koka

nr. 47 / 29 korrik 2003

alukit

numrat

 

Shkenca shqiptare shtatzėnė

    Pėr nga popullsia shqiptare ėshtė vendi qė ka shkenctarė mė shumė se ēdo vend i botės. Pėr nga shkenca Shqipėria ėshtė vendi mė merhum i Botės. Rastėsi duhet tė jetė? Patjetėr, si ēdo gjė tjetėr?

    Gjithsesi, duhet tė “kėnaqemi” qė shkenca jonė ėshtė gjithmonė “shtatzėnė”. Madje pjell aq shumė. Edhe “shkencėtarėt” batallė e bakallė qė kanė marrė tituj me monografi e hartime fėmijėsh e drejtojnė kapacitete intelektuale nė institucione shkencore.

    Ne shtrojmė njė problem: A ėshtė kush nė gjendje nė Shqipėri tė dijė apo tė tregojė se sa tituj e grada shkencore janė dhėnė tė pamerituara, tė fallsifikuara dhe sa u janė mohuar e po u mohohen studiuesve tė vėrtetė, por qė pėr hir tė njė tolerance janė tė prirur tė ulin kokėn edhe pėrballė injorancės?!

    Nėse ky realitet i tmerrshėm qėndron, paēka se ne nuk marrim pėrsipėr ta tundim dybekun si ata, me Shqencė, mendojmė se do ishte normale, logjike, e drejtė, tė ngrihen komisione pėr t’i verifikuar sa mė mundėsisht diplomat e gradat shkencore me normat evropiane, theksojmė evropiane, veēmas ato qė nė titujt e tyre zėnė edhe pozicione tė larta nė administratėn shtetėrore. Nė kėto komisione qė po hamendėsojmė, mendojmė se do ishte e domosdoshme tė ketė studiues nga vendet e Komunitetit Evropian. Njė projekt i tillė mund tė realizohej fare mirė nga programi Tempus i Komisionit Evropian. Kjo do tė ishte ndihmė vėrtetė e ēmueshme pėr Shqipėrinė.

    E, ėshtė hata, thatė ju Shqencėtarė?

    Jo dhe aq. Njė shef departamenti universiteti ndoshta s’do ishte nė gjendje tė mbrojė titullin, ndėrkohė qė njė asistent qė ka vetėm diplomėn do merrte tituj nė sajė tė punės sė tij. Njė deputet do tė ngelej i zhveshur lakuriq nga titujt e bujshėm e tė pamerituar shkencorė apo njė akademik do tė mbetej pa tituj e bllofe tė kohės sė Enver Hoxhės, sikundėr njė shtetar injorant partiak do zhvishte parzmoren me shqencė e tė dilte budalla...

    Eh, kjo ėshtė njė temė e gjerė, por kėsaj siraje do ndalemi tek njė rast qė na duket se pėrbėn njė problem, natyrisht ndėr problemet e shumta. Nėpėr labirinthet e injorancės sė tė ashtuquajturės shkencė, ka kaluar edhe njė filiz i familjes ku ka lindur presidenti i Shqipėrisė, zoti Alfred Moisiu.

    Le tė njihemi me tė dhe veprėn e tij. Quhet Stef Staku, diplomuar nė Fakultetin Veterinari, dega zootekni, I.L.B. Kamėz, Tiranė, mė 1984. Nė nėntor 1981 ka punuar studimin me titull “Teoria kuantike (korpuskolare) e impulsit nervor”. Studimi i pėrket fushės sė biofizikės dhe shpjegon nga ana teorike njė teori tė re mbi impulset nervore nė nervin optik. Nė vitet ’60, dy studiues anglezė tė Universitetit Oxford, zbuluan eksperimentalisht procesin elektrik tė impulseve nervore. Teoria kuantike mbėshtetet nė kėto rezultate. Ndryshimi mes kėtyre dy teorive ėshtė se nė teorinė kuantike pėrveēse polarizimit tė membranave tė qelizave nervore ndodh edhe transporti i fotoneve (kuanteve) nga membranat e qelizave nervore. Kėto fotone pėrcillen nga syri nė SNQ (sistemi nervor qendror).

    Vėrtetė eksperimentin Stef Staku nuk arriti ta realizojė pėrgjatė periudhės sė diktaturės komuniste, pasi, sikundėr edhe autori i kėtyre radhėve, i pėrkiste njė familjeje tė persekutuar, madje njė fisi pa asnjė copė komunist. Por natyrshėm, me kalimin e viteve, duhej tė merrte tė drejtėn pėr realizimin e eksperimentit. Gjithsesi, ēuditėrisht, tė tėra pėrpjekjet e tij dėshtuan, nė sajė tė qėndrimit antikombėtar tė fallsifikatorėve, tė hajdutėve tė titujve shkencorė qė nė Shqipėri, fatkeqėsisht janė aq shumė. Korrespondenca e tij me administratėn universitare, Akademinė e Shkencave, Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencave, i ngjason vargut tė qepėve, ku nė vend edhe tė qepėve, varen fudulliqe e rrena.

    Sipas bisedės me zotin Staku, rekordin nė kėtė linjė e mban Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Profesor Doktor Mahir Hoti.

    Prapė ju doni fakte?

    Ja, vėreni mirė:

    Nė njė letėr drejtuar “Universita degli Studi di Genova, Dipartimento di Ingegneria Biofisica ed Elettronica”, ėshtė njė fjali e gjatė, e pėrbėrė nga fiks 49 fjalė, ku proporcioni i fjalėve me rrenat ėshtė; Nė shtatė fjalė njė rrenė. Edhe nė kėtė fjali meritohet njė titull shkencor. Fjalia e famshme ėshtė kjo: (tė vijė njė Batall a Bakall e tė thotė jo):

    1- “Meqenėse Universiteti i Shkodrės nuk ka specialistė (koment: Shpresa Ah. ėshtė pedagoge qė jep lėndėn e biofizikės nė fushėn e shkencave natyrore). 2- Tė kėsaj fushe tė ngushtė, (koment: biofizika na duket se ėshtė bashkimi i dy disiplinave, fizikės dhe biologjisė. Ėshtė e ngushtė apo e gjerė pra, o perfesor?) 3- bazė laboratorike eksperimentale tė mjaftueshme (koment: nė Universitet nuk ka asnjė instrument laboratorik qė mund tė pėrdoret nė eksperiment), 4- dhe mbėshtetje financiare pėr realizmin e njė projekti tė tillė (koment: pėrgjigjen Staku e ka marrė po atė ditė qė ambasadori italian i ofroi universitetit financimet pėr 20 projekte dhe universiteti kishte tė gatshme vetėm 3 projekte), 5- mbėshtetur dhe nė kėrkesėn e zotit Staku, (koment: Kėrkesa e Stef Stakut, siē ka nėnshkruar nė redaksinė tonė, ishte miratimi i projektit nė Senatin e Universitetit dhe jo letra pėr nė Universitetin e Gjenovės), 6- Po ju drejtohemi me lutjen (vėreni pra Lutjen, shėnimi ynė) qė ta shqyrtoni kėtė projekt, (koment: Profesorėt e Universitetit tė Gjenovės e kishin shqyrtuar mė parė projektin dhe pėr kėtė zotni Mahir Hoti ishte nė dijeni. Datat dhe dokumentet duhet tė jenė fakte apo jo?), 7- dhe tė bėni vlerėsimet pėrkatėse” (koment: dy profesorė tė Universitetit tė Gjenovės i kishin dhėnė me shkrim mendimet e tyre pėr studimin dhe kopjet e tyre Staku ia kishte paraqitur Hotit). Pra, ndėr mbi tre mijė shkrime publicistike, ėshtė e para herė qė autori i kėtyre radhėve ndėrton njė fjali kaq tė gjatė, kėsaj here si profesori, me shpresėn pėr njė titull Shqencor. Por le tė kthehemi sėrish tek rrjedha e logjikės sonė.

    Nė shkurt 2002 Universiteti ynė dogji edhe mundėsinė e organizimit tė njė Kongresi tė Biofizikės qė duhet tė organizohej nė bashkėpunim me Universitetin e Gjenovės.

    Ndėrsa rrenėn e fundit dhe mė tė freskėtėn e realizon Edmond Agolli, i Drejtorisė sė Kėrkimeve Shkencore nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, nė njė intervistė tė dhėnė gazetės “Korrieri”, dt. 15/06/2003, ku si pretekst pėr qėndrimin negativ, i nderuari Agolli jep se realizimi i eksperimentit kushton 20.000.000 $. Nė ministri Stef Staku nuk ka paraqitur projektin pėr eksperiment, pasi ata nuk e kanė kėrkuar kurrė, kėshtuqė ata as nuk kanė si ta dijnė se sa kushton ai.

    Kėtė projekt ai e ka paraqitur nė Universitetin e Shkodrės dhe faza e parė ishte 1.300 $ dhe faza e dytė ishte blera e aparaturave qė mund tė shkonte nga 15.000-20.000 $ nė vlerė nga tregu.

    Nė shtator 2001 Stef Staku u regjistrua nė Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Departamenti Fizikė. Nė janar 2002 ka botuar librin e parė “Teoria kuantike (korpuskolare) e sitemit nervor, pėrpjekjet pėr tė pranuar dritėn”. Nė kėtė libėr pėrfshihet pėrveē studimit edhe pėrpjekjet pėr realizimin e eksperimentit.

    Nė korrik 2002 botoi librin e dytė “Realiteti i relativitetit dhe bashkėveprimi pafund”, ku bėhet paraqitja e njė studimi nė fushėn e fizikės. Nė kėtė studim flitet pėr njė koncept tė ri, “Bashkėsia fizike”, me anė tė tė cilit bėhet edhe njė lidhje mė harmonike mes fizikės klasike dhe fizikės moderne. Gjithashtu teoria e relativitetit e Ajnshtajnit shihet nė njė kėndvėshtrim tjetėr. Nė tė trajtohen fillimet e disa shtigjeve tė reja nė fizikė, tė cilat duhet tė pasohen me disa studime tė tjera. Pėr tė ky studim ishte njė konfirmim se ishte po ai qė kishte qenė i 20 viteve mė parė dhe se studimi “Teoria kuantike (korpuskolare) e impulsit nervor” nuk ka qenė rastėsi pėr zotin Staku.

    Kėtė studim e ka dashur fort dhe sikur pėrfaqėsuesit e Universitetit tė bėnin detyrėn e tyre, do tė kishin dėgjuar vėrtetė gjėra tė bukura. Departamenti i Fizikės duhej tė ogranizonte njė seminar ku nga njėra anė tė ishte auditori me nxėnės, studentė, pedagogė dhe nga ana tjetėr autori i studimit, i cili pasi tė bėnte paraqitjen e studimit tė tij duhet t’i nėnshtrohej proēesit tė pyetje-pėrgjigjeve. Para zhvillimit tė seminarit studimi duhej t’u shpėrndahej pjesėmarrėsve tė auditorit. Rezultati i seminarit duhej tė paraqitej nė Senat tė Universitetit, ku do tė vendosej nėse proēedurat do t’i kaloheshin Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Ky proēes kushtonte 500 $. Por dy persona, Mahir Hoti si “Rektor i Universitetit” dhe Enver Hoxhaj i punėsuar si “Pėrgjegjės i Departamentit tė Fizikės”, nuk ishin dakort. Nė pėrgjigjen e tyre dt. 21/08/2002 thuhet: “... Duke mos patur asnjė motiv nga ana e stafit tė Departamentit tonė pėr tė bėrė ndonjė vlerėsim rreth materialit tė botuar nga autori, konstatojmė qė megjithė respektin ndaj autorit si student i yni, nuk e shohim tė arsyeshme tė ndiqet rruga e detyrueshme e vlerėsimit tė materialit (i cili paraqitet si studim nga ana e autorit tė kėrkesės) nga ndonjė anėtar i stafit tė departamentit tonė, natyrisht, pa i hequr tė drejtėn askujt qė dėshiron ta bėjė njė gjė tė tillė”.

    Nė kėtė rast ata gjithēka mund tė ishin, por me shkencėn larg, fort larg.

    Kur ishte nė Gjenova nė prill 2001, njė asistente socialew e kėshilloi zotin Staku: “Stefano, jam interesuar nė universitet pėr punėn tuaj dhe studimet tuaja kanė vlerė didaktike pėr universitetet. Pėrse nuk punoni diēka qė t’i vlejė njeriut nė jetėn e pėrditėshme, kėshtu qė nuk do tė jeni ju qė do tė shkoni pas institucioneve kėrkimore, por do tė vijnė ato pas teje”.

    Kur Staku punonte nė Mėrtur tė Gurit mė 1986, pati punuar fillimet e njė projekti pėr luftimin e sėmundjeve virusale. Nė tetor 2002 mori pėrsėri nė dorė kėtė projekt dhe e plotėsoi. Me pak fjalė projekti ėshtė ky: “Veēimi nga kėrpudhat i substancės qė do tė luftojė me sukses viruset”. Ėshtė pėrcaktuar stafi i punės. Projekti ka njė kohėzgjatje 6 muaj dhe ėshtė i ndarė nė dy pjesė, pjesa e parė 2 muaj, e dyta 4 muaj. Kostoja e fazės sė parė ėshtė 1.209.800 lekė. Me mbarimin e fazės sė parė, nxirrej edhe buxheti i fazės sė dytė, i cili varion 10.000.000-15.000.000 lekė tė reja. E rėndėsishme ėshtė tė kuptohet se projekti shpjegon rrugėn qė duhet tė ndiqet pėr tė arritur tek ilaēet qė shėrojnė sėmundjet virale mikrobike.

    Fillimisht iu drejtua Universitetit, por profesor Hoti nuk pranoi as ta lexonte projektin. Tė ankohej tek Mahir Hoti e Luan Memushi nuk ja vlente. Bisedoi me njė shoqatė tė luftės kundėr AID dhe ata u pėrpoqėn por nuk ia dolėn mbanė. Iu drejtua prof. Adriano Ciani, atasheu pėr bashkėpunimin universitar shkencor e teknik, pranė ambasadės italiane. Tek Bar-Restorant Scutari nė Shkodėr, Staku i prezantoi studimet duke kėmbėngulur nė projektin “Viruset”. Gjithashtu ai prezantoi edhe polemikat me Universitetin “Luigj Gurakuqi” duke i kėrkuar njė bashkėpunim qė tė mos kishte tė bėnte me shtetin shqiptar. I premtoi se do ta ndihmonte, por mė parė Staku duhej tė firmoste projektin tek njė mjek apo specialist i kėsaj fushe, pastaj ta prezantojė nė programin Tempus tė Komisionit Evropian. Qė nė fillim dyshoi nė sinqeritetin e kėtij nėpunėsi tė lartė tė ambasadės italiane. Dakort qė ishte e logjikshme qė projekti duhej firmosur nga specialistėt, por nuk ishte nevoja qė zoti Staku ta paraqiste tek Komisioni Evropian, pasi nė Itali janė shumė tė interesuar pėr kėto lloj projektesh. Sidoqoftė, pasi mori firmėn dhe rekomandimet e dermatologut dr. Kosta Berati e paraqiti projektin pranė Komisionit Evropian Tempus. “Nė ditėn e caktuar i shpjegova se vija sė bashku edhe me rekomandimet e Adriano Cianit”, shprehet pėr gazetėn “Shqipėria Etnike” Stef Staku, dhe thotė, se pėrgjigja ishte: “Komisioni Evropian nė Shqipėri nuk financon projekte qė kanė tė bėjnė me kėrkime tė mirėfillta shkencore, por vetėm me ato tė bursave tė pedagogėve dhe shkencėtarėve qė dėshiron shteti shqiptar, pasi edhe tė ketė gjetur njė ftesė nga njė institucion evropian”.

    Nė kohėn e diktaturės pėr minorenėt vagabondė kanė qenė ngritur shkollat e edukimit. Diēka e pėrafėrt me kėtė ishte edhe “ndihma” e programit “Tempus”. Nga zyra e Kom. Evropian komunikoi me prof. Ciano dhe kėshilla e tij ishte kjo: “Mos u ngatėrro mė me pozicionet e kėtyre institucioneve tė rėndėsishme”.

    Gabimi kryesor i prof. Cianit nuk qėndron tek gėnjeshtra qė i tha Stakut, por te qėndrimi i gabuar ndaj njė projekti tė tillė, ku bėhej fjalė pėr shpėtimin e miliona jetėve njerėzore, qė vuajnė ēdo ditė nga sėmundjet virale.

Editorial nga Sokol Pepushaj

 

Ka gazetare edhe jashte qytetit te Tiranes z. President!

Edhe kryetari I shtetit, Alfred Moisiu ndoqi shembullin e kryeministrit Fatos Nano. Nje dite te bukur, ne nje nga mjediset luksoze te presidences (ku vetem per mobilimin e nje zyre qeveria dha 160 milion leke) u mblodh ajka e gazetarise shqiptare. Ishin thuajse te njejtat fytyra te gazetareve dhe te pronareve te mediave qe u mblodhen edhe nga kryeministri Nano, ashtu sic thuajse ishin identike edhe temat e trajtuara gjate bashkebisedimit. Nese Moisiu nuk do te ishte zgjedhur si “konsensual”, pa tjeter do te thuhej se edhe ai “I bleu mediat” me te cilat u takua.

Pertej paragjykimeve dhe mendjeve te nxehta qe pjellin vetem intriga, nuk mundet vecse te pershendeten takime te tilla ne mes shtetareve dhe njerezve te medias. Megjithate, si  ne rastin e rastin e takimit me Nanon edhe ne takimin me Moisiun, ishin te pranishem vetem gazetare dhe pronare te mediave me qender ne qytetin e Tiranes.

Nuk mund te mohohet fakti qe per nje arsye dhe nje tjeter, ne metropolin shqiptar, jane evidentuar te gjithe emrat me te njohur te gazetarise, ashtu edhe logot me te fuqishme te televizioneve apo radiove. Pa dashur te mohojme aftesite e shume prej ketyre emrave, duhet pranuar se sponsorizimi qe I beri shume prej tyre televizioni public apo edhe institucione te tjera mediatike qendrore, solli edhe amplifikimin e tyre.

Per te qene te sinqerte, patem nje qejfmbetje jo te vogel qe veriu I Shqiperise, por edhe Jugu, te perjashtohen per te dyten here nga nje tryeze e tille. Pavaresisht se na kane katandisur ne nje “province” edhe ne Veri te Shqiperise, ka nje komunitet mjaft te mire te gazetareve, operatoreve, pronareve dhe drejtuesve te medias te shkruar dhe audio-vizive. Sigurisht qe tashme eshte krijuar nje hendek mjaft I madh financiar ne mes gazetareve te Veriut, atyre te Jygut dhe vecanarisht atyre te kryeqytetit. Jo vetem mua por edhe shume kolegeve, iu mbeti ne mendje shprehja e Blendi Fevziut gjate replikes me ministrin e Turizmit Dervishi. Ai deklaroi se kishte si page 4 fishin e rroges mujore te presidentit Moisiu, dmth 12 milion leke ne muaj ose mbi 10 mije dollar amerikane, ishte pronar I mese 4 vilave ne zona te ndryshme turistike, ashtu sic rezultonte edhe pronar I nje gazette te perditeshme “Korrieri”.

Te gjithe e mbajme mend “kundershtarin e ashper te Berishes”, I cili pas “revolucionit” te vitit 1997, u gjet ne drejtim te nje emisioni politik “E diela debat” ne Televizionin Shqiptar. Te gjithe e kujtojme skenografine e thjeshte me copra gazetash, me pas fotografishe te ngjitura ne nje rrjete me derrasa. Paralel me te, jo vetem ne Shkoder, Veri apo Jug, nisen eksperiencen e tyre televizive edhe mjaft gazetare, me sakte aspirante-gazetare te cilet ne start ndoshta nuk kishin ndonje dallim te madh me Fevziun. Nuk mund te mohojme, se nje shtytje te forte, atij dhe shume te tjereve (si psh Drejtori I Pergjithshem I RTVSH, Zheji) ia dha politika dhe pozicionimi I duhur ne vendin dhe kohen e duhur. Gazetaret e Tiranes (I kerkoj ndjese z.Fevziu dhe z.Zheji qe I perdora si ilustrim), krijuan shpejt nje hendek me shume ekonomik dhe te publicitetit krahasuar me gazetaret e rretheve. Nga keta te fundit, nje pjese jo e vogel, jane thither nga Tirana, ndersa ne rrethe vazhdojne te jene mjaft gazetare me pervoje, qe ndoshta nuk do te arrijne kurre ne nivelet e atyre te kryeqytetit, pasi jane ne media valet e te cilave shuhen rruges per ne metropolin shqiptar. Ne Tirane jane selite qendrore te te gjitha partive politike (lenda e pare per mjaft media), perfaqesite diplomatike (lidhjet dhe njohjet e gazetareve me Evropen dhe boten), institucione te rendesishme te shtetit shqiptar (burim fitimi per shume media) etj. Mediave audio-vizive qe vijne nga Veriu dhe tentojne te hyjne me sinjal ne kryeqytet, u eshte vene nje barriere mjaft e forte e quajtur Sefedin Cela & Co.

Z. President, I vogel para postit dhe shtatit tuaj, por duke perfituar nga vendlindja e perbashket Shkodra, do t’ju kerkoja qe autoriteti juaj edhe ne raportet me gazetaret dhe njerezit e medias, te kalonte kufinjte e qytetit te Tiranes. Problemet tona jane te shumta dhe shume me te rendesishme, pasi lidhen direkt me jeten e gazetareve dhe operatoreve. Nuk jemi te sigurte ne punen tone, nuk jemi te mbrojtur perballe presioneve individuale dhe institucionale, ndersa ekonomikisht me rrogen mujore te Fevziut, do te paguheshin rrogat e te gjithe gazetareve dhe korrespondenteve te Shkodres per dy muaj.

Sigurisht, jeni te shqetesuar per pavaresine e mediave. Per kete teme, mbase edhe ne mund te thonim dicka ne tryezen tuaj me gazetaret. Larg termave akademike, ndoshta do te sillnim dicka te gjalle dhe te prekshme per te gjithe.

Z. President, jetojme ne nje kohe te veshtire per Veriun, pjese e se ciles jane edhe mediat dhe njerezit qe punojne ne to. Megjithate, para Fevziut, Zhejit apo dikujt tjeter, ka mjaft kolege te mij qe meritonin te uleshin ne tryeze me ju dhe kjo nuk ndodhi se kufinjte e shtetit shqiptar jane ata te qytetit te Tiranes, si ne cdo gje edhe ne media. Nese nuk mund te na ndihmoni, te pakten na lini te themi fjalen tone. Pak gegerishte do te ishte si kripa per gjellen ne tryezen tuaj I nderuar z. President I Republikes Alfred Moisiu.

Blerti DELIJA

 

Kryetar I Unionit te Gazetareve te Veriut

Enver HOXHA, nje djall ne mes engjejve?!

Prej mese 10 vitesh, rikthimet ne historine e erret dhe te fshehte te diktatures komuniste shqiptare, terheqin nje mase jot e vogel te lexuesve, degjuesve dhe shikuesve te Shqiperise. Dicka e panjohur dhe e pazbardhur, ngjall gjithmone kureshtje, eshte ky shpjegimi qe mund ti jepet edhe zellit te papermbajtur te mediave te ndryshme qe vene ne dispozicion faqe dhe minutazhe te tera per temen e diktatures. Ne fund te fundit, nuk eshte aspak keq qe te njihet ashtu sic ka qene realisht historia e diktatures, te cilen shume e kane quajturen si me te egren ne Evropen Lindore. Qe te mos besh te njejtat gabime, duhet te njohesh te verteten lakuriq te se kaluares, eshte tashme nje aksiome shume e njohur e historise se njerezimit dhe qe vlen edhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Po a eshte kjo e verteta lakuriq, ajo qe botojne gazeta te ndryshme ne cikle te tejzgjatura, duke u bazuar kryesisht ne fjalet e te afermeve e te njohurve te “viktimave te ndritshme” te diktatures?

Pyetja, sic thote nje shprehje e famshme, lind spontane. Sidomos, nese do te gjykohet ne lidhje me ish-drejtuesit e larte te shtetit komunist, te cilet sipas klimes, binin viktime e diktatures. Duke filluar qe nga vitet e luftes 1939-1944 por me shume ne vijim, vitet e komunizmit, kane te fshehura shume viktima nga rradhet e udheheqjes te Shqiperise ne ate kohe.

Duke nisur nga Koci Xoxe per te perfunduar tek Mehmet Shehu, shtetare te larte komuniste jane viktima te diktatures. Qe te gjithe, kane qene kryeministra, ministra, drejtore drejtorishe, gjenerale ne sherbim te sistemit qe krijoi nje kamp perqendrimi gjigand per shqiptaret ne atdheun e tyre.

Teksa lexon dhe degjon rrefimet e bijve, bashkeshorteve, te afermeve dhe te njohurve te tyre, krijohet nje bindje sikur te gjithe kane qene viktima te diktatorit Enver Hoxha. Brezat qe nuk e kane jetuar apo njohur ate kohe, po krijojne idene se vetem Hoxha ka mbajtur ne kembe nje system qe per 50 vite e izoloi dhe persekutoi Shqiperine. Kjo eshte shume e demshme, ndersa ne kujtesen tone eshte Nurembergu ku edhe pse diktatori Hitler ishte I vdekur, drejtesia njerezore denoi bashkepunetoret e tij.

A eshte e mundur qe nje njeri I vetem, Enver Hoxha, te ngrinte ne kembe nje system qe lulezoi per 50 vjet ne mes te Evropes, ashtu sic eshte sot Kuba ne Amerike?

Sigurisht qe jo. Ndersa denohej dhe gjykohej Koci Xoxe, e gjithe Byroja Politike, Komiteti Qendror etj, I vihej kunder dhe denimi ishte I pashmangshem. E njejta gje perseritej edhe me drejtues te larte komuniste, te cilet vit pas viti, pas cdo krisjeje te marredhenieve me shtete te ndryshme komuniste, ishin kurbani I rradhes I diktatures. Sistemi dictatorial, hengri nje nga nje te gjithe bijte e tij, te cilet rane viktima te krijeses se tyre te perbashket. Duke filluar nga Xoxe per te perfunduar tek Shehu dhe Alia, te gjithe ishin krijues me perkushtim te sistemit komunist, te sigurimit te shtetit, te ligjit per agjitacion e propaganda, te kampit gjigand te perqendrimit me emrin Shqiperi. Sipas bijve te eterve te diktatures, te gjithe baballaret e tyre, I kane treguar besnikeri partise edhe ne momentet e fundit te jetes, duke iu perbetuar se nuk kane shkelur vijen e partise dhe ne rastin me te keq e kane bere pa dashje. Ka nga ata, qe perpiqen ti nxjerrin eterit edhe si mbartes te ideve borgjeze-revizioniste apo si dashamires te kapitalizmit. Nuk duhet harruar se per disa dekada, ata jetuan ne parajsen e Bllokut komunist, te ruajtur nga gardiste, duke pushuar ne vila luksoze, duke bere nje jete qe shqiptaret as nuk e imagjinonin. Ndersa nuk lejoheshin as antenat e thjeshta, ne Bllok shiheshin stacione te huaja, ne vilat e kuqe luhej bilardo apo brixh. Nuk duhet harruar se urdherat dhe listat per burgimet, internimet dhe persekutimet e qindra mije shqiptare, u nenshkruan nga ata, te cilet sot mundohen ten a I paraqesin si “viktima te diktatorit E.Hoxha”. Tashme, bij te vete diktatorit Hoxha, thone se edhe ai vete nuk vdiq ne menyre natyrale, se ate e “vrane” vete doktoret e tij. Nese do te ishte e vertete, te tille mjeke duhet te ngrihen ne piedestal, edhe pse ishin vete ata qe e hodhen poshte kete teze (Ylli Popa, kryetar I Akademise se Shkencave aktualisht).

Me qellim apo jo, dikush apo disa qarqe, po kerkojne te rehabilitojne kasten e kuqe komuniste, e cila pervec se eshte e forte ekonomikisht, kerkon te krijoje edhe elektorat, pse jo politik. Jane bijte e eterve, te cilet nuk jane te kenaqur as edhe me pozicionin e favorshem qe kane zene keto 13 vite, te cilet kerkojne te pastrojne krijuesit e diktatures permes lenies se fajit nje njeriu te vetem, E.Hoxhes, I cili gjithsesi krahasohet vetem me Hitlerin apo Stalinin, por si keta te dy, nuk ka vepruar I vetem, aq me shume per 50 vite. Ne emer te paraqitjes “lakuriqe” te te “vertetes” se diktatures, kerkojne te barazojne ish-udheheqjen-viktime te diktatures me shqiptaret, te cilet u persekutuan nga keta monstra, qe edhe se vdekuri po I fanepsen vuajtesve te vertete. Deshmitare te shumte kane vdekur, te tjere nuk hapin goje dhe fusha eshte e zbrazet per tregimtaret-bij qe kerkojne te shkarkojne nga supet krimet e baballareve qe vete me pas rane viktime e luftes per pushtet ne mes udheheqesve komuniste te Shqiperise dhe asgje me shume se kaq. Persekutoret kerkojne te marrin te njejtin status si te persekutuarit dhe kjo ndodh ne vendin tone, 13 vjet pas shembjes se diktatures. Nuk duhet harruar shprehja legjendare e Breht: “Barku qe I polli, akoma nuk eshte shterpezuar, jini vigjilente!”.

Blerti DELIJA

 

    Njė shqiptar amerikan hedh nė gjyq ndėrkombėtar shtetin komunist shqiptar

    Unė i nėnshkruari dhe i interesuari Pal Mark Delia, i datėlindjes 18 janar 1934, nga fshati Arst, Iballė, Pukė, kam nderin tė paraqes kėrkesėn pranė Qeverisė Shqiptare, si poshtė vijon:

    Mė datėn 10. 10. 1972 jam aksidentuar gjatė punės nė fushat e Levanit, Fier dhe kam paralizuar kėmbėn e djathtė, nga njė shtyllė centrifugale elektrike, gjatė ndėrtimit tė njė linje tė re. Komandanti i ēetės paraushtarake partizane, gjeometėr Refat Braka, nga fshati Ferras, Fier, dėrgoi skavatorin ngritės dhe mė urdhėroi qė shtyllat t’i lidh me njė kavo llastiku e cila, simbas tij, kishte edhe disa tela ēeliku nė brendėsi tė saj! Ne kundėrshtuam, qė shtyllat 12 tonėse nuk kemi besim me i lidhė me ato qė thua ti. Braka urdhėroi brutalisht: Gjeometėr jam unė e jo ti, njeri i deklasuar. Nė ngritjen e shtyllave unė isha i vetmi punėtor nga ndėrmarrja! Pėrgjegjėsi i sektorit tė investimit, Kasem Mustafarai paraqiti kėrkesėn pranė Komitetit pėr dėmshpėrblim, se e kam pasė mė tė mirin punėtor nė sektor. Kasemit iu pėrgjigjėn brutalisht se na vjen keq qė jeni munduar deri nė Fier, se njerėzit e deklasuar nuk i shpėrblejmė kurrė! Por ishte mirė qė Pal Delia tė kishte thyer edhe kėmbėn tjetėr, qė mos tė ecte mė kurrė!

    Dikush nė Tiranė, oficer madhor, e dinte qė unė nuk isha fajtor pėr ato qė mė akuzonte shteti komunist dhe mė shtruan nė Spitalin Ushtarak nė Laprakė. Dy vjet ndenja nė spital dhe prej asaj dite deri mė sot nuk kam parė ditė tė bardhė as nuk mund tė shoh mė!

    Mė 9. 9. 1980 u largova nga Shqipėria dhe Jugosllavia dhe jetojnė SHBA. Tash njėzet e dy vjet qė mė mban Amerika, pėr sevapė, nga njė zyrė mirbėrėse e socialit. Nga shteti shqitpar kėrkoj dėmshpėrblimin e jetės, sa nuk ėshtė vonė, pėrndryshe do t’ju hedh nė gjyq ndėrkombėtar, se jetėn ma keni humbur qėllimisht dhe pėr kėtė kam 100 dėshmitarė.

    Kėtė letėr ia dėrgoj gazetės famoze “Shqipėria Etnike”pėrpara ankesės gjyqėsore.

Pal Delia, New York

 

    Kohė pėr grabitės

    Edhe nė mes tė natės, edhe nė mes tė ditės, edhe nė qytet, edhe nė fshat, kurdo e kudo, dhunimet, grabitjet dhe nė shumė raste edhe vrasjet tashmė nė Shqipėri kanė fituar “natyrshmėri”. Nė mungesė totale tė shtetit ligjor, duket se ėshtė kohė e mirė pėr grabitės. Kohėt e fundit, pas gjobave tė papėrballueshme nga segmente kriminale, u vranė biznesmenė si Miri i Xhikes, Florian Vila etj. dhe shteti vetėm bėn pėrralla deri nė seanca parlamentare.

    Kėshtu ngjau kohėt e fundit edhe me Lazer Ton Haxharin, i ardhur nga Amerika. Lazri dhe gruaja e tij, Drandja, u pėrballėn me gjoba tė mėdha dhe njė natė nė banesėn e tyre nė Rragam tė qarkut tė Shkodrės, grabitėsit shkuan pėr t’u dhunuar shtėpinė ku po flinin dhe pėr t’u marrė paratė. Sipas burimeve tona vetėm fati e zoti i ka ruajtur pa i pushkatuar, pasi lehja e qenve ka zgjuar nga gjumi komshinjtė, tė cilėt i kanė shkuar nė ndihmė. Grabitėsit janė larguar me makinė nė drejtim tė Shkodrės. Lazer Haxhari edhe gjatė diktaturės kish qenė nė shėnjestėr tė komunistėve, ku i ati Ton Haxhari kish vuajtur burg politik. Por edhe tashti, duke qenė se segmente kriminale qė studiojnė variante grabitjesh e dhunimesh, duket se kishin arritur nė pėrfundimin se ata kanė para dhe nuk kanė rreth tė gjerė familjar, pasi dy vajza, ēifti Haxhari i ka nė Itali dhe djalin Antonin nė Amerikė, u bėnė objekt i dhunimit, madje edhe i kėrcėnimit me jetė. Kėshtu, Lazer e Drande Haxhari u detyruan tė rikthehen tek djali i tyre nė Amerikė, vetėm e vetėm qė tė mos bėhen viktima si Florian Vila e Miri i Xhikes.

Albert Vataj

 

    Suela Alia nderohet me Medalje tė Artė nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”

    Universiteti “Luigj Gurakuqi” i qytetit tė Shkodrės ėshtė dalluar gjithnjė pėr nivelin e lartė tė studentėve qė kanė dalė nga dyert e tij.

    Fakti qė ėshtė i vetmi universitet nė zonėn veriore, ia rritė edhe mė tepėr vlerėn dhe rėndėsinė kėtij institucioni.

    Ēdo vit, pranė kėtij universiteti diplomohen qindra studentė, rezultatet e tė cilėve rriten nga viti nė vit.

    Edhe ky vit shėnoi rezultate tė larta pėr mjaft studentė. Por ne do tė pėrmendim njėrėn ndėr mė tė mirat, qė ėshtė studentja e Fakultetit tė Drejtėsisė dega Juridik, Suela Palush Alia, lindur dhe banuese nė Shkodėr. Kjo studente nė vitin akademik 2002-2003, pėrfundoi vitin e katėrt tė kėtij fakulteti me rezultate tė shkėlqyera, ku pėr 4 vite rresht u vlerėsua vetėm me notėn 10. Pėr kėto arritje gjatė 4 viteve dhe mbrojtjen e diplomės po me notėn 10 iu dha Medalja e Artė.

    Studentė tė tillė nuk nderojnė vetėm veten dhe familjen e tyre, por edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodėr.

    Urojmė qė studentė tė tillė tė pėrfaqėsojnė gjithnjė Universitetin “Luigj Gurakuqi” tė qytetit tė Shkodrės.

Korresp. i “Shqipėria Etnike”

 

Emigrantėt shqiptarė nė Greqi dhe mafia e dy qeverive

Pėrmbi krye tė zuzarėve. Koha ėshtė e maskarenjve, Por Atdheu - I shqiptarėve!

Mos vallė edhe shtetarėt u mėsuan me ne e nuk kanė ngacmime qė tė shkunden? Marr shkas nga ē’na tregoi njė ditė njė bashkėatdhetar tepėr i moshuar, por i ri nė mendime. Ai kujtoi sesi njė herė mister Fullci u kishte dhėnė njė mėsim tė mirė nxėnėsve tė shkollės qė drejtonte nė Tiranė. Pėrgatiti njė plan, sipas tė cilit, ditėpėrditė, do t’u hiqte nga menuja nga njė asortiment, p.sh., njė herė sallatėn, herėn tjetėr ėmbėlsirėn, mandej supėn e kėshtu me radhė. Dhe po priste reagimet e nxėnėsve. I ēuditur, priti disa ditė e mė pas i mblodhi dhe kėrkoi tė dinte prej tyre nėse kishin ndonjė problem shqetėsues. Asnjė reagim! E u kujtuan kur i pyeti konkretisht pėr menunė e ushqimit. Dėgjoni, u thotė pastaj - Nė qoftė se deri sot keni arritur diēka, luftoni pėr mė tepėr pėr tė ardhmen e kėrkojeni me shumė forcė atė qė ju takon e jo tė kundėrtėn, t’ju privojnė ato qė keni arritur e fituar e ju tė heshtni! - Dhe, pas njė psherėtime, plaku i menēur na tha se ne akoma nuk paskemi ndryshuar. Njė palė ēertifikata qė merrnim nga gjendja civile ishte fuqiplote, kurse sot? E ne nuk reagojmė! - More xhaxha, nuk e di ti qė kėtu pati shumė falsifikime dhe nuk bėhet dot ndryshe? - Dėgjo, more bir, - tha plaku - ka organe pėr atė punė dhe kush falsifikon vete nė vend, pra, siē e shikon, kjo ėshtė mahana pėr trahana i themi ne. Unė jam i moshuar dhe ndodhet larg qė kėndej, nė Argos, e vij kėtu tė vulos njė ēertifikatė familjare. Nuk mjafton qė nga kushtet e krijuara u shtrėnguam tė ikim nga mėmėdheu, por na edhe mundime tė tjera tani. Veē kėsaj qė ishte kryesorja, nuk kuptoj edhe diēka tjetėr. - Ēfarė nuk kupton, o xhaxha? - Ēertifikata ėshtė lėshuar nga shteti, nga Gjendja Civile dhe paguhet afėrsisht 1 (Njė) Euro. Kjo duhet vėrtetuar tek noteri me 10 (dhjetė) Euro, tek noteri qė ėshtė njė privat i cili vėrtetuaka shtetin. Pra, kėtu nė Konsullatė, qė ėshtė Shteti, vėrtetohet privati (noteri) bashkė me Gjendjen Civile e paguajmė 30 Euro! Pastaj nga shteti grek vėrtetohet edhe firma e ambasadės greke (vėrtetohet vėrtetėsia e firmės!) qė unė e paguaj me 20 Euro! Paguhen pastajza edhe disa Euro tė tjera pėr pėrkthimin dhe arrihet nė shumė 60-70 Euro, domethėnė nė dhjetėfishin e vleftės reale. Unė nuk e di ka apo nuk ka Gjykatė Kushtetuese pėr ta gjykuar kėtė padrejtėsi. Ka apo nuk ka Avokat tė Popullit sepse kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr paratė, por sė pari pėr prestigjin e shtetit e tė shtetasve. Kėtu duket sheshit marrėveshja midis dy qeverive, dhe transparenca ėshtė zero, nė kurriz tė ligjit, kur aq mė keq, nėpėrkėmben tė drejtat, normat dhe parimet sipas Kartės sė Helsinkit. Kushdo mund tė thotė: “Ēfardo zgjidhje qė realizohet nė Ambasadė ose nė tė dy konsullatat (Janinė, Selanik) nuk mund tė jetė zgjidhje pėr emigrantėt shqiptarė qė nuk banojnė nė Athinė, Selanik e Janinė”. - Po cila mund tė ishte zgjidhja? - Zgjidhja mund tė ishte qė vėrtetimi tė lėshohet nga gjendja civile nė disa gjuhė tė huaja, edhe pasaporta kėshtu, e tė mos ketė nevojė pėr pėrkthim. Kėtė marrėveshje tė realizojė qeveria jonė e jo tė varfėrojė tė varfėrit emigrantė. - Siē the pak mė parė, xhaxha, - e merr fjalėn njė djalė, - sikur zure ngoje parimet! (dhe qesh) - Pėrse qesh, mor bir - e pyet plaku. - Se m’u kujtua njė skeē ku aktorėt pyesnin njėri-tjetrin se ēdo tė thotė parim. Njė nga ata thotė se parim, sipas pushtetarėve, do tė thotė paraja ime, nga shkurtimi par-ime... - Edhe unė, nga ana tjetėr, o xhaxha, nuk tė kuptova kurrė se nuk ėshtė thjeshtė punė paraje... - Po, mor djem, po. Bėhet fjalė pėr 4-5 milionė dollarė nė vit me ato vulosjet. Nėse njė pjesė e asaj shume shkon pėr hapjen e shkollave shqipe kėtu a tė njė qendre kulturore, siē ėshtė kėrkuar nga emigrantėt dhe ėshtė premtuar nga ambasada e Ministria e Punėve tė Jashtme, askush nuk do tė shprehte pakėnaqėsi, por pėrkundrazi, emigranti do ta ndiente si detyrim e do tė ishte krenar pse kontribuoi nė njė ēėshtje tė madhe siē ėshtė identiteti kombėtar. - Si shumė e ke vrarė mendjen dhe e vė veten nė telashe, xhaxha! - i thotė me tė qeshur njė tjetėr. Plaku kthen kokėn rrėmbimthi e hazėrxhevap por me edukatė i pėrgjigjet: - Mirė thonė qė ēdo popull e meriton qeverinė qė ka! - U mat tė ikte, por ndaloi dhe tha: - A e dini, mor bijtė e mi? Unė jam shqiptar e jam krenar pėr kėtė. E jam edhe unė nga ishte ai qė tha tė famshmet fjalė “Ti Shqipėri mė ep nderė, mė ep emėrin shqipėtar!”... - Pėrpara disa kohėsh, mor djem, deshėn ca pak nė Shqipėri tė ndanin Veriun nga Jugu, tė bėnin dy gjuhė “standarte”, ca pak tė ndėrronin Himnin Kombėtar, por nuk mundėn ta bėnin.

Por jo, grushti do tė bjer

Pėrmbi krye tė zuzarėve.

Koha ėshtė e maskarenjve,

Por Atdheu - i shqiptarėve!

    Dhe ashtu, i nxehur, plaku shtroi pyetjen: - Mė thoni, a ka ndonjė shtet tė botės, qoftė edhe nė xhungla e jo nė lagjen mė tė bukur tė botės, siē e quan ai gjirokastriti I. Kadare, pėr pozicionin gjeografik, qė shtetasit tė mos kenė letėrnjoftimin, por tė heqin tė zitė e ullirit pėr tė nxjerrė pasaportė pėr jashtė shtetit?! Po kjo, mor djem, ėshtė abeceja e njė shteti. Dhe ne kėrkojmė mbrojtje nga shteti, megjithėse presidentin Moisiu u kėrkoi me forcė diplomatėve nė kėtė drejtim - dhe plaku filloi tė dredhė njė cigare e vazhdoi: - Mė thanė se kėtu nė Athinė, i lexova edhe nė “Gazeta e Athinės”, nga shoqata e mėrgimtarėve janė zhvilluar shumė veprimtari, (dreka tematike nga pėrmetarė e nga rrethet e tjera) e se gjashtė-shtatė shoqata krijuan edhe komisionin organizues me emrin “Pavarėsia”, pėrgatitėn edhe njė sesion shkencor pėr 90-vjetorin e Pavarėsisė dhe 58-vjetorin e Ēlirimit. - Mos do tė na pėrmendni tani edhe emrat e shoqatave? - e ngacmoi njė tjetėr. - Posi! - ia priti xhaxhoja - Janė shoqatat “Vėllazėrimi”, “Labėria”, “Pėrmeti”, “Gjon Muzaka” e Beratit, “Studentėt”, Forumi antiracist. Mė thanė se nga ana organizative e financiare pėr kėto ka ndihmuar shumė ambasada shqiptare... - Ka ndihmuar shumė ambasada - hidhet njė nga djemtė - madje, atje ka edhe ndonjė punonjės, i cili lufton jashtėzakonisht qė midis shoqatave tė ketė harmoni e bashkėveprim. Mirė, o xhaxha, por ēuditem emrat e shoqatave si i mban mend! - Tė Pėrmetit e di se pėrmetar jam dhe shoqata, tok me atė tė Beratit e, nė mos gaboj, atė tė Lushnjes, bėn pjesė nė shoqatėn mbarėkombėtare “Vėllazėrimi” si mė e vjetra dhe mė e madhja nė emigracion. Por e di edhe nga njė gjė tjetėr: nė Argos, ku banoj unė, ka ca kohė qė u krijua dega e shoqatės “Vėllazėrimi” dhe ditėn e hėnė organizoi njė veprimtari tė fuqishme artistike, ku merrnin pjesė 500-600 tė rinj e tė reja dhe ku kishin ftuar artistėt Kosta Kamberi e Kozma Dushi dhe aktorėt e filmit “Dashuria erdhi nga larg” - Laert Vasili, Aleksandėr Rrapi e Nikolla Llambro. M’u fiksuan kėto sepse po atė ditė, siē mė tha nipi im aktivist i degės sė shoqatės “Vėllazėrimi” tė Argosit, kishin arhud edhe pėrfaqėsues nga Tripoli, qė kėrkonin tė takoheshin e u takuan atje me kryetarin e shoqatės “Vėllazėrimi”, qė edhe ata tė themelonin degėn e kėsaj shoqate pėr Tripolin. - Meqė i ditke tė gjitha, xhaxha, mėso se shoqata “Vėllazėrimi” kanė Pire njė degė tė fuqishme me disa mijėra vetė anėtarė. - Ju lumtė, se tė bashkuar i kėrkojnė dhe i realizojnė tė drejtat emigrantėt! Djema, mė falni se u lodha mė kėmbė e do tė vete tė pi njė kafe - tha pastaj plaku. - Do ta japim ne kafenė, xhaxho, se na kėnaqe - i tha bashkėbiseduesi i ri. E ke zemrėn si tė 25 vjeēarit e jo si pėr 75 vjeē! - E, more djem, tė isha sa ju, unė ēaja malet! 16 vjeē isha kur dola partizan... Megjithatė, tė mirė jeni edhe ju, veēse ju mungon diēka qė brezi im e pati, kurse ju ende nuk e keni, por mbase siē thotė Rilindasi i shquar, “ditėt mė tė mira paskėtaj vijnė”! - Si shumė na ngacmon, por ne nuk ta vėmė re - thotė njė i ri. - Me kėtė “nuk ta vėmė re” e keni gabim, djema, - merr prapė fjalėn plaku, - se po nuk vutė re, nuk ecni dot pėrpara. Pa vėnė re, qorrollisemi e na thonė se ne, shqiptarėt, nuk reagojmė ndaj sė keqes, se jemi tė frikėsuar qė nė mėngjes si kėlyshi i goditur. Po tė mos vėmė re ne, nuk vė re Avokati i Popullit, nuk vė re Gjykata Kushtetuese, nuk vė re Presidenca; pra, atėherė kush do tė vėrė re?! Se, more djema, indiferenca sjell dallavere nėpėr zyra e nė pazare, dallavere ndėr tė huaj e shqiptarė, por koha dridhet e pėrdridhet dhe nesėr nė dorėn e atij qė sot pandeh se “vetėm ai ėshtė”, se bota shket kur ai ecėn, nesėr nuk do t’i mbetet gjė veēse vula e zezė nė ballė. E pasi uron pėr ēka solli kamerieri, plaku vazhdon: - Edhe diēka, djema. E shikoni sot gjithandej si kėta zyrtarė matrapazė hanė e pinė nė ēdo rast e qė, siē thotė poeti, “pėr ēakallin nata e errėt ėshtė rast e deli rast”, se e kemi dėgjuar nė mos i kemi parė, qė mbushin xhepa dhe arka, “tė pabrekė i zuri dreka, milionerė i gjeti nata”, s’ke ē’u bėn pėrderisa populli u thotė peqe-lepe. Ėshtė tamam siē thotė Fishta tek poezia Gomari i Babatasit:

Ju rrugaēė sallhanė,

vagabondė shkallabanė,

tash nė smoking

tash nė bozhur

ju qė dje s’kishit ushkur

me lidh brekt me nder me thanė...

Nuk janė sllavė, turq e bullgarė

por janė thjesht “burra shqiptarė”

...Sikur e teprova njė ēikė djema, e neve pleqve ka diēka pėr tė mos na i dėgjuar, por fjalėn ama na e dėgjoni. Mė thanė se nė kėto veprimtaritė tuaja po recitohen gjithmonė e mė dendur Vaso Pasha me Fan Nolin. I pari pėr tė evokuar tė kaluarėn dhe i dyti pėr thirrjen e tij:

Ngrehuni dhe bjeruni

Korrini dhe shtypini

Ky ilaē e ky kushtrim

mė bėn djalė e mė bėn trim!...

Dhe ajo shprehja se njė ditė do tė kthehemi pranė vatrave tona... - dhe plaku ngrihet qė tė mbajė radhėn, por njė zė plot edukatė e mirėsjellje e fton qė larg pėr tė vulosur ēertifikatėn.

    Plak interesant! - thonė tė rinjtė me njėri-tjetrin. - Ta prishin qetėsinė e mendjes e tė shpirtit kėta, tė bėjnė tė mendosh e tė thellohesh. E, sikur t’i kishim dėgjuar kėta tė menēurit, besoj se nuk do tė katandiseshim kėshtu, si tė huaj ndėr njerėzit tanė. E vutė re sa bukur citonte poetin, kur foli pėr indiferencėn, pra, pėr tė vėnit re:

Nė pafshi ndonjėherė tė bėhem copra

Nga marazi tė plas, t’ia bėj krak!

Jo kujtimet e Trojės,

as gjarpėrinjtė monstra

Por indiferenca juaj do tė bėhet shkak...

Jo, tha tjetri, mua m’u duk shumė e guximshme kur fliste pėr shqiptarin bastard e tė ēfisnikėruar, qė veē emrin ka shqiptar (kur ka interes vetėm). Nuk jam i sigurtė, vazhdoi, nėse e citoj tekstualisht atė “Pėr atdheun pėrjetėsisht nė urrejtje i bashkuar dhe ēuditėrisht nė dahuri i ndarė”, ec e kuptoje kėtė... - por kėtu i ndėrprenė, se i thirrėn pėr atė pėr tė cilėn kishin ardhur: zgjatjen e afatit tė pasaportės edhe njė vit. Duke parė gjithė kėtė radhė, tė shkon mendja tek premtimet e pushtetarėve pėr zgjidhjen me urgjencė tė problemeve tė emigrantėve. Zv. Ministri i Punėve tė Jashtme premtoi qė problemi tė zgjidhet mė 15 shtator 2002, Kryetari i Kuvendit Popullor dhe zv. Kryetarja premtuan zgjidhje urgjente kėto ditė. Kėto ditė premtuan edhe disa qeveritarė zgjidhje me data tė afėrta, sepse kėmbėngulja e emigrantėve pėr zgjidhje sa mė shpejt po i tejkalon shumė kufijtė e durimit. Kur njė pėrfaqėsues i shoqatės “Vėllazėrimi” i tha zv. Ministrit tė Punėve tė Jashtme se ju veproni kur thotė “rruga”, ai nuk e pranoi. Kėto probleme shoqata “Vėllazėrimi” ka tre vjet qė, nėpėrmjet njė letre, ia ka bėrė tė ditur ish kryeministrit dhe kryetarit tė mazhorancės opozitare. Po kėshtu ajo ka marrė pėrsėri takime me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, tė Kryeministrisė e tė partisė nė pushtet.

    Tashmė tė gjitha pėrpjekjet nga ana e pėrfaqėsuesve tė emigrantėve janė konsumuar, prandaj edhe zgjidhja ėshtė me siguri shumė afėr. Durim, vetėm durim, nė mos neglizhohet edhe kėtė radhė. Urojmė qė tė jenė tė zotėt ta ngasin kalin e tė mos bėhen pengesė e regresivė, se historia nuk fal, e atėherė do tė na akuzojnė ne shqiptarėt se jemi mėsuar t’i themi derrit dajo apo se shqiptari e do atė qė e varfėron.

    Mė shumė vėmendje pėr tė varfėrit emigrantė, pėr kėta shqiptarė tė ndershėm qė janė privuar nga shumė gjėra. Kujdes me ta, o njerėz me ēantė! Njė fjalė e ėmbėl i gėzon, njė premtim i realizuar i rinon. Kujdes me fjalėn, o shtetarė, se fjala sjell lumenj me mrekullira, se Bibla thotė qė e para gjė ka qenė fjala, pra ka qenė dhe do tė jetė Fjala!

Vasil Logo

 

Kalvar vuajtjesh pėr familjen Prela

Njė ndėr familjet e shumta qė ka vuajtur nga sistemi komunist ėshtė ajo e Kel Prelės. Kalvari i vuajtjes ka nisur qė nė vitin 1955, kur gjyshi i tij Lek Prela dėnohet me 8 vjet heqje lirie pėr agjitacion dhe propagandė kundėr regjimit komunist. Po kėshtu dėnohet me 25 vjet burg kushėriri Kol Prela duke vazhduar me tė vėllain e tij Aleks Prela, tė cilin e dėnojnė me 4 vjet me akuzėn pėr pėrpjekje pėr t’u arratisur nga vendi. Nė vitin 1978 thirret ushtar nė repart xhenio ku ishin reparte vetėm pėr ato qė kishin biografi tė keqe. Nė vitin 1979 arrestohet me pretekstin agjitacion e propagandė, ku duke mos patur prova ėshtė liruar duke e kthyer nė vitin 1980 nė shėrbimin ushtarak, ku kėtu dėnohet me 11 muaj burgim. Familja internohet nė Dushaj, Tropojė. Nė prill tė vitit 1984 dėnohet me 7 vjet pėr tentativė arratisjeje. Duke pėrfituar nga njė amnisti, lirohet nė vitin 1988, ku gjendja shėndetsore ėshtė e rėnduar nga vuajtjet nė hetuesi e burgu. Nė kėtė situatė nė maj tė vitit 1989 shtrohet nė spitalin Psikiatrik tė Shkodrės dhe duke vazhduar me njė operacion nė shtyllėn kurrizore nė Spitalin Ushtarak, Tiranė. Nė moshėn 31 vjeēar, operacioni i rėndė do t’i kushtojė gjithė jetėn duek vuajtur edhe sot, po nė vitin 1989 familja kthehet nga internimi duke u kthyer pėrsėri nė Shkodėr.

    Nė nėntor 1990 ka qenė njė ndėr tė rinjtė qė ka ndihmuar Don Simon Jubanin pėr celebrimin e meshės sė parė nė Shkodėr nė kapelen e varrezave katolike. Policia e arreston pėrsėri duke e rrahur dhe kėrcėnuar me vdekje.

    Lėvizjet demokratike e gjejnė nė demonstratat e para tė 31 Marsit 1991, duke qenė pjesėmarrės i ngjarjes sė 2 Prillit 1991, ku nė kėtė protestė u plagosėn 85 vetė e u vranė 4 vetė. Ėshtė pikėrisht Kel Prela, i cili arrestohet e mbahet 9 ditė nė polici duke u rrahur e kėrcėnuar me jetė. Mė 14 shtator 1998 gjatė protestave pėr vrasjen e deputetit Azem Hajdari arrestohet duke u mbajtur pėr njė natė nė polici. Duke u kėrcėnuar nga protestat kundėr regjimit socialist detyrohet tė lėrė Shqipėrinė dhe tė emigrojė nė Itali.

    Mė dt. 10 shtator 1990, po nė Itali duke udhėtuar me makinė, dy persona e kanė qėlluar me armė nga njė makinė tjetėr duke shpėtuar pėr mrekulli, duke falenderuar Zotin. Nė kėto rrethana, detyrohet tė emigrojė nė SHBA, ku kthimi nė Shqipėri nuk ka asnjė garanci pėr jetėn pasi gjurmohet nga anėtarėt apo pėrkrahėsit e PS-sė. Nė kėto rrethana ky demokrat i cili ka luftuar pėr liri e demokraci, nė Shqipėri jetėn e tij dhe tė familjes e ka tė pasigurtė.

Zef Nika

 

Profesioni i gazetarit i vėshtirė, dizinformimi i lehtė

Dihet se ekzistencėn e shkrimit tė njė gazete e bėn tė pėrhershme ēdo kopje e tirazhit tė saj. Ky fakt na vė pėrpara njė pėrgjegjėsie tė jashtėzakonshme morale e intelektuale, mbasi prestigji i njė gazete mvaret kryesisht nė vėrtetėsinė e shkrimeve tė tij. Jo rrallė dėshira pėr ta pasqyruar vetėtimthi njė ngjarje, bėhet pengesė e pakapėrcyeshme pėr t’i hyrė nė thelb. Njė nxitim i tillė shkatėrron besueshmėrinė tek lexuesi. Mania e numrit tė shumtė tė faqeve tek njė gazetė prish cilėsinė e saj. Kjo mani na kujton fjalėn e urtė popullore: “Mė mirė pak e sak, se shumė e pėr lum”. Por le t’i kthehemi shkakut qė frymėzoi kėtė shkrim. Sė pari dua tė siguroj gazetėn “Panorama” se kėto vėrejtje tė mia janė tė asajė dashamirėsie qė dėshiron me gjithė zemėr ngritjen e cilėsisė sė shkrimeve, ndaj uroj qė ky shkrim ta arrijė qėllimin e tij dashamirės. Panorama e sė enjtes, 17 korrik, shkruan: “Prifti Bernard ndodhej nė Shqipėri edhe me njė prift tjetėr i cili pas vdekjes sė Bernardit u arratis”. Kjo e ashtuquajtur arratisje lind pyetjet: Pėrse u arratis, si u arratis, dhe pėrse nuk u ndoq si i dyshuar? Ose sė paku pėrse nuk u pyet si dėshmitar. Ky prift, vazhdon gazeta, ėshtė nė kėrkim ndėrkombėtar. Pėrse nuk u botua kjo fill pas njoftimit tė vdekjes sė Bernardit? A u denoncua atėherė a por tani ky prift tek interpoli. Si shpjegohet qė u mėsua emri i Jakin Bernardit e nuk u mėsua emri i kėtij kolegu tė tij. Nė qoftė se arratisja e priftit deri tash pa emėr e nxiti vdekja e Bernardit, kush e vrau Bernardin? Eduard Keci apo i arratisuri? Zbulimet serioze i gjejnė emrin njė njeriu tė rėndomtė e jo mė njė prifti qė nga njė vend nė tjetrin i bėhet transferimi nga eprorėt e tij e u prezantohet klerikėve tė vendit ku shkon. Prifti Bernard ėshtė pėrpėlitur disa minuta para vdekjes i ēveshur krejt. Kėtė informatė mund ta jepte tė saktė vetėm ekzekutori i tij. Sipas gazetės sė kėtij numri i ndjeri ėshtė gjetur i vdekur i lidhur me tel telefoni. Ndėrsa po kjo gazetė e 22 korrikut shkruan se ėshtė gjetur i lidhur me njė rrip najloni. A nuk i bėjnė tė dyshimtė tė dy versionet? Gazeta e 17 korrikut thotė: “Nė shtėpinė e marrė me qera nga Bernardi kanė bėrė orgji deri natėn vonė 3 njerėz me kombėsi tė ndryshme”. Ai qė u ka ditur tre kombėsitė e ndryshme a s’ka mundur t’u gjejė emrat? Pastaj lexohet se 2 prej tyre mbanin veladon. Lind pyetja a ishte njėri prej atyre tė dyve Bernardi? I vrari nė fjalė a ishte prift, si thotė gazeta e 17 korrikut, a por si thotė “Panorama” e 22 korrikut, regjistrues i zgjedhėsave shqiptarė pėr votimet e 2000. Orgjia thotė gazeta, paska degjeneruar nė marrėdhėnie seksuale. Nėse kjo ėshtė njė hollėsi e dhėnė, informuesi i di tė gjitha hollėsitė. Ky ishte Mazokizmi i njerėzve tė shenjtė, ironizon gazetari. Fjala i shenjtė nuk duket premtuese nė pėrshkrimet e perversitetit. Kėta njerėz, sqaron gazeta, kanė pasė marrėdhėnie me meshkujt nė Tiranė. Si u ditka se kanė pasė marrėdhėnie me tė gjithė ata njerėz e u ditka aq pak pėr identitetin e tyre. E bėmat kaq pa doreza. Nė dhomėn e tė vrarit janė gjetur sekrecione hormonale thotė “Panorama” e 17 korrikut, ndėrsa numri i po kėsaj gazete e 22 korrikut mohon gjetjen e ēdo gjėje pėrveē shenjave tė gishtave tė Eduart Kecit, e disa tableta “vjagre” nė raftin e tij 3 vjet mė parė, shpjegon gazeta, hetuesia u sigurua pėr mardhėniet e tyre seksuale. U dyshua se vrasjen mund ta ketė kryer njė femėr. Pėr derisa paska qenė homoseksual, pėrse tė dyshohej pėr njė femėr? Prifti homozeksual, thotė gazeta kishte treguar prirje pėr seks tė kundėrt. Ky mendim i jep shkas pyetjes a ishte homoseksual, apo femnist. Mandej thuhet: “Prifti i arratisur ėshtė ekzekutori kryesor i Bernardit”. Kėtu Keci na del bashkėpunėtor i dorės sė dytė. Gazeta thotė se prifti i arratisur nuk ėshtė arritur tė arrestohet nga policia kanadeze. Pak mė tutje thotė: “Nuk po ekstradohet pėr mungesė marrėveshje me qeverinė tonė, pėr ekstradim”, thua se ėshtė harruar ēfarė ėshtė shkruar mė parė. Kėshtu del se ai mbetet nė Kanada pėr 2 shkaqe, njėri se nuk ėshtė arrestuar ende e tjetri se nuk ekstradohet pėr mungesė marrėveshje. Juakin Bernard ėshtė drejtues i njė shoqate spanjolle. Si e ka emrin shoqata? As kjo s’mund tė duhet. Bernardi ėshtė pėrfaqėsues i njė sekti katolik. A ekzistojnė sekte katolike? Bernardi ishte i lidhur me shėbrime sekrete. Ēfarė u nevojitemi ne shėrbimeve tė huaja sekrete nė kuadrin e arenės politike. Keci e takoi rastėsisht Bernardin 55 vjeēar, ndėrsa “Panorama” e 22 korrikut thotė, 45 vjeēar. I arrestuari Keci quhet nga “Panorama” herė Eduart e herė Edmond. Edhe vitet e Eduardit, apo Edmondit gazetat “Panorama” e “Ballkan” i japin tė ndryshme. “Panorama” 25, “Ballkan” 26. “Panorama” vijon mė tej: “Prifti homoseksual po kėrkonte njė njeri pėr tė kaluar natėn.” Si vallė dilka njė prift pa kurrfarė dorezash tė kėrkojė njė dylber A nuk ditka njė aq i shkolluar tė gjejė mėnyra mė tė rafinuara?

    Benardi i ka ofruar Kecit njė shumė parash, thotė “Panorama” e 17 korrikut, ndėrsa ajo e 22 korrikut thotė se Bernardi nuk i ktheu Kecit njė shumė parash. Gazeta “Ballkan” e 19 korrikut thotė se vrasja ka ndodhur pas orės 22:30. Gazeta “Ballkan” thotė se u asfiksua me jastėk; “Panorama”, me peshqir. Gazeta “Ballkan”, pas fare pak rreshtave, si tė kishte harruar ēfarė ka shkruar para pak rreshtave thotė se i kanė futur njė rrobė nė gojė. Ngjarja e Bernardit nuk u prit mirė nga kleri katolik. Ku dhe kur ėshtė ankuar kleri katolik. Nėse kleri katolik do tė ishte ankuar, do ta njihte hokke e hokke bigrafia fine e tij qė do ti bėnin shkrimet e gazetave pėr tė mė tė sakta. Bernardi ishte prift i urdhėrit Domenikan. Shumė homoseksualė e kanė takuar tek Lana. Mandej Keci thotė se nuk kam njohur aty asnjė njeri se kam shkuar gjithmonė vetėm. Kėto deponime tregojnė se gazetat duhej tė kishin pritur fundin. “Panorama” e 17 korrikut thotė se ngjarja ndodhi mė 8 maj. “Panorama” e 22 korrikut thotė se ndodhi mė 7 maj. Ai ishte i diplomuar nė shkollėn e Cijes. Tani a ishte i diplomuar nė teologji apo nė agjenturė. Asfiksimi ta eksiton kėnaqėsinė seksuale. Mund tė besohet kjo. Nuk ėshtė bėrė autopsia e Bernardit. Si qenka e mundur tė mos i bėhet autopsia njė tė vdekuri nė rrethana tė tilla e nė njė vend tė huaj. Nuk ėshtė vėrtetuar nėse asfiksia i ka ardhė para apo pas vdekjes. Si mund tė ketė asfiksi pas vdekjes. “Panorama” e sė mėrkurės 23 korrik e devijon rrjedhjen e ngjarjeve nga rruga e mėparshme dhe e fut nė rrugėn nga ku do tė duhej tė kishte nisė udhėtimi. Ai mund tė jetė vrarė pėr shkak tė misionit qė ka marrė pėrsipėr. Asgjė nuk ėshtė saktėsuar deri tani. Ai ishte njė prift i rremė. Nėse ky prift ėshtė i rremė pėrse tė jetė ankuar kleri katolik. Vrasja ėshtė mafioze e profesionale. Ėshtė realizuar nga persona tė mirėpėrgatitur. Prokuroria hedh poshtė marrėdhėniet seksuale nė mes tė priftit e tė Eduart Kecit. Ēfarė mund t’i thuash kėsaj, pėrveē se njė xhallo e thurur pa mjeshtėri.

Valbona Cemi

 

Quhet Fatlum Lekiqi nga fshati Boriē i Madh nė rrethin e Malėsisė sė Madhe, duhet tė vritet pėr hir tė Kanunit tė maleve!

Quhet Fatlum Lekiqi. Ka lindur mė 10 Qershor 1981 nė fshatin Boriē i Madh, 8 km larg nga qyteti i Koplikut, nė komunėn e Gruemirės nė Nėnprefekturėn e Malėsisė sė Madhe. Ėshtė djali i Naim Lekiqit e Fiqiretit, familje shqiptare me origjinė nga Podgorica e Malit tė Zi. Tė parėt e tyre janė vendosur nė fshatin Boriē i Madh para mė shumė se treqind vitesh, e ndonėse ruajnė e trashėgojnė zakonet e traditat mė tė mira shqiptare, akoma edhe sot nga vendasit vazhdojnė tė thirren si podgoriēanė, kjo pasi flasin lirshėm edhe gjuhėn serbo-kroate. Pjestarėt e familjes Lekiq aktualisht banojnė nė fshatrat e Boriēit e Shtoit tė Ri dhe nė asnjė rast edhe pas ndryshimeve politike nė Shqipėri nuk kanė lėvizur nga trojet e tyre. Punimi i tokės dhe tė ardhurat nga bujqėsia e veēanėrisht vreshtaria mė sė shumti kanė qenė burimi i njė jetese normale tė kėtyre familjeve. Nė kėtė mjedis ka lindur dhe ėshtė rritur Fatlumi, vėllai i Akilit dhe motrės mė tė vogėl Alkida, qė synonte tė vazhdonte studimet nė universitetet shqiptare e kishte shumė ide pėr formimin e tij profesional, por papritmas ėndrrat e tij priten.

    Ka qenė ora 1100 paradite e datės 22 Tetor 1999. Naim Lekiqi, babai i Fatlumit, teksa pinte nė klubin e fshatit, i nxitur nga avujt e alkoolit ėshtė grindur keq me vėllezėrit Rexhep e Ragip Shabaj nga Dragoēi, qė prej disa vitesh banonin fqinjė me familjen Lekiq nė fshatin Boriē i Madh. Vetėm disa ēaste mė pas, Naimmi i ndjerė i fyer pasi ėshtė goditur nga dy vėllezėrit Shabaj, ka dalė nga lokali dhe ka shkuar nė shtėpinė e tij prej nga ėshtė kthyer me njė automatik kallashnikov nė duar tė cilin e ka zbrazur me breshėri mbi dy vėllezėrit teksa dilnin nga klubi duke i lėnė tė vdekur nė vend. Qysh prej atij momenti Naimi dhe pjestarėt e tjerė tė familjes kanė nisur jetėn e vėshtirė tė ngujimit, nė pritje tė kundėrpėrgjigjes sė hasmit e cila nuk ka vonuar tė vijė. Mė 31 Mars 2000, akoma pa u errur mirė, pjestarė tė fisit Shabaj kanė goditur me dy plumba nė zemėr Naim Lekiqin, duke e lėnė tė vdekur nė vend nė prag tė derės, por edhe pas kėsaj vrasje haku nuk quhej i marrė. Bazuar nė nenet e kanunit tė maleve qė tashmė bėn ligjin aty ku mungon shteti, Shabajt duhet tė vrasin edhe njėrin nga dy djemtė e Naimit, Fatlumin ose Akilin. Ka katėr vjet qė rrinė nė kullėn e ngujimit e askush nuk kujtohet pėr ta. Misionarėt e paqes dhe strukturat e shtetit, ndonėse janė pėrpjekur, asgjė nuk kanė mundur tė bėjnė pėr pajtimin e dy familjeve nė hasmėri. Ndėrsa nėna Fiqireti me Akilin dhe vajzėn e fejuar Alkidėn kanė gjetur diku strehim tek tė afėrmit e tė fejuarit tė vajzės, vėllai i madh Fatlumi i ndjekur nga hija e vdekjes prej pushkės sė ngrehur tė gjakėsit ka mundur tė braktisė vendlindjen dhe ėshtė vendosur diku nė njė shtet perėndimor, atje ku jeta dhe liria e njeriut mbrohen e garantohen me ligj. Fatlumi s’do tė mund tė kthehet kurrė mė nė vendlindjen e tij, pasi e pret vdekja e paralajmėruar. Pushka e Shabajve rri gati pėr t’u shkrehur mbi tė, edhe pse nuk ka kurrfarė faji, por nė nenet e kanunit shkruhet: Gjaku lahet me gjak...

Rifat Ymeri

 

Pas mureve tė ngujimit

13700 ėshtė numri i familjeve shqiptare qė jetojnė tė ngujuara, pas mureve tė “sigurisė sė lartė” qė pushka e hasmit rri gati pėr t’i vrarė 1024 ėshtė numri i fėmijėve shqiptarė nė moshė pėr shkollim qė janė tė privuar nga dija. Po sa ėshtė numri i pėrgjithshėm i tė ngujuarve, apo i fėmijėve qė gjithsesi janė engjėj tė pafajshėm dhe qė janė nė moshė mė tė vogėl se pėr shkollė? Ėshtė vėrtetė vėshtirė tė japėsh shifra tė sakta, siē edhe mendojmė se edhe kėto shifra zyrtare qė thamė mė lart nuk janė reale, pasi pėr vetė natyrėn dhe autoritetin e kanunit nuk bėhen tė gjitha prezente, publike. Gjithsesi, kjo ėshtė njė tragjedi e pashoqe qė normalisht e vonon integrimin e Shqipėrisė nė strukturat Euro-Atlantike. Njė ndėr kėta dhjetėra mijėra tė ngujuar ėshtė edhe shtetasi shqiptar Qerim Rustem Likaj, lindur mė 05. 09. 1964 nė fshatin Kullaj tė Komunės sė Postrribės tė qarkut Shkodėr. Ai ėshtė baba i katėr fėmijėve dhe po vuan ngujimin si rrjedhojė e njė konflikti tė vėllait tė tij tė quajtur Qamil Likaj, ku ky i fundit nė rrethana dehjeje nė njė konflikt tė momentit me datėn 13. 12. 1995 nė fshatin Ura e Shtrenjtė tė asaj komune ku ishin katėr tė rinj dhe familja e Latif Shabanit, ka shkaktuar njė tragjedi. Tragjedia me pikėnisje njė ngrindje ka patur pėrfundimin: Shtetasi Nerim Bajraktari dhe bashkėshortja e Latif Shabanit mbeten tė vrarė. Kėshtu, qė nga ajo datė Qerim Likaj, familja e tij dhe fisi i tij janė vetėngujuar, pasi hakmarrja nuk pėrjashton as tė pafajshmit, sipas kanunit. E, sa pėr ligjet, ato as qė ekzistojnė. Kushtetuta shqiptare as nuk ėshtė hapur as duket se do hapet.

Vasel Gilaj

 

Ditėt e qėndrimit nė Warszawa, Poloni

Tė vizitosh Poloninė ėshtė vėrtetė kėnaqėsi.

Isha i ftuar nga Qendra Evropiane e Komunikimit dhe Kulturės (ECCC) nė kryeqytetin e Polonisė, Warszawa nga data 17 maj - 2 qershor nė njė kurs trajnimi pėr gazetar. Ėshtė pikėrisht Warszawa e cila kalova 18 ditė ku ishim tė pranishėm. Unė pėrfaqėsoja televizionin “Rozafa” si dhe pėrfaqėsues nga Media Centra Malta, Studio Telepaqe, Republika Ēeke, Media-Blagovest e ATB (Atvorskoye Televideniye) Rusi, TV-Radio Compani “Lux” e HTA (Independent TV Agency) Ukrahinė, Ki So - TV c/o Germany si dhe “Shoghogat” Television Company. Ajo qė mė bėn tė them nė kėtė reportazh timin ishte pritja e ngrohtė qė na u bė pėrfaqėsuesve tė mediave. Dua tė falenderoj Ambasadėn Polake e cila me njė korrektėsi na pajisi me viza pa paguar asnjė taksė pėr vizė. Ėshtė Qendra Evropiane e Komunikimit dhe Kulturės (ECCC) e cila kishte pėrgatitur kushte tepėr tė mira pėr trajnim. Ėshtė kjo qendėr e pajisur me hotel, salla multimedia, restorant e sallone pėr shkėmbim vizitash. Ėshtė njė komunikim pėr tė gjithė mediat e Evropės Lindore. Dua tė theksoj se drejtori i kursit ishte Fr. Artur Kdodziejczyks, si dhe koordinatorėt e kursit Julita Swiercz e Rafal Wieczynski. Ajo qė pashė nė kėtė trajnim ishin pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė medias vizive si prof. Micka Boguslowski, Drejtor i Institutit tė Gazetarisė si dhe tema “Influenca politike dhe kapitali i meidave”. Dhanė shpjegime Krystyna Mokrosinsk, Julia Pitera, Jaroslow Sellin, vizita nė TV Polak si dhe njohja me TV Kanal + e TV Polsat. Ajo qė tė bie nė sy ėshtė teknollogjia e lartė digjitale e mediave si dhe praktikimi e realizimi i filmimeve nė fushat e ndryshme, etika, metodat e informimit si mbledhja e lajmeve dhe pėrcjellja pėr shikuesin. Isha me fat qė nė fundjavė vizituam qendrat e ndryshme tė kulturės muzeale, siē ėshtė vizita nė Katedralen e Shėn Maries, qė ėshtė rreth 1500 vjeēare e kompanjeli ėshtė 400 metėr i lartė nė qendrat turistike nė Gdansk, Sopot. Ajo qė shikon nė kėtė shtet ėshtė rregulli e kultura e lartė qytetare nė ruajtjen e trashėgimisė kulturore. Ruajtja e muzeve me epoka, e arkitekturės sė vjetėr, si dhe kujdesi qė tregohet nė ruajtjen e ambientit siē ėshtė parku kombėtar nė Warshavė me njė shtrirje 100 ha, ku ngjenden tė gjitha llojet e bimėsisė. Nė kėtė park gjendet statuja e muzikantit tė njohur Frederik Shopen e cila pata fatin tė jem nė shtėpinė muze, ku gjindet i gjithė komoditeti i kohės. Muzika e interpretuar nga Shopen bėn qė ēdo ditė tė vizitohet nga qindra turistė. Nuk mungojnė krijimet mė tė mira tė tij si portreti, kazetat video e CD. Polonia ka njė popullsi prej 66 milionėsh e cila ėshtė e besimit katolik. Sundon kultura kristiane dhe ėshtė vendi ku u rrit e vazhdoi hierarkinė e tij Papa Gjon Pali II. Qyteti shėndrit nga pastėrtia, ku kudo sundon gjelbėrimi me shumėllojshmėrinė e pyjeve. Mund tė udhėtosh me autobus, tramvaje, tren e taksi, ku nė ēdo stacion ėshtė vendosur harta orientuese pėr vendin. Ēdo shtėpi ka njė uniformė ku ka njė infrastrukturė ideale. Ku sipėrfaqet e mėdha tė tė cilave nė oborre e shtėpi e institucione shpalos ndienjat e tė bukurės me bukurinė fizike tė njerėzve.

    Vizitat e mia nė Televizia Polska me njė staf 3000 vetėsh e nė Radio Marien do tė jetė njė pėrvojė e madhe pėr mua e gazetarėt nga Evropa. Ēdo njeri qė viziton kėtė shtet do tė shikojė mendjen e trurin e njerėzve qė punojnė pėr t’u radhitur me vendet mė tė zhvilluara tė botės duke ruajtur nė kujtesėn e tyre sistemin komunist, por duke hedhur hapa tė shpejtė nė zhvillimin nė tėrėsi. Ruajtja e vlerave historike arkeologjike e propagandimi i tyre bėn qė ēdo ditė kėtė vend e vizitojnė mijra turistė nga gjithė bota. Ne shqiptarėt kemi ēfarė tė mendojmė duke mos shkatėrruar qytetet e vjetra e bukuritė natyrore pėr tė treguar se jemi njė popull i lashtė e me tradita tė shkėlqyera, tė ruajm e tė trashėgojmė atė ēfarė tė parėt na lanė.

Zef Nika, Warszawa

 

Kostoja e persekutimit

Historia rreth dymijė vjeēare e kristianizmit e ka fiksuar qartė se shqiptarėt ishin ndėr popujt e parė qė pėrqafuan pa mėdyshje doktrinėn jetėdhėnėse tė Jezu Krishtit. Predikuesi i kėtij besimi nė trevat Ilire (shqiptare) ishte vetė Shėn Pali, Apostull i Krishtit. Ku shqiptarėt pėr kėtė besim gjatė shekujve paguan koston mė tė lartė tė pushtimeve e regjimeve qė kaluan mbi kėto treva tė bekuara. Sė pari pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, nė atė tė perėndimit dhe atė tė lindjes (Bizantit) ku Lindja “lindi” Skizmen, por edhe mori me vete nė kėtė Skizėm (Ortodoksia) plot gjysmėn e Shqipėrisė, Toskėrinė, ndėrsa Veriu Katolik (Gegnia) i qėndroi besnik Kishės Romake me tė cilėn nuk i shkėputi marrdhėniet kurrė. Mjerisht kjo ndarje u “Institucionalizua” keqas me pushtim mbi katėr shekullor tė Perandorisė Otomane Islamike, por edhe pas kėsaj e veēanėrisht pas vitit 1944, kur nė pushtet erdhi Partia Komuniste me mbiemėr Shqiptare, por nė fakt e krijuar nga Skizmatikėt. Nė njė kohė rekord u pushkatuan e dėnuan qindra priftėrinj katolikė qė i qėndronin besnikė binomit Fe e Atdhe. Gjithashtu u shkatėrruan ose tjetėrsuan qindra objekte tė kultit e institucione tė Katolicizmit qė njėkohėsisht rezatonin histori e qytetėrim. Gjatė regjimit komunist, pas viteve shtatėdhjetė, u ndaluan me ligj besimet, por besimi katolik ishte ai qė e pėsoi mė rėndė, madje vetė besimtarėt katolikė ishin preja e parė e persekucionit komunist. Ata ishin tė privuar nė shkollim, punėsim e drejtim, aq sa nė Shkodėr edhe sot kujtohet shprehja e “sinqertė” e njė hierarku komunist qė i thoshte njė “fshatari” tė shkolluar qė kėrkonte punė, se ti ke dy tė kėqia qė nuk mund tė punėsohesh, se je jo vetėm fshatar, por mbi tė gjitha ke “rrezikun” se je katolik. Gjithsesi vitet kaluan dhe vetė Zoti bėri Emėr qė komunizmi tė rrėzohej duke i lėshuar vendin pluralizmit e demokracisė. Padyshim pjesa mė e madhe e katolikėve u bėnė pėrkrahės e pjesė e partive antikomuniste, e veēanėrisht e Partisė Demokratike. Fitorja e PD dhe forcave tė tjera tė djathta nė vitin 1992 bėri qė komuniteti autokton katolik tė shijojė pėr herė tė parė poste tė larta drejtuese nė qeveri, shtet e parti. Kishim njė pėrfaqėsim dinjitoz nė Ministri, nė Kuvend Popullor (Kryetar Kuvendi, Pjetėr Arbnorin), por edhe nė nivele tė tjera lokale, ndėrsa deputetė kishim me dhjetra. Si pėrfundim gjatė qeverisjes demokratike 1992-1997 tre besimet (fetė) kishin njė balancė tė padiskutuar pushteti, gjė qė jepte premisėn e njė bashkėjetese stabile e tė sigurtė, gjithashtu nė kėtė periudhė qeverisjeje kishte edhe njė raport tė drejtė nė mes Toskėrisė e Gegėrisė. Me revolucionin tipik bolshevik tė socialkomunistėve tė vitit 1997, u rrėzua nga pushteti jo vetėm shteti demokratik, por edhe palca e tij Gegė-Katolike. Qindra demokratė, kryesisht tė besimit katolik u vranė, u plagosėn, u shpronėsuan e persekutuan njėlloj si gjatė gjysėm shekullit tė regjimit komunist. Biznese tė huaja (kryesisht italiane) qė ushtronin aktivitetin nė Shqipėrinė Veriore (Shkodėr e tjerė) u detyruan tė braktisin aktivitetet e tyre, duke shkaktuar njė papunėsi katastrofale. Investimet e shtetit demokratik (1992-1996) u hodhėn nė herė nga pushteti i komunistėve tė “rinj”, tė cilėt i baballarėt e tyre, kėto investime kėrkuan t’i ēojnė nė Jug (Toskėri), ku edhe kanė bazėn e socializmės sė dytė tė gėrshetuarme Ortodoksi e Islamizėm Fondamentalist.

    Gjatė kėsaj periudhe tė qeverisjes socialiste ka pasur njė lėvizje demografike tė pa “kontrolluar”, ku nga zonat malore kanė zbritur e zėnė vende “vakante” militantė socialistė, qė me veprimet e tyre jua kanė nxir jetėn autoktonėve, kryesisht katolikė. Tashmė nė qeverisjen socialist qendrore apo vendore nuk ka vend pėr anjė katolik. Vini re tre drejtuesit kryesorė tė vendit, Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, janė Ortodoksė dhe Musliman. Po kėshtu edhe ministrat e tjerė. Vlen tė theksohet se njėherė u tentua tė vihen dy ministra katolikė (Preē Zogaj dhe Zef Preēi) dhe pa kaluar muaji, jo vetėm u larguan, por gati sa nuk pėrfunduan nė gijotinėn komuniste. Por nė vijim tė politikės antikatolike qeveria ka arritur tė krijojė njė biznes tė fuqishėm me pronarė besimtarė Muslimanė dhe Ortodoksė, duke pėrjashtuar thuajse Katolikėt. Tashmė mafia shtetėrore ėshtė fuqiplotė nė shtet e pushtet, ajo drejton gjithė krimet dhe trafiqet kombėtare e ndėrkombėtare, duke u bėrė njė rrezik potencial pėr rajonin e mė gjerė. Njė rast flagrant kur vetė shteti socialist kėrcėnon me vdekje barinjtė shpirtėrorė tė katolikėve ėshtė ai kur vetė Kreu i Qeverisė e Socialistėve, Fatos Nano kėrcėnon me vdekje priftin e Velipojės, At Marjan Ukaj, nė tetor 2000 kur po bėheshin zgjedhjet lokale. E kėrcėnimi vjen se rrezikohej tė humbiste zgjedhjet kandidati socialist nė kėtė Komunė dhe tė fitonte kandidati i Partisė Demokristiane, mjeku katolik Ndue Gjeka. Rast tjetėr ėshtė vrasja makabre e priftit katolik spanjoll nė Durrės nė maj tė vitit 2000, tė ndjerit Joakim Bernard, ku pasi e vranė pas tre vjetėve gjoja kanė gjetur vrasėsit, por pėr kėtė bėhet njė vrasje e dytė duke e akuzuar si njeri me vese antikatolike. Gjatė kėsaj qeverisje totalisht antishqiptare e njėkohėsisht antikatolike “lindėn” edhe monstra Muxhahidinės qė vrisnin njerėz tė pafajshėm nė emėr tė Allahut, ku preja e parė janė padyshim katolikėt. Nė Shkodėr, nė Janar tė vitit 2002 “lindi” Sadik Koniqi, i cili kishte nė listė tė ekzekutonte plot 40 vetė. Falė Zotit nuk arriti, por u kap pasi kishte vrarė nė mėnyrė makabre gruan dhe djalin 4 vjeēar tė familjes katolike Simoni. Ia vlen tė theksohet se Sadiku deklaroi se pas ēdo vrasje shkonte tė falej nė Xhami dhe se librat e tij ishin Kurani dhe librat e E. Hoxhės. Tani sė fundi u zbulua nė Berat Rexhep Sadikaj qė kishte nė plan tė ekzekutonte 30 vetė. Pėr tė dy kėta, shteti nxjerr “justifikimin” se ishin tė ēmendur. Por vetė shteti a nuk ėshtė i ēmendur kur veriun e Shqipėrisė e kanė lėnė nė zhvillim e ndėrtim sikur tė ishte pjesė e Afrikės e jo e Europės? Po komunitetit katolik pėrse nuk i jep vendin qė i takon, kur siē thotė At Zef Simoni nė Prill 2002 nga 54 ambasadorė qė ka Shqipėria nė Europė vetėm njė i pėrket komunitetit katolik, dhe ai ėshtė nė Vatikan...

    Po bustit tė Fishtės nė Shkodėr pse nuk u gjet kush ia vuri tritolin pėr ta hedhur nė erė, nė vitin 2001?

    Po tė kėrkohej tė shkruheshin shembuj tė tjerė ata janė me mijėra, pasi si rezultat i kėtij persekutimi ky shtet ka arritur edhe tė “minojė” shpesh bashkėjetesėn ndėrfetare dhe perspektivėn, ku mijėra emigrantė kanė marrė rrugėt e botės, ku nė raport me popullsinė, katolikėt kanė pėrqindjen mė tė madhe pasi siē edhe shihet ky shtet jo vetėm u ka humbur perspektivėn, por edhe rrezikon besimin, jetėn e gjithēka... Deri kur?

Korresp. i “Shqipėria Etnike”

 

Lec Bushati, artisti i madh i skenės dhe ekranit

(Nė 80-vjetorin e lindjes)

Tė jesh dhe tė mbetesh artist i skenės nuk mjafton vetėm talenti. Artisti i vėrtetė, ai qė lė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e teatrit shqiptar ka njė zemėr tė madhe e cila rekton pėr skenėn dhe pushon sė rektuari pėr skenėn, bile edhe nė skenė. Pėr fatin e mirė tė historisė sė saj, Shkodra ka patur zemra tė tilla artistėsh. Nė skenė e tij tė dashur vdiq Artisti i Popullit Zef Jubani. Nga zemra vdiqėn artistėt e mėdhenj tė Shkodrės dhe Shqipėrisė, Preng Lėkunda, Adem Kastrati, Paulin Lacaj, Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Sekuj, Jonuz Dini... dhe mbeten tė pavdekshėm nė historinė e teatrit shqiptar, duke e pasuruar atė, duke u bėrė shembull frymėzimi pėr plejadat e artistėve tė rinj qė vijnė dhe do tė vijnė.

    I tillė, i madh, frymėzues ishte edhe i paharrueshmi Lec Bushati, i cili sot do tė ishte 80 vjeē, por vdiq nėntė vjet mė parė. Vdiq nga infarkti, nga zemra. Zemra e tij e madhe tė cilėn ai ia kushtoi dhe ia fali teatrit dhe ekranit.

    Artistė tė tillė si Lec Bushati, kanė privilegjin e pavdeksisė. Zemra e tyre vazhdon tė rektojė, figura dhe zėri i tyre na shoqėrojnė gjithė jetėn. Pėrmes Skėnderbeut, nga thellėsitė e kohėrave na vjen zėri i Lec Bushatit: Shqiptarė! Lirinė nuk jua solla unė. Atė e gjeta kėtu, nė zemrat tuaja! Dhe sė bashku me filmin “Skėnderbeu” qė na ndjell dhe do tė na ndjellė kudo dhe kurdo krenarinė kombėtare do tė na vijė edhe Leci, me zėrin e tij kumbues, burrėror, patetik.

    Lec Bushati ishte njėri prej pionierėve tė teatrit profesionist “Migjeni” dhe njė prej figurave mė tė shquara tė teatrit dhe kinematografisė kombėtare. Lindi nė qytetin e Shkodrės mė 1923 nė njė familje tė njohur shkodrane. Nxėnės nė kolegjin Saverian tė Shkodrės duke patur si mėsues dhe pedagog Pader Giovanni Faustin dhe Pader Daniel Dajanin, kėtu dhe fillon rrugėn e vėshtirė por fisnike tė skenės. Ėshtė vetėm 11 vjeē kur merr pjesė nė grupin amator tė kėtij kolegji tek drama “Princi i Drishtit” shkruar nga dramaturgu Zef Harapi. Dhe, qė atėherė, dėshira pėr t’u bėrė aktor do tė rrėnjosej thellė nė shpirtin e tij dhe duke iu kushtuar asaj gjithė jetėn. Njė njeri, njė aktor qė i dha skenės dhe ekranit 40 vjet tė jetės, ky ishte i shtrenjti dhe i paharrueshmi Lec Bushati. Zėri i tij u dėgjua nė publik pėrgjatė viteve nė dhjetėra role tė dramaturgjisė shqiptare dhe asaj botėrore, duke krijuar individualitetin e tij nė role, maska dhe mosha tė ndryshme. Mė 1945 shkėlqen tek drama e Gorkit “Bujtina e tė varfėrve”, me regji tė shkrimtarit Filip Ndocaj dhe duke luajtur krah Loro Kovaēit, Gjon Karmės, Muhamet Balės, Njac Saraēit etj. E pastaj nė dramat “Armiku i Popullit” tė Ibsenit dhe “Juda Makabe” tė Fishtės. Nė kėtė tė fundit lot Juden dhe ėshtė vetėm 18 vjeē, por shpėrtheu me talentin e tij.

    Pasi kreu Institutin Pedagogjik tė Shkodrės do tė shėrbejė si mėsues pėr pak vite, sepse krijohet Teatri profesionist “Migjeni” ku Leci do tė jetė pionier i tij duke i dhėnė vulėen dhe fizionominė kėtij teatri.

    Tė paharruara do tė mbeten rolet e tij tek “Kopraci”, “Toka jonė”, “Nora”, “Kėneta”, “Fisheku nė pajė”, “Baca i Gjetajve”, “Shpartallimi”, “Hijet nė rrugė”, “Skėnderbeu”, “Gjaku i Arbėrit”, “Djem tė mbarė” etj., etj. Pas filmit “Skėnderbeu” do tė ēelej njė kapitull i ri nė jetėn artistike tė Lecit. Krijimet kinematografike e televizive ruajnė figura tė bukura e tė larmishme tė aktorit tonė tė shquar si, portrete nga “Rrugė tė bardha”, “Mėngjese tė reja”, “Ēeta e vogėl”, “Flaka e maleve”, “Qortimet e vjeshtės”, “Operacioni Zjarri” etj.  E kujt nuk i kujtohen fjalėt e dhimbshme tė Lecit bandit: “Pėr njė viē mė zuri nata jashtė...” tek “Operacioni Zjarri”, ku si nė tė gjithė filmat tjerė Leci jep zagushinė e njė shpirti tė lėnduar, njė botė tė brendshme nė situata tė vėshtira, duke na bindur se kemi tė bėjmė me njė aktor qė ka punuar shumė, nė shumė plane, me natyrshmėri dhe nivel tė lartė artistik.

    Janė plot 140 role nė teatėr, tė cilat nė fakt pėrbėjnė njė pjesė tė vetė historisė sė Teatrit “Migjeni” dhe tė dramaturgjisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Leci i pėrket plejadės qė krijuan bėrthamėn e Teatrit “Migjeni” duke u shquar pėr mishėrimin e heroit pozitiv qė nuk tė del lehtė nga mendja, siē nuk na del nga mendje vetė Leci si njeri, personifikim i mirėsisė, sjelljes shembullore, seriozitetit nė punė dhe dashurisė pėr kolegėt. Shfleton albumin e fotografive qė na ka lėnė, shfleton kujtimet pėr Lecin dhe lumturi e dhimbje ndjen nė shpirt. Nuk tė del nga mendja Leci qė shkeli me kėmbė gjithė malet e veriut, me skena nė krahė, qė i dha nam nė gjithė vendin teatrit amator tė Postribės qė e drejtonte pa asnjė shpėrblim. Nuk na del nga mendja dora e tij kur shihte krimin, fyerjen, dhunėn dhe arbitrarizmin ekstrem tė njė shteti bizantin. Dhe, ajo dorė e vėnė mbi gojė (sepse nuk guxonte tė shpėrthejė) fliste aq shumė, sa qė u bė proverbiale nė teatėr. Nė marėdhėniet me partnerėt ishte fisnik, i kulturuar dhe me njė logjikė tė shėndoshė e bindėse. Shkėlqeu nėn regjinė e Lec Shllakut, Andre Skanjetit, Serafin Fankos, Esat Oktrovės. Shkėlqeu si partner i  Tinka Kurtit, Antoneta Fishtės, Vitore Ujkės, Preng Lėkundės, Ndrek Prelės..., por hapej krejtėsisht duke i trajtuar nė pozita tė barabarta edhe fillestarėt e trupės.

    Nė kujtimet e Tinka Kurtit lexojmė: “Njė partner i shkėlqyer, njė figurė fisnike dhe njė figurė e lartė me njė logjikė tė kulturuar, tė gjerė, qė tė bind edhe kur ti mund tė mos keshė qenė dakord. Rolet mė tė mira tė tij? S’di se cilėt vė ai vetė, por unė s’harroj dramėn “Toka e jonė” tė Kolė Jakovės, ku zor se gjen njė personazh tjetėr si Leka qė na jep Leci. Apo atė botė tė brendshme tronditėse nė rolin e Balės tek drama “Shpartallimi” tė Fadil Krajės. E nė tė tjerė, e nė tė tjerė...”

    Lec Bushati thoshte fjalė tė urta qė mbeten postulate pėr Teatrin Migjeni: “Mendimet duhet tė jenė tė qarta, tė thjeshta. Ata shprehin njė preokupim, angazhimin tonė tė pėrhershėm i cili ėshtė: -Tė thellojmė fizionominė kombėtare tė teatrit tonė; gjė qė s’arrihet me identifikimin e kostumeve, as me ndonjė kėngė a instrument, apo nuk e di se ēfarė. Kėta janė anėsore. Ėshtė mendimi i thellė i epokės, filozofia qė na rrethon e qė duhet tė pėrēohet nė skenė me njė art tė madh, bindės e tė fuqishėm”.

    Zemra e Lec Bushatit rrahu pėr 40 vjet nė skenė dhe pėr skenėn. Ajo zemėr iu kushtua artit dhe njeriut mbi tė gjitha. Ndaj ngrihet nė piedestal tė historisė sė artit shkodran nė veēanti dhe atij shqiptar nė pėrgjithėsi. Mbetet frymėzim e krenari pėr brezat dhe pėr teatrin mbarėkombėtar. Por mbi tė gjitha ajo mbete kurdoherė rektuese pėr dashamirėsit e shumtė qė aq shumė e deshėn Lecin e pėr tė cilėt Leci dha aq shumė.

Fadil Kraja

 

At Marin Sirdani, njė nga figurat mė tė shquara nė gjysmėn e parė tė shekullit XX

Marin Sirdani ėshtė njė nga figurat mė tė shquara nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli, ku ai pėrfaqėson njė nga personalitetet e shquara si historian, mėsues dhe klerik i nderuar. Sė bashku me At Gjergj Fishtėn dhe Vinēens Prendushin nė vitin 1922 hapėn tė parin Lice (gjimnaz) nė Shqipėri, nė qytetin e Shkodrės, tė quajtur “Illyricum”.

    Marin Sirdani lindi nė Bogė nė vitin 1885, nė njė familje ndėr mė tė mirat e fshatit, ajo e fisit ulaj. Babai i tij Daka, shquhej pėr burrėri, besė dhe mikpritje e atdhetari. Daka pati dy djem, Marinin dhe Aleksandrin. E shoqja i vdes e re dhe i lė tė mitur dy djemt. Ai nuk martohet mė, duke dashur tė rriste vetė dy djemtė. Nė atė kohė Boga dhe Malėsia ishin tė izoluara nga turqit dhe malazezėt. Familja e Dakės ndodhej nė krizė mbijetese dhe vendosė tė lėrė vendlindjen nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė dhe largohet nė fshatin Guci tė Kosovės.

    Mė pas Daka i dėrgon dy djemtė nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės ku kryejnė shkollėn fillore nė qytetin e Shkodrės. Marini shkollėn e mesme dhe tė lartė i kreu nė fakultetin e teologjisė dhe filozofisė nė Grac tė Austrisė.

    Marini u shugurua meshtar nė vitin 1916, ku pėr disa vjet shėrbeu si meshtar nė Bishkash tė Mirditės dhe nė Dukagjin. Mė pas u kthye nė Shkodėr si mėsues nė kolegjin franēeskan dhe mė pas si drejtues i kėtij kolegji.

    Dhe nė vitin 1922, sė bashku me At Gjergj Fishtėn dhe Vinēens Prendushin hapėn tė parin lice (gjimnaz) nė Shqipėri, tė quajtur “Illyricum”. At Marini jepte mėsim nė lėndėn e historisė dhe doktrinė kishtare. Ishte bashkėpunėtori mė i afėrt i Gjergj Fishtės dhe Vinēens Prendushit dhe i intelektualėve tė asaj kohe nė qytetin e Shkodrės.

    Shkroi shumė vepra, kryesisht iu kushtua historisė. Ndėr veprat mė tė njohura janė “Skenderbegu sipas gojėdhanave”, “Per historinė kombėtare”, “Veprat atdhetare tė Franēeskanėve” dhe “Shqipnia e shqiptarėve” e shumė legjenda shqiptare.

    Ishte bashkėpunėtori mė i afėrt i shtypit tė asaj kohe ku shkroi shumė vjersha e tė dhėna historike nė revistėn “Kumbona e sė Diellės” dhe “Ylli i Dritės”.

    Ai ishte kryetari i kuvendit tė fretėnve tė Arrės sė Madhe, ku nė tė gjithė veprimtarinė fetare e shkencore u ndal nė arimimin dhe edukimin e rinisė. Siē shkruante Gjergj Fishta: “Ala rinia e Shkodres nuk e din se ē’figurė tė madhe ka nė mes vetit”.

    Ja disa nga kujtimet qė tregojnė pėr At Marinin nga bashkėkohėsit dhe nxėnėsit e tij. Ipeshkėvi imzot Zef Simoni kujton mėsuesin e tij: “E kujtoj me shumė mall mėsuesin tim tė dashur Marin Sirdani. Profesor Marini ishte shumė i dashur me rininė dhe punonte shumė. Kishte njė kulturė tė admirueshme dhe njė pėrgatitje tė jashtėzakonshme nė lėndėn e historisė, se si shpjegonte me pasion tė madh. Ai mblidhte nė popull tė dhėna historike. La me mijėra dorėshkrime mbi legjendat shqiptare dhe shumė vepra qė u dogjėn e u zhdukėn, e shumė broshura nga pushteti komunist”.

    Nikoll Toma, njė bashkėkohės i Marin Sirdanit, tregon: “Mė kujtohet, isha fėmijė, isha me babanė dhe me axhėn nė arė, po punonim. Nė atė kohė vjen Daka nga Shkodra. Pasi falena me tė, i thotė baba, si e ke fėmijėt, ai iu pėrgjigj, - i kam ēue nė shkollė pėr t’i ba prifta. Baba i bėrtiti, si more ē’ke ba ashtu, si more po shkon farė e tretun. Ai iu pėrgjigj edhe nji herė me ton, si po thua ashtu bre burrė se keni me kenė se tė dy fėmijėt e mi amanet Zotit nuk kanė me kenė emėr tretun po kan me metė nė histori se kanė me kenė me shkollė e bijtė e Zotit.

    At Dionis Maka dėshmon se Marin Sirdani me librat e tij “Skenderbeu sipas gojėdhanave” ai ka dhėnė njė ndėr kontributet mė tė ēmuara mbi historinė e heroit tonė kombėtar. P.sh. ai flet pėr Kok Macin, qė askush nuk kishte shkruar deri nė atė kohė. E pra ky nuk ishte figurė ēfarėdo, por qe kėshilltari mė i afėrt i Skėnderbeut. Pra Marin Sirdani nuk ishte receptor por njė qė ka fryte qė me kėrkimet e tij i ka sjellė tė reja historisė sonė. Marin Sirdani ishte kryetari i kuvendit tė fretėnve tė Arrės sė Madhe tė Shkodrės.

    Nė pėrplasjet e para tė kishės katolike me shtetin totalitar komunist mbi statusin e kishės katolike. Sė bashku me monsinjor Thaēin bėnė pėrpjekje tė shumta tė gjenin ndonjė rrugėzgjidhje pėr tė zgjidhė konfliktin mes qeverisė sė asaj kohe dhe klerit katolik tė Shqipėrisė.

    Ai burgoset dy herė dhe lirohet nga regjimi komunist. Marin Sirdani vdiq pranė fretėnve tė Kishės sė Arrės sė Madhe nė Shkodėr mė 14. 2. 1962 nga tuberkulozi.

    Pikėrisht pėr vlerat e tij, Kėshilli i Komunės Shkrel, kėto ditė e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.

At Sirdani dha njė kontribut tė madh pėr arsimimin e tė rinjve. Si mėsues dhe si historian kontribuoi pėr atdheun duke mbledhur dhe ruajtur ato vlera mė tė mira, duke i transmetuar kėto vlera kombit dhe brezave.

    Kjo figurė e nderuar e fshatit Bogė, emrin e tė cilit mban edhe shkolla e fshatit, do tė mbetet si njė simbol i dijes dhe i progresit.

Vasel Gilaj

 

Shteti s’ka moral, morali s’ka shtet

Jemi tė mbėrthyer nga krizat. Ato janė tė shumllojshme dhe na shfaqen nė shumė fusha tė jetės sė pėrditėshme. E vetmja “pistė” ku nuk mund tė ankohemi se kemi kriza ėshtė politika, ku, pėrfshihen mbi 70 parti, d.m.th. vetėm me parti mund tė konkurojmė nė ēdo “festival” apo “olimpiadė” ndėrkombėtare... Ndėrsa krizat na shoqėrojnė nė ēdo hap. Krizė pėr punė, krizė pėr drita, krizė pėr ujė, krizė pėr... etj., etj. Njė krizė qė “sfidon” tė gjitha krizat dhe qė ēdo ditė po bėhet evidente ėshtė kriza morale dhe qė me plot tė drejtė mund ta quajmė “krizė mbi krizat”. Ky popull qė u rezistoi tė gjitha pushtimeve qė nga helenėt, romakėt, bizantėt, sllavėt dhe osmanėt, ēuditėrisht, sot ndodhet pėrballė njė “pushtimi” tė ri! Dhe pikėrisht para atij pushtimi qė shpėrbėn tė gjithė “infrastrukturėn” morale tė kombit, deri nė shpėrbėrje totale! Fenomene tė panjohura deri mė sot po shfaqen me tė gjithė forcėn negative tė tyre, duke sfiduar shtetin dhe tė gjitha institucionet e tij. Duke shkelur nė mėnyrė flagrante “kodin gjenetik” dhe atė njerėzor, me anėn e inēestit, do tė bastardhojnė rracėn, duke shtuar radhėt n nė kontingjentin e handikapatėve mendorė dhe fizikė. Duke shfletuar gazetėn “Shekulli” tė datės 1 Korrik 2003, nė faqen 8 tė saj, ballafaqohemi me njė shkrim vėrtetė sensacional: “Pėrdhunuesi i motrės, grabitė me forcė (me maskė) dy gjuetarė lushnjarė”. Grabitjet me maska janė bėrė kaq tė modės, saqė pėrveē atyre qė e pėsojnė dhe organeve tė rendit, askujt tjetėr nuk ngjallė ndonjė kureshtje. Ajo qė mė nxiti tė shkruaj kėta rreshta, ėshtė fakti se dhunuesi i motrės na del nė planin dytėsor, dhe se kėtė fenomen kaq tė ulėt, na e “zgjon” njė tentativė pėr grabitje me maskė!... Ēuditėrisht, autori i shkrimit (tė lartpėrmendur), A. Isaj, mė shumė “takson” grabitjen sesa dhunimin! Ja, si e pėrshkruan ngjarjen autori i lartpėrmendur:

    Njė 24 vjeēar nga fshati Karine i Peqinit, u arrestua nė flagrancė nga policia, pasi akuzohet se, i maskuar dhe me armė ka kėrcėnuar me thikė pėr grabitje dy shtetas nga Lushnja. Ky grabitės 24 vjeēar, i quajtur Skėnder Petrit Boēka, para katėr muajsh, pikėrisht mė 14 shkurt 2003, ishte arrestuar pasi “nė mėnyrė tė pėrsėritur”, kishte kryer marrdhėnie seksuale me motrėn e tij 18 vjeēare. Megjithėse ishte denoncuar nga motra dhe e ėma, pėr inēestin, Skėnderi ka dalė nga burgu katėr ditė pas ngjarjes, pasi ishte vetė e motra qė tėrhoqi padinė (denoncimin), duke deklaruar se e falė tė vėllanė.

    Mėnyra se si ishte maskuar Skėnderi kur grabiti dy lushnjarė, as qė ia vlen ta trajtojmė nė kėtė shkrim dhe qė e quaj “nėnēėshtje” duke e krahasuar me aktin e turpshėm tė dhunimit tė motrės.

    Dalja nga sistemi diktatorial 50 vjeēar, po shoqėrohet me fenomene tė cilat gjatė diktaturės nuk guxuan tė shfaqen, dhe pėr kėtė rast dhe shumė raste tė tjera ordinere, “diktatura” duhet tė forcohet. Pėrsėris se veset dhe aktet e turpshme, mund dhe duhen luftuarme ligje tė rrepta, pa asnjėlloj mėshire dhe kush tė dojė le t’i quajė dhunė apo diktaturė. Nė qoftė se kėto vese tė ulėta dolėn nė sipėrfaqe gjatė dhe pas ndėrrimit tė sistemeve, tregon se kėto kanė qenė tė kultivuara dhe kanė njė trashėgimi gjenetike, dhe qė duhen luftuar me tė gjithė forcėn e ligjit.

    Pse e theksoj trashėgiminė, konkretisht: Nė qoftė se motra e fali vėllain e saj dhunues, po prindėrit pse e toleruan kėtė “super” turp!? Sipas mendimit tim (ndonėse nuk jam psikanalist), nė rastin tonė konkret kemi tė bėjmė me njė familje tė degraduar moralisht.

    Ne kemi dėgjuar pėr raste tė tilla (analoge), por ato kanė pėrfunduar nė tragjedi, dhe pikėrisht sepse “infeksioni” ka qenė i importuar dhe jo i trashėguar nė gen.

    Nė rastin konkret, kemi tė bėjmė me njė trashėgimi gjenetike dhe nėse ky “gen” nuk asgjėsohet (sigurisht me bombardim shkencor) pėrmes medikamentesh, pėr tė ndaluar riprodhimin e qelizės, do tė kemi njė shumėzim qelizor dhe mbrenda disa dekadash, do tė arrijmė nė “divizione” dhe “armata” handikapatėsh, deri nė shpėrbėrje totale tė racės dhe kombit.

    Jam i mendimit se shteti dhe qeveria (jo kurdoherė) tė zbatojė “recetat” qė vijnė nga jashtė. Ndonėse jemi shtet europian ne kemi specifikė tė veēantė dhe qė jemi shquar pėr ruajtjen e kodit moral, madje dhe sot shquhemi pėr njė ngrohtėsi dhe mardhėnie tepėr njerėzore brenda familjes. Shteti duhet tė bėhet garant nė ruajtjen e kėtyre cilėsive dhe jam i mendimit se nė kėtė fushė nuk kemi aspak nevojė tė pyesim Europėn as Amerikėn.

    Ne kemi parė nė shtetet mė tė zhvilluara, elementė antinjerėzorė tė cilėt janė dhe duhet tė mbeten tė huaj pėr moralin tonė tė trashėguar nė shekuj. Hollanda, p.sh. e quan tė ligjshėm dhe krejtėsisht normal martesėn e mashkullit me mashkull! Tė gjithė e dijmė se ky akt sėthė “antinjerėzor” dhe qė nė shkencė quhet “deviacion”. Vallė duhet ta marrim ne kėtė “model”? Jo. E gėzofshin hollandezėt dhe “prodhim” tė mbarė...

Mark Bregu

 

Postrribakėt, gjithmonė tė gėnjyer e tė mashtruar

(Intervistė me z. Beqir Shabaj, Kryetar i Shoqatės sė ish tė pėrndjekurve e persekutuarve politikė, Komuna Postrribė)

Shqipėria Etnike: Kur ėshtė formuar shoqata dhe ēfarė shtrirje ka?

Beqir Shabaj: Shoqata jonė, ėshtė njė ndėr shoqatat e para qė u formuan nė vendin tonė, pas rrėzimit tė regjimit monist 50-vjeēar, pikėrisht data 5 Gusht 1991. Unė sė bashku me disa kolegė tė mi tė shumėvuajtur nga diktatura, si Bajram Milani, Isa Isufi, Imer Myrtja, Mehdi Kraja, Brahim Isufi, Pjerin Jana etj., etj. vendosėm qė atė ditė nė fshatin Mes me besa-besė tė krijojmė qendrėn tonė, ku vepron edhe sot.

    Shoqata jonė ka njė shtrirje mjaft tė gjerė ku pėrfshihen 11 fshatra tė zonės sė Postrribės, si Boksi, Kullaj, Domėn, Drisht, Mes, Myselim, Dragoē, Ura e Shtrenjtė, Vilzė etj., ku pėrfshihen mbi 14 mijė banorė.

    Shoqata nė vetvete numėron mbi 400 anėtarė, tė gjithė tė persekutuar nėpėr burgje apo internime nga regjimi i Enver Hoxhės.

Shqipėria Etnike: Z. Shabaj, si u rrit shoqata, si u konsolidua ajo nė vite?

Beqir Shabaj: Me njė punė tė gjithanėshme, tė palodhur. Qė nė fillim shtrimė seksionet nė shumė fshatra duke i bindur ato pėr konceptet tona, duke qartėsuar vijėn e gabuar 50-vjeēare qė u ndoq nė vendin tonė, duke u bėrė tė qartė gabimet si dhe pasojat. Futėm konceptin demokraci. Nė fillim dihet ka qenė shumė, shumė e vėshtirė, por shumica qe thyer dhe tashmė ishte me ne. Prona private, liria e fjalės, liria e individit qe dhe mbetet e shenjtė pėr ne.

Shqipėria Etnike: Nė vitet e fillimit tė qeverisjes sė PD-sė gjer nė 97-ėn, si eci shoqata?!

Beqir Shabaj: T’jua them hapur, jo mirė. Premtimet e trumbetuara me bujė s’u realizuan veēse 50%. U nda prona, por integrimi ynė mbeti prapa. U dhanė letrat me vlerė, por asgjė nuk ynė nė punė, qe vetėm njė lojė sa pėr tė kaluar radhėn. U fol pėr punėsime, por aktualisht dhe ato pak qė ishin u mbyllėn?!... e plot e plot tė tjera.

Shqipėria Etnike: Po sot me PS, kur pushteti ėshtė nė duart e tė majtėve?

Beqir Shabaj: Prap keq. Pėrsėri Shkodra dhe krejt zona e Mbishkodrės mbahet peng i politikės sė qeverisė aktuale. Nuk ėshtė bėrė asgjė nga ē’ėshtė premtuar nė 1997. Nė radhė tė parė s’kemi marrė asgjė si dėmshpėrblim pėr vitet e burgut, kur na ėshtė premtuar rikompensimi i tyre. Kemi bėrė mjaft protesta, por akoma edhe sot asgjė.

    T’jua them njė fakt tjetėr tepėr domethėnės: Ne i bėjmė mbledhjet si kryesi nė fushė tė hapėt se s’kemi njė dhomė si duhet!

Shqipėria Etnike: Si janė marrėdhėniet komunė-shoqatė?

Beqir Shabaj: Deri diku mirė, por duhet tė jenė edhe mė mirė. Kryetari i Komunės Z. Faz Shabaj duhet tė jetė mė afėr nesh, si p.sh. dhėnia e njė zyre (gjė krejt e mundshme), rritja e punėsimit tė anėtarėve tanė, tė punojė pėr ngritjen e njė impianti, si p.sh. nė minierėn e kuarcit Vilėz, ku erdhi njė shoqėri gjermane, por qė iku nga mosinteresimi.

Shqipėria Etnike: Si tė duket gjendja e tė persekutuarve nė pėrgjithėsi?

Beqir Shabaj: Skandaloze. Ėshtė dhėnė liria e fjalės por s’ta vė kush veshin. Problemi i energjisė elektrike ėshtė si pėr Shkodrėn ashtu edhe pėr ne. Dikur kemi pasur njė epitet “Zonė reaksionare”, edhe sot trajtohemi si tė tillė. Po tė flasim pėr rrugė, kanale, strehim tė njė pjese qė janė nė emergjencė gjendja sėrish ėshtė katastrofale.

Shqipėria Etnike: Si mendoni t’i zgjidhni problemet imediate?!

Beqir Shabaj: Tek vetvetja, tek demokratėt e vėrtetė qė s’kanė vdekur ende. Deputeti i zonės sonė socialisti Lekė Ēukaj vjen veē kur i duhen votat, por punė s’bėn. Populli ėshtė popull nė fund tė fundit. Shkolla e mesme nė qendėr ėshtė nė gjendje tė mjerueshme. Ēfarė bėn pėr kėtė ky deputet?!

Shqipėria Etnike: Sė fundi, mbas 13 vjet punė e aktivitet, ē’premton shoqata?!

Beqir Shabaj: Rritje tė aktivitetit, luftė ndaj klaneve tė kuq, tė fitojmė tė drejtat tona, tė marrim djersėn tonė dhe tė ndėrtojmė njė shtet tė vėrtetė demokratik. Ju faleminderit dhe ju si gazetė qė po ndihmoni me faqet tuaja pėrhapjen e lirisė sė fjalės e mendimit tė tė gjithė njerėzve nė pėrgjithėsi e tė postrribakėve nė veēanti.

Intervistoi Bujar Ferhati

 

Nji kryengritje e kelmendasvet... nė fillim tė shekullit tė XVIII

Rastėsisht, duke “gėrmuar” nė bibliotekėn modeste tė z. Kolė Tushaj, nga fshati Nenshat i Komunės sė Hajmelit (kujtojmė lexuesit se z. Kolė i ka dhuruar redaksisė sė gazetės librin “Historiku i dioqezės sė Sapės” botim i vitit 1941) na ra nė dorė njė numėr i gazetės “Kumbona e sė Dillės” e datės 21 Qershor 1942, e pėrjavshme fetare-kulturore, organ i Famullisė dhe Veprimit Katolik tė Shqipnisė.

    Ajo qė tė bie nė sy dhe tė bėn pėrshtypje ėshtė fakti se ndonėse kjo ėshtė njė gazetė fetare, larmia e shkrimeve ėshtė mjaft domethėnėse. Gazeta hapet me njė shkrim tė pastėr fetar (ėshtė krejt normale); nė fq. 3 njė poezi satirike “Kushtue zonjushės moderne”; disa anekdota filozofike (nuk kanė lidhje me fenė); Kallximi popullor fq. 4; tregimi nė fq. 5 (aspak fetar); fq. 6 euridicion me spjegimin e emrave (prejardhjen) duke filluar nga A-ja; nė fq. 7 informacione fetare, dhe nė faqen e fundit njė shkrim historik mjaft interesant pėr Kelmendin. Tė gjithė kėta tė dhėna i solla pėr tė kuptuar se ēfarė emancipimi sillte 60 vjet mė parė shtypi fetar duke shfaqur hapur pėrpjekjet civilizuese tė saj.

    Edhe sot botohen shumė periodikė fetarė pa fillim e fund ato mbushen me adhurime fetare duke mos i lėnė kohė lexuesit pėr t’u shkėputur njė ēast tė vetėm nga jeta e amėshuar e pėr tė jetuar realitetin qė na formon e na mban gjallė.

    Na u duk me vend qė nga ky numėr tė marrim artikullin mbi Kryengritjen e Kelmendit nė shekullin XVIII, duke e ribotuar me shumė stoicizėm, pa i ndryshuar asnjė germė a presje, sepse ai sjell fakte e data qė u hynė nė punė historianėve (ato, historianėt, le t’i ballafaqojnė me burimet e kėsaj periudhe), qė po pėrsėrisin veteveten dhe nuk thonė gjė tė re, dhe nga ana tjetėr, lexuesit i revokojnė njė periudhė tė qėndresės historike tė popullit tė krahinės sė Kelmendit, kundrejt pushtuesve.

Mark Preēi

Nji kryengritje e kelmendasvet... nė fillim tė shekullit tė XVIII

    I njohtuni shkrimtįr shqiptįr, Imzot Pjeter Budi, nė nji paraqitje qė i bān Kardinalit Gozzadino me 15 shtatuer 1621, njikėshtu i paraqet Kelmendasit: “... jetojnė ndėr malet pėrmbi liqênin e Shkodres, dhe bājnė nji numer gjashtė mij luftarėsh, njerz tė vėlershem, dhe gjinde e qindrueshme, qi kurr Tyrku nuk ka mujtė me i pushtue as me pasė prej sish haraē, dhe rrījnė vazhdimisht me armė nė dorė...”

    Kjo gjinde e qindrueshme gjindet, kah fillimi i shekullit tė XVIII, nė nji kryengritje tė ré.

    Klemendasit, qi gjinden ndermjet kullės e ēekiēit: nė njênė ānė ndrydhja tyrke, n’ānė tjeter infiltracjoni slav, nuk duen kurrsesi me i u shtrue vullndesės sė tyrqvet qi duen me i mbajtė nė nji vend tė detyrshem, dhe me armė nė dorė hikun e marrin malin. Rrepublika e Venedikut dhe Papa mirė mjaft e kuptuen vėleren e kėtyne shqiptarėve kryengritsa dhe nuk u a mohuen kurr ndihmen morale dhe landore.

    Kėshtu ata malsor, nė vjeten 1707 shprehne dishirin dhe kerkuene ndihmat qi u lypshin pėr t’u ēpallė edhe nji herė kryengritsa kundrejtė Turkut, e tue pį se ndihmat po vonojshin nuk prituen me rrokė armėt e me i besue fuqķs sė vet. Dhe kśr Proveditori i Pergjithshem i Dalmatķs dhe i Shqipnķs u paraqit nder Grykat e Kotorrit pėr t’i mbledhė e pėr t’u dhanė zêmer kryetarėve tė ndryshem tė popujvet e qi do tė vêheshin nė kryengritje, Kelmendasit nuk u paraqiten aspak pse gjindeshin me armė nė dorė tue luftue.

    Kryengritja e lajmueme qė nė vjeten 1708, vijon gjithnji nė 1711.

    Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot Visk Smajeviqi, nė nji leter qi prei Kotorrit i drejton Kardinalit Sacripante, e falnderon pėr ndihmat qi i ka dėrgue pėr pėr kėta malsorė, dhe i lutet, atij e Senatit Venedikas, t’i dergojn gjithnji ndihma tjera. Ndihmat nuk janė tė pafryt, pse, posė sė gjithash, i lajmon se Kelmendasit, nė ndeshjet e ndryshme me tyrq, kanė dalė ngallnjyesa tue vrį 125 otoman e tue lanė vetem 5 prej sė vetėsh. Lypet ndihma ashtuqi tė vijojė luftimi.

    Prei Kotorrit, me 3 korrik 1711, Zmajeviqi i lajmon Kardinalit se Kelmendasit kanė rį, pa pritė e pa kujtue, nė Serbķ. U besonte se ky vershim i papritun i Kelmendasve po ishte i drejtuem prei nevojės sė préjes por u pį se nji qellim shum mā i shenjt i drejtoi. Si e ēilen rrugėn me guxim e me gjak tė vet, e lane mendimin e ēdo préje tue u kėnaqė me mā tė ēmueshmen: pse mujten me nxjerrė pri robnķs s’anmikut mā se 50 familje vendase.

    Por, si thame, ishte n’ānė tjeter edhe rreziku slav, e prei njij letre sė tjeter tė Argjipeshkvit tė Tivarit, marrim vesht se slavt u kanė folė pare shum Kelmendasve ashtuqi tė bashkoheshin me ’ta. Mirė mjeft ka kuptue argjipeshkvi shqiptįr rrezikun tjeter - i madh sa i pari pėr sa i perket kombsķs - e mundohet nė tė gjitha mėnyrėt me u a shporrė menden malsorėvet prei nji kėsi bashkimi. Edhe i a del, e mundet me lajmue me letren e 1 nandorit 1711 se nuk ka mā rrezik se mund tė ndodhė nji bashkim asi lloji.

    Si mbaroi kėjo kryengritje?

    Janė fakte nė historķ qi duket se mbesin tė pezullueme, qi duket se nuk apin ndonji fryt. Tue kujtue sa vuejtjet pėsuen Kelmendasit, (e kėtu mund tė permenden tė gjith malsorėt shqiptarė qi ruejten visaret e Kombit) njeriu syperficjal mundet me mendue se qe gjak i derdhun kot. Por, si tė lidhen epizodet me njisķn historike kombtare, atėherė s’ka dyshim se asnji pikė asi gjaku sė derdhun nuk ka shkue huq. Dhe duhet t’i falemi nderės Hyjit qi edhe n’atė kohė tė vėshtķr āsht gjetė Njeriu qi i ka kuptue dhe i ka nzitė. E nė rasė tānė nuk duhet harrue se Imzot Zmajeviqi, posė se ishte i shtŷmė prei ndiesije sė vet, ishte edhe i drejtuem pri Rrome ku sundonte Papa shqiptįr Klementi XI.

    Por nji rrjedhim imedjat e pat edhe kryengritja nė fjalė. Pse Dera e Stambollės dergoi urdhna tė fortė - ndoshta pse e shihte se ishte afer nji luftė e e lypte nevoja qi shqiptarėt tė rrījshin qét - ashtuqi as Kelmendasit as popujt tjerė tė Shqipnķs mos tė nguceshin mā. Por, si ndodhi pėrherė nder kėto rasa, Dera e Naltė e vuer nė vesh ketė levizje dhe, si rane punėt nė fashė neper botė e si nuk qenė mā kujdese per luftat e tndryshme, i suell prap kujdeset ve ta salvuese kah kėta malsorė trima shqiptarė.

    Mbetet veē rrjedhimi i qindrueshem: aj mā i randsķshmi. Me ketė, e me tjera kryengritje, malsorėt tanė kanė ruejtė nder ato male ku u struken nė tė kaluemen, gjuhė, besim, e gjithshka tė mirė ka visari i ynė kombtįr.

Ales

 

Koca i Kabashit

Ky shkrim monografik pėr fisin e Kocės sė Kabashit ka pėr qėllim me paraqit shkencėrisht me fakte dhe referenca prejardhjen e fisit Koca i Kabashit. Nė revistėn “Leka”, 1933, rezulton se fisi Koca i pėrket gjenezės sė familjes sė Lekė Kolonjės. Shiko si thotė revista “Leka”: Shumė vite para sundimit turk nė Shqipėri, familja e Lekė Kolonjės erdhi nė Rrapė tė Kabashit familjarisht dhe zuri vend nė Livadhin e Madh, atu ngulėn ēadrat dhe ndezėn zjarret, nė mbrėmje ēobanėt treguan nė shtėpi se kanė ardhur disa njerėz dhe kanė ngulė ēadrat dhe ndezė zjarret, priditė i porosisin qė tė shohin se nga shkon tymi. Nė mbrėmje ēobanėt thanė se tymi shkon posht. Atėherė pleqtė e fisit thanė se ne kurdoherė jemi tė dalun prej kėndej. Dhe me tė vėrtetė ashtu ndodhi. Lekė Kolonja u rrit dhe u martua me njė vajzė Gazullorėsh e quajtur Marie Gazulli qė ishte banore autoktone nė Kabash, me tė cilėn Leka lindi katėr djem, Qaf Leka, Lush Leka, Kolė Leka, Hader Leka. Nė atė periudhė, krahas Mirditės dhe Hasit kishte edhe nė Kabash selinė Lek Dukagjini. Djemtė e Lekė Kolonjės u rritėn dhe u shtuan, ku formuan katėr lagje, Lushaj, Kokaj, Bicaj, Hadroji. Xhemal Meci nė Kanunin e Lekės thotė, varianti i Pukės, se me trashėgimtarėt e Kok Lekės bajnė pjesė breznit, trashėgimtarė kėto familje: Koca, Kica, Gjura, Batica, Gega, Memajt.

    Historiografia thotė se Lek Dukagjinin e nxori nga Kabashi Lekė Kolonja me forcė. Gojėdhėnat thonė se Koca dhe Kica kanė qenė tė idhėt dhe trima, ata pėr arsye ngatėrresash u larguan nga Kabashi dhe zunė vend nė Kosovė e pikėrisht nė Pejė dhe rrethinat e saj, si nė Thaē, Liman dhe Kajush. Sipas statistikave Osmane, fisi i Kocės nuk ėshtė shtuar shumė, ndėrsa Kica ėshtė shtuar mė tepėr. Mbas njė periudhe tė gjatė kohe, Koca u largua nga Peja dhe synoi prejardhjen e fisit tė vetė Kabashin e Pukės. Nga Koca u larguan tre vėllezėr, Prenga, Marku dhe Deda. Dy vėllezėrit e parė zunė vend nė Xhugj tė Fanit tė Mirditės, kurse i treti erdhi nė Kabash, nė tokėn amė. Fillimisht nguli nė disa djerrina si nė Prru-Korb, te Ara e cinakėve, tek stanet e Buzhalės, nė Fjarre etj. Me kalimin e kohės Koca bleu tokėn e tė parėve tė tij nė Prrue tė Jushit. Nė vazhdim po japim vargun e pemės gjenealogjike tė fisit tė Kocės, Dedė Koca, Prend Koca, Mark Koca, Gjergj Koca, Koliq Koca, Marash Koca, Gjon Koca, Zef Koca, Lec Koca, Nik Koca, Pashk Koca, Gjon Z. Koca, Marjan Koca, Alban Koca, Simon Koca, Sokol Koca, Gjovalin Koca, Kristi Koca, Franēesko Koca, Djenis Koca.

    Nė fisin e Kocės sė Kabashit pėrmendim Koliq Koca (1870-1955), djalė fisi, trim, atdhetar dhe kryengritės. Ka marrė pjesė nė kryengritjen e Bajrakėve tė Pukės kundėr garnizonit turk nė Pukė nė vitin 1912, nė ngritjen e flamurit mė 8 dhjetor 1912, me organizimin e dom Gasper Thaēit me shokėt e Marash Markun, Pal Marashin, Ēun Gjergji etj, 1917 bashkė me Kolė Memėn, Prendush Gegėn, kanė sulmuar postėn austriake nė Rrapė, 1926-1930, Koliq Koca ka qenė kryeplak i katundit Bicaj me Prendush Gegėn dhe Ēoban Dedėn, Palė Marashin etj.

    Sot nė pluralizėm dhe hapjen me botėn, shumė djem nga Koca i Kabashit janė shpėrndarė anekėnd rruzullit, me shumė shqiptarė tė tjerė. Shtojmė se nė familjen e Kocės, krahas burrave, nė rast nevoje kanė luftuar edhe gratė, kėshtu mė 1923 luftoi me armė nė dorė kundėr grabitėsve dhe vrau njėrin prej tyre, kjo quhej Preca Koca, ku kanga popullore thotė: “Aman Zot kjo ēika e Kocės / Pushka e saj djeg dhetė e tokės”.

    Nė mbyllje falenderoj gazetėn “Shqipėria Etnike” dhe stafin drejtues qė ma dhanė mundėsinė me pasqyrue shkurt historiografinė e Kocės sė Kabashit.

Zef Koliq, Shan Sokoli

 

Letėr njė fėmije qo kurrė s’u lind

U gjykova si vrasėse e bebit nė bark. Mjeku: Fajtore!

Ndoshta ndodhi gjatė gjumit qė mė rrėmbeu pasi humba ndjenjat. Ose ndoshta gjatė kllapisė. Sidoqoftė ndodhi: e mbaj mend me qartėsi: Ishte njė sallė e bardhė, me shtatė frone tė larta dhe njė kafaz. Unė isha nė kafaz dhe ata mbi frone, tė largėt, tė paarritshėm. Nė fronin qendror rrinte ulur mjeku qė mė kish ndjekur para se tė nisesha pėr udhėtim. Nė tė djathtė tė tij qėndronte doktoresha, nė tė majtė komendatori. Pėrbri komendatorit qėndronte mikesha ime dhe pėrbri mikeshės qėndronte yt atė. Pėrbri doktoreshės qėndronin prindėrit e mi. Askush tjetėr. Dhe asnjė send pėrqark apo nėpėr mure apo pėrdhé. Por e kuptova menjėherė se po zhvillohej njė gjyq, ku unė isha e pandehura dhe ata tė shtatė ishin trupi gjykues. Nuk mė hyri frika, as u ndjeva e humbur. Me vėshtrimin e atij qė ėshtė dorėzuar krejtėsisht, zura t’i vėreja njė e nga njė. Yt atė dėnesej ngadalė, duke mbuluar fytyrėn si atė ditė kur erdhi e m’u ul nė shtrat. Prindėrit e mi i mbanin kokat varur, si t’i kishte shtypur njė lodhje pėr vdekje apo njė dhembje pėr vdekje. Mikesha ime dukej e pikėlluar. Tre tė parėt tė padepėrtueshėm. U ngrit i pari mjeku dhe nisi tė lexojė njė fletė: “E pandehura ėshtė e pranishme, kėshtu qė trupi gjykues mblidhet sot pėr ta gjykuar mbi krimin e vrasjes me paramendim, sepse ka shkaktuar vdekjen e tė birit me dashje nėpėrmjet shkujdesjes, egoizmit, mungesės sė respektit mė fillestar ndaj tė drejtės sė tij pėr tė jetuar”. Pastaj e la fletėn, sqaroi si do tė zhvillohej procesi. Secili do tė fliste si dėshmitar dhe si gjykatės, pra do tė shprehte me zė tė lartė votėn e vet: fajtore ose e pafajshme. Shumica e votave do tė pėrcaktonte vendimin e pastaj, nė rast dėnimi, duhej zgjedhur masa e tij. Ja, po fillonte. I takonte atij tė merrte fjalėn. Fjalia e parė u ngrit si erė acari.

    “Njė fėmijė nuk ėshtė njė dhėmballė e prishur. Nuk mund tė shkulet si njė dhėmballė dhe tė hidhet nė kosh, mes garzave dhe pambukut tė fėlliqur. Njė fėmijė, njė bir, ėshtė njeri, dhe jeta e njė njeriu ėshtė njė vazhdimėsi, njė continuum, nga ēasti qė ngjizet deri kur vdes. Disa prej jush mund tė kundėrshtojnė vetė konceptin e vazhdimėsisė duke pėrdorur si argument faktin qė kur ngjizemi nuk ekzistojmė si njerėz. Ekzistojmė vetėm si njė qelizė qė shumėfishohet dhe qė nuk pėrfaqėson jetėn. Ose jo mė shumė nga ē’e pėrfaqėson njė pemė, prerja e sė cilės nuk pėrbėn krim, apo njė mizė, vrasja e sė cilės nuk pėrbėn krim. Si njeri i shkencės ju pėrgjigjem menjėherė qė njė pemė nuk bėhet njeri, dhe po kėshtu as miza. Tė gjitha elementet qė pėrbėjnė njė njeri, nga trupi deri te personaliteti, tė gjithė koeficientėt qė pėrbėjnė njė person, nga gjaku deri te mendja, janė tė pėrqendruar nė atė qelizė. Ato pėrfaqėsojnė shumė mė tepėr se njė projekt apo njė fillesė: nėse do tė arrinim t’i shihnim me njė mikroskop tė aftė pėr tė shikuar pėrtej tė shikueshmes, do tė binim nė gjunjė e do tė besonim qė tė gjithė nė Zot. Qė nė atė fazė, pra, edhe pse mund tė na duket kaq paradoksale, unė e ndiej veten tė autorizuar tė pėrdor fjalėn vrasės. Dhe shtoj: nėse tė qenit njeri, varet nga vėllimi, vrasja nga sasia, duhet tė dalim nė pėrfundimin se tė vrasėsh njė njeri qė peshon njėqind kile ėshtė mė e rėndė se tė vrasėsh njė qė peshon pesėdhjetė. Kolegia qė kam nė krah tė mos zgėrdhihet. Mbi tezat e saj unė shpreh dyshimet e mia, por mbi mėnyrėn si ajo ushtron profesionin e mjekut mbetem pa gojė: nė atė kafaz duhej tė qėndronin dy gra, jo njė.” Pastaj ia hodhi sytė doktoreshės me njė vrazhdėsi pėrbuzėse, dhe kjo mė ngushėlloi si njė valė e ngrohtė. Por menjėherė mė pas era e acarit filloi tė fryjė sėrish.

    “Sidoqoftė, nuk jemi mbledhur kėtu pėr tė gjykuar vdekjen e njė qelize. Jemi kėtu pėr tė gjykuar vdekjen e njė fėmije qė kishte mbushur tė paktėn tre muaj tė jetės sė vet, para lindjes. Kush, ēfarė, i shkaktoi vdekjen? Rrethana pėr ne tė panjohura, por tė natyrshme, diēka qė na ka shpėtuar dhe s’e kemi kapur dot, apo gruaja qė shihni pas hekurave? Unė mund t’ju jap prova qė lejojnė tė pohohet: vdekjen e shkaktoi gruaja qė shihni pas hekurave. Jo mė kot dyshova pėr tė qė nė takimin e parė. Pėrvoja mė ka mėsuar tė njoh njė fėmijėvrasėse edhe mbrapa njė maske, dhe me maskė nė fytyrė ajo erdhi e mė tha se donte ta mbante fėmijėn. Ishte njė mashtrim qė i bėnte vetes para se t’ua bėnte tė tjerėve. Mė bėri pėrshtypje, pėr shembull, ashpėrsia e saj. Ditėn kur e urova duke i dhėnė lajmin, m’u pėrgjigj prerė se e dinte qė mė parė. Mė bėri pėrshtypje edhe egėrsia me tė cilėn iu pėrgjigj porosisė sime pėr tė ndenjur nė regjim shtrati kur i nisėn spazmat pėr shkak tė tkurrjeve tė mitrės. Nuk mund t’ia lejonte vetes njė luks tė tillė, mė tha, dhe se vetėm pesėmbėdhjetė ditė ishte kufiri mė i fundit qė mund tė duronte. M’u desh tė ngulja kėmbė, tė ngrija zėrin, t’i lutesha e t’i pėrgjėrohesha. Dhe kjo mė bindi se nuk ia kish ėnda tė pranonte detyrat e nėnės, se ishte njė nėnė e papėrgjegjėshme. Nga ana tjetėr mė telefononte papushim duke thėnė se ishte shėndoshė e mirė, se nuk kishte arsye tė rrinte nė shtrat, ose pėr tė protestuar se duhej tė vente nė punė dhe duhej tė ēohej. Mėngjesin kur e vizitova sėrish, ishte portret i zymtėsisė. E pikėrisht gjatė kėsaj vizite u poqėn dyshimet e mia se ajo kish ndėrmend tė kryente njė krim. Ishte e pashpjegueshme, si nga ana anatomike ashtu dhe nga ajo fiziologjike, pėrse kjo barrė praqitej me kaq shumė dhembje: spazmat mund tė kishin vetėm njė prejardhje psikologjike, pra tė vullnetshme. E pyeta pėr kėtė. Pranoi, shkurt dhe prerė, se shqetėsohej pėr hallet e veta. La tė kuptohej se kishte dhe njė pakėnaqėsi tė veēantė qė nuk u pėrpoqa ta mėsoja, ngaqė m’u duk e qartė se ishte tė qenit shtatzėnė. Nė fund e pyeta nė donte vėrtetė ta mbante fėmijėn dhe i bėra tė qartė se ndonjėherė edhe mendimi vret: ishte e nevojshme ta shndėrronte angėshtinė e vet nė qetėsi. Por me njė shpėrthim zemėrimi m’u pėrgjigj se ishte njėsoj si t’i kėrkoja tė ndėrronte ngjyrėn e syve. Pak ditė mė pas u duk prapė. Kishte filluar sėrishti jetėn normale dhe gjendja po keqėsohej. E shtrova nė klinikė. Kėtu e mbajta nė shtrat pėr njė javė dhe me anė tė barnave vura nėn kontroll gjendjen e saj psikike.

    “Po i afrohemi krimit, zotėrinj. Por para se t’jua ilustroj me hollėsi, them: ta zėmė se njėri nga ju sėmuret rėndė dhe ka nevojė pėr njė bar. Bari ėshtė aty, shpėtimi ėshtė veprimi i thjeshtė i dikujt qė jua jep. Ē’emėr i vini atij, qė nė vend qė t’ju japė barin, e flak ose e zėvendėson me helm? I ēmendur, inatēor, fajtor pėr mosdhėnie ndihme? Eh, jo, tepėr pak. Un e quaj vrasės. Zotėrinj tė trupit gjykues, nuk ka dyshim qė fėmija ishte i sėmurė dhe se bari qė do ta shpėtone ishte tė ndenjurit nė shtrat. Por kjo grua jo vetėm ia mohoi: i dha edhe helmin e njė udhėtimi qė do tė kish dėmtuar edhe njė shtatzėni mė tė lehtė. Orė tė tėra me avion, me makinė, nėpėr vise me rrugė pa krye, tė pashtruara, me gropa, fillikate. Unė iu pėrgjėrova. I vura nė dukje se nė atė pikė, i biri nuk ishte mė nė shumėfishim qelizash, por njė fėmijė i vėrtetė. Ia thashė haptas se do ta vriste. M’u kundėrvu me ashpėrsinė e vet tė prerė, nėnshkroi njė fletė me tė cilėn merrte pėrsipėr ēdo pėrgjegjėsi, u nis, e vrau. E pranoj: po tė ishim para njė gjykate me rregulla tė pėrcaktuara, do ta kisha tė vėshtirė tė provoja fajėsinė. Nuk pėrdori sonda, as barna, as ndėrhyrje kirurgjike pėr ta vrarė fėmijėn: sipas ligjeve kjo grua duhet nxjerrė e pafajshme, pasi nuk ka kryer krim. Por ne jemi njė trup gjykues i jetės, zotėrinj, dhe nė emėr tė jetės unė ju them se sjellja e saj ishte mė e rėndė se sondat e barnat e ndėrhyrjet kirurgjike. Sepse qe sjellje hipokrite, e poshtėr, dhe pa rreziqe ligjore.

    “Ē’nuk do tė jepja pėr t’i njohur rrethanat lehtėsuese, ta shfajėsoja sadopak. Por nuk kam ku, nuk kam si. Ishte e varfėr vallė, e mbytur nga hallet ekonomike qė nuk do t’i lejonin tė rriste njė fėmijė? Kurrsesi jo. E pranon me gojėn e vet. Mos vallė i duhej tė mbronte nderin, ngase i pėrkiste njė shoqėrie qė do ta pėrndiqte po qe se lindte njė fėmijė tė paligjshėm? Jo, as kjo jo. I pėrket njė grupi shoqėror kulturor qė, jo vetėm nuk do ta largonte, por do ta kish bėrė heroinė, dhe tekefundit, nuk u bindet rregullave tė shoqėrisė. Nuk pranon Zotin, atdheun, martesėn, familjen, vetė parimet e tė jetuarit sė bashku. Krimi i saj nuk ka rrethana lehtėsuese, zotėrinj. Sepse e kreu nė emėr tė njė lirie tė paligjshme: nė emėr tė lirisė vetiake, egoiste, qė nuk merr parasysh tė tjerėt dhe tė drejtat e tė tjerėve. Shqiptova fjalėn tė drejta. E bėra qė tė mos mė kundėrviheni me fjalėn eutanazì. E bėra qė tė mos mė pėrgjigjeni se duke lėnė tė vdesė atė fėmijė, ajo paskėsh ushtruar njė tė drejtė tė sajėn: tė lehtėsonte bashkėsinė nga barra e njė krijese tė sėmurė, pra tė gabuar. Nuk na takon neve tė pėrcaktojmė mirėfilltazi, kush ėshtė i gabuar e kush jo, nė do tė jetė i gabuar apo jo. Homeri ishte i verbėr dhe Leonardoja ishte gungaē. Po qe se tė spartanėt do t’i kishin hedhur nė greminė, po qe se nėnat e tyre nuk do tė duronin t’i mbanin nė gji, sot njerėzimi do tė ishte mė i varfėr: nuk mund tė pranoj qė njė kampion olimpik, qenkėsh mė i vlefshėm se njė i verbėr, apo sakat. E sa pėr flijimin pėr tė mbajtur nė bark njė kampion olimpik apo njė poet tė verbėr a sakat, ju kujtoj se lloji njerėzor kėshtu pėrhapet: nė daēim na pėlqeftė, nė daēim jo. Dhe pėrfundoj: fajtore!”

 

Doktoresha: S’ka anjė faj!

U mpiva kur dėgjova atė britmė. Mbylla sytė dhe kėshtu nuk e pashė doktoreshėn qė po ēohej pėr tė marrė fjalėn. Kur i hapa ajo kish nisur dhe ndėrkaq po thosh: “Kolegu im harroi tė thotė se pėr ēdo Homer lindet njė Hitler, qė ēdo ngjizje ėshtė njė sfidė e ngarkuar me mundėsi tė shkėlqyera ose tė tmerrshme. Unė s’e di nė ky fėmijė do tė kish qenė Homer a Hitler: kur vdiq ishte vetėm njė mundėsi e panjohur. Porse di kush ėshtė kjo grua: njė realitet qė nuk duhet shkatėrruar. Dhe midis njė mundėsie tė panjohur dhe njė realiteti qė nuk duhet shkatėrruar, unė zgjedh kėtė tė fundit. Kolegu im duket i prirė nga kulti i jetės. Por atė kult e ruan pėr ata qė mund tė jenė, nuk e shtrin edhe pėr ata qė ndėrkohė janė. Kulti i jetės ėshtė njė fjalė e bukur nė erė dhe kaq. Edhe batuta njė-bir-nuk-ėshtė-dhėmb-i-prishur ėshtė njė batutė e bukur dhe kaq. Vė bast se kolegu im ka marrė pjesė nė luftė. Dhe ka qėlluar e ka vrarė duke harruar se, edhe njėzet vjeē, njė bir nuk ėshtė dhėmb i prishur. Nuk njoh fėmijėvrasje mė tė keqe se lufta. Lufta ėshtė njė fėmijėvrasje nė masė, e shtyrė pėr njėzet vjet. E megjithatė ai e pranon atė, nė emėr tė kushedi ē’kulti dhe nuk pėrdor pėr luftėn tezėn e vet tė vazhdimėsisė. Edhe si njeri i shkencės, nuk mund ta marr seriozisht continuum-in e tij: po ta bėja, do tė mė duhej tė vija shiritin e zisė saherė njė vezė vdes e papllenuar, saherė dyqind milionė speramtozoidė nuk arrijnė tė shpojnė membranėn. Edhe mė keq: mė duhet tė mbaj zi edhe kur veza pllenohet: nė kujtim tė njėqindenėntėdhjetenėntėmilion e nėntėqindenėntėdhjetenėntėmijėenėntėqindenėntėdhjetenėntė spermatozoidėve, tė cilėt vdesin nė sfidėn e fituar nga i vetmi spermatozoid qė ka shpuar membranėn. Edhe ato janė krijesa tė Zotit. Edhe ato janė tė gjalla dhe pėrmbajnė elementet qė pėrbėjnė njė individ. Nuk i ka parė ndonjėherė kolegu im nė mikroskop? Nuk i ka parė si vrapojnė duke tundur bishtin si njė tufė peshqish tė vegjėl, nuk i ka parė qė mundohen tė luftojnė kundėr zonės pelucide, duke goditur me kokė tėrė dėshpėrim, duke e ditur qė tė dėshtosh do tė thotė tė vdesėsh? Ėshtė njė pamje qė tė kėput shpirtin: po qe se e shpėrfill, kolegu im nuk tregohet bujar me seksin e vet. Nuk dua tė bėj humor bajat, por, meqė ai e paskėsh kaq pėr zemėr ēėshtjen e jetės, si nuk bėn asgjė pėr tė shpėtuar miliarda e miliarda spermatozoidė tė vdesin? Mosdhėnie ndihme, apo krim? Krim, e qartė: nė atė kafaz duhej tė qėndronte edhe ai. Po nuk shkoi e tė futet aty, madje menjėherė, do tė thotė se na ka gėnjyer, se ndjenja e tij e mirėsisė turbullohet nga ata qė thonė se ēėshtja nuk qėndron nė tė lindurit e njė numri tė madh njerėzish, por nė pėrpjekjen pėr ta bėrė sa mė pak fatkeq ekzistimin e atyre qė janė lindur.

    “Gjithmonė lidhur me sa foli kolegu, nuk pranoj tė marr seriozisht ēfarė ai tha mbi bashkėfajėsinė. E shumta mund tė mė padisin pėr gjykim tė gabuar, dhe asnjė trup gjykues i jetės nuk mund tė dėnojė pėr gjykim tė gabuar. Nga ana tjetėr, gjykimi im nuk ishte i tillė: ishte thjeshtė gjykim, pėr tė cilin nuk jam penduar. Shtatzėnia nuk ėshtė njė ndėshkim i dhėnė nga natyra pėr tė tė bėrė tė paguash kėnaqėsinė e njė ēasti. Ėshtė njė mrekulli qė duhet tė zhvillohet me tė njėjtėn vetvetishmėri me tė cilėn janė bekuar pemėt, peshqit. Po qe se nuk zhvillohet nė mėnyrė normale, nuk mund t’i kėrkosh njė gruaje tė rrijė pėr njė muaj tė tėrė e mbėrthyer nė shtrat si uloke. Me fjalė tė tjera, nuk mund t’i kėrkosh tė heqė dorė nga veprimtaria e saj, nga personaliteti i saj, nga liria e saj. Ia kėrkon dot kėtė gjė njė burri i cili atė kėnaqėsi ēasti e ka shijuar njėsoj nė mos mė shumė? Siē duket kolegu im nuk u njeh grave tė drejtat qė u njeh burrave: tė zotėrojnė trupin e vet. Siē duket ai e pėrfill burrin si njė bletė, sė cilės i lejohet tė fluturojė lule mė lule, ndėrsa gruan si njė sistem gjinor qė shėrben vetėm pėr riprodhimin. Na qėllon shpesh nė zanatin tonė: pacientėt qė gjinekologėt parapėlqejnė janė shtėpiake pa halle, tė shėndosha, pa probleme lirie. E megjithatė nuk jemi mbledhur kėtu pėr tė gjykuar mjekėt. Jemi kėtu pėr tė gjykuar njė grua tė paditur pėr vrasje tė paramenduar, kryer me mendje nė vend tė shtizave. Hedh poshtė padinė, nė bazė tė elementeve tė pėrcaktuara. Ditėn qė i diagnostikova se gjithēka shkonte mė sė miri, vura re tek ajo njė ēlirim tė madh. Ditėn qė i thashė se fetusi kishte vdekur, vura re tek ajo njė dhembje tė madhe.

    “Thashė fetusi dhe jo fėmija: kėtė dallim ma lejon shkenca. E dimė tė gjithė qė njė fetus bėhet fėmijė vetėm nė ēastin kur i hapet udha pėr dalje dhe qė ky ēast mbėrrin nė muajin e nėntė. Nė raste tė veēanta nė muajin e shtatė. Por le ta zėmė edhe se nuk ishte mė fetus, se ishte bėrė ndėrkaq fėmijė: krimi, sidoqoftė, nuk do tė ekzistonte. I dashur koleg, ajo nuk donte vdekjen e fėmijės sė vet: ajo donte jetėn e saj. Dhe fatkeqėsisht nė disa raste jeta jonė ėshtė vdekja e njė tjetri, jeta e njė tjetri ėshtė vdekja jonė. Mė shtive, tė shtiva. Ligjet e shkruara e quajnė mbrojtje e ligjshme. Edhe nėse kjo grua e dėshiroi pavetėdijshėm vdekjen e tė birit, e bėri pėr mbrojtje tė ligjshme. Pra nuk ėshtė fajtore.”

 

Edhe yt atė mė bėri fajtore

Pastaj u ēua yt atė qė kishte pushuar sė qari. Por sapo lėvizi buzėt pėr tė thėnė diēka, zuri t’i dridhej mjekra dhe gurgulluan sėrish lotėt. Mbuloi sėrish fytyrėn me duar dhe u plandos ulur. “Nuk do tė flisni atėherė?” i tha mjeku i acaruar. Yt atė lėvizi fare pak kokėn, si tė donte tė thoshte po. “Nuk mund tė hiqni dorė nga dhėnia e votės”, nguli kėmbė tjetri. Yt atė i dyfishoi dėnesat. “Votėn ju lutem!” Yt atė u fryu hundėve, por s’bėzani. “Fajtore, apo jo?” Yt atė psherėtiu thellė dhe nėpėrdhėmbi: “Fajtore”. Dhe nė atė pikė ndodhi diēka e pabesueshme: shoqja ime u kthye dhe e pėshtyu. E ndėrsa ai fshihej, i verdhė meit, shoqja ime ulėriti: “I poshtėr. Hipokrit i poshtėr. Ti qė i telefonoje vetėm pėr ta bindur qė ta hiqte. Ti qė pėr dy muaj u fshehe si dezertor. Ti qė vajte ta takoje vetėm se t’u luta unė. Kėshtu bėni gjithmonė ju, ė? Ju hyn data dhe na linin vetėm, dhe nė ktheheni e bėni vetėm nė emėr tė atėsisė. E ē’ju kushton atėsia? Njė bark i pėrēudnuar nga njė fryrje qesharake? Dhembja e lindjes, tortura e tė dhėnit gji? Fryti i atėsisė ju jepet nė pjatė me garuzhde si gjellė e gatshme, ju ndehet mbi shtrat si njė kėmishė e hekurosur. S’ju mbetet veē t’i gjeni njė mbiemėr, nė jeni tė martuar, as mbiemrin, nė ua keni mbathur. Ēdo pėrgjegjėsi i mbetet gruas, ēdo vuajtje, ēdo fyerje. Kurvė, i thoni po pati bėrė dashuri me ju. Fjalėn kurvė pėr meshkujt nuk e pėrfshin fjalori: kush e pėrdor bėn gabim gjuhėsor. U bėnė mijėra vite qė na shtrėngoni tė pėrdorim fjalėt tuaja, recetat tuaja, nėpėrkėmbjet tuaja. U bėnė mijėra vite qė pėrdorni trupin tonė pa ju hyr gjemb nė kėmbė. U bėnė mijėra vite qė na shtrėngoni tė heshtim dhe na lidhni pas detyrės sė mėmės. Ēdo gruaje i kėrkoni t’ju bėhet mėmė: edhe bijės suaj jeni gati t’ia kėrkoni. Thoni se ne nuk kemi muskuj si ju dhe pastaj shfrytėzoni mundimin tonė edhe pėr t’ju lustruar kėpucėt. Thoni se nuk kemi trurin tuaj e pastaj shfrytėzoni zgjuarsinė tonė deri edhe pėr t’ju administruar rrogėn. Fėmijė tė pėrjetshėm, deri nė pleqėri mbeteni fėmijė pėr t’u mėkuar, pėr t’u pastruar, pėr t’u shėrbyer, pėr t’u kėshilluar, pėr t’u ngushėlluar, pėr t’u mbrojtur nė dobėsitė dhe dembelitė tuaja. Unė ju pėrbuz. Dhe pėrbuz veten qė nuk di si t’ia bėj pa ju, qė nuk jua pėrplas mė shpesh nė fytyrė: na ka ardhur nė majė tė hundės duke ju bėrė mėma. Na ka ardhur nė majė tė hundės kjo pėr egoizmin tuaj. Duhet t’ju pėshtyj edhe ju, zoti doktor. Ju qė shihni te njė grua veē njė mitėr dhe dy vezė, kurrė njė tru. Ju qė para njė gruaje me barrė mendoni: “Bėri qejf kjo dhe tani po vjen tek unė.” Pse, nuk keni bėrė qejf ndonjėherė, ju, zoti doktor? Nuk e keni harruar asnjėherė nė kultin e jetės? E mbroni aq me zjarr jetėn qelizore, sa duket sikur e shihni me lakmi atė ēka kolegia juaj e quan mrekullia e amėsisė. Por jo, e pėrjashtoj. Ajo mrekulli pėr ju do tė ish flijim. Si burrė qė jeni, nuk do tė dinit ta pėrballonit. Zoti doktor, kėtu nuk po i bėhet gjyqi njė gruaje: kėtu u bėhet gjyqi tė gjitha grave. Kam pra tė drejtėn ta kthej gjykimin drejt jush e t’ju them: amėsia nuk ėshtė detyrė morale. Nuk ėshtė as fakt biologjik. Ėshtė njė zgjedhje e vetėdijshme. Kjo grua ka bėrė njė zgjedhje tė vetėdijshme, nuk donte tė vriste askėnd. Ishit ju qė donit ta vrisnit, zoti doktor, duke i mohuar deri edhe tė drejtėn e pėrdorimit tė mendjes sė vet. Prandaj brenda atij kafazi duhet tė qėndroni ju, dhe jo pėr mungesė ndihme ndaj miliarda spermatozoidėsh budallenj, por pėr tentativė pėr gruavrasje. Me kėtė, mė duket deri e tepėrt tė shpall qė e paditura ėshtė e pafajshme.

 

Edhe komendatori gjykoi si burrė

Pastaj u ēua komendatori, nė fytyrė i lexohej qė shtirej si i zėnė ngushtė. Nuk dinte ē’vendim tė jepte, ia nisi, pasi nė kėtė trup gjykues ai e ndjente veten tė huaj. Tė tjerėt kishin tė bėnin me tė paditurėn pėr arsye profesionale apo lidhjesh shpirtėrore me fėmijėn, ndėrsa ai ishte thjeshtė punėdhėnėsi i saj. Si i tillė, mund tė thoshte se i bėhej qejfi qė punėt kishin shkuar siē kishin shkuar: edhe pse ishte treguar zemėrgjerė, ai gjithmonė e kishte pėrfillur atė barrė si njė pengesė. Edhe mė keq: njė mynxyrė qė mund t’u kushtonte njė thes me para. Pa mendoni vetėm pėr rrogėn qė do t’i duhej tė paguante, sipas njė ligji absurd dhe tė qortueshėm, edhe nė muajt e pritjes. Oh, posi: fėmija ishte treguar me mend, shumė mė me mend se e ėma. Pėr mė tepėr, duke vdekur kishte mbrojtur emrin e ndėrmarrjes. Ē’do mendonin njerėzit kur tė shihnin nėpunėsen e tij me foshnje nė krah? Dhe pėr mė shumė e pamartuar. Nuk e kishte pėr gjė ta thoshte haptaz: po qe se ajo do tė kishte pranuar, ai do tė kishte ndihmuar pėr ta ēliruar nga ky hall. Por ai nuk ishte thjeshtė njė sipėrmarrės: ishte edhe njeri. Dhe gjykatėsit qė kishin folur para tij, dy burrat, merret vesh, kishin ngjallur nė ndėrgjegjen e tij njė pendesė. Doktori nėpėrmes logjikės dhe moralit, i ati i fėmijės nėpėrmes hidhėrimit pėr humbjen e fėmijės. Duke menduar hollė, nuk mund tė mos bashkohej me arsyetimet e tė parit dhe me pikėllimin e tė dytit. Njė fėmijė i pėrket nė tė njėjtėn masė, si tė atit, ashtu edhe s’ėmės: nėse krimi ishte kryer, atėherė bėhej fjalė pėr njė krim tė dyfishtė sepse, duke shuar jetėn e tė voglit kishte shkatėrruar edhe jetėn e njė tė rrituri. Sa i pėrket pėrcaktimit nė ishte kryer apo jo krim: pse kishin ende dyshime pėr kėtė? A kishte nevojė pėr provė mė tė fuqishme se dėshmia e mjekut? Mjeku ishte treguar i butė duke e quajtur disi egoiste. Ai, komendatori, mund tė mos zbulonte shtysėn: e paditura druhej mos udhėtimi i famshėm i besohej ndonjė kolegu rival. Ja pse kishte brofur nga shtrati dhe kishte marrė rrugėn, pa kurrfarė pėrfilljeje pėr jetėn qė mbante nė bark. Pa kurrfarė mėshire. Le tė pėshtynte e tė fyente sa tė donte aleatja e saj. E paditura ishte fajtore.

 

Edhe jeta ėshtė njė dėnim me vdekje

Kėrkova me sy tim atė e time mė. Dhe iu pėrgjėrova atyre, nė heshtje, sepse ishin mundėsia ime e fundit e shpėtimit. M’u pėrgjigjėn me njė vėshtrim tė nxirosur. Dukeshin tė pėrvuajtur dhe shumė mė tė plakur nga ē’patėn qenė kur kishte filluar procesi i gjykimit. Kryet u vareshin si tė mos pėrballonin dot peshėn, dridheshin si tė kishin ftohtė, gjithė trupi i tyre i ish dorėzuar krejt njė braktisjeje tė pikėlluar qė i veēonte nga tė tjerėt: duke i mbyllur brenda tė njėjtit dėshpėrim. Tė mbyllur brenda atij dėshpėrimi, dhe gjithmonė me vėshtrim tė pezmatuar, kėrkuan lejė tė qėndronin ulur. Leja iu dha dhe i pashė tek flisnin nėn zė me njėri-tjetrin: pėr tė vendosur, ma do mendja, kush ta merrte fjalėn i pari. E mori  im atė. Tha: “Unė kam kaluar dy dhembje. Sė pari, kur mėsova se fėmija ishte. Sė dyti, kur mėsova se nuk ishte mė. Shpresoj qė kėtu tė mė kurseni dhembjen e tretė: dėnimin e sime bije. Si kanė rrjedhur gjėrat, unė nuk e di. Dhe as ju. Askush nuk mund ta dijė, sepse askush nuk mund tė hyjė nė shpirtin e tjetrit. Por kjo ėshtė ime bijė, dhe pėr njė baba fėmijėt nuk janė fajtorė. Kurrė.” Menjėherė pas tij, foli ime ėmė. Tha: “Ėshtė ime bijė. Dhe ime bijė nuk mund tė bėjė kurrė ligėsira. Kur mė shkroi letrėn pėr tė mė thėnė se priste njė fėmijė, unė iu pėrgjigja “Po pate marrė kėtė vendim, do tė thotė qė ky ishte vendimi qė duhej marrė.” Po tė mė kishte shkruar se nuk e donte fėmijėn, unė do t’i isha pėrgjigjur me tė njėjtat fjalė. Nuk na takon neve tė gjykojmė. As juve. Nuk keni tė drejtė, as ta padisni, as ta mbroni. Sepse nuk jeni, as brenda mendjes, as brenda zemrės sė saj. Asnjė nga dėshmitė tuaja nuk ėshtė e vlefshme. Ka vetėm njė dėshmitar kėtu qė mund tė na shpjegojė si kanė rrjedhur gjėrat. Ky dėshmitar ėshtė fėmija, i cili nuk mund...” Dhe atė ēast tė tjerėt e ndėrprenė njėzėri: “Fėmija, fėija!” Dhe unė unė mbėrtheva hekurat e kafazit dhe ulėrita: “Fėmija jo! Fėmija jo!” Dhe pikėrisht ndėrsa ulėrija kėshtu...

    Po pikėrisht ndėrsa ulėrija kėshtu dėgjova zėrin tėnd “Nėnė!” dhe u boshatisa e tėra, ngaqė ishte hera e parė qė dikush mė thėrriste nėnė, e ngaqė ishte hera e parė qė dėgjoja zėrin tėnd, e ngaqė nuk ishte zė fėmije. Ishte zėri i njė tė rrituri, zėri i njė burri. Dhe mendova: “Paska qenė djalė!” Pastaj mendova “Paska qenė djalė, do tė mė dėnojė!” Nė fund mendova: “Dua ta shoh”. Dhe bebėzat e mia rrėmuan kudo, brenda kafazit, jashtė kafazit, mes fronave, pėrtej fronave, pėrtokė, mbi mure. Por nuk tė gjetėn. Nuk ishe. Ishte vetėm njė heshtje varri. Dhe nė atė heshtje varri zėri yt u ngrit, sėrish.

    “Nėnė! Mė lėr tė flas, nėnė. Mos kij frikė. Nuk duhet tė kemi frikė nga e vėrteta. Tekefundit e vėrteta ėshtė thėnė. Secili prej tyre tha nga njė tė vėrtetė, dhe ti e di: ma ke mėsuar ti vetė qė e vėrteta pėrbėhet nga shumė tė vėrteta tė ndryshme. Kanė tė drejtė ata qė tė paditėn dhe ata qė tė mbrojtėn, ata qė tė nxorėn tė pafajshme dhe ata qė tė dėnuan... Por ato gjykime nuk kanė vlerė. Babai dhe nėna jote kanė tė drejtė kur thonė se nuk mund tė hyhet nė shpirtin e tjetrit, se i vetmi dėshmitar jam unė. Vetėm unė, nėnoke, mund tė them se mė ke vrarė pa mė vrarė. Vetėm unė mund tė sqaroj si dhe pse e bėre. Unė nuk kisha kėrkuar tė lindesha, nėnė. Askush nuk e kėrkon. Atje, nė asgjė, nuk ka vullnet. Nuk ka zgjedhje. Ka vetėm asgjė. Kur ndodh shkėputja dhe vėrejmė se kemi zėnė fill, nuk e pyesim veten kush e ka kėrkuar, apo nė ėshtė gjė e mirė a e keqe. Thjeshtė, pranojmė dhe pastaj presim tė zbulojmė nėse na ka pėlqyer qė e pranuam. Zbulova madje shumė shpejt qė mė pėlqente. Qoftė edhe nėpėrmjet druajtjeve, ngurrimeve tė tua, u tregove shumė e zonja duke mė bindur se ėshtė bukur tė lindesh, ėshtė ngazėllim tė arratisesh nga hiēi. Kur tė lindesh nuk duhet tė trembesh, mė thoshe: as nga vuajtja, as nga vdekja. Nėse dikush vdes do tė thotė se ėshtė lindur, se ka dalė nga hiēgjėja, se hiēgjė nuk ėshtė mė e keqe se hiēgjėja: e keqja ėshtė tė thuash qė nuk ke qenė. Besimi yt mė ngashėnjente, pėrdhunia jote. I ngjante vėrtetė asaj pėrdhunie tė kohėrave tė largėta kur jeta kishte shpėrthyer si ma tregoje ti. Unė tė besoja, nėnė. Bashkė me lėngun ku kridhesha unė pija ēdo mendim tėndin. Dhe ēdo mendim yti kishte shijen e njė zbulimi. A mund tė ndodhte ndryshe? Trupi im ishte veē njė projekt qė zhvillohej brenda teje, falė teje; mendja ime ishte vetėm njė fillesė qė pėrkryhej te ti, falė teje. Mėsoja vetėm ēfarė mė jepje ti, nuk njihja asgjė nga ato qė nuk mė jepje: gllėnjkat e mia tė dritės e vetėdijes ishin ti. Po qe se ajo po sfidon gjithēka e gjithkėnd pėr tė mė sjellė nė jetė, mendoja, jeta ėshtė vėrtetė njė dhuratė e madhėrishme.

    “Por pastaj u rritėn pasiguritė e tua, dyshimet e tua, dhe pėrkėdheljet nisėn t’ua linin vendin kėrcėnimeve, ėmbėlsitė inatit, guximi frikės. Pėr tė pėrzėnė frikėn njė ditė ma le mua nė dorė vendimin pėr tė jetuar. Mė the se i ishe bindur njė urdhri timit, jo zgjedhjes sate. Mė padite se isha padroni yt: ti viktima ime, jo unė jotja. Dhe pastaj mė qortove, mė bėrtite, sepse tė bėja tė vuaje. Mbėrrite deri aty sa tė mė sfidoje duke mė bėrė tė qartė si ishte jeta atyre anėve: njė grackė pa liri, pa lumturi, pa dashuri. Njė pus skllavėrie dhe dhune, tė cilit nuk do tė mund t’i shmangesha as unė. Nuk lodheshe sė treguari se nuk ka shpėtim nė folenė e milingonave, se s’mund t’u bėsh bisht ligjeve tė saj tė errėta. Manjolat shėrbejnė pėr tė flakur gratė mbi degė, ēokollatėn e hanė vetėm ata qė nuk ia kanė nevojėn, e nesėrmja ėshtė njė njeri i pushkatuar pėr njė copė bukė dhe mė pas njė thes me brekė tė palara. Mbylleshin gjithmonė me njė pyetje tė trishtuar, pėrrallat e tua tė trishta: thua tė jetė e udhės qė ti tė dalėsh nga foleja jote e paqes pėr tė zbritur nė kėtė botė? Nuk mė tregove kurrė qė mund tė mblidhen lule manjole edhe pa vdekur, qė mund tė hahet ēokollatė edhe pa u poshtėruar, qė e nesėrmja mund tė jetė mė e mirė se e djeshmja. Dhe kur e kuptove ishte tepėr vonė: ndėrkaq unė kisha filluar tė vrisja veten. Mos qaj, nėnė: unė e kuptoj qė kėtė e bėje nga dashuria pėr mua, pėr tė mė pėrgatitur tė mos dorėzohesha ditėn kur do tė pėrplasesha me llahtarinė e jetės. S’ėshtė e vėrtetė qė ti nuk beson te dashuria, nėnė. Beson aq shumė, sa vuan ngaqė sheh aq pak dashuri, dhe ngaqė ajo qė sheh nuk ėshtė kurrė e pėrkryer. Ti je e pėrbėrė nga dashuria. Por a mjafton tė kesh besim te dashuria, pa patur besim te vetė jeta? Sapo kuptova qė ti nuk kishe besim te jeta, qė stėrmundoheshe pėr tė ndenjur nė kėtė jetė e pėr tė mė sjellė edhe mua aty, unė, pėr herė tė parė e tė fundit, i lejova vetes tė zgjidhja: tė mos pranoja tė lindesha, tė tė mohoja pėr herė tė dytė hėnėn... Tashmė mundesha, nėnė. Mendimi im nuk ishte mė yti: kisha njė mendim timin. I vogėl ndoshta, veē i ravijėzuar, por i aftė pėr tė mbėrritur nė kėtė pėrfundim: po qe se jeta ėshtė vuajtje, pse duhet tė lindem? Nuk ma kishe thėnė kurrė pse lindet njeriu. Dhe ishe treguar mjaft e ndershme duke mos mė mashtruar me legjendat qė keni shpikur pėr t’u ngushėlluar: Zoti i plotfuqishėm qė na krijon pas fytyrės dhe shėmbėlltyrės sė vet, kėrkimi i sė mirės, rruga drejt parajsės... Shpjegimi yt i vetėm ishte qė ishe lindur edhe ti, dhe para teje nėna jote, dhe para nėnės sate, nėna e nėnės sate: mbrapsht drejt njė tė djeshmeje gjurmėt e sė cilės humbisnin. I lindkėsh pra, ngaqė ishin lindur tė tjerė dhe ngaqė tė tjerė duhej tė lindeshin: nė njė shumėfishim qėllim mė vetvete. Po tė mos ndodhte kėshtu, mė the njė mbrėmje, lloji njerėzor do tė shuhej. Madje nuk do tė ekzistonte. Po pse u dashkėsh tė ekzistojė patjetėr, pse duhet tė ekzistojė, nėnė? Cili ėshtė qėllimi? Ta them unė: njė pritje e vdekjes, e hiēit. Nė gjithėsinė time qė ti e quaje vezė, qėllimi ekzistonte: ishte tė lindesh. Por nė botėn tėnde qėllimi ėshtė vetėm vdekja: jeta ėshtė njė dėnim me vdekje. Unė nuk e kuptoj pse duhej tė dilja nga hiēi pėr t’iu kthyer hiēit.”

 

Tė kam falur nėnė - mė the - unė do tė lind njė herė tjetėr

Atėherė e kuptova sa e thellė dhe e pashkulshme ishte e keqja qė tė kisha rrėnjosur ty dhe vetes, gjėrave qė detyrohem t’u besoj: tė lindesh pėr tė qenė i lumtur, i lirė, pėr tė luftuar nė emėr tė lumturisė, tė lirisė, tė mirėsisė, tė lindesh pėr t’u pėrpjekur, pėr tė mėsuar, pėr tė zbuluar, pėr tė shpikur. Tė lindesh pėr tė mos vdekur. Dhe e pushtuar frike urova veten qė gjithė kjo tė ishte njė ėndėrr, njė makth nga i cili do tė mund tė dilja pėr tė tė gjetur tė gjallė, o vogėlushi brenda meje, dhe t’ia nisja nga fillimi, pa u trembur, pa u treguar e padurueshme, pa hequr dorė nga besimi qė ka emrin shpresė, dhe tunda kafazin: duke i thėnė vetes se nuk ekzistonte. Kafazi qėndroi. Ishte kafaz i vėrtetė dhe ai qė kisha pėrpara ishte njė trup gjykues i vėrtetė qė kishte kryer njė gjyq tė vėrtetė, ku ti mė kishe gjykuar fajtore sepse unė e gjykoja veten fajtore, mė kishe dėnuar sepse unė e dėnoja veten. Mbetej vetėm tė pėrcaktohej masa e dėnimit dhe kjo ishte e qartė: tė hiqja dorė nga jeta dhe tė kthehesha me ty te hiēi. Tė zgjata krahėt. T’u pėrgjėrova tė mė merrje me vete, tė mė falje... Dhe ti mė erdhe ndanė e mė the: “Por unė tė kam falur, nėnė. Mos u kthe te hiēi me mua. Do tė lindem njė herė tjetėr”.

    Fjalė tė mrekullueshme, vogėlush, por janė fjalė dhe aq. Gjithė spermatozoidėt dhe gjithė vezėt e botės, bashkuar nė gjithė kombinimet e mundshme nuk do tė arrijnė mė kurrė tė tė krijojnė ty, atė qė ishe dhe atė qė mund tė ishe. Ti nuk do tė rilindesh kurrė mė. Nuk do tė kthehesh kurrė mė. Dhe unė vazhdoj tė tė flas prej dėshpėrimit.

 

Mėdyshja e tė qėnit e tė mosqėnit

U bėnė ditė qė rri mbyllur aty brenda, pa jetuar dhe pa ikur. Doktoresha ka mbetur e befasuar nga kjo. Mund tė vdes, thotė, po mos tė tė heq. E kuptoj fare mirė dhe shtoj: nuk kam aspak ndėrmend tė ndėshkoj veten deri nė atė pikė, tė tė pėrdor ty pėr tė zbatuar vetėdėnimin e atij gjyqi absurd. Mė mjafton pėrvuajtja e pendimit. Porse nė tė njėjtėn kohė, nuk kam asnjė ngut pėr tė tė hequr dhe do tė ish e vėshtirė tė gjeja pse-nė. Ndoshta ngaqė u mėsuam tė rrimė bashkė, tė flemė bashkė, tė zgjohemi bashkė, tė dija qė jam vetėm pa qenė vetėm? Ndoshta dyshimi i marrė se janė gabuar dhe se bėj mirė tė pres edhe ca? Apo ndoshta sepse nuk mė pėlqen mė tė kthehem e tė bėhem sėrish ajo qė isha para se tė vije ti? Mezi kisha pritur tė vinte dita e tė isha sėrish zonjė e vetes. Tani qė jam, nuk e dua mė. Ja edhe e disata e vėrtetė qė humbe rastin tė zbulosh duke mos u lindur, vogėlush, njeriu bėhet copash pėr tė arritur njė pasuri, njė dashuri a njė liri, jepet me mish e me shpirt pėr tė fituar njė tė drejtė tė vetėn, dhe, kur e ka nė dorė, nuk i gėzohet. Ose e prish, ose e shpėrfill, madje edhe duke menduar se do t’i pėlqente tė kthehej mbrapsht, tė niste nga fillimi betejat dhe vuajtjet. Mbėrritja e synimit e bėn tė ndjehet i humbur... Tė kisha tė bindesha qė ti ishe njė ndalesė dhe aq, qė vdekja nuk e fshin jetėn, qė jeta nuk kish nevojė pėr ty, qė kjo dhembje i ka shėrbyer diēkaje dhe dikujt. Por kujt i shėrben njė fėmijė qė vdes dhe njė nėnė qė nuk pranon tė jetė nėnė? Moralistėve, juristėve, teologėve, reformatorėve? Nė kėtė rast duhet tė pyesim veten kush do ta shfrytėzojė kėtė histori dhe cili do tė jetė vendimi i gjykatės sė tyre. Meritoj solidarėsi apo poshtėrim? U kam kryer njė shėrbim moralistėve apo juristėve, teologėve apo reformatorėve? Kam mėkatnuar duke tė shtyrė tė vrasėsh veten e duke tė vrarė, apo kam mėkatnuar duke tė njohur njė shpirt qė nuk kishe? Dėgjo si rrahin mendime, si bėrtasin: ka fyer Zotin, jo, ka fyer gratė; ėshtė tallur me kėtė ēėshtje, jo, i ka dhėnė ndihmesė; ka kuptuar qė jeta ėshtė e shenjtė, jo, ka kuptuar qė jeta ėshtė njė rreng. Thua se mėdyshja e tė qenit a tė mosqenit mund tė zgjidhej me njė vendim a me njė tjetėr, me njė ligj a me njė tjetėr, thua s’i pėrket ēdo krijese ta zgjidhte vetė e pėr vete. Thua se kapja e njė tė vėrtete nuk i ngre pikėpyetje njė tė vėrtete tė pėrkundėrt, nuk lejon qė tė dyja tė jenė tė vlefshme. Ku rrahin me gjyqet e tyre, me grindjet e tyre? Tė pėrcaktojnė ē’ėshtė e ē’nuk ėshtė e ligjshme? Tė vendosin nga anon drejtėsia? Kishte tė drejtė ti vogėlush, anon nga tė gjithė. Edhe vetėdija pėrbėhet nga shumė vetėdije: unė jam mjeku dhe doktoresha, jam mikja ime dhe komendatori, jam nėna dhe babai im, jam babai yt dhe jam ti. Unė jam ēfarė secili prej jush mė ka thėnė.

    Dhe lugina trishtimi shtrihen para meje, mė kot tė bleruara krenarie.

 

Qėnkam apoteoza e dyshimit?

Yt atė mė shkroi sėrish. Kėsaj radhe ėshtė njė letėr qė mė fton tė mendohem. Thotė: “Tė njoh aq sa duhet pėr tė kuptuar se s’mund tė tė ngushėlloj duke thėnė se bėre mirė qė flijove fėmijėn pėr veten dhe jo vetėn pėr tė. Ti e di mirė se unė (ishe ti vetė qė ma the me tė britur kur mė pėrzure) qė njė grua nuk ėshtė klloēkė, qė jo tė gjitha klloēkat ngrohin vezė, qė shumė prej tyre i braktisin, tė tjera i ēukisin dhe i pijnė. Dhe ne nuk i dėnojmė pėr kėtė, sė paku jo mė shumė nga ē’mund tė dėnohet natyra kur vret me sėmundje dhe tėrmete. Tė njoh mjaft sa pėr tė kuptuar se s’duhet tė tė kujtoj qė mizoria e natyrės pėrmban njė logjikė dhe urtėsi: sikur ēdo mundėsi ekzistimi tė bėhej ekzistim, atėherė do tė vdisnim pėr mungesė hapėsire. Ti e di mė mirė se unė qė askush nuk ėshtė i domosdoshėm, qė bota do t’ia kish hedhur paq edhe po tė mos ish lindur Homeri dhe Ikari dhe Leonardo da Vinēi dhe Jezu Krishti: biri qė deshe tė humbje nuk lė zbrazėti, vdekja e tij nuk dėmton, as shoqėrinė, as tė ardhmen. Tė lėndon vetėm ty, dhe tejmase, sepse mendja jote e ka stėrzmadhuar dramėn qė ndoshta as dramė nuk mund tė quhet. (E shkreta ti: paske zbuluar qė tė mendosh do tė thotė tė vuash, qė tė jesh e zgjuar do tė thotė tė jesh e trishtuar. Mėkat qė tė paska shpėtuar njė pikė e tretė thelbėsore: dhembja ėshtė kripa e jetės dhe pa tė ne nuk do tė ishim njerėz.) Nuk po tė shkruaj pra pėr tė tė pėrdėlluar. Tė shkruar pėr tė tė uruar, pėr tė tė njohur fitoren. Por jo sepse shkunde nga shpatullat skllavėrinė e njė shtatzanie dhe tė tė bėrit nėnė: por sepse ia dole tė mos u dorėzohesh nevojės sė tė tjerėve, pėrfshirė nevojėn e Zotit. Krejt e kundėrta e asaj qė ndodhi me mua. Kėshtu punėt: zilia pėr ata qė besojnė nė Zot mė kish vėnė aq shumė ndėn vete muajt e fundit sa m’u kthye nė tundim. Dhe iu dorėzova tundimit. E them duke e pranuar lodhjen time. Zoti ėshtė njė pikėēuditėse me tė cilėn ngjiten gjithė poēet e thyera: po qe se dikush beson, do tė thotė qė ėshtė i lodhur, qė vetė nuk ia del dot mbanė. Ti nuk je e lodhur, ngaqė je apoteoza e dyshimit. Zoti pėr ty ėshtė njė pikėpyetje, madje pikėpyetja e parė e njė sėre pikėpyetjesh pa mbarim. Dhe vetėm kush e ha veten me dhėmbė me pyetje pėr tė gjetur pėrgjigjet, bėn pėrpara; vetėm kush nuk i dorėzohet rehatisė sė tė besuarit nė Zot, si duke u kapur pas njė trapi pėr t’u ēlodhur, mund t’ia nisė nga fillimi: pėr tė mos u pajtuar me veten sėrish, pėr tė rėnė nė kundėrshtim me veten sėrish, pėr t’i dhuruar sėrish dhembje vetes. Mikja jonė mė bėri me dije se fėmija ėshtė ende brenda teje dhe se ti nuk pranon ta heqėsh. Duket sikur po pėrpiqesh ta pėrdorėsh pėr tė ndėshkuar pavendosmėrinė tėnde e pėr t’i ndaluar vetes tė jetosh. Besoj se ma tha qė tė tė lutesha tė mos ngulje kėmbė nė kėtė ēmenduri. Nė vend qė tė tė lutem, po tė them se nuk do tė ngulėsh kėmbė gjatė. Ti e do aq shumė jetėn, sa nuk mund t’i shmangesh kushtrimit tė saj. Kur ajo tė tė kėrkojė, ti do t’i bindesh si ai qeni i Xhek Londonit qė ndjek ujqit duke ulėrirė si ata dhe bėhet ujk si ata”.

    Ē’ėshtė e vėrteta, nesėr kthehemi nė shtėpi, vogėlush. E paēka se fjala nesėr mė duket fyese pėr ty, kanosėse pėr mua, nuk mund tė mos i hedh sytė pėrqark e tė mos kuptoj qė e nesėrmja ėshtė njė ditė e mbushur me mundėsi pa fund.

 

Ti vdiqe, por gjetiu lindėn shumė...

Mė pėrshėndetėn gjithė hare, si tė kisha pasur tė sėmurė kėmbėn apo veshin dhe tani po shkoja pėr t’u ēlodhur. Mė uruan pėr punėn qė kisha arritur t kryeja me-gjithė-vėshtirėsitė. Mė morėn pėr dreka e pėr darka. Dhe asnjė fjalė pėr ty. Kur e hodha fjalėn unė, morėn njė ēehre mes atij qė pėrpiqet tė shmanget dhe atij qė ndjehet ngushtė: si tė kisha zėnė ngoje ndonjė temė tė papėlqyeshme, a si tė donin tė mė thoshin i-vėmė-kapak-kėsaj-pune-ajo-qė-ndodhi-ndodhi. Mė vonė mikja ime mė hoqi mėnjanė dhe, me tonin e atij qė po tė kujton njė takim tė rėndėsishėm, mė tha se kish folur me mjekun, dhe se sipas tij nuk ishte e udhės tė prisnim njė ikje tėnden tė vetvetishme: po s’tė hoqa rrezikoj tė vdes nga septicemia. Por, duhet tė mbledh mendjen: do tė ishte paradoksale, qė pėr t’u bėrė barabar, ti tė mė vrisje. Kam ende shumė gjėra pėr tė bėrė. Ti nuk arrite t’i fillosh, ndėrsa unė po. Duhet tė kujdesem pėr karrierėn time, fjala vjen, dhe tė dėftej qė nuk jam mė pak e zonja se njė burrė. Duhet tė luftoj kundėr rehatisė sė pikėēuditėseve, duhet tė shtyj njerėzit t’i bėjnė mė shumė pyetje vetes. Duhet ta shuaj mėshirėn pėr vete si dhe ta bind veten qė dhembja ėshtė kripa e jetės. Kripa e jetės ėshtė lumturia dhe lumturia ekziston: qėndron nė ndjekjen e saj. Sė fundi duhet edhe tė ftilloj misterin qė quajnė dashuri. Por jo atė qė gllabėrohet nė shtrat, me anė tė prekjes: atė qė po bėhesha gati tė njihja me ty... Mė ka marrė malli, vogėlush. Ti mė mungon. Mė mungon aq sa do tė mė mungonte njė krah, njė sy, zėri: e megjithatė mė mungon mė pak se dje, mė pak se sot nė mėngjes. E ēuditshme. Mund tė them se herė pas here vuajtja vyshket pėr t’u mbyllur nė kllapa. Ujqit sakaq kanė filluar tė mė thėrrasin, e pak rėndėsi ka nėse janė larg: kur tė afrohen, e ndiej, do t’i ndjek. Vėrtetė kam vuajtur kaq thellė e kaq gjatė? Pyes veten me mosbesim. Dikur kam lexuar nė njė libėr se njė vuajtjeje tė duruar ia ndiejmė dhembjen vetėm pasi jemi ēliruar prej saj, dhe, tė habitur, pyesim veten: si ėshtė e mundur qė paskam duruar njė ferr tė tillė? Duhet tė jetė vėrtetė kėshtu, dhe jeta ėshtė e jashtėzakonshme: i shėron plagėt me njė shpejtėsi tė ēmendur. Po tė mos mbeteshin dregėzat, as qė do tė kujtoheshim se nga aty gurgulloi gjak. Nga ana tjetėr, edhe dregėzat zhduken. Veniten dhe pastaj zhduken. Do tė mė ndodhė edhe mua.

    Do tė ndodhė? Duhet tė ndodhė! Sepse e mėtoj, e kėrkoj me kėmbėngulje. Njėmend, tani do e heq portreti tėnd nga muri, boll u mallėngjeva me sytė e tu tė ēapėlyer. Dhe do t’i fsheh fotot e tjera. Madje do t’i gris. Dhe do ta copėtoj edhe kėtė djep qė e kam marrė me vete si arkivol. Do ta flak nė zjarr. Ndėrsa rrobat e tua do t’i fal. Madje po i gris. Dhe do tė marr takim me mjekun, t’i them qė e mblodha mendjen, qė duhet tė tė shkulin. Dhe ndoshta i telefonoj tyt eti, apo ndonjė tjetri, dhe sonte po dal me tė. Ngaqė unė jam e gjallė... aq e gjallė sa nuk pranoj gjyqe, nuk pranoj dėnime, nuk pranoj as faljen tėnde... Ngaqė ujqit nuk janė larg. Janė kėtu tashmė, dhe unė mund tė tė lind njėqind herė pa i kėrkuar ndihmė, as Zotit, as tjetėrkujt... O zot, ē’dhembje! Kam dhembje, papritmas. Ē’ėshtė? Sėrish njė therje. Zgjaten deri nė tru, si atėherė, pėr ta ēarė si atėherė... Po djersitem. Po mė ngasin ethet. Po vjen ēasti ynė, vogėlush. Ēasti i ndarjes... E unė nuk do tė doja... Nuk dua... Nuk dua qė tė tė shkulin si njė dhėmballė tė prishur, pėr tė tė hedhur nė kosh, mes garzave dhe pambukut tė fėlliqur... Po s’kam ē’bėj. Po s’tė hoqėn nga unė, mė vret ti. Dhe ti gaboheshe, ti gabohesh kur mendon se unė nuk kam besim te jeta... Kam besim, kam qė ē’ke me tė! Dhe mė pėlqen. Edhe me padrejtėsitė e saj, trishtimet, poshtėrsitė e saj... Dhe kam ndėrmend ta jetoj me ēdo kusht. Unė po rend, vogėlush. Dhe tė lė tumirėn me zė tė vendosur.

    Mbi mua ėshtė njė tavan i bardhė dhe pėrbri meje, brenda njė kavanozi, je ti. Nuk donin tė mė linin tė tė shihja, por i binda qė ishte e drejta ime dhe ja ku tė vunė: shtrembėruan buzėt nė shenjė mospėlqimi. Tė shoh, mė nė fund. Dhe ndjehem e pėrtallur pasi nuk ke asgjė tė pėrbashkėt me vogėlushin e fotografisė. Nuk je fėmijė: je vezė. Njė vezė gri qė pluskon nė alkool ngjyrė trėndafili, brenda nuk shquhet asgjė. Mbarove shumė kohė para se ta kuptonin: nuk ia dole kurrė tė kishe thonjtė dhe lėkurėn dhe pasuritė pafund qė unė tė dhuroja. Krijesė e fantazisė sime, mezi arrite tė plotėsosh dėshirėn pėr dy duar e dy kėmbė, diēka qė i ngjante nė trupi, ravijėzimin e njė fytyre me njė hundėz dhe dy syēka mikroskopike. Paskam dashuruar njė peshkth. Dhe pėr dashurinė ndaj njė peshkthi i gėrmova varrin vetes. Ėshtė e papranueshme. Po pse nuk tė hoqa mė parė? Pse humba kaq shumė kohė tė vlefshme duke tė lėnė tė mė helmoje? Jam keq, tė gjithė duken tė alarmuar. Mė kanė ngulur gjilpėra nė krahun e djathtė dhe nė kyēin e majtė, nga gjilpėrat tuba tė hollė ngjiten si gjarpėrinj deri nė poēet e serumit. Infermierja ecėn nė majė tė gishtave. Herė pas here hyn mjeku me njė mjek tjetėr dhe shkėmbejnė fjali qė nuk i kuptoj, por qė jehojnė si kėrcėnime. Sa do tė doja tė vinte mikja ime, apo yt atė, aq mė mirė prindėrit e mi: m’u duk sikur ua dėgjova zėrat. Porse nuk vjen askush, pėrveē atyre tė dyve me bluza tė bardha: njėri ėshtė po ai qė mė dėnoi? Pak mė parė u nxeh. Tha: “Dyfishoni dozėn!” Ēfarė doze? Tė dėnimit? E vuatja dėnimin, prapė duhet tė filloj? Pastaj tha: “Nxitoni, nuk e kuptoni qė po na ikėn?” Kush po ikėn? Jo ti... Ti ke vdekur... Ke vdekur pa mėsuar ē’do tė thotė tė jesh i gjallė: pa mėsuar ē’janė ngjyrat, shijet, erėrat, tingujt, ndjenjat, mendimi. Mė vjen keq: pėr ty e pėr mua. Ndiej poshtėrim. Sepse ē’vlerė ka tė fluturosh si njė pulėbardhė nė kaltėrsi, po qe se nuk krijon tė tjera pulėbardha qė krijojnė tė tjera e tė tjera ende pėr tė fluturuar nė kaltėrsi? Ē’vlerė ka tė luash si fėmijė po qe se nuk krijon tė tjerė fėmijė qė krijojnė tė tjerė e tė tjerė ende, pėr tė lozur e pėr t’u argėtuar? Duhet tė qėndroje. Duhet tė luftoje, tė fitoje. U dhe shumė shpejt, u dorėzove pa njė pa dy: nuk ishe pėr jetėn. Si u trembka njeriu nga dy pėrralla, nga dy-tri paralajmėrime? I ngjaje tėt eti: ai gjen rehatinė duke u dhėnė pas Zotit, ti gjete rehatinė duke mos u lindur. Cili nga ne tė dy ka tradhėtuar? Unė jo, pėr vete. Jam shumė e lodhur, nuk i ndiej kėmbėt, kohė mė kohė sytė mė mjegullohen dhe heshtja mė mbėshtjell si njė zukamė grerėzash. E megjithatė, unė nuk jepem, ta dish. E mbaj veten, ta dish. Sa tė ndryshėm qė jemi ne tė dy. Nuk duhet tė mė zėrė gjumi. Duhet tė rri zgjuar e tė mendohem. Po tė mendohem, ndoshta ia dal. Sa t’u bė aty nė kavanoz? Je aty me orė, me ditė, me vite? Mbase janė ditė dhe mua mė duken vite: nuk mund tė tė lė ende nė kavanoz. Duhet tė tė gjej njė vend mė dinjitoz: po ku? Ndoshta nė rrėnjė tė manjolės. Halli ėshtė se manjola gjendet larg: gjendet nė kohėn kur edhe unė isha fėmijė. E tashmja nuk ka manjola. As shtėpia ime nuk ka. Duhet tė tė marr nė shtėpi. Vetėm se nė mėngjes. Tani ėshtė natė: tavani i bardhė po nxihet. Dhe bėn ftohtė. Bėj mirė tė vesh pallton kur tė zbres. Nisemi atėherė: po tė marr me vete. Dua tė tė marr nė krahė, vogėlush. Po ti je kaq i vogėl, nuk tė mbaj dot nė krahė. Mund tė tė vė nė pėllėmbėn e njė dore dhe u bė. Vetėm mos tė tė pėrlaj njė e fryme ere. Ja njė gjė qė nuk kuptoj: je aq i lehtė sa mund tė tė marrė era e megjithatė rėndon sa s’bėhet, mua mė merren kėmbėt. Mė jep dorėn, tė lutem: aaashtu. Tė lumtė. Tani po mė heq udhėn ti, po mė merr me vete. Po atėherė nuk je vezė, nuk je peshkth: je fėmijė! Mė mbėrrin deri te gjuri. Jo, deri te zemra. Jo, deri nė sup. Jo, pėrmbi sup. Nuk je fėmijė, je burrė! Burrė me gishta tė fortė e tė butė. Nuk kam mė nevojė: tani jam plakė. Nuk i ngjis dot mė shkallėt, po s’mė mbajte. Tė kujtohet kur ngjiteshim e zbritnim nėpėr kėto shkallė, tėrė kujdes mos binim, pėrqafuar fort njėri me tjetrin? Tė kujtohet kur tė mėsoja tė ecje vetė, sapo kishe nisur tė hidhje hapat, dhe numėronim shkallinat duke qeshur? Tė kujtohet si mėsoje duke u mbajtur ku tė mundeshe, duke dihatur, ndėrsa unė tė ndiqja me duart shtrirė? Po ditėn kur u zumė se nuk ma vije veshin? Pastaj u pendova. Doja tė tė kėrkoja falje, por nuk ia dilja dot. Tė shihja nga poshtė vetullave, derisa tė lulėzoi njė buzėqeshje dhe kuptova qė kishe kuptuar. Po pastaj, ē’ndodhi pastaj? Mendimi po mė veshtullohet... qepallat mė rėndojnė plumb... Ėshtė gjumi apo ėshtė fundi? Nuk duhet t’i jepem gjumit, fundit. Mė ndihmo tė mbetem zgjuar, m’u pėrgjigj: ishte e vėshtirė t’i pėrdorje flatrat? Tė shtinė shumė vetė? Po ti, ua ktheve me pushkė? Tė shtypėn nė folenė e milingonave? Tė vunė poshtė zhgėnjimi dhe inati, apo qėndrove drejt si njė pemė e fuqishme? Zbulove nė ekziston lumturia, liria, mirėsia, dashuria? Shpresoj qė kėshillat e mia tė tė kenė hyrė nė punė. Shpresoj tė mos e kesh shqiptuar kurrė sharjen e lemerishme “Pse u linda?” shpresoj tė kesh mbėrritur nė pėrfundimin qė ia vlente: qoftė edhe duke vuajtur, qoftė edhe duke vdekur. Jam kaq krenare qė tė nxorra nga hiēi, qoftė edhe duke vuajtur, qoftė edhe duke vdekur. Por mbėrritėm, ja manjola. Kėpute njė lule. Unė nuk ia dola asnjėherė, ti do t’ia dalėsh. Ēohu nė majė tė gishtave, zgjate krahun. Ashtu. Ē’u bėre? Ishe kėtu, mė mbaje, ishe i madh, ishe burrė. Ndėrsa tani nuk je mė. Ka mbetur vetėm njė kavanoz me alkool, brenda tė cilit pluskon diēka qė nuk desh tė bėhej burrė, grua, qė unė nuk e ndihmova tė bėhej burrė, grua. Pse u dashkėsh ta bėja, po mė pyet, pse u dashkėsh? Po ngaqė jeta ekziston, vogėlush! Mė ikėn i ftohti kur them se jeta ekziston, mė ikėn gjumi, ndjehem vetė unė, jeta. Shih, u ndez njė dritė... Dėgjohen zėra... Dikush vrapon, bėrtet, dėshpėrohet... Por gjetiu linden njėmijė, njėqindmijė fėmijė, dhe nėna fėmijėsh tė ardhshėm: jeta nuk ka nevojė, as pėr ty, as pėr mua. Ti ke vdekur. Tani po vdes edhe unė. Por s’ka rėndėsi. Sepse jeta s’vdes

Pėrktheu Aurel Plasari

 

At Anton Harapi, martiri qė vazhdon tė persekutohet

Pėr herė tė parė unė me At Anton Harapin jam “takuar” nė Shkodėr, nė Muzeun e shpėrfytyrimit shpirtėror tė shqiptarėve qė komunizma e quante Muzeu Ateist. Unė atėherė isha ende adoleshent pėr tė kuptuar kėtė “takim” timin me pėrfaqėsuesin mė sinjifikativ tė klerit katolik qė pėr shekuj ishte bėrė simboli jetėdhėnės i shqiptarizmės nėpėrmjet binomit Fe e Atdhe. Atėherė nga ky “takim” mora me vete fotografinė e At A. Harapit, fotografi qė e paraqiste para gjyqit komunist, madje si sukses tė organeve tė diktaturės qė e kishte kapur, dėnuar e pushkatuar. Dhe motivacioni i kėtij “suksesi” ishte mjaft drithėrues, pasi Ati ishte akuzuar si tradhėtar i Atdheut dhe bashkėpunėtor i fashizmit. Pėr nė atė moshė qė unė isha atėhere (nga ky takim i organizuar nga shkolla e “kuqe”) ishte disi e natyrshme qė ky takim t’i drejtohej harresės, duke u mbytur nga propaganda komunisto-ateiste qė kishte pushtuar ēdo cep tė jetės shqiptare. Por pėr kundėr kėsaj me mua duket se nuk ndodhi kėshtu, pasi sytė e lodhur, por jo tė pėrulur tė At Antonit m’u fiksuan nė mendjen e shpirtin tim, pėr tė mos u larguar kurrė, madje ata sy mė dukej se duke u rritur fizikisht e shpirtėrisht unė, rriteshin e mė shoqėronin nė heshtje nė tėrė aktivitetin e ndėrgjegjes sime. Se sa mėsova pėr At Antonin para viteve 1990 njė Zot e di, por gjithnjė si burim tė parė kisha disa rrėfenjėza qė m’i tregonte babai im me zė tė ulėt, por edhe ndonjė copėz e shkrimeve tė ruajtura me fanatizėm nga besimtarė tė heshtur, por besnikė tė besimit e qytetėrimit qė predikonte At A.Harapi. “Takimi” im i dytė me At Antonin erdhi pas viteve 1990, kur komunizma antifetare e antiatdhetare u rrėzua nga pushteti, e nė vend tė saj “erdhi” Demokracia e cila duhej tė vlerėsonte kėta atdhetarė e fetarė shqiptarė qė u martirizuan vetė pėr tė mbijetuar Shqipėria. Gjithsesi nė mes vlerėsimeve maksimale nga autoritetet shtetėrore e qeveritare, lokale e qėndrore, pėr At Anton Harapin thuajse mungon gjithēka, edhe pėr kėtė “harresė” qė vjen erė e reminishencave tė kaluara ka edhe njė heshtje jo shumė tė kuptueshme edhe nga Autoritetet e Kishės Katolike, tė cilėt mjerisht At Antonin nuk e pėrfshinin nė procedurat e Kanonizimit tė 40 martirėve tė Kishės Katolike, por qė pėr kėtė shpresojmė qė autoritetet e Kishės ta kenė nga “harresa” e pėrkohėshme e tyre e jo nga diēka tjetėr... Pa dyshim pas viteve 1990 At Anton Harapi dhe vepra e tij pėr Fe e Atdhe ėshtė e lirė tė njihet nga tė gjithė shqiptarėt, madje pėr kėtė njė pjesė e mirė e veprimtarisė tė publicistikės, dhe ligjėratave tė tij tė mbajtura para auditoresh tė ndryshėm janė pėrmbledhur nė libra tė veēantė, ku spikat pėrmbledhja e botuar nė vitin 1999 me titull “Kulla e Babelit”. Nė kėtė pėrmbledhje gjen njė filozofi tė vėrtetė shpirtėrore qė lėvrohet nėpėrmjet kritikave, polemikave, ligjėratave dhe fjalimeve tė ndryshme kur ishte deputet, dhe nė auditoret e ndryshme nė Shqipėri (deri nė Korēė) e jashtė saj. Kurdo fjala e At Antonit tė ngazėllen e mbush me krenari fetare e kombėtare pėr zhvillimin e qytetėrimit eurokristian tė cilit i pėrkasim. Kushdo qė ti lexojė kėto mund tė thotė pa frikė se meshtari i pashoq At A. Harapi ėshtė predikuesi mė i shkėlqyer i binomit tė pavdekshėm tė shqiptarizmės Fe e Atdhe... Ku pjesa mė e madhe e kėsaj vepre ėshtė marrė nga revista tė kohės, e kryesisht nga “Hylli i Dritės”. Gjithsesi unė po filloj tė “vėrtetoj” se martirizimi i At Antoni u bė nga komunistėt e pa Fe e Atdhe, sepse Ati ishte vetė shpirti e filozofia e binomit nacionalist Fe e Atdhe, dhe jo shpifjet e komunistėve qė e akuzonin pėr tradhėtar e bashkėpunėtor tė fashizmit. Madje po t’u hedhėsh njė sy dokumenteve, ndonėse tė fallsifikuara tė hetuesisė e gjykimit tė At Antonit, edhe kėto nuk vėrtetojnė asgjė konkrete nga akuzat, veēse disa “vjersha” tė spiunėve (mjerisht edhe shkodranė e malėsorė) qė i recitonin si jua kishin mėsuar padronėt e sigurimit tė shtetit komunist. Pėr tė mos prishur “bukurinė” e kėtij shkrimi tė gjithė kuriozėt qė duan tė mėsojnė emrat e spiunėve do t’i gjejnė nė librin e Konrad Gjolajt me titull “Ēinarėt” nė faqen 62, ku ndėr tė tjera nė kėtė libėr shkruan: “... At Antoni shkoi nė regjencė me mendimin e mirė pėr t’i shėrbyer mbarėvajtjes sė kombit. Ai kėtė e bėri se ishte shumė atdhetar dhe i pėrkushtuar nė tė gjitha veprimet e tij nė tė mirėn e kombit. Ai me veprimet e tij nuk ka pasur asnjė mendim karrierizmi, apo pėrfitimi personal... ėshtė fakt se mė shumė e kanė kėrkuar tė tjerėt me u marrė me kėtė punė, se ka dashur vetė atė detyrė...” (Madje predikimi i gjermanėve pėr bashkimin e tė gjitha trevave tė Shqipėrisė Etnike ishte mjaft joshės pėr ēdo nacionalist tė vėrtetė, N.B.). Gjithsesi tė mos harrojmė se anėtarė tė Partisė Fashiste nė fillim kanė qenė edhe shumė personalitete tė vetė komunistėve duke pėrfshirė edhe vetė Ramiz Alinė etj., ndėrsa At Antoni nuk ka qenė kurrė anėtar i Partive Nazi-fashiste. Madje kur nazistėt ishin tė fuqishėm dhe filluan tė vrisnin komunistėt ishte vetė At Antoni qė shkoi tek Xhafer Deva dhe itha: “Mjaft mos vrisni ma, se janė vėllaznit tanė e s’duhet me veprue kėshtu...” (K.Gj. “Ēinarėt” fq. 63). Dhe komunistėt ia “shpėrblejnė” me gjyqin special qė filloi mė 1 shkurt 1946 dhe pėrfundoi mė 19 shkurt 1946, ku Atin e dėnojnė me pushkatim sė bashku me Lef Nosin e Maliq Bushatin. Pa dyshim moslargimi i At Antonit nga Shqipėria (kėtė mundėsi e kishte pėr tė ikė me gjermanėt si ikėn disa tė tjerė) tregon pastėrtinė e figurės sė tij, nė tė cilėn kishte besim se ēfarėdo tė bėhej ai nuk i kishte bėrė keq as atdheut dhe askujt. Ndonėse pėrkohėsisht shkon nė Pult (Dukagjin), ku edhe arrestohet pabesisht nga forcat e ndjekjes. Sipas dokumenteve tė kohės tė shėnuar nė librin e sipėrcituar tė At Konrrad Gjolajt, del se gjykata qė dėnoi At Antonin pėrbėhej nga Kryetari, Major Irakli Bozo; anėtarė Major Tonin Jakova dhe Major Gjon Bushati; Prokuror Major Misto Treska. Qėndresa burrėrore e At Antonit befasoi disi egėrsirat komuniste, kur nga salla e gjyqit deklaroi: “Shqipnia u fitua me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do tė vijė dita me paqe e drejtėsi do tė fitohet”. Por edhe para kėsaj At Antoni kishte paralajmėruar gjėmėn komuniste qė po vinte nga lindja sllave, madje krahasimin e bėnte me ditėt e luftės civile nė Spanjė (1937), ku ndėr tė tjera thoshte: “... Nė Spanjė pėr sa u qe e mundur komunistėve, rrėnuan ēdo gjė tė artit, kulturės e shkencės njerėzore. Ēdo ēast mbytėn tufa-tufa shekullarėsh, vetėm pse janė tė krishterė tė mirė. Prandaj asnjė shtet qė e kupton pėrgjegjėsinė e vet, nuk duhet me ndejė, pse ēka sot nė Spanjė po ndodh, do tė ndodhė nesėr nė kombet e tjera...”.

    Ndėrsa “filozofisė” pėrēarėse tė komunistėve gjatė luftės (civile) tė “ēlirimit” u kishte vėnė ligjėratėn e tij qė nė korrik 1944, qė thoshte: “Nuk shpėton, jo sot as xhamija pa kishėn, as kisha pa xhaminė, por as njėra as tjetra pa Shqipėrinė...”. Natyrisht Enver Hoxha si produkt i armiqve shekullorė tė shqiptarėve (sllavėve tė Jugut fqinj e tė tjerė) e kishte mėsuar nga padronėt e tij se njė ndėr pengesat e instalimit tė ideologjisė komuniste nė Shqipėri ishte Kleri nė pėrgjithėsi e ai katolik nė veēanti, ku pėr kėtė E.Hoxha shkruan: “... Meqenėse Katoliēizmi shqiptar, dhe nė veēanti kleri, ishin pengesa tė mėdha pėr triumfin e Komunizmit nė Shqipėri, qeveria nuk do tė kursente asnjė pėrpjekje pėr t’i shpartalluar ata...”. Pasojat e kėsaj politike tė komunistėve dihen, qė nga pushkatimi e burgosja e klerit katolik e tjerė si dhe mbyllja e shkatėrrimi i tė gjitha objekteve tė kultit e institucioneve pėrkatėse. Pra shqip, tek ne duhej me ēdo kusht tė bjerrej besimi tek Zoti, ose siē thoshte At Antoni: “... Kur besimi nė Zotin nisė e dobėsohet te njė popull, atėherė pėrgatitu tė shikosh rėnien e tij...”. Por pėr At Anton Harapin kishte edhe njė arsye mė shumė qė tė dėnohej e pushkatohej nga komunistėt shqiptarė, pasi ishte edhe porosi e emisarėve jugosllavė, ku si dėshmi vjen ajo e sekretares pesonale tė Enver Hoxhės, qė kryente edhe punėn e pėrkthyeses nė lidhje me Ambasadėn Jugosllave nė Tiranė. Njė ditė kur kishte ardhur tek Enveri ambasadori jugosllav, Enveri me gėzim e kreni i tregon atij: “E mbytėm Pader Anton Harapin, e me kėtė kemi plagosur pėr vdekje klerin katolik!” Diplomati serb i ėshtė pėrgjigjur: “Po, po! Por keni ende gjallė Pader Gjon Shllakun i cili peshon shumė. Duhet simbas porosisė qė kam prej qeverisė sime tė zhdukni Shllakun dhe tė shkatėrroni kulm e themel ēerdhen e Klerit Katolik nė Shkodėr, me nė krye Franēeskanėt.” (At. K. Gjolaj, “Ēinarėt” fq. 87-88). Gjithsesi pėr tė pėrkujtuar disi At Anton Harapin unė po i drejtohem disa fragmenteve tė ligjėratave tė tij, tė cilat jo vetėm kishin vlera tė papėrsėritėshme pėr ato kohė, por kėto vlera ruajnė rėndėsinė e tyre sot dhe mot, madje duke i lexuar tė duken sikur i ka thėnė e shkruar njė shqiptar e fetar i madh qė jeton pikėrisht nė shekullin XXI. Po e filloj me ligjėratėn e parė me titull “Ideali i Krishterė”, ku ndėr tė tjera thuhet: “... Kanė kaluar 1900 vjet qė kurse njė njeri tha: Unė jam udha, unė jam e vėrteta, e vetmja metodė pėr tė gjetur tė vėrtetėn, i vetmi sistem pėr tė siguruar kėtė thesar, e vetmja mėnyrė e zbatimit tė dashurisė.

    Kėtė dua t’ju provoj unė nė kėto konferenca. Me besimin dhe zbatimin e parimeve kristiane ngadhnjen:

I.  Ideali njerėzor pėr idealin kristian:

II.             E vėrteta nėpėr besimin kristian;

III.          Kuptimi i jetės nėpėr filozofinė kristiane;

IV.           Vlerat me tė vėrtetė njerėzore nėpėr kulturėn kristiane;

V.Dashuria e vėrtetė nėpėr moralin kristian;

VI.           Jeta e vėrtetė shoqėrore me atdhetarizmin kristian...”

 

Dhe vazhdon po kėtu ... Skėnderbeu ėshtė shqiptari i madh, qė me gjeninė e forcės dhe tė burrėrisė, shprehu me tė vėrtetė njė ideal njerėzor, por nė tė njėjtėn kohė edhe idealin shqiptar; po ashtu Pellazgu i madh Homeri, Greku ėshtė Eskili, Hebreu ėshtė Isai, Taciti ėshtė Romani, Danteja ėshtė Italiani, Shekspiri ėshtė Anglezi, Gėteja e Kanti janė Gjermanė, Bosyeja ėshtė Francezi. Po Krishti kush ėshtė?

    Ai nuk ėshtė Gjenia e grekėve, as e Hebrenjve, ai nuk ėshtė as i vjetėr e as modern. Kush ėshtė Krishti, pra? Ai nuk ėshtė njė njeri i kohės vetė. Ai ėshtė i vetmi njeri qė pėrfaqėson tėrė njerėzimin, ėshtė vetė Njeriu. Ndėrsa nė Ligjėratėn e IV-t Atdhetarizmi i Krishterė (Kulla e Babelit, fq. 316-317), At Anton Harapi thotė: “... Jam fetar, por dua dhe ēmoj krejt natyrėn njerėzore, jam fetar, por kam tagre dhe detyra shoqėrore, jam fetar, e nuk rroj as nė erė, as nė re, por nė kėtė tokė qė quhet Shqipėri, midis kėtyre njerėzve qė janė shqiptarė, jam fetar, e dua tė mbaj mardhėnie tė ngushta me Zotin, por gjakun shqiptar qė mė vlon ndėr dej, shpirti shqiptar qė mė frymėzon mendimin dhe fjalėn, rrethi shqiptar dhe traditat shqiptare, duke ma pėrshkuar anembanė jetėn mendore e morale, shpėrthejnė ndėr hove tė shpirtit, ndėr ndjenja e zakone, mund tė zhduken prej meje me sa mund tė zhduket natyra; jam fetar, e ky fakt, sikurse nuk mė ndalon aspak qė tė jem njė njeri i pėrkryer, tė kem dituri dhe kulturė, ashtu nuk mė pengon qė tė jem atdhetar. Kush i ndan apo mendon se nuk mund tė pajtohen Fe dhe Atdhe, ai ka njė kuptim tė gabuar pėr atdhetarizmin.

    Edhe atdhetarizmi ėshtė njė ndėr idealet e krishtėrimit; jeta qytetare dhe shoqėrore pėr tė krishterin janė gjėra tė nevojshme, tė cilat jo vetėm si njeri dhe si nėnshtetas, por edhe si fetar e ka pėr detyrė qė t’i studiojė, t’i njohė dhe t’i mbajė. Nuk jemi tė krishterė tė mirė pa qenė njerėz tė mirė, po tė jemi nėnshtetas dhe atdhetarė tė dobėt. Atdhetarizmi nė kuptimin e krishterė ėshtė njė virtyt i shenjtė, si drejtėsia dhe dashuria...”. Nė kėtė shkrim tė shkurtėr timin nuk po mundem pa shkruar diēka nga fjala e At Anton Harapit qė e titullon “Dy lot e nji Betim”. Fjalė qė e mban me rastin e pėrcjelljes sė eshtrave tė dėshmorėve Ēerēiz Topulli e Mustafa Qulli pėr nė vendlindjen e tyre, e kėtė fjalim brilant pėr njė atdhetar tė klasit tė parė historiografia komuniste jo vetėm  e “fshehu”, por bėri montime monstruoze tė fotografive dhe fjalimeve tė paqena tė E. Hoxhės. E kėta dy dėshmorė siē dihet u vranė nga dora e armiqve historikė tė shqiptarėve, serbo-malazezėt. Ja njė pjesė tė kėsaj fjale: “... Ēerēiz e Muēo, dy fjalė ka me ju Shkodra kreshnike, kėtu nė log tė kuvendit, para se tė ndaheni. Doni ta lini Shkodrėn, tė shkoni e tė pushoni atje, ku sė pari patė t’amblat rreze tė diellit, ku si filiza tė shėndosht gėzueshėm e rritėt shtatin, atje prej kah Shqipėria u qiti dhe u ndriti.

    Le tė lavdrohen, po pėr ju Gjirokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindėt pėr jetė, por grim mė pak do t’gėzohet nė ju Shkodra, vendi ku ju vdiqėt, por u lindėt pėr atdhe. Njimend se ato u dhanė tamblin e gjiut dhe ju janė nanė tė natyrshme, por ju tashma nuk jeni njerėz tė zakonshėm, nuk jeni ēfarėdo shqiptarėsh, ju jeni heroj, jeni burrat shqiptarė, e si tė tillė u priti e u mbajti, si tė tillė sot me gėzim u pėrcjell Shkodra, lama e nana e heroizmit tuaj.

    Jo, nuk ju lėshon ju Shkodėr lokja, e ambel pa ju puthė nė tė dyja faqet, thekshėm pa u lėmue tė dy krahėt, pėrmallshėm pa derdhė dy pika lotėsh, lotė gėzimi e pikllimi mbi eshtnat tuaj. Eshtna tė pamort, u falem! Tė pavdekshėm, po, pse ndėr veme tueja ruani nji visar tė ēmueshėm, njatė ide, e cila e pa tronditur do tė jesė ndėr ne Shqipnia. E udha e mbarė ju kjoftė! Veē, o burra, qė vdekun flitni, tė metun njalleni, tė hupun sot ndritni, kah rreth e rrotull t’i bini Shqipnisė, deh lėshojeni njė za, atė zanin tuej kumbues si tė luajve, diftoni djelmnisė shqiptare ēka u ushqei idealin, ēka u mbajti karakterin, ēka u bani tė pavdekshėm... Zotni tė ndritshėm! Nuk dua t’u ndali ma. Keni udhė tė gjatė. Merrni kėto visare tė ēmueshme e shkoni. Por para se tė niseni eni kėtu, e mbi kėta eshtna, simbol ideali, force e bashkim, t’ia shtrijm doren shoqi-shoqit, Toskė e Gegė, muhamedan e kristian, e me besėn e burrave, me besėn shqiptare tė lidhemi pėr t’ia mbajtur shqiptarit nji Zot tė vėrtetė, njė atdhe tė lum, pėr ta ba Shqipninė e re, tė fortė e tė madhnueshme, tė denjė pėr Skėnderbeun. T’i diftojmė po botės, se shqiptarėt njimen burra, se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedan e kristian, e njiherit shqiptarė tė vėrtetė. Zoti i vėrtetė e atdheu le t’na bashkojnė, Zoti e atdheu tė na mbajnė: Me Zot e atdhe tė lumnojmė. (“Kulla e Babelit”, fq. 251-253, At A. Harapi).

    Kur At Anton Harapi ishte drejtor i gjimnazit Franēeskan nė Shkodėr dhe i vjen pėr kontroll ministri dhe pasi e pėrgėzojnė pėr punėn e bėrė, i thotė nė konfidencė: “Aman more At Anton, si bėheni edhe ju medievist pa nevojė.” E kėtė ia thotė ministri se mbi tryezė tė drejtorisė kishte njė kryq, dhe At Antoni i pėrgjigjet menjėherė: “... Jo, zoti ministėr, nuk e heq dot, sepse po ta heq, nuk rri dot as unė kėtu... Hiqni nga bota e qytetėruar kontributin qė ka dhėnė kristianizmi nė ide, nė ligje e zakone, nė shkencė dhe art, nė sistemin e familjes, nė rendin shoqėror dhe vetiak, nė pėrmirėsimin moral dhe material, hiqni tė gjitha kėto dhe kultura moderne nuk mbetet mė ajo, por njė skelet i zbehtė, njė mozaik pa unitet, njė send pa kuptim”. Tamam ashtu siē kėrkoi ta bėjė sistemi komunist pėr rreth gjysėm shekulli.

    Gjithsesi aktiviteti i At Antonit ėshtė i larmishėm e i rėndėsishėm edhe nė mjaft konferenca e simpoziume kombėtare e ndėrkombėtare me karakter historik e politik, por tė gjitha nė shėrbim tė atdheut, qė ka emrin Shqipėri, madje pėr At Antonin ka kuptim tė plotė Shqipėria Etnike, sė cilės i fali shpirtin e mishin duke u bėrė ashtu siē edhe dikur kishte deklaruar: “Ēdo ndėrtese i vihen themelet nė dhé, edhe nė vorre, prandaj ne hijshėm duhet tė jemi gurėt e themelit tė njasaj binaje tė cilėn sot e quajmė Shqipėri”. Por ama kėtė gur tė fuqishėm e jo dosido tė themelit tė Shqipėrisė europerėndimore duhet ta vlerėsojmė e nderojmė, se ia kemi borxh atdheut dhe atyre qė “u tretėn” pėr atdheun. Mjerisht nuk po mundem ta mbyll kėtė shkrim me kaq, por po e pėrsėris mė konkretisht se At Antoni nuk duhej lėnė nė harresė tė paktėn nga pushteti lokal i Shkodrės, i cili tė paktėn ka emrin e atij qytetėrimi e zhvillimi qė i fali gjithēka At A. Harapi. E pėrkundėr kėsaj, nga ky pushtet lokal (ndoshta pėr mungesė informacioni) shpesh janė vlerėsuar e nderuar edhe figura qė karrierėn e tyre (qė ndriti nė kohėn e komunizmit) e filluan e siguruan duke spiunuar, duke i dalė dėshmitar (nė rrenė) dhe duke denigruar figurėn simbol tė binomit Fe e Atdhe tė At Anton Harapit, por edhe tė besimit e qytetėrimit, tė cilit i falemi sot. (Kushdo qė dėshiron tė vėrtetojė kėtė i mjafton tė lexojė faqet e librit “Ēinarėt” tė At Konrrad Gjolajt).

    Gjithsesi unė po e mbyll kėtė shkrim duke besuar pėr njė “takim” tė tretė me At Antonin, por kėtė herė nė njė veprimtari qė vlerėson e nderon martirin e papėrsėritshėm tė binomit Fe e Atdhe...

Ndue Bacaj

 

KUSH DUHET DHE KUSH DO TA DREJTOJE SHKODREN?

Jane percaktuar perfundimisht emrat e kandidateve per kryetar te Bashkise te Shkodres. Brenda nje dite, dy partite me te medha PS dhe PD, kane dhene alternativat e tyre per emrat qe mendohet te drejtojne bashkine me te madhe te veriut shqiptar. Kjo per faktin se nga keto dy forca politike, pergjithesisht gjate viteve te fundit, eshte diskutuar emri I kryetarit te Bashkise Shkoder.

PD Shkoder: Te gjitha pergjegjesite Kryesise se PDSH-se Tirane?!

Qeverisesit actual te qytetit, demokratet, kane vendosur te kalojne ne kryesine e PDSh-se ne Tirane pergjegjesite per perzgjedhjen e emrit te kandidatit te tyre. Propozimet e ardhura nga strukturat e bazes demokrate, vetem sa jane sistemuar ne kryesine e deges shkodrane dhe eshte pare nese I plotesojne kriteret e percaktuara nga qendra. Nje dyndje e madhe emrash, ke detyruar kryesine e Shkodres, te heqe dore nga perzgjedhja e kandidaturave, per te cilat fjalen e fundit ne cdo rast do ta thote kryeqyteti. Emrat e perzgjedhur jane mjaft sinjifikative dhe perfaqesojne ne vetvete personalitetet politike locale, por bie ne sy mungesa e emrave te shoqerise civile, per te cilet kryedemokrati Berisha ka shprehur haptas preferencat.

Terheqja e bisnesmenit Paulin Radovani dhe ajo e kryetarit actual te Keshillit te Bashkise, Anton Leka, I kane hapur rrugen emrave te tjere, te cilet jane:

-Lorenc Mosi, kryetar I Keshillit te Qarkut

-Mark Krroqi, ish-deputet

-Fatos Gjyrezi, nenkryetar I Bashkise

-Ormir Rusi, kryetar actual I Bashkise

-Fatlum Nurja, ish-nenkryetar I Bashkise

- Carcif Hoxha, kryetar I nje nenendege te PD-se qytet

-Rudolf Rasha,kryetar I nje nendege te PD-se qytet

-Lela Zorba, sekretare e Keshillit te Bashkise

- Ahmet Omi, sekretar I deges se PD-se Shkoder

-Shyqyri Selhani, sekretar I Keshillit te Qarkut

-Filip Vila, antar I Keshillit Bashkiak

-Edi Teli, konsull turk I nderit ne Shkoder

Sipas te gjitha gjasave, nga kjo liste do te dale edhe emri I kandidatit democrat per Bashkine e Shkodres, por nuk perjashtohet mundesia qe Kryesia e PDSH-se, te zgjedhe edhe nje emer jashte saj. Deputeti Arbnori, I pranishem ne mbledhjen e Kryesise Shkoder, jo pa qellim permendi rastin e Vlores, kur kandidati per kryetar I Bashkise atje nga rradhet e demokrateve, u percaktua nga Tirana jashte listes se ardhur nga dega locale. Nje peshe jo te vogel ne perzgjedhje, do te kete edhe lideri blu, Berisha, I cili sipas te gjitha gjasave, do te perzgjedhe nje person te ekuilibruar dhe te mbeshtetshem edhe nga emrat e tjere candidate. Ne vemendjen e Berishes, mbase do te jete edhe rotacioni, I cili edhe pse jo zyrtarisht, eshte paraqitur I nevojshem nga strukturat e PD-se Shkoder. Jo e vogel, do te jete edhe pasha e vazhdimesise, e perfaqesuar nga kryetari actual I bashkise, Ormir Rusi, I cili ka deklaruar se do te rikandidoj vetem permes rradheve te PD-se.

PS Shkoder: Permbysen kandidaturat e Kryesise locale?!

Ne ndryshim nga demokratet, socialistet kane tentuar te kene me shume kompetanca ne perzgjedhjen e kandidatit per kryetar te Bashkise Shkoder. Kryesia locale zgjodhi rrugen e konsensusit per te propozuar ne Komitetin Drejtues te Shkodres tre emra, nga te cilet kryesia e PSSH-se, duhet te riktheje vetem nje emer.

Ne mungese te antarit te kryesise qendrore te dorehequr, Ilir Meta, si I deleguar nga Tirana ne mbledhjen e Komitetit Drejtues, ishte sekretari organizativ, Agron Dibra. Kandidaturat qe iu propozuan antareve te KD-se si konseunsuale te ardhura nga Kryesia, ishin prefekti Gjergj Leqejza, drejtori I arsimit Burhan Vajushi dhe bisnesmeni Musa Heta. Sic ishte e parashikuar, Komiteti Drejtues mohoi konsensusin per kandidaturat e paraqitura nga kryesia, me perjashtim te ish-ministres Esmeralda Uruci, e cila kaloi si femra e vetme e propozuar. Sipas burimeve te besueshme, Uruci eshte kandiduar pa deshiren e saj dhe nuk do te pranoje te futet ne gare.

Ne kushtet e mesiperme, u vendos qe votimit ti nenshtroheshin te 9 propozimet e ardhura nga strukturat dhe ne krye te komisionit te votimit, u vendos Lush Marku. Pas nje procedure rigoroze votimi, ndodhi permbysja e tre kandidaturave konsensuale te Kryesise. I pari doli ish-kryetari I PS-se Shkoder, avokat Ndreke Rukaj me 26 vota, po aq sa ish-drejtori I arsimit Agim Shima, ndersa I treti doli sekretari I deges, Oltion Luli. Te preferuarit e kryesise, Leqejza dhe Vajushi, u renditen me pas me vetem nje vote me pak.

Si procedure, kryesia e PSSH-se ne Tirane, mund te sjelle ne Shkoder nje emer nga 4 te propozuarit, por edhe mund te vendose per nje emer jashte liste. Ne keto kushte, do te jete komiteti drejtues ai qe do te vendose me votim dhe sipas gjasave, emri I kandidatit socialist per Bashkine e Shkodres, do te dale nga :

-Ndreke Rukaj, ish-kryetar I PS

-Agim Shima, ish-drejtor I arsimit

-Oltion Luli, sekretar I PS

-Esmeralda Uruci, ish-ministre (?!)

Kush duhet dhe kush do ta drejtoje Shkodren?!

Historia e ketyre 12 viteve, ka treguar se qytetin e kane drejtuar vetem te djathtet. E njejta histori ka treguar se asnjehere qyteti nuk u ngrit ne famen e tij te dikurshme, ndersa e tashmja eshte shume larg qyteteve te te njejtit nivel. Duke vijuar me te njejten histori, qyteti asnjeher nuk eshte rrezikuar te merret nga te majtet, ndersa ne vitin 1996, nje mesuae I panjohur me emrin Bahri Borici, do te behej qytetari I pare I Shkodres duke mundur edhe PD-ne. Historia shpeshhere perseritet, ashtu si edhe shpeshhere, duhet te kthejme koken pas per te mos gabuar. A po fryn nje kohe ndryshimesh? E pranojme me veshtiresi te rene, jemi konservatore, por kerkojme me te miren. Te gjitha keto bashkejetojne ne nje emer Shkoder! Ta drejtosh, eshte shume e lehte, ta qeverisesh dhe ta mireqeverisesh, eshte e veshtire. Ne themi: Fitofte me I miri dhe me vote te paster!

Blerti DELIJA

 

Si hyri Shqipėria nė Lidhjen e Kombeve (1920)

Duke shfletuar “Shejzat” Mars-Prill 1965, tė shkrimtarit tė shquar Ernest Koliqi, do tė ballafaqohemi me njė seri konkluzionesh dhe saktėsisht (tė panjohura gjatė periudhės qė lamė pas), me autorėt kryesorė qė ndikuan fuqishėm pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė organizatėn e “Lidhjes sė Kombeve” (17 Dhjetor 1920). Historikisht dihet se, njėri nga evenimentet mė madhore pas shpalljes sė Pavarėsisė, ishte Kongresi i Lushnjes (Janar 1920), i cili do tė pasohej nė fund tė po atij viti nga njė sukses (vėrtetė madhor), anėtarėsimi i Shqipėrisė nė “Lidhjen e Kombeve”.

    Pėr protagonistin kryesor tė kėsaj ngjarjeje vėrtetė historike, do t’i referohemi Ernest Koliqit, shkrimtarit mėrgimtar, veprat e tė cilit, afro njė gjysėm shekulli, u quajtėn reaksionare, ose “mollė e ndaluar”. Koliqi, me pėrkushtimin e intelektualit patriot, i zhveshur nga ēdo paragjykim krahinor apo religjioz, nė mėnyrė tė sintetizuar, na jep tabllo reale, figurash tė shquara, qė vunė me pėrkushtim tė gjithė arsenalin e vlerave kulturore dhe patriotike, nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Pa as mė tė voglin dyshim, njėri nga kėto figura dhe qė shkėlqen si njė margaritar nė “Panteonin” e Kombit ėshtė dhe Fan Stilian Noli. Ja, si do ta trajtojė Koliqi i madh kėtė figurė: Kur fati solli Fan Nolin me u vû nė krye tė Qeverisė Shqiptare, pėr pak kohė qė mbajti frenat e drejtimit nė duart e veta, vendi ynė nisi menjėherė tė ndėrrojė fėtyrė. Njė frymėmarrje lirie qarkulloi nė rendime Shtetnore e nė mbarė jetėn Kombit. Ra ndryshku shekulluer lanė trashigim nga pushtimi aziatik; kultura zuni kryet e vendit, tue zevendėsue drejtime tė mā parėshme qė spikatshin pėr mungesė pergatitjeje pėrkatėse me dega t’administratės qeveritare.

    Ju besue mbarėshtrimi i zyreve mā tė randėsishme njerzve tė paisun me zotėsi e pergjegjėsi, muer fund zakoni prapanik me zgjedhje nenpunėsash, ndėr njerėz tė farefisit, e me pėrdorė t’ardhunat e shtetit si mjet me pėrmirsue pozitat vetjake e miqshe njeksash (simpatizantėsh). “Fenomen ky qė na shfaqet edhe sot, nė ēdo sferė tė jetės dhe nė ēdo strukturė tė aparatit shtetėror” (shėnimi ėshtė i imi M.B.). Djelmėnisė sė arsimueme iu caktue tek e mbramja vendi qė i perkiste nė jetėn e kombit. Atdhetarėt e lanun mbas dore, qė kishin shkri mund e djersė e qė kishin ende tė ēiluna nė shtat plagėt e marruna nė lufta tė Rilindjes, gjeten kuptim e ēmim.

    Shqipnija e 28 Nandorit u ngjallė. Nji fllad rinuer pershkonte Atdhenė anė e kand. Shpresa guximtare vegojshin nė shpirtat e bashkėatdhetarėve qė lakmojshin nji Shqipni shqiptare, votėr e nxehtė pėr tė gjitha shtresat e popullit. Qeveria pėrmbante nė gjinin e vet njerėz tek tė cilėt aftėsia nė punė e ndershmėria shkojshin pranė njena tjetrės. “Tepėr e lakmueshme nė kohėn qė po kalojmė” (M.B.). Emz. Fan Noli, Kryeministėr me botkuptimin e Tij shpirt-gjānė frymėzonte veprimtarinė politike.

    Pėr tė parėn herė pėrfaqėsuesat e huaj nė kryeqytetin tonė ndien nevojėn me i pėrgatitė me kujdes e matuni mendimet e tyne tė ndryshme pranė drejtuesave tė ri tė Shtetit Shqiptar, sepse zbulojshin e vrejshin nė ta nji rrafsh shqisuer (intelektual) e dinjtunuer tė njėjtė me drejtuesat e shteteve tė tyne. Kėtu ndoshta dikush do t’mė kėpusin fjalėn me nji oroe (vėrejtje): “Mirė, per faqe tė bardhė... Don me thanė se kishin qellime tė mira, por u mungonte arti i sundimit...” Shumė qenė ata qė, mbas deshtimit tė ndermarrjes qeveritare tė Fan Nolit e tė Gurakuqit, ia vûnė fajin pazotėsisė sė tyne ose butėsisė sė sundimit. Merreshin me theorina, thonė, e nuk njifshin realitetin shqiptar, realitet qė kėrkonte perqendrim pushteti nė duer tė forta. I lypi ndjesė lexuesve n’asht se po e tjerri pak si gjatė biseden tue tregue nji anekdot nė lidhje me tė pandehunen pazotėsi qeveritare tė Fan Nolit dhe shokėve tė tijė.

    Ndjekėsat e ikun ma nė shej t’asaj qeverije u mlodhėn pėr do kohė nė Bari, ku qiten ceken m’u organizue e me vazhdue nė mergim luften politike tė tyne. Ndejė nė Kafe “Stoppani” tė Barit, nji prej tė ikunve po ankohej nė prani tė Stavri Vinjakut (njeri krejt i squet) e ministėr n’Qeveri t’Nolit, tue shoqnue me perseritje tė teprueme piken e trajtave sundimtare teper demokratike qė Noli pėrdorte. Pėrfundoi tue thanė: “Na ju zgjodhme kinse si njerėzit mā tė zotėt qė ka Shqipnija, po ju s’kishi pasė dijtė as me i dhanė gomarit ujė!”. At’herė Vinjaku, buzėqeshun, ia kthej shpejt e shpejt: “Pse, tė kemi lanė pa uj ty ndojherė-a?” Nuk qe pėr shkak tė pazotėsisė e tė trajtave liberale qeveritare qė Noli me shokė u shternguen tė heqin dorė nga pushteti. Nāma e cila na ndjek pas prej shekujsh, e bān popullin tonė objekt e jo subjekt sundimi. Deri tash fatin e Shqipnisė gjithmonė e kan pasė nė dorė tė huajt, jo shqiptarėt. Ramja e qeverisė laburiste e Macdonaldit n’Angli me 1924 u liroi shtegun anmiqve tonė me ia dhunue vullnetin popullit shqiptar dhe me i sajue Shqipnisė rendime shtetnore ma tė pėrshtatuna pėr tė plotsue interesat e errėta tė tyne. Dihet veēse qeverija e Nolit e la Atdhenė me nji sufiēit buxhetor tė shėnueshėm dhe pa veriga traktatesh tė damshme me shtetet e hueja; la nji Shqipni vėrtetė tė pa varme e tė nisun kah nji mirėqenje qė pėrfshinte gjithė masat popullore.

    Noli, sidomos mbas vrasjes s’Gurakuqit, tė cilin n’Elegjinė e lartė qė i kushtoi e quan “vlla” (Nėnė moj, mbaj zi pėr vllanė...), dolin nga pėrvoja qeveritare plot idhni shpirti. Mitrush Kuteli nė parathanjen e Albumit qė pėrmbledh vargjet e Nolit, botue nė vitin 1948 nė Boston, difton depertimin e hollė psikologjik kur pohon se, gjendja shpirtnore trishtimplotė neper tė cilėn u pershkue Noli mbas largimit prej Atdheut, i frymėzoi nji prej vjerrshave ma tė thella e tronditėse tė Tija, ate me titull “Moisiu nė mal”.

    Moisiu, qė ngjitet maje malit me i kerkue Zotit forcen pėr vete e pėr popullin e Izraelit me mrrijtė nė tokėn e premtueme, merr k’te pėrgjigje tė rrebtė nga i Gjithėfuqishmi:

    “Token e Shejtė kurr s’e shkelni / Ti dhe tė tjerė pleq do tė ngelni / Skllevėr, bij - skllevėsh / S’e meritoni se liri s’doni”.

    Asht dėnimi i Perėndis per nji mergim tė pėrjetshėm.

    Por kėtu prap duhet tė kthejmė ke nāma qė na ndjek neper rrjedhje tė historisė. Njerėzit mā tė zgjedhun qė dalin nga prehni i Shqipnisė, Shqipnija kurrė nuk i shpėrbleu me kuptim, nder dhurata, por me salvime, mergim e vrasje. Noli disi mund t’a njehi vehten ma fatlum se shum shokė tė tij! Vdiq nė qetėsi e i nderuem.

    Shteti Shqipėtar, zyrtarisht i lindun nė vjetin 1913 me veshtirsi tė madhe nė tryeza nderkombėtare keq tė frymėzueme kundrejt si, prap me 1920 ishte nė rrezik. Anglia, Franca e Italia nė Prill 1915 kishin nenshkrue nji marrveshje tė msheftė, quejt Pakti i Londrės, mbas tė cilit toka e shtetit shqiptar, mjaft e cungueme nė Konferencėn e Ambasadorėve mbajtė me 1912-1913 nė Londėr, nen kryesinė e Ministrit tė jashtė britanik Sir Edward Grey, zvoglohej edhe mā teper nė dobi tė serbėve, tė malazezėve, t’Italisė e tė grekėve, tue lanė vetėm Shqipninė e mesme autonome, por edhe kėtė nėn mbrojtjen e Italisė.

    Pakti i Londrės u shpall prej rusėve mė 1917 mbas revolucionit socialist tė Tetorit t’atij vjeti. Nė Nandor 1918 mbaroi Lufta e Parė Botnore e me 18 Kallnduer 1919 u hap nė Versailles Konferenc e Paqit, ku do tė caktohej fati i popullit tonė. Kurr mā pisk s’e kishim pasė punėn na tė bijtė e shqipes! Nė Shqipni nė fund tė 1918-ės ishte mledhė Kongresi i Durrėsit, prej kah rrodhi emnimi i nji qeverije sė pėrkohėshme, e cila menjiherė nisi nji dergatė pėr nė Paris, tė kryesueme nga Turhan Pasha, pėr t’i ra mbrapa tė drejtave kombėtare. Por, nė Qershor 1919, pėr tė pasė mā tepėr zā ndėr qarqe nderkombtare, u pa e arsyeshme m’e zevendėsue Turhan Pashėn me Emzot Luigj Bumēi, i cili kishte ma shumė mundėsi tė nxirte mbėshtetje, sidomos nga Vatikani dhe entet katolike europiane nė dobi tė Shqipnisė. Nė Korrik po t’atij vjeti, plasi lajmi qė mjerisht u vėrtetue, i marrveshtjes Tittoni-Venizelos: kjo caktonte lėshimin e Korēės Greqisė dhe aneksimin e Vlonės me nji interland tė gjanė Italisė, sė cilės i jepej edhe autorizimi me shtri protektoratin e vet mbi token shqiptare qė tepronte mbrenda kufijve tė 1913-ės. Shkodra deri nė Mat i mbet’te sllavėve. Me 9 Dhetuer nji memorandum paraqitė Konferencės sė Paqit nga Franca, Anglia, Shtetet e Bashkueme t’Amerikės miratonte vendimet e Paktit tė Londrės. Kėto lajme kob-zeza e tranden fund e maje Shqipnin. Mbarė populli ynė u pėrdrodh nė disprim, por edhe u gatit me qindrue deri nė sosje. Me 21 Kallnduer 1920 mlidhet Kongresi i Lushnjes e pak mbrapa, qe, shpėrtheu kryengritja e Vlonės kundra italianėve. Mė 20 shtatuer t’atij vjeti kryengritėsat kreshnikė hynė nė Vlonėn e lirueme. Per ket sukses madhėshtor e tė pashoq tė vlonjakėve duhen falenderue edhe Arbreshėt e disa miq italianė mendendritun, tė cilėt qyshse u nenshkrue marrveshja Tittani-Venizelos, me anė tė shtypit, me anė tė protestimeve nė Parlament, me mitingje tė parreshtuna stigmatizuen at’ politikė tė verbėt qė prishte marrdhanjet miqsore tė natyrshme ndėrmjet popujve italian e shqiptarė.

    Gurakuqi, me letra, kishte lėshue nga Parisi kushtrimin nder qarqet arbėreshe e nė disa rrethe italjane me tė cilat kishte miqėsi t’vjetėr. Qeveria italjane u bind e nuk grumbulloi forca pėr tė qendrue nė Vlonė. Hjekja dorė e Italisė nga mėtimet (pretensions) e veta mbi token shqiptare, vênte nė pyetje e asgjėsonte edhe ata tė fqinjve t’tjerė. Vetė Italija do t’ishte e interesueme tashti qė asnji pėllam toke tė Shqipnisė t’mos binte nėn zgjedhė serbe e greke. Por epopeja e Vlonjakvet, ngritja e mbarė Shqipnisė pėr t’u dalun zot qenjes sė vet si dhe protokoli nėnshkrue mė 2 Gusht 1920 ndėrmjet qeverive tė Tiranės e tė Romės, duheshin shti nė punė diplomatikisht pėr tė nxjerrė nji njoftje zyrtare tė drejtave tė shtetit t’onė. Kėtu ngrihet vigane fėtyra e Emzot Fan Nolit neper kumbim tė ligjiratės sė Tij historike nė Asamblenė e Lidhjes sė Kombeve. Qeveria e Tiranės e kishte emnue Nolin mė 1919 si tė dėrguem tė vetin pranė Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė. Pėrfaqsuesi i Serbisė nderė mbledhjet e Lidhjes, gjithsaherė shenohej nė rend tė ditės rrahja e ēėshtjes shqiptare, me nji frangjishte tė dobėt e ēaluese paraqiste nji grumbull arsyesh pėr t’i bindur pėrfaqėsuesit e shteteve pjesėmarrėse mos me pranue Shqipninė si mis. E perkrahte pėrfaqėsuesi i Greqisė. Nji nder arsyenat mā tė rrezikshme, qė njāni e tjetri pa ja nda pėrsėritshin ishte se, mbasi shqiptarėt nė shumicė ndiqshin besimin muhamedan, do t’u krijonte me shtet shqiptar nji turki e re midis Ballkanit nė tė cilin tė krishterėt do tė psojshin salvime. Ngritja e Emzot Fan Nolit me kamilaf nė krye e me veladon tė zi episkopal, ku vezullonte nji kryq i madh ari, pėr tė kėrkue njoftjen e Shqipnisė si shtet pjesėmarrės nė Lidhjen e Kombeve, vetėvetiu rrėzonte pohimet e tė dėrguemve serb e grek. Ajo fėtyrė hijerandė e tij bani pėrshtypje tė madhe n’Asamble tė Gjenevės. Nji Prelat shqiptar, i krishtenė, kėrkonte nji Shqipni tė lirė dhe hynte dorėzanė sė ndjeksat e tri besimeve do tė rrojshin vllaznisht nė harmoni tė plotė vullnetesh e qėllimesh. Pranija e tij ishte nji pėrgėnjeshtrim i akuzave t’anmiqve.

    Kur mandej kumboi ligjirata e Peshkopit, nė gjuhė anglishte klasike, shtjellue me nji gojtari eprore ku dridhej hov-hov dhe nji dell i hollė satirik, ēdo reservė u zhduk nė shumicėn e Asamblesė.

    Nuk e pritshin aty n’at mbledhje at plotni argumentash historikė e gjeografikė tė paraqitun me styl tė naltė qė dishmonte pregaditje tė jashzakonshme kulturore. Si mos me e pranue nji shtet qė nxirrte njerėz me gjith ato veti tė rralla! Me 17 Dhetuer 1920 Shqipnia u pranue si pjestare nė Lidhjen e Kombeve.

    Atdheu shpėtoi, sepse ky sukses ndikoi edhe mbi vendime tė Konferencės sė  Paqit. Atditė Shqipnija, per hir tė zotsisė s’Emzot Fan Nolit, siguroi tė drejtat e veta dhe doli faqebardhė. Kurrgja tjetėr mos me pasė ba Noli pėr Atdhenė t’onė veē ket mrekulli, meriton mirnjoftjen e pėrjetėshme tė shqiptarėve. “Mirėnjohje pėr lavdinė qė njė njeri i pajisur me veti krijuese letrare tė jashtėzakonshme i solli kombit tonė, tregohet sidomos duke lexuar veprat qė ai lė si trashėgim vezullues. Kot do t’ishte me ēue n’qiell emrin e Nolit kur lihen mbas dore shkrimet e Tija. Kryeveprat botnore qė Ai shqipėroi, secili prej nesh duhet t’i ket nepėr duer pėr t’i shfletue nė kohė tė ngeshme. Vetėm kėshtu nderojmė kujtimin e kėtij Magjistari tė letrave shqiptare, vetėm kėshtu sigurojmė vazhdimin e ndikimit shpirt-naltėsues tė Tij. Lavdi i thatė asht ai i atij qė brohorit emnin e Fan Nolit pa i pasė lexue veprat” (E. Koliqi). “Shembulli i Kulturės sė gjerė dhe i shpirtit nacionalist tė Fan Nolit, ėshtė inkurajues dhe dritėdhėnės pėr brezat e ardhshėm”.

Mark Bregu

 

Mendimi socialdemokrat para lufte dhe nė fillimet e vendosjes sė diktaturės, pikpamjet e tyre pėr tė ardhmen e vendit

(Viti 1945, likuidimi i saj, Plenumi VI, Shkurt 1946)

Njė nga organizatat mė tė hershme  opozitare qė u orvat pėr t’u formuar dhe tė punonte pėr tė vendosur njė sistem pluralist demokratik nė Shqipėri nė kundėrshtim me orvatjet qė bėnte udhėheqja e PKSH pėr tė vendosur njė sistem diktatorial, ishte organizata “Bashkimi Demokratik”.

    Pėr tė formuar kėtė organizatė opozitare u aktivizuan elementė tė Ballit Kombėtar e tė Legalitetit, kundėrshtarė politikė tė PKSH qė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare pėr shkak tė qėndrimit qė mbahej pėr ēėshtjen kombėtare ndaj PKJ dhe gjithė partive sllavo-komuniste.

    Njė kategori tjetėr qė u aktivizua nė kėtė drejtim ishin nėpunės tė administratės sė qeverisė komuniste me drejtim perėndimor, tregtarė e pronarė lokalesh tė cilėt ishin prekur nga ligji mbi tokėn dhe tatimet e jashtėzakonshme mbi fitimet e luftės (Ligji i Reformės Agrare).

    Nė kėtė organizatė u aktivizuan edhe elementė qė ishin anėtarė tė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar ose tė Frontit Demokratik, bile dhe me pėrgjegjėsi si Gjergj Kokoshi, Koli Rodhe, Musa Dizdari etj., tė cilėt kur panė qė Fronti ishte njė organizatė e manipuluar nga PKSH u shkėputėn nga ai dhe u vunė nė lidhje me elementė tė tjerė qė ishin jashtė Frontit nė opozitė me qeverinė dhe udhėheqjen e PKSH.

    Hapat e parė pėr rigrupimin e riorganizimin e forcave opozitare tė mėsipėrme pėr formimin e njė organizate me njė program e vijė politike kombėtare antikomuniste u bėnė qė nga fillimi i vitit 1945, veēanėrisht nė pranverėn e atij viti. Shtysė pėr kėtė u mor nga disa sinjale si rezultat i qėndrimeve tė misioneve tė vendeve demokratike perėndimore tė atashuar nė vendin tonė, tė cilėt kėrkonin zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe ngritjen e institucioneve shtetėrore demokratike tė dala prej tyre (ėshtė fjala pėr zgjedhjet e 2 Dhjetorit tė vitit 1945).

    Janė kėto sinjale dhe njė politikė klanore agresive, vrastare dhe njėherazi e mbyllur nga perėndimi dhe e hapur drejt lindjes qė nxisin mendimin pėr njė organizim opozitar me pikėpamje e bindje tė ndryshme nga ai qeveritar e ideologjik nė fuqi. Kėshtu do tė organizohen dhe formohen grupe ilegale e opozitare si: “Grupi i “Rezistencės”, grupi “Monarkist” dhe grupi “Socialdemokrat”. Tė tre kėta grupe hynė nė lidhje me njėri-tjetrin dhe formuan njė “Komitet nacional-inisiator”.

    Pikėpamjet e grupit pėr formėn e regjimit, pėr reformat dhe rrugėt e zhvillimit tė vendit ishin tė ndryshme. Ato kishin pėrputhje dhe mospėrputhje por ajo qė i bashkonte ishte kundėrshtia ndaj regjimit, sistemit diktatorial, pėrpjekjet pėr tė vendosur njė sistem demokratik.

    Grupi mė i moderuar dhe mė tolerant ishte ai “Socialdemokrat”, i pėrfaqėsuar nga Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, Koli Rodhe, Musa Dizdari e tė tjerė. Tė gjithė grupet filluan tė aktivizohen dhe tė kėrkojnė tė gjejnė mbėshtetje nė shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare, pra pėr tė krijuar kontingjentet pėr Partitė e ardhme tė tyre. Nė veēanti ato u gjallėruan dhe u aktivizuan nė vjeshtėn e vitit 1945, pas daljes sė ligjit mbi zgjedhjet e Asamblesė Kushtetuese dhe shpalljes sė programit tė fushatės elektorale tė Frontit Demokratik prapa tė cilit fshihej PKSH.

    Shkak pėr kėtė u bėnė dhe notat e qeverive angleze dhe amerikane dėrguar qeverisė shqiptare pėr njohjen me kusht qė tė sigurohen zgjedhje tė lira dhe demokratike.

    Nė kėto rrethana, pėrfaqėsuesit e tė tre grupeve si Shaban Balla, Sami Qeribashi (grupi i Rezistencės), Qenan Dibra, Xhahit Koka (grupi Monarkist), Musine Kokalari e Gjergj Kokoshi (grupi socialdemokrat) u mblodhėn aty nga mesi i Nėntorit (rreth datės 17-21).

    Diskutuan rreth situatės sė re politike dhe vendosėn qė t’u dėrgonin misioneve ushtarake angleze dhe amerikane njė notė me anėn e sė cilės t’u raportonin situatėn politike nė vend, intolerancėn e PKSH dhe t’u kėrkonin atyre ndėrhyrjen pranė qeverisė shqiptare pėr shtyrjen e zgjedhjeve, me qėllim qė tė fitonin kohė pėr tė marrė pjesė si opozitė legale. Nė mbledhje u vendos qė tė tre grupet tė formojnė njė organizatė me emrin “Bashkimi Demokratik”, ēdo grup tė pėrpilojė nga njė notė dhe nė fund tė hartohej njė notė e pėrbashkėt ku rolin e redaktorit do ta luante Musine Kokalari, njė publiciste e njohur gjatė Luftės si anėtare e rrymės socialdemokrate brenda organizatės sė Ballit Kombėtar.

    Nė mbledhje pati debate rreth problemit se kujt do t’i dėrgohej nota, misioneve tė huaja apo qeverisė pėrkatėse. Shumica ishte pėr atė qė t’i dėrgohej misioneve tė huaja dhe kėto tė bėnin interpretimin e notės dhe njėherazi si njohės direkt tė jetės politike shqiptare tė bėnin presion ndaj qeverive tė tyre. Nė kėtė kuadėr u kėrkua qė tė mos dekonspiroheshin emrat e opozitarėve, pėr rrezik sigurie. I vetmi njeri qė e quajti tė gabuar dhe nė kundėrshtim me ligjin kėtė veprim ishte Gjergj Kokoshi, i cili kėmbėnguli qė nota t’i dėrgohej Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, por ideja e tij u kundėrshtua sepse opozitarėt kishin frikė tė dilnin haptaz pėrballė qeverisė, aq mė tepėr qė afati ishte i shkurtėr pėr regjistrim, bile ishte afėr skadimit.

    Me shumicė absolute u vendos qė nota t’u dėrgohej misioneve tė huaja dhe jo qeverisė. Pėrmbajtja e notės ishte me frymė socialdemokrate. Pėr kėtė ndikoi autoriteti i Gjergj Kokoshit dhe Musine Kokalarit por edhe fakti se pėrfaqėsuesit e dy grupeve tė tjera nuk mund tė ngrinin alternativa tė tjera pėrpara nismave reale tė mendimit socialdemokrat se binin ndesh me realitetin dhe lojėn demokratike.

    Nė notė opozitarėt nė fillim vlerėsonin luftėn e komunistėve nėn thirrjen e Frontit Nacionalēlirimtar, pjesėmarrjen e gjerė tė djalėrisė shqiptare nė luftė pėr ēlirimin e vendit. Kjo pjesėmarrje e gjerė nė luftė shpjegohej me faktin qė grupe tė tjera nacionaliste, Balli Kombėtar dhe Legaliteti duke patur frikė nga komunistėt dhe duke qenė nėn influencėn e shtypit aleat, nuk vazhduan luftėn kundėr forcave pushtuese. Por nė notė theksohej se atyre qė morėn pjesė nė lėvizjen Nacionalēlirimtare nuk u shkonte kurrė ndėr mend qė po binin nė njė grackė dhe tė kuptonin ngritjen me forcė tė njė regjimi komunist nė Shqipėri.

    Mbasi vihej nė dukje se Fronti Nacionalēlirimtar ishte i vetmi grupim politik qė kontrollohej nga komunistėt, theksohej se “Nacionalistėt qė pėrbėjnė shumicėn nuk lejohen tė formojnė njė parti tė veēuar nga komunistėt apo tė shkėputen prej Frontit duke formuar njė parti mė vete jashtė Frontit. Nė tė dy rastet akuzohen si sabotatorė, fashistė ose reaksionarė, rasti i profesor Gjergj Kokoshit e tregoi shquar kėtė gjė.”

    Duke u ndalur nė mungesėn e njė sistemi tė pavarur gjyqėsor, nė notė theksohej se gjithė organet ekzekutive nga lart poshtė kontrolloheshin nga komunistėt, se pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor, ndarja e tė cilėve garanton njė regjim me liri demokratike, nė fakt ishin tė pėrzier dhe si shembull merrej fakti qė shefi i policisė ishte dhe anėtar i trupit gjyqėsor kurse anėtari i Shtabit tė Pėrgjithshėm ishte dhe kryetar i gjyqit mė tė lartė.

    Nė notė bėhej pėrpjekje pėr tė bindur misionet aleate se cila ishte arsyeja qė gjer atėhere nuk kishte qenė e mundur tė krijohej njė opozitė legale. “Aktiviteti i Mbrojtjes sė Popullit dhe mėnyra se si u zhvillua drejtėsia - theksohej nė notė - kanė krijuar njė atmosferė frike dhe terrori nė tė gjithė vendin. Kjo gjė - vazhdon nota - e ka shtuar mė tepėr numrin e tė pakėnaqurve, frika dhe vetėm frika e ka ndaluar tė organizohej nė njė opozitė... Si mundej tė bėhej ndryshe - konkludonte nota - kur Shqipėria ndodhej prej 13 muajsh nėn diktaturėn mė tė tmerrshme qė ka parė historia e saj...”.

    Opozitarėt ankoheshin se ushtria pėrbėhej prej 60000 anėtarėsh dhe se kjo masė politike kishte njė efekt katastrofal jo vetėm pėr financat e vendit, por edhe pėr bujqėsinė dhe blegtorinė. Ushtria merrte paratė e buxhetit, kurse nė fshat mungonin krahėt e punės.

    Nota fshikullonte edhe administratėn, e cila kishte 4 herė mė shumė funksionarė se mė parė dhe kjo thjeshtė pėr faktin se qeveria mundohej t’u gjente punė besnikėve pa marrė parasysh kapacitetin e tyre.

    Ligjin e Reformės Agrare opozita e konsideronte nga ligjet mė tė rėndėsishėm tė qeverisė, por kryerja e saj ishte bėrė nė mėnyrė ekstreme sepse pronarėve i ishte marrė toka pa shpėrblim, kurse besimi i tregtarėve tek qeveria kishte humbur sepse ishte zhdukur pothuaj krejtėsisht iniciativa private.

    Nė politikėn e jashtme opotiza ilegale vėrente se qeveria po i shmangej politikės sė bashkėpunimit me qeveritė aleate angleze dhe amerikane dhe po i qėndronte besnike aksit Beograd-Moskė.

    Opozita pėr t’u bėrė e besueshme pėrpara aleatėve perėndimor theksonte se nuk ishte armike e komunizmit. Madje sipas saj edhe sikur tė mos ekzistonte komunizmi do tė qe e dobishme tė krijohej “si fuqi shtytėse drejt pėrparimit social”. Pra opozita ilegale nuk e pėrjashtonte Partinė Komuniste si forcė politike. Ajo shikonte atė si alternativė pėr zhvillimin e vendit. Por ajo nuk mund tė mos ishte kundėrshtare politike pėrderisa ajo “shkel liritė politike dhe ngre njė qeveri despotike nė vend tė asaj demokratike” pėrderisa sipas opozitės diktatura fashiste ishte kthyer “nė neofashizėm tė vėrtetė qė vetėm ngjyra i ka ndryshuar”.

    Opozita ilegale shfaqte nė notė edhe mendimin se si duhej formuar demokracia nė Shqipėri. Ajo nuk mund tė jetė dhe nuk bėhej fjalė pėr njė demokraci tipike perėndimore, sepse ndoshta kishte parasysh mungesėn e pėrvojės nė kėtė fushė, por nė tė njėjtėn kohė shfaqte mendimin se vendi nuk kishte nevojė pėr njė qeveri totalitare, por pėr njė qeveri demokratike relative ku tė kishte tė paktėn dy parti. Kjo do t’i jepte rastin shumicės sė popullit qė nuk ishte komuniste tė bashkoheshin me njė organizatė me anėn e sė cilės tė shprehnin idetė e tyre pėrkatėse. Siē shihet, ēdo kėrkesė e ēdo problem i ngritur nė notė ėshtė nė pėrputhje me bindjet dhe pikėpamjet e tyre, me ligjin pėr zgjedhjet pėr nė Asamblenė Kushtetuese.

    Pėr krijimin e njė grupi apo organizate opozitare ishte e ngjashtme qė tė pėrpilohej edhe njė program elektoral si nė fushėn politike ashtu dhe nė atė ekonomike dhe sociale, sepse pa program nuk mund tė paraqitej pėrpara elektoratit tė saj. Kjo ishte edhe njė kėrkesė e misioneve Anglo-Amerikane. Majori i misionit britanik Laen, duke i qortuar tė pranishmit pėr mungesėn e njė programi dhe me qėllim qė t’i nxiste pėr tė dalė sa mė shpejt si opozitė legale, u thotė: “Ju mund tė keni idera tė mrekullueshme e tė mėdha, por derisa nuk keni njė program, bota s’ka se si t’ju njohė dhe ju quajnė gjithmonė rebelė”.

    Problemi qė ngjalli mė shumė diskutim midis grupeve ishte forma e regjimit. Grupi “Monarkist” ishte pėr njė regjim monarkist i cili do tė sillte nė fuqi Ahmet Zogun. Nga kjo formė regjimi anonte dhe grupi i “Rezistencės” por nuk pėrjashtonte njėherazi dhe Republikėn Parlamentare kurse ai “Socialdemokrat” ishte pėr njė Republikė Parlamentare me prirje socialdemokrate perėndimore, ku shteti, duke inkurajuar inisiativėn e lirė private do tė ushtronte kontroll mbi tė dhe nuk do tė linte nė mėshirėn e fatiti shtresat e paprivilegjuara tė shoqėrisė.

    Sė fundi u arrit qė tė hartohet njė program kompromisi me prirje socialdemokrate. Nė politikėn e brendshme opozita synonte vendosjen e lirisė sė plotė tė shtypit, lirisė sė plotė politike, pra legalizimin e pluralizmit, lirinė e fesė, tė personave, tė mbrojtjes para ligjit dhe gjyqe me gjykatėstė zgjedhur dhe jo tė emėruar.

    Nė fushėn e politikės sė jashtme programi parashikonte pjesėmarrjen nė tė gjitha forumet e Kombeve tė Bashkuara pėr themelimin e njė rregulli internacional tė bazuar mbi principet e sigurimit kolektiv. Mbajtja e relatave miqėsore me tė gjithė aleatėt tanė tė mėdhenj dhe me tė gjithė fqinjėt tanė. Ata angazhoheshin se do tė jepnin kontributin e tyre pėr njė Ballkan tė ardhshėm paqėsor pėr tė siguruar integriteti tokėsor konform Kartės sė Altantikut.

    Nė fushėn sociale programi synonte pėrmirėsimin e kulturės sociale dhe materiale tė klasės punėtore, pjesėmarrjen e plotė tė punėtorėve dhe fshatarėve nė jetėn politike tė vendit, lėnien e lirė tė organizatave punėtore, pjesėmarrjen e tyre nė paraqitjen e kandidatėve tė punės dhe demokratizimin e institucioneve tė saj.

    Nė fushėn e pronėsisė dhe tė ekonomisė organizata synonte respektimin e plotė tė pasurisė private, vėnien e saj nėn kontrollin e shtetit dhe institucioneve vitale tė vendit dhe inkurajimin e inisiativės dhe ndėrmarrjeve private.

    Ky progam binte ndesh me atė tė Frontit Demokratik qė kishte nė themel shtetėzimin e pronės private, nė veēanti tė asaj tė madhe. Krahas kėtij programi qė mendohej se do tė ishte legal organizata “Bashkimi Demokrat” kishte njė variant tjetėr, qė synonte ta realizonte nė perspektivė dhe tė mos e shpallte, sepse do tė binte ndesh si me politikėn e shtetit shqiptar ashtu dhe me atė tė qeverive aleate. Programi perspektiv synonte bashkimin e zgjidhjen e problemit kombėtar tė Kosovės me njė plebishit ose me anėn e Konferencės sė Paqes, zbatimin e tė gjitha reformave shoqėrore duke ruajtur traditat, tė njihej neutraliteti i Shqipėrisė nga Fuqitė e Mėdha.

    Ēėshtja kombėtare, nė veēanti ajo e Kosovės ishte njė problem i drejtė dhe nė pėrputhje me tė drejtėn e vetvendosjes sė popujve qė vetė Fuqitė e Mėdha kishin shpallur, por kėtė parim ato e zbatuan nė pėrputhje me interesat e tyre, kurse qeveria shqiptare nė kushtet e vėllazėrimit e tė bashkėpunimit nė tė gjitha fushat me qeverinė jugosllave e mbuloi kėto ēėshtje me pluhurin e harresės.

    Gjithashtu qeveria shqiptare nuk do tė pranonte tė bėnte kryerjen e reformave sikurse traditave, ashtu sikurse Fuqitė e Mėdha nuk mund tė pranonin neutralitetin e Shqipėrisė kur ajo ishte ndarė si zonė influence midis Lindjes dhe Perėndimit 50 me 50 dhe nė kėtė kuadėr secili bllok pėrpiqej qė tė rriste ndikimin e tij nė Shqipėri sado qė ajo e kishte marrė prej kohėsh orientimin drejt Lindjes Komuniste.

    Nė fund tė notės nuk kishte emra ose nėnshkrime tė opozitarėve por nėnshkrimi: “Disa antifashistė tė vėrtetė” si dhe shėnimin: “Lutemi zhdukeni kėtė raport menjėherė porsa ta keni lexuar. Nė qoftė se policia apo ēdokush tjetėr do ta marrė vesh kėtė gjė, jeta jonė do tė jetė nė rrezik.”

    Ky shėnim tregonte se ata kishin frikė tė dilnin haptazi si opozitarė pėrpara qeverisė dhe u kėrkohej misioneve qė tė bėnin presion mbi qeverinė pėr shtyrjen e zgjedhjeve, pėr arsyen e mungesės maksimale tė organizimit dhe konfirmimit tek masa popullore e nė veēanti tek shtresa tė caktuara. Misionet ngulnin kėmbė qė ata tė dilnin haptazi me kėrkesat e tyre para qeverisė dhe popullit, sepse ēdo verim i mėtejshėm i tyre do tė konsiderohej ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Shqipėris, kjo do t’i ngarkonte me pėrgjegjėsi si organizatorė tė opozitės shqiptare, kėtė tė drejtė e kishte vetėm populli shqiptar.

    Ka tė ngjarė qė misionet kėtė notė ta kenė dorėzuar tek qeveria shqiptare si mjet presioni pėr tė garantuar zgjedhje tė lira. Nė vend qė tė merrte masa pėr krijimin e hapėsirave demokratike ajo e pėrdori kėtė dokument pėr tė zbuluar kundėrshtarėt e saj politikė, armiqtė e popullit, pėr t’i larė hesapet me ta dhe qė pati si rrjedhim organizimin e gjyqit kundėr organizatės “Bashkimi Demokrat” nė tė cilin u dhanė dėnime tė rėnda deri kapitale. Nga “Grupi Socialdemokrat” nuk pati dėnime me vdekje sepse ata u paraqitėn dhe u trajtuan si kundėrshtarė politikė dhe jo si armiq tė popullit, ata ishin kundėr lidhjeve me tė arrestuarit politikė dhe kundėrshtonin dhunėn si mjet pėr marrjen e pushtetit, ndryshe nga sa mendonin anėtarėt e grupeve tė tjerė si Monarkistėt e tė Rezistencės.

    Duhet theksuar se gjykimi dhe dėnimi i tyre me 20 apo 30 vjet si Musine Kokalarit dhe Gjergj Kokoshit ishin nė kundėrshtim me ligjet e kohės, me Kushtetutėn e Republikės, sepse ajo qė u quajt organizatė ilegale, tradhėtare, terroriste nuk ishte gjė tjetėr veēse njė pėrpjekje pėr tė krijuar grupe ose parti opozitare legale, nė pėrputhje me ligjin e zgjedhjeve pėr nė Asamblenė Kushtetuese.

    Por nė kushtet kur nė praktikė ky ligj pėr shkak tė presionit e terrorit komunist nuk po gjente zbatim, kundėrshtarėt e regjimit projektuan edhe mjetet e dhunės. Megjithatė nga gjithė procesi gjyqėsor rezulton se pėrfaqėsuesit e socialdemokratėve nė pėrpjekjet e tyre pėr vendosjen e njė rendi demokratik kanė projektuar mjete demokratike dhe jo dhunė.

    Qėndrimi i socialdemokratėve tė vitit 1945 ėshtė njė mesazh pėr forcat politike, nė luftėn pėr pushtet ato konkurojnė me alternativė dhe programet e tyre, me luftėn e ndershme politike dhe jo dhunė e metoda policore.

Daut Hoxha

 

TĖ GJITHĖ KEMI ENDĖRRUAR PĖR NJĖ THESAR

Tė gjithė kemi endėrruar pėr njė thesar, por punojeni tokėn djelm e mij se do tė gjeni rrugėn pėr nė Eldorado. Kėto fjalė qė  i ndėgjojmė ēdo mėngjez nė TV Top Channel  pasqyrojnė nė mėnyrė tė pėrmbledhur kuptimin,thelbin dhe domėthenien e jetės, i cila kushtėzohet nė rradhė tė parė nga baza materiale e saj. Gjithashtu ato tregojnė se puna dhe toka kanė kurdoherė njė lidhje tė pazgjidhshme njera me tjetrėn duke ndikuar fuqimisht nė zhvillimin dhe pėrparimin e shoqėrive njerėzore.

    Toka. Planeti ynė. Edhe mė shumė. Bashkė me “babėn” Diell ėshtė burimi dhe garancia e jetės tonė. Jemi pjesė e pandarė  kurrkush mos ta mohoj, kur tė mbyllet cikli ēdo qėnie e gjallė nė gjirin e saj pėrjetėsisht do tė pushoj.

    Kur ishim tė vegjėl gjyshėrit dhe prindėrit tonė na treguan pėrralla  me mbretėr e pasanikė tė mėdhej tė zhytur deri nė fyt  nė ar e flori. Duke u rritur nė mėnyrė tė natyrėshme  kėrkuam tė mėsonim diēka pėr kuptimin e vertetė tė parasė  e tė thesarit dhe dalėngadalė filluem tė kishim njė farė dėshire pėr tė pasur, mė tepėr si stoli, njė monellė, njė send ose diēka tjetėr prej ari, diamanti ose metalėve tė tjera tė ēmuara.

    Njė grumbull shufrash, monellash ose sende  e objekte tė tjera prej ari, platini, diamanti, argjendi etj pėrbėjnė njė thesar.

    Tė gjithė kemi endėrruar pėr njė thesar. Prandej plaku i urtė para se tė vdiste ju tha djelmve tė tij dembel:” Bijt e mij! Unė po vdes! Dikund nė arė, vendi i sakt nuk mė kujtohet, kam fshehė njė thesar.Pėrpiquni se do ta gjeni”.

    Djelmt”fluturuan” nga gėzimi. Menjėherė morėn kazma e lopata dhe ju drejtuan arės.Punuan ditė e natė. Tė gjithė tokėn e pėrmbysen dhe e bėnė qelizėm. Megjithatė thesarin nuk e gjetėn. Nė mes tė dėshprimit mė i madhi  tha:” vėllezer thesarin nuk e gjetėm. Ky paska qėnė fati ynė.Megjithatė

kam njė mendim.Si thoni ju? Po sikur ta mbjellim arėn qė punuam?”.

    “Tė lumtė goja Arbėr”- u pėrgjigjėn tė gjithė. E ke menduar mirė. Kėshtu do tė veprojmė. Ishin ditė tė bukura pranverore.Tė gjithė tokėn e mbollėn me misėr dhe kultura tė tjera bujqėsore. Bimėve ju qėndruan mbi  kokė. I prashitėn dhe i ujitėn disa herė. Ara u mbulue nga gjelbėrimi. Erdhi pėriudha e korrjeve. Njė bollėk i papėrshkruar. Tė gjithė i pushtoj njė gėzim i madh.Papritmas e mori fjalėn vėllai i vogėl:” Ndėgjoni burra. Ishim tė varfėr kurse tani hambarėt dhe kuletėn i kemi plot.Ky ėshtė thesari qė na la baba.Ėshtė toka e jonė, puna e jonė dhe djersa e jonė”.

    Shumė pak vende dhe popuj tė botės kanė tokėn dhe  klimėn tonė.  I gjithė atdheu ynė ėshtė njė minjerė floriri gjigande. Shqipėria me sipėrfaqe  28748 km2 dhe popullėsi 4 milion banorė shtrihet nė pjesėn perėndimore tė gadishullit Ballkanik midis koordinatave  gjeografike 39o38’ dhe 42o39’ tė gjėrėsisė V dhe 19o16’ dhe 21o4’ tė gjatėsisė L nė largėsi pathuajse tė njėjtė  nga Ekuatori dhe Poli i Veriut.Ajo bėn pjesė nė brezin subtropikal me lagėshtirė tė hemisferės V dhe pėrfshihet nė zonėn klimatike mesdhetare, me dimer relativisht tė shkurtėr e tė butė(nė zonėn e ulėt e bregdetare) e shumė tė lagėsht dhe me verė tė gjatė, tė nxehtė dhe shumė tė thatė.

    Vendi ynė me pėrjashtim tė disa zona  tė veēanta tė Globit ka  pathuajse tė gjitha llojet e tokave, tė klimes, tė faunes dhe flores tė planetit tonė.  Malet e kodrat, fushat e livadhėt, luginat, lumenjt e liqenėt, detėt, lagunat, pyjet, livadhėt dhe plazhet e Shqipėrisė nuk kanė krahasim me asnjė vend tjetėr tė botės. Ato janė thesare qė pėr fat tė keq po pakėsohen dhe degradohen pėr ditė nga mungesa e ligjit, e funksionimit si duhet tė shtetit, kujdesit shoqėror, e punės dhe nga dora mizore e pakontrolluar e “njeriut primitiv”, e cila  nxitet dhe stimulohet nga etja e terbuar dhe  pasioni i verbėr pėr pasurim me ēdo kusht pa marė parasysh interesat dhe nevojat e tė tjerėve dhe tė mbarė shoqėrisė.

    Punojeni tokėn bijt e mij. Por ajo fatkeqėsisht shpesh ėshtė lenė nė mėshirė tė fatit.Vendosja e Kapitalizmit nė Shqipėri nė vitėt 1991-1992 u shoqėrue me pėriudhėn e gjatė e tė vėshtirė tė Tranzicionit dhe  nga njė masakėr e pėrbindshme urbane e rurale. Shumė  fshatra tė  Shqipėrisė veriore e verilindore po boshatisėn gradualisht dhe  tokat e tyre po kthehėn nė gjysėm shkretirė.Djelm dhe burrat nė pėrgjithėsi kanė marė rrugėt e kurbetit. Kanė mbetur mė tepėr gra me fėmij dhe pleq e plaka. Punojnė sa pėr tė  mbajtur ndonjė bagėti dhe shpirtin gjallė.

    Ku janė djelmt e plakut tė urtė? Kanė marė rrugėn pėr tė Eldorado!Shumica kanė arritur nė objektiv.Punojnė me tė gjitha forcat dhe  marim njė shpėrblim. Kjo ėshtė njė e ardhurė  e madhe pėr familjet shqiptare.  E kanė fituar me mund e djersė. Pėr ne ka rendėsi tė vaēant. Edhe pėr qeverinė, e cila deklaron qė emigracioni ynė realizon tė ardhura mė shumė se tė  gjithė sektorėt e ekonomisė tė mara sėbashku.Ku ka mė mirė!Njė popull dhe njė shtet qė jeton nė radhė tė parė duke shitur fuqinė e vet punėtore te vendėt e tjera!

    Kėto tė ardhura janė njė thesar, tė cilat fatkeqėsisht shkojnė pėrsėri tek burimi i tyre. Shikoni importėt dhe eksportėt tonė. Njė diferencė kolosale baraz me qindra miliona dollarė. Mos u ēuditni! Prodhon Amerika dhe Evropa edhe pėr ne! Ē’na duhen prodhimet tona?Edhe frutat e zarzavadet vijnė nga jashtė deri hudra nga Kina! Nga ana tjetėr toka e jonė nė mjaft zona po digjet nga mungesa e punės dhe e ujit.  Deri kur kėshtu!?

    Adam Smithi na mėson se “ vendimet e miliona individėve pėr interesat e tyre vetiake do tė pėrbėnin atė”dorė tė fshehtė”, qė do tė kthehej nė njė motor lėvizės pėr ekonominė e tregut. Roli i qeverisė ishte vetėm tė stabilizonte rregullat e lojės, tė kthehej nė njė arbiter nė treg, ku privatėt sipas ofertės dhe kėrkesės vendosin rregullat e lojės”Pėr fat tė keq qeveria e realizoi pėr “mrekulli” misionin e saj! Pėr kėtė ajo pėrdori dorėn e fshehtė, e cila mbi bazėn e “Terapisė sė Shookut” tė Profesorit tė Madh tė Ekstra Katedra ideoi dhe vuri nė zbatim teorinė  e famshme tė “Tokės sė Djegur”.Ajo  urdhėroj jo vetėm  shkatrrimin e marrėdhenieve socialiste nė prodhim, qė ishte domosdoshmėri historike e kohės por edhe bazėn  ekonomiko e  teknike tė tyre. U lejue me miratimin dhe bekimin e ish kryetarit  tė shtetit tė parė pluharist shqiptar asistenca masive e 80-tė pėrqindshit ku u dėbuan me qindra e mijėra punėtorė nga fabrikat e uzinat pėr t’ju dhėnė rrugėt e  Botės dhe mė vonė pėr tė bėrė privatizimin, pėrvehtėsimin e shkatrrimin e kėsaj  pasurie kolosale shtetėrore, e cila ishte ngritur me shumė punė, mund  e pėrpjekje nga i gjithė populli shqiptar. Pėrveē hidrocentraleve dhe tė ndonjė ndėrmarrje tjetėr nuk mbeti pathuajse  asgjė nė kėmbė. Njė masakėr e vertetė! Duke akuzuar dhe lenė stafetėn njeri tjetrit tė gjithė janė tė pafajshėm e tė larė! Bile ideator dhe demokrat tė kalibrit botėror. Tė gjitha borxhet qė ka Lala po pėrpiqėt ti likujdoi Daja. Rroftė Perėndimi!

    Njė dėm i pallogaritshėm ėshtė mungesa e punės. Refreni i Megjenit tė pavdekshėm: “ A do qymyr zotni” e “Mollė e ndalueme” ėshtė zėvendėsue me kėrkesen nė formė lutje tė atyrėve qė s’kanė dhe presin njė punė sado tė vogėl  pėr me fitue bukėn e gojės tė fėmijve tė tyre“a do punėtor zotni”. Me rastin e vizitės sė tij nė Shqipėri nė muajin prill 1993 Shenjtėria e tij Papa Gjon Pali  i dytė ka thėnė.” Nė pėrpjekjėn pėr rimbėkambjėn ekonomike ėshtė e domosdoshme qė tė gjithėve t’u garantohet puna dhe qė ajo ėshtė mė esenciale, pėr tė jetuar me dinjitet”. Realiteti i sotėm po verteton ēdo ditė domosdoshmėrinė e punės dhe pasojat tragjike e shkatrruese tė mungesės saj.

    Njeriu deri nė njė masė tė caktuar e ka lindur dhe pėrsosur puna. Sikur tė mos ishte aktiviteti njerėzor qė ushtrohet me anė tė punės shoqėria njerėzore nuk do zhvillohej kurrė dhe pėr rrjedhoj si rregull i pėrgjithėshėm nuk do tė ekzistonin  asnjė nga elementėt e struktures dhe superstruktures tė saj.

    Shkenca ekonomike na mėson se “ Puna ėshtė pikė sė pari njė proces qė kryhet midis njeriut dhe natyrės, proces nė tė cilin njeriu nėpėrmjet veprimtarisė sė tij bėn, rregullon e kontrollon kėmbimin e lėndėve midis tij dhe natyrės. Ai vė vehtėn e tij, si njė fuqi natyrore, pėrball lėndės sė natyrės nė njė formė tė pėrshtatshme pėr jetėn e vet, ai vė nė lėvizje fuqitė natyrore tė trupit tė tij, duar e kėmbė, kokė e gishtrinj. Duke vepruar me anė tė kėsaj lėvizjeje mbi natyrėn e jashtme dhe duke e ndryshuar atė, ai ndryshon njėkohėsisht natyrėn e vet. Ai zhvillon forcatqė flejnė nė tė  dhe lodrėn e kėtyre forcave e vė nėn sundimin e tij”.

    Tė gjithė kemi endėrruar pėr njė thesar por punojeni tokėn bijt e mij. Mjerisht ajo po demtohet pėrditė. Me mijėra ha janė zėn nga  godinat, ndėrtesat e ēdo lloji dhe ngrehinat vend e pa vend. Popullėsia rritet papushim kurse toka   zvoglohet. Vini re! Ku po na ēon mushka?A ka mė tė shtrenjė se toka.

    Shumė “thesare” qė trashiguam u shkatrruan!Ku janė vreshta prej qindra hektarėsh e Shtoit dhe plantacionet e pa fund tė  mollave tė korēės e Pogradecit, tė portokaleve e limoneve tė Vlorės, Sarandės e Himarės. Po fabrika e Telave Shkodėr.Edhe ajo ishte njė “thesar”. Prodhimet e saj eksportoheshin nė gjithė botėn duke realizuar miliona dollarė  tė ardhura pėr ekonominė. Korupsioni galopant dhe interesat egoiste tregtare pėr fitime maksimale  i ngurtėsuan prej vitėsh makineritė e kėsaj ndėrmarrje duke i ēuar nė njė gjendje tė mjerueshme e tragjike nė prag tė njė “vdekjeje klinike”.

    INSIGU po shitėt. Sė shpejti edhe Banka e Kursimėve. Ku ka mė mirė!  Ne nuk jemi tė  aftė dhe nuk dimė tė administrojmė kursimet tona!? Janė mbi 2 miliard dollarė.Nė vend qė tė funksionoj me efektivitet tė lartė fondi  i investimeve tė bankės pėr kreditimin e zhvillimit psh tė Turizmit tonė, i cili duke qėnė njė “minjerė e pashterėshme floriri” ka njė pėrspektive tė ndritur preferojmė tė shesim kursimet dhe kapitalet tona duke i lėnė nė duar tė monopoleve tė huaja. Rreziku i  sundimit absolut tė  tyre mbi ekonominė e vendit tonė ėshtė evident dhe konkret.

    Sė shpejti do tė shitet edhe Albtelekomi SH.A. Lum si ne!Natyrisht edhe ky ėshtė njė “thesar”. Thesari i shtetit ėshtė pasuri kombtare. Ka nga ata qė nuk e “besojnė” ose nuk dėshirojnė ta pranojnė. Kjo ėshtė diēka tjetėr. Gjithėsesi fenomeni ekziston.  Ata mund tė thonė:”Dakort. E morėm mendimin tuaj. Na vjen keq por e keni gabim. Telon e Xha Komit do ta tjetėrsojmė. Nuk e duam mė. Tani e kemi me humbje. Vetėm ne e dimė shkakun e vertetė. Pėrjashta personeli i ndėrmarrjes, kapitali vendas dhe i shqiptarėve jashtė atdheut. Ju nuk e kuptoni dot prandej ndėgjoni dhe mbani shėnim: pa  privatizim dhe shitje tė Telekomit nuk ka investime tė mėdha dhe progres”.

    Tė gjithė kemi endėrruar pėr njė thesar. Masakra urbane po bėn kėrdinė. Shikoni qytetėt e mėdha. Konkretisht Shkodra. Para disa dekadave ajo ishte qyteti i blerimit tė madh, i kopshtėve,  karafilave dhe i lulėve pa fund.  Deri nė vitėt  1970 shkodranėt delnin mbramjeve pėr shetitje familjarisht dhe nė ēifte nė rrugėt periferike tė saj. Bahēja e Xhuxhajve bashkė me shumė kopshte, pemishta e livadhe plot me barė tė njomė, lule e zogj kėngėtar, tė cilat nė fund i lėshonin rradhėn  lugines tė lumit Kir me shkure, gurė tė bardhė dhe ujė tė kulluar i jepnin tė gjithė zonės karakteristikat e njė pejsazhi me bukuri tė rradhė.  Kurse sot vetėm nė qendėr tė qytetit lulėzojnė pemėt dekorative tė blinit. Sejcili prej tyre ėshtė njė “thesar” dhe monument kulture. Po nė lagjėt e tjera? Gjithėsesi kemi shumė pėr tė bėrė.”Punojeni tokėn bijt e mij”. A ka fisnikėri dhe kulturė mė tė madhe pėr njė njeri se sa tė mbjellė me duart e tij tė paktėn njė filizė peme, tė interesohet pėr tė,pėr mjedisin dhe gjėlbėrimin e amjentit ku jeton.

    Disa ditė para largimit tė tij nga Shqipėria ish ambasadori Amerikan pas vitėve 90-tė organizoi njė aksion me disa nxenės tė njė shkolle tė mesme  nė krye tė cilėve ishte vet pėr lyerjen me gelqere tė pishave tė bulevardit “Dėshmorėt e Kombit” Tiranė. Me kėtė xhest tė tij sinjifikativ ai  na la njė amanet.”Miqtė e mij punojeni tokėn, kujdesuni pėr pemėt, lulishtet dhe pyjet, pėr mjedisin e amjentin ku banoni, sepse ndryshe nuk mund tė kini tė ardhme”.

    Kėto ditė Kryetari Ynė i Madh ju tha dishepujve tė tij :”….. Disa nga ju e kanė mendjen pėr tė prerė koka qeveritarėsh dhe pėr tė emėruar njerėzit e tyre nė gjitha instancat e institucioneve tona qeveritare…….” “ O  burrat e Shqipėrisė….! Nepotizmi po bėn kerdinė!

    Nė veprėn madhore “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletit botim i vitit 1964 faqe 485 vjen larg nga shekujt si njė tufė e fuqishme drite amaneti i fundit i heroit tonė kombtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut:”Ēmoni ēdo gjė mė poshtė se tė mirėn e pėrbashkėt dhe dobinė publike, rueni gjithėmonė paqėn dhe bashkimin sė pari, dhe pastaj besėn e dashamirėsinė ndermjet jush. Dhe me tė vertetė, s’ka asnjė shtet aqė tė fuqishėm dhe aqė tė shėndodh qė tė mos shembet dikur e tė mos rrėnohet, kur u lėshon vendin mėrive dhe grindjeve tė pėrbashkėta, kur vė pėrpara sė mirės sė pėrgjithshme dobinė dhe pėrfitimin vetiak……”

    Tė gjithė kemi endėrruar pėr njė thesar. Por ai duhet fituar me punė dhe aktivitet tė ligjshėm e tė ndershėm. Ndryshe  bėhet pėrbindsh duke marė nė mėnyrė mizore jetė njerėzore. Nė gjirin e tij dikund i veshur hermetikisht ėshtė i strukur djalli. Pėr ti pėrvetėsuar e  “gėzuar” parat e pista duhet tė bėhesh  djall. Ai ėshtė  sinonimi i tė keqės. Larg duart nga ai. Prandej “punojeni tokėn bijt e mij se do tė gjeni rrugėn pėr nė Eldorado”.

    “ Ar, o metal i ēmueshėm, i verdhė, e i shndritshėm! Dhe ar ka mjaft pėr ta bėrė tė zezėn tė bardhė, tė shėmtuarėn tė bukur, tė padrejtėn tė drejtė, tė poshtrin fisnik, plakun tė ri, burracakun trim me fletė!......Ē’ėshtė kjo, o perėndi tė pavdekshme! Ėshtė ajo qė largon nga altarėt tuaj……… Ky skllav i verdhė ndreq dhe prish….., bėn tė bekohen tė mallėkuarit, tė adhurohet lebra e mallėkuar, ai i hypėn kusarėt nė bangot e senatorėve e u jep tituj, nderime e temenara. Ėshtė pikėrisht ai qė vejushėn thinjoshe e marton me djalė  tė ri. Hiqmu pra, o baltė e mallkuar o kurvė e njerėzisė”( Shekspir “Jeta e Timon Athinasit”)

Luigj Temali