nr. 61 / 25 qershor 2004
Kujtesa blic dhe blicet e thyera Nė
turrin shkatėrrimtar qė ka marrė politika shqiptare i ngjan njė lumi tė
tėrbuar qė ka dalė nga shtrati. Ecėn shpejt, merr para kėdo qė guxon tė
mendojė tė vėrė njė pritė kundėr pėrmbysjes fatale. Nano jep urdhėr tė burgosen gazetarėt,
si Mero Baze. Zonja e parė, Xhoana e do zgalemin e fjalės sė lirė shqiptare,
botuesin e gazetarin Nikollė Lesi lakuriq, tė zhveshur nga imuniteti i
deputetit. Rexhina nga ana tjetėr, ish-gruaja e Nanos thuhet se don ti
rraset edhe ajo diplomacisė si zėvendėsambasadore e normalisht mė pastaj tė
jetė nė njė front kundėr mendimit tė lirė. Larg qoftė nėse Rexhina tenton mė
pastaj pėr zonjė tė dytė tė kėtij vendi zotni, se do tė kishim edhe njė
skandal nė kinematografinė botėrore, pasi filmi Kloni dhe aktori Ali do
zbeheshin shumė pėrballė ngjarjeve me sulltan, sheik, hareme... Keqqeverisja e kėtyre shtatė viteve ka
marrė formėsim kaq tė pashėm, ku edhe militantėt e partisė nė pushtet nuk
kanė besim se mund tė gjenerohet gjė qė ofron efektivitet, nė asnjė element
politik, pėrveēse tė shprishet si palidhshmėri, lidhshmėria Nano-Meta e
opozita tė ēojė kot ditėt duke u ngatėrruar nėpėr kėtė lėmsh loje, ndėrkohė
qė ndjeshmėria, ndėrgjegjshmėria, nevojshmėria, sugjerojnė e kėrkojnė veprime
pėr tė shėndoshur tė paktėn pak, nga tė shumtat plagė qė kanė shqiptarėt.
Asnjė i sėmurė nuk shėndoshet duke kujtuar me nostalgji kohėn kur ishte
shėndetplotė. As opozita nuk mund tė ofrojė si alternativė pozimin e viteve
1992-1997. Mushka ėshtė e nevojshme, e mirė, nė njė udhė kėmbėsore fshati,
por sa e shėmtuar do dukej rrugėve tė Parisit, Londrės, Romės... Sot jemi nė
shekullin e internetit dhe kemi 14 vjet luftė e humbje me stalinizmin, me
Nanot, Rexhinat, Xhoanat... Nano i parė i kėtij vendi kapardiset
sikur ka mbėshtetjen e perėndimorėve dhe nuk e ēanė mendermethėnė kokėn pėr
askėnd. Nė tė vėrtetė ai po aplikon njėfarė latentizmi, padukshmėrie. Mbase
ka fituar edhe ca eksperienca nė aparencė perėndimore, por gjithsesi
eksperienca tė tilla nuk janė manifestuar. Kjo mbase jo vetėm pėr faj tė tij,
por edhe sepse politika shqiptare ende nuk ėshtė e motivuar pėr njė udhė tė
tillė. Politikat qė ofrohen nganjėherė nga opozita dhe organizatat shoqėrore
si lėvizja Mjaft, ose ato qė hapin rrugė si debatet publike, analizat,
opinionet, akoma nuk kanė arritur tė ndėrgjegjėsojnė komunitetin tė kėrkojė
tė prekura konkrete, si Shtoma, jo nė trup, por nė jetėn sociale e moralin
politik. Pra, e keqja nė jetėn e ēdo populli nuk mund tė vijė kurrsesi
ndryshe, pėrveēse si depozitė e prodhuar nė vite e qė riprodhohet nga
politikanėt. E shefi i kėsaj politike, Fatos Nano, duket se guxon tė mendojė
se ky popull nuk ėshtė nė gjendje mendėrisht tė shfaqė kujtesė episodike,
ditariale, biografike e autobiografike pėr ngjarjet qė ėshtė mbase
domosdoshmėri tė mbahen mend me hollėsi. Ai duket beson dhe i intereson
kujtesa Blic, si fjala vjen: Mbaj mend sot ētha Nano dje, megjithėse edhe
blicet po i gjuan me gurė ti thyejė, duke goditur marrėdhėniet shoqėrore.
Por kudo u marrėdhėniet e shoqėrisė pezmatohen, shfaqen simptoma tė dėmtimit
tė atij funksioni shoqėror qė e prijnė nė shumė rrugė njėherėsh, duke e
trullosur dhe ndikojnė nė uljen e aftėsisė sė veprimit. E, nė raste tė tilla,
ajo shoqėri ndjen frikė nga hapat e vet. Gjithsesi, fobitė e Nanos janė tė
pashme. Ndjenja e frikės nga tė pakėnaqurit qė janė veē opozitės edhe rreth
70% e shqiptarėve qė nuk denjuan tė votojnė nė zgjedhjet e 12 tetorit tė
vitit tė shkuar pėr pushtetin vendor, qė ka zaptuar Nanon, nuk mund ti shmanget
padėshirueshmėrisė sė njė ndihme nga jashtė partisė. Pra, duhet pak Gjinush,
pak Milo, pak Zog qė ska krahė tė fluturojė as nė oborrin mbretėror tė
shtėpisė. Kėshtu Nano pėrdor veē zhurmuesve si Enveri pėr mediat,
interferencat, ndėrhyrjet e pėrplasjet duke kompozuar hipnozė politike pėr
moszbehje deri nė padallimshmėri tė ngjyrės sė Shqipėrisė tė paktėn nė hartė. Veprime tė tilla brutale me mediat tė
shefit tė Qeverisė, duket kanė si synim tė frenojnė kontrolin e emocioneve tė
shoqėrisė, tė pengojnė formėsimin e ndėrgjegjes dhe tė mos lejojnė shkėputjen
e votuesve nga ata qė nė tė vėrtetė votuesit e duan vetėm si pėrforcues
kundėr rreth 87% tė shqiptarėve qė votojnė kundėr apo qė abstenojnė. Por
gjithsesi, tė tėrėve mėpastaj u kushtėzohet liria, veprimi, ekonomia,
hapėsira... Parimi i kėtij kushtėzimi ėshtė edhe
politika me Mbret, me Lekėn trupmadh. Mesazhi i Madhėrisė sė Tij, qė doli nga
oborri mbretėror nė male, gjoja zgjoi dendurinė e sjelljes me medikamente tė
madhėrisė sė tij Nano i Parė, pėr tu thėnė shqiptarėve: Tė mė doni mua, se
ju mori Mbreti, ju mori lumi. Me pak fjalė njė veprim i tillė duket
njė taktikė pėr frenimin e ftohjes e mosthellimin e dobėsisė qė nė tė vėrtetė
e kanė rrėzuar Nanon qysh nė momentin qė ēveshi shpatėn e vuri zhurmues
pėr fjalėn e lirė. Editorial nga Sokol Pepushaj, Albert Vataj Dimri i vetmisė sė madhe dhe
Kadareja i dimrave tė vetmisė sė vogėl Atyne
qė mundohen tė mbrojnė gabimet e nji shkrimtari me justifikimin e
papranueshėm se gjatėsia e nji romani i ban tė justifikueshme gabimet, u them
kėtė tė vėrtetė. Gjatė nji shkrimi artistik, mund tė ndeshemi nė tė pėrpjeta
apo nė tatpjeta tė frymėzimeve, por gabimet i pėrkasin llogjikės, sė cilės
nuk duhet ti luhaten cilėsitė. Ajo asht e ngjashme me nji peshore tė
pagabueshme. Dy simbolet e nji shkrimtari qė shfaqen nė ēdo rresht tė shkruem
prej tij, janė peshorja e lima, e kėto dy instrumente tė nevojės sė parė pėr
nji shkrimtar i shohim nė ēdo rresht tė shkrimtarėve tė mėdhenj. Stonaturat
tė njėjtin efekt qė bajnė nė muzikė, bajnė edhe nė shkrime artistike, prandej
vemendja kryesore u duhet kushtue evitimit tė tyne. Faqe 5, rreshti 8 Me 1 kapuē nė kokė
pėr mos tu lagur, ata dukeshin tepėr tė largėt e jashta kohe. Pėrderisa
janė ma shumė se 1, si kanė me qenė me 1 kapuē nė kokė, por me kapuēa nė
kokė. Ata dukeshin tepėr tė largėt e jashta kohe. Qė tė jesh i largėt, nuk
do tė thotė tė jesh jashta kohe, mbasi koha nuk ka tė bajė me distancat. F.5,
rr.11 Luftat e lėna pėrgjysėm gjatė verės. Masa gjysėm nuk i pėrket luftės,
nga ana tjetėr lufta nuk asht punė me pushime verore. F.6, rr.4 mbas lajmeve
spikerat shqiptonin natėn e mirė, ose gjumin e ėmbėl. Meqenėse tė dyja
fjalėt i pėrkasin urimit, nė vend tė shqiptonin duhej thanė Uronin,
megjithkėtė urimi gjumin e ėmbėl asht nji shprehje e papėrdorshme nga
spikerat. F.6 rr.31 Mbrėmja ishte e lagėt, kishte rėnė shi, duhej thanė
mbrėmja ishte e lagėsht, sqarimi Kishte rėnė shi asht i kuptueshėm nga
fjala e lagėt, mbasi pa ra shi skishte si tė jetė e lagėsht. F. 8, rr. 31
Fshatari po dėgjonte farmacisten i hutuar. Pėrse e hutoi spjegimi i
pėrdorimit tė njė ilaēi tė vetėm. F.9, rr.21 Gazetarėt qė shkojnė nė
xhungla, nuk do tė kishin parė kaq shumė gjarpėrinj. Si ka mundėsi tė mos
ketė nė xhungla ma shumė gjarpna se nė Apolloni?! F.9, rr. 35 Gjithēka ishte
e kthjellėt dhe e vdekur. Kthjellėsia simbolizon gjallninė, do tė mund tė
thuhej e kthjelltė dhe e heshtun. F.10, rr.6 Pėrmendoret shikonin me njė
indiferencė tė keqe. Mendoj se indiferencė tė mirė nuk ka. F. 10, rr. 8
Gjarpėrinjtė zvarriteshin mbi sipėrfaqen e ujit. Pėr gjithēka qė lėviz mbi
sipėrfaqen e ujit thuhet lėviz, noton, e sidomos kur asht fjala si nė kėtė
rast pėr gjarpna tė ngordhun, me tė cilėt luen uji me ta jo ata me ujin. F.
10, rr. 24 Ajo buzėqeshi nė shenjė qortim. Buzėqeshja nuk mund tė jetė
kurrsesi shej qortimi. Buzėqeshja asht gjithmonė pėrgėdhelse. F. 11. rr. 30
Kjo muzikė i shkaktonte njė shtrėngim nė zemėr. Muzika mund tė krijojė
emocione tė ndryshme, jo shtrėngim nė zemėr. F. 12, rr. 27 por dihet se
vajzat kur janė nė klasėn e 9, flasin gjithmonė shumė. Cilėt psikologė e
kanė pėrcaktue kėtė konstatim tė pabesueshėm?! Ēfarė veēorie ka nė kėtė
aspekt klasa e 9 prej klasave tė tjera?! Pse kjo u ndodhka vetėm vajzave tė klasės
9 e jo djemve tė klasės 9. F. 13, rr. 1 Zana kishte kafshuar buzėn me
gėzim. Gėzimi nuk nxit me kafshue buzėn, pėrkundrazi idhnimi. F. 16, rr. 24
Grusht shteti tha Zana. Ata kthyen kokėn drejt ekranit ku dukej njė shesh i
shkretė i njė qyteti me njė monument nė mes. Pėrderisa nuk u tha, si ta
kuptonte Zana se ajo pamje do tė thonte grusht shteti?! f. 17, rr. 22
Besniku nuk kishte uri, megjithatė i hėngri shpejt taljatelat, i munduar nga
njė frikė gati panik se mos i thonte Liria: Duke hangėr vjen oreksi, gjė qė
ai pa ndonjė arsye e urrente. Lind pyetja: Ēfarė urrente, Lirien apo
taliatelat, apo proverbin. Pėrse i munduar nga njė frikė paniku, nga kush u
friksue dhe pėrse deri nė atė pikė sa frigė ta quej panik?! F. 17, rr. e
parafundit Urime, tha Kristaqi me indiferencė. Si mund tė jepet urimi me
indiferencė. Edhe nėse do tė ishte e mundur tė jepej me indiferencė, ai urim
do tė ishte ironik. F. 19, rr. 24 Atij i shkoi ndėrmend se ishte shumė lehtė
ta fitojė lumturinė duke ngjitur ose zbritur shkallė ndėrtesash. Nėse do tė
fitohej lumturia kėshtu pėrse i vėn nė dyshim kuptimet e saja... gjithė jetėn
njeriu do tė ngjitej e tė zbriste shkalla ndėrtesash. F. 19, rr. i parafundit
U puthėn njė copė herė nė fund tė shkallave, por ajo ishte mė shumė mundim
se kėnaqėsi. Si mund tė preferojė njeriu atė qė tė jep mė shumė mundim se
kėnaqėsi?! F. 21, rr. 9 Tė vdekurit do ta sundonin vėrtetė botėn, sikur tė
mos ishin tė pėrēarė mė keq se tė gjallėt. Si mund ta sundojnė tė vdekurit
botėn e tė gjallėve?! Nga e di autori se tė vdekunit qenkan ma tė pėrēarė se
tė gjallėt?! F. 23, rr. 10 Kushdo qė e shikonte atė kokė tė rrumbullakėt me
ata sy si vida, fytyrė e rrumbullakėt, thuhet, sa pėr kokė tė rrumbullakėt
nuk ka mendue se mund tė thuhet, ndėrsa krahasimi i syve me 2 vida mė duket i
pavend. F. 26, rr. 4 Miqėsia shqiptaro-sovjetike nuk ka tė bėjė me politikėn
e jashtme. Unė mendoj se politika asht ajo qė lidh miqėsinė e 2 popujve. F.
29, rr. 10 Ky dublim i botės nuk kishte asgjė kėmbėngulėse e agresive.
Dublim i botės do tė thotė tė ketė bota edhe njė dubėl tjetėr dhe dublimi
ēfarė mund tė ketė kambėngulėse e agresive?! F. 32, rr. 27 Nuk do ti vinte
ēudi sikur nė atė enė prej porcelani tė ngriheshin tani dallgė tė vėrteta
deti. Si nuk do ti dukej ēudi tė futej deti brenda njė ene porcelani?! F.
32, rr. i fundit Kishte diēka midis mendimit e hallit. Pėrbluemjen e nji
halli a nuk e bajnė mendimet?! A ekziston ndonji gja midis mendimit e
hallit?! F. 33, rr. 9 Nė tė gjithė qenien e tij u sajua njė mendim i qartė.
Enver Hoxha ka njė mėrzi tė madhe. Mendimi sajohet nė kokė, jo nė tė gjithė
qenien. Pastaj mendimi se Enver Hoxha ka nji merzi tė madhe a ishte sajue,
apo ishte i vėrtetė?! F. 33, rr. 22 Nė sy i rrinte gjithnjė solucioni larės,
njė det i tėrė i stuhishėm dhe i mistershėm. Si mund tė pėrbajė nji solucion
larės njė det tė stuhishėm e tė mistershėm?! F. 34, rr. 5 Ndėrgjegja e tij
po fundosej nė solucionin e gjumit. Nuk kisha mendue se ndonji fantazi do tė
mund ta quente ndonji gja solucionin e gjumit, duke qenė nji fenomen jete.
F. 36, rr. 5 Numri i kalimtarėve arrinte shifrėn 44000 nė orė. Kujt dhe
pėrse i ka hyrė nė punė numri i kalimtarėve tė nji ore nė shetitore?! F. 36,
rr. 9 Rruga e lėnė nė mėshirėn e sė shtunės. Cili asht kuptimi i mėshirės
sė tė shtunės?! F. 37, rr. 8 Ai ishte i mbrojtur nga vėrshimi i rrugės.
Mėnyrė e tė thanunit asht vulgare mbasi vershimin e pėrbajnė kalimtarėt, jo
rruga e palėvizshme. F. 37, rr. 32 Beni nė monologun e Ofelisė sė ēmendur.
Kjo fjali na kujton kohėn kur mashkujt luenin nė teatėr rolin e femnave. A
mund tė ndodhė sot ti jepet pėr konkurs monologu i nji femne, nji
mashkullit?! F. 40, rr. 29 Ajo nuk ishte ditė, por nji shpend i lodhur me
emrin e shtunė. Dita nuk mund tė krahasohet me nji shpend tė lodhun mbasi
asht fenomeni ma i palodhun nė jetė. F. 41, rr. 7 Rrafshina e shikuar nga
avioni i kishte hequr njė pjesė tė peshės trupore e tė mendimit. Pėr ēfarė
shkaku e bėn me firue nė peshė rrafshina e shikueme prej avionit?! Dhe i
heqė njė peshė tė mendimit, kur heqja e peshės sė mendimit do ti evitonte
heqjen e peshės trupore, dhe vazhdon i kishte lėnė ndoshta disa kilogram mish
e eshtra. Pėrse tė shprehet dyshim me fjalėn ndoshta?, e vazhdon i kishte
lidhur disa dhjetra fjalė me njė sintaksė tė varfėr. Si lidhen fjalėt me
sintaksėn pa i shprehė ende?! E pėrse sintaksa e kėtij rasti tė quhet e
varfėn?! F. 41, rr. 34 Bota komuniste me njė unitet qė tė ngjethė mishtė.
Pėrse tė ngjethen mishtė prej unitetit?! F. 53, rr. 32 Ditė e shpupurishur
me emrin e shtunė. Pėrse autori sulmon vetėm ditėn e shtunė?! A ka se si tė
imagjinohet dita e shpupurishun?! Fjalėve as nuk duhet as nuk mundemi tua
ndryshojmė funksionin. F. 43, rr. 35 Rrinin nė ndejėse tė ulėta, qė sikur tė
detyronin tė flasėsh me zė tė ulėt. E ēfarė lidhje mund tė kenė ndenjėset e
ulėta me volumin e zanit?! F. 44, r. 15 Midis brinjėve e mushkėrisė kishte
erė e mjegull, diēka ndodhte! edhe fantazia i ka kufijtė e vet prandej as
asaj nuk i lejohet ky pėrshkrim kaq irreal. F. 46, rr. 2 Nė tė gjitha rrugėt
e Tiranės, ajo qė e ndjent emė shumė ndryshimin e stinėve, ishte rruga e
Dibrės. Ishte thuhet pėr nji rrugė qė nuk asht ma, por lind edhe kjo pyetje:
Pse rruga e Dibrės e ndjen ndryshimin e stinėve ma ndjeshėm se rrugėt e tjera
tė Tiranės?! F. 47, rr. 34 Halla vinte syzet e vjetra e dėgjonte. A nga se
syzet e vjetra e banin tė dėgjojė ma mirė?! F. 48, rr. 9 Kuzhina franceze e
mbulon dekadencėn e saj me salcė. Qyshė mund tė mbulohet dekadenca me
salcė?! F. 48, rr. 9 Varfėria i ka dhėnė kuzhinės njė karakter dramatik.
Mendoj se nė kėtė rast fjala karakter, duhej zėvendėsue me fjalėn
karakteristikė fjala dramatik nė kėtė fjali nuk asht nė vendin e saj. F.
49, rr. 7 Kjo ėshtė kėngė mode e pijanecėve e tė gjithė kampit socialist.
Numri i gjuhėve tė vendeve pėrbase tė kampit socialist, duke pėrfshi kėtu
dialektet e nėndialektet arrin disa qindra, prandej si mun tė jetė kėngė e
modės sė pijanecėve nė tė gjitha kėto gjuhė?! F. 49, rr. 17 Ai pa
albanologun Shnajder qė pėr ēudi po fliste me ambasadorin korean. Pėrse
ēudi, 2 vetve u duhet njohja e sė njėjtės gjuhė dhe dėshira pėr tė komunikue.
F. 50, rr. 19 Njė grua sidoqoftė ėshtė mė e sinqertė, aq mė tepėr nė grua e
mallėngjyer. Si e kuptoi bashkėbiseduesi se ajo ishte grua e mallėngjyer pa
u njoftė kurrė ma parė me tė?! Pėrse nji grue sidoqoftė asht ma e sinqertė?!
Edhe pėrse aq ma tepėr kur asht e mallėngjyeme?! A asht ky nji pėrfundim
psikologėsh?! Studiuesa tė kėtij fenomeni?! F. 51, rr. 6 Pėr mua Roma ishte
njė qytet i mundur. Duhet pyet, Roma ishte e nuk asht ma, po ekziston ende,
dhe nga kush ishte e mundun. F. 51, rr. 9 Asnjėri prej tyre nuk e dėgjonte
tjetrin me vėmendje, biles as veten e vet. Si mund tė bisedohet me tjetrin
pa e dėgjue shoqi-shoqin e biles as veten e vet?! F. 51, rr. 10 Po i thonte
atij diēka pėr kongresin e grave italiane, por nė tė vėrtetė, po mendonte
tjetėr gjė. A mundet njeriu tė flasė pėr nji ēėshtje duke mendue nji ēėshtje
tjetėr?! F. 51, rr. 15 Nė kafen ku ishim ne vinin bejleresha, zonjusha e
artiste tė arratisura nga Shqipėria. Nė kėtė rast autori fjalėn zonjushe e
pėrdor si sinonim me fjalėn pasunike. Lind pyetja, kur kishte zonjusha, pse
tė mos kishte edhe zonja? Unė nuk kam dėgjuar pėr arratisje nė atė kohė tė
ndonjė artisteje shqiptare. Nė qoftė se janė arratisė, pėrse nuk i pėrmend
autori?! F. 51, rr. 24 Vinin nė kafen ku ishim ne, pėr tė vazhduar
polemikėn. Unė them nė kėtė rast do tė ishte ma i pėrshtatshėm termi debat
se polemikė. Nė shqip vendpimja e kafes quhet kafene, jo kafe. F. 51, rr. 33
Tringėllima kėrcėnuese e vathėve tė grave. Qoftė edhe duke luejt kokėn edhe
sa me tė dalė vendit, por edhe sikur tė tringllonte si mund tė jetė
kėrcėnuese tringllima e tija?! F. 52, rr. 8 Fytyra e tij ngjiste me njė orar
vdekje e ajo fytyrė dukej sikur bėnte tik-tak. Ēfarė trajte ka orari i
vdekjes?! A mund tė imagjinohet fytyra duke ba tik-tak?! F. 52, rr. 20
Filloi tė thėrriste ha-ha-ha, me ha-ha-ha a nėnkuptojmė nji thirrje, apo
nji tė qeshun?! F. 52, rr. i fundit Ishim nė Italinė armike. Nė mos tjetėr
pėr hir tė etiketės, vendin as popullin e atij vendi nuk i quen kush anmik.
F. 53, rr. 15 Pavarėsinė e gjetėt vetė, por ku do ta gjeni grurin, a asht
fjalė pėr atė pavarėsi qė kemi fitue apo pėr atė qė e gjetėm tė gatshme? F.
53, rr. 26 Njė mall i tretur si njė ulurimė yjesh. Gjithēka mund tė
imagjinohet ma parė se ulurima e yjeve. F. 54, rr. 13 Unitet i plotė gjer nė
mėrzi. Cili asht kuptimi i kėsaj fjali?! F. 24, rr. 28 Francezi nė hotel
Dajti mysafir absurd, nė njė botė tė mistershme. Unė mendoj se kjo shprehje
e autorit asht vėrtet absurde. F. 54, rr. 33 Fluturimi i pėrgjumun i
avionit. Fluturimi tregon lėvizjen e jashtėzakonshme tė shpejtėsisė, prandej
si mund tė jetė i pėrgjumun?! F. 55, rr. 18 Fshirėsi qė fshinte natėn
rrugėt, me fshisėn e tij tė gjatė ngjante si perėndi i mbėshtjellė nga njė re
pluhuri. Si mund tu bahet krahasim me Perėndinė nji fshirėsi tė pluhnosun?!
F. 57, rr. 13 I binte mbi supe drita shfarosėse. Po tė ishte dritė
ēfarosėse a do ta ēfaroste njeriun qė do ti binte mbi supe?! F. 60, rr. 28
Rreshtat e librit i dukeshin si fije leshi. Krahasimi po tė kishte gojė do
ti ankohej autorit pėr kėtė pėrdorim. F. 61, rr. 8 Vetėm germat ishin
njėsoj, as tė gjalla, as tė vdekura. Nuk ekziston ndonji gja nė kėtė botė qė
tė jetė as e gjallė, as e vdekun. F. 63, rr. 7 Gratė kishin ecė 1 ditė e 1
natė pa ditė se djepat u ishin bėrė arkivola. Asht e pamundun qė nji nanė tė
qėndrojė pa e pa fėmijėn e saj nji ditė e nji natė, cilatdo qofshin rrethanat.
F. 63, rr. 22 Ata quanin shtėpi gėrmadhėn, me kalimin e viteve, i kishin
harruar fjalėn shtėpi. Fjala shtėpi asht e pamundun tė harrohet, mbasi edhe
nėmos e paē ti e ndjen nga tė tjerėt qė e kanė. F. 64, rr. 25 Njė gjyle
murtaje fėrshėlleu si perėndi e vetmuar. Pak ma parė u krahasue fshesaxhiu
me nji Perėndi, tani me nji gjyle murtaje. Mos vallė perėndia ka ēdo formė qė
dėshiron autori ti japė?! Perėndia ska si tė jetė i vetmuem, mbasi Ai asht
me tė gjitha krijesat e krijimet e tija tė Gjithėsisė. F. 65, rr. 9 Binte
dėborė me 1000 thundra tė buta. Autori me fjalėn thundėr ka dashtė ta
krijojė 1 figurė origjinale, por thundra asht tepėr poshtė krahasimit me
flokė. F. 65, rr. 13 Dhija Rrabo drejton brirėt nga dera. Kėtu autori
krahason njeriun Rrabo me dhi e ky krahasim nuk merr shkas nga asgja, mandej
njeri si paska brirė. F. 65, rr. 35 Mendimet nuk i lidheshin, ato ishin si
lesh i shkurtėr dhije. Nėse dhitė e kanė leshin e shkurtėr, asht e
panevojshme tė thuhet lesh i shkurtė, mjafton lesh dhije. F. 66, rr. 2 Ylber
vajtimi. Duke qenė ylberi ndėr fenomenet ma tė bukura tė natyrės vajtim ska
si tė krahasohet me tė edhe pėr faktin se ylberi paralajmėron kthjellėsi. F.
66, rr. 32 Rraboa lėvizi gurin qė kishte vėnė ajo vetė nė grykėn e shpellės
pėr tė nxjerrė kėlyshin e ulkonjės. Sajimi qė autori i ban tregimit Rrabos
qė hyn nė shpellėn e ulkonjės ku kjo kafshė ka 2 kėlyshė e mostremja e
fėmijėve fare tė vegjėl prej klyshave tė ulkonjės, tingllon si njana nga
ngjarjet ma tė pabesueshme, mendoj se kulmin e tė mosbesuemit e ban nxjerrja
e klyshave tė ulkonjės nga Rrabo e cila lėviz gurin veē sa me nxjerrė trupin
e kėlyshit. A ekziston ndonji ulkonj aq e pafuqishme sa tė mos mund ta
lėvizin trupin e saj e gurin qė gjyshja Rrabo ka mund me e vu nė grykėn e
shpellės?! Sidomos kur asht puna pėr me shkue tek klyshat e saj e nga
gjithajo pėrpjekje e Rrabos dhe ulurimės sė ulkonjės fėmijėt e vegjėl nuk
trembet aspak?! F. 68, rr. 33 Aparati i kobaltit ishte njė mysafir i
shumėpritur dhe vdekjeprurės. Si mund tė jetė aparati i kobaltit mysafir i
shumėpritun e njikohėsisht vdekjeprurės?! Po tė ishte vdekjeprurės do tė
ishte i padėshrueshėm. Pėrkundrazi, ai asht shumpritė me shpresėn e shpėtimit
tė tė sėmurve me rrezet e tija. F. 69, rr. 7 Shėrbimi i tij i rrezikshėm.
Po tė jetė aparati i kobaltit i rrezikshėm pėrse e vėnė mjekėt nė shėrbim?!
F. 69, rr. 19 Njeriu ynė i ri, nė njė provė tė rėndė nėn aparatin e
kobaltit. Kush njeriu ynė i ri! Mos e ka fjalėn pėr veprėn mė tė
shkėlqyeshme tė partisė? Nėse fjala e tij nuk ka rrahė kėtu, aparati i
kobaltit u shėrben tė gjitha moshave. F. 69, rr. 26 Nėn aparatin e kobaltit
nuk do tė shtrihet Hiroshima, por njė njeri i vetėm. Nuk mė duket moment i
pėrshtatshėm me u sjell ndėrmend ngjarja e Hiroshimės. Ky aparat vepron tė
kundėrtėn e bombės atomike nė Hiroshima. F. 70, rr. 3 Rrezatimi i kobaltit
ishte i zjarrtė si frymėmarrja e bishės sė re kur si durohet tė dalė nga
kafazi, edhe po tė ishte frymėmarrja e bishės sė re e zjarrtė nuk rrezaton
si ky aparat, mandej pse e paska frymėn e zjarrtė vetėm bisha e re, moshat e
tjera si e kanė?! F. 75, rr. 4 Ai i shfaqte njė besnikėri tė mjaftueshme.
Besnikėria ose asht e mjaftueshme, ose nuk asht hiē. F. 75, rr. 22 Ngriti
dorezėn e telefonit. Nuk mund tė pėrkthehet fjala receptor, dorezė. F. 82,
rr. 4 Aparati i kobaltit ishte diēka midis Krishtit e plakatave tė mėdha tė
festave. Asht e pamundun tia bash nji koment ma tė qartė ksaj fjale se ia
ban kjo vetvetes sė saj. F. 82, rr. 28 Do tė vinte Kriza qė ishte rezervė nė
ēdo rast. Kriza asht nji sipėremen i ngjitun natyrisht nga dashakėqijėt, e
si mund tė ishte shoqe e atyne qė i kishin ngjitė kėtė sipėremen?! Ēfarė
shoqnije e saja mund tė ishte ajo qė e pėrdornin si rezervė?! Vijon nė numrin e ardhshėm... Marrėveshja e Hasan Riza Pashės me
malėsorėt e Nėn-Shkodrės Siē
dihet historikisht, malėsorėt e Veriut nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti Malėsia
e Madhe, Dukagjini, Puka, Mirdita dhe Kurbini me plotė tė drejtė mund tė
quhen vatrat e rezistencės dhe tė kryengritjeve antiosmane. Nė shkrimin, tė cilin do ta trajtojmė mė
poshtė kemi marrė njė spektakėl mjaft interesant tė qėndresės antiosmane tė
malėsorėve tė Bregut tė Matės, dhe tė Gurzit tė Kurbinit tė drejtuar nga Dedė
Coku dhe Gjin Pjetri, por tė inicuar nga Hasan Riza Pasha. Malėsorėve tė Bregut tė Matės e tė
Gurzit u kishte mbetur birė nė zemėr pse skishin mundur tė merrnin pjesė nė
zhvillimin e luftimeve qė kishin bėrė lekėt e maleve kundėr ekspeditave
osmane tė Shefqet Turgut Pashės. Ata me njė luftė tė pėrgjakshme qė zgjati
afro njė gjysėm viti, kishin fituar simpatinė e popujve tė qytetėruar, dhe
detyruar sulltanin ti ēonte drejt autonomisė. Sipas tregimit tė tyre edhe
Kosova e disa vise tė Toskėrisė kishin rrokur armėt dhe kėrkonin prej Turqisė
tė drejtat qė u ishin dhėnė viseve tė tjera tė Perandorisė dhe nė kėto kushte
pakėnaqėsia kishte pėrfshirė tė gjithė shqiptarėt. Pėr kėtė arsye burrat mė
tė mirė e mė trimat nėnshkodranė mezi ēprisnin tė gjenin rastin tė bėnin
vegjėlinė (masat) pėr vete e ti vinin pushkėn turkut. E ky rast nuk vonoi tė
vinte. Hasan Riza Pasha, Valiu i Shkodrės ēon e thėrret Dedė Cokun e i thotė
se si njeri me rėndėsi, burrė dhe besnik qė e njihte, e kishte thirrur pėr
tu takuar me tė krejt miqėsisht. Turqia,
lum Deda, - i thotė, - ka mbarue pėr Shqypni. Vendi juej ka me u coptue
ndėrmjet shteteve tė Ballkanit, prandaj nė kjoftė se e don vėrtet Shqypninė,
si mkan thanė do miq ttu, tė kėshilloj me ēue peshė popullin e me kėrkue
pavarėsinė. Me ti dėgjuar Deda kėto fjalė u rrudh prej frike mos ai ia
thoshte sa pėr ti blerė mendimin (d.m.th. provokim) e menjėherė pėrgjigjet: Zotni governer, na qė mbahemi diēka do tė
mundohemi me ndalue tė keqen e jo me shti pishat. -Mirė thue, - iu pėrgjigj
ai, - kte kishte me dishrue edhe unė, por nuk asht as nė dorėn time as nė
tanden me mbajtė qetėsinė. Ballkani asht ka merr zjerm e lufta nuk ka si
ndalohet. Ndoshta ti kujton se unė du me iu ba lak fjalėve, ose nuk e due
Turkinė. Por unė Turkinė e due se asht vendi im, por mbasi ajo mori fund pėr
ket vend, dėshiroj mos tė bini nė kthetrat e shteteve tė Ballkanit, por tė
dilni shtet mė vete. Duke mos iu bėrė Dedės ti besonte njė turku, aq mė
pak njė governeri turk, megjithėse qysh para se tė vinte ky Pasha nė Shkodėr
e kishte siguruar Baron Nopēa e ndonjė mik tjetėr nė Vienė se ai nuk ishte
kundėr njė Shqipėrie tė liriė, merr e i thotė: Sa me shqetėsue malėsorėt nenshkodranė, e keni nė dorė zotnia juej
kur tė doni. Dini prej meje se mjafton tė mos iu njihni edhe atyne tė drejtat
qė u janė dhanė shokėve tė tyne tė Malėsisė sė Mbishkodrės, ata kanė me u ēue
peshė i madh e i vogėl. -Mirė pra, - i thotė Valiu, - unė kam pėr tė kryer
punėn time, e shofim a njimend keni me dijtė ju me pėrfitue prej rasave pėr
shpėtimin tuej. Me kaq u pėrshėndetėn e u ndanė. Nuk kaluan veēse dy javė prej atij
takimi dhe Hasan Riza Pasha i ēon urdhėr Kajmekamit tė Lezhės tu kėrkonve
malėsorėve xhelep e tė dhjeta e detyrėn e shėrbimit ushtarak. Kajmekami ēon e
thėrret parinė e Bregut tė Matės e tė Gurzit tė Kurbinit e u komunikon
urdhrin qė kishte marrė prej Valiut. Krerėt, mbasi njihen me vendimet e
Kajmekamit, kthehen ndėr shtėpitė e veta e qė tė nesėrmen bashkohen nga njė
burr pėr ēdo shtėpi nė kuvend te Kisha e Bregut tė Matės ku sė bashku me
krerė e vegjėli, pa patur nevojė tė rrihnin ēėshtje, bėjnė be nė Ungjill, jo
veē mos ti japin turkut ēka si kishin dhėnė mė parė, por mos me tia ndanin
tė zezėn asnjėherė derisa tė fitojnė autonominė e plotė kombėtare derisa tė
mbaronin tė gjitha me gja e me krye. Mbasi morėn njė vendim tė tillė dihej sa
nuk do tė vononte dita e ndeshjes me turqit, prandaj duke qenė koha pėr tė
dalė nė bjeshkė e mė fort pėr tė siguruar gra e fėmijė, krerėt merren vesh me
Kapidan Marka Gjonin e me Gjin Pjetėr Pervizin, ti linin tė veronin nė bjeshkėt
e Mirditės e tKurbinit mbasi nuk mund tė dilnin nė bjeshkėt e veta. Kėta dy,
jo veēse ranė dakord tu lėshonin bjeshkėt, por u zotuan tu paguanin dyfish
ēdo dėm qė mund tė kishin prej kujtdo nė gjithė kohėn e verimit. Njė punė qė sillte mjaft probleme ishte
mungesa e armėve, qyshė se i kishte pasė mbledhė Shefqet Turgut Pasha,
pothuajse ishin zhdukur e me vėshtirėsi mund tė gjendeshin, sepse qeveria i
kishte ndaluar rreptėsisht. Burrat qė kishin armė numėroheshin me gisht. Duke
pasė marrė vesh qeveria e Lezhės vendimin e malėsorėve pėr tė mos iu
nėnshtruar urdhėrit tė dhėnė, Kajmekami i qytetit mė 22 qershor, pikėrisht
njė ditė para se kėta tė niseshin pėr bjeshkė, u drejtua me 600 ushtarė pėr
tu zėnė pritėn nė Shkallėn e Pllanės e tė Minjollit si dhe pėr tu prerė
rrugėn e Mirditės e tė Kurbinit. Pa dalė askund dita (drita), Dedė Cokut i
erdhi lajmi prej njė miku pėr rezikun qė u kanosej. Ky njoftoi tė gjithė
vendin qė tė merrnin robėt e gjanė e gjallė e tė niseshin sa mė parė pėr
udhėtim, e vetė me tridhjetė shokė, ku ishin mė trimat, zuri dy prita pėr tė
siguruar kalimin e karvaneve. Njėra pritė u vu te trapi i Gurzit e tjetra te
Kalldrami i Barbullojės. Skishin kaluar mė shumė se dy orė qė kur ishte
lajmėruar vendi e shumica e karvaneve ishin nisur, Kalldramit tė Barbullojės,
ku kishin kaluar disa qindra metra, kur menjėherė pa nė kėtė vend kundruall
tij, dalin katėrdhjetė ushtarė tė prirė prej Kajmekamit tė Lezhės. Dedė Coku,
qė ishte kryetar i ēetės pritėse, u bėrtet me tė madhe shokėve: -Bini burra! Sot asht dita me dekė! E
mbasi sillet nga ushtarėt (rrethues), vikati: -Kush tė jetė shqiptar ndėr ju tė shmanget se skemi tė keq me
shqiptarė! Pa e mbaruar mirė fjalėn krisi pushka e mė i pari qė u rrėzua
ishte vetė Kajmekami. Ushtarėt nė fillim u pėshtjelluan e menjėherė morėn
ikjen, por pėr sė shpejti u bashkuan me ushtrinė e madhe qė kishin pasė lėnė
mbrapa, u ndanė nė tri ēeta pėr tė mundur tė shtinin nė rreth malėsorėt. Por
malėsorėve su trembej syri megjithėse ishin vetėm gjashtėmbėdhjetė vetė, e
zunė vend larg shoqi-shoqit, nėpėr hendeqe e buzė shkėmbinjve e ia ēuan aq
ngusht sa ushtria turke nuk pati rrugėdalje tjetėr veēse tėrheqjes nė drejtim
tė Lezhės. Dedė Coku me pesė shokė, porsa i hetoi nė tė ikur iu soll pėrbri
me tė shpejtė, e ballė pėr ballė ua ndaloi rrugėn. Aty u bė njė luftim i
pėrgjakshėm e mbasi mbetėn tė vrarė e tė plagosur shumė ushtarė, prej frikės
se mos mbesnin tė rrethuar, lėshuan nė duar tė malėsorėve kuajt e mushkat qė
mbanin municion e ushqime, dhe secili ushtar mendonte veē pėr tė shpėtuar
kokėn. Nė kėtė pėshtjellim lufte mbi njėqind ushtarė kishin qenė ndarė qė nė
fillim prej shokėve e kishin mbėrritur te kulla e Llesh Nikė Dukės. Aty, duke
e pasė gjetur kėtė nė oborr duke pėrgatitur karvanin pėr tu nisur, plasi pushka
e mbetėn tė vdekur njė fshatar (bujk i tij) e dy gra me njė fėmijė tė njomė.
Lleshi bashkė me babanė e tij, Nikėn, e me dy kushėrinjtė, Marka Dodėn e Nikė
Stakėn e me rob tė tjerė u ndry nė kulllė, e si la tė afroheshin ushtarėt
turq. Mbas njė qėndrese tė fortė, nėn zjarrin
e breshėrisė sė armėve arriti tė largohej prej kullės ku pėr fat ndeshi nė
njė arkė fishekėsh tė harruar nga ushtarėt rrethues. Atėherė tepėr i gėzuar
vazhdon luftėn pa ia nda. Nėsa Lleshi po luftonte me asqer, njėfarė Rust Ademi
prej Nikajt, burrė i shtyrė nė moshė, mbasi pati kaluar me bagėti vendin e
rrezikut dhe ashtu si ishte me njė kmesė nė dorė i afrohet logut tė shamatės,
nėse do tė ishte nė gjendje ti ndihmonte gjė shokut tė vet. Duke shkuar
drejt rrugės, po shikon se njė ushtar turk kishte zėnė vend veēmas shokėve nė
njė buzė rruge afėr njė gardhi dhe vazhdonte tė gjuante nė drejtim tė kullės
sė Lleshit. Ushtari qė qėllonte, ndonėse e kishte parė plakun nuk i vuri
rėndėsi, por plaku sapo iu afrua, ia kėputi me kmesė nė qafė dhe e mbyti nė
vend, e me pushkėn e tij i erdhi nė ndihmė shokut tė vet. Kėshtu tė dy vijuan
tė qėllojnė kundėr turqve derisa u erdhi ndihma nga ēeta e Gurėzit tė cilėn e
kryesonin trimat nė zė, Kolė Nishi e Nikollė Miri. Luftimi zgjati disa orė e
sė fundi ushtria mė se e pėrgjysmuar u vu nė ikje. Nė kėtė luftė tė
pėrgjakshme nė tė cilėn lekėt e Nėnshkodrės u treguan vėrtetė kreshnikė e
Llesh Nikė Daka meritoi tė quhej Leonidha e Bregut tė Matės, mbetėn tė vdekur
njėqint e tetėdhjeteshtatė ushtarė turq, siē dėshmonte edhe vetė komandanti i
asaj ushtrie. Vlen tė theksojmė njė moment tė cilin
mund ta quajmė me plot tė drejtė, heroik. Pak para se tė thyhej ushtria
turke, Lleshi ēohet prej pozicionit e drejtohet nga njė ushtar kosovar, i
cili i kishte qitė beleg para se tė vinin nė ndihmė shokėt. Ai vėrtet kishte
qenė burrė dhe nuk iku bashkė me turkoshakėt, por i doli ballė pėr ballė
Lleshit. Mbasi harxhuan nga dy apo tre paketa me fishekė duke luftuar kundėr
njėri-tjetrit, mė nė fund u vra prej Lleshit me njė plumb nė lule tė ballit.
Mbasi u zhdukėn ushtarėt turq, Lleshi me do shokė lufte u futėn te robtė nė
kullė, ndėrsa tė tjerėt shkuan pėr tė marrė kufomat e shokėve tė mbetur nė
luftė. Nė kullė tė Lleshit kishte pasė mbetur i vdekur kushėriri i tij, Marku,
e plagosur nė kėmbė e ėma, e njėra ndėr bijat e tij, Dila. Ajo ishte plagosur
nė njėrin krah duke luftuar me pushkėn e tė vrarit pėr tė mos i lėnė ushtarėt
ti afroheshin derės sė kullės. Vėshtroni sa bukur gėrshetohen karakteret e
grave dhe vajzave tė malėsorėve, qoftė tė malit apo tė nėnshkodrės. A nuk
ngjason kjo sokoleshė me Tringėn dhe me Norėn e Kelmendit?... (M.B.). Merr
Lleshi atėherė (pa u hutuar aspak) e me ndihmėn e shokėve (qė u pėrmendėn mė
lart) ngarkoi kuajt dhe u nis karvani pėr tu bashkuar me karvanet e tjera nė
Bulger e ai me disa shokė tė tjerė u ndalua pėr tė mbartur tė vdekurit.
Nikollė Miri pati vrarė edhe komandantin e asaj ēete ushtrie, e pati marrė
armėt e shpatėn, e pėr tė vėllanė, Markun, thuhej se pati vrarė mė shumė se
shtatėmbėdhjetė ushtarė turq. Nė kėtė luftė tė pėrgjakshme nė tė cilėn lekėt
vulosėn trimėrinė dhe atdhedashurinė, shkėlqen me gjithė madhėshtinė
patriotizmi i malėsorėve tė nėnshkodrės. Vetėm rreth kullės sė Llesh Nikė
Dakės u gjetėn mbi shtatėdhjetė ushtarė turq dhe kėtė e dėshmoi edhe vetė
komandanti i saj tė cilėt tė nesėrmen qenė varrosur nė njė gropė pranė asaj
kulle. Pėr tė plagosur nuk dihet numri, por thuhet se ishin me shumicė. Prej
malėsorėve mbetėn tė vdekur: Nikollė Miri me tė vėllanė, Pjetrin (tė Nikēė);
Gjergj Nikolla (Nikēė); Kolė Lekė Bori (i Bogė); Pjetėr Bici (i Vukėl); Llesh
Sokoli (i Vukėl); Dedė Mirashi (i Shkrel); Gjelosh Deli Shpendi (i Shaljanė);
Marku i Dedė Dakės (i Nikēė); Mirash Ujka e Haxhi Cari (tė Nikēė); Prengė
Nikolla (i Kthellas); dy gra e njė fėmijė tė shtėpisė sė Nikė Dakės e njė
kushurirė e Gjeto Cokut. Tė plagosur qenė: Dedė Coku (i Nikēė);
Pjetėr Sokoli (i Nikēė); Ujkė Hasi (Seljanė); Mark doda (i Bogė); Prekė gjoka
(i Vukėl); e ėma, e bija e Llesh Nikė Dakės. Ky ėshtė vetėm njė fragment i
luftės heroike dhe i patriotizmit tė malėsorėve tė Nėnshkodrės. Gazeta
Shqiptare e Sofjes Liri e shqipėrisė mė 26 qershor 1912, nr. 47, fq. 1 e
sjell kėtė luftė me kėto fjalė: Malėsorėt e Bregut tė Matės, duke parė se
gati nė tėrė Gegėrinė vėllezėrit e vet kanė rrokur armėt e po luftojnė kundėr
turkut, pėr lirinė e kombit, edhe kėta nuk deshėn tė flenė, por nėn kryesinė
e atdhetarit tė flakėt Dedė Cokut qė ishte shtėpia mė pasanike ndėr malėsorė,
lanė shtėpitė e veta mė 21 qershor e i dolėn pėrpara nė Breg tė Matės njė
ushtrie turke qė po shkonte prej Lezhe nė Tiranė e iu vunė pushkėn. Lufta
zgjati disa orė, sepse ushtria u kthye duke lėnė tė vdekur Kajmekamin e
Lezhės e katėr mylazimė, 27 xhandarė e qindra ushtarė tė vrarė e tė plagosur.
Malėsorėt morėn shumė senaj, arka, xheberhane (municione), rroba e armė. Prej
malėsorėve mbetėn 47 tė vdekur e tė plagosur e ndėr ta edhe Dedė Coku me tė
kushėririn. Nė kėtė epope tė lavdishme, njė rėndėsi tė veēantė ka inicimi i
Hasan Riza Pashės. (Ref. Ndriēime tė historisė, tė kulturės dhe tė artit
shqiptar, Atė Martin Sirdani). Mark Bregu Para 1700 vjetėsh Malėsia me
ujėsjellės modern Trevat
e Malėsisė sė Madhe gjatė shekujve nuk kanė patur zanatė vetėm jataganin e
pushkėn me tė cilat mbronin lirinė, identitetin e jetėn e tyre nė trojet
etnike qė Krijuesi i kishte falur tė parėt kėtu. Ata kanė pasur zanatė edhe
ndėrtimin e shumė veprave bashkėkohore qė i shėrbenin zhvillimit e
qytetėrimit tė trevave ilire e shqiptare. Ndonėse kėto vepra tė kohės ishin
tė shumta e tė lakmueshme edhe pėr shtete e qytetėrime tė krejt Evropės, sot
nė shekullin e ri trashėgojmė disa nga kėto objekte qė tashmė janė rrėnoja tė
mbuluara nga stuhitė e moteve dhe shpesh harresa e qėllimshme e dikujt duke
mos i studiuar e regjistruar vepra arkeologjike e historike qė rrezatojnė
qyetėrim, zhvillim e histori moderne tė trevės mė shqiptare tė Shqipėrisė
Etnike, Malėsisė sė Madhe. Gjithsesi ne nė kėtė shkrim do tė bėjmė fjalė pėr
dy vepra madhėshtore, nė kohė tė ndryshme, por tė njėjta nė ndėrtim e qėllim,
pra pėr dy ujėsjellėsa tė cilėt pėr vite e shekuj furnizuan me ujė tė pijshėm
(e qėllime tė tjera) qindra e mijėra banorė tė trevave tė Malėsisė sė Madhe,
madje kėta ujėsjellėsa u pėrkisnin dy ekstremeve tė trevės sė Malėsisė, njėri
ishte nė veri e tjetri thuajse nė jug tė saj. Ujėsjellėsi i Cemit ndodhet nė trojet
etnike tė Malėsisė e Shqipėrisė, por qė mjerisht pas vitit 1913 ndodhet
brenda kufijve politik tė Malit tė Zi. Ky ujėsjellės figuron i njohur nga pak
studiues tė huaj (ndėrsa shqiptarė pėr ēudi deri tani nga asnjė), tė cilėt e
pėrshkruajnė me nota realiste, por shpesh edhe sipas interesave tė vetė
historianėve, madje kėtė ujėsjellės mė shumė ia atribuojnė zotėsisė sė
pushtuesit romak se atyre shqiptarė. Unė pėr ta pėrshkruar kėtė ujėsjellės me
nota sa mė realiste tė vetė studiuesve tė huaj zgjodha studiuesin austriak
Theodor Ippen, i cili ka qenė edhe konsull i pėrgjithshėm i monarkisė
Austro-Hungareze nė Shkodėr (nė zemrėn e Ilirisė sė moēme e Shqipėrisė
Veriore tė mėvonshme) nė vitet 1897-1904. Zoti Ippen nė librin e tij
Shqipėria e vjetėr nė faqen 24, pėr kėtė ujėsjellės shkruan: ... Te Hani i
Grabomit nė tė majtė tė shpie njė rrugė nė pllajėn e Rapshės (Hot, N.B.) dhe
nė Shkodėr, nė tė djathtė tė malit pėrpjetė ngjitet njė shtet pėr nė Malėsinė
e fisit malazez tė Kuēit (deri nė vitin 1832 tėrėsisht trevė e Malėsisė sė
Madhe, N.B.). Kėtu lugina e Cemit vjen e ngushtohet e shtrėnguar nga mali i
Bukovikut dhe nga malet malazeze (pas Kongesit tė Berlinit 1878, N.B.), kėtu
e kapėrcente dikur lumin njė urė e quajtur ura Lmajse, ose ura e Haxhi
Tahirit, mirėpo nė vitin 1876 trupat turke e hodhėn nė erė harkun e urės pėr
tė penguar kalimin e malazezėve. Mbas urės lugina merr njė karakter karstik.
Te gryka, tė cilėn vendasit e quajnė Gruka Lugs (Gryka e Lugės, N.B.), mund
tė shihen nė shtrat tė lumit blloqe tė mėdha e tė gdhendura prej guri. Ėshtė
fillimi i njė akuadukti (ujėsjellėsi, N.B.) romak, i cili e sillte dikur ujin
e Cemit mė shumė se tri orė larg prej kėtej deri nė Dioklea. Thuhet se pjesė
tė mėdha tė kėtij ujėsjellėsi ruhen mirė edhe sot. Ajo mė e ēuditshmja nė
kėtė vepėr romake ėshtė qė qyteti Dioklea ndodhej nė njė bigzim tė dy
lumenjve, Moraēa dhe Zeta (Genta emri i vėrtetė ilir, N.B.), domethėnė pra me
siguri nuk ka pasur mungesė uji, e megjithatė, pėr arsye qė na duhet ti
hulumtojmė, e merrte ujin nėpėrmjet njė ujėsjellėsi tė gjatė nė qytetin e
vjetėr romak prej Cemit, i cili ka, domethėnė, njė ujė tė pijshėm tė
shkėlqyer.... Unė, pėr tė vėrtetuar kėtė qė shkruan Theodor Ippen, jam
interesuar tek banorėt e dy anėve tė Luginės sė Cemit (Hotit dhe Grudės) dhe
pasi pyeta shumė pleq tė urtė, por edhe tė rinj qė e donin e njihnin
historinė e trojeve tė tyre, mėsova se vėrtet sot ekzistojnė blloqe guri tė
latuar qė krijonin njė tubacion gjigand qė dikur sipas gojėdhėnave qė
qarkullojnė edhe sot, dėrgonte ujin nga Lumi Cem pėr nė trojet mė tė ulėta tė
shqiptarėve autoktonė (nė atė kohė njiheshin si ilirė). Madje atje mėsova se
ndonėse ky ujėsjellės kishte si destinacion qytetin ilir tė Dioklesė, nė
ujėsjellės merrin ujė gjatė tėrė gjatėsisė banorė ilirė tė fushave tė Tuzit e
Podgoricės e fshatrave pėrreth. Ndėrsa pėr ujin e Cemit konfirmuan se deri nė
gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėzetė, banorė tė Luginės sė Cemit (nga
Gruda) dhe nga pjesė tė Hotit tė mbetur pas 1913 me Malin e Zi kanė mbushur
ujė pėr tė pirė nė vende tė pėrshtatshme tė Lumit Cem. Gjithsesi duke ditur
se qyteti apo mė gjerė krahina e Dioklesė ishte vendi ku lindi e u rrit njė
ndėr perandorėt mė tė fuqishėm tė Perandorisė Romake, Valer Diokleciani, ne
kemi tė drejtė tė mendojmė se kėtė ujėsjellės e ka ndėrtuar pikėrisht ky
perandor ilir, duke u shėrbyer mė mirė bashkėkombasve tė vet ilirė. Natyrisht
duke patur parasysh gojėdhėnat qė ende njihen sot mendojmė se ky ujėsjellės
ka shėrbyer si i tillė edhe pėr shumė shekuj, tė paktėn deri rreth shekullit
tė XI, kur nėn peshėn e kohės ndodhėn organizime e ēorganizime tė reja
territoriale. E themi kėtė sepse qyetin e Dioklesė sipas dokumenteve tė kohės
e kishte goditur njė tėrmet katastrofal qė nė vitin 518 (pas lindjes sė
Krishtit), ose mė saktė rreth 200 vjet pasi Diokleciani nuk ishte mė perandor
i Romės (Diokleciani ishte perandor nė vitet 284-305), dhe shekulli VI
shkruhet si fundi i shkretimit tė Dioklesė sė famshme, ku dalėngadalė nė
shekullin XI vetė krahina e Dukles (qė kishte marrė emrin nga qyteti Dioklea,
M. Shuflaj Serbėt dhe shqiptarėt, fq. 111), merr emrin Zeta, qė nė fakt
duhet njohur Genta qė ėshtė emri i lumit qė edhe ky dalėngadalė kishte
ndryshuar nga Genta nė Zenta. Nė kėto kohė (deri nė shekullin VII malazezėt
sllavė as nuk kishin zbritur nga Uralet e nuk u dėgjohej emri) sllavėt nuk
kishin as shtet dhe as pretendime territoriale, pasi sapo kishin filluar tė
fuken si hallexhinj nė trojet malėsore e improduktive tė lėna disi hali nga
ilirėt e qytetėruar e zhvilluar. Natyrisht jeta funksionale e kėtij
ujėsjellėsi ka vazhduar pėr shumė shekuj, por mjerisht ne nuk kemi mundur tė
gjejmė njė vit tė saktė se kur e humbi funksionin, por pėrsėri sipas
gojėdhėnave me pushtimet e Stefan Dushanit (1332-1355) ujėsjellėsi filloi tė
shkatėrrohet dalėngadalė derisa doli jashtė funksionit. Gjithsesi ky
ujėsjellės tė paktėn ka funksionuar pėr qindra vjet, ndonėse pėr kėtė gjatė
shekujve ka pėsuar rikonstruksione tė nevojshme... Ujėsjellėsi i dytė qė po i referohemi ne
ėshtė ai i Shkrelit dhe mė konkretisht ujėsjellėsi i Bzhetės, i cili kishte
njė gjatėsi rreth 7.5 km dhe fillonte tek burimi i ujit nė Dragan (Xhaj) dhe
pėrshkonte tėrė Bzhetėn deri nė fundin e saj tek shtėpia e Pal Qotes ose
sot te i biri Fran Pali, ku aty afėr njihet vendi ku thirret Kodra e Ēesmės. Historia e kėsaj vepre ėshtė mė e vonė
nė kohė dhe mjaft interesante, por mjerish e padokumentuar e studiuar nga
asnjė studiues vendas apo i huaj. Pėr kėtė ujėsjellės unė jam interesuar gati
rastėsisht nė vitet 1988-1990, kur unė kam qenė agronom nė ato zona, madje
pėr kėtė mė tėrhiqte vėmendjen toponimi Kodra e Ēesmės, ku pas shumė pyetjesh
dhe interesimesh ndėr malėsorėt e mrekullueshėm tė Bzhetės e Shkrelit, mėsova
se edhe sot nga Kodra e Ēesmės deri nė Dragan ku ka qenė njė burim uji i
mrekullueshėm, ekzistojnė tuba qeramike nė gjendje mjaft tė mirė tė cilėt
dikur pėrcillnin ujin e pijshėm nga Dragani pėr nė fshatin Bzhetė. Unė kam
arritur ti shoh vetė me sytė e mi kėta tuba, qė edhe sot mund tė shihen nėse
gėrmohet nė vendin e ujėsjellėsit. Historia e ndėrtimit tė kėtij ujėsjellėsi
i pėrket viteve 1760, kur njė malėsor shumė inteligjent qė kishte tėrhequr
vėmendjen e autoriteteve pushtuese osmane (me emrin Tom Luc Malotaj), pas
shumė ofertave e marrėveshjeve me osmanėt pranon tė kthehet vetėm ai nga
besimi katolik nė besimin islam. Madje ky malėsor i fisit tė Malotajve tė
Bzhetės arrin kulme (ndonėse tė shkurtėra) nė hierarkinė shtetėrore turke,
pėr tė cilin kam folur nė njė shkrim tė mėparshėm po nė kėtė gazetė. Mbasi ne
nė kėtė shkrim na intereson lidhja e tij me ujėsjellėsin, ne mėsuam nga
gojėdhėnat qė qarkullonė edhe sot se ky ujėsjellės ėshtė vepėr e vetė Tom Luc
Malotės, djalit tė Bzhetės e Shkrelit i cili pranoi ndėrrimin e besimit pėr
vete me kusht qė tu shėrbejė banorėve tė tij, e njė ndėr kėto shėrbime tė
rėndėsishme ishte dhe ujėsjellėsi i Bzhetės, ku autoritetet osmane e pranuan
dhe ndėrtuan nė njė kohė rekord. Ky ujėsjellės nė pėrmasat e kohės ka
shėrbyer deri nė vitin 1900, kur turkoshakėt e tėrbuar nga kryengritjet e
vendasve e kishin gėrmuar bllokun pėr tė mos funksionuar mė. Sido qė tė jetė
puna, ky ujėsjellės ėshtė nė vepėr plus nė trevat tona qė rrezaton ndėrtim,
zhvillim e qytetėrim, qė sė bashku me ujėsjellėsin e Cemit janė dy vepra tė
papėrsėritshme pėr kohėn, jo vetėm nė trevat e tjera tė Shqipėrisė Etnike,
por edhe mė gjerė nė tėrė rajonin tonė halleshumė... Ndue Bacaj Tinzarllėku i Fatos Nanos Duke
ditur se Evropa e zhvilluar e civilizuar ka nė themel filozofinė kristiane
dhe pėr arkitektėt e saj ish-drejtuesit kristian Konrad Adenauer, Alēide de
Gasperi, Robert Shuman e tjerė, sot Kryeministri shqiptar nė vend qė tė
kryejė detyrat e shtėpisė qė i ka vėnė Evropa, kėrkon tė duket si njė
udhėheqės kristian dhe qė ėshtė i vetmi qė Shqipėrinė mund ta ēojė drejt
dyerve tė BE. Kėtė psikologji mundohet ta kultivojė jo vetėm z. Fatos Nano si
Kryeministėr, por edhe stafi qeverisės i tij dhe njė pjesė e madhe e pozitės
sė majtė nė pushtet, tė cilėt me njė propagandė tinzare pėrhapin ku munden e
si munden ndėr shqiptarė mjegullnajėn se Evropa dhe bota kristiane e do dhe
e ndihmon tė qėndrojė nė pushtet Nanon jo vetėm pėr aftėsinė e tij
qeverisėse, por edhe sepse ėshtė njė kristian i mirė qė nė punėt e tij zbaton
ēdo ditė filozofinė qė zhvilloi e ngriti lart Evropėn e Bashkuar, Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės e tjerė. Deri tani, ky Kryeministėr propagandėn e tij
mundohet tua servirė shqiptarėve, tė cilėt prej kohėsh ėndėrrojnė tė jenė
pjesė e Evropės Perėndimore, duke bėrė qė tė hanė kėtė sapun pėr djathė jo
pak nga kristianėt qė janė minorancė nė Shqipėri, por edhe muslimanėt qė janė
mazhorancė. Nė fakt ėndrra ėshtė ėndėrr, por pas vitete 1990, kur
pluralizmi dhe demokracia trokitėn nė dyer tona, u kthye nė njė shpresė, qė
nga dita nė ditė prisnim tė na hapen dyert e Evropės, tė kyēura prej dekadash
mė shumė pėr fajin tonė se tė tė tjerėve. Gjithsesi ne duhet tė mėsojmė se
edhe Evropa, pse ėshtė kristiane, nuk i gjykon njerėzit si tė tillė, pasi siē
dihet kur lindin, lindin njėlloj si krijesa tė barabarta para Zotit, madje
filozofia e zhvillimit dhe drejtimit ėshtė njė art qė nuk fillon tek emri i
ēfarėdo besimi tė jesh, por tek kultura dhe konceptet e secilit tė cilat
formohen historikisht nga ambjenti shoqėror, familjar e pse jo edhe
shtetėror, nė tė cilin je rritur e ke jetuar. Pikėrisht kėtu fillon edhe
qartėsimi i besimit qė ka ēdo individ, ku duke ditur kėtė, pėr zotin Nano, si
fillim duhet thėnė se filozofinė kristiane as nuk e njeh dhe as nuk e ka
jetuar kurrė, as nė ambjentin familjar, shoqėror apo shtetėro, pasi siē dihet
ai i pėrket njė familje me tradita tė shkėlqyera komuniste e ateiste. Ėshtė
pikėrisht kjo arsyeja qė zoti Nano mund tė quhet me njė fjalė tė zbutur njė
kristian i keq dhe kėtė e ka demonstruar nė planin personal qė nuk ia vlen
tia shkruash pasi e dinė tė gjithė shqiptarėt. Madje si kristian, z. Nano e
demonstron veten vetėm kur takon njė pėrfaqėsues tė besimit ortodoks, grekun
Janullatos, tė cilit i falet dhe e quan si pėrfaqėsuesin e Jezu Krishtit nė
tokė, kur nė fakt ne shqiptarėt po e njohim se ėshtė pėrfaqėsues i Djallit,
e themi kėshtu pasi ky klerik i lartė nė vend qė tė merret me punėt e fesė,
merret me punėt e politikėn antishqiptare tė qarqeve tė caktuara greke.
Natyrisht kjo nuk na intereson shumė po tė mos kishte lidhje tė ngushta me
bėmat e qeverisjes sė Kryeministrit tonė i cili jo vetėm drejton si njė
kristian i keq, por qeveris si njė sulltan i mirė. Kjo vėrtetohet fare
lehtė duke vrojtuar me kujdes punėn e tij disavjeēare, ku Shqipėrinė e ka
kthyer nė njė vend ku sundon i forti, krimineli, hajduti, trafikanti,
kontrabandisti, mashtruesi, imorali e tjerė, qė janė pjesė e oborrit tė tij,
ku si rezultat i kėsaj nė vend qė ti afrohemi Evropės, i largohemi ēdo ditė
ne, por edhe na largohet Evropa si djalli temjanit. Shteti funksionon me
parametrat e njė vendi ku i parė pėr gjithēka ėshtė sulltani, ku ligjin e bėn
sulltani, e ku ky sulltan ngjanė edhe si i dėrguari i Zotit nė tokė.
Tashmė qė nga drejtėsia qė ka pėr kushtetutė filozofinė e Nanos, deri tek
barazia para gjithēkaje pėr ēdo qytetar tė kėtij vendi kalojnė nėpėr duart e
sulltan Nanos. Natyrisht ēdokush qė nuk e beson kėtė, i mjafton tė vrojtojė
me kujdes tėrė aktivitetin e Nanos e familjes sė tij (tė parė e tė dytė),
pasurinė e tyre pėrrallore, si dhe sjelljen arrogante e mospėrfillėse tė
Nanos ndaj ēdo qytetari tė kėtij vendi, qoftė nė raste fatkeqėsish (tė
shumta), apo nė raste gėzimesh (tė pakta). Qejfet, ahengjet e xhirot nėpėr
Evropė e botė, nė vendet mė tė shtrenjta qė pakkush i pėrballon si
Kryeministri ynė i stėrpasur, i njė vendi tė stėrvarfėr. Dikush pas kėsaj
mund tė pyesė, atėherė pse kėtė njeri Evropa e SHBA e lėnė nė pushtet?! Dhe pėrgjigjja
ėshtė fare e thjeshtė, pasi kėto fuqi botėrore tė zhvillimit e tė qytetėrimit
janėsi Zoti qė thotė: Ndihmoje veten pak, se unė tė ndihmoj shumė, madje
pėr kėtė sinjalin ka kohė qė na e ka dhėnė, duke na ndėshkuar me anė tė
organizmave tė saj pėr gjithēka ka tė bėjė me themelet e njė vendi qė kėrkon
tė ndėrtojė demokracinė dhe tė bėhet pjesė e Evropės sė Bashkuar. Por ne kėto
sinjale ende nuk i kemi kapur mirė, por mundohemi tė kapemi pas dyerve tė
kyēura tė Evropės, qė tė tilla do tė mbesin edhe pėr shumė kohė sa ne tė mos
kryejmė detyrėn dhe tė pranojmė tė mashtrohemi se drejtohemi nga njė kristian
i keq, kur nė fakt qeverisemi nga njė sulltan i mirė. Ndėrsa ngjyrėn e
kėtij sulltani shpresoj se e dallojnė tė gjithė. Ndue Bacaj Decentralizimi, sa larg Zef Vokrri ka lindur nė fshatin Hajmel
mė 1. 07. 1945 dhe ka kryer studimet pėr jurist tė cilat i ka pėrfunduar mė
1997. Vjen nga njė familje e persekutuar gjatė regjimit komunist. Kjo ėshtė
arsyeja qė i ka pėrfunduar studimet e larta nė moshėn 52 vjeē falė vullnetit
dhe pasionit pėr tė mėsuar. Krahas funksionit si Kryekomunar nė Hajmel, ėshtė
edhe Kryetar i PD-sė pėr nėndegėn Bushat qė nga viti 2002. Sh.E.: -Pėrgjatė kėtyre viteve, duke qenė njė drejtues
pushteti vendor, keni grumbulluar njė pėrvojė tė kėnaqshme. Sipas jush, cila
ėshtė thembra e Akilit pėr pushtetin vendor? Zef Vokrri: -Ėshtė e vėrtetė se duke qenė drejtues i njė
njėsie vendore pėr 14 vite askush nuk mund tė justifikojė mosrealizimet e
pritshme me mungesėn e pėrvojės, nė tė njėjtėn kohė nuk mund tė mburrem se
gjithė filozofia e kėtij procesi mund tė fokusohet nė zbulimin e thembrės sė
Akilit. Ne tashmė kemi njė strategji kombėtare zhvillimi, po punohet pėr atė
rajonale nė rang qarku, por edhe ne kėtu kemi tashmė tė realizuar njė
strategji komunale zhvillimi. Mendoj se nė lėvizjen e kėsaj makine me tre
motorrė, karburantin qė i duhet ia japin vetėm politikat e mirėfillta nė
shėrbim tė kėtij zhvillimi. Sh.E.: -Flitet shumė pėr decentralizim tė pushtetit. A
ekziston njė decentralizim i tillė dhe ēfarė duhet riparė? Zef Vokrri: -Vetė decentralizimi ėshtė njė strategji mė vete
qė nė letra realisht e kemi. Ēėshtja ėshtė a ekziston si proces drejt
realizimit. Ne jemi formalisė dhe pėrpiqemi tė bindim opinionin se gjithēka
ėshtė nė udhė tė mbarė. Ne edhe Ministrisė tonė tė Pushtetit Vendor i kemi
shtuar pjesėn e decentralizimit dhe mendojmė se kjo ėshtė bindėse.
Sigurisht, pa mohuar disa hapėsira qė na jep granti ynė i vogėl, duhet riparė
ēfarė ėshtė realizuar konkretisht sepse nė shumė fusha, ne skemi as
kompetencat e pushtetit lokal tė mėparshėm qė ishte i supercentralizuar. Sh.E.: -Po flitet gjithashtu edhe pėr njė strategji tė
luftės kundėr varfėrisė. A mendoni se ka seriozitet nė kėto qė thuhen dhe
konkretisht ēfarė po bėhet nė komunėn tuaj? Zef Vokrri: -Ju thashė edhe mė lart, neve strategjitė nuk na
mungojnė, biles ajo e luftės kundėr varfėrisė ėshtė mjaft e realizuar.
Realisht serioziteti mungon fare. Pa patur asnjė statistikė zhvillimi
reduktohet nė ndihma ekonomike dhe kjo paraqitet si progres(!). Nė komunėn
tonė rekomandohet si ēelėsi i suksesit vjelja e taksave vendore dhe ne po
punojmė nė kėtė linjė, mbase do reduktojmė varfėrinė. Sduhet harruar se
fermeri i varfėr ėshtė taksuar njėherė, nė fermėn e tij tė vogėl me ēmimet
astronomike tė punimeve tė tokės, tė plehrave kimike, herbicideve, tė
farėrave. Kreditimet e bankave qė do i ndihmonin kėtij procesi shumė kanė
pėrqindje tė lartė interesi. Shteti nuk bėn njė politikė nxitjeje, inkurajimi
apo subvencionimi tė prodhimeve tona bujqėsore e blegtorale. Sh.E.: -Komuna e Hajmelit vazhdon tė jetė nė situatė
emergjente pėrsa i pėrket pėrmbytjeve. A ka projekte nga ju si Komunė apo nga
pushteti qendror dhe a ka perspektivė realizimi i tyre? Zef Vokrri: -Komuna e Hajmelit ishte gjatė 50 viteve njė zonė
e pėrshtatshme izolimi pėr tė internuar dhe dėbuar dhe si e tillė gjithēka u
la pasdore, nuk u realizua as sistemimi i tokave bujqėsore. Duke qenė kėshtu
tė harruar ne mbetėm tė ekspozuar ndaj fatkeqėsive natyrore, gjė qė u
pėrsėrit nė interval njėvjeēar shtator 2002 dhe pėrsėri nė tetor 2003. Nė
rastin e parė bėri njė vizitė tek ne z. Meta dhe ne morėm tre milion lekė
investime. Pėr rastin e dytė pėrmbytja ishte katastrofike, u shkatėrruan tetė
shtėpi banimi, thuajse plotėsisht dhe u pėrmbytėn 155 banesa duke dėmtuar
bazėn ushqimore tė njerėzve dhe tė bagėtive. Shteti akodroi pėrsėri tre
milion lekė. Ministria e Financave bėri ēeljen e tyre nė degėn e buxhetit me
vonesė, me datėn 28 dhjetor 2003 dhe kuptohet ky fond nuk u pėrdor. Realisht u krijua njė komision
ndėrqeveritar qė ka punuar dhe po punon me projekte reabilituese tė veprave
mbrojtėse kundėr erozionit si dhe tė pritjes sė lumit Gjadėr. Ne jemi nė
pritje, deri tani nuk kemi asnjė veprim konkret, gjithēka ėshtė nė proces. Sh.E.: -Duke qenė nėnkryetar i kryekomunarėve tė
Shqipėrisė a ka bashkim interesash nė shoqatėn tuaj larg ngjyrave politike qė
i pėrkisni? Zef Vokrri: -Nė shoqatėn tonė ka me tė vėrtetė bashkim
interesash larg ngjyrave politike. Ne kemi realizuar gjatė mandatit tė
mėparshėm njė kuvend tė tė gjithė pushtetarėve komunalė nėn slloganin
Decentralizim-Integrim-Zhvillim dhe kemi dalė me njė rezolutė mjaft kritike
dhe ngulmuese, duke i kėrkuar qeverisė vesh-shurdhėr seriozitet nė procesin e
decentralizimit, pėr formulimin e politikave tė reja nė funksion tė
zhvillimit ekonomik nė zonat rurale ku jetojnė mbi 50% e popullsisė dhe qė
janė kaq tė varfėr. Sh.E.: -Njė pyetje pėr politikėn nė pėrgjithėsi. Politika
aktualisht vazhdon tė karakterizohet nga konfliktualiteti. Si mendoni, a
ėshtė ēėshtje e mungesės sė vullnetit tė klasės politike, apo shfaqje e
konfliktit pėr pushtet dhe privilegjet qė rrjedhin prej tij? Zef Vokrri: -Mendoj se pėrgjigja e kėsaj pyetje del pak jashtė
dy varianteve tuaja, mbasi pėr mendimin tim, konfliktualiteti ka ushqyes
vetėm mungesėn e pėrgjegjėsisė tė asaj pjese politike qė pėrbėn pozitėn
aktuale, qė nuk del nga korniza e interesave tė krahut tė vet tė privilegjuar
dhe tė mendojė, qoftė edhe pėr aq ditė qė i kanė mbetur, pėr fatet e kėtij
populli kaq tė lodhur. Sh.E.: -Keni gati 15 vjet si kryekomunar nė kėtė komunė.
Ēfarė keni pėrfituar nga posti drejtues dhe ēfarė i keni dhėnė atij. Zef Vokrri: -Nga posti drejtues, si Kryetar Komune,
materialisht nuk kam pėrfituar. Vazhdoj tė jetoj nė tė njėjtėn banesė ku nuk
ka ndryshuar asgjė qė nga viti 1991 (as edhe komoditeti). Moralisht mendoj se
u kam rezistuar sfidave mbasi edhe nė zgjedhjet e fundit tė tetorit 2003
rezultati kishte rritje. Sigurisht tė flasėsh pėr veten ėshtė e vėshtirė,
por njė gjė mund tė them se kam qenė rezultativ, nė shėrimin e plagėve tė sė
kaluarės duke mbjellė dashuri, besim e solidaritet nė mes njerėzve. Sh.E.: -Sė fundi, njė opinion tuajin pėr gazetėn qė po ju
interviston dhe pėr tė cilėn ju falėnderon pėr kohėn qė i vutė nė dispozicion
asaj. Zef Vokrri: -Gazeta juaj ka mision tepėr madhor, ajo me tė
vėrtetė po punon pėr Shqipėrinė Etnike, duke u pėrpjekur tė ngrejė nė
drejtpeshim trungun e njė peme gjigande tė rrėzuar keq majtas nga shqota e
egėr e diktaturės, por nė kėtė sipėrmarrje Tuajėn duhet tė angazhohen edhe
shumė kapacitete tė tjera intelektuale, shqiptarė tė vėrtetė. Intervistoi:
Mark Preēi Plehrat italiane dhe stėrvinat tona Demonstrimi
paralajmėrues i mijėra shqiptarėve para Kryeministrisė, e udhėhequr nga
pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile e politike, ishte me tė vėrtetė pėr tu
pėrshėndetur sepse parulla ishte shumė e gjetur, pra tė largojmė plehrat.
Zoti e dėgjoftė kėtė thirrje, se kėta politikanėt anti-shqiptarė qė e kanė
fituar me tė drejtė titullin stėrvinė apo qelbėsirė, kėrkojnė ta kthejnė
Shqipėrinė nė stallė derrash, ose siē po shkruhet, kosh plehrash. Mbasi e
ropėn nga tė gjitha anėt kėtė vend qė i rrit, kėta stėrvina tė klasit tė parė
kėrkojnė tė shuajnė ēdo shpresė se ky vend sbėhet e ēėshtė mė e keqja e
thonė haptas se sduhet bėrė dhe ky popull e meriton ta trajtosh keq, sepse
mė fort tė do dhe tė respekton. Kjo ėshtė teoria, apo siē thuhet alternativa
e kėsaj qeverie. Por kėta qelbėsira qė e kanė shpirtin pleh, harrojnė se nė
momente tė vėshtira, Shqipėrinė, Zoti nuk e ka lėnė kurrė e as ka pėr ta lėnė
ndonjėherė pa burra fisnikė e atdhetarė, qė i kanė dalė e i dalin zot kėtij
vendi. Edhe nė mos pastė politikanė e intelektualė, ka pasė e ka pėr tė pasur
shqiptarė tė thjeshtė, qė janė rritur me edukatėn prindėrore, se Shqipėria
nuk ėshtė mall qė shitet apo konsumohet, por ėshtė Atdheu i pėrbashkėt i yni,
pronė e tė gjithėve e kush se di kėtė, shumė shpejt ka pėr ta mėsuar.
Veprimi i fundit i qeverisė pėr deklarimin e pasurive tė pushtetarėve, e
importimi i plehrave nga Evropa, sjanė tė rastėsishme por me njė strategji
gangsterėsh politikė, qė shoqėria shqiptare tė trumhaset e mos tė dijė nga
tia mbajė. Mbasi u krijua komisioni Laska ose siē i themi nė Shkodėr,
Laraska, opinioni duhej tė heshtte, por nuk ndodhi ashtu kur pushtetarėt
deklaruan pasurinė e tyre. Shoqėria shqiptare u irritua deri nė shpėrthim dhe
miqtė ndėrkombėtarė tė kėtyre pushtetarėve u befasuan nga poshtėrsia e
aleatėve tė tyre shqiptarė e reaguan me heshtje, pra si pėrshėndetėn siē i
kanė pėrshėndetur nė poshtėrsi mė tė vogla, ja kjo ėshtė esenca e kėsaj drame
qė luhet me shqiptarėt. Siē e thashė mė lart, mbasi nuk e hėngri
kush atė deklarim pasurie, shpikėn kontratėn me italianėt pėr plehrat, pėr tė
humbur vėmendjen e pėr ta kaluar pa u ndier deklarimin e pasurive tė 5000
(pesė mijė) zyrtarėve, ku e kam cilėsuar para njė muaji e gjysėm nė njė
shkrim, po e them pėrsėri ėshtė krim i pafalshėm qė organet e drejtėsisė e
Presidenti ta lėrė kėtė ēėshtje pa vėmendje, atėherė zė vend fjala qė jemi
bashkėvuajtės e bashkėpunėtorė. Pra, demonstrimi i datės 8 qershor para
Kryeministrisė mos e gėzoftė emrin qė ka, kryeministri, duhet pėrshėndetur se
pėrveē problemit tė plehrave ka edhe veprimet e tjera qė kėrkojnė zgjidhje e
unė me gjithė zemėr do i uroja organizatorėt ti shkojnė deri nė fund kėtij
misioni aq fisnik e atdhetar gjithashtu edhe ato opozitarė e pushtetarė qė
kanė punuar e punojnė me ndershmėri e skanė pėrse gėnjejnė nė deklarimin e
pasurive,duhet ti bashkėngjiten kėsaj lėvizjeje e tė shpėtojnė Shqipėrinė e
shqiptarėt nga kėto stėrvina me shpirt plehu. Si qytetar i kėtij vendi e uroj
e bekoj kėtė demonstrim e tė tjerėt mbas tij, se titulli e ideja e kėsaj
lėvizjeje ėshtė shumė e gjetur e shumė realiste, Ti largojmė plehrat. Nikolin Pemaj Ligji 7501, indietro bujqėsisė dhe
shoqėrisė shqiptare Po e titulloj kėshtu kėtė shkrim sepse
do tė flas me gjuhėn e shifrave e jo tė Ezopit tė lashtėsisė greke. Ligji
7501 pėr tokėn nė fshatin Bushat nuk ėshtė zbatuar. Nė bazė tė kėtij ligji,
kur e aprovoi Parlamenti i vitit 1991 (dhe qė edhe sot ky Parlament qė ėshtė
n.q.s. do tė jetė mendon ta mbajė nė fuqi), thuhej toka do tė llogaritej pėr
tu ndarė nė bazė tė subjektit qė ishte, ishte fjala pėr pėr sipėrfaqen qė
kishte ish-kooperativa bujqėsore, domethėnė sipėrfaqja pėr frymė do ti
takonte njė banori tė Bushatit aq sa njė banori tė fshatit Shkjezė qė ishin
tė njė subjekti. Por jo, fakti qėndron ndryshe. Banorėt e
fshatit Bushat (njė pjesė dhe konkretisht 40 familje) janė tė pajisur me
ēertifikatėn e pronėsisė dhe tokėn nuk e dinė se ku e kanė, gjithashtu dhe
njė pjesė e madhe e banorėve tė kėtij fshati kanė nė pronėsi njė sipėrfaqe aq
tė vogėl, sa nuk u mjafton pėr tė pėrballuar as jetėn dhe kjo si rezultat i
ligjeve tė ish-qeverisė Nano nė vitin 1991 (nga 4 dynym tokė pėr familje).
Kėtu e ka fijen lėmshi i ngatėrruar sikur e pati 40 vjet sepse nė atė kohė
mendohej tė lihej njė sipėrfaqe pėr ndoshta organizimin e ndonjė mikrokooperative
apo mikroferme. Nejse, kėtu fillon vjedhja, pėrvetėsimi i atyre tė
shkathtėve. Kishte familje me 4 djem dhe duke pėrfituar nga komisionerė tė
korruptuar i ndanė djemtė nė gjendje civile duke i quajtur familje tė veēanta
dhe pėrfitonin nga 4 dynim secila familje. Ata qė nuk e bėnė kėtė dhe duke
qenė tėrė jetėn tė ndershėm familje me 9 apo 10 vetė mbetėn me 4 dynym tokė.
E drejtė ishte kjo?! Kryesisht kėtė e bėnė ata qė nuk kishin
tokė dhe nė zbatimin e ligjit 7501 nuk pranuan qė tu zvogėlohej sipėrfaqja
qė kishin pushtuar, nė disa raste dhe duke u paguar lekė ish-komisionerėve tė
ligjit tė parė. Nė fshatin Bushat jeton njė popull prej
2214 frymė, i kulturuar dhe i civilizuar dhe po nė kėtė fshat ka patur
konflikte deri nė tragjedi pėr problemet e tokės (rasti kur kushėriri vet dy
vėllezėr dhe plagos dy fėmijėt e tyre pėr tokė). Pra pėrmenden kėto dhe
rastet e tjera nė zonat pėrreth e nė gjithė Shqipėrinė dhe pėrsėri dhe nė
fshatin Bushat do tė ketė tragjedi tė tilla, pėrderisa fshatarėt e dinė se ku
e kanė tokėn pėrpara vitit 1944, njė pjesė e madhe jetojnė dhe janė pa
dokumentat nė ish kadastrėn e vjetėr dhe kush ka dashur ti ruajė i ka
ruajtur. E filluam ndarjen e tokės sipas
udhėzimeve tė marra atėherė duke e vendosur sipėrfaqen (tė skicuar) nė hartė
dhe duke u paraqitur tė gjithė fshatit kėtė ide. 1. Duke i vendosur fshatarėt sa tė ishte
e mundur nė ish-pronat e tyre, kuptohet ku nuk kishte ndėrtime etj.,
afėrsisht nė sipėrfaqet qė kanė patur, pasi kishim tėrhequr mė parė sasinė qė
rezultonte e regjistruar nė kadastėr para reformės sė vitit 1946. Atje ku
ishte e mundur, duke lėnė nė njė anė vendosjet dhe ndėrtimet qė kanė bėrė
fshatarėt. Sipėrfaqja ishte e mjaftueshme pasi njė
pjesė e ish-pronarėve kanė dalė nė qytet. Komisioni u ballafaqua me faktin e
pėrvetėsimit tė sipėrfaqeve tė tokės nga ish-komisionerėt e parė, tė cilėt
pėr tė pėrvetėsuar tokė kishin llogaritur sipėrfaqen e tokės mbi shifrėn 2800
frymė nė fillimet e vitit 1991. Bushati, qė nė fakt datėn qė ligji hyri nė
fuqi nė Bushat jetonin vetėm 1780 frymė, por matematikisht rriten
pjestonjėsit pėr tė dalė herėsi i vogėl. Ky ballafaqim u bė nėpėrmjet
shifrave qė ishin nė zyrėn e gjendjes civile. Kėta ish-komisionerė kishin
lėnė parcelat mė tė mira pėr vete dhe duke e marrė tokėn gjoja sipas ligjit
nė 4-5 vende tė ndryshme, kuptohet pėr tė mos rėnė nė sy tė opinionit. Parimet kryesore tė kėtij komisioni qė u
ngrit nė mes tė fshatit me pleq tė vjetėr, ish-kryetarin e parė tė
kooperativės, filloi punėn pėrgatitore nė tavolinė, duke patur parasysh: 1. Tė vendosen sa tė jetė e mundur nė
tokėn qė kanė patur para ēlirimit siē e theksuam mė lart. 2. Nė pjesėn tjetėr qė do tė merrnin po
sipas ligjit, duke i treguar secilit fshatar se nė tokėn e kujt po vendoset,
kjo duke menduar atė problem social qė ndodhi mė vonė, qė secili ishte i
ndėrgjegjshėm tė marrė tokn nė ish-tokėn e tij, duke menduar pėr ndėrtimet
ose investimet qė do tė bėjė nė tė ardhmen, duke lėnė bosh (tė pazėna)
sipėrfaqet e terrenet sportive tė shkollave, qė sot fatkeqėsisht kanė mbetur
shkollat me njė oborr tė vogėl, ku terrenet sportive nuk ekzistojnė fare
nėpėr shkolla. Puna e bėrė nga ky komision mbeti e
pėrgjysmuar, pasi kryesimin e tij e morėn tė tjerė tė ndihmuar dhe nga
pushtetarė vendorė, tė cilėt rregulluan edhe ndonjė copė tokė pėr vete, pasi
nė bazė tė ligjit nuk u takonte. Ligji 7501 duke mos qenė njė reformė nuk
bėri asgjė tjetėr nė Bushat veēse krijoi plotėsisht kushtet e njė abuzimi tė
pushtetit, personave qė u morėn me zbatimin e tij dhe konkretisht, lufta,
synimi, meraku i atyre qė luftuan pėr tė qenė nė komisione. Viktimat e krimit (po i quaj kėshtu ata
qė nuk iu dha tokė nga komisionerėt e mėvonshėm), pėsuan humbje ekonomike,
vuajtje emocionale, pabarazi tė tė drejtave bazė. Ligji 7501 ėshtė njė shpronėsim nė
kundėrshtim me tė gjitha normat demokratike, por po tė shikojmė nė reformėn e
ligjit 7501 cilin votuan dy partitė mė tė mėdha, PS dhe PD, nuk e pėrmbushi
qėllimin shoqėror, ekonomik, pėrmirėsimin e bujqėsisė. Pėrkundrazi u morėn
vitet e para po i quaj fermerė, njė nga kėta dhe unė, prodhuam drithėra pa
asnėj lloj planizimi, asnjė lloj ndihmese dhe i gjithė ai potencial
intelektual qoftė agronomė, veterinerė, zooteknikė etj., i shikon sot duke
mos e ushtruar profesionin e tyre, mos tė keqkuptohemi sepse kėto ishin
planifikuar pėr fermat ose kooperativat, por tė paktėn tė shikoheshin duke e
zbatuar njohuritė e tyre shkencore pėr bujqėsinė e blegtorinė dhe ndoshta do
influenconin pozitivisht nė bujqėsinė moderne e cila sot pėr mendimin tim nė
fshatin ku jetoj unė mund ta quaj primitive. Ėshtė pėr tė qeshur kur shikoj
zooteknikun e lartė duke tregtuar aspirina, agronomin e shikoj duke punuar
hidraulik, veterinerin e shikoj duke u marrė me tregti drushė etj., etj.
Vėrtet qė ekonomia e tregut tė lejon tė punosh ku tė dalė mė mirė,p or ėshtė
fatkeqėsi qė kėtyre qė ligji i zuri nė fshat dhe toka nuk iu dha sot
detyrohen tė merren me punė shumė tė rėndomta pėr tė mbijetuar dhe dituritė
qė i morėn u kujtohen si filmat qė mbeten nė kujtesė fėmijėve tė vegjėl. Dhe ndarja
e tokės qė u bė atje ku u bė dhe fshatarėt e quajnė veten fermerė, ndėrsa pėr
mua kėtu pėrfshir dhe veten time, duhet tė quhemi fermerucė sepse nė atė
sipėrfaqe qė kemi nuk mund tė dish ētė mbjellėsh mė parė. Po tė mbjellim
perime, na vijnė tė gatshme nga fqinjėt tanė, po tė mbjellim pemė, po tė
mbjellim drithėra e gjithēka na vjen nga jashtė... Ndryshe do tė kishte qenė qė sipėrfaqja
e tokės tė merrej nga ish-pronarėt dhe ato do tė dinin tė orientonin punėn e
tyre me njė qėllim tė caktuar, fermė blegtorale apo sipėrfaqe me sera etj.
Kėtu do tė kishte dhe njė zgjidhje edhe pėr zėnien me punė tė krahut tė lirė. Njė problem tjetėr qė ėshtė shumė i
ngatėrruar i cili do ti mbetet shtetit (kur tė bėhemi me shtet) pėr ta
zgjidhur ėshtė problemi i shitjes sė pronave njė pjesė e kėtyre fermerėve qė
thashė mė sipėr, gjetėn dhe po gjejnė rrugėn mė tė shkurtėr, filluan tė
shesin pronat dhe konkretisht ato qė e kanė tokėn tė dhuruar nga ligji 7501,
marrin njė dorė lek dhe ia mbathin jashtė shtetit me ato para. Nuk jam kundėr
shitjes dhe blerjes, si njė nga elementėt kryesorė tė ekonomisė sė tregut,
por po shtojmė ēdo ditė dhe mė shumė mundėsinė e konflikteve nė mes tė
shqiptarėve nė tė ardhmen. Populli ynė ka njė be Pėr tokė e
qiell, aq tė shtrenjtė e ka tokėn. Po si sot bėhen tė gjitha ato ndėrtime nė
tokat bujqėsore, pa asnjėfarė kriteri, apo urbanistike dhe konkretisht flas
pėr vendlindjen dhe zonėn ku banoj, Bushati, por njė nga arsyet mendoj ėshtė
arsyeja e zemrės, grabitėsit e tokės duke vendosur njė palė themele shtėpie
mendojnė ta kenė tė vetin atė truall pasi faktikisht nuk ėshtė i tij, por i
dhuruar nga 7501. Tomė Shkreli Urim gazetės Shqipėria Etnike Gazetė
periodike, Shoqnore
e politike, Emnin
e zgjodhe, Shqipėria
Etnike Me
at pendė vullkan, Naltsove
atdhen tand, Se
me pėrvojė, Zani
jot tushtojė, Staf
me reputacion, I
Sokol tė drejton, Nanmik
kur qėllon, Shpėrthen
si stuhi, Ēanė
nė demokraci, Tė
mirėn tue naltsue, Tė
keqen tue thumbue, Ai
za kumbues, Nanmik
shqetsues, Se
i vogėl nė dukje, Ska
nevojė skufje, Zani
i patriotizmit, Qė
arrin te Diaspora, Qėllo,
tė lumtė dora, Shum
shpirtna, na mbyti, Nėpėr
qeli tsigurimit, Patriot
tė masakruem, Me
tvramė nė kufi, Mija
tė pushkatuem, Se
me komunizėm, Su
bashkuen nide, Deshten
fe e atdhe, Socialistėt
e sotshėm, Bolshevikė,
tė devotshėm, Kėrkojnė
prapė rrumpallė, E
na quejnė prrallė, Krimet
qė na ēohen marrė, Pritėm
pa rrugdalje, Lotėt
pa na u shue, Nuk
na kėrkuen falje, Komunistat
e pa pendue, Tė
majave tė aisbergut, Pa
u hi ferrė nkambė, I
shpėtuen Nurembergut, E
populli tue i namė. E
Shkodrės relike, Shqipnija
Etnike, Paē
mija pėrvjetore, Andrra
jonė e madhe, Qė
kurr su realizue, Nga
kongresi famkeq, I
Berlinit mallkue. Dedė Shyti Durrėsi dhe kasaphana antinjerėzore Do tė ishte shumė interesante sikur ta
dinim se si do ta pėrcaktonte njė mendjendritur si Volteri historinė qė e
kish quajtur nė kohėn e tij njė tabllo tė krimeve dhe mjerimeve, nė qoftė se
do tė kishte pėrjetuar periudhėn e zezė tė Luftės sė Dytė Botėrore, ku
diabolikėt mė tė mėdhenj tė njerėzimit, me emrat e pėshtirė Hitler, Gebels,
Himler, Gering, Ajhman, shejtan, praktikuan kampet e llahtarshme tė
pėrqendrimit, ku brenda disa sipėrfaqeve tė rrethuara me tela me gjemba, me
qen kufiri e me kulla ku pėrgjonin mitralozėt Shars, do tė merrte kuptimin
e vėrtetė ajo thėnia e Valter Skotit, nė njė roman tė bujshėm tė tij, se Ata
qė mbetėn gjallė kishin zili ata qė vdekja i kishte shpėtuar nga fatkeqėsitė
e mėdha qė do tė vinin pas. Duke shfletuar librin Tė flijuar e tė
mbijetuar tė bashkėautorėve Dr. Sali Hidri dhe veprimtares energjike Tatjana
Bali, kushtuar atyre njerėzve qė si tė ishin ithtarė tė filozofisė sė
Likurgut, mendonin se, Para lirisė nuk do tė parapėlqeja jetėn, gjė pėr tė
cilėn u internuan nė ato kampe tė shfarosjes, mė erdhi ndėrmend njė ndodhi
nga jeta e Shėn Agostinit, tė cilin kur e pyetėn se Me se ėshtė marrė vallė
Perėndia pėrpara se tė krijonte qiellin dhe tokėn, u pėrgjigj: Nė atė kohė
ka krijuar skėterrėn qė tė dėrgonte njerėz tė cilėt bėjnė pyetje tė kėtilla.
Por nė qoftė se skėterrėn qė krijoi Perėndia nuk e ka parė asnjė nga tė
gjallėt, skėterra nazi-fashiste famėkeqe Bukenvald, Mathauzen, Aushvic,
Zaksenhauzen, Dakao e deri nė Prishtinė, i provuan miliona burra, gra, pleq e
fėmijė, qė u shndėrruan nė skelete, vetėm e vetėm se nuk mund tė pajtoheshin
me barbarėt pushtues, hunė tė kohėve moderne, ose thjesht pėr racėn sė cilės
i pėrkisnin. Deri mė 9 maj tė vitit 1945, u bė njė realitet i turpshėm dhe i
pashpirt, gjithēka qė fantazia e Dantes kishte pėrshkruar nė njė kryevepėr aq
rrėnqethėse dhe nė tė lexuar. Duke kopjuar Ferrin e tij deri tek ajo deviza
e hyrjes, fatkeqėt me veshje qė tė kujtonin zebrėn, tė depersonalizuar,
barazoheshin me kavjet pėr eksperimente nga mė mizorėt, torturoheshin,
pushkatoheshin, mbyteshin nė dhomat me gaz helmues, digjeshin nėpėr
krematoriume, hidheshin me buldozerė nė gropa tė pėrbashkėta, plotėsisht
ashtu siē na i paraqesin ato llahtare Ana Franku nė ditarin e saj, Erih Maria
Remarku nė romanin e tij, Piter Vajsi tek Hetimi, etj. Tė bindur me sa
duket se krimet e kampeve tė pėrqendrimit, nuk vihen sot nė dyshim nga
askush, autorėt e librit qė po diskutojmė, e kanė drejtuar tėrė vėmendjen e
tyre tek ata bijė e bija tė qytetit tė Durrėsit qė u internuan kryesisht pas
20 nėntorit tė vitit 1943. Raprezalja nė Durrės nuk ishte rastėsore. Populli
i qytetit tonė qysh mė 7 prill 1939 e priti me plumba okupatorin, duke u bėrė
qyteti i parė nė Evropė qė guxoi ti kundėrvihej hapur agresorėve fashistė.
Pas pushtimit tė atdheut nga hordhitė italo-gjermane, vullkani i revoltės dhe
luftės popullore, si nė tėrė Shqipėrinė shpėrtheu fuqishėm edhe nė Durrės. Po
tė nisesh nga logjika e ftohtė, duhet pranuar se tradhėtari Osman Velija nuk
gaboi aspak kur drejtoi ato tre faza seleksionimi tė elementėve tė
rrezikshėm qė duheshin internuar, nė kuadrin e operacionit Shėtitje nė
Port, qė kishte tė bėnte me marrjen e masave preventive, pėr ti paraprirė
njė zbarkimi tė mundshėm tė forcave aleate nė Ballkan. Autorėt e kėtij libri
pa u shpėrndarė shumė me konsiderata politiko-ushtarake, nė mėnyrė mjaft tė
pėrmbledhur, por edhe shumė qartė, na japin sfondin ku zhvilloheshin kėto
ngjarje. Ata vetė, pėr kompozimin e kėtij libri shprehen kėshtu: Libri ėshtė
ndėrtuar me jetėshkrimin e secilit martir, kryesisht atyre tė Flijuar nė kampet e pėrqendrimit
nazist, tė grupuar simbas kampeve (Prishtinė, Zemun, Mathauzen), qė pėrbėn
pjesėn e parė tė librit. Nė pjesėn e dytė, titulluar, Tė mbijetuarit, janė pėrfshirė ata qė shpėtuan nga skėterra
naziste e kapmeve, qė u futėn nė rrjedhėn e jetės mbas Ēlirimit, qė me
kalimin e viteve vdiqėn, si dhe tė atyre tė paktėve qė jetojnė sot e kėsaj
dite. Pjesa e tretė e librit, pėrbėhet nga Kujtime me imazhet ēnjerėzore tė atyre kampeve... ku u shua jeta
e shokėve tė tyre dhe ata si dėshmitarė tė atij ferri na sollėn vuajtjet e
pėsuara nga bisha naziste. Po tė shohėsh jetėshkrimin e secilit tė
internuar, tė cilėve Bashkia e qytetit dhe Shoqata Durrėsi, dy vjet mė parė
u akorduan titullin Mirėnjohja e Qytetit, do vėsh re se tė gjithė janė fare
tė rinj, nė moshėn e ėndrrave tė bukura. Por ja, fati i tyre: Kėtu nazistėt
mė 23 tetor 1944 pushkatuan 104 tė rinj midis tė cilėve edhe Kristaq
Boshnjaku, juristi Sulo Bogdo, nė shtėpinė e tė cilit doli dhe gazeta
Bashkimi pushkatohet nė shtator 1944. Dhe mė tej, Adi Alushi, Andon Naēi,
Ahmet Ramzoti, Dhimitėr Kulla, Dhimitėr Mali, Ibrahim Xhatufa, Janaq Sotja,
Jorgji Ziu, Milto Kulja, Minella Goga, Prokop Sorra, Ramazan Myrto, Riza
Sukja, Teodor Bratja, Vasil Misa, dėrgohen nė kampin e Zemunit, ku vdesin njė
nga njė. Mė pas rreshtohen ata qė e mbyllėn jetėn nė Mathauzen: Abdulla
Tabaku, Ali Biduli, Asti Gogoli, Besim Mliku, Dhimitėr Konduri, Enver Velja,
Ilia Dhimo, Hazis Shkupi, Hysen Shtufi, Kostandin Simaku, Kozma Nushi (Hero i
Popullit), Naun Thanasi, Sami Kariqi, Sofokli Dhimitriadhi, Sulejamn Dakoli,
Sulejman Puskja, Taqo Dimo, Telat Noga, Teofik Skilja, Vasil Gjata, Vaskė
Dushku, Xhemal Kasa. Mėnyra e vdekjes sė tyre pothuajse nuk del nė libėr, por
vdekja e tyre rreth moshės njėzetvjeēare, gati-gati nė tė njėjtėn kohė e nė
tė njėjtin vend, flet vetė pėr gjithēka ka ngjarė. I pėrmenda tė gjithė kėta
dėshmorė si pėr ti bėrė atyre njė homazh, pasi nė shekuj popujt kanė
respektuar frazėn e Homerit se: Ska gjė mė tė shtrenjtė se tė vdesėsh pėr
atdheun. Por nuk mund tė lė mėnjanė edhe ata qė rastėsisht shpėtuan dhe
jetuan mes nesh si Vangjeli Gjoni, Fotini Dushku, Kozma Prifti, Ymer Jakovia,
Ksanthipi Kalavaci, Stefan Konduri, Asti Gjika, Halit Struga, Polikseni Lula,
Niko Nishku, Laz Ēaushi, Leonidha Heba, Mihal Marto, Dr. Lluka Dhimitri, Dr.
Mihal Konomi, Liri Xhunga, qė na la njė libėr me kujtime pėr shokėt e shoqet
e saj tė kampeve tė pėrqendrimit, ku na jep me shumė vėrtetėsi gjendjen
shpirtėrore tė tė burgosurve qė venin drejt vdekjes sė sigurtė: Ecnim dhe
mendonim. Mendonim pėr atdheun, pėr luftėn qė po bėnin partizanėt, pėr luftėn
qė po bėnin popujt antifashistė kundėr nazizmit. Urrejtja ndaj tij na shtohej
gjithnjė e mė shumė. Mendonim pėr njerėzit tanė, qė ndodheshin larg. Mendonim
pėr shoqet qė lamė nė Selanik: pėr Faton, pėr Sofinė, pėr Dhoksinė, pėr kėto
gra tė pafajshme greke, pėr atė nėnė qė e ndanė nga e bija. Mendonim pėr tėrė
atė kasaphanė qė e pamė rrugės deri nė Ravezbruk.... Sot vetėm Lefteri Shima
dhe Prof. Koēo Bihiku tė kampit tė Prishtinės dhe Mustafa Elezi dhe i urti e
modesti Enver Plepi tė kampit tė Mathauzenit, kanė mbetur gjallė, si pėr ti
dėshmuar botės se tė drejtėn pėr ta zėnė vendin e merituar krahas popujve tė
tjerė tė qytetėruar, ne shqiptarėt e kemi fituar jo vetėm me cilėsitė tona tė
vyera, por edhe me sakrifica tė pashembullta dhe kontribut tė ēmuar nė
arritjet e fitores pėrfundimtare tė kurorėzuar me ngritjen e flamurit mbi
Rajhshtag nga dy ushtarėt rusė tė kthyer tashmė nė simbol. Kodi etik mė pengon diēka, por pas
leximit tė kėtij libri smund tė rri pa treguar se: Meqenėse gjyshi im vdiq
fare i ri, nėnėn time e rriti xhaxhai i saj, Beqir Sulo Agalliu, dekoruar me
Urdhėrin Pėr veprimtari tė shquar patriotike, sė bashku me tė vėllanė,
Mehmetin. Tė dy kėta burra tė mrekullueshėm, gjermanėt i internuan nė kampet
e pėrqendrimit, ku Beqiri vdiq si shumė tė tjerė, kurse Mehmeti pasi u hodh
nga treni, teksa po i transportonin nga njėri kamp nė tjetrin, u kthye nė
Shqipėri, por kur unė isha nja shtatė vjeē edhe ai vdiq ngaqė nė ato kampe qe
sėmurė nga tuberkulozi. Ai nuk fliste kurrė pėr sa kishte vuajtur atje nė
kampet e Gjermanisė, por pasi mbylli sytė, nė faqen e parė tė njė blloku me
shėnime, kishte shkruar njė citat tė nxjerrė nga Krimi i Silvestėr Bonarit
i Anatol Francit, ku thuhej: Dhimbja ėshtė e pashmangshme, sepse jeta ėshtė
tėrė mjerime; do tu mėsoja qartėsinė qė na bėn tė ngrihemi mbi ēdoi mjerim
dhe i jep bukuri edhe vetė dhimbjes. Ky besoj ka qenė dhe qėllimi i autorėve
tė librit kushtuar tė internuarve nė kampet e pėrqendrimit nazist, qėllim tė
cilin bashkautorėt, Dr. Sali Hidri dhe Tatjana Bali e kanė realizuar
denjėsisht. Shpendi Topollaj Elbasan: Konflikti pėr pronė detyron
Gėzim Ballėn tė lėrė vendlindjen Nė
mungesė tė veprimit tė ligjit, hakmarrja, mėritė e vjetra e tė reja janė
kthyer nė njė tragjedi pėr shoqėrinė shqiptare. Kėshtu Shqipėria vazhdon dhe
duket do vazhdojė edhe pėr shumė kohė tė mbetet viktimė e hipotezave tė
mbėshtjella me njė mister. Vetė politika qė prodhon konflikte, duket se ėshtė
e fortė pėrballė vullneteve tė ndonjė grupi shoqėror apo ndonjė shoqate qė ka
primare shuarjen e konflikteve dhe forcimin e ligjeve tė shtetit. Ėshtė tragjike sot kur konfliktet pėr
pronat bėhen shkak pėr vrasje deri nė mė brutalet. Dhe rastet janė tė
gatipėrditėshme. Evaziviteti nė ligj, divergjencat e politikės me
komunitetin, padrejtėsitė ndaj individėve qė trashėgojnė pasuri, mjegullnaja
e qėllimshme e politikės qė po acaron ēdo ditė e mė shumė burimin pėr krime,
kanė bėrė qė reagimi i shoqėrisė shqiptare, lėvizjes Mjaft, intelektualėve
dhe opinionistėve e komunitetit tė rritet dhe Parlamenti e Qeveria tė
akuzohen haptas si kėrcėnim pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Kėto konflikte po thellohen mė shumė nė
zonat fshatare, kur uzurpimi, zėnia e pronės nė mėnyrė tė paligjshme ėshtė
njė realitet i frikshėm. Mė 20 janar 2003, nė fshatin Labinot Mal tė rrethit
tė Elbasanit, shtetasi Hysė Duka, ku sipas burimit tė informacionit tonė kish
zėnė nė mėnyrė tė paligjshme pronėn e shtetasit Sherif Balla, ka inicuar njė
konflikt tragjik. Sherif Balla, si rrjedhshmėri e zėnies ka shkuar deri aty
sa ka vrarė Hysė Dukėn. Por fisi Duka tanimė ka nė teh tė hakmarrjes familjen
Balla. Ėshtė arritur tė bėhen dy herė pėrpjekje pėr tė vrarė nė shenjė
hakmarrjeje Gėzim Ballėn, djalin e
adoptuar tė Sherifit, ndėrkohė qė ky i fundit ėshtė nė fakt xhaxhai i tij.
Gėzim Balla, i cili nė fund tė fundit ėshtė i pafajshėm dhe qė pėr fat tė
mirė i ka shpėtuar dy herė plumbit, ėshtė detyruar tė ikė nga Elbasani dhe tė
jetojė i fshehur nė njė fshat nė periferi tė rrethit verior Shkodėr, tek ca
miq tė Sherifit. Pamje tė tilla tė zymta po shpalosen fort shumė kėto kohė nė
Shqipėri, ku shumė individė, madje edhe familje detyrohen tė braktisin
vendlindjen, pėr tu shpėtuar konflikteve tė hapura, tė cilat mbyllen vetėm
pasi merret haku. Vasel Gilaj, Lekė Pepushaj Intelektualėt dhe shteti Ka
shkuar nė kėto nivele tė larta ashpėrsia politike, por edhe ėshtė rritur
korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet, pasi mė sė pari intelektualėt
goditen pamėshirshėm nga shteti qė kohėt e fundit po apelohet publikisht nga
shoqėria civile dhe opinionistėt si i lidhur me krimin. Ferdinand Zogu, njė
intelektual qė ka kryer mirė Institutin e Lartė Pedagogjik nė Shkodėr dhe qė
ka punuar rreth tre vjet afėr Bashkisė, duke qenė anėtar e veprimtar i
Partisė Demokratike, ėshtė pėrballur me hakmarrjet, pasi ka denoncuar
korrupsionin, biles me emra konkretė. Pushimi nga puna, sipas burimit tonė, e
ka bėrė tė denoncojė nė prokurori mė 05. 03. 2003 si dhe tė drejtojė njė
ankesė pranė Kryeministrisė sė Shqipėrisė pėr pushim tė padrejtė nga puna.
Gjithashtu, mė 20. 09. 2003, sipas njė dokumenti qė ne kemi, ka bėrė kallxim
nė polici, pasi kishte marrė kėrcėnime pėr ta eliminuar fizikisht. Por kur
potenciali intelektual nuk mposhtet lehtė, kriminelėt zgjedhin edhe rrugė tė
tjera. Ferdinand Zogu arrin edhe tė provojė burgim nga data 16. 10. 2003 deri
mė 20. 01. 2004, ku sipas njė raporti mjeksor nga keqtrajtimet fitoi dhimbje
koke, pagjumėsi dhe nga data 02. 02. 2004 deri mė 17. 02. 2004 shtrohet nė
spital me diagnozėn posttraumatische. Janė kėto shembuj tė kėqinj qė
ndėshkojnė intelektualėt qė marrin pėrsipėr tė denoncojnė demagogjinė e
shtetit tė korruptuar. Albert Vataj Disa mendime dhe pėrcaktime rreth gjuhės sė sotme zyrtare shqipe Cosi ne mio parlar 1.
Gabim ose ndėrdyzash? Poezia arbėreshe dhe njėsuarishtja", nė: Quo
vadis, Shqipėri? Antologji e pėrgatitur nga Ardian Klosi, Tiranė, München,
1993. Martiri i Ujėrave- libri i rradhws i
shkrimtarit DASHAMIR CACAJ TABLOID I
MADH E GJITHE MISTERE TE LEXUESHME ME VESHTIRESI Jetėshkrimi i legjendės sė vadave tė gjysmės sė parė
tė shekullit XX, hidhet nė letėr nė njė kohė kur njė shekull i ri hedh hapat
e parė. Ka qenė e domosdoshme kalimi i gati gjashtėdhjetė vjetėve pėr tė
bindur iluministėt e kėsaj dege tė zhvidhimit agrar se ka historikun e vet,
madje tė mahnitshėm, projeksioni i rrjetit kullues dhe ujitės tė tokės
shqiptare. Nė se nė kėtė kronikė, me pėrmasa tė njė monografie tė plotė,
hidhet dritė mbi pėrpjekjet e malėsorėve tė Malėsisė sė Gjakovės pėr futjen
nėn ujė tė tokave tė asaj treve, nėn drejtimin e martirit tė ujrave Ukshin
Deli Gjongeci, mendojmė se ėshtė plotėsuar vetėm njė kuadėr I kėtij tabloidi
tė madh e gjithė mistere tė lexueshme me vėshtirėsi.
Bonifikimi e ujitja kanė qenė dhe janė thembra e Akilit pėr buxhetin e
ēdo shteti qė ėshtė nė rradhė nė pankinėn e qeverisjes. Fonde tė
marramendshme u lypėn kur Shqipėria ishte mretėri. Njė pjesė e madhe e mundit
dhe e djersės sė shqiptarėve nė epokėn e sundimit komunist, shkoi nė favor tė
veprave ujitėse e kulluese. Edhe nė kėtė etapė tė tretė tė zhvillimit
postkomunist, rikonstruksioni i rrjetit gjigant tė kanaleve kulluese e ujitės
kėrkon financa tė majme. Kreditimi ėshtė e vetmja alternativė e mbėrritjes
sė kėtij synimi. Eshtė Banka Botėrore, ky gjigant i donacioneve gjigante qė
udhėheq projektimin e financon ndėrtimin e hartės sė plotė tė kullimit tė
ujitjes.
Shqiptarėt kanė qenė tė ndarė nė dyshė nė konceptimin e vijės sė ujit.
Malėsorėt, pėrfshij kėtu edhe ato tė Tropojės, Krasniqes e Gashit, prej ku u
mbrujtėn kėto shėnime, kanė qenė e janė nėn trysninė e masave tė rrepta pėr
ruajtjen e shfrytėzimin e vadave. Nė kaptinat e kanunit mesjetar Vada kishte
hisen e vet, madje mė tė madhe se tė tjerat. Konsiderohej heretik, madje
ndėshkohej me gjoba tė rėnda cilido shkelte rregullat e redit tė vadės.
Ujėt mbrohej me ēdo ēmim. Pėr fatin tonė tė mbrapshtė, ujėt mbrohej edhe me
grykėn e pushkės. Kjo traditė u shkėrmoq kur vendi shkeli nė dėrrasė tė
kalbėt. E thėnė ndryshe, kur ekonomia shqiptare i tha addio nė kuptimin
latin tė fjalės, pronės private. Nuk tregohej vėmendje pėr trajtimin
nikoqirllėk tė kėsaj pasurie me vlera tė patjetėrsueshme. Shpėrdorimi
mbėrriti deri nė atė cak sa u vu dorė nė mėnyrėn mė skandaloze mbi veprat
ujore. Nė fillimet e viteve nėntėdhjetė, skema e ujitjes dhe e kullimit tė
tokave ishte nė rend tė ditės. Qesen e hapte Banka Botėrore dhe ne duhej tė
ndėrtonim strukturat tona tė menaxhimit. Hapi i parė ishte krijimi i
shoqatave tė pėrdorimit tė ujit dhe mė tej, konsolidimi i parteritetit midis
BB e shoqėrive tė ngritura.
Pronarėt e tokave nė ditėt e sotme ende nuk janė ndėrgjegjėsuar
plotėsisht pėr konsiderimin si privilegj sa kohė toka e tyre e ka vadėn nė
krye tė ngastrave. Vaditja me rrjedhje tė lirė nuk ėshtė jashtė mode nė
asnjėrėn nga etapat e zhvillimit normal tė shoqėrisė njerėzore. Eshtė e
vėrtetė se ka metoda tė tjera tė ujitjes sė tokave si ai me pika etj, por
kėto gjithnjė shoqėrohen me kosto tė lartė e ngandonjėherė edhe tė
papėrballueshme pėr financat e fermerit shqiptar. Shpalimi i njė pėrvoje jo dhe
aq tė largėt nė kohė ėshtė njė tip axhustimi tė vėmendjes sė fermerėve
shqiptarė pėr shenjtėrim tė ujit si gjak toke e si burim i pazėvendėsueshėm i
mbijetesės sė gjallesave mbi tokė, pėrfshij ketu mbijetesėn e shoqėrisė
njerėzore nė tė pesė kontinentet.
Impulset e para tė fenomenit Ukshin Deli Gjongeci, autori i kėtyre
rradhėve i ka marrė nė bankat e shkollės sė mesme, e cila ishte njė lice
pėrsėmbari ku proēesi mėsimor zhvillohejende alla Harri Fullc. Asokohe nė
leksionete pėrditshme tė lėndės
mėsimore Pėrmirėsimi Ujor, flitej gjerėsisht pėr pėrvojėn e ndėrtimit tė
vadave nė Malėsinė e Gjakovės e artitektin e kėtij proēesi. Edhe pėrgjatė
studimeve universitare figura e kėtij mjeshtri mė mendje tė ndritur e duar tė
arta, vjen e fiksohet nė memorien time. Petagogėt e nderuat Nikolla Zadrima e
Daim Rrapaj nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės nuk e hiqnin nga goja.
Ukshin Deli Gjongeci ishte shndėrruar nė legjendė e pėr legjendat flitet e
shkruhet. Asaj periudhe i takojnė shkrimet publicistike tė Mehmet Elezit,
Qemal Sakajevės, Halil Buēpapajt, Mehmet Doēit e sa e sa publicistėve tė
tjerė me emėr, pėr tė mbėrritur tek romani me temė sociale i Anton Paplekės
me titull Gjaku i tokės. Shkrimtari i njohur me prototipin e Ibėr Shpatės
na sjell nė kujtesė gjithė aventurėn e dobishme tė njriut qė e lidhi jetėn
e vet me ndėrtimin e vijave ujitėse nė kuota deri asohere tė paparashikueshme
nga mendjet njerėzore e dijetarėve tė kėsaj fushe.
Hartimi i njė monografie pėr kėtė figurė emblematike tė shfrytėzimit
tė burimeve ujore nė dobi tė komunitetit, ka qenė njė shqetėsim i natyrshėm i
autorit qėkur nė fėmijėrinė e tij tė largėt pėrjetonte emocionet e ndėrtimit
tė Kanalit Ujitės tė Postribės. Kjo vepėr ujore, sa jetike po aq edhe moderne
pėr kohėn, ishte e ndarė nė segmente dhe pėr secilin segment kishte njė
person pėrgjegjės pėr ndėrtimin e tij. Ishte njė garim i vėrtetė ambicioz
dorėzimi i segmentit nga ēdo ortak i veprės ujore me idenė e pėrftimit tė
kohės sė humbur e ujitjen sa mė tė shpejtė tė tokave ku bimėsia nuk e kishte
atė gjelbėrim tė thellė pėr mungesė tė lagėshtisė.
Pėr hartimin e monografisė Martiri i Ujrave autori ėshtė mbėshtetur
fort tek arkivi familjar qė ruhet me fanatizėm e pasurohet vazhdimisht nga
njėri nga djemtė e Ukshin Delisė, Mehmet Gjongeci. Nė kėtė arkiv, qė ėshtė
pėr tu patur lakmi nga qindra e mijra familje shqiptare, gjenden faksimile
tė shkruara nga bashkėpunėtorė tė afėrt tė mjeshtrit, fotografi nga puna
ndėrtimore e gjerdanit tė kanaleve vaditės nė mbarė Malėsinė e Gjakovės,
shkrime gazetash e revistash, tekste pėr dhėnie urdhrash pune e medaljesh, e
tė gjitha kėto janė nė nivelin e dekumentimit nė atė kuotė saktėsish sa
kėrkohet edhe nga muzetė e ndryshėm.
Portreti i Ukshin Deli Gjongecit bėhet i plotė edhe nga tekstet e
kėngėve qė u thurėn nė pėrkushtim tė devocionit tė kėtij njeriu tė lidhur
ngushtė me gjakun e tokės. Talenti si projektues e zbatues I Ukshin Delisė
ėshtė model pėr kohėn, jo vetėm nė Shqipėrinė e gjysmės sė parė tė shekullit XX,
por edhe nga vendet e Rajonit tė gadishullit ballkanik. Dėshmi pėr kėtė ėshtė
edhe ardhja e projektuesve nga Serbia e Maqedonia pėr tė fotokopjuar
mjeshtėrinė e Gjongecit. Nga ana tjetėr vlersimet e autoritetve tė kohės tė
ēon nė kėtė vą. Le tė kujtojmė se Ministri i Punėve Botore i kohės sė
mbretėrisė Ethem Toto, e emėrton me frazėn lapidare Inxhinier me diplomė tė
gdhendur nė gur. Me fjalė labidare do tė shprehej edhe Spiro Koleka, shtetar
i lartė e njohės i thellė i shkencės sė hodroteknikės. Ukshin Deli Gjongeci shqetėsohej pėr
dritėn e pėr bukėn. Ai kishte bindje tė palėkundshme se burimet e ujrave tė
Tropojės e tė rrethinave tė saj, dalin e teprojnė pėr tė ndėrtuar centrale e
pėr tė ujitur bimėt. Jo pa qėllim punėn e nisi me ndėrtimin e centralit
elektrik tė Kolgecajve pėr ti dhėnė ndriēim qendrės sė ardhme urbane. Mė
vonė po aq impulsiv shfaqet edhe nė projektimin e ndėrtimin e kanaleve
ujitės, gjatėsia e tė cilėve i kalon tė njėqind kilometrat e rrezja e
vaditjes sė tokave i kalon tė 1500 hektarėt. I rėndėsishėm ėshtė fakti se
tokat qė u ujitėn nė kadastrėn e kohės cilėsoheshin shterpa e pa kurrfarė
shprese pėr tu vėnė nėn ujė. Kontributi I mjeshtrit dėshmon se njeriu pėr tė
cilin bėhet fjalė nė kėtė libėr, rreshtohet me elitėn e kohės sė vet dhe
sakrifikon gjithēka nė emėr tė njė ideali qė e ka pėr zemėr. Nė rastin
konkret ky ideal ėshtė shfrytėzimi I energjisė sė pashterrueshme tė burimeve
ujore nė dobi tė bashkėkohėsve tė vet. Nuk ėshtė e tepėrt tė themi se
mjeshtri e hidhte synorin mė larg. Ai mendonte edhe pėr brezat e ardhshėm.
Drita e buka nuk pati shkak tė ishin tė mangėta nė sofrat shqiptare.
Malėsori nga Kolgecajt kishte formim patriotik e profesional.
Prindėrit e tij me gjasė qenė tė pėrkushtuar pėr edukimin e tij. Nuk ka se si
tė shpjegohet ndryshe ky shpėrthim talenti e vendosmaria e kėtij tribuni tė
dalė nga gjiri i njė populli endėrrimtar e vital. Mjeshtri e nisi punėn nga
hiēi sa kohė kishte besim tė patundshėm nė idetė e tij. Dhe nuk do tė shfaqej
nė horizont asnjė vėshtirėsi ta tut-te apo ta kthente mbrapsht. Punonte me
mjete projeksioni tejet primitive, por qė u besonte plotėsisht. Kishte
mungesė lendė plasėse qė ishte e vetmja armė qė vriste shpirtin e
shkėmbinjėve, por kėtė e sajonte siē dinte ai dhe pa shpenzime tė tepėrta. Nė
limite tė papranueshme ishin elementėt e logjistikės sė ndėrtimit tė njė
vepre ujitėse, por tė gjitha kėto i sfidonte me stoicizėm prej burri fisnik e
rezistent deri nė ēastin e mbramė. Njė njeri qė nė shtat pati aq plagė sa
Gjergj Elez Alia e nuk bėri asnjė kompromis me vdekjen e vet, ėshtė njė
etalon fosforeshent pėr ēdo kohė e pėr ēdo brez.
Tri janė veprat ujore qė kanė begatuar jetėn e Malėsisė sė Gjakovės tė
ideuara, projektuara e tė ndėrtuara nėn pėrkujdesjen e kėtij strategu tė madh
popullor. Kanali i Fushės sė Lumit, ai i Krasniqes dhe ai i Myhajanit, janė
vadat e mėdha tė mbushura plotepėrmaje me ujė e shpresė. Nuk janė kėto tė
vetmet. Degėzime tė vadave tė mėdha tė ndėrtuara nėn drejtimin e mjeshtrit,
janė disa. Edhe Kanali i Gashit e Bujajve, i ndėrtuar shumė kohė pas vdekjes
sė Ukshin Delisė, ka ekzistuar nė planet ndėrtuese tė kėtij tė fundit.
Materialet defiēitare tė ndėrtimit, mjeshtri i zėvendėsonte me ato
rrethanore. Nuk krijohej asnjė lloj handikapi nė kėtė drejtim. Le tI
referohemi njė shembulli. Ēimenton, tropojanėt, ose e njihnin pak ose pėr ta
ishte njė mollė nga Kopshti i Edenit. Ai pėrdorte lėmashkun e drurėve e
shpatinave tė lagėshta me po aq suksek sikur tė pėrdorte ēimenton e cilėsisė
sė lartė. Njė tjetėr produkt defiēitar ishte lėnda plasėse. Dinamit, fitila e
kapsolla nuk gjendeshin edhe po ti kėrkoje me kėmbė tė kalit. Kėto materiale
mjeshtri i zėvendėsoi me shemrit e tyre. Pėrdori barutin e pushkėve tė vjetra
e tė dala jashtė pėrdorimit. Njė leckė prej bezeje e lidhur si gėrshet i imėt
bėnte punėn e fitilit. Ndėrsa kapsolla zėvendėsohej me unorin, njė tip
ndezėsi me veprim tė pėrkryer. Skelat, kėto konstruksione metalike qė
pėrdoren sot nė ndėrtimin e objekteve tė rėndėsishėm, ishin drurė tė salduar
me perēina druri, tė cilat nė tė folmen e tropojanėve quhen ēekerēe.
Emri i kėtij prijėsi tė pafjalė e rezultativ nė punė ruhet sot e
gjithė ditėn nė kujtesėn e brezave qė nga pema qė mbolli mjeshtri, vjelin
frutat nė vjeshtrat pambarim, e pėrballen gjithkund me dritėn e centralėve
elektrikė e gjelbėrimin e thellė tė arave e pemtoreve tė pafundme.
Eshtė me interes tė pėrshkruhet nė kėtė parathėnie dhe njė letėr e
shkruar nga zoti Kolė Shtjefni nė ditėt e pleqėrisė sė tij tė thellė.
Indirekt ai lartėson figurėn e portretin e martirit tė ujrave duke ju
drejtuar njė shkrimtari, e konkretisht Ndoc Paplekės. Letra daton 15. 06.
2000 dhe ka kėtė pėrmbajtje:
Shumė i nderuar shkrimtar Ndoc Papleka!
Mė falni pėr shqetėsimin dhe ju lutem mė lejoni tju prezantohem nga
qė nuk kam patur fatin tju shoh personalisht. Jam Kolė Shtjefni nga Shkodra,
plak 90 vjeēar, etnograf. Ajo qė mė shtyn tju shqetėsoj ėshtė kjo: ju
betohem me sinqeritet se kam lexuar me kėnaqėsinė mė tė madhe tė shijuar
ndonjėherė, romanin Gjaku i tokės, me atė kaloritet aq tė bukur tė asaj
krahine qė pasqyron, sa mund tė them pa frikė gabimi se asnjė shkrimtar
tjetėr nuk ėshtė nė gjendje ta pasqyrojė atė realitet.
Pėr personazhet e kėtij romani, sidomos pėr atė kryesorin Ukshin Deli
Gjongecin mė ka rėnė nė dorė njė dosje e madhe me shumė dekumente me interes
tė madh e mė detyrojnė tė shprehem se, mėkat i madh qė nuk ekziston njė
monument nė krye tė veprave tė tij sa unė e quaj hero pėrmbi shumė heronj,
pėr sakrificat qė ka bėrė pėr tė mirėn e bashkėfshatarėve tė asaj zone, por
meqėnėse kjo nuk ėshtė bėrė realitet, mendoj sė paku qė njė monografi e
meriton, e kėtė i vetmi shkrimtar qė mund ta realizojė jeni ju, si njė
shkrimtar me shumė aftėsi dhe i krahinės duke u mbėshtetur nė dekumentet qė I
pėrmenda mė lart.
Djali i tij, Mehmeti, banon nė Shkodėr dhe e kam dashamir, se ėshtė me
tė vėrtetė njėburrė malėsie e rrallė me iu gjetė shoku. Marr guximin qė me iu
lutė qė pėr hir tė patriotizmit, bane kėtė vepėr humanitare. Nuk ka shumė
punė se materiali, pothuajse ėshtė gati. Kjo ėshtė njė dėsjirė shumė e madhe
dhe Mehmeti do tė mundohet me jua shpėrblye mundin. Jam i bindur se nuk do ta
kurseni njė pėrgjigje, sidoqoftė, pozitive apo negative. Po e pėrfundoj kėtė
letėr duke iu uruar shėndet, jetė tė gjatė me shumė suksese e aq tė mira sa u
do zemra familjarisht.
P.S: Pėr tė qenė i sinqertė, ēdo gjė ma dėrgoni nė adresėn e djalit
tim, Paulin Shtjefni, pranė Radio Shkodrės. Dhe mė falni pėr kaligrafinė e
keqe qė mosha ma imponon.
Dėshira e sinqertė e Kolė Shtjefnit, ishte mė shumė se njė amanet.
Raca e shkrimtarėve tė fisėm nuk e lė ta tretė dheu amanetin e ēdo njeriu tė
mirė. Ndoc Papleka pėr arsye tė pėrfillshme nuk iu pėrgjigj Kolė Shtjefnit.
Njė tjetėr Anton e dėgjoi atė zė e monografia nė pėrkushtim tė mjeshtrit tė
ujrave, ėshtė nė duar tė lexuesit. Doruntina troket nė dyert tuaja, lexues
tė nderuar!
Nuk mė ka lodhur asnjė grimė pyetja retorike: Kujt i adresohet ky
libėr? Pėrgjigjen e kam patur nė majė tė buzėve. Libri nė fjalė ėshtė mė sė
pari nė histori brilante, e cila jo vetėm duhet njohur, por edhe studiuar me
laps nė dorė. Monografia Martiri i Ujėrave i ka munguar gjer mė sot
memuaristikės shqiptare. Ky libėr ėshtė pėr tė gjithė, por i rėndėsishėm
ėshtė pėr ata qė ushtrojnė zejen e menaxhimit tė ujit, kėsaj pasurie qė nuk
njeh kompesim.
Bordet e Kullimit dhe tė Ujitjes, kėto organizma me fytyrė
perėndimore tė ngritura nė muajin dhjetor tė vitit 2003, hasin nė kėtė libėr
njė pėrvojė qė nxit e inkurajon. Ndėrsa pėrdoruesit e ujit gjejnė nė kėtė
libėr simbolin mė tė mirė pėr tu ndjekur, me qėllimin e mirė tė qenies
partner i besueshėm pėr Bordin e Kullimit e tė Ujitjes dhe jo vetėm i kėtij
institucioni. Shkodėr, mė 15 mars 2004
Dashamir Cacaj |