koka

nr. 60 / 25maj 2004

alukit

 

Shtypi i lirė dhe shtypja e lirė

Nga Albert VATAJ & Sokol Pepushaj

Nė panoramėn e zymtė tė realitetit shqiptar, si pėr ironi tė fatit kurrė nuk mungojnė rifreskimet e penelatave tė errata, tė cilat e kanė mbajtur pamjen tonė panoramike tė ashpėr. Rėndon, edhe kėsaj here si edhe herėt e tjera ky zografist, nuk mund tė jetė kush tjetėr, pėrveē Fatos Nano, ai qė ky popull fatkeq e njeh si Kryeministėr tė vendit. Sikur tė mos mjaftonin dyert e mbyllura tė Europės, refuzimi i Shteteve tė Bashkuara pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė Fondin pėr Zhvillim tė Mileniumit, deklaratat anatemuese tė BE, KE pėr zgjedhje tė lira, se pėrndryshe… Shoku Nano shpik njė luftė aspak me bazament parimor, e pėr mė pak me prapavijė hallet dhe dertet e shqiptarėve tė rraskapirur nga ky monstėr.

Pėr tė duket se problemi i parė dhe i fundit ėshtė bashkėshortja e tij dhe territoret e influences sė pėrfitimeve familjare. Nė kėtė zallamahi politike, ekonomike, sociale, ai zgjohet nga njė ėndėrr e keqe dhe shvesh shpatėn, thuajse ėshtė djegazhani mė i madh qė ka ky vend. Bombardon me portretin e tij tejet cinik kamerta dhe blicet e aparateve fotografike, flet me dhe pa etikė e nga sunduku i tij nxjerr domosdoshmerinė e njė beteje. Qė nuk ėshtė veēse njė luftė kundėr tė gjithėve nė njė mėnyrė ose nė njė tjėtėr. Nė shėnjestėr ėshtė bėrė sė fundi botuesi i “Koha Jonė”, Nikollė Lesi. Nė gazetėn e tij, Lesi pėrsonifikon ēiftin Nano si njė e tipit mafioz Sicilian. Lesi ka disa kohė qė me gazetėn e tij, por dhe me pozicionimin e tij politik krah opozitės, po bėhej gjithnjė e mė problematic, ose I paedukatė siē ka qejf ta quaj Nanon. Heshtja dhe “ruajtja e toruas” nga Nano, i cili shkau para ca kohėsh kur paditi Lesin pėr shpifje nė lidhje me njė vetshpėrblim qė Nano ka bėrė pėr kontributin qė paska dhėnė nė privatizimin e Bankės sė Kurimeve. Hap pas hapi, ai do ta shihte se Lesi po rebelohej deri nė ditėn kur ai e akuzoi Nanon si mafioz, thua se Nano e dėgjonte pėr sė pari kėtė etiketim. Dhe vendosi Nano t’i thoshte Lesit, e tė tjerėve nė njė vijė fronti me tė, tė mbyllin gojėn se pėrndryshe… Lesi hyri kėshtu nė darėn e Nanos. Dy padi nga ky i fundit do ta trondisnin mbarė opinionin mediatik dhe atė politik.

Kesaj here Nikollė Lesi nuk duket se do t’ia hedh dhe aq lehte. Sulmet e tij tė vazhdueshme ndaj Nanos dhe bashkėshortes sė tij Xhoana kanė pėrfunduar nė njė hendek goxha tė madh. Zemėrimi i Nanos ka shpėrthyer, duke u kthyer nė njė sulm institucional ndaj botuesit tė “Koha Jonė”, Lesi. Ky i fundit nė gazetėn e tij akuzon ēiftin Nano si familje mafioze e tipit Sicilian. Kjo ka mjaftuar qė Nano tė dėrgojė njė padi nė Gjykatėn e Lartė dhe nė Prokurorinė e Pėrgjithsme, por gjoja shpifje. E ndėrsa nga ana tij Lesi ka ngulur kėmbė tek deklarata e tij, tė cilės, ai nuk denjon t’i heq as edhe njė presje, mėsohet tė jetė shprehur ai.

Parė nė njė kėnd mė tė gjėrė, kjo taktikė e Nanos nuk mbetet vetėm njė sulm qė ai i bėn Nikollė Lesit ne veēanti, por gjithė shtypit shqiptarė dhe medias nė pėrgjithėsi. Ai me njė gur kėrkon tė vrasė shumė zogj. I ndodhur nė njė terren teper tė pafavorshėm politik, i anatemuar si nga klasa politike opozitare, nga kundėrshtarėt e tij brenda partisė, kėto tė fundit tė kryesuar nga Ilir Meta, ashtu edhe nga faktori nėrkombėtar, i cili hera-herės po e bombardon me deklarata dhe raporte, qė vėnė nė dyshim politikėn e tij qeverisėse, ai kėrkon tė mbahet si i mbyturi pėr shkumė, duke i’u ndėrsyer Lesit, pėr shpifje. Harron ai se deklarata tė pėrafėrta i janė bėrė aq shumė sa edhe ai vetė nuk mund ta dijė me saktėsi se sa dhe nga kush.

Duket se kjo betejė ėshtė as mė shumė e as mė pak se njė nga kokėkrisjet karakteristike tė Nanos. Ajo qė mbėshtjell si njė tis i hollė mjegullnaje, pas sė ciles kreu i ekzekutivit shqiptar kėrkon tė fsheh qėllimet e tij ogurzeza ėshtė Xhoi. Harroi Nano kur vetė ish-krahu i tij i djathtė, Ilir Meta e akuzoi atė pėr helikoptėrėt dhe autobuzat e Xhoit qė transportonin drogė. Harroi gjithashtu Nano qė po Meta, vuri nė dijeni autoritetet e huaj tė ishin tė vėmendshme me bagazhet e kryeministrit, nė tė cilat ata, sipas Metės do tė gjenin atė qė ato kėrkojnė, duke nėnkuptuar trafikun e paligjshėm. Dhe tani njė frazė e bėrė bajate tashmė bėhet shkak qė Nano tė kėrkojė heqjen e imunitetit pėr deputetin Nikollė Lesi, e pse jo dhe hapjes rrugė tė njė arrrestimi tė mundshėm tė tij. Shoku Nano pėr tė shfryrė inatet e tij, kėrkon tė marrė pas vetes edhe tė tjerė, sė pari deputetėt qė do tė votojnė heqjen e imunitetit tė Lesit, drejtėsinė qė si gjithnjė edhe tani do tė vazhdojė tė jetė njė hallkė nė duart e pushtetit. Pėr tė mos pėrjashtuar organin e akuzės, i cili edhe ai do tė jetė padyshim nė sintoni me kėtė kujė politike.

Harron Kryeministri, se cilado qė tė jetė rezultantja e kėsaj maskarade, i humbur do tė jetė ai. Gjithmonė nėse mendojmė dhe besojmė se tashmė kohėrat kanė ndryshuar dhe e drejta pėr drejtėsi ka shumė aktorė, qė do tė jenė tė gatshėm pėr ta mbrojtur atė. Gabimi, tė cilin ai nuk e konsideron si tė tillė, se pėrndryshe ai nuk do tė denjonte ėshtė shpallja e njė lufte tė hapur qė ai i bėn fjalės sė lirė. Nuk duket se do tė jetė dhe aq e lehtė lufta me median. Para kėsaj kėrcitje dhėmbėsh tė gjithė ndjehen tė kėrcėnuar. Dhe s’ka se si tė shmangen nga ky front ata, tė cilėt nėse sjanė Nikollė Lesi, nėse lejohet tani, nesėr do tė jenė, padyshim. Synimi pėr tė patur njė terren tė favorshėm pėr tė bėrė padronin e Shqipėrisė, nuk e ndal atė nga paprekshmėria e figurės sė Xhoit, deri tek sundimi i tij politik, Brenda parties, nė qeveri dhe nė shtet. Atmosferėn politike shqiptare, si pėr ironi tė fatit provon ta agravojė nė ritme qė premtojnė drejt njė pėrkeqėsimi me pasoja, kryesisht pėr kolonėn mė tė rėndėsishme tė demokracisė, siē ėshtė liria e shtypit, liria e tė shprehures. Pas shpikjes sė njė rregulloreje tė brenshme tė Parlamentit, klasa politike qė zotėron mazhorancėn, gjasėm pėr tė edukuar politikanėt, tani protagonist nė skenėn e gojėve tė kyēura ėshtė vetė lidershipi i tė majtės, Fatos Nano. Tani qė toka pu u rrėshqet nėn kėmbė qeverisjes qė ai drejton, domosdoshmerisht duhet tė gjej njė argument public pėr tė bėrė heroin. Megjithatė beteja me fjalėn e lirė ka dėshmuar sė promovon fund fatal pėr tė gjithė qė kanė guxuar. As Nano nuk mund tė jetė njė pėrjashtim.

 

Integrimi, pėrralla qė mban nė gjumė shqiptarėt

O buuurrrrra te kapim trenin e fundit te Evropes se Bashkuar......

Te gjithe nxitojme per te hipur ne te, a thua se me pas gjithcka do te jete parajse per ne, shqiptaret e shumevuajtur dhe te neperkembur gjate viteve te kesaj jete mbi kete pjese te globit tokesor.

Me shume se nje ambicie, vrapimi drejt Evropes eshte nje paradoks, ndersa e dime se jemi pjese gjeografikisht e ketij kontinenti qe kur Zoti na bashkoi me popuj te tjere ne Ballkan, pjesa e pare e Evropes-Plake.

Ata qe jane pak me te vjeter, e kujtojne mire se dikur kemi qene pjese integrale e kesaj Evrope, e cila na duket larg dhe nxitojme te arrijme. Epoka e monarkise shqiptare (1928-1939) ka treguar se pasaporta dhe monedha shqiptare, kane care me sukses te gjitha doganat e Evropes ne ate kohe.

Me shume se ne, ka ndryshuar Evropa. Ajo eshte bere me strikte, vecanarisht pas tubimit te disa vendeve, te cilat sot jane 25, ne organizmin e quajtur Bashkimi Evropian. Qe nga ajo kohe, bashke me Shqiperine, kane mbetur jashte dyerve te kesaj shtepie te madhe, edhe shume vende te tjera. Faji kryesor, eshte izolimi i ketyre vendeve ne bllokun komunist qe u shkermoq ne fillim te viteve ’90.

Pse kerkojme me ngul te futemi ne Bashkimin Evropian?

Kesaj pyetjeje, prej kohesh jam perpjekur ti kthej pergjigje. Ne kohe te ndryshme, pergjigja nuk ka qene e njejte. Tashme jam mese i bindur se me hyrjen ne Bashkimin Evropian, nuk do te hapen dyert e parajses per Shqiperine dhe shqiptaret.

Per te hyre ne kete familje te madhe rreth 450-500 milion banoreshe, duhet te plotesohen dhjetera apo qindra parametra. Shteti (shqiptaret) duhet te plotesojne shume detyrime, qofte edhe financiare ndaj Unionit. Edhe pasi te futesh ne kete familje, duhet te zbatosh rigorozisht shume parametra. Te gjitha keto, kane nje kosto jo te vogel qe duhet perballua nga shteti (shqiptaret).

Si komb, shqiptaret historikisht kane qene nder me te varferit e Ballkanit, por edhe Evropes. Mjafton te shohesh dokumentare te ndryshem, te krahasosh te pakten dy shtete ne vitet ’30 si Italia dhe Shqiperia dhe arrin lehte ne kete konkluzion. Kryesisht, kane ndikuar pushtimet e shumta, duke filluar nga romaket, turqit, italianet, gjermanet dhe ne fund komunizmi, i cili shkaterroi gjithcka, edhe ekonomikisht.

Realisht, c’kerkojme ne shqiptaret?

Ne shume raste, integrimi ne Evrope, thjeshtohet ne levizje te lire te shtetasve ne hapesiren evropiane. Eshte kjo endrra e madhe e te gjithe neve, gjithmone me synimin e permiresimit te situates ekonomike te cdo familjeje, por edhe te shtetit shqiptar. Kjo justifikon mese miri edhe punen e rendomte qe shpesh duhet te bejne jashte vendit dhe persona me grada shkencore. Nese levizja e lire e shqiptareve ne Bashkimin Evropian, do te shoqerohej me nje rritje te kenaqeshme ekonomike te Shqiperise, a do te nevojitej gjithe ky zell i madh per te hyre ne Evrope? Jam mese i bindur qe jo! Mjafton te permend rastet e refuzimit te shume shteteve te Evropes, te cilat edhe pasi kane fuituar te drejten te antaresohen ne BE, referendumet popullore i kane lene jashte.

Eshte klasa politike, ajo qe na qeveris prej 13 vitesh, qe sa here deshiron te mbijetoje, te na mbaje ne gjume, na kujton perpjekjet  titanike qe ajo po ben per ta na futur ne Evropen e Bashkuar. E paafte per te krijuar stabilitet dhe rritje ekonomike te ndjeshme, per te rritur mireqenien e shqiptareve brenda kufinjeve, kjo klase politike na nxjerr perpara “integrimin ne Evrope” si te vetmen shprese per prosperitetin e Shqiperise. E afte vetem per te perfituar personalisht, pasi ka mundesuar levizjen e saj te lire ne BE dhe nje mireqenie luksoze brenda kufinjeve te vendit, kjo klase politike na tregon per kushtet dhe kohen e gjate qe duhet te kaloje deri sa ne te “integrohemi ne Evrope”.

Dikush na premton se do te jemi ne Evropen e Bashkuar brenda vitit 2015, dikush tjeter brenda vitit 2020. Shqiptaret e varfer (pjesa me e madhe e tyre) shikojne me sy hapur nga klasa politike. Jetojne me endrren, e cila veshtire tu sjelle ate qe presin. Nuk i kerkojne kesaj klase politike me shume vende pune, me shume siguri, me shume drita, me pak varferi..... Ne presim me kot te realizojme keto aspirata duke u integruar ne Evrope, duke i besuar keshtu mashtrimeve te klases politike, e cila po na le ne gjume dhe do na lere deri ne fund te eksistences fizike te kesaj kaste politike. Psikoza qe na eshte krijuar se me futjen ne BE, do te na zgjidhen te gjitha problemet, na ka bere te harrojme realitetin, te kenaqemi me genjeshtra me sy hapur.

Mbase nje dite, do te integrohemi ne BE. Pavaresisht nga koha se kur, mbase do te vije dita e nje referendumi per kete akt te Shqiperise. Si shume kombe dhe shtete te tjera, nuk eshte cudi ti pergjigjemi JO kesaj ftese, edhe pse mund te kemi plotesuar kushtet. Do na kujtohen shume vite, shume perpjekje dhe sakrifica qe beme per te arritur ne kete dite. Do na vije keq per fatin tone, per kohen dhe ditet e humbura. Do te kerkojme fajtoret: Klasen politike. Por deri atehere, shpresojme, qe ata te kene vdekur. Do ta kuptojme se sa shume jane tallur dhe i kemi lene te na tallin me endrren e tanishme apo absurdin e perpjekjeve dhe sakrificave titanike per “integrimin ne Bashkimin Evropian”.

O buuurrra, te kapim trenin e pare. Jo per ne Evrope, por per integrimin e Shqiperise ne shoqerine njerezore!

Blerti DELIJA

 

Ku iku “Nano ik”

Nga Albert Vataj

Dita ditės “Nano ik”, qė aq shumė kishte bėrė pėr vete mijėra fansa tė opozitės, shumė prej tė cilėve nė pamundėsi pėr tė bėrė diēka tjetėr popullonin tubimet ne sheshet e qyteteve ku “Nano ik” iku, ndoshta pėr tė mos u kthyer mė. Pas shumė dėshtimesh nė politikat e saj oponente, dhe pas njė zhgėnjimi tė konsiderueshėm nė radhėt e saj, opozita mund tė bashkoheshe nė kėtė tė vetėquajtur lėvizje. Ky bashkim erdhi si rrjedhojė e pagėzimit tė rifillimit tė protestave kundėr qeverisė me “Nano ik”. E s’kishte se sit ė ndodhte ndryshe. Nė fillesat e para, si nė ēdo tjetėr start populist tė politikės opozitare, kjo lėvizje ishte shumė premtuese, aq sa vetė ideatori i saj Berisha, nxitoi ta quante si lėvizje Gandiste. Por askush nuk do tė besonte se zjarri i kėsaj lėvizje do tė venitej kaq shpejt, ose do tė pasohej nga ky STOP gati i pamotivuar, nga asnjė refketim i klasės politike qeverisėse. Mitingjet, kryesisht ato tė Tiranės ishin panikndjellėse pėr pushtetin, qė deri nė ato momente ndjehej e shqetėsuar vetėm nga “Mjaft” ,lėvizje qytetare kjo, qė pati njė ndikim pozitiv nė atmosferėn e rėnduar politike. Kur mitingjet filluan tė kishin mė pak prezencė, atėherė kur rrezikonte tė degjeneronte nė tubime sa pėr tė treguar se ka opozitė, doli nė skenė domosdoshmėria e shtrirjes gjeografike tė “Nano ik”. Por edhe kjo nuk mundėsoi rritjen e impulsive politike, apo tė trondiste sadopak tė pushtetit nga themelet me rrėnjė tė kalbėzuara. Pas disa deklaratave tė prezencės ndėrkombėtare, tė cilat si gjithnjė edhe kėsaj here nuk ishin gati tė njihnin ndėrrim pushteti nėpėrmjet rrugės, por institucioneve, beh krejt papritur njė plagė e kahershme, por qė pak zhurmė kishte bėrė. Ishte ēėshtja Ēame. Edhe kėtu opozita u tregua e gatshme pėr ta pėrfshirė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr si aksesor i “Nano ik”. Kur edhe kjo u pėrlye me ca gjak, u bė edhe ca zhurmė, s’do tė kishte tjetėr fund, veēse rėnjės nė kllapi. Sakaq nė Parlament deputetėt e sė djathtės shanin e grindeshin me qeverinė, pa mundur tė bėjnė vetėm opozitėn nė sfondin gjithnjė tė ēakardisun tė jetės politike shqiptare. Pikėrisht atėherė, kur tė gjithė kujtuan se “Nano ik”, vėrtetė iku, merr nuance mė tė forta zemėrimi i ish tė pėrndjekurve dhe tė persekutuarve politikė. Ishte kompensimi i tyre, ai qė do t’i jepte lėvizjes “Nano ik” njė tonacion tė ri. Opozita, si gjithmonė nė krahun e tė pakėnaqurve, mori flamurin e vijes sė parė tė frontit. Ajo duke qėnė e vetėdijshme pėr faturėn dhe garancinė ekonomike e rroku kompensimin e tė persekutuarve, si njė armė me tė cilėn do tė duhej tė luftonte tashmė politikisht nė frontin e “Nano ik”. Megjithse askush nuk tha se kishim tė njėjten gjė nga “Nano ik” me sfond social tek kompensimi i tė pėrndjekurve politikė. Si tė gjitha pėrpjekjet e opozitės, edhe kjo rrezikon tė ketė tė njėjtin fund, atė tė njė flluske sapuni. Ende nuk ėshte e qartė se kush fshihet pas gjithė kėtyre dėshtimeve. Ende ėshtė e paqartė se kemi tė bėjmė vėrtetė me njė lojė tė pandershme politike, gjė tė cilėn nuk mund ta vėmė nė dyshim, tė pozitės, apo jemi pėrballė njė opozite tė dėshtuar dhe tė paaftė pėr tė bėrė oponentin nė politikėn shqiptare. Shumė pikėpyetje mbeten pa pėrgjigje pėr sa kohė qė Shqipėria vazhdon tė jetė vrimė e zezė nė politikėn e madhe. Pak a shumė “Nano ik” duket se iku. Rikthimi i saj ėshtė i pritshėm. Ēdo ndalesė tė kėtij uragani politik ėshtė njė kohė nė favor tė pozitės, e cila e vėtėdijshme se ka abuzuar skajshėm me pushtetin rikuperon pėr tu bėrė mė pak e mundshme pėr tė qėnė sfidė e kapėrcyeshme pėr opozitėn. Eksperiencat e derisotme kanė dėshmuar se bllofe tė tilla ndikojnė nė uljen e kredibilitetit tė opozitės, nga njėra anė dhe forcojnė pozitat e pushtetit tė majtė nga ana tjetėr. Nuk ka asnjė moral njė ikje pa kohė e “Nano ik”.  Shqipėria dhe shqiptarėt janė nė kapėrcyllin mė tė madh tė tė gjitha kohrave dhe nėse “Nano ik” ka ardhur disi si njė lėvizje me njė mision tė tillė kurrsesi nuk duhet ta mbulojė me tis plogėshtie dhe smbrapsje. Zoti e dhėntė qė “Nano ik” tė mos kėtė njė ikje.

“Nano Ik” dhe politika

Pėr deputetėt socialistė, lėvizja Nano Ik e cila ka pėrfshirė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė konsiderohet e dėshtuar. Ndryshe nga deputetėt e Opozitės, qė e cilėsojnė si njė nga lėvizjet mė tė mėdha, Deputeti socialist Sabit Brokaj thotė pėr njw radio, se kjo lėvizje nuk e arriti synimin pėr shkak tė mungesės sė strategjisė dhe indirekt sipas tij kryeministri Nano ka fituar pikė.

"Opozita nuk operoi, nuk veproi si duhej pėr tė sjellė produktin qė kėrkonte, largimin e Nanos. Kėshtu qė vetvetiu, kjo duke kaluar nga njė shkallė nė tjetrėn, nga njė veprim nė njė veprim tjetėr, nuk solli fuqizimin e saj. Madje nė njė farė mase dhe i vuri njė mbrojtje Nanos indirekt", thotė Sabit Brokaj.

Ndėrsa opozitari Fatmir Mediu, kryetar i Partisė Republikane mendon se kjo lėvizje, duhet ēuar mė tej dhe e quan si lėvizje e shpresės sė qytetarėve.

"Unė mendoj se lėvizja "Nano Ik" ėshtė pjesė e qėndresės qytetare, pėr tė shprehur indinjatėn dhe mospajtimin me njė qeverisje siē ėshtė qeverisja Nano, por njėkohėsisht duhet kuptuar dhe si njė angazhim i opozitės shqiptare pėr tė sjellė shpresėn tek qytetarėt shqiptarė. Nė qoftė se pjesa e parė ėshtė realizuar deri tani, unė mendoj se duhet edhe pjesa e dytė, qė tė kompletohen tė gjitha pėrmasat e saj".

Dashamir Shehi, deputet i Partisė Demokrate tė Re, thotė se lėvizja "Nano Ik" e ka realizuar njė pjesė tė qėllimeve, por kėrkesėn pėr tė larguar Nanon e konsideron tė palogjikshme si shpėtim pėr situatėn.

"Kjo lėvizje njė pjesė tė rezultateve i ka arritur. Vazhdimi kėshtu pa njė rregullsi tė caktuar, pa ndonjė objektiv tė caktuar, me duket se ėshtė njė shpenzim i kotė energjie. Mesa duket Nano nuk ka ndėrmend tė largohet dhe ky ėshtė njė realitet qė tashmė ėshtė bėrė i dukshėm".

Deputeti i Partisė sė Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut, Kristo Goxhi, aleat me Partinė Socialiste nuk e shikon efikase lėvizjen "Nano Ik" pėr faktin qė qėllimi i kėsaj lėvizjeje ėshtė tė detyrojė kryeministrin Nano tė japė dorėheqjen.

"Nė lidhje me efektivitetin e kėsaj lėvizjeje kam dyshimet e mia se nuk ėshtė gjetur rruga efikase pėr tė hequr Nanon nga pozicioni i kryeministrit tė Shqipėrisė".

Pėrsa i pėrket deklaratave tė fundit tė deputetėve tė opozitės qė opozita do tė bojkotojė zgjedhjet parlamentare tė 2005 nėse Nano nuk jep dorėheqjen, mendimi i deputetėve ėshtė se kjo deklaratė ėshtė e nxituar.

Deputeti socialist Ndre Legisi pėrkrahės i grupit tė Ilir Metės, thotė se bojkotimi i zgjedhjeve i humb pikė opozitės dhe se nėse zgjedhjet do tė jenė tė lira apo tė ndershme nuk varen nga kryeministri Fatos Nano.

"Ajo ėshtė njė deklaratė e nxituar. Opozita nuk mund tė bojkotojė zgjedhjet pėr shkak tė largimit ose jo tė zotit Nano. Zgjedhjet nuk janė nė shėrbim dhe nė favor tė opozitės, tė liderėve tė opozitės qė shprehen pėr zgjedhjet. Zgjedhjet janė nė shėrbim tė gjithė qeverisjes sė vendit dhe tė gjithė elektoratit shqiptar. Zgjedhjet nėse do jenė apo jo tė ndershme nuk varen nga kryeministri apo vetėm nga Partia Socialiste, por varet nga mirėkuptimi dhe bashkėpunimi i tė gjitha forcave politike nė Shqipėri", thotė Ndre Legisi.

Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, parti aleate me Partinė Demokratike, thotė se opozita nuk duhet tė dalė me idenė pėr tė bojkotuar zgjedhjet, pasi kjo i shton pikė Nanos, por tė dalė me idenė se penguesi kryesor pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme ėshtė vetė kryeministri Nano.

"Unė mendoj se nuk duhet tė dalim me idenė qė hyjmė apo nuk hyjmė nė zgjedhje, pėr t'i dhėnė rastin kryeministrit tė fillojė njė propagandė qė opozita do tė bojkotojė zgjedhjet, por duhet nė bashkėpunim me gjithė shoqėrinė shqiptare dhe me faktorin ndėrkombėtar, t'i bėjmė tė qartė ndėrkombėtarėve se Nano nuk ėshtė i prirur pėr tė patur zgjedhje tė lira dhe tė barabarta nė Shqipėri dhe pastaj kur tė vijė momenti vendim marrės tė jemi tė gjithė nė njė gjykim qė Shqipėria ka apo s'ka kushte pėr zgjedhje tė lira dhe tė barabarta."

Deri mė tani lėvija "Nano Ik" ėshtė e shtrirė nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė. Kjo nga opozita konsiderohet lėvizja mė e madhe qytetare, e cila do tė vazhdojė me protesta tė tjera. Bojkotimi apo jo i zgjedhjeve pritet tė diskutohet sėrisht nga tryeza e deputetėve tė opozitės nė ditėt nė vazhdim.

 

KUSH E PERSEKUTOJ SOKOL GURALECIN ?

Kjo pyetje qe behet ne keto dite kur shoqeria shqipetare vuan s’kamjen e tejskajshme ekonomike,kur qeveria e sotme socialkomuniste e Fatos Nanos si qeveri e krimit mbasi nga krimi dhe ne saje te krimit te organizuar ka ardhe ne pushtet, ka krijuar per popullin e vet ditet me te keqia te historise se tij eshte e dhimbshme per ata qe i kane njohur dhe dine per jeten e tyre. Eshte kjo pyetje qe behet per shkodranin Sokol Guraleci por qe eshte per dhjetra e mijra qe kane lene atdheun per te shpetuar jeten e vet dhe te familjes neper bote dhe sot shoqeria Shqipetare,shoket,miqet te afermit dhe prinderit e tyre e ndjejne mungesen e tyre,por shpresa nuk kane qe ata do te kthehen nje dite mbasi ardhja e tyre do tu kushtonte me jete ne kete vend qe qeveria e sotme ka instaluar shtetin me mafioz neokomunist qe te vret naten dhe te qane diten. Sokol Guraleci i mungon prinderve ,shokeve te idealeve ne lagjen ku jetoj ,i mungon shoqerise dhe mjedisit ku u mbrujt me ideale antikomuniste qyshe ne vjeshten e vitit 2001.Ate vjeshte kur ai u largua i detyruar , jo se e donte jeten ne nje vend tjeter sado miqesor qe eshte Amerika ku sot jeton por nuk kishte nga tja mbante mbasi kushtet ju krijuan te tilla qe jeta ne kete vend sa vinte e i diskutohej ; te jetosh apo jo. E kjo dileme e tille po i ndjek sot me qindra e mijra antikomunist ne Shqiperi. Eshte kjo dilema qe i shoqeroi edhe shoqaten e ish te persekutuarve politik anetar i se ciles eshte Sokoli me familje keto dite kur protestuan para parlamentit shqipetar por policia e Fatos Nanos nuk jau kurrseu dhunen fizike dhe birucat e burgut ashtu sic kishte bere edhe Enver Hoxha per pesdhjet vite ndaj tyre duke i burgosur dhe inter - -nuar duke i detyruar te punojne ne punet me te veshtira e duke u grabitur pasurite. E ne keto protesta me shpirte e zemer me nje revolte te dyfishte ka marre pjese edhe Martin Guraleci , babai i Sokol Guralecit.Ai ka protestuar i revoltuar per vehte por edhe per djalin te cilin e debuan nga vendlindja forcerisht keta gjakpires ,djaj te kuq qe mbajne peng shoqerine shqipetare. Per ne qe e kemi njohur Sokol Martin Guralecin qe e kemi pase shok idealesh qe kem marre pjese neper mitingje e demostrata antikomuniste tash ne mungese te tij vec kujtojme me nostalgji e dhimbje ne shpirte per kete djale qe e detyruan te largohet. Nuk mund te harrojme kurre vuajtjet ne birucat e Deges se Puneve te Brend- -shme ato dite mbas demostrates se 2 Prillit 1991 kur Sokolin me shume shkodrane i arrestuan e mbajten per disa kohe duke ushtruar force fizike ndaj tyre ne ato biruca te errta te tmerrshme qe pak kush qe hynte aty kthehej i gjalle ose normal per te vazhduar jeten. Keto dite kur opozita shqipetare ka organizuar levizjen popullore per te larguar nga pushteti qeverine e mbuluar me krim ,shoqerise demokratike te Shkodres i mungojne ata qe kontribuan jo pak neper fushata elektorale qe vune ne funksion te fitores se kandidateve demokrat edhe pasurine por rrezikuan edhe jeten e familjen e tyre. Njeri nga ata eshte edhe Sokol Gura -leci qe eshte detyruar ta lere Shqiperine ne vjeshten e 2001. Kur bisedojme keto dite me babain dhe nenen e tij ,ata vetem se ofshajne dhe menjihere mundohen te kujtojne ato qe ne i kemi perjetuar bashke me djaline tyre. E mban mend ate vere te 1997-tes kur Sokolit i kane dale maskat ne Torovice. Vetem zoti e ka shpetuar mbasi ate e kane qelluar ,bile edhe xhamate e makines ja kane pase thyer- na thote Martini. Ne i dinim por edhe nuk i kishim harruar ato dite kur bandat qe kishin marre armet nga depot ,qe bandat komuniste i kishin grabitur, kur diten per pike te diellit terrorizonin popullin dhe ndaj demokratve si Sokol Guraleci organizonin prita per tu marre jeten. Nena e tij eshte me e heshtur , ajo mendon,me siguri e ka marre madhi per djalin,nusen nipat e mbesen. E more bire,ka kalue dite te veshtira Sokoli im ,por mire qe shpetoj koken e vet dhe te familjes se tij.Nuk mund ta harroj ate dite kur na erdhen ne shtepi ato maskat para zgjedhje te vjeshtes 2000.Ne syte e mi e kercenuan me jete se po te merrej ma me forcat antikomuniste do te vrisnin. O zot qe nuk i merr keta djaj te kuq -na thote Sofia qe nuk mund te ruhet pa i shpetuar nje lot ne syte e saj dhe rrjell ngadale neper faqe. -Tim biri ,keta gjakpires dhe bandit i grabiten me force edhe djersen e tij- ofshan ngadale plaku Martin qe nuk mund te harroj grabitjen e pareve te Sokolit nga kundershtaret e tij politik. Ata nuk sosin se treguari nga ngjarjet e birit tyre. E kur u thame qe po shkruajme dicka ne gazete disi syte e tyre u gjalleruan: - Shkruani,shkruani biri im,shkruani per Sokolin por shkruani edhe per hallet dhe vuajtjen e popullit qe po kalojme nen pushtetin e ketij vakabondi komunist.Kur ne ishim duke u larguar,nena e Sokolit na u afrua me nje zarf. - Eshte fotografia e tim bire,ne raste se mundeni botojeni. I duket nenes se e ka me afer.Ja morem fotografine e i premtuam se do tja botonim. E pra kush jane ata qe persekutuan Sokol Guralecin dhe dhjetra mije demokrat ? Te gjithe e dime. Sot ata jane ne pushtet. Jane po ata qe per pesdhjet vjet rresht mbajten te izoluar ne dhimbje te tejskajshme vendin. Jane prape ata dhe bijet e tyre besnik qe kane te gjitha pikat kyce te shtetit qe me te gjitha format,menyra e metodat qofte edhe duke marre jete njerzish duan te mbajne pushtetin e tyre te rrembyer dhe te pa merituar. Jane ata qe persekutuan Sokolin por qe edhe kane shkretuar me shtepi te tera shqipetare ne kembim te pushtetit dhe kolltukut qe mbajne fort ata.

 

Xoana Nano Zonjė e Parė e kėtij vendi plot zotnillėk

Xhoana Nano do tė gėzojė tė gjitha privilegjet e Zonjės sė Parė tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė pėrcaktuar nė Ceremonialin Zyrtar tė Republikės, tė miratuar me njė vendim tė qeverisė. Vendim qė ka zhveshur nga tė drejtat dhe privilegjet e Zonjės mė tė rėndėsishme tė vendit, Mirela Moisiun, vajzėn e vogėl tė Presidentit tė Republikės. Prej korrikut 2002, Mirela, njė nga tre vajzat e Kreut tė Shtetit, gėzonte privilegjet e Zonjės sė Parė. Nė bazė tė tyre, ajo paraqitej nė krah tė Moisiut nė aktivitete apo ceremoni tė ndryshme zyrtare, pėrfshirė vizitat jashtė vendit. Por me miratimin e dokumentit tė ri tė Ceremonialit tė Shtetit, Zonja mė e rėndėsishme e Shqipėrisė do tė jetė 31 vjeēarja, Xhoana. “Nėse Presidenti ėshtė i pamartuar ose i ve, asnjė nga familjarėt e Tij nuk mund tė pėrfaqėsojė apo tė luajė rolin e Zonjės sė Parė. Nė veprimtarinė zyrtare, Presidenti i Republikės paraqitet i pashoqėruar”, thuhet nė dokument. Materiali vijon, duke pėrcaktuar se “nė ceremonitė festive ose nė kushtet kur udhėton jashtė kryeqytetit ose jashtė shtetit, Presidenti mund tė shoqėrohet nga njė person tjetėr i familjes, sipas dėshirės, por jo nė rangun e Zonjės sė Parė”.

Gjithashtu, rregullat e reja tė protokollit kanė specifikuar se “nė rastet kur Presidenti i Republikės ėshtė i pamartuar ose i ve, bashkėshortja e Kryeministrit fiton tė gjitha privilegjet e Zonjės sė Parė tė vendit, deri nė ndryshimin e statusit familjar tė Presidentit, por emėrtimi i saj zyrtar nuk ėshtė Zonja e Parė”. Nė kėtė mėnyrė, bashkėshortja e Nanos do tė ketė tė gjitha privilegjet e gruas mė tė rėndėsishme tė vendit, por jo emėrtimin zyrtar “Zonja e Parė”.

Ndėrkohė, Mirela Moisiu, sipas rregullave tė reja, qė ndodhen tė depozituara tashmė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe Drejtorinė e Protokollit tė Shtetit, do tė trajtohet vetėm me privilegjet qė ka edhe kėshilltari i Presidentit. Njė trajtim qė ndoshta nuk ėshtė mirėpritur nga familja qė banon nė Vilėn 4 tė Pallatit tė Brigadave. “Pjestarėt madhorė tė familjes qė jetojnė me Presidentin, gėzojnė njė status protokollar tė barabartė me kėshilltar presidenti, kurse ata qė nuk jetojnė me tė, tė barabartė me kėshilltar ministri”, thuhet nė Ceremonialin e ri. Nė kėtė mėnyrė, Rubena dhe Ana Moisiu do tė gėzojnė tė drejtat qė parashikon protokolli pėr kėshilltarin e ministrit.

Privilegjet e Xhoanės

Rregullat e reja tė Protokollit tė Shtetit, sipas burimeve nga Ministria e Punėve tė Jashtme, kanė tė detajuara edhe privilegjet ligjore qė gėzon Zonja e Parė dhe bashkėshortja e Kryeministrit. Nė mungesė tė Zonjės sė Parė, tashmė kėto privilegje do tė bashkohen pėr Xhoana Nanon, gruan e shefit tė qeverisė. Ajo do tė ketė tė drejtėn “tė japė pritje, organizojė publikisht dhe privatisht ceremoni tė ndryshme me karakter shoqėror, humanitar e patriotik, dhe tė mbajė lidhje me zonjat e para tė vendeve tė tjera”. Gjithashtu, bashkėshortja e Kryeministrit cilėsohet si personalitet publik dhe ka tė drejtė tė japė pritje dhe tė organizojė aktivitete tė ndryshme edhe me pėrfaqėsues tė trupit diplomatik. Bashkėshortes sė Kryeministrit, sipas protokollit, gjithsecili duhet t’i drejtohet “Zonja Nano”.

Nė tė njėjtėn kohė, gruaja e shefit tė qeverisė ka tė drejtė tė shoqėrojė Nanon nė vizitat qė kryen dhe tė marrė pjesė, sipas dėshirės, nė aktivitetet dhe ceremonitė qė zhvillohen. Por asaj i ndalohet tė jetė e pranishme nė takimet zyrtare. “Gjatė kėtyre takimeve, ajo gėzon tė drejtėn e programi tė veēantė protokollar”, thuhet nė dokumentin e ri tė Protokollit tė Shtetit. Gjithashtu, Zonja Nano gėzon edhe tė drejtėn e ruajtjes me truproja nga Garda e Republikės.

Dokumenti, qė duket se ka shtuar tė drejtat protokollare tė Xhoana Nanos, ka lėnė pa status fėmijėt e Kryeministrit. “Fėmijėt nė moshė tė Kryeministrit, qė jetojnė me tė, kur marrin pjesė tė ftuar nė ceremoni tė ndryshme formale barazohen me rangun e kėshilltarit. Kur janė nė moshė tė vogėl, nuk gėzojnė status protokollar”, thuhet nė Ceremonialin e ri Zyrtar tė Shqipėrisė.

Ceremoniali zyrtar i Shqipėrisė:

- Nėse Presidenti ėshtė i pamartuar ose i ve, asnjė nga familjarėt e Tij nuk mund tė pėrfaqėsojė apo tė luajė rolin e Zonjės sė Parė. Nė veprimtarinė zyrtare, Presidenti i Republikės paraqitet i pashoqėruar. Nė ceremonitė festive ose nė kushtet kur udhėton jashtė kryeqytetit ose jashtė shtetit, Presidenti mund tė shoqėrohet nga njė person tjetėr i familjes, sipas dėshirės, por jo nė rangun e Zonjės sė Parė. Shoqėruesi i Presidentit gėzon nė tė gjitha rastet tė drejtėn e njė protokolli tė veēantė.

- Nė rastet kur Presidenti i Republikės ėshtė i pamartuar ose i ve, bashkėshortja e Kryeministrit fiton tė gjitha privilegjet e Zonjės sė Parė tė vendit deri nė ndryshimin e statusit familjar tė Presidentit, por emėrtimi i saj zyrtar nuk ėshtė Zonja e Parė.

Privilegjet e Zonjės sė Parė

1 - Jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni tė ndryshme me karakter shoqėror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para tė vendeve tė tjera.

2 - Bashkėshortja e Kryeministrit ėshtė personalitet publik dhe ka tė drejtė tė japė pritje dhe tė organizojė aktivitete tė ndryshme shoqėrore, humanitare dhe me pėrfaqėsues tė trupit diplomatik. Bashkėshortes sė Kryeministrit gjithsecili i drejtohet Znj. (vijon mbiemri).

3 - Bashkėshortja e Kryeministrit e shoqėron bashkėshortin nė vizitat qė kryen, merr pjesė sipas dėshirės nė aktivitetet dhe ceremonitė qė zhvillohen, por jo nė takimet zyrtare. Gjatė kėtyre ajo gėzon tė drejtėn e programi tė veēantė protokollar.

Privilegjet e fėmijėve tė VIP-ave:

- Pjestarėt madhorė tė familjes qė jetojnė me Presidentin, gėzojnė njė status protokollar tė barabartė me kėshilltar presidenti, kurse ata qė nuk jetojnė me tė, tė barabartė me kėshilltar ministri

- Fėmijėt nė moshė tė Kryeministrit, qė jetojnė me tė, kur marrin pjesė tė ftuar nė ceremoni tė ndryshme formale barazohen me rangun e kėshilltarit. Kur janė nė moshė tė vogėl, nuk gėzojnė status protokollar

Nga Sokol Pepushaj

 

Korruptimi I luftės kundėr korrupsionit

Nga Albert VATAJ

Qė nė fillesat e saja tė para lufta kundėr korrupsionit, si tamposja e oratorisė politike ashtu dhe krijimi I institucioneve me kėtė filozofi u panė mė skepticizėm nga ata qė e njihnin mirė mentalitetin e shtetit shqiptar dhe politikės. Nga njėra anė duhej tė rifreskohej nė kujtesėn tonė pėr tė ardhur tek njė dėshtim paraprak I kėsaj lufte tek standarti I vetėdijes politike. Nga ana tjetėr duhej kujtuar se korrupsioni ėshtė njė shtet Brenda shtet dhe si I tillė ai ėshtė mbi ēdo shtet pėr sa kohė qė lufta kundėr korrupsionit nuk shihet tamam si njė luftė e ashpėr nė njė front tė gjėrė dhe me njė armik tepėr tė sofistikuar dhe dinak, pėr mė shumė tė imunizuar politikisht. E ndėrsa prapa kemi lėnė shumė kohė qė nga hyrja nė orbitėn e politikės shqiptare tė luftės kundėr korrupsionit, tani mund tė bėsh shumė lehtė bilancin e kėtij dėshtimi fatal tė luftės qė shtėti I kishte shpallur vetes sė tij.

Pėr tė ilustruar se nė ēfarė niveli ėshtė lufta kundėr korrupsionit nė Shqipėri, mjafton tė ngrihet vetėm njė pyetje: Sa zyrtarė, ish-zyrtarė tė lartė apo njerėz tė botės sė krimit janė arrestuar pėr akuza pėr korrupsion? Pėrgjigja ėshtė asnjė. Rezultatet konkrete mbeten jashtėzakonisht tė kufizuara. Korrupsioni dėmton rėndė proceset politike, dėmton biznesin dhe investimet, thellon hendekun mes politikės dhe votuesit dhe bren moralin e shoqėrisė. Fakti qė prapa dyerve tė burgjeve nuk qėndron asnjė peshk i madh, dėshmon mungesėn e vullnetit politik, dobėsinė e institucioneve tė drejtėsisė dhe veēanėrisht institucionet e akuzės dhe tė gjyqėsorit. Por lufta ndaj korrupsionit nuk ėshtė njė betejė qė duhet tė zhvillohet vetėm nga qeveria dhe institucionet. Opozita ka rolin e vet tė pazėvendėsueshėm nė parlament si me nismat legjislative, me denoncimin publik tė rastit tė korrupsionit, apo dhe me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nga pėrvoja e deritanishme opozita do tė kishte fituar shumė mė tepėr, nėse komisionet hetimore parlamentare qė ka ngritur, do t'i mėshonin mė shumė zbardhjes sė aferave tė dyshimta sesa goditjes sė kundėrshtarėve politikė. Nuk mund tė mendohet njė luftė efektive ndaj korrupsionit pa pėrfshirė dhe atė tė medias. Njė media e pavarur dhe e ēliruar nga presionet politike, por edhe nga presionet e grupeve tė dyshimta tė interesit, do tė jepte njė kontribut tė vyer nė denoncimin e korrupsionit. Afėrmendsh qė pritej se opozita do tė shfrytėzonte kėtė rast pėr tė pėrsėritur akuzėn e saj ndaj qeverisė aktuale, por nė tė vėrtetė tė dėmtuar tė gjithė. Korrupsioni nė Shqipėri mbetet njė problem serioz. Sipas indeksit pėr percepsionin e korrupsionit tė vitit 2003 nga Transparency International, Shqipėria renditet nė vendin e 92-tė nga 133 vende tė marra nė studim. Prej vitesh qeveria shqiptare ka vėnė si prioritet tė saj luftėn ndaj korrupsionit. Nė Shqipėri nuk ėshtė se mungon strategjia apo ligjet, por ėshtė mungesa nė zbatimin e tyre. Madje Shqipėria merr pjesė nė grupin e shteteve tė Kėshillit tė Evropės kundėr korrupsionit dhe aderon nė disa ndėrkombėtare antikorrupsion. Mirėpo planet antikorrupsion, komitetet komisionet dhe strategjitė duhen zbatuar nė mėnyrė qė ēėshtja e korrupsionit tė mos mbetet nė kuadrin e fjalėve. Premtimet qė jepen herė pas here nė publik duhet tė jenė realiste dhe tė shoqėrohen me masa efektive. Ligjet kundėr korrupsionit janė tė standardeve evropiane, por zbatimi i tyre ėshtė nė nivele ballkanike. Ligji pėr deklarimin e pasurive tė zyrtarėve tė lartė, i cili do tė thotė se tė paktėn 5000 persona zyrtarė kalojnė nė sitėn e kontrollit, ėshtė njė hap nė drejtimin e duhur. Por zbatimi i tij le pėr tė dėshiruar. Zvogėlimi i numrit tė zyrtarėve qė kanė imunitet dhe zbatimi mė i mirė i ligjit pėr rryshfetin, do tė bėnte tė mundur njė luftė mė efektive ndaj korrupsionit. Pėrhapja e korrupsionit dhe e krimit tė organizuar mbetet njė kėrcėnim serioz pėr stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Ėshtė me rėndėsishme qė tė ketė njė koordinim mė tė mirė me institucioneve, njėsiteve antikorrupsion dhe shoqatave joqeveritare qė zbatojnė projekte nė kėtė fushė. Korrupsioni nuk duhet tė trajtohet si ēėshtje politike, por si njė problem serioz pėr tė gjithė. Nuk mund tė ketė njė politikė pėr qytetarėt, njė drejtėsi tė pavarur, njė ekonomi tė zhvilluar dhe njė media tė lirė pa hequr qafe gangrenėn e korrupsionit. Duke stigmatizuar njė parrullė tė vjetėr mund tė thuhet pa drojė se korrupsioni ėshtė njė ēėshtje qė duhet tė merren tė gjithė. Ajo qė mund tė thuhet me saktėsi dhe qė shikohet si rrezja e dritės ėshtė se lufta kundėr korrupsionit ėshtė tashmė njė luftė e korruptuar. Edhe nėse dikush do tė mendonte ndryshe, duke u nisur nga detyrimi qė u bė pėr deklarimin  e pasurive, beson se nuk di tė besojė, ose se nuk do tė besojė se kjo sėshtė gjė tjetėr vetėm njė manovėr politike e vetė atyre qė duan tė bejnė gjunin e qetė nė ēifligjet e fituara me para tė pistė.

Fenomeni

Ne emer te lirise se shtypit

Tashme realisht, shqiptaret duhet te shqetesohen dhe te frikesohen nga qeverisja aktuale dhe kryeministri i tyre. Kembanat e alarmit, per ate qe ka veshe te degjojne, sot jane me te forta se asnjehere tjeter. Nga nje mbrojtes dhe dashamires i shfaqur i mediave dhe gazetareve, kryeministri eshte kthyer haptas ne nje persekutor. Pyesim thjeshte: Nese Nikolle Lesi, pervecse nje pioner i shtypit te lire shqiptar, te mos ishte edhe nje kryetar partie (PDK) e aq me shume nje deputet me imunitet, cfare do te kishte ngjare me te, ku do te ishte?

Pergjigjen mbase, do te mund ta gjenim disa vite me pare dhe per kete duhet te pyesim ndoshta Aleksander Frangajn dhe Martin Leken.

Vete kryeministri yne i nderuar, nuk ka ngurruar te vleresoje rolin e medias si nje “pushtet i katert” dhe i pavarur. Publikisht, ai ka inkurajuar edhe emisione te vecanta (“Fiks Fare” ne Top Channel) te cilat po kryejne punen e gjyqesorit dhe policise shqiptare.

Ky qendrim ka vazhduar dhe vazhdon, deri sa nuk preken interesat e kryeministrit, te afermeve te tij, bashkepunetoreve etj. Pas ketij momenti, ne plan te pare del “lufta e shenjte” kunder medias dhe perfaqesuesve te saj me te spikatur nder vite.

Pertej faktit se Nikolle Lesi (po ndalemi tek ky rast, pasi eshte me i fresketi dhe flagranti!), eshte tashme nje lider i opozites shqiptare, opozitari me i thekur ne keto kohe dhe nje kundershtar i vendosur i kryeministrit (gjithmone me fakte!), ai eshte i pari ze i lire dhe i pavarur i gazetarise shqiptare. Kujtojme lindjen e gazetes “Koha Jone” qe ne vitin 1991. Nga ana tjeter, koha ka treguar se Lesi nuk pajtohet lehte me te keqen. Mjafton te ktehemi pak para viteve 1997, dhe gjithcka faktohet. Ka qene tjeter kush kryeminister, kur redaksia e gazetes se tij, u shkaterrua nga flaket.Ne keto kohe, ketyre u duhet shtuar edhe fakti tjeter: Nikolle Lesi, eshte i vetmi nder deputetet e Veriut te Shqiperise, qe ka ngritur publikisht zerin kunder diskriminimit real te kesaj treve nga qeveria dhe kryeministri aktual i vendit tone.

Te gjitha keto, kryeministri i ka ditur, ose ne rastin me te keq, duke e njohur nga afer Lesin, i ka nuhatur. Megjithate, reagimi me “padi ne gjyq” per botimin e nje dokumenti “per vetshperblimin e kryeministrit dhe suites se tij” disa dite pas tragjedise ne 9 janarit 2004, nuk ka shpene dhe nuk shpie uje ne “mullirin” e kreut te ekzekutivit. Qofte edhe thjeshte si gazetar, me shpirtin e investiguesit qe duhet ta karakaterizoje, Lesi me te drejte ka hedhur mjaft dyshime, mes te cilave edhe per disa helikoptere qe fluturojne qiejve te Shqiperise.

Sigurisht, kryeministri dhe levat e tija ne Kuvend e gjetke, kane shume ne dore. Mbase do te filloje me heqjen e imunitetit te Lesit ne Kuvend, procedimin e tij penal, ndoshta edhe denimin , pse jo burgosjen. Pertej dhimbjes dhe mungeses fizike te Lesit prane te afermeve, kryeministri vetem nder i ben kryedemokristianit. Nese ndodh keshtu, Lesi kthehet ne nje simbol dhe per kete, kryeministri duhet te kujtoje vitet e tija te burgut. Nga ana tjeter, nje Lesi i penalizuar, sjell edhe renien me te shpejte te dinastise “kryeministrore” shqiptare. Kujtojme se burra shume te mencur, te njohur dhe te suksesshem te Evropes dhe Botes, kane treguar vleresimin e tyre por edhe friken per mediat: “Gazetaret mos i bej kurre miq, pasi perfitojne duke nxjerre sekrete qe u beson. Por, gazetaret mos i bej kurre armiq, sepse je gjithmone i humbur”. Nje deputet, kryetar partie, minister, kryetar Kuvendi, kryeminister apo president, eshte i perkohshem, fale nje mandati te marre per nje periudhe kohore nga dikush. Ndersa, gazetari, njeriu i medias, edhe ne kushte shume te veshtira, mbetet gjithmone i tille. Ne themel te punes se tij, eshte aftesia dhe jo nje mandat, i ligjshem ose jo. Prandaj ne duhet te jemi realisht “pushtet i katert i perjetshem”, per kete “ne jemi rera, dhe ju uji”.

Jam mese i sigurte qe Nikolle Lesi, por edhe te tjere emra te spikatur te gazetarise shqiptare, nuk kane nevoje per “mbrojtjen” nga nje pende, si kjo e imja, edhe pse “mbrojtja” ime realisht eshte e sinqerte dhe ne mes kolegesh. Une solidarizohem me Nikolle Lesin, Aleksander Frangajn, Fatos Lubonjen, Mero Bazen, Mentor Kikine, e shume e shume te tjere. Konstatoj me hidherim shtypjen qe po i behet shtypit te lire ne Shqiperi. Atij kerkojne ti vene shume kufinj, shume konture per ti hequr edhe termin “i lire”. Kembanat kane rene prej kohesh. Tashme tingulli i tyre po behet me i forte. Nuk duhet te shqetesohen vetem gazetaret, njerezit e medias ne pergjithesi. Alarmi eshte i pergjithshem. Eshte hapi ndoshta i parafundit, para instalimit te nje neo-diktature. Ato vijne pa u ndier, mbeshteten nga shtresa te popullit, disa here edhe nga shumica e tij. Lene pasoja te tmerrshme, te cilat i vuajne pasi ato i heqim qafe. Me shtypjen e shtypit te lire, fillon te eleminohet mendimi ndryshe, me pas eshte vetem mbyllja e partive politike. Kembanat po cirren duke rene! Bien per ata qe kane veshe dhe qe duan te degjojne! Neser do te jete shume vone!

Blerti DELIJA

 

TELEVIZIONI “ROZAFA” MERR PJESE NE FESTIVALIN E 15 – TE  FILIMIT EVROPIAN TE  PROGRAMEVE TELEVIZIVE TE BESIMEVE I CILI ESHTE I VETMI TELEVIZION NGA SHQIPERIA I PERZGJEDHUR NGA DREJTUESIT E FESTIVALIT

Nga  data 11 – 16 Maj 2004  nė Varshave – Poloni, nė ambjentet e Televizonit Polak u zhvillua Festivali i 15 – te I Filmit Evropian te  Programeve Televizive te Besimeve. Nė kėtė fesitival te rėndėsishėm merrete pjesė dhe gazetari I TV Rozafa Zef Nika.

      Nė kėtė festival u prezantuan 126 filma konkurues nga 11 shtete evropiane, ku mund tė pėrmendim BBc, ZDF, RAI, TV POLAK etj.

       Festivali I parė u zhvillua nė vitin 1969  nė Itali dhe qė atėherė nė fillim zhvillohej ēdo dy vjet dhe tani ēdo tre vjet dhe sjelll me vete producente te televizioneve nga e gjithė Evropa.

             Pėr mbarėvajtjen e kėtij festivali mendojnė SIGNIS dhe WACC te cilėt punojnė sė bashku per te siguruar qė ky festival te jetojė dhe te vazhdoje edhe nė tė ardhmen.

      Gjatė pesė ditėve te konkurimit u ballafaquan tema te karakterit fetar nė tė gjithė Evropėn dhe tema fetare aktuale, ku nė qendėr tė vėmėndjes ishin edukimi fetar dhe forma e saj.

      Nė ditėn  e pestė Juria e perzgjedhur nga perfaqesues nga pesė shtete te ndryshme me emra nė fushėn e filmit si: Agnieszka Arnold (Poloni), Bengt Bergius (Suedi), Peter Kurath (Svizer), Milja Radoviē (Serbia), Andrea Toasetto (Itali) pėrzgjodhi me ēmim te parė “A cry in the Silence” (E qarė nė heshtje) me njė pėrmbajtje prej 36’ e 36” me regji  dhe skenar te Angnieszka Dzieduszycka, producent Mark Riedemann. Tema e filmit I pėrkiste luftės nė Sudan qė zgjati pėr rreth 20 vjet dhe qė mori jetėn e tre milion njerezve te pafajshem. Filmi I adresohet situatave dramatike ne Sudanin e Jugut te detyruar te largohen nga zonat e Jugut.

Gjatė gjithė ditėve te Festivalit u pa interesimi I madh I njerėzve te prodhimit te filmit dokumentar mbi realizimin artistik dhe teknologjine e larte te pėrdorur nė trajtimin e temave te ndryshme. Nė seancat e pushimit, pjesmarrės tė ndryshėm dhe gazetarė  nga gjithė Evropa dhanė opinionet e tyre pėr pėrmbajtjen e filmave te shfaqur dhe tematiken e tyre, ku te gjithė pjesmėrrėsit e ftuar kishin te drejtėn e nje vote. Aktiviteti I festivalit u pėrcoll me konferenca shtypi dhe nga media gjithė evropiane si njė arritje nė kėtė gjini tė dokumentarit I cili varion nga 8’ – 60’. Prezenca e TV Rozafa I cili ndoqi kėtė festival u pėrshėndet nga drejtuesit e festivalit pėr interesimin I vetmi nga  gjithė televizonet shqiptare.

Nė tė ardhmen kjo pėrvojė e fituar do te ndikojė nė bashkėpunimin me TV te ndryshme dhe producente nė trajtimin e temave te tilla pėr vendin tonė nė realizimin e dokumentarėve te tillė pėr Shqipėrinė.

 

Shkodra ka Bashki, Bashkia nuk ka titullarė!

Une jam nje qytetar i thjeshte i Shkodres dhe ne kete rast, perfaqesoj vetem mendimin tij personal. E ndjej me vend te bej nje sqarim te tille ne hyrje te ketij opinioni qe do te shpreh, duke u larguar nga profesioni dhe pozicioni im publik. Deshiroj thjeshte te kontribuoj, nese do te kete ndikim pas ketij shkrimi, duke qene si nje qytetar i barabarte ne mes te barabarteve, me privilegjin e vetem qe me jep hapesira e lene ne dispozicion ne gazeten “Shqiperia Etnike”.

Askush nuk ka dyshimin me te vogel per kontributin e individit ne jeten e nje kombi, shteti apo edhe komuniteti. Ky kontribut behet me i vlefshem, kur e jep nje personalitet, i cdo fushe qofte. Kur ky kontribut jepet zyrtarisht, i mbeshtetur ne nje mandat te dhene nga zgjedhesit, atehere je i destinuar te mbetesh ne histori. Megjithate, ekziston edhe ana tjeter e medaljes. Nese je nje personalitet ne nje sfere te caktuar dhe komuniteti te ka dhene besimin e tij permes votes, duke mos i sjelle asnje te mire, je i destinuar serish te mbahesh mend, por per te keq.

Kthim prapa

Ne vitin 1992, Shkodra votoi ne vere per nje kryetar bashkie, per here te pare pas viteve te egra te diktatures. Pak kush i kushtoi rendesi per te pare aftesite, aq me pak profesionin e kryebashkiakut. Mjaftonte te behej nje ndryshim, aq me shume kur kaosi “demokratik”, pranonte edhe gabime per hir te “padijes se proves se pare” te demokracise se brishte shqiptare.

Ne vitin 1996, u permbys “gjigandi” PD dhe fitoi nje “liliput” me emrin DBSH. Tashme, ishte momenti te shihej edhe profesioni i atij qe per 4 vite, do te ishte kryetar i Bashkise Shkoder. Nje mesues, aq me shume anonim dhe pa shume kontribute ne politike, mposhti nje te ri, me kontribute ne politike dhe me profesion ekonomist.

Ne vitin 2000, zgjedhjet e rradhes, sollen serish ne krye te Bashkise Shkoder “gjigandin” PD. Kryebashkiaku kishte nje eskperience pune me shoqata te huaja, por askush nuk mund te thote se ishte me profesion mesues.

Ne vitin 2003, Partia Demokratike, e pati shume te lehte fitoren e postit te kryebashkiakut te Shkodres. Ne krye, erdhi nje “mesues i shkalles se larte”, ndryshe pedagog i universitetit, nje intelektual, por ne sferen e gjuhesise shqiptare.

Mesues: Perse Jo?

Nese nuk do te kisha nisur prej 10 vitesh kete rruge, edhe une do te isha sot mesues, ndoshta ne ndonje shkolle ne katund (realisht, mesatarja e shkolles sime te larte, nuk eshte nga me te mirat e mundshme!). Nga ana tjeter, ne fisin tim, nga nena dhe babai, jane te shumte ne numer njerezit qe kane ushtruar, ushtrojne dhe do te ushtrojne kete profesion fisnik. E them kete, per te treguar nderimin me te thelle qe kam per mesuesit (pedagoget) dhe misionin e tyre shume fisnik.

Gjithmone kam menduar (ne keto vite qe eshte lejuar te mendohet me koken tende ne menyre te pavarur nga te tjeret), se qytetari i pare i Shkodres, duhet te jete nje personalitet me aftesi te spikatura menaxheriale. E thene ndryshe, gjithmone kryebashkiakun e qytetit tim, e kam menduar si nje person me eksperience te gjithanshme, mundesisht ne sferen ekonomike. Pra, nje ekonomist. Ne rastin me te mire, nje individ te sporovuar ne ekonomine e tregut si te suksesshem, por ne rastin me te keq, pse jo nje pedagog i fakultetit te Ekonomise. Gjykoj, se pikerisht mungesa e nje personi te tille ne drejtimin  e qytetit, pervec e tjerava, ka qene nje shkak thelbesor i situates aktuale qe kalon qyteti yne.

Stafi i ngushte i kryetarit.

Kryebashkiaku, ne shumicen e rasteve, i emrohet qytetareve nga partia. Ne Shkoder, keshtu mund te thuhet. Mjafton te te kandidoje Partia Demokratike, dhe je i fituar. Aksioma eshte vertetuar prej dekadash tashme. Kryetari i Bashkise, mund te jete thjeshte nje person qe partia e ka zgjedhur per te perfaqesuar. Ai mund te jete nje profesionist, nje menaxher i mire, por mund te jete edhe thjeshte nje “njeri i mire” dhe “ushtar besnik” i partise. Ne keto kushte, rendesi te vecante, merr zgjedhja e stafit te ngushte te kryetarit, ne kete rast, dy nenkryetaret e Bashkise. Nese kryebashkiaku nuk ka deshire apo mundesi ne kete perzgjedhje ne te mire te qytetit, atehere partia duhet te perzgjedhe ne te mire te komunitetit. Realisht, njeri nenkryetar eshte serish nje pedagog i Universitetit dhe pa asnje pervoje konkrete menaxheriale, ndersa tjetri eshte nje agronom me profesion dhe me nje eksperience me nje OJF te huaj qe punon ne zona rurale kryesisht. A ka nevoje per komente?

Bilanci

Kryebashkiaku Artan Haxhi, mund te konsiderohet i zgjedhur qe me 12 tetor 2003, pa me te voglin kontestim nga askush. Megjithate, betimi zyrtar eshte bere me 8 janar 2004. Disa kohe me pas, eshte vendosur edhe per emrimin e dy nenkryetareve (me perpara, kishte vetem nje te tille!) Voltana Ademi dhe Rudolf Rasha, ndersa u largua nje teknicien i mirefillte sic eshte ish-nenkryetari Fatos Gjyrezi.

Gjate kesaj kohe, arritjet me te medha te Bashkise jane:

1.   Zgjedhja pa probleme e kryetarit dhe nenkryetarit te Keshillit te Bashkise sipas propozimeve te ardhura nga PD-ja.

2.   Zgjedhja e perfaqesuesve te Bashkise ne Keshillin e Qarkut 100% sipas propozimeve te ardhura nga PD-ja.

3.   Miratimi i struktures se re te Bashkise, tashme me dy nenkryetare.

4.   Miratimi i buxhetit te vitit 2004.

5.   Vizitat e shpeshta jashte vendit te kryetarit dhe titullarve te tjere te Bashkise.

6.   Shtrimi i trotuarit te Bashkise Shkoder dhe planifikimi per shtrim i atij para Universitetit.

Nje kryetar ndryshe

Askush nuk e ka kete dyshim, qofte duke nisur nga pamja e jashtme e kryebashkiakut te Shkodres. Megjithate, ka edhe mjaft ndryshime te tjera nga paraardhesit. I pelqen jashtezakonisht sporti, futbolli. Shoke te tij tregojne se disa here ne jave, larg syve kureshtare, Haxhi luan futboll me miqte ne nje fushe diku afer Beltojes. Nga ana tjeter, pasioni per mesimdhenien ne Universitet, vazhdon te jete i larte. Diku me shaka, por edhe pas disa hulumtimeve, tregojne se Haxhi “kryetarllekun” e ka pune te trete pas pedagogut profesionist dhe sportistit amator. Pas ketyre impenjimeve, kohen qe i mbetet, e kalon kryesisht jashte vendit. Madje, nje socialist, ndersa komentonte keto kohe mungesat e shpeshta dhe te gjata te kryetarit Haxhi ne Shkoder, thoshte: - Nese kryetari do te ishte socialist, tashme do ti thonin “Nano i vogel IK!”. Ju kryetarit tone i thoni Nano ik, prandaj iken. Po ketij te PD-se, kush i thote? Mbase duhet te filloni protestat “Haxhi hajde”, thote me te qeshur socialisti dashamires i kryebashkiakut te PD-se.

Mjaft qytetare, tregojne raste kur kryebashkiaku Haxhi, ka ardhur pasdrekeve me biciklete ne pune, madje ka pritur pas deres se Bashkise duke trokitur per disa minuta, per te hyre ne zyre. Realisht, Haxhi eshe nje kryetar ndryshe.

Gjithmone ankesa per buxhetin

Edhe kete vit, buxheti per Shkodren, eshte shume i vogel ne zerin e investimeve. Realisht, pas miratimit u deklarua se investime do te kete vetem per trotuarin para Bashkise dhe ate para Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Edhe ne keto pak investime, Haxhi ka vendosur te ndryshoje pamjen e trotuarit te institucionit qe do te drejtoje edhe per disa vite, dhe te institucionit te cilit do ti rikthehet pas perfundimit te mandatit si kryetar Bashkie, Universitetit.

Me ka bere pershtypje qendrimi i Haxhit, ndersa ne Keshillin e Bashkise diskutohej per buxhetin. Realisht, kryebashkiaku nuk e  mbrojti sic duhet dokumentin themelor per ndryshimin pozitiv te qytetit. Te krijohej ideja se ai nuk kishte aftesi ta mbronte, ose nuk ishte i bindur se ai duhej te mbrohej. Ketu kthehemi tek tema e fillimit: Te jete apo te mos jete kryebashkiaku mesues ne profesion?

Qofte thjeshte, vetem per taksen e pastrimit, e cila ngeli aq sa ishte vetem 300 leke te reja, ndersa kryebashkiaku e kerkonte 1000 leke, Haxhi nuk diti te binde keshilltaret.

Specialistet, thone se kete vit, me parate e buxhetit, thjeshte do te paguhen rroga dhe sigurime shoqerore te punonjesve te Bashkise Shkoder. Nderkohe, sherbimet per qytetaret, mbase do te jene ne nivel me te ulet se deri tani.

Nga ana e saj, Bashkia akoma nuk ka publikuar per opinionin me detaje dhe zera te vecante buxhetin per kete vit. Akoma, Bashkia dhe titullaret e saj nuk kane njoftuar per projektet ndryshme qe ka pergatitur, ka derguar per mbeshtetje financiare, apo qe ia kane kthyer mbrapsht institucionet e Pushtetit Qendror apo edhe institucione te huaja financiare.

Mea Culpa

Edhe ne keto momente qe po shkruaj keto rradhe, kryebashkiaku dhe nje nga zevendesit e tij, jane jashte vendit, ne Itali. Edhe paraardhes te tyre, nuk kane bere pak vizita jashte vendit. Sigurisht, jo kaq shume dhe brenda nje kohe e shkurter. Megjithate, per sinqeritet apo hipokrizi, kane dale para mediave lokale per te treguar ku kane qene, per cfare dhe c’kane arritur nga vizitat. Nese deri ne momentin qe je thjeshte, nje individ pa mandat, levizjet tuaja jashte vendit, nuk perbejne lajm. Por ku ke nje mandat, aq me shume “qytetar i pare”, je ne vemendjen e mediave.

Ne fund te ketij shkrimi, si edhe here te tjera po vendos emrin tim. Sigurisht, pas disa hulumtimeve, une kam bere disa konstatime ne keto rreshta. Privatisht, nje titullar i bashkise, me ka thene se “ti nuk i di arsyet e verteta te ecjes kaq ngadale te puneve ne Bashki”, duke lene te nenkuptohet se jo te gjitha bien mbi administraten aktuale Haxhi. I kam kerkuar dhe i kerkoj, per hir te realitetit, te se vertetes por edhe si detyrim ndaj qytetareve, te publikohen shkaqet dhe emrat e fajtoreve te vertete te kesaj gjendjeje. Nese kjo ndodh, dhe eshte e bindshme dhe e faktuar jo vetem per mua por dhe te gjithe shkodranet, jam gati te bej “mea culpa”, te terheq prapa te gjitha fjalet dhe  te kerkoj ndjese publike. Deri atehere, une si shume bashkeqytetare te tjere, nuk mund vecse te konstatojme se ne Shkoder, ka Bashki, por Bashkia  nuk ka Kryetar. 7 muaj mandat, tashme kane kaluar, 6 muaj kohe marrin zgjedhjet e vitit 2005, 6 muaj kohe paramarrin zgjedhjet e vitit 2006, keshtu qe ka mbetur me pak se gjysma e mandatit pa u konsumuar. Eshte momenti te mendohet per kryetarin e ri te Bashkise Shkoder, te per cilin, uroj sinqerisht te mos jete me mesues, pavaresisht konsiderates se larte qe kam per kete profesion, por qe nuk eshte kompatibel me emertimin “qytetar i pare”. Koha e ka treguar dhe po e tregon kete!

Blerti DELIJA

 

Ismail Kadare me kokė nė re

Sė pari due ta baj me dije lexuesin e kėtij shkrimi se unė nuk kritikoj emna, por krijime, pamvarėsisht autorėsisė sė tyne. Unė mendoj se shumė ma e randsishme asht cilėsia e krijimit se autori i tij, me fjalė tė tjera, kritiku asht, apo duhet tė jetė shqyrtuesi i frymzimit tė krijimit. Prandej, cilido qoftė autori e fama e tij, apo e sajė, nuk duhet tė shkaktojė kurrfarė ngurrimi pėr nji kritikė serioze e tė sinqertė, elemente kta qė e nderojnė kritikėn e autorin e saj, mbasi qėllimi i nji shqyrtimi kritik nuk asht nė asnji mėnyrė mania pėr “me gjetė halen nė perpeq”, por me i terheqė vėmendjen krijuesave ta kontrollojnė sa ma me realizėm frymėzimin qė nė disa raste i besojmė ma shumė se duhet. Peshorja ma shumė se ēdokujt i nevojitet krijuesit e kėtė mendim populli e shpreh me thanien proverbiale “nuk i bjen fjalė nė tokė”. Unė me kėtė shkrim do tė mundohem me shqyrtue sa ma ndershmėnisht e profesionalisht njene nga veprat e bujshme tė shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare, pra “Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur”.

 

F. 9, rr. 24, “Ajo shkėlqente mbi asfaltin”. Shqota nuk shkelqen. F. 9, rr. 4, “Sikur ēdo njeriut tjetėr do t’i dukej disi monoton, njė koinēidencė e trishtuar”. Pėrse nji njeriut tjetėr t’i dukej “Koinēidencė e trishtuar” fillimi i vjeshtės, e Gjeneralit pse nuk i duket si tė tjerėve?! F. 9, rr. 8, “Nė luftėn e fundit botėrore”. Urojmė tė jetė e fundit, por atė luftė bota e quen Lufta e 2 Botnore. F. 9, rr. 10, 11, “Nė fund tė gushtit, kur filluan vrantsinat e para, pra ishte vjeshtė”. Dihet se vjeshta kalendarisht fillon mė 21 shtator, jo nė fund tė gushtit. F. 9, rr. 14, 14, “Gjenerali e dinte se nė Shqipėri, vjeshta asht e lagėsht dhe me shi”. Si tė mos e dinte nji italian se klima shqiptare asht mesdhetare?, pastaj, si mund tė ishte e lagėsht e me shi, kur pa shi s’ka si tė jetė e lagėsht. F. 9, rr. 16, 17, “Por edhe sikur ta dinte se nė Shqipėri vjeshta ėshtė me diell dhe e thatė”, Pėrse tė thuhet me diell dhe e thatė, kur pa diell nuk mund tė jetė e thatė, pra ose njena ose tjetra e vazhdon, “Atij nuk do t’i dukej ky shi i papritur”. Cili asht kuptimi i kėsaj fjaleje?! F. 11, rr. 18-19 “Atij i ishte dukė gjithmonė se misioni i tij mund tė fillojė nėpėr shi”. Lind pyetja. A gjithmonė ka pasė nė mendje kėtė mision?! Gjithmonė, do tė thotė edhe para se tė vriten ata ushtarė tė cilėve u dėrgue t’u mbledhė eshtnat, dhe nė vend tė fjalės “dukė”, do tė mund tė thuhej parandjerė. F. 10, rr. 5, “Rrafshnalta dimrore”. A ka nė Shqipndi ndonji rrafshnaltė tė quejtun dimnore. Nėse kjo e quejtun merr shkas nga naltsia, tė gjithė rrafshnaltat janė dimnore dhe bjeshkore nė verė. E vazhdon, “Dergjej nėn shi”, mandej tė vdekunit janė nėn shtresėn e tokės mbi tė cilėn bie shiu e kjo ndoshta do tė mund tė thuhej vetėm sikur nė Shqipni shiu tė mos pushonte kurr. F. 10, rr. 9-10, “Ushtria ishte atje poshtė jashta kohe”. A ekziston ndonji gja jashta kohe?! Ndoshta mund tė thuhej jashta jete, por kurrėsesi jashta koha. F. 10, rr. 12-13 “Ishte nji mision i panatyrshėm qė do tė kishte shumė verbim e shurdhim”. A nuk meriton kjo fjali tė quhet “Kodra mbas bregut”?! F. 10, rr. 19-20 “Konturat tregonin armiqėsi”. Natyra nuk duhet quejtė anmiqsore, mbasi ajo nuk i ka fajet e njeriut. F. 10, rr. 36-38, “Mbi ato male tragjike”. Malet nuk mund tė akuzohen pėr ngjarjet njerėzore, e vazhdon, “do tė fluturosh si shpend krenar i vetmuar”. Ai asht me priftin, atėherė pse i vetmuar?, r. i fundit i f. 10 “Qė kur malet i lanė prapa”. Fluturimi nė linjėn Itali-Shqipni nuk shtrihet mbi male, por mbi det, mbi fusha deri nė Rinas. F. 11, rr. 28-29 “Drujt e ēveshur”. Nuk thuhet drujt, por trungjet dhe nga ana tjetėr si mund tė jenė trungjet e ēveshuna nė fund tė gushtit?! F. 11, rr. 31 “Kėtu ka shumė obmrella”. Pėrse nė Shqipni paska ma shumė ombrella se nė vendet tjera?! F. 12, rr. 12-13 “Gjenerali dha tė kuptonte se ai ishte kryesori megjithse prifti fliste ma pak”. Ē’do tė thotė kjo fjali “megjithse prifti fliste ma pak”, kėto fjalė lanė me kuptue se prifti ishte kryesori. F. 12, rr. 34-35, “Ai ishte kryesori dhe mund tė hapte ēfarėdo lloj bisede qė tė donte”. Tė jesh kryesori nuk do tė thotė tė hapėsh ēfarėdo bisede qė tė duesh, tė drejtėn e hapjes sė bisedės e kanė tė gjithė njisoj, ky lloj kryesori asht diktator. F. 12, rr. 36-37, “Biles mė tepėr se tė huaj”. A mund tė jetė kush ma tepėr se i huej?! F. 13, rr. 2 “Zhurma e kandshme e ekspresit”. Zhurmė tė kandshme nuk ka, nėse do tė ishte e kandshme nuk do tė quhej zhurmė, mendoj se do tė ishte shumė ma e pranueshme “fėrshėllima e ekspresit”, apo ndoshta nji fjalė tjetėr ma e pėrshtatshme qė mund ta gjejė, apo ta shpikė shkrimtari pėr shushuritjen e ekspresit. F. 13, rr. 9, “Pas njė udhe tė rrezikshme me mot tė keq”. Kėtu a asht fjala pėr udhėn ajrore, tokėsore, apo udhėtimin?! F. 13, rr. 16-17, “Ai erdhi si nji Krisht i ri i pajisun me harta”. Krahasimi asht krejt i pavend pasi Krishti nuk ka qenė as topograf, as nuk ka qenė kėrkues eshtnash, mandej edhe nėse do tė ishte, pse tė bahej krahasimi me Krishtin, sė paku tė thuhej nji Krisht i dytė, jo nji Krisht i ri, sepse Krishti vetė ka ndrrue jetė i ri. F. 13, rr. 19-20 “Ai erdhi t’ia shkėpuste harrimit dhe vdekjes, atė diēka qė kishte mbetur prej tyre”. Tė ia shkėpuste vdekjes do tė thotė t’i ringjallte. F. 13, rr. 22-23 “Qė t’i gjente tė gjithė tė zhdukurit e tė humburit”, tė zhdukunit janė tė pagjetshėm sepse janė zhdukė, tė humbunit mund tė gjinden. F. 13, rr. 24-25 “Ai ishte pajisė me forcėn magjike tė statistikave”. Statistika i pėrket aritmetikės, jo magjisė. Figurat letrare shkėlqejnė vetėm nėse vehen nė vendet e tyne ma tė pėrshtatshme, pėrndryshe stonojnė si dizonanca e papranueshme nė muzikė. F. 13, rr. 29-30 “si do tė mbeten gojėhapur shqiptarėt qė mbajnė kaq shumė ombrella ndėr duar”. Si mund ta bajė nji pėrcaktim tė tillė nji i huej gjatė nji udhėtimi aq tė kufizuem nė vendin tonė, pastaj kėtė pėrcaktim ai e ban pas udhėtimit tė parė nga Rinasi tek hotel “Dajti”. F. 13, rr. 36-37 “Gjenerali kėrkon e hapė varre, o, ē’punė tė rėndė qė ka”. Gjenerali urdhnon tė hapen varret, nuk i hapė vetė e tė urdhnosh nuk asht punė e randė. F. 14, rr. 1 “E zhvarrimi filloi mė 29 tetor nė orėn 14”. Ma parė u tha “erdhne nė fund tė gushtit”, ose ndryshe nė gjysmėn e dytė tė gushtit ndoshta, pėrse e filloi zhvarrosjen pas ma se 2 muejve e nėse kėshtu ka ndodhė, ēfarė bani gjatė atyne 2 muejve e firifju lexuesi nuk sheh nė libėr kurrfarė veprimtarie tė tij gjatė asaj kohe si justifikohet humbja e asaj kohe. Heshtja e autorit pėr atė kohė asht si ajo e tė vdekunve qė ka ardhė me marrė Gjenerali, apo ma e pajustifikueshme se heshtjen e tė ramve, e imponon vdekja, por autorit kush ia imponon?! F. 15, rr. 6 “Varrezat janė pranė xhades si gjinden pėrgjithsisht varrezat e ushtarve”. Gjatė luftės ushtarakėt e vdekun varrosen sa ma shpejt e kudo, mbasi nuk pret puna. F. 17, rr. 56 “Toka ishte plot gur tė vegjėl qė lėshonin nji tingull tė mbytur, kur preknin metalin e lopatės”. Gurėt e vegjėl quhen guraleca, ata nuk e prekin lopatėn, por lopata ata. Ata nuk kanė si lėshojnė tingull tė mbytur se tingullin e tyne e mbulon tingulli metalik i lopatės. Guri mund tė lėshojė tingull tė mbytun vetėm nėse pėrplasim gurin me gur. F. 18, rr. 1-3 “Ndoshta asht varrimi i dytė, tha prifti, ka qėlluar shpesh qė tė varrosen pėr herė tė dytė, biles edhe pėr tė tretėn herė”. Lufta e rrezikon varrosėsin ta varrosė tė vdekunin nji herė pa le pėr sė dyti, apo sė treti. Pastaj ē’ėshtė nevoja tė varroset pėr sė dyti, e jo ma pėr sė treti. Nji varrim pėr sė treti do tė hynte nė librin Gines. F. 26, rr. 30, “Vėrtetė do t’i ketė pėlqyer prifti, apo do ta ketė bėrė pėr interes”. Me kėto fjalė autori shpreh siguri pėr lidhjen e priftit me gruen pėr tė cilen asht fjala e mandej vazhdon, “Nė qoftė se nė mes tė tyre ka pasė ndonjė gjė e ē’mė duhet mua nė fund tė fundit?”. Nėse dikush thotė, “ato janė fjalėt e Gjeneralit, goja e personazhit tė nji libri asht goja e autorit. F. 27, rr. 19 “Ishin duke shkruar njė artikull mjaft tė guximshėm e tė ngatėrruar”. Si e justifikon autori kėtė fjali?! Cili asht kuptimi i saj?! F. 29, rr. 45 “Shqiptarėt edhe ombrellat i mbajnė si pushkė”. Njė gjeneral, nė mos ma me shumė kulturė, sė paku me akademinė ushtarake qė ia detyron grada, nuk ka si e ulė vedin deri nė atė injorancė sa tė thotė se “Shqiptarėt edhe ombrellat i mbajnė si pushkė”, mbasi ombrella nuk mund tė mbahet nė mėnyra tė ndryshme nga popuj tė ndryshėm. Ajo dihet si mbahet kur bie shi e kur jo. F. 29, rr. 19 “Shqiptarėt nė luftė i shtyn instinkti i vjetėr”. Cilado qoftė konsiderata e tė huejve pėr ne, tingllon e papranueshme, sidomos pėr njerzit e rangut si gjenerali e prifti tė na krahasojnė me qeniet e instinktit, pėrkundrazi italianėt kanė njė proverb pėrcaktues tė popujve, “Tutto il mondo e un paese”. F. 29, rr. 25 “Shqiptarėt nė luftė bėjnė dėm mė tepėr se ē’duhet”. Kjo fjali lind pyetjen “A ka ndonjė luftė qė ban ma pak dam se duhet, dhe si mund tė thuhet dam qė duhet? Asnji dam nuk duhet, a vetėm shqiptarėt bakan? Ma shumė dam se duhet?! F. 31, rr. 32, “Alpinėt janė mė tė shkurtėt”. Si ka mundėsi alpinėt e rritun nė alpe tė jenė mė tė shkurtėt, kur pėrgjithėsisht banorėt e alpeve janė shtatlartė. F. 32, rr. 18 “Me njė zė tė shurdhėt tha - Mirėmbrėma”. Mund tė thuhej me njė zė tė mekur. F. 35, rr. 18 “Misioni juaj ėshtė njė hipokrizi”. Mbledhja e eshtnave tė ushtarve tė ramė nė luftė asht mision ndėr ma humanitarėt prandej pamvarsisht se kush e si e tek, ky mendim kaq antinjerėzor nuk do tė duhej tė shkruhej nga autori. F. 38, rr. 16 “Shqiptarėt janė njė popull qė e lexojnė shumė gazetėn”. Nė atė kohė shqiptarėt mund tė ishin popull qė e lexon ma pak se kushdo tjetėr gazetėn nga shkaku i pavėrtetėsisė sė saj sepse tek ne kishte ma pak se kudo gazeta e nė tė kishte ma pak se nė ēdo tjetėr gazetė tė huej tė vėrteta. F. 39, rr. 8 “Shqiptarėt nuk i mposhtė forca, ndoshta mund t’i mposhtė gjėja e bukur”. Pse ndoshta. Pėrderisa pak ma parė e konsideruen nji popull instinkti si mund ta kuptojnė e tė mposhten nga e bukura?! F. 39, rr. 28 “Nuk kanė kėngė gazmore kėta?!” Kjo pyetje i jep shkas kėsaj pyetje: A ka ndonji popull nė botė pa kangė gazmore. Pastaj Gjenerali a asht duke pyet ndonji muzikolog qė mund tė japė nji pėrgjigje tė bazueme nė studimet e tija tė gjata nė Shqipni?! F. 40, rr. 11 “Fortinat duken si skulptura egjiptiane”. Mos vallė tė gjitha skulpturat egjiptiane janė tė nji forme?!, dhe ē’ndryshim kanė skulpturat egjiptiane nga tė vendeve tė tjera? F. 49, rr. 34 “Prifti i dukej si ndonjė kryq gravure”. Njeriu nuk mund t’i ngjasojė kryqit pa hapė krahėt, mandej pėrse kryq gravure?! Ky krahasim jo vetėm asht i pavlefshėm pėr nji karikaturėim tė tillė, por autori asht pėrpjekė tė gjejė njė krahasim si ky pėr t’i ba qefin shtetit ateist. F. 41, rr. 26 “Fėmijėt duke tundė kokat e vogla me flokė tė verdha”. Si xhanėm tė gjithė ata fėmijė i paskan pasė flokėt e verdhė?! Si t’i kishin lye tė gjith me tė njėjtėn bojė. F. 45, rr. 8 “Ishte shkruar nė murin e varrezave: Kėshtu e pėsojnė armiqtė”. Dihet se nė vitet ’60 fjalė tė tilla mund tė shkruheshin vetėm me lejen e shtetit e pa lejen e shtetit individi do tė ndėshkohej, nga ana tjetėr pėrpara tė huejve shteti jonė maskohej si djalli i shtirė kėto e bajnė tė pamundun tė shkruemit e atyne fjalve. F. 45, rr. 14 “Kjo ėshtė e turpshme, tha Gjenerali pėr shkrimin. Nuk shoh asgjė tė turpshme, ia ktheu specialisti shqiptar”. Me kėtė ngjarje tė sajueme, autori pėrdhosė shqiptarėt e lartėson tė huejt. Nėse kemi aq revolucionarizėm sa tė na djegė edukatėn, fundosim veten tonė nė llumin e turpit. Justifikimi i kėtij gjesti me masakrat fashiste tė para 20 vjetėve pasqyron nji urrejtje terrori. Njerzori tė keqit duhet t’i thote: Nuk jam si ti e jo ta kaloj nė garėn e sė keqes. F. 45, rr. 26 “Shkrimet nė murin e varrezave i ka bėrė njė nxėnės”. A nuk do tė ishte ma mirė tė mbyllej kjo ngjarje me kėtė justifikim? F. 45, rr. 38 “Dyert e makinės u pėrplasėn njėra pas tjetrės me njė rrėmbim si njė breshėri”. Dy pėrplasje nuk kanė si krahasohen me breshėri. F. 47, rr. 3 “Drita binte copa-copa mbi mullarėt e heshtur”. Mullarėt e paprekun prej kuj si mund tė jenė pėrveē se tė heshtun?! F. 47, rr. 23 “Retė e njomura prej hėnės”. Kjo asht nji pėrpjekje pėr me gjetė nji metaforė origjinale, por nuk mund tė quhet gjetje, pasi retė nuk njomen. F. 48, rr. 20 “Bardhsi tronditėse e hėnės”. Hana nuk mund tė ketė bardhsi tronditse, mandej bardhsia nuk ka si tė jetė tronditse. Tronditse mund tė bahet ndonji dritė verbuese. F. 51, rr. 16, “Pėr spektatorėt nuk do tė ishte gjė e kėnaqshme t’u hapeshin varret para syve, tha Gjenerali. Unė mendoj tė kundėrtėn, tha prifti. Ata do tė kėnaqeshin shumė nga kjo gjė”. Unė mendoj se hapja e varreve me eshtna mbrenda do tė trondiste edhe ma tė pashpirtin. As mendimi ma pervers i cilitdo tė huej pėr shqiptarėt nuk ka si formulon fjali tė tilla pėr ne. F. 52, rr. 29 “Andej nga duhej tė ishte lumi”. Lind pyetja: A duhej tė ishte aty, apo ishte aty. A nuk kuptohet se nuk asht andej, por andej duhej tė ishte. Shkrimtari shqiptar e din a asht lumi aty, sepse ai flet pėr nji vend tė Shqipnis. F. 54, rr. 3 “Nuk ėshtė tmerruar vajza kur ka parė se si nxirren eshtrat e ushtarve?, pyet i huaji. Aspak, u pėrgjigj tjetri, ktheu kokėn nga ana tjetėr duke ndjekė me sy tė fejuarin”. Nė kėtė personazh kalimthi shkrimtari psaqyron zemėrngurtsinė e vajzės shqiptare e ēveshė nga ndjenjat njerėzore, e komunistizon nė mėnyrė rrobotike. F. 55, rr. 16 “Nė zunė kalamajt me gurė”. Ky sajim i autorit asht i papranueshėm, aq dashakeq. Dėshira pėr ta portretizue popullin shqiptar sipas kėrkesave tė pushtetit nė fuqi ka tejkalue edhe dėshirat e shtetit, ka shqelmue traditėn e respektit pėr tė huejin qoftė ai edhe i padėshrueshėm. Fėmijėt tanė edhe sikur, mos e dhantė Zoti, tė ishin vėrtet tė tillė, shkrimtari shqiptar do tė duhej tė bante ēmos e pena e tij tė gjente njifarė justifikimi ndaj kėtij gjesti tė papranueshėm as nga primitiviteti ma i pagdhendun. F. 57, rr. 11 “Njė anglishte tė shkatrruar”. Do tė ishte ma me vend tė thuhej “e gjymtuar”. Shkatėrrimi asht sinonim me shpėrbamjen. F. 63, rr. 27-28 “Vagabondin Lame Kareco kur doli nga shtėpia publike e shikuan sikur tė qe ringjallur Krishti”. Pėrdorimi i emnit tė Krishtit nė nji ngjarje tė tillė, pėrveē se asht nji sakrilegj blasfemues, asht i papranueshėm prej vetė krahasimit. Nė kėtė rast do tė mund tė thuhej: Si tė kishte dalė njė mbret nga shtėpia publike, apo ndojnė perandor si Bonaparti a ndonjė tjetėr. F. 64 “Zė monoton”. Nė kangė nuk asht zani monoton, asht melodia monotone. F. 67, rr. 23 “Ndoshta plaku nuk do tė kishte qėlluar me revolver, sikur tė mos ishte kjo britėm. Ē’kėrkonte plaku nė shtėpinė publike, kur fajin e kishte i biri qė shkonte tek prostituta e ajo e priste si ēdo tjetėr klient”. Si e njohu Ramizi tė preferuemen e tė birit pa e pa kurrė ma parė? Cili ishte shkaku i brimės sė prostitutės? Po mos tė shkonte qėllimisht ta vriste, pėrse nuk e la revolverin nė shtėpi? Sė paku nė atė kohė a ka pasė gja ma turp pėr nji burrė se sa tė vrasė nji femen, sidoqoftė ajo. F. 67, rr. 10-11 “Pėr tė, pra pėr prostitutėn, u pėrgatit njė varrim madhėshtor me kurora e me muzikė e tė shtėna pushkėsh”. Ky sajim hyn ndėr ma tė pabesueshmit. Ligjet e diktaturės fashiste, prostitutėn e kanė trajtue si nji instrument dėfryes e si nji qenie tė pėrbuzun, qė e ka vendin vetėm nė shtėpinė publike, por edhe sikur ta vlerėsonin si femnen ma tė nderueme, nji funeral tė till nuk mund ta zhvillonin, qoftė edhe pėr mos me i ra ndesh zakonit shqiptar, jo pėr hir tė zakonit, por ēdolloj despotizmi pėrpiqet t’i respektojė zakonet qė nuk i prishin punė nė politikė pėr me u shtirė si sistem politik “human”. F. 67, rr. 16 “Mbi rrasėn e varrit tė prostitutės ishin gdhendur “Ra pėr Atdhe”. Edhe sikur tė donin ta shkruenin nji epitaf tė tillė, s’do t’i linte turpi e tallja e tė tjerėve, e kaq gja mundet me e marrė me mend edhe ma i padituni. F. 72, rr. “Gratė e pleqtė e kanė pėr gjynah tė hapin varre”. Kjo tingllon nji bestytni e shpikun prej autorit. “Hapja e varreve, shqiptarve u jep njė kėnaqėsi tė fshehtė duke menduar se janė eshtrat e armiqve”. F. 72, rr. 35 “Gjenerali nxori termusin, hangrėn ushqime tė thata e u shtri nė krevat”. Ushqimet e thata nuk nevojisin termus prej tij nuk nxori asgja tė langshme, atėherė pse pėrse e nxori termusin? F. 73, rr. 3 “Ē’bukuroshe ishte e veja e kolonelit. Pėr kėtė grue qė e ka pa para pak muejve do tė duhej tė thuhet asht, jo ishte. Nė kėtė rast, “ishte” do tė mund tė thuhej nėse do tė kishte vdekė kohėt e fundit. F. 73, rr. 9 “ajo ishte aq e bukur, sa tė vinte tė nervozohesh e tė bėrtisje: Pėrse vallė tė ekzistojnė gra kaq tė bukura”. Ē’kuptim ka tė nervozohemi e tė bėrtasim: Pėrse vallė tė ekzistojnė gratė e bukura. A nuk u dashka tė jetė grueja krijesė e bukur?! Kėtė ndoshta do tė mund ta thonte ndonji anti-femnist. Dihet se vizatuesi i karaktereve tė personazheve tė tij asht vetė shkrimtari ndaj pėrgjegjėsia pėr shprehjen e mendimeve tė personazheve bie mbi autorin. Gjenerali i pėrshkruem si dashunues i flaktė mund tė ankohet pėse nuk janė gratė edhe ma tė bukura se ē’janė. F. 75, rr. 35 “Ē’tė ketė bėrė prifti me tė vejėn e kolonelit?”. A hahet njė pyetje e tillė, kur kėtė e ban dyshimi pėr njė burrė e grue?! F. 78, rr. 16-17 “Kėnga u pėrplas pėr ēadėr, ashtu si pėrplaset shiu”. Pėr tinguj muzikor mund tė thuhet u zbriste volumin, apo fuqinė. F. 78, rreshti i fundit “A ka sadisfaksion ma tė madh pėr njė luftėtar sesa tė nxjerrė eshtrat e armiqve tė tij”. Kėtė sodisfaksion do tė mund ta ndjente vetėm fenomeni i urrejtjes, jo bartėsi i saj sepse ky sodisfaksion do tė quhej prodhim i shfrimit ma makabėr. Zhvarrosjen e eshtnave nga veteranėt e quen: Vazhdimi i luftės ndaj anmiqve tė vdekun. F. 79, rr. 34 “Kėnga shtypte faqet e pjerrta tė ēadrės”. Pak ma parė u tha: Kėnga pėrplasej, tani shtypte. Kanga nuk asht e ngjashme sa me ēekanin as me rrulin, pėrkundrazi ajo asht pėrkdhelse, apo krijuese emocionesh tė ndryshme. Rreshti i fundit i F. 80 “Kėshtu ėshtė epika e tyre”. Epika asht nji zhaner arti e s’ka si tė jetė e ndryshme nė vende e popuj tė ndryshėm. F. 81, rr. 11 “Nė qoftė se ata nė ndonjė kėngė bėjnė aluzion pėr ne merrni shėnim”. Pėrse tė merrte shėnim. Ē’tė drejtė ka njė Gjeneral i ardhun me nji mision humanitar tė ankohet se aludojnė pėr tė. Ai asht nji i dėrguem i nji shteti demokratik propagandues i pėrhapjes sė opinioneve tė lira, apo mos vallė e komunistizoi koha e qėndrimi nė Shqipni e kontaktet me shqiptarėt qė i lidhė puna me ta? F. 86, rr. 16 “Si e quanin, e pyeti plakun specialisti? Nuk e di, ne e quajtėm ushtar deri nė fund”. Si ka mundėsi tė jetosh gjithė atė kohė me nji argat e tė mos e pyesish pėr emėn?! Kjo nuk do tė ndodhte as sikur tė mos ekzistonte fare kurreshtja, qė sidomos tek ne shqiptarėt asht ndoshta tepėr e zhvillueme, e veēanėrisht gratė qė edhe memec po tė ishte, prej truve do t’ia kishin nxjerrė emnin e gjithēka tjetėr qė t’u ishte shkrepė. F. 89, rr. 4 “Pėrsėri ditar, tha Gjenerali. I gjashti, tha prifti, qė gjejmė”. Pėrse vallė i gjashti pėrmendet pa folė fare pėr pesė para tij?! Dhe ky ditar s’ka si e justifikon kalimin nė heshtje tė pestėve para tij, mbasi nuk dihet nėse asht ma i randsishmi pėrderisa nuk asht shfletue ende, prandej ekziston mundsia qė tė pestė para tij tė jenė ma tė randsishėm e megjithkėtė s’u fol nji fjalėr pėr ta. F. 90, rr. 16 “Tė gjithė kėtu mė thėrrasin ushtar, asnjeri nuk mė ka pyetur si e kam emrin”. Ky asht nji perforcim i sė pavėrtetės sė thanun ma par nga i zoti i shtėpisė. F. 92, rr. 29-30 “Kur shoh Kristinėn ndjej njė boshllėk nė gjoks, si shfryrja e menjėhershme e njė rrote biēiklete”. Ky krahasim mund t’i shkonte nji humoristi, prodhues krahasimesh qesharake e vuglare, kurrsesi nji shkrimtari. F. 97, rr. 16-17 “Burrat shqiptarė flasin pak”. Ky konstatim asht sa i dėshirueshėm, aq i pavėrtetė, e kjo e pavėrtetė nuk u pėrket vetėm shqiptarėve, por ēdo popullit, mbasi cilėsitė apo veset i ka individi, qė nė kėtė pikė nuk mund tė pėrfaqėsojė nji popull tė tanė. Shkrimtari nė gojėn e personazheve tė kulturueme duhet tė venė shprehje tė kulturueme. Ky rast e disa tė tjerė tė ngjashėm me kėtė na sjellin ndėr mend thanien proverbiale tė Fishtės sė madh: Ēka t’i bajmė, anmik e kemi, por tė drejtėn do t’ia themi. F. 103, rr. 10 “Sytė e Kristinės janė hieroglife, si tė gjithė sytė e vajzave shqiptare”. Hajde me nji mij e sa ka sė paku po tė thuhej si pėrgjithsisht sytė e vajzave shqiptare, por si tė gjithė vajzat shqiptare ashti nji tepri e papranueshme, mbasi shqiptare nuk ngjajnė njeni me tjetrin si ta nxamė kinezėt. F. 103, rr. 27 “Sikur tė ishim pranė njėri-tjetrit, por kjo s’po ndodhė, me sa duket kjo ndodhė vetėm ndėr filma”. Njerėzit nuk kanė fillue tė ndodhen pranė njeni-tjetrit me shpikjen e kinematografisė, dhe pranė njeni-tjetrit ēiftet ndodhen kudo e nė ēdo ēast. F. 104, rr. 32-33 “Edhe mua mė ftuan nė sofėr, por tė ardhurit nuk kėmbyen asnjė fjalė me mua, si tė mos isha aty”. Kjo mospėrfillje nuk asht shqiptare, as njerėzore. Edhe kafshės i flet kur tė afrohet te sofra. Thirrja e nji njeriu nė sofėr nga i zoti i shtėpisė tregon nderim pėr tė dhe asht shej qė duhet ta nderojnė edhe tė ftuemit. Kėshtuqė mosrespektimi i tė respektuemit nga i zoti i shtėpisė, turpnon tė ftuemėt. F. 107, rr. 18 “Emrin e qenit e ka shėnuar, tė vetin jo”. Cili asht kuptimi i nji ditarit nėse nė kėtė rast autori nuk tregon i kujt asht ditari?! F. 100, rr. 16-17 “Ushtarėt e huaj lanin rrobat e ruanin pulat”. Sado i panjerėzishėm tė jetė nji fshatar, apo ēdo njeri, nuk e ulė shėrbėtorin deri nė atė shkallė sa ta detyrojė me la rroba, pasi kjo punė asht femnore. Pėr sa u pėrket pulave, nuk asht dėgjue kurrė tė ketė barij pulash, mbasi ato ruejnė vedin. F. 100, rreshti i fundit “Shqiptarėve nuk u pėlqejnė revolverėt, por pushkėt”. Fjalėt pushkė e armė janė sinonime dhe i dallojmė nga madhėsitė e markat, pastaj si e mėsoi i hueji brenda nji qėndrimi tė shkurtė nė Shqipni ēfarė armėsh pėrdorin ma dendun shqiptarėt, mandej nuk mund tė thuhet “pėlqejnė”, mbasi armen mund ta imponojė nevoja, jo qejfi e vazhdon “mitralozin e kėmbenin me njė vezė”. Kjo fjali nuk mendoj tė ketė nevojė pėr koment. F. 111, rr. 46 “murtajėn mund ta kėmbejė me njė pulė”. F. 112, rreshti i parafundit “A ju kujtohet ai koloneli qė u lante rrobat fshatarėve e u bante ēorape?” A u tregoi ai vetė fshatarėve se din tė bajė ēorape, pėr ta ulė veten aq poshtė? F. 113, rr. 9 “Era herė nė njė anė e herė nė anėn tjetėr, kanė qenė dy erna tė kundėrta sepse nji erė nuk mund t’i hjedhė nė dy drejtime tė kundėrta. F. 114, rr. 23 “Ndėrtesa moderne fermash”. Nė vitet ’60 ndėrtesa moderne as nė Shqipni s’e kemi pasė nji pėr be, e jo ndėrtesa moderne fermash. F. 111, rr. 10 “Nė mes tė shkretėtirės”. A ka shkretėtirė nė Shqipni?! F. 117, rr. 11, “Ke parė ėndėrr nga lodhja”. Lodhja nuk shkakton ėndrra. F. 117, rr. 33 “Kishte lėvizje tė jashtėzakonshme veturash”. Nė vitet ’60 numri i veturave nė Shqipni duke pėrfshi kėtu edhe Tiranėn mund tė jetė i pėrshtatshėm me u quejtė i jashtėzakonshėm pėr numrin e vogėl tė tyne. F. 118, rr. 2-3 “Nga tė dy anėt e rrugės punėtorėt po shkulnin mimoza e po vinin pisha”. Pishat mbillen, nuk vehen nė tokė, mandej pėrse tė shkulen mimozat?! F. 116, rr. 18 “Nga i sjellin kėto pisha?! Besoj nga malet”. Si mund tė pyetet “nga i sjellin kėto pisha”, kur dihet se pishat janė landė druni malor. E si mund tė pėrgjigjet tjetri me shkollė tė naltė “besoj nga malet”, mos vallė italianėve u mbijnė e u rriten pishat nė fusha?! F. 128, rr. 29-30 “Unė nuk e kuptoj pse tė ndahen eshtrat e shokėve tanė nėpėr familje, ata janė mirė aty me shokėt e vet”. Po qe se gjenerali mendonte kėshtu, pėrse e ndėrmori kėtė mision?! F. 118, rr. 31-32 “Ushtari e ndjen veten mirė nė mes tė shokėve, i gjallė a i vdekur qoftė”. Mirė se pėr sė gjalli po e xamė se e ndjeka veten, por i vdekuni si mund ta ndjejė veten? Apo mos janė edhe nė jetėn tjetėr nė tė njėjtin vend e ndjesinat i kanė siē i patėn pėr sė gjalli. F. 120, rr. 16 “Paketa ishte nxi nga hartimi i strategjive”. A i nxen sipėrfaqja e nji pakete cigaresh gjithė ato plane strategjike qė vizatoi nė tė Gjenerali?! Mendoj se pėr gjithė ato vizatime do tė duheshin disa faqe fletoreje. F. 122, rr. 23 “Gėrmojnė 2 metra tokė, thotė Gjenerali”. Lind pyetja: Nė varre a gėrmojnė punėtorė apo Gjenerali. F. 123, rr. 12 “Ka disa popuj qė e pėrqafojnė luftėn me zell tė tepruar e kėta janė ma tė rrezikshmit”. Asnji popull nuk e pėrqafon luftėn, luftėn e dėshirojnė drejtuesat e kėqij tė popujve. Popujt janė viktimat e mashtrimeve politike. Gjykime kaq tė papėrgjegjshme nuk duhen vu nė gojėt e dy njerėzve aq tė shkolluem si Gjenerali e sidomos prifti, qė marrja pėrsipėr e nji detyre aq tė shejtė ia don tė jetė sa ma i matun nė gojė. Prandej pavarėsisht interesit ideologjik, shkrimtari nuk do tė duhej tė karikaturonte portretin shpirtnor tė nji kleriku. F. 123, rr. 27 “Me armė, apo pa armė, ky popull ėshtė i destinuar tė zhduket”. Vėrtet nė gojėn e anmikut, ose tė atij qė duem ta konsiderojmė anmik, shkrimtari mund tė vente fjalė anmiqsore, por jo fjalė krejt tė pakuptimta personazhi duhet ta justifikojė me njifarė shkaku atė qė flet “me armė apo pa armė do tė zhduket” do tė thotė nga arma, ose nga ndonji sėmundje e tillė shfarosėse qė deri mė sot nuk i ka ndodhė asnji populli. F. 124, rr. 2 “Kėta karakterin e tregojnė nė kėngė, veshje e ēdo gjė”. Karakterin e tregojnė virtyet, shumė mė tepėr se elementet e sipėrpėrmendun. F. 124, rr. 6-7 “Shqiptarėt bashkė me vdekjen, shijojnė kėnaqėsinė estetike”. Bashkė me vdekjen do tė thotė ai edhe vdekja bashkė si tė flitej pėr dy individė. Mund tė thuhej si vdekjen. Kurse nga ana kuptimore kjo fjlai nuk qėndron fare “bashkė me vdekjen shijojnė kėnaqėsinė estetike”, a nuk asht nji lodėr enigmė fjalėsh?! F. 127 “Unė nuk isha njė vajzė naive qė tė kujtoja se mbledhja e eshtrave i ngjet njė opere sentimentale”. Ē’hyn kėtu vajza naive e ē’hyn opera sentimentale, pa le po kur kėtė e thotė njė gjeneral i kohėve moderne, dhe i njė shteti vendi i tė cilit asht vendlindja e operės. F. 128, rr. 4 “Ai e dinte se nė kėtė punė do ta ndihmojė dashuria dhe urrejtja”. Si mund tė ndihmojė njėkohėsisht dashunia dhe urrejtja?! F. 128 “Ai provoi njė gėzim tė egėr”. Lind pyetja: A ekziston gėzim i egėr?! Nėse asht i egėr s’ka si tė quhet gėzim. F. 138, rr. 14 “Fati ma ruajti pjesėn time tė luftės ta bėj pas 20 vjetėve nė kohė paqe”. Si mund tė konsiderohet luftė nxjerrja e eshtnave?! F. 139, rr. 5 “Mė keni thėnė se shqiptarėt nuk e duan detin se u ka sjellė fatkeqėsi”. Personazhi nuk sqaron se ēfarė fatkeqėsishė po tė ishte fjala pėr pushtime ai duhej ta dinte se pushtimet ma tė gjata e tė egra shqiptarėve u kanė ardhė nėpėrmjet tokės, prandej nėse do tė ishte puna me urrejtė udhėt, do tė urrenin udhėt tokėsore ma parė se udhėt detare. Si mund tė thuhet “nuk e duan detin”, kur pėrbri tij banon nji pjesė e madhe e shqiptarėve?!, e vazhdon “janė qenie qė i tremben ujit”. Si mund t’i quejė njė klerik shqiptarėt “qenie”?! natyrisht duke pėrfshi kėtu edhe kolegėt e tij klerikė shqiptarė. F. 144, rreshtat e parė “Nė ato qeta kishte malėsorė qė nuk e dinin cilin armik po luftonin”. A ekziston ndonjė budalla qė lufton dikend pa ditė ke asht duke luftue?! Kėtu sipas autorit bahet fjalė pėr 1939. Historikisht ne nuk dimė se kanė zbritė malėsorė qeta-qeta nga malet nė Durrės pėr tė luftue pushtuesin. Historia flet pėr Mujo Ulqinakun, tė cilin autori nuk e ven nė gojėn e personazheve tė tij. F. 147, rr. 123 “Erdhi pranvera e kaloi e nė tokėn e huaj mbiu bari”. Bari a mbinė nė pranverė, apo kur kalon pranvera?! F. 147, rr. 14-15 “Fundi i xhades u mbush me bubullima”. Po tė thuhej u mbush me vetėtima edhe mund tė hahet disis pėr shkak tė dritės, ndėrsa me bubullima jo vetėm nuk gėlltitet, por as nuk pėrtypet. Kapitulli 17 duket shumė i huej pėr librin. Ky kapitull pėrshkruen nji kohė tė papėrcaktueme qartė, shkurt nuk e justifikon vendin qė ka xanė nė mes tė tjerėve. F. 153, rr. 4-5 “Shqiptarėt kanė njė proverb: Kohėn e keqe tek miku i mirė”. Nėse kėtė proverb e ka ndonji fshat apo e ka shpikė autori nuk mund ta quejmė proverb, mbasi proverb do tė thotė fjalė e urtė e ky i ashtuquejtun proverb nuk ka mbrendė kurrfarė urtije. F. 128, rr. 20-21 “Ndoshta i ka pasė duert me baltė, tha prifti, e nuk e ka vėnė re gėrvishtjen”. Gėrvishtja nuk vehet re, por ndihet, e balta s’ka si e pengon pa u ndie gėrvishtjen, se nuk ka gėrvishtė baltėn por dorėn. F. 159, rr. 11-12 “Mikrobi rrin i fshehun nėn tokė 20 vjet, me tė rėnė nė kontakt me ajrin e diellin, zhvillohet, si bisha qė zgjohet nga gjumi i dimrit”. Nėse mikrobi jeton 20 vjet nėn dhe, mund tė shpjegohen specialistat.  Krahasimi i zgjimit si i bishave pas dimrit duhej thanė i hibernanteve, se bishat nė pėrgjithėsi flejnė e zgjohen rregullisht nė ēdo stinė, prandej krahasimi duhej ba me hibernantat. F. 161, rr. 25 “Kush do t’ia thotė gruas sė tij”. Me kėtė fjali lexuesi, sidomos shqiptar mendon se i vdekuni nuk ka pasė prind, mbasi ne shqiptarėt sė pari nė kėtė rast lamėrojmė prindėt. F. 162, rr. 5 “Ushtarėt e vdekur u hakmorėn pas 20 vjetėve, ky i vrau me plumb, ata e vranė me njė kopsė pas shpinde, armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftė”. Kur u gėrvisht, nuk u tha me ēfarė, tash doli kopsa. “Pas shpinde”, nėse aty ka qenė nji kopsė, ajo ka qenė nė tabanin e varrit ndaj s’ka si ta gėrvishtė pas shpinde veē nėse shtrihet edhe vetė punėtori aty me shpindė nė tokė, nga ana tjetėr “i vdekuri mori hak pas 20 vjetėsh” asht mendim i pajustifikueshėm sa nga logjike, aq nga elementet e letėrsisė, pėrveē kėsaj “armiku mbetet armik edhe i vdekun”, shprehje urrejtje patologjike, pra antinjerėzore kundrejt njė ushtari qė ndoshta ma shumė se nji anmik mund tė jetė prej nji ideologjie motėr me tonė tė cilave nuk ke ēaire pa iu bindė, e autori i ka pasė tė gjitha mundėsitė me e shkrue romanin pa u zhytė nė kėsi llume fantazinash, sipas proverbit shqiptar “Mishin me e pjekė e hellin mos me e djegė”. F. 162, rr. 14 “Puntorin qė vdiq duke nxjerrė eshtrat, ta varrosim nė varret e dėshmorėve”. Lind pyetja: A si punėtor i nxjerrjes sė eshtnave, a si luftėtar i dikurshėm, apo si tė dyja bashkė?! F. 164, rr. 9 “Specialisti tha: KA mundėsi tė jetė aviator anglez”. Nė vend tė jetė, duhej thanė ka qenė, apo tė ketė qenė aviator anglez. Ka mundėsi, shpreh dyshim, e kėtė dyshim shkrimtari e len si tė vėrtetė. F. 167, rr. 11-12 “Brigada djemsh e vajzash qė nė borė po hapnin toka tė reja e terraca”. Si mund tė hapen terracat duke ra borė. Pėrse kjo punė asht ba nė mot tė papėrshtatshėm. F. 168, rr. 9 “Xhadeja gjarpėronte, vėrtitej, rrotullohej, si njė litar i ngatėrruar”. Mirė gjarpnonte, po vėrtitej e rrotullohej, pėrse si mund tė vėrtitet e tė rrotullohet rruga! F. 169, rr. 1 “Xhadeja bėhej si njė lėmsh i pazgjidhshėm”. Mos vallė edhe kėtij mund t’i thuhet krahasim?! F. 129, rr. 11 “Prifti ēakrriti sytė e u tremb kur pa statujėn”. Shkrimtari nuk na tregon arsyen e kėsaj trembjeje, pėrse?! F. 170, rr. 28 “Karonti do tė hapte fletoren”. Magazinjeri nuk ka si tė krahasohet me Karontin, se magazinjeri inventarizon, ndėrsa Karonti asht tansportues i shpirtnave nga nji anė e skėterrės nė tjetrėn, pėrmes tė njė lumi dantesk. F. 171, rr. 11 “Kur t’i ēojmė eshtrat nė vendin tonė, do t’i marrin tė ineresuarit me automjete tė ndryshme, biles edhe do t’i ngarkojnė nė kurriz”. A mund tė mendohet se nė Itali pėr mungesė automjetesh mund tė detyrohesh t’i ngarkosh eshtnat e tė sjellunve nga Shqipnia. A tė shkrin gazit ky mendim?! Ai shtet qė dėrgoi gjeneralin pėr kėtė mision e ka sigurue transportin e eshtnave deri nė qendrėn e grumbullimit nuk u siguroka transportin deri nė shtėpitė e tyne?! F. 172, rreshtat 3 parafundit “Zjarri i cigares”, do tė duhej tė thuhej shkėndia e cigares, jo zjarri i cigares, apo xhixha e cigares. F. 173, rr. 27 “Male tė neveritshme”. Mund tė thuhej tė vėshtira, por kurrsesi tė neveritshme. Nė gojėn e nji gjenerali nuk duhen vu fjalė rrugaēash, qoftė edhe vetėm pėr hir tė gradės se as vetė grada nuk na len me i besue kėsi fjalėsh. F. 174, rr. 19 “Fshatarėt shqiptarė i bėjnė dasmat nė vjeshtė”. Nuk e di nėse jugorėt e kanė ba zakon kėtė qi shkruen autori, por nėse asht ashtu nuk asht gja pėr tė mos u ēuditė. F. 175, rr. 56 “Tani mjaft ma, i tha priftit pėr tė tretėn herė”. Asht gjaja ma e pamendueshme se nji gjeneral t’i thotė priftit “mjaft” nė mėnyrė urdhnore, nji gjenerali prendimor nuk ia lejojnė as besimi i tij fetar, as grada. F. 175, rr. 16 “Po tė ishte nevoja, gjenerali edhe mund ta urdhnonte”. Detyrohem tė pėrsėris, asnji gjeneral prendimor, sidomos i nji vendi demokratik siē ishte Italia e asaj kohe, nuk e ulte veten tė urdhnojė nji prift. F. 176, rr. 24 “Pėr t’u kėnaqė po tė kishte ceremoni varrimi, unė do tė shkoja nė ceremoni varrimi”. A ka njeri qė mund tė kėnaqet nė ceremoni varrimi?! F. 177, rr. 14 “Hyri brenda gjenerali i paftuar nė dasėm”, thotė autori. Qė nji gjeneral tė rropatet nėpėr baltat e nji fshati veē si e si me shkue patjetėr nė nji dasėm i paftuem, hyn ndėr ngjarjet ma tė pavėrteta. Fantazia duhet t’i rrijė realitetit si rroba e bukur nji trupi e jo si nji rrobe e shėmtueme qė i shėmton edhe imazhin tė vėrtetės. Nė kėtė kapitull gjenerali shklet dinjitetin e gradės, pėr hir tė njė aventure ma tė pakuptimtė e jo vetėm kaq, ai ul prestixhin e vendit nga vjen e tė shtetit qė e ka dėrgue e tė shtetit tonė qė e ka lanė vetėm me priftin e ardhun me tė. Shtėpia e fshatit ku i asht caktue tė flejė a ka njerėz, si e lėnkan ata nji gjeneral tė huej me nji prift tė bredhė vetėm nėpėr nji fshat tė panjohun. Shteti jonė ishte garantuesi i jetės sė tyne prandej si mund t’i linte ashtu tė pashoqnuem, e sikur dikush t’i vriste, shteti jonė do tė duhej t’i pėrgjigjej shtetit tė gjeneralit e kush e di sa tėrkuzė do tė zgjatej puna e shteteve ndoshta edhe deri nė konflikt tė paparashikuem. Kėto shkrimtarit nuk i kanė shkue ndėrmend, apo i ka injorue?! Krijimin e nji shkrimtarit e damtojnė njena e tjetra. F. 178, rr. 11 “Gjenerali u turbullua aq shumė e sytė i qitshin xixa, si t’i kishin rėnė njė shuplakė tė fortė syve”. Pėr kėtė rast ky krahasim asht shumė vulgar. F. 179, rr. 22 “Njerėzit e dasmės e tė ftuarit pėrplasnin thundrat nė dysheme”. Asht hera e parė qė dėgjoj, apo nė kėtė rast lexoj qė edhe njerėzit paskan thundra. F. 179, rr. 33 “Gjenerali nuk mendonte asgjė”. Njeriu kur nuk asht fjetė, nuk ka mundėsi tė mos mendojė ndonji gja. F. 180, rr. 12-13 “Nuk e kupton qė kėtu je i tepėrt, i mallkuar?!” A justifikohet indiferenca e njerėzve tė shtėpisė ndaj fjalėve tė Nices kundra nji tė hueji aq i pambrojtun?! F. 181, rr. 16-17 “ėshtė mė e lehtė tė tėrhiqesh nga zjarri i mitrolozave se sa tė ngrihesh, tė ikėsh nėpėr shi nga kjo dasėm”. Ē’asht gjith kjo vėshtirsi, kur ai mund tė ngrihet kur tė dojė a mos po u ngelet hatri atyne tė shtėpisė se po u ikė?! F. 132, rr. 32 “Kėta siē duket e kanė dasmėn e shenjtė, tha i huaji”. Pėrse u duket ēudi, mos vallė italianėt e kanė tė pashenjtė, kur kunora e martesės vehet edhe nė kishė? F. 185, “Telat e violinės vėrtiteshin tė gjallė si gjarpri”. Telat e instrumentave muzikor nuk vėrtiten, pėrkundrazi janė shumė tė tendosun, ndryshe nuk akordohen, por edhe sikur tė vėrtiteshin, telat e violinės nuk mund tė krahasohen me njė gjarpėr tė gjallė, sepse violina derdh mjaltė e gjarpni helm. F. 185, rr. 33 “Gjeneralit po i merreshin mendtė nga kjo furi e tėrbuar e rrezikshme dhe e ndritshme”. Furi e tėrbueme mund tė konsiderohet furia e luftimit, jo e dasmės. Edhe e rrezikshme asht furia e luftimit, ndėrsa furia tė ndritshme nuk e di ēfarė mund tė quhet. F. 188, rr. 1 “Kėtu mund tė ndodhte ēdo gjė dhe askush nuk mbante pėrgjegjėsi”. Shteti venas asht pėrgjegjė pėr ēdo gja qė mund t’i ndodhė nji tė hueji tė ardhun me miratimin e shtetit, qoftė ai edhe ma i thjeshti qytetar i huej e jo ma nji gjeneral e nji prift tė ardhun me nji mision paqsor e human. F. 190, rr. 15 “Ishin varur pushkėt e mysafirėve”. Lind pyetja: Kėtė roman shkrimtari a e shkruen edhe pėr shqiptarėt qė jetuan edhe nė atė kohė e ata qė e njohin mirė situatėn politike tė kohės sė tė shkruemit tė kėtij romani, apo pėr ata qė nuk e dinė se Shqipnia asht qeverisė nga diktatura. Nė vitet ’60 shqiptari rrėnqethej edhe po tė mendonte pushkėn e fshehur nėn dhe, jo ma ta merrte me vete nė dasėm. E ē’i duhej pushka nė dasėm, kur ishte e dėnueshme me qitė edhe me pushkaliqe. F. 190, rr. 34 “Siē i merret fryma njė gruaje, kur pėrqafon njė burrė”. Ku asht baza e kėtij krahasimi?! Po tė ishte e vėrtetė se grave u merret fryma kur pėrqafojnė burrat, pėrqafimi do tė ishte i ndaluem sė paku me ligj mjeksor. F. 191, rr. 16 “Askush nuk e kuptoi se plaka Nice u fut brenda”. Askush nga tė gjithė ata njerėz?! Ēfarė ishte ajo, hipnotizuese?! F. 191, rr. 24-25 “Gjenerali i doli vetė pėrpara ashtu si kafsha qė porsa ndjen sė largu thirrjen e armikut, sugjesionohet prej zėrit tė tij dhe nė vend qė tė ikė vrap, vrapon t’i dalė vetė pėrpara”. Pėrvoja ime nuk ka dėgjuar kurrė kėtė lloj kafshe. Cilėn kafshė e sugjestionon zani i njeriut aq sa tė vrapojė me u ba pre e anmikut. Nėse ekziston, kjo qenka kafsha ma idiote e botės tonė. F. 192, rr. 6 “Nga njė mėrmėritje e fuqishme”. Mėrmėritja asht pakėz ma e gjallė se pėrshpėritja, prandej s’ka si quhet e fuqishme, por nė kėtė rast mund tė thuhej: Mėrmėritje e tė gjithve. F. 149, rr. 3 “Do tė doja, thotė Gjenerali, tė mbaja Betin gjithmonė nė krah”. Edhe sikur tek gjenerali tė ekzistonte nji mendim i tillė, shkrimtari do tė duhej ta shmangte nga ky moment, kur ai po mbante nė krah eshtnat e bashkėshortit tė Betit, asht ky momenti ma i papėrshtatshėm nė jetė pėr mendime lakmitare tė dashunisė. F. 149, rr. 8 “Megjithatė Beti ma dėrrmove kurrizin”. Kėshtu, pas njė ēasti lodhja e bani t’i ankohet Betit se “ia dėrrmoi kurrizin”, e pra ekstreme mendimesh brenda nji minuti. F. 149, rr. 9-10 “I erdhėn vėrdllė fshatit si dy tė dehur”. A ishin tė dehun apo si tė dehun? Si spjegohet qė nuk po kishin frikė tė silleshin nė kėtė orė nate ashtu vetėm nėpėr fshatin e njė populli qė ata e konsideronin tė egėr?! F. 196, rr. 1-2 “Duket se po na afrohen duke i rėnė daulles pėr tė na dėbuar, si bėjnė disa popuj pėr tė dėbuar shpirtėrat e ligj”. Cilėt popuj janė kėta qė i bien daulles pėr tė dėbue shpirtnat e ligj? F. 197, rr. 10 “Sikur ta dinin qentė ēfarė kam nė kamion do tė ulėrinin”. Pėrse tė ulėrinin qentė?! Nėse e ka fjalėn pėr eshtrat, qentė lakmojnė koca me mish nė to, kurrsesi eshtna tė vdekunish para 20 vjetve.  F. 198, rr. 32 “Me majė tė kėpucės i ra thesit”. E si mund t’i binte thesit me eshtnat e kolonelit Zampa me nervozitet qė po kėrkonte tash nji vit e sa me ra nė te?! A nuk mundi ta largonte me duer?! F. 199, rr. 12 “Do ta ketė marrė uji thesin”. E si mund tė ketė arritė thesi nė ujė me nji tė rame qė i bani gjenerali me majė tė kėpucės, kur thesi ishte nė kabinė?! Ai duhej tė kishte marrė hov pėr me e shkelmue thesin sė paku 3 kile deri nė ujin e qoshes sė rrugės. F. 202 “Gjenerali u kthye tė delte ngase nuk gjeti vend tė ulej pėr tė pirė”. Si asht e mundun tė mos i gjindet nji vend nė kafene gjeneralit tė huej. Tė mos i gjesh vend nji tė hueji a nuk asht turp pėr ne? Shkrimtari i romanit e di mirė se kjo nuk mund tė ndodhė e si ka mundsi ta ketė ba ė ndodhshme?! F. 202, rr. 3 “Nuk mund tė ecje dot pa u pėrplasur”. Sado tė shumtė tė jenė njerėzit nė bulevardin e Tiranės, mbetet mjaft vend pėr kalim pa u pėrplasė. Ku i ka gjenerali veturėn e shoferin qė detyrohet tė dalė nė kėmbė e i pa shoqnuem?! Mė sė paku me njė spiju, si shteti i atėhershėm e ka pasė nė parim pėr kontrollimin e tė huejve e tė tonve qė mund tė tentonin me komunikue me tė huejt? F. 202, rr. 17 “Kujt do t’i shkonte nė mend se eshtrat e kolonelit Z janė zėvendėsuar?!” Sipas autorit kaq naive ka qenė pėrzgjedhja e shtetit italian e nji gjenerali pėr nji mision kaq humanitar sa tė dėrgojė nė Shqipni nji trafikant eshtnash tė ushtarve, kur shteti italian gjatė qėndrimit tė tyne nė Shqipni ka shpenzue kush e di sa qindra e mijra dollar e kėtė paturpsi sipas autorit pranon ta bajė edhe prifti qė i asht betue Zotit tė jetė sa ma i drejtė?! Ky sajim asht tejkalimi i ēdo kufini tė etikės, e kulmi i imoralitetit arrin ma tutje kur gjenerali gjerman i sugjeron t’ia shesė 100 dollar njė skelet me masėn e atij tė kolonelit Z. Meqenėse kėta janė personazhe tė kohės tonė e sikur nji ditė t’u jepet rasti tė njihen me atė pėrshkrim qė u ka ba autori e ata tė kėrkojnė llogari pėr ato shpifje, si do t’u pėrgjigjet autori?! Sajimet groteske qė i pėlqejnė nji diktature e kanė jetėgjatėsinė sa vetė diktatura e nėse kėto sajime i nevojiten edhe ndokujt tjetėr pėr ndonji qellim tė veēantė shfrytėzimi politik, prapė se prapė i ngjasin atij limonit qė sapo tė shtrydhet ngelet vetėm mbeturinė pėr t’u tretė si gja e pavlerė. Shkrimtari nuk duhet tė krijojė limoj qė shtrydhen, pėr margaritarė a arti shkėlqimi i tė cilėve e ka jetėgjatėsinė ma tė pėrtejshme se ēdo margaritar i natyrės. F. 205, rr. 20 “Ollrajt, e pėrshėndeti plaku”. Ollrajt nuk asht pėrshėndetje, e autori nuk thotė se plaku e mendoj si tė tillė. Kjo len tė kuptohet se nė kohėn e shkruemjes sė kėtij romani, as vetė autori nuk ua ka ditė kuptimin fjalėve “ollrajt”. F. 207, rr. 70 “18 lek e 20 qindarka”. Si e kuptoi gjenerali ēmimin shqip?! F. 208, rr. 17 “Asnjėherė nuk kam parė kaq shumė male”. Nji italian s’ka si ta thotė kėtė, mbasi Italia ka ma shumė male, pastaj atij nuk i takoi t’i ngjiste tė gjitha malet tona, as t’i shihte. F. 208, rr. 36 “Kėsaj i thonė tė deheroizosh tokėn”. Toka nuk heroizohet, as deheroizohet. Ky titull u krijue vetėm pėr njeriun. F. 209, rr. 9 “Ku e keni atin tuaj tė shejtė?” Autori duhej ta dinte se pėr katolikėt At i Shejtė quhet vetėm Papa. F. 200, rr. 4 “Eshtrat janė dėrguar nė familje tjetėr pėr tjetėr”, po mos tė ishin aq tė aftė sa pėr tė mos i ngatėrrue eshtnat si do tė mund t’i zgjidhnin pėr nji mision tė tillė. F. 211, rr. 15 “Njė mineral qė e krijon vdekje”. Vdekja nuk krijon. Eshtnat nuk kanė si tė quhen mineral vdekje, ata janė mbeturina jete. F. 213, rr. 13 “At buēimė tė mbutyr, nuk mund ta mbulonte askush”. Buēima mund tė thuhet e shurdhur. F. 218, rr. 13 “Jemi njerėz me nerva, jemi si puna e atyne njerėzve qė i duan gjellėt me shumė salcė, kripė e piper”. Si spjegohet qė njerzit me nerva i dashkan gjellėt kėshtu?! F. 220, rr. 9 “Njeriu ka nevojė tė kapet pas diēkaje, si i mbyturi”. I mbytuni s’ka si kapet, por ai qė asht duke u mbytė. F. 221, rr. 89 “Njė plakė shqiptare mė tha: Ti ke ardhur kėtu tė shohėsh si i martojmė djemtė tanė e tė na i vrasėsh”. Lind pyetja: A u dashka tė dihet si martohen djemtė pėr t’i vra?! F. 222, rr. 6 “Trupat e armiqve qė na kanė sulmuar nuk i tret toka”. Mendoj se ishte ma e drejtė tė thuhej: Trupat e armiqve edhe toka i tretė ma shpejt. F. 222, rr. 30 “Kryqet e varreve nė nji drejtim. Fshatarėt thanė ngase era fryn gjithmonė nė njė drejtim”. A ka ndonji vend nė botė ku era fryn gjithmonė nė nji drejtim?! F. 224, rr. 19 “Shqiptarėt flejnė shpejt”. Si e konstatuen ata qė nuk fjetėn asnjė natė me shqiptarė. F. 225, rr. 8 “Ē’luftė e heshtur qė ishte, tamam luftė e vdekur”. Po tė ishte lufta e vdekun, nuk do tė kishte luftė kurrė, prandej urojmė tė jetė e vdekun lufta. F. 231, rr. 23 “Prift, i thirri ai”. Priftit i thirret pader X, ose don X. Nji gjeneral a nuk e dinte kėtė, e sidomos i besimit katolik siē ishte ai gjeneral italian. F. 231, rr. 6 “Kėtij skeleti i mungojnė dy dhėmbė, por mund tia bėjmė tek dentisti”. A ka ngja ndonji herė nė botėn tonė ky veprim?! E ēfarė do t’i nevojiten skeletit dhambėt e punuem tek dentisti?! Kėsaj a nuk i thonė tė tallesh me veten?! Un, kėtij vėshtrimi kritik, objektivitetin e tė cilit besoj e patė vetėė, due t’ua them lexuesve tė kėtij shkrimi se kritika e sinqertė e realiste, duke qenė ushqimi ma jetėdhanės i cilėsisė, duhet tė bahet edukuesja e kujdesit tė ēdo krijuesit, mbasi pa nji kritikė tė shėndoshė nuk mund tė kemi art tė shėndoshė. Sot munges e kritikės po mbush libraritė tona me tė ashtuquejtun libra, gazetat me tė ashtuquajtun artikuj, fonotekat me tė ashtuquejtuna kangė, duke shfrytėzue pamjaftueshmėninė e shijimit tė njė pjese tė popullsisė prandej edhe duke e zbritė kėtė pamjaftueshmėni gjithnji e ma drejtė zeros. Mendimi ma i papjekun e ma i damshėm asht i atij qė kujton se fama tė ban tė pakritikueshėm. I pakritikueshėm asht vetėm Zoti, tė kesh njė idhull asht e pranueshme, tė bahesh fanatik i tij asht e papranueshme. Mbrojtja pa tė drejtė ka dy anė tė kėqia: pėrkėdheljen e gabimeve tė krijuesit dhe miklimin e inferioritetit tand qė mbron me tė padrejtė. Uroj qė edhe tek ne kritika tė xanė atė vend tė nderuem qė ka nė vendet e qytetnueme ku shihet fare qartė efekti i rrolit tė saj.

Gjokė Vata

Qytetar Nderi i Shkodrės

 

Nacionalistėt: Amanet Shqipėrinė, jo amanet mushkat

Pėrgjigje Topshow-t tė datės 12 ora 1100

      Drejtues i emisionit Topshow:

      Me ēudi tė madhe dėgjova pyetjen tuaj sa satirke dhe ironizuese se, tashti qė komunizmi ju dėno, ju la pa pasuri, pa shkollė, ju shtresa e pėrmbysur nuk do tė ėndėrroni dhe s’do vini mė nė pushtet?! Ēudia tjetėr e madhe qė qarjet e zotėrinjve dhe dorėzimi i tyre se nuk i paska ndihmuar as komunizmi dhe as pjella e tij, demokracia, e vendosur kjo 14 vjet prej tyre. Mė ēuditi dhe habia e Princit Leka i cili tha se po qe Shqipėria mirė jam edhe unė mirė. Gjithashtu po punoj pėr Shqipėrinė. Zotėri keni tė drejtė se nuk dini disa gjėra shumė mė tė rėndėsishme se ato qė u thanė nga zotėrinjtė, tė ditur dhe tė pa ditur.

      Zotėri! Kur pushkatoheshin nė luftėn vėllavrasėse intelektualėt dhe politikanėt e kėsaj shtrese thonin “Amanet Shqipėrinė. Tė rrojė Shqipėria e lirė” dhe nuk thonin “Amanet mushkat e Ali hajdutit”. Kjo plejadė politikanėsh u rritėn dhe u edukuan nga shekujt jo duke u bėrė politikanė pėr tė vjedhur, pėr tė vrarė dhe tė mos ketė ligj qė t’i dėnojė. Por ndėrtuan atė shtet qė ishte model nė Ballkan dhe Europė, i dha kėtij vendi ligjin dhe shtatin ligjor. Kur bridhje gjithė Ballkanin dhe nuk tė pėrdhunonte dot njeri, tė vriste apo tė vidhte si sot, por ka akoma tė gjallė qė e faktojnė qetėsinė e asaj kohe tė Mbretit Zog dhe me pasaportėn dhe lekun e tij shėtisje gjithė botėn. Ishin ata fisnikė qė vinin nė politikė me pasuri si gjigandi Mit’hat Frashėri dhe largoheshin nga politika pa kėpucė dhe pasuri. Politikani dhe ligjvėnėsi nuk ishte hajdut dhe i pangopur qė tė bėnte miliona por ishte talent, prirje dhe trashėgimi me politikė dhe shumė revolucionar, por ikėn nėpėr Europė dhe Amerikė se nuk patėn sukses. Mundohuni sa tė doni me emisionet tuaja qė tė pėrjetėsoni pushtetin por jo, mos t’u gėnjejė mendja se historia, politika dhe trashėgimia janė qindra vjeēare. Ata heronj dhe dėshmorė tė kombit qė dhanė jetėn pėr tė, nuk e dhanė tė pėrjetėsojnė hajdutėrinė, krimin dhe perversin. Ata edhe sot kur vdesin thonė “Tė rrojė Shqipėria e lirė” dhe “Shpėtoni Shqipėrinė nga krimi, prostitucioni dhe anarshia”! Princi i vogėl kur thotė unė jam mirė kur Shqipėria ėshtė mirė. Ju duhet tė kuptoni se Shqipėria ėshtė e robėruar dhe po vuan nga sėmundjet e komunizmitt dhe demo-komunizmit 60-vjeēar. Ai thotė po punoj dhe duhet tė punoj qė brezi i tij tė ketė shtetin ligjor dhe Shqipėrinė dhe shqiptarin e lirė nga vargonjtė e kėsaj politike revolucionarėsh tė paskrupullt, tė cilėt akoma po mundohen ta ndėrrojnė pushtetin me dhunė duke vėnė nė funksion vjedhjen e votės saqė populli nuk do t’i votojė. Pa mendoni qė 70% e popullit nuk del nė votime dhe kėta tė paudhė me “politikėn” e tyre po luajnė hidh e prit me 30% tė elektoratit shqiptar. Pse nuk bėni kėto llogari dhe tė tjera qė po ju diskrediton Europa me raportet e saj, por bėni pyetjen sa naive dhe tė frikshme se, a do vini mė nė pushtet dhe a po organizoheni?! Ēudi pse i kemi kėto shoqata tė dala nga skėterra komuniste po partitė e traditės me shumė elementė qė kanė nė pėrbėrjen e tyre. Ti zotėri, mos vallė nuk do ndėrgjegjėsohet ky popull, mos vallė kulturėn dhe aftėsitė tuaja tė qeverisjes dhe ligjvėnies shkatėrrimtare mendoni se pėrjetėsuat pushtetin?! Jo, jo. Kurrėn e kurrės. Ne qė duam Shqipėrinė dhe tė drejtat tona dhe i gjithė ky popull do vijė dita qė do tė votojė i lirė pa kobure dhe frikė pėr fėmijėt e tyre pėr tė nesėrmen sociale. Nuk mbahet mė pushteti me metoda arkaike dhe dalė boje. Me ju u mėrzit Europa dhe dreqi me tė birin. Ju po pėrpėliteni duke u munduar tė nxirrni nė pah legjendarin e komunizmit, por jo zotėrinj. Koha po punon pėr Shqipėrinė, pėr popullin e mjerė. Shtresa e pėrmbysur nga kuēedra e kuqe po lulėzon dhe po arsimohet kudo nė Europė dhe Amerikė dhe do vijė dita shumė e afėrt tė jepen rezultatet e saj, megjithėse i refuzoni, i denigroni dhe s’i fusni nė ato farė ministrish qė po i mbani me shpirt ndėr dhėmbė nga sulmet e Europės pėr krim, trafiqe dhe prostitucion. Do vijė koha kur ky popull do i kėrkojė vetė dhe do i vėrė nė krye. Ju e hodhėt poshtė trashėgiminė e genit dhe ADN, por ajo pas 50 vjetėve triumfoi pa lejen tuaj, nuk u mori leje. Po kėshtu unė desha t’ju heq merakun, zoti drejtues i emisionit se ėshtė shumė e afėrt dita kur kjo shtresė e mbartur me vjedhje, krime tė padėnuara, korrupsion dhe prostitucion do tė pėrmbyset dhe do vihet nga brezat qė vijnė shteti ligjor dhe ligje jo pėr kėta politikanė qė tė pėrjetėsojnė vjedhjen dhe Shqipėrinė, por ligje qė tė mbrojnė Atdheun dhe popullin e shumėvuajtur. Kurrė mos mendoni se ka trashėgimi krimi i padėnuar dhe pasuria e vėnė mbi krimin. Mė thuaj njė rast dhe unė do e pranoj pėr vendin tim. Guri do tė shkojė nė vendin e tij, doni ju apo s’doni.

      Ju vetė me shkollė tė lartė, apo me intuitėn tuaj nuk e vini re njė dukuri tė tillė. Po pse si mendoni ju se hajdutėt qė dogjėn, vranė e ndanė Shqipėrinė midis tyre nė mėnyrė tė papėrgjegjshme do i pėrjetėsojnė kėto. Jo, jo, kurrė. Shqiptari nuk e ka harruar dhe s’e harron kurrė ku e ka kufirin dhe tokat e tij, se i ka me djersė shekull pas shekulli. Le tė mos votojnė as pėr Ēamėrinė, as pėr Shqipėrinė dhe shtetin ligjor tė saj, por ashtu si historia dėnoi gabimet e Eqrem bej Vlorės me shokė ashtu do tė dėnojė edhe tė kėtyre qė po zvarriten tė mashtrojnė Amerikėn dhe Europėn. Po, si thua zotrote, deri kur do tė vazhdojė?! Sepse i dashur edhe brezat, edhe historia pėrsėriten. Ēdo gjė lind, zhvillohet dhe ngordh, ose vdes. Ėshtė ky ligj qė mua dhe shtresės sime mė jep shpresė. Mė mirė shiko se kush po mbaron universitetet dhe lauratet nė botė nga shtresa ime dhe do tė tmerrohesh se pėr t’i vrarė nuk i vret dot mė se edhe ata do tė dinė tė mbrojnė veten dhe Atdheun e tyre. Pra ne po pėrgatitemi tė marrim pushtetin me votėn e popullit dhe jo me revolucion. Revolucionit i ka ikur koha. Radhėn e ka diplomacia, kėtė e ka trashėgimi kjo shtresė qė u pėrmbys, pėr kėtė tė jeni mė se tė sigurtė. Mjerė kush u pėrzie me krimin. Mbasi nė shekuj dhe nė botė nuk ka krim pa u dėnuar, ēdo gjė, zotėri, ėshtė e pėrkohėshme dhe ne jemi mėsuar tė presim qoftė duke na vrarė, qoftė duke na burgosur apo internuar. Pra, si e shikoni ne jemi shumė tė qetė dhe tė vendosur, jo si Butka dhe Isa Boletini qė e humbėn durimin nė atė Shou politik.

Hysen Ismail Haxhiaj

Kryetar i Shoqatės Kombėtare tė tė Persekutuarve tė Shqipėrisė

 

Mons. Vinēens Prennushi, poet i ėmbėl i qytetit tė vet

      Lindi nė Shkodėr mė 4 shtator 1885 nė njė familje tė varfėr nė lagjen Rus. Studjoi nė Bosnje, aty ku studjoi Fishta e shumė tė tjerė, po edhe nė Itali, Poloni dhe nė Austri.

      Mė 1911 botoi nė Sarajevė veprėn e tij tė parė “Kangė popullore gegnishte”, me tė cilėn fillon botimi i famshėm “Visaret e kombit”. Pėr kėtė vepėr pati marrė pėrgėzime nga tė gjithė shqiptarėt, brenda e jashtė atdheut.

      Mė 1919 botoi dramėn “E tradhtuemja” (botimi II, 1931) nė Shkodėr. Mė 1921 u botua dhe pati jehonė tė gjerė pėrmbledhja e tij poetike “Gjeth e lule”, Shkodėr. Poeti i ėmbėl melankonik, “poeti i qytetit tė vet”, siē e ka quajtur prof. E. Ēabej, me tė cilin kishte miqėsi tė madhe. Ka kėtu shumė poezi patriotike si “Lufta”, “Shpata e Skėnderbeut”, “Urata e ushtarit shqiptar”, “Burri shqiptar”, “Prej kėshtjellės sė Rozafatit”, “Kuq e zi”, “Grueja shqiptare”, “Ushtari i vogėl”, “Bija shqipare”, “Hot e Grudė”, “Nana e atdheut”, “Ndėr burgje tė Rozafatit”.

      Mė 1924 botoi nė Shkodėr romanin “Fabiola apo kisha nėn dhe e mbi dhe”. E pėrktheu nga kadrinali Viseman. Pastaj botoi librin “Fjala e Zotit”, njė pėrmbledhje me predikime fetare qė ruajnė vlera pėr botėkuptimin e tij dhe artin oratorik. Pėrktheu dhe botoi romanin “Quo vadis” tė E. Sienkieviz (polak). Mė 1939 pėrktheu e botoi romanin e Silvio Pellico “Burgjet e mia”. Parathėnia u botua nga P. Benedikt Dema.

      Mbas vitit 1939 nuk botoi asgjė origjinale po u mor me pėrkthimin e kryeveprės epike gjermane “Dreizenhlinden” (Te tė bijtė), e Friedrich Wilhelm Weber, pėrkthim tė cilin me pseudonimin Epri e botoi nė “Hylli i Dritės” pjesėrisht, pasi shumė mbetėn dorėshkrime. Kėtė pėrkthim e ka realizuar sidomos kur ishte nė Delbinisht nga viti 1943 e deri sa e arrestuan nė verėn e vitit 1946. Dorėshkrimet e Weber-it (pėrkthime) si dhe dokumente tė tjera e materiale qenė copėtuar apo marrė.

      Pati lidhje me pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė inteligjencės shqiptare, me albanologė tė shquar dhe u ēmua e u nderua prej tė gjithėve si klerik i rangut tė lartė, si poet, pėrkthyes dhe si njėri ndėr patriotėt e shquar tė vendit.

Pėrgatiti Sandėr Pepa

 

Vinēens Prennushi

Nga vėllimi poetik “Gjeth e lule”, Shkodėr, 1925

Kreni

Po ti mos, moj flutur, ma,

Mos u sjell aq rreth kandilit,

Rueju, kqyr, shka je tue ba,

A s’mendon se flaka djeg?

 

Kish ta dijshe pse ta kande.

Atė dritė t’rrejshme, qi t’kercnohet,

Pse tue ndjekė at menden tande

Shkon e ven vedin n’rrezik?

 

Ik e mjerė sa s’je gandue,

Shporrju flakės e del nder ara

Ku ti mundesh me flutrue

Lule m’lule, gem mbi gem.

 

Po, kujt i flet?... A t’thashė? Qe, mbete

Pėrcllue e coftė pėr dhe,

E n’ma tė mbarmen fije jete,

Msove se krenija t’lshon.

 

 

Nana

M’i kande hyjt, qi ndrisin

Aq bukur atje n’qiell,

I due lulet e kandshme,

Kur njomshėm ēilin n’priell

 

Knaqem sa herė m’bjen zogun

Me e ndi pyllės tuj vallzue.

A i ve un veshin prronit,

Kah rrshet tuj gurgullue.

 

Por lulet aq s’i due,

S’i due aq hyjt vizluesa,

As m’knaqė blerimi i tokve,

Me sa janė zogj kėnduesa,

 

Sa m’knaqė pėrherė mue nana:

Virtytesh nji pasqyrė,

Nuk ka nevojė me m’folun,

Kam mjaft kue ajo m’kqyrė.

 

 

Prej kėshtjellit Rozafat

Ju, o kujtime me fletė tė prarueme,

Shkoni e ndalniu ndėr male e ndėr kodra

E m’diftoni lumnin, qė pat Shkodra

Ndėr stinė t’arta, qi moti i harroi;

 

Kur e Buenės dhe e Drinit e turrshme

Vala anmikun nder t’ndeshna s’e dronte

E si Shqypja mi male zotnonte

Sa Shqyptari nji beset qindroi.

 

Pse lahuta, qi motit me gzime

Kndoi lumnit e qindresėn e t’Parve,

Rrin sot shurdhė e s’u bahet Shqyptarve

Me e permendun njat kohė qi kaloi?

 

Ra n’mjerim porsi Solima motit,

N’mos paē valle, lsho ‘i brimė qi t’terbojė;

Der ku ty Perendija t’ndimojė

Njall qindresen n’ket vend, qi aq fort psoi.

 

Solima - quhej kshtu dikur Jeruzalemi

 

 

Kuq e zi

(28 Nanduer)

Fishkllon veri, ushton si duhija,

Bjeshkėt pėr rreth mushen me borė

Po kjo stinė per ne a me orė (fat),

Qysh se nji lule me rritė desht:

 

Rriti lulen kuq e zi,

Qi a ma e bukra e ksaj Shqypni

 

Ngjyra e saj njomsi prandvere,

Pertrin viset e Shqypnis;

Lule a kjo, lulja e lirisė,

Qi ne nderen n’vend na e ēon

 

T’falem, lule kuq e zi,

Si ty s’rritė ma kjo Shqypni

 

Kuq si gjaku, qi perhera

N’dej t’Shqyptarve idhtė pat vlue

Zi si futa, qi pat mlue

Njat anmik qi me e njoftė s’desht.

 

T’falem lule, kuq e zi,

S’t’ka kush, jo, posė ksajė Shqypni

 

Ty, t’bajnė burrat nder lamije,

Vash’ve parzmat jau stolisė:

Je nderue nder kombe e fise,

Si dhanti e t’Naltit Zot.

 

Shejte a lulja kuq e zi

E a ma e ēmueshmja e ksajė Shqypni

 

 

Nana e Atdheu

Me ty nanė der tash jetova;

Kaluen amel ditėt e mija

Por, qe sot po m’thrret Shqypnij,

N’sherbim t’sajė, o nanė do t’dal.

 

Shka ke nanė, qi po ligshtohesh?

Se aq pervajshem syt m’i prir?

Fort po t’dhimet sot yt bir,

Qi per atdhe me u shkri s’priton?

 

Nanė, mos druej, se s’m’dhimet jeta,

Atdheu m’gjen pėrherė gatue:

Por n’m’thaē ti, nanė, me dredhue,

Edhe at punė un mund ta baj.

 

-Shka the, bir, shka the se s’ndjeva?

A kshtu i flet nji nanės shqyptare?

Me e diejtė djalė se dalim fare,

T’hikunit tand un s’e duroj.

 

Del, djalė, del ku a tuj t’lypė vendi

E atij flamuri kuq e zi

Mos i u daj e per Shqypni

N’kjoftė nevoja deken ban;

 

Mos t’rrej mendja, bir, me kthye

I koritun nė ket dhe:

Jetė un t’dhaēė, por per atdhe

Jo per vedi rritė un t’kam.

 

 

Arti e kultura kanė zemėr tė madhe

-Intervistė me presidentin e Shoqatės Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrės”, z. Xhelal Halili-

“Shqipėria Etnike”: Kur u krijua Shoqata Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrės”?

Xhelal Halili: Shoqata Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrės” u krijua mė dt. 14. 2. 2001, me qendėr nė qytetin e Shkodrės. Ideja ime pėr krijimin e kėsaj shoqate lindi nga dėshira dhe pasioni qė unė kam pėr artin, meqė edhe nė rininė time tė hershme jam marrė me art, si dhe organizator i shumė aktiviteteve tė asaj kohe, nė ndėrmarrjen e hekurudhės, si dhe nė klubin e rinisė nė Shkodėr. Ideja u pėrmbush akoma mė tepėr kur nė Shkodėr nuk u zhvillonte asnjė aktivitet dhe arti ishte nė gjendje thuajse tė mjerueshme.

      Duke qenė misionar i pajtimit tė gjaqeve, sė bashku me kryetarin e kėtij misioni, z. Emin Spahia, organizuam njė koncert bamirėsie, pėr nder tė popullit vėlla tė Kosovės, tė cilėt gjendeshin pėrkohėsisht nė vendin tonė, pėr shkak tė spastrimit etnik nga genocidi shovinist serb.

“Shqipėria Etnike”: Kur keni organizuar spektaklin ose koncertin e parė dhe a keni patur sukses pėrsa i pėrket kėsaj?

Xhelal Halili: Spektaklin e parė e kam organizuar mė 14. 2. 2001 dhe pėr koinēidencė kjo pėrkon me ditėn e krijimit tė kėsaj shoqate, si dhe me ditėn e tė dashuruarve dhe desha tė shtoj se kėtė spektakėl e kam organizuar nė bashkėpunim me TV lokal Shkodra TV1, tė cilėt i falėnderoj pėr gatishmėrinė dhe interesimin qė kanė treguar, me qėllim qė t’i japim artit dhe kulturės sė qytetit njė fryt dhe zhvillim tė mėtejshėm. Nė kėtė spektakėl u thyen disa korniza qė ėshtė vepruar vite mė parė nga disa institucione tė artit, duke lėnė pa ftuar disa artistė dhe kėngėtarė nga rrethinat e qytetit si dhe mė gjerė, tė cilėt shquhen pėr profesionalizmin e tyre pasi nuk desha t’i pėrmend me emėr, por gjithsesi shpresoj qė kjo mos tė ketė ndodhur pėr shkak tė vendndodhjes sė tyre gjeografike, sepse kjo sipas mendimit tim nuk shpreh kulturė qytetarie, sepse nė art ka vend ēdokush qė tė shpalosė vlerat e tij artistike dhe ne si shoqatė i kemi dhėnė kėtė tė drejtė shumė elementėve tė rinj tė cilėt i pėrkasin kėsaj sfere, dhe e them me plot gojė qė tek ne do tė jenė tė mirėpritur gjithmonė.

“Shqipėria Etnike”: Meqė jemi tek historiku i shoqatės, a mund tė na tregoni pėr ecurinė dhe organizimin e koncerteve dhe spektakleve dhe deri kur shtrihet gjeografia kulturore?

Xhelal Halili: Po. Koncertet dhe spektaklet vijojnė njėri pas tjetrit dhe janė tė shumta, por do veēoja disa mė kryesorėt nga kėto. Pas koncertit tė larpėrmendur me rastin e San Valentinos, kemi organizuar njė spektakėl me rastin e 8 Marsit nė Kafen e Madhe tė qytetit tonė. Aktivitetet vijojnė po nė tė njėjtin vend, nė Kafen e Madhe me dt. 1. 4. 2001 organizova spektaklin e titulluar “Dita e bejtaxhinjve”, ku ishin tė ftuar tė gjithė bejtaxhinjtė e Shkodrės, si dhe kėngėtarė tė njohur tė qytetit tonė, si Bujar Qamili, Mukades Ēanga, Violeta Zefi dhe Ervin Bushati. Ky spektakėl them se pati mjaft sukses dhe u drejtua nga aktorja e teatrit, zj. Merita Smaja si dhe nga prezantuesja e shoqatės Alma Hoti.

      Vlen pėr t’u theksuar koncerti recital i kėngėtarit tė mirėnjohur nga trevat e Ulqinit, Shaban Gjeka qė u organizua nė Teatrin “Migjeni”. Ky koncert u mirėprit mjaft mirė nga populli artdashės shkodran, ku ky kėngėtar kėndoi pėr dy orė rresht para kėtij publiku i cili shėrbeu si urė ndėrlidhėse mes vlerave ndėrkulturore tė kėtyre dy qyteteve. Desha tė theksoj se gjatė dhėnies sė kėtij koncerti, kėngėtari Shaban Gjeka shoqėrohej pėr gjatė gjithė kohės nga grupi i valleve tė Ulqinit. Tė ftuar nga fusha e humorit ishin aktorėt e varietesė sė Tiranės, Met Bega dhe Marjana Kondi, si dhe kėngėtarėt shkodranė, Bashkim Alibali dhe Violeta Zefi, ku njė ndėr ta vlen tė pėrmendet edhe prezantimi plot finesė nga e mirėnjohura Silvana Braēe.

      Pėrsėri koncert recital po nė qytetin tonė, nė Pallatin e Sportit me kėngėtaren Elda Shabani (Madona) e shoqėruar nga trupa e baletit Super Star nga Tirana, si dhe shumė koncerte nė Pallatin e Kulturės nė qytetin e Lezhės, turne nė tė gjithė veriun e Shqipėrisė, Pukė, Fushė-Arrėz, Kukės, Burrel, Rrėshen, Kurbin dhe Krujė, ku gjej rastin tė falėnderoj ata tė cilėt dhanė njė kontribut tė veēantė pėr regjistrimin e tė gjitha aktiviteteve tė kėsaj shoqate duke e pasuruar arkivėn e saj me punėn e tyre tė palodhur dhe janė dy operatorėt Gazmir Mehmeti dhe Ndriēim Dyli.

“Shqipėria Etnike”: Pėrsa i pėrket aktiviteteve tuaja, ju shtuat mė lart se harta e tyre gjeografike shtrihet edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė. A mund tė na tregoni diēka rreth idesė sė kėtyre organizimeve?

Xhelal Halili:Vlen pėr t’u theksuar turneu i madh i koncerteve nė korrik tė vitit 2001 nė mbarė Kosovėn, titulluar “Festa e Lirisė”. Si nė tė gjitha koncertet e tjera populli vėlla i Kosovės na duartrokiti dhe na mirėpriti ngrohtėsisht. Nė kėtė turne kisha tė ftuar figurat mė tė spikatura tė artit shqiptar, mjeshtri i madh i skenės shqiptare, Mirush Kabashi, grupi i humorit “Gaz dhe Maraz” nga Malėsia e Madhe, kėngėtarėt Dava Gjergji, Fatmira Breēani, Zef Beka, Loreta Kaēka (Lori), Leonora Luca dhe Fredi Delaj. Nė kėtė koncert pėrshėndetėn duke i dhėnė dhe njė larmi grupi i valleve tė Ferizajt. Koncerte tė tilla kemi organizuar edhe nė Maqedoni dhe Mal tė Zi ku jemi pritur mjaft mirė dhe kemi pasur shumė sukses. Sh. K. A. “Jehona e Shkodrės” ka njė bashkėpunim tė frytshėm me tė gjithė artistėt e trevave shqiptare si brenda dhe jashtė kufijve.

      Vlen tė pėrmendet edhe njė koncert tė cilin e kemi organizuar nė Plavė dhe Guci, ku kemi bėrė njė sakrificė tė madhe gjatė udhėtimit vajtje-ardhje nga Vermoshi, ku si rezultat i reshjeve qė vėrshonin nė lumin e Vermoshit u vėshtirėsua kalimi nė anėn tjetėr, por me ndihmėn e miqve tanė atje, ne arritėm t’i bėjmė sfidė kėsaj, pasi kishim tė gjithė veglat muzikore dhe tė gjithė teknikėn, dhe njė ndėr ta qė dha njė kontribut pėrsa i pėrket kėsaj ishte Nik Buja dhe sapo arritėm nė pikėn e Plavės na u gjendėn pranė miqtė tanė atje. Tashmė dihet qė Sh. K. A. “Jehona e Shkodrės” ka njė ekskluzivitet tė plotė nė organizimin e evenimentit kryesor tė vitit, siē ėshtė bėrė traditė nė qytetin tonė, “Sofra Shkodrane”, ku qė prej katėr viteve organizon me mjaft nivel tė lartė kėtė show variete tė fundvitit, ku marrin pjesė artistė dhe tė ftuar specialė nga treva tė ndryshme shqiptare, siē ishte vitin e kaluar edhe bilbili i Kosovės, kėngėtari i madh Ismet Peja, sepse koncerte tė kėtyre pėrmasave, kuptohet qė pėrmbajnė nė vetvete elementė tė tillė artistėsh, tė cilėt i japin mjaft hijeshi programit.

“Shqipėria Etnike”: Duke pasur parasysh sukseset dhe mbarėvajtjet e tė gjitha aktiviteteve tuaja, a keni hasur ndonjėherė nė vėshtirėsi nė organizimin e tyre?

Xhelal Halili: Vėshtirėsi kuptohet qė edhe mund tė hasen ndoshta pėr disa arsye tė ndryshme, duke pasur parasysh anėn financiare, sepse ne i kemi mbuluar tė gjitha shpenzimet vetė, si transportin, teknikėn, akomodimet ndėr hotele, dietat, etj. Ka pasur raste qė edhe na kanė ndihmuar disa miq tanėt nė Kosėv, Plavė dhe Guci, siē ishte rasti nė Prizren ku Kryetari i Bashkisė sė kėtij qyteti sponsorizoi dietat dhe sallėn falas. Po kėshtu vlen pėr t’u falėnderuar Kryetari i Kuvendit Komunal tė Pejės pėr mikpritjen dhe akomodimin nė hotel dhe sallat falas. Duke marrė shkas nga kjo do i bėja njė apel edhe pushtetarėve tė qytetit tonė qė edhe ata tė kontribuojnė sadopak nė kėto fusha me pak sponsorizime, me qėllim qė t’i japim mė tepėr frymė dhe gjallėri artit dhe kulturės sė qytetit tonė, i cili e ka pasur traditė prej shekujsh, dhe mos ta lėmė atė tė rrėshqasė drejt greminės.

“Shqipėria Etnike”: Duke ju falėnderuar pėr punėn tuaj, ju urojmė suksese. A keni ndonjė mesazh?

Xhelal Halili: Mesazhi im ėshtė tė ngrejmė lart artin e kulturėn, pasi kanė zemėr tė madhe. Shqipėria ėshtė njė model. Gjithashtu ju falėnderoj pėrzemėrsisht pėr kėto rreshta qė rezervuat nė gazetėn tuaj, duke sensibilizuar mbarė opinionin publik shqiptar brenda dhe jashtė vendit, tė cilėve ua keni ofruar mundėsinė qė gazetėn “Shqipėria Etnike” ta gjejnė edhe nė faqen e internetit tashmė. Edhe njėherė faleminderit.

Intervistoi Sokol Pepushaj

 

Nė shekullin e XV nė Kastrat kishte skelė ku lundronin anijet

      Nė pjesėn e ulėt tė Kastratit, afėr bregut tė Liqenit tė Shkodrės ka njė vend qė quhet prej shumė shekujsh Viri. Dikur nė fillimet e shekullit XV nė regjistrin kadastral... tė 1416-1417 e gjejmė tė shėnuar kėtė emėr, si njė emėr toke e cila “pėrkufizohej”: pjesėrisht e lėrueshme e pjerėsisht pyll, ose kullotje, e quajtur Vira prej rreth 60 arash (afėrsisht 180 ha) tė lėrueshme dhe ka shumė pyll... E kjo tė jep tė kuptosh se kishim tė bėnim me njė vend mjaft pjellor e tė begatė pėr bujqėsi e blegtori e tjerė. Madje gjatėsia e kėsaj toke (afėr bregut tė liqenit) shkonte deri ku takohej me njė tokė tė quajtur Kamenica (fshati Kamicė). Gjithsesi objekt i kėtij shkrimi nuk ėshtė historia e tokės dhe kultivimi i saj ndėr shekuj, por ėshtė historia e bregut tė Virit qė ka shėrbyer pėr shumė shekuj si skelė (moderne) pėr kohėn, nga ku lidhej Kastrati e tėrė Malėsia e Madhe Madhe nė rrugė ujore me trevat e tjera shqiptare, me bregun tjetėr tė Liqenit tė Shkodrės dhe treva tė tjera tė Malit tė Zi. Mjerisht nuk kemi mundur tė pėrcaktojmė saktė vendin se ku ka qenė konkretisht Skela e Virit nga ku niseshin ēdo ditė varka e sule tė pėrmasave tė ndryshme, pse jo edhe anije tė vogla qė transportonin kryesisht mallra bujqėsor e blegtoral, por edhe njerėz tė ndryshėm qė rrugėtonin pėr nė viset ku kishin punė. Skela e Virit pėr shumė shekuj ishte mjaft e njohur, pasi ajo shėrbente si urė lidhėse jo vetėm e malėsorėve me trevat shqiptare tė pėrtej bregut tė Liqenit tė Shkodrės me treva tė ndryshme tė Malit tė Zi, por edhe pėr lundrime pėrmes liqenit, nė Lumin Buna e direkt nė Adriatik, duke u lidhur kėshtu me portet, limanet apo skelat moderne tė kohės (shqiptare) si Ulqini, Tivari, Budva etj. Sipas gojėdhėnave qė qarkullojnė deri nė ditėt tona thuhet se skela ka qenė e ndėrtuar me mjetet dhe pėrmasat e kohės sė njė skele, por Liqeni ka qenė shumė mė i ngushtė, dhe pasi ai ndėr shekuj u zgjerua, mbuloi me ujra, lym e rėrė ndėrtimet e kėsaj skele. Madje thuhet se lundrimi nuk u zhduk, por vazhdoi duke krijuar njė skelė portative qė lėvizte nga njėra dekadė nė tjetrėn, sipas zgjerimit tė liqenit, duke bėrė kėshtu qė ne tė mos kemi aktualisht ndėrtimet portuale tė njė skele ku pushonin e niseshin lundrat e tregtisė tė pafundme tė tregtarėve e fshatarėve malėsorė. Kjo skelė ka tėrhequr vėmendjen e autoriteteve qeveritare sunduese e pushtuese nė mėnyrė tė pėrhershme ku shpesh ėshtė bėrė objekt i ndalimit apo sekuestrove tė mallrave e tjerė. Por ėshtė interesant se Skela e Virit njihej nė axhendat e pėrfaqėsuesve tė shtetit tė Venedikut gjatė shekullit XVII, qė pretendonin t’i pushtonin disa nga vendet strategjike veriore tė Perandorisė Turke nė “koloninė” shqiptare. Pikėrisht pėr kėtė ne zgjodhėm pjesė nga relacioni i Nikolo Ericos, proveditor i jashtėzakonshėm i Kotorrit mbi vendet e popullsitė qė kohėt e fundit (1 mars 1692) kishin hyrė nėn zotėrimin e Venedikut nė Shqipėri, Hercegovinė e Mal tė Zi. Ky relator ndėr tė tjera shkruan: “... Skela nė Vir qė ndodhet nė bregun e Liqenit tė Shkodrės, por tani kjo skelė ėshtė mbyllur, sepse qarkullon murtaja. Nėpėr kėtė skelė kalojnė nga Shkodra e vende tė afėrta, lesh, lėkurė, dyllė e duhan...” (fq. 404, dokumente tė shekujve XVI-XVII... Vėllimi IV). Po ky relator pėrsėrit rėndėsinė e Skelės sė Virit me kėto rreshta: “... Kėtu pastaj, nė kohė tė voltishme, do tė mund t’i jepej nisje nė vendin e Virit qė u tha njė tregtie tė madhe me Shkodrėn e rrethet e saj dhe kėshtu shitja e kripės do tė ishte diēka e madhe...”. Nė kėtė pjesė tė relacionit ne mėsojmė se Skela e Virit kishte njė rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr Malėsinė e Madhe e rrethinat, por edhe pėr vetė zemrėn e Shqipėrisė Veriore (nė kėto kohė Pashallėk apo Sanxhak), Shkodrėn.

      Gjithsesi, megjithė hulumtimet tona ne nuk kemi mundur tė sigurojmė moshėn e saktė tė Skelės sė Virit, pasi pėr kėtė mungo dokumentacioni, por mendojmė se mosha e saj duhet tė jetė shumė e hershme, ndoshta qė nė kohėn e perandorive ilire me Agronin, Teutėn e Gentin, kur tė parėt e Malėsisė sė Madhe (nė zonat e ulėta dhe ato malore) banoheshin nga fisi ilir i Labeatėve, qė kishin si epiqendėr rrethinat e Liqenit tė asaj kohe (qoftė i madh apo i vogėl sa njė lum i lundrueshėm) e qė kishte emrin domethėnės Labeatis Lacus = Liqeni i Labeatėve. Madje kjo trevė ilire kishte vetė emrin Labeatia dhe qė kishte njė pozitė mjaft tė rėndėsishme ekonomike, ushtarake e administrative tė vetė shtetit ilir. Madje Labeatia kishte fabrikuar monedhėn e saj qė nga shekulli II para Krishtit. Nė revers tė sė ciės ėshtė vula Labia e Lundra, kurse nė avers ėshtė portreti i mbretit... (Preloc Margilaj, “Ilirėt flasin shqip - shqiptarėt flasin ilirisht”, fq. 371). Kjo skelė pushoi sė ekzistuari dalėngadalė pas vitit 1860 dhe vitit 1878 (Kongresi i Berlinit), kur oreksi i fqinjėve tė vonshėm serbo-malazez filloi tė rritej pėr grabitjen e trojeve safi shqiptare, nėn bekimin e Europės Plakė. Skela e Virit, pas kėsaj mė shumė shėrbente si vend nga ku niseshin lundra e varka kontrabandė me mallra e mjete luftarake, nė shėrbim tė luftėtarėve shqiptarė qė kėrkonin tė mbronin ēdo pėllėmbė truall tė Shqipėrisė Etnike. Edhe nė vitet e mė vonshme Skela e Virit nuk kishte ndonjė fat mė tė mirė, derisa ajo nė fillimet e shekullit tė njėzetė thuajse nuk ekzistonte as me namė e as me nishan. Mė vonė gjatė regjimit komunist (1945-1990) u shua edhe “kujtesa” e kėsaj skele, tė paktėn si simbol... Viti 1991, kur komunizmi u rrėzua, nė bregun e Virit filluan tė qarkullojnė varka e lundra (mė shumė primitive) qė filluan tė kenė si bazė kėto anė tė liqenit tė Shkodrės, duke u nisur nė drejtim tė brigjeve tė tjera tė liqenit, qė tashmė ishin pjesė e pamerituar e shtetit Serbi - Mali i Zi. Si pėr “forcė tė zakonit tė harruar prej shekujsh, bregu i Virit u rikthye nė njė skelė tė pakonfirmuar, nga ku niseshin dhjetra lundra e varka, duke lidhur dy brigjet e liqenit qė njėkohėsisht ishin edhe dy kufijtė e shteteve (Shqipėri - Mali i Zi). Kėto varka e lundra transportonin mallra dhe njerėz nga njėri breg nė tjetrin, madje ky transport zgjati edhe me vite, ndonėse shpesh ishte edhe me rreziqe tė mėdha, pasi ishte pa lejen e dy shteteve e qeverive... Por qė shpesh edhe “ndihmuan” nė mėnyrė reciproke tregtinė dhe ekonominė e dy vendeve qė nė fakt janė tė njė vendi, tė Malėsisė sė Madhe e Shqipėrisė tė ndarė pėrgjysėm... Padyshim momentalisht “Skela” e Virit ekziston vetėm si simbol i “harruar”, por jo njė pamundėsi ringritjeje nė kohėn e njė Europe tė bashkuar qė po vjen e jo qė po shkon...

Ndue Bacaj

 

Pėrgjaket Malėsia, kėnaqet qeveria

- Nė 5 ditė, 4 vrasje-

      Pa kaluar as dy javė nga koha kur ne filluam tė mburremi me Malėsinė e Madhe se pėr rreth 19 muaj nuk kishte pasur asnjėlloj vrasjeje, si pėr inat tė shqiptarėve dhe “qejf” tė qeveritarėve, pėr pesė ditė ndodhėn katėr vrasje makabre. E themi vrasje makabre pasi shteti, qeveria dhe policia ishin nė dijeni tė paktėn tė tre “sherreve” qė mund tė shuheshin pa asnjėlloj pasoje, por pėr kėtė duhej angazhimi i strukturave shtetėrore nė zbatim tė ligjit dhe vetėm tė ligjit. Mjerisht shteti nė kėtė rast jo vetėm nuk zbatoi detyrimet ligjore, por nėn rrogozė aktivizoi disa misionarė tė dyshimtė.

      Paralajmėrimi i kėsaj gjėme qė do tė zinte Malėsinė kishte muaj tė tėrė qė “paralajmėrohej” nga media, pushtetarė tė majtė dhe hallka tė pashkėputura tė ish-zinxhirit Sigurim i Shtetit, sot me emrin SHISH. E gjitha kjo gjėmė kishte njė ogur tė zi qė i sillej Malėsisė si njė korb qė kėrkonte prenė, ku me ēdo kusht kėrkohej qė Malėsia tė kthehej nė njė trevė tė mbytu nga gjaku e gjakmarrja, ku varka e shpėtimit tė ishte njė grua me fytyrė tė bukur, por zemėr tė zezė qė ka emrin Xhoana Nano (bashkėshortja e Kryeministrit grek tė Shqipėrisė) e cila pėr “ndihmėn” e saj do tė shpallej “Qytetare Nderi” e Malėsisė sė Madhe. Mjerisht me gjithė dėshirėn e Malėsorėve e shqiptarėve tė vėrtetė kjo profesi ogurzezė e qeverisė faqezezė ka filluar tė realizohet pasi katėr vrasje pėr pesė ditė janė njė tmerr i vėrtetė pėr njė trevė tėrėsisht autoktone, ku banorėt jetojnė bashkė me tė mirat e tė kėqiat qė prej tė paktėn qindra vjetėsh. Ende ne malėsorėt kemi mbetur tė shokuar nga indiferenca e organeve tė shtetitqė duhej ta ndalonin kėtė gjėmė qė ka gjetur Malėsinė, pasi ne deklaratat e vetė policisė tė dt. 3 prill thonė se vrasja ndodhi pėr motive tė njė ngatėrrese, ku vėllezėrit... kishin rrahur e lėnė pėr vdekje njė shokun e tyre pėr njė ngatėrresė “banale”, e nėse policia e paskta ditur kėtė sherr, pėrse shkaktarėt nuk u arrestuan e dėnuan, siē e pėrcakton ligji, e jo u la qė ky sherr tė merrte edhe dy jetė tė tjera dhe tė hapte varrė pėr shumė tė tjerė... E ku tė ndodhė kjo nė Bajzė tė Kastratit, aty ku kishte epiqendrėn kryengritja antikomuniste e vitit 1945, aty ku u takuan perėndimorja qė kėrkojmė t’i bashkohemi sot dhe lindja komuniste qė vazhdojmė ta vuajmė pa “mort”. Mjerisht pak ditė pas 13 prillit tė zi ndodhėn edhe dy vrasje, njė nė Hot, qė pėrsėri policia e drejtėsia e etiketojnė vrasje pėr gjakmarrje, qė nėse ishte kėshtu dhe ata e dinin pėrse lihej i lirė ai qė paska vrarė... Ndėrsa vrasja e po kėsaj dite nė Koplik tė sipėrm “justifikohet” si vrasje nga njė i sėmurė psiqik, kur nėse e dinin tė tillė, pėrse mos tė mbyllej atje ku e kanė vendin kėto qenie njerėzore tė dėmshme pėr shoqėrinė. Apo edhe kėtu u “kujtuan” vetėm atėherė kur njė i pafajshėm e pagoi me jetė “pakujdesinė” e shtetit apo tė dreqit. Gjithsesi shpresojmė se Malėsia ka forcėn e fisnikėrinė qė tė ndalojė pa vonuar kėtė “murtajė” qė tmerron shqiptarėt dhe “engletisė” qeveritarėt e djallit. Hė i marrtė djalli, se darka e tij janė herėt a vonė...

Ndue Bacaj

 

Alfred Moisiu kryeplak fshati

      Shqipėria tashmė mund tė quhet pa frikė se ėshtė i vetmi shtet nė botė qė nė krye tė tij ka njė kryeplak. Nė fakt nė krye tė shtetit ka qenė zgjedhė njė President konsensual, ēfarė do tė thoshte se ishte garant i vėrtetė i mbrojtjes tė Kushtetutės dhe vetė shtetit shqiptar, pa marrė parasysh interesat e partisė qeverisėse apo nė opozitė. Dalėngadalė Presidenti konsensual jo vetėm u shndėrrua nė njė “kukull” nė duart e mazhorancės, por edhe nė njė besprerė pėr opozitėn, ēfarė me sa duket e detyroi atė tė “lėrė” vullnetarisht detyrėn e presidentit dhe tė vetėzgjidhet kryeplak nė krye tė shtetit. E themi kryeplak pasi ka muaj qė nė dyert e Presidencės sillet njė dyzinė pleqsh (nė pėrgjithėsi dikur personalitete tė P. Punės) qė Presidenti Moisiu i ka emėruar me emrin domethėnės Kėshill i tė Urtėve dhe nė krye tė kėtij kėshilli pleqsh qėndron vetė “ish” Presidenti, tamam si njė kryeplak i “fshatit” tė Europės me emrin Shqipėri. Mjerisht kėshilli i tė urtėve apo mė saktė i pleqve tė “Moisiut” jo vetėm mblidhen mjaft shpesh duke realizuar kuvende e rekomandime qė “duhet” t’i zbatojė Parlamenti, Qeveria dhe politika, por bėjnė “ndėrhyrje” flagrante nė detyrimet ligjore qė ka ēdo institucion dhe i pėrcakton saktė Kushtetuta. Ndėrsa bashkėpunimi nė mes partive pozitare dhe opozitare tashmė ėshtė bėrė jo vetėm i pamundur, por gati shpėrthyes, ēfarė do tė thotė se ėshtė vėnė nė siklet vetė faktori ndėrkombėtar, e jo mė t’i zgjedhin fshatēe me pleq e kryepleq. Gjithsesi ėshtė interesant angazhimi nė kėtė Kėshill tė Urtis (pleqsh) tė shkrimtarėve qė tėrė jetėn i thurėn lavde komunizmit kriminal dhe kapove tė tij, angazhimi i juristėve e historianėve qė sulmonin demokracitė perėndimore e kapitalizmin pėr tė cilin gjoja sot po u digjet xhani e po sakrifikojnė, angazhimi i ndonjė hierarku tė qeverisė demokratike qė e mori duke punuar nga “urtia” (nėn tokė) dhe e “fryri” aq shumė sa e bėri sa njė elefant, e tashti qė ka rėnė nga pushteti e lezeti nuk pushon duke sharė e fajėsuar PD, pėr gjithēka po ndodh nė Shqipėrinė e sotme. Madje angazhimi shon edhe deri tek ndonjė plakė qė dikur shėtiste urinėn e diktatorit nėpėr Europė, apo tė ndonjė miku tė pėrhershėm tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Natyrisht shqiptarėt e dinė se nga ky Kėshill Pleqsh nuk do tė pėrfitojnė asgjė me pėrjashtim tė njė “medaljeje” (si dikur pėr ushqimin nė Meksikė), si vendi i parė nė botė qė kemi “shpikur” drejtimin e shtetit me kryeplak. Natyrisht njė vend tė parė pėr ēfarėdo arsyeje nuk kemi pse e refuzojmė, veēse pėr ta shijuar kėtė ne na duhet tė lutemi qė Zoti t’u shtojė ymrin pleqve tė Kėshillit dhe kryeplakut tonė, Alfred Moisiu, i cili nuk ėshtė mė shumė se njė kryeplak fshati, pasi Shqipėria i ngjan njė fshati tė Europės.

Ndue Bacaj

 

Pjezazh pukjan

      Jo shumė larg nga qyteti i Shkodrės, lartėsohet qyteti i Pukės. Mes malesh kryelarta tė veshura me vellon e blertė, qendisur me lulet shumėngjyrėshe, pėrshėndetur nga kėnga e bilbilit, e njomur nga uji i kristaltė i burimit, qėndron rrezatues ky qytet.

      Aty qėndrojnė sė bashku bukuria e qytetit, i pastėr si vetė malet, me rrugė tė asfaltuara, me shkolla, kopshte, ambulanca e spitale nė shėrbim tė njerėzve. Aty qėndrojnė kisha e xhamia si objekte kulti tė dy besimeve, nė bashkėjetesė prej shekujsh e me respekt tė ndėrsjelltė pėr njėri-tjetrin. E mbi tė gjitha qėndron malėsori pukjan, ai qė ruajti nga brezi nė brez cilėsitė mė tė mira, burrėrinė, besėn, bujarinė, pa u nėnshtruar erėrave joshėse e zhgėnjyese tė politikės. Malėsori pukjan nuk dogji, nuk dhunoi, nuk plaēkiti, nuk shkatėrroi, por ruajti e punoi pėr njė jetesė burrėrore dhe nė kohėt e vėshtira tė tranzicionit.

      Nė ēdo kohė pati pėrfaqėsuesit e vet por vlerėsimi i tyre bėhet me gjurmėt qė lanė tek ky popull e nė kėtė vend. Pas disa vite demokraci, Puka votoi pėr deputetin socialist Viktor Doda, burrė mirditor.

      Pukjanėt nuk gabuan, nuk u zhgėnjyen nga premtimet e ethet marramendėse tė fushatave tė tjera. Kėtė radhė e kishin gjetur njeriun pėr veten e tyre. Fjalėn e veprėn i kishte sė bashku e nuk pėrdoret shprehja justifikuese “Fajin e ka qeveria apo dikush tjetėr”. Ulja gju mė gju me malėsorėt, fshat mė fshat e njohu mė mirė me problemet e kėtyre njerėzve dhe i shtoi respektin e pėrkushtimin pėr punė, pėr t’u ardhė nė ndihmė njerėzve qė e respektuan me votėn e tyre.

      Ai punoi e punon qė jo vetėm ato qė u arritėn me kėtė deputet si drita 24 orė, spitale, shkolla, rrugė tė asfaltuara, pėrpjekje pėr punėsim, por edhe qė dalėngadalė pukjanit t’i kthehet qetėsia shpirtėrore.

      Ky ėshtė shembull qė deputetėt e tjerė e sidomos ata tė Veriut tė Shqipėrisė, ku problemet janė tė shumta, tė shohin veten e tė analizojnė.

      Ky burrė gėzon respekt nga malėsorėt pukjanė pa dallim feje e bindje politike, gėzon emrin e nderuar deputet.

      Ju lutem, deputetė, gjykoni dhe i shėmbėlleni sadopak kėtij burri, mos mendoni vetėm pėr vete e pėr tė afėrmit tuaj. Ruajuni nga mallkimi i kėtij populli qė ju bėn apel. Mos gėzoni emrin depėrvet, por deputet, siē e gėzon i nderuari deputeti ynė Viktor Doda.

Shan Sokoli

 

Ngushėllim

      Kėto ditė u nda nga jeta, pas njė sėmundjeje tė rėndė, nė moshėn 62-vjeēare Fejzi Gushta. Ai njihej si poet dhe publicist. Ai ishte bashkėpunėtor i rregullt nė disa media tė shkruara dhe elektronike, duke pėrfshirė kėtu edhe gazetėn “Shqipėria Etnike”. Ka botuar dhjetra libra me poezi dhe sė fundi vėllimin poetik “Koleksioni i lotėve”, duke lėnė nė dorėshkrim edhe disa vėllime tė tjera me vlera.

      Vdekja e tij ishte njė humbje jo vetėm pėr familjen, pėr shokėt dhe miqtė e tij tė shumtė, por edhe mė tej ishe njė humbje edhe pėr ata me tė cilėt komunikoi aq bukur pėrmes vargut tė tij tė ngrohtė dhe publicistikės alternative.

      Ne marrim pjesė nė kėtė hidhėrim dhe i shprehim familjes ngushėllimet tona.

Redaksia

 

Departamenti i Shtetit Amerikan e quan Shqipėrinė shtet frike

      Pamja e Qeverisė nė fushėn e tė drejtave tė njeriut mbeti e dobėt nė disa fusha; megjithėse pati disa pėrmirėsime, mbeten probleme serioze. Policia rrahu ose abuzoi tė dyshuar, tė ndaluar dhe tė burgosur. Kushtet e burgjeve mbeten tė kėqija. Policia nė disa raste arrestoi dhe ndaloi arbitrarisht persona tė arrestuar dhe tė ndaluar dhe ndalimi i zgjatur para gjyqit ishte njė problem. Qeveria me raste shkeli tė drejtat e nėnshtetasve pėr intimitet. Ndėrhyrja politike nė media mbeti problem. Policia sipas raportimeve pėrdori forcė tė tepėrt kundėr protestuesve. Veprimet e eliminimit tė inidividėve, kryesisht tė lidhura me gjakmarrjet tradicionale rezultuan nė disa vrasje dhe njė atmosferė frike. Dhuna shoqėrore dhe diskriminimi kundėr grave dhe fėmijėve ishin probleme serioze. Diskriminimi shoqėror kundėr minoriteteve fetare dhe etnike, veēanėrisht kundėr romėve dhe egjiptianėve, vazhdoi. Puna e fėmijėve ishte problem. Trafikimi i personave mbeti njė problem, pėr trajtimin e tė cilit qeveria ndėrmori hapa.

 

Privimi arbitrat apo i jashtėligjshėm i jetės

      Nuk pati vrasje politike; megjithėse, forcat e sigurisė vranė njė person gjatė vitit. Nė janar, policia nė Korēė arrestoi dhe rrahu Gazmend Tahirllarin, i cili mė pas vdiq nė njė spital vendor pak kohė pas nxjerrjes nga ndalimi i policisė. Vijon njė mbulim zyrtar, ku helmimi pėr shkak tė alkoolit u raportua si shkaku i vdekjes; megjithatė, nėn presionin e Avokatit tė Popullit, rasti u rihap dhe u vedos qė Tahirllari vdiq si pasojė e hemoragjisė cerebrale qė vinte si rezultat i goditjeve nė kokė. Ministri i Rendit Publik pushoi Drejtorin e Policisė dhe Shefin e Komisariatit dhe gjashtė oficerėt e pėrfshirė drejtpėrdrejt nė rrahje u ndoqėn penalisht. Nė mars, ata u dėnuan (njėri nė mungesė), duke marrė dėnime qė varionin nga 4 muaj deri nė 16 vjet nė burg.

      Vendi vazhdoi tė pėrjetonte nivele tė larta krimi tė dhunshėm. Shumė vrasje vazhduan tė ndodhnin nė mbarė vendin si rezultat i veprimeve individuale apo “vigjilente” klanore tė lidhura me “gjakmarrjet” tradicionale apo konflitet mes bandave kriminale. Sipas Ministrisė sė Rendit Publik, mbi 14 individė u vranė nga gjakmarrjet, tė cilat bazohen nė Kodin mesjetar tė Lek Dukagjinit (“Kanuni”), i cili u praktikua nga individė sidomos nė pjesėn veriore tė vendit. Organizata joqeveritare (OJQ) Komiteti i Pajtimit Kombėtar vlerėsonte se 1,370 familje ishin vetėburgosur nėpėr shtėpi dhe qė 711 fėmijė pengoheshin tė ndiqnin shkollėn nga frika e hakmarrjes.

 

Zhdukjet

      Nuk pati raporte pėr zhdukje tė motivuara politikisht. Nė maj, tre ish-zyrtarė tė SHISH u arrestuan nė lidhje me rrėmbimin e Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhės nė vitin 1995. Megjithėse Kristopulli nė fund ishte liruar, vendndodhja e Hoxhės mbeti e panjohur. Sipas prokurorit, tre ish-zyrtarėt e SHISH, edhe pse jo tė akuzuar zyrtarisht, ishin dyshuar pėr rrėmbim dhe torturim tė Hoxhės. Dy prej zyrtarėve u arrestuan, njė mbeti nė burg, kurse tjetri u lirua me kusht dhe i dyshuari i tretė nuk dyshohej mė. Nė fund tė vitit, ēėshtja vazhdoi tė ishte nėn hetim.

 

Tortura

      Kushtetuta ndalon veprime tė tilla dhe Kodi Penal e bėn pėrdorimin e torturės njė krim tė ndėshkueshėm deri nė 20 vjet burgim, megjithatė, policia me raste rrahu dhe torturoi tė dyshuarit. Me raste, policia abuzoi dhe torturoi tė ndaluarit minorenė. Sipas njė raporti tė CRC nga viti 2000, policia hera-herės pėrdori kėrcėnime, dhunė dhe torturė pėr tė nxjerrė rrėfime. Pėr shembull, nė njė rast tė raportuar, oficerė policie u pėrpoqėn tė detyronin njė djalė 15-vjeēar tė pranonte vjedhjen, duke i goditur kėmbėt dhe duart e tij pėr orė tė tėra. Nė njė rast tjetėr tė raportuar, oficerė policie mbajtėn kokėn e njė djali 17-vjeēar brenda nė ujė pėr t’i marrė njė rrėfim. GSHDNJ pretendoi qė policia kishte vėnė nė shėnjestėr bashkėsinė e vogėl tė homoseksualėve nė vend.

      Kushtet e burgjeve dhe qendrave tė ndalimit mbeten tė kėqia, pavarėsisht nga pėrpjekjet e Qeverisė pėr tė trajtuar probleme tė tilla si mjedise tė kėqia dhe tejmbushja. Sipas Seksionit tė Bashkimit Europian pėr Reformėn Gjyqėsore, Operacionet e Azilit dhe Migrimit, tė ndaluarit kishin akses tė kufizuar nė mjedise banje dhe dushi, ushqim tė pamjaftueshėm dhe nė disa raste kufizimet e hapėsirės i pengonin tė angazhoheshin nė praktika fetare. Stafi i burgjeve kishte trajnim tė dobėt. Tė burgosurit dhe tė ndaluarit kryen trazira nė Shkodėr dhe Peshkopi, si dhe zhvilluan greva urie nė Vlorė, Berat dhe Pėrmet pėr tė protestuar kundėr kushteve tė kėqia tė jetesės.

 

Arrestimi dhe ndalimi apo dėbimi arbitrar

      Kushtetuta ndalon arrestimin dhe ndalimin arbitrar, megjithatė policia me raste arrestoi dhe ndaloi persona arbitrarisht. Paraqija e pėrgjithshme e zbatimit tė ligjit mbeti e dobėt. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbeten pengesa madhore ndaj zhvillimit tė njė force tė efektshme, civile tė policisė. Korrupsioni mbeti njė problem mes forcave tė policisė dhe pagat e ulėta dhe korrupsioni i shfrenuar nė mbarė shoqėrinė e bėri problemin tė vėshtirė tė luftohej. Zyra e Kontrollit tė Brendshėm (ZKB) brenda Policisė sė Shtetit u pėrqendrua mbi luftėn kundėr korrupsionit tė brendshėm dhe formave tė tjera tė kundėrvajtjes zyrtare. Pėrpjekjet e ZKB rezultuan nė disa raste arrestime tė profilit tė lartė, pėrfshi arrestimin nė qershor tė Shefit tė Policisė sė Aeroportit tė Rinasit dhe tre oficerėve tė tjerė pėr rolet e tyre pėr kontrabandimin e migruesve pa dokumenta, si dhe arrestimin dhe dėnimin e ish-Shefit tė Policisė sė Komisariatit Rajonal tė Vlorės pėr trafikim tė kokainės.

 

Lira e Shprehjes dhe Shtypit

      Ligji mbi tė Drejtat dhe Liritė Themelore tė Njeriut parashikon lirinė e shprehjes dhe tė shtypit dhe media ishte aktive dhe pėrgjithėsisht e pakufizuar, megjithatė, pati probleme serioze, themelore nė pėrdorimin e medias pėr qėllime politike. Ndėrhyrja politike nė media mbeti problem. Botuesit dhe pronarėt e gazetave, shpesh redaktonin artikujt pėr t’u shėrbyer interesave tė veta politike dhe ekonomike. Tirazhi total ditor i tė gjitha gazetave u vlerėsua nė 76,500. Partitė politike, sindikatat dhe shoqatat e grupet e ndryshme botonin gazetat e revistat e tyre. Media opozitare ishte aktive, por shtrėngohej nga profesionalizmi i kufizuar dhe mungesa e financimeve. Me raste, kundėr gazetarėve u pėrdor dhunė fizike; politikanė tė pakėnaqur me pasqyrimin nė media hera-herės sulmuan apo kėrcėnuan anėtarė tė medias. Nė tetor, gazetari televiziv Ilir Babaramo akuzoi Ministrin e Rendit Publik, Luan Rama, se e kishte sulmuar fizikisht nė njė lokal publik. Sipas raportimeve, Rama ishte inatosur nga raportimi i pafavorshėm i Babaramos mbi numrin e krimeve tė pazgjidhura, tė bujshme tė kryera gjatė mandatit tė Ramės. Raportimet e shtypit treguan se rojet trupore tė Ramės gjithashtu kishin goditur me shkelma e grushta Babaramon derisa kishin ndėrhyrė tė pranishmit. Disa grupe gazetarėsh dhe organizata tė tė drejtave tė njeriut bėnė thirrje qė Rama tė largohej nga posti; Rama, njė ish-gazetar, dha dorėheqjen pas 2 ditėsh.

      Qeveria nuk kufizoi aksesin nė internet; megjithatė mė pak se 1 pėrqind e popullsisė kishte akses nė internet, sepse ky ishte tepėr i kushtueshėm. Qeveria nuk kufizoi lirinė akademike.

 

Liria e lėvizjes

      Band kriminale tė organizuara e bėnė trafikimin e imigrantėve tė jashtėligjshėm - shqiptarė, kurdė, pakistanezė, kinezė, turq e tė tjerė nga Lindja e Mesme dhe Azia - njė biznes luksoz. Meqenėse pėrpjekjet nė vazhdim pėr interceptim dhe shkatėrrim tė skafeve nė mėnyrė tė efektshme mbyllėn rrugėn pėr nė Itali, trafikantėt filluan tė pėrdornin rrugė tokėsore, duke kaluar nė Maqedoni apo Mal tė Zi, apo duke pėrdorur dokumente tė rreme pėr t’u larguar nga vendi me avion apo traget.

 

E drejta e qytetarėve pėr tė ndėrruar qeverinė e tyre

      Raporti paraprak i ODHIR theksoi qė problemet nė zgjedhjet vendore tė tetorit 2003 vazhduan tė ekzistonin. Pėr shembull, shumė qytetarė nuk ishin nė gjendje tė votonin sepse emrat e tyre nuk ishin nė listat e votuesve. Anėtarė tė komisioneve zgjedhore tė qeverisė vendore dhe komisioneve tė qendrave tė votimit kishin pėrgjithėsisht trajnim tė dobėt dhe nuk njiheshin me kodin e ri zgjedhor dhe udhėzimet kryesore nga KQZ. Nė periudhėn pas zgjedhjeve, pasi shumė sfida ligjore pėr rezultatet e zgjedhjeve nga partitė qė humbėn nė zona tė ndryshme, pėrfshi edhe dy qytetet kryesore, Tiranėn dhe Durrėsin.

      Nė nėntor, nė Himarė pati pėrsėritje tė zgjedhjeve - njė zonė ku njė popullsi e madhe pretendon orogjinė greke - pas raportimeve tė shkeljeve serioze tė votimit. Megjithėse anėtarė nacionalistė tė PS vendore provuan tė manipulonin rezultatin e zgjedhjeve duke falsifikuar rezultatet, KQZ i ktheu kėto rezultate dhe verifikoi qė kandidati i PBDNJ - qė pėrfaqėson interesat e pakicave tė vendit, pėrfshi edhe pakicėn greke - kishte fituar zgjedhjet. Nė dhjetor, pati rivotim edhe nė 118 qendra tė Tiranės, pjesėmarrja nė votime ishte e ulėt dhe u raportua pak parregullsi tė rėndėsishme.

      Nė tėrėsi, zgjedhjet vendore ishin njė hap madhor pėrpara, me paraqitje tė mirė nga policia, shumė zyrtarė vendorė tė zgjedhjeve, dhe institucionet zgjedhore. Gjithsesi, zgjedhjet u dėmtuan nga refuzimet e pėrsėritura tė udhėheqjes politike nė dy partitė kryesore pėr tė pranuar rezultatet qė nuk u pėlqenin.

      Njė numėr partish politike morėn pjesė nė sistemin politik; Partia Socialiste (PS) dhe PD ishin dy mė tė mėdhatė dhe mbanin shumicėn e vendeve nė Kuvend. PS, e formuar nga Partia Komuniste e vjetėr nė vitin 1991, ishte partia qeverisėse gjatė vitit. Koalicioni i saj nė fund tė vitit pėrfshinte PBDNJ dhe Partinė Social-Demokrate. Kryetari i PS, Fatos Nano, gjithashtu shėrbeu si Kryeministėr. PD, e udhėhequr nga ish-Presidenti Sali Berisha, ishte partia kryesore opozitare e Qeverisė.

 

Gratė

      Dhuna kundėr grave dhe abuzimi bashkėshorto mbeten probleme serioze. Nė shoqėriėn e vendit qė ėshtė tradicionalisht i dominuar nga meshkujt, pranimi kulturor dhe pėrgjigja e dobėt e policisė bėn qė shumica e abuzimeve tė mos raportohen.

 

Fėmijėt

      Pėrkushtimi i Qeverisė ndaj tė drejtave dhe mirėqenies sė fėmijėve ėshtė kodifikuar nė ligjin vendas; megjithatė, nė praktikė pati pėrkushtim tė kufizuar. Ligji parashikon tė drejtėn pėr tė paktėn 8 vjet arsim falas dhe gjithashtu autorizon shkolla private. Ndjekja e shkollės ėshtė e detyrueshme deri nė klasėn e 8 (ose deri nė moshėn 18-vjeēare, cilado tė arrihet mė shpejt). Megjithatė, nė praktikė shumė fėmijė e lanė shkollėn mė shpejt se sa i lejon ligji me qėllim qė tė punojnė me familjet e tyre, sidomos nė zonat fshatare. Sipas njė studimi tė kryer nga CRCA nė vitin 2000, afėrsisht 38 pėrqind e adoleshentėve lanė shkollėn pėr tė siguruar punėsim, megjithatė, Qeveria e pėrcaktoi kėtė shifėr 3 pėrqind. Sipas Ministrisė sė Rendit Publik, gjatė vitit u raportuan 33 raste krimesh seksuale kundėr fėmijėve. Trafikimi i fėmijėve, edhe pse jo i pėrhapur gjerėsisht, ishte problematik. Nė pak raste, kriminelėt rrėmbyen fėmijė nga familjet ose shtėpitė e fėmijės pėr t’i shitur pėr rrjete tė prostitucionit apo pedofilisė jashtė vendit dhe pati raportime qė disa familje ua shitėn fėmijėt e tyre trafikantėve.

 

Pakicat kombėtare, racore e etnike

      Minoriteti grek etnik, udhėhequr nga shoqata e tyre kulturore Omonia, ndoqi nė mėnyrė kolektive ankesat ndaj Qeverisė nė lidhje me zonat zgjedhore, arsimin nė gjuhėn greke, tė drejtat e pronės dhe dokumentet qeveritare. Udhėheqėsit e minoritetit u ankuan pėr mosgatishmėrinė e Qeverisė pėr tė njohur ekzistencėn e qyteteve etnike greke, tė tilla si Himara, qė nuk konsiderohen pjesė e “zonave minoritare” tė periudhės komuniste; pėr tė pėrdorur greqishten nė dokumente zyrtare dhe nė tabelat publike nė zonat etnike greke; pėr tė trajtuar efektshėm krimet e kryera kundėr grekėve etnikė, veēanėrisht pretendimet se pronat kolektive po merreshin ilegalisht pėrmes dokumentesh tė rreme dhe nė disa raste me mbėshtetjen e gjykatave; pėr tė pėrcaktuar pėrmasat e popullsisė greke etnike; dhe pėr tė pėrfshirė njė numėr mė tė madh grekėsh etnikė nė administratėn publike.

      Shkollat fillore publike nė gjuhėn greke ishin tė zakonshme nė pjesėn mė tė madhe jugore tė vendit, ku jetonin shumica e grekėve etnikė. Ēdo fshat nė kėtė zonė kishte shkollėn e vet fillore-tetėvjeēare nė gjuhėn greke, pavarėsisht nga numri i nxėnėsve dhe Gjirokastra kishte dy shkolla tė mesme. Megjithatė Omonia tha se grekėt etnikė kishin nevojė pėr mė shumė mėsim brenda dhe jashtė tė ashtuquajturave zona tė minoritetit.

      Maqedonasit etnikė jetonin nė radhė tė parė nė zonėn e Pogradecit, Devollit dhe Prespės, nė kufi me Maqedoninė; njė grup i vogėl malazezėsh dhe serbėsh jetonin nė veri tė Shkodrės; vllehėt dhe arumunėt jetonin nė rajonin jugor.

      Bashkėsitė rome dhe egjiptiane ishin ndėr grupet mė tė neglizhuara nė shoqėri.

 

Trafikimi i personave

      Ligji e penalizon trafikimin e personave dhe ofron ndėshkime pėr trafikuesit; megjithatė, trafikimi i personave, nė veēanti i grave dhe fėmijėve, mbeten probleme serioze. Korrupsioni dhe pėrfshirja e policisė nė trafikim ishte problem. Mungesa e ndjekjes penale tė trafikantėve mbeti problem; megjithatė, policia dhe prokurorėt pretenduan qė kishin shpėrbėrė 28 grupe trafikimi gjatė vitit. Trafikantėt qė u arrestuan shpesh u liruan pėr prova tė pamjaftueshme dhe nėse u dėnuan, shpesh u akuzuan pėr krime tė lehta ose morėn dėnime mė pak se minimumi pėr trafikim. Nė prill, autoritetet shqiptare dhe italiane arrestuan disa anėtarė tė njė rrjeti trafikimi fėmijėsh qė vepronte jashtė qytetit-port tė Durrėsit nė Adriatik, duke pėrfshirė njė nėpunės nė Portin e Durrėsit dhe kryetarin e zyrės vendore tė SHISH. Gjatė hetimit, i cili ishte nė vazhdim pėr 2 vjet dhe kryhej nė tė dyja anėt e Adriatikut, policia shpėtoi 30 fėmijė shqiptarė dhe arrestoi 40 persona. Rastet kundėr nėpunėsve tė doganės dhe tė SHISH nuk shkuan nė gjykatė deri nė fund tė vitit. Nė shtator, njė fshesė rajonale anti-trafik e quajtur Mirage II, rezultoi nė 125 arrestime pėr forma tė ndryshme tė trafikimit, prostitucionit dhe kontrabandės.

      Vendi ishte si njė vend burimi ashtu edhe vend tranziti kryesisht pėr gratė dhe fėmijėt e trafikuar me qėllim shfrytėzimi seksual dhe lypjen; megjithatė, numri i shqiptarėve dhe tė huajve tė prekur nga trafikimi pėr nė vende tė tjera ra. Vendi ishte njė rrugė tranziti pėr gratė dhe vajzat e trafikuara pėr shkak tė kotrollit tė dobėt tė kufirit, korrupsionit dhe afėrsisė me Greqinė dhe Italinė. Shumica e grave dhe vajzave tė reja tė trafikuara u transportuan nė Itali, Greqi dhe mė pak nė vende tė tjera europiane si Belgjika, Mbretėria e Bashkuar dhe Holanda. Megjithatė, tranziti ilegal nė vend u ul konsiderueshėm prej vitit 2002 kryesisht falė ndėrprerjes sė suksesshme tė trafikimit ilegal me skafe nėpėr Adriatik. Trafikantėt pėrdorėn rrugė tokėsore tė tilla si Shqipėri-Maqedoni-Greqi, ose falsifikuan dokumente pėr t’i transportuar viktimat e tyre me avion apo traget.

      Gratė dhe vajzat e huaja nė tranzit kryesisht vijnė nga Moldavia e Rumania dhe - mė pak - nga Ukraina, Rusia, Serbia, Mali i Zi (Kosova) dhe Bullgaria. Nė mėnyrė tipike, trafikantėt konfiskonin dokumentet e viktimave, i keqtrajtonin fizikisht dhe seksualisht dhe shpesh i detyronin tė punonin si prostituta pėrpara se tė largoheshin nga vendi. Edhe gratė shqiptare edhe ato tė huaja tė trafikuara nga rrjetet e krimit tė organizuar shqiptar, abuzoheshin, torturoheshin dhe pėrdhunoheshin. Trafikantėt gjithashtu mund tė kėrcėnojnė edhe shumė nga anėtarėt e familjeve tė tyre.

      Policia shpesh ishte drejtpėrdrejt ose tėrthorazi e pėrfshirė nė trafikim. Pak punonjės policie dhe asnjė nėpunės qeveritar u ndoqėn pėr trafikim gjatė vitit. Avokatėt dhe gjykatėsit u manipuluan dhe iu dha ryshfet, duke lejuar trafikantėt ta blejnė lirimin nga ndėshkimi nėse arrestohen. Njėsia e Anti-Trafikimit brenda Nėn-Drejtorisė sė Krimit tė Organizuar dhe njė Zyrė e Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Rendit Publik i kushtuan vėmendje tė veēantė pėrfshirjes sė policėve nė trafikimin e njerėzve; Zyra e Kontrollit tė Brendshėm hetoi 266 raste pėrfshirjeje tė policėve nė tė gjitha format e trafikimit. Shumė nga kėto raste rezultuan nė lirime po shkarkime dhe njė numėr nė rritje zyrtarėsh tė policisė tė implikuar nė raste trafiku u pėrballėn me arrestim dhe ndjekje penale.

      Nė dhjetor, policia arrestoi disa ushtarė tė dyshuar pėr pėrdhunimin dhe trafikimin e njė vajze 16-vjeēare. Nė dhjetor dolėn raportime qė njė vajzė 16-vjeēare ishte futur nė mėnyrė tė jashtligjshme nė bazėn detare tė Bishtit tė Pallės pėr tė bėrė seks me shtatė marinarė gjatė njė fundjave 3-ditore.

Nga raporti i Departamentit tė Shtetit pėr Shqipėrinė

Krimet e shtetit nė emėr tė shtetit

Ėshtė tashmė njė realitet i hidhur fakti qė grupe kriminale kanė ējerrė me fuqinė brutale shtetin, nė emėr tė shtetit. Kjo sepse ėshtė anemike drejtėsia, kjo sepse tė drejtat e liritė e njeriut janė tė sakatuara, kjo sepse pasuritė shumė tė larta, madje edhe mė tė larta se tė shumė politikanėve amerikane tė njerėzve tė lidhur me pushtetin nė Shqipėri po fshihen nėn njė fustanellė farefisnie, miqėsie, tarafi, pse jo edhe mafieje apo terrorizmi. Denoncimet nė Shqipėri po ngelen vetėm nė hapėsirėn politike, por kurrnjėherė ligjore. Sa herė Kryeministri Nano ka akuzuar qeveritarėt, parlamentarėt, politikanė dhe sa herė ish-kryeministri Ilir Meta dhe tė tjerė kanė akuzuar pikėrisht Nanon. Pra ligji ėshtė thjesht njė shantazh qė nxjerr krye nė raste tė pėrfitimeve personale. Dhe kjo shtrihet mėpastaj deri tek njerėzit e thjeshtė qė jo vetėm u mungojnė gjėrat mė elementare, por u dhunohet liria, u nėpėrkėmbet dinjiteti, u kėrcėnohet jeta. Nga Misioni i Pajtimit mbarėkombėtar “Nėnė Tereza”, redaksia jonė depoziton njė vėrtetim ku thuhet se shtetasi shqiptar Marjan Fran Shqau, i datėlindjes 25. 05. 1977, ka jetėn tepėr tė rrezikuar nė Shqipėri, pasi ka probleme gjakmarrjeje meqenėse shumė vite mė parė gjyshi i tij pėr arsye vetėmbrojtjeje dhe qė nuk kish marrė dėnim nga shteti i asaj kohe, kish vrarė Elez Malin. Por pėr rrezikun qė e kishte prezent e permanent, Marjan Shqau deri ditėn qė u largua nga Shqipėria, lėshon alarmin edhe njė dokument i Partisė Lidhja e Legalitetit pėr degėn e Shkodrės qė ne e kemi nė dosjen tonė. Pra legalisti antikomunist Marjan Shqau, si njė anėtar e veprimtar i Forumit Rinor tė kėsaj force politike qė mė 1996 dhe si anėtar i saj qė mė 10. 09. 1997, duke qenė se kish marrė pjesė aktive nė shumė aktivitete, duke qenė pėrfaqėsues nė qendrat e votimit nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1996 si dhe nė zgjedhjet e pushtetit vendor, duke qenė edhe pėrfaqėsues i Partisė Lidhja e Legalitetit nė njė qendėr votimi pėr referendumin qė ėshtė zhvilluar mė 29 qershor 1997 pėr formėn e qeverisjes, ku nė fakt pati fituar monarkia si dhe nė mitingun paqėsor tė zhvilluar nė Tiranė mė 3 korrik tė vitit 1997, nė krye tė tė cilit ishte Madhėria e Tij,m Mbreti Leka i Parė, si dhe delegat nė konferencat e kėsaj partie nė Shkodėr, ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė hakmarrjes pėr ta eliminuar fizikisht. Madje edhe familja e tij, madje edhe tė afėrmit e tij i janė kėrcėnuar. Gjithsesi jeta e Marjan Shqaut u rrezikua sė tepėrmi pas fillimit tė protestave tė tė gjitha forcave tė djathta shqiptare mė 7 shkurt 2004 nė Tiranė, nėn thirrjen “Nano ik!”, ku policia e shtetit rrahu, dhunoi, madje edhe prangosi shumė njerėz tė pafajshėm. Pas kėtij mitingu protestues e paqėsor ku Marjani ishte prezent, forca kriminale tė shtetit i janė sjellė rreth shtėpisė, ndoshta edhe pėr ta vrarė. Por gjithsesi, ajo ēka i duket mė alarmante gazetės sonė ėshtė fakti qė lidhjet e politikės me krimin ofrojnė njė realitet tė frikshėm.

Sokol Pepushaj

 

Retrospektivė

Bajza, kryeqendra e Malėsisė sė Madhe, 5 vjet pas ēmendurisė sė vitit 1999, ka ndryshuar pak

      Malėsia e Madhe, rrethi mė verior i Shqipėrisė, ėshtė njė nga trevat me historinė mė tė lavdishme nė tė gjitha trojet shqipfolėse. Nė periudha tė veēanta tė historisė sonė, ajo ka ditur tė nxjerrė figura tė spikatura, tė cilat kanė luajtur njė rol vendimtar nė shumė fusha. E nė kėtė kuadėr, ka spikatur gjithmonė Bajza e Kastratit, ose siē njihet, kryeqendra e Malėsisė sė Madhe.

      Megjithatė, jo gjithmonė Bajza ka kaluar periudha tė lehta gjatė viteve tė ekzistencės sė saj. Pėrveē pushtimeve tė ndryshme, pėrveē periudhės sė diktaturės mė tė egėr komuniste nė Evropė, Bajza pėrjetoi edhe tragjedinė e vitit 1997 dhe qė zgjati deri nė fund tė shekullit tė kaluar.

      Tragjedia e pranverės sė vitit 1997, solli edhe pėr Bajzėn e Kastratit njė situatė kaotike, aspak tė qetė dhe shumė tė vėshtirė. Megjithatė, viti mė i vėshtirė mund tė konsiderohet viti 1999. Ėshtė periudha kur jeta ishte mė e pasigurtė se asnjėherė. Nė atė kohė, shteti nuk ekzistonte. Trafiqet e tė gjitha llojeve ishin nė kėmbė. Femra nga Rusia, Moldavia apo vende tė tjera, trafikoheshin krejt hapur. Nė hotele apo motele, trafikimi i “mishit tė bardhė” ishte njė gjė krejt e zakonshme. Tė shumta ishin edhe rrėmbimet e vajzave tė reja, por edhe tė fėmijėve tė moshave tė mitura. Policia nuk kishte e aftė tė ndėrpriste kėtė rrjet gjigand trafiku. Armėt, tė cilat ishin njė gjė e zakonshme pėr Shqipėrinė, veēanėrisht pėr Bajzėn e Kastratit, trafikoheshin krejt haptas dhe kalonin pėrmes vendit tonė, edhe nė shumė shtete tė tjera. Jeta ishte me tė vėrtetė gjėja me mė pak vlerė ndėr tė gjitha tė tjerat. Tė shumtė ishin ata, qė nė kėto kushte, kur ishte kthyer nė mjet jetese vendosja e gjobave pėr tė gjithė, edhe tregtarėt e vegjėl, ku jeta ishte “nė fije tė perit”, kur njeriu pėr njeriun ishte thjeshtė njė objektiv pushke, rruga e vetme e shpėtimit ishte largimi nga Bajza e Kastratit dhe nga Shqipėria. Nė Bajzė tė Kastratit, ishte koha e lotėve dhe vajtimit kolektiv pėr fatin e keq.

      E, teksa kanė kaluar 5 vite nga 1999-a e tmerrshme, Bajza e Kastratit akoma nuk ėshtė e qetė, akoma nuk ka fituar ato qė ka humbur gjatė kėtyre viteve tė vėshtira. Me shumė probleme, ajo kėrkon tė ecė pėrpara, pa kthyer kokėn pas. Megjithatė, sot apelit tė vitit 2004 i mungojnė shumė persona, qė pėr shkak tė situatės shumė tė vėshtirė tė vitit 1999, u detyruan tė lėnė pas kujtimet mė tė bukura tė jetės, kujtimet e Bajzės sė mrekullueshme tė Kastratit, e cila duhet tė kalojė shumė kohė pėr tė harruar dhimbjet dhe bijtė e saj, tashmė larg saj.

Blerti Delija

 

Zoti Kryeministėr, kush i vrau rreth 6000 shqiptarė nė shtatė vjet?

      Nga ajo pranverė e pėrgjakshme e vitit 1997, kur bandat shpėrthyen depot e armėve dhe luftėn civile, ēka ēoi nė votimet e parakohshme tė 29 qershorit 1997, ku socialkomunistėt, pra pushtetarėt e sotėm uzurpuan pushtetin, e deri mė sot, sipas opozitės shqiptare janė pushkatuar rreth 6000 vetė. Kjo shifėr nuk ėshtė pėrgėnjeshtruar apo dhėnė ndonjė shifėr tjetėr. Gjithsesi, ajo ēka gazeta jonė e sheh si shqetėsim, madje si krim kundėr njeriut tė pafajshėm, veēmas kundėr opozitarėve, ėshtė fakti qė shteti diktatorial ka vrarė njerėz. Me kėtė rast, ne e shohim logjike t’i bėjmė njė pyetje tė thjeshtė Kryeministrit Fatos Nano: Kush i vrau 6000 shqiptarė? Nė mos qoftė kjo shifra e saktė, tė japė njė shifėr, por ama shkaqet t’i shpjegojė. Nė tėrė kėtė krim shtetėror, Shkodra, kryeqendra e veriut, epiqendra e qėndresės demokratike, ka qenė mė e goditura: Edhe deklarimi i Kryeministrit Nano nė Shkodėr gjatė njė vizite, se: “Si ta dojė Shkodra Fatosin dhe Partinė Socialiste, ashtu do ta dojė PS dhe Fatosi Shkodrėn”, ėshtė njė shantazh. Por gjithsesi ky ėshtė edhe realitet. Realitet i hidhur, pasi Shkodra ėshtė e mbuluar nga korrupsioni, krimi i organizuar politik, kontrabanda, gjakmarrja mesjetare etj. Kjo gjendje ka bėrė qė pėrveē atyre tė vrarėve, tė plagosurve, tė dhunuarve qė edhe kanė mbetur sakatė, shumė tė tjerė tė detyrohen tė braktisin Shqipėrinė, pėr tė siguruar jetėn. Partia Lėvizja e Legalitetit, ka mendimin se shumė shqiptarė largohen se nė format e lartcituara u rrezikohet jeta. Tė tillė janė edhe Bardhyl e Gentiana Kraja, mbi tė cilėt ėshtė ushtruar disa herė dhunė fizike e terror, persion psikologjik e deri tentativė pėr t’i vrarė. Terrorizmi nė Shqipėri ėshtė evident. Zublimi dhe kapja e dy personave kohėt e fundit nė Perash me telefona celularė qė komandonin mina me sahat, flet shumė. Pra ėshtė fjala se rrezikshmėria pėr jetėn ėshtė e madhe. Kėshtu edhe Bardhyl Kraja e familja e tij kanė qenė patjetėr nė shėnjestėr tė terrorit pėr t’i eliminuar fizikisht mė 17 janar 2003, rreth orės 00:30 minuta, kur lėndė plasėse, eksploziv, iu vunė nė banesėn e tyre. Nėse u dogj banesa, ata shpėtuan, pasi kishin ikur mė parė nga Shqipėria. Por shumė tė tjerė nuk i kanė shpėtuar vdekjes, pasi edhe shteti ėshtė i inkriminuar, ku sipas vetė Ministrit tė Rendit Publik, Igli Toska, rreth 70% e policisė ėshtė ose e paaftė, ose e lidhur me krimin e organizuar. Po a majftojnė vetėm deklarata? Po a mjaftojnė vetėm shifra? Beteja me krimin gjithsesi duket do tė jetė e gjatė dhe e vėshtirė, pasi pėrditė e pėrnatė po vriten njerėz.

Albert Vataj

 

Shqipėria si gjashtė shekuj mė parė, me ligjet e Kanunit

      Vetė gruaja e Kryeministrit shqiptar Fatos Nano, Xhoana Nano, sot ėshtė presidente e Misionit tė Pajtimit tė Gjaqeve. Kjo flet pėr impotencėn e shtetit dhe potencėn e Kanunit tė Lek Dukagjinit, njė draft ligjor ky i para 600 viteve. E, veriu shqiptar, veēanėrisht Rrafshi i Dukagjinit, vendi ku lindi kanuni i maleve, sot ka shumė probleme gjakmarrjeje, sa nė Shkodėr ėshtė njė lagje e tėrė me gjaksorė dhe qė ruhet privatisht nga tė ngujuar, ku fėmijėt nuk shkojnė as nė shkollė. Dhe shteti e di mirė, pasi ėshtė pagėzuar “lagjja e gjakut” dhe si Ministri i Arsimit, Luan Memushi, si pararendėsi i tij, Et’hem Ruka e kanė vizituar kėtė lagje, pas publikimeve nė shtypin e pavarur. Gazeta jonė ka treguar guxim dhe do tregojė, megjithėse edhe gazetarė na janė kėrcėnuar me vdekje dhe kemi vėnė nė dijeni shėrbimet amerikane, pėr probleme tė tilla apo analoge. Kėsaj radhe objekt i ynė ėshtė ky djalosh i ri qė shihni nė kėtė foto. Quhet Eduard Nikoll Gjonlekaj nga Dukagjini, lindur mė 28 qershor 1986. Dhe ėshtė viktimė e njė gjaku, megjithėse s’ka asnjė faj, megjithėse e do jetėn e Shqipėrinė. Familja e tij kishte njė gjak tė vjetėr me familjen e Pjetėr Gjokės. Pjetėr Gjoka vrau babain e Eduardit nė fillim tė shtatorit 2001, njė ditė tė martė. Gjaku i vjetėr nuk harrohet andej nga malet e Rrafshit tė Dukagjinit sidomos. Kjo, sepse gjyshi i Eduard Gjonlekaj, shumė vite mė parė kishte vrarė pėr konflikt pronėsie, toke, babain e Pjetėr Gjokės. E, megjithė vrasjet, as konflikti i pronės ende nuk ėshtė zgjidhur. Madje gjaku ėshtė thelluar, pasi dy janė pas vrasjes sė Nikoll Gjonlekaj, vetė vrasėsi ka shkuar tek shtėpia e Eduard Gjonlekaj, sė bashku me dy djemtė e tij, ku ka gjetur tė ėmėn e Eduardit, Dilėn dhe i ka thėnė se gjakun e babės e mora, por tė tjerėt duhet tė largoheni nga Shqipėria. U ka thėnė se kanė dy javė afat, besė, nė tė kundėrt atė grua, Dilėn dhe djalin, Eduard, do t’i vrasin e shtėpinė e gjėnė do t’ua djegin. Atė kohė Eduardi nuk ishte nė shtėpi, por diku jashtė duke luajtur me shokėt. Sapo ka shkuar nė shtėpi dhe i ka treguar e ėma ngjarjen, ai ėshtė larguar. Sot ky djalosh qė i kėrcėnohet shumė jeta, duket se ka marrė rrugėt e perėndimit, si shumė tė tjerė.

Denada Kraja

 

Detyrohet tė braktisė vendlindjen!

Quhet Ilir Qamil Kallmi. Ka lindur nė qytetin e Shkodrės mė 13 korrik 1972, trashėgimtar i njė familje me tradita patriotike dhe e papajtueshme me regjimin diktatorial tė Enver Hoxhės. Ėshtė i martuar me Suela Hydajet Kallmi, e datėlindjes 23 mars 1978 dhe sė bashku kanė dy djem, Revisin, e datėlindjes 30 maj 1998 dhe Eljonin, e datėlindjes 23 mars 2000. Iliri me fillimin e proceseve demokratike vihet tėrėsisht nė krahun e forcave progresiste tė udhėhequra nga Azem Hajdari e Sali Berisha. Me krijimin e Partisė Demokratike bėhet ndėr tė parėt anėtarė tė saj dhe identifikohet si njėri ndėr mė aktivėt nė demonstratėn e 2 Prillit nė qytetin e Shkodrės, ku mbetėn tė vrarė martirėt e demokracisė Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu si dhe u plagosėn 82 tė rinj e tė reja tė pafajshėm, qė aspironin pėr njė jetė mė tė mirė nė vendin e tyre. Strukturat famėkeqe tė ish-Sigurimit tė Shtetit qysh nė atė demonstratė rrethuan me rreth tė kuq edhe djaloshin shkodran, 19-vjeēarin Ilir Kallmi, i etiketuar si kundėrshtar i regjimit e aktivist i flaktė nė udhėn drejt demokracisė e progresit shoqėror. Votimet e 22 Marsit 1992 sollėn nė pushtet Partinė Demokratike me nė krye Sali Berishėn e populli mori frymė lirisht pas 50 vitesh diktaturė ndėr mė tė egrat e shekullit tė kaluar nė tėrė botėn. Nė vitet ’92-’97 Iliri nisi tė merrej me tregti nė shtete si Rumania, Turqia, Mali i Zi etj., dhe arriti tė krijonte kushte modeste pėr tė jetuar normalisht nė qytetin e tij tė lindjes. Nė vitin 1996 bleu njė ndėrtesė nė lagjen e Shirokės tė cilėn e ktheu nė Bar-Restorant-Hotel “Kallmi” i cili u bė edhe njėri ndėr lokalet e preferuara pėr demokratėt, veēanėrisht i prijėsit tė demokracisė, nderit tė kombit, tė ndjerit Azem Hajdari. Por, votimet e 97-s pas revoltave tė armatosura risollėn nė pushtet ish-komunistėt, tashmė tė kthyer nė socialistė e demokracia pėsoi goditjen mė tė rėndė nė vitet e ekzistencės sė saj. Ekstremistėt e majtė pas marrjes sė pushtetit nisėn gjuetinė e shtrigave, veēanėrisht kundėr kundėrshtarėve tė tyre tė vjetėr. Ata nuk kishin si ta harronin emrin e rrethuar me tė kuq tė Ilir Kallmit nė listat e ustallarėve tė vjetėr tė Sgurimit tė Shtetit qė tashmė bėnin ligjin. Qysh nga ky moment nis zbatimi i planit pėr eliminimin e gjithė kundėrshtarėve tė spikatur nė qytetin e Shkodrės e rrethe tė tjera tė vendit. Kėtu nis edhe pasiguria e jetės nė familjen Kallmi. Ilirit fillojnė t’i vijnė kėrcėnime anonime, pėr ta detyruar tė heshtė dhe tė mos vihet nė krahun e forcave demokratike, tashmė nė opozitė.

      Nė gushtin e vitit 1998 dega e PD organizon njė takim nė Lokal “Kallmi”. Teksa zhvillohej takimi, njė veturė afrohet me shpejtėsi dhe njė person qėllon me breshėri drejt xhamave tė lokalit, por fatmirėsisht pa shėnuar viktima. Presionet kundėr Ilirit sapo kishin nisur. Nė shkurt 1999, aty rreth orės 21 tė darkės, njė sasi tritoli e vendosur nė pjesėn anėsore tė lokalit shkakton dėme tė konsiderueshme.

      Por jo gjithēka pėrfundon kėtu. Ndėrsa Iliri nuk tėrhiqej, ekstremistėt e pushtetit shtonin presionet. Disa muaj mė pas i bie nė dorė njė letėr anonime. I kėrkonin 8 milion lekė tė cilat duhej t’i dorėzonte nė banakun e lokal “Kazazi”, tė cilat Iliri nė kėmbim tė jetės sė tij detyrohet t’i dorėzojė nė vendin e caktuar. Vetėm disa ditė mė vonė, pėrsėri njė letėr pėr 2 milion lekė por pa adresėn e vendit ku duhej tė dorėzoheshin, tė cilat Iliri nuk i dorėzon. Jeta e familjes Kallmi tashmė po bėhej e padurueshme nė qytetin e Shkodrės. Fyerjet, sharjet, grabitjet e deri kėrcėnimi me eliminimin fizik tė tij dhe pjesėtarėve tė familjes bėhen thuajse tė pėrditshme. Jeta nė kėtė familje e kishte humbur normalitetin. Iliri i palėkundur nė bindjet e tij dhe me shpresėn e largimit tė socialistėve nga pushteti nė votimet e 1 Tetorit 2000 angazhohet nė stafin elektoral tė zotit Ormir Rusi, i cili kandidonte pėr kryetar bashkie pėrkrah Esmeralda Uruēit tė PS, Namik Kamberit tė PR dhe Anton Gurakuqit tė PDK. Postin e kryetarit tė bashkisė e fitoi pėrfaqėsuesi i PD, zoti Ormir Rusi. Mė 8 tetor tė vitit 2001, nė orėt e vona tė darkės, policia troket egėrsisht nė derėn e shtėpisė sė Ilir Kallmit. Policė tė armatosur deri nė dhėmbė, me sjellje harbutėsh, pasi i terrorizojnė familjen e futin me forcė nė furgonin e policisė dhe pasi komunikojnė me radio me shefin e tyre, Milto Kordha, e dėrgojnė pa kurrfarė shkaku nė birucat e drejtorisė sė policisė, ku e lirojnė vetėm pas dy ditėsh. Ndėrkaq edhe njė tjetėr fatkeqėsi i shtohet familjes sė Ilir Kallmit. Nė mars 2001, djali i axhės sė Ilirit, nė grindje e sipėr pėr motive politike, plagos njė person nga fisi Kallmi, pasi jo tė gjithė ishin me Partinė Demokratike. Nė kėto kushte, kur jeta e Ilirit tashmė rrezikohej nga ekstremistėt e pushtetit dhe njerėzit e familjes sė njeriut tė plagosur nga djali i axhės sė tij, ai me shumė dhimbje detyrohet tė braktisė vendlindjen pėr t’u instaluar nė njė shtet ku jeta dhe liritė e personit mbrohen e garantohen me ligj. Kjo ndodhi nė qershorin e vitit 2003. Por fatin e familjes Kallmi nė qytetin e Shkodrės e pėrgjithėsisht nė trevat e veriut tė vendit e kanė qindra familje demokrate pas revolucionit tė armatosur tė vitit 1997, qė riktheu nė pushtet ish-komunistėt e regjimit diktatorial tė Enver Hoxhės, histori qė vazhdon egėrsisht edhe nė ditėt e sotme...

Rifat Ymeri

 

Shteti malazez nxit largimin e shqiptarėve nga trojet e tyre etnike. Shaqir Rukaj nga Kodrabudani, njėri ndėr viktimat e kėtij represioni shovinist...

      Shqiptarėt nė Republikėn e Malit tė Zi ndjehen gjithnjė e mė tė frikėsuar nė trojet e tyre etnike. Politika shoviniste serbo-malazeze e ka ulur dukshėm numrin e shqiptarėve tė cilėt aktualisht pėrbėjnė vetėm 6% tė popullsisė ose 45000 banorė nga 620000 qė numėrohen nė shkallė vendi. Shqiptarėt banojnė nė lokalitetin e Tuzit, pak nė qytetin e Barit dhe rreth 25000 nė qytetin e Ulqinit e rrethinat afėr tij. Tė drejtat dhe liritė e tyre vazhodjnė tė nėpėrkėmben dhe gjithė politika synon nė asimilimin e tyre deri nė detyrimin pėr braktisjen e trojeve etnike. Viktimė e kėsaj politike represive ėshtė edhe shtetasi Shaqir Rasim Rukaj nga fshati Kodrabudan, 4 km larg qytetit tė Tuzit. Ka lindur mė 2 Gusht 1967 dhe deri nė vitin 1998 sė bashku me familjen pėrgjithėsisht bėnte njė jetė normale. Ėshtė martuar me Lindita Camaj nga fshati Sukruq dhe frut i dashurisė sė tyre ishte vajza e vogėl Argenta.

      Lufta e Kosovės, dėbimi masiv i shqiptarėve nga trojet e tyre solli edhe shkatėrrimin e familjes Rukaj. Njė familje nga Presheva, Zeqir Sylaj me 7 persona strehohet pėr disa muaj nė shtėpinė njėkatėshe tė Shaqir Rukaj nė Kodrabudan. Qysh nga ai moment nisin edhe kėrcėnimet e shėrbimeve sekrete sero-malazeze kundėr Rasimit e djalit tė tij tė vetėm, Shaqirit, pėr t’i detyruar tė nxjerrin jashtė, nė kundėrshtim me zakonet e mikpritjes shqiptare, familjen Sylaj nga Presheva. Pėrkundrazi, Shaqiri, nė dejet e tė cilit vlonte gjaku dhe patriotizmi shqiptar, jo vetėm qė nuk nxjerr jashtė familjen kosovare, por bėhet edhe protagonist i organizimit tė protestave qė zhvillohen ato ditė nė qytetin e Tuzit kundėr agresionit serb nė Kosovė. Kėtu arrestohet nga policia e Podgoricės dhe me akuzėn e nxitjes sė urrejtjes etnike mbahet pėr 15 ditė nė burgun e Shpuzės. Pas daljes nga burgu mė 23 maj 1999 Shaqiri thirret nga gjykata ushtarake e Podgoricės pėr t’u gjykuar pėr shmangie tė kryerjes sė shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak. Pas largimit tė familjes preshevare, jeta e Shaqirit e gjithė familjes sė tij bėhet gjithnjė e mė e rrezikuar. Shėrbimet sekrete vazhdonin tė kishin nė shėnjestėr gjithė ata qė ndihmuan kosovarėt e nxitėn urrejtjen nacionale. Pėr mė tepėr Shaqirit nuk i falej lehtė shmangia nga shėrbimi ushtarak. Nė kushtet e trysnisė sė ushtruar dhe rrezikut qė vinte nga shėrbimet sekrete, Shaqiri, Lindita e vajza e tyre Argenta braktisin vendlindjen dhe instalohen diku jashtė shtetit nė fundin e vitit 2000. Tė njėjtėn rrugė ndjekin edhe dy prindėrit e Shaqirit, Rasimi me bashkėshorten Zyranė, pėr tė cilėt askush nuk di njė adresė tė saktė se ku ndodhen. Ndėrkaq mė 10 dhjetor tė vitit 2000, gjykata ushtarake e Podgoricės, bazuar nė nenin 318 pėr kohėn e luftės dhe rrezikut tė agresionit tė NATO-s e kryesuar nga Major Dragan Vukadinoviq, gjykon nė mungesė shtetasin malazez Shaqir Rukaj tė cilin e dėnon mė 20 muaj burg me akuzėn pėr shmangie tė kryerjes sė detyrimit ushtarak. I ndjekur nga shėrbimet sekrete si nxitės i urrejtjes nacionale dhe i dėnuar me 20 vjet burg, shtetasi Rasim Rukaj dhe familjarėt e tjerė tė tij asnjėherė nuk do tė mund tė rikthehen mė nė vendlindjen e tyre. Edhe sot shtėpia e vogėl njėkatėshe nė Kodrabudan rri e heshtur, e mbyllur nė ēelės dhe e vetmuar nė pritje tė tė zotėrve tėsaj. Por... kryetari i unionit demokratik tė shqiptarėve nė Malin e Zi, Dr. Ferhat Dinosha shprehet se fatin e Rasimit e Shaqir Rukaj e kanė edhe qindra tė tjerė nė ditėt e sotme, pasi malazezėt i duan trojet shqiptare pa shqiptarėt.

Rifat Ymeri

 

Diskriminimi i familjeve rome - njė i vdekur sepse u pėrpoq tė shpėtonte jetėn e dy romėve

Kol Gjokaj u vra mė 14 maj 2004 ndėrsa pėrpiqej tė shpėtonte jetėn e dy romėve nė dyqanin e tyre nė Hot, Bajzė. Tom Alia dhe djali i tij, Leonard Alia, ishin larguar nga Lagjja “Iliria” nė Shkodėr dhe kishin shkuar nė Hot vite mė parė. Ata hapėn gjithashtu njė dyqan nė Hot me artikuj tė pėrzier, ku punonte Leonardi.

Komshinjtė e tyre nuk donin romėt nė lagjen e tyre aq mė pak qė ata tė kishin njė dyqan nė lagje. Grindja arriti nė njė shkallė tė lartė saqė komshinjtė qėlluan mbi ta ndėrsa po punonin nė dyqan. Sipas disa dėshmitarėve tė ngjarjes, Tom Alia dhe djali i tij, Leonard Alia, i shpėtuan pėr mrekulli breshėrisė sė plumbave, ndėrsa njė i bardhė, Kol Gjokaj, i cili po pėrpiqej t’i shpėtonte, mbeti i vdekur.

Sipas disa burimeve konfidenciale, Leonard Alia ishte rrahur gjithashtu nga policia nė dyqanin e tij, jo shumė kohė mė parė, thjesht sepse ishte rom. Megjithėse kėrkoi ndihmė mjeksore, Zyra e Punėve tė Brendshme nuk filloi ndonjė hetim pėr policėt qė vepruan brutalisht kundėr tė riut.

Ajo qė tė shqetėson mė shumė ėshtė fakti se policia dhe qeveria nuk kanė ndėrhyrė pėr t’i ndaluar kėto ngjarje qė tė mos ndodhin. Jeta e romėve rrezikohet ēdo ditė, pėr tė mos pėrmendur privimet e tyre ekonomike, shoqėrore dhe politike.

Sokol Pepushaj