nr. 58 / 6 prill 2004
Daut Hoxha, nga Venedika tek Vdekja
e bretkocave Veēanti Pse
ėshtė i veēantė njė autor? Pyetja ka njė pėrgjigje tė thjeshtė: Nuk ėshtė si
tė tjerėt. Ėshtė pėrgjigje shumė e thjeshtė. Kėto i pėrkasin Daut Hoxhės,
njeriut nga Durrėsi qė mbas dy vjetėsh mbush 70 vjeē. Gjithēka qė do tė
shkruaj mė poshtė nuk ėshtė e influencuar nga komentet mbi jetėn e tij,
gjithēka qė do tė shkruaj e kam nxjerrė thjeshtė nga librat qė ai ka botuar
nė periudhėn para komuniste, 1997-2002. Ndėrkohė qė kisha pėrfunduar idetė e
mia pėr shkrimet e Daut Hoxhės, dikush mė tregoi njė histori e cila nuk ka tė
bėjė me veprimet e tij tė letrave. Kėtė histori do ta pėrmend diku mė poshtė.
Mua mė dhanė 6 libra tė Dautit pėr ti lexuar dhe pėr tė dhėnė njė mendim.
Unė i lexova me kujdes dhe gjeta aty shumė gjėra tė kėndėshme, gjėra qė mė
detyruan tė shkruaj pėr to. Nė tė vėrtetė unė nuk i kam pėlqyer kritikat qė
bėheshin nė periudhėn e monizmit, sepse ato mbėrtheheshin brenda kornizave tė
Partisė, kėshtu qė vetė kritika ishte e bezdisshme nė lexim, monotone dhe pa
kokė. Mund tė them me plot bindje se edhe kritikat qė shkruhen sot janė
pėrsėri tė bezdishme nė lexim, monotone dhe pa kokė. I vetmi ndryshim ėshtė
heqja e kornizės sė Partisė. Por ėshtė futur korniza e mikut, militantit
partiak, elozheve, mediokėrve etj. E vetmja kritikė qė mė ka pėlqyer ėshtė
ajo qė ka shkruar Shpendi Topallaj pėr romanin e Daut Hoxhės, Vdekja e
bretkocave. Prandaj pa pretenduar, dua tė shkruaj diēka edhe unė, madje nė
njė gazetė si Shqipėria Etnike, qė veēan tė tjerave trajton ēėshtjen
kombėtare e ėshtė mė e lexueshmja. Ndrojtja E veēantė e parė e Daut Hoxhės ėshtė
ndrojtja ndaj librave qė ai shkruan. Kjo ėshtė njė ndjenjė qė ai e ka tė
shoqėruar qė nga libri i parė Venedika e deri nė romanin Vdekja e
bretkocave. Kjo ndrojtje shfaqet sepse ai ėshtė tejet i sinqertė, veti qė
shqiptarėt e ēmojnė mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Sinqeriteti ėshtė ndoshta mė
i fuqishėm se Dhėnia e besės, paēka se tė dyja hyjnė brenda njėra-tjetrės.
Dhe kėshtu me kėtė sinqeritet prej treguesi ai druhet ndaj lexuesve: Vallė a
do ndjejnė kėta lexues shkrimet famėkeqe tė punės sė mbas viteve 50. Por
vetė sinqeriteti e bėn ngadhnjimtar mbi mijėra faqe tė shkruara gjatė periudhės
sė monizmit mbi punėn vullnetare pėr krijimin e njeriut tė ri, besnik ndaj
idealeve... Pikėrisht kėtu Daut Hoxha, nė luftė tė
pandėrprerė me vetveten, nė luftė me ata qė sjanė shkruar pėr 50 vjet me
radhė tregon jetėn reale ashtu siē ka qenė dhe jo ashtu si e mbėrthenin nė
korniza tė Partisė, duke anashkaluar realitetin. Ndrojtja e tij bėn atė qė
thotė Sh. Topallaj pėr romanin Vdekja e bretkocave: Botimi i kėtij romani
ishte njė detyrim moral pėr shumė njerėz qė punuan shumė ato vite tė mbas ēlirimit.... Brenda shpirtit shpėrthyes tė Dautit
tingėllojnė vargjet e shkruara mė 1953: Do tė dėshiroj Me miq, e me shokė Nė mes tyre lumturinė Ta ndėrtoj. Nė tė gjithė librat e tij me poezi dhe
prozė kėto vargje janė lajtmotiv. Librat kanė datėn e botimit mbas 1997, por
shkrimet janė realizuar qė nga 1953 e kėtej. Imagjinoni vuajtjet shpirtėrore
deri nė vitin 1990! Ėndėrra e prishur Heroi i pėrhershėm i Daut Hoxhės ėshtė
njė djalė i ri, simpati, i zgjuar, i hedhur dhe gazmor, dhe ėshtė shumė i
pėrkushtuar ndaj punės. Kundra heronj tė pėrhershėm tė Daut Hoxhės janė
njerėzit e partisė, tė kuptohemi jo tė pushtetit. Ato tė partisė, kur
bashkonin edhe detyrat e pushtetit atėherė tėrbimi i heroit djalė i ri shkon
nė shpėrthim. Ky ante njė hero i veēantė. Duke u krahasuar me romanet
Kėneta tė Fatmir Gjatės dhe Tuneli tė Dhimitėr Xhuvanit, tė dy romane tė
mėdhenj pėr jetėn e mijėra shqiptarėve, romani i Daut Hoxhės Vdekja e
bretkocave ėshtė njė roman shumė mė i gjallė. Heroi vjen ndėrmjet dialogjeve
stilistikė tė atyre viteve. Ai nuk bėn monologje, hamėndje, meditime. Ai
vepron duke guxuar mbi ēdo lloj vėshtirėsie. Kėto vėshtirėsi mė tė rėnda
ishin ato tė sekretarit tė Partisė, i cili ishte pengesė mė e madhe se
stuhitė, dherat e rrėzuara nė tunel, punė rraskapitėse dhe vuajtjet
shpirtėrore tė njerėzve tė thjeshtė. Dhe pėrsėri po citoj njė pjesė nga
vjersha Profetsia: Shikoja egėrsira Shpejt nė fushė Do bjerė ajo Me egėrsinė e saj Do tė shkatėrrojė gjithēka. Pėrse njerėzit nuk duhet tė bėnin njė
jetė normale ndonėse edhe ishte pas lufte? Pėrse ishte kaq i vėshtirė pak
argėtim? Nuk ishin shpenzimet qė do tė bėnte shteti. Ishte diēka tjetėr shumė
mė e thellė. Ishte ideja djallėzore qė do tė kultivonte pafundėsisht njeriun
socialist gjithmonė tė varfėr. Nuk ka mė tė fuqishėm se sa ajo qė injektuan
partiakėt e shtetit shqiptar nė vitet 50. Punė vullnetare, pa lek, mė pak
ushqim. Jemi tė varfėr e kėshtu vite me radhė. E ēfarė kėrkonte Dorjani?
Kushte mė tė mira jetese, gjėra pėr njerėzit, pėr jetėn. Por sekretari i
Partisė nuk lejonte nė emėr tė kursimit, nė emėr tė njė tė ardhme tė
shkėlqyer, drejt lugės prej floriri. Dhe pėrrallat dhe dogmat e rafinuara
vazhdonin. Kapeshin armiq tė popullit, kur ata ishin popull vetė. Dauti
habitet si mund tė jetė armik Dorjani kur punon gjithė ditėn dhe kėrkon mbas
pune pak jetė. Kėrkonte tė drejtėn e tij. Mė bukur mund tė thuhet pėr ata qė
prishin ėndėrrat: Aqifet dhe Lefterėt tė ngujuar si
vemjet do ti gjejnė qelizat e shoqėrisė njerėzore, pėr ta copėtuar dhe shkatėrruar
atė... Kėta ishin skifterėt, bufėt, hutinėt qė
i copėtuan ėndėrrat e Dorjanit e mijėra e mijėra tė rinjve tė ndershėm e tė
sinqertė shqiptarė. Nė thyerjen, prishjen e ėndėrrave
punonte njė sistem i sinkronizuar, i cili shfrytėzoi indirekt formulėn e
mbivlerės sė Marksit, nė llogari tė njė diēkaje tjetėr dhe kurrė nė tė
mirė... tė popullit. Ideja qė tė punojmė si nė rrethim, me punė vullnetare,
kundėr rehatisė etj., etj., ēuan gradualisht nė varfėrimin total tė popullit
shqiptar, deri nė vendosjen e turpit tollon nė mes tė Europės nė vitet 90!
Kėtė proces Daut Hoxha e trajton me shumė saktėsi nė disa libra, qoftė nė
prozė, qoftė nė poezi. Vihet re edhe njė tendencė shumė inteligjente, ndoshta
e paparė nė shkrime tė tjera tė autorėve shqiptarė. Kjo tendencė del nė formė
shkėndijash midis shkrimeve tė Daut Hoxhės. Nė pėrpjekjet e ndryshme tė
heronjve tė Dautit vihet re tendencė e njė rryme politike qė ishte nė
kundėrshtim me politikėn e partisė nė pushtet. Ėshtė tendencė e ideve tė
social-demokracisė, ėndrrės sė shumė shqiptarėve tė cilėt u zhgėnjyen nga
teoritė famėkeqe tė Stalinit dhe mė pas tė ndjekėsit fanatik, Enverit.
Ndoshta duhet studiuar me njė shikim tė veēantė. Kėto aspekte tė fiksuara bukur
artistikisht, nė mėnyrė shumė tė gjallė, nuk i kanė trajtuar edhe pena tė
njohura pak si pėrparimtarė tė periudhės moniste. Aq mė keq kur disa dolėn
edhe disidentė. Dashuria pėr Durrėsin Veēanti pėr Dautin ėshtė dashuria pėr
qytetin ose zonėn ku punonte. Pėrsėri nė kundėrshtim me shkrimtarėt qė botuan
gjatė monizmit, Dauti ėshtė kokė mė vete kur i kėndon Durrėsit, nė njė kohė
kur shumica i kėndonte Tiranės, Partisė, shokut Enver rreth Komitetit
Qendror. Tė shkruash pėr qytetin ėshtė diēka e
dėshiruar nga shumė e shumė njerėz dhe jo vetėm durrėsakė, por edhe tė tjerė.
Shumė tė tjerė, ata qė janė martuar me vajza durrėsake etj., etj. Kur lexon
ato poezi tė vogla tė lezetshme si valė tė vogla tė detit, mendja tė shkon
gjithandej nė ēdo qoshe tė Durrėsit. Kjo ėshtė meritė e njė shkrimtari. Ai
sjell emocione, gjatė leximit tė njė tregimi tė Daut Hoxhės, ashtu
automatikisht si nga larg vinte zhurma kėrcitėse e portės metalike tė
stacionit tė vjetėr tė trenit dhe plaku legjendar Xhepi, ruajtėsi besnik deri
nė ngadhnjim i kėsaj porte pėrfaqėsuesja mė tipike e Durrėsit. E veēantė e Dautit ėshtė novela Gruaja
me tė zeza, njė kombinim tė stilit autorė disidentė rusė dhe pak i stilit tė
Mopasanit. Njė lexues i zakonshėm mund ta quante to more pornografik. Por
autori, duke qenė njė vrojtues i mirė, pra psikolog dhe duke i drejtuar vetė
shumė e shumė ngjarje tė atij realiteti ėshtė krejt larg pornografisė. Ai
nuk ėshtė snob, ai nuk ėshtė gjasme modern, me qėllim qė tė lexohet p.sh. nė
Paris. Ai ėshtė nė lėngun e vet njė vuajtės
real i barabartė midis njerėzve tė popullit, atij populli qė udhėtonte me
tren, bėnte plazh duke ikur nė kėmbė deri te Hekurudha, qė hante siē hanin
tė tjerėt. Popull. Ashtu siē dashuron Durrėsin dashuron edhe Tiranėn, por jo
atė Tiranėn rreth Komitetit Qendror. Ai dashuron rrugėt e bukura tė disa
lagjeve... dashuron ndonjė shitėse nė MAPO-n e paharrueshme pėr tė rinjtė e
atėhershėm, muzikė e ndaluar. Ai filloi tė jetojė ēaste tė vogla lirie, njė
lloj demokracie nė miniaturė tė viteve 60. Durrėsakėt i mbajnė mend mirė
kėto vite. Edhe nėse diēka ndryshonte, skifterėt filluan ndalimin total tė
kėnaqėsive. Kėshtu filloi edhe njė herė tjetėr koha e pasluftės, kursime,
punė vullnetare, partizim i ēdo gjėje. Dashuritė e Dasaretit tė romanit Gruaja
me tė zeza janė domethėnėse nuk janė qėllim nė vetvete, janė artifice,
mekanizmi ku Daut Hoxha na ndjek nė jetėn e qytetit atėhere, mė njeh me shumė
skuta poshtė te njerėzit, por dhe nė disa skuta lart aty ku lėshoheshin
urdhėrat kundėr kėnaqėsive njerėzore. Nėpėrmjet Dasaretit, dashnorit pa
kufi autori kėrkon tė na japė realitetin e Durrėsit dhe Tiranės. Jeta ka
qenė edhe atėherė me zėvendėsministra qejfli, me gra afėrsisht lesbike, me
gra tė lira, me gra qė vinin nga shoqėria borgjeze e Tiranės etj. Por edhe
kėto ishin pjesė e shoqėrisė, tė mira, tė kėqija, as tė mira e as tė kėqija.
Si gjithmonė nė jetė. Kurrė nuk ėshtė lejuar tė shkruhej jeta ashtu siē ka
qenė. Fatkeqėsisht Dauti nuk i botoi nė kohėn e vet, sepse ai nuk mund tė
pėrdorte furēet e korigjimit tė Partisė. Ai preferoi tė mos i botojė dhe bėri
mirė, jo se do ta dėnonin, por se ai nuk donte tė gėnjente me shkrimet e tij.
Kėtu qėndron e veēanta e madhe e tij. Edhe heshtja ka vlerė. Pa dėshirėn e
ndonjė krahasimi, dua tė perifrazoj fjalėt e nobelistit tė sivjetshėm nė
letėrsi, Coetzze: Duhej tu kishe kėrkuar atyre (komisionit nobel) ta
harronin ceremoninė dhe ēmimin tė ma dėrgonin me e-mail. Me Dautin duhet vepruar ndryshe, ai
duhet ndihmuar qė tė flasė sa mė shumė duke botuar libra tė tjerė, duke i
kujtuar se asnjėherė nuk ėshtė vonė. Nė librat e Dautit spikat gjithmonė njė
djalė i ri qė gėzon jetėn, luftėn kundėr pengesave, ky djalė ėshtė ai lėngu
lidhės midis qytetit tė dashur dhe jetės sė njerėzve qė lėvizin brenda
qytetit. Po ti shohėsh me kujdes poezitė delikate tė mbushet mendja
plotėsisht. Ky i ri na tregon pėr kampet e punės nė vitet 1952-1953, na flet
pėr njė dashuri tė lėnė pėrgjysėm, pėr fakultetet e Tiranės, pėr udhėtimet me
trenin e paharruar Durrės-Tiranė, pėr kontakte tė larmishme me njerėz, pėr
lulet e qytetit, detin... Ėshtė ky djalė qė gjithandej ėshtė i
gatshėm pėr ēdo punė, ēdo gėzim, ēdo pėrmirėsim, por... i dalin pėrpara tė
pashkollėt me pushtet qė nuk donin tė pėrmirėsonin qoftė edhe diēka jo vetėm
pėr ata qė vuanin nė burgje pėr probleme idesh ndryshe, por edhe pėr gjithė
njerėzit qė ishin tė lirė nė jetė por tė burgosur pėr idetė pėrparimtare. Tek
tregimi Ajo... flitet me adhurim pėr njė mėsuese durrėsake: mosha,
bukuria, hareja dhe ēiltėrsia harmonizoheshin si nė sinfoni dhe i dhuronin
Durrėsit, qytetit tim paqe e mirėsi. E pėrgjithshmja Qė nė fillim po citoj disa vargje tė
Wolld Willman: vetėm njė gjė dua tė themeloj unė... ... Pa ndėrtesė, pa ligj, pa polic e pa
fjalė, Instituti i dashurisė sė vėrtetė tė
shokėve. Kėto vargje i pėrshtaten shumė mirė Daut
Hoxhės. Se po tė mbledhėsh tė veēantat e tij, del nė njė figurė tė vetme: njė
njeri krijues qė beson te e mira dhe tek dashuria ndaj njerėzve. Prandaj tani
do tė tregoj atė histori qė pėrmenda nė fillim tė shkrimit. Qytetarėt e qytetit tim tregojnė pėr njė
veprim sa qytetar, aq edhe heroik tė mėsuesit Daut Hoxha, sot mėsues
pensionist. Gjatė njė veprimtarie me nxėnėsit e
shkollės ndėrsa po kalonte gjatė bulevardit tė dėshmorėve i del pėrpara njė
traktor me difekt nė timon dhe ai pėr tė shmangur rrezikun qė i kanosej
nxėnėsve, i del pėrpara traktorit duke shpėtuar nė kėtė mėnyrė jetėn e
nxėnėsve tė tij dhe duke u dėmtuar edhe vetė me fraktura nė trup dhe kėmbėn e
tij. Ky akt trimėrie kujtohet edhe sot nga
qytetarėt e qytetit tim bregdetar pėr tė cilin ai ka shkruar me dashuri nė
veprėn e tij letrare: ai ėshtė njė ndėr njerėzit e respektuar tė qytetit tim. Nga Fatmir Minguli (kritik letrar) Malėsia e Madhe sfidon qeverinė, qė
kėrkon gjakmarrjen dhe mbjell varfėrinė Malėsia e Madhe pas 14 viteve pluralizėm
e demokraci po pėrballet me shumė probleme e halle ekonomiko-sociale, qė nė
pėrgjithėsi nuk vijnė nga vitet e vėshtira tė tranzicionit, por nga harresa
apo mė saktė nga qeverisja dashakeqe e qeverive socialiste. Institucionet qė
u krijuan nė Malėsi nė vitin 1992, kur ajo u bė rreth mė vete, sot nė vitin
2004 ose janė suprimuar, ose kanė mbetur nė nivele simbolike edhe pėr pak
kohė deri sa tė zhduken edhe ato. E kėshtu dalėngadalė Malėsia e Madhe po
kthehet si para viteve 1990 jo vetėm me nivelin e vetėqeverimit, por edhe me
mungesėn e investimeve nė infrastrukturė dhe sektorė jetikė tė tjerė, ku mė
qartė shihet kjo nėse bėhen krahasime me rrethe homologe tė Shqipėrisė
Jugore. Bizneset vendase janė zvogėluar e vazhdojnė tė mbyllin aktivitetin e
tyre si rezultat i mungesės sė kredive qė duhet tu jepte shteti, por edhe
nga diktatura e taksave qė aplikohet me qėllime tė caktuara vetėm pėr
biznesmenėt malėsorė. Papunėsia e banorėve tė aftė pėr punė ėshtė mė e larta
nė gjithė Shqipėrinė, ajo i kalon shifrat e 75%, ku si rezultat i kėsaj rreth
40% e popullsisė ka marrė rrugėt e vėshtira e emigracionit. Investitorėt dhe
investimet e huaja as nuk ekzistojnė fare nė Malėsi tė Madhe, madje tė
virgjėra mbeten vende tė mrekullueshme klimaterike si Vermoshi dhe Boga,
ndėrsa Razma po shkon drejt shkatėrrimit e harresės, si rezultat i mungesės
sė investimeve nė infrastrukturė e tjerė. Sikur Malėsisė sė Madhe tė mos i
mjaftonin kėto probleme jetike qė po e ēojnė kėtė trevė simbol tė shqiptarisė
nė kufijtė e mbijetesės, ka disa kohė qė si me komandė media e shkruar dhe
lektronike (ajo pranė qeverisė socialiste) po trumbeton Malėsinė e Madhe si
trevėn simbol tė gjakmarrjes e kanunit mesjetar. Pėr ta vėrtetuar kėtė
iniciohen dhe financohen dhjetra shoqata e organizata (me emėrtime
jo-qeveritare) tė cilat ēdo ditė sillen si korba mbi kėto male e fusha pėr
tė krijuar imazhin e njė vendi ku ēdo ditė kėrcet pushka e derdhet gjaku pėr
gjakmarrje, ku qindra familje janė tė mbyllura nė kullat e tyre duke pritur
nė ankth vdekjen e ngadaltė nga uria, ose vdekjen e shpejtė nga gjakmarrja.
Shoqata apo organizata tė ndryshme, vendase, por edhe tė huaja prezantojnė
punėn e tyre nė M. Madhe duke organizuar seminare, mbledhje, duke shpėrndarė
ndonjėherė edhe ndihma ushqimore e veshmbathje dhe deri shpalljen e Malėsisė
si projekt pilot pėr ngushtimin e rrethit tė gjakmarrjes tek dorasi. Ndėrsa
kėto shoqata e organizata e tjerė harrojnė se ka mbi njė shekull (viti
1902) qė Bajraku i Vuklit (Kelmend) kishte marrė njė vendim tė tillė, pėr
hakmarrje vetėm tek dorasi e jo fisi dhe ky vendim ishte pėrkrahur nga gjithė
bajrakėt e tjerė tė Malėsisė sė Madhe. Madje Kanuni i Lekė Dukagjinit nuk ka
qenė kurrė i Malėsisė sė Madhe e cila ka pasur tė vetin shumė mė njerėzor.
Gjithsesi me gjithė dėshirėn e qeverisė dhe levave tė saj Malėsia e Madhe
me njė popullsi prej 57.000 banorėsh, prej 14 vitesh ka pasur vetėm 18
vrasje, ku nga kėto kemi 8 qė mund tė cilėsohen si vrasje pėr gjakmarrje,
ndėrsa 10 tė tjerat janė vrasje tė zakonshme qė ndodhin me bollėk nė trevat
e Jugut tė Shqipėrisė, madje kėtu hyjnė edhe tre vrasje brenda familjes qė nė
fakt shprehin krizėn ekonomiko-sociale qė ka mbėrthyer familjet shqiptare nga
keqqeverisja socialiste e Nanos. Tė ngujuara pėr gjakmarrje ka vetėm 10
familje, ku gjysma e kėtyre pėr pak kohė do tė dalin tė lirė, si rezultat i
punės sė urtė e fisnike tė shumė burrave tė moshuar e fisnikė qė ka Malėsia,
e jo nga puna e shoqatave apo organizatave dhe e qeverisė qė nė fakt duhej tė
vepronte me ligje e jo me kanune. Kujtojmė se nga Rrethi i Malėsisė sė
Madhe nė dyert e Europės nuk ka asnjė prostitutė, ndėrsa thuhet se nga
Shqipėria ka rreth 30.000 tė tilla. Si me emrin e vetė Zotit nė Malėsi tė
Madhe ka 19 muaj qė nuk ka asnjėlloj vrasje, duke u bėrė kėshtu kampion i
qetėsisė e maturisė jo vetėm nė Shqipėri por nė tėrė Europėn. Por me sa duket
qeverisė i janė shurdhuar veshėt e qorruar sytė, dhe nė vend tė qetėsisė e
stabilitetit tė kėsaj treve kėrkon tė zbulojė njė magazinė tė dokeve,
zakoneve e kanuneve mesjetare tė hakmarrjes e gjakmarrjes, ku nė arsenalin e
mjegullės e zhurmės shurdhuese kėrkon tė fusė jo vetėm shoqata e organizata
vendi e tė huaja, por edhe vetė bashkėshorten e Kryeministrit, znj. Xhoana
Nano, e cila nga mediat, por edhe disa pushtetarė tė majtė vendor po
propagandojnė ndihmesėn e saj ndaj familjeve me probleme tė gjakmarrjes dhe
tė mbeturve jetimė pėr kėtė arsye. Me kėtė pretekst kėto ditė po kėrkohet qė
Xhoana Nano tė shpallet qytetare nderi nė disa njėsi administrative tė
Malėsisė. Tė gjitha kėto nėse do tė ishin tė vėrteta Malėsinė e Madhe do ta
kthenin nė njė oaz tė xhunglės ku jetojnė njerėz primitivė me mendėsitė e
qindra viteve para se tė dėgjohej nocioni shtet. E nė njė vend tė tillė
kuptohet se nuk do tė guxonte kurrė tė riskonte asnjėlloj biznesmeni apo
afaristi, vendas apo i huaj, edhe pse Malėsisė sė Madhe nuk i mungojnė
resurset natyrore e njerėzore. Qeveria e sotme qė kėrkon ta bėjė Malėsinė si
vendin e njerėzve primitivė dhe ligjeve mesjetare, ka dy qėllime: Sė pari, tė
vazhdojė persekutimin e pashoq ndaj M. Madhe, si opozitaren e palėkundur tė
tė gjitha qeverive dhe pushteteve, hileqarė, dashakeqė dhe antishqiptarė; Sė
dyti, tė justifikojė mungesėn e vėmendjes dhe investimeve nė trevat e Veriut
(nė favor tė Jugut) duke thėnė se nuk investohet nė xhugėl e pėr njerėzit
primitiv tė saj. Gjithashtu shoqatat dhe organizatat me
emėrtime tė ndryshme qė kėrkojnė tė punojnė nė Malėsi tė Madhe kėrkojnė qė
fenomenin e gjakmarrjes ta kthejnė nė njė minierė nga ku mund tė nxirren para
nga vendi dhe shtete tė huaja, gjoja pėr tė ndihmuar kėtė komunitet. Qeveria,
siē thamė mė sipėr ka interesat e veta pėr ti ndihmuar kėto shoqata e organizata,
tė cilat ndonėse e dinė mirė realitetin e gjakmarrjes nė Malėsi qė thuajse
nuk ekziston, ato e kėrkojnė me kėmbėngulje, ēdo ditė e ēdo moment. Por
tashmė malėsorėt kėtė e kanė kuptuar dhe nuk i pėrfillin mė kėto krijesa
dashakeqe nė tė cilat bėjnė pjesė edhe pak malėsorė, qė kėshtu pa e kuptuar
dėmtojnė vendin e tyre pėr pak para qė u serviren nga shoqatat e organizatat
me formulim joqeveritare, por me brumė proqeveritare. Natyrisht kjo trevė
shqiptarie do tė dijė tė pėrballojė edhe sfidat e fundit tė qeverisė sė
fundit dhe levave tė saj qė i kanė ditėt e numėruara nė kėtė klimė mbijetese
qė Malėsia e ka pėrjetuar ndėr shekuj e ka dalė fituese... Ndue Bacaj Fejton Haxhi Qamili i fali emrin gazetės
Zėri i Popullit Nė tregun e mediave tė shkruara, pėrveē
gazetave e revistave me moshėn e re tė pluralizmit e demokracisė qarkullon
papushim edhe plakushja 62 vjeēare Zėri i Popullit. Madje kjo plakushė ka
ndėrruar tre burra apo pronarė, qė pa frikė mund tė quhen tre breza tė njė
familje apo fisi, qė nga gjyshi e deri tek nipi dhe nė fjalorin e politikės
quhen Partia Komuniste, Partia e Punės dhe tani Partia Socialiste. PS ndonėse
e quan veten tė re vazhdon tė figurojė e martuar me plakushen e gjyshit tė
saj, qė nė fakt vetė Zėri i Popullit duhet tė ishte edhe gjyshja e PS, duke
kryer kėshtu incestin mė tė ēuditshėm nė histori, martesėn e nipit (PS) me
gjyshen ZP. Gjithsesi se ēfarė mund tė sjellė njė incest i tillė
martesor e shohin shqiptarėt pa ndėrprerje tė paktėn tash 60 vjet, e pėr
kėtė nuk do tė kishte vlerė asnjė koment i joni. Por mė interesantja pėr
shqiptarėt mbetet historia e pagėzimit tė emrit tė ZP-sė, e cila ndonėse
ndėrroi burrė apo padron emrin nuk e ndėrroi kurrė, ndėrsa makiazhin pėr
tu dukur e re e ndėrroi sa herė kishte nevojė tė vinte kurorė nė gjendjen
civile, e cila gjithnjė nuk i ndėrroi ditėlindjen (viti 1942). Nė historinė e
ZP shkruhet se kėtė emėr ia vuri kryeredaktori i saj i parė, Enver Hoxha, i
cili ishte edhe shefi i Partisė Komuniste e Partisė sė Punės... Por qė
asnjėherė nuk u tha se nga u trashėguar ky emėr i madh qė fliste me gojėn
e sovranit popull (e popull thuhet se ishin edhe vetė komunistėt dhe sjemenėt
e tyre). Me qėllimin e mirė pėr tė ndihmuar sadopak nė pasurimin e historikut
tė Zėrit tė Popullit qė gjithnjė na ka dashur tė mirėn, menduam tė hedhim
pak dritė se nga u frymėzua kryeredaktori i parė (E.H.) pėr ti vėnė emrin
gazetės sė partisė sė tij, ZP-sė. Pėr tė arritur nė njė konkluzion tė
konsiderueshėm ne menduam tu referohemi viteve revolucionare tė kryengritjes
fshatare tė idhullit-hero qė kryeredaktori E.H. e kishte pėr zemėr, Haxhi
Qamilit. E si pėr tė na ndihmuar vetė krijuesi nė kėtė mision fisnik nė
vitin 1914 gjejmė njė gazetė me emrin Zėri i Popullit, qė nė turqisht
shkruhej Sedai Milet, e cila botohej nė Shkodėr nga njė grup
filo-xhonturqish dhe kishin si redaktor njė turk me emrin Salih Efendi. Nga
kjo gazetė nė atė kohė thuhej se frymėzohej edhe Haxhi Qamili qė e filloi
kryengritjen nė Shqipėrinė e Mesme nėn parullėn Duam baba Sulltanin dhe
flamurin turk me yll e hėnė. Kjo kryengritje kishte si qėllim jo vetėm
Shqipėrinė e Mesme, por tėrė tokat shqiptare qė i kishte pasė sunduar
Baba-Dauleti. Gazeta Sedai Milet alias Zėri i Popullit nė vitin 1914 e kishte
tė ndėrtuar programin e saj nė dy kolona, sė pari nė propagandimin kundėr ēdo
qeverie tė shqiptarėve me fytyrė europerėndimore, sė dyti krijimin e njė
klime agjitative qė shqiptarėt tė kėrkonin pėr mbret njė pinjoll nga dinastia
e Ali Osmanėve tė Stambollit. Thonė se kryeredaktorin e parė tė ZP-sė e nxiti
pėr ti vendosur kėtė emėr gazetės sė Partisė Komuniste njė nga komunistėt
shkodranė, i cili pas kėsaj filloi tė mburrej se ishte ai e jo Enveri qė
gjeti kėtė emėr kaq sinjifikativ pėr organin e Partisė. Natyrisht Enveri e
mori vesh kėtė dhe pa vonuar, komunistin shkodran e dėrgoi tek tė shumtit
(vdekurit), pėr tu dhėnė lajmin e gėzueshėm tė fitores sė revolucionarėve
Haxhi Qamilė tė rinj... Gjithsesi ne nuk mbajmė asnjė
pėrgjegjėsi nė ngjashmėrinė e propagandės e shkrimeve tė Zėrit tė Popullit
tė PK, PP apo tė PS, me Sedai Milet tė vitit 1914... Natyrisht pėr emrin e
organit tė Partisė kanė kontributin e tyre tė pazėvendėsueshėm (edhe sot)
miqtė tanė fqinjė, por me origjinė e frymėzim gjithmonė nga Lindja. E sė fundi njė urim: Gėzuar 90-vjetorin
e Zėrit tėnd, o Popull... Ndue Bacaj Pėrse ky vlerėsim kaq i vonuar e kaq
formal pėr OJQ-tė Ditė mė parė PD-ja mė nė fund i mblodhi
drejtuesit e OJQ-ve nė njė bashkėbisedim tė hapur. Kjo gjė, siē u tha, ishte
shprehje e vlerėsimit tė kontributit qė ato mund e duhet tė japin nė tė mirė
tė luftės qė ato duhet tė bėjnė kundėr ēdo gjėje jo tė mirė qė servir
qeverisja e realiteti ynė politik. Sepse pakėnaqėsia ekstreme popullore ndaj
qeverisjes sė keqe tė maxhorancės socialiste duhet tė bashkojė tė gjithė
opinionin intelektual qė nuk pajtohet me dukuritė regresive qė kanė rėnduar
ndjeshėm jetesėn e masave tė gjera tė popullit. Po ēbėhet mė tej pas kėtij
takimi? Asgjė. Tė paktėn nė opinion nuk ndjehet gjė. Tė bėsh tė ndėrgjegjshėm OJQ-tė, ti
ngresh ato nė nivelet e angazhimeve qė sugjeron opozita e djathtė ėshtė sot
domosdoshmėri, por njėkohėsisht edhe vėshtirėsi jo e vogėl. Sepse organizatat
joqeveritare tashmė kanė lindur, janė rritur e konsoliduar, duke mos patur
fare vėmendjen e kujdesin e PD-sė e Opozitės sė Djathtė. Pėrkundrazi
maxhoranca e majtė, pėrmes tėrė levave e institucioneve tė saj i kushtoi
rėndėsi e vėmendje tė veēantė, i mbėshteti ato, i siguroi kėshtu direkt e
indirekt mbikqyrjen e tyre, duke vjelur avantazhet e mėdha qė ato sjellin. Pėrse e kėrkon PD-ja me kaq vonesė
partneritetin e OJQ-ve? Nėse ėshtė e vėrtetė se ky partneritet ėshtė i
domosdoshėm pėr tė vjelė problematika qė ndihmojnė PD-nė nė hartimin e
platformave tė saj pėr ta nxjerrė vendin nga kriza, nėse ėshtė e vėrtetė se
OJQ-tė merren ēdo ditė me kėto probleme, siē thuhet, atėherė shtrohet pyetja:
A e njihte mė parė PD-ja vlerėn e OJQ-ve dhe pėr rrjedhojė domosdoshmėrinė e
njė partneriteti tė tillė? Pėrse nuk ėshtė realizuar mė parė ai? Dihet se
OJQ-tė janė ingranazhe tė rėndėsishme me ndikim nė jetėn e vendit. Dihet mirė
vlerėsimi i madh qė ka bota pėr OJQ-tė, marrėdhėniet qė ndėrton ajo me vende
tė ndryshme pėrmes kėtyre organizatave, rrugėt disa herė tė pazėvendėsueshme
pėrmes tė cilave bota operon nė marrėdhėnie ndėrvendore me kėto organizata.
Qeveritė e organizatat homologe tė vendeve tė tjera ushtrojnė tek ne njė
aktivitet tė madhe shpesh me peshė nė jetėn e vendit. Pėrmes veprimtarish tė
ndryshme qė sponsorizohen, analizohen e formulohen politika, pėrcaktohen
ecuri nė rrugėn e tranzicionit, menaxhohen probleme ekonomike e sociale,
ndikohet pėrgjithėsisht nė jetėn politike, ekonomike e sociale tė vendit.
Ėshtė kjo arsyeja qė e majta shqiptare i kushtoi vėmendje tė madhe punės me
OJQ-tė. Thuhet se vetė ish-presidenti Meidani kishte prioritet tė punės sė
tij kur ishte nė detyrėn e kreut tė shtetit marrėdhėniet me OJQ-tė, kujdesin
qė veprimtaria e tyre tė inkuadrohej nė interes tė qeverisjes socialiste. Kjo
ka sjellė qė drejtuesit e OJQ-ve, siē thuhet janė vėnė prej kohe nė njė
angazhim tė tillė. Kjo gjė ėshtė pohuar jo pak nė median e shkruar e atė
elektronike. Nėse kėto tė dyja qėndrojnė, lind pyetja: A do tė mjaftonte njė
takim, biles shumė i vonuar i PD-sė, do tė thosha edhe i tė Djathtės qė me
OJQ-tė tė vendosej njė partneritet i dobishėm pėr Opozitėn? Natyrisht qė jo.
E, nėse kjo opozitė nuk ėshtė ngritur me kohė nė nivelin e vlerėsimit tė
OJQ-ve e tė sigurimit tė njė partneriteti tė efektshėm me ta, aq mė shumė kjo
duhet tė merret nė dorė sot dhe me seriozitet e larpamėsi, tė sigurohet ky
partneritet. Qė tė arrihet kjo ėshtė e domosdoshme tė punohet me projekte,
platforma e programe tė qarta pune, ēka nuk i shohim, nuk i ndjejmė.
Organizmat e Helsinkit, ato pėr mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė
Njeriut, shoqatat e organizmat antikorrupsion, ato pėr mbrojtjen e
gazetarėve, tė luftės kundėr varfėrisė, qendra studimesh ndėrkombėtare,
institucione pėr studime bashkėkohore e mjaft tė tjera qė gėlojnė nėpėr
Shqipėri, nuk duhet tė drejtohen nga njerėz qė i shėrbejnė asaj partie qė nuk
i ka njohur kurrė as tė drejtat e njeriut, tė gazetarėve tė lirė, asaj
qeverie qė ėshtė modeli i korrupsionit, qė ushtron kontroll e presion mbi
mediat, qė e varfėron ekstremisht popullin, qė pengon politika ekonomike qė i
shėrbejnė progresit. E nėse nė kėto organizma dikush e disa dijtėn tė rendin
e tė okupojnė kolltuqe, ēfarė bėhet pėr ti fituar ato? Pėr politika frenuese
ekonomike qė po varfėrojnė ndjeshėm shqiptarėt, pėr problemet e mėdha sociale
qė pėrjeton shoqėria jonė, jo vetėm nuk u siguruan kurrė kontribute
kontestuese nga kėto OJQ, pėrkundrazi ato u vunė shpesh nė ndihmė tė
justifikimit tė politikave shtrėnguese qė ndiqen ndaj shqiptarėve. Kjo ėshtė
fatkeqėsi, tė cilėn nuk duhet ta lejonte e nuk duhet tė vazhdojė ta lejojė
PD-ja dhe e Djathta Shqiptare. Marian Shestani Salmon - libri mė i ri poetik i
Dashamir Cacajt Libri i radhės i poetit e prozatorit
shkodran, Dashamir Cacaj, mban njė titull qė tė befason e tė bėn tė meditosh
nė heshtje sublime. Ėshtė i gjashti nė vistrėn e librave me poezi tė autorit
tė njohur pėr nervin pikant, pėrherė e mė impulsiv nė strukturimin e vargjeve
poetike. Enti Botues Helena Kadare ka nxjerrė nė treg plot 20 libra tė
kėtij shkrimtari e botuesi produktiv e cilėsor deri aty ku koraca e poetėve
tė zėshėm shkėrmoqet. Krijuesi nė fjalė ėshtė definitivisht i suksesshėm nė
narrativėn e pėrmasave tė ndryshme, nė letėrsinė pėr fėmijė e pionierė, nė
memuaristikė e po aq nė lėmejt e kritikės e eseizmit. Subjektet e ngjizur
pėrshtatshėm pėr adoleshentėt, rrinė nė syprinė. Salmon ėshtė njė poezi krejt ndryshe,
me larushi motivesh e nėntekst intuitiv, me pergamenė ku sfilojnė ėndrra e
tjerret shpresa drithėruese e brezave qė vijnė, me impulse ku stėrkeqet
mohimi i vetvetes, me projektorė vibrues e inkandeshentė deri nė flijim. Kėto
e tė tjera vegime tė kristalta e bėjnė tė furishėm poetin, i cili stepet para
rutinės e vargjeve-ashkla tė brezit tė vet. Nėnteksti ku shullėhet vlaga e
krijimeve tė Dashamir Cacajt, ėshtė zor tė sfumohet, pasi qėndron nė ato
lartėsi ku pakkush mbėrrin. Kuota ku pozicionohet poeti ėshtė e frikshme.
Bishtnimi i formave e stileve tė papėrtypshme nga lexuesit kualitativė,
pėrbėn risi tek Cacaj, vėrtet Salmon nė bashtinat e poezisė mė tė mirė tė
viteve tė fundme. E tė shfaqesh si shoumen ndryshe nė lakadredhat e poezisė
mbresėlėnėse e me aromė tė trėndafiltė, ėshtė kryekreje meritė e krijuesve tė
rėndėsishėm. Libri ndahet nė 4 cikle. Nis me Mėkati
i heshtjes qė ka pėr okelio paradigmat e vetmisė. Merr hov me Zig-zakun
nė sfond ku kėnga e pashpirt siluron mahnitshėm qiejt poetikė ku flatron
vargu i Cacajt. Prehet njė grimė tek Kunadhja e lodhjes qė e habit poetin
pse mjaullin edhe kur fle. Cikli i fundmė siglohet Sprinti i moskthimit,
pėr tė cilin poeti pėrdhunon pyetjen retorike nuk e di pse stėrkeqet? E sa
pėr poezi tė veēanta, ėshtė mjaft tė veēojmė Beduinėt, Duan tė kryqėzohem
pėrsėri, Nė ditėvdekjen e blirit, Performanca e herezisė e plot tė
tjera. Dy poema, Jam endės i erės dhe Pėrvėlohem pėr njė grua si ti, janė
stoli qė nusėrojnė nė librin poetik Salmon, do tė thonim si ndėr tė rrallėt
vėllime poetike tė anunēuar nė kėtė fillim mileniumi nga krijuesit shqiptarė,
e pse jo vetėm nga kėta. Pėrgatiti:
Vasel Gilaj Arti e kultura nė Ulqinin turistik Pas mbylljes sė sezonit tė turizmit,
atij sezoni tė zhurmshėm, por shumė argėtues, qyteza e Ulqinit fillon
ritualin e saj tė trashėguar, atė tė pėrgjumjes sė madhe, tė njė pushimi po
tė thuash absolut. E gjithsesi ėshtė i justifikuar njė pushim i tillė, pas
njė pune shumė tė lodhėshme, pse jo dhe fitimprurėse qė shoqėron pėr 3 muaj
vėllezėrit tanė shqiptarė, qė jetojnė me shekuj nė trojet e veta, nė Ulqinin
simpatik, nė Ulqinin e artit, kulturės, mikpritjes e bujarisė shqiptare. Lind pyetja: Po si i kalojnė ulqinakėt
muajt jashtė sezonit dhe ēfarė aktiviteti jetėsor artistik zhvillojnė nė kėtė
qytezė tė vogėl, qė edhe pėr nga numri i popullsisė nuk i kalon tė 27.000
banorėt. Kjo ėshtė shkėndia qė ndezi flakėn, pėr tė pasqyruar me realizėm
gjendjen e artit e tė kulturės sot nė Ulqin, nė fushėn e artit koreografik tė
valles popullore si dhe tė folklorit burimore nė pėrgjithėsi, ku unė pata
fatin tė punoj pėr njė fazė 15 ditore dhe tė njoh nga afėr intelektualė e
dashamirės tė folklorit, valltarė shumė tė talentuar, tė rinj nė moshė, por
tė pjekur nė profesion. E skishte si tė ndodhte ndryshe me Shoqatėn
Kulturore-Artistike Ulqini, ku nė kryesinė e kėsaj shoqate ka intelektualė tė
mirėfilltė dhe shumė artdashės tė pasionuar pas kėngės e valles popullore
qytetare, e pse jo edhe tė folklorit burimor shqiptar nė trevėn e Ulqinit, tė
kėtij Ulqini sa turistik aq dhe artistik, sa punėtor aq dhe mikpritės. Kėnga e vallja popullore qytetare,
folklori burimor shqiptar nė trevėn e Ulqinit janė trashėguar me fanatizėm
gjeneratave ndėr vite nga paraardhėsit e tyre, pėr ta ruajtur dhe demonstruar
kėtė fond kulturor me tėrė pastėrtinė dhe origjinalitetin e saj. E si tė
tillė qė kontribuojnė pėr mbajtjen gjallė tė kulturės nė qytezėn e tyre, e
sidomos tė folklorit nė Shoqatėn Kulturore tė Ulqinit, mund tė pėrmend
zotėrinjtė e nderuar tė kryesisė: Ministri pėr Integrim i Pakicave nė Mal tė
Zi, z. Gėzim Hajdinaga, njė personalitet shtetėror i kompletuar, i dashur dhe
i respektuar nga mbarė pakicat nė Mal tė Zi, me njė bekgraund kulturor pėr
tu admiruar, shumė i dashuruar pas kėngės e valles popullore qytetare si dhe
folklorit burimor nė pėrgjithėsi; Drejtori pėr Gjuetinė nė Ulqin, z. Meto
Zenga, i pakursyer nė ēdo moment. Pėrveē detyrave shtetėrore, ka ditur tė
gjejė kohėn pėr ti qėndruar pranė shoqatės dhe me kontributin e tij, pėr tė
ndihmuar nė zgjidhjen e problemeve tė ndryshme, artdashės dhe shumė kėrkues
pėr realizimin e programeve nė kohė e me cilėsi tė lartė artistike;
ish-pedagogu i fizkulturės pranė Shkollės sė Mesme nė Ulqin, z. Beqir Truma,
krijuesi i shoqatės kulturore-artistike pėr grupin e folklorit, ish-valltar i
talentuar dhe koreograf pasionant pėr folklorin, ndonėse me aftėsi tė
kufizuara shėndetėsore jep ndihmesėn e tij nė mbarėvajtjen e grupit; njė
ndihmė jashtėzakonisht tė madhe pėr mbajtjen gjallė tė folklorit jep dhe
shumė i talentuari, instrumentisti dhe drejtuesi i muzikės pranė Shoqatės
Ulqini prej 20 vitesh, z. Jonuz Muharremi, i cili me orkestrinėn e drejtuar
nga ai vetė (fizarmonikė, dajre, kitarrė akustike dhe klarinetė) ndihmon dhe
drejton pa u lodhur muzikalitetin nė tė tre shoqatat kulturore tė Ulqinit. Edhe valltarėt e vjetėr janė njė hallkė
e rėndėsishme e kėsaj kryesie, zotėrinjtė Safet Resulani, Mirso Nikoēeviē,
Samir Mollakraja, Gėzim Dasharami, ndihmojnė pa u kursyer, valltarėt e rinj
pėr ngritjen e tyre profesionale dhe pse jo edhe artistike, duke u bazuar nė
pėrvojėn e tyre tė fituar ndėr vite si valltarė. Pėrgėzime meritojnė edhe
valltarėt e talentuar qė aktualisht japin kontributin e tyre nė mėnyrė
sistematike e pa u kursyer, tė mrekullueshmit valltarė tė Shoqatės
Kulturore-Artistike Ulqini, ambasadorėt e kulturės shqiptare me banim
shekullor nė trojet e veta nė Ulqin, si: Arta Mehmeti, Nita Brisku, Elvira
Vuēiq, Viktoria Koftun, Ana Dabroviq, Xhemal Toska, Haxhi Kraja, Valdet
Hasanaga, Arben Truma, Ilir Truma, pa dashur tė harroj edhe tė talentuarat
Albana e Nejhana dhe tė gjithė tė rinjtė qė i janė bashkuar grupit tė
Shoqatės Ulqini. Njė nga vetitė mė cilėsore tė kėtij grupi ėshtė harmonia dhe
respekti i ndėrsjelltė tė kanė nė mes tyre, pasioni dhe serioziteti nė prova,
gjė e cila ėshtė kurorėzuar me ēmime tė stimujve moralė si nė Sofrėn Dibrane,
Gjirokastėr, Tiranė etj., qyete kėto nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni. Sė
shpejti me ftesė tė shqiptarėve tė Ulqinit, me banim tė pėrkohshėm nė Austri
do tė bėhet njė turne nga Shoqata Folklorike Ulqini, ku besoj se me
paraqitjen dinjitoze tė kėsaj shoqate kulturore-artistike, me muzikėn e
kėngėt mė tė mira si dhe me vallet karakeristike tė trevave tė Malit tė Zi,
pa pėrjashtuar dhe larminė e kostumeve popullore ulqinake, patjetėr do korret
sukses nė skenat e shtetit austriak si dhe do tė plotėsohen mė sė miri
dėshirat spirituale tė bashkėkombasve shqiptarė tė Malit tė Zi qė jetojnė e
punojnė nė Austri e kudo gjetkė. Loja plot gjallėri dhe freski rinore e
grupit tė valleve si dhe dalja nė skenė e kėngėtarėve tė mirėnjohur ulqinakė
dhe mjaft tė afirmuar nė diasporėn shqiptare si Shaban Gjeka, Shemso
Hasanaga, Gėzim Salla etj., pa harruar pėr asnjė ēast dhe orkestralet
popullore me fizarmonikė tė instrumentistit Jonuz Muharremi, them se do
meritojnė plotėsisht duartrokitjet dhe ovacionet mė tė pėrzemėrta tė
bashkatdhetarėve tė tyre. Njė kujdes i veēantė duhet treguar nė
mbledhjen dhe trajtimin me kujdes profesional tė valleve e kėngėve folklorike
tė reja nė kėrkimin e tyre, por shekullore nė treva tė ndryshme tė Malit tė
Zi, ku jetojnė shqiptarė. Kujdes duhet treguar pėr ruajtjen e pastėrtisė dhe
tė origjinalitetit sidomos nė folklorin burimor, pa abuzivitet e deviacione
nė linjat etno-kulturore. Njė vend me rėndėsi tė veēantė zė
impenjimi maksimal i z. Kryeministėr tė Malit tė Zi, pėr artin dhe kulturėn e
tė gjitha trevave ku jetojnė shqiptarė e sidomos pėr qytezėn e Ulqinit
turistik, ku i ka kushtuar njė vėmendje tė madhe pėrfundimit tė kino-teatrit
tė Ulqinit nė njė afat sa mė tė shkurtėr, tė vetmit kult kulturor, pėr tė
cilin populli i Ulqinit dhe kultura e kėtij qyteti ka shumė nevojė. Tashmė
edhe ulqinakėt do tė kenė njė arenė kulturore tė tyren ku do mund tė
shpalosin vlerat e ēmuara tė artit e kulturės sė popullit tė vet nė shekuj. Muzika shumė origjinale e kėngėve
popullore qytetare tė Ulqinit ėshtė njė fond i vyer. Nė mbrendėsinė e saj
janė ruajtur tė pastra, tė gjalla e origjinale vlerat artistike tė poezisė e
tė muzikės si para 100 vjetėsh, gjė e cila mė pak ėshtė ruajtur nė Shqipėri,
Kosovė, Maqedoni e Ēamėri, treva ku prej shekujsh janė tė banuara nga
shqiptarėt. Ky realitet muzikor i bėn mė tė dashura kėngėt e muzikėn
popullore qytetare tė Ulqinit. Jo tė pakta janė familje e individė qė
kanė trashėguar tė pastėr dhe origjinale kėngėn popullore qytetare. Kėtu mund
tė veēojmė familjen Muharremi, si trashėgues me fanatizėm tė kėngės
origjinale. Zonja Gjylije Muharremi ėshtė njė thesar i ēmuar me vlera tė
gjalla artistike. Nė fondin e saj muzikor si kėngėtare ka njė repertor me tė
vėrtetė pėr tu admiruar. 450 kėngė sė bashku me muzikėn origjinale jetojnė
tė gjalla nė mendjen e z. Gjylije. 450 tekste kėngėsh tė trashėguara si
familje. Mendoj se ėshtė njė thesar me shumė interes, pėr radiot lokale,
shtetėrore apo private nė Mal tė Zi, pėr pasurimin e fondit tė tyre muzikor.
Ndonėse 68 vjeēare ajo ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė njė videoklipi dhe njė
kasete me kėngė tė vjetra popullore qytetare ulqinake, ku vlen tė pėrmendet
inēizimit live si dhe trajtimi me
shumė finesė qė zonja Gjylije i ka bėrė zėrit tė saj ndėr vite. Duke ndjekur nė vazhdimėsi ecurinė e
foklorit, artit e problematikės kulturore, si dhe pėrgatitjet serioze qė po
bėn Shoqata Kulturore-Artistike Ulqini me rastin e turneut vjenez, e gjej me
vend tu bėj thirrje tė gjithė pasionantėve tė artit nė pėrgjithėsi dhe atyre
tė folklorit nė veēanti qė ti bashkėngjiten Shoqatės Ulqini dhe kryesisė tė
nderuar tė kėsaj shoqate, nė mėnyrė qė tė paraqiteni sa mė dinjitozė, sa mė
tė kompletuar nė aktivitetet e ardhėshme ndėrkombėtare se vetėm kėshtu mund
tė shpalosni vlerat artistike tė kėngės e valles popullore qytetare dhe
bukurinė e veēoritė e folklorit tuaj tė trashėguar prej shekujsh. Koreograf Saxhid Alibali Shkodėr-Shqipėri Arti i shtypit dhe i sirtarėve Dihet se dėshira e ēdo artisti ėshtė tė
arrijė majet sa mė tė larta tė suksesit, por mbėrritja e kėtij qėllimi nuk
varet tėrėsisht tek talenti. Talenti i ėshtė dhuruar artistit pėr ti
shėrbyer me tė njerėzimit e kur prirja vihet nė shėrbim tė padrejtėsisė,
padrejtėsia i bėhet njolla mė e pashlyeshme. Pra kur arti lihet tė sundohet
prej diktaturės, prirjen tonė ia bėjmė kurban djallit, nė kėmbim tė njė
kafshate buke diēka mė tė madhe se skllevėrit tjerė dhe trumbetimit tė
lėvdatave mė tė palavdishme e mė tė pėrkohėshme. Kjo ishte dehja trullosėse e
hymnizuesve tė realizmit socialist. Ata harruan se kjo rrymė ishte koshi i
plehrave tė sė ardhmes. Kjo shkurtpamėsi atyre iu duk e gjatė sa jeta e tė
tillė e menduan edhe dritėn e rrejshme tė lavdisė sė kuqrremtė, prandaj
pranuan me qejf tė bėhen kėpucėt e kėmbėve tė realizmit socialist, tė cilat
me ti grisė tė ecurit e tij i priste koshi i shkarpave. Shkrimtari qė e
tradhėtonte realitetin e shtrėngonte atė realitet tė bėhej gjykatėsi i tij i
ardhshėm. Tek shkrimet e pėrfaqėsuesve tė rrymės sė artit tė kuq lexuesi
shihte shpirtin e autorėve tė lavdisė sė asaj kohe, e nė asnjė mėnyrė shkrime
tė shtirura si shpesh mundohen tė na i paraqesin ithtarėt e ithtarėve tė
realizmit socialist. Ata pėrpiqen ti mbrojnė me justifikime bajate duke
marrė shkas nga ndonjė kritikė e atėhershme nga ana e shtetit monist pėr
ndonjė gjoja devijim prej politikės sė partisė. Dihet se i vetmi shkak
kritike i asaj kohe mund tė jetė bėrė ndonjė dyshim i vogėl pėr ndonjė
alegori qė as autorit nuk i ka shkuar nė mendje atėherė e qė sot pėr interesa
tė kohės duan ta quajnė tė tillė. Ne tė gjithė e dimė sa kanė luftuar tė
dyshuarit e realizmit socialist ti asgjėsojnė ato dyshime me autokritika
edhe nga mė tė paturpshmet, aq sa shtetit tė diktaturės sė kuqe i kanė
shėrbyer si kapital politik, ndoshta edhe mė shumė se hymnizimet qė kėta
autorė i kanė bėrė shtetit para e mbas autokritikave. Aq tė pėrkushtuar ndaj
shtetit kanė qenė kėta shkrimtarė, sa krijimet e tyre pėrpiheshin nga botimet
si modele propagandistike. Ky fakt na bind se po tė ishin ndarė nga jeta kėta
ithtarė tė asaj rryme qė pėrfaqėsuan, veprimtaria e ethshme e asaj kohe nuk do
ta kishte patur lavdinė mė tė gjatė se jeta e realizmit socialist. Prandaj
ata frytet e krijimeve tė tyre do tė jetojnė vetėm nė sajė tė pemės sė
mbjellė nė vitet 90. Demokracia duke qenė e kundėrta e tiranisė falė e merr
me tė mirė edhe armiqtė e saj tė mėparshėm, por ata nuk duhet tė lėnė pas
dore detyrėn mė tė rėndėsishme. Demokracisė sė fal i duhet kėrkuar tė falur
pėr sjellje tė padenjė ndaj saj. Arti i vėrtetė i kohės sė lavdithurėsve tė
kohės ėshtė arti i sirtarėve sepse ai art e dėnonte artin e servilizmit,
artin e atyre qė u injektonin lexuesve helmin e partisė-shtet. Artistėt e
artit tė sirtarėve jepnin shembullin e njeriut artist sepse askush nuk ka mė
nevojė pėr sa mė shumė dozė njerėzie se artisti nė mėnyrė qė talenti e
virtyti tė pėrbėjnė flatrat e njė lavdie plotėsisht tė merituar, qė i bėn
idhuj tė pėrjetshėm tė lexuesve tė tė gjitha kohėrave prandaj e theksoj
sėrish, ata duhet ti kėrkojnė ndjesė publikut qė kanė shitur mė tė
pashitshmet, talentin e virtytet. Artisti i vėrtetė sakrifikoi veten pėr hir
tė artit, jo artin pėr hir tė vetes. Thirrja jonė drejtuar pėrfaqėsuesve tė
realizmit socialist pėr tė na kėrkuar ndjesė ėshtė njerėzore e do tė donim qė
po kaq njerėzore tė ishte edhe pėrgjigja e tyre. Thyerja e kėsaj heshtje do
tė ishte kėputja e prangave tė ndėrgjegjes sė tyre e cila ka shumė nevojė ta
lajė sa mė parė veten. Gjokė Vata Nacionalistėt pukjanė pėrballė
diktaturės Nacionalistėt u arratisėn nė Jugosllavi
nė vitet 1950-1951. Shpėtuan njė pjesė shumė e vogėl, sepse shumė u dėmtuan,
u vranė nė pėrpjekje me forcat e sigurimit famėkeq. Por ajo pjesė qė mbeti u
strehua nė kampin e Podujevės, Jugosllavi. Herė pas here ata vinin pėr tė
marrė vesh nė familjet qė patėn mbetur kėtu nė vendin e tyre, nė ferrin
komunist. Nė verėn e vitit 1954 nė njė fshat tė Pukės qė quhet Mzi, njė grup
nacionalistėsh erdhėn nga Podujeva, siē shkruam mė sipėr dhe pasi kaluan
kufirin erdhėn dhe kaluan nė vendin e quajtur Vau i Dardhės, kėtu tek Lumi
Dri, ku lidhet Tropoja me Pukėn me anėn e njė varke me teleferik. Ata kaluan
dhe u nisėn nė drejtim tė Iballės por duhej tė kalonin patjetėr nėpėr fshatin
famėkeq Mzi. Kėtu kishte shumė komunistė tė tėrbuar qė as Puka brenda nuk i
kish mė tė rrezikshėm. Kėta ishin tė lidhur direkt me Tiranėn zyrtare. Grupi
qė drejtohej nga Mark Zogu dhe Pjetėr Gjoni do tė kalonin nėpėr Mzi sepse
Pjetri ishte nga Mziu. Nata u err. Ajo nuk kishte hėnė dhe pritat ishin zėnė
nga brigadat e sigurimit sa ata nuk kishin nga tė kalonin duke u pėrpjekur qė
tė hapnin rrugė. Nacionalistėt u mbyllėn edhe mė keq sa u detyruan tė hidhen
nga njė shkėmb me radhė, ku mbeti njė i plagosur, i cili theu kėmbėn dhe
mbeti nė vend. Mirėpo pushka kėrciste papushim. Vendi ishte vėnė nė ndjekje
kėmba-kėmbės. Ata ishin shumė nė rrezik qė asnjė tė mos shpėtonte i gjallė.
Komunistėt e egjėr tė fshatit qė mirė i dinin shtigjet e rrugėt e kishin zėnė
me forcat e sigurimit por zotėsia e Mark Zogut mundi tė kalonte edhe kėtė
radhė kėtė pritė tė madhe qė forcat policore e sigurimit kishin zėnė. Ata u
nisėn pėr Vaun e Dardhės nga ku do tė kalonin Lumin Drin pėr tė shkuar drejt
Jugosllavisė. Mark Zogu, burrė 60 vjeē e mori nė shpinė tė plagosurin ku
ishte 6 orė rrugė dhe Drini do tė kalohej. Forcat e sigurimit u alarmuan edhe
nė Tropojė, kufiri u rrethua edhe mė shumė, por pėrsėri grupi po ecte drejt
Jugosllavisė. Me tė plagosurin ata hipėn nė varkėn e Lumit Drin dhe kaluan
drejt Qafės sė Prushit dhe mbas 7-8 orėsh ata kaluan kufirin ku erdhi
ambulanca dhe i mori e i ēoi nė Gjakovė. Kjo ishte zotėsia e Mark Zogut qė
shpėtoi shokėt edhe shokun e plagosur qė rron edhe sot. Komunistėt e fshatit
Mzi vazhduan punėn e tyre pėr disa vite me radhė ashtu siē i mėsonte Tirana
zyrtare. Deri sa erdhi demokracia ata spushuan kurrė poshtėrsitė e tyre. Shan Sokoli Kur vjen shpirti me dalė, ska vend
pėr fjalė Ngjarjet qė ndodhėn nė qytetin shqiptar
tė Mitrovicės e nė tė gjitha qytetet shqiptare tė Kosovės, ishin tė pritshme
e nuk pėrbėnin ndonjė sensacion. Duke pėrjashtuar flakėn ndaj kulteve e disa
shtėpive, qė janė tė dėnueshme pėr moralin shqiptar e tė gjithė njerėzve
normal tė kėsaj bote, revolta ndaj vrasjeve serbe tė tipit mafioz,
korrupsioni i autoriteteve tė UNMIK-ut, ku bie nė sy kapadaillėku i tepruar e
bezdisės i tyre, deri diku edhe atyre shqiptare ndaj popullit shqiptar nė Kosovė,
dashur pa dashur ishte krijuar njė revoltė e brendshme. Ajo do tė shpėrthente
njė ditė, se siē themi ne kur tė vjen shpirti me dalė, njeriu e humb
logjikėn. Revolta e shqiptarėve pėr mua pati njė sukses ku tė gjithė
faktorėt politikė e civilė kėrkuan njėzėri pavarėsinė e Kosovės. Por kjo
kėrkesė legjitime duhet tė vazhdojė e mos tė ndalet nė asnjė ēast e tė jetė
kėrkesa e vetme ndaj institucioneve ndėrkombėtare. Tė huajt besoj se janė
bindur qė Serbia e Kosova janė dy shtete tė ndryshme, ku historia flet pėr
kėtė. Po dėgjojmė shumė deklarata pėr ngjarjet, si nga tė huajt, shqiptarėt,
miq e armiq tė ēėshtjes shqiptare, bie nė sy njė tendencė e paragjykuar e
imponuese ndaj shqiptarėve, qė tė mos kėrkojnė atė qė i takon. Prandaj
pėrfaqėsuesit politik, mediatik, intelektual e ēdokush qė e mban veten tė
ditur, i ka adhur dita tė mbesė nė histori pėr zgjidhjen mbarėshqiptare, ku
me tė drejtė kombi shqiptar kėrkon tė drejtat e tij qė i takojnė, pra tė
drejtėn e vetėvendosjes, ku kombi ynė tė jetė njė shtet, siē ėshtė p.sh.
Gjermania e sotme. Kėta pėrfaqėsues e kanė pėr detyrė tė
administrojnė revoltėn qė kanė pėrbrenda bashkėkombasit e tyre e ta ēojnė nė
drejtimin e duhur, pra tu mbushet mendja se po se bėnė ata qė paguhen pėr
kėtė punė, i del pėr detyrė popullit ta bėjė, sepse shqiptarėve kudo nė botė
si ka vdekur ora. Gjithashtu edhe shkrimtari ynė i njohur nė botė, z.
Kadare, tė kėrkojė pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, sepse edhe kur ai
kandidoi pėr ēmimin Nobel, ma do mendja, nuk e fitoi nga paragjykimet qė kanė
disa tė huaj pėr shqiptarėt. Pra siē bėrtiti me tė madhe qė tė ndalen
tubimet, ai me tė gjithė faktorėt shqiptarė, tė bėrtasė fort pėr zgjidhjen e
ēėshtjes kombėtare, se Zoti i dha fat tė jetojė kėtė kohė tė artė pėr tė hyrė
nė histori. Tė gjitha ato figura kombėtare tė dala
ndėr shekuj po nderohen e respektohen pa paragjykime nga shqiptarėt, sepse
ato ishin e kanė pėr tė qenė ekzistenca jonė kombėtare. Shqiptarėt e Kosovės
e kanė kuptuar se po nuk lėvizėn shpejt e me vendosmėri do tė pėrfundojnė me
njė shtet kukull, siē ndodh kėtu tek ne, ku udhėhiqemi nga njė ambasador, qė
pa pikė turpi apo pėrgjegjėsie thotė qė kėtej po punohet e ka pėrparim, kur e
vėrteta ėshtė ndryshe e ēdo qelizė e shtetit ėshtė e pushtuar nga bandidėt e
paskrupullt qė duan tė na detyrojnė ti themi derrit dajė. Deklaratat e sotme
pėr shqiptarėt nga kėta ambasadorė, tė kujtojnė kohėn e komunizmit qė thuhej
se jemi vendi mė i lumtur nė botė, por njerėzit burgoseshin, vriteshin apo
skishin bukė pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Fjala Zot kėrkohej tė pushkatohej
nga ndėrgjegja njerėzore, por deshi Zoti e shqiptarėt nė Ballkan rezistuan e
po rezistojnė qė tė marrin vetveten me tė mirė, e mbasi tė fitojnė pavarėsinė
kombėtare e prosperitetin e tyre tė shumėpritur tė konkurojnė me dinjitet e
me ekonomi, me qeveritarė e administratė tė pėrgjegjshme, tė zhvilluar, qė tė
rreshtohemi me kombet e tjera tė zhvilluara tė botės. Unė do i bėja njė thirrje tė gjithė
pronarėve tė mediave, ti japin vend tė rėndėsishėm ēėshtjes kombėtare, se sėshtė
mėkat tė kėrkosh pavarėsinė e zhvillimin tėnd, por ėshtė mėkat i madh e i
pafalshėm tė heshtėsh apo ti bindesh padrejtėsisė e intrigave tė sotme. Desha ta pėrsėris edhe njėherė atė
fjalėn e vjetėr qė kur tė vjen shpirti me dalė pėrjashta, ska mė vend pėr
fjalė, pra tė gjithė faktorėt e pėrgjegjshėm shqiptarė kudo qofshin, tė
bėhen tė besueshėm e jo ēka thonė sot se thonė nesėr, se revoltimi i
shqiptarėve mund tė administrohet nga tė besuarit qė morali e ligji janė
parimi bazė. Cila ėshtė alternativa e zgjidhjes? Drejtuesit tė jenė realistė,
tė aftė, ta kenė fjalėn fjalė, punėn punė e mbi tė gjitha tė kenė integritet
kombėtar e moral, zhvillim kulturor, njerėz tė ligjit, ku kriminelėt e ēdo
ngjyre tė pėrballen me drejtėsinė dhe qytetari i kėtij vendi ti gėzohet
vendit tė vet. Koha i ka ikur atyre qė kanė parim servilizmin, intrigėn,
kapadaillėkun, shpifjen, hajninė e ēėshtė mė e keqja kjo suitė njerėzish tė
pangopur me poshtėrsi kėrkojnė tė na bombardojnė me optimizėm fallco, qė ne
tė robėrohemi nga mendja e nga shpirti ku imoraliteti e poshtėrimi nėnshtrues
tė zaptojnė qėnien shqiptare. Por duhet ta dinė tė gjithė se
ndėrgjegja kombėtare, qytetare e civile e shqiptarėve ka arritur kulmin e
saj, pra askush sdo e ndalė ndryshimin e pritshėm qė meritojmė. Nikolin Pemaj Sistemi totalitar shtrėngon darėn e
diktaturės Quhet Dul Maliq Buhaj, lindur dhe banues
nė lagjen Kala tė fshatit Drisht tė zonės sė Postrribės, i datėlindjes 05.
11. 1941. Gjithė jeta e tij ka kaluar nė skamje, vuajtje dhe mjerim. Historia
pėrmblidhet nė 4 fjalė: familje bajraktarėsh 4 breza (kushuriri, gjushi, axha
dhe sot djali i axhės), nip vojvode e oficer i Zogut, i deklasuar nga babai
dhe nėna dhe antikomunist. Nga fisi i babit e i nėnės tradita tė shkėlqyera
patriotike, nė mbrojtje tė integritetit dhe tė sovranitetit kombėtar. Axha i nėnės sė tij, i quajturi Adem
Haxhi Spahija ishte oficer i Mbretit I-rė, Ahmet Zogut dhe prijės vullnetar e
drejtues i luftėtarėve tė zonės sė Postrribės kundra tė huajve. Merr nėntė
plagė nė luftė pėr mbrojtjen e atdheut. Plagėn e fundit e merr nė luftėn e
1939-ės, kur arrestohet dhe internohet me shumė krerė tė tjerė shqiptarė nė
burgjet e Italisė. Atje (nė burg) e helmojnė me helm me afat periodik tė
caktuar dhe nga ky helmim gjen vdekjen. Familjes sė babait e tė nėnės sė tij
(Dulit), regjimi komunist ia shton urrejtjen e kėshtu mė datė 9. 11. 1946
marrin pjesė nė luftėrat e drejtim tė kryengritjes sė madhe antikomuniste, e
cila u thye. U kapėn, u torturuan, u burgosėn etj. Nga ana e babait qė morėn
pjesė nė kėtė kryengritje ishte edhe axha, Myrto Dani, bajraktar dhe drejtues
i kryengritjes dhe axha Zyber Dervishi, qė u kapėn, u torturuan dhe u
burgosėn. Kurse nga ana e nėnės marrin pjesė tre axhat e saj, Osman Haxhi
Spahija, Haxhi Adem Spahija, Shaban Adem Spahija, tė cilėt kapen, torturohen
dhe i burgosin. Osmanin e dėnojnė me 101 vjet burgim, i djegin edhe shtėpinė
si drejtues i kryengritjes sė armatosur. Nė vitin 1956 tezja e tij, e quajtur
Rabije Muho Spahija, sė bashku me burrin e saj, Nderim Muja, dhe shumė
shkodranė tė tjerė, thyejnė kufirin nėpėrmes liqenit tė Shkodrės, ku nė
Kanada pėrfundon jeta e saj. Nė vitin 1979 vdes nė Kanada ku dhe sot ka
familjen e saj. Me shembjen e themeleve tė regjimit
diktatorial, Dul Maliq Buhaj, nė fillim tė lėvizjes antikomuniste tė viteve
1990-1991 merr pjesė dhe bėhet aktivist nė protestat e lėvizjes antikomuniste
pėr pėrmbysjen e kėtij regjimi. Si i tillė, mė datė 20. 02. 1994 pranohet
anėtar i Shoqatės tė ish- tė Burgosurve Politikė tė Komunės Postrribė, dega
Shkodėr. Kurse nė Mars 1994 pranohet anėtar i Partisė Lidhja e Legalitetit,
dega Shkodėr. Si i tillė, Duli pėrndiqet edhe sot nga Partia Socialiste nė
pushtet si vazhdimėsi e Partisė sė Punės. Ēdo gjė si mė parė, partia nė
pushtet luftėn e hakmarrjen e ka ndryshuar vetėm nė formė dhe taktikė, por
aspak nė tragjedinė. Si i deklasuar, si nacionalist, si anėtar i PLL,
antikomunist, Duli vazhdon tė luftohet dhe tė pėrndiqet. Dulit sa vinte dhe i
shtohej urrejtja mė tepėr karshi kėtij regjimi, deri njė ditė qė nuk duron
mė, por merr rrugėt e mėrgimit, pėr tė shpėtuar jetėn. Zef Nika Shkodra, kryeqendra e kulturės
shqiptare qė po i largohen talentet Ēdo vend kulturėn e ēon pėrpara, ndėrsa
Shkodra, sikundėr tėrė Shqipėria, po eēon sė prapthi. Po tė gėrmosh nė
kulturėn e Shkodrės, do vėresh se ajo ėshtė shumė e dendur, ndėrsa po tė
ndalosh sot nė vlerat e saj, ajo ėshtė shumė e cekėt. Nė Shkodėr, fjala vjen,
u shkrua romani i parė shqiptar, nė Shkodėr u vu nė skenė drama e parė
shqiptare, nė Shkodėr u realizua dhe u luajt opera e parė shqiptare. Sot
talentet qė premtojnė, anarshia po i detyron tė braktisin atdheun e tyre. E
pėr ēfarė? Pėr tė shpėtuar jetėn qė e kanė tė rrezikuar, qė u kėrcėnohet,
mbase edhe me prapaskena tė dirigjuara nga dikush. Kėshtu ka ngjarė edhe me
njė tė re nxėnėse tė Shkollės sė Muzikės Prenkė Jakova. Njė vajzė qė
premton shumė, njė vajzė me ėndėrra tė bukura pėr jetėn, Levis Naēaj, u bė e
vėrenjtur, e ndrojtur, nuk kishte dėshirė tė fliste, tė shprehej se kush e
kėrcėnonte. Eh, si shumė tė tjerė, u detyrua tė marrė udhėt pa udhė tė
emigracionit, tė shkojė atje ku jeta ėshtė e siguruar, por normalisht me njė
brengė tė thellė nė shpirt, atė tė ndėrprerjes sė shumė ėndėrrave qė
normalisht do ta ketė shumė vėshtirė ti realizojė nė njė vend tjetėr. E,
edhe nėse i realizohen, nė fund tė fundit ato do kenė siglėn jo mė Made in
Shkodra, Shqipėria. Si njė e re me perspektivė, ajo ėshtė dalluar
vazhdimisht nė korin e Kishės Franēeskane tė drejtuar nga Enrik Ēefa, ka qenė
senatore e Shkollės sė Muzikės Prenkė Jakova, njė mexosoprano shumė emirė,
pjesėmarrėse qysh e vogėl nė korin Repertori i Artė, drejtuar nga Kolec
Gajtani si dhe mė pas pjesėmarrėse nė korin Prenkė Jakova tė drejtuar nga
Gjon Shllaku, kor i cili ka patur shumė suksese dhe ka dhėnė shfaqje
dinjitoze nė Itali, Mal tė Zi e Kosovė. Ajo ėshtė dalluar si pjesėtare e
rregullt nė orkestrėn e harqeve tė Shkodrės, si violiniste, ku veēojmė
koncertin e fundit tė kėsaj orkestre, ku tri viola qė kishte orkestra ishin
Valdet Hoxha, Ruska Reēi dhe Levis Naēaj. Por fatkeqėsisht qė tė trija kėto
artiste tė ardhshme u larguan nga Shqipėria. Levis ka patur edhe aktivitet
politik nė Forumin Rinor tė Partisė Demokratike, kėshtuqė edhe u vu nė
vėmendje tė hakmarrjes, duke i bėrė tė padurueshme jetėn. Kjo e re shqiptare premtonte vėrtet
shumė dhe tė vjen keq qė talente tė tillė nuk do i kemi kėtu. Gjithsesi duke
i kėrkuar ndjesė kėsaj vajze pėr rizgjimin e njė ankthi apo brenge qė ka
provuar, i bėjmė apel kėtij shteti tė mos jetė kaq i egėr, kaq brutal edhe me
krijesat e pafajshme artiste qė nesėr do i kishte krenari tė vetat. Sokol Pepushaj Shqipėria, vendi i konflikteve Konfliktet, ngatėrresat, dhunimet,
pėrdhunimet, grabitjet, plagosjet, madje edhe vrasjet janė tashmė njė fenomen
nė Shqipėri. Ditėt e fundit vdiq njė 66-vjeēare pas pėrdhunimit nga dy
persona, njėri 32 vjeē dhe tjetri 38 vjeē, tė cilėt tashmė janė nė pranga.
Shumė femra shqiptare janė viktimė e kėsaj kohe tė ēmendur, ku nė mungesė tė
autoritetit tė shtetit vagabondėt po e ēojnė shoqėrinė shqiptare drejt njė
humnere qė do duhen shumė dhjetra vjeēarė pėr ta mbyllur. Edhe njė e re
shqiptare, Ilma Isuf Balaj, e datėlindjes 27. 07. 1980, nga veriu i
Shqipėrisė, Shkodra, sipas njė dokumenti tė Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes tė
Shqipėrisė, me numėr 01/14 tė protokollit, ėshtė bėrė viktimė e njė bande qė
ka tentuar ta grabisė e ta fusė forcėrisht nė makinė pėr ta pėrdhunuar. E,
nėse asaj tentative kafshėrore mė datėn 23 nėntor 2003 Ilma Balaj arriti ti
shpėtojė, falė Zotit e fatit, pas tre netėsh anarshistėt banditė kanė bėrė
provėn e dytė, ku ajo ishte me tė shoqin, Ismet Balaj, pasi kishte frikė tė
lėvizte e pashoqėruar. Nė kėtė rast nė pėrleshje e sipėr, pra pėr jetė a
vdekje, gruaja ėshtė larguar e tmerruar, duke lėnė tė shoqin nė duart e
pėrdhunuesve, tė cilėt e kanė plagosur lehtė. Por synimi i tyre duket ishte
pėrdhunimi, ndaj shfrynė inatin ndryshe, nė pamundėsi tė arritjes sė synimit
final. Banalitete tė tilla, ku rrugaēėria po bėn kėrdinė, duke hapur kėsisoj
konflikte deri nė vrasje janė gati tė pėrditėshme e pėrnatėshme nė kėtė vend
ku ligji nuk funksionon, ku shteti ėshtė i pėrfshirė dhe i lidhur me
keqbėrėsit. Janė shumė raste, kur nėse dikush
denoncon raste apo persona qė terrorizojnė, pėrdhunojnė, grabisin apo vrasin
nė organet e policisė, ėshtė pikėrisht policia qė dekonspiron, mė shqip e mė
kuptueshėm, u tregon keqbėrėsve, tė cilėt jo vetėm nuk prangosen, por
hakmerren, vrasin. Shqipėria ėshtė vendi ku konfliktet,
vrasjet, krimet nga mė tė pashoqet janė kthyer nė normalitet edhe pėr faktin
se nė radhėt e policisė janė shumė kriminelė dhe jo pak anėtarė tė grupeve
terroriste. Ne kemi fakte kur edhe ėshtė bėrė denoncim konkret pėr grupe
terroriste, nė emėr tė Osama Bin Ladenit, dhe denoncimi ėshtė zhdukur,
megjithėse kemi shkuar tek shėrbimet amerikane dhe kemi regjistruar mesazhet
e bisedat, edhe personat me emėr e targė makine qė ende lėvizin nėpėr kėtė
vend tė quajtu Shqipėri, megjithėse nga ndėrkombėtarėt mbase janė nėn vėzhgim
pėr organizime mė tė rrezikshme. Nejse, ne kemi ngritur e do ngrejmė me
objektivitet e guxim shqetėsimin tonė, sikundėr nė rastin e tė resė Ilma
Balaj, e cila nuk i rezistoi dot terrorit dhe u detyrua tė braktisė
Shqipėrinė. Gjithsesi ajo iku, por mbase la pas njė konflikt, ku sipas dokumentacionit
tonė qė e ruajmė pėr tėrė rastet, tashmė ėshtė futur nė listat e njė
konflikti qė zor se do tė mbyllet ndonjėherė dhe qė ėshtė regjistruar nė
analet e Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes tė Shqipėrisė. Albert Vataj Shoqėria shqiptare pėrballė terrorit Protestat mbarėpopullore tė ditėve tė
fundit kundėr qeverisė nėn kėrkesėn e vetme Nano ik! tregojnė se Shqipėria
e ka domosdoshmėri largimin e kėsaj kaste politike nga karriget e krimit.
Askush kėtu nuk e ka jetėn tė sigurtė. Edhe familja e ish-drejtorit tė
forcave speciale tė policisė sė shtetit, Bardhyl Kaēorrit, pas ngjarjeve tė 7
shkurtit, ku turmat sulmuan Kryeministrinė, u mor nė mbrojtje nga policia e
Londrės. Por kur edhe ata qė janė nė kupolė tė kėtij shteti fashist janė tė
kėrcėnuar me vdekje, si paraqitet gjendja e njerėzve tė thjeshtė, e
demokratėve qė aspirojnė pėr njė shoqėri tė emancipuar europiane? Shkodra
ėshtė mė e kėrcėnuara. Demokrati i njohur shqiptar Shyqiri Mustaf Duli ėshtė
kėrcėnuar shpesh herė me vdekje. Ai qė nė fillim tė proceseve demokratike, si
shumė e shumė tė tjerė, u pėrball me dhunėn, me presionet, kėrcėnatat, deri
sa njė ditė u detyrua tė largohet nga Shqipėria. Po le ta shtjellojmė
rrjedhjen e ngjarjeve. Mė datėn 11. 03. 2003, pasi arrestohet dhe torturohet
pėr nėntė orė, ėshtė dashur ndėrhyrja e ish-prefektit tė veriut shqiptar,
Gjergj Leqejza pėr ta liruar nga komisariati i policisė. Por hakmarrja
mesjetare e diktatorėve, qė populli shqiptar sot proteston thuajse ēdo ditė
kundėr tyre, ėshtė tepėr e rėndė ndaj demokratėve. Shyqiri Duli, duke qenė se
ishte bodigard i kryetarit tė bashkisė aso kohe, pas tre ditėsh, mė 14. 03.
2003, bėhet viktimė e njė marrjeje peng nga persona me prapavijė anarshiste,
ku nė periferi tė qytetit e dhunojnė fizikisht. Dhuna nuk ka fund. Mė 18. 03.
2003, rreth orės 1700, dy persona me motorr, me skafandėr, mėsohet
tė kenė qėlluar me breshėri automatiku nė drejtim tė tij. Mbase ai shpėtoi se
ashtu donte Zoti, pasi plumbat kishin qėllim vrasjen e tij. Edhe e shoqja
ishte rrahur, megjithėse shtatzėnė. Edhe tė afėrmit i janė kėrcėnuar. Dhe
meqė dhuna tashmė ka dalė fare haptas, ai mund tė vritej nga dita nė ditė,
nėse nuk merrte rrugėt e perėndimit, atje ku ka njė shans pėr tė jetuar. Vasel Gilaj Konsullata Italiane nė Shkodėr i hap
hapėsira veriut shqiptar pėr integrim nė familjen Europiane Prej vitesh jemi nisur nė drejtim tė
Europės. Duket paradoksale, aq mė shumė kur gjeografikisht jemi ndėr kombet
mė tė vjetra tė Kontinentit Plak. Rrjedhat e hisorisė janė treguar tė
pamėshirshme ndaj nesh dhe tashmė gjendemi si tė pabarabartė nė mes kombeve
tė tjera europiane. Pėrveē tė kėqijave, demokracia solli
edhe hapjen e vendit me Europėn e botėn. Nė kėtė kuadėr erdhi nė Shkodėr,
para rreth 4 viteve, edhe Konsullata Italiane. Bėhet fjalė thjesht pėr njė
rikthim, pasi jo vetėm Italia, por edhe shumė shtete tė fuqishme europiane tė
asaj kohe e sot, kanė patur seli diplomatike nė qytetin e Shkodrės. Ėshtė shumė e vėshtirė tė gjykosh pėr
punėn e njė institucioni nga jashtė, pa e njohur atė. Aq mė e vėshtirė bėhet,
kur ke tė bėsh me njė pėrfaqėsi diplomatike tė njė shteti, nė kėtė rast
Italinė. Kjo pėr faktin e thjeshtė, pasi fillimisht Konsullata Italiane nė
Shkodėr funksionon nė bazė tė ligjeve dhe konventave tė Bashkimit Europian,
mė pas atyre tė shtetit italian dhe nė fund fare sipas normave qė ka
pėrcaktuar edhe Ambasada e Italisė nė kryeqytetin tonė. Qė nė fillim, theksojmė se pikėrisht nga
faqet e kėsaj gazete, janė nisur akuzat kur gjėrat nė Konsullatėn Italiane nė
Shkodėr, sipas informacioneve tona, shkonin siē nuk duhej. Kjo ka ngjarė nė
kohėn e Konsullit Stefano Deleo. Megjithatė, ardhja e Konsullit Roberto
Orlando, ka sjellė njė tjetėr frymė. Qė nė fillim, ish-atasheu kulturor i
Ambasadės Italiane nė Tiranė u takua me tė gjithė faktorėt rilevantė kėtu, ku
njė vend tė veēantė u la edhe njerėzve tė medias. Pėrmes tyre dhe komunikimit
me publikun, ai ka krijuar njė transparencė tė kėnaqshme dhe nė parametra tė
paparė ndonjėherė. Gjatė kohės sė qėndrimit nė Shkodėr, Konsulli Orlando ka
krijuar hapėsira tė reja pėr biznesin rajonal, duke shkurtuar maksimalisht
burokracitė dhe sorollatjet nė radhėt e gjata. Njė impuls tė veēantė ka marrė
edhe kultura, ku vlen tė pėrmenden rrugėt e hapura pėr shumė grupe siē ishte
ai Sandri & Company, Trupa e Teatrit Migjeni apo aktorė e artistė tė
veēantė etj. Edhe gazetarėt dhe njerėzit e mediave e kanė shumė tė lehtė
tashmė tė kėrkojnė dhe tė marrin viza. Rastet janė tė shumta, por do tė
ndalemi nė pjesėmarrjen e gazetarėve nė Lumturimin e Nėnė Terezės, ku
gazetarėt e Shqipėrisė Etnike pasqyruan madhėshtinė italiane, dhe grupin mė
tė fundit tė TV Rozafa qė mori pjesė nė krijimin e Lidhjes sė Shoqatave
Shqiptare e Arbėreshe nė Itali. Pėr herė tė parė pas shumė vitesh, nuk u
vėrejtėn probleme edhe me studentėt shqiptarė qė duan tė studiojnė nė Itali.
Po kėshtu, nė rastet e tė sėmurėve, shkurtohen maksimalisht edhe procedurat e
dėrgimit tė tyre pėr kurim nė vendin fqinj. Konsullata Italiane nė Shkodėr
dhe vetė Konsulli Orlando, kanė qenė promotore tė njė serie tė panumėrt
aktivitetesh promovuese tė vlerave mė tė mira reciproke tė dy vendeve tona
respektive. Shenjė e dukshme e njė transparence ėshtė edhe vendosja nė
mjediset e jashtme tė Konsullatės sė shumė tabelave ku paralajmėrohen
qytetarėt pėr rrezikun e fallsifikimit dhe mashtrimit nga persona tė
ndryshėm. Tė gjitha kėto, tė cilat janė thjeshtė
maja e ajsbergut pėr vetė natyrėn e punės sė njė pėrfaqėsie diplomatike,
mjaftojnė pėr tė treguar njė frymė tė re pozitive tė Konsullatės Italiane nė
Shkodėr. Janė hapur kėshtu hapėsira tė reja pėr integrimin e shqiptarėve e
shkodranėve nė familjen e madhe europiane. Sigurisht, tė gjithė atyre qė i janė
mbyllur tė gjitha hapėsirat e fitimit joligjor dhe kriminal qė mbase kanė
gėzuar deri dje nga Konsullata Italiane duke punuar edhe si sekserė, tashmė i
ėshtė hapur goja e shpifjeve dhe akuzave tė pabaza. Nuk mund tė konsiderohet
veēse llomotitje, tė cilat kanė veēse njė synim: tė pengojnė ecjen tonė
pėrpara duke siguruar fitime kolosale, tė cilat tashmė me sa shihet janė shterrur. Diēka duhet tė kihet parasysh. Pėr ēdo
vizė qė kėrkohet, sipas rastit duhet paraqitur edhe dokumentacioni, i cili
ėshtė miratuar jo nga Konsullata, por nga ligjet e BE-sė dhe tė Italisė. Ēdo
individ, qoftė i veshur me pushtet politik, ekzekutiv, gjyqėsor apo tė ēdo
lloji tjetėr, duhet ti pėrgjigjet kėrkesave nė mėnyrėn mė precize. Ėshtė ky
hapi i parė qė edhe ne si shqiptarė duhet tė hedhim pėr tu ndjerė mė nė fund
europianė tė vėrtetė, jo vetėm gjeografikisht. Konsullata Italiane ishte dallėndyshja e
parė e frymės sė Europės sė Bashkuar nė Shkodėr. Pas saj erdhi edhe ajo
turke, shpejt do tė jetė edhe Konsullata Austriake. Tė ndihmojmė nė
prosperitetin e Shkodrės dhe Shqipėrisė dhe jo tė pėrdorim ēdo mjet pėr tė
ushtruar presion negativ ndaj atyre qė tashmė nga kanė hapur dyert e Europės
Perėndimore. Sokol Pepushaj Albert Vataj Shqipėria larg Europės Po, Shqipėria ėshtė njė ēerdhe e
bandave, e dokeve e zakoneve mesjetare dhe integrimi nė Europėn e qytetėruar
duket tepėr i largėt. Vriten njerėz tė pafajshėm. Edhe ky djalosh, Elvis
Ismet Hoxha, lindur mė 24. 03. 1987 e ka jetėn tė rrezikuar nga pushka e
dikujt. Djali i xhaxhait tė Elvisit, i quajturi Besnik Qamil Hoxha ėshtė
gjetur i vrarė nė shtėpinė e tij mė datėn 3 janar 1999. Besniku ka qenė pronar
i njė lokali restorant dhe vrasja ka ardhur pas kėrcėnimeve tė herė pas
hershme nga persona tė paidentifikuar. Kjo familje ėshtė kėrcėnuar sėrish dhe
mė datėn 17 gusht 2003 ėshtė plagosur Mirsad Hoxha, vėllai i Elvisit. Qė nga
ajo ditė, Elvis Hoxha dhe familja e tij janė detyruar tė vetėngujohen. Ky
djalosh i ri, i kėrcėnuar me vdekje u detyrua tė ndėrpresė ėndrrat, synimet,
pasi ishte i aktivizuar si futbollist me tė rinjtė e ekipit tė futbollit
Vllaznia. Qė nė moshėn 8 vjeēar ka qenė i aktivizuar nė ekipet zinxhir tė
Vllaznisė duke arritur deri tek tė rinjtė. Por Elvisi u detyrua ti lėrė
qėllimet e jetės nė mes. Kjo pėr tė shpėtuar jetėn. Vasel
Gilaj BUFONATE FILOAMERIKANE -RIKTHIM- Shkrimin e meposhtem e pata botuar nje
vit me pare ne te permuajshmen IDENTITET, organ i OJF-se Intelektualet e
Rinj, Shprese (IRSH), Shkoder, ku dhe bej pjese ne kuadrin e hapjes se nje
rubrike per dhenie mesazhesh dhe opinionesh
te ndryshme qe shpalli kjo gazete ne lidhje me fillimin e agresionit te
SHBA-se dhe Britanise se Madhe ne Irak. Sot pas nje viti kur mbare opinioni
nderkombetar e ka tashme te qarte fallsitetin e kesaj farse, ne emer te
luftes kunder terrorizmit, e pashe te arsyeshme ta ribotoj edhe nje here meqe
IDENTITET, ashtu si cdo periodike organizatash, ka nje shtrirje te
kufizuar.Me kete rast, ajo ēka mund te pohoj eshte se edhe sot pas nje viti nuk e shoh te arsyeshme qe te heq apo
shtoj diēka ne kete artikull, gje qe me jep kenaqesi profesionale, kur kane
kaluar mese 11 vjet qe nuk kam provuar te bej profesion tjeter perveē
gazetarise.Te pakten deri tani... Arben
LAGRETA Rreshtimi
me flamur i qeverise shqiptare ne krah te SHBAse dhe Britanise se Madhe persa
I perket ēeshtjes se sulmit ndaj Irakut nuk habiti askend. Kushdo qe ka
ndjekur qofte edhe spontanisht zhvillimet e politikes foshnjore shqiptare ne
keto 12 vitet e fundit eshte bindur se politikanet e kėtij vendi tė prapambetur kanė demonstruar vazhdimisht bufonada
filoamerikane.Kjo ėshtė parė tek demokratėt dhe socialistėt,ndonėse nė
forma dhe pėrmbajtje tė ndryshme,duke
filluar qysh nga valėvitja e flamujve amerikanė nėpėr mitingje, vendosja e
tyre nėpėr skrivani si dhe imitimi i gjesteve dhe veshjeve tė vip-ave tė
Uashingtonit. Pa
dashur tė ndalem nė shkaqet e vėrteta qė ngutėn SHBA-nė dhe Britaninė e
Madhe pėr tė rrėzuar Sadam
Huseinin nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit (nuk ėshtė ky objekt i kėtij shkrimi), ajo qė tė
revolton ėshtė se ky sulm erdhi
pikėrisht nė momentin kur inspektorėt
e ēarmatimit kėrkuan edhe pak kohė
nė dispozicion nė mėnyrė qė kjo
ēėshtje tė mbyllej pa luftė ,pasi
Iraku, nėn presionin diplomatik tė
Evropės kishte filluar tė
ēarmatosej. Problemi qė me tė vėrtetė
meriton tė quhet i tillė ėshtė
se SHBA-ja e sotme po zbaton pikė
pėr pikė parimin e dikurshėm
sovjetik sipas tė cilit Siguria ime
baraz me pasigurinė e tė tjerėve. Tirana
zyrtare ndėrkohė ndėrmori edhe hapin e dytė absurd, atė tė dėrgimit tė komandove shqiptare nė Irak (?!). Dhe tė mendosh se me dy autobusa tė mbushur me ushtarė pė rfaqėsohet njė shtet, kjo ė shtė mė se qesharake. Kjo, nė njė
kohė kur vetė m pesė vite mė
parė vriteshim me njėri-tjetrin
me armėt e rrėmbyera nė depot pa roje
nė tė
njėjtėn datė dhe orė nė
tė gjithė vendin. Farsa e mė sipėrme tė kujton tė
kujton San-Marinon e Luftės sė
Parė Botėrore kur nė kė tė
mikroshtet nuk u pat bėrė e mundur
qitja pėr provė me topin e vetėm
tė ushtrisė ngaqė
nė tė gjitha drejtimet,gjylja do tė pėrfundonte jashtė kufijve tė
tij.Kė shtu qė edhe aleanca
e kė tij mikroshteti me Antantėn apo Boshtin Qendror para 90 vjetėsh ngjason
me ndikimin qė 70 komandot nga
Shqipėria ushtruan nė rėnien e
regjimit tė Bagdatit. (mbase kanė qenė nė
prapavijė dhe kanė pasur pė r detyrė pastrimin e bunkerėve). Kėsisoj,
pėr herė tė parė
nė historinė e Aleancės sė Atlantikut ndėrmerret njė agresion kundėr njė shteti sovran pa marrė aprovimin unanim tė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė . PERSE I INTERESON PS-sė PERKRAHJA NDAJ SHBA-sė Qysh
pas ardhjes nė pushtet tė socialistėve nė qershor tė
97-ė s, mori fund propaganda e tyre e vazhdueshme kundėr SHBA-sė, e
sidomos ndaj ambasadorit tė atė
hershėm amerikan Rajerson (1992-94). Zgjedhjet e manipuluara tė 26 majit 1996 si dhe ngjarjet e 28 majit
nė sheshin Skė nderbej ndėrruan me
18O gradė qėndrimin e Uashingtonit ndaj PD-sė . Kėshtu, zbritja nė njė
ditė tė bukur tetori tė vitit 1996 nė aeroportin e Rinasit e zonj(ushės) Mariza
Lino do tė shėnonte fillimin e njė
dashurie tė zjarrtė e pasionante ndėrmjet PS-sė dhe Uashingtonit qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite... Ndėrkohė
, skandali i firmave piramidale bėri qė
protestat tė precipitonin deri
nė shkė rmoqjen e tė gjitha hallkave tė shtetit qė
vetėm shtet nuk ishte mė . Duke qenė
de facto 1-shi i Shqipė risė , ambasadorja amerikane, bashkė me kafenė
e mė ngjesit merrte ēdo ditė
tė rejat e fundit nga ajdutantėt
e saj, duke zbatuar pikė pėr pikė planin qė
i ishte ngarkuar. Ashtu si vite mė
parė nė Bosnje e
Iran kur kryente tė njėjtėn
detyrė... ...Vitet qė
pasuan u shoqėruan fillimisht me ngjarje tė rėnda si ajo e 14 shtatorit 1998 qė favorizuan ndjeshėm mazhorancėn socialiste
nė arenėn ndėrkombėtare... Socialistėt
qeverisnin tė qetė sepse realisht nuk kishin opozitė , duke
fituar me lehtėsi zgjedhjet lokale dhe ato legjislative, pėrkatėsisht nė vitet 2000 dhe 2001. Por kjo situatė nuk mund tė
zgjaste mė . Niveli i lartė i
korrupsionit nė tė gjitha nivelet e administratės shtetėrore
bėri qė pakėnaqėsitė e akumuluara prej vitesh nė elektorat tė shfrytėzoheshin dinakėrisht nga kryetari i
PS-sė Fatos Nano nė mbledhjen e KPD-sė sė
dhjetorit 2001,me qėllim largimin nga kreu i ekzekutivit tė politikanit tė ri ambicioz e karizmatik Ilir Meta... Ky
pasazh i shkurtėr ishte i domosdoshėm pėr tė kuptuar servilizmin e sotėm
tė mazhorancės sė majtė
ndaj SHBA-sė . Kjo, nė njė kohė
kur simotrat e saj nė
mbarė Evropėn organizuan mitingje
masive kundėr ndėrhyrjes ushtarake amerikane nė Irak. Nė
Greqi, kryetari i PASOK-ut doli nė
krye tė protestuesve para
ambasadės amerikane nė Athinė . Por
kjo tek ne nuk ndodh sepse Partia Socialiste e Shqipėrisė nuk
ėshtė e majtė por e djathtė , madje ultra e djathtė . Ka
mjaft politikanė socialistė qė
janė kundėr kėtij qėndrimi por
nuk guxojnė tė ngrenė
zėrin sepse duan tė ruajnė rrogat e majme dhe konfortin qė ia paguan FMN-ja. Nga ana tjetėr njė takim i mundshėm ndėrmjet Nanos dhe
Bushit pėrflitet tė zhvillohet nė qershor, ēka do ti jepte krahė fitores sė
PS-sė nė zgjedhjet lokale tė Tetorit pėrballė njė
opozite tė ēoroditur.Po kėshtu, shkėrmoqja e PSD-sė dhe PAD-sė sė
bashku me elektoratin ndjekės, bėn tė mundur edhe anėtarėsimin me tė drejta tė
plota tė PS-sė nė
Internacionalen Socialiste, si forca e vetme kryesore e sė majtės, nė
vjeshtė tė kėtij viti. SHANSI I HUMBUR I OPOZITES Ndėrkohė
, kampi i demokratėve nuk arriti as kėsaj here tė nuhaste dhe tė manovronte duke luajtur fort kartėn e
kundėrshtisė ndaj agresionit
anglo-amerikan nė Irak dhe duke
mbajtur anėn e Francės e tė Gjermanisė
si dy shtetet mė tė fuqishme tė
kontinentit plak. Pėrkundrazi, demokratėt vrapuan tu bashkangjiteshin
socialistėve si opozitarė tė bindur e tė
shtruar duke harruar parullėn e tyre tė hershme, aq shumė tė
lakuar Ta bėjmė
Shqipėrinė si Evropa. Nė kėtė
mėnyrė edhe elektorati i
rraskapitur shqiptar u ēorientua nga kjo bufonadė filoamerikane e dy partive
kryesore. Partia Demokratike humbi kėshtu shansin e pakthyeshėm tė pėrkrahjes mė tė
madhe nė elektorat qė do tė
realizohej nė se Berisha do ta orientonte kėtė parti drejt njė qėndrimi proevropian. Kjo nė njė
kohė kur zgjedhjet lokale
janė vetėm disa muaj larg. Sepse
masat, historikisht kanė qenė dhe janė
kundėr agresioneve ushtarake. Kryeministri spanjoll Aznar vėrtet
shpalli qėndrimin zyrtar proamerikan por sondazhet treguan se rreth 90 pėr
qind e popullsisė ishte kundėr
ndėrhyrjes ushtarake nė Irak. Dhe, siē edhe merret lehtėsisht me mend, brenda
kėsaj pėrqindjeje tė konsiderueshme janė si tė majtėt ashtu edhe tė djathtėt.
Nė kė tė
mėnyrė , Partia Demokratike humbi shansin e thithjes sė njė
pjese tė mirė tė
elektoratit pasiv shqiptar i cili pėrbėn sot afro gjysmėn e atij
total, ēka do ti kushtojė mesa duket
jo pak... QUO VADIS SHQIPERI Nė mbyllje, me tė drejtė
kushdo shtron pyetjen: Ku po shkon Shqipėria me kėtė rrugė
qė po ndjek? A e dinė burr (-ecat) e shtetit tonė se BE ėshtė
donatori kryesor nė Shqipėri me
90 pėrqind tė investimeve ndėrkohė qė SHBA-ja mbulon vetėm 1,5 pė r qind
tė tyre? Nė
njė intervistė tė para disa javėve dhė nė njė tė pėrditshmeje shqiptare,
ambasadori Francez nė Tiranė , Michel
Menachemof theksoi se vendet qė
shpresojnė tė bėhen anėtare tė Bashkimit Evropian si
Shqipėria , pėrveēse duhet tė kenė pėrparim ekonomik si vendet e tjera
evropiane, duhet qė tė kenė edhe njė vizion evropian lidhur me ēėshtje
tė tilla tė mėdha si ajo e Irakut. Njė diplomat nuk mund tė flasė
mė shumė por domethėnia e kėsaj deklarate mund
tė kuptohet nga kushdo qė ka sadopak aftėsi tė lexojė pė rtej
rreshtave. Nė
kėtė mė nyrė , edhe rruga e
nėnshkrimit tė marrėveshjes sė asocim-stabilizimit tė Shqipėrisė me BE-nė duket e largėt.Kėsisoj,
shqiptarėve do tu duhet pėrsėri tė
diskriminohen dhe tė presin me
javė pas kangjellave tė ambasadave perėndimore nė Tiranė
pėr marrjen e njė vize
ngaqė qeveritarėt e kėtij vendi
preferojnė tė merren me punėra tė
mėdha si ajo e Irakut nė vend qė tė angazhohen shumė mė seriozisht
pėr njė mijė e njė problemet e brėndshme qė kemi. Shqipėria
ėshtė pjesė e Evropės dhe si e
tillė duhet tė mbėshtesė qėndrimet e vendeve kryesore
tė BE-sė nėse
vėrtet kėrkon ti bashkangjitet asaj. ARBEN
LAGRETA Kadare ose shembja e idhujve Nuk
marr persiper ne asnje menyre te futem ne polemika me asnjeri, vecanarisht me
nje korife (te pakten sipas shumices se atyre qe prononcohen!) sic eshte
Ismail Kadare. Emri
im eshte shume i vogel ne kete perballje te mundshme, ndersa perballe meje,
vec te tjerave, eshte edhe nje kandidat i perhershem potencial per marrjen e
Cmimit Nobel per Letersine keto vitet e fundit. Ne
vitin 1973, ndersa une leshoja te qarat e para pas ardhjes ne kete bote,
Kadare ishte nje person-shkrimtar shume publik, i njohur dhe i adhuruar
thuajse nga te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise. Gjate gjithe
viteve te shkollimit, me shoqeroi si edhe bashkemoshataret e mij, proza dhe vargu
i Kadarese, edhe pse ne faqet e librave (sic ishte e kuptueshme) me shume
reklamohej krijimtaria per Partine dhe Udheheqjen e gjeniut te letrave
shqipe. Kane
kaluar rreth 17 vite te jetes time mbi kete glob, dhe diku aty nga viti 1990,
Kadare, ne menyre fare te papritur, largohet ne drejtim te Frances, por kete
here duke kercenuar se nuk do te kthehet me. Shume e mirekuptuan Kadarene, i
cili ndjehej i pasigurte ne fillimin e eres se demokracise ne Shqiperi. Nder
ta edhe une, edhe pse diku ishte shprehur me rastin e hyrjes ne ambasadave te
mijera shqiptareve ne veren e vitit 1990, se ata ishin jashteqitja e
kombit. Megjithate, dyshimi i nje adoloshenti ne prag te rinise, ishte i
natyrshem: Pse u largua pa kthim, kur ai e kishte te hapur te pakten rrugen e
Frances, prej dekadash? Llomotitjet e pushtetit te asaj kohe, veshtire te
futeshin ne koken e nje 17-vjecari. Per
te qene i sinqerte, une kurrkushi mora persiper te citoj emrin e korifeut,
pasi rastesisht me ra ne dore nje gazete e cila sot quhet rendom ZP por qe
ne ate kohe, ishte vertete privilegj te shkruaje, gazeta Zeri i Popullit,
organ i Komitetit Qendror te Partise se vetme ne ate kohe. Eshte janari i
vitit 1974 dhe permes titullit, Kadare eshte i bindur se Realizmi socialist
(eshte, shen. I imi) arti i madh i revolucionit. Per kohen dhe vete vitet
qe behet fjale, mendoj se titulli eshte i pranueshem. Ai qe quhej shkrimtari
i oborrit, si edhe shume intelektuale te tjere, duhej te tregonin
besnikerine ndaj Partise dhe Udheheqesit. Me terhoqi vemendjen jo
terminologjia e perdorur ne pergjithesi, por emrat konkrete, shtetet,
sistemet apo edhe menyra e goditjes se tyre. Thjeshte po citoj: -
Epoka e
kapitalizmit eshte ne perendim (?!) dhe tonin e artit boteror, kulmet e tij
po i jep e do ti jape akoma me shume ne vitet e ardhshme jo borgjezia (?!),
por klasa punetore (?!). -
Ai nuk
eshte ndonje shpikje e re; perkundrazi, rrenjet e tij duhet ti kerkojme
thelle tek Bibla dhe Kurani, keto puse te pashterrshme idesh reaksionare
(?!). -
Fanatik i
terbuar, idealizues i cdo gjeje patrialkale, apologjet i fese, i
institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i cdo
perparimi. Filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i
pushtimit fashist, partizan i ckombetarizimit dhe i romanizimit te kultures
sone. Shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. (Ky eshte
Gj. Fishta sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. I imi.) -
Letrar
fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi te shfrytezonte ne vepren
e tij reaksionare (?!) nje teori aq te shtrenjte per modernizmin e sotem,
frojdizmin. Ai paraqitet here si nje namuslli turkoshak, here si nje gagarel
evropian. ( Ky eshte Ernest Koliqi sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. I
imi.) -
Pseudoshkrimtar
dhe armik i partise (Per Fadil Pacramin), ishin kundershtare te terbuar te
karakterit kombetar ne artet tona (Per F.Pacramin dhe Todi Lubonjen).
Djathtizmi i T. Lubonjes e F. Pacramit, kozmopolitizmi, urrejtja per
folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe nje here se lufta e
klasave (?!) ne terrenin e letersise dhe te arteve eshte e gjalle dhe do te
jete e tille per nje kohe shume te gjate (?!). Gjate
ketyre 13-14 viteve te kesaj qe e
quajme demokraci, me ne fund sejcili ka mundur te krijoje nje hapesire
perceptimi per te gjithe e cdo gje. Nga fillim viti 90 dhe deri me sot, te
pakten tek une, kane ndryshuar shume koncepte, jane shmebur shume idhuj. Ne
vitin 1985, ndersa diktatori Hoxha linte kete bote dhe kete vend, e
perceptova sic e percepton nje 12 vjecar, aq me shume se pikerisht ate dite,
fillova tre diteshin e pushimit, i semure nga rubeola, semundje qe godiste
vecanarisht femijet asokohe. Vetem disa muaj me pare, ne krah te diktatorit,
pervec te tjereve, ishte edhe Kadare. Pas vdekjes se diktatorit, filluan elegjite
per te, te cilave nuk i mungoi as edhe vete shkrimtari i oborrit. Keshtu
filluan vitet 90. Njerezit iu sulen ambasadeve ne drejtim te nje bote e jete
me te mire. Jo direkt Ramiz Alia, zevendes i Hoxhes, por Xhelil Gjonet por
edhe Kadare, hodhen mllefin me te madh ndaj shqiptareve qe lane me gjak edhe
sheshet e kryeqytetit per pak arome Evrope Perendimore, qe Kadare e thithte
prej vitesh ne vilen e tij ne France. Ne
pushtet, ne Shqiperi, ishte Alia, i cili eshte cilesuar edhe nga vete Kadare
si shpetimtar apo amortizator i goditjeve qe i vinin ne diktatore (pa harruar
edhe mburojen Nexhmije!). Ikja e Kadarese, merrte keshtu nje ngjyrim aspak te
besueshem, aq me teper qe tashme, ylli i tij kishte shanse te ngjitej me lart
ne epoken e Alise e Nexhit. Sigurisht, jane mendime te ardhura tash, pa shume
vitesh, dhe jo ne vitin 1990. Ndryshimi
i sistemit, pervec se politik, duhej te behej edhe ne sfera te ndryshme sic
ishte arti, kultura, letersia. Ndersa ne politike, Alia besoi si pasardhes
F.Nanon dhe S.Berishen (te dy antare dhe drejtues te PPSH-se), figura e e
besueshme per artin, duhej te ishte shkrimtari i oborrit, Kadare. Per te
mbijetuar edhe ne post90, Kadarese i duhej krijuar alibia e persekutimit.
Ikja nga Shqiperia dhe deklarimet e mepasme, do ti krijonin nje aureole
sigurie dhe besimi per te vijuar karrieren e tij te realizimit socialist, por
me nje sistem tjeter, kunder te cilit hodhi vrer per shume vite. E
ndersa degjoja shpesh pakenaqesite e shprehura nga Kadare here per Nanon,
here per berishen, apo edhe per te dy njeheresh, kuptoja qe edhe ai eshte
pjelle e te njejtin sistem, e te njejtes shkolle. Qe te gjithe ne epoken e
kapitalizimit (qe realisht nuk eshte e tyrja!), perdoren menyren e pershatjes
permes alibive, te cilat te gjitha ua krijoi ne nje menyre apo tjeter vetem
nje person, Ramiz Alia! Edhe
pse nuk e meritonin, Nanos i dha spektrin e PPSH-se me nje ndryshim te vogel
ne germa, Berishes i dha partine me te madhe opozitare PDSH me mentalitetin e
partise-meme, ndersa Kadarese i la spektrin e mbreterimit ne letrat shqipe.
Eshte Alia mendja e vertete e te gjitha atyre qe ndodhen ne Shqiperi, eshte
ai qe mund te ndihmoje daljen e vendit tone nga ky qerthull, duke pastruar jo
vetem politiken, por edhe artin e letersine. Nuk
mendoj se eshte rastesi qe prej rreth 13 vitesh, ne politike udheheqin ish-et
e PPSH-se, ne sport, art, kulture, letersi, ekonomi etj, perseri jane ne
udheheqje ish-et. Nder ta eshte edhe Ismail Kadare, i cili tashme edhe pse
eshte kandidat i perhershem per cmimin Nobel per Letersine, eshte rrezuar
te pakten tek une si nje idhull. Ai nuk ka asnje pasoje, pervec faktit se ka
humbur fillimisht si njeri, edhe pse mund te jete shkrimtar i madh, por duke
qene kamaleon gjithmone ne metamorfoze, por te pabesueshme. E ndersa televizione,
radio apo edhe gazeta, vene ne sherbim te ish-eve Hoxha, Shehu, Alia, Kapo,
Kadare etj, shume hapesira reklamuese, bindem se eshte koha e tyre, te pakten
edhe per disa dekada, deri sa plakja fizike te beje punen e saje. Megjithate,
per te pare me mire dhe me raste konkrete, se cili eshte Ismail Kadare si
njeri me shume se si shkrimtar, lexoni Autobiografia e Ismail Kadarese ne
vargje nga Petraq Kolevica. Nuk eshte rastit qe nje liber i tille, u nda
vetem ne disa kopje dorazi dhe u zhduk nga shtypshkronjat apo librarite. E
verteta, heret apo vone, do te merret vesh, qofte edhe per Ismail Kadarene, i
cili vazhdon te mbetet shkrimtar i oborrit, edhe kur degjojme fjale per
vila te blera apo dhuruara ne Shkembin e Kavajes, apo te Pellumbave (te zinj,
te turpit). Blerti
DELIJA Reportazh Rimini, zemra e madhe shqiptare ne
Itali Nje
ftese e ardhur ne TV Rozafa nga bashkeatdhetari yne i mirenjohur ne Itali,
Alban Kraja, mundesoi dergimin e nje grupi te ketij televizioni ne festimet e
9-vjetorit te krijimit te shoqates Iliria me qender ne Rimini. Nje ftese
zyrtare, ku perfshiheshin drejtori i TV Rozafa Albert Durgaj dhe
kryeredaktori Blerti Delija, te shoqeruar me bashkeshortet respektive, edhe
ato punonjese te ketij televizioni, gjeti mirekuptimin e bashkepunimin e
plote te konsullates italiane ne Shkoder, vecanarisht te konsullit Roberto
Orlando, te cilin me kete rast e falenderojme perzemersisht. *** Meqenese
nuk e kishim provuar asnjehere tragetin, zgjodhem linjen Durres- Ancona, nje
rruge e gjate detare, e cila nisi ne oren 20.00 te dates 19 mars per te
mberritur ne Ancona, te nesermen, rreth ores 17.00. Pertej peripecive te
zakonshme dhe te zvarritjeve qe punonjesit e policise shqiptare, i bejne shtetasve
shqiptare, duke i trajtuar brenda kufinjeve si refugjate, udhetimi me
tragetin Laureana te Adriatica-s, ishte i kendshem. Kete e favorizoi mjaft edhe koha shume e mire qe
na shoqeroi dhe ku deti nuk te trazon. Nje mini-qytet lundrues, mund te quhej
trageti, edhe pse nuk ishte nder me te medhenjte ne qarkullim. Me nje gjatesi
rreth 122 m dhe me nje kapacitet (bashke me ekuipazhin) rreth 1200 persona,
trageti ofronte mjaft mjedise per kalimin e kohes se gjate te lundrimit.
Pasagjeret ishin te pakte dhe per rrjedhoje, e kishim shume te lehte
frekuentimin e ambjenteve te ndryshme te tragetit. Kabinat, ishin mjaft te
vogla, por gjithsesi te rehatshme per te kaluar nje nate. Dalja ne kuverte,
pervec kenaqesise qe te jepte ajri i percjelle nga deti dhe koha e mire, na
solli ne kujtese nje ngjarje tragjike, ate te 9 janarit 2004. Kuptuam tmerrin
pa fund qe perjetuan bashkeqytetaret tane ate nate te ftohte dimri me shi dhe
ndjeme dhimbje per viktimat dhe te zhdukurit. Nderkohe, menduam dramen qe do
te jetojne ndoshta edhe per disa kohe, te mbijetuarit.... *** Mberritja
ne portin e Ancona-s, eshte krejt e ndryshme nga nisja e Durresit. Kalohet pa
probleme dhe fare prane ndaleses se tragetit, ne zyren e Policise Kufitare.
Me miresjellje, te kerkojne dokumentat dhe me pas shqetesohen se orari i
takimit ku ishim ftuar, kishte kaluar. Ishte ora 17.00 ndersa duhej te ishim
te pranishem ne oren 14.30. Eshte faji i tragetit, shprehemi dhe punonjesit
e policise italiane, buzeqeshin. Pasi
sigurohen se kemi para te mjaftueshme per udhetimin, na urojne qendrim te
mbare ne Itali. Mikpritesi yne, Alban Kraja ka menduar qe nje makine e
porosituar nga ai, te na shoqeroje nga Ancona ne Rimini. Eshte bashkekombasi
yne nga M.Madhe, Alban Nerhati, te cilin e njohim dhe ne njeh. Gjate
udhetimit qe zgjat dicka me pak se nje ore, zhvillojme biseda te ndryshme, te
cilat variojne nga sporti tek politika. Per kete te fundit, jane me te
interesuar dhe tregojne se kane njohuri. Nuk mungojne te shfaqin bindjet e
tyre te djathta por edhe pakenaqesine per ecjen e avashte te Shqiperise. *** Kemi
arritur ne Rimini. Takimi zhvillohet ne hotel Touring, nje nga perlat e
hotelerise turistike italiane ne kete bregdet. Ne terheq vemendjen flamuri
shqiptar, i cili valevitet ne hyrje te hotelit, perkrah te tjereve. Me pas
mesojme, se pronari i ketij zinxhiri turistik ne Rimini, eshte me origjine
shqiptare, madje edhe mbiemrin e ka Albanesi. Takimi eshte thuajse ne
mbyllje. Jemi ne kohe per te qene te pranishem ne nje akt historik. Rreth 35
shoqata shqiptare dhe arbereshe, i kane dhene jete Lidhjes se Shoqatave
Shqiptare dhe Arbereshe ne Itali. Nga te gjithe firmataret e ketij Unioni,
degjojme fjalet me te mira per kete nisme, e cila ka qene perseri e Alban
Krajes. Eshte nje deshire e shqiptareve, por edhe e ketyre shoqatave, qe te
krijohet nje Legė e tille, sic quhet Lidhja ne italisht, na thone. Jane rreth
240 mije shqiptare ne Itali dhe tashme nuk jane thjeshte punetore, por edhe
sipermarres. Te gjithe kane deshire te japin nga nje interviste per TV Rozafen
e Shkodres. Presidente te shoqatave, arbereshe por edhe italiane, me deshire
rregjistrohen ne shiritin e kameras, te cilen e perdor Blerti, ndersa
intervistat i merr Alda. *** Circolo
Scanderbeg eshte nje lokal, perseri i ngritur nga Alban Kraja ku mblidhen
te gjithe shqiptaret e Riminit. Pas perfundimit te punimeve te kesaj dite te
ngjeshur aktiviteti, te gjitha jane te ftuar per nje darke, e cila na duket
shume tradicionale shqiptare. Shqiptare te Veriut e te Jugut, arberesh dhe
italiane, tashme jane njė. Te duket e i njeh prej vitesh. Nuk i shpetojme dot
bisedave politike. Ne qender te vemendjes, jane situatat ne Shqiperi dhe
Itali, krahasimet e mundshme. Cristina, sekretare italiane e Albanit, eshte
shume e informuar mbi gjithcka ne vendin tone. Ka pershtypje te
jashtazakonshme per Shqiperine e shqiptaret. Eshte pesimiste per ecjen e
Shqiperise nen udheheqjen e dyshes Nano- Berisha, pavaresisht se kush eshte
ne pushtet. Cristina na tregon edhe per takimin ku ne, jo per fajin tone,
munguam. Pervec autoriteteve vendore te Provinces se Riminit, ka patur edhe
senatore te Forza Italia dhe Aleanza Nazionale. Ky eshte vleresim per
kontributin e shqiptareve ne Itali, na thote ajo. Ne shoqerine e mezeve dhe
rakise shqiptare, te TV-ve te ndryshme shqiptare qe shihen ne satelit dhe te
njerezve te mrekullueshem qe na rrethojne, ora ka kaluar 12 pas mesnate.
Ndahemi me te gjithe, sikur te njiheshim prej vitesh, duke u perqafuar. *** Nata
e qendrimit tone ne Rimini, eshte planifikuar te kalohet ne hotel Touring.
Eshte me 4 yje dhe mjaft luksoz. Edhe aty, nuk ka ardhur koha te flihet. Ne
dhomat tona, shkembejme pershtypjet e nje dite te lodhshme, intensive me
aktivitete e udhetime, por edhe te bukur. Kuptojme se tashme shqiptaret kane
ecur shume perpara ne Itali, nuk jane thjeshte punetore, por edhe
intelektuale me vlera te spikatura. Me pas, nga ballkoni i hotelit, Rimni
ngjan shume i bukur. 4 rreshta me ndertesa, jane thjeshte hotele qe mbushen
cdo vere nga turistet. Gjithcka eshte e ndricuar. Te pakten nga trageti dhe
deri ne hotel, nuk kemi vuajtur mungesen e energjise elektrike, te cilet per
disa dite te pakten, e kemi lene ne Shkodren tone, e cila gjithsesi eshte e
bukur dhe ndjejme mall... Mendojme se edhe Velipoja jone, mund te kthehej ne
nje perle te tille. Na kujtohen theniet e Cristines per politiken tone.
Kthehemi ne dhoma, bashkohemi duke kalur edhe disa caste ne lojen e letrave
por edhe duke menduar diferencen e thelle ne mes dy realiteteve, atij
shqiptar dhe italian. *** Mengjesi
i dates 21 mars, na gjen ne hollin e hotelit. Me pas, shetisim ne rruget e
zbrazura te Riminit. Mesojme se ne fundjave, deri rreth ores 12.00, eshte kjo
situate. I telefonojme Alban Krajes rreth ores 12.00 dhe menjehere nje makine
e porosituar nga ai, na merr nga hoteli per te na shpene tek Circolo
Skenderbeg. Eshte planifikuar nje interviste me Albanin, njekohesisht dhe
nje vizite ne mjediset e punes ku ai kryen aktivitetin e perditshem. Edhe
shqiptaret si italianet. Keshtu mund te konsiderohet zbrazetia edhe ne kete lokal.
Nedrsa ne filmojme nga jashte lokalin, arrin Albani i shoqeruar nga miqte e
tij dhe te njohurit. Nje bashkeqytetar i yni, me staturen e nje intelektuali
dhe mbrojtesi te flakte te te drejtave te emigranteve, dhe jo vetem atyre
shqiptare. Thjeshte, nje lider. *** Para
10 viteve, si shume te tjere, edhe Alban Kraja u detyrua te merrte rrugen e
emigracionit drejt Italise. Ishte nder pioneret e shtypit te pavarur
shqiptar. E detyruan te lere profesionin e gazetarit, duke u nisur ne drejtim
te nje jete te re, krejt te panjohur dhe te papershtatshme per nje djalosh te
ri. Tashme ka kalur nje dekade. Eshte kthyer, te pakten ne pamje dhe ne
aksent, ne nje italian te vertete. Ka provuar te kryeje shume pune, te cilat
per nje intelektual, jane mjaft te rendomta. Eshte ky kapitalizmi! Ndersa
sot: -
Eshte
krijues edhe president i shoqates Iliria ne Rimini, nder me aktivet ne
mbrojtje te emigranteve shqiptare, por edhe me gjere, e cila ka festuar edhe
9- vjetorin e krijimit. -
Eshte prej
me shume se nje viti, president i Keshillit Provincial te Emigranteve te
Riminit, i zgjedhur nga te gjitha kombesite. Veshtire qe te mosrizgjidhet. -
Me 20 mars
u zgjodh president i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe ne Itali. -
Eshte
ideator i Circolo Scanderbeg, nje lokal- shtepi e dyte per te gjithe
shqiptaret e Riminit. -
Ka
publikuar tre libra ne gjuhen italiane si dhe mjaft artikuj ne gazetat dhe
revistat me prestixhoze te Italise. -
Ka
mbeshtetur idene per te drejten e votes ne zgjedhjet administrative te
emigranteve, pasi kane kaluar disa vite ne Itali. Pritet qe shpejt, kjo ide
te miratohet edhe nga Parlamenti italian. -
I kane
propozuar kandidimin si keshilltar ne Rimini si perfaqesues i Forza Italia. -
Ka nje zyre
universale sherbimesh ne Rimini te qaujtur Mappa Mondo. -
Ka kundershtuar,
dhe madje eshte ne gjyq akoma me Umberto Bosin e Lega Nord, ne mbrojtje te te
te drejtave te emigranteve shqiptare dhe te tjere ne Itali. Per
Alban Krajen, gjithcka mund te permblidhet shkurt, pasi aktiviteti i tij i
plote, veshtire te pershkruhet qofte edhe ne disa numra gazete. *** Zyra
e punes se Alban Krajes, eshte ne zemer te Riminit, ne ate qe quhet Centro
Storico (Qendren Historike) te qytetit. Gjithcka eshte e sistemuar mire dhe
bukur. Dy skrivani, njera e Albanit dhe tjetra e Cristines, sekretares se tij
italiane, zene pjesen me te madhe. Ne cdo kend qe te hedhesh veshtrimin,
veren simbole shqiptare. Fotot jane te shumta dhe tregojne arritjet e
djaloshit shqiptar ne vitet e emigracionit ne Itali. Marredheniet e Albanit
me TV Rozafen, kane qene te shkelqyera prej vitesh. Ai ka qene i pranishem
gjithmone me aktivitetin e tij ne vendlindjen e tij, Shkoder por edhe me
gjere, permes TV Rozafes. Ai eshte miqesuar me ne, madje edhe me kamerat tona
dhe krejt natyrshem jep nje interviste per gjithe aktivitetin dhe aspiratat
qe sollen krijimin e Lidhjes se Shoqatave Shqiptare e Arbereshe ne Itali.... *** E
pamundur te jesh ne Itali, dhe te mos takosh te afermit. Nga Roma, eshte
njoftuar nje mik i yni, Kastriot Shkreli ne Rimini. Ne asnje menyre, ata nuk
duhet te qendrojne ne lokale, eshte ky urdheri nga te afermit tane, te cilet
jane nisur per te na marre ne Rimini. Takimi yne me Kastriotin, na fut ne
atmosferen shqiptare. Ai eshte nje i aferm i kolegut tone, Sokol Pepushaj. Me
Kaēin (sic e therrasim shkurt), kemi pire kafe tek Kafja e Madhe ne Shkoder
shume here. Njihemi, edhe me vellane e tij, Cacen, sic themi Frankos. Nje
mikpritje e mrekullueshme tradicionale shqiptare na rrethon. Shtepia e tyre,
eshte e bollshme. Takojme grate e shtepise, njera perj te cilave eshte vajza
e kolegut tone Ndue Bacaj. Ne shtepi eshte edhe dhendrri i Kastriotit, Gjeto
Zefi, i cili ka kaluar shume peripeci ne Spanje, duke kerkuar sherimin e
djalit te tij. Na thote se eshte mire, i urojme me gjithe zemer vogelushit
shendet te plote. Dreka dhe pijet ne kete familje te mrekullueshme, eshte e
bollshme, si edhe mikpritja e tyre. Pas dreke, grate e shtepise ftojne Alden
dhe Elibjonden te pushojne pak. Ndersa ne, meshkujt shijojme disa loje ne
domino. Deri ne momentin qe mberrijne te afermit tane nga Roma, shijojme nje
mjedis te mrekullueshem shqiptar. Perqafohemi me mikpritesit tane. Na
kerkojne qe ne Rome te qendrojme pak dhe te kthehemi perseri tek ata. Te
njejten kerkese ne Rimini, na e beri edhe presidentja e shoqates Teuta Shqiptare ne Trieste, Vitorja.
Sigurisht nuk mund ti kenaqim te gjithe. Kastrioti, Frankoja dhe Gjetoja, na
percjellin deri tek makinat qe na presin poshte shtepise se tyre. Kemi pare
nje zemer te madhe shqiptare ne Itali. *** Deshira
e mazhorances se grupit tone, eshte te shohe edhe Romen, Koloseun, Piazza
Spagna, meqenese kemi ardhur ne Itali. Keshtu, dy makina te drejtuara nga e
afermit dhe te njohurit tane, Mondi dhe Fredi, nisen drejt kryeqytetit te
Italise.... *** Data
25 mars, na gjen ne portin e Ancona-s. Kthehemi me te njejtin traget. Perseri
na percjell miresjellja e policeve italian. Deti eshte i trazuar dhe udhetimi
nuk eshte i qete si i pari ne drejtim te Italise. Rreth ores 19.00 te dates
26 mars, arrijme ne portin e Durresit. Fatkeqesisht, gjejme te njejten
pritje, ku police shqiptare sillen me shqiptaret, sikur te ishim refugjate ne
vend te huaj. Duhet te terheqim valixhet per rreth 500 m ne nje terren tere
lageshtire per te dale nga mjedisi i portit. Ne ndryshim nga Ancona, Durresi
me rrethimin e tij dhe policine e shumte, i ngjet nje kampi perqendrimi. Ne
Itali, fare lehte mund te futesh ne port, madje edhe te shetisesh. Atje
shteti te imponohet. Edhe pse per here te pare, ne asnje mjet transporti nuk
kemi munguar te blejme biletat, edhe pse ne shumicen e rasteve, ato nuk
kontrolloheshin. Kjo i mungon Shqiperise, shtetit shqiptar. Makina e TV
Rozafes e drejtuar nga shoferi yne, Cezari, na kthen perseri ne qytetin tone,
Shkoder. Ka perfunduar nje jave aktivitet, pjesa me e madhe ne udhetim. Jemi
shume te lodhur, por edhe po kaq te lumtur. I kthehemi realitetit tone,
mungeses se dritave, rrugeve me gropa. Jemi shume larg, jo vetem nga Italia
dhe italianet, por edhe nga shqiptaret tane ne Rimini, Rome apo gjetke.
Gradualisht po e kuptojme se sa flluska sapuni jane premtimet e shtetareve
apo politikaneve tane, ne pozite apo opozite, per nje aderim te shpejte ne
Bashkimin Evropian. Mbase eshte momenti qe Alban Krajat shqiptare ne Itali
dhe Evrope, te kthehen ne Shqiperi. Problemi i vetem jane ata qe sot dhe dje
na udheheqin dhe nuk kane nder mend te hapin rruge, deri ne fundin e tyre
fizik. Albert DURGAJ drejtor
i TV Rozafa Blerti DELIJA kryeredaktor
i TV Rozafa Rimini, Shkoder, 20-25 mars 2004 Vritet Grigor Laka Pėrgjaket
Shkodra. Shkodra tronditet pėr tė disatėn herė brenda kėtij muaji nga
vrasjet. Nė njė lagje periferike tė qytetit tė Shkodrės, njė breshėri arme
automatike i ka marrė jetėn 28-vjeēarit nga qyteti i Korēės, Grigor Lako.
Ngjarja ka ndodhur ditėn e enjte, mė 8 prill 2004, rreth orės 18.00, nė
lagjen Tre heronjtė. Burimet nga vendi i ngjarjes nuk afrojnė asnjė tė
dhėnė paraprake rreth aktit tė krimit dhe viktimės. Gjithashtu, autoritetet
policore, tė cilat mbėrritėn me vonesė nė vendin e ngjarjes, nuk bėjnė tė
ditur mbi autorėt dhe personat e dyshuar pėr krim. Nga uniformat blu mėsohet
se po hetojnė nė disa pista tė mundshme. Pėr arsye hetimi, deri tani asgjė
nuk ėshtė konfirmuar nga ana e tyre nė lidhje me krimin dhe autorėt e tij. Korrespondenti
i Shqipėrisė Etnike. Policia nė Shqipėri arreston dhe
rrah edhe adoleshentėt pėr motive politike Mė 14 mars 2004, disa policė
arrestuan dhe burgosėn Leonard Jushajin, tė treguar nė foton ilustruese, tė
lindur mė 2 prill 1987 dhe banues nė Mali Jushit, Bushat, Shkodėr. Policia e
ka marrė nė pyetje pėr motive pėrēarjeje nė protestėn e 7 shkurtit 2004, ku
babai i tij, Zef Jushaji, Sekretar Organizativ i Komunės sė Bushatit, u
arrestua dhe u burgos gjithashtu. Sidoqoftė, ėshtė e qartė se qeveria e Fatos
Nanos po hakmerret ndaj kundėrshtarėve tė tij dhe njerėzve qė kanė marrė
pjesė nė Lėvizjen Nano ik!, njė lėvizje e organizuar nga partitė e djathta,
qė kėrkon dorėheqjen e Kryeministrit Fatos Nano, tė cilin e akuzojnė pėr korrupsion,
vrasje pėr motive politike, trafik droge dhe qeniesh njerėzore, etj.Ky i ri
ėshtė kėrcėnuar dhe rrahur pėr dy ditė nga policėt e Rajonit tė Policisė sė
Barbullushit. Keqtrajtimi i Leonard Jushajit ėshtė vėrtetuar nga foto,
dėshmitarė dhe raporte mjeksore. Ne i bėjmė thirrje qeverisė
socialiste, anėtarėve tė Partisė Socialiste dhe kujtdo qė ėshtė i lidhur me
ta, tė ndalojnė dhunėn mbi tė miturit. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me tė Drejtat
e Njeriut, po a duan tia dinė autoritetet shqiptare pėr kėtė?! Albert Vataj |