nr. 72 / 22 shkurt 2005
Falsiteti
e fryma e vetpushtimit pjellin vetėm sisteme imorale e kriminale Tuj iu bindė moralit, pėr tė mos e zhgreh muhabetin
krejtėsisht siē e meriton pėr hatėr tė disa gjėrave mė tė mėdha e fisnike,
por edhe me njetin e mirė tė njė qytetari, por edhe tuj u matė tė mos gaboj,
mė duket se koha i ka ardhur disa gjėrave ti themi siē janė, ku pa pikė
friget ma pėr dreq ska ku shkon se me falsitet nuk kalohet jeta. Pėrndryshe
falsiteti kthehet mjet pune e jetese, ideal e ēdo gjė bashkė me tė. Ky do
ishte fundi jonė, i qenies shqiptare. Sa pėr ta bėrė tė besueshme kėtė po jap
vetėm njė shembull, ku siē shihet konkretisht del se si ne i bėjmė shkrimet
nė gjuhėn standard, vetėm e vetėm pėr diēka mė tė madhe se ne, por ama tė jem
i sinqertė, nė mėnyrė absolute familjet bashkė me fėmijėt, nė Shkodėr ruajnė
e pėrdorin nė ēdo ambjent gjuhėn shkodrane, e kėtė Shkodra e bėn me fanatizėm
e mir bėn se gjuha, doket, besimi, janė gjėra tė shenjta, janė pasuria reale
e jonė e ne jemi njė pjesė e saj por kalimtare, kurse ato janė tė pėrjetshme,
janė vetė Shkodra nė tė mirė e nė tė keq e ska tjetėr, bile as qė mund tė
vihet nė diskutim. Mbasi fjalėt e vjetra kanė vlerė aktuale edhe sot, mė
pėlqen tė pėrdor nė shkrimet e mia vetėm pėr faktin qė del i kuptueshėm
shkrimi, mendimi, muhabeti apo edhe shamata pa sherr, kjartė e bukur tė
bardhės thuaji e bardhė e tė zezės kurum thuaji e zezė, por mvaret se si
kuptohesh mirė apo keq kurrė mos pretendo se pse e thashė unė ashtu ėshtė,
por edhe ska arsye tė tėrbohet kush pėr mendimin e tjetrit. Ne nga Shkodra i
themi qesh e ngjesh, pėrralla nė lesh e e mira prej nesh, thelbi i kėsaj
bisede ėshtė ti ikim pėrrallave e tė flasim se si tė mirat don Zoti tė vijnė
prej nesh kur ka transparencė, qytetėrim e civilizim, e kur gjėrat thuhen
troē e me qėllim tė mirė ke arsye tė ulesh e tė besosh nė mirėkuptim,
mirėbesim e tė pretendosh pėr zgjidhje tė problemeve. Sa kena me ia arritė
kėsaj shohim, se gjatė historisė tonė ne ia kemi arritė kėsaj mrekullie nė
sajė tė patriotizmit, besės e burrėrisė. Sot e kemi shumė tė vėshtirė se
patriotė tė besės e burra gjen pak, atėherė zgjidhje pėr mendimin tim por
edhe e besueshme ėshtė fjala carta
canta ose shqip letra kėndon. Pėr tė mos e zgjatur duhet dokumentuar siē
i kanė shtetet e pėrparuara tė shkruar nė letėr por edhe tė zbatueshme nė
realitet ku nuk tė lė shteg pėr keqinterpretime ose ndryshe pėrballesh me
ligjin. Kėtu tek ne ndryshon puna, se fjalėt mbesin veē fjalė e asgjė mė
shumė, duke mos paragjykuar askėnd, se shpirtin nuk ia dimė askujt, mund tė
ketė edhe qė flasin seriozisht por populli ngaqė ėshtė toēė (ngopė) me rrena,
edhe atij qė e ka seriozisht si beson, pėrkundrazi e nėnēmon. Atėherė si i
bėhet kėsaj pune? Prandaj
duhet ta diskutojmė kėtė muhabet e ta mbyllim atė kapitull njėherė e mirė,
barabar pėr tė gjithė, ku kushtetuta tė lexohet pėr sė mbari e jo pėr sė
mbrapshti. Gjithashtu ėndėrrojmė njė shtet tėrbjet (qė i bėn zap) ndaj
krimit, korrupsionit e pabarazisė. Po mundohem ta bėj kėtė shkrim si
bashkėbisedim, po ia nisi me: e tha, se tha, kush e tha, pse e tha, si e
tha, ēka iu desht me e thanė, kush ia tha, pėr ēka e tha, ia tha nė sy, ia
tha mbas shpine etj., etj., qė pėrmblidhen me fjalėn sa thana janė, kokrra
nuk bajnė. Kėshtu shkon jeta e shqiptarit e fatkeqėsisht kėshtu e kalojnė
kohėn shumica qė nuk kanė faj, se fundi i fundit pa pare e kanė, prandaj nuk
kursehen mbas kėtij vesi idiot ardhur nga pushtuesit qė futen nė mentalitetin
shqiptar e thėnien me ujin, me zjarrin e me zabitin mos luaj. Por si i
thonė nami u baftė nuk po i ikim zakonit e po themi diēka qė ia vlen tė
thuhet se ėshtė e rėndėsishme sa vetė jeta se flet pikėrisht pėr jetėn e
njeriut e tė drejtat e tij. Ajo ēka ėshtė pėr tu thėnė thuaje, mundėsisht si
ėshtė pėr tu thėnė. Mė duhet tė shpjegohem, as mė kishte shkuar ndėrmend tu
pėrzihesha gazetarėve se nuk ėshtė zanati im, por duke parė qė shtypi
anashkalonte nė probleme anėsore apo sallat-mendim, thashė, lėviz njė fije e
bjeri direkt atje ku ia vlen, tek mentaliteti vetpushtues qė dominonte nė
logjikėn e disa shqiptarėve e i kthyer nė zakon, i ardhur nga pushtuesit por
edhe i imponuar nga komunistėt shqiptarė tash 60 vjet, por ka diēka qė duhet
theksuar e lavdėruar ka gati njė vit qė shtypi e opinionistėt duhen pėrshėndetur
pėr frymėn e guximshme qytetare qė po shpėrndajnė pėr qytetarėt shqiptarė e
rezultati shihet se ka sukses, qė shqiptarėt dita-ditės po e kuptojnė se
ēfarė pėrgjegjėsish e tė drejtash kanė e si i takon pėr ti pasur. Pėr tė
transmetuar kėtė frymė nuk ėshtė e lehtė, se pėr Zotin kemi ra nė hall me
disa piēa, sa herė mundohena me i thanė gjėrat ashtu siē janė e me qėllimin e
mirė pėr tė nxjerrė nė pah vlerat fisnike tonat, nė moment tak-fap tėrbohen
shumė vetė e kėrcejnė pėrpjetė duke nxjerrė dhėmbėt qė ne tė friksohemi apo
tė heshtim, diēka sna shkon ndėrmend duke i lėnė tė qetė nė livadhin e tyre
Shqipėrinė, se e dinė pronė tė tyren, prandaj pėr ta tė kėrkosh tė drejtat e
tua ėshtė sakrilegj, se janė mėsuar tė livadhisin e tė bėjnė tregti me fatet e
tė tjerėve. Ama ata duke qenė koshient se koha e tyre po perėndon, se i ka
ēuar Zoti me u pėrballė me njė hundėlesh qė si hap rrugė, e ky ėshtė shteti
amerikan, atėherė tėrbohen e sdinė ēka bėjnė, e ngaqė u ka hyrė frika nė
palcė, lozin pjesėn si perėndimorė, e nė anėn tjetėr mundohen me tė gjitha
format perverse tė jenė pėrsėri tė parėt e kėtij vendi, duke u bėrė ferri i
kėtij populli saqė i kanė detyruar shqiptarėt tė marrin rrugėn e kurbetit, si
i vetmi mjet shpėtimi pėr ta e tė ardhmen e tyre. Kjo pra ėshtė tragjedia e
kulmi i poshtėrsisė. Atėherė si dreqin duhet tė heshtim duke pranuar kėtė
realitet qelbanik. Ne shumė pak flasim e veprojmė, pėr ēka ėshtė pėr tu
folur, e bile nuk ėshtė ēudi aspak, por duhet bėrtitur deri nė kupė tė
qiellit pėr tė dėgjuar ato qė duhet tė dėgjojnė se pėrndryshe kėtė vend e ka
marrė lumi. Duke parė realitetin nė sy dhe duke mos frikėsuar lexuesit e
veten, duke paraqitur gjendjen reale nė Shqipėri, por edhe duke ditur se ka
qytetarė shqiptarė qė nuk njohin frikė apo kompromis para disa gjėrave qė
janė tė shenjta pėr njeriun, atėherė bindem se edhe vendi ynė e qytetarėt e
tij kanė pėr tia dalė nga ky ngėrē qė i ka mbėrthyer. Ka edhe nga ata qė me
tė drejtė pyesin se si, qysh e tek, kush, cili ėshtė ai apo cilėt janė ata qė
do tė na shpėtojnė nga kėto monstra. Unė them qė gjithsecili kur tė bindet se
ėshtė qenie e lirė, e shenjtė dhe e barabartė me tė gjithė atėherė e do ta
kemi shumė tė thjeshtė pėr tė pretenduar tė jetojmė e trajtohemi si qytetarė
normal. Kjo ėshtė zgjidhja e parė e mė kryesorja se pikėrisht kjo i mungon
shqiptarėve, mentaliteti id qytetarit tė lirė e jo qytetarit frikacak e
servil, duke e kthyer veten palaēo para pėrbindėshave me fytyrė njeriu. Mė ka
qėlluar tė trajnohem si nga Instituti Republikan e ai Demokratik Amerikan,
dhe pika kyēe e tyre ishte qė qytetari duhet tė jetė koshient pėr disa gjėra
qė Amerika i quan tė shenjta, si liria, besimi, familja, historia, ekonomia,
atdheu, ligji, etj., janė edhe tė paprekshėm e me to nuk guxon tė luaj
askush. Prandaj Amerika ėshtė ajo qė ėshtė dhe meriton tė jetė. Mbasi
zgjedhjet po afrohen, e shoh tė arsyeshme tė transmetoj nė popull se
shqiptari duhet ti dijė tė drejtat e veta e bashkė me zgjedhjet duhet tė
kėrkojmė edhe zgjidhjet e tė luftojmė fort pėr tė drejtat tona, e mėnyra mė
demokratike nė prag zgjedhjesh ėshtė pjesėmarrja nė votime, duke votuar e
duke ruajtur votėn si diēka tė shenjtė e tė paprekshme. Po u bė kjo,
Shqipėria do tė jetė ndryshe, siē e meriton tė jetė. Duke e lėnė pėr njė herė
tjetėr se nuk po ia kemi besėn se si do tė vijnė punėt e nė ia vleftė do
pėrgatis si bėhet fushata pėr nė Kongresin Amerikan dhe cilat janė sukseset e
bashkėpunimit tė tė zgjedhurve atje dhe si punon njė kongresmen amerikan e sa
i interesuar ėshtė ai me ēdo pjesė tė jetės por edhe autoriteti qė gėzon, ku
trajtimi nga administrata ėshtė i barabartė, si republikanė e demokratė, duke
mos bėrė diferencime pozitė-opozitė, por edhe ēfarė tė drejtash ligjore e
morale ka ai para ligjit e zgjedhėsve, pra deri ku janė kufinjtė e tij. Nuk
po eci mė tepėr se i del lezeti e krahasimet Shqipėri-Amerikė as qė mund tė
bėhen. Pėrfundimisht
pra nderi mė i madh qė mund ti bėhet kėtij populli ėshtė qė fryma qytetare
cilivizuese mos tė jetė e pėrkohshme por mundėsisht e pėrjetshme, pavarėsisht
tallazeve tė jetės qė i dalin pėrpara e shemujt nuk mungojnė nė Shqipėri. Nė
sajė tė kėsaj fryme tė trashėguar brez pas brezi, Shqipėria e fisnikėt e saj
i pėrballuan me sukses tallazet e shumta ndėr shekuj, prandaj jam mbasi i
bindur e fatlum qė edhe tallazet e sotme do pėrballohen me sukses, po ia lėmė
kohės se ajo do ta tregojė, don Zoti nuk gaboj. Gjithsesi mė pėlqen tė
shpresoj e kėtu ska asgjė tė keqe e tė dėmshme, pėrkundrazi ia vlen mė tepėr
se leku, qė i shkreti lek nuk din nė dorė tė kujt ka rėnė se ta dinte do
shifshim hordhek me sy. Pėr tė mos
i lėnė shteg sulmi lekistave apo lekisteve qė pėr hatėr tė lekut shesin
gjithēka tė shenjtė, e kėtė ne po e shohim, mė duhet tė them se leku ka
rėndėsinė e vet pėr jetėn e zhvillimin e vendit, se tė mirat materiale prej
tij vijnė, por unė po i kjaj hallin lekut tė shkretė se nė duar tė kujt ka
rėnė e asgjė mė shumė se pėrndryshe fitoj titullin xheloz qė nė fakt nuk jam.
Mė duhet ta ritheksoj qė njerėzit me plot kuptimin e fjalės i duhen sot
Shqipėrisė, pėr kėtė kemi shumė nevojė. Nė fillim tė shkrimit e cilėsova se
po e quaj bashkėbisedim e jo shkrim, e me mendjen time iu drejtova atyre qė
janė aktiv, si miq e si armiq tė mendimit tim, e kėtu nuk ka asgjė tė keqe,
se dihet se tė gjithė njėsoj smund tė jemi, por ngaqė jemi shqiptarė e ka
ardhur koha e internetit e civilizimi na sillet nėpėr kėmbė, e mira ėshtė qė
mbas kėtyre zgjedhjeve tė ketė zgjidhje pėr tė tėrė pa pėrjashtim e gjithkush
tė marrė racionin e vet, se ka ikur koha e lėmoshave e fjalėve tė bukura, tuj
rrejtė njėri-tjetrin me falsitet. Dikush hjek pėr bukėn e gojės e tjetri ka
pasuri pėrrallore, vetėm pėr faktin se ėshtė kriminel apo ka dalė nga fryma
kriminale. Tė paktė janė ata qė kanė vėnė pasuri me mund e ndershmėri,
prandaj ėshtė e kotė tė shtyhet mė tej. Sa mė tepėr vonohet kjo punė, aq mė
pėr dreq do shkojnė punėt nė vendin tonė apo qytetin e komunėn ku jetojmė.
Kėsaj zgjidhje duhet ti prijė njė frymė kombėtare e qetė e njerėzore por
edhe e ligjshme, e fjalėt tė kthehen nė vepra. Tuj mos i hedhė hi syrit tė
njėri-tjetrit, por tė jetojmė si vėllezėr tė vėrtetė, e deri sa jemi
shqiptarė detyrimisht jemi vllazėn, prandaj kėtė thėnie duhet ta faktojmė me
vepra, e duhet ta demonstrojmė nė jetėn e pėrditshme, se na iku jeta duke i
qarė hallin pakicave etnike joshqiptare, kurse pėr njė pjesė tė shqiptarėve
as se vė kush ujin nė zjarr e janė lėnė nė mėshirė tė fatit duke i lėnė
alternativė mbijetesėn, e kjo nuk ėshtė demokratike e njerėzore. Prandaj
bashkė me zgjedhjet duhet tė ketė edhe zgjidhje. Kjo vjen si
reagim edhe ndaj disa deklaratave tė njerėzve me potencė nė shtypin shqiptar
qė mbasi nuk ėshtė kundėrshtuar tregon se pranohet e fjala ėshtė pėr fjalėt
shumicė kombėtare, pakicė kombėtare e tė tjera si kėto, apo thėnien malokė
nga disa morracakė kėnetash qė po fitojnė vota e pushtet shtetėror apo
ekonomik. Vetėm pėr kėtė paragjykim tė pėrhapur nga tė huajt, vetėm e vetėm
qė shqiptarėt tė jenė tė pėrēarė, qė duhet thėnė funksionon e ka funksionuar
pėr mrekulli e shfrytėzohet gjithashtu pėr mrekulli nga fanatikėt e ēdo krahu
nė bashkėpunim me armiqtė e vendit tonė qė ky vend tė mos bėjė hajėr
asnjėherė. Gjithashtu vjen si reagim i sjelljes burracake tė Ministrit Toska
nė Shkodėr, ku binte nė sy shpirti Toskė anti-gegė, e jo mbiemri Toska. Gjithashtu
vjen si reagim ndaj sjelljes sė shtetit shqiptar nė kohė fatkeqėsisht nė
veriun e Shqipėrisė, qė nė mėnyrėn mė tė ulėt e provokative shpėrndajnė
lėmoshė pikėrisht ndėr ato zona kreshnike, qė gjatė gjithė historisė qėndroi
nė sajė tė pasurisė shpirtėrore e krenarisė, e nuk pyeti pėr asgjė e as pėr
kėrkėnd duke qenė krenaria jonė historikisht. Ka ardhur koha ti hapim gjėrat
siē janė e si duhet tė jenė, por e ritheksoj me qetėsi e logjikė, pėr tė mos
i lėnė shteg interpretimi maskarenjve tanė si brenda e jashtė vendit qė rrinė
nė pritje tė ēdo gabimi tonin pėr ta shfrytėzuar kundėr nesh, por sidomos
kundėr ēėshtjes kombėtare, prandaj duhet ti kryejmė ato punė njėherė e mirė
e tė zėmė vend si vendet e pėrparuara perėndimore, ku qytetari respektohet si
i tillė, kurse krimineli shpėrblehet me burg e jo pushtet e pasuri si nė
vendin tonė. Kjo pra ėshtė ēėshtja, e pėr kaq gjė ne besoj se jena nė gjendje
ta bėjmė e tė merremi vesh e kėtu nuk ka asgjė tė keqe pėrkundrazi ia mbyll
gojėn ēdokujt. Duke e rrumbullakosur kėtė muhabet shqiptarėt, njė jetė ka nė
kėtė tokė, e kur ai ėshtė model apo si i themi ne qelibar nė tė gjitha
pikėpamjet ligjore, morale, civilizuese e kur Zoti i ka dhėnė mend sa tė
duash e shėndet pėr punė, nuk ka justifikim e asnjė arsye tė shtypet
pafundėsisht nga imoralėt maniakė qė kanė parim vetėm veset mė tė ndyra qė ka
nxjerrė njerėzimi. Siē shihet, ėshtė e domosdoshme tė flasim shqip kur disa
njerėz ulen e diskutojnė pėr zgjidhjen e problemeve e nė rastin tonė flitet
pėr problemet shqiptare se si duhet tė zgjidhen, por e ritheksoj, kur njeti
ėshtė i mirė nuk ka arsye tė flitet me pėrkthyes, kur tė gjithė
bashkėbiseduesit dinė shqip e besojnė nė virtytet njerėzore por edhe kur
udhėhiqen nga kėto virtyte. Kjo pra do ishte zgjidhja e pėr kėtė kemi nevojė
tė gjithė pa pėrjashtim, vetėm kėshtu jemi tė fituar, jashtė kėsaj fryme ēdo
gjė ėshtė false dhe e pabesueshme, tė paktėn pėr mua e mentalitetin tim, e
ndokujt ky arsyetim i duket i gabuar, atėherė me bindje them se mė pėlqen ky
arsyetim i gabuar i drejtė. Nikolin
Pemaj Financimi i fushatave
elektorale rrezikon tė sjellė krimin nė politikė Problemi i korrupsionit nė Shqipėri ėshtė njė problem i
vjetėr i pėrfolur tashmė shumė. Shqipėria renditet si njė prej vendeve mė tė
korruptuara, tė paktėn nė Evropė dhe ndonėse qeveria disa herė ka thėnė se po
merr masa pėr ta luftuar, rezultatet kanė munguar. Siē tha edhe ambasadorja
amerikane nė Tiranė Marsi Ris, duhet kaluar nga fjalėt tek veprat.
Korrup-sioni, krimi i organizuar, dobėsia e sistemit tė drejtėsisė, zgjedhjet
pėr herė tė kontestueshme, janė disa prej elementėve qė flasin pėr dobėsinė e
institucioneve qeverisėse. Nė kush-tet kur tranzicioni po bėhet gjithnjė e mė
I gjatė, madje deri I pafund ai qė mund tė gėlojė nė njė terren tė tillė ėshtė
lidhja e krimit me biznesin, me njerėzit posedues tė kapitalit finan-ciar.
Vėzhgues tė ndryshėm janė shprehur se thelbi i problemit ėshtė lidhja e
pushtetit me interesat ekonomike, e thėnė ndryshe, zyrtarėt i shohin postet
si njė vend pėr tė pėrfituar dhe jo pėr ti shėrbyer publikut. Ky nė pamje tė
pare duket si njė konstatim, por qė pėrballė realiteti gjen njė shprehi tė
plotė tė tė qėnit njė formė sundimi, apo pushteti nė Shqipėri. Pėr ta
vendosur mė saktė, Shqipėria nė ndryshim nga disa vende tė tjera tė
tranzicionet, kėtė fenomen, qė nė njė gjuhė mė profesionale quhet kapja e
shtetit, e ka njė zhvillim tė viteve mbas 1997. Vėrtetė korrupsioni
predominant nė Shqipėri nė vitet 92 - 97 i ngjante kryesisht korrupsionit
administrativ, qė shtrihej nė nivelet e ulta tė admi-nistratės, ndėrsa sot ka
ndodhur ajo qė quhet kapja e shtetit, pra marrja e vendimeve, nxjerrja e
ligjeve sipas interesave tė grupeve tė veēanta tė biznesit dhe jo sipas
interesave tė gjera publike. Ky fenomen nė Shqipėri ėshtė evidentuar nga tė
huajt, ėshtė evidentuar nga shoqėria civile, ėshtė evidentuar nga media dhe
do tė thoja qė pėrbėn pėr momentin ogurin mė tė zi tė shoqėrisė shqiptare dhe
nga ana tjetėr faktorin qė kompromenton mė shumė tė ardhmen e Shqipėrisė. Jo
mė kot kjo ėshtė nė epiqendėr tė ēdo kritike qė drejtojnė qoftė raportet e
Brukselit, qoftė donatorė apo shtete tė ndryshėm qė prononcohen nė lidhje me
Shqipėrinė. Dalja nga kjo ėshtė pa dyshim njė rrugė tepėr klasike, ėshtė
vetėm fuqizimi i institu-cioneve dhe njė vullnet politik pėr ti dhėnė fund
kėtij fenomeni. Unė do tė thoja qė boll tė pėrmendim eksperien-cėn e dy
vendeve tė cilėt nė shumė aspekte kanė qėnė tė krahasueshme me Shqipėrinė pėr
njė periudhė tė gjatė gjatė kėsaj dekade tė fundit, tė cilėt me njė marrėveshje
konsensuale dhe njė vullnet tashmė domosdosh-mėrisht tė arritur, siē janė
Bullgaria dhe Rumania, vendosėn qė forma tė tilla tė korrupsionit qė prishin
imazhin e shtetit dhe funksionalitetin e tij tė merrnin fund dhe prandaj u
shpėrbly-en dhe me njė hyrje nė Bashkimin Evropian ose me afrimin e statusit
tė kandidatit. Makthi I zgjedhjeve tė ardhshme Beteja politike nė vend kalon nga njė front nė tjetrin,
kalon nga njė pėrpalsje nė tjetrėn. Nga problemi me listat e zgjedhėsve, tek
ndarja e zonave zgjedhore, nga kreu I KQZ tek pėrfaqėsimi I partive
pretendente nė hallkat zgjedhore. Nė tėrėsi, prob-lemi nė lidhje me zgjedhjet
nė Shqipėri ėshtė njė problem thelbėsor fatke-qėsisht, edhe nė mėnyrė tė
turpshme, ne kemi si kusht kryesor nė lidhje me gjithė procesin e
asociim-stabilizimit, problemin e zgjedhjeve, nė vend qė ndaj nesh tė kishte
kushte qė kanė tė bėjnė me standartet e institucioneve, me harmonizimin qė po
i bėjmė politikave tė institucioneve tona nė raport me ato tė Bashkimit
Evropian, ne kemi njė parakusht tė tillė qė ėshtė gati elementar: bėni
njėherė zgjedhje qė janė pėr tė qėnė. Po e them nė kėtė gjuhė kaq tė
thjeshtė, sepse vėrtetė i tillė ėshtė nervozizmi i dona-torėve, i
ndėrkombėtarėve kur shpre-hen nė lidhje me zgjedhjet nė Shqipėri. Cili ėshtė
historiku i kėtyre 15 vjetėve? Shqipėria karakterizohet si vendi i zgjedhjeve
tė kontestuara. Nuk ka asnjė zgjedhje tė bėra nė harkun e kėtyre 15 vjetėve,
qė tė mos jenė kontestuar nga pala qė i humb. Pėrsa i pėrket fillimit tė njė
fushate tė gjatė, unė do tė thoja qė pikėrisht konfliktualiteti
karakteristik, shumė agresiv qė egziton nė politikėn shqiptare, bėn qė
Shqipėria tė jetė nė njė gjendje permanente fushate elektorale. Nuk vė re
asnjė moment tė dobėsimit, tė uljes, tė ētensionimit tė konkurencėn midis
partive, as kur mbarojnė zgjedhjet. Ajo vazhdon me tė njejtin intensitet dhe
Shqipėria po e pėrballon, por me kosto tė mėdhaja, qė pikėrisht ka mbetur
mbrapa, mė mbrapa se vendet me tė cilat nuk ishte mė mbrapa pak vite mė parė,
nė proceset kryesore tė integrimit dhe ka mbetur mbrapa pėr njė kusht kaq
elementar, i cili ėshtė ABC-ja e demokracisė, qė tė paktėn tė bėhen zgjedhje
normale dhe tė sigurorhet rotacioni normal i pushtetit nėpėrmjet zgjedhjeve.
A do ta durojė dot kėtė kosto pėr kėto muaj Shqipėria? Sigurisht qė do ta
durojė, ėshtė e detyruar qė ta pėrballojė kėtė kosto tė njė fushate agresive.
Unė nuk do tė doja tė mendoja qė neve dhe kėtė herė do tė dėshmojmė qė nuk
dimė tė bėjmė zgjedhje, por sigurisht kjo nuk varet as nga numri i vėzhguesve
tė huaj qė do tė vinė, as nga angazhimi i shoqėrisė civile shqiptare apo i
medias shqiptare nė monitorimin e kėtyre zgjedhjeve, kjo varet qė pari nga
vullneti politik i vetė forcave politike. Nė fund tė fundit, procesin
zgjedhor e deformojnė vetė forcat politike dhe vullneti i tyre. Krimi ekonomik nė politikė dhe strukturimi
I mafias Vėzhgues tė ndryshėm por edhe pėrfaqėsues ndėrkombėtarė
kanė shprehur shqetėsim pėr pėrpjekjet e krimit tė organizuar dhe tė atij
ekonomik pėr tu pėrfshirė edhe nė jetėn parlamentare tė vendit. Kjo
tendencė, nė dukje e re, ėshtė kthyer nė njė kėrcėnim serioz pėr demo-kracinė
nė pėrgjithėsi, dhe gjithēka qė rrjedhon prej saj. Fakti I dy mandatimeve tė
sė majtės nė pushtet, e ka bėrė mė evident kėtė kataklizėm politike, e cila
kėrcėnon shoqėrinė ton, mendimin politik dhe tė gjithė avangardėn. Aktorėt e
brendshėm shqiptarė, se ne e ndjejmė drejtė-pėrsėdrejti nė lėkurė kėtė
rrezik. Unė do tė thoja qė pavarėsisht debatit shumė konkret, qė bėhet mbi
ēėshtjet kryesore tė legjislacionit elektoral, mbi kompozimin e Komisionit
Qendror tė Zgjedhjeve, apo mbi zonat elektorale, problemi i vėrtetė nė
zgjedhjet e ardhshme qėndron jo tek manipulimet e dukshme dhe tė kapshme, por
tek prishja e asaj qė ėshtė esenciale nė njė proces zgje-dhor. Faktikisht
procesi zgjedhor ėshtė baza e demokracisė, sepse sigu-ron pėrfaqėsimin e
vullnetit tė qytetarėve nėpėrmjet votės. Kam parandjenjėn, ndoshta jo vetėm
parandjenjėn, por edhe llogjika mė ēon nė tė, qė interesat e partive
politike, sidomos dy partive tė mėdha, pėr tė pėrballuar njė fushatė qė
kushton shumė dhe nga ana tjetėr lidhjet e forta qė kanė krijuar me segmente
tė mėdhaja tė ekonomisė, madje me segmente kriminale tė ekonomisė shqiptare,
do tė bėjė qė tė financohen nga kėto grupe dhe jo vetėm tė financohen, por tė
sjellin pinjollėt e kėtyre grupeve nė politikė. Ky ėshtė njė rrezik shumė
konkret. Nė kėtė rast procesi mund tė duket shumė normal nė pamje tė jashtme,
nuk do tė pėrdoret policia pėr tė manipuluar zgjedhjet, nuk do tė ketė
manipulim me lista, do tė jetė normal procesi nė kutinė e votimit, por nė
vetvete produkti qė do tė dalė, nuk do tė jetė vullneti i shqiptarėve, po do
jetė vullneti i njė klike, i asaj qė e quajmė tashmė koncerni
politiko-biznes-media, i asaj pjese tė medias, qė i ėshtė bashkėngjitur
politikės dhe biznesit, qė do tė kapi dhe do tė uzurpojė vullnetin elektoral
tė shqitarėve. Shkodra ecėn, po nė ērrugė?! Shqipėria mbeti e izoluar pėr afro njė gjysėm shekulli si pasojė
e njė sistemi totalitar, i cili kalonte kufijtė e ēdo absurdi, duke qėndruar
avangardė e komunizmit botėror. Ky sistem u pėrm-bys, dhe aspak pėr meritėn
e shqiptarėve, por si pasojė e konjukturave tė kohės dhe mbarimit tė
karburantit tė makinės komuniste nė tė gjitha vendet e Lindjes. Shkodra
(realisht) ishte nė vijėn e parė tė legjioneve tė pėrmbysjes sė atij
sistemi, por (ēuditėrisht), e fundit nė vjeljen e asaj peme tė ėmbėl qė
quhet Demokraci!... Pas kėsaj fitoreje ku paraprinė tė rinjtė dhe tė rejat
guximtarė, nė pushtet erdhėn ata tė cilėt gjatė kėtyre proceseve kishin
vrojtuar prapa kuintave. Ishin pikėrisht shegertėt e zellshėm qė i
kishin shėrbyer nė hije sistemit qė lamė pas. Pra, godina e re e
demokracisė po ndėrtohej me tullat e thyera, (mbeturina tė komunizmit). Dhe
padyshim rezultatet e ndėrtimit tė gabuar tė kėsaj godine i pamė tė gjithė
nė atė mars tė trishtuar, tė dhimbshėm dhe tė turpshėm tė vitit 1997! Ky zhgėnjim do ti detyronte demo-kratėt e
vėrtetė tė largoheshin nga Shqipėria ose tė pėrballeshin me pseudo-demokratėt
e liēensuar tė cilėt ngjyrėn e kuqe e kishin kthyer nė blu, dhe po
pėrgatiteshin ta kthenin nė tė gjelbėr... Nė kėto kushte, Shkodra kishte
kaluar nga diktatura nė anarki, nga shpresa nė dėshpėrim, nga besimi nė
zhgėnjim. Pėr ta bėrė sa mė konkret kėtė shkrim
modest jam i detyruar ti kthehem retrospektivės dhe kush tė dėshirojė le
tmė etiketojė si komunist, (ndonėse nuk kam qenė asnjėherė). Duke qenė se
kam hyrė nė tė shtatėdhjetė vjetėt, dua ti kujtoj ēdo lexuesi se qė nga viti
1948, kur Partia Komuniste u kthye nė Partinė e Punės, tė gjithė sekretarėt e
parė tė Shkodrės i mbaj mend, qė nga Adil Ēarēani (1948) deri tek (i ndjeri)
Xhemal Dymylja (1990). E di gjithashtu se duke filluar nga Tonin Jakova,
Pjetėr Kosta, Sulejman Bushati, Muho Asllani dhe Dymylja (i fundit), tė pestė
kanė qenė shkodranė. Vlen tju kujtoj tė gjithė bashkėqytetarėve se Muho
Asllani kontribuoi pėr Shkodrėn mė shumė se katėr tė tjerėt (marrė sė bashku)
e absurdi arrin kulmin kur disa pseudo-qytetarė (padrejtėsisht) i vunė epitetin
e pame-rituar Muho katundari!... Me sa duket ky epitet e ndėshkoi Shkodrėn e
cila sot ngjan me Kandaharin, Bombein apo Kalkutėn... Kush dėshiron tė gjejė
shkaqet e kėsaj prapambetjeje ekstreme, mos ta kėrkojė shkakun nga tjetėrkush
veēse nga ne qytetarėt qė pranojmė tė drejtohemi nga njerėz pa format pa
kualitet dhe ajo qė ėshtė mė e keqja, pa vullnet tė mirė pėr ti kthyer
Rozafės krenarinė. Duhet tė ndėrgjegjėsohemi se qytetar i vėrtetė ėshtė ai qė
punon pėr Shkodrėn. Vjetėrsia e tė qenit qytetar i Shkodrės ėshtė e
barazvlefshme me vjetėrsinė e moshės pėr tė dalė nė pension... Shkak pėr tė
bėrė kėtė shkrim ishte ftesa qė njė miku im mė kishte rezervuar pėr tė marrė
pjesė nė njė tubim tė zhvilluar nė Milenium, ku asistonte Kryebashkiaku i Tiranės,
z.Edi Rama. Vlen ta pėrgėzojmė tė gjithė, atė elitė intelektualėsh tė vėrtetė
qė e kishin ftuar dhe nė veēanti ata djelmosha qė e shoqėruan. Nė kėtė shkrim nuk e kam ndėrmend tė jap
superlativa, as tė bėj elozhe pėr zotin Rama, sepse populli ynė i urtė ka njė
shprehje mjaft kuptimplote: Fshati qė duket nuk do kallauz... Nuk kam
ndėrmend gjithashtu ti bėj koment apo analizė atij takimi (plot pyetje e
diskutime), sepse pėrgjigjet e zotit Rama ishin nė shkallėn sipėrore. Ajo
qė unė si qytetar e kam ndier thellė nė shpirt dhe qė mė ka ringjallur
shpresat, ishte prania e Kryebashkiakut tė qytetit tonė, zotit Artan Haxhi.
Ėshtė e para herė qė njė kryebashkiak (gjatė kėtyre 12 viteve), me guxim
qytetar i kapėrcen barrierat e partisė qė pėrfaqėson dhe bėhet pjesė e
denjė e tė gjithė komunitetit qė pėrfaqėson. Ėshtė spekulluar shumė gjatė
kėtyre viteve me tė ashtuquajturėn luftė kundėr komunizmit dhe ėshtė
abuzuar sė tepėrmi me ndjenjat e qytetarisė shkodrane, duke e izoluar, ose
duke e lėnė nė vagonin e fundit tė trenit qė udhėton drejt tė ardhmes,
drejt Europės sė qytetėruar. Urojmė qė ndėrgjegjėsimit tė Qy-tetarit tė
Parė tė Shkodrės, ti bashkan-gjitet ndėrgjegjėsimi mbarėqytetar. Mark
Bregu Tė gjithė pėr tė ardhmen Nga Marie Medicina (Dvorani) Realiteti
shqiptar sa vjen dhe bėhet mė I dhimbshėm, shqiptarėt dita-ditės po braktisin
vendin, vetėm pėr njė ditė mė tė mire, pėr njė tė ardhme mė premtuese pėr
fėmijėt e tyre. Fataliteti shqiptar nuk ka tė ndalur. Vajzat shqiptare
detyrohen tė shesin trupin e tyre pėr tė mbajtur fėmijėt e tyre. Kjo ėshtė
tragjike. Vdekja ēdo ditė merr jetė njerėzish. Shqipėria dhe shqiptarėt po
pėrballėn me momentet mė tė vėshtira qė ka njohur realiteti shqiptar. Kemi
qėnė pa bukė, pa veshur nė tė ftohtė, kemi luftuar pėrkrah njėri-tjetrit pėr
tė fituar lirinė, por kemi qėnė njė. Komunizmi na degdisi nėpėr burgje dhe
kampe tė punės sė detyruar, vetėm se mendum dhe deshėm tė vepronim pėr njė
Shqipėri tė tė gjithėve. Sot kur mendojmė se gjithēka e kemi lėnė pak, ėshtė
shumė e rėndė, ndėrsa realiteti riciklohet, pėrsėrit momentet e saj mė tė
patolerueshme. Ne grate ish tė pėrndjekura, ne grate qė sakrifikuam jetėn
tone pėr fjalėn e lire pėr Shqipėrinė e tė gjithėve duhet tė ngrihemi tė parat
tė themi fjalėn tone. Fėmijėt tanė, fėmijėt e fėmijėve tanė duhet ta dine se
kush ka qėnė kalvari nėpėr tė cilin kemi kaluar ne, qė kanė kaluar
paraardhėsit e tyre. Ata sot nuk duhet tė bėhen vegla tė politikės, tė mafias ekonomike, tė grupimeve qė duke menduar pėr
interesat e tyre, shkelin mbi parimet e njė shoqėrie demokratike. Gratė,
nėnat, motrat tona duhet tė edukojmė tek fėmijėt, nipėrit dhe mbesat tona
idealin pėr njė Shqipėri tė lire, pėr njė Shqipėri demokratike, pėr atė ditė fatlume, pėr tė cilėn shumė prej nesh u
detyruan tė sakrifikonin rininė e tyre, familjet e tyre, veten e tyre, qė ajo
tė jetė e jona. Nuk duhet tė tolerojmė asnjė klasė politike, asnjė fraksion
politik qė tė shkel mbi idealet tona, mbi gjakun tone, mbi atė qė kishim, kemi
dhe do tė kemi mė tė shtrėnjtė, demokracinė. Sot kur politika
shqiptare po pėrgatitet tė hyjė nė njė faze tė re,
lipset qė ne grate, nėnat dhe motrat ish tė pėrndjekura dhe tė pėrsekutuara
politikisht tė themi mendimin tone, tė tregojmė, se jemi dhe do tė vazhdojmė
tė jemi njė factor nė jetėn politike-shoqėrore tė vendit. Gjendja ku e ka
katandisur kjo qeverisje vendin, ėshtė dhe duhet tė jetė njė shqetėsim pėr ne
dhe kushdo qė shpreson tek njė shtet ku respektohen liritė dhe tė drejtat e
njeriut, tek njė shtet ku tė gjithė tė jenė tė barabartė para ligjit, ashtu
si edhe para Zotit. Nė kėto kushte kur realiteti sa vjen dhe bėhet gjithnjė e
mė I vėshtirė, duhet tė dėshmojmė si gra, si nėna se kemi nė dorė diēka pėr
tė ndryshuar. Afrimi I zgjedhjeve, e drejta e sejcilit, qė me votėn e tij tė
zgjedh atė qė I pėrmbush detyrimet mė jetike, na obligon tė jemi tė
ndėrgjegjshėm. Nė njė shoqėri demokratike, vota ėshtė sovrani I fatit tone
pėr tė ardhmen. Nuk duhet askush tė mendojė dhe tė votojė verbtazi, pėr kėtė apo
atė parti, pėr kėtė apo atė deputet, por sė pari tė bindet se kush dhe cili
ėshtė ai qė do tė dijė ta pėrfaqėsojė mė mire dhe tė mbrojė mė denjėsisht
interesat e zgjedhėsve. Bindjet janė njėra anė e medalje. Mė e rėndėsishme
ėshtė njohja e realiteti dhe kontributi I sejcilit, qė me votėn e tij, tė
jetė kontribuesi I ndryshimeve. Nuk duhet tI presim si njė kiamet politik afrimin e
zgjedhjeve. Pėr sejcilin jeta fillon tek vetja e tij, tek familja e tij, tek
interesat e tij mė jetike. Askush nuk duhet bėrė pale e njė politike, apo
grupimi politik, nėse ajo nuk I garanton asnjė nga ato ēfarė dėshiron. Pėr sa
kohė qė shumė veta bėhen pjesė e politikės sė interesave tė disa individėve,
aq mė pak shpresė do tė ketė ky vend tė gjejė pėrgjegjėsinė individuale dhe kolektive
pėr tė ardhmen. Rruga pėr tė ndryshuar realitetin nuk ėshtė dhe nuk mund tė
jetė vepėr e njė partie, apo e njė grupi deputetėsh. Tė gjithė, me mundėsitė
e sejcilit, duhet tė kontribuojmė pėr njė tė ardhme mė tė mire. Pėr ne grate
ish tė pėrndjekura, ėshtė njė pėrgjegjėsi e dyfishtė ndikimi nė ardhmėrinė e
vendit. Kurrsesi nuk duhet tė heshtim, apo tė luajmė rolin e indiferentit,
apo edhe tė mėnjanohemi. Duke vepruar kėshtu ne ruajmė tė paprekur veprėn
tone, sakrificat tona, idealin tone, pėr tė cilin ishim gati tė jepnim
gjithēka, edhe jetėn. Tė gjithė duhet tė tregojmė, sė pari politikės shkallėn
tone tė pėrgjegjėsisė qytetare, tė ndėrgjegjes dhe vullnetit pėr tė ndėrtuar
njė shtet ligjor, njė vend qė nuk dėbon rininė, qė nuk detyron fėmijėt tė dalin
rrugėve tė botės pėr tė shtrirė dorė, apo grave pėr tė prostituuar. Kjo
Shqipėri nuk ėshtė dhe nuk duhet tė lejojmė qė njė grusht njerėzish ta
kthejnė nė njė ēiflig tė interesave tė tyre. Pėr atė kemi dhėnė gjėnė mė tė
shtrėnjtė, pėr atė jemi gati tė japin gjithēka qė na ka mbetur. E koha vjen
nė ēdo 4-vjeēar, atėherė kur pėrgatitemi pėr tė zgjedhur pėrfaqėsuesit tanė
nė drejtimin e vendit. Kurrė nuk ėshtė vonė pėr tė demonstruar aftėsitė tona
pėr ndryshim. Shteti
prodhon diktaturė Shefi i Partisė Socialiste Fatos Nano dhe strukturat
e shtetit shqiptar pėrditė e mė shumė po forcojnė dhunėn edhe kundėr shtypit
tė lirė. Kjo, sepse jemi nė vitin elektoral pėr zgjedhjet e pushtetit
qendror. Nano, me ēdo ēmim duket se do i dhunojė edhe zgjedhjet e radhės. Kėshtu,
Kryeministri shqiptar, kryesocialisti shqiptar, ose siē ėshtė shprehur
Mandela shqiptar Pjetėr Arbnori, kryespecialisti shqiptar, ka treguar nė
vazhdimėsi dhunė, hakmarrje politike kundėr kundėrshtarėve, ku vetėm pėrgjatė
qeverisjes sė tij diktatoriale janė pushkatuar mbi 6000 shqiptarė tė
pafajshėm. Shumė janė burgosur politikisht, janė dhunuar kafshėrisht, janė
rrahur e torturuar dhe shumė kanė arritur pas peripecish tė braktisin vendin
pėr tė shpėtuar jetėn. I tillė ėshtė edhe Elvis Simo Hajkoja, lindur mė
24.02.1979 nė qytetin bastion tė antikomunizmit, Shkodėr. Atij jeta i ishte
bėrė e padurueshme nė vendin e vet. Sipas njė dokumenti zyrtar tė Shoqatės
Politike Antikomuniste 13 Dhjetori 1990, me numėr 1028, Elvisi si anėtar e
aktivist i kėsaj shoqate ka investuar shumė pėr demokracinė shqiptare,
prandaj edhe ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė krimit. Babai i Elvisit, i quajturi
Simo Hajkoja kish marrė pjesė aktive nė demonstratat politike antikomuniste
tė 14 janarit 1990 pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, 16 qershorit 1990 kur
populli i Shkodrės protestoi gjatė ceremonisė mortore tė dėshmorit tė parė tė
demokracisė shqiptare Pėllumb Pėllumbi, pushkatuar nė Han tė Hotit me urdhėr
tė ish-presidentit komunist Ramiz Alia, 13 dhjetorit 1990 pėr rrėzimin e bustit
tė Enver Hoxhės, ku u rrahėn shumė e u dėnuan politikisht shumė, deri nė 22
vjet burg, 2 prillit 1991, kur u protestua kundėr vjedhjes sė votės nga
komunistėt dhe u pushkatuan katėr vetė e u plagosėn 163. Elvis Hajkoja, ky
djalosh qė shihni nė foto dhe sot ka marrė rrugėt e perėndimit pėr tė
shpėtuar jetėn, rrjedh nga njė familje tradicionalisht atdhetare e
antikomuniste. Gjatė viteve tė pushtetit tė Enver Hoxhės njerėzit e tij janė
pėrndjekur nga regjimi. Gjyshi i tij ėshtė dėnuar me 15 vjet burg politik.
Edhe gjyshi nga nėna Arseni Jovani ėshtė pushkatuar nė kufi nė maj tė vitit
1953. Konfiskimi i pasurisė, diferencimi politik si mohimi i shkollimit,
punėsimit etj., kanė qenė vazhdimėsia e kalvarit tė persekutimit tė kėtij
fisi. Elvis Hakoja qė nga nėntori i vitit 1997, kur ėshtė pranuar nė Shoqatėn
Politike Antikomuniste 13 Dhjetori 1990 e deri mė 26 gusht tė vitit 2004,
kur u rrėmbye forcėrisht nga forca tė errėta tė socialistėve, pra me
prapavijė politike, ku mbahet peng pėr 48 orė derisa familja e tij paguan
15000 euro pėr lirimin, ka dhėnė kontribut tė ēmuar nė aspiratat e popullit
shqiptar pėr njė Shqipėri demokratike. Ai, nė vitin 1997, kur socialistėt
hapėn depot e armatimit, rrėmbyen armėt, dogjėn bankat, ndėrmarrjet e
prodhimit dhe institucionet, ka dhėnė kontribut nė ruajtje tė institucioneve
tė shtetit. Vala e atyre trazirave vrau shumė shqiptarė, ndėr ta edhe 82
policė, derisa Fatos Nano mori pushtetin me dhunė, tritol, kallashnikov.
Babai i tij, kish kontribuar edhe si inciator i hapjes sė besimit fetar, mė
1990 dhe sot ėshtė sekretar i Shoqatės Ortodokse Shėn Jovan Vladimiri
Shkodėr. Mbase qė aso kohe kishte prekur nė kallo tė socialistėve terroristė.
Dhe ai sot vuan mungesėn e djalit qė kėtu i rrezikohet seriozisht jeta. Po
kėshtu Elvis Hajkoja, ka edhe shumė tė tjerė tė kėrcėnuar. Elivisi edhe sot
pėrmendet si djalosh i pjekur, i qetė, i njerėzishėm, ku nė zgjedhjet e
fundit si anėtar i komisionit tė votimit, nė pėrfaqėsim tė koalicionit
Bashkimi pėr fitore, ka provuar kėrcėnata serioze deri me eliminim fizik,
pėr tė pranuar firmosjen me dhunė tė procesverbalit nė favor tė koalicionit
tė majtė. I ėshtė paralajmėruar edhe familja pėr dhunė. Por ajo ēka pėrbėn
vėrtet njė shqetėsim pėr shoqėrinė shqiptare ėshtė fakti se shumė demokratė janė
nėn trysni, nėn kėrcėnata, nėn dhunė. Kėshtu pra, po shkon Shqipėria drejt
zgjedhjeve parlamentare tė verės sė kėtij viti. Marin
Vukaj Viktimizohet
jeta e demokratėve shqiptarė Dhuna dhe persekucioni qė neokomunistėt nė pushtet
kanė instaluar kundėr opozitės, i ka dhėnė njė goditje tepėr tė rėndė
shkallės sė nivelit tė demokracisė nė Shqipėri. Shumė
organizma ndėrkombėtarė kanė bėrė thirrje tė shuma kundėr shkeljes sė tė
drejtave tė njeriut, veēanėrisht pėr probleme politike. Por pėrpjekjet e
komunitetit ndėrkombėtar pėr tė ndaluar dhunėn, nuk kanė mundur tė ndikojnė
mbi diktatorėt komunistė. Kėshtu, fati i shumė demokratėve q ė nuk kanė ku tė denoncojnė dhunėn, pasi vetė
shteti e menaxhon atė, ka qenė tragjik. Viktimė e njė persekutimi deri ditėn
qė arriti tė braktisė Shqipėrinė ishte edhe Lekė Ndokė Luca, i datėlindjes
11.02.1978. Po pse ky djalosh e ka jetėn tė rrezikuar nė vendin e vet? Ja tė
rendisim faktet qė gazeta jonė ka tė arkivuara, si prova tė gjalla tė
ndėshkimit tė paligjshėm nga ky shtet anarshist. Sipas dokumentit me numėr
1030 tė protokollit tė Shoqatės Politike Antikomuniste 13 Dhjetori 1990,
Lekė Luca anėtar dhe aktivist i kėsaj shoqate, sė bashku me tė atin kanė
marrė pjesė nė tė gjitha demonstratat politike antikomuniste si mė 14 janar
1990, 13 dhjetor 1990, 2 prill 1991 dhe i ati i Lekės ka qenė ndėr tė parėt
iniciatorė tė hapjes sė besimit fetar. Por djaloshi rrjedh nga njė familje e
persekutuar ndėr vite. Gjithnjė sipas burimit tė kėtij dokumenti zyrtar,
gjyshi i Lekės ka qenė nė burg politik nė vitet 1946 deri 1955 duke iu
eliminuar kėtij fisi tė drejtat edhe mė elementare tė jetės, duke i dėrguar
nė kampe pėrqendrimi pėr tė punuar, si dėnim. Gjithashtu, sipas njė tjetėr
dokumeni zyrtar me numėr 72 tė protokollit, lėshuar nga Instituti i
Integrimit tė tė Pėrndjekurve Politikė, daja i Lekės, i quajturi Gjelosh Nik
Vuksani, ka kryer gjashtė vjet burg politik, ndėrsa sot Lek Luca po vuan
njėlloj si nė kohėn e Enver Hoxhės paraardhėsit e tij, ku jeta i ėshtė
kėrcėnuar shumė herė. Si njė
viktimė e bindjeve tė tij, megjithėse nė tė vėrtetė ėshtė njė vlerė pėr
demokracinė shqiptare, Lekė Luca dhe familja e tij, pas rikthimit nė pushtet
nė vitin 1997 tė socialkomunistėve, u pėrball me pėrndjekje e persekutim.
Ditėn e varrimit tė deputetit demokrat Azem Hajdari, mė 14 shtator 1998, i
cili u pushkatua nė mes tė Tiranės nga komunistėt, Lekė Luca qe arrestuar, ku
u keqtrajtua pėr tre ditė, bile nė kundėrshtim me ligjin. Po ku pyesin pėr
ligje anarshistėt qė vrasin e presin? Edhe familja dhe tė afėrmit iu
paralajmėruan pėr dhunė e hakmarrje. Ka qenė prag zgjedhjesh tė vitit 2000
kur Leka ėshtė keqtrajtuar nga persona tė paidentifikuar, pėr tė mos e lejuar
tė kryejė detyrėn e vėzhguesit tė Partisė Demokratike. Por ai e mbrojti votėn
e sovranit. Ne kemi shumė aktivitet tė kėtij djaloshi, si nė mitingjet kundėr
manipulimit tė referendumit kushtetues tė vitit 1993, zgjedhjeve lokale tė 1
tetorit 2000 apo atyre parlamentare tė 24 qershorit 2001, por problemi ėshtė
mė i mprehtė. Deri kur demokratėt shqiptarė do tė pėrndiqen nga
socialkomunistėt qė pėrditė viktimizojnė jetėn e shoqėrisė shqiptare? Vasel
Gilaj Edi Rama
flet nė Shkodėr si Mehmet Shehu -Kryebashkiaku
i Tiranės pjesė e iluzioneve momentale, e bracaletave tė kafeneve, e debatit
hokatar- Vėrtet i mungon Shkodrės shumėēka krahasuar me
Tiranėn, vėrtet i mungon Shkodrės njė Edi Ramė. Por duhet ta ndajmė punėn nga
qėllimi. Edi Rama ėshtė njė dėshtak nė thuajse tėrė punėt siē ėshtė njė i
suksesshėm kur paratė i ka lumė nga Fatos Nano dhe biznesi i pistė. Ka
dėshtuar si sportist apo jo, ka dėshtuar si piktor apo jo, ka dėshtuar edhe
nė punė tė tjera apo jo? Madje edhe si emigrant nė Francė ka dėshtuar. As
qėndrimin permanent ska arritur ta fitojė, apo nuk ėshtė kėshtu, ndėrkohė qė
edhe dhjetra mijėra njerėz me ngjyra e kanė arritur njė qėllim tė tillė. Qė tė jemi
realistė, bashkėbisedimi nė Shkodėr me kryebashkiakun Artan Haxhi, ishte i
pranueshėm, pasi kryeqendra e veriut shqiptar normalisht mund tė shndėrrohej
nė njė kostum kulture, prandaj edhe i treguam vėmendje numrin e kaluar. Por
takimet ende pa asnjė shpjegim tė Edvinit nė veriun shqiptar, duket se janė
metastazė e tė keqes. Pjesė e
asaj qė Shkodrėn e bėn tė shumėrespektuar, tė shumėvlerėsuar, ėshtė pastėrtia
shpirtėrore, sjellja e njerėzishme, prodhimi i kapaciteteve intelektuale. Por
ēuditėrisht, Edi Ramės nuk i duket produktive as Shkodra, as Veriu. Veriorėt,
veēmas shkodranėt, ky Edi me thonj tė prera e pa vath nė vesh, i quajti
karrocierė qė kanė lidhur nga njė kalė para parlamentit kėtu nė Tiranė. Ky
sistem fyes qė drejton procesin mendor tė Edi Ramės, i pėrafėrt me atė tė
Mehmet Shehut dikur qė i pat quajtur shkodranėt Qafėleshė, apo Ilir Metės
qė kur ishte kryeministėr, nė njė tubim para Prefekturės sė Shkodrės tha:
Nuk u trembem unė rrugaēėve tė Berishės, pra ky sistem rregulli i Edit
anti-Berishė, e normalisht edhe anti-Veri, nė pafundėsi tė batutave pa fund,
bile shumė mė tė dobėta se ato tė humoristit Paulin Selimi, vjen dhe e zbeh
edhe mė tepėr sjelljen e pasjellshme tė Ramės, pasi ky kryebashkiaku i
Tiranės flet pėr zgjidhje kompleksesh dhe nė krah tė tij ka njerėz pa
personalitet, tė cilėt doc.prof.Sali Berisha ka dhjetė vite qė i ka larguar. Qė kėtu
humbi Edi Rama. Ai humbi edhe pse policia e shoqėroi me eskortė nė takime sipas
kryeministrit Nano, private. Ai humbi, pasi edhe nga Garda e Republikės dukeshin fytyra. Ai humbi pasi publiku
pėshpėrit se pavarėsisht eklektizmave komuniste, atė e ka ngarkuar me detyrė
pikėrisht Fatos Nano qė nė zgjedhjet e ardhshme tė pėrkrahė pėr deputet
ndonjė kandidaturė tė Nikollė Lesit. Politika
komuniste gjithherė vepron sipas parimit racional, ndėrveprimit tė
mashtrimit, pandėrgjegjshmėrisė, premtimeve pėr lugė ari, gjetjes sė
mėnyrave tė pranueshme duke thėnė dua ti ēoni votat aty ku them unė. Nėse
kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė ofroi Ministri i Rendit Igli Toska mbi policinė
njė muaj mė parė, mbi njerėzit, mbi Kushtetutėn qė gėnjen se policia ėshtė e
depolitizuar, ku nė ambientet e policisė u shpreh se Berisha ėshtė taksidar
gjaku, duke i thėnė po kėshtu edhe sovranit qė i ka dhėnė pikėrisht votėn
Berishės, Edi Rama ofron kontroll tė drejtpėrdrejtė, provokon komplekse e
disfunksione. Pra, nėse
Shkodra e Veriu janė tė varfėr, politika keqfunksionon, pasi tetė vjet mė
parė Shkodra ishte mė e pasur se Tirana dhe ekzaminimi i veprimeve
shfrytėzuese, fyese, tė prodhuara nga Nano, Toska, Meta, Rama, sikundėr dikur
Enveri, Mehmeti, Kadriu, ėshtė i lehtė, fare i lehtė, pėr tėrė sferat e
shoqėrisė, pėrjashto ca djegės bankash, shpėrthyes deposh armatimi, vrasės
policėsh e shikasish. Duke parė
se Edi qė nė Shkodėr ka ardhė pa vath nė vesh, nuk ėshtė i qartė nė qėllimin
final, tė lind e drejta tė gjykosh se si pėr atė, si pėr tėrė ata qė nuk kanė
bėrė njė punė tė mirė, sjanė veēse pjesė e pėrvojave tė hidhura, e
iluzioneve momentale, e barcaletave tė kafeneve, debat i mendimit hokatar. Sokol
Pepushaj Fantazmat
shqiptare Gjithmonė, ne tė rriturit, mendojmė se kemi
braktisur pėrgjithmonė fėmijėrinė tonė, e bashkė me tė edhe fantazinė apo
edhe shumė gjėra tė tjera fėminore. Sigurisht nuk u besojmė mė as pėrrallave
tė dikurshme qė gjyshja na i tregonte pėrpara gjumit dhe ne krijonim botėn
tonė, fantazinė tonė nėpėrmjet tyre. Por tashmė i kemi lėnė shumė pas ato
kohė dhe jemi zhytur nė tė pėrditshmen tonė monotone, larg pėrrallave, nė
problemet e shumta tė tė rriturve. Megjithatė edhe sot qė jemi tė mėdhenj
realiteti ku ne sot jetojmė na duket njė pėrrallė. E ndryshimi i vetėm ėshtė
se ne e besojmė kėtė pėrrallė. E janė tė shumta pėrrallat qė ne i jetojmė ēdo
ditė, i shikojmė dhe i besojmė. Po nis edhe
unė tju tregoj njė pėrallė, njė pėrrallė tė rriturish. Ah, edhe diēka tjetėr
pėrpara pėrrallės. A besoni nė fantazmat? Nė qoftė se besoni do tju thoja ju
lumtė, e nėse nuk besoni unė vetėm mund tju thoja se ato janė prezente, ju i
shikoni ēdo ditė. Dhe po fillojmė me pėrrallėn tonė: Na ishte
seē na ishte... Na ishin
njėherė disa fantazma qė pėr ēudinė e tė gjithėve thonin se ishin shqiptarė.
E sigurisht kjo pėrralla e tė rriturve qė po tregojmė ka edhe ajo tė
pavėrtetėn e saj dhe kjo qė sapo pėrmendėm ėshtė njė ndėr trillimet e
pėrrallėzės sonė. E tė flasim pak pėr personalitetin e tyre tė pashoq.
Spikatnin pėr kulturėn e tyre tė pakufishme qė i mbulonte nga fija e flokut e
deri tek kėmbėt. E fantazmat tona tė menēura ishin aq tė shumtė nė numėr sa
formuan njė koloni tė tėrė. Tė gjithė kishin tė njėjtėn origjinė, jepnin
pėrshtypjen sikur tė gjithė kishin tė njėjtin surrat, ishin tė njėllojtė.
Karakteristikė e tyre parėsore kishin njė bark plot dhe njė kokė bosh. E
siēduket qartė njeriu i thjeshtė, i zakonshėm nuk e ka kėtė karakteristikė.
Personazhet tanė tė nderuar ishin oratorė tė shkėlqyer. Ai truri prej letre
qė mesa dukej rrėnjėt i kishte nė bark ishte i takuar gjatė gjithė kohės dhe
nuk bėnte asgjė tjetėr veēse fliste e fliste pa kuptuar as vetė se ēfarė po
thonin. Por mund tė pyesni natyrshėm: -Ēfarė mund tė pritet nga njė tru prej
letre?! Asgjė, veē njė prodhimi tė cilėsisė sė fundit tė fjalėve tė pakuptimta... E qė thoni,
fantazmat tona tė dashura dhanė njė ndihmė tė pazėvendėsueshme pėr sa i
pėrket hartimit tė fjalorit mė bashkėkohor tė fjalėve tė pista shqiptare.
Fjalėt mė tė reja duke pėrfshirė kėtu edhe ato tė vjetrat duke mos harruar as
ato tė huazuarat. Kjo sigurisht meriton njė shpėrblim tė madh sepse ato kanė
bėrė dhe vazhdojnė tė bėjnė ndryshime tė dukshme nė mėnyrėn e tė folurit.
Specialistė tė zotė!!!... Edhe diēka
tjetėr qė nuk duhet kurrsesi tė lihet pa pėrmendur nė pėrrallėn tonė sepse
bėjnė pjesė nė karakterin e tyre tė mrekullueshėm. Se ku janė stėrvitur aq
mirė, nuk e di, por nė fushėn e karatesė janė aq tė zotė sa nuk e kanė shokun
kund. Kėtė e praktikojnė nė arenėn e madhe tė mundjes, aty ku praktikojnė
shumė shpesh edhe ato qė sapo i pėrmendėm nė kėtė pėrrallė. Fillojnė e
shfaqin talentin e tyre duke u rrahur me njėri-tjetrin ku me njė specialitet
dhe profesionalizėm pėrdorin tė gjitha truket qė fusha e karatesė u ka
mėsuar. E ata, si nxėnės shembullorė i vėnė nė zbatim kėta stile duke
pėrdorur grushtet, mjetet rrethanore etj. Por asnjėri prej tyre nuk vritej
apo prishej, e kjo nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe sepse fantazmat janė tė
pavdekshme. E nė arenėn e tyre tė mundjes na bėjnė tė shijojmė emocione tė
papėrsėritshme. Por e keqja e kėsaj ndeshjeje ėshtė se nuk ka as tė humbur e
as tė fituar. Dėgjohet gongu pėr fillimin e ndeshjes ku si nxemje pėrdorin
falėt e kulturuara qė duam apo sduam ne nxjerrin nė pah fare mirė kulturėn
dhe inelektin e pakufishėm qė ata mbartin. Ata gjuhen, rrahen nė sheshin e
betejės sė tyre me emrin Parlament pa e marė vesh asnjėherė pse po ndodh e
gjithė kjo mesele. E mė pas pėr tė rifituar energjitė bie gongu i dytė pėr
dhjetė minuta pushim. E kėshtu me radhė shpalosin zotėsitė e tyre tė boksit
duke i demonstruar njėri-tjetrit se sa tė aftė janė, dhe duke na dhuruar ne
ndjesi tė kėndshme qė me plot siguri mund tė themi se nuk mund tė pėrjetohet
njė gjė e tillė as nė ndeshjet e kampionatit tė boksit. Ėshtė kaq bukur tė
shikosh por nga ana tjetėr edhe ta kėpusin shpirtin tek i shikon ashtu qė
rrahen vetėm pėr atė trurin prej letre. E meqė mora
pėrsipėr tė vė nė pah personalitetin e fantazmave tė pėrrallės sonė, po ju
flas pak edhe pėr paraqitjen e tyre tė jashtme. Njė uniformė e zezė pėrpinte
mbarė trupin e tyre. E kjo ishte uniforma e tyre e preferuar. Ndoshta sepse
thonė se e zeza ėshtė tė tė mbrojė nga syri i keq. Ngaqė ata ishin kaq tė
bukur nė pamje, ishin tė siguruar, larg syrit tė keq. E siē pandehnin ata pėr
tė ngritur nderin e tyre, qė tė themi tė vėrtetėn nuk arrinte as deri tek
gjuri i mizės, kishin tė varur nė atė qafėn prej kauēuku njė litar. Kjo ishte
pak a shumė pamja e tyre madhėshtore pa pėrmendur ndonjė detaj tjetėr qė kam
bindjen se do ta plotėsonte mė shumė figurėn prej dėshtaku tė gjithsecilit
prej tyre. Por nuk mund tė rri pa treguar edhe njė tjetėr hollėsi. Ditėlindja
e tė gjithėve ishte 1 prilli. E kjo datė e shėnuar nė historinė e njerėzve
dhe shumė e rėndėsishme pėr personazhet tona, kishte ato pasojat e veta tė
natyrshme. E kjo spikatej fare lehtė nė fjalimet e tyre madhėshtore lehnin
diēka e tė nesėrmen thonin se kėtė fjalim e ka thėnė vėlla hajduti. Ah nuk
duhet harruar se kishin njė dashuri vėllazėrore ndėrmjet tyre, njė respekt qė
nuk kishte limit. E kėshtu pra fantazmat tona shfaqnin talentin e tyre qė
vihej re nė tė gjitha ato anė qė me pasigurinė mė tė madhe mund tė gėnjej se
janė pozitive. Megjithatė... vetėm ta shikonit njėrin prej tyre, me njė ecje
klasike prej fotomodeli, me atė mantelin e zi dhe me atė litarin nė fyt me njė
copė letėr nė dorė e cila shėrben pėr fresk nė tė gjithė vapėn e madhe, sepse
nė vathėn e tyre fatkeqėsisht mungon ajri i kondicionuar. Ai del pėrpara tė
gjithėve. Mė trim se kurrė, i vendosur, sypatrembur, gjithė mend etj. E me
njė nostalgji qė tė emocionon fillon tė kujtojė datėlindjen e tij e tė tė
gjithė shokėve tė tij nėpėrmjet atij fjalimi ku tema dhe ideja kryesore
mbajnė titullin gėnjeshtėr. Pasi fjalėt e tij tė prekin nė sedėr, njė tjetėr
qė sapo ishte zgjuar nga gjumi i bėn sinjal qė e kishte ai radhėn tė na
mallėngjente. Tani
pėrrallės sonė tė dashur lexues po i vjen fundi. Por fund nė tė vėrtetė po i
jap unė kėtij shkrimi, por ju mund ta ndiqni ēdo ditė nėpėrmjet mediave
pėrrallėn e fantazmave tė nderuara shqiptare. Dhe meqė as
unė, as ti dhe askush nuk e di se si do tė pėrfundojė kjo pėrrallė, gjithmonė
duke shpresuar se do tė ketė njė fund, do tju thoja njė tė vėrtetė. Pėrralla
qė sapo treguam po e jetoj unė, po e jeton ti, po e jetojmė tė gjithė ne,
duke e emėruar thjeshtė si njė moment komik nė ditėt tona, ndėrsa zotėrinjtė
e nderuar fantazma, vazhdojnė tė luajnė rolet e tyre nė mėnyrė tė
mrekullueshme. E nė fakt ky ēast komik po na zė frymėn. A nuk
mendoni se ka ardhur momenti qė tė themi: ...
fantazmat u zhdukėn dhe populli jetoi i lumtur dhe i qetė pėrgjithmonė... Emiranda
Lukaj 29 nandori
1944 asht (ē)lirimi i Shqipėrisė! Sė pari, kini durim e ndiqni nji leksion tė shkurtė
gjuhe (ma saktė: fjalėformimi): Prej mbiemnit i lirė, vjen folja liroj
e prej andej rrjedh emni foljor lirim.
Po mė kujtohet, pėr ilustrim, poema Liria e Dom Ndre Mjedjes, ku, ndėr tė
tjera, lexojmė: Lirim,
lirim! Bertet gjithkaj malcia; a ka lirim
ky dhe qi na shklet kamba,... e ma
poshtė: ... e veshtroje ku i del lirimit ama. (theksimet e mia) Ju kujtoj
se D.Nd.Mjedja asht kryemjeshtri i gjuhės shqipe. Vazhdojmė
leksionin... Edhe pak durim, ju lutem... Me mbrapashtesėn -im, folja liroj na jep emnin foljor lirim.
Po ti vėmė rrajės i lirė
parashtesėn me kuptim kundėrshtues ē-,
pėrftojmė emnin tjetėr foljor ēlirim,
e kundėrta e lirim-it. (Kujtojmė
edhe fjalė tė tjera tė pėrgiashme me tė: ēmall,
ēnjerėzor, ēarmatim, ēorganizim,
etj.). Qe pra, se
e kanė gabim ata qi e kundėrshtojnė se ēlirimi i Shqipnisė ka kenė me 29
nandor 1944... Po! Atė ditė ka fillue ēlirimi! Lirimi ishte ba me 28 nandor
1944!!! Dritėshkurtėt
(fusim kėtu tė gjithė nostalgjikėt e komunizmit, sllavofilėt e grekofilėt,
antishqiptarėt, tregtarėt e flamujve, sharlatanėt e tė gjitha kallepeve),
kėta pra, mund tė mė thonė, me neveri: Ti ende nuk kishe le atėherė. E ēka
din ti?!... Na kemi luftue vetė, ani pse ato ditė kemi kenė nė Tiranė, nė
Krujė, nė Kukės, nė... (Gjithkund, por nė Shkodėr jo, - ua kthej unė, tue u
nisė prej dėshmisė sė tem atė, ish-pjesėtar i Brig.XXIV, mandej, a nuk ju
mjafton dėshmia e mėsuesit tė nderuem z.Ibrahim Miloti?!... E, ma nė fund, ju
(komunistat e djeshėm e tė sotėm), vetė e keni pasė shkrue datėn 28 nandor
1944, si ditėn e lirimit, nė pllakėn pėrkujtimore qi ka kenė e vume nė qendėr
tė Hotit (e qi e keni thye ju vetė, komunistat e kuq, per me zhdukė gjurmėt e
sė vėrtetės, kur rierdhėt nė pushtet, me dhunė, mė 1997): Nė kėtė vend, mė
28 Nėntor 1944, kaloi Brigada e 6-tė Sulmuese e Ushtrisė Nacional-ēlirimtare,
pėr tė ndihmuar nė ēlirimin e popujve tė Jugosllavisė. (Shih Kumtar i
Muzeut Popullor tė Shkodrės, vjeti 1978, f.128. Mos harroni se atėherė, pra
me 1978 kanė kenė tė plotfuqishėm prindtė tuej). Ndoshta do
tė ishte ma mirė me gjetė nji datė tjetėr o ndoshta mos me e marrė parasysh
aspak, pse Lufta e Dytė Botnore nuk ka kenė vetėm ndėr ne... Sidokjoftė,
ju kėrkoj tė falun pėr kohėn qi ju mora... Mėsimi
mbaroi. U pafshim me tė mira! Palokė
Rrotani Mėsues e studiues i gjuhės shqipe Zonja e
hekurt socialiste Merita Fanko bllokon forcėn politike tė PS-sė Pas njė
barazimi tė Lushnjes 2:2 me Dinamon nė njė ndeshje miqėsore, shumė vite mė
parė, Lenka Ēuko thėrret trajnerin: -Ekipi i futbollit nuk po e justifikon
besimin e partisė, ēbėn ti aty? -Po ja, shoqja Lenka, ne shėnuam gol... -Duhej tė shėnonit dy gola. -Dy gola shėnuam, po edhe ata tė Dinamos
shėnuan dy, shoqja Lenka. -Atėherė tė bėnit tre, katėr, pse jo edhe
pesė, po nejse, si jemi nė renditje? -Po mirė jemi, nga kreu i kategorisė sė
dytė. -Hajt, shko, vitin e ardhshėm e dua
Lushnjėn nė kategori tė tretė. Trajneri u pėrpoq ti shpjegonte se
luftonin pėr tė parėn, por Lenka duke ngritur receptorin, i thotė: -Jashtė,
jashtė, se po mė telefonon shoku Enver. Kėshtu si Lenka Ēuko dikur edhe Merita
Fanko nė Shkodėr, ėshtė shndėrruar nė objekt barcaletash nga shumė mėsues dhe
flitet se herė pas here, njėlloj si Lenka qė merrte nėpėr gojė Enverin, merr
nėpėr gojė shefin socialist, Fatos Nano, saqė ėshtė krijuar njė bindje,
ndoshta edhe false, se ajo ka pėrkrahjen e Fatos Nanos, sido tė punojė, sado
dobėt apo indietro. Pra, si pėr ti ardhur nė ndihmė PS-sė, tė
shtypur nėn peshėn e kulturės sė Drejtoreshės sė Asimit Rajonal tė
Shkodrės, Merita Fanko, njėri ndėr eksponentėt socialistė, Mėhill Shkalla,
pėr tė mos bėrė bujė publike, ka nxjerrė njė laps, lapsin e ka drejtuar mbi
letėr, letrėn e ka mbushur me probleme e akuza, problemet e akuzat ia ka
dorėzuar partisė sė tij nė Shkodėr, partia i ka arkivuar, ne kemi gjetur
mundėsinė e fotokopjimit tė origjinalit, dokument tė cilin po e botojmė tė
pjesshėm si faksimile. Njė mendje e kujdesshme vėren se
socialisti Mėhill Shkalla, duke sulmuar egėr Merita Fankon si tė paaftė, bile
deri nė krijimin e njė krize morale nė qeverisjen socialiste, ka dashur tė
filozofojė se nė PS shiu assesi nuk duhet tė lagė tė tharin, por pikėrisht tė
lagurin. Sipas tij, Merita Fanko ėshtė e lagėsht qull me kohė e me vakt
zyrė mė zyrė e mal mė mal. Merita Fanko nuk mund tė veshė Partinė
Socialiste me rroba besimi, duke e zhveshur nga morali, duke lėnė tė
nėnkuptohet se abuzimi me detyrėn mė sė pari ėshtė mungesė morali, ashtu
sikundėr janė tė tėra gjėrat qė diktohen e komandohen nga ndjenjat. Nė dokumentin nė fjalė, zoti Shkalla i
kujton partisė sė tij se ka lindur mė 10 maj 1962, se ėshtė diplomuar nė
degėn Gjuhė-Letėrsi, se ka dhėnė mėsim nė gjimnaz nga viti 1987 deri mė 1997,
se ka qenė inspektor i Drejtorisė Arsimore Shkodėr nga viti 1997 deri nė
vitin 2002, se ka qenė shef kuadri nga viti 2002 deri nė vitin 2004, se
momentalisht ėshtė zėvendėsdrejtor i shkollės 9-vjeēare Pashko Vasa, se
ėshtė kėshilltar i PS-sė qė nė zgjedhjet e para pluraliste nė Shqipėri, dhe
sot kėshilltar i Bashkisė Shkodėr. Nė momentin qė Merita Fanko ėshtė emėruar
nga PS-ja Drejtoreshė e Arsimit Rajonal tė Shkodrės, unė takova konkretisht
krizėn morale tė PSSH-sė, deklaron shprehimisht Shkalla, duke theksuar se
flet edhe si anėtar i kryesisė sė PS-sė. Duke i pėrkujtuar partisė edhe
detyrat e tjera tė rėndėsishme tė Merita Fankos, si sekretare e Partisė
Socialiste, si anėtare e Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės, lė tė kuptohet se
ndryshe nga Partia e Punės qė kishte shumė Lenka Ēuko, pėr Partinė Socialiste
ēdo gjė e vėshtirė mund tė kthehet nė mundėsi. Mė thjeshtė, Merita Fanko, sa
kohė qė ende nuk ėshtė shumė vonė, mund tė shkarkohet nga detyra e drejtimit
tė arsimit mė sė paku, pasi, gjithnjė sipas socialistit Shkalla, ajo
deformon, shkatėrron konkursin nė DAR, duke thelluar nė krizė mundėsinė e
standardizimit. Nė tė vėrtetė Shkalla nuk thotė se ajo ia ka marrė dorėn si
sekretare afėr prefektėve. Po nejse, kėto janė punė tė pėrbrendshme partie
dhe punėt e tilla nuk ėshtė mirė tė ēahen si burgu i Shkodrės, apo tė
shpėrthejnė si ujėrat e zeza qė kanė bėrė pellgje nėpėr Shkodėr. Erė tė
keqe nė tė vėrtetė ka shumė zyrave tė shtetit, sa edhe kundragazi del jashtė
funksionit. Madje edhe ligji pėr ndalimin e minifundeve sikur nuk po i
funksionon Nanos nėpėr zyra, as kėtu nė Tiranė, le mė pastaj provincave ku
kėmbėt ngrihen shkallėve tė institucioneve lart e mė lart, nė detyrė
normalisht, e ska burrė shteti pastaj tu thotė atyre kėmbėve, zbritni kėto
shkallė po kaq shpejt sa i ngjitėt. Po le tė kthehemi tek problemi i Shkodrės.
Ka aty akuza se ėshtė shkatėrruar Arkiva e Drejtorisė Arsimore, pra puna
shumėvjeēare, ku dokumentacioni sot ėshtė birucave tė prefekturės, ka aty
akuza pėr bllokimin e punės sė nisur pėr verifikimin e diplomave, sipas
porosisė sė Ministrisė sė Arsimit e Shkencave. Edhe regjistrat thuhet tė jenė
deformuar, duke zvogėluar, duke eliminuar rubrika etj. Nė tė vėrtetė, pa pretenduar se pėr rastin
konkret gjithēka mund tė jetė e vėrtetė, nė administratėn e shtetit shqiptar,
sot ka spekullime mes leverdisė e drejtėsisė, apo jo? Sidoqoftė, Mėhill
Shkalla, duke vėnė tė zezėn mbi tė bardhė, pėr tė zbardhur sadopak faqen e
partisė sė vet, duke nėnshkruar nėn pėrgjegjėsinė e tij nė fund tė
dokumentit, thotė se Fanko largon nga puna kontingjentin mė tė mirė tė
inspektorėve, shkel ligjin, nėpėrkėmb etikėn administrative, shkarkon shefin e
personelit nė maj dhe e emėron nė shtator (tė vitit tė shkuar), ende nuk ka
emėruar inspektorėt e larguar, bėn shkurtime pagash pa i paraprirė me
pėrqendrim shkollash, ka marrė dieta sa tėrė drejtorėt e arsimit sė bashku tė
emėruar qė nga viti 1997 e kėtej. Madje, Shkalla deklaron me shkrim, se njė
pjesė tė dietave e ka firmosur edhe vetė. Shkalla ėshtė i gatshėm pėr
verifikim tė tėrė kėtyre e edhe tė dukurive tė tjera qė mund tė jenė objekt i
vėmendjes sonė nė tė ardhmen. Sė fundi, nė fund tė fundit, mund tė themi
se veprimet e shkeljes sė etikės, dhunimit tė emėruesit tė pėrbashkėt
socialist, tingėllojnė si fenomene qė mbajnė peng institucionet e bllokojnė
forcėn politike tė PS-sė, paēka se tė tėra i ngjajnė njė emocioni qė tė sjell
gjėja e ndaluar. Sokol Pepushaj Polemikė Kur biem
pre e stilit kaēiram... Kushdo qė shkruan, apo tenton tė thotė fjalėn e vet
publike, jo thjesht pėr edukatė qytetare, por si obligim serioz ndaj
kontratės sė heshtur me lexuesin, nga cilido kah qė ta shohėsh, ėshtė i
detyruar tė jetė tepėr korrekt. Nė kėtė
vėshtrim si njeri i letrave ka shumė rėndėsi tė jetė tepėr i sinqertė, i
argumentuar me fjalėn e tij pėr ato qė shkruan, ēka mund tė ngjasė realisht
vetėm kur ai ėshtė i sinqertė me vetveten. Vėrtet po
jetojmė epokėn e njė kapitalizmi tė ri, atij kulturor, ku natyrshėm cilado
media, qoftė e pėrditshme, e pėrjavshme, apo e pėrmuajshme, ballafaqohet dhe
synon tė realizohet maksimalisht nė treg, si domosdoshmėri i mbijetesės.
Kėshtu gjykuar nga sensi i kėtij sinqeriteti me vetveten dhe lexuesin
kapitalizmi qė synojmė mund tė na shfaqet me dy pamje, siē e thekson me tė
drejtė studiuesi i mirėnjohur i letrave shqipe, dr.Moikom Zeqo: Ai mund tė
bėhet njė Rilindje e Re, ose mund tė kthehet nė njė shekull tė murrėtyer
(M.Zeqo, Globalizmi dhe shqiptarėt, fq.179). Ata qė
fillojnė ti fusin fjalės mish dhie pėr motive qė e dinė vetėm ata, thėnė
ndryshe, nė emėr tė interesave tė tjera, tė antivlerave, apo sipas
filozofisė sė pėrjashtimit, pragmatizmit banal, entusiazmit provincial, apo
atij modern, saktėsisht publikisht nxjerrin kunjin me vetveten, denigrojnė
fjalėn si vlerė kulturore, etike dhe estetike. Pėr pasojė soj-sorollopė tė
tillė duke synuar tė korrin karabusha kthehen pėr vete nė kaēiramė
(kaēamolė) tė mendimit, pėrndryshe nė karabush, kokerrlodhur. Janė dy
mėnyra qė tė ēojnė nė tė njėjtin status, apo nė fatin e fikces, vetvrasjen
morale me gojėn tėnde: Kur abuzon
me atė qė shtiresh se tė preokupon duke injoruar deri minimumin e kulturės
profesionale e qytetare qė duhet tė kesh si qenie njerėzore dhe e dyta: Kur
denigron me fjalėn parazitare deri integritetin moral tė tjetrit i nxitur nga
instinktet mė tė errėta qė burojnė nga thellėsitė e subkoshiencės. Ngado qė ta
vlerėsosh kėtė sjellje publike tė pėrēudshme, antinjerėzore, jashtė tė gjitha
almiseve normale qė mund dhe duhet tė pėrdorė njė njeri kompetent i fjalės
bilanci mbetet i njėjtė: Pre e llojit tė vet, apo mė saktė pre e njė tė
shkruari sipas stilit sakat kaēiram, qė pėr kokrra na servir kashtė. Pa dashur
tė moralizoj, aq mė pak tė pėrjashtoj nga respekti im cilindo, nė kuadrin e
kėtij konteksti, u ndjeva i befasuar, kur sipas stilit tė dhunės me fjalėn
mbi 13 vjet nga klasa jonė politike, qė vazhdon tė mbajė portokalli kėtė
vend, botuesi dhe bashkautori i 13 numrave aq simpatikė tė Oranės gjatė
viteve 90, z.Blendi Kraja, plot 13 herė i karrikuar karabushėrisht i
drejtohet me kėtė nofkė redaktorit kulturor tė tė pėrditshmes kombėtare
Ballkan, z.Ilir Bushi nė mars 09.2004, me shkrimin mjerisht mjeran
Sakatimi i mendimit shqiptar. Kodi i tė
shkruarit sipas kėtij stili (stili identifikon autorin) natyrisht do ti
shkonte pėr shtat njė humori kooperativist, por kurrsesi njė njeriu tė
letrave qė respektojmė dhe dėshironim tė rishpalosej si i tillė edhe kėsaj
radhe. Me tė drejtė mund tė polemizonte ai dhe cilido krijues, apo mediatik,
qoftė edhe ndaj intervistės sonė tė dt.17.08.2004 dhėnė gazetės Ballkan,
nėse do tė prononcohej profesionalisht, siē i ka hije njė shkrimi serioz. Pėrjetuam
nė Shkodrėn tonė tė injoroheshin pėrvjetore tė panteonit tonė letrar, tė
shpallej poeti i dashnores sė shekujve Shkodėrloces, Migjeni, shpirti
sllav qė flet shqip, heshtjen mizore ndaj Mjedės, poetit brilant qė do ti
kėndonte mjeshtėrisht si ai i Abraham Linkolnit, themeluesit tė demokracisė
amerikane moderne, injorimin denigrues ndaj poetit tonė kombėtar, politikanit
dhe klerikut tė pėrmasave evropiane At Gj.Fishtės duke e etiketuar si
anakronik dhe tė epokės sė majmunėrisė sė bashku me Koliqin e Migjenin. Pėrjetuam
tė anatemohej idiotėrisht si kamikaz O.Kuka, apo tė zhdukej pa lėnė gjurmė
Shtėpia Muze e poetit tė talentuar, politikanit modern dhe Mėsuesit tė
Popullit Luigj Gurakuqi, siē vazhdojmė tė pėrjetojmė tė mos ketė shtėpi, njė
varr normal, tė padhunuar Migjeni ynė, poeti mė i madhi i elitės sė
shkrimtarėve shqiptarė edhe sot sipas dramaturgut tė shquar Fadil Paērami,
siē po shkatėrrohet shtėpia e muzikologut tė madh R.Sokoli, etj., etj. Dhe pėrballė
gjithė kėsaj maskarade moderne suigeneris nordike asnjėri nga arsianėt,
qoftė edhe z.B.Kraja nuk tregoi njė moment tė tronditjes shpirtėrore, aq sa e
tronditi deri njė lapsus redaktimin Leshanaku pėr Lleshanaku, apo ndonjė
pasaktėsi tjetėr pėrfshirė edhe dozėn entusiazte mbi jetėn
kulturore-artistike, aq mė pak letraro-erotike nė M.Madhe, gjatė intervistės
sė lartpėrmendur. Kjo pa
mundur njeri tė injorojė interesimin e lakmueshėm pėr letėrsinė, artin,
kulturėn dhe librin nė kėtė trevė, falė punės sė mirė tė gjimnazeve Koplik,
Gruemirė, Bajzė, Reē e Tamarė, apo punės sistematike serioze tė bibliotekės
E.Durham, aq tė pasur e funksionale tė qytetit tė Koplikut nėn shembullin e
pėlqyer tė krijuesve malėsorė me bibliotekat e tyre personale mjaft tė pasura
nė tituj libri tė traditės dhe tė librit bashkohor shqiptar e tė huaj. Jo
rastėsisht u arrit qė kohėt e fundit Teatri Migjeni nė Shkodėr vuri nė
skenė premierėn Lugina e Shpirtėrave sipas librit poetik Mbi varre fryn
erė tė poetit malėsor T.Kaēaj, apo dhėnia e ēmimit Penda e Argjendtė
poetit Sokol Zekaj pėr vitin 2004 nė Konkursin Kombėtar pėr Letėrsi
organizuar nga Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, tetor 2004, Tiranė.
Personalisht kam respekt pėr bashkėpunimet serioze tė Arsit, veēmas pėr
miqtė e mi bashkėpunėtorė si dr.Ardian Marashi, pėr kodin e tij mjeshtėror tė
dekodifikimit estetik tė krijimtarisė letrare tė Koliqit etj., dhe dr.Begzad
Baliun me pėrpjekjet pėr tė stakuar profesionalisht dhe me guxim frymėn e
kultit nė krijimtarinė letrare. Aty ku fillojnė tė ngihen, apo nyjėzohen
kultet, fillon tė marrė jetė ngerēi krijues, degradimi i shijes estetike,
sindromi i normativizmit tė djeshėm. Po kaq kam
respekt pėr cilindo krijues shkodran, krahas atij shqiptar nė tėrėsi, ēka e
dėshmon qartaz libri im i kohėve tė fundit Kurthi i Fjalės. Ndėrsa
qėndrimin nihilist me inventar, si qėllim nė vetvete, ndaj gjithēkaje tė
krijuar nėn diktaturė e vlerėsoj si njė handikap intelektual, apo si fytyra
moderne e platformės estetike totalitare nė kodin krijues tė ithtarėve tė
kėtij kalibri mjeran, qė nuk jetojnė dot shpirtėrisht jashtė tablove
sinoptike. Madje
gjithėherė jam ndjerė nė vetvete pjesė e atij angazhimi publik me po atė
ndjesi dhe dashuri pėr Shkodrėn si cilido prej tyre. Natyrisht kur vlerėsoj
trevėn time, aspak nėn kurthin e entusiazmit provincial, kam parasysh numrin
e banorėve qė ka nė krahasim me Shkodrėn duke mos llogaritur kurrė tek kjo e
fundit studentėt e USH, qė vijnė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė natyrore. Ajo qė tė
mbetet nė vėmendje pėr nga motivi i tė shkruarit tek artikulli i
lartpėrmendur nė Ars nuk ėshtė interesi objektiv i njeriut tė letrave
por, qofsha i gabuar, por mungesa e tė preferuarve tė tij nė 10 shkrimtarėt
mė tė mirė, po aq sa ndjenjė e imponimit tė sensacionit vulgar nė emėr tė
komercialitetit banal. Pak rėndėsi ka nėse nuk u pėlqen tė gjithėve
iniciativa e Ballkan lidhur me 10 shkrimtarėt mė tė mirė, sipas meje
filluar me Kadarenė, vijuar me Agollin, patjetėr pėrfshirė edhe Trebeshinėn dhe
mbyllur me Mustafain, tė cilėt po na dhurojnė vlera krijuese tė nivelit
bashkėkohor, tė konfirmuar nė Shqipėri dhe jashtė saj. Me kėtė
rast do tė kujtoja edhe arritjet e kolegeve tona krijuese, si M.Ahmeti,
V.Allmuēa, mjeshtėrore nė kodin e saj tė shprehjes sė pėrjetimit si krijuese,
V.Zllami, apo e talentuara E.Dones, krahas veteraneve tė letrave shqipe si
N.Lako, D.Ēuli, M.Meksi, H.Kadare etj. Pa u
nxituar tė paragjykoj askėnd, dua tė theksoj se kushdo mund tė plotėsonte
dėshirėn e shprehjes sė mendimit tė lirė nė Ballkan pėr tė preferuarit e
tij nė atė anketim krejt tė hapur. Nuk mė shkon ndėrmend tė mbroj njeri,
besoj transparenca ime flet vetė, por turravrapi i zotėrisė nė fjalė, me
ngutjen e pajustifikueshme, e banalizon problemin duke rėnė pre e stilit
kaēiram. Madje i
parė nė thelbin e vet, problemi nė vetvete na sjell ndėrmend domethėnien se
ruajtja dhe konsolidimi i vlerave tona sa vjen e mė tepėr do tė varet nga
fakti se sa ne jemi nė gjendje tė drejtpeshojmė maninė e tregtimit tė ēdo gjėje
me kulturėn, pra sa jemi nė gjendje tė ruajmė hapėsirat kulturore deri tani
tė pashitura, si bie fjala: Vullnetarizmin, fenė, artin, muzikėn, afėrinė
vetiake midis njerėzve, bashkėsitė reale... pėrkatėsinė tradicionale
(M.Zeqo, vep.cit., po aty) si gurėt themeltarė tė mbrojtjes sė identitetit
tonė si komb, ku secili prej nesh me punėn dhe preokupimin maksimal mund tė
vėrė njė guralec sado modest, nė ngrehinėn tonė tė pėrbashkėt si pjesė e
Evropės sė RE, kundėr ēdo etiketimi banal, denigrimi moral, apo pėrjashtimi
si deri dje. U nisa nė
kėtė shkrim kurrsesi pėr tė replikuar, por nga parimi universal sa mė shumė
respekt pėr njeriun, aq mė shumė kėrkesa ndaj tij me shpresėn se nė vend tė
kokrrave tė thara tė kaēiramit, tė integruar mes vedi, nė diversitet
mendimesh dhe idesh, kudo, kurdo dhe ngado qė tė shprehemi, me shumėsi
zgjidhjesh tė afruara, ku asnjeri nuk ka tė drejtė tė pretendojė monopolin e
dijes, me stilin normal (letrar, shkencor, publicistik) tė tė shprehurit,
sidomos publik, mund tė sjellim nė jetė kokrra tė shėndetshme. Kadri
Ujkaj, kritik letrar Ne
mėsuesit veteranė, tė harruar Mė shtyu 90-vjetori i fidanishtes sė parė tė
pėrgatitjes sė mėsimdhėnėsve tė Normales Elbasan, qė tė shpreh disa mendime
tė mia rreth ne, mėsuesve tė parė dukagjinas qė jemi diplomuar nė kėtė
fidanishte tė nderuar tė gjuhės shqipe. Ėshtė fakt
i pamohueshėm qė nga viti 1936 nė Thethin pikturesk ėshtė hapur shkolla e
parė shqipe nė zonėn e Dukagjinit. Dhe kjo shkollė nėn kujdesin e etėrve
franēeskanė. Do kalojnė vite e vite gjer nė ēlirimin e Shqipėrisė qė krahas
reformave tė tjera nė fusha tė ndryshme tė jetės, regjimi komunist i Enver
Hoxhės mori edhe atė nė fushėn e arsimit. Kjo reformė u bė e mundur me hapjen
e dhjetra shkollave nė fshatra tė ndryshme tė Dukagjinit. Por kėto shkolla
donin patjetėr dhe kuadrin mėsimdhėnės qė duhej pėrgatitur nga bijtė dhe
bijat e Dukagjinit. E kjo pėrgatitje u bė nė shkollėn shumė tė nderuar
Normale Elbasan. Tė flasėsh pėr profesorėt e nderuar mėsimdhėnės tė kėsaj
shkolle do duheshin qindra fletė radhori apo qindra faqe gazete. Por nė kėtė
shkrim dua tė shpreh disa mendime rreth harresės qė qeveritė post komuniste,
qofshin tė majta apo tė djathta, kanė bėrė pėr neve mėsuesit e parė tė
Dukagjinit, pas vitit 1945 e nė vazhdimėsi tė pėrgatitura nė kėtė shkollė tė
nderuar. Ėshtė fakt i pamohueshėm se nga bankat e kėsaj shkolle u pėrgatitėn
kuadro mėsues jo vetėm pėr zonėn e Dukagjinit, por pėr tėrė Shqipėrinė. Nė radhė tė
parė ėshtė meritė e kėsaj fidanishteje dhe mėsuesve qė nxori nga dyert e saj
zhdukja e analfabetizmit, jo vetėm nė Dukagjin por nė tė katėr anėt e
atdheut. Shumė nga kėta mėsimdhėnės bij dhe bija tė Dukagjinit tė cilėt
filluan detyrėn e shenjtė pėr zhdukjen e analfabetizmit, nė zonė dhe
pėrgatitjen e kuadrove tė rinj tė cilėt po shėrbejnė nė ēdo fushė tė shkencės
nė Shqipėri, sot kanė vdekur. Pėr ne, shokėt dhe shoqet e tyre, vdekja ėshtė
vetėm fizike. Ata kanė jetuar, jetojnė dhe do jetojnė edhe nė tė ardhmen nė
zemrat e kolegėve tė tyre, ish-nxėnėsve tė tyre dhe mbarė banorėve tė trevave
tė Dukagjinit dhe mė gjerė. Nė kėto 14
vjet tranzicioni qė po jetojmė ne jemi lėnė nė harresė. Mė e keqja ėshtė nė
zonėn e Dukagjinit jemi nė pragun e analfabetizmit. Kjo njė fatkeqėsi lokale,
pse jo edhe nė shkallė kombėtare. Tė harrosh mėsimdhėnės tė tillė si Ndue
Ēuni nga fshati Plan qė vdiq nė klasė duke dhėnė mėsim apo Mėhill Deda,
Mirash Zef Preka, Shkurte Rusheta, Gjok Pjeter Voci, Gjin Kola Avdija, Pal
Mirashi, Mirash Zef Shytani, Pėllumb Lulash Malaj, Zef Gjeloshi, Ndoc Marashi
nga Thethi, mėsues nga Kelmendi, Nikoll Mark Bujaj, Mark Lumaj, etj., ėshtė e
pajustifikueshme. Unė dhe ish-kolegėt e mi ish-kuadro tė arsimit tė
pėrgatitur nė Normalen e Elbasanit, nė asnjė rast feste tė mėsuesit 7 Marsin
apo jubile tjetėr apo pėrvjetori tė ndonjė shkolle nuk jemi ftuar. Drejtoritė
e arsimit, prefekturat, kėshillat e komunave tė fshatrave tė ndryshme na kanė
harruar. Tė flakur si limon i shtrydhur me njė ish-rrogė qesharake, po e
ngrysin moshėn e tretė me mallin e nostalgjinė e viteve tė mėsimdhėnies nė
vendlindjen tonė tė dashur, Dukagjinin. Apeli ynė
ėshtė ky: Mos qitni nė harresė problemin e arsimit nė zonėn tonė. Drejtues tė
dashur tė Drejtorisė Arsimore, mjaft shkolla janė mbyllur. Tė paktėn nė
shkollat ekzistuese tė bėhet mėsim sepse analfabetizmi po troket nė dyert
tona. Ju na keni
harruar nė kohė e ne ish-mėsuesit e parė dukagjinas tė periudhės pas ēlirimit
mos na detyroni tė veshim opingat si dikur, tė marrim trastat me libra, lapsa
e fletore, tu ngjitemi maleve dhe, si dikur, tė rifillojmė punėn nė luftėn
kundėr rezikut qė cilėsova mė lart. Nikoll
Gjokė Bregu Pensionist, ish-nxėnės i Shkollės Normale e mėsues i
viteve 50 Djaloshi
14-vjeēar nė pranga Kemi shkruar shpesh herė pėr njerėzit e besės e tė
pushkės, mikpritės dhe bujarė. Rrallė herė gjen vend me kėto karakteristika
si gjen nė Pukė. Disa kilometra larg qytetit tė lashtė tė Pukės gjendet
fshati Mzi. Ky fshat ėshtė nė afėrsi tė hidrocentralit tė Fierzės. Nė vitin
1950 shumė nacionalistė u larguan drejt Jugosllavisė, meqė u hap njė dritė e
zbehtė jeshile pėr kėta njerėz tė shumėvuajtur nėpėr male pėr vite me radhė.
Mirėpo, siē thamė mė sipėr, Mziu ishte fshat me probleme nga mė tė
pėrmendurit nė kėtė krahinė. Nacionalistėve u duhej tė kalonin Lumin Dri pėr
tė kaluar nė Jugosllavi. Fshati kishte disa komunistė tė ishin tė lidhur me
Tiranėn zyrtare. Kėta gjurmonin ditė e natė dhe Sigurimi i egėr lidhej
ngushtė me kėta komunistė pėr tė eliminuar sa mė parė nacionalistėt. Mirėpo,
kishin njė bazė tė vogėl qė mund ti ndihmonte pėr largimin e rrezikut tė
tyre, pra ishte djaloshi 14-vjeēar nga fshati Mzi, Kol Bib Doda, i cili
kishte nė shtėpi vetėm dy pleq dhe ishte djal i vetėm. Kola mundohej qė kėta
tė largohen nga ky fshat i rrezikshėm se fshati ishte i grupuar dhe shumė
njerėz kishin armė me leje tė sigurimit. Njė natė me errėsirė pa hėnė, kėta
nacionalistė u nisėn drejt Vaut Dardhės pėr tė kaluar Drinin drejt
Jugosllavisė dhe mbasi ata hipėn nė varkė pėr tė kaluar Drinin Kola ishte me
ta. Mirėpo kryetari i kėtyre ishte Mark Zogu nga Arst-Miliska, i cili po
nisej me 20 vetė pėr nė Jugosllavi, kur nė errėsirėn e natės diktoi
djaloshin. Urdhėroi tė ulet nga varka sepse ishte djalė i vetėm dhe duhej tė
shkonte nė shtėpi. Kola u largua, por shumė i mėrzitur dhe lidhjet i mbajti
vazhdimisht por nuk kaluan shumė kohė dhe erdhi vera e vitit 1951, kur
policia e postės Iballė bashkė me oficerin e Sigurimit tė Degės sė Brendshme
Pukė erdhėn tek shtėpia e Kolės dhe pasi e morėn babėn e Kolės nė pyetje ata
arrestuan Kol Bib Dodėn nė moshėn 14 vjeē dhe kaloi disa muaj nė Degėn e
Punėve tė Brendshme Pukė. Ai u dėnua 41 vjet burg politik. Populli i fshatit
dhe mbarė fshatarėt pėr rreth u mėrzitėn pėr djalin e vetėm tė kėsaj
familjeje. Mbas 4 vjetėsh, nė moshėn 18 vjeē Kola u kthye nga burgu dhe pas
njė viti ai shkoi ushtar. Mbas lirimit nga ushtria ai u martua me njė vajzė
tė fisit tė mirė dhe nuse e mirė, megjithėse Sigurimi nuk donte qė Kola tė
ketė miqėsi me kėtė familje, por ai ia arriti qėllimit duke u martuar dhe
lindi disa fėmijė dhe kjo familje u bė shumė e mirė. Gjithmonė Kola u ruajt
sepse Sigurimi, hijet e zeza e ndiqnin pas. Ai u detyrua disa vite me radhė
tė jetonte larg fshatit, nė bjeshkė tė larta me bagėti e fėmijėt e tij. U
ruajtėn nga komunistėt famėkeq. Ata punuan shumė sepse kėta e dinin se ēka
hequr babai i tyre nė moshėn e vegjėlisė nė kampet e burgjet e diktaturės
komuniste ku ai mori edhe njė sėmundje reumatizmale qė mė vonė i kushtoi
shtrenjtė shėndetit tė tij. Pra pėr 20 vjet me radhė, siē shkruam mė sipėr,
ai jetoi si ēoban nėn mbikqyrjen e degės Pukė nė vendin e quajtur Zhavor. I
shkruajmė kėta rreshta nė gazetėn Shqipėria Etnike pėr tė kujtuar burrėrinė
e djalit 14 vjeēar Kol Bib Doda dhe vuajtjet e tij nga diktatura komuniste.
Le tė mbetet kujtim ky shkrim nė mbarė malėsinė e Veriut. Shan
Sokoli Haberret e
akshamit nė gazetėn Shqipėria Etnike Veteranėt
(komunistė) hapin fushatėn e pranimit dėshmorė... Nuk do ti
kishte shkuar kurrė kujt mendja se veteranėt e Luftės Nac-Ēl. do tė hapnin
fushatėn e pranimit dėshmorė. Pėr tė realizuar kėtė organizatat e
veteranėve na vjen haberri se paskan marrė njė letėr nga kryesia e PS, ku u
porositkan qė me ēdo kusht tė bėjnė evidentimin e tė vdekurve nga familjet
komuniste (dhe ato tė spiunėve tė tyre) qė nga viti 1941 deri nė vitin 1950.
Tė gjithė kėta tė vdekur nė ēfarėdo rrethane duhet tė regjistrohen si
dėshmorė tė luftės pėr fitoren dhe instalimin e komunizmit nė Shqipėri.
Gjithsesi pėr tė realizuar kėtė organizatat e veteranėve duhet tė formulojnė
regjistrat e tyre, dhe ti raportojnė nė komitetet drejtuese tė Partisė
Socialiste nėpėr rrethe. Natyrisht vdekja nė dyshek apo nė hendek do tė
shkruhet ra dėshmor nė luftė. Pas realizimit tė kėsaj detyre organizata e
veteranėve do tė pėrmbushė numrin e dėshmorėve 28 mijė qė ka deklaruar me
kohė Partia Komuniste (e Punės). Nė haberrin e ardhur thuhet se kjo ėshtė njė
detyrė e shenjtė e veteranėve tė cilėt duhet ti shpėtojnė nderin partisė,
pasi sipas shifrave tė gjetura nė arkivat e shtetit (komunist) nuk gjenden
veē fiks 4300 tė rėnė nė Luftėn Nac-Ēlirimtare, dhe thuhet se shifra 28 mijė
ka qenė thjesht njė numėr qė ishte raportuar pranė organizmave ndėrkombėtarė,
pėr tu dukur njė kontribut i madh qė kishin dhėnė komunistėt shqiptarė nė
luftėn antifashiste. Ndonėse Partia Komuniste e plakur ka vdekur, por
shėrbėtorėt e saj gjallė dhe partia bij po pėrpiqet me ēdo kusht tė mos e
korisė varrin e sėmės. Deri tani thuhet se me aksion me goditje tė
pėrqendruar janė regjistruar mijėra dėshmorė, madje sipas tė dhėnave pėr
njė person janė bėrė edhe 2-3 regjistrime, ku ka gjasa qė shifra 28 mijė
dėshmorė tė tejkalohet dukshėm. Pėr kėtė tejkalim pėshpėritet se vetė Fatos
Nano ėshtė i shqetėsuar, mirėpo veteranėt (komunistė) nuk ndalen, pasi siē
thonė ata janė mėsuar qė detyrat e partisė ti realizojnė gjithmonė jo 100%,
por 130 deri 150%... Tre tė
burgosur nė Shkodėr punėsojnė 1300 malėsorė Kėto ditė shkurti thyen burgun e Shkodrės dhe u
arratisėn tre tė burgosur. Menjėherė pas kėsaj SHISH-i mori masat e veta pėr
ti gjetur se ku ishin strehuar tė burgosurit, qė dyshohej se ishin diku
nėpėr Malėsi tė Madhe. Me gjithė angazhimin e policisė sė shtetit SHISH-i u
hodh menjėherė nė aksion, por pėr kėtė nuk aktivizoi vetėm oficerėt e vet qė
ka efektiv, por si dikur Sigurimi i Shtetit (komunist) me lista nė dorė
thirri nėn armė 1300 malėsorėt spiunė qė si nė njė kohė u organizuan nė
grupe vėzhgimi nė ēdo cep tė Malėsisė. Ėshtė interesant se 1300 spiunė ėshtė
thėnė se kanė qenė nė vitin 1990 dhe pėrsėri thuhet se janė edhe tani, kur
dihet se njė pjesė kanė vdekur apo larguar nė emigracion, por me sa duket
shifra ėshtė ruajtur me pranimin e tė rinjve. Gjithsesi siē i vjen gazetės
tonė haberri pėrsėri kėta 1300 SHISH-as janė tė kėnaqur pasi jo vetėm jaėn
mbledhur kėshtu pėr herė tė parė pas 14 vjetėve, por mbi tė gjitha pėr kėto
ditė zbori paguhen mirė, apo mė shqip janė tė punėsuar nė zanatin e tyre tė
vjetėr apo tė ri... por edhe lusin Zotin qė kjo punė tė zgjasė, e Zoti i tyre
thonė ėshtė Shteti dhe Qeveria Socialiste... Malėsorėt
pėrkujtojnė edhe tė rėnėt komunistė dhe antikomunistė Mė datėn 1 shkurt 2005 pėrkujtohet nė Vrakė
60-vjetori i rėnies sė Heroit tė Popullit Vasil Shanto. Nė kėtė
pėrkujtimore merrnin pjesė veteranė komunistė, drejtues tė Partisė Socialistė
e partive tė tjera tė majta, si dhe meritokratė tė kėtij shteti, madje nė
kėtė miting pėrkujtimor u morėn me dėshirė nxėnės tė shkollave qė thuhet
se shkollat janė tė depolitizuara. Fjalimet pėr Vasil Shanton ishin me njė
mllef tė pashoq kundėr atyre qė e vranė heroin e tyre i cili nė atė kohė
ishte duke u kthyer nga Jugosllavia me njė mision (pėr bashkimin e Shqipėrisė
me Jugosllavinė, si republika e shtatė)... Pėrkundėr kėsaj pas 12 ditėve
Shoqata e tė Persekutuarve Politikė (prej shokėve dhe idealeve tė Vasilit),
pėrkujtuan 60 vjetorin e kryengritjes antikomuniste tė Malėsisė sė Madhe.
Ndėrsa nė pėrkujtimoren e V.Shantos folėn e shanė me emra konkretė vetėm
veteranė komunistė, nė pėrkujtimoren e kryengritjes antikomuniste folėn jo
vetėm antikomunistė, por edhe komunistė tė rinj socialistė, tė cilėt kishin
njė kontribut tė rėndėsishėm nė mediat e shkruara nė vitet e para qė
triumfuan idealet e antikomunistėve malėsorė. Gjithsesi malėsorėt e tubuar e
duartrokitėn komunistin e rinovuar nė perėndim, i cili nė kėto vite ishte
burrėruar dhe penduar... Pjesa mė interesante e tubimit tė 12 shkurtit
ishin disa fytyra qė kishin marrė pjesė e duartrokitur edhe nė tubimin e
Vasilit, ku pėr kėtė ne nuk mundėm tė marrim njė haberr tė saktė, pėrse
kishin ardhur, pasi qarkullojnė dy versione: I pari qė thotė se kėta
veteranė kishin ardhur me mision; dhe i dyti qė thotė se kėta ishin
ngatėrruar me thashethemin se do tė ndaheshin distinktiva me germėn SS... E
pabesueshme, kur ne po mbyllnim kėto haberre na vjen njė tjetėr qė thotė se
nė tubimin antikomunist morėn pjesė edhe nga ata qė nė Vlorė kishin ngritur
tre gishta (nė 1997) qė janė simbole Serbe-Sllave, pėr idealet e tė cilave
ishte vrarė edhe heroi Vasil Shanto... PS-ja ia
fut PD-sė pėr zonat zgjedhore nė minoritetin grek Ėshtė interesan se si PS po menaxhon ndarjen e
zonave zgjedhore pėr minoritetin grek nė jug tė vendit, por ėshtė mė
interesant se si PD ra nė kurthin e Partisė Socialiste. Thuhet nė kurthin,
pasi siē dihet PS ėshtė parti komplet me orientim pro-grek, ku minoriteti
ėshtė nė mbėshtetje tė plotė tė kėsaj qeverie e kėtij shteti. Mirėpo dikush
mund tė pyes atėherė pėrse PS-ja nuk pranon pėr tė krijuar zona zgjedhore tė
pastra me minoritetin grek??? Haberri qė na erdhi kėto ditė nga zonat e jugut
i jep pėrgjigje mjaft tė besueshme kėsaj pyetjeje. Sė pari PS me
kundėrshtimin e zonave tė reja zgjedhore pėr minoritetin fiton
kredibilitetin e humbur si vasale e Greqisė, duke u treguar nacionaliste e
tėrbuar, si dhe krijon pėrkohėsisht njė alibi pėr tė larguar vėmendjen e
shqiptarėve e mė gjerė nga dreqninat qė kanė zėnė Shqipėrinė tonė. Sė dyti,
ul pėrkohėsisht nacionalitetin e Partisė Demokratike, e cila e etur pėr
pushtet pranon ēdo kompromis edhe nė dėm tė Shqipėrisė. Sė treti, PS jo vetėm
do ta pranojė variantin, por pėr kėtė do tė fajėsojė PD si pro-greke dhe
komunitetin ndėrkombėtar, por tashmė minoritetin grek do ta quajnė minoritet
etnik e jo diasporė siē ėshtė nė tė vėrtetė, duke krijuar kėshtu idenė se
trojet e minoritetit janė toka greke, ndonėse kėtu nuk ėshtė e gjithė
popullsia etnike greke... E kėto pasoja do ti heqė edhe vetė PD-ja nėse vjen
kėtė vit nė pushtet. Gjithsesi PS-ja e kreu detyrėn, dhe PD-ja e hėngri pėr
bukuri... hė i bėftė mirė, siē pėrfundon haberri. Pėrse vjen
Edi Rama nė Veri tė Shqipėrisė? Nga takimet e Edi Ramės nė Veri tė Shqipėrisė, duke
pėrfshirė edhe Shkodrėn e Malėsinė e Madhe nuk kemi mundur tė marrim asnjė
haberr serioz pėr qėllimin e Edushkės. Ne nė fakt menduam tė mos i lėmė pa
asnjė haberr lexuesit tanė, edhe pse haberri nuk mund tė jetė shumė i
besueshėm. Fillimisht u tha se Edi ka ardhur pėr tė shitur mend tek banorėt e
veriut, mirėpo vetė Edushka e mohoi kėtė, pasi tha se nuk ka nevojė pėr para,
pasi kėto i ka me bollėk nė Tiranė, dhe mendtė i jep falas. Mė vonė u hap
fjala se Edi ka ardhur pėr tė gjetur njė nuse kėtej nga trevat tona, mirėpo
vetė Edi dhe stafi i tij e mohuan kėtė pasi Edi nuk martohet kurrė me njė
femėr, pasi i ka inat kėto, madje kjo vėrtetohet edhe nga mungesa e femrave
pėr tė qenė nė kėto takime. Ndėrsa haberri i fundit na u duk mė interesanti,
pasi Edi kėrkon pranė vetes djem tė bukur e tė shėndoshė, qė ai i quan
intelektualė, e ndėrsa kėtė haberr nuk e mohoi askush, nė njė takim tė
fundit njė malok i veriut qiti kushtrimin: Ruani djemtė e bukur e tė
shėndoshė nga Edi Rama, pasi ai pėr kėta ka ardhur, se tė tillė nuk gjen nė
Tiranė... I mblodhi si i mblodhi kėto haberre Ndue Bacaj Magjistari
i dashurisė Nė duart e
mia unė kam zjarrin Garsia
Lorka E njoh mirė
tė gjithė krijimtarinė letrare tė Shpendi Topollajt. Arti qė lėvron ai ėshtė
shumė zhanresh, ku nuk mund tė ndaj Shpendin tregimtar, romancier, apo
kritikun mė dashamirės tė letėrsisė shqipe pa njolla konjukturale, nga
Shpendi poet. Mė kujtohet njė thėnie e poetit Konēa Sardojės qė thoshte: Tė
qėnurit poet e detyron ti mprehė shqisat, ti hapė nė kanatė dritaret e
shpirtit e tė mendjes, ti ngulė kėmbėt paq nė truallin ku shkel. Shpendi
tashmė e ka zaptuar kėtė truall poetik me talent, me punė, dije e kulturė
shumėdimensionale. Hyj nė
truallin poetik tė tij dhe e kundroj me ėndje, e lidhur ngushtė me krahėt e
dėshirės dhe mendimit lėvizės; poete-lexuese. Shėtis nė kopshtin poetik,
kėpus lulet e poezisė Topolljane, tia pėrcjell lexuesit aromėn njerėzore-poetike.
Edhe nė skutat e padukshme tė poezisė, shkėlqen drita e artit qė kullon
dashuri. Vėllimi poetik Magjistari i dashurisė, ka pushtuar lėndinėn e
letėrsisė shqipe dhe pa asnjė fije xhelozie citoj vargjet e Uollt Uitmanit: Ti mė
shpreh veten time mė mirė nga sa mund ta shpreh unė vet; Ti mė je mafėr
zemrės Nga ēmė ėshtė vjersha ime. Poezitė e
kėtij libri nė tėrėsi kanė karakter substancial-refleksiv. Komunikimi i
poetit zhbirilon anėt e errėta tė dhembjes njerėzore dhe i ngre ato nė art,
duke ndėrtuar portretin e Unit tė tij. Forma e jashtme e poezisė derdhet e
shkrihet nė pėrcaktimin e formės sė brendshme, qė ėshtė e lakmueshme pėr
ritmin e muzikalitetin e kėndshėm nė njė vepėr arti. Poezia e Shpendit ėshtė
poezi e vetėdijes tė qėllimtė, kundra qėllimit nė vetvete. Poeti
ndėrton boshtin e poezisė, spontanisht, fuqimisht pa patur frikė nga luhatjet
e murit tė ftohtė, tė vjetėruar nga lagėshtira e Piramidės vibruese nė letėrsi. Shpendi
Topollaj ėshtė poet i ngrohtė, tė ndjell dėshirėn pėr tu dashuruar me tė
bukurėn, me idealen, me tė pėrsosurėn. I respektoj tė gjithė ata poetė qė
investojnė nga shpirti i tyre pėr tė krijuar art, por jo tė gjithė e kanė
fatin tė kenė nė mendje gjilpėrėn e talentit, tė qendisin artin e kėrkuar. Nė sitėn e
shijeve tė mia pėr poezinė (midis dhjetra poetėve, qė gjunjėzohem para
vlerave tė tyre), do tė veēoja edhe Shpendi Topollajn. Gjilpėra e
shpirtit poetik, qėndis hijshėm magjinė e vlerave artistike. Shpendi ėshtė
arkitekt i gjendjes poetike, ku me tingullin e brendshėm i kėndon ndjenjave
njerėzore. Me zėrin e tij origjinal na imponohet, duke na pėrndezur edhe ne
si lexues tė kėndojmė kėngėn e Shpendit, simbol i shpendit grabitqar, qė me poezinė
e tij na grabit zemrat, duke na kthyer nė robėr tė poezisė. Njė fakt
flagrant e gjejmė nė kėtė vėllim, ku miqtė e Shpendit kanė shtruar nė
tapetin e respektit, vlerėsimit, mirėnjohjes pėr poetin, poezi vetėm pėr
poetin njeri, zi B.Agasi, M.Gjergji, Y.Nurka, R.Gole, V.Bejko e A.Bajrami. Poezitė e
Topollajt, rreken tė ndihmojnė gjendjen shpirtėrore-morale tė shoqėrisė sonė,
ku individi stėrhiqet nga veset, herė tė mbartura si mendėsi e vjetėr, e
herė tė pjella nga gjendja e tranzicionit tė gjatė socialo-politik. Shqetėsimet
e poetit gėrryejnė me penė tė hollė ligėsitė, gjurmėt e hirta qė shkelim
pėrditė, duke skalitur me mjeshtėri, guxim e qytetari njė veprė arti. Dhe kjo
vepėr gdhend njė personalitet poetik: Shpendi Topollajn Edhe kur
fijet e nervave poetike janė gati nė kėputje tė emocionit, poeti hyn nė
gjendjen e artit tolerant e human. E lufton tė keqen me armėn e penės. Njė
situatė tė tillė e hasim tek poezia Me ty o botė luftoj. Shqisat e poetit
preki mprehtėsisht ēdo situatė tė errėt, duke e sintetizuar nė dritė dhimbjen
e lindjes sė vargjeve. Me menēuri e shpirt i lartėson ato nė qiellin e
letrave shqipe. Veēoj nė kėtė vėllim poezitė Ironia e moshės, Dinjiteti,
Na lodhi errėsira, Nuk na menēuron dajaku, ku dhembja e poetit ėshtė
dhembja e plagėve tė njerėzve tė thjeshtė. Duke
shėtitur nė kopshtin poetik Magjistar i dashurisė, ndalem me vetėdije tek
poezia Sa vjet, ku poeti pėrpėlitet nė agoni, duke pėrjetuar njė gjendje
mosmirėnjohėse tė vetėekzistencės sė tij. Sinqeriteti i dyluftimit me
gjendjen e egėrson poetikisht poetin, duke kėrkuar krahėt e durimit ta
degdisė nė botėn irreale, pėr tė gjetur qetėsi. Duke
udhėtuar butėsisht nė truallin e lirikave topolljane nuk mund tė harrojmė se
jemi njerėz, dhe duhet tė jetojmė, punojmė, dashurojmė si njerėz tė
qytetėruar. Nė poezitė Pse kjo torturė, Fjalėt e fundit tė poetit, Kur
dikush shpif pėr mua, Pse kėshtu, nė gjendjen poetike pėrplasemi,
rrėzohemi e sėrish ngrihemi emocionalisht nė shkallėt e menēurisė tė poetit,
qė di tė gatuaj tharmin e gjendjes poetike, di tė luaj me fjalėn, me
emocionet. Shpendi nuk
ėshtė skllav i emocioneve, emocionet janė skllave tė poetit, pasi ai ėshtė
poet me shpirt tė madh, qė rrezaton gjithnjė mirėsi e potencial vlerash. Kėtė
rrezatim vlerash poeti e pasqyron tek poezitė kushtuar dy gjigandėve tė
letėrsisė shqiptare e botėrore, tė Lasgushit e Gėtes. Poezi tė shkruara me
ndjenjė, me dashuri, me mirėnjohje tė thellė si poeti poetit. Poezitė e
Sh.Topollajt janė si pėlhurė e mėndafshtė, tė ledhatojnė me lirizmin burimor
qė rrjedh i freskėt, i ėmbėl, gurgullues. Substanca
poetike ėshtė thelbi i ujdisjes sė fjalėve nė Universin poetik. Burimi i
poezive tė deh me kompozimin shpirtėror tė poetit, si afresk pulėbardhe nė
shtegtimin e qiellit tė pathyeshėm tė poetėve. Tek burimi
i poetit Topollaj, shkon me dėshirė pėr tė larė mėkatet, sikurse shkojmė nė
kishė pėr ti rrėfyer e falur ato. Tek burimi
Magjistari i dashurisė shkojmė tė zhveshim lėkurėn e veseve, tė smirės, tė
urrejtjes, tė shqyejmė lėkurėn e hakmarrjes dhe tė mbathim kėpucėt e arta tė
dashurisė. Nė kėtė
burim poetik tė ndizet etja pėr tė pirė flladin esencial tė vetė jetės. Vėllimi
poetik Magjistar i dashurisė ėshtė lidhur pazgjidhshmėrisht nė buzė
lakonike dhe kėndon kėngėn e poetit, qė do tė kėndohet sot dhe nesėr. Do tė
kėndohet gjatė si kėnga e Naimit, Mjedės, Migjenit etj., etj. Shpendi
Topollaj ėshtė dishepulli i tyre nė konservatorin e fjalės artistike. Po e mbyll
kėtė parathėnie me njė mendim tė poetit spanjoll, Migel Ernandes, mbi
konceptin pėr poetėt dhe poezinė: Ne poetėt jemi erė e popullit; lindemi pėr
tė kaluar duke fryrė nėpėr poret e tij dhe pėr tia shpėnė sytė e ndjenjat
drejt kulmesh mė tė bukura. E sotmja,
kjo e sotme pasioni, jete, vdekjeje na shtyn me njė vrull tė papėrmbajtshėm
mua, ty dhe tė tjerėt drejt popullit. Dhe populli i pret poetėt me vesh e
shpirt ngrehur pėrfund ēdo shekulli. Fatime
Kulli 600 vjet
spo gjejmė njė mbret Lekės sMadh Mbret i vėrtet, Tmirat nė Shkodėr ia kemi gjetė. Dhe Leka i Madh e tha aēik, Jam i biri i Zeusit Pellazgjik. Shqiptarėt flasin me histori, Jo si kojshitė kta batakēi. Para njiqind vjetve kemi shkrue tek Lisi; Nji numer njerz Shkodra e Parisi. Tash krejt Shqipnia sėshtė sa Parisi! Dy milion na i muer Greqia, Tre milion na i muer Serbia! Tre tė tjerė na i muer Azia! Po i lamė tė tjerėt se kah kan tretė Gjashtėqind vjet pa dal nji Mbret! Qė ti afrojnė njerzit e vet. Por do prijėsa tė mallkuem prej Zotit, E shkelen ligjin e Kastriotit Se nuk punuen per Shqipni! Por per Grek e per Serbi!!! Shkelėn Zeusin, shkelen Leken! Shkelėn Pirron tė gjallė e tė vdekun! Shkelė Kastriotin edhe veten. Po kta hajdutė si ka pjellė dosa; Por janė kopila Enver-Fatosa. Njiqind vjet nuk janė plotėsue, Qė Helen Shqipen e kan ndalue. Se shum herė ėshtė kan perfolė, E cilla gjuhė nė Greqi me u folė. E ka lanė Leka historin. Qė nga Shkodra nė Janinė. Edhe Pirro fill mbas tij, Por Helen janė faqezi. Tuj na shty gjithnjė nė kufi... Mbreti Pirro me tagan Kundėr helenve si luan Pėrpara Shqipe i thrrasin shokėt Se mbas teje jemi tok. Nė qofsha Shqipe unė po ju prij Por edhe ju jeni shqiptarėt e mi. Dhe atė ditė na u dha ky emėn. Pėrgjithmon mashkull e femen Tash ne jem shqiptarėt e ri; Nga pellazgėt nė Iliri Pa liri mos kjoftė njeri. Ja si ngjet nė shekullin njizet! Nga kopilat Serb e Grek! Nė nandėdhet e shtaten andėrr e gja Mu ba nė Tiranė nji demonstratė! Edhe unė e pyes nji plak: Ende kėrkojnė Enver hajdutin?! Kta janė nipat tha tė magjupit I asht msue hunda me erė mutit. Pal Delia, New York Ēmimi i hyrjes ne histori dhe karta e veteranit per
Enver Hoxhen Ndėrsa njeriu hipėn nė njė
autobuz ndėrqytetas nė paretet e brendshme tė tij sheh shenimin se hipja nė
atė mjet bėhet gratis pėr fėmijėt nėn 16 vjeē, pėr invalidėt paraplegjikė dhe
ata tetraplegjikė, po ashtu edhe pėr tė verbėrit. Ndjen emocion, sepse kur
makina e madhe, shpesh edhe e ftohtė, e shtetit i vihet nė ndihmė shtresave
mė tė brishta e mė tė pafat tė shoqėrisė, duke i marrė nė mbrojtje, njė
nderim tė vjen natyrshėm pėr tė. Si edhe dėshira qė shteti tė njerėzohet mė
shumė nė kėtė fazė tė ndėrkryer tranzicioni, ku shoqėria e hapur ngjason jo
pak me kapitalizmin e egėr tė mė tepėr se dy shekujve mė parė. Shpreson
patjetėr qė shteti, brenda mundėsive maksimale tė tij, tė ketė mė shumė
dhembshuri pėr tė braktisurin, pėr tė ngujuarin nga gjakmarrja, pėr tė
papunin, pėr emigrantin, pėr tė paralizuarin, pėr tė burgosurin, pėr tė
moshuarin. Kur lexon se nė njė autobus
urban invalidėt, pėrfshi edhe ata tė Luftės,
paraplegjikėt dhe tetraplegjikėt, tė verbėrit dhe fėmijėt nėn 16 vjeē,
mund tė udhėtojnė falas nuk e kundėrshton atė qė edhe veteranėt e Luftės ta
gėzojnė kėtė pėrkrahje sociale. Saktėsisht siē ėshtė shkruar nė ato tabelėza
nė paretet e brendshme tė urbanėve. Nė rast se tek gjithė tė tjerėt
(invalidėt apo fėmijėt) ky lloj statusi publik rrjedh prej konceptit tė
mbrojtjes dhe ndihmės sociale, tek veteranėt buron nga ai i nderimit tė
merituar pėr kontributin e tyre nė ēlirimin e vendit gjatė Luftės sė Dytė
Botėrore. Nga kjo sjellje njė shtet apo qeveri, ca mė shumė njė shoqėri,
fiton respekt pėr nivelin e saj tė qytetarisė. Mirėpo kur sheh se njė shtresė
e tėrė shoqėrore, siē janė veteranėt e Luftės sė Dytė Botėrore, rrethohet me
pėrkujdesje njė mendim dhe merak tė rri i trazuar. Nuk ka vend pėr paragjykim
pėrse veēohet nga shtresat e tjera ky brez veteranėsh, sepse tė jesh veteran
e tė udhėtosh gratis nė njė autobuz publik qytetės nuk ėshtė njė privilegj i
panevojshėm apo i fryrė prej sfondesh ideologjike, i lidhur patjetėr me
qėnien nė pushtet tė njė kabineti tė majtė etj etj. Veterani i Luftės ėshtė
njėkohėsisht edhe njė pensionist nė moshė tė thellė, kėshtu qė dyshimet pėr
panevojshmėrinė e kėtij statusi janė tė tepėrta. Mendimi qė tė shtyn tė
reflektosh pėr kėtė status ka tė bėjė me njė shtresė tjetėr tė madhe, e cila
e pėrmbush statusin e ndihmės e nderimit social. Si do tė mendonim,
pėrshembėll, nė rast se nė paretet e brendshme tė autobuzave qytetės shenimi
do tė ishte riformuluar nga "Udhėtimi ėshtė gratis pėr invalidėt e
Luftės, invalidėt paraplegjikė dhe tetraplegjikė, tė verbėrit, fėmijėt nėn 16
vjeē dhe Veteranėt e Luftės" nė "Udhėtimi ėshtė gratis pėr
invalidėt e Luftės, invalidėt paraplegjikė dhe tetraplegjikė, tė verbėrit,
fėmijėt nėn 16 vjeē, Veteranėt e Luftės dhe tė Persekutuarit Politikė nga
diktatura". Ēdo njeri qė do tė propozonte
njė korregjim e plotėsim tė tillė do tė pėrpiqej ta argumentonte. - Ditėt e fundit ngriti njė
furtunė tė madhe pėrpjekja pėr tė hapur mundėsinė ligjore tė pajisjes sė
Enver Hoxhės me statusin e veteranit tė Luftės. Edhe pse ngjarja nė vetvete
paraqiste variantin e njė absurdi (diktatori nuk ėshtė gjallė qė tė mund ta
kėrkonte vetė kėtė gjė apo edhe pėr pasojė tė pėrfitonte materialisht nga ky
status) zjarrmia me tė cilėn u debatua tė linte gojėhapur. Duke lėnė mėnjanė
urinė e vjetėr tė medias pėr lajme jo tė zakonshme (dhe kjo kėrkesė deri tek
Presidenti, e bėrė nga bashkėshortja e diktatorit, ishte e pazakonshme) nė
rreshtimin pro dhe jo tė statusit tė Veteranit tė Luftės u vendosėn jo vetėm
ish- partizanė e ish- ballistė, monarkistė dhe republikanė, por edhe
publicistė, historianė e politikanė. Sigurisht pėrderisa ēėshtja u hap
mbyllja mė e mirė nuk do tė ishte heshtja, por e folura, mundėsisht analiza.
Mirėpo njė pjesė e politikanėve, qė u thirrėn tė sqaronin pozicionet e tyre,
u pėrfshinė nė debat nga interesat e pėrpunimit tė elektoratit. Ndėrkaq
fragmente jo tė vogla tė opinionit ende nuk janė tė prirura tė reflektojnė
thellė e t'i shmangen emocioneve. Shoqėrisė sonė akoma i duhet shumė kohė e
mjaft maturim qė mė nė fund tė mos e konsiderojė lajm tė dorės sė parė
pėrpjekjen pėr ta pajisur me kartė veterani njeriun, i cili me dorė tė hekurt
e tė pėrgjakur drejtoi Shqipėrinė pėr pothuaj njė gjysėm shekulli. Po ashtu
do tė duhet shumė kohė edhe prej vetė veteranėve tė Luftės tė binden
natyrshėm qė "komandanti" i tyre nuk u ka qendruar fort besnik
idealeve qė ata kishin kur vunė nė qafė shallin e kuq tė partizanit. Ndoshta
pėr shkak tė viteve tė largėt shumė nga kėta guximtarė e atdhedashės nuk
kujtohen dot mirė se ai shall i flaktė atėhere, kur e lidhėn nė qafė me shumė
dėshirė e ėndėrra, i ngjante ngjyrės sė flamurit kombėtar dhe aspak yllit tė
eksportuar nga revolucioni bolshevik sovjetik, i cili ėshtė dėshmuar
pėrfundimisht qė ishte njė grusht shteti. Do tė nevojitet shumė kohė qė
luftėtarėt e epopesė partizane tė kuptojnė masivisht se edhe lufta e drejtė
ēlirimtare u mpleks qė nė fillimet e veta, jo pėr fajin dhe pėrgjegjėsinė e
tyre, me parime dhe praktika tė kėtij grushti shteti. Kėshtu revolucioni
shqiptar i messhekullit tė shkuar pėr njė sistem shoqėror demokratik u
devijua dhe nė thelb u tradhėtua. Sigurisht nė kėtė botė e nė kėtė vend ai
nuk ėshtė i tradhėtuari i parė dhe as do tė jetė i fundit. Duhet kohė qė
pjesa mė kokėforte e veteranėve, pėrgjithėsisht nga njerėzit mė tė ndershėm
e mė tė thjeshtė tė saj, ta kuptojnė kėtė vėrtetė. Do tė ishte pa efekt ēdo
pėrpjekje e sforcuar per t'i detyruar tani apo pėr ti paragjykuar si
bashkėkombas qė u ka mbetur ora nė vend.
Tashmė nė vitin 2005 duke qėnė
se jemi njė shoqėri, e cila inspiron tė mėkembet sa mė shpejt nga njė traumė
kombėtare (ne pėrveē diktaturės patėm traumatik edhe vitin 1997), efektin
kohė qė mund tua lėmė dashamirėsisht shumė veteranėve tė luftės, nuk mund ta
presim duarkryq ne tė tjerėt. Tė paktėn ngjarja e statusit tė veteranit pėr
Enver Hoxhėn ėshtė njė rast i mirė pėr tė reflektuar edhe njėherė e parė
objektivisht ku gjendemi. Ajo ishte njė "lakmus", i cili hidhet nė
njė epruvetė dhe sipas ngjyrės qė merr dėshmon llojin e lendės kimike brenda
saj, nė ėshtė acid apo bazė. A thjesht ujė. Ngjarja dhe debati pėr atė kartė
veterani provoi se nė shoqėrinė tonė akoma ka mjaft "acid".
"Lakmusi" kėsaj rradhe u ngjye me tė kuq. Dhjetė vite tė shkuara u
mbulua i gjithė nga njė blu e fortė. Rrjedhojė e kėsaj situate tej
mase ngjyrėkuqe ėshtė edhe ai shenimi i dhimbshur nė faqet e brendshme tė ēdo
autobuzi urban. Ai status nderimi publik edhe pėr ish-partizanėt, por ku
mungojnė mijra tė persekutuar nga diktatura. Shumė nga kėta tė fundit,
njėlloj si tė parėt, janė nė prag tė pensionit apo nė moshė tė thellė. Mos
nuk ishte luftė ajo ku u pėrfshinė dhe ku thjesht pėr bindje tė tjera
politike njė pjesė humbėn jetėn e tė tjerėt kaluan kalvarin e burgjeve? Nė
njė farė mėnyre a nuk janė edhe ish-tė persekutuarit veteranė tė njė lufte tė
gjatė pėr demokraci? Me mijra janė dėshmorėt e betejės antifashiste dhe
veteranėt e saj, me mijra edhe dėshmorėt e luftės antidiktatoriale dhe
veteranėt qė ka. Atdheu ėshtė mbi tė gjitha, nė ēdo sistem apo regjim. Mirėpo
atdheu vlerėn e vet si mėmėdhe dhe patriotizmi kuptimin e plotė e ka vetėm nė
liri. Veteranėt e luftės dhe ish-tė pėrsekutuarit janė dy pjesė tė vyera tė
shoqėrisė shqiptare, dy faqe nga mė demokratiket e historisė sė saj.
Moskuptimi (dhe keqkuptimi) ėshtė nė interpretimin sipėrfaqėsor e nė mos
arbitrar se njėra palė ėshtė viktimė e tjetrės, se ish-tė persekutuarit nga
diktatura janė therrorėt e veteranėve tė Luftės. Ndėrsa nė tė vėrtetė sėbashku
tė dy palėt janė viktima tė pafajshme tė njė sistemi, tė njė rrethane madhore
gjeostrategjike si edhe tė njė njeriu e njė grupi personash pranė tij. - Shoqėritė e hapura nuk mund
tė kenė ekuilibra tė brendshėm tė fiksuar nė nivelin e njė harmonie tė pėrsosur.
Parametrat e tyre politikė apo ideologjikė, si ēdo pėrmasė tjetėr, lekunden
vazhdimisht, por ndryshe nga njė shoqėri e mbyllur, ku dhunshėm vendoset njė
baraspeshim i sforcuar, lėvizja dhe riekulibrimi i parametrave nė shoqėrinė e
hapur kryhet natyrshėm dhe lirisht. Nė rast se njė dekadė mė parė
"blu"-ja ishte e fortė dhe tani po kaq e fortė po spikat e
"kuqja" kjo do tė thotė se nė thelb asgjė alarmante nuk ka ndodhur,
thjesht shoqėria shqiptare vijon kėrkimin normal tė njė rikuilibrimi. Duke e
mirėkuptuar kėtė situatė tė gjithė, njerėz tė pajisur me pushtet apo ndikim
ekzekutiv, mediatik e legjislativ apo edhe pa atribute tė tilla, por
gjithsesi njerėz tė lirė, sėbashku mund ta moderojnė edhe mė jetėn e tyre.
Kėtu nuk ėshtė fjala qė tė gjithė tė kujdesemi tė baraspeshojmė raportet
formale mes veteranėve "tė kuq" (ish-partizanėve) dhe atyre
"blu" (ish-tė persekutuarve nga diktatura). Po u kuptua kėshtu
atėhere do tė mjaftonte vetėm njė korregjim i thjeshtė nė atė shenimin brenda
autobuzave brendaqytetės. Ishte njė fazė e parė e pasdiktaturės kur deri edhe
njė grup komunistėsh tė njė partie tė re enveriste, me njė motivacion fals si
terroristė, u burgosėn. Iu hodhėn prangat me zell politik deri edhe Ilir
Hoxhės, qartėsisht vetėm se ishte i biri i Enverit. Kėto gjeste asnjė proēes
deenverizimi nuk realizuan. Pėrkundrazi, nė mos e bėnė mė agresiv, e
konservuan pėr tė dhėnė shenja tė forta gjallimi mė pas. Nė kėtė panoramė, ndėrsa shumė
ngjarje tronditėn qendrueshmėrinė e brendshme tė vendit dhe pėr ndėrhyrje tė
dhunshme mbi stabilitetin u lakuan shumė emra, kurrkush nga komunistėt e
hapur e tė rreshtuar nė partitė e tyre enveriste nuk u gjet si zjarrvėnės. Po
kėshtu edhe pjesėtarė tė familjes Hoxha. Nė Shqipėri ka katėr apo pesė parti
enveriste e puniste, tashmė tė gjitha tė lira tė kryejnė aktivitet politik
dhe asnjėra e nxjerrė jashtė ligjit, por kurrkush prej tyre deri tani nuk ka
nxitur e provokuar dhunė ndaj institucioneve, personave apo edhe vetė
sistemit shoqėror. Nė shumė vende tė zhvilluara ektremistė tė majtė kryejnė
akte terrori, nė Shqipėri, edhe pse disa komunistė janė enveristė, nuk
veprojnė aspak kėshtu, janė shumė luajalė. Kjo ndodh jo vetėm sepse ata
ndihen patriotė, por edhe sepse nė lidhjen e tyre problematike me sistemin e
dėshtuar realsocialist dhe instaluesin e tij kanė mė sė shumti nostalgji se
teori e praktikė veprimi. Fakti qė enverizmi, kjo strukturė politike e njohur
botėrisht si nga mė tė egrat nė kontinent, pasohet nga dishepuj kaq paqėsorė,
dėshmon se ekzistojnė shumė gjėra ende tė panjohura nė atė qė quhet komunizmi
shqiptar. Zbulimi i tyre ėshtė detyrė e analizės, jo e interpretimit masovik
nga politika. Jo rrallė kjo e fundit, duke e polarizuar opinionin, nė vend qė
tė "zbardhė" dukuritė komplekse, vetėngjyroset fort me tė kuqe apo
blu, rozė apo jeshile, pėr t'u dalluar nga rivalja dhe interceptuar sa mė
shpejt nga votuesi. Analizė, sa mė shumė analizė,
do tė thotė edhe mė pak faqe gazetash me histori byroistėsh apo punistėsh qė
e tregojnė gati heroike e trendafili tė shkuarėn. Vala e tyre ka dy-tre vjet
qė po nxjerr shkumė pothuaj ēdo mėngjez. - Duke lėnė mėnjanė
indiferencėn apo kujdesin se mos gjendesh nė mes tė ndonjė pakėnaqėsie apo
sulmi tė palėsh qejfmbetura nga njė prononcim publik, pėrpjekja pėr t'i dhėnė
statusin e veteranit tė Luftės Antifashiste Enver Hoxhės nuk ishte thjesht
zbatimi i kulturės sė shtetit ligjor. Pra, pėrderisa ai ka qėnė, pėrveē shef
i Partisė Komuniste edhe drejtuesi i njėsive ushtarake partizane, sipas
ligjit njihet si veteran. Tė ishte vetėm kjo problemi mbetej plotėsisht nė
autoritetin e Kuvendit tė gjykonte ta mbante ligjin ashtu siē ėshtė apo pėr
raste tė veēanta kompromentimi tė rendė tė parashikonte mosdhėnien apo heqjen
e kartės sė Veteranit tė Luftės. Mirėpo rruga institucionale qė bėri letra e
tė vesė Hoxha ishte sprova e saj e vendosur pėr tė filluar njė proēes
rehabilitimi tė diktatorit, opinion qė nuk e ka vetėm ajo. Mes nesh gjenden
bashkėkombas tė cilėt shpresojnė nė njė tė ardhme, ku do tė pėrfundojė
ringjallja morale e pjesė-pjesė e Enver Hoxhės. Kėsaj rradhe pėrpjekja e tė
vesė sė tij ishte inkurajuar prej kėrkesės sė njė pakice komunistėsh nė
kėshillin e qytetit tė Gjirokastrės pėr t'i vėnė emrin e tij njėrės prej
rrugėve. Siē dihet ajo ēėshtje u mbyll nėpėrmjet funksionimit normal tė
pluralizmit. Kėshilltarėt politikė kundėrshtarė tė komunistėve, tė cilėt
ishin mė tė shumtė nė numėr, propozuan emrin e Ismail Kadaresė dhe ky i
fundit, tepėr nė kohė dhe energjik, ndėrhyri duke propozuar emrin "Rruga
e Gjimnazit". Pėrpjekja e dytė brenda vetėm
pak muajve pėr rehabilitimin gradual tė Enver Hoxhės ishte mjaft e studjuar,
shumė mė pak e kundėrshtueshme. Nuk kėrkohej t'i jepej emri i tij ndonjė
rruge apo objekti, nuk lutej rivendosja publike e ndonjė busti. Thjesht bėhej
e ditur se ai nuk mund tė lihej pa njė kartė tė thjeshtė veterani. Njė
arsyetim i tillė pajtohej me njė opinion jo pak tė pėrhapur, sipas tė cilit
gabimet e fajet e regjimit tė vendosur nga Hoxha kanė tė bėjnė me periudhėn e
pasēlirimit, kurse vitet e luftės antifashiste pėr formacionet ushtarake
partizane, tė drejtuara prej tij, mbeten njė epope e mbuluar nga lavdia. Mbase do tė ishte interesante
njė zhvillim i tillė i fatit tė Shqipėrisė, por provat me shumicė po
depozitohen rreth tė vėrtetės se diktatura hodhi bazat dhe u formėsua qė nė
vitet e luftės ēlirimtare. Fshehurisht, mbuluar me shumė demagogji. Formula e
"diktaturės sė proletariatit" gjendej qė nė fillesėn e platformės
komuniste tė vitit 1941. Kėshtu pėr fat tė keq rodhi
historia jonė, por tashmė nuk mund ta flakim fėmijėn bashkė me ujin e ndotur
tė govatės ku u la. Veteranėt e Luftės kudo dhe jo vetėm nė atė tabelėz
brenda autobuzave brendaqytetės, mund tė ndihen mė tė afėrt shpirtėrisht e nė
nderime me ish-tė persekutuarit nga diktatura. Njė gjest i ri mirėkuptimi mes
tė dy palėve do tė ishte njohja mė e thellė e vetė diktatorit dhe e sistemit
tė tij. Enver Hoxha nuk ishte as
antishqiptar dhe as njė mediokėr. Nacionalist dhe politikan dinak ai ishte
gjithashtu njė person qė pėr etjen e tij tė papėrmbajtur pėr pushtet e
dobėsoi shumė zhvillimin e Shqipėrisė dhe e rėnoi elitėn e saj. Ai ka hyrė nė
histori, ishte shumė i zoti ta bėnte kėtė gjė, tanimė nuk ka njeri e forcė ta
nxjerrė prej andej. Nė histori hyjnė qė nga martirėt, heronjtė dhe idealistėt
e deri tek mė tė mėdhenjtė e sharlatanėve apo rėnuesve. Ja pėrse, besojmė, se pėr Enver Hoxhėn do tė bėhen
filma dhe libra, por zor se do tė kendohen mė kengė. Ai do tė jetė nė histori, por
jo nė Panteonin e saj. Albert Vataj Sa ndryshėm e trajtojnė Shqipėria dhe Arabia Saudite
tė njėjtin financues terroristėsh Marrė nga revista The Weekly Standard UASHINGTON -
Ndėrkohė qė Viti i Ri fillon, kapitulli i fundit i rrėfenjės pėr njė shtetas
tė pasur saudit Yasin al-Kadi 47 vjeē, na ofron shumė mėsime lidhur me
terrorizmin, reagimet ndaj tij dhe rolin e pėrgjegjėsitė e Arabisė Saudite nė
luftėn kundėr tij, bėhet e ditur nė faqen e internetit tė revistės The
Weekly Standard. Yasin al-Kadi ėshtė
njė drejtues nė fondacionin Muwafaq ose ndryshe Blessed Relief Fondation,
organizatė kjo qė ėshtė shpallur, zyrtarisht, nga Departamenti amerikan i
Shtetit si financuese globale e rrjetit al-Kaida. Nė vitin 2001
administrata amerikane e drejtuar nga George W. Bush urdhėroi ngrirjen e aseteve
tė sauditit al-Kadi. Ky i fundit ishte pėrfshirė gjithashtu nga Bashkimi
Evropian nė njė listė terroristėsh. Al-Kadi ėshtė njė investitor me njė
shtrirje tė gjėrė. Nė fund tė vitit
2002 njė nga sipėrmarrjet e tij, kompania e prodhimit tė programeve kompjuterike
Ptech, Inc. u kontrollua nga autoritetet federale amerikane. Kompania Ptech. ka
marrė miliona dollarė nga klientė zyrtarė tė SHBA-sė ku pėrfshihen Shtėpia e
Bardhė, FBI, Shėrbimi i Brendshėm i tė Ardhurave dhe Forcat Ajrore. Nė fund
tė vitit 2001, al-Kadi ishte lidhur me njė kompani pėr tregtinė e gurėve tė
ēmuar Global Diamond me bazė nė Kaliforninė Jugore. Vetėm muajin e kaluar,
al-Kadi u shpall (jo pėr herė tė parė) nė Ēikago, nė njė padi gjyqėsore
civile nga Matthew Levitt, njė hetues i mirėnjohur i terrorizmit pranė
Institutit tė Uashingtonit pėr Politikat nė Lindjen e Afėrt, si mbėshtetės i
akteve terroriste tė grupit Hamas nė Izrael. Kėto masa rezultuan
nė njė vendim kundėr Institutit tė Edukimit Kuranik (QLI), Ilinois, pėr
pėrgjegjėsi nė vrasjen e 17-vjeēarit izraelito-amerikan David Boim nė vitin
1986. Megjithatė, al-Kadi vazhdon tė punojė i pangacmuar nė territorin
saudit, edhe ndėrkohė qė mbretėria saudite ėshtė shndėrruar nė njė skenė tė
njė fushate tė re tė barbarizmit tė rrjetit al- Kaida. Zyrtarė sauditė, tė
cilėt pretendojnė se janė miqtė dhe aleatėt mė tė afėrt tė administratės sė
presidentit Bush nė kėtė luftė, janė paralizuar kur vjen puna pėr tė vepruar
kundėr njėrit prej shtetasve tė tyre. Megjithatė, jo ēdo
institucion qeveritar ka kaq shumė mungesė vullneti. Ndėrkohė qė Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Europian garantojnė njė proces tė duhur
ndaj sauditit al-Kadi dhe ndėrkohė qė mbretėria saudite kthen kokėn nga ana
tjetėr, vendi i vogėl e i varfėr Shqipėria, njė vend me predominancė
myslimane, nė tė cilėn al-Kadi ka pasur shumė asete ekonomike tė shtrira,
ėshtė duke ndėrmarrė njė fushatė tė qėndrueshme dhe efektive kundėr shtetasit
saudit. Nė njė prej masave
mė tė fundit, autoritetet shqiptare ndėrprenė nė muajin dhjetor punimet nė
njė projekt ndėrtimor nė pronėsi tė sauditit al-Kadi, ku pėrfshiheshin 22
apartamente nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė. Al-Kadi ka ngritur nė tė
kaluarėn tetė kompani nė Shqipėri, kompani kėto me pesė emra tė ndryshėm, si
dhe ka pasur atje 36 llogari bankare. Njė prej aseteve tė tij nė Shqipėri,
njė kompleks masiv i njohur si Kullat Binjake shqiptare u sekuestrua,
ndėrkohė qė ndėrtimi po pėrfundonte tamam pėrballė zyrave qeveritare. Ndėrkohė,
pėrfaqėsues tė qeverisė shqiptare shprehen se po vazhdojnė kėrkimet pėr asete
dhe pronėsi tė tjera tė biznesmenit saudit nė vendin e tyre. Dhe nė njė vend
tjetėr tė vogėl ballkanik me pak resurse por me shumė vullnet pėr tė marrė
masa kundėr terroristėve, zyrtarėt e Bosnjes njoftuan nė shtator tė vitit tė
kaluar pėrfshirjen e sauditit al-Kadi nė dy banka lokale, Depozitna Banka dhe
Vakufska Banka. Ata njoftuan gjithashtu bllokimin e kėtyre aseteve. Mėsimi? Arabia
Saudite e madhe dhe e pasur, me gjakun nė rrugėt e saj, shpreh pamundėsinė e
veprimit ndaj terroristėve. Shqipėria, ky vend i varfėr, vepron me saktėsi
dhe dedikim pėr tė mbyllur aktivitetet e tė njėjtėve terroristė. Rrjedhimisht, kėshtu
mėsojmė se cilėt janė miqtė tanė tė vėrtetė nė vendet myslimane. Gjithashtu,
Shqipėria e cila ka njė ushtri tė vogėl, ka dislokuar gjithashtu 71 trupa nė
Irak. Nganjėherė xhestet e vogla flasin mė shumė se retorika e ekzagjeruar,
veēanėrisht kur kjo e fundit vjen nga Riadi, kryeqyteti i mbretėrisė saudite. Malėsia e
Madhe nė 60-vjetorin e kryengritjes antikomuniste... Nė janar tė kėtij viti u mbushėn 60 vjet nga ajo
kohė kur Malėsia e Madhe u hodh nė kryengritjen e parė antikomuniste nė
Shqipėri dhe nė Europėn e atėhershme. E kjo kryengritje kishte nė themel
mbrojtjen e lirisė e identitetit tė fituar me mund e gjak ndėr shekuj, ku
Malėsorėt e dinin mirė se kundėrshtimi i komunizmit nuk ishte i lehtė, pasi
kjo ideologji kishte pushtuar jo pak nga Europa e bota. Gjithsesi malėsorėt
sakrifikuan dhe u persekutuan gjatė, por edhe qėndruan si asnjė trevė tjetėr
shqiptare. Mjerisht sot pas 60 vjetėve kur komunizmi ka rėnė dhe vendin e
qeverisin pasardhėsit e tyre me emrin socialistė, Malėsia e Madhe pėrsėri
ndodhet nė darėn e persekutimit tė pashoq tė kėsaj qeverisjeje. E persekutimi
sot nuk ėshtė klasik si dikur me pushkatime, burgosje, internime e privime
pėr ti dalur zot vetes e tė drejtave qė tė paktėn ti jep ligji. Po ky
persekutim shihet qartė nė mungesėn e gjėrave elementare qė duhet tė sigurojė
njė shtet e qeveri e cila pretendon se ka dalė nga njė shoqėri pluraliste e
demokratike. Mungesa e energjisė elektrike, paunėsia skandaloze, shkatėrrimi
i institucioneve qė u krijuan nė vitet 1992-1996, rikthimi nė drejtim i
kastės komuniste janė disa nga ato gjėra jetike qė e kanė kthyer Malėsinė e
Madhe nė kushtet e mbijetesės si nė 45 vitet e diktaturės komuniste. E pėr
ti shpėtuar kėsaj gjendjeje shkatėrruese pėr Malėsinė, e vetmja zgjidhje
ėshtė emigracioni klandestin me ēdo ēmim, ku shpesh ky ēmim ka qenė jeta. E
ndėrsa Malėsia braktiset qeveria guduliset, se kėshtu bėn zus mė lehtė kėtė
trevė dikur trime e kryengritėse pėr ti dalė zot vetes. Mjerisht me gjithė
kėtė persekutim e privim tė pashoq Malėsia e Madhe sot pas 60 vjetėsh nuk i
ngjan mė asaj treve famėmadhe, por njė treve tė urtė e tė butė qė duron nė
pafundėsi tė gjitha eksperimentet e socialistėve. Tashmė kjo trevė
ish-rebele nuk mund tė organizohet e protestojė as pėr mungesėn e dritave,
as pėr papunėsinė katastrofale, as pėr shkatėrrimin e institucioneve qė ia
rikolektivizuan nė Shkodėr e as pėr gjė tjetėr qė ia sollėn kėto ditė tė
socializmės sė dytė. Ne si malėsorė kjo gjendje qetėsie e bindje nuk na ka
hije, madje duhet tė na bėjė tė mendojmė se mos vallė nė kėtė trevė
antikomuniste, komunizma paska krijuar kaq shumė njeriun e ri tė tij qė
dikur e reklamonte si kryeveprėn e vet. Ku ky njeri nuk shqetėsohet pėr veten
e familjen e tij, pėr tė drejtat e tij, por veē tė jenė mirė partia e qeveria
e saj, se ėshtė gati tė hajė edhe bar. E nėse nė Malėsi ka ndodhur kėshtu, na
duhet tė pohojmė se sentenca (erotike), Njė urrejtje e gjatė shpesh herė
ka prirje tė kthehet nė dashuri ėshtė realizuar tek banorėt e Malėsisė me
komunizmin apo pasardhėsit e tij... Pėr kundėr kėsaj heshtjeje apo mė saktė
kėtij nėnshtrimi, Partia Socialiste edhe nė Malėsi tė Madhe po krijon
komitetet e votimit si nė 1997 tė Shpėtimit, ku nėse nė 97 kėto komitete
kishin pėr detyrė shpėrthimin e depove tė armėve me tė cilat rrėzuan
pushtetin demokratik, komitetet e sotme tė PS kanė objektiv kutitė e votimit
tė kėtij viti me tė cilat do tė sigurojnė njė mandat tjetėr qeverisės... e
fati i mėtejmė i Malėsisė dihet. E ndėrsa forcat opozitare, qė duhet tė ishin
nė ballė tė organizimit tė protestave, vazhdojnė tė flenė gjumė e tė shohin
ėndrra, ndoshta si ai gomari qė ujku po e hante nga vithet e ai mendonte O
Zot bane andėrr... Ndue Bacaj
Gjakmarrja, kjo plage qė nuk po gjen
sherim Gjakmarrja,
kjo plage qė shkakton vetem dhimbje njerezore, kjo plage qė kurre nuk po gjen
sherim, kjo plage qė sa here duket qė fashitet, ne fakt vetem majiset, kjo
plage qė ndjell vdekje, mjerim e shkaterrim, kjo plage qė qindra familje i ka
mbuluar me vellon e zise, e qindra te tjera i ka mbyllur ne kullat e tyre po
te zeza. E
fatkeqesisht, vetem presin vdekjen me ankth, vdekjen e menjehershme nga ata
qė u kane gjakun borxh, apo vdekjen e ngadalte qė u shkakton uria, streset
dhe izolimi total nga jeta shoqerore. Gjakmarrja ėshtė nje plage e trasheguar
nga shekujt jo vetem per shqiptaret. Qė ne kohen kur shoqerite primitive nuk
e njihnin konceptin "shtet" dhe ne fakt hakmarrja ne pergjithesi e
gjakmarrja ne vecanti, luanin rolin e paralizuesit tek njerezit kriminele e
keqberes, ku parimi "me vrave, te vrara; me demtove ekonomikisht apo
materialisht dhe j me te njejten monedhe", benin qė te frikesoheshin jo
vetem njerez te vecante, por edhe shtepi e fise, teksa jeta vazhdonte. Ėshtė
interesnt te thuhet se bashke me njeriun, lindi edhe antinjeriu, pra djalli,
qė prishte shpirtin e mendjen e njeriut per te vrare deri te vellane e vet,
ku per ilustrim mund te kujtojme se qė ne momentet e par ate njeriut mbi kete
bote, pra qė ne kohen e Eves dhe Adamit, vellai vrau villain nga smira, Kaini
vrau Abelin,e ndersa kjo shkruhet
edhe ne librat e shenjte, ne gjejme edhe tek libra te tjere si
"Iliada" vargjet:
Deri prej atij qė mbyti vellain
Ose
prej atij qė mbyti te birin
E
ndersa shekujt kalonin, shoqerite largoheshin nga jeta primitive dhe
ndertonin kode, ose me sakte ligje te kohes qė rregullonin deri ne nje fare
menyre, jeten dhe merredheniet mes njerezve, duke bere qė ndagale te lindnin
shtete e qeveri qė merrnin persiper te mbronin te drejtat e njeriut si dhe
civilizimin e zhvillimin e vendeve te tyre. Gjate Mesjetes, ne Shqiperi
linden disa Kanune, si ai i "Maleve", "Skenderbeut",
"Laberise" e deri tek ai i "Leke Dukagjinit". Ky ėshtė
ndoshta me i ashpri, me jetegjati, vecanerisht ne trevat e Veriut, duke perfhire edhe M.Madhe.
Ky Kanun, mendohet se ėshtė i viteve 1459- 1479 edhe ėshtė mbledhe nga Princi
Dukagjinas Leka III. Mjerisht ne vende te tjera te Evropes, me evoluimin e
shoqerive, kodet e gjakmarrjes filluan te zhduken e vendin e tyre ta zene
ligjet bashkekohore, qė denojne gjakmrrjen e hakmarrjen, e ndersa njerezit
filluan te ndergjegjsohen ne kherence me qyteterimin e zhvillimin e tyre. Ne
Shqiperi ne pergjithesi, e ne M.Madhe ne vecanti, qyteterimi dhe civilizimi
ecen me ngadale. Kjo jo pėr faj tė shqiptareve tė pushtuar shkull pas
shekulli, ku simbol i kėtyre pushtimeve ėshtė ai 5- shekullor otoman, dhe
sundimi gjysemshekullor komunist. Nese pushtimi otoman, i frynte plages se
gjakmrrjes, sundimi komunist bente sikur e ndalonte kete, por ne fakt
komunizmi mbyllte me force plage tė vjetra dhe akumulonte plage tė reja qė do
tė shperthenin me force sapo diktatura tė binte pas vitit 1991. Komunizmi
zhvilloi luften e klasave, krijoi njeriun e qė qė spiunonte vellai- vellane,
miku- mikun, shoku- shokun e tė tjerė e tė tjerė, si dhe shkaterroi besimet e
mbi tė gjitha Pronat, qė janė simboli qė e lidh ēdo njeri me atdheun e
tij..... Qindra
vrasje ndodhen pėr kete plage, tė akumuluara nga komunizmi, e veēanėrisht pėr
pronesine e tokes, ku kufinjte e vjeter ishin shkaterruar, ku dokumentacioni
i pronesise ishte keqperdorur apo deformuar, duke ngjallur meri, inate e
hasmeri, tė cilat nga dita ne dite, shkaktuan vrasje e me pas gjakmarrje.
Edhe sot e kesaj dite, gjakmarrjet trajtohen me kodet e vjetra mesjetare tė
Kanunit tė Leke Dukagjinit.... Pėr
tė vertetuar se plaget e gjakmarrjes ende kullojne gjak, veēanėrisht ne
M.Madhe (ku edhe nuk ėshtė ndare toka me ligjin 7501, por me kufijte e
vjeter, pra me Kanune), mjafton tė shikosh dhjetera familje tė mbyllura pėr
Gjak,e dhjetera tė tjera qė kerkojne tė marrin gjakun. Ne kesaj rradhe, pėr
tė vertetuar kete, mendum tė shkruajme diēka vetėm pėr njė plage tė re tė
gjakmarrjes, e cila u hap para pak ditėsh, pra me 6 shkurt
2005, kur pėr probleme pronesie, ne gjaknxehtesi e siper, Ded Dokaj vret me
arme gjahu tė ndjerin Ndue Nikaj dhe plagos tė birin e tij Bik Nikaj.
Menjehere familja Dokaj e Hotit qė ėshtė sot nen administrimin e komunes
Kastrat, u detyrua tė ngujohet, pasi familja Nikaj i kerkon jo njė gjak, por
dy. Pra, pėr tė vrarin dhe pėr tė plagosurin. Pas dates 6 shkurt, familja e
tė ndjerit Ndue Nikaj u vesh ne zi, por njė fat i tille e pret edhe familjen
Dokaj,e veēanėrisht vrasesin Ded
Dokaj dhe tė gjithe meshkujt e kesaj familjeje, duke perfshire edhe nipin e
Dedes, Nush dokj, i cili ėshtė nder meshkujt me tė mirė tė Dokajve pėr tu
vrarė, pasi siē thote Kanuni i Leke Dukagjinit, gjakmarrja kerkon meshkujt me
tė mirė e jo tė keqinje. Gjithsesi,
misionare e pajtimtare, janė munduar tė pajtojne kėto dy shtepija, tė paktėn
ju ėshtė kerkur tė ngushtojne rrethin e gjakmarrjes vetėm tek dorasi, por njė
gjė e tille, nuk ka pranuar ta bėjė fmilja Nikaj, gjė qė ka sjelle tė
ngujohen apo fshihen diku tė gjithe meshkujt e familjes Dokaj. Ėshtė
interesant se familja e viktimes, nuk ka pranuar tė denoncoje ne organet e
policise se shtetit emrin e vrassit, pasi siē thone ata, kete nuk ua lejon
kanuni, se gjakun duhet ta marrin vetė keta tė demtuar e jo shteti. Shteti,
ntyrisht tek ne ėshtė ende i brishte, e shpesh keqdashes, gjė qė ka bėrė qė
tė mos japin asnje lloj sigurie pėr jetėn e asnje mashkulli tė familjes
Dokaj, tė cilet ēdo dite qė klon, presin me ankth se kur pushka e fmiljes
Nikaj, do tė godase mbi ta.... E
ndėrsa ne si gazete qė shprehim keqrdhje pėr rastin konkret, por edhe pėr
gjkmarrjen ne pergjithesi, nuk na mbetet gjė tjeter vecse ta mbyllim kete
shkrim me vrgjet e poetit tone kombetar At Gjergj Fishta: ...Kush
kje, ai mizori, Qė
pushken rroku ma se parit, E
duart tash don me i ngjye Ne
gjak tė vellezerve kot Ai
kjoft mallkue prej Zotit..... Ndue BACAJ |