Vataj

I qellojne me plumba per t'u kujtuar denimin e sapodhene dhe shekullor. Drama e thelle e familjes Hyseni. Ndeshkimi eshte dhene pa urrejtje dhe kjo e ben ate dhe me te rende

Edhe atehere kur duket sikur harrohet per nje moment, dite, jave, ndoshta edhe muaj me rradhe, e eklipsuar disi nga krimet e tjera qe po pergjakin pothuajse cdo dite familjen shqiptare, duke mbushur rradhet e kronikave te zeza te shtypit vendas, Gjakmarrja rikthehet kohe pas kohe, si per te treguar se, sido qe te jete, ka qene dhe do te mbetet pjesa me e rendesishme e menyres se jeteses ne familjen shqiptare te Zones se Veriut.
'Dinjitoze' ne menyren se si shfaqet dhe sesi vepron, kjo forme e vjeter, e ringjallur rishtaz, ne te vertete prej me shume se 20 vjetesh, ne mendesine e tradicionalisteve te kesaj zone, nuk ngopet, as me heshtjen dhe misterin qe e rrethon ne shumicen e kohes, por duket se nuk ngopet, as me sfidat qe i ben ligjit dhe friken qe ka mbjelle tek njerezit e tij. Jo me larg se disa dite me pare dhe, pikerisht ne oret e para te mbremjes se 23 gushtit 2011, kur ne te vertete nata nuk ishte bere ende nate, ne fshatin Bardhaj ne rrethin e Shkodres, u sulmua familja e Xhelal Hysenit, banor i ketij fshati.
Nuk pati viktima te njerez. Jo me shume per faktin se ligji, apo mekanizmat e tij mbrojten Xhelalin dhe familjen e tij te vogel nga sulmi i agresoreve, por sepse, prej kohesh, Xhelali dhe familja e tij jetojne te mbyllur, 'te ngujuar', sic jemi mesuar te themi rendom, per shkak te nje historie gjakmarrjeje, me nje tjeter familje, edhe ajo banore e fshatit Bardhaj.
Ne te vertete, me shume se sa nje histori klasike gjakmarrjeje, behet fjale per nje drame te vertete, e denje per t'u treguar neper legjendat e vjetra epike te kesaj zone, por qe fatkeqesisht, reale dhe vrastare, pikerisht ne dhjetevjecarin e dyte te shekullit te 21-te.
Nje krushqi qe kthehet ne hasmeri, nje vrasje mes miqsh, ne pije e siper qe kthehet ne perrenj gjaku, nje cmenduri hakmarrese e babait te njeres prej viktimave te kesaj historie, qe kthehet ne praktike qe ve ne pune denimin e vjeter kanunor te parashikuar ne rastet e 'shkeljes se Beses'.
Duket se te gjitha keto kane rene me te gjithe peshen e tyre vrasese mbi familjen Hyseni, e cila sot vuan, jo vetem ngujimin e gjate, qe prej me shume se nje viti e gjysem, jo vetem zhdukjen e djalit te saj te madh Gojard, diku, pertej kufijve 'te pasigurise totale' ne te cilen rrojne te gjithe pjestaret e tjere te familjes, por, edhe denimin kolektiv, heshtjen indiferente te bashkefshatareve, per te cilet, Xhelali, por sipas kanunit, edhe pjesa tjeter mashkullore e familjes se tij, jane fajtore per shkeljen e rende kanunore, ate me te renden, 'te Beses se dhene'.
Gjithcka filloi kur per te marre hakun e djalit te tij te vrare, vellai i Xhelalit, Met Hyseni, qelloi mbi ate qe i kishte vrare te birin, Arbenin. Ne te vertete, familja Hyseni kishte dhene Besen para pleqve te katundit se nuk do te hakmerrej per djalin e vrare, duke e konsideruar keshtu te falur gjakun. Te pakten perkohesisht. Dhe Xhelali ishte bere garant per kete. Se si, ne cfare kushtesh dhe me cfare idesh qe i vlonin ne mendjen e coroditur prej fatkeqesise qe i ra ne familje (pervec djalit te vrare, ai humbi edhe dy mbesat e tij te vogla, te cilat nuk jetojne me ne shtepine e babait te tyre, tashme te vdekur, te vrare pikerisht nga daja i tyre) e beri kete, kjo nuk mund te shpjegohet, pervecse mund te merret me mend, por e verteta eshte se Meti vrau, duke mos i qendruar Beses.
Ligji nuk reagon, policia, si zakonisht u shmanget ketyre gjerave, duke pasur frike se mos njerezit e saj ngaterrohen pa dashjen e tyre ne histori gjakmarrjeje, per vete dhe me gjithe familjet... Atehere, mekanizmat e vjeter, te rinuar me shume se kurre, sidomos ne kete fshat, me te prekurin nga fenomeni i Gjakmarrjes, marrin ne dore fuqine dhe veprojne. Ka ndodhur shpesh keshtu, por, duket se pothuajse ne asnje rast si me familjen Hyseni, ndaj te ciles askush nuk kerkon te reagoje per t'i mbrojtur sadopak nga ndeshkimi i rende i dhene per 'prerjen ne Bese'.
Edhe vete Misionaret e Paqes jane perpjekur disa here, sic kane bere edhe ne raste te tjera, por tashme, per ata ky eshte nje rast i pashprese.
Ne kete menyre, drama e kesaj familjeje merr permasa legjendare, si ne kohen e shekujve te kaluar, kur Kanuni ishte i vetmi nder dhe ligj ne kete zone.
Ngjarja e 23 gushtit 2011 e vertetoi kete. Te gjithe edine se kush qelloi kunder shtepise se tyre, madje edhe e dine se perse qelloi, thjesht per t'i fyer dhe per tu thene se denimi qe u eshte dhene nuk mund te falet dhe, megjithate, askush nuk flet dhe nuk jep emra konkrete. Madje dhe policet qe erdhen ne vendngjarje, iken per te mos ardhur kurre me. Sepse nuk eshte e lehte te kesh te besh me nje fshat te tere.
Dhe, me keq akoma, nuk behet fjale per urrejtje, as per inat, sepse askush nuk ushqen ndjenja te tilla per Hysenajt, sidomos per Xhelalin. Sikur te ishte keshtu do te ishte me pak e dhimbshme, sepse urrejtja merr fund nje dite. Perkundrazi, denimi me gjak te ftohte dhe me perulje sublime ndaj Kanunit, e ben dramen te pashmangshme dhe denimin te paevitueshem ne cdo kohe, sado e gjate te jete ajo.
Kjo eshte drama e familjes se Xhelal Hysenit qe perjeton nje ndeshkim shembullor qe sapo ka nisur per te...
Zef Nika

Neo-Otomanizmi ndër shqiptarë

Deklaratat e ministrit të Arsimit të Turqisë gjatë nji vizite në Kosovë për rishikimin e historisë sonë hapën rishtas debatin rreth neo-otomanizmit. Otomanizmi asht nji fenomen që i përket historisë,pra,i mbyllun e pa asnji spiral zhvillimit të matejshëm;megjithatë ndjenjat pro-otomane,e kam fjalën për nji farë jargavitjet orientale,nuk i janë nda asnjiherë shqiptarëve,madje edhe gjatë komunizmit. Lokucioni ma idiot që qarkullon lirshëm në politikën shqiptare asht "populli vëlla turk",nji shprehje që nuk pasqyron asgja objektive,por që shpreh tendencën dhe dëshirën e rimëkambjes së nji gjendjeje mjerane.
Rranjët e kësaj historie nisin me nji fjalim të ministrit të Jashtëm turk,Davutogllu,në Sarajevë («Ottoman legacy and Balkan Muslim Communities today»,16/10/2009),tek i cili shihen hijet e epsheve perandorake dhe dëshira me i dhanë jetë nji koncepti që ka ma pak vitalitet se nji coftinë. Davutoglluja,në delirin e nji ministri perandorak që s'pushon së renduni prej nji qyteti të ish-perandorisë në nji tjetër,tue zbutë zemrat me praninë ngushëlluese të dovletit,në atë fjalim programatik identifikonte rolin e Turqisë së sotme me otomanizmin e dikurshëm. Në ketë mënyrë ai me nji pakujdesi jodiplomatike shkapërcente dallimet që baheshin deri sot mes dy entiteteve politike.
Fytyra e tij prej babaxhani e lejonte atë ditë në Sarajevë me nxjerrë prej gojet me shpengimin e nji qoftexhiu të brigjeve të Marmarës,visare të pandieme. Ai mbërriti ndër tjera me thanë në atë 16 tetor,se ka ma shumë shqiptarë në Anadoll se në Shqipni,se Anadolli ju përket ju (boshnjakë e ballkanas në përgjithsi),se ne kemi përgjegjësí ndaj jush edhe sot,pse ju jeni tanët,se taxhikë,pashtunë,azerë,boshnjakë,shqiptarë kanë nji qendër të vetme,Stambollin.
Asnji politikan shqiptar nuk reagoi ndaj fjalimit të Davutogllusë. Pseudo-nacionalistat shqiptar,ata që i bijnë legenit sa herë që ndonji grek i dejun flet përçart në Himarë,kësaj here flenin pa mend e pa shqisa.
Kohët e fundit asht pa nji mobilizim i madh dhe i financuem mirë kundër regjistrimit të popullsisë. Qëllimi i tij asht me pengue shtetasit shqiptarë me deklarue se çfarë fejet dhe çfarë etnijet kanë.
Deklarimi i etnisë asht i lidhun me nji bazë objektive dhe mund të verifikohet lehtë nëse nji qytetar prej Skraparit apo prej Lezhet deklaron se asht grek apo spanjoll. Ndërsa deklarimi i fesë asht subjektiv pse secili asht i lirë me besue në Zot dhe me qenë antar i nji bashkësie fetare apo mos me besue aspak. Ekuilibrat fetarë në Shqipni nuk janë ma ato të fundit të viteve '30 dhe nji regjistrim i sotshëm do të sillte nji pasqyrë tjetër të gjendjes.
Ata që duen me pengue regjistrimin e popullsisë,ku të deklarohet përkatësia fetare e shtetasve,nuk e bajnë ketë gja tue u nisë prej idealeve laike të ruejtjes së shtetit,por prej nji impulsi regresist që don me ruejt nji status quo fiktiv,për me përligj kështu indirekt tezat e Davutogllusë. Në qoftë se do t'i hante meraku për laicitetin e shtetit,atëherë përkrah firmave kundër deklarimit të fesë duhet të mblidhnin edhe firmat për daljen e Shqipnisë nga Konferenca islamike!
Ajo që i jep guxim turqve me kërkue rishikimin e historisë sonë rrjedh edhe prej statistikave të pasakta që ekzistojnë dhe vijojnë me u përdorë edhe sot.
Mos të harrojmë se Turqia asht vorri i identitetit të miliona shqiptarëve të shpërngulun prej ish-Jugosllavisë. Si ka mundësi që populli vëlla turk e shkretinat e tija gëlltitën gjithë ata shqiptarë! Në qoftë se dashunia e tyne vëllaznore ka këto pasoja vdekjeprurëse,do të preferonim indiferencën apo harresën.
Ne admirojmë ruejtjen e gjuhës dhe traditave të arbëreshëve që kanë pesë shekuj të ndamë prej dheut nanë,kurse Turqia mike në pak dekada zhduku miliona shqiptarë.
Edhe sot ka shtetas që mbajnë pasaporta shqiptare dhe e ndiejnë veten pinjoj të Anadollit.
Në gjysmën e viteve '30 kur Ahmet Zogu ndërmori reformat e veta që parashikonin heqjen e fesit,të ferexheve,shfuqizimin e Sheriatit etj.,pati familje të tana shqiptare që preferuen me emigrue në Turqi,sesa me pranue kushtet e reja.
Sot,ata që asokohe s'patën guximin me ikë,marrin guximin me thanë se Skënderbeu s'ka qenë hero por tradhtar,dhe e pohojnë ketë gja me koherencën e mbeturinave të nji epoke të palavdishme për ta dhe fatkeqe për ne.
Jam i bindun se doktrina e Davutogllusë asht anakronike,dhe inteligjenca e tij e pazoja me rrokë zhvillimet ballkanike në thellësinë e tyne shumëdimensionale,prandaj asht e destinueme me dështue. Fjalimet e tija retorike prej veziri,ku herë citohet Nastradin hoxha e herë tjera mbyllen me shprehje si:"s'ka kafe pa cigare,s'ka xhami pa minare",tingllojnë thjeshtësisht qesharake.
Faktori kryesor i dështimit të asaj doktrine janë edhe shqiptarët e sotëm,ata të vërtetit,që shohin me ftohtësi dhe përbuzje kohën kur otomanët sundonin vendin e tyne,tue i izolue prej Europës e tue pengue çdo lloj progresi.
Sot turqit kërkojnë rishkrimin e historisë,e nesër kanë me kërkue me zhvendosë statujën e Skënderbeut prej qendrës së Tiranës.
Nji gja të tillë ata nuk e bajnë me grekët,tekstet e të cilëve përflaken kur flasin për otomanët. Me ne e bajnë pse klasa jonë politike e korruptueme nuk ka nji atdhe të caktuem,ajo asht sëmundja që e ulë imunitetin tonë dhe lejon që kombi jonë të poshtnohet prej nji ministri turqeli apo prej kandrrave që dovleti ka mbjellë anekand në tokën tonë.

Ardian Ndreca

Fati tragjik i bashkeshorteve te rinj

Jeta ne teresine e saj fsheh mistere te paimagjinueshme te individeve qe zgjedhin te bashkojne jetet e tyre ne martese. Veshtiresi te shumta te jetes se perditshme, nderthuren me fate tragjike, qe ne hapat e para te krijimit te nje familjeje te re nga dy te rinj.
Ai quhet Aleksander Simon Kroni, i datelindjes 10 tetor 1984. Ka lindur ne fshatin Berdice, te komunes me te njejtin emer. Kushtet e veshtira te tranzicionit te sterzgjatur shqiptar e shoqeruan gjate gjithe femijerise dhe rruga e vetme per te siguruar mbijetesen, per Aleksandrin dhe familjen e tij si pers hume familje te tjera, ishte emigracioni. Italia, ishte streha ku Aleksandri provoi te rifilloje jeten duke shpresuar ne realizimin e endrrave te tij rinore. Aspirata e tij ishte nje Shqiperi moderne, perendimore dhe shtet ligjor. I bindur ne keto ideale, Aleksandri vendosi te jape kontributin e tij per vendlindjen. Natyrisht, ai do te ndiqte gjurmen e atit te tij, Simon Kroni. Simoni u angazhua qe ne fillim ne politiken pluraliste, duke qene qe ne vitin 1994 kryetar i Partise Socialdemokrate per Komunen Berdice. Si aktivist i shquar dhe me reputacion ne zonen e tij, opozita e asaj kohe e kandidoi per kryetar te Komunes Berdice ne vitin 1996. Simoni ka qene rregullisht antar i Komisioneve Zonale te Zgjedhjeve per komunen e Berdices, si nje eksponent i larte dhe shume i besueshem i Opozites Shqiptare ne vite.
Me keto bindje politike u mbymos edhe djali i tij, Aleksandri. Alternativa e zgjedhur nga ai ishte apo e Opozites Shqiptare, ne sherbim te se ciles u vendos pa rezerva. Zemra e dliret e te riut, enderronte nje Shqiperi Perendimore, me zgjedhje te ndeshme dhe sipas standarteve me te mira nderkombetare. Pa i mbushur akoma 21 vitet e jetes, Aleksandri u rreshtua ne stafin e Opozites Shqiptare ne zgjedhjet e vitit 2005, duke dhene nje kontribut te rendesishem ne fitoren e kandidatit socialist Tom Doshi, qe bashke me deputetin Paulin Sterkaj ishin te vetmit qe fituan ne Qarkun e Shkodres. Pavaresisht kesaj fitoreje te arritur edhe me kontributin e Aleksander Kronit, pas zgjedhjeve te vitit 2005 erdhi ne pushtet Partia Demokratike dhe aleatet e saj. Menjehere filluan kercenimet ndaj opozitareve te vertete, duke u ndalur kryesisht tek individe si Aleksander Kroni, i cili ishte pjese e stafit te deputetit socialist fitues Tom Doshi. Megjithate, Aleksandri nuk u step, i bindur se vlerat demokratike ne ndertimin e shtetit, do te funksiononin nje dite. Me keto mendime, i riu u rreshtua edhe ne fushaten e zgjedhjeve vendore te vitit 2007, duke u bere pjese e stafit te kandidatit socialist per kryetar Komune Berdice Xhevdet Ethemi, i cili permes manipulimeve te shumta te pushtetmbajtesve te PD-se, nuk ia doli te fitoje. Viti 2009 shenoi nje etape te re ne jeten e Aleksadrit. Ai u kurorezua ne martese me Rolanda Kronin (Zefi) e ditelindjes 13 mars 1991. Pavaresisht kercenimeve te shumta qe ishte perballur, shpresa per nje jete normale nuk e braktisi asnjehere Aleksandrin, i cili enderronte nje familje te bekuar edhe me femije.
I zhgenjyer, por jo i dorezuar perballe presioneve, kercenimeve te shumta dhe deri letrave anomine, Aleksander Kroni ai serish ishte shume aktiv edhe ne zgjedhjet politike te vitit 2009 ne Qarkun e Shkodres. Per kontributin, vendosmerine dhe besnikerine e tij, ai u zgjodh vezhgues i PS-se ne Komunen Berdice. Ne qendren e tij te votimit, ai nuk lejoi komisioneret e PD-se te manipulojne procesin, duke sinjalizuar drejtuesit e PS-se ne nivel qarku por edhe Shtabin Qendror Elektoral te Qarkut. Si rezultat edhe i punes se Aleksandrit, Partia Socialiste arriti te fitoje 4 deputete ne zgjedhje duke shenuar nje sukses te madh politik.
Si nje aktivist i devotshem i Opozites, tashme Aleksander Kroni ishte vene ne shenjester te hakmarrjes se partise-shtet. Ndaj tij u rrit ndjeshem presioni dhe kercenimet, te cilat shtriheshin edhe tek njerezit e tij me te afert. Megjithate, ai ishte i bindur qe kishte ardhur koha qe Komuna e Berdices, vendlindja e tij, ti jepte pergjigje me vote krimit shteteror, i cili po e kercenonte prej thuajse 6 vitesh pa nderprerje. Qe ne ditet e para te caktimit te Besnik Xhemalit si kandidat i PS-se per Kryetar Komune Berdice, Aleksander Kroni ofroi kontributin e tij qe ishte i mirepritur. Ai ishte pjese e stafit te afert te kandidatit socialist, i cili me 8 maj 2011, arriti te dale fitues, duke u shpallur kryetar i Komunes Berdice. Pas 20 viteve, bastioni i PD-se dhe aleateve te saj politik, ndryshoi ngjyre duke kaluar majtas, tek kandidati Besnik Xhemali, i cili u shpall Kryetar i Komunes Berdice. Gezimi i Aleksandrit ishte i madh pasi u tregua se vota e popullit ndeshkon partine-shtet, sic ndodhi ne Komunen Berdice. Mirepo ky gezim nuk zgjati shume. Ishte ora 22.30 e dates 28 gusht 2011, dite e diele. Aleksandri po kthehej nga Velipoja me makinen e tij. Ne rrugen nacionale Velipoje- Shkoder, tek vendi i quajtur "Pusi i Fatimes", nje postbllok policie, i beri me shenje te ndalej. Arriti te dalloje ne erresire dy individe, me uniforme policie, por me kapele te ulura mbi sy, pa mundur te dalloje fytyrat. Pasi e ftojne te fike dritat e makines, ata i kerkojne te dale nga makina dhe te vendose duart mbi makine. Ndersa ishte me shpine nga policet, ata e qellojne me shkopinje gome dhe pasi bie ne toke, vazhdojne ta qellojne me shqelma si te terbuar. Para se te humbiste ndjenjat, Aleksandri arriti te degjoje pjese te ndryshme fjalish si « ta vrasim qenin e kuq », « hiq dore nga politika nese do te jetosh », « ta zhdukim nga faqja e dheut familjarisht ». Pas rreth 30 minutash, Aleksandri permendet dhe veren se policet kishin ikur. Duke u zvarritur, me shume pak fuqi, ai arrin te rihipe ne makine dhe te arrije ne shtepi. Me pas, u mesua se agresoret nuk ishin police, por ishin maskuar me uniformat e policise per te realizuar vepren e tyre kriminale. Ata e kishin lene Aleksandrin pa ndjenja ne mes te rruges dhe te erresires, duke menduar se ai kishte vdekur.
Fati tragjik i ketyre dy bashkeshorteve fare te rinj, ka krijuar nje drame te vertete familjare. Bashkeshorti Aleksander Kroni kercenohet, dhunohet dhe goditet barbarisht nga elemente kriminale te maskuar me uniforme policie thjeshte perbindjet e tij politike dhe idealet demokratike. Bashkeshortja Rolanda Kroni jeton nen trysnine e vrasjes se bashkeshortit por edhe kercenimeve te hapura per familjen e saj te re. Tronditja ishte e thelle per bashkeshortet pas ngjarjes se 28 gushtit 2011, kur vetem fati solli qe Aleksandri te mos vdiste dhe Rolanda te mos ngelte e veje qe ne vitet e para te krijimit te jetes bashkeshortore. Me urgjence, duke nderprere edhe pushimet verore, Aleksandri dhe Rolanda u larguan nga vendlindja, pa lene asnje adrese, duke kerkuar te shpetojne jetet e tyre, por edhe te femijeve qe do te sjellin ne jete. Gjithmone, nese nuk do te bien viktima te pafajshme te krimit politik apo te gjakmarrjes.

Redaksia

Otranto! Të urrej, por dhe të falenderoj!

Jane ca ngjarje ne jeten e njeriut, qe pavaresisht se vitet kalojne, perseri ato nuk harrohen. Nuk harrohen sepse nuk te lene shkak-pasojat, te cilat shpesh te shfaqin ca mendime ngacmuese, qe te mberthejne ne emocione te kunderta, trishtimi dhe optimizmi gjithashtu. Mendime te dyzuara skajshem, qe kundershtojne e godasin fort njera-tjetren. Kështu me thot ekperienca personale, per nje ndolli para do vitesh, per te cilen natyrisht e kame nje shpjegim: Si e perjetova, pse e urreva dhe pse e falenderoje.

***
Edhe pse kishin kaluar 9 vjete nga permbysja dejure e nomenklatures komuniste, realiteti qe po jetonim rrezultoje zhgenjes dhe po na kthehej ne bindje, se ishte e kote te prisnim akoma e te shpresonim per nje te ardhme te sigurt ne kete vend. Kjo asrye me shterngoje ashtu si nje te treten e shqipetareve, qe ne menyre individuale te prish rregullin e jeteses ne vendin tim, e te marr jo pa dhimbje vendimin ekstrem: O vuajtje ketu, o larg ne emigrim. Ishte nata e 1 korrikut 1999.
Si e perjetova...
Pasi kishim avancuar disa milje ne thellesi te detit, aq sa edhe Vlora nga ku u nisem, pak nga pak na u tret nga syte, papritmas moti u perkeqsua frikshem. Dallget na rrethuan e po "talleshin" me gomonen e tejmbushur me hallexhinje, brenda se ciles po strukeshim me ankth e shprese, per te dale te gjalle ne breg. Kesisoj drejtuesit e gomones humben orentimin, duke shkuar shume larg ne drejtim te pa ditur. S'dinim ku gjendeshim, ne ujrat e Jonit apo ne ato te Adriatikut. Frika se mbas ç'do minuti dallget vrastare mund te na rregjistronin ne morine e morteve tragjike, natyrshem na kaploje te gjitheve. Po perjetonim nje situate vertet te tmerrshme midis detit te pa ane. Ne terrin e zi te asaj nate, une pash me syte e mendjes, te gjith historine e jetes time. Ate nate une pash, jeten dhe vdekjen krejt prane njera-tjetres. 
Ne nje situate te tille, veshtire se te gjithë njerëzit e mbajne njelloj ankthin shpireteror. Kame pare prinder tek shihnin se po u keputej peri i jetes se femijeve te tyre, qe iu dhane kujes si nje kushtrim, qe te ipunojne rrethanat per te kerkuar ndihme. Ishte nje kushtrim pertej gomones, ndoshta per qeveritaret tane: Mos e detyroni popullin e varfer te rendnin drejt vdekjes. Aty kame pare femije te mbledhur grusht, me te fute gjalle ne dhe. Kame pare e ndjere lutje, lutje pa fund me gjith forcen e shpirtit, drejtuar dikujt atje lart. Kame pare burra me lot ne faqe. Ishin lote te reja mbi plage te vjetra. Per kedo qe ka nje fije perceptim njerezor, lotet e burrit jane vertet te frikshme.
Midis ketij makthi, mendimet vetvetiu ku s'me shkuan: Me erdhi ndermend ajo porosia e prinderve: Kujdes biri im, me zjarrin, me qeverine dhe me ujin kurr s'ka loje. Por une megjithese lojes me zjarrin e me qeverine u kisha ikur, per deri sa hyra ne spiralen e rrezikshme te lojes me ujin, kjo do te thote se kete porosi e kisha harruar. Nga thellesia e shpirtit, ndjeva dhimbje te skajshme e pergjegjesi direkte, per marrezine qe kisha bere, por atehere ishte teper vone, tani mundesine e reagimit e kisha zero. Ndjeva jo vetem se me tradhtuan endrrat e tokes se premtuar, por... mozomakeq, ky paska qene fati i femijeve. Si erdha deri ne kete pike, e ua keputa vet me duart e mia endrren ne mes. Ndjesia e pendeses ne ndergjegjen time me rendoj ne ate mase, sa gati me keputi fillin e arsyes e s'di se si u mbajta per disa sekonda, veç mbaj mend zerin burreror te nje dialekti kosovar, i cili tek me vuri doren ne sup, si per te shkarkuar urtesi e durim, na kurajoji te gjitheve me nje ton prej malsori: Gajret bre burra, mos u ligshtoni qeshtu para qetyne ferishteve (femijeve), se qe besa asht bash gjynahi i Zotit!
Kuraja e Kosovarit, me mblodhi te gjithe fuqine e shpirtit per te ushqyer femijet me optimizem e besim, se shume shpejt do te dalim ne breg shendosh e mire. GJeja qe desha me shume ne ato momenta ishte: Qe besimi i femijeve te fitonte terren, e te mundtte frigen e mbytjes. 
Nga shpirti me vinte nje thirrje njerzore per te gjithe ata  kryefamiljare, me te cilet kishim qendruar disa dite ne Vlore, qe e dija se prisnin rradhen te ikin me gomone: O ju hallexhij! Para se të hidheni në aventurën e skajshme, te hidhni jeten e femijeve koke-a-pile, llogariteni koeficientin e lart te rriskut, dijeni se kurr me te pasigurt nuk do te jeni se sa ketu ku ndodhemi ne sonte, sepse morti mund t'ju zene prite kurdo e kudo, edhe aty ku se besoni! 
Asnje shenje sigurie deri ne ato çaste nuk dukej. Tani te gjithe te kapur fort pas njeri-tjetrit, po mendonim perfundimin e dhimbeshem. Por, tek po dorezoheshim para çmendurise se dallgeve, Perendia kishte degjuar kushtrimin, dhe lutjet e prinderve, kishte ndijer lotet therese te femijeve, dhe vetem fuqia mahnitese e Saj, kur do Ajo, gjene menyrat magjike te mrekulloje njerezine. Qe te mos zgjatem, Perendia nuk e kishte shkruar ate nate, te mbylleshim pergjithmon ne arkivin e misrershem atje ne perjetesi. Ajo sprapsi vdekjen qe po na sillej mbi koke prej 8 oresh, dhe njiheresh me agimin, na ndriçoje rrugen, per te prekur endrren tone.

...pse te urreva... Otranto! ne pergjithsi, une ne jeten time s'kame ditur te urryej, perveç spiunit te pa bese, por ate nate prej ç'ka me tha nje mendje, u mbusha fort me zemërim deri ne urrejtje, sepse ndjeva nga afer pabesit tua, qe per ne shqipetaret perbejne histori te shumta morti e dhimbjeje. Nje Zote e di se sa jete femijesh te pa fajshem ke perpij pa njohur aspak meshiren. Ke mbjelle tragjedi te medha, rekord per nje popull te vogel e te varfer si shqiperia.
Thame ne fillim te ketyre rradheve, se shkak-pasojat nuk te lene ti harrosh ngjarjet. Po. Kete, ne shqipetaret e dime fort mire, se e kemi provuar vete. Ne e dime se shkaku s'je ti. Ti je pasoja. Shkaku eshte klasa politike e ketij vendi te varfer, qe kurr s'na deshi, s'na punesoje, ajo disa i vrau, shume te tjere i vodhi, nje pjese na hodhi ne det, disa i kthej ne mercenar te tyre, dhe pjesa e mbetur vuajne akoma edhe sot pas 20 vjeteve, makuterine e harpagonve te pa shoke ne europe, ndaj u detyruam te dorezohemi tek ti.
Kurse ti,  e shtyve akoma me thelle sjelljen brutale te politikuajve tane, duke zhdukur kush e di sa e sa njeres pa u dhene as varrin!
Si se mbydhe nje here deren e tragjedive? A nuk te duket se ke tejkaluar çdo mase, duke zhdukur njeres pa shenje e nishan?
Bemat tua tejet te dhimbshme, me te cilat su ngope njehere, jane provat me te pastra per te besuar, se edhe ate nate po kerkoje viktimat e rradhes. Ti ishe e pabese. Ti per shpirt qe kishe, nuk ndaleshe para asnje tragjedie. Ti ishe perbindesh! Kjo me shtoje zemrimin deri ne urrejtje. Te urreva  sepse me shume se ç'do gje tjeter ne kete bote, une si ç'do prinde dua femijet, mandej dua jeten edhe keshtu siç na erdhi me njemije e nje halle, dua te gjitha vlerat e virtytet njerzore nga te cilat ate nate, po qe per ty, te gjithe ne u privuam. Por fale zotit.

...pse e falenderoje  Otranto! Ne koshiencën time, kame folur shpesh me heshtjen, dhe  nje mendje e kundershton urrejtjen dhe te falenderon. Une imazhin tend s'mund ta tjetersoje, por nganjhere mendoje pak me ndryshe. Ja se pse: 
Ne te vertet historit tua tragjike, kane paralajmeruar prej kohesh ç'do njeri me dy pare mend ne krye, se ngushtica jote eshte "postoblloku" ku firmosen e vulosen te gjitha "çmimet", dhe te gjithe e dime se rradhehere emigranteve u ka shkuar rruga siç e kane parashikuar, por ja qe shpesh ne shqipetareve, buka e femijeve na ka çuar buze gremines, mandej ne sikur kemi nje koke pak me ndryshe nga bota, ndaj guxojme marrezine ekstreme.
Otranto! Une dija jo pak per rezymene tende, madje kame shkruar disa artikuj per fatkeqsite e disa njersve tane per te cilet  ke qene nje mallkim tejet i dhimbshem, por prova e asaj nate kaloj pertej njohurive qe kisha, per shkak se kesaj rradhe ne vendin e personazheve te mia, per nje fije shkova une, dhe kjo me beri te mesoje shume gjera qe si dija.
Gjykuar nga kendveshtrimi i mesimeve te Bibles, se pas ç'do vishtersie vjen nje e mire, une ne planin personal, edhe tani pas 12 vitesh, keshtu te shoh. Mesimdhense. Po e perseris mesimdhenese, sepse qysh ate bote e deri me sot, nga negativja une mora pozitiven, mora energji nga mesimi yt per te rregulluar ca gabime ne jeten time, dhe e shoh se shume gjera i pata te nevojshme ti ndreqja. 
Me ke mesuar te kuptoj, se koha ne te cilen po jetojme eshte koha e rrefleksioneve. Me mesove gjene me kryesore, te dua me shume jeten, te vleresoje maturine kur eshte puna per te marre vendime rrisku siç qe marrezia ne fjale, qe nga njehere s'kam deshire ta kujtoje me. Mesova edhe nje "gjuhe" te rendesishme, te cilen ua kame perkethyer si keshille e mesim, shume prinderve guxim-tepruar keshtu si puna ime, qe prisnin rradhen per tu "matur" me ty. 
Historia e asaj nate te cilen une e mora me vehte, eshte nje mesim-keshille dhe s'kame se si e harroj, sepse ajo me ka arientuar drejt nje kthese ndoshta 180 grade ne jeten time. Qe prej ati moti e deri sot, fluturuan si era jo pak por 12 vjete ne emigrim, (qe siç thote kenga "erdha djal e u  bana plak") dhe pavaresisht se vitet kalojne, kjo histori per mua ka hyre dhe do te mbetet busulle ne jeten time familjare. 
Eshte nje histori qe kalon nepermes ngushtices tende Otranto!Ngushtice i thone, por me permasa tejet e gjere midis dy boteve, midis jeteses rreale te ne shqipetareve dhe aspiratave tona te kahershme.
Otranto! Rrefimi im njerezor ne veten e pare, ndoshta nuk shton ndonje gje te veçant ne historite e tua, shembuj te tille kame bindjen se mund te shtoje ç'do njeri i mbijetuar, sepse keshtu na shkoj jeta ne shqipetareve duke u perkundur jo vetem nga dallget e tua, por ne teresi nga dallget e jetes, por une nuk munda te hesht per arsyen, se ta kisha borxh te te them me ndjesine e shpirtit te nje emigranti: Me ke zemruar deri ne urrejtje por edhe te falenderoj.

Fadil Bala, Bruksel

Presidentja Jahjaga kokëposhtë!

Vendimi i EULEX-it për të mos përkrahur aksionin e policisë së Kosovës në Veri ka qenë vendim i lartë i Brukselit.
Kjo vërehet edhe në kërkesën apo ta quajmë më mirë urdhërin e Catherine Ashton drejtuar presidentes Jahjaga të cilës i kërkon qe aksioni në veri të mos përseritet.
E përkedhelura e ambasadorit Dell tani është shëndrruar në kukull të Catherine Ashtonit dhe po i miraton të gjitha kërkesat e saj, sikur qe u pajtua për të mos e përseritur aksionin në veri.
Komisarja e BE-së për siguri Ashton e ka quajtur të njëanshem aksionin e policisë e që rezultoi me marrjen e pikave doganore në veri, gjë që i dha fund kontrabandës nga serbët.
Kjo eshte njësoj si e kanë quajtur serbët! Pra, duhet të kuptojmë se Jahjaga është pajtuar me një proserbe e shëmtuar si Ashtoni që ka thenë se kjo punë duhet te zgjidhet me dialog, Kjo i bie që ne duhet ta lusim Serbinë që të na e kthejë kontrollin në veri apo të pajtohemi me ndarjen e Kosovës!!
BE-ja sikur po frikësohet nga Serbia sepse është duke e toleruar shumë dhe po i lëshon pe ndaj kërcënimeve që po i bënë Serbia Kosovës tash e 12 vjet pas "çlirimit".
Nw krye të shtetit të  Kosovës është një kukull e dirigjuar nga ndërkombëtaret dhe që vepron në bazë të urdhërave të tyre dhe jo në bazë të interesave te popullit.
Për shkak të antarësimit të Kosovës në BE qeveria e Kosovës është e gatshme ta fus edhe çështjen e veriut në bisedimet me Serbinë e që do të rezultonte me ndarje të Kosoves dhe prishjes se kufijve në Ballkan.
Shtetin e Kosovës e udhëheqin dy njerëz të ndikuar dhe të udhëhequr nga ndërkombëtarë për interesa te tyre.
Këto "kukulla" duhet të largohen nga pushteti dhe në vend të tyre të vijnë njerëz me ideale kombëtare që do ta shpëtonin këtë popull nga mjerimi.
Ne Kosovë ende nuk ekziston ndonjë parti që është e udhëhequr nga ideali për një komb të bashkuar. Vetëm FDBK po i kundërshtohet me sukses servilizmit dhe antishqiptarizmit të politikanëve të Kosovës që pranojnë një "shtet" të Kosovës si shtet eksperimental i eksperimentuar nga BE-ja.

Vera Dushi, Ilir Kadriu

Plak budalla

lberto Moravia

Duke pasur zakonin t'u vardisesh femrave, është e vështirë ta kuptosh, kur ajo kohë ka kaluar e gratë të shikojnë si një baba apo ndoshta edhe si gjysh. Është e vështirë mbi të gjitha, sepse çdo burrë i pjekur ka brenda kokës së tij një kokë tjetër: koka e jashtme ka rrudha, flokë gri, dhëmbë të brejtur, sy të mavijosur; përkundrazi, koka e brendshme i ka mbetur si atëherë kur ishte i ri, me flokë të zinj e të dendur, me fytyrë të sheshtë e sy të gjallë. Dhe është koka e brendshme që shikon me dëshirë gratë, duke menduar se është i shikuar prej tyre. Përkundrazi, gratë shohin kokën e jashtme dhe thonë: "Po ç'do, vallë ky karafil? S'e kupton që mund ta kisha gjysh?
Ta lëmë me kaq! Atë vit, salloni ku jam berber që prej gati tridhjetë vjetëve, u zmadhua: qenë ndërruar pasqyrat dhe lavamanët, qenë lyer muret e raftet dhe, së fundi, pronari mendoi mirë të merrte edhe një manikyriste që quhej Jola. Përveç pronarit, në sallon ishim tre vetë: një djalosh rreth të njëzet e pesave, Amato, i zeshkët e serioz, që kishte qenë polic; Xhuzepja, pesë vjet më i madh se unë, i shkurtër, trupngjeshur e i shogët dhe unë. Siç ndodh gjithmonë, kur në një ambjent vetëm burrash hyn një grua, vura re shumë shpejt se që të tre e shikonim me ngulm Jolën. Pastaj, ajo ishte tamam siç thuhet, një tip i zakonshëm, prej kartoline të ilustruar: e kolme, e ndezur, me një fytyrë që binte në sy dhe flokë të zinj; si ajo ka miliona. Duhet theksuar në këtë pikë që unë, pa u mburrur, mund t'i them vetes burrë i pashëm. Jam i hajthëm, i gjatë aq sa duhet, me një fytyrë të zbehtë e nevrike; dhe gratë thonë se kam një shprehje interesante. Vërtet, sidomos kur shikoj tërthorazi, sytë e mi godasin ëmbël, plot ndjenjë, gati- gati skeptikë. Por gjënë më të mirë kam flokët: gështenjë të çelët, të hollë, të pastër, të dallgëzuar, të prerë alla Naxaret, pra të ngritur si një flakadan, me basetat e gjata që zbresin deri në gjysmë të faqes. Veç kësaj, jam elegant: jashtë sallonit, gjithmonë i veshur me korrektësi, me kravatë, çorapet e shamitë e ujdisura; në sallon me një këmishë gati më shumë prej kirurgu se sa prej parukieri, shumë të bardhë. Me këtë cilësi, nuk është për t'u çuditur që unë jam fatlum me gratë. Dhe, meqë ky fat nuk më ka zhgënjyer kurrë, kam marrë zakonin që, po më pëlqyen, t'i vështroj në njëfarë mënyre të ngulët e magjepsëse që vlen qindra komplimente. Kështu, kur, pasi t'i kem vështruar mirë e mirë, u afrohem, vë re që fruti tashmë është pjekur: nuk më mbetet veç të shtrij dorën e ta këput.
Ai që më frikësonte më shumë në sallon, përsa i përket Jolës, ishte Amato. Nuk ishte i bukur, nuk ishte interesant, por ishte i ri. Xhuzepen nuk e vija fare në hesap: më i vjetër se unë, siç e kam thënë tashmë, dhe tamam i shëmtuar, pa derman. Jola rrinte përherë e ulur në tryezën e saj të manikyrës, në një qoshe, e shushatur nga mërzia dhe palëvizshmëria, e përhumbur në leximin dhe rileximin e dy a tri gazetave të sallonit apo në rregullimin e thonjve, në pritje për t'ua ndrequr klientëve. Pothuajse kundër dëshirës sime, instinktivisht, zura ta gjuaja me vështrime. Vinte një klient dhe ulej në poltronë: unë merrja peshqirët, e shtrija me një goditje të vetme, në mënyrë elegante dhe , ndërkaq, gjeja mënyrën t'i lëshoja një vështrim të gjatë. Ose laja flokët, duke fërkuar me të dy duart kokën e sapunosur dhe, sërish një shikim tjetër. Ose akoma, ushtrohesha në majën e gërshërëve mbi një ngjyrim: në çdo katër goditje gërshëre, një vështrim. Nëse pastaj lëvizte përtacisht për të marrë një hekur në raft, e ndiqja me sy në pasqyrë. Duhet thënë që Jola nuk ishte aspak e zgjuar apo lozonjare: madje kishte një shprehje të fjetur, shtinjake, e ngathët, si një dac i fryrë nga gjumi. Por me sot e me nesër, para se ta kuptonte se e shikoja; pastaj pranoi të ishte e shikuar; më në fund filloi edhe ajo të m'i shkëmbente shikimet. Pa ligësi, sepse nuk e kishte, në një mënyrë të ngathët e të rëndë, por të padyshimtë.
Mendova atëherë, siç i thonë fjalës, se dardha ishte pjekur; dhe një të shtunë e ftova të shkonim në banjat e Ostias, të dielën pasdite. Pranoi menjëherë, por duke vërejtur se nuk duhej ta kritikoja për kostumin e banjos: ishte shëndoshur dhe, i vetmi që kishte, i rrinte i ngushtë. Madje, pa ndonjë hije nazeje tha: "Jam dhjamosur pak, për shkak të qëndrimit ulur në sallon, pa bërë lëvizje". Fjalët e një vajze pa djallëzi; edhe për këtë më pëlqente. E lamë të takoheshim të nesërmen në stacionin e San Paolos. Para se të shkoja, bëra një tualet të kujdesshëm. U rrova dhe pudrosa faqet. U kreha me një krehër të dendur për të hequr çdo dyshim zbokthi. Spërkata pakëz kokën dhe shaminë me një parfum manushaqeje. Këmishën e kisha alla robespier me grykë të hapur, xhaketën sahariane dhe pantallonat të bardha. Jola qe shumë e saktë: në dy, mes turmës së ekskursionistëve, e pashë të vinte drejt meje, e veshur krejt në të bardha, pak e shëndoshë dhe e shkurtër, por e re dhe e lakmueshme. Duke më përshëndetur, tha: "Çfarë turme…do të na takojë ta bëjmë udhëtimin në këmbë". Si kavalier që jam, i thashë se do t'i gjeja një vend: të ma linte mua. Ndërkaq treni hyn nën strehë, turma mbi platformë ka një lëvizje paniku sikur është sulmuar nga një repart kavalerie, të gjithë bërtasin e thërrasin njëri- tjetrin, unë sulem, i ngjitem një sporteli, ngrihem mbi turmë, jam duke u ngjitur. Një djalosh zeshkan më jep një të shtyrë dhe bën të më kalojë përpara. Ia kthej të shtyrën, më tërheq për mënge, i jap një bërryl në stomak, çlirohem dhe sulem në vagon. Por kam humbur kohë me këtë harbut dhe vagoni është plot tashmë, përveç një vendi. Vrapoj drejt vendit, vrapon edhe ai; thuajse në të njëjtin çast, e kapim; për ta zënë, unë kostumin e banjos, ai xhaketën. Atëherë përballemi. I them: "Kam ardhur unë i pari"."Kush e tha?" "E them unë," i përgjigjem dhe i hedh xhaketën në fytyrë. Në këtë çast mbërrin Jola dhe ulet pa mëdyshje, duke thënë: "Faleminderit Luixhi". Djaloshi mbledh xhaketën, heziton, pastaj e kupton që nuk mund ta përzërë Jolën dhe largohet duke shqiptuar me zë të lartë: "Plak budalla".
Treni u nis thuajse menjëherë dhe mua më goditi një rrymë ajri duke qëndruar në këmbë pranë Jolës. Por tashmë kisha humbur çdo entusiazëm dhe do të doja të zbrisja e të ikja. Ato dy fjalë "plak budalla" më kishin befasuar pikërisht në çastin që nuk e prisja. Mendoja se djaloshi kishte thënë "plak budalla" me dy ndijesi të ndryshme. Fyerja qëndronte tek "budalla"; e deri këtu asgjë e keqe: kish dashur të më ofendonte, të më quante të marrë. Por "plak" nuk e kishte thënë për të më sharë. "Plak" e kishte thënë si një të vërtetë. Siç do të kishte thënë, ta zëmë, nëse në vend të të pesëdhjetave të isha gjashtëmbëdhjetë: "Kalama i marrë". Me një fjalë, për të, si për të gjithë, përfshirë edhe Jolën, isha një plak; dhe pak rëndësi kishte se atij i dukesha budalla dhe Jolës, përkundrazi, inteligjent. Ndoshta s'do të kishte qenë aspak e nevojshme që Jola të zinte vend. Tekefundit, djaloshi do të më lëshonte pe njëlloj, për respekt moshe. Këtë e vërtetova prej njërit që po rrinte përballë Jolës, i cili kishte parë skenën dhe tha: "Djalë i keq… së paku duhej të lëshonte pe për hir të moshës".
Ndihesha krejtësisht i ngrirë dhe i përhumbur. Dhe tasheparë çoja dorën në fytyrë gati duke kërkuar, në mungesë të një pasqyre, të kuptoja me gishta sa plak isha. Jola, natyrisht nuk e vriste mendjen fare. Në gjysmë të rrugës më tha: "Më vjen keq që mbete në këmbë". S'munda të bëja tjetër, veç t'i përgjigjesha: "Jam plak, po, por jo aq sa të mos mund të rri një gjysmë ore në këmbë". Gati duke shpresuar se ajo do të më përgjigjej: "Luixhi… ju i vjetër… ç'thua?" Përkundrazi, ajo torollake nuk tha asgjë; dhe kështu u binda që kisha të drejtë.
Në Ostia u zhvesh ajo e para, duke dalë, pastaj nga kabina në kostumin që po i pëlciste në trup, e bardhë, e freskët e ngjeshur dhe e re për të të tërbuar. Hyra edhe unë në kabinë dhe, gjëja e parë, shkova të vështrohesha në pasqyrën e thyer që varej në mur. Isha tamam plak: si nuk e kisha vënë re këtë gjë? Pashë me një shikim sytë e veshur e të humbur mes rrudhash, flokët plot fije të bardha, lëkurën e faqeve të fishkur dhe dhëmbët e verdhë. Këmisha alla robespiere, aq rinore, më bëri të turpërohesha: zbulonte gjithë qafën me tërë ato rrudha të flegëruara në fyt. U zhvesha e, ndërsa po përkulesha të vishja mbathjet, barku më kërceu mbi stomak e pastaj ra sërish poshtë si një thes i fryrë. "Plak i marrë", përsërita me zemërim. Mendoja se këto ishin të papriturat e jetës: para një ore besoja se isha i ri, se mund të bëja namin me Jolën; tani, falë atyre dy fjalëve, e shihja veten të plakur, që mund të bëja vetëm babain e saj. Dhe më vinte turp prej gjithë atyre shikimeve që kishte pasur prej meje në sallon e, pastaj, që e kisha ftuar: kushedi ç'mendonte për mua, kushedi si më shihte.
E mësova më vonë se çfarë mendonte. Ndërsa, të kapur pas litarit të shpëtimit, po e linim veten të mbuloheshim nga dallgët, sepse deti ishte i trazuar dhe në çdo dallgë që na mbulonte unë mbetesha pa frymë dhe mendoja: "Mbetem pa frymë, sepse jam i vjetër", ajo krejt e lumtur më thirri: "A e di, Luixhi, se nuk të mendoja kaq sportiv". "Pse?" e pyeta. "Si më mendoje?" "Bah!" u përgjigj ajo, "një njeriu në moshën tuaj nuk i pëlqen më deti… këtu vijnë të rinjtë". Në këtë çast një dallgë e lartë plot shkumë u thye sipër nesh dhe unë rashë mbi Jolën e, për t'u mbajtur, e kapa për njërin krah: i fortë, i rrumbullakët, mish vërtet i ri, që hidhej. I bërtita me gojën plot ujë të kripur: "Mund të isha yt atë". Dhe ajo duke qeshur mes shkumës që i zjente përreth: "Baba, jo…të themi: xhaxha". Pra dolëm prej ujit, mirëpo nga turpi dhe sikleti nuk kisha më as forcë të flisja. Më dukej se në gojë kisha një kurthë me sustë të shkrehur, që, për ta hapur, donte një lloz. Jola ecte para meje duke tërhequr mbi kofshë e mbi gjoks kostumin, i cili, i lagur, ishte bërë krejt i pahijshëm. Pastaj u hodh në rërë dhe mishi i saj ishte kaq i tendosur, sa rëra nuk i ngjitej dhe binte poshtë në copa të qullura. Qëndrova pranë saj, memec, i mpirë, i pazoti të lëvizja a të flisja. Ndoshta Jola, megjithëse ishte më e pandjeshme se një rinoceront, e kuptoi gjendjen time të dobët, sepse papritur më pyeti nëse ndihesha pak mirë. I thashë: "Po mendoja për ju. Kë pëlqen në sallon? Amaton, Xhuzepen apo mua?" Ajo, e përpiktë, m'u përgjigj, pasi u mendua pak: "Ua, ju jeni simpatikë që të tre". Ngula këmbë: "Por Amato është i ri". "Po" u përgjigj ajo, "është i ri". "Besoj se është dashuruar pas jush", e mora fjalën pas një çasti. Ajo u përgjigj: "Vërtet? Nuk e kisha vënë re një gjë të tillë". Pra ishte e hutuar, si e merakosur. Në fund tha: "Luixhi, më ka gjetur një hall: më është shqepur kostumi prapa… ma jep peshqirin të shkoj të vishem". Të them të drejtën qeshë i kënaqur nga ajo shqepje. I dhashë peshqirin, ajo u kthye ijazi dhe vrapoi në kabinë. Gjysmë ore më vonë ishim në tren në një vagon të zbrazur. Unë kisha tërhequr jakën e këmishës alla robespiere mbi qafë dhe mendoja se tashmë për mua kishte mbaruar dhe isha një plak.
Atë ditë u betova se nuk do ta vështroja kurrë më Jolën e asnjë grua tjetër; dhe ashtu bëra. M'u duk se ajo ishte pak e çuditur dhe nganjëherë m'i ngulte sytë me një shprehje qortuese, por mbase ishte një përshtypje. Kaloi një muaj, gjatë të cilit kisha folur katër pesë here me të me po ose me jo. Ndërkaq, ajo kishte zënë miqësi të veçantë me Xhuzepen, por që e trajtonte tamam si një baba, pa asnjë hije joshjeje, pa të keq dhe me seriozitet. Unë ndihesha më i vjetër se kurrë, qethja flokë, rruaja mjekra, merrja bakshishe e nuk bëzaja. Por një nga ato ditë, në të mbyllur, ndërsa po hiqja këmishën në kthinën e rrobave, pronari, një goxha burrë, njoftoi: "Sonte, nëse nuk jeni të zënë, do të darkojmë së bashku… qeras unë… Jola është fejuar me Xhuzepen". Nxora kokën: Jola buzëqeshte në qoshen e saj, në tryezën e manikyrës; Xhuzepja buzëqeshte nga ana tjetër, duke pastruar një brisk. Befas ndjeva një lehtësim tepër të madh: Xhuzepja ishte më i vjetër se unë, Xhuzepja ishte i shëmtuar, e megjithatë Jola kishte pëlqyer Xhuzepen dhe jo Amaton. Vrapova me duar të shtrira tek Xhuzepja, duke thirrur: "Përgëzime, përgëzime të forta", pastaj përqafova Jolën dhe e putha në të dyja faqet. Pra në sallon, më i lumturi nga të tre isha unë.
Të nesërmen ishte e diel dhe pasdite dola shëtitje. Vura re, duke bredhur, se po filloja sërish t'i vështroja gratë, si në të kaluarën, një për një, para e mbrapa.

Përktheu Zija Vukaj

Kuvendi i greçes, kuvendi ku mori jetë programi politik i pavarësisë së Shqipërisë

(Kumtese me rastin e 100 vjetorit; 10-23 qershor 1911 – 2011)

nga Ndue Bacaj

Që nga 23 qershori i vitit 1911 ,në "themelet" e historise së qendreses dhe perpjekjeve të shqiptareve ,për autonomi ,vetqeverisje dhe një Shqiperi të lire e të pavarur , shendritë si meteor drit-plotë KUVENDI I GREÇES . Ky kuvend patriotesh, trima e të urtë solli në jetë 12 kerkesat e memorandumit autonomist me arome te dukshme pavaresie . Memorandumi lindi "rreth sofres" së Malesisë së Madhe dhe nën ngohtesinë votres së kryengritjes më të sukseshme antiotomane te shqiptarëve.. Kerkesat e memorandumit të Greçes u shperndanë në të gjithë Shqiperinë natyrale , porsi kënga magjepse e bylbylit që kendon pa frikë , duke i bërë sfid roberisë e jehonë lirisë...

Kuvendi i Greçes vijim i tradites...
Kuvendi i Greçes (10 deri me 23 qershor 1911), është vijim i tradites historike të kuvendeve , memorandumeve dhe protestave të shqiptareve ,të cilet ndër shekuj , në luften ,perpjekjet dhe qendresen titanike për trojet e tyre , lirinë e flamurin , perkrah pushkes kishin "shokë" të pandarë edhe penden ,(pra rrugen diplomatike)..Ky kuvend historik "lindi" në zjarrin e kryengritjes antiotomane të Malesisë e Shqiperisë, të filluar me 24 mars (1911), dhe me "kulm qiellore", ngritjen e flamurit kombetare te Gjergj Kastriotit me 6 prill (në Bratilë të Deçiqit). Ndaj Kuvendin e Greçes pa frikë e "pagëzojme" KRYEKUVENDI i kuvendeve të shqiptarise , me rendesi historike - kombetare i krahasuar me Kuvendin e Lezhes (2 marsit 1444) ,dhe me Lidhjen e Prizrenit (10 qershor1878)... Është me vlera të thuhet se disa nga Kuvendet ,Memorandumet dhe Aleancat antiotomane ,ndër shekuj kishin pasur "SOFREN" në trojet e Malesise Madhe natyrale dhe kishin per aleat ,jo vetem fqinjet tanë (shpesh hileqare) ,por edhe vende të Europes Perendimore të kohes si ; Venedikun dhe ish Republika te tjera Italiane, Francen, Spanjen , Austro – Hungarine e më gjërë...Edhe Kuvendi i Greçes është vijim i kesaj rruge diplomatike që kishte një qellim final..Pavaresinë e Shqiperisë.
Kuvendaret dhe Kuvendi i Greçes..
Pjesa më e madhe e nenshkruesve të protestave apo memorandumeve (të lidhjes Prizrenit e më pas) , që i kishte gjetur gjallë kryengritja antiotomane e vitit 1911 ,ishin në krye të kryengritjes me pushke në dorë ,por edhe disa nga pjesemarresit e Kuvendit të Greçes ,ku u nenshkrua Memorandumi famëmadh me 12 kerkesat që kishin në themel autonomin me arome pavaresie ,lirie dhe flamuri... Kuvendaret e Greçes ,që kanë hyrë në histori si Rilindasit e Programit te Pavaresisë janë : Ded Gjon Luli , Gjeto Marku -Hot ; Ded Nika , Sokol Baci dhe Tring Smajlja -Grud , Gala Smajli , Gjon Gjeka -Triesh ; Dod Preçi –Kastrat ; Tom Nika , Martin Preka –Shkrel ; Cal Dedli , Lul Rapuka , Llesh Gjergji , Prek Gjetja - Kelmend ; Mehmet Shpendi –Shal ,Prel Marjani –Shosh , Avdi Kola – Gimaj , Pup Çuni e Binak Lulashi – Toplan , Nik Mhilli – Shllak ; Bec Delia ,Dash Bajrami – Nikaj –Mertur ; Luigj Gurakuqi , Hil Mosi , Risto Siliqi – Shkoder ; Sali Hoxh Hidri –Elbasan - perfaqesues i Ismail Qemalit ; Nikolla Lako - perfaqesues i Korçes e Gjirokastres , Nuçi Pepo , si dhe perfaqesuesit e Binomit Fe dhe Atdhe :
Pater Karl Prenushi - famulltari i Vuksanlekajve ; P.Lorenc Mitroviq - famulltari i Bajzes ; At Mati Prenushi - famulltari i Kastratit ;
P. Sebastian Hila - famulltari i Rapshes ; P.Bonaventura Gjeçaj - famulltari i Grudes ; P. Luigj Bushati - famulltari i Traboinit... Megjithse pjesmarrja ishte më e gjërë , keta 34 emra kanë mbetur të skalitur në perjetsi në formulimin dhe konsolidimin e dymbëdhjetë kerkesave të Memorandumit , i cili kishte "frymen" e të gjitha trevave shqiptare (nga veriu në jug ) , ndaj në memorandumin orgjinal dallohet qartë nje perzierje dialektesh.. Ky memorandum ndonse kishte kerkesa disi me te "zbutura"e diplomatike se sa ato te paraqitura në zjarrin e kryengritjes , kishin në themel një autonomi substanciale që shkonte drejtë pavaresisë së Shqiperisë...
Kerkesat e kuvendit "shkurtimisht" ishin:
1.Garanci për të respektuar te drejtat ,zakonet e besimet.. 2.Njohjen e plotë të kombit shqiptare me ato të drejta që kanë kombet e tjera .. 3. Liri të plotë për zgjedhjen e deputeteve.. 4.E drejta e shqiptareve të mesojnë e perparojne në gjuhen e vet.. 5. Organizimi i administrimit te Vilajeteve ku ndodhen shqiptare... 6.Të zgjedhurit e Valinjeve dhe tjereve nenpunes të larte të shtetit të behen në mes më të mireve shqiptare.. 7. Emrimi i një perfaqesuesi të Sulltanit si inspektor i pergjithshem që te mbikqyre zbatimin e atyre qe u takojne vendasve (shqiptareve).. 8.Gjuha shqipe të perdoret si gjuhe zyrtare për shqiptaret.. 9. Sherbimin e detyrueshem ushtarak shqiptaret ta kryejne në vendet e veta.. 10.Të ardhurat nga taksat të shfrytezohen për ndertimin e rrugeve ,shkollave (shqipe) e tjer..
11. E drejta e kontrollit mbi buxhetin dhe shpenzimet lokale.. 12.Sigurimi i fondeve për rindertimin e shtepiave të demtuara gjatë kryengritjes , kthimin e të drejtes për mbajtjen e armeve e tjera... Keto kerkesa të Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes , por shpesh edhe "Libri i Kuq ", (sipas ngjyres kapakeve të librit)......Për aresye "objektive" memorandumin nuk e nenshkruajnë të gjithë pjesemarresit ,ku kjo bie në sy veçanarisht për gjashtë perfaqesuesit e binomit Fe dhe Atdhe , që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë rast propogandes perçarese fetare të pushtuesit.. Memorandumi i Greçes ju dorzua legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Ded Gjon Luli (Hot) , Sokol Baci (Grudë) , Dod Preçi (Kastrat) ,Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder).. Kerkesat e memorandumit "tashma" nuk kishin karakter lokal , por kombetare.. Dom Luigj Bumçi ( që ka qënë prezent) , tregon se kur "Ministri" (ambasadori) turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Ded Gjon Lulin se ; a i duan për vehte a për Shqiperinë pikat e Librit Kuq ? , prijesi legjendarë i kryengritjes i ishte pergjigjur rrufeshem : "...Ato pika që janë në librin e kuq i dona më parë për vehte e mandej për Shqipnin mbarë...
Jehona e Memorandumit në Mediet e shkruara të kohes: MEMORANDUMI I GREÇES kishte një jehonë të madhe jo vetem kombetare por mbi të gjitha nderkombetare , e veçanarisht në mediat e shkruar të kohes , disa nga të cilat po i "kujtojme" si më poshtë :
*Gazeta e parë që botoi Memorandumin (jashtë Shqiperisë) ishte ajo Austriake "Neue Freie Presse" e Vjenes , e cila shkroi 12 kerkesat që me daten 25 qershor (1911),pra vetem dy dite pas perfundimit te Kuvendit...
*Gazeta e dytë që i bene jehon Memorandumit ,duke botuar edhe 12 kerkesat e shqiptareve është ajo franceze "Le Moniteur Oriental " e dates 26 qershor 1911...
* Me daten 6 korrik (1911) Gazeta e Shkupit "Vardar" ,boton të plote Memorandumin e Greçes..
* Gazeta " Corriere d' Italia " shkruan per Memorandumin e Greçes me 12 korrik (1911), duke e quajtur nje program politik që shkeputë Shqiperinë nga Turqia..
*Jehona e Kuvendit te Greçes nuk kishte mbetur jashtë vemendjes të komuniteteve shqiptare në Bullgari të cilet e botojne "Librin e Kuq" ne gazeten e tyre "Liri e Shqipërisë" (Sofje) me datat 7 dhe 20 korrik (1911). Gjithashtu Arbereshet e Italise ne Gazeten e tyre "La Nazione Albanese" e botojne në gjuhen Italiane Memorandumin e Greçes me daten 31 gusht (1911).. Edhe me vone Memorandumi i Greçes u ribotua ne disa organe shtypi te Arberesheve ,ashtu siç u botuan me vonë pjese te memorandumit dhe komente te ndryshme nepër Gazeta apo revista të Europes...
Memorandumi në trojet etnike shqiptare..!
Memorandumi i Kuvendi të Greçes , në trojet Shqiptare kishte pasur jo
vetem një jehonë të gjërë ,por edhe një perkrahje të madhe nga veriu ne jug te Shqiperise duke u "shoqëruar" me një varg memorandumesh , kerkesash e protestash të peraferta me ato të 10-23 qershorit (1911)..:
I njejti memorandum iu drejtua Portes lartë dhe perfaqesuesve te fuqive te medha nga ana e pjesmarresve te mitingut të gjërë popullore që u organizua te URA E SHUSHICES (afer Vlores) ,ku në hyrje të ketij memorandumi i ishte shtuar një dekleratë soldariteti me kryengritesit në
Veri të Shqiperise ...
Gjirokastra realizon Memorandumin e saj me 21 korrik (1911) .
Tepelena del me dy Memorandume radhazi, atë të dates 18 gusht dhe atë të dates 23 gusht 1911... Me daten 9 shkurt 1912 ne Hot perpilohet nje memorandum tjeter qe u drejtohet Fuqive të Medha të Europes dhe u kerkohet per te nderhyre prane qeverise se Xhonturqeve per zbatimin e memorandumit të Greçes... Memorandumi është nenshkruar nga 50 perfaqesues të Hotit, Grudes,Kelmendit, Kastratit, Shkrelit ,Shales ,Shoshit e Kirit... Pastaj vijnë kerkesat e Krasniqes të prillit 1912 , kerkesat e Peshkopise të datave 1 dhe 15 maj (1912) , Memorandumi i Junikut 21-25 maj 1912 ,kerkesat e Mitrovices të muajit maj 1912 ,thirrja e Malsive te Gjakoves po e muajit maj.. Thirrja e perbashket e Shkodres, Janines, ,Kosoves dhe Manastirit ,perseri e muajit maj (1912) ,ku kjo thirrje eshte e botuar si trakt në gjuhet Shqip, Frangjisht dhe Italisht nën emrin e "Organizates Kombetare te Shqiperise" me nenshkrimet e Nikoll Ivanajt dhe Simon Dodes... Në qershor 1912 nga Korfuzi student shqiptare i drejtojne një proklomat opinionit publik për pjesmarrjen e tyre perkrah popullit shqiptare për çlirim kombetare… Ndoshta memorandumi më me vlera ,qe tregon se kerkesat e Kuvendit të Greçes ishin bërë programi bazë i pavaresise së Shqiperise është ai i mbajtur me 23 korrik 1912 ne Sinjë te Beratit. Ne kete memorandum nder te tjera shkruhej :" Keshtu pra jemi te detyruar të rrimë në mal ,gjersa të njihen të drejtat tona dhe të garantohen me të vertetë per sot dhe per të ardhmen...12 kerkesat jane të njejta me ato të paraqitura në memorandumin e Greçes 10/23 qershor 1911. Memorandumi është hartuar në turqisht e frangjisht. Ai ka kete titull : " Memorandum mbi vendimin e marrë nga Kuvendi i Pergjithshem i Krereve te Shqiperise së Jugut në maje të malit Sinja , më 10/23 korrik 1912 .Ky memorandum është nenshkruar nga 46 veta , në mes të cileve : Pandeli Cale , Izet Zavalani , Mustafa Kapinova , Jaup Korça e tjer.. Po në Korrik 1912 Prishtina formulon dy kerkesat e saja autonomiste... Manastiri në gusht të vitit 1912 i drejtohet me një thirjje popullit shqiptare për t'u hellur në kryengritje për lirine dhe veteqeverimin e Shqiperise ,pasi Stambolli duket se nuk po i mbante premtimet... Perseri Vlora me 4 gusht 1912 u drejton një memorandum për autonomi Sulltanit , Kryeministrit (e autoriteteve të tjera shtetrore e fetare të Stambollit). Durresi me daten 12 nentor (1912) i drejtohet me një memorandum perandorit të Austro-Hungarise ,me kerkesen për të perkrahur autonomine ose pavaresine e Shqiperise... Memorandumi është nenshktuar nga Dom Nikoll Kaçorri ,Murat Toptani ,Sali Gjuka ,Abdi Toptani e tjer , qe pas 16 diteve (me 28 nentor në Vlore) do të nenshkruanin aktin madhore te pavaresise së Shqiperisë...Pra siç shihet Memorandumi i Greçes gjeti perkrahje në të gjitha trojet etnike shqiptare ,duke u bërë programi bazë i pavaresise së Shqiperise. Rendesinë e ketij memorandumi e kishte kuptuar me kohë perandoria pushtuese otomane që drejtohej nga xhonturqit , të cilet kishin derguar që me 15 qershor (1911) në Prishtinë sulltanin "kufomë" Mehmet Reshiti –V-të , që së-bashku me funksionarë të larte të qeverisë osmane ,do të shpallnin "FALJEN" , per te gjithe shqiptaret e Kosoves qe kishin marrë pjese në kryengritjen antiotomane te vitit 1910 ,por me kusht që të denohej programi autonomist i Greçes... Gjithë këto zhvillime të rendesishme që vunë themelet e pavaresise së Shqiperise kanë një vleresim të pakrahasueshem , nese kemi parasysh se Kryengritja dhe Kuvendi i Greçes ,zhvilloheshin në një kohe kritike kur gjenerali Shefqet Tergut Pasha shpallte qellimin e tije të shfarosjes së malsoreve në kufirin turko –malazez (pra në Malesi të Madhe natyrale N.B.),dhe në vend të malsoreve thoshte se do të sillte emigrant boshnjake… Për suksesin historik te Kryengritjes dhe Memorandumit te Greçes Alabanologu ,Studiuesi dhe Diplomati i atyre koheve ,Franc Baron Nopça , me 6 korrik 1912 ne Gazeten austriake "ZEIT" shkruante : "...Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911 ,N.B.) perfundoi në dukje me një fitore ushtarake (të Stambollit) ,por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve. Xhonturqeve iu desht t'i pranonin të gjitha postulatet e kryengritesve , pra 12 kerkesat e Memorandumit te Greçes...
Një Krahasim i "Guximshem"..
Duke dashur ti gjejë "shok apo shoqe" në Europë e Botë Memorandumit të Greçes ,unë mora "guximin" t'a krahasoj me dekleraten e pavaresise së Shteteve të Bashkuara të Amerikes të 4 korrikut 1776 ,qe per mua ,ndonse me një diferenc kohe prej 135 vitesh dhe largesi kontinentesh ,ato ngjasojne si dy pika ujë te deteve e oqeaneve... Edhe Amerika në ato kohe ishte koloni e Britanisë së Madhe dhe e ndarë në shtete të vogla ,si dhe Shqiperia e pushtuar prej shekujsh nga prendoria Otomane dhe e ndarë në vilajete. Në Filadelfia (SHBA) ra këmbana e madhe që lajmroi shpalljen e pavaresisë nga Anglia.... Kjo kemban ushtoi fuqishem me 4 korrik 1776 , kur 13 burrat e shtetit (perfaqesuesit e 13 kolonive) nënshkruan dekleraten e pavaresisë nga Britania. (Deklerata ishte shkruar nga Tomas Xheferson)… Kur u nenshkrua kjo deklerate amerikanet ende ndodheshin të pushtuar nga Britaniket ,dhe për të bërë realitet pavaresine u deshtë një lufte e madhe... Po kështu edhe në Shqiperinë Etnike nuk kishte pushuar kurr së reni "këmbana" e lirise ,veçanarisht ne trojet simbol të shqiptarise ,Malesi e Madhe ,ku ishte ruajtuar me heroizem për shekuj amaneti i Gjergj Kastriotit , fama e të cilit kishte arritur me kohe edhe në Ameriken e larget.. Deklerata e pavaresise së Amerikes shtegtoi per vite nga njeri shtet në tjetrin , ashtu siç "shtegtoi" memorandumi i Greçes në trojet shqiptare nga veriu në jug.. Nga historia mesojme se 4 korriku i vitit 1776 (Deklerata e pavaresise se SHBA-së) u desht të "udhëtojnë" 94 vite deri sa me 1870 , kongresi Amerikan ta njohi e shpalli zyrtarisht ,si ditë feste të SHBA-së...Ndersa Kuvendi i Greçes perkujton 100 vjetorin e tij , por në Shqiperi akoma nuk është bërë vlersimi zyrtare (kombëtar) ,edhe pse ka filluar të pranohet se në Memorandumin e 10/23 qershorit 1911 , i ka rrenjët programi politik i pavaresisë së Shqiperisë , i shpallur me 28 nentor 1912 nga Vlora , me thuajse të njejtit protagonist kryesore ; Ismail Qemalin ,
Luigj Gurakuqin e tjer...
Ne vend të Mbylljes
Duke perfunduar kumtesen time të vogel ,para kësaj vepre të madhe e të pavdekshme të Rilindasve tanë të pavaresisë së Shqiperisë , unë po "sjell" këtu "ndjesitë" e mia nga vizita e parë në Pllajen e Greçes , në këtë deshmitare të heshtur ,por të pashuar të historisë , ku ;
"Shkembinjet ,më ngjanin si stola e sofra të kuvendarve ,
Lendina plote gjelbrim më dukej në postin e qylymin e tradites ,
Ahët ,"lisat" dhe druret e tjer pyjore i enderrova si trarët e tavanit qiellore..
Kronin aty afer ,e adhurova si burimin e pashterrshëm ku shuhej etja e kuvendareve , që historia na e ka sjellë me homonimin "Kroni i Krenve".
Ndërsa me lulet shumngjyrese të lendines u mundova të "ndertoj" kunoren e lavdisë , të ketij evenimenti historik e diplomatik ,që amanet e kemi në perjetsi ; se shqiptareve u ka hije jo vetem pushka top , por edhe mendja top , por me ndjesi e kahje gjithmon nga perendimi…".
Ndaj edhe sot pas një shekulli brohorasim me krenari :
Lavdi të perjetshme kuvendit e kuvendarëve të Greçes ...

Bibliografi e Konsultuar :
1. Edwin Jacques " SHQIPTARET", histori e popullit Shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Fq. 272. + Ferdinand Schevill "BALLKANI",Historia dhe qytetrimi fq.203-204. 2.Dokumente te shek.XVI-XVII ,per Historin e Shqiperise ,Perg. nga Injac Zamputi ,fq.289-297. 3.Dokumente te Shekujve .....Vell. IV (1675-1699) ,fq.130-131. 4*.Stavri N. Naci ,Pashalleku i Shkodres nen sundimin e Bushatllinjeve 1757-1796 ,fq.174-176. 5 .Kristo Frasheri , Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ,fq.199 ,Ref. F.Sumes Rap.49 ,Shkoder 1 korrik 1878. + At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malesise fq.101-102. 6 .Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 ,Akademia e Shkencave te... Shqiperise ,Instituti i histories (1978) ,fq.30-37. 7. Po aty, Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 ...fq.92-114. 8 .Serge Metais , Shqiptaret nga Iliret deri tek Pavaresia e Kosoves ,fq.39-47. 9. Gjek Gjonaj ,gazeta "55" date 31 korrik 2004 ,fq.18 . 10 .Lulash N. Palushaj ,MALESIA dhe Fiset e saj ,shenime historike ,fq.208. +Romeo Gurakuqi ,Kryengritja e Malsise se Mbishkodres e vitit 1911 ,fq.185... 11. At Marin Sirdani ,Franceskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë të atdhetaris , fq.139-140 , + Romeo Gurakuqi..Po aty.. fq.127 . + At Konrad Gjolaj "CINARET" ,fq.63-65.
12. Ismail Qemali ,Permbledhje Dokumentash 1888-1919 ,Drejtoria e pergjithshme e Arkivave te shtetit 1982 ,perg. nga Teuta Hoxha ,fq.166.
13. Revista " LEKA" e vitit 1937 /1 fq.12-13.(Pjese nga Memorandumi mbi vendimet e dhanuna prej kuvendit te pergjithshem shqiptare ne Grece ,me 10/23 te Qershorit 1911)... ( Me gjeresisht 12 pikat e Memorandumit mund te lexohen ne Revisten "Leka"te sipercituar...N.B.).
14.Raport nr.43 A-B,Cetinë 27.6.1911 ,roport i Erental-Vaincetel ).
15.D. Lugj Bumçi ,"Nga kujtimet e mia ,botuar ne "Hylli I Drites" 5/1944 ,fq.17-18. 16.Stefanaq Pollo , Ne gjurmë te Historisë shqiptare (botim i Akademise Shkencave ..Shqiperisë ,fq.269-270.
17.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare ,Akademia e shkencave ...Instituti i historise , Tirane 1978 ,fq.225-226.
18.Ismail Qemali ,permbledhje dokumentesh ,po aty ,fq.166 + Akte te Rilindjes Kombetare ,po aty ,fq.225.
19.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare , po aty ,fq.226-227.
20. Po aty..fq.228-230.
21.Po aty ,fq.230-231
22. Po aty ,fq.232-233
23.Po aty , fq.233-258.
24..F. Musaj "Isa Boletini" ,Tiranë 1987 ,fq.108
25. Franc Baron Nopça ,Udhetime neper Ballkan ,Kujtime...fq.290. 26.Franc Baron Nopça ..Po aty ,fq.358-359. 27. Gazeta "STANDARD" ,dt.05.7.2008… 28. Ndue Bacaj Gazeta "Shqiperia Etnike" ,nr.62 ,dt.13 korrik 2004. 29. Trashigimi gojore ,te mbledhura nga autori neper Malesi te Madhe.

Profesor Kol Ashta

- Kujtime e mbresa studenti -
Në vitet 70-të (të shek.XX) demostratat e fuqishme te studenteve ne Romë ,Paris e tj. ,per nje standart te ri , menyre te re jetese ishte nje levizje kulturore e mendimit ndryshe , nje levizje kulturore ,rinore ,por e perkrahur edhe nga puntoret .Kjo ere e ngrohte europiane kaloi telat me gjemba te Shqiperise dhe u ndie fort qe u shfaq ne menyren e te menduarit , ne menyren e veshjes ku djemt mbanin floke te gjate dhe vajzat minifunde ,ashtu siç visheshin te rinjet dhe te rejat ne perendim , por edhe ne lindje. Kjo ere e ngrohte u ndie ne letersi dhe arte ,ku pati poezi ,proze ,dramë , muzike qe kalonin caqet e realizmit socialist shqiptare , e nje nder arritjet me kulmore do te ishte festivali i XI –te , festival modern me kenge rinore. Dhe keto arrirje shpejt do te etiketoheshin liberalizma , ndikime borgjezo-revizioniste., e do te denoheshin me gjithe force nga shteti diktatorial.
Me 1972 fitova burse te plote shteti ne ILP –Shkoder , ne degen matematike-fizike ku qendrova pak dite. Rastesisht takova nje student te gjuhe –letersise dhe u prezantova si student i matematik-fizikes. Ai menjehere shfaqi deshiren e tij te kalonte ne matematikë dhe shtoi a njeh ndokend qe deshiron te nderroje dege,pasi ai ishte duke u interesuar. Une i zhgenjyer qe nuk fitova te drejten te shkoja ne Tirane qe atehere e kisha me shume qjef , isha ne gjendje te amullt ,mbase te mos e beja shkollen fare . Kjo oferte m'u duk si varacion dhe , pasi u mendova pak , pranova nderrimin . U paraqitem te shefat e katedrave qe rane dakord qe te behej ky nderrim. Megjithse duke zbritur shkallet e korpusit te vjeter te Institutit vjeter ,shefi i matematikes ,Tonin Shkupa me tha : "Do te pendohesh" ! Atehere as qe ja vura veshin ,nje nentembedhjetevjeçare nuk i mendon gjerat shume gjate ,por kur fillova punen, kur korrigjoja punet me shkrim nje pune e lodheshme qe e shoqeron mesuesin e gjuhes gjithe jeten , duke pare mire dhe çfare letersie behej ne shkolle nganjehere thosha me vehte : , me mire te kisha mbaruar matematike e letersin ta kisha hobi personale. Por ajo gje nuk zhbehej me.
Tek letersia shoke e shoqe te tjer ,profesor tjer. Nga gjithe profesoret ,ai qe me ra me shume ne sy ishte profesor Kolë Ashta , i cili dallohej nga te tjeret nga menyra e te sjellurit ,te folurit ,te shpjeguarit . Edhe ne leksion e seminare fliste shkodranishten e vjeter ,sa fjales qytet i thoshte gjytet ,ndryshe nga profesoret e tjer , qe flisnin me gjuhen zyrtare letrare. Ishte shume i kujdeseshem ne te folur ,me nje etike te larte dhe shume i apasionuar gjate shpjegimit . Tek ai ishin lidhur fort kultura familjare me kulturen latine dhe atë italiane. Me ra ne sy shkodranishtja e vjeter e profesor Kloles dhe thosha me vehte a do ta kuptonin plotesisht studentet nga jugu , se ne ate kohe kishte shume studenta nga jugu. E verteta si qendroi ?. Ne oret e para studentet nga jugu degjonin paksa te çuditur dhe me kuriozitet ,por do te ambjentoheshin me te foluren e prof Koles dhe do te miqesoheshin me të. Ishte lektor i shkelqyer. Perveç nivelit te larte te shkruares krijonte dhe asosacione te thjeshta e orgjinale.
Ne gramatike - historike , teorine e valeve te Shmidit ,per nje teori mjaft e veshtire e fillonte keshtu : Kena nje brrake ,hedhim nje gur dhe formohet nji rrath ,nji gur tjeter dhe nje rrath ,nji gure tjeter a prap nji rrath. Ça bajne tre rrathet ne uje ? Ato priten njani me tjetrin , ashtu jane pre edhe gjuhet njena me tjetren. Pastaj fillonte shpjegimin. Kujtdo qe i binte kjo pyetje kujtonte guret e rrathet e shpjegimin e prerjes se gjuheve. Por ndodhi dhe keshtu qe nje student kujtonte guret dhe rrathet ,por teorine nuk e dinte e vazhdonte te hillte gure ne uje. E profesori prerazi thote :"A ke gur ma e fillo teorine ".
Ishte mesimdhenes i apasionuar kur shtronte probleme hipotetike shenonte ne derrase nje yll veshtirsie dhe me ofshame nxirrte fjalet qe buronin nga shpirti i studjuesit te fjales. Ishalla tash gjindet kund ndonji rrase (ku te kete ndonje fjale shqipe) e me na shkua puna hulli !"
Kishte punuar si mesues per shume vjet , por atehere jepte tersisht lende gjuhesore ; leksikologji-fonetike ,drejtshkrim ,gramatike historike. I shmangej plotesisht bisedave e diskutimeve te tjera. Nje here ne korridor nje grup studentesh kerkuan ta pyesnin per diçka. Pranoi ,por me nje paraprite.-Patjeter pune gjuhet do te jete. Ne leksion e provokojne ,ku provokimi kishte aluzionin per qendrimin politik te profesorit ndaj gjuhes. Profesori me ate menyren e tij paksa naive , u tall keq me provokatorin ,qe si pergjigje mori te qeshuren e salles.
Flitet per nje filozof gjerman se kur dilte nga shtepia njerezit rregullonin oren ,deshmi kjo e saktesise se veprimeve tij te korrektesise. Profesor Kola duket ja kalonte filozofit gjerman. Paraqitej ne pune me saktesi te madhe ne leksione e seminare e veprimtari te ndryshme. Kisha radhen e sherbimit ne korpusin e ri. Para se ti bija ziles per te filluar mesimin nje profesor i historise me thote se ora eshte keq... , pau oren e tij dhe une e çova sa tha ai. Kishte kohe qe kishte filluar mesimi ,kur pashe profesor Kolen. U drejtua te kabina e dezhurnit , me pershendeti dhe me thote:,pse kjo qetsi ,apo ka ndonje aksion? Jo i thashe ka filluar mesimi. Menjehere pamja e fetyres i ndryshoi ,pau oren e tij dhe shtoi me nervozizem . Kjo ore eshte keq! Une u shfajsova dhe i tregova per çfare e kisha levizur oren. Edhe nje here plot nervozizem perseriti .Mos mor burre ,po kjo ore eshte keq !
Ky rast mund te jete rasti i vetem qe nuk paraqitej ne kohen e duhur.
Ishte i pakorruptueshem ne asnje rrethane. Profesori i vlersonte shume rezultatet e kolekiumeve qe i quante provime te vogla .Ata qe merrnin plus ne kolekium kishin nje avantazh se kur ne provim ishin ne mes katres e peses ,pluset e kelekiumeve siguronin noten kaluese. Nje student i shkon ne shtepi. Profesori e pret me respektin e duhur. Gjate bisedes studenti i thote se ne kolekiumin e fundit ishte pergjegjur mire dhe kishte marre plus . Profesori hap bllokun e shenimeve dhe i thote nuk ke marre plus . Po mos eshte bere ndonje ngaterrese i thote studenti "mik". Ai reagon menjehere e ashper. Jashte ! Me profesor Fadil Podgoricen ngjanin si vellezer siamez , ishin pothuajse moshatare ,kishin mbaruar studimet ne Itali para luftes. Profesor Fadili jepte letersi te vjeter shqipe ,folklor ,drejtshkrim. Veçanarisht ishte i apasionuar pas letersise se vjeter shqipe ku oret 90 minuteshe i dukeshin te vogla. Dhe kur bisedonin njeri me tjetrin biseda e tyre ishte e veçante ,kuptoheshin shpejt me njeri-tjetrin.
Profesor Jup Kastrati kishte respekt te veçant per profesor Kolen dhe e komentonte si model te korrektesise. Profesori merrte pjese dhe ne veprimtarite shoqerore me studentet ,qofte edhe si profesor kujdestar i grupit tij. Behej lufte e madhe kunder flokeve te gjate ,favoriteve dhe pantollonave kauboj per djemt , e minifundeve per vajzat si ndikime borgjezo-revizioniste . Ne konvikt flinin nga tete vete ne nje dhome ,kishin kater shtreter marinaresh. Nje nate sapo u beme gati te flinim ,gati nuk u besuam syve ,kur ne dhomen tone pame ,profesor Jupin dhe profesor Kolen. I kishin derguar per te pare nese studentet ishin te qethur ,apo nuk ishin te qethur, kishin apo nuk kishin pantallona kauboj . Ndejen shume pak , hodhen nje sy ,na pershendeten dhe u larguan. Ishte shteti ideologjik qe keto profesor te shquar i detyronte te benin vizita te tilla banale . Profesori merrte pjese dhe ne mbledhjen e frontit te lagjes.Thjeshte merrte pjese , donte te largonte ferrat nga kembet ,te punonte i qete ne punen e tij. Ne leksione e seminare i referohej shpesh profesor Çabej-t duke e vlersuar si gjuhtar te vertet.Nje nga theniet e tij. –Ne shkence fillon te thuash nga vetja jote ,kur ke pervetesuar te gjitha njohurite paraardhese te asaj shkence.
Ishte nje gjuhtar i palodhur i fjales shqipe, nje studiues i perkushtuar i saj.
Parashtesat zvogeluese ne gjuhen shqipe ,jane shume te rralla. Dhe si ndodhi njehere ne provimin e leksikologji- fonetikes ? Nje student permend fjalen "Kacadre".Profesori kerkon spjegimin semontik te fjales. Studenti shpjegon dre-dreri , kafshe e eger me brire te medhenje etj. Ndersa kacadre eshte nje dre i vogel ,parashtesa "kaca" i jep kuptimin zvogelues fjales "dre".
Profesori e degjon per here te pare kete parashtese dhe mrekullohet prej saj. Dhe nuk permbahet . Pa..! sa parashtese e bukur zvogeluese. Dhe duke bere xhiro ne sallen e provimit e perserit disa here. Ishte profesori me i respektuar jo vetem per moshen , por edhe punen e tij. Pas viteve nentedhjete nje dite isha ne Shkoder ,rastesisht mora vesh se Arshi Pipa ate dite kishte takim me intelektualet e Shkodres ne auditorin numer nje te Institutit. Nuk hezitova dhe shkova. Ne podium ishin intelektuale te nderuar dhe ngjitur me Arshi Pipen ,ne krahun e djathte ishte profesor Kola ,pra ishte edhe intelektuali me i respektuar... Çfare la profesori per brezat ?.. Perveç punes si edukator i shume e shume nxenesëve e studentëve , punes ne pergatitjen e leksioneve ,shume artikuj te botuara ne studimet filologjike ,la pese vellime te botuara me te njejtin titull "Leksiku historik i shqipes" dhe nje pjese shume te mire te studimeve te tij ende te pabotuara ,dorshkrime. Lexova diku se nje filozof i lashtesise thoshte : - Njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe ,por kur ai harrohet...
E ndjeva detyrim te shkruaj pak rrjeshta per kete profesor te shquar qe gjithe jeten ia kushtoi edukimit dhe shkences...

Mehdi Duli

Shpallja e Kushtetutës Xhonturke në Shkodër me 2 gusht (1908) sipas Edith Durham –"Brengat e Ballkanit"

nga Mark Bregu

"Shkodra e pranoi zyrtarisht kushtetutën vetëm me 2 gusht". Herët në mëngjes njerëzit filluan të marrshonin drejt fushës së sëtrvitjes para ndërtesës qeveritare, nën diellin që shkëlqente, përmes një reje pluhuri të bardhë. Turma ishte në pjesën më të madhe me muslimanë, në fillim erdhën disa të krishterë të qytetit, pastaj u bënë më shumë. Një zyrtar turk hapi mbi një podium dhe lexoi një shpallje e cila nuk dëgjohej turqisht (një gjuhë të cilën e kuptonin fare pak njerëz) pastaj e ndoqi një hoxhë me një shpallje tjetër. U ngjit në podium një shqiptar katolik (mësues shkolle), mbajti një fjalim të përgatitur më parë shqip, dhe njerzve u erdhi zëri. Për të krishterët veçanërisht, ky ishte një çast suprem. "Jemi të lirë!", thirri një i moshuar. "Kam gjithë jetën që e pres këtë çast. Tani, lavdi Zotit, do të vdes i qetë e i lumtur!".
E pamundura kishte ndodhur. Dita e Shqipërisë kishte ardhur. Ndjenjat e ndrydhura në shekuj shpërthyen dhe populli si fëmijë kridhej në rrëkenë e gëzimit e të shpresës. Ka vetëm një mënyrë me të cilën shprehet gëzimi: duke shkrehur armët. Të gjithë kishin armë, të gjithë qëllonin. Festet verbuese prej pambuku të bardhë dhe vishnje të muslimanëve, muret bojë portokalli të kazermave, flamujt e kuq të ndezur të turqve, të dy bandat me veglat vezulluese që lëshonin njëherësh tinguj të ndryshëm, pipëza çjerrëze dhe daullja shurdhuese e katër arinxhijve, retë e tymit dhe lumi i shkëndijave që përhapte baruti i keq, e mbi të gjitha, qielli i rëndë, pa re dhe i kaltër, ishin përfshirë në atë hare të madhe të paharrueshme. Është një hare e jashtëzakonshme të ndodhesh në mes të zhurmës marramendëse të të shtënave të vazhdueshme. Këngët dhe të shtënat vazhduan deri në orën dy të mëngjesit. Plumbat vërshëllenin pa pushim mbi çatitë – të nesërmen mblodhëm shumë prej tyre – por nuk ndodhi asnjë fatkeqësi, as një luftim në rrugë, as dhe një dehje. Pa asnjë forcë policie, u mbajt një rregull i përkryer (një akt mjaft i lakmueshëm për kohën, sot mbas një shekulli – mendimi im – M.B.)
Pas më tepër së katërmbëdhjetë orësh me qitje të forta Shkodra ra në gjumë, dhe fjeti deri në drekë, kur u zgjua për t'u gëzuar dhe qëlluar përsëri, deri sa nuk mbeti asnjë fishek në dyqanin e armëve. Të parët që erdhën ishin postribasit, me 6 gusht, me katër flamuj, flamuj të mëdhej me njenen dorë, një shpatë, një hënëz, dhe një yll në sfondin e kuq me një bordurë jeshile, suma, Ura e Shtrejtë dhe Drishti. Shkodra ishte "çmendur" krejt. Tregu ishte mbyllur. Kënga kombtare "shqiptare", e ndaluar nga autoritetet, që deri atëherë dëgjohej vetëm në male ose në ndonjë rreth të ngushtë, jehonte nëpër rrugë aq sa na u mërzit. Sikur të shtënat të pushonin ndonjëherë, ne do të habiteshim pa masë. Unë isha në qendër të gjithçkaje. Të gjithë më njihnin. Kaq e madhe ishte dalldia e lirisë, e vllazërisë dhe e barazisë, sa më ftuan të vizitoja xhaminë e vjetër të Shkodrës, xhaminë e plumbit dhe unë shkova, për habinë e disa konsujve të huaj, të cilët ishin përpjekur më përpara të merrnin leje, por kishin dështuar. Ishte një vizitë e mahnitshme. Më thanë – nuk e di se sa është e vërtetë – se isha femra e parë kaurre që isha lejuar të hyja mbrenda saj, se nuk ishte nevoja të hiqja këpucët (dhe unë megjithatë ashtu veprova), se, mund të fotografoja, se tani ishim të gjithë të lirë dhe të barabartë. Thuhet se më parë ajo ka qenë Kisha e Shën Markut, mundet dhe ka qenë, ndonse kishte pësuar shumë ndryshime. Xhamia ishte katrore, me një kube të madhe, hajati katror ishte i rrethuar me kolona, kokat e të cilave ishin me siguri të një kohe më të lashtë se pushtimi turk. Rrugina e brendshme që formonin kolonat rreth hajatit, ishte e mbuluar me shumë kube të vogla, të veshura me plumb, të cilat dhe i jepnin emrin. Gjithashtu më ftuan në disa xhamia të vogla aty afër – ndërtesa pa rëndësi.
Rëndësi ka që ato i hapën dyert për një femër kaurre, madje me gjithë këpucë. Pjestarët e fiseve më përshëndetën me gëzim, më vunë armë në duar dhe më morën me vehte. Zbrita në rrugën kryesore duke shkrehur fishekë me martinë dhe vrapova dhe sheshi i Katedrales, duke qëlluar me revolverët që vinin në duar. Festimet mbaruan. Ishte koha për t'u kthyer në male. Tani erdhi kulmi dramatik. Të burgosurit ende vështronin me keqardhje nga hekurat, duke pritur çdo ditë lirimin, e çdo ditë të zhgënjyer. Shkova te drejtori i burgut për ndonjë lajm, por nuk kishte asgjë. Malësorët filluan të largoheshin nga qyteti. Të burgosurit ishin të dëshpëruar. Dy ishin shaljanë dhe i thërrisnin fisit të tyre: "Shaljanë na shpëtoni!". Të dyqind të burgosurit u bashkuan me ta. Shala u betua se nuk do të largohej nga qyteti, përderisa të liroheshin të gjithë: edhe pjestarët e fiseve që nuk kishin ikur u betuan se do të përkrahnin Shalën. Shkodra ishte e shqetësuar. Shala qetësisht lëshoi një ultimatum me këtë përmbajtje: "Na falni shkeljet tona. Na kanë urdhëruar të lidhim besën midis nesh, që të pajtojmë armiqsitë tona të gjakut, dhe t'i falim atta që kan shkelur ligjet e fisit. Ne bindemi. Por dhe ju gjithashtu duhet të falni. Në qoftë se dyert e burgut nuk hapen deri nesër mbasdite, ne do t'i hapim me forcë!". Kjo iu dërgue Valiut të ri. Ne qëndruam në pritje, duke pyetur: "A u bë paqe?". Pjestarët e fisit, mjaft të qetë, silleshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Vetëm priftërijtë e tyre, si ndërmjetës, nxitonin lart e poshtë, nga fisi, te Valiu, të shqetësuar, por të ndërgjegjshëm se kishin në duar letrat. Më në fund, vonë në mbrëmje, takova një prift të mirënjohur, që vinte nga ndërtesa qeveritare. "Ç'lajme kemi?"e pyeta. "Jemi betuar të mos tregojmë asgjë" tha ai. Më vështroi me fitoren që shkëlqente në sytë e tij, dhe ia plasi të qeshurit "Ju faleminderit!" i thashë , "Ju kuptova", Dhe në mesnatë, heshtazi, të dyqind të burgosurit u liruan. Në orën shtatë të mëngjezit të të nesërmes, u zhvillua një festë përfundimtare, jashtë Katedrales, para një grumbulli admiruesish. Të dy shaljanët e liruar të veshur me rroba festive, që ua kishin sjellë për këtë qëllim, dhe tashmë të armatosur gjer në dhëmbë, silleshin rretheqark, duke u përqafuar me të gjithë shokët e tyre. E stolisur me një shall të kuq e të bardhë – ngjyra ngjyra (ngjyrat e Kushtetutës). U solla për rreth si e marrë, duke u shpërndarë cigare të gjithve. Shala nisi pastaj një valle të mrekullueshme, e vetmja valle malsore që kam parë. Katër burra morën një valle madhështore, duke ecur në majë të gishtave dhe duke lëkundur krahët, duke thirrur ndërkohë, por të pashoqëruar me muzikë. Një djalosh me një xhamadan të kuq të errët, që e kishte humbur njërin krah, vërngëllinte një shpatë së bashku me të tjerët. Duke kërcyer si një maniak dhe duke lëshuar britma të forta, mbërriti para meje. Pa dyshim që në ato çaste unë ju përkisja maleve.
Duhet theksuar se Kushtetuta Xhonturke ishte vetëm një mashtrim i cili i zgjoi shqiptarët duke i ndërgjegjësue se, "ujku" ndryshon vetëm qimen, por jo vesin. Mbyllja e shkollave shqipe dhe e klubeve dhe e masave të tjera shtrënguese, u banë shkak i kryengritjeve të mëdha. Kosova u hodh në kryengritje. Nën udhheqjen e Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Hasan Prishtinës mbi 20000 forca pushtuan Shkupin dhe tronditën Portën e Lartë në Stamboll. Çetat e jugut të udhëhequra nga Mihail Grameno e Çerçiz Topulli, u hodhën në luftë kundër pushtuesit. Malësia e Madhe, Dukagjini, Puka, Mirdita e Kurbini u hodhën në aksione. Me 6 prill 1911, "Luani" i malësisë, Dedë Gjon Luli, i ndihmuar nga Prijësi i Djelmënisë së Shalës, Mehmet Shpendi shpalosi për të parën herë Flamurin Kuq e Zi të Kastriotit. Me datën 27 maj të po atij viti, arbëreshi i shquar – Terenc Toçi ngre Flamurin në Fan të Mirditës, dhe më vonë në Qelëz të Pukës. Me datën 28 nandor 1912 në orën 10 të ditës, Gjin Pjetër Pervizi, ngrenë Flamurin në Milot, nën breshërinë e treqind armëve. Po në këtë ditë, me 28 nandor 1912, në orën dy mbas dreke, në Vlorë, ngrihet Flamuri dhe Shpalle Pavarësia e Shqipërisë.
28 Nandori mbetet data ma e shënuar në të gjithë historinë e Shqipërisë, sepse, asht dalja nga pushtimi pesë shekullor osman.
P.S. Kronistes studiueses dhe dashamirëses së shqiptarëve dhe në veçanti të malësorëve të Dukagjinit, shaljanët trima, besnikë dhe bujarë, i kanë ngritur një "Memorial" në Thethin Turistik të Dukagjinit. Vlen të theksojmë se Kushtetuta Xhonturke, pati "mashtrue" edhe eliten e intelektualëve shqiptarë duke përfshirë, Gurakuqin, Hasan Prishtinën etj. Mbyllja e Normales në Elbasan, do të vuloste zhgënjimin dhe do të ndizte "zjarrin" e patriotizmit.

Piaca

Përgëzoj ideatorin e pagëzimit me titullin "Piaca" të merkatos në pedonalen e qytetit edhe për të na rizgjue emocione retrospektive episodesh të bukura, por edhe jo rrallë tronditëse.
Piaca, sheshi kryesor në qendër të qytetit, degëzohet në këto drejtime: Kiras, Fermentim, Ura e Thive, Bashkia dhe një sekondare që të udhëheq deri në Parrucë, për të vazhduar në drejtim të Bunës.
Piaca ishte një pikë takimesh për motive të ndryshme.
Thuhesh kemi bërë xhiro në piacë "Giro giro tondo". Dy ekstremet ku bëheshin shëtitje, ishi fillimi i rrugës "13 Dhjetori" (ish dugajët e reja) deri te Bashkia dhe kthimi duke respektuar krahun e djathtë. Kështu përshkohesh Piaca për të thënë gjiro në Piacë.
Pozitiven në këtë shkrim nuk kam arsye t'ia atriboj sistemit monist të qeverisjes, por atij brez "kryevepër" siç e citon në poezitë e tija poeti Luigj Toni. Atij brez të rinjsh që i rezistuan dhe e sfiduan atë sistem.
Të dërrmuar e të papaguar nga puna 6 ditore e javës, kishim të drejtën legjitime që gëzonim ditën e dielë që shpesh na e vidhte absurdi i aksioneve, punës vullnetare, pastrimi i qytetit, mbledhje në lagje edhe për t'ia nxi jetën dikujt. Rrobë të vetme të mira ia kushtonim kësaj dite. Vajza të hijshme shkodrane, sajonin me pëlhurat e kombinatit fustane të bukura falë fantazisë që nuk i mungonte, por të kujdesshme për mos t'i rënë ndesh konformizmit.
Vajza higjienike edhe pse pa lavatriçe, dush dhe kozmetikë, por "aqua sapone" në higjenë dhe karakter. Rrobe të hekurosura mirë edhe pse ujti me qymyr, këpucë të lustruara edhe pse në mungesë të bojës me blozen e fulteres që depozitonte fornela e vojit të gurit, nga djegia e vojit të kikirikut. Gjatë shëtitjes na i ushqente hundët era e mezeve të lokaleve, për ne "mollë e ndalueme" dëshronim, por me përjashtim të ndonjë karameleje falur nga gjyshja ruajtur nga vizitat, apo paketë cigareje tetëlekëshe "Dëfrimi" dhe 12 lekëshe "Dajti", xhepat tonë ishin të zbrazur. Gjithsesi klientat nuk mungonin. Ato ishin të privilegjuarit e partisë që gëzonin vende pune me rroga të larta, ndërsa tonat sa për të siguruar shportën.
Ne ishim të edukuar, respektonim normat e qytetarisë me korrektesë. Në kalim përshëndetnim të njohurit. Na jepte kënaqësi buzëqeshja folëse e vajzave të njohura sikur një marrveshje platonike për të zgjedhur bashkëshorten e ardhshme. Maria de Filippi kondutore e programit TV italian "Uomini e donne" do ta vlerësonte admirueshëm.
Në lulishten kundrejt "Kafes së Madhe" një orkestër frymore nën drejtimin e mjeshtrit Zef Kurti luante pjesën nga autorë klasikë dhe popullore të stilizuara. Paraditen e ditës së Dielë, Piaca ftonte fluks shëtitjesh që shtoheshin pas orës 11 nga besimtarët në mbarim të meshës celebruar në kishën Françeskane dhe në atë Jezuite.
Ishte koha kur feja ende e lejuar, por edhe e kontrolluar, deri sa udhëheqësit e ndritur i ndriti mendja ta godiste popullin e vet edhe moralisht.
Mjeshtri i fotografisë Dedë Jakova, priste kërkesa nga kalimtarët për të pozuar, të cilët nuk mungonin.
Në mbrëmjen e së Dielës binte fluksi, për të marrë punën ditën e nesërme, sidomos mësuesit e rrethinave të Shkodrës, të detyruar të flinin në fshat, edhe pse nga mungesa e mjeteve të transportit, me përjashtim të biçikletës që të dilte gjuha jashtë nga cilësia e dobët. A është e besueshme? Kishte raste që në mungesë të kamerdares bënim mbushje me lecka. Edhe shpikësi më famoz do ta kishte zili këtë zgjidhje. Në mbrëmjen e së dielës kishim kursyer diçka për tryezën e "Kafes së Madhe". Hyrja bëhesh çift. Pas orës tetë nuk gjeje vend. Një imazh europian ku binte në sy eleganca, pashmënia, etika e Shkodrës, i siguronte lokalit një klientelë të dendur. Luante një orkestër cilësore vallëzimi nën drejtimin e profesor Ndoc Shllaku, unikal në manierat interpretative të violinës. Çiftet kërcenin bukur dancet e njohura: tango, valzer, rrumba, beguine, bolero, swing, çarleston etj.
Këto ishin iluzionet për ndryshim, falë kontributit në këtë drejtim të Fadil Paçramit, Todi Lubonjës, Luarasit etj., deri në shembjen e kishave e xhamive, festivali i njëmbëdhjetë, tufëzimi i bagëtisë, letrat e hapura, fjalimet sistematike të Enver Hoxhës, të cilat e goditën në shpirt popullin shqiptar, sidomos atë të Shkodrës, që kontrollohej më shumë nga sigurimi (kontigjent i jugut) i pranishëm kudo.
Çfarë u përshkrua dhe të tjera pathënë është një realitet i pa mohueshëm, dhe ai që e injoron dhe nuk reflekton meriton ta provojë të cilën nuk ia dëshiroj. Kjo ishte rinia e jonë e vrarë padrejtësisht, kur perëndimi nuk perëndonte dhe lindja nuk lindte.

Aleksandër Gargjola, Mantova, Itali

Viktimë e ligjiti 7501

Shqiperia po vazhdon te jete viktime e ligjeve te fillimviteve '90, kur mungesa e eksperiences se klases politike krijoi standarte te pazbatueshme ne realitetin postkounist shqiptar. Nje nga keto ligje eshte ai mbi token, i cili identifikohet me numrin e tij 7501. Ky ligj parashikonte ndarjen e tokes sipas frymeve, duke mos respektuar pronaret e ligjshem dhe njekohesisht duke bere pronare te tokes individe qe nuk kane qene kurre te tille.
Ardian Muhamet Mokçi i lindur me 19 qershor 1968 eshte nje nga viktimat e ketij ligji, i cili tashme ka nisur te prodhoje konflikte qe klasifikohen me gjakmarrjen. Ardiani jeton ne Shkoder, por ka prona ne komunen Postribe te rrethit Shkoder. Bashke me te afermit e tij, ai iu gezua ardhjes se demokracise ne Shqiperi pasi tashme do te gezonte pas shume vitesh privilegjet e prones se trasheguar ne breza. Por nuk ishte e thene, pasi E.U. kerkonte ti privonte nga kjo e drejte legjitime, si perfitues te tokes ne baze te ligjit 7501.
Duke mos dashur te krijojne konflikte, Ardiani dhe te afermit e tij, i lane kohe familjes Ulaj qe te bindet dhe ti kthente pronen pronareve te ligjshem. Situata ishte e tille deri para nje viti, kur per ceshtjen e kesaj pronesie mbi token, Sokol Guri, djali i xhaxhait te Ardian Mokçit, plagosi me arme zjarri nje pjestar te familjes Ulaj. Sokoli u arrestua nga policia dhe u denua nga gjykatat shqiptare ku aktualisht vuan denimin ne burg. Tashme, konfliktit te pronesise mbi token iu shtua edhe gjakmarrja. Familja Ulaj kerkon te hakmerret per plagosjen e nje pjesetari te familjes se saj, mbeshtetur ne Kanunin e Lek Dukagjinit sipas te cilit 'gjaku lahet vetem me gjak'. Nder te rrezikuarit e kesaj hakmarrjeje te verber eshte edhe Ardian Mokçi, i cili eshte i ngujuar bashke me familjen e tij. Nese ai do te dale apo do te mesohet vendndodhja e tij, jeta e tij kercenohet nga hakmarrja ne emer te gjakmarrjes, si kusheri i pare me Sokol Gurin. Ngujimi i Ardianit dhe familjes se tij, jeta ne ilegalitet te plote e tyre, ka sjelle pasoja te renda edhe per mbijetesen e tyre e tyre, pasi burrat nuk kane asnje mundesi punesimi.
Kjo histori eshte nje tjeter kapitull i mosfunksionimit te shtetit ligjor ne Shqiperi, kur edhe ligjet e miratuara ne nxitim e siper nga Parlamenti, krijojne konflikte pronesie, stimulojne gjakmarrjen dhe shkaterrojne jeten e qindra familjeve shqiptare.
Fatime Kulli

"Monumenti i Qytetarisë" i dom Ndré Mjedja

Kontributi i hipotezave dhe analizave etimologjike e mitologjike në poemat Scodra dhe Lissus, i pa vlerësuar ende për të gjith meritën realiste e shkencore!
Agron Luka
Ky shkrim në përmasat e një Kumtese, ishte pregatitur për rastin e "Ditëve të Mjedës", që sapo u përkujtuan me 1 gusht 2011, me rastin e restaurimit të kishës, në fshatin Kukël. Aty do të lexohej vetëm një pjesë nënkapitulli. Për arsyen e mosdërgimit të një ftese, kumtesa ime mbeti e pa prezantuar.
Me konsultimin e dashamirësinë e autoritetit mjedjolog, prof. Mentor Quku, ramë dakort që studimin, ta dërgoj për botim. (forma korrekte e mbiemrit është Mjedja, kurse forma më e përdorshme sot si e familiarizuar popullore është Mjeda)

Si e ndesha Mjedjen si etimolog dhe mitolog shkencor te Scodra.

Rreth kronologjisë, etimologjisë dhe evolucionit të emërtimit nga format e para të shkruara nga numizmatika si ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΣΚΟΔΡHΙΝΩΝ, ΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΔΡΙΝΩΝ; nga burimet e shkruara SKODRA, SCOBRE, SCORDA, SKODRAI, SKODRE, SKYDRENOPOLIS, SCODRA, SCODRINENSE, SKADAR, SCUTARI, ISKENDERIE, ISHKODRA, unë kam shkruar disa shënime e studime, qysh nga viti 1968 e në vazhdimësi. (Rregjistrimi i parë i këtyre formave i dedikohet indeksit "Treguesi i Emrave", në Librin "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë", bot. 1965, simbas përkthimit shqip)
Në shkrimet e mija kam diskutuar edhe për rrënjët/etimonet ilire e pellazge, për kompozitat, hidroniminë etj. Mua më ka rezultuar se, ngurtësimi përfundimtar në formën popullore Shkodra duhet të ketë ndodhur përgjatë mesjetës, siç e kishte vënë re G. Merula qysh më 1474, kur shkruante: "Qytetin në fjalë vendasit në gjuhën e e vet dhe të të parëve e quajnë Shkodra; sot italianët i kanë vënë një emër të ri dhe të huaj: Scutari".
(S. Islami, "Le monnyage de Skodra, Lissos, et Genthios", me katalog, Rev. "Studia Albanica", Nr. 1, 1966, f 225-253; shih edhe "Iliria", v. II, 1972; "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë", bot. 1965, "Treguesi i Emrave", Zëri Skodra, f 578 etj; M. Barleti, Rr.Sh., bot. 1982. Aty edhe Merula, f 126.
A. Luka, "Etimologjia dhe evolucioni i emërtimit Shkodra, në vështrim multidisiplinor", gaz. "Shqipëria Etnike", Shkodër, 14 qershor 2001, në tre numra; Gaz. "Shkodra", 7 qershor 2001, në tre numra; "Deti Adria/Adriatik emërtim i lashtë me origjinë ilire", bot. në rev."Kuvendi", Miçigan, nëntor 2004. Bot. më parë edhe te gaz. 55 e te "Shqipëria Etnike". Botimet kishin shkurtesa, u ishin hequr germat greke, shenjat diakritike etj; Edhe botimi aktual në internet, "Shkodra në vështrimin multidisplinor, "Etimologjia dhe evolucioni i emërtimit Shkodra" nga Shkoder. net… etj, ka ndonjë shkurtim dhe të meta të tilla, të cilat do t'i riparoj së afërmi.)
Ndër kurozitetet, bazuar te Mjedja, kisha vënë re se Apiani shënonte: "… qyteti i Ilirisë Skodra ndodhet pikërisht në mes të gjirit Jon". (Bella Civilia, Lib. V, 65) Skodra, pra ndodhej në mesin e hapësirës bregdetare-tokësore Jon e Adriatik bashkë, (sepse Jon fillimisht, nga ana e gadishullit tonë quhej edhe e gjith pjesa jonike dhe adriatike bashkë, deri te Triestia ku gjallonin fiset ilire e epirote; nga ana italiane nga Kepi Japig e deri te Akuiloni).
Ky pozicion mesi i Skodra-s, vërtetohej edhe nga vetë matiet antike me stade, dhe verifikohet lehtë sot edhe me një kompas të thjeshtë. Ishte e kuptueshme jo vetëm nga ky këndvështrim, por edhe nga disa realitete të tjera hidronimike ilire me Drî, dri-dra, sanskritisht = rrjedhje lumore, me "Gjinin e Drinit", që Flori, Shkodrën do ta definonte: "Scorda/Scodra kryeqyteti i ilirëve". (Epitome, Lib. II, 13, Lufta ilire)
Tit Livi e vlerësonte Skodra-n kështu: "Skodra ishte pika më me rëndësi… si fortesë e të gjithë mbretërisë ilire… vendi më i fortë dhe më i vështirë për t'u afruar i Labeatëve… qyteti ishte i fortë prej natyre dhe atë e mbronte i gjith fisi i ilirëve me vetë mbretin/basileusin në krye". (Cit, "Ilirët dhe Iliria…", f 129-130)
Ne vumë re se, linguistika shqiptare në fushën e etimoneve/rrënjëve, te Shkodra, kishte neglizhuar çuditërisht autorët antikë! Straboni, përshembull, në lidhje edhe me lexime nga Hekateu, Theopompi, Herodoti etj, e shkruante qartë: "Karakteri barbar mund të dallohet edhe nga disa emra si Kekrop, Kodro, Aiklo, Kotho, Dryma dhe Krinako. Kurse thrakët, ilirët dhe epirotët edhe sot banojnë në krahinat anësore të Helladës, shumë më tepër se tani që barbarët kanë pa dyshim pjesën më të madhe të Helladës së sotme. (Straboni, Geographica, VII, 321; nxjerrë nga "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë", shqip 1965, f 157)
Dhe ky "karakter barbar" shprehej në lidhje me ishujt gjuhësor barbar pellazg, që nuk kishin lidhje me gjuhën helene. Gjuha barbare pellazge, ilire, epirote, thrake, etj ishte qartësisht e dallueshme qysh nga Herodoti e me rradhë. Më konkretisht te Kodra dhe te hidronimi Dri, linguistika jonë jo vetëm kishte falur fatalisht, por edhe e kishte bërë lëmsh edhe etimologjinë, duke e nxjerrë Kodra-Kodrën, jo nga bazamenti iliro-pellazg i trashiguar, por përdhunisht e arbitrarisht nga Quadrum e lat. = sipërfaqe me katër anë", duke ia falur latinëve emërtimin e Kodra=s, siç edhe të Detit Adriatik etj!
Duke u bazuar mbi këtë "taban të lashtë barbar iliro-pellazg" te autorët antikë, ne arritëm të shënojmë disa rrënjë dhe gjymtyrë: Kodro, Kodra, Kydra, Dryma, Dryop, Drina, Drîa, Drima, Adria, (mal, lum, krahinë, gji deti, det, fis), Skydra, Kodrion, Skydreonopolis, Kοδρ?νων, Σκοδρε?νων, Scodrina, Scodrana, Scodrinense, Scodra etj.
Unë, për herë të parë, ngrita çeshtje-diskutimin: "format ΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΔΡΙΝΩΝ, në shkrimet në monedha ishin si shkurtime të formës ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΣΚΟΔΡHΙΝΩΝ për mungesë vendi, siç i përfundonte numizmati S. Islami, apo kishim të bënim me prerje të veçanta të dy pjesëve, të akropolit lart dhe të polisit poshtë në një kronologji pak më të hershme, siç i ndeshim edhe në Akrolissos dhe Lissos/Lissitan"?
I gjithë qëllimi im, meqenëse emri Shkodra mbetet në gjendjen e hipotezave, ishte të ndërtohej një kompozitë me tre elemente: S-Sh + Kodra + Drî, ose edhe këndvështrime të tjera. Kjo gjendje e hipotezave duhej të kompletohej e të justifikohej, aq sa kërkon hipoteza, për elementet e veçanta të kompozitës.
Më 1983, prof. Zija Shkodra, për një shkrim timin që do të diskutohej në redaksinë e revistës "Studime Historike", duke më bërë konsulencën, me shkrimin e tij, mbi bazën e regjistrimit numizmatik, më kishte sugjeruar një etimologji Shko + Dri. (shih fotoskanimin e daktilografimit original të vitit 1982) Profesorin Shkodra, e sqarova se, "S"-ja në ballë nuk mundet t'a mbajë pêng të gjithë êmnin. Ju nuk e merrni fare parasysh faktin e dokumentuar, se në regjistrimet me shkrimin grek në monedha kemi edhe formën si ΚΟΔΡΙΝΩΝ e madje edhe si ΔΡΙΝΩΝ, siç e kishte edhe lumi. Krahas Codriopol, të Hanit, ne sjellim si krahasim e si përforcim qytetin Kodrion, në jug, në Epir, që thuhej se, e kish ndërtuar ose rindërtuar Pirrua. Ky qytet ishte i regjistruar dhe i dokumentuar në kronologjinë e shek III p.e.r., te Tit Livi, që e prezantonte kështu: "Luc Apusti… arriti në Antipatrea (= Berati, emërtimi ndoshta nga gjenerali Antipatri, i Aleksandrit të Madh. A.L.) qytet që ndodhet në një grykë të ngushtë, e sulmoi qytetin me forcë… i vrau të gjithë nga gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart, e lëshoi ushtrinë në plaçkë, i prishi muret dhe i vuri zjarrin qytetit. Kjo frikë e shtrëngoi Kodrionin, një qytet i vendosur në një pozitë të mirë dhe i fortifikuar, të dorëzohej te romakët pa luftë". (T. Livi, "Ab Urbe Condita", Lib. XXXI, 27, 4.)
Prindi Gj. Luka dhe xhaxhai Kol Luka, më herët më kishin sugjeruar dhe rekomanduar të lexonja edhe dy poemat e Mjedës, Scodra dhe Lissus. Në të vërtetën, qysh nga gjimnazi unë i kisha lexuar dy poemat nëpër të, simbas materialeve të M. Ndojës. Duke mos i lexuar fare shënimet shpjeguese, siç u ndodh shpesh fillestarëve, kisha formuluar edhe unë një ide, sikur Mjedja kishte përdorur një lloj fantazie poeti, përzier me një dozë klasiçizmi dhe romantizmi, çka në letërsi, dramaturgji etj, lejohet. Por, papritmas dhe çuditërisht, duke e rilexuar me më shumë vëmendje, mbeta i befasuar dhe i mrekulluar, gjeta aty jo vetëm etimologji Kodra-n tradicionale popullore të mbarë shqipes, gjeta jo vetëm Kodrin mitologjik pellazg themeluesin e Athinës, por edhe varjantin mjedjan: "Kodri, i pari i fisit shkodranë", simbas interpretimit të Barcollës; dhe "Kodri: hyjnia e Shkodrës, me sa duket", simbas varjantit të interpretimit të prof. M. Ndoja. Unë me atë rast formulova: "Kodri, një personazh mitologjik pellazg, peloponezas-korintas, ilirian shkdodrian", simbas një interpretimi, varjant hipotezë. Gjeta edhe atë që ishte si befasuese se, Mjedja kishte hedhur i pari edhe hipotezën: t'Shkodrîni/Te shkon Drîni! Pra e kishte edhe atë hundoren te i-ja siç e konstatoi i pari Petar Skoku dhe e përforcoi F. Luli. (Kodra, Lissus, bot. 1928, K. I, vargu 1; IV, v. 1, "kështjelli mbi kodra ngrehej"; Kodri, Scodra, bot. 1939, f 3 e f 12; "sinoret e t'Shkodrînit", f 18; Shih edhe botimin Ndre Mjedja, "Andrra e Jetës", shënime, komente nga M. Ndoja, bot. II, 2006, f 143, f 147, f 163 etj)
Duke iu kthyer e rikthyer disa herë, unë kam gjetur e rigjetur edhe një interpretim korrekt mitologjik, ç'ka tregonte për erudicionin e thellë nga Mjedja.
Unë e plotësova shkrimin tim, duke futur edhe Mjedjen, duke shprehur edhe çudinë se përse nuk ia kishin dhënë vendin e merituar edhe atij, simbas rendit kronologjik, në inventarin e hipotezave? Fare shkurt përzgjodha vetëm nja dy-tre shembuj diskutues, që i shënova në pas fletë. Kështu përshembull, njihej një burim antik i shkruar te Diodori, simbas të cilit Lezhën/Lissin e kishte themeluar tirani, Dionizi i Sirakuzës. (B.H., Lib. XV, 1, 2, 3 e 4)
Prof. M. Ndoja e shënonte këtë hipotezë, "Sirakuzani: Djonizi nga Sirakuza, themeluesi i Lezhës". (Lissus, III, 9)
Kohë më vonë arkeologjia jonë nuk e pati pranuar krejtësisht burimin e Diodorit dhe e kundërshtonte me argumentimin "se, nuk kishte gjetur asnjë gjurmë arkeologjike mbi Dionizin e Sirakuzës" etj. Mirëpo, të vihet re: N. Mjedja "me Sirakuzanin", nuk bënte fjalë për "themelimin e qytetit", por për ndërtimin e një baze skele/porti detar. Këtë ne e gjenim të krahasueshme pak a shumë si Herakliu që ia kërkoi Dyrrahut një pjesë të portit, si shpërblim për ndihmën që i dha "në luftrat e vëllezërve ilirë të Dyrrahut". (Apiani, Bella Civilia, II, 38 e 39)
Mjedja, padyshim e kishte lexuar Diodorin, dhe interpretoi: "kërkesën ilire të Lissos për ndihmë drejtuar Dionizit të Sirakuzës, meqenëse ilirët ishin në luftëra të mbrendëshme, Tirani i Sirakuzës, ndihmën e ofruar me armë helene e ushtarë sirakuzianë," e shfrytëzoi për të kërkuar, "baza detare", siç e shkruante vetë Diodori. Kështu Mjedja me një mprehtësi të habitshme kishte korigjuar diçka edhe vetë Diodorin, jo vetëm për termin "themelim", por edhe për disa teprime e tejkalime. Në fund të fundit, llogjika të çon thjeshtë, se po të mos kishte ekzistuar Lissitani si qytet e si port, përse do të kërkonte ndihmën! Ashtu, solla edhe shembullin e diskutimeve të "Kodrave prej Lini" apo të "Këngëtarit të Linit", te Homeri (K. XVIII, v. 719, shën 8, f 489) dhe "veshjet ilire me lin" te Mjedja.
[Aktualisht po konstatoj se, Mjedja e shënonte herët edhe idenë se ilirët me flotën 300 anijëshe dhe me sundimin në Korkyrën e Bardhë e në Korkyrën e Zezë e kishin kthyer Detin Jon/edhe Detin Adritik si një det të mbrendshëm me një farë monopoli e takse, atë që N. Ceka do e shënonte më 2002, si "Talasokraci". (Lissus, IX, 1-10);
Mjedja kishte përdorur termin kome ilire, por në kuptimin e fiseve e krahinave dhe të emrave të Kata komas, emra që prof. Çabej, si emra fshtrash diçka i kishte nëvlehtësuar si të vonë. Pra nuk duhet ngatërruar interpretimi me kuptimin e komes islame me bazë fenë.]
Por shkrimi im nuk e pa dritën e botimit. Nga red. e rev. Studime-Historike u rekomandua, që ato Shënime të ndaheshin në dy pjesë të veçanta pjesa linguistike dhe pjesa historike. Më 1983, gjatë diskutimit të shkrimit tim, prof. Luan Malltezi, e befasoi një kritizer të redaksisë (K.B.), madje edhe mua vetë, kur në konkluzione tha: "Nga "Shënimet" e Agronit kemi se ç'të mësojmë edhe të gjithë ne… Por, botimi është pothuajse i pa mundur, sepse siç e dini Diskutimet ka shumë kohë që nuk botohen"…
"Harresa" dhe përjashtimi i kontributeve të Mjedjes, në historiografinë e në letërsinë e "realizmit socialist", ishte si rastësisht apo si predispozicion dashakeq?!
Klasifikimi "si një vlerë nacionale", që iu bë poemës Scodra, e quajtur edhe si "poemthi i pambaruar", nga kritiku, autori i Parathanies dhe interpretuesi i Shënimeve, N.B. , me rastin e botimit më 1939 dhe pastaj vlerësimet më 1941 nga Henrik Lacaj e duke ardhur edhe te Mark Ndoja, kanë qenë më se të merituara. Nuk ka dyshim se këto vlenin identikisht edhe për poemën Lissus.
Ka mendime se Scodra ishte filluar dhe do rreshtohej para Lissus, në kuadrin e një skice ideje për një cikël katër poemash Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Apollonia. Për shkakun se, Mjedja ishte disi i pakënaqur, me sa duket edhe nga kërkesat e larta ndaj vetes për një preçizion shkencor e artistik, Scodra mbeti e pa përfunduar, megjithse kishte filluar botimi i saj pjesë-pjesë. Kështu ndodhi që Lissus ishte botuar e para e plotë, më 1928, ndonëse pa shënime.
(D. Ndré Mjedja, LISSUS, Në Shkodrë, Shtyp. "Zoja e Papërlyme", 1928; "SCODRA", TINGLLIME me pak oroena të N.B., "KUMBONA E SË DIELLËS", bot. Nr 1; Shtyp. "ZOJA E PAPËRLYEME" – SHKODRË 1939. Nik Barcolla pseudonim i At Nikollë Mazrrekut; Në antologjinë E. Koliqi, K. Gurakuqi, "Shkrimtarët shqiptarë, prej Lidhjes së Prizrendit deri sot", 1941, f 114-123, nga Henrik Lacaj, siç ma ka kumtuar prof. M. Quku). Ka mundësi që Ndrê Mjedja, ndryshe nga "Lahuta e Malësisë", ka dashur të kompletojë në një poemë moderne homerike, ciklin e katër qyteteve, katër djepeve të qytetërimit dhe të forcimit të etnosit ilirik-epirotik, duke nisur nga Shkodra/Skodrîn-ana e kohëve prehistorike e deri te prag koha historike. (Këtu lipset një sqarim. Siç dihet kronologjizimet e metodave të ndryshme paraqesin disa relativitete, ku ndonjëherë për shkakun e inteligjencës njerëzore thuhet se, "me njeriun hyjmë në histori", ku vetkuptohet se histori shkruesi ishte vetë njeriu.)
Nga projekti, Mjedja realizoi pothuajse një e gjysëm. Por, nëqoftëse na lejohet ne ta shprehim, atë që nuk e realizoi e nuk e filloi Mjedja me poezi, për Durrësin e Apoloninë e realizoi në traditën e Marinëve shkodranë, autoriteti tjetër i harruar, Marin Sirdani. Në këtë kuptim e kam vendosur edhe titullin. Por, edhe ashtu, kur skicë-idea mbeti me aq, besoj se do të ishte i justifikuar titulli "Monument Qytetar", pak a shumë si ato statujat antike, pa kokë ose vetëm si kokë që na mahnisin, prapëseprapë.
Për temën "e harrimit", që po diskutojmë, për mendimin tonë, ndoshta qysh nga vërejtjet/oroenat e para, duhej të ishte thënë diçka konkrete paksa më e shprehur qartë, sepse kontributet linguistike-etimologjike dhe mitologjike të vendosura edhe në një kronologji prehistorike e në antikitet, janë mbi një bazament njohës real dhe shprehin një erudicion të thellë.
Por, mbas 1944, siç e kishte vue re edhe prof. M. Ndoja, megjithse për Mjedjen u munduan t'i krijonin një lloj nderimi e vlerësimi fals, realisht për t'ia kundërvënë Fishtës dhe të tjerëve, për shumë e shumë kontribute atë e harruan, e çensuruan, e vodhën, e ropën aq keq, sa që bibliografi e kritiku Begzad Balili, duke analizuar punën kolosale të prof. M. Qukut, sapo ka shprehur edhe një habi të sinqertë se, si nuk e paskëshim pikasur më parë!
Besoj se me Mjedën për këtë temë konkrete, ngjau pak a shumë si me shembullin e Marin Barletit dhe të Marin Sirdanit e të një dyzine autoritetesh të tjerë, të cilët jo vetëm "u harruan" si gurë themelesh në albanologji e në shqipetarologji, por edhe nuk iu lanë as fare pak vend për kontributet në fushën e linguistikës, mitologjisë, folklorikës, të kontributeve arkeologjike etj.
Në këtë modën e re të selamlleqeve përkujtuese nga e vetquajtura "klasa e lartë politike", në modën e përcaktimit, të zënies e të vetëshpalles së "dekanateve e të dekanëve" në disiplinat e ndryshme, këta të ashtuquajtur "dekanë" jo vetëm kishin kopjuar/e po kopjojnë, deri edhe plagjiatuar studimet e kontributet e të tjerëve, por mburreshin dhe i reklamonin studimet e tyre si të parët lëvrues!

Kontributi dhe rendi i Mjedjes në formulimin e gjendjes së hipotezave për ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ e SCODRA dhe në përdorimin e mitologjisë

Poema e pambaruar Scodra ishte shkruar në poezi dhe fakti që trajtesa shkencore nuk ishte me formën e një punimi shkencor të mirëfilltë të linguistikës e mitologjisë, gjithsesi nuk mundet ta mohojë faktin se Mjedja ato ide i kishte përftuar nga lexime e njohje të literaturave shkencore, të botimeve të Hanit, Majerit etj. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia e shënimeve me skeda, sot mbase të humbura, diskutimeve më të gjera me kolegët etj.
Dihet, edhe është një fakt i mirënjohur se, fillimisht shumë nga autorët e Rilindjes Nacionale/Kombëtare shkruanin në poezi edhe trajtesa historike etj.
Prof. E. Çabej, për etimologjinë e emrit Scodra ka shkruar vetëm një herë bashkë me Xhuvanin, edhe aty jo tërësisht me mendimin e tij, por më shumë si një "inventarizim hipotezash", siç ka qenë rasti i një hipoteze të hedhur nga Hani, qysh me 1853. (J. G. Hahn, "Albanesische Studien", 1853, I, f. 238)
Nga bashkëautorët Xhuvani- Çabej shënohej: "Scodra: Kodra / Shkodër: Kodër (?); ku "S: Sh, paraqet një parashtesë të ilirishtes - shqipes me funksion të paqartë, sidomos në formime të lashta". (A. Xhuvani, E. Çabej, "Parashtesat e gjuhës shqipe", bot. në vëll. "A. Xhuvani", I, 1980, f. 406; Po aty, cit. më sipër, "Parashtesat...", cit. E. Çabej, "Spirantet, S - ja indoevropiane dhe grupet e formuara me të", në Skicë e Fonetikës historike të shqipes, libri "Studime për Fonetikën historike të Gjuhës shqipe", 1988, f. 62)
Simbas Hanit, dukej se kishim një kompozitë S/Sh + Kodra, ku S/Sh-ja mbetej për t'u përcaktuar, ndërsa pjesa tjetër interpretohej me etimologjinë popullore shqiptare Kodra, që përfaqëson një konceptim dhe përdorim të mbarë gjuhës sonë. Po të mos ishte Kodra fjalë e trashiguar, si do të shpjegohej përhapia aq e madhe në të gjith toponiminë e mikrotoponiminë e territorit tone? Për t'a përforcuar ekzistencën e Kodra-s, si një kronologji e kohëve antike, Hani kishte sjellë një shembull me një emërtim Codriopo-Codriopolis), nga Friuli, ku simbas nesh do të shkonin të krahasueshme edhe me Skydrenopolis dhe me Kodrionin e autorëve antikë.
Vetë Çabej, megjithatë pikë-pyetjen e interpretuar si një dyshim, nuk u mor më as me etimologjinë Shkodra, e as të rrënjës Kodra, as me rrënjën dri-dra e as me Adriatikun, as me gjinin e Drinit, Adrian e adrianët! Ai nuk u mor më as me formulimin e një serie gjendje hipotezash për S-Sh dhe as për Sk-Shk. Në atë volum kolosal pune të prof. Çabejit, ose për t'ia lënë vetë shkodranëve, o për mungesë kohe apo kushedi se si, ai nuk ishte marrë më. Çabej e quajti Drishtin, "qytet me Dri", por nuk u kujtua për Shkodrën "me flumen Drî/Drînase, që i binte përmes pjesës së poshtme të qytetit; me një urë guri antike romake ku gjurmët e këmbëve shiheshin ende në shek XV ", siç e shkruante Barleti, por edhe siç e shkruante Plini Secundi, në shek I, "Skodra mbi brigjet e lumit Drin"? (Plini, NH, Lib. III, 22 (26).
Më 1993, konstatova se prof. dr. D. Luka si kompetent e si shkodran, nuk e kishte marrë në konsideratë e në kronologji as pohimin e H. Hequardit dhe as të Mjedjes, as për rrënjën Kodra wsi një etimologji me burim popullor dhe aspak edhe për "t'Shkodrîn-in"! Kompozitën Shko + Drin, megjithse si hipotezë, D. Luka e mbante dhe e reklamoi duke e afruar si një lloj kontributi e gjetje eskluzivisht të vetën, nxjerrë nga numizmatika!
Në arsyetimet e justifikimet e tia, D. Luka, pothuajse e përjashtonte kompozitën me Kodra-n e Hanit edhe si etimologji popullore, sepse simbas mendimit të tij, në fushë të toponomastikës nuk kemi asnjë rast ndërtimi me Sh + emër. (Simp. I, Shkodra në Shekuj, bot. 1993, D. Luka, "Rreth prejardhjes së emrit Shkodra")
Mirëpo, emri në rastin konkret, i takonte të ishte vetë Kodra! D. Luka në ndonjë rast e përjashtonte edhe mundësinë e kompozitave me tre elemente! Por, na duket se këto lloje pohimesh nuk qëndrojnë krejt kështu! Mjaft t'ia kujtojmë paksa prof. Davidit disa kompozita me shkurtesa, të analizuara nga vetë ai: Kod'elterit = Kodra e Elterit, ku n ë fjalëformimin te Kodra- ka rënë grupi mbaresa "ra"; Kodlaç = Kodra e Laçit; Planeshndre = Plan + Sh/Shën + Ndrê'; Shumri; Kodvilat = Kodra + vilat, ku përsëri bie ra, etj. ("Të dhëna të onomastikës së Krujës…", Rev. St. Fil., 3, 1982, f 151-157)
Ku do t'i lëmë gjith ato fjalëformime me një Sh të sh/kurtë që kemi përshembull te shêjtnorët e krishtênë si Sh'njoni, Sh'njergji, Sh'irgji, Sh'njaci e me rradhë e madje edhe ma heret nga paleokristianizmi e paganizmi, si Sh'njalli i Gogve, Sh'përdheja, Sh'prênda, Sh'mitri etj?!
Prof. Davidi, fliste aty me një farë minimumi relativiteti edhe për një lloj ngatërrese e anallogjie mbas reduktimit Skodrin me Kodra (po kur u bë ky reduktim?!), duke e harruar se analogjia do ishte akoma më e plotë te forma diminutive e kodras = kodrina!
Porf. M. Ndoja, madje sukën e Rozafates, e quante si kodrinë, ndërsa M. Barleti e quante edhe mal – monte, edhe kodër – collina, por edhe si një kodër-shkamb, siç realisht është edhe formacioni. Pra, te SKODRINON, pa e lëvizur gjendjen e hipotezave, mbase kishim një S-Sh me kuptimin përforcues si shumësi i kodrave S/SH+KO(DRA) + DRÎ, ku në përplasjen DRA me DRÎ si analogji, bie pjesa DRA. Pastaj me sa lehtësi përjashtohet shumësi i dyzuar, që jeton akoma, "Kodrat e Tepes", sepse Tepe turqisht do të thotë Kodra, apo jo?! Ne kemi analizuar një sasi mjaft të madhe me parashtesa S-SH, me përforcim të një gjendjeje normale, me zvogëlim ose kundërveprim etj, si: "kalis-sh'kalis e ngul e heq; kalitje-sh'kalitje e hekurit; prish-sh'prish leshin; terr=sh'terrur, tharje e burrimit; pagim-sh'pagim, marrje haku; dridhe e dredhje me sh'përdridhe e sh'përdredhje, etj, etj.
D. Luka, nuk mundej të bënte ndonjë analize argumentuese të fonetikës historike të kohës e gjuhës ilire, pa gjetur të regjistruar foljen ilire "me shkue/në urdhnore shko". Megjithkëtë ai e sillte gati si të përfunduar: "Emri i lashtë Shkodër ka kaluar pandërmjetësisht nëpërmjet gojës së shqiptarëve që nga koha pararomake, sepse zhvillohet në pajtim të plotë me rregullat e fonetikës historike të gjuhës shqipe sk- : shk dhe dr - : dr . Emri paraqet një kompozitë, një juxtapozicion të hershëm ndërtuar sipas natyrës së gjuhës shqipe nga dy fjalë të lashta vëndase shko dhe Drin me kuptimin "/Qytet i ndërtuar/ aty ku shkon Drini", formim i përligjur nga konfiguracioni i vendit. Gjithsesi SHKODRA mbetet një ndër emrat e lashtë që vërteton autoktoninë e shqiptarëve në viset ku banojnë që së lashti."
(Në parantesë dikush si inatçor e me ironi më kundërpërgjegji: Po ti vetë ke evidentuar ndonjë folje a ndajfolje ilire? Po, e kam konstatuar një rast dhe e kam botuar e interpretuar si diskutim, madje me shumë frikë se mos po bëj ndonjë gafë. E ke edhe në internet. Ja po ta citoj fiks se e di edhe përmendësh: "ILLYRIA, vend afër Pangait, nga Iliri, biri i Kadmit. Banorët illyroi dhe illyris dhe illyrias dhe Illyria, dhe Illyrion, dhe folje illyrizo, dhe ndajfolje illyristi, illyrikos". S. Bizantini, shek VI, "Mbi Qytetet dhe Popujt", "Ilirët dhe Iliria…", bot. 1965, cit, f 419. Jo vetëm Herodoti i përmendte "tokat e ilirëve", Malin Pangajon dhe faktin e një lidhje të lashtë me teukrët e Trojës, por edhe Straboni; më herët Herodoti, Historiae, Lib. IV e V, 13 etj; Straboni, Frag. Lib VII, cit. edhe Homerin f 161-162 etj; Shikoje dhe gjyko se sa kolosale është kjo informatë!)
Kemi ne një fonetikë historike gjuhe ilire të plotësuar?! A kanë një vlerë e kronologji të përherëshme edhe në rastet retrospektive me nga një e dy mijvjearë, disa rregulla fonetike të vona e të një faze të caktuar të shqipes?! Mundet t'i përdorim këto dukuri fonetike shqipe duke i quajtur edhe arbitrarisht si "ligjësi e rregullsi fonetike" edhe për gjuhën e evolucionet e kohëve pararomake e parahelene?! Ku do ta linim gjithë atë pëzierje minimumi me helenishten, latinishten, bizantinishten e sllavishten?! Po gojët e gjuhët e tjera edhe brenda kronologjisë ilire a nuk kishin interferenca? Po kush mundi të depërtojë aq thellë në vijimësinë shqip-albanisht-ilirisht dhe me çfarë bazamenti të shkruar leksikor e fonetik?!
Kush i urdhëroi dy Drinët, Drîziun dhe Drîbardhin, bashkohuni dhe zbrisni nga ana e verilindjes drejt veriperendimit, pastaj ndahuni përsëri njeri si Drînasë drejt qytetit X e tjetri si Lôndrêî drejt qytetit Y, me foljen urdhërore shko! Pse ky emër nuk iu ngjit edhe Lezhës, sepse edhe atje shkon Drini?! Për ma tepër kemi edhe një kompozitë tjetër Balldrê/Baalldrîê. Me çfarë e vërtetojmë ne ekzistencën e alternacës në lakime dra – dër në ato kohët puro ilire e postromake?!
Në realitet, te shkam-kodra e Drînit, Drini/Drinasa merr një kthesë afro nja 90° dhe ndërkaq misioni i hidrionimit Drî nuk shkon – nuk përfundon aty, por derdhet te Gjini i Drinit në Adriatik. Interpretimi, se Buna/Barbana, konsiderohej si e derdhur në lumin Drin, shkruhej qysh te T. Livi, dhe në këtë hulli ishte edhe Ptolemeu, kur në mes të Ulkinion dhe Lissos, vendoste dhe shkruante, "Gryka e lumit Drilon". (shih "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë", bot. 1965, Livi, f 130 dhe Ptolemeu, f 267)
Edhe operimi me numizmatikën nga D. Luka, bëhej mbi disa llogari numri monedhash e përqindie apriori e arbitrare, mbasi kërkush deri më sot nuk ka mundur të na japë, të dhëna mbi sasitë e prerjeve të ndryshme, një rend e kronogji të saktë etj. Madje sot nuk po dihet as se ku ka përfunduar koleksioni i monedhave ilire, i Kel Abatit! Si dhe pse e harroi D. Luka se te botimi i Katalogut të Selim Islamit ka edhe monedha me regjistrimin grafik ΚΟΔΡΙΝΩΝ e ΔΡΙΝΩΝ?! Si ka mundësi që Shkodra e Universiteti i saj kanë fjetur gjumë letargjik, si nuk ka një Katalog të monedhave të saj me foto me pastërti me aparat dixhital, ndryshe nga ajo errësira "me futë gishtat në sy"e S. Islamit ku nuk shihet asgja?! Qartë se aso kohe aq ishin mundësitë, por sot?!
Duke mos lëvizuar asgjë nga gjendja e hipotezës dhe nga meritat e të tjerëve, unë paraqita vetëm një diskutim për një hipotezë me tre pjesë si kompozitë S-Sh + Kodra + Drî/ana. S-Sh-ja mund të ishte një germë që tregonte ujra të shênjta, mund të ishte vetë fjala Shêjte + Kodra + Drîn/ana. Mund të ishte edhe si një shumës kodrash; një shkurtim i numërit shtatë; mund të ishte një S shndrrimi/metamorfizimi i Kodra-s si shkamb; si sheshi sipër; si Shêe/Shênat (krhs Shêu i Rrjollit) e rrëmbyeshëm e shkumbues, që quheshin edhe si Drîî edhe te vetë Mjedja etj.
Nga ana tjetër edhe shfrytëzimi i materialit antik linte për të dëshiruar. Bie fjala, në autorët antikë te Livi (cit.) ishte shënuar në relacion me Shkodrën edhe burimi i Drinit te "mali Skord" (në një vend edhe Mali Lynk, ndoshta Mali i Thatë? etj), i cili në latinishten romake shënohej si Scardus mons, ndërsa më heret me gr. shënohej si K?δρον ?ρος. A nuk duheshin analizuar këto?
Kështu ndodhte aso kohe, dhe hidronimet pavarësisht ndonjë lëvizje, zakonisht rrojnë shumë gjatë edhe sikur popuj e gjuhë të tjera t'u hypnin përsipër, siç e tha Çabej: "Emrat e qyteteve janë më të vjetra e jetë gjata. Një grup posaçërisht konservativ përbëjnë emrat e lumejve e të ujrave përgjithsisht. Është vënë re se këto vazhdojnë e mbeten të gjalla edhe kur një vend ndërron popullsisnë ; zakonisht popullsia e re merr emrat e lumejve nga banorët që gjen në vend. Kështu emrat e lumejve dhe të rrjedhave të tjera mund të themi se përbëjnë shtresën më të lashtë në emrat e një vendi". (E. Çabej, "Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve", bot. 1948-1949 dhe 1958)
Këtu duhen mbajtur pastaj parasysh edhe sofistikimet e modat e orakulltoreve etj.
Edhe fare mirë njihet nga Burimet Osmane, siç i njoftohej edhe direkt Sulltan Fatihut Mehmetit II, se arsyea kryesore e kokfortësisë dhe e qëndresës në shek XV e qytetit Shkodra/Iskenderie edhe pse nuk i dorëzonin çelësat e Kalasë ishte se, ata e besojnë atë kështjellë". Po ashtu, në të gjith sistemin e fortifikimeve nga Lezha, e deri në Zhabjak e Drisht, Iskenderia e ndërtuar nga Aleksandri i Madh/Iskender Zülkarneyn=kokëdybrirëshi, ishte "Koka e Perustisë/Bishës". (S. Pulaha, "Luftat… Burime Osmane", 1968, f 286-289; f 263-268 Hoxha Sadeddin; f 206- 231, Kemal Pashazade; f 163-173, Idriz Biltisi; f 114-124, Këvamiu; f 105-109, Tursuni; f 93-95, Neshriu; f 71-72, Ashik Pashazade; f 57, Kronikat Anonime;) Tashmë siç njihet, me zbulimin e Statuteve të Shkodrës dhe të një "Testamenti e Privilegje të Aleksandrit të Madh akorduar ilirëve", çeshtja e një prezence ndërtimore të Filipit dhe Aleksandrit të Madh nuk ishte një fantazi turke, por një poshtërsi tipike antishkodrane, që për pak lek nuk i kishte kërkuar ato Statute, sepse njihej referenca që ato ekzistonin! Edhe t'i mohosh qytetit qytetarinë, duke lartësuar feudalin Balsha, si myslimani i parë i Shkodrës, është një inerci e servilizëm tipik orjental…
Së fundi, dr. R. Gurakuqi e preu shkurt: "Shkodra ka më se dymijë vjet që nuk ka ndryshuar emrin. Romakët e kanë thirrur qytetin Scodra: po ashtu edhe grekët... Han ka menduar se emri vjen nga fjala shqipe Kodra, tezë kjo tashmë e kapërcyer nga studiuesit". ("Lindja dhe zhvillimi i qytetit Skodra në krahinën ilire të Labiatisë", Sem. II, "Shkodra në shekuj", vol. 1, 1988, f 15-19)
Gurakuqit, besoj se nuk i lejohej të "sh'kapërcente" me aq lehtësi e me turr, të mos e dinte se fjala shqipe edhe ilire-pellazge Kodra ishte lakuar edhe te Barleti, se Hanit ia sugjeruan disa intelektualë shkodranë, siç edhe H. Hecquardit, se Mjedja e kishte trajtuar, prandaj nuk lejohej aq lehtë ky sh' kapërcim. Dhe meqënëse jemi këtu, vetë Çabej fjalën të alb./shqipes, Kaproll e barazonte me lat. Capreolus, nga ku shumë llogjikisht, për ne, buronte edhe folja kapërcim, ku me një s-sh tregon një gjendje të një sh'kapërcimi duke marrë vrull me një lloj vrapimi me një copë distancë. Kemi pra një pohim shumfishimi e jo një mohim moskapërcimi. Ja pra një nga funksionet e qarta të S-SH dhe me një element kronologjik. ("Disa faza më të moçme të shqipes në dritën e gjuhës së shqipes. (Shih, rev. shkencore e I.P. Shkodër, nr. 1, 1964)
Që nga format helene ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΣΚΟΔΡHΙΝΩΝ etj, te forma romake Scodra, ka një ndryshim, kjo konstatohet fare lehtë. Këndej del edhe se me grekë, Gurakuqi e ka patur fjalën për autorë grekë të servilizuar të asaj kohës kopjace romake dhe jo për kohën e ish hegjemonizmit skllavopronar të aleancës akeje, mikene, të kolonizmit Korintian e të kohës Helene. (Krahaso edhe ΛΑΒΙΑΤΑΝ me LABEATUM lat., etj)
Ndryshimi i parë lexohet fill e te S-Sh; pastaj s'ka/nuk duket gjëkundi rrugës e regjistruar asnjë mbaresë me dër dmth nga dra – dër, që do të thotë se si formë themelore sot më mirtë do ishteShkodra, sepse kështu nuk ia këputim vazhdimësinë; pastaj te gjinija, nga mashkullore te regjistrimi helen, te femërore në regjistrimin latin romak! (Në nekropolet e Durrësit prof. V. Toçi gjeti edhe një emës vajze Scodrina.)
Me çfarë do të na garantojnë ne D. Luka e R. Gurakuqi se, gjinia fillestare/ajo e lashta ilire-shqipe na kishte qenë mashkullore sepse Drî-Drini i bie me shqipe si mashkullor, apo jo? (Drinasë – Drinasa do shkonte si femërore) Po me gjuhët e popujve pushtues si i bie? Absolutisht, besoj se nuk ka mbetur kush që t'ia mësojë Agron Luka, se Stefan Bizantini në shek VI i analizonte emërtimet e qyteteve tona me dy gjini simbas gjuhës së tij dhe se aso kohe nuk kishte gjini asnjanëse. Që të mos futemi në hullira më të thella, ndryshime ka patur madje edhe në latinishten italike ku ka patur edhe rikthime në mesjetë si Scodrinense, ndryshime e imponime të gojëve të huaja ka patur edhe te regjistrimet e vetë hidronimit Drî, që i takonte të ishte emërtimi i lashtë ilir për lumë.
Mjedja te Scodra me 11 tingëllimat, simbas Barcollës, thuhet se mbeti vetëm te kronologjia e prehistorisë dhe e mitologjisë së saj. Na ngjan se diçka duhet afruar, sepse kjo kronologji kap paksa edhe nga periudha historike kur, mënitë e lakmitë e akejve, ashtu siç kishin rrënuar e skllavëruar Trojën, ia kishin drejtuar sytë e mendjes dhe qëllimin Epirit e Ilirisë. Tash: "Afërdita për flî Rozafen lypë". Sigurisht se kanë ekzagjeruar tej mase disa autorë që shkruajnë për simbioza krejtësisht paqësore, ku mos të harrojmë se jemi në skllavopronari! Mbase, mbase përplasje e beteja të jug-gadishullit me veri-gadishullin ka patur edhe përpara kronologjisë trojane e ilionase?!
Dhe ta bëjmë një krahasim. Perenditë akeje-greke-helene, nga s'mira, mnia/mënia ia mbytën 14 fëmijët (7 djem e 7 vajza) Niobës, së Trojë/Anatolisë. (Kjo fjalë e lashtë e ish fondit gadishullor, siç e vuri re Kristoforidhi ekziston ende në gjuhë shqipe dhe me të hapen edhe Odiseja e Iliada)
Fisin dhe vetë Nioben, Zeusi dhe qiellorët e shtangën/shndruan/metamorfizuan e n'gurtësuan si një bllok mermeri i një kroi-fontane në një shkamb në malin Sipse të Azisë së Vogël, rrethuar me orë e zana. Atje buronte/rridhte uji=lotët e Niobës së ç'mendur, për hidherimin e dhimbjen e madhe. (Varjanti homerik, K XXIV, v. 732-754, përkth shqip. f 444-445. Shën 5 jep varjantin me 12 fëmijë etj)
Ndërkaq, ja se si Mjedja e ka zbritur në ato kronologji të thella legjendën, motrat Rojzën/Orzën, Zanën dhe Faten me fëmijë për gjiri të cilës i bie fati të muroset. Aso kohe jo vetëm qiellorët bashkoheshin me dashuri e seksualisht me femrat tokësore, por kishte raste që edhe basileusat e barinjtë tokësorë bashkoheshin me nimfat e qeniet qiellore. ("Bukalioni, me nimfën Abarbare… shtrat dashurie n'mal përzieu me nimfën", Ilisada, K. VI, v. 33; krhs në Shkodër, Kisha e Sh' Barbarës?)
Mjedja e përshkruan sukën = shkamb- kodran e rojtëzes/kështjellës Rozafate, gati-gati si një piramidë natyrale, ku realisht plot blloqe kuadratike shkallë-shkallë, duket se ta japin atë ide. Ndoshta nuk do të gabonim po të mendonim se gurët kuadratikë e poligonalë aty ishin nxjerrë. Po ashtu është "qumështi gëlqeror" që kullon nga formacioni gëlqeror, që ende kullon në tynelet e fshehta, qumështin e amazonjës për të birin mbret. Forcimi i këtij qumështi/gjini em u ngurtësoftë, dmth një lloj gëlqereje e stazhionuar për lidhjen e shkëmbenjve, ishte një nga sekretet e forcimit të mureve. Më në fund janë edhe ata lumenj me liqenin bashkë, që qajnë me lotët e Fatijes së murosur…
Mosmbarimi i poemës Scodra padyshim ishte arsyea që aty nuk na dalin as Agroni, as Teuta, Genthi etj, siç dalin te Lissus. Por, siç te Lissus dalin "Djelmt e Ilit", po ashtu edhe te Scodra del "Ili fatbardh", që Polifemi e përftoi me një blegtoreshë/bareshë, f 6.
Siç dihet emri Agron mbahet me origjinë fenikase dhe Kadmi fenikas ishte ngjitur jo vetëm deri te Drini e liqeni te enkelejtë veriore, te liqênasit, por edhe deri në Budva e ma sipër në Rizon Kotorr (ose Roza-Rosa, në burimet bizantine). Kadmi dhe Harmonia madje ishin varrosur në Iliri…
Kështu edhe Kodri, përngjan si një vazhdues i misionit qytetërues të Kadmit, me shkrimin gjysëm piktografik e gjysëm alfabetik. Kodri ka në mburojen e tij një kimerë/lubi, një Kimerë si të Likisë/Liqês, një krahinë me Likane-Lekane/Liqen në Anatolinë jug-perendimore (krahs. me LIKNID të Ohridës) të cilën e përshkruan Homeri:
Me gjak e fis hyjnishë kuçedra/lubia/kimera ishte:
në kokë luan, dhi në mes, në bisht dragua/gjarpër,
e zjarr shkrumbues për tmerr nga goja villte…
(Iliada, K. VI, v. 220-222)

Për një tip si kjo kimerë, një derdhje në bronz me mbishkrim etrusk, që ndodhet në muzeun e Firences ka shkruar dhe është munduar t'i japë një deshifrim me shqipe, prof. N. Falaski Vlora. (Sem., "Shkodra në Shekuj", vëll. II, 1999, f 5-12)
Shkodra përveç "Luanit të Shën Markut", si një kopie a grabitie veneciane në Aleksandri e luanëve persianë e mesopotamë të kopjuar edhe nga Aleksandri i Madh (i cili ekziston copa-copa), kishte edhe një luan të sajin. Por atë duan ta bëjnë një kanjolino/kuçolo këlysh servil…; Shkodrën duan ta lënë pa çelësat e saj tradicionalë, të cilët edhe pse në 1479, i mori Daut Pashë Ganjolla, duke qenë Ganjollas i Nënshkodras, prap se prapë në Shkodër, te dizdari vendas i la…
Këtu, pra e ka vendosur Mjedja "Themelin e Ilirisë", SKODRINANA e krahasueshme me SKAMANDRIOS, ku ata dy lumenjtë e T'Rojës a Ilionit, ka kohë e mot që janë sh'terur lotësh e janë sh'terrur uji, ndërsa Drini e Bujana jonë derdhin ende në Adriatik një sasi kolosale uji… (Orosh, Oronok, Orenjë etj, unë i lidhi pjesërisht edhe si vende orallakulltoresh antike)
Përse duhet t'ua falin ne etimologjinë Kodra latinëve me "quadrum = sipërfaqe me katër anë", kur koncepti popullor e alban/shqiptar nuk përkon gjëkundi, sepse Kodra e Kodrina, janë të sh'rregullta e të përziera si formacione, janë të pyllëzuara krejtësisht ose pjesërisht, por edhe krejtësisht djerre, kur këtë rrënjë të lashtë e kemi të dokumentuara etj?! (Krhas edhe Codru rumanishte = mal, lartësi e pyllëzuar, me sa duket për specifikën, terrenin e klimën e Rumanisë)
Përse duhet t'ua falim emërtimin e Adrias/Adriatikut italianëve, kur kemi Adria qytezë, gji deti, lumë, krahinë, fis, malin Adria, bazileusin mitologjik Adria etj, të vërtetuara nga Hekateu, Theopompi, Aristoteli etj, se këto ndodhen në Iliri, atje ku "dhitë pjellin nga tre e katër keca"?!!
Urgjentisht mendoj se ka ardhur koha e shpëtimit dhe e rikuperimit si "Park Nacional" e të gjith zonës arkeologjike të polisit dhe të gjith zonës së kodrave e ujnave të damtuara në Shkodra, gati katastrofikisht në periudhën e Demokracisë (të anarkisë) dhe pastaj u duhet drejtuar projekteve e tenderave arkeologjikë me polakët që eksploruan Kotorrin dhe zbuluan atje thesarin më të madh të monedhave ilire me basileusin Ballaios etj...
Bashkia, Këshilli Bashkiak dhe të gjitha organet e kulturës, krahas me përkujdesen me aq pasione, "për fasadë memorien e qytetit, Piacën" dhe disa Ekspozita (madje duke e modifikuar Piacën borgjeze me Zall Kiri dhe me reklama shtampa me sixhime uniforme!), duhet të kishin reaguar pak nga pak edhe për damin kolosal që i janë ba: gjith Kodrave e Ujnave të Shênjta të Drînit; liqenit, (fjala ma e lashtë e konservuar nga Likia e Madhe e deri n'Like të Kroacisë). Liqeni i Shkodrës, simbas figurës metaforike të një kronikani turk, nxjerr ar dhe argjend të shkrirë dhe ia kalon edhe Grykës së Bosforit, dhe se, të gjitha këto të ardhura i shfrytëzonte Komuna Qytetare;
Shikoni si është katandinsur vetë zona arkeologjike. Hapeni paksa Mjedjen, se do t'a gjeni aty edhe Shqyponjën ilire. Hapni ndonjë literaturë antike si përshembull Prokopin e Qezaresë, dhe aty e keni edhe Skydreon Polis dhe mos "e harroni ma" Mjedjen!
[Këto ditë një prof., i universitetit, po diskutonte për veglat muzikore të antikës etj. Unë, mqs e kisha Mjedjen në dorë, i thashë se njoh një vegël mjaft të lashtë, një "fýll prej shtogu" dhe dikush tjetër një lahutë me zhgull breshke, dru e qime kalit. U shpreh çudia se deri më tash e kemi njohur shtogun për meritën vetëm se, "rritet si shtogu në mut", por se ban edhe për fyell?! Unë tregova referencën, Mjedja, Scodra III, v. 9.
Dhe këtu ndërhyn enciklopedia e gjallë, dr. prof. Ahmet Osja, i cili shpjegoi se, shtogu ban për fyell, sepse e ka palcin lehtësisht të heqshëm, por kjo duhet provue, megjithse përderisa e ka thanë Mjedja, ai e din. Prof. Osja na tregoi edhe një bimë me lule të verdha me tub-fyelli plot me qumësht gëlqeror, tregues i formacionit gëlqeror! Po si dreqin e prodhon këtë lang gëlqeror, qysh në rranjë?! E kështu unë për ta kthyer edhe me pak humor shkodran tregova një kuriozitet: "Qumështi bimor i fikut mpiks qumështin e bardhë të bagëtive, kur tundet me tunc për t'i marrë burron/gjalpin"! Po ky qumëshi i lules së verdhë çfarë efekti shkakton? Ata kujtuan se po tallesha, por unë thjesht kisha cituar dy vargje të Homerit:
"Si lëngu i fikut mpiks qumshtin e bardhë,
kur me furi e trazon një dorë e sh'kathët…"
(Iliada V, v. 1093-1094; Dhe krahasoni këtu edhe "e ngathët me e sh'kathët")]
Qytetërimi fillon nga peripoliset e poliset, nga qyteti e pastaj vijnë lahutat, lodrat e fyejt e skërfyejt e maleve… është tjetër gjë kur ato që kanë humbur në qytete kanë vegjetuar në male e fshatra. Mjedja, për dy poemat në fjalë meriton një komentim e shpjegim të hollësishëm me detaje, sepse them se ai ka punuar aty me një preçizion prej tornitori me të qinta…

Botimi "SCODRA" i vitit 1939

Botimi i "LISSUS", 1928

Fotoskanim i daktilografimit origjinal me konsulencën dhe sugjerimet e prof. Zija Shkodra, 1983

Monedhë e studim i botuar nga M. Zeqo, "Figura e Gjarpërit Kadmik në bashet e anijeve ilire". Vini re edhe cfurkun, ku një triton e një cfurk të Poseidonit në ujrat e murin ku kthen Drinasa, në Shkodër e ka zbuluar e fotografuar vetë M. Zeqo… Figura duket si një femër sirenë.

Monedhë argjendi e gjetur në Shkodër. Krahasoni sirenën e detit me sirenën te monedha e botuar nga M. Zeqo.

Monedhë e Aleksandrit Mollos, rreth 360-340 p.e.r. e krahasueshme me motivet e figurimet e mësipërme.

Kodri (Κ?δρος), medalion i shek IV p.e.r. *Cit, sipas P. Grimal, "Enclopedia dei Miti", bot. 1990, f 138.

Enë, kyliks i shek V p.e.r., ndodhet në Muzeun e Bolonjës. Pjesa e pikturës i takon një piktori athinas të shek V p.e.r., me të njejtin emërtim Kodros. Kodri ΚΟΔΡΟΣ, si themeluesi e bazileusi i parë i Athinës, duke diskutuar me një bashkbisedues. Vini re: Kimerën!

Kimera e Arecos, derdhje bronzi që ruhet në Muzeun e Firences e datuar si e shek V-IV p.e.r.

 

 

 

ukit

Kthehu tek nr.146