nr. 50 / 7 tetor 2003
Intervistė me Kryetarin e Partisė
Kristian Demokrate tė Shqipėrisė, kandidat pėr Kryetar Bashkie - Shkodėr,
avokat Fran Dashi Shqipėria Etnike: Zoti Dashi, ju jeni Kryetari i PKD tė Shqipėrisė.
Si e pritėt vendimin e kryesisė sė partisė pėr tė kandiduar pėr Kryetar
Bashkie pėr qytetin mė tė madh verior tė Shqipėrisė, njėkohėsisht qytetin mė
problematik nė tė gjithė parametrat, duke filluar nga problemet sociale,
infrastruktura, kontrabanda, korrupsioni, mungesa e ujit dhe e dritave? F. Dashi: Duke qenė qytetar i Shkodrės, madje dhe anėtar i
Kėshillit Bashkiak, problemet e qytetit tim i njoh shumė mirė, aq mė tepėr
duke qenė dhe jurist. Gjithashtu jam i ndėrgjegjshėm se kjo detyrė ėshtė
mjaft e vėshtirė. Megjithatė, unė vendosa tė kandidoj dhe tė vė nė
dispozicion tė bashkėqytetarėve, tė gjitha aftėsitė dhe pėrkushtimin tim, pėr
tia ndryshuar fytyrėn kėtij qyteti plot vlerė, por qė mjerisht, si njė ari
i plagosur, rėnkon nga dhimbjet qė shkaktoi ky tranzicion i tejzgjatur dhe i
pangjashėm. Shqipėria Etnike: A do tė jeni nė gjendje tė pėrballoni sfidat e
mėdha qė iu presin dhe nėse po, cila do tė jetė mėnyra e zgjidhjes? F. Dashi: Siē u theksua mė lart, sfidat janė tė mėdha, por jo
tė pakapėrcyeshme. Mbi tė gjitha, arti i drejtimit ka specifikėn e vet dhe
mbėshtetet mbi disa kritere dhe komponentė tė domosdoshėm, ai aftėsia,
pėrkushtimi, ndershmėria dhe guximi. Stafi qė unė do tė drejtoj do tė jetė i
plotėsuar me kėtė arsenal vlerash, gjė qė mė inkurajon dhe mė bėn optimist,
nė kėtė angazhim kaq tė pėrgjegjshėm. Ajo qė pėr mua dhe pėr stafin tim do tė
jetė prioritare ėshtė administrimi me nikoēirllėk i ēdo qindarke, qė do ti
akordohet Bashkisė nga shteti, nga donatorėt e ndryshėm dhe nga vjelja e
taksave. Ēdo fond do tė shkojė nė destinacion dhe destinacioni do tė jetė i
stacionuar nė objektet mė emergjente, duke aplikuar njė kontroll tė rreptė
financiar. Shqipėria Etnike: Cili do tė jetė prioriteti numėr njė nė punėn tuaj? F. Dashi: Do tė bėjmė regjistrimin e rregullt tė tė gjithė
qytetarėve tė rinj dhe tė pronave, pa asnj paragjykim krahinor, fetar apo
klanor. Do tė pėrpiqem, me njė pėrkushtim tė veēantė pėr plotėsimin e
nevojave tė tyre, tė cilat janė tė shumta, por unė do tė bėj gjithēka qė mund
tė bėjė njė njeri i pėrkushtuar. Integrimi i tyre nė rrjedhėn e qytetarisė
shkodrane ėshtė detyrė shtetėrore dhe humane. Shqipėria Etnike: Cilat do tė jenė marrėdhėniet e Kryetarit tė
Bashkisė me Prefekturėn dhe me pushtetin qendror? F. Dashi: Nė kėtė pikė kam njė avantazh tė madh, sepse nuk do
tė marr direktiva nga lart pėr vetė faktin se jam vetė kryetar partie.
Gjithashtu, duke patur njė eksperiencė jo fort tė kėndėshme nga paraardhėsit,
unė do tė ndėrtoj marrėdhėnie sa mė tė mira me pushtetin qendror, pavarėsisht
se cilės forcė politike i pėrket Prefekti apo Kryeministri. Qytetaria
shkodrane duhet tė shkėputet nga prangat e partive, ajo duhet tė mendojė mė
shumė pėr veten se sa pėr partitė. Gjendja faktike e Shkodrės ėshtė
sinjifikativi i mendimit tim. Shkodra ėshtė nė gjendje mjaft kritike. Shqipėria Etnike: ēfarė projekti keni pėr tė ardhurit nė
dhjetėvjeēarin e fundit, gjendja e tė cilėve lė shumė pėr tė dėshiruar? F. Dashi: Mė keni prekur nė pikėn mė tė ndjeshme. Duke qenė
vetė djalė i Dukagjinit, e pėrjetoj me dhimbje gjendjen e bashkėkrahinorėve
tė mi dhe tė tė gjithė tė ardhurve tė periudhės sė tranzicionit. Ata zbritėn
nga bjeshkėt dhe fshatrat dhe bashė me thesin e ngarkuar me halle sollėn
dhe aromėn e kėndėshme tė maleve, por qė pėr fat tė keq, pushtetarėt
paraardhės, nė kėmbim tė njė thesi miell (pėr votėn), iu kanė shkarkuar
plehėrat e qytetit!... Pra, nė kėmbim tė njė thesi miell iu sollėn nga njė
ton pleh para banesave tė tyre modeste. Unė nuk do tu premtoj
(bashkėvėllezėrve tė mi) parajsėn me rrugė tė gjera, me parqe, shatėrvane e
disko. Por po iu premtoj, si fazė fillestare, heqjen e plehrave dhe nė vend
tė thesit tė miellit, njė makinė zhavor pėr mbushjen e gropave tė rrugėve. Tė
tjerat do ti pėrkasin perspektivės, duke shfrytėzuar ēdo mundėsi financiare
pėr ti integruar nė rrjedhėn e kohės, si ēdo qytetar. Shqipėria Etnike: Qendra e qytetit ngjason shumė me qytetet e Irakut,
tė sapodalur nga lufta, rrugėt me gropa dhe trotuaret me pllaka tė thyera? F. Dashi: Shkodra ėshtė e tė gjithėve dhe pėrveē fondeve qė
do tė marrim pėr regullimin e qendrės sė qytetit, do tė kėrkoj dhe
mbėshtetjen e biznesmenėve dhe tregtarėve me ato mundėsi qė kanė. Shqipėria Etnike: Cilat do tė jenė prioritetet e administratės suaj? F. Dashi: Shėrbim korrekt ndaj qytetarėve, zbatim tė rreptė
tė ēdo urdhėri dhe detyre, me korrektėsi nė zbatimin e orarit zyrtar. Do tė
zhduk nepotizmin, krahinorizmin, klanet dhe do tė jem tepėr korrekt nė
respektimin e raporteve fetare nė pėrbėrjen e administratės. Tė aftit dhe tė
ndershmit gjenden brenda ēdo religjioni. Shqipėria Etnike: A ndjeni ndonjė kompleks inferioriteti nga
prejardhja juaj fshatare, prej Dukagjinit? F. Dashi: Pėrkundrazi, ndjehem krenar me prejardhjen time.
Qėllimi im final ėshtė ti shėrbej Shkodrės dhe tė lė emėr tė mirė, siē lanė
paraardhėsit e mi shtatė shaljanėt legjendarė. Epitetet e ndonjė pseudo
humoristi, nuk do tė mė shqetėsojnė fare. Njeriun e bėn tė njohur vepra dhe
jo emri apo krahina, religjioni, apo seksi. Kėto paragjykime duhen kapėrcyer,
janė jashtė kohės. Shqipėria Etnike: Sė fundi, cili ėshtė mesazhi juaj pėr
bashkėqytetarėt? F. Dashi: Votoni pėr Partinė Kristian Demokrate, votoni pėr
alternativėn qė ju garanton tė ardhmen. Votoni pėr kandidatin Fran Dashi dhe
nuk do tju zhgėnjejė, vota juaj do tė jetė pesha mė e rėndė nė ndėrgjegjen
time. Intervistoi:
Mark Bregu Mė shumė dashuri... mė shumė
humanizėm... Nė
njė emision televizim, tė dhėnė nė TV Klan, mė 17 gusht 2003, u njohėm me njė
skenė mjaft dramatike, dhe qė lė shumė pėr tė dėshiruar, qoftė pėr shtetin,
qoftė pėr biznesmenėt dhe mė nė fund pėr tė gjithė shoqėrinė tonė qytetare.
Nė njė familje fshatare me mbiemrin Hoxha, ėshtė lindur njė fėmijė me defekt
nė zemėr. Prindėrit e vogėlushes, tepėr tė varfėr, duke ndjekur shqetėsimet e
vajzės sė tyre dy-vjeēare e kanė vizituar tek mjeku specialist nė kryeqytet
dhe ka rezultuar me defekt tė lindur nė zemėr. Sipas spikeres sė TV Klan, (shqetėsimi
dhe dhimbja e sė cilės, lexohej nė mimikėn dhe nė sytė e saj), mjekėt kanė
konkluduar se kėrkohet ndėrhyrje kirurgjikale dhe se kjo ndėrhyrje nuk mund
tė realizohet nė vendin tonė, d.m.th. duhet tė dėrgohet jashtė shtetit. Kamera televizive kishte fiksuar
shtėpinė dhe prindėrit e vogėlushes. Tepėr e varfėr kjo familje, pėr tė
pėrballuar kėtė dramė, e cila shoqėrohej me britmat dhe lotėt e kristaltė
qė rridhnin nga dy sy tė pafajshėm dhe qė kėrkonin ndihmė dhe mėshirė, duke
na krijuar skena rrėnqethėse. Askush nuk kishte reaguar, qoftė nga shteti dhe
institucionet e tij, qoftė nga shoqėria qytetare! Ēdo njeri me virtyt dhe
ndjenja njerėzore, stresohet para kėtyre skenave tė trishtueshme, dhe nė tė
njėjtėn kohė shtron pyetjen pse nė parcelat e shpirtit tonė, ēdo ditė po
mbjellim farėn e urrejtjes? Pėrse tek ne, ēdo ditė jepen lajme tė hidhura,
vrasje pėr gjakmarrje dhe hakmarrje, dhunime, rrėmbime, etj., etj. Kush e
shpėrbėri njeriun shqiptar, kush na zhveshi kostumin e virtytit, tė besės
dhe tė moralit, aq tė lakmueshėm, qė trashėguam nga tė parėt?!... Dhe,
kėshtu pse-tė skanė tė sosur. Dhe, natyrshėm pas kėtyre lajmeve shokuese,
menjėherė ndėrrojmė stacionin, duke kėrkuar ndonjė stacion tjetėr me mė pak
dramė, me mė pak dhimbje dhe ja, kalojmė nė njė botė tjetėr: Nė SHBA po
ndėrtohen hotele dhe motele luksoze, pėr trajtimin e qenėve! O Zot, pse kjo
botė kaq e skajshme, kush vallė e mallkoi tokėn e shenjtė tė Kastriotit? Dhe
kujtesa na kthehet nė thellėsitė e shekujve; dhe pėrsėri na vjen pyetja
tjetėr: Pse Zoja e Shkodrės iku nė Gjenacan? Pse nuk u kthye? Kur do t
kthehet? Dhe sėrishmi pse-tė na trokasin nė portat e ndėrgjegjes!... Kam
lexuar diku, se njerėzit qė i duan kafshėt, janė njerėz tė mirė. Njė ditė,
ndėrsa po bisedoja me njė mikun tim (i cili ishte kthyer nga Greqia pėr
pushime), mė tha se nė plazhet e Greqisė mė shumė shikon gra tė shoqėruara me
qenė, se sa me fėmijė dhe ēuditesh se sa kujdesen pėr trajtimin e tyre. A nuk
duhet tu bėjmė thirrje pushtetarėve dhe biznesmenėve shqiptarė, qė ti duan
dhe ti ndihmojnė fėmijėt dhe dashurisė sė grekėve pėr qenėt, ti kundėrvėnė
dashurinė pėr njerėzit dhe nė veēanti pėr fėmijėt... Gjej rastin, qė nėpėrmjet gazetės
Shqipėria Etnike, ti apeloj ndėrgjegjes sė Qeverisė dhe Shtetit, mbarė tė
gjithė qytetarėve, pėr tė kontribuar financiarisht pėr shpėtimin e jetės sė
kėsaj foshnje. Jam gati tė jap njė pjesė tė pensionit tim modest, duke u bėrė
nismėtar i njė vepre humane, tė cilėn ma dikton ndėrgjegja, si prind, si
gjysh, si shqiptar me shpirt Kristian e Demokrat. (M.B.) Kėtė mesazh ua dėrgoj tė gjithė
kristiandemokratėve shqiptarė, pėr tė kthyer nė vepėr parimet kristiane, tė
cilave u kemi dalė zot. Ndėrsa atyre, qė po ndėrtojnė grataēela,
e qė i gėzofshin, (kėtė e them me gjithė shpirt), u bėj thirrje, qė nga njė
tullė tė ndėrtesave tė tyre ta vendosin nė themelin e ndėrgjegjes e tė
shpirtit, duke kontribuar pėr tė varfėrit, se nė kėtė mėnyrė edhe themelet e
grataēelave do tė jenė mė solide ndaj ēdo lėkundjeje sizmike. Do ta ilustroj kėtė shkrim modest me njė
shembull, sa konkret aq dhe domethėnės: Para tre vjetėsh, kur isha nė Itali,
miku im italian, Rugjero, mė tregoi se si gjatė njė vizite qė kishte bėrė nė
Afrikė, kishte parė se atje vdisnin njerėzit nga njė epidemi pėr vaksinimin e
sė cilės mjaftonin 3000 lireta pėr njė flakon. Me tu kthyer nė Itali, ai,
nėpėrmjet shtypit dhe televizionit, kishte sensibilizuar mbarė opinionin
italian, duke bėrė thirrje: Kurseni njė paketė cigare, qė tė shpėtoni njė
jetė njeriu. Dhe kėshtu kishte mbledhur disa milion lireta pėr tė shpėtuar
qindra jetė njerėzore. Ky solidaritet me karakter human duhet tė vlejė si
apel pėr ndėrgjegjen e ēdo njeriu. Kurrė shqiptarėve nuk u ka munguar ndjenja
e solidaritetit, dashurisė dhe humanizmit. Tė ndihmojmė tė gjithė pėr jetėn e
vogėlushes. Mark Bregu Speciale me... spec I
ndodhur nė mėrgim, malli pėr atdheun tė shtyn tė kėrkosh ēdo gjė qė tė kujton
sadopak vendlindjen. Pa le pastaj po tė ndeshesh nė ndonjė gazetė nė gjuhėn
tėnde aq tė pėrmallshme. Kurse, po tė tė bjerė nė dorė ndonjė libėr, botim i
kohėve tė fundit, duhet ta konsiderosh veten fatlum. E unė u ndodha dy herė
fatlum kėtė javė, sepse mė ra nė dorė njė libėr shqip, pra qė do tė mė
ēmallte me vendin tim, por kur pashė qė mė sillte nė kujtesė kujtimet e
paharrueshme tė qytetit tim, Shkodėr-loces, lumturia qe e dyfishtė. Kėshtu fillova tė lexoj romanin
humoristik tė Ndrekė Zallit Speciale me... spec. Qė nė dedikim, pa hyrė nė
faqen e parė, mė ngazėlloi, mė pėrfshiu si qėmoti nė botėn gazmore shkodrane,
mė kujtoi atė qė u thosha kolegėve tė zyrės nė Tiranė: Ēdo shėrbim nė
drejtim tė Shkodrės ma lini mua. Atje nė njė ditė unė gajasem sė qeshuri sa
pėr njė muaj nė Tiranė. Nuk ekzagjeroja. Dhe Ndrekė Zallin e kam dėshmitar.
Qė nė dedikimin e detyrueshėm Ēdo ngjashmėri me ngjarje apo njerėz...
zakonisht shkruhet ėshtė krejtėsisht i rastėsishėm, por jo pėr Ndrekėn; ai
vazhdon: ...vetėm rastėsisht mund tė mos jetė i vėrtetė. Qė kėtu i thashė vetes: Ruaju, o
profesor i letėrsisė italiane, se nė ēdo kthesė rreshti, pale paragrafi,
Ndreka (gazmorģa, humori shkodran) tė ka ngritur ndonjė kurth edhe mė tė
fortė! Lėre mėnjanė pėr njė ēast Dekameronin e Bokaēios! Nuk qeshė gabuar.
Nė ēdo pjesė tė romanit, Ndreka tė gajas sė qeshuri. Nuk tė jep kohė as tė
ngopesh me frymė. Ngadalė, se do tė mbytesh! - mė thonin familjarėt e mi,
kur dėgjonin gazin tim me klithma. Humori i vėrtetė, jo banal, mund tė jetė
vetėm ai qė reflekton qartė e me ngjyra tė theksuara realitetin e mjedisit,
pra humori i krijuar nga filozofi popull. E, po qe se ky popull ėshtė
shkodran, - djep nė shekuj i traditės sė shpotisė, - humori ėshtė edhe mė i
kėndshėm. E ēfarė tė pėrmendėsh mė parė nė batutat
qit e prit tė Kin Bubės (qė buba (dreqi) e marrtė!). Kur fshikullon me kamxhikun e sarkazmės
emrat qė iu imponuan zonės sonė tė veriut nga burokracia, apo leksionet e
akademikut agronom pėrpara fshatarėve pėr vlerat ushqyese tė perimeve:
domate, speca. O agronom, po domatja nuk mbas as veten
nė kėmbė e jo tė na mbajė ne! Specat nuk ta mbushin barkun, ato janė barkbosh
vetė. Gazi mė shtohej edhe mė tepėr, kur mė
kujtonin ngjarje tė vėrteta, tė ndodhura nė Shkodėr: Njė ministėr shkon nė
Shirokė pėr ti bindur peshkatarėt tė shtojnė gjuetinė e peshkut; shpalos mbi
tryezė njė hartė tė madhe tė Liqenit tė Shkodrės dhe fillon leksionin, me
gjeste e me terma propagandistikė. Njė peshkatar i vjetėr shirokas, pasi
zgjohet nga dremitja, i thotė: Kqyre, kqyre, ky shoku i Tiranės po xen peshk
pėrmbi tavolinė!. Fat qė ministri ishte shkodran dhe e mbylli shpejt
mbledhjen, se do tė kishte lėnė kokrrėn e namit! *** Autori ka zgjedhur njė formė mjaft
origjinale pėr ta rreshtuar materialin e tij humoristik, duke ia vėnė nė gojė
ato njė kooperativisti hokatar. Kjo i siguron njė linjė kompozicionale tė
natyrshme e tė rrjedhshme. Mė solli ndėrmend 100 tregimet e Xhovani Bokaēos,
tė ndara nė 10 ditė. Aty mbisundon tregimi i veēantė, kurse te Ndreka, i
gjithė mjedisi ėshtė tipik i realitetit kooperativist, qė vė nė pah
personazhin tipik, fshatarin e pėrulur, tė zgjuar e mendjemprehtė, nga njėra
anė, dhe burokratėt sundues, nga ana tjetėr. Pra, njė temė e qartė, e
pėrcaktuar dhe e ndjekur me mjeshtėrie, pse jo edhe me art, nga fillimi deri
nė fund. Vlerė tjetėr e pamohueshme e librit
ėshtė se autori nuk shan e nuk shfryn kundėr regjimit e sistemit
kooperativist, ashtu si degjeneroi ai, por si vrojtues i mirė zbulon, veēon,
vė nė shėnjestėr e qėllon fort e drejt kundėr ēdo degradimi tė sendeve e tė
fenomeneve, tė ēuara disa herė nė ekzagjerim. Kėshtu p.sh., komisioni i
derrave (marrė nga disa ngjarje tė vėrteta tė kėsaj zone: malėsori ynė e dehu
me raki dhe e vuri tė flerė nė krevat derrin - mishin e vetėm tė familjes -
qė tė mos ia vriste me pistoletė kryetari i komisionit - si ndonjė
diversant). Apo farsa e zgjedhjeve aq demokratike,
e demaskuar me aq art, pa pėrdorur as edhe larg kritikėn, pale sharje e
banalitete qė u dėgjuan aq shumė pas shembjes sė Murit tė Berlinit. Mendoj se kjo ėshtė merita mė e madhe e
autorit, nė brendėsi. Si formė, ndėrthurja e prozės me poezinė ėshtė shumė e
goditur. Populli ynė ėshtė poet nga natyra. Kujtojmė dasmat mirditore - ku
shakatė qit e prit bėhen me bejta, paēka se nganjėherė edhe tepėr laskuriq,
pa doreza. Si gėnjeshtra e madhe e Ndrekės: 4 vjeē nė bark tė nėnės, apo mė
thellė! Malėsoret tona i vajtonin trimat e tyre tė vdekur me poezi aq
pėrmalluese, rrėnqethėse, me njė tetėrrokėsh tė pėrpunuar, qė tė kujton
poezinė e rrallė tė akademikut At Gjergj Fishta. Meritė tjetėr e romanit (jo e vogėl, po
ta diskutosh realisht nė kohė, hapėsirė e mjedis) ėshtė pėrdorimi i gjuhės letrare
shqipe. Me kėtė, autori i ka shpėtuar tundimit, (dhe mendoj: jo tė vogėl),
pėr tė shkruar nė dialekt, duke treguar kėshtu pjekuri, maturi e menēuri. I parė me sy kritik, romani nuk ėshtė pa
tė meta, p.sh. personazhet e tjerė qė shoqėrojnė protagonistin, jo gjithmonė
tė bindin. Nganjėherė duken si tė vendosur arbitrarisht dhe nuk e
justifikojnė plotėsisht vendin e tyre. P.sh. shokėt e gotės nėpėr klube, sa
pėr tė dhėnė njė shembull. Ndėrsa Prenda mbetet personazh tipik nė mjedis
tipik, mjaft i goditur. Prania e saj vjen aq natyrshėm, sa natyra, realiteti
vetė e ka sjellė. Autori veēse na e ka servirur kėndshėm kėtė element tė
domosdoshėm e tė pranishėm tė humorit rustikan (fshatar), qė nuk ka munguar
kurrė nė ēdo hapėsirė shqiptare. Ēdo kapitull i kėtij romani do tė
meritonte qė ti kushtohej njė reēencė e veēantė, por do ta paralelizonim me
librin. Nė doni tė qeshni, tė kaloni orė tė gėzuara, tė mėsoni (e jo pak), ju
kėshilloj qė ta lexoni kėtė roman humoristik tė Ndrek Zallit (roman tė cilin
unė e kam lexuar disa herė), me urimin tonė, tė lexuesve, qė tė mos jetė i
fundit dhe qė autori tė na dhurojė shumė e shumė vepra tė tjera. Prof.
Dr. Zef Ēeli Romė,
2003 Kristiandemokratėt kėrkojnė votėn dhe
ju garantojnė pėrkushtim Nuk ėshtė ambicja apo karrierizmi ajo qė
mė shtyu tė kandidoj pėr tė qenė qytetari numėr njė i Shkodrės! Ėshtė diēka
tjetėr, dashuria e pėrzier me dhimbje, kur shoh qytetin krenar tė Rozafės tė
zhytur nė errėsirė dhe tė mbuluar me plehra! Shoh rrugėt me gropa dhe
trotuaret me pllaka tė thyera. Shoh njė varfėri tė tejskajshme dhe padyshim
aty ėshtė varfėria, aty e kanė folenė krimi, korrupsioni, kontrabanda dhe tė
gjitha veset mė perverse. Duke qenė i diplomuar nė drejtėsi dhe nė
Akademinė e Rendit (sigurisht nė vitet e demokracisė), besoj se zotėrimi
profesional i kėtyre dy fushave, duke u shtuar kėtyre edhe prejardhjen time,
familjare dhe fisnore, besoj se kėta komponentė pėrbėjnė njė faktor sadopak
modest pėr ti ndryshuar gjendjen Shkodrės dhe pėr ti kthyer shpresėn e
humbur nga streset e pėrditshme. E di mirė se unė dhe stafi qė do tė drejtojė
Bashkinė e Shkodrės do tė pėrballemi me vėshtirėsitė dhe fenomenet e
lartpėrmendura pėr tė udhėhequr, nga vepra e guximshme e Gurakuqit tė Madh, i
cili ėshtė miku mė i mirė dhe mė besnik i maleve, do tė pėrpiqemi tė jemi njė
pjesė e vogėl e tij, guximi, vullneti, besa, ndershmėria dhe bujaria e kėtij
korifeu, do tė jenė busull orientuese nė punėn tonė. Jemi tė ndėrgjegjshėm se
kemi njė rrugė tė gjatė dhe tė vėshtirė pėr tė bėrė por do ta pranojmė tė
pėrballemime ēdo sfidė pėr ti shėrbyer Shkodrės sonė. Cilat
janė prioritetet kryesore: 1- Do tė pėrmirėsojmė infrastrukturėn, kryesisht nė
zonėn periferike tė kemi tė akomoduar qytetarėt e rinj (tė ardhur pas viteve
90). 2- Do tė bėjmė regjistrimin e tė gjithė tė ardhurve (tė
paregjistruar), ata janė njerėz nevojtarė dhe duhen trajtuar brenda normave
njerėzore. 3- Biznesit dhe zhvillimit tė ekonomisė sė lirė do ti
japim prioritet, si garanci pėr zhvillimin e vrullshėm tė kapitalizmit. 4- Do tė mbajmė nėn kontroll konkurencėn, qė ajo tė
jetė e ndershme dhe do tė ngushtojmė hendekun qė ndan shumė tė pasurit nga tė
varfėrit, duke krijuar njė ekuilibėr me mirėqenie. Dhe kjo do tė arrihet me
njė pėrkujdesje sociale, kėshtu do ti vėmė pritė polarizimit tė shoqėrisė me
komunitet. 5- Do tė zgjedh njė staf tė pėrgjegjshėm, ku do tė
mbizotėrojnė tre komponentėt e domosdoshėm, aftėsa, ndershmėria dhe guximi
qytetar. 6- Do tė eleminoj nepotizmin, klanizmin, krahinizmin
dhe nė veēanti dallimet fetare. Shkodra ėshtė e tė gjithėve, i afti nė krye
tė punės. 7- Do tė vendosim njė disiplinė tė hekurt me
respektimin e orarit zyrtar dhe nė pritjen me kulturė tė qytetarėve. 8- Do tė bashkėpunojmė me strukturat e rendit dhe do tė
bėhemi faktorė nė motivimin e shkeljeve ligjore, duke i siguruar jetėn dhe
pronėn ēdo qytetari, u premtoj qytetarėve tė rinj se do tu pėrmirėsoj
infrastrukturėn dhe do i ēlirojmė nga plehrat, tė cilat ua sollėn peshqesh nė
kėmbim tė njė thesi miell, kjo ėshtė vetėm njė pjesė e prioriteteve tona. Duke
e ndjerė sublime peshėn qė do tė mbajmė mbi supe. Kėrkojmė votėn tuaj duke ju garantuar pėrkushtimin tonė. Nga
Fran Dashi Kandidat
pėr Kryetar Bashkie - Shkodėr pėr Partinė Kristian Demokrate tė Shqipėrisė Panairi i Kabashit, traditė e hershme
nė zhvillimin tregtar Kjo
qendėr tregtare ka ekzistuar qė nė shekullin II mbas Krishtit dhe ka vazhduar
deri nė ditėt tona, me lindjen dhe organizimin e fiseve dhe mė vonė me
ndarjen nė bajraqe. Kabashi njihet dhe respektohet si bajrak i parė, mė vonė
njihet si qendėr kuvendesh fisnore dhe ndėrfisnore, dhe njėkohėsisht e
panairit tradicional krahinor tė Pukės. Ėshtė kjo bazė historike shoqėrore qė
ėshtė bėrė shkas pėr ruajtjen e traditės sė pasur tė kulturės popullore tė
Kabashit. Si brenda dhe jashtė Pukės, si shtrat i kėtyre kulturave nė Kabash
ka qenė Panairi i Kabashit. Panairi zhvillohej ēdo vit nė fillim tė pranverės
nė Grykė tė Kabashit. Ky panair ishte njė praktikė tregtare me rėndėsi, siē u
theksua lidhet me njė traditė tė hershme. Tradita gojore, si rezultat i
fakteve historike thotė se ky panair ėshtė zhvilluar nė Kabash qė nė kohėn e
Lek Dukagjinit. Edhe Frang Bardhi nė relacionin e tij mė
1637 kur erdhi pėr tė parė mundėsinė e rindėrtimit tė Kishės Abaciale tė
Kabashit, ka pasė parasysh edhe panairin qė po flasim. Ky panair mori pėrmasa
tė mėdha nė shekullin 13 dhe zhvillohej ditėn e dielė, njė javė para tė
Dielės sė Pashkėve. Tregu i panairit shtrihej nė lamė Lushaj nė tė dy anėt e
rrugės sė hershme tė Karvaneve, ky vend tregu ishte Mera e katundit. Mė parė
ky vend ishte pronė e Kishės sė Sh Gjones, ku sot ėshtė ndėrtuar shkolla e re
e Kabashit. Tradita thotė se dikur panairi shtrihej nė tėrė fshatin pėrbri
rrugės sė hershme tė karvaneve prej Qafė Ajtyr deri nė Qafė Rgjanė. Nė panair
mund tė merrte pjesė kush tė dėshironte, pa dallime fetare, fisnore,
krahinore, shoqėrore. Nė panair vinin nga tė gjithė fshatrat e krahinės sė
Pukės duke pėrfshirė edhe zonėn e Gjegjanit e Kashnjetit. Kabashi ruante
lidhje tė mira me Kashnjetin. Ngaqė aty ka shumė gazullorė, degė kjo e
vėllezėrve Lushaj, nė kėtė panair thuhet se kanė ardhė edhe nga Shkodra e
Lezha. Ky panair kishte rėndėsinė e vet si pėr malėsorėt dhe sundimtarėt e
vendit dhe pėr Kishėn e Sh Palit, gjithashtu pėr tregtinė e gjerė qė bėhej
aty, nė sajė tė kėtij panairi ishte dhe gjendja e mirė ekonomike e saj. Nė
panair vinin vetėm tė zotėt e shtėpive, ndėrsa nga fshatrat e afėrta vinin
edhe pjestarė tė tjerė tė familjes, si gra, tė rinj e tė reja, kėto ishin mė
tepėr tė besimit katolik, sepse vini pėr tė marr pjesė nė meshėn e madhe tė
tė Djelės sė Larit. Mjaft fshatarė tė varfėr nuk vinin nė panair ngaqė
skishin pėr tė shitur as pėr tė blerė. Lidhjet dhe marrėveshjet me tregun
pėr pritjen dhe pėrcjelljen me bujari nga kabashasit bėheshin pėrherė pa
ndonjė dallim fetar. Edhe kur banorėt e fshatit u ndanė nė dy besime, Panairi
i Kabashit vazhdoi rregullisht, sigurisht pjesėmarrja ka qenė mė e madhe e
besimit katolik, pėr arsye se panairi zhvillohet ēdo vit tė Dielėn e Larit,
ose quhet edhe e Diela e Luleve. Kabashasit nė bazė tė rregullave tė kanunit,
pleqėsia e fisit Kabash nxori njė sullė pėr vendosjen e rregullit dhe vendosi
pleqėsia e fisit dhe bajrakut tė Kabashit tė vendosė rregull dhe qetėsi nė
treg. Gjatė ditės sė tregut njerėzit rrinin lirisht dhe ata qė ishin me frikė
ose hasmėri ishin nė besė tė Kabashit. Brenda territorit tė fisit, pėr ditėn
e panairit, fshatarėt pėrgatisnin pjesė artizanale. Kabashi nxirrte nė treg
punime prej druri, leshi dhe balte. Gojani kishte zanat vegshat,
Lumbardh-Gojan enėt prej druri, etj. Punimet prej hekuri ishin ato mė tė
zakonshmet nė jetėn e malėsorit. Kėto prodhime vinin zakonisht nga kovaēėt e
Kryeziut, Saktit, Kēirės, (kovaēėt e Pistės sė Shėnmarisė kishin bėrė pjesė
pėr toka qė u pėrdorėn me sukses mė 1912 nė luftė kundėr serbo-malazezėve).
Tregu i kėtij panairi kishte edhe vegla muzikore, si ēifteli, lahutė, fyell,
zumare etj. Blerėsit e kėtyre veglave i merrnin kėto vegla dhe i provonin,
duke krijuar njė farė atmosfere muzikore ku blerėsit thyenin monotoninė e
krijuar nė treg. Nė kėtė treg shumė malėsorė tregtonin farishte tė ndryshme
perimesh se edhe koha ishte shumė e pėrshtatshme, fillimi i pranverės,
prandaj farishtet ishin malli i parė qė kėrkohej nė kėtė treg. Nė kėtė
panair, pėrveē shitblerjes sė rastit, bėnin edhe porosi pėr vitin e ardhshėm.
Mallrat e porositura, shitėsi ua dėrgonte nė shtėpi, sipas adresės sė lėnė mė
parė. Transporti bėhej me kafshė dhe me shpinė. Tė gjithė ata qė vinin nė
panair vishnin rrobat mė tė mira qė kishin ose qė mund ti siguronin pėr atė
ditė. Krerėt e pasur vinin me rrobat mė tė mira se tė tjerėt, duke rėnė nė sy
prej sė largu. Gjatė zhvillimit tė panairit, argėtim pėr malėsorėt ishte edhe
gjuajtja e shenjit me pushkė. Nė kėtė shenjė ata provonin aftėsitė e tyre si
qitės tė mirė. Nga mjaft malėsorė pjesėmarrės nė kėtė panair, pėrdorej si
vend takimi me njėri-tjetrin pėr shitblerje, pėr lidhje krushqie, marrėveshje
pėr ndėrtim shtėpishė, argatė pėr punėt e pranverės nė bujqėsi, blegtori,
etj. Njė rėndėsi tė veēantė i jepnin panairit
kuvendet e malėsorėve, tė karakterit zonal, fisnor dhe krahinor, qė bėheshin
po atė ditė me qėllim qė tė zgjidhnin probleme tė natyrės shoqėrore,
ekonomike. Edhe tek Kisha e Shėn Palit, mbas meshės kalonin nė kuvende,
kuptohet tė fesė katolike. Abati i kėsaj kishe organizonte rezistencėn kundėr
pushtuesve turq, kėtė e tregon prelati trim e patriot, Pjetėr Budi. Kuvende tė tilla krahinore pėr ēėshtje
tė tilla kombėtare vazhduan tė zhvillohen nė Kabash, gjithmonė me organizimin
e klerit katolik. Pėrgjithėsisht kėto ishin tiparet kryesore tė fizionomisė
sė panairit tradicional tė krahinės sė Pukės, qė mbahej ēdo pranverė nė Grykė
tė Kabashit. Prandaj mund tė themi se Panairi i Kabashit, ndryshe nga disa
pazarė tė vegjėl, ishte njė shembull konkret qė vėrteton se kjo krahinė e
mbrendshme malore e veriut tė Shqipėrisė me kushtet e njė farė autonomie qė
kishin fituar nė njė luftė tė pandėrprerė me pushtuesin turk. Nė mbyllje tė kėtij shkrimi pėr
historikun e Panairit tė Kabashit, mendoj se kam thėnė diēka me rėndėsi pėr
traditat e lashta tė popullit tonė nė shekuj. Zef Koliqi Kronikė pėr dy evenimente nė kulturėn
durrsake Artdashėsi durrsak, veēanėrisht tė
rinjtė e ndjejnė vakuumin qė nė 13 vjet tranzicion ka qenė prezent edhe nė
fushėn e artit. Por kjo verė ka qenė disi ndryshe dhe kjo spėrbėn slogan.
Njė investim modest nga Fondacioni Soros dhe agjensia KAD, pėr trurin e
larguar u dhuroi durrsakėve njė mbrėmje vėrtetė tė rrallė. Takimi muzikor i
Kukuzelit ngjiti nė skenė talente tė muzikės qė jo vetėm studiojnė nė
shkolla prestigjioze europiane, por janė spikatur nė veprimtari ndėrkombėtare
dhe tė vlerėsuar me ēmime. Edicioni i parė Takimi muzikor i Kukuzelit
mblodhi rreth 200 shikues nė sallėn e koncerteve tė liceut artistik, me tė
njėjtin emėr, nė mbrėmjen e 23 gushtit. Dhe ishte vetėm fillimi, ėshtė fillmi
i njė tradite tė bukur pėr ata qė na mungojnė dhe kjo sėshtė thjeshtė
ēėshtje malli... Udhėheqja artistike e kompozitorit tė
mirėnjohur, Artistit tė Merituar, profesorit Haig Zaharian me profesionalizėm
dhe regjia plot fantazi e regjisores sė re, tė apasionuar Driada Jani,
krijuan ngrohtėsi pėr muzikantėt e rinj nė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė jo
vetėm nėpėrmjet muzikės, por edhe intervistave dhe portreteve tė tyre
artistike. Rikthimi i muzikantėve shqiptarė qė studiojnė jashtė, si nė
Francė, Austri, Gjermani, Itali, Rumani, etj., ishte njėherazi njė dritė e re
mbi figurėn me pėrmasa botėrore, muzikantit tė shek. 11-tė, Jan Kukuzeli.
Kėta muzikantė tė talentuar si A. Xhoja, I. Nanushi, E. Alicka, G. Myshketa,
D. Dervishi, K. Gjezi, M. gjollma, K. Konomi, O. Caku, etj., kanė me vete
kėtė emblemė tė ndritshme qė sduhet harruar. Pjesėt e ekzekutuara nė kėtė
aktivitet, i pėrkisnin periudhave tė ndryshme muzikore qė nga Moxart deri tek
Shonberg. Me kuriozitet u ndoqėn pjesėt e kompozitorėve bashkėkohorė qė
sishin ekzekutuar mė parė dhe i dhanė larmi tė veēantė mbrėmjes muzikore qė
nuk i munguan duartrokitjet. Tek shihje kėta muzikantė tė talentuar,
dhe duhet tė theksojmė muzikantė
shqiptarė, tė vinte nė mendje pyetja, tė cilėn ia bėri dhe prezantuesi,
aktori i mirėnjohur, Mjeshtri i Madh i Punės, Artisti i Merituar, Mirush
Kabashi: -A
do tė ktheheni pas studimeve nė atdhe? Pėrgjigja ishte njė heshtje e shoqėruar
me njė buzėqeshje. Ėshtė afėrmendjes qė kjo pėrgjigje varet nga njė pėrgjigje
mė e madhe qė i pėrket tė gjithėve: -Vallė,
a do e kalojė Shqipėria kėtė krizė tė gjithanėshme dhe a do tė vijė dita, kur
tė vlerėsohet arti serioz, ai i vėrteti??? Pa u shuar mbresa e Takimit tė
Kukuzelit, u pasua nga aktiviteti Netėt e muzikės klasike mė datat 20-23
shtator, qė u drejtuan nga violinisti i mirėnjohur edhe nė botė, Florian
Vlashi, i cili pėr fat tė keq zhvilloi aktivitetin me bashkėshorten e tij
violonēeliste nė njė orkestėr larg atdheut, nė Spanjė. Nata e parė, si asnjėherė u zhvillua nė
ambjentet e Muzeut Arkeologjik. Nė program, ku morėn pjesė violinistja M.
Ikonomi dhe violinistja O. Gripshi dhe ekzekutuan kuinteti i parė dhe i dytė
pėr harqe nga W. A. Moxart. Njė mbrėmje violinistike elitare mes statujave
dhe tempujve tė lashtėsisė befasuese dhe loja nė violinė e virtuozit F.
Vlashi, qė thyente shurdhėrinė e kupolės rezonuese tė arkeologjikut, do tė
mbeste gjatė nė kujtesė. Nata e dytė Kontrast, u zhvillua nė
sallėn e Teatrit A. Moisiu, albanian dance theater company. Ishte njė
bashkėpunim me koreografėt italianė Silvano Mozzini, Christiane Loch dhe
koreografin shqiptar, pedagogun e Akademisė sė Arteve tė Bukura, Gj. Prevazi.
Z. Mazzoni, pėrveē koreografisė i kishte bėrė dhe njė pėrshtatje mjaft
origjinale lėvizjeve koreografike me muzikėn. Ajo qė goditi mė shumė publikun
e pakėt, qe simbolika e kėsaj pjese, ku jepeshin tė sintetizuara nė gjuhėn
konvencionale tė baletit, periudhat e ndryshme qė ka kaluar Shqipėria dhe
pėrpjekjet, sakrificat, sloganet dhe flijimet nė emėr tė ardhmėrisė... Nata e tretė e kishte tė veēantėn qė nė
njoftim: Zona Industriale, Shkozet... Njė kujtim, njė dekadė e ca
braktisje... harrim dhe heshtje vrasėse... retrospektivė... nė diktaturė. Koncerti
do tė zhvillohej brenda rrėnojave tė fabrikės sė gomėplastikės Kozma Nushi
njė hero me kokė tė prerė nė hyrje tė ngjallte edhe tmerr... Nė muret e
kėsaj fabrike ishin vėnė dhe punimet e piktorėve si I. Kodra, R. Ferri, G.
Priftuli, Sh. Beqiraj, N. Vasia, Z. Vlashi dhe njė miting pranė oxhakut tė
fabrikės. Premtimet qė fluturonin e pėlcisnin si tollumbace sikur
rivalizonin. Duke parė qė kjo pengonte konertin u detyruam tė prisnim.
Ēkrahasim tė vjen ndėr mend: art dhe politikė, dhe ėshtė e ditur se kėsaj tė
dytės nė vendin tonė nuk i mungojnė fansat e shumtė, por edhe dallimi dihet:
Arti mundohet nė mėnyra tė ndryshme tė na japė tė vėrtetėn lakuriqe dhe tė
pėrcjellė mesazhe humane, ndėrsa politika ta fshehė tė vėrtetėn. Nė kėtė mbrėmje ekzekutoheshin pjesė tė
autorėve kontemporanė tė pa ekzekutuara ndonjėherė, madje tė panjohura pėr
publikun. Pjesa e parė, adagio pėr harqe, ishte marrė nga autori amerikan
Samuel Baber qė pėrbėn dhe njė nga veprat e tij mė tė njohura nė tė gjithė
botėn. Pjesa e dytė pėr kuartet harqesh ishte e kompozitorit spanjoll Julian
Samuel, qė titullohej letra e katėrt nga Kosova. Ideja e kėsaj ishte marrė
nga mbresat prej letrės dėrguar kompozitorit nga miku i tij i ngushtė
fotograf, i rėnė nė luftė. Para se tė ekzekutonte pjesėn e tretė solo tė
kompozitorit Manuel Quiroga, tė titulluar Emigrantėt keltė, F. Vlashi
tregoi tri arsyet qė e kishin shtyrė tė realizonte kėtė koncert, nė kėtė vend
tė harruar nga njerėzia. E para: faza industrializuese e shoqėrisė qė gjen
shprehjen e vet edhe nė muzikėn bashkohore, le tė themi pėrshtatja e muzikės
me vetė kohėn. E dyta: Shkatėrrimi, harresa dhe braktisja e kėsaj fabrike
ėshtė dėshmi e Shqipėrisė nė tranzicion. Pėr ta mbyllur dhe me njė kujtim tė
njerėzve tė cilėt kanė punuar nė kėtė fabrikė dhe kanė vdekur pėrditė pak nga
pak... Tila Dervishi Akademia
e Arteve tė Bukura - Tiranė Dega:
Muzikologji Akademiku kosovar Mark Krasniqi
viziton Mirditėn Me ftesė tė Partisė Kristiandemokrate
tė Shqipėrisė dhe me interesimin e vazhdueshėm tė Kryetarit tė saj, z. Fran
Dashit dhe tė kryetarit tė degės sė kėsaj partie pėr Mirditėn, z. Zef Lleshit
u bė e mundur qė Akademiku i shquar, personaliteti i letrave shqipe, Mark
Krasniqi, prej datės 11. 9. 2003 deri mė 13. 9. 2003, tė bėjė pėr herė tė parė
njė vizitė miqėsore nė trevėn e Mirditės. Siē ėshtė shkruar edhe herė tjetėr
ka qenė njė vizitė nismėtarėve tė lėvizjes kristiandemokrate nė Kosovė, ku
ėshtė pritur zyrtarisht nga Kryetari i Partisė Demokristiane Shqiptare e
Kosovės me selinė e saj nė Prishtinė. Z. Krasniqi ka pranuar kėtė lėvizje
kristiandemokrate nė Shqipėri si programin dhe alternativėn e saj pėr
njėsimin e Kristiandemokracisė shqiptare. Nė sallėn e madhe tė Qendrės Kulturore
nė qytetin e Rrėshenit, Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artisėve, dega e Mirditės,
nė bashkėpunim me Bashkinė e Rrėshenit, organizuan prezantimin e librit mė tė
ri tė Akademikut kosovar, Mark Krasniqi. Nė kėtė moment historik pėr
Mirditėn, morėn pjesė poetė, shkrimtarė, intelektualė, drejtues tė forcave
politike si dhe banorė tė qytetit, miq dhe dashamirės tė shumtė tė Akademikut
Kosovar. Fjalėn e hapjes e mbajti Pjetėr Marku, kryetar i Lidhjes sė
Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, dega Mirditė. Nderuan nė kėtė takim
me pjesėmarrjen e tyre Ylli Popa, Akademik, kryetar i Akademisė sė Shkencave
tė Shqipėrisė, Prof. Dr. Mark Tirtja, deputet dhe shkrimtari shkodran, Pjetėr
Arbnori, Kryetarja e Bashkisė, Marie Biba dhe tė tjerė pėrfaqėsues tė artit
dhe kulturės nė Mirditė. Nė fjalėn e tij, Dr. Nikolla Toma
prezantoi vlerat dhe kontributin kombėtar tė Mark Krasniqit nė librin
Rrėnjėt tona etnike. Ky libėr ėshtė njė punim virtuoz i autorit i cili
trajton origjinėn e shqiptarėve, kundėrshton nė mėnyrė tė prerė tezat
sllavo-serbe dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, pėr pretendimet territoriale ndaj
Kosovės dhe Shqipėrisė. Akademiku Mark Krasniqi, personalitet i letrave
shqipe argumenton shkencėrisht dhe me fakte historike hedh poshtė tezat e
shkencėtarėve serbo-sllavė se Kosova nuk ka qenė dhe as ėshtė tokė serbe.
Gjithashtu, autori mohon shpifjet pėr shqiptarėt duke i kushtuar vėmendje
politikės shoviniste tė Serbisė. Hidhet poshtė ajo tezė e historianėve serbė
se mė 1620 serbėt paskan qenė nė Kosovė. Poeti dhe studiuesi Dodė Pjetri, pasi
vlerėsoi lart plejadėn e shkėlqyer tė intelektualėve dhe tė studiuesve
kosovarė, u ndal tek vlerat njerėzore, kristiandemokrate dhe ato shkencore e
profesionale tė akademikut, etnografit, historianit, pedagogu i
universitetit, si njė eksplorues i shkallės europiane. Mark Krasniqi, ėshtė
dhe njė patriot e atdhetar i shquar pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Autori nė fjalė e vlerėson librin
Rrėnjėt tona etnike si udhėrrėfyes pėr gjenezėn e shqiptarėve kudo qė janė
nė botė. Z. Bardhok Pulaj nė fjalėn e tij
pėrshėndetėse vlerėsoi figurėn e z. Mark Krasniqi, si njeri i palodhur, i
guximshėm nė polemikat me serbėt. Serbėt kanė dy shtylla tė forta, tha autori
i pėrshėndetjes. Kisha Serbe Ortodokse dhe Akademia e Shkencave tė Serbisė,
tė cilat pa asnjė bazė shkencore dhe fakte historike shpifin dhe manipulojnė
historinė duke shkruar e thėnė se Kosova ėshtė e Serbisė! Kjo tezė
antishqiptare kundėrshtohet dhe mohohet me fakte dhe nė mėnyrė bindėse, se
Kosova ėshtė tokė shqiptare ashtu siē janė dhe kosovarėt popull shqiptar nė
trojet e veta etnike qė para 4000 vjetėsh. Nė shek. 7-tė ka ndodhur
kolonializimi sllav. Nė shek. 14-tė u krijua Perandoria e Madhe e cila jetoi
12 vjet. Pra mė 1620 nuk ka pasur serbė nė Kosovė. Dardania e atėhershme ka
qenė trevė e Arbėrisė. Nė librin Rrėnjėt tona etnike njė vėmendje
tė veēantė autori i kushton luftės ēlirimtare mė 1990, ku Kosova pėsoi dėme
tė mėdha, u vranė 15.000 njerėz tė pafajshėm, u dogjėn 220.000 shtėpi, pa
pėrmendur kėtu tė burgosurit dhe ata qė kanė humbur. Z. Pjetėr Arbnori, nė pėrshėndetjen e
tij, falenderoi pėr ftesėn dhe uroi z. Mark Krasniqi pėr librin e tij me
vlera kombėtare. Treva e Mirditės ėshtė sa interesante aq
edhe me vlera kulturore, tha shkrimtari disident, deputeti dhe miku i
Mirditės, Arbnori. Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, akademiku
Ylli Popa, Kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, tha se e quante
privilegj ftesėn nė kėtė ditė kulturore kushtuar akademikut tė nderuar
kosovar, Mark Krasniqi, i cili ėshtė dhe anėtar i Akademisė sė Shqipėrisė.
Vepra e Krasniqit, shtoi nė bisedė Popa, ėshtė pasqyrė e ideve dhe e punės sė
tij nėvite. Nė librin Rrėnjėt tona etnike, autori shtron shumė probleme, qė
hedhin dritė mbi teza dhe fenomene tė kundėrta nė etnogjenezėn, nė historinė
e trazuar tė shqiptarėve, qė nga lashtėsia e deri nė ditėt tona. Shqiptarėt,
fqinjėt dhe e gjithė bota e qytetėruar i di dhe i njeh padrejtėsitė historike
qė kanė pėrjetuar shqiptarėt nė shekuj si pasojė e politikave shoviniste tė
fqinjėve ballkanikė. Z. Marie Biba, Kryetare e Bashkisė
Rrėshen, pėrshėndeti mirėseardhjen e akademikut Krasniqi dhe tė ftuarve tė
tjerė. Zotit Krasniqi i tha qė tė mos e harrojė udhėn pėr nė Mirditė. I uroi
atij shėndet dhe punė tė mbarė. Nė fund tė takimit, disi i emocionuar e
mori fjalėn akademiku Mark Krasniqi, icili falenderoi organizatorėt dhe tė
gjithė pjesėmarrėsit nė prezantimin e librit tė tij Rrėnjėt tona etnike. Jam shumė i lumtur sot, si asnjėherė
tjetėr, qė ndodhem nė mesin tuaj, qė kuvendoj sot nė Mirditėn e besės, tė
burrėrisė, tė mikpritjes, tė luftės, nė Mirditėn e dijes dhe tė kulturės, nė
Mirditėn e Fishtės, Mjedės, Pashko Vasės, Anton Ēetės, Abat Doēit, figura
kėto tė pėrmasave kombėtare qė e lartėsojnė Mirditėn nė panteonin e historisė
dhe kulturės kombėtare. Kam kundėrshtuar dhe do tė kundėrshtoj,
sa tė jem gjallė, politikat dhe synimet e serbėve, mashtrimet dhe manipulimet
qė i bėjnė ata realitetit ballkanik, dhe sidomos realitetit me Kosovėn. Nuk
kanė ardhur shqiptarėt nė Shqipėri dhe as nė Kosovė mė 1690, siē pretendon
propaganda shoviniste serbe. Shqiptarėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė, pėrpara
kėtij viti tė sajuar nga pseudoshkencėtarėt nė akademitė sllave, 900 vjet
pėrpara kanė pranuar besimin kristian. Dhe unė vetė kam lindur e rritur nė
katundin Shėngjon tė Kosovės. Unė e kam shkruar kėtė libėr, jo pėr tė kurdisur
polemika me akademikėt dhe shkencėtarėt e Serbisė, apo tė ndonjė vendi tjetėr
kėtu pėrreth, por pėr tu treguar dhe argumentuar atyre me fakte dhe me
argumente shkencore, se shqiptarėt, kudo qė janė nė Ballkan rrojnė nė trojet
e tyre etnike. Kundėrshtimet e kėtyre tezave janė antikombėtare. Pas prezantimit tė librit, pjesėmarrėsit
nė takim vizituan Galerinė e Arteve Figurative, ku piktorėt mirditorė: Pjetėr
Marku, Zef Lleshi, Gjokė Pepa dhe Martin Koka, me punėt e tyre tė pėrbashkėta
kanė hapur njė ekspozitė pikture enkas pėr kėtė ditė kulturore. Zoti Mark Krasniqi, para se tė largohej
pėr nė Kosovė, vizitoi Komunėn e Oroshit, Katedralen e re nė Rrėshen, kishėn
900 vjeēare nė Rubik dhe nė mbyllje tė vizitave, njė qėndrim i veēantė nė
Kishėn e Shnandojt, nė Laē tė Kurbinit. Ndue Bushkola Xhoana Nano edhe pėllumbeshė e bardhė,
edhe korb i zi Greqia,
si mike e pėrhershme e shqiptarėve, pėr tė ruajtur kėtė miqėsi, ruan tė
pastėr si sytė e ballit tash 60 vjet ligjin e luftės. E ky ligj i duhet fare
pak, vetėm pėr tė pasur dorė tė lirė pėr tė larė lesh e bėrė pėrshesh ndėr
shqiptarėt e mjerė qė kanė marrė rrugėt e kurbetit. Madje si shenjė dashurie
pėr shqiptarėt ajo shpesh bėn kurbane (si rasti i tė riut nga Kukėsi, Vullnet
Bytyēi). Gjithsesi, shqiptarėt duke mos pasur ende njė qeveri vėrtetė tė
vetėn, vazhdojnė tė pranojnė ato ēfarė u servir mikja e madhe, Greqia.
Frut i kėsaj miqėsie ėshtė jo vetėm njė tufė ministrash, u thėnēin, por mbi
tė gjitha i ngarkuari nga qeveria greke, Fatos Nano, qė pėr modesti kėtij i
thirrin Kryeministėr. Dhe si kryeministėr i grekėve, po nga Greqia iu
dhurua edhe gruaja aktuale me emrin Xhoana Nano (unė nuk pėrmenda ato qė
thoshte z. Klosi, ish Shefi i SHISH-it dhe e hėngri). Dhe nė vazhdėn e
miqėsisė sė madhe kėto ditė Greqia ka urdhėruar tė dėrguarin e saj tė
zbresė pėllumbeshėn e tij nė Shkodėrlocen. Ku me tė zbritur znj. Xhoana si
njė pėllumbeshė e vėrtetė takoi Misionin Mbarėkombėtar tė Pajtimit tė
Gjaqeve (me qendėr nė Shkodėr), ku me pjestarė tė kėtij misioni u takua me
njė grup tė mjerash shamizeza, tė cilat kishin humbur tė dashurit e tyre nė
pėrgjithėsi gjatė ditėve tė lumtura qė qeverisė ēifti Nano. E pėllumbesha
qė fluturoi nga Greqia, kėrkoi ti ndihmojė kėto tė mjera materialisht e
moralisht, ku pėr kėtė tė fundit u tha se solli mesazhe paqeje (kuptojeni
paqeje nga Greqia). Unė nuk e di nga kush vetėm nga Shkodra TV1 e dėgjova se
znj. Xhoana u quajt Pėllumbeshė Paqeje. Madje iu tha mirėsevini Pėllumbi i
Paqes. Natyrisht pas kėsaj pritje dhe reklame tė vijnė nė mendje shumė pyetje
por dy a tri janė si mė sigluese, si pėr shembull: Ky
pėllumb paqeje, pėrse fluturoi nė Shkodėr kaq vonė, apo pėr tė ndihmuar
sadopak fushatėn elektorale tė tė shoqit???. Kur misioni i pajtimit tė
gjaqeve e di se gruaja e Kryeministrit i shėrben nė gjithēka politikės tė tė
shoqit, pėrse merret aq shumė me Xhoanėn?? A thua shkodranėt (qofshin edhe
hallexhinj) janė kaq miopė sa nuk e shohin se fluturimi nga Greqia i
Pėllumbeshės sė Paqes, vetėm me paqen nuk ka asnjė lidhje?? Gjithsesi,
Shkodra ishte mė me fat, pasi kishte nė gjirin e saj Pllumbeshėn Greke
Xhoana, ku tė paktėn nuri i saj tė kėnaqte disi, ndėrsa ne malėsorėt po kėtė
ditė, mė 27. 9. 2003 kishim nė gjirin tonė jo njė pėllumbeshė, por njė
korb, qė u soll jo pak nėpėr trevat tona. E ky korb mjerisht u paraqit e
premtoi si Kryeministėr, ku nė fakt dihet se korbat kur sillen kėrkojnė kėrma
e kėrma vjen nga vdekja apo mė ke nga ngordhja... Pleqtė pakėsohen, veteranėt e luftės
shtohen Titulli
i kėtij shkrimi mund tė duket paradoksal, qė nė fakt ėshtė, por paradoksin
nuk e shpika unė, por po e realizojnė ata (pushtetarėt socialistė), qė ēdo
ditė miratojnė statuse tė reja tė veteranėve tė luftės Nac.-Ēl. Unė nuk jam
kundėr dhėnies sė kėtij statusi tė gjithė atyre qė e meritojnė, por pushteti
komunist ua kishte mohuar pėr arsye tė ndryshme. Nė kėtė rast tė fituarit do
tė ishin nacionalistėt e vėrtetė qė milituan nė ēetat balliste e legaliste,
ndėrsa komunistėt apo njerėzit e tyre nė pėrgjithėsi e kanė gėzuar kėtė
status edhe gjatė regjimit komunist. Gjithsesi ngatėrresat pėr tė pėrfituar
statusin e veteranit tė luftės kanė filluar qė pas vitit 1991, por nė atė
kohė kėrkesat vinin me shumicė nga ish-nacionalistėt, pėr tė cilėt ta themi hapur
edhe ėshtė abuzuar. Por abuzimi katastrofal ka filluar pas vitit 1997, kur nė
pushtet u rikthyen tė majtėt. Vetėm
njė analizė e pėrciptė dhe nė listėn e veteranėve sheh burra qė nuk i kanė
kaluar sot (2003) as 63 vjetėt, madje mė i vjetri veteran i ri, kap moshėn 70
vjeē. Vetėm njė llogari e thjeshtė tė jep tė kuptosh se kėta veteranė tė
luftės Nac.-Ēl., nė vitin 1944 paskan qenė mė i moshuari 8-11 vjeē. Pra nė
kėtė moshė a mund tė besohet se kėta trima paskan rrokur armėt pėr vatan e
pėr tė luftuar armikun! Madje nė kėtė moshė nuk mund tė bėhet fjalė as pėr
shėrbime tė tjera, si korrier etj. Tashmė edhe kėtij budallallėku tė kėtij
shteti, populli ia ka gjetur barcaletėn, duke thėnė se kėta janė vėrtetė
veteranė tė luftės, por ama tė luftės sė klasave... Nė fakt veteranėt e vėrtetė janė fare
pak pasi mosha ka bėrė punėn e saj, (lufta ka rreth 60 vjet qė ka
pėrfunduar). Por mė interesantja po shfaqet kėto ditė tė fushatės, kur
veteranėt (e rinj e tė vjetėr), janė pozicionuar hapur nė mbėshtetje vetėm tė
kandidatėve socialistė. E pas kėsaj ec e mos e beso se edhe pleqtė po
pakėsohen (vdesin), veteranėt e luftės shtohen... Malli i keq reklamohet Nė
popull, prej kohėsh qarkullon fjalia se ai mall qė reklamohet shumė, ėshtė
mall i keq, e pikėrisht pėr kėtė nuk blihet, ndėrsa pėr tė ndėrsyer klientėt
i fusin reklamė papushim. Natyrisht media nė pėrgjithėsi e ajo elektronike nė
veēanti fitimin mė tė madh nga reklamat e ka. Duke u nisur nga kjo fjali e
popullit (e populli thonė ėshtė sovrani), mediat elektronike, etj., (nė
shumicė me orientim tė majtė) po reklamojnė papushim kandidatėt e Partisė
Socialiste. Reklama po pėrsėritet aq shumė, sa vetė populli ka filluar tė
shfryjė me fjalėt, he ma se kėta kandidatėt e majtė na mėrzitėn duke i
reklamuar, e se reklama e madhe i bėhet vetėm mallit tė keq. Gjithsesi, ende
nuk e dimė deri mė 12 tetor nėse e ka seriozisht sovrani... Tė vegjlit e djathtė, nėnkėmbėsen
PD-sė Duke
pasur parasysh se nė zgjedhjet vendore tė 12 tetorit, nga partitė e djathta,
por edhe tė djathtė tė vetė PD-sė kanė shpallur kandidaturėn shumė kandidatė
pėr kryetarė komunash apo bashkishė, unė kam dėgjuar shumė debate nga kampi i
djathtė, madje pėr kėtė merret si model kampi i majtė i cili ka firo fare
pak nė krahasim me tė djathtėt. Gjithsesi unė si model tė debateve vendosa tė
shkruaj vetėm njė. I
djathti i parė (PD) i thotė njė tė djathti (tė partive tė vogla): He mor
burrė, po ti si e shpalle kandidaturėn pėr kryetar komune, kur e din se
partia jote ėshtė parti qė nuk e kalon 2% kurrė dhe kaq do tė marrėsh edhe
ti? I
djathti i vogėl i pėrgjigjet: Po, more zotėri, por ju tė PD-sė boll keni
abuzuar me ne, ku si shembull po tė kujtoj atė shprehjen e dy burrave, qė i
thonin njėri-tjetrit tė rrėzoj sot e tė rrėzoj mot, por qė kurrė nuk kapeshin
bashkė. E pikėrisht pėr kėtė le ta provojmė njėherė... I
djathti i PD-sė, i kundėrpėrgjigjet: Po, more zotėri, po tė ishte ashtu tė
drejtė ke, por nė kėtė rast ata burrat qė do tė kapen pėr tu rrėzuar do tė
jenė PD-ja dhe PS-ja dhe jo ju, ndėrsa roli juaj mund tė krahasohet me njė tė
tretė qė pret ti fusin nėnkėmbėsen njėrės palė, ku nė kėtė rast jemi ne.
Kėshtu, pra nėnkėmbėsja juaj bėn qė burri (PS) tė na rrėzojė ne, e kur ai
tė jetė sipėr nesh e ne poshtė, ju jeni edhe mė poshtė, pra nėn ne, e zor tė
pėrballoni peshėn e dy tė mėdhenjve, ju burrat e vegjėl... Mos e merrni
krejt me humor... Ndue Bacaj Vrasja e komisarit tė policisė, Gani
Malushi, ėshtė ndihmuar nga policia Nga vendi i ngjarjes ėshtė zhdukur
pėr 20 min. makina e zv/Drejtorit, Agron Hysi Pashk Tusha dha dorėheqjen, pasi u
kėrcėnua nga vrasėsi Agim Pepa Ligji
- i shtrembėruar! Dhe forca policore e shtetit e shtrembėruar bashkė me tė! Ligji
- bashkautor nė padrejtėsitė qė ka pėr qėllim tė gjykojė. Frederik Bastiat Kėto sentenca filozofike tė filozofit,
gazetarit, tė personalitetit politik francez, Bastiat i kam shkėputur nga libri i rrezikshėm Ligji dhe shteti
i krimit (botuar nė 1845). Sot jetojmė nė vitin 2003 dhe kėto
sentenca janė shumė tė freskėta, pasi krimi nė Shqipėri vazhdon
kokėfortėsinė e tij nė mbrojtje tė ligjit tė shtrembėruar nė
praktishmėrinė e gjykimit dhe ekzekutimit... Krimi ordiner ka marrė forma tė
sofistikuara. Ai nuk kursen as kokat e uniformave blu. Dhe shteti sėshtė i
zoti ti mbrojė, duke mbetur njė Nocion i pabesuar para mbrojtėsve tė tij. Konkretisht:
Para pak kohe nė qytetin e Durrėsit u vra komisari i policisė, Gani Malushi,
sė bashku me shoferin e tij. Ishte njė vrasje spektakolare, e organizuar mirė
nga vrasėsi Agim Pepa. Media e shkruar dhe elektronike dha alarmin. Shteti
pėrgjigjet pėrvajshėm, duke mos e fshehur faktin: Komisari i policisė
ėshtė vrarė aksidentalisht. Gani Malushi ėshtė viktimė e ligjit kanunor,
pasi shoferi i tij ishte gjakėsi i vrasėsit A. Pepa. Dhe drejtori i
prefekturės Durrės, Pashk Tusha jep dorėheqjen. Reflektim ky,
profesionalo-qytetar, pėr tė mos mbajtur mbi gradat peshėn e krimit. Njė
gjė e tillė duhej tė jepej, edhe nga Ministri i Rendit, Luan Rama, por
Ministri e ka tė vėshtirė se karriget i kanė tė pėrjetshme. Logjikisht lind
pyetja: Nė njė vend ku jeta e vetė policėve ėshtė e pasigurtė, po e
qytetarėve tė thjeshtė, si do tė jetė??? Dhe brenda kėsaj logjike, duke dashur
pėr tė hedhur pak dritė (pa dashur tė luaj rolin e hetuesit e gjykatėsit, tė
cilėt i ka zėnė ngėrēi nė ringun e interesave), i rikthehem edhe njėherė
vrasjes sė komisar Gani Malushit. (sipas burimeve shumė tė besuara) Ditėn
qė ėshtė vrarė, Gani Malushi kishte ardhur nė drejtori tė policisė sė
Durrėsit, pėr tė kėrkuar lejen e zakonshme tė vitit. Sipas zėrave tė kėsaj
drejtorie, komisari do tė emėrohej shef i komisariatit nė prefekturė (edhe nė
Krujė ishte shef i komisariatit). Gani
Malushin e kėrkon zv/drejtori i prefekturės, Agron Hysi, i cili i kėrkon qė
tė dorėzojė makinėn gjatė periudhės qė tė jetė me leje. Po atė ditė, komisar
Malushi vritet, shumė pranė drejtorisė sė policisė Durrės. Ditėn
e ngjarjes, makina e zv/drejtorit zhduket pėr 20 minuta nga vendi i ngjarjes,
pasi zv/drejtori shkoi nė vendngjarje pa shoferin e tij. Si u zhduk makina e
zv/drejtori, nė vend tė ngjarjes, ku aty kishin mbėrritur dhe shumė forca tė
policisė??? Pyesim:
A e vodhėn makinėn, apo i ėshtė dhėnė dorės sė kompromisit me krimin?
Pasi pas 20 min., makinėn e zv/drejtorit nė vendngjarje e ka sjellė njė
person i paidentifikuar, ku shoferi i zv/drejtorit po kėrkonte makinėn dhe ka
konstatuar njė person tjetėr nė makinėn e tij. Shoferi i ka kėrkuar spjegime,
ku e ke marrė makinėn, dhe i kėrkonte njėkohėsisht tė ulej dhe ti dorėzonte
ēelėsat. Personi i panjohur nuk ka pranuar ti dorėzojė ēelėsat shoferit tė
zv/drejtorit, duke i thėnė se: ma ka dhėnė dikush makinėn, dhe se unė jam
njė dikush. Nė kėtė kohė shoferi i zv/drejtorit ka kėrkuar ndihmėn e
furgonit tė forcave tė gatshme tė policisė me radio. Tė cilėt bėnė tė mundur
zbritjen e dikushit nga makina, pa mundur ta arrestonin. Krejt natyrshėm
lind pyetja: Kush ėshtė ky dikushi? Kush ia dha makinėn e policisė??? Pse
se arrestuan nė vend dikushin? Pasi
nė kohėn qė shoferi i zv/drejtorit ka kėrkuar me radio forcat e gatshme,
sinjalin e radios e dėgjojnė shumė policė qė mbulojnė sektorin e zbulimit tė
krimit, pasi kanė tė njėjtin kod. Po zv/drejtori, Agron Hysi, nuk e dėgjoi
alarmin e shoferit tė tij, qė makina ndodhej nė duar tė njė civili, qė quhej
dikushi? Apo
nga tė gjithė elementėt e ngatėrruar tė situatės, lidhur me kėtė ngjarje kemi
tė drejtė tė aludojmė: se makina e zv/drejtorit tė policisė ėshtė pėrdorur
pėr transportimin dhe fshehjen e autorit tė vrasjes sė komisar Malushit? Kujtojmė se: Zv/drejtori, Agron Hysi, ėshtė
pėrgjegjėsi i krimit nė sektorin e kriminalistikės. Pra Agron Hysi ėshtė
shefi i zbulimit tė krimeve, qė mban pėrgjegjėsi direkte pėr zbulimin, ose
jo, tė krimit. Dhe zv/drejtori vazhdon punėn i qetė, i patrazuar edhe nga
sytė e oficerėve policė qė punojnė nė kėtė drejtori, qė shohin, dėgjojnė e
sflasin, se kanė frikė se humbasin vendin e punės. I vetmi qė dha dorėheqjen
ishte drejtori i prefekturės, Pashk Tusha (edhe pse ėshtė pėrballur shpesh
herė me zv/drejtorin, ku ky i fundit ka fituar, pasi edhe kėtė herė e kaloi
barrierėn e bashkėpunimit me krimin). Pėr Pashk Tushėn ruhet respekti i
kolegėve tė tij, tė cilėt e adhurojnė drejtorin e tyre pėr ndershmėrinė
profesionale nė detyrė, tė pakomprometuar me krimin. Por
kėtė radhė e pėsoi pėr dy arsye: E para: Pėr mos koordinim reciprok me
kolegun e tij Hysi, sipas disiplinės qė kėrkonte Pashk Tusha nė punė, nė
luftė kundėr krimit. E dyta: Vrasėsi Agim Pepa i ka bėrė
presion nė familje. Nėse realizohej kapja e tij, do tė kishte vetėm dorėn e
Pashk Tushės, pasi Agim Pepa ishte kushėri i bashkėshortes sė Pashk Tushės,
dhe ai e njihte mirė forcėn profesionale tė Tushės. Dhe
Tusha i ndodhur nėn trysninė e frikės dha dorėheqjen, edhe pse ditėn e
ngjarjes ishte me lejen e zakonshme. Pra,
tė gjitha kėto insinuata na ēojnė drejt hijes sė dyshimit se: vrasja e
komisarit tė policisė, Gani Malushit ėshtė ndihmuar nga policia. Fatime Kulli 12 tetori, prapaktheu, vendnumėro, apo
ecje para e shkėputje nga varfėria, krimi, korrupsioni, ushtria politike e
rrugaēėve? Gjergj Leqejza, Mustafa Lici apo Artan Haxhi? Dita
e zgjedhjeve nuk merr pėrsipėr tė pėrgjigjet, nėse do tė jenė kthim prapa,
mbete nė baltė, pra nė vendnumėro, apo ecje pėrpara drejt shkėputjes nga
varfėria, nga krimi, nga korrupsioni, nga ushtria politike e rrugaēėve qė i
druhen ligjit, zgjedhjet lokale. Pra, para sė gjithash, 12 tetori, do tė
ndėrgjegjėsojė opinionin shkodran pėr atė qė meriton, produkt ky i vetėdijes
politike qė ka asimiluar populli pėrgjatė kėtij kalvari pėsimesh dhe mėsimesh
me... klasėn politike, pėrgjatė kėtyre sukseseve apo zhgėnjimesh me... klasė
politike, pėrgjatė kohės sė humbur apo tė fituar po me klasė politike. Njeriu para se tė jetė partiak, ėshtė
njeri qė don ta jetojė jetėn, Shkodra para se tė jetė nocion gjeografik,
krahinor, kulturor, artistik, qytetar, ėshtė njė shprehje e vetėdijes sė
koherencės politike, e mishėruar kjo tek tė gjithė ata, tė cilėt mė 12 tetor,
do tė lėnė nga njė punė pa bėrė, ndonjė qejf pas dore, nga njė angazhim apo
erz pa realizuar dhe do ti drejtohen qendrave tė votimit, pėr tė shprehur
vullnetin e tyre pėr veten, pėr njeriun qė do tė jetė jo vetėm qytetari i
parė i Shkodrės, por edhe njeriu qė do tė merrte mbi supe barrėn e rėndė tė
halleve e derteve tė komunitetit tė tyre. Zgjedhje lokale, si ēdo pėrballje tjetėr
politike, si kudo, por veēmas nė Shkodėr, hamendėsohen prej nesh, si njė
rutinė qė sundon ditėn e zhurmshme me rrugaēė qė mund tė tentojnė tė vjedhin
votėn, me shkodranė tė lodhur nga ky karvan i gjatė 13 vjeēar maskaradash
politike. Nė kėto kushte, natyrshėm lind pyetja se kush do tė jetė vlera
pėrfundimtare e kėtyre zgjedhjeve, Gjergj Leqejza, Mustafa Lici apo Artan
Haxhi, apo ndonjė tjetėr? Gjithsesi, Shkodra do meritojė atė qė do zgjedhė,
siē edhe ka merituar deri tani atė qė
ka, kjo e fundit statusquo politike e pėrcaktuar nė kushtet e njė
marramendjeje dhe dehjeje tė opinionit. Si kudo nė Shqipėri, por veēanėrisht
nė Shkodrėn qė i duhet punė e jo rrena pėr tu krahasuar edhe me Pukėn, kjo
pyetje retorike shqetėson edhe qytetarin mė indiferent, tė cilit i ėshtė
borxhli cilido qė ka kurajon politike tė pėrfaqėsohet si pjesė e betejės
elektorale, si alternativė perspektive politike. Nuk do ishte mirė qė sėrish
pas tre vjetėsh kryebashkiaku tė shfajėsohej si tėrė kėta qė ishin deri tani,
duke na kujtuar me fjalė tė tjera proverbin et taibu minedh dhembi qemen la
dhemble luhu, e stėrpėrkthyer nėshqip kush pendohet nga mėkati ėshtė si ai
qė ska mėkat. E vėnė re me kujdes, me paanshmėri pėr
kėtė moment delikat, klima politike nė kėto zgjedhje, pėrgjithėsisht nuk
paraqitet e tensionuar, me disa pėrjashtime qė tė shikuara nė vizionin e
zgjedhjeve, mund tė pagėzohen edhe normalitet, edhe histeri e fodullėk. Kjo
paqe, ndoshta, e theksojmė ndoshta, e vendosur pa asnjė marrėveshje paraprake
mes palėve nė betejėn elektorale, mbase nuk ka kėrēik tė marrė pėrsipėr tė na
rrėfejė sadopak optimizėm qė duhet tė frymėzojė rreth 2.800.000 shqiptarėt,
tė cilėt do tu drejtohen kutive tė votimit mė 12 tetor pėr tė shprehur
vullnetin e tyre pėr njė tė ardhme ndryshe. Pozitiv ngelet vetėm fakti se
opinioni ushqen idenė, se aktualisht kemi tė bėjmė me njė klasė politike mė
tė moderuar, mė tė qetė, larg tensioneve, larg konfliktualitetit, larg
zullumit social e qytetar, ku natyrisht viktimat do ishin si gjithherė tė
pafajshmit. Shkodra, pėr nga natyra ofrohet si njė
rast tepėr i komplikuar pėr pėrfaqėsimin politik, atė qė i pėrket tė majtės,
apo atė qė ashtu u pėlqen ta etiketojnė disa, komunistėve. Por ajo, ndaj sė
cilės duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm, pikėsėpari ata qė kanė hyrė nė kėtė
betejė elektorale pėr tė fituar, pėr tė premtuar apo punuar, ėshtė
ndėrgjegjėsimi me realitetin, njohja e rrethanave dhe angazhimi, jo
elektoral, por nė radhė tė parė qytetar, dhe mėpastaj politik, qė pas
mandatimit nga vota e popullit tė jenė iniciatorė tė ndryshimeve, tė
rikthimit tė dinjitetit tė nėpėrkėmbur pėrgjatė kėtij tranzicioni tė pafund. Natyrisht, nuk ėshtė e lehtė pėr tu
fituar asnjė betejė, aq mė pak kur nuk mėsohet tė ketė rregulla tė barabarta
loje, por me vullnetin pėr tu thirrut tė tjerėve eja me ne apo edhe me
vullnetin pėr tė qenė njė nga ata qė zgjedhin edhe ai qė zgjidhet, gjithēka
mund tė bėhet e mundshme, e realizueshme. Meqė na ka djegur aq fort qumėshti,
duhet ti fryjmė edhe kosit dhe tė dyshojmė se ajo qė ėshtė promovuar gjatė
kėtyre ditėve tė prezantimit tė kandidatėve dhe alternativave tė tyre
politike, mbase do jetė diēka tjetėr nga ajo pėr tė cilėn duhet tė pėrgatitet
ai qė mė 13 tetor do tė hedhė rrugėve militantėt dhe fansat, aktorėt e sfidės
elektorale... Editorial
nga Sokol Pepushaj Albert Vataj Konfliktet e pronėsisė vazhdojnė tė
marrin jetė njerėzish dhe tė mbajnė familje tė ngujuara Konfliktet
e pronėsisė vazhdojnė tė mbeten ēėshtjet mė problematike pėr shoqėrinė
shqiptare. Gjatė kėtyre viteve tranzicioni ka shumė familje qė kanė rėnė pre
e kėtyre konflikteve pėr arsye pronėsie. I riu Lekė Kola, i datėlindjes 20. 04.
1978, lindur nė fshatin Mazrrek, komuna Guri i Zi dhe banues nė lagjen Mark
Lula tė rrethit Shkodėr, vazhdon tė jetė i ngujuar qė nga shtatori i vitit
2001, vetėm dhe vetėm se babai i tij mbrojti me forcė pronėn e tij qė tė mos
ia rrėmbenin tė tjerėt. Babai i Lekės, ndonėse nė moshė tė
thyer, pėr tė mos pėrfshirė fėmijėt e tij nė konflikt detyrohet qė vetė ai tė
marrė nė mbrojtje pronėn e tij, tė cilėn e administron me tė gjithė
dokumentacionin e rregullt ligjor. Bashkėfshatari i tij, nga familja Zefi,
disa herė ka tentuar tė marrė nė mėnyrė tė padrejtė pronėn e familjes Kola.
Konflikti nė mes tė familjeve ka zgjatur pėr disa muaj me radhė. Me datė 27.
09. 2001 familja Zefi ka tentuar pėr tė goditur me mjete tė forta babain e
Lekės, i cili nė rrethana vetmbrojtjeje plagosi njė pjestar tė familjes Zefi. Pas kėsaj ngjarje 3 familje tė fisit
Kola detyrohen tė vetėngujohen nga frika se familja e dėmtuar mund tė
hakmerrej ndaj tyre. Ato qė po e vuajnė mė shumė kėtė dramė
janė tė rinjtė dhe nė veēanti Leka, i cili duke mos duruar mė tė qėndrojė
brenda mureve tė ngujimit, ndonėse i pafajshėm, detyrohet tė largohet nga
Shqipėria duke marrė rrugėt e mėrgimit pėr njė jetė mė tė lirė. Korresp.
i Shqipėria Etnike
Mark Ferra dhe diktatura Mark
Ferra ėshtė njė ndėr ata qė kanė investuar pėr njė Shqipėri tė lirė, pa
diktaturė, pa dhunė, pa diferencime mes njerėzish. Por diktatura komuniste i
lufton njerėzit si Marku. Ėshtė pikėrisht Mark Ferra i cili lindi nė fshatin
Sermė, komuna Shosh mė 8. 06. 1978, ku qė nė moshė tė re u edukua me ndjenja
tė forta pėr atdhe e urrejtje tė madhe ndaj sistemit komunist. Disa herė nė
moshėn e tij tė fėminisė kujton se si komunistėt kontrollonin babanė e tij
pėr festa fetare, se a kishte ndezur qiriun e thėnė rruzaren e shenjtė nė
ceremoni fetare. Mjaft festa njė pestar i familjes nuk ulej nė sofėr pėr tė
ngrėnė por duke ruajtur se kur po vinin pėr kontroll. Tė nesėrmen mėsuesit e
provokonin, a ke hėngėr mish mbrėmė, po qirin a jua ndezi baba! Kjo jetė plot
vuajtje u rrit Mark ku qė mė 10 shkurt 1998 ėshtė aktivizuar si anėtar i PD
dhe aktivizohet nė tė gjitha fushatat elektorale politike si komisioner dhe
pėrfaqėsues i PDSH. Ėshtė kėrcėnuar se qėndrimi i tij i vendosur nė komisione
do ti kushtojė shumė shrenjtė pėr jetėn e tij. Megjithė vendosmėrinė e tij,
komunistėt, punonjėsit e sigurimit e ndoqėn hap pas hapi. Fitorja prej 12
vitesh nė komunėn e Shoshit e PD bėri qė nga 1 janari 2001 deri mė 1 qershor
2003 tė jetė nė punė nė zyrėn e shėrbimeve. Por duke parė qė zgjedhjet lokale
po afroheshin ai kėrcėnohet nga persona tė panjohur se nuk do tė qėndrojė mė
nė Shosh nė asnjė fshat, apo ndonjė qendėr votimi, se jeta e tij do tė jetė e
shkurtėr. Kėshtu, drejtuesit socialistė, bandat e deputetėve socialistė, e
detyruan tė largohet nga vendi, pėr tė shpėtuar jetėn. Ai ende nuk jep
informacione se ku ndodhet, por shpreson nė ndryshimet e zgjedhjeve tė 12
tetorit qė tė ketė ndryshime, por i coptuar moralisht se nuk do tė jetė mė
mbrojtės i votės sė lirė, i idealit qė u edukua pėr shpresėn nė njė siguri
pėr jetėn. Kthimi nė Shqipėri do tė jetė vdekja e tij, sepse ėshtė nė
shėnjestėr si njė demokrat i flaktė e i vendosur qė nuk pranon asnjė
nėnshtrim. Prandaj mbetet nėn shėnjestėr ku prania e tij sjell pasoja edhe
pėr prindėrit, ku tashmė njihet si mbrojtės i tė gjithė trevės tė idealeve
demokratike. Zef Nika Lec Bzhetaj nė kėrkim tė mbijetesės Jo
vetėm gjatė viteve tė diktaturės por edhe tani e nė veēanti pas vitit 1997,
kur nė Shqipėri u rikthyen dhunshėm nė pushtet ish komunistėt, tė emėruar
socialistė, shumė antikomunistė e posaēėrisht anėtarėt e Partisė Demokratike
janė tė detyruar qė tė largohen nga vendi i tyre, nė drejtim tė vendeve
perėndimore pėr tė siguruar mbijetesėn. Dhe e gjithė kjo ndodh sepse ato
kėrcėnohen, largohen nga puna, pra e thėnė ndryshe diskriminohen, pse jo edhe
deri me jetėn e tyre pėr bindjet politike qė kanė. I tillė ėshtė rasti i
zotit Mark Bzhetaj, nga fshati Dobėr, komuna Qendėr nė Malėsinė e Madhe. Lec
Bzhetaj, qė nė vitin 1990, kur nė Shqipėri filluan proceset demokratike, u bė
anėtar i Partisė Demokratike, duke dhėnė njė kontribut mjaft tė ēmuar pėr
rrėzimin e komunizmit nė Shqipėri. Por edhe problemet i filluan shumė shpejt.
Mė datėn 2 prill tė vitit 1991, gjatė demonstratave pėr largimin e
diktaturės, plagoset nė kėmbėn e djathtė dhe jo vetėm kaq, por edhe mė pas
Lec Bzhetaj ėshtė arrestuar disa herė dhe ėshtė mbajtur i izoluar pėr shkak
tė veprimtarisė sė tij, mbasi ai vazhdonte aktivitetin pranė Partisė
Demokratike si anėtar, propagandues dhe komisioner zgjedhjesh. Dhe problemet,
duke iu rrezikuar sėrish jeta, pėr Lecin vazhdojnė. Mė datėn 6 tetor tė vitit
2001, rreth orės 2100 duke u kthyer nga njė mbledhje partie, sė
bashku me shokun e tij Preē Deda, ku po udhėtonin me makinė nė aksin rrugor
Dobėr-Koplik dhe pikėrisht nė hyrje tė rrugės nė Dobėr, disa persona u dalin
pėrpara tė veshur me uniforma policie, duke i qėlluar. Nė kėtė rast Leci
shpėton por mbetet i plagosur shoku i tij, Preēi. Pra kjo ėshtė tragjedia e
Lec Mark Bzhetaj nga fshati Dobėr i Malėsisė sė Madhe, vetėm pėr bindjet e
tij politike. Vasel Gilaj Nė Shqipėri shkelen hapur tė drejtat e
liritė e njeriut Janė
tė shumta rastet qė gazeta jonė ka prekur shkeljet e shumta tė tė drejtave
dhe lirive tė njeriut qė i bėhen shoqėrisė shqiptare. Ajo qė bie mė shumė nė
sy aktualisht ėshtė fenomeni i konflikteve tė gjakmarrjes dhe hakmarrjes,
konfliktet e pronėsisė deri dhe grabitjet me armė qė u bėhen qytetarėve tė
kėtij vendi, si rrjedhojė e paaftėsisė sė shtetit pėr tė mbrojtur jetėn e
tyre. Rasti i tė riut Betim Nazim Kubaj, i
datėlindjes 24. 04. 1981, lindur dhe banues nė fshatin Shoj i Ri, komuna
Rethina tė rrethit Shkodėr, i martuar, ėshtė detyruar qė tė ngujohet qė me
datė 03. 11. 2002. Ngujimi i tė riut ka ardhur si rrjedhojė e njė aksidenti
automobilistik tė ndodhur vėllait tė tij nga shtetasi E.P. i cili pas aksidentit
me makinė ka nxjerrė armėn dhe ka qėlluar duke plagosur shtetasin Qemal
Kubaj, vėllain e Betimit. Ngjarja ka ndodhur pranė Universitetit Luigj
Gurakuqi Shkodėr. Theksojmė qė autori i ngjarjes ėshtė oficer pranė
divizionit tė Shkodrės, gjithashtu edhe i dėmtuari ėshtė punonjės policie
pranė togave tė gatshme tė Komisariatit tė Shkodrės dhe ngjarja ka ndodhur
ndėrkohė qė i dėmtuari ndodhej nė shėrbim. Shtetasi Betim Kubaj ėshtė anėtar i
Partisė Demokratike tė rrethit tė Shkodrės si dhe njė nga aktivistėt mė tė
rėndėsishėm tė kėsaj partie. Rrjedh nga njė familje e varfėr por me parime
demokratike pėr njė shoqėri tė hapur dhe tė civilizuar si dhe pėr futjen e
frymės pro-amerikane ku dhe bindjet e tij janė shumė tė forta nė pėrkrahjen e
luftės kundėr terrorizmit dhe tė gjithė atyre qė kėrkojnė tė mohojnė tė
drejtat e liritė e tjetrit. Ajo qė i ka vėshtirėsuar jetėn tė riut ėshtė
ngujimi dhe kėrcėnimi i vazhdueshėm qė i bėhet nga familja e E.P. vetėm dhe
vetėm se i riu Betim Kubaj i shpėtoi jetė tė vėllait tė tij nė momentet e
plagosjes. Lidhur me kėtė konflikt njė i afėrm i Betimit ka tentuar pėr tu
hakmarrė duke qėlluar mbi vėllain e autorit tė ngjarjes. Kjo ka vėshtirėsuar
kthimin e paqes tek dy familjet. Pas disa muajsh familja Kubaj ka kėrkuar
ndėrmjetėsimin e misionarėve tė paqes, por deri tani nuk ka ndonjė shpresė nė
mirėkuptimin e tyre, nė kėto rrethana i riu Betim Kubaj ėshtė detyruar tė
largohet nga Shqipėria pėr tė ruajtur jetėn e tij dhe tė familjes sė tij.
Lidhur me kėtė dramė tė madhe konfliktuale ku kanė mbetur me qindra nėna tė
veja dhe tė veshura nė zi, me datėn 30. 09. 2003, kjo organizatė ka zhvilluar
njė takim me 300 nėna, ku nė mes tyre ka qenė edhe bashkėshortja e
Kryeministrit Shqiptar, znj. Xhoana Nano. Situata vazhdon tė jetė problematike pėr
tė gjitha kėto familje tė prekura nga konfliktet. Ne si media e shkruar i
urojmė tė riut Betim Kubaj lirim sa mė tė shpejtė nga ngujimi dhe kthimin e
paqes nė mes kėtyre familjeve. Korresp.
i Shqipėria Etnike Pse e lėshojnė vendin artistėt shqiptarė Pėrveē
mijėra shqiptarėve tė larguar nga vendi i tyre pėr arsye ekonomike dhe
politike, gjatė 13 viteve tė fundit, ajo qė e ka pėsuar mė sė shumti ėshtė
kultura shqiptare nga e cila janė larguar shumė artistė. Pėr shkak tė tė
bėrit art, por qė sunduesit dhe pushtetmbajtėsit socialistė nuk e duan dhe as
nuk e pranojnė kritikėn nė skenė nga artistėt me emėr, ku njė rast i tillė
shumė i dhimbshėm dhe majft flagrant ėshtė edhe kėrcėnimi qė i ėshtė bėrė
aktores Valbona Babaj, mjaft e njohur nė komunėn e Kastratit tė Malėsisė sė
Madhe dhe mė gjerė, pėr rolet e saj nė gjininė e humorit. Veēanėrisht Valbona
shquhet te Sofra Bajzjane, spektakėl qė organizohet pėr ēdo fund viti, por ja
qė siē e thamė, pushtetmbajtėsit socialistė nuk e kanė pranuar humorin e Valbonės,
sepse me interpretimin e saj, Valbona Babaj ka goditur tė metat dhe dobėsitė
e pushtetarėve socialistė dhe ėshtė dashur qė tė vijė spektakli i Vitit tė Ri
2002, qė pėrkon dhe me fundin e vitit pra nė javėn e fundit tė muajit
dhjetor, ku me datėn 25 dhjetor 2002 do tė jepej shfaqja, por Valbona ka
mundur qė me prova tė vazhdojė vetėm deri mė datėn 29 tetor, sepse prej kėsaj
dite ajo nuk ėshtė lajmėruar pėr tė shkuar nė shfaqjen e kėtij viti, duke iu
ndėrprerė pėrfundimisht provat dhe e
gjithė kjo ka ndodhur sepse me humorin e saj Valbona bėnte humor kundėr
qeverisė nė pushtet dhe pikėrisht pėr kėtė ajo ėshtė kėrcėnuar disa herė qė
ta ndėrpresė rrugėn e saj se pėr ndryshe do ta pėsonte keq, ēka e tregoi edhe
ndėrprerja disa herė e energjisė elektrike, kur nė skenė dilte Valbona. Biles
nė njė rast tek po jepte shfaqje nė Bajzė, qendėr e Komunės sė Kastratit,
ėshtė sharė dhe ofenduar rėndė, ku i ėshtė thėnė se po ta dinin se ēfarė do
tė paraqiste nė atė program, do ta kishin hedhur ndėrtesėn nė erė. Prandaj e
ndodhur nė kėto kushte ku Valbonės i duhej tė linte jo vetėm profesionin, por
edhe vendin e saj, ajo ėshtė detyruar ta lėrė Shqipėrinė, ēka ne si gazetarė
na e kanė vėrtetuar edhe kolegėt e Valbonės dhe posaēėrisht vetė drejtuesi i
grupit, zoti Qazim Ēela, i cili flet me majft keqardhje pėr largimin e
Valbonės e jo vetėm tė Valbonės, thotė Qazimi, por edhe tė njė tjetri aktor
tė kėtij grupi, siē ishte Vebi Kurti, tė cilėt edhe pse ishin mė tė mirėt,
nga kėrcėnimet e herė pas hershme u detyruan qė tė largoheshin nga Malėsia
dhe Shqipėria. Vasel Gilaj Nė Shqipėri mungon gjykimi, ligji,
shteti Kaluan
13 vjet qė Shqipėria hapi portat me Perėndimin, ku liria e fjalės, ekonomisė
sė tregut, besimit triumfuan mbi ligjet e rrepta komuniste, por gjithsesi
gjakmarrja, hakmarrja mesjetare pėsuan rritje shumė galopante. Veēmas nė
veriun shqiptar, ku ligji e shteti janė inkopetentė, kanuni i para
gjashtėqind vjetėve vendos e vepron, duke marrė pėrditė jetė tė pafajshme
njerėzish. Edhe pėr njė fjalė goje, edhe pse pula kalon nga njė kopėsht nė
tjetrin, pushka vrastare merr jetė. Aq i rrezikshėm po bėhet ky fenomen, saqė
ditėt e fundit gruaja e Kryeministrit shqiptar, zonja Xhoana Nano, vendosit
vetė tė marrė mbisupe njė barrė, duke qenė nė krye tė Lidhjes sė Misionarėve tė
Paqes, si presidente nderi. Gazeta jonė herė pas here ka trajtuar kėtė temė
rrėnqethėse, ku shumė vriten e mė shumė detyrohen tė ngujohen. I tillė ėshtė
edhe rasti i shtetasit shqiptar Tonin Deda. Ai pėr disa kohė qėndroi i
fshehur deri njė ditė qė mori rrugėt e ikjes nga Shqipėria. Po pse ngjau
kėshtu? I ati i Toninit, kohė mė parė nė njė
ngatėrresė tė ēastit, kish vrarė dy vetė, A.P. dhe N.K. Por vjen dita, ajo e
2 korrikut tė kėtij viti qė njė person nga njėra familje e gjaksit e vret.
Por sipas zakonit, Tonin Deda kishte edhe njė gjak tjetėr borxh, kėshtu qė
megjithėse nuk ka asnjė faj personal, pėrkundrazi ėshtė shumė njeri i mirė e
i respektuar, me njerėzit e ligjin, detyrohet tė marrė rrugėt pa rrugė, vetėm
pėr tė shpėtuar nga plumbi. Zog Hysenaj Plagėt e Prishtinės Kosova
pėrgjithėsisht nuk po gjen ende rrugėt qė e keqja, hakmarrja, madje edhe
terrorizmi tė ngelen vetėm si relike tė sė keqes nėpėr muzeume. Nė kujtesėn
kosovare janė tė freskėta masakrat e kriminelit tė njerėzimit Sllobodan
Millosheviē, por pėrditė krimet jo vetėm po marrin jetė njerėzish, por edhe
po e largojnė shumė Kosovėn nga integrimi nė Perėndim. Ditėt e fundit nė
Prishtinė u vra njė djalė iri, Selim Xhemali dhe vrasėsit nuk u zbuluan. Ai
djalosh, sipas burimeve tė besueshme u vra pėr arsyen banale se babai i tij,
mendohej tė kishte spiunuar anėtarėt e UĒK-sė tek serbėt. Pra Selimi ishte
djali i spiunit, djali i tradhėtarit, sipas UĒK-sė, ku sipas suvestigimeve
tona janė nė listė shumė tė tjerė. UĒK-ja, ku pas saj, madje edhe nė radhėt e
saj kanė qenė tė pėrfshirė edhe terroristė, e kish dėnuar me vdekje Selim
Xhemalin dhe tė atin e tij Hakinė. Selimi kish shkuar pėr disa kohė nė
Gjermani dhe kohėt e fundit kish ardhur nė vendlindje, nė Prishtinė me leje.
Por e priti pushka, vdekja. Nė Prishtinė, por edhe nė zona tė tjera tė nxehta
tė Kosovės, ish anėtarė tė UĒK-sė, herė pas here kryejnė vrasje tė tilla, tė
specializuara. Natyrisht kėto plagė e largojnė Kosovėn nga rruga e pavarėsisė
e tė drejtave tė tyre dhe bėjnė qė interesimi i Perėndimit tė jetė mė i
kujdesshėm edhe nė dhėnien apo njohjen e atyre gjėrave qė kėrkon qeveria e
Kosovės. Normalisht qė tė kėrkosh pavarėsi duhet tė kesh siguri dhe tė
reflektosh punė e pėrkushtim pėr tė bėrė shtet, qoftė edhe brenda federatės
ish-jugosllave. Plagėt kaq tė rėnda, krimet kaq ēnjerėzore, nuk janė njė ogur
i mirė pėr tė ardhmen e Kosovės. Sokol Pepushaj Rritet numri i krimeve Kohėt
e fundit, jo vetėm temperatura politike ėshtė rritur, por edhe
kriminaliteti, madje tepėr makabėr, ka pėrfshirė tėrė Shqipėrinė. Rastet janė
tė shumta dhe secili mė i shėmtuar se tjetri. Njė i tillė ėshtė regjistruar
edhe nė pasdreken e datės 29. 05. 2003, kur plaku 77-vjeēar Mark Kol Pepaj,
teksa po kthehej nga njė vizitė nga njė miku i tij, qėllohet me tre plumba
dhe mbetet i vdekur nė vend. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Kushe-Hot tė
komunės sė Kastratit tė qarkut tė Malėsisė sė Madhe. Interesimi i familjes
dhe tė afėrmve tė tij mbi motivin e vrasjes dhe identifikimin e kriminelit ka
mbetur i pazbardhur. Ndėrsa shteti, jo vetėm ėshtė treguar i pazoti pėr
zbulimin e krimeve dhe identifikimin e prangosjen e kriminelėve, ēka ne na
jep rastin tė themi publikisht se vetė ky shtet ėshtė i inkriminuar, vetė ky
shtet vret, vetė ky shtet masakron. Mark Kol Pepaj, lindur mė 1926, ka qenė
baba i pesė vajzave dhe dy djemve, tė gjithė tė martuar. Ai nuk ka qenė
anėtar i asnjė partie pėrgjatė gjithė jetės sė tij. Si tėrė malėsorėt e tjerė
hotjanė, ai ka qenė njė punėtor qė ka rritur fėmijėt vetėm me forcėn e
krahut, me djersėn e ballit. Por vjen dita, qė plumbi i pushkės, pa i patur
askujt asnjė borxh, i pret jetėn. Ėshtė kjo njė tablo e zymtė e jetės nė
Shqipėrinė postkomuniste, ku krimi tė merr jetėn jo vetėm nė mes tė natės,
por edhe ditėn. Vasel Gila |