koka

nr. 44 / 20 Maj 2003

alukit

numrat

 

Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Bagdadit

Jemi deklaruar botėrisht se nuk kemi asnjė paragjykim, prandaj do themi qė nė fillim tė shkrimit se edhe nėse vetėm njė pėrqind e kėtyre fakteve nuk janė “Fiks fare” tė sakta, nė po kėtė gazetė botojmė tė plotė reagimin e drejtuesve tė Universitetit tė Shkodrės. Pranimi i sė vėrtetės nuk ka pse tė jetė i vėshtirė, nė njė kohė qė jemi nė vėmendjen e politikės amerikane.

    Nė qoftė se vendosja e emrit tė politikanit dhe figurės sė shquar shqiptare Luigj Gurakuqi, Universitetit tė vetėm tė Veriut tė Shqipėrisė, edhe pse jo zyrtarisht dhe haptas, para disa viteve hapi mjaft polemika, sot jemi nė njė politikė krejt ndryshe. Sigurisht qė pėr figurėn e Gurakuqit tė madh nuk ka thuajse asnjė kontestim tė qėndrueshėm dheshkaku i vetėm duket se ėshtė pėrkatėsia fetare.

    Duhet pranuar se me ridimensionimin e historisė shqiptare, mjaft figura u vlerėsuan, duke u dhėnė emrin e tyre institucioneve apo shesheve tė Shqipėrisė. Megjithatė, edhe pse jo haptas, ėshtė ruajtur njėfarė ekuilibri i duhur nė pėrkatėsinė fetare.

    Ndėrkohė qė u mendua pėr tė vdekurit, tė cilėt gjithsesi nuk prishin dhe shumė punė, pėr tė gjallėt ėshtė krejt ndryshe. Indjeri Kolec Pepa, shkrimtar e humorist i pėrmasave, si njė bletė punėtore, hulumtoi dhe vėrtetoi se barazia dhe respekti aq i dėshiruar nė mes dy komuniteteve kryesore nė kohėn e komunizmit, nuk kishte ekzistuar. Edhe zėvendėskryeredaktori i “Shqipėria Etnike”, Vasel Gilaj, me njė hulumtim tė saktė tė tijin, konstatoi se nė Bashkinė e Koplikut, komuniteti katolik kishte vetėm njė person nė tėrė administratėn. Botoi tėrė emrat gazetari, megjithėse pati shumė kėrcėnata nga antiamerikanėt e pro Bin Ladenėt, siē ka patur ditėt e fundit redaksia e gazetės sonė pėrmes telefonatave, numrat e tė cilave ua kemi kaluar organeve mė tė larta dhe shėrbimeve tė specializuara.

    Nė rastin e Universitetit tė Shkodrės, fenomeni ėshtė katastrofik. Nuk ėshtė nevoja pėr analizė, vetėm tė sjellėsh emrat, ku duhet nėnvizuar se ėshtė fjala pėr “zgjedhje” dhe nė kėtė fjalė nuk bėhet shaka.

1- Mahir Hoti, Raktor, flitet se ėshtė edhe Haxhi

2- Artan Haxhi, zv/Rektor

Dekanėt janė:

1- Petrit Kotrri, Fakulteti i Shkencave Shoqėrore

2- Gėzim Dibra, Fakulteti i Shkencave tė Edukimit

3- Fatbardh Sokoli, Fakulteti i Shkencave Natyrore

4- Ilir Berhani, Fakulteti i Shkencave tė Drejtėsisė

5- Sadije Bushati, Fakulteti i Shkencave Ekonomike

6- Refik Kadija, Fakulteti i Shkencave tė Gjuhėve tė Huaja

    Pėr tė qenė si gjithmonė tepėr tė saktė, katėr janė tė zgjedhur dhe dy janė tė emėruar.

    Po Senati i kėtij universiteti si paraqitet? Prapė ne sjellim vetėm emrat qė mendojmė se janė fakte.

Senati pėrbėhet nga:

1-           Mahir Hoti, kryetar

2-           Artan Haxhi, nėnkryetar

3-           Fatbardh Sokoli, nėnkryetar

4-           Adem Bekteshi

5-           Enver Hoxhaj

6-           Vehbi Hoti

7-           Fatmir Vadahi

8-           Petrit Kotrri

9-           Ilir Berhani

10-       Refik Kadija

11-       Gilman Bakalli

12-       Arjeta Troshani

13-       Fatbardh Sheqi, student, 35-vjeē i Partisė Republikane

14-       Blendi Gerdeci, student

15-       Muhamet Trepēi, administratė

16-       Rifat Talani

17-       Tomorr Osmani, i dalė nė pension me kohė

18-       Tonin Shkupa

19-       Simon Lufi

    Nė faktultetet e juridikut dhe tė gjuhėve tė huaja shefat e departamenteve janė emėruar nga Mahiri.

    Sekretaria mėsimore nga gjashtė vetė, vetėm njė ėshtė katolik. Nuk jemi tė saktė, kėtu i ka bėrė mrekullitė Mahiri apo kryesekretari, Skėnder Bilali.

    Kryetarė i degės ekonomike ėshtė Fatbardh Durraj, ndėrsa pėrgjegjės i degės sė furnizimit Indrit Huti. Ky i fundit thuhet tė jetė kushėri i parė i gruas sė rektorit, siē flitet se zyrėn e ka shndėrruar nė faltore.

    Kryetar i degės sė personelit ėshtė zotėri Fahri Bushati, pėr tė cilin gojėt e kėqia thonė e larg qoftė tė jetė i paspecializuar, siē edhe thuhet qė merr nė punė pastruese, roje e ku dimė ne, sipas shijeve...

    Virtyt Bushati vjen nga njė derė e madhe e Shkodrės, si pėrgjegjės i qendrės sė informacionit, ndėrsa teknikat e mėsimdhėnies i drejton Muhameti.

    Nė qendrėn e kulturės dhe shtypshkrimit ėshtė Ritvan Dibra, ndėrkohė qė dega e marrdhėnieve me jashtė drejtohet nga Tonin Gjuraj. Vini re, pra dega e marrdhėnieve me jashtė.

    Sekretare e albanologjisė ėshtė kunata e zėvendėsministrit tė arsimit, Sokol Axhemit, ndėrkohė qė shtatė pedagogė tė jashtėm janė tė po atij besimi.

    Nepotizmi ėshtė syprina e fundi i gjithēkaje. Nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės janė nė punė farefis i gruas sė rektorit, pa pėrmendur pastaj laborantė, shoferė, roje, pastruese etj.

    Mėsuesi i popullit, i nderuari Faik Luli thotė se “Toleranca ėshtė qytetėrim, emancipim, ajo nėnkupton nderim e vlerėsim pėr tjetrin”. Do e pyesnim Faikun, a janė tė vėrteta tėrė kėto qė thamė. Nėse po, jepeni njė mendim nė kėtė gazetė tė pavarur, vėrtetė pa paragjykime fetare. Nėse jo, jepeni sėrish njė mendim tė vyer, alla amerikanēe, pasi ne bashkė me kėto fakte edhe mendimin tuaj tė respektuar do ia pėrcjellim Komunitetit Europian dhe Ambasadėt Amerikane nė Tiranė.

    Gjithsesi, faktet e mėsipėrme nuk kanė nevojė pėr shumė koment, bile nuk duan shumė mend dhe besojmė se ndryshe nga shkrimet filozofike, janė tė kuptueshme edhe pėr drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

    Kėtu na duket se bėhet fjalė pėr institucionin e vetėm akademik nė Veriun e Shqipėrisė, ku edhe komuniteti katolik ėshtė mė i pėrqendruar, madje edhe shumė i zgjuar e i menēur.

    Ne sėrish sugjerojmė qė dikush tė mėsojė tė lexojė, se faktet janė kėto zotėrinj, se tė njėjtat raporte janė edhe nė institucione tė tjera, ku toleranca ėshtė po kaq e dukshme, ku pėrbėrja e popullsisė nuk pėrfaqėsohet duke hapur rrugė jo dhe aq perėndimore, duke shtrėnguar gjithēka deri nė infinit.

    Pėr hir tė sė vėrtetės, ne do thonim qė ka ardhur koha qė ky universitet, pasi Shkodra ka mundėsi pėr punė tė mira, ose tė bėjė ndryshime logjike, ose t’i ndėrrohet emri institucionit, pasi ėshtė vetėm emri Luigj Gurakuqi kopertura e vetme qė fatkeqėsisht pėrbėn diskriminim.

Editorial nga: Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

Kohė krimesh

Siē kemi publikuar edhe nė editorialin e kėtij numri, shumė kėrcėnata ka patur gazeta jonė kėto ditė nga grupe terroriste dhe vetėm vizita e Ambasadorit Amerikan James Jeffrey, para njė jave nė Shkodėr e uli tempin e kėrcėnimeve. Por kur kėrcėnohen me jetė gazetarėt, sa siguri kanė njerėzit e thjeshtė, ata qė aspirojnė pėr njė Shqipėri ndryshe, pėr njė Shqipėri demokratike, pro-perėndimore? Objekt i kėtij shkrimi ėshtė demokrati Paulin Shqaud dhe familja e tij. Paulini, njėri ndėr pjesėmarrėsit nė rrėzimin e busteve tė Stalinit dhe Enverit mė 14 janar dhe 13 dhjetor 1990, njėri ndėr veprimtarėt e Shoqatės Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, njėri ndėr pjesėmarrėsit nė varrimin e liderit tė Dhjetorit Azem Hajdarit mė 14 shtator 1998, njėri ndėr veprimtarėt e shquar demokratė, shumė herė ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė komunistėve deri pėr t’u eleminuar fizikisht. Janė bėrė tentativa pėr t’i grabitur dy fėmijėt Armando e Amarildo, ndėrsa ditėt e fundit i kanė vėnė tritol nė shtėpi pėr ta zhdukur. Kjo duket se ngjet tashti qė po afrojnė zgjedhjet pėr pushtetin lokal. Gjithsesi, Paulin Shqau nuk ka qėlluar nė shtėpi, ndėrsa gruan, Marjana, e dy fėmijėt kishte ca muaj qė i kishte larguar nga Shqipėria pėr tė siguruar jetėn vėrtetė tė rrezikuar.

Ngjarje tė tilla po i japin Shqipėrisė pamjen e Siēilisė sė viteve 1960.

Vasel Gilaj

 

Nė shkollėn “Mahmut Lekiq” tė Tuzit ne mėsojmė gjuhėn tonė

Kėto fjalė na i tha me buzė nė gaz, plot qetėsi z. Pjetėr Ivezaj, drejtor i shkollės 8-vjeēare mė tė madhe tė Malėsisė. Jemi nė Malėsi, jetojmė nė shtetin malazez, por gjuhėn, zakonet, traditat, kėngėt e vallet i kemi shqip, i trashėgojmė e s’i harrojmė kurrė.

    E ndėrtuar shumė vite mė parė, mbi themelet e njė simotre tjetėr, qė nė vitin 1885 nga Turqit, sot kjo shkollė mban nė gjirin e saj 1050 nxėnės, 67 mėsues e 48 klasa paradreke e mbasdreke. Nė ndihmė tė mėsimdhėnies shėrbejnė mjaft klasa kabinete, tė pajisura me mjetet e domosdoshme: pajisje, harta, globe etj., etj. Dallohet veēanėrisht kabineti i informatikės ku shėrbejnė 12 kompjutera, ndoshta njė ndėr mė tė mirėt nė Mal tė Zi.

    Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė komunikimi i lirshėm shqip i nxėnėsve me mėsuesit. Kėnaqesh tek sheh e dėgjon tek flitet pėr Heroin tonė Kombėtar Gjergj Kastriotin (Skėnderbeun), Nėnė Terezėn, At Gjergj Fishtėn, vėllezėrit Frashėri, etj.

    Vetėm lėnda e gjuhės sė huaj dhe ajo e muzikės janė nė gjuhėn malazeze.

    Ėshtė njė ndėrtesė disi e amortizuar, por kėto kohėt e fundit komuna ka gjetur njė shesh tė ri, mjaft tė mirė pėr ndėrtimin e njė shkolle tė re, ku do tė mėsojnė rreth 1500 nxėnės, shumė mė tepėr funksionale, e me tė gjitha parametrat kohorė tė mėsimdhėnies. Krahas tė gjitha klasave-kabinete do tė ketė dhe kėnde sportive mjaft tė mira, gjė qė sot lė shumė pėr tė dėshiruar. Krahas shqipes, si gjuhė e parė, mėsohet edhe gjuha serbe dheajo angleze. Janė tė shumtė mėsuesit qė impenjohen pėr njė ecuri sa mė tė mirė tė programit mėsimor ku dallohen veēanėrisht emrat e Islam Dreshajt, Luigj Lejēaj, Elez Gjokaj, Kolė Gjonaj, Zade Gjokaj etj.

    -Hapja e kufinjve, zhvillimet demokratike nė dy vendet, kanė dhėnė fryte cilėsore nė bashkėpunimin reciprok, - thekson drejtori Ivezaj, - gjė qė ne e kemi ėndėrruar pėr vite e vite tė tėra. Vendi amė tashmė ėshtė mė pranė se kurrė. Na vjen shumė mirė qė shtetet dhe ministritė pėrkatėse kėtej dhe andej po na ndihmojnė ēdo ditė si koncepte dhe ide, por nga vendi amė, Shqipėria, ndihma duhet tė jetė mė e madhe pėr sigurimin e teksteve nė shqip. Nė njė vizitė tė paradokohėshme, Ministri i Jashtėm shqiptar, z. Ilir Meta, na premtoi njė gjė tė tillė dhe shpresojmė ta bėjė realitet nė shtator. Po kėshtu edhe rektorati i Universitetit tė Shkodrės.

    -Sė shpejti, ndėrtimi i shkollės sė re do tė mbledhė thuajse tė gjithė fėmijėt e zonės pėrreth Tuzit, Sukrruqes, Dreshajt, Vuksanlekajt, Mileshit, Kēevės, Lekajt, etj. E kemi pėr detyrė tė flasim e tė qeshim e tė problemojmė vėllazėrisht me njėri-tjetrin, sepse mėsojmė gjuhėn tonė, - pėrfundon me falenderimet mė tė mira pėr “Shqipėrinė Etnike”, drejtori Ivezaj.

Bujar Ferhati

 


Pse e braktisi Eduard Krasniqi Kosovėn?

Atje nė Kosovė mėson pėr ngjarje nga mė rrėnqethėset. Lufta ende ka lėnė tė hapura shumė plagė. Nė janar tė vitit 2002, njė plakė, nėna e Eduard Krasniqit, e quajtur Nazire Krasniqi, nga mėrzia pėr djalin, pasi ai kishte ikur pa adresė nga Kosova qė nė shkurt tė vitit 2001, vret veten. Po ngjarja ėshtė vėrtetė interesante. Mehmet Krasniqi, rreth 50 vjeē, babai i Eduardit, mendohet tė jetė vrarė gjatė luftės nė Kosovė nga ushtarė tė UĒK-sė. I biri e kish kėrkuar disa kohė, por nuk e kishte gjetur, madje as kufomėn. Eduardi ishte djalė i ri, i datėlindjes 14. 05. 1984, siē edhe shihet nė kėtė foto qė me zor e siguruam, ndaj axha ose mixha, siē i thonė kosovarėt, i quajturi Tahir Krasniqi, me datėn 6. 01. 2002 vret Vesel Demirin 39 vjeē dhe Sulejman Troshin 47 vjeē, pasi sipas informatave tė tij ata ishin vrasėsit e vėllait, Mehmet Krasniqi. Kėshtu Tahir Krasniqi largohet nga Kosova, por edhe nipi i tij Eduard Krasniqi detyrohet tė qėndrojė larg, dikur larg, nė Perėndim. Ai aso kohe si i ri nuk kish pranuar tė marrė pushkėn, tė rreshtohet si ushtar i UĒK-sė, ēka bėri qė ta etiketojnė spiun tė serbėve, ēka bėn qė edhe sot ta ketė jetėn tė rrezikuar. Gjithsesi, burimet tona thonė se ky djalosh provoi e kaloi disa atentate deri sa arriti tė largohet, ndoshta pėr tė mos e parė kurrė mė Kosovėn, Prishtinėn, ndoshta as varrin e nėnės sė vet qė e rriti e edukoi me aq mund.

Vėzhgues

 

KANTONET NUK JANE UTOPI, POR RRUGA DREJT PROSPERITETIT

Ti kthehesh nje teme tashme te trajtuar, sigurisht qe nuk eshte e thjeshte. Shqetesimi se cfare do te sjellesh te re ne gjykimin e nje fenomeni, te ndjek qe ne fillim te hedhjes se rreshtave te shkrimit ne leter. Megjithate, nevoja per te dialoguer, per te dhene ide edhe mendime qofte edhe ne distance me te tjeret, te jep shtytje per t’iu rikthyer temes se KANTONEVE.

    Pavaresisht tentatives per te decentralizuar pushtet permes krijimit artificial te 12 njesive te medha administrative, Qarqeve, aktualisht fati I qytetarit shqiptar varet direkt nga qeveria shqiptare, e cila ndodhet ne zemer te Shqiperise, Tirane, dhe ka nje pamje mjaft te mjegulluar te realitetit ne nje pjese shume te madhe te vendit. Qarku, si nje njesi qe u lind per te marre pushtet, mbeshtetur ne Karten e Autoriteteve Vendore, e nenshkruar nga vendi yne, thjesht mbeti nje “mish I huaj” pas asnje fare competence nderlidhese apo kordinuese ne mes qendres dhe komunitetit perkates. Pervec punesimit te nje numri te madh njerezish ne rang qarku, te cilet vetem thjeshte moren nje page “te majme” per 3 vjet, mbyllja e mandatit qeverises te Qarkut, tregon se ky institucion nuk ka asnje competence dhe nuk do ti jepet deri sa te vijoje trajtimi politik I marredhenieve ne mes qendrorit dhe vendorit. Perfundimisht, duhet pranuar se teoria e decentralizimit permes Qarqeve, eshte e deshtuar dhe nuk mund te lulezoje ne te ardhmen. Sigurisht, nuk pretentodjme te paraqesim me fakte arsyet, te cilat qytetaret e nje Qarku, por edhe vete drejtuesit, I pranojne.

    Po a duhet te kete nje decetralizim dhe delegim te kompetencavbe tek organet e zgjedhura direkt nga komunitetet? Pa me te voglin dyshim, pergjigja eshte PO! Mbase decentralizimi eshte I pamundur nese do te duhet te perqendrohen kompetenca ne 12 njesi te medha (qarqe), por eshte shume me I lehte decentralizimi nese do te behet ne baze krahinash, te cilat kane ne perberje zona me te njejten origjine, perkatesi aktuale, interesa etj. Ketu vetiu, del ne skene termi aq I frikshem per disa: KANTONE. Sigurisht, mund te gjendet nje term me shqiptar, edhe pse dikur ne kohen e pushtimit turk kishte edhe termin VILAJET.

    Duke u nisur nga iniciativat e fundit, ku haptas po flitet per nje Kosove dhe nje pjese te Maqedonise qe tenton afrimin me trungun ame nga ku u shkeputen padrejtesisht ne vitin 1913, ideja behet me e pranueshme dhe me thjeshte e realizueshme. Megjithate, edhe ne kushtet aktuale te vendit, zgjidhja eshte mese e pranueshme. Per te cuar me tej idene e deputetit Ferid Hoti per zonat e lira, nje decentralizim total I pushtetit ne favor te atij vendor te zgjedhur direkt nga komunitetet, do te sillte vecse prosperitet te Shqiperise. Nese do te kerkonim shembuj, pasi shqiptaret po ndertojne nje demokraci, elementet e se ciles nuk mund te shpiken por huazohen, eshte Zvicra. Shume personalitete, vendas dhe te huaj, kane bere paralelizma ne mes dy vendeve, ndoshta duke vleresuar me shume Shqiperine. Por a shfrytezohen realisht resurset e zonave te vecanta te vendit tone dhe a shkojne perfitimet ne favor te komuniteteve qe shtrihen ne keto zona? Pavaresisht se dikush mund te me quaj lokalist, ndoshta edhe me ndonje emer me te rende, mbeshtes idene se zona te vecanta te vendit, punojne per te tjera. Rasti me flagrant, eshte ai I energjise elektrike, ku prodhuesi me I madh, eshte Veriu dhe me shume vuan mungesen e dritave pikerisht kjo zone. Sigurisht qe do te dilnim tek rebusi “Paguaj qe ta Kesh” por qe me mire dhe shpejt do te zgjidhte nje verior qe jeton net e njejten zone, se nje tiranas apo verior qe shikon me dylbi nga kryeqyteti. E njejta gje mund te thuhet edhe per investimet ne turizem, infrastructure, punesim, strehim etj. ku shperndarja behet me preference nga hapesira Tirane e poshte.

    Shqiperia me kushtetute, eshte nje vend unitar, I pandashem. Megjithate, nese do te behej nje ndarje ne KANTONE, situate do te ndryshonte, ose edhe nese do te ishte stacionare, haracet do ti mbante autoriteti vendor I zgjedhur direkt nga komuniteti dhe jo qendrori. Cilat do te ishin avantazhet e KANTONIZIMIT, gjithmone sipas mendimit te nje vezhguesi te fenomeneve?

1. Diskriminimi politik I zonave te ndryshme nga pushteti qendror, do te merrte fund, pasi te gjitha kompetencat do ti kalonin pushtetit vendor, pervec politikes se jashtme, gjyqesorit dhe mbrojtjes kombetare.

2. Pushteti vendor do te kishte te gjitha kompetencat, duke ndertuar nje parlament, qeveri dhe kryetar Kantoni, qe pervec atyre qe u thane me lart, do te kishin ekskluzivitet te plote ne drejtimin e jetes se kantonit.

3. Qytetaret do te kishin shume me prane tyre, autoritetet qe realisht do te kishin ne dore fatet e tyre.

4. Zhvillimi ekonomik dhe investimet, do te ishin me te medhaja, pasi te ardhurat e mundshme do ti menaxhonte vete Kantoni ne interes te komunitetit perkates.

5. Politika fiskale do te ishte me rrepte ne drejtim te akumulimit te te ardhurave.

6. Kantoni do te ishte pale ne marredhenie dhe marreveshje reciproke me kantonet e tjera dhe vete qeverine.

7. Cdo kanton, me nje periode te caktuar, do te kishte te drejten e drejtimit te vendit (President) ndoshta sipas modelit zvicerian.

8. Decentralizimi do te ishte real, I prekshem nga qytetaret, te cilet do te kishin mundesi te zgjidhinin direkt (pavaresisht nga kantonet e tjera)perfaqesuesit e tyre ne pushtetin qendror (parlamantin federal, qeveri etj.) dhe do te mund ti shkarkonin permes votimit ne rang kantonesh.

Keto jane vetem disa arsye, te cilat mbase jane vetem disa nga qindra te tjera qe derivojne prej tyre. Nese do te realizohej nje ide e tille, sejcili kanton do te kishte nje zhvillim dhe prosperitet vetiak, por edhe ne te mire te Shqiperise. Dikush do te zhvillonte turizmin, dikush tjeter bujqesine apo blegtorine, dikush tjeter do ti nxirrte fitimet nga energjitika, dikush tjeter nga bankat e keshtu me rradhe. Rezultantja do te ishte nje Shqiperi gjithmone ne zhvillim, rrjedhimisht edhe nje rritje e mireqenies per te gjithe shqiptaret, qe eshte edhe qellimi I cdo force politike, shtrese shoqerore dhe individi.

Pse pengohet nje ide e tille?

Duhet pranuar se pengesa me e madhe, eshte nacionalizmi, flamur qe e tundin te gjithe pushtetaret sapo permendet termi KANTON. Sipas tyre, Shqiperia eshte nje shtet I pandashem e bla…bla…bla. Nga ana tjeter, flitet me te madhe per nje integrim ne Evrope, ndersa nuk pranojme integrimin Brenda Shqiperise, ku sejcili (kanton) te ofroje dhe te zhvilloje me te miren e tij ne pavaresi te plote. E verteta lakuriqe ne driten e diellit eshte tjeter. Centralizimi actual I kompetencave dhe pushtetit ne qender, I sjell vendit jo pak handikape, por edhe shume privilegje kastes se larte te qendres, kryesisht qeverise. Meqe eshte aktuale, energjia elektrike, e cila I eshte privuar dhe I privohet Shkodres, sjell fitime kolosale ne arken e shtetit nga shitja edhe jashte vendit, ndersa resurset me te medha hidroenergjitike jane ne Veriun e varfer te Shqiperise. Vetem me tregtimin e energjise, nje kanton I Veriut, do te siguronte te ardhura te mjaftueshme, pa llogaritur edhe resurset e tjera.

Me shume se nje konkretizim I idese se KANTONEVE, kjo eshte vetem nje grishje per debat dhe shprehje mendimesh, pro dhe kundra idese. Ka ardhur koha te flitet hapur per kedo dhe cdo gje, duke hedhur tej friken apo edhe shpalljen “heretic” te te pareve qe hedhin idene apo e mbeshtesin ate. Ne fillim te mijevjecarit te trete, KANTONET nuk jane me nje utopi, por rruga drejt prosperitetit. Ne fund te fundit, mjaftojne 50 mije firma per nje referendum, ndersa kushtetuta me vullnetin e mire te deputeteve, mund te ndryshohet lehte. E ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve, nuk eshte bashkimi mekanik, por integrimi permes KANTONEVE ne nje vend qe quhet Ballkan, I cili ne vetvete mund te jete nje KANTON I ardhshem I Evropes se Bashkuar.

    Pergatiti : Blerti DELIJA

 

Nė pėrplasje tė sistemeve

Ka rreth trembėdhjetė vjet qė Shqipėria ėshtė e pėrfshirė nė anarshi. Sistemi i vjetėr diktatorial dhe sistemi demokratik janė pėrplasur e po pėrplasen egėrsisht. Kjo pėrplasje ka patur edhe viktima tė pafajshme. Kjo pėrleshje e ashpėr sot regjistron kulmin, pasi diktatorėt drejtojnė shtetin. Njėri ndėr kėta ėshtė edhe demokrati Nest Ndrekė Ahmataj i datėlindjes 10. 10. 1973. Duke qenė anėtar e veprimtar i Partisė Demokratike qė nė tetor tė vitit 1992, duke qenė pjesėmarrės nė lėvizjen demokratike tė viteve 1990-1991, duke qenė se mė 31 mars 1991 partia komuniste me dirigjent diktatorin Ramiz Alia vodhi votat e shpalli fitoren e pafituar dhe duke qenė se mė 2 prill 1991 Nesti ishte njėri ndėr protestuesit e shumtė qė u dhunua nga policia, madje edhe u arrestua dhe u mbajt nė polici pėr dhjetė orė si dhe babai i tij pėr njė javė, ai ishte mė afėr vdekjes se sa jetės. Ėshtė vendi tė ritheksojmė se nė atė pėrplasje mes dy sistemeve, pra mė 2 Prill 1991 u vranė katėr vetė, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, u plagosėn rėndė 70 vetė, u arrestuan shumė tė tjerė, jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė Lezhė, Pukė, Malėsi tė Madhe etj. Ky djalosh i rrjedhur nga njė familje antikomuniste, ku sipas vendimit nr. 501 tė vitit 1947, sipas regjistrit tė gjendjes gjyqėsore tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Shuk Gjini (Ahmataj), i biri i Nushit dhe Mrikės, dėnohet shtatė vjet politikisht, nuk kish si tė mos jepte kontribut pėr instalimin e njė shteti juridik e demokratik nė Shqipėri. Por pėrplasja e sistemeve e goditi rėndė ashtu sikundėr kėtė vajzė tė re qė shihni krah tij, tė quajtur Miranda Mark Drini, e cila sipas regjistrit tė PD-sė rezulton tė jetė anėtare e kėsaj partie qė nė mars tė vitit 2000. Dhe kjo demokrate ėshtė e re, shumė e re, e datėlindjes 24. 11. 1982. Edhe kjo u dhunua disa herė nga shkopinj gome, nga shteti i diktaturės.

    Gjithsesi, demokratė tė tillė, qė jetėn e kanė tė rrezikuar shumė, kanė vetėm njė rrugė, braktisjen e Shqipėrisė.

Sokol Pepushaj

 

Arqipeshkvia Metropolitane - Shkodėr

Prot. n. 106/2003

Shkodėr, 03/05/2003

Pronuncim

I nderuar Z. Faik Hoxha, Myftiu i Shkodrės,

Pėr njoftim: - Gazetės “Shqipėria Etnike”

-Z. F. Sinanit, Kryetarit tė Komitetit tė Kultit pranė Kryeministrisė - Tiranė,

 

Pėrshėndetje tė pėrzemėrta!

Ju shkruaj kėtė pronuncim rreth qėndrimeve tė Kishės katolike nė lidhje me marrėdhėniet ndėrfetare qė ekzistojnė midis nesh nė Shkodėr.

 

Nė referim tė disa polemikave tė lindura kohėt e fundit lidhur me disa artikuj tė gazetės sė pavarur “Shqipėria etnike” dhe reagimeve tė bashkėsisė islame tė Shkodrės, duke mos patur ne si Arqidioqesė e Shkodrės, asnjė lidhje direkte apo indirekte me gazetėn e tillė qė deklarohet e pavarur, deklaroj si Arqipeshkėv metropolit, se kisha katolike ėshtė larg deklarimeve nė artikujt e fundit tė kėsaj gazete, duke u lėnė pėrgjegjėsi autorėve dhe botuesit tė saj, ashtu si e parashikon ligji.

    Pėrfitoj nga rasti tė precisoj faktin si dhe nė kėtė rast, se nuk e bashkėndajmė absolutisht mėnyrėn provokuese me tė cilėn trajtohen argumentet e fesė, nga ku mund tė fyhet sensibiliteti religjiozė i personave edhe i bashkėsive tė ndryshme.

    Mėnyra tė tilla veprimi nuk shprehin aspak mendimin e Kishės katolike nė drejtim tė nevojės sė njė dialogu tė qartė ndėrfetar si nė nivel lokal ashtu nė atė tė pėrgjithshėm.

    Jemi plotėsisht dakord nė dėnimin, pavarsishtė nga cila anė vjen, tė ēdo debati qė merr formė intolerance dhe fyerje, tė bindur se ēdo dialog i shėndoshė ndėrfetar, duhet tė bazohet mbi pranimin reciprok nė planin njerėzor, mbi marrėdhėnie tė ndershme shpirtėrore, filozofike-teologjike nė aspektin intelektual.

    Nė fund, njėkohėsisht, mė lejoni tė them se nuk mund tė aprovoj tonin e deklaratės suaj polemizues, sepse jam i bindur se polemika nxitė mė tepėr nė dėm e tė mirės sė pėrbashkėt.

    Siguroj lutjen time dhe impenjimin tim nė marrėdhėniet tona tė ndershme.

    Me shumė respekt

Angelo Massafra

Arqipeshkėv Metropolit i Shkodrės

 

Shėnime nga Mitrovica

    Pėrgjithėsisht tėrė populli kosovar ka tentuar vazhdimisht pėr tė drejta e liri, pėr gjuhė, kulturė, pėrparim. Por gjithsesi, ngjarjet e 23 vjetėve tė fundit kanė mjegulluar edhe komunitetin shqiptar. Serbėt qė kanė nėpėrkėmbur, madje edhe dhunuar shqiptarėt dhe duke qenė se vetėm njė pakicė nė Kosovė i pėrket besimit katolik, grupe terroriste shqiptarėt kristianė atje edhe i kanė barazuar me serbėt, madje edhe i kanė dhunuar, vrarė. Nė Mitrovicė fjala vjen, gjen shembuj konkretė. Pėr shembull vrasja tragjike e shqiptarit nga Mitrovica, Gjergj Ograja dhe e nuses sė djalit tė tij, Gjystes, ka tronditur komunitetin e kėtij besimi. Madje edhe njerėzit e tjerė tė ndershėm, pasi, pėrjashto grupet terroriste, pėrgjithėsisht populli ėshtė i ndjeshėm. Ekstremistėt terroristė si duket kanė lidhje me vendet arabe dhe vrasja e grave nuk ėshtė nė zakonin shqiptar, ēka do tė thotė se vende tė varfėra si Kosova, Maqedonia, Shqipėria, Bosnja, janė jo pak tė rrezikshme.

Vėzhguesi

 

Ecje e pasur nė tmerre

Dėshmoj.

Ēfarė dėshmie...?

E pėrpjekjes pėr ekzistencė! E jetės sė pėrēudnuar, tė masakruar! Tė ējetės!

Ējetė!

Por fara e mbjellė me kujdes nga Krijuesi, nuk shuhet kollaj!

Dėshmi e fuqishme! E fuqishme deri nė dridhje, deri nė ekzistencė!

E madhėrishme!

Dėshmia e Viktor Martinit ėshtė njė nė mijėra, atėherė pse tė godet me kaq forcė e tė lė nė shpirt njė vulė tė gdhendur?!

Ėshtė thjeshtėsia e pėrshkrimit qė tė futet e tė bėhet njėsh me gjakun?

Ėshtė njė ējetė kaq e pasur nė tmerre, sa janė lėnė pa u pėrdorur mjaft detaje e  hollėsi?

Jo, mbi tė gjitha, ėshtė fuqia e karaktereve, forca shpirtėrore qė pėrēohet si himn e tė mbėshtjell nė virtyte, nder e pastėrti, tė mban ashtu e tė shenjtėron.

(Dhe dua kėtė Dėshmi ta lexojnė fėmijėt e mi kur tė rriten, ta lexojė gjithė rinia, kudo qė ėshtė. Sa do doja tė kisha mundėsi ta lexoja kur isha e paditur e kisha nevojė pėr njė shembull).

“Dėshmoj” e Viktor Martinit ėshtė njė dėshmi jo vetėm e vuajtjeve tė njė ējete, e njė diktature tė egėr, me njė moral tė kalbur, tė sėmurė, por ėshtė gjithashtu njė dėshmi e tė mirės mbi tė keqen, e ngadhnjimit mbi djallin!

Dhe ēfarė dėshmie!

Ėshtė pikėrisht kjo forcė e ky kėndvėshtrim i jetės nga autori, qė tė pėrshkon zemrėn, shpirtin e tė mahnit me lartėsi.

“Dėshmoj” ėshtė himn i jetės, himn i forcės e i karakterit shpirtėror!

Himn i dashurisė mbi urrejtjen!

    Ju falenderoj me njė zemėr plot mirėnjohje qė mė morėt nė kėtė udhėtim tė dhimbshėm por krenar tė jetės suaj, qė mė hapėt derėn tė shoh atė ēfarė nuk munda ta shoh njė jetė tė tėrė, brendėsinė e diktaturės komuniste, djallin me tė gjitha format e vegalt e urryera tė tij, qė mė mėsuat rrugėn e vuajtjes por tė madhėrishme tė virtytit, fuqinė e pastėrtisė sė shpirtit, ngadhnjimin, pėrjetėsinė!

Ju jam mirėnjohėse pėr kėtė dėshmi tė shkruar edhe mbi shpirtin tim me lotė e me dridhje, por me krenari qė hijen e ējetės suaj e patė nė sy me trimėri, e pėrbuzėt dhe e shkelėt pėr ta lėnė pas e pėrgjithmonė nė njė dėshmi tė pavdekshme.

Ju falenderoj me shumė respekt e admirim pėr ju e gruan tuaj tė dashur dhe ju uroj gjithė tė mirat sė bashku me gjithė tė dashurit e zemrės!

Ejvis-Maria Xhajanka

 

Ndryshe flitet, ndryshe veprohet

Enver Hoxha dhe tėrė aparati diktatorial pėr 50 vjet flisnin se Shqipėria ėshtė fanar ndriēues dhe realiteti ishte mė i ziu nė botė. Socialkomunistėt e sotėm bėrtasin se po shkojmė krenarė drejt Europės dhe ėshtė e njėjta pamje, e njėjta diktaturė. Paulin Mhill Masheku, si shumė tė tjerė qė sot u rrezikohet jeta bashkė me familjet, rrjedh nga njė familje e persekutuar gjatė sistemit enverian, me paraardhės tė burgosur, tė diferencuar politikisht e moralisht, tė konfiskuar e internuar. Ai qė nė formimin e Partisė Demokratike nė Shqipėri u ingranua dhe kontribuoi pėr njė Shqipėri ndryshe, pėr njė Shqipėri demokratike. Arriti tė jetė edhe shofer i ish-kryetarit tė PD-sė, sot deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, Astrit Bushati. Por ky demokrat kishte bėrė burg nė kohėn e diktaturės pėr tentativė arratisjeje, sikundėr u arrestua dhe u torturua me datėn 18 shtator 1998, gjoja pėr veprimtari tė pėrmbysjes sė pushtetit me dhunė, akuzė qė kishte tė bėnte me datėn e 14 shtatorit 1998, kur u varros deputeti i PD-sė, Azem Hajdari, i vrarė nga segmente tė shtetit pikėrisht rreth orės 1900 tė 12 shtatorit tė atij viti. Paulin Masheku ėshtė njėri ndėr demokratėt qė mori pjesė aktive nė rrėzimin e bustit tė Stalinit mė 14 janar 1990, nė atė tė Enverit mė 13 dhjetor 1990, nė ngjarjet e 2 Prillit 1991, ėshtė dalluar si veprimtar i Shoqatės Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, gjashtė anėtarė tė sė cilės, para dy javėsh i arrestoi policia dhe pėr tė cilėt kemi botuar edhe njė shkrim nė kėtė numėr gazete. Demokrati Masheku ka marrė pjesė nė komisione zgjedhore si ato tė 29 qershorit tė vitit 1997 pėr deputetė, ku vota u uzurpua dhe ai u dhunua si demokrat, nė ato tė 1 tetorit 2000 pėr pushtetin lokal ku ishte vėzhgues i PD-sė nė zonėn nr. 24 dhe ku ka denoncuar manipulimet, etj. Paulini, gruaja e tij Ēetina Shllaku dhe tre fėmijėt e tyre janė kėrcėnuar shumė herė me eleminim fizik. Nė shkurt 2002 nė oborr tė shtėpisė i kanė djegur makinėn tip Opel. Ka patur edhe tė shtėna armėsh, nga dy persona ende tė paidentifikuar, nė drejtim tė tij, gjė qė e ka bėrė jetėn e kėtij demokrati dhe tė familjes tė rrezikuar. Por ama vetėm kėto gjashtė vitet e fundit janė vrarė rreth 5000 vetė dhe situata pėrditė nė vend tė pėrmirėsohet, po pėrkeqėsohet.

Vėzhguesi

 

Kandidati pėr kryekomunar i Velipojės i kristiandemokratėve, nga shoqėria civile

Me sa duket maji i ngrohtė i kėtij viti, i cili i fton plazhistėt drejt Velipojės, nė tė njėjtėn kohė fton edhe vetė velipojakėt drejt pėrzgjedhjes sė kandidatit tė tyre pėr zgjedhjet e pushtetit lokal.

    Njė kandidaturė mjaft e qėlluar na vjen nga shoqėria civile dhe pikėrisht inxhnieri i talentuar i ndėrtimit Agustin Gjergj Martini. I lindur dhe i rritur nė Velipojė, me njė pėrbėrje familjare tė pastėr kristal, si burimi i bjeshkėve tė malėsisė (nga e kanė dhe prejardhjen prindėrit e tij). Pėr t’u evidentuar ėshtė se Agustini ėshtė pinjoll i njė familjeje intelektuale, me arsim tė shėndetshėm. I ati i tij (i ndjeri) Gjergj Martini ishte ndėr tė parėt arsimtarė tė Velipojės. Dy motrat e Agustinit janė arsimtare, pra kemi tė bėjmė me njė individ qė vjen nga njė derė ku, pėrveē pritjes bujare, besės dhe burrėrisė sė trashėguar nė shekuj, kemi dhe shtėpinė e arsimtarėve. Padyshim kėto premisa janė njė tregues mjaft sinjifikativ pėr t’i dhėnė tė drejtėn e kandidatit mė me prioritet, pėr tė drejtuar kėtė komunė “perlė” buzė Adriatikut.

    Aftėsitė drejtuese dhe menaxhuese tė Agustinit bashkė me pėrkushtimin e tij, si banor autokton dhe pa asnjė pretendim pėr t’u larguar nga komuna e tij (aq e bukur dhe aq piktoreske), do ta inkurajojnė pėr tė “investuar” tė gjithė talentin e tij nė dobi tė komunitetit.

    Figura e tij e pastėr dhe reputacioni i admirueshėm i komunitetit janė garanti mė i fuqishėm qė Agustini ta drejtojė kėtė komunė. Pėr sa kohė qė patėm rastin tė bashkėbisedojmė, pamė intelektualin e shquar, fjalėpak, njeriun qė di tė mbajė mbi supe pėrgjegjėsinė. Ai nuk premton asgjė qė ėshtė jashtė mundėsive tė tij, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė kėrkues ndaj vetes dhe stafit qė do tė drejtojė pėr tė sfiduar ēdo vėshtirėsi dhe pėr tė arritur objektivat qė i ka vėnė vetes. Komuna e Velipojės ėshtė njė qytet i vėrtetė turistik dhe njė zonė mjaft e lakmueshme pėr tė investuar. Duke shpresuar se elektorati i kėsaj komune, i ngopur me premtime tė pa realizuara nga pėrfaqėsuesit e formacioneve tė ndryshme politike, kėsaj rradhe do tė dijė tė zgjedhė atė qė asnjėherė nuk e ka mashtruar dhe qė vjen nga shoqėria civile. Inxhinieri Agustin Martini ėshtė zgjedhja mė e goditur pėr t’i dhėnė Velipojės portretin e njė qyteti tė bukur, tė cilin e meriton plotėsisht.

Mark Bregu

 

Pasiguria nė Shqipėri sa vjen e rritet

Pasiguria, ky fenomen tipik shqiptar, tė bėn tė besosh se jeton jo nė vitin 2003, por nė vitin e mbrapshtė 1997, kur socialkomunistėt i vunė flakėn Shqipėrisė. Pas vrasjes makabėr tė liderit tė dhjetorit Azem Hajdari nga njerėz tė policisė sė shtetit, tė mėsuesit nga Laēi Gjon Gjoni, qė u vra nė tortura brenda nė polici, dhe tani sė fundi tė Mirit tė Xhikes nė Kartodromin e Tiranės, tė biznesmenit tė shquar Florian Vila tė Firmės prestigjioze tė hekurit “Flevi”, vrarė nga persona me uniformė ushtarake dhe tė rrėmbimit spektakolar tė Klajd Shehut nė Vlorė, nipit tė tregtarit mė tė madh tė ēimentos nė vend, jeta e politika shqiptare u tronditėn thellė dhe pasiguria pėr tė nesėrmen, si pėr njerėzit e thjeshtė ashtu dhe pėr milionerėt arriti kurbėn mė tė lartė. Lista e njerėzve tė arrestuar e tė ekzekutuar nga shteti ėshtė shumė mė e gjatė. Kėsaj liste mund t’i ishte shtuar edhe emri Sokol Sakaj, ish punonjės i Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHISH), dhe shpresojmė qė shteti shqiptar tė mos ketė arritur gjer nė vendet perėndimore ku ai ka gjetur strehė, pasi refuzoi tė kryente njė detyrė qė binte ndesh me ligjet e interesat e shtetit dhe moralin e tij.

    Duket qartė se pavarėsisht se SHISH me ligj ėshtė i ēpolitizuar, vrasjet, atentatet dhe arrestimet me karakter mafioz vazhdojnė. Pėrmendim kėtu arrestimin para pak ditėve tė tė riut Fatjon Sakaj, djali i xhaxhait tė Sokol Sakaj, i sapoardhur nga Italia, vetėm e vetėm se dyshohej se dinte vendondodhjen e Sokol Sakaj.

    Shembujt e mėsipėrm vėrtetojnė se njeriu nė Shqipėri, jo vetėm qė ėshtė i pambrojtur nga ligji, por edhe nė rastet kur ka kėrkuar ta zbatojė atė nė mbrojtje tė Kushtetutės e Kartės tė tė Drejtave tė Njeriut, e ka ndjerė veten edhe mė tė rrezikuar. Njė gjė tė tillė tregon mė sė mirė edhe konstatimi i Departamentit tė Shtetit tė SHBA dhe raporti i fundit i Kėshillit tė Europės, ku pėr Shqipėrinė raportonin mbi lidhjet e krimit me politikėn, mbi inkriminimin e strukturave tė policisė e tė shėrbimit sekret.

Sokol Pepushaj

 

Shih e shkruaj, mblidh plaēkat e ik...

Lekė Mark Arapaj ėshtė i njohur jo vetėm nė katundin e tij, Grudė e Re tė rrethit tė Shkodrės, por edhe jashtė tij, pėr bindjet e tij tė djathta, tė cilat e panė njė grimė shprese nė harkun kohor tė viteve 1992-1996, kur qeverisėn tė djathtėt e vėrtetė, me Sali Berishėn nė krye. Me marrjen e pushtetit me armė e demagogji, nė mars tė vitit 1997, ish-komunistėt e diktatorit Enver Hoxha, apo mė saktė, socialistėt e Fatos Nanos, ia rikthyen vuajtjet, ia errėsuan tė ardhmen e tij e kėrcėnuan me marrje jete dhe e fyen rėndė personalitetin e tij.

    Ky djalosh i urtė e i dashur me tė gjithė, vetėm 32 vjeē (ka lindur mė 13. 07. 1971), tė vetmin faj nė jetėn e vet qė ka bėrė ėshtė se iu nėnshtrua pėrndjekjes sistematike dhe persekutimeve tė panumėrta. Kėshtu ka ndodhur edhe me gjyshin e babain e tij. Gjyshi, Gjetoja, nė fillimet e shekullit XX, u rreshtua nė rradhėt e atyre qė kėrkuan nacionalitet, pavarėsi e liri sa pėr tė jetuar. Si pėrgjigje nga autoritetet e kohės mori nė fillim kamxhikė mbi kurriz, mandej plagė nė trup e mė nė fund vdekjen e parakohėshme. Baba, Marku, mblodhi rreckat e ndėrroi vendbanim disa dhjetra kilometra larg vendlindjes sė vet. Por edhe kėtu nuk gjeti qetėsi. E dėbuan nė kampet e internim-dėbimeve. Nė Llakatund tė Vlorės, nė pjesėn mė fundore tė vendit, i kaloi plot 5 vjet rresht, pa bėrė asnjė faj.

    Djaloshi Lekė u vu nė shėnjestėr tė regjimit komunist qysh nė vitin 1990 se u rreshtua me nacionalistėt e demokratėt e vėrtetė. U ndalua shpesh nga njerėzit me uniformė dhe u keqtrajtua prej tyre. Leka ėshtė gati tė tregojė dokumentet qė vėrtetojnė persekucionin e tė atit, por edhe ato tė aderimit tė tij nė Partinė Demokratike e nė mjaft organizata antikomuniste tė krijuara nė Shkodėr e jashtė saj. E ngrohu njė rreze shprese kur erdhėn nė pushtet demokratėt, por edhe ajo u fik shpejt se ish-komunistėt rierdhėn nė pushtet. Lekė Mark Arapaj e shtynė largimin e pashmangshėm nga vendi i tij plot 7 vjetė, pasi babain e pati nė moshė tė thyer e dėshironte tė vdiste nė vendin e tij. Kur i mbylli sytė Mark Arapaj, i biri, Leka, u konsultua me fisin e vet, me miqtė dhe shokėt, pėr hallin qė pati, pėr qetėsinė qė nuk e gjeti, pėr jetėn qė nuk e kishte qė sigurtė. Ata si nė kor i thanė: “Shih e shkruaj, mblidh plaēkat e ik”. Largimi nga Shqipėria ishte i vetmi mjet mbijetese pėr Lekė Arapajn e pėr mjaft tė rinj tė tjerė nga kjo pjesė e Ballkanit ku ka vdekur shpresa.

Dashamir Cacaj

 

A do tė shkojnė shqiptarėt nė votimet e tetorit!

Mėdyshja ose dilema nėse do tė shkojnė ose jo shqiptarėt nė votimet e rregullta tė lokaleve tė tetorit, po fiton gjithnjė e mė shumė terren nė psikologjinė e tyre. Pse kjo pavendosmėri! A ndihen tė lodhur seriozisht nga klasa politike qė i udhėheq? Nuk kanė shpresė se kėto zgjedhje do t’u ofrojnė zgjidhje! A thua t’i kenė tė zgjidhura hallet dhe tashmė nuk duan t’ia dinė pėr politikėn?! Tė jetė shenjė e sėmundjes ballkanike tė indiferencės totale ndaj zgjedhjeve (kujto zgjedhjet pa fund nė Serbi e Mal tė Zi)!

    Nė kėtė vorbull hamendjesh dhe pikėpyetjesh (veē tyre ka edhe tė tjera) votuesit shqiptarė ka tė ngjarė qė me indiferencėn e tyre, dashje padashje tė mos jenė tė vendosur nėse do tė votojnė apo jo deri nė momentin e fundit, madje minutėn e fundit.

    Le tė pėrpiqemi, thjeshtėsisht pėr tė argumentuar “pse-tė” e kėsaj hamendjeje a dileme tė madhe tė ne shqiptarėve “tė emancipuar”, “me traditė europiane”, ndėr “mė tė vjetrit e Ballkanit”, “demokratė tė lindur” (nė tė vėrtetė demokracia ka lindur nė Greqinė e lashtė, nė Ballkan  etj., etj.).

    Sė pari, dilema ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me klasėn politike aktuale, si pozitėn dhe opozitėn. Duket se shqiptarėt po bėhen kaq mosbesues nė “baballarėt e kombit” saqė artikulimet e tyre gojore e mediatike nuk bindin dhe nuk bėjnė kėnd pėr vete.

    Megjithatė, tė pranuarit e realitetit “ne jemi kėta” ėshtė shenjė e vėrtetė emancipimi dhe progresi. Pra, kjo klasė politike i ka “lodhur” (dhe ndoshta “tė lodhur” i interesojnė) votuesit e vet aq shumė sa kėto tė fundit t’i bojkotojnė duke mos marrė pjesė nė votime.

    Kaq ka “nė dorė” votuesi dhe qytetari i thjeshtė dhe natyrisht kaq mund tė bėjė.

    Nė tė vėrtetė kjo lloj “hakmarrjeje” nuk duhet tė ndodhė pėr shkak tė faktit se fati ėshtė i pėrbashkėt si pėr klasėn politike ashtu edhe pėr qytetarėt-votues.

    Tash 13 vjet tranzicion, klasėn politike nuk ka mundur ta reformojė votuesi qė e ka kėtė forcė madhore pėr ta reformuar a ndryshuar. Edhe kur ka ndodhur ky reformim a ndryshim, mė shumė i ka shėrbyer klasės politike se sa vetė qytetarit.

    Nė Shqipėri janė bėrė shumė zgjedhje tė kohėshme dhe tė parakohėshme, por e keqja ka qenė se ato, pėr qytetarin, “simbolin” pėr tė cilin pėrgjėrohen partitė politike, kanė ofruar pak zgjidhje e pak shpresė.

    Pse? Sepse shqiptarėt vazhdojnė tė jenė pa ose me pak drita; pa ose me pak ujė; pa ose me pak rend; pa ose me pak punė; me njė nivel “tė admirueshėm” korrupsioni; nė njė shtet ku “lindin” (me letra) gratė 50-vjeē; ku merr pension edhe i vdekuri e ku i gjalli pensionohet ende pa arritur moshėn ligjore; ku mund tė kesh punuar tėrė jetėn bari e pensionohesh murator etj., etj. ēka do ta bėnte listėn e gjatė e tė mėrzitshme. Ja pse shqiptarėt i “druhen” zgjidhjes sė pritshme qė nuk do tė vijė e pėr pasojė janė nė dilemė pėr tė votuar ose jo.

    Tjetėr: Zgjedhjet zhvlerėsohen ende pa u kryer. Njė sėmundje alla-shqiptare. Ende pa nisur fushata zgjedhore flitet pėr “manipulime” tė mundshme, inaugurime tė tipit elektoral, madje edhe pėr financime qė rrjedhin nga krimi dhe mafia. Nė fund “i humburi” nuk njeh “fituesin” kur tė gjithė me fjalė e pranojnė se nė demokraci “ka vetėm tė fituar”. Edhe ky argument nxit dilemėn pėr tė votuar ose jo.

    Nuk beson kush (ndoshta vetėm militantėt qė pėr fat tė mirė kanė “firuar” nė numėr) qė nė Shqipėri tė mos ketė halle e probleme qė duhen zgjidhur. Socialistja e Beratit pranonte tė rrinte... edhe pa bukė, mjaftonte qė Nano me Metėn tė shkonin si “vėllezėrit” socialistė. Hallet e tyre nuk tregohen pėr vit tė tėrė dimri, e jo disa netė dimri tė gjata.

    Indiferenca perėndimore ndaj zgjedhjeve pėr ne shqiptarėt do kohė qė tė duket, tė paktėn mė 2015, sipas kryeministrit shqiptar, pra pas ter zgjedhjeve tė rregullta parlamentare. Si pėrfundim, indiferenca e pritshme nė zgjedhjet e Tetorit nuk mund tė ketė lidhje me indiferencėn perėndimore ndaj votimeve.

    Argumenti apo sėmundja ballkanike, ku thuajse nė tė gjitha vendet ballkanike zgjedhjet janė pėrsėritur pėr shkak tė indiferencės sė votuesve. Nė Serbi dhe Mal tė Zi, ligjvėnėsit u detyruan tė ndryshojnė ligjin pėr t’i dhėnė fund (mjafton tė jetė fundi) maratonės zgjedhore tė pėrsėritur.

    Pa dashur tė bėjmė moralistin, mendoj se ne shqiptarėt duhet tė shkojmė nė votimet e Tetorit. Qytetari a votuesi nė demokraci vėrtetė i ka nė dorė fatet e veta dhe kėtė fat a pėrgjegjėsi duhet ta ushtrojnė deri nė fund.

Mark Preēi

 

Ja pse Arbėria nuk u asimilua nga pushtuesit

    Historia kishte provuar se shumė nga popujt politeistė ishin zhdukur pėrgjithmonė nga faqja e dheut dhe kjo u vėrtetua dhe me lėvizjen e popujve deri nė shekujt VI-VII pas Krishtit. Popujt politeistė u pėrpinė dhe asnjėri prej tyre nuk formoi dot kombėsi. Tė gjithė kėta popuj kanė mbetur vetėm si emra nė histori. Ky ėshtė gjithashtu njė argument bindės se si njė popull relativisht i vogėl nė Ballkan siē ishte Arbėria, tė mos pėrpihej nga gotėt, as nga hunėt, nga romakėt as nga sllavėt. Dhe natyrisht sepse Arbėria ishte e krishterizuar kur filloi kjo lėvizje e madhe e popujve qė e pėrshkuan pėr njė kohė tė gjatė vendin tonė, si dhe vendet tjera tė krishtera tė lindjes. Krishtėrimi ishte i vetmi qė u kishte dhėnė atyre njėsinė dhe mundėsinė e qėndresės ndaj dyndjeve barbare. Edhe pse tė krishterėt ishin pėrndjekur pėr treqind vjet nga perandorėt romakė, si Deci, Trajani (vrasėsi i Shėn Astit tė Durrėsit), Valeri, i cili shpalli konfiskimin e tė gjitha pasurive tė tė krishterėve, Galeri e Maksimi, u vėrtetua sėrishmi se 1/10 e popullsisė ishte krishterizuar. Thuhet se nė udhėn Flamina, kur Kostandini i Madh (Dardan) shkonte nė luftė kundėr ushtrive tė Maksimit, iu shfaq nė qiell shenja e kryqit qė i dha fitoren. Nė shkurt tė vitit 313, nė njė edikt tė lėshuar nė Milano, Kostandini i Madh dhe Licini e shpallėn tė lirė fenė e Krishterė. Qysh atėherė Kostandini i Madh caktoi njė ditė pushimi nė javė, ditėn e dielė (dies-solis), tė cilėn gjuha jonė e ka marrė qė nė origjinė direkt nga latinishtja, e Diel, gjė qė nuk e kanė gjuhėt tjera si ajo. Njė shembull tė mosasimilimit kemi dhe Spanjėn, e cila ndonėse shtatė shekuj mbeti nėn pushtimin arab, por jo vetėm qė ruajti njėsinė nacionale, ajo ruajti dhe fenė e krishterė. Duke pasė parasysh se qė nga viti 640 deri mė 135, kur ra perandoria e Stefan Dushanit, ne kemi qenė nėn pushtimin sllavo-serb, atėherė vetvetiu lind pyetja, pse nuk u bė e gjithė Arbėria ortodokse? Pra, ishte krishtėrimi qė u bė barrikadė nė mbrojtjen e identitetit nacional. Ky fakt, pėrsėri na shtyn tė mendojmė nėse sllavėt qenė mė tolerantė se sa turqit, apo ishte besimi i tyre qė i bėnte mė njerėzorė? Duke qenė njė vend i krishterizuar qė nė shekullin e parė pas Krishtit, Arbėria ruan shumė gjurmė tė krishtėrimit tė hershėm. Qytetet e Arbėrit e pėrqafuan krishtėrimin duke filluar nga Durrėsi (qė nė shekullin e parė). Kuptohet se krishterizimi u bė nė mėnyrė graduale, duke filluar nė qytete dhe se nė fshatra u hap mė vonė. Vetė fakti qė edhe sot ekziston fjala apo toponimi Terbaē (fshat nė Vlorė), tregon shprehjen: tre besėsh - (politeist). Dėshmi tė krishtėrimit tė hershėm kemi me dhjetra: ndėr mozaikė e ndėr ndėrtime tė vjetra kishash, ku mund tė veēojmė Shėn Kollin e Kurjanit nė Fier; Bazilikėn e Ballshit, ku janė ruajtur simbole enigmatike tė krishtėrimit, siē janė ato tė bimėve me gjethe nė formė zemre. Kėto i kemi edhe nė mozaikėt e Butrintit nė Sarandė. Por ajo qė ka shumė rėndėsi pėr tė ruajtur identitetin e njė populli ėshtė gjuha. Pa asnjė mėdyshje, kėtė e kemi (si njė dhuratė tepėr tė ēmueshme) nga klerikėt e shquar katolikė dhe mjafton t’i referohemi Mesjetės sė vonė: duke filluar me Beēikemin, Barletin e Buzukun, tė cilėt pasohen nga Budi, Bardhi, Bogdani e deri tek Gazulli, Kazazi, Gjeēovi e Fishta, dhe qė me plot tė drejtė mund t’i quajmė Apostuj, jo vetėm tė fesė, por “gardė” nė mbrojtjen e identitetit tonė kulturor dhe garantėt mė solidė tė ekzistencės si nacionalitet.

    Heroizmi i pashembullt i klerikėve tė krishterė na shfaqet me tė gjithė madhėshtinė nė tė gjitha etapat e historisė. Martirizimi i klerikėve fillon qė nė shekullin e parė me Shėn Astin nė Durrės, i cili martirizohet nga prijėsi perandori romak Trajani (nė vitin 100).

    Pjetėr Bogdanit i dhunohet varri nė mėnyrėn mė makabre nga turqit; Atė Shtjefėn Gjeēovi, vritet mizorisht nga serbėt; Atė Gjergj Fishtės i dhunohet varri dhe i treten eshtrat (si Bogdanit), veēse kėtij as nga romakėt, as nga turqit, as nga serbėt, por nga bashkėvėllezėrit! “Askush nuk mund tė hedhė baltė mbi kėta klerikė tė lavdishėm, tė cilėt me njė stoicizėm tė paparė u qėndruan tė gjitha dallgėve tė historisė, tė cilat shekujt na i “dhuruan” pa kursim” (M.B.).

    Pėr tė hedhė dritė mbi shkaqet e mosasimilimit tė Arbėrit, do t’ju ofrojmė shembuj tė martirizimit dhe tė shenjtėrimit:

1- Danaksi Martir, ka jetuar dhe ėshtė martirizuar nė shekullin II nė Vlorė.

2- Shėn Nikoni dhe 199 shokėt e tij, martirė tė lirisė, masakruar nė sh. IV.

3- Shėn Eleutheri, peshkop i Ilirisė, nėnėn e tė cilit e kishte mėsuar vetė Shėn Pali.

4- Shėn Flori dhe Lauri gurgdhendės dhe martirė tė shekullit III.

5- Kostandini i Madh, Perandori dhe zyrtarizuesi i Krishtėrimit (shek. IV).

6- Shėn Nikodini i Pojanit (Fier), martir ikonodul i Arbėrisė (nė mesjetė).

7- Shėn Urbani, Papė i Romės, Ilir i martirizuar nė sh. III (viti 230).

8- Shėn Euseb Jeronimi, pėrkthyes i Biblės pėr herė tė parė nė latinisht i njohur me emrin Vulgata, nė shek. IV.

9- Jan Kukuzeli, lindur nė Durrės dhe vdekur nė Athos, kėngėtar dhe muzikant gjenial i shekullit XII.

10-               Shėn Angjelina e Arbėrisė, murgeshė nė vijė gjenealogjike nga shtėpia e Gjergj Kastriotit, e shekullit XV.

Pėr tė qenė sa mė standart nė trajtimin e shkrimit dhe nė shoqėrimin e tij, me fakte dhe referenca tė studiuara, do tė parashtrojmė dhe disa fakte: Qendrat mė tė hershme tė shpalljes sė fjalės sė Zotit dhe birit tė tij Jezu Krishtit, pėrveē qyteteve tė sipėrpėrmendura, u bėnė edhe “gjokset” e bjeshkėve, ku mund tė pėrmendim: Kishėn e Shėn Palit nė Mirditė; Kishėn e Katundit tė Vjetėr nė Lurė; Lisin e Lekės nė Berishė (tė Pukės); Kishėn e Nikajve, nė Nikaj-Mertur. Dhe janė pikėrisht kėto bjeshkė-kėshtjella ku u ruajtėn Feja dhe Atdheu dhe kjo aspak pėr terrenin e thyer tė kėtyre zonave se sa pėr karkterin e palėkundur, tė kalitur nė shpirtin e paepur Kristian. Cilido mund tė konstatojė se cilėt janė faktorėt determinantė qė na mbrojtėn nga asimilimi, romak, sllav apo turk.

Ref: “Krishtėrimi nė Shqipėri”, Argeta, L.M.G., Tiranė 2000.

Kasem Rexhepi

 

Bejker, Pauell dhe shqiptarėt nėn dy socializma

Njė vėzhgues i vėmendshėm vėren se vizitat e Xhejms Bejkerit nė vitin 1991, dhe e Kolin Pauellit (2003), para pak ditėve janė tė ngjashme thuajse nė tė gjitha drejtimet. Kėta Sekretarė tė jashtėm tė Shtetit Amerikan vizitojnė Shqipėrinė nė dy momente mjaft tė vėshtira, sė pari nė vitin 1991 bisha e kuqe komuniste ndonėse e plagosur kėrkonte me ēdo mjet tė mos e lėshonte pushtetin. Dhe pėr kėtė mijėra shqiptarė qė donin lirinė e demokracinė si shpresė shihnin Xhejms Bejkerin, tė cilin jo vetėm e pritėn nė mėnyrė madhėshtore, por e shikonin gati si “Perėndi” qė do t’i shpėtonte nga lėngata komuniste. Dhe plot pas 12 vitesh, sekretari tjetėr Pauell bėn vizitėn e tij thuajse nė tė njėjta kushte pėr shqiptarėt, ku komunistėt e rinj (socialistėt) kanė rrėmbyer pushtetin qė nė vitn 1997 me revolucionin tipik Bolshevik dhe kėrkojnė qė kėtė pushtet me tė gjitha mėnyrat ta pėrjetėsojnė. Ku nga njėra anė paraqiten para botės demokratike si engjėj me fytyrė qiellore, deri si servilė tė nėnshtruar pėr gjithēka ata kėrkojnė, por po kaq agresivė e kriminelė ndaj qytetarėve tė tyre shqiptarė qė mendojnė ndryshe nga pushtetarėt e sotėm socialistė. Nė fakt demokratėt e vėrtetė janė preja e parė e bishave tė kuqe me fytyrė njeriu, ku kėta demokratė pa asnjė mėdyshje i vėnė para alternativės qė nėse do jetėn, largohu me ēdo ēmim nga Shqipėria, pasi siē edhe e shprehin shpesh socialistėt, kjo copė tokė e Shqipėrisė Etnike ėshtė pronė e tyre qė e “trashėgojnė” nga “Baba” Enver Hoxha. Rastet e dhunimit e dėbimit tė demokratėve nga Shqipėria janė tė shumta, por nė kėtė shkrim sensibilizues zgjodhėm tė riun demokrat Admir Pjetėr Vukaj, i cili ka lindur nė Shkodėr mė 21 nėntor 1981 nė njė familje me tradita nacionaliste e atdhedashurie tė cilat i ka kultivuar vazhdimisht. Dhe pikėrisht ky taban familjar nacionalist qė bėri qė babai i Admirit, Pjetėr Vukaj, tė pėrkrahė e aktivizohet konkretisht nė tė gjitha protestat e mitingjet paqėsore pėr rrėzimin e diktaturės komuniste. Babai i Admirit, Pjetri, ka marrė pjesė qė nga demonstratat pėr rrėzimin e bustit tė diktatorit nė Shkodėr e deri nė mbrojtje tė votės sė lirė, ku spikat pjesėmarrja e zotit Pjetėr nė demonstratat e 2 Prillit 1991, ku komunistėt qė kishin manipuluar votat vranė plot katėr demonstrues (Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Besnik Cekėn e Nazmi Kryeziun) dhe plagosėn dhjetėra tė tjerė. E nė kėtė protestė zoti Pjetėr pėr fat shpėtoi me jetė, por jo nga torturat e keqtrajtimet e policisė komuniste. Gjithsesi edhe pas kėsaj Pjetri nuk u dorėzua, por rriti aktivitetin e tij pro Partisė Demokratike, duke ndihmuar nė fitoren historike tė marsit tė vitit 1992. Pas fitores sė demokratėve edhe familja e Pjetėr Vukajt filloi tė shijojė frutet e lirisė e demokracisė, por qė mjerisht u kėputėn nė mes nga revolucioni Bolshevik i komunistėve shqiptarė i vitit 1997. Familja Vukaj edhe nė kėto kohė tė vėshtira ishte ndėr tė parat familje demokrate shkodrane qė kėrkoi tė mbrojė shtetin demokratik e institucionet e tij, duke u pėrballur me banditėt e kuq, tė cilėt ia mbajtėn mend sapo morėn pushtetin. Por edhe pas kėtyre ngjarjeve, Pjetri nuk hoqi dorė nga bindjet e tij antikomuniste e deomkratike, pėrkundrazi kėto bindje i kultivoi edhe nė familjen e tij, e veēanėrisht tek vajza Mirela, qė ishte studente, pasoja tė cilat Mirela i hoqi jo vetėm se ishte nė krye tė protestave tė studentėve, por edhe pasi u martua me zotin Marin Kruja, ku padyshim edhe ky ēift (Marin e Mirela Kruja) u detyruan tė marrin udhėt e kurbetit. Por Pjetri, bindjet e tij filloi t’i “injektojė” edhe tek djali i vetėm Admiri, tė cilin filloi ta marrė me vete nė tė gjitha aktivitetet qė zhvillonte P. Demokratike e rrethit Shkodėr e mė gjerė. Admir Vukaj u bė anėtar i PD qė mė 7 mars 2000, ashtu siē ishte bėrė edhe babai i tij Pjetri qė nė fillim tė vitit 1992. Kėta demokratė, babė e djalė (Pjetri e Admiri) ishin ndėr tė parėt nga Shkodra qė morėn pjesė nė demonstratat kundėr vrasjes sė Azem Hajdarit mė 14 shtator 1998. Madje, kur kėta demkoratė ishin nė Tiranė (14 shtator 1998), banditėt socialistė organizojnė shkatėrrimin dhe plaēkitjen e gjithė pasurisė qė familja Vukaj kishte nė shtėpi, por edhe pas kėsaj e kėrcėnuan me telefonata “anonime”, se nėse ankohesh do ta pėsosh me jetėn tuaj e tė djalit tuaj... Gjithsesi, Pjetri me djalin e tij Admirin, nuk u lėkundėn nga bindjet e tyre demokratike, por kontribuan nė pėrkrahje tė atlernativave tė PD nė veēanti e tė djathtėve nė pėrgjithėsi, pa marrė parasysh kėrcėnimet e vazhdueshme me telefonata anonime... Dhe vėrtetė social-komunistėt e mbajtėn fjalėn, pasi kėrcėnimet i bėnė realitet mė 11 prill 2001, kur Admir Pjetėr Vukaj po kthehej nga njė mbledhje e forumit rinor tė PD sė bashku me bashėshorten e tij tė re dhe disa persona (me sa duket tė SHISH-it) tentojnė ta vrasin, por falė Zotit dhe aftėsive tė tij drejtuese tė mjetit qė udhėtonte, u shpėtoi pėr momentin ndjekėsve social-komunist. Por pa vonuar, si rezultat i pritave qė kishin vendosur ndjekėsit, Admiri me bashkėshorten pėrfundojnė me mjetin e tyre nė njė kanal tė rrugės, duke pėsuar kėshtu njė aksident qė gati u mori jetėn dhe u kushtoi Admirit gjashtė javė gjendje kome, ndėrsa bashkėshortes dy javė gjendje kome. Por edhe pas kėsaj, kėrcėnimet nuk reshtėn, madje nė telefonatat anonime i thuhej familjes Vukaj se ky ėshtė vetėm fillimi, pasi djalin e vetėm Admirin do ta zhdukin, dhe bashkėshorten e tij tė re do ta grabisin, madje pas Admirit me zemėr plastė do tė zhdukin Pjetrin. Nė kėto kushte psikologjike, kur jeta vlen mė pak se asgjė nė kėtė dreq shteti, Admiri me bashkėshorten u detyruan tė largohen nga Shqipėria pėr tė shpėtuar jetėn e tyre tė re dhe familjen, qė banditėt nė pushtet ua kėrcėnojnė nė ēdo kohė. E unė si gazetar shpreh keqardhjen e thellė shpirtėrore, se si nė vend tė huaj mund ta shpėtosh jetėn e rrezikuar nga vendi yt qė me “pėrkėdheli” i them Atdhe. Pra dheu i atit, por i cilit atė kėshtu, bre...

Ndue Bacaj

 

Dėrrmohen demokratėt

Tashti qė kanė mbetur vetėm mė pak se pesė muaj tė zhvillimit tė zgjedhjeve pėr pushtetin vendor, dhuna psikologjike e fizike ndaj demokratėve ka rritur gradacionin. Kudo nė Shqipėri demokratėt po dėrrmohen. Ėshtė kjo njė formė tashmė e njohur, ku struktura tė lidhura me politikėn e majtė pėrpiqen tė ulin moralin e demokratėve, siē kanė bėrė nė vazhdimėsi. Fjala vjen, demokrati Zef Gaci, i datėlindjes 26 mars 1966, familjarisht ka provuar shumė herė mbi shpinė shkopinj gome, por edhe kėrcėnata tė drejtpėrdrejta pėr eleminim fizik. Ai ka marrė pjesė nė shumė tubime e demonstrata paqėsore si opozitar, ai ka marrė pjesė edhe nė komisione votimesh, ku sipas burimeve tė sigurta pranė Partisė Demokratike, nė zgjedhjet e 2 tetorit 2000 pėr pushtetin vendor, apo tė 24 qershorit 2001 pėr pushtetin qėndror, ėshtė dhunuar nga socialistėt, pasi nuk ka pranuar manipulim votash. Gjithsesi, demokrati Zef Gaci ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė komunistėve dhe mė 20 dhjetor 2002 i ėshtė djegur edhe shtėpia, ku falė shansit nuk ka patur dėmtime nė njerėz. Ėshtė vendi tė pėrmendim faktin se shumė shokė tė tij janė vrarė, sikundėr shumė tė tjerė, si edhe ky, janė detyruar ta braksitėn Shqipėrinė.

Albert Vataj

 

Rrezistenca anti-osmane nė jug tė Shqipėrisė

Shekujt XVIII-XIX, kanė qenė mjaft tė “nxehtė” nė lėvizjen antiosmane nė trevat e jugut tė Arbėrisė. Kėto lėvizje dhe kjo rezistencė ėshtė pasuar me njė represion, nga qeveria turke dhe nga forcat feudale, (kolaboracioniste).

    Jugu, pas vdekjes sė kryeprijėsit, Gjergj Kastrioti, dhe rėnies sė njėpasnjėshme tė kėshtjellave arbėrore, emigroi nė njė masė tė konsiderueshme nė Italinė e Jugut. Nė qoftė se vėllezėrit jugorė preferuan mė mirė mėrgimin se sa pushtuesin mbi kokė Veriu preferoi t’u ngjitej maleve duke ruajtur nė gjoksin e bjeshkėve krenarinė arbėrore bashkė me fenė kristiane 1500 vjeēare. Nė jug, duke qenė se klasa feudale u kthye nė anėn e pushtuesit (dhe kjo kryesisht pėr tė ruajtur pronat dhe pėr tė pėrfituar privilegje tė reja), ata mbetėn si tė pėrkėdhelurit e Perandorisė Osmane, duke marrė tituj e grada. Por, populli i thjeshtė asnjėherė nuk u pajtua me pushtuesin, por herė pas here u organizua nė kryengritje tė armatosura. Jugorėt shquhen pėr patriotizėm ashtu si edhe veriu arbėr. Luftrat e zhvilluara nė jug kanė qenė gjithmonė tė orientuara dhe jo spontane, ato drejtoheshin nga udhėheqės popullorė dhe njerėz me sens tė theksuar patriotik.

    Ata, duke shpalosur flamurin arbėr tė Kastriotit, suleshin mbi hordhitė aziatike, duke skuqur me gjakun e kulluar ēdo pėllėmbė tė tokės-mėmė. Kėshtu, ēdo ditė shkruanin faqe lavdie nė historinė e Arbėrit.

    Po tė vėrejmė me kujdes, do tė shohim se latifondistėt e mėdhenj i kemi nė Jug dhe nė Shqipėrinė e Mesme. Joshja nga ana e pushtuesve e kėtij kontingjenti mercenarėsh bėhej nė shumė mėnyra, qė nga gradat e titujt e deri tek krushqitė, duke na pėrēudnuar rracėn. Ky ndikim mjaft negativ vjen deri nė ditėt tona dhe nėse do tė vėrejmė me kujdes, do tė konstatojmė se njė pjesė e konsiderueshme e krimeve dhe e imoralitetit (sidomos prostitucioni), “rrjedh” nga kėto kontingjente me gjak tė pėrzier. Vlen tė theksojmė se pushtuesit osman sollėn (nga tė gjitha viset e asaj perandorie tė stėrmadhe) kolonė dhe ishte vetėm vitaliteti i kombit tonė me njė trashėgimi tepėr tė lakmueshme gjenetike, qė na shpėtoi nga shpėrbėrja.

    Mashtrimi osman ishte tepėr i sofistikuar, ata pėrdorėn nė tė njėjtėn kohė dhunėn dhe mashtrimin, kėtė tė fundit si stimul pėr ata tė cilėt u islamizuan duke marrė privilegje nė kurriz tė tė “pabindurve”. Njė veprim i tillė padyshim do tė krijonte konflikte dhe kėto do tė reflektoheshin edhe nė lėvizjen e pakontrolluar demografike gjatė ndėrrimit tė sistemeve (1990-1992). Perandoria osmane stimulonte shėrbėtorėt e saj renegatė me pronat e bujarėve arbėr. Kjo ndarje e padrejtė ose grabitje edhe sot i paraqet simptomat e saj negative. Nuk ėshtė rastėsi kur pinjollėt e latifondistėve “tundin” tapitė qė ju pati dhėnė “baba” sulltani si shpėrblim pėr tradhėtinė ndaj Arbėrit, kur dihet mirėfilli se turku nuk solli asnjė grusht dhe nga Anadolli. Lėvizjet demografike tė dekadės sė fundit tė shekullit XX, (siē e thamė mė lart), aty e kanė burimin dhe nuk mund t’i “faturohen” tė gjitha tė kėqiat “Reformės Agrare”. Janė pikėrisht pinjollėt e latifondistėve ata qė vazhdojnė tė na i “tundin” tapitė e pronave qė ju pati dhuruar Porta e Lartė dhe “baba” sulltani pėr shėrbimet qė i patėn bėrė Turqisė. Por edhe ata e dijnė mirė se ato prona ishin tė Arbėrit dhe se turku nuk pati sjellė as dhe njė “grusht dhe” nga Anadolli.

    T’i kthehemi temės sė shkrimit. Gjatė shekujve XVIII-XIX, nė jug tė Arbėrisė filluan kryengritjet masive dhe rezistenca anti-osmane mori pėrmasa tė mėdha. Suliotėt dhe himariotėt (tė shquar nė histori pėr sens tė theksuar patriotik) u bėnė pararojė nė kėtė rezistencė tė lavdishme, me sakrificat e tyre tė panumėrta. Qėndresa dhe stoicizmi i tyre i dhanė lavdi trevės sė jugut, duke marrė pėrmasat e legjendės. Paraprijnė nė kėto kryengritje Marko Boēari, Zylyftar Poda e Foto Zhavella, tė cilėt me njė trimėri tė pashembullt pėrballonin nė ēdo kohė stuhitė e baticės aziatike. Gjaku fisnik i arbėrit lante ēdo pėllėmbė tė tokės arbėrore dhe skuqte faqet e lavdishme tė historisė duke evokuar trimėritė e Prijėsit Legjendar - Gjergj Kastrioti. Ata, nė tė njėjtėn kohė duhej tė luftonin edhe kundėr kusarit renegat, Ali Pashė Tepelenės, i cili pėr llogari tė padronėve osmanė dhe “baba” sulltanit, sakrifikonte vajzat dhe gratė suliote, tė cilat bashkė me foshnjet e tyre (shtrėnguar nė gjoks), hidheshin nga shkėmbinjtė nė humnera pėr t’i shpėtuar shnderimit aziatik, duke na kujtuar kėshtu lavdinė dhe krenarinė e grave dhe vajzave spartane. Ėshtė folur dhe shkruar shumė pėr besėn turke ndaj shqiptarėve, nga nostalgjikėt e natės sė errėt osmane. Ndaj menduam tė ilustrojmė kėtė shkrim me njė shembull sa sinjifikativ aq dhe tipik tė kėsaj “bese” dhe ndaj tė gjithė atyre tė cilėt osmanėt i quajnė “vėllezėr gjaku”: “Serasqeri i Rumelisė, Mehmed Reshid Pasha, pėr tė zhdukur gjurmėt e lėvizjes anti-osmane nė jug, organizoi njė masakėr ēnjerėzore mė dt. 30 korrik 1830. Ai thirri nė Manastir krerėt e toskėrisė, gjoja pėr t’ju dhėnė rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose pėr t’i nderuar me nishana pėr shėrbimet qė i kishin sjellė baba sulltanit. Nė ēastin kur po zhvilloheshin ceremonitė ushtarake, njė batare pushkėsh shtriu pėrdhe 500 burra nga tė ftuarit. Kokat e tyre i dėrguan nė stamboll si njė fitore e armėve turke”. Dhe (natyrshėm) na lind pyetja, vallė i ka njohur kėto fakte Sami bej Frashėri kur me mburrje dhe krenari na flet pėr besėn turke?!... Pėr tė vėrtetuar tė kundėrtėn e kėtij citimi do tė kėrkojmė ndihmėn e vargjeve tė artistit tė madh shkodran, ku citon: “Trembė prej kthetrave t’sulltanit / qė kish’ forcėn e shejtanit / Iku zoja prej vatanit / e u strehue n’Kishė t’Gjenacanit / Edhe ne tė socializmit / djegė e pjekė prej komunizmit / Pesėdhjetė vjet veē lotė e vajė / ndoqėm fillė rrugėn e saj”. Besoj se nuk mund tė gjendet ndonjė argument mė bindės pėr tė vėrtetuar katėrcipėrisht ngjashmėrinė mes sundimit osman dhe vetėsundimit komunist. “Eksodi i arbėreshėve gjatė shekullit XV e nė vazhdim, me atė tė dymbėdhjetė viteve tė fundit, ngjasojnė si dy pika uji”. (M.B.)

    Nuk do tė ishim marrė me kėtė tė shkuar tė hidhur, por anti-historia, tė cilėn duan t’na e servirin disa politikanė dhe diplomatė tė dėshtuar, na shtyn t’i kthehemi tė shkuarės, qė ajo tė mos pėrsėritet. Do t’ju servirim edhe njė “sekuencė” tjetėr, sa pėr kulturė:

    Nga fundi i gushtit 1908, u kap dhe u fut nė burg i riu shqiptar Dervish Hima, mbasi kishte mbėshtetur publikisht autonominė shqiptare. I thirrur nė gjyq pėr tė mohuar opinionet e tij patriotike, veēanėrisht pėr sa kishte thėnė dhe shkruar me urrejtje kundėr emrit Turk, refuzoi dhe duke folur, shtoi se, po qe se do tė kishin mundur tė citonin qoftė edhe njė qytet nė botė ku emri Turk ėshtė i respektuar, ai do tė kishte marrė mbrapa atė qė kishte pasė thėnė. Mė vonė u dėrgua nga rruga Gjakovė-Prizren, nė Selanik pėr t’u gjykuar prej komitetit Xhonturk. Vlen t’i kujtojmė lexuesit njė episod kontradiktor tė Sami Frashėrit, shkruar nė tė njėjtėn vepėr dhe pikėrisht nė veprėn I, ku thuhet: (nė variantin e parė); veriu shqiptar, si muslimanėt ashtu edhe katolikėt u bashkuan pėr krah Perandorisė Osmane nė luftė kundėr Austrisė, (pas lidhjes sė Prizrenit).

    Nė tė njėjtėn vepėr, dhe pikėrisht nė faqen 216 tė saj, kemi njė thėnie krejtėsisht kontradiktore: “Ndėrkaq pomblidhen pesėmijė lira qė i takojnė Shkodrės tė japė si kontribut nė kuadrin e ndihmės ushtarake, pėr mbledhjen e sė cilės ka marrė vendim Lidhja. Muslimanėt janė duke bėrė pėrpjekje qė tė futin nė lidhje dhe malėsorėt katolikė, vetėm se, sa pėrshtypje tė keqe bėri te muslimanėt rėnia e Sarajevės, nė duar tė austriakėve, aq i gėzoi katolikėt kjo. Prandaj ndjenjat janė pak si tė kundėrta. cit: Sami Frashėri, V. I, fq. 216, Tiranė 1988. Interpretimi kontradiktor i Samiut nė tė njėjtėn vepėr, mendoj se duhet parė nė dy kėndvėshtrime; nė atė politik (varianti i parė), ku don tė kėnaqė Portėn e Lartė. Ndėrsa varianti i dytė duhet parė nė kėndvėshtrimin historik (dhe qė ėshtė real). Pra dhe vetė Samiu duhet parė nėse, mė shumė ishte pro turk apo pro shqiptar? Me shumė simpati shprehet Samiu nė konkluzionet e tij kur ėshtė fjala pėr qėndresėn e popullit tė Bosnjės e Hercegovinės, kundėr pushtimit austriak. Me sa mund tė konstatojmė, Sami Frashėri, pushtimin osman tė tė gjithė Ballkanit dhe bashkė me tė edhe tė atdheut tė tij e quan tė ligjshėm!... Po tė ishte ndryshe, ai nuk kishte pėrse tė shqetėsohej aq shumė pėr boshnjakėt, kur dihet mirėfilli se ata janė kombėsi sllave. Kjo tregon se kombe tė lira quante vetėm ato qė ishin nėn sundimin e Perandorisė Osmane dhe tė besimit musliman. Njė “solidaritet” tė tillė e kemi parė edhe nė luftėn e Bosnjės. Preokupimi i shtetit tonė i kalonte “kufinjtė” e njė solidariteti “internacional”!

    Cilido citues i zellshėm dhe me sens patriotik do tė mund tė konstatojė se Sami Frashėri bėnte politikė pro turke dhe thellėsisht anti-Perėndimore. “Antipatia e tij pėr Perandorinė (dualiste) Austro-Hungareze dhe simpatia pėr pushtuesit osmano-aziatikė, ėshtė sinjifikativi i kėtij mendimi” (M.B.).

    Pėr rolin e madh tė Austrisė dhe pėr kontributin e qeverisė austriake nė mbrojtjen e Shqipėrisė, janė prononcuar dy nga figurat mė tė shquara tė kombit tonė:

    Fan. S. Noli: “Diplomatėt austriakė janė njerėz tė veprave dhe jo tė fjalėve. Mė 1912 Austria shtrėngon Europėn tė krijojė shtetin shqiptar, duke mobilizuar ushtrinė e saj, pastaj mė 1913 shtrėngon Malin e Zi e Serbinė ti zbrazin tokat shqiptare qė kishin pushtuar, me dy ultimatume; tani me armė nė dorė e ngre nė kėmbė Shqipėrinė e shembur e tė pėrmbysur e i jep flamurin e saj dhe me punė i del kalorėsisht si mbrojtėse. Kėto tė gjitha na japin shpresėn se Austria s’e ka ndryshuar politikėn e saj ndaj Shqipėrisė dhe qė do t’na i mbrojė tė drejtat nė Konferencėn e Paqes, si nė Konferencėn e Londrės. Shqiptarėt i janė thellėsisht mirėnjohės Guvernės Austriake pėr mirėdashjen qė u tregon, pėr mbrojtjen qė u jep dhe pėr flamurin qė ua nderon.” Ref: Noli, V. 2, fq. 449.

    Faik Konica: “Nėse ekziston njė komb me emrin Shqipėri (Albani), kjo ėshtė meritė e njė Mbretėrie tė Madhe. Dhe tė gjithė e dimė se kjo Mbretėri ėshtė Austria”.

    Tė dy kėta kolosė tė mendimit filozofik, me sens dhe prirje tė mirėfillta perėndimore, na vijnė si dy “kometa” nė qiellin e kulturės shqiptare, duke na treguar se cilėt janė aleatėt tanė tė natyrshėm dhe se cili duhet tė jetė orientimi i politikės shqiptare. Sensi patriotik i Fan Nolit qe gjithmonė nė “rezonancė” me Gurakuqin dhe Fishtėn. Kėshtu, lidhen mendimet pėrparimtare tė Jugut e tė Veriut drejt Europės sė qytetėruar, drejt zhvillimit dhe progresit. Nė udhėn e kėtyre korifejve duhet tė drejtohet politika e jonė e jashtme. Me sa duket ky objektiv po realizohet me mjaft sukses nga shteti dhe qeveria shqiptare dhe pėr kėtė kanė meritė edhe forcat politike opozitare, tė cilat mė nė fund e kanė kuptuar se zėri i fuqishėm i rinisė studentore “E duam Shqipėrinė si tė gjithė Europėn”, mė nė fund i ka hapur “veshėt e shurdhėr”. Me sa duket njė “bombol” e re oksigjeni ka ardhur dhe urojmė qė nga ky “oksigjen” tė marrin tė gjithė shqiptarėt, duke dalė njėherė e pėrgjithmonė nga gjendja “reanimatore”. Urojmė qė dielli i nxehtė i kėsaj vere tė parakohėshme, tė ndriēojė ēdo mendje dhe tė ngrohė ēdo zemėr.

Mark Bregu

 

Lėtėr njė fėmije qė kurrė s’u lind (vijim)

Nga Oriana Fallaci

Fajin e ka plogėshtia

Dhjetė javė. Po rritesh me njė shpejtėsi qė tė lė pa gojė. Pesėmbėdhjetė ditė mė parė s’ishe as tre centimetra dhe peshoje katėr gramė. Tani je gjashtė centimetra dhe peshon tetė gramė. Je i tėri dhe i bėri. Nga peshku tė ka mbetur vetėm fakti qė fut dhe nxjerr ujė nėpėrmjet mushkėrive. Skeleti yt prej njeriu tashmė pėrbėhet nga eshtra, qė u kanė zėnė vendin kėrceve. Brinjėt po ngjiten njėra me tjetrėn nė skaje, thua se i tėrė trupi po tė kopsitet pėrpara si njė pallto. Ndėrsa veza jote, ndonėse ti pluskon, po bėhet gjithnjė e mė e ngushtė pėr ty. Nuk do tė vonojė dhe do tė tė duket e parehatshme. Do tė lėvizėsh, do tė shtriqesh, krahėt dhe kėmbėt do tė kryejnė lėvizjet e para. Njė tė rėnė me bėrryl kėtu, njė tė rėnė me gju aty. Kėtė po pres. Goditja e parė do tė jetė njė shenjė, njė pohim. Kėshtu bėra unė, ta kam thėnė, kėshtu i kėrkova sime ėme tė mos e pinte mė barin. Dhe ajo e flaku tej. Ėshtė njė pritje nė pėrpjestim tė zhdrejtė me rritjen tėnde: sa mė e ngadaltė njėra, aq mė e shpejtė tjetra: mė ndėrmend ushtrinė mike qė nuk mbėrrinte kurrė. Gjithė fajin e ka plogėshtia. Dy javė pa lėvizur, nė shtrat, janė shumė. Si ia bėjnė gratė qė rrijnė edhe shtatė, tetė muaj? Gra janė, apo larva? E vetmja pikė ku bie njėmendjeje ėshtė se shtrati mė bėn mirė. M’u fashitėn dhembjet, therjet pėrfund barkut. Nuk mė vjen mė pėr tė vjellė, kėmba nuk ėshtė mė e fryrė. Por seē kam njė lloj sfilitjeje, njė siklet qė i ngjan angėshtisė. Nga mė vjen, thua? Ndoshta nga plogėshtia, nga mėrzia. Nuk e njihja plogėshtinė, s’dija ē’ishte mėrzia. Mezi ē’pres tė kalojnė dy ditėt e fundit, po bėhem gati t’i pėrballoj si tė ishin dy vjet! Sot nė mėngjes bėra fjalė me ty. Tė mbeti gjė hatri? Nuk e di ē’mė zuri. Tė thashė se edhe unė kisha tė drejtat e mia, se nuk i lejoj askujt t’i harrojė, as edhe ty. Tė bėrtita se mė kish ardhur nė majė tė hundės, se nuk duroja mė. Mė dėgjon? Qysh kur di qė ke mbyllur sytė kam pėrshtypjen se i shpėrfilll ato qė tė them, se pėrkundesh nė njė farė pavetėdije. Zgjohu, hė. Nuk do? Atėherė eja kėtu, ndanė meje. Mbėshtete kokėn mbi kėtė jastėk, aaashtu. Le tė flemė bashkė, tė pėrqafuar. Unė dhe ti, unė dhe ti... Nė shtratin tonė nuk do tė hyjė kurrė tjetėrkush.

Koncepti mbi tė drejtėn e tė padrejtėn

Erdhi. Nuk ma merrte mendja se do tė vinte ndonjėherė. Ishte mbrėmje, ēelėsi lėvizi nė bravė dhe mendova se mund tė ishte mikja ime. Zakonisht ėshtė ajo qė ngjitet e vjen tė mė takojė para darke. Njėmend unė i thirra “ē’kemi”, e sigurtė qė do tė vėrshonte pas pak nė dhomė me pakon nė dorė dhe duke iu marrė fryma: mė-fal-jam-me-ngut-tė-kam-sjellė-pak-mish-tė-ftohtė-dhe-ca-fruta-shihemi-nesėr. Porse  ishte ai. Duhet tė ketė ecur majė gishtave: u ktheva, dhe ja ku mė rri, me fytyrėn shtrėnguar dhe njė tufė lulesh nė dorė. E para gjė qė ndjeva ishte njė kafshim nė bark. Jo ajo therja e zakonshme: njė kafshim. Thua se ti u trembe kur e pe dhe u kapq me doēkat e mbledhura grusht pėr t’u strukur nė rropullitė e mia, pėr t’u fshehur. Pastaj m’u mor fryma dhe mė pėrshkoi njė dallgė akulli. E ndjeve edhe ti? Tė dhembi? Rrinte aty sus, me fytyrė shtrėnguar dhe me ato lule nė dorė. E urreva fytyrėn e tij dhe lulet e tij. Pse tė fanitej ashtu papandehur, si hajdut? Nuk e di ai qė grave me barrė u duhet shmangur ēdo lloj tronditjeje? E pyeta: “Ē’do?” Mbėshteti lulet mbi shtrat, pa hapur gojė. I hoqa menjėherė duke i thėnė se lulet mbi shtrat sjellin ters, lulet mbi shtrat u vihen tė vdekurve. Dhe i vura mbi tryezė. Ishin lule tė verdha, vė bast i kish blerė nė ēastin e fundit, sa pėr sy e faqe. Ai nuk bėri zė e as lėvizi: njė hije e lartė dhe e errėt qė pėrplasej nė bardhėsinė e murit. Porse nuk mė shihte mua. Shihte fotografinė tėnde nė mur: atė qė tė tregon dymuajsh, tė zmadhuar dyzet herė. Tė thoje se nuk arrinte tė t’i shkulte dot sytė, e sa mė shumė tė shihte aq mė shumė i rrasej koka nė shpatulla. Sėfundi mbuloi fytyrėn me duar dhe ia shkrepi tė qarit. Nė fillim ngadalė, pa bėrė zė. Pastaj mė fort. U ul edhe nė shtrat pėr tė qarė mė mirė, dhe nė ēdo dėnesje tė tijėn shtrati lėkundej. Unė atėherė i thashė: “Po mė tund shtratin. Lėkundjet e shqetėsojnė.” Dhe ai hoqi duart nga fytyra, u fshi me shami, e vajti e u ul nė njė karrige. Tek ajo poshtė fotografisė sate. Ishte e ēuditshme t’ju shihje njėri ndanė tjetrit. Ti me bebėzat e palėvizura, tė mistershme, ai me bebėzat qė i dridheshin, pa tė fshehta. Pastaj shkyēi buzėt dhe tha: “Ėshtė edhe i imi.”

    Mė hipėn xhindet. Kėrceva pėrpjetė e i bėrtita me sa kisha nė kokė se ti nuk ishe, as i imi, e as i tiji: ishe i vetes sate. I ulėrita se e urreja kėtė retorikė melodrame, kėto fjalė qullashe e qaramane, se duhet tė rrija e qetė, ma kishte urdhėruar mjeku: pse kishte ardhur, ēfarė donte? Tė tė vriste pa abort, pėr tė kursyer ca para? Pėrplasa edhe tufėn me lule mbi tryezė: tri, katėr herė, deri sa u bėnė fėrtele. Kur rashė sėrish mbi jastėk isha aq e djersitur, sa pizhamet mė ngjisnin pas trupit, dhe dhembja nė bark ishte bėrė e padurueshme. Kurse ai nuk lėvizi. Uli kokėn dhe pėshpėriti: “Sa e ashpėr qė je, sa e keqe qė bėhesh ndonjėherė!” Pastaj nisi tė mė mbajė konferencė, se unė gaboja, se ti ishe i imi dhe i tiji, se e kishte menduar thellė, kishte vuajtur shumė, se po bėheshin dy muaj qė hante veten me dhėmbė pėr ty, se mėsėfundi e kishte kuptuar sa fisnike dhe e drejtė ishte zgjidhja ime, se njė bir nuk mund tė hidhet kurrė pasi biri-ėshtė-bir-dhe-jo-send. E tė tjera trapllėqe. S’durova mė dhe e ndėrpreva: “Se mos e mban ti brenda nė trup, nuk e mban ti nė bark pėr nėntė muaj tė tėrė”. Dhe ai mbeti gojėhapur, i habitur: “Kujtoja se ti e doje, se e bėje me dėshirė”.

    Atėherė ndodhi diēka qė nuk e kuptoj: ia shkrepa unė tė qarit. Nuk kisha qarė kurrė, ta dish, dhe nuk doja tė qaja: sepse mė pėrulte, sepse mė shėmtonte. Por, sa mė shumė i mbaja lotėt, aq mė shumė ata gurgullonin: thua se diēka ishte prishur. Bėra tė ndez njė cigare. Lotėt lagėn edhe cigaren. E kėshtu, yt atė e la karrigen, bėri drejt meje, mė pėrkėdheli kokėn. Druajtshėm. Pataj murmuriti “Tė tė bėj njė kafe?” dhe shkoi nė kuzhinė tė bėnte kafen. Kur u kthye, e kisha mbledhur veten. Ai jo. E mbante filxhani si tė qe ndonjė gur i ēmuar, e tepronte me pėrkujdesje. Piva kafenė. Prita tė ēohej e tė ikte. Nuk iku. Mė pyeti ēfarė doja tė haja. E kėshtu u kujtova se mikja ime nuk kishte ardhur, kuptova qė e kisha peshqesh prej saj: e kishte dėrguar ajo. Dhe gjithė inati kaloi mbi tė, mbi tė gjithė ata qė besojnė se tė ndihmojnė me ligjet e folesė sė milingonave. Koncepti i tyre arbitrar mbi tė drejtėn dhe tė padrejtėn. Maria, Jezu, Jozef! Ē’do Jozefi? Mirė e bukur ėshtė Maria vetėm me tė birin. E vetmja gjė e pranueshme e legjendės qėndron pikėrisht nė atė marrėdhėnie dyshe: gėnjeshtra e mrekullueshme e njė veze qė pllenohet vetiu. Nga na mbiu ky Jozefi aty nė mes? Ē’bėn, kujt i duhet? Tėrheq gomarin qė nuk don tė ecė? Pret kėrthizėn dhe kujdeset qė placenta tė dalė e tėra? Apo rri sa pėr t’i shpėtuar faqen njė ēupėrline qė ka mbetur me barrė pa pasur burrė? Apo ndoshta i rri nga mbrapa si shėrbėtor qė ajo ta falė pse ai i kėrkoi tė dėshtonte.

    E shihja tek mblidhte kokat e prera tė luleve, i pėrkulur mbi dysheme, e nuk ndieja as edhe njė grimė miqėsie. Me hyrjen e tij ishte shkallmuar njė drejtpeshim. Qe thyer njė simetri, qe turbulluar njė bashkėqenėsi: ajo midis meje dhe teje. Kishte hyrė njė i huaj, merr vesh? Ishte vėnė pėrmidis njėsos si orendi sė cilės nuk ia ke nevojėn. Madje tė zė dhomėn, tė heq dritėn, tė vjedh ajrin, tė pengon tė ecėsh. Ndoshta, po tė kishte ndenjur me ne qė nga fillimi, tashmė prania e tij do tė na dukej normale dhe madje e nevojshme: nuk do tė kishte rrugė tjetėr pėr t’u pėrgatitur pėr ardhjen tėnde. Por tė tė vijė kėshtu papritur e pakujtuar, me pafytyrėsinė e njė tė panjohuri qė vjen e tė ulet nė njė tryezė ku, as e ke ftuar, as i ke lėnė tė kuptosh se do ta ftosh, ishte gati fyese. Do tė doja t’i thoja: “Ik qė kėtu, tė lutem. Nuk kemi nevojė as pėr ty, as pėr Jozefin, as pėr Zotin Perėndi. S’kemi nevojė pėr at, s’kemi nevojė pėr burrė, ti je i tepėrt.” Por nuk mundja. Ndoshta mė mbante droja e njeriut qė nuk di tė pėrzėrė atė qė tė ulet nė tryezė pa tė marrė leje. Ndoshta mė mbante njė mėshirė qė dalėngadalė po bėhej keqardhje. T’i lėmė dobėsitė e tij, ta lėmė burracakėrinė e tij, kushedi sa ka vuajtur, edhe ai. Kushedi sa i ka kushtuar tė heshtė, tė detyrohet tė vijė me njė tufė tė shėmtuar lulesh. Njeriu nuk ngjizet vetiu, pikla e dritės qė kishte shpuar vezėn ishte e tij, gjysma e bėrthamės nga ku kishte zėnė fill trupi yt ishte e tija. Dhe fakti qė unė e harroja ishte ēmimi qė paguanim pėr tė vetmin ligj qė askush nuk e pranon: njė burrė e njė grua takohen, pėlqehen, dėshirohen, ndoshta dashurohen, dhe pas njėfarė kohe nuk duhen mė, nuk pėlqehen mė, ndoshta mendojnė se do tė kish qenė mė mirė tė mos ishin takuar kurrė. E gjeta atė qė kėrkoja, vogėlush: midis njė burri dhe njė gruaje, ajo ēfarė quajmė dashuri ėshtė vetėm njė stinė. E, nėse nė lulėzim kjo stinė ėshtė njė festė gjelbėrimi, nė vyshkje ėshtė thjesht njė grumbull gjethes tė kalbura.

    E lashė tė mė gatiste darkėn. E lashė tė hapte atė shishe absurde shampanje. (Ku e kishte fshehur, kur hyri?) E lashė tė bėnte njė banjė. (Fishkėllente, nė banjė, sikur tani ēdo gjė tė ishte kthyer nė vendin e duhur.) Dhe e lejova tė flinte kėtu, nė shtratin tonė. Por, sapo u largua sot nė mėngjes, ndjeva njė lloj turpi. Dhe tani mė duket sikur nuk kam mbajtur njė zotim, sikur tė kam tradhtuar. Dashtė zoti nuk kthehet kurrė mė.

Ngjyra blu, e meshkujve?

Tė ecėsh nė rrugė pas kaq e kaq ditėsh nė shtrat. Tė ndiesh erėn nė fytyrė, diellin nė sy, tė shohėsh njerėzit e tjerė qė shėtisin, tė marrėsh pjesė nė jetė! Sikur studioja e mjekut tė mos kishte qenė larg, do tė kisha vajtur mė kėmbė: duke kėnduar. Me gjysmė zemre e ndala atė taksi. Shoferi ishte njė copė hajvani. Pinte njė puro tė njomė qė mė bėnte pėr tė vjellė, e ngiste makinėn duke mė bombarduar me frenime tė forta e tė kota. Pas ndoca metrash ndjeva njė tė therur dhe hareja u mbyt nė nervozizmin e zakonshėm. Nė studion e mjekut mbanin radhė disa gra me barkun te goja. Kur sekretaria mė tha tė prisja, u acarova. Nuk mė pėlqente tė zija siranė e grave me barkun te goja: nuk kisha asgjė tė pėrbashkėt me to. As edhe barkun. Kam pak fare bark, duket e nuk duket. Mė nė fund hyra, u zhvesha, u shtriva mbi shtratin e vizitave. Mjeku tė torturoi me gisht, duke shtypur, duke rrėmuar, pastaj zhveshi dorashkėn prej gome dhe me njė zė tė akullt mė pyeti: “Doni ta mbani vėrtet kėtė fėmijė?” Nuk u zura besė veshėve. “Natyrisht. Pse?” iu pėrgjigja. “Sepse mjaft gra thonė se duan, por pastaj, pa vetėdije, nuk e duan aspak. Ndoshta pakuptuar, bėjnė ēmos qė ai tė mos lindet.” Mbeta e fyer. Nuk kisha vajtur aty pėr t’i bėrė gjyqin vendosmėrisė sime dhe as pėr t’iu shtruar muhabetesh psikanalize, i thashė, kisha vajtur pėr tė marrė vesh si je ti. Ndėrroi ton, u shpjegua me njerėzi. Kishte disa gjėra qė nuk i kuptonte nė kėtė barrė. Sipas tij veza ishte nė vendin e duhur, nė folenė normale. Sipas tij rritja e fetusit zhvillohej mirė, nė mėnyrė tė rregullt. E megjithatė diēka nuk shkonte. Pėr shembull mitra ishte shumė e ndjeshme, kontraktohej me lehtėsi tė tepruar: kjo tė bėnte tė dyshoje se gjaku nuk e pėrshkonte placentėn si duhej. Kisha ndjekur kėshillat e tij pėr regjim shtrati? U pėrgjigja po. Nuk kisha pirė alkool, kisha pėr mė pak cigare, siē mė kish porositur? U pėrgjigja po. Nuk kisha kryer sforcime tė tepėrta? U pėrgjigja jo. Kisha kryer mardhėnie seksuale. Sėrish u pėrgjigja jo dhe ishte e vėrtetė, ta dish, nuk e lashė tė mė afrohej mbrėmė, ndonėse ai pėrsėriste se po tregohesha mizore. Atėherė mjeku mbeti ndėrdyshur. “Ke patur shqetėsime?” Iu pėrgjigja po. “Ke kaluar ndonjė tronditje shpirtėrore, pėr shembull, ndonjė brengė a hidhėrim?” Iu pėrgjigja po. M’i nguli sytė pa mė pyetur ē’lloj tronditjeje a brenge mund tė kisha kaluar, e pastaj mė shtroi pikėpamjet e tij. Nganjėherė shqetėsimet, meraku, tronditjet, janė mė tė rrezikshme se lodhjet fizike, ngaqė shkaktojnė tkurrje, ndrydhje tė mitrės, dhe kėrcėnojnė seriozisht jetėn e embrionit, apo tė fetusit. Duhet ta mbaja vath nė vesh se mitra ėshtė vazhdimisht nė lidhje me hipofizėn, se truri u pėrēon menjėherė ēdo ngacmim organeve gjinore. Njė befasi e fuqishme, njė dhembje, njė zemėrim, mund tė shkaktojnė shkėputje tė pjesėshme tė vezės. Qoftė edhe njė nervozizėm i vazhdueshėm, njė gjendje e pėrhershme angėshtie. Shumė-shumė, pa dashur tė kapėrcente sinorėt e botės fantastiko-shkencore apo fantastiko-psikologjike, mjeku na tha se mund tė bėhej fjalė pėr njė vendim vrastar. Pavetėdijshėm, merret vesh, dhe pėr kėtė duhej kryekėput ta detyroja veten tė rrija e qetė. Duhej rreptėsisht t’i shmangesha ēdo lloj emocioni, ēdo mendimi tė zi. Qetėsi, urtėsi, kėto ishin parullat. Doktor, i thashė, ėshtė njėsoj si tė mė kėrkonit tė ndėrroja ngjyrėn e syve: si t’ia bėj tė qetėsohem kur natyra ime nuk ėshtė e tillė. Mė mati sėrish nga lart-poshtė, i ftohtė akull: “Kjo ėshtė puna juaj. Bėni si bėni. Shėndoshuni!” Pastaj mė shkroi ca receta kundėr spazmave e tė tjerė barna. Po qe se mė kullonte ndonjė pikė gjak, ta mbaja frymėn tek ai.

    Mė ka zėnė frika. Dhe jam nxehur me ty. Ē’kujton ti se jam unė, ndonjė kavanoz pėr tė ruajtur gjėrat? Jam grua, pėr atė Zot, jam njeri. Nuk mund ta zhvidhos trurin e t’ia ndaloj tė mendojė. Nuk mund t’i asgjėsoj ndjenjat e mia apo t’ia ndaloj tė shfaqen. Nuk mund ta ndrydh njė zemėrim, njė gėzim, njė dhembje. Kam reagimet e mia, i kam qė ē’ke me tė, kam habitė e mia, trishtimet e mia. Edhe po tė mundja, nuk dua tė katandisem nė gjendjen e njė bimori a tė njė makine fiziologjike qė shėrben vetėm pėr tė riprodhuar dhe aq! Sa shumė mė kėrkon, vogėlush. Sė pari mėton tė mė vėsh nėn kontroll trupin e t’i heqėsh tė drejtėn mė fillestare: lėvizjen. Pastaj arrin deri aty sa tė mėtosh tė mė vėsh nėn kontroll mendjen dhe zemrėn, duke i atrofizuar, duke i asgjėsuar, duke u grabitur aftėsinė pėr tė ndjerė, pėr tė menduar, pėr tė jetuar! Nuk lė tė qetė deri edhe pavetėdijen time! I ke kaluar caqet, ėshtė e papranueshme kjo qė po bėn. Po deshe qė tė rrijmė bashkė, vogėlush, duhet tė biem nė ujdi. Ja. Po tė bėj njė lėshim: po shėndoshem, po tė fal trupin tim. Porse mendjen jo, tė lutem shumė. Reagimet e mia jo, tė lutem shumė. Ato i mbaj pėr vete. Dhe meqė tė dhashė trupin, pretendoj njė shpėrblim: kėnaqėsitė e mia tė vockla. Tani unė po kthej njė gotė uiski, e po pi njė paketė tė tėrė me cigare, njė e nga njė, e po ia nis tė punoj, tė jetoj si njeri dhe jo si kavanoz, e po qaj e po qaj e po qaj sa tė ma dojė qejfi pa e ēarė kokėn nė tė bėka keq apo jo. Sepse ma ke sjellė shpirtin nė majė tė hundės!

    Mė fal. Duhet tė kem qenė e pirė, e dalė mendsh. Pa shiko sa bishta cigaresh, shihe dhe kėtė shami. Ende qull. Ē’mllef hajvan, ē’skenė e neveritshme. Egoiste. Si je vogėlush? Mė mirė se unė, ma do zemra. Unė jam e kėputur. Jam aq e lodhur sa dua t’i bėj ballė kėsaj gjendjeje edhe gjashtė muaj, sa tė tė lind ty, e pastaj tė vdes. Ti do tė mė zije vendin nė kėtė botė dhe unė do tė ēlodhesha. Nuk do tė ishte dhe aq herėt: mė duket sikur tashmė e kam parė gjithė ē’qe pėr t’u parė, tashmė e kam kuptuar gjithė ē’qe pėr t’u kuptuar. E megjithatė, kur tė kesh dalė nga trupi im, nuk do tė kesh mė nevojė pėr mua. Cilado grua e aftė tė tė dojė do tė tė bėhej nėnė e mrekullueshme: kushtrimi i gjakut nuk ekziston, ėshtė njė trillim. Nėna nuk ėshtė ajo qė tė mban nė bark, ėshtė ajo qė tė rrit. Ose ai qė tė rrit. Mund tė tė bėja dhuartė tek yt atė. Yt atė u kthye para pak dhe mė solli njė trėndafil blu. Mė tha se ngjyra blu ėshtė ngjyra e meshkujve. Na merret edhe me ngjyrat tani. Do sheshit qė ti tė jesh mashkull: tė lindesh mashkull, sipas tij, ėshtė meritė madhore, shenjė epėrsie. I gjori ai. Nuk ka faj, jo, edhe atij i kanė treguar se Zoti ėshtė njė plak me mjekėr tė bardhė, se Maria ishte njė klloēkė, se pa Jozefin nuk do kish gjetur as edhe njė stallė, se zjarrin e ka ndezur njė burrė me emrin Promete. Nuk e pėrbuz pėr kėtė. Megjithatė them se nuk kam, se nuk kemi nevojė pėr tė. As pėr trėndafilin e tij blu. E urdhėrova tė ikė, tė na lerė tė qetė. Iu morėn kėmbėt si t’i kishin rėnė me dru pas kokės, bėri drejt derės, doli pa bėrė as gėk, as mėk. Pas pak do tė ēohemi edhe ne: t’i pėrvishemi punės! Komendatori mė kujtoi zemėrgjerėsinė e tij, porse shtoi se zotimet duhen respektuar: gruaja me barrė mund ta lėrė punėn vetėm pasi ėshtė bėrė gjashtėmuajshe. Mė kujtoi edhe udhėtimin: duke kėrcėnuar me mirėsjellje tė shtirur se mund t’ia ngarkonte atė detyrė njė mashkulli, pasi meshkujve-nuk-u-ndodhin-ca-gjėra. Mezi e mbajta veten qė nuk iu hodha sipėr dhe ndėrrova bisedė. Dhjetė ditėt e ardhshme do tė jenė tė rėnda, duhet tė fitoj sė rishti kohėn e humbur. Por, tė them tė vėrtetėn, mendimi se do tė filloj tė merrem me punėt e mia sikur mė shkund nga kjo topitje, nga ky dorėzim qė mė sjell nė ėndrra vdekjen. Mirė qė ka hyrė edhe dimri: nėn pallto barku i fryrė nuk dallohet. Dhe, qė tani e tutje, do tė rritet shumė. Sot pėr shembull ėshtė mė i fryrė. Fustani mė rri i ngushtė. Katėrmbėdhjetėjavėsh, a e di sa i gjatė je katėrmbėdhjetėjavėsh? Tė paktėn dhjetė centimetra. Deri edhe placenta, tanimė tepėr e vogėl pėr tė mbėshtjellė qeskėn amniotike, po tėrhiqet mėnjanė. Dhe ti po mė pushton pa mėshirė.

Pėrktheu: Aurel Plasari

 

Mėria-mnia njė fjalė e lashtė e fondit tonė gadishullor.

          “Kėndo, hyjneshė, mėrinė e Akil Pelidit,

         qė shumė hidhėrime e kobe akejve u solli,

         dhe para kohe nė skėterrė gremisi…

        (Iliada, hapja, I, 1-3)

Akili ishte trim i rrėbyeshėm (sepse ishte edhe “i pavdekshėm”), jo shumė i menēur dhe shquhej se e mbante shumė mėrinė. Ai e vrau Hektorin, nė njė duel tė pabarabartė ku i dihej edhe pėrfundimi, por trimėria dhe ndershmėria e Hektorit fituan nė kohė.

        “Kėndomė, o zanė, tė urtin burrė qė u end

         pėr sa vjet poshtė e lart pa plang, shtėpi…

         (Odiseja, hapja, I,1 -2)

Odiseja nuk shquhej shumė si trim, ishte i qetė, shquhej pėr menēuri, urtėsi dhe sidomos pėr dinakėri, por kombinimet urtėsi-menēuri-dinakėri, nuk lavdėrohen kur janė qėllimkėqia.

      Njė gjuhėtar dalloi se kjo fjalė “mėria/mnia” e gr. vjetėr jeton edhe sot nė gjuhėn tonė dhe kėshtu ia shtoi edhe njė fjalė atij fondit tė pėrbashkėt tė lashtė gadishullor, qė i kishte rradhitur i shquari ballkanolog H. Mihaesku. Nuk dijmė nga kėto hollėsi pėr fjalėn “mllef” dhe nėse ėshtė e ndonjė shkalle mė siperiore se sa mėria, por sidoqoftė ua lėmė kėtė ta gjejnė dijetarėt e “Partisė Rimėkėmbja Kombėtare”. Ajo qė dimė ėshtė se drejtshkrimorėt nuk e u futėn nė gjuhėn letrare trajtėn toske me njė shtesė “b” si “mbllef”, siē edhe te kom(b), me prejardhje arabishte, qė e dalloi gjuhtari shkodran M. Logoreci.  

       Mėria, mllefi (siē edhe dashakeqsia) dhe urtėsia, arsyetimi i urtė janė veti qė janė brenda nė natyrėn e qenies  njerzore dhe tė pretendosh qė tia shkulėsh kėto, ose  tia kultivosh vetėm njėrėn, bie fjala vetėm urtėsinė (duke ia eleminuar komplet mėrinė dhe konvertuar nė “urtėsi” 100%) nė mėnyrėn absolute “nė instancėn e fundit”, kjo do tė ishte e pa mundur, pėrveēse  me  prerjen e jetės…  Pėrveē vetive e karaktereve njerzit kanė edhe shije e pėrceptime nga mė tė ndryshmet, deri edhe diametralisht tė kundėrta. Mua po mė pėlqen tė citoj Platonin, me njė episod jete tė “Sokratit nė burg”: “Sa e ēuditshme duket se ėshtė ajo gjė, tė cilėn njerzit e quajnė e kėndėshme dhe sa ngushtė ėshtė lidhur kjo me atė qė duket si e kundėrta e kėsaj, dmth me atė qė quhet e hidhur; kėto me tė  vėrtetė nuk duan tė qėndrojnė bashkė tek njeriu, e megjithkėtė po ta kėrkosh e po ta gjesh njerėn nga kėtė, detyrohesh pothuaj tė marrėsh edhe tjetrėn, pikėrisht sikur tė ishin dy gjėra tė ngjitura e tė bashkuara nė njė majė….Perendia deshi ti pajtonte kėto dy gjėra qė luftojnė nė mes tė tyre,  por meqėnėse nuk  mundi tia arrinte qėllimit, majat e tyre i bashkoi nė njė; kėshtu qė me t’u shfaqur njėra, vjen mė pas tjetra”. (“Proza antike greke”, 1974, f 106)

        Shihet se pėr grekėt antikė perendia Zeus i kishte lėnė plot gjėra ashtu siē i kishte gjetur dhe nuk ishte i plotfuqishėm  ti jepte njerėzve vetėm tė mirat dhe tu eleminonte tė kėqiat. (Dikush thoshte se nė rendin hierarkik kishte edhe njė numėr zotash mė tė mėdhenj, se vepronin edhe forca si rastėsia, domosdoshmėria, fataliteti etj) Kėshtu ngjet pak a shumė edhe me dijen e injorancėn, me  frikėn e trimėrinė, bile shumė mendojnė se frika dhe injoranca kanė  lindur mė pėrpara se trimėria dhe dija. Njė filozof u shpreh se “injoranca e shitur pėr dije dhe e shoqėruar edhe nga njė trimėri fodulle, do ti shkaktojnė shumė tė kėqia botės edhe pėr shumė  kohė”. 

        Ka shumė tė kundėrta qė bashkjetojnė, psh krahasoni  bashkjetesėn e poleve plus e minus te magneti, ngarkesave pozitive nė bėrthamė e negative tė elektroneve dhe e kundėrta te antilėnda. Ndarjen e tė mirės nga e keqia, as qytetėrimet e lashta indiane, egjiptiane, kineze, asirobabilonase, helene dhe ato monoteiste, nuk e zgjidhėn dot, sepse edhe kėto bashkjetojnė dhe tė kėqia do tė ketė edhe nė tė ardhmen, sado qė pėrpiqemi ta eleminojmė tė keqen. Duke pėrdorur njė shprehje tuajėn z. Topēia, nqs nuk e keni harruar, po them edhe unė: “Kėshtu e ka jeta”. (E kam ruajtur atė letėr replikėn e shkruar dhe tė firmosur nga ju, ku mė bėnit, ku pėrveē faljes dhe urdhėrave  edhe nėnkuptime penale…)

      Nė fetė e vjetra kishte pasur edhe njerėz qė ishin ngjitur nė Qiell pėr tė sjellė vetėm tė mirėn, por pa sukses, kishte pasur edhe njeri tė ngjizur pa asnjė kontakt njerėzor si Mitra persian, (para Jezusit) qė edhe ky kishte kryer njė mision qiellor pa sukses. Tashti ju doni ti fshihni me tuk buke kėto? Sikur tė mos kishin ekzistuar? Poē’kohė  e nė ē’vend jetojmė?! 

       Lukiani, Volteri i antikitetit, (qė ju mbase nuk e lexoni se bini nė gjynah) dallonte nė kohėn e tij edhe se “Marrėzia, ka fituar qytetarinė e nderit nė tėrė botėn”.  Pyetjes “ē’janė njerėzit”, Herakliti i lashtė i pėrgjigjej: “Janė zota tė vdekshėm”, ndėrsa pyetjes “ē’janė zotat”, i pėrgjigjej: “Njerėz tė pavdekshėm”. (Lukiani, “Vepra tė Zgjedhura”, 1979, f 317, “Shitja e jetėve nė ankand”.) 

Tėrė kėto mendime si dhe shumė arritje madhėshtore shkencore njerėzore, sado qė quhen si empirike, fillestare etj, njiheshin qysh nga antikiteti dhe na mahnisin edhe sot. Besoj se e kuptoni qė kėto i pėrkasin njė kohe shumė shekuj pėrpara  shek VI tė Arabisė, kur atje, siē thotė Kurani a.s. zbritėn edhe njė sasi dijesh nė pėrgjithsi dhe njė sasi parathėnie dijesh tė ardhshme, tė gatshme nga All’llahu xh.sh. Qiellor, qė u kapėn nga aparati trunor marrės dhe rregjistrues telepatik i njeriut tokėsor Muhammedit a.s. i cili pėr mė tepėr nuk dinte as shkrim e kėndim. Siē dihet, shumica e “dijeve shkencore tė parathėna me fjalė tė pėrmbledhura”,  pėr arėsye objektive e tė kuptueshme nuk do tė zbuloheshin nga “populli i zgjedhur”, madje u zbuluan pavarėsisht Kur’anit a.s. nga shkencėtarė qė as nuk e dinin se kėto zbulime shkencore kishin “zbritur” mė pėrpara me Kur’anin a.s. tė myslimanėve. Nė saje tė shkencės moderne, janė bėrė e po bėhen tė kuptueshme, dhe tė zbėrthyeshme edhe vetė “dijet shkencore tė parathėna”. Sigurisht se duhet tė jesh tepėr idiot a trashaman, a injorant a si ta doni quajini, po qe se kėrkon tė denigrosh e nėnvlehtėsosh edhe kontributet shkencore e kulturore tė popujve arabė, nė kontributin e pėrbashkėt botėror, siē bėri psh gazetaria me famė O. Falaschi ose siē bėjnė disa tė tjerė…

        E po kėshtu e ka kjo natyra e bota jonė, ka ide, ka materie e ka (nė shek e XX u zbulua) edhe antimaterie. Idea e materia bashkjetojnė bashkė megjithse njerzit grinden se kush e zėn vendin e parė, nga kėto tė dyjat dhe se kush e gjeneron tjetrėn. Mirpo tash ka edhe njė problem se antimateria nuk bashkjeton me materien, sepse ndodh proēesi i antihilimit, kėsisoj o rradhitet vetė e para, ose ja lėshon parinė materies dhe mesin idesė e vetė shkon nė vendin e tretė. Por do tė thoshim se nė njė pikė mund tė bashkohen mė shumė se dy vetira, pėrceptime etj, po ashtu siē na ngjet nė gjeometrinė relative, ku nėpėr dy pika kalojnė njė numėr i pa fund drejtėzash, apo se dy drejtėza paralele ndėrpriten etj. Kjo do tė thotė se ka njė numėr ndėrlikimesh bashkjetesash e mosbashkjetesash, sipas konditave specifike etj, etj.

(Kapėrcim pindarik)

Nga sa duket me vendim tė brendėshėm tė Partisė Rimėkėmbja Kombėtare, nga kryetari Baleta, antarėt e Byrosė Politike dhe nga effendilerėt e tjerė tė kėsaj partie (qė na kujtojnė ato P.M-L  tė Rexh Bėrxhit tė Anglisė, Fosko Dinuēit tė Italisė, Halilit tė Tufanit tė Iranit e P.R.K e Aiditit tė Indonezisė etj, qė ua njeh mirė lėkurėn ish hoxhiani M-L-I Baleta) mqs nuk e durojnė dot fjalėn e mendimin e lirė dhe alternativ, mqs nuk mund tė bashkjetojnė nė pluralizėm mendimor, e me shkencėn pėrparimtare ndryshe “Dijes” sė tyre, kanė urdhėruar qė nė Shkodėr duhet tė shtypet mendimi i lirė, shoqėruar edhe me kėrcėnime penale e me pasoja tė paparashikueshme, ose me masa qė “kundravajtėsit e ligjit (cilit?!)” duhet ti  mbrojė Garda e Republikės…

Por mqs “provat materiale dhe shkresore” nuk u gjykuan tė mjaftueshme, dhe u pa gafa e shpėrthimit histerik tė mllefit fanatik e anakronik, fabrikimin pėr ca “justifikim tė mllefit” ja ngarkuan  me sa duket z. Nuh Topēia, qė po nxjerr disa seriale letėrsi-historie, te Rimėkėmbja nėn titullin “Mllefet e Shqipėrisė Etnike”, ku pėrzien mbarė e mbrapsht nėn tė njėjtin titull e kut kėndvėshtrimi tė gjita shkrimet e autorėt  dhe ku i rekomandon atyre pikpamjet e veta dhe tė partisė R.K.SH.

      Unė edhe z.Topēia e kemi pasur njė farė ndeshje letrare dhe pėr “kapėrcimin pindarik” ma ka vėnė njė si “dobėt”, vetėm pėr tre rreshta, megjithse pa ato tre rreshtat mė kishte vlerėsuar paksa mė pėrpara me njė notė mjaft tė lartė…

Ndodhi kėshtu.

  gaz. Rimėkėmbja, dt 12 Shkurt  2002, Z. Nuh Topēia, kishte shkruar njė artikull, ku shprehte pikpamjet e tij pėr njė sėrė ēėshtjesh, (ku hiqej edhe sikur e kishte njė lloj autorizimi si pėrfaqėsues i Myftinive tė Lezhės dhe Shkodrės) ndėr tė tjera edhe pėr problemin se nėse kishte objekte kulturore, arkeologjike, ish kisha etj, nėn objektet e kultit islam (pse jo edhe nėn kishat kristiane), kėto duhej tė mbeteshin  nėn tokė e nė qetėsinė shekullore tė harresės e tė pa zbulimit, mohonte edhe detyrimin e pronėsinė shtetėrore pėr rastet madhore, fantazonte se nė Shqipėri po projektoheshin kryqėzata pėr konvertimin dhe poshtėrimin e myslimanėve etj, dhe madje hidhte edhe nėnkuptime kėrcėnimesh me “saladinėt e rinj”, nqs nuk do tė veprohej sipas ideve tė parashtruara nga ai. Z. Nuhi mė hidhte bile edhe dorashkėn pėr njė polemikė nė tė gjith gjatėsinė e historisė, si njė biēim ndeshje kalorsiake mesjetare “fitues a humbės”, rekomandonte edhe citimet nga “autorė tė besueshėm e autorė tė pa besueshėm”!

Z. Topēia ankohej se klerikėt katolikė kishin thėnė njė meshė e kishin bėrė njė pėrkujtimore pėr heroin tonė nacional (nė shek XV nuk ekzistonte termi “kombėtar” z. Nuhi, prandaj edhe mos u hidh aq pėrpjetė. “Heroi nacional” e quante edhe nė shek XVII, Frang Bardhi.) Gjergj-Skender Beu Kastrioti dhe se nuk i kishin thirrur edhe klerikėt myslimanė synij e bektashinj e ata ortodoksė, dmth tė organizohej njė pėrkujtimore e pėrbashkėt fetare islame e kristiane, sipas idesė sė Topēisė. Topēia njeh si tre fe kreyesore, nė Republikėn e Shqipėrisė, e jo si katėr apo dy, ndėrsa pėr laikėt jo fetarė, as qė diskutohet, Topēia nuk hap aspak vend, janė jashtė ligjit 

       Nuk them se isha nė kundėrshtim total me tė gjitha sa shkruante autori e as dėshiroj ti hyj asaj ane, sepse personalisht nuk jam besimtar dogmatik as i kristianizmit e as i islamizmit dhe as i ēdo feje mono e politeiste. Unė besoj nė shkencėn e pastėr tė njerzimit. Kjo meqėnėse z. Nuhi, mėsuesi nė pension i letėrsisė, ka pasur si dėshirė tė dijė pak mė shumė rreth meje, duke u interesuar poshtė e pėrpjetė.   

       Njė shkrim tip artikull, diskutim (“Tė shpėtohen dhe tė rehabilitohen monumentet e kulturės me rėndėsi mbarėnacionale, ballkanike e evropiane”) me njė temė  qė kalonte tangent edhe nė njė linjė tė tillė, unė e kisha shkruar  pėr gaz. “Shqipėria Etnike”, por z. K. Kapinova (qė ishte aso kohe nė redaksinė e tė dy gazetave) e kishte transferuar tek fletoria “Illyricum” dhe me kėtė rast tre rreshta qė kishin qenė nė origjinalin tim nė shėnimet me njė *, poshtė tek referencat, ky gjatė hedhjes nga disketa i kishte kaluar sipėr me kllapa, sipas njė zėri tjetėr nė disketė.  Kėshtu kjo pjesė, sado qė ishte me kllapa, mund tė jepte pėrshtypjen si njė pjesė integrante e tekstit. Kjo pakujdesi e Klajdit, kishte shkaktuar reagimin e z. Topēia, sepse ky edhe me pak tendencė tė ekzagjeruar e interpretonte sikur i gjith ai shkrim ishte bėrė si nė funksion tė tij. Topēia qė sa duket mezi e “priste halėn nė pėrpeq a si thonė edhe sherrin nė Sherihat”, i dėrgoi njė Replikė dy faqėshe tė daktilografuar asaj redaksie, ku edhe e tejkalonte temėn konkrete me leksione palestineze e moralizime tė etikės etj..  Fletoria nuk kishte as vend e as dėshirė pėr t’ia botuar z. Topēia sėpaku njė pjesė tė replikės, madje edhe nga pėrgjigjea ime, ku i kėrkonja falje vetėm pėr njėfarė tejkalimi tė mbiemrit tė tij si njė figurė letrare dhe jepja edhe sqarime, zgjodhi vetėm nja 5 copė rresht pa sqarimet dhe aq.  Po i citoj ato tre rreshtat me tė cilėt ishte irrituar, sidoqoftė pa shumė mllef aso kohe z. Topēia: “Mė nė veēanti z. Nuh Topēia dhe “topēinjve” qė janė mbas tij i kujtojmė se pėr kujtimin e Saladinit legjendar tė ish kryqėzatave feudale evropiane, ka respekt e gjith bota e qytetėruar, pėr pjesėn pėrparimtare tė tij, ndėrsa pėr ata “Saladinėt e rinj kėrcėnues shqiptar”, mund ti kujtojmė se “Brigata Saladin” ėshtė njė brigatė terroriste palestineze”. Turp or burr tė krahasohet situata e Shqipėrisė sė shek XXI me kohėn e kryqėzatave fodulle, tė egra e tė fantaksura kalorsiake evropiane “pėr ēlirimin e varrit tė Jezu Krishtit” e me Palestinėn. (Unė kam shkruar edhe njė shkrim pėr kryqėzatat fodulle evropiane mesjetare e edhe pėr ato islamizatat, jo mė pak fodulle etj.)       

        Z. Topēia, atėhere shprehej se nuk e kishte dėgjuar ekzistencėn e njė brigate tė tillė palestineze, qė unė me shumė ndershmėri i them se e kam dėgjuar sipas televizioneve tė huaja. Shpresoj tani se duhet ta ketė dėgjuar, a mbase tė paktėn ka dėgjuar se megjith kauzėn e drejtė pėr njė atdhe e shtet palestinez, hezbollahu i kamikazeve psh ėshtė organizatė terroriste, madje  edhe ai Arafati Nobel i Paqes, nuk parapėlqehet dhe jo rrallė akuzohet edhe si terrorist. Edhe unė mendoj se edhe Izraeli pėrdor mjete tė terrorizmit shtetėror etj, por edhe ai e ka tė drejtėn pėr shtetin e tij, apo edhe ti nuk ia jep?! Sidoqoftė mor bashkqytetar, ti mbaj mėndjen tande, as tė imponoj e as mos kėrko tė mė imponosh, pijmė nga njė kafe e as i hapim fare kėto muhabete, sepse politikėn e madhe botėrore e bėjnė tė tjerėt pa na pyetur as mua e as ty.

        Nė lidhje me atė pikėn konkrete tė monumenteve kulturore, pėr kėrkimet arkeologjike, tė rėndėsisė sė veēantė vetkuptohet, nėn objektet fetare kristiane e islame, unė pėrsėri i pėrmbahem mendimit qė e kam shkruar se klerikėt  (myslimanė e kristjanė) i kanė aq mend sa tė merren vesht vetė dhe me shtetin, pastaj ka edhe shtet shqiptar qė i imponon edhe ata kur nuk janė sipas ligjeve (sepse ky shtet do tė bėhet dikur),  dhe se tek e fundit edhe pėr kėto,  s’po na pyet (nė daē edhe s’na pjerdh) kush as mua e as ty.

        Mirėpo a nuk do tė ishte mirė qė ju mėsuesi pensionist i letėrsisė, po kėto moralizime e rregulla etike, po atė fjalinė pėr “fjalė fyese qė pėrbėjnė motiv penal” t’ia kishit drejtuar edhe ekipit tė Rimėkėmbjes e Baletės, ku jo larg por vetėm nja dy fletė mė tej se ai artikulli juaj, te f 7 e Rimėkėmbjes shkruhej: “Topi i PD-sė  ia bėri “BAM” nė “Parlamentin e Dushkut”…Ba-Miri, “topēi pa gjyle”…”Top” e “topēinj”, “marifet” e “marifetēinj”…dhe  Laēo Partia ėshtė bijėz e ..”

Rimėkėmbja e Baleta  e kishin tė drejtėn ta kthenin “Topin e PD-sė edhe si zanatli-marifetēi topēi pa gjyle”, pa qenė fare si topēi…?!

Siē e shihni unė te gazeta juaj e mėsova atė figurė letrare dhe gjithashtu nė mėnyrė absolute unė nuk ju kisha cilėsuar juve si “laēo-palaēo politik”, por ata kristjanė dhe myslimanė qė sajonin pretekse “me vet benzinė e shkrepse nė dorė” (siē qenė ca episode nė Shkodėr),  pėr tė hapur polemika e vetsajime preteksesh sherri dhe aq mė tepėr kur kėto i sajonin disa persona qė njihet se sa pak tė besueshėm janė… 

Por, tashti po shoh e po mė duket (qofsha i gabuar) se ju nuk e kishit hallin te gjoja “ofendimi nga mbiemri”, por tek ato qė juve i definoni si “shkrimet e mia me kėrkesa tė vrazhda e detyrime imponuese” etj, etj. Kėrkesėn, psh pėr njė ditė/date ēlirimi nga okupacioni turk e quani ju si “tė vrazhdė e imponuese”?!! Apo mospasja e njė dite ēlirimi nga Turqia ėshtė njė diēka tepėr paradoksale, nė njė kohė kur po zhvillohet gjith ajo polemikė mbarėkombėtare tash 13 vjetė,  pėr ca orė midis 28-29 Nėntorit 1944, kur dihej si drita e diellit se ushtria turke nuk doli nga atdheu ynė as mė 28 Nėntor 1912,  por andej nga fundi i 1913, madje edhe diēka mė vonė, po qe se do tė bazoheshim tek ajo “llogjika e parametri i ushtarit tė fundit gjerman tė kronometruar…” Sidoqoftė unė nuk kisha kėrkuar as kronometrimin. Ju, mė ndaloni edhe ta them mendimin tim tė shkruar, nė njė gazetė qė nuk ėshtė e juaja?!  Kaq sa pėr atė monė e shkuar.

“Me urdhėrin e Partisė R. K. M-L-I”?

Mė ngjan se e pata lexuar diku se pėr “Mllefet e Shqipėrisė Etnike” kishte premtuar se do tė merrej vetė Babai i Madh i Rimėkėmjes Kombėtare. Nė fakt ai ishte marrė disi, por fjala ishte pėr njė nga ato serialet e gjata e me disa Shtojca nga pas “shterruese” (mi jep tre dit uha, ta thaj plakėn me gjith ēka ka). Por, ja se si qėlloi qė babait i hapen  polemikat me gjithkend qė ti dalė pėrpara, si ajo skema e reaksionit bėrthamor zinxhir dhe pėr fat tė keq nuk iu ndodh koha e nevojshme, pastaj edhe nuk ia  vlente tė merrej ai me “ca tė vegjėl  katolikocentristė shkodre”. Ai erdhi njė herė “me kasetė” nė Shkodėr, urdhėroi pėrdorimin e termit “mllef”, “zbuloi njė agjenturė tė paguar nga Vatikani”, anulloi njė Intervistė tė tij te “Shqipėria Etnike” me z. S. Pepushin e z .F. Kulli, pasi e kėshilloi dhe informoi sejmeni i tij “se binte brėnda me kėmbėt e tia me atė intervistė”,  dhe  rekomandoi me njė shtesė edhe njė mėnyrė se si bahen terbiet kėta qafira te TV-1.

        Dhe kėshtu ndodhi qė kėtė barrė, Partia e Ri. Kome-iniste Enveriste ia ngarkoi  ish mėsuesit tė letėrsisė nė kohėn e Partisė.  Me kėtė rast ky mendoi ta shtonte edhe pak atė fondin e vogėl tė studimeve personale kombėtare rimėkėmbase, e dora dorės pėr ndonjė libėr  me financimin e Rimėkėmbjes Kombėtare dhe Umatare. Meqenėse edhe Presidenti i Republikės si babaxhan plak e konsensual e pėrdori pikėrisht termin “mllefe”, pėr “harrimin e hedhjen pas shpine tė  mllefeve tė vjetra e tė reja reciproke”  dhe se po kėtė term e kishte urdhėruar edhe Baleta, edhe z. Nuhi e preferoi po kėtė term qysh te titulli.

Mirpo z. Nuhi i sheh “mllefet” mbarė e mbrapsht vetėm tek pala tjetėr, sepse veten e mban  pėrsosur e tė ē’mllefosur dhe se pėr eleminimin imediat tė mllefeve tė palės tjetėr rekomandon ato mendimet e mėnyrat e tia: fillimisht hipokrite a nė daē edhe jezuitiste mesjetare e pastaj edhe ato tė “sala-dinėve hezbollahė ”. 

       Nuk besoj se z. X i nderuar ėshtė aq i mllefosur, sa   pretendon tė luajė edhe rolet ekzekutive tė zyrės sė ēensurimit tė shtypit e mendimit tė lirė nė teritorin e rrethit tė Shkodrės.  Mirpo z. X  tashti po kėrcėnon, madje edhe “lan duart” se nuk mban asnjė pėrgjegjėsi  pėr fanatikėt sala-dinistė a Sadam-nistėt dhe kėsaj realisht i thonė “na gjylet  z. Topēia, nga Tophaneja ime dhe futjau me mllef”…!

Ju kujtoni se ne rrojmė e bajmė hije nė saje tė asaj “tolerances suaj qė e keni me bollek etj”, koncept  ju ka ngelur i memorizuar qysh nga koha kur paraardhėsit “500 vjet kishin rruar me pahir, lidhur kėmbė e duar me zinxhirė?! A po ju doni atė historinė e ish Parajsės para reformave tė Tanzimatit tė S. Frashėrit, kur ēdo gja ishte “ marė e mirė”e pa mllefe,  me ligjet e Kadiut dhe “Par  ordre du Mufti”…?!

        Shkrimet e mija nuk janė ilegale, ato kanė emėrtesėn dhe emrin tim, ju po patėt replika me kulturė bėjini dhe madje ti botojnė edhe te Sh. Etnike. Tek kjo gazetė i kanė botuar jo vetėm replikat por edhe shkrime ku parashtrohen edhe idetė e mendimet  islamikocentriste e umetocentriste. Sa pėr dijeni, Z. Nuh, unė nė mėnyrė absolute nuk baj avokatinė e atyre qė shkruajnė pėr e me mllefe. Unė pėrfaqėsoj veten dhe nuk futem as te kristianocentristėt e as te islamikocentristėt, mua mė intereson mendimi i lirė, shtypi i lirė.  Jemi republikė  pluraliste politike e mendimore moderne evropiane, jeni ju pėr kėtė lloj republike? Apo jeni pėr ndonjė tip republike a sulltanati islamik, apo edhe  diktature fashisto-latino amerikane edhe  komuniste enverhoxhiste ekstremiste, ku ndalohen shumė e shumė gjėra (?), dhe ku effendi X-sėt mund tė deklarojnė si njė personazh i Lukianit, plot 8 shekuj pėrpara: “Jetoj nė njė qytet-shtet qė e kam themeluar vetė, zotėroj njė republikė tė njė tipi tė ri dhe ligjet i bėj vetė siē ma pret mendja mua”. (“Vepra tė Zgjedhura, 1979, f 317)

       Sa pėr kuriozitetin e mėsuesit tė letėrsisė, po i kujtoj se nė Evropė nė shek XIX, vėllezėrit Bauer, botuan njė libėr kritik ndaj Biblės, ku gjenin me qindra kontradiktoritete e thėnie sofiste. Libri u botua nė Gjermani, megjithse aso kohe liria e shtypit dhe e mendimit tė lire atje ishte nė fazat e para. Sa shpejt i harrove ato fjalėt qė ti vetė mi ke shkruar pėr lirinė e shtypit e tė mendimit tė lirė?! Tė uroj punė tė mbarė e jetė tė gjatė.  -vijon-

Agron Luka

 

Historiku i Dioqezės sė Sapės

Fjalori shqip ėshtė shkruar mė 1635 dhe ribotuar nė Paris mė 1932

    Kėtu kėtej, per mā se 50 vjett, heshtin dokumentat per ipeshkėvijt e Sapės; nji me thanė nuk permendet. Kjo ndoshta nji rrjellė e atij vjetit tė mjeruem kuer Sulltani, me 1502, u bā zot definitiv i tė tanė mbarė Shqipnìs.

    Ket heshtim e then Jossol Bardhi (1578), i shpije sė Bardhaj sė Sapės. Tetėdhete vjettsh u bā ipeshkev. Para se me ardhė nė selì tė vet, tu’e pà se dieēezi kishte nevojė tė madhe pėr Meshtarė, lypi e pat diplomen prej Gregorit XIII, me tė cillen i u dha pushteti me u u dhanė urdhnin e Meshtarìs tė gjith Xhakonave, pà mbājtė aspak shka cakton Kanuni per kah mosha e koha, mjeft qi t’ishin 22 vjeēarė, etj. Papa i perkrahi edhe Gjon Maria Barabbia-n, prift ragusan, qi t’i u bāte ndimė me kėshìll e me punė. Mbas 4 vjettsh ipeshkėvijet Jossoli diq, me 1582.

    Ipeshkėvijt qi, mbas Jossol Bardhit, i dha dieēezit shpija e Bardhaj, janė: Nikoll Bardhi, Gjergj Grili, e Frano Bardhi, tė cillėt ndjekin mā vonė.

    Jossolin e ndoq, nji vjete mbrapa (1583) Gjergj Palma, kanonik e Primiēer i Metropolit tė Tivarit. Kje 50 vjetsh kuer u bā ipeshkev, e pat dispensacjonin prejse nuk ishte doktor as i aprovuem.

    Nen sundimin e Gjergjit nuk thohej mā Mesha as nuk u bājshin funkcjone nė kishen katedrale tė Shė Mėhillit, sė cilles disà kohė perpara i a kishin rrenue nji pjesė tė pà-fét, por nė kishen e Shė Gjergjit, tė njajtit qytet tė Sapės.

    Me 1594 u naltue nė ketė selì, i lypun prej popullit, Nikoll Bardhi, i sapas, i cilli kishte lé me 1551. I sundoj dû dieēezet kund 23 vjett, tu’u dhanė per sė fortit me rritė fén nė popull tė vet, nder sà tė vėshtira e mundime. Nė rasė qi vizitote dieēezin me 1609, si i u afrue Shkodrės, e xûne Turqit e nuk e lėshuene veē me tė holla. Se nė ē’vjetė diq nuk mund tė caktohet.

    Ndersà Nikoll Bardhi sundote nė Sapė, i nipi i tij Gjergj Bardhi (Grili), shkollàr i kolegjės Klementine, vikàr i dieēezit tė Zadrimės, sherbete nė kishė tė Shė Mitrit nė katund tė Kryethės (Dajē), e Emz. Marin Bizzi, argjipeshkev i Tivarit, vizitote prej anet tė Papės, dieēezet e Shqipnìs. Se shka shkruen Bizzi per Zadrimė e famullina tė saja mundet m’u lexue nė “Zani i Shna Ndout”, Ndanduer 1918 e mbrapa.

    Nė vjetin 1620 ndoq Simon Gjeēi, i lém nė dieēez t’Arbėnìs. Xûni me nàm nė kolegjen greke tė Romės, e mbas gjashtė vjet meshtarijet kje shugurue ipeshkev n’atė kolegjė prej Kardinal Ginnasi-t, t’u u gjetė per anė Marin Bizzi, argjipeshkev i Tivarit, e Herkul Vaccari, argjipeshkev i Bosnjes.

    Nė relacjonin qi dha Kardinal Aldobardini, nė rasen e zgjedhjes sė Simonit, htotė se kisha e Shė Gjergjit, nė qytet tė Sapės, ishte atėherė katedrale, porse, si nė Sapė ashtu nė Sardė, nuk kishte kurrnij banuer, e tė tanė dieēezi njehėte 10.000 katolikė.

    Āsht ēudė qi kisha e Shė Gjergjit nė qytet tė Sapės katedrale, e nė Sapė kurrnji banuer. Mė duket si me kenė bā nji nderlikim ndermjet tė qytetit tė Sapės proprie dicto e tė rrethevet qi pershìn famullija e Shė Gjergjit aty-pari. Mos me pasė kenė kurrkush nė famullì tė Shė Gjergjit nė Nenshat, si kishte mujtė me ndejė ipeshkvi aty vetem me katedrale?

    Simoni s’e mbushi nji vjetė e u dà prej sė gjallėve, tu’i a lėshue selìn Pjeter Budit (1621).

    Budi kje prej Gurit tė Bardhė, nder vise tė Matit, nė dieēez t’Arbėnìs, prej dere sė motshme Budi, e kund 55 vjetsh u bā ipeshkev. Pat zānė nė Kolegjen illyre tė Loretit; kje famullitàr nė qytet tė Prokopjes, nė Serbì, e per shum vjett Vikàr i pergjithshem i dy argjipeshkėvijve. Por nuk ngiati ipeshkev as dż vjett, pse tue kalue Drinin (nė Và tė Vjerdhės, si thotė gojėdhana) u mbyt mbrendė, sikuerse i bàn me dije, nė vjetin 1623, Kongregacjonit Shejt Domenik Andreassi, ipeshkev i Shkodrės.

    “Librat mā tė motshem, qi janė shkrue n’alfabetin latin, janė ata tė Budit; por mjerisht librat e tij gjith kanė hupė, posė perkthimit tė doktrinės sė krishtenė tė Kardinal Bellarmino, prej sė cillės na ka mbetė vetun e treta dorė e botueme nė 1664, qi gjindet fort ràll... Faik Konitsa pat gjetė nė Paris edhe nji tjeter liber tė quejtun Speculum Confessionis in Epirotarum linguam a Petro Budi, Episcopo Sappense et Sardense translatum. Libri ā formatit XII me 408 faqe e āsht botue prej Propagandės nė vj. 1621. Por prej kėtij libri vetun kjo copė qi kà gjetė Faik Konitsa e tjeter nuk njihet.” (Leka, 1930, Nr. 4, fq. 97). Shif edhe artikullin e D. Ndré Mjedes: Leka, 1932, Nr. 7-8, fq. 220.

    Tė Budit kena edhe nji leter shum t’ineressantshme, qi prej Romet i a shkroj Kadrinal Gozzadini-t, nė tė cillen tu’i a shtrue gjendjen e Shqipnìs, i diftote se sà me pak kishte me mujtė Papa Shejt m’e pshtue Shqipnìn prej Turkut. Ky dokument doli nė tė Perkoėshmen “Perparimi”, Fruer, Marc, Prill, Màjė, 1914.

    Mbas Budit del prep nji i shpije sė Bardhaj sė Sapės, Gjergj Grili, i biri i tė vllaut Nikoll Bardhit, i cilli u bā ipeshkev nė vjetin 1623. Kėndimet i pat bā nė Loretė e kje Vikàr i pergjithshem i ipeshkėvit tė Stefaniakės nė provìnēje epirote tė Rodonit. Ky kje i pari qi mori nė dieēez tė vet dy franēiskāj misionarė, e kėshtu xûni fìll misioni i franēiskanėvet nė Shqipnì. Puna nodhi nė ketė mėnyrė: nė sà Gjergji gjindej nji herė nė Romė, mori vesht per vyrtyte e zéll apostolik tė P. Bonaventura da Palazzolo; kėtij i a paraqiti nevojėt e mėdhaja tė Kishės shqiptaer, tu’i lypė dy freten. Nuk ngiati e u dekretue misioni i franēiskanėvet nė Shqipnì, me 1633, vjeti XI i pontifikatit t’Urbanit VIII. U zgodhėne 11 regulltarė, due me thanė 9 meshtarė e 2 lajka, tė cillėt kah fillimi i Shtatorit tė 1634 u nisėne prej Italijet. Si mėrrìne nė Ragusė, dikush u mundue me u a mbushė menden qi mos t’udhtoshin mā pertej, kuerse vėshtirsijnat ishin tė mėdhaja per sė tepėrmi me hīe nė Shqipnì, e po kje edhe se hīene, s’kishin per tė mujtė me ndêjė, mbassi fanastismi i Turqvet ishte nė kulm. Aty i kaluene nett e apostullimit tė vet nė pendesė e nė vobsì. Prej vobsijet nuk mujtėne me qindrue mā, por ràne nė Troshan, e kjene pritė me nàm e me shum bujarė prej famullitarit tė mirė tė Troshanit, Dom Prendit. Nė Troshan, mandej, u u kje falė nji vend prej familjes buajre sė Todrit, ku ngrehėne hospicin e parė.

    Gjergji, mbas 12 vjettsh, kje naltue prej Urbanit VIII ne selìn metropolitane tė Tivarit.

    Me tė shkuem tė tij ndoq i kushrini Frano Bardhi, me 1635.

    Frania pat shkrue nji liber mbī Skanderbegun, si edhe nji fjaluer latinisht e shqip: Dictionarium Latino-Epiroticum, 1635. Ky āsht fjalori mā i vjetri nė giuhen shqipe. Mario Roques ket fjaluer e ribotoi nė Paris, nė vjetin 1932.

    N’ipeshkvnì tė Sapės permendet krahina e Spasit e thohet se Sapės i perkitėshin kishėt ndermjet tė lumit tė Goskės e tė lumit Lumi, due me thanė “Sh’Illija i Pistės, Shė gjoni i Mėgullės (Medula), Shė Mėrija e Shė Mėrijs, Shėna Kryqi i Kryqit, Shė Sebastiani i katundit tė Shtanės (Datana), Shė Barbara e Shkjejės, Shė Shtjefni, e Shė Mitri i Spasit, Shė Ruena e malit tė Ruenės, e ndonji kishė tjeter qi tė nodhet ndermjet tė kufijvet tė syperthanun”.

    “Tė gjitha kėto kishėna, qi disà nder ta mund t’identifikohen, do tė kjene nė krahinen e Malit tė Zi, qi kufizon nė njenin krah me Mirėditė (vendi i Fandit) e me Lumė, e āsht nė tė gjith bregun e shmājt tė Drinit, qyshė prej Vaut tė Spasit e gati deri tu Ura e famėshme e Vezirit”.

    Por prej atij dokumentit shifet edhe se degamen e kufijvet e ngrehi Frano Bardhi, e duket se pat nė sŷ sidomos katundin  (lagjen) e Bardhaj nė Kallmet, persé n’ato letra thohet se ipeshkėvi i Sapės i a lėshoi kujdesit e sundimit tė Perndritshmit e tė Pernderueshmit ipeshkėvit tė Leshės e ndjekėsve tė tij tė gjitha kishėnat e tjera tė shenjueme nė fleten e syperthanun, e sidomos katundin e quejtun Bardhaj, nė kishen famullitare tė Kallmetit, etj.

    Kėta Bardhaj mundet t’jenė kenė tė fisit tė Frano Bardhit, tė ràm, dikuer, prej Bardhaj sė Sapės aty nė Kallmet. Edhe sod aty n’at vend tė Kallmetit gjinden Trojet e Bardhaj.

    Me dekė tė Franos, qi nodhi gati mbas nandė vjettsh ipeshkėvijet, lypi me ardhė prep nė ketė selì Gjergj Grili, e kje prue nėvjetin 1644. Nė sinoden qi mlodh qiti disà dekrete teper tė randa per misione tė Franēiskanėvet, si, prà, aj vet kishte marrė. Por mandej, tu’e peshue punen mā mirė, i hoq ata dekrete.

    Nuk jetoj veēse dy vjett. U smue e lėngoj per shum muej, deri qi diq, pà pritė nd’odė tė vet, tu’i a lėshue kamben Simon Sumės, me 1647.

    Simoni xûni, n’e rì, nė kolegjen Loterane, mandej u bā franēiskan, ku kje Minister Provincialis e predikatàr nė zā. Por tek sa erdh nė dieēez i u desht me ikė.

    Vlote n’atė kohė, ndermjet tė Turkut e tė Venedikut, lufta e Kretės, qi kishte mārrė tė hapun edhe nė Dalmacje. Shqiptarėt, tue dashtė me i dalė doret Turkut e m’u bā Venedik, filluene, aty-kėtu, me ēue krye, per me i u pregatitė njij kryengritjes sė pergjithshme. Por me Valìt e Turkut u kujtuene me kohė, shutitėne kryengritjen e nisėne me kerkue shkaktarėt, tu’ia vû sŷnin, posė sà tjerėve, edhe ipeshkėvit tė Sapės. Prandej ky, bashkė me ipeshkėvin e Shkodrės, ikėne nė Venedik. Ndêj sà ndêj Simoni atjé pà punė, tue lypė herė nji selì heri nji tjeter mā tė sigurtė, deri qi Kongregacjoni Shejt e bāni me nenshkrue dorėhjekjen prej dieēezit tė Sapės, me 1655.

    Me ketė nderkohė administrimin e Sapės e patėne ipeshkėvijt e Leshės. Sė mbramit Simoni e hoq frigen e Turkut, e me lêje tė Papės erdh prep nė dieēes tė vet. Tue vizitue dieēezin, me 1659, e xûne Turqit, por kje lėshue, nuk dihet a me tė holla a jo.

    Simoni diq kund para vjetit 1673, e nė ketė vjetė u vû Shtjefen Gaspari, i kruetanė, i cilli xûni n’e parė nė kolegjen Loretane, mandej ne kolegjen Urbane tė Romės. Si kėtheu nė Shqipnì, kje bā Vizitator Apostolik i dieēezevet tė Shqipnì. Visitimin nė dieēez tė Sapės e filloj me 6 Ndanduer tė vjetit 1671 e e mbaroj me 30 Ndanduer t’atij vjeti.

    Si mbas statistiket tė Gasparit dieēezi atėherė numroj 1075 shpì me 9226 frymė, e 22 Meshtarė. Kuer u zgodh ipeshkev pat mā se 60 vjett, e tridhet e sa vjett meshtarijet. Diq me 1680.

    Dż vjett mbrapa (1682) del Martin Jeliq, prej Spicit nė dieēez tė Tivarit, i cilli diq mbas tri vjettsh.

    Ket e ndoq, me 1685 Gjergj Teodori, prift i dieēezit tė Sapės, i cilli kje e vûni dorė nė Konēilin e Parė tė Shqipnìs. Sundoj dieēezin per mā se 20 vjett. Gjergji, me shum giasė do tė jetė kenė i fisit tė Todrit, nė Troshan.

Don Gaspėr Gurakuqi, 1941

 

DITA ERRET ME KRISMA

Njėmijė shpirt janė pak. U pėrkujdesėn pėr mua. Nuk donin tė rrėzohesha nė kėtė rrugė tė pėrbaltur e me gropa pa numėr. Ah, ataku i fillimit. Babai. Punėtori i botores. I mirėmbajtjes sė rrugėve, ėshtė mė mirė me thėnė. Meremetonte rrugė edhe pėr mua, Kolombin e nesėrm. Err e terr nė trasenė e xhadesė, i pahajri e di sa tė gjatė. Laku nuk bėhej nyje kėtu. Deri nė mesnatė bujk. Pėr jetėn e prindit e aq mė pak atė tė bashkshortit, i mbetej krejt pak kohė. Atė grimė e vriste e ngjallte prapė. Nuk ėshtė mė. Fryma e fundit i prehet nė Parajsė. Qe njeri i Zotit. Jo, rob ! Besonte dhe shpresonte te krijuesi i qiellės e i dheut. Anipse iku. Teembramja kush i shpėtoi vikamės sė vdekjes ? Lama e kosės sė saj u mpreh pėr miliarda gjallesa nė rrokopujėn e arratisė sė mileniumeve. Nuk i bishtnoi gati askush. Pėrveē Jezusit.

             I binte pragut. Nuk jam i sigurt nė e dėgjonte dera. Ej, zotėri tė paēa, mbaj krahun ! Kė qortonte zėri i tij i tunxhtė ? Ku i dihet pse pati kėtė tingėllimė ! Ah, mbase ish krushk me nikotinėn ! Shtegtarėt e rradhės ? Kėmbėsorė a kalorės mbi "bianc" a "robustė". Nuk deshi tė pėrjetonte as edhe njė pėrplasje. Soditi, njė, dy...Mjaft mė ! Krahu i djathtė, do s'do ti o njeri, duhet nderuar. Jo me grusht. As me dy gishta. Homeri e dinte kėtė. Prometeu eci jo vetėm nė kėtė krah. Laokonti nuk i bėri bisht. Doni shembuj tė tjerė ? Mund t'ju sjell disa, por e di, s'ka ē'u duhen. Kemi tė njėjtin mendim. Si pėr farėn e grurit qė hedhim vitpėrvit nė bokėrrimat tona para brymės sė parė.

             Pėr ku hepohet ajo udhė hollake qė rreket t'i njėsojė paretet e mbrapshta ? Naivitetit fėmijėror i pėrgjigjej shpejt : Te dielli. Te dija. Te Jezusi. Edhe tek Nėnė Tereza tė ēon.

             Mjaft punove pėr sot. E sheh gjoksin e Krajės matanė liqenit ?Flakėron. Ke mot tė kthjellėt nesėr. Lėshoma mua karron e dorės. E shtyj unė. Nuk do ? Mirė, jepja peng kolibes bri xhepit tė kėsaj rruge qė tė ēon dikund. Babai kafshon cepin e buzės sė sipėrme. Shklet shpesh nė dėrrasė tė kalbėt, mė thotė me zė tė hirtė. Nuk e zgjat. Muzgu ėshtė afėr. Ai ka shijen e njė orkide tė zezė. Tund vithet e mrrolet nė fytyrė.

            Do tė mė sjellė graso njė mik, e gris rizėn e heshtjes. Se ē'ėshtėgrasatimi, as nuk ka ē'mė duhet!

            Kush u dha pėr matanė, baba ?

            Njė prift. Kur sundimin e pati instikti, mėkati e kudiēfarė tjetėr ! Kur fjala ende ishtė nė stadin e spadės. Dikur, vonė fort, njė grua me fytyrė engjėlli. E di ē'pėrralis "ZP" pėr tė ? Agjente e CIA-s, guxon e na thotė. Mbartėse e parazitit shekullor tė planetit. Gazetė kėrmė ! Shan e pendohet. E kam rradhėn unė. Ti imitojė imazhin e qepjes sė buzėve, ati im i mirė ! Po, ia nis prapė, kėndej kaloi Mjeda e Konica. U hap shtegu pėr dy kardinalė tė tjerė. Tė krishtėrimit tė letrave. Me K fillon mrekullisht. I pari dhe i dyti. Burra tė fismė e rrahėn xhadenė, bir ! Sekush nė tė djathtėn e saj.

            Mos mė nėm, or mik ! Burmat, kujtesės, i duhen shkokluar. Njėpėrnjė. E nuk janė njė grusht !

 

            2.

 

            Nėna mė lė midis kopshtit. Ku edhe lajthi ka me tepri. Nėn degėt e manit, hipur mbi njė shilarės. Kujdes se mos thyesh ndonjė brinjė, nuk harron tė mė thotė. E theu qafėn pėr tek fqinji. Pėr njė filxhan me kripė. Gjėja mė e lirė na mungon. Eh, mesditė e shekullit njėzet ! Skamnore e dreqit.

            Matanė gardhit ka pėshtjellim. Hijet, nė tė shumtėn e herės veshin petkat e binjakėve siamezė. Hėna nuk i sheh. Eshtė fshehur nė njė mėrmėrimė erėrash.

            Kopil, ē'pate ? Shilarėsi nuk ėshtė mushkė ! Po anės gardhit, lyp marmotėn ? Ata tė dy s'ta kanė zėnė rrugėn, kopuk. Do t'ua blesh cicėrimat ? Nuk ke aq verdhushka ! Xhepi yt griset nga qindarkat. Edhe kėto luajnė lojėn e drapėrit. Janė njė ēift dallėndyshesh maji, nė do ta dish ! Mos tė bėhet nokėl. Duan tė fluturojnė por u mungojnė krahėt. Nesėr kanė ndėrmend tė ndėrtojnė ēerdhen. Por u mungojnė krandet. Vė bast se e ndėrtojnė dhe pa kėrthija. Do mė pėr mėkatarėt ? Ja, po puthen. Nepsi ėshtė nė sprint. Adami ėshtė nga katundi ynė. Eva, kjo tridhėbotė, e ka pak mė larg bujtinėn e vet.

           Dua ta shmang kėtė zė. Dua tė ik, por s'qenka e kollajtė !

           Po vjen njė qerre me vrapin e breshkės. Ej, ju tė dy ! Mos e zini mesin e rrugės. As nė tė majtė mos dilni. Mos mė nėm, o njeri, nė se barra e buajve ia shprish kaēurrelat, mikes sate ! Eshtė zėri i pendėtarit. Nuk e njoh kėtė fusharak. Nuk ėshtė nga ata tė fermės. Si sukaxhi mė duket...

           Adami e tėrheq pėr beli Evėn e vet. Hapat bėhen mė tė shpejtė. Krah fluture tė lehtė, thotė nė njė poezi Deni Muri. Sikur ky t'i ketė dėgjuar hapat e Evės ! Mėsyj oborrin.

           Mbėrrin nėna. Me pak kripė nė grusht. Filxhanin e ka bosh.

           Ē'pati babai ? U nakatos me ē'i the ti. Shkoi tė kthejė ndonjė gotė me tė vėllanė. Te mejhana e Loro Cinit.

           Na shkoi huq tek prefekti. Nuk na priti kryezoti i kontesė. Nesėr na tha me nervozizėm. Krisi shamata teksa vinte rradha ime. E pėrse ? Pėr brirėt e demit trimuajsh. Te prefekti paska hyrė Lucė Marku. Pėr njė hall sakat. Kur nuk u hap shtegu pėr tė, mėsyu derėn pėrbri. E mori nė shėnjestėr fatin pėr tė dytėn herė. Ndofta e ndez ēakmakun, tha pėr zgjidhjen e hallit. Mėkėmbėsi i prefektit e priti urtebutė. Merre kėtė pusullė, e ik. Por fjala e tij ishte me krahė. Prefektit i hipėn xhindėt kur  e kuptoi hilenė e Lucė Markut. Nisi kasnecin e mėkėmbėsi si njė cingėl u nginj me frymė. Gatovina e merr me tė mirė. Nuk i thotė, ē'dreqin pate me Lucė Markun ? E kam njė libido me ty, ia nis prefekti. Tjetri hutohet. A e di pse tė zgjodha mėkėmbės ? Hiē, ky i fundit. Se na duhej njė Prengė, ia pėrplas nė fytyrė. Mėkėmbėsi hesht. Mandej largohet si shurran. Pezmi i tij bėhet qull. Nėnės i ikėn zogu nga dora.

            Ku niska rrebeshi i pėrēarjes ! Nga suka e majės ! Apo nga maja e sukės ku dielli nuk hip askurrė !

            Po kush i la nėn njė strehė, e u tha jetoni bashkė ? Zoti vetė ! Fale, Krisht, prefektin mėkatar !

 

             3.

 

             Lajmi shėndetlig erdhi. E solli Dio Ko, probatini im. Na doli, e zbrazi thesin e rėrės. Eshtė fjala pėr njė gjysėm burse lanete. Mali i Robit, nė kėrthizė tė Dielldonisė antike, ėshtė pėr mua ende njė mit. Harri Fullci e pati selinė atje. Enigma pėrkohet nė atė molo. Jeni me rrisk, na mėkoi nėna e Dio Ko-sė. Ka njė gojė si tė borzilokut tė shkelur pamėshirshėm nga njė thundėr kau.

             Nuk e pata kaluar urėn e Drinit deri nė atė moshė. Dashnorja ime ishte hapsira. Mė saktė, viset e virgjėra. Doja tė fluturoja mbi njė "vibert" andej nga e panjohura krihte flokėt e pista. Mė kot nuk mė thėrritėn me nofkėn Kolomb. Nė fillim, babai. Fill pas tij, Viola, me shalėt si tė dardhės me tė njėjtin emėr. Vajza qė kėndonte me kitarė serenatat e anės sė vet. Gozhdėt e plagės sė dėbimit, i pudroste me jone kėngėsh. Magji e pėshtjellim mbrunin ato dalje nga orbita. Spada mund tė kriste nė ēdo vakt tė ditės.

             Nesėr, ėndėrrova tė jem njė agjent ekstensioni pėr vreshtarėt e masivit gjigant. Mė pėrcėllonte zilia pėr Todo Gjermanin. Mbiemri i mjeshtrit mė zgjonte ndjesinė e dėbimit. Uturimėn e mbytur tė "Javės" sė tij e matėn me sorkallen e sikletit. Imazhi i njė ferme tė vogėl nė pronat e tim eti, mė ftonte ngutshėm pėr tė zėnė miqėsi me tė. Sipas mjeshtrit, hėpėrhė, ishte nė modė akordi familjar. Sipas tij, ky mekanizėm ishte njė kapėrcyell pėr tė kaluar nė tipin e fermave tė perėndimit. Mjeshtri qe shkolluar jashtė. E megjithatė akademinė nuk e pėrfundoi, se ne dolėm nga Kampi. Lindja, mė vehte. Ne, pa Kremlinin. Hrushovi erdhi nė fermėn tonė. Iku me njė apash. Ndjeva ciknėn e ikjes sė tij. E pėrfytyrova reformator. Pse qe i tillė u divorcua me tė, Enver Hoxha. Babai bėhet pishman tek i lėshon kėto fjalė. Porosite djalin, ta qepė gojėn, i lutet nėnės. Mua, babai ma shkon mallin e San Pjetrit. Ky, nė atė frushullimė tė Motit tė Keq, i inkurajonte burrat t'i nderonin gratė. S'ka ē'na duhet politika e ēmoskushit ! Babai rriskon tė mos flasė mė. Pra, mbetėm vetėm. Fillikat mbi kėtė gomilė shkretane.

              Ato ditė Viola u nis pėr diku. Nuk u muar vesh limani ku zbarkoi me tė sajtė. Endrra e parė e dashurisė u pėrcėllua pa e shpupluar rozetėn e vet. Njė trishtim dyjavėsh u end nė tiparet e mia prej adoleshenti harrakat. E pata pėrkėdhelur me shufra silici. Letra i qėndisa. Jo dhe aq sa ta merrte nė sy hija e ndėrrimit tė udhės. As po, as jo ! Iku pa lėnė gjurmė. Sa e dėshirova njė puthje me dy gishta prej saj ! Unė e pata puthur njė herė Violėn. Anipse nė ėndėrr. U bė puhizė qė fshik e ledhaton. A do tė sythonte mė loti i mallit pėr atė zambak elegant e trakėllisės ? Njė Zot e di !

               U ndjeva bosh. Pėr tė dy. Pėr Nikitėn dhe pėr Violėn. Hrushovin e shoqėroi Enver Hoxha deri tek thundrat e apashit. Nuk ėshtė Enveri ! Eshtė njėri nga dytėsit e tij, nuk iu durua babait. Nejse ! Eshtė e drejta e tij qė ka vezullimin e lamės sė nikeluar nė dorezė. Po Violėn kush e pėrcolli ?! Nė atė ikje tė beftė, ajo pati me vete vetėm Orėn e Saj, Engjėllin Mbrojtės, e ku i dihet, guxoj tė them se edhe mirazhin tim nė kryeudhė...

 

               4.

              Adami me Evėn e shpallėn fejesėn atė fundgusht, kur katundin e nėpėrkėmbi njė hata. Njė moshatar i babait, Zef Ujka, vrau dy njerėz me njė hutė vetanake, e mbetur nėn hatulla qyshkur kombi im cilėsohej si "ama e tė koritunve" nga Ivo Andrriē a nga ndonjė dytės i tij. Shkaku u kėrkua tė nesėrmen e shėmtisė. Nuk pati nevojė pėr hetime klasike, me qen kufiri e mėtheetėthashė. Ujka u dorėzua pa bėrė kurrfarė rezistence. Pėr habinė tonė, u rrėfye sikur kryepolici tė ish famullitari i katundit.

             Lėrova gjithė ditėn njė djerrinė tė keqe pėr t'a mbjellė me thekėr. Mė herėt se ditėt e tjera mysyva konakun. Mpreha sytė nė katua dhe hyra nė strehinė i pandijshėm. Dera e odės sė gjumit u hap vetėm pas njė shkelmimi tė hovshėm. Tjetėrherė s'pati arsye tė mbyllej asisoj. Darka mė dukej larg, e njė sy gjumė deri nė atė vakt, e plakte ditėn mė kollaj. E pėrmenda shkelmimin ? Me gjasė para kohe. Trokitja shkoi hurrē. Durimin e nguci njė ogur i mbrapshtė i ngujuar nė rrokopujėn e hamendjeve. Kur i vura shkelmat, dėrrasat u shkoqėn me gjithė reze. Gruaja, fėrkoi sytė rrėmbimshėm. Nga habia dhe zgjimi.

             Dritarja qė shihte nga Lindja zgėrdhihej. Matanė, kumbara i kurorės, imitonte gaforren. Nė atė ikje tė frikshme, gjysma e pullave tė pantallonave iu kėputėn nga mbėrthimi zorile. E ndoqa vėmendshėm. U step nė buzė tė brrakės e tentoi tė dridhte njė cigare. Buajt nė cėkėtinė u mvrejtėn. Lluca e moēalit i bėri veshėt bigė. Nuk prita mė. E pėrshėndeta. Me njė plumb. Hipja mbi qerr e ngutja e buajve pėr tė lėnė llucėn, mbeti nė tentativė. Pesė fishekė s'ishin mė nė gjerdan. Ani. Rrėzimi qe i potershėm. Vikama, e gjatė, shpuese, njė tip kėrkese pėr ndihmė qė nuk denjon t'i pėrgjigjet askush.

             Shtrihu lavire. Instikti i ēnderimit mė gėrricte me thonj. Tėrbimi i gruas nė nuhatje tė diēkaje tė ligė, ishte shokues. Duart e saj lypėn shpatullat e mia, ku djersa kishte ngrirė. Trupi i saj imitoi kulprėn kur ngjeshet pamėshirshėm mbi kofshėt e lajthisė nė zabel. Duart, i pata skajshmėrisht tė shpejta kur rrėshkitėn pėrfund belit hollak, nė raport mė harkimin e shpatullave. Po mbathjet, pėr ku avulluan, moj shtrigė e lanetit ? Turfullimi im vezullonte si buzėt e lamave tė kostarit.

              Duart nuk pritėn. I kėputėn me nervozizėm rripat e kėmishės sė natės. Gjoksi i gruas pati ngjyrim kobalti. Thithkat e gjinjėve, tė skuqura si faqe shege, mė shihnin me lemeri. Diku midis tyre gjeta njė shteg pėr tė mbėshtetur majėn e grykėhollės. Njė krismė e thatė. Dhe fill pas saj, njė pėrpėlitje prej xhindi. Grahmat e fundme tė gruas erdhėn vonė nė veshėt e mi. Deliri startoi hovshėm e nėnshkroi deliktin e rradhės.

              Do t'a vrasin Ujkėn, gati u mek babai. Nuk bind dot askėnd pėr dhunimin e llahtarshėm. Nuk ka dėshmitarė !  

Dashamir Cacaj

 

Arrestohen 6 antikomunistė dhe u thuhet “Na falni”!

    Ne Shoqata Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, protestojmė fuqishėm pranė Ambasadės Amerikane pėr arrestimin kot sė koti tė shokėve tanė nga policia e Shkodrės. Ata u arrestuan natėn e datės 6. 05. 2003 dhe u liruan tė nesėrmen, pa asnjė akuzė, vetėm se ashtu iu mbush mendja ca policėve tė rrugės.

    Ėshtė fjala pėr shokėt tanė Valentin Kelaj, nėnkryetar i Shoqatės Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, Tonin Gerdani, mjek stomatolog, Paulin Kroni, Zef Preēi, punonjės dezinfektimi, Tonin Hila, punėtor, Nikolin Ēuni, qė tė gjithė veprimtarė tė Shoqatės Antikomuniste dhe pa probleme me drejtėsinė.

    I lutemi kėsaj gazete tė dėnojė veprimet, e pabazuara nė ligj, tė policisė kundėr antikomunistėve qė me guxim rrėzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe vetėm atėherė ishin nė listat e sigurimit tė kuq, por falė Zotit, horizontit shqiptar i buzėqeshi demokracia. Nėse dikush ka nostalgji pėr atė sistem, tė mos guxojė tė provokojė ndjenjat e antikomunistėve, pasi nuk kemi aspak frikė t’u themi se Shkodra ėshtė vetėm demokratike, pasi u themi se sado terror tė bėni nuk do fitojė kurrė komunizmi kėtu, ashtu sikundėr ne dhe shokėt tanė nuk tėrhiqemi nė udhėn tonė.

    Nėse policia e Shkodrės ėshtė e paaftė tė mbėrthejė kriminelėt, nuk ėshtė faji ynė, nėse do i luteshim kėsaj gazete tė botojė tė plotė dosjen e drejtorit aktual tė policisė Xhevahir Karaj pėr ngjarjet e vitit tė zi 1997, kur ai ishte nė Vlorė, prapė mendojmė se njė shėrbim i mirė do bėhej.

    Por ne nuk kemi asnjė dosje. E vetmja “dosje” qė kemi ėshtė se jemi dhe do jemi antikomunistė.

    Mendojmė se ka ikur koha e hetuesve tė Enverit qė pasi tė dhunonin, kur nuk gjenin as dėshmitarė nė krah tė tyre, tė thonin “Na fal”. Ėshtė kohė tjetėr.

Shoqata Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”

 

5 Maji, dita e dėshmorėve, data qė nderon e fyen

Qė kur Krijuesi i Gjithėsisė “vendosi” qė jetėn e njeriut ta “ndajė” nė dy pjesė, nė atė materiale (tokėsore) dhe nė atė shpirtėrore (qiellore), njerėzimi dalėngadalė filloi tė krijojė ndėrgjegjen e respektit e nderimit pėr paraardhėsit dhe tė afėrmit e tyre qė tashmė i pėrkisnin “jetės” qiellore, pra kishin vdekur materialisht. E si kujtim u kishin lėnė varret ku preheshin trupat e tyre. Duke realizuar kėshtu “profecinė” e hershme qė thoshte: “Se nga dheu na lindi trupi dhe dhé prapė do tė bėhet”. Padyshim mbas kultivimit e zhvillimit mė modern tė besimeve, gjė qė u arrit nga tė dėrguarit (e paralajmėruar) nga vetė Zoti, si mesitė Jezu Krishti e mė vonė Muhameti, nderimi pėr tė vdekurit jo vetėm u rrit, por mbi tė gjitha u bė njė detyrim i pashmangshėm moral e material, si nga tė krishterėt, muhamedanėt e tjerė. E pėr realizimin e nderimit tė tė vdekurve u caktuan data fikse qė respektohen nga tė gjitha shtresat njerėzore, jo vetėm si detyrim i jetės tokėsore, por mbi tė gjitha si detyrim shpirtėror i botės qiellore, nga ku kėrkohet tė ndihmohet jeta e pasosur e shpirtėrave tė atyre brezave qė janė pasardhėsit tanė...

    Nuk ka as mė tė voglin dyshim se nga kėtu mėsuan edhe shtete e qeveri, laike apo teokratike qė caktuan data pėr tė pėrkujtuar e nderuar dėshmorėt e rėnė pėr atdheun. Gjithsesi nėse shumė popuj kanė dhjetra data tė shėnuara tė dėshmorėve tė tyre tė rėnė nė mbrojtje tė lirisė e pavarėsisė, ne shqiptarėt kemi me mijėra, jo se ne donim vetė kėshtu tė derdhim lumenj gjaku, por fatkeqėsisht na e imponuan, pushtues, hileqarė e grabitqarė qė shekujt na i sollėn herė tė afėrt e herė tė largėt. Gjithsesi edhe ne shqiptarėt me shtet apo pa shtet jo vetėm kemi respektuar dėshmorėt e heronjtė tanė, duke i nderuar nė data tė caktuara, por mbi tė gjitha i kemi pėrjetėsuar nė kėngė, nė legjenda e nė shkrime tė ndryshme duke i transmetuar nga njė brez nė tjetrin, si vlera trimėrie e atdhedashurie, duke u bėrė burim frymėzimi pėr t’i dalur zot atdheut kur ai kishte nevojė, madje duke mos kursyer asgjė... Gjithēka deri kėtu mund tė quhet “Normale”, por normale nuk ėshtė data e caktuar pėr tė kujtuar e nderuar dėshmorėt e atdheut tonė, pasi atdheu ka ekzistuar prej mijėra vitesh, madje si rezultat i paraardhėsve tanė trima qė u flijuan vetė pėr tė mbijetuar Shqipėria, e ata janė dėshmorėt e tė gjitha kohėrave, qė meritojnė pėrkujtim e nderim pa dallim kohe, besimi, krahine dhe ideje. Ku data 5 maj jo vetėm nuk mund tė jetė data e tė gjithė dėshmorėve tė atdheut, por pėrkundrazi “fyen” shumicėn e shumicės. E kjo sepse ėshtė njė datė (5 Maj 1942) e cila pėrkon me rėnien e njė dėshmori tepėr tė vonė madje me njė flijim tė dyshimtė nga vetė shokėt komunistė ziliqarė. Dėshmori komunist Qemal Stafa i vrarė nga pushtuesit italian, sipas shumė dėshmive del se nuk ėshtė viktimė direkte e pushtuesit, por viktimė e shokėve tė tij, dhe idesė komuniste-mashtruese. Gjithsesi ne nuk kemi asgjė kundėr kėtij dėshmori, qė duhet ta kujtojmė e respektojmė, por jo kurrė nuk mund ta konsiderojmė si dėshmorin mė sinjifikativ qė mund tė simbolizojė mijėra dėshmorė tė tjerė. Por pėr tė sqaruar diēka rreth viktimizimit nga shokėt e vet tė idealit tė Qemal Stafės po u referohemi dy burimeve tė ndryshme qė pėrshkruajnė ngjarjen (vrasjen nga fashistėt italianė mė 5 maj 1942). Sė pari dėshmia e znj. Drita Kosturi, e cila ishte njė ndėr 200 komunistet e para, por edhe njeriu mė i afėrt i Qemalit (e fejuara), e cila ndėr tė tjera thotė: “...Shtėpia e Beqir Minxhozit kishte vetėm tre ditė qė ishte marrė me qera dhe shokėt nuk e dinin pasi ishte tepėr sekret! Nė mbrėmjen e 4 majit tė 1942, nė kėtė shtėpi ndodheshin 5 vetė, Qemal Stafa, Drita Kosturi, Flora Dishnica (Gjystina), kushėrira e saj Marija, kunata e Tuk Jakovės dhe i zoti i shtėpisė Beqir Minxhozi. Rreth orės 1000 tė datės 5 maj 1942 erdhi nė shtėpi Kristo Themelko. Nė atė kohė Beqir Minxhozi ishte i dalur pėr pazar... dhe pa vonuar B. Minxhozi vjen i lidhur duarsh nėn shoqėrinė e 60 policėve tė SIM-it. Nė kėtė kohė Kristo Themelkoja (Shulja) hapi derėn e nevojtores dhe u zhduk. Ilegalėt e mbetur u nisėn me vrap pėr tė ikur. Nė krye ecte Qemali, pas tij Marija, nė fund Gjystina. Ndėrsa Dritėn e zunė italianė tek dera e shtėpisė. Kishin kaluar tre ara me grurė duke ecur me vrap, nė atė kohė gjenden para policėve. Gjystina dhe Maria u ulėn nė tokė pėr tė lėnė bombat. Qemali vazhdoi rrugėn duke qėlluar me patllake, italianėt e plagosėn Qemalin dhe nuk e pamė mė. Dikush tha se vdiq nė spital...”.

    Ndėrsa burimi tjetėr ėshtė njė trakt i Partisė Komuniste i lėshuar nė atė kohė, nė tė cilin, ndėr tė tjera shkruhej: “...Qemali u gjend i rrethuar... Qemali i pėrcolli me tė shpejtė shokėt nga njė anė e shtėpisė... kur agjentėt u afruan hapi zjarr duke shtrirė dy prej tyre tė plasogur rėndė. Nė kėtė mėnyrė ēau rrethimin... Po nė njė luftė tė pabarabartė, njė plumb e mori Qemalin sydragua... Shoku Qemal thirri me sa fuqi qė pati... Rroftė Komunizmi dhe shoku Stalin...”. Pra nga dėshmia e vetė komunistėve, nė ato momente shokut Qemal i paska rėnė ndėrmend pėr komunizmin dhe shokun Stalin (madje njė veteran me mustaqe kishte protestuar se nė kėtė trakt ishte censuruar pjesa qė thoshte, “rrofshin” edhe mustaqet e Stalinit). Gjithsesi pas kėsaj, Drita, Maria dhe Gjystina u dėnuan me burg nga fashistėt, ndėrsa i zoti i shtėpisė B. Minxhozi u lirua pa pėsuar asnjė dėnim. Madje dhe gjatė regjimit tė E. Hoxhės, ky komunist veteran jo vetėm nuk pėsoi asgjė pėr kėtė tragjedi tė heroit Q. Stafa, por u respektua e nderua nga vetė sistemi komunist. Dhe si pėr tė sqaruar “vrasėsit” e vėrtetė tė Qemalit vjen momenti i rėnies sė komunizmit dhe fitorja e pluralizmit, ku nė vitin 1992 ishin gjallė tre femrat dėshmitare tė kėsaj ngjarje dhe vetė B. Minxhozi. Drita, Flora dhe Maria kėrkuan njė takim tė pėrbashkėt me B. Minxhozin pėr tė sqaruar se kush ishte spiuni qė dekonspiroi bazėn mė 5 Maj, por z. Minxhozi nuk e pranoi gjallė kėtė takim, madje mė vonė ai shkroi njė libėr pėr luftėn “Nacional-Ēlirimtare”, ku emri i Qemalit nuk figuron fare. Ndėrsa nga dėshmitė e kohės komuniste na vjen fakti se E. Hoxha nė njė vizitė tė para vitit 1947 nė shtėpinė e Qemalit, ndodhet para njė tė “papriture”, ku nėna e Qemalit i thotė: “...Tė mos mė shkelėsh mė nė shtėpi sepse ti mė ke vra djalin.” Madje E. Hoxha nuk ka asnjė fotografi me familjarėt e Qemalit, duke dėshmuar se pas vitit 1947 familjen e Qemal Stafės nuk e ka vizituar kurrė mė pas kėsaj. Dhe si pėr tė pėrforcuar kėto nga dokumente tė kohės sqarohet se familjarėve tė heroit nuk u ishte lidhur pension deri nė vitin 1950, kur ndėrhyn Gogo Nushi... Pa dyshim ia vlen tė ndalemi edhe nė njė fakt tjetėr tė dėshmorėve (nė pėrgjithėsi si komunistė) tė luftės Nac.-Ēl., ku ky fakt vjen nga njė gazetė e afėrt me qeverinė e sotme socialiste (vijim mė modern i socialkomunizmės sė parė), e cila ndėr tė tjera shkruan mė 5 maj 2002: “...Numri i brigadave partizane ka qenė 28, por nė fakt ka pasur 25 brigada, se tre prej tyre nuk u krijuan fare. Po tė kihet parasysh numri i pėrafėrt prej 1000 partizanėsh qė ka pasur ēdo brigadė dhe po t’i shtojmė edhe 3000 tė tjerė qė kanė qenė pjesėmarrės nė ēetat territoriale, numri arrin nė 28 mijė partizanė. Nė kėtė kontekst dhe po tė merret si e vėretė shifra e 28 mijė dėshmorėve, del se duhet tė figuronin tė vrarė tė gjithė ata qė u radhitėn nėpėr brigadat partizane... dhe larg qoftė, sot s’do tė kishim gjallė asnjė veteran...” (Gazeta Shqiptare mė 5 maj 2002, shkruar nga Dashnor Kaloēi).

    Gjithsesi Shqipėria dhe shqiptarėt kanė ekzistuar e sakrifikuar pėr atdheun, madje pėr njė atdhe entiko-nacionalist dhe jo internacionalist tė shkarravitur nga ideologji e sundime ēnjerėzore, e ky atdhe qė quhet Shqipėri, ka me mijėra data mė sinjifikative qė mund tė pėrfaqėsonin vėrtetė nė njė datė tė vetme ditėn e dėshmorėve tė tė gjitha kohėrave, pa dallim besimi, krahine apo ideje, por me njė qėllim tė vetėm, shpėtimin e Shqipėrisė, duke e dėshiruar siē e ka falur Zoti, tė bukur, tė lirė e tė pavarur. Dhe data tė tilla mund tė gjinden me mijėra tė paktėn tash qindra vjet, por unė pėr ta bėrė sa mė koherente po shkruaj vetėm disa qė i pėrkasin shekullit XX, qė nė fakt ėshtė edhe shekulli i konsolidimit tė vetė shtetit dhe sovranitetit tė kombit tonė (ndonėse tė ndarė). Si fillim po pėrdor kryengritjen anti-osmane tė vitit 1911, e cila zgjati nga 24 marsi (1911) deri mė 4 gusht (1911). Ku nga kjo kryengritje iu dhanė kombit plot 500 dėshmorė. Dhe vetėm mė 6 prill (1911), dita kur u ngrit flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit, pėr herė tė parė pas rreth katėr shekujsh e gjysėm robėrie otomane i dha shqiptarizmės 6 dėshmorė. Madje data 6 prill mund tė ishte data qė duhej tė nderoheshin e kujtoheshin nė pėrjetėsi dėshmorėt e atdheut. Dhe si pėr t’u bėrė qejfin veteranėve me sy e mendje vetėm nga jugu, u kujtoj se data dėshmorėsh mund tė gjinden edhe nė vitet 1912-1913 nė Qafėn e Llogorasė, ku kanė rėnė dėshmorėt e parė pėr tė mbrojtur shtetin e parė shqiptar tė krijuar qė mė 28 Nėntor 1912. Po nė kėto vite ka edhe dhjetra data e dėshmorė tė rėnė nė Veri tė Shqipėrisė nė mbrojtje tė shtetit e trojeve tona nga lakmitė serbo-malazeze. Nė vitin 1914 ka dhjetra data e dėshmorė qė simbolizojnė luftėn e shqiptarėve tė jugut pėr tė mbrojtur trojet tona nga Andarte greke, ku vlen tė shėnohet data 23 mars 1914 ku kanė rėnė dėshmorėt Ceno Sharra, Haki Glina e tjerė, kėta dėshmorė ranė edhe pėr mbrojtjen e shtetit shqiptar qė rrezikohej edhe nga bandat e Haxhi Qamilit qė kėrkonte baba sulltanin.

    Po nė viset jugore tė Shqipėrisė, nė Vlorėn heroike mė 1920 u zhvillua njė luftė titanike pėr shporrjen e pushtuesve italianė, ku dhanė jetėn dhjetra dėshmorė, dhe shumė mirė mund tė zgjedhej njė datė e kėsaj epopeje.

    Po brenda vitit 1920 mund tė zgjedheshin data tė tjera dėshmorėsh tė panumėrta nė luftėn e shqiptarėve tė Veriut kundėr pushtuesve serbo-sllavė. Ku kulmi arrin me atė qė tashmė njihet nė histori si “Lufta e Koplikut”, e cila zgjati nga 26 korriku deri 31 dhjetori i vitit 1920, dhe kishte afėrsisht 180 dėshmorė, ku spikatė data 20 shtator 1920, kur nė Fushėn e Koplikut ra heroikisht dėshmori trim Zef Prel Martini, i pėrjetėsuar nė kėngė e legjendė nga populli i trevave tona. E mos tė harrojmė se kjo luftė nuk ishte luftė spontane, por njė luftė e organizuar dhe drejtuar nga qeveria shqiptare e dalė nga Kongresi i Lushnjes. Por data dėshmorėsh mund tė gjinden nė pafundėsi edhe nė vitet 1921, si vazhdim i luftės mbrojtėse nga lakmitė e shtuara shovene. Ndėrsa nė vitin 1923 pėrsėri ka dėshmorė tė rėnė nė Gjirokastėr, pėr tė mbrojtur trojet shqiptare nga lakmitė shovene greke. Gjithashtu mund tė vazhdohet deri nė ditėn e zezė tė pushtimit fashist mė 7 prill 1939. Vetėm nė kėtė datė nė Durrės u zhvillua njė betejė legjendare nė mes nacionalistėve shqiptarė e pushtuesve italianė, ku dhanė jetėn dėshmorėt Mujo Ulqinaku, Haxhi Tabaku, Isa Metalia, Hamit Dollari e tjerė, gjaku i tė cilėve nuk do tė “thahet” kurrė, pasi ata ishin dėshmorėt e parė kundėr bishės fashiste qė kėrkonte tė gllabėronte atdheun tonė. Padyshim nga kėto momente historik, por edhe tė tjera qė nuk u shėnuan nė kėtė shkrim mund tė gjenden data tė pranueshme nga gjithė shqiptarėt, jo vetėm tė Shqipėrisė “Londineze”, por edhe viseve tė tjera tė lėna jashtė kufijve politikė, si nga Kosova, Ēamėria, Maqedonia Perėndimore, Mali i Zi etj.

    Gjatė regjimit diktatorial qė primare nė gjithēka ishte partishmėria (komunizmi) dhe data 5 Maj ishte e “padiskutueshme”, por me rėnien e komunizmit, duhet tė binte edhe ky simbol i fuqishėm mashtrues, duke u bėrė njė studim serioz pėr tė pėrcaktuar datėn e vėrtetė nė tė cilėn duhet tė pėrkujtohen e nderohen ata qė janė themeli i Shqipėrisė sė vėrtetė, por mjerisht kjo deri sot nuk ėshtė bėrė... E kėshtu mė 5 maj nderohen njėlloj, si dėshmorėt e vėrtetė qė i falėn shpirtin e jetėn atdheut, ashtu edhe kriminelėt e bėrė heronj nga klika anadollake komuniste. Pėr ta ilustruar kėtė unė si fillim do tė shkruaj pėr kriminelin e njohur nė Veri tė Shqipėrisė me “nofkėn” Toger Baba, qė nė tė vėrtetė e kishte emrin Hodo Hatibi, dhe ishte njė analfabet nga Kuqi i Vlorės. Ky komunist kur ia mujti zollumi, vetė komunistėt e arrestuan dhe nxorėn nė gjyq, ku u vėrtetua se kishte pushkatuar mbi 100 vetė pa gjyq, kishte dhunuar seksualisht mbi 50 femra tė pafajshme, kishte kryer mbi 24 tortura ēnjerėzore vetėm tek gratė, ku 12 gra i kishte zhveshur lakuriq nė sy tė gjithė partizanėve, por edhe tė tjera qė gjenden nė dosjen e tij tė vitit 1947. Madje Toger Baba ishte arrestuar vetėm kur kishte pėrdhunuar njė partizane qė ishte dashnorja e Zoi Themelit. Nga gjyqi u dėnua me vdekje, por mė vonė, me propozim tė Hysni Kapos, Enver Hoxha e shpalli dėshmor, nga ku edhe sot figuron si i tillė, madje edhe kėtė 5 Maj ėshtė nderuar si dėshmorėt e tjerė...

    Ndėrsa nė zonėn veriore tė Shqipėrisė nė njė fshat ndodhen disa varreza qė nderohen si varrezat e dėshmorėve, kur nė fakt ata jo vetėm nuk shprazėn asnjė pushkė kundėr pushtuesit, por u bėnė viktimė e njė krimi ēnjerėzor tė disa bashkėfshatarėve tė tyre, pasi tre gjermanė tė paarmatosur po ktheheshin nė punė tė tyre, kėta fshatarė u dolėn pėrpara dhe pasi i vranė, i zhveshėn lakuriq, duke i marrė tė gjitha rrobat e shtatit dhe sendet me vlerė qė kishin, dhe kur pas disa orėsh kalon andej njė batalion gjerman qė po kthehej pėr t’u larguar nė punė tė vet (nga Shqipėria) dhe gjejnė shokėt e tyre tė masakruar, ndėrmarrin njė raprezalje tė tillė qė sot kėto viktima tė vetvetes i nderojmė si dėshmorė. Por gjatė sundimit komunist u krijuan edhe qindra dėshmorė tė tjerė qė nuk ishin asgjė tjetėr vetėm viktimė e kushteve teknike tė punės apo stėrvitjeve, madje ka nga ata dėshmorė qė ishin viktimė e cjapit qė printe tufėn e dhive (qė e goditi se iu kruan brirėt dhe e hodhi nė humnerė) dhe e shpallėn dėshmor, sikur u pėrlesh me agjentė tė ndryshėm anti-shqiptarė. Gjithsesi sot duhej tė ndaheshin dėshmorėt e vėrtetė, nga ata qė krijoi vetė regjimi pėr qėllimet e veta mashtruese e nėnshtruese. Deri tani, megjithėse kanė kaluar rreth 13 vjet nga rėnia e sistemit tė tmerrshėm komunist, njerėzit ende janė tė “detyruar” tė nderojnė simbolet e mjerimit e mashtrimit, ku mė sinjifikativja ėshtė 5 Maji qė quhet mjerisht edhe “Dita e Dėshmorėve”. E ndonėse pėr kėtė datė shumica e popullit nuk ka “interes”, ėshtė njė pjesė qė ka marrė flamurin e veteranėve qė “luftuan” gjoja pėr  Shqipėrinė dhe nė kėtė ditė simbol trimėrohen, por edhe gėzohen, se shpresojnė se pas kėtij simboli, simbole tė tjera do tė vijnė, ndonėse ngadalė e disi pa u ndjerė. Unė nė fakt jam pėr t’i respektuar tė gjithė dėshmorėt pa dallim, pasi ata derdhėn gjakun pėr njė ideal nė kėtė truall, qė patjetėr ata e mendonin mė mirė seē ishte atėherė, madje ata nuk mund tė parashikonin gjėmėn qė mund t’i bėnin atdheut shokėt e tyre qė mbetėn gjallė. Gjithsesi, unė nė kėtė shkrim nuk dua tė shpreh asnjė mllef apo inat me askėnd, por desha disi tė evokoj njė pjesė tė historisė sonė tė deformuar, qė korigjimi ka nisur, pasi shqiptarėt nė shumicė po e mėsojnė tė vėrtetėn, ashtu siē shkruante La Martini: “Atdheu ėshtė krijuar nga Hiri i Martirėve”. Por ama i atyre tė vėrtetė, sepse atdheun e kemi prej sė vėrteti...

Ndue Bacaj

 

Urtėsia pukjane sfidon tranzicionin

Duke shfletuar librin “Mos na vrisni dashurinė”, tė cilin na dhuroi kryetari i shoqatės “Besa”, zotėri Nikollė Lleshi, mė ngacmoi pėr tė shkruar kėta rreshta modestė. Ndonėse origjinėn e kam prej kėsaj treve, duhet tė pranoj se e kam njohur shumė pak, madje edhe me sens humori, shpesh herė jam shprehur nė ambiente shoqėrore: “Jam shkodran prej Puke”. Gjithsesi rrėnjėt e prejardhjes i kam prej Mesturit tė Gurit, kund rreth 200 vjet mė parė, ku stėrgjyshėrit - Vatnikaj, patėn dalė nė anėn tjetėr tė Drinit nė Berishėn e Podogoshit. Kam shkruar para 6 vjetėsh njė poezi, “Vajtojnė zanat”, dhe njė strofė ia kam kushtuar Pukės, pikėrisht me kėto vargje: “Ku je Pukė me curra e shkrepa / gjoksin prush e synin flakė. / Me Gjin Lekė e Deli Pjetra / bukė e besė nė shtatė bajrakė”. Libri qė mė dhuroi miku pukjan, Nikollė Lleshi, mė zgjoi krenarinė e paraardhėsve, dhe kjo krenari e bazuar mbi kodin e besės rrezaton si njė margaritar dhe nė ditėt tona. Periudha e dhimbshme e kėtij tranzicioni tė tejzgjatur dhe e transformimit tė sistemeve, ka hapur plagė nė mbarė shoqėrinė shqiptare. Ėshtė kėnaqėsi, kur pėrmes kėtij libri mėsojmė se Puka ėshtė ndėr trevat mė tė “sofistikuara” qė u ka rrezistuar “baticave” tė kėtij tranzicioni, dhe kėtu (me kėnaqėsi) shoh tė materializuar mendimin qė kam shprehur nė katėr vargjet e poezisė sė sipėrshkruar. Fakti qė nė trevėn e Pukės, gjakmarrja dhe konfliktet janė nė kuotat mė tė ulėta, nė tė gjithė zonėn verilindore, tregon pėr shkallėn e lartė tė kulturės sė trashėguar nė breza, dhe pėr tolerancėn fetare e cila pasqyrohet mjaft bukur nė kėtė libėr. Nuk do ta teprojmė nėse do tė shprehemi se Puka ėshtė model i besės, bujarisė, trimėrisė dhe tolerancės. Falja e gjakut mund tė quhet modeli i trimėrisė dhe kėtė “model” e shohim tė shpalosur nė ēdo kapitull tė librit.

    Pėr t’i dhėnė “kolorit” kėtij shkrimi dhe pėr tė argumentuar vėrtetėsinė e tij, menduam tė marrim si model njė kapitull tė tij, duke cituar: “Mision i rėndėsishėm dhe fisnik”, me autor z. Halit Furriku: “Krijimi i shoqatės “Besa” tė kryepleqve tė rrethit Pukė ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme nė jetėn shoqėrore tė kėsaj zone tė thellė. Programi dhe objektivat qė ka kjo shoqatė nė zgjidhjen, parandalimin e mosmarrveshjeve e konflikteve, me propagandimin dhe zbatimin e ligjeve, tregon se ajo ka lindur dhe si domosdoshmėri e problemeve qė ka vetė shoqėria e jonė sot dhe nė tė njėjtėn kohė dhe funksionimin sa mė mirė e me autoritet tė pleqėsive nė fshatra. Ėshtė e para shoqatė nė Shqipėri e kėtij lloji dhe iniciatorėt e saj meritojnė tė pėrgėzohen, por edhe tė mbėshteten. Shqiptarėt e mbėshtetėn fuqimisht nė fillim tė viteve ’91-’92 shembjen e totalitarizmit shtetėror dhe futjen e vendit nė rrugėn e zhvillimit demokratik. Bota demokratike na ndihmoi nė rrugėn e nisur e megjithė mungesėn e pėrvojės, vėshtirėsitė e mėdha qė sjell tranzicioni dhe shkatėrrimin e ekonomisė, shumė shpejt filloi tė ndryshojė vendi dhe jeta e njerėzve ndryshoi. Ndryshoi dhe Puka. Krahas ndryshimeve ekonomike filloi tė ndryshojė edhe mentaliteti i njerėzve nė tėrėsi dhe u shfaqėn mardhėnie tė reja nė tė gjitha sferat e jetės si domosdoshmėri e njė sistemi tė ri. Pėr njė shoqėri qė pėrmbys nė njė kohė kaq tė shkurtėr njė kompleks mardhėniesh tė vjetra, siē ndodh tek ne nė Shqipėri, lindin edhe shumė mosmarrveshje e konflikte, sidomos pėrsa u pėrket problemeve tė pronės, hasmėrive tė vjetra etj. Shumėkush thotė se komunizmi i bėn zap kėto dukuri. Unė mendoj se shteti totalitar nė Shqipėri dhe nė mėnyrė tė veēantė nė zonat tona tė thella malore, mosmarrėveshjet dhe konfliktet nė radhė tė parė i shfrytėzoi pėr qėllimet e veta politike, pėr manipulimin, nėnshtrimin dhe vėnien kundėr njėri-tjetrit tė njerėzve nė momente tė caktuara, ose kur nuk i interesonin, i detyroi tė heshtnin nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm tė represionit shtetėror, por nė tė vėrtetė, asnjėherė ato nuk u shuan. Janė me qindra rastet kur diktatura stimulonte grindjet dhe hasmėritė, pastaj lante hesapet me njėrėn palė duke i shpallur armiq, kulakė, tė deklasuar, etj.” dhe kėtė fat tė zi e kanė provuar shumė familje e fise nė rrethin tonė. Kėtė analizė tė zotėri Furrikut e konsideroj sa reale aq dhe filozofike (M.B.). Raste keqkuptimesh, grindjesh, zėniesh, etj. ndodhin mbrenda familjes, lagjes, fshatit apo mė gjerė. Prej tyre mund tė burojnė ngjarje tė rėnda dramatike tė paparashikuara qė bėhen tepėr tė vėshtira pėr t’u ndaluar. Nė veēanti nė fshat u bėnė realitet hakmarrjet e vjetra tė fjetura deri nė tetėdhjetėvjeēare. Me rikthimin e pronės u gjallėruan konfliktet e vjetra e tė reja, pėr tokėn, ujin, kullotat, privatizimin e objekteve etj. Nė kohėn kur institucionet shtetėrore, e nė veēanti ato tė drejtėsisė nuk janė konsoliduar, ku ligjet janė tė reja e tė shumta shpesh herė ndryshojnė sipas orekseve tė forcave politike nė pushtet, atėherė ēfarė mjetesh e rrugėsh janė mė tė pėrshtatshme pėr tė kontrolluar dhe administruar konfliktin, pėrballė shndėrrimeve tė mėdha ekonomike, shoqėrore e politike. Nė kushtet e reja tė krijuara, jeta po vėrteton se ligji dhe organet qė e zbatojnė atė po tregohen tė pafuqishėm pėr ta pėrballuara kėtė sfidė. Atėherė duhet ngritur njė opinion i tėrė shoqėror, duhet tė veprojnė shumė faktorė dhe duhen gjetur shumė rrugė pėr tė parandaluar konfliktin, hasmėrinė, intolerancėn e dhunėn. Tė gjithė duhet tė punojmė pėr njohjen e ligjit, zbatimin e tij, mbėshtetjen e institucioneve, duke gėrshetuar, aty ku duhet, traditėn e Kanunit, duke evidentuar atė qė i ka qėndruar kohės dhe nuk i bindesh me tė ardhmen. Nė kėtė kuptim, shoqata e kryepleqėve tė rrethit ėshtė njė ndihmesė e madhe pėr shoqėrinė, pėr ndėrtimin e marrdhėnieve tė reja nė shoqėrinė qė po ndėrtojmė me kaq vėshtirėsi. Kryepleqtė janė tė zgjedhur nga populli, tė njohur me ligj, janė njerėzit mė tė njohur e nga familjet mė tė mira, nė juridiksionin e tyre.

    E kush mė mirė se ata i njohin problemet, burimin e konflikteve, hasmėrinė, etj..., ndaj organizimi i tyre nė shoqatė, pa dallime politike, fetare e krahinore, me synim ndėrmjetėsimin, mirėkuptimin dhe tolerancėn nė mes tė banorėve, qofshin kėto individėm grupe apo shtresa sociale, ėshtė njė mision i rėndėsishėm qė duhet pėrshėndetur dhe pėrkrahur nga tė gjithė.

    Vlerėsimet e z. Halit Furriku janė modeli mė ekzakt, ku analitika e tij ėshtė pėr t’u patur zili nga analistėt, sociologėt dhe politikanėt e tė gjithė spektrit politik. Ėshtė vazhdimi i traditės pukjane, nė pėrmbushjen e tė gjithė komponentėve qė kėrkon koha, pėr ndėrtimin e njė shoqėrie moderne me parametrat qė kėrkon koha.

Kasem Rexhepi

 

Balsha i parė dhe ēlirimi i Arbėrisė nga zgjedha serbe

Cari i Serbisė, Dushani, bashkė me Maqedoninė, kishte mundur tė fusė nėn zgjedhė dhe gjithė Arbėrinė qė nė vitin 640, e kėshtu kishte formuar njė perandori tė madhe qė shtrihej pothuaj nė tė gjithė Ballkanin. Pas vdekjes sė Stefan Dushanit mė 1355, perandoria e tij e gjerė u nda nė shumė copa, tė cilat u shpallėn mė vete prej princėrve vendas, tė cilėt qenė shtrėnguar mė parė tė njihnin Carin serb si kryezot.

    Njė nga kėto copa ishte edhe Shkodra me krahinėn e saj mbi tė cilėn zotėronte Princ Balsha, (njė gegė i kulluar) nga fshati Balsh afėr Shkodrės. Balsha, me tė vdekur Car Dushani, u shpall mė vete dhe mori titullin Balsha i Parė. Ai, menjėherė u shpalli luftė serbėve dhe ēliroi Shqipėrinė (Arbėrinė) Veriore nga zgjedha serbe. Por nuk u kėnaq me kaq, u zgjat nė Mal tė Zi, nga veriu dhe i ndihmuar nga tė bijtė (Strazimiri, Gjergji dhe Balsha), e ēliroi pothuajse tė gjithė Gegėrinė nga serbėt. Pas vdekjes sė Balshės sė Parė, i biri, Gjergji, i ndihmuar prej vėllezėrve dhe prej disa princėrve arbėr, e mbaroi veprėn e nisur prej plakut Balshė. Pushtoi Krujėn, Durrėsin, Beratin, Vlorėn, Kaninėn, Gjirokastrėn dhe Kosturin; zgjeroi mbretėrinė e tij nga ana e lindjes gjer brenda nė Maqedoni, u zgjat nga veriu nė Dalmati e deri nė Selanik dhe ishte i pari dhe i fundit mbret arbėr qė mbretėroi nė njė perandori e cila kishte brenda juridiksionit tė saj, jo vetėm tė gjithė Gegėrinė e Toskėrinė, veē Ēamėrisė, po edhe Malin e Zi, njė pjesė tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės, pothuaj gjysmėn e Dalmatisė dhe njė pjesė tė madhe tė Maqedonisė, me fjalė tė tjera, njė Arbėri e cila ishte tė paktėn pesė herė mė e madhe se ajo qė na dha Europa mė 1913. Sa kohė qė jetoi Gjergji i Parė - Balsha (i cili ngjalli Perandorinė Iliriane), e mbrojti Arbėrinė nga shkeljet e huaja dhe zmbrapsi me rradhė serbėt, boshnjakėt, napolitanėt, bullgarėt dhe turqit. Pasi dėrmoi pėr herė tė fundit mbretin e Bosnjės, Stefan Tvarko nė Berat, u kthye nė kryeqytetin e vet, nė Shkodėr, ku vdiq nė mes tė triumfit nė vitin 1379. Pas vdekjes sė Gjergj Balshės nė Veri e tė Gjin Bua Shpatės nė Jug, punėt ndryshuan dhe Arbėria u shtrėngua tė niste njė luftė mbrojtėse pėr jetė a vdekje nga tė gjitha anėt, kundėr turqve nga lindja, kundėr serbėve e boshnjakėve nga veriu, kundėr venecianėve nga perėndimi e kundėr franko-napolitanėve nga jugu. Arbėria, po tė ishte e bashkuar, s’ėshtė aspak ēudi qė do tė kishte qenė e zonja t’u bėnte ballė kėtyre armiqve. Por, pėr fat tė keq, krerėt feudalė arbėr, (nė veri e nė jug), porsa u ēliruan nga zgjedha e huaj, nisėn tė ngatėrrohen e tė luftojnė kundėr njėri-tjetrit, dhe kėshtu armiqtė e jashtėm gjetėn rastin tė hyjnė e tė shkatėrrojnė Arbėrinė e ēliruar. Nė vitin 1385, nė kohėn e Sulltan Muratit I, njė ushtri turke prej 40.000 trupash, nėn komandėn e vezirit Hajredin, hyri nga Maqedonia dhe pushtoi Kosturin dhe Beratin. Trupat turke tė cilat erdhėn nga Maqedonia, ishin tė ftuara nga Karl Topia. Kjo ishte tradhėtia e dytė qė i bėhej Arbėrit, pas asaj tė Dhimitėr Farit, i cili pati tradhėtuar Mbretėreshėn Teutė tė Ilirisė, kur ajo e kishte dėrguar si vrojtues nė Korfuz, pėr tė kontrolluar lėvizjet e romakėve (shėnimi ėshtė imi, M.B.). Kėshtu edhe Karl Topia, pėr tė shuar ambicjet ndaj Balshajve, preferoi tė bashkėpunojė me turqit.

    Krenaria e Arbėrit e cila kishte arritur kulmin e lavdisė nėn udhėheqjen e Balshajve tė Shkodėr, pėrfundoi pas tridhjetė vjetėsh, duke kaluar nė luftė tė brendshme mes principatave. Ref: “Libra shteti pėr shkollat e mesme”, Nr. 2. Shtėpia botuese “Gurakuqi”, Tiranė, 1941.

    Ishin pikėrisht kėto fakte historike tepėr tė hidhura qė e shtynin Faik Konicėn nė atė konkluzion fatal, kur lėshonte ligjėratėn-sentencė: “Shqipėrinė do ta shpėrbėjnė shqiptarėt”.

    Shembuj tė tillė, vėrtetė tė dhimbshėm kemi edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė; Myfit bej Vlora, (tė cilit nuk i kishte bėrė efekt shuplaka e Gurakuqit), don t’i shesė Italisė, Vlorėn dhe rrethinat; Esat Pashė Toptani bashkėpunon sa me italianėt aq dhe me serbėt dhe ėshtė gati ta hedhė Shqipėrinė nė treg si njė plaēkė; Haxhi Qamili “sfidon” flamurin e shenjtė tė Kastriotit dhe bredh nė kėnetėn e Durrėsit duke valėvitur flamurin e “babės” me yll e hėnė. Dhe kėshtu Shqipėria e Mesme kthehet nė njė arenė pėrleshjesh mes qeverisė sė ligjshme tė Vidit dhe mbeturinave aziatike. Kėto ngjarje sa tė trishtueshme aq dhe tė turpshme, na i ka pėrshkruar me shumė vėrtetėsi penda e artė e Fan Nolit. Do tė duhej “uragani” i bjeshkėve tė Kosovės - Bajram Curri, pėr t’i bėrė “tėrbjet” mercenarėt.

    Ėshtė vėrtetė njė koinēidencė e bukur dhe mjaft domethėnėse, qė tri “kolonat” e kulturės sonė tė asaj kohe, na vijnė nga tri besimet: Faik Konica - musliman; Fan Noli - ortodoks; ndėrsa Poeti ynė Kombėtar, At’ Gjergj Fishta - katolik. Dhe ndonėse nė pikpamje politike kishin mendime tė ndryshme, nė probleme madhore i gjenin pikat e bashkėpunimit. Pa dyshim nėse do t’ju bashkojmė kėtyre dhe ideologun kampion tė atdhetarizmit - Luigj Gurakuqin, do tė thoja me bindje se kėta pėrbėjnė katėr kolonat e qytetėrimit oksidental nė Shqipėri. Asnjėherė nuk na kanė munguar “pionierėt” e qytetėrimit perėndimor: Ernest Koliqi, Tajar Zavalani, Martin Camaj, Arshi Pipa, Sami Repishti, At’ Daniel Gjeēaj, Ismail Kadare, ndonėse tė nisur nga “pista” tė ndryshme politike, orientimi i tyre ishte Perėndimi dhe sfondi i tij kulturor. Ėshtė pikėrisht ky fakt mjaft domethėnės dhe kuptimplotė qė nuk pėrjashton asnjė religjion, nga angazhimi i madh pėr t’u integruar nė familjen e madhe europiane, sė cilės i pėrkasim nė tė gjithė parametrat: gjeografikė, kulturorė e deri nė ato antropologjikė. Mbi 300.000 arbėreshė tė ngulur nė Itali qė nga shekulli XV e kėtej, dhe mbi 200.000 emigrantė tė dekadės sė fundit, janė pararendės nė evoluimin kulturor me sens Perėndimor dhe njė garant vėrtetė integrues.

    Dy brigjet e Adriatikut, asnjėherė nuk kanė qenė mė pranė njėri-tjetrit.

Mark Bregu

 

Rodriguez Leka, njė talent i futbollit shkodran

-Rodriguez Leka, vėrtetė ėshtė njė talent i futbollit shkodran, - ka theksuar ish futbollisti i njohur i Vllaznisė Nikoll Gjergji, sot trajner i ekipit “Dejlmnia shkodrane” ku luan dhe Rodriguezi.

    Qė heret, nė moshėn 8 vjeē, trajneri i tij i apasionuar, Gjovalin Colaj, di tė dallojė talentin, fuqinė, shpejtėsinė, teknikėn etj. tė voglushit. Pas 3 vjetėsh krijohet ekipi “Djelmnia shkodrane”, ku edhe Rodriguezi gjen afrimitetin e duhur. Aktivizohet nė grup-moshat 13-15 vjeē, thuajse tek para tė rinjtė 16 vjeēarė.

    -Rodriguezi, - vazhdon Nikolla - shquhet pėr shpėrthime nė sulm, sidomos nė krah tė djathtė, pa harruar dhe mbrojtjen, ku dallohet veēanėrisht goditja ballore e lartė dhe e saktė.

    Trajnerėt e ekipit theksojnė se vėrtetė shenjat e talentit tė Rodriguezit janė qė nė trungun familjar, duke u nisur nga gjyshi i tij, Enver Kiri (futbollit me Dinamon dhe Spartakun e Shkodrės).

    -Nė rast se duam tė ēojmė pėrpara traditėn e futbollit - vazhdon trajneri Gjergji, talentė tė tillė si Rodriguezi duhet tė ndihmohen. Janė shumė tė nevojshme sponsorizimet individė-bashki. Vėrtetė fushat i paguajnė, por janė shumė gjėra tė tjera qė na detyrojnė tė paguajmė, por mundėsitė tona janė shumė minimale. Ėshtė krenari tė nxjerrėsh futbollistė pėr skuadrėn kombėtare pėr moshat 15-vjeēare si Elvis Legreta, Orald Jera, Kleodor Deja etj., por duhet se s’bėn qė pėr njė ecuri sa mė tė mbarė, nė pėrmbushje kėrkesash ushqimi e veshmbathjeje tė ndėrgjegjėsohet mė shumė opinioni e sidomos ai afarsit.

    Me futbollistė tė tillė, plot talent, plot energji, e mbi tė gjitha plot pasion, vėrtetė ka pėrse tė krenohet djelmėnia shkodrane.

Bujar Ferhati

 

Kur tė vritet shpresa...

    Nėpėrkėmbja, sjelljet despotike dhe pėrndjekjet nė Shqipėri janė njė dukuri e vazhdueshme.

    Hakmarrja, inati, nepotizmi po ia merr frymėn e ia vret shpresėn, sidomos rinisė, e cila, pa perspektivė jete, po merr rrugėt e mėrgimit tė padėshirueshėm. Viktimė e kėsaj dukurie ėshtė dhe i riu Frederik Broz Simoni, i datėlindjes 17 dhjetor 1982 nga fshati Berdicė e Madhe i rrethit tė Shkodrės.

    Frederiku, pasi mbaroi shkollėn e mesme, iu nėnshtrua njė konkursi pėr tė vazhduar studimet e larta nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe fitoi tė drejtėn nė vitin shkollor 2001-2002.

    I filloi studimet me shpresė tė madhe qė tė pajisej me njė diplomė tė shkollės sė lartė, por s’kishte qenė e thėnė.

    Frederiku, qė nė semestrin e parė tė atij viti shkollor, u “bombardua” me nota pakaluese, pothuajse nė tė gjitha lėndėt! Me gjithė pėrpjekjet e tij pėr tė pėrfunduar vitin e parė, nuk ia arriti! E detyruan tė kalonte nė stazh njė vit.

    Kur Frederikun e pyesnin: Si ėshtė e mundur qė s’e more asnjė provim? Ai u pėrgjigjej:

    -Me sa kam kuptuar unė, janė “gjynahet” e babės, sepse ai pati shkruar nė gazetėn “Shqipėria Etnike” tė datės 30 tetor 2001 dhe nė vazhdim mė 13 nėntor 2001, njė artikull me temė: “Shqipėria etnike dhe padronėt komunistė”, ku merrte nė analizė njė libėr tė botuar nė vitet e diktaturės me titull “Akuzojmė fenė”, me autor njėfarė prof. H. Hasko. Nė atė libėr, ku akuzohej, pa tė drejtė kleri katolik, babai me fakte tregonte se kleri katolik ka ndikuar pėr tė ruajtur identitetin kombėtar, pėrkundrazi, komunizmi ishte e keqja e ēdo gjėje. Me sa kuptohet, ato mendime, tė shprehura nė atė artikull, nuk i kanė pėlqyer ndonjė pedagogu e unė u bėra viktimė e pafajshme.

    Frederiku u detyrua, pa dashjen e tij, tė ndėrpresė studimet e larta. Nėn trysninė e vazhdueshme psikologjike, i kėrcėnuar edhe me jetėn e tij, sepse i ati vazhdonte tė demaskonte nė artikuj tė ndryshėm tė gazetės sė mėsipėrme korrupsionin galopant tė qeveritarėve dhe nė mėnyrė tė veēantė, artikulli i datės 14 janar 2003 me titull “Shenjtėria e Tij, Papa Gjon Pali II nė vėmendjen e kllounėve shqiptarė”, u detyrua tė merrte rrugėn e emigracionit diku nė Perėndim pėr tė shpėtuar kokėn e siguruar jetėn, e cila njeriut i jepet vetėm njė herė.

    Vetė Frederiku rrjedh nga njė familje, qė gjatė viteve tė diktaturės ka qenė e persekutuar pėr bindjet e saj antikomuniste.

    Nė zgjedhjet vendore tė 24 Qershorit 2001, Ferderiku ka marrė pjesė si anėtar i komisionit pėr tė mbrojtur votėn e kandidatit tė PDr-sė (Partia Demokratike e Rinovuar), e cila sot ėshtė nė opozitė me partinė nė pushtet.

Albert Vataj