koka

nr. 25 / 11 qershor 2002

alukit

numrat

 

Politika ndėrsen ekonominė

Nga: Zef Preēi, Drejtor i Qendrės Shqiptare tė Kėrkimeve Ekonomike

Krizat e viteve 1997-1998 dhe programet pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Shqipėrisė

      Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, kriza e vitit 1997 shfaqi tė gjitha tiparet e njohura tė njė krize tė gjithanshme, pika kulmore e sė cilės tronditi aspektin politik (vendi shkoi nė pragun e njė amullie totale); ndėrsa rrjedhojat afatgjata u dukėn nė ekonominė e vendit. Kriza padyshim pėrbėn njė ngjarje me pėrmasa tė tilla, gjykimi i sė cilės mund tė jetė objekt hulumtimesh tė ekonomistėve, politikanėve, diplomatėve, juristėve, etj., edhe pėr disa dekada tė tjera. Nė interes tė kėtij shkrimi ėshtė vetėm pamja ekonomike e krizės dhe pasojat afatgjata tė saj.

      Pėr tė ndihmuar nė “kthimin e vendit nė rrugėn e rritjes ekonomike tė qėndrueshme brend dy ose tre viteve”, institucionet financiare ndėrkombėtare hartuan njė paketė masash afatshkurtėra (deri nė fund tė vitit 1997) dhe rishikuan strategjitė sektoriale tė hartuara mė parė. Nė tė njėjtėn kohė, ata pėrcaktuan edhe njė sėrė parakushtesh, shumica e tė cilave ishin tė karakterit politik dhe lidheshin me funksionimin e qeverisė; garantimin nga ana e saj tė njė niveli tė pranueshėm tė sigurisė publike; trajtimin transparent tė skemave piramidale, disa masa fillestare tė lidhura me stabilizimin makro-ekonomik, etj.

      Mbi shkaqet themelore tė krizės sė vitit 1997, nė analiza tė ndryshme tė kryera nga studiues vendas dhe tė huaj, theksi vihet mbi zhvillimin e dobėt institucional tė realizuar nė katėr-pesė vitet e para tė tranzicionit. Ndėrkohė mungojnė analizat e plota mbi shkallėn e konsolidimit tė institucioneve bazė tė ekonomisė sė tegut tė shoqėrisė sė lirė edhe pas kėsaj krize. Nga ana tjetėr, termi “qėndrueshmėri makro-ekonomike”, u pėrdor nė mjaft raste edhe si mbulesė pėr dėshtimet e politikave tė ndjekura; ndėrsa rritja ekonomike e qėndrueshme dukej ende larg planeve ambicioze, tė ndėrmarra nga autoritetet shqiptare pas asaj krize.

      Nė fakt, kur flitet pėr rritje ekonomike tė qėndrueshme, fjala ėshtė pėr atė tėrėsi politikash ekonomike, financiare, fiskale, bankare, etj., nė sajė tė zbatimit tė tė cilave sistemi i ekonomisė sė vendit funksionon nė mėnyrė tė pėrshtatshme. Kjo do tė thotė: tė rritet kėrkesa konsumatore pėr mallra dhe shėrbime; tė zgjerohet zėnia me punė brenda vendit; tė mbahet nėn kontroll inflacioni dhe ekonomia informale; tė zgjerohet prania e investimeve tė huaja private nė sektorėt e ndryshėm tė ekonomisė. Veē kėtyre kėrkohet qė tė pėrshpejtohen nė mėnyrė eficiente dhe nė interes tė ekonomisė kombėtare proceset bazė tė trancivionit si futja nė qarkullimin ekonomik e burimeve tė brendshme tė kėsaj rritjeje; thellimi i procesit tė privatizimit tė pronės publike, etj.; rritja e aftėsisė eksportuese dhe pėrshpejtimi i proēesit tė integrimit ekonomik dhe institucional tė tij me ekonominė e vendeve tė rajonit dhe atė botėrore. Me fjalė tė tjera, ecuria e ekonomisė sė Shqipėrisė gjatė katėr viteve tė fundit, duhet tė gjykohet nė optikėn e faktorėve tė mėsipėrm.

      Ndryshimet politike qė ndodhėn nė mesin e vitit 1997 sollėn me vete pasoja edhe nė zhvillimin e ekonomisė sė vendit edhe gjatė viteve nė vazhdim. Kėshtu, viti 1998 u konsiderua si vit i rėndėsishėm, pėrsa i pėrket ndryshimit tė mjaft parametrave ekonomike tė pėrmbysur njė vit mė parė, si dhe pėr vėshtirėsitė e reja qė dilnin pėrpara ekonomisė sė vendit. Nė kėtė periudhė, mė shumė se kurrė, doli nė pah nevoja e ndėrmarrjes, rishikimit, plotėsimit dhe harmonizimit tė strategjive sektoriale tė zhvillimit tė ekonomisė sė vendit. Nė tė njėjtėn kohė, arritjet e deriatėhershme, qė konsideroheshin si mė tė konsoliduara, si p.sh. nė sektorin e bujqėsisė, shfaqen shenjat e para tė rimėkėmbjes kryesisht nga nxitja e kėrkesės konsumatore dhe pamundėsia e funksionimit normal tė importeve, qė, gjithsesi, konkurronin ndaj njė prodhimi vendas tė pambrojtur nga pikpamja fiskale edhe ende tė paorientuar drejt tregut. Nė kėto rrethana, si rezultat i njė politike monetare dhe fiskale tė shtrėnguar, u arrit qė gjatė vitit 1998 tė rivendoseshin ekulibrat kryesorė makro-ekonomikė, tė sigurohej njė rritje ekonomike e raportuar zyrtarisht prej 8 pėr qind nė vit dhe tė zvogėlohej dukshėm niveli i inflacionit, nga 42 pėr qind nė 8.7 pėr qind.

      Nė kėtė periudhė, nė ekonominė e Shqipėrisė u vu re njė lloj shkėputjeje midis arritjeve nė nivelet makro dhe mikroekonomik. Kjo dukej nė ngadalėsimin e rimėkėmbjes sė bizneseve vendase dhe tė huaja, tė dėmtuara rėndė nga kriza; nė papunėsinė e lartė dhe tė qėndrueshme nė vend, pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr zbutjen e kėsaj plage shoqėrore; nė moskthimin e njė numri tė madh sipėrmarrėsish tė huaj qė u larguan qysh nė fillim tė vitit 1997; nė falimentimin apo ndryshimin e profilit tė veprimtarisė sė njė numri biznesesh tė dėmtuar gjatė krizės, etj. Pra, ndonėse raportimet statistikore pasqyruan pėrmirėsime nė nivelet makro tė ekonomisė, nė nivelet mikro ndryshimet pozitive ishin modeste.

      Nė mesin e shtator it 1998 vendi u pėrball pėrsėri me njė formė tjetėr krize, pasojat e sė cilės, mendoj qė ishin mė shumė politiko-shoqėrore se ekonomike, nė kuptimin e pėrgjithshėm tė kėsaj fjale. Nė tė vėrtetė, kjo krizė dėshmoi jo vetėm brishtėsinė e institucioneve shqiptare, mosbesimin reciprok ndėrmjet forcave politike kryesore tė vendit, por edhe shkallėn e ulėt tė pėrparimit tė shėnuar nė shėrimin e plagėve tė krizės sė vitit 1997, sidomos, nė drejtim tė ringritjes sė institucioneve bazė tė shtetit dhe tė besimit tė publikut ndaj tij. Kėshtu, besimi se Shqipėria mund tė kthehet shpejt nė njė vend normal u lėkund pėrsėri, ndoshta edhe mė shumė se njė vit mė parė. Efektin mė tė madh negativ kėto ngjarje, mendoj se e ushtruan mbi investitorėt e huaj, tė cilėt u dekurajuan dukshėm pėr vazhdimin e pėrpjekjeve pėr tė operuar nė tregun shqiptar, gjė qė dėmtoi ecurinė e rimėkėmbjes ekonomike tė periudhės sė pas vitit 1997. Sipas disa pėrllogaritjeve dhe raportimeve tė organizatave financiare ndėrkombėtare, nė vitin 1998 nė vendin tonė u ruajtėn pak a shumė tė njėjtat ritme tė hyrjes sė kapitalit tė huaj si njė viti mė parė (pėrkatėsisht 47.5 milion USD nė vitin 1997 dhe 45 milion USD nė vitin 1998). Kjo ecuri i investimeve tė huaja, shumica e tė cilave nė proēes dhe tė njėjtėt sektorė tė veprimtarisė ekonomike tė vendit, tregoi se pasojat e krizave tė viteve 1997 dhe 1998 do tė ndjeheshin mbi ekonominė e Shqipėrisė edhe nė vitet nė vazhdim.

 

Kriza e Kosovės dhe ndikimi mbi ekonominė e Shqipėrisė

Pas dy vite krizash politike, ekonomike e sociale, qė Shqipėria kaloi mė 1997 dhe 1998, me njė ekonomi tė bazuar kryesisht mbi prurjet monetare tė emigracionit dhe tregtinė me vendet fqinjė, nė vitin 199 vendit iu desh tė pėrballej me krizėn e Kosovės. Gjendja e mosmarrėveshjeve nė rajon, rritja e dhunės policore dhe vėnia nė veprim e makinės ushtarake serbe kundėr popullsisė civile nė Kosovė, ēoi jo vetėm nė shpėrnguljen e detyruar e masive tė popullsisė sė atij rajoni, por edhe rėndimin e dukshėm tė situatės ekonomike nė Shqipėri dhemė pak nė Maqedoni. Ndėrsa, trajtimi i njė numri tepėr tė madh tė shpėrngulurish, qė vlerėsohet nė mė shumė se 15 pėr qind tė popullsisė sė Shqipėrisė, si dhe paqartėsia mbi zhvillimet e mėtejshme tė kėtij konflikti, zhvendosi vėmendjen e institucioneve shtetėrore shqiptare drejt pėrballimit tė kėtij problemi. Falė mikpritjes sė popullit, si dhe tė disa masave tė ndėrmarra nė mbėshtetjen e gjerė tė organizatave humanitare ndėrkombėtare, kjo situatė u kapėrcye pa probleme tė dukshme pėr ekonominė e vendit, ndonėse rrjedhojat e tėrthorta janė mjaft tė mėdha. Kėshtu vendi mbeti nė njė situatė emergjente; rritja ekonomike e qėndrueshme, shpresuar nė muajt e parė tė paskrizės sė vitit 1997, kaloi nė plan tė dytė; prania e pėrkohėshme e organizmave tė huaj nė ndihmė tė tė shpėrngulurve me forcė nga Kosova nuk solli ndonjė rritje kuptimplote tė kėrkesės pėr mallra dhe shėrbime, pasi kėto nuk mund tė siguroheshin nė vend. Kontigjentet ndėrkombėtare, sidomos ato ushtarake, furnizoheshin nga strukturat e tyre tė posaēme perėndimore. Nė tė njėjtėn kohė, duhet pranuar se gjatė asaj periudhe, nė vend pati njėfarė gjallėrimi tė sektorit informal tė ekonomisė, kryesisht nė zonat me infrastrukturė mė tė zhvilluar. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė kriminale, etj. Ndėrsa mbėshtetja e organizatave financiare ndėrkombėtare lehtėsoi dhimbjet dhe rrjedhojat e asaj krize.

      Mendoj se, nė atė periudhė ekonomia e Shqipėrisė mbeti nė njė farė amullie tė shprehur qartė nė papunėsinė e lartė dhe aftėsinė thithėse tė kufizuar tė kapitalit tė huaj. Rritja e shėnuar, nė krahasim me njė vit mė parė, ishte spontane dhe me shumė se rezultat i politikave tė ndjekura ajo pėrfaqėsonte vetė-funksionimin e rastėsishėm tė tregjeve; ndėrsa mungesa e politikave nxitėse, sidomos nė drejtim tė inkurajimit tė prodhimit vendas dhe barra e rėndė fiskale, nxitėn dukshėm korrupsionin dhe kontrabandėn. Nė vend filluan tė ravijėzoheshin diferencime ndėrmjet kategorive tė biznesit, duke evidentuar edhe situata oligopolistike dhe monopolistike nė sektorė dhe veprimtari tė ndryshme, kryesisht nė ato mė fitimprurėse, nė njė treg tė parregulluar. Zyrtarisht nė vitin 1998 nė krahasim me vitin 1997, raportohet njė rritje e PBB prej 8 pėr qind, si dhe njė ulje e normės sė inflacionit nė shifra tė papara ndonjėherė gjatė gjithė dekadės sė fundit, duke arritur nė -1 pėr qind. Sidoqoftė, papunėsia mbeti pėrsėri nė nivele tė larta, zyrtarisht 18 pėr qind, ndėrsa vėzhgime tė ndryshme tė kryera mė vonė, flasin pėr njė normė reale tė papunėsisė rreth dy herė mė tė lartė.

      Nisur dhe nga disa vlerėsime tė organizmave ndėrkombėtarė, konflikti nė Kosovė dha ndikime negative nė perspektivat ekonomike nė Evropėn Juglindore. Kėshtu sipas nė studimi tė WIIW, vlerėsohet qė kostoja e konfliktit, shprehur nė raport me Prodhimin e Brendshėm Bruto (PBB), pėr disa vende tė jetė: Bosnje-Hercegovinėn dhe Maqedoninė – 5 pėr qind, pėr ish Jugosllavinė – 28 pėr qind, pėr Bullgarinė dhe Shqipėrinė – 2 pėr qind dhe pėr Kroacinė – 1 pėr qind. Gjithashtu, nisur nga njė studim i Komisionit Europian nė atė kohė, vlerėsohej se kostoja totale humanitare pėr pėrballimin e krizės, pėrfshirė dhe mbėshtetjen buxhetore pėr vendet e prekura nga kriza arrinte nė  340-780 milion dollarė amerikanė.

      E parė mė konkretisht pėr Shqipėrinė, pėrveē mungesės sė infrastrukturės dhe kostos sė pėrballimit tė situatės emergjente tė krijuar, kriza Kosovare ndikoi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė besimin e investitorėve tė huaj, tė interesuar pėr vendet e rajonit, veēanėrisht nė sektorin e turizmit. E duke qenė se Shqipėria qė prej 2 vjetėsh ishte pėrballuar me njė zvogėlim nė rėnie tė investimeve tė huaja, njė prirje e tillė u thellua mė tej edhe gjatė kėsaj periudhe.

      Njė pasojė tjetėr e drejtpėrdrejtė mbi ekonominė e Shqipėrisė dhe tė disa vendeve tė tjera tė rajonit ishte shtyrja e reformave strukturore dhe e proēesit tė privatizimit. Shqipėria nė kėtė mėnyrė pėsoi humbje afatmesme, pasi pasojat e kėsaj ngrirjeje do tė ndikonin nė tė ardhmen, nė arritjen e objektivave tė zhvillimit tė vendit.

      Nga ana tjetėr, Shqipėria duket se ka fituar nė planin historik e moral. Sė pari, kjo ngjarje e dhimbshme ndikoi nė pėrmirėsimin e imazhit tė vendit tonė tė tronditur mjaft nga ngjarjet e vitit 1997 dhe, mė pas, ato tė vitit 1998. u shtua interesimi i organizmave tė ndryshme rajonale e ndėrkombėtare apo i shteteve tė tjera dhe u shpreh hapur mbėshtetja pėr zhvillimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė. Respekti qė fitoi Shqipėria gjatė periudhės sė konfliktit, pėr mėnyrėn se si e trajtoi ajo kėtė krizė i dha mundėsi qė ta shndėrrojė kėtė precedent tė paparė, nė njė avantazh ekonomik e politik pėr tė ardhmen. Nė kėtė kėndvėshtrim, ēėshtja qėndron se sa do tė jetė nė gjendje lidershipi politik i vendit qė ta shfrytėzojė kėtė aspekt si avantazh? Kjo ēėshtje duket se ėshtė e ndėrthurur dukshėm me njė numėr faktorėsh politikė, ekonomikė, socialė, kulturorė, etj.

 

Ekonomia e Shqipėrisė nė vitet 2000-2001

Nė gjykimin e ecurisė sė ekonomisė tė njė vendi, mendoj se duhet mbajtur parasysh jo vetėm pikėnisja, por edhe objektivat e vėna dhe, nė gjykimin e arritjeve, duhet tė bėhen pėrpjekje pėr tė dalluar faktorėt qė kanė ēuar nė kėtė ose nė atė rezultat konkret. Nė fund tė vitit, dora e padukshme e Smith-it i hap gjithnjė rrugė vetes dhe suksesi apo dėshtimi i politikave publike, qė ndiqen nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė, qėndron nė faktin nėse kėto politika inkurajojnė apo frenojnė e pengojnė veprimin e forcave tė tregut. Nė tė njėjtėn kohė, duhet patur parasysh se nga pikpamja statistikore, ritmet e rritjes, kur baza ėshtė tepėr e ulėt, dalin tė larta deri dhe nė pėrmasa groteske, por ēėshtja ndryshon kur krahasimi bėhet nė nivel horizontal me vende tė tjera nė tranzicion, qė kanė ndeshur situtatė ekonomike tė ngjashme, etj. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, ekonomia e vendit tonė gjatė dy viteve tė fundit ėshtė karakterizuar nga: njė rimėkėmbje e ngadalshme (pas krizave tė ndeshura nė vitin 1997 dhe 1998 e tė asaj tė Kosovės nė vitin 1999); funksionim i dobėt i institucioneve, sidomos i sistemit juridik dhe atij fiskal; nivel i ulėt i thithjes sė investimeve tė huaja direkte (FDI); pėrkeqėsim i funksionimit tė tregjeve, etj. Edhe disa hapa reformues tė ndėrmarrė nė privatizim, nė administratėn publike, etj., do tė duhet njė kohė e gjatė qė tė japin rezultate tė prekshme. Kėshtu, nėse me njė ngutje, deri-diku tė pajustifikuar, u shitėn pjesė tė rėndėsishme tė aseteve tė trashėguara apo tė krijuara nė dekadėn e parė tė tranzicionit, siē ėshtė rasti i disa industrive pao edhe shtrirja e privatizimit nė sektorė strategjikė tė ekonomisė (ēimento, AMC, etj.), pėrsėri rezultatet qė u arritėn ishin pak a shumė tė njėjta me privatizimin e shoqėrive qė, mė parė sillnin humbje pėr buxhetin e shtetit. Nė kėtė mėnyrė, nė vend tė pėrmirėsimit tė shėrbimit, rritjes sė prodhimit nė vend, rritjes sė eksporteve, shtimit tė zėnies me punė, etj., si rezultate tė pritshme tė reformave strukturore nė sektorėt fitimprurės tė ekonomisė ka ndodhur e kundėrta. Pėr mė tepėr, vendi u pėrball me njkrizė tė thellė energjitike (sidomos gjatė stinės sė dimrit) e cila duket se, jo vetėm ka komprometuar dukshėm politikat e ndjekura pėr vite me radhė nė sektorėt jetikė tė ekonomisė sė vendit, por ka nxjerrė nė pah edhe vartėsinė e dukshme tė ekonomisė sė vendit nga ekonomia e vendeve fqinje, veēanėrisht nga Greqia. Nė njė farė kuptimi, ndonėse zyrtarisht flitet pėr kapėrcim tė situatės sė emergjencės dhe kalim drejt rritjes ekonomike tė qėndrueshme, tė dhėnat statistikore zyrtare nė lidhje me defiēitin tegtar, punėsimin dhe papunėsinė, importet dhe eksportet, prodhimin dhe importin e energjisė elektrike dhe lėndėve djegėse, etj., tregojnė se rritja ekonomike e dėshiruar ėshtė ende nė letėr. Madje, edhe njė numėr projektesh dhe programesh specifike tė ndėrmarra posaēėrisht pėr vendin tonė, siē ėshtė rasti i projektit kundėr varfėrisė i financuar nga Banka Botėrore e dėshmojnė kėtė situatė. Kėshtu, nė vitin 2000, sipas INSTAT Shqipėria ka eksportuar rreth 23 pėr qind tė energjisė elektrike tė prodhuar prej saj, ndėrsa importet e karburanteve janė rritur me 13 pėr qind. Gjatė periudhės sė tranzicionit importet kanė qenė 3-4 herė mė tė larta se eksportet, ndėrsa kėto tė fundit janė mbizotėruar kryesisht nga mallrat e prodhuara me lėndė tė parė tė porositėsit. Madje hendeku midis importit dhe eksportit ėshtė rritur gjatė vitit 2000 dhe ka prirje tė rritet mė tej edhe gjatė vitit nė vazhdim.

      Duhet theksuar se, arritjet e shėnuara gjatė kėsaj periudhe komprometohen dukshėm nga prania e gjerė e sektorit informal dhe ndikimi mbi ekonominė dhe stabilitetin monetar tė vendit i veprimtarive ilegale dhe kriminale nga njė shkallė mė e gjerė e transaksioneve me para nė dorė (cash), si dhe nga mungesa e tegut tė kapitaleve. Kjo e fundit pėrbėn, ndoshta, edhe mangėsinė mė tė madhe tė vetė procesit tė tranzicionit tė sektorit financiar e bankar, mangėsi qė do tė vazhdojė tė pengojė funksionimin normal tė tėrė sistemit edhe nė vitet qė do tė vijnė. Madje, ndikimi i pritshėm pozitiv i privatizimit tė sektorėve strategjikė do tė vihet nė diskutim, nėse ky treg nuk do tė aktivizohet nė mėnyrėn e pėrshtatshme.

      Pėr tė mundėsuar njė qėndrueshmėri politike tė brendshme, si parakusht pėr njė rritje ekonomike tė qėndrueshme, studiues tė ndryshėm vlerėsojnė shumė edhe proēesin e decentralizimit tė pushtetit lokal, si dhe decentralizimin fiskal. E vėrteta ėshtė se gjatė katėr viteve tė fundit ky proces ka ecur ngadalė, disi spontanisht, dhe ende vuan pasojat e njė centralizimi tė tepruar tė kompetencave, sidomos nė drejtim tė krijimit dhe tė pėrdorimit tė fondeve buxhetore. Kjo situatė mban gjallė praktikat korruptive dhe nuk ka pėsuar ndonjė ndryshim as pas zgjedhjeve tė pushtetit lokal tė tetorit 2000, kur ky pushtet kaloi nėn kontrollin thuajse tė plotė tė koalicionit nė pushtet.

      Pėrkeqėsimi i situatės ekonomike tė brendshme ka krijuar njė situatė paradoksale. Nga njėra anė, ėshtė rritur varėsia ekonomike e vendit ndaj vendeve fqinje dhe nė njė farė kuptimi Shqipėria ėshtė kthyer nė njė treg pėr mallrat e importuara nga kėto vende, nga ana tjetėr, pėr shkak tė barrės sė madhe fiskale; rendimit tė padrejtė fiskal mbi biznesin e vogėl, pėr tė favorizuar bizneset e mėdha dhe nė pozita, deri-diku monopoliste nė terg; janė rritur edhe tė ardhurat doganore nė krahasim me periudhat e mėparshme. Nė kėtė mėnyrė ėshtė krijuar nė situatė e tillė nė tė cilėn edhe pse sektori publik vazhdon tė jetė efiēient dhe pa ndonjė peshė tė konsiderueshme nė sigurimin e tė ardhurave buxhetore, sipėrmarrjet private dhe, pėr rrjedhojė, konsumatorėt paguajnė njė kontribut tė rėndė nė formėn e tatime-taksave, importet rriten dhe po kėshtu edhe tė ardhurat nga pozitat monopolistike e oligopolistike nė treg e njė numri tė kufizuar biznesesh me lidhje politike, brenda dhe jashtė vendit.

      Ndonėse punėsimi ėshtė rritur vetėm me disa mijėra vetė edhe pse tė ardhurat buxhetore janė realizuar e tejkaluar, kėto tė fundit nuk kanė mundėsuar rritjen ekonomike reale tė vendit duke u shndėrruar nė vende pune. Ndėrsa rritja e tė ardhurave doganore, pėrveēse ka ndihmuar pėr tė krijuar nė imazh tė mirė tė punės sė qeverisė pėrballė organizatave financiare ndėrkombėtare qė mbikqyrin dhe asistojnė reformat drejt ekonomisė sė tregut, nuk ka mundur ende tė shndėrrohet nė faktor real pėr funksionimin normal tė ekonomisė sė vendit. Madje, duke parė me kujdes paqartėsitė nė kuadrin ligjor nė fuqi pėrsa i pėrket sistemit fiskal e doganor, siē ėshtė rasti i autoritetit tė tepruar tė strukturave tė ndryshme doganore pėr tė vendosur mbi nivelin e ēmimeve tė referencės, metoda e njohur si metoda alternative e vlerėsimit tė ardhurave pėr efekt tė tatim-taksave, etj., tė krijohet pėrshtypja pėr njė sistem fiskal qė shpreh mė sė miri atė qė njihet si “dora e gjatė e shtetit” mbi biznesin, aq tė dėmshėm pėr njė konkurrencė tė lirė tė bazuar nė principet e ekonomisė sė tregut. Kėto dhe forma tė tjera tė ndėrhyrjes shtetėrore nė ekonomi kanė bėrė qė edhe praktikat korruptive tė ndryshojnė format e shfaqjes, tė bėhen mė tė sofistikuara, tė rritet kushtėzimi dhe lidhjet e politikės me biznesin nė pėrgjithėsi dhe me situatat monopolistike nė veēanti. Nė njė farė mėnyre, gjatė kėsaj periudhe ka ndodhur njė farė “decentralizimi” i korrupsionit, d.m.th. individėve tė fuqishėm, shtresave apo grupeve tė caktuara u janė dhėnė kompetenca tė tilla administrative e fiskale qė jo vetėm bien ndesh me principet e njohura tė konkurrencės, por edhe bėjnė qė masa e pėrfituesve potencialė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė tė vijė duke u rritur, gjė qė dėmton seriozisht ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės dhe funksionimin normal tė institucioneve bazė tė tij. Kjo situatė ėshtė nxitur dukshėm edhe nga shfaqjet e hapura tė nepotizmit nė ndėrtimin dhe nė modifikimet e bėra si nė ndėrtimin e qeverisė qendrore, ashtu edhe nė struktur tė tjera tė shtetit.

      Pėr njė rritje ekonomike tė qėndrueshme, rėndėsi tė posaēme merr trajtimi i burimeve tė kėsaj rritjeje. Nė kushtet e mungesės sė burimeve tė brendshme nė vitet e para tė tranzicionit, ishte mė se e justifikueshme marrja e huave dhe e kredive tė ndryshme pėr tė kapėrcyer jo vetėm vėshtirėsitė momentale, por edhe pėr tė pėrshpejtuar ndėrtimin e nė tipi tjetėr ekonomie. Mė vonė, kur prurjet e emigracionit zunė njė vend qėndror jo vetėm pėr mbijetesėn e ekonomisė sė vendit, por u bėnė nė burim i vazhdueshėm e rrjedhės pėr tė hyrat monetare nė vend, ky burim duke se nuk ėshtė vlerėsuar sa duhet. Madje, tė njėjtin “fat” kanė pėsuar edhe kursimet monetare tė popullsisė dhe kapitalet e qytetarėve shqiptarė. Nė kėto rrethana, mendoj se ka ardhur koha e analizave pėr frytshmėrinė e ndihmės sė huaj, tė huave dhe tė borxheve tė marra nė emėr dhe pėr llogari tė shtetit shqiptar, si dhe ndėrtimin e atyre politikave monetare e bankare qė jo vetėm frenojnė largimin e monedhės sė fortė dhe pamundėsojnė situatat inflacioniste, por edhe sigurojnė mobilizimin ligjor e efiēient tė burimeve tė brendshme dhe zvogėlimin e borxheve tė jashtme nė favor tė rritjes ekonomike. Mungesa e pjesėmarrjes sė kapitaleve dhe tė kursimeve monetare tė qytetarėve e sipėrmarrėsve shqiptarė nė proēesin e privatizimit, mė shumė se efiēiencėn e kėtij proēesi, ka dėmtuar funksionimin e tėrė sistemit ekonomik, duke penguar krijimin e urave midis qytetarit dhe vendit tė tij, midis investitorit vendas dhe ekonomisė sė vendit tė tij.

      Pėr shėndoshjen mė tė shpejtė tė sistemit financiar e bankar tė vendit ėshtė e nevojshme qė, pėrveē rritjes sė transparencės sė funksionimit tė kėtij sistemi, edhe rishikimi dhe plotėsimi i mėtejshėm i kuadrit rregullator dhe institucional me synimin qė tė zgjerohet baza e kontribuesve nė tatime-taksa, tė ulen sa mė shpejt taksat doganore pėr tė zvogėluar kontrabandėn dhe korrupsionin dhe vetė taksat dhe tatimet tė pėrafrohen me parametrat e vendeve fqinje. Nė kėtė rrugė, edhe lėvizja e lirė e kapitaleve dhe e tregtisė bėhet e mundur mė shpejt dhe nė funksion tė proēeseve integruese.

      Nė sistemin bankar, nėse shtimi i numrit tė bankave tė liēensuara ėshtė ndėr arritjet e mėdha tė pesė viteve tė fundit, probleme mbeten ndėrtimi i politikave bankare qė mbėshtetin prodhimin vendas, sidomos manifakturėn dhe mbikqyrja e veprimtarisė bankare pėr tė mbrojtur interesat e depozituesve. Nė kėtė drejtim, njė politikė e dobishme do tė ishte ulja e mėtejshme e normave tė interesit bankar pėr tė zgjeruar pjesėmarrjen e biznesit dhe pėr tė lehtėsuar koston e operacioneve tė kėtij tė fundit duke ndihmuar nė rritjen e konkurrencės e pėr rrjedhojė edhe tė ēmimeve me tė cilat mallrat dhe shėrbimet iu ofrohen konsumatorėve.

      Si konkluzion, mund tė thuhet se Shqipėria tashmė e ka kapėrcyer fazėn e emergjencės ekonomike tė krijuar pas krizave tė viteve 1997, 1998 dhe 1999, por ekonomia e saj ende nuk ėshtė futur realisht nė binarėt e rritjes ekonomike tė qėndrueshme. Pėr kėtė, ndėr pengesat kryesore mbeten institucionet ende tė dobėta dhe ndėrhyrjet politike nė ekonomi.

 

Antivlera kundėr vlerave kombėtare

-Me mendjen e milingonės, dhe gjuhėn e nepėrkės, i shpall luftė alpeve shqiptare-

-Meteorėt e letėrsisė  janė shumė tė freskėt sot dhe nesėr-

-Dashamir Cacaj, i infektuar rrezikshmėrisht nga hithrat...-

      Nė kohė me diell histerik, mbinė si kėpurdhat edhe hithrat, tė cilat harlisen, krekosen dhe si tė pafajshme pėr lindjen duan tė pushtojnė gjithė hapėsirat... Pėr tė joshur lulėzimin e tyre sapo i ledhaton sqepin e kėrcellit, ato tė pickojnė keqas... Midis pushtetit tė egos delirante, “i dėmtuari vetėmbrohet” me prentendimin; se “unė jam mbretėria e gjelbėrimit”! Por, tashmė kopshtari i mirė di tė dallojė midis gjelbėrimit, hithrat gjėmbaēe nga bimėt e tjera. Ēdo bimė e butė, apo e egėr, biologjikisht ėshtė gjallesė, qė kėrkon dorėn dhe mendjen e njė gjallese frymore tė njeriut. Dhe pikėrisht kėtu e ka zanafillėn ekzistenca nė profesion e agronomit Dashamir Cacaj. I cili duke u kujdesur me pėrkushtim “aksidentalisht” ėshtė infektuar rrezikshmėrisht nga hithrat. Duke u shndėrruar nė njė pacient i tėrbuar me diagnozėn; bio-amoral, dhe fatkeqėsisht njė “ushtar” i papėrmbajtshėm nė luftėn delirante tė verbimit. Dhe  me mėndjen e milingonės e gjuhėn e nepėrkės i shpall luftė tė hapur alpeve shqiptare. E irrituar nga kjo “luftė” verbėrisht e qėllimtė, qė i kalon tė gjithė kufijtė e etikės qytetare-profesionale kam njė obligim replike me zotin Cacaj. Personalisht pėrulem me respekt para gjigandėve tė letėrsisė kombėtare, si , Koliqi, Migjeni, Camaj, Serembe etj., etj.

      Kurse pėr shkrimtarin D. Cacaj, do tė thoja, se pasi “shkėlqeu” si poet, si prozator, si humorist, (ku ēdo ditė janė thyer dyert e librarive pėr tė blerė librat e tij) ka filluar tė merret edhe me analizė kritike me mė tė mėdhenjtė e letėrsisė shqipe. Por termat kritike tė pėrcaktuara prej tij, unė nuk i kuptoj dot. Nuk e di ēdo tė thotė vlerė arkaike??? dhe pikėrisht pėr meteorėt e letėrsisė, ku shkėlqimi i tyre ėshtė shumė i freskėt sot edhe nesėr.

      Gjurmėt e tua i dashur koleg, para tyre janė pendė lehta nė letėrsi. Nuk peshojnė aspak nė peshoren e vlerave artistike. Dhe nė qoftėse pretendon ta matėsh forcėn nė peshoren mė tė rėndė tė letėrsisė, nuk do tė mundesh, sepse koha do t’i shpėrndaj nėpėr re tė zeza mendimet e tua. Dhe krijimet e tua do t’i fshij era, si ashkla tė kalbura, qė s’mund tė ndezė asnjė eshkė. Kaq pėr mendimin tim, si krijues dhe kritik pėr ju. Zoti Dashamir, qė tė jem korrekte me ju dhe me ndėrgjegjen time, dua t’i vė pikat mbi -i-. Dhe pėr ta bėrė kėtė, po ju sjell disa shembuj konkret, (ose mė troē fakte kokėfortė) si botues i entit “Helena Kadare”. Nėpėrmjet medias sė shkruar, si gazeta “Intervista”, “Drita” mė keni emėruar publikisht si n/drejtore tė kėtij enti botues. Dhe unė i njoh  mirė sukseset dhe dėshtimet e kėtij enti botues. Dhe pėr kėtė kam tė drejtė morale ta bėj publike, se ju personalisht abuzoni dhe mashtroni lexuesin me ofertat dhe vizionet e kėtij bordi, qė absolutisht nuk egziston. Sqaroj si mė poshtė:

1-                   Ju vini nė librat e autorėve qė botoni, si redaktor, reēensent e ndonjė mendim vlerėsues pėr autorin, emra shkrimtarėsh tė njohur, pa i marrė leje atyre. A nuk ka ndodhur kėshtu me Fadil Krajėn, me Violeta Allmuēaj, me Kadri Ujkėn, etj? Me Kadri Ujkėn bėre edhe njė mashtrim flagrant. Besoj se tė kujtohet mirė, kur ju dėrguat njė shkrim kritik nė gazetėn “Albania” me nėnshkrimin e kritikut K. Ujkaj, pėr librin tuaj “Njė sillė me Kadarenė”. Por zoti Kadri u tregua “mėshirėmadh” dhe nuk jua pėrgėnjeshtroi shkrimin, u mjaftua vetėm me fshirjen e Emrit tuaj tek libri kritik “Ky krushk i madh i njerėzimit”. Pasi edhe aty ju e kishit shkruar vetė emrin tuaj, pasi ishit botues i atij libri.

2-                   Shpesh herė nė librat tuaj gjen emra redaktorėsh, tė panjohur pėr letėrsinė shqipe, si Deni Mur etj. Ē’ėshtė kjo, snobizėm apo mashtrim??? Kurse me problemet financiare tė botimeve ke qenė gjithmonė i kujdesshėm, pėr tė fituar nė kurriz tė krijuesve. Duke botuar e ribotuar librat tuaj, qė kanė arritur nė njė numėr tė konsiderueshėm, ku nė shumicėn e tyre ndrron vend nga libri i parė, tek i dhjeti, dhe nga i dyti, tek i njėzeti, po me tė njėjtat krijime. Megjithatė nuk po analizoj se ēfarė vlere kanė ato, sepse nuk jam specialiste e kritikės.

3-                   Me kėto fakte, dua t’ju kritikoj, se ju si botues, fyet dy shtėpitė botuese “Toena” dhe “Onufri” qė tė paktėn pėr krijuesit dhe lexuesit janė serioze. Megjithėse pėr “Onufrin” habitem se ajo “nxjerr krunde dhe miell” (sipas jush), kur “Onufri” njihet publikisht, se ėshtė botuesi ekskluziv i idhullit tuaj, z. Ismail Kadare.

4-                   Vetquheni botuesi mė i mirė nė qytetin e Shkodrės, mė seriozi me bashkpunėtorė brėnda dhe jashtė vėndit. Unė personalisht gjaėt kėtyre viteve nuk njoh ndonjė specialist tė kėsaj fushe, qė tė japė kontribute pėr rritjen e cilėsisė tė vlerave artistike tė librave. Edhe ata tė pakėt qė janė afruar, mė shpejt janė larguar. Megjithatė unė e respektoj euforinė tuaj, si botuesi mė i mirė, edhe s’keni arritur asnjėherė tė ngjitni shkallėt e panaireve tė librit artistik. Por, pėr kujtesė, nėse do t’i largohemi egoizmit tė shfrenuar ju them se nė Shkodėr ekziston njė shtėpi botuese shumė prestigjioze, qė ka njė emėr; “Camaj-Pipa”, qė mendoj se i ka shėrbyer me qytetari profesionale kulturės shkodrane dhe asaj shqiptare. Jo vetėm kaq, por ka botuar edhe autorė tė huaj, si mbretėreshėn e poezisė bullgare Plaga Dimitrov etj. Tė rikujtoj se “Camaj-Pipa” ka qėnė e pranishme nė ēdo panair libri, brėnda dhe jashtė Shqipėrisė. Dhe kjo nuk ėshtė pak, z. Dashamir!

5-                   Kurse zoti Kadare padiskutim ėshtė shkrimtari mė i madh nė Shqipėri, i letėrsisė sė realizmit socialist. Edhe unė personalisht, i lexoj sėrish me kėnaqėsi romanet e tij. Por servilizmi juaj i kalon kufijtė e etikės, dhe po ta lexoj dhe vet Kadareja intervistėn tuaj, me siguri, jam e bindur se do tė villte nga pėshtjellimi... Pasi i nderuar kolegu Cacaj, Parisi, metropoli i kulturave botėrore, nuk  mund tė quhej i tillė pa patur nė themel emra tė mėdhenj francez, si Hygo, Zhyl Verdi, Alan Boske, etj., etj. Dhe nuk ėshtė si metropoli shqiptar, qė antivlerat kafshojnė (si qentė pa dhėmbė) vlerat e vėrteta tė kulturės kombėtare. Ose “i shesin” pėr njė shishe birrė nėpėr kafene. Ashtu siē bėn edhe ti me miqtė e sėrės tėnde. Prandaj, mos u bėj qesharak me vetveten tėnde i dashur koleg!

6-                   I nderuar shkrimtari Cacaj!

Nuk kamė dėgjuar e lexuar ndonjė shkrimtar, a kritik nė botė qė tė thotė; “ėshtė letėrsi arkaike” (edhe pse letėrsia nė botė ėshtė shkruar letėrsi artistike qindra vjet pra letėrsisė shqiptare, por qė kanė mbetur me vlera tė mėdha). Di qė ka letėrsi me vlera tė mirėfilltė; dhe letėrsi tė dobėt, siē shkruani edhe ju.

7-                   Zoti Dashamir! Meqė s’i suportoni dot vlerat e pakontestueshme nga mė tė mėdhenjtė e letrave shqipe, ju pyes sinqerisht – Mos jeni gjė i sėmurė psiqik? Nėse po, lexoni setencat e psikoanalistit tė madh, Frojdit! Aty me siguri do tė gjeni mishėrim. Kujdesuni pėr vehten, sepse mė duket se jeni i papėrgjegjshėm nė papėrgjegjshmėrinė fiziko-mendore, e pasionant varfanjak. Mbylli portat e vuajtjes qė ju shkakton shkėlqimi i gėnjeshtėrt, qė tė ofron “deliri madhėshtor” ngjizur si skllav brėnda trurit e ndėrgjegjes egoiste, qė as ti vetė nuk e njeh. Qė padyshim tė ka shndrruar nė njė mjeran qė zvarritesh pas suksesit tė pa arritshėm.

Por, Gjergj Fishta ėshtė shumė tolerant. Dhe “Lahuta e Malėsisė” kėndon pėrvajshėm pėr fatin e hidhur tė krimbit qyqman.

Kurse Ernest Koliqi ėshtė transparent. “Pasqyra e Narcizmit” do tė thyhej para shėmtisė tė shkrimtarit Cacaj.

Por Migjeni rebelon; “Bukuria qė vret” do tė shėmtohej para “bukurisė sė vlerave” Cacajane. I cili buzėqeshė hidhur para lirikut tė madh, M. Camaj, ku “nėn hijen e gjarpėrit” “Gurėt kilometrik nė autostradėn e letrave” do ta shqyenin me vargjet e “Buallit” se para tyre s’parakalon ende, asnjė gjigand, veē krimbave distrofik qė s’i pranon me pushue, as “Mrizi i Zanave”, dhe majmunave qė kacavaren frikshėm tek “Kangėt e Fundit” pėr me var ndėrgjegjen tek “Frymėzim i pafat”

      Far, e idhtė... far’ e idhė...

-O njerz tė bimė nga far’ e ambėl!

      Frigė tė mos keni, pse njė kangė

      mund t’ju theri nė ndjesi,

      t’ju kujtojnė zemrėn nė gji

      nė ndėrgjegje dhe njė dangė...

      por ju t’ju bajė edhe ma zi.

(Vargje nga Migjeni)

Fatime Kulli

 

Po, e kemi njė Shqipėri tė Madhe

      Federata Panshqiptare e Amerikės Vatra, ka nderuar njėrin prej themeluesve tė saj, F. S. Nolin.

      Ndonėse Noli lindi nė janar dhe Vatra u themelua nė prill 1912, viti 2002 shėnon dy jubile: 90-vjetorin e Vatrės dhe 120 vjetorin e lindjes sė Nolit.

      Ishte pikėrisht Fan Noli, bashkėpunėtor nė gazetėn Kombi tė Sotir Pecit mė 1906 pak muaj pas mbėrritjes nė Amerikė, themelues i shoqėrisė Besa Besėn njė vit mė voėn (1907), meshtar i parė nė gjuhėn mė 22 mars 1908 nė Boston, editor i gezetės Dielli (qė mė vonė u bė organ zyrtar i Vatrės) mė 15 shkurt 1909, ai qe sė bashku me njė tjetėr shqiptar tė madh, Faik Konicėn (zbritur nga vapori nė tokėn amerikane, nė Boston, me kostum kombėtar shqiptar me qeleshe e fustanellė mė 1910) ata qė drejtuan, organizuan e kurorėzuan themelimin e Vatrės mė 28 prill 1912, ditėn e diel.

      Pesėdhjetė vjet mė vonė, vetė Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Ronald Reagan do ta vlerėsonte Vatra-Noli nė pėrshėndetjen e tij.

      Nė letrėn e Presidentit Ronal REAgan dėrguar Vatrės thueht:

 

The White House

Santa Barbara, California

September 2, 1982

 

      “I am delighted to send warmest greetings to the Annual convention of the Pan-Albanian Federation of America Vatra.

      “This event provides me with a special opportunity to recognize your organization’s efforts to preserve the rich culture of your Albanian forebearers.

      “Albanian Americans can take great pride in the many contributions to our society. Truly, you are part of the diversity that is America’s greatest sterngth.

      “On this centennial anniversary of the birth of Archbishop Theofan s. Noli, I join with you in paying tribute to his memory. You have my best wishes for a most productive and enjoyable meeting and for every future success.

Ronal Reagan

 

      (Kam kėnaqėsinė t’i dėrgoj pėrshėndetjet mė tė ngrohta Kuvendit Vjetor tė Federatės Pan-Shqiptare tė Amerikės Vatra.

      Kjo ngjarje mė jep nė mundėsi tė veēantė pėr tė njohur pėrpjekjet e organizatės suajpėr ruajtjen e thesarit tė pasur kulturor tė stėrgjyshėrve tuaj shqiptarė.

      Shqiptaro-amerikanėt kanė tė drejtė tė krenohen pėr kontributet e shumta qė i kanė dhėnė shoqėrisė sonė. Me tė vėrtetė, ju jeni pjesė pėrbėrėse e diversitetit (shumllojshmėrisė) sė shoqėrisė sonė qė ėshtė forca mė e madhe e Amerikės.

      Nė kėtė njėqindvjetor tė lindjes sė Arqipeshkėv Theofan S. Noli, unė bashkohem me ju nė pėruljen me respekt pėrpara kujtimit tė tij. Ju shpreh dėshirat e mia mė tė mira pėr njė tubim frutdhėnės e tė gėzueshėm dhe pėr ēdo sukses nė tė ardhmen.

Ronal Regan).

 

      Me rastin e Jubileut tė Artė – 50 vjetorit tė Vatrės dhe tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912-1962), nė ceremoninė festive tė mbajtur nė Boston, mė 2 shtator 1962 Noli mbajti ligjėratėn e famshme “Pa mbėshtetjen e Vatrės mund tė mos kishte pasur Shqipėri sot”, e cila dėshmon pėr rolin unik tė Vatrės dhe lidhjes sė saj tė ngushtė me emrin e Nolit. Nė Fjalėn e tij Noli theksonte ndėr tė tjera:

      “Pesėdhjetė-vjetori i Vatrės ėshtė njė ngjarje qė bėn epoke nė analet e lėvizjes kombėtare shqiptare. Mė lejoni t’ju pėrshėndes me kėtė rast tė lumtur i cili glorifikon 50 vjet punė tė dobishme dhe, do tė shtonim, heroike. Padyshim Shqipėria i detyrohet shumė sakrificave tė bėra nga shumė prej jush kėtu sot.

      Kur u themelua Vatra mė 1912, Shqipėria ende bėnte pjesė nė Perandorinė Turke, e cila, siē besonin shumė nga ne atėhere, ndonėse ishte duke lėnguar, nuk do tė zhdukej lehtė. Megjithatė ajo dha shpirt pa u mbushur ende shtatė muaj nga themelimi i Vatrės.

      ...Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė i dha Vatrės nė hov tė ri, sepse, sado e tendosur dhe e vėshtirė qė dukej e ardhmja e vendit dhe sado qė ishte e rrethuar nga armiq pėr vdekje, Shqipėria ishte tani njė entitet politik.

      Nė fund tė luftės (sė parė botėrore) Austria, e cila kishte luajtur rol kyē nė krijimin e njė shteti shqiptar, praktikisht u shkatėrrua, dhe Shqipėria mbeti pa njė mbrojtės tė fortė. Nė kėtė moment kritik Amerika doli nga lufta si shteti mė i fuqishėm i botės. Si rezultat i qėndrimit tė mbajtur nga Presidenti Uilson nė Konferencėn e Paqes nė Versajė – kryesisht me kėmbėnguljen e delegatėve tė Vatrės, ku bėnin pjesė Dr. C. Telford Eriksoni dhe unė – Shqipėria u shpėtua edhe njė herė.

      Le tė kujtojmė me nderim e respekt tė veēantė disa nga pararendėsit e Rilindjes shqiptare nė kėtė vend (SHBA): konkretisht, Sotir Pecin, i cili botoi gazetėn e parė shqiptare, Kombi, kėtu nė Boston; Petro Nini Luarasin, i cili ndihmoi pėr tė nxitur ndjenjat e atdhedashurisė nė radhėt e imigrantėve tė thjeshtė shqiptarė nė Amerikė, dhe Faik Konicėn, studjues i mprehtė i ēėshtjeve botėrore, shkrimtar dinamik dhe akademik i madhėshtisė supreme, mėsues i tė gjithė neve.

      Tani brezi qė ushqeu Vatrėn pėr gjysėm shekulli po shuhet shpejt dhe njė brez i ri duhet ta marrė nė dorėzim me qėllim tė Vatra tė vazhdojė rrugėn e saj drejt njė tė ardhmeje mė tė ndritur.

      Gjatė gjysėm shekulli tė ekzistencės sė saj Vatra ka qenė bashkudhėtare e mrekullive nė fushat e arsimit e tė politikės. Guxoj tė them se pa mbėshtetjen e saj mund tė mos kishte pasur Shqipėri sot. Personalisht unė gjithashtu i jan thellėsisht mirėnjohės federatės me pėrpjekjet e sė cilės janė botuar shumė nga librat e mi. Mbi tė gjitha, ata nga gjiri juaj qė kanė mbajtur mbi shpatulla me patriotizėm e devotshmėri peshėn e Vatrės meritojnė urimet e lėvdatat mė tė larta pėr qėndrueshmėrin e treguar.”

      Vatra e ka ndihmuar pa u kursyer Fan Nolin gjatė veprimtarisė sė tij tė shumanėshme si dhe nė ēastet kritike tė jetės sė tij, ndėrkohė qė edhe ai me konseguencė e ngrinte lart veprimtarinė e jashtėzakonshme patriotike e kulturore dhe rolin e ēmuar historik tė Vatrės. Noli si mishėrim i Vatrės ishte nė Washington mė 4 korrik 1918, i ftuar nė Shtėpinė e Bardhė, kur u takua me Presidentin Wilson; fryma e Vatrės ishte edhe nė Luftėn e Vlorės tė 1920-ės (kėnga “Vlora-Vlora” nga njė vatran, profesor Thomas Nasi); Fan Noli vetė pat udhėtuar me nė pasaportė tė firmosur nga Koste Ēekrezi, asokohe pėrfaqėsues zyrtar i Vatrės nė Washington. Nuk ėshtė rastėsi qė kur Shqipėria u pranua nė Lidhjen e Kombeve nė dhjetor 1920, kryetar i delegacionit qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė ishte vatrani veteran Fan Noli, i cili me ligjėrimin e tij plot dituri e nderoi kombin shqiptar.

      Edhe ndihma financiare e Vatrės ka qenė e pakursyer pėr Nolin e madh. Noli u ishte mirėnjohės vatranėve qė e ndihmuan pėr tė botuar librat e tij dhe pėr tė blerė njė shtėpi nė Fort Lauderdale, Florida, ku kalonte stinėn e dimrit dhe ku mbylli sytė pėrgjithmonė mė 13 mars 1965. kėshtu, ndėr tė tjera, mė 1946, me rastin e 40-vjetorit tė vajtjes sė tij nė Amerikė, Vatra i dhuroi 5500 dollarė tė cilat i pėrdori pėr tė botuar librin Albumi dhe Beethoveni dhe Revolucioni Frėng. Shtatė vjet mė vonė ishte pėrsėri Vatra qė i dhuroi 20. 000 dollarė me tė cilat bleu nė Florida shtėpinė e rrethuar me gjelbėrim e pemė frutore tropikale.

      Ja njė vėshtrim i shpejtė i vlerėsimeve tė binomit simbiotik Vatra-Noli nga disa prj bashkėkohėsve.

 

Namik Resuli:

      A nuk ėshtė mbase njė mrekulli krijimi i “Vatrės” prej 5 a 6 Dardharėsh dhe rritja e saj madhėshtore ashtu si na paraqitet sot: “njė Shqipėri e vogėl”, e ka quajtur njė miku ynė; Njė Shqipėri mė e madhe se vetė Shqipėria, thom unė, jo vetėm pėr rolet qė ka lojtur nė zhvillimin e historisė sonė tė kėtij shekulli, po pse e rritur nė idealin e demokracisė dhe tė lirisė?... Ashtu si Ismail Qemali e mbylli Lidhjen e Prizrenit disa vjet mė vonė me krijimin e njė kombi tė pavarur, Noli e pėrsosi kėtė pavarėsi, pse e shpėtoi dhe e ēliroi kombin tonė pėrgjithnjė nga influksi ogurzi i klerit grek dhe tė grekomanėve duke krijuar Kishėn Autoqefale Orthodokse Shqiptare dhe duke e shqiptarizuar kėtė edhe nė meshė e nė rite. Nga kjo pikėpamje, po, Fan Noli hyn me plot tė drejtė nė radhėn e fytyrave mė tė mėdha tė Rilindjes sonė.

 

Peter R. Prifti:

      ...U njoha mė mirė me Peshkop Nolin pasi u largova nga Filadelfia dhe u vendosa nė Boston. Kjo ngjau mė 1958, kur zura punė me organizatėn Vatra, si sekretar i organizatės dhe si bashkė-redaktor i gazetės Dielli, me Qerim Panaritin.

      Mė kujtohet Kuvendi i Vatrės mė 1958. Siē dihet, Noli ish “Kryetar Nderi2 i Vatrės, dhe si i tillė nuk merrte pjesė nė punėt e pėrditshme tė organizatės. Megjithatė, vinte nė kuvendet e Vatrės. E kish zakon tė bėnte njė vizitė ceremoniale gjatė punimeve tė kuvendit pėr t’u pėrshėndetur me delegatėt. Pėr 10 a 15 minuta punėt e kuvendit ndaleshin. Rifillonin pasi shkonte Noli. Kristo Thanasi ishte atė vit kryetar i Vatrės. Unė rrija pranė tij. Sapo hyri Noli nė sallėn e kuvendit, Kristua m’u afrua dhe mė tha me zė tė ulėt: “Ai ėshtė fuqia prapa Vatrės!” Kristua deshi tė mė jepte tė kuptoja se, ndonėse ai vetė ishte kryetari i Vatrės, baza e organizatės dhe burimi i vėrtetė i fuqisė sė saj ish Fan Stilian Noli.

 

Nexhat Peshkėpia (nė gazetėn “Shqiptari i Lirė”, mė 15 shkurt 1966) shkruante:

      Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Fan Noli, nė fushėn e letėrsisė shqipe, ka heshtur gjer nė 1961, kur shohim tė botuar nė Diellin, 11 janar 1961 dhe 31 maj 1961, dy vjersha tė Viktor Hygoit pėrkthyer nga Namik Namazi, pseudonimi i pestė i Nolit, pas Theofan Mavromati, Ali Baba Qyteza, Rushit Bilbil Gramshi dhe Bajram Domosdova.

      ...Nė Seminarin e parė tė organizuar nga “Vatra” nė Boston gjatė javės sė dytė tė gushtit 1960, Fan Noli mbajti njė konferencė rreth datėlindjes sė Skėnderbeut dhe foli ndėr tė tjera mbi historianin Biemmi dhe sa’pranoi qė ky tė ketė trilluar faktet qė tregon, sikurse pretendon Prof. Babinger. Me zė tė ulėt, nė mėnyrė qė tė mos mė dėgjonte pa ndėrprerė fjalėn, i thashė se i mendimit tė gjermanit ishte edhe Profesori rumun Marinesco. Pas konferencės, Noli mė hoqi mėnjanė dhe pasi mė pyeti si e dija qė edhe Marinesco mendonte si Babingeri. I thashė se ksiha kėnduar njė artikull tė Prof. Athanas Gegajt nė gazetėn Shqipėria qė botohej nė Romė. Vura re se Noli ishte mjaft i inatosur kundėr dy profesorėve tė huaj.

 

Anthony Athanas, njė prej dishepujve mė besnikė tė Nolit, kujton:

      Noli ishte vėrtet njė njeri i tė gjitha stinėve: kishtar, burrė shteti, politikan, autor, poet, pėrkthyes, muzikant, studjues, orator dhe figurė prindėrore e gjeneratave qė janė pjesė pėrbėrėse e trashėgimisė sonė.

      Historia sigurisht do t’i shėnojė shėrbimet e tij tė mėdha nė themelimin e Kishės Autoqefale (tė Pavarur) Shqiptare nė Amerikė, pėrpjekjet e tij pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur tė Shqipėrisė, ligjėrimin e tij elokuent nė Konferencėn e Lidhjes sė Kombeve dhe si Kryeministėr i atdheut tė tij. Megjithatė, kėto arritje janė vetėm njė pjesė e historisė sė kėtij njeriu tė jashtėzakonshėm. Elokuenca e Nolit nė mbėshtetjen kėmbėngulėse tė kauzės sė Shqipėrisė bėri qė ai tė fitonte shumė pėrkrahės entuziastė ndėr burrat e mėdhenj tė shtetit tė pasLuftės (sė parė botėrore), veēanėrisht tė Presidentit Woodrow Wilson. Kryesisht si rezultat i pėrgjėrimeve tė zjarrta tė Nolit, Uilsoni luftoi me forcė pėr tė drejtat e Shqipėrisė dhe qė ajo e kombet e tjerė tė vegjėl tė vendosnin vetė pėr fatet e tyre. Gazeta London Daily Mail, duke vėnė theksin nė aftėsitė e mėdha tė Nolit nė diplomaci, e pėrshėndeti atė si mė tė aftin burrė shteti nė Ballkan dhe sugjeronte qė kolegėt e tij nė vendet fqinjė mund tė mėsonin shumė prej tij.

      ...Unė u njoha pėr herė tė parė me Nolin nėpėrmjet faqeve tė Diellit, gazetės nė gjuhėn shqipe qė kishte themeluar ai nė Boston sė bashku me bashkatdhetarėt e tij. Unė e mėsova gjuhėn shqipe nga fazet e Diellit qė kur isha fėmi i vogėl nė gjurin e babait tim. Im atė, i cili kishte lėnė fshatin tonė tė lindjes Trebicka pėr tė jetuar nė Sofje, Bullgari, u angazhua shpejt nė lėvizjen nė rritje pėr pavarėsinė e Shqipėrisė.

      Pak vite mė vonė nė kėtė vend (SHBA) ai dhe katėr vėllezėrit e tij u lidhėn ngusht me Nolin. Ēdo numėr i Diellit ishte njė ngjarje qė pritej me padurim nė shtėpinė tonė, ku vėllezėrit i lexonin me etje artikujt nė gjuhėn shqipe, tė cilėt pėrbėnin njė lidhje tė shtrenjtė me mėmėdheun.

      Shoqėrimi im personal me Peshkop Nolin lulėzoi gjatė fundit tė viteve 1930-tė nė punėt e kishės sonė dhe tė komunitetit shqiptar nė tėrėsi, sidomos tė Vatrės, organizatės qė ai kishte themeluar bashkė me tė tjerė. Ishte njė miqėsi qė kishte lėnė njė mori kujtimesh tė shtrenjta qė kishin nisur qė kur e pata takuar pėr hetė tė parė si djalė i ndrojtur tetėvjeēar nė njė shėrbesė fetare nė kishėn e tij tė thjeshtė nė katin e tretė tė njė ndėrtese nė Tremont Street nė Boston.

      ...Shkrimet e tij i sollėn Nolit lėvdata tė larta nga figurat e mėdha letrare botėrore, ku pėrfshihen romancieri Thomas Mann, kompozitori Sibelius, dhe dramaturgu e kritiku Bernard Shou...”

 

      Thėniet e urta tė Nolit nė pėrmbyllje tė ligjėratės sė tij tė mbajtur me rastin e 50-vjetorit tė Vatrės mė 2 shtator 1962, janė shumė aktuale dhe duhet tė tingėllojnė fort sėrish sot, nė 90-vjetorin e Vatrės, kur gjenerata e dytė, me Arshi Pipėn, Nexhat Peshkėpinė, etj., po shuhet. Dhe gjenerata e sotme, me fluksin e ri tė imigrantėve tė 10-vjeēarit tė fundit, e ka pėr detyrė ta marrė pishtarin e Vatrės pėr ta ēuar mė tej “drejt njė tė ardhmeje akoma mė tė ndritur”, aq mė tepėr qė numri i tė rinjve shqiptarė tė diplomuar nėpėr universitetet e SHBA po rritet dita-ditės, shumė prej tyre me tituj e grada shkencore nė fusha tė ndryshme tė shkencės, teknikės, ekonmisė, biznesit, artit, arsimit e kulturės nė SHBA. Shpreh bindjen se bashkimi i tyre rreth Vatrės dhe kontributi i tyre nė tė do tė sillte frute tė dobishme pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare tė kohės sonė. Pėveē tė tjerave, ata do tė ishin njė urė lidhėse dhe me Shoqatėn e Fullbrajtistėve Shqiptarė dhe njė kontigjent i paēmuar bashkėpunimi pėr forcimin e lidhjeve akademike, profesionale e njerėzore midis individėve e institucioneve arsimore, kulturore e shkencore shqiptare dhe amerikane.

Nga: Prof. Dr. Refik Kadija

Dekan i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin “Luigj Gurakuqi”-Shkodėr

 

Ballafaqim

Biznes politik me gjakun e tė rėnėve pėr liri

Nėn ndjesinė e malit, nė vetminė krenare tė tij, njeriu se si ndjen forcėn tėrheqėse disi magjike tė enigmės. Njė dukuri tė tillė njeriu pėrjeton edhe pėrballė veprave letrare dinjitoze.

      E nėse letėrsia jonė artistike e pasēlirimit deri nė vitet ’80 pėrballoi suksesshėm sfidat e kohės, kjo i dedikohet prirjes sė saj instinktive tė vetmbrojtjes, vitalitetit tė saj, pėrkundėr blozės ideologjike, nė emėr tė ardhmėrisė. “Thirrjet e gjakut” tė Bardhyl Londos, pa asnjė mėdyshje, ėshtė njė ndėr ato vepra qė me esencėn e vet substanciale, me mesazhin qė pėrcjell, me teknikat e reja poetike qė demonstron, sfidoi klimėn paradoksale tė vetėmbylljes kombėtare tragjike.

      Njė poemė e tillė me moralin e saj, me rebelimin kompozicional e problemor, jo pak tė guximshėm, ndaj censurės zyrtare tė kohės, do tė pėrbėnte ndoshta mburojėn mė origjinale tė artistit shqiptar tė viteve ’80. Rikthimi tek kjo poemė vjen si njė thirrje e fuqishme pėr tė formėsuar si njė gjak i vetėm zėrin unik tė kombit nė njė ndėr udhėkryqet mė tė mėdha dhe shėrimin e plagėve tė tij. Thirrjet e gjakut tė brezave tė shenjtėruar nga ideali pėr liri, demokraci e prosperitet, mjerisht deri nė ditėt tona nė jo pak raste, nė vend tė nderimit u manipuluan tinėzisht nė garėn e turpshme tė karrigeve, tė privilegjeve, drejt krimit moral e qytetar nmė skandal tė shekullit: Biznesit me gjakun e tė rėnėve.

      Kjo ėshtė njė ndėr arsyet madhore qė poema “Thirrjet e gjakut” e Londos rikthehet mes nesh nė 10-vjetorin e saj tė lindjes krenare, akutale e plot domethėnie etiko-filozofike nė kryevendin e vlerave tona letraro-artistike mė tė arrira tė viteve ’80 e nė vazhdim, si njė princeshė e asaj krijimtarie me profil tė kthjellėt modern, si antipod i vlerave tė molepsura pas globalizmit agjitativ e pa shije artistike.

      Londo qė nė fillim tė poemės na tėrheq me njė sentiment tė hollė e vizion mjeshtėror artistik nė pasqyrimin e ndjenjave drejt mesazhit: Mjerė bastardėt e gjakut-jetimė tė pėrjetshėm nė qytetėrimin bashkėkohor.

      Me njė origjinalitet strukturor nė ndėrtimin e vargut, me ngarkesėn poetike tė fjalės, me njė ambicie tė spikatur drejt teknikave tė reja tė vjershėrimt poeti shpalos profilin e vet modern duke apeluar si apolog i nderimit tė gjakut qė krijoi perlėn mė tė mrekullueshme: Lirinė.

Gjaku s’ėndėrroi

karrike as lavdi

Pikė-pikė pikoi

derisa u bė lumė

Ē’ta bėnte mė tepėr?

Bėri Shqipėri... nėnvizon poeti.

      Qė nė prologun e poemės, poeti paralajmėron guximshėm, me njė qytetari shembullore pėrgjegjėsinė e brezave para historisė sė kombit pėr heshtjen makabre se ajo do tė ndėshkojė rėndė pėrdhosjen e sakrificės sublime, manipulatorėt e saj duke shprehur njėherėsh kredon e vet pėr lirinė si Emblema e jetės njerėzore:

Bota mė mirė se ne

kėtė pikė

      fytyrėn kurrė s’e ka

             parė

Jeta mė e sigurt

as nė njė pikė gjaku

kurrė s’ėshtė ndjerė.

      Pėrmes njė ngjyrimi artistik impresionant poeti shngjyros diskreditueshėm fasadėn e hipokrizisė zyrtare, qė nė vend tė ndėrtimit pėr aktin sublim tė faljegjakut pėr liri, nė emėr tė idealeve tė pastra demokratike, do tė fillonte Riciklimin e tragjedisė sė tij e tė vetvehtes nė sajė tė mekanizmit makabėr tė Pėrdhosjes dhe Manipulimit pėr interesa parciale (fatkeqėsisht deri nė ditėt tona) konjukturale si ekuilibėr i mbajtjes sė pushtetit:

Kur tė gjithė kishim

Vdekur, ai leu gjoksin

Me gjakun qė mori

Nga gjaku ynė

      Kur erdhi liria nėpėr

      Zyra kuadri trokiste:

      “Shikomėni, thosh,

      biografinė...”

Kujtoj vitin kur doli poema, leximi i sė cilės nė gjimnazet tona krijonte shqetėsim jo tė pakonsiderueshėm, pėr inicuesit e aktit tė njohjes sė masės sė nxėnėsve me kėtė vepėr disi “ēoroditėse”!? Pikėrisht nė kėto vite nė popull kishte shpėrthyer humori molerian me barcaletat e “veteranit”, edhe pse pas 45 vjetėsh Ēlirim analfabet, qė na paskėsh drejtuar kurset pėr tė tjerėt kundėr analfabetizmit nė fshat, apo qė njė ditė me dėborė e stuhi na paskėsh shkundur manat pėr partizanėt.

      Pėrballė krenarisė pėr eposin e gjallė e vigan, Luftėn Atnifashiste Nacionalēlirimtare, ku veteranėt tanė pėrbėjnė gjerdanin e artė tė historisė moderne tė popullit tonė, veteranėt e tipit Allamudh qė kėrkonin (apo vazhdojnė pėr turp deri nė ditėt tona) Zenelė zyrtarė qė t’u lexojnė Nekrologjinė e tyre pėr sė gjalli janė sfida mė tragjikomedike e ēdo pushteti nė krizė tė plotė identiteti moral.

      Pėr fat tė keq nė vitet ’90 duke abuzuar me demokracinė tonė tė brishtė Sindromi i persekucionit allamullēe do tė pėrbėnte groteskun mė spikant tė kėtij fundshekulli, aq sa Shėn Pjetri di t’i kėrkonte hesap Jezuit.

      Demokracia moderne do tė penetronte nė tėrė pikat nevralgjike tė historisė duke shtrirė sindromin shtirės tė tė persekutuarit qė nga oborrtarėt e Piramidės totalitare deri tek bashkėpunėtorėt e sigurimit, qė nga kriminelėt ordinerė deri tek prostitucioni i mirėfilltė moral.

      Grotesku shqiptar i persekucionit do tė hidhte vallen e absurdit mė spektakėl tė shekullit.

      Strofa sofike, krahas vargut tė lirė si rrjedhė poetike do tė thyente jo vetėm skemat e artit standart, por do tė sfidonte njė moral tė shtirė, kallp.

      Po kaq me guxim potik Londo do tė shpallte para botės se shqiptarėt edhe nė skutat mė tė errėta tė Perandorive totalitare kanė bėrė dhe bėjnė tė pamundurėn qė tė ruajnė tė paprekshėm genin e vet, kredibilitetin moral:

Gjak shqiptari rritur

me origjinė lirie

pohon autori artistikisht devizėn tonė kombėtare. Filozofia popullore:Gjaku im, njė gjak jemi, gjaku na bashkon shpreh nė shekuj esencėn moralo-filozofike tė njė populli qė kurrė s’iu fal verbėrisht shtatoreve tė komanduara, qė ka arritur t’i shmangė shqotat farėtretėse tė genit tė tij, duke ndjerė kurdoherė pas fitores sė momentit dozėn e dyshimit eksperimental, kuintensence e filozofisė sė Tij ekzistenciale sa tragjke, po aq progresiste.

      Nėnteksti i fuqishėm vjen si protestė ndaja tij zėri tė nėndheshėm qė brenda zėrit tė gjakut, tė gjakut tonė tė derdhur, tė gjakut tonė Anonim kėrkon tė dėgjojė zėrin e vetvehtes. Si sfidė ndaj idealizmit pompoz tė jetės dhe vargut entuziast, Londo me prirje tė dukshme moderne operon me brengat e shqetėsimet qė burojnė e shpėrthejnė nė luftėn pėr ekzistencė tė qenies njerėzore, kundėr ēdo kamuflazhi estetiko-etiko-filozofik, lėvozhgės qė shkonte plasjes sė madhe:

“Le t’i flasim gjaku-

gjakut

Le tė flasim

pa asnjė ndėrmjetės

pa asnjė nėntekst”

do tė shprehej poeti. Dhe ndoshta ėshtė meritė e njė pjese tė inteligjencės sonė krijuese, jashtoborrtare (oh, sa tragjike dhe komike kur shohim tė konsolidohen oborrtarėt modernė tė skllavėruar nėn kompleksin e tė moderuarit) qė do tė bėhej avangardia e emancipimit tė potencialeve tona artistike si Londo, Spahiu, etj.

      Ja si shprehet poeti pėr skepticizmin patologjik tė kohės:

Ē’ėshtė kjo poemė mozaik?

I ndjej si bėrtasin:

      Pse s’shkruan

si nė vitet ’60?

      Duke shkallėzuar vargun pėrmes thyerjeve nga pėrmasat e 16-rrokėshit deri tek fjala, fjalėza, rrokja varg, Londo apelon pėrmes vitalitetit tė vargut e modelit tė ri tė vargėzimit domosdonė e lirisė sė shprehjes origjinale:

Gjakun tėnd shpall

antianonimatin

madh

kumton poeti nė esencėn rebeluese tė tij njė thirrje e fuqishme kundėr konformizmit, heshtjes tragjike nė jetė, duke stigmatizuar kėshtu filozofinė e bashkėjetesėsme ēdo lloj krimi enė veēanti kulltukofaginė, kėtė rudiment kaq tė hershėm me filozofinė qeverisėse tė njė populli kaq tė lashtė e me njė bujari emblematike.

      Babėzitja, njė formė e braktisjes tinzare si njė ndėr plagėt e dhimbshme, do tė krijonte tragjiken dhe komiken, absurdin dhe groteskun e llojit: Made in Albania brenda fasadės sė entuziasmit, brenda jetės paradė e banderola dogmash sa tė kuqe, sa tė verdha, sa rozė, sa blu, por gjithnjė fagogjene brenda fatit tragjik te shqiptarėt.

      Kujto shkatėrrimin total deri edhe tė vlerave kombėtare mė dinjitoze nė vitet ’90, nė ditėt tona tė shpalljes me bujė tė Paktit tė madh tė Stabilitetit Ballkanik tek ne nė njė ditė jubilare Rivriten tė Rėnėt:

“Plagėt e plumbave

njė nga njė na u mbyllėn

braktisja tinzare do

na deshte sėrish”.

      Universaliteti i veprės dhe mesazhi akutal ėshtė tejet madhėshtor.

      Obskurantizmi modern duke pėrfituar nga dehja e kolltuqeve qė pushtoi trojanėt shqiptar tė politikės do tė pushtonte pikat nevralgjike tė organizmit tė gjallė me emrin shtet, trupi social i tė cilit nėn peshėn e poliartrizimit tė kyēeve do tė kėrkonte mbėshtetjen e barktisjes tragjike, tė mplakjes fizike tė kombit, tė sakrificės sublime tė Atdheut, tė gjakut tė tij dhe (Jagua) triumfalisht do tė fėrkonte duart si Pilati.

      Apeli i fuqishėm i poetit, si britmė dhimbjeje pėr tė gjitha kohėrat ngrihej kundėr asaj braktisje cipėplasur tė gjakut. Braktisja, braktisja nėn nofkėn e pragmatizmit vulgar parcial do tė arrinte deri aty sa tė botoheshin “plehra” me kopertinė speciale qė nėn hundėt e Akademisė sonė dhe tė njė pjese tė profesoratit tė ligjėrohen perversitete qė diskreditojnė nė njė ndėr momentet mė tragjike dhe decizive tė fatit tonė si komb figura tė tilla emblematike tė kombit si Heroin tonė Kombėtar, kėtė Altel tė krishtėrimit, kėsaj shtylle gjigante tė qytetėrimit botėror, Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, apo uragan tė tillė tė letrave shqipe si Migjeni, pa kursyer, madje egėrsisht, tėrė historinė retrospektivė tė qeverisjes shqiptare deri nė ditėt tona, nėn ethet eturkoshakizmit allamullēian, kur Akademia serbe dhe profesorati i tyre po mitizojnė me syrin regresiv, denigrues e diskreditues deri mullarėt e kashtės, kuajtė e VC-tė e shqiptarėve nė gjysmėn tonė me emrin Kosovė pėr tė pėrligjur prejardhjen tonė si njė popull-turmė endacakėsh pa komb, pa kulturė e pa atdhe.

      Kurse tek ne “dizertacionohet” se ne qenkemi njė popull mercenar, pragmatist, pa ideal. Nėn kompleksin e moderacionit dhe mendimit “shkencor” diversiv po kultivojmė perversitetin intelektual duke injoruar sentencėn filozofike, aksiomė pėr ēdo qytetėrim: “Kush mohon historinė e tij, ka mohuar tė ardhmen e kombit tė vet”.

      Nisur nga kėto, jo vetėm pėr gjetjet e reja artistike, por pėr mesazhet qė sjell poema ka vlera aktuale jetike pėr t’ju referuar ne dhe brezat qė do tė vinė.

“Si do tė deshifroj / kėto heroglife misterioze,

      si tė mbrohem nga ky lumė fjalėsh?

             Po 45 vjet janė mjaft

             pėr tė njohur

             tė gjallėt e vdekur

             tė vdekurit e gjallė”

ironizon autori duke demaskuar me fuqinė e njė pretence uzurpatorėt e gjakderdhjes tė tė gjitha kohėrave, ēka dėshmon jo vetėm sensin modern tė veprės, por edhe universalitetin e vlerave tė saj sa tė kapshme, po aq mistike nė thelbin e tyre. Pėrdhosja e gjakut, biznesi me gjakun e derdhur (qė po vazhdon) vjen nė vepėr si mallkimi mė i mahd i breznive. (Vallė a mund tė heshtet kur, ndėrsa populli martir i Kosovės kthehej nė Kosovėn e lirė, Gandi shqiptar i bronzuar plazheve nė anėn tjetėr tė Adriatikut ditėve tė shkumbosjes sė gjakut tė pafajshėm kosovar, do tė rikthehej sėrish atje pas disa orėsh, i katandisur nė njė zhol tė lobeve nacionaliste primitive serbe nėn garniturat e politikės moderne europiane dhe popullin e tij nė njė precedent tė historisė sė njė populi fitimtar pa presidentin e tij nė ballė.)

      pse u derdh gjaku pyet poeti dhe po vetė pėrgjigjet:

Pėr tė ecur

Pėr tė ecur

Pėr tė ecur

Po

Syhapur tė gjallė nga krismat

nga ėndrrat

Syhapur tė rėnė nga njė

Braktisje

Gjithė kėto qenė motivi i Rikthimit dhe i Rileximit nė autenticitetin e vėrtetė estetik tė njė ndėr krijesave mė vitale tė poezisė sonė tė re qė lumturisht si vetė geni ynė diti tė mbijetojė, tė rritet e tė na motivojė qytetarisht nė ditėt tona duke gjetur shtigjet e ndarjes me  hijet e mykėta arriti tė kap krenare shtigjet e sė Ardhmes.

Kadri Ujkaj

Gjergj Fishta, Koliqi e Migjeni janė gurė kilometrikė nė fushėn e letrave shqipe

Gazeta “Shqipėria Etnike” nė numrin e saj tė datės 28 maj 2002 botoi shkrimin skandaloz me titullin: “Fishta, Koliqi e Migjeni u pėrkasin kohės sė postmajmunėrisė”. Gjėja e parė qė bie nė sy, ėshtė shtjellimi diletantesk i asaj interviste shenjė kjo qė paralajmėron shterpėsinė nė cilėsi e pėrmbajtje. Pėr t’ia dhėnė sa mė besnikėrisht lexuesit tė kėtij shkrimi makabritetin e asaj interviste, po ia shkėpus e i vė kėtu fjalėt e thelbit tė saj. Ē’mendim keni pėr Fishtėn, Koliqin e Migjenin? – Tė mburresh me ta, do tė ishte si tė mburremi me rracėn tonė tė postmajmunėrisė. Franca ka vetėm njė shkrimtar me shkėlqim tė pėrhershėm e ai ėshtė shkrimtari Ismail Kadare, Shkodra ėshtė njė sagė, ku 2 a 3 figura pozojnė nė suazėn e shkodranėve tė ndritshėm. Nė kontinentin plak letėrsia e vėrtetė bėhet nė Romė e Paris. Gazeta mė me nivel nė Shqipėri ėshtė ajo qė boton kėtė intervistė. Serembe, Fishta, Camaj, janė gurė kilometrikė. Homeri pėrmendet vetėm nga se donte tė ishin tė gjithė qytetarėt e globit Spartanė. Pėrgjigja e parė lind dy pyetje: A nuk u dashka tė mburremi me rracėn tonė sado e lashtė tė jetė?! Cila ėshtė periudha e shkrimtarėve tonė me tė cilėt u dashka tė mburremi?! Pėrgjigja e dytė i jep shkas kėsaj pyetje: A nuk ėshtė njė fyerje tepėr e rėndė pėr popullin francez qė letėrsinė e tij mund ta pėrfaqėsojė vetėm njė shkrimtar shqiptar! Dhe a nuk fyhet Kadareja, t’i atribuosh njė lavdi qė s’ėshtė e tija, ose tė tallet me kėtė atribut qesharak. Me pėrgjigjen tjetėr edhe Shkodrėn e fyen sa Francėn, kur thotė se Shkodra ka nxjerrė 2 a 3 figura, tė cilat ai nuk i pėrmend por na i lė t’i marrim me mend hamendjet e tija. Tjetra pėrgjigje, Letėrsi bėhet vetėm nė Romė e Paris, ėshtė nė fyerje e marrė pėr tė gjithė pjesėn tjetėr tė botės duke u pėrpjekur tė nxjerrė jashtė lavdie Gėten, Shekspirin, Dostojevskin, Tolstoin e sa e sa yje tė lavdisė botėrore. Sipas fjalėve tė mėparshme tė kėsaj interviste kėtu Parisi theksohet si vend letėrsie vetėm nė sajė tė Isamil Kadaresė. Pėrgjigja qė cilson Seremben, Fishtėn e Camajn “Gur kilometrik” nuk na ēudit kur edhe pėr Homerin qė Dante e quan “Shqiponja qė fluturon mė lart nė orbitėn e poezisė” sipas autorit tė kėsaj interviste nuk e bėjnė tė famshėm Iliada e Odiseja, por dėshira pėr t’i quajtur tė gjithė qytetarėt e globit Spartanė. Pėrgjigja se gazta mė prestigjioze dh emė e guximshme nė Shqipėri ėshtė ajo qė boton kėtė intervistė e fyen sė tepėrmi kėtė gazetė qė boton sepse ajo boton ēfarė nuk duhej tė botonte. Nėse ky denigrim i shkruar nė atė shtresė dėbore qė shkruesit i pėrfytyrohet si mermer, do tė pėrbėnte njė gdhendje do ta zilisnin edhe ata qė i flakėn nė Dri eshtrat e poetit tonė kombėtar. Nėse kjo intervistė do tė merrej si diēka serioze, i intervistuari do tė jepte llogari nė njė gjyq ndėrkombėtar Francės, Greqisė e tė gjithė botės pėrveē Italisė qė nuk e cėnon nė kėtė intervistė tė stėrjashtėzakonshme. Ėshtė e drejta e tij tė mos bindet as nga fjalėt e figurave mė tė mėdha tė kohės pėr Fishtėn, as dekoratat e vendit, as tė huajat, as titulli Akademik, as kandidatura pėr ēmimin Nobel,as vlerat gjeniale tė veprės Fishtjane se nė fund tė fundit mendja ėshtė mendje, por fjala e mendimi kanė kėtė ndryshim: Mendimi sillet nėpėr kokė e fjala merr dhenė, prandaj i moēmi ka thėnė: “Fjala tė bjerr e fjala tė nxjerr”. Botuesi i njė gazete duhet ta dijė se nė gazetė shkruhet, jo shkarravitet. Ėshtė fjalė e urtė: “Gjithēka fluturon nuk hahet”. Liria nuk ėshtė nė ngjasimin e nė brumit qė sejcili tė mund t’i japė formėn qė dėshiron, por rruga nėpėr tė cilėn duhet tė ecin tė gjithė ata qė ia njohin mirė shenjat e trafikut tė saj. Nėse kėto vėrejtje dashamirėse nuk do tė kuptohen siL duhet, faji tė kėrkohet tek kapaciteti i interpretuesit tė tyre. Miku ta qorton gabimin pėr tė mos e thelluar, armiku tė pėrkėdhel qė ta thellosh sa mė shumė.

Gjokė Vata

Tropoja afėr Perėndisė e larg qeverisė

-Reportazh-

E njohur ka qenė Tropoja nga gjithė Shqipėria, qoftė pėr natyrėn e saj dhe pasuritė natyrore, qoftė pėr historinė dhe burrat e dėgjuar tė saj. Nė asnjė vend tjetėr tė Shqipėrisė nuk gjenden kaq nė harmoni bjeshkėt e mrekullueshme me fushat pjellore, nė asnjė vend tjetėr tė atdheut nuk gjenden kaq afėr e tė bashkuara molla e gėshtenja me ahun e frashėrin. Natyra nuk i ka kursyer dhuratat e saj tė mrekullueshme pėr kėtė krahinė. Ujrat e kristalta qė burojnė nga malet e Shkėlzenit e Gashit formojnė lumin e famshėm tė Valbonės dhe luginėn e saj qė nuk i gjendet shoqja pėr bukurinė dhe vlerat e saj piktoreske e turistike.

      E si pėr tė plotėsuar mė bukur kėtė zonė perėndia e populloi me banorė fisnikė e trima tė menēur e tė urtė, saqė u bėnė tė njohur nė tė gjithė Shqipėrinė dhe ndoshta fama e tyre i kaloi kufijtė e zėri i tyre u bė legjendė.

      Kush nuk ka dėgjuar pėr Mic Sokolin qė u hodh mbi grykėn e topit tė turkut, kush nuk ka dėgjuar pėr Binak Alinė, mė i madhi gjykatės i veriut, i cili ndonėse analfabet ishte bėrė mė i madhi interpretues i kanunit dhe qė me forcėn e fjalės e argumentit pajtonte gjaqe, mbyllte ēėshtje nga mė tė ndėrlikuarat. Forca e fjalės sė tij ishte e tillė saqė vendimet ishin tė formės sė prerė e nuk kishte tė drejtė ankimi dhe vendimeve tė tij u bindeshin tė gjithė. Sot Tropoja ėshtė e provokuar, e gjakosur, pa shtet.

      Bajram Curri, emri i tė cilit pėrgėzoi qytetin, veprimtarinė e tij nė dobi tė shteti demokratik e zhvilloi pikėrisht nė kėtė trevė sepse kėtu gjeti pėrkrahjen pėr veprėn e tij. Kėtu duhet tė ketė lindur cikli i kreshnikėve dhe kėngėt e famshme tė Mujit e Halilit, sepse etja dhe dėshira pėr artin kėtu ka qenė e pėrhershme. Kujtojmė se Fatime Sokoli, Fatmira Bercami dhe ansambli i famshėm i kėtij rrethi krijuan njė art qė e njohin edhe bota, dhe kėngėt e tyre kėndohen e dėgjohen me mall deri nė Amerikė. E etur pėr dije Tropoja nxori mė shumė intelektualė se ēdo rreth tjetėr i Shqipėrisė nė raport me popullsinė. Kujtojmė intelektualėt e Nikaj-Merturit, shumė tė njohur kėta nė tė gjitha fushat e dijes e tė shkencės pa pėrmendur kėtu edhe zonės sė Krasniqes e Gashit.     

      Tropoja mbijetoi edhe nė diktaturė megjithėse shumė burra iu dėmtuan. Ishte shembulli mė i shkėlqyer nė lėvizjen demokratike dhe kontributi i saj u kurorėzua me figurat e shquara tė historisė bashkėkohore me Presidentin e parė tė Shqipėrisė Demokratike dhe me heroin e Demokracisė Azem Hajdari, si dhe mjaft deputetėve e figurave tė tjera qė kontribuan e shtetin e parė tė pasdiktaturės.

      Por kėto kohėra sollėn edhe njė shfaqje tjetėr, anėn e shėmtuar tė demokracisė.

      Pėr fatin e keq tė saj fara e keqe e hakmarrjes mbiu me gjithė shėmtinė e pasojat e saj. Kėtu kjo gjeti njė terren tė pėrshtatshėm sepse kėta malėsorė qė janė shquar pėr virtyte e nder, nuk e durojnė dot poshtėrimin, padrejtėsinė, qoftė kjo edhe e vėllait tė vet. Nė kėto kushte ēdo cėnim sado i vogėl shndėrrohet nė konflikt dhe ēdo konflikt nė njė vrasje zinxhir. Urtia e dikurshme duket se po shuhet. Varrėt e freskėta duken ēdo ditė. Ku ėshtė Binak Alia i dikurshėm? A mos vallė vdiq urtia dhe burrnia nė kėtė trevė? Jo. Nuk mbetet ky vend pa tė tilla! Kohėt e fundit njė burrė i shquar si Sheh Arif Hoti po jep kushtrimin pėr kushtrim pėr pajtim e jo pėr hakmarrje. Duke u lidhur fort pas fjalės sė urtė se “trim ėshtė ai qė fal dhe jo qė vret”, kohėt e fundit ai po shėtit fshat mė fshat dhe sė bashku me shumė burra qė e pėrkrahin, po kėmbėngul pėr pajtimin e gjaqeve.

      Puna e tij nuk ka shkuar kot. Me pėrpjekjet e tij, me fjalėn e tij tė urtė ai po gjen vend nė zemrat e malėsorėve duke shuar flakėt e urrejtjes dhe duke mbjellė farėn e vllazėrimit e dashurisė ndėr njerėzit.

      Nuk shuhet Tropoja. Si dikush qė ka kaluar njė sėmundje tė gjatė por kur shėrohet ēohet plot besim, ashtu edhe Tropoja do tė rilindė. Qofshin tė kaluar kėto ditė tė zeza dhe fjala e mirė dhe drita e menēurisė mbretėroftė nė kėtė vend. Njerėz si Sheh Arif Hoti janė drita dhe shpresa. Guximi e trimėria nuk i ka munguar kurrė kėtij vendi i cili patjetėr qė do tė gjejė rrugėn e shpėtimit, pasi siē e shihni, ėshtė afėr perėndisė e larg qeverisė.

Shan Sokoli

Nėn veladonin e meshtarit rreh zemra e atdhetarit!

Nė udhėn e ndritur tė korifejve tė Kishės Katolike, dhe tė shqiptarizmit: Barletit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Kazazit e deri tek Poeti ynė Kombėtar, Atė Gjergj Fishta, ecėn me hapin e tij tė sigurtė drejt majave mė tė larta edhe ipeshkėvi dhe partioti i flakėt Zef Simoni. Me veprėn e tij: “Drejtėsia e dashunia – dy elemente themelore tė lirisė”, autori na vjen me njė gamė tė gjėrė problemesh dhe fenomenesh ndaj tė cilave mban njė qėndrim tepėr korrekt. Autori, jo vetėm se i evidenton, i denoncon dhe i kritikon ashpėr, por, nėpėrmjet njė analize tė thellė shkencore, jep mendimin e tij mjaft tė vlefshėm pėr zgjidhjen e tyre.

      Nė kėtė vepėr mund tė marrim si konstante, “fishkullin” fishtian tė tij, ndaj tė gjitha fenomeneve negavite me tė cilat po pėrballet shoqėria shqiptare, duke i analizuar kėto me mjaft maturi e kompetencė.

      Spikat nė veprėn e autorit roli edukues (njė problem mjaft i mprehtė i kohės). Nė kėtė fushė, kritika e klerikut tė madh nuk i “kursen” as korifejt e letėrsisė dhe tė mendimit shqiptar, si Fan Nolin, Ēajupin dhe Migjenin, por nė ndonjė “pasazh” edhe Mjedėn e Koliqin. Nė spektrin edukativ, kritikėn e drejton mė shumė ndaj Nolit dhe kryesisht pėr pėrkthimin e “rubairave” tė Omer Kajamit. Tė njėjtin mendim kritik ju “adreson” dhe Mjedės dhe Koliqit, kryesisht pėr ndonjė “rrėshqitje” tė tyre nė “llastimin” e tė rinjve. Ndaj Ēajupit, Migjenit, Mosit dhe dy vėllezėrve Mirash e Nikollė Ivanaj, autori meshtar mban njė qėndrim tė rrebtė kritik, kryesisht pėr frymėn ateiste qė pėrshkon nė veprat e tyre. Ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė njihesh me kėtė vepėr e cila tė tėrheq sinjė “magnet” pėr vetė vlerat njohėse dhe edukuese qė pėrmban, dhe qė autori na i ka dhėnė nė njė mėnyrė mjaft bindėse.

      Kėtė vepėr e mora tash kohėt e fundit dhe u mahnita pėr vetė vlerat universale qė pėrmban. Kėtė radhė autori na vjen me njė mesazh disi tė veēantė. Ai, nuk vjen vetėm si meshtar, por mbi tė gjitha si njė analist i thellė dhe kritik mjaft konstruktiv, ku pėrmes njė polemike tė fuqishme dhe tė drejtpėrdrejtė “gidet” me mjaft preēizion mbi atė dukuri negative me tė cilat po pėrballet ēdo ditė shoqėria shqiptare. Me njė frymė kritike, por pa asnjė element hakmarrjeje, meshtari filozof, tehun e kritikės e ka drejtuar, jo ndaj individėve, por ndaj “mikrobeve” qė mbajnė kėtė individė nė qenien e tyre. Me mjaft saktėsi dhe kompetencė shkencore bėn “diagnostikimin” dhe jep “recetėn” pėr shėrimin e tyre. “Ilaēet” nuk i kėrkon ndėr “farmacitė” e huaja, por nė atė tonat, sepse shqiptarėve nuk ju kanė munguar kurrė kėto “ilaēe”, pėr vetė vlerat qė ruan “kodi” moral i shqiptarėve, trashėguar ndėr shekuj.

      Tek ky autor i madh, shohim jo vetėm petkun e meshtarit, por edhe shpirtin fisnik dhe intelektualin e shquar. Mbi tė gjitha, shohim shpirtin kurajoz tė qytetarit (ipeshkėv), i cili me shumė dinjitet merr nė mbrojtje”grigjėn” e tij. Atė religjion tė pėrbuzur dhe tė nėpėrkėmbur, duke demaskuar me forcė vitale padrejtėsitė shekullore qė iu bėnė kėtij komuniteti, ndonėse me theks dhe sens patriotik shembullor, ndėrtuar mbi “argjinatura” solide mbi 2000-vjeēare tė Krishtėrimit dhe tė qytetėrimit europian! Me theks atdhedashurie deri nė sublime.

      Mendimi filozofik i autorit, Ip. Simonit, ėshtė njė apel dhe protestė e fuqishme pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė, si njė “komprimitet” tė domosdoshėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie me struktura solide dhe qė garantojnė njė shoqėri tė shėndetshme pa ekuivoke e hipokrizi.

      Meshtari i madh vjen nga ajo shtresė tė persekutuarish qė kaloi kalvarin e dhimbshėm, por qė asnjėherė nuk u pėrkul as nuk u gjunjėzua (karakteristikė pėrgjithėsuese) pėr tė gjithė meshtarėt martirė katolikė “apostuj” tė vėrtetė tė Fesė dhe tė Atdheut. Autori nuk kėrkon asnjė privilegj pėr vehten, as pėr “grigjėn” qė pėrfaqėson, kėrkon vetėm drejtėsi. Vlen tė kujtojmė (lexuesit) disa pasazhe tė analitikės sė autorit:

      “Megjithėse pjesa mė e zgjedhur me shumė burra tė mėdhenj tė Qeverisė sė viteve 1920-1924, edhe me shpirtmadhin e shpirtfuqishmin – Luigj Gurakuqin nuk u arrit kurrė, qė Shqipėria gjatė 90 vjetėve tė formojė shtet as klasik, as modern”! Kėtu shohim tė na shpaloset me tė gjithė madhėshtinė, preokupimi atdhetar i meshtarit patriot, i cili e ka “betonuar” mendimin, se gjatė kėtyre 90 vjetėve, elementi idealist ėshtė nėpėrkėmbur dhe kanė pėrfituar, materialistėt e pa ngopur pėr “karrika” e pėr pasurim tė paligjshėm. E natyrisht ky fenomen do tė sjellė vetėm krim, korrupsion, hajni e prostitucion.

      Mė poshtė autori sugjeron: “Me siguri politika e mirė, me ideale shoqėrore e kombėtare tė pastra, me njė shpirt tė kulluar social e shpėton kombin dhe vlerat e tij”. Pastaj, definon: “Gjendja ekonomike e shoqėrore, varet shumė nga jeta politike, e jeta politike duhet pastruar nga tė kėqijat e vjetra “ende tė reja”, tė bizantizmit, e tė turqizmit, qė nuk japin kurrė garanci nga e mira, e dobishmja, e sigurta, pa harruar kėtu edhe rrymėn komuniste”. Tė tre elementeve qė thamė mė sipėr, autori iu bėn njė zbėrthim filozofik, (tė cilin do ta trajtojmė mė poshtė).

      Padrejtėsitė qė i janė bėrė e vazhdojnė t’i bėhen katolicizmit shqiptar, autori nuk i sheh aspak te drejtuesit e feve tė tjera, e aq mė pak nė ndonjė konflikt mes besimtarėsh. Ato i sheh tė pasqyruar tek politikanėt dhe pushtuesit e djeshėm dhe tė sotėm.

      Autori, “fshikullon” me sarkazėm fishtiane, fenomenet negative tė shoqėrisė shqiptare tė trashėguara nga pushtuesit pesė shekullorė: “jetė me stile tė avashme, ndeje e muhabeti – (reminishencė turke).

      Pra, siē mund tė konstatojmė, Ip. Zef Simoni, synon t’na bėjė tė qarta shkaqet e kėtyre fenomeneve, si faktorė determinantė tė pasojave negative, gjatė harkut kohor, tė 90 vjetėve pas shpalljes sė Pavarėsisė. Meshtari i madh Ip. Zef Simoni, me njė “ekuilibėr” dhe drejtpeshim tė admirueshėm, ecėn krenar nė gjurmėt e lavdishme tė paraardhėsve tė largėt e tė afėrt, qė nga Buzuku e deri te Fishta i Madh.

      Vepra e tij do tė vlejė is mesazhi mė i mirė dhe mė produktiv pėr edukimin e brezave dhe ndėrtimin e njė shoqėrie moderne, ku tė dominojė Paqja, Drejtėsia dhe Harmonia.

Mark Bregu

Opozitar tė pėrhershėm ndaj ēdo diktature

Duke shfletuar gazetėn “55” tė dt. 5 maj 2002, nė faqet 10-11 tė saj tė bie nė sy njė shkrim mjaft interesant, dhe domethėnės: “Trembėdhjetė infraksionet e Dom. Ndoc Nikajt”, shkruar nga Dr. Aurel Plasari. Tė shkruash pėr figurat e shquara tė letėrsisė, tė cilat sistemi qė lamė pas, pėrveēse i asgjėsoi fizikisht (por ai ju “varrosi” edhe veprat), ėshtė njė sa human aq dhe fisnik. Dhe Aurel Plasari ėshtė studiuesi mė i zellshėm dhe mė kompetent i veprės sė Poetit tonė Kombėtar At’ Gjergj Fishta. Imzot Fan Noli pati bėrė njė elegji tė pavdekshme pėr Martirin e Kombit, Luigj Gurakuqin, “Syrgjyn gjallė e syrgjyn vdekur”.

      Ishte Pirro Tako, ai qė do tė bėnte njė goxha roman pėr tė Madhin Gurakuqi, “Jeta e vepra” 1976. Me pėrjashtim tė Mark Gurakuqit (i cili ishte pinjoll i gurakuqėve), asnjė pendė tjetėr shkodrane nuk e mori “mundimin” tė shkruante pėr “Viganin Liberator” siē e quan Noli shkodranin dhe shqiptarin e papėrsėritshėm i cili shkėlqen mbi tė tjerėt, pėr nderė, burrėri, besė, pendė e pushtet.

      “Trembėdhjetė infraksionet e Dom. Ndoc Nikajt”, zbuluar nga Dr. Aurel Plasari ngjasojnė me trembėdhjetė “brilante” dalė nga fundi i oqeanit. Asnjė tė keqe nuk ka pse Aurel Plasari “peshkon” nė “Liqenin e Shkodrės”, por e keqja qėndron kėtu: ku janė “peshkatarėt” shkodranė? Nuk dijnė apo nuk duan tė “gjuajnė”!?... Menjėherė tė lind njė pyetje, vallė kush ėshtė mė shqiptar, Dr. Aurel Plasari, apo ata qė ju kanė “plasur sytė”, dhe ju ka “shterrur” truri kur kėtė shqiptar, intelektual dhe patriot, kanė paturpėsinė ta quajnė (jo shqiptar), por “vlleh”?!

      Ritheksoj se asnjė tė keqe nuk ka pse jugorėt na i tregojnė burrat tanė tė shquar sepse tė gjithė jemishqiptarė, e keqja dhe paradoksalja ėshtė; ku janė shkodranėt? Pse, pak historianė dhe studiues ka Shkodra!? Kush ėshtė i interesuar t’i “fshehė” kėto figura edhe sot, kur mendimi dhe shtypi ėshtė i lirė!...

      Ėshtė mjaft me interes, pėr lexuesin (sidomos, lexuesin e ri), tė njihet me ato pėrkufizime tė Atė Anton Harapit qė i bėn, Dom Ndoc Nikajt nė vitin 1930. Kjo do tė ishte me mjaft interes edhe pėr njė mikun tim, bashkėmoshatar, i cili (edhe sot e kėsaj dite) ushqen iluzione, se ish-Mbreti Zog na paskėsh qenė demokrat, kur vetė Mbretėria ishte monarkike dhe Mbreti monark absolut. Ja si do tė shprehej Atė Anton Harapi pėr Dom Ndoc Nikajn nė vitin 1930: “Veprimi i kėtij veterani tė shquem pėr idealin kombėtar nuk ka si me kalue nė heshtim, veē nė daēim me hi edhe na nė radhėn e disa personave tė dyshimtė, qė i ēmojnė njerėzit simbas petkut dhe emnit qi bajnė...”.

      Aludimi i Harapit ėshtė fare i thjeshtė pėr t’u kuptuar: Marrėdhėniet e Klerit Katolik kurdoherė qenė tė vendosura me rregjimin e Zogut: nė armiqėsinė me tė cilėn e pritėn katolikėt kthimin e monarkut nga Jugosllavia dhe nė internimin ndėshkimor tė ipeshkvit tė Shkodrės Imzot Luigj Mjedjes dhe provincialit tė franēeskanėve At’ Pal Dodajt, qė kishin ndihmuar qeverinė e Fan Nolit: nė projektin e ligjin antidemokratik qė franēeskanėve dhe jezuitėve u cėnonte shkollat: nė shtypjen e kryengritjes sė organizuar prej tyre, e cila pėrfundoi me varjen nė litar tė Dom Nikoll Gazullit, mik i ngushtė i Dom Ndoc Nikajt dhe dėnimin e Dom Lorenc Cakės e klerikėve tė tjerė. Ligjin e 1929-ės edhe mė antidemokratik, tė cilin della Rocca e krahason me atė tė ndonjė vendi komunist, qė efektivisht e privonte kishėn katolike nga ēdo status juridik: deri nė idenė e “kantonit tė veriut” qė e hodhėn prelatėt katolikė pėr tė shpėtuar nga diktatori mbretėror, dhe nė akuzėn qė parashtroi vetė Fishta para Gjykatės sė Hagės kundėr kėtij regjimi despotik. E quaj tė drejtė dėshirėn pėr tė bėrė disa analogji nė mbėshtetje tė Dr. Aurel Plasarit, dhe konkretisht: duke “gėrmuar” nė thellėsitė e shekujve XIX-XX, do tė konstatojmė se, veriu shqiptar dhe kryesisht zona katolike qėndruan kokėlartė si vetė bjeshkėt kreshnike tė kėtyre zonave (duke pėrfshirė dhe veri-lindjen) vetėdija kombėtare dhe geni i pastėr i gurrės sė kulluar tė gjakut tė Kastriotit, bashkon Malėsinė e Madhe, Dukagjinin, Pukėn, Mirditėn dhe Malėsinė e Gjakovės si njė trup i vetėm kundėr pushtuesve osmanllinj kundėr serbėve, por edhe kundėr ēdo diktature dhe diktatori. Mic Sokoli ėshtė i besimit musliman, por kjo nuk e pengon aspak kėtė kreshnik pėr t’u pėrleshur me hordhitė aziatike dhe pėr tė skuqur Valbonėn me gjakun e kufomave tė armikut. Ai ėshtė  nip i  Mark Lulės sė Shalės dhe kapuēin e ka tė bardhė (si bora e bjeshkėve krenare qė e lindėn), dhe kurėsesi nuk pranon ta ndėrrojė me ēallmėn aziatike. Kėtė episod epiko-historik, rapsodi popullor e ka pėrjetuar nė vargje: “Me l’shue kullat, poshtė po bie/me vu ēallmat, s’po m’ka hije/se jam gjak i Kastriotit/ma mirė gjoksin grykės topit.” Epopeja e lavdishme e qėndresės sė maleve “firmoset” dhe “vuloset” nė ēdo periudhė tė historisė. “Pushka e Dukagjinit dhe e trevave tė Veriut nė pėrgjithėsi, ishte protesta mė e fuqishme ndaj ēdo pushtuesi dhe diktatori” (M.B.). Asnjė trevė shqiptare nuk i pėrjetoi pasojat e Revolucionit tė Qershorit (1924), sa Dukagjini, Malėsia e Madhe, Puka e Mirdita. Me qindra patriotė burra nė zė e bajraktarė, krenė e vojvodė, u asgjėsuan, u arratisėn dhe internuan. Me qindra shtėpi u dogjėn, me mijėra bagėti u grabitėn, genocid i vėrtetė.

      Dy shoqėruesit e Luigj Gurakuqit: Mark Milani e Babun Celi, pėrfunduan nė litarin e Mbretit, i cili kurrė nuk jau “kurseu”, mė tė mirėve burra e mė tė ndershmėve patriotė. Kush janė vrasėsit, dhe kush janė viktimat? Ishte pikėrisht ku akt antinjerėzor i monarkut, qė zgjonte ndėrgjegjen e trimit patriot kapiten Ndokė Gjeloshit, pėr tė kryer atė akt patriotik nė Vjenė tė Austrisė, kur me nagantin deshi tė “vulosė” ndėshkimin qė tė jep urrejtja popullore. Por, ēuditėrisht, na paska ndodhur qė nė male tė mbijnė edhe “kėrpudha” qė u ngjiten “lisave”. Ishte besniku “mercenar” Llesh Topallai, i cili “kostumin” e Mbretit e pagoi me kokė.

      Si pėr ironi tė fatit, kapiten Ndok Gjeloshin e asgjėson (me atentat), Enver Hoxha, me dorėn e Lym Ketės.

      Siē do ta them nė fund tė kėtij shkrimi, thjeshtė mund tė konstatojmė se, monarkėt dhe diktatorėt janė tė lidhur me “fije” tė padukshme. Po nuk u kėputėn kėto fije, dmeokracia do tė jetė “mollė” e ndaluar pėr shqiptarėt. Natyrshėm, duke konstatuar se: Zogu vriste Gurakuqin me dorėn e Baltion Stambollės, dhe Enveri, Ndokė Gjeloshin me dorėn e Myslym Ketės, atėherė duhet tė pėrsėrisim pyetjen: Kush janė vrasėsit dhe kush janė viktimat?...

      Pa pėrmendur Hasan Prishtinėn, Barjam Currin, Elez Isufin dhe trimin e Libohovės Avni Rustemin, tė cilėt janė lakuar me dhjetėra nga historiografia shqiptare, do tė kujtojmė atė masakėr antinjerėzore qė u aplikua ndaj “Shqiponjės sė Drenicės” Shote Galica. “Kėtė shqipe tė vėrtetė tė shqiptarizmės”, Zogu e internoi nė kėnetat e Thomanės, dhe vetėm pėr tė shuar “etjen” e Pashiqit, qė donte gjak shqiptari. Vdiq Martirja e Kombit aty nė mes tė kėnetės, me sy drejt Kėshtjellės sė Krujės: Sikur donte t’i tregojė Kryeprijėsit, se shqiptarėt jua kalojnė dhe osmanėve me krime e barbarizma.

      Rinia shqiptare e ditėve tona (tė trazuara), ka shumė nevojė tė njihet me tė kaluarėn, tė kultivojė lavdinė dhe tė pėrbuzė tradhėtinė. Duhet tė njohim tė kaluarėn, jo pėr t’u hakmarrė, por qė tė mos lejojmė kurrė, qė ajo tė pėrsėritet.

      Rinia duhet tė ndėrgjegjėsohet se: monarkėt dhe diktatorėt kanė tė njėjti portret, ata ndryshojnė vetėm nė “kornizėn” – kohė. Por nė kėtė kėndvėshtrim shkrimi i lartpėrmendur i Doktor Aurel Plasarit, duhet tė vlejė si njė “Apel” pėr vetndėrgjegjėsim. Koha qė po kalojmė ėshtė mjaft delikate, por jo e pakapėrcyeshme, mjafton vullneti i Rinisė Shqiptare pėr tė sakrifikuar diēka nga dėshirat materiale, dhe pėr tė pėrqafuar idealin.

      Gurakuqi i madh na mėson se: “barku ushqehet me mish, venė e pasta, ndėrsa shpirti, me ideale tė pastra”.

      Tė kėrkojmė “kthjelltėsitė” nė kėto kohė tė turbullta. Kurrė nuk do tė kemi Shqipėri pėr sa kohė tė tjerėt na heqi prej “kapistre”. Rinia duhet tė marrė nė dorė fatet e atdheut. Vetėm ajo ka forcėn “magjike” tė evitojė konfliktet, dhe tė bėhet “arkitekte” e harmonisė.

      Parulla e cila tashmė ėshtė kthyer nė “sllogan” – “E duam Shqipėrinė si gjithė Europa”, e ka humbur moralin, kur Rinisė i serviret pjesa mė e errėt e Europės. Nė Europė jetojmė para mijėra e mijėra vjetėsh. Askush nuk mund tė na shkulė prej saj. Rėndėsi ka qė asaj t’i merren tė mirat dhe t’i lėmė tė kėqijat.

      Ne duhet tė kultivojmė ēdo gjė tė bukur qė trashėgojmė nga e kaluara, dhe tė braktisim ēdo gjė negative qė mund tė ketė mbetur nė ndonjė “skutė” tė ndėrgjegjes.

      Demokracia e vėrtetė ėshtė sistemi mė i mirė, por dhe mė i vėshtirė. Me siguri, ndokush mund tė thotė se nė kėtė shkrim ėshtė bėrė shumė moral, dhe kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Ashtu siē ėshtė e vėrtetė nevoja pėr moral.

Mark Bregu

Tė rrahurit “kėlyshė” nuk bėhen “Qenė” qė tė ruajnė kopenė

Tek po udhėtoja njė ditė me furgonėt e linjės Shkodėr-Tiranė koinēidoi qė afėr meje tė rrinte njė grua nga jugu rreth tė 60-ave, e cila kishte ardhur nė Shkodėr pėr tė qėndruar disa ditė te vajza e saj, qė e kishte tė martuar nė Shkodėr. Sapo mbėrritėm nė Torovicė, kur edhe kishte zbardhur drita, rruga e keqe sarandiotes ia ēoi mendjen tek politika dhe papritur tha “vėrtetė qė kėtu nė Shkodėr jeni shumė keq me tė tėra, por veēanėrisht Rendi ėshtė mė fatkeqi”, tha gruaja. “Vetėm 10 ditė qėndrova nė Shkodėr dhe u vranė 6 vetė”, sqaroi ajo. Besa ēfarė tmerri. Pasi u prezantuam, biseda me tė na zgjoi nga gjumi tė gjithėve e veēanėrisht ajo pėr politikėn e politikanėt tanė hajdutė e kriminelė. Udhėtimi vazhdonte e tė gjithė pasagjerėt rėnkonin e mallkonin qeveritarėt e sotėm, pėr krimin, pėr papunėsinė, pėr korrupsionin, pėr kontrabandėn, prostitucionin dhe fuksllekun, emigracionin e tė tjera halle qė pas revolucionit komunist tė vitit 1997 Shqipėrisė i erdhi me shumicė, nga ish-ėt e pushtetit tė ish-ėve, tė cilėt nė Shqipėri kanė instaluar borgjezinė kriminale. E bisedat vazhdonin e dėgjoje, e ēfarė nuk dėgjoje. Nė njė moment ndėrhyn pėrsėri Sofika nga Saranda, emrin e sė cilės e mėsuam pasi hymė nė tė ashtuquajturėn autostradė. Gjatė debatit ajo sqaroi, “se mos mendoni se jemi mė mirė nadje nga jugu, edhe ne”, sqaroi Sofika, “kėshtu jemi, pėrveē atyre qė punojnė nė pronat e qeveritarėve socialistė”. Njėri nga pasagjerėt ndėrhyri dhe tha, “vallahi nuk e di se si duron ky popull”. Sarandjotja, qė kishte shumė dėshirė tė fliste keq pėr hajdutarėt socialistė, pasi sqaroi sėrish se jugorėt ndjehen tė fyer pėr atė ēfarė bėnė nė 97-ėn, me njė zė tė ēirru thirri, “po pse ju mendoni se do tė ngrihet ky popull. E kush tė ngrihet”, bėrtiti Sofika, “tė rinjtė na i shitėn nėpėr botė, 5 mijė na i vranė, 400 mijė janė ish-spiunė tė Enver Hoxhės. E kush tė ngrihet, ata qė i rrahu kėlyshė? Jo, jo, ato qė u rrahėn kėlyshė, nuk bėhen qenė qė tė ruajnė kopenė.

Vasel Gilaj

Fatos Nano i dėnuar si hajdut apo politik?!

Kryetari Partisė Socialiste tė Shqipėrisė dhe kandidat pėr President tė Shqipėrisė, pretendoni pėr President tė Shqipėrisė! Gjatė gjithė kohės mbas daljes suaj nga burgu, tė cilėn e quani burg politik, i dėnuar nga PD, keni kėrkuar dhe keni fituar dėmshpėrblimin e burgut tuaj tė cilin e keni marrė nė shuma marramendėse.

      Zoti Nano, ju kėrkoni tė bėheni President i vendit dhe si njeri qė keni bėrė burgun ordiner dhe sot do tė bėheni President i moderuar i gjithė Shqiptarėve, gjatė qeverisjes 5 vjeēare tė partisė suaj (PS), ēfarė bėtė pėr shtresėn e ish tė pėrndjekurit politik? Jo pėr 4 vjet, por pėr 45 vjet dhe deri mė sot ata nuk kanė marrė asnjė lloj shpėrblimi. A e dini z. Nano, qė shtresat e tė pėrndjekurit politik edhe sot njė pjesė e tyre tė burgosurit dhe tė internuarit janė (“sistemuar”) nėpėr bunkerė dhe nėpėr bodrume dhe pjesa tjetėr ekzistojnė nė kampe internimi tash (prej) 55 vjet, njė pjesė shumė e vogėl janė futur nė ndėrtesat shtetėrore ku edhe sot janė tė paprivatizuara dhe ēdo ditė qė kalon janė tė rrezikuar tė dalin nė mes tė rrugės. Z. Nano a ka mundėsi t’ju pyes ju si kandidat pėr President i moderuar, a keni ndonjė platformė nė vetvete pėr sistemimin e kėsaj shtrese tė shumė vuajtur. Ēdo parti mbas vitit 1990 ka premtuar pėr kėtė shtresė, por nė fakt s’ka bėrė asgjė. A thua Europa do tė hapė dyert pėr Shqipėrinė nė kėtė shtresė kaq tė vuajtur e tė pasistemuar deri mė sot. Z. Nano, ndoshta do tė habiteni pėr kėtė letėr nga njė i pėrndjekur politik, por kur ju thoni, “kam bėrė burg politik”, besoj se ju duhet tė kuptoni tė paktėn njė tė mijtėn e persekutimit politik. Ēfarė mund tė premtoni ju nga kjo shtresė.

Nga: Shan Sokoli

Teologji

Vėllazėrimi islamo-kristian, vėrtetėsi historike dhe domosdoshmėri sociale nė njė shoqėri pėrparimtare

Sa shėrben feja nė stabilitetin e jetės sė njė shoqėrie, cilado qoftė ajo?

      A ka ndikuar Islami tek shqiptarėt, pėr tė ruajtur njė harmoni ndėrfetare ndėrmjet besimtarėve tė ndryshėm dhe kush ėshtė fajtor pėr destabilitetin ndėrmjet shqiptarėve, nė vite tė ndryshme?

      Cilat janė bazat e bashkėjetesės ndėrfetare nė Islam, qė do tė thotė se ēfarė e nxit njė shqiptar musliman pėr tė respektuar njė tė tillė kristian?

      Le tė hedhim njė sy nė faqet e historisė pėr tė dhėnė disa pėrgjigje, qė do tė shėrbejnė pėr tė mbyllur hesapet njė herė e pėrgjithmonė me honxhobonxhet shtatanikė, qė bredhin rrugėve duke shpėrndarė trakte rebelimi e fletushka degjenerime, pėr tė shėrbyer me besnikėri prodhuesit e skenarėve tragjedikė, pėr shqiptarėt e Shqipėrinė!

      Tema e bashkėjetesės ndėrmjet muslimanėve dhe kristianėve, nėpėr 15 shekujt e kaluar e deri sot, ėshtė prej ēėshtjeve, qė kanė njė rėndėsi tė veēantė pėr njė shoqėri pėrparimtare. Pėr muslimanėt, ky fenomen ėshtė shumė i njohur dhe aspak sikletoz.

      Shkaku i kėsaj ėshtė se kjo bashkėjetesė, buron nga Kur’anio Famėlartė dhe vetė Profeti Muhammed (a.s.) e praktikoi kėtė gjė nė jetėn e tij dhe mė pas njė gjė tė tillė e vazhduan edhe pasuesit e tij besnikė.

      Ky shkrim nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se njė argument sqarues jo njė fushatė “islamizimi”, pasi morali islam nuk mė lejon qė nė emėr tė mirėsisė tė pėrfitoj pėr tė dhunuar ligjet bazė tė fesė sime!

      Kėshtu nisi kjo bashkėjetesė ndėrmjet muslimanėve e kristianėve, nė krahėt e shekujve tė gjatė, me rritje dhe ulje, pėr shkak tė strikticizmit, fanatizmit e mbi tė gjitha nga injoranca e moskuptimi i fesė qiellore, ose nga komentimet e mangėta, dėshirat, egoizmat apo interesat e disave...

Vėllezėr tė nderuar shqiptarė!

      Kur’ani Fisnik dhe tradita profetike, vendosėn rregullat dhe bazat e bashkėjetesės sė muslimanėve me jomuslimanėt, nė pėrgjithėsi, dhe kristianėve nė veēanti, rregulla qė bazohen mbi njė tė drejtė tė shenjtė, qė ėshtė e drejta e fisnikėrisė njerėzore, kur All-llahu, thotė nė Kur’an:

Ne vėrtetė nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit) – (El Isra:70).

Dhe vėrtetoi se njerėzit janė tė barabartė, pėr nga njerzillėku i tyre, duke thėnė:

O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam prej nė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur... – (El Huxhurate:13).

Sikurse shohim nė ēertifikatėn e madhe islame tė drejtave njerėzore, nė gojėn e Profetit Muhammed (a.s.), disa muaj para se tė ndėrronte jetė, nė pelegrinazhin e lamtumirės, nė Mekke, kur thotė:

Me tė vėrtetė Zoti juaj ėshtė Njė dhe babai juaj ėshtė njė, tė gjithė ju jeni tė Ademit dhe Ademi ėshtė prej dheut.

Mė fisniku ndėr ju tek All-llahu, ėshtė mė i ruajturi.

Nuk ka epėrsi njė arab mbi njė tė huaj, as njė i huaj mbi njė arab, as njė i kuq mbi njė tė bardhė dhe as njė i bardhė mbi njė tė kuq, vetėm se me devotshmėri.

A e kreva misionin? O Zot dėshmo!

Tė pranishmit tė lajmėrojnė ata qė munguan – (Trans. Ahmedi).

Dhe shpeshherė, Profeti (a.s.) lutej:

O Zot, unė dėshmoj se Ti je All-llahu, nuk ka Zot pėrveē Teje dhe se robėt e Tu janė vėllezėr – (Trans. Ebu Davudi).

Nga kėtu del imuniteti i personit tė njeriut, pa marrur para sysh ngjyrėn e tij, llojin, gjuhėn apo fenė, pasi Zoti na drejtohet nė Kur’an, duke na thėnė:

O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hirė tė All-llahut, duke dėshmuar tė drejtėn dhe tė mos ju shtyjė urrejtja ndaj njė populli qė ti shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, pasi kjo ėshtė mė afėr devotshmėrisė – (El Maide:8).

Prandaj respektimi i personit tė njeriut ėshtė njė vėrtetėsi e ndritur nė tekstet e Islamit, siē e shohim kėtė edhe nė Kur’an:

Kush e mbyt njė njeri (pa tė drejtė), pa pasė mbytur ai ndonjė tjetėr dhe pa pasė bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij ėshtė) si ti kishte mbytur gjithė njerėzit. E kush e ngjall, ėshtė si ti kishte ngjallur tė gjithė njerėzit – (el Maide: 32).

Edhe kjo pa dallim ngjyre, lloji, race apo feje dhe pėr kėtė, Profeti (a.s.), thoshte:

Me tė vėrtetė All-llahu i dėnon ata qė dėnojnė njerėzit nė kėtė botė – (Trans. Muslimi, Ebu Davudi dhe Ahmedi).

Pra, keqbėrja ėshtė cėnim i fisnikėrisė sė njeriut ėshtė prej krimeve mė tė rėnda nė kėtė botė e nė tė ardhmen, nė peshoren e Islamit.

Tregohet se njė herė Profeti (a.s.), u ngrit nė kėmbė, pėr respekt dhe nderim, kur aty pranė kaloi njė xhenaze, siē u ngritėn edhe muslimanėt me tė. Dikush tha: Ajo ėshtė xhenazja e njė ēifuti!

Profeti (a.s.), tha: A nuk ėshtė njeri? – (Trans. Bukhariu).

Dhe nė qoftė se duam tė kthehemi nė Kur’an, pėr tė parė se si Islami, ka vendosur rregullat e bashkjetesės me tė tjerėt, do lexojmė versetin, qė thotė:

All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; all-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė – (El Mumtehine: 8).

Pa dyshim qė ky verset qė pėrfshin tė gjithė njerėzit, me pėrkatėsitė e tyre fetare, na udhėzon qė tė sillemi me drejtėsi me ta dhe tė respektojmė njėri-tjetrin, pasi All-llahu i do tė drejtėt, qė sillen me mirėsi me njerėzit dhe u japin atyre hakun dhe tė drejtat qė u takojnė. (Shih tefsirin e Tabariut pėr kėtė verset).

Siguria pėr jo muslimanėt ėshtė e qartė nė njė shoqėri islame dhe shfaqet nė tre aspekte:

1.                   Mbrojtja e tyre nga ēdo armik i jashtėm,

2.                   Mbrojtja e brendshme,

3.                   Dhėnia e lirisė sė pėrgjithshme.

Ndėrsa pėrsa i pėrket mbrojtjes nga armiku i jashtėm, e shohim nė thėnien kur’anore:

E sikur All-llahu tė mos i zbrapste disa me disa, do tė rrėnoheshin manastiret, kishat, havrat e xhamitė qė nė to pėrmendet emri i All-llahut – (El Haxhxh: 40).

Pra, muslimanėt janė tė kėrkuar qė tė luftojnė armiqtė dhe t’i largojnė ata nga shoqėria islame dhe tė ruajnė tė gjithė individėt e kėsaj shoqėrie, qofshin muslimanė apo jo muslimanė. Manastiret, kishat apo havrat, janė vend adhurmi pėr kristianėt dhe jehudėt, ndėrsa xhamiat janė vendet e adhurimit tė muslimanėve, atėherė duhet tė ruhen tė gjitha kėto vende, nga ēdo sulm apo formė dhunimi. (Shih tefsirin e imam Kurtubiut nė lidhje me kėtė verset).

Ndėrsa juristėt islam, thonė: [Ēdokush qė ėshtė nėn mbrojtjen tonė (d.m.th., ēdo individ nė shoqėrinė islame, qoftė arab apo jo arab, vendali apo vizitor, musliman apo jomusliman), dhe papritur shfaqet lufta, e kemi pėr detyrė tė dalim nė kėtė luftė kundėr armikut me gjithė mundėsitė qė kemi, pėr tė ruajtur ata qė ėshtė nėn mbrojtjen e All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij]. (shih librin “El furuk”, 3/14).

Ndėrsa grupi i dytė, mbrojtja e brendshme, pėrfshin ruajtjen e jetės, gjakut, nderit dhe pasurisė, pasi Profeti (a.s.) thotė: Kushdo qė i bėn zullum njė personi nė besė, ose i ha hakun e tij, ose e ngarkon mbi mundėsitė e tija, ose i merr diēka pa dėshirėn e tij, unė do tė jem kundra tij ditėn e gjykimit – (Trans. Ebu Davud).

Edhe dijetarėt, nė tė gjitha kohėrat, kėshillojnė udhėheqėsit qė tė sillen mirė me jomuslimanėt dhe tė shikojnė hallet e tyre.

P.sh. gjykatėsi i famshėm, Ebu Jusuf, i shkruan khalifit Harun er-Reshid, duke e kėshilluar qė tė ketė parasysh punėt e jomuslimanėve nėn mbrojtje, kur shkruante:

(Duhet, o prijės i besimtarėve, qė tė sillesh me butėsi me njerėzit e mbrojtjes sė Profetit dhe djalit tė axhės tėnd, Muhamedit (a.s.) dhe tė ruash se mos u bėhet zullum, ndonjė e keqe apo tu kėrkohet ajo qė s’mund ta bėjn dhe tė ruash pasuritė e tyre...). (Shih librin “El Kharaxh” tė Ebu Jusufit, fq. 135).

Siē e shohim tė qartė, ruajtjen qė ju bė Kristianėve tė Nexhranit, mallrave dhe pasurive tė tyre, nė kohėn e Profetit (a.s.):

[Mbrojtja e All-llahut dhe e Profetit tė Tij, janė pėr delegacionin e Nexhranit, me tė gjithė ēfarė kanė; pasuri, toka, njerėz, tregėti apo ēdo gjė tjetėr qė kanė nė dorė, qoftė pak apo shumė] – (Shih librin “El kharaxh” tė Ebu Jusufit, fq. 78).

Shoqėria islame, u siguron jomuslimanėve jetėn e tyre nė qoftė se janė tė paaftė pėr tė punuar, siē e shohim kėtė edhe nė historinė e njohur tė khalifit Omer ibnul Khattab, kur erdhi nė Damask dhe pa disa kristianė tė sėmur me njė sėmundje tė rėndė, urdhėroi qė atyre tu sigurohej jetesa sa tė jenė gjallė. (Shih librin “Futuhul Buldan”, fq. 177).

Ndėrsa khalifi i drejtė Omer ibn Abdul Aziz, i shkroi njėrit prej mėkėmbėsve tė tij:

(Shiko mirė njerėzit e besės dhe sillu me butėsi me ta, e kur ndonjėri prej tyre tė plaket e tė mos ketė para, jepi) – (Shih librin “Et tabakatul Kubra” tė Ibni Sa’dit, 5/380).

Ndėrsa grupi i tretė, dhėnia e lirisė sė pėrgjithshme, nė krye tė kėsaj pike ėshtė liria e fesė dhe e drejta e praktikimit tė riteve fetare dhe ndėrtimi i kulteve, pasi Kur’ani Fisnik na ka paralajmėruar qė tė mos eliminojmė ēėshtjen e tjetrit, duke na thėnė:

Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota – (El Bekare: 256).

E shohim qartė nė historinė e muslimanėve, atė qė vėrteton kėtė bazė, sikurse nė (Paktin e pajtimit), nė mes Profetit (a.s.) dhe kristianėve tė Nexhranit, qė thotė:

(Nuk ndryshohet asnjė arqipeshkėv nga puna e tij, as ndonjė prift nga puna e tij, as ndonjė murg nga puna e tij, pa qenė i pėrulur) – (Shih librin “El kharaxh”, fq. 78).

Ndėrsa nė marrėveshjen qė bėri khalifi Omer ibnul Khattab, me kristianėt e Kudsit, thuhet:

(Kjo ėshtė besa qė i dha robi i Zotit, prijėsi i besimtarėve, banorėve t Iljas: U dha atyre besėn nė vetet e tyre, pasuritė e tyre, kishave tė tyre, kryqave tė tyre dhe gjithė besimtarėve tė tyre se nuk do u banohen kishat, as nuk do u rrėnohen, as nuk do prishet gjė prej tyre as prej kryqave, as ndonjė gjė tjetėr prej mallrave qė posedojnė, as nuk do dhunohen pėr fenė e tyre, as nuk do keqtrajtohet asnjeri ndėr ta) – (Shih librin “Tarihur Rusul vel Muluk”, 2/449).

Duhet thėnė se prej shembujve mė tė bukur, nė kėtė tolerancė fetare tė lartė, edhe pse nuk kishte ndonjė pakt marrėveshje, ėshtė toleranca e Profetit Fisnik (a.s.), ndaj delegacionit kristian tė Nexhranit, i pėrbėrė nga rreth 60 persona, pėr tė hyrė nė xhaminė e tij dhe qėndrimin e tyre nė tė pėr njė kohė tė gjatė dhe kur erdhi koha pėr tė kryer lutjen e tyre, u ngritėn dhe u drejtuan nga lindja pėr ta kryer atė, ndėrkohė qė muslimanėt u ngritėn pėr ti ndalur nga ky veprim, por Profeti (a.s.) i ndaloi ata nga kjo sjellje, duke lėnė kristianėt tė kryenin lutjen e tyre nė qetėsi. (Shih librin “Es sirretun Nebevijje”, 1/574).

Ndėrsa prej lirive tė tjera, pėrmendet liria e mendimit dhe mėsimit, qė muslimanėt dhe jomuslimanėt nė fushėn praktike shkencore, janė tė barbartė. Dhe argumenti mė i qartė pėr kėtė pikė, ėshtė prodhimet e shumta shkencore, qė dolėn nga duart e jomuslimanėve, nė fusha tė ndryshme, sikurse shumė emra tė dijetarėve jomuslimanė, nė shoqėritė islame, u bėnė tė njohur.

Pastaj vjen liria e transportit, udhėtimit, punės apo fitimit, madje edhe marrja e posteve nė shtetin islam, pėrveē atyre qė janė tė lidhura ngushtė me Islamin, si udhėheqja shpirtėrore, etj.

Pastaj vijnė liritė e tjera sociale, si festat, panairet, vizitat dhe e drejta e bashkėvizitimit ndėrmjet tyre dhe muslimanėve, pasi Profeti (a.s.) i vizitonte tė sėmurėt e jomuslimmanėve, si dhe komshitė e tij, prej tyre dhe ishte shumė fisnik me ta, duke i ftuar nė Islam me butėsi dhe mirėsi. (Sahih Bukhari, 4/4).

Sė fundi duhet pėrmendur se ėshtė e domosdoshme pėr bijtė e tė dyja feve, tė kenė parasysh kėto pika, qė bashkėjetesa ndėrmjet tyre tė forcohet edhe mė shumė:

1. Ėshtė detyrė pėr muslimanėt dhe kristianėt, brenda njė vendi dhe jashta tij, tė ruajnė bashkėjetesėn e tyre pozitive, qė ngrihet mbi nderimin dhe respektimin reciprok.

2. Duhet tė mbyllen faqet e debateve tė sėmura, ndėrmjet muslimanėve dhe kristianėve, siē bėri Profeti (a.s.), me kristianėt e Nexhranit, duke zbatuar versetin kur’anor:

Ithtarėt e librit mos i polemizoni ndryshe, vetėm ashtu si ėshtė mė sė miri – (El Ankebut:46).

3. Duhet qė muslimanėt dhe kristianėt tė dalin pėrballė ēdo pėrpjekje, pėr pėrēarje dhe ndarje ndėrmjet tyre.

4. Duhet qė muslimanėt dhe kristianėt tė dalin pėrballė gjithė atyre pėrpjekjeve qė bėhen pėr eliminimin e lirisė fetare tė individit, nė botė.

I lutem Zotit Fuqiplotė qė tė na dhurojė mbarėsi dhe mirėsi nė bashkėjetesėn tonė tė pėrbashkėt, nėn hijen e mirėsisė sė besimit nė njė Zot Krijues, Mėshirues.

Me dorėn e teologut Muhamed Syrtari

Sa milion ėshtė Dukagjini?!

      Nė prani tė gjithė fshatit Dardhė i varrosėn pėr sė gjalli. Ėshtė e tepėrt tė thuhet se tradita popullore kėshtu e kujton pasi kjo ngjarje nuk ka ndodhur as nė lashtėsi as nė mesjetėn e hershme por mė 15 prill 1941. Dhe njerėzit e kanė parė e jetuar dhe, nuk janė as njė as dy por me dhjetėra e dhjetėra qė jetojnė akoma sot e kėsaj dite dhe e kujtojnė.

      Kjo ngjarje e irritoi nė maksimum popullsinė. Vetėm 60 vjet mė parė nga ai rast ushtria malazeze, pra mė 15 korrik 1915, kishte pushkatuar nė Dukagjin 79 vetė pa llogaritur djegien e qindra shtėpive e shkatėrrimin e dhjetėra fshatrave. Kjo ua pėrforcoi malėsorėve proverbin e vjetėr, amanetin qė tė parėt kishin lanė, sa tė ketė diell e sa tė ketė hanė, kurrė besė serbit mos me i zanė. Serbo-malazezėt nė Dukagjin kurrė nuk kishin ardhur si miq por gjithmonė si armiq, edhe kėtė radhė qė e quajtėn veten si mysafirė u sollėn si vrasės e plaēkitės tė papėrmbajtur.

 

Fillimi dhe zhvillimi i luftės nė Gurin e Kuq

Ushtria jugosllave pasi plaēkiti e vrau kryq e tėrthor nėpėr Shosh filloi lėvizjen pėr tė kaluar malin e Shoshit. Nė mal tė Shoshit ushtria ndahet dy kurma, njėri rrem i vogėl fare i drejtohet Pultit, hyn nė Kir dhe merr pengje tė gjalla mes tė cilėve edhe fratin e Kirit patėr Mėhilli Mirajn sė bashku me 50 pultinas dhe i drejtohet Qafės sė Thanės e tė Bishkazit. Pjesa kryesore e ushtrisė vazhdon udhėn drejt Gurit tė Kuq udha mė e shkurtėr qė tė shpinte nė Prekal e mė pastaj nė Shkodėr.

      Nė malin e Shoshit pati shkėmbime zjarri nė mėnyrė sporadike e fragmentare nga grupe tė armatosura tė cilat, po t’i referohemi Paulin Perjes, ishin kryesisht vullnetarė, dhe prej kėtij luftimi ikėn dy gjenerata e u drodhėn me ushtri prapė nė Kodėr Shėngjergj si dhe Gani Kryeziu me ēetėn e tij nė Lotaj (shėnim i Perjes).

      Pėr hir tė sė vėrtetės duhet sqaruar se kėto grupe tė vogla ishin kryesisht Shoshjane, nuk duhet mohuar se pati edhe Pultin sidomos nga Kiri, por duhet sqaruar se nė malin e Shoshit derisa tė dyndej ushtria drejt Prekalit ishte aventureske tė luftohej kėtė e dinin shumė mirė Shoshjanėt, tė cilėt pritėn rastin tė godisnin nga pas shpine jugosllavėt kur tė ndiheshin tė sigurtė dhe duke pėrfituar nga terreni t’i shmangeshin njė ballafaqimi frontal. Pjesa e ushtrisė qė u kthye prapa nėn drejtimin e Gani Kryeziut e bėri kėtė tėrheqje taktike pėr tė siguruar nga prapavija mbarėvajtjen e bataljoneve qė do kalonin nėpėr Gurin e Kuq qė tė mos goditeshin pas shpine, dhe nga ana tjetėr synohej tė futeshin nė Shkodėr nga tre drejtime njėri nga Postriba tjetri ku dihej se do tė konfrontoheshin pa tjetėr me forcat italiane, prandaj kėtu ishin pėrqėndruar 80% e forcave tė efektivit, drejtimi i dytė ishte nga Pulti nė Qafėn e Bishkazit e tė futeshinnė Mbishkodėr, dhe drejtimi i tretė nga Thethi nė Bogė tė Malėsisė sė Madhe. Kėtė drejtim morėn Gani Kryeziu dhe koloneli ill por menjėherė mė 17-19 prill kthehen prapa, kalojnė Qafėn e Valbonės e nisen nė drejtim tė Dragobisė sė Tropojės. Pjesa qėndrore e kolonės mė 16 prill pėr 7-8 orė nė fshatin Prekal tė Shoshit zhvillohen luftime tė ashpra me forcat italiane, si pasojė e luftimeve ushtria italiane detyrohet tė tėrhiqet dhe jugosllavėt mbėrrijnė deri nė shkallė Logje, por pėr fatin e keq tė tyre Jugosllavia njė ditė mė pas kapitullon pa kushte pėrpara fuqive tė boshtit dhe nga datat 18-23 prill pėshkohet nėpėr Prekal, ku u zhvillua edhe ndeshja e dytė e madhe italo jugosllave. Ndėrkohė kėto tė fundit pas kapitullimit tė mbretėrisė sė tyre tė lavdishme ndiheshin si peshku nė zall apo si meteorit i dalė nga orbita e planetit mėmė ku s’dinte tė pėrfundonte as tė shkapetej. Jugosllavėt natėn e 22 prillit detyrohen tė tėrhiqen nga Prekali pėr nė Lbriqe qė ndodhet pak km nė veri tė kėtij fshati, duke ndryshuar kursin e drejtimit nė 180 gradė dhe pa aguar mirė 23 prilli synonin tė kalonin sa mė shpejt zonėn e rrezikshme tė Gurit tė Kuq e tė rifuteshin me njė frymė nė Shosh, pėr tė kaluar pa u ndier nė Shalė e pastaj nė Tropojė andej nga kishin ardhur fillimisht. Thyerja e jugosllavėve nė Prekal u mor vesh njė orė e mė parė nė Shosh. Tanimė askush nuk hezitonte t’ia fillonte luftės, pasi zoti u kishte sjellė dhuratė orėn e hakmarrjes sė madhe. Sikur zėri i djemve tė vrarė nė Shosh buēiste nga varri kolektiv, kushtrim bini mbi ata qė ju vranė djemtė, u dogjėn kullat e stanet, qė deshėn tė pėrdhosin nderin e krenarinė e pa cėnuar tė Shoshit e tė Dukagjinit.

      Guri i Kuq mė 23 prill 1941 do tė bėhej ortaku mė i mirė i luftėtarėve vullnetarė tė Shoshit, aleati mė i sigurtė e faktori kryesor nė katastrofėn totale tė njė ushtrie 20 mijė vetėshe qė edhe mund tė asgjėsohej totalisht sikur tė mos ngrinte duart pėrpjetė.

      Guri i Kuq ėshtė emri i njė shkėmbi qė ndodhet mes zonės sė Prekalit dhe malit tė Shoshit. Ka marrė tė tillė emėr nga ngjyra e kuqėrremtė qė e dallon nga shkėmbinjtė e tjerė gėlqerorė qė ndodhen rreth e qark tij. I vendosur nė tė djathtė tė rrjedhės sė sipėrme tė pėrroit tė Ndervenės, pėrrua qė nė vjeshtė e nė dimėr ka pėrmasat e njė lumi tė vėrtetė. Ky gur ėshtė si njė shteg, si njė portė qė mbyll nė mėnyrė hermetike kalimin pėr nė drejtim tė veriut tė luginės e cila ngushtohet aq shumė sa merr formėn e njė V klasike me shpate thik tė pėrpjeta pa asnjė rrugė kalimi tjetėr veē njė rruge tė ngushtė kėmbėsore qė kalon tangent shpatit tė majtė tė Ndervenės dhe poshtė krijt ėt Gurit tė Kuq pėr t’u ngjitur nė rrafshin e kėtij guri qė ka formėn e njė ballkoni hijerėndė qė njė rrugė rreth 500 metra e gjatė njė kalimėshe pėr kėmbėsorin zigezake shkallė-shkallė sikur po ngjitesh nė kupolėn e njė minareje gjigande dhe po tė ecėsh paksa i shkujdesur mund tė pėrfundosh nė greminė si majtas, si djathtas. Zoti nuk mund tė pėrsėrisė qoftė edhe njė herė tjetėr fortifikatė mė tė pėrkryer natyrore se kėtė gur, se kėtė qė ėshtė edhe pritė, edhe llogore ideale, pritė qė nė ēdo ēast armikun e ke poshtė vetes ballė pėr ballė si nė shpatull tė pulės ndėrsa ti mund ta godasėsh lehtėsisht siē lėshonte Zeusi vetėtimat e zjarrta nga Olimpi, kurse armiku nuk ka ē’tė bėjė tjetėr veēse tė ndėrrojė jetė. As falanga e frikshme e Aleksandrit, as legjonet e lavdishme tė Cezarit, as gjeneralizmi i Napoleonit edhe sikur tė ringjalleshin nga varri atė agim tė 23 prillit tė vitit 1941 nė Gurin e Kuq ose do tė dorėzoheshin tė turpėruar ose do tė shkonin tė gjithė edhe njė herė nė botėn tjetėr. Dhe mjaftonte ky grusht trimash tė Shoshit kreshnik, qė kėtė kocek e kishin fole tė tyre, t’i bėnin gjėmėn kujtdo qė tė ishte. Oh, ē’vend ideal pėr tė ndeshur njė armik qindra herė mė tė madh se ti e pėr ta dėrmuar fatalisht i vogli viganin, dėshira pėr njė hakmarrje dėshira pėr njė sfidė tė bujshme u valonte nė gji malėsorėve pa pasur frikė nga asgjė, pa pyetur se nė luftė jeta e vdekja kėmbejnė rolet por ama vdekja ėshtė mė e lavdishme se kėrkush, se heronjtė rilindin vetėm nė fushėn e mejdanit.

      Nė favor tė kryengritėsve nuk ishte vetėm terreni, por edhe koha, nata ishte e errėt pa hėnė dhe ushtria nuk mund tė lėvizte natėn nė njė terren tepėr problematik dhe tė panjohur. Ndėrsa vendasit kush e kush mė parė duke njohur pėr bukuri zonėn si luanėt nė stepė, zunė pozicion nė tė gjitha shtigjet e ngushta, aty ngritėn pritat dhe prisnin tė agonte drita qė t’u vinte gjahu direkt e te vendi i pusisė. Prita e parė u vendos te ujtė e pakėt afėr kroit, poshtė Gurit tė Kuq aty ku fillonte rrėpira.

      Mėhill Lulashi, Sokol Delia, Marash Palushi, Nikė Delia, Kolė Gjoni, Gjelosh Lulashi, Nikė Gjeloshi, Mark Luca e ndonjė tjetėr, ishin vendosur nė kėtė pritė qė ishte edhe vija e parė e sulmit, edhe pararoja e forcave vullnetare detyrė tė cilėn e kryen mė sė miri me intuitė, guxim, gjakftohtėsi, dinakėri dhe veprime tė shpejta e tė bafasishme duke e futur armikun nė grackė e panik qė nė pėrplasjen e parė me tė. Vija e dytė qė ishte edhe vija kryesore e frontit ishte nė lėmė ose ndryshe nė rrafshin e Gurit tė Kuq, kėtu terreni zgjerohej, prandaj vija sulmuese ishte mė e gjatė, kėrkonte pėrqėndrim mė tė madh forcash dhe duheshin llogaritur mirė veprimet, se tėrheqja kėtu do tė thoshte thyerje e disfatė, qė nuk mund tė rikuperohej mė po tė ndodhte.

      Sulmi filloi nga vija e parė, pasi kundėrshtari ishte futur nė thellėsi tė luginės, ishte afruar nė njė distancė shumė tė afėrt, aq sa kur u sulmua jo vetėm u befasua por nuk kishte mundėsi tė manovronte nė sajė tė befasisė taktike tė kundėrshtarit dhe guximit gjithsesi tė tepruar tė vullnetarėve tė cilėt patėn edhe pasoja pėr jetėn e disave prej tyre.

      Lush Staka, Ndue Vogli, Kolė Qerimi, Binak Pjetra, Mėhill Zefi, Pjetėr Toma, Ndue Caci, Ndosh Lulashi, Nikė Gjoni, Kol Vata, Kol Gjoni, Mark Luca, Vuksan Marku, Gjon Marashi, Dedė Ndou, Ndue Sokoli, Prelė Mirashi, Grimc Ndou, Pjetėr Marku, Nikė Doda, Sokol Staka, Gjon Noshi, Ndre Preka, Marash Babuni, Kolė Vuka, Sokol Marashi, Prekė Gjeloshi, Mark Lulashi, Gjon Pepa, Pjetėr Mėhilli, Lekė Cama, Sokol Ndou, Mirash Marku, Lulash Bala, Mirash Ndou, Bal Marku, Mark Deda, Lulash Pjetra,Nikė Gjoni, Dedė Mėhilli, etj., ishin kėta qė mbajtėn barrėn e rėndė tė luftimit. Pas episodeve tė para lėshoi i gjithė Shoshi varg e vijė aq sa ėshtė  e pamundur tė jepet statistika e plotė e tė gjithė pjesėmarrėsve, por ėshtė fakt se luftoi i gjithė Shoshi shtėpi pėr shtėpi, nga dy e tre e mė shumė pushkė pėr ēdo konak, ku nuk mungoi as bajraktari karizmatik i Shoshit Lulash Gjeloshi. Njė pjesė e Nicajve nė Gradile, njė pjesė tjetėr e cilkokut nė vendkalimin qė tė ēonte nė Birca, kėshtu me pak forca gjithė ajo dyzinė ushtrie gjindej e rrethuar dhe e futur nė kllapė si shprehje e gjatė aritmetike. Sulmin e nisi prita e parė sa ka nisė me ague dita. Sokol Delia, luftėtar i kėsaj beteje kujton: Me dy bume kemi sulmue pararojėn e cila ėshtė ba copė e currle duke spėrkatė me gjak shkrepat e thepisur tė shkėmbit, dhe tuj thumue me taljane tė shkurtra jemi tėrheqėnė drejtim tė vijės kryesore, ndėrkohė nga vija kryesore ka fillue sulmi si breshni kur bjen me rrėmore, me gjamė e vetimė. Ushtria u zu krejtėsisht e papėrgatitur sapo kishte filluar marshimin nė atė kanjon tė kobshėm ku sa herė qėllonin malėsorėt, njė nga njė jugosllavėt binin pa jetė pėr tokė ndėrsa dhjetra tė tjerė shkonin drejt humnerės duke u rrėzuar mė tepėr shkėpit sesa nga plumbat qė i godisnin nga tė gjitha drejtimet. Malėsorėt me ulėrima e hallakatje nuk ngopeshin duke qėlluar nga pas pritave, ndėrsa jugosllavėve armiku u dukej i padukshėm, i pakapshėm dhe shikjonin tė hutuar se mos u vinte vdekja lart nga dy gisht qiell qė shikonin nga baza piramidale e kėtyre maleve.

      Lulash Staka, njė luftėtar energjik, i shkathėt si shejtan, i qetė, nuhatės, dinak nė fushėn e manovrės luftarake, i fuqishėm, guximtar i pashoq, shenjtar i pėrpiktė,p asi e futi mirė nė objektiv njė mitraljer jugosllav, rrafshon thepin me shkjekzėn dhe i tėrheq kėmbėzėn manxerrit, qėlloi atje ku duhej me tė djathtėn e tij tė pamėshirshme mitraljerit i fluturuan trutė nė tė majtė e kapina nė tė djathtė duke u rrokullisur si kungulli nė rrgallinėn e gurve tė asaj shpatine vertikale.

      Lulash Staka, me njė sulm tė shpejtė, me njė guxim tė xhindosur, i mbėshtet me zjarr nga tre katėr shokėt qė i gjendeshin pėrkrah, vėrsulet fluturimthi si shqipja kur nga lartėsitė sulmon ndonjė lepurush, Lulashi rrėmben mitrolozin e mitraljerit qė e ēoi tek tė shumtit, rrėmben disa shirita me fishekė, ndėrsa u bėrtet shokėve tė merrnin pa vonuar dy tre arka municion dhe fluturim tėrhiqet nė ballė tė frontit aty ku ishte pika mė nevralgjike, dhe tani gurgullimat e tė shtėnave tė mitrolozit pushtuan luginėn dhe mali-malit ia pėrcillte oshtimat dhe tingujt e zjarrtė tė simfonisė sė vdekjes tė njė ushtrie gjaksore. Lulash Staka burrė drague/kush ėshtė trim qė vjen me mue/Kush ėshtė djalė qė del me dekė/Mitrolozat ua marr vetė.

Luftė po bajnė 300 shpi Shosh

Nga 2-3 pushkė pėr ēdo konak

Lulash Staka me mitrolos

E ka skuq lumin me gjak.

      Kėto janė disa nga vargjet  e kėngėve tė pakėnduara pėr 40 vjet pėr luftėn e Shoshit nė Gurin e Kuq dhe pėr Lulash Stakėn, sinonimin e kėsaj qėndrese, superstarin e kėsaj sfide tė madhėrishme, i cili jo vetėm na kujton Selam Salarinė, por i mbajti vetė Labit njė leksion se si sfidohet vdekja, se lufta ėshtė jo vetėm teatri i shpalosjes sė vlerave tė trimėrisė, por sė pari edhe i zgjuarsisė pėr tė mbijetuar e arritur synimin e fitores nė ēdo situatė. Lulah Staka u pėrēmua, u harrua, bile u dėnua nga sistemi totalitar, si kundėrshtar politik i tij, dėnimi mė i rėndė qė iu bė kėtij vigani ishte harresa dhe ēensurimi qė iu bė veprės sė tij, ndėrkohė kur ai meritonte kėngė, tituj, dekorata, meritonte vendin e nderit nė muzeun e luftėtarėve trima tė lirisė e heronjve tė sakrificave kombėtare tė papėrsėritėshme. Nga vija e parė e luftimit duke rrezikuar sė tepėrmi u kalua nė mėsymje tė shpejtė nga luftėtarėt e llogorit duke u mbėshtetė me zjarrin e dendur tė mitrolozit tė Lulashit qė kollitje si i tėrbuar, ndėrsa pas dy orėve tė para tė luftimit, luftėtarėt e Shoshit nuk ndiheshin mė pisk as pėr pushkė, as pėr fishekė, pasi u bėnė posedues tė armėve tė lėna nga asqeri, bile edhe njė apo dy mitrolozė tė tjerė e tė shumė bumjeve.

      Dėshira pėr hakmarrje e shpagim ishte e papėrmbajtur tek shihnin dy divizione tė fundoseshin si titaniku, tek iknin prapa gjithė panik, tek binin tė vdekur pas gėrxheve, drizave e shkurreve, tek thėrrisnin nė gjuhėn e tyre, “kuku lele majko” (kuku nanė mbaruam), thua se Shoshi ishte disa milionėsh. Siē thashė edhe mė lart, ushtria ishte bllokuar si nė govadė nga tė tria anėt pėrpara dhe nė tė dy krahėt, pa mundur tė ēajė nė asnjė drejtim vetėm tė kthehej prapa, por edhe tė ktheheshe prapa ishte tepėr e vėshtirė pasi rruga ishte tepėr e ngushtė, sa nuk i merrte dot dy veta, ikja e kujave dhe e mushkave me nxitim krijoi njė rrokopujė nė radhėt e ushtrisė njė kaotizėm tė vėrtetė ku secili kthehej prapa pėr tė ikur dhe shkapetej mbi tjetrin qė nuk i mjaftonte koha tė merrte kthesėn, dhe secili nuk e dinte se ku shkonte, pasi nga pėrpara i pristeplumbi i malėsorėve, nga pas fluturimi nė greminė. Pas disa orė luftimi tė tmerrshėm kur njė pjesė e ushtrisė gjeti njė shteg ikjeje pėrmes luginės sė Kirit dhe kaloi nė drejtim tė qafės sė Bishkazit, por edhe kur nga pasu gjendėn tė rrethuar nėn zjarrin e pushkėve tė Prekalorėve e tė Kicorėve, atėhere jugosllavėt e ndien veten plotėsisht tė mbaruar pa asnjė shpresė shpėtimi, njėlloj sikur tė ishin pėrmbysur tė gjitha malet sė bashku me qiellin qė kishin ēati e t’i zinin mat nė kėtė luginė tė mallkuar. E ndodhur nė njė situatė ose tė zhdukej plotėsisht pa mbetur kurrkush i gjallė ose tė dorėzohej nė mėshirė tė zemėrgjėrėsisė sė malėsorėve, jugosllavėt zgjodhėn rrugėn e dytė, ata me nxitim hoqėn kėmishat e bardha nga shtati dhe i vunė nė majė tė bajonetave tė tyre tė pėrgjakura, dhe duke pėrfituar se nė radhėt e tyre kishte edhe shqiptarė i shtinė me urdhėr tė thėrrasin nė dorėn tuaj o burrat e Dukagjinit dhe pas 8-9 orėsh lufta e Gurit tė Kuq pėrfundoi me njė bilanc tė dhimbshėm tmerrėsisht tragjik, rrjedhojė e aventurės politike ushtarake tė mbretėrisė jugosllave pa kurrfarė dinjiteti, rrjedhojė e njė brutaliteti tė papėrmbajtshėm agresic qė ushtroi kjo armatė e pa fat gjatė udhėtimit nėpėr Dukagjin. Sidomos Guri i Kuq, Ibriqja, Bircatm, Shkoza pas Malit tė Shoshit, ngjasonin pas lufte si njė kasaphanė e vėrtetė.

Nga: Prelė Milani

89 vjet mė parė krenėt e Bajrakut tė Kelmendit “mėsojnė” europėn tė flasė gegnisht...

Nė historinė e pėrgjakur e pėrflakur qė sollėn motet nga njėri shekull nė kapėrcyellin e tjetrit, njė vend tepėr tė rėndėsishėm, madje si simbol tė shqiptarisė zė padyshim treva mė veriore e Shqipėrisė “Londineze”, Malėsia e Madhe. E kjo trevė historinė e saj e shkroi vazhdimisht me jatagan e pushkė, por edhe me pupėl e pendė, qė nė shumtėn e rasteve pėr bojė kishin gjakun e bijave e bijve tė saj mė tė mirė, tė cilėt u sakrifikuan qė tė mbijetojė Malėsia e vetė Shqipėria. Padyshim momente lufte e qėndrese nė mbrojtje tė trojeve tona nga lakmitė e pushtuesve tė “largėt” e tė shovenėve fqinjė nuk kanė pasur sė rreshturi, madje sa vetė jeta e kėsaj treve qė e meriton tė quhet krenaria e krejt Shqiptarisė. Por nė kėtė shkrim tė shkurtėr, unė siē paralajmėrova nė titull, dua tė kujtoj sadopak njė ngjarje qė bėri jehonė tė madhe jo vetėm nė Malėsi e Shqipėri, por edhe nė kanēelaritė e Europės plakė qė sapo kishte filluar tė zgjohej nga gjumi i gjatė, ėndrrat e tė cilit shpesh na kushtuan mjaft shtrenjtė, por qė gjithsesi shqiptarėt nė pėrgjithėsi e malėsorėt nė veēanti treguan para atdheut e botės se dinė t’i dalin zot ēdo pėllėmbė toke qė iu lanė amanet tė parėt, e Zoti i kishte falė kėtu para gjithė popujve tė tjerė qė vėrshuan nė ditė tė vėshtira njerėzimit.

      Natyrisht lufta e gjatė e malėsorėve me pushtuesin shumėshekullor turk shpesh bėri qė me fqinjėt tanė tė “vonė” e aspak miqėsor (serbo-malazezėt) tė krijonim bashkėpunime e aleanca nė interes tė pėrbashkėt, me qėllim ēlirimin nga pushtuesit mizor turkoshak, por qė pėr fat tė keq kėto aleanca nė pėrgjithėsi u prishėn jo pėr faj tė malėsorėve e shqiptarėve, por pėr faj tė shovenėve fqinjė, qė kėrkonin hapėsirė tokėsore nė kurrizin e trojeve tona. Njė marrėveshje e tillė kishte pasur tė bėnte me rastin e luftrave tė viteve 1911 e 1912, nė luftėn kundėr turqve, ku thuhej se trevat shqiptare qė do t’i ēlironin malėsorėt do tė ishin tė tyre e nuk do t’u binte mė nė qafė “shteti” malazez, por qė edhe pse shqiptarėt malėsorė ēliruan trevat autoktone tė tyre, si  dhe ndihmuan maksimalisht e pa hile edhe ēlirimin e tokave tė Malit tė Zi, marrėveshja u prish nga fqinjėt, tė cilėt filluan tė pushtojnė troje tė Malėsisė e Shqipėrisė. Qėndresa heroike me pushkė nė dorė pėr tė mbrojtur tokat tona safi shqitpare nuk reshti kurrė, por nė kėtė kontekst tė mbrojtjes sė tokave tona, pėrveē pushkės si shok i pandarė i malėsorėve, shkėlqen edhe rruga diplomatike e krenėve tė Bajrakut tė Kelmendit, qė si “koka” e Malėsisė e Shqipėrisė, jo vetėm nga ana figurative u dėrgojnė fuqive tė mėdha njė Memorandum me vlera tė papėrsėritėshme, tė cilin po e botojmė tė plotė mė poshtė. E ky memorandum pėrfaqėsonte interesat e krejt Shqipėrisė sė Veriut e mė gjerė dhe u drejtohet autoriteteve Britanike nė Londėr mė 26 maj 1913, kur nė atė kohė Britania e Madhe ishte “fuqia” numėr njė e fuqive tė mėdha tė Europės qė kishin filluar tė marrin nė dorė disi fatin e popujve tė “vegjėl” qė kishin hequr mbi shpinė mizoritė e perandorisė qė po jepte shpirt (Turqisė).

      Natyrisht, pėr ta paraqitur e kujtuar sa mė origjinale e me jehonėn e kohės e cila ende shėndrit si margaritar nė qiellin blu tė Malėsisė e Shqipėrisė, tekstin e plotė tė Memorandumit po e riprodhoj me gjuhėn e “vjetėr” shqipe tė Veriut qė quhet Gegnishte, e me tė cilėn tė parėt tanė u “morėn” vesh me Europėn Plakė e qytetėrimin e saj.

      Padyshim kėshtu memorandumi ėshtė disi mė i “vėshtirė” pėr t’u lexuar, por qė shpresoj se pėr hir tė respektit tė kėsaj ngjarjeje e tė parėve tanė do t’na e falin kėtė vėshtirėsi, e cila as nuk ka tė krahasuar me vėshtirėsitė e panumėrta tė paraardhėsve tanė pa tė cilėt nuk do ta kishim as kėtė “grimė” Shqipėri qė kemi sot...

 

Memorandum

T’nźnshkruemt Kreen t’Bajrakut t’Kelmźndit, tuej vūu oroe:

a)                   se pźsė Malet e Mishkodres: Hoti, Gruda, Kelmźndi, Kastrati e Shkreli, permrźnda atyne kufījve nder t’cillt sod me sod gjinden tė caktueme, jānė pr kahė gjaku, gjūha, kanūni e doket nja me fise tjera t’komit shqyptaar;

b)                   se kahė feja jānė nji besimit me Dukagjin, Pukė, Mirditė, Kthellė, Malciė t’Lezhės etj., se prandej ndollin t’ndryshuem prejė Malit t’Zii;

c)                   se intereset e gjallimit t’tynė gjinden t’lidhuna e t’pershkueme me ato t’krahinės (Vilajetit) t’Shkodres, njaq saa e shūmta pjesė e Malcorve dimnon nder vise t’shtrīme prejė Shkodret deri n’gjygjet t’Kavajės, e qi prandej t’kaluemt e tyne nźn sundim t’Malitzii kishte me u pertrīi nji rrenim t’madh n’ekonomii;

d)                   se kto Male per trii vjet rresht kan derdhė gjakun vetun per liriė e perparim t’komit shqyptaar, e se vetun mās kėtii qellimit luftuen sivjet krahas me Malazez, deer si mās t’mārrunit tė Tuzit njoften mźndimin pushtues e jo librues t’Malitzii;

e)                   e se Malazeztm (si tjerėt Slav t’Balkanit), gjith kohen e luftės me Turkiė kan bīndė marė shekullin e gjytetnuem me mizorii e dhunii t’kryeme mīi Shqyptarė e mīi katolikė t’Shqypniis, t’cillve u kan djegė Kishė, rrenue eltet, mytė meshtarė, grīi fmīi e graa, plaēkitė gjāa e pasunii e rroposė me top e me zjarm, kundra ē’do arrsyjet e vullndetit t’Europės, gjytetin e Shkodrės;

f)                    e se prandej antipatia e saa qind vjetve ndermjet komit shqyptaar e popujve Slav t’Balkanit sod gjindet māa tepėr e egercueme, po mārrim lźjen me ja u paraqitė luten neper mjet t’Madhniis s’Ate atyne Pushteteve t’Mdhaa t’Europės, t’cillat ja kan vūu detyrė vedit me perkujdesue per lirim e perparim t’Shqypniės, si pesė Malet, t’permźnduna sypri, me ata kufij ner t’cillt jąnė gjetė deer sod t’pershtrīeme, t’perbājnė nji pjesė t’vetme me Shqypniė t’librueme. Pėr ndryshe, si n’kohė t’kalueme, nder ata kufīj kaa me rrjedhė prap gjak nierit.

Kol Nika, Gjon Neli, Prek Groshi, Gjergj Prźēi, Luk Nika, Gjeto Deda, Prźk Zuri, Baza Doshi, Prźk Shtiefni, Luc Ujka, Tom Gjoni, Prel Toma, Kol Prźēi, Marash Vata, Pjeter Ndoka, Tom Prela, Pashko Elezi, Mark Kola, Mark Ujka, Pjeter Deda, Zef Pjetri, Zef Gjoni.

 

      E pas kėtij Memorandumi teksti i tė cilit rrezaton vetėm shqiptari ēdo fjalė e jonė nuk do tė kishte mė vlerė, prandaj po e mbyll kėtė shkrim tė shkurtėr me shpresė se kemi kujtuar sadopak kėtė ngjarje e protagonistėt e saj qė edhe pse tashmė nuk rrojnė mė, ata “flasin” pėr ne e trojet tona qė ende lėngojnė nga shovenėt fqinjė qė mbajnė tė ndara jo vetėm troje, por mbi tė gjitha zemra dhe shpirtra malėsorėsh e shqiptarėsh. Gjithsesi shpirtrat e kėtyre burrave qė i dualėn zot jo pak Malėsisė e Shqipėrisė nė ato kohė tė vėshtira u bėfshin “ambasadorėt” shpirtėrorė tė malėsorėve e shqiptarėve pranė krijuesit e shelbuesit tė Gjithėsisė, Zotit tė tė gjithėve... qė padyshim nuk na ka harruar.

Ndue Bacaj

Kush ėshtė gabim?!

I dashur lexues i gazetės “Shqipėria Etnike”. Kjo gazetė nė numrin e sajtė datės 28 maj 2002 boton njė shkrim qortues ndaj njė shkrimit tim, botuar nė numrin e maparshėm po tė kėsaj gazete, lidhur me kthimin e emėrtimeve tė vendosura nė mėnyrė diktatoriale, me emėrtimet e ngjitura prej vetė popullit dhe zėvendėsimin e shumė emėrtimeve qė komunizmi i ka vėnė nė pėrputhje me interesat e tija propagandistike, me emėrtime tė studjuara si i ka hije kritereve tė hartuara nga qytetėrimi. Ndėr emėrtimet qė komunizmi ka vėnė nė Shkodėr, unė kam quajtur tė gabuar edhe emėrtimin e shkollės sė mesme “Oso Kuka” dhe ja pėrse: Oso Kuka ėshtė hero e jo personalitet i kulturės shqiptare. Qortuesi im e justifikon kėtė emėrtim me kontributin patriotik tė kėtij heroi. Ai ankohet pėr peshoren time tė vlerave. Unė i them zotėrisė se vlerat e Oso Kukės nuk kanė nevojė pėr peshore. Pėrmasa e vlerave tė heroizmit tė tij i ka gdhendė me vija tė pėrjetshme poeti unė kombėtar nė kryeveprėn e letėrsisė shqipe: qė komunizmi e nxori nė ilegalitet e ky komunizėm u shtir gjoja se po don ta nderojė Oso Kukėn me emėrtimin pa kurrfarė kriteri njė shkolle tė mesme nė Shkodėr. Po tė kishte dashur tė nderonte do t’i ngrinte njė pėrmendore si e meriton herozimi i tij. Nė shkrimin tim kushtuar kėtij problemi unė jam ankuar pėr mostrajtimin e kėsaj ēėshtje sipas kritereve tė drejta, e njė ndėr shembujt antikriter kam cituar edhe shkollėn e emėrtuar me emrin e Oso Kukės. Nė shkrimin tim, qė fatmirėsisht mund tė lexohet kur tė duhet, unė nuk kam thėnė tė zėvendėsohet emėrtimi Oso Kuka me Martin Camaj, por kam thėnė se aq sa i pėrshtatet njė akademie ushtarake emri i Martin Camajt, aq i shkon pėr shtat njė shkollės sė mesme emėrtimi Oso Kuka, e kėtė besoj e kupton kushdo. Qortuesi im thotė “Heroizmi i tij ia bėn tė parėndėsishėm arsimimin. Rėndėsinė Oso Kukės ia jep profili i veprės sė tij, jo profili i dhėnė nė mėnyrė artificiale. Ky emėrtim aty nuk ka vend edhe sikur vėrtetė tė na mungonin figurat e kulturės. Ky emėrtim i pavend jo vetėm nuk e nderon heroin, por e vė nė lojė figurėn e tij, mbasi ēdo kuadri i duhet gjetur korniza e pėrshtatshme. Qortuesi thotė se ky emėrtim i jep kėsaj shkolle shembullin e shqiptarizmit. Unė mendoj se shembullin e shqiptarizmit nuk ua jep emėrtimi, njohja me veprėn e tij dhe brumosja me atė patriotizėm. Qortuesi im thotė “Jo vetėm njė shkolle, por edhe njė qytet do tė nderonte emėrtimi me emrin e Oso Kukės”. I dashur qortues, nuk ekziston asnjė qytet nė botė me emrin e ndonjė figure, pėrveē qyteteve tė emėrtuara prej komunizmit si Leningrad, Stalingrad, qyteti Stalin, apo Petėrburgu qė e pagėzoi vetė Cari Peter. Tash le tė shqyrtojmė qortimin qė i bėn zotėria sugjerimit tim pėr emėrtimin e Shkollės sė Gjuhėve tė Huaja “Shejnaze Juka”. Qortuesi im thotė “Shejnaze Juka ėshtė pushkatuar prej pushtuesit gjerman dhe nuk dihet nėse ka qenė apo jo komuniste”. Zotėri i nderuar, pėrvoja e fituar gjatė viteve tė regjimit komunist na tregon se diktatura patriotizmin e papėrzier me sė paku tetėdhjetė pėr qind komunizėm e ka luftuar si antikomunizmin, pėr ndryshe to da kishte emėrtuar ndonjė shkollė tė Shkodrės me emrin e Qemal Draēinit e tė ndonjė tjetri. Sugjerimi im pėr t’i ndėrruar emėrtimin e Shkollės sė Gjuhėve tė Huaja nga “Shejnaze Juka” nė “Marije Shllaku”, nuk merr shkas nga ēfarė fatkeqėsish qortuesi im pėrbluan, por nga se nė asnjė vend tė botės njė shkollė e nivelit tė tillė nuk emėrtohet me emrin e njė nxėnėsi, siē ishte e ndjera Shejnaze Juka. Unė nuk synoj nė asnjė mėnyrė ē’pėrjetėsimin e sakrificės sublime, pėrkundrazi, ngulmoj nė pėrjetėsimin e kėsaj sakrifice por duke respektuar kriteret e drejta me qenė se as shejtorėt nuk janė tė njė rrangu e jo mė dėshmorėt. Nuk besoj se i pėrkasin logjikės fjalėt: “Pamvarėsisht kush i ka emėrtuar, kėshtu do tė mbeten pėrjetėsisht”. Qortuesi im nga njėra anė thotė se ėshtė i drejtė rishikimi i emėrtimeve, nga ana tjetėr pėrpiqet tė argumentojė me shembuj pa bazė mos ndėrrimin e tyre. Po ta shohim me optikėn e zotėrisė nuk mund tė luhet asnjė emėrtim, bmasi pėr ēdo dėshmor tė luftės nacionalēlirimtare do tė thuhej: “pėrse ta heqim kėtė e ta lėmė kėtė tjetrin! A nuk u flijuan tė dy?!” Edhe unė i jap tė drejtė kėtij mendimi. Jo tė fshihen emėrtimet qė meritojnė tė ekzistojnė, e pėrsėris, por tė rregullohen sipas kritereve tė studiuara me kujdes, duke u dhėnė vendi i merituar, jo vetėm atyre tė luftės sė dytė botėrore, por dėshmorėve tė tė gjitha kohėrave, pėrndryshe do tė miratonim mendimin komunist: “Historia e vėrtetė e Shqipėrisė, fillon me Luftėn Nacionalēlirimtare, e se ata qė ranė kundra komunizmit, duhet lėnė tė mbuluar nga harresa si trupat e trye nga dheu”. Marije Shllakun unė nuk e kam marrė si njė shembull fiks, por si njėrin nga shembujt orjentues tė zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje historiko-humane. Prandaj ėshtė e turpshme t ndihet era e atij intrigimi “Se paskam marė nga se quhet Marije”. Po tė kisha njė tendecė tė tillė, do tė rreshtohesha me tė turpėruarit e injorancės e tė fanatizmit mė tė urryeshėm e mė absurd, tendencė kjo qė unė e kam neveritė qysh se jam bėrė tė marr mend, dhe kam treguar kurdoherė me gojė e shkrime angazhimin tim me mish e me shpirt nė luftė kundra kėsaj tendence kaq antinjerėzore. Sa pėr dijeni, Marije Shllakun nuk e kanė vrarė, siē thotė qortuesi im, gjermanėt, por serbėt, si njė luftėtare tė pamposhtur nė mbrojtjen e kauzės sė Shqipėrisė Etnike, dhe pretendimi i tij se Marije Shllaku i pėrket Kosovės e jo Shqipėrisė, mė duket i padrejtė, pasi Kosova, sipas mendimit tim, ėshtė nė pėrbėrje tė Shqipėrisė Etnike. Po tė mendonim kėshtu, si zotėria, edhe Nėnė Tereza do t’i pėrkiste Maqedonisė. Unė mendoj se lavdia e dėshmorėve, nuk kufizohet me vija demarkacioni. Kėtė na tregojnė edhe emėrtimet nė Kosovė. Nė fund tė shkrimit, zotėria thotė “Mendoj se Bashkia nuk do tė merret me ndėrrimin e njė emri me njė emėr tjetėr, pėrndryshe befas mund tė gjindemi pėrballė njė pyetjeje qė nuk ėshtė e lehtė t’i gjindet pėrgjigja”. I kujtoj kėtij zotėrie tė nderuar se Zoti e krijoi logjikėn pėr t’i dhėnė pėrgjigje ēdo pyetjes. Qėllimi i mirė ėshtė thelbi i pėrgjigjes mė fisnike. Bashkia duhet qortuar qė e ka zvarritur zgjidhjen e kėsaj ēėshtje deri nė kėtė kohė.

Gjokė Vata

“Krenaria e Qytetit Shkodėr”

Engjėjt nė pavdekėsi

Kushtuar jetės dhe veprės sė Dom Mikel Gjergjit

Beltoja, ky fshat i vogėl nė hyrje tė Shkodrės me histori tė lashtė 2400 vjeēare sa vetė Kalaja e Rozafės, pėrkundi djepin e saj sa e sa njerėz qė lanė gjurmėt nė historinė e kombit shqiptar, pėr trimėri e zgjuarsi si: Hamza Kazazi, Zek Jakini, Gaspėr Beltoja, etj. Populli i kėtij fshati shfaqi qėndresė antikomuniste qė nė vitet e para tė vendosjes sė shtetit komunist. Nė grupin “Bashkimi shqiptar”, nė bankėn e tė akuzuarve nė krah tė At Daniel Dajanit, Pater Gjon Shllakut, Pater Giovani Faustit e seminaristit Mark Ēuni qė u dėnuan me vdekje, ishte dhe seminaristi nga Beltoja Pjetėr Gjoka qė u dėnua me 10 vjet burg.

      Kisha martire e Beltojės pagėzoi mė 17 prill 1935 njė foshnje qė sapo kishte adhur nė dritė, ndėrsa fytyra e Krishtit hodhi hiret e dashnisė martire. Kjo Kishė si njė nanė e zgjoi dėshirėn e vokacionin e zani i fuqishėm i Zotit ushtoi nė shpirtin e tij deri nė ēastin e fundit tė jetės. Qė nė fėmijėri u edukua me dije e kulturė fetare, ku ndihmonte nė meshė e shėrbimet fetare famullitarin e fshatit Dom Nikollė Shllakun.

      Nė fshatin e lindjes mbaroi shkollėn fillore, 7-vjeēaren nė Berdicė tė Madhe, kreu shėrbimin ushtarak nė Tiranė dhe ndjek njė kurs pėr llogaritar tė cilin e ndėrpret sepse fillon studimet teologjike pranė Arqipeshėkvisė nė Shkodėr. Katedralja e Shkodrės nė prag tė Krishtlindjeve mė 8 dhjetor 1961 shugurohet meshtar Dom Mikel Gjergji nga Arqipeshkėv Ernesto Ēoba dhe pagėzohet me emrin Dom Mikel Gjergji.

      Meshėn e parė e jep nė fshatin e tij tė lindjes, nė Beltojė, siē ishte nė traditėn krishtere.

      Shėrbimet e para si meshtar i kreu nė Kishėn e Dajēit tė Bregut tė Bunės, tė Stajkės e mė vonė nė Barbullush. Kur ishte nė kulmin e veprimtarisė sė tij pėr pėrhapjen e fjalės sė mirė e ndėrpret fjalimi famėkeq i 6 shkurtit 1967.

      Regjimi i asaj kohe hoqi institucionet fetare, Kishat e Xhamitė, sepse feja nuk pranonte dhunėn e padrejtėsitė, shkeljet e tė drejtave tė njeriut. Feja predikonte dashurinė mbarėnjerėzore, u jepte shqiptarėve bashkimin, atė qė nuk realizonte shteti komunist. Por edhe me mbylljen e Kishave Dom Mikeli i shėrbeu popullit tė tij si misionar i fesė, duke ēuar nė ēdo vatėr e familje dritėn e shpresės e fjalėn e mirė. Ky klerik zbaton vendimet qė dalin nga kjo Kishė, ku mė 31 mars 1704 ėshtė mbajtur njė Sinod i Pėrgjithshėm dioqezan nėn kryesinė e Imzot Anton Babait Ipeshkėv i Shkodrės.

      Kjo Kishė nė atė kohė ishte dhe Katedrale, ku gati ēdo vit ėshtė mbajtur Sinodi dioqezan. Janė me dhjetra e qindra shėrbime fetare qė Dom Mikeli i ka kryer ditėn e natėn, nė netėt me shi e dėborė duke bėrė me orė tė tėra nė kėmbė nė fshatrat e Shkodrės e Qytetin e tij, atje ku kishte nevojė tė ēohej lutja e fjala e Zotit.

      Por kjo veprimtari ra nė sytė e sigurimit tė Shtetit dhe agjentėve komunistė. Mė 19 prill 1973, kur vjollcat ishin vyshkur, nė njė ajėr tė mbytur nga etja pėr gjak e thėrrasin dhe e arrestojnė nė zyrat e kėshillit tė fshatit Beltojė. E torturojnė, e rrahin, i lidhin duart me tel nė sy tė familjarėve, banorėve e nxėnėsve nė qendėr tė fshatit pėrpara kėsaj Kishe. Pėr tė patur mė shumė informacion pėr veprimtarinė e tij i marrin tė gjitha dokumentat, librat e rrobat fetare. Torturat mė ēnjerėzore i janė bėrė nė qelitė e errėta tė hetuesisė, ku me muaj i lidhur kėmbė e duar, i kryqėzuar si Krishti nė malin e Kalvarit. E dosja gjyqėsore e pėrgatitur qė nga Komiteti Qėndror Tiranė bėhet gadi pėr gjyqin i cili zhvillohet me datat 6 e 7 gusht 1973.

      Dom Mikeli ndėrsa zbriste shkallėt e gurta ku “Drejtėsia” e djajve tė kuq nė emėr tė antidijes ikish vu mbi shpindė kryqin e rėndė tė vdekjes. Ai vėshtronte me sy tė kthjellėt sytė e njerėzve dhe tė njohurve qė ishin mbytur nė pikėllim.

      Tė ndodhur pėrpara kėsaj qėndrese dhe akuzave ndaj pushtetit, ndryshohet masa e dėnimit ku me urdhėr tė sekretarit tė parė tė Komitetit tė Partisė Shkodėr, Prokop Murra, urdhėron trupin gjykues qė nga 10 vjet qė e kishte neni pėr agjitacion e propagandė tė dėnohet me pushkatim.

      Trupi gjykues me kryetar gjyqi Rustem Gjata e prokuror Kostaq Shano jep vendimin nr. 229, datė 3 shtator 1973 ku vendos tė deklarojė fajtor tė pandehurin Hil Gjergji, pėr krimin e tradhėtisė ndaj atdheut dhe e dėnon publikisht me pushkatim dhe konfiskimin e pasurisė sė luajtėshme e tė paluajtėshme si dhe heqjen e tė drejtės sė zgjedhjes pėr 5 vjet siaps neneve tė kodit penal.

1-                   Pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor 10 vjet heqje lirie. E cilėson agjitacion e propagandė sepse u kishte thėnė besimtarėve se Dashnia e Zotit ėshtė e pėrjetėshme e drejtėsia e njerėzve e pėrkohėshme, bashkė e bukėn e pėrditėshme duhet t’u jepni fėmijėve edhe virtytin se atdheu forcohet nga virtyti i bijve tuaj.

2-                   Pėr kundėrshtim me dhunė tė pėrfaqėsuesve tė pushtetit popullor 5 vjet heqje lirie.

E quajtėn kundėrshtim me dhunė se nė momentin e arrestimit asgjėson tė gjitha dokumentat kishtare, besnik i shpirtėrave qė i ishin besuar, sepse u kishte mjekuar plagėt e shpirtėrave me ilaēin hyjnor, me duart e tij zgjidhte mėkatet e kėsaj jete, mbyllte sytė e pėrkohshėm tė kėsaj jete dhe u hapte shpirtėrave dyert e gėzimeve tė amshueshme.

3-                   Pėr mashtrim mė shumė se njė herė tė qytetarėve me 5 vjet heqje lirie.

E quajtėn mashtrim se dėrgoi zanin e ambėl tė Jezu Krishtit nėpėr vatrat e shtėpitė e vaujtura ku shkonte ai, u tha njerėzve mendoni se nė qiell ėshtė njė jetė tjetėr, u hoqi peshat e rėnda tė shpirtit e u vuri krahėt e engjėjve, u pastroi sytė e nxirė nga urrejtja vllavrasėse dhe iu dha njerėzve dritėn e Zotit.

      E pėrfundimisht trupi gjykues nė bazė tė nenit 48 tė Kodit Penal pėr tė gjitha krimet e dėnon me pushkatim dhe konfiskim tė pasurisė sė luajtėshme e tė paluajtėshme dhe heqjen e tė drejtės sė zgjedhjes me 5 vjet.

      Edhe pas dėnimit me vdekje ai torturohet pėr sėri nė qelitė e errėta derisa nė njė natė shkurti 1974 ku yjet pikonin pikėllimin e engjėjve dhe ndėrsa bishat fytyrėnjeriu mbushnin pushkėt e vdekjes, ēoi sytė nga qielli e iu ēfaq njė engjėll me kurorė trėndafilash tė kuq tė martirit. E pushkatojnė diku pranė vendit ku bashkohet Drini e buna, nėn vendin ku sot ndodhet Kisha e Zojės sė Shkodrės, e aty prehet edhe sot. Trupin e martirizuar ata e fshehėn edhe 28 vjet si 28 rrasa tė randa tė harresės i vunė dheut qė e mori nė gjirin e vet. Kėto ditė Komuna Berdicė e ka dekoruar me titullin “Qytetar Nderi” dhe emri i shkollės Beltojė “Dom Mikel Gjergji”.

Aleksandėr Pashuku

Zef Nika

Ferri komunist nė kujtimet e Lekė Harapit

Shqiptarėt patėn fatin e zi tė provonin njė diktaturė tė tmerrshme tė cilėn e patėn si dhuratė nga shokėt komunistė qė nuk patėn mėshirė pėr popullin shqiptar por e masakruan dhe e shkatėrruan pa mėshirė. Shumė ėshtė folur dhe ėshtė shkruar pėr skėterrėn komuniste nė Shqipėri dhe shumė do tė shkruhet patjetėr nė tė ardhmen. Mendojmė se ata qė u pėrplasėn nėpėr burgjet e tmerrshme komuniste dhe u detyruan qė edhe tė braktisin Shqipėrinė janė dhe mbeten ndėr akuzuesit mė tė tmerrshėm tė kėsaj diktature. Shkrimi mban titullin “Skėterra komuniste nė kujtimet e Lekė Harapit, sepse pikėrisht kėtyre kujtimeve do t’i referohemi pėr tė bėrė sė paku njė fragment tė portretit tė kėsaj skėterre e cila Lekės dhe gjithė popullit shqiptar nuk ia kurseu vuajtjet tė cilat ishin njė skėterrė e vėrtetė. Duke lexuar kėto kujtime ne gjejmė njė tė vėrtetė me rėndėsi se autori arrin tė kuptojė qė piketa e parė e instalimit tė komunistėve nė Shqipėri ishte lidhja e saj me “shokėt” jugosllavė tė cilėt nė kėtė projekt ogurzi pėr shqiptarėt ishin “violinė e parė”. Ishin pikėrisht komunistėt jugosllavė, thotė autori qė ishin tė interesuar shumė qė nė Shqipėri varret tė mbusheshin me shqiptarė. Dhe komunistėt shqiptarė kėtė projekt e zbatuan me njė zell tė njė cilėsie tepėr tė lartė. Duke u mbetur besnikė kėtyre kujtimeve ne shohim se komunistėt filluan tė zbatonin planin e tyre skėterrė qė nė LNĒl, kur ata filluan vllavrasjen duke u vėnė pushkėn nacionalistėve shqiptarė qė bėnin luftė kundėr pushtuesve si shqiptarė dhe jo si mercenarė jugosllavė. Skėterra komuniste u tregua e pamėshirshme sidomos nė Shkodėr, thotė Lekė Harapi, sepse ky qytet nuk i pranoi kurrė idetė e kuqe komuniste. Prandaj pėr t’i gjunjėzuar shkodranėt antikomunistė, diktatura e skėterrės solli nė Shkodėr drejtues antishqiptarė dhe antishkodranė nga jugu i Shqipėrisė si: Zoi Themeli, Zoi Shkurti, Irakli Terava, Spiro Pano dhe tė tjerė kriminelė tė vegjėl nė detyrė por tė barabartė nė krime.a ta iu vėrsulėn Shkodrės, thotė Lekė Harapi dhe e lanė nė gjak. Kėto degė tė oktapodit skėterrė e kthyen Shkodrėn nė njė qytet burg ku kriste dajaku dhe plumbi i pamėshirshėm komunist. Ėshtė njė dhumbje e rėndė pėr ata qė lexojnė kėto kujtime kur shohin si u persekutua kleri katolik e ēuan atė drejt njė shkatėrrimi tė plotė. E gjatė dhe shumė e gjatė ėshtė lista e priftėrinjve qė u zhdukėn deri tek i fundit. Por skėterra komuniste nuk e kurseu as klerin musliman sepse skėterra nuk mund tė lejonte klerin nė kėmbė duke e ditur se kleri i bėnte karshillėk kėsaj skėterre dhe i pėrgatiste njerėzit, shqiptarėt tė ishin njerėz qė t’i luteshin Zotit dhe jo komunizmit. Tentakulat e skėterrės komuniste u shtrinė pa mėshirė nė tė gjithė jetėn e shqiptarit pėr tė shkatėrruar ēdo gjė qė ai ndėrtoi nė shkeuj. Lekė Harapi shkruan me dhimbje tė thellė pėr aksionet e rinisė qė shkatėrruan moralin e popullit shqiptar ku djem e vajza tė ngarkuar nėpėr makina udhėtonin “pėr t’ia ndryshuar faqen Shqipėrisė”. Megjithėse kėto janė kujtesė dhe flasin pėr njė periudhė tė kaluar tė jetės sė popullit shqiptar, vlera e tyre ėshtė shumė e vyer. Ata na bėjnė qė tė mos i harrojmė krimet qė bėri komunizmi nė Shqipėri dhe ne si shqiptarė kurrė tė mos i falim ata qė nuk patėn mėshirė pėr ne dhe pėr Shqipėrinė. Brezat qė do tė vijnė pas nesh duke lexuar kėto kujtime dhe shumė kujtime si kėto do tė habiten dhe do ta besojnė me vėshtirėsi se kohėn e skėterrės komuniste u ndėrtuan pallate e fabrika, kurse populli jetonte me bukė dhe ushqime tė racionuara dhe qumėshti e djathi “shikoheshin me dybli”. Ata do tė shokohen kur tė marrin vesh se paraardhėsit e tyre qė jetuan nė komunizėm mendonin gjithė ditėn se ēfarė do tė hanin nė mbrėmje. Mendojmė se kėto kujtime qė shkroi Lekė Harapi janė dhe do tė jenė njė argument bindės pėr ēdo shqiptar qė tė mos harrojė se ē’u bė me kėtė popull pėr 50 vjet, tė mos harrojė se e ka obligim qė tė jetė tepėr i kujdesshėm dhe tė ruhet fort nga tentakulat e reja tė kėsaj skėterre, tė cilat sot nė forma tepėr tė stėrholluara e kanė kapur Shqipėrinė dhe shqiptarėt pėr fyti duke bėrė tė pamundurėn qė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt ditė tė bukura kurrė tė mos vijnė, sepse ditė tė tilla do tė jenė pa mėdyshje fundi i skėterrės. Dhėntė Zoti i madh qė ditė tė bukura pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė tė vijnė dhe me mijėra vjet tė rrijnė dhe skėterra komuniste tė mbetet njė kujtim i hidhur dhe i largėt pėr shqiptarėt.

Selim Gogaj

Festivali i 40-tė mbarėkombėtar i fėmijėve, Jubileu i kupave tė zeza.

-Kėnga e fėmijėve, njė “pėrrallė” e bukur, qė e kėndojnė “tė zemėruar”-

-Dirigjenti Kujtim Alia: Dy gėzime nė njė ditė-

      Pėr tre netė me radhė, nė qytetin tradicional tė kėngės pėr fėmijė, Shkodra pėrcolli magjinė interpretative tė zėrave mė tė ėmbėl, mė tė pafajshėm tė kėsaj bote pisanjose e paradoksale, tė fėmijėve shqiptarė, brenda dhe jashtė trojeve shqiptare. Dhe njė ėndėrr pėr t’u ngjitur nė skenė tė festivalit e prekin edhe fėmijėt shqiptarė nė Zvicėr, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, duke zėnė 12 vende konkurimi nė festival. Njė numėr i konsiderueshėm ky, sepse teprojnė edhe 22 vende pėr territorin brenda kufijve, ku fėmijėt kanė mundėsi tė “argėtohen” nė festival. Ndokujt, kėnga e festivalit i duket si njė “pėrrallė” qė e kėndojnė “tė zemėruar”. Ju qė nuk doni ta besoni, unė po ju shkruaj njė “pėrrallėz” tė bukur, dhe me siguri do ta lexoni.

      -Na ishte njė zė i ėmbėl nga Tepelena qė gurgullonte si ujėt e kristaltė, dhe “Pyeste tė gjithė fėmijėt e botės” A s’kemi dhe ne tė drejtė tė vimė ēdo vit nė festival? Dhesi pėrgjigje vjen zėri i brishtė nga Librazhdi qė kritikon; “Kush nuk sheh veten”, me siguri do gabojė. Ka tė drejtė vogėlushja librazhdiote, pasi e kanė tė vėshtirė qė tė rriturit, “tė shohin veten” kur ata shpesh mėkatojnė dhe pse pėrrallėzat e bukura i shėmtojnė. Dhe pėr kėtė arsye natėn e parė tė festivalit njė “Letėr vjen nga larg” prej Burrelit. E kush ka kohė me e hapė “letrėn tuaj” vogėlushe. Pastaj “mjeshtrat e mėdhenj” s’kanė ndonjė interes tė merren me “amatorė”. Ah, pėr pak desh harrova flladin nga valėt e Adriatikut. Motrat Karaj, s’e kanė seriozisht me “Bashkė tė gėzojmė”. E kush do ta besonte “pėrrallėn” tuaj me tekst e muzikė fėmije. Ju e dini se juria “anonime” qė aprovon pranimin e kėngėve nė festival, e mbeti nė “klasė” mjeshtrin e muzikės Agron Xhunga. Pastaj mirė ia bėnė Agronit qė s’e kaluan, sepse po ta fusnin atė, s’do kishte vend qė tė pranonin kėngėn e vet. Sepse juria “anonime” vet i shkruan kėngėt, vetė i teston, dhe vetė i pranon. Po, po, ėshtė e vėrtetė, se edhe vogėlushja nga Fieri, nuk na e solli tingullin fėshfėritės tė Semanit. Sepse kėtej nga lart, thonė se Fieri s’i ka gjė kompozitorėt. Kėshtu thotė juria “anonime” e pėrzgjedhjeve tė kėngėve, pėr kokėn e pėrrallės. Pale, pale, na vjen njė korēar nga “Telefoni” tė na bėjė tė qajė, se i ka shkuar babi nė mėrgim. Po pse o Mates, nuk e din ti, se tė gjithė shqiptarėt janė bėrė gati tė ikin nė mėrgim. A nuk i sheh ti, si ikin natėn ne skafe nga Shqipėria, se s’kanė ku tė punojnė. Por ju fėmijėt e Korēės veē tė na mallėngjeni dini. Prandaj dhe Presidenti ynė i nderuar, kėtė vit e ndoqi me vėmendje festivalin tonė, sepse u mallėngjye prej Korēės. Dhe me fluturimin e shqiponjės, nė natėn e tretė e dekoroi Kujtim Alinė, me dekoratėn e “Naim Frashėrit”. Megjithėse edhe Kujtimit ia ka ndjerė zemra, qė kėngėn me tekst tė Naim Frashėrit “Zogu dhe djali” e fut nė ēdo dy vjet nė festival.

      A nuk na e solli dhe Adem Ymeri nga Maqedonia “Zogun e djalin”, me melodi tjetėr. E fundja fundit, s’ka asgjė tė keqe tė kėndohet ēdo vit, sepse “zogu” ėshtė i pafajshėm, dhe me tė nuk luajmė dot, se s’na lė Prishtina, pasi na gjuan me “Shkopin magjik”. Besoj se tė gjithė fėmijėt e njohin, se na e mėsoi Zana Thaēi, nė 1997, qė erdhi me “Shkopin magjik” nė dorė pėr me pushue “luftėn”. Edhe sivjet voglushja kosovare, vjen nė festival me “Shkop magjik” dhe e ftoi xhaxhi presidentin, t’i dėgjojė mirė kėngėt tona, sepse edhe ai ėshtė fėmij si ne. Pasi burrat e shtetit s’kanė kohė tė merren me festivalet e fėmijėve, se ata kanė shumė punė tė mėdha pėr tė bėrė. Por xhaxhi Rexhep Mejdani ėshtė shumė i mirė, se e vlerėsoi me vend xhaxhi Kujtimin, sepse edhe xhaxhi Kujtimi nuk e din “Fajin kush e kishte” kur e pyeti Mirela Zhulali, pėr djalin nga qyteti, qė i hypi gomarit nė fshat. Beni i vogėl iku nga gomarėt e qytetit, qė drejtojnė nėpėr bashki, nėpėr qeveri, nė parlament. Dhe kujtoi se gomari i fshatit ishte i butė, i shpejtė si benci. Prandaj e pėsoi Beni i shkretė. Kėshtu e kanė tė gjithė gomarėt. Tė gjithė njė surrat kanė. Edhe motrat Ymeri nga Shkupi, nuk kishin faj, qė s’e dinin emrin e poetit tė kėngės, sepse ato janė tė vogla. Pastaj fėmijėt kėndojnė pastėr, se nuk e dinė se ngatėrrest e krijimeve i bėjnė tė rriturit. Sepse edhe konkurimi i festivalit varet nga forca e talenti i muzikantėve. Sepse dihet, se kur pranohet kėnga kushti i parė ėshtė muzika, paēka se xhaxhi Kujtimi bėn “kompromise” pėr hir tė festivalit. Edhe pse ndėrrohen me qėllim emrat e kompozitorėve, bėhet vetėm pėr hir tė vlerave tė festivalit. E rėndėsishme ėshtė qė ata tė fitojnė shumė para. Kurse pėr ju fėmijė ju mjaftojnė ato pak honorare qė ju japin, sa pėr tė blerė akullore. U harrova pėrrallėn mė tė bukur. Edhe juve besoj se ju pėlqeu kėnga “Fidane ėndrrash do tė mbjell” qė kėndoi Erjona Bushati. Ishte kėngė shumė e bukur. E kemi dėgjuar edhe herė tjetėr, kur e kanė kėnduar vjet nė Raxhaj tė Malit tė Zi. Veēse sivjet e kishin ndryshuar shumė pak tekstin dhe kishin ndryshuar edhe emrin e muzikantit, dhe pėrsėri u kėndua nė jubileun e 40-tė tė festivalit tonė. “Prandaj pėrrallat tona janė tė bukura, edhe pse i kėndoni “tė zemėruar”. Por ju duhet tė gėzoheni se edhe xhaxhi Kujtimi ėshtė shumė i gėzuar, se pati dy gėzime nė njė ditė. E para dekoratėn e Presidentit dhe e dyta se vajzat e xhaxhi Kujtimit fituan ēmimin e III, me “Ne presim, por s’dimė”. Sa tė sinqerta janė dy vogėlushet, sepse me tė vėrtetė ato “s’e dinė” qė festivali i 40-tė Mbarė Kombėtar i Fėmijėve, u vlerėsua si festivali i Kupave tė Zeza. Fėmijė tė dashur, juve ju pėrlqen qė tė tregojmė “pėrralla”, por do ta lėmė pėr festivalin tjetėr, se tani e kanė radhėn tė rriturit me thashethemet e tyre, por pėr njė gjė ju siguroj se xhaxhi Kujtimi festivalin tjetėr do t’ju sjellė njė regjisor tė ri, mė tė mirė se ky qė mbaroi, qė t’ju zbavisė me “pėrrallėza”. Dhe ky xhaxhi ėshtė Kryetari i Bashkisė Shkodėr, Ormir Rusi. Sepse xhaxhit Ormir i ranė flokėt e kresė nga sponsorizimi i festivalit, pasi skena e festivalit ka kushtuar shumė shtrenjtė, sa ka mbledhur tė gjithė flokėt e qytetit. Se ishte e vetmja gjė e bukur e kėtij festivali, dhe nuk harrojmė kostumet marinare tė korit, qė me tė vėrtetė ishin shumė tė bukura. Dhe duhet t’i falenderojmė ato duar tė arta qė kanė punuar me aq shije pėr ju, qė ju u dukėt aq tė bukur nė skenė. “Pėrrallėza juaj fėmijė kėtu mbaroi”.

Fillojmė me pėrralla tė vėrteta.

Disa mendime pėr festivalin, nga tė ardhurit nė Shkodėr.

Prononcimi i gazetarit Frroku nga Korēa (prind i fėmijės nė kėtė festival)

-Prania e shumė kėngėve tė krijuesve shkodranė, diasporė, Tiranė, nuk ka bėrė asgjė tjetėr, veēse ka mbyllur hapėsirat e krijuesve shqiptarė nėpėr rrethe. Prania nė festival e kompozitorėve mė pinjoll tė tyre, nuk ka tregu asgja tjetėr, veēse kėta mjeshtra tė kėngės shqiptare thanė, se festivali ėshtė pronė e jona. Ato pak kėngė tė rretheve, kanė tregu se krijimet e tyre kanė qėnė mė tė mira, se sa tė pinjollėve qė vetquhen mjeshtra. Unė e respektoj punėn e Kujtim Alisė, por nuk pranoj dy prezantuesit e festivalit, qė ishin nė nivel shumė tė dobėt.

Prononcimi i dr. Kujtim Albrahami nga Librazhdi (prind i fėmijės nė festival)

-Kam shumė rezerva pėr prezantimin e kėngėve nė festival. Fėmijėt e kompozitorėve prezantohen me shumė ngrohtėsi, kurse fėmijėt qė janė tė “pa mbrojtur” prezantohen thatė. Nuk njohin rregullat e lojės sė konkurimit, ku tė gjithė fėmijėt janė tė barabartė.

-Prononcimi i njė anėtari tė jurisė (pėr korrektėsi ruaj anonimatin e tij)

-Festivali ėshtė njė eveniment shumė i rėndėsishėm, qė bashkon shumė komponentė. Por qė tė dallosh se ku ēalon mė shumė, pėr mua si artist, mė ra nė sy, ana e errėt e medaljes (pa pėrmendur lodhjen, sakrificat, meritat e njė festivali). E para: Nė njė jubile munguan tė mėdhenjtė qė kanė krijuar kėtė festival, si profesor Tonin Daija, Leonard Deda etj. Nuk u ftua ndonjė prezantues i parė ndėr vite, pasi dy prezantuesit nuk u paraqitėn mirė. Pėr Manjolėn do tė thoja, shpesh herė ngatėrronte rolin qė kishte nė skenė, me emisionet argėtuese pėr fėmijė, qė ajo drejton nė televizion. Edhe Ervini, edhe pse i pranishėm si artist, ėshtė konsumuar duke kėnduar pėr tė pėrshėndetur festivalin disa vjet rrjesht. Festivalit i munguan zėrat e bukur pėrshėndetės, edhe pse kolazhet e kėngėve ndėr vite, na risollėn emocione tė gjalla tė Karierės sė kėngės ndėr vite. Aty kishte diēka qė i mungonte festivalit. Dhe e fundit, festivalit i mungoi magjia e fjalės sė mjeshtrit tė penės. Megjithatė festivali ėshtė festival dhe ka atmosferėn e emocioneve tė bukura qė tė rrėmben nė pamje tė parė. Asgjė s’mund tė jetė perfekte pėr kushtet tona. Probleme tė njohura edhe nė festivalet e tė rriturve.

Prononcim i njė pjesėmarrės konkurent nė festival (poet)

-Festivali ėshtė ring, qė duhet tė provojnė forcėn krijuese tė gjithė poetė e kompozitorė. Por festivalin e kanė kthyer nė monopol tė tyre. Jo tė gjithėve i jepet mundėsia. Sepse nuk tė lejon Jorgo Papingji, qė ka gjysmėn e kėngėve nė festival, duke marrė tė gjitha ēmimet dhe kupat e zeza, dhe kėtė festival, do ta quaj pa tjetėr, festivali i kupave tė zeza. Sepse pėr mua nuk solli asgjė tė re, pėrveēse tė privilegjuarit e Kujtim Alisė.

Prononcimi i njė prindi nga Gjirokastra

-Ne sakrifikojmė shumė, qė sjellim fėmijėt nė festivalin e Shkodrės. I paguajmė krijuesit qė i bėjnė kėngėn fėmijės, sa frėngu pulėn. Dhe kėtu nė festival, fėmija jonė nuk del pėr kėnaqėsi as nė natė tė tretė, edhe pse kėnga ėshtė shumė e bukur. Se Festivali Mbarėkombėtar ėshtė i fėmijėve tė kompozitorėve, dhe jo i fėmijėve tė thjeshtė shqiptar, qė kanė mė shumė talent se ata. Ky nuk ėshtė festival privat, prandaj organizatorėt t’i vėnė gishtin kokės dhe tė mos tė na marrin sa pėr tė plotėsuar numrin e rretheve. Ky aktivitet madhėshtor ka njė emėr tė madh Festivali Mbarėkombėtar. Edhe ne nga Gjirokastra, jemi shqiptarė, nuk jemi grekė.

Nė kėtė festival mungoi Tropoja, Puka, Kruja, Peshkopia, Vlora, Pėrmeti qė ka me tė vėrtetė talente dhe bilbila tė vegjėl, qė duhen dėgjuar me kėnaqėsi, pėr t’i dhėnė me tė vėrtetė vlera kėtij jubileu tė 40-tė tė kėngės pėr fėmijė.

Megjithatė, pėrveēse vlerėsimeve tė karierės me kupa tė zeza, festivali pati dhe fituesit e kėngės, me ēmime tė III, tė II, tė parė.

Ēmimin e parė - kėnga “Universi” (Tiranė)

Ēmimin e dytė - “Ritmi i prindėrve tanė” (Xhavit Ujkani)

-                                                                   “Mė bėj njė zanė” (Shpėtim Saraēi)

Ēmimin e tretė - “Ne presim, por s’e dimė” (Shkodėr)

                                - “Kapedani i gjyshes” (Shkodėr)

                                - “Kasper” (Kosovė)

Dhe interpretuesja mė e mirė e festivalit, u shpall Erjona Bushati me kėngėn qė ėshtė kėnduar edhe nė festivalin e Malit tė Zi.

      A kanė tė drejtė shumė krijues nga rrethet dhe fėmij gjithashtu tė pezmatohen nga organizatorėt dhe juritė e festivaleve?

      Gjykojeni mė mirė ju vetė!

Mir u pafshim nė festivalin e 41-tė me ndėrgjegje tė pastėr, e vizione tė reja.

Nga: Fatime Kulli

Oso Kuka ka qenė kamikaz, ka hedh nė erė veten dhe 24 jetė njerėzish. Emri i tij mund tė jetė pėr njė depo dinamiti nė Afganistan

Nuk qe e thėnė pėr kombin tim tė rritet natyrshėm. Faktorė tė rėndėsishėm brenda dhe jashtė vendit tim, ushtruan njė trysni lesbike e ja mbėrritėn qėllimit final: kombi tė mbetej shtatanik, e kjo mjaftonte pėr atė lukuni hileqarėsh. E nė se nuk qe e thėnė tė rritet natyrshėm, kjo nuk do tė thotė qė kombi im tė mbetet shtatanik gjithė jetėn e vet. Anipse vonė, pak e nga pak, gjeneratat janė kėtu pėr t’ja shėruar varrėt, tė cilat nė kohėn e gjergjelezit ishin vetėm nėntė.

      Memoria e kombit u ndryshk pahiri nė njė kohė qė s’qe kohė, nė njė vakt pa vakt. Episode jo edhe aq tė lavdishėm i morėm me duar tė pista dhe i vėndosėm nė paragrafėt e historisė sė shtetit qė ka njėmijė vjet qė thuret e shthuret. Emra jo edhe aq tė denjė ua qepėm me pėrdhunė dyerve tė shkollave gjenerale e tė nivelit mė tė lartė. Tani sa nuk ėshtė ende vonė pėr tė gajasur tė tjerėt, s’ka pėrse tė ngurrojmė ta vemė nė  vendin e vet gjithēka stonoi nė realitetin bardh e zi qė pėrjetuam “nė kohėrat e kolerės”.

      A nuk ndalemi tek njė shembull qė nuk ėshtė i vetmi e jo se jo djalė dėshiri. Njė gjimnaz me histori e dinjitet qė pėrgatit edhe ajkėn e gjindjes sė komunitetit siē janė poetėt? Kush flet me zemėr nė dorė, nuk thotė Po. Mbase pėr faktin e thjeshtė se akademkė tė gjallė e tė vdekshėm presin radhėn. Po miku im, ky analist i vonshėm e pėrdreq i anshėm, keqkuptohet sa kohė ėshtė i mėndjes se po hidhet baltė mbi Oso Kukėn. Po e lėmė nė shenjtėrinė e vet Oso Kukėn, pasi edhe atij vetė do t’i vinte turp pėr podin qė i dhanė ata qė sh(kruajtėn) historinė e kombit tim. Si paradhėnje i them mikut tim se besoj, nuk do tė krenohet Palestina pas dyqind vjetėve me kamikazėt e sotpėrsotėshėm. Madje nė stanin e antiherojve do t’i strehojė kamikazėt.

      Ndėrkohė kur i lexon kėto radhė, miku im qė ėshtė njėherit edhe analist i vonshėm, me siguri ngre gishtin pėr tė mė bėrė me dije se edhe ti ke shkruar njė vjershė pėrsėmbari pėr atė vend e atė kohė. E kam shkruar sak, dhe e ruaj nė sepetin e perlave. T’i lė pa i cituar vargjet e asaj vjershe, do tė thotė ta lė radhėn ty pėr t’i vėnė brenda njė kornize nė numrin parues tė gazetės kombėtare “Shqipėria Etnike”. Po tė kursej kohėn o miku im imirė dhe analist i vonshėm, nuk e di pėrse, alias, pėr ē’shkak?

 

Vranina

Agoni shterpė

Mbi mirazhe vargjesh tė pafundmė,

Vėgimi im vjen shpesh atje:

      Sa herė dimrat rrullin ballin

E shqipet,

I grisin qiejt me britma.

 

      Ėshtė shkruar e zeza mbi tė bardhė. Njė  homazh pėr atė vend, i cili nuk kishte pse tė mbetej nėn hyqėm tė malazezėve, nė mos edhe pėr faj tė atij rreshterit Otoman, i cili jo rastėsisht lindi nė qytetin tim. E nė se kapėrceva sapak cakun e heroizmit, kastile pozova GjergjFishtėn, i cili na ka lėnė kėtė postulat: “Lahuta” mbart nxėnės me tė gjitha dhjeta edhe pse ishin hiē tė shkėlqyeshėm nė tė shumtėn e rasteve.

      Pėr analistin e vonshėm e jo vetėm pėr kėtė, guxoj tė them se i ashtuquajturi heroizėm i Oso Kukės nuk ka pėrse tė glorifikohet. Te e fundit mund tė shohet se, nuk pati asnjė gram shkollė, pati njė pasaportė otomane, lindur rastėsisht nė metropolin tim, iu tek tė bėnte njė aventurė si njė rreshter i zellshėm qė ishte, dhe e bėri proēkėn. Zbatoi njė ferman perandorak e dėrgoi nė parajsė njėzetekatėr ėngjėj pa asnjė grimė faji mbi syprinėn e kėtij dheu. Nuk ėshtė faji im nėse veprimi i kamikazėve ėshtė i dėnueshėm dje, sot e gjithė ditėn, nga gjindja e qytetėruar sado e pakėt tė jetė kjo e fundit. Por rriskoj ta lė lumininė e vet Oso Kukėn e tė mos ia zgjat metastazat kėsaj replike, aniēka nė kundėrshtim me dėshirėn e mikut tim.

      Tjetėrkund parkohet “jahti” i arsyetimit tė analistit tė vonshėm. Druhet se ideja pėr ndrrimin e emrit tė gjimnazit nė Dergut ka lidhje me rreligjionin tė cilit i pėrkiste Oso Kuka. E sigurojmė se nuk ėshtė kėshtu. Megjithatė radhėn e njerėzve tė ditur qė nis me Arshi Pipėn, nuk ka pėrse tė mos ia bėjmė me dije. Nuk ėshtė stacioni i fundit Oso Kuka. Ka gjasa tė vazhdojė me “Azem Hajdarin”, “Arben Brocin”, “Shejnaze Jukėn” e nė kahjen e ndonjė shėnjestre tjetėr. E di se do vihesh nė siklet kur ta marrėsh vesh se propozohen emra tė kalibrit tė Lin Delisė, Kolec Thanit, Vasfi Samimit, Arshi Pipės, Martin Camajt, etj.

      Gjimnazi “Oso Kuka” besoj tė ketė ēerek shekulli jetė e pėrvojė. Di gjithashtu tė ketė nxjerrė poetė me dhjetėra. Emrat e Olta Ndrukajt, Skėnder Temalit, Alfred Ēapalikut, Ana Lukės e ndonjė tjetri, janė tė shenjuar dukshėm nė “gjergjefin” e letrave shqipe. Ndaj nuk ėshtė mirė tė ndėshkohen kėta emra tė pėrveēėm. Por ėshtė obligim gjithsesi tė mos shuhet emri i njė otomani tėmirė, e aq mė pak i njė muslimani tė mirė. Nuk dijmė tė ketė ndonjė punishte baruti dikund, ndonjė pikė karburanti qė e mjel ndonjė “katarsist” verior, s’ka pėrse tė mos i vihet emri i tij. Dhe mos o zot tė emėrtohet kamikaz, por tė mėshirohet sipas aksiomės sė Jezuit “fali o zot, se nuk dijnė ēka bajnė”!

      Nė tė kundėrt atėhere edhe Amerika duhet t’i vėrė Manhatanit emrin e Bin Ladenit.

Dashamir Cacaj

Nano: Shokė hajdutė, vėrjani shulin kaēorrit se na emori pushtetin Berisha

Dinosauri i mbrapshtive po e mėsyn Pallatin e Brigadave pa i hyrė ferrė nė kėmbė, e aq mė pak pa ia ditur pėr nder opozitės qė vonohet pėr t’ja treguar shtegun e xhunglės kėtij aventurieri tė pandreqshėm. Pasi bėri lesharapi tė tijėt, pasi lodroi e hodhi vallen me kėtė stan kecėrish qimendryshkur, pasi nuk mbeti kush pa u lanēuar prej tij e pa u pėrbuzur si ēmoskush, e ndau tortėn pėr bukuri e ia futi njė shqelm nė prapanicė Mejdanit, i cilinė tė pesė vjetėt e mungullimit nuk u shfaq as edhe njė dekikė nė fushėn e mejdanit.

      Njeriu me njėmijė e njė vese hedh hapa delirantė drejt poltronės sė kreut tė shtetit. Me dredhi, ngutshėm, papėrfillshėm, dehshėm deri nė ē’akord e me brryla tė mprehur, por kurorėzohet si mberti i Nepalit ta zėmė, e kėtė ogiē kėtu tė mos e lėmė. Ēmeritshėm e pa kurrėfarė plangu, ky dishepull i idiotizmit bėn gati varrenė e gijotinėn. Tė rrish shtrembėr e tė flasėsh drejtė, a nuk ėshtė pak centimetra larg theqafjes Shqipėria! Dorėn e fundit tė rrokullimės, u gjėnd monstra t’ja japė.

      Pasi ka ndarė tortėn rreket t’ua thuprojė ethet kecėrve tė mbetur nė vathė. Mbahuni trima, u thotė. Shulin kaēorrit. Pa parė kėmbėn e cjapit, alias timen, pėrfund deriēkės, portėn mos e hapni. Kujdes arkapijat se mos vjen Berisha! Nuk kam kohė pėr tė humbur me ju qyrrashė tė shtrembėt se mė duhet tė jem darkėtar i njė “stine tė mėrzitshme nė Olimp”. Kėtė paēavure shtet mbajeni nė kėmbė, anipse me paterica. Veshėt bigė o trimat e xha Jahos. Pronto Gejxhit si gjithnjė, se po humbėm orientimin, nuk ka djall tė na ndihmojė nė kėtė mot tė lig kur tė djathtėt pėrgatiten tė na kthejnė reston.

      Opozita nuk voton. Asaj i mbetet tė brohorasė: E gjetėm presidentin! Ani pse nuk ėshtė konsensual. Pa votat e opozitės Presidenti i Shqipėrisė ėshtė dytėsi i hoxhė-alisė, sejmen i Mejdanit, president pėrgjysėm, alias President seksual.

Dashamir Cacaj

Demokratėt detyrohen tė braktisin vendin

Njė ndėr figurat e lėvizjeve demokratike i cili ishte dhe anėtar i Partisė Demokratike i quajtur Zef Koēeku, i datėlindjes 29. 04. 1962, lindur dhe banues nė Shkodėr.

      Ėshtė ky person qė ka qenė vazhdimisht njė demokrat i fortė dhe ka marrė pjesė nė tė gjitha lėvizjet demokratike.

      Prandaj duke parė aftėsitė e tija ėshtė ndjekur nga komunistėt ku elemente tė fshehtė socialistė i kanė bėrė presione tė vazhdueshme me letra e kėrcėnime tė ndryshme atij dhe pjestarėve tė familjes duke i vėnė edhe dinamit shtėpisė ku pėr fat tė mirė ai ka shpėtuar pa u eleminuar fizikisht.

      Nė fillim tė vitit 2001, Zefit i kanė bėrė njė kėrcėnim pėr ekzekutim fizikisht, i ėshtė caktuar dhe afati i ekzekutimit. Qė nga kjo kohė ėshtė detyruar tė lėrė shtėpinė, tė afėrmit dhe ēdo gjė tjetėr pėr tė shpėtuar nga vdekja vehten dhe familjen e tij. Prandaj sot ai dhe famlija e tij, gruaja dhe fėmijėt, jetojnė nė njė shtet tjetėr dhe kthimi i tyre nė Shqipėri ėshtė i pamundur sepse ai dhe familja e tij ėshtė i dėnuar me vdekje nga persona kundėrshtarė tė demokracisė.

      Pra kthimi i tij nė atdhe nuk ka asnjė siguri.

Zef Nika

Familja Curri viktimė dhe akuzė

Diktatura komuniste nė Shqipėri nga dita nė ditė po rritet. Demokratėt janė nė shėnjestėr dhe si rrjedhojė e njė realiteti tė tillė kėta pesė vitet e fundit janė pushkatuar mijėra tė tillė. Vetėm policė janė pushkatuar deri sot 208.

      Njė ndėr viktimat, njėkohėsisht edhe njė ndėr akuzat ėshtė edhe familja Curri nė Shkodėr. Kanto Tom Curri ėshtė njėri ndėr demokratėt qė ėshtė pėrfshirė nė demonstrata, nė tubime dhe veprimtari antikomuniste qė nė fillim tė viteve 1990 pėr njė Shqipėri tė lirė. Ai ėshtė dhunuar shumė herė dhe nė fillim tė majit 2002 jeta e tij u kėrcėnua seriozisht. Njė grup banditėsh i dalin nė rrugė, e rrahin, e torturojnė dhe i thonė se nėse nuk heq dorė nga bindjet politike tė djathta do tė pushkatojmė ty dhe familjen. Pak metra mė tej, mikrobuzi i policisė, kėsaj policie fashiste, bėnte sehir, ose mė qartė priste tė realizohej skenari. Ky demokrat, i rrjedhur nga njė familje me tradita antikomuniste, me tė dėnuar politikė pėrgjatė 50 e ca viteve tė diktaturės, i internuar nė Fier deri nė fillim tė proceseve demokratike nė Shqipėri, ky demokrat, si vėlla i kryetarit tė Shoqatės Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, zotit Luigj Curri, me dhjetėra herė ka provuar birucat, shkopinjtė e gomės, shqelmat e policėve banditė, deri njė ditė qė u detyrua tė braktisė Shqipėrinė.

      Dhe plaga e emigracionit politik nga dita nė ditė po pėrmasohet. Kjo pasi komunistėt e shtetit diktatorial tė Fatos Nanos po zbatojnė pikė pėr pikė Katovicėn e Ramiz Alisė.

      Kanto Curri ėshtė vetėm njė rast, por kjo politikė e egėr po kėrcėnon edhe mjekėt, mėsuesit, deri edhe gazetarėt, siē ėshtė rasti i fundit me gazetarin e “Shqipėrisė Etnike” Klajd Kapinova.

      Gjithsesi, diktatura po pėrballet me urrejtjen mbarėshqiptare dhe e mira duhet tė fitojė mbi tė keqen. Mbase popullit shqiptar i duhet tė ndėrmarrė hapa mė tė guximshėm e tė zhdukė nga Olimpi pasardhėsit e Enver Hoxhės qė sot e gjithė ditėn po bėjnė kėrdinė duke terrorizuar kėtė popull tė shumėvuajtur.

Sokol Pepushaj

Kodi universal i veprimtarisė dhe metabolizmit tė organizmit tė njeriut

ADN-ja ėshtė materiali bazė gjenetik dhe ndodhet nė bėrthamėn (nucleus) e ēdo qelize (qė ka bėrthamė). Ky kod trashėgimie pasi transkriptohet, “rishkruhet”, e tejēohet jashtė bėrthamės nėpėrmjet ARN-sė. Kjo e fundit “pėrkthehet” (translation) nė zinxhirė aminoacidesh qė jan njėsitė pėrbėrėse tė ēdo proteine.

      Kjo do tė thotė qė ADN-ja kodon indirekt pėr proteinat, tė cilat janė njėsia bazė e ēdo organizmi. Nė kėtė mėnyrė mund tė thuhet se ADN-ja pėrcakton veēoritė e karakteristikat e ēdo organizmi, i cili pėrbėhet nga proteinat, tė cilat pėrbėhen nga aminoacidet, radha e vendosja e tė cilėve pėrcaktohet nga kodi qė ADN-ja mbart. Pra kemi tė bėjmė me njė kod; ēfarė dhe si ėshtė ky kod?

      Siē pėrmendet edhe mė lart ARN-ja ėshtė kopja ekzakte e ADN-sė e cila mund tė dalė jashtė bėrthamės. Nė kėtė mėnyrė kodi mund tė “pėrkthehet”, ēka do tė thotė dirigjimi i veprimtarisė dhe metabolizmit tė organizmit.

      Ka tre lloje ARN-je. Ne do tė flasim vetėm pėr dy prej tyre, mARN (mRNA, messenger RNA) dhe tARN (tRNA, transfer RNA).

      Koncepti i mARN-sė qė ēon informacionin nga gjenet te ribozomet lindi jo shumė kohė pas botimit tė artikullit mbi modelin spiral tė ADN-sė nga nobelistėt James Watson dhe Francis Crick (1953). Nė vitin 1958 vetė Crick hodhi hipotezėn se ARN-ja shėrben si ndėrmjetėse nė tejēimin e informacionit gjenetik. Kėrkimet dhe eksperimentet e mėvonėshme e vėrtetuan njė gjė tė tillė.

      Ndėrsa tARN-ja ėshtė njė molekul qė njeh edhe mARN-nė, edhe aminoacidet. Nė njėrėn anė tė tARN njeh dhe lidhet me njė aminoacid. Cepi tjetėr  i tARN-sė ka njė segment tre-bazor qė pėrkon me njė segment po aq tė gjatė nė zinxhirin mARN. Segmenti tre-bazor, ose tripleti, quhet kodon. Ndėrsa segmenti plotėsues nė tARN quhet anti-kodon.

      ‘Kodi gjenetik’ si term i korrespondon fjalėve tre-bazore (kodoneve) nė mARN-tė, dhe ky kod i referohet tė 20 aminoacideve. Aminoacidet mund tė krahasohen me alfabetin; nga bashkimi dhe kombinimi i germave mund tė krijohen fjalė sa tė duash, nė tė njėjtėn mėnyrė kombinimi i aminoacideve formon njė shumllojshmėri tė madhe proteinash.

      Thamė qė kodonet janė ‘fjalė’ tre-bazore. Duke marrė parasysh se ka 4 lloje bazash del qė gjithsej kemi 4x4x4=64 kodone tė ndryshme (AAG, AGA, AGU, UGC, CCU, etj.). Megjithėse numri i aminoacideve ėshtė vetėm 20, prapė tė gjitha kodonet kanė kuptim. Tre prej tyre janė stop-kodone, qė tregojnė se ku duhet tė mbarojė mesazhi, zinxhiri i aminoacidit. 61 kodonet e tjera janė pėr aminoacidet. Kjo do tė thotė se mundet qė mė shumė se njė kodon i referohet njė aminoacidi; p.sh. leucina, serina dhe arginina kanė gjashtė kodone, prolina, threonina dhe alanina kanė nga katėr, izoleucina ka ter, ndėrsa aminoacidet qė mbesin kanė nga dy. Vetėm metionina dhe tritofani nga njė kodon.

      Pas deshifrimit tė kodit gjenetik u pa se tė gjitha gjallesat kishin tė pėrbashkėt tė njėjtin kodon. Si rrjedhojė u pranua (gabimisht siē do ta shohim) qė kodi ishte universal. Arsyeja ishte kjo; nuk ka pse p.sh. UUC tė jetė njė kodoni mė i pėrshtatshėm pėr fenylalaninėn, apo AAG pėr lyzinėn. Kodi gjenetik mund tė jetė njė “aksident i ngrirė”, i cili pasi ndodhi duhet tė qėndronte i pandryshuar. Nė tė kundėrt ēdo ndryshim do tė ishte letal, shkatėrrues pothuajse pėr ēdo gjallesė. Pra njė kod universal do tė ishte njė mbėshtetje e fortė e hipotezės sė njė origjine tė vetme tė jetės. N.q.s. jeta filloi nė dy vende tė ndryshme, pa lidhje me njėri-tjetrin, atėhere do tė kishte shumė pak mundėsi qėkėto dy “linja” jete tė zhvillonin tė njėjtin kodon gjenetik!

      Megjithatė ėshtė pėr t’u theksuar se kodi gjenetik nuk ėshtė absolutisht universal, por ka edhe disa pėrjashtime. P.sh. nė mitokondrite e mizės Drosophila melanogaster kodoni UGA nuk do tė thotė “stop” por i korrespondon aminoacidit triptofan. Ky lloj devijimi mund tė konsiderohet deri diku i parėndėsishėm sepse ndodh nė mitokondri, tė cilat kanė gjenom, material gjenetik shumė mė pak sesa nė bėrthamė (nucleus).

      Por ka devijime tė tilla edhe nė disa gjenome bėrthamore dhe prokarjotike. Tre protozoa, tė paktėn, duke pėrfshirė edhe Paramecin, kanė kodonet UAA dhe UAG qė i referohen triptofanit, kur normalisht ato janė stop-kodone.

      Kėto tregojnė se i ashtuquajturi kod universal nuk ėshtė me tė vėrtetė i tillė. Mos vallė kjo do tė thotė se ka pasur mė shumė se njė origjinė jete nė tokė? N.q.s.devijimet do tė ishin rrėnjėsisht tė ndryshme nga kodi standart atėhere mundet qė njė gjė e tillė tė merret nė konsideratė, por ato nuk janė tė tilla. Shembujt e vetėm tė kodoneve qė ndryshojnė kuptimin nga njė aminoacid nė tjetėr janė nė gjenomet e mitokondrive. Nė kėto tė fundit njė ndryshim i tillė mund tė ndodhė pa probleme sepse gjenomi i mitokondrive kodon pėr njė numėr tė reduktuar proteinash.

      Si pėrfundim mund tė thuhet se ėshtė njė kod standart, prej tė cilit me shumė mundėsi rrodhėn edhe devijimet. Kjo do tė thotė se kodi standart gjenetik prapė mbetet njė evidencė e qartė e cila pėrkrah idenė e njė origjine tė vetme tė jetės.

Fatos Kopliku

Diplomuar nė Gjenetikė-Biologji Molekulare, nė Universitetin e Bosforit – Turqi

Pasojat e revolucionit

Nė pamje tė parė duket se opozita shqiptare ėshtė e ngathėt, pasi shteti socialkomunist nuk funksionon. Por nuk ėshtė krejt kėshtu. Opozita po aplikon modelin institucional, po evolon, po reflekton dhe pėrgatitet ta rimarrė pushtetin pa gjak, pasi pasojat e revolucionit tė tipit bolshevik tė fillimvitit 1997 po vuajmė sot. Organizmat ndėrkombėtare kanė merita tė padiskutueshme nė zgjidhjet momentale nė politikėn e nxehtė shqiptare. Shteti komunist i Fatos Nanos duket i pandreqshėm. Shqipėria sot ėshtė vendi mė problematik ku shkelen haptas liritė dhe tė drejtat njerėzore, ku kontrabanda, trafiku i armėve, prostitutave, spekullimi me donacionet e huaja janė tashmė fytyra e shtetit. Shumė veprimtarė demokratė janė vrarė, shumė janė dhunuar, shumė janė detyruar tė largohen vetėm e vetėm tė shpėtojnė jetėn. Kemi publikuar qindra raste dhe do vazhdojmė pavarėsisht presioneve qė kemi patur edhe si gazetė. Kastriot Lam Mali, i lindur mė 03. 02. 1964 nė qytetin tashmė tė deklaruar botėrisht antikomunist Shkodėr dhe gruaja e tij Valentina Feim Mali, duke qenė se kishin dhėnė kontribute tė shquara nė fillim tė proceseve demokratike nė Shqipėri, janė kėrcėnuar shumė herė me eleminim fizik nga segmente tė errėta tė sigurimit tė shtetit.

      Ish presidenti Sali Berisha mė 12. 12. 1995, demokratin Kastriot Mali e ka dekoruar me “Medaljen e Trimėrisė”, por pas revolucionit tė 1997-ės, komunistėt e vnė nė shėnjestėr dhe nė varrimin e deputetit Hajdari mė 14 shtator 1998 u arrestua e u torturua pėr dy javė nė birucat Luciferr tė djajve tė kuq komunist. Edhe mė 09. 05. 2000 kur shoqėroi shefin e opozitės shqiptare nė Vlorė u arrestua e dhunua pėr tre ditė nga forcat e komisariatit tė Lushnjes. Dhe tė mos harrojmė revolucioni i 1997-ės pat filluar pikėrisht nė Lushnje e Vlorė. Komunistėt nuk kanė zot, nuk kanė shpirt. Sentiliano Mali, pra i biri i kėtij demokrati, i shpėtoi pėr mrekulli rrėmbimit nga forca tė errėta tė sigurimit tė shtetit mė 14. 04. 2002, ndėrsa mė 05. 05 2002, ditėn e dėshmorėve i ėshtė vėnė lėndė plasėse shtėpisė sė demokratit nė fjalė. Edhe i ati, Lam Mali kish qenė kundėrshtar i sistemit tė Enver Hoxhės. I dėnuar 7 vjet burg politik dhe i vdekur po nė burg nė 1989. Eh, edhe gruaja e tij Valentina nga rrahjet kafshėrore tė komunistėve nė njė miting tė datės 06. 12. 2001, kundėr votėvjedhjes nė zjgedhjet parlamentare tė 24 qershorit 2001, abortoi njė fėmi. Edhe mė 30. 04. 2002 kjo nėnė, kjo demokrate ėshtė dhunuar dhe kėrcėnuar me vrasje. Nė kushte tė tilla kjo familje antikomuniste ka marrė udhėt pa udhė tė botės. Nė kushte tė tilla duket se edhe opozita ėshtė e ngathėt, pasi revolucioni sjell shumė viktima.

Sokol Pepushaj

Shqipėria nėn ligjet e kanunit

Edhe pse kanė kaluar rreth 600 vjet, dekalogu i Lekė Dukagjinit, Kanuni po pėrdoret si rregullator i konflikteve. Vetėm nė qarkun e Shkodrės janė tė ngujuara pėr gjakmarrje 520 familje dhe shteti impotent bėn sehir. Ligji nuk vepron, as atėherė kur ngatėrresat kanė shkak pikėrisht ligjin. Ja, Enver Selman Milani, nga fshati Domen, Komuna Postribė qė nė qershor 2001 ka patur konflikt pronėsie me pasojė vrasjen. Babai i tij Selmani kish vrarė bashkėfshatarin Sait Radoj, vetėm se ligji pėr pronėn lė shumė hapėsira konfliktesh me pasojė vdekjen. Ky rast, meqė shteti shqiptar nuk vepron, ėshtė ndėrmjetėsuar pėr pajtim nga Misionarėt e Paqes, por nuk ka patur sukses. Pas qėndrimit disa kohė i fshehur Enver Milani ka marrė udhėt e mėrgimit. Por qėllimi ynė nuk ėshtė kėtu. Deri kur Shqipėria do ecė me Kanun? Edhe sa kohė duhet tė integrohemi nė familjen Europiane?

Flori Slatina

Pse nuk e dallojnė shqiptarėt diktaturėn me lirinė...?!

Editorial nga: Albert Vataj

Sokol Pepushaj

Vijmė nga lufta dhe pėrditė luftojmė. Luftė bėjmė edhe pėr njė president, por Europa ndryshe mendon. “Mijėvjeēari i Paqes”. Kėshtu e ka pagėzuar Evropa plakė kėtė mijvjeēar tė ri. Kjo, ndoshta pėr tė shėruar mendjet tona tė sėmura nga datime luftrash dhe emra pafund betejash, humbjesh e fitoresh. Ndėrsa hiqemi zvarrė nė kėtė mijėvjeēar tė paqes me plagėt e njė mijėvjeēari tė luftės, dallojmė tashmė se janė ulur tytat, por janė ndėrsyer qytat. Kjo nuk do tė thotė se nuk ka tyta tė nxehta e koka tė nxehta qė nuk pėdhosin pagėzimin e kėtij mijėvjeēari. Sikurse nuk mund tė thuhet me saktėsi dhe tė deklarohet me kompetencė se armėve u ėshtė dhėnė lamtumira. Pėrkundrazi, sot vėrtet nuk mund tė flitet me zellet e ndihmės sė barutit, sikurse nuk mund tė thuhet se pacifistėt janė gjeneratat e kėtij mijėvjeēari tė ri.

      Luftrat dhe ēmenduritė kolektive qė i dirigjon njė synim pervers, janė dhe pėrbėjnė atė qė ky mijėvjeēar duhet tė ketė njė kuptim tė ri dhe tė trajtohet ndryshe. Ai duhet tė ketė lirinė dhe tė drejtėn e njeriut. Kjo liri dhe e drejtė, e sanksionuar nė dokumentet themeltare tė organizmave ndėrkombėtare cėnohet rėndė. Ėshtė fjala pėr shqiptarėt, pėr kėtė popull, i cili duket se kurrė nuk ka dashur tė besojė tek angazhime tė tilla dhe etiketime. Kjo ndoshta, pasi atij gati mė shumė se askujt tjetėr nė Evropė iu desh tė paguante ēmimin mė tė shtrenjtė, preventivin e fatit. Konkretisht pėr liri dhe tė drejta tė njeriut as qė duhet tė mendojmė se bėhet fjalė. Sa e sa relacione tė organizmave ndėrkombėtare janė ndeshur me indiferencėn dhe moskokēarjen e autoriteteve tė Tiranės zyrtare.

      Parė nė njė kėndvėshtrim tė gjėrė, kjo nuk pėrbėn ndonjė problem, me tė cilin duhet tė merremi. Pasi ne e kemi pranuar kėtė si tė keqe. Pastaj pse tė mos i aprovojmė dhe pasojat qė rezonojnė gjatė relaksit tė tij? Le t’i shohim tė gjithė simptomat e shkeljes sė lirive dhe tė tė drejtave tė njeriut. Ato janė mė tė populluara nė ato vende ku sundon njė regjim komunist, ose neokomunist. Tė paktėn doktrina komuniste shqiptare i vinte nė synimin e saj tė hershėm, me ndėrtimin e njeriut tė ri. Krahas kėtij ndėrtimi nuk ka dyshim se liritė dhe tė drejtat e tij do tė shkeleshin me tė dyja kėmbėt.

      Po ē’ka ngjarė sot, pas jo shumė vitesh, kur nė pushtet nuk kemi tashmė konstruktorėt e kėsaj platforme, por trashėguesit mė tė denjė tė tyre. Sot, ajo pėr tė cilėn ne mund tė flasim fare pa menduar dhe tė sigurohemi se kemi thėnė nė njė mėnyrė tė vėrtetėn janė liritė dhe tė drejtat e njeriut. Pėr to as qė bėhet fjalė, se janė obligime ndėrkombėtare dhe duhet tė respektohen. Mund tė thoni ju se ne nuk shohim ndonjė gjė, tė cilės mund t’i vemė emrin shkelje e lirive dhe e tė drejtave tė njeriut. Natyrisht pėr njė qytetar tė njė shoqėrie, tė njė shteti tė ndėrtuar me tytat e armėve ėshtė shumė e vėshtirė tė dallohet se ku fillon liria dhe ku evidentohet shkelja e lirisė sė njeriut. Kjo ėshtė ēėshtje konceptimi dhe ndjeshmėrie. Sot pėr sot ndoshta do tė hynte tek lukset, ajo qė tė ketė shqiptarė qė dinė tė dallojnė shkeljet e lirive dhe tė drejtave tė njeriut. Dhe vėrtet ėshtė dhe duhet pranuar kjo gjendje indiferentizmi, pėrsa i pėrket specifikimit tė dy caqeve tė njė qenieje njerėzore. Kjo i dashur, nuk mund dhe nuk duhet tė vijė dhe aq shumė tek injoranca jonė, por tek mosnjohja qė shprehim, tek menuja e lirive dhe e tė drejtave. Ishim dhe jemi njė popull i lirė me tė drejta tė plota. Por vetėm kur tkurreshim nė vetvete, dallonim se diēka nuk duket se po shkon mirė. Megjithatė as atėhere nuk dallohej se kishim tė bėnim me shkelje tė lirive dhe tė drejtave themeltare, sepse pėr sigurimin e tyre ēirrej shteti ditė e natė. Po edhe sot shteti ēirret.

 

Nė Kosovė janė tė hapura plagėt e luftės

Edhe sot Prizreni i ka tė ēelura plagėt e luftės. Konfliktet me pasojė deri nė vrasje, madje edhe brenda komunitetit shqiptar janė tė shumta. Ato janė njė pengesė serioze pėr ndėrtimin e njė Kosove model sipas planit tė ndėrkombėtarėve. Segmente tė UĒK-sė veprojnė edhe sot gjithė ditėn, madje ato sikur po merren edhe me larje hesapesh tė kohės sė luftės. Burime tonat bėjnė tė ditur pėr gazetėn “Shqipėria Etnike” se i riu Neritan Bajrami i datėlindjes 15. 04. 1982 nga Prizreni po kėrkohet tė pushkatohet si tradhėtar. Ėshtė vėrtetė paradoksal ky rast, pasi akuza ndaj tij ėshtė tejet banale. Pra, ai akuzohet se paska lidhje me veprimtarinė e tė atit. Ky i fundit gjatė luftės nė Kosovė ka punuar me spiunazhin e Ushtrisė sė Kosovės dhe njė ditė ishte gjetur i pushkatuar me armė zjarri nė banesėn e vet sė bashku me tė shoqen. Ngjarja daton 22. 09. 2001 dhe ai qė i ka gjetur ashtu ka qenė kushėriri i tyre Gėzim Ferhati. Fati duket kish qenė me Neritan Bajramin, i cili nuk gjendej aty, pasi kohė mė parė si shumė tė rinj kosovarė, kish marrė udhėt e perėndimit. Sot ky djalosh, jo vetėm qė nuk ka prindėr, jo vetėm nuk ka shtėpi, por edhe nuk mund tė kthehet nė Kosovė, pasi megjithėse i pafaj, dikush kėrkon t’ia marrė jetėn.

      Por qėllimi ynė ėshtė diēka mė i largėt. Organizmat ndėrkombėtare duhet tė hetojnė jo vetėm mbi kriminelėt serb, por edhe mbi grupet shqiptare qė nėn hijen e Kosovės po bėjnė masakra jo tė vogla.

Nga: Albert Vataj

Duke patur njė spekullim nga gazetat e ndryshme nė Shqipėri pėr Deklaratėn e Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare, gazeta jonė nėpėrmjet gazetarit Zef Nika siguroi tė plotė kėtė dekaratė pėr gazetėn “Shqipėria Etnike”, pėr tė bėrė njė informim real tė opinionit mbarėshqiptar.

Nr. Prot. 47/02

Tiranė, Maj 29, 2002

 

Komunikatė pėr shtyp

Ne, Ipeshkvinjtė e Kishės Katolike nė Shqipėri, tė mbledhur nė Asamblenė e Pėrgjithshme mė datė 27-29 Maj 2002 nė Tiranė, tė shtyrė nga situata nė tė cilėn jetojmė vendosėm t’i shprehim opinionit publik shqetėsimet tona dhe qėndrimin tonė nė pėrputhje edhe me udhėzimet e Shenjtėrisė sė Tij, Papa Gjon Pali II nė vizitėn e fundit AD LIMINA APOSTOLORUM, ku tha: “Mos u lodhni qė ta ngrini me vendosshmėri zėrin tuaj nė mbrojtjen e jetės, qė nga ngjizja e saj dhe mos lejoni tė largoheni nga angazhimi pėr ta mbrojtur me vendosmėri dhe me guxim dinjitetin e ēdo qenieje njerėzore...”.

 

Nė mbėshtetje tė kėtij mendimi

 

deklarojmė si mė poshtė:

 

      Kisha Katolike edhe njė herė, si edhe herė tė tjera, dėshiron tė theksojė disa nga dukuritė, tashmė tė njohura, tė cilat gradualisht po rrėnojnė tė ardhmen e mirė tė popullit shqiptar. Veēanėrisht denoncojmė ato dukuri negative tė cilat duhet tė luftohen nga mbarė shoqėria shqiptare:

v    Dhuna nė familje e cila shprehet shpeshherė si nė formėn fizike po ashtu edhe nė atė moralo-psikologjike.

v    Jeta ėshtė dhuratė e Hyjit dhe si e tillė ajo duhet tė ruhet dhe tė respektohet qė nga ngjizja. Me dashuri pėr jetėn dhe nė emėr tė Atij qė dha jetėn pėr ne – Jezu Krishtit – kėrkojmė nga prindėrit shqiptarė qė tė mos ndėrpresin jetėn e fėmijėve tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė dėshirojmė t’i bėjmė thirrje ndėrgjegjes tė tė gjithė atyre qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr pėrkrahin ose ndihmojnė realizmin e abortit duke u bėrė nė kėtė mėnyrė bashkėfajtorė dhe vrasės tėjetės sė njeriut.

v    Nderi ka qenė, ėshtė dhe mbetet krenaria e ēdo familjeje shqiptare. Ky Nder Kombėtar ėshtė duke u pėrdhosur shumė nga pėrhapja marramendėse e dukurisė tė tregėtisė dhe skllavėrisė sė seksit.

v    Tė gjithė njerėzit duhet tė marrin mėsim nga Jezu Krishti se jeta mund tė jepet nė shpėtim tė tė tjerėve e jo tė merret si fryt i paaftėsisė pėr tė falur. Kėtė mėsim duhet veēanėrisht ta respektojnė dhe pėrvetėsojnė tė Krishterėt. Duke u mbėshtetur nė forcėn e autoritetit shpirtėror i bėjmė thirrje besimtarėve tonė qė ta ē’rrėnjosin njėherė e pėrgjithmonė dėshirėn pėr t’u hakmarrė dhe atė zbrasti ta mbushin me gadishmėrinė pėr falje.

v    Janė edhe shmė vepra tė tjera kriminale tė cilat dėmtojnė shoqėrinė dhe e rrisin shqetėsimin tonė si: droga, krimi i organizuar, korrupsioni...etj...

v    Dėshirojmė gjithashtu tė shprehim indinjatėn tonė tė thellė lidhur me dukuritė e herė pas herėshme tė dhunės mbi meshtarėt e Kishės Katolike tė cilėt janė rrezikuar deri nė likuidimin e tyre fizik. Kisha Katolike i drejton thirrje tė gjithė besimtarėve, tė gjithė njerėzve vullnetmirė dhe Organeve tė Rendit, qė t’i mbrojnė ata.

v    E ndjejmė se kohėt e fundit ėshtė shqetėsuar i gjithė opinioni publik lidhur me zgjedhjen e Presidentit tė ri tė Shqipėrisė. Ne, Barinjtė e Kishės Katolike, nė emėr tė tė gjithė besimtarėve, u bėjmė thirrje tė gjithėve tė kenė pėrgjegjėsi mė tė madhe pėr gjėndjen nė tė cilėn ndodhet Shqipėria dhe tė pėrpiqen pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Me kėtė dėshirė i bėjmė thirrje tė gjithė Deputetėve, qė tė lėnė mėnjanė interesat personale dhe me ndėrgjegje tė zgjedhin nė personalitet i cili do ta bashkojė shoqėrinė shqiptare.

 

Duke ju dhėnė bekimin tonė baritor, ju sigurojmė se, me dashuri dhe pėrvujtėri, do ta kryejmė misionin tonė me besnikėri ngaj Krishtit, Atit Shenjtė, Kishės nė Shqipėri po ashtu nuk do ta pushojmė kurrė lutjen tonė pėr ērrėnjosjen e tė gjitha tė kėqijave qė kanė pėrfshirė vendin.

 

Ipeshkėvinjtė e Kishės Katolike nė Shqipėri

 

 

Satira politiko-shoqėrore

Kush do tė jetė presidenti i ri

Kush do tė jetė presidenti i ri

nuk e din as zoti nė qiellė

nga 10 kandidat propozon ē’do parti

o burra shto ujė e shto miell

 

Shto miell e shto ujė

e prap se prap s’kemi brumė me gatue

marshallah si thotė kush kujė

meqė s’ka burra t’gjehet njė grue.

 

Burra Shqipėria s’ka nė politikė

tė hedhim sytė nga patriarkati

ishalla le noj djalė nji ditė

ta mbajė dhia kumbonėn kur s’din cjapi

 

Mė lehtė president Homoseksual se konsensual

Evropa me shqiptarėt po ban eksperiment

kur na servirė president konsensual

po ban eksperient si Pavllovi me qent

mė lehtė gjejmė njė presidentė homoseksual

 

Bani si tė them unė Evropa rrin duke thanė

por mos bani si tė baj unė

jemi apo s’jemi vėrtetė vend sovran

apo jemi shtet kukull, shtet majmun

 

Ne s’dimė ē’ėshtė presidenti konsensual

o Fishtė tė mos humtė ymri sa tė jetė jeta

m’vėshtirė tė bashkosh dy shqiptarė ni fjalė

the se tė bashkosh ni thes me pleshta

 

Praktika kriter i sė vėrtetės

Nji miku im ushtarak karrjere

me njė muz burrėrore tipik

u dashurua u magjeps me njė kapterre

rendi pas sajė 600 ditė

 

I shėrbente me mirėsjellje kapoja majore

ku donte ajo e shpinte me makinė

pėr tė u bė poet e prozatorė

s’ja vari se s’ja vari kapterrja kanarinė

 

U lodh u sfilit si ra gjėnė sqep

majori desh t’ja fusi plum vetes

kurė kanarina u mashtrue me ni dopjo ferrnet

Major o major praktika ėshtė kriter i sė vėrtetės

 

Nė dasėm i pari shko i zoti i shpisė

Nano me dhelpėrinė e vet matematike

u siguroi socialistėve njė mazhorancė tė qetė

 sipas syzeve tė mija optike

si lopa tamlin po e derdhė vetė

 

Ose nga radhėt e PS-sė

ose president s’do kemi kuptohet

mirė e din edhe Saliu i PD-sė

se pushteti nuk falet por fitohet

 

Dihet se gjatė gjithė historisė

pėr ne shqiptarėt ka kenė tradita

i pari nė kuvend e dasėm shkon i zoti i shpisė

e jo gratė as fėmitė

 

Socialistėt e dinė vetė

atyre s’u mungojnė mendt as dhelpėritė

po nuk zgjodhėn dot president

pėr ta do tė thotė opozitė

 

Arbnori president njė utopi

Arbnori president

do ishte njė nga gjetjet mė tė zgjuara

dhe s’ka nevojė pėr as nji koment

ai pėrfaqėson 2 regjonet mė t’persekutuara

 

Kjo do mbetet vetėm njė dėshirė

utopi mė tepėr se realitet

dėshirė e atyre qė mendojnė mirė

Pjetrit as Berisha votėn s’ja jep

 

Shqiptarėt ushqehen vetėm me politikė

Medjet i pushtuan politikanėt

edhe nė kishė e xhami japin intervista

luten e falen si talebanėt

dhe prap vazhdojnė mėkatet e pista

 

Politika pjellė imoralitet pėr ditė

medjet ushqehen me lėndė tė parė

shqiptarėt ushqehen me politikė

si kullotė gomari barė

 

Socialistėt i bashkon anti Berishizmi

Socialistėt tė etur pa parasė e pushtetit

nga ēdo lloj idealizmi tė qethur e tė rruar

pasi ja nxinė fytyrėn njani-tjetrit

vetėm anti Berishizmi i mban tė bashkuar

 

Edhe i vdekur nė xhenet

fantazma Berishės i tmerron

tė pajtohemi e tė vjellim edhe tre vjet

se zogu nga dora po na fluturon

 

Thonė idealistėt tanė majtist

rri rahat Berishė ē’dreqin ke

ne jemi borgjezė tė egėr me bisht

ti volle dje, e sot po vjedhim ne

 

Zoti ka vdekė

Vazhdon serjali i vrasjeve shqiptare

oktapod i shpėrfytyruar instinkt i barbarisė

vrasje makabre, tė shėmtuara imorale

pa kursy kėrkend as ropt brenda shpisė

 

O moj Shqipni e mjera Shqipni

po vajton zana nė mal tė shkretė

njerzit po vrasin n’kishė e nė xhami

o Zot ku je Zoti ka vdekė

 

Pendesa

Sa herė tradhėtonte burrin rrėfehej ni putanė

meshtarit plak i humbi durimi ni ditė

ti qė ēdo muaj zen ni jaran

kujton se zoti ka metė pa gjyslykė

 

Tash po vjen pleqnia s’mėkatnoj ma

zoti do m’fal se unė baj autokritikė

unė kam dashtė e kėrkan s’kam vra

unė s’i mohoj jaranat as dashuritė

 

Unė ēdo ditė gaboj dhe them uratėn e pendimit

do vdes do dėnohem me arrest shtėpiak

Zoti ma heq 1/3 e dėnimit

ai qė rrėfehet o pater s’ban kurr mėkat

 

Ku je nisė ashtu curak

Ku je nisė ashtu gjysėm curak

nė shtėpinė e zotit nuk shkohet zberthyt

ashtu edhe Krishtin e shtjen nė mėkat

nga kryqi i gozhduar tek ti i shkojnė sytė

 

Tė paktėn nė kishė mos u zbulo

se syni shkon atje ku nuk duhet

robin e shkretė mos e provoko

nga erosi ėshtė vėshtirė tė ruhet

 

Dashnorja e babit tim

Nė TV njė kėngėtare e bukur si pėllumbeshė

po kėndonte me ēifteli rrig e tring

tė gjithė i thėrrasi bilbileshė

njė ēun i thėrriste dashnorja e babit tim

 

Unė isha nė shtėpinė e atij ēuni

se babain e tij e kisha mik

dhe i thash i lum ti o i lumi

dashnoren ta ditkan dhe fėmitė

 

Erdhi botėrori i futbollit

Botėrori i futbollit po ja mrrinė

shqiptarėt bajnė tifo pėr shumė emra

tė mbetur gjithmonė jetim

veē pėr tė tjerėt u rrahė zemra

 

Bajnė tifo pėr gjermanėt

mė tepėr se gjermant n’ankth janė bastexhitė

digjen pėr Azurrėt e Braziljanėt

sa edhe gruan kan arritė me shitė

 

Gruan e shiti njani n’botėrorin q’kaloj

tani kursi i lekut ėshtė rritė

dikush do humbė dikush do fitojė

o bastexhi ishalla s’humni fmitė

Nga: Prelė Milani

 

Shoferat nė Diktaturė

Shoferat tė rij e tė vjetėr

Kena udhtu rrugėve Shqipnisė

Nga nji tranzit nė nji tjetėr

Me fitue bukėn e fėmijsė.

 

Jena nisė qė nė mes Nate

Tuji zbardh Drita nė lakt Qershis

Tuji pershkue rrugė tė gjatė

Rreth e rrotull tuj ra Malsisė.

 

Kena kalue rrug tė keqe

Shumė kthesa me rrezike

Nga lum Bardhi nė kodėrt keqe

Me pyjet thella jena ba miqė.

 

Lufta e klasave ish tuji vazhdue

Kishte arrit kulmi i mjerimit

Nuk lenin nė pyllė me ngarkue

Pa marr nė deg lejen e Kufinit.

 

Pėr fmitė punuem shumė

S’ka dalė koh me i ledhatue

I lamė nė gjum e i gjetėm nė gjum

Nji herė nė muaj jena ēmallue.

 

Natė e ditė tuji punue

Nėn parullen e Partisė

Si Shqipnin me shkatrrue

Pėr hir tė klasės parisė.

 

Tu na djegė acari e vapa

Tuj u shty prej nevojės

Tu na u vu kontrolli mbrapa

Me na hjekė Buken e gojės ?!

Nga: Zef Koliqi,

Shan Sokoli