koka

nr. 89 / 15 mars 2006

alukit

 

Marredheniet diplomatike 14 vjecare Shqiperi - Vatikan frut i

bashkėpunimit  te gjate dhe i kontributit reciprok ne historine e dy shteteve.

Ne shekujt e veshtire ndihma dhe mbeshtetja e Selise se Shenjte nuk ka munguar per Shqiperine dhe shqiptaret. Keshtu p.sh., Papa Kalisti III i dha Skenderbeut titullin "Athleta Christi"(Atlet i Krishtit), e beri kryegjeneral dhe e ndihmoi me para e me ndihma te tjera, Ne gusht te vitit 1464 Papa Piu II kerkoi te vinte ne Shqiperi, me qellim qe te kurorezonte Skenderbeun mbret te Epirit dhe te shuguronte kardinal Pal Engjellin, por mjerisht nje semundje e papritur nuk e la ta realizonte kete deshire; Pali II ne vitin 1466 e priti Skėnderbeun me nderime te veēanta dhe i dha 5000 dukata; Skėnderbeu udhėhiqte popullin shqiptar ne lufte kundėr ushtrive Otomane. Papa Klementi VIII, ne vitin 1595 dha ndihme ne te holla pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Njė vit me vone, me ane te nipit te vet, kardinalit Cinco Aldobrandini, ndihmoi lėvizjen shqiptare dhe ne vitin 1597 anijet e Papes u perpoqen te clirojne Vloren; Urbani VIII ne vitin 1624 nxiti patriotet e Ohrit per t'u bashkuar kundėr osmaneve Papa Klementi XI-Albani (1700-1721), Papa me gjak dhe origjine shqiptare, inicio Kuvendin e Arberit me 1703, si dhe ndermjetesoi prane Republikes se Venedikut per te ndihmuar krahinen e Kelmendit ne luften kunder pushtuesve.

Pas vitit 1912, kur Shqiperia fitoi pavaresine, kisha katolike (zv.kryeminister Dom Nikoll Kacorri) e zhvilloi aktivitetin e saj relativisht me ne liri, duke kontribuar ne ringjalljen shpirterore e morale te vendit, ne vecanti ne fushen e arsimit. Ne vitin 1919, perfaqesuesit e Shqiperise ne Konferencen e Parisit derguan imzot Bumcin tek Benedikti XV, ne menyre qe ai me fuqine e tij morale te nderhynte per te shpetuar Korcen e Gjirokastren, te cilat do t'i aneksoheshin Greqise. Pas Luftes se Dyte Boterore, me ardhjen e komunisteve ne fuqi, u veshtiresua shume veprimtaria e kishes katolike ne

Shqiperi. Shkollat e seminaret katolike u mbyllen, disa ipeshkev e prifterinj u vrane dhe shume klerike u arrestuan. Ne vitin 1967 Shqiperia u shpall shteti i pare ateist ne bote. Kjo solli si pasoje mbylljen e 2,169 kishave dhe xhamiave. Nga 7 ipeshkev dhe rreth 200 prifterinj e 200 murgesha, qe kishte ne vitin 1945, mbijetuan vetem nje ipeshkev dhe rreth 30 prifterinj e po aq murgesha, te gjithe tashme te moshuar dhe me shume vite burgu mbi supe. Cdo perpjekje e Selise se Shenjte per t'u afruar me Shqiperine binte ne vesh te shurdher, bile edhe mesazhet e urimit te Papes per vitin e ri ktheheshin mbrapsht.

Me Papen Gjon Pali II u intensifikuan perpjekjet e Selise se Shenjte ndaj vendeve komuniste te lindjes e ne kete kuader dhe ndaj Shqiperise ne predikimet e tij, psh., me 5 tetor 1980 ne Otranto, ne nentor 1982 ne Sicili perpara komunitetit arberesh. Ne nentor 1983, Papa shpalli muajin e lutjeve per lirine fetare ne Shqiperi. Ne 26 shkurt 1984 nga Bari, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II u lut per shqiptaret ne Shqiperi para nje turme prej 50,000 besimtaresh nga i gjithe rajoni i Puljes, ku u shpreh se "shqiptaret zene nje vend shume te vecante ne zemren e tij".

Me transformimet e medha qe ndodhen ne Shqiperi ne fillim te viteve '90, te cilat sollen ndryshime ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut duke lejuar lirine e besimit dhe distancimin nga politika e periudhes moniste, bene qe te fillonin kontaktet e para edhe me Shtetin e Vatikanit. Ne pergatitje te terrenit per te hyre ne kontakte te drejtperdrejta dhe per te hedhur hapat e pare per vendosjen e marredhenieve midis Shqiperise dhe Shtetit te Qytetit te Vatikanit ndikuan ndjeshem edhe vizitat e Nene Terezes ne Shqiperi. Me 7 shtator 1991 u vendosen marredheniet diplomatike ne nivel ambasadoresh. Ne vitin 1992, Ambasadori pare shqiptar prane Selise se Shenjte, Willi Kamsi, u prit nga Shenjteria e Tij Papa Gjon Pali II dhe i dorezoi Atit te Shenjte letrat kredenciale. Me pas, ne vitin 1996 z.Pjeter Pepa, e pas tij ne vitin 1997 z.Jul Bushati dhe ne vitin 2002 (10 Maj) Zef Bushati.

Ndersa Selia e Shenjte ka akredituar prane qeverise shqiptare ne vitin 1992 Nuncin e pare Apostolik Imzot Ivan Dias (sot Kardinal i Bombei-it) dhe aktualisht eshte Nunc Imzot Giovanni Bulaitis.

Pas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne mes te Shqiperise dhe Selise se Shenjte u krijuan mundesite per rritjen e bashkepunimit dypalesh. Nje pike kulmore eshte vizita e Papes ne Shqiperi me 25 prill 1994. Atit te Shenjte iu rezervua nje pritje e shkelqyer nga populli shqiptar Se bashku mysliman, ortodoks e katolik pa dallim priten njeriun e madh qe rrezoi komunizmin ne europen lindore. Vizita e Shenjterise se tij qe nje mbeshtetje morale dhe politike per Shqiperine.

Ne daten 26 nentor 1994, u mbajt nga ana e Papes Gjon Pali II Koncistori per caktimin e 30-te kardinaleve te rinj, nder te cilet ishte dhe kardinali i pare ne historine e katolicizmit shqiptar Mikel Koliqi, 92 vjec, i cili ka qene i burgosur per 38 vjet. Gjithashtu Seline e Shenjte ne Vatikan e kane Vizituar Presidentet dhe Kryeministrat e Shtetit Shqiptar mbas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne vitin 1991, te cilet jane pritur ne audience nga Papa Gjon Pali II dhe tani nga Papa Benedikti XVI.

Selia e Shenjte mban marredhenie diplomatike me 170 shtete dhe merr pjese ne 43 organizata te ndryshme nderkombetare me statusin e antarit ose te vezhguesit te perhershem. Qe nga viti 1964, Selia e Shenjte ka statusin e vezhguesit te perhershem ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe merr pjese ne Komisionin Ekonomik per Evropen me statusin e keshilltarit. Gjithashtu, Selia e Shenjte i ka dhene nje mbeshtetje efektive financiare Fondit te Kombeve te Bashkuara per Femijet, si dhe ka marre pjese aktive ne Komisariatin e Larte per Refugjate te Kombeve te Bashkuara. Ne praktiken e OKB-se, Selia e Shenjte njihej si Qyteti i Vatikanit. Pas shkembimit te letrave mes Sekretarit te Shtetit te Selise se Shenjte dhe Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, ne vitin 1957, u percaktua qe marredheniet e OKB-se te mbaheshin me Seline e Shenjte. Selia e Shenjte u pajtua me statusin e vezhguesit te perhershem per disa arsye. Ne radhe te pare, kjo i siguron asaj liri shpirterore, sepse ajo shpesh do te ishte e detyruar te abstenonte per shkak te natyres se saj. Ne radhe te dyte, statusi i vezhguesit eshte me pak i kushtueshem se sa statusi i anetarit dhe i ka te gjitha mundesite per te vene ne qarkullim deklarata, per te marre te gjitha dokumentet e organizates dhe per te qene e pranishme ne procesin e marrjes se vendimeve.

Qe ne fillimet e Keshillit te Evropes, Selia e Shenjte i ka dhene mbeshtetjen e saj morale kesaj levizje evropiane. Papa Gjon Pali II dergoi nje perfaqesues te tij personal gjate konferences pergatitore qe u mbajt ne maj te 1948 ne Hage, e cila coi ne krijimin e Keshillit te Evropes. Selia e Shenjte ka treguar vazhdimisht se eshte ne favor te Keshillit te Evropes, sidomos ne lidhje me perpjekjet e Keshillit te Evropes ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. Nuk dihet publikisht, nese Selia e Shenjte ka kerkuar ndonjehere te behet anetare e Keshillit te Evropes, megjithate ajo eshte vezhguese e perhershme e tij qe nga nentori i vitit 1970. Edhe ne BE nuk dihet nese ka ndonje kerkese nga ana e Selise se Shenjte per t'u antaresuar por ajo merr pjese rregullisht nepermjet perfaqesuesit ne nivel ambasadori, Nuncit te saj Apostolik. Selia e Shenjte eshte anetare ne OSBE (Viene) ne CE-CDCC (Strasburg), ne UNHCR (Gjeneve), ne UNCTAD(Gjeneve),etj. dhe me statusin e vezhguesit te perhershem ne UNESCO, IOM, CE, ONU, UE, IFAD, etj, etj.

Roli i Selise se Shenjte ne diplomacine nderkombetare eshte mjaft i madh, aktiv dhe i rendesishem. Ne procesin e negocimit te marreveshtjes se Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me BE-ne nje kontribut dhe ndihme te cmuar mund te jape edhe Selia e Shenjte nepermjet perfaqesuesit te saj ne BE. Ne kete kuader eshte i rendesishem intensifikimi i marredhenieve diplomatike me Seline e Shenjte ne te gjitha nivelet. Me 23.5.2002 parlamenti miratoi ligjin nr.8902 Per ratifikimin e "Marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Selise se Shenjte per rregullimin e marrdhenieve te ndersjellta."Ky eshte dokumenti zyrtar me i rendesishem, qe rregullon marrdheniet midis dy shteteve. Pervec diplomacise me tej, marredheniet me Vatikanin jane karakterizuar nga marredhenie bashkepunimi ne fushen e kultures, arsimit, shendetesise dhe ne sigurimin e ndihmave materiale, sanitare dhe ushqimore. Persa i perket bashkepunimit ne fushen e Arsimit, vleresohet inisiativa e Selise se Shenjte, per hapjen e Universitetit Katolik ne Shqiperi, si shprehje e kontributit te saj per edukimin e brezit te ri shqiptar. Ne kete aspekt edhe qeverite shqiptare ne te gjitha takimet dypaleshe kane shprehur angazhimin e tyre per mundesimin e hapjes sa me pare te ketij Universiteti. Gjithashtu, ne qytetin e Elbasanit eshte ngritur nje Fakultet katolik i Mjekesise, diplomat e te cilit njihen nga B.E, si dhe eshte ne proces ndertimi i spitalit "Zoja e Keshillit te Mire" ne Tirane. Jane ne proces edhe nje sere investimesh ne fushen e arsimit dhe te shendetesise. Inisiativa e Papes Gjon Pali II per Shenjterimin e Nene Terezes  gjeti perkrahjen e mbare opinionit boteror dhe ky hap perben vleresim edhe per kombin shqiptar. Ne te gjitha takimet dypaleshe eshte evidentuar fakti se Shqiperia eshte nje shembull i qarte dhe garanci e bashkejeteses dhe mirekuptimit midis besimeve fetare.

Zef Bushati

Ambasadori i Shqiperise ne Vatikan

 

Jeta e tė mėdhenjve: Xhorxh Bush 17 vjeē fejohet me Barbarėn, 20 vjeē sulmohet mbi Paqėsor, 65 vjeē bėhet President i SHBA

Xhorxh Bush ėshtė lindur mė 12 qershor 1924 dhe ėshtė presidenti i parė amerikan i lindur nė kėtė muaj. Bashkė me Kenedin janė tė shenjės zodiake “Binjakėt”.

 

***

Nė moshėn 17 vjeēare, maturant i njė shkolle tė mesme private, Xhorxh Bush shkoi nė njė mbrėmje vallėzimi me rastin e Krishtlindjeve. Orkestra po luante pjesėt mė nė modė tė Glin Milerit. Xhorxh afrohej tek njė i njohur, Xhek Voznekraft, nga Rej, shteti Nju Jork, dhe e pyet pėr njė femėr ulur nė njė qoshe me njė fustan jeshil nė anėn tjetėr tė sallės. Xhek i thotė se ajo ishte nga i njėjti qytet me tė edhe ajo nxėnėse e njė shkolle private nė Karolinėn e Jugut, quhej Barbara Pirs. “Nė qoftė se dėshiron, mund tė tė preznatoj - i propozon Xheku, dhe e shoqėron Xhorxhin nė cepin tjetėr tė sallės. Bush e fton Barbarėn nė vallėzim, por pikėrisht atė moment orkestra ndryshon ritmin nė fend tė fokstrotit fillon tė luajė njė melodi valsi. “Duke qenė se nuk e kėrceja valsin - kujton mė vonė Bush - shkova e u ulėm, bėmė njė dorė muhabet gjė qė na lejoi tė njiheshim mė mirė”. Fshehurazi u fejuan dhe pas kthimit tė Xhorxhit nga lufta, mė 6 janar 1945 bėnė martesėn.

 

***

Qysh 20 vjeē Xhorxh Bush ka shėrbyer nė aviacionin e marinės luftarake dhe qysh nė atė moshė shquhej si pilot mjaft i aftė. Gjithsej gjatė shėrbimit ka kryer 1228 orė fluturimi, ka bėrė 126 ulje dhe ka marrė pjesė nė 58 misione luftarake.

Mė 2 shtator 1944 avioni i tij me njė mbushje dy ton predha dhe me dy kolegė nė ekuipazh, Uiliam Uajt dhe Xhek Dillnej, ishin nė skuadrilje me avionė tė tjerė dhe kishin pėr detyrė tė bombardonin qendrėn japoneze tė ndėrlidhjes nė ishullin Chichi Jima, njė nga tre ishujt e arqipelagut Gonin, nė Pacifik. Bush u ngrit nga pista e aerodromit San Jacinto nė skuadriljen qė pėrbėhej nga 9 bombardues TBM Avenger dhe 24 gjuajtės F6F Hellcas. Formacioni ishte nė kuadrin e Flotės V qė drejtohej nga admirali Uiliam Hejsej i quajtur ndryshe “Bull” (Dem). Bushi u nis nė orėn shtatė e njė ēerek. Ishte njė mot pa re. Pas njė ore fluturimi skuadrilja hapi zjarr duke e goditur avionin e Bushit. Megjithėkėtė, Bush, nė njė kėnd 35 gradė futet nė pikiatė dhe lėshon katėr bomba tė fuqishme mbi objektiv, pastaj e nxori avionin mbi det dhe urdhėroi shokėt e ekuipazhit tė hidheshin me parashutė. Vetė u hodh i fundit kur avioni nė flakė ishte vetėm 500 metra mbi det. Japonezėt e pikasėn qė Bush ra afėr bregut dhe dėrguan njė motobarkė pėr ta kapur rob. Nė kėtė kohė njė nga avionėt amerikanė e sulmon motobarkėn japoneze duke e detyruar tė kthehet mbrapsht. Pilotėt e avionėve tė tjerė amerikanė qė dinin ku ishte Bush, njoftojnė me radio nėndetėsen USS Finback e cila e merr atė nė bord vetėm pas disa orėsh. Nė nėndetėse bashkė me katėr pilotė tė tjerė Bush ka ndenjur 30 ditė tė mira. Gjatė lundrimit japonezėt e sulmuan disa herė nėndetėsen, por nuk i shkaktuan dėme shumė tė mėdha, kėshtu qė Xhorxh Bush mė nė fund zbarkoi nė ishullin Miduej. Mes pilotėve tė shpėtuar nė nėndetėse nuk ishin shokėt e ekuipazhit tė Bushit, njėrit nuk iu hap parashuta, ndėrsa i dyti supozohet tė ketė qenė plagosur ose vrarė nga predhat japoneze.

 

***

Bushi vinte nga njė familje me tradita sportive, e cila vazhdimisht rivalizonte pėr rezultate sa mė tė larta. Thotė pėr veten e vet se sporti ka ndikuar nė formimin e karakterit tė tij si dhe nė formimin politik. Vazhdimisht nxirrte konkluzione sportive nga rivaliteti politik dhe konkluzione politike nga pjesėmarrja nė rivalitet sportiv. Nuk ėshtė prandaj pėr t’u habitur qė nė fjalimet e tij politike hasen shpesh metafora nga fusha e sportit. Nė politikė, ashtu si edhe nė sport, njeriu mėson tė fitojė, por edhe tė humbasė. Ndėr sportet e preferuara pėrmend tenisin dhe peshkimin.

Nė nėntor 1945 Bush filloi studimet nė Universitetin Yale nė fakultetin ekonomik. Ashtu si edhe nė shkollėn e mesme, edhe kėtu u shqua pėr rezultate sportive, arriti tė bėhej kapiten i skuadrės sė bejzbollit e cila vetėm pėr pak nuk fitoi titullin e kampionit tė SHBA nė konkurimin universitar.

 

***

Kur punonte nė Teksas nė firmėn Dresser Industries, bleu njė manjetofon tė vogėl, tė cilin e mbante nė komodinė pranė krevatit, nė mes tė natės kur i shkrepte ndonjė ide pėr biznes, ēohej, ndizte dritėn dhe regjistronte idenė. Mė vonė u detyrua ta priste kėtė avaz ngaqė e shoqja ankohej pėr prishjen e gjumit nė mesnatė.

 

***

Nė vitin 1970 kandidoi pėr vend nė Senat. Para se tė vinte kandidaturėn shkoi pėr konsultime tek ish-Presidenti Xhonson qė ishte po nga Teksasi. I tha se kishte nevojė pėr kėshillėn e tij, deri tani kishte njė pozicion tė mirė, ia vlente tė rrezikoje mirė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, si t’ia bėnte pra, ia vlente tė rrezikonte? I thotė Xhonson: “Unė kam shėrbyer edhe nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve edhe nė Senat. E kam tė vėshtirė tė tė kėshilloj ē’tė bėsh. Dallimi midis Senatit dhe Dhomės sė Pėrfaqėsueve ėshtė i njėjtė me ndryshimin qė ekziston midis sallatės me gjoks pule nga njėra anė dhe lėngut tė pulės sė zjerė, nga ana tjetėr. Nuk jam i sigurt nė u shpreha saktė”. Bushi natyrisht zgjodhi sallatėn me gjoks pule, por garėn pėr nė Senat e humbi. Nė vitin 1974 vetėm pėr pak Bush nuk u bė zėvendėspresident. Pas largimit tė Niksonit dhe avancimit tė Xherald Fordit nė kolltukun presidencial pėr postin e nėnpresidentit ishin kadidaturat e Xhorxh Bushit dhe Nelson Rocfelerit. Nga sondazhet dilte se Bushin e pėrkrahnin 255 drejtues tė Partisė Republikane, ndėrsa Rocfelerin 181 e megjithatė Ford zgjodhi tė dytin, ndėrsa Bushin e emėroi Drejtor tė CIA-s. Funksioni i zėvendėspresdentit nė historinė e SHBA nuk ka qenė kurrė ndonjė funksion i ekspozuar. Mark Tuen tallej duke treguar njė histori pėr dy vėllezėr: njėri vendosi tė bėhej peshkatar, tjetri u bė zėvendėspresident. Pas njėfarė kohe tė dy u harruan nga bota njėlloj. Sizėvendėspresident, Bushi ishte shumė luajal ndaj Reganit nė atė shkallė sa “Time” e Londrės thumbonte thershėm se gjatė atyre tetė vjetėve Bush e humbi fare individualitetin dhe ishte shndėrruar vetėm nė njė kostum elegant tė Ronald Reganit.

Ēdo tė enjte Bush, si zėvendėspresident drekonte me Reganin. Zakonisht hanin ose nė Kabinetin Oval, ose nė dhomėn ngjitur, kur ishte njė mot i bukur dilnin nė tarracė nė anėn jugore tė Shtėpisė sė Bardhė. Menyja si rregull ishte po ajo: kuzhinė meksikane tė cilėn e pėlqenin tė dy. Kur kishin ndonjė darkė zyrtare tė planifikuar hanin drekė tė lehtė. Rendi i ditės i drekės sė punės ishte i hapur. Rėndom flisnin pėr problemet kryesore qė do tė preknin gjatė vizitave jashtė. Bėnin edhe thashetheme dhe shakara. Regani kishte qejf tė tregonte barcoleta lloj-lloj.

 

***

Nė fushatėn zgjedhore tė vitit 1988 u pėrpoqėn ta ngatėrrojnė Bushin nė njė skandal erotik qė shpesh rezulton armė e efektshme politike. Zėvendėskryetarja e shtabit tė rivalit tė Bushit, Majkėll Dukakis, zonja Dona Brazil, u tha gazetarėve se duhet t’i kushtonin vėmendje marrėdhėnieve jashtėmartesore tė Xhorxh Bushit. “Populli amerikan ka tė drejtė tė mėsojė nėse Barbara Bush do ta pranojė atė nė shtrat nė Shtėpinė e Bardhė”. Fillimisht kjo deklaratė bėri bujė, por mė pas u shua shpejt. Dukakis i kėrkoi Bushit ndjesė ndėrsa pushoi nga puna bashkėpunėtoren e vet. Nė njė nga takimet e fushatės kongresmeni Lin Martin gjeti guximin e majftueshėm dhe e pyeti Bushin troē: “E ke tradhėtuar ndonjėherė gruan, kėrkoj vetėm pėrgjigje po ose jo”. Bushi u pėrgjigj fare shkurt: “S’tė hyn gjė nė xhep”.

 

***

Xhorxh Bush e mori funksionin e presidenti plot dyqind vjet pas Xhorxh Uashingtonit. Nė ceremoninė pėrkatėse fėmijėt kėndonin “Nga Xhorxhi tek Xhorxhi”. Marrja e detyrės nga presidenti i ri bėhet nė mėnyrė shumė tė thjeshtė. Nuk transmetohet ndonjė kurorė, ndojnė grup vulash gjigande apo shenja tė tjera tė shtetit. E vetmja shenjė e jashtme qė mezi duket ėshtė lėvizja gati e fshehtė e njė ushtari amerikan qė mban njė dosje tė zezė. Ky ushtar pėrfaqėson njė nga pesė formacionet zyrtare tė forcave ushtarake amerikane mban dosjen e kodeve tepėr sekret qė i lejojė presidentit tė aktivizojė arsenalin e raketave bėrthamore. Pikėrisht nė momentin kur presidenti i ri thotė formulėn tradicionale tė betimit... do tė ruaj dhe mbroj kushtetutėn e SHBA... ushtari i dosjes afrohet nė mėnyrė tė padukshme pas shpinės sė presidentit qė largohet dhe i afrohet presidentit tė ri. Transmetimi i pushtetit u krye. Pas kėtij momenti ish-presidenti ėshtė thjesht qytetar ndėrsa presidentin e ri do ta shoqėrojė adjutanti me dosjen e zezė.

 

***

Limuzina e re e Bushit ka kushtuar 600 mijė dollarė. Ėshtė limuzinė e zezė e blinduar, shtatė metra e gjatė, e pajisur me shumė aparate elektronike. Tė dhėnat teknike tė limuzinės sė presidentit mbahen sekret, po kėshtu edhe pajisja e saj. Pėr kėtė limuzinė thonė se bėn gjithēka, vetėm pėr tė fluturuar nuk fluturon dot. Qė presidenti tė dukej mė mirė xhami i pasėm i limuzinės ėshtė me lente. Sė brendshmi ka njė ndriēim special qė lejon qė presidenti tė shihet njėlloj si ditėn edhe natėn. Gazetarėt, limuzinėn e Bushit e kanė quajtur “Bushmobile”.

Ceremonia e inaugurimit tė Xhorxh Bushit mė e madhja dhe e kushtueshmja nė historinė e deriatėhershme tė SHBA. Kushtoi gjithsej 30 milion dollarė, nga tė cilat 23 milion i dhanė firma tė ndryshme.

 

***

Bushi i habiti tė gjithė me stilin e tij tė lirė. Pas tenisit ose vrapimit hynte papritur nė ndonjė restorant kinez dhe porosiste pėr tė ngrėnė. Tė shtunave nė mbrėmje, pėr tmerrin e bodigardėve tė vet, shkonte me miq nė kinema duke ngrėnė misėr tė zier e duke pirė coca-cola nė kub kartoni. Njerėz qė e njihnin mirė individualitetin e Bushit tregojnė se ai i kushtonte shumė kohė marrėdhėnieve personale me miqtė, shkruante shumė letra dhe fliste gjatė nė telefon. Vitin e parė tė presidencės, tregon Barbara, kalonte plot dy orė nė ditė nė telefon me miqtė. Xhorxh Bush kishte opinionin e njė presidenti tė mėrzitshėm pėr amerikanėt dhe tė njė oratori mesatar. Ai ishte president nga viti 1989 deri mė 1993.

 

Alidė Maldi dhe rrėnimi i lumturisė

Nuk ndodh qė tė jesh i dashuruar dhe ēdo gjė tė shkojė siē duhet. Alidė Hajdar Maldi, e lindur mė 21.08.1978 nė Kosmaē tė Komunės Bushat, nga rrethi i Shkodrės pėr hir tė njė dashurie tė saj largohet nga Shqipėria, pėrfundimisht.

Rrėnimi i saj, i lumturisė sė saj nisi pikėrisht nė vitin 1997, kur Alida u regjistrua nė Universitetin “Luigj Gurakuqi”, dega Cikėl i Ulėt, dorėn e Alidės (pėr ta fejuar dhe pėr ta bėrė nuse tė shtėpisė) e kėrkon Agron Xhevahir Sela nga Shkdora. Djali i ri, i pashėm dhe me gjendje ekonomike tė mirė. Alida, edhe pse Agroni nuk e tėrhiqte, madje ajo nuk gjente tek ai ndonjė gjė tėrheqėse, por e rritur nė njė ambjent patriarkal, nė njė familje tradicionale, ku duke ndjekur shembullin e tė tjerėve, atė ēka zgjedh prindi pėr fėmijėn ėshtė mė e mirė pėr tė dhe pėr tė ardhmen e tij, Alida i bindet dėshirės sė babait. Agroni ishte nė gjendje tė mirė ekonomike, dhe kėshtu Alidėn e fejojnė me Agronin, vetėm me dėshirėn e prindėrve tė saj.

Aty rreth mesit tė semestrit tė parė, nė njė nga leksionet e fakultetit, Alidės i afrohet njė djalė pėr t’u ulur nė njė vend bosh pranė saj. E, kėshtu disa herė... Njė ditė kėta tė dy fillojnė e dalin edhe pėr tė pirė kafe nė njė nga lokalet pranė fakultetit. Alida dalėngadalė fillon tė ketė ndjenja pėr kėtė djalė, i cili ishte student nga jugu, mė saktėsisht nga Korēa. Pas njė kohe babai i Alidės vendos me babain e tė fejuarit tė saj, Agronit, tė shpallin datėn e martesės, martesa do tė bėhej nė verėn e vitit 1998. Alida nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pajtohej me kėtė fakt se kjo do bėhej nusja e Agronit me tė cilin nuk kishte as edhe lidhjen mė tė vogėl, nuk ndjente pėr tė asgjė, madje edhe kur vinte ai ta takonte tek fakulteti, nė tė shumtėn e rasteve Alida ikte, duke u justifikuar se kishte mėsim. Se pėr tė dashuruar dashuronte korēarin. Dhe aty nga fillimi i marsit tė vitit 1998, duke pėrfituar edhe nga rrėmujat e mėdha qė ndodhėn gjatė asaj kohe nė tė gjithė Shqipėrinė, tė dy, Alida dhe korēari vendosin tė largohen dhe tė jetojnė tė lumtur, diku larg. Ndėrsa vetė korēari e bind Alidėn qė tė bisedojė njėherė me Agronin, duke shpresuar se e kupton kėtė gjė Agroni. Alida i tregoi Agronit se ajo dashuronte njė djalė nga Korēa, Agroni e kundėrshton dhe madje i kėrcėnohet se kushdo qoftė ai qė guxon tė tė afrohet, unė do ta vras, sepse ti je vetėm e imja.

Alida pėrpiqet tek i ati i saj, Hajdari, i cili e kupton se ka bėrė gabim me fejesėn e ngutur, duke i dhėnė sė bijės tė drejtė. Ndėrkohė Alida i justifikohet Agronit, tė fejuarit tė saj, se nuk mund tė takohet me tė pėr arsye tė orarit, ngase kishte frikė pėr korēarin dhe Agroni vendos njė ditė ta ndjekė nga pas Alidėn se ku shkon. E pėrcjell me kujdes, Alida futet nė njė lokal dhe 10 minuta mė pas hyn brenda edhe Agroni, i cili i vėren tė dy, ēiftin bashkė nė tė njėjtėn tavolinė. Agroni i sulet korēarit dhe pėr arsye tė fizikut tė Agronit, e pėrplas pėrtokė djalin dhe Alidės i bie njė shuplakė dhe e merr me vete dhe e dėrgon tek shtėpia. Alida vendos qė pėrfundimisht tė largohet nga Shqipėria. Babai i Agronit kėrkon nusen, sepse sipas zakonit vadja e ndarė nuk thehet, as nuk shtyhet, shtėpia juaj mban njeriun tonė, i thotė i ati i Agronit babait tė Alidės. Ndėrsa ky i thotė, unė vajzė pėr ju nuk kam, vajza ka shkuar jashtė shtetit. Ndėrsa Xhevahiri, babai i Agronit i thotė, nėse nusja jonė ka ikur nga burri edhe nga familja e saj, atje le tė rrijė sepse kurdoherė qė tė vijė, ajo do tė paguajė hak pėr kėtė. Dhe kėshtu Alida, sė bashku me korēarin arratisen pėr nė perėndim, duke kėrkuar qetėsinė e shumėpritur. Tė dashurin e saj menjėherė shteti e kthen mbrapsht. Dhe ai, djali tė cilin unė gjatė gjithė kohės e quajta korēari, ėshtė kthyer nė Shqipėri, i vetėm. Alida mbeti atje nė perėndim e vetme. Dashuria e tyre nuk u shua kurrė. Por, Alida nuk guxon asnjėherė tė kthehet nė Shqipėri. Arsye shumė e thjeshtė ka qenė e premtuar nga babai i saj dhe tashmė hakun e traditės dhe mbrapambetjes e paguan, larg shtėpisė, larg dashurisė, nė vendin e saj nuk ka vend mė pėr tė.

Alidė Hajdar Maldi jeton e vetme nė njė shtet tė perėndimit, i dashuri i saj ėshtė kthyer me forcė nga policia e atij shteti nė Shqipėri, ajo asnjėherė mė nuk mundet ta shohė Shqipėrinė, as familjen, pėr arsye tė sigurisė sė jetės sė saj dhe familjes sė saj.

Kėtė ngjarje ma ka treguar vetė studenti nga Korēa, i cili mė ėshtė lutur qė emrin e tij mos ta publikoj pėr arsye tė ndryshme sigurie.

Jetmir Delaj

 

Politika shqiptare nė kapėrcyellin e njė katrahure

 

Nga Albert Vataj

E tashmja e politikės shqiptare duket se nuk pėrbėn pėrjashtim tė jetė e djeshmja famėkeqe. E pėr ironi tė fatit, e ardhmja pa asnjė shans civilizimi politik. Ngėrēi, siē po e thėrrasin katrahurėn parlamentare vetė ato qė e pollėn dhe media qė luan dirigjuesin, ka ardhur dhe ka behur nė realitetin e politikė shqiptare si njė transferim i pėrgjegjėsive dhe mpiksjes nė kampin socialist. Realitetin shqiptar e kanė nė duar njė tufė njerėzisht, tė cilėt individulizmi patologjik tė kthyer nė filozofi e kanė adaptuar nė logjikė. Bota e tė gjithėve fillon nga njėsia NJE e tė qėnit tė tyre nė kėtė realitet. Pėr ta, pėrtej tyre nuk ka asnjė ekzistencė tjetėr. Ky ėshtė fatalitet i atyre qė koha dhe rrethanat u kanė hedhur nė prehėr fatet e kėtij vendi fatkeq.

Parlamenti shqiptar vazhdon tė jetė pre e pamundėsisė pėr tė vijuar normalisht punimet. Sa ditė qė kalojnė, gjithnjė e mė pak shanset fashiten, se do gjendet njė shteg pėr tė nxjerrė institucionin ligjbėrės nga bataku i paranojės politike ku ka disa javė qė ėshtė gremisur. Pozita nga ana e saj, nėpėrmjet Kryeministrit Sali Berisha, strumbullarit tė kėsaj katrahure, Jozefina Topallit, kreut tė Grupit Parlamentarė demokrat, Bamir Topi, etj, vijojnė tė ngulin kėmbė se votimi pėr mocionin e Kryeparlamentares ėshtė tashmė njė kapitull i mbyllur. Po kaq stoike nė idenė e saj ėshtė dhe vetė Partia Socialiste, e cila nuk gjen asnjė arsye pėr t’u tėrhequr. Jo vetėm kaq, ajo tashmė ka mundur tė ēlirohet nė njė farė mėnyre nga makthi i 3 korrikut, kur vullneti i popullit i dha njė goditje shokuese, duke e denoncuar nė njė farė mėnyre pėr keqqeverisje. Si pėr ironi tė fatit mbi kėtė qiell tė ngrysur dy kampet hedhin idenė e tolerances, duke mos ofruar asnjė garanci apo tendencė tė pėrafrimit tė bėrjes pėr konsum politik tė kėtij produkti. Tamam asnjėra palė nuk e ka gjetur veten nė morsėn e intolerancės, qė tė pranojė mė pas tė jetė ajo qė tė pranojė tė jetė mė tolerante. Kjo mėnyrė logjikimi, dhe kjo filozofi, kartė me tė cilėn po luajnė tė dy palėt, ėshtė as mė shumė e as mė pak, vetėm demagogji. Perfitim kohe.

As demokratėt, pėr mė pak socilistėt nuk ushqejnė mė tė voglin iluzion, se duhet qė nė emėr tė interesave kombėtare, tė mbetura tashmė pezull tė njė mėrie politike, tė tėrhiqen. Edhe demokratėt, sikurse edhe socialistėt ngulin kėmbė mushkshe nė idetė e tyre. Me sa duket morali i stoicizmit vazhdon tė jetė shkas, qė si njėra palė ashtu edhe tjetra tė vijojnė tė dėgjojnė tam-tamet e tė pėrditshmės sherrmbartėse, fishkėllyese e prangavringėlluse. Dėshtimi i tentativės pėr arritjen e njė kompromisi mes mazhorancės dhe opozitės pėr zgjidhjen e krizės trejavore ku ėshtė zhytur Parlamenti, na shėrben pėr tė parė mė mirė disa nga defektet e klasės sonė politike. Defekte tė cilat duken edhe si simptoma tė disa sėmundjeve qė na kanė shoqėruar gjatė kėtyre 15 viteve tranzicion, e qė vazhdojnė tė diktojnė jetėn tonė politico-shoqėrore. Zgjidhja e krizės duket mė e afėrt se koha e nisjes sė saj. Sepse tė dyja palėve i ka mbetur pak hapėsirė, derisa tė konsumohen plotėsisht, aq sa tė jenė tė detyruar tė fillojnė dialogun pėr arritjen e njė kompromisi.

Sherri gjatė seancės sė votėbesimit pėr Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, nisi mė sė shumti si njė lojė politike e PS, nė mėnyrė qė ajo tė pėrfitonte aq sa tė mundej nga njė ēarje qė u duk se ishte krijuar brenda Grupit Parlamentar tė PD. Ndėrsa ditėt e fundit, liderėt e opozitės e kishin fokusuar shėnjestrėn, duke na e paraqitur betejėn e tyre, si njė luftė principiale nė mbrojtje tė njėrit prej elementėve thelbėsorė tė demokracisė; votės sė fshehtė. Ē’ka tregon se opozita shqiptare ėshtė ende shumė larg tė qenit njė “makinė e koaliduar” elektorale, nė mėnyrė qė tė pėrballojė me sukses, luftėn e gjatė politike nė pistėn parlamentare.  Forcat politike shqiptare, demonstrojnė tjetėr sjellje kur janė nė opozitė dhe tjetėr sjellje kur janė nė mazhorancė. Skenat e kėtyre ditėve, kur deputetėt e PS po pėrdorin tė gjitha rrugėt dhe mjetet pėr bllokimin e punimeve tė Parlamentit, pėrfshi dhunėn verbale dhe fizike, i kemi parė gjatė tetė viteve tė kaluara tek deputetėt e PD qė sot janė nė mazhorancė. Jo mė larg se njė javė mė parė, Kryeministri Berisha deklaroi se nuk ka qenė gjithnjė dakort me sjelljet dhe mėnyrėn se si PD dhe aleatėt e tij kanė bėrė opozitė. Por, pakkush ėshtė i gatshėm qė tė besojė sot, se nėse rolet e dy forcave politike ndėrrohen sėrish, Berisha dhe njerėzit e tij, do bėjnė njė opozitė ndryshe se ajo gjatė viteve 1997- 2005. Acarimi ekstrem i klimės politike brenda sallės sė ligjvėnėsve shqiptarė, ka bėrė qė tė identifikohen qartė, edhe zėrat e arėsyes. Pavarėsisht se nė minorancė votash, reformatorėt e PDR-sė tė Genc Pollos, lideri i PAD Neritan Ceka dhe deputetėt e LSI tė Ilir Metės, kanė bėrė thirrje pėr uljen e tensioneve dhe i kanė tėrhequr vėmendjen mazhorancės, qė tė tregohet mė tolerante pėr tė ofruar zgjidhje. Por, pėr aq kohė sa vota e kėtyre partive, ėshtė mė e vogėl se zėri i arėsyes sė tyre, tė dyja polet e politikės do vazhdojnė tė mbajnė peng zhvillimet normale politike nė Shqipėri.

Asnjė eksponent nga grupi parlamentar i PD, nuk i ėshtė bashkuar, pėr mė pak tė ketė dhėnė shenjėn mė tė vogėl tė tolerancės, tė paktėn publikisht, zėrave tė arėsyes sė kolegėve reformatorė, pavarėsisht se pėrpara kėsaj krize, ishin mirėpritur zėrat ndryshe tė Spartak Ngjelės dhe Bamir Topit. Njė tablo kjo e parė edhe gjatė kohės qė PS ishte nė pushtet. Ēka tregon se ligjvėnėsit shqiptarė, akoma nuk arrijnė tė ngrihen mbi frymėn e njė epoke tė tejkaluar ideologjike, e ku interesat e “partisė- mėmė” vazhdojnė tė jenė mė tė rėndėsishme se ato tė zgjedhėsve tė tyre dhe parimeve tė njė demokracie normale.

Fryma konfliktuale qė ka dominuar betejėn parlamentare, provokoi njė reagim tė tillė tė shefit tė qeverisė Berisha,- nė konferencėn e famshme pėr shtyp tė sė dielės sė kaluar,- saqė u vu nė dyshim perceptimi i shumicės sė shqiptarėve, se ai dhe mazhoranca qė ai arriti tė sigurojė mė 3 korrik, kanė ndryshuar dhe mund tė qeverisin ndryshe. Por, reagimi i menjėhershėm dhe kundėrshtimi i ashpėr qė media i bėri kėsaj sjellje dhe zhvendosja e betejės antikorrupsion ndaj kundėrshtarėve politikė tė Kryeministrit, nga akuzat verbale dhe politike, me ato juridike nė Prokurori,- denoncimi ndaj ish- zv/ ministrave Rafti e Ahmetaj pėr abuzimet nė Albtelekom,- tregojnė se shoqėria shqiptare ėshtė ndryshe nga ajo e ‘92- ’97-s. Ē’ka do tė thotė se nėse Berisha dhe mazhoranca qė ai drejton nuk ndjekin kėtė frymė tė pėrgjithshme, do tė krijojnė shumė shpejt premisat pėr njė “konflikt” tė ri, qė mund tė reflektojė nė bursėn elektorale tė zgjedhjeve tė reja lokale.

Dhe sėfundi, opozita e ka konsumuar aq shumė dhe me aq intensitet tė drejtėn e vet gjatė kėtyre dy javėve, saqė ka nisur tė krijojė pėrshtypjen se ajo ėshtė shumė mė e interesuar pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė krizės qė inicoi vetė, sesa mazhoranca. Njė zgjidhje qė do t’i jepte mundėsinė forcave politike qeverisėse,- ministrat prej dy javėsh i kanė harruar zyrat dhe dikasteret,- qė t’i kanalizonin energjitė, nė realizimin e premtimeve elektorale qė kanė marrė pėrpara shqiptarėve. 

Nėse tė gjitha forcat politike parlamentare do tė impenjoheshin pėr zgjidhjen e kėtyre enigmave, Parlamenti do tė gjente shpejt rrugėn e duhur pėr tė dalė nga ky udhėkryq. Klasės sonė politike nuk duhet ti vijė turp qė tė pranojė se nė kėtė rast ka gabuar. Pėr kėtė, mjafton qė tė dyja palėt tė afrohen dhe tė tregojnė vullnetin maksimal pėr tė zgjidhur njė krizė qė mė shumė se parlamentare, ėshtė njė krizė personaliteti dhe besimi mes tė dyja palėve. Pėr tė na dhėnė kėshtu tė drejtėn tė besojmė, se demokracia shqiptare, ėshtė mė e pjekur se dje. Por sa mė shumė qė filli i kėsaj situate kaotike zgjatet, aq mė shumė politika shqiptare vijon tė shterr besimin nė opinionin public. Gjithashtu sa mė shumė tė dy palėt tė ngulin kėmbė nė idetė e tyre me apo pa tė drejtė, aq  mė shume realiteti politik agravohet duke u mbarsur me elemente qė do ta vėshtirėsonin deri nė njė pamundėsi tė Parlamentit pėr ta gjetur veten jashtė kėsaj katrahure.

Shumė formula janė servirur nė tavolinėn e dyelit politik, por asnjėra deri mė tash nuk ka gjetur shkas qė tė bėhet magjia e kthjellimit tė situatės. Fundja kjo qė ngjet sot nė politikėn shqiptare as nuk ėshtė e re dhe as nuk mbetet e panjohur pėr pėrvojėn politike dhe opinionin nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė njė anė e medals, ajo qė tashmė ka mbetur. Ēfarė duhet bėrė qė ana tjetėr e medaljes tė jetė tamam njė anė tjetėr, jo tamam ajo anė tė cilen do tė ishte stampė e tė sotmes sė zyrave tė ngritur, grushtimit tė tavolinave, rėnies sė bilbilėve dhe pėr mė kėq akoma dhėnin shan qė tė promovohen nė politikė, disa persona qė fatalisht gjenden nė vendin e duhur, nė kohėn e duhur dhe u ka mbetur tė thonė atė qė duhet.

Opozita, qė ka braktisur Parlamentin, i bėn thirrje kryeministrit tė Shqipėrisė t“i drejtohet organeve tė drejtėsisė pėr tė vėrtetuar akuzat e tij pėr lidhje tė krerėve tė opozitės me krimin e organizuar dhe trafiqet e drogės, tezė me tė cilėn ai mendoj se do tė mund tė ndikonte nė fashitjen e krizės nė tė cilėn ishte hullitur jeta parlamentare shqiptare. Porn ė tė vėrtetė ajo ishte njė benzene nė zjarrin qė sapo kishte filluar tė gjallonte.

Kur dihet se akuzat ndaj drejtuesve tė socialistėve opozitarė nuk janė aspak tė reja nė formulimin dhe nuancat e tyre. Nuk ėshtė e re as marrja e ekskluzivitetit tė drejtėsisė nga ana e kryeministrit aktual pėr tė vėnė pikat mbi "i"  nėse njė politikan ėshtė i lidhur apo jo me krimin e organizuar. E reja ėshtė njė acarim i skajshėm i klimės politike nė vend dhe ulja dukshėm e kuotave tė besimit tė opinionit publik se ka ikur koha e adresimit tė akuzave verbale dhe ka ardhur koha e hyrjes plotėsisht nė skenė e drejtėsisė. Kjo pasi javėn e kaluar Shqipėria pati njė ngjarje  historike: nėnshkrimin paraprak tė marrėveshjes sė stabilizim - Asocimit me BE-nė, ku funksionimi i shtetit ligjor ėshtė njė nga parakushtet thelbėsore.  Kjo atmosferė kompromenton pikėrisht stadin ku pritet tė kalojnė pas kesaj ngjarjeje raportet politike mes shumicės dhe pakicės opozitare, kanė vėnė sot nė dukej politikanėt opozitarė socialistė.

Numri 2 i PS, sekretari i pėrgjithshem, Pandeli Majko paralajmeroi kryeministrin Berisha t“i drejtohej drejtesise ose tė largohej nga skena politike. Ndėrsa sekretari politik i socialisteve, Ben Blushi, njė nga tė akuzuarit e Berishės, foli pėr gjenerim tė protestave sociale edhe daljen e njerėzve nė rrugė pėr situatėn aktuale nė Shqipėri me atė tė viteve 1995-1996 para shpėrthimit tė trazirave, qė ēuan nė rėnien e qeverisjes sė parė tė Berishės,. Njė argument tjetėr i opozitės ėshtė mosrespektimi i shtetit ligjor. Nėnkryetari i Partise Lėvizja Socialistze pėr Integrim, Pėllumb Xhufi, iu bashkua tė hėnėn socialistėve, me tė cilėt i ndajnė mjaft perceptime politike, kur kėrkoi nga Kryeministri Berisha t“i drejtohej Drejtėsisė pėr akuzat e tij ndaj socialistėve dhe tė mos luante vetė rolin e prokurorit dhe tė gjykatėsit.

Kthimi nė akuzat verbale nga ana e kreut te qeverisė erdhi pas bllokimit qe opozita e majte i ka bėrė punimeve tė Parlamentit, pasi  atje ėshtė shkelur e drejta e votės sė fshehtė kur u votua pėr mocionin e socialisteve per shkarkimin e kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli. Socialistėt kėrkojnė qė votimi tė bėhet i fshehtė nga secili deputet dhe jo nė mėnyrė elektronike. Demokratėt nga ana e tyre paraqesin njė listė tė pafund zgjedhjesh, votimesh dhe aprovimesh pėr gjėra dhe emėrime shumė tė rėndėsishme, tė cilat janė bėrė me elektronikė. Ēka nėnkupton se ata I kanė vėnė kapakun kėsaj historie, duke nxitur nė njė fare mėnyre socialistėt tė shtėrngojnė radhėt e shkėrmoqura mes aleatėve e gjithēkaje qė del kundra Berishės. Nėse kėsaj meseleje I dihet filli e fillimi, pakkush mund tė ketė fantazinė e nevojshme pėr t’ia gjetur fundin. Kjo nuk do tė thotė se vendi ėshtė nė njė staniacion fizik, pėr hater tė spazmeve politike tė Kuvendit. Por gjithsesi, siē thotė edhe populli: “Kur zihen macet, minjtė hedhin valle”, apo “Kur zihen elefantėt, ai qė e pėson ėshtė bari”. Me pak fjalė, nė kėtė derexhe ku socialistėt e futėn vendin, pak mundėsi do ketė qė po ata ta nxjerrin, pasi kjo nė vetvete ėshtė taktikė e njohur. Manovra tė tilla I sollėn vendit vitin famwkeq tw 1997-ės, pėrgjegjėsi e cila deri dje I takonte tė djathtės dhe askush nga ata nuk pagoi asnjė qindarka edhe pse nė pushtet ishin socialistėt, tė cilėt do tė kishin shumė arsye pėr t’I vėnė me shpatulla pas murit. Por ja qė ata nuk e bėnė kėtė dhe pėr asgjė tjetėr, vetėm se mjaft mire e dinin se e gjithė ajo qė I’a hedhėn nė supet e kėrrusura tė pushtetit tė Berishės, ishte vepėr e tyre. Nuk dihet nėse Berisha do tė bjerė sėrisht viktimė e kėtyre makinacioneve, apo pėsimi I vitit 1997 I ėshtė bėrė mėsim dhe pėr pasojė ajo qė socialistėt e quajnė intolerance e pushtetit do tė vijojė edhe pėr njė kohė tė gjatė tė mbajė nėn kthetra jetėn parlamentare shqiptare. Mbase kjo do tė shkojė tėrhiq e mos kėput deri afėr zgjedhjeve locale. Pasi vetėm nė njė terren tė tillė socialistėt dhe langojt e tyre dine tė manovrojnė. Pasi hienat gjithė jetėn e tyre me kėrma janė ushqyer. Zoti e ruajt kėtė vend ēmendurishė. Amen!

 

Shqipėria drejt Europės me grushta e daulle

Epo shyqyr! Mė nė fund Shqipėrisė iu hap njė dritė jeshile drejt rrugės pėr nė BE. E, sigurisht dita e firmosjes sė stabilizim-asocimit nga i dėrguari i BE-sė dhe nga Ministrja jonė e Integrimit ishte njė ditė historike pėr Shqipėrinė.

Kėshtu, pas shumė pėrpjekjesh pakti u firmos, ose mė saktė faqja e parė e kėtij pakti u firmos.

Mė nė fund Europa po na lejon tė paktėn tė kthejmė sytė nga ajo. Por vetėm “sytė”, kjo duhet theksuar, sepse sė bashku me firmėn, i dėrguari i BE-sė solli edhe njė mal me kushte qė sipas Europės ne duhet t’i vėmė nė zbatim, dhe t’i pėrmbushim ato njė mė njė. Kėtė e tha qartė zotėria: “Ju duhet tė vazhdoni luftėn e ashpėr kundėr korrupsionit, duhet tė bėni hapa pėrpara nė rast se doni integritet”. “Por mbi tė gjitha, paralajmėroi Europa, duhet tė arrini nė njė konsensus politik”. E, meqė ra fjala pėr konsensus politik, siē duket edhe sikur tė arrimė t’i pėrmbushim tė gjitha kushtet njė mė njė, kėtė tė fundit nuk do tė mund ta pėrmbushim asnjėherė. Kėtė e themi sepse pak ditė mė parė plasi sherri nė seancėn parlamentare. Duke filluar qė nga sharjet mė tė zgjedhura dhe duke pėrfunduar me grushtet e pėrdorura. More zotėrinj deputetė! Po a nuk u tregoi Europa se ju duhet tė arrini tė bėni konsensus politik?! Apo me kėtė fjalė ju kuptoni grushtet, sepse tek ne ky lloj konsensusi duhet thėnė se ėshtė goxha aktiv dhe pėrdoret herė pas here. E, pėrsa i pėrket “konsensusit” mė tė fundit qė u bė nė Parlament, duhet thėnė se kėsaj here ishte i pashmangshėm. Epo s’kishte si tė ndodhte ndryshe, sepse ē’ėshtė e vėrteta opozita qėlloi shumė larg. Kėrkonte shkarkimin e Kryetares sė Parlamentit. Si mendoni, a nuk ishte pak si e nxituar kjo kėrkesė? Por siē duket e dinin fare mirė se tollovia do tė ishte e madhe. Pra ndoshta donin ta krijonin kėtė lloj konsensusi. E, nė fund na rezultoi se fajtori i vetėm pėr gjithė kėtė skandal na qenka elektronika. Sepse, siē duket sistemi i votimit, pra teknologjia e aparaturave tė votimit tashmė i pėrket njė sistemi tė vjetėruar dhe nuk funksionon ashtu siē duhej. Ja pra ku na del edhe arsyeja se pse mocioni kundėr znj.Topalli nuk u miratua. Epo kėtij i thonė tamam “konsensus politik” me kuptimin e vėrtetė tė fjalės.

Por le tė kthehemi edhe njėherė tek premtimet qė Europa na dha sė bashku me firmosjen e paktit tė stabilizim-asocimit. Ajo, sipas premtimeve do tė financonte herė pas here pėr Shqipėrinė dhe gjithashtu do tė na ndihmonte pėr zhvillim tė mėtejshėm nė tė gjitha aspektet pa harruar kėtu se ajo do tė kontribuonte pėr tė na ndihmuar pėr tė plotėsuar kushtet e parashtruara.

Por gjithmonė pjesa mė e madhe pėr tė bėrė i mbetej nė dorė Shqipėrisė, sepse pėrndryshe nuk ka Europė. Epo, ē’ėshtė e vėrteta, qeveritarėt tanė atė punė po bėjnė. Atyre po “u del shpirti” duke punuar ditė e natė sepse i kanė vėnė vetes si qėllim qė patjetėr ta ēojnė Shqipėrinė drejt Europės. E, le pastaj qė kur u firmos edhe pakti i stabilizim-asocimit. Tani doemos qė puna ėshtė edhe mė intensive se mė parė.

Meqė flasim pikėrisht pėr firmosjen e paktit tė stabilizim-asocimit, themi shyqyr qė nuk doli shumė nė pah me pėrmasa tė mėdha egoja karakteristike e shqiptarit, jo e bėra unė, e jo s’e bėre ti. Edhe pse pikėrisht kjo ego ka veshur politikanėt tanė nga koka gjer tek kėmbėt, fatmirėsisht ky “dueli” se cilės qeveri i takon merita e kėtij suksesi kaloi pa zhurmė tė madhe.

Socialistėt nga ana e tyre, nė prag tė firmosjes e thanė fare qartė se merita u takon pikėrisht atyre. Ata renditėn njė mė njė tė gjitha arritjet e tyre sa ishin nė pushtet. Pra, sipas tyre Shqipėria firmosi paktin vetėm nė sajė tė qeverisjes socialiste. Gjithashtu, ata thonė se PD-ja e cila “pa tė drejtė” qeveriste vendin, nuk kishte bėrė asnjė gjė pėrveē se kishte firmosur atė dokument, dhe se e gjithė puna ishte kryer nga ata.

Por, nga ana tjetėr qeveria aktuale shprehet e sigurt se merita e plotė i shkon vetėm asaj sepse me tė ardhur nė pushtet, nė bazė tė reformave tė reja qė u ndėrmorėn, nė njė kohė shumė tė shkurtėr vendi ynė mori rrugėn e drejtė. Epo kaq e drejtė ishte rruga saqė nė njė kohė rekord i gjithė ky sukses u kurorėzua me firmosjen e paktit tė stabilizim-asocimit.

Tė dyja qeveritė nė fakt i dhanė variantet e tyre, por ne nuk e morėm qė nuk e morėm vesh se kujt i shkonte me tė vėrtetė. A mos ndoshta as njėrės palė as tjetrės? Ndoshta kjo ndodhi tani sepse tani e vendosi Europa?!

Po sikur ta provojmė tė themi tė dyja qeveritė gjithsecila nė mėnyrėn e saj kanė dhėnė kontributin duke ndihmuar Shqipėrinė nė rrugėn e saj drejt BE-sė. Po tė mendonim njė gjė tė tillė do ta kishim shumė gabim pėr vetė faktin se qeveritė tona nuk pranojnė kurrsesi qė tė bashkėveprojnė me njėra-tjetrėn, qoftė edhe atėherė kur bėhet fjalė pėr tė mirėn e Shqipėrisė.

Nė politikėn shqiptare duhet patjetėr tė ketė njė humbės dhe njė fitues. Ndryshe nuk bėn. Gjėrat kėtu duhet tė ndahen methikė. Kėshtuqė edhe ne kot qė mundohemi ta sqarojmė kėtė punė, apo tė gjejmė qoftė edhe fituesin e vėrtetė, kėshtuqė po e anashkalojmė kėtė pikė.

Tani, ajo qė ka rėndėsi kėtu ėshtė se Shqipėria duhet tė ecė pėrpara me zbatimin e kushteve tė parashtruara nga Europa, pėrndryshe... Meqė po flisnim pėr paktin e stabilizim-asocimit m’u kujtua edhe njė detaj i vogėl qė ndodhi atė ditė. Barroso erdhi nė Shqipėri, premtoi shumė, nxiti vendin tonė pėr tė pėrmbushur mė tej reformat, bisedoi kokė mė kokė me krerė tė lartė tė Shtetit Shqiptar, e ndėrsa po ikte ndodhi diēka. Nga njėra anė Barroso pėrcillej me ceremoni e gjithė shend e verė pėr fjalėn e mirė qė na solli dhe Qeveria Shqiptare kishte organizuar njė pritje dhe pėrcjellje madhėshtore, nga ana tjetėr, sapo Barroso po largohej “dikush” fik dritat. Epo tani edhe ikja e dritave nė atė moment na duhej. Por po tė mendojmė mirė po sikur Barroso atė ditė tė ketė pasur ditėlindjen?! Po, po, mbase me tė vėrtetė ka qenė kėshtu dhe kėtij “dikushi” i lindi nė mendje “ideja brilante” qė t’i bėnte njė surprizė jo vetėm Barrosos por edhe Qeverisė Shqiptare duke e ndihmuar kėtė tė fundit ta bėjė edhe mė romantike ceremoninė festive kushtuar Barrosos.

E pra ky “dikushi” pa asnjė qėllim tė keq, duke dashur t’i jepte njė dorė sado tė vogėl qevrisė, i fikėn dritat duke krijuar kėshtu njė atmosferė sa tė kėndshme, aq dhe romantike. Gjithmonė pėr nder tė tė dėrguarit tė BE-sė, me rastin e ditėlindjes sė tij. Por edhe sepse ideja e kėtij “dikushi” ishte perfekte, fatkeqėsisht magjia u prish nga tė pranishmit sepse ata nuk e kishin sjellė as tortėn me qirinj pėr z.Barroso. Kėshtuqė gjithēka shkoi si mos mė keq dhe festa u prish paksa nė fund. Madje qeveritarėt tanė nuk morėn mundimin pėr ta uruar tė dėrguarin e BE-sė dhe nuk i kėnduan as kėngėn e pėrshtatshme pėr rastin nė fjalė “Happy birthday to you!”

Emiranda Lukaj

 

Fjala e “lirė” dhe dhuna e lirė

Ėshtė vėrtet e vėshtirė tė ushtrosh profesionin e gazetarit nė Shqipėri. Pėrvoja, profesionalizmi, dinjiteti, vijnė e bėhen shkak pėr fyerje, pėr kėrcėnime, deri me jetėn, nė kėtė tė ashtuquajtur shtet qė nuk ka jo vetėm “Urdhėrin e Gazetarit”, por asnjė ligj pėr tė qenė. Parlamenti ka vite qė bėn vetėm zhurmė pėr ligje, ku gazetarėve tė mos u kėrcėnohet jeta kur publikojnė fakte, kur thonė tė vėrtetėn ashtu siē ėshtė. Dhe jo vetėm qė parlamentarėt nuk “nxinė” njė ligj, por duket e largėt dita kur fjala e lirė mund tė thuhet pa pasoja. Nėse fjala nuk ėshtė e lirė, ėshtė pikėrisht dhuna mbi njerėzit e mediave qė ka fituar qytetari, liri tė plotė. Kolegia jonė, gazetarja Shqipe Sherif Harmsen (Beqiri) e datėlindjes 9 tetor 1974 ka shumė vite qė pėrmes mediave vizive dhe tė shkruara si TV “Rozafa”, “Antena Nord”, Shkodra TV1”, “Radio Shkodra”, “Televizioni Publik Shqiptar”, gazetave “Shqipėria Etnike”, “Malėsia” etj., ėshtė bėrė e njohure dhe e respektuar pėr publikun shqiptar dhe mė gjerė. Ajo duke guxuar tė thotė tė vėrtetėn ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė anarshistėve qė duan vetėm rrėmujė, qė nuk duan shtet ligjor, qė u preken interesat e bizneseve tė pista apo fijet e korrupsionit. Kolegia Shqipe Harmsen, e martuar me zotin Alexander Harmsen, qė ka ėndrra edhe pėr jetėn ashtu sikundėr pėr profesionin qė e ushtron me profesionalizėm e guxim prej tetė vitesh, ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė hakmarrjes, vetėm pėr fjalėn e lirė. Dhuna ndaj medias ditėt e fundit ėshtė vėnė nė vėmendje edhe tė Komisionit Europian, ku kreu i kėtij Komisioni Jose Manuel Barroso qė vizitoi Shqipėrinė, tha mes tė tjerash se liria e shtypit lė shumė pėr tė dėshiruar. Gazetarja Harmsen ka marrė telefonata kėrcėnuese. Gjithashtu, edhe prindėrit e saj kanė qenė disa herė nėn presion, madje edhe nė shtėpi. Hakmarrja merr shtrirje ku edhe tė shoqit, i cili ėshtė biznesmen, mė datėn 16 shkurt, persona me maska i kanė dalė nė rrugė dhe kanė tentuar ta futin forcėrisht nė makinė. Po kėshtu, nė Tiranė, mė datėn 19 shkurt gazetares Harmsen, dy vetė i kanė grabitur ēantėn dhe e kanė paralajmėruar pėr tė fundit herė qė tė heqė dorė nga mediat. Burime tė rezervuara nga policia thonė se ka tė ndaluar nėn hetim, por rreziku ėshtė permanent, deri nė atė pikė sa gazetarja nuk mund tė lėvizė e vetme nė rrugė. Tė gjitha kėto i pengojnė aktivitetin si gazetare dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, i rrezikojnė jetėn. Ky rast ėshtė nė vazhdėn e atyre tė evidentuara dhe denoncuara edhe herė tė tjera, si rasti i kolegėve tanė Kujtim Draēini e Vasel Gilaj. Kolegu Draēini madje ėshtė rrahur e dhunuar nga vetė policia nė ambjentet e Hidrocentralit tė Vaut tė Dejės. E, megjithatė dosjet hetimore ēuditėrisht janė mbyllur pėr “mungesė provash”. Pra, rrahesh publikisht nga policia dhe s’paska prova. Problemi ėshtė shumė i mprehtė. E kemi ngritur zėrin deri nė instancat mė tė larta tė shtetit dhe ndėrkombėtarisht pėr dhunėn mbi fjalėn e lirė dhe asnjėherė nuk janė marrė nė vėmendje ankesat tona. Kėrcėnimet po vijnė e shtohen pėrditė e mė shumė tek njerėzit e mediave, tė cilėt pėr shkak tė detyrės po sakrifikojnė vėrtet shumė. Madje, edhe Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli ka tre javė rresht qė kėrcėnohet nga njerėzit e lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar dhe mafian. Kėtė e deklaroi botėrisht ditėt e fundit Kryeministri Berisha. Pra, me pak fjalė, pėrballja me segmentet e krimit duket njė betejė e vėshtirė. Nė njė pėrballje tė tillė ėshtė edhe kolegia jonė Harmsen, njė gazetare qė vetėm se ka thėnė fjalėn e lirė ėshtė bėrė objekt sulmi i dhunės sė lirė. Kjo dhunė po pėrpiqet tė mbajė nėn presion e frikė gazetarėt e guximshėm qė ndezin dritat drejt Europės.

Redaksia

 

Departamenti amerikan i shtetit pėrfshin Shqipėrinė nė raportin pėr tregėtinė e drogės

Zėri i Amerikės (02.03.2006), - Zyrtarė tė Departamentit amerikan tė Shtetit thonė nė njė raport mbi tregtinė kriminale tė drogės nė shkallė botėrore se prodhimi i opiumit nė Afganistan ra 10 pėr qind vitin e kaluar, por theksohet se ky vend aziatik prodhon 90 pėr qind tė opiumit nė botė.

Mes vendeve tė tjera qė pėrmenden nė raport, ėshtė edhe Shqipėria. Nė tė thuhet se Shqipėria pėrdoret nga grupe tė krimit tė organizuar si pikė tranziti pėr heroinė nga Azia Qendrore pėr nė Evropėn perėndimore. Kapja e heroinės nga autoritetet shqiptare, greke dhe italiane ra ndjeshėm vitin e kaluar, duke lėnė tė nėnkuptohet njė ndryshim i mundshėm nė prirjen e trafikut tė drogės.

Bima Kanabis sativa prodhohet edhe nė Shqipėri pėr tregjet evropiane. Kryesisht nė pėrgjigje tė trysninė ndėrkombėtare dhe me ndihmėn ndėrkombėtare, qeveria e Shqipėrisė po pėrballet me elementė kriminalė nė mėnyrė mė agresive, por pėrpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve dhe shkalla e lartė e korrupsionit.

Qeveria e re e Kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se lufta kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe trafikut me qenie njerėzore dhe atij tė drogės ėshtė pėrparėsia e saj kryesore.

Shqipėria ėshtė anėtare e Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Drogat. Nė raport theksohet se megjithėse Shqipėria nuk ėshtė njė vend kryesor tranziti pėr drogat qė hyjnė nė Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet njė vend shqetėsues pėr Shtetet e Bashkuara pėr shkak se portet nė Adriatik dhe kufijtė e saj tė pambrojtur tokėsorė, sė bashku me sistemet e kontrollit kufitar dhe doganor tė financuara dhe tė pajisura shumė dobėt, e bėjnė Shqipėrinė njė ndalesė tėrheqėse nė rrugėn e kontrabandės pėr trafikantėt.

Nė raport theksohet se si vend tranziti pėr trafikun e drogės, tė armėve dhe qenieve njerėzore, Shqipėria mbetet njė rrezik i madh edhe pėr pastrimin e parave. Grupet e krimit tė organizuar e pėrdorin Shqipėrinė si bazė e operacioneve pėr veprimtari kriminale nė vende tė tjera, duke dėrguar atje fonde tė paligjshme. Tė ardhurat nga kėto veprimtari pastrohen lehtė nė Shqipėri pėr shkak tė mungesė sė njė ekonomie tė fortė dhe tė kontrollit tė dobėt qeveritar.

Redaksia

 

Te Jetosh Jeten e Bexhet Pacollit

Kur Bexhet Pacolli, Shqiptaro Kosovari ne qender te hetimeve per ryshfet-dhenie ne Kremlin, te martohet me Ana Oksen, kengetaren me te famshme Italiane te PoP-it me 25 Shtator, nuk do te kursehen parate per ate qe do te jete dasma e dekades apo ndoshta e shekullit, e shoqerise Shqiptare.

Bosi 48-vjeēar i ndertimeve, i cili besohet se eshte Shqiptari me i pasur ne bote, eshte mesuar te beje nje jete te mire. Nisur nga ato qe ai i tha gazetarit te BCR-se ne nje interviste te gjate telefonike, nje dite perpara dites se madhe, gjithska e tanishme duket shume larga nga origjina modeste kur ai u rrit ne Kosoven rurale ne vitet 1950.

Nga zyrat qendrore me mermer vjollce ne Lugano te Zvicres, Pacolli kontrollon nje Perandori biznesi, interesat e te ciles shkojne aq larg sa Amerika e Jugut, Lindja e Mesme, Europa Lindore dhe ish-Bashkimi Sovjetik, me nje xhiro vjetore prej rreth

1 miliard $.

Megjithese pergjithesisht i respektuar ne Kosoven e lindjes, pacolli eshte ndoshta pashmangshmerisht nje figure kontradiktore. Ne vazhdim te hetimeve ne proces per lidhjet e tij me Rusine, qe publikohen per dite ne shtypin Kosovar ne gjuhen Shqipe nepermjet perkthimeve nga shtypi i huaj, emri i tij ne Kosove here pas here lidhet me gjitheshfare njerezish, bile edhe me Sllobodan Milloshvicin, Presidentin Jugosllav,

I lindur ne 1951 ne fshatin Marevc, 40 km ne veri-perendim te Prishtines, Pacolli i vogel ishte nje nga dhjete femijet (pese djem e pese vajza), te cilet u riten ne Kosove pa uje te rrjedheshem dhe pa elektricitet, si shumica e Ksovareve ne ate kohe.

Pacolli ishte nje nxenes i shkelqyer e shkollen fillore, dhe mori nje burse modeste per te bere shkollen e mesme ne Prishtine. Aty ai kaloi kater vjet duke fjetur ne nje haur, qe iu dha atij nga nje familje turke, dhe duke bere udhetime prej 80 km dyhere ne jave.

Pas diplomimit, babai i tij krenar donte qe ai te behej mesuesi i fshatit, por mamaja nderhyri per ta ēuar ne Hamburg, Gjermani. Shtatembedhjete vjecari Pacolli, arriti i urritur dhe pa nje lek ne xhep ne stacionin e trenit te Hamburgut. Nje pronar Sirian picerie, e marri ne pune si pastrues dhe e paguante me pica.

Siriani e ndihmoi pacollin qe te rregjistrohej ne kolegj, fillimisht per te mesuar Gjermanisht dhe me pas per tregeti te jashme. Per te paguar studimet, Pacolli punoi si doker, duke mesuar mjaft gjuhe te huaja ne menyre qe te mund te punesohej perpara dokereve te tjere. Pas tre vjeteshj ai kthye ne Kosove, me njohje pak a shume te mire te gjashte gjuheve te huaja dhe me nje diplome ne xhep.

Ne shtepi, Pacolli e kishte te veshtire te gjente pune pasi asnjeri nuk e besonte se ai ishte diplomuar. Keshtu qe ai arriti te takonte kryetarin e Lidhjes Komunisteve te Kosoves, Mahmut Bakallin. Dy burrat u moren vesh, dhe brenda 48 oreve, Pacolli ishte perkethyesi zyrtar i nje prej ndermarjeve me te medha te Kosoves. Per me teper, kjo ishte nje lidhje qe me pas provoi te ishte kritike per Pacollin, bile edhe sot dy burrat jane shume te afert.

Gjate sherbimit ushtarak, Pacolli kontaktoi me kompani ne Austri dhe Gjermani per te kerkuar pune, dhe sjpejt pas lirimit, ai filloi pune ne nje kompani Austriake ku ishte perfaqsues shitjesh per Jugosllavine, Bullgarine, Polonine dhe Rusine. Dy vjet me vone, ai shkoi ne Zvicer ku u fut ne nje kompani Zvicerane nje e kishte njohur ne Moske.

Ne 1980., gati vdiq ne nje aksident automobilistik ne Ljubajane ku edhe kaloi 29 dite ne koma. Blloku i tij i adresave i ra nga zhepi dhe u hap ne dysheme. Infermieria qe e ngriti ate, pa emrin e Bakallit dhe i telefonoje shefit te partise, i cile ishte i njohur ne gjithe jugosllavine ne ate kohe, per ta informuar rreth aksidentit. Bakalli mori ne telefon homologun e tij ne Slloveni, i cili beri qe te dergohej aty kirurgu me i mire i Sllovenise, qe kishte operuar edhe Titon ne ate vit.

E ndersa po i afrohej te dyzetave, Pacolli vendosi te vazhdonte vetem. Ne ate kohe, Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik po shperbeheshin dhe Pacolli besoi se ai kishte dhuntine e biznesit, ekspertizen lokale, dhe kontaktet e duhura per te ecur perpara. Megjithese nuk kishte degjuar asgje, per duke bere politike ne Bashkimin Sovjetik, per projektin e nje nje kompanie Sllovene te quajtur Biro 71, Pacolli vendosi ta merrte vete ate. Ai morri 600,000 marka Gjermane borxh nga nje biznesmen tjeter Shqiptar me 25% interes, dhe i investoi ne Biro 71per ta ndihmuar qe te kalonte problemet si pasoje e shperberjes se Jugosllavise.

Keshtu qe kompania filloi te punonte eskluzivisht per te. Kontrata e pare e Pacollit ishte nje salle konferencash 1000 meter katror ne Siberi ne Mars te 1992. Ne shperthimin e tij ai u morr me ndertimin e spitaleve, hotelve, fabrikave ane e mbane ish-Bashkimit Sovjetik dhe ne 1993 ai neneshkroi nje kontrate per te rindertuar Shtepine e Bardhe te Moskes te demtuar nga shperthimet.

Ne 1994, xhiroja vjetore e kompanise ishte 800 milion $, dhe ne mbi 1 miliard gjate viteve 1995,1996 dhe 1997, vit kur ai perfundoi ndertimin e kapitolit te ri te kazakistanit per te cilin ai morri titullin Qytetar Nderi i Kazakistanit.

Qe nga ajo kohe, ne valen e shume hetimeve per operacionet e tij financiare, dhe vecanerisht pas nje kontrolli policor ne zyrat qendrore te tij ne janar te ketij viti, pasuria e tij eshte zvogeluar, por Mabeteksi ngelet kompania e 70 me e madhe ne Zvicer.

Pacoilli i tha IWPR-se se hetimet ishin pjese e nje perpjekje te motivuar politikisht per te shkateruar Presidentin Rus Boris Jeltsin, dhe se ai ishte perfshire pasi si i huaj qe ishte ishte nje prehe e kollajsheme. Per me teper ai insiston se ai nuk do te beje gabime. Pavaresisht nga muajt e hetimeve, asnje akuze nuk eshte ngritur kunder Mabetex.

Si rezultat i pasurise se tij, Pacolli, pashmangshjmerisht eshte terhequr nga politika Kosovare. Pervec mikut te tij Bakalli, ai thote se njehmire dhe e respekton edhe liderin e pakundershtueshem Ibrahim Rugova. Ai kundershton ata qe nuk ishin dakort me pacifizmin e Rugoves, duke i thene se ē’alternative tjeter do te kishte qene me e mire.

Pacolli shkon mire me Jakup Krasniqin, ish-zedhenesin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UĒK), dhe kohet e fundit Minister per Rinderimin dhe Zhvillimin e Kosoves qeverine e perkoheshme dhe te pa njohur te Kosoves. Ai nuk njeh personalisht bosin e tij, Hashim Thacin, megjithese ai thote se deshiron ta njohe liderin karizmatik te UĒK-se.

Pacolli thote se ai nuk ka financuar direkt as UĒK-ne dhe as FARK-un (forca tjeter e krijuar nga ish-Kryeministri ne egzil Bujar Bukoshi). Po ashtu ai nuk pagoi tre perqindeshine te ardhurave per alternativen e Rugoves, republiken e Kosoves gjate viteve 1990, si gjithe Shqiptaret e tjere jashte shtetit. Por sidoqofte, ai punesoi disa mijera Kosovare ne projektet ane e mbane botes, duke i bere ate te afte qe te kontribonin per kaizen e tyre. Ai vete, ne menyre direkte ka ndihmuar shume familje ne nevoje.

Qe prej fundit te luftes, pacolli ka krijuar ne Lugano, Fondacionin per Organizimin dhe Rindertimin e Kosoves (FORK), nepermjet te cilit ai po kanalizon ndihmen per ne krahine. Ai beson se me kalimin e kohes, organizata do te behet nje lloj projektuesi per projektet e rindertimit, duke u ofruar partneritet lokal, agjensive nderkombetare. Krasniqi erdhi nga prishtina per takimin inagurues te FORK-ut.

Gjate operacionit, Patkoi, gjashte te aferm te pacollit u vrane dhe disa te tjere kane humbur, besohet se jane ne burgjet Serbe. Sidoqofte, Pacolli arriti te evakuonte shumicen e njerzve te tij me te aferm, dhe vetem nje moter ishte piketuar dhe vjedhur nga forcat Serbe ne 16 Mars, rreth nje jave perpara fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s.

Ne 1983, Pacolli ndertoi shtepia luksoze per familjen e tij, te paisura me sauna, purifikues ujore dhe gjeneratore elektrik, ne ate qe u be nje fshat i stilit Italjan ne Jug te prishtines, perreth Ajvalijas. Gjate bombardimeve te NATO-s, Ushtria Jugosllave i kthey banesat ne zyra qendrore duke i vjedhur plotesiht gjate terheqes se Qershorit.

Pavaresisht nga humbjet, si materiale dhe humane, te cilet po vuajne ne duart e Ushtrise Jugosllave, shashethemet thone se biznesmeni, ka qene ne lidhje me Milloshevicin, bile edhe qe ai kishte nje lidhje te vecante me vellain e Presidentit Jugosllav , Borislavin, Ambasadori Jugosllav ne Moske.

Pacolli i pershkruan keto histori si absurde. Llafet, me sa duket kane dale nga faqa ne ineterbet e Mabetexit, ne te cilen listoheshin shume kompani te subvencionuara, dhe ne vecanti firma Sllovene Biro 71, qe kishte sherbyer si baze per krijimin e Kompanise Jugosllave holding, Genex.

Sipas Pacollit, shume kompani ne ish-Jugosllavi perdornin emrin Genex, perpara shperberjes se vendit. Per me teper, ai thekson se nuk ka pasur te beje personalishyt me te apo me ndonje kompani tjeter Serbe qe prej vitee 1970.

Ne Dhjetor te 1998, ne nje artikull te nje gazete Zvicerane deklarohej se nje stacion radio-televiziv qe do ta ngrinte Pacolli, kishin pas duart e Milloshevicit, dhe Pacolli kishte lidhje te ngushta biznesi me Borislav Milloshevicin.

Pacolli e ka hedhur ne gjyq, gazeten Le Temps, dhe tha se perpara botimit te artikullit, ai nuk kishte degjuar ndonjehere Borislav Millloshevicin, bile edhe deri me sot, ai nuk e takyuar asnjehere ate. Megjithate, Ambasadori Jugosllav ne Moske, mund te kete prezent ne hapjen e Hotel Golden Ring i ndertuar nga Mabetex, ne Janar te ketij viti, meqenese i gjithe trupi diplomatik ishte i ftuar. Zerat mbi lidhjen e Pacollit me Milloshevicin, u perhapen ne Kosove pas perkthimit dhe botimit te artikullit te Le Temps ne krahine.

Me deshiren e tij, Pacolli ka takuar Sllobodan Miloshevicin ne dy raste, ne 7 dhe 8 Mars 1998. Kjo, thote ai, ishte nje perpjekje per te ndaluar dhunen ne rritje, ne kohen e vrasjeve te Drenices, ndersa takimiin e siguroi nje Rus.

Pacolli shkoi ne Beograd me avionin e tij privat, foli me Milloshevicin per tre ore, dhe me pas shkoi te njejten dite ne Prishtine per te takuar me zevendesat e Rugoves, te ndjerin Fehmi Aganin, dhe minkun e tij te vjeter bakallin. Ne kete rast, Milloshevici refuzoi tu bente ndonje leshim, dhe udheheqesit Shqiptare ishin te pergatitur te flisnin me Beogradin vetem ne prezence te nje mediatori.

Pacolli u kthye ne Beograd diten tjeter, per nje takim tre minutsh, ku ai i tha Milloshevicit qe pala Shqiptare nuk i besonte atij. Ai tha se Milloshevici iu pergjegj duke thene se liderat Shqiptare mund te bejne ēfare te duan, por do te ishte populli i tyre ai qe do te paguante. Pas pese ore pritje ne aeroportin e Beogradit, Pacolli u largua.

Pacolli thote, se ai personalisht nuk ka ambicie politike. Por sidoqofte ai planifikon te vazhdoje te procedoje me planin per stacionin televiziv ne gjuhen Shqipe, qe ai shpreson se do te kapi Shqiperine, Kosoven dhe nepermjet satelitit edhe diasporem, nga fillimi i vitit tjeter. Ai deshiron te nxjere edhe nje gazete te perditeshme ne gjuhen Shqipe, ne Lugano, muajin tjeter, emri i te ciles do te jete Ekskluzive. Ca kohe me pare, ai nxori ne Zyrih, te peravshmen ne gjuhen Shqipe Bota Sot.

Pavaresisht nga mosha e Pacolit, martesa e tij me 38-vjeēaren Ana Oksa, kater here fituese e Festivalit te san Remos, e cila edhe vete eshte me origjine Shqiptare, eshte paresore. Ai ka dy vajza 22 dhe 13 vjeēare jashte martese, me e madhja pasoje e nje lidhje me te hershme me nje Austriake, dhe e vogla me nje Sllovene.

Nga Chris Bennet ne Bruksel dhe Laura Rozen ne Prishtine.

 

Heroinat e dikurshme vuajnė sot prej urisė dhe diskriminimit 

Dita ndėrkombėtare e gruas nė Evropėn Lindore 

Shkėlqimi i dikurshėm mbi heroinat e punės dhe tė familjes ishte shpesh i rremė. Barazia e shanseve e shpallur zyrtarisht ishte propagandė e regjimit komunist.

Edhe pse 8 marsi si ditė ndėrkombėtare e gruas ėshtė pėrcaktuar nga kombet e bashkuara qė prej vitit 1974 - ajo ka nisur tė festohej qė nė fillim tė shekullit 19. Ajo lidhet me shumė ngjarje tė mė parshme historike. Gjendja e punėtoreve nė Nju Jork, nė shumė vende tė Evropės perendimore dhe nė Petersburg tė Rusisė ka qenė vazhdimisht shkaku pėr shpėrthimin e grevave dhe protestave nė kėtė ditė.

Nė konferencėn e dytė tė grave komuniste me 8 mars 1921 nė Moskė ajo u festua pėr herė tė parė zyrtarisht si ditė. Pas luftės sė dytė botėrore 8 marsi nė vendet komuniste u caktua biles si ditė zyrtare nga shteti. Vendosjes sė ditės tetėorėshe tė punės, mbrojtja e mjaftueshme e nėnės dhe fėmijes, rrogė e barabartė pėr punė tė barabartė, tė gjitha keto bėnin pjesė nė synimet e emancipimit tė grave nė Evropėn Lindore, emancipim ky i nxitur nga shteti.

Nė vendet postkomuniste 8 marsi ėshtė i njohur si dita ndėrkombetare e grave dhe festohet si e tillė. Si atėherė edhe sot nė kėtė ditė duhet tė tregohet, se gruaja respektohet. Atėherė festat i organizonte partia dhe pėr ēdo grua kishte lule, shumicėn e rasteve karafila tė kuq. Nė kėtė ditė organizoheshin ekskursione, nė radio dhe televizon kishte vetėm emisione, qė paraqisnin rolin e gruas nė pozė heroike si luftėtare, nėnė apo punėtore. Gazetarja bullgare Antoaneta Nenkova shikon nė albumin familjar.

"Nė njėrėn fotografi jam unė me bluzė tė bardhė me shami pionieri nė supe nė njė grup prej 10 fėmijėsh. Ne bėnim pjesė nė frontin e atdheut, nė emėr tė tė cilit nė uronim nėnat dhe gratė, heroinat e punės, duke kėnduar dhe duke recituar nė festat nė fabrika. Nė fotografinė e dytė nga vitet e tranzicionit ėshtė familja ime e mbledhur nė dhomėn e ndenjes tė prindėrve tė mi. Nė tavolinė ka shumė lule tulipana, zymbyla dhe karafila. Fėmijėt e mi mė dhurojnė mua lule. Unė i dhuroj lule nėnės sime. Ne festojmė pėr nėnėn, gruan kujtojmė familjen."

Pra edhe sot festohet por jo mė tė organizuar nga shteti. Nė mėnyrė modeste nė rrethin e familjes si nė Bullgari nė disa vende gratė takohen nė restorant apo dalin shėtitje.

Shkėlqimi i dikurshėm mbi heroinat e punės dhe tė familjes ishte  shpesh i rremė. Barazia e shanseve e shpallur zyrtarisht ishte propagandė e regjimit komunist, e shpallur nga burra me thinja nė rrethe tė zymta burrat. Nė disa vende si nė Rumani dhe Poloni gratė  biles e kanė refuzuar 8 marsin, si shumė gjėra qė urdhėroheshin apo huazoheshin nga BS:

Nga ana institucionale dhe juridike gratė gjatė komunizmit kanė bėrė pėrparime por nė praktikė dukeshin shpesh ndryshe, kujton redaktorja e agjensisė serbe tė lajmeve Beta, Ljubica Markovic. Megjithatė ajo ėshtė e gėzuar, qė jo te gjitha tė arriturrat janė kthyer mbrapsht.

"Disa gjėra nga ato qė u arritėn atėherė nė vendet e mėparshme komuniste pėr gratė e punėsuara dhe tė drejtat e tyre, si pėrshembull leja e lindjes, mbrojtja e fėmijės etj ka vazhduar deri sot. Kjo ėshtė mirė dhe na siguron njė pozicion mė tė mirė nė krahasim me gratė nė vende tė tjera." thekson Ljubica Markovic.

Kėtė mendim pėrfaqėson edhe Katarina Kolozova, docente e universitetit nė Shkup.

"Nė shekullin e 20 janė arritur tė drejtat nominale tė grave, sidomos nė botėn perėndimore nė Evropė. Kėtu duhet tė theksojmė, se nė Evropėn Lindore kjo ka ndodhur shumė mė parė, pėr shkak tė barazisė sė gjinive tė ideologjisė marksiste. "

Sot nė vendet evropianolindore 8 marsi ėshtė bėrė nė njė mėnyrė tė posaēme dita e gruas dita e bashkėshortes. Fėmijėt partnerėt, shokėt u bėjnė dhurata grave. Kjo ka pak tė bėjė me idenė fillestare tė 8 marsit. Gruaja pėrjeton pėrsėri dhunė, ajo bėhet viktimė e tregtisė sė grave dhe ka gjithnjė e mė pak vende pune pėr gratė. Nga gjendja e keqe ekonomike krijohen fenomene tė reja. Nė zonat rurale gjtihnjė e mė shumė gra rrinė nė shtepi dhe bėjnė aty punėt mė tė rėnda. Burri fiton paratė, gruaja nuk ka tė ardhura dhe nė kėtė mėnyrė bie nė varėsi. Nė fshatra ekzistojnė akoma ligjet e vjetra sipas tė cilave gruaja ėshtė rob i burrit."

Festimi i 8 marsit keshtu e sheh Katarina Kolozova e ka pėrforcuar idenė tradicionale pėr gruan si nėnė, qė lind, si qėnia e dobėt qė duhet tė kujdeset pėr famijen. Njė ide pėr gruan, qė ka kontribuar mė shumė pėr ruajtjen e rendit patriarkal, nė vend qė ta ndryshojė kėtė. Por kjo nuk diskutohet nė vendet postkomuniste nė ditėn ndėrkombėtare tė grave.

Edhe pse shumė vende nė Evropėn Lindore e kanė nėnshkruar marrėveshjen ndėrkombėtare tė OKB-sė pėr tė drejtat e grave, praktikimin nuk e kanė filluar ende.

Prandaj mbėshtetja materiale dhe organizative e organizatave ndėrkombėtare tė grave ėshtė e mirėseardhur nė rradhė tė parė nė shoqėrinė civile. Zejnepe Dibra, aktiviste e gruas nė Shkodėr, di ta vleresojė kėtė ndihmė. "Ka organizata ndėrkombėtare, qė na ndihmojnė. Ata e pėrqėndrojnė punėn e tyre kryesisht nė kryeqytetin Tiranė. Ata organizojnė seminare trajnimi, por vėnė nė dispozicion edhe mjete financiare. Vitet e fundit ndihma ka rėnė. Organizata nga SHBA na kanė ndihmuar nė luftimin e tregtisė me gra, organizata tė tjera janė angazhuar, pėr tė forcuar rolin e gruas nė pozicione drejtuese. Megjithatė varet kryesisht nga anagazhimi i organizatave joqeveritare tė grave shqiptare, se si e zbatojnė nė praktikė atė qė kanė mėsuar. Fundja vetėm organizatat e grave shqiptare mund tė kontribuojnė, qė tė pėrmirėsohet nė afat tė gjatė situata e gruas nė Shqipėri."

Nada Steinmann

 

Ligji i flukseve: Ja si mund tė punėsohen shqiptarėt nė Itali

Tėrheqja dhe plotėsimi i formularėve

Postat italiane pėr tėrė tė interesuarit jo anėtarė tė BE-sė qė duan tė punėsohen sezonalisht, me qėndrim jashtė territorit tė Italisė apo edhe atje, kanė hapur dyert. Formularėt janė falas, por megjithatė, nga frika e mbetjes pa to, ėshtė spekulluar nga jokomunitarėt e BE-sė, sa janė shitur deri nė 360 Euro. Pavarėsisht spekullimeve, postat italiane kanė formularė mjaft, pasi janė shpėrndarė shumė herė mė tepėrs e kuotat e pranimit. E vetmja pagesė qė kryhet sipas ligjit, ėshtė pulla e postimit. Ajo kushton 14.68 Euro. Formulari kėtė vit ėshtė shumė mė i specifikuar sipas profileve apo kategorizimit tė punėve. Nė formular janė tre kategori ku duhet zgjedhur. Pra punėsim shtėpiak, sezonal dhe josezonal. Shėnohet aty me kryq kategoria e interesuar. Shėnohet vendi yt, seksi, profesioni dhe bėhet zgjedhja specifike. Nėse kėrkohet punėsim josezonal, duhet shėnuar pėr punėt e ndryshme ku kategoritė e punėsimit janė njėmbėdhjetė. Secila ka veēanti, pra dallon njėra nga tjetra. Nė shėrbim tė tė interesuarve ėshtė vėnė edhe njė numėr telefoni nga ora 09.00 deri nė orėn 19.00, por edhe adresat e internetit tė ambasadave apo konsullatave tė shteteve tė jokomunitarėve tė BE-sė. Pėr shqiptarėt janė adresat e Ambasadės Italiane nė Tiranė, Konsullatės Italiane nė Shkodėr dhe asaj nė Vlorė. Formularėt duhen plotėsuar pa asnjė gabim, pėrndryshe kėrkesat refuzohen, pra kėrkuesit i anullohet e drejta e punėsimit.

Si dhe ku bėhet kėrkesa?

Pėr herė tė parė, nė vend tė “Drejtorive Provinciale tė Punės”, nė shėrbim tė punėdhėnėsve Italia ka vėnė 14.000 sportele tė postave italiane. Punėdhėnėsit italianė, shqiptarė apo tė kombėsive tė tjera po bėjnė dorėzimin e formularėve tė plotėsuar sipas kėrkesave tė ligjit, pa gabime, tė shkruar pastėr e kuptueshėm. Sportelet do qėndrojnė tė hapura deri sa tė mos ketė mė kėrkesa pėr dorėzim. Gjithsesi, do shėnohet ora e data e dorėzimit, pasi kėrkesat janė shumė dhe pėr Shqipėrinė janė 4300 vende. Kjo pa llogaritur kuotat e tjera qė mund tė ēelen pas disa muajve, apo kuotat rezervė qė konsistojnė nė “Punėt e Rėndėsishme”. E kemi fjalėn pėr “Projektet Speciale”, nė vazhdėn e “Projekteve Ndėrkombėtare”, tė cilat pėr shqiptarėt janė me fare pak interes pėr vetė kushtet dhe specifikėn e shtetit tonė. Duhet patur kujdes, pasi formulari merret nė tė gjitha pikat postare tė Italisė, por vetėm nė 14.000 sportele realizohet dixhitalizimi i tė dhėnave. Nga kėto 14.000 sportele, qė duhet patur kujdes paraqitja pikėrisht nė to, tė dhėnat kalojnė nė Sportelin Unik.

Pėrzgjedhja e kandidaturave bėhet sipas tė dhėnave tė paraqitura, duke marrė parasysh edhe ditėn e orėn e dorėzimit, kur kuotat plotėsohen dhe kėrkesat janė mė tė shumta. Dhe sipas burimeve tona kėtė vit parashikohet qė mbi 16.000 shqiptarė tė plotėsojnė formularėt. Pra, mendohet se rreth 12.000 nuk do tė mund tė pėrfitojnė. Ata duhet tė riparaqesin mė pastaj kėrkesat, me shpresė. Gjithsesi, ka vende si Venezuela apo Uruguaj qė pak u intereson tė punėsohen nė Itali dhe shqiptarėt pėr shumė arsye, si ēmimi i biletave tė udhėtimit fjala vjen, mund tė favorizohen.

Ku merren vizat?

Normalisht pranė Ambasadės Italiane nė Tiranė dhe Konsullatės Italiane nė Shkodėr e asaj nė Vlorė. Pra, pasi aplikanti ėshtė pajisur me autorizimin e punės dhe miratimin e kuesturės, kontratėn e nėnshkruar nga tė dyja palėt, punėdhėnėsit e punėmarrėsit dhe dokumente tė tjerė tė kėrkuara nga Konsullata Italiane, duhet tė pajiset me vizė pranė Konsullatės Italiane. Viza punės merret vetėm nga personi i interesuar. Vetėm studentėt bėjnė pėrjashtim. Pėr studentėt pėrcaktohet njė kuotė e vogėl nga hyrjet, duke u lejuar shndėrrimin e lejeqėndrimit nga “arsye studimi” nė “arsye punėsimi”. Pra fjalėn e kemi qė kėrkesa nuk mund tė dorėzohet nga shqiptarėt nė postat italiane, pasi qė aty dėbohen. Studentėt po, pasi kanė lejeqėndrimi dhe nuk kėrkohet qenia e tyre jashtė Italisė, nė ēastin e bėrjes sė kėrkesės.

Sokol Pepushaj

 

Gjergj Fishta pėr pushtetarėt ka thėnė: “Fut dorėn nė qyp e tė del njė magjyp!”

Cila ėshtė gjendja aktuale e vendit tonė kėto 16 vjet pluralizėm? E pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje ekzistojnė opinione e sa herė diskutuar, nė veprim kanė hyrė ato qė gjatė kėsaj periudhe e para saj, pra qė nga krijimi i territ komunist kanė qenė e janė individėt mė tė privilegjuar tė kėsaj periudhe 60-vjeēare. Nė kėtė mendim personal qė parashtrova mė lart nuk hyn aspak xhelozia, paragjykimi im, por nga eksperienca personale jam i bindur se pėrparim s’do kemi deri sa jetėn shqiptare e ka pushtuar kjo elitė vrastare e fateve tė vendit tonė e qytetarėve tė saj. Vini re:

Pikė sė pari, sa herė flitet pėr ndryshim gjendjeje, dalin nė skenė tė njėjtėt njerėz, apo mė saktė e njėjta “rracė”. E si e kanė realizuar e realizojnė mot e sot kėtė mision tė shpifur kėta individė, qė pėr nga dėmi e kalvari qė i kanė sjellė kėtij populli, jashtėzakonisht i durueshėm, mund tė thuhet me plot gojėn se nuk ia kemi lakmi askujt nė kėtė glob pėr nga vuajtjet e martirizimi pėr gjėra tė shenjta, por ndėshkuesit e pėrfituesit dalin pėrsėri e njėjta “rracė”, kjo ėshtė ēėshtja, prandaj jemi aty ku jemi.

E pse ndodh kjo?

Kjo ndodh se aq tė pafytyrė janė ky soj njerėzish sa edhe ne biem viktimė e kėtij filmi, qė pėr nga arti ia kalojnė artistėve mė tė famshėm tė botės. Pra, nga xhelat, luaj nė rolin e viktimės, nga tė tejngopur, flasin e shkruajnė gjithė ditėn se si vjen mirėqenia, apo edhe mė keq se kaq, i qajnė hallin fukarenjve, e japin skema nė letėr se si duhet rritur mirėqenia. Nė tė njėjtėn kohė janė kėta qė pengojnė ēdo gjė vetėm e vetėm pėr pėrfitim personal duke mos iu ndarė asnjėherė tarafit tė tyre plaēkitės, ku sa herė veprojnė, aq herė e ndajnė plaēkėn sipas meritave e ofiqit. Ndodh edhe kur malli ėshtė i vogėl e tė gjithė ngrihen pėr ta zhvatur e viktima ndahet 400 copash.

Shkas pėr kėtė gjykim u bė ngjarja e fundit nė Parlamentin Shqiptar, ku siē e thashė mė lart u ngritėn pėr ta shqyer znj.Topalli, ata qė janė pėr tė dhnė llogari para drejtėsisė, por kjo ndodhi me bekimin e maxhorancės. Kaq i pėrbindshėm ishte ky fakt i ulėt saqė harruan pėr momentin se do shemben edhe vetė nga ky veprim fondamentalist, prandaj ata vepruan pėr momentin, por kur kuptuan se znj.Topalli nuk lėshon pe, e me trimėri e zgjuarsi, ajo me veprimet e veta i tregoi dhėmbėt tė dyja palėve. Ato u tėrhoqėn tė gjithė pa pėrjashtim, duke nxjerrė nė skenė njė zgjidhje tė propozuar me pompozitet nga njė grup i vetėdeklaruar si paqėsor, por nė realitet parazit tė sistemit demokratik, ku me pa tė drejtė ato janė anėtarė tė parlamentit tonė, qė tė paktėn 20 vetė janė me dok.false. gjėja mė elementare qė i duhet bėrė ėshtė t’i jepet njė letėr e stilolaps e t’i thuhet shkruaj shqip. Do shihni se ata nuk ia kanė idenė kėsaj pune, por ē’ėshtė mė e keqja kėta individė nė vend qė tė heshtin e t’u fshihen kamerave, marrin guxim e ėndėrrojnė se mund tė bėhen ministra apo edhe kryeparlamentarė, nė rast krize parlamenti e dorėheqje e znj.Topalli. Ky pra ėshtė kulmi e s’tė lė rehat shpirtin pa reaguar ndaj kėtij realiteti “gungaē” qė pėrjetojmė ne shqiptarėt. Duke mos i futur politikanėt nė njė thes tė rrimė pa theksuar thėnien e Atė Gjergj Fishtės pėr pushtetarėt e asaj kohe. Ai la kėtė postulat. Kur e pyetėn se ēfarė mendimi ke pėr qeverinė Zogu, ai tha: “Kap e fut dorėn nė qyp e tė del ēdo herė njė maxhyp”.

Pėr ta bėrė tė kapshėm kėtė shkrim po jap rastet e mosbesimit e besimit tė bazuara nė ligj. Sipas rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, tek Kreu II, Neni 8 pėr zgjedhjen e Kryetarit tė Kuvendit ėshtė shkruar: Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij edhe dy zėvendėskryetarė. Zgjedhja e tyre duhet tė respektojė nė atė masė qė ėshtė e mundur pėrbėrjen politike tė Kuvendit, sipas marrėveshjes sė grupeve parlamentare.

Kryetari e dy zėvendėskryetarėt zgjidhen me votim tė fshehtė, me shumicėn e votave, nė prani tė mė shumė se gjysmės sė tė gjithė anėtarėve tė tij. Kaq!

Kjo ėshtė bėrė njė herė pra, ėshtė votuar me shumicė votash Kryetarja e Parlamentit. Kaq mjafton pėr t’u kuptuar se mocioni ndaj zonjės Topalli ishte kryekėput nul.

E dyta:

Nė ligjin pėr mocionet, te Kreu II, Neni 157, 158,  159 e 160, pėr mocionet pėr debat e mocionet e besimit dhe tė mosbesimit, askund s’ėshtė e shėnuar emri i Kryetarit tė Parlamentit. Por ka diēka tė papėrcaktuar konkretisht, e nuk ėshtė e shėnuar pėr mocion shkarkimi ajo qė kėrkuan e kėmbėngulin pėr mocion shkarkimi ndaj zonjės Topalli e socialistėve e njė pjesė e maxhorancės kapen gabimisht te diēka qė s’ka lidhje me kėrkesėn nė fjalė.

Nė rastin e zonjės Topalli pėr nga mėnyra se si u procedua, maksimumi duhej marrė njė vendim tė caktuar duke bėrė maksimumi njė deklaratė ose tė miratonte njė rezolutė. Kjo ēka po paraqes ekzakt ėshtė jo pėr faj tė zonjės Topalli, por i vetė ligjit qė pėr mendimin tim Parlamenti i sotėm e ka pėr detyrė se si duhet proceduar ndaj Kryetarit tė Parlamentit, duke e ritheksuar me forcė se rasti Topalli ishte e mbetet njė kėrkesė e pabazuar nė rregullore, duke manovruar nė dy gjėra kontradiktore. Kėrkesa ishte pėr mocion mosbesimi, kurse kėmbėngulja pėr shkarkim u bazonte tinzėsisht tek mocioni pėr debat.

Ja ēka paraqet rregullorja tek Neni 160 pėr mocion mosbesimi:

Votimi i mocionit nuk mund tė bėhet pa kaluar 3 ditė nga paraqitja e tij. Pėr mocionet e mosbesimit ndaj Kryeministrit ndiqet procedura e parashikuar nė nenet 157 dhe 158.

Nė rast se mocioni i mosbesimit miratohet nga shumica e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit, Kuvendi brenda 15 ditėve zgjedh njė kryeministėr tė ri.

Pra, siē shihet emri i kryeparlamentarit s’pėrmendet aspak, gjithashtu unė ēuditem se si zonja Topalli e pranoi kėtė veprim, por duke njohur karakterin e saj bindem se ajo e quante sfidė prandaj e mirėkuptoj.

Siē e kam theksuar mė lart, nga eksperienca ime personale mė ka qėlluar tė punoj pėr Parlamentin Shqiptar qė nga viti ’93 e deri nė vitin 2005 e asnjėherė nuk ishte provokuar ky precedent nė jetėn parlamentare tė kėtyre 16 vjetėve, e kjo ndodhi atėherė kur nuk u priste, bash nė kohėn kur opinioni shqiptar e ai i partnerėve ndėrkombėtarė i kishte bėrė njė epikrizė pushtetit abuzues gjatė kėtyre 8 vjetėve, prandaj termi “krizė” i takon jo Kryetares sė Parlamentit, as maxhorancės sė sotme, por pikėrisht socialistėve qė pėrdorin zhurmėn pėr t’i dhėnė zė partisė.

Nikolin Pemaj

Ish-sekretar i deputetit Pjetėr Arbnori

Don Antonio Sciarra, misionari qė flet e punon pėr Shqipėrinė

Kėto ditė u promovua nė shqip libri i njėrit prej misionarėve mė tė njohur nė Shqipėri, don Antonio Sciarra, me titullin domethėnės e provokues, nė sensin mė tė mirė tė fjalės, “Shqipėri, tė kam ėndėrruar”, shqipėruar nga Tonin Frani.

Prej 13 vjetėsh autori i librit jeton si famullitar nė Blinisht tė Zadrimės duke dhėnė shembullin e njė njeriu qė shpirti i tij ėshtė nė kėrkim tė qetėsisė nė raport me pėrparimin e progresin e vetė shoqėrisė shqiptare.

 “Kėto faqe, thotė don Antonio, transmetojnė njė pamje tė pjesshme tė realitetit shqiptar. Megjithatė mund tė jetė e dobishme pėr ata qė do tė zgjedhin popullin mė tė vogėl nė Europė si destinacion tė vullnetarizmit e solidaritetit tė tyre”.

Lėvizjet e para tė misionarit don Antonio nė Shqipėrinė e viteve ’90 (don Antonio erdhi pėr herė tė parė nė vitin 1993) ngjajnė me udhėtimet e Jezusit nė vendet e shkreta tė botės. Fshatrat qė nuk duken e qė fshihen pas kallamave, pa objekte fetare, fėmijė tė shėndoshė por jo tė shėndetshėm, spitale tė shkatėrruara qė krahas barnave u mungon edhe mesazhi qė pėrcjell fjala. Njė tabllo e zymtė, rrjedhojė e indoktrinimit 50-vjeēar komunist tė tė gjithė aspekteve tė jetės, por jo tė shpirtit. Kjo ishte “pika” ose “grenuiēi” qė don Antonios i shėrbeu si mbėshtetje dhe kopje pėr tė realizuar ėndrrėn e tij prej misionari.

Libri ngjan me njė kronikė korrekte e preēize tė 12-13 vjetėve mė parė tė jetės tonė kryesisht nė Veri tė Shqipėrisė, kronikė qė lexohet me njė frymė dhe qė vėshtirė ta dallojė nga kronika e njė shkrimtari tė mirėfilltė. Nė tė njėjtėn kohė libri shėrben edhe si njė pikė nga ku mund tė vėshtrosh arritjet e progresin e bėrė gjithė kėto vite tranzicioni, ndonėse me mjaft vėshtirėsi tė shoqėrisė shqiptare.

Don Antonios, tashmė njė shqiptar edhe “de jure”, mund t’i “faturohen” disa arritje tė ēmuara nė biografinė e tij shqiptare: iniciator, organizator i ambasadorėve tė paqes - fėmijėve tė Zadrimės; ideues dhe ndėrtues i “Kėmbanės sė Paqes” nga gėzhojat e armėve tė ’97, ndėrtues i dhjetra objekteve fetare dhe edukuese, ideator dhe themelues i Shkolės sė Mesme Profesionale Bujqėsore “At Gjon Fausti” Krajen, ndihmė pėr qindra e qindra familje nė nevoja shėndetsore, shkollime brenda dhe jashtė vendit, nė rehabilitimin social e shpirtėror tė vajzave tė trafikuara, familjeve tė ngujuara e njerėzve tė braktisur.

Do tė ishte njė “listim” i gjatė dhe i vėshtirė i kontributit tė kėtij njeriu.

Sė fundi, dy fjalė pėr pėrkthyesin qė nė “provimin” me shkrim mori vlerėsimin mė tė lartė. Vjen nė shqip nė njė mėnyrė tė admirueshme falė fjalorit tė pasur qė zotėron pėrkthyesi, mjeku obstetėr nė Lezhė, Tonin Frani.

Nėpėrmjet faqeve tė gazetės “Shqipėria Etnike” po bėjmė tė njohur pėr njė masė mė tė madhe njerėzish “rrėfimin” e Don Antonio Sharrės, tashmė “shqiptarit” Ndue Sharra qė thonė se ka blerė nė Zadrimė dhe ato dy metra tokė qė i takojnė shpirtit tė tij nė udhėtimin e mėvonshėm drejt parajsės, drejt paqes sė pėrjetshme.

Mark Preēi

 

Shqipėria i dha Romės Kostandinin e Madh 17 shekuj mė parė, ndaj s’mund tė jetė njė shtet terrorist

Askush nuk ka tė drejtė t’i akuzojė shqiptarėt si fondamentalistė dhe aq mė pak t’i fusė nė hartėn e “zezė” tė kamikazėve. Fakti qė nacionaliteti ynė i ka rrėnjėt nė kristianizėm ėshtė i pamohueshėm dhe totalisht i pakontestueshėm. Asnjė politikan apo drejtues religjioni nuk ka tė drejtė morale apo historike tė anashkalojė kėtė fakt me anė supozimesh apo hipotezash abstrakte.

Ėshtė fakt historik i pamohueshėm qė Arbėria i dhuroi Europės dhe krishtėrimit njė kontigjent tė konsiderueshėm shenjtorėsh nė periudhėn mė tė vėshtirė tė mesjetės sė hershme tė paganizmit. Asti, Flori, Lauri dhe Papa Klementi XI janė shenjtorė arbėr dhe dihet se tre tė parėt u ekzekutuan nga paganėt romakė. Asti u ekzekutua nė Durrės qė nė shekullin e parė mbas Krishtit, ndėrsa Flori dhe Lauri u ekzekutuan nė mėnyrėn mė makabre nė Ulpianė (Prishtinė) nga perandori romak i lindjes, Licini, i cili i mbyti nė pus sepse mbi tempullin pagan ndėrtuan tempull kristian (tė dy me origjinė dardane). Pėrveē kėtyre dhe sa shenjtorėve tė tjerė, arbėri i dhuroi Romės Kostandinin e Madh, perandorin mė tė fuqishėm tė kohės dhe ligjėruesin e kristianizmit si fe zyrtare e Perandorisė Romake dhe pėrhapjen e kristianizmit deri nė brigjet e Indisė. Kush ishte Kostandini i Madh?

Kostandini i Madh ka zėnė vend nė histori si njė nga mbretėrit mė tė mėdhenj tė njerėzimit. Nė veprat e tij madhore, nė kėtė shkrim do tė trajtojmė vetėm dy prej tyre tė cilat me plot tė drejtė mund t’i quajmė kryevepra qė do t’u qėndrojnė tė gjitha kohėrave, pėr vetė madhėshtinė dhe mesazhet qė i pėrcjellin njerėzimit.

E para, ėshtė pranimi i krishtėrimit si fe zyrtare e Perandorisė Romake dhe pėrhapja e kėtij besimi deri nė kufijtė e sipėrpėrmendur.

E dyta, ėshtė ndėrtimi nė brigjet e Bosforit tė Kryeqytetit qė ka mbajtur emrin e tij tė pavdekshėm deri nė ditėt tona. Cilido, me kėnaqėsi do tė konstatojė se parimet e tolerancės fetare qė Kostandini i Madh i aplikoi me shumė sukses qė nė shek. IV mbas Krishtit, janė mjaft tė lakmueshme edhe sot mbas shtatėmbėdhjetė shekujsh, kur ēuditėrisht bota po pėrballet me njė intolerancė fetare tė skajshme e cila po “sfidon” ēdo normė dhe kod tė moralit njerėzor!

Vepra e parė (dhe qė shėrben si bazė shpirtėrore dhe morale e qytetėrimit modern) ėshtė pranimi i krishtėrimit i fe zyrtare e Perandorisė Romake.

Pesė muaj mbasi mundi Maksendin, Kostandini lėshoi njė Proklamatė qė i dha fund persekutimit tė tė krishterėve dhe vuri nė themelet e supremacisė spirituale, Kishėn Katolike Perėndimore. Kjo Proklamatė njihet nė histori si “Edikti ose Dekreti i Milanit”, mbasi u shpall nė kohėn qė perandori ndodhej nė atė qytet. Me kėtė iniciativė tė Kostandinit u bashkua edhe Licini, Perandor i Lindjes dhe veproi nė kėtė rast mė shumė si politikan se sa si njeri fetar. Ai e zbatoi “Dekretin e Milanit” me gjysėm zemre nė krahinat e Lindjes dhe veproi me kėtė rast (Lindjes sė afėrme) gjatė dhjetė viteve qė vazhdoi si Perandor i Lindjes dhe mė nė fund u detyrua tė pėrulej para pushtetit absolut tė Kostandinit. Dekreti i Milanit u ktheu tė gjithė nėnshtetasve kristianė tė perandorisė tė gjitha tė drejtat civile dhe liritė e besimit fetar qė u ishin mohuar. Faltoret dhe ēdo pasuri qė kishte qenė konfiskuar do t’i kthehej Kishės Katolike pa vonesė dhe shpenzim. Besoj se ky paragraf duhet t’i vlejė “Komisionit tė kthimit tė pronave” (M.B.). Gjithashtu pushtetarėt dhe qeveritarėt kanė ēfarė tė mėsojnė prej Kostandinit tė Madh mbi “shenjtėrimin e pronės”. Ēdo paragraf i “Dekretit tė Milanit” ishte i frymėzuar nga parimet e barazisė dhe tolerancės fetare. Vallė a nuk ėshtė i lakmueshėm ky dekret nė ditėt tona? Ēdo mendim ishte formuluar dhe ēdo fjalė ishte zgjedhur me kujdes pėr tė mos u lejuar administratorėve tė krahinave as mė tė voglin rast apo shteg pėr tė cėnuar apo kufizuar lirinė e besimit fetar. Kostandini shfaqet i bindur se dekreti i tij do t’i sjellė popullit paqe e lumturi dhe se ai vetė do tė marrė bekimin e Zotit qė ėshtė nė qiell. Ai kujton me mirėnjohje tė pėrvuajtur se si dora e Zotit, ashtu siē e ka drejtuar nė shumė raste tė jetės sė tij do ta drejtojė edhe nė tė ardhmen pėr tė punuar pėr lulėzimin e mbretėrisė dhe lumturinė e popullit.

Gjatė vizitės sė bėri nė Romė, ai refuzoi t’i printe procesionit tė Urdhėrit tė Kalorėsve pėr t’iu falur Jupiterit (rit pagan). Pėrkundrazi, shumė kohė para se tė pagėzohej ai shkonte nė kishė, merrte pjesė nė ceremonitė fetare dhe lutej si njė kristian i devotshėm. Ėshtė pėr t’u vėnė re se Kostandini pėr njė kohė tė gjatė mbushi me dhurata tempujt e perėndive pagane tė Romės dhe sidomos Tempullin e Apollonit, qė simbolizonte diellin e adhuruar nga fiset e lashta ilire. Njė dėshmi kjo qė fakton lashtėsinė kulturore tė paraardhėsve tanė ilirė” (Shėnimi lart ėshtė i imi - M.B.). Kėtė tė vėrtetė historike na e ka dhėnė me vargje Poeti ynė Kombėtar, Atė Gjergj Fishta nė “Lahutėn e Malėsisė” , ku citon: “Ende n’breshtė tė Kapitalit/dalė nuk kishte e murrtė ulkoja/pėr me i dhanė cicė Romolit/mbasi shembė kje pėrdhe Troja/kur n’kto vise tė Ballkanit/t’parėt tanė pelazg’t e motit/gjanė e gjallė kullosnin Planit/qė t’i ngisnin n’fusha t’Zotit/kishin frone e ligje t’mbara/e per t’giatė shtegut t’qytetnimit/ishin shty ata shum pėrpara qė n’pranverė tė rruzullimit”. Duhet nėnvizuar dhe kujtuar me admirim toleranca e gjeniut dardan ndaj paganizmit romak (nė atė mesjetė tė hershme), kur pėr fat tė keq ne pasardhėsit e tij sot nė shekullin e kompjuterave “konservojmė” njė urrejtje barbare deri nė dhunimin e kishave dhe pėrmbysjen e kryqave! Kaq poshtė e uli moralin arbėror pushtimi barbar osman (pesė shekullor). A mund tė ketė absurditet mė tė madh se sa citimi pėr kishėn e kthyer nė xhami tė “Shėn Shtjefnit” nė Kėshtjellėn e Rozafės, duke e quajtur (me mburrje) Xhamia e Sulltan Fatiut”, i cili si njė fantazėm ka mbėrthyer muret e shenjta tė Rozafės! Ėshtė vėrtet njė paradoks i hidhur kur mendon se Ataturku i Madh e shpartalloi sulltanatin dhe e bėri Turqinė republikė, para 82 vjetėsh, ndėrsa nė Shkodėr vazhdojnė t’i bėjnė “hosana” njė sulltani pushtues!

Jam i mendimit se harmonia mes besimeve nuk ndėrtohet pėrmes dhunimit tė objekteve apo simboleve fetare, “zjarri me zjarr nuk shuhet”. Mendoj se “njohja e historisė, ndriēimi i mendjes dhe zbutja e shpirtit janė tre elemente tė domosdoshėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė vėrtetė qytetare”. Duhet t’i flakim maskat e hipokrizisė dhetė shohim njėri-tjetrin nė sy. Duhet tė vrasim urrejtjen dhe tė ngjallim dashurinė mes njėri-tjetrit. Ka ardhur koha tė dalim nga “moēali” aziatik dhe t’i bashkohemi Europės, duke shpalosur cilėsitė dhe virtytet mė tė mira qė na i lanė paraardhėsit. Europės duhet t’i kujtojmė se jemi ne qė i dhuruam asaj krishtėrimin qė nė shekujt e parė pas Krishtit dhe qė e nxorėm nga paganizmi.

Vepra e dytė e Kostandinit tė Madh ėshtė ndėrtimi nė brigjet e bosforit tė kryeqytetit qė ka mbajtur emrin e tij tė pavdekshėm deri nė ditėt tona. Konstandinopolit iu vunė themelet nė vitin 324 pas Krishtit dhe u pėrurua solmenisht mbas dhjetė vjetėsh (334). Me njė dekret tė posaēėm Kostandini u ka bėrė me dije brezave tė ardhshėm se vuri themelet e qytetėrimit simbas urdhėrit tė Zotit. Muret e qytetit u ndėrtuan shumė mė pėrtej fortifikatave tė Bizantit tė vjetėr, duke pėrfshirė pesė nga shtatė kodrat e famshmet tė Stambollit. Njė shekull mbas vdekjes sė Kostandinit, kryeqytetit i tij ishte zgjeruar edhe mbi dy kodrat e tjera dhe Perandori Theodhos i rrethoi me mure tė reja qė zbrapsėn me sukses sulmet e invaduesve barbarė deri nė vitin 1453, kur kryeqyteti i Kostandinit u zaptua prej pushtuesve osmanllinj. Pėr sundimtarin e botės romake qė zgjodhi Bizantin si rezidencė imperiale, kryeqyteti i ri duhej tė ishte njė monument i pavdekshėm dhe i denjė pėr tė pėrjetėsuar triumfin dhe shkėlqimin e mbretėrimit tė tij. Pėr tė realizuar me gurė e mermer vegimin e tij gjenial, ai kishte nė dispozicion begatinė e botės sė qytetėruar tė asaj kohe dhe nuk ngurroi me e pėrdorė. Llogaritet se vetėm pėr themelet, pėr akuduktet, muret dhe portat monumentale u shpenzuan afro 25.000 kg flori, qė ėshtė baraz me tre milion napolona flori (ari). Kur konstatoi se arkitektėt e asaj kohe nuk kishin zotėsi teknike pėr t’i dhėnė formė materiale konceptit tė tij madhėshtor, Kostandini urdhėroi guvernatorėt e provincave tė ēelnin shkolla pėr tė stėrvitur arkitektė tė rinj. Monumentet e kulturės klasike u shpėrngulėn nga qytetet e Greqisė dhe Azisė sė Vogėl pėr tė zbukuruar kryeqytetin e ri nė brigjet e Bosforit. Njė statujė kolosale prej bronzi e Apollonit u soll prej Athine dhe u vendos mbi njė kollonė mermeri nė majė tė njė kodre ku ishte ngritur Fari i Kostandinit. Ndėrtesat e tjera qė u ngritėn ishin Kampidoli, ose Tempulli i diturisė, Hipodromi, ose cirku pėr zbavitjen e popullit, dy teatro, tetė banjo publike, tetė akudukte dhe pesėdhjetedy porta monumentale. Mbas dhjetė viteve aktiviteti tė ethshėm, puna mė e madhe ishte kryer dhe Kostandini kryesoi ceremoninė solemne tė inaugurimit tė kryeqytetit qė mė vonė mori emri e tij. Por, ai vetė e quajti “Roma e Re” dhe kėto fjalė u skalitėn mbi njė kolonė prej mermeri qė u konsakrua gjatė njė ceremonie historike. Ndėrtimi i Kostandinopolit si kryeqytet i dytė i Perandorisė Romake e faktoi zhvillimin e qytetėrimit perėndimor. Ēuditėrisht akademiku kosovar Rexhep Qosja, nė njė shkrim tė botuar kohėt e fundit nė gazetėn “Shekulli”, nė njėfarė mėnyre mundohet tė shmangė kahun perėndimor tė shqiptarėve duke i vėnė shenjė barazimi marrėdhėnieve tė shqiptarėve dhe kulturės tonė nacionale si me Lindjen ashtu edhe me Perėndimin! Jam i mendimit se zoti Qosja nė rastin konkret nuk i drejtohet historisė dhe jo se nuk e njeh historinė, por se e ka tė vėshtirė tė pranojė kulturėn perėndimore, njė akademik i shkollės serbe, i diplomuar nė Beograd. Dhe ndonėse ai ėshtė shumė mė i azhornuar se sa unė me historinė, vlen t’i kujtoj se Fishta i madh nuk ua ka “hangėr” hakun as serbo-sllavėve, kur ndėr tė tjera citon: “E atje larg, po kah Urali, ndėr ato breshta tė nalta/sillej shkjau si shkerbe male tuj kėrkue pėr molla t’tharta”. Mbas shekullit V, Roma dhe gjithė Europa Perėndimore u pushtua nga popujt barbarė dhe bota e qytetėruar u mbulua nga errėsira e Mesjetės. Gjatė kėsaj kohe, Perandoria Romake e Lindjes, bizantine, mbajti gjallė traditat e kulturės latine dhe greke tė vjetėr. Atje u shpėtuan thesaret e letėrsisė dhe kulturės antike.

Kėshtuqė, kur Europa Perėndimore u zgjua prej gjumit tė Mesjetės, ajo gjeti njė bibliotekė dhe shkollat e botės bizantine, kryeveprat e kulturės klasike qė i dhanė frymėzimin intelektual fazės sė re tė qytetėrimit i cili vazhdon dhe nė ditėt e sotme. (Ref.: “Historia e Shqipnisė”, Tajar Zavalani (mendimi shqiptar), tiranė 1998):

Forca e moralit kristian e trashėguar qė nė “pranverėn” e krishtėrimit, na shfaqet plot madhėshti nė tė gjitha etapat e historisė. Ėshtė pikėrisht ky moral qė frymėzonte patriotin, intelektualin (pa njolla) Luigj Gurakuqin, pėr tė kryer vepra madhore nė dobi tė atdheut, deri nė sakrificėn sublime. Ishte pikėrisht dimensioni human i shpirtit kristian qė frymėzonte tregtarėt e nderuar shkodranė, Dedėn e Shan Dedės dhe Tefė Pogun, pėr tė kryer vepra bamirėsie ndaj tė vobektėve. Janė me dhjetra nga kjo shtresė qė gjetėn kurdoherė njė mbėshtetje tė fuqishme te kėta tregtarė, tė cilėt i ndihmuan materialisht si nė raste festash, ashtu edhe nė raste fatkeqėsish (kėtė e di ēdo qytetar i vjetėr shkodran). Ishin vogėlushėt e Kukelit “Misionarė dhe Pėllumba tė Paqes” qė me guxim dhe shpirt kristian mblidhnin gėzhojat e predhave vrastare nė pranverėn “e zezė” tė vitit 1997, pėr tė ndėrtuar me to Kėmbanėn e tingujve tė paqes. Punėsimi dhe trajtimi njerėzor i mbi 2000 punėtorėve tė Fabrikės sė Kėpucėve “Adelchi”, nga pronari i saj, z.Paulin Radovani, ėshtė shembulli mė i gjallė e sinjifikativ i moralit tė lartė kristian dhe i trashėgimisė sė genit tė kulluar arbėr. Ky ėshtė mesazhi i shpirtit tė madh, i dashurisė, tolerancės dhe humanizmit, qė u pėrcjell brezave, Kostandini i Madh dardan, pėrmes ideve kristiane. Dhe pa as mė tė voglin dyshim, ky mesazh i frymėzoi bujarėt arbėr, kur me njė krenari tė ligjshme pėrbuzėn ofertat e osmanėve, tė cilėt nė kėmbim tė fesė sė krishterė u ofronin tituj, grada dhe ofiqe. Ata preferuan tė kalojnė detin ose tė mėsyjnė malet, por jo tė ndėrrojnė besimin, siē bėnė kolaboracionistėt. Fakti qė asnjė i krishterė nuk bėn pjesė ndėr shtatė latifondistėt, ėshtė shembulli mė i lartė i moralit kristian. Ndaj dhe e quaj tepėr tė nevojshme prezencėn e njė “kostandini tė madh” me “kostumin” e kohės moderne...

P.S.: Sulltan Fatiu ishte pushtuesi i Kostandinopolit ndaj dhe emėrtimi i xhamisė mbi Kishėn e “Shėn Shtjefnit” nė Kėshtjellėn e Rozafės ngjason vėrtet si “ringjallje” e fantazmės sė kėtij sulltani mizor (autori). Turqia drejt Europės, ne drejt sulltanėve!...

Tė pėrjetėsosh emrat e sulltanėve mbi Kėshtjellėn ilire tė Rozafės, do tė thotė tė pėrbaltėsh luftėn 25-vjeēare tė “Heroit Kombėtar” Gjergj Kastriotit, tė baltosh qėndresėn stoike tė Rrethimit tė Shkodrės (1478-79), aktin heroik tė “Shtatė Shaljanėve”, dhe nė tė njėjtėn kohė tė “ligjėrosh” largimin e “Zojės sė Shkodrės” nė Gjenacan!

Ishim fare tė vegjėl kur shkonim me grupe (fėmijė) nė Kėshtjellėn e Rozafės, ditėn e “Shėngjergjit”, askush nuk na kishte thėnė se festa e “Shėngjergjit” ėshtė festa e Sulltan Fatiut!

Ē’ėshtė kjo krizė morale qė na ka pushtuar? Mosni, bre burra se jemi vėllezėr dhe nuk duhet tė marrim namėt e martirėve. Qofsha i gabuar, por mė duket se janė namėt e Zojės sė Shkodrės, namėt e atyre qė u detyruan ta braktisin Shkodrėn mbas pushtimit osman, janė namėt e shtatė shaljanėve, namėt e Dasho Shkrelit (qė priste dyzet nizamė), namėt e Hodo Sokolit, qė vdiq i internuar nė shkretėtirat e Anadollit.

Nuk duhet tė marrim mallkimin e brezave pėr hir tė njė grushti fanatikėsh qė shohin “ėndrra stepash”...

Ėshtė detyrė e jona t’i kthejmė Shkodrės krenarinė. Nuk mund tė vendosim njė harmoni solide pėrmes dhunimit tė objekteve tė kultit, e aq mė pak pėrmes retorikave hipokrite nė ambjente apo ndėr auditorė.

Harmoninė e sjell drejtėsia dhe respekti i ndėrsjelltė.

Mark Bregu

 

Letėr nė redaksi

Njė socialist nga shkruan: E majta po bashkohet

Kaluan 6 muaj qė po qeveris vendin Partia Demokratike me aleatėt e saj. Populli nuk po shikon ndonjė ndryshim tė premtuar gjatė zgjedhjeve parlamentare. Ardhja nė pushtet pėr tė dytėn herė e sė djathtės po e kthen pluralizmin nė monizėm dhe demokracinė nė bajraktarizėm. Bajraktarizmi i ēmendur dhe lufta politike tregon mė sė miri pėr njė ofensivė siē ėshtė jo e shkatėrrimeve, tė ndėrtuar nga qeveria socialiste. Pasqyra e kėsaj ofensive po tregohet qartė nė dhunimin e mediave tė shkruara dhe elektronike. Logjika e ofensivės bajraktariste tė pushtetit tė sotėm ėshtė dhuna e ushtruar ndaj popullit tė Nepravishtės dhe tė gazetarėve nga policia duke rrahur tė pafajshmit. Nė kėtė pasqyrė shihet qartė dhuna ndaj institucioneve tė pavarura dhe tė pushtetit vendor... Gjatė kėtyre muajve nuk pėsuam ndonjė ndryshim as nė drita, ujė, rrugė, pėrveēse zgjatjen e orareve tė territ dhe ngritjen e ēmimeve si dhe shpėrblimin plus rrogė tė ministrave. Qeveria bajraktariste po zhvillon njė luftė politike nėpėrmjet shkarkimeve nga puna tė anėtarėve dhe simpatizantėve tė sė majtės padrejtėsisht... kjo luftė vazhdon edhe mė tej pėr marrjen e kompetencave tė Presidentit tė Republikės nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Situata e sotme kėrkon bashkimin e sė majtės pėr tė pritur njė kryqėzatė tė ashpėr nė popull. Bashkimi i sė majtės mund tė ndalojė shtėrngatėn e kėtij bajraktarizmi... qė kėrkon tė sjellė tmerr dhe rrezik. Ky bashkim ėshtė i domosdoshėm pėr tė ndarė njėherė e mirė tradhėtinė nga Shqipėria, tradhtarėt nga populli i stėrvuajtur dhe i stėrmunduar. E majta shqiptare ka brenda saj burra patriotė e politikanė tė ndershėm me njė elektorat progresist qė tė bashkohen kundra pushtetit tė dhunės, shkatėrrimeve, shkarkimeve qė dojnė tė sjellin pėrsėri mjegullėn e ’97. Zemrat e politikanėve tė majtė tė bashkohen e tė rrahin fuqishėm pėr popullin e Shqipėrinė. Gjaku i pastėr i kėtyre zemrave tė shpėrndahet me vrull nė anėtarėt e simpatizantėt e kėtyre ku t’i pėrshkojė krejt popullin pėr njė demokraci tė lirė dhe tė integrohemi nė Europė. Kjo le tė jetė politika e ditės pėr njė bashkim e cila do tė sjellė fitoren nė zgjedhjet vendore. Fryma e bashkimit tė fillojė nga qendra dhe tė pėrshkojė patjetėr edhe bazėn ku nga kjo do tė marrė shpėrblimin...

Rrok Lazri

 

Pak rreshta pėr kėngėtarin dhe violinistin Gjergj Sima

Prej nė fushė po pyet thėllėnza

Kush po i bjen ahengut nė Rranxa

I kthen pėrgjigjen gardalina

Aheng po ban po thojnė Gjergj Sima

N’zonė t’Bushatit, n’fshatin Rranxa

Njaj Gjergj Sima kėndonte n’dasma

Me za t’ambel kėndonte kangėn

Gėzonte fushėn dhe Zefjanėn

N’fisin Lunaj lindi Gjergji

Fėmijė i bukur si djalė mbreti

Qysh nė moshėn e rinisė

Gjergji mėsoi me i ra violinės

Me violinė kėndonte Gjergji

N’Bushat, Plezhė e der te Shkjezi

Me pasion e prej dėshirės

N’Barbullush nė fshatra t’Zadrimės

Prej duarve tė tij tingėllon violina

Kėngė tė moēme kėndon Gjergj Sima

Me atė za si bilbil malit

Burrė i pashėm si zog krajlit

Nėpėr dasma kėndoi n’Melgush

Pėr Shna Prendė nė fshatin Trush

Kėndoi nė Ranxa pėr Shna Rrok

Kėnaqi miqtė dhe kėnaqi shokė

U krenojshin ato vėllazėn

Tue ndigjue Gjergjin nė dasėm

Kėndonte nė sofra bashkė me burra

Sa bukur na ka dalė nusja

Ndalin kėngėn zogjtė e fushės

Ndigjojnė Gjergjin tue i kėndue nuses

Edhe qingjat po vallzonin

Kur kėndon Gjergji napolonin

Siē kėndojnė zogjtė e mėngjesit

Ushtojnė bukur kėngėt e Gjergjit

Se si qenka ba dynjaja

Me ty vajzė mė zu sevdaja

Dridhen telat e violinės

Prej kėngėve tė Gjergj Simės

Kėrset dajrja, ushton ahengu

Bukur fort po i bjen Pal Prendi

Me fizarmonikė kėndon Luigj Corri

Vlon ahengu tė kėnaq humori

Siē e kanė traditė kėto ana

Bujari dhe aheng gjen n’Rranxa

Kėto banorė e kanė traditė

Me jetue bashkė me muzikė

Gjergj Sima s’ėshtė mė i vjetri

Ka ba aheng dhe Loro Pjetri

Gjergji kėndonte kėngėt e moēme

Vjollca Luka kėngėt e sotme

I kėndojnė fshatit dhe rinisė

I kėndojnė zonės dhe dashnisė

I kėndojnė fėmisė nė lindje

Kėndoi Gjergji me familje

Tue ba aheng s’u lodh kurra

Respektoi ai gru dhe burra

Gjergj t’urojnė lulet e livadhit

T’respektojnė banorėt e fshatit

Tė nderojnė dhe shokėt e lindjes

T’pėrqafojnė njerėzit e familjes

Njerėzit e tu nė vende t’huaja

Po ndigjojnė kasetat tuaja

E prej mallit derdhin lotė

Baba Gjergj qėndro i fortė

T’urojnė nipa, t’urojnė mbesa

Baba Gjergj t’u ngjattė jeta

Me kėngėt tuaja na kėnaqe

T’pėrqafojmė e t’puthim nė faqe

T’urojnė gra dhe plaka t’vjetra

Or Gjergj Sima t’kėndoftė zemra

Urojnė tė ri e urojnė pleq

100 vjeē u bėfsh or Gjergj

Rrok Lazri

 

80 pėrqind e qytetarėve nuk kanė vėrejtur ndryshim tė dukshėm gjatė muajve tė qeverisė

Armand Mero

Nė Shqipėri, mbi 80 pėrqind e qytetarėve shprehen se nuk kanė ndjerė ndonjė ndryshim tė dukshėm nė jetėn e tyre gjatė katėr muajve tė qeverisė sė kryeministrit Sali Berisha. Ky ėshtė njė nga rezultatet e sondazhit tė kryer nga kompania Index Albania me porosi tė organizatės Mjaft.

Sipas anketimit qytetarėt janė tė ndarė edhe ndaj nismave tė ndėrmarra nga qeveria. Njė pjesė tė tyre konsiderohen si pozitive ndėrsa pėr njė pjesė tjetėr janė kritikė.Nė njė shkallė nga 4 deri nė 10 qeveria ka marrė noten 6.3, ndėrsa vetė kryeministri vlerėsimin mė tė lartė se i gjithė kabineti i tij, me notėn 7.

Pėrkundrejt deklarimeve optimiste tė qeverisė pėr rezultate tė suksesshme nė muajt e parė tė punės sė saj, qytetarėt shqiptarė nuk janė plotėsisht tė kėtij mendimi. Sondazhi i kryer me 1000 vetė tė shpėrndarė nė tė gjithė vendin nga kompania shqiptare Index Albania, me porosi tė organizatės Mjaft, ka treguar se opinioni ėshtė i ndarė nė vlerėsimet pėr qeverinė.

Kėshtu njė grup i madh, prej afėr 45.3 pėreqind nuk janė tė vendosur nėse gjėrat po shkojnė nė drejtimin e duhur apo tė gabuar, ndėrsa ata qė kanė njė ide tė qartė lidhur me kėtė ēėshtje janė thuajse nė nivele tė barabarta. 27.8 pėrqind mendon se gjėrat po ecin nė drejtimin e duhur, dhe 25.8 pėrqind tė tjetėr kanė mendim tė kundėrt.

Por shifra mė domethėnėse, pėr shkak se pėrfaqėson njė shumicė dėrrmuese tė tė anketurave ėshtė ajo se 81 pėrqind e qytetarėve nuk kanė ndjerė ndonjė ndryshim tė dukshėm, ndėrsa pjesė tjetėr e mbetur ėshtė e ndarė thuajse nė mėnyrė tė barabartė mes ndikimit pėr keq dhe atij pėr mirė.

Po ashtu shqiptarėt janė tė ndarė edhe lidhur me vlerėsimin mbi reformat e ndėrmarra nga qeveria. Kėshtu njė pjesė vlerėson se hapja dhe transparenca e pushtetarėve ndaj publikut, medias e shoqėrisė civile, lufta ndaj korrupsionit, reforma fiskale apo ajo nė arsim kanė qenė nė njė nivel m tė mirė krahasuar me qeverinė e mėparshme.

Ndėrsa janė gjykuar negativisht  ēėshtje se zbutja e varfėrisė, respektimi ndarjes sė pushteteve, shėrbimet shėndetėsore, respektimi i autonomisė sė pčushtetit lokal dhe qėndrimi ndaj opozitės.

Vetė qeveria ėshtė vlerėsuar me notėn 6.3 nė njė shkallė nga 4 deri 10, ndėrsa kryeministri Berisha megjithatė ka marrė vlerėsimin mė tė lartė, 7, nga tė gjithė anėtarėt e kabinetit tė tij.

Ministrat mė tė dobėt janė vlerėsuar ai i Mjedisit Lufter Xhuveli, ai Punės dhe ēėshtjeve sociale Koēo Barka dhe ministrja e Integrimit dhe ai i Bujqėsisė.

Por kryeministri nuk hyn ndėr politikanėt mė tė preferuar, ku nė vend tė parė renditet kryetari socialist Edi Rama. Zoti Berisha madje ėshtė kaluar nė parapėlqimin e publikut dhe nga tė vetėt, si kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli apo kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė Bamir Topi.

 

DEPUTETET E EMIGRACIONIT TE RI SHQIPTAR

-Refleksion nė 15-vjetorin e eksodit mitik drejt Prėndimit-

Mund edhe ta kisha imagjinuar qė ndėrmjet ikje-ardhjes sime nga Tirana, katėr apo pesė ditė do tė ishin shumė pak pėr t’i ndryshuar mendjen deputetėve shqiptare. Dhe, tė jem i sinqertė, as Ata, por edhe as unė, s’ėshtė se u “ndamė” pėr kaq pak kohė nga njėri-tjetri me ndonjė merak tė madh. Kėshtu qė me tė mbėrritur nė Itali, ndoshta tė vetmen gjė qė s’doja tė mė kujtonin, ishin pikėrisht pamjet e Kuvendit tė Shqiperise. Por s’qe e thėnė. Pavarėsisht se kėtė herė kuvendarėt aktualė, na u “deshėn” vetėm pėr tė imagjinuar tė tjerė, qė duhet dhe, patjetėr qė do vijnė njė ditė nė Kuvendin e gjithė shqiptarėve…

Si ēdo mars, edhe ky i kėtij viti duhej tė na kujtonte, por kėndej nga barku shqiptar kishim harruar, se plot 15 vjet mė parė, qindra e mijėra shqiptarė do tė largoheshin drejt bregut tjetėr tė Adriatikut pėrmes njė eksodi mitik, mė i madhi i kohėve moderne. Pikėrisht pėr tė pėrkujtuar kėtė ditė, nė Rimini janė grumbulluar rreth 900 delegatė tė mbi 300 mijė emigrantėve shqiptarė qė tashmė jetojnė nė Itali. Njė arsye e thjeshtė, por e mjaftueshme pėr tė mbledhur me kėtė rast edhe Konferencėn e Pėrgjithshme tė Lidhjes Nacionale te Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe nė Itali.

Alban Kraja, njė shqiptaromadh nga kėta tė shekullit tė ri, ėshtė pothuajse “moshatar” me eksodin nė Itali. Por kjo dekadė e gjysėm “italiane” e ka bėrė edhe mė shqiptar nga ē’ishte ato ditė tė ’92-it, kur botonte gazetėn e parė tė scoop-eve nė Shqipėri, “Lajmėtari”. Dhe jo vetėm pse ka botuar tre libra tė suksesshėm mbi historinė e antikitetit shqiptar nė gadishullin Apenin. Sepse “Sign. Kraja” njihet e respektohet po kaq mirė edhe nga italianėt. Shumė prej tyre e kujtojnė vetėm pėr duelin televiziv me Umberto Bossi-n gjatė njė transmetimi tė “Moby Dick” nė ’97-ėn, tė tjerė pėr shprehjen “Bossi, ky pijanec me zė tė ngjirur”, dhe disa tė tjerė pėr shtatė vite procesesh gjyqėsore me liderin e Padanias, tė cilėn mė nė fund e fitoi. Megjithatė Kraja krenohet me shqiptarėt e tij dhe, jo vetėm me ata tė Riminit. “E vetmja gjė qė mund tė grabisin tani shqiptarėt – thotė Kraja me humor – janė flamujt shqiptarė”. Dhe vėrtetė, nė hyrje tė diskotekės ku do tė zhvillohet festa e 15-vjetorit tė mbėrritjes sė shqiptarėve nė Itali, dy vetė janė ngarkuar tė ruajnė flamurin shqiptar. Tė vjen tė qash kur mendon se pėr tė organizuar kėtė ditė, janė shpenzuar me qindra e mijėra impulse telefonike, orė pune, kilometra autostrade, deri te Euro-t qė mjaft mire mund te kishin mbetur nė kontot e tyre. Ndėrsa dikush qė vjen nga Shqipėria s’mund t’i dhurojė tė vetmen gjė qė ata s’e blejnė dot nė Itali: flamurin shqiptar. Megjithatė “fajin” tonė aty askush s’e vė re. Ndoshta ngaqė ėshtė edhe mė  vogli nga ato qė Shqiperia ka me ta.

Hilmi Mustafa, njė durrsak qė tė ngjan me personazhet e antologjisė bregdetare, ka angazhuar tė gjithė familjen e tij pėr kėtė ditė. Loshi ėshtė zgjuar herėt sepse bashkatdhetarėt kanė zgjedhur tamam ditėn pėr tė zbarkuar nė lokalin e tij, sepse aty gatuhen vetėm gjellė shqiptare, natyrisht si ato “tė shtepisė”. Ndėrkohė makinat qė kalojnė nė bulevardin kryesor tė Riminit, s’mund tė mos ndalojnė para kėtyre ngjyrave tė pazakonta. Ēakshirėt, qeleshet, fustanellat, apo dimiq-et nga Shqipėria e Mesme, kanė nisur tė vallėzojne ende pa hyrė nė sallėn stėrmadhe, por qė ngjan tepėr e vogėl para njė mijė shqiptarėve, midis tė cilėve tė sapolindur apo gjyshėr. Gjithēka ngjan me njė dasėm tė madhe, por me tė ftuar qė prezantohen ndryshe: Tomor Imeraj, pėrfaqėsues i shqiptarėve tė Piemonte-s, Arta Mezini e Lazio-Roma, Durim Meta Toscana, Leonard Dukaj Marche, Gjergj Lleshaj Friuli-Venezia, Sokol Palushaj Emilia, Vitore Stefa-Leka Trieste etj.,etj. Pyetja normale nėse janė nga Tirana, Shkodra apo Saranda, natyrisht ėshte jashtė mode. Pak me tutje,  Konsulli Shqiptar nė Milano, Dritan Hila, nuk lodhet sė pėrgjigjuri, ndoshta pėr tė njėjtėn gjė, pyetjeve tė dhjetėra emigrantėve qė duan ndonjė dokument nga pėrfaqėsia e shtetit tė tyre…

Kur gjithēka ka mbaruar dhe kujton se duhet tė rikthehesh nė Tiranė, tė kujtohet sėrish Kuvendi. Dhe jo nga meraku se a do i gjesh deputetėt tė papajtuar ashtu siē i le. Por pėr atė qė tė pyesin nė Rimini: “Rreth 1 milionė shqiptarėt e larguar nga Shqipėria pas viteve ’90, a kanė ndonjė deputet tė tyrin nė Kuvendin Shqiptar?”. Dhe s’e gjej dot pėrgjigjen aty pėr aty, pse politika e Tiranės harron tė kujtojė se emigracioni i ri shqiptar pėrveēse sjell ēdo vit rreth 1.2 miliardė USD nė Shqipėri, prodhon edhe dhjetėra e qindra sportistė, muzikantė, mjekė, biznesmenė, deri edhe polititologė brilantė nė Perėndim. Nė Itali janė plot 13 deputetė apo senatorė qė pėrfaqėsojnė nė shtėpinė e politikės vetėm emigracionin italian. Ndėrkohė qė Qeveria Berluskoni portofolin e Ministrisė sė Italianėve nėpėr Botė, ia ka besuar pikėrisht Tremaglia-s, njėrit prej eksponentėve mė tė shquar tė diasporės italiane. A nuk janė edhe njė milion shqiptarėt jashtė Shqipėrisė, aq shumė sa pėr tė mos mbetur pa deputetėt e tyre nė Kuvendin e Shqipėrisė…?!

Edmond Laēi