koka

nr. 28 / 23 korrik 2002

alukit

numrat

 

“Mėshironi ata qė janė nė tokė, ju mėshiron kush ėshtė nė qiell

Me datėn 02 Maj 2002, shkrova njė shkrim dhe me datėn 09 Korrik 2002 shoh njė replikė pėr tė!? Nė rradhė tė parė shumė i nderuari z. mėsues, ju pėrshėndes nėpėrmjet kėtij shkrimi duke ju uruar mė preēizitet nė shkrimet tuaja.

U vonuat pak, megjithatė mė mirė vonė se kurrė.

Po ju shkruaj pėr t’ju vėrtetuar se nuk hedh gurin dhe fsheh dorėn dhe se nuk po fshihem pas gjetheve tė fikut, sikurse thoni ju, pasi nuk ėshtė edukatė as moral i teologėve muslimanė!

I dashur mėsues!

Po mė merrni pak kohė, nga koha ime e ēmuar, pėr t’ju kthyer njė pėrgjigje sa mė tė pėrshtatshme, duke ruajtur veten qė tė mos e ndyej me fjalė e mendime boshe, qė s’janė tipare fisnike, por broēkulla qė tė tėrheqin drejt kurthave qė pėrgatiten natėn me hanė!?

Ky shkrim nuk do tė thotė se teologėt janė tė paprekshėm dhe nuk duhen replikuar kur bėhen pėr replika, por nėse dikush e bėn kėtė, ta bėjė me objektivizėm dhe duke e ruajtur gjuhėn nga shprehjet adoloshente!

Qė nė paragrafin e parė, duhet t’ju kėrkoj leje pėr tė rregulluar shprehjet tuaja nė lidhje me shkrimet e mija tė mėparshme:

Ju thoni:

 (Qė tė shkruaj kėtė artikull modest, mė nxiti njė shkrim i teologut, i cili mendimet e tij: “Nė kėrkim tė njė identiteti” i pėrfundon me fjalėt: “Ne pėrherė ju kemi mėshiruar dhe vazhdojmė...”).

Sė pari mė vjen keq por nė asnjė vend tė shkrimeve tė mija nuk ka erė mendimesh pėr njė kėrkim identiteti, pasi identitetin e konsiderova si zgjidhje tė kėrkimit pėr pasaportė!

Pastaj “Teologji iblisike nė kohėn e lirisė”, e dini se pėr ēfarė ėshtė shkruar?

Lexojeni me vėmendje, analizojeni duke e lidhur me shkakun e shkrimit, e nėse nuk arrini nė ndonjė rezultat, atėherė kėrkojeni tek numri pėrpara tij.

Pėrsa i pėrket citateve tė “Mėhil Hardit”, lexojini edhe ju me kujdes, nėse e gjeni librin e tij, pėr tė kuptuar vlerėsimet e tija ndaj figurave tė librit tė tij tė famshėm dhe mė pas do ta keni mė tė lehtė tė etiketoni thėniet e njėrit apo tjetrit personazh, prej atyre qė solla nė shkrimin e atėhershėm!

Thoni:

 (Ju shkruani sikur tė mos jetoni nė kėtė botė tė vockėl shqiptare mbushur me intriga...).

Jo, lumė mėsuesi, pikėrisht pse jetoj nė kėtė botė tė vockėl, shkruaj nė kėtė mėnyrė!

Pikėrisht pse shoh se ēfarė veprohet nė skenė e ēfarė pėrgatitet prapa kuintave, shkruaj nė kėtė mėnyrė, se po tė qe ndrysh do tė ishin ndrysh edhe shkrimet e mija.

Ndėrsa pyetjes tuaj se kush ėshtė pėrparimi sipas meje, besoj se e keni patur pėrpara syve njė pjesė tė tij, tek artikulli im me titull: “Vėllazėrimi islamo-kristian...”, apo se keni lexuar, pasi keni qenė i zėnė me analizėn e shkrimit tė mėparshėm!?

Ju mė habisni nė shkrimin tuaj pak kontradiktor, kur thoni:

 (Naim Frashėri, megjithėse jetonte nė lindje, nė shkrimet e tija kėrkonte: “diellin qė lind andej nga perėndon”).

Bektashiu Naim Frashėri, z. mėsues, ka qenė shumė mistik dhe fjalėt e tija janė pak tė vėshtira pėr t’u kuptuar, nėse nuk njihet mirė gjuha e tij, megjithatė a e dini se kur lind dielli andej nga perėndon?

Kėrkojeni nė librat e teologjisė, se do ta gjeni! (Nėse keni kohė).

Mė kontradiktor bėheni kur thoni:

 (z. teolog, ju bashkė me mua jetojmė nė Evropė, i pėrkasim asaj, s’kemi nga mbajmė, “duhet tė thėrrasim derrin, dajė”).

Jo, mėsues, nuk i thuhet dajė vetėm se dajės dhe nuk i thuhet mashaallaj kujt se meriton, se pastaj nuk do na mbesė asnjė vlerė pėrveē se imitimit, qė s’ėshtė tipar shqiptariaq mė tepėr i njė mėsuesi, qė mėson tė tjerėt tė jenė tė fortė dhe tė kenė besim tek vetja...

Pastaj kush tu ankua pėr Evropėn, z. mėsues?

Lexojeni mirė shkrimin tim dhe shiheni se pėrse ėshtė shkruar dhe se pėrse ėshtė pėrmendur hyrja nė Evropė, qė tė mos humbasim kohė nė njė dialog me dy kahe tė kundėrta, se pėrndryshe do jetė debat i dėshtuar pa u ngjitur mirė nė mitrėn e tij!

 (Unė po e mohoj, megjithatė rrotullohet!) – pėrmendni ju thėnien e Galileut.

Shprehje interesante kjo, por s’na treguat se cilėa ėshtė “toka juaj”, dhe pėrse po e mohoni rrotullimin e saj?

Ndėrsa, pėr njė gjė s’ju fal aspak, kur ju mė paraqisni si njė vlerėsues tė “pakicave” dhe “shumicave”!

Jo, mėsues, pasi sikur tė qe puna pėr kėto vlerėsime, nuk do tė pėrfundoja shkrimet e mija me fjalėt: “Me dorėn e teologut”!

Si teolog, musliman, shqiptar dhe njeri, nuk kam dashakeqėsi – sikurse jumė vlerėsoni – ndaj “pakicave”, as eufori ndaj “shumicave”.

Pastaj teologėt bashkojnė njerėz dhe predikojnė paqe e dashuri, jo mllefe e pėrēarje!

Fjalėt para se tė fliten maten!

Interesant shumė kur thoni:

 (Pėr t’u futur nė Evropė, s’pyetet as elementi katolik, as ai musliman e ortodoks, pėr mendimin tim...).

Shumė interesante, pasi njė gjė tė tillė e kam thėnė pėrpara jush tek shkrimi im, qė ju ka nxitė tė shkruani, por dallimi i vetėm se unė pėrmenda laiēizmin e Evropės, ndėrsa ju elementin fe.

E shikoni se jeni kontradiktor edhe kėtu!

Nganjėherė mė bėni tė pyes se a e keni shkruar ju, me tė vėrtetė, kėtė shkrim, apo ju ėshtė sjellur pėrpara duarve?

Apo jeni nisur nga disa fjalė tė caktuar nė shkrimet e mija, pa lexuar pjesėn tjetėr, qė ju kanė nxitur tė shkruani ashtu si shkruat?

Asnjėra sa tjetra s’janė punė shkencore, duhet ta dini, besoj!?

Thoni, nė vijim tė shkrimit tuaj:

 (Mė duket se po realizohen “profecitė” e F. Konicės).

Them: Fjalėt e tija, jo “profecitė”, mund tė realizohen nėse vdesin mėsuesit dhe predikuesit e mirėsisė dhe pastėrtisė!

Atėherė vjen koha kur dielli lind andej nga perėndon!

Le tė punojmė me devocion dhe tė shohim se si u vjen fundi punėve!

Nė fund, tė shkrimit tuaj, mė jepni njė kėshillė, kur mė thoni:

 (Ju si teolog, e njihni mirė Kur’anin dhe nė shkrimin tuaj citoni pjesė tė tij, po disa gjėra duhet ti kapėrceni, se shoqėria e marrėdhėniet midis kombeve kanė pėrparuar. Mendoj se nuk ėshtė mirė tė mbėshteteni nė kėtė thėnie tė Kur’anit:

 “51. O ju qė besuat. Mos zini miq as jahuditė, as tė krishterėt. Ata janė miq tė njėri-tjetrit...).

Them: Si studiues i Kur’anit, po ju mėsoj kuptimin e kėtij verseti, nėse doni, pėr t’ju treguar se nuk kapėrcej asnjė verset kur’anor, as luaj me tė, as tallem me tė, por vetėm krenohem me tė dhe u mėsoj tė tjerėve – sipas mbarėsisė sė Zotit –, atė ēka nuk e dinė prej tij, qė tė mos gabojnė nė hak tė Zotit

Tashti z. mėsues, mė ndiqni me vėmendje, qė tė shikoni objektivizmin e Kur’anit nė kėtė verset, qė ju mė kėshilloni tė mos mbėshtetem nė tė, nga padituria, Zoti tė faltė:

Kur’ani pas zbritjes sė tij ėshtė komentuar dhe sqaruar, qė njerėzit tė dijnė qėllimet dhe objektivat e tij.

I pari qė e ka bėrė kėtė ka qenė Profeti Muhammed (a.s.).

Pas tij kanė ardhur dijetarė tė shumtė qė kanė komentuar kėtė libėr tė shenjtė, nė mėnyurė qė njerėzit tė kuptojnė dhe tė mėsojnė!

Sigurisht pėr komentimin e Kur’anit ka rregulla dhe limite tė caktuara, qė jo ēdokush i plotėson pėr tė qenė i aftė pėr kėtė barrė tė rėndė!

Ndėr dijetarėt mė tė njohur islamė, nė komentimin e Kur’anit, ėshtė edhe Imam Kurtubiu, qė nė librin e tij tė quajtur (El xhamiu li ahkamil Kur’an), nė lidhje me kėtė verset, nė vėll. 6, fq. 207, thotė:

 (Nė kėtė verset ka dy ēėshtje, qė duhen sqaruar:

Sė pari: Thuhet se ky verset ka zbritur pėr ata persona qė lajmėronin jahuditė dhe kristianėt, pėr sekretet e muslimanėve, duke ndihmuar jobesimtarėt e Mekkes.

Sė dyti: Tek thėnia e Tij (e Zotit): {E kush prej jush i miqėson ata}, kundėr muslimanėve, {ai ėshtė prej tyre}...)

D.m.th. njė musliman qė thyen kėtė urdhėr hyjnor, duke shkelur ligjin e Zotit del nga feja e tij, duke u barazuar me jehudėt e kristianėt, qė s’janė muslimanė momentalisht.

Ose mė thjeshtė, kur nė njė luftė, njė person nga njėri grup shkon dhe spiunon tek grupi tjetėr dhe kthehet mė pas nė gjirin e familjes sė tij, ndėrkohė qė ata kanė mėsuar veprimin e tij, ēfarė mendon se do i thonė? Do e pėrqafojnė e nderojnė?

E shikon mėsues se sa shpejt u ngute tė japėsh vendim pėr diēka qė se dije!

Ndėrsa Imam Raziu, e plotėson edhe mė tepėr spjegimin e kėtij verseti, kur thotė nė librin e tij tė njohur, nė komentimin e Kur’anit (Mefatihul gajb), nė vėll. 12, fq. 15:

 (Transmetohet se Ubade ibni Samit erdhi tek Profeti (a.s.) dhe dha besėn se nuk do kėrkonte mbėshtetjen e jehudive.

Ndėrsa Ibni Ubej, tha: Ndėrsa unė do e bėj kėtė pasi kam frikė nga lufta.

Pėr shkak tė tij (Ibni Ubej-it), zbriti ky verset.

Ndėrsa kuptimi i fjalės: Mos bėni miqėsi me ta, do thotė: Mos u mbėshtetni nė ndihmėn e tyre nė luftė).

Pas kėsaj, ka tė ngjarė qė ju tė mė thoni: A e sheh qė Kur’ani e ndalon muslimanin tė kėrkojė mbėshtetje nė njė kristian a jehudiu, kur ėshtė fjala pėr luftė?

Tė them: Po, pasi nė atė kohė muslimanėt kishin shtetin e tyre dhe udhėheqjen e tyre, ndėrsa kristianėt nuk merreshin as ushtarė madje, por respektoheshin dhe nderoheshin si popull i besės.

Sot, nėse i kanoset ndonjė rrezik Shqipėrisė apo vendit tonė (Zoti e ruajtė Shqipėrinė dhe banorėt e saj nga ēdo rrezik dhe e keqe), sigurisht qė do i dalim zot si shqiptar, pa marrur parasysh elementin fe!

Po qe puna pėr tė ngjallur sherre, metodat janė tė shumta dhe tė lehta!

Detyra jonė ėshtė tė ngjallim dashurinė e ndėrsjelltė ndėrmjet dy komuniteteve tona, duke i rėnė lanet debateve varfanjake dhe dashakeqėse!

Siē e shikon mėsues, ky verset ka shkaqet e veta tė zbritjes, nė ato kohė lufte.

Zoti nė Kur’an nuk na e ka ndaluar miqėsinė dhe lidhjet e ndėrsjellta me pasuesit e librave hyjnor, Inxhilit dhe Teuratit.

Lexoni shkrimin tim nė lidhje me kėtė ēėshtje, nė po kėtė gazetė, nė numrin 25 tė datės 11 Qershor 2002 dhe do bindeni pėr kėtė, me ndihmėn e Zotit!

Sė fundi, edhe unė mendoj se njerėzit nuk duhen paragjykuar nga nofka e llagėpe, por me devotshmėri dhe vepra tė mira nė shėrbim tė njerėzimit dhe pėrparimit.

Nderime mėsues!

Me dorėn e teologut Muhamet Sytari

 

As nė varr nuk dua tė jem mes shokėve tė mi shkrimtarė

-Kundėr abuzimit me hapėsirat e fjalės sė lirė-

Gazeta “Shqipėria Etnike”, si tribunė e mendimit tė lirė intelektual tė kohėve tė fundit replikonte ashpėr me shkrimet e z. Dashamir Cacaj, lidhur me tė ashtuquajturin “Arkaizėm tė Fishtės, Migjenit dhe Koliqit”, apo me shkrimin qė shpall si kamikaz simbolin e qėnresės, legjendėn e kėtij brumi, Oso Kukėn tė po kėtij autori. Reagimi i njė opinioni tė gjerė, pėrfshirė edhe atė tė klerit kėtu nė Shkodėr, sidomos, na sugjeroi idenė qė ne si redaksi tė hapim njė rubrikė si kjo: Kundėr abuzimit me hapėsirat e fjalės sė lirė, aq mė shumė kur kemi parasysh se poeti unė Gjergj Fishta shkroi me aq pasion dhe pėrkushtim mbi aktin madhor tė vetmohimit nė emėr tė lirisė, e koncentruar nė vetėdijen kombėtare si shpehje emblematike e qėndresės sė shqiptarėve nė luftėn e parreshtur kundėr shkjaut tė pabesė, ku u shqua edhe Oso Kuka.

Nisur nga kėto, duke filluar nga ky numėr, gazeta jonė si tribunė e fjalės sė lirė e tė argumentuar publike, kundėr abuzimit me hapėsirat e shoqėruar kurdoherė me etikėn dhe kulturėn profesionale, iu drejtua kėsaj radhe publicistit, shkrimtarit dhe kritikut tė njohur, aq mė tepėr nga lexuesi ynė, me shkrimet e tij tė herėpashershme nėpėr faqet e gazetės sonė, z. Kadri Ujkaj:

Shqipėria Etnike: Nė funksion tė transparencės dhe mendimit tė lirė profesional, tė argumentuar, qė synon gazeta jonė, cila do tė ishte fjala juar si publicist dhe veēanėrisht si kritik letrar qė gėzon respektin dhe vėmendjen e lexuesit tė gjerė, krahas atij elitar, aq mė shumė kur ndihet njė uri e madhe pėr mendimin kritik profesional, si bisturi e skarcitetit artistik dhe si domosdoshmėri e ndėrmjetėsimit dinjitoz mes lexuesit dhe autorit tė librit nė tėrėsi?

K. Ujkaj: Ju faleminderit pėr konsideratėn si redaksi. Mė pėlqen obligimi gazetaresk qė i keni vėnė vetes, duke uruar me kėtė rast qė nė respektin e lexuesit tė gjerė tė mbeteni kurdoherė vetvetja, opozitarė tė kriminalizimit tė fjalės, abuzimit me tė dhe e kurajos qytetare pėr ta mbrojtur dhe inkurajuar mendimin e lirė, ēka do tė thotė tė pranosh njė sakrilegj jo tė vogėl.

Shqipėria Etnike: Keni hyrė me “forcė” nė fushėn e “minuar” tė kritės letrare, aq tė domosdoshme dhe tė vulgarizuar nga realiteti i hidhur dhe mjeran deri dje. Si arritėt kėtė standart tė studjuesit modern serioz? Cili qe idhulli juaj, nėse mund tė shpreheshim kėshtu, qė ju inkurajoi nė rrugėn e vėshtirė, aq surprizash sa tė kėndėshme sa serioze qė shoqėrojnė jetėn e njė kritiku? Cila qe konkretisht mbėshtetja juaj profesionale e morale qė u intrigoi t’i hyni kritikės sė vėrtetė moderne si kundėrpėrgjigje e sociologjizmit kritik deri dje tė imponuar?

Kadri Ujkaj: Njeriu, thotė Erik From, nuk ėshtė i lirė tė zgjedhė tė ketė, apo tė mos ketė “ideale”, por ai ėshtė i lirė tė zgjedhė kėto apo ato ideale. Nė kėtė kuptim tė gjithė njerėzit janė “idealet”, tė gjithė synojnė tė dalin jashtė kuadratit tė nevojave thjeshtė fiziologjike”. Njeriu nuk mjaftohet thjeshtė me tė ushqyerit, me veshmbathjen, me banimin, apo qoftė edhe me plotėsimin e nevojave seksuale, me tė cilat duke iu referuar vend e pa vend Frojdit abuzohet aq intensivisht. Njeriu jeton dhe ka nevojė tė afirmohet duke patur njė sistem tė caktuar orientimi dhe njė objekt po kaq tė caktuar adhurimi.

Nga njė kėndvėshtrim i tillė, rezultante e jetės sime mbetet ideali ideoestetik. Ndoshta nė kėtė sens shumė zhgėnjime tė krijuesve, apo artistėve tė afirmuar gjatė historisė, pėrfshirė edhe ditėt tona unė i kam shpjeguar nė pėrpjekjet aksidentale tė tyre pėr tė realizuar idealin e tyre ideoestetik me mjete, apo angazhime pasionante nė politikė.

Tipike kjo ka qenė pėr talentin e vėrtetė tė “letrave” shqipe, poetin Dodė Kaēaj, qė i zhgėnjyer deri nė fyt nė oazin pompoz tė politikės moderne do tė shpėrthente me njė precedent poetik tė vėrtetė kumti:

Mos i kėrkoni kanibalėt nė xhunglat e Afrikės

Ka kohė qė kanė ikur nga natyra

Tatuazh kanė stemėn e Republikės

Kanibalėt i kėrkoni nėpėr zyra...

Kėshtu i prirur qėkur vazhdoja gjimnazin “Qemal Stafa” nė Durrės, pėr letėrsinė falė shpjegimit pasionant dhe kulturės artistike e letrare qė zotėronte mėsuesi im i letėrsisė Mihallaq Demiri, komentet e tij letrare mbi krijimtarinė e Pushkinit i kam edhe sot nė kujtesė, si dhe fatit tė jashtėzakonshėm qė tri javė pasi kalova nga fakulteti i matematikės, ku mė kishte dėrguar, jo pasioni, por mesatarja e lartė, nė fakultetin e letėrsisė, mė ndoqi fati tjetėr i madh tė kem pedagog tė teorisė sė letėrsisė, dr. Shkencave filologjike,kritikun letrar, zotin Neki Lezha.

Kėshtu Nekiu do tė qe inspiruesi im i parė profesional, falė shprehjes sė tij artistike, elokuencės profesionale, komunikimit brilant me studentėt dhe bonsensit qytetar, ndjeshmėrisė sė hollė, humorit plot shije dhe adhurimit tė pasionuar tė veprės sė Kadaresė, qė t’i hyja qartė me vetėdije profesionale kėasj qė ju me tė drejtė e quani tė vėshtirė. Kritikėt quhen ndryshe edhe qytetarė tė flijimit. Ndiqja me vullnet tė jashtėzakonshėm lektorė tė ndryshėm me synimin pėr tė “vjedhur” samė shumė nga kodi i tyre i zbėrthimit tė analizės sė njė vepre letrare, apo tė njė poezie. Jo vetėm fletoret e seminareve, apo blloqe tė veēanta i mbushja me shėnime nga mė tė ndryshmet, nga autorė qė lexoja, apo mėsimdhėnės, por nuk kishte mbetur nė fund tė vitit kapak i fletoreve apo blloqeve tė mi pa u mbushur me “gjurmime” nga mė tė larmishmet, nga njė orė nė tjetrėn rreth asaj teknike, apo mjeshtėrie analize qė udhėhiqte drejt domethėnies artistike tė njė karakteri, apo vepre tė tėrė letrare. Pėr hir tė sė vėrtetės tek shumica shumė pak dalloja ndryshimin mes komentit letrar, analizės ideoartistike me kuadratimin socialhistorik tė ngjarjeve tė njė subjekti letrar, apo shpjegimet e karakterit socialhistorik. Natyrisht e tillė qe e orientuar mjerisht gjithė letėrisa jonė. Rrėnjėt socialklasore qė disa pedagogė, tė mbėrthyer pas lektoriumit, i deklaronin si motivim tė intrigės sė njė vepre letrare, vinin nė pėrfytyrimin tim tamam si gunga e shkuesit tė Katerinės tek “Dasma” e Kadaresė.

I vetmi pedagog qė nė analizėn e njė vepre letrare, nė shtjellimin e koncepteve stilistike, kompozicionale, apo ideore tė veprės letrare qė tė ngjallte intrigėn duke iu shmangur ndjeshėm sensit agjitativ, drejt misterit, kuptohet tė kufizuar qe profesor Nekiu. Duke iu drejtuar studentėve, jo me tonalitetin zyrtar me gishtat lart e poshtė, por me gjithė frymėmarrjen e tij prej artisti dhe aktori tė lindur synonte tė futej gjithnjė nė labirinthet e veprės letrare, tė intrigės subjektore, apo tė domethėnies estetiko-filozofike. Kėsaj tė fundit i kushtonte njė rėndėsi tė jashtėzakonshme, duke iu shmangur, ndoshta nė mėnyrė krejt tė pavetėdijshme sensit semplist tė “direktivave” pėr letėrsinė dhe artin.

Kodi i zbėrthimit tė njė vepre letrare, fjalori, mesazhi, kompozicioni, stili, gjithė kėto mbeten nė kujtesėn time si ndjesi motivuese pėr tė dalluar tashmė si prirje specifike brenda letėrsisė, kritikėn letrare.

Me Nekiun mė lidhi shpirtėrisht edhe nė moment tjetėr. Ishte, nė mos kam harruar shkurti i 1967-ės. Po zhvillohej mbledhja e trupės pedagodjike tė Institutit Pedagogjik, nėn drejtimin e z. Mihajl Prifti. Si pėrfaqėsues i rinisė studentore nė fakultet po kritikoja ashpėr tekat e njė pedagogu-titullar qė pėr shijet e asaj kohe te ne studentėt si mbajtja e flokėve kalips, kryente vlerėsime thelbėsisht tendencioze, pavarėsisht se ishte personalitet i kompletuar nė lėndėn e tij, me specializim e shkollim tė lartė jashtė shtetit.

Nekiu pa pikė hezitimi konfirmoi me argumentet e tij rezultatet e pajustifikueshme tė shumė studentėve nė lėndėn e atij pedagogu. Kėshtu ndoshta pa vetėdijen e plotė se ku po hyja, i thelluar nė njohuritė e mia profesionale nga ato qė studjoja nė mėnyrė tė pavarur dhe tė programuar dhe sidomos i intriguar nga leksionet brilante tė Kadaresė mbi letėrsinė moderniste, shkrova pėr herė tė parė njė shkrim kritik disa faqesh pėr gazetėn “Mėsuesi” qė pėr ēudi pranonte edhe tė tilla shkrime. Shkrimi im ishte pėr romanin “Rusha” tė Gj. Zhejit, por nuk u botua. Sazani, njė ndėr karakteret letrare tė romanit, qė unė e quaja jo bindės duke u mbėshtetur nė temperamentin e shqiptarit nė ato vite mė dukej skematik, diēka e kėrkuar. Por nuk ishte “ashtu”. Profesor Ēapajev Gjokutaj, pas diskutimit me tė me sinqeritet dhe dashamirėsi mė kėshillon qė e keni gabim, kėtė kurse idenė tuaj se Kadare nuk e njeh realitetin kur shkruan pėr dashurinė nė njė mjedis malėsor e pranoj, nė rastin e romanit “Dasma”.

E kuptova! Kisha gabuar “padashje”, pa ndonjė “tė keqe” tė qėllimshme. Gabimi qėndronte se Sazani (jo se nuk ishte karakter skematik, diēka e kėrkuar), por ishte zėdhėnės i vijės sė Partisė. Autori i jehonte fjalės sė E. Hoxhės para Shtėpisė sė Fėmijėve “8 Nėntori”nė Tiranė. Me tė mbaruar Universitetin Shtetėror tė Tiranės e nė vazhdim u pėrqendrova rreth akumulimit tė pėrvojės teorike qė mund tė siguroja mbi kritikėn letrare. Disa herė iu jam rikthyer me kėnaqėsi leksioneve tė profesor Nekiut, apo tė profesorėve tė tjerė kur mė tėrhiqnin, apo vepra tė veēanta. Ngaqė nuk rrija dot pa shkruar, vendosa tė merresha me gazetari ku pėr fat “tė keq” gjithnjė mė pėlqente pjesa “e errėt”, edhe pse kujdesi ndaj nxirjes sė realitetit ishte tepėr me pasoja. Kjo preferencė gjithsesi vinte tek unė pa vetėdijen e plotė, por si diēka e brendshme, refleks i atij misteri qė na kishte ushqyer me talentin e tij nė analizat ideoartistike pr. Lezha. Nė jetėn time ka sjellė mjaft sakrilegje, sepse bajraktarėt e tė gjitha kohėrave qė shkuan dhe atyre qė do tė vijnė nuk durojnė dot mbi kokė “gjela” qė pėrpiqen tė jenė vetvetja.

Megjithatė, mua nuk mė pėlqen, as nuk mė ka pėlqyer kurrė pėrpjekja pėr ta interpretuar apo vlerėsuar ēdo moment “anti” nė jetė si domosdoshmėrisht antipushtet. Kjo lloj metamorfoze mė duket pjesa mė e ndyrė e njė karakteri njerėzor. Sakrilegjet e njeriut unė i shoh, nė shumicėn e tyre, si pėrpjekje tė njeriut pėr tė gjetur vetveten. E kėtė vetvete njeriu i shkretė nuk e gjen boll herė as te prindi i vet. gjetja e vetvetes ėshtė dhe do tė mbetet pėrherė problemi themelor i qenies qė nga momenti qė ai u shkėput nga bota e tij e parajsės nė radhėt e kopesė. Entuziasmi modern ėshtė pėr njeriun, po aq i dėmshėm, sa optimizmi i djeshėm, ne sa vazhdojmė ta pėrjetojmė dhe konceptojmė si dhuratė tė dikujt demokracinė dhe jo si pėrpjekje maksimale e njeriut tė lirė nė atė mėnyrė qė ia merr mendja tė punojė dhe jetojė secilit.

Njeriu duhet tė jetė realist. Jeta ėshtė luftė. Po kaq ajo nuk ėshtė asgjė mė tepėr se njė absurd nga mė tė kėndshmit, po aq nga mė tė dhimbshmit. Nėse njeriu do tė arrinte tė zgjidhte problemin e ekzistencės atėherė jeta pėr tė nuk do tė kishte kurrfarė kuptimi.

Shqipėria Etnike: Ē’mund tė na thoni pėr anatemimin mbi trashėgiminė kulturore, si qe rasti i shkrimit: “Fishta, Migjeni e Koliqi janė arkaikė”, konsideratat mbi Kadarenė, madje edhe nė ndonjė tjetėr gazetė deri tek kamikazlleku i Oso Kukės? Pa komplekse duam njė debat tė lirė. Mendimi juaj?

K. Ujkaj: Populli ynė ka njė thėnie interesante: “Ka njerėz qė nuk i sheh dot para vetes, ka tė tjerė qė nuk i fsheh dot kodra as mali”. Thėnie kjo me ngarkesa sa estetike, sa filozofike, ēka do tė thotė qė janė vlerat tua krijuese atė qė tė “mandatojnė” moralin e njė popullariteti tė merituar dhe jo fantazitė e sėmura, komplekset narcistike, euforitė artificiale, apo fshehja pas shkėlqimit tė tė tjerėve. Vetėm tė parat mund tė identifikojnė si dikush dhe jo diēka, njė eunuk, apo njė njeri. Nė kėtė kontekst sado baltėra tė hidhen, ēka nuk ėshtė gjė e re nė jetėn e kulturės e tė artit shqiptar e atij botėror, mbi personalitetet letrare tė penave tė fuqishme si Fishta, Migjeni, Koliqi, Kadare, etj. Personaliteti i tyre do tė mbetet ai qė ėshtė, sepse ndrit vepra e tyre. Madje pėr paradoks nė klimėn e lloj-lloj denigrimesh ata me veprėn e tyre hijeshojnė, ridimensionohen dhe pasurohen nė vlerat interpretative tė thellėsisė sė krijesave tė tyre brilante.

Aq mė pak arrijnė t’u bėjnė hije, apo t’i vendosin para dilemave denigruese, qoftė edhe nė formėn e anatemimeve si arkaizma, apo oborrtar pėrmes denigrimit idhnak dhe ironizimit idiotesk tė llojit ballkanik. Janė fiktofirmat krijuese krijuese, apo autorė kuleēėsh, qė kujtojnė siē shprehej Koliqi se kushdo qė ka mėsuar alfabetin e Kongresit tė Manastirit mund tė bėhet shkrimtar. Nė jetėn e “letrave” njihen lloj-lloj anatemimesh, jo mė kot Dostojevski do tė thoshte “as nė varr nuk dua tė jem mes shokėve tė mi shkrimtarė”, por nė rastin konkret qė ju pyetni varet se kush ėshtė anatemuesi, cili ėshtė argumenti qė ofron, sepse ēdo anatemim i vetėshpifur nuk sjell tjetėr vetėm fatin e fikces pėr autorin. Kam dėgjuar tė thuhet, apo edhe tė replikohet nė faqet e gazetės suaj: Pse tė botohen tė tilla budallallėqe? Pse tė mos botohen, mendimi njerėzor ėshtė sa interesant, sa i larmishėm. Nuk shoh asnjė tė keqe nė publikimin e kėtyre ideve, sepse nė fund tė fundit, ēdo ide e gabuar, apo e kurdisur me synime aspak njerėzore, pa le profesionale mė mirė se publikisht kurrsesi nuk mund tė thėrmohen.

Lidhur me sa interesoheni me pyetjen tuaj, edhe pse nuk e ndjej veten me peshat “e rėnda” tė mendimit kritik, nuk kam frikė tė deklaroj pa droje se askush nuk mund ta mohojė qė bota e qytetėruar dhe mendimi kritik profesional ai shqiptar dhe evropian letrar ka vlerėsuar me kohė si dinjitoze veprėn e Fishtės, autorit tė epopesė kombėtare tė shqiptarėve, tė Koliqit, atij qė i dha aq shumė arsimit shqip nė Kosovė dhe lėvrimit tė prozės moderne shqipe, tė Migjenit, njėri ndėr poetėt mė tė shquar botėror tė shekullit XX, tė Kadaresė, ambasadorit shpirtėror tė kombit tė tij, shkrimtarit mė tė madh tė rruzullit sipas kritikės amerikane dhe pretenduesit dinjitoz katėr herė pėr ēmimin Nobel. E ndėrkaq pėr simbolin e legjendės sė qėndresės shqiptare, Oso Kukėn, Fishta i madh, poeti mė i madh shqiptar epik i shekullit XX, vlerėsimin e tij pėr tė e ka dhėnė me aq respekt nė kryevendin e eposit tė shqiptarėve, “Lahutėn e Malėsisė”.

Kam bindjen personale, pa mohuar tė drejtėn e mendimit tė specialistėve tė mendimit kritik kudo qoftė, se asnjėri nga presonalitetet qė pėrmenda po aq sa nuk ka nevojė pėr lavdėrimin tonė, po aq nuk meritojnė kropullitjet denigruese tė askujt brenda dhe jashtė Shqipėrisė, aq mė pak tė eunukėve tė shkrimtarisė shqipe masive. Balta qėmund tė hidhet mbi kėto simbole tė kulturės dhe tė trashėgimisė sonė tė mrekullueshme ėshtė shprehja mė e lartė e abuzimit me fjalėn e lirė, kėtė perlė tė pakontestueshme tė demokracisė perėndimore.

E nėse dikush gabon me Fishtėn kur lartėson deri nė grotesk Kadarenė, sa ta quajė tė vetmin shkrimtar me tė cilin mburret Parisi, jo vetėm ky dikush vė nė lojė statusin moral e qytetar tė Kadaresė nė Atdheun e tij tė dytė, Francėn e Balzakut, Hygosė, Bodlerit, Volterit, atdheun e tė famshmit Revolucion Demokratik Borgjez tė 1789, njė ndėr tre shtyllat e qytetėrimit botėror, por ai ka anatemuar edhe vetė Kadarenė, i cili Fishtėn e quan njė ndėr dy shtyllat kryesore tė poezisė shqipe, krahas Naimit, poetit tė madh kombėtar, siē e vlerėson Migjenin, njė ndėr mė tė shquarit poetė evropianė tė viteve ’30. E nėse dikush kėrkon t’i imponohet vėmendjes qė epiqendrės sė qarqeve letrare me skoriet e tij ai dikush duhet tė ketė tė qartė se nuk ka mal sajesash, anatemimesh, apo intrigash krijuese qė mund ta pengojė njerėzimin shqiptar dhe atė evropian tė nderojė kampionėt e vlerave intelektuale dhe krijuese tė kombit tonė si Fishta, Migjeni, Kolqi, Kadare, Noli, Konica, etj. Madhėshtia e tė cilėve do tė shndėrronte nė njė dordolec pėr fėmijėt e lagjes cilindo krijues mediokėr qė do tė synonte injorimin e vetdijes shpirtėrore tė kombit, panteonin e tij brilant, pjesė e tė cilit janė edhe personalitetet e sipėrcituara.

Shqipėria Etnike: Ju njiheni edhe si njė ndėr bashkėpunėtorėt e hershėm tė medias sė shkruar, pra keni njė pėrvojė disadekadėshe si publicist. Ē’mesazh me vlera aktuale mund tė na sillni nga pėrvoja juaj aq e pasur? Cili ėshtė mendimi juaj pėr profesionalizmin e mediave tona, si ato tė shkruara, si pėr ato elektronike?

K. Ujkaj: Po, prej afro tri dekadash kam filluar bashkėpunimin me median e shkruar. Gjithnjė mė kanė tėrhequr shkrimet problemore, reportazhet, pėrshkrimet dhe portreti. Bashkėpunimi ynė ishte thjeshtė mbi baza vullnetare, nuk kishim honorare. Kjo do tė thotė shkruante ai qė e ndjente sė brendshmi nevojėn pėr tė shprehur diēka. Nuk kam parasysh gjithfarė shkrimesh rutinė, apo informacionesh qė mirrnin jetė nė kurthin e entuziasmit socialist, apo jehonės revolucionare tė shndėrrimeve “madhėshtore”, por kam parasysh atė pjesė tė mirė tė publicistėve qė pėrpiqeshin tė shkruanin me profesionalizėm. Fronti i gazetarisė pėr mendimin tim ka qenė dhe mbetet njė front i vėshtirė. Me tė drejtė mediat quhen pushteti i katėrt. Vėshtirėsia e gazetarit qėndronte asokohe se e shkruara e tij duke mos qenė realisht e lirė, por e orientuar, bėnte qė gazetari tė ishte totalisht nėn survejimin e njė sėre gjurmuesish, siē ishin instruktorėt e sektorit tė propagandės me shefat e tyre nga baza deri nė qendėr. Mos tė harrojmė se cilido artikull para se tė dilte publikisht duhet tė kontrollohej me pėrgjegjėsi nga tė freskėtit, nga ai qė pėr faqen ishte i ngarkuar dhe pėrgjegjės. Dhe nėse njė shkronjė mund tė shtypej e deformuar, kujtoj njė rast nė “ZP”, kur PPSH lexohej si PFSH, bllokohej gjithė numri duke dhėnė alarmin nė ēdo skaj tė vendit, kurse atij qė s’e pa kėtė gabim, fare lehtė i shkonte koka, po tė ishte i predispozuar sidomos shefi pėrkatės ia tij organi, qė tė ushqente zyrat e zeza me informacion tendencioz anti.

Tė shkruash ėshtė njė peng pėr atė qė ia do shpirti, por interpretimin e fjalės, tė simbolikės, tė metaforės, tė ironisė, apo groteskut mund ta kishte nė dorė njė lloj injoranti, qė tėrė jetėn nuk kishte parė banka shkolle vetėm ato tė fillores. Ajo kohė ishte.

Kategoria e “kuadrove” qė shkonin pas vijės, si Muēa pas Daisė, kanė qenė njė realitet i rrezikshėm, kėtu pėrjashtohej ndonjė babaxhan, tip sedėrli dhe me popullaritet, po tė tjerėt kanė qenė njė fatkeqėsi pėr intelektualėt me ambicie pėr tė thėnė fjalėn e tyre nė publik. Dua tė kujtoj njė moment, jo thjeshtė si obligim moral, por nisur nga alogjizmi qė vėrehet me “gjithėpėrfshirjen” tė shkrimtarėve nė Lidhjen e tyre, apo tė gazetarėve nė organizatėn e tyre nė opinionin negativ si vegla tė nomenklaturės sė kuqe, dua tė them qė kjo jo vetėm ėshtė e pamoralshme, por nė aq sa kam pėrjetuar nuk ka asnjė bazė reale. Personalisht po sjell njė fakt interesant. Ka qenė vjeshta e vitit 1983, besoj tė jem i saktė si stinė, po zhvilloheshin zgjedhjet pėr kėshillat dhe gjykatat popullore. E Sami Krajėn, kryeredaktorin e gazetės “Jeta e Re”, krahas faktit si njė autoritet i plotė partiak e pushtetar, po diskutonim pėr njė organizatė bazė partie tė njė fshati, ku vetėm njėri nga tė 13 vetėt po vazhdonte tė mesmen bujqėsore, kurse tė tjerėt me fillore e tetėvjeēare. A don ti, qė tė gjithė kishin vendosur tė zgjidheshin pėrfaqėsues nė pushtetin lokal dhe gjyqėsorin!

Mė ka lindur ideja e njė shkrimi t’i bėj zhele kėta bajraktarė, kur kanė aq tė rinj e tė reja, me tė mesme, i them Samiut. Ky mė shikoi nė sy me njė gjysėm tė qeshuri. Kadri, m’u drejtua, kujdes nga objektivizmi! Tė them, se je djalė i ndershėm, vazhdoi, por ti e kupton, kėta janė partia nė bazė. Nuk e zgjata mė tej, por i thashė: Mirė, ju shikojeni, kur t’ua sjell nė redaksi shkrimin qė kam menduar. Dakord, u pėrgjigj Samiu, por tė ma sjellėsh nė dorė mua. Kėshtu mė nė fund shkrimi “Bajraktarizmi nuk ka brirė”, dorėzohet nė redaksinė e gazetės “Jeta e Re”, sipas fjalės qė u la. Kur po shkoja fare rastėsisht nė kabinetin pedagogjik, qė ndodhej nė njė godinė me “Jeta e Re”, Samiu del nga zyra, nė tė djathtė tė derės sė jashtme tė godinės e mė thėrret: Kadri u morėm me shkrimin tėnd. Ti nuk shkruan keq, por mendoj si pėr veten time, mė mirė tė mos e botojmė. Nuk mė ra mirė. E shikova drejtė nė sy, ndėrkohė ai, si i fyer sė brendshmi, m’u drejtua krejt shoqėrisht: Kadri, ti ke tė drejtė, por ata janė Partia atje, duhet tė mė kuptosh. Shumė e qartė, iu pėrgjigja dhe dola. Ishte po ky Sami qė do tė mė mbėshteste pėr mos largimin nga puna tė njė kolegeje time me origjinė nga Burreli, lindur e rritur nė Shkodėr, qė tė vetmin krim qė kishte kryer ndaj partisė se i jati kishte mbaruar Akademinė Ushtarake nė Itali nė vitet ’30. Samiu, jo vetėm qetėsoi plakun e nderuar tė koleges sime, por aq sa mundi pranė Arsimit interesohej pozitivisht. Qėndrime tė tilla unė i kam vlerėsuar si solidaritet qė na shpėtonte nga gabimet tona, krejt pa vetdije, por qė mund tė na kushtonin shtrenjtė, brugn politik.

Solidariteti mes gazetarėve, nė mbrojtje tė tė drejtave tė tyre, nė shkėmbim tė eksperiencave, debatit profesional dhe integrimit real me rrethet intelektuale aktualisht ėshtė pėr t’u mėshiruar, pėrjashto kėtė gazetė prestigjioze.

Nuk jam kundėr komercializmit si princip, por si qėllim nė vetvete aq sa tė mos komprometojnė etikėn gazetareske, apo profesionalizmin mediatik. Tė vjen pėr tė qeshur hidhur kur dėgjon pyetsorė nga mė profanėt nė mediat tona! Kulmi ka qenė kur po diskutohej nė njė rast pėr Migjenin. Dhe pikėrisht nė Shkodėr, ku u lind dhe u rrit artisti i madh dhe Mėsuesi i Popullit. Le pastaj tė dėgjosh tekste informacionesh. Nuk mund tė punosh nė televizion thjeshtė pse je i fuqishėm ta mbash kameran nė krah, apo si vend punėsimi. Televizioni ėshtė universitet popullor nė ēdo familje. Apo po tė shohėsh tematikėn, d.m.th. programet, shumė pak, thuajse aspak nuk ka emisione pėr gruan, pėr probleme cilėsore tė karakterit psikologjik, social apo pedagogjik.

Dhe ajo qė vazhdon ta dėmtojė rėndė median tonė ėshtė kulari modern qė thirret “I pavarur”. Kam tė vėrtetuar njė rast flagrant kur “Albania”, njė “e pavarur” kombėtare, mund tė them mjaft e avancuar, mban peng prej dy vjetėsh njė replikė timen tė detyruar me titull “Kur mbetesh nė ekstazėn e stinės sė piramidave”, ku replikoja pėr shkrimin fiktiv, totalisht njė mashtrim publik tė D. Cacajt me titull “Bisedė nė eter e diēka mė tepėr” qė denjoi ta pėrgėnjeshtronte “Malėsia” dhe vazhdon ta abuzojė “Albania” duke e injoruar veten dhe autorin si ulluk i oborrtarizmin modern, apo vegėl e verbėr e parcelės politike. E kjo edhe pasi janė totalisht tė bindur, pasi ata vetė mė kanė uruar pėr librin tim “Ky krushk i qytetėrimit tė madh”, ku diskreditohet gjurma e autorit qė i vetėkėnaqur me deklarimin e vetvetes si romancieri i mileniumit tė ri nėn ciklime fiktive, sipas filozofisė: A doni mė pėr Belulin, nuk ka guximin e njeriut modern tė kėrkojė publikisht falje, kur spekullon me afinitetin shoqėror dhe sugjerimet e shokėve tė mi qė na afruan pranė entit tė tij me emrin “H. Kadare”. Atėherė pėr mua pėrballė kėtij oktapodi politizim qė thyen shpirtėrisht dhe profesionalisht, shpeshherė pėr bukėn e gojės gazetarin solidariteti ėshtė tepėr i nevojshėm! Kjo sepse edhe veprimi sindikal nuk mė duket aspak serioz kur rezultatet e njė greve dalin saktėsisht siē i japin mė parė gazetat partiake, ēka nuk ndodh nė asjė vend tė botės demokratike.

Mendoj ky ėshtė mesazhi mė kuptimplotė qė vjen nga pėrvoja ime modeste si publicist.

Shqipėria Etnike: Gazeta “Shqipėria Etnike” ka anatemuar fiktivitetin krijues, publicistik, po edhe stimulimet, apo ēmimet letrare qė shpallen nė media pėr autorė tė ndryshėm. Komenti juaj?

K. Ujkaj: Jam ēuditur kur kam dėgjuar nė njėrėn nga mediat lokale tė shpallė poetin qė fitoi ēmimin “H. Kadare” pėr vitin. Mos gaboj ēmim i pėrvitshėm? Me sinqeritet e kam pėrjetuar si kulmin e fiktivitetit tė paskrupullt, edhe pse kam aq shumė respekt pėr jehonėn dashamirėse qė i bėjnė krijmtarisė letrare nė Shkodėr, qoftė edhe tė librave tė mi.

Sė pari, nga pikpamja profesionale, duhet patur e qartė nga ana e medias elektronike dhe asaj tė shkruar. Nėse Kadare ėshtė mbreti i letrave shqipe, Helena Kadare, pėr tė cilėn kam aq respekt si shoqja e jetės e shkrimtarit tė madh dhe pėr aq sa ajo i ka dhėnė “letrave” shqipe si romanciere, nuk ėshtė “mbretėresha” Kadare. Madje ajo pėr hir tė sė vėrtetės nuk ėshtė zėri i Kadaresė, Agollit, Xoxes, P. Markos nė “letrat” shqipe. Atėherė nga ka mbirė ky motivim sublim sa tė jepen ēmime me kėtė emėr?

Me daljen nė dritė tė librit tim “Kryqėzimi modern i gjenive”, pėrmes zotit Bujar Hudhri, presidentit tė “Onufrit” ftohem pėr njė vizitė nė familjen Kadare.

 

Shkrimtari i madh, nė traditėn e mikpritjes shqiptare, ndėrpreu punėn qė po bėnte me hidraulikun dhe elektriēistin pėr pėrshtatjen pėr banim tė apartamentit tė ri pranė Vodafon, pėr tė pritur miqtė nga Malėsia e Madhe, siē iu drejtua ai teknikėve dhe tė shoqes. Kishte pak ditė qė ishte kthyer nga Franca. Ora shėnonte 1100, njė ditė e mrekullueshme fund tetori 2001, kur unė sė bashku me vajzėn time juriste bėnim vizitėn e parė nė vatrėn e Kadareve. Si bėmė pėrshėndetjet e rastit, ndėrsa po pinim nga ato qė ai solli nė nderim tė tė ftuarve tė tij, biseda mori shtruar mbi problemet e letėrsisė, kulturės dhe artit nė tėrėsi. Isha jashtėzakonisht i vėmendshėm ndaj ēdo gjėje tė bukur qė mund tė mėsoja nga shkrimtari i madh mbi ecuritė e letėrsisė bashkėkohore. Kadare, pasi mė uroi pėr librin “Kryqėzimi modern i gjenive”, u interesua thuajse nė detaje pėr M. Madhe, deri edhe sa ėshtė numri i banorėve. Debati nė njė moment mori krah rreth atij sulmi qė bėhet rreth krijimtarisė sė Kadaresė, sidomos nga shkrimtarė shqiptarė jashtė vendit amė. Mikpritėsi shfaqi njė respekt tė jashtėzakonshėm pėr vlerat aktuale tė metropolit tė veriut, po aq sa ndjente keqardhje pėr krizėn e kulturės aktuale tė kėtij qyteti kaq i nderuar nė tėrė vendin pėr trashėgiminė e tij kulturore.

E nėse Kadare mund tė harronte tė pyeste pėr shumė gjėra, sė pari, i takonte tė pyeste pėr fatin e njė enti botues si ai “Helena Kadare”, qė mban emrin e shoqes sė tij tė jetės, aq mė tepėr kur botuesi i kėtij enti, sipas librit tė tij “Njė sillė me Kadarenė”, shkruan me aq pėrkushtim rreth marrėdhėnieve tė tij me Kadaretė.

Por nuk ndodhi njė gjė e tillė. Kadare e kaloi nė heshtje njė korelacion tė tillė. Kuptohet shumė mė tepėr pastaj kur unė isha njė ndėr ata qė kisha botuar librin tim “Ky krushk i qytetėrimit tė madh” pranė kėtij enti. E vėrtetė Kadare nuk ka kohė tė humbasė me gjithė ato qė botohen, por di qė “Onufri” i rezervon gjithė bashkėpunimet e medias, apo librat qė dalin pėr Kadarenė gjatė kohės qė ai nuk gjendet nė Shqipėri. Kadare jeton i lidhur ngushtėsisht me botėn e letrave nė Shqipėri, pa le pastaj me ato qė shkruhen pėr tė.

Gjithashtu mund tė shtoj qė nuk shkoi shumė gjatė pas kėtij takimi kur me Kadarenė na takoi tė qėndronim mė gjatė pranė panairit mbarėkombėtar tė librit, nė nėntor 2001, qė u zhvillua nėn kujdestarinė e Presidentit tė Republikės, ku isha i ftuar. Pėrsėri bie fjala nė gojė entin botues “Camaj-Pipa” pėr seriozitetin e tij nė marrjen pjesė rregullisht nė kėto panaire, si njė afirmim dhe motivim i mėtejshėm i autorėve tė ndryshėm dhe nuk dėgjova prej Kadaresė tė zėrė nė gojė ent tjetėr nga veriu. Por mua nuk mė habit shumė fiktiviteti propagandues i kujtdo qoftė, sa mė habit fakti qė personalitete letrare e shkencore figurojnė me mendimin e tyre plot superlativa nė fletėn e parė tė librave tė ndryshėm artistik, kur tė tillė libra janė totalisht jashtė standartit tė botimit.

Pa le pastaj emra redaktorėsh, recensentėsh, apo korrektorėsh fare fiktivė!? Personalisht kėshilloj miqt e mi tė librit dhe tė gjithė ata qė e duan seriozisht artin e letėrsisė tė heqin dorė nga botimet vanitoze, thjeshtė se ke para e boton. Le t’i drejtohen redaktimit profesional nė botimin e njė libri, qė shpesh mund tė dalė fare i plotė me pak pėrkujdesje serioze redaktoriale.

Unė me kėto nxitime nė botim kuptoj dhe shpjegoj stoqet poetike nė libraritė tona apo pėrgjithėsisht stoqet e librave tė parealizuar nė tregun e librit.

Shkrimtari pėr nga “hamalleku” i punės ka diēka tė pėrbashkėt me bletėn. Duhen shumė e shumė ditė-netė, javė-vite nga libri i parė nė tė dytin. Si dalka libri i dytė pa gjetė ende veten nė kompleks libri i parė!? Tė shkruash poezi, me tė drejtė e thotė bukur kolegu Gazmend Krasniqi “Duhet tė djersitėsh mbi ēdo varg”. Fishta thoshte: “Poezia ėshtė kryengritje”. Huazimet banale, modifikimi i vargjeve, apo i skemave, sidomos nga pėrkthimet qė u pėrkasin poetėve tė mėdhenj, apo shkrimtarėve nė tėrėsi tė kėtij rangu nuk tė bėn dot artist, poet as prozator. Poezia nuk buron nga kėto modifikime, qė tė orientojnė mė tepėr tek tė shkruarit si qėllim mė vete. Arti buron nga shpirti, bile do tė thoja do tė mė dukej mė bindėse tė themi nga zemra, sepse kur dėgjojmė njė poezi tė recituar mjeshtėrisht, ose na mbushen sytė me lotė nė vetminė tonė, ose kur kemi dikė pranė i themi: Mė ka lodhur nė zemėr! I lumtė goja aktorit dhe i lumtė dora autorit qė e shkroi. Duke mbyllur bisedėn rreth fiktivitetit si njė ndėr tė kėqijat e mėdah qė kultivojnė thjeshtė tė prirurit pėr letėrsinė masive kam bindje dhe besim qė shkrimtarėt e vėrtetė do tė dinė tė reagojnė ndaj lapsusve emocional tė momentit publikisht, ēka afirmon mė tej dinjitetin e tyre krijues.

A nuk ėshtė pėr kėtė shembull model shkrimi i Kadaresė: Pse kam gabuar pėr Fishtėn? Katarsisi qė vjen sė brendshmi dėshmon seriozitetin krijues tė njė artisti.

Shqipėria Etnike: Cili ėshtė emocioni profesional qė pėrjetuat nė momentin e dekorimit tė shkrimtarit Fadil Kraja me titullin “Krenaria e Qytetit tė Shkodrės” dhe “Mjeshtėr i Madh i Punės”?

K. Ujkaj: Personalisht e vlerėsoj sadisfaksionin e merituar qė ju dha shkrimtarit dhe dramaturgut tė respektuar e mirėnjohur Fadil Kraja. Kėtė nuk e them pse kjo u bė fakt. Jam ndėr ata kritikė qė jam marrė disa herė nė median e shkruar dhe elektronike me kėtė shkrimtar. Kam bindje tė plotė se reciprokisht ruajmė respekt qytetar dhe kolegėsh pr njėri-tjetrin. Kėtė nuk e mas me njė konsideratė tė Fadilit pėr mua, as sentimentalisht, por me atė seriozitet artisti qė Fadili njeh dhe vlerėson pa kurrfarė kompleksi preferencėn e tij – metodėn e realizmit. As kėtė nuk e them se kjo pėrbėn ndonjė shqetėsim, bile nuk mund tė mohojmė profesionalisht epėrsinė e padiskutueshme tė realizmit ndaj modernizmit, por insistoj nė kėtė qė nė klimėn e njė konformizmi krijuesish reputacional nė emėr tė moderacionit u shfaq dukshėm kriza nė unitetin e brendshėm tė krijuesit.

Fadili krenohet me krijesėn e vet tė djeshme dhe tė sotme, paēka se diku mund tė pėrmendet edhe emri i E. Hoxhės, pohon ai. Ne shkruam si mundėm, por nuk mund tė pranoj qė nga viti 1944-1990 nė Shqipėri nuk ka patur letėrsi, siē e thotė ndonjėri qė u arsimua dhe u afirmua si intelektual gjatė monizmit, shprehet Fadili.

E dyta mė pėlqen unisoni majtas-djathtas, apo bazė-qendėr pėr vlerėsimin real, edhe pse tė vonuar tė Fadilit. Kjo do tė thotė qė ai ka fituar me meritė dhe jo artificialisht, apo parcialisht sadisfaksionin qė i dhanė. Mė ra tepėr nė sy mrekullia e prologut tė dhėnies sė titullit. Montazhi nė fragmente tė dramaturgjisė sė Fadilit dhe vargjet aq tė goditura nga panteoni i letėrsisė shqipe, pėrfshi viganin Noli, na sollėn jo vetėm lotė nė sy si dekada mė parė, por edhe atė mesazhin e mrekullueshėm qė sjell vepra e Fadilit: Solidariteti, tė bashkojmė miellin tonė tė tretur dyerve tė botės pėr tė ndėrtuar tashmė shtėpinė tonė tė re evropiane anės Vjosės, anės Bunės. Presidenti Mejdani me vėmendjen e treguar jo thjeshtė nderoi Shkodrėn, por gjithė vlerat intelektuale tė kombit qė mė tepėr se kurrė kanė nevojė pėr tė thėnė fjalėn e tyre nė kuvende tė tilla si ky qė pėrjetuam para pak kohėsh.

Do tė mė vinte mirė qė Fadili me pėrvojėn e gjatė krijuese e menaxhuese tė forcave krijuese, falė edhe energjive tė reja qė i solli sadisfaksioni i momentit, tė ndihmonte efektivisht, si njeri i moderuar, nxjerrjen e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shkodrės nga ai sektarizėm disi patologjik qė asfikson dhe poliartritizon energjitė krijuese qė nuk i mungojnė qytetit tė traditave tė konfirmuara botėrisht, tė kulturės, tė letėrsisė dhe tė artit, Shkodrės qė na pėrket tė gjithėve, Shkodrės ndaj sė cilės duhet ėt obligohemi tė gjithė si krijues. Mos tė harrojmė, Ezopi nuk i takoi asnjė force politike, veē skllavėrisė, por me talentin e tij ai vazhdon tė mbetet brinja ndėr mė dinjitozet e trekndėshit tė pėrsosur tė fabulistikės botėrore, krahaso Krillovi dhe La Fontenit. Shkrimtarokracia qė mund tė derivojė nga filozofia sektare e forumeve, apo e individėve tė caktuar, nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm refleksi i ndonjė puēi totalitar, qė nuk lė tė qetė shumė subkoshiencėn e “personaliteteve” tė tilla.

Edhe njė herė dua t’i uroj pėrmes gazetės suaj Fadilit pėr titullin “Mjeshtėr i Madh i Punės” nė mėnyrė tė veēantė, po kėshtu edhe humoristit tė mrekullueshėm shkodran Paulin Selimi, pėr ēmimin “Naim Frashėri i Artė”, dhėnė nga Presidenti i Republikės kohė mė parė, pavarėsisht se nuk kam qenė as i ftuar, as nė dijeni tė kėtij momenti, eveniment pėr autorin fantastik tė “Kunatit tė shokut Xhemal”.

Shqipėria Etnike: Libri juaj “Kryqėzimi modern i gjenive” ėshtė pritur me shumė interes nga qarqet letrare dhe lexuesi i gjerė nė gjithė trojet shqiptare. Cili do tė ishte komenti juaj?

K. Ujkaj: Ju falėminderit pėr inkurajimin pėrmes fjalės sė mirė, kur i thonė. Kėnaqem nėse lexuesi im ėshtė i kėnaqur. Pėr hir tė sė vėrtetės kam patur mjaft urime, qė nga Prishtina, Tirana, Shkupi, flas pėr qarqe profesionale letrare. Por unė e kam thėnė fjalėn time nė libėr duke iu referuar njė thėnieje tė Bjelinskit:

Jam shumė i lumtur nėse i dhashė diēka, qoftė edhe sa pesha e njė kokrrize rėre nė kahje tė afirmimit tė kulturės e tė letėrsisė sė popullit tim, aq mė tepėr pėrmes njė konfirmimi profesional, brenda kėrcikut tim nga njė kėndvėshtrim krejt ndryshe i veprės madhore tė Kadaresė dhe tė Migjenit, dy tė mėdhenjve tė pakontestueshėm profesionalisht, jo pėr huqe ballkanike, nga bota letrare.

Intervistoi Sokol Pepushaj

 

Ilirė ishim, arbėr u quajtėm, albanė na thėrrasin, shqiptar pėrgjigjemi!

Si pak popuj nė botė, ne shqiptarėt nė trojet tona etnike, pavarėsisht se ku banojmė, nė shtetin “mėmė”, Shqipėrinė “Londineze”, nė Kosovėn e ēliruar (nė vitin 1999), nė trojet shqiptare tė Maqedonisė sė sotme perėndimore, apo nė trojet tona etnike tė grabitura ndėr shekuj e qė sot “quhet” Greqia veriore e veriperėndimore, por edhe kudo qė ndodhemi ne shqiptarėt nė dhena tė huaja e ngulmime tė ndryshme, bota vazhdon tė na thėrrasė Alban (Albanez) dhe ne me “Kryeneēėsi” vazhdojmė t’i pėrgjigjemi Shqiptarė. Pėrjashtim bėjnė vetėm emigrimet e para shekullit 17-tė ose asimilimi i para kėtij shekulli i pjesėve tė bekuara tė Ilirisė nga shtete tė ndryshme qė u krijuan realisht apo “artificialisht”, tė cilėt vazhdojnė tė pėrgjigjen me emrin e lashtė Arbėr. Ku rreth kėtij emri sillen shqiptarėt e hershėm ku vlen tė shėnohen ngulmimet nė Itali qė quhen Arbėresh, nė Turqi qėquhan Arnaut, nė Greqi, Arvanitas dhe nė Kroaci (Dalmaci) Arbnesh, etj. Ndėrsa pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi nė historinė e gjatė tė shekujve gjen emėrtimet e ndryshme qė fillojnė me Ilir, Arbėr, Albanoi, Alban, Arnaut e sė “fundi” (para disa shkeujsh e kėtej) Shqiptarė. Pėr tė gjitha kėto emėrtime, qė nė pamje tė parė tė duken si mospėrputhje me njė emėr tė pėrbashkėt qė ne e quajmė shqiptarė, janė dhėnė shumė mendime shkencore e amatore, dashamirėse e dashakeqe, por qė tė gjitha bashkė tregojnė pa asnjė mėdyshje se bėhet fjalė pėr tė njėjtin popull qė banon e jeton nė trojet e veta autoktone prej mijėra e mijėra vitesh. Gjithsesi, rrjedhojat e kohėve, pushtimet e ndryshme, por edhe evolucioni igjuhės sonė e gjuhėve qė ne ishim nė kontakt tė vazhdueshėm me to, kanė lėnė gjurmėt e veta, herė me pasoja tė pranueshme e herė me pasoja tė papranueshme, por qė sot realiteti qė jetojmė ka filluar t’i dallojė pa mėdyshje se bėhet fjalėt pėr njėrin nga popujt mė tė vjetėr e tė qytetėruar nė krejt Europės qė Zoti e fali nė kėto troje tė bekuara e tė keqlakmuar nga popujt primitivė qė zbritėn mė vonė nė kėto vise qė i ngjanin parajsės sė vėrtetė. Natyrisht “kalvari” i emėrtimeve tė popujve tėndryshėm nė pėrgjithėsi ka qenė mė i lehtė se i popullit tonė, por edhe sot ka “diskordancė” nė mes asaj qė bota i thėrret e ata pėrgjigjen, e pėr “Ēudi” tė paktėn nė Europė janė ata popuj qė dikur nė lashtėsi ishin me shqiptarėt degė tė tė njėjtit trung, pėr shembull Gjermanėt (Arianėt) thėrriten Tedesk, Dojē e tjerė, ndėrsa Hungarezėt thirren Maxhar e pėrgjigjen Hungarezė e tjerė e tjerė...

Natyrisht siē e thashė mė sipėr, bota e “pabindur”, gjithnjė na thėrret Alban e vendin Albania, ndėrsa ne privatisht e zyrtarisht me “kryeneēėsi” i pėrgjigjemi vetėm Shqiptarė e Shqipėri. Po si kėshtu... Natyrisht pa pretenduar tė vendos ndonjė “shkėmb” tė palėvizshėm do tė mundohem tė sjell kronologjikisht “historinė” e rrjedhojės sė emėrtimeve tė kombit tonė ndėr shekuj, duke plotėsuar kėshtu pak nga shumė shkrime tė miat nė tė cilat edhe unė kam pėrdorur emėrtime tė ndryshme nė kohėra tė ndryshme, pėr popullin tim tė cilit i pėrkas... Hyrjen do ta bėj me njė poezi tė Eskilit, Hiketides, (ku mbreti Aragon i drejtohet korit tė Danaidėve):

 “M’u pėrgjegj e me guxim mė trego:

Se jam Pellazg i pari i kėsaj toke

Krijues i Palehtonisė nga toka i lindur...”

Pra kėtu bėhet fjalė pėr Pellazgėt, paraardhėsit e tė parėve tanė Ilirė, qė historiani francez Robert D’Anxheli nė veprėn e tij “Enigma” shpjegon shkencėrisht lidhjet Pellazg-Ilir, si dhe “Racėn” Pellazge tė lindur nga “toka” me “Ymrin” e Zotit, e ku Pellazgė do tė thotė i Lindur i bardhė i bardhė nga ngjyra e jeta...

Ndėrsa pėr stėrgjyshėrit tanė Ilirėt, ja ēfarė shkruan historiani dhe albanologu Karl Patsch nė veprėn e tij Ilirėt: “Ilirėt banonin prej bregut tė djathtė tė Danubit... deri nė Adriatik... dhe shtriheshin nga jugu nė krejt pjesėn perėndimore tė gadishullit Ballkanik, tuj pėrfshi ishujt e Dalmacisė deri nė Tesali, nė Epir e nė Veriperėndim tė Greqisė...”. Ndėrsa studiuesi At Marin Sirdani shkruan se Maqedonia ishte pjesė e pėrbame prej vėllezėrish Iliro-Trakė tė ndamė nė 15 fise tė njė gjaku e tė njė gjuhe, banorėt ishin njė degė e familjes Ilire... Ndėrsa autori i disa veprave klasike mbi historinė e Romės sė vjetėr, Theodor Mommsen, nė veprėn e tij “Provincat e Perandorisė Romake”, ndėr tė tjera shruan: “Tokat e Ballkanit dhe tė Europės sė Mesme qė njiheshin nė kohėn e Romakmėve si Iliri, morėn kėtė emėr mbasi ishin tė banuara nga raca Ilire, qė ishte fort e pėrhapur nė atė kohė. Pasardhėsit e kėsaj race jetojnė edhe sot nė skajin jugor tė tokave tė gjana qė okupojshin nė fillim. Ky popull i vogėl qė sot e quan veten Shqiptarė dhe tė huajt e njohin si Albanez ose Arnaut, ka ruajtur deri mė sot kombėsinė dhe gjuhėn e tij tė lashtė... Shqiptarėt janė pjesė e familjes sė popujve Indo-Gjerman dhe megjithėse janė mė afėr degės greke, ato dallohen prej grekėve aq shumė sa dhe Latinėt ose Keltėt. Nė agimin e epokės historike kombi Ilirjan okuponte brigjet e Adriatikut, prej grykės sė lumit Po, pėrmes Istrias, Dalmacisė dhe Epirit, deri nė Arkani dhe Etoli (sot tė Greqisė, shėnim i autorit). Nė drejtimin lindor tokat e Ilirėve shtriheshin mbi Maqedoninė e Epėrme, Serbinė e Jugut, Bosnjen dhe pjesn e Hungarisė qė ėshtė nė jug tė Danubit. Nė lindje Ilirėt ishin nė kufi me fiset Thrakase dhe nė perėndim me Keltėt, prej tė cilėve Taciti i shquan nė mėnyrė fare tė qartė...”

Ndėrsa nė poemėn e lashtė “Iliada” e Homerit, tregohet pėr dy fise Ilire si aleate nė luftėn e Trojės (para 3000 vjetėsh) e kėto fise ishin Paionėt dhe Dardanėt. Eneu, trimi legjendar qė pati dyluftim me Akilin dhe prijės tė tjerė Greko-Helenė sipas Iliadės sė Homerit, tregoi trimėri tė rrallė dhe ishte bir i fisit Dardan (Kosova e sotme). Ku pas shkatėrrimit tė Trojės, Eneu u kthye nė trevėn e vet, Dardani... Ndėrsa njė autor tjetėr i lashtėsisė Virgjili, nė veprėn e tij nė paraqet madhėshtor momentin qė luftėtarėt Dardanė po u afroheshin mureve tė Trojės, por qė ruga e largėt dhe vėshtirėsitė e udhėtimit (nė dete) arrijnė pak mė vonė se duhej e ku Virgjili nė veprėn e tij e paraqet thėnien e Eneut me kėto vargje:

 “O dritė e Dardanisė, ti shpresa

mė e madhe e Trojanėve, pse u vonove...”

Dhe siē shkruan studiuesi Preloc Margilaj tek vepra e tij “Ilirėt flasin Shqip – Shqiptarėt flasin Ilirisht”, “O dritė e Dardanisė” – ėshtė dritė qė ndriēon nė histori 30 shekuj. Kjo dritė nuk shuhet kurrė. Kot mundohen kėta ardhacakė tė stepave tė lindur emėsuar me njė jetė askete, duke fjetur nė shpinė tė kalit, nė karvane shpella e pyje, duke u ushqyer mė shumė me misėr tė pazier me bimė e me rrėnjė...”

Ndėrsa tė parėt tanė kishin emrin domethėnės qėnė shqipen e “vjetėr” e tė Re shpjegohet qartė e saktė se Ilir e kishin se ishin tė lirė nė trojet e tyre qė i kishte falė vetė Zoti, duke i bėrė zotė tė tyre e tokės sė tyre. Duke qenė se Ilirėt ishin fiset dominante jo vetėm nė Ballkan por edhe nė njė pjesė tė madhe tė territorit tė vetė Europės tė organizuar nė format “shtetėrore” tė kohės, ata qė banonin nė territorin Etnik Ilir, ndonėse tė ogranizuar sipas provincash tė ndryshme, kishin njė emėr tė dalluehsėm nga fiset e tjera Ilire e kėta qė herė thotė Sami Frashėri u quanin Arban e ku i shpejgon me bashkimin e dy fjalėve Ilire (shqipe) Ar(ė) dhe Ban, domethėnė qė bėn, punon, lėron arat (tokėn), pra bėhet fjalė pėr njė popull punėtor e me ekonomi tė zhvilluar pėr kohėn. Kėtė emėr e pėrforcon gjeografi Aleksandrin, Claudius Ptolemeus, i cili nė shekullin e dytė (pas lindjes sė Krishtit) ai e quan “Ilirinė” Albanon, kur ai nė atė kohė e shkruan greqisht, pra duke zėvendėsuar R me L. Ndėrsa pėr kryeqendėr tė “Albanonit” ai thotė se ishte “Albanopolis”, e ky qytet sipas Georg Hahnit (albanolog i shquar) ishte nė afėrsi tė Krujės sė sotme. Ka shumė autorė tė tjerė qė emrin e kėtij fisi tė madh Ilir e quajnė Albanoi dhe e lidhin me emrin e zogut mesdhetar Albatos i cili banon me shumicė nė kėto pellgje me klimė tė mrekullueshme, ka tė tjerė qė e lidhin me emrin e bimės Albatrosi qė rritet me shumicė nė bregdetin Adriatik. Por ka autorė qė e lidhin emėrtimin e kėsaj treve tė begatshme me drurėt dhe bimėt e mrekullueshme qė pėshkonin tėrė vendin e Ilirisė sė moēme (Shqipėrisė Etnike), ku pyje tė mrekullueshme pėrshkonin zona tė tėra, e pėr kėtė autorėt thonė se emėrtimi vjen nga fjala Latine albero-druri, pema. Por ka edhe autorė tė tjerė tė cilėt mbrojnė teorinė se vendi kryesor i Ilirėve u quajt Albanoi, Albania, Arbėria e tjerė, pėr arsye se banorėt e gadishullit Apenin (Italian) e shihnin se dielli (drita) lindte nga bregdeti lindor Adriatik, ku ishin tė vendosur tė parėt tanė e si tė tillė vendin e quanin sipas gjuhės sė tyre Alba (agon, lind), ndėrsa prapashtesat e tjera i konsiderojnė rrjedhoja tė evolimit tė gjuhėve tė ndryshme qė kaluan mbi trevat Ilire, ndėrsa tėrė vendi u quajt Albania. Ndėrsa Preloc Margilaj nė librin e tij “Ilirėt flasin Shqip – Shqiptarėt flasin Ilirisht”, thotė se nė favor tė kėtij pohimi shėrben edhe njė fakt historik, se territoret Italiane nė pjesėn e madhe tė tyre kanė qenė tė banuara me fise Ilire qė janė shpėrngulur nga ana lindore e Adriatikut, nga lindja, atje ku lind dielli qė sjell agimi, Albėn dhe abrogjenėt kanė filluar tė quajnė Albanė, Albanezėt nga Alba...”. Kėtė fakt e “mbėshtet” edhe poeti Romak, Virgjili i cili rtimti Dardan t luftės sė Trojės, Eneut i kushton poemėn epike “Eneida”, ku sipas Virgjilit pas shembjes sė Trojės, Eneu shtegtoi nė shumė vise Ilire, ku zbriti gjithashtunė Butrint dhe mė nė fund shkoi nė ishullin Italik ku edhe themeloi qytetein Laviniium, kurse i biri i tij Askani ngriti qytetin Albano, ku kėto qytete ishin nė afėrsi tė Romės sė sotme. Nė fillimet e shekullit XI (mbas Krishtit), autorėt bizantinė i quajnė shqiptarėt me emrat Arbanitai, Albanitai, Albanoi dhe vendin Albanon, ndėr autorėt kryesorė mund tė pėrmendet e bija e perandorit tė Bizantit, Anna Komnena, si dhe perandori Kantakuzen. Por mė vonė nė shekujt XII e XIII, nė dokumentet latine, shqiptarėt quhen Arbanensen, e toka e tyre Arbanum e Albania, prej nga rrjedhin emrat e mėvonshėm deri nė ditėt e sotme, Albanais, Albanese, Albania, Albanien... Ka mendime tė ndryshme pėr hershmėrinė e pėrdorimit tė emėrtimeve Arbėr e Alban, disa autorė thonė se emri Arbėr ėshtė pėrdorur mė parė, por me kalimin e kohės e sipas gjuhėve tė pushtuesit agresor e “miqėsor”, ndryshoi germa R nė L, duke u bėrė nga Arb nė Alb e tė tjerat janė rrjedhojė e kėsaj, ka tė tjerė autorė qė thonė se Alb e Albanon e Albania e Albanez ėshtė mė e hershme se Arbėr, Arbėri dhe gradualisht si mė sipėr ka ndodhur zėvendėsimi i L me R, pra nga Alb ėshtė bėrė Arb e rrjedhojat vijnė si mė sipėr nė rastin analog. Natyrisht kjo ėshtė njė ēėshtje e shkencėtarėve qė merren me kėto fusha, por edhe mendimi im personal ėshtė se sipas shumė studimeve e autorėve qė janė tė shumtė dhe argumenteve paraqesin “Alb ėshtė para Arb”, gjithsesi kjo nuk ka shumė rėndėsi, pasi rėndėsi ka qė tė gjitha kėto emėrtime bashkohen nė pikėn kryesore se populli ynė me prejardhje Ilire ėshtė njė dhe vetėm njė si dhe autokton nė trojet e veta... Nė historinė e paspushtimit Osman nė Shqipėri del emri Arnaut, ku kėshtu thirrej populli jonė nga pushtuesi Turk, pėr kėtė emėrtim tė ri i referohem Vojvodės malazez Mark Milani, i cili nė librin e tij “Jeta dhe zakonet shqiptare” shkruan: “...Kur pa sulltani se ushtria e tij filloi tė dezertonte dhe vetėm Taborri i shqiptarėve vazhdonte tė luftonte e tė mos jepej, ai pyeti: Po ata pse nuk ikin? E dikush u pėrgjigj, Shkėlqesi ata e kanė pėr turp tė ikin, tė kthehen prapa, ndėrsa sulltani paska thirrur, Ah qenkan Arnaut”. Emėrtimi Arnaut, rrjedh prej gjuhės Persiane, e cila sė bashku me gjuhėn Arabe dhe tė Turke ėshtė pjesė pėrbėrėse e gjuhės letrare Turke, e diēka e ngjashme ėshtė emėrtimi qė shpjegohet ar-kthehu, e na-me, ut-mbrapshtė.”

Por pas kėtyre emėrtimeve, si ndryshuan kam magjishėm tė gjithė kėta emra nė emrin qė kemi sot Shqiptarė??? Nė njė shkrim tė Pashko Vasės, shkruhet se emri shqiptarė ėshtė shumė i hershėm e pėr kėtė ai jep si argument se kur mbreti Ilir me famė Pirroja i Epirit po luftonte me Romakėt (para rreth 2500 vjetėve) si dhe korri njė fitore tė bujshme, ushtarėt e tij i thanė se ke luftuar si Shqipe mali (shqiponja ishte simbol i flamurit tė Provincės Ilire, Epirit, ku drejtonte Pirroja, shėnim i autorit), dhe ai iu kthye ushtarėve: “Jeni ju or shqiptarė qė mė bėtė kėshtu mu si njė shqipe...”. Gjithsesi kjo ėshtė njė dėshirė e pavėrtetuar e Partiotit Pashko Vasa, e dėshira mbetet dėshirė, pasi u deshėn mbi 2000 vjetė qė tė “rizbulohet” ky emėr.

Robert D’Anxheli, autori i librit tė famshėm “Enigma”, nė faqen 290 shkruan: “...Fjala shqiptarė nuk datohet nė realitet mė pėrpara vitit 1375 nė Shqipėri, por ajo bėhet e njohur dhe e famshme pėr shkak tė qėndresės tė njė ushtrie tė vogėl shqiptare (d.m.th. mbartės e shqiponjės, e shqipes) tė princit legjendar shqiptar Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu (1444-1468)... Mė 1380 fjala shqiptarė ishte shumė e zakonshme nė Shqipėri”. Albanologu i shquar Gustav Majeri shkruan se shqiptar (Shkiptar) do tė thotė njeri, qė kupton (gjuhėn) ėshtė mė i pranueshėm, e kjo tezė mbėshtetet mjaft ku fjala shqiptarė do tė thotė qė flet shqip, gjuhėn e truallit ku lind e u rrit, gjuhėn e nėnės sė tyre. Ka autorė tė tjerė qė thonė se emri shqiptar rrjedh nga emėrtimi i njė familje qė paska jetuar nė Drisht (Shkodėr) dhe nė dokumentet e shekullit XIV gjindet mbiemri Shkipėtar (Schapuder, Schepudar), por kjo tezė ėshtė e papranueshme qė emri i njė familje qė mė vonė i humbi shenja e nishani tė jetė bėrė shkak pėr emėrtimin e njė populli tė tėrė. Ka edhe njė hipotezė tjetėr qė thuhet se emri vjen nga fjala latine scopulus qė do tė thotė shkrep, e vend i shkrepave, por nė Shqipėri ka shkrepa, por mė shumė pllaja e fusha qė ia ka zili krejt kontinenti, e si rezultat nuk ėshtė argument i konsiderueshėm. Ndėrsa autori i librit “Antologjia e Historisė”, Mustafa Kruja shkruan: “Pėr mua s’ka asnjė pikė dyshimi qė emri shqiptar ėshtė formuar prej rrėnjės shqipe dhe mbrapashtesės tar... nė kuptimin qė flet shqip... ku don me thanė qartė kuptueshėm...” Mė poshtė po ky autor vazhdon, “...Por kur vallė ku e si lindi ky emėr (shqiptar), si u pėrhap e hyri nė gojėn e ēdo arbneshi, siē duket me njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme e forcė aq tė mrekullueshme... Proēesi i kėtij ndėrrimi emri mund tė ketė filluar qė nė fillim tė shekullit 18-tė e mė parė (1680-1701) (shėnim i autorit), shkaku kryesor ka qenė feja. Muslimanizmi hyri vonė nė Shqipėri, ishin end etė krishterė 90% nė Shqipėri nė vitin 1650...Arbėneshėt e bėrė muhamedanė nuk mohuan vetėm fenė, por edhe kombėsinė dhe e quajtėn veten Turq, nė emri e zotėruesve qė u kishin sjellė fenė e re... e nė botėn e atėhershme ndarja nė pėrgjithėsi bėhej sipas fesė e jo kombėsisė, kėshtu edhe populli shqiptar u nda nė gjysmėn e dytė tė shekullit 17-tė nė dy “truma” tė kundėrta, “Turqit” nė njėrėn anė dhe “Arbėneshėt” nė anėn tjetėr, se nė atė kohė Arbnesh donte me thanė edhe i krishterė... Njė hendek i tmerrshėm filloi tė hapet midis popullit. Turma ishte e padijshme e shkonte nga ta shpinte zemra e mbushur me meni interesat vetjake. Por nė Shqipėri kishte nė atė kohė edhe njė klasė tė zgjedhur qė mendonte e ndjente pėr popullin e ajo ishte kisha Katolike. Kjo pėrvnerej ka shihte “dhente” e veta tuj u arratisė ndėr sy e tuj u pėrzie me grigjen armike, por dridhej mė tepėr tuj pamun hendekun qė pėrditė e ma fort ishte tuj u thellue e zgjanue nėpėrmjet dy pjesėve tė popullit, tuj i bėrė vėllazrit armiq tė papajtueshėm. Pėrmbi ktė gėrrone tė zezė duhej medoemos tė krijohej njė urė. Njė shkėndijė gjenie e patriotizmi shkrepi nė mendjen e nė zemrėn e njė Prelati, ndoshta edhe tė njė prifti tė thjeshtė. Ishte i me kėrkue gurin filosofal, ē’mund ta ftohė e largojė Arbneshin “Turk”, prej turkut tė gjakut, d.m.th., prej turkut tė vėrtetė e ta afronte kah Arbneshi i krishterė, vėllau i gjakut tė tij. Ēfarė mund tė ishte tjetėr pėrveē gjuhės, gjė mė e dukshme e mė e kuptueshme pėr tė padijshmin pėr t’ia treguar se turku ishte i huaj e Arbneshi i veti. Njė urdhėr njė kryefjalė u shpėrnda, si nėn dhe nėpėr tė gjitha dioqezat, nėpėr gjithė kuvendet, nėpėr gjithė famullitė e Arbrit. Kisha katolike u vu mė mish e me shpirt me predikue, ndėr kisha e ndėr familje, ndėr mbledhje kuvendesh, dasmash e mortesh, ndėr tė Krishterė e ndėr Musliman. Meshtari i brengosur, i mėsuem e i udhėzuem prej tė parit tė vet do t’u thoshte gjindes: “Arbnesh e “turq” qė flasin njė gjuhėm qė flasin shqip, na jemi vėllazen, kjo gjuhė ėshtė trashėgim i gjyshėrve e stėrgjyshėrve tanė “turq” a “arbnesh”, musliman apo t krishterė, ne jemi tė gjithė shqiptarė se flasim shqip...”. Kėshtu po krijohej njė emėr i ri, emri Shqiptar qė i hynte nė mendje lehtas Arbneshit e “neoturkut” se ishte emri i gjuhės sė flitnin. Pėr “turkun” “Arbnesh” emri i vjetės ishte bėrė i urryeshėm se i dukej se sundonin tė krishterėt, por gjuhės sė folur nuk i binte mohit. Prandaj pranoi e pėrvetėsoi pa vėshtirėsi emrin Shqiptar dhe u mburr me tė gjithmonė e gjithkund, siē e kanė vu re edhe studiuesit e huaj tė shqiptarisė...” E pas kėtij argumenti tė “fshehur” pėr shumė dekada unė them se nuk ka argument mė bindės e domethėnės, pasi mbi tė gjitha ky emėr shqiptar realizoi mbylljen e “hendekut” tė tmerrshėm qė kishte hapur pushtuesi turkoshak e qė kėrkonte ngadalė qė nė kėtė hendek tė varroste pėrfundimisht truallin mė sinjifikativ tė qytetėrimit e besimt Europian e qė deri atėherė quhej Iliri, Albani apo Arbėri. Natyrisht ky fakt i emrit tė vėrtetė Shqiptar edhe nėse ėshtė hipotezė deri tani ėshtė mė i besueshėm e mė afėr realitetit, ndonėse mohimi u shtua pėr dy arsye, sė pari se ky emėrtim shpėtimtar ėshtė njė “Vepėr”monumentale e kishės Katolike dhe apostujve tė saj e qė regjimet e sundimet e deritanishme nuk ishin aspak miqėsore, madje kėtė armiqėsi e kishte nė themel vetė doktrina e fqinjėve sllavo-ortodoksė e qė quhej komunizėm e sozitė e tyre qė e zbatuan tek ne e ende nuk e meritojnė emrin e bukur, d.m.th. Shqiptarė. E arsyeja e dytė ėshtė se kėtė argument e shkruan “armiku” i komunizmit, por me “hije fashizmi” Mustafa Kruja. Gjithsesi tani nė demokraci kėto duhet tė jenė tė tejkaluara e ne tė angazhohemi qė pėr tė mirėn e Shqipėrisė e tonėn tė “Bindim” edhe botėn se ne pėrgjigjemi me “kryeneēėsi” Shqiptarė, por edhe ju duhet ta kuptoni se ėshtė mė mirė tė na thirrni Shqiptarė, se kėshtu nė kėtė emėr keni tė skalitur njė pjesė tė historisė tė qytetėrimit e besimit qė ndėrtoi e begatoi jo pak Europėn... E pse jo edhe ne pasi jemi pjesė e pandarė dhe e rėndėsishme e saj...

Ndue Bacaj

 

Gjakmarrja s’ėshtė fenomen shqiptar. Ta frenosh ėshtė pak

Ėshtė nė njė gjatėsi vale me mua se kush mendon se Shkodra, qyteti ynė, edhe kur dihat edhe kur shtėrzen, gjeneron humorin safi tė atij luku qė pėrveēse tė vė nė mendime, tė bėn tė ndjehesh jo mirė. Kėtė “klimė” e krijoi sarkazma dhe ironia e gjindjes qė pėrbėn elitė, sytė e tė cilėve shohin larg. E ke tė vėshtirė t’i bėsh ballė kėtij tundimi qė tė gėrvisht. Gjendjen e kėsisojtė e ushqen natyrshėm pranimi i klisheve qė servir kjo gjindje, e them pėr sė dyti, ėshtė elitė. Dhe pa e tjerrė mandimin, la t’ja bėjmė me dije lexuesit tė gazetės sonė “motelin” ku fle ēakalli. Tri banka i has bythėmėbythė dikund kah midisi i bulevardit qė ka gjasa tė emėrtohet sė shpejti me siglėn e konstruktorit tė tij! E kapėrdij kėtė tė thėnė tė gjindjes, e mekanizmi i kujtesės vihet nė lėvizje. Ndėrmend Fefad Bank, simotrėn e saj greke, ende nė ndėrtim e sipėr. Po e treta, ku gjendet? Ku ėshtė Banka e Gjakut nė kėtė segment?

Gjakmarrja ėshtė ngritur nė institucion

Erdh njė ditė e u shkėrmoq makina e shtetit tė vjetėr. Pati njerėz qė u ngutėn t’ja thyenin turinjtė, siē pati tė tjerė qė u rrekėn t’ja ruanin konstruktin e pėrbindshėm, qoftė edhe duke bėrė sakrilegj nė emėr tė sakrificės. Nuk ėshtė fort e largėt ajo ditė, ndaj dhe nuk e ka tė vėshtirė tė mos na shfaqet nė sinoret e kujtesės. Qyteti pėrjetoi vrasjen e fillimit. Viktima ishte njė emėr i njohur nė mbrojtje tė ngjyrimit tė kuq dhe atij rozė. Pati gojė qė e etiketuan se i pati shėrbyer me zell tė tepruar rregjimit. Unė them: ėshtė punė e tij. Agresori u tha se ėshtė me origjinė nga malėsia e thellė. U gjet rrfana pėr tė argumentuar kėtė zezonjė. U thėrrit nė ndihmė kanuni i burrave me njė okė mend. Mori formėsimin e mbrapshtė njė fenomen me origjinė pagane pėr tė mos thėnė safi orientale e aspak shqiptare. Ikanakėve tė pushtetit tė vjetėr, u dilte nė krah ky sajim bastrad. Ata tashmė e kishin hartuar njė strategji, e mos o Zot se i ndalte ndokush drejt udhės qė tė ēon nė mort. Fenomenit iu rritėn puplat shpejt, se u projektua dhe u inskenua me pėrshpjetim ideali rroposės i Rexhep Qoses e i metastazave tė stalinizmit brenda dhe jashtė sinoreve tė asaj pak toke qė thėrritet Shqipėri. Gjakmarrjen e kanė nė vend tė ushtės hamshorėt qė erdhėn nė pushtet me shtrojėn e qilimit tė gjakut nė marsin e potershėm tė vitit 1997. U gjetėn njerėz e mrizuan nėn tendėn e kėtij fenomeni as-se-si shqiptar, tė cilin ta frenosh ėshtė tepėr pak. Jo gjithnjė mrizi ėshtė njė ogur pėrtėritės. Nga bota e gjėsė sė gjallė na vjen njė kumt; e unė kam dėshirė ta vė nė vistėr. Grigja nuk baglon nė livadh se e harxhon kohėn pėr kullosė. Nuk ėshtė hiē paradoks sa khė kakėrdhitė e dhėnve gjenden nė rrethinat e mrizimit dhe vetėm nėpėr to.

Nė gjurmim tė kėtij fenomeni u lanēuan qindra njerėz, tė grupuar nė dhjetėra organizma qė pėr kelio patėn e kanė mjerisht, koracėn e fenomenit. Njė korporatė tipike kapitaliste zor se ka tė punėsuar aq njerėz sa ē’ka “koncerni i pajtimit tė gjaqeve”, me seli nė kėrthizė tė atij qyteti ku toleranca noton pa i bėrė syri tėrt. Gjallon ky fenomen, i cili ia pret thojtė tasheparė qeverisjes shtatlėkurėshe dhe tė dashnorėve frenetikė tė ngjyrimit rozė. Panelet e veprimtarisė sė frikshme tė fenomenit ngjajnė aq fort me amebėn. E ta ngrsh gjakun nė institucion, ėshtė mė sė pari veprimtari syrgjynosėse, raskapitėse, tipike orientale, ēka shmang kursin e lundrimit tė jahtit tėnd me gjasė nga Perėndimi, ku duhma e Orientit shkėrmoqet dhunshėm e pa kurrfarė buje tė denjė pėr ndonjė dilemė.

Jugu shqiptar i pastėr

E pėrsėris sot e gjithė ditėn: gjakmarrja si fenomen nuk ekziston. Osmanėt e mbollėn nė hapėsirėn shqiptare gjithkah flitet shqip. U vinte nė ndihmė pėr tė sunduar mė kollaj. Sipas mendėsisė osmane trimat e Arbėrit le t’i mbushnin ding kullat e ngujimit, e t’i harronin plagėt e dheut tė tyre. Erdh e u shua ngeshėm se nuk gjeti trual tė tultė pėr tė lėshuar rrėnjė. E rizgjuan pėrhumbshėm debilėt e restaurimit tė ngrehinės sė kalbėt staliniste. Formatin e vet fenomeni e formėsoi pėr tė mbretėruar dhunhsėm edhe do kohė. Modeli u gjet. E ku? Nė Kosovė. U himnizua Anton Ēeta. I krijuan paralele me gjymtyrė tėndryshkura. Strukturat e pajtimit ngritėn krye. Nė Kosovė, dihet, i shėrbyen shovinizmit tė pafre. Po cilit shovinizėm i bėjnė strehė kėndej kufirit shtetėror me Kosovėn? Ushunjat e gjakut nuk besoj tė kenė tagėr pėr ta sqaruar opinionin publik, totalisht tė papajtueshėm me fenomenin inekzistent. Argumenta tė kundėrshtisė fatale servirin vetėm manipuluesit, ndjellakeqėt, bankierėt e gjakut, rrėmihėsit e paranojave, tė punėsuarit nė kėtė koncern ulēeroz, mutantėt e leuēemisė qė ēmeriti gjysmėn e globit pas Luftės sė Dytė. Fenomenin e pranon urdia nė pushtet. Ndodh kėshtu se po tė mos vėrė nė lėvizje mekanizmin e maksimės “pėrēaj e sundo”, i sosen ditėt nė pushtet e ushunjėzat e gjakut nuk majmen mė nėpėrmjet ushtrimit tė zejes sė tyre tė llahtarshme. I dėgjuat kryeshtetasit, Metėn e Majkon, kur blegėruan dhe e sajdisėn fenomenin. A nuk tė thotė me nėntekst se je primitiv, oriental me kokore, malok e njė fjalė tjetėr qė nis poashtu me m...E ndjek propagandėn e majtė frrokēupiste e naziste njėherit, tek i bie tupaneve tė pėrēarjes. E, nė ėshtė kėshtu, hajt ta vėmė gardhin nė Shkumbin, ku pėr hir tė vėrtetės gjinden dy varre; i kėndejpari i njė serbi dhe andejpari i njė heleni.

Botėrisht ēfaqim nė publik atė luk qė perėndimorėt pėrjargen tek e sodisin. Botėrisht krenohemi se mbajmė nė kėmbė struktura pajtimgjaku e banka gjaku, kinse jemi mė tė qytetėruar se ata. Dėshėrojmė tė veshim petkat e orientit edhe kėso kohe, u deklarojmė botėrisht. E keqja fatale ėshtė kur lypimnė logun e valles makabėr tė pajtimit apostujt e rreligjioneve. Fatalitet ėshtė ndėrkohė krijimi i limanit ku parkohet paaftėsia qeverisėse e ndocrrokėrve tė pazbritshėm nga kuajt e pushtetit, ani pse kėta kuaj po i ngordh prostitucioni institucional qė tė privon edhe votėn e lirė. Kėta ndocrrokėr kanė gati guidėn ku sipas tyre, e sipas ushunjave tė gjakut po se po, fenomeni operon e gjeneron nė Veri e Verilindje. Kjo ėshtė njė dackė e padurueshme nė fytyrėn e atij komuniteti qė lanēohet pėr patriorizėm e kulturė meskine.

Zoti thotė mos vrit, shteti, vra e pre, Misioni i Paqes, tė pajtoj unė!

Druaj tė mos e kenė lexuar kanunin, kėtė rregullator e kushtetutė tė sovranit tė pashtet. Vetė ky manual nė faksimilen e parė tėtij, u bėj me dije gjithė asaj race njerėzore qė njėsohet me termin “ushunjė gjaku”, taksativisht shprehet se, mund tė vrasėsh dorėraasin dhe vetėm dorėrasin, nė atė shėnj-vendi e nė atė profil qėndrimi qė ka demostruar preja e pushkės sė tij. E pėrderisa kėshtu e asqyshė ndryshe, fenomeni njehet i shuar automatikisht. Anashkalohet ky nen sublim sa kohė qė mokrat e mendimeve tė vetquajturit misionar i pajtimit tė gjakut, inskenojnė majmjen pa vėnė firmė nė bordero, pa kėrkuar dieta e pa ngjitur monopate a tė pėrpjeta. Kėtė e fakton mėrgimi i hierarkėve tė kupolės sė pajtimit tė gjaqeve nė perėndim e mė pėrtej, pa na bėrė me dije: me se ikėn dhe, ikėn nga malli apo nga halli?

Nė kėmbim tė vėnjes sė ekuilibrit midis interesave tė personave tė ndryshėm, fėrgėllon bistaku i krimit. E kur ky i fundit ndodh nė jug tė vendit, tjetėrsoj pėrcillet kumtinė antitezė me tė njėjtėn ndodhi tė shėmtuar nė Veri a Verilindje. Domethėnia shifrohet, e thėnė troē, banori i komunitetit tė jugut nuk e ha sapunin pėr djathė. Nuk dua tė besoj se ne veriorėt rastisėm mė pak tė qytetėruar se hisja tjetėr e popullatės ku flitet shqip. Na shėnojnė me gisht ne veriorėt. Na pėrqeshin. Jeni shtatė male vulėhumburish, na thonė, edhe pse e dinė se jemi shtatė distrikte ekstraperėndimorėsh pa kurrfarė traume konstrukti difektoz. Le ta shmangim fenomenin. Tė vihemi nė rresht me ta. E tė ecin pėrpara vrullshėm.

Lexuesi i vėmendshėm i lanēimit tė kėtij fenomeni lyp me tė drejtė fakte. Po ndalem nė dy episode. Me njė mikun tim nė Rrenc e gruan e tij, rrimė pėr shtatė palė qejfe nėn hijen e njė ulliri. Befas na shfaqen parasyve tre njerėz qė lypin bukė. Jemi kaēakė. Kemi vrarė. Shteti na thotė fshihu. E sa pėr pajtim, nuk kemi tė holla pėr misionarėt. Madje nuk ėshtė njė. Janė me taborre, e secili zgjat dorėn pėr vete. Ky kumt vėrteton kapelen e kėtij hulumtimi jo dhe aq tė kollajshėm pėr shpalim. Ėshtė rasti kur misionari nuk kėrkon ndihmėn e shtetit, ēka ėshtė normale por tjerr cergėn e njė pajtimit qė ka gjasa tė pėrfundojė nė njė orgji. Tjetėr rast. Babai i njė 70 e kusur vjeēari nė Stajkė ėshtė vrarė dikur nga njė fis me banim nė Rranxa tė Bushatit. Fisi nė fjalė po shuhet nga mėrgimi e ngujimi. Po zbaton kėshillėn e misionarėve, pa po shuhet. A nuk do tė thotė kjo se fenomeni ėshtė shndėrruar nė institucion e njesohet me gangrenėn? Qėmtimi me tė tjerė shembuj ėshtė evident. Urdhėri brilant i Krijuesit: mos vrit, u zėvendėsua me slloganin: vrit se tė pajtoj unė, ėshtė njė hata qė shoqėrohet me njė vdekje tė ngadaltė aspak tė zhurmėshme.

Shteti furnizon kostarėt e gjakut

Ekranet e TV-ve, kolonat e gazetave janė ding me lajme tė rrejshme, sipas tė cilave aq e kaq fėmijė kanė braktisur shkollat pėr efekt tė domosdosė sė ngujimit. OJQ-tė tona e kapėrdijnė kėtė gėshtenjė kali. Marrin pėr etalon tė dhėnat fiktive e tė fryra ndjeshėm tė Kupolės sė Pajtimit. Sensibilizojnė organizmat e huaja. Kėto tė fundit tek na shohin nė njė vistėr me Palestinėn, Afganistanin, Libinė a ndonjė cep tjetėr afrikan, na mėshirojnė. Na i fryjnė xhepat ne misionarėve tė vetemėruar, e po e po xhepat e tyre. Dėrgojnė nė kancelaritė e tyre kėrkesa tė tjera pėr kėtė vend qė flet shqip e gjindet nė Afrikė. Ani pse pshurrin nė dinjitetin tonė, mund tė shprehet dikush. E rėndėsishme ėshtė mbajtja ndezur e dritės sė semaforit qė identifikohet me fenomenin. Ngujimi nuk ėshtė vetėm pėr fėmijėt e shkollave. Edhe pėr gratė na qenka ngujimi. Nė emėr tė kanunit kinse! Ky faktnuk kundėrshtohet nga misionarėt. Atėherė i ē(nderuar) mik, je palė e mėkatit, e qeverisjes sė keqe, kumbarė i asimilimit galopant. Ta ka zėnė rrota bishtin ty ushunjė e gjakut. Je njė dėshtak nė fushėbetejė me jetėn e deritanishme. Je marioneta e sejmen i usullit qė pėrvijon kob. S’ke tagėr me nisė punė pėrsėmbari, epa fije zori vjen e tjerr gjėmė pas gjėme, vetėquhesh gjobėvėnės, sejmen, spahi, vojvodė e gjithēmos tjetėrsi. E pėr ēka? Pėr ti thėnė dikujt se nuk je anonim. Pėr ta bindur dikė se ke qėnė e je besnik i stanjacionit drejt qyetetėrimit. Pozo nė rolin e misionarit aq kohė sa flė gjindja e pėrgjegjėshme e kėtij kombi, nė se quhet ende me kėtė term shfytyrimi i fytyrės tėnde kombi im.

Organet tona tė dėgjimit janė vėrtetė heroike. Durimshėm pėrtypin terminologjinė llahtarisėse si, “dorėzoni armėt”, “kėmbana e paqes”, “katund i paqes” e tė tjera broēkulla tė kėsodore. Atėherė njeriu ndėrmendet tė pyesė: ende ėshtė nė komė shtei? Po luftė kemi ndėrkohė, mor aman? Fenomenit, nėse ai vėrtet shfaqet dikund, ia vė kufirin tė thana shteti, e jo ti i ashtuquajturi misionar i pajtimit tė gjakut, i padenjė dhe i paaftė pr tė ndrequr diē mbi syprinėn e kėtij dheu martir e qafir njėherėsh, sa kohė ka gjasa tė mbajė mbi shpinoren e vet skenaristė tė njė moti tė mugėt e tė lagėsht deri nė rrėnqethje. Teefundit dopiogjashta nuk ėshtė nė grushtin tėnd. Nė atė tė presidentit tė rrėzuar, tė shtetarėve tė rrokopujshėm flė e damkosura. Tė mos dish e tė mos duash tė bėsh shtet, domethėnė tė mprehėsh kosėn e vdekjes e t’i furnizosh me oksigjen kostarėt e gjakut.

***

Druaj tė jetė bankė gjaku ai organizėm rezident nė shetitoren e Nikollė Arsenit. Njerėz pa uniformė futen ngeshėm nė atė seli e dalin prej andej me njė buzėqeshje tė fikur. Bėjnė tė pamundurėn t’ja mbajnė nė shtat uniformėn e kamuflazhit shtetit qė vetm emrin e ka tė kėtilllė. Rropaten nė kėrkim tė prikės. Kuperta e trupit u rri pėrsipėr nė vakte e kohė mjerimi pėr ta. E ballas me ta, formacioni solid “Bashkimi pėr Fitoren”, shpalon triumfin e ardhjes sė shpejtė nė krye tė shtetit, natyrshėm, pa bujė, me mjete demokratike e rreptėsisht civilizuese, siē ndodhi nė Francė, Itali, Bullgari e siē pritet tė ndodhė nė pjesėn tjetėr tė rruzullit. Amin!

Dashamir Cacaj

Dergut Pasha u thye vetėm nė Dukagjin

Kryengritja e Qafės sė Agrit si shumica e ngjarjeve madhore nė histori ėshtė parė e vlerėsuar nė kėndvėshtrime tė ndryshme, sipas shkallės sė njohjes nga studjues tė ndryshėm, sipas preferencave, interesave apo kornizave tė cunguara ideologjike.

Me objektivitet, realizėm, koherencė historike, me interpretime realiste, me analiza faktike pa subjektivizma, pa romantizėm folklorik ėshtė analiza qė i bėn historiani e shkrimtari i dėgjuar Ndoc Nikaj nė librin e tij “Historia e Shqipėrisė”, qė fatkeqėsisht edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė mundėsuar ta ketė nė dorė lexuesi ynė.

Historiografia komuniste 50-vjeēare ka mbajtur njė qėndrim dashakeq pėrēmues tė njėanshėm, denigrues duke u mbėshtetur nė kritere ideologjike, duke e lėnė nė harresė madhėshtinė dhe shkėlqimin e saj si njė nga betejat mė tė rralla e ndoshta t vetmin ballafaqim frontal nė pėrmasa tė tilla qė nga rėnia e Kalasė sė Shkodrės mė 1479. Historiografia komuniste duke dashur tė paraqesė si dy vatra tė qėndresės anti-osmane, si dy epiqendra tė nacionalizmit shqiptar Kosovėn dhe Labėrinė, nga njėra anė e ka fryrė e pompuar deri nė irrealizėm ngjarje krejt tė zakonshme me pėrmasa lokale e figura pa ndonjė peshė e rėndėsi tė spikatur duke i paraqitur nė fjalorin propagandistik si ngjarje e individė qė kanė pėrcaktuar fatet e historisė sė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, janė cikur tangent e artikuluar formalisht, ose mė keq akoma ka pasė vlerėsime tė paragjykuara e deri nė nihilizėm.

Ėshtė lėnė e vazhdon tė lihet qėllimisht nė harresė pa u theksuar kėrkund nė Historinė e Shqipėrisė se Dukagjini e Mirdita janė dy vatrat e pa nėshtruara pothuaj nė asnjė drejtim nga pushtimi 500-vjeēar otoman. Deri kur historiografia shqiptare ka frikė ta pohojė kėtė tė vėrtetė historike, apo duhet tė mėsojmė kėtė tė vėrtetė nga goja e studjuesve tė huaj. Nė tė gjithė tė tjerėt, kėta formojnė masėn kryesore dhe mė trime tė katolikėve shqiptarė, qė prej qindra vjetėsh bajnė njė jetė mes malesh alpine dhe me kokėfortėsi nuk kanė dashur ta dinė ndonjėherė ē’ėshtė qeveria.

Helmut Eberhar dhe Karl Koser i japin njė shputė tė mirė historianėve tanė kur thonė se: Ėshtė e pamohueshme qė nė refleksionet e tė kaluarės sė tyre tė kohės sė Turqisė nuk shohim asnjė njollė qė pėr pesė shekuj me rradhė i gjithė Dukagjini ka mbetur etnikisht katolik i pastėr. Kryengritja e vitit 1910 ėshtė trajtuar kryesisht si qėndresė vetėm kosovare me qendra tė vetme Kaēanikun e Cernalevėn, ėshtė idealizua e mistifikuar me nota tė njė eposi legjendar me pėmasa butaforike duke e lidhur kėtė ngjarje vetėm me emrat e Isa Boletini e Idriz Seferit, ndėrsa nė tė gjitha tekstet shkollore dhe nė tekstin ekzistues tė Historisė sė Shqipėrisė ose nuk pėrmendet fare si ngjarje, ose me njė frazė tė thatė nė trajtėn e pashquar aq sa lexuesit, nxėnėsit apo studentit nuk i fiksohet asgjė nė memorje se ėshtė zhvilluar njė kryengritje po aq madhėshtore edhe nė Qafėn e Agrit si dhe nė Kaēanik.

Ta trajtosh kėshtu kėtė ngjarje ėshtė pak ta quash nihilizėm, ėshtė papėrgjegjėshmėri shkencore, ėshtė gjymtim i sė vėrtetės, ėshtė manipulim i qėllimishėm i historisė.

Nė qoftė se kryengritja shpėrtheu e filloi nė Kosovė, pati qėndresė heroike, raprezalje e gjak derdhje nga pushtuesi, nė Qafėn e Agrit arrit kulmin qėndresa shqiptare vetėm nė Qafėn e Agrit nė Dukagjin dhe vetė Dukagjini e theu gjeneralin e pathyeshėm Shefqet D. Pasha. Tė pėrmendėsh vetėm Kaēanikun apo Cernalevėn e tė anashkalosh Qafėn e Agrit ėshtė njėlloj si tė ndėrtosh njė bust pa kokė.

Ja si e pėrshkruan Hylli i Dritės e vitit 1930, fq. 336:

Mehmet Shpendi i Shalės me hov tė madh mblodhi 3000 veta dhe e priti anmikun nė Qafėn e Agrit ku u ba nji luftim i rrept pėr 10 ditė rresht. Terguti tuj pa se Dukagjini jo nuk thyhet por pėrkundrazi forcohej pėr ditė pasi la qindra nė shkrepat e Agrit, anadollaku iku i turpėruem nga qafa e Kolshit dhe ra nė qytet tė Pejės.

Ndėrsa Fletorja Shqype e Vatrės qė dilte nė Stamboll nė numrin e saj 587 shkruante se mes kryengritėsve ka edhe gra tė cilat luftojnė me trimėri si edhe burrat duke dashur mė mirė vdekjen se sa tė kthehen prapa. Kryengritja e Qafės sė Agrit dhe emri simbol i Mehmet Shpendit pėrmenden me admirim tė veēantė nga Nopēa dhe sidomos Edit Durhami nė librin e saj “Brenga e popujve tė Ballkanit”, duke e nėnvizuar me tė madhe emrin e kėsaj ngjarje qė ėshtė shėnuar si kryefjalė historike. I pari qė e ka trajtuar shumė gjėrėsisht kėtė ngjarje ėshtė autori italian Kamiljo Libardi nė veprėn e tij “Kreyngritjet e mėdha 1910, 11 e 12”. Gjithēka nė kėtė libėr ėshtė njė kronikė e gjallė e kohės e pėrshkruar me vėrtetėsi pa anshmėrisht i ēliruar nga komplekset e preferencat lokaliste, qė ėshtė sėmundje e pashėrueshme e studjuesve tanė dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja tė gjitha ngjarjet e kėsaj beteje janė pėrshkruar duke qenė autori vetė i pranishėm e dėshmitar. Pėrshkrimet e Libardit marrin njė vlerė tė veēantė se ai ėshtė njė i tretė mes palėve nė konflikt dhe duke qenė i tillė nuk i vlerėson ngjarjet bardh e zi as nuk i ekzagjeron jashtė realitetit as nė disfavor tė ndojėrės palė. Libardi fotografon me detaje e imtėsi shumė skena rrėnqethėse tė fokusuara nga terreni, duke i paraqitė me njė gjuhė tė rrjedhshme me shprehje tė larmishme qė tė ngjallin shumė emocion edhe sot e kėsaj dite. Ja njė episod i ngulitur thellė nė kujtesėn e Libardit:

Porsa u ngrita nga shtrati, rrezet e diellit kishin fillur tė hedhin shigjetat e tyre drejt qelės sė Shoshit. Shoh, o Zot ē’po mė shohin sytė nėpėr pyll midis shkurreve tė lajthive po ecnin nga ana e fshatit Palaj kope dhishė, delesh e lopėsh qė i nganin nga pas djem e vajza vocrrakė, pa ēarape, pa opinga, gjysėm tė ēveshur e me kėmbė tė gjakosura por kėrkoni strehė drejt shpellave pėr t’i shpėtuar armikut qė po i mėsynte nė vatrat e tyne vorfnore.

Me vlerė janė letrar e mėkėmbėsit apostolik franēeskan drejtuar Libardit dhe letėrkėmbimet e vetė Libardit me patėr Gjadrin, famullitarin e Nikajve, me Ciril Canin famullitarin e Shalės, Ditari i Libardit pėrshkruhet me nota shumė pesimiste sidomos nė prag tė fillimit tė luftės. Kjo ndoshta pėr vetė temperamentin e njė latini i huja mes malesh qė akoma nuk kishte arritur tė njihte mirė temperamentin e shpirtin shumė luftarak tė malėsorėve, prandaj skepticizmi i tij ėshtė i dukshėm pėr mundėsinė e njė qėndrese tė suksesshme tė malėsorėve dukagjinas. Nga ana tjetėr edhe pse nga pozitat e njė pacifisti skeptik Libardi ka mbajtur njė qėndrim tepėr kritik ndaj krerėve tė Dukagjinit duke marrė guximin t’i akuzojė hapur pėr lojė e taktikė qėndrimi nė dy karrike tė tyre sipas tij. Siē ishte zakon nė kėsi rastesh kėta pra bajraktarėt premtuan tė gjithė pėrkrahjen dhe ndihmėn e tyre, dhe pashaj, me qėllim qė t’i merrte me tė mirė i fali secilit nga njė mixhide tė bardhė. Aha u ba deti kos dhe paret po na bien nga qielli, menduan se qeveria ka nevojė pėr ne dhe nė qoftė se do dimė ta vėrtitim punėn duke nxitur ndonjė bandė njerėzish kundėr tyre, kurse nga ana tjetėr ne tė paraqitemi si miq. Kėto citime tė Libardit i dhanė njė armė plus propagandės zyrtare komuniste pėr tė goditur fuqimisht edhe tė kaluarėn e bajraktarėve duke i paraqitur nė vazhdimėsi si bashibozukė dhe duke mohuar totalisht rolin e tyre nė kėtė ngjarje.

Krerėt e fiseve tė malėsisė, duke qenė nga natyra mė tė zgjuar e mė tė mprehtė se sa masa e gjerė e malėsorėve, u interesonte njė taktikė e tillė qė tė mos acaroheshin shumė me qeverinė pasi ata merrnin edhe ndonjė rrogė nga qeveria. Ndėrsa dihej publikisht se do kishte zemėrim deri nė rrėmbimin e armėve nga ana e malėsorėve qė nuk mund tėlinin tė kalonte tani pas 500 vjetėsh pėr sė pari njė ushtri turke nėpėr malėsinė e tyre. krerėt synonin ta mbanin nė kontroll kėtė revoltė dhe pastaj ta pėrdornin si presjon ndaj qeverisė pėr t’ua kompensuar me ndonjė pare xhepat e tyre tė shtjerrun. Duhet pranuar se krerėve kryesorė nuk u interesonte tė shpėrthente njė kryengritje e pėrmasave tė tilla siē shpėrtheu, posi si njerėz qė i pleqėronin gjėrat shumė hollė kjo u dukej njė aventurė e rrezikshme dhe e pamundur tė pėrballeshe me njė ushtri kaq tė madhe tė pajisur me tė gjitha mjetet e kohės dhe qė drejtohej nga njė gjeneral pėr tė cilin mburrej vetė perandoria. Zhvillimi i papritur i ngjarjeve u dha fund hamendjeve, cicmiceve skepticizmave dhe pacifizmave tė krerėve tė cilėt as qė bėhet fjalė se mund tė dilnin jashtė moralit, traditės e rregullave tė bajrakut kur kėrcėnohej liria, feja e kanuni, garant i tė cilave ishin vetė bakraktarėt nga buronte dhe vetė ushtrimi i kopetencave tė tyre si flamurtarė tė fiseve tė veta. Ndoshta kjo taktikė dhe ky dualizėm i qėndrimit fillestar tė Bajraktarėve tė Dukagjinit bėri qė tė shpėrthejė nė mėnyrė inkandeshente qėndrimi totalisht i prerė i vegjėlisė sė Dukagjinit qė pėrbėnte oponencėn mė tė fuqishme ndaj krerėve, prandaj emrat e Mehmet Shpendit, Deli Marashit, Marash Delisė e Ēun Nikės, zunė vendin e parė nė titujt e kronikave pėr kėtė ngjarje.

Siē e theksova mė lart qėndrimi i Labrdit ishte i papajtueshėm me qėndrimet e bajraktarėve por ai vetė nuk ishte mė tepėr se njė pacifist me qėndrimet tipike tė pavendosura edhe nė disa raste me qėndrime tė dyshimta si nė rastin e mėposhtėm:

Libardi kishte njė mortajė tė vogėl nė kishė pranda i dėrguan nė shoshjan pėr t’ia kėrkuar. Frati nuki e nuk e dorėzoi, ndėrsa malėsori duke dashtė tė merrte me ēdo kusht nxori dhe i numėroi 23 mixhida argjendi pėr tė por frati nuk u tund nga e tija. I dėrguan pėr tė dytėn herė Pjetėr Gjonin e Djelmnisė sė Shoshit, por edhe kėtij nuk ja dha. Unė shkruan Libardi, tue pasė frikė se po idhnohet Tergut Pasha, por edhe ma fort se mė qortojnė tė parėt e mi, qėndrova i patundur e nuk ja dhashė. Dua ta marr me forcė tha Pjetri, thyej derėn e merre kjo do tė jetė dėshmi e punės sate u pėrgjigja, ai nuk guxoi ta bėnte, thotė Libardi.

Studjuesi Pal Doēi nė vitet 60 ka bėrė njė pėrpjekje tė admirueshme pėr ta pasqyruar kėtė ngjarje pėrpara opinionit shkencor tė kohės, si njė ngjarje me pėrmasa tė mėdha e rėndėsi kombėtare, duke u ndalė nė rrethanat ekonomike, shoqėrore e historike nė tė cilėn u zhvillua, pėrmasat qė arriti dhe rrjedhojat qė pati.

Dobėsia kryesore e studimit tė tij ėshtė se u kufizua brenda kornizave tė ngurta ideologjike duke ia zbehur mjaft vlerat e punimit tė tij. Nė kėtė kohė kujtesa historike e kėsaj beteje ishte shumė e freskėt nė memorien e malėsorėve e sidomos tek brezi i tretė kishte dhjetėra e dhjetėra fakte e dėshmi origjinale tė para e tė pėrjetuara direkt nga ata tė cilėt vetė kishin qenė edhe aktorė edhe autorė tė kėsaj ndeshje deēizive. Pal Doēi duke mos qenė as vendas vetė nuk diti ta shfrytėzojė kėtė rast tė cilin sot do ia kishim shumė zili.

Shpesh nė mbledhjen e materialeve faktike gojore iu drejtua njerėzve inkopetentė qė nuk kishin qenė fare nė kėtė ngjarje, apo tė tjerėve edhe nga padituria servirnin fakte jo tė plota, ashtu siē pati tendencė pėr servirjen e gjėrave tė dyshimta thjeshtė pėr kredon personale apo fisnore tė ndonjėrit, dhe mbetėn pa u hedhė e zeza mbi tė bardhė shumė, shumė gjėra autentike, shumė dėshmi qė sot janė varrosur sė bashku me autorėt e tyre vetėm pėr fajin e studjuesve tė asaj periudhe, vetėm pėr faktin se ndoshta atėherė nuk kishte asnjė inteligjencė krijuese vendase qė mund tė ishte shumė mė tepėr e impenjuar sa sa njė studjues i njė treve tjetėr qė donte ndoshta njė punė disavjeēare tė bėnte njė studim tė pjekur e tė plotė.

Ndėrsa Zef Doda, njė studjues i mėvonshėm ėshtė marrė disa herė me interpretimin e kėsaj teme historike.

Nga sa kam parė unė nuk di tė ketė sjellė ndonjė gjė tė re ndonjė fakt tė panjohur qoftė nga burime arkivore, qoftė gojore apo folklorike, pėrveē se ka artikuluar me tjetėr ritėm citimet e Libardit. Ėshtė frymėzuar e ka pėrshkruar sipas stilit tė tij ngjarjen nė fjalė duke rėnė edhe nė subjektivizėm edhe nė njėanshmėri edhe nė lokalizėm njėherėsh duke mos i shpėtuar qėndrimeve emocionale e tendencioziteti politik sipas epokave.

Njė gjė mė bėn pėrshtypje, ai vazhdon t’i bjerė fyellit nė njė vrimė duke e spostuar aktin final tė luftės nga Qafa e Agrit nė kodrat e Palcit, sillet e pėshtillet nėpėr tymnajėn qė e mbjellė vetė e nė mėnyrė evazive del nė konkluzion sipas tij se Dėrgut Pasha na paska qenė thyer nė Mėrtur, njė argument qė askush nė histori nuk mund ta mbrojė e ta marrin nė konsideratė, pasi edhe nė popull e nė histori kjo betejė ka marrė emrin e Qafės sė Agrit. Aty ku ishte pėrballja frontale aty ku ishte segmenti i fundit dhe i vetmi nė tė gjitha vatrat e kėsaj kryengritjeje ku Shefqet Dergut Pasha u htye e u sfidua parandaj kjo betejė ka emrin e vet dhe natyrisht qėndron mė lart se ēdo vatėr tjetėr tė cilat i shkimati Derguti gjatė udhės.

Nė qoftė se nė tė kaluarėn pėr hir tė boshtit ideologjik ishte heqė nga fjalori fjala bajraktar, duke e lėnė qėllimisht nė harresė edhe kur faktet ishin tė pakontestueshme pėr kontributin e tyre patriotik si pėr Deli Marashin, Lush Prelėn, Avdi Kolėn.

Ėshtė e papranueshme tendenca qė vėrehet sot pėr ta absolutizuar rolin e krerėve, pėr t’ia artibuar ēdo gjė njė numri shumė tė kufizuar njerėzish qė na paskan qenė tė ēensuruar veprimtaria e tyre.

Dhe ē’ėshtė mė e ēuditshmja arrihet tė sulmohet vetė Mehmet Shpendi si sajesė e propagandės zyrtare komnuniste. Njė qėndrim i tillė mėdhefshim ėshtė shėrbimi mė i keq qė mund t’i bėhet kėsaj ngjarjeje historike tė nėpėrkėmbur tė Dukagjinit. Njė vlerėsim i tillė ėshtė njė tendencė dėshpėruese t’i heqė asaj karakterit mbarėpopoullor, qė pėrbėn tiparin mė tė spikatur tė saj ėshtė tentativė mjerane tė hedhė sadopak baltė mbi figurėn si Mehmet Shpendi qė ishte simbol i qėndresės popullore tė Dukagjinit nė disa dekada. Njė figurė qė gjithsesi nuk ėshtė vendosur nė atė pjedestal qė i takon, pasi ka pėrmasa e dimension kombėtar dhe nuk ėshtė aspak faji i tij qė Dukagjini vatra e vetme e pathyeshme e qėndresės 500-vjeēare antiturke ka vetėm njė dėshmor tė vetėm, Mehmet Shpendin, ndėrsa heronj u bėnė tė tjerėt qė rrjedhin nga treva shumė mė pak tė pėrmendura nė histori pėr vepra nė dobi tė atdheut, kombit e lirisė.

Prelė Milani

Policia e Shkodrės grabit, vjedh, terrorizon tė pafajshmit

Forumi i Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Njeriut, pranė PD-sė vazhdimisht ka apeluar nė ogranizmat ndėrkombėtare dhunėn dhe shkeljen flagrante tė policisė sė politizuar dhe tė paaftė shqiptare. Nė kėtė kontekst nėpėrmjet intervistės sė kėtij numri me Mandelėn shqiptar, zotin Pjetėr Arbnori, ne do bėjmė publike nė tėrė Botėn pėrmes faqes sonė tė internetit, probleme tė mprehta e serioze, por qėllimi i kėtij shkrimi qė do vazhdojė me fakte dhe emra konkretė, pavarėsisht presioneve fashiste qė kanė gazetarėt tanė ėshtė se nė kryeqendrėn e veriut shqiptar, Shkodrės, ashtu sikundėr edhe ėshtė shprehur ministi Ēipa se ka mė shumė probleme, policia, veēmas ajo rrugore po grabit, vjedh e terrorizon qytetarė tė pafajshėm. Nė redaksinė tonė kanė ardhur shumė ankesa, ku shoferėt e autobusėve ankohen se policėt qė nuk dinė as tė shkruajnė emrin e vet, u vėnė gjoba shoferėve dhe nuk u presin nė shumė raste kupon. Kjo bėhet se polici budalla i thotė hapur tjetrit: Ose 1000 lekė gjobė,ose 500 nė dorė! Dikush na tha njė ditė se njė polic i rrugores sė Shkodrės, qė s’ia dinte emrin, por e pėrshkruante si esmer, tė gjatė, me njė motor qė fluturonte sikur t’i kish hyrė lugati nė bark, i kish thėnė se shefi i do ēdo ditė nga njė sasi tė konsiderueshme parashė, ndaj edhe ishte i detyruar tė shpėrdorojė detyrėn, ēka do tė thotė tė grbisė, tė vjedhė, madje dhe tė terrorizojė duke krijuar rrėmujė trafiku qė paratė t’i marrė shpejt, meqė edhe shoferėt, gjithnjė sipas tij mėrziten e mė mirė nxjerrin nga njė 500-she e ecin.

Edhe makinat qė hyjnė nė komisariat ka zėra qė nuk dalin, sipas ligjit, por duke paguar 20000 lekė tė reja madje edhe tė xhveshura. Sa pėr makina tė vjedhura, qė sipas drejtorit tė policisė sė shtetit Bilbil Mema, shumica hyjnė nga Mali i Zi, do shtronim njė pyetje: Sa janė bllokuar nė Shkodėr, ēka do tė thotė sa trafikantė janė dėnuar? Ndryshe ndodh nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė, ku ato kapen megjithėse kalojnė pėrmes Shkodrės!

Atėherė lind edhe njė pyetje tjetėr, Drejtori i Policisė sė Prefekturės sė Veriut qė pėrgjithėsisht punon mirė e me profesionalizėm, kur mund tė ndėrhyjė nė sektorin mė problemor, policinė rrugore, se ku ka zė nuk ėshtė pa gjė? Nėse nuk vihet dora dhe tė krijone struktura tė specializuara nė kėto sektorė qė ka tė bėjė direkt me popullin, qeveria shqiptare duhet tė pranojė se i stimulon vetė kėto veprime. Njerėzit rebelohen, sidomos kur vetė polici, natyrisht i pirė, pranon se i kėrkon racion edhe shefi.

Albert Vataj, Flori Slatina

 

Misteret e vdekjes sė ish-Ambasadorit amerikan Limpreht: doza e Viagrės dhe seksi

Burime tepėr tė rezervuara, bėjnė me dije pėr gazetėn “Shqipėria Etnike” se CIA amerikane po heton mbi vdekjen vėrtetė misterioze tė ish-Ambsadorit Jozef Limpreht nė njė vizitė nė bukuritė e rralla tė Liqenit tė Lurės nė Shqipėri, pak kohė para se tė pėrfundonte mandati i tij.

Kush mund tė mendonte se Ambasadori amerikan, mė i fuqishmi nė Shqipėri, mund tė vdiste nga njė atak nė zemėr, kur edhe shqiptarėt barkthatė po i kalojnė nga dy atakė? Aq mė tepėr duke shijuar bukuritė mahnitėse tė natyrės, natyrisht privatisht! Po ja qė diplomati vdiq dhe politika shqiptare humbi ekuilibristin mė tė zotė, familja njeriun mė tė dashur, e natyrisht edhe gazeta jonė mikun mė tė mirė.

Ē’ėshtė e vėrteta, nė qarqe tė ndryshme nė Shqipėri diskutohet pėr versione tė ndryshme tė kėsaj vdekje, por hetimet duket janė pėrqėndruar nė pistėn e jetės intime tė Jozef Limprehtit. Sipas burimeve thuhet se Limpreht, ditėn qė vdiq, po bėnte njė udhėtim privat nė Lurė i shoqėruar edhe me njė bukuroshe shqiptare. Nė qoftė ashtu, kush nuk tundohet nga “pushteti” i bukurisė femėrore? A nuk ra “brenda” edhe ish-Presidenti i SHBA-sė Bill Klinton me Levinskin? E, nė fund tė fundit ē’humbi? Asgjė me rėndėsi veē njė shume dollarėsh. Po burrė ishte Klinton, thanė amerikanėt. Edhe Ambasadori Limpreht burrė ishte. Para bukurisė femėrore amerikanėt shokohen, aq mė tepėr me shqiptare. Nė qoftė kėshtu Limpreht nuk e kaloi “lumin” si Klintoni. Ajo ditė magjike pėr pasionet i grisi ėndrrat, pasi flitet tė ketė pirė Viagra, mbase pėr t’i ardhur nė ndihmė... Eh, tundimi dhe doza nė “luftė” pėr jetėn dhe pėrfundimisht zoti Limpreht, viktimė e njė pasioni...Edhe pasionet pėr perlat e natyrės kan pasoja...

Diplomati qė i dha aq shumė Shqipėrisė nė lėmin politik, diplomati qė s’u “mposht” nga asnjė “stuhi”, diplomati qė mjaftonte tė thoshte vetėm njė fjalė me gjysėm zėri dhe politika jonė i rrinte Gatitu, diplomati qė ishte njė barrierė e fuqishme e ekstremeve nė gjuhėn e politikės, diplomati qė pėrballoi me sukses zgjedhjet e pushtetit vendor tė 1 tetorit 2000 dhe ato tė Kuvendit Shqiptar mė 24 qershor 2001, diplomati qė me maturi e pjekuri u bėnte lehtė, shumė lehtė sfidė progresiste edhe tė majtėve edhe tė djathtėve, ēudi e madhe tė mos i bėjė sfidė njė udhėtimi privat nė Liqenet e Lurės. Eh, ajo shprehja e lashtė sa toka “Femra e fut dreqin nė shishe”, duhet tė ketė lindur para se tė lindė demokracia nė Amerikė dhe patjetėr qė ėshtė shprehje shqiptare.

Qė tė jesh burrė shteti pra duhet tė jesh burrė. I tillė ishte dhe miku ynė Limpreht.

Sokol Pepushaj

 

Nano i vjedh zholin Berishės, shqiptarėt me shirita tė zinj

Nė kėtė proēes rutinė, shohim njė komedi ekstradeske: bashkimin e pozitės me opozitėn qė pėrgjithėsisht populli e vlerėson si njė akt skenik pėr tė ruajtur sė pari kokat e disa tė “mėdhenjve” qė janė pėrgjegjės pėr skandale, trafiqe, krime, abuzime, mashtrime.

Pra, pa paragjykime partiake, merimangat helmuese tė politikės shqiptare kanė njė sindrom: Tė mbajnė tė gjallė anarshinė e tė ruajnė karriget qė kanė, pasi elektorati shqiptar tashmė u thotė me plot gojėn Zbythuni se e qelbėt. Kjo tablo, natyrisht shfaqet nė nivele tė ulėta tė politikės.

Fatos Nano i vlerėson thjeshtė si rroskopė jo vetėm bashkėpunėtorėt e vet, po edhe kokat e opozitės. Ai, si njė Klloun ka vite qė luan me dy zhola, me tė pozitės dhe tė opozitės. Po a mund ta fajėsojmė pėr kėtė, thotė dikush? Jo, absolutisht jo. Pas ngjarjeve tragjike tė 11 shtatorit tė vitit tė shkuar, pra pas rrėzimit tė dy kullave binjake nė Manhatan dhe vdekjes sė mijėra njerėzve tė pafajshėm, Shqipėria ishte shteti i Gjashtė nė botė nė listėn e CIA-s si vend i rrezikshėm i terrorizmit Islamik.

Dikush fajėsohej, apo nuk ėshtė kėshtu? Por kemi njė ecje shumė tė shpejtė pėrpara, pikėrisht pėr njė vit, mė pak se pėr njė vit. Sot jemi nė krah dhe nė vėmendje tė perėndimit sidoqoftė,p asi ndihmuam perėndimin dhe shkatėrruam shumė baza terroriste, sipas njė prononcimi tė ish-Kryeministrit Ilir Meta, qė edhe ai akuzohej tė paktėn nga shtypi pėr fondamentalist.

Por fjala ėshtė tek bashkimi i pozitės me opozitėn. Opozita si “Nėnė” e madhe ka pjellė vazhdimisht miniparti me organe gjenitale femėr, duke shumuar e shumėzuar interesat e aleatėve tė tyre qė hiqen si Miq tė Shqipėrisė.

Me pak koment politik, duhet ēuar mendja se fijet e agjenturave tė huaja nė Shqipėri, sidomos bėshti Athinė-Moskė-pekin-Arabi ėshtė potent jo vetėm pėrballė njė vendi tė vockėl siē jemi ne, por shqetėsues e nė vėmendje tejet tė studjuar pėr Amerikėn dhe tėrė Botėn e qytetėruar. Nė njė kėndvėshtrim, riardhja e Fatos Nanos sėrish nė krye tė qeverisė nuk duhet vlerėsuar thjeshtė si pėrpjekje pėr pushtet, por si njė raund i ri loje nė politikė. Edhe Frojdi shpjegonte se dashuria mes dy zemrave qė urrehen, kur realizohet, ėshtė shumė impulsive, e nxehtė deri nė ēmenduri. Nė kėtė plan boshti qėndror i opozitės me organe gjenitale joshėse, po kėrkon “kurim” tė plotė tė partnerit mashkull, pra tė pozitės nė kėtė “dashuri” interesash.

Nė kėtė tam-tam bolshevik, me nyje e gunga plot e pėrplot politika sot po shkruan mbi baltė Numra tė Artė” Kryeministrash si Nano 1, Majko 1, Meta 2, Majko 2, Nano 5, deri njė ditė qė tėrė “pacientėt” tė ngopur nga Balta tė Kryqėzojnė dy Zholat e Nanos nė Faqen e Zezė tė Historisė Histerike, shkatėrruese shqiptare. Pra, Shqipėrisė mbasi i duhet tė vendosė nė krah shirita tė zinj pėr dy zholat e shokut Nano. Se shikom fjala bjen fjalėn, Presidentin e ri 73-vjeēar tė Republikės, zotin Alfred Moisiu, ish zėvendėsministėr mbrojtjeje, pra ushtarak pėr njėmbėdhjetė vjet nė mbretėrimin famėkeq tė Enver Hoxhės, paēka se nuk e propozoi as Fatos Nano as PS-ja po e respektojnė tėrė forcat politike dhe ėshtė herėt pėr tė sjellė formulėn qė do zgjedhė opozita sapo po ky president tė “vjedhė votat”. Gjithsesi, edhe nė u fshehtė ndonjė mister pas rėnies nė “dashuri” mes liderėve tė “pėrjetshėm” tė politikės dėshtake shqiptare (tė paktėn deri tashti), do ishte ogur i mirė tė ketė dorė Amerika dhe Katovica.

Kėshtu, ėshtė guxim i marrė ta fajėsosh Berishėn, pse ia vjedh zholin ēdo herė Nano, por edhe tė fajėsosh Nanon, pėrderisa dikush i thotė: Tė lumtė!

Kėshtu, mbase janė edhe shumė punė tė tjera...

Editorial nga Fatime Kullaj, Sokol Pepushaj

 

Deputet apo frikacak?

Populli shqiptar ėshtė populli mė i mrekullueshėm qė ka Europa. Luftėrat pėr liri qė ka bėrė populli ynė janė tė pashoqe, gjatė gjithė jetės sė tij deri mė sot. Por mos tė harrojmė se vuajtjet dhe persekutimet e luftės klasore pėr 50 vjetė nuk i ka kaluar asnjė vend i botės, ai u burgos u internua, u pushkatua, vdiq nėpėr burgje. Kush nuk u persekutua pėr 50 vjetė? Jeni edhe ju dėshmitarė sado pak i kėsaj tragjedie, ju zoti Ylli Bufi nė pluralizėm u bėtė Kryeministėr i shtetit Shqiptar. Puna juaj qe e mirė, populli ju respektoi si intelektual, si socialist i mirėfilltė, por ju u treguat pak frikacak duke thėnė se populli shqiptar nuk ka bukė as 10 ditė por deri mė sot asnjeri nuk ka vdekur nga urija. Zoti Bufi, nė lajmet e orės 16, dt. 4. 7. 2002 ju thatė se ligji i kompensimit pėr tė persekutuarit politikė nuk i gjendet vendi pėr miratim nė Parlamentin shqiptar. Zoti Bufi, nuk ju kam dėgjuar asnjėherė nė pėr mbledhje, nė intervista tė kundėrshtoni aprovimet pėr ndonjė shtesė rroge pėr deputetė e ministra, pėr rritje rrogash apo shtesė dietash, por pro gjithmonė pro, kurse kur vjen puna pėr ndonjė ligj pėr tė persekutuarit politikė, ju tregoheni frikacak nė buxhetin e shtetit ashtu sikur u treguat frikacak pėr bukėn e popullit kur ishit Kryeministėr nė Qeverinė Pluraliste. Mė vjen keq t’ju shkruaj, por detyrimisht po se populli ju ndjek nė lajme kur flisni dhe gjithmonė jeni kundra tė drejtave njerėzore. Zoti ish-Kryeministėr i Shqipėrisė, a mendoni ndopak se shumica dėrmuese e djemve ish tė pėrndjekur politikė kanė ikur nėpėr botė nė emigracion duke parė se baballarėt e tyre kanė vuajtur 50 vjet nga regjimi komunist edhe sot kur dikush propozon pėr ndonjė ndihmė pėr vuajtjet e tyre gjysėm shekullore, ju edhe disa tė tjerė dilni kundra. Deri kur doni tė mbani nė kėmbė armiqėsinė e kaluar tė kėtij populli. A dėshironi qė populli tė ketė paqe e mirėsinė mes njėri-tjetrit dhe mes qeverive shqiptare, a do t’i themi ndonjėherė tė keqes “tė kaluara e tė harruara” apo gjithmonė “tė rikujtuara e kurrė tė harruara”! prandaj ju dėshiroj tė jeni i pajtueshėm me popullin e qeverinė, tė mos jeni frikacak pėr buxhetin e shtetit.

Shan Sokoli

 

Skėnder Gjinushi e Gaqo Apostoli nuk ėshtė origjina e PSD

Historia dhe identiteti i PSD

Fitorja e madhe e “Lėvizjes sė Dhjetorit” ’90 ėshtė pluripartizmi. Nė kėtė kuadėr shpėrthyen e lindėn idera dhe alternativa tė shumta nė tė gjitha kahjet. Rilindėn parti tė traditės qė kishin bėrė emėr nė fushėn e politikės shqiptare tė para dhe gjatė luftės sė dytė botėrore, ose thėnė ndryshe nė luftėn nacionalēlirimtare. Po kėshtu lindėn parti tė reja, si grumbullim i urrejtjes ndaj diktaturės nė dy forma, si amalgam idesh, apo nė tė njėjtin shtrat paraardhės.

Nė alternativėn e SD problemi qėndron ndryshe, ajo si zėdhėnėse e shtresave punėmarrėse tė pronarėve tė vegjėl dhe tė mesėm e shfaqi veten jo si alternativė e re (megjithė se ka voluntarizėm nė kėtė drejtim) po si ringjallje dhe padyshim kjo meritė duhet t’i njihet ajo erdhi si domosdoshmėri pėr politikėn shqiptare postdiktatorialeme vullnet tė mirė ekuilibri.

Mendimi dhe veprimi i saj u shfaq nė rrafshin politik dhe organizativ: Sė pari nė rrafshin organizativ ajo gjeti veten si aspiratė dhe pėr kėtė ajo u shtri nė mbarė vendin nė njė kohė tė shkurtėr.

Sė dyti, nė rrafshin e politikės ajo e gjeti veten si organizėm i plotė dhe me programe e statute bashkėkohore dhe njė platformė e moderuar evropiane pėr atė qė do tė arrijė dhe njėherazi duke pėrcaktuar drejtė aleatėt dhe aleancat duke pasur parasysh siglėn tonė “SD”.

Padyshim Alternativa SD vinte me njė pėrvojė dhe histori nė vite, ēka i detyron nismėtarėt ta njohin dhe tė respektojnė duke e bėrė tė vetėn kėtė thesar. Ideatorėt e parė tė saj qė nė mesin e viteve ‘30 bėnė tė vetėn “Idenė e frontit popullor” tė inicuar kundėr reaksionit nazifashist nga internacionalja socialiste sepse ato i pėrksinin shkollės evropiane si kulturė dhe mendim. Nė mėsimin e atyre kishte profesorė dhe publicistė, njerėz tė letrave shqipe dhe dizertantė tė universiteteve mė nė zė evropiane, si Musine Kokalari, publiciste dhe shkrimtare e formuar, prof. Sejfulla Malėshova (alias Lame Kodra), jurist Skėnder Muēo e Suat Asllani, prof. Gjergj Kokoshi, Dr. Ymer Dishnica, akademist Koli Rodhe e Musa Dizdari dhe njė politikan si Mustafa Gjinishi, etj.

Nė fundin e viteve ‘50 si rezultat i kėrkesave pėr ndryshim gjė qė u thelluan nė fillimet e viteve ’60 nė politikėn dhe ideologjinė e lėvizjes komuniste ndėrkombėtare ēka u inicua nė vetė BS edhe nė vendin tonė lindėn shpresė dhe lėvizje nė kėtė drejtim pėr tė moderuar tėrėsinė e njė politike vrastare. Kjo u pa nė Konferencėn e Tiranės apo grupi “socialdemokratėt e viteve ‘60” drejtuar nga intelektuali Uran Kalakula me AgimMustėn, riza Kuēi, Tanush Kasa etj.

Socialdemokratėt gjatė luftės antifashiste u bėnė propagandistė tė aleancave dhe gjetjes sė formave tė organizimit tė luftės kundėr pushtimit fashist. Nė taktativa me pėrfaqėsues tė frontit nacionalēlirimtar kundėrshtuan mendėsinė e “partiprisit” (M. Kokalari – Libri “Si lindi PSD”).

Musine Kokalari tek e gjeti tė papranueshme kėtė mendėsi porosit avokat Skėnder Muēon pėr oragnizimin e njė force tė pavarur nė zonėn e Vlorės ku dhe atashuan njė mision ushtarak amerikan tė disolkuar nė malin e Karburunit.

Pas dėshtimit tė Konferencės sė Mukjes dhe pas kapitullimit tė Italisė fashiste (8 shtator 1943) bėnė pėrpjekje dhe organizuan partinė socialdemokrate, tė cilėn e proklamuan me anėn e gazetės “Zėri i Lirisė”, tė cilėn e botuan nė kushte tė rėnda terrori dhe nazifashist.

Musine Kokalari shkruan nė “Ditarin” e saj... U mblodhėm nė njė shtėpi tiranase nė rrugėn e Elbasanit, pėr fat tė keq nuk ia mbaj mend emrin e tė zotit tė shtėpisė. Atė e organizoi av. Skėnder Muēo, ishin mbledhur aty rreth 60 burra. Fjalėn e mbajti Skėnder Muēo, ai foli pėr luftėn dhe dėshirėn pėr bashkimin me frontin dhe po aty deklaroi formimin e partisė SD... Kjo ka ngjarė nė ditėt e para tė tetorit 1943. Pas luftės antifashiste nė tė gjithė institucionet shtetėrore dhe organizative do t gjesh socialdemokratė, qė pėr kushte tė ruajtjes dhe manipulimit ato vepronin me intrasivgjencė, si prof. Sejfulla Malėshova, Gjergj Kokoshi, dr. Ymer Dishnica e Teodor Heba e Manol Ekonomi jurist, ekonomistėt Nako Spiro e Shefqet Beja etj., tė cilėt u bėnė ideatorė tė ngritjes dhe organizimit tė shetit tė sė drejtės, afirmimin demokratik tė politikės sė jashtme drejt perėndimit.

Kėtu duhet thėnė pėr hir tė sė vėrtetės jo si forcė politike mė vete, por me qėndrimet e tyre intelektuale dhe tolerante ato ruajtėn identitetin e tyre udhėheqės nė popull dhe brenda alternativave tė tjera derisa forcat radikale brenda gjirit tė frontit uzurpuan udhėheqjen e shtetit duke e orientuar atė drejt diktaturės. Ishin socialdemokratėt ato tė parėt, qė nė kushte tė rėnda terror psikologjik, pse jo edhe fizik qė ngritėn pėr herė tė parė “institucionin e udhėheqjes” (ėshtė fjala pėr aktin qytetar tė prof. Gjergj Kokoshi, Ministėr i Arsimit dhe qė provohet nga “vendimi” nr. 27 dt. 23 kallnuer 1945).

Ishte e gjithė kjo veprimtari e tyre qė ato i ēoi nėn saterin e diktaturės deri nė dėnime kapitale (Shefqet Beja e Gjergj Kokoshi, ndėrsa tė tjerėt me burgime dhe mė vonė me internime si Musine Kokalari, Sejfulla Malėshova etj).

Do tė kujtojmė kėtu fjalėn e prof. Sejfulla Malėshovės nė pėrurimin e Bankės Kombėtare, ku ai bėn apel pėr njė ekonomi tė lirė tregu duke gjetur pėrvojė dhe mbėshtetje tek vendet demokratike (gazeta “Bashkimi” 23 janar 1945).

Jo mė larg nga kjo fjalė nė muajin mars tė po kėtij viti, grupi i socialdemokratėve, nėn drejtimin e Musine Kokalarit dhe me mbėshtetjen e prof. Sejfulla Malėshovės (ai rezervohej pėr shak tė detyrės si sekretar i pėrgjithshėm i frontit), ku bėnin pjesė edhe emra tė njohur qė janė pėrmendur mė lart, bėnė pėrpjekjet e para pėr tė hyrė nė lidhje me grupimet e tjera si: Bashkimi i intelektualėve liberalė me Qemal Draēinin drejtues, grupin e Rezistencės me Sami Qeribshin, Grupi i Monarkistėve, Qenan Dibra. Pas disa traktativash arrijnė tė krijojnė Organizatėn “Bashkimi Demokratik” 6 nėntor 1945. Nė kėtė mbledhje miratuan njėzėri “hartimin dhe pregatitjen e njė “memorandumi”, ku i kėrkohej qeverisė aleate qė tė ndėrhynin pranė qeverisė Hoxha pėr tė anulluar zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Formulimin dhe redaktimin ia ngarkuan Musine Kokalarit dhe Gjergj Kokoshit, siē deklaronin pjesėmarrėsit se “ju socialdemokratėt jeni mė me pėrvojė dhe me aftėsi politiko-juridike pėr momentin. Kjo lidhet dhe me qėnien e juaj nė instanca dhe organizma tė shtetit”.

Sė pari Nota apo Memorandumi iu dorėzua pėrfaqėsuesve aleatė, tė cilėt atė e pėrdorėn si mjet presioni mbi qeverinė komuniste, gjė qė ēoi nė demaskimin e autorėve tė saj, pra tė socialdemokratėve lidere.

Sė dyti, fjalimi i prof. Sejfulla Malėshovės dhe dorėheqja e porf. Ministri i Arsimit Gjergj Kokoshi bėnė qė jo mė vonė se muajt janar-shkurt tė vitit 1946 (pleniujmi VI i shkurtit 1946) ato tė arrestohen dhe nėn trysninė e xhelatėve tė tipit Nevzat Haznedari dhe Frederik Nosi ta paguajnė me jetėn e tyre dhe tė heqin kalvarin e burgimeve dhe tė inernimeve. E njėjta tabllo do tė pėrsėritet dhe nė vitet ’56-’60 si nė Konferencėn e Tiranės dhe me “grupin SD tė Tiranės” tė drejtuar nga Uran Kalakula (revista “Spektėr” dt. 29 maj 1999, f. 26-29).

Nėn etiketėn e “grupeve antiparti, dhe armiq tė popullit” diktatura dhe diktatori shkatėrroi dhe asgjėsoi deri nė absurditet ēdo shkėndi kundėrshtimi tė ligjshėm.

Sfondi politik i krijuar nė fundin e vitit ’90 dhe nė fillimin e vitit ’91 qe sa i shumtė dhe heterogjen. Rilindja e partive tė traditės apo lindja e partive tė reja mbi tė njėjtin shtrat dheme tė njėjtėn kontingjent liderėsh dhe politikanėsh, apo parti postdiktatoriale qe pėr t’u ruajtur nga pasojat e saja hartuan dhe miratuan programe dhe platforma e statute ku kėrkonin t’i vinin fre mendimit tė lidershipit e pėr t’u ruajtu nga nepotizmi formuluan kapituj dhe nene tė veēantė pėr frenim tė rikandidimit tė pakufizuar tė mandatit drejtues. Fatkeqėsisht kjo gjė u shkel dhe liderėt e sotėm kanė pėrjetuar tė drejtėn e lidershipit.

Ėshtė koha pėr tė thėnė se duhet tė kthehemi tek “idealet e dhjetorit tė madh” pėr tė gjithė nė veēanti kėtė e them pėr partinė socialdemokrate dhe lidershipin e saj. Njėherazi ėshtė koha pėr ta kthyer nė histori me detyėr qė tė ēmohet vlera e atyre burrave socialdemokratė qė bėnė tė pamundurėn nė kushtet e njė sistemi politik totalitar dhe prė tė dėshmuar pėr hir tė sė vėrtetės se partia socialdemokrate nuk ėshtė themeluar nė 22 prill 1991 nė kėtė moment historik riafrimoi dhe njė herė domosdoshmėrinė e saj nė spektrin politik shqiptar nė kushte tė reja historike shoqėrore dhe pėr kėtė riafirmim kanė meritėn e tyre ato qė e bėnė kėtė dhe kryen kėtė mision historik qė nė etapėn e parė e respektoi dhe tani ka pėr detyrė tė respektojė normat demokratike tė tė menduarit ndryshe dhe jo mundėsinė e pėrjashtimit.

Padyshim nė fillimet e transformimit demokratik tė shoqėrisė shqiptare, partia socialdemokrate pėrcaktoi drejtė aleatėt dhe aleancėn, gjė qė me ndihmesėn e saj u arrit fitorja e 2 marsit 1992.

Pėr kėtė kontribut dhe mė tej ajo ėshtė anėtare e Internacionales Socialiste. Kėtu dua tė kujtoj mesazhin e socialdemokratit tė madh Vili Brandit nė pragun e vdekjes drejtuar Kongresit tė Inernacionales Socialiste: “Qėllimi i socialdemokracisė ėshtė tė formojė lider dhe politikanė popullorė t’i shėrbejnė me devocion njeriut tė punės”.

Pra, e thėnė me gjuhėn e historisė partia socialdemokrate e Shqipėrisė ėshtė themeluar mė 3 tetor 1943 nga ideatorėt e kėsaj Alternative si Musine Kokalari, Skėnder Muēa, Gjergj Kokoshi, Sejfulla Malėshova nė njė shtėpi tiranase tė njė patrioti socialdemokrat.

Sė dyti, mendimi socialdemokrat nė kohė dhe nė kushte tė caktuara historike rishfaqet dhe ka lėnė gjurmė nė vitet e diktaturės.

Daut Hoxha

 

Pjetėr Arbnori: Ambasadat e huaja nė Tiranė bėjnė allishverishe. Vizat shiten nė mijėra dollarė.

-Shkeljet e tė drejtave tė njeriut janė serioze-

-Emigrantėt shqiptarė jashtė shtetit janė skllevėr modernė-

Intervistė me deputetin Pjetėr Arbnori

“Shqipėria Etnike”: Ndodhemi nė Kryesinė e Kuvendit Popullor, dhe pikėrisht nė zyrėn e Komisionit tė tė Drejtave tė Njeriut. A mendoni se shkelen tė drejtat e njeriut nė mėnyrė flagrante?

Pėrgjigje: Po! Ėshtė e vėrtet qė ato shkelen dhe shkeljet e tyre janė serioze. Nuk e mohoj qė gjatė kėtyre 12 vjetėve janė bėrė pėrparime nė zbatimin e shumė tė drejtave qė populli shqiptar nuk i ka patur. Por nė demokraci sa mė tepėr tė realizojmė tė drejtat, aq mė tepėr lindin kėrkesa tė reja qė njeriu i ka nė mėnyrė tė natyrshme dhe duhen zbatuar patjetėr. Unė nė pesė legjislatura tė Parlamentit tė kaluar kam marrė pjesė nė komisionin e tė drejtave tė njeriut, dhe jam pėr pjekur tė jap kontributin tim. Unė gjithashtu jam Kryetar i Komisionit pėr tė Drejtat e Njeriut kundėr dhunės policore, dhe jam i angazhuar tė mbroj tė gjithė ata qytetarė qė pėsojnė dhunė nga organet e policisė. Unė kur pyes ankuesin, nuk pyes a ėshtė nga jugu apo nga veriu, a ėshtė i krishterė apo mysliman, a ėshtė i pasur apo i varfėr, a ėshtė i lirė apo i burgosur? Por gjithnjė interesohem qė ky qytetar tė gėzojė ēdo tė drejtė qė i takon. Dhe policia kur nuk ėshtė e zonja tė kryejė detyrat e veta sipas ligjit, gjen tek unė ose forumin qė unė kryesoj, ēdo pengesė pėr pėrdorimin e dhunės gjė qė mungon vetėm kur mungon profesionalizmi. Ndėr shkeljet mė tė rėnda shėnojmė shkeljen e sė drejtės sė votės, shkeljen e sė drejtės pėr arsimim tė barabartė, shkeljen e barazisė pėrballė ligjit nė drejtėsi, etj.

“Shqipėria Etnike”: Meqė jemi nė kėtė “pikė tė nxehtė”, a mendoni se shkelen nė mėnyrė brutale tė drejtat e shqiptarėve qė ndodhen nė emigrim, edhe pse ekziston e shkruar Konventa Ndėrkombėtare e tė Drejtave tė Njeriut pėr emigrim? Dhe sa e interesuar ėshtė politika e jashtme shqiptare, vetė shteti shqiptar nė mbrojtje tė shtetasve tė tij, qė ndodhen nė vende tė huaja, pasi ata shpesh ankohen se ndjehen pa identitet?

Pėrgjigje: Fatkeqėsisht liria ka anėt e mira dhe tė kėqija. Ndoshta mė shumė se 1 milion shqiptarė kėto 12 vjetė kaluan kufirin, qoftė me leje, qoftė pa leje, qoftė me pasaportė, qoftė pa pasaportė. Ana e mirė ėshtė e drejta e lėvizjes, e drejta e komunikimit, e drejta pėr t’u vendosur atje, ku mund tė gjindet puna, njė jetė mė e mirė. Ana e keqe ėshtė se pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė emigruar janė skllevėr modernė qė nė shumicėn e tyre punojnė pa orar, punojnė pa asnjė garanci shėndetėsore, ligjore. Punojnė me rrezikun qė tė mbeten pa punė e pa strehė, kurdo qė t’i teket pronarit. Dhe kur janė jo legalė, punojnė nėn rrezikun qė t’i zėrė policia, t’i dėbojė pėrtej kufirit, jo si qenie njerėzore, por si qenie shtazore. Di me dhjetėra e qindra raste, pasi i ka mbajtur me muaj tėrė pa paguar, i padit nė polici pėr t’i hequr qafe, pa kryer detyrimet qė i takon. Sa mijra drama kanė ndodhur, kur ėshtė i ndarė baba me djalin, nėna me vajzėn. Sa herė janė keqpėrdorur kėta njerėz nga ambasadat pėr tė takuar njerėzit e tyre. Veē kėsaj ata nuk kanė tė drejtė pėr t’u mėsuar fėmijėve qė kanė me vete, gjuhėn shqipe. Lėre pastaj, kur mbi tė gjithė fillon operacioni i famshėm “fshesa”. Emigrantėt janė viktimė e dallaverexhinjve qė shesin viza fallzo, apo tė vėrteta, qė kushtojnė dhjetėra, mijėra dollarė.

 “Shqipėria Etnike”: A mendoni se ambasadat e huaja qė janė tė akredituara nė Tiranė, i shesin vizat shqiptarėve mijėra dollarė, nė bashkėpunim me sekserėt shqiptarė, dhe pasurohen nė kurrizin fatkeq tė shqiptarėve? Dhe, pse s’i ndalon shteti shqiptar, apo janė bashkėpronarė?

Pėrgjigje: Qė akuza tė tilla ekzistojnė, dihet, por me sa duket jo pa baza. Nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė abuzojnė, as shtetet e pėrfaqėsuara, e as pėrfaqėsitė nė tėrėsi. Por dihet qė ekziston njė sistem pėr ta mėrzitur tjetrin nė dyert e zyrave pranė ambasadave. Dhe pėr interesimin e qytetarit ka njė rrugė mė tė lehtė pėr tė zgjidhur hallin. Dhe sa ėshtė shpėrblimi nė tė holla pėr tė arritur tek viza, tashmė dihet. Gjatė viteve kėto abuzime kanė ndodhur, jo rrallė nė ambasadat e ndryshme, dhe fakti ėshtė se problemet s’janė zgjidhur nė mėnyrė ligjore, por nė mėnyrė jo ligjore. Dhe shteti direkt nuk mund tė ndėrhyjė pa fakte, por ai kur ka fakte duhet tė veprojė qoftė me inisiativė, qoftė duke denoncuar dhe raste tė veēanta, tė diplomatėve tė huaj, pėr tė cilėt dyshohet. Qė bėhen allishverishe, dihet, se populli i di mirė ēmimet e kripura qė kėrkohen nga sekserėt, qė dihet qė bashkėpunojnė me punonjės tė ambasadave tė ndryshme, si Amerikė, Kanada, Itali, Greqi etj. Sipas “tarifave” Kanada-Amerikė deri nė 15 mijė dollarė, Itali 2 milion e gjysėm lek shqiptare, Greqi afro 2 milion lek shqiptare me vizė Shengen.

 “Shqipėria Etnike”: Sa forcė ka shteti shqiptar pėr tė denoncuar dhe parandaluar kėtė kontrabandė tė pasigurtė tė vizave qė pajisen ilegalisht shtetasit shqiptarė?

Pėrgjigje: Para sė gjithash qė nėnpunėsit e shtetit tė kenė vullnetin e mirė pėr tė denoncuar, shto pastaj qė jo ēdo njeri qė dėshiron tė demaskojė njė shkelje flagrante nuk ka mundėsi t’i shkojė punės deri nė fund. Sė dyti, nėnpunėsi i ndėrgjegjshėm e shikon qė ėshtė i rrethuar nga dhjetėra nėnpunės tė pandėrgjegjshėm qė shkelin vetė ligjin dhe e quajnė tė ndershmin “budalla”.

 “Shqipėria Etnike”: Tė gjithė shqiptarėt shesin shtėpitė, pasurinė, tė gjithė ēka kanė dhe ikin me ē’tė munden nga Shqipėria? Pse ikin nga vendi i tyre, nga varfėria, pasiguria pėr jetėn, apo...???

Pėrgjigje: Janė njė varg faktorėsh qė e shtyjnė shqiptarin tė largohet nga Shqipėria. E para; Papunėsia; Dėshira pėr njė jetė mė tė mirė; Kėrkesa pėr tė provuar fatin; Gjakmarrja; Frika e individėve pėr t’iu pėrgjigjur ligjit; Prostitucioni qė fatkeqėsisht ka marrė pėrmasa biznesi; pėr persona tė veēantė, dėshira pėr aventurė.

 “Shqipėria Etnike”: Ēfarė bėn shteti shqiptar, pėr tė rikthyer kėtė kontigjent prostitutash, pėr t’i ingranuar nė jetėn normale? A i ofron ndonjė mundėsi shteti amė?

Pėrgjigje: Mundėsitė janė fare tė vogla, pėr tė mos thėnė se nuk ekzistojnė fare. Shteti kur ia sjell nė port ose aeroport ėshtė i detyruar tė gjejė adresat e tė rikthyerve pėr t’i ēuar nė vendin e origjinės. Dhe zgjidhjet janė tė vogla nė numėr. Zgjidhja e parė ėshtė ikja pėrsėri, e dyta ėshtė nisja nė njė krahinė tjetėr tė Shqipėrisė, dhe zgjidhja mė e keqe ėshtė hakmarrja e njerėzve tė vet, tė vėllait ose tė fejuarit, tė babati apo dikujt tjetėr. Megjithatė, qė tė mos e bėjmė ēdo gjė tė zezė, unė do tė pėrsėris njė fjalė qė e kam thėnė kohė mė parė. “Shqiptari nuk ėshtė mesatar. Ai kur merr teposhtė, nuk e di as vetė, se deri ku mund tė arrijė. Por kur merr pėrpjetė janė tė habitshme aftėsitė e tij pėr tė pėrparuar”. Emigracioni ka dhimbje, ka tragjedi por ėshtė njė periudhė qė duhet kapėrcyer. Shqiptari ėshtė i aftė tė mėsojė ēdo gjė. Dhe kur sheh 100 gjėra tė mira nė Europė, ai tė paktėn 10 prej tyre i zbaton. Dy ose tre i vė nė jetė me sukses. Mjafton tė shikojmė pėrreth ndėrtimet, lokalet, shėrbimet, pėr t’u bindur qė do tė vijnė kohė mė tė mira pėr ne. Po pėrsėris edhe njė gjė, se Tirana ėshtė kryeqyteti ku gjenden veturat mė tė mira qė gjenden edhe nė Europėn Perėndimore. Dhe unė do t’i pėrgjigjem atyre qė thonė, se janė tė vjedhura, duke theksuar, se nė qoftė se ėshtė e vėrtetė, shumicėn e tyre i kanė vjedhur gjermanėt ose italianėt. Dhe unė kėtė e besoj plotėsisht se nė ato vetura tė reja, unė shoh mė tepėr djersė dhe mund tė shqiptarit. Shoh edhe pak mendjemadhėsi, ku 90% e fshatarėve mė parė blejnė njė Benz sesa njė traktor pėr tė punuar tokėn.

 “Shqipėria Etnike”: Zoti Pjetėr! A i keni pėrmbushur tė gjitha premtimet qė i keni bėrė votuesve shkodranė, pasi ju jeni votuar nė 5 legjislatura tė Parlamentit Shqiptar? A keni pėrgjegjėsi politiko-shoqėrore qė Shkodra ka mbetur njė nga qytetet mė tė varfėra tė Shqipėrisė. Kam betur si njė fėmijė i braktisur nga prindėrit.

Pėrgjigje: Kush mė ka dėgjuar duke folur nėpėr fushata elektorale, e di qė unė kurr nuk kam premtuar pėr tė gėnjyer. Kam qenė pėrfaqėsues i opozitės nė fshat dhe mė ka qėlluar tė shetis shumė katunde, por nuk jam i kėnaqur me mundėsitė e mia pėr tė ndenjur afėr njerėzve. Unė nuk jam bėrė deputet pėr tė realizuar ndonjė interes, por jam zgjedhur deputet i bindur, se fjala ime duhet thėnė nė parlament, se tė drejtat e njeriut duhen thėnė nė parlament e kudo. Janė tė gjallė njerėzit, qė mė kanė dėgjuar duke thėnė nė katundet e Bushatit; -Po mė zgjodhėt, dhe po qe se, partia ime do tė fitojė shumicėn, unė do ta mbaj fjalėn, siē e kam mbajtur nė fillim. Jo, se do tė bėj mrekullira, por tė jeni tė sigurtė se natyra ime nuk do tė ndryshojė, nuk do tė mė rritet mendja. Do t’i shikoj njerėzit nė sy siē i kam parė pėrpara, dhe do tė kujdesem pėr ta, pa menduar vetėm pėr vete. Nuk ka anėtarė tė pushtetit lokal qė tė vijė nė Tiranė dhe tė mos e kem futur tek ministri apo zv/ministri pėr problemet qė mund t’i zgjidhnin. Por neve na ka rėnė pėr hise njė qeveri qė di vetėm tė shkurtojė buxhete, qė di vetėm tė mbyllė kopshtet e ēerdhet, tė mbyllė shkolla dhe tė mos i japė atė qė meriton, sidomos Shkodrės qė herėt ka qenė njė zojė e randė, e qė tashti pėrpiqet ta marrė nėpėr kambė, por pa ia arritė dot. Ato gjėra qė kam mundur t’i bėj e kam zor t’i pėrsėris. Por tė gjithė e dinė qė bėra Vau-Dejsin, nga kantier i ngritur me eternit dhe llamarina, e bėra qytet dhe Bashki. Kur kam mundur kam gjetur tender pėr ujėsjellės, pėr ndonjė copė rrugė, shkollė apo kanale ujitėse. Gjithmonė i ndėrgjegjshėm se pėr Shkodrėn nuk ėshtė kurrė – mjaft – se atė nė qytet e krahinė duhet ta nderojmė dhe tė ulim kokėn, sa herė qė shkelim rrugėve tė saj. Ėshtė plotėsisht e vėrtetė, sidomos vitet e fundit, qė Shkodra ka njė varfėri dhe papunėsi tė madhe. Ėshtė fakt qė familjet me emėr mė tė mira nė Shkodėr kanė emigruar, por ėshtė kaq e vėrtetė saqė menēuria e shkodranit gjithnjė lulėzon, guximi i shkodranit ėshtė gjithmonė pėr t’u shėnuar, dhe humori i shkodranit ėshtė gjithmonė i hollė, qė nuk fal as qeverinė, as pozitėn, po as edhe opozitėn. E cila ka shumė gjėra pėr tė ndrequr, po qe se dėdhiron tė vij sėrish nė pushtet. Unė e kam pėr krenari kur takohem me shkodranėt, dėgjoj vėrejtjet e tyre, dėgjoj thumbat e tyre, por shkodranit fisnik si gjithmonė, di tė tė qortojė, por di tė tė thėrrasė edhe pėr njė kafe, apo njė gotė raki, sepse ai para sė gjithash tė njeh shpirtin dhe nuk ndahet kurrė prej teje, kur e kupton se nuk ia ke me hile.

Nga Fatime Kulli

 

Demokratėt detyrohen tė largohen nga vendi, nga pasiguria pėr jetėn

Situata tepėr e pasigurtė nė vendin tonė ka bėrė qė mjaft demokratė tė cilėt nė aktivitetin e tyre kanė bėrė qė duke mos gjetur mbėshtetje por dhunė nga shteti, tė detyrohen tė lėnė atdheun dhe tė ikin pėr nė vende tė tjera. Njė ndėr kėta ėshtė edhe Nexhmedin Riza Ēoēja, lindur nė Shkodėr, i datėlindjes 30. 06. 1964. Ka marrė pjesė nė demostratat politike antikomuniste tė 14 janarit 1990, 16 qershorit 1990, 13 dhjetorit 1990, 2 prillit 1991. Familja e z. Nexhmedin Riza Ēoēja gjatė periudhės 50-vjeēare tė regjimit komunist nė Shqipėri ka kaluar persekutime njėra pas tjetrės, si burgim, inernim e ri-internim, duke u privuar nga tė drejtat mė elementare tė jetės. Tepėr i dhunshėm ka qenė sekuestrimi i pasurisė sė tundshme e tė patundshme. Edhe sot e kėsaj dite, sistemi komunist ia mban tė uzurpuara pronat. Nexhmedin Ēoēja ėshtė njė ndėr inisiatorėt e parė tė ngritjes sė institucioneve fetare pėr rihapjen e besimit fetar, inisativė kjo qė rrezikonte eleminimin fizik tė tij nga forcat e sigurimit, qė nuk donin tė hapen institucionet e kultit. Agjentėt e sigurimit tė shtetit, mė 2 prill 1991 e kanė keqtrajtuar, po kėshtu mė 14 shtator 1998, ndalohet nga policia nė varrimin e liderit tė demokracisė, z. Azem Hajdari. Nga periudha 1993-1998 ka punuar me forcat e kufirit duke e larguar nga puna si person i padėshiruar. Kjo ka bėrė qė nga kjo periudhė e pushimit nga puna e deri mė sot tė jetė nėn vėzhgimin e rreptė tė sigurimit duke u survejuar ēdo lėvizje e tij. Ndonėse puna nė forcat kufirit ishte e shkėlqyer, ai paraqiste rrezikshmėri tė lartė pėr qeverinė e re, e cila eleminoi tė gjithė ata qėsistemi i lirisė u hapi mundėsi pėr jetėn. Fitorja e turpshme e ish elitės sė vjetėr e komunistėve tė regjimit Enverian u detyrua tė largohet nga atdheu, nga pasiguria pėr jetėn.                 Zef Nika

 

 

Inkuizitorėt e shekullit tė 21-tė

Politika shqiptare e ka tė vėshtirė tė ecė drejt emancipimit. Petro Koēi, ish sekretar organizativ i Komitetit Drejtues tė PS- sė, nė deklaratėn e apra dy ditėve la tė kuptohet kjo kur u shpreh se megjithėse ēėshtja e shkarkimit tė tij ka vajtur nė gjykatė nga njė grup pėrkrahėsish tė cilėt kanė bindjen se kryesia e kėsaj partie ka shkelur ligjin, knkretisht statusin, ai nuk ka asnjė ankesė, madje do largohet nga PS-ja, por gjithsesi do ngelet socialist. Kjo tregon se Petro Koēi ėshtė i mbytur deri n fyt me tė kėqija, me prapėsia dhe tashmė me paratė qė ka vėnė si tėrė hajdutėt e tjerė tė kėtij shteti hajdut mund tė jetojė dhe sėrish tė kontribuojė nė zgjatjen e jetės sė kėtij shteti dikatorial. Pra, diferencimi politik dhe dhuna e ushtruar ndaj kundėrshtarėve tė komunizmit, i ka bėrė socialistėt bllok. Komunistėt janė ata qė kanė pėrfituar nga korrupsioni, nga vjedhja e votave dhe nga pafuqia e opozitės pėr tė rrėzuar pushtetin e anarshisė edhe nė ato raste kur jan shkelur rėndė liritė e tė drejtat e njeriut. I janė vrarė qindra veprimtarė opozitės, ijanė burgosur e torturuar mijėra, i kanė marrė rrugėt e botės shumė tė tjerė. Njė rast i tillė ėshtė edhe demokrati i njohur shqiptar Fiqiret Gavoēi. Ai ishte dėnuar mė 1981 me dhjetė vjet burg politik, pasi ish kapur nė tentativė arratisjeje dhe si rrjedhojė e amnistive dhe pėr fat asokohe tė vdekjes sė ish diktatorit Enver Hoxha, bėri rreth gjysmėn e dėnimit. Me ardhjen e pluralizmit politik nė Shqipėri, para 12 vjetėve, Fiqiret Gavoēi u rreshtura nė atė armatė pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike dhe si pjesėmarrės nė protesta e demostrata, mė 14 janar 1990, kur u rrėzua busti i Stalinit nė Shkodėr, mė 13 dhjetor 1990 kur u shemb statuja e Enverit, mė 2 prill 1991 kur populli demokrat i Shkodrės protestoi kundėr votėvjedhjes dhe Ramiz Alia vrau katėr vetė e plagosi 163 tė tjerė, dha shumė, bėri aq shumė sa mund tė bėjė njė njeri me vizion tė gjerė. Por kėto veprime e bėnė viktimė tė komunistėve, tė cilėt e vunė nė shėnjestėr. Fjala vjen, mė 2 prill, kur snajperėt ishin montuar sipėr godinės sė ish Komitetit tė PP-sė, sipėr Hotel Turizmit, Telekomit e nė pika tė tjea strategjike, ky demokrat provoi grushta, shqelma, dhunim dhe kėrcėnim me vrasje nga spiunėt e sistemit komunist. Por edhe nė zgjedhjet e pushtetit vendor tė 1 tetorit 2000 dhe veēmas nė ato parlamentare tė 24 qershorit 2001, ku ishte komisioner i partisė demokratike dhe veprimtar nė pėrkrahje tė Mandelės shqiptar, ish kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Pjetėr Arbnorit, u kėrcėnua me eleminim fizik nga komunistėt. Atij iu bė presion edhe nė familje dhe shumė herė iu dėrguan pusulla se do i grabitnin fėmijėt, deri sa e detyruan ta braktisė atdheun rreth para njė viti.

Socialkomunistėt pra janė inkuizitorė qė mund t’i krahasosh natyrshėm me epokėn kur Xhordano Bruno, Galileo Galileu etj., u dogjėn nė turrėn e druve vetėm se mbronin idetė e tyre, argumentonin shkencėrisht fenomenet natyrore pėr tė ēuar shkencėn pėrpara. Pra, me pak fjalė socialkomunistėt pėr tė mbajtur pushtetin, megjithėse nė shekullin e 21-tė, kėshtu po veprojnė me demokratėt, ku edhe rasti i Fiqiret Gavoēit dhe familjes sė tij ėshtė njė akuzė e rėndė. A nuk ėshtė inkuizitor fjala vjen ish kryeministri Ilir Meta, Kryesocialisti Fatos Nano, Skėnder Gjinushi apo Neritan Ceka? Ata nga shtypi janė lakuar pėr dhunė mesjetare e diferencime politike me pasoja jetėn e demokratėve.

Ne mendojmė dhe do e themi vazhdimisht me fakte se kjo lloj politike e ka humbur tė drejtėn pėr tė qeverisur. Ai shtet qė vret shtetasit e vet, vetėm se i ka kundėrshtarė politikė, nuk ėshtė shtet, por inkuizitor.

Sokol Pepushaj

Kosovarėt nė mes lirisė sė ėndėrruar e jetės sė kėrcėnuar

Edhe pse pas vitit 1999 Kosova realizoi ėndėrrat e kahershme tė lirisė (pa barbartė serbė) e kjo falė edhe ndihmės sė pakursyer tė Evropės sė qytetėruar dhe SHBA, sot mjerisht, nė vend qė kosovarėt t’i gėzohen lirisė sė munguar, janė tė detyruar t’i ruhen kokės sė tyre tė “minuar”. Por me njė ndryshim se pas vitit 1999 nuk bėhet fjalė vetėm pėr mina luftarake, por pėr mina tė njė lloji njerėzor qė barbartė serbė i kanė kurdisur ndėr vite, pėr t’i pėrdorur tamam nė kėto ditė qė duhej tė ishin tė gėzuara e jo tė trishtuara pėr mbarė Kosovėn. Pėr fat tė keq kėto ditė tė trishta po sillen nga ata kosovarė qė reklamohen si ēlirimtarėt e Kosovės e flasin nė emėr tė UĒK-sė, e qė forcat e KFOR-it nė Kosovė janė duke u munduar tė arrestojnė kriminelė edhe nga radhėt e UĒK-sė, qė natyrisht mund tė “punojnė” pėr kėdo, por jo kurrė pėr Kosovėn e pamvarėsinė e saj. Rastet e kėrcėnimeve, vrasjeve, masakrimeve janė tė shumta, por tė gjitha kanė njė emėrues tė pėrbashkėt, siglėn “UĒK”, si dhe hakmarrjen ndaj tė gjithė atyre kosovarėve qė nuk u pėrfshinė nė luftė, apo tė atyre qė i akuzojnė si bashkėpunėtorė tė serbit. Gjithsesi pėr tė treguar sadopak ēfarė po gatuhet kundėr kosovarėve unė po marr si shembull njė familje nga fshati Lubizhdė, tragjedinė e sė cilės e mėsova krejtė rastėsisht, kur vizitova Prizrenin me rrethinat e tij kėto ditė. Nė fakt unė shkova atje pėr tė bėrė njė material pėr gazetėn “Shqipėria Etnike”, pėr tė pasqyruar jetėn qė po pėrgatitej e jo “vdekjen” qė “mbillej”.

Gjithsesi sapo fillova tė vizitoj Lubizhdėn e Prizrenit para meje doli njė grumbull hiri e rrėnojash, ku mendova se ishte ndonjė shtėpi e shkatėrruar gjatė luftės dhe e lėnė tashmė nė liri pas dore, por pa ndonjė histori tė veēantė, por kur banorėt qė mė shoqėronin e panė se unė e shikova disi me vėmendje mė treguan se kjo shkatėrrinė kishte qenė shtėpia e familjes Ēulaj e cila tashmė ishte e shkatėrruar plotėsisht, e pėr fat tė keq, shkatėrrimi i kėsaj familjeje nuk kishte ardhur nga serbi, por nga vetė shqiptarėt e Kosovės. E veēanta e kėsaj familje kishte qenė se burri kosovar kishte pasur pėr bashkėshorte njė Rome (me ngjyrė), ku ky ēift kishte pasur dy fėmijė, pėrkatėsisht Eduart Ēulaj dhe Jetmira Ēulaj. Jeta e vėshtirė e kėsaj familje kishte filluar tė dukej qė kur u shfaq pėr herė tė parė UĒK-ja dhe Romėìt u bėnė disi bashkėpunėtorė me pushtuesin serb. Tashmė dy tė rinjtė e familjes Ēulaj, Eduarti dhe Jetmira, si nipa tė Romėve, filluan tė shikohen me dyshim nga segmente tė UĒK-sė, e cila filloi tė dyshonte se kėta tė rinj qė nuk po ingranoheshin nė UĒK, ishin bashkėpunėtorė tė serbit, e lidhja dyshohej se nėna e tyre ishte Rome. Pėr kėtė dyshim, sipas banorėve tė fshatit Lubizhdė (tė pabazė), UĒK-ja, gjatė vitit 1999 shpesh herė natė kėsaj familje i kishin bėrė “vizita” tė frikshme nė shtėpi, duke i zbėrthyer dyert e duke i kėrkuar se ku keni strehuar ushtarėt serbė e materialet qė spiunoni more Romė tė ndytė qė do t’ju vrasim tė gjithėve. Asnjėherė nuk u gjet njė gjė e tillė nė kėtė familje, por kontrollet dhe keqtrajtimet fizike e morale nuk reshtėn pėr shumė kohė deri sa njė ditė nga frika pėr jetėn qė u kėrcėnohej, tė rinjtė e kėsaj familje Eduarti dhe Jetmira, vendosėn tė largohen nga shtėpia, Lubizhda, Prizreni e Kosova. Nė shtėpi tashmė mbetėn vetėm dy prindėrit e tyre, tė cilėt sapo u vizituan sipas zakonit tė UĒK-sė dhe u gjendėn pa fėmijė, filluan tė keqtrajtohen menjė egėrsi tė paparė. Bashkėshortėve Ēulaj u kėrkohej nga UĒK-ja se ku kanė ikur dy tė rinjtė, madje dyshohej se Eduarti dhe Jetmira i ishin bashkuar ushtrisė serbe. E keqtrajtimet vazhdonin jo vetėm gjatė luftės, por edhe pas ēlirimit tė Kosovės, sa njė natė disa pjesėtarė tė UĒK-sė pasi hynė me forcė nė shtėpinė Ēulaj, thyen e shkatėrruan gjithēka, keqtrajtuan mizorisht gruan Rome, mornė me vete nė errėsirė bashkėshortin e saj kosovar, duke i thėnė po ta marrim peng burrin derisa tė na sjellėsh dy kėlyshėt e tu qė kanė bashkėpunuar me serbin, e nėse nuk i dorėzoni tek ne pėr t’i dėnuar si tradhėtarė burrin mos e kėrko mė... pas disa ditėve umor vesh se babai i Eduartit e Jetmirės kishte vdekur nga torturat e masakrat e xhelatėve tė UĒK-sė.

Ndėrsa mė vonė njė natė kishin dėbuar nga shtėpia edhe Romen dhe shtėpinė e kishin hedhur nė erė, duke mbetur kėshtu siē e shihni, si simbol i tė keqes qė nuk dimė kur po na ndahet, pėrfunduan banorėt e Lubizhdės, qė tė frikėsuar mė thanė qė nė kėtė shkrim tė mos i shėnoj me emra...Gjithsesi edhe banorėt e Kosovės, por edhe ne gazetarėt besojmė se kėto krime nuk janė tė UĒK-sė, por tė segmenteve tė saj tė inkriminuara, qė padyshim ka dorė vetė serbi, por qė pėr fat tė keq edne nuk po mund tė bėhen zap nga forcat shumėkombėshe tė KFOR-it. Natyrisht ky shkrim ka nė qendėr njė familje qė tashmė nuk ekziston, por kjo tragjedi le tė sensibilizojė disi opinionin kosovar e ndėrkombėtar pėr t’i thėnė ndal kėsaj tė keqeje qė nuk po i duket fundi...

Ndue Bacaj

 

 

Kosova model i krimeve mbi njerėzit

Do duhen dhjetra dhjetėvjeēarė pėr tė zbardhur atė tragjedi tė pashoqe qė ka pėrjetuar populli kosovar qė nga viti 1981 e kėtej. Periudha e luftės natyrisht ėshtė mė e rėnduara. Pasojat e saj janė tė freskėta edhe sot, e duket do tė jenė problemore pėr drejtėsinė ndėrkombėtare pėr t’i zgjidhur. Ditėt e fundit ishim me shėrbim nga gazeta nė Komunėn e Deēanit. Atje gjithēka ėshtė ende e rrėnuar dhe viktima tė luftės e terrorit serb, madje edhe tė UĒK-sė shėnuam shumė nė bllokun tonė. Nė fshatin Haxheraj, shumė pleq e plaka kishin humbur tė afėrmit dhe jetonin simos mė keq, nė ankth. Takojmė atje njė plak qė kishte humbur kėmbėn nga torturat e bishės serbe gjatė kohės sė luftės. Quhet Haki Zyberi dhe megjithėse dikur kish qenė anėtar dhe veprimtar i LDK-sė dhe kish luftuar pėr njė Kosovė tė lirė, ai jetonte nė njė ēadėr si kaēak. Tregon se edhe pėr t’u mjekuar kur i kishin prerė kėmbėn, ishte detyruar tė mjekohet privatisht tek njė mjek shqiptar. I biri i tij Skender Zyberi, si shumė tė rinj tė tjerė kosovarė, kish provuar tmerre, derisa e kish lėnė vendin dhe larguar pėr diku larg nė Perėndim pėr tė shpėtuar jetėn, qė sipas burimeve tona e kishte tė kėrcėnuar edhe nga serbėt, e mė vonė edhe nga UĒK-ja. Paradokse kėto qė ngjasin vetėm me komunitetin shqiptar nė Kosovė. Skender Zyberi, gjatė kohės sė luftės ishte thirrur nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por si i ri qė nuk donte gjak, nuk kishte pranuar tė luftojė, ishte larguar nga atje. Megjithėse shumė herė serbėt e kishin torturuar, edhe UĒK-ja e kish shpallur “Tradhėtar” dhe e akuzonin pėr bashkėpunim me serbėt, ēka do tė thotė ta pushkatojnė me kontaktin e parė, pasi raste tė tilla na thanė shumė. Mė vonė TMK-ja e ka kėrkuar Skender Zyberin edhe pėr tė luftuar nė Maqedoni. I kanė bėrė presione dhe dhunuar tė atin Haki Zyberi, pėr ta gjetur djalin. Madje i kishin vėnė edhe automatikun nė gojė, pėr presion. TMK-ja, me ato struktura dhe metoda tė UĒK-sė ėshtė pėrgjegjėse pėr shumė punė jo tė mira, ndaj populli i Kosovės ka pėsuar terror tė gjithanshėm. Njė terror qė nuk e ka shokun askund nė Botė.

 

Nė numrat e ardhshėm tė gazetės ne do pasqyrojmė edhe raste tė tjera tė krimeve mbi njerėzit.

Vasel Gilaj