koka

nr. 53 / 23 dhjetor 2003

alukit

numrat

 

Ballkan i egėr, mos na tallazo Shqipėrinė!

      I shtymė nga malli pėr ju dhe pėr komunikim me ju, vendosa tė vė nė kartė disa mendime personale mbi gjendjen e tanishme tė kombit shqiptar, me theks nė RSH. Kam ndigjue nga shumė anė se unė nuk e njoh gjendjen nė Shqipėri. Ashtė e natyrshme mbas 40 vjet mėrgimi. Por unė mendoj se me heshtė ashtė akoma ma keq. Gabimi ma i madh qė mund tė baj ashtė tė hesht mbi atė qė ngjet sot nė hapėsinat shqiptare tė Ballkanit, e veēanėrisht nė RSH, dhe mospėrpjekja tė evitohen fatkeqėsitė nė tė ardhmen.

      Kur isha nė Shqipėri, nė gusht 1992, fola nė Teatrin “Migjeni” dhe pėr pesė minuta u pėrpoqa tė theksoj se ashtė njeriu i lirė ai qė ban shtetin e lirė e shoqėrinė e lirė. Nuk pata zemėr tė flas pėr gjana tė tjera sepse publiku ishte aq i lodhur dhe aq i ngatėrruem me “politikė” sa qė mė dekurajoi tė flas ma gjatė. Nji shok mė tha: “ke thanė gjithēka dhe asgja!” Sot do tė pėrpiqem tė rendis disa mendime personale, jo domodoshmėnisht nė radhė pėr randėsinė e tyne, por ma tepėr pėr lehtėsi spjegimi.

      Shkrimtari irlandez John Donne ka thanė: “No man is an island”. Asnjeri nuk ashtė nji ishull mė vete. Unė do tė dėshiroja ta adoptoj kėtė thanie: “Asnji shtet sot nė botėn moderne nuk ashtė nji ishull”. Shqipėria e provoi e falimentoi!

      Vendi ynė ashtė ballkanik, mesdhetar dhe europian: i vogėl numerikisht, i dobėt ekonomikisht, i paedukuem politikisht. Vendi ynė europian mban nė kurriz trashėgiminė otomane dhe besimin mysliman, dy aspekte tė hueja pėr kontinetin ku jetojmė. Nėse Europa, ma e qytetėnueme pranon deri nė nji farė pike pluralizmin politik, kulturor dhe fetar, Ballkani ma i egėr refuzon bashkėjetesėn me popullin tonė. Pėrndryshe si mund tė spjegohet tragjedia e Kosovės dhe trajtimi i shqiptarėve nė Greqi? Mesdheu ashtė ma kozmopolit, i pėrziem, ma tolerant.

      Kėto vitet e fundit ashtė folė shumė pėr “clashes of civilizations” (pėrplasjet e qytetėnimeve) dhe teza se turbullimet ma tė mėdha do tė ngjasin pikėrisht aty ku kufizohen kėto “qytetnime”, ka mjaft pėrkrahės. Nė rastin tonė shqiptar: ne jetojmė nė nji zonė ku krishtenimi perėndimor, krishtenimi lindor dhe islamizmi takohen. Prandej ka arsye me besue se pėrplasja nė tė ardhmen ashtė pothuejse e paevitueshme nė Ballkan. Nė qoftė se kjo tezė pranohet, atėherė fati i kombit shqiptar nė tė ardhmen nuk duket premtues dhe konflikte tė reja mund tė krijohen, ndoshta artificialisht (siē ashtė rasti i Serbisė) me qėllim tė zgjanimit tė sferave tė influencės nė gadishull. Ajo qė kemi pa, sidomos qysh mė 1991 nė Ballkan, e nė Shqipėri e Kosovė veēanėrisht, mbėshtet kėtė tezė. Megjithatė, unė si perėndimor, refuzoj tė pranoj paevitueshmėninė e pėrplasjes.

      Ashtė dėshpėrues fakti qė sot konflikti nė Ballkan po ngjyroset me elemente fetare qė bien erėn e fanatizmit tė shekujve 18 e 19, kur Rusia cariste mibilizohej me nxjerrė Turqinė jashtė Europės, dhe kur Austro-Hungaria e Italia acaruen konfliktin e tyne me pėrpjekje pėr sundim nė Ballkan. Shqipėria ishte “tokė turke”, shqiptarėt “kokė turku” dhe Rusia e satelitėt e saj konsiderojshin aneksimet tokėsore nė kurriz tonin si nji “mision qytetnues”. Shtypjet e masakrat kundėr kundėr shqiptarėve nuk tėrhiqnin vėmendjen e Europės, pėr sa kohė qė Perandoria Otomane zvogėlohej, dobėsohej dhe hidhej jashtė Europės. Shqiptarėt shikoheshin si “versioni modern i turqve”, prandej duheshin zhdukė...!

      Kėshtu, nga ana e shumicės sė shqiptarėve u arrit pėrfundimi se mbrojtja e tokave shqiptare mund tė bahej vetėm nė bashkėpunim me Turqinė, si i vetmi shtet qė mund tė siguronte pėrkrahje. Por Otomanėt ishin nė tėrheqje tė plotė. Lidhja e Prizrenit, (1878-1880) ashtė manifestimi i parė me efekte ndėrkombėtare i dėshirės sė shqiptarėve pėr shkėputjen e fatit tė tyne nga ai i okupatorit otoman. Ky qėndrim i drejtė e keqėsoi gjendjen tonė sepse vuni forcat ushtarake turke kundėr shqiptarėve.

      Tashti, tė gjithė e dijmė se si u zhvillua historia e popullit tonė deri sot, por jo tė gjithė kanė nxjerrė mėsimet e duhuna nga kjo eksperiencė. Kjo vėshtirėson pėrcaktimin e vijės politike gjithėshqiptare dhe ndihmon konfuzionin politik nė vendin tonė edhe sot e kėsaj dite, konfuzion qė ndihmohet nga fqinjėt.

      Perandoria Otomane siguronte nji hapėsinė tokėsore tė gjanė pėr popujt e saj, ku lėvizja (nga Zagrebi deri nė Indi) e njerėzve dhe mallnave ishte e lirė, tue ndihmue kėshtu kontaktet nė mes popujve (pėr mungesė kufijsh tokėsorė e doganash) tregėtinė e zhvillimin ekonomik nė pėrgjithėsi. Me Traktatin e Berlinit, 1878, tė Londrės, 1913, tė Versajės, 1919 dhe pėrsėri nė 1945, kjo hapėsinė u coptua me rezultate tragjike: gjysma e Shqipėrisė doli mė vete politikisht, por u dėnua tė jetojė e mbrapambetun dhe nė vorfėni; gjysma e dytė, Shqipėria Lindore, humbi pavarėsinė politike, u vorfnue ekonomikisht, u diskriminuar shoqėrisht dhe iu nėnshtrue procesit tė shkombėtarizimit. Ndarja e Shqipėrisė nė dy pjesė, Perėndimore dhe Lindore, ka qenė gjithashtu nji tronditje e thellė emocionale pėr tė gjithė shqiptarėt, rrjedhimet e sė cilės i ndjejmė edhe sot.

      Largimi i Turqisė ka qenė kondita kryesore pėr krjimin e nji Shqipėrie tė pavarun. Paradoksi ashtė se ky largim rrezikonte njikohėsisht vetė ekzistencėn e Shqipėrisė nė atė moment. Balanca nė mes tė dy poleve u mbajt nga nji ngritje e vrullshme e ndėrgjegjes kombėtare, si dhe antagonizmat nė mes tė shteteve kėrcėnues fqinj. Ky dualizėm vazhdon edhe sot, dhe fati i shqiptarėve lėkundet akoma nga forcimi ose dobėsimi i njėrit ose tjetrit faktor.

      Me gjithė pjesėmarrjen e gjanė dhe aktive tė elementit shqiptar nė administratėn otomane, kjo pjesėmarrje nuk u ndėrrue nė nji pėrpjekje koshiente me ndihmue atdheun e lindjes dhe bashkėatdhetarėt. Vetėm nga fundi i shekullit 19 kemi figura tė ndrituna qė kuptuen randėsinė e shkėputjes nga Turqia dhe tė pėrpjekjeve me fitue pėrkrahjen e Europės Perėndimore me qėllim krijimin e nji shteti tė lirė shqiptar.

      Tė ndihmuem nga pėrgatitja arsimore, kėta elementė kuptuen randėsinė e “europianizimit” tė popullsisė shqiptare dhe rolin qendror qė luen arsimi e kultura nė kėtė proces. Unė besoj se, mbas vdekjes sė Skėnderbeut, me pėrjashtim tė pėrpjekjeve individuale, ose grupeve tė vogla kryesisht katolike shqiptare, grupi i Stambollit nė Lindje dhe Arbėreshėt nė Perėndim pėrbajnė bėrthamėn e lėvizjes kombėtare shqiptare me kėrkesė pėr autonomi si hap i parė, dhe pėr pavarėsi, si objektiv final.

      Bėrthama e lėvizjes kombėtare pėrbahej nga shqiptarė myslimanė qė kuptuen domosdoshmėninė e shkėputjes nga Turqia dhe urgjencėn pėr pavarėsi kombėtare, nga intelektualė dhe klerikė ortodoksė shqiptarė qė hodhėn poshtė pėrpjekjet greke pėr asimilim dhe aneksim tė tokave shqiptare dhe nga intelektualė dhe klerikė katolikė shqiptarė qė nuk pranuen protektoratin e Italisė ose Austro-Hungarisė. Nji grupim i kėtillė elementesh tė ndryshėm por tė njisuem nė ndjekje tė nji ideali tė pėrbashkėt - pavarėsinė e Shqipėrisė - u tregue tė jetė kondita esenciale pėr suksesin e veprimtarisė sė tyne dhe burim frymėzimi pėr breznitė tona.

      Megjithatė, ky grupim, sado i randėsishėm roli i tyne, nuk ia doli tė sigurojė pėrkrahjen e gjanė tė popullsisė vendase. Mė shumė se 400 vjet okupacion otoman dhe shkėputje nga Perėndimi kanė lanė gjurmė tė thella nė mendimin e pėrditshėm tė popullsisė shqiptare. Nji nga gjurmėt ma tė theksueme ka qenė mentaliteti popullor se Shqipėria duhet tė jetė e mbrojtun nga nji Fuqi e Madhe me interesa nė Shqipėri. Ky koncept i gabuem, dhe pėr mendimin tim, i turpshėm, vazhdon edhe sot me kėrkesat  pėr “nji protektorat”. Viti 1997 e ilustron atė!

      Shpesh herė na pėlqen tė pėrsėrisim se nė 1912 u ba Shqipėria por jo shqiptarėt. Natyrisht, asnji komb nuk ashtė “formue” mbrenda ditės, dhe “formimi” i nji kombi nuk ashtė nji akt i njiherėshėm, si p.sh. “shpallja e pavarėsisė”. Ai ashtė nji proces qė fillon me ngjalljen e ndėrgjegjes gjithėkombėtare dhe zhvillohet me hapa tė matun, si rezultat i zhvillimit politik e kulturor. Nė disa vende, si Serbia dhe Greqia, etapat e zhvillimit politik shėnohen me fitore ushtarake e zgjanime tokėsore nė kurriz tė fqinjve (1878, 1912, 1918, 1945, etj.).

      Shqipėria ka kalue nėpėr nji periudhė historike tė kundėrt me atė tė fqinjėve, d.m.th. nji seri invadimesh, humbjesh dhe tkurrje territoriale deri nė atė pikė sa tė bahet nji territor pa perspektivė ekonomike dhe peng i vorfėnimit tė pambarim, siē ashtė sot RSH.

      Etapat kulturale pėr zhvillimin e kombit shqiptar kanė qenė tė theksueme sidomos me zhvillimin e gjuhės e letėrsisė, dhe nė dekadat e fundit, me atė tė kulturės dhe arteve. Qė me Buzukun e deri te Bogdani, e ma vonė me prodhimin letrat tė shekujve 19 dhe 20, ēdo botim shqiptar ka qenė nji gur themeli pėr forcimin e ndėrgjegjes kombėtare shqiptare. Autorėt e mėdhej tė letėrsisė shqipe dhe linguistėt e dalluem kanė po aq peshė, nė mos ma shumė, nė balancėn e formimit tė kombit shqiptar, sa edhe disa tė pakėt burra shteti shqiptar. Alfabeti i Stambollit, shkolla e parė shqipe nė Korēė, Kongresi i Manastirit, Shkolla e Parė Normale nė Elbasan, hapja e arsimit fillor dhe Komisia Letrare para vitit 1920, dhe arsimit tė mesėm akademik dhe profesional para vitit 1939, krijimi i Institutit tė Studimeve Shqiptare mė 1940, i instituteve tė nalta dhe Universitetit tė Tiranės, Biblioteka Kombėtare, Akademia e Shkencave, Teatri dhe Opera, Muzeumi, Kongresi i Unifikimit tė Gjuhės Shqipe, botimet e fjalorėve tė gjuhės shqipe, hapja e pesė universiteteve mbas 1991-s etj., kanė po aq randėsi sa edhe aktet heroike tė Shkodrės nė 1911-1913, tė Dibrės nė 1919-1920, tė Vlorės nė 1920, Mujo Ulqinaku i 1939-s, dėshmorėt dhe luftėtarėt e rezistencės katėrvjeēare anti-italiane dhe anti-gjermane gjatė Luftės II Botėrore, dėshmorėt dhe luftėtarėt e rezistencės gjysėmshekullore anti-komuniste, lėvizja e Dhjetorit 1990 e studentėve nė Tiranė, Shkodėr, Kavajė etj., pėrpjekjet e mbas vitit 1991, tė elementit demokratik nė Shqipėri me mundė komunizmin e trashėgiminė e tij shkatėrrimtare, si dhe lufta e sotme pėr ndėrtimin e Shqipėrisė sė re, tė lirė, tė pavarur, demokratike, tė bashkuar, dhe europiane nė vendin tonė.

      Nė kėtė kategori fazash vendimtare pėr formimin e ndėrgjegjes kombėtare hyjnė sot - dhe do tė hyjnė edhe nesėr, - tė gjitha pėrpjekjet pėr ndėrtimin e nji shteti shqiptar dhe tė nji shoqėrie shqiptare qė mbėshtetet mbi ligjin dhe qė respekton ligjin, tė gjitha pėrpjekjet pėr respektimin koshient tė tė drejtave tė njeriut, pėrpjekjet pėr metoda dhe mentalitete demokratike, tė gjitha pėrpjekjet pėr ndėrtimin e nji Shqipėrie dhe shoqėrie shqiptare qė dėshiron europianizimin si nji solucion i vetėm (dhe ndoshta pėr herėn e fundit!) i gjendjes kaotike dhe i mbrapambetjes kronike tė atdheut tonė.

      Nė qoftė se populli jonė do tė bjerė viktimė e individualizmit tė egėr dhe konsumerizmit qė ushqen shoqėnia kapitaliste nė nji shtet pa ligje, dhe do tė harrojė rolin social tė secilit nga ne, si individ, nė Shqipėri e nė shoqėni, atėherė humbja e vendit tonė si pjestar i botės sė lirė, dhe e shoqėnisė sonė shqiptare si anėtare e botės sė qytetėnueme perėndimore, ashtė vulosė pėrfundimisht.

      Natyrisht, pėr nji ndėrmarrje tė kėtillė duhet nji udhėheqje politike shqiptare koshiente e misionit tė saj politik e shoqėror. Dhe kjo ashtė pika ma e dobėt e historisė moderne shqiptare. Sa i rėndėsishėm ėshtė roli i udhėheqėsit nė disa momente tė caktueme historike duket qartė sot nė Serbi, me shkatėrrimin e shtetit serb nga Millosheviēi e klika e tij.

      Koncepti i “sė drejtės sė trashėgueme”, i “udhėheqėsit tė ndritun”, “diktatori benevolent”, “teoria e njishit”, “Udhėheqėsit tė pazėvendėsueshėm”, “leader-it karizmatik” etj. dhe  lania mbas dore e edukimit demokratik nė shkolla - si pėrgatitja e qytetarėve tė ndėrgjegjshėm pėr tė nesėrmen - shkon kundėr nji shoqėnie shqiptare ku qeveria rrespekton vullnetin e lirė tė zgjedhėsve dhe mundėson edukimin politik tė qytetarėve “tė lirė nga frika” dhe “tė lirė nga uria”. Tė gjitha manipulimet negative dhe tė damshme nuk do tė lejojnė emancipimin e shoqėnisė shqiptare, dhe ndėrtimin e shtetit shqiptar ligjor e demokratik.

      KKK (korrupsioni, krimi dhe kontrabanda) nuk janė dukuni tė rastėsishme, ata janė prodhim i nji shoqėnie dekadente ku nuk sundon ligji dhe i nji shteti qė nuk ka bazė morale tė imponojė zbatimin e ligjit sepse vetė shteti ashtė formue nė kondita jo-ligjore dhe nga elementė qė nuk respektojnė ligjin. Kjo ashtė gjendja e Shqipėrisė sot: qeveritarė qė ngopen nė kurrizin e shtetit dhe spekulatorė e kriminelė qė ngopen nė kurriz tė popullit, pa frikėn e pėrgjegjėsisė penale.

      Natyrisht, nji gjendje e kėtillė dekurajon tė gjithė ata dhe ato qė janė tė vullnetit dhe janė tė gatshėm me i vue shpatullat e tyne punės pėr ndėrtimin e shtetit dhe tė shoqėnisė shqiptare demokratike. Ky ashtė edhe qėllimi i sundimtarėve tė korruptuem. “Pėr tė keqen me triumfue, - shkruen E. Burke, - mjafton qė njerėzit e ndershėm tė rrijnė indiferentė!” Kjo ashtė gjendja e sotme nė Shqipėri! Nji indiferencė masive! Mėkat!

      E kuptoj se pyetja juej tani ashtė: Si mendon Samiu se mund tė dilet nga ky qorrsokak ku ka ra Shqipėria dhe shqiptarėt sot? Amerikanėt kanė nji shprehje: “A million dollar question!”, d.m.th. tė jap 1 milion pėr nji pėrgjigje. Sidoqoftė, me gjithė kritikat qė do tė bahen dhe me keqkuptimet qė mund tė krijohen, nė vend qė tė hesht do tė rreshtoj disa nga opinionet e mia. (Mos harroni se unė kam lanė vendin 40 vjet ma parė dhe e njoh atė me anė tė shtypit dhe kontakteve tė kufizueme).

      1. Momenti historik sot kėrkon qė tė mobilizojmė tė gjitha energjitė e kombit shqiptar nė luftėn pėr pavarėsinė e Kosovės. Nji Kosovė e lirė dhe e pavarur do tė ishte nji faktor i randėsishėm pėr paqen nė Ballkan, garancia ma e mirė pėr sigurimin e tė ardhmen e dy milion kosovarėve, dhe nji mburoje pėr mbrojtjen e kufijve tė RSH, si dhe nji dinamo pėr zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor dhe shoqėnor tė gjithė kombit shqiptar nė Ballkan (Maqedoni, Mal tė Zi, Preshevė dhe Greqi).

      Uroj qė rivalitetet e udhėheqjes politike kosovare nuk do tė sjellin dėshtimin e orientimit tė ri e tė favorshėm politik ndėrkombėtar - sidomos NATO dhe SHBA - dhe tė mos sjellin Kosovėn e re e tė lirė nė buzėn e greminės sė kaosit dhe instabilitetit politik qė po jetojmė sot nė RSH.

      2. Pozicioni gjeografik i pėrhershėm kėrkon qė RSH tė orientohet pa rezerva drejt integrimit europian. Por ky integrim mbetet “nji dėshirė abstrakte” nė qoftė se nuk plotėsohen konditat paraprake pėr pranim. Sikurse e dini RSH ashtė nė fund tė listės pėr anėtarėsim nė NATO dhe shumė, shumė larg nga pranimi nė BE. Europa nuk ashtė vetėm nji nocion gjeografik, as vetėm nji mirėqenie ekonomike. Europa ashtė gjithashtu nji trashėgim i gjatė historik, nji qytetnim, nji kulturė e vjetėr e njikohėsisht moderne, sidomos nė fushėn e tė drejtave themelore tė njeriut, respektit pėr ligjin, pluralizmin politik dhe autoritetin shtetnor, nė mes tjerash.

      Kondita e parė pėr RSH, sine qua non, ashtė siguria e mbrendshme, rendi dhe qetėsia, tė cilat vendosen vetėm nga nji qeveri qė zgjidhet nga populli lirisht, pranohet nga shumica pa presion dhe qė ashtė e angazhueme seriozisht nė mbrojtjen e shtetit ligjor. Siguria e mbrendshme siguron edhe fqinjtė nga eksporti i krimit.

      Pa nji shtet ligjor nuk ka rend e qetėsi, nuk ka sigurim jete, nuk ka konfidencė pėr investime - nga mbrendė dhe nga jashtė. Pa nji shtet ligjor, Shteti nuk mund tė vjelė taksat e ndryshme qė janė “gjaku” i trupti shtetnor dhe pa tė cilat nji Shtet nuk mund tė funksionojė. Pa vjeljen e taksave, Shteti nuk mund tė mbajė ose tė pėrmirėsojė infrastrukturėn: rrugėt, urat, ujnat, shkollat, shėndetėsinė, policinė, gjykatat, administratėn etj. Pa vjeljen e taksave do tė kemi nji gjendje vorfėnie ashtu si e kemi sot.

      Tė gjitha kėto mund tė arrihen - e pėrsėris - vetėm nga nji qeveri qė pranohet nga shumica e popullsisė me vota tė lira, nji qeveri qė ashtė e angazhueme seriozisht nė ndėrtimin e shtetit ligjor.

      3. Nji qeveri, ose administratė e kėtillė, ashtė prodhimi i nji shoqėnie tė edukueme me frymėn e demokracisė, pikė sė pari tolerance pėr pluralizmin politik, fetar e kultural tė shoqėnisė. Duhet veēanėrisht nji brezni e re e shkollueme me idealet e demokracisė, e informueme mirė, e pėrgatitun mirė profesionalisht, e gatshme me u shprehė lirisht dhe nė mėnyrė tė qytetnueme, ose gojarisht nė klube e shoqėni tė ndryshme, ose me shkrim nė nji shtyp tė lirė, si kanali ma efektiv pėr shkėmbim tė lirė idesh dhe pėr luftėn kundėr shtypjes, korrupsionit, krimit dhe mosaftėsisė qeveritare; nji shtyp dhe mass media qė shėrbejnė si platforma pėr shprehjen e mendimeve tė lira tė shoqėnisė shqiptare nė kėrkesėn e saj me marrė e me dhanė informim tė saktė, dhe sa ma tė plotė pėr ēdo individ si edhe pėr masat e gjana tė popullsisė. RSH ka nevojė pėr qytetarė tė ndėrgjegjshėm pėr rolin e tyne nė shtet, nė kėtė rasė nė republikė. Neo-fashizmi dhe neo-komunizmi janė vdekje-prurės pėr qytetarėt e nji republike demokratike.

      4. Nji qeveri e kėtillė pėrbahet nga elementė shqiptarė koshientė tė misionit qė merret pėrsipėr. Ky element ėshtė zakonisht me arsim tė naltė, me pėrgatitjen profesionale, me tė kalueme morale tė pastėr dhe me vizionin e nji Shqipėrie moderne, nė kuadėr tė integrimit europian. Karrieristėt, hajdutėt, spekulatorėt dhe “politikanėt e ditės” nuk kanė vend nė nji administratė tė shėndoshė qeveritare. Tue marrė parasysh tė kaluemen, ka arsye tė kėrkohet qė gjeneracioni i ri me pėrgatitje universitare mbas vitit 1991, mbrenda dhe jashtė RSH tė jetė skeleti i administratės ideale qė dėshirojmė.

      5. Programi i nji qeverie tė kėtillė duhet tė sigurojė paqen e mbrendshme dhe tė jashtme.

      E para sigurohet me zhvillimin ekonomik tė vendit i mjaftueshėm pėr pengimin e konflikteve sociale. “Tė lirė nga uria”. Siē e shohim sot tė gjithė, nji stomak i uritun nuk ashtė recetė pėr qeveri tė qėndrueshme. Nji stomak i zbrazėt nuk lejon trunin tė punojė normalisht.

      E dyta, sigurimi i paqes sė jashtme duhet tė arrihet nga raportet e mira me fqinjėt - nė bazė tė respektimit reciprok tė tė drejtave tė secilit shtet dhe tė qytetarėve tė tij. Ideali ashtė: “No neighbours to fear!” (Asnji fqinj nuk mė kėrcėnon!.

      6. Procesi i zhvillimit ekonomik, sidomos nė konditat mjeruese tė RSH sot, duhet tė ushqehet nga vetė shqiptarėt. Ndihma e huej ekonomike ashtė esenciale, por kjo ndihmė pa dinamizmin e mbrendshėm dhe frymėn e inisiativės private nga vetė shqiptarėt do tė pėrfundojė nė projekte jo-frytdhanėse, ose nė xhepin e sundimtarėve politikė. Dhe pėrfundimisht do tė kėputet. Mania e importit, mospėrkrahja e prodhimit vendas dhe eksportit, dhe orientimi kah konsumerizmi qė pėrpin ma shumė se prodhohet, nuk janė receta zhvillimi. Ata na sjellin nė vartėsinė tonė ekonomike (dhe politike) tek ai qė na jep bukėn e pėrditėshme, - dhe duhet pėrbuzė.

      7. Motori i zhvillimit ekonomik sot ashtė arsimi, kryesisht arsimi i naltė teknik. Nė botėn e re tė kompjuterit dhe elektronikės sė avancueme duhen mijėra inxhinierė e teknikė tė naltė. Shqipėria me pagat e ulėta qė ka sot do tė bahej qendėr e re, e madhe, investimesh nga korporatat e mėdha botėnore. Si shembull kemi Izraelin me 200 plus qendra kėrkimesh elektronike. Gjithashtu ideja e “zonave tė lira” e hjedhun nga Dr. F. Hoti ashtė pozitive dhe duhet pėrkrahė.

      9. Nji zhvillim ekonomik i vėrtetė dhe i balancuem bahet vetėm nė nji ambjent social ku tė drejtat e njeriut dhe tė qytetarit  janė plotėsisht tė garantueme. Kjo pėrmbledh sidomos ēlirimin e plotė tė grues shqiptare nga prangat e paragjykimeve tė trashėgueme. Grueja shqiptare, 51 pėrqind e popullsisė, duhet tė jetė partnere e plotė, nė familje, nė vendin e punės, nė veprimtaritė shoqėrore, dhe sidomos nė udhėheqje.

      Kjo pėrmbledh gjithashtu edhe popullsitė e vorfėna tė maleve e fushave qė po urbanizohen sot nga mungesa kronike e bukės atje ku jetojnė. Kjo masė fatkeqe duhet tė “adoptohet” nga popullsia urbane dhe duhet ba pjesė e pandashme e procesit politik, ekonomik e kulturor tė vendit, para se tė shndrrohet nė lumpenproletariat. Pėrndryshe do tė ballafaqohemi me trazina sociale vazhdimisht dhe pėr nji kohė tė gjatė.

      Aspektet e tjera tė zhvillimit ekonomik duhet tė marrin parasysh konseguencat sociale tė shoqėnisė shqiptare, veēanėrisht punėsimin dhe ndarjen e tė ardhunave sa ma drejtėsisht qė tė jetė e mundun. Ngritja ekonomike pa drejtėsi shoqnore ashtė receta ma e sigurtė pėr trazime dhe shpėrthime mbrenda shoqnisė.

      U zgjata shumė, por gjendja e sotme e kombit shqiptar dhe zhvillimet politike, ekonomike e shoqėnore tė RSH janė ba probleme shumė shqetėsuese pėr tė gjithė ata qė janė shqiptarė. Veēanėrisht, dinjiteti kombėtar i shqiptarėve ka ra shumė poshtė!

      Unė mendoj se votimet e reja, nė 2001, paraqesin nji fund dhe nji fillim, njikohėsisht. Kėto dy vitet e ardhme janė tė nji randėsie tė dorės sė parė, qoftė pėr studimin me kujdes dhe gjykimin me drejtėsi tė zhvillimeve nė Shqipėri mbas vitit 1991, qoftė pėr pėrgatitjen pėr betejėn demokratike qė do tė zhvillohet me votimet parlamentare tė ardhme.

      Partitė politike nė RSH sot nuk e kanė gjetė akoma temėn themelore tė programit tė tyne dhe elektoratin qė e lidhe ngushtė me programin e tyne. Nė Europėn perėndimore, partitė politike pėrfaqėsojnė, nė pėrgjithėsi, interesat ekonomike tė elektoratit tė tyne: bujq, tregtarė, industrialistė etj., dhe mbrojnė interesat ekonomike tė kėtyne klasave. Me nji fjalė, kanė nji elektorat koshient dhe besnik. Nė SHBA, ka dy parti: Republikanėt, qė duen ma pak qeveri dhe ma shumė inisiativė individuale edhe nė sektorė jetėsorė, siē janė arsimi, kultura, shėndetėsia, administrata etj. dhe Demokratėt qė kėrkojnė nji rol ma tė madh tė qeverisė nė jetėn e shtetit dhe shoqėnisė amerikane, e sidomos mbrojtje shtetnore pėr disa seksione tė paprivilegjueme tė shoqėnisė. Kėshtu qė ndamja, megjithėse jo e thellė, ashtė e qartė. Por, mbi tė gjitha janė interesat e kombit amerikan.

      Nė RSH nuk ka ende nji klasė tė mesme tė fuqishme. Ka nji popullsi fshatare prej 60 pėrqind plus qė jeton nė fshat dhe mendoj unė ashtė lanė mbas dore, sidomos me dėnimin e saj nga sistemi komunist si bisht i qendrave urbane. Koncentrimi i madh i partive politike dhe i qeverisė ashtė akoma nė shėrbim tė popullsisė urbane, e cila gėzon nji peshė tė madhe, disproporcionale nė politikėn e qeverisė dhe pėrcakton pjesėn e madhe tė veprimtarisė sė saj, fenomen qė spjegohet por nuk justifikohet.

      Klasa punėtore ashtė gjithashtu e kufizueme nė numėr dhe me influencė tė kufizuar. Klasa ma e preferueme: “intelektualėt”, elementi me arsim tė naltė dhe me pozita kyēe nė qeveri e nė shoqėni. Ky element, pėr hir tė pėrgatitjes arsimore dhe profesionale, ashtė i destinuem tė lozė nji rol qendror nė jetėn e vendit, por ashtė shpesh herė i shkėputun nga jeta e popullsisė sė pėrgjithėshme tė vendit, dhe jeton “nė kullė tė fildishtė”, dhe pothuejse nė nji botė abstrakte, gja qė shkakton mosbesim tek masat e mospėrfilluna dhe rrezikon tė marrė orientime politike tė pabazueme nė realitetin e vendit.

      Kėtu mbetet pėr tė pėrcaktue “elementin” qė do tė marrė pėrsipėr pėrgatitjen e nji programi tė pėrshtashėm pėr konditat e vendit dhe nevojat e shoqėnisė shqiptare. Unė nuk dėshiroj tė baj komente nė kėtė pikė, por vetėm tė kėshilloj tė mos pėrsėriten gabimet e sė kaluemes sė afėrt me programe ose me personalitete. Kjo gjendje do tė vazhdojė kėshtu deri sa tė dalė nė skenė nji shtresė e mesme dhe e fortė ekonomikisht.

      Ma sė fundi, RSH duhet tė jetė demokratike nė esencė. Demokracia duhet tė jetė qėllimi e jo instrumenti me arritė nji qėllim tjetėr qė nuk ashtė demokracia. Gjithmonė do tė kemi “propagandistė” dhe “politikan tė ditės”, aventurierė qė politikėn e kanė ba profesionin e ditės pėr pėrfitime personale ose, si nė Shqipėri, me mbulue nji tė kalueme jo tė mirė. Ka ardhė koha, sidomos mbas ngjarjeve tragjike tė 1997-s qė hodhėn aq poshtė emnin e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, qė elementė tė rinj, tė pėrgatitun dhe tė arsimuem, tė dedikuem me shėrbye atdheun shqiptar si vend i tė parėve dhe si atdheu i tyne dhe i fėmijėve tė tyne, elementė partia e tė cilėve ashtė Shqipėria (M. Frashėri) e jo Shqipėria nė shėrbim tė Partisė, tė dalė nė skenė si kolona vertebrale e shtetit dhe shoqėnisė shqiptare.

      A do tė jetė vendi jonė nė gjendje me nxjerrė nji grup tė kėtillė elementėsh tė dedikuem, tė gatshėm me sakrifikue, qė tė marrin inisiativėn pėr nji mision sa fisnik aq edhe patriotik? Koha do ta tregojė! Unė e dėshiroj me gjithė zemėr, dhe do tė pėrshėndetja nji sukses tė kėtillė si nji fitore tė madhe historike pėr prestigjin e rrėnuem tė kombit tonė tremijė vjeēar dhe tė dhjetė milion shqiptarėve kudo qė janė nėpėr botė. Tremijė vjetė histori e kombit tonė nuk mund tė shemben nga tragjedia gjysėm shekullore komuniste, gabimet e randa tė PD-sė, sulmet e kallashnikovit dhe koncentrimi i pushtetit tė tanishėm nė duart e nji grupazhi me unitet ideologjik por qė pėrjashton pėrfaqėsimin e gjysmės veriore tė vendit, dhe atė tė popullsisė katolike nė veēanti. (Spjegimi i dhanė zyrtarisht ashtė akoma ma ofendues: “Nuk gjejmė njerėz me merita nė Veri, ose nė mesin e katolikėve”, - mė tha nji “udhėheqės” i klasės sunduese dhjetė muej ma parė).

      Kombi jonė i ka rezistue 500 vjet sundimit otoman dhe ka ruejtė identitetin e tij nė rrethana jashtėzakonisht tė vėshtira, gja qė tregon vitalitetin e tij. Kjo andėrr e keqe qė na ka ndjekė sidomos qė nga viti 1939, duhet tė mbarojė njiherė e mirė dhe nji agim i ri e premtues pėr tė gjithė Shqipėrinė duhet tė farkėtohet me duert e shqiptarėve tė ndershėm e tė dedikuem. Ju, jeni farkėtarėt e kėtij agimi premtues!

      Unė kam besim tė patundun se Shqipėria ashtė e pajisun me burimet njerėzore qė do tė brumosin kėtė tė ardhme dhe ashtė ky besim qė mė mban aktiv dhe optimist pėr tė ardhmen. Kėrkoni dhe do tė gjeni nė mesin tuej kėtė thesar qė mbetet akoma i pa zbuluem. Pėrsėri ju dhe fėmijėt tuej janė pjesė e kėtij thesari.

Me pėrzemėrsi, i jueji

Sami Repishti

 

Baldwin, New York, USA

Redaktorėve zuzarė apo zuzarėve politikė u intereson lufta antifetare?!

      Herė pas here, disa redaksi tona po u japin padrejtėsisht hapėsirė tė mjaftueshme ateistėve pėr tė vazhduar luftėn antifetare, aq shumė e zhvilluar nė mėnyrė tė pamėshirshme nga shteti mė ateist nė botė. E kjo hapėsirė i lihet nė emėr gjoja tė demokracisė qė nė vend tė respektohet, vetėm po lakohet pa pushim, sipas zakonit tė atyre qė duke e lakuar sa mė shpesh e shkelin mė shumė. Kėshtu replikuesve tė ateistėve u mohohet e drejta e replikės me justifikimet mė bajate qė dinė t’i fomulojnė mjeshtrat e justifikimeve tė tilla. Me kėtė djallėzi redaktorėt e gazetave tona duan ta lėnė sa mė tė lirė shpėrthimin e hovit tė shfrenuar tė propagandės ateiste duke i hequr ēdo pengesė qė mund t’ia ngadalėsojė kėtė hov tė mallkuar. E, pėr ta bėrė atė propagandė sa mė tė efektshme botojnė pikėpamjet e personave publik nė mėnyrė qė ndikimi i shkrimeve tė tyre tė jetė sa mė i pranueshėm, nga ata qė mund t’ua japėsh omegėn pėr alfa. Duke qenė tė bindur se e keqja i bėn vend vetes shumė mė shpejt se e mira, moslejimi i replikės ėshtė si moslejimi i marrjes sė ilaēeve nga i sėmuri..., e kėsi tė infektuarish, komunizmi ka lėnė aq me bollėk, sa drogėn e propagandės ateiste ta marrin me atė dėshirė qė marrin tė droguarit lėndėt narkotike. Tani le tė marrim nė shqyrtim shkrimin e shkrimtarit Kasem Trebeshina, botuar nė gazetėn “Ballkan” nė datat 11, 12 e 13 Nėntor 2003. Shkrimtari pėrpiqet tė na i ilustrojė pikėpamjet e tij ateiste me shembuj gjoja sa mė bindės. Autori kacaviret tashmė nė gėnjeshtrėn e dalė boje “Njeriu e krijoi Zotin”. Kėtė shpatė gėnjeshtre e then edhe vetėm vringėllima e saj pėr vėrtetimin e kėsaj thėnie. Ai merr shkas tek adhurimi i idhujve nga njerėzit primitivė. Zvogėlimi i atij numri nė njė grup zotash e mė nė fund pėrcaktimi i njė zoti tė vetėm. Ky pretendim i Trebeshinės se gjoja hulumtimi i breznive pėr identifikimin e njė zoti tė vetėm tregon mosekzistencėn e tij, ėshtė fare i pathemel. Pėr zhvillimin e njeriut tė kohėve tė lashta ishte e mjaftueshme tė kuptonin se natyra ka drejtues e ata meritojnė tė adhurohen. Zhvillimi kulturor i njerėzimit nė rritje, si ēdo gjė qė rritet, arriti deri nė identifikimin e njė zoti tė vetėm. Ashtu Zoti nėpėrmjet dhuratės sė quajtur zhvillim, e bėri njeriun ta njohė e ta adhurojė, jo ngaqė Zotit i nevojitet adhurimi ynė, por se njeriu, me anė tė adhurimit reflekton edukatė mirėnjohėse pa tė cilėn nuk mund ta meritojė emrin njeri. Kėtė njeri Trebeshina bėn njė faj tė madh edhe kundra vetes sė tij, pa le kundrejt korifejve nė tė gjitha fushat e zhvillimit tė qyetėrimit njerėzor, duke pėrfshirė edhe shenjtorėt e profetėt. Njeriu do tė mund tė konsiderohej kafshė folėse vetėm sikur njeriu tė mos mund tė bėnte asgjė tjetėr pėrveē se tė fliste, por diferencat zhvillimore ndėrmjet kafshės e njeriut janė ato qė shohim, pavarėsisht se brenda rracės njerėzore ekzistojnė ekstreme tė zhvillimit e kryesisht tė sjelljed, prapė se prapė njeriu arrin ta pohojė mė tė pamohueshmen. Njeriu ėshtė kryevepra e Zotit. Ateistėt munodhen ta bėjnė shkencėn mbrojtėse tė ateizmit duke mos u kujtuar se shkencėn e krijoi Zoti pėr tė qenė dėshmitarja mė e pakundėrshtueshme shumė prej mrekullive tė tij qė zbulon e pėrpunon shkenca, duke u bėrė kėshtu vula e sė vėrtetės qė predikon feja. Ateistėve u dėshton pėrpjekja pėr t’ia atribuar natyrės krijimin e gjithėsisė, ndėrkohė qė natyra s’ėshtė tjetėr veēse njė krijim i Krijuesit tė Universit pėr tė qenė pjesė pėrbėrėse e gjithėsisė. E si mund tė besohet se natyra, ky emėr pėrfshirės i njė numri tė papėrcaktuar objektesh qė na rrethojnė paska krijuar Universin. Logjika mė e thjeshtė mund tė na japė mėsimin mė elementar tė krijimit. Pa qenė njė nuk bėhet dy e pa qenė dy nuk mund tė bėhen tre. Mbi bazėn e kėsaj tė vėrtete Bibla thotė se Zoti e krijoi Adamin e Evėn, e, pa kėtė ēift tė pajisur me mrekullinė e popullimit a do tė ishte e mundur shtimi i njerėzimit, e pa ēiftin e ēdo specie a do tė ndodhte popullimi i ēdo specieje e mrekullitė e Universit janė tė papėrfshirėshme nga asnjė numėr e mrekulli mė vete ėshtė ēdo gjė e krijuar prej Tij e ēdo mrekulli nė veēantinė e saj me tė njėjtat vlera absolute. Ateistėt kanė shpikur 2 pyetje me shpresėn e mosmarrjes sė pėrgjigjeve cilėsore qė do tė ndihmonin arritjen e qėllimit tė mohimit tė ekzistencės sė Zotit. E para “Kush e krijoi Zotin?”. Pėrgjigja ėshtė fare e thjeshtė, e kuptueshme dhe bindėse, “Zoti ėshtė Krijuesi i krijimit, pra krijuesi i lindjes, i vdekjes e i Amshimit”. Pyetja tjetėr, qė ateistėt e mendojnė si mbrojtjen mė tė pathyeshme ėshtė, “Kur Universi ėshtė i pambarim, si mund tė jetė edhe Zoti i pambarim?! A mund tė ketė dy pambarime!?”. Dhe pėrgjigja e kėsaj pyetje ka vlerėn e sė mė parshmes. Nė udhėn e Universit kush e di sa miliardad vite drite, njeriu mundi tė udhėtojė vetėm njė sekond drite e pak sa pėrtej kėtij caku tė papėrfillshėm nga matja e Gjithėsisė, shkencat tokėsore mundėn tė dėrgojnė vetėm instrumenta informues qė mund tė na japin as njė tė miliardėn e tė dhėnave, nė mos mė pak tė nevojshme pėr njohuritė tona pėr botėt e panumėrta hapsinore, kėto pamundėsi njohje tė misterit qė ėshtė kaq “mollė e ndaluar” pėr njohuritė tona a na lejon ta quajmė Universin pafundėsi, apo pafundėsi e mundėsive tona tė flasim pėr tė. E pra pėrcaktimi ynė s’ėshtė veē se pafundėsi e hamendėshme, nė mėshirėn e hipotezės. Ne s’kemi si tė mos e pranojmė se pafundėsia fillon pėrtej njohurive tona tepėr tė kufizuara, si mund tė mos pranojmė se Krijuesi i pambarimit ėshtė mė i pambarim se pambarimi si mund tė mos pranojmė se Gjithėsia e ligjeve tė panumėrta kryen ēdo veprim pa ndihmėn e njė drejtuesi... Njė gjė na duhet ta pranojmė, ne kemi shumė e shumė nevojė tė mėsojmė si duhet adhuruar Krijuesi i Gjithėsisė. Diskutimet tona pėr Gjithėsinė misteri i tij na i bėn tė pamundshme t’i diskutojmė. Kur ne na duket ndonjė gjė e diskutueshme duhet t’i ankohemi paaftėsisė sonė pėr moskuptimin e kėsaj tė vėrtete..., nuk duhet tė tentojmė tė hyjmė andej nga nuk dimė tė dalim. Janė tė panumėrta citatet e zhenive tė njerėzimit pėr mrekullitė e Zotit, por unė po citoj dy, Albert Ajnshtajn: “Besoj nė Zotin, fuqia absolute e arsyeshme”. Ndėrsa Shėn Agostini thotė: “Mė parė futet deti nė njė gropėz rėre se sa mund tė hysh sadopak nė thellėsinė e pėrsosmėrisė sė Zotit”.

      Nė njė tjetėr shkrim, z. Trebeshina “Njeriu e morali i tij”, mundohet tė na bindė se ekzistenca e Krishtit ėshtė aq e dyshimtė sa anon nga mohimi. Ai harron se dėshmitarėt bashkėkohės me Jezusin janė pothuaj tė drejtpėrdrejtė me jetėn e tij, si apostujt e kundėrshtarėt qė e ēuan nė kryqėzim. Lind pyetja “Si ėshtė e mundur tė vihet nė dyshim ekzistenca e njė njeriu qė bėri epokėn mė tė pavdekshme?”. Ai thotė se Krishti ishte legjenda pas sė cilės u kapėn injorantėt e tė gjithė kohėrave. Kėta “injorantė ndodhen nė botėn e qytetėruar. Nė atė shkrim shohim dy Trebeshina, njėrin qė thotė se Epoka e Krishtit ishte njė fillim drejtė qėllimeve tė mira, e njė Trebeshinė tjetėr qė thotė se fetė e 200 vjeēarit tė fundit e luftuan njėra-tjetrėn deri nė zhdukje. Historia na thotė se pėrsa u pėrket feve, kėto janė shpivfje tė pahijshme. Numri i vogėl i klerikėve, qoftė ky numėr edhe nė hierarkinė nuk janė pasqyra e fesė, pėrkundrazi shkelės tė parimeve tė saj. Trebeshina shkruan se feja i vuri pėrparimit “Prangat e regresit”, ndėrsa historia na bėn tė shohim se feja i vuri pėrparimit rrotat e progresit. Ke ta marrim shembullin nė Shqipėrinė tonė. Sikur Shqipėrisė t’i heqin veprimtarinė kulturore tė klerit, artistėt e gjirit tė tij dhe qėndresėn burrėrore para gjyqeve komuniste deri nė ē’pikė do tė varfėrohej krenaria e Shqipėrisė pėr bijtė e saj?! Vlerėsimi i kontributit nuk i lihet nė dorė urrejtjes se ajo di vetėm gjuhėn e skėterrės. Pėrgjigja e pytejes sė z. Trebeshina, “Ēfarė sollėn e ēfarė realizuan fetė e reja”, ėshtė “Edukatėn pėr tė ditur si ta adhurojmė Krijuesin e Gjithėsisė, rritjen e dėshirės pėr paqe”, e qindra e mijėra shembuj tė vetėmohimit pėr hir tė altruizmit edhe nė vendet mė tė vėshtira tė botės sonė, ndėr ta edhe Shenjtėreshėn shqiptare Nėnė Tereza. Feja solli lindjen e sė vetmes Epokė tė pavdekshme, atė me tė cilėn historianėt mė tė mėdhenj tė qytetėrimit pėrcaktojnė kohėt historike kėshtu. Aq vjet para Krishtit, ose kaq vjet pas Krishtit..., prandaj ekzistencėn e Krishtit e pohojmė sa herė pėrmendim datėn e vitin. Autori i shkrimit, frymėzues i kėtij shkrimi thotė: “Dogmat u pėrqafuan nga shumica dėrrmuese injorante”. Nė qoftė se kėto dogma kaq tė vlefshme pėr ndėrgjegjen u pėrqafuan nga injorantėt a nuk na del padituria mė e vlefshme se ajo qė z. Trebeshina e konsideron kulturė. “Dogmat fetare”, thotė Trebeshina “nuk lėnė hapėsirė pėr krijimin e ndonjė morali njerėzor”. Meqenėse vetėm ateizmi e kundėrshton moralin e fesė, z. K. Trebeshina na kėshillon ta marrim moralin e filozofisė ateiste ngase sipas tij ai moral ėshtė njerėzor. Zoti Trebeshina ankohet “Pse feja nuk i bekoi revolucionet”. Ai harron se feja me Urdhėrimin e Zotit “Mos vra” i drejtohet ēdo njeriu e si t’i bekonte revolucionet aq tė pėrgjakshme duke pėrfshirė edhe revolucionin bolshevik, pasojat e tė cilit bota pat fatin e keq t’i shihte. Trebeshina thotė se “moralin njerėzor s’e bėjnė as tė gjitha perandoritė sė bashku, as tė gjitha fetė sė bashku, por vetė njerėzimi, pavarėsisht nga kontributi i tij nė kulturė”. Kjo mbyllje e atij shkrimi ėshtė e pakuptimtė, si i gjithė ai shkrim.

Gjokė Vata

“Rebelimi” i kodit gjenetik

      Candida albicans nuk ėshtė vetėm njė mikrob qė shkakton mbi 85% tė infeksioneve vaginale dhe tė fytit. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njė gjallesė qė ka arritur diēka tė konsideruar tė pamundur; ka ndryshuar kodin e saj gjenetik. Normalisht njė qelizė qė pėson njė ndryshim tė tillė nuk pritet tė jetojė mė, lėre pastaj tė mund tė “riparojė” vetveten. Por, ajo ē’ka ndodhur me mikrobin Candida albicans ėshtė fakt dhe ndoshta ėshtė koha tė rishkruhen tekstet e biologjisė nė lidhje me kėtė temė.

      Manuel Santos, nga Universiteti  i Aveiero-s nė Portugali, pohon se ka zbuluar oranizma tė tjerė qė kanė ndryshuar kodin, tė cilėt jetojnė rreth nesh pėr bukuri. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me dogmėn e cila thotė se kodi gjenetik ėshtė gjuha e pėrbashkėt e tė gjithė gjallesave.

      Misteri i mikrobit C. albicans sugjeron se kodi gjenetik nuk ėshtė i pandryshueshėm, por qė kanė ndodhur ndryshime dhe prapė mund tė ndodhin. Kėto “herezi” kanė implikime afatgjata n.q.s. vėrtetohen plotėsisht. Gobind Khorana, biologu qė u laurua me ēmimin Nobel pėr punėn e tij nė deshifrimin e kodit gjenetik nė 1968-ėn, pohon se s’ka arsye qė t’i vihet kapak evolucionit. Nė qoftė se diskutojmė rreth kėsaj pas njė milion vjetėve ka mundėsi qė tė flasim pėr njė kod tjetėr nga ai i sotmi, shton ai.

      Struktura e ADN-sė u zbulua para 50 vjetėve dhe konsiston nė njė zinxhir qė pėrbėhet nga katėr baza ose “germa”, adeninė (A), citozinė (C), guaninė (G) dhe timinė (T). Pyetja pas kėsaj ishte se ēfarė kuptimi kanė kėto “germa” apo kombinimet e tyre. Kjo punė zgjati rreth 20 vjet deri sa u gjet pėrgjigja. “Germat” kombinohen nė triplete, ose kodone, dhe kėto kombinime “pėrkthehen” nė proteina.

      Kodi ėshtė i thjeshtė. Fjalori pėrbėhet nga 64 kodone tė mundshme, 61 prej tė cilėve kodojnė pėr 20 aminoacide, prej kombinimit tė tė cilave formohen tė gjithė proteinat (disa aminoacide kanė mė shumė se njė kodon), kurse tre “stop” kodone sinjalizojnė pėr ndalimin e prodhimit tė proteinave.

      Tejēimi i informacionit nga njė gjen ADN-je fillon me prodhimin e kopjes, mARN-sė (messenger ARN), me anė tė enzimave. Sekuenca lineare e mARN-sė lexohet nga tARN-tė (transfer ARN). Secili tARN transporton njė aminoacid tė veēantė dhe lidhet pas njė kodoni specifik, duke mundėsuar kėshtu formimin e njė zinxhiri aminoacidesh (d.m.th. proteinėn) sipas udhėzimeve nė gjenin e pėrmendur mė lart.

      Nga kjo nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se ndryshimet nė kod janė pothuajse tė patolerueshme. Njė mutacion, ndryshim nė njė nga “germat” (bazat) ēon nė ndryshimin e kodonit pėrkatės. Ky kodon do mundėsojė inkorporimin e njė aminoacidi tė gabuar nė zinxhir, duke shkaktuar ēaktivizimin e proteinės. Kjo mė vonė rezulton nė dėmtimin ose vdekjen e qelizės.

      Pėr kėtė arsye dhe tė ngjashme, kur u zbulua se organizmat qė nga bakteret, bima e duhanit apo njerėzit ndajnė tė njėjtin kod gjenetik, nga fundi i viteve ’60 tė shekullit tė kaluar u arrit nė pėrfundimin se tė gjitha gjallesat pėrdorin tė vetmin KOD, dhe ndryshimi apo devijimi qe i pamundur (sepse qe letal, vdekjeprurės).

      Pati pėrjashtime, por kėto u panė si nga ato pėrjashtime qė provojnė rregullin, p.sh. mitokondritė, fabrikat e energjisė nė qelizė, kanė shpesh kode tė ndryshme gjenetike. Por ky gjenom nė mitokondri kodon vetėm pėr njė numėr tė vogėl gjenesh, ēfarė do tė thotė se ndryshimet janė tė tolerueshme, diēka e pamundur nė njė gjenom kompleks me mijėra gjene.

      Universaliteti i kodit gjenetik sugjeron se ai ka shumė kohė qė ka mbetur i pandryshuar. Last Universal Common Ancestor (LUCA) do tė thotė “i fundmi paraardhės i pėrbashkėt universal”, dhe kjo LUCA qelizė besohet tė jetė nė rrėnjė tė pemės sė jetės nė tokė. Nė qoftė se kodi gjenetik ka evoluar qysh prej formimit tė LUCA-s, atėherė mund tė pritet qė tė gjinden organizma me versione primitive tė kodit, p.sh. njė kod vetėm me 19 aminoacide. Por organizma tė tillė akoma s’janė zbuluar. Kodi duhet tė jetė fiksuar qė nė kohėn e LUCA-s. Dhe n.q.s. nuk ka ndryshuar pėr miliarda vjet s’ka tė ngjarė qė mund tė ndryshojė.

      Por pyetjet kanė filluar tė pyeten dhe e sfidojnė haptazi kėtė teori. Michael Syvanen nė Universitetin e Kalifornisė shtron pyetjen nėse LUCA ka pasur kėto 20 aminoacide qė janė edhe sot, apo disa prej tyre janė shtuar me kalimin e kohės. Kjo pyetje lindi nga njė analizė gjenetike e rrugėve biokimike tė sintetizimit tė dy aminoacideve, arginines dhe triptofanit, e cial sugjeron qė kėto rrugė nuk janė formuar mė pėrpara se dy miliardė vjetė (Trends in Genetics, vol. 18, fq. 245).

      Kjo ėshtė sa gjysma e moshės sė kodit (d.m.th. rreth katėr miliard vjet), dhe shpesh ėshtė raportuar si gabim statistik. Por sasia e kėtyre “gabimeve” statistike ėshtė rritur, dhe Syvanen thotė qė kjo ēėshtje duhet tė merret mė seriozisht. Kėto rezultate mbėshtesin atė qė kodi pėsoi njė ndryshim tė madh kur kishte rreth dy miliardė vjet qė qelizat banonin nė planetin tonė. Pyetja ėshtė se si kėto aminoacide tė vonuara hynė nė kodin e ēdo organizmi?

      Syvanen mendon se kėto aminoacide u kanė dhėnė organizmave qė i adaptuan avantazhe tė rėndėsishme. Arginina ka njė aftėsi tė veēantė biokimike; aminoacidi mund tė kapet fort pas ARN-sė pa e thyer atė. Triptofani mund tė ketė ndonjė karakteristikė tė veēantė dhe unike por qė akoma nuk ėshtė krejt e qartė. Tė dy aminoacidet duhet tė kenė qenė novacione shumė tė rėndėsishme sa u pėrhapėn shpejt mes specieve tė tjera. Ato specie qė humbėn shansin e kėtij rinovimi tė kodit duhet tė kenė qenė nė disavantazh tė dukshėm aq sa u zhdukėn nga faqja e tokės.

      Ta zėmė se biologu Syvanen ka tė drejtė, d.m.th. kodi ka ndryshuar nė “rininė” e tij. A ėshtė prapė ky kod i aftė pėr rinovime tė tilla sot?

      Deri vonė pėrgjigja ka qenė “Jo”, sepse nuk pritet qė lindja e njė aminoacidi tėri do tė sjellė ndonjė avantazh. Repertori prej 20 aminoacideve duket mė se i mjaftueshėm pėr tė prodhuar ēfarėdo lloj proteine.

      Por kjo teori u lėkund me zbulimin e aminoacidit tė 21-tė natyror, selenocisteinės. Ky aminoacid duket se ėshtė i koduar nė gjenomin e shumė orgnizmave, pėrfshirė edhe njerėzit. Nė kodin universal kodoni i selenocysteinės UGA, ėshtė njė “stop” kodon. August Bock nga Univeristeti i Mynihut, tregon se qelizat kanė metoda tė komplikuara qė kėtė aminoacid ta rreshtojnė nė mARN dhe ta vendosin nė “xhepet “ e kodoneve tė veēanta (jo “stop”) UGA. Enzimat qė kanė selenocisteinė janė 400 herė mė aktive se ato qė kanė aminoacidin e ngjashėm, cisteinėn.

      Megjithė kėtė fakt selenocisteina ka status dytėsor nė panteonin e aminoacideve. Bock pohon se nuk e kupton mėdyshjen e biologėve qė tė zgjerojnė listėn e aminoacideve nė 21. Ai thotė qė pėr dy vjet ai vetė nuk i kishte besuar rezultateve. Prania e njė aminoacidi tė ri thjesht nuk duhet tė ishte e mundur.

      Por njė skenar i ngjashėm ndodhi edhe vjet. Jozef Krzycki, nė Universitetin e Ohio-s, me kolegėt e tij zbuluan njė aminoacid qė e quajtėn pyrrolyzine, nė njė proteinė qė i pėrkiste Methanosarcina barkeri-t, njė bakteri qė jeton nė ujė tė ndenjur (Science, vol. 296, fq. 1462). Si selenocisteina, ky aminoacid pėrdor njė “stop” kodon, kėtė radhė UAG-nė. Prishja e rrugės sė sintetizimit tė aminoacidit ēoi nė ērregullimin e aftėsinė e tretjes sė metylaminės nė organizimn e mikrobit. Si duket pyrrolyzina i jep aftėsi tė veēanta kimike proteinave.

      A janė selenocisteina dhe pyrrolyzina shtesa tė mėvonshme tė kodit? Me shumė mundėsi qė jo; selenocisteina gjendet nė mikrobe, por jo nė bimė. Bock thotė se mund tė jetė njė shtesė e hershme nė kod. Kodi mund tė ketė pasur 21 aminoacide dhe me kalimin e kohės selenocisteina ėshtė tėrhequr nė periferi. Gjithashtu pyrrolyzina gjendet vetėm nė disa specie qė thithin metylalaminė.

      Edhe pse e rrallė, prezenca e kėtyre aminoacideve e sfidon teorinė e njė kodi tė vetėm. Prania e tyre nė organizma tregon se natyra formon “dialekte” n.q.s. ato pėrshtaten mė mirė nė disa “krahina” tė veēanta. Fakti i anashkalimit tė pranisė sė pyrrolyzinės sugjeron se aminoacide tė tjera mund tė jenė “trajtuar” nė kėtė mėnyrė nga shkencėtarėt.

      Numri total i aminoacideve nė kod varet nga sa ėshtė e vėshtirė pėr qelizat pė tė gjetur mėnyra qė tė inkorporojnė kėto aminoacide. Deri para pak viteve kjo dukej diēka mjaft e vėshtirė. Puna kėrkimore e shkencėtarėve si ajo e kimistit Peter Schultz tė Institutit kėrkimor Scripps nė La Jolla, Kaliforni, provon se mund tė prodhohen dhe inkorporohen artificialisht aminoacide tė reja nė qeliza (New Scientist, 30 September, p. 32). Ai me grupin e tij arritėn tė inkorporojnė me sukses aminoacidin, tė pėrftuar nė mėnyrė sintetike, O-metyl-L-tirozinė nė “stop” kodonin UAG nė bakterin Escheria coli (Science, vol 292, p. 498). Tė ndryshosh kodin nuk qe ndonjė vėshtirėsi e madhe, thotė ai, por ēėshtja ėshtė tejtėrkund: pse vetė natyra nuk prodhon aminoacide tė reja vazhdimisht?

      Nė rastin e pyrrolyzinės kemi tė bėjmė me ripėrdorimin e “stop” kodoneve pėr aminoacide tė reja, dhe vetė kjo kufizon potencialin e ndryshimit (“stop” kodonet janė vetėm tre).

      Kurse me mikrobin C. albicans ėshtė diēka tjetėr. Kodoni CUG, kodi universal pėr leucinėn, ėshtė shndėrruar nė kod pėr njė aminoacid tjetėr prej 20 aminoacideve standarde, serinėn. Kur ky ndryshim i ēuditshėm u raportua nė fillim tė viteve ’90, shkencėtarėt sugjeruan se ky shndėrrim dramatik duhet tė jetė mundėsuar nga ndonjė karakteristikė e veēantė e vetė mikrobit. Ky ndryshim nuk ishte vetėm nė Candida albicans, por edhe nė specie tė tjera tė llojit Candida, duke lėnė tė kuptohet se ky shndėrrim ka ndodhur nė mėnyrė tė pavarur mė shumė se njė herė. Analizat tregojnė se nė fillimet e transformimit kodoni CUG kodonte pėr tė dy aminoacidet, dhe se kjo situatė ėshtė toleruar pėr 100 milion vjet, derisa transport ARN-ja pėr kodonin CUG tė leucinės u zhduk. Nuk dihet se pse mund tė jetė shkaktuar ky ndryshim, cila forcė ėshtė pas kėtij shndėrrimi.

      A mundet qė diēka e tillė tė ndodhė prapė? Ndryshimi te Candida tregon se kodi gjenetik ėshtė elastik. Askush s’mund ta dijė se ēfarė mundėsie apo potenciali ka ai tė bėjė nė njė milion vjetėt qė vijnė.

      Biologu Carl Woese nga Universiteti i Illinois-it nė Urbana-Champaign thotė se do tė ishte gabim tė mendohet se ditėt e kodit universal janė tė numėruara pėr faktin se po zbulohen pėrjashtime. Natyra ėshtė e mbushur plot me gjėra interesante pa ndonjė domethėnie tė veēantė, shton ai, dhe zbulimi i pėrjashtimeve nuk ėshtė njė shenjė madhore se kodi ėshtė nė ndryshim e sipėr.

      Patrick Keeling nga Universiteti i Kolumbisė Britanike nė Vancouver, studjues i organizmave me kode alernuese, ėshtė i njė mendimi me atė qė u tha mė lart. Kodi ėshtė njė nga veēoritė mė tė konservuara tė jetės, dhe tė kuptojmė ndryshimet do tė thotė qė do tė na ndihmojė tė kuptojmė mė mirė elementet nė qelizė qė e ruajnė kėtė kod me aq “fanatizėm”, shpjegon ai.

      Keeling e pranon qė shtrirja e kodit universal ėshtė akoma e paqartė dhe thekson faktin se njohuria jonė mbi shumicėn e bakterieve ėshtė minimale dhe se ka akoma shumė pėr t’u zbuluar.

      Prapė ka njėfarė ironie n.q.s. ka njerėz qė nuk janė tė gatshėm tė pranojnė idenė se njė kodi gjenetik qė ndryshon, thotė Syvanen. Organizmat shumėqelizorė nuk ekzistonin kur shtresa argininė/triptofan u bė globale. Cikli i ngadaltė i shumimit i kafshėve dhe njerėzve do tė thotė qė organizmat tonė janė mė tė paaftėt nė adoptimin e njė kodi tė ri. Kėshtu qė herėn tjetėr kur tė ndodhė ndryshim kodi gjenetik nė biosferė, ne nuk do mund tė pėrfitojmė apo adoptohemi, pėrfundon me qesėndi Syvanen.

Fatos Kopliku

Bilog gjenetist molekular

Punonjės shkencor nė Laboratorin e Sistematikės Molekulare

Muzeu i Historisė sė Natyrės

Londėr

 

Shqipėria ka aventurierė politikė

Partive politike shqiptare

Trupit Diplomatik tė akredituar nė Tiranė

Tė gjitha mediave tė shkruara dhe tė folura Tiranė

      Tė nderuar ambasadorė, tė nderuar drejtues tė partive politike, tė nderuar demo-kristianė tė mbetur nėn siglėn e PDK, vendosa t’ju informoj, pasi e pashė tė domosdoshme t’ju them se Shqipėria ka ende aventurierė politikė.

      Tė nderuar kristian-demokratė evropianė (IDC) (CDU)

      Vendosa t’ju informoj pėr tendencat e grabitjes sė PDK nga njė aventurier politik. Lėvizja demokristiane nė Shqipėri ėshtė lėvizja mė e kahershme, parti tradicionale e 1945, e themeluar nė Shkodėr nga At Gjon Shllaku, ku nė themel qėndron humanizmi, toleranca, vllazėria, bashkėjetesa dhe morali. Asnjėherė demokristianėt nė historinė e tyre nuk kanė menduar pėr tė keqen, por pėr tė mirėn duke e predikuar atė. Asnjėherė demokristianėt nuk kanė menduar ta djegin Shqipėrinė, por ta bėjnė atė. Pas largimit tė ish-kryetarit Zef Bushati, nga kreu i PDK, kryesia e kėsaj partie dh e Kėshilli Kombėtar u shkrinė dhe mė 14 shtator 2001 lindi nė Shkodėr Lėvizja Reformaore e Partisė Demo-Kristiane tė Shqipėrisė, e cila u pagėzua me emrin Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė, me qendėr nė Shkodėr. Gati e gjithė ish-kryesia e Kėshillit Kombėtar tė PDK kanė kaluar dhe bėjnė jetė partie nė Partinė Kristian Demokrate tė Shqipėrisė.

      Ne kristian demokratėt shqiptarė jemi tė vendosur sot mė shumė se kurrė, tė ruajmė vlerat, idealet pėr tė cilat jemi organizuar dhe tė pastrojmė partinė nga antivlerat dhe imoraliteti.

      Tė nderuar kristian-demokratė!

      Ajo qė mė shtyu tė bėj kėtė promemorie, ėshtė se pasi lexova gazetėn “Koha Jonė” tė datės 24. 11. 2003 nė faqen e parė, ku shkruante “Sot fillon revolucioni blu”, i cili jepte dhe itinerarin e lėvizjes sė protestuesve sot mė datė 26. 11. 2003 tė gjithė televizionet japin konferencėn e shtypit tė z. Lesi si kryetar i PDK, duke njoftuar pėr ndojnė akt terrorist tė policisė sekrete shqiptare. Menjėherė, duke shfletuar arkivin e ish-Partisė Demo-Kristiane tė Shqipėrisė, shoh gazetėn “Koha Jonė” tė muajit shkurt-mars dhe prill tė vitit 1997, po e njėjta skemė. Mos vallė kjo gazetė do tė bėjė atė qė bėri nė vitin 1997, pėr tė cilėn shqiptarėt paguan njė faturė tė rėndė.

      Dua tė informoj z. Nano se nė emrin e tij z. Lesi kėrkon tė pėrvetėsojė siglėn e PDK nė gjykatat shqiptare. Dua tė informoj z. Berisha se me emrin e tij, z. Lesi kėrkon tė sigurojė njė mandat deputeti nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithsesi, si z. Nano, si z. Berisha e njohin z. Lesi se ē’tė mira i ka sjellė Shqipėrisė, socialistėve dhe demokratėve shqiptarė.

      Ne kristian-demokratėt shqiptarė nuk jemi qeraxhinj nė arenėn tonė. Kjo arenė ėshtė Shqipėria, por jemi punėtorė tė pėrditshėm pėr tė rritur dhe kultivuar bimėn e shėndoshė tė demokracisė.

      Tė shohėsh z. Lesi nė edicionet e lajmeve tė datės 26. 11. 2003, tė ēudit fakti se etiketohet si kryetar i PDK, pasi ai nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do tė ketė kurrė njė mandat politik, pasi ish-Partia Demokristiane e Shqipėrisė ka marrė njė pamje tė re, atė tė rrugės Kristian-Demokrate. Ata qė shoqėronin z. Lesi nė edicionin e lajmeve tė datės 26. 11. 2003 nuk kanė qenė kurrė jo se jo anėtarė, por as simpatizantė tė faktorit kristian megjithatė z. Lesi do ta marrė pėrgjigjen e saktė mė 30 nėntor 2003 nė Bruksel.

      Z. Lesi, nė edicionin e lajmeve tė datės 26. 11. 2003 deklaron se punonjės tė Shėrbimit Informativ do tė nxisin incidente nė demonstratat e opozitės. Unė, si jurist dhe si ish-punonjės i strukturave tė policisė sė shtetit i kėrkoj Drejtorit tė Shėrbimit Informativ Kombėtar qė t’i kėrkojė Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė fillojė procedimin penal ose tė pranojė autorėsinė e deklaratės sė z. Lesi.

      Duke pėrfunduar kėtė promemorie, ne kristian demokratėt shqiptarė kemi pėrgatitur dosjen e z. Lesi tė cilėn e kemi pėrcjellė nė Internacionalen Kristian-Demokrate tė Europės. Ftoj tė gjithė ish-demokristianėt, kristian-demokratėt shqiptarė tė mos tremben nga ky aventurier politik. Jemi ne, nė njė rrugė tė gjatė, jemi tė detyruar tė mbrojmė vlerat e demokracisė kristiane, pasi paraardhėsit tanė u flijuan pėr pastėrtinė e kėtyre vlerave, i pasuruan ato pa na lėnė nė dorė asnjė mėkat.

      E ftoj z. Lesi nė debat publik nė ēdo televizion qė ai tė dėshirojė pėr kėtė pėr tė provuar tė kundėrtėn nga ato qė nėnshkruan promemoria, pasi aty do tė marrė goditjen e fundit.

Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė

Kryetari

Av. Fran Dashi

Komuniteti musliman, katolik e ortodoks nė Shkodėr refuzojnė takimet joprofesionale

-Letėr drejtuar institucioneve qė organizojnė tryezėn e rrumbullakėt me temėn “Si ta kuptojmė edukimin qytetar dhe fetar nė Shkodėr”-

 

Institutit pėr kėrkime dhe alternativa zhvillimi;

Qendrės pėr edukimin qytetar demokratik - Shkodėr;

Institutit tė studimeve pedagogjike.

      Fort tė nderuar zonja dhe zotėrinj organizatorė tė tryezės sė lartpėrmendur!

      Ne, kryetarėt e Komuniteteve fetare nė Shkodėr, nė radhė tė parė duam t’ju pėrgėzojmė pėr kėtė iniciativė mjaft domethėnėse dhe interesante pėr jetėn dhe formimin e komunitetit. Por nga ana tjetėr shprehim indinjatėn tonė pasi kemi zbuluar nėpėrmjet ftesės qė na ėshtė dėrguar vetėm disa ditė mė parė, se ne jemi pjesė pėrbėrėse e kėsaj tryeze. Ne mendojmė se kjo formė e tė organizuarit nuk ėshtė e drejtė dhe respektuese, pasi nuk ėshtė marrė fare kontakt me asnjėrin nga ne dhe nuk na janė dhėnė nė formė mė tė detajuar direktiva konkrete mbi zhvillimin e kėsaj tryeze tė rrumbullakėt pėrveē ato qė pėrmban ftesa, edhe ato mjaft tė pėrgjithshme. Sipas vlerėsimit tonė, nė iniciativa tė tilla, ne duhet tė thirremi si bashkė-organizatorė, pasi na rezulton se jemi tė vetmit institucione qė vlera tė tilla i kemi pėrēuar gjithmonė nė shoqėrinė tonė. Duam tė sqarojmė cilindo qė mendon tė na nderojė duke na ftuar nė konferenca, simpoziume, tryeza tė rrumbullakėta etj., se ne si pėrfaqėsues tė Komuniteteve fetare do tė marrim pjesė nė raste tė tilla kur ne jemi bashkė-organizatorė ose pas njė konsultimi paraprak, me pozitėn qė na takon.

      Pėr arsyet e paraqitura mė lart, ne pėrshėndesim dėshirėn e mirė tė organizatorėve, por shprehim keqardhjen tonė pėr kėtė pakujdesi, duke mos marrė pjesė nė tryezėn e rrumbullakėt. Njėherit sqarojmė se kėtė incident nuk e vlerėsojmė si tė vullnetshėm, por pak profesional.

      Duke shpresuar nė mirėkuptimin tuaj, ne - tre Komunitetet fetare tė Shkodrės - mbetemi tė hapur duke ju siguruar bashkėpunimin tonė nė tė ardhmen.

Shkodėr mė 12 dhjetor 2003

Bashkėsia Islamike

Haxhi Bashkim Bajraktari

Kisha Katolike

Imzot Angelo Massafra

Kisha Orthodokse

Atė Aleksandėr Petani

Mark Milani, armik me pushkė dhe mik me pendė i shqiptarėve

      Si rrallė komb nė botė, ne shqiptarėt ndėr shekuj jemi ndeshur me miq dhe armiq tė pafund, ku mjerisht kėta tė fundit jo vetėm ishin mė tė shumtė nė numėr, por edhe me potencial e si rrjedhojė e kėsaj kemi kėtė fat e copė Shqipėri qė gėzojmė sot.  Sidoqoftė historia jonė e stėrmundishme nė pėrgjithėsi ėshtė munduar tė ndajė (shpesh edhe ngatėrrojė) miqtė dhe armiqtė e shqiptarėve, duke i etiketuar sipas standardeve bardh e zi vetėm me njė emėr, miq dhe armiq. Ndėrsa unė nė kėtė shkrim mendova tė prish traditėn, duke shkruar pėr njė personazh ndryshe, i cili meriton tė dy titujt, edhe armik edhe mik i shqiptarėve, e ky, siē paralajmėrova nė titullin e shkrimit ėshtė Vojvoda famėmadh i Malit tė Zi, Mark Milani. Gjithsesi kėta dy tituj (armik dhe mik) i meriton nė dy kohė tė ndryshme, por qė kanė tė pėrbashkėt gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė.

      Sė pari, Mark Milani u shqua si armik (me pushkė) i shqiptarėve, kur ai u printe ushtrive serbo-malazeze pėr tė pushtuar e grabitur trojet shqiptare tė lėna “Hali” nga Perandoria Otomane, sė cilės Europa po i hiqte patkonjtė si njė kali qė po ngrodhte. Por qė shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe ata tė Veriut nė veēanti si rrallė popull (madje duke e ngatėrruar pushtues turk) u organizuan e luftuan nė mbrojtje tė ēdo pėllėmbe truall tė Shqipėrisė Etnike. Mjerisht mote tė tilla ne shqiptarėve nuk na munguan gjatė nėpėr shekuj, por gjysma e dytė e shekullit 19-tė ishte padyshim mė e tmerrshmja dhe me koston mė tė lartė, nė vlera territoriale e njerėzore. Pikėrisht pjesa mė e madhe e kėsaj fature u pėrket ushtrive serbo-malazeze tė komanduara nga Vojvoda i Malit tė Zi, Mark Milani. Madje edhe fama e Mark Milanit erdhi nga dy drejtime ndėr luftėra e beteja, sė pari nė luftėrat zaptuese kundėr shqiptarėve dhe sė dyti nė luftėrat ēlirimtare kundėr turkoshakėve. Kujtojmė se Mark Milani deri nė vitin 1860, (pra deri 27 vjeē) ishte pjesėtar i oborrit tė Princ Danielit (malazez), dhe pas kėsaj ai do tė shėrbejė me devotshmėri nė oborrin e Krajl Nikollės, duke fituar tituj, si Vojvodė, Luftėtar i Rreptė, Komisar pėr ēėshtjen kufitare etj. Nga viti 1860 deri nė vitin 1882, kur vjen edhe fundi i shėrbimeve tė Mark Milanit ndaj Krajlnisė sė Malit tė Zi, shqiptarėt (kryesisht malėsorėt) u ndeshėn me ushtrinė malazeze nė dhjetra beteja, ku vlen tė theksohen, Beteja e Vraninės (1861); Lufta e Kernicės (1862); Lufta e tretė e Shpuzės (1876-1877), Lufta e Podgoricės (Tetor 1877); Lufta e Tivarit (Nėntor 1877), Luftėrat nė mbrojtje tė Plavės e Gucisė, Hotit e Grudės (1878-1880), Lufta nė mbrojtje tė Ulqinit (1880), etj. Vlen tė theksohet se luftėrat e shqiptarėve nė mbrojtje tė trojeve tė tyre u vėshtirėsuan nga vendimet famėkeqe tė Kongresit tė Berlinit (1878), e cila falte territore tonat dhe paralizonte ēdo lloj ndihme nga pushtuesit shekullorė otomanė. Gjithsesi Lidhja e Prizrenit (1878) jo vetėm kishte organizuar shqiptarėt nė pėrgjithėsi e ata tė Veriut nė veēanti pėr t’i dalė zot Atdheut, por malėsorėt i kishte bėrė mė trima e tė vendosur, nga ku ushtria malazeze me nė krye Mark Milanin filloi tė njohė mė shumė humbje se fitore. Ka gjasa se fama e Mark Milanit mori fund pikėrisht nga betejat e humbura me shqiptarėt nga viti 1878 deri nė vitin 1882, e pikėrisht pra aty ku i lindi para vitit 1878. Gjithsesi karriera e kėtij Vojvodė, qė i dha mjaft famė, lavdi e troje tė “reja” Malit tė Zi, u mbyll nė moshėn 49-vjeēare tė tij. E nėse atėherė pėr Mark Milanin u mbyll karriera e luftės, ose mė saktė e pushkės qė e identifikoi si njė armik tė shqiptarėve, filloi “karriera” e re me pendė (si shkrimtar), si mik i drejtė i shqiptarėve. Mark Milani, nga viti 1882 deri nė vitin 1901 (qė vdiq) u mbyll nė Medun (dikur qytet e manastir), ku thuhej se mė shumė ishte si i internuar se i lirė, jetesa e tij pėrballohej nga njė pension qė i kishte lidhur qeveria e atėhershme e Malit tė Zi. Gjatė gati 20 vjetėve, Mark Milani jo vetėm mėsoi (shkrim e kėndim), por mendoi e reflektoi pėr gjithė aktivitetin e tij luftarak e njerėzor, ku shkroi disa libra me mjaft vlerė. Mjerisht ne nė shqip kemi vetėm njė me titull “Jeta dhe zakonet e shqiptarėve”, por edhe ky libėr ka vlera tė papėrsėritshme qė u bėn jehonė disa nga virtyteve mė tė ēmuara tė shqiptarėve, si zakoneve dhe dokeve, urtisė e trimėrisė tė malėsorėve, besės e burrėrisė, bujarisė e qėndresės sė pashoqe ndėr mote tė vėshtira (me shumicė) e tė mira (me pakicė). Mark Milani qė kishte lindur nė bjeshkėt e Kuqit (nė vitin 1833) e pranon me kėnaqėsi qė rridhte nga gjak i largėt shqiptarėsh, qė mjerisht ndėr shekuj ishin skllavizuar.

      Natyrisht etiketimi si armik (me pushkė) i shqiptarėve nuk ka asnjė hije dyshimi dhe nuk besoj se ka nevojė pėr mė shumė argumente, ndėrsa etiketimi si mik (me pendė) i shqiptarėve ėshtė jo vetėm i kontestueshėm, por pėr disa edhe befasues. Por me qėllimin e mirė pėr t’i dhėnė hakun (Ēezarit atė qė ėshtė e Ēezarit) mė poshtė do tė rendis pjesė nga vepra e shkruar e Mark Milanit (Jeta dhe zakonet shqiptare), cilat i japin padyshim titullin e dytė qė paralajmėrova nė fillim tė shkrimit tim, si mik me pendė i shqiptarėve.

      Pėr ta konkretizuar kėtė, unė po filloj tė risjell tė shkruara disa fragmente tė shkrimeve tė librit nė fjalė, ku autori (M. Milani) e fillon veprėn e tij me hyrjen: “Po them diēka me shpresė se do tė vlejė, pėrndryshe asnjė rėndėsi nuk ka humbja e kohės, mbasi asnjė punė tjetėr nuk kam. Shqiptari, me gjithė pushtimet e huaja, qėndroi nė tė vetėn, i pandryshuar dhe i patjetėrsuar, me gjuhėn e tij tė lashtė dhe pushkėn me tė cilėn u lind. Kjo na bėn tė mendojmė se tek ky popull ka diēka qė ėshtė mė e fortė dhe mė e qėndrueshme se tek popujt e tjerė, ndryshe nuk mund tė shpjegohet fakti: si ky popull nuk e lejoi veten tė ndryshojė, pas gjithė atyre shekujve, pas gjithė atyre pushtimeve qė e shkelėn e shkuan mbi tė, pas gjithė atyre pėrmbysjeve qė ndodhėn...”. Nė vijim tė citimit tė librit, po i referohem kapitullit Vėllamėria e Miqėsia (ku bėhet fjalė pėr fenomenin e gjakmarrjes qė nxitej nga turkoshakėt), ku nė faqen 32 lexojmė: “... Gjykatat nė tė vėrtetė nuk mund tė gjykonin sipas Sheriatit, sepse ai popull as pranonte t’i dėgjonte gjyqet e Sulltanit. Pashallarėt e Turqisė nuk punonin pėr tė fashitur zullumet (tė kėqiat), por bėnin ēmos qė e keqja tė pėrhapej sa mė shumė nė atė kohė. Dy ishin arsyet qė i shtynin pashallarėt tė vepronin nė kėtė mėnyrė: sė pari, qė shqiptarėt tė lodheshin njėri me tjetrin me grindje nė mes tyre, e kėshtu tė dobėsoheshin, dhe pasi t’u shkonte deri nė fyt e keqja e vetgjyqėsisė, t’i dorėzoheshin gjyqit me qafė tė pėrkulur dhe me armė tė hedhura pėrtokė. Njė pjesė e pashallarėve turq, me kėto veprime kėrkonin ta bindin Sulltanin se ndryshe Shqipėria nuk mund tė zaptohet, nėse nuk nxiteshin shqiptarėt ta lodhnin vetveten deri nė rraskapitje...”.

      Pėr Mikpritjen, ndėr tė tjera nė faqen 38, M. Milani shkruan “... Ėshtė festė e madhe pėr shqiptarin kur ka mundėsi dhe shpenzohet pėr mikun. Ėshtė dhimbje dhe dėshpėrim i thellė pėr tė kur s’ka me ēfarė ta presė mikun...”

      Ndėrsa nė faqen 46 gjejmė njė pėrshkrim tė mrekullueshėm pėr nderin dhe familjen shqiptare, ku njė pjesė po e “riprodhojmė”: “... Kjo e ka begatuar karakterin e tyre dhe ka kultivuar tek ata nderin, pėr tė cilin janė gati tė sakrifikojnė jo vetėm veten, por edhe familjen e tyre. Ndėrkohė qė popuj tė tjerė me shkollim mė tė lartė dhe me begati mė tė madhe ekonomike nuk e bėjnė njė gjė tė tillė. Nė rast se ka gjėra qė ata nuk i dinė, kjo vjen nga mungesa e kulturės, pėr tė cilėn kanė ndihmuar edhe shtetet rrotull tij, tė cilat me njė egoizėm djallėzor kanė mbjellė njė farė tė keqe, qė me kohė do tė kishte mbirė e do tė ishte korrur, me llogjikėn e mė tė fortit, apo me grabitqarin, e cila shumė popuj i ka detyruar tė nėnshtrohen e tė veprojnė thjeshtė sipas interesave tė tyre. Kėshtu do tė kishte ndodhur edhe me shqiptarėt, sikur ata tė mos ishin njė popull qė nuk futen lehtė nėpėr kallpe.

      Unė nuk po vozis me lundrėn time, mbi pasqyrėn e njė deti tė qetė, por po bares me opinga nėpėr shtigjet e ngushta tė maleve e luginave shqiptare, pas zakoneve tė tyre tė thjeshta por trimėrore, me tė cilat do tė mrekullohej ēdo shpirt i ndershėm dhe i drejtė. E pyes veten si ėshtė e mundur qė nė vise kaq tė egra e tė pazhvilluara, tė lindė nė shpirtin e kėtij populli njė ndjenjė kaq fisnike dhe ajo tė mbetet e pathyeshme edhe para pushtuesve mė tė tmerrshėm, tė cilėt asnjėherė nuk arritėn ta shuajnė shkėndijėn e mendimeve fisnike qė kultivohen nė gjokset e tyre pa ndihmėn e askujt? Shpirti, arsyeja dhe nderi, aty kanė zanafillėn e tyre. Vetėm ndėrhyrja e diēkaje hyjnore ka bėrė qė ata ta lakmojnė nderin dhe tė jenė xhelozė pėr tė! Ja, pėrse shqiptarėt e duan aq shumė nderin dhe nuk u dhimbset as jeta pėr tė...”

      Mė poshtė nė faqen 62, ndėr tė tjera pėr Bamirėsinė, gjejmė tė shkruar: “... Njerėz tė panjohur ndihmojnė edhe fshehurazi, sinqerisht e me shpirtmadhėsi, gjė tė cilėn nuk e kanė mėsuar as nga librat dhe as kanė marrė ndonjė instruktim tė veēantė pėr kėtė gjė. Gjithēka atyre u ka lindur natyrshėm nga shpirti, nga mėsimet e marra prej prindėrve tė tyre, dhe nga njė mirėsi e rrėnjosur thellė nė gjak. Bamirėsia e askujt nuk ėshtė aq e shenjtė e madhėshtore sa ajo e shqiptarėve, sepse ēdo gjė ata e bėjnė me gjithė shpirt dhe me shumė kėnaqėsi, duke dėshiruar qė njė gjė e tillė tė mbetet e pashlyeshme. Kėshtu hap pas hapi e brez pa brezi, tė rinjtė shohin ē’kanė bėrė mė tė vjetrit dhe ē’amanete u kanė lėnė tė transmetojnė nė tė ardhmen...” Njė vlerė tė veēantė kanė rreshtat e shkruar nga Mark Milani pėr marrėdhėniet ndėrfetare tė shqiptarėve (gjatė pushtimit turk) nė faqen 76 tė librit tė sipėrcituar, ku ndėr tė tjera shkruan: “... Turqit janė pėrpjekur qė fiset shqiptare qė muslimanizonin, mos t’i lejonin kremtimin e kėtyre festave, e nė mėnyrė tė veēantė tė mos kremtonin Shėnkollin apo shenjtorė tė tjerė, duke thėnė: Tani duhet tė besoni Muhametin dhe jo Shėnkollin e shenjtorėt e tjerė. Nė kėtė drejtim, turqit nuk arritėn tė ndryshojnė shumė gjėra, sepse edhe sot e kėsaj dite shqiptarėt, si ata qė bėjnė kryq, apo tė tjerėt qė marrin avdes, shkojnė sė bashku nė festat fetare e nė dasma, martohen me njėri-tjetrin ashtu si mė parė... . Ėshtė diēka e ēuditshme kur sheh sa mirė shkojnė me njėri-tjetrin. Nė njė shtėpi, nė tė njėjtėn familje dhe nė tė njėjtin fshat, dy fe dhe asnjėherė nuk e harrojnė njėri-tjetrin, po ashtu kanė shumė kujdes qė tė respektojnė besimin e shoqi-shoqit. Pėr shembull, Marashi qė bėn kryq do tė thotė: Ti axha Hasan dhe ti axha Ali, sot qė ėshtė ditė e premte hala nuk keni marrė avdes? - Estakfurullah - pėrgjigjen pleqtė - nuk e kemi ditė se sot ėshtė e xhuma (premte)... Po kėshtu, edhe tė pakryqėt porosisin tė krishterėt tė mos harrojnė tė bėjnė kryq, e tė shkojnė nė kishė. Ja kėto gjėra vėrehen nė familjen e tyre tė pėrbashkėt, biles ata thonė se kėshtu s’mbeten pa njėri-tjetrin, sepse Krishti tė vetėt dhe Muhameti tė vetėt do t’i ndėshkojė nėse me anė tė lutjeve ata s’do ta pastrojnė vetveten por e lejojnė atė tė bjerė nė mėkate...

      Kėshtu ata janė gati edhe tė vdesin pėr njėri-tjetrin. Ata sa i bashkon gjaku i pėrbashkėt, po aq i ka mėsuar edhe nevoja, se feja nuk mund t’i pengojė qė ata tė jetojnė si vėllezėr. Kjo gjė jo vetėm i ka forcuar, por edhe u ka siguruar jetėn, gjithashtu i ka ndihmuar qė tė mos urrjenė njėri-tjetrin... Nė raste nevoje ata i drejtohen njėri-tjetrit duke i thėnė: Ndihmomė o vėlla! Nėse ai ka ndėrruar fenė, kjo nuk do tė thotė se ai ėshtė ēvllazėruar. Ai nuk harron gjakun e vet, sepse ka diēka misterioze qė nuk e lejon ta harrojė vėllanė dhe sa merr vesh qė ai ndodhet nė vėshtirėsi, menjėherė i shkon nė ndihmė dhe ėshtė gati tė vdesė bashkė me tė...”

      Gjithsesi nė shkrimet e Mark Milanit gjen jo vetėm vlerėsime superlative pėr shqiptarėt, por shpesh edhe tė ilustruara me fakte dhe emra konkretė, qė unė natyrisht nuk po zgjatem me to. Kėtu gjenė shumė emra dhe vlerėsime pėrkatėse pėr shumė luftėtarė trima e bujarė tė Shqipėrisė Veriore (Malėsorė), me tė cilėt Marku undesh nė ditė tė vėshtira (lufte), por edhe nė ditė tė mira (paqeje), madje disa nga kėta emra luftėtarėsh malėsorė ishin edhe tmerri i ushtrive malazeze, por qė nė kėtė libėr u jep “hakun”. E disa ndėr kėta trima qė Vojvoda shkruan me respekt e dashamirėsi janė: Ujk Gila i Kelmendit, Gjelosh Frangu, trimi i Hotit e Malėsisė, Bardh Nik Gjoni i Trepēes, Prel Luli edhe ky trim me zė nga Hoti, Mul Ēoku nga Plava, Lekė Gjonin nga Trepēa, Mark Vuksanin dhe Prel Gjeloshin e Kelmendit e tjerė.

      E tė gjithė kėta trima tė besės e burrėrisė gjatė luftėrave me ushtritė turke, por mbi tė gjitha me ushtritė malazeze ishin tmerri i pėrhershėm i shkjeve, por qė Mark Milani i vlerėson e lavdėron, se kėshtu lavdėronte e lartėsonte veten e luftėn e tij rreth ēerekshekullore, qė e kishte bėrė me luanė malesh e jo me carcaminj gardhesh... Gjithsesi me Mark Milanin e ushtrinė e tij malazeze shqiptarėt e Veriut e veēanėrisht Malėsorėt nuk kishin vetėm luftėra me njėri-tjetrin, por edhe aleanca kundėr njė armiku tė egėr e mizor qė kishte shekuj qė u zinte diellin, hėnėn, yjet dhe trojet e tyre dhe kjo ishte Perandoria Otomane. Pikėrisht pėr njė nga kėto aleanca tė Mark Milanit me Malėsorėt, unė po citoj njė pjesė tė shkrimit tė Vojvodės famėmadh, nė faqen 97 tė librit, ku ndėr tė tjera shkruan: “... Desha tė theksoj besnikėrinė e vėllezėrve tė mi shqiptarė, tė cilėt nė luftėn e fundit mė dhanė njė ndihmė tė jashtėzakonshme. Dhe ja si: Nė fillim tė luftės erdha nė Kuē. Nė kufi mora vesh se Kuēi ishte ngritur dhe i kishte kthyer pushkėn turkut. Pashai i Turqisė e kishte rrethuar me ushtri Medunin, Fundinėn, Koēen, Zatriebēin dhe Orahovėn. Nė Orahovė kishte futur shqiptarėt, nė krye tė tė cilėve ishte Bajraktari i Kelmendit, Ujk Gila me disa prej krerėve tė tyre. Turqit i kishin vendosur shqiptarėt nė Orahovė, nė majė tė maleve tė Kuēit, nė mėnyrė qė as unė e as kuēianėt tė mos kishim mundėsi tė zhvillonim asnjėlloj lufte... Kėshtuqė, ne nuk mund t’i dėbonim turqit nga qyteti e fortesa, e jo mė t’i ndiqnimm nė Podgoricė e mė tej. Mirėpo unė u mora vesh me shqiptarėt e mi dhe ata mė dhanė fjalėn. Unė do t’u lija atyre fshatrat e Kuēit. Ndėrsa nė katunde, do tė mbeteshin vetėm gratė e fėmijėt, ata do tė mbronin nga krahėt. Unė do tė luftoja me turqit jo vetėm nė qytet dhe nė fortifikatat pėrreth, por po tė kisha mundėsi do t’i dėboja ata edhe prej Podgoricės. Dhe ashtu u bė...”

      Mark Milani, si mik i shqiptarėve me pendė (shkrime) u ka pasė lėnė njė porosi tė “ēmuar” vėllezėrve tė tij serb e komshinjve tanė, madje me njė pėrshkrim brilant (qė natyrisht serbėt s’e dėgjuan kurrė), qė unė pėr ta paraqitur po i referohem faqes 98 tė librit (tė M. Milanit), i cili ndėr tė tjera shkruan: “... Puno o serb me shqiptarėt dhe do tė dalėsh i fituar. Trokit nė portat e tyre dhe do tė hapen. Puno me besnikėri tė vėrtetė dhe mos e mbėshtet fatin as nė shkathtėsinė tėnde dhe as nė thjeshtėsinė e tyre, duke menduar se mund t’i mashtrosh lehtė. Edhe sikur ata tė mos e dinė qė ti punon mė tepėr pėr lavdinė tėnde, se sa pėr nderin e tyre, mos u lėr shkas tė kenė arsye e tė ngulisin mbi ty njėmijė shikime, pėr t’i zbuluar dredhitė dhe mashtrimet e tua. Mos e ul veten deri aty. Shqiptarėt janė njė popull i thjeshtė, e kur shohin tek ti tė vėrtetėn e pastėr, nė flakė dhe nė detė hidhen bashkė me ty...” Nė shkrimet e Mark Milanit, pėrveē kėtyre fragmenteve tė shkėputur nga libri (Jeta dhe zakonet e shqiptarėve), gjen me bollėk konsiderata pėr ne shqiptarėt, madje nė kėtė libėr ka kėshilla tė vlerfshme pėr sot e pėr mot, pėr ne e fqinjėt tanė, qė sado keq tė shkojmė, kėshtu jetėn “bashkė” do ta kalojmė. Natyrisht Mark Milani ka edhe objeksione tė ndryshme qė koha ia imponoi, por qė nuk mund t’ia ulin vlerėn as si armik me pushkė e as si mik me pendė...

      Nė pėrfundim ne shqiptarėt kemi ēfarė tė mėsojmė nga ky Vojvodė edhe pėr trajtimin e historisė sonė tė hidhur (luftėrave), mbasi gjatė rreth gjysmė shekulli nėn komunizėm i trajtonim kundėrshtarėt tanė qė luftonim me ta, jo siē ishin nė fakt, luftėtarė e pse jo edhe trima e dinakė, edhe pse luftonin pėr njė ēėshtje tė padrejtė. Por si frikacakė, ēiliminj e budallenj (kujtoni duke vrarė italianėt e gjermanėt me llastiqe fėmijėsh apo guralecė nga debatikast tanė dhe deri duke ua hedhur ndėr sy). Apo duke fituar nė ēdo betejė e ata duke humbur gjithnjė. Natyrisht ne kėshtu nuk ulnim armiqtė por veten pasi kėshtu tė tjerėve u jepnim argumente tė na thonin se lufta juaj paska qenė luftė kalamajsh e budallenjsh. Pra, Mark Milani duke vlerėsuar armiqtė e tij,m vlerėson veten, siē edhe thuhet diku nga Fishta (qė e vlerėsoi Mark Milanin) se u ndeshėn Luanėt me Luanė e Dragojtė me Dragoj... Sidoqoftė e mbyll kėtė shkrim jo tė zakonshėm pėr shtypin tonė, nė mos tė ēensuruar tė vetėēensuruar, duke shpresuar qė tė mos mė akuzojnė si “bashkėpunėtor tė shkjeve”...

Ndue Bacaj

Ngujimi zhduket duke respektuar shtetin ligjor

-Nė 12 vitet e fundit 3045 familje janė pajtuar, por gjendja ėshtė katastrofike-

-Vetėm nė Veriun shqiptar janė 2000 fėmijė dhe 700 gra qė u kėrcėnohet jeta-

      Vrasja dhe ngujimi kolektiv gjatė 12 viteve tranzicioni, nė sfondin e tyre paraqiten mjaft dramatike. Gjatė kėtyre viteve, u kryen krime tmerrėsisht tė rėnda: vetėm gjatė kėsaj periudhe tranzicioni nė veri tė Shqipėrisė kanė mbetur 700 nėna tė veja dhe rreth 2000 fėmijė jetimė, si dhe janė vrarė me qindra e qindra persona tė pafajshėm. Banorėt e kėtyre zonave dhe mbarė shoqėria shqiptare ėshtė bėrė gjithnjė e mė e ndėrgjegjshme pėr cėnueshmėrinė e lirive tė personit dhe pasigurinė pėr jetėn qė ato kanė. Shoqėria dhe komuniteti i kėtyre trevave ka filluar ta shohė tė ardhmen me njė frikė qė s’e kishte njohur deri tani. Pėrballė kėsaj gjendjeje shpirtėrore tė tronditur, organizata jonė dėshiron tė dėshmojė shpresėn e saj, tė bazuar nė bindjen e punės sonė 12 vjeēare, qė e keqja e deritanishme ėshtė e kapėrcyeshme, por do vullnet, organizim, sinqeritet dhe bashkėpunim, qė tė gjithė sė bashku tė kthejmė shpresėn pėr jetėn e lirė, dhe ndėrgjegjėsimin e komunitetit nė zhdukjen e ngujimit kolektiv dhe respektimin e shtetit ligjor. Autori qė kryen krimin tė ndėshkohet vetėm nga drejtėsia.

      Nė historinė e daljes dhe tė shpėtimit nga kjo e keqe e madhe qė vuan komuniteti, organizata jonė projektoi ndėrhyrjen mė tė ndershme nė zbutjen e kėsaj plage tė rėndė, atė tė ndėrgjegjėsimit tė mbarė shoqėrisė pėr njė bashkėjetesė nė paqe nė zhdukjen e ngujimit kolektiv dhe respektimin e shtetit ligjor.

      Ėshtė kjo organizatė qė pėrpiqet pėr t’i dhėnė shpresė dhe kurajo mbarė komunitetit nė ndėrgjegjėsimin e tij qė ai vetė tė luftojė kėtė “kancer” qė po merr ēdo ditė jetė njerėzish dhe tė sjellė transformimet e duhura pėr njė paqe, nė njė kohė kur bota nė tė cilėn e keqja duket ende fitimtare, do tė transformohet nė njė botė nė tė cilėn aspiratat mė fisnike tė zemrės njerėzore mund tė kėnaqen, nė njė botė nė tė cilėn do tė sundojė paqja e vėrtetė.

      Ato qė ndodhėn vitet e fundit, me faktet e tmerrshme tė gjakut qė ne e kemi tė freskėt nė mendje, mė ka nxitur tė rimarr njė refleksion qė shpesh buron nga thellėsia e zemrės sime, nė kujtim tė ngjarjeve mė dramatike nė historinė e vėllavrasjes dhe tė konflikteve qė janė shėnuar nė jetėn time, si vrasja e fėmijės 12 vjeēar, banor i Komunės Barbullush tė Rrethit tė Shkodrės, si dhe tė dy djemve tė rinj 15 dhe 17 vjeēarė, tė cilėt janė vrarė pėr tė paguar gjakun e dikujt tjetėr. Ata nuk ishin kriminelė, por fėmijė tė mitur dhe tė pafajshėm.

      Vuajtjet e mėdha tė kėtyre familjeve dhe tė shumė individėve, mes tė cilėve edhe shumė familje intelektuale dhe miq tė njohur tė mi i kanė bėrė gjithnjė thirrje shpirtit tim e mė kanė nxitur pėr tė ecur nė rrugėn e paqes pėr tė parandaluar ēdo tė keqe mė tė madhe dhe pėr tė kthyer paqe dhe harmoni nė familjet shqiptare. Shumė herė jam ndalur pėr tė reflektuar nė pyetjen: Cila ėshtė rruga qė tė ēon nė rivendosjen e paqes tek kėto familje qė vazhdimisht janė me sy tė pėrlotur e ku tė drejtat e tyre kaq barbarisht janė dhunuar?

      Bindja nė tė cilėn kam arritur, duke arsyetuar e duke u ballafaquar me zbulesėn e shkaqeve nga mė tė ndryshmet qė po e degradojnė shoqėrinė drejt ligjeve tė mesjetės, ėshtė se nuk mund tė vendoset plotėsisht rendi i thyer, nė qoftė se nuk bashkohen mes tyre drejtėsia e falja nė forcimin e shtetit ligjor. Shtyllat e paqes sė vėrtetė janė drejtėsia dhe ajo formė e veēantė e dashurisė qė ėshtė falja.

      Por, si mund tė flasim, nė rrethanat aktuale, pėr drejtėsi dhe falje, e cilat janė burimet dhe kushtet e faljes? Pėrgjigja ime ėshtė se mund e duhet tė flitet pėr drejtėsi dhe falje, pavarėsisht nga vėshtirėsitė qė ky diskutim mbart, pasi ka prirje tė mendohet pėr drejtėsi e falje nė caqe alternative. Falja i kundėrvihet mėrisė e hakmarrjes, jo drejtėsisė. Paqja e vėrtetė nė realitet, ėshtė “vepėr e drejtėsisė”, paqja ėshtė “fryt i rregullit tė fituar nė shekuj nė shoqėriėn shqiptare e qė duhet tė kryhet nga njerėz tė prirur pėr njė drejtėsi gjithnjė e mė tė pėrsosur”.

      Paqja e vėrtetė ėshtė fryt i drejtėsisė, virtyt moral e garanci ligjore qė ruan me respekt tė plotė tė drejtat dhe detyrat, shpėrndarjen e barabartė tė tė mirave dhe tė detyrimeve. Por, meqenėse drejtėsia njerėzore ėshtė gjithmonė e brishtė dhe e papėrkryer, e ekspozuar nė kufinjtė e egoizmit personal dhe tė grupit, ajo ushtrohet dhe nė njė farė kuptimi kompletohet me faljen qė shėron plagėt, qė rivendos nė thellėsi marrėdhėniet njerėzore tė turbulluara. Kjo gjė vlen shumė edhe pėr tensionet mes individėve, por edhe nė njė sferė tė pėrgjithshme kombėtare.

      Falja nuk i kundėrvihet nė asnjė mėnyrė drejtėsisė, sepse nuk konsiston nė mbivendosjen e nevojave legjitime tė ndreqjes sė rendit tė cėnuar. Falja synon mė tepėr nė atė drejtėsi tė plotė qė priret nga qetėsia e brishtė e armiqėsisė, por ėshtė njė shėndoshje nė thellėsi tė plagėve qė pikojnė gjak nė shpirt. Pėr njė shėndoshje tė tillė, drejtėsia e falja janė qė tė dyja thelbėsore.

      Janė kėto, dy dimensionet e paqes sė dėshiroj t’i zbuloj nė kėtė mesazh. Organizata jonė, me kėtė kėrkesė tė sinqertė i drejtohet mbarė komunitetit pėr shtrirjen e dorės sė faljes dhe zhdukjen njėherė e pėrgjithmonė tė ngujimit kolektiv. Ėshtė koha pėr tė reflektuar nė nevojat e drejtėsisė dhe nė thirrjen pėr falje tė atyre problemeve tė mprehta qė vazhdojnė tė trishtojnė shoqėrinė dhe tė pengojnė zhvillimin e vendit.

      Ėshtė njė e drejtė qė duhet, si ēdo tjetėr, t’u pėrgjigjet rregullave morale e juridike nė zgjedhjen si tė objektivave ashtu edhe tė mjeteve. Identifikimi i fajtorėve duhet dosmoso tė provohet, sepse pėrgjegjėsia penale ėshtė gjithmonė personale. E pra, nuk mund tė shtrihet tek persona tė pafajshėm apo ngujimi kolektiv nė mėnyrė fisnore, si nė kohėt mesjetare, siē ndodh nė disa krahina tė vendit tonė.

      Bashkėpunimi i tė gjitha hallkave shoqėrore nė luftėn kundėr kėtij fenomeni, duhet tė pėrfshijė edhe njė angazhim tė veēantė nė planin politik, diplomatik e ekonomik, pėr tė zgjidhur me guxim e vendosmėri situatat eventuale tė vėllavrasjes e tė izolimit pėr familje tė tėra tė pafajshme, tė cilat e kanė origjinėn tek paaftėsia e shtetit pėr tė zbatuar ligjet nė mėnyrė korrekte, sipas legjislacionit nė fuqi. Parandalimi i konflikteve nė fakt merr prioritet dhe ėshtė frytdhėnės nė ato kushte e zhvillime sociale nė tė cilat tė drejtat merren nėpėr kėmbė dhe padrejtėsitė lejohen pėr njė kohė tė gjatė. Duhet, megjithatė, tė pohohet me qartėsi qė padrejtėsitė ekzistuese nė shoqėri nuk mund tė pėrdoren kurrė si falje pėr tė pėrligjur shkeljen e tė drejtave dhe lirive tė tė pafajshėmve.

      Cilido qė kryen vrasje dhe sjell akte tė dhunshme ndaj komunitetit, kultivon ndjenjat e pėrbuzjes nga shoqėria, duke manifestuar dėshpėrim ndaj jetės e sė ardhmes: gjithēka nė kėtė perspektivė, mund tė jetė e urryer dhe e shkatėrruar. Ai qė jeton me ndjenjėn e hakmarrjes, mendon qė e vėrteta nė tė cilėn beson, ose vuajtja e mundishme, ėshtė absolute dhe e pėrligjin reagimin shkatėrrues edhe tė jetės sė njerėzve. Si e tillė, ndjenja e hakmarrjes ėshtė pjellė e njė mentaliteti mesjetar, qė lind nga bindja se mund t’u imponosh tė gjithėve pikėpamjet e tua pėr tė vėrtetėn. E vėrteta, relative, nuk mund tė imponohet kurrė. Respekti pėr ndėrgjegjen e tė tjerėve, nė tė cilėn pasqyrohet imazhi i vetė komunitetit, pranon vetėm tė propozojė tė vėrtetėn tjetrin, e cila pastaj i takon atij ta pranojė. Tė pretendosh t’u imponosh tė tjerėve me dhunė atė qė besohet se ėshtė e vėrtetė, do tė thotė tė dhunosh dinjitetin e qenies njerėzore dhe, pėrfundimisht mohon liritė dhe tė drejtat e tjetrit.

      Por, ēfarė do tė thotė konkretisht tė falėsh? Pse tė falim? Njė diskutim pėr faljen nuk mund t’i shmangė kėto pyetje, kėto ditė kur organizata jonė po kėrkon nė mėnyrė tė ndershme dhe publike shtrirjen e dorės sė faljes dhe tė paqes, duke hequr ndjenjėn e hakmarrjes pėr hir tė sė ardhmes.

      “Ofro faljen, merr paqen”. Dėshiroj tė kujtoj qė falja e ka selinė nė zemėr tė secilit, para se ajo tė jetė njė fakt shoqėror. Vetėm nė atė masė sa pohohet njė etikė dhe kulturė e faljes mund tė shpresohet nė njė “politikė tė faljes”, e shprehur nė qėndrimet shoqėrore, institutet juridike, nė tė cilat drejtėsia merr njė fytyrė njerėzore.

      Nė realitet, falja ėshtė para sė gjithash njė zgjidhje personale, njė opsion i zemrės, qė shkon kundėr instinktit spontan tė shpagimit tė sė keqes me tė keqen. Njė opsion i tillė i ka rrėnjėt nė dashurinė pėr tė ardhmen dhe ruajtjen e vlerave tė jetės, si dhe nė trashėgiminė e vlerave tė larta kombėtare. Shembullin e tyre mė tė lartė nė faljen e kanė dhėnė 3045 familje, tė cilat nė mėnyrėn mė tė ndershme dhe fisnike kanė shtrirė dorėn e faljes dhe tė pajtimit.

      Falja ka pra njė mirėsi e njė masė shprese. Kjo megjithatė nuk pėrjashton faktin se falja mund tė pranojė edhe vlera nė dritėn e konsideratave tė arsyes njerėzore, para sė gjithash, atė pėrvojė relative qė qenia njerėzore jetėn nė vetvete kur bėn njė tė keqe. Ai atėherė kupton brishtėsinė e tij dhe dėshiron qė tė tjerėt tė jenė tė butė me tė. Sepse a duhet t’ua bėjmė tė tjerėve atė qė nuk dėshirojmė qė tė na e bėjė kush ne?

      Ēdo qenie njerėzore kultivon tek vetja shpresėn pėr ta nisur jetėn nga e para, pėr tė mos mbetur gjithmonė i burgosur i gabimeve tė veta dhe i fajeve tė veta. Ėndrra hedh vėshtrimin drejt sė ardhmes pėr tė zbuluar edhe njė perspektivė tė re tė besimit e tė angazhimit.

      Si akt njerėzor, falja ėshtė para sė gjithash njė iniciativė e njė subjekti tė veēantė nė raport me tė tjerėt, qė janė tė ngjashėm me tė. Personi, megjithatė, ka njė dimension esencial shoqėror nė virtytin e tė cilit ndėrthuren njė rrjet marrėdhėniesh me tė cilat shprehet vetvetja jo vetėm nė tė mirė, por fatkeqėsisht, edhe nė tė keq. Si pasojė e kėsaj, falja bėhet e nevojshme tė shtrihet edhe nė nivel shoqėror. Familjet, grupet fisnore, vetė komuniteti, kanė nevojė t’i hapen faljes pėr tė ndėrthurur marrėdhėnie tė pandėrprera, pėr t’i shmangur situatat nė tė cilat jepen dėnimet reciprokisht tė kota pėr tė fituar tentativa e pėrjashtimit tė tė tjerėve pa u lėnė mundėsinė e kėrkesės pėr ndihmė. Kapaciteti i faljes qėndron nė bazė tė ēdo pėrpjekjeje tė njė shoqėrie tė sė ardhmes nė tė drejtė e nė solidaritet.

      Kur mungon falja, sidomos kur ushqehet vazhdimėsia e konflikteve, ka kosto tė jashtėzakonshme pėr zhvillimin e shoqėrisė. Mungon kėshtu gatishmėria e investimeve dhe perspektiva e tė ardhmes, pėr tė sjellė zhvillim, paqe, drejtėsi. Po sa dhimbje vuan shoqėria, sepse s’di tė pajtohet, sa vonesa pėrson sepse s’di tė kėrkojė falje! Paqja ėshtė kush i zhvillimit, por njė paqe e vėrtetė ėshtė e mundur vetėm me falje.

      Falja nuk ėshtė njė mirėkuptim qė arrihet menjėherė dhe as njė gjė qė pranohet lehtė, biles pėr disa ėshtė mesazh paradoksal. Falja, nė fakt sjell nė pamje tė jashtme, njė humbje tė pėrkohėshme, por siguron njė fitim tė vėrtetė pėr njė kohė tė gjatė. Dhuna ėshtė ekzakt e kundėrta: parapėlqen njė fitim afatshkurtėr, por pėrgatit nė distancė njė humbje tė vėrtetė e tė pėrhershme. Falja mund tė duket dobėsi, qoftė pėr atė qė fal, qoftė pėr atė qė pranon, por ajo supozon njė forcė tė madhe shpirtėrore dhe njė kurajo morale me tė gjitha provat.

      Larg zvogėlimit tė personit, falja e drejton atė drejt njė shoqėrie mė tė plotė e mė tė pasur, i aftė tė reflektojė tek vetja njė rreze tė shkėlqyer tė sė ardhmes.

      Misteri qė zhvillohet nė shėrbimin e ruajtjes sė vlerave tė jetės mė bėn tė ndjej gjallėrisht detyrėn e mė jep nė tė njėjtėn kohė forcėn tė kėmbėngul nė nevojėn e faljes. Kėtė e bėj edhe sot, i ndihmuar nga shpresa tė mund tė nxis refleksione tė kthjellėta e tė pjekura nė pamjen e njė ripėrtėritjeje tė pėrgjithshme drejt jetės normale, nė zemrat e familjeve tė prekura nga kjo fatkeqėsi shoqėrore.

      Nė kėtė pėrpjekje tė madhe, organizata jonė nuk mund tė lėrė pa vėnė para pėrgjegjėsisė spektrin politik shqiptar, institucionet shtetėrore, si dhe rininė studentore. Duhet tė bashkėpunojnė tė gjithė sė bashku pėr tė eleminuar shkaqet dhe pasojat qė ka sjellė pėr komunitetin kjo dramė e madhe shoqėrore, duke mohuar liritė dhe tė drejtat e individit dhe tė familjeve tė tėra tė pafajshme. Ėshtė fjala pėr njė fushė preēize tė dialogut e tė bashkėpunimit tė tė gjithėve, pėr njė ndėrgjegjėsim tė mbarė komunitetit, pėr njė bashkėjetesė nė paqe nė mes njėri-tjetrit dhe gjithė shoqėrisė.

      Njė angazhim i kėtij tipi nga tė gjithė sė bashku, nuk ka se si tė mos ndėrhyjė nė rrugėn e faljes qė sjell mirėkuptimin reciprok, respektin dhe besimin ndaj njėri-tjetrit, sepse njeriu qė fal ose kėrkon falje, kupton se ka njė tė vėrtetė mė tė madhe se ai, tė cilėn, duke e pranuar e tejkalon shumė veten e tij.

      Pikėrisht pėr kėtė arsye, lutja pėr paqe nuk ėshtė njė element qė vjen pas angazhimit pėr paqen. Pėrkundrazi, ajo qėndron nė zemėr tė pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e njė paqeje tė pėrgjithshme shoqėrore nė drejtėsinė e lirinė e tė pafajshėmve dhe vėnia para drejtėsisė e autorit qė kryen krim. Tė lutesh pėr paqe do tė thotė tė lutesh pėr drejtėsi dhe kthimin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, pėr njė rend tė pėrshtatshėm brenda komunitetit qė ėshtė njė e drejtė themelore njerėzore e qytetare e ēdo individi. E, nė mbyllje tė kėtij mesazhi, dua tė citoj fjalėt e menēura fetare: “Nuk ka paqe pa drejtėsi, nuk ka drejtėsi pa falje!”. Nė tė njėjtėn kohė tė falėnderoj tė gjithė ato misionarė tė paqes qė pėr 12 vite me radhė punuan me pėrkushtim nė parandalimin e konflikteve dhe kthimin e paqes nė familjet shqiptare. Ato janė heronj tė vėrtetė tė paqes. Urimi im pėr kėta misionarė ėshtė: “Paēi jetėn e gjatė o misionarė tė Paqes!”.

      Paqja mbizotėroftė tek tė gjitha familjet e prekura nga konfliktet. Mbarėsi nė familjet e tyre.

Lidhja e Misionarėve tė Paqes tė Shqipėrisė

Kryetari

Emin Spahija

Fillimi i njė debati

Lėvizja e lirė e shqiptarėve fillon me dhėnien e vizave afatgjata pėr gazetarėt

-Nėse keni njė ftesė, ua pėrshpejtojmė dhėnien e vizave, ėshtė refreni i ēdo ambasade apo konsullate pėr gazetarėt shkodranė.

-Ne pyesim: “Ē’tė keqe ka pajisja e gazetarėve me viza afatgjata?

      Mė ka mbetur nė mendje njė takim nė Konsullatėn e Italisė, me ish-Konsullin e parė tė Republikės sė Italisė nė Shkodėr (pėr periudhėn post-komuniste), Stefano Deleo. Nė pritje tė njė vize turistike njė mujore pėr njė vizitė tek njė i afėrm i imi nė Itali, Konsulli Deleo mė thotė tė pres pak. Pas disa minutave, ai kthehet me pasaportėn time, ku viza ime njė mujore, e para nė pasaportėn e modelit tė ri, ishte anulluar. Fillimisht u stepa, derisa Deleo ktheu fletėn tjetėr dhe vėrejta njė tjetėr vizė. Ndėrsa mė zgjaste pasaportėn, Deleo mė tha: Nė vend tė njė vize njė mujore dhe me njė kalim, po tė jap njė vizė “Shengen” 6-mujore, me shumė hyrje-dalje. Ju jeni gazetar dhe duhet tė lėvizni nė Evropė. Tė parėt do tė jeni ju qė do tė sillni nė Shqipėri eksperiencat dhe frymėn evropiane. Njėkohėsisht, do tė tregoni se nė vendin tuaj, nuk ekzistojnė vetėm trafiqe, krim apo korrupsion...

      Faktikisht, ajo vizė, pėr arsye tė impenjimeve personale dhe tė punės, nuk u shfrytėzua asnjėherė, por mė mbeti nė mendje arsyetimi i thjeshtė i Konsullit Deleo, tė cilit realisht, i paraqita tė gjitha dokumentat e nevojshme. Disa javė mė parė, pėr arsye personale, u paraqita pėr marrjen e njė vize pranė Konsullatės Italiane nė Shkodėr. Konsulli Roberto Orlando dhe punonjėsit e tjerė tė konsullatės, mė pėrshpejtuan sė tepėrmi procedurat, pasi bėhej fjalė pėr dėrgimin e njė tė sėmuri. Vizat i mora brenda njė kohe tė shkurtėr dhe pas paraqitjes tė tė gjitha dokumentave qė kėrkoheshin (pėrfitoj nga rasti t’i falenderoj tė gjithė pėr ndihmėn).

      Para disa kohėve, ekzistonte njė ide bashkėpunimi mes Konsullit Deleo, Prefektit Leqejza dhe Kryebashkiakut Rusi nė favor tė gazetarėve. Mendohej qė tre drejtorėt apo pronarėt e televizioneve tė Shkodrės dhe nga njė gazetar pėr ēdo TV, tė pajisej me njė vizė afatgjatė. Nuk ishte ndonjė arsyetim i gjatė pėr arsyet e kėtij veprimi, pasi ato kuptohen apriori, megjithatė gjithēka mbeti thjeshtė ide. Nuk besoj tė kem nxjerrė ndonjė sekret, pasi tashmė jemi nė tė tjera kushte: ėshtė nė Shkodėr njė Konsull i ri, z. Orlando, ndėrsa Kryebashkiakut Rusi i ka mbaruar mandati. Realisht, nė kėto pak muaj tė fillimit tė misionit diplomatik nė Shkodėr tė Konsullit Orlando, ai ka instaluar marrėdhėnie shumė tė mira me komunitetin e gazetarėve. Edhe nė lidhje me idenė qė pėrmenda mė lart, i ėshtė shpjeguar diēka. Z. Orlando ėshtė treguar i gatshėm nė pėrshpejtimin e procedurave pėr gazetarėt, nėse ata kanė njė ftesė pėr tė dalė jashtė vendit, sigurisht pasi tė kenė plotėsuar tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm. Megjithatė, unė do tė shtroja njė pyetje, pėrgjigjen e sė cilės do ta mirėprisja nga ēdokush: Ē’tė keqe ka pajisja me viza afatgjata tė gazetarėve tė Shkodrės apo edhe tė Veriut? Nga informacionet qė kemi, kolegėt e Tiranės nuk kanė as problemin mė tė vogėl nė kėtė drejtim dhe pajisen lehtėsisht me viza nga ēdo ambasadė. Pse ndodh e kundėrta nė Shkodėr?

      Shqetėsimi i parė, i cili i ėshtė shprehur edhe komunitetit tė gazetarėve, ėshtė ai i gazetarėve tė rremė. Ka patur raste, kur individė tė ndryshėm janė paraqitur si gazetarė tė mediave tė Shkodrės. Megjithatė, ekzistojnė mundėsitė pėr eleminimin e kėtij fenomeni. Nė Shkodėr, prej rreth 10 vitesh, ėshtė krijuar njė komunitet stabėl gazetarėsh, tė cilit i shtohen shpesh edhe tė rinj, por qė tė gjithė tė identifikueshėm. Ekziston njė shoqatė gazetarėsh “Unioni i Gazetarėve tė Veriut” (UGV), e cila disponon ēdo informacion tė nevojshėm. Pėrveē kėsaj, ka njė Federatė Sindikale tė Mediave, e cila mund tė ndihmojė nė kėtė drejtim. Nė tė njėjtėn kohė, Konsullata Italiane nė Shkodėr ka krijuar raportet e nevojshme edhe me pronarėt apo drejtuesit e mediave kėtu. Atyre u njihet vula, u njihen firmat por edhe dokumentat zyrtare me kokat pėrkatėse. Edhe vetė ata janė tė interesuar tė eleminojnė gazetarėt e rremė. Nėse do tė pėrdoren kėto filtra qė thamė mė lart, ēdo dyshim i Konsullatės Italiane do tė zhdavaritet.

      Shqetėsimi i dytė, ėshtė ai i mundėsisė sė moskthimit tė gazetarėve qė mund tė pajisen me vizė. Nėse viza do tė ishte afatgjatė dhe me shumė kalime, nė rastin mė tė mirė, ēdo gazetar do tė provonte nėse do tė mund tė stabilizohej nė profesionin e tij nė njė vend tė BE-sė. Kujt do t’i prishte punė njė gjė e tillė? Nė tė kundėrt, secili nga ne do tė kthehej nė Shqipėri, Shkodėr, pėr tė vijuar profesionin e tij. Njė garanci mė shumė ėshtė edhe fakti qė tashmė ėshtė konsoliduar njė komunitet gazetarėsh nė Shkodėr, ku secili ka krijuar njė profil, njė reputacion, njė personalitet. Asnjėri prej nesh nuk do tė braktisė profesionin e tij (edhe pse e ushtron pėrgjithėsisht nė kushte jo shumė tė favorshme krahasuar me Tiranėn) nė kėmbim tė njė pune fizike nė njė vend tjetėr???

      Shqetėsimi i tretė, ėshtė ai i dokumentacionit qė duhet paraqitur. Nėse ke njė ftesė nga dikush pėr tė vajtur nė njė nga shtetet e BE-sė, duhen paraqitur njė seri dokumentash. Sigurisht, kjo ėshtė procedurė, por nėse vizat kėrkohen shpesh, ato procedura kushtojnė kohė dhe para, tė cilat duhen pėrballuar nga gazetarėt. Njė vizė afatgjatė, do tė eleminonte tė gjithė kėto sa thamė mė lart.

      Shqetėsimi i katėrt, ėshtė ai i pozicionit tė gazetarėve tė mediave tė Shkodrės, por edhe atyre qė punojnė nė mediat e Tiranės si korrespondentė. Fatkeqėsisht, njė pjesė e madhe e jona, pėr njė arsye apo tjetėr, nuk janė tė lidhur me kontrata, ose nėse janė, nuk sigurohen apo diēka e tillė. Kėto nuk janė aq shumė nė dorėn e gazetarėve, sa nė dorėn e pronarėve apo drejtorėve, por problemet i heqim dhe do t’i heqim ne gazetarėt. Realisht, jemi gazetarė profesionistė, pasi punojmė “full-time” nė kėtė profesion, ushqejmė dhe mbajmė familjet tona me kėtė profesion, jemi tė njohur jo vetėm nė Shkodėr e Shqipėri, por edhe mė gjerė si gazetarė, por konsullatat apo ambasadat na kėrkojnė kontrata apo vėrtetime nga institucione tė ndryshme, tė cilat nuk janė nė dorėn tonė. Kjo nė funksion tė garancive pėr kthimin tonė nė Shqipėri, nėse do tė marrim njė vizė.

      Mendoj se ky shkrim, ėshtė thjeshtė njė grishje pėr debat. Gjerėsisht, njė temė e tillė ėshtė hapur nė Kuvendin e Shqipėrisė, me pėrmasa mė tė mėdha: Lėvizja e lirė e shqiptarėve nė BE. Ndoshta jemi larg nė kėtė drejtim, pasi sapo kemi filluar tė ecim (ndoshta) nė njė rrugė qė na tregojnė evropianėt e BE-sė. Mbase do tė ishte mirė qė para lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve nė Evropė (pėr mendimin tim, akoma utopi pėr disa kohė), do tė ishte mirė tė mundėsohej lėvizja me viza afatgjata tė gazetarėve nė BE. Kolegėt tanė tė Tiranės e kanė arritur prej vitesh kėtė gjė. Pse tė mos e kenė edhe gazetarėt e Shkodrės, Durrėsit, Vlorės, Elbasanit, etj. kėtė mundėsi?! Nėse kėrkojmė njė dritare nė Evropė, ajo mund tė hapet vetėm nga gazetarėt. Politikanėt e treguan dhe po e tregojnė paaftėsinė e tyre nė kėtė drejtim.

Blerti Delija

Kryetar i Unionit tė Gazetarėve tė Veriut

Kryeredaktor i TV “Rozafa”

Zbulohet mesazhi i Sadamit pėr kamikazėt

      Me arrestimin e kryeterroristit, atij qė tetė muaj mė parė ishte idhull pėr shumėkėnd, bota duket se po merr formėn e saj. Njerėzimi kuptoi se imazhi i krijuar pėr terroristėt ėshtė asgjė.

      “I forti i Globit” paska qenė mė pak trim se njė minushė, qė kur e ndjek maēoku, shpesh herė futet nė zjarr. E, sikur tė mos kisha dėgjuar pėr Sadam Huseinin, patjetėr qė do tė vinte keq. Dorėzohet si “trim” me duar lart, si njė mjeran, me mjekėr tė gjatė e tė palarė, aty nė konfortin e tij, nė njė gropė tė hapur dy metėr nėn tokė, tė ndėrtuar afėr njė kasolleje prej qerpiēi nė rajonin e Tikritit, rreth 180 km nė verilindje tė Bagdadit.

      Sikur tė mos kish ndodhur kėshtu, por tė kish vdekur atje nė vrimė tė miut, fansat e tij, ndoshta edhe pas shumė shekujve, do ta kishin idhull.

      Do tė shkruheshin libra qindra herė mė shumė se ē’u shkruan tash dy vjet e gjysėm pėr Osama Bin Ladenin, qė normalisht ėshtė po kaq trim e i vendosur sa edhe Sadami.

      Gjithsesi, fenomene tė tilla, ne nuk na joshin, por ama bėhen shkak i analizave pėr sot e pėr nesėr. Ėshtė fakt se nė vėmendjen shqiptare, Sadami ka qenė i pranishėm fort shumė, madje nė pėrmasa tė parrokshme sot.

      Figura komplekse e Sadamit ka ndikuar nė mjegullimin psikologjik tė njė pjese psikopatėsh. Pra, diktatori, “trimi” Sadam, nėse ka qenė i aftė tė tmerrojė miliona njerėz, tė vrasė deri nė pesė mijė vetė, kurdė, brenda nė Irak, vetėm nė kornizat e njė dite, nė fund tė fundit, pėr veten e vet, e vlerėsoi jetėn, tė cilėn amerikanėt ia falėn, duke deklaruar botėrisht se do japė llogari pėr krimet vetėm si rob lufte.

      Kėtu theksojmė edhe njė dukuri tjetėr. Edhe terroristėt e mitizuar kanė njėfarė “talenti” nė pėrllogaritjet e tyre. Tė tjerėve u bėjnė thirrje edhe tė vetėsakrifikohen, ndėrsa pėr vete veprojnė krejtėsisht ndryshe. Ky fakt, mendojmė se ėshtė njė mėsim i mirė pėr tėrė terroristėt. Ėshtė njė zbulim qė nuk do e besonin nėse nuk do tė vepronte kėshtu Sadam Husein.

      Nganjėherė edhe mė i keqi dhėnka mesazhe... Pavarėsisht, siē edhe thuhet, jetėn e jep Perėndia dhe duhet ta marrė veē Ai.

Editorial nga Sokol Pepushaj

 

Zhvlerėsimi i radhės i njė procesi zgjedhor

      Paradokset nė jetėn tonė politike, nuk kanė tė mbaruar. Madje, ajo i ngjan njė miniere tė pasur. Paradoksi i radhės ėshtė zhvlerėsimi qė iu bė dhe po i bėhet dita-ditės procesit zgjedhor tė 12 Tetorit. Nė tė vėrtetė zhvlerėsimi i radhės ėshtė ky i fundit, pasi fillimi i zhvlerėsimit tė procesit e ka nė zgjedhjet (qė nuk ishin kurrė tė tilla) tė vitit 1996. Zhvlerėsimi i tyre, pėrpjekje permanente e politikės ėshtė paradoks, kur pikėrisht ajo politikė do tė ishte e para e interesuar qė procesi zgjedhor tė pranohej ashtu siē ishte me tė mirat dhe tė metat e tij.

      Le tė sjellim argumenta qė mendojmė se bindin edhe ata qė nuk janė mėsuar ndoshta tė binden ndonjėherė nė jetėn e tyre.

      Argumenti mė i thjeshtė ėshtė mospranimi i zgjedhjeve nga ana e atij qė humb, qė nuk fiton mbėshtetjen e zgjedhėsve. Tė gjithė politikanėt me fjalė e pranojnė se demokracia ofron vetėm “tė fituar”, madje edhe ai qė “humb” nė tė vėrtetė ka fituar, natyrisht aq sa ka dhėnė. Pra “humbėsi” duke mospranuar rezultatin zgjedhor, verdiktin, sė pari, justifikohet, para atyre qė shpresonin nė idetė e ofruara gjatė fushatės pėr tė pėrmirėsuar punėt dhe sė dyti, “fituesve” ua zbeh suksesin qė nė demokraci konsiderohet i merituar. Rezultati: opinioni publik mėrzitet me klasėn politike (kjo i intereson “tė humburit”), pėr rrjedhojė reformat ngadalėsohen, zbehet inisiativa dhe guximi pėr tė ecur nė shtigje qė mund tė rrezikojnė tė ardhmen e politikave dhe tė vetė politikanėve. E, sė fundi, tranzicioni zgjatet e zgjatet pa fund...

      Tjetėr. Duke qenė se demokracia ėshtė njė sistem shoqėror i pėrparuar vlerash, dhe qė pėrmirėsohet dhe pėrsoset ēdo ditė, ėshtė e besueshme qė nuk mund tė kėnaqė nė mėnyrė ideale kėto, ēdo anėtar tė shoqėrisė. Prapa tyre fshihen interesa tė ēastit, shpesh herė tė ngushta qė synojnė tė pėrpunojnė e tė mbizotėrojnė opinionin publik, aq mė tepėr kur ky opinion pėrfaqėsohet me fjalimet e liderėve politikė. A pati tė meta procesi zgjedhor i 12 Tetorit. Do tė ishte e pabesueshme tė thuash qė ishte ideal (kėshtu mendon ndonjė lider socialist) por edhe i shpėrfytyruar (siē mendojnė liderėt e opozitės apo ndonjė analist i dėgjuar).

      Tė pėrpiqesh qė tė frysh tė metat (lidhur me listat, tė meta qė ekzistojnė) nė atė masė qė zgjedhjet tė sterrosen nuk ėshtė as mė pak e as mė shumė qė tė justifikosh humbjen para vetvetes dhe para atyre qė tė kanė ardhė pas pėr hir tė ndjenjave, emocioneve apo ndoshta dhe ideve tė pakta qė u ke ofruar votuesve gjatė fushatės. Zhvlerėsimi bėhet evident.

      Tashmė nuk ėshtė habi qė politika jonė, nė vend tė pėrpjekjes pėr mirėkuptim mes veti, drejton sytė nga faktori ndėrkombėtar duke iu referuar atyre argumentave apo paragrafėve tė deklaratave qė u interesojnė. Besoj nė faktin qė faktori ndėrkombėtar nė Shqipėri shpesh her vihet nė pozitėn e tė zotit tė shtėpisė.

      Vetė ata (faktori ndėrkombėtar) kanė ritheksuar se zgjedhjet i gjejnė dhe i bėjnė vetėm dhe vetėm shqiptarėt. Pėr proceset zgjedhore deklaratat e tyre vazhdimisht kanė kėnaqur si pozitėn dhe opozitėn, duke qenė tė tipit “ as mish dhe as peshk”. Kjo frymė ka “zbritur” deri nė opinionin e votuesve, saqė kėtė e do Amerika dhe kėtė s’e do (ėshtė fjala pėr z. Nano dhe z. Berisha). Ky opinion ėshtė besuar sė vėrteti atėherė kur kanė ndėrhyrė ata (Amerika dhe BE) kanė ndryshuar dhe fjalėt e liderlodhurve tanė, tonet e tyre janė zbutur. Vallė, tė mos kenė asgjė nė dorė politikanėt tanė pėr fatet e Shqipėrisė?!

      Falė kontributit tė faktorėve politikė ndėrkombėtarė SHBA dhe BE, faktorėve ekonomikė botėrorė BB, FMN etj. Shqipėria ka pėrparuar nė drejtimin e duhur, nė atė tė tregut tė lirė tė ideve, mendimeve, alternativave, tė ekonomisė, etj. Gjithashtu kjo ndėrhyrje e tyre shpesh herė nuk ėshtė “tatuar” si prej atyre dhe po ashtu nuk ėshtė kuptuar prej liderve vendas. Palėt nė “konflikt” kanė pėrdorur ēfarė u ka rėnė nė rrjetėn e interesave tė karizmės personale pa patur parasysh interesat e gjera tė qyetarėve qė dita-ditės nuk po duan t’ia dijnė pėr liderėt e pėrgjėruar tė halleve tė tyre.  Kjo sepse janė mė tė emancipuar se sa politikanėt tanė interesaxhinj dhe sepse nevojat e tyre jetėsore nė treg iu “ha” edhe kohėn qė u duhet kushtuar politikanėve.

      Pėr momentin njėfarė emancipimi do tė quaja edhe bojkotimin qė iu bė 12 Tetorit. Njė analist i vėmendshėm politik, si B. Delia, vėrente nė faqet e “Shqipėrisė Etnike” se vetėm 14% e shkodranėve pėrcaktuan “timonierin” e pjesės tjetėr. As mė pak dhe as mė shumė. Shkodra demokratike e lodhur dhe e bojkotuar nga politika e tė gjitha kohėve, nuk ka si “pėrgjigjet” mė mirė dhe me kulturė demokratike asaj.

      Zhvlerėsimi i radhės i procesit tė votimit tė 12 Tetorit ėshtė njė ēėshtje e vullnetit tė klasės politike pėr tė bėrė diēka.

      Pėrfundimisht mund tė thuhet me shumė siguri se tė dy krahėt e politikės shqiptare fatkeqėsisht nuk kanė vullnet pėr tė bėrė asgjė (apo ndoshta pak) pėr kėtė vend. Ky vullnet lexohet nė faqet e mediave partiake, apo “tė pavarurave” partiake (tipike janė binjaket siameze “TemA” dhe “55”), tė lidervulėhumėsve qė deformojnė ekranet e TV-ve. Pa pikėn e tuprit (le tė pėrgjegjėsisė) ēirren e sterrosen pėr shkatėrrimin e procesit zgjedhor qė i bėnė dhe trumbetojnė e brohorasin si fitore tė tyre, tė metat apo dobėsitė e kundėrshtarit. Kur i shikon kėto politikanė tek flasin nė foltoren e Kuvendit, fjalorin e zgjedhur enkas pėr qytetarin, se si ndihesh. Shpesh herė pėrgjumesh apo kotesh nga sukseset qė nuk preken kėtu poshtė, qė ndodhin mė shumė nė letra e nė TV-tė e gazetat e panumėrta, por edhe frikėsohesh nga vota kundėr e jotja.

      Ja, kjo ėshtė klasa politike qė na udhėheq, thonė drejt Europės Atlantike. Me kėtė vullnet qė lexohet nė dhe midis rreshtave, ne do tė vazhdojmė njė proces humbjeve tė vėshtirė, kryesisht dhe rrėnjėsisht pėr masėn e njerėzve tė thjeshtė dhe jo pėr pozitėn dhe opozitėn qė veē ndajnė fjalėt e zhurmėn dhe kėnaqin interesat e tyre tė ngushta ekonomike.

      Mirė tha njė politikan i ri, qė pėr opozitėn dhe pozitėn nuk sjell ndonjė kate ndėrrimi i vendeve nė parlament, por pėr mosndryshimin e filozofisė sė tyre tė drejtimit tė shtetit pėr interesa tė qytetarit, ajo na dėmton mė shumė tė gjithėve.

Mark Preēi

Xhem Daia i ka dhėnė qenit tė policisė mish nga kėmba e vet

      Rruga qė tė ēon pėr nė H/C Fierzė kalon nėpėr fshatrat e Rrethit tė Pukės dhe afėr H/C ėshtė fshati Porov, ku nė tokėn e tij ėshtė ndėrtuar vepra, salla e madhe e makinerisė. Kėtu nė fshatin malor Porov, afėr shkollės 8-vjeēare ndodhet njė shtėpi dykatėshe ku ka jetuar nacionalisti i shquar Xhem Prend Daia 87 vjet.

      Nė vitin 1946 ky burrė besnik dhe trim jetonte nė varfėri tė madhe me njė zemėr tė madhe. Ky burrė kishte njė shok tė fortė, njė nacionalist tė fortė qė quhej Frrok Kol Sadiku. Ai jetonte larg fshatit, nė qoshe afėr malit me pyje tė dendura dhe kullave. Kėta dy shokė ndihmonin nacionalistėt me bukė e ushqime. Lidhjet i kishin bashkė pėr tė ndihmuar nacionalistėt, por hijet e zeza tė sigurimit po i ndjeknin kėmba-kėmbės. Njė ditė dimri, 5 policė bashkė me Kryetarin e Kėshillit u dukėn para shtėpisė sė Xhem Prend Daisė dhe pa u zgjatur e arrestuan dhe e ēuan nė Postėn e Policisė nė Iballė, ku qėndroi pėr disa ditė dhe u keqtrajtua barbarisht, duke i thyer kėmbėn dhe copat e mishit i dilnin jashtė, ku me dorėn e tij Xhema ka shkulur mishin e kėmbės duke ia hedhur qenit tė postės sė policisė, duke i thėnė: “Na merre e haje, se edhe ti ke pjesėn tėnde”. Mbasi e bėnė pėr vdekje e ēuan nė burg tė Pukės, pasi pėr disa ditė jetoi nė policinė e Iballės bashkė nė njė grazhd me qenin e postės, qė mori pjesėn e mishit tė kėmbės sė tij. Ai qėndroi nė burg pėr disa muaj, mbas shumė torturash e ēuan nė burgje tė tjera pėr t’i ardhė nė ndihmė njė burrė qė ishte kuadėr nga Porovi, qė u mundua ta shpėtonte Xhem Prendin, por kot ai u hoq nga detyra dhe qėndroi nėn kontroll tė Sigurimit pėr shumė vjet, ky ishte Pal Gjon Povori, i cili u mundua pėr lirimin e Xhemės, por humbi gati nė humnerėn e pafund. Shoku i Xhemės, Frroku nuk pushoi duke ndihmuar prapė nacionalistėt vazhdimisht, por Xhema qėndroi disa vjet e u lirua dhe filloi tė shkonte bari nė njė stan atje larg nė pyll, por Sigurimi, pėrsėri u vu mbas tij duke e ndjekur kėmba-kėmbės dhe njė ditė dimri, ishte viti 1952 kur bashkė me Frrokun i arrestuan me shumė tė tjerė duke i futur nė burgun e Degės sė Brendshme tė Pukės, ku kaluan rreth njė vit nė hetuesi me vuajtje e tmerr, duke i varur nga shpatullat ēdo ditė nga 2-3 orė, shumė tortura mė ēnjerėzore qė s’i kalonte as kafsha kėta burra, mbas njė viti u dėnuan nga 10-15 vjet ku vuajtėn dėnimet e tyre nėpėr kampet e shfarosjes, tė monizmit.

      Mbas disa vjetėsh ata u liruan nga kampet e shfarosjes, erdhėn nė shtėpi, mirėpo Frroku iku nga Rrethi i Pukės dhe shkoi nė Laē ku u stabilizua familjarisht, por pėrsėri hijet e zeza e ndjekun pas, por kėsaj here edhe mė keq, ku djali i tij Mark Sadiku arrestohet dhe futet nė burg politikisht dhe vdes nga torturat keqtrajtuese dhe i biri i Markut pushkatohet nga Sigurimi Shqiptar. Pra, familja dhe Frrok Kol Sadiku vuajti nga komunizmi famėkeq pėr vite e vite, siē ju shkruam mė sipėr. Kurse Xhem Prendi jetoi deri nė vitin 1976 dhe si burrė trim e me nder, vdiq por nė vdekjen e tij morėn pjesė shumė e shumė familje tė burgosurish politikė, nacionalistė. Ai u vajtua nga mbarė krahina, por u vajtua siē e kanė zakon malėsia. Njė burrė nga Shala, qė punonte nė H/C Fierzė, i cili e vajtoi duke i thėnė se s’lanė shok nė jug as veri, kjo fjalė tingėlloi keq se Sigurimi e ndoqi burrin qė vajtoi. Ai u zhduk pėr shumė kohė e nuk u pa nė H/C, por tė pesė djemtė e Xhemės u hoqėn nga puna, sepse ishte gabim qė u vajtua babai i tyre.

      Kjo pra ėshtė ngjarja e dhimbshme qė kėta burra nacionalistė kanė kaluar gjatė regjimit komunist.

      I shkruajmė kėto rreshta nė gazetėn “Shqipėria Etnike”, qė kėta burra duhen kujtuar dhe nuk duhen harruar.

Shan Sokoli

Me rastin e Krishtlindjeve

Dritėsohet bota e tėrė,

nga lindja e njė Yllėsie,

Mbi pallatet mbretėrore

emri i foshnjės u bie

xhuxhave nė ikje.

 

Ndonėse shkėlqimi i arit atėbotė,

verbohet.

 

E vogėl ishte bebja,

gjysmė tė shkalluar mbetėn,

profetėt,

nga Shėn Maria.

 

Eh, dhjetor,

sa shpejt u bėre behar,

asaj ore,

arratiset nata e gjatė.

 

Ngrohtėsira

e zateti hapėsirėn

...dhe buzėqeshja ėshtė kthyer

nė sy e nė fytyrė.

 

***

Mbi gjoksin e bardhė,

mplekset dashuria e paqes,

nesėr mė e gjallė”...

 

Dhe Shėn Maria mbartė

reflekset e shekujve varg e varg.

 

***

Mbi Bibėl

nė minutin e parė nėnshkruhet

formula e shumėpritur...

Ati Ynė

 

***

Triumfi i qiellit

godet pallatet naive.

Ndėrsa Krishti Fėmijė

u bė lajtmotivi i tė gjithėve...

 

Nė ēdo dhjetor,

pėrsėri tė tė njėjtėn kasolle

e njohin pol nė pol

 

dhe lindjen e Birit tė Atit

mė tė bukurėn gjer Tani!...

Lazer Preka

 

Turne dinjitoz i kulturės shqiptare nė Itali

      Falė ftesės sė Shoqatės “Sopoti” me qendėr nė Prato, negociatave dhe dokumentacionit tė rregullt me Konsullatėn, impenjimi i sė cilės pėr pajisjen me viza pėr Grupin “Sandri Kompani”, ishte nė nivelin maksimal. Mė datė 24. 11. 2003, Trupa Variete merr avionin “Montenegro Airline” dhe pas njė udhėtimi komod ulet nė Aeroportin e Fiumiēinos, nė Romė e ku me anė tė trenit EuroStar mbėrrin nė Firence merr regjionalin dhe arrin nė destinacionin e parė, Prato, ku do nisė turneun. Bahri Gurra, interlokutori kryesor, hap dyert e shtėpive pėr tė gjithė trupėn, e cila jetoi jo pak, por katėr ditė e netė si tek vėllau i vet, nė shtėpinė e tij.

      Dita e Flamurit, atmosfera e shkėlqyer nė sallėn prestigjioze “Croce d’Oro” nė qendėr tė Pratos pas fjalės sė rastit, Kryetari i kėsaj Shoqate, Qamil Zejnati i uron mirėseardhjen trupės e cila eksplodon qysh nė hapje me “Shkodra jonė” tė gjithė sallėn e tejmbushur, duke marrė pėrgėzime edhe nga autoritetet lokale italiane tė Pratos, tė pranishėm nė kėtė takim. Pas kėsaj shfaqje, trupa dha me kėrkesė tė komunitetit shqiptar edhe dy shfaqje tė tjera, njė nė San Giusto dhe njė nė Piazza Garibaldi, nė Pistoia, pėr t’i paraprirė kulmit tė parė tė saj, nė Pallatin kryesor tė Sportit nė Pistoia, ku pati njė triumf tė vėrtetė. Entuziazėm i papėrshkruar, populli kėndonte, kėrcente dhe reagonte nė kor nga ēdo batutė. Gazeta qendrore e Toskanės i bėri njė pėrshkrim mjaft sugjestionues duke perifrazuar se ky koncert dinjitoz afron shumė mė tepėr urat e miqėsisė e tė bashkėpunimit midis dy vendeve miq si dhe pėrmirėson akoma mė ndjeshėm imazhin e emigracionit, dikur tė dyshimtė nė drejtimin tonė.

      Nė Pistoia nuk mund tė lėmė pa pėrmendur punėn e shkėlqyer organizative tė Presidentit tė Shoqatės “Shqiponja”, z. Artan Lala, njė njeri i pėrkushtuar pas artit e sportit, ku ekipi i tij i futbollit “Shqiponja” ishte ndėr ekipet mė tė mira tė Pistoiės, kjo falė bujarisė, burrėrisė e reputacionit tė padiskutueshėm qė ky djalosh nga Fieri kishte e qė shumė nga kėto cilėsi i vuri nė shėrbim tė trupės dhe tė komoditetit tė saj pėr ato ditė qė ajo ndenji nė Pistoia.

      Vlen tė nėnvizohet fakti qė gazeta qendrore e Toskanės vlerėsoi me nota shumė tė larta koncertin dhe televizioni qendror i Toskanės gjatė gjithė javės, nė tė gjitha edicionet e lajmeve me foto qendrore tė Producentit Ruēi, aktor dhe regjisor si dhe organizatori i kėtij turneu, i bėri jehonė tė bujshme kėtij spektakli, i cili pėr hir tė sė vėrtetės pati kulmin e tij tė parė nė Pistoia.

      Tė nesėrmen trupa merr rrugėn e gjatė pėr nė Asti, Torino.

      Organizatori, z. Ilir Polena i kishte marrė tė gjitha masat e duhura. Shfaqja u organizua nė Kinema “Don Bosco” nė prani tė njė numri rekord spektatorėsh, qytetarė tė mirėfilltė shkodranė. Kėtu trupa pothuajse u sėmur e gjitha, pėrse pak nga nostalgjia e tė pranishmėve tė cilėt qė nė hapje “Shkodra jonė”, e cila u bė lajtmotiv i gjithė turneut, tė cilėt nė kėmbė e tė gjithė me lot nė sy pėrlotėn trupėn, e cila deri nė fund e duartrokitur maksimalisht, e inkurajuar pafundėsisht dhe e nderuar nė shkallėn sipėrore korri suksesin e dytė tė bujshėm e tė papėrsėritshėm nė Asti, nė mes shkodranėve tė saj, tė cilėt i krijuan ambjentin si tė ishin nė Shkodėr. Mikel Kabashi e shumė shkodranė tė tjerė si familja Guli, apo Vera Kalaci e shumė e shumė tė tjerė u lėshuan kush mė parė tė merrte pjestarėt e trupės, tė cilėt u ndanė me mall dhe me lotė nė sy me vėllezėrit shkodranė, tė cilėt i krijuan njė sukses dhe njė pritje madhėshtore nė Asti, ashtu si u ka hije veē shkodranėve tė vėrtetė.

      Lamė Astin pėr tė udhėtuar nė drejtimin e Bolonjės, por natėn e kaluam nė familjen e Preng Bibės, njė familje fisnike tipike shqiptare, e cila kishte 14 vjet nė Botegone, pikėrisht nė vendin ku ndahet Pistoia me Corraton. Do tė ishte e pandershme tė anashkalonim bujarinė, burrėrinė, mikpritjen e mrekullueshme tė Nanės Drande, tė nuseve tė mrekullueshme, tė djemve, Paulinit, Lekės, Benit e Lonit, e mbi tė gjitha tė babės sė tyre, Preng Bibės, njė burrė katėrqindėsh, i cili e mori trupėn nga hoteli (se s’keni kushte) dhe hapi dyert e shtėpisė e tė zemrės pėr jo pak, por pėr tetė vetė. Familje kjo e cila pėr punėn, ndershmėrinė dhe reputacionin qė kishte, ishte nderi dhe prestigji i tė gjithė shqiptarėve, tė cilėt krenoheshin me tė. Zoti i shtoftė pasurinė e prestigjin e fituar me dinjitet.

      Bolonja: njė shfaqje elitare me spektatorė tė zgjedhur nė njė sallė tė veēantė me njė numėr tė caktuar spektatorėsh, njė ambjent intelektual i krijuar me shumė pėrkushtim nga i mrekullueshmi intelektual Roland Jaēe, njė nip Shkodre, zotni 40 karatėsh, qė punonte nė zemėr tė emigracionit e qė shumė miq tanėt shkodranė ia kishin parė hajrin pėrpjekjeve tė tij njerėzore pėr legalizimin e qėndrimin nė bazė tė rregullave nė Itali.

      Mbas suksesit dha njė kokteil pėr nder tė trupės vetė Rolandi dhe djali i njė miku tonė nga Shkodra. Me dy makina udhėtuam drejt Riminit, ku nė orėt e vona tė natės arritėm nė Hotel Torning me katėr yje, pėr t’u bėrė gati pėr shfaqjen e fundit, nė diskotekėn mė tė madhe tė Riminit, shfaqje kjo e organizuar nga publicisti i njohur shkodran Alban Kraja, ku nė gazetėn kryesore tė Riminit lajmėronte se arriti Akademia e Artit tė Varietesė nga Shkodra. Pa frikė mund tė themi se Rimini ishte triumfi i tretė i trupės, ku shumė e shumė shkodranė kėrcyen, qeshėn e qanė bashkė me trupėn, kaluan bashkė njė mbrėmje mahnitėse ku shumė foto, pėrqafime e lotė mallėngjimi i ndanė trupėn nga ato, sepse orėt po kalonin, kishte kaluar mesnata, nė ora 12 tė drekės do tė merrnim avionin pėr kthim. Nipat e Muhamet Ēekinit, Selvi e tė tjerėt na pėrcollėn me makinat e tyre gjatė gjithė natės pa vėnė gjumė nė sy deri nė Romė. Pasi pimė kafe me kėto djem simbol tė djelmnisė shkodrane, u ndamė duke i falėnderuar nga zemra pėr burrėrinė e bujarinė e tyre qė treguan duke i uruar jetė tė gjatė. Ata do tė udhėtonin pėr t’u kthyer nė punė, ndėrsa ne bėmė ēeking. Hipėm nė avionin e Montenegros dhe nė orėn 14 mbėrrijmė nė Podgoricė pėr t’u kthyer nė atdhe, duke lėnė pas veprat ose kryeveprat botėrore qė pamė nė Firence, Prato, Pistoia, Bolonja, Asti e Rimini, Luka e Montekatini. Duke kontribuar sadopak me artin tonė nė forcimin e miqėsisė nė mes dy popujve, duke fituar njė eksperiencė tė re nė menaxhimin privat nė njė vend tė huaj me njė trupė varieteje. Duke fituar simpatinė e njė pjese tė mirė tė diasporės, dhe pse jo duke pasuruar kurrikulumin gjeografik tė “Sandri Kompani” nė shtete prestigjioze si Zvicra, Britania, Kanadaja, SHBA, Itali.

      Nė fund i japim pėrshėndetje Konsullatės, Konsullit tė saj z. Orlando, Shoqatės “Sopoti” nė Prato, z. Leqjeza si dhe organizatorit tė kėtij turneu, z. Sandėr Ruēi, qė mundėsuan realizimin e tij.

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

Edukimi i fėmijėve ėshtė shtylla kurrizore e ēdo kombi

      Duke parė pas 13 vjet demokraci problemet qė solli ai fondamentalizėm komunist pėr 60 vjet, si ndaj kombit, fesė e zakoneve shqiptare, historisė, njeriut etj., po rri tek situata e sotme. Krimineli, hajduti, pėrdhunuesi, hipokriti, ateisti, mashtruesi sarahoshi ose si i themi ne, i paskrupullti, po uzurpon ēdo gjė tė jetės shqiptare qė nga pushteti, pasuria, arti, administrata, policia, organet e drejtėsisė e arsimit. Tek kjo e fundit kam dėshirė tė ndalem, sepse pėr mua si shqiptar dhe prind, arsimi pėrbėn palcėn e kurrizit tė sė ardhmes sė njė populli.

      Pra, tė flasim qartė, mua mė intereson Shqipėria e kudo qė flitet shqip. Theksoj dhe s’mund ta mohoj qė shumica e mėsuesve, e edukatorėve apo e profesorėve kanė dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr botėkuptimin atdhetar e arsimor tė brezave. Shoh dhe dėgjoj shumė intelektualė apo opinionistė, apo edhe OJQ tė ndryshme qė merren me problemet anėsore, si shaminė e kokės pėr disa vajza, apo medaljoneve fetare qė pėr mua s’pėrbėjnė problem. Pėr mua pėrbėn problem qė rregulli nė shkollė, pastėrtia morale shqiptare, dinjiteti e aftėsia, shqiptarizmi, nacionalizmi vetėmbrojtės e dashamir i zakoneve tona atdhetare e fetare, pra tri fetė tradicionale, tė mbrohen dhe tė financohen nga shteti. Gjithashtu t’i jepet prioritet edhe zhvillimit tė sotėm shkollor, por duke ruajtur nacionalitetin tonė, tė mirat tona dhe t’i ruhemi tė kėqiave tė kohės.

      Kėtė qė po them unė tani, ėshtė thėnė edhe para 60 e ca vjetėsh, por ra nė vesh tė shurdhėr. Ē’ndodhi e kemi parė e po e shohim e jetojmė sot. Do Zoti nė tė ardhmen mos e shohim e jetojmė kėtė katrahurė paganiste e tė pafe e atdhe qė na udhėhoqi. At Anton Harapi shkruan nė vitin 1937: “Disa inteligjenta tė sotēėm kan qit kushtrimin per luftim kundra fanatizmit. Parimi i tyne asht ky: “Tė shporremi njiherė e mirė prej besimit, pse pa e ba ket hap, nuk kemi si t’a bajm njisin kombtare”. Ata thanė: “Shkolla edukuese do tė shkputet prej ēė do besimi, qi, nė fund tė fundit, don me thanė, do tė mohojė ēė do besim. Kjo asht theoria”.

      Ta ēojnė mallin e sofistave, tė cillėt kohėn e Sokratit, prejse nuk ishin tė zott, a nuk dojshin me i ndejė dijes mė tė. Porsi qeni nė sukull kapen me religjion, me shkolla, me institute, me dy-tri faqe tė botueme kush din si, maten me zhdukė prej jete shqyptare themelin e familjes e tė shtetit, Zotin.

      A shohin kund ndo’j tė mbetė nė jetėn shqyptare?

      A priori, nė nji mndyrė a nė nji tjetėr, i a lanė fajin besimit. Po i pysim: Kahė duen me i dhanė kėtij fėmis tė shqyptarit. Shka duen me ba me tė? Nji revolucjonar? Thue nji kufomė, qi tė duket se asht dishka e mos tė jetė gja? I u thaftė goja, po e tha kush ket fjalė, pse kjo kish me kenė ma e madhja trathti. Shka pra? Nji nieri tė pa fre, tė pa ftyrė, tė pa ndėrgjegje, tė pa ligjė e n’auktoritet, nieri i lodrimit t’epshevet?

      Sa per kshtu, e thomi rrumbullak: ma parė e kjajshim nė vorr, se e pashim per hor djalin e vajzėn shqyptare. Na i duem t’i qesim elementa tė dejė pėr jetėn shoqnore nė ma tė naltėn shkallė: familjarė si kush, dijetarė me kompetencė, zyrtarė me ndėrgjegje e detyrė, qytetar tė ndershėm, atdhetarė tė flaktė.”

      Kjo ishte thirrja e At Antonit dhe e shumė patriotėve shqiptar para e mbas tij, por nuk u dėgjua. Si njė shtetas i kėtij vendi, do tė ju bėja thirrje: Intelektualė, atdhetarė, mėsues, prindėr, klerikė, ju media, ju qeveritarė shqiptarė, tė ruajmė e tė mbrojmė tė irėn me ligj, e jo tė keqen!

Me shqetėsim qytetar

Nikolin Pemaj

Pse iku nga Shkodra Zeqir Shabaj? Ku ndodhet ai me familje dhe a kanė mėsuar diēka pėr djalin e tyre tė zhdukur: Ervis Zeqir Shabaj, i datėlindjes 14 janar 1986?

      Nė rrugėn “Ndocaj”, dhjetra metra pas ndėrtesės sė ish-Komitetit famėkeq tė PPSH, qė bėn pjesė nė lagjen “Kongresi i Pėrmetit” gjendte njė shtėpi njėkatėshe, model Elbasani e lėnė nė mėshirė tė fatit. Njė dry i ndryshkur i pahapur qyshkur dhe gjethet e kalbėzuara tė pemėve janė dėshmi e njė ikje tė dhimbshme, disi me ngut tė ish-familjarėve tė saj. Jo mė larg se 2 vjet mė parė kjo shtėpi gjallonte e tė zotėt e saj jetonin normalisht. Zeqir Shabaj, kėshtu quhej mė i madhi i familjes qė jetonte me bashkėshorten Nexhmijen e fėmijėt, Ervisin e Emirjetėn, e qė para disa vitesh ishin shpėrngulur nga fshatrat e Postrribės nė kėtė shtėpi tė thjeshtė nė afėrsi tė qendrės sė qytetit tė Shkodrės. Kureshtja qė diktohet nga profesioni ynė, na shtyu tė mėsojmė diēka mė tepėr rreth fatit tė tė zotėve tė kėsaj shtėpie tė braktisur. Fqinji i tyre, Ismail Hoxha tregon: “Teposhtja pėr kėtė familje nisi mė 17 janar 2002... Ishte natė e ftohtė dimri, ndėrsa hėna ishte fshehur diku pas reve tė zeza, era e fortė pėrplasej me egėrsi mbi llamarinat e kamionit qė drejtohej nga Xheladin Shabaj, 30 vjeē, i vėllai i Zeqirit e axha i Ervisit e Emirjetės. Teksa kamioni udhėtonte drejt qytetit tė Shkodrės, papritmas nė njėrėn nga kthesat e Torovicės tre kapuēanė tė zinj, tė armatosur, detyrojnė kamionin tė ndalet e dy vėllezėrit tė zbresin nė tokė. Kundėrshtimi ka qenė fatal pėr Xheladin Shabaj. Dhjetra plumba janė derdhur me breshėri mbi trupin e tij duke e lėnė tė vdekur, ashtu shtrirė mbi asfaltin e ftohtė akull. Dritat e njė makine tjetėr qė vinte nė atė drejtim kanė shpėtuar Zeqirin nga plumbat e maskave tė zeza. Me vėllanė e vdekur Zeqiri ka vazhduar rrugėn drejt qytetit tė Shkodrės. Por tragjedia nuk ka mbaruar kėtu. Tė nesėrmen zhduket nga shtėpia djali i vetėm i Zeqirit, Ervis Shabaj, i datėlindjes 14 janar 1986, e vetėm disa ditė mė pas varrosjes sė vėllait, Zeqirit nisin t’i vijnė letra kėrcėnuese pėr tė mos denoncuar vrasėsit e Xheladinit. Telefonatat anonime dhe kėrcėnimet me letra deri nė eliminim fizik e hedhje nė erė tė shtėpisė, bėhen tė padurueshme pėr familjen Shabaj, sa nė mėngjesin e 28 janarit 2002 kemi parė vetėm kėtė dry nė derėn e kėsaj shtėpie. Kėtu ka pėrfunduar historinė e dhimbshme tė familjes Shabaj, fqinji i tyre Ismail Hoxha. Njė tragjedi e dhimbshme nė fillimshekullin e ri. Frika nga maskat nė njė vend pa shtet si ky i yni, i detyron njerėzit tė ndahen edhe pėr sė gjalli. Ervis Shabaj kėrkon prindėrit e kėta tė fundit kėrkojnė djalin e tyre tė zhdukur, Ervisin e shtrenjtė qė ndoshta kurrė s’do tė mund tė kthehet mė nė vendlindjen e tij. Kriminelėt-maska janė tė gatshėm t’i marrin jetėn, pasi ai, Ervisi ėshtė djali i Zeqirit qė i njeh vrasėsit e vėllait tė tij, Xheladinit... E tragjedia vazhdon... Deri kur?

Rifat Ymeri

 

Pėrditė e mė keq

      Gjendja nė Shqipėri po rėndohet pėrditė e mė shumė. Sidomos pas zgjedhjeve tė 12 tetorit pėr pushtetin vendor, ku Partia Socialiste i manipuloi fort ato. Tirana, Durrėsi, Korēa, Shkodra, ishin mė tė goditurat, ku edhe u regjistruan incidentet mė tė shumta. Dy ditė pas zgjedhjeve, mė 14 tetor 2003, rreth orės 22 e 30 minuta, nė lagjen “Perlat Rexhepi” tė Shkodrės, afėr banesės sė shtetasit Gaspėr Mirashi, njė sasi tritoli pėlcet, duke dėmtuar pamjen ballore tė shtėpisė dhe shkatėrruar plotėsisht dyqanin qė ndodhej nė oborr. Si gjithėherė keqbėrėsit “ikin” nė drejtim tė paditur dhe po si gjithėherė policia vjen vonė. Nė tė vėrtetė, ēifti Mirashi ishin vėzhgues tė Partisė Demokratike nė qendrat e votimit Nr. 305, tek Shkolla “Branko Kadia” dhe 320, tek Shkolla Pyjore. Disa ditė mė vonė nė Perash u kapėn dy terroristė qė me celular do komandonin shpėrthime tė minave me sahat. Presionet e organizuara kundėr veprimtarėve tė PD-sė, kėto kohėt e fundit janė nga mė tė ndryshmet.

Vasel Gilaj

Largohen demokratėt

      Siē duket komunistėt kanė njė qėllim final, demokratėt qė nuk arrijnė t’i pushkatojnė, pėrpiqen t’i largojnė nga Shqipėria qė tė kenė mė tė lehtė mbajtjen e kolltuqeve tė hajdutėrisė, tė krimit tė organizuar, tė trafiqeve. Ja, edhe demokrati i njohur shqiptar Fatmir Muhamet Bajraku, i cili qė nė krijimin e PD-sė reflektoi pė demokraci tė pastėr, pėr liri njerėzore, pas shumė dhunimesh e presionesh pėr ta vrarė, detyrohet tė braktisė me dhimbje atdheun e vet. Mė 29 qershor 1997, kur bandat fashiste tė Fatos Nanos rrėzuan pushtetin demokratik, demokratit Bajraku i ėshtė rrezikuar jeta seriozisht. Mė 30. 06. 1997, nė mbrėmje, rreth orės 2130-2200, nė sy tė familjes dhe tė gruas, policia e arreston dhe e torturon nė banesėn e vet. Pėr tre ditė bėhet kontigjent i burgut politik, duke e dhunuar dhe duke e kėrcėnuar se do tė zhdukim nėse nuk heq dorė nga bindjet politike tė djathta. Kėrcėnatat kanė vazhduar edhe me letra anonime poshtė derės, duke ngjallur tmerr tek gruaja dhe fėmijėt. Mė 22. 02. 2002, teksa Fatmiri po kthehej me makinė nga Tirana nė Shkodėr, policė me maska e kanė rrahur pa shkak dhe i kanė thėnė se tėrė demokratėt e doktor Berishės do i pushkatojmė. Por edhe mė 12. 12. 1999 sė bashku me demokratin Musa Shega, rreth orės 1930 janė qėlluar me plumba, ku ky i fundit ėshtė plagosur rėndė. Fatmiri e Musaja kishin edhe njė lokal, bar restorant “Flamuri” nė Shtoj i ri, tė cilin bandat ua kanė hedhur nė erė me tritol.

Nga: Xhemal Berisha