koka

nr. 38 / 4 janar 2003

alukit

numrat

 

Prof. Dr. Jup Kastratit i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Shkodrės

“Kurorėzimi” i mbretit tė shkencave alabanologjike ėshtė shumė i vonuar.

Shteti shqiptar, duhet tė respektojė vlerat e kombit, pasi Jup Kastrati meriton mė shumė.

Pasqyra e kristaltė e dijes dhe kulturės shqiptare, pret portretin origjinal; Jup Kastrati; “Nderi i Kombit”

      Me datėn 14 dhjetor 2002, nė sallėn e Rektoratit tė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi”, nė prani tė elitės elitare tė artit, tė kulturės, tė gjuhėtarėve, tė medias, tė pushtetit lokal, u zhvillua ceremonia e dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi” Prof. Jup Kastratit. Njeriut gjigand, qė diti tė bėjė Epokė nė historinė e gjuhėsisė shqipe, duke u pėrzgjedhur midis shkencėtarėve mė nė zė tė botės, ndėr mė tė mirėt me titullin e nderuar: Intelektual Ndėrkombėtar. Dhe prof. Jupi ėshtė pa dyshim mbreti i “Kalasė” sė shkencės tė albanologjisė, ku themelet e kėsaj kalaje i vuri prof. Eqerem Ēabej, i pavdekshėm. Dhe ngrehinėn e ngriti dijetari i madh, qė me urtėsi dhe mėnēuri nuk rreshti duke punuar dhe pėrsosur muret rrezatuese tė kalasė sė pathyeshme tė gjuhės shqipe. Dhe prof. Jupi mbretėron duke kalėruar nė panteonin e dijes dhe kulturės shqiptare me 36 vepra tė botuara nė fushėn e studimeve shkencore albanologjike. Gjithashtu me qindra bashkėpunime tė teksteve tė gjuhėsisė pėr universitetet. Ky dijetar dritėshpėrndarės, s’ka kėrkuar kurrė tituj e lėvdata, por mė shumė respekt dhe mirėnjohje, pėr vlerat dijetare qė i ka dhuruar kombit tonė. Dhe pėr kėtė arsye gazeta “Shqipėria Etnike” ka apeluar qytetarisht, kohė mė parė... Si duket “kėmbanat e alarmit” u dėgjuan... por me vonesė. “Mė mirė vonė, se kurrė”, thotė populli. Dhe kėshtu Bashkia e Shkodrės, vuri nė vend “dinjitetin” e humbur... Pasi laurojė me tituj “oborrtarėt”, vendosi qė tė kurorėzojė mbretin e shkencave tė albanologjisė, prof. Jup Kastratin. Dhe ka respektuar dhe nderuar menēurinė e saj, vlerat historike tė artit, kulturės dhe shkencės tė qytetit tė saj. Dhe pikėrisht pėr kėto vlera tė padiskutueshme tė kėtij personaliteti tė shkencave, e pasqyroi serioziteti i ceremonisė sė dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi” prof. Jup Kastrati. Fjalėn e hapjes e mbajti Diana Kastrati, Titullare e gjuhės dhe letėrsisė italiane nė Departamentin e Italianistikės.

 

      Tė nderuar miq, bashkėqytetar dhe jo,

      Nuk ėshtė e rastit pėrzgjedhja e shkallėzimit tė atributeve tė sapopėrmendura. Mendoj dhe, jam e bindur se pėrkthej edhe bindjen tuaj se, ajo qė sot na vė ne njė emėrues tė pėrbashkėt tė gjithėve, ėshtė tė qenurit miq tė tė njėjtit person. Nuk ėshtė gjithmonė karakteristikė e zakonshme e tubimeve. Ardhja juaj kėtu ėshtė tregues mė se domethėnės i kėtij fakti qė sapo citova.

      Bashkėqytetarė; kjo sallė ka dėgjuar tė lakohet me dhjetra e dhjetra herė emrin e atij pėr tė cilin jemi mbledhur. Ka qenė dėshmitare kjo, dhe tė tjera si kjo tė kėtij Anteu, qė e kanė patur tė pranishėm fizikisht, mendėrisht, pasionalisht, zgjuarsisht, aktivisht pėr mė shumė se 4 dekada. Por, nėse kėtu gjendemi, ėshtė se i takon legjitimisht kėsaj ngrehine tė dijes dhe tė menēurisė qė tė ftojė sėrishmi miqtė dhe dashamirėsit, kolegėt e bashkėqytetarėt, por, do tė ishte krejtėsisht e padrejtė dhe mosmirėnjohėse qė tė mos thėrrisnim nė kujtesė jehonat e dhjetra sallave tė tjera, podiumeve, komisioneve, tubimeve, promemorieve tė qytetit tonė, tė cilat patėn rregullisht nė mesin e tyre dhe mė mirė se kushdo tjetėr, kėta tė fundit, mund tė shndėrrohen nė dėshmitarė unikė tė pranisė sė tij. Dhe qyteti ia shpėrblen me tė njėjtėn mėnyrė qė ai punoi pėr tė: e nderon, e respekton, e don.

      Prof. Jup Kastrati, me datėn 28/10/2002 me vendim tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Shkodrės, pas njė propozimi tė arrirė nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, shpallet Qytetar Nderi. Natyra ka ligjet e saj, nganjėherė jo aq tė pėlqyeshme. Profesori nuk mundi fizikisht tė vinte sot, por ėshtė sikur tė jetė kėtu. Ne tė gjithė do t’i tregojmė, menjėherė sapo ta shohim, se ēfarė u tha, si rrodhi, me skrupolozitetin mitik qė ai e ka dhe qė e kėrkon. Le tė flasim pra si miq e si bashkėqytetarė tė tij.

 

      Mė pas pėrshėndeti Prof. dr. Mahir Hoti, rektor i Universitetit tė Shkodrės.

 

      Tė nderuar zonja e zotėrinj, miq dhe tė ftuar,

      Kam kėnaqėsinė e veēantė t’ju pėrshėndes sot, nė kėtė ditė tė shėnuar ceremoniale, qė i kushtohet personalitetit tė shquar tė shkencės, arsimit dhe kulturės shqiptare, Mėsuesit tė Popullit, Mjeshtrit tė Madh tė Punės, Prof. Dr. Jup Kastratit. Universiteti i Shkodrės pati nderin t’i propozojė Bashkisė sė Qytetit dhėnien e titullit “Qytetar nderi” Prof. Dr. Jup Kastratit.

      Prof. Jup Kastrati radhitet tashmė nė plejadėn mė tė ndritur tė dijetarėve shqiptarė, qė kanė dhėnė e vazhdojnė tė japin kontribute tė shquara nė fushėn e shkencės, arsimit dhe kulturės. Veprimtaria e gjerė dhe pasur mėsimore dhe shkencore ėshtė e njohur nė mbarė vendin. Figura e tij prej studiuesi erudit ka kaluar nė njohje ndėrkombėtare, jo vetėm nė rrethin e studiuesve dhe albanologėve tė huaj, por edhe nė pėrshirjen e emrit tė tij nė Enciklopedinė Ndėrkombėtare tė Boigrafėve Edicioni i 13-tė i Intelektualėve Botėrorė (Kembrixh, dhjetor 1997).

      Pėr Shkodrėn, Prof. Dr. Jup Kastrati ka kontribuar ndjeshėm nė zhvillimin e shkencės, kulturės dhe arsimit. Pėr Universitetin, ai radhitet ndėr pedagogėt e parė qė e themeluan atė. Pėr 17 vjet (1937-1990), ai ishte Pėrgjegjės i Katedrės sė gjuhės shqipe. Ka qenė Profesor titullar i disa disiplinave gjuhėsore, ku spikat nė mėnyrė tė veēantė Albanologjia, qė ka qenė dhe ėshtė fusha kryesore e veprimtarisė sė tij shkencore. Nė fushėn e historisė sė albanologjisė, ai ėshtė autoriteti mė i shquar shkencor i vendit. Pėrveē kėsaj, kontributet e tij pėrfshijnė edhe historinė e letėrsisė, kryesisht traditėn, e veēanėrisht studimet pėr figurėn mė tė madhe arbėreshe Jeronim De Radėn, studimet nė historinė e arsimit dhe tė mendimit pedagogjik shqiptar etj.

      Puna dhe vullneti i tij i jashtėzakonshėm, korrektėsia dhe fisnikėria e tij prej shkencėtari, janė shembull i gjallė pėr studiuesit e sotėm dhe ato qė do tė vijnė. Punimet e tij janė bazė pėr zhvillimet e ardhshme tė albanologjisė moderne.

      Duke e ndier nga afėr vlerėn e ēmuar tė veprės sė tij shkencore e arsimore, si Rektor i Universitetit tė Shkodrės, nė emėr tė Senatit dhe tė gjithė stafit akademik, i uroj nga zemra Profesorit titullin “Qytetar nderi”, tė akorduar nga Kėshilli Bashkiak. I uroj shėndet e forcė, pėr tė na dhėnė tė plotė botimin edhe tė 3 vėllimeve tė tjera tė kryeveprės sė tij jetėsore “Historia e albanologjisė”.

      Ju faleminderit!

 

      Nuk mungoi edhe fjala e Ormir Rusit, Kryetar i Bashkisė sė qytetit tė Shkodrės, i cili nė fjalėn e tij, bėri njė lloj autokritike pėr vonesėn e kėtij vlerėsimi dhėnė prof. Jupit:

      -Ne kemi dhėnė tituj, por ky vlerėsim ėshtė i veēantė, prandaj ne kemi vendosur qė me emrin e Jup Kastratit, do tė jepen ēmime nė aktivitete tė shkencės - pėrfundoi nė fund Kryetar i Bashkisė, Ormir Rusi.

      Nuk mungoi nė kėtė ceremoni, dhe prof. dr. Petrit Kotrri, drejtor i Departamentit tė gjuhėsisė tė universitetit, me pėrshėndetjen nė vazhdim...

 

      Tė nderuar zonja e zotėrinj, miq dhe tė ftuar,

      Kam nderin tė flas nė kėtė ceremoni pėr njė nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė shkencės dhe tė kulturės shqiptare, tė gjuhėsisė dhe albanologjisė nė veēanti. Shkodra, qyteti ynė i lashtė e me tradita, ka investuar mirė shpirtėrisht te figura e Prof. Dr. Jup Kastratit, sepse gjatė dekadave na ka dhėnė shkencėtarin, qė i bėn nder jo vetėm asaj, por gjithė Shqipėrisė. Prof. Jup Kastrati ia ka kushtuar gjithė jetėn e tij shkencės, kulturės dhe arsimit. Titujt dhe gradat shkencore tė fituara: kandidat i shkencave, docent, doktor, profesor, veprimtaria 47 vjet nė arsim, nga tė cilat 37 vjet nė Universitet, duke qenė edhe njė ndėr themeluesit e tij, vlerėsimet dhe dekoratat e shumta, si: Arsimtar i dalluar (1954), Medalja e Punės (1959), Urdhėri “Naim Frashėri”, kl. II (1970), Mėsues i merituar (1979), Mėsues i Popullit (1987), Drejtues kėrkimesh (1995), Mjeshtėr i Madh i Punės (1999), propozuar pėr titullin Akademik (nga Senati i Universitetit tė Shkodrės, 1998), pėrfshirė nė Enciklopedinė Ndėrkombėtare tė Biografėve, edicioni i 13-tė i Intelektualėve Botėrorė (Kembrixh, 1997), 62 vjet veprimtari shkencore, autor i 36 librave tė botuar dhe i mbi 900 punimeve tė ndryshme nga fushat studimore: tė gjuhėsisė, veēanėrisht tė historisė sė gjuhės shqipe dhe albanologjisė, letėrsisė, kulturės arbėreshe, bibliografisė, historisė sė shkollės shqipe, mendimit pedagogjik dhe qytetėrimit shqiptar etj. - tė gjitha kėto dėshmojnė jetėn e njė shkencėtari tė mbushur me punė.

      Vepra shkencore me mijėra faqe e Prof. Kastratit, qė pėrfshin punime tė ndryshme, si disertacione, monografi, studime, artikuj, tekste mėsimore pėr shkollat e larta, recensione, pėrkthime, kumtesa tė mbajtura nė sesione apo Konferenca shkencore albanologjike, Kongrese gjuhėsie, tubime shkencore kombėtare e ndėrkombėtare, brenda e jashtė vendit, sikurse edhe gjurmimet dhe hulumtimet nė Qendrat dhe bibliotekat mė tė njohura tė Europės dhe SHBA-sė, dėshmon gjerėsinė, dhe thellėsinė e mendimit shkencor tė tij. Bshkėpunimet me organet shkencore, librat e botuar, fushat e dijes tė lėvruara, veprimtaria shoqėrore e kulturore - plotėsojnė mė sė miri figurėn poliedrike tė kėtij dijetari erudit. Dijetari i madh shqiptar, Prof. Eqrem Ēabej, i vlerėsonte nė mėnyrė tė veēantė punimet e Porf. Jup Kastratit pėr kujdesin dhe akribinė e madhe nė gjurmimin e ēėshtjeve shkencore. Vlerėsime tė larta i janė bėrė atij edhe nga figura tė tjera tė njohura tė shkencės, si Prof. M. Domi, Prof. Dh. Shuteriqi, Prof. Sh. Demiraj etj. Ky i fundit ka shkruar: “Me kėtė veprimtari aq tė pasur dhe plot pėrkushtim, ky dijetar i palodhur ka dhėnė njė ndihmes shumė tė ēmuar nė zhvillimin e shkencave albanologjike nė vendin tonė”. Vlerėsime tė larta i janė bėrė atij edhe nga studiues dhe albanologė tė huaj. Prof. Hermann M. Ölberg (nė Austri), indoevropianist i njohur dhe njė nga albanologėt mė tė shquar tė sotėm tė gjithė hapėsirės gjermanishtfolėse, e ēmon shumė Prof. J. Kastratin dhe kontributin e tij nė albanologji. Po ashtu pėr veprėn e tij janė shkruar shkrime dhe recensione tė shumta, brenda dhe jashtė vendit. Dėshiroj tė vė nė dukje se prej dhjetravjeēarėsh, vepra e tij ėshtė vlerėsuar lart nė bibliografinė e revistės “Die Sprache” (Gjuha), ku pjesėn e shqipes deri nė vitet 90 e mbulonte dhe e pasqyronte indoevropianisti i njohur gjerman Claus Haebler. Recensionet e tij pėr punimet e Prof. Kastratit janė shumė vlerėsuese, veēanėrisht do tė pėrmendja recensionin pėr veprėn madhore “Histori e gramatologjisė shqiptare” (Prishtinė 1980).

      Mė lejoni, tė them disa fjalė edhe pėr kryeveprėn jetėsore tė Prof. Dr. Jup Kastratit “Historia e albanologjisė”, vėllimi I i sė cilės ėshtė promovuar 2 vjet mė parė nė Shkodėr, nė kuadrin e Seminarit IV Ndėrkombėtar “Shkodra nė shekuj” dhe nė Tiranė, nė Akademinė e Shkencave. Priten edhe 3 vėllimet e tjera qė janė pėrgatitur pėr botim nga autori. Kjo kryevepėr ėshtė nder e krenari pėr Universitetin dhe qytetin tonė, pasi ajo ėshtė shkruar prej historianit mė tė shquar tė albanologjisė nė kohėn e sotme. Kjo vepėr monumentale e albanologjisė, e cilėsuar si njė “enciklopedi” e kėsaj fushe, tė cilėn do tė duhej ta pėrgatiste njė institucion i tėrė si Akademia e Shkencave, - ėshtė rezultat i punės jetėsore tė autorit, tė cilėn e ka filluar nė vitin 1950. Ajo shqyrton dhe analizon njė periudhė studimore tė gjatė 500 vjeēare tė studimit tė shqipes dhe ėshtė rezultat i hulumtimeve dhe kėrkimeve tė tij tė parreshtura, brenda dhe jashtė vendit, i shfrytėzimit tė burimeve tė drejtpėrdrejta parėsore dhe dytėsore, tė bibliotekave shtetėrore e private, tė arkivave dhe tė mjediseve tė tjera shkencore informative. Sikurse edhe Historia e gramatologjisė shqiptare, edhe kjo kryevepėr ėshtė cilėsuar gjithashtu edhe si njė kontribut pėr gjuhėsinė e krahasuar indoevropiane, sepse vepra tė tilla, tė shkruara nga njė gjuhėtar shqiptar jo vetėm bėhen mė tė besueshėm pėr informacionin e sjellė, por edhe pėr mėnyrėn e trajtimit tė problemeve pėr shqipen, merren si pika referimi nė shkencėn e sotme evropiane pėr ēėshtjet e albanologjisė.

      Me veprimtarinė e gjatė mėsimore-pedagogjike, si pedagog shembullor dhe drejtues kompetent i Katedrės sė gjuhės shqipe (1973-1990), me veprėn e tij nė shėrbim tė shkencės dhe tė kulturės, Prof. Dr. Jup Kastrati ka nderuar jo vetėm emrin e tij dhe tė familjes sė tij, por edhe Shkodrėn dhe Shqipėrinė. Ai radhitet tashmė nė radhėn e figurave mė tė shquara tė shkencės, arsimit dhe kulturės shqiptare, tė atyre burrave tė ditur, qė, me tė drejtė, konsiderohen si urtia dhe vlera e kombit.

      Nė kėtė ditė tė shėnuar, Profesorit tim tė nderuar i uroj nga zemra “E gėzofshi titullin “Qytetar nderi” i Shkodrės! Shėndet dhe jetė pėr tė mirėn e tė gjithėve”!

      Ju faleminderit!

Prof. as. Dr. Petrit Kotrri

(Drejtor i Departamentit tė Gjuhėsisė sė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi”)

Shkodėr, 14. 12. 2002

 

      Mė pas auditori i pėrzgjedhur, ndoqi njė Intermexo muzikore nga violinisti i talentuar Edmond Mėhilli, me njė pjesė tė zgjedhur nga Bach. Vijoi pėrshėndetjen Prof. dr. Tomorr Osmani, Pėrgjegjės i Sektorit shkencor tė albanologjisė, pranė Universitetit tė Shkodrės.

 

      Pėrshėndetje

me rastin e marrjes “Qytetar Nderi i Shkodrės” Prof. Dr. Jup Kastratit

Shkodėr, mė 14 dhjetor 2002

      Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė qė mė jepet rasti tė pėrshėndes dhe t’i uroj shėndet dhe gjithė tė mirat profesorit tė nderuar, kolegut dhe mikut tim Jup Kastratit nė kėtė ditė tė shėnuar pėr tė dhe pėr tė gjithė dashamirėsit e tij.

      Njė eveniment i veēantė nė jetėn e njeriut ėshtė edhe vlerėsimi qė tė bėn komuniteti. E tillė ėshtė edhe kjo veprimtari, qė organizohet sot, duke i dhėnė Kėshilli Bashkiak titullin “Qytetar Nderi i Shkodrės” Prof. Dr. Jup Kastratit qė pėr mua dhe kolegėt e tij e kemi konsideruar me kohė nderi i qytetit.

      Dhe tashmė e zbukurojnė portretin e tij jo vetėm titulli i lartė “Mjeshtėr i Madh i Punės”, i dhėnė para pak kohėsh, por edhe ky vlerėsim i sotmi, qė Kėshilli Bashkiak vlerėson njė nga figurat mė me emėr dhe mė eminente tė gjuhėsisė shqiptare, krahas gjuhėtarėve tanė tė shquar, si E. Ēabej, A. Xhuvani, S. Riza, M. Domi, Sh. Demiraj, K. Ashta etj. edhe njė deradian i rrallė dhe bibliograf i shquar, qė me tė drejtė ėshtė pėrfshirė nė FESH, qė do tė botohet vitin e ardhshėm.

      Ėshtė puna e tij e gjatė, e pandėrprerė, me njė divizė: t’ia kushtojė jetėn shkencės albanologjike, tė studiojė dhe tė botojė, duke nxjerrė nė dritė vlera tė reja dhe tė panjohura jo vetėm nė fushėn e gjuhėsisė, por edhe tė letėrsisė dhe tė mendimit pedagogjik shqiptar.

      Me Prof. J. Kastratin kam punuar mbi 30 vjet dhe kam parė te shkencėtari ynė pėrgatitjen e thellė shkencore, aftėsinė dhe sjelljen korrekte, kėmbėnguljen, dashurinė pėr gjuhėn shqipe, seriozitetin nė punė dhe vullnetin e fortė. Me tė kemi e kėmbejmė mendime, kemi diskutuar dhe debatuar, kemi marrė vlerėsime, dhe asnjėherė nuk ėshtė kursyer me pėrvojėn e tij tė gjatė mbi gjysmėshekullore pėr tė udhėzuar e drejtuar, pėr tė ndihmuar nė ēdo aspekt tė veprimtarisė shkencore. Ka qenė gjithnjė udhėheqėsi ynė shkencor.

      Po tė qėndrosh afėr me J. Kastratin, tė punosh me tė, vetėm pėrfiton, mėson dhe sheh njė shkencėtar skrupoloz, qė nuk tė falė pėr punė tė dobėt, qė do qė ēdo gjė ta vlerėsosh dhe tė ecėsh me hapin e kohės. Prandaj do shumė punė qė ta zėshnė veprimtarinė shkencore, vullnet tė paepur, duke sakrifikuar ēdo gjė, pasionin e madh dhe karriken e tij, qė pas shumė e shumė vitesh tė afrohesh dhe tė matesh me tė. Prof. J. Kastrati ka njė ideal shkencėn: gjurmin, kėrkim, hulumtim dhe vlerėsim.

      Erudicioni i thellė e ka bėrė qė emri i tij tė mos njihet vetėm nė Shkodėr dhe nė Shqipėri, por edhe jashtė shtetit, ku nuk gjen botim ku tė mos pėrmendet emri i tij nė ato disiplina ku ai ka shkruar.

      Dhe sot, besoj se kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė paraqitur nė njė veprimtari tė tillė, duke pėrsėritur urimin e parė shėndet dhe nė libraritė tona tė shohim botime tė tjera me vlerė tė Prof. Kastratit. Njėkohėsisht ėshtė pėr t’u pėrshėndetur edhe Kėshilli Bashkiak i Shkodrės qė po vlerėson edhe figurat e shquara tė gjuhėsisė, tė letrave shqipe dhe tė kulturės sonė.

      Pėrmes familjarėve, qė me shumė dėshirė do ta kishin qytetarin e nderit Jup Kastratin kėtu, i pėrcjellim urimet tona tė sinqerta, shėndet dhe e gėzofsh titullin “Qytetar Nderi”.

Prof. Dr. Tomorr Osmani

 

      Gjithashtu nuk munguan diskutimet e lira nga miq e dashamirės tė prof. Jupit, ku do tė veēoja Isa Alibalin, i cili nga pėrcolli emocione nga jeta studentore.

      Gjithashtu Pjetėr Abrnori, shkrimtar e Politikan, tregoi episode tė kėndėshme nga miqėsia e tyre e herėshme. Ardhur nga Tirana, Prof. dr. Jorgo Bulo, drejtor i Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, tha: “Prof. Kastrati, nuk ėshtė vetėm nderi i Shkodrės, por i mbarė Shqipėrisė”. Njė atmosferė mjaft miqėsore krijoi nė pėrshėndetjen e tij, mjeku personal i profesorit, Doktor Eqerem Hasani, qė i ka shėrbyer me shumė dashuri e humanitet nė ditė tė vėshtira, kur prof. ynė i nderuar u sėmurė.

      Duartrokitje dhe tė qeshura shpėrthyen nė sallė nga pėrshėndetja e aktorit tė Teatrit “Migjeni” Ramiz Rama, ish nxėnės i profesor Jupit nė gjimnaz.

      Disa miq e kolegė tė prof. Jupit, nė pamundėsi pėr tė marrė pjesė fizikisht nė kėtė ceremoni, (tė lloit tė veēantė) morėn pjesė me urimet e tyre tė dėrguara telegrafisht.

      Pėrshėndetje e Akademikut Alfred Uēi (dėrguar me Fax):

 

      I dashur prof. Jup Kastrati!

      Migjeni qė e quajti Shkodrėn “shekullore” duhet tė ketė pasur parasysh jo vetėm “kėshtjellėn”, por edhe “kėshtjellarėt” e librit shqip. Duke tė nderuar Ty me titullin e lartė “Qytetar Nderi”, Shkodra ka nderuar edhe veten, sepse nė kėtė mėnyrė vlerėson edhe gjithė ata qytetarė tė saj, qė i kanė kushtuar jetėn, mendjen e zemrėn kėtij Libri, duke e begatuar dhe duke e ruajtur nė bedenat e veta, ashtu siē e ke bėrė Ti kėtė detyrė nga mė fisniket.

Tė pėrqafoj e tė uroj shėndet e gjithė tė mirat.

Prof. Alfred Uēi

Akademik

12. 12. 02

 

      I pranishėm telegrafisht ishte edhe Akademiku Shaban Demiraj, i cili e pėrshėndeti pėrzemėrsisht prof. Jupin, si kolegu, kolegun.

 

Prof. Shaban Demiraj

Rruga “Ali Demi” 70, Shk. 7, Ap. 6

Tiranė, 13. 12. 2002

 

Prof. Dr. Jup Kastratit,

      I dashur dhe i nderuar Koleg dhe shok i vjetėr!

      Dje mora ftesėn, me tė cilėn Bashkia e Shkodrės dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” mė njoftonin se mė 14. 12. 2002 do tė ogranizohet njė ceremoni, ku do tė shpallet vendimi i tyre pėr tė tė dhėnė ty titullin e lartė “Qytetar Nderi i Shkodrės”. Ky vendim e nderon si Bashkinė e Shkodrės ashtu edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku ti ke shkrirė jetėn me njė punė pedagogjike aq frytdhėnėse dhe me ndihmesa tė shumta shkencore, qė i kanė kaluar prej kohėsh kufijtė e Shkodrės dhe bėjnė pjesė nė fondin mė tė ēmuar tė studimeve albanologjike tė kryera gjatė pesėdhjetė vjetėve tė fundit nė Shqipėri. Ndihmesat e tua tė shumanshme dhe aq tė ēmuara janė fryt i njė pune tė jashtėzakonshme, tė nxitur nga dėshira e vetme pėr tė ndihmuar me tė gjitha mundėsitė pėr zhvillimin e arsimit, kulturės dhe tė shkencės nė vendin tonė. E dhėnia e titullit tė lartė “Qytetar Nderi i Shkodrės”, krahas titujve tė tjerė tė nderuar “Mėsues i Popullit” dhe “Mjeshtėr i Madh i Punės”, ėshtė njė tjetėr dėshmi e vlerėsimit tė lartė tė shoqėrisė shqiptare pėr punėn tėnde vetmohuese, e cila do tė lėrė gjurmė tė pashlyeshme nė arsimin, kulturėn dhe shkencėn shqiptare.

      Duke e ēmuar lart vendimin e Bashkisė sė Shkodrės dhe tė Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i dashur Koleg dhe shok i vjetėr, shpreh keqardhjen qė pėr arsye tė gjendjes sime shėndetėsore nuk kam mundėsi tė jem i pranishėm nė ceremoninė e nesėrme. Por pėrfitoj nga rasti pėr tė shprehur si ty ashtu edhe familjes urimet e mia mė tė pėrzemėrta.

      Me pėrshėndetje miqėsore.

Prof. Shaban Demiraj

Akademik

 

      Gjithashtu nuk mund tė mungonte shkrimtari i madh Dritėro Agolli, me telegramin tė qėndisur me fjalė zemre, krijuan njė trio origjinal sė bashku me Sadie Agollin gazetare, dhe Moikom Zeqon, studiues.

 

Telegram nga

Dritėro Agolli, Akademik

Sadije Agolli, gazetare

Dr. Moikom Zeqo, studiues

 

Jup Kastrati L. Kong. Pėrmetit, rr. A. Kelmendi

Nr. 213, Shkodėr

 

      I dashur Jup ne miqt e tu Dritėroi, Sadia, Mojkomi. Gėzohemi pėr titullin e lartė “qytetar nderi” qė tė dha Shkodra jote, por jemi tė bindur se gėzohen tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė. Mbasi ti i ke dhėnė aq vlera kulturės kombėtare, sa ėshtė e vėshtirė tė matesh me tituj.

Urime i dashur Jup.

Dritėroi, Saida, Mojkomi

 

      Shumė emocionuese ishte falenderimi i prof. Jupit, nėpėrmjet tekstit tė lexuar, nė mungesė (pėr arsye shėndetsore)

 

Prof. dr. Jup Kastrati

Shkodėr, mė 14 dhjetor 2002

 

Falėnderim

      Duke marrė diplomėn e Qytetarit tė Nderit, para sė gjithash, mirėnjohja ime i drejtohet Kryetarit tė Bashkisė, zotit Ormir Rusi. Nė tė njėjtėn kohė, falėnderoj pėrzemėrsisht Rektorin e Universitetit, prof. dr. Mahir Hotin, Departamentin e gjuhėsisė tė Fakultetit tė Shkencave Shoqėrore, Senatin, Kėshillin Bashkiak dhe zotin Xhemal Shkjau.

      Nė perėndim tė jetės sime aktive, ēmimi i sotėm ėshtė shpėrblimi moral i punės qė kam bėrė pėr 60vjet me radhė nė studimin e gjuhėsisė shqiptare, nė lėvizjen mendore shkencore retrospektive pėr mbrojtjen e autoktonisė dhe tė etnogjenezės sė popullit tonė nė viset e tij tė sotme, nė Shqipėri dhe nė trojet etnik tė Malit tė Zi dhe Maqedonisė. Gėzimin dhe sadisfaksionin e kėtij vlerėsimi, dėshiroj t’i ndaj me kolegėt e inteligjencės sė qytetit tė lindjes, i cili njihet qė prej njėzet shekujsh pėr traditat e shquara nė fushėn e artit e tė shkencės, tė dijes dhe tė diturisė. Ringjallja intelektuale e kombėtare mvaret nga kultura, e cila ėshtė drita e diellit.

      Monumentet e kulturės materiale nė disiplinat e pikturės, skulpturės, arkitekturės dhe nė studimet monografike e traktatet albanologjike e balkanologjike, shprehin mė sė mirė, gjenialitetin krijues tė intelektualėve tanė, me formim tė shėndoshė shkencor dhe me kėrkesa tė larta ndaj vetėvetes. Studiuesit me diapazon dhe horizont tė gjerė diturak, lozin rol tė jashtėzakonshėm nė evolucionin shoqėror. Kjo elitė dijetarėsh, shkencėtarėsh, artistėsh dhe ky profesorat ynė qė, dita me ditė, vjen duke u zgjeruar, kualifikuar, specializuar e profilizuar do ta ēojė edhe mė pėrpara rrethin tonė.

      Pėr hir tė tyre ėshtė bėrė pėrforcimi i vetėdijes kombėtare. Nė histori, roli dhėnės i kulturės shqiptare ėshtė i njohur nė mbarė Europėn. Vlerėsimi i Kėshillit tonė Bashkiak pėr mua, manifeston qartė misionin e intelektualėve nė pėrparimin, zhvillimin, qytetėrimin dhe ecjen pėrpara, tė mendimit progresist.

      Edhe njėherė – falenderime zemre pėr respektin, dashurinė, simpatinė, admirimin dhe ndjenjat e juaja tė ngrohta njerėzore. Ky enkurajim i juaj dashamirės, ėshtė nxitje dhe mbėshtetje shpirtėrore pėr mua qė tė pėrfundoj sė hartuari e sė botuari traktatet e mia dorėshkrimore pėr historinė e albanologjisė dhe tė ballkanologjisė.

      Dhe sėrish Diana Kastrati, i falenderon pjesmarrsit, pėr seriozitetin qytetar e profesional tė diskutimeve tė tyre, pėr prof. Jupin (tė atin e saj) me gjuhėn qė dinė tė flasė njė mjeshtre e fjalės shqipe.

 

Fjala e falenderimit tė Diana Kastratit.

      Nė tė gjithė fjalorėt mė tė pėrmendur njėgjuhėsh si Zingarelli, Larousse, apo edhe mė shumė, definicioni i fjalės qytetar ėshtė: ai qė i pėrket njė komuniteti njerėzish tė cilėt bashkėjetojnė nė tė njėjtin vend. Ky ėshtė ai qė quhet denotacion i fjalės, pra vėshtrim i parė i saj. Ndėrsa konotacioni i fjalės qytetar ėshtė: i rafinuar, i edukuar, me sensin e pėrgjegjėsisė, me ndershmėri tė spikatur nė tė gjitha aktet qė pėrbėjnė jetėn e pėrditshme, me lidhje tė fortė me traditėn dhe me ndjenjėn e tė nxjerrit nė pah tė kėtyre vlerave tė kėtij komuniteti. Ky ėshtė sensi i shtrirė i kėtij termi. Unė, do tė thoja se, profesori ynė, i ka kapėrcyer definicionet dhe kuptimet qė ka marrė kjo fjalė. Nė momentin qė dua tė flas dhe tė sintetizoj atė qė Ai ka bėrė dhe atė qė po bėn akoma edhe sot, mė vjen nė ndihmė William James me shprehjen lapidare tėtij: “Pėrdorimi mė i mirė i jetės ėshtė ta shpenzosh atė pėr diēka qė tė zgjasė mė shumė se sa vetė jeta.” Misionar i kėsaj, prof. Kastrati, ka qenė zbatues spontan, i pareshtur, i papėrthyeshėm, koherent ndaj parimeve tė shenjta tė jetės sė tij, duke rrezatuar shembullin mė tė shkėlqyer tė asaj qė mishėron tė qenurit qytetar. Qe kjo qytetari qė e futi atė nė radhonjtė e artė tė njė libri gjithmonė tė hapur siē ėshtė historia e njė qyteti.

      Kėtė tė sotmen unė e quaj me njė shprehje franceze, e bėrė ndėrkombėtare tashmė: Noblesse obblige. Ishte njė detyrim fisnik, tė cilin nėse nuk do ta realizonim, do tė qortoheshim dhe ashpėr nga tė tjerė qė do tė vinin pas nesh.

      Vrapimi marramendės i profesorit dhe, i babait tim, i cili nuk njeh stop, kam bindjen se do tė marrė pėrmasa tė tjera. Atyre qė e ndihmuan dhe qė po e ndihmojnė nė kėtė vrapim, dhe jo vetėm atė por qytetin tonė, si bijė e tij, si pėrfaqėsuese sot e familjes, si pedagoge e kėtij Universiteti dhe si qytetare, me vėshtrimin e parė tė fjalės e, duke shpresuar qė tė fitoj edhe tė dytin, ju them faleminderit! Nėse ka ndonjėherė vėrtetėsi shprehja aq shumė e abuzuar: jam e lumtur, sot gjen tek unė pėrfaqėsimin mė tė plotė. Falendimerit ju tė gjithėve qė ishit sot kėtu.

 

      Pėr mė shumė se 15 min. nė ekranin e improvizuar, auditori ndoqi shfaqjen e filmit, tė dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi”, Jup Kastratit, nė shtėpinė e tij.

      Ishte njė nderim prekės, emocional, njė nder qė i bėhet personaliteteve tė shquara siē ėshtė dhe vetė prof. Jupi. (po riprodhoj tekstin e plotė tė titullit)

 

Rep. e Shqipėrisė

Bashkia e Qytetit Shkodėr

 

Qytetar Nderi i Shkodrės

Prof. Dr. Jup Kastrati

      Kėshilli i Bashkisė Shkodėr, i mbledhur me datėn 28. 10. 2002 nr. prot. 113, nė mbėshtetje tė ligjit 7572 datė 10. 06. 1992, vendosi: T’i akordojė Prof. Dr. Jup Hasan Kastratit, titullin “Qytetar nderi” i Shkodrės me motivacionin: “Personalitet i shquar nė fushėn e kulturės dhe shkencave albanologjike. Njohės i shkėlqyer i vlerave tė kombit tė tij, me rezultate tė larta nė studimet e qytetėrimit shqiptar, nė zbulimin dhe vlerėsimin e figurave tė shquara tė kulturės nė Shkodėr, nė prezantimin me dinjitet tė shkencės shqiptare, nė forume kombėtare dhe ndėrkombėtare. Pėr kontributin e vyer nė themelimin e Universitetit tė Shkodrės”.

Kėshilli i Bashkisė Shkodėr

Kryetari Ndoc Ēefa

Shkodėr

Tetor 2002

 

      Ja pra ky ėshtė Jup Kastrati.

 

Jup Kastrati

Profesor, Doktor i shkencave filologjike

Mėsues i Popullit

Mjeshtėri i Madh i Punės

Intelektual Ndėrkombėtar (Kembrixh)

Qytetar Nderi (Shkodėr)

 

      Prandaj veprat shkencore tė prof. Jupit, kanė rėndėsi historike tė veēantė, dhe padyshim kjo ėshtė rruga e suksesit, qė ėshtė njė progres i shkėlqyer i gjuhėsisė. Dhe sidomos njė domosdoshmėri pėr gjeneratat e ardhėshme. Por pėr tė arritur suksesin e prof. Jupit, duhet shumė punė, duhen dhe dy shekuj pėr “tė fituar” ata qė ėndėrrojnė tė “luftojnė” me “ushtrinė” e shkencės albanologjike.

      Ky pra ėshtė Jup Kastrati, strategu absolut i “Kurorės mbretėrore” tė dijes kulturore, dhe rritjes sė vlerave tė kombit tonė nė botė. Ēdo vlerėsim i yni s’e stimulon dot punėn, sakrificėn e njė jete qė ėshtė dashuruar profesionalisht me kulturėn, shkencėn e albanologjisė. Dhe mendoj se shteti do tė kujtohet tė respektojė veten e tij, duke e lauruar (me vonesė) prof. Jup Kastratin, “Nderi i Kombit”. Le tė shpresojmė...

(pėrgatiti Fatime Kulli)

 

 

Shkrimtari i lirisė dhe i ėndrrave tė mėdha

(Ia dedikoj shkrimtarit tė mirėnjohur Ramiz Lika)

“Nėse kam kaluar cakun, mė falni.

Gjithēka qė do tė lexoni, rjedh prej

respektit dhe mirėnjohjes sė tepėrme qė ruaj

pėr shkrimtarin e ēdo kohe dhe tė ēdo moshe...”

Autorja

      Shkrimtari R. Lika, tani mė tepėr se kurrė ka hyrė nė pėrfytyrimet e tė gjithėve si njė mbresė gjurmėlėnėse edhe pėr brezat nė vazhdim. Nė njė jetė tė ngarkuar me halle e ngjarje, ai e ndjen se sa e vėshtirė ka qenė tė ruante tė paprekur sedrėn, dinjitetin, pavarėsinė e mendimeve tė tij nga gjithēka qė e rrethonte. Jo njė herė, por shumė herė, ai e shikon tė vėrtetėn tek rrėnohet, arsyetimin mashtrues e tė gėnjeshtėrt qė sundon dhe e keqja, e shėmtuara tė triumfojnė dhe tė shfaqen si virtyte. Jo kjo ėshtė mė pak e dukshme nė kėtė mjedis ku jetojmė falė punės sė artė tė autorit dhe pėrkthyesit tė shumė veprave madhore. Shkrimtari Ramiz Lika me veprat e tija na shfaqet si njė intermexo pėr njė sedėr edhe pse pjekuria e tij artistike, letrare e krijuese ka arritur majat e pėrsosmėrisė. Ai e ndjen se tek njerėzit koha vjen e rroket me pulset e ėndrrave dhe tė dėshirave, me ngarkesėn e mjediseve pėr tė qenė njė emėr nė pafundėsinė e kohės, pėr tė qenė njė pohim i vetvetes qė mendon, vepron dhe qė e do jetėn si rritje tė shpirtit tė vet. Dhe nė njė periudhė qė ka nevojė pėr shprehi emocionale, pėr ngrohtėsi shpirtėrore. Shkrimtari R. Lika na shfaqet me veprat e tij si Demokleu me shpatėn e tij triumfuese, duke prerė kokat e ndrydhjes emocionale, duke e bėrė kėshtu kohėn mė ritėmmadhe, mė pasionante, duke na servirur njė dialog me ēdo moshė e duke pushtuar me art e filozofi kohėn, idetė dhe letėrsinė. Veprat e tija kanė nė vetvete njė gėrshetim tė romantizmit me realizmin. Ana tragjike e jetės pėrbėn thelbin e ēdo vepre tė tijėn, por gjithmonė duke u zbutur me ide, ėndrra dhe pėrkushtim falė talentit tė tij. Ky autor i madh impresionist hyri me vrull uraganesk nė jetėn artistike tė shekullit tė kaluar, duke e nxitur atė, por pa prekur origjinalitetin e saj. Tė rrokėsh gjithēka qė tė jep koha yte, sa mė shumė informacion, sa mė shumė dije, ky ėshtė shqetėsimi i madh i pėrkthyesit R. Lika.

      Me gjithė ēensurėn e rreptė, ai e thithte kohėn nė tėrėsinė e saj, provonte Ajkėn e letėrsisė botėrore, tė cilėn e pėrkthente qė atėherė me intensitet. Dukej sikur nė kėtė kulturė njerėzimi, donte tė zbuste e tė shėronte plagėt e barbarisė sė diktaturės qė po e mbyste shoqėrinė nė atė kohė, biles edhe vetė kohėn nė pėrgjithėsi. Diapazoni i pėrkthyesit romancier R. Lika mban pėrkthime nga letėrsia botėrore, nga shkrimtarėt mė tė shquar e deri tek ata mė modernė.

      Pushteti obskurantist kishte fabrikuar pinjollėt e vet, qė ishin tė gjithė tė etur pėr aventura. Nė kėto momente krize shpirtėrore dhe ekonomike ky sistem nėpėrmjet tyre, ulėrinte pėr drejtėsi e reforma. Sharlatanėt qė e trumbetonin kėtė veprim makiavelik pėrkraheshin nga ithtarėt e tyre, tė cilėt kishin arritur tė fusnin nė thes tė rinj utopik e gjysėm aventurier, tė cilėt mendonin qė le tė fitonin ē’tė fitonin me anė tė botimeve e shkrime. Nė kėtė hordhi ngjarjesh e makinacionesh tė mprehta, shkrimtari romancier R. Lika me prozėn e tij mė tė qartė, mė realiste e mė tė vendosur, ėshtė gjithnjė mė pranė sė vėrtetės. Ai do tė shpėrthejė gjithnjė nė njė dialog tė rreptė e tė papėrmbajtur me kohėn. E nė kėtė shpėrthim artistik, ka njė vendim njė betim... Koha e detyroi zėrin e brendshėm tė shkrimtarit R. Lika tė fliste. Ishte vetė koha e preku thellė druajtjen e tij, e tronditi dhe mė nė fund e ēliroi atė nga ankthet e monologu aq shqetėsues. Ramiz Lika qė krijonte nė heshtje, qė vėzhgonte dhe qė gjithēka e kthente nė subjekt e figurė duhej ta botonte. Proza tek Ramiz Lika zotėronte plotėsisht numrin dhe ėshtė si misionare nė krijimtarinė e tji. Ai rrok nė thellėsi njeriun, duke e ndėrtuar atė me realitetin, duke e spostuar nga maskat e profecitė dhe e nėnvizon si njė realitet tė degjeneruar prej sistemit.

      Duke qenė njė adhurues i Migjenit tė madh, duke admiruar ēdo varg tė tijin, duket se edhe tek R. Lika tingėllon qartė ideja qė: “Mjerė ai popull ku shumica dergjen nė errėsirėn e padijes dhe maqinėn e shtetit e konsideron si njė fuqi tė mbinatyrshme, sė cilės i duhet bindur nė ēdo rast. Njė popull i tillė ėshtė i dėnuar tė vuajė dhe tė pėrdoret si vegėl” (marrė nga “Bota e Re” nr. 19). Me kėtė mendim, me kėtė slogan qė i pėrshtatet mjaft mirė realitetit tonė, vėmė re se Ramizi nuk e pėrjashton veten nga lufta pėr kultivimin e dijes. Ai deri nė fund do tė jetė shkrimtari qė do t’i flasė kohės e qė do tė thotė gjithnjė mė me forcė mendimin e vet pėrparimtar. Po si gjithnjė do ta thotė mendimin e vet? Kėtu ai do tė jetė biografia e vehtes nė tė vėrtetat e jetės, do tė jetė koha me vėshtrimin e tij, do tė jetė realiteti i gjykuar nga ai, do tė jetė njeriu me mikrobotėn e vet, do tė jetė vetvetja me monologun e frymėzimeve dhe tė shqetėsimeve tė thella shpirtėrore artistike. Tani Ramiz Lika e tejkalon Ramiz Likėn. Nė jetėn letraro-artistike shqiptare hyri njė emėr, i cili shumė shpejt do tė bėhej i papėrmbajtshėm dhe tronditės, Ramiz Lika, fenomeni dhe idhulli i lexuesit, kryesisht lexueses femėr!

      Emėr qė rroku suksesin e dashurinė e tė gjitha shtresave. “Unė vendos tė vuaj pėr njeriu e jo pėr vehten”... Ramiz Lika.

Desantila Berati

 

 

Krimi

Rėndėsia, kuptimi dhe detyrat e teknikės kriminalistike nė zbatimin, hetimin dhe parandalimin e veprave penale

     

Teknika kriminalistike, u shėrben organeve tė drejtėsisė nė luftėn e tyre kundėr kriminalitetit. Zbatimi i metodave e mjeteve tekniko-shkencore kriminalistike zgjeron mundėsitė pėr tė njohur thellė faktorėt e brendshėm qė veprojnė nė dukuritė e veprave penale, ndikon pėr tė hetuar e gjykuar nė mėnyrė tė gjithanėshme e tė shpejtė tė tyre dhe parandaluar ato. Teknika kriminalistike nuk mund tė kuptohet pa ndjekur hap pas hapi pėrparimin e tekniko-shkencor. Siē dihet, ēdo degė e re e teknikės sjell me vete njė sėrė ndryshimesh nė shumė degė tė tjera. Kėto ndryshime ndikojnė nė zhvillimin e teknikės kriminalistike dhe nė njė shkallė mė tė madhe nė proēesin e tė provuarit. Si mjete fiksimi tė gjurmėve tė kėmbėve, tė mjeteve tė transportit tė veglave tė thyerjes dhe tė gjurmėve tė tjera, pėr njė kohė tė gjatė janė pėrdorur gipsi, plastelina, parafina, stensi etj. Kėto materiale gjurmėkopjuese sot janė zėvendėsuar nga materiale tė tjera, me polimeret e bazė silici, tė cilėt kanė cilėsi tė pasqyrojnė detajet mė tė imėta tė mikrostrukturės sė jashtme tė objekteve. Kėshtu p.sh. me pastėn silikone janė marrė me cilėsi tė lartė modeli i mureve tė brendshme tė kanalit tė tytės sė armės sė zjarrit dhe gjurmė tė thelluara e tė sipėrfaqshme shtresat mė tė ndryshme tė objekteve. Nė kėtė mėnyrė, zbatimi i pėrparimeve tė kimisė dhe tė fizikės moderne solli edhe njė metodė tė re nė ekzaminimin krahasues, nė ekspertimet traseologjike, balistike etj. Teknika kriminalistike ėshtė njė sistem njohurish shkencore, mbi bazėn e tė cilave ndėrtohen metodat, mjetet teknike, qė pėrdoren pėr kėrkimin, zbulimin, mbledhjen dhe studimin e provave materiale me qėllim zbulimin dhe parandalimin e veprave penale. Nė kėtė sistem pėrfshihen kėto degė: fotografia kriminalistike, studimi mbi gjurmėt, e gjurmėt traseologjike dhe gjurmėt me pėrbėrje fiziko-kimike, balistike kriminalistike, ekzaminimi grafik e teknik i dokumenteve, identifikimi i personit nė bazė tė tipareve tė jashtme. Njė detyrė tjetėr e teknikės kriminalistike ėshtė pėrpunimi i masave tekniko-kriminalistike pėr parandalimin e veprave penale. Kėto masa dalin nga pėrgjithėsimi i pėrvojės sė punės hetimore e gjyqėsore nė zbatimin e teknikės kriminalistike dhe nga praktika e laboratorėve bazė. Tipari themelor i teknikės kriminalistike ėshtė karakteri i saj, juridik, pėr arsye se metodat dhe mjetet teknike kriminalistike zbatohen vetėm gjatė veprimeve tė ndryshme hetimore, gjyqėsore, brenda caqeve tė dispozitave procedurale. Qėllimi i saj ėshtė pasurimi i mėtejshėm dhe ngritja e nivelit shkencor tė veprimeve hetimore gjyqėsore. Dallimi ndėrmjet metodave qė pėrdoren nė ekspertimin kriminalistik dhe metodave tekniko-shkencore, qė pėrdor organi procedues, qėndron nė rolin e ndryshėm procedurial qė luajnė konkluzionet e nxjerra prej tyre. Organi procedues i shfrytėzon metodat dhe mjetet teknike-shkencore gjatė zbulimit dhe hetimit tė veprave penale pėr qėllime thjesht operative, p.sh. pėr tė ngritur versione, pėr tė caktuar eksperimentimin, pėr tė bėrė pyetje tė drejta dhe tė sakata para ekspertimit kriminalistik, pėr tė pėrgatitur materialet qė dėrgohen pėr ekzaminim, pėr tė vlerėsuar nė mėnyrė kritike mendimin e ekspertit kriminalist. Konkluzioni qė nxjerr organi procedues me anėn e metodave dhe mjeteve teknike shkencore nuk ėshtė burim prove ashtu siē ėshtė mendimi i dhėnė nga eksperti kriminalist. Nė mjaft raste, vetė organi procedues, me anėn e pėrdorimit tė metodave e mejteve teknike shkencore mund tė pėrcaktojė fakte qė kanė rėndėsi pėr ēėshtjen, p.sh. ai krahason shenjėn e vulės nė dokumentin e falsifikuar me shenjat-modele tė nxjerra nga vula e dyshuar mund tė konstatojė ndryshime tė dukshme nė pėrmasat, nė formėn dhe nė pėrmbajtjen e teksteve tė shenjės dhe tė modelit; kur krahason dokumentet e shkruara me makinė shkrimi mund tė konstatojė ndryshime nė pėrmasėn dhe nė konfiguracionin e shkronjave. Nė rastet kur shenjat nė objektet e krahasuara kanė ndryshime tė theksuara, organi procedues nuk kėrkon bėrjen e ekspertimit kriminalistik. Kjo vjen pėr arsye se kur nuk pėrputhen shenjat grupore tė objekteve tė krahasuara nė mėnyrė absolute nuk do tė pėrputhen edhe shenjat individuale. Nė kryerjen e veprimeve hetimore e gjyqėsore pėr  kėrkimin, zbulimin, fiksimin, marrjen e gjurmėve dhe tė sendeve prova materiale mund tė pėrdoren me ndihmėn e specialistit kriminalist edhe paisje speciale qė gjenden nė valixhe fotografike, daktiloskopike biologjike, autotransporti, mikroskop, ndriēues portativ, ultraviolet, pėrforcues elektronik, optik portativ, aparat infra tė kuq e rėntgenografik portativ, metalkėrkues etj. Pėr fiksimin e rezultateve tė tyre mund tė pėrdoret edh e hinofilmi. Detyrė themelore e kriminalistikės ėshtė identifikimi, ose pėrcaktimi i zbulimit tė mekanizmit tė formimit tė gjurmėve dhe tė pasqyrimeve tė tjera, me qėllim qė tė shpjegohet mėnyra e ndodhjes sė ngjarjes.

 

      Duke iu referuar dhe duke bėrė analizė me detaje literaturės sė mėposhtme:

1. Ceccaldi. P.: “La criminalistique”, Paris 1967

2. Reiss. R., A: “Manuel de Police Scientifique”, T. I. Lausanne 1911

3. Pinta, M..: “Spectrometrie d’Absorption Atomique” Paris 1980

4. Begeja, S.: “”Mikrogjurmėt dhe roli i tyre nė procesin e tė provuarit”, Tiranė 1989

5. Svenson, A., Wendel, O.: “Crime Detection”, USA 1955

Desantila Berati

 

 

Kuvendi i madh i Dukagjinit (15 shkurt 1602)

Ndonėse dhjetė vjet mbas vdekjes sė Gjergj Kastriotit, kėshtjellat e Arbėrisė filluan tė binin njėra pas tjetrės, gjithsesi flaka e rezistencės anti-osmane, asnjėherė nuk u shua.

      Dukagjini, dhe nė pėrgjithėsi Veriu i Arbėrisė e mbajti tė ndezur zjarrin e atdhedashurisė duke i treguar botės se “gurra” kastriotiane kurrė nuk do ta shterrė gjakun e kulluar Arbėror, dhe se “flaka” e Lirisė asnjėherė nuk do tė shuhet, por do tė qėndrojė si njė “pishtar” nė gjoksin e ēdo Arbėnori. Sa herė, pinjollėt e principatave tė Arbėrisė u tubuan nė kuvende pėr organizimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithėshme. Disa herė, iu kėrkua ndihmė shteteve tė Europės, pėr tė dalė nga zgjedha e vandalizmit osmano-aziatik. Mė poshtė do tė citojmė njė shkresė tė Kuvendit tė Dukagjinit: “Shkresė e Kuvendit tė Dukagjinit drejtuar Senatit tė Venedikut pėr t’i kėrkuar ndihmė nė luftėn e organizuar kundėr turqve”. - Ref: Ugolini. P.S.V. f. 21 / origjinali italisht. Fort i kthjellti Princ dhe e nderta sinjori: Nė pleqt, krerėt, tė parėt e tė gjithė popullit tė Arbėrisė, sė bashku njė zemre me tė gjithė popullin e besimit Katolik-Romak jemi mbledhur (dymij e gjashtėqind e pesėdhjetė vetė) me tė parėt, tė gjithė tė mbledhur sė bashku nė vendin e Dukagjinit tė quajtur “Shėn Lekė” (Aleksandėr), fshehurazi duke u betuar tė mendojmė pėr kėt popull, me dėshirė qė tė shtijmė prap nė dorė tė gjitha vendet tona tė lirisė sė soēme, ashtu sikundėr nė kohėn e Princit tonė Gjergj Kastrioti (Skėnderbeut), dhe po i bėjmė tė ditur kthjellėsisė tuaj se si jemi nxitur nga kėrkesat e princave tė tjerė kundėrshtarė tuaj me letra e me premtime tė mėdha, dhe me fjalė tė thėna ambasadorėve tanė, qė tė ēohemi e tė kapim armėt kundėr kėtyre barbarėve dhe se me njė herė do tė na jepet ndihmė me flotė, me ushtarė dhe armė dhe me ēdo gjė tjetėr qė t’na nevoitet. Dhe ėshtė paraqitur tek ne i nderuari Imzot ipeshkvi i Sapės me zotin Palė Dukagjinin, shumė besnik i kthjellėsisė suaj, nė kėtė mbledhje e kuvend tonė dhe po na tregojnė shumė gjėra dhe po na thonė shumė arsye, duke na u lutur qė pėr tani tė qėndrojmė nė paqe e nė qetėsi sepse nuk ėshtė koha: edhe ne kemi dėshirė (?) por nuk mundemi mė t’i durojmė kėta barbarė.

      Dhe si shumė besnikė tė kthjellėsisė suaj, sikur po tregohemi nė kėtė letėr, tė gjithė tė bashkuar njė zemre, mbasi kuvenduam tė betuar fshehurazi, po ju bėjmė tė ditur se si ne kemi kemi zgjedhur Ambasador tonė nga tė parėt besnikė, tė nderuarin Imzot ipeshkvin e Sapės e tė Sardanjės, me zotin Pal Dukagjinin e sipėrthėnė, pėr t’u paraqitur te kthjellėsia juaj nė emėr tonė dhe gojarisht kanė pėr tė shoshitur tė gjithė marrėveshjen me kthjellsinė tuaj. Ne po ju dhurojmė fortesėn e Krujės, tė jua lėshojmė nė dorė kur tė ju pėlqejė, dhe tė rrokim armėt kundėr kėtyre barbarėve. Vendi ynė ėshtė shumė i fortė prej natyre dhe ka minjera ari e argjenti. Jemi nga tanėt, besimit Romak (dyzet mijė e mė shumė burra) shpate me vlerė, tė cilėt me shumė trimėri luftojmė jo mė pak se nė kohėn e tė sipėrthėnit Princ – Gjergj Kastrioti kur luftonin pėr besimin e shejtė kundėr kėtyre tė pafeve, por qė tani luftojnė me mė shumė trimėri kundėr kėtyre tiranėve. Pėr mė tepėr, kanė pėr tė ardhur pėr t’u bashkuar me ne tė gjithė arbėrit qė janė tė besimit Grek (ortodoks), si dhe ata tė besimit Serbian (ortodoksė) fqinjė tanė, qė nė tri ditė do tė bashkohemi mė shumė se njėqind mijė vetė, trima tė zgjedhur, dhe tė gjithė do tė rrokim armėt kundėr kėtyre barbarėve, dhe do tė luftojmė trimėrisht dhe ēdo ditė do tė na vijnė pėrkrahje e ndihma. Dhe me ndihmėn e Zotit-Perėndi e tė kthjellėsisė suaj, kemi pėr tė shkuar drejt Konstandinopojės. Pėr tjetėr, kthjellėsia juaj tė denjohemi t’u zini besė plotėsisht sa herė pėr tė parashtruar e pėr tė kėrkuar nė emrin tonė ambasadorėt e sipėrthėnė, si ambasadorė tė vėrtetė tanė, ashtu si e ka zakon hirėsia juaj tek e cila me bindje tė gjithė porositemi.

 

Pak koment nga autori i shkrimit (M.B.):

      Tek ky shkrim historik (botuar nė kohėn e diktaturės) konstatoj: Aleancat e Perėndimit janė nė themelin e ēdo episodi tė historiografisė sė kombit tonė.

      Ata qė ju kundėrvihen kėtyre fakteve historike (me pretekstin) se janė shkruar nė kohėn e komunizmit, nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse stimulojnė urrejtjen ndaj fqinjėve. Dhe, kjo urrejtje ka domethėnien e saj: Fakti, qė ndėrgjegja e pashallarėve shqiptarė u zgjua me shumė vonesė dhe shqiptarėt nė pjesėn dėrmuese u kthyen nė fenė e pushtuesit, e “shqetėson” shumė njė pjesė tė tyre (kryesisht kolonėt) dhe, ashtu si dhelpra (e cila mbasi i patėn prerė bishtin) mundohej t’i bindte shoqet e saj se, me bisht tė prerė duken mė tė bukura! Kėtė “moral” mundohet tė na e servirė, “bishtpreri” Abdi Baleta, duke i “ndėrsyer” shqiptarėt pėr njė konflikt fetar (akt shumė i turpshėm). Urrejtja e Baletės ndaj fqinjėve, dhe ndaj politikave frytdhėnėse tė politikės sonė tė jashtme, tregojnė se “Ora” e Baletės ecėn me sens tė kundėrt, dhe se, ajo “orė” “kurdiset” nė vendet Islamo-aziatike.

      Kam mendimin se, politika e shtetit tonė nė sferėn e jashtme ėshtė nė efiēencė tė plotė, dhe nėse nė krye tė shtetit shqiptar do tė kishim njė “prototip” si Baleta, ēėshtjet rajonale kurrė nuk do tė ishin zgjidhur.

      Abdi Baleta i frynė luftės fetare, por harron se, njė ateist nuk ka tė drejtė tė bėjė moral fetar.

      Kuvendi i Dukagjinit ėshtė sinjifikativi i tė gjithė studiuesve dhe shkencėtarėve qė pėrshkuan tokėn Arbėrore dhe tė gjithė konkluduan se, malėsorėt e Veriut janė Albanė tė vėrtetė, mbrojtės tė Atdheut dhe Kristianizmit.

Mark Bregu

 

“Histerizmit” fundamental do t’i kundėrvejmė unitetin

      I pari “avokat” qė mori nė mbrojtje dy “kllaunėt” e skeēit skandaloz tė Festivalit “41” tė Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptarm ishte “kllauni” i politikės shqiptare, - Abdi Baleta. Nuk dua tė citoj asnjė fragment, nga mbrojtja qė Baleta ju bėn kėtyre “kllaunėve” nė “Nėpėrkėmbjen” e tij tė d. 24. 12. 2002, por, dua ti kujtoi lexuesit Shqipėtar (mbrendė dhe jashtė tokės arbėnore), se, Baleta, ėshtė pikėrisht ai qė kam trajtuar nė shtyp, qė nė Prillin e v. 2001, nė gazetėn “Ora e Shqipėrisė”, dhe mė vonė, nė disa artikuj tė gazetės vėrtetė prestiqioze – “Shqipėria Etnike”. Pėr ta bėrė shkrimin sa mė konkret, (dhe tė prekshėm), do tė kalojmė nė retrospektivė, pėr tė kujtuar Festivalin e XI-tė, ose siē e ka quajtur diktatori “Festivali i Zi”. Dihet (nga tė gjithė bashkėkohėsit) se nė atė Festival pati shumė “kurbanė”, dhe kjo vetėm sepse artistėt Shqipėtarė pėr tė parėn herė, (mbas sa vitesh) dhanė “shkėndijat” se, jemi njė popull vėrtetė Europian, dhe se, “universi” Perėndimor tėrheq (nė mėnyrė tė natyrshme) ēdo qelizė tė kėtij kombi, (me bazament dhe argjinatura Europiane). Duhen theksuar dhe nėnvizuar emrat e Todi Lubonjės, dhe tė intelektualit tė shquar Shkodran, - Fadil Paērami, si dy “pionierė” tė guximshėm tė “Erės sė Re”, guximi i tė cilėve u ndėshkua padrejtėsisht nga juristėt “shėrbėtorė” tė diktatorit, shokėt dhe monstrat e Abdi Baletės.

      Mbrojtja e “kllaunėve”, dhe stafit drejtues tė R.T.V.SH-ės, nga ana e juristit – Baleta, tregon se, “reminishencat” e diktaturės funksionojnė me efiēencė tė plotė, dhe se lufta kundėr klerit katolik, dhe (katoliēizmit nė pėrgjithėsi), zhvillohet nė format mė bizare, nga segmente tė caktuara, me prirje tė theksuara anti kristiane dhe anti Perėndimore.

      Ky akt i turpshėm dhe i pa preēedent, na kujton “haxhi qamilin” e fillim shekullit tė kaluar, qė vėrtitnin flamurin e “baba” sulltanit, dhe baltonin Flamurin e Kastriotit.

      Abdi Baleta, ka marrė pėrsipėr tė bėhet “flamurtar” i anti Kristianizmit, anti Europianizimit dhe anti shqiptarizmit, duke pėrhapur “helmin” e pėrēarjes fetare.

      Ėshtė pikėrisht ky ekstremist i skajshėm, qė me paturpėsinė e tij (aziatike), kėrkon tė denigrojė figurat mė tė shquara tė kombit, duke filluar me Gjergj Kastriotin, Pjetėr Bogdanin dhe mė nė fund dhe Nėnė Terezėn! Lufta e Baletės, kundėr Papės, dhe Selisė sė Shejtė ėshtė vazhdim i “betejave” tė tij tė humbura.

      Askush nuk mund t’i privojė Baletės tė drejtėn pėr tu “dashuruar” me vllezėrit e tij aziatikė dhe me artin e Stepave, por, nė tė njėjtėn kohė, askush nuk i lejon atij tė marrė nėpėr gojė Shenjtėrinė e Tij Papa-Gjon Palin, dhe Selinė e Shejtė dhe tė nderuar nga pjesa dėrmuese e Globit tokėsor, - Vatikanin.

      Fshatari tutkun, i Gurit tė bardhė tė matit, me marrshin e tij “revan”, nuk mund tė kapėrcejė mbi bustin e Pjetėr Budit pėr tė goditur Vatikanin, me “retorikat” e tij absurde dhe bajate, me tė ashtuquajturin “term”, - “Katoliko Centrizėm”. Ky ateist “profan” qė kėrkon tė mbulojė Atdheun e Kastriotit me “pelerinėn” e gjelbėr aziatike, ėshtė i destinuar tė pėrfundojė nė “pellgun” e turpit dhe tė tradhėtisė, dhe tė “dergjet” bashkė me “vėllezėrit”, gjyshėt dhe stėrgjyshėrit e tij – Ballaban Pashėn, dhe Haxhi Qamilin.

      Ky “folklorist” muzeal i “jashtė qitjes” aziatike, nėpėrmes shkrimit tė tij tė turpshėm, “sulmon” ministrin e jashtėm Ilir Meta, kryetarin e opozitės, - Berisha, dhe kryetarin e shtetit, - Presidentin e nderuar, Alfred Moisiu.

      Ėndėrat e Baletės pėr tė zėvendėsuar ndonjėrin nga kėto figura, janė ėndėra “stepash” dhe “pėrralla” me Mbret. Edhe sikur tė ngjallej ai qė e bėri Ambasador, edhe sikur tė rikthehej sistemi komunist, Baleta nuk mund tė pretendojė mė shumė se sa vendin e njė sekretari byroje nė kooperativėn e lindjes, - nė Gur-bardhė tė Matit. Baletės i ėshtė lėshuar shumė hapėsirė nė shtypin e tij mediatik, pėr tė fyer, dhe ėshtė vetėm toleranca e klerit dhe e shtypit demokristian, por duhet ta kuptojė mirė se, edhe durimi dhe toleranca kanė njė limit.

      Baleta kėrkon me ēdo mėnyrė tė mbjellė pėrēarjen fetare sepse kėshtu e kanė urdhėruar padronėt. Por, ai harron se, katolikėt shqipėtar, nuk e barazvlejnė muslimanizmin shqipėtar me “instrumentin” – Baletė. Kleri, dhe katoliēizmi shqipėtar, muslimanėt i “matė” me njisi tjetėr matėse, me: Faik Konicė, Tajar Zavalan, Sejfulla Malėshovė, Eqerem Ēabej, Arshi Pipė, Sami Repisht, Ibrahim Rugovė Kajmak Dedė, dhe me tė madhin Ismail Kadare. Atmosferėn vllazėrore mes besimeve, tė “ēimentuara” nga – Mic Sokoli, Dasho Shkreli, Hodo Sokoli, Dedė Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Gjin Pervizi, Dom Nikollė Kaēorri, Gjergj Fishta, Fan Noli dhe “super” Atdhetari – Luigj Gurakuqi, kurrė nuk mund ta shpėrbėjė “retorika” banale e njė renegati “gjenetik”.

      Dhe, sė fundi, sado qė “avokati” – Baleta mundohet tė minimizojė aktin skandaloz, ndaj Papės sė Shejtė, pse jo, edhe ndaj Presidentit tonė tė nderuar, ai ėshtė njė akt provokativ.

      Nė atė skeē tė turpshėm u mat “pulsi” i Klerit dhe i tė gjithė komunitetit katolik.

      Baleta, duhet tė jetė i bindur, se ai skeē, dhe skenaristėt e tij, kan bėrė njė veprim tė kundėrt: kanė rritė kuotėn e vlerave tė kėtij Religjioni kompakt, dhe kanė forcuar unitetin Kristiano-Shqipėtar.

      Ndėrsa nė arenėn ndėrkombėtare nuk ka dhanė asnjė lloj efekti. Bota e dijnė se njė shtet me ateizėm 50-vjeēar nuk mund tė “pjellė” njė art tjetėr mė tė frytshėm tė paktėn edhe pėr njė dekadė.

      Papa i cili dijti tė falė “vrasėsin” e Tij, pa tjetėr qė do tė dijė tė mėshirojė edhe injorantėt dhe “avokatin” e tyre... Tė kėrkosh tė vėsh nė lojė momentin mė solemn, kur Papa i Shejtė puthi dhe bekoi tokn qė lindi Gjergj Kastriotin dhe Nėnė Terezėn ėshtė mė shumė se turp... Kultura Europiane, dhe “sinfonia” janė tė huaja pėr veshėt e (pa larė) tė injorantėve, ata janė mėsuar me tingujt e daulleve tė “zvarranikėve” qė zbritėn si lukuni ujqėrish pėr tė shpėrbėrė qytetėrimin dhe kulturėn Perėndimore.

      Shqipėtarėt e tė trija besimeve janė pjesė e pa ndarė e kontinentit “plak”. Askush nuk mund tė ndryshojė ligjet e natyrės. Njeriu ėshtė produkt i ambientit dhe si i tillė do t’iu pėrshtate ligjeve tė natyrės.

      Rakia, konjaku, vera dhe birra janė nė funksion tė traditės, ndaj askush nuk mund tė privojė shqipėtarėt qoftė nė frekuentimin e “diskove” a po tė Plazheve.

      Tė tria besimet, kemi tė pėrbashkėt kulturėn dhe zakonet. Shqiptarėt kurrė nuk do ta “bunkierizojnė” femrėn si nė vendet aziatike, por edhe “lakuriqėsinė” dhe martesėn e mashkullit me mashkull nuk do ti “huazojnė” nga Europa. Nė Europė kemi qenė jemi dhe do tė jemi gjithmonė por me “Pasaportėn” tonė.

Mark Bregu

 

Mė vėshtirė komunikon sot me shtetin se dikur me Portėn e Lartė tė Stambollit

-Letėr Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė Zotit Fatos Nano-

     

Zoti Kryetar! Komunikimi sot me forume e instanca ėshtė bėrė vėrtetė mė i vėshtirė se sa ai i dikurshmi me Portėn e Lartė tė Stambollit. Njė thes me letra mund tė shkruash nė adresė tė njerėzve me rėndėsi dhe mund tė mos marrėsh kurrfarė pėrgjigje! E gjithė kjo Pėr Arsye Se Administratat e vogla e tė mėdha nuk duan tė ndėrpresin shefat e tyre nga puna e dobishme pėr vete e pėr ta! Ndoshta do tė ishte mė mirė qė tė gjendej njė Gazetė e pamvarur pėr njė “Letėr tė Hapur” prandaj edhe po shkruaj disa gjėra tė cilat mund t’i dini por do t’ju ndihmojnė pėr tė provuar kujtesėn!

      Zoti Kryeministėr! Nė njė minierė qė shfrytėzohet me puse vertikalisht, ėshtė e kotė tė futesh njėzet e tridhjetė metra, kur shtresa e mineralit ėshtė pesqind a njėmijė metra poshtė! Tė tėra kėto punė tė mėdha qė pėrēapen tė bėhen nė kėto vite tė tranzicionit tė gjatė, duken si sorollatje dhe angari tė shkreta, kur sheh njeriu se sa larg po i qėndrohet problemit tė ish tė dėnuarve politikė qė thuhet se ėshtė kėrkesė numėr njė pėr njė Demokraci tė vėrtetė! Me problemin e ish tė dėnuarve ka kohė qė po luhet loja e shurdh-memecit, duke bėrė kėshtu njė krim. Gjithēka qė u fol dhe u shkrua, Dekretet e Amendamentet qė u futėn nė ligje ngjasojnė me fatin e njė tenderi rruge qė pas kilometrave tė para lihet keq e mė keq deri nė bėrjen e saj tė pakalueshme! Kjo gjė ndonėse nuk ju fajėson juve si Fatos Nano por ama tani sė fundi duhet ta dini se shtresa pėr tė cilėn flasim sot o kurrė pret t’i hidhet njė litar shpėtimi qė tė dalė nga humnera nė tė cilėn e shtynė tė binte! Dalja e ish tė dėnuarve politik sot nėpėr rrugėt e Kryeqytetit, demonstrimi paqėsor dhe thirrjet pėr tė drejtat e tyre tė ligjshme, pėrngjasojnė me njė ēvarrosje tė tyre! Themi ēvarrosje sepse shumicės sė tyre rrallė e mė rrallė ju takon tė shohin rrugėn e bulevardit pasi nuk mund tė praktikojnė shėtitjen si dikur, shumica e tyre si zogjtė e njė qyqeje presin gojėhapur a mos shteti Demokratik do t’u japi ēka i takon me ligj. I dėnuari politik vuan nga plagėt e shumta nė luftėn e pamėshirshme me Komunizmin, dhe vetėm pėrpėlitet nė dhomėn e tij pa dritė, pa njė derė epa njė bravė duke parė se si realizohet plani i diktatorit pėr shfarosjen e tyre! I dėnuari politik, zoti Kryeministėr, ishte gjahu i njė bishe qė ia nxorėn nga goja siē duket pėr tė provuar njė vdekje tė stėrgjatur qė i solli harresa, kthimi i shpinės e mospėrfillja ndaj tyre. Ish i burgosuri politik qe njė viktimė e asaj kohe, qė planet e veprat pesėvjeēare, zakonisht realizoheshin me shfrytėzimin e luftės sė klasave. Ai ėshtė viktimė e asaj kohe qė kishte nevojė pėr krah pune tė papaguara, i asaj kohe kur Diktaturės i duheshin sa mė shumė armiq. Nė shpinėn e kėtij njeriu tė pa ngrėnė e tė pa kuruar kurrė siē duhet, po luhen drama e komedi groteske, njė valle e ēmendur kėrcehet sot nė shpinėn e tyre tė lėnduar me vakt e me kohė nga druri e nga pasha e punės sė rėndė pa pagesė! I dėnuari politik ėshtė viktimė e asaj kohe nė strategjinė e sė cilės gjygjet shembullore kėrkonin qė tė fusnin thellė e mė thellė idenė e nėnshtrimit dhe tė bindjeve absolute. I dėnuari i atėhershėm qe edhe njė lloj bedeli qė Zoti e di vendin e kujt ka zėnė, sepse fare mirė mund tė ishte edhe njė njeri tjetėr, popull i ēfarėdoshėm (pėr tė mos thėnė edhe ju)! Propaganda famėkeqe, shtypi, media, sigurimi i shtetit komunist e tė tjerė tė tėrbuar pas parajsės qė zunė, kanė shtuar e kanė shpifur, kanė ekzagjeruar e keqinterpretuar fajet e kėtyre ish tė dėnuarve, saqė mjerisht ka akoma njerėz qė e shohin kėtė shtresė me sy tė shtrembėr dhe ndoshta akoma e bėjnė fajtor pėr fatkeqėsitė e Atdheut!

      Zoti Kryetar, ndoshta nuk ėshtė nevoja pėr tė luajtur avokatin e kėsaj shtrese, por mė lejoni, se pa qenė ekonomist, mund tė nxirret njė pėrfundim se: Askush nga shoqėria e jonė shqiptare nuk ka mbetur pa pėrfituar nga shtresat e mėsipėrme, ajo mund tė jetė njė formė qė ndryshon nga forma tjetėr, mund tė ketė qenė e njė mase tjetėr, mund tė ketė qenė e njė mase qė ndryshon nga masa e njė tjetri por kėrkush nuk mund tė thotė se nuk ka pėrfituar deri nė njė kafe ose pesė lekė nė atė rrogėn e tij (mjerane posi ai) nuk mund tė mos llogarisėsh direktet e indirektet e kėtyre punėve qė ngjasin pak a shumė me fjalėn e urtė popullore qė thotė: hidhe tė mirėn nė det se e gjen nė kripė! Zoti Kryeministėr, nėse kjo gjė do tė perceptohej nga tė gjithė, do tė thosha se edhe sikur (bie fjala) tė bėhej fjalė pėr taksė solidariteti, ky popull qė shquhet pėr kėto punė nuk do tė kundėrshtonte t’i linte ca qindarka mėnjanė, bie fjala se kategorikisht askush nga tė dėnuarit nuk e thotė kėtė gjė, pėr mė tepėr Z. Kryetar, kur dihet se fjala taksė ėshtė kaq shumė e praktikuar sa qė po tė ishte njė popull i kamur, ta zėmė si Danimarka ose Suedia, do ta kishin gjuajtur Taksadarin me gurė. Ėshtė fjala Zoti Kryeministėr, pėr disa deklarata e pėrfolje tė shpeshta e tė pandėrprera qė u dekretuan dhe u fuqizuan me ligj pėr dėmshpėrblimin tonė! Nė kohėn tonė Zoti Kryeministėr, ėshtė bėrė nė modė grabitja, dhuna e asgjėsimi pr i dikujt tė mbushur xhepat e atij tjetrit, siē duket kėta njerėz tė suksesshėm nė kėto paudhėsi bėnė kurse parapėrgatitore, u instruktuan dhe u mirėstėrvitėn qė nė kohėn e diktaturės qė aq shumė e aq shpesh ishte thėnė se nė kapitalizėm njeriu pėr njeriun ėshtė ujk! Por nuk ėshtė parė e as dėgjuar deri mė sot ndonjė perifrazim i tillė ose i njė lloji tjetėr pėr borxhet! Njė si shtresa jonė madje nė pėrgjithėsi nė vendet e varfėra, borxhi ėshtė kudo prezent dhe as nuk mund tė rrojnė njerėzit pa tė dhe pėr tė larguar ndrojtjen ėshtė pėrdorur fjala se borxh merr edhe mbreti, por jo tė mos kthehet borxhi! Ėshtė rasti t’ju kujtoj se deri ku ka arritur shteti ndaj atyre qė nuk lanin detyrimet, borxhet pėr qera e drita, tatimet qė ndoshta nuk i meritonte e nuk i mbante kurrizi ynė!

      I dėnuari politik, Zoti Kryetar, pėr shkak tė spekullimit, bie fjala njė tjetėr qė nuk u burgos kurrė e qė megjithėse merrte njė rrogė mjerane, ka mundur tė heqė mėnjanė diēka pėr nesėr. Kaq gjė ndodh edhe me kafshėt, tė cilat pasi ngopen, hapin njė gropė madje vendosin edhe nė shenjė pėr t’i gjetur ato tė nesėrmen! Por i dėnuari politik ishte mė keq se njė shpend i cili sado larg tė fluturojė pėr ushqimin, tė nesėrmen do tė dalė pėrsėri pėr llogari tė ditės sė re. I burgosuri i djeshėm e ndjen veten sot mė keq se njė emigrant i paligjshėm rrugėve tė Europės, kėta njerėz tani kanė humbur dhe atė qė patėn: Ata u braktisėn edhe nga fėmijėt e tė afėrmit, pėr shkak tė rėndesės qė u ishin bėrė atyre pėr bukė e pėr ilaēe. Kjo barrė mbingarkese i shtrėngoi ata tė shohin si armik njeriun e afėrm tė tyre dhe deshėn s’deshėn, ēdo ditė luhet nė shpinėn e tyre loja tė shpėtojė kush tė shpėtojė! E gjithė kjo e tė tjera qė nuk ka pse tė thuhet erdhėn nė kohė e nė momente tė kėqija, kur nuk mundet dikush as tė prezė mizat e jo mė tė ndalojė rrjedhėn e ngjarjeve! E gjithė kjo e tė tjera erdhėn pėr faj tė qeverisė qė nuk na dėmshpėrbleu e nuk na shpėrblen akoma, e gjithė kjo pėr arsye tė heshtjes e shurdhimit tė qeverive ndaj ligjit qė nuk zbatohet.

      Ėshtė e treta herė Zoti Kryetar qė mandatohemi dhe nuk e di ēfarė do tė thoshit ju po t’u pyeste dikush se ēfarė kemi bėrė pėr kėtė shtresė? Mė vjen keq por ėshtė rasti tė jua kujtoj Zoti Nano se ju i morėt tetėdhjetė milionat e juaja pėr kohėn qė qėndruat nė atė vend pushimi qė i burgosuri i djeshėm nuk ka patur as fatin t’i marrė erė njė mundėsie tė lumtur si e juaja! (gjithmonė duke e krahasuar me tonėn). Sepse dihet se ēfarė hetuesie u zhvillua dje e cila ėshtė ajo e sotmja. Hetuesi im p.sh., njė palavas i degjeneruar u dėnua katėr vjet sepse nga goja e njė ane ish hetuesi i dikujt e nga ana tjetėr i kėrkonte relacion gruas sė tij me mashtrime! E dini sa shumė raste kanė shkuar punėt nė hetuesi sa qė t’i dėmtojnė jetėn e ekuilibrin e deri tek organet gjenitale i kanė dėmtuar tjetrit duke zbardhė dhėmbėt se gjoja do tė jetė mė i fortė pėr punė! Dhe tani kėtė punė nuk e kompensoni? Ne tė kemi kėrkuar njė dhi pėr kaun, ndėrsa pėr dhinė njė kec, por as kėtė nuk doni ta ktheni? Po avokati juaj aq vuajti pėr tė nxjerrė tė drejtėn saqė meritoi pesėmilionėt? Por Zoti Nano ka njė jetė por ka edhe njė histori ēdokush! Ky diferencim dhe ky diskriminim i kėtij lloji edhe sikur tė ndodhte para treqind vjetėsh duhet tė pėrmendej nė leksionet e drejtėsisė si njė shembull i keq qė hapit gjithkėnd, por qė ka ligj dhe ka edhe Maliq kjo ėshtė thėnė me kohė! Tani sikur t’u pyesja a mund tė bėhet ndryshe, ē’do thonit?

      A e dini Zoti Kryeministėr se gjatė kėtyre viteve tė demokracisė, duke patur kėtu edhe vitin e mbrapshtė 97, ish tė dėnuarit kanė pjesa shembullore, mė tė pėrmbajturit. Kėta njerėz vallė nuk mundėn apo nuk deshėn t’i hedhin zjarrit benzinė? Nuk paskemi njė armik vallė qė e do plumbin mbas veshit? Por as nė qoshen mė tė largėt e skutėn mė tė errėt nuk u duk ndonjėri tė vidhte tė grabiste, nuk u pėrzie nė trafik, kontrabandė etj., etj. E gjithė kjo qė vetėm pėr tė mos gėrvishtur mė tepėr lėvizjen pėr demokraci, pėr tė cilėn ėndėrroi e vuajti njė jetė! Tė burgosurit nuk janė tė dhunshėm, kriminelė, as terroristė, siē flitet! Ish tė dėnuarit politik me gjithė tradhėtinė e gjithanėshme, deri tek shoqata e tyre e sidomos nga ai Institut i mallkuar integrimi, prapė se prapė nuk janė as pėr njė lėvizje kamikaze e as pjesėmarrėse tė Etės e tė Al Fatahut! Tek e fundit e njohin jetėn, e ēmojnė atė, dhe secilit do t’i pėlqente t’i kalonte pesė ditė tė mira. Por ėshtė tradhėtar dhe i mallkuar kushdo qoftė ai qė i provokon deri nė atė pikė duke mos i pėrfillur e fyer, duke i bėrė edhe tė keqen, duke i treguar mė pas edhe bėrrylin. Duke i lėnė pas dore nė varfėri tė papėrballueshme e duke u mohuar edhe atė qė ua ka dhėnė ligji e Kushtetuta, sepse kjo ėshtė tallėse e poshtėruese, kjo e trondit atė deri nė rebelim e mė tej, deri nė njė revoltim tė tillė qė do mund t’ja shpifte sherrin kushdo qė kujton se ka zėnė parajsėn! Ata qė i njohin ish tė dėnuarit dhe qė kanė jetuar me ta e dinė mirė se poshtė atyre reckave qė i kanė katandisur tė mbėshtillen e nėn jorganet me arna e batanijet me pluhur, japin e marrin pėr tė mbijetuar ca shpirtėra njerėzish qė pėrkulet bajoneta nė zemrat e tyre, por qė kur e mori lapsin nė dorė Hasani, shkroi ē’i deshi qejfi dhe sot e kėsaj dite pėr ta nuk ėshtė thėnė kurrė e vėrteta dhe as s’i ėshtė dhėnė e drejta!

      Megjithatė, kėta gurė tė nxjerrė nga zemra e njė shkėmbi tė plasaritur e tė thėrmuar nga koha dhe harresa, tė cilėt dje e pardje humbėn karvanin me florinj nuk e kanė problem tė hedhin nė tavolinėn e bixhozit pesė lekshin e fundit!

      Zoti Kryeministėr! Thonė se kėtė dekadė Demokracie, jeni mė i suksesshmi, ndoshta kjo vjen meqė i keni vėnė nė vijė punėt nė tė dy dyert, nė Parti dhe nė Pushtet, flitet e stėrflitet se jeni modern, me kulturė, jeni njohės i mirė i jetės dhe i qejfit, keni grua tė re dhe tė bukur, makinė luksi, para dhe ju dhimbset edhe pėr njė ēast t’u ikė pa efekte, pėr tė gjithė kėto bėjmė shyqyr dhe ju urojmė, por po tė jetė pėr jetėn e tė tjerėve a mendoni ndonjė ēikė? Ne ish tė dėnuarit vallė s’paskemi tė drejtė pėr jetėn? Po pse politikanėt e partiakėt i keni rimorkjuar pas njė zetori qė shkon e vjen nė bankė, dhe ne na mban tė lidhura duart qė tė mos mund t’i shtrijmė as me lypė tė drejtėn me ligj? Bota po praktikon shpėrblime tė punės sė papaguar tė para njėqind vjetėve, po dėmshpėrblehen edhe puna e robėrve tė luftės, tė llogaritura qė nga ajo e trembėdhjetės e katėrmbėdhjetės! Kush vallė i bėri me heshtė Demokracitė e mėdha pėr ne? Pse nuk ndihet parlamenti Europian, Komiteti i Helsinkit e Organizatat qė kanė pėr detyrė tė mos heshtin? Ai njeri qė ka folur e ka shkruar si ka dashur pėr ne, pse nuk na dha tė drejtėn pėr njė avokat, por i bėri punėt si diktatori kur shkriu Ministrinė e Drejtėsisė! Pse bėheni edhe ju si ca ujqėr qė kapin gjahun me tė mirė dhe futen nė pyll pėr ta hėngėr? Duhet tė mos harroni se ka njė jetė por ka dhe njė histori pėr kėdo! Kėsaj radhe do t’u nderonte Historia dhe do tė merrnit uratat e ish tė dėnuarve, nė qoftė se do t’i jpenit fund sorollatjes sė problemit tonė duke vėnė nė vend ligjin pėr dėmshpėrblimin, prandaj ju shkrova kėtė letėr qė s’ka pse tė futet nė magazinėn e letrave qė nuk do tė marrin pėrgjigje kurrė, as nėpėr zyrat e tjera pėr t’u analizuar!

      E pėrfundoj duke shpresuar se nuk do t’i lini “tė shtresės tonė” me kėrku drejtėsi rrugėve e shesheve, pėr mė tepėr se edhe parlamenti ėshtė duke pritur qė problemi tė futet nė rrugė tė mbarė. Na falni pėr varfėrinė e shkrimit dhe ndonjė pamundėsie pėr t’i thėnė gjėra bukur!

Kolec Visari

Ish i dėnuar politik i Spaēit e Burrelit, invalid i burgjeve komuniste

 

Shkrimtari, studjuesim bashkėpunėtori i gazetės “Shqipėria Etnike”, Prelė Milani, pėrshtat Biblėn nė vargje

Prelė Milani, tashmė me njė zė jo i panjohur si krijuse nė fushėn e satirės, folklorit, si studjues i pasionuar i historisė, dhe bashkėpunėtor i rregullt i gazetės sonė “Shqipėria Etnike”, nė kėtė fundviti qė sapo kaloi ėshtė paraqitur pėrpara publikut me njė botim tė ri poetik tė titulluar “Ti o kėnga e thellėsive tė shpirtit”, duke sjellė pėr herė tė parė Biblėn e pėrshtatur nė vargje nė gjuhėn shqipe, libėr me vlera tė arrira artistike, dhe me mesazhe tė papėrsėritėshme, siē janė mesazhet e Jezuit tė pėrcjella nė vargje, qė dalin nga thellėsia e shpirtit njerėzor.

“Shqipėria Etnike”: -Prelė, sė pari tė pėrgėzoj pėr botimin tuaj tė ri, dhe njėherazi mund tė na thoni si ju lindi ideja qė librin e shejtė ta pėrshtasni nė vargje qė pėrbėn diēka tė veēantė krejt tė re nė fushėn e botimeve fetare?

P. Milani: - Shtysė dhe pikėnisje pėr poezitė e para tė kėtij libri ėshtė njė ėndėrr mbresėlėnėse e korrikut tė vitit 1985. Atė ditė vere isha duke lexuar njė libėr krejtėsisht tė ndaluar, kisha nė dorė Biblėn, njė libėr tė vjetėr me faqe tė zbehta i trashė me kopertinė tė kuqrremtė, me format sa i njė blloku xhepi shėnimesh. Ishte botim i vitit 1930, i shkruar nė gegnisht, ishte i vetmi libėr qė kishte mbetė nga sekuestrimi i librave tė bibliotekės sė kushėririt tim Prof. dok. Kolė Prela deputet i 46-ės, pushkatuar nga Diktatura komuniste nė vitin 1948.

      Leximi i librit tė shejtė ishte njė konfrontim i idealizmit me fuqi hyjnore me materializmin qė studjoja nė fakultet. Nė kėtė pėrplasje ekstreme mes dy tė kundėrtave tė papajtueshme, qė i bėnin sfidė njėra-tjetrės, nuk kisha si tė mos ndihesha i dyzuar nė qėnien time pėr shumė pikėpyetje tė pasqaruara nga materializmi shkencor.

      Ndoshta ky ishte shkaku i asaj ėndrre qė pashė atė natė tė bukur vere. Njė njeri fisnik me rroba tė bardha mė erdhi pranė, njeriu ngjasonte si engjull i bekuar me frymė hyjnore. Ai mė thotė, ti studjon histori, por nuk di pėr vete historinė e krijuesit tant. Mėsoje nga ai libėr i shejtė e i ndaluar historinė e pamohueshme tė gjithėsisė e tė krijuesit tand e mos u indoktrino nga ato qė ju servir ateizmi i tė pafeve.

      E lexova disa herė librin me ėndje, duke pėrjetuar emocione tė fuqishme tė cilat mė frymėzuan dhe mė motivuan pėr disa poezi tė cilat mbetėn pjesė e intimitetit tim deri nė vitet 90-tė. Kur pėrsėri m’u shfaq nė ėndėrr i njėjti person si dikurė, i cili pėrsėri mė kėshilloi, duke mė thėnė, ti shkruan poezi, shkruaj prapė poezi pėr zotin tand, shkruaj dhe lexojua nxėnėsve tu tė pamėkate. Dhe unė tashmė pa asnjė ndrujtje ashtu bėra vėrtetė, shkruaja dhe ua recitoja nxėnėsve tė mia, pastaj me poezitė e mija ata zhvilluan vetė aktivitete recitale nė shkollė, kėshtu pėr disa vite pa ndonjė paramendim tė bėj libėr tė veēantė unė arrit tė pėrshtas Biblėn nė vargje, dhe pas shumė vitesh me ndihmėn e miqve tė misj Vasel Muēa e Valentin Gjetja m’u krijua mundėsia qė kėto poezi spontane t’i pėrmbledh nė njė vėllim si dhuratė pėr tė gjithė besimtarėt e sidomos pėr katekistėt e rinj.

“Shqipėria Etnike”: -Si ia keni arritė tė pėrmbledhni nė 150 faqe poezi njė libėr aq tė gjerė e voluminoz si Bibla?

P. Milani: -Sė pari dua tė them se jam munduar t’i qėndroj besnik shkrimit tė shejtė me njė stil tė thjeshtė korrekt e qė libri tė jetė i kuptueshėm pėr tė gjitha moshat, libėr qė siē thashė lindi nga njė ėndėrr e njė nate vere si sot e 17 vjet mė parė.

      Dhijata e vjetėr nuk qė mė tepėr se 16-17% tė volumit tė kėtij libri qė pėr mua si autor ka si synim tė jetė njė hyrje e shkurtėr, me njė stil tė artikulueshėm qė tė na rrėfejė kohėn dhe kushtet kur mes nesh erdhi nė jetė Mesia shpėtimtari ynė i shumė pritur, personaliteti mė i shquar i tė gjithė kohėrave, Udhėheqėsi mė i madh, Mėsuesi mė i madh, qė i ka bėrė mė shumė se kushdo tjetėr tė mira njerėzimit. Ai qė si kėrrkush tjetėr nė gjithėsi ka jetuar jetėn mė tė shejtė, se kushdo qė ka jetuar ndonjėherė. Ai qė u flijua nė kryq tė shpėtonte njerėzimin nga mėkati.

      Librin fillon me Krijesėn nga Zanafila, Njeriu i parė (Adami e Eva), Parajsėn, Njeriu braktisė parajsėn, Ndėshkimi i Zotit, Kaini dhe Abeli, pėr tė kaluar te Pėrmbytja e Madhe, pas sė cilės vjen Fillimi i ri ku Abrahamin e thėrret Zoti pėr tė krijuar popullin e zgjedhur nga perėndia, Prej teje o Abraham/do bėj ni popull me famė/shumė pasardhės do tė keshė/njė komb tė madh do ngreshė/Si shembėllim i bekimit tim/si babaj i popullit tim/gjithė kombet qė janė/bekimin tim e kanė.

      Dhe siē deshi Zoti nga pasardhėsit e Abrahamit lindi populli i zgjedhur i Izraelit.

Izrael lum ke ke lindė

Jozef David Mojsinė

mbi tė gjithė linde Mesinė

Jezujin e Nezaretit

Shpėtimtarin e planetit

      Kjo poezi pasohet me sihariqin e Shpalljes sė lindjes sė Mesisė, Shpėtimtarit tė gjithė pushtetshėm, qė mishėron personalitetin mė tė pashoq tė gjithė kohėrave qė i ndryshoj drejtimin historisė. As njė fe tjetėr nuk pohon se themeluesi i saj ėshtė ngritur nga tė vdekurit, dhe nga kjo pikpamje krishtėrimi ėshtė unikal ku secili argument pėr vleshmėrinė e Krishtėrimit, qėndron ose rrėzohet nė bazė tė ringjalljes sė Jezujit nga Nezareti.

“Shqipėria Etnike”: -Si ėshtė pritur ky libėr nga autoritetet kishtare?

P. Milani: -Libri ka vetėm pak kohė qė ka dalė nė qarkullim, megjithatė e ndiej veten tė gėzuar dhe entuzjast, pėr djersėn e derdhur pasi tė gjithė ata qė e kanė lexuar deri tani janė shprehė shumė pozitivisht.

      Unė librin ua kam dhuruar natyrisht tė gjitha personaliteteve fetare mė tė larta tė Shkodrės, njė pjesė e mirė e tė cilėve e kanė quajtur si njė surprizė befasuese dhe tė kėndėshme pėr lexuesit e krishterė.

      Vlerėsoj sidomos vlerėsimet e sinqerta dhe vėrejtjet dashamirėse tė Dom Luējanos. Ndėrsa zonja Ana Luka gazetare e departamentit shqip tė Radio Vatikanit, shumė e entuzjazmuar jo vetėm mė pėrgėzoi pėr diēka tė rrallė siē e quajti ajo botimin tim, por mė premtoi se me kėnaqėsi nė emisjonet e saja nė shqip do tė jepte fragmente nga ky libėr por sa ajo tė kthehej nė Vatikan pas festave tė mėdha Krisht lindjeve e vitit tė ri. Lexuesve tė thjeshtė kam menduar t’ua ofroj pranė institucioneve fetare, por ajo qė mė trishton mua si krijues ėshtė mungesa e dėshirės minimale e publikut pėr lexim, aq sa libri ėshtė so njė mall i pėrbuzur qė nuk vlen as sa njė birrė, ndėrkohė televizioni, gazetat ushqejnė masėn e gjerė tė publikut shpesh me amoralitete porrnografike, duke ē’indoktrinuar nė mėnyrė tė pėrēudnuar personalitetin e njerėzve tė cilėt flasin e bėjnėmoral nė emėr tė lirisė e tė drejtave universale, duke degjeneruar ligjshmėrinė njerėzore dhe duke na proklamuar, abortin, prostitucionin, homoseksualitetin, pedofilinė etj., etj.

      Shkurt llafi libri ėshtė njė mall i pakonsumueshėm dhe fatkeqėsisht ushtria e atyre qė e pėrbuzin librin po vjen duke u rritur dita-ditės. Edhe Bibla, ndonėse ėshtė libri mė i lexuar nė botė, akoma kėtu tek ne lexohet mė pak se gazetat, aq mė pak studjohet dhe interpretohet nė jetė nga besimtarėt. Degradimi deri nė shpėrfytyrim i shoqėrisė sė sotme mė nxiti dhe mė pėrforcoi besimin mė tepėr se shkaku i shumė fatkeqėsive tona ėshtė mohimi qė i kemi bėrė disa herė perėndisė, dhe po vuajmė akoma ndėshkimin e asaj qė nuk e kemi njohur zotin pėr zot.

“Shqipėria Etnike”: -A nuk do tė ishte mirė tė shoqėrohej ky libėr me njė parathėnje personaliteti tė klerit, qė do i shėrbente si ēertifikim pėr lexuesin?

P. Milani: -Edhe unė e kam dėshiruar njė gjė tė tillė, por nuk mund tė quhet i pa ligjėruar nga kisha, pse nuk ka firmėn ta zėmė tė arqipeshkvit, ky libėr ėshtė pėrshtatur identikisht nga proza nė vargje sipas shkronjėtarėve tė ungjillit duke e bėrė mė tė thjeshtė dhe metodikisht mė tė asimilueshėm. Se pėrse nuk ka firmėn e dikujt, nuk ėshtė faji im, edhe sikur ta kish njė firmė dhe pėrveē efektit publicitar nuk do tė kishte asnjė vlerė tjetėr. Nuk ia vlen tė pėrmend emra por dikush qė merret me botime fetare nuk ėshtė lodhė as tė ēfletojė materialin e daktilografuar sa pėr tė parė qoftė edhe pėr kureshtje titujt e poezive, lėre pastaj t’i lexojė ata mė tej. Jam pėrpjekur disa herė tė kontaktoj me arqipeshkvin, por nuk ėshtė aq e thjeshtė kur nuk ke asnjė njohje personale, shkon me ditė tė tėra e nuk e takon dot, pastan natyra e ftohtė dhe statike nė pėrgjithėsi e klerikėve, ėshtė disi irrituese pėr sedrėn time si krijues me temperament qė nuk lakohem lehtė pėr tė marrė ēdo formė, ndėrkohė kur sot pėr tė qenė praktik duhet tė jesh si parafina dhe tė marrėsh nė vend kthesėn 180 gradė.

“Shqipėria Etnike”: -Ē’mesazhe tė veēanta do veēoje pėr ne nga ky libėr?

P. Milani: -Dua tė veēoj se njeriu pa ideale nuk ka dallim nga gjitarėt e botės shtazore, pėrkundrazi njė njeri pa ideale ėshtė mė instinktiv, mė gjakatar dhe mė i degjeneruar se ēdo gjitar tjetėr ashtu siē ka thėnė me tė drejtė natyralisti Darvin, Shpirti e dallon njeriun nga kafshėt.

      Libri i shejtė ėshtė nė pasqyrė ku gjithsecili sheh veten e vet se kush ėshtė ai, dhe nuk ėshtė faj i pasqyrės pse njerėzit janė tė shėmtuar dhe nuk donė ta shohin shėmbėlltyrėn e vet nė pasqyrė por rrinė e shohin hundėn e njėri-tjetrit. Njerėzit duke parė veten e vet nė kėtė pasqyrė edukohen me frymėn e shejtė dhe pastrohen nga e liga, nuk ėshtė meritė tė rafish gjoksin jam kristjan dhe si i tillė jam detyrimisht i pėrkryer, kristjan i vėrtetė ėshtė ai qė bėn jetėn sipas udhėzimeve tė zotit tonė Jezus.

      Sot kur vėrehet kudo mė tepėr se kurrė absolutizmi i pushtetit material mbi atė ideal, thėnia e Jezusit duhet tė na ngulitet nė kokė pėr t’i ardhė nė ndihmė shpirtit tonė.

Pėr bukėn qė ju hani

mos u ankoni mos qani

por tė jen tė brengosur

pėr bukėn e jetės sė pasosur

unė jam nga kjo bukė

falė nga zoti zemėr butė

      Nė kėtė realitet tė egėr shqiptar me dhunė, intriga e vrasje Jezusit duhet t’ja kemi vathė nė vesh ktė kėshillė.

Edhe ai qė zemėrohet

me tė tjerėt hidhėrohet

Budalla kush i thotė shoqit

llogori do t’i japė zotit

po ja nxive kujt gjakun

e ke tė fituar mėkatin

Kush namė tė marrtė djalli

n’fund tė ferrit e djeg zjarri

dhe mbi tė dorė kush do vėrė

mjerė ai qė nuk e din

ka vu dorė mbi perėndinė

      Ne duhet ta dimė tė gjithė se pushteti i llafeve, intrigave, i gėnjeshtrave dhe i krimit nė ēdo formė tė kamufluar qė shfaqen nuk i shpėtoi syrit tė perėndisė.

Ai qė u fali njerėzve sy

thoni vallė nuk shikjon

ai qė u fali njerėzve veshė

thoni vallė nuk dėgjon

Para syve tė Perėndisė

si tė mirė si tė liq

as gjė nuk fshihet dot

pa u parė lakuriq

      Shiheni sot familjen gjėnė mė tė shtrenjtė tė shqiptarit, shiheni si ėshtė katandisur nga kthetrat e krimit brenda llojit tė vet, kjo ėshtė produkt i drejtpėrdrejtė i krizės morale tė shoqėrisė sė sotme ku shpesh na paraqitet si moderne, si evropiane ajo qė si do tė pėrkthehet e tė interpretohet nuk ėshtė veēse imoralitet modern.

      Sikur tė dėgjohej kėshilla e Jezusit pėr burrin, gruan dhe fėmijėt familja do tė ishte e pastėr, e qėndrueshme dhe solide.

Krishti ėshtė kokė e Kishės

truri shpėtimtarė i trupit

siē i bindet Kisha Krishtit

gruja le ti bindet burrit

 

Sa e deshi Krishti Kishėn

q’pėr tė u flijua e ndėrroj jetė

burri tė jetė i dashur eh dhe i mėshirshėm

ta dojė e ta nderojė gruan e vet,

 

Si burri si gruja

qė tradhėton bashkėshortin

kan tradhėtuar perėndinė

zoti e urren divorcin

 

Divorci dhe tradhėtia

e ulin e poshtrojnė njerinė

familjen e ka krijue pernėdia

familja e dallon njeriun me bagėtinė

      Njė martesė e shėndoshė sjell njė familje tė shėndoshė dhe tė lumtur

O fėmij lule tė jetės

doni prindrit qė u kanė lindė

por si mjalti i zogut tė bletės

jeni ju pėr perėndinė

      Tė gjithė themi se fėmija ėshtė pasqyrė e prindit prandaj Jezusi na kėshillon

I mėsoni i kėshilloni

prindi fėminė ka pasqyrė

rroni kot dhe nė qoftė s’rroni

po s’tu bė fėmija i mirė

      Sot nė njė realitet ku fobizmi, urrejtja krahinore, ndasitė dhe pėrēarjet etnike e ndėrfetare rrezikojnė ekuilibret e balancės globale profecia e Jezusit pėr dashni, paqe e lutje edhe pėr armiqtė ėshtė dhe mbetet parimi themelor i doktrinės universale tė krishterė.

Njeriu i mirė e i vėrtetė

i don tė afėrmit e vet

i don tė mirė e tė liq

si miq dhe armiq

nga zoti s’ka shpėtim

mėshirė as bekim

po qe se dashuroni

veē ata qė doni

Kriminelėt e mallkuar

njani-tjetrin e duan

 ju t’tjerėt po mos ti doni

 nga ata nuk ndryshoni

Veē, bashkėbesimtarėt

e tė tjerė tė mos doni

vall ju nga tė pa fetė

mė thoni ku ndryshoni

“Shqipėria Etnike”: -Ē’plane krijuese keni pėr tė ardhmen?

P. Milani: -Nuk kam si ta fsheh se jetojmė nė kushtet e njė kapitalizmi tė egėr shumė barbar, qė pėr ta justifikuar politikanėt tash 12 vjet vazhdojnė ta thėrrasin me emrin tranzicion, dhe nuk ka asnjė gjasė tė pėrfundojė edhe pėr disa dekada tė tėra. Tė krijosh sot ėshtė sakrificė rraskapitėse tė botosh shkrimet e tua sot do tė thotė tė shkosh tė rruhesh pa lagė, nga tarifat e larta tė shtėpive botuese, do tė thotė qė djersa e derdhur e mundi i harxhuar tė mos tė dalė nė dritė pėr sa tė jesh gjallė nė ktė botė, se punojnė polici koeficienti i vėshtirėsisė ėshtė 200% aq sa edhe vetė nuk e kuptoj se si ja arrij, apo tė duroj ironinė bajate tė shefave kur duan tė mė kundėrvihen, duke mė thėnė ti e ke mendjen pėr tė shkruar jo pėr tė punuar.

      Siē e dini vjet kam botuar vėllimin satirik “Qajė e qeshė pėr Shtetin”, kam pėrfunduar vėllimin e dytė, por do i heq fjalėn shteti nė fund se po mė zė belaja si me socialistėt si me demokratėt tė cilėt ngatėrrojnė shtetin me pushtetin e tyre, dhe nuk e dinė akoma se pushteti alternohet ndėrsa shteti mbetet gjithnjė.

      Si bashkėautor me mikun tim Lazėr Kodra, jam nė pėrfundim tė librit “Biografia e Dukagjinit nė vargje”, qė do tė jetė libri mė i rėndėsishėm i deritanishėm pėr mua. Kam tė pėrfunduar nė dorėshkrim librin poetik me tematikė historike “Pirro i Epirit dhe Teuta e Ilirisė”, dhe jam duke punuar pėr njė libėr me pėrralla shqiptare.

      Natyrisht pengesa kryesore mbetet sigurimi i mjeteve financiare, pėr librin, pak mendojnė ata qė kanė para, pak mendojnė ata qė kanė pushtet, pėr tė mos thėnė aspak, pėrveē pasionit nuk kemi asnjė avantazh as tė shkruajmė as tė botojmė.

“Shqipėria Etnike”: -Cili ėshtė mesazhi juaj pėrfundimtar?

P. Milani: -Mesazhin pėrfundimtar dua ta pėrcjell pėrmes vargjeve tė mėposhtme:

O kėnga e thellėsive tė shpirtit

o rrefreni i tė gjitha kėngėve tė botės

lėvduar qoftė emri i Jezu Krishtit

zotit tė vėrtetė tė qiellės e tė Tokės

      Vetėm tek personi i Jezu Krishtit ėshtė mishėruar paqja e drejtėsia. Ju falenderoj ju dhe gjithė stafin e gazetės “Shqipėria Etnike”. Jeni shumė simpatikė, seriozė dhe tė adhuruar nga opinioni qytetar e intelektual mbarė kombėtar. Ju uroj suksese edhe tė mėtejshme si amanetqarė tė fjalės sė lirė. Ju faleminderit pėr intervistėn.

Intervistoi Zef Nika

 

 

Policia gjyqėsore ėshtė polici gjyqėsore

-Shkelje flagrante e Ligjit Nr. 8677, datė 02. 11. 2002 “Pėr organizimin dhe funksionimin e policisė gjyqėsore”-

      Pas viteve ’90,s trukturat e hetimit tė veprave penale nė vendin tonė, nėn etiketimet “strukturim” apo “ristrukturim”, morėn emėrtime tė ndryshme si: Hetuesi, Polici Hetimore dhe sė fundi Polici Gjyqėsore, e cila gjatė viteve 1995-2001, u organizua dhe funksionoi, bazuar nė Dekretin e Presidentit tė Republikės Nr. 1188, datė 10. 08. 1995 “Pėr policinė gjyqėsore”. Pėr kėtė periudhė, megjithė mangėsitė ligjore dhe mosrespektimin e disa prej kėrkesave tė kėtij Dekreti, veprimtaria e policisė gjyqėsore ishte pėrgjithėsisht efektive, por nuk arriti t’i pėrgjigjej nevojės konkrete tė hetimit tė veprave penale dhe luftės kundėr krimit. Pėr mė tepėr, gjatė kėsaj periudhe disa prej titullarėve dhe drejtuesve, veēanėrisht tė Policisė sė Shtetit, mangėsitė ligjore tė Dekretit “Pėr policinė gjyqėsore” i shfrytėzuan pėr tė justifikuar mangėsitė, madje serioze tė punės sė tyre dhe duke u pėrpjekur qė pėrgjegjėsinė konkrete t’ua faturonin Prokurorisė dhe Gjykatės.

      Sidoqoftė, me Ligjin Nr. 8677, datė 02. 11. 2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e policisė gjyqėsore”, u krijuan potencialisht tė gjitha premisat e nevojshme, qė, kjo polici tė riorganizohej dhe tė zhvillonte veprimtarinė e saj nė pėrshtatje tė plot me kėrkesat aktuale e perspektive tė parandalimit tė krimit dhe tė luftės kundėr tij. Me kėtė ligj, pėr herė tė parė e nė mėnyrė tė plotė, u pėrcaktuan tė gjitha rregullat e atribuimit tė funksioneve tė policisė gjyqėsore dhe tė funksionimit tė shėrbimeve dhe seksioneve tė kėsaj policie.

      E keqja e madhe qėndron nė faktin se, disa titullarė e drejtues tė organeve dhe institucioneve shtetėrore, tė ngarkuar posaēėrisht me zbatimin konkret tė kėtij ligji, vepruan arbitrarisht e nė kundėrshtim flagrant me kėrkesat thelbėsore tė ligjit pėr rrjedhojė, instaluan njė regres tė dukshėm e me pasoja tė rėnda nė veprimtarinė e mėtejshme tė policisė gjyqėsore. Pėr kėtė arsye, veprime tė tilla tė kėtyre titullarėve apo drejtuesve duhet tė konsiderohen antiligjore, antikushtetuese dhe me pasoja mjaft negative e nė dėm tė interesave themelore tė shtetit. Pėr ta patur fare tė qartė kėtė fenomen regresiv, ėshtė e nevojshme t’u referohemi disa prej premisave potenciale tė mundėsuara nga ky ligj, pėr njė veprimtari efektive tė policisė gjyqėsore dhe pasojave tė ka sjellė dhe vazhdon tė sjellė zhvlerėsimi i kėtyre premisave, si pasojė e shkeljeve tė kėrkesave tė ligjit. Nė kėtė kėndvėshtrim, theksojmė se policia gjyqėsore, e konceptuar si njė institucion konkret nuk ngjason me institucionet e tjera, tė ngarkuara me detyrė parėsore, atė tė luftės kundėr krimit, siē janė: Policia e Shtetit, Prokuroria apo Gjykata, por nė tė vėrtetė kjo polici pėrbėn njė institucion organik dhe me funksione mjaft tė qarta ligjore, qė realizohen nėpėrmjet tre drejtimeve tė pėrcaktuara nga vetė ligji, tė cilat konkretisht janė:

Ushtrimi i funksionit tė Policisė Gjyqėsore, i parashikuar nė nenin 5 tė ligjit.

Shėrbimet e Policisė Gjyqėsore, tė parashikuara nė nenet 6 dhe 7 tė ligjit. Duhet tė jetė e qartė se, nė kuptimin e kėtyre dy drejtimeve, kemi tė bėjmė me atė veprimtari tė policisė gjyqėsore e cila ushtrohet nga njėsitė e Policisė sė Shtetit, tė forcave tė tjera policore, apo tė institucioneve publike, si dhe nga oficerėt dhe agjentėt e tyre, tė cilėve u atribuohet konkretisht funksioni i oficerit apo agjentit tė policisė gjyqėsore, veēse kjo veprimtari ushtrohet prej tyre vetėm nė procesin e kryerjes sė detyrės funksionale, qė u ėshtė ngarkuar nė pėrshtatje me kėrkesat e ligjit organik tė forcės policore, ose institucionit publik ku bėjnė pjesė.

Seksionet e Policisė Gjyqėsore, tė parashikuara nė nenin 8 tė ligjit, tė cila pėrbėjnė hallkėn thelbėsore tė policisė gjyqėsore pėr faktin e thjeshtė se, oficerėve dhe agjentėve tė kėtyre seksioneve, me kėtė ligj, u ėshtė ngarkuar detyra e kryerjes sė hetimeve pėr tė gjitha procedimet dhe llojet e veprave penale. Kjo detyrė nuk i pėrket dhe nuk mund t’i ngarkohet askujt tjetėr, me pėrjashtim tė rastit, kur kemi tė bėjmė me ēėshtje tė posaēme, hetimi i tė cilave kėrkon specializim tė veēantė, i cili mund t’u mungojė oficerėve tė organikės sė seksioneve tė policisė gjyqėsore. Kėto raste janė aq pėrjashtimore, sa qė oficeri apo agjenti i policisė gjyqėsore, specialist i fushės pėrkatėse, i vihet nė dispozicion prokurorit kompetent pėr hetimin nga titullari i policisė a institucionit publik pėrkatės vetėm me kėrkesėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Nė funksion tė realizmit tė kėsaj detyre nga seksionet e policisė gjyqėsore, ligji pėrcakton kėrkesa dhe parametra rigorozė, tė detyrueshme pėr t’u respektuar nė krijimin dhe organizimin e kėtyre seksioneve, nga tė cilat, si mė thelbėsoret mund tė pėrmendim:

1. Seksionet e policisė gjyqėsore krijohen vetėm pranė prokuororive, ēka do tė thotė qė, nė ēdo prokurori tė veēantė krijohet njė seksion i vetėm i kėsaj policie. Kėto seksione nuk mund tė krijohen dhe as tė copėzohen nė asnjė lloj policie apo institucioni tjetėr.

2. Ndryshe nga ē’konceptohej dhe pėrcaktohej nė aktet e mėparshme ligjore, me kėtė ligj vendoset njė raport rigorozisht i pėrcaktuar midis numrit tė juristėve dhe oficerėve tė tjerė tė policisė gjyqėsore, jojuristė, nė pėrbėrjen e seksioneve. Juristėt, me cilėsinė e oficerit tė policisė gjyqėsore, mund tė pėrbėjnė jo mė shumė se njė tė katėrtėn e numrit organik tė seksionit tė policisė gjyqėsore.

3. Ėshtė pėrcaktuar si detyrim ligjor i Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe i titullarėve tė tjerė tė institucioneve shtetėrore, tė ngarkuar posaēėrisht me zbatimin e kėtij ligji, plotėsimi i organikės sė seksioneve me oficerė tė policisė gjyqėsore, jojurist, por qė janė specialistė tė lartė nė fusha tė veēanta qė lidhen me hetimin e veprave penale, si ekonomistė, inxhinjerė, agronomė etj.

4. Pėrveē kriterit mbi llojin e arsimit qė duhet tė zotėrojnė oficerėt e policisė gjyqėsore, tė sanksionuara nė nenin 10, pika 2 tė ligjit, ku shprehimisht thuhet: “Oficerėt e policisė gjyqėsore tė efektivave tė Policisė sė Shtetit duhet tė kenė arsimin e lartė policor, ndėrsa ata tė organeve tė tjera duhet tė kenė arsimin e lartė juridik ose profesional tė posaēėm nė fusha tė tjera qė lidhen me hetimin e veprave penale”, nė kėtė ligj vendoset kriter i veēantė mbi pėrvojėn praktike qė duhet tė ketė oficeri i policisė gjyqėsore pėr ta caktuar nė organikėn e kėsaj policie. Sipas kėtij kriteri tė sanksionuar nė nenin 11, pika 3 tė ligjit, kandidati qė kėrkon pėr t’u caktuar nė kėtė detyrė ėshtė i detyruar tė paraqesė dokumentin “qė vėrteton se ai ka ushtruar veprimtari tė policisė gjyqėsore pėr njė periudhė sė paku dy vjeēare nė pesė vitet e fundit tė punės”.

      Kėto e tė tjera pėrcaktime tė Ligjit: “Pėr organizimin dhe funksionimin e policisė gjyqėsore”, nuk pėrbėjnė ndonjė paradoks, siē kanė pretenduar pikėrisht shpėrdoruesit e kėtij ligji, pėrkundrazi, garantojnė profesinalizmin e domosdoshėm tė pėrbėrjes sė seksioneve tė policisė gjyqėsore pėr tė realizuar me efektivitetin dhe cilėsinė e duhur hetimin e tė gjitha procedimeve dhe llojeve tė veprave penale.

      Paradoksi i vėrtetė qėndron nė faktin qė, pikėrisht e posaēėrisht pėr zbatimin e kėtij ligji, me veprimet e mosveprimet e tyre nė lidhje me riorganizimin e policisė gjyqėsore nė tėrėsi, por nė veēanti tė seksioneve tė kėsaj policie, bėnė edhe gabimet mė tė pafalshme, duke shkeluar nė mėnyrėn mė flagrante ēdo kėrkesė a parametėr tė ligjit nė fjalė dhe konkretisht:

Sė pari: Janė shpėrfillur e shpėrdoruar kriteret e pėrcaktuara nga ligji pėr caktimin nė detyrė tė juristėve, me cilėsinė e oficerit tė policisė gjyqėsore nė seksionet e kėsaj policie. Mjafton tė evidentohet fakti qė, njė pjesė e kėtyre juristėve caktohen fillimisht nė detyrė nga Prokurori i Pėrgjithshėm, me pretendimin se ky pėrbėnte edhe numrin e lejuar nga ligji, ndėrsa pak mė vonė caktohen nė pėrbėrje tė seksioneve edhe disa juristė tė tjerė, tashmė jo nga Prokurori i Pėrgjithshėm, siē ėshtė pėrcaktuar nė pikėn 8 tė nenit 11 tė ligjit, ku shprehimisht thuhet: “Juristėt, nė pėrbėrje tė seksioneve tė policisė gjyqėsore, caktohen nė detyrė nga Prokurori i Pėrgjithshėm”, por nėpėrmjet “Portės sė Fatit”, tė themeluar nga e ashtuquajtura marrveshje midis Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe Ministrit tė Rendit Publik. Trajtimi i problemit nė kėtė mėnyrė solli dhe njė lloj diskriminimi tė dukshėm tė juristėve tė “Portės sė Fatit”, tė cilėt edhe pse vazhduan tė kryenin detyrėn pėr rreth 11 muaj, nuk morėn asnjė lloj page, derisa mė nė fund u pezulluan “ndoshta” me tė drejtė nga detyra. Krahas caktimit nė detyrė tė njė pjese, njė pjesė tjetėr juristėsh largohen nga detyra po me urdhėr tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ju kėrkoj ndjesė disa prej juristėve qė u caktuan nė detyrė nė njė seksion tė policisė gjyqėsore, me tė cilėt ksiha punuar disa vite nė kėtė seksion, por pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė qė disa prej tė larguarve ishin me eksperiencė e pėrvojė shumė mė tė madhe pune, e pėr mė tepėr mė tė vlerėsuar nė veprimtarinė e tyre, krahasimisht me disa prej atyre juristėve qė u caktuan tė vazhdonin punėn, ndėr tė cilėt kishte edhe tė evidentuar qartė pėr tė meta e mangėsi serioze nė detyrėn qė kryenin. Sidoqoftė edhe njė dallim tjetėr tė dukshėm kishte midis kėtyre dy “kategorive” juristėsh. Tė ricaktuar nė detyrė, ishin caktuar nė pėrbėrje tė seksionit pak a shumė vitet e fundit, ndėrsa tė gjithė tė larguarit, ishin caktuar nė detyrė pothuajse papėrjashtim nė vitin 1992...

Sė dyti: Janė larguar nga detyra e oficerit tė policisė gjyqėsore, nė pėrbėrje tė seksioneve tė kėsaj policie dhe janė “zėvendėsuar” me tė tjerė, ndėrkohė qė, disa prej tė larguarve plotėsonin tė gjitha kriteret ligjore dhe ishin tė vlerėsuar mjaft pozitivisht pėr aktivitetin e tyre, ndėrsa disa prej “zėvendėsuesve”, nuk plotėsonin as disa prej kritereve bazė pėr t’u caktuar nė detyrėn e oficerit tė policisė gjyqėsore. Sė paku nga seksioni i Prokurorisė sė rrethit Shkodėr u larguan tre oficerė, tė cilėt pėrveē arsimit tė lartė juridik, zotėronin dhe zotėrojnė edhe arsim tjetėr tė lartė profesional tė posaēėm, tė preferuar me ligjin nė fjalė dhe zėvendėsohen me “policė” qė nuk zotėrojnė asnjė lloj arsimi tė parashikuar nga ligji(!)

      Shpesh thuhet qė ēdo e keqe ka dhe njė tė mirė. Edhe nė kėtė rast mendoj se Policia e Shtetit pėrfitoi nga “mjergulla” dhe disa prej oficerėve tė saj, tė keqvlerėsuar pėr aktivitetin dhe profesionalizmin e tyre jua “faturoi” seksioneve tė policisė gjyqėsore, duke “realizuar” kėshtu edhe detyrimin ligjor pėr plotėsimin e organikės sė kėtyre seksioneve. Pėr mė tepėr nga kėto oficerė, titullarė e drejtues tė Policisė sė Shtetit vazhdojnė tė kėrkojnė deri dhe tė dhėna tė hollėsishme pėr hetimet qė u janė ngarkuar tė kryejnė, duke ju kujtuar atyre vartėsinė e “dyfishtė”, apo borderotė pėr pagat e tyre, ndėrkohė qė nė nenin 14, pika 1, germa “a” tė ligjit, pėrcakton qė, raportimi i tė dhėnave mbi hetimin jashtė zyrės sė prokurorit pėrbėn sipas rastit pėrgjegjėsi deri penale pėr oficerin apo agjentin e policisė gjyqėsore qė bėn njė raportim tė tillė.

      Tė duket sikur shikon njė ėndėrr tė keqe, kur kujton njė bisedė tė bėrė shumė kohė mė parė me “projektuesin” e kėtyre lloj “marrėzirave”, zotin Kasem Berberi, atėherė dhe aktualisht nė detyrėn e shefit tė personelit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, tė cilit kur ju viunė nė dukje raste tė tilla i erdhi pėr mbarė tė shprehej: “Persona tė tillė do ta gėzojnė rrogėn e oficerit tė policisė gjyqėsore e shumta dy vjet”. Duket qartė se sa e ndjen ky zotėri pėrgjegjėsinė pėr keqzbatimin e ligjit, megjithatė, vazhdon tė jetė i qetė nė detyrėn e tij si shef. Nuk ka si tė ndodhė ndryshe, pėrderisa zoti Berberi ėshtė edhe “Kunati i shokut Xhemal”.

      Pasojat konkrete tė kėtyre e tė tjera shkeljeve flagrante tė Ligjit Nr. 8677, datė 02. 11. 2000, “Pėr organizimin dhe funksionimin e policisė gjyqėsore”, besoj se i ka shumė tė qarta Prokuroria e shtetit shqiptar, e cila nėpėrmjet njė kontrolli tė ushtruar kohėt e fundit prej saj, ka evidentuar gjendjen mė tė rėndomtė qė mund tė ketė ekzistuar nė realizimin e detyrės sė hetimit tė procedimeve dhe veprave penale gjatė gjithė periudhės sė veprimtarisė sė policisė gjyqėsore. Ky ėshtė fruti “i vjelur” i pemės “sė mbjellė” veēanėrisht nga ish Kryeprokurori Arben Rakipi me shefat e tij, nė lidhje me veprimet e mosveprimet e tij nė zbatim tė kėtij ligji, preferoj thjeshtė tė pėrsėris vetėm ēka kam shkruar kohė mė parė nė njė letėr me tė cilėn i jam drejtuar Kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku shprehimisht shkruhej: “...jam shumė i habitur pėr faktin se ky Prokuror, me sa duket, nuk ka as shqetėsimin mė tė vogėl pėr problemin nė fjalė, ēka mė bėn tė dyshoj se, ose ėshtė tejet i paaftė, sė paku si jurist, ose ėshtė i papėrgjegjshėm pėr detyrėn qė kryen, ose ėshtė i predispozuar qė tė shkelet e dhunohet ligji, ashtu siē ka ndodhur nė tė vėrtetė”.

      Sidoqoftė, problemi mė serioz dhe shqetėsues mbete: Do tė ketė pajtim e indiferentizėm ndaj kėsaj gjendjeje dhe kėtyre shkeljeve flagrante tė Ligjit “Pėr organizimin dhe funksionimin e policisė gjyqėsore”, apo do tė bėhen korigjimet e duhura, ndonėse tė thella, por tė domosdoshme. Do tė vazhdojė tė funksionojė Policia “Gjyqėsore”, apo do tė vihet nė funksion Policia Gjyqėsore...

Dodė Mehmetaj

Ish oficer i Policisė Gjyqėsore nė seksionin e Prokurorisė Shkodėr

 

Perandoria dėshtake e ambasadorit nė pension dhe qytetėrimi

Kohėt e fundit shpenzova 30 lekė dhe bleva pėr tė parėn herė gazetėn “Rimėkėmbja” tė datės 24 dhjetor 2002.

      Isha kureshtar tė dija se ē’shkruhej nė tė, meqė njė shoku im, kishte marrė nga redaktori a drejtori i asaj gazete 1000 lekė honorare pėr njė artikull qė kishte botuar aty dhe me atė shumė parash bleu serinė e revistės “Hylli i Dritės” qė vazhdon tė botohet nė Tiranė.

      Fillimisht, si nė ēdo gazetė, vėrejta artikujt dhe autorėt e tyre qė nuk i kalonin pesė tė tillė, megjithėse dy prej tyre kishin nga dy artikuj. Ai qė mė ra nė sy dhe qė kishte shkruar “goxha”, ishte ambasadori nė pension. U befasova nga titulli i gazetės “Rimėkėmbja”. Ē’donte tė “rimėkėmbte” ajo qė ishte mbushur me zhargone fjalėsh “pa doganė”, si: “histeri, “inkuizicion”, “katolikocentrist”, “bizantizėm”, “kundėrshpifograf”, “Shqipėri katolike”, “apologji”, fjalė tė cilat mund t’i futim nė fjalorin arkaik, por kishte dhe “neologjizma”, si: “Kastriot m..., Nikollė Le(h)si a Les(h)i, ...minoritet katolik nė Shqipėri, etj.

      Mė tėrhoqi vėmendjen togfjalėshi i fundit i cili ishte shkėputur nga fjalia: “Pjesa humoristike nė fjalė nuk synonte nė asnjė mėnyrė tė denigronte figurėn e Papės pėr minoritetin katolik nė Shqipėri”.

      Zoti artikullshkrues, a thua e di se ē’kuptojmė me fjalėn “minoritet”, qė katolikėt shqiptarė i quan tė tillė nė njė kohė kur dihet mirėfilli se katolikėt e Shqipėrisė janė autoktonė, vendas, ndėrsa minoritet janė pakicė kombėtare qė jeton nė njė vend a nė njė shtet tjetėr, si: “Minoriteti grek nė Shqipėri...” (Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe, T. 1980, fq. 1141) apo banorėt nė fshatin Vrakė tė Shkodrės qė janė minoritet sllav...

      Dua t’ju tregoj juve z. artikullshkrues me patronim me sufiks turk, -xhi (prapashtesė mjaft prodhimtare nė gjuhėn shqipe, si: ari-xhi, xhepa-xhi, han-xhi etj.) se ti, bashkė me mua, quhemi shqiptarė tė konvertuar nga albanez nė mesjetė, se sikur tė mos kishte mbijetuar ai element “minoritet katolik nė Shqipėri”, qė e quani ju, kush e di si do tė emėrtoheshim!

      Profesor Sami Repishti, me banim nė SHBA, njė analist i ēėshtjeve tė Ballkanit e posaēėrisht i problemeve sociale nė Shqipėri, shkruan:

      “Nė historinė bashkėkohore, prania e elementit shqiptar katolik ka qenė e plotė dhe e gjithanshme. Nuk ka veprimtari kryesore kombėtare ku ky element tė mos ketė qenė nė qendėr tė punės pėr Shqipėrinė. Qė nga Pavarėsia, rrethimi i Shkodrės, rezistenca kundėr serbėve, malazezėve, Konferenca e Paqes mbas Luftės sė Parė Botėrore, Kongresi i Lushnjes, lėvizja demokratike e 1924-ės, pėrhapja e arsimit dhe kulturės shqiptare, rezistenca kundėr regjimeve totalitare, etj. ky element ka qenė gjithherė nė radhėt e para.” (“Madhėshtore”, Baldvin New York Sity, 2 Nandor 1997, fq. 3).

      Tematika e zgjedhur nga ajo gazetė, nuk mė duket aspak bashkėkohore e frytdhėnėse, sepse nuk i shėrben “rimėkėmbjes” sė kėtij populli tė shkatėrruar ekonomikisht. Tė kapesh sot, nė shekullin XXI, flok pėr flok pėr ēėshtje feje se kush ėshtė i pari apo i treti, kush inkuizitor e cili human, ėshtė tė mihėsh nė ujė. Po, duket se historia u pėrsėritka nė njė rreth vicioz pa mbarim... Edhe nė shekullin tonė qė sapo kapėrcyem, njė farė Ismet Toto, pati cėnuar e vėnė nė grykė tė pushkaliqes sė tij me barut tė lagur klerin katolik shqiptar nė njė artikull me temė: “Grindje me klerin” (katolik BS) duke pohuar sofizma dalėboje, si: “Ungjilli ėshtė njė pėrrallė”, “Sh’Pali rrenė”, etj. (Shtypshkronja “Gutenberg”, Tiranė, 1934).

      Ky artikull tendencioz pati detyruar t’i jepte njė kashagi tė ftohtė si pėrgjigje Pater Anton Harapin, OFM, nė “apologjinė”: “Nji fyshek qorr”, ku shkruan: “...se ke mbetė kopist i keq e shkrimtar pedant (e ka fjalėn pėr I.T.,. BS) e kristianizmi nė kambė se nė kambė. –S’ka muejt me i rrėnue shpata e Cezarėve tė Romės e tė Sulltanėve tė Stambollės, jo po i rrėnon penda, ani e kuja? Ismet Totos.” (“Hylli i Dritės”, shtatuer, tetuer, Nr. 10, “Revista e shtypit”, 1934, fq. 461).

      Tė njėjtėn pėrgjigje i kthejmė pa doreza leshi edhe artikujve tendenciozė tė gazetės “Rimėkėmbja”.

      Ani mė kur shkruhet nė atė gazetė “konvertimet nė myslimanė tė shqiptarėve janė bėrė me vullnet, se “Kurani” ndalon rreptėsisht imponim tė dhunshėm tė fesė, dhe, se Perandoria Osmane, nuk e ka nxitur me dhunė kėtė proces, por dhunėn e ka pėrdorur pėr ta frenuar,... nėpėrmjet “Nizami Xhedit”, viti 1691”, (Po aty, fq. 7), tė bėn tė besosh, me gjithė mend, se edhe komunizmin e deshi populli nė Shqipėri, se pronarėt i kanė dorėzuar me vullnet pasuritė e tyre, se kishat dhe xhamitė deshi vetė populli t’i shkatėrronte me vullnet, se ashtu u qenkėsh mbushur mendja njė turme fėmijėsh tė gjimnazit tė Durrėsit nė vitin 1967, se vetė i krijoi populli kooperativat bujqėsore, se komunistėt, me dėshirė, e lėshuan pushtetin nė vitet ’90, etj.

      Nė disa vende tė asaj gazete citohen postulate tė E. Durham pėr krishtėrimin, por, me sa duket u ka “rrėshqitur” autorėve njė pasazh i saj ku thotė: “Duke kaluar pėrmes Bushatit, i gjeta tė krishterėt tė gjithė tė egėrsuar. Ata deklaruan se, kur u mblodhėn taksat, paguan pjesėn kryesore, ndėrsa myslimanėt u pėrjashtuan...” (E. Durham, “Brenga e Ballkanit”, 1991, fq. 255).

      Besoj se asgjė s’ka nevojė pėr koment...

      Diku, prapė nė “Rimėkėmbja”, shkruhet se “myslimanizmi erdhi nė Shqipėri pėr tė normalizuar mardhėniet e acaruara ndėrmjet katolikėve dhe ortodoksėve dhe se tek tė krishterėt kishte dobėsi pėr tė kundėrshtuar tė keqen me forcė ndaj fqinjėve sllavė e grekė “nga mėshira kristiane”?!

      Se ē’mėshirė kristiane pati nė luftėrat e Bonapartit nė Egjipt mė 21 korrik 1798 ku brenda 24 orėve u shpartalluan 12000 mamlukė nė betejėn e Piramidave, ose gjakderdhjet e popullsisė pėr mbrojtjen e monarkive tė Evropės, duhet ta dinė mirė artikullshkruesit.

      Nė shkrimet e “abasadorit” nė pension vemė re njė pikėllim botėror ku u ka shpallur luftė frontale tė gjithėve: brenda e jashtė vendit duke filluar me “gazetaren italiane antiislamike Oriana Falaci e vazhduar me romanin e Selman Ruzhdiut “Vargje Satanike”, njė Enver Hoxhė nė Kosovė e dom. Lush Gjergjin nė Cernagorė, e pėrfunduar me tė gjithė politikanėt shqiptarė qė janė tė gabuar, pėrveē atij.

      Ish ambasadori ka vendosur tė vdesė si mysliman i mirė me “Kuran” nėn kokė, por kam frikė tė mos i ndodhė si “...Muhametit qė e mbante veten po aq pasardhės tė profetėve tė Testamentit tė vjetėr, sa edhe Paraklet (lutės, ndėrmjetės pranė perėndisė) tė paralajmėruar nga Jezui nė ungjillin e Shėn Joanit dhe ka shumė tė ngjarė qė ai (Muhameti, BS) jetoi e vdiq me njė lutje ēifuto-kristiane nė gojė, i drejtuar nga Jeruzalemi dhe jo nga Meka...” (Fan Noli, “Muhameti”, Vepra 4”, T. 1989, fq. 617).

      E them me dorė nė zemėr se nga ajo gazetė, “Rimėkėmbja”, presim diēka mė interesante pėr zhvillimet politike nė Shqipėri e mė gjerė, ndėrsa ēėshtjet religjoze le t’i diskutojnė ata qė merren me atė problem.

Broz Simoni

                             

 

Ormir Rusi, Heroi i Kohės sė zhvillimit dhe qytetėrimit nė Shkodėr

Nėse s’do ta publikojmė vlerėsimin e sė vėrtetės, do tė humbim nė copra kohėsh tė verbėra, dhe do humbim mundėsitė pėr tė ndryshuar pėr nesėr.

Tė gjithė sė bashku, pėr njė mentalitet tė ri, pėr njė Shkodėr qė ta kenė zili.

      Shpeshherė nė faqet e gazetės sonė kemi shprehur opinione pėr tė metat dhe dobėsitė nė punėn e Bashkisė Shkodėr. Kemi shkruar edhe ashpėr, dhe kemi gjetur mirėkuptim qytetar tė Bashkisė ku edhe kanė reflektuar pozitivisht nė punėn e tyre. Por tė mos harrojmė se realitetin duhet ta shohim nė sy. Sigurisht ka patur edhe probleme, por ka patur dėshirėn e mirė pėr tė punuar dhe pėr tė ndryshuar format egzistenciale tė absurdit qė mbėrtheu keqas qytetin tonė. Pėr tė njohur tė mirėn qė i sjell zhvillimit tė jetės, dhe tė keqen qė e kthen atė nė regres, duhet njė forcė morale, qytetare. Qytetit tė Shkodrės nuk i ka munguar potenciali intelektual, por kėto vlera ia kanė zbehur interesat e ngushta tė disa pushtetarėve pėr tu pasuruar. Dhe sigurisht kėto ka vėnd pėr tė aluduar nė qeverisjen e pushtetit lokal tė Shkodrės, gjatė 12 vjetėve. Megjithatė nė njė kohė tė filtruar, dhe njė brez tjetėr, do tė gjykoj tė mirėn dhe tė keqen e “kapėrcimeve” nė asfalt dhe nė baltė... Pėr tė mos u kthyer prapa, le tė shohim pėrpara. Dhe pikėrisht kohėn 2 vjeēare 2001-2002, tė pushtetit Bashkiak, nėn drejtimin e Ormir Rusit. Dhe mendoj tė mos i nėnshtrohemi hipotezave me gjuhėn e rreptė patetike, qė shpesh herė i lakojnė njerėz tė paaftė politikisht, qė shkatėrrojnė ēdo gjė tė bukur e njerėzore, para etjes pėr pushtet. Sėmundje kjo, rrezikshmėrisht e pashėruar qė zbeh vizionet e tė ardhmes. Kujtoj, se njė fenomen i tillė ka ndodhur edhe brenda selisė sė Partisė Demokratike nė Shkodėr. Ku tavani i shpuar, ėshtė dėshmitar i njė shije tė hidhur, nga lufta e etheve pėr pushtet. E megjithatė i zgjedhuri ishte Ormir Rusi. Dhe PD bėri zgjedhjen e duhur, pėr njė zgjidhje tė pranueshme. Dhe puna e Ormir Rusit, edhe e Kėshillit Bashkiak (ku marrin pjesė shumė forca politike) meriton respekt dhe vėmendje, nė njė kohė tė vėshtirė si e jona. Ku respektimi i ligjeve dhe i sė drejtės qytetare, ashtu sikurse forca e ligjit tė shtetit gjėnden tė kryqėzuara nga vet mungesa e qartėsisė objektive, pėr t’ju mbėshtetur alternativave tė zhvillimit tė jetės sė qytetit. Ku ne shpesh herė gabojmė me zgjedhjen tonė. Mė kujtohet njė pyetje esenciale, nga filozofia e Sokratit; “Si duhet jetuar, pėr tė jetuar sipas parimeve tė sė mirės”? Dhe, a do tė pyesnin edhe ne qėnien e ndėrgjegjes; “Do tė ishte mėkat vrastar, nėse s’do tė pranonim dritėn qė kullon nga drita apo dritėn qė shkėputet nga vargonjtė e errėsirės”? Ndoshta njė ditė do ta kuptojmė pėrgjigjen nė heshtje... Por do tė citoja njė sentencė tjetėr tė Sokratit; “Tė njohėsh tė vėrtetėn e mirė, ėshtė nė vetvehte edhe njė veprim moral”.

      E pra, a nuk ėshtė e vėrtetė, qė ne jemi koshientė pėr kėnaqėsinė tonė qytetare, qė Shkodrės, pas 12 vjetėsh, ju hapėn arteriet e mushkėrive, dhe qyteti merr frymė i ēliruar nga “mbingarkesat” qė nė thelbin e arsyes, ishte njė ngėrthim i logjikės sė arsyes me nonsensin e normale; -vetėm pėr veten-, dhe e kthyer qytetin nė anarshi, duke mos njohur normat e qytetarisė. Dhe pa dyshim kėtu kanė gisht paraardhėsit e pushtetit lokal, qė kanė artikuluar pozitat, firmat, vulat, me interesin e pėrfitimit personal, dhe duke shkatėrruar vlerat, infrastrukturėn, higjenėn nė qytet.

      Dhe pėr kėtė kemi tė drejtėn morale dhe qytetare tė themi: Faleminderit z. Ormir! Faleminderit dhe ju anėtarė tė Kėshillit Bashkiak, qė jeni treguar qytetar nė marrjen e vendimeve, me debate konstruktive, qė i shėrbejnė zhvillimit tė qytetit. Nė veēanti do tė falenderoja zotin Xhemal Shkjau, i cili nuk ka grada, as dekorata, por si njeri me potencial qytetar, i mbarsur me vyrtyte, ka konvertuar punėn, ndershmėrinė me shėrbimin korrekt nė tė mirė tė qytetit, nė tė mirė tė komunitetit. Megjithatė e pėrsosura s’ėshtė prekur kurrė, pėrderisa po themi tė vėrtetėn e sė pėrditėshmes sonė. Sepse ėshtė e pamundur qė edhe “objektivat” tona si qytetarė tė qytetėruar, nuk i realizojmė. Pasi kazanat e plehrave janė vjedhur natėn, dhe ditėn gjenden, nė oborre tė fshatrave, pėr tu mbushur me tė vjelurat e rrushit, tė fiqve pėr raki. Edhe pse ato kazana kanė kushtuar njė qese me para, ne mbyllim sytė, kur na i marrin para pallateve. Ose, kur makina e pastrimit tė plehrave, pastron ēdo ditė mbeturinat, ne shohim qeset me plehra tė fluturojnė nga katet e pallateve, sikur tė ishin parashuta. Shpesh herė jemi bėrė “miq” me plehrat, duke i pritur me trupat tanė. Dhe pėrsėri heshtim... Ndoshta e ka fajin Bashkia, qė s’vė nė shėrbim tė plehrave edhe njė avion. Ose, shumė qytetarė ndėrtojnė ose meremetojnė pallatet e tyre, dhe mbeturinat interte i hedhin rrugėve, ose oborreve, duke krijuar pirgje papastėrtish. Po kėtu e ka fajin Bashkia???

      Ose nė muajt e nxehtė tė verės, nė katet e para tė pallateve, s’ka ujė pėr tė pirė, kurse zorrat e ujit janė nė shėrbim tė “imponuar”. Rrugėt e qytetit, tė lagjeve, lahen me ujė tė pishėm. Nėse do t’i hedhim njė vėshtrim tė thjeshtė portretit “kapriēioz” tė ndėrgjegjes sonė; cilat janė tė drejtat tona qytetare, dhe cilat janė fajet e Bashkisė? Dhe me tė drejtė Ormir Rusi nė analizėn 2 vjeēare tė Bashkisė, ironizoi kėtė fakt, duke thėnė; 85.000 banorė furnizohen me ujė tė pishėm, shumė tė rregullt, dhe vadisin domatet me ujė pa para, pinė dhe lahen pa para-

      Kurse unė si gazetare dhe qytetare do tė shtoja: uji i pishėm pėrdoret pėr ndėrtime nė qytet, pėr larje makinash nė oborre tė shtėpiave tė tyre, pa pėrmendur lavazhet e makinave, dhe shėrbimet private tė binzeseve tė paliēensuara, tė gjitha kėto shėrbime, bėhen pa paguar. E pra, tė njohim detyrimet tona ligjore e qytetare, do tė thotė tė jemi korrekt me veten, dhe me rregullat e rregullatorit tė detyrimeve tona. Pasi kur shkojmė tė pimė qoftė edhe njė kafe nė Bar, do tė paguajmė. Kjo pra ėshtė njė e vėrtetė, qė s’duam ta pranojmė, dhe pse e njohim mirė.

      Qyteti i Shkodrės ėshtė nė njė varfėri tė skajshme, por s’ėshtė faji i Ormir Rusit, qė spunėson qytetarėt e tij, pasi problemi -fenomen- i papunėsisė ėshtė i akumuluar nga ndėrtimi i kohės sė mbrapshtė, ashtu si edhe shumė fenomene tė tjera me mbingarkesa akumulimi. Njė shqetėsim tjetėr i rėndėsishėm ėshtė rikthimi i Epokės sė qiririt nė Shkodėr. Qytetarėt nė pėrgjithėsi s’paguajnė, sepse s’kanė para. Shumica e merr bukėn me listė. Tarifa e caktuar ėshtė shumė e shtrenjtė, pothuaj e barabartė me Italinė. Edhe ata qė paguajnė s’kanė drita. Megjithatė s’dua tė analizoj faktorėt qė kanė krijuar kėtė gjendje, dhe tė kėqijat qė sjell mungesa e energjisė elektrike, pasi ky problem ėshtė shumė i “ndėrlikuar” saqė s’e zgjidh dot as kupola e shtetit shqiptar edhe pse i ndėrrojnė, dhe i akuzojnė ministrat e K.E.SH.-it, Drejtorėt e Korporatave por pa asnjė rezultat. Por pėr njė gjė jam e sigurtė, se sa i kalon kufijtė e Shqipėrisė, edhe tė vdekurit kanė drita, kurse tek ne s’kanė as tė gjallėt. Megjithėse kjo tregon se shqiptarėt kan njė durim pa kufij. Kur flitet pėr mosrrespektimin e detyrimeve qė ka shteti shqiptar ndaj shtetasve tė tij. Por ku flitet pėr tifozeri partiake (pėr idhujt e vet) tė gjithė qytetarėt i ke nė pėr tubime duke thirrur e brohoritur, sikur janė mė tė lumturit nė botė, nga plotėsimi i premtimeve tė tyre. Dhe ky shqetėsim ėshtė kthyer nė tmerr pėr shkodranėt. A thua ėshtė faji i Bashkisė, apo i joni??? Sėrish s’dua tė ushqej iluzione, por pėr hir tė vėrtetės, duhet thėnė, se kemi mungesė njohje nė praktikėn e kėrkesave mė njerėzore, pėr tė protestuar qytetarisht pėr mungesėn e energjisė elektrike. Nuk e di, s’duam apo s’e dimė qė; Dielli tinzar tė vret, dhe errėsira rrėmujaxhie tė bėhet mika?! Le tė mbetet -?- e “pa ngrėnė” nė syrtaret e betonuara si “projekt” i rėndėsisė sė veēantė: Teori-Praktikė.

      Meqė jemi tek konceptimi i interpretimit Teori-Praktikė, gjatė analizės 2 vjeēare tė Bashkisė Shkodėr, nė munitorin e improvizuar lexuam, interpretimin e grupit tė punės sė Bashkisė, shifrat nė sensin Teorik.

      -Vizionin e zhvillimit Afatgjatė-, i pėrpiluar profesionalisht nga njė staf specialistash, qė nga “Qėllimet afatgjata”, “Panorama Sociale”, “Rikonstruksionet dhe asfaltimet e rrugėve tė Qytetit”, deri tek “Mardhėniet me jashtė” (s’po i paraqes tė gjitha tabllotė, se s’dua t’ju mėrzis, pasi qytetarit s’i intereson Teoria, ai kėrkon Praktikėn ta “prek” me dorė). Meqė ju intereson Praktika, praktikisht disa zėra nga plani afatgjatė nė Shkodėr janė realizuar. Dhe ne jemi dėshmitarė tė sė vėrtetės, se nė Shkodėr ėshtė punuar, dhe po punohet. Dhe pėr kėtė njė meritė ka Bashkia e Shkodrės, Kryetari i saj, z. Ormir Rusi, Kėshilli Bashkiak, pa harruar edhe prefektin e Veriut, z. Gjergj Liqejza, i cili ka qėnė njė mbėshtetje e plotė e Kryetarit tė Bashkisė, pėr tė gjitha vendimet qė ai ka marrė me “ēmendurinė” e tij qytetare dhe ligjore. Prandaj e ritheksoj, se Kryetari, nėpėrmjet punės, guximit tė tij, portreti i qytetit tė Shkodrės ėshtė kthyer kah e mundshmja pėr zhvillim e qytetėrim, duke spikatur si model i pėlqyer dhe i ndryshėm nga paraardhėsit e tij, ish Kryetar Bashkie, qė s’kanė bėrė asgjė pėr Shkodrėn, veēse kanė dhėnė leje ndėrtimi, dhe kanė mbushur xhepat. Dhe pėr kėtė z. Ormir Rusi do ta quaja Heroi i Kohės sė zhvillimit tė qytetėrimit nė Shkodėr. Duke mbetur kėshtu nė kujtesėn e qytetarėve tė ndershėm shkodranė, sfidanti i zhgėnjimeve, anarshisė ndėrtimore, dhe patetizmit tė sėmurė. Kėtė vlerėsim qytetar, nėse s’duhet ta publikojmė ashtu siē ėshtė nė tė vėrteė, do tė humbim nė copra kohėsh tė verbėta, dhe do tė humbim mundėsitė tė ndryshojmė pėr nesėr. Sigurisht plagėt e Shkodrės janė tė pambyllura, “plasaritjet” tė pa suvatuara, e shumė rrugė tė pashtruara, por tė gjithė sė bashku me njė mentalitet tė ri, pėr njė Shkodėr, qė ta kenė tė gjithė zili.

Nga Fatime Kulli

 

Shejtėria e tij Papa Gjon Pali i Dytė nė vėmendjen e kllounėve shqiptarė

Njė farsė artistike me pėrmbajtje vulgare, interpretuar nga bufonė tė denjė vetėm pėr kllounė cirku qė bėjnė tė gajasen sė qeshuri ata qė s’kuptojnė humorin e vėrtetė, por vetėm palaēollekun, ishte i ashtuquajturi humor me Papėn. Sekretet e humorit s’gjenden nė dukjen e jashtme tė objektit qė pėrshkruhet, tek dridhjet artificiale, zhgarravitjet nėpėr tokė, nxjerrja jashtė e prapanicės a ku di unė, por tek thelbi i tij, e padukshmja nė tendencė pėr t’u zhvilluar e bėrė gangrenė pėr shoqėrinė. Vitaliteti i humorit shprehet pėrmes forcės sė fjalės atėherė kur godet tė mbetat e shoqėrisė apo tė individėve tė caktuar qė janė bėrė pengesė pėr ecjen pėrpara tė shoqėrisė e jo kur njė palė qeshin se u pėlqen e tė tjerėt ngrihen nė pupa pėr fyerje. Humor bėhet pėr tė shėmtuarėn, me negativen, me veset e individit a tė shoqėrisė dhe jo me tė madhėrishmen qė mundohemi ta kthejmė nė pėrqeshje. Ky lloj humori ėshtė falls, pa jetėgjatėsi, i destinuar tė shuhet si flakė kashte sado e “fuqishme” tė jetė penda e krijuesit apo mjeshtėria e interpretuesit.

      S’mund tė themi se imitimi i Shenjtėrisė sė Tij, Papa Gjon Pali II ishte njė keqmenaxhim i fjalės sė lirė, se gjoja po e ēensurojmė atė qė me aq mund, djersė e sakrifica e arritėm kėto vite tė “demokracisė”.

      Pėr mendimin tim, quhet ēensurė ai veprim kur i shkurtojmė kėmbėt asaj qė pėrfaqėson realen, tė bukurėn, pozitiven, atė qė pėrfaqėson progres qė mund ta dallojė jo kushdo nė labirinthet e jetės. S’ėshtė ēensurė tė pengosh e bllokosh pjesė qė shtrembėrojnė tė vėrtetat e jetės qė karikaturizojnė mallėshtoren e gajasen sė qeshuri njė palė nė kurriz tė palės tjetėr. Kjo quhet tragjikomedi, por, qė pėr rastin nė fjalė, s’ka vend. Tragjikomeditė luhen nga aktorė tė talentuar tė dramės dhe jo nga imitues vulgarė tė humorit. Papa nuk pėrbėn nė vetvete njė personazh tragjikomik ashtu siē mund tė themi, p.sh. pėr Don Kishotin e Manēes qė ėshtė njė hero tragjikomik nė kuptimin e plotė tė fjalės, sepse nė tė spektatori apo lexuesi i thjeshtė sheh fatin tragjik tė njeriut anakronik, tė shkėputur nga realiteti shoqėror-historik brenda tė cilit jeton. Situatat qesharake qė krijohen nga veprimet e kalorėsit bėjnė qė spektatori t’mos e pėrmbajė gazin. S’bėhet art pėr art, apo humor pėr humor.

      Krijuesit e humorit apo interpretuesit e tij kanė mjaft vepra tė virgjėra tė jetės shqiptare tė cilat mund t’i godasin pėrmes satirės, siē janė: premtimet boshe tė politikanėve pėr mirėqenie, sorollatjet e braktisja e punės nga fatkeqė tė pastrehė qė duan t’u “kryqėzojnė” banesat e blera a thua se pallatet i kanė sjellė refugjatėt nė valixhe kartuēi. S’shohin se dita-ditės po kthehemi prapa, drejt ferexheve e perēeve anadollake?

      Nė qoftė se duan tė merren me krijimtari “tė madhe” botėrore jashtė Shqipėrisė, tė mos merren me Papėn, simbolin e Paqės, por me binladenėt qė po pėrmbysin e shkatėrrojnė arritjet e shkencės bashkėkohore, qė luftojnė vende siē ėshtė Amerika, simbol i mbrojtjes sė lirive dhe tė drejtave njerėzore mbarėbotėrore.

      Diku, pėr jetėn e Papės Wojtila, shkruar nga Teresio Bosco, lexojmė: “...Karoli, (emri i Papės sė sotėm B.S.) 21 vjeēar merr pjesė nė organizatėn e mshehtė UNIA. Me rrezik tė jetės sė vet, ban dishmi tė rreme pėr hebrejtė. Disa prej tyne, megjithėse tė gjurmuem prej Gestapos, i msheh nė shtėpinė e vet. Ndan me ta kashaten e bukės e frikėn.” (Po aty, fq. 13).

      Mos vallė filobenladenėve e pėrkrahėsve shpirtėror tė mollaomarėve tė sotėm u shkon mendja tė bėjnė zap gjithė botėn dhe shpėrdorojnė sentencėn latine: “Miku i armikut tim ėshtė armiku im?!”

      Nė qoftė se ėshtė kėshtu, askush s’ka tė drejtė tė pėshtyjė mbi simbolin botėror tė humanizmit kristian. Papa ėshtė personaliteti shpirtėror botėror e s’mund tė luhet me tė, se preken ndjenjat shpirtėrore jo vetėm tė katolikėve, por edhe tė shumė njerėzve tė tjerė qė kanė pėrjetėsuar mėshirėn hyjnore tė Tij duke frenuar luftėra me predikimet e veta pėr Paqė e Mirėkuptim.

      -S’ėshtė ndonjė gjė se imitohet Papa. -Nė Shqipėri ka njė farė inferioriteti ndaj tė huajve, - gugson njė pseudosatirik qė luan syrin sa djathtas-majtas, me pretendimin se ėshtė i tė gjithėve.

      S’ėshtė inferioritet e nėnshtrim, zoti drejtor irevistės “Hosteni”, por duhet tė shtrijmė kėmbėt sa kemi jorganin e tė mos mundohemi tė derdhim lotė pėr tė mbetat e Botės, se humbim sytė e ballit. S’i bihet murit me kokė. Kush e di, nesėr, ndonjė ateist i pėrēudnuar, qė s’ėshtė, qė s’ėshtė nė gjendje tė zhveshė gunėn e dhirtė tė materialistit, qė pėr baba vazhdon tė mbajė Marksin, i cili thotė: “...feja ėshtė pshėrtimė e krijesės sė shtypur, zemra e njė bote pa zemėr... Feja ėshtė opium i popullit.”, tė hyp majė ndonjė cuboku plehu e tė vikasė: “Nėnė Tereza ėshtė murgeshė e zakonshme, s’ka pasur ē’tė bėjė, mbasi s’kishte pėr kė tė kujdesej, u mor pe leprozėt e Kalkutės.”

      Zotėrinj autorė e aktorė, s’luhet me zjarrin, sepse ju djeg leshin e mjekrės.

      Ne, nė kėto kohė tė turbullta, kur s’jemi as n’qiell, as n’tokė, kur kemi nevojė mė shumė se kurrė pėr mbėshtetje botėrore, duhet t’u tregojmė atyre se e kemi lėnė prapa marrėzinė enveriste qė i shpalli luftė gjithė botės. S’ka mė turp e mė denigrim tė personalitetit tė Papės kur ai, qė ka vėnė nė kokė njė maskė pėr tė “imituar” presidentin, deklamon kėto fjalė:

      -Mė beko mė lart, mė lart, jo aty...

      I themi autorit, aktorit, rregjizorit e ndonjė tjetri qė mund tė jetė pėrzier nė kėtė maskaradė artistike, se Hirėsia e Tij s’bėn synet, por bekon nė ballė: “Presidenti” katalla duhej tė ulte kurrizin dhe tė gjunjėzohej, nė qoftė se donte tė bekohej nga “Papa”. Sa pėr t’u bėrė synet, ai qė luante rolin e “Presidentit”, tė shkojė e gjejė xherahun e vet...

      S’mund tė tallemi me pleqėrinė e njė njeriu, se ajo ėshtė e pashmangshme pėr secilin prej nesh, aq mė pak me figurėn e njė njeriu qė mban titullin e lartė tė Ēmimit: “Nobėl i Paqės”.

      Mė paturpėsi, drejtuesit e Festivalit tė 41-tė, pohojnė se “pati sukses farsa komike e imitimit tė Papės mė shumė se kėnga fituese e Festivalit.”

      Pyesim: Mos vallė, qėllimi i atij festivali ka qenė tė gajasni sė qeshuri shikuesit, me spektakėl, ndėrsa kėnga paskėsh qenė garniturė sa pėr t’u nxjerrė gjumin spektatorėve? Pse s’iu dha ēmimi i parė skeēit por kėngės?! Kėsaj i thonė tė pėrziesh lesh me li!... Pastaj, nė qoftė e vėrtetė se shikuesit kanė duartrokitur skeēin, ata qė kanė blerė biletat pėr Festival, duhet tė kenė njė nivel shumė tė ulėt pėr tė kuptuar ritmin e kėngės sė lehtė. Xhazi e lėvizjet nė skenė tė kėngėtarėve mund tė jenė tabu pėrsėri pėr trashėgimtarėt, pinjollė tė atyre qė pėrbaltėn meritat e Festivalit tė njėmbėdhjetė, zhvilluar para shumė viteve! Ata qyqanė qė kanė duartrokitur, t’mos shpenzojnė kot para pėr Festival tė kėngės ė lehtė, por t’shkojnė e tė shohin si kėrcen arusha nėn tingujt e lodrės e tė dajres, luajtur nga ndonjė jevkė tiranase. E, sa pėr “suksesin” e skeēit, autori e imituesit, le tė dalin nėpėr fshatrat e Shqipėrisė sė Mesme, se ka trashėgimtarė tė kryengritėsit zhelan Haxhi Qamili qė do t’i duartrokasin e bėjnė bizzz.

      Nuk mund tė themi se papėt janė tė pagabueshėm, sepse ka pasur tė tillė qė kanė qenė objekt i ndojnė vepre letrare, si puna e romanit: “Pirati bėhet Papė”, por, prap se prap nu dihet e vėrteta historike se ē’e ka nxitur autorin tė shkruante atė roman. Cilido mund tė thumbohet me satirė, sepse gabimet janė bashkėudhėtarė tė veprimtarisė njerėzore. Gabimet i pranon edhe “Bibla”, ku thuhet se shtatė herė nė ditė gabon mė i miri, por, e pėrsėris, kurrsesi s’mund tė jetė objekt i komikes pleqėria e njė njeriu, por veset e tij, tė paktėn skleroza, njė dukuri e pleqėrisė.

      Zoti i mėshiroftė ata qė denigruan figurėn e Papės sė sotėm, tė atij njeriu qė aq shumė u lut e bekoi popullin tonė dhe iu gjet afėr nė ditėt mė tė vėshtira tė jetės sė shqiptarėve. Kujtoni kishat e Karitasin qė strehuan e ndihmuan refugjatėt e ikur si zogj tė truar tė kėsaj toke nė vitet ’90. Papa priti e pėrcolli udhėheqės tė popullit tonė duke filluar nga Presidenti Berisha e deri tek Presidenti i sotėm, zoti Mojsiu.

      Respektin qė u dha Papa kėtyre udhėheqėsve s’duhet ta harrojmė kurrėsesi, se tregohemi bukėshkalė, gjė tė cilėn populli ynė s’e ka pasur kurrė.

      Papa dhe katolicizmi, nė pėrgjithėsi, falin ashtu si fali Jezusi persekutorėt e Tij me fjalėt biblike: “Fali, Zot, se s’dinė ēka bėjnė!”

Broz Simoni

 

7 mjeshtrat e shpirtrave njerėzore tė Shkodrės

      Sa mirė qė u takuam pėrsėri. Zemra po mė rreh me forcė si me dasht me mė dalė prej krahnorit. Kam gėzim tė madh. Ju paēa pėr jetė.

      Mirėseerdhe. Eh tė lumtė goja Rrok Nushi! Ke kenė dhe je fisnik e burr i fort si Bushi. Lum si ne qė u bashkuam pėrsėri.

      S’ka ma mirė ndėrhyri Rroku dhe vazhdoi: si kėshtu o burra. Nuk qenkeni plakė aspak. Mė dukeni ma tė rinj se dikur. Edhe me shėndet pėr bukuri.

      Nuk po kuptoj asgjė! Foli si me habi e qėsendi mjeshtri i madh i shpirtrave njerėzor Tano Banushi. Ahman tė keqėn Rrok ku ke kenė tan kėto vite? U ba njė kohė e gjatė pa u pa bashkė! Si e kalove atje naltė nė Yje?

      Ah! Po! Gati sa harrova! A e dini se ku e kam kalue “uikendin” shpirtėror? Natyrisht e keni tė vėshtirė me e pėrfytyrue. Sinēerisht ai nuk ka kenė pushim. Ky asht njė shkak ma tepėr qė erdha tek ju. Mė solli njė “rreth i madh fluturues” i pilotuar nga dy aliend tė planetit “Ylberi” i galaktikės “xixilloja”. Emrat e tyre s’mund ti tregoj sepse janė tepėr sekret...

      Mos e zgjat por futu drejtė e nė temė se na turbullove mendjen – foli me zė tė ulėt Shtjefėn Palushi. Po, po – hape lojėn shpejt, bjeri shkurt, mezi presim qė tė ndėgjojmė – shtoi Biku.

      “Dakord. Kush ju prishė qefin. Jam nė dispozicionin tuaj. Keni mė shumė durim. Shumė vite i kalova nė Ferr. Mos u ēuditni. Jo se e meritoja. Nė asnjė mėnyrė. Por ma hodhėn. Mė kuptoni drejtė. Unė bana sikur e hangra. Mė sakt ashtu ishte loja. Mbi ēdo gja detyra. Kisha porosi tė veēantė. E kam marė kur kam kenė nė Tokė. Si me thanė: “Carta Bianca”.

      Njė ditė kryerojtari i madh i Qiellit mė ngarkoi tė kujdesesha pėr hollin e hyrjes tė “Pallatit Fantastik tė Drandafilave”. Do tė merresha aq sa ma lejonte detyra me pritjet dhe pėrcjelljet e “personaliteteve tė nalta”. Pėr kėtė mė dha pjesė tė shkruara nga rregullorja e shėrbimit special si edhe disa sekrete tė zanatit.

      “Nė moment nuk pranova. Siē e dini kam kenė kurdoherė i pavarur. Si me thanė mbretėri sovrane. Nuk jam mėsue me i shėrbye kurrkujt. Integriteti im asht brilant”.

      A e dini si u pėrgjigja unė dora vetė ma i madhi mbas tė Parit tė Pafundėsisė. Dikur edhe nė tokė kam kenė i dyti. Mbas meje Lenini.

      “Njėmijė herė ju faleminderit. Ju lutėm shumė. Nuk mundėm nė asnjė mėnyrė. Ende nuk nuk ka ardhė koha. Tė shohim ma vonė. Kėtu jemi”.

      Atėherė ai mė tha: “Kush kundėrshton do tė dėnohet menjėherė. Ju qenkeni heretik. Do tė dėrgojmė pėr pak kohė nė Ferr, pastaj nė Burgator dhe prej andej tek ne. Kėshtu pra rregullohet kjo punė. Qėndro i fortė dhe me dinjitet. Pastrohu mirė dhe pėrgatitur pėr vepra tė mėdha. Ne kemi nevojė pėr ty. Qė tani je ambasador i tri botėve tė Qiellit. Mos u ēuditni. Edhe nė tokė prej shekujsh ka tri Botė: Bota e parė, e dytė dhe e tretė.

      U dorėzova. Fjala e juaj nė veshė tė Perėndisė. Shpirt i Rrok Nushit u ba pronė e tyre. Pa vonesė mė dėrguan nė Ferr. Kur rashė mbrenda u mrekullova. Thashė: s’ka ma mirė se kėtu. Nxehtėsi e madhe. Ngrohtėsi e pafund me tė shkri tan damarėt e trupit dhe tė shpirtit. Shyqyr nė Ferr kurrė nuk vuajnė nga tė ftohėtit dhe acari polar si edhe nga mungesa e energjisė elektrike. Edhe drita nuk mungon. Ku ka zjarr ka edhe dritė. Prej saj rrjedh jeta. As taksa nuk ka. “Si nė Komunizėm, ma ktheu pėrgjigjėn “azer-xhevap” njė djall i ri dhe simpatik”.

      Do tė ju them njė tė vėrtetė por ju lutėm vėllezėr ma mbani siē thonė rusėt “mjezhdu nami” sekret. Pse tė friksohemi nga Ferri? Tė paktėn atje nuk ka dhunė mizore, vrasje, vjedhje, grabitje, korupsion, shfrytėzim tė njeriut prej njeriut e tjera. Pėr nder gjynah mi thanė Ferr. Ma besoni asnjė ferrė nuk mė hyri nė kambė.

      Ta marsha tė keqėn Rrok! A bane ndo pak qejf? foli me za tė ulėt e ngeshėm Tefa. Pse s’na bane nga njė ftesė? Tė gjithė kishim ardhė.

      Po raki a kishte ahman? ndėrhynė brilandėt e humorit shqiptar Biku dhe Tano Banushi.

      Ah! Ju lutėm. Mė prekėt nė qendėr tė shpirtit. Tan trupi mė gicilohet. Pėr raki “mbaroi”. Ajo asht dashnorja ime e parė dhe mė besnike. Ju lutėm shumė. Mos kujtoni qė atje mungon rakia. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Pyetni i pastė dritė shpirti Leonardo Da Vinēin Shkodran, artistin e famshėm Kolė Idromeno. Tė gjithė e keni shikue pikturėn e tij tė shkėlqyer tė tri botėve. Kujtoni grupin e mėkatarėve ulur kambė kryq duke pi raki e venė, mandej sherri dhe sė fundi hataja.

      Kam njė porosi pėr ju ashikėt e langut tė rrushit. E keni falas dhe pa pare nga i juaji Rrok Nushi. “Prej rakisė prodhohet zjarri dhe pa zjarr nuk vjen rakia”. Nėqoftėse nuk e besoni provojeni. Hidhni njė gotė raki nė zjarr dhe ruhuni. Rrezik zjarri.

      Shoqni tė mirė sime thanė puro sade a pate i dashuri Rrok?, pyeti me padurim Biku.

      Lėne mos e pyet Bik, sa tė duash dhe si po i don. Mė jep sy me pa, veshė me ndėgjue, duar me prekė dhe gojė me shijue. Tė gjitha llojet dhe markat. Tamam si ngjyrat e Ylberit. Njė spektakel i mrekullueshėm.

      Kam me tė pyet edhe pėr njė diēka tjetėr, - tha me zė tė ulėt dhe pak si i mėrzitur Tanoja. Ta marsha, a ke ndėgjue ndonjė fjalė pėr Leun tonė qė e kam pasė shok tepėr tė ngushtė dhe llogaritar tė pėrsosur? Ndrikullat ku janė? A jetojnė? Kam ndėgjue se e kanė braktisun shefin e tyre. Ndonjera u tregue edhe mosmirėnjohėse. E tregoi vehten peshė pupėl. E lanė nė baltė. Kanė gjetur njė tjetėr.

      Ma beso Tano, mė erdhi shumė keq. E di qė ai ka kenė korekt, specialist i zoti dhe shėmbullor nė detyrė. Ato u pėrpoqėn me ia rasė por ai do ti fukosoj aty ku duhet me “rreze Lazėr”.

      Ma beso Rrok e kam dasht dhe e due me gjithė zemėr. Ju kujtoj se me Leun ngjasoj shumė. Pothuaj jena njėlloj.

      Ndėgjoni more shokėt e mij gati e harruam Pavlin Selimin. A e dini qė ai na ka ftue. Atė e kemi midis nesh.

      Dėshiroj ta marrim me vedi, - vazhdoi Biku. Me ne asht ma mirė. Do tė baj njė jetė fantastike. Do ta akomodojmė me tė gjitha paisjet e nevojshme si nė pėrrallat e njėmijė e njė netėve. Na ndihmon edhe shpirti i shokut Xhemal. Edhe atje e kanė emnue kryetar tė komitetit ekzekutiv.

      Ke tė drejtė Bik, - tha Tanoja. Ndėgjo Pavlin ne patjetėr do tė marrim me vehte. S’ke ē’bėn. Kot e ke. Mos kundėrshto. Vendos shumica. Qė sigurojmė qė nuk tė lajmė me hekė zi dhe as me u mėrzitė. Mė beso, ma mirė sot se mot. Mish e venė dhe raki kena plot. Patjetėr dhe pula tė pjekura. Kur tė duash edhe tė gjalla. Tė porosisim ekstra brune, misse njala. Je i lirė mei zgjedhė sipas gustos dhe shijes tande. “Botė o botė do ta keshė nė katėr rrotė”.

      Papritmas ndėrhyri Pjetėr Gjini: “Mosni bre burra, mos hyni nė gjynah. Pavlini asht ende i ri. Ai ju duhet tė gjithėve. E kena si minjerė florini. Mė falni se desha me thanė “minjerė humori”. Pali po vazhdon me sukses rrugėn tonė. Kilometrazhi i makinės sė tij humoristike ka arritur “miliona km humor” aqė sa me i ra katėrqind herė rrotull Tokės. Besoj qė nuk janė pak.

      Duke ndenjur me duar tė bashkuara afėr gjoksit dhe i futur thellė nė mendime foli i paarritshmi Tefė Palushi, i cili me njė aftėsi tė rrallė gjuajti njė “korne” nė “portė” tė Pavlinit. “Hajde-hajde, mos ban naze. Nuk mund tė rri pa ty”. Nuk do e ndiesh largimin nga Toka as ndarjen nga jeta e saj. Ajo asht e pėrkohėshme. Mjer kush ban keq. Pėr ty kena sjellė ilaēe ultra moderne. Kurrkush nuk i ka provue. Do tė vejnė nė gjumė. Ka me tu duk si njė andėrr fluturimi drejt Qiellit. Tė siguroj qė nuk ke me u pendue”.

      Falemnderit, - u pėrgjigj Pavlini i skuqur nė fytyrė, me zė tė marur dhe me pėshtymė tuj kalue me zori nė fyt. E di shumė mirė qė ju e keni prej dashnisė sė madhe, prandej doni me mė hanger me dhambė pėr sė gjalli, veēanėrisht ti Tefė. Edhe nė Qiell nuk e harrove zanatin tand. Gjithėmonė me humor dhe tuj qeshė por sot dashke me ma njeshė. Boll ma me batutat tuaja. Tė gjithė tė kujtojnė. E ka thanė Tefa. Malli mė ka marė edhe pėr njė artist tjetėr tė madh. Ka kenė shoku im ma i ngusht. Kujtimin e tij e ruej si relike. Ju e njihni. Gjejeni vet. Lutėm qė shpirti i tij tė pushoj nė paqė pranė Alltarit tėshenjt tė Pėrendisė.

      Gjella me krypė dhe krypa me karar, i dashuri Tefė. Ma mirė kujdeso pėr vehte. Mos rri vetėm. Gjėje njė shoqe jete. Ajo nuk ka fund. Kaq kisha. Adio.

      Kur ika prej zjarrit tė madh tė pėrbindshėm, prej flakėve e prushit tė tij, njė mjet i padukshėm fluturues e mori menjėherė dhe e ēoi nė Burgator Rrok Nushin. Pra si me thanė o vllaznit e mij, nė burg. Qė ta dini atje s’kishte zjarr dhe as dritė. Errėsirė e plotė. Gjithė kohėn e kalova me qirinj. Ata mi jepnin me “pikatore”. Ishin kopraca tė mėdhaj.

      Kam lexue pa masė qindra libra dhe mijėra gazeta. Mos u ēuditni. Edhe atje ka parti. Ishin mbi pesėdhjetė pozitė dhe opozitė. Sa mirė qė kanė njėra-tjetrėn. Ndryshe mbarojnė. Gjithashtu njė rregull i pėrkryer dhe administratė e shkėlqyer. Roje tė padukshme, dietė rigoroze dhe qetėsi absolute. Kush shkelte rregullin e priste dėnimi. Afėrsisht si nė burgjet e Tokės. Prandej e ka marrė emėrin “Burgu i mėkatarėve”. Pėr njė kohė tė pacaktuar ata kryenin dėnimin dhe pendimin. Faleshin ēdo ditė. Vetėm unė isha i pafajshėm. Isha misionar.

      Sa vite ndenjte atje o i shtrejti ynė, - foli duke i qeshė fytyra Pjetri. Ah Pjetėr! Ke kenė maestro me famė. Nė muzikė, kangė dhe humor ēdo herė i pari. Njė Shkodėr krenohet me ty.

      Siē ju thashė nė Ferr nuk qėndrova gjatė. Ma tepėr kisha interes me e njoft atė vend. Mė kishin thanė se asht shumė interesant. Thashė me vedi ta provoj. Pėr ma tepėr e kisha pėr detyrė.

      Eh!, moj gojė tė raftė pika! Nxore sekretin. Mė falni. Fola si kot. Mandej erdhi koha e ndarjes. Pas Dantes jam i dyti qė pėrshkova tė tre botėt e jetės sė pėrtejme. Nė Botėn e tretė nuk kam hy ala. Por pėrgatitem pėr tu ba banor i rėndėsishėm i saj. Natyrisht nuk asht e lehtė. Ajo i ka dyertė prej plumbi dhe peshojnė ma rand se vargmalet e Korabit, tė Cukalit dhe tė Tomorit tė mara sė bashku.

      Ah! Mė falni! Gati sa harrova. Ēuditem Zotni Bik pse kaq pak flasin pėr ty. Ti peshon sa njė mal dhe ndrit si njė yll. Ngrohtėsi ju jep zemrave tona. Dielli nuk mbulohet me shoshė. Njė ditė do tė zėsh vendin qė meriton.

      Kam njė pyetje tė fundit, - tha Biku. A keni ndėgjue ndonjė fjalė pėr komedinė gazmore “Ēifti i Lumtur”. Nuk e di ku janė dhe si e kalojnė. Uroj qė ai tė jetė plot me nipa e mbesa. Kam ndėgjue se njerėzit nuk ngopen duke e shikue kėtė film. Ashtu pra. Bajnė mirė qė e japin. Ky i kėnaq tė gjithė. Por ēuditem pėrse e harrojnė autorin dora vetė shkrimtarin fantastik Bik Pepa. Tė tjerėt janė krijesat e mija. I kam pjellė nga mendja. Margaritari kurdoherė shkėlqen.

      Grupi gati pėr fluturim. Kėtu komandon Rrok Nushi. Do tė shkojmė pėrsėri nė Qiell atje ku ishim. Njerėz qofshi me jetė dhe me fat. Paēi suksese sa mė tė mėdha. Ju urojmė paqė, pėrparim dhe mirėsi. Mos na harroni. Lamtumirė tė gjithėve.

Luigj Temali

 

Atė Gjergj Fishta nderi i kombit, edhe i vdekur sfidon tė gjallėt e kombit

Kombi shqiptar nė tė gjithė kapėrcyejt e moteve ka lindur bij e bija tė cilėt i ndriēuan e orientuan rrugėn si meteor tė pashuar, drejt qėndresės, por shpesh edhe mbijetesės tepėr tė vėshtirė, tė kohėve tė mjegulluara e errėsuara si mos mė keq nga lakmues e pushtues tė afėrt apo tė largėt, tė hershėm apo tė vonė. Gjithsesi kėta Meteor briland tė kombit tonė nė tė shumtėn e rasteve i shėrbyen jo vetėm bashkatdhetarėve tė tyre e trojeve tė veta, por shpesh edhe bsahkėqytetarėve tė hershėm tė Eurpės Plakė e qytetėrimit tė tyre, qė padyshim ishte i njėjtė me atė tė Shqiptarisė. Mjerisht kėta meteor brilant tė kombit tonė shpesh u kėrkua tė lihen nė harresė ose mė keq tė “injorohen”, duke kėrkuar qė dritėn e tyre tė vėrtetė ta errėsojnė me ca “meteor” fallso qė hyqametet dhe pushtetet e dhunshme i importonin ose krijonin, jo pėr tė ndriēuar rrugėn e mėtejme tė shqiptarisė, por pėr ta mjegulluar nė favor tė qorrsokakut qė e kishin futur armiqtė e pėrhershėm qofshin me ēertifikatė shqiptare apo tė huaj. E natyrisht Meteorėt e vėrtetė nuk mund tė zihen nga ca meteoricė sado tė shumtė qė mund tė prodhojnė njė pushtues, shumė pushtues apo sisteme “shoqėrore” qė kėrkuan ti bėjnė gropėn shoqėrisė e vetė njerėzisė, tė cilėt pėrkohėsisht u dukėn se “shėndritėn”, por me “Dritėn” e Parė tė demokracisė u fashitėn. E kjo fashitje ka 12 vjet qė nuk solli pastrimin e mbeturinave tė “meteorėve” tė rremė, qė nė fakt me kohė duhej t’u thyej qafa pėr tu lėshuar vendin Meteorėve tė vėrtetė, qė edhe pse tė vdekur fizikisht jo vetėm shėndrisin shumė mė shumė, por edhe Sfidojnė dhumin e gjallė tė kombit qė tashmė edhe pse i rrėzuar disi pėrtokė me zvarrisje kėrkon tė pengojė ecjen pėrpara, drejt ėndrrės sonė tė kahershme Europės sė qytetėruar perėndimore sė cilės i pėrkasim, me zhvillim, besim e mbi tė gjitha qytetėrim, pėr tė cilin kanė kontribuar edhe vetė shqiptarėt nė rrugėn e ndriēuar e orientuar tė Meteorėve tė tyre pa morte, deri sa rron e do tė rrojė shqiptaria; kudo nė trojet etnike qė ja fali Zoti, e pėrkohėsisht ja ka mohuar ropi. E njė ndėr Meteorėt mė brilant qė lindi kombi jonė nė motet e vėshtira tė kapėrcyejve tė fundit shekullit 19-tė e gjysmės sė parė tė shekullit 20-tė ėshtė pa as mė tė voglin dyshim, Nacionalisti, Politikani, Poeti, veprimtari, Diplomati e mbi tė gjitha modeli i shqiptarit tė vėrtetė, qė i qėndroi besnik Binomit Fe e Atdhe, Atė Gjergj Fishta. Veprimtaria e Fishtės ishte njė veprimtari e gjithanėshme qė totalisht i shėrbeu Shqipėrisė Etnike jo vetėm nė ato kohė tė vėshtira tė mbijetesės, por i shėrbeu edhe nė kohėt diēka mė moderne sa ai ishte gjallė, e mbi tė gjitha i shėrbeu edhe i vdekur fizikisht asaj pjese tė Shqipėrisė qė Europa jua kishte “lėnė” si eksperiment ta “shkyenin” Qentė e Kuq me emrin e lemerishėm Komunist, e qė nė analet e politikės njihej si Shqipėria e 1913-ės qė i bėnte karshillėk vdekjes, vdekjes sė kuqe tė retushuar e mobiluar si pėr inatin tonė nga armiqtė tanė tė pėrhershėm, Sllavėt tė zbritur vonė nga dikur larg nga stepat e Rusisė... E pikėrisht pas kėsaj gjėme qė e zuri tė mjerėn Shqipėri, Atė Gjergj Fishta ishte “kurbani” mė potent qė komunistėt shqiptarė bėnė tė qorruar e marruar nga dashnia qė i kishte zėnė pėr Titon e sllavizmin, pėr Stalinin e Komunizmin. Si fillim pas “urdhėrit” qė kishte marrė E. Hoxha nga padronėt e tij nė Beograd e Moskė, komunistėt kishin kėrkuar tė ndalohet gjithė vepra e shkruar e Fishtės, me “justifikimin” se vepra letrare e Fishtės ėshtė tepėr Nacionaliste, ēfarė bie ndesh me parimet Internacionaliste tė rendit “Ri”, si dhe u prishė “Qejfin” “miqve” tė mėdhenj Sllavo-Ortodokso-komunist. Por kur komunistėt shqiptarė e kuptuan se vepra e Fishtės nuk mund tė ndalohet, pasi ajo tashma ishte mėsuar “pėrmendėsh” nga shumica e shqiptarėve patriotė, madje kjo vepėr ishte historia e lavdia e njė kombi tė tėrė qė i frymėzonte nė ditėt me diell, por edhe nė ditėt e errėsuara edhe nga Retė e kuqe qė kishte sjellė vetė komunizmi. E kur kėlyshėt e kuq dėshtuan nė ndalimin e mohimin e veprės, u lėshuan si qentė e verdhė dikur (Otomanėt) tė ēvarrosin trupin e kėtij meteori qė pushonte nė paqe, qė pushonte hirėplotė pa asnjė pendesė pėr veprėn e tij madhėshtore qė i kishte lėnė atdheut e njerėzimit, e kėtė trup (eshtrat) si pėr inat i hodhėn diku nė lumin Buna, i cili i treti aq mirė sa i ktheu nė avuj uji tė bekuar nga ky atdhetar e meshtar i pashoq, ku padashje tė shetetarėve e dreqtarėve komunistė “bekoi” Shqipėrinė e Shqiptarėt, pėr tė qėndruar e mbijetuar nė ferri e tmerrshėm plot terr e tmerr tė djajve tė kuq, qė donin tė pėrēudnonin e mohonin gjithė Shqipėrinė Londineze e Etnike. Padyshim nė kėtė tmerr e terr vepra e Fishtės ishte ndėr tė paktat shpresa-drite qė mbante gjallė shpirtin e nacionalizmit, krenarinė e lavdinė e tė shkuarės, por edhe tė ardhmes qė na e kishte falur Zoti e nuk mund tė na e mohonte Ropi...

      Vepra gjeniale e Fishtės pėrbėhej nga njė prodhimtari letrare e pashoq, ku bėnin pjesė edhe Proza dhe Poezia (Epike, Lirike, Dramatike, saterike e tjerė). Ai Botoi mbi 20 vepra origjinale, dhe ka lėnė nė dorėshkrime dhjetra tė tjera. Por njė kontribut tė ēmuar Fishta ka dhėnė edhe nė Publicistikė, ku kjo ėshtė e pasqyruar nė mbi 50 organe shtypi tė kohės (madje disa prej tyre tė themeluar e tė drejtuar po nga ai vetė). Pader Gjergji, ndonėse meshtar u vu nė shėrbim tė politikės tė atdheut tė tij, ku z. Ernest Koliqi konfirmon se Fishta qėndronte gjithmonė nė rradhėt e para tė ngjarjeve tė rėndėsishme tė kombit tonė (nė kongrese, mbledhje, konferenca, kuvende, parlament e tjerė)... Vepra madhore e Fishtės kishte marrė vlerėsime tė rėndėsishme tė kohės, ku u pėrfshin nė “fondin e Artė” tė leteraturės Botėrore, duke vėnė epitete superlative si pėr: “Lahutėn e Malėsisė” – Homeri i shqiptarėve, dhe ungjilli i shqiptarizmės, pėr “Mrizi i Zanave” e “Vallen e Parrizit” – Gėtja Shqiptar, pėr “Judėn Makabe” e “Jorinėn” si Shileri shqiptar, pėr “Anzat e Pernasit” e “Gomarin e Babatasit” u mbiquajt Juventali... “Lahuta e Malėsisė” u pėrkthye nė Italisht, Gjermanisht, Anglisht e tjerė duke u bėrė kėshtu pjesė e pandarė e artit, kulturės e qytetėrimit Europian e mė gjerė. E duke e konsideruar si tė tillė kėtė vepėr shqiptarie e mė gjerė, Fishta nderohet nga institucionet shqiptare e tė huaja menjė sėrė dekoratash, ēmimesh e titujsh, si: “Klubi gjuha Shqipe” mė 1911 i dha kurorėn e argjendė. Qyteti i Beratit mė 1917 i dhuroi “Pendėn e Artė”. Shteti Austro-Hungarez e nderoi mė 1912 me titullin “Riterkreuz”, Turqia po mė 1912 i dha dekoratėn “Mearif Kl. II”, Papa Piu i IX-tė me “Medaglia al Merito” nė vitin 1925. Greqia nė vitin 1931 e nderoi me ēmimin “Phoenix”. Paria e Pėrgjithshme e Urdhėrit Franēeskan i dhe titullin “Lector Jubilatus” nė vitin 1929. Ndėrsa nė vitin 1939 e bėnė anėtar tė Akademisė Italiane. Por vlen fakti se Fishta ėshtė shqiptari i Parė i propozuar pėr ēmimin Nobel. Por pėr “ēudi” kur vepra e Fishtės ndalohej nė atdheun e tij, nėpėr universitetet e Europės e Botės ai studiohet pėrkrah Homerit, Dantes, Gėtes e tjerė, duke u realizuar kėshtu edhe fjalėt e Gjonit, Apostull e Ungjilltarė qė thotė: Vetė Jezusi tha se asnjė Profet nuk Nderohet nė Vendin e Vet”... E nuk kishte si ndodhte ndryshe, kur nė vendin e “Profetit” Fishta sundonin Djajtė, madje raca mė e keqe e tyre, djajtė e Kuq... Por edhe Djajtė kanė njė fund... E pas 62 vjetėve qė kishte vdekur, por edhe pas 12 vjetėve tė ardhjes sė pluralizmit tė kėtij themeli (tė lėkundur pėr ne) tė Demokracisė ky Meteor Dekorohet, me urdhėrin mė tė lartė e plotėsisht tė merituar “Nderi i Kombit”. E kjo vėrteton mė sė miri se Historia dhe e drejta ndoshta pėrkohėsisht vonon, por pėrjetėsisht nuk harron, pasi harresa e pėrjetshme ėshtė simboli i pandarė i “meteorėve”, horrucėve e idhujve tė rremė qė krijojė me buallėk llumi i shqiptarisė komunizmi i mjerimit e Zisė. Tashmė njė president; ndoshta presidenti i vetėm qė ėshtė mė afėr fjalės “magjike” i tė gjithė shqiptarėve, Alfred Moisiu ėshtė protagonisti qė historia e “caktoi” qė meteorin tonė Atė Gjergj Fishtėn ta vendosė nė panteonin e shėndritshėm tė historisė e lavdisė mbarė kombėtare (de jure se defakto ai ishte), duke e paisur me kėtė rast me “ēertifikatėn” pėrkatėse qė quhet (dekorata) “Nderi i Kombit”. E me kėtė rast qė ja kishim borxh Fishtės sė madh, jo vetėm ndėrruam ēfarė duhej bėrė me kohė, por mbi tė gjitha u sfiduan e shpėrfillėn ato zėra e llumra tė kombit, qė pas kėsaj shpresojmė qė e zeza tė marrė vėrtetė kėto llumra...

      Vepra e Fishtės ėshtė aq e madhe sa pėr ta pėrshkruar do tė duheshin mijėra faqe, madje pėr kėtė kolos tė fjalės e veprės kam shkruar edhe unė dy shkrime modeste nė dy organe shtypi, dhe pėr tė mos pėrsėritur veten po filloj tė kujtoj disa vepra patriotike e nacionaliste qė nuk shkėlqejnė mė pak se veprat artistike, madje kėto vepra shkėlqejnė dhe i shėrbejnė kombit edhe sot e deri nė pavdekėsi... Si fillim dua tė kujtoj se Atė Fishta nė kongresin e Manastirit tė vitit 1908, ishte zgjedhur Kryetar i komisionit tė alfabetit tė Shqipes sonė, ku duhet sqaruar se nėpėr natėn e gjatė turkoshake alfabeti jonė ishte hallakatur si mos mė keq. E pėrkundėr ca filoturkoshakėve qė pretendonin alfabetin Arab, Fishta me shumicėn e komisionerėve tė alfabetit pėrcaktoi atė Alfabet qė kemi sot, por qė nė fakt ishte trashėgimi e mohuar dhunshėm pas pushtimit Otoman. Ku ky alfabet ėshtė edhe njė ndėr argumentat qė vėrteton pėrkatėsinė tonė Europerėndimore.

      Fishta ka edhe njė kontribut tė pashlyeshėm edhe nė ditėt e stuhishme tė luftrave pėr pavarėsi e flamurė, tė viteve 1910, 1911, 1912 e vijim. Por nuk duhet tė harrojmė se kulmi i aktivitetit tė Atė Gjergj Fishtės arrin nė vitin 1919 kur fillon konferenca e Paqes nė Paris e cila kėrkonte thuajse tė shkatėrronte edhe atė copė Shqipėri Londineze (1913), me qėllim qė tė kėnaqte pėrfundimisht grykėsinė e pashoqe tė fqinjėve Sllavo-Ortodoksė e tjerė... E nė kėtė konferencė Fishta nga anėtar i delegacionit shqiptar zgjidhet Sekretar i Kryetarit tė Delegacionit, imzot Luigj Bumēi, ku edhe mban nė kėtė konferencė fjalimin mė impresionant, mė tė argumentuar dhe mė bindės nė favor tė shtetit Shqiptar, ku vlerat e kėtij fjalimi Diplomatik janė tė papėrsėritshme edhe sot pas 84 vjetėve, madje asnjė diplomat edhe sot nuk ka aftėsinė e as kurajon qė t’i dalė zot vendit tė tij para kancelarive e diplomacive herė dashakeqe e herė tė painformuara mirė, ku ende gatuhen fatet e shqiptarisė. Pėr ta bėrė a mė konkrete kėtė “superlativė” timen unė po ripėrsėris pjesė tė kėtij fjalimi fishtjan, ku ndėr tė tjera Fishta thotė: “...Cili popull ka ndjesi mė tė kthjellėta nė Ballkan se populli Shqiptar? A mos vallė sllavi i ngadalshėm e i ngathtė, qė i pėrkulur mbi shatė deri dje nuk merrte frymė pa urdhėr tė Carit tė vet autokrat? Apo Greku, ajo skilja e vjetėr qė gjithmonė si njė bimė parazitare iu ngjesh mė tė fortit pėr tė mbajtur gjallė shpirtin e vet? A po ėshtė Shqiptari qė ėshtė mbėshtetur nė fuqitė e veta, qė ėshtė i drejtė me miqtė, bukėdhėnės me tė huajt, dhe i rreptė me armiqtė? Balli madhėshtor i shqiptarit nuk ju pėrkul kėrkujt pėrveēse Zotit tė vet. Ishin pushtuesit mbi Shqipėrinė, por kurrė nuk u bėnė zotėrues mbi shqiptarėt. Pėr liri tė vet zoni shqiptari, bėn Fli shtėpinė, Tokėn e mjerisht edhe Besimin. Derisa shqiptarėt luftonin kundra Turkut pėr Liri tė Shqipėrisė e Europės mbarė, ēfarė bėnin Grekėt e Serbėt, ata qė sot konferenca e Paqes ėshtė duke mbajtur nėn sqetull si djem dėshiri? Grekėt edhe atėherė kur Turqit kishin mbėrritur nė dyert e Kostandinopojės, rrinin duke u marrė me ēėshtje fetare kundėr Kishės Romės. Kėshtu edhe despotio i Serbisė niste krushqi me turq duke i dhėnė tė bijėn pėr grua sulltanit, dhe ndaloi bashkimn e ushtrive tė Skėnderbeut me ata tė Huniadit, duke shkaktuar thyerjen e ushtrive tė Krishtera nė Varna qė mori nė qafė gjysmėn e Europės. E tani pikėrisht kėta Grekė e Serbė janė ata qė mė fort se kėrkush tjetėr shpifin kundėr shqiptarėve e thonė se kėta s’kanė bėrė asgjė pėr liri e pamvarėsi tė kombit tė vet. Historia e perandorisė Osmane ka shėnuar jo mė pak se 54 kryengritje tė mėdha qė gjatė 400 vjetėve kombi shqiptar i bėri Qeverisė otomane. Edhe Greqia ėshtė njė lule e rritur me gjak shqiptari. Xhavellat e Boēarėt kanė qenė trima shqiptarė; e kėtė punė me pasė me e pyet Venizollosinsi dijetar e jo si diplomat do t’ua kishte treguar vetė, por edhe nė mos dashtė me jua tregue ua kallxon Lamartini... Serbėt nė kohėn e luftės Ballkanike me shpata kanė therur nėnat shqiptare e foshnjat e nxjerra nga barku i tyre i kanė djegur me pishė pėr tė ndriēuar vendin me to, dhe sot konferenca ka trefishuar shtetin e tyre. Grekėt kanė kryqėzuar popullin shqiptar tani nė shekullin e 20-tė, ndėrsa konferenca ka menduar t’u japė mandatin mė tė qytetėruar... Pse nuk duhet tė dalė shqiptari i liriė dhe i pavarur kur ai nuk njeh dhe nuk i bėn kėto mizori? Por edhe sikur tė marrim e tė krahasojmė popujt, unė mund t’ju them se kombi shqiptar nuk ėshtė treguar kurrė mė i egėr e mė barbar se disa kombe tė tjerė tė qytetėruar. Po ju pėrmend se si Spanjollėt kanė vrarė mė tepėr se 15 milion Indian tė Amerikės, si tregon imzot De la Casa nė njė relacion qė i dėrgon mbretit tė Spanjės. Nuk po ju pėrmend nė ē’mėnyrė Henrikėt e Elizabetat e Anglisė kanė kryer reformat e besimit nė vendin e tyre, vetėm po dėshiroj t’ju kujtoj kobin e Zi qė mbuloi vendin tuaj tė bukur, kur populli i Francės nė kryengritjen e 1789 arrin tė marrė armėt nė dorė pėr tė rrėzuar autoritetet e nderuara. Ju zotėri e dini fort mirė se si ky popull francez qė deri atėherė ishte pasqyrė dhe modeli i Elegancės e mirėsjelljes jo vetėm e lau me gjak tė vėllezėrve tė vet tė tėrė Francėn, por nuk i fali as eshtnat e fatosave tė vet qė i kishin sjellė aq nderė kėtij kombi tė madh. Kėshtu duhet t’ju kujtoj se gjakderdhja dhe pėrdorimi i dhunės bėhet tamam nė kohėt tona nė Europėn e lulėzuar siē ėshtė Italia, ku e pėrkohshmja “La civilta cattolica” nė numrin e vet tė gjysmės sė parė tė dhjetorit tė 1914 botonte njė artikull interesant, nė tė cilin me statistikė nė dorė thotė se nė Itali pėr 20 vjet rresht nga viti 1894 deri mė 1914 ēdo vit kanė ndodhur nga 100 mijė vrasje me 3% tė numrit tė popullsisė. Ndodhin kaq shumė nė njė vend ku ka xhandarmėri, ushtri, flotė e polici, gjykata, shkolla e Institucione tė tjera kulturore, atėherė pėrse nuk u dashka t’i njihet pamvarėsia Shqipėrisė ku numri i tė vrarėve siē dihet prej statistikave me zor mbėrrin 1%, kur nuk ka asnjė nga Institucionet qė pėrmenda mė lart? ...Tani tė themi pse shqiptarėt nuk u bashkuan kurrė nė njė shtet. Kush i mban mend Grekėt edhe nė kohėt mė tė lumtura tė tij tė kenė qenė tė bashkuar nė njė shtet para shekullit tė 19-tė? Ata edhe nė kohėt mė tė mira kanė kėrkuar ushtri tė huaja pėr tė vrarė njėri-tjetrin, ndėrsa shqiptarėt i kthyen pushkėn tė huajit dhe u kthyen nė faktor tė parė tė pamvarėsisė sė Greqisė... Unė do t’ju vėrtetoj se psiqika e kombit shqiptar nuk ėshtė kurrė mė e ngathėt se ajo e sllavėve. Roli i poezisė qė zotėron mė shumė tek sllavėt ėshtė legjenda. Fatosat e kombit sllav, ashtu si i paraqet poezia popullore nuk janė njerėz tė njė fuqie tė jashtėzakonshme si Akili, Diomedi apo Ajaksi tė Iliadės, por janė disda pėrbindėsha tė pėrēudnuar qė s’di njeriu nėse janė kuēedra apo katallaj e maluketėr tė trishtueshėm. Kėshtu bie fjala Krajleviē Marku tani kėrcen me kalin e vet nga njė mal nė tjetrin e tani han 50 okė groshė nė njė vakt, tani pin verėn me legena 12 okėshe, e tash e hedh topuzin tre ditė udhė larg. Kisha me thanė se madhėsia e kėtyre fatosave qė i pėrgjigjet njė sfinksi qė nuk ėshtė as shtazė e as njeri e asgjėsendi qė tė ketė natyrė ose mendje njeriu veēse njė qenie e ēuditshme qė s’thotė asgjė e s’duhet pėr kurrgjė. Duke dėgjuar ato kėngė herė tė duket se jeton nė ato kohė, kur flisnin hardhucat e zogjtė, e ujku e dhelpra ishin ndrikull e kumbarė, nė periudhėn indiane qė pėrzjeu dhe bėri pshesh sendet e mbinatyrshme me ato tė natyrshme. Pra vjershėtori sllav ka qenė i shtrėnguar tė pėrftonte disa forma krejt shpellare me fatosa matrahula e maluketėr. Duhet tė themi se mentaliteti i atij populli nuk ėshtė zhdėrvjelluar aq sa tė plotėsojė proporcionet e numrit, peshės e masės, e se prandaj ka mbetur akoma nė njė shkallė mjaft tė ulėt qytetėrimi... Poezia popullore shqipe ėshtė krejt ndryshe. Shqiptari ndėr poezitė e veta nuk kėndon pėr tė tjerėt, ai kėndon pėr vete. Ndėr luftėra e nė punė trimėrie, ai nuk pėrqėndrohet tek faktet por shqyrton vetėm rrezet e namit e tė lumturisė, ai shkreptinė. Prej fakteve, nami e lumturia janė ideali i tij, e prej kėtij ideali i mbushet shpirti me entuziazėm duke i gufuar zemra me kėngėt qė kėndon si ai zogu i verės qė kėndon jo pėr tė tjerėt, por vetėm se nuk i rrihet pa kėnduar ndėr blerime e hije tė lugjeve mbi ato shkėmbenj gurrash tė argjendta. E me gjithė forma e jashtme dhe e brendshme ecin lirisht, ėmbėlsisht si pranverat e Arbėrit... s’ka shumė vjet qė profesori i Universitetit tė Gracit, filologu i pėrmendur Majer thoshte se poezia popullore shqipe, pre pikpamjes estetike ėshtė mė e bukura ndėr tė gjithė tė tjerat e Europės. Ėshtė punė e arsyeshme qė shteti shqiptar tė pėrtėrihet gjeografikisht deri ku arrin kombėsia e tij nė mėnyrė tė pandashme prej qendrės sė vet, sepse e drejta e vetvendosjes nuk ėshtė e lidhur me individ, as me grupe njerėzish, por me bashkimin e pėrgjithshėm prej tė cilit pėrbėhet kombi. Populli shqiptar flet gjuhėn e vet, e prej kėtej rrjedh se tė gjithė ata qė flasin kėtė gjuhė, kanė kombėsi krejt tė vetėn, tė ndarė prej kombeve tė tjera tė Europės.

      E tėrė krahina e Kosovės, pra qė prej Konferencės sė Londrės (1913) i qe lėshuar Serbisė, e mbarė Epiri i Veriut tė cilin e lakmon Greqia, janė banuar kryekėput prej shqitparėsh, e prandaj e drejta kėrkon qė tė njihet si shtet shqiptar, se e vėrteta duket qartė sipas statistikave qė prej vitit 1909 e kėtej janė bėrė proporcionet Entologjike tė popullsisė tė Shqipėrisė. Prej statistikave del nė shesh, se ndėr krahinat e lėshuara prej Konferencės sė Londrės, serbėve e grekėve sadopak 80% e popullsisė ėshtė thjeshtė shqiptare. Serbėt duan tė thonė se banorėt e Kosovės me rracė janė tė gjithė sllavė, por me kohė janė bėrė shqiptarė. Kėtė fjalė thonė edhe Grekėt pėr banorėt e Epirit tė Veriut, por nuk flasin tė vėrtetėn. Po tė ishte kėshtu pėrse Serbia vrau 200 mijė Kosovarė e Greqia djeg 360 fshatra e vret e vdes urie mbi 50 mijė vetė? Qyshse serbėt kanė vrarė qindra mijėra vetė dhe grekėt kanė vrarė e djegur, njėri nė Kosovė e tjetri nė Epirin e Veriut duket aēik se as Kosovarėt nuk janė slalvė e as banorėt e Epirit tė Veriut nuk janė Grekė...”

      E pas kėtij “Riprodhimi” tė pjesshėm tė fjalimit brilant tė Atė Gjergj Fishtės, fjalim i cili tronditi mjaft nga skutat e errėta tė Konferencės “Paqes”, nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė urojmė qė ky fjalim i “Nderit tė Kombit” tė bėhet kėshilltari mė i mirė i tė gjithė atyre Diplomatėve e shtetarėve qė janė vėrtetė nė Shėrbim tė Kombit e Shqipėris, tė mbetur padrejtėsisht pas dyerve tė Europės, pėr Qytetėrimin e sė cilės u sakrifikuam... deri nė “pafundėsi”.

Ndue Bacaj

 

Kristiandemokratėt paralajmėrojnė protesta

Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė ėshtė tepėr e shqetėsuar pėr krizėn energjitike qė ka mbėrthyer Shkodrėn dhe Veriun Shqiptar. Nė mbledhjen e Kėshillit Bashkiak tė muajit Tetor, Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė nėpėrmjet kėshilltarit tė saj Bashkiak, i ka kėrkuar kėtij kėshilli qė tė thirren Ministri i Rendit, i Energjitikės, i Financave, i Pushetit Lokal nė Kėshillin e Bashkisė Shkodėr dhe tė shpalosin alternativat qė kanė pėr Shkodrėn. Por kjo kėrkesė nuk u miratua nga drejtuesit e Kėshillit Bashkiak, duke pretenduar se kemi probleme tė tjera!

      Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė ėshtė tepėr e vendosur qė t’i kėrkojė autoriteteve tė pushtetit lokal dhe qėndror qė votėn qė na ka besuar populli tė mos e lėmė askėnd ta nėpėrkėmbė. Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė i kėrkon Kryetarit dhe Kėshillit tė Qarkut, Kryetarit dhe Kėshillit Bashkiak Shkodėr, ku janė dy institucione qė i pėrkasin Opozitės qė tė mblidhen urgjent pėr tė pėrcaktuar fatet e qytetarėve tė Shkodrės, fate qė po nėpėrkėmben me dashje nga qeveria shqiptare. Nė qoftė se kryetari dhe kėshilli i qarkut, Kryetari dhe kėshilli Bashkiak Shkodėr, nuk do tė marrin masa urgjente, Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė ėshtė e detyruar nė rrugė demokratike t’i bėjė thirrje popullit tė Shkodrės dhe tė Veriut Shqiptar tė protestojnė fuqishėm nė rrugėt dhe sheshet e Shqipėrisė, duke mos harruar premtimet qė i dhamė popullit tė Shkodrės dhe duke qenė pjesė e kėtij populli.

      Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė i bėn thirrje deputetėve tė opozitės tė Shkodrės dhe tė Malėsisė sė Madhe tė mos heshtin por tė ngrejnė zėrin e tyre pėr qytetarėt e tyre, i bėn thirrje Presidentit tė Republikės zotit Moisiu si dhe ambasadorit Amerikan qė tė ndėrhyjnė pranė autoriteteve qeveritare qė tė hedhin shikimin drejt Shkodrės dhe Veriut Shqiptar, pasi dhe ne jemi pjesė e Shqipėrisė.

      Nė qoftė se qeveria shqiptare do tė heshtė, e vetmja rrugė ėshtė qė pusheti lokal nė Shkodėr tė ndėrpresė veprimtarinė e tij pėr t’iu bashkėngjitur protestave pėr drita, ujė, rrugė, punė.

Avokat Fran Dashi

Kryetar i PKD tė Shqipėrisė

Sokol Pepushaj

Sekretar i Pėrgjithshėm i PKD tė Shqipėrisė

 

Terrorizmi dhe terrori politik

      Njė periudhė ēoroditėse, e mjegullt pėr shqiptarėt. Shumėkujt, shumicės i vjen keq pėr veten. Eh, ėshtė diēka e padukshme qė nxin realitetin, tė dukshmen. Thonė se ėshtė njėfarė farse me emrin terrorizėm. Diēka edhe duhet tė jetė pėrderisa Shqipėria pėr viti 2003 ka plan krekreje sigurinė e modernizimin e aeroportit tė Rinasit. Amerika, ky arbitėr i mirė i kėsaj Bote trazirash, ka investuar aq para aty, sa tėrė banka e shtetit shqiptar nuk i ka. Flasim pėr bankėn, jo pėr pushtetarėt, pasi flitet qė tre-katėr klane me kėmbė nė qeveri e duar nė mafie, kanė shumė mė shumė para se sa banka. Nejse, terrorizmi qė po ta pėrkufizojmė shqiptarēe ėshtė si mica, ka nėntė shpirtėra, ėshtė si shaka qė edhe kur dėshton, pjell kėlyshė, na ka zėnė pėr fyti. Ai i ngjan njė njeriu qė i ėshtė marrė fryma nga vrapi, pasi kėtu bėri “kros” edhe Osama, por ama thonė se ėshtė. Po, po, megjithėse nuk shihet, duhet tė jetė.

      Pas vėmendjes e angazhimit total tė Amerikės, Britanisė, botės sė qytetėruar kundėr terrorizmit global, pas poshtėrimit tė “idhullit” tė jo pak shqiptarėve me emrin Osama Bin Laden, terrorizmi shqiptar ka braktisur kėngėt pėr kryeterroristin, ka ikur nga zgėrdhirjet alla afganistanēe deri nėpėr tavoline, aposiē i quan ajo dorė “Mejhane” duke thėnė “mirė ia bėnė Amerikės”. Ky terrorizėm po pėrpiqet t’i mbushė mendjen tė paktėn vetes sė vet se me njė frymėzim arabik mund tė ideologjizojė shoqėrinė shqiptare me elemente tė natyrės sė biznesit, pasi edhe Osama ėshtė “Bos”.

      Eh, pra, edhe biznesi paska terror, siē tha ditėt e fundit edhe lideri demokrat Berisha. E, meqė gjuha shkoi tek politika, kini durim, gjykoni vetė. Ne mendojmė se gjithkush, pa dallim bindjeje politike apo feje vėren diēka. Pra vėren se nėse dikur e njė kohė, aty nga 1992-shi, shqiptarėt thuajse tė tėrė i luteshin Zotit, kur u fliste njė politikan me bindje “demokratike”, sot edhe plakat rrudhin buzėt e u kthejnė prapanicat, duke i kruar, natyrisht pėr inat. Se nga ato prapanica, pra nga pensionet e papaguara, pronat e pakthyera, liritė e mohuara, kėta politikanė, thuajse tė tėrė, po lėpijnė gishtat me naftė, me erė cigaresh e kafeje.

      Shqipėria ka krijuar njė imazh vėrtetė tė keq para perėndimit. Episodet e kėsaj klime, edhe tė terrorizmit, pse tė mos i kėrkojmė atje ku janė, tek shtetarėt, qė mos i paēim mė mirė?

      Politika qė tashti ka nisur njė duel tė ashpėr pėr karriget e lakmuara tė pushtetit lokal. Klanet, qėllimshėm shfrytėzojnė fenė, thua se Shqipėria ėshtė nė kohėn e Turkut. Ato grupe qė janė edhe pėrgjegjėse tė terrorizmit, pasi terrorizmi e terrori vėlla e motėr duhet tė jenė, po grumbullojnė turma e biznesmenė rreth vetes. Po i grumbullojnė pėr t’i irrituar kundėr turmave e biznesmenėve kundėrshtarė. E, nė kėto turma pėrzihet edhe populli. Ky popull qė pėrmes mjegullės qė ia bėn fushė edhe humnerėn, kėrkon tė gjejė tė ardhmen, dritėn, shpresėn. Kėrkon pra pikėrisht ato qė ua kanė penguar pushtetarėt, edhe Evropėn. Vrasjet, plagosjet, grabitjet, dhunimet, krimet brenda familjes tė ditėpėrditėshme e natėpėrnatėshme, janė paraskena pėr ta futur shoqėrinė shqiptare tani tė zhgėnjyer e tė trullosur nė vorbullėn e njė terrori psikologjik, pra tė njė terrorizmi. Me fjalė tė tjera, mė tė thjeshta, don tė thotė qė terrorizmi politik tė pranohet si pjesė e jetės normale, sikundėr edhe mungesa e dritave, e punės, e perspektivės. Pra, e jashtėzakonshmja tė serviret nga vagabondėt si e zakonshme, jashtėnormalja si normale, kompromiset si angazhim, grushtat e plumbat si lule paqeje...

      Sa e bukur, si kujtimet e fėminisė, ishte politika mė 1992, kur pluralizmi ishte misterioz, si dashuria nė adoleshencė?

      Po sot? Megjithėse shumė gjėra kanė ecur pėr mirė, ajo “bukuri” ka mbetur si kujtimi i njė majasilli nė vend tė keq. Politika po bėn hapa tė tjerė tė tipit pėrēaj e sundo. Pra, Shqipėria po vihet si njė numėr fallco nė makinėn e policit qė kontrollon njė tjetėr polic. Sidoqoftė, ajo politikė pra fallco, s’ka leje pėr nė Evropė. E prapė terrori ėshtė nė gojėn e pozitės qė thotė se ushqeu opozita qysh se u pranuam nė Konferencėn Islamike, por edhe tė opozitės qė deklaron se Shqipėria ėshtė qendra e terrorizmit nė Ballkan e mė gjerė dhe njė “lavanteri” ku pastrohen paratė e terrorizmit ndėrkombėtar. E, jashtė dėshirės sė kėsaj politike flasin gjėrat. Nė Shqipėri, nė kėtė vend ndėr mė tė lashtėt nė Evropė, historikisht njihet uniteti monolit mes besimeve. Edhe magjypėt e gabelėt janė trajtuar historikisht mirė kėtu nė Shqipėri. E kjo s’ka ngjarė deri vonė as nė shtetet mė tė zhvilluara. Apo jo?

      Pra, kėta politikanėt tanė, mund ta gjejnė rrugėn drejt Evropės, si puna e atij qorrit qė mban shkopin nė dorė pėr tė gjetur shtėpinė. A e keni vėnė ndonjėherė nė vėmendje formėn mesjetare tė partive nė fushata elektorale? A e shihni sa larg interesave tė popullit janė kur ato presin “rrugės” njėra-tjetrėn dhe nė thuajse ēdo komunė, bashki apo zonė elektorale pėr deputet bėjnė bilance fetare. Nė njė anė kanė sa tė duash politikanė allaafganistan, nė njė anė tjetėr futin “dorėn” nga fundi i “thesit” e zgjedhin llumra. Nė qoftė kėshtu, edhe terrorizmi edhe terrori, kėshtu mbruhen. Nė qoftė kėshtu, normalisht lihen jashtė vėmendjes e pėrfshirjes ndershmėria, aftėsia, reputacioni dhe largohen rrugėt pėr nė Evropė. Pėr tė emėruar njė kryetar partie, qoftė edhe tė njė seksioni, arrihet deri nė terrorizėm, duke shpėrthyer tritol. Kėtu partia, ciladoqoftė, siē edhe ka ngjarė, kalon “Ylberin”, duke reflektuar terrorizėm, deri nė hakmarrje banale individėsh a grupe mafiozėsh. Kjo pėrmason dhunėn, kalon kufinjtė e shtetit, trondit imazhin shqiptar nė Botė, njėlloj siē ngjau me “humorin” e radhės me shenjtėrinė e Tij Papa Gjon Palin e Dytė.

      Ne i themi ik terrorizmit, ndėrkohė qė duhet qė ikin politikanėt e vjetėr, “partizanė” tė diktaturės.

      Ky popull, sa herė vete nė votime ndeshet me tė njėjtėt emra allaafganistanēe, me tė njėjtat premtime, me tė njėjtat gėnjeshtra e mashtrime, paēka se mund tė kenė ndėrruar parti, karrige, zyra, kostume. Erė Al Qaedė? Po ē’themi ne? Po a nuk bie ca si erė tė tillė thjesht njė veprimtari nė pamje tė parė e pėrshėndetshme sportive nė njė qytet tė “vockėl” verior. Organizimi i njė kampionati futbolli i tė rinjve muslimanė, duket se reflekton gjallėri, por kur publikohen se finaliste dolėn skuadrat “Iner-Milan”, se pse thua, ashtu ndoshta “kot”, se sikur tė krishterėt, tė bėnin njė kampionat tė tillė, do ishte “logjike” tė dilnin finaliste skuadrat qė nuk janė tė “tyre”, as qė ekzistojnė “Mulla Omar”-“Osama Bin Laden” apo “A. Baletė”! Pa dashur tė bėjmė moral, pasi jemi pėr bashkim, se pse mund tė mendojmė se ėshtė pikėrisht politika e biznesi i politikės nė organizime pėrēarėse. Mė afėr mendėsh t’u themi. Yp Xhixhi, jepi Xhixhi.

      Kjo politikė dhe ekonomi politike qė po pėrgatit terren terrori dhe po prodhon vetėm kuadro terrorizmi, ėshtė normale tė thyhet pėrballė kulturės, bashkimit, interesave shqiptare pėr t’ju bashkuar Evropės sė qytetėruar.

      Fjala bjen fjalėn, megjithėse njė mal i madh me fjalė janė thėnė pėr vrasjen e Azem Hajdarit. A e kujtoni kur atij iu inskenua njė incident nė stadiumin “Loro Boriēi” tė Shkodrės me Mit’hat Havarin? Siē duket, Azemi duke qenė se ishte Kryetar i Rendit e SHIK-ut, duke qenė se mund tė dinte pak mbi terrorizmin, duke qenė se thuhej tė kishte pak pasuri dhe lidhje me futbollin atje, duke qenė se kishte pak pėrvojė politike, pak vite mbi supe, duke qenė se “ndizte” si “ēakmak” kundėr gjithēkaje qė ia thoshte truri, pra, duke i patur tė gjitha me pak, sikundėr fatkeqėsisht edhe jetėn, mbase duhej tė vritej, siē edhe u vra nga terrori mė 12 shtator 1998. E kush ia shkurtoi jetėn? Normalisht, ata qė i kishin mė shumė atė qė thamė pėr tė ndjerin Azem se i kishte mė pak.

      Pra, duket se terrorizmi dhe terrori politik janė bashkuar. Dhe po i serviren popullit shqiptar si pjesė tė pranueshme tė jetės. Meqė do e trajtojmė sėrish kėtė temė, kėsaj here po mjaftohemi me “recetėn” Yp Politike, Jepi Politikė, yp Xhixhi, jepi Xhixhi. Do shihemi fiks pas nėntė muajve. Nė votime.

Editorial nga Sokol Pepushaj

 

Fatosi na nakatosi

Nano treqind Milion Dollarė

Ja dha vajzės Greke

Por s’shpejti ka me i ra

Me dy shqelma nė vete.

 

Gjirokastra e mallkue,

Tash gjashtdhetė vjet,

Na ka drejtue

Ah, kuku-Medet!

 

S’shpejti Fatosi,

Alfred Moisiun,

Ka me nakatosė,

Nė pension si Spiron.

 

Komunistat me rrena,

Po shkojnė tuj lye.

Tash u kanė dalė do gjėma

Qė po i therin nė Krye!

 

Komunistat flasin

Si Demokrat,

Por nji ditė do tė pėlcasin,

Se i kanė duert krejt Gjak.

 

Berisha dhe Fatosi,

E harruan gjakun shqiptar,

Dhe na nakatosėn,

Me Grek dhe Shallvarė1

 

Edhe tash disa tė pabesė,

Shqiptarėt tė Turqizue,

Po na bajnė (Bukėshkelsė)!

Kastriotin e nderue.

 

Shajnė Gurakuqin,

Edhe shumė tė tjerė,

Nė xhep e majnė Buqin

Kėta njerėz tė panderė.

 

Fatosi e vodhi Shqipėrinė,

Fatosi dogji Shkodrėn,

Mos e lejoni faqezinė

Se, po na len pa Evropėn!

 

Fatos Nano ka than vetė:

Me anėn e Grekve hyjmė nė Evropė

Pra ndigjoni shqiptarė tė shkretė,

Se jemi nė rrezik tė madh sot.

 

Shqiptarėt kanė drejtue,

Egjyptė dhe Vatikan,

Ju jeni tė Mallkue;

Se keni lindėr me Satan.

 

Ēuditet ēdo njeri,

Me Komunistat Barbarė;

Se nuk kanė pikė nderit,

Pėrpara Komit me dalė!

 

Ēuditem me kta Harbut,

Si nuk i vret sedra e vet,

Kriminela edhe Hajdut,

Kėrkojnė edhe Pushtet!

 

Por Fatosat tė palarė,

Janė tė bijt e qenit.

Njimilion shqiptarė,

I qitėn prej Vendit!

Pal Delia

New York

 

 

Ky shtet ka humbur logjikėn

Lideri i opozitės shqiptare Sali Berisha nė konferencėn e PD-sė sė Tiranės, lėshoi nota tė ashpra kundėr qeverisjes socialkomuniste, jo vetėm pėr pastrimin e parave tė terroristėve tė Al Qaedės nga kryemafiozi Edi Rama qė nga posti i kryebashkiakut tė kryeqytetit po i shėrben terrorit, por edhe kundėr dhunės fashiste mbi demokratėt. Demokratėt shqiptarė sot janė tė rrezikuar edhe me jetė. Ata, ndėr tė cilėt edhe veprimtari i PD-sė Ermal Alija, lindur nė qytetin bastion tė demokracisė, nė Shkodėr mė 06. 05. 1982, janė viktima tė dhunės dhe tė anarshisė, ku policia sekrete me prapavijė politike, i skedon, hakmerret, i fut nė listat e vdekjes. Po nė kėto lista ėshtė pikėsėpari liria e demokracia shqiptare qė pėrditė e mė shumė po pėson goditje. Goditje tė tilla me pasojė edhe jetėn kanė patur familja e demokratit Ermal Alija. Qė nė fillim tė proceseve demokratike, prindėrit e tij Adem Alija dhe Shpresa Alija, kanė kontribuar nė instalimin e demokracisė, ku edhe janė vėnė shumė herė nė vėmendje tė bandave deri me eleminim fizik. Kjo familje vite mė parė, kur PD-ja ishte nė pushtet, pati krijuar njė biznes tė mesėm, por, viti 1997, viti i zi qė solli nė pushtet sėrish bijtė e komunizmit me dhunė e tritol, me shpėthim deposh tė armatimit dhe shkatėrrim total tė ushtrisė shqiptare, u bė varr i hapur, ku jeta dhe vdekja ishin thuajse njė. Biznesi u shkatėrrua. Bandat e shtetit tė anarshisė, familjes Alija i vunė gjoba tė papėrballueshme derisa arritėn edhe tė tentojnė t’i grabisin djalin, demokratin Ermal Alija. Madje sipas burimeve tona tė besueshme, ky djalosh ka patur kėrcėnata serioze edhe nė mes tė rrugės. Por, nė mes tė rrugės, nė mes tė qytetit tė Shkodrės janė pushkatuar shumė demokratė. Nė kushte tė tilla tė anarshisė sė shtetit anarshist, Ermal Alija, si shumė tė rinj e tė reja tė tjerė, sot nuk ka adresė. Kjo ēmenduri vjen nga pasiguria e jetės, madje nga tentativat pėr t’ua marrė jetėn kundėrshtarėve politikė, atyre qė aspirojnė pėr liri e pėrparim. Ky pra ėshtė shteti shqiptar. Njė i ashtuquajtur shtet qė ka humbur totalisht logjikėn.

Sokol Pepushaj

 

Dhuna mbi demokratin Sejfullah Kraja akuzon...

Duke qenė se Sejfullah Kraja rrjedh nga njė familje tipike antikomuniste, ku i ati i tij Musa Kraja dhe e ėma Bedrije Kraja, gjatė diktaturės sė pashoqe tė Enver Hoxhės ishin kulakė, tė diferencuar politikisht, tė privuar nga tė drejtat e liritė njerėzore, me pasuri e dyqane tė konfiskuara, duke qenė se mė 1960, kur ai ishte fėmijė, vetėm 16 vjeē u internua nė njė fshat malor tė Shkodrės, nė njė barakė dėrrase, ku pėr tė mbijetuar punonin si tė burgosur tėrė ditėn vetėm pėr tė ngrėnė bukė misri, ku plasmasi imbulonte nga lart e ca zhele kishin pėr shtroje, duke qenė se mė 1963 kur pėfunduan internimin e ēuan ushtar nė njė repart pune si “armik” tė popullit, duke qenė se edhe pėr dy vitet e shėrbimit ushtarak nuk e lejuan asnjėherė tė vente me leje, madje as kur i vdiq i ati mė 1964, ishte ndėr tė parėt qė nė fillimin e proceseve demokratike nė Shqipėri, pra fill pas shembjes sė Murit tė Berlinit, qė kontribuoi pėr rrėzimin e diktaturės sė kuqe. Mė 14 janar 1990, kur u shemb busti i Stalinit dhe mė13 dhjetor 1990, kur u rrėzua monumenti i Enver Hoxhės nė Shkodėr, ishte ndėr ogranizatorėt.

      Nė rastin e parė Sejfullah Kraja u arrestua e torturua kafshėrisht pėr 15 ditė, ndėrsa nė tė dytin, mė makabrin, ku qenė arrestuar rreth 300 persona, Sejfullahi u dėnua 15 burg me akuzėn absurde “Manifestime tė paligjshme pėr rrėzimin e pushetit popullor me dhunė”. Qė aso kohe ky antikomunist, baba i dy fėmijėve Sejdiljan Kraja lindur mė 01. 08. 1980 dhe Senada Kraja lindur mė 23. 05. 1984, ėshtė anėtar e veprimtar i shoqatės politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Mė 2 prill 1991, kur populli i Shkodrės protestoi pėr votėvjedhjen, ku u dogjėn Komiteti i Partisė sė Punės, institucionet e diktaturės dhe Dega e Brendshme, ku policėt braktisėn vendin e punės dhe ushtruan dhunė e zjarr mbi protestuesit duke plagosur 163 vetė e duke vrarė Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun e Besnik Cekėn, sot dėshmorė tė demokracisė, persona tė irrituar nga demonstrata shpėrthejnė edhe dyert e burgut tė Shkodrės, u doli e u bashkua me ta edhe Sejfullah Kraja. Edhe gruaja e tij Bedrije Kraja (Belsia) ishte ndėr ato antikomuniste qė u dhunua nga dhuna policore. Po atė ditė qenė rrahur shumė gra e fėmijė. Ramiz Alia kish dhėnė urdhėr tė vriten demokratėt. Mė 1991-1992, kur u lejua pluralizmi politik, Sejfullah Kraja bėhet njė simpatizant i Partisė Lidhja e Legalitetit. Ai ėshtė i vendosur se Madhėria e Tij Leka i Parė mund tė nxjerrė Shqipėrinė nga kriza. Kishte shok e mik edhe kryetarin e kėsaj partie Ibrahim Sokoli. Ai si veprimtar i kėsaj force politike antikomuniste u ingranua dhe kėrkoi zbatimin e programit, kthimin e pronave, kthimin e mbretit nė Shqipėri etj., por partia demokratike ishte e rreptė nė programin e saj, duke mos toleruar, madje duke i bėrė legalistėt edhe tė tė organizohen nė tubime, demonstrata e greva. Nė qershor 1992, para se tė zgjidhej presidenti i Shqipėri, legalistėt, mes tyre edhe Sejfullah Kraja, organizuan njė grevė tė fuqishme. Policia ndėrhyri, i rrahu dhe nga goditjet Sejfullah Kraja detyrohet tė mjekohet ilegalisht pėr tė shpėtuar jetėn nė spitalin rajonal tė Shkodrės. Pra, pėr kontribut, mė 10 tetor 1993, Sejfullahi pranohet anėtar i Partisė Lidhja e Legalitetit. Legalistėt me kėrkesat e tyre ishin edhe kundėr demokratėve nė pushtet qė po luanin sipas tyre me fatet e atdheut, edhe kundėr socialistėve nė opozitė qė ishin bijtė e diktaturės. Por edhe nė PD kishte shumė komunistė, shumė spiunė e njerėz me njė barrė krime njerėzore mbi kurriz. Kėshtu Shqipėria shkoi drejt sė keqes, drejt vitit 1997, ku socialistėt me dhunė e terror fituan zgjedhjet. Nė ato zgjedhje legalistėt kėrkuan referendum edhe pėr formėn e qeverisjes, ku u lejua. Leka i Parė vjen nė Shqipėri nė prill 1997, ku deri nė zgjedhje tė 29 qershorit 1997 Mbreti realizoi 200 takime me popullin, nė tėrė Shqipėrinė, ku u dallua edhe Sejfullah Kraja, veēmas nė Veriun Shqiptar. Nė fakt Monarkia pat fituar, por Komisioni Zgjedhor, natyrisht pasi e kishin frikė si socialistėt si demokratėt, publikoi shifra tė rreme, ku shpalli humbjen e mbretėrisė. Kėshtu mė 3 korrik 1997 nė sheshin “Skėnderbej” nė Tiranė legalistėt tė udhėhequr nga mbreti protestuan kundėr votėvjedhjes. Dhuna qė u pėrdor plagosi shumė, madje pati edhe njė tė vrarė. Mė 9 korrik 1997 Leka i Parė largohet nga Shqipėria si i padėshiruar dhe pak ditė mė vonė dėnohet me tre vjet burg pėr pjesėmarrje tė dhunshme nė demonstrata. Legalistėt kėshtu vihen nė shėnjestėr tė politikės shqiptare. Por nė shėnjestėr tė parėt u vunė kundėrshtarėt e vjetėr politikė tė socialkomunistėve. Edhe familja e Sejfullah Krajės. Eh, nė prill 1997, natėn vonė Sejfullahit i djegin dyqanin ku punonte me tė shoqen dhe djalin. Ndėrsa nė shkurt tė vitit 1998 atij i digjet shtėpia ditėn pėr diell, duke i shkatėrruar gjithēka kishte vėnė me mund e me djersė. Nė janar 1999 ai arrestohet e mbahet 6 ditė nė izolim, pėr demonstrim pa autorizim. Edhe i biri atė ditė u izolua dhe u mbajt 3 ditė. Synohej njė montim akuze pėr bashkėpunim. Legalistėt nė Shqipėri tashti kanė koalicion me demokratėt, ballistėt, republikanėt etj., pėr tė rrėzuar komunistėt nga pushteti. Kėta tė fundit po hakmerren. Mė 25 dhjetor 2000, njerėz me maska nė mes tė ditės e grabisin, por fatmirėsisht arrin tė largohet. Kėshtu pikėrisht mė 31 janar 2000, djali i tij ishte arrestuar dhe mbajtur i izoluar pėr 20 ditė. Nė fakt nė zgjedhjet e tetorit 2000 legalistėt e ballistėt bėnė koalicion e u bashkuan nė tė Djathtėn e Bashkuar Shkodrane. Mė 10 shkurt 2001 ai detyrohet tė largoj nga Shqipėria gruan dhe vajzėn, pėr t’u shpėtuar jetėn. Ai organizon veprimtari pėr t’i hapė udhė kthimit tė Mbretit dhe nė zgjedhjet pėr deputetė tė 24 qershorit 2001 djalin e kishte tė arrestuar. Nė atė kohė ai qėndronte i fshehur nė shtėpinė e njė kushėriri i quajtur Fadil Kraja. Mė 4 shkurt 2001 organizohet njė grevė kundėr dhunės policore dhe kundėr arrestimit politik tė shumė legalistėve, mes tė cilėve edhe djalit tė tij. Nė kėtė rast Sejfullahi arrestohet pėr tre ditė dhe i thuhet tė mos largohet nga Shkodra dhe se dokumentacioni i tij do i pėrcillet gjykatės pėr organizim tė paligjshėm proteste. Mė 14 shkurt 2001, pas njė mbledhje ku ishte edhe kryetari i legalistėve Ekrem Spahija, ku u diskutua pėr koalicionin me formacionin politik “Bashkimi pėr Fitore” pėr zgjedhjet e 24 qershorit 2001, ku diskutoi edhe Sejfullahi, afėr shtėpisė sė kushėririt ku qėndronte i fshehur ndeshet nė dy persona qė zbresin nga njė makinė pa targa qė i thėrrasin nė emėr dhe i thonė se do ta vrasin nėse nuk pushon propagandėn kundėr tyre. Njėri i vė pistoletėn nė kokė, tjetri e godet dhe e lėnė tė shtrirė. Tė nesėrmen lajmėron kryetarin e partisė sė tij Burhan Agri, i cili ėshtė edhe dashamirės i gazetės “Shqipėria Etnike”. Qė aso kohe ky dhe kushėriri i tij i quajtur Afrim nuk kanė adresė.

Vasel Gilaj

 

Terrori ėshtė potencial nė Shqipėri

Dhunimet tanimė nė Shqipėri janė shndėrruar nė njė qėllim, ndoshta edhe me skenar, pasi ligji ėshtė tejet i pafuqishėm pėr parandalimin e tyre. Pra dhunimet e tipit banditesk janė njė precedent tepėr i rrezikshėm pėr jetėn e njerėzve tė ndershėm e tė pafajshėm, pėr jetėn e atyre qė kėrkojnė liri, demokraci, pėrparim dhe janė qytetarė tė denjė tė shoqėrisė shqiptare. Ato janė tė shumta. Ato po hapin pėrditė plagė tė reja, plagė qė do duhen shumė kohė, gjithnjė nėse arrihet ndonjėherė shtet ligjor, tė mbyllen. Premisat sot janė tepėr larg, horizonti shqiptar ėshtė i zi. Ja, njė djalosh tė ri, tė quajtur Rajmon Smakaj, i lindur mė 04. 08. 1981 nė qytetin verior tė Shkodrės, dy persona tė quajtur Altin e Arjan Demaj kanė arritur t’i grabisin tė motrėn dhe pėr shkak, nė konflikt e sipėr arrijnė t’i vrasin edhe tė atin e quajtur Hasan Smakaj dhe vėllain Arben Smakaj. Meqė ligji nuk ka potencė dhe nė subkoshiencėn shqiptare hakmarrja edhe pėrcillet brez pas brezi, vrasėsit, duke patur frikė nga ndojnė hakmarrje, kėrkojnė tė vrasin edhe Rajmondin, megjithėse ai ėshtė i dhunuar, i terrorizuar nga dramat nė familje. Ja, sa i ashpėr ėshtė krimi dhe sa i rreptė terrori nė kėtė vend ku ata qė janė tė pafajshėm siē ėshtė edhe rasti i Rajmond Smakajt, detyrohen tė largohen nga Shqipėria nė kėrkim tė jetimit tė jetės. Rreziku nė Shqipėri nuk parashikohet se nga vjen. Terreni ėshtė i ēelur vetėm pėr banditėt qė edhe pasi tė pėrdhunojnė, pasi tė vrasin tė afėrmit, kėrkojnė tė vrasin edhe ata qė kanė mbetur tė gjallė.

Albert Vataj

 

Serbėt e Mitrovicės kėrkojnė ta vrasin Arben Mustalin

Asnjė faj apo krim nuk ka kryer. Veēse ėshtė shqiptar. E shqiptarėt duket se fati i keq ka pėr t’i ndjekė edhe pėr shumė vite. E gjithė e keqja e kėtij djali qė buzėqesh pafajshėm nė foton qė ilustron shkrimin ėshtė se ka lindur nė Veēan, njė fshat afėr qytetit tė ndarė tė Mitrovicės qė gjindet matanė lumit Iber. Quhet Arben Riza Mustali. Ka lindur mė 30 shtator 1971. Ėshtė rritur nė njė mjedis me shqiptarė dhe ėshtė edukuar me ndjenjat mė tė mira tė patriotizmit e atdhedashurisė e nė asnjė rast nuk kishte menduar se dikush do ta detyronte tė braktiste vendlindjen e tij tė shtrenjtė, fshatin e dashur Veēan ku kishte lindur e rritu nė gjirin e dashur tė familjes Mustali. Pėr vite me radhė politika serbe kishte synuar shpėrnguljen e shqiptarėve nga trojet e tyre dhe popullimin e tyre me serbė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, qytetit mė tė pasur me minerale nėntokėsore nė tė gjithė ish-Jugosllavinė.

      Trysnia e serbėve pėr t’i detyruar shqiptarėt me shunė tė braktisin trojet e tyre u shtua shumė veēanėrisht pas vitit 1998 kur banorėt vendas u rikthyen nė shtėpitė e tyre pas ndėrhyrjes sė ushtrive aleate tė inkuadruara nė forcat e NATO-s. Shumė familje, pėrballė represionit e dhunės sė paramilitarėve tė armatosur si dhe pa mbėshtetjen energjike tė strukturave Franceze qė mbanin rregullin e qetėsinė nė qytetin e Mitrovicės u detyruan tė braktisin shtėpitė e tyre duke u vendosur nė vise tė tjera tė Kosovės. Pėr tė ndaluar kėtė hemoragji tė dhimbshme Arben Mustali u bėn thirrje shqiptarėve tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre e mos t’ia lėshojnė trojet e tė parėve shkjaut tė Serbisė. Ai u reziston joshjeve me para ashtu edhe kėrcėnimeve pėr eleminimin e tij fizik e keqtrajtimin e pjestarėve tė tjerė tė familjes. Nė vitin 2000 Arbeni keqtrajtohet nga policė tė paguar tė shėrbimit sekret serb, ndėrsa vetėm disa ditė mė vonė i vihet flaka shtėpisė sė tij nė fshatin Veēan.

      I ndodhur nė kushte tė tilla, pa shtėpi, i martuar dhe pėrballė rrezikut serioz pėr eleminimin e tij fizik, Arbeni detyrohet tė braktisė me dhimbje vendlindjen e tij pėr tė jetuar nė njė shtet ku funksionon ligji e jeta dhe liria e personit janė tė sigurta. Ai nuk do tė mund tė kthehet kurrė mė nė Mitrovicėn e okupuar dhunshėm nga serbėt, por as nė Kosovėn e tij tė dashur, pasi emri i tij gjindet i shkruar nė listat e zeza tė shėrbimit sekret serb. Ata dhe shumė tė tjerė kėrkojnė ti vrasin se e duan Mitrovicėn e gjithė Kosovėn pa shqiptarėt.

Rifat Ymeri

 

Nė Gjakovė e kėrcėnojnė kosovarėt, nė Shkodėr kėrkojnė ta vrasin shqiptarėt!

Quhet Fatmir Qazimi. Ka lindur nė qytetin e Gjakovės mė 24 mars 1972. Fati i keq i Fatmirit nis qysh pa lindur akoma. Babai i tij ishte martuar me Rabijen, njė fshatare me kombėsi Boshnjake, e pikėrisht kjo martesė do tė bėhej shkak i shumė vuajtjeve pėr tė gjithė pjestarėt e familjes.

      Banorėt e Gjakovės kurrsesi nuk ia falėn Qazimit lidhjen e kunorės me njė boshnjake e qysh prej asaj kohe urrejtja e tyre pėr kėtė familje sa vinte e shtohej, aq sa nisėn tė dėrgojnė letra anonime me kėrcėnime deri me eleminim fizik tė tyre. I gjindur nė kushtet e trysnisė sė shtuar dhe rrezikut serioz pėr jetėn, Qazimi sė bashku me pjestarėt e tjerė tė familjes me dhimbje detyrohen tė braktisin vendlindjen e tyre pėr t’u vendosur nė lagjen Bardhaj nė afėrsi tė qytetit verior tė Shkodrės, nė vitin 1982 kur Fatmiri ishte vetėm 10 vjeē. Edhe kėtu familjen e Qazimit nuk e pret ndonjė fat mė i mirė se nė Kosovė. Nė fillimvitet 90 kur nisėn protestat pėr shembjen e regjimit diktatorial, Fatmiri dhe vėllai i tij Maliqi vihen nė krye tė turmave tė irrituara qė aspironin pėr njė shtet tė lirė e demokratik, tė mishėruara nė programin e forcave demokratike progresiste tė udhėhequra nga Sali Berisha. Vitet e qeverisjes sė Partisė Demokratike 92-96, kanė qenė edhe vitet mė tė mira e mė tė qeta pėr familjen e Fatmirit, por qė mbaruan me rikthimin e dhunshėm nė pushtet tė ish-komunistėve pas revolucionit bolshevik tė armatosur nė pranverėn e zezė tė 97-ės. Nė qershor tė atij viti Fatmiri si kundėrshtar i komunistėve tė konvertuar nė socialistė, arrestohet dy herė e torturohet egėrsisht nė birucat e komisariatit tė policisė Shkodėr. Njė hematomė nė buzėn e poshtme nė krahun e majtė dhe njė e ēarė sipėr ballit janė dėshmi e qartė e dhunės shtazarake tė ushtruar mbi Fatmirini nga robotėt-policė tė inkriminuar tė shtetit mafioz. Po atė vit kapuēonė tė paguar vrasin nė pritė Maliqin, vėllain e Fatmirit. Por xhelatėt nuk ngopen me kaq. Pas vrasjes sė Maliqit nisin letrat anonime e kėrcėnimet me telefon nė adresė tė Fatmirit me synimin pėr ta ndalur nė aktivitetin e tij politik nė favor tė Partisė Demokratike Dega Shkodėr. Nė kushte tė tilla kur jeta e Fatmirit, bashkėshortes e familjarėve tė tjerė rrezikohej seriozisht ai gjen mundėsinė e largohet pėrfundimisht nga Shqipėria duke u vendosur nė njė shtet ku jeta e liria e personit garantohen me ligj. Ai s’mund tė kthehet kurrsesi nė trojet etnike shqiptare: Nė Gjakovė e ndjekin kosovarėt, nė Shqipėri e kėrcėnojnė pėr ta vrarė shqiptarėt.

Rifat Ymeri

 

Kanė humbur shumė demokratė, edhe Altin Dashi

      Edhe nė Shqipėri, sikundėr nė Kosovė, shumė njerėz janė tė humbur, tė zhdukur. Dhuna e shtetit anarshist, e menazhuar nga politika, ka bėrė qė gjashtė vitet e fundit tė vriten rreth 4600 shqiptarė. Sot demokrati Altin Pashko Dashi, njėri ndėr veprimtarėt e PD-sė nuk ka fare adresė. Nuk dihet ėshtė i fshehur, i larguar nga Shqipėria, apo i vrarė. Ai ishte nė lista tė banditėve pėr t’u vrarė qė nė fillim tė proceseve demokratike nė Shqipėri. Mė 14 janar 1990, kur u rrėzua busti i Stalinit dhe mė 13 dhjetor 1990, kur u shemb busti i Enver Hoxhės, Altini ishte mjaft aktiv, ku edhe provoi shkopinjtė e gomės dhe shqelmat e policisė fashiste tė Ramis Alisė. Edhe mė 2 prill 1991, kur u protestua kundėr votėvjedhjes sė asaj kohe dhe mė 14 shtator 1998, kur u varros Azem Hajdari, provoi dhunė kafshėrore.

      Por nė rrėmujat e vitit 1997, kur komunistėt qė aksidentalisht ende i kemi nė pushtet, Altin Dashi u dėmtua nė kokė, nė anėn e djathtė. Pra, shpėtoi pėr pak gjė pa u vrarė. Sot nuk ka adresė.

Zog Hysenaj