koka

nr. 91 / 4 maj 2006

alukit

 

Krimi ekonomik, mafia politike dhe shteti. Shqipėria si Siēilia e para 40 viteve

Ajo qė quhet sot lufta kundėr korrupsionit, beteja nė strukturat e drejtėsisė dhe ligjit, shkulja me rrėnjė e monopoleve dhe strukturimi i barazisė sociale, me fjalė tė tjera ėshtė lufta e shtetit kundėr mafias. Ne si gazetė e pavarur s’mund tė rrimė pa thėnė ato gjėra qė ėshtė keq nėse nuk thuhen, edhe sikur tė paragjykohemi nga segmente tė krimit, apo komunistė qė lėpijnė dhėmbėt e kėnaqen pėr ndonjė gabim tė vockėl tė qeverisė Berisha e bėjnė poza mediatike sikur janė nė prag tė rimarrjes sė pushtetit. Pra, qė tė mos paragjykohemi as nga njė person i vetėm pėr hiperbolizim tė artikulimit, po pėrpiqemi tė argumentojmė se pse Shqipėria e ka tė nevojshme luftėn e ashpėr kundėr mafias dhe pse mafiozėt janė bėrė njėsh, madje politika e majtė, e kontestuar tashmė edhe nga perėndimi, kryqėzon krahėt e betohet se vitin tjetėr do tė krijojė “krizėn e madhe” me gjoja pengesėn pėr zgjedhjen e presidentit tė republikės. Ėndrra me sy hapur.

   Megjithatė, diēka ėshtė pėr t’u shqetėsuar. Pakkush ka marrė guximin t’u dėshmojė njerėzve se nė Shqipėri, ashtu si dhe nė shumė vende tė tjera me epiqendėr Siēilinė, ka mafie. Krimi ekonomik ėshtė terreni mė komod dhe ku ka patur njė zhvillim tė hovshėm pushteti ekonomiko-politik, ku forca dhe shtysa pėr nė piramidėn e shtetit ėshtė krimi.

   Duke i hedhur njė sy origjinės sė mafies, konstatohen shumė gjėra tė pėrbashkėta me realitetin shqiptar nė pėrgjithėsi dhe politikėn shqiptare nė veēanti. Nuk pretendojmė se ngjajnė si dy pika uji nė shumė raste, por kur marrin pėrsipėr tė ngjajnė, janė pothuaj identik. Ish-Ministri Arben Malaj bėn be nė “kokė tė Edi Ramės” se ėshtė i pastėr. I themi atij se nė dosjet e drejtėsisė shqiptare ka shumė pamje tė munguara dhe thjesht vetėm nė veriun shqiptar mjafton tė hapen ca dosje pėr tė vėrtetuar atė ēka thotė Kryeministri. Nė sytė e gjithė veriorėve kalojnė fytyrat e tė korruptuarve qė ka zėra se Malaj ka aksese. Ka apo s’ka, pak rėndėsi ka, me letra dhe dokumente themi, pasi njė ndryshim duhet tė ketė domosdo mafia qė njohim ne dhe ajo mafia tė cilėn e njohim si klasė politike, si bosė tė bizneseve apo tė mediave. Ėshtė fjala edhe pėr vrasjet. Ende nuk ka, ose drejtėsia shqiptare nuk ka arritur nė pėrfundimin se kjo apo ajo vrasje ka prapavijė ekonomiko-politike, pra, mafie.

   Por nė Shqipėri ka disa faktorė qė e promovojnė kėtė. E si mund tė lindė? Kemi konstatuar se njė pjesė e atyre qė kanė pėrfaqėsuar, madje edhe pėrfaqėsojnė politikėn shqiptare, vijnė nga njė rrjedhojė gjenetike qė lė shumė pikėpyetje, pėr tė veshur tek ai gjenerimin e njė personaliteti politik, apo tė njė burri shteti. Njė pjesė e tyre ishin aksidental nė politikė, pjesa tjetėr kanė ardhur dhe fatalisht kanė ngjitur shkallėt jo njė nga njė por pesė nga pesė tė pushtetit, krejt aksidentalisht.

   Nuk ėshtė argument pėr t’u hedhur pas krahėve, pėr t’u harruar, fakti se pjesa dėrrmuese e klasės politike, kanė behur nė ekrane, para familjeve tona, nė rrugėt tona tė fatit. E kush? Njerėz me precedentė penal. E thėnė mė troē, ka nga ata qė kanė marrė dhe tė tjerė prej tyre, qė pėrfitojnė dhe shijojnė nga pėrfitimet, nga njerėz qė kanė larė duart me gjak. E, natyrisht, kjo ėshtė nderė dhe ndera shlyhet me nderė, sipas zakonit. Kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe prokurorė e hetues tė tjerė kanė mbyllur dosje krimesh, kanė nxjerrė tė pafajshėm nga burgu, u kanė krijuar privilegje nė biznes disave, ēka na duket se don tė thotė, ēfarė u ka shkrepur, e kanė patur tė tyren. Ata janė njerėzit qė bėjnė ligjet, aty ku gjenden. Se ka edhe raste qė dikush ngul pushkėn dhe bllokon njė pjesė tė qytetit e pastaj e shet tek njė politikan. Pra, pronėn publike. Sapo gazeta jonė tė kontaktojė direkt me Kryeministrin Berisha do tė botojmė pronat qė janė arritur nga hiēi. Kėtu nė Tiranė, por edhe nė veri, ka shumė punė prokuroria, drejtėsia, siē ka normalisht edhe nė jug. Normalisht, miku i ministrit, zėvendėsministrit, deputetit, bėjnė ligjin akoma me pushkė, me kanosje, me mafie. Se, ku kishte burrė nane, sidomos nė qytete ku njerėzit janė tė butė, t’ua shtrembėronte tymi e duhanit, madje as vetė njerėzit e ligjit. Prandaj perėndimorėt janė shumė aktivė sot nė Shqipėri. Njerėz qė erdhėn nga hiēi, qė krijuan shumė ndėrmarrje, qė blenė toka shumėhektarėshe edhe nė mes tė qyteteve, qė kishin e kanė pushtet politik, kanė qenė deri tashti pushkė e mbushur pėr disa, qese e hapur pėr disa, por qė politikėn e trajtojnė si lopė. Si pėr tė mos pėrfunduar kėtu ky turravrap dhe kjo ngrehosje e kėtyre tė paturpėruarish nė fushata e tubime politike, madje edhe nė prezenca false diplomatike, shkojnė tej e mė tej. Hynė vetė nė politikė ose guxuan t’i afrohen shumė afėr ngrehinės sė pushtetit, paēka se vetė Kryeministri i akuzonte “Zemunėt e Ballkanit”. Nė kėto kushte, duke qenė tė frikshėm, tė majmur financiarisht dhe tashmė edhe me imunitet politik, mendonin se do bėheshin tė pathyeshėm, tė blejnė tė tėra mediat. Askush nuk do t’u dilte pėrpara deri sot. Se, kush tė guxonte ose do e vrisnin, ose do gjendeshin forma e mėnyra pėr ta bėrė tė heshtė.

   Nė fakt, “dje” kėshtu lindėn dhe vdiqėn banorėt. Nė kushtet e njė sheti tėrė arna ata nuk kanė nevojė tė shkojnė deri tek eliminimet fizike tė kundėrshtarėve. Mjete tė tjera, mė pak tė kushtueshme, por edhe mė efikase janė gjendur. Fillojnė me gjoba, me konkurrencė tė pandreshme nė biznes, me kėrcėnime tė turlillojshme. Por jo se nuk kanė pėrfunduar edhe nė vrasje. Ne nuk kemi mundur tė artikulojmė kėtė apo atė ekzekutim si vrasje mafioze, me plot kuptimin e fjalės, t’i lėmė mėnjanė llomotitjet e artikulimet pa doganė tė zallamahisė mediatike.

   Kėto kushte dhe stimulimi i situatave pėr favor tė njėrit apo tjetrit kandidat pėr “fitore” nė zgjedhje, bėnė tė ngjizej dhe tė kishim grupe kriminale, banda, kriminelė profesionistė, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por pėr gjithė botėn ku jetojnė shqiptarėt. Normalisht, duke patur krahėt e ngrohtė, do tė mund tė bėje ligjin, do tė mund tė ishe pa konkurentė, do tė mund tė tė shkrepte nė kaptinė diēka dhe ta bėje, se do tė kishte kush pėr tė bėrė gati pafajėsinė tėnde. Tė mos harrojmė, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka patur argumente pėr Kryeprokurorin qė nė ngjizje.

   Tash sė fundi, duket se shumė prej kėtyre gjėrave, pra, katet e epėrme tė kėsaj ngrehine, kanė filluar tė bien. Dallohet qartė se themelet e kėtij tė ashtuquajturi shtet brenda shtetit kanė filluar tė lėkunden, edhe me frymė. Kjo pėrkthehet nė tam-tamet symbylltaz tė njė pjese dhe tė disa eksponentėve tė politikės shqiptare. Shumėkujt nuk i dogji xhani se Kryeprokurorit i ka ardhur dekiku i dorėzimit tė mandatit dhe sė bashku me tė ka ardhur shansi i hapjes sė njė mundėsie pėr shqyrtim dhe vėnien e drejtėsisė nė vend tė 84 dosjeve. Tė paktėn pėr kaq e ka akuzuar botėrisht mazhoranca e kėtij mandati. Pas atyre dosjeve dhe njė tė binduri, ata kanė ndėrtuar njė hierarki tė krimit politik dhe ekonomik, duke katandisur vendin nė njė gangrenė pamundėsish dhe fatalitetesh, heshtjeje dhe frike.

   Se do ta ketė tė vėshtirė Kryeministri Berisha, nė kėtė mandat, tė hedhė themelet dhe tė ngrejė institucionin e tė drejtės dhe detyrimeve para shtetit ligjor e drejtėsisė, kjo nuk do shumė mend. Se ka hasur nė pengesa para tė cilave taktikisht ėshtė tėrhequr, s’ka asnjė dyshim. Por nė politikė jemi dhe dėshirojmė tė luajmė si lojtarė aktivė tė saj. Por ama, nuk ka as mė tė voglin dyshim se pėr kaq pak kohė Kryeministri dhe Qeveria kanė sistemuar shumė gjėra, do tė vijojnė tė ndreqin edhe ndonjė “gabim”, madje edhe duke bėrė kompromise me pamundėsitė, sa herė tė jetė e nevojshme. Kjo, pasi perėndimi do me ēdo kusht ta shohė Shqipėrinė tė ecė, kjo pasi bosėt e krimit kanė ngėrthyer thellė rrėnjėt e tyre, e t’ua shkulėsh duhet ca punė, sė paku vendosmėri e guxim.

Albert Vataj

 

Sulmohet Pushteti Vendor. Ėshtė luftė!

Organizimi administrativ i Shqipėrisė ėshtė i tillė qė lejon dy nivele qeverisjeje: vendor dhe kombėtar. Qė tė dy janė “zgjedhur” nga populli dhe janė ngarkuar pėr tė drejtuar ēėshtjet vendore the kombėtare nė mėnyrė tė pavarur nga njėri-tjetri. Pėr tė siguruar njė pavarėsi tė tillė, Shqipėria ėshtė organizuar nė fshatra, komuna, qytete, rrethe dhe prefektura. Fshati ka njė kryetar, ose kryeplak dhe kshillin e pleqve. Disa fshatra bashkė formojnė komunėn dhe zgjedhin kryetarin e saj si ekzekutiv dhe kėshillin e komunės si degė legjislative. Qytetet zgjedhin kryetarin e bashkisė si ekzekutiv dhe kėshillin bashkiak si legjislativ, pėrveē gjykatave tė tyre. Rrethet pėrbėhen nga njė qytet dhe komunat qė e rrethojnė. Kėta zgjedhin kryetarin dhe kėshillin e rrethit. Disa rrethe bashkė formojnė prefekturėn dhe prefekti caktohet nga Kryeministri. Pastaj kemi qeverisjen kombėtare, e cila ka pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Kėta tri degė duhet tė veprojnė nė pavarėsi nga njėri-tjetri dhe teorikisht kėshtu veprojnė. Sovraniteti i pushtetit vendor duhet tė respektohet nga pushteti qendror. Kushtetuta ėshtė e qartė nė kėtė ēėshtje, ku parashikohet qė komunat, qytetet dhe rrethet tė kenė pushtetin e tyre tė zgjedhur nga populli dhe qė duhet tė kryejnė punėt e tyre vendore pa ndonjė ndėrhyrje nga pushteti qendror. Por pushtetet vendore ankohen dhe shqetėsohen gjithnjė e mė shumė. Ata pretendojnė se pushteti qendror po uzurpon autoritetin e tyre, qoftė kjo me forcė, kėrcėnime, detyrim apo imponim tė drejtpėrdrejtė. Njė numėr komunash, rrethesh dhe qytetesh, si Velipoja, Dajēi, Melgusha, Shkreli, Kastrati, Kelmendi, Shkodra, Lezha, Thumana, Mamurrasi etj., ankohen se pushteti qendror po pėrdor SHIK-un pėr tė ndaluar, marrė nė pyetje, hetuar dhe kėrcėnuar drejtuesit e kėtyre pėr t’i nėnshtruar. “Ne nuk na lejohet mė tė bėjmė punėn tonė si pėrfaqėsues tė zgjedhur tė qeverisjes vendore, pa miratimin e qeverisjes qendrore. Ky ėshtė njė uzurpim i plotė dhe krejtėsisht nė shkelje tė Kushtetutės. Po a duan t’ia dinė ata pėr Kushtetutėn? Jo, nuk duan t’ia dinė. Kushtetuta, pėr ta, nuk do tė thotė asgjė”, thotė kryetari i rrethit, i cili dėshiron tė mbetet anonim.

   “Pushteti qendror ėshtė jashtė kontrollit. Shihni ēfarė bėnė me Ngjelėn, Bzhetėn, Sollakun, Pllumbin dhe tė tjerėt qė nuk pajtohen me qeverinė. Berisha i shkatėrroi ata. Ai thirri Gardėn e Republikės dhe kėrcėnoi kundėrshtarėt e tij. Ai po heton Malajn dhe pushoi Spartak Ngjelėn dhe e pėrjashtoi nga PD-ja. Ai u pėrpoq tė hiqte qafe edhe Jozefina Topallin, ashtu siē bėri me Pjetėr Arbnorin dhe demokratė tė tjerė qė kėrkuan reformim brenda partisė. Ai po pėrpiqet tė shtypė ēdo kundėrshtar pėrpara zgjedhjeve tė 2006-s”, thotė Kol Aliaj, Kryetar i Komunės sė Kelmendit, i cili mbėshteste Berishėn deri kur u kthye kundėr PD-sė, nė mbėshtetje tė Paulin Sterkajt, njė Deputet Socialist nga Dedaj. “Anėtarėt e Kėshillit tim janė marrė nė pyetje dhe hetuar nga agjentėt e SHIK-ut, tė cilėt u bėnė presion atyre pėr tė spiunuar drejtuesit e tyre. Kjo nga tremb tė gjithėve”, thotė zėdhėnėsja e Komunės Bushat. “Ne po humbasim sovranitetin tonė kushtetues”, vazhdon ajo.

   Ne folėm me disa hetues nga komuna dhe rrethe tė ndryshme dhe ata pohuan sa mė poshtė: T.L., njė hetues i fshehtė, i cili druhej tė jepte emrin e tij, na tha se ishte thirrur nga SHIK-u nė disa raste dhe ishte marrė nė pyetje nga ata pėr punėn e tij hetuese pėr komunėn e tij. Ai tha se e kishin keqtrajtuar dhe kėrcėnuar jetėn e tij, nėse nuk bashkėpunonte me ta. Ai pranoi se ishte trembur nga agjentėt e SHIK-ut dhe pushteti i pakufi qė kanė. Njė tjetėr, Violeta K., njė hetuese, pohoi se ishte marrė nė pyetje nga SHIK-u dhe ishte keqtrajtuar nga ata kur nuk kishte pranuar tė bashkėpunonte me ta qė tė jepte tė dhėna pėr informacione tė fshehta qė kishte mbledhur si hetuese. Njė tjetėr hetues nė njė komunė, N.V., pohon se ėshtė rrahur dhe torturuar kur nuk ka pranuar tė bashkėpunojė me agjentėt e SHIK-ut, pėr tė spiunuar drejtuesit e tij. Jo shumė kohė mė parė, Mimoza Tartari, njė avokate ēėshtjesh civile, kishte bėrė tė njėjtat pohime pėr grupin e saj tė punės, nė veēanti pėr hetuesin e saj privat, i cili ishte ndaluar e marrė nė pyetje dhe keqtrajtuar nga SHIK-u, tė cilėt e arrestuan mė vonė nė zyrat e saj nė Tiranė.

   I.K., njė avokat qė pėrfaqėson njė nga komunat qė kishte njė punonjės tė arrestuar dhe torturuar nga SHIK-u pėr shkak tė veprimtarisė sė tij politike pėr njė kandidat vendor, thotė se zyra e tij kishte marrė shumė ankesa dhe se ai po krijonte njė dosje pėr procedim gjyqėsor pėr tė drejtat civile ndaj tyre. Por pastaj ai pranoi se edhe ata, avokatėt, kishin frikė nga SHIK-u qė me rastin e Tartarit nė Tiranė. Ai mendonte se sovraniteti i pushtetit vendor duhej respektuar duke qenė se ishte zgjedhur nga populli. Avokati i Popullit nė Tiranė, pohoi se ankesat e nėpunėsve vendorė dhe zyrtarėve ndaj abuzimit me pushtetin nga qeverisja qendrore janė shtuar qė kur Berisha ėshtė kthyer nė pushtet.

   “Ajo qė mė ēudit mė shumė”, thotė Kimete Kastrati, njė kėshilltare politike, “ėshtė fakti se bota nuk i merr parasysh plotėsisht abuzimet qeveritare nė Shqipėri. Ata e dinė se ēfarė po ndodh dhe thjesht nuk e marrin parasysh. Amnesty International, Zyra pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, Komiteti i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut, madje edhe Bashkimi Europian, sjellin raporte pėr Shqipėrinė qė janė qesharakė. I bėjnė tė duken sikur njerėzit nga e gjithė bota duhet tė vijnė e tė jetojnė kėtu sikur ne tė ishim djepi i lirisė dhe kampion nė tė drejtat e njeriut. Kur nė fakt ėshtė e vėrtetė e kundėrta. Ne nuk kemi as liri, as respektim tė tė drejtave tė njeriut”, thotė ajo.

   “Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė (SHPP) ėshtė ajo qė ėshtė goditur mė fort” thotė drejtuesi i Degės sė Lezhės. “Anėtarėt, aktivistėt, kėshilltarėt, koordinatorėt tanė etj., po ikin nga Shqipėria tė shumtė, sepse SHIK-u po e bėn jetėn e tyre tė padurueshme nė Shqipėri. E gjithė kjo ėshtė e planifikuar mirė dhe ndėrtuar nė Tiranė pėr tė dobėsuar kundėrshtarėt politikė. Ata nuk duan njė forcė tė tretė politike nė Shqipėri, si SHPP etj.”, thotė ajo. “Ja pėrse e bėjnė kėtė. Ėshtė plotėsisht politike. Ata e dinė se ēfarė po bėjnė”, thotė ajo.

   “Qeveria nuk e pranon se numri i SHIK-asve ėshtė pakėsuar vitet e fundit. Mund tė jetė e vėrtetė. Por nuk ka rėndėsi sa agjentė ke, por sa pushtet u jep atyre. Dhe ata kanė shumė pushtet”, thotė Kristina Ndeu, profesoreshė e shkencave politike nė Universitetin e Tiranės. “Nėse sovraniteti i qeverisjes vendore usurpohet nga qeverisja qendrore, ne do tė bėhemi sėrish njė shtet totalitar”, thotė ajo.

   “Qeveria e Tiranės i minimizon kėto pohime, por nuk i mohon asnjėherė. Njė zėdhėnėse e qeverisė qendrore tha se qeverisja vendore ėshtė e paaftė dhe ne po i nxisim ata tė rrisin efektshmėrinė. Kjo ėshtė gjithė ajo qė po bėjmė. Nuk e kuptojmė se pėrse po i bėjnė gjithė kėto pohime”, thotė ajo.

   Sidoqoftė, njė gjė ėshtė e qartė, kjo ėshtė njė betejė midis vendorėve, tė cilėt po luftojnė pėr pavarėsinė e tyre dhe qendrorėve, qė duan t’ua heqin pavarėsinė vendorėve. Dhe nėse do tė hidhnim short, do ta hidhnim pėr qendrorėt, pasi ata kanė mjaft pėrvojė nė uzurpimin e vendorėve, qoftė me frikė, forcė, shtrėngime apo thjesht duke thėnė se tani janė ata nė pushtet.

Stafi i gazetės

 

Fushėbetejė forcash

84 dosje krimesh akuzohet botėrisht nga Kryeministri Berisha se ka mbyllur Kryeprokurori Sollaku. Patericat e socialkomunistėve thuajse nė tė gjitha hallkat e shtetit jo vetėm qė po pengojnė drejtėsinė shqiptare nė zbardhjen e krimeve nga mė tė errėtit e tė pashoqėt, por kanė krijuar edhe njė fushėbetejė tė nxehtė forcash. Njerėzit e thjeshtė, votuesit shqiptarė, janė viktimat nė kėtė fushėbetejė, ku qeveria ka guximin tė sjellė drejtėsi, opozita bėrtet se po shkelen normat kushtetuese. Gjithsesi, pasiguria pėr jetėn e shqiptarėve ėshtė evidente. Shumė vrasje, shumė grabitje, shumė dhunime, rrėzime kryqesh tė besimit katolik e kanė bėrė Shqipėrinė tė fokusohet nė vėmendjen e gjithė botės si vend anarshie. Njė ndėr ata shtetas qė jetėn e ka tė kėrcėnuar ėshtė edhe Ajet Sejdi Selimaj, i cili ėshtė qėlluar ditėt e fundit nga persona tė paidentifikuar. Sipas kryesisė sė Shoqatės Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, dėshminė e sė cilės gazeta e ka nė dosje, Ajet Selimaj ėshtė nė shėnjestėr tė eliminimit fizik nga segmente politike tė lidhura me krimin, pra me ato segmente qė Kryeministri Berisha po pėrpiqet t’i frenojė. I rrjedhur nga njė familje me taban antikomunist, qė ka provuar persekutim ēnjerėzor gjatė diktaturės sė Enver Hoxhės, Ajet Selimaj, anėtar i shoqatės sė lartpėrmendur, ka marrė pjesė aktive nė demonstratat politike antikomuniste mė 14 janar 1990, 16 qershor 1990, 13 dhjetor 1990, 2 prill 1991, ku mė 1990, nė fillim tė proceseve demokratike ka qenė iniciator i hapjes sė besimit fetar, besim i cili u lejua pas shumė pėrpjekjeve tė masave tė gjera tė popullit. Edhe mė 14 shtator 1998, nė protestėn e madhe kur u varros lideri i demokracisė Azem Hajdari, i pushkatuar nė qendėr tė Tiranės, Selimaj u keqtrajtua fizikisht nga segmente tė ish-sigurimit tė shtetit. Kjo dhunė e ditėve tė fundit, duket se ka prapavijė tė hershme. Ajet Selimaj njihet si njė ndėr organizatorėt e mitingjeve tė organizuara nga forcat e djathta nė Shkodėr kundėr manipulimit tė referendumit tė kushtetutės mė 1993, zgjedhjeve lokale tė vitit 2000, zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001, zgjedhjeve lokale tė vitit 2003. Edhe familja e tij ka qenė e kėrcėnuar disa herė, vazhdon protesta e Shoqatės Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Ja, pra, Shqipėria ka shumė rrugė pėr tė bėrė. Ka probleme mė sė pari me sigurinė qytetare tė munguar, ka probleme pėr vendosjen e shtetit ligjor, ka probleme me mafien, me korrupsionin etj.

Vasel Gilaj

 

Sali Berisha, ky fenomen qė s’ka veshur kurrė kostum turpi

Askush nuk mund tė dyshojė nė faktin se, Sali Berisha nuk pėrbėn tashmė njė fenomen politik. Askush nuk mund tė pretentojė se me largimin e Berishės nga politika shqiptare, do tė marrė fund autoritarizmi politik, apo e drejta e njė personaliteti politik pėr tė dėshmuar se jam kėtu pėr tė shfletuar njė faqe tė Historisė sė Shqipėrisė, e jo pėr tė bėrė hoka me jetėn dhe fatet e njė kombi, siē bėri Fatos Nano. Berisha tashmė nuk ėshtė vetėm kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare, Kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė, ai ėshtė njė fenomen politik, njė rast i pazėvendėsueshėm, njė eveniment pa tė cilin nuk do tė kishte kuptim demokracia shqiptare. Kur themi i pazėvendėsueshėm, kemi parasysh faktin se politika shqiptare ėshtė nė tė sotmen e saj, qė prodhon tė pazėvendėsueshėm, dhe si e tillė ajo do ta vuajė edhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė kėtė sindromė. Nėse aludoj me “do ta vuaj”, ndoshta duhet tė josh atė armato kritizerėsh dhe pasionantėsh politikė. Berisha fondamentalisht nė vetvete nuk pėrbėn tė qenit njė fenomen negativ. Kjo as se duhet tė ushqehet si ideologji apo patos, sado me patologji tė jetė ajo pjesė qė duhet tė marrė pėrsipėr t’u tregojė tė tjerėve atė qė ka parė dhe qė ka mundur tė kuptojė nė kohėn kur bashkėjetoi me kėtė fenomen. Nuk ėshtė, as nuk ka asnjė mundėsi qė ai tė jetė e keqja e vetme dhe mė e madhja e politikės shqiptare, gjė e cila trumbetohet me kaq forcė, sa tė jep pėrshtypjen se ai ėshtė Antikrishti i Shqipėrisė. As mė anti-Berishisti nuk do tė mund tė gjente argumente pėr tė pohuar botėrisht kėtė. Fajet e njė shoqėrie tė hapur nuk janė rroba tė cilat i vijnė tė gjithėve pėr shtat. Nėse pranuam njė sistem demokratik, njė tė drejtė tė fjalės, kjo nuk do tė thotė se tė gjithė kanė tė drejtė, pėr mė pak akoma, se tė gjithė dhe nė gjithēka kanė thėnė tė vėrtetėn e madhe, pėr kėtė apo ata persona. E drejta pėr t’u shprehur ėshtė e drejtė bruto e produktit shoqėror, dhe kurrsesi ajo s’duhet dhe s’mund tė jetė njė filozofi.

   Megjithė pėrpjekjet pėr tė errėsuar figurėn dhe personalitetin e Berishės, ata pa dashje lartėsojnė dhe i vendosin atij njė brerore hyjnizimi. Ky ėshtė njeriu. Shtegu i ardhjes sė Berishės nė politikėn shqiptare ka qenė i ngushtė dhe njė terren shumė tė thyer. Kjo nuk e ka penguar atė tė bėhet njė mit nė politikėn shqiptare. Sikurse nuk ka ndrydhur tek ai vullnetet tė jetė njeriu qė tė dėshmojė dhe mbrojė fatet e shqiptarėve. Ai nė vetvete fsheh energji ripėrtėritjeje tė paparashikueshme. Atėherė kur tė mendosh se ai ėshtė nė gjunjė, papritur e sheh teksa lartėsohet duke u ngritur si njė Ante. Kėtė e dėshmojnė ngjitje-zbritjet dhe fatalitetet e tė sotmes shqiptare. Parė mė nė fondament kėtė personazh mit tė politikės shqiptare, konstatojmė se atij i ngjiten pa tė drejtė mėkatet gjenetike tė shoqėrisė shqiptare, kėsaj shoqėrie tė shpėrbėrė deri nė vogėlsi nga njė sistem totalitar i sapoēmontuar. Patologjia populiste pėr tė drejtuar gishtin gjithnjė, ėshtė njė fenomen tashmė prezent. Askush nuk merr guximin, qė pėr njė faj tė shohė fillimisht tek vetja, brenda dhe pėrreth tij, tė trajtojė filozofinė e tė qenit ai epiqendra e botės. Pėr gjithēka dhe nė ēdo gjė domosdoshmėrisht duhet tė kemi njė Berishpė pėr t’ia deleguar tė drejtėn e fajit. Nėse ai akuzohet pėr shkatėrrimin e shtetit nė vitin ogurzi 1997, nėse ai akuzohet pėr hapjen e depove tė armėve dhe militarizimin e popullsisė, nėse ai akuzohet pėr ngritjen nė sistem tė korrupsionit si krim ekonomik, nėse ai akuzohet pėr autoritarizėm ekstrem nė politikė, faji nuk vijon tė jetė i tij, pėr sa kohė qė ai mundi tė ringrihej nė hierarkitė e pushtetit, me vullnetin e popullit. Secili mund tė pyesė veten se sa pėrgjegjėsi kam pėr humbjet nė firmat piramidale, pėr bastisjet masive tė magazinave tė ushqimeve dhe depove tė armėve, pėr vrasjet pėr engletisje apo ndreqje tė kusureve tė vjetra. Secili mund t’i bėjė pyetje vetes, se kush ka qenė roli im nė ato ditė tė ēmendurisė kolektive dhe pėr tė cilėn vijėn tė akuzohet Berisha si promotori kryesor. Krijimi i institucionit tė vetėdijes personale do tė qartėsonte shumė situata tė mjegullta, shumė prej tė cilave mbeten tė tilla pėr interesa tė caktuara politike, natyrisht tė kundėrshtarėve tė Berishės dhe tė armiqve tė qytetarisė dhe ecjes pėrpara tė Shqipėrisė. Nuk na duket asgjė mė banale se sa bėrja politikė duke u fshehur pas Berishės si faj ose duke treguar se sa artikulimi deri nė neveri i njė emri dhe pretendimi se do t’ua hedhėsh atyre qė po tė dėgjojnė dhe atyre qė presin nga ti, se do tė mund tė ngrihesh. Deri mė sot politikanėt shqiptarė tė krahut tė majtė, nuk kanė gjetur shteg tjetėr tė prezantimit tė alternativave tė tyre politike, pėrveēse duke u treguar tė tjerėve se jam kundra Berishės dhe se, ai kėshtu e, ai ashtu. Kjo tregon qartė njė mjerim idesh dhe alternativash, njė panik tė paaftėsh, tė cilėve, pasi hetojnė se toka po u rrėshqet pėr nėn kėmbė, nuk hezitojnė tė kapen pas tė vetmes gjė, “tė keqes Berisha”. Natyra njerėzore provohet shkencėrisht se ėshtė mbartėse e shumė problemeve, nė ciklin e ndėrtimit tė personalitetit. Kjo filozofi na mban tė gjithėve tė mbėrthyer nė pamundėsinė pėr tė qenė tė pėrsosur, megjithė dėshirėn dhe pėrpjekjet tona tė vazhdueshme pėr tė ndėrtuar nė vetevete tė pėrsosurėn. Pėrjashtim nuk mund tė bėjė dhe rasti ynė, konkretisht qytetari Sali Berisha, burri i shtetit Sali Berisha, njerėzori Sali Berisha. Ai mbart gabimet e tij, ndoshta tė trashėguara, tė adaptura nga rrethanat dhe domosdoshmėritė apo tė veshura jo si gabime. Ideja pėr tė treguar drejt tij “tė keqen mė tė madhe” ėshtė tashmė njė patologji gjithėpolitike. Sot askush nuk nguron qė tė vetmen adresė tė pėrgjegjėsisė t’ia delegojė Berishės dhe vetėm atij. Aq pasionant ėshtė ky sindrom sa tė krijon pėrshtypjen se nė kėtė vend nuk ka njeri tjetėr qė gjallon veē atij. Ky trajtim tė lė tė kuptosh se ajo qė ėshtė mė shumė se ēdo gjė e kėrcėnuar, ėshtė vetėdija politike. Nuk ka asnjė dyshim pėr kėtė. Kur kjo pėrbėn patologjinė qė ka ngėrthyer sferat mė tė larta tė politikėbėrjes nė Shqipėri, e ē’do tė mbetet pėr tė gjykuar mbi shkallėn e vetėdijes sė votuesve, tė cilėt janė gjithashtu dhe nė kurthin e tė qenit turmė? Shpesh herė kam dyshuar nė tė qenit pjesė personale e gjykimit tė gjėrave dhe jam gjendur i ngėrthyer nė pėrfundimet paragjykuese tė kėtij personazhi kompleks tė politikės shqiptare. Ardhja, vijimi dhe vazhdimi i tij nė kreun e tė djathtės shqiptare, krahasuar me rrethanat dhe terrenat ku zhvillohej beteja politike, tė hullitė nė disa shtigje, prej tė cilave ėshtė e vėshtirė tė dalėsh. Tamam-tamam, i ngjan njė labirinthi. Por e pėrgjithshmja dyshon pėr njė qėndresė tė pakrahasueshme tė tij nė rolin e lidershipit tė politikės sė djathtė shqiptare. E thėnė me fjalė tė tjera, e djathta nuk e di se si do tė kishte kuptim pa praninė e tij, jo fizikisht si Berishė se sa psikologjikisht. Sado qė opinionistė tė ndryshėm e paraqesin figurėn e tij si tejet tė konsumuar, ai nuk dėshmon tregues qė e vėrtetojnė njė gjė tė tillė. Nga kjo nxjerrim njė rezultante, se shumė prej kėtyre konstatimeve janė pasionante ose me ngarkesė patologjike, gjė e cila rėndom ndodh nė natyrėn njerėzore, si filozofi e prirjes drejt tė kundėrtave. Pėrfundimisht Sali Berisha pėrbėn tashmė njė fenomen nė politikėn shqiptare, me tė mirat dhe tė kėqijat e tij, me pikat e forta dhe delikate, me sfidat dhe gabimet, ai mbetet ai dhe kurrė nuk do tė ketė njė person, i cili tė marrė pėrsipėr tė dėshmojė me kėtė forcė mundėsinė e pranisė sė tij tek njė i dytė. Asnjėherė nuk do tė pretendojmė se do tė kemi nė klasėn politike shqiptare njė klimė tė pranimit tė njė personaliteti, fenomeni apo filozofie politike. E drejta shqiptare pėr tė qenė tė gjithė nė njėfarė mėnyre bajraktarė, tė parėt kudo dhe mė tė rėndėsishmit gjithnjė, do tė na zhvendosė vijimisht nga mundėsia pėr t’i parė gjėrat me syrin e sė vėrtetės.

   Nėse patologjitė anti-Berishė duhet tė mos shihen si njė sėmundje e klasės politike shqiptare, atėherė domosdoshmėrisht duhet tė shihen si njė mashtrim i pėrbėrėsve tė kėsaj politike pėr elektoratin gjithnjė duke shfrytėzuar atė patologji mospajtimi nė ēfarėdo gjė tjetėr qė ėshtė jashtė tyre.

Sokol Pepushaj

 

Ish Konsulli italian, Armao, vjen ne shqip dhe hyn me dinjitet nė fondin e artė tė kulturės shqiptare

Lexuesit shkodran e atij shqiptar ne pergjithesi i vjen ne perdorim libri i ish konsullit te Mbreterise se Italise ne Shkoder ne vitet 30’ Ermanno Armao i perkthyer ne shqip:

“Vende, kisha, male, lumenj e perrenj, liqene e keneta, shtigje e vana, gjire, gryka lumenjsh, kepe, shkembinj te nenujshem, popuj, treva e krahina.”

Hulumtimet e z. Armao jane mbeshtetur ne nje literature te pasur e te koheve te ndryshme qe nga mesjeta e deri ne cerekun e pare te shekullit 20 dhe permban 76 burime,si,libra te autoreve te ndryshem,enciklopedi,relacione si dhe 8 harta te konsultuara.

Per shume studiues po ashtu edhe per mua Z.Armao eshte i njohur per shkrimet e tij ne “Hylli i Drites”, qe permbajne pjese nga ato qe paraqiten ne librin e sapo dale nga botimi.

Lexuesit i prezantohet nje histori e shkurter e hartografise Shqiptare deri ne Shek. e 17, vijojne komentet e z.Armao ne lidhje me Hartat e Shqiperise te Vincenzo.

P.Coronelli dhe Harta Kursi i lumenjve Drin e Bune e Harta e Shqiperise te Cantellit te shkalleve te ndryshme.

Sic konstatohet ne permbajtjen e librit, konsulli Armao duket se i jep shume rendesi hartave, mbeshtetet shume ne to, si mjet i pare jo vetem per orientimin ne terren por edhe i puneve studimore-kerkimore ne zyre e auditor.

Nje vend te rendesishem i kushtohet toponimeve te hartes Coroneliane, qe zene krejt kapitullin e katert me 270 zera, ku perfshihet i gjithe rajoni nga qytetet Tivar e Podgorice ne perendim e deri ne Valbone e bregun e majte te Drinit te Zi ne lindje. Natyrisht perzgjedhja e toponimeve eshte bere sipas ekspeditave e njohjes se autorit, te cilit i mbeshtetet z. Armao. Toponimet e pershkruara ndahen ne 9 grupe: a)vende, b)kisha, c) male, d) lumenj e perrenj, e)liqene e keneta, f)shtigje e vana, g)gjire, gryka lumenjsh, kepe, shkembinj te nenujshem, h)popuj, i)treva e krahina.

Ne cdo grup toponimet jane te renditur sipas alfabetit, ashtu sic paraqiten edhe ne harte. Cdo ze, qe paraqet nje vend identifikohet nepermjet te dhenave te shkurtera gjeografike e historike dhe shoqerohet me nje bibliografi te hollesishme. Te bie ne sy se autori ne cdo vend krahas referimeve nga Coronelli, ka nderhyrjet e veta nga hulumtimet e njohja qe u ka bere vete ne terren, objekteve te ndryshme.

Libri shoqerohet me shpjegime te shumta per perdorimin lehtesisht nga lexuesit, meqenese pjesa me e madhe e tij i referohet studimeve te shtrira ne kohe gati 2 shekuj e gjysem.

Toponimia eshte ndertuar me metodologjine e duhur shkencore, duke e prezantuar objektin se pari me vendodhjen e tij dhe pastaj nje analize e shkurter, qe e ben lexuesin te orientohet menjehere.

Ky liber, i perkthyer ne shqip nga Akil Spathari, eshte i mirepritur per studiues te fushave te ndryshme e ne rradhe te pare per ne te fushes se gjeografise, per nxenes e studente por edhe lexues te tjere qe duan te dine me shume per treven e veriut.

Nje vlere tjeter e librit eshte se ai na meson se si duhet te duam vendlindjen, kur edhe te huaj si konsulli Armao kane shkruar me pasion e impresione te vecanta per vendin tone.

Ne te njejten kohe ai perben nje sfide e nxitje per te hulumtuar me studime plotesuese e me te hollesishme per kete rajon shume interesant, qe ka terhequr qe ne lashtesi e ne vazhdim vemendjen e studiuesve te huaj.

Natyrisht shkrime jane bere per rajonin e Veriut, por mbetet detyre e perhershme per te gjithe sipas fushave per te pasqyruar vlerat gjeografiko-historike, kulturore dhe mundesite e zhvillimit ekonomik e turistik te ketij rajoni, i cili sot eshte nje nga rajonet me pak te zhvilluara ne Shqiperi.

Meritojnė falėnderim dhe respekt te gjithe ata qe kontribuan ne pergatitjen per botim te librit qe kemi ne dore. Ne rradhe te pare z. Roberto Orlando, konsull i Italise ne Shkoder, qė nė vazhdimėsi i ka hapur hapėsira kulturės.

Se fundi, dua te nenvizoj pėrmes gazetės “Shqipėria Etnike”, pėr tėrė shqipfolėsit e italishtfolėsit nė botė, se libri i z.Ermanno Armao (konsull i mbreterise se Italise ne Shkoder 1928-1932 do te zere vend te merituar ne fondin e arte te Gjeografise historike.

Faleminderit!

Mahir Hoti, Rektor i Universitetit “L.Gurakuqi”, Shkodėr

 

“Ku digjen libra, digjen edhe njerėz”

Heinrich Heine 13.12.1797-17.02.1856

(Me rastin e 150-vjetorit tė vdekjes)

Nė kjoftė se pushtetasit kanė kaq frikė prej poetėve, saqė arrijnė deri aty sa me jau zhdukė emnin, atėherė literatura e meriton tė drejtėn utopike tė ndryshimit tė realitetit me anė tė andrrės. Heinrich Heine i parashikoi nė poezitė dhe fejtonet e tij ndryshimet shoqėrore. “Aty ku digjen libra, kanė me arritė qė nė fund me djegė edhe njeriun”, parashikon poeti me gjeninė e tij tė ardhmen me barbaritė fashiste dhe komuniste. Megjithatė, poeti vetė e ka frikė revolucionin, ma mirė me thanė ndryshimin me dhunė. Ndėrsa tė tjerėt hidhen nė barrikada nėpėr piacat e Europės, ai tėrhiqet pėr me u mbyllė si ėndėrrues me mbretninė e poezisė.

   Para 150 vjetėsh vdiq nji nga gjermanėt mė tė mėdhej tė shekullit XIX nė emigracionin parisian. Herry Heine, emni i lindjes, u lind mė 13 dhetor 1797 dhe vdiq mė 17 shkurt 1856. Tre ditė ma vonė u varros nė Vorrezėn Montmartre, ku sipas dėshirės sė tij, 27 vjet ma vonė, nė tė njajtin vorr gjeti pushimin e mbramė edhe Matilda, dashunia e tij e madhe, e fundit. Heine u njoh me shitėsen e kėpucėve, parisianen Eugene Crescentia Mirat, qė ai e thėrriste me dashuni Matilde, nė vitin 1834 dhe u martua nė vitin 1841. Ajo qė ai ma shumė se gjithēka deshti te Matilda, ishte mungesa e plotė e njohjes sė gjermanishtes prej saj dhe megjithė vitet e martesės ajo nuk ja mbėrriti tė kuptonte as gjuhen gjermane e sidomos nuk mbėrriti tė kuptonte me tė vėrtetė se me cilin poet tė madh ishte martuar.

   Christian Johannes Heinrich Heine lindi nė njė familje hebrejsh dhe ma vonė nė rini u konvertue nė Kristianizėm (Protestant) tuj marrė emnin Christian Johannes Heinrich. Nji nga arsyet e kėtij konvertimi ėshtė, sipas Heines, “Entreebillet zur europäischen Kultur”, (bileta e hyrjes nė kulturėn europiane). Porse krishtėrimi asht ma shumė pėr poetin. Pėr kėtė ai shkruan:

   “Krishtėrimi ka meritėn e jashtėzakonshme nė zbutjen e kėnaqėsisė brutale tė gjermanėve pėr luftė. Megjithate ai nuk ka mujtė me e shue krejt kėtė kėnaqėsi betejash. E nė kjoftė se nji ditė, Kryqi, ky talisman i zbutjes sė gjermanėve ka me u thye, atėherė kena me pa se si ka me u zgjue egėrsia e luftėtarėve tė vjetėr. Revolucioni francez ka me u dukė si njė idil pėrpara shpėrthimit gjerman”.

   Megjithė universalitetin dhe shpirtin gjenial tė poetit, ka pasė ndonji rast ku poezitė e tija, (pa dashtė me i justifiku me rrethanat kur janė shkrue), e kanė humbė madhėshtinė dhe humanizmin qė normalisht duhet me e shoqnue ate. Bjen fjala poezia e maposhtme qė trajton temen e tė huajve nė Europė:

 

Turqit, Indianėt dhe Hotentotėt

Mė janė simpatikė o miqtė e mi,

Nėse ato jetojnė, qeshin e gėzohen

Larg prej nesh atje n’Turqi

 

Porse nėse vijnė tek ne n’Europė

Si karavanė pas njeni-tjetrit

E zanė vend si veshka n’dhjamė

Kėtu mbaron sympatia e njerit.

Heinrich Heine 1840

 

Nga poezitė e tij tė famshme, po japim dy nė shqip:

 

Nė vend tė huaj

Dikur kam pas nji atdhe tė bukur.

Pema e ahut

Shkote deri nė qiell, dhe vjollcat pėrkuleshin lehtė.

Ishte gjithēka si nji andėrr.

Mė puthnin nė gjermanisht, mė flisnin gjermanisht

(asht e pabesueshme se si tingėllonte) fjala: “Tė dua!”

Ishte gjithēka si nji andėrr.

 

Nana ime!

Nė marrėzi tė plotė ika e tė lashė

E desha me i ra botės deri nė fund

Me pa kėrkova nėse jeton dashunia

E me u shkri nė krahėt e pafund.

 

Dashuninė e kėrkova nė ēdo rrugė

Lypsi isha qė gjurmonte pak dashuni

Pra ēdo dere shtriva krahėt e thamė

E mora vetėm tallje tė akullt e mni.

 

Gjithmonė gabova nė dashuni, gjithnji

Dashuni, megjithse kurrė nuk e ndesha

Dhe nė fund u ktheva, i kėputun nė shpi.

 

Ja ku mė dole ti pėrballė

Dhe, ah! Ajo qė po lahej nė sytė e tu

Ishte e ambla, e aq shumė e kėrkuemja dashuni.

Gjergj Kola, Vjenė

 

Reportazh nga Puka

Migjen, faleminderit: Pas 70 vitesh pėrsėri “mes nesh”

Me tė zbardhur dita e 6 marsit 2006, nė orėt e para tė mėngjesit, nėn puhinė e njė shiu tė hollė e tė akullt, sė bashku me Drejtorin Rajonal tė Arsimit, z.Loro Mandi dhe pėrgjegjėsin e Sektorit tė Inspektimit pranė Qarkut Shkodėr, z.Arben Dani, ngjitemi nė drejtim tė Pukės, e thėnė ndryshe nga kuota 30 drejt lartėsisė mbi 700 m mbi kėtė nivel. Shoferi i Drejtorisė Rajonale tė Arsimit, Tishi, siē i thėrrasim tė gjithė, ėshtė koshient pėr pėrgjegjėsinė e kėsaj ngjitjeje. Ditė mė parė ai pėr arsye pune ka qenė nė kėtė zonė qė kėtė dimėr pėrjetoi temperatura deri nė minus 30 gradė. Njė ditė mė parė mediat njoftuan pėr bllokim tė rrugės Fushė-Arrėz - Qafė Mali. Megjithatė le tė shpresojmė tė na ecė mbarė, thotė me humorin e njė shkodrani plot gjallėri Tishi. Dėshira e tė gjithėve, dėshira pėr t’u “takuar” me Migjenin pas 70 vitesh, kur filloi tė punojė si mėsues nė kėtė trevė ėshtė disi intriguese. Qė nė ftesat e dėrguara me kėtė rast nga bashkėpunimi i Z.Arsimore, Bashkisė sė Qytetit dhe shkollės 9-vjeēare tė qytetit qė mban emrin e poetit tė madh ka njė akustikė serioziteti. Veprimtaria e planifikuar ka njė emėr krejt tė ri, brilant, intrigues, njė emėr qė vjen si risi nė pėrvojat tona pedagogjike. Quhet Dita e Komunitetit. Duket takimi me Migjenin do tė jetė fare interesant me kodin e vet tė zbėrthimit dhe realizimit sa pedagogjik, sa poetik, sa human, sa shkencor. Gjithsesi, njė pėrballje e kėndshme nė zhvillimin e pėrgjegjėsive menaxhuese nga vetė organizatorėt. Ne udhėtojmė dhe natyrisht fantazia e secilit merr krahė. Drejtori Rajonal i Arsimit, pas 3 muaj nė detyrė, e ka vėnė nė axhendėn e vet tė punės njė kontakt tė tillė pune, njė kontakt aspak rutinė me arsimin atje, por njė kontakt disi gjithėplanėsh me pėrfaqėsuesit e arsimit nė bazė dhe nė rreth, me pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal atje, e pse jo edhe me dy deputetėt e zonės, tė ftuar nė kėtė eveniment.

   Pėrgjegjėsi i Sektorit tė Arsimit, Beni, kthehet kėsaj treve dhe lartėsive tė saj plot pas tridhjetė vjetėsh mėsues nė kėtė rreth malor. Udhėtojmė dhe shkėmbejmė mendime nė klimėn e njė meditimi tė natyrshėm qė ta kultivon edhe shiu me heshtjen dhe nanurisjen qė na ofron gjatė krismave tė ftohta nė xhamat e automjetit. Tishi me gjakftohtėsinė e njė shoferi profesionist i duhet tė tregojė kujdesin e duhur. E ēuditshme, gjatė gjithė rrugės tė bie nė sy mungesa totale e shenjave rrugore. Shmangia e linjės nga aksi kryesor Durrės-Morinė nė mėnyrė aspak normale ka shmangur vėmendjen e duhur tė sektorit pėrkatės nga kujdesi pėr kėtė rrugė jo pa probleme. Nė ora 9.40 arrijmė. Dendėsia e shiut tė ftohtė tashmė arrin kulmin. Fare pėrballė nesh pllakati “Shkolla 9-vjeēare “Migjeni”, sė bashku me portretin e poetit tė madh sikur na urojnė mirėseardhjen nė festėn tonė tė pėrbashkėt, nė substancėn e njė takimi qė gjithsesi do tė mbetet si takim brenda vetes. Migjeni, si “biri” dhe jarani shpirtėror i kėtij qyteti malor na pret i pari. “Mėsuesi i Popullit” Millosh Gjergj Nikolla nuk ka “ardhė” vetėm, si 70 vite mė parė. Jo, nė krah tė tij dhe ballin e takimit tonė tė parė e bėjnė dy mbesat e Migjenit, Sonja Ēami (Luarasi) dhe Angjela Ceka, dy vajzat e Ollgės, motrės sė poetit, nė prehėrin e tė cilės Migjeni do tė ndihej i lumtur deri nė ēastin e fundit tė jetės. Nė krah tė tyre qėndrojnė ish-nxėnėsit e shkollės “Migjeni”, Drejtori i Z.A., z.Hilė Boci, Kryetari i Bashkisė, z.Rr. Strugaj, Nėnprefekti i Pukės, z.Dedė Pershpali, drejtori i Shkollės 9-vjeēare “Migjeni”, poeti Riza Tafilaku, pėrgjegjėsi i muzeut “Migjeni”, studiuesi i mirėnjohur, z.Xhemal Meēi, Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rrethit dhe njėherėsh Drejtori i QKF Pukė, z.Fran Vukaj. Tė gjithė sė bashku shkėmbejmė pėrshėndetjet e para qė duke takuar gotat me verė - lėng thane i Pukės, na thotė njėri nga mikpritėsit e kėtij takimi. Siparin e takimit e hap drejtori i Shkollės 9-vjeēare “Migjeni”, poeti R.Tafilaku. Pasi vė nė dukje vlerat totoale tė trupės mėsimore tė kėsaj shkolle, si njė trupė totalisht e angazhuar nė zhvillimin e pėrgjegjėsive tė veta mėsimore-edukative, ēka lexohet shumė qartė qė nė hyrjen dhe mjedisin pėr ta patur lakmi shkolla tė kėtij niveli nė metropole, apo edhe nė kryeqytetin shqiptar, drejtori na njofton pėr organizimin me sukses tė mėsimit tė hapur me tė gjitha klasat (32 klasa), njė mėsim i lirė qė me praninė e komunitetit nga Bashkia dhe periferia e saj tė prindėrve dhe mėsuesve krijon njė risi tė vėrtetė tė konceptit dhe aplikimit tė njė komunikimi thelbėsor tė raporteve shkollė-prind, mėsues-komunitet, apo shkollė-komunitet nė tėrėsi, njėra ndėr dobėsitė mė tė mėdha tė shkollės sonė aktualisht. Janė vetė prindėrit qė ndjekin ecurinė e gjallė tė fėmijėve tė tyre, por janė edhe vetė praktikat qė sfidojnė njė tėrheqje krejt tė pajustifikueshme tė interesit tė prindėrve pėr shkollėn duke e konsideruar thejsht si njė punė tė mėsuesit.

   Nė shkollėn tonė, vijon drejtori, ėshtė realitet i kapshėm funksionimi real i kabineteve funksionale nga ai i fizikės, biologjisė deri tek ai i gjuhės shqipe etj. Ėshtė njė shkėmbim i shkėlqyer i pėrvojave tona me ato tė shkollave tė kėtij niveli nė Kosovė me steda funksionale qė pėrdoren nė funksion tė disa proceseve mėsimore. Futja e departamenteve nė shkolla, debatet profesionale aty deri testimi i nxėnėsve, sidomos kl.VII dhe VIII nga vetė kėto departamente ku pėrfshihen 4-7 mėsues sipas profileve, ka arritur ndjeshėm nivelin e mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies si njė realitet vlerash dhe aspak retorikash shifrore qė nuk thonė asgjė. Janė pikėrisht kėta departamente qė kanė realizuar me sukses deri edhe testimin mbi nivelin semestral tė pėrparimit nė profilet pėrkatėse. Drejtori i Zyrės Arsimore, i cili na ka pritur me tė shkelur nė Pukė, paraqet njė rezyme tė punės qė bėhet nė kėtė rreth dhe tė problemeve qė na dalin nė kuadrin e hapave reformues tė shkollės sonė nė tėrėsi. Ai vėrtet na ka gėzuar kur na flet me njė vizion krejt tė qartė tė strategjisė arsimore nė kėtė rreth.

   Nė vijim tė bisedės, z.Loro Mandi, pasi vlerėson tė pranishmit pėr seriozitetin e organizimit tė Ditės sė Komunitetit, si njė risi pedagogjike nė kėtė pėrvjetor tė 70-tė tė “takimit” tonė me Migjenin, “Mėsuesin e Popullit” kėtu mes jush, vė nė dukje disa nga speficikat e kėsaj ndėrmarrjeje tė nevojshme nė arsimin tonė nė tėrėsi dhe nė qarkun tonė nė veēanti. Personalisht e quaj privilegj ardhjen nė kėtė mjedis pune e veprimtarie nė tėrėsi tė shkollės suaj. Duke ju garantuar qė do t’ju jap ndihmėn e duhur nė zgjidhjen e problemeve si ai i aneksit nė Pukė duke tejkaluar deri edhe planin pėr 5-6 shkolla tė grupuara, dua tė theksoj edhe nevojėn dhe punėn qė duhet bėrė kėtu pėr shtrirjen e arsimit profesional, i cili, ju e dini qė nė vitin 2009 synohet tė kapė shifrėn 404 si republikė.

   Drejtori i Zyrės Arsimore flet qartė pėr njė projekt tė tillė ambicioz nė kėtė rreth, ku turizmi deri ai shtėpiak ėshtė totalisht i mundshėm dhe me shumė interes. Hapja e shkollave profesionale tė profileve tė zejtarisė, tė punimit nė dru etj., nė sistemin 3+2 etj., vazhdon Drejtori Rajonal, z.Mandi, ėshtė njė mundėsi e juaja, por edhe njė mbėshtetje e nevojshme dhe e garantuar nga ana jonė. Nė kėtė kuadėr nevoja e rifuqizimit tė konviktit, qė aktualisht ka vetėm 150 vende, apo futja e gjuhės sė dytė, krahas anglishtes, tė italishtes, ėshtė njė kėrkesė dhe emergjencė tjetėr e komunitetit.

   Nė vijim tė “Ditės sė Komunitetit”, veprimtarisė me rastin e 70-vjetorit tė ardhjes sė Migjenit nė Pukė, vijojmė me sesionin shkencor kushtuar kėtij pėrvjetori jubilar.

   Pjesėmarrja nė kėtė sesion ėshtė mjaft e larmishme dhe impenjative: mėsues, nxėnės, prindėr dhe tė ftuar, intelektualė tė njohur dhe studiues me emėr tė kėtij rrethi kanė krijuar atė kuadėr tė nevojshėm tė njė “ditėtakimi” aspak tė zakonshme me poetin e madh, “Mėsuesin e Popullit”, Millosh Gjergj Nikolla.

   Sesionin e nderojnė me pjesėmarrjen e tyre, n/Prefekti i Pukės, z.Dedė Pershpali, Kryetari i Bashkisė, z.Rr.Struga, Drejtori Rajonal i Arsimit, z.Loro Mandi, Drejtori i Zyrės Arsimore tė Rrethit, z.Hilė Broci, Pėrgjegjėsi i Muzeut “Migjeni”, studiuesi Xhemal Meēe dhe nė veēanti dy mbesat e poetit, Anxhela dhe Sonja, qė personalisht mė ka takuar tė jemi gjithnjė sė bashku me to nė veprimtaritė zhvilluar pėr poetin e madh nė Shkodėr, Tiranė etj. Drejtori i Z.Arsimore, pasi falėnderoi tė pranishmit pėr kontributin dhe vėmendjen serioze ndaj kėtij sesioni shkencor ia dha fjalėn pėr ta mbajtur kumtesėn e parė “Migjeni pas 70 viteve pėrsėri nė Pukė”, Kryetarit tė Bashkisė, z.Strugaj. Nė vijim, kumtesa u mbajtėn nga studiuesit Jaho Brahaj “Qyteza e Pukės dhe Migjeni”, nga drejtori i Shkollės 9-vjeēare “Migjeni”, z.Riza Tafilaku, “Shkolla “Migjeni” nė dritėn e krahasimeve, “Migjeni nė aktualitetin e sotėm” nga kritiku letrar z.Kadri Ujkaj, Zeneli, Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve M.Madhe, nxėnėsi ideal i Migjenit nga studiuesi Xhemal Meēe, “Mesazhet qė marrim nga vepra artistike e Migjenit” nga z.Flora Gjoni, zv/drejtore e shkollės, “Faleminderit Migjen”, nga regjisori dhe Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rrethit Pukė, z.Fran Vukaj. Pėr arsye pune nuk morėn pjesė deputetėt e ftuar tė kėtij rrethi, z.pr.dr.Rrexhep Uka dhe z.Frrok Gjini. Kumtesat u ndėrprenė dhe po aq u shoqėruan gjithnjė me interpretime mjaft tė goditura tė nxėnėsve tė kėsaj shkolle nga veprimtaria e Migjenit. Ishte kjo fryt i njė bashkėpunimi efikas mes drejtorisė sė Shkollės 9-vjeēare “Migjeni” me QKF nė rreth nėn drejtimin e drejtorit dhe regjisorit tė palodhur z.Fran Vukaj.

   Nė fjalėn e tyre veprimtarinė e pėrshėndetėn edhe mbesat e Migjenit, tė cilat theksuan se Migjeni e deshi Pukėn, qė nė zgjedhjen e kėtij rrethi pėr tė punuar si mėsues, po aq si parnasi i shpėrthimit tė tij poetik. 95-vjetori i lindjes sė poetit do tė jetė edhe viti i vlerėsimit pukjan si “Qytetar Nderi”, por ambicja shkon edhe mė tej. Krahas veprimtarive tė larmishme nė kėtė jubile tė poetit synohet vendosja nė vendin e duhur tė shtatores sė poetit, por edhe shpallja e njė ēmimi poetik “Migjeni”. Gjithsesi nėse Migjeni mjerisht deri nė ndonjė universitet province ėshtė parė me syrin e njerkės, nė kėtė provincė tė largėt vlerėsimi dhe nderimi pėr tė dhe veprėn e tij flet qartė pėr atė stad civilizimi qė mund tė jetė pronė vetėm e njerėzve tė ēliruar nga hija e tablove sinoptike. Shkolla, rrugė, sheshe, mbajnė kėtu emrin tėnd, Migjen, shprehet shkrimtari Fran Vukaj, por pėrsėri jemi tė pakėt nė angazhimin tonė nė pėrvjetorin tėnd, kur ne s’kemi njė gazetė, njė bust migjenian, apo thua vullnetet tona janė pėrsėri tė shtypura, definon fjalėn e tij sentenciale shkrimtari dhe regjisori Vukaj. Ėshtė shkrimtari qė na kujton se nė kėtė rreth ka aq vlerėsim dhe nderim tė merituar pėr Migjenin, mėsuesin zemėrbardhė, qė humorin e suksesit tė tij nė mėsime maste me humorin e “Zenelit” tė tij tė mrekullueshėm, thotė njėri nga folėsit.

   Puka, sanatoriumi natyror i poetit i dha atij kumtin e dramės sė njeriut tė thjeshtė, si kumti i poezisė sė dhimbjes universale migjeniane. Kėshtu ata plotėsuan njėri-tjetrin deri nė perfeksion si harmoni dhe raport brilant i individit me epokėn. Puka dhe njerėzit e saj e bėnė Migjenin mėsues dhe poet, thotė nė fjalėn e saj mbesa e poetit, Anxhela. Puka i dha atij ēfarė pati, Migjeni i la asaj si trashėgimi shpirtin e tij poetik. Ne tė gjithėve sė bashku na la modelin e dashurisė pėr njeriun, na la shembullin e mėsuesit model qė nė kėtė pėrvjetor shpaloset me gjithė madhėshtinė e saj. Largohemi nga Puka pėrsėri nėn puhinė e njė shiu marramendės plotė ftohtėsirė dhe kėnaqėsinė qė kaluam njė ditė tė rrallė, tepėr mbresėlėnėse dhe motivuese nė realitetin e njė kohe tė re qė shumė e shumė mė tepėr duhet tė bėjė pėr mėsuesin. Shumė kohė dhe shtetarė lloj funksionesh kalojnė anonim nė kėtė botė, por mėsuesi dhe vepra e tij vazhdon tė mbetet bukuria mė reale dhe mė e gjallė nėn dritėn e diellit. Shkėlqimi pėrherė e nė rritje i Migjenit mėsues dhe poet flet vetė, siē flet shpirti dhe vepra e tij.

Tė faleminderit, Migjen!

Kadri Ujkaj

 

21 Maji dita e referndumit pėr pavarėsin e Malit tė Zi dita e mashtrimit pėr shqiptarėt apo dita e zgjedhjes sė duhur?

Mali I Zi tashmė gjindet pėrballė njė sfide tė madhe tė vendosjes njė herė e pėrgjithmonė tė shtetsisė dhe kthimit tė dinjitetit tė  tij kombėtraė tė marrė me dhunė nga Kuvendi I Podgoricės, kuvend ky I cili e dytyroj edhe  Mbretin e atėherėshem Kral Nikollen tė marrė rrugen e egzilit dhe te pėrpiqet te formoj qeverti nė egzil.

Janė nė luftė tė hapur akuzash tė ndėrsjella dy blloqet tė pozicionuar  kundėr njėri tjetrit, blloku “Unionist” dhe blloku “Separatsit” nė malin e zi. Kanė mbetur edhe pak ditė fushate qė dyja palėt tė shpalosin mė sė miri idet e tyre se pse  duhet te pavrėsohet dhe pse te qėndroj bashkė me serbin Mali I Zi.

Pėr ne shqiptarėt nė Mal tė Zi situate ėshtė e njėjtė si njėra si tjetra, pavrėsisht se mashtrimėt politike nganjėherė na duket tė vėrteta dhe ne  verėbrisht u besojmė atyre  dhe premtimeve tė tyre. Tashmė kjo situatė duket mė e ndėrlikuar, sepse separatistėv malazez nė kėtė fushatė  rikthimi tė dinjitetit tė humbur kombėtare u shkojnė nė ndihmė shqiptarėt, tė cilėt rea;lishtė tė themi  nuk kanė se ?farė kėrkojėn nė kėtė betejė, e cila ėshtė betejė IDENTITETI. Tė cilen ne e kemi malazezėt nuk e kanė. Ose mė mirė tė themi njė pjesė shumė e vogel e tyre.

Athėre njė gjė nuk ėshtė qartėsuar ended he shumė kohė do kaloj qė nuk do qartėsohet!

 Millo Gjukanoviq I cili qė nga viti 1989 ėshtė nė krye tė qeverisė malazeze, thotė qė ne shqiptarėve u  garantojm tė drejta mė shumė! Por vetem pas pavarėsisė sė plotė!. Shqiptari si gjithmonė  nėse duhet tė zgjedhė tė drejtat e barabarta (sipas premtimeve qė nė vitin 1989 e dieri mė sot) apo njė bashkjetėsė me armiqėt e tij shekullorė tė cil;ėt edhe nė vitet 1998- 1999 ua kanė drejtuar tyten.

Por nėse duhet qė doicka t’u jepet shqiptarėve fillimisht ėshte e drejta e rikthimit tė pronės sė tyre tė cilėn shteti  ua ka uzyrpuar me zorė nė vitin 1947 me njė letėr tė shkruar “ UZETO U IME NARODA” –u mor ne emėr tė popullit-. Jo qė kėtė pronė e cila ėshtė jo pak e vogėl por  kihet parasyshė  12 km plazhė, tokat ku janė ndėrtuar hotelet qė janė prona tė shqiptarėve tė Uqlinit, ullishten nė gjirin e Valdanosit nė tė cilėn janė duke u prishur pothuajse rrėt 20.000 ullinjė.

Athėherė Malit tė Zi nė momentin e pavarėsimit tė tij nuk besoj se I mbetet gjė tjetėr por vetėm tė  rikthej pronen e shqiptarėve.

Por cka ėshtė tek kėta Liderėr Politik qė pėrfaqėsojnė Shqiptarėt nė Mal tė Zi, ata janė turrur tė gjithė sy mbylluarzi drejtė e ne Fushaten pėr  Pavarėsin duke mbrojtur  me tėrė forcen qė kanė pavarėsin e Malit tė Zi, dhe duke u bėrė edhe mė Malzez se Malazezėt.

Kur dihet tashmė se frcat opozitare janė pėr Uninoni Serbi dhe Mali I Zi, dhe mbrojėsit mė tė mėdhenjė tė pavarėsise sė Malit tė Zi janė Shqiptarėt, Boshnjakėt dhe komuniteti Rom I cili numron rreth 10.000  vota nė Mal tė Zi.  Se cilat janė arsyet se si dhe pse shqiptarėt pėrseri u besojnė premtimeve  kote te pushtetit malazez as unė por edhe as ata vetė nuk e dinė. Ulqinakėt  thonė se vijnė mė shumė Turist, kur ky pushtet ua ka marrė tė gjitha kapacitetet vitale tursitike shqipatrėve dhe  ua shet Taksistėve Rus.

Ndėrsa Shqiptari I ngrati qėraxhi tėrė jetėn, dhe ende mendon se me pvarėsi tė Malit tė Zi do ketė mė shumė mundėsi lėvizjeje nė Europė, do jėtė mė I respektuar se tė shqiptarėt e tjerė tė rajonit etj. Tek  e mbramja ndopshta edhe vetė  kjo gjndje u pėlqen.

Nėse nė vitin 1990 shkollat fillore shqipe nė mal tė zi nė fshatra kanė pasur me nga 4 mėsues dhe numri I nxėnėsve ka arritur edhe nė 100 nga klasa e parė deri tek ė katėrta, sot shumė shkolla mbijetojnė me nga 4 ose 5 nxėnės, duke mos e lėnė nė harresė edhe autobuzin  e nxėnėsve I cili tashmė nuk qarkullon pasi nuk  nxėnės.

Tė gjitha kėto “merita”  janė  tė qėveris nė pushtet atėherė por edhe sot, janė pot ė njėjtit njerėz  nė tė njėjtat karrike, dhe me pot ė njėjtin sllogan veprojnė, “na ndihmoni tė  mbajmė pushtetin” se pastaj do ua shpėrblejmė.

Me papunėsi, detyrim tė emigrimit  nė perėndim, mos mundėsin e shkollimit pėr arsye financiare…

Po e njėjta ftyrė e rregjimit tė atėherėshėm ėshtė instaluar nė 1997 me ndihmen e shqiptarėve, po e njėjta politikė anti shqiptare, me ndihmen e shqiptarėve ėshtė nė pushtet edhe sot, po nga votat e shqiptarėve. E ku ėshtė sot shqiptari  po I njėjti vendė po e njėjta situate e mos edhe mė keq, nėse nė vitet 90-te ka qenė njė lėvizje mbarė kombetare ose mbarė  botėrore nė rrezimin e sisitemit komunist  kudo ai ndodhej edhe shqiptarėt sin ė Mal tė Zi, Kosovė ,Maqedoni …kanė  qenė pjesė e kėsaj levizjeje I cila u ndryshua dhe kaloj nė njė lėvizje nacionaliste tė kohės, ku edhe u qaujtem separatsita, revizionista, Shiptar, u shfrytėzuam mish pėr topa nė luftrat nė ish-jugosllavi e shumė e shumė gjėra tė tjera.

Por sot pushteti  Malazez, po bėnė kolonizimin ekonomik tė kėtyre viseve pasi terrenin e ka mjaft tė pėrshtatshem si politik si demografik pasi shqiptarėt vetėm po emigrojnė, pėrfaqėsuesit e tyre legjitim tė cilet janė besnik ndaj qevrisė sė Gjukanoviqit, I cili edhe pse  asnjė nga premtimet e tij nuk I ka mbajtur shqiptarėt nuk distancohen nga politika e tij por pėrkundrazi bejnė pazare tė kėqija, nė dėm tė popullit tė vetė I cili me sa duket nė zgjedhjet e ardhėshme lokale do ndėshkoj pėrfaqėsuesit e vetė legjitim. Duke votuar njė zot e di se kėnd, pasi pėr 15 vjet kanė dėshmuar se nuk dijnė tė qeverisin, duke bllokuar Ulqinin nga  rrjedhat normale tė trendit bashkėohor tė zhvillimit, ekonomik, politik, kulturor…

Unė them se me 21 maj nė referendum Shqiptarėt nė Mal tė ZI qė janė afro 25.000 votues tė  bėjnė zgjedhjen  e duhur nė dobi tė vetvetes,  sepse ėshtė momenti I fundit tė ndėrgjegjesohen se kėta janė  qytetare tė Malit tė Zi, janė pjesė e saj tu bėjėn me dije tė gjithėve edhe pėrfaqesuesėve te tyre se  dijne tė zgjedhin me men?uri.

Por kam frikė se edhe 21 maji do jetė dita e mashtrimit tė madhė pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi.

Simon SHKRELI

 

539 vjet mbasi iku fugurja e Zojės sė Shkodrės, vjen shtatorja e Nėnė Terezės

Vendimi i marrė nga Kėshilli i Bashkisė Shkodėr mė 31 mars pėr vendosjen e pėrmendores sė Nėnė Terezės nė qendėr tė qytetit Shkodėr ėshtė njė vendim historik qė jo vetėm nderon kėtė qytet me tradita tė lashta tė besimit e qytetėrimit europerėndimor, por mbi tė gjitha i sjell Shkodrės engjėllin mbrojtės qė i mungonte qė nga 25 prilli i vitit 1467. Shkodėrlocja pėr shumė shekuj me radhė ishte mėsuar qė rrėzė Kalasė sė Rozafatit tė kishte tempullin e besimit me truporen, fuguren, apo mė saktė imazhin e Zojės sė Kėshillit tė mirė, qė historia e bashkėjetesės sė gjatė nė mes tė Shkodrės dhe kėsaj Shenjtoreje kishte bėrė qė tė njihej si Zoja e Shkodrės. Breza tė tėrė qytetarėsh tė Shkodrės, rrethinave e mė gjerė ishin lutur dhe kishin besuar tek kjo Shenjtore duke gjetur shpėtim e mrekulli hyjnore. Mjerisht nė pragun e invazioneve otomane, dy shkodranė me ndihmėn e vetė Zotit, imazhin apo fuguren e Zojės sė Shkodrės e kishin dėrguar nė Genacano tė Romės, ku kjo shenjtėreshė qėndron akoma, dhe ku atje u lutėn me breza tė tėrė shqiptarėsh (arbėreshė) tė emigruar nė Itali. Sidoqoftė nga ajo kohė kanė kaluar 539 vite, dhe po kaq kohė ka qė qytetit tonė tė lashtė i mungon engjėlli mbrojtės qė e meriton. Me sa duket vetė Zoti qė ėshtė krijuesi i gjithėsisė, duke pėrfshirė edhe tė gjitha besimet, ka bėrė emėr qė t’i kthehet Shkodrės Shenjtorja e munguar, por kėsaj radhe me njė ndryshim tė madh, pasi Shenjtorja Nėnė Tereza ėshtė shqiptare, ēfarė e bėn kėtė Shenjtore tė lutet pa pushim nė Qiell, atje ku ėshtė pranė tė Lumit Zot, qė ėshtė njė e vetėm njė, pėr kombin tonė kudo qė ndodhet. Natyrisht, pėrmendorja e Nėnė Terezės ėshtė e mirėpritur kudo nė trojet shqiptare, dhe kjo ka bėrė qė Prishtina, Ulqini, Shkupi e tė tjerė tė kenė kėtė fat, por Shkodra do tė jetė mė fatlume, pasi ėshtė vendi i shenjtorėve qė i meriton, pėr vetė historinė e saj mbi 2500-vjeēare. Gjithsesi, duke ditur se Nėnė Tereza ėshtė njė Shenjtore e mirėsisė e mėshirės, pa dallime racore, kombėsie e fetare, ajo u pėrket tė gjithėve nė Shkodėr e kudo, ku padyshim pėrmendorja e saj nė Shkodėr nderon Shkodrėn, por mbi tė gjitha i bekon kėto treva shpesh tė mallkuara nga djaj tė ndryshėm pushtuesish e hyqametesh. Duke e mbyllur kėtė opinion tė shkurtėr, s’na mbetet gjė tjetėr veēse tė themi “Mirėsevjen nė Shkodėr, o Zoja e Shkodrės, qė nuk do ta kesh kurrė fatin e Zojės sė parė tė Kėshillit tė mirė”.

Ndue Bacaj, Jetmir Delaj

 

Lule dhe Gjak e Gjak pėr Lule

Vėshtrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak” tė Don Gjergj Simonit

 

Kėtej kalohet nė qytet t’mjerimit

Kėtej kalohet n’dhimbjen pa kufi

Kėtej kalohet n’shpitrat e humbun shqimit

 

Dante ALIGERI,

fragment nga Komedia Hyjnore “FERRI”

 

Nga Klajd Kapinova New York

 

Dhe atėherė kur gjak pikonte, zemra e shqiptarit kėndonte. Kur njeriu njihet me heroit e nacionit e me madhėshtinė e veprės sė tyne mahnitet, shtanget. Nė shkėlqimin e fėtyrave tė pastėrta tė kėtyne dijetarve i jepet nje vlerė tjetėr ma e madhe, ma e naltė, ma e shejtė kuptimit t’Atdheut, gjakut, gjuhės, historisė. Tė qenurit, jeta, shoqnia, puna e deri vdekja vetė marrin njė qėllim sublim, njė bukuri ideale. Shtanget po, por nuk ngurroset. Zemra tue rrah, fillon e nxjerr ndiesi e hove dashunijet, ndaj herojve tė nacionit, kundrejt tė cilėvet kohėt nuk kanė mujt tė na i shkėpusin, sado qė u rrukullisen nė mes nesh e tyne nder vite, dekada e shekujve.

“Me kėtė tubė tė vogėl poezish, desha tė shpreh ndiesit e hovet e zemrės, kushtue etenve tė nacionit si nevojė e ēfaqjes sė mirėnjohjes, qė kam pėr ta, pa marrė parasysh, se kritika e ashpėr mund t’i flakė o t’i pėrbuzė. Me fjalen time derdha dashuninė, pėr themeluesit e idesė s’onė nacionale, simbas mundėsisė kreva nji detyrė ndaj kėtyne tė pavdekshmve.” Gjergj Simoni, Kampi i tė Burgosunve, Ballash, tetor-nėntor 1982.

 

Vjersha me frymėzim

tė pastėr atdhetar e kristian

 

Pėrherė e mė tė pranishme nė ditėt tona, po bėhen botimet e mbetura nė dorėshkrim gjatė kohės sė diktaturės komuniste. Prania e vėllimit poetik modest “Lule dhe Gjak” (Shkodėr, 2006), me autor meshtarin Don Gjergj Simonin, me tematikėn e dashur atdhetare, pėr lexuesit ėshtė e mirėpritur nė sferėn e komunikimit dhe qarkullimit tė vlerave patriotike letrare.

Nė mėnyrė tė veēantė, njė lexim tė tillė e kėrkojnė veprat e sė kaluarės, qė nuk janė konsideruar deri vonė si vepra me vlera letrare, pėr tė cilat, jo se kanė munguar leximet, por ato kanė qenė tė kufizuara. Pėr to ka mbizotėruar leximi gjuhėsor apo historiko - kulturor dhe ėshtė menjanuar esenca e leximit estetik tė tyre.

Frymėzimi apo fryma, qė pėrshkon anė e tej vjershat dhe poezitė e Don Gjergjit, ėshtė sa e padukshme dhe aq e pranishme njėherėsh, duke u pėrfshi natyrisht nė letėrsinė e traditės sė shkrimtarėve klerikė katolikė gegė, treve tė plleshme, qė lėvruan me sukses nė shumė gjini artistike shkrimore. Ata kanė pėrdorur natyrshėm lėndėn historike, si: mitin, autoktoninė, ngjarjet e pasura tė historisė sė nacionit tonė, bashkėkohėsinė apo tė ardhmen, duke e pėrdorur gamėn e saj me saktėsi nė shėrbim tė sė vėrtetės.

Tema heroike, me referenca gjurmlėnėse historike, ėshtė edhe bėrthama esenciale e poezive dhe vjershave tė poetit tonė modest Simoni, qė gjithsesi ėshtė filiz i traditės, qė gjeneron atė hulli, ku shkelėn me dinjitet prelatėt pararendės diturak shqiptarė shekull mbas shekulli, duke e pėrshkruar librin nga njė frymėzim i ngrohtė e i pastėr kristian.

Gjatė kohės qė vuante nė burgjet komuniste, sikurse ishte ferri me emrin famkeq Spaē, autori Simoni, krijonte e meditonte nė heshtje tė thellė vargje poetike. Falė kėtij shpirti, kėsaj vetėdije tė kristaltė, nisi tė ravijojė tiparet origjinale pėr temat e dashura atdhetare, pėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit martir shqiptar dhe figurave, qė e bėnė lavdinė e historisė sė saj. Ai, pėrmes vargjeve, pėrshkruan pėrjetimet e shpirtit artistik, pėr Kryengritjen e trimave tė Malėsisė sė Madhe, mė 6 Prill 1911, nė majėn e istikamit tė Deēiēit, tė udhėhequr nga trimi kreshnik i maleve Dedė Gjon Luli, duke mbajtur e ngritur flamurin e Gjergj Gjon Kastrioti.

Temė pas teme e varg mbas vargu, shihet njė kėndvėshtrim i ri poetik, ku shquhet prania e kulteve tė reja, si ai i Atdheut, i gjuhės amtare, krahas kulteve universale, si ai i fesė, i dashunisė sė njeriut pėr vetveten e tė tjerėt, i dijes pėrparimtare, ēka pėrfaqson atė realitet tė ri, tė vetėdijės sė nacionalitetit, qė afirmonte dukshėm pėrsonalitetin e vet.

Poezi, autori, i ka kushtuar demokratit tė shquar liberator Luigj Gurakuqit, Imzot Nikollė Kaēorrit, asokohe n/Kryetar i Qeverisė sė Vlorės, pėrkrah plakut tė urtė mjekėrbardh Ismail Bej Qemali, poetit tė shquar Don Ndre Mjedjes, etj. Rėndėsi e respekt shpreh vjershėtori, pėr dy figurat brilante: poetin e atdhetarin Naim Bej Frashėrin dhe patriotin e flaktė Papa Kristo Negovanin, ndėr mė tė shquarit nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut.

Kėtu burojnė mesazhe, me ndjesi tė ngrohtė krenarie e besimin nė mendimin poetik, origjinalitetin e tij, duke ruajtur muzikalitetin e gjuhės sė pasur gegė, tė cilėn, poeti e shpreh nė forma tė larmishme vargėzimi, por sidomos duke lėvruar vjershėrimin, shumė e parapėlqyer prej tij teksa ndiente pjekurinė poetike. Nė vargje, ai ka derdhur mbresa e persiatje, qė u flasin pėrherė shqiptarėve pėr shpirtin e pastėr, tė cilit, i ndejti besnik edhe nė ditėt tona. Ai ka shumė dorėshkrime tė pabotuara, tė cilat, ruajnė vijimėsinė e trinomit “Fe – Atdhe - Pėrparim”.

Sikurse tė gjithė poetėt e tjerė shqiptarė, qoftė tė traditės gojore, qoftė tė traditės sė shkruar edhe Simoni, pėrveē dukurive tė shumtė tė jetės sė pėrditshme, tė natyrės, tė botės sė mbrendshme, bėn objekt trajtimi artistik Zotin e Mbretėrinė Hyjnore, qė shpreh nė qenėsinė, dashurinė, mirėsinė, mirėkuptimin e pasuninė shpirtėrore, duke e ndjerė, nderuar dhe ēmuar praninė e Hyjit.

Tek i lexon poezitė, futėsh natyrshėm nė botėn e pasur tė vargėtorit, nė shpirtin e lirė dhe tė hapur, nga njė formė e trajtė e tė shkruarit nė mėnyrė transparente dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja me njė gjuhė tė latuar gegė me taban tė thellė shqiptar, pa huazime e hermetizėm, qė shpesh e shohim nė krijimet e autorėve tė tjerė.

Nė shpirtin e dlirė tė autorit, do tė ngulitet thellė dashuria pėr Shkodrėn, njerėzit e saj, pėr Kishėn Kathedrale, duke e njohur me hollėsi dhe frekuentuar edhe atėherė, kur rregullisht u survejonte nga kasnecėt vullnetarė tė Sigurimit komunist. Ai atėherė e sot dėshmohet si liberal e pėrparimtar, shpirtbutė prej kristiani tė devotshėm, nga e cila i buron gjerėsia e impulsitetet, me njė natyrė gazmore e i shėndeshėm nė kulturė, duke mos pasur asnjė gjurmė fanatizmi apo ngurtėsimi pėr frymėn bashkėkohore.

E parė nė njė kėndvėshtrim tė ri, vėllimi “Lule dhe Gjak”, mendoj se vargjet pėrshkohen nga njė bosht orientues, qė i pėrshkon filli i desė sė pastėr patriotike, qė i jep kjartėsi mendimit e ndjeshmėri krijimit.

Sėfundi, poezitė e vjershat e reja nė botim, por jo nė moshė janė njė pėrjetim i pėrvojės leximore historike, njė pėrjetim i butė, i ėmbėl, siē ėshtė edhe vetė peisazhi poetik qė ai sendėrton, ku lėvizin ndjenjat, dėshirat e malli i patriotit tė fillimit tė shekullit XXI.

 

Letra e Luēiferrit, drejtuar popullit shqiptar

Don Gjergj Simoni (1933), ka lindur nė Shkodėr, nė njė familje qytetare tė mesme. Ai ėshtė rritur nė njė mjedis katolik e me prindėr tė devotshėm fetar. Qė nė moshė tė vogėl, ka pasur thirrje tė brendshme, pėr t’iu kushtuar Zotit, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u shtuar, pa pasur asnjė oportunizėm e lėkundje. Duke qenė, se Kisha Katolike nė Shqipėri pėsoi pėrsekutime, qė nė ditėt e para tė ardhjes sė komunizmit, me mbylljen e seminarit (1946) nxjerrjen e motrave katolike prej kuvendeve (1946), arrestimin e pothuajse tė gjithė meshtarėve e pushkatimit tė shumė prej tyre (1944-1990), ai bėri studimet pėr meshtarė nė mėnyrė tė fshehtė.

Gjatė viteve tė mėvonshme, ka punuar nė punė tė ndryshme dhe si nėpunės, por nė tė shumtėn e viteve si punėtor krahu, deri nė gusht tė vitit 1976, kur u arrestua nga forcat e Sigurimit. Natėn e Pashkėve tė vitit 1977, doli nė gjyq dhe u dėnua me akuzėn e tė ashtėquajtur “agjitacion i mbyllur” dhe nė pretencė Prokurori e dėnoi me 10 vjet burg. Arsyeja e dėnimit ishte, se nė oborrin e shtėpisė sė tij, kishte groposur pėr tė ruajtur nė fshehtėsi librat mė tė zgjedhura tė Arqipeshkėvisė Metropolitane tė Shkodrės dhe sa e sa objekte Shejte, marrė fshehtas para se tė mbylleshin kishat.

Po ashtu, nė dhe, ka futur edhe shkrimet e vėllaut tė tij prozatorit Imzot Zef Simonit (1928) Ipeshkėv. Gjithashtu, ka fshehur nėn dhe edhe dorėshkrimet e Padėr Mark Harapit S.J. (Societta Jesus), tė Padėr Benedikt Demės, si dhe qindra vjersha dhe poezi tė shkruar gjatė viteve prej tij. Midis tyre dallohet poema satirike: “Letra e Luēiferrit drejtuar popullit shqiptar”, ku nė fund, ka vendosur shėnimin: Luēiferri = Enver Hoxha, me tė cilėn ka bėrė qė tė tėrbohen nga marazi tė gjithė hetuesit e gjykatėsit gjatė procesit tė dėnimit.

Nė vitin 1985, ėshtė liruar nga burgu, pas kalvarit qė e shoqėroi nė tre kampe burgu: Ballash, Qafė tė Barit dhe Spaē. Mbas disa muajve tė lirimit, ka hyrė nė punė si punėtorė dhe ka punuar kėshtu deri nė muajt e parė tė vitit 1991.

Mė riadhjen e lirisė sė fesė nė Shqipni, mė 21 Prill 1991, ėshtė shuguruar meshtar nė ditėn e “Zojes s’Kshillit t’Mir”, ku nė kėmbėt e rrėnojės sė Shejtores, ka thėnė meshėn e parė. Pėr njė vit, ka shėrbyer nė qytetin e Shkodrės dhe nė shtator tė vitit 1992, ėshtė emėruar famullitar i Dajēit tė Bregut tė Bunės e administrator i famullisė sė Pentarit dhe sot sėrisht nė qytetin e Shkodrės. Ėshtė meshtar i parė, i shuguruar mbas mbylljes sė kishave nė Shqipėri.

Pėrveē shėrbimeve fetare tė pėrditshme, kur gjen kohė tė lirė merret me sistemimin e dy-tre vėllimeve me vjersha dhe poezi, tė cilat kanė qenė sekuestruar gjatė arrestimit dhe arshivuar nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė. Pjesa mė e madhe e tyre ka qenė prej 10 vėllimeve, mendon ai, tė cilat, janė pėrvetėsuar prej njerėzve, qė kanė qėndruar afėr Sigurimit, e qė ende sot nuk i kanė rėnė nė dorė. Sot vijon tė shkruaj, tregime tė shkurtėra e kujtime nga burgu, tė cilat, i ka nė proces dhe sėshpejti do t’i dėrgoj nė Shtėpinė Botuese serioze “Camaj - Pipa” nė Shkodėr. 

 

Shifra me fakte nga Rusia e Shqipėria

Nga viti 1918 – 1929, sipas njė studimi tė paraqitur nga ana e Kishės Katolike, 6.775 priftėn orthodoksė janė vrarė nė Rusi. Mė 1936, u mbyllėn nga tė kuqtė 8.322 priftė tė kongregacioneve tė ndryshme fetare. Prej 1945 – 1947, nė dy vjet qė operojshin bandat komuniste nė Greqi, 380 priftėn orthodoksė, diakonė e murgj u zhdukėn pa lėnė gjurmė prej masakrave barbare tė tyre.

Nė Rusi, mbas njė periudhe pushimi tė shkurtė, pėrsekucionet fetare filluan. Tani pėr tani viktima tė kėtyre pėrsekutimeve janė ndjekėsit e Kishės Baptiste, ku 202 pėrsona, priftėrinj e fetarė tė thjeshtė vujnė denime politike nėpėr burgje e punė tė detyrueme. Sipas Eminencės sė Tij Antoine, nė Rusi, mė 1914 kishte 78.204 kisha, ndėrsa sot ka vetėm disa qindra. Kryeqyteti ukrainaz Kiev, mė 1917 kishte 106 kisha, sot ka vetėm 1 (njė).

Nė Pietrograd ishin mė 1917, 354 tempuj, kurse sot kanė mbetur vetėm 10. Nga 600 kisha qė kishte nė Moskė mė 1917, kanė mbetur nė kėmbė vetėm 30. Komunistėt e kuq bolshevik stalinist shtėrnguan mė 22 dhjetor 1964 For Lumturinė e Tij Patriarkun Aleksej, qė tė shpallė nė tė gjithė Rusinė vetėm nė njė Kishė duhet tė bėhen pagėzime.

Pėr tė gjetė njė kishė tė hapun nė Rusi, sipas pohimit tė Eminencės sė Tij Antoine, duhet tė ecėsh qindra kilometra. Pėr tė ndėrmarrė njė udhėtim tė tillė bahet e nevojshme leja prej autoriteteve lokale, tė cilėt tė shumtėn e herės nuk e japin. Ndėrsa njė dėnim i rėndė i pret tė gjithė ata meshtarė qė marrin guximin me pagėzu fėmijė pa autorizimin e organeve tė qeverisė.

Si turistat perėndimorė ashtu edhe disa nėshtetas rus, tė cilėt mundin tė dėrgojnė jashtė Rusisė ndonjė reportazh, tregojnė se edhe ato kisha qė gjenden tė hapura nė Rusi ruhen rreptėsisht nga policia, e cila ndalon hyrjen nė kishė tė tė rinjve 3 vjeē deri nė moshėn18 – vjeēare. Asnjė aktivitet i Kishės ruse, nuk lejohet tė bėhet i lirė nga ndėrhyrjet e tė ashtėquajturve “Kėshilla pėr Punė Fetare”, kryetar i tė cilit ėshtė komunisti Kouroiedov.

Gjithnjė turistat perėndimorė, qė kthehen nga Rusia, tregojnė se edhe ndėr ato kisha tė pakta qė kanė mbetur ende pa u mbyllur, vihen re shpesh agjenta tė Kėshillit ose tė Komitetit pėr Punė Fetare, tė cilėt mezi presin me gjetė njė shkak qė tė mbyllin menjeherė kishėn dhe tė burgosin meshtarin. Ata ruajnė gjithashtu qė tė mos bėhen pagėzime, me pėrjashtim tė pak pėrsonave, qė autorizon qeveria, sa pėr tė treguar se ekziston liria e fesė nė Rusi. Mirėpo, realiteti i jetės sė pėrditshme tregon tė kundėrtėn, qė ėshtė njė e vertetė tragjike qė po e vuan Kisha nė Rusinė Sovjetike (“Catholic Albanian Life”, San Francisco, San Clara Cruse, California, Vjeti III, Nr. 1 (9), Kallnuer – Mars 1968, 17 – 19, 23)

A e dha Partia orientimin pėr luftėn kundėr fesė? Atėherė, flakė pėr flakė, poetėt militantė komunistė, shkruanin:

 

“Tė shurdhuan veshėt

Priftėrinjtė dhe Hoxhallarėt…

Dhe bekonin gjakmarrjet

Minaret dhe kambanaret.”

 

apo

 

“Ē’thonin kambanat,

Ē’murmuritnin priftėrit

Nė latinisht/Kishave tė larta?

Logjika latine me fraza tė gjata.”

 

ose

 

 “Nė qelitė e qeta tė manastireve tė ftohtė

Bėnin studime pėr sufikset priftėrinjtė.”

 

“Amin!

Priftėrit dhe ca poetė nė gjumė tė vinin

Pėr lavdinė abstrakte gjenealogjike ulėrinin.”

 

Atė qė diktatori mishngrėnės Enver Hoxha, e thoshte me njė fjalė, shkrimtarėt e gazetarėt, me suite njeri mbas tjetrit e shumėzonin nė gazeta, libra, revista etj., nė poezi, libra, drama, romane, poema, artikuj, skenare, dokumentare, studime e pėrēmime. Bile pėr urretjen kundėrfetare dhe kundėr “armiqėve reaksionarė” tė popullit, ia kalonin themeluesit, pėr tė marrė buzėqeshje prej diktatorit, e mė vonė poste. Populli, jetonte nė varfėri tė tejskajshme, pėr njė kafshatė bukė...

 

Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare

 

Dhe rezultati i nxitjeres sė urretjes ndaj Zoti dhe predikuesve tė saj, do tė sillte frytin e dėshiruar kundėrshqiptar tė rregjimit komunist, sipas sė cilės:

Klerikėt e pushkatuem kanė pasė moshėn mesatare 47 vjeē, kanė ba 258 muej hetuesi ose 21 vite, tė gjithė sė bashku.

Klerikėt qė kanė vdekė nė tortura kanė pasė moshėn mesatare 50 vjeē, kanė ba 68 muej hetuesi ose 5 vite e gjysė.

Klekėt e mbytun pa gjyq kanė pasė moshėn mesatare 56 vjeē, kanė ba 56 muej hetuesi, dhe sė bashku me vitet qė kanė kalue nė burg, janė gjithsejt 18 vjet.

Klerikėt, qė vdiqėn pak kohė pas torturash kanė pasė moshė mesatare 52 vjeē dhe kanė ba 3 vjet hetuesi.

Klerikėt, qė kanė vdekė nė burgje ose kampe shfarosėse kanė pasė moshėn mesatare 56 vjeē dhe kanė ba 156 vjeē burg.

Klerikėt, qė kanė vdekė mbasi kanė krye burgun kanė ba dėnim gjithsejt 315 vjet.

Klerikėt qė kanė vuejt dėnimin dhe sot janė me shėrbim tė fesė kanė ba 363 vjet burg.

Tė gjithė vitet e burgut janė 881 vjet ose gati 9 shekuj.

Kanė kryer rreth 450 vjet studime nė 24 universitete tė ndryshme tė Europės. (Grup autorėsh, “Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare 1944 – 1990”, Shkodėr, 1993, f. 220 ose Mons Zef Simoni Vescovo “Persecuzione della Chiesa Cattolica in Albania”, Rome, 2000).

 

Tėrbimi i kesenofobit Enver Hoxha

 

Ja sesi luftoj E. Hoxha kundėr Vatikanit e Papės, qė lutej pėr vuajtjet e shqiptarėve:

“... Nė kapėrximin e vitit 1975 e fillimin e 1976 - ės, tamam nė ditėn e Krishtlindjeve, qėlloi dhe prova e pėrgjithėshme e Festivalit tė Kengės nė Radio - Televizion. Edicioni i lajmeve tė RAI - it atė natė filloi me pėrshendetjen e Papės. Enver Hoxha, i mbėrthyer te ky informacion priste qė figura tė ndėrpritej. Kaloi njė minutė, pesė, hiē... Vetė ai,  personalisht, por edhe tė tjerė mbas tij, kėrkuan nė telefon nė fillim drejtorin e  pėrgjithshėm, pastaj tė tjerėt me rradhė. Kur s'u doli njeri, zunė tė gjithė telefonat e tjerė, kush tė dilte. Por, sikur tė kish renė zjarri, askush s'pėrgjigjej. Vetem vonė, Kryesori, u lidh me njė numėr nė studjon e lajmeve, ku po bėhej gati transmetimi i ngjarjeve kryesore tė ditės. Jam Enver Hoxha, - kish nisur ai ligjėratėn me nerva e thirrje. Fjala nuk i zinte gojėn. - Si guxoni tė lini Papėn hapur? Ka mbi njėzetė minuta qė flet e i ben propagandė  kryeqytetit pėr Krishtlindjet. Ku janė drejtorėt tuaj? Cili jeni ju? Tani, menjeherė, tė mbyllet linja e Dajtit!...

Ne arritėm nė zyrėn teknike, nė kohėn kur shefi yne i redaksisė sė informacionit K. S.,  po kėrkonte letėr pėr tė mbajtur shėnime me receptor nė dorė. Ishte i tronditur nga ai lajm  ndjellakeqės. Pėr fat, sa mbaroi ultimatumi nė telefon, Papa e mbaroi lutjen. Kjo ngjarje  nuk kaloi pa pasoja. Drejtorit tė Pėrgjithshėm iu dha paralajmėrim seroiz. Kjo neglixhencė mbeti si kujtesė e hidhur. Tekniku, mbasi u shqyrtua prejardhja e rrethit tė tij familjar, kaloi drejpėrdrejt  nė prodhim. Mbas kėsaj ngjarje, drejtorisė teknike iu ngarkua si detyrė  qė tė sajonte njė lloj komandimi nė distancė pėr tė mbyllur sinjalin e Dajtit nga Tirana (Marash Hajati).

 

Edhe pse kemi shumė grip, pula kemi pak

Nė vend tė fejtonit

Alarmi mori dhenė. Frika hyri deri nė palcė sepse gripi i shpendėve po pėrhapet me shpejtėsi dhe se viktimat po tregojnė se virusi H5N1 ėshtė duke prekur ēdo vend tė botės. Vende tė ndryshme kanė dhėnė alarmin se tashmė virusi i pulave ka mbėrritur dhe se bilanci i tė prekurve nga kjo sėmundje sa vjen e shtohet. Sigurisht krahas bilanceve tė ndryshme jepen edhe disa nga udhėzimet dhe parandalimet qė mund tė na ndihmojnė, qė tė mos prekemi nga H5N1. Dhe vijnė edhe njė mal me kėshilla, si p.sh. tė mos konsumohet mishi i pulave, vezėt duhet tė mos pėrdoren mė dhe tė ndalohen nė mėnyrė kategorike nėnproduktet e mishit tė pulės. Vetėm kėshtu njeriu mund tė jetė i mbrojtur nga virusi vdekjeprurės. Por, pėr sa kohė qė virusi i shpendėve ishte ende jehonė e largėt dhe shtetet e prekura nga virusi ishin larg Shqipėrisė, ne as nuk e ēamė kokėn se ēfarė ėshtė ky lloj virusi. Mjaftonte fakti qė ne nuk e kishim “fatin” ta njihnim H5N1 dhe se na dalin e na teprojnė hallet tona, le tė merremi tashmė edhe me hallet e botės, e aq mė tepėr tė dimė tani mbi gripin e pulave. Po ē’na duhet ne kjo punė? Ne t’u biem bilbilave e daulleve nė Parlament, tė ndahemi e tė grindemi me njėri-tjetrin, por edhe le tė vazhdojmė negociatat tona me BE-nė pėr tė hyrė nė Europė, pa me tė tjerėt le tė bėhet nami, ne nuk na hyn as nuk na del gjė nga xhepi.

   Kėshtu, ndėrsa ne vazhdonim rrugėn tonė drejt Europės, gjithmonė sipas mėnyrės sė qeveritarėve tanė, qė me sa duket nuk do tė na shpien asgjėkundi pėrveē do tė na lėnė nė vend numėro, diēka na zuri veshi, dhe ē’ėshtė e vėrteta e u trembėm pak. Ne qė kėrkojmė me aq ngulm tė shkojmė nė Europė dėgjuam se tashmė gripi i pulave kishte mbėrritur edhe nė Europė. Tashmė disa vende tė Europės konfirmuan se gripi i pulave ndodhej nė vendin e tyre, madje ishin dhėnė edhe njė numėr tė prekurish. E dini ēfarė?! Po sikur tani ne tė mos duam tė shkojmė nė Europė?! Europa le tė rrijė aty ku ėshtė sė bashku me virusin, ndėrsa ne jemi mirė kėtu ku jemi. U morėm vesh, nuk ka mė Europė!!!

   Megjithatė, nuk bėjmė keq t’i dėgjojmė edhe njė herė ato masat parandaluese. Kot sa pėr t’i pasur parasysh, se ne as qė nuk na hyjnė nė punė. Ne po sakrifikojmė integritetin e Europės pėr H5N1, kėshtu qė nuk ka asnjė rrezik. Kėshtu qė le t’u kthehemi edhe njėherė bilbilave dhe daulleve tona. Por, shpejt na zuri paniku sepse tashmė gripi i pulave gjendej fare pranė nesh, nė shtetin fqinj nė Greqi. Tani po qė ne duhet tė kemi frikė. Po sikur...? Jo, jo, ē’ishte ajo fjalė. Nuk ka se si tė ndodhė kjo. Po ē’i duhet gripit tė vijė nė Shqipėri? Por, megjithatė, ne o burra tė mobilizohemi, tė ruajmė kufijtė tanė. Megjithatė, fare lehtėsisht kaloi kufirin dhe mbrojtja as qė e vuri re atė korb i cili vinte pėr tė infektuar Shqipėrinė. Kėshtu qė gripi i pulave preku edhe Shqipėrinė. Po, ne morėm edhe masa! Po kjo ėshtė e pamundur...! Kush e ka fajin?! Tani, ne e kėrkuam qė e kėrkuam, por fajtorin nuk e gjetėm dot. Me sa duket kakaristorėve tanė as nuk u shkon mendja se korbi kishte kaluar nė mėnyrė ilegale nė vendin tonė. Po si nuk u shkoi nė mendje qė tė vendosnin roje edhe nė ajėr?!

   E, tani ne nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė mėsojmė pėrmendėsh masat parandaluese dhe tė kemi kujdes nga gripi i pulave. Po ne tani mbetėm edhe jashtė Europės, sepse nuk deshėm tė hynim mė nė BE. Po tani ēfarė tė bėjmė?! Me virusin e shpendėve nė mesin tonė dhe pa shkuar nė Europė!

   Po sikur t’i thonim edhe njė herė Europės se po bėnim shaka, kur thamė se nuk duam tė integrohemi nė Be dhe se kjo gjė ėshtė ajo ēfarė dėshirojmė mė shumė. Le ta provojmė njėherė, mbase na pranon. Edhe pse kemi shumė grip, pula kemi pak.

Emiranda Lukaj

 

Kuvendi i Arbėrit i 14-15 janarit tė vitit 1703

Prej 303 viteve ka hyrė nė histori Kuvendi i Arbėrit. Ky kuvend u mbajt nė datat 14-15 janar 1703 nė Dioqezėn e Lezhės, nė katundin Merqi. Kuvendi kishte karakter kombėtar dhe fetar, pasi nė ato vite feja dhe kombėsia regjistroheshin tė njėjta. Gjithsesi pushtimi mbi dyshekullor otoman me politikėn e tij tė dhunės dhe tė joshjeve ekonomike e zyrtare kishte arritur tė pakėsonte si asnjėherė tjetėr grigjėn themel tė shqiptarisė, atė katolike, madje kjo grigjė kristiane ishte thuajse e ngujuar nė zonat malore, ku sundonte mjerimi ekonomik i taksave e formave tė tjera shtypėse, si dhe operacionet ndėshkimore tė herėpashershme tė pushtuesit turk. Natyrisht, siē na mėson historia, shqiptarėt nuk u nėnshtruan kurrė, madje ata luftuan dhe mbijetuan, ku dalėngadalė patėn edhe pėrkrahjen e vėllezėrve tė tyre myslimanė, por me ndėrgjegje tė lartė kombėtare shqiptare. Gjatė jetės mbi dyshekullore nėn pushtuesin aziatik, shqiptarėve qė kėrkonin tė ruanin besimin e tė parėve tė tyre 1700-vjeēare, u kishin marrė e shkatėrruar jo vetėm ekonominė, por mbi tė gjitha objektet e kultit, si kisha, manastire apo vende tė tjera tė shenjta, si dhe ishte penguar maksimalisht shkollimi i klerit katolik dhe aktiviteti i kėtij kleri qė njihej si simbol i besimit “Fe e Atdhe”. Shqip, nė komunitetin katolik, tashmė qė regjistrohej si komuniteti i vetėm shqiptar, kishte filluar tė pllakoste injoranca nė jetėn shoqėrore, private dhe fetare. Nė kėtė zgrip qė kishte arritur palca e shqiptarisė, mendohej se shumė shpejt Arbėria do tė quhej Turqia e vogėl e Europės, por falė Zotit kjo nuk ndodhi, pasi si me dorėn e krijuesit nė krye tė Selisė sė Shenjtė kishte ardhur Papa Klementi XI, qė ishte prej mishi e gjaku shqiptar, madje rridhte nga ato familje qė kishin lėnė vendin e tyre pėr tė emigruar nė Itali nėn dhunėn e pushtuesit otoman gjatė shekullit XV. Papa Klementi XI, me tė ardhur nė krye tė Kishės Katolike tė Botės, urdhėroi klerin e lartė katolik shqiptar qė sa mė parė tė organizohej njė kuvend kombėtar, ku tė viheshin nė vend punėt e fesė e tė kombėsisė. Detyrėn e organizimit tė Kuvendit tė Arbėrit apo tė Dheut tė Arbėrit, siē thuhet nė disa dokumente, ia besoi Kryeipeshkėvit tė Tivarit (atėherė pjesė e Shqipėrisė) Vinēenc Zmajevikut, i cili nuk la vend tė Arbėrisė ku kishte komunitet dhe objekte kulti katolike, pa vizituar e lajmėruar pėr kėtė eveniment historik tė urdhėruar nga Ati i Shenjtė. Nė kėtė kuvend morėn pjesė dhjetra pėrfaqėsues tė klerit katolik nga e gjithė Shqipėria, ndėrsa Malėsinė e Madhe e pėrfaqėsonte Ipeshkėvi i Pultit, Marin Gjini, i cili ėshtė edhe njė ndėr firmėtarėt e betuar tė vendimeve tė kuvendit. Nė kėtė kuvend u diskutuan zbatimet e pėrpikta tė riteve fetare qė kanė lidhje me jetėn morale dhe materiale, e cila kishte filluar tė shthurej jo pak edhe nė trevat e Malėsisė sonė, ku kuvendi i pėrcakton saktė si nė formė dhe vende ku kishin ndodhur, ku nė themel qėndronte familja e shėndoshė dhe e shenjtė qė duhej ruajtur sipas parimeve kristiane. Rikthimi i meshėve dhe riteve tė tjera fetare nė gjuhėn shqipe, si dhe plotėsimi i regjistrave pėr tė gjithė famulltarėt. U diskutua mbajtja e shkollave shqipe pranė famullive qė ekzistonin, por edhe rihapja e atyre qė ishin mbyllur, gjithashtu u vendos ringritja e kishave tė rrėnuara, si dhe u vendos qė katolikėt tė kenė bekimin e kishės vetėm atėherė kur jetojnė nė bazė tė dokeve e zakoneve shqiptare tė miratuar e predikuar prej shekujsh nga doktrina kristiane. Tė gjitha kėto do tė bėnin tė mundur qėndresėn e palėkundur nėn pushtuesin mizor otoman, qė kėrkonte tė zhdukte pa mėshirė jo vetėm grigjėn, por edhe farėn katolike tė shqiptarisė. Fatmirėsisht kuvendi e kreu detyrėn. Bota kristiane e njohu dhe e pėrkrahu Kuvendin e Arbėrit tė 14 e 15 janarit tė vitit 1703.

Ndue Bacaj

 

Dedė Gjo’ Luli, figurė e ndritur e kombit

Tė shkruash pėr Dedė Gjon Lulin do tė thotė tė marrėsh mbi vete njė barrė tė rėndė sa vetė historia e shqiptarisė ndėr shekuj, nė luftėrat pėr liri, identitet e pavarėsi, ku padyshim flamurin e kėsaj epopeje, sa tragjike, aq tė lavdishme e mban treva simbol qė e lindi dhe e rriti Dedė Gjon Lulin, Malėsia e Madhe. Dedė Gjon Luli ėshtė jo vetėm pjesė e historisė sė gjysmės sė dytė tė shekullit 19-tė dhe e fillimit tė shekullit 20-tė, por mbi tė gjitha ėshtė udhėheqėsi dhe simboli i palėkundur i tė gjithė Shqipėrisė Veriore e mė gjerė nė tė gjitha betejat ku jeta ishte njė hiē para idealit tė lirisė e tė tė drejtave kombėtare, si dhe nė “tryezat” diplomatike, ku me pendė e mendje projektohej Shqipėria e lirė e sovrane siē e kishte falė qė nė agimin e jetės vetė Krijuesi. Jeta dhe vepra e Dedė Gjon Lulit ėshtė aq e madhe, sa as dje dhe sot, por edhe as nesėr nuk do tė kenė kuptim Malėsia e Madhe dhe historia e saj, pa trimin e tė urtin, legjendarin e heroin e popullit Dedė Gjon Luli, i cili pėr rreth 50 vjet ishte zemra, mendja dhe shpirti i tė gjithė atyre shqiptarėve qė pėr atdhe “e banin deken si me le”...

   Dedė Gjon Luli kishte lindur nė Traboin tė Hotit, nė fisin e njohur tė Dedvukajve, nė vitin 1840, nė njė familje atdhetare e besimtare, nė fenė e tė parėve dhe nė trojet e lashta tė lėna amanet brez pas brezi. Vetė i ati i Dedės, Gjon Luli ndėr mote kishte qenė pėrfaqėsues i Hotit e Malėsisė sė Madhe nė kuvende malesh dhe organizime zyrtare tė kohės, ku fjala e tij e kishte vendosur qė herėt me parinė e kėtyre trojeve. Nė trashėgimin atdhetar qė kultivoi babai i Dedės tek i biri, tingėlloi si amanet i pashlyer “proverbi” i tij, se as drita nuk shkėlqen dhe as dielli nuk ngroh nė kėto troje deri sa tė sundojė turku apo shkjau tokėn shqiptare... Kėto cilėsi tė pashlyera tė lėna amanet Dedė Gjon Lulit jo vetėm i mbajti pėr vete e familjen e tij, por u mundua t’i bėjė traditė tek tė gjithė bashkėkohėsit e tij, dhe siē dihet me mjaft sukses. Qė kur Deda u bė tė hedhė krahėve pushkėn, nuk ka betejė, kryengritje apo kuvend, ku nuk merr pjesė ky trim si zana, qė nuk i binte fjalė nė tokė... Gjithsesi ne po fillojmė me Lidhjen e Prizrenit, ku Dedė Gjon Luli ishte njė ndėr pjesėmarrėsit mė aktivė tė kėtij organizimi shtetėror tė shqiptarėve, qė kėrkonin tė ruanin trojet e tyre nga ankandet e Europės plakė. Emri dhe “firma” e Dedė Gjon Lulit gjendet nė tė gjitha kėrkesat e protestat qė i dėrgoheshin atėherė Europės e veēanėrisht Kongresit famėkeq tė Berlinit (1878), i cili kėrkonte tė kėnaqte kėlyshėt e Rusisė, gjoja me troje tė Perandorisė Otomane, qė nė fakt ishin pjesė tė Shqipėrisė sė pushtuar nga pushtuesit aziatik. Kujtojmė kėtu protestat e 15 qershorit 1878, 16 qershorit, 18 qershorit, 26 qershorit, 2 korrikut, 7 korrikut, 7 tetorit, 22 tetorit e 8 nėntorit tė vitit 1878, si dhe ato tė 21 shtatorit 1879, tė 1 marsit, 12 marsit, 18 majit, 16 korrikut, 7 gushtit, e veēanėrisht ato tė 15 shtatorit, 19 shtatorit 1880 etj., ku tė gjitha kėto protesta shoqėroheshin me argumente liridashėse nė mbrojtje tė Hotit, Grudės, Trieshit, Kojės, Tuzit, Plavės, Gucisė, Ulqinit e tė tjera troje qė Europa kishte vendosur t’ua jepte Malit tė Zi, Serbisė etj. Nė kėto momente tragjike, mjerisht pushtuesi shekullor turk ishte dobėsuar e ligėshtuar aq shumė para Europės, sa ishte i gatshėm tė lėshonte pa mėshirė territore shqiptare. Tė gjitha kėto protesta shqiptarėt nė pėrgjithėsi e ata tė Malėsisė sė Madhe nė veēanti i shoqėruan me kryengritje e luftėra tė pashoqe, ku qindra dėshmorė u flijuan nė altarin e lirisė tė Shqipėrisė. Dedė Gjon Luli nė kėto kohė ishte udhėheqėsi shpirtėror i luftėrave tė lirisė.

   Emri dhe fama e Dedė Gjon Lulit si udhėheqės i malėsorėve kryengritės, detyroi jo vetėm pushtuesin turk, por edhe kralnitė e Europės tė njohin e respektojnė kėtė malėsor si tribun popullor tė shqiptarėve liridashės. Ndonėse kėto fuqi shtetėrore tė kohės i ofruan Dedės bashkėpunim, shpesh tė shoqėruara edhe nė ar, ky atdhetar i klasit tė parė nuk pranoi kurrė tė shitet apo shesė idealet e lirisė sė atdheut, qė ai e quante mbi gjithēka. Dedė Gjon Luli ishte ndėr tė parėt qė mbėshteti Kongresin e Manastirit (1908) dhe vendimet e tij pėr alfabetin shqip qė kemi edhe sot. Madje vlen tė kujtohet se kur nė Shkodėr, njė grup bejlerėsh kėrkuan tė organizojnė njė protestė pėr tė nxjerrė jashtė ligjit vendimet e Kongresit tė Manastirit duke thėnė se do tė nxjerrim nė protestė 1500 vetė, Dedė Gjon Luli u tha se nėse ju nxirrni 1500 vetė pėr ta rrėzuar alfabetin shqip, unė do ta mbroj kėtė alfabet me 30 mijė malėsorė trima. E, pas kėsaj, turkofilėt heshtėn, pėr tė mos e kundėrshtuar mė. E, ndėrsa veprimtaria atdhetare e Dedė Gjon Lulit nuk ka fund deri sa jetoi, kurora e kėsaj veprimtarie patriotike ėshtė kryengritja antiturke e vitit 1911, qė ēoi nė ngritjen e flamurit kombėtar tė Gjergj Kastriotit mė 6 prill tė kėtij viti, pas 450 viteve robėri otomane. Nė kėtė kryengritje Dedė Gjon Luli njihet si ideatori, organizatori, udhėheqėsi diplomatik dhe ushtarak me tė cilin shpesh ėshtė identifikuar kjo kryengritje famėmadhe lirie e flamuri. Dedė Gjon Luli ishte jo vetėm shpirti i kryengritjes me armė,p or edhe i rrugės diplomatike, qė ėshtė sintetizuar nė Kuvendin e Greēes tė 23 qershorit 1911. Dedė Gjon Luli i fali gjithēka lirisė sė atdheut, duke angazhuar nė kėto luftėra djemtė e tij, por edhe nusen e djalit tė tij, Norėn. Luftėrat ēlirimtare pėr Dedė Gjon Lulin vazhduan edhe pas vitit 1911, si nė ato tė viteve 1912, 1913, 1914 dhe deri mė 24 shtator 1915, kur falangat serbe arritėn ta vrasin nė Orosh tė Mirditės trimin legjendar. Gjithsesi familja e Dedė Gjon Lulit u shua nė luftėrat pėr liri, sė bashku me kullėn e tij nė Traboin, ku njė grup malėsorėsh e rindėrtuan nė shtėpi muze, duke bėrė kėshtu pėrjetėsimin e jetės e tė veprės sė kėtij heroi legjendar tė trevave tona, i cili ėshtė pėrjetėsuar edhe nė kėngė tė Poetit tonė Kombėtar Atė Gjergj Fishtės (dhe nė ato popullore). Mjerisht eshtrat e Dedė Gjon Lulit dhe fetarit e atdhetarit, Atė Fishtės, mbas 1944 kanė pasur njė fat tragjik, pasi komunistėt me mendėsi sllave nuk u kanė lėnė as varre. E ndėrsa pėr Dedė Gjon Lulin thuhet se ėshtė bėrė pa dashje, ne kemi tė drejtė tė mendojmė se ky ėshtė vetėm justifikimi, pasi detyrimi kishte ardhur nga komunistėt sllavė, armiq tė betuar tė tė cilit ishin kėta dy korifej tė binomit “Fe e Atdhe”.

Ndue Bacaj

 

Ago Agaj, “vlonjati i Kosovės” qė qeverisi Mitrovicėn

Clearwater (Florida)

Kishte disa muaj qė po e kėrkoja me ngulm Ago Agajn dhe askush nuk po mė ndihmonte dot pėr tė gjetur adresėn e tij. U rashė telefonave nė tė katėr anėt e kontinentit ku jetonin shqiptarėt, pyeta individė e shoqata nė New York e qytete tė tjera, por pa rezultat. Disa mė thoshin se jeton nė New York, ca tė tjerė mė kėshillonin qė tė pyesja Baba Rexhebin se ai mund tė mė ēonte nė gjurmėt e Agos.

   -Para dy vjetėsh ėshtė vendosur nė Florida, - mė tha nė telefon kryetari i Teqesė.

   Nė Florida? Njė fjalė goje. Nė Jug apo nė Veri. Po ec e gjeje tani se nė cilėn pjesė tė atij sheti jeton.

   Por, nuk thonė kot se rastėsia shpesh ėshtė mbreti i gjithēkaje.

   Ishte qershori i vitit 1993, kur shkova nė Clearwater (Florida) pėr tė shkruar diēka pėr komunitetin qė jetonte atje. E kishim shtruar bisedėn nė “Palace Family Restaurant” me njė grup bashkatdhetarėsh. Pyeta edhe kėtu, siē e kisha bėrė shumė herė tė tjera, nėse e dinte kush se ku jetonte Ago Agaj.

   - E di unė, - tha me nxitim pronari i restorantit, Shemzi Balla. - Jeton nė njė shtėpi pleqsh, nja katėr milje larg prej kėtu. Nėse doni, mund t’ju ēoj me makinė...

   Unė sikur nuk doja t’u besoja veshėve. Mė ngjante se u ēlirova nga njė peshė e rėndė, pas njė kėrkimi aq tė gjatė.

   - Sa mė parė qė tė jetė e mundur, - thashė pa u menduar fare.

 

***

Makina ēante pėrpara me shpejtėsi duke lėnė pas automjetet, shtėpitė dhe drurėt qė parakalonin si nė ekran. Shemzi Balla me duart nė timon, herė-herė hidhte ndonjė fjalė sa pėr tė thyer heshtjen:

- Ago Agaj ėshtė plakur, 96 vjeē, por duket ende i fortė. Me sytė nuk ėshtė mirė, por mendjen e ka lot tė kthjellėt. Do tė gėzohet shumė pėr vizitėn qė do t’i bėni...

   Dritat elektrike nė trotura tregoni se dita po thyhej.

   - Arritėm. Kjo ėshtė shtėpia e pleqve, - bėri me dorė Shemziu drejt njė ndėrtese qė dukej si e pėrhumbur midis tė tjerave qė e rrethonin.

   Po trokiste nata kur ne arritėm dyert e saj nė rrugėn Betty Lane. Dy pleq, nė dy skaje tė hyrjes sė kėsaj shtėpie, ulur nė karroca, po flisnin me vete, sikur tė kishin pėrpara njė grumbull njerėzish qė i dėgjonin me vėmendje. Fjalėt i shoqėronin me ndonjė dėnesje dhe lėvizje duarsh nė formė tė pakontrolluar.

   Pasi njoftuam se kė kėrkonim, shkuan ta marrin. Pas pak kohe Ago Agaj po vinte nė karrocė, me njė shikim tė papėrqendruar, i shoqėruar nga kujdestarja e shtėpisė. Karrocėn e shtynte gruaja, por ai pėrpiqej ta bėnte edhe vetė kėtė punė.

   - Ku janė? - pyeti ai kur rrotat e para tė karrocės puthėn betonin e pjesė sė jashtme tė ndėrtesės.

   - Jemi kėtu, - iu pėrgjigjėm njėherazi.

   Pasi u pėrqafua me ne, nxori shaminė, hoqi syzet me xham tė trashė dhe fshiu lotėt. Pastaj, me dorėn e djathtė, nxori njė cigare nga pakoja nė xhepin e majtė tė kėmishės, njė tel tė hollė dhe cigarishten.

   - Nuk do tė vdes pa u ēliruar Kosova, - tha ndėrsa po bėhej gati tė ndizte cigaren. - Nuk kalon natė pa derdhur lot pėr atė pjesė tė Shqipėrisė etnike, e cila po shtypet nga thundra e serbit. Pa mė tregoni, ē’tė reja kemi atje kėto ditė? - pyeti me njė zė tė shuar qė mezi dėgjohej.

   Folėm pėr gjendjen nė Kosovė. Ai dėgjonte me vėmendje. Dukej se po pėrshkohej nga njė ndjenjė kėnaqėsie pėr qėndresėn e shqiptarėve. Kur pushova sė foluri, ai mori frymė thellė dhe lėshoi njė rėnkim tė zgjatur:

   - Mė kanė lėnė sytė. Mezi shoh. Deri para ca muajsh e kaloja kohėn duke lexuar libra e gazeta. Tani lajmet e ditės m’i japin nipi dhe im vėlla qė vijnė kėtu ēdo ditė. Sot mė duket se ka ardhur gazeta “Illyria”. Pa mė thoni, kush ėshtė ai njeri qė boton gazetėn?

   I tregova shkurtimisht pėr botuesin, pėr punėn qė bėn redaksia e pėr shpėrndarjen e saj nė tė katėr anėt e botės. Ai sikur nuk ngopej me atė qė po dėgjonte e kėrkonte tė tjera.

   - I ēoni botuesit dhe anėtarėve tė redaksisė pėrgėzimet e mia pėr gazetėn. Ua them pa rezerva se keni njė gazetė tė shkėlqyer. Ėshtė fat i madh qė e kemi.

   Kėshtu filloi biseda me Agon. Pasi piu njė gotė ujė dhe e ēoi deri nė fund cigaren qė e thithte me aq ėndje, i kėrkova tė mė tregonte diēka nga jeta e vet. Isha i papėrgatitur pėr kėtė intervistė, ngaqė nuk e prisja se do ta takoja kėtė njeri qė kishte lindur nė shekullin e kaluar e po i afrohej fundit tė kėtij shekulli. Ai heshti pėr pak ēaste. Pastaj treti vėshtrimin diku, si tė ndillte kujtimet, larg nga vendlindja e tij:

   - Kam lindur nė Malėsi tė Vlorės, nė Labėri, mė 7 mars, 1897. Mėsimet e para i mora nė vendlindje, ato tė lartat nė Vjenė nė degėn e agrokulturės. Nė Vjenė shkova mė 1909. “Harro armėt e qendisura me serm tė tė parėve tu! Nuk ke tė bėsh mė me ato”, mė thanė atje. “Ti do t’i shtrohesh punės qė tė pėrpiqesh pėr vete, pėr familjen dhe pėr atdheun tėnd. Duhet tė mėsosh”. Si mbarova shkollėn e agrokulturės, nuk munda tė kthehesha nė Shqipėri pėr shkak tė luftės. Punova njė vit nė Moldavi e njė vit nė Poloni. Nė Shqipėri u ktheva vetėm mė 1919. Menjėherė iu bashkova patriotėve tė kohės sė luftonin kundėr pushtuesit italian. Mora pjesė nė Kongresin e Lushnjės dhe nė Luftėn e pėrgjakshme tė Vlorės, mė 1920. Pėrkraha Revolucionin Demokratik tė Qershorit, mė 1924. Disa vite punova agronom nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kam qenė ministėr i bujqėsisė. Kur gjermanėt kontrollonin njė pjesė tė Kosovės, shkova vullnetar nė Mitrovicė, ku mė emėruan prefekt tė qytetit. Nė qershor 1944 mora pjesė nė mbledhjen e Dytė tė Lidhjes sė Prizrenit. Po atė vit u arratisa nga vendlindja. Njėzet vjet jetova nė Egjipt prej nga emigrova nė Amerikė.

   Ago Agaj e tregoi shkurt e me njė frymė biografinė e vet, pa stėrhollime, pa detaje e pa mburrje.

   Por, unė doja mė shumė. Mezi e kisha pritur takimin me kėtė njeri, qė kishte pėrjetuar gjithė ato ngjarje tė rėndėsishme. Ndaj dhe nuk u kėnaqa sa duhet me stilin e tij tepėr telegrafik. Nisa ta pyes pėrsėri duke u pėrpjekur tė gėrmoj hollėsi tė tjera nga jeta e tij e gjatė dhe e pasur. Ago Agaj mė dėgjon me vėmendje dhe pranon me kėnaqėsi. Ėshtė tepėr i saktė. Ai nuk ka nevojė tė “korrigjojė” veten. Nuk i ngatėrron as datat, as njerėzit. Ėshtė vėrtet pėr t’u habitur: njė 96-vjeēar me njė kujtesė tė tillė!

   Biseda rrodhi e qetė nėpėr lumin e ngjarjeve, qė personazhi ynė kishte pėrjetuar. Ja si mė tregoi njė ngjarje qė kishte ndodhur menjėherė pas kthimit nė atdhe:

   - Ishte 28 nėntori i 1920-ės, - tha ai. - Karabinieria italiane u ndesh me vlonjatėt e paarmatosur. Kėrkonin t’u merrnin flamurin shqiptarėve, tė cilin e mbante nė dorė njė burrė nga Kumanova. Karabinierėt e rrėzuan pėrtokė kumanovarin dhe e shqyen flamurin copė-copė. Njėri nga oficerėt mori njė pjesė tė flamurit, ia lidhi qenit tė tij pėr bishti dhe e shėtiti nėpėr Vlorė. Atėherė vlonjatėt shpėrthyen. Filloi rezistenca pėr shpėtimin e Vlorės, sepse ajo dhe Tepelena kishin mbetur si pjesė e pandashme e Italisė. Kėto pjesė Italia i kishte fituar kur tradhėtoi lidhjen austro-gjermane dhe u kthye me aleatėt. E gjithė Shqipėria u deklarua mė vete, por gjithmonė me njė qeveri proitaliane nė Durrės. Nė janar tė vitit 1920 u bė Kongresi i Lushnjės. Nė Kongres u vendos pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe rrėzimin e kabinetit tė Durrėsit. Kongresi i Lushnjės qe njė akt me rėndėsi tė madhe, sepse rrėzoi kabinetin italian tė Turhan Pashės. Nė kėtė mbledhje, Mustafa Kruja foli me lot nė faqe: “Unė, tha ai, votoj pėr Turhan Pashėn, domethėnė pėr Italinė, sepse ajo ėshtė nė rrezik e do tė na hajė ngadalė, kurse serbi do tė na shfarosė menjėherė”. Atėherė u ngrit Mehmet Konica dhe tha se Italia duhet tė dalė nga Vlora sepse po qėndroi ajo kėtu, Jugun do ta marrė Greqia dhe atėherė ē’mbetet pėr Shqipėrinė? Dhe ai dha dorėheqje bashkė me dr.Turtullin. Pastaj filloi Lufta e Vlorės.

   - Unė kam marrė pjesė nė atė luftė, - tregon Agaj. - Heronjtė e luftės kundėr italianėve qenė kryesisht vlonjatėt. Nė ndihmė na erdhi edhe Hysni Toska nga Mallkastra, me njerėzit e tij dhe zuri frontin verior. Frontet e tjera i mbanin jugorėt. Kishim nevojė tė madhe pėr ushqim. Vlonjatėt atė vit nuk e punuan tokėn, sepse ishin nė luftė. Gruri mbeti nė ara nė pritje tė drapėrit pa u korrur. Xhafer Ypi, prefekt i Beratit, na dėrgonte misėr me qerre dhe kjo e zbuti pak rrezikun e urisė. Vlonjatėt s’kishin asgjė pėrveē guximit tė tyre, dėshirės pėr liri e atdhe. Pra, Lufta e Vlorės ėshtė dhe mbetet njė faqe e ndritur e historisė. Pėr kėtė ngjarje kam shkruar njė libėr, - thotė Ago Agaj.

   - Mė 1924 ndodhi Revolucioni Demokratik i Qershorit. Si e pėrjetuat atė ngjarje? - e pyes z.Agaj.

   - Unė, edhe pse admiroja Zogun pėr veprimet e tij, e pashė se Noli ishte idoli ynė i lirisė sė bashku me Gurakuqin, Fishtėn e Koculin. Dhe, u bėra me ta. Mė ftuan dhe mė ngarkuan tė organizoja krahinat e Vlorės. I thirra lebėrit dhe ata erdhėn, mė dėgjuan e nuk mė kthyen fjalėn. U formua batalioni i Vlorės dhe shokėt mė zgjodhėn sekretar. Kėshtu, tė organizuar, arritėm deri nė Tiranė. Qėllimi, me sa mė dukej mua atėherė, ishte qė ta merrnin fuqinė jugorėt e jo krahu i veriut. Noli qe historian e poet i mirė, por dėshtoi pėr shkak tė pazotėsisė nė politikė. Zogu erdhi afėr Tiranės e ai, kryeministri i vendit, i binte fyellit. Kur imzot Noli shkoi nė Lidhjen e Kombeve pėr tė kėrkuar ndihmė financiare, i thanė tė bėnte zgjedhjet. Populli duhet tė tė japė besimin. U kthye nė Shqipėri dhe iu drejtua Rusisė pėr ndihmė. Ajo mezi priste pėr kėtė. Moska nuk kishte pėrfaqėsues tė saj nė shtetet e Evropės, ndėrsa nė Tiranė erdhėn njga 10-15 organizatorė rusė. Tani vonė ėshtė dėgjuar nga pėrkrahėsit e Nolit se ata i solli ministri i jashtėm, Gurakuqi. Kjo lėvizje shqetėsoi Italinė dhe shtetet e tjera, tė cilat ndėrhynė pranė Serbisė qė tė pėrkrahte Zogun. Dhe e pėrkrahėn me paratė e kompanive tė vajgurit.

   - Kush i vrau Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin?

   - Pėr Luigj Gurakuqin puna ėshtė kėshtu. Siē ka dalė nga aktet rezervate britanike, ambasadori anglez u pėrpoq qė kryengritja e vitit 1924 nė Shqipėri tė mos bėhej dhe e pa se ēelėsi i kryengritjes ishte Shkodra. Vajti nė Shkodėr, foli me Gurakuqin dhe raportoi: “U mundova, por Gurakuqi ėshtė nė anėn e Italisė”. Luigji (Gurakuqi) u arratis nė Itali dhe Zogu mendoi se, si mik i italianėve, do ta rrėzonte nga froni. Gurakuqin e vrau njė shkodran, i vėllai i Tom Stambollės. Emrin nuk ia di.

   - Po Bajram Currin?

   - Zogu nuk ka dorė nė vrasjen e tij. Nuk e vriste ai Bajram Currin, njė patriot tė admiruar nė Malėsi tė Gjakovės. Bile ai dėrgoi njė grup xhandarėsh ta merrte nė dorėzim. Ai u vra nga bejlerėt e Gjakovės nė pabesi, nė shpellė. Vrasėsit u takuan nė Gjakovė me njė oficer tė thjeshtė, tė dalė prej shkollės italiane me emrin Ibrahim. Ata i thanė oficerit se bejlerėt u kishin premtuar njėmijė napoleona, por 500 i mbajtėn pėr vete e 500 na i dhanė.

   Dua qė me kėtė rast tė jap njė vlerėsim pėr figurėn e madhe tė Ahmet Zogut. Vendi i tij nė histori ėshtė nė shkallėn mė tė lartė. E dini atė kėngėn: “Rroftė Ahmet Zogu, rroftė shpėtimtari i mėmėdheut/Brez pas brezi u kujtoftė/Nip stėrnip i Skėnderbeut...” Kjo kėngė kėndohej qė kur Zogu ishte ministėr i Punėve tė Brendshme. Njė korēar e shkroi kėtė poezi, e cila mė vonė u bė edhe kėngė.

   Ndėrrojmė temėn e bisedės. Ago Agaj ka dėshirė t’i rikthehet Kosovės. Si zor tė ketė tjetėr dėshmitar tė gjallė qė mund tė pėrshkruajė gjendjen e kėsaj treve nėn pushtimin gjerman, apo luftėrat e Shaban Polluzhės kundėr ēetnikėve tė Drazha Mihajlloviēit. Bashkėbiseduesi ynė ka marrė pjesė vetė nė luftė dhe i ka parė me sy tmerret e saj. Ka qenė nė krye tė administratės sė Mitrovicės dhe bashkėpunėtor i ngushtė i Xhafer Devės.

   - Desha me kėtė rast qė edhe juve t’ju rrėfej pėr trimėritė e kosovarėve kundėr serbėve, sidomos tė Shaban Polluzhės e tė Mehmet Gradicės. Burra tė mirė e trima kanė qenė. Kemi luftuar bashkė. Kur unė isha prefekt i Mitrovicės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe gjermanėt erdhėn nė Kosovė, kėta patriotė mė erdhėn nė ndihmė, se Mitrovica nuk mund ta bėnte vetė luftėn. Ja, edhe kėtu i ke nė libėr, - tha Agaj duke mė zgjatur librin “Xhafer Deva - Jeta dhe veprimtaria”.

   Gjithė veprimtarinė e tij gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė, ai e ka pėrshkruar me njė stil tė ngrohtė nė disa faqe libri.

   “Nė vjetin 1924, nė mbarim tė udhėtimit t’im tė parė rreth e rrotull, mal mė mal e grykė mė grykė tė Shqipėrisė, dolla dhe nė majė tė malit tė Bishtrikut prej ku me dylbi kundrova me mall Kosovėn”, fillon shkrimi i tij dhe vazhdon: “Dashurinė pėr kėtė vend m’a kishte mbjellė nė shpirt kur isha pothuaj hala fėmijė, Kolė Margjini qė m’u bė si vėllaj i math nė Vjenė dhe mė vonė do tė bėhej profesor - martir i shqipėtarizmės nė Prizren, viktimė e sllavokomunizmės. Ai dhe Dervish Hima mė tregonin dhe trimėritė e luanit tė Dardanisė, Isa Boletinit, qė ahere ish bėrė legjendė e gjallė nė tėrė Evropėn”.

   Kėshtu i lindi dashuria Ago Agajt pėr Kosovėn. Kur ajo u bashkua me Shqipėrinė gjatė Luftės sė Dytė, pjesa mė veriore e saj, prefektura e Mitrovicės, kishte mbetur si provincė autonome nėn Serbinė. Kjo provincė pėrfshinte dhe tri nėnprefektura: Vushtrrinė, Podujevėn dhe Pazarin e Ri me popullsi shumicė shqiptare. Shkaku qė ajo ishte shkėputur nga Kosova qenė minierat e pasura tė Trepēės pėr tė cilat Gjermania, sidomos gjatė luftės, kishte nevojė tė madhe dhe nuk mund t’i linte nė dorėn e Italisė qė sundonte Shqipėrinė bashkė me Kosovėn, pas bashkimit tė tyre. Autoritetet gjermane, tė nxitura energjikisht nga Xhafer Deva, i kishin akorduar kėsaj province shqiptare qė drejtohej nga Ferhat Draga, Rexhep Mitrovica e Bedri Pejani, njė autonomi, e cila ekzistonte nė kartė, por nuk ishte vėnė asnjėherė nė zbatim pėr shumė arsye. Njė nga shkaqet ishte mungesa e elementit shqiptar tė pėrgatitur pėr administratė. Ago Agaj me njė grup specialistėsh vullnetarė nga Shqipėria si, veterinerė, doktorė, mėsues, nėpunėsa finance etj., vendosėn tė shkonin atje pėr tė ndihmuar nė organizimin e prefekturės.

   Nė kėtė libėr ai ka shkruar edhe pėr shumė ngjarje tė tjera tė asaj kohe qė mund t’u hynin nė punė historianėve pėr tė ndriēuar kėtė periudhė deri dje tė mjegulluar apo tė trajtuar nė mėnyrė tė njėanėshme. Aty mund tė mėsojmė pėr Xhafer Devėn “shqiptarin mė tė shkėlqyer tė gjeneratės sė tij”; pėr Shaban Polluzhėn “viganin kokėlidhur si rugovasit me fytyrė tė ngrysur, ekspresioni i sė cilės nuk tė lejonte t’ia bėje fjalėn dy”; Asllan Boletinin, djalin mė tė ri tė Isa Boletinit, qė ishte “Isai i pėrtėritur, me sytė e mėdhenj plot flakė” dhe pėr mė shumė bij tė tjerė tė nderuar tė kėsaj zone; pėr luftėn e shqiptarėve kundėr ēetnikėve e pėr heroizmin e tyre, pėr pėrpjekjet e Ago Agajt pėr tė nxjerrė nė shesh intrigat serbe nė sytė e gjermanėve etj.

   Disa ditė pasi arriti nė Mitrovicė, Ago Agaj qe dėshmitar i njė gjykimi tė tre shqiptarėve, tė cilėt akuzoheshin se gjoja kishin vrarė disa ushtarė gjermanė. Jeta e tre fshatarėve varej nga vendimi qė do tė merrnin gjykatėsit gjermanė, ndėrkohė qė, siē do tė vėrente Agaj, pėrkthimi i fjalės sė tė akuzuarve ishte i gabuar.

   - Qėndrimi i oficerėve sa vinte e dukej mė i ashpėrsuar, ndėrsa fshatarėt, nga ana tjetėr, po mėrziteshin e po shqetėsoheshin pėrherė e mė tepėr. Sa e kuptova situatėn dhe konstatova se acarimi po vinte si pasojė e pėrkthimit tė gabuar, unė nuk durova dot mė pa e vėnė nė dukje me zė tė lartė kėtė gabim, qė mund t’u kushtonte jetėn shqiptarėve. Atėherė kėrkuan qė tė pėrktheja unė. Procesi nisi pėrsėri dhe fshatarėt dolėn tė pafajshėm. Populli u ngrit nė kėmbė nga gėzimi. Ajo qė mė bėri pėrshtypje e mė gėzoi ishte mirėkuptimi qė treguan gjermanėt. Dukej qė ata nuk kishin mėri ndaj nesh dhe nuk dėshironin qė tė dėnoheshin shqiptarėt e pafajshėm, - tregon Agaj, i cili dita-ditės po bėhej mė shumė popullor nė mes kosovarėve me tė cilėt ai bashkėpunoi aq mirė sa qė sot, kur kujton atė kohė, nuk pėrmbahet nga emocionet.

   Deri tani nuk ia kishte treguar kujt kėto ngjarje. Prej shumė vitesh ai po jetonte me veten e tij e me kujtimet e sė kaluarės nė kėtė shtėpi, i vetmuar, i zhytur nė mendime, natėn e ditėn. Bashkėkohėsit e tij nuk janė mė nė kėtė botė.

   - Mė falni se jam i emocionuar, - tha ai dhe filloi tė fshinte lotėt qė i rridhnin fytyrės. - Pleqėria bėn tė vetėn. A e dini si thonin dikur? “Si plak njėqind vjeē”. Unė jetoj kėtu i vetėm. S’kam me kė tė flas. Shok kam veten time, asnjė tjetėr. Mė duket se jam kėshtu qysh prej njėqind vjetėsh...

   - Tė gjithė jemi nga pak tė emocionuar, - ia ktheu Shemzi Balla.

   - Shqiptarėt pėrherė mė kanė konsideruar mė shumė si kosovar, se sa si vlonjat dhe shumė prej tyre mė kanė quajtur “vlonjati nga Kosova”. Mendoj se Ismail Qemali pati tė drejtė qė u pėrpoq mė shumė pėr Vilajetin e Kosovės, se sa pėr atė tė Janinės. Mbreti Zog mė ka thėnė njėherė se po tė kishte Kosovėn me vete, Italia nuk do tė guxonte ta sulmonte. Shqipėria e ka Kosovėn si mburojė. Ajo ka tri gryka: Grykėn e Ibrit, tė Ēakorrit dhe atė tė Kaēanikut. Po zure ato, s’ka pse tė bėn syri tėrr! Kur u shpall pavarėsia e Shqiprisė, aty qenė pėrfaqėsues nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė etnike. Pėrfaqėsues i Kosovės ka qenė emėruar Mit’hat Bej Frashėri. Aty ishte edhe Isa Boletini, ai qė tha se kush prek Ismail Qemalin, mė prek mua. Kush pėrpiqet ta vrasė atė, unė e shfaros. I dha kėshtu Ismail Qemalit pėrkrahje morale dhe vajti pėr tė ndaluar ushtrinė turke qė tė mos futej nė Vlorė. Kemi edhe Hasan Prishtinėn qė ka luajtur rol tė madh pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Ka qenė edhe Sali Gjuka, njė patriot nga Peja, i cili vdiq nė Berat si drejtor i arsimit. Kosovarėt qenė ata qė thyen ushtrinė turke mė 1912. U futėn nė Shkup dhe u sollėn aq mirė, sa qė tė huajt qė ishin atje, u habitėn pėr rregullin dhe disiplinėn e tyre. Tė gjitha luftėrat e kryengritjet qė janė bėrė nė Kosovė, kanė qenė tė orientuara drejt pavarėsisė. Mė e madhja ishte ajo e vitit 1912. Mustafa Kruja, kur nisi kjo luftė, i veshur malėsorēe, me 12 veta shkoi e mori pjesė nė tė. Kur mbaroi ajo, u kthye nėpėr Mirditė. Por, nuk duhet harruar se Dedė Gjo’ Luli hapi luftėn para krahinave tė tjera, - fliste Ago Agaj dhe solli sėrish ndėr mend kohėn kur vajti pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė Mitrovicė qė po luftonin kundėr ēetave tė Drazha Mihajlloviēit.

   - Nė parlamentin serb ishte bėrė zhurmė e madhe se gjoja shqiptarėt e provincės sė Mitrovicės paskėshin djegur njė fshat serb dhe se paskan vrarė e masakruar shumė civilė. Komiteti shqiptar i provincės mė ngarkoi mua pėr tė vajtur nė kėtė fshat e pėr tė raportuar se si ishte gjendja. U nisa dhe, pa arritur akoma atje, takova nė rrugė shqiptarėt qė po largoheshin nga shtėpitė e veta. Fshatin e kėtyre tė mjerėve e kishin djegur ēetnikėt, ndėrkohė qė asnjė katund serb nuk ishte shkatėrruar prej shqiptarėve. Mė treguan se zjarrvėnėsit ishin prej ēetave tė Vojvodė Kosta Peēanit. Raportin ia dėrgova komitetit shqiptar qė udhėhiqte Mitrovicėn dhe, sipas sugjerimit tė tij, e pėrktheva dhe ia dorėzova komandantit gjerman, Rittmeister Friedrichs, i cili shprehu kėnaqėsinė pėr saktėsinė dhe vėrtetėsinė e tij, - tregon Agaj. - Komandanti gjerman dhe oficerėt, pėr tė shkuar punėt mė mirė meqė unė kisha fituar nė dy mbledhje simpatinė e popullit, mė propozuan qė tė emėrohesha prefekt i Mitrovicės. I kėtij mendimi ishte dhe Xhafer Deva, i cili mė premtoi se do tė mė ndihmonte e do tė bashkėpunonte me mua. Propozimin e gjermanėve e pranoi edhe Komiteti.

   Ago Agaj menjėherė filloi shqiptarizimin e administratės. Kryetar gjyqi caktoi Shefqet Shkupin, prokuror, Kudret Kokoshin dhe tė tjerė, tė gjithė tė ardhur si vullnetarė nga Shqipėria. Nė postin e komandantit tė xhandarmėrisė ai emėroi djalin e Isa Boletinit, Bajazitin. Nuk kaloi shumė kohė dhe vlonjati, qė iu besua detyra e prefektit tė Mitrovicės, u gjend nė njė situatė tė papritur. Forcat e Drazha Mihajlloviēit sulmuan postėn e xhandarmėrisė nė Banjskė. U nisėn lajmėtarėt, nė kėmbė e me kuaj, pėr tė dhėnė kushtrimin nė gjithė rrethin: “Burrė pėr derė qė ka armė, tė paraqitet sa mė parė para prefekturės, natė ose ditė qoftė, se na ka sulmuar Drazha Mihajlloviēi”.

   “Nė kėtė kohė, njė dorė gushkuqėr, tė komanduar prej nėntogerit Mehmet Gradica, arritėn nė Banjskė dhe me sulm tė tėrbuar, si vetėm burrat e Llapit mund tė bėjnė, e zunė ditėn nė drekė postkomandėn. Vetėm pak ushtarė tė Drazhės mundėn tė shpėtonin. Kufomat e xhandarėve tanė tė vrarė nga ēetnikėt nuk ishin varrosur akoma. Qenė hedhur sė bashku pranė rrėkesė, pasi u kishin prerė hundė e buzė e bėrė tė tjera shėmtime. Pasi u fotografuan, u varrosėn. Mė tej u varrosėn edhe ēetnikėt serbė, por tė pacėnuar. Kurrė nuk kam mundur tė kuptoj kėtė zakon tė shėmtimit tė armiqve tė vrarė nga ana e serbėve. Feja krishterė nuk e lejon kėtė dhe besoj se do tė jetė trashėgim i kohėve pagane sjellė prej stepave tė Azisė. Njė oficer serb mė ka treguar se serbėt edhe mbretin e tyre, Aleksandėr Obrenoviēin dhe tė shoqen e tij, Dragen, kėshtu i kanė shėmtuar kur i vranė”, shkruan nė librin e tij Ago Agaj. Ai bashkė me Xhafer Devėn shkoi nė frontin e luftės pėr tė inkurajuar luftėtarėt shqiptarė qė luftonin kryesisht me pushkėt serbe. Kėrkoi ndihmė nga Ferhat Draga nė Tiranė, por ai nuk i ktheu pėrgjigje. Atėherė ai iu drejtua pėr ndihmė Drenicės, krahinės mė tė njohur pėr trimėri, e cila ishte afėr Mitrovicės por nė atė kohė pėrfshihej nė zonėn italiane. Ago Agaj pati njė takim tė fshehtė nė Drenicė me Shaban Polluzhėn, i cili i dha fjalėn se do t’i vinte vetė nė ndihmė me burrat qė kishin armė.

   - Ne u kthyem, ndėrsa ai nuk vonoi dhe lėshoi kushtrimin: “Burrat qė nga shtatė deri dhatėdhjetė, kundėr shkjaut”. U nis xhadesė bashkė me luftėtarėt e tij, i armatosur, por nė kufi u ndal nga ushtria italiane. Me luftėtarėt e vet u kthye malit pėrpjetė, doli deri nė Kollashin, ku u godit nga ēetnikėt e vendit. U hodh nė kundėrsulm dhe i vuri pėrpara. Ditėn tjetėr, nė mėngjes, erdhi para prefekturės nė Mitrovicė, - tregon Agaj.

   - Ndihma qė na erdhi nga Drenica nėn komandėn e Shaban Polluzhės, na dha zemėr e kurajo pėr t’u hedhur edhe nė kundėrsulm. Dhe ky aksion u bė kosovarēe: nė kėmbė, me zhurmė, me sharje tė rėnda pėr armikun, i cili ua mbathi kėmbėve. Drazha shpėtoi, por kalin e la nė vend. Krenaria dhe ndėrgjegja kombėtare pas luftės sė fituar u rritėn shumė nė njė atmosferė krejt tė lirė, pasi gjermanėt nuk pėrziheshin kurrė nė punėt tona. Dhe ata pak qė ishin, dukeshin rrallė, - kujton Agaj.

   Pėr tė shėruar tė plagosurit shqiptarė, Agaj solli nga Vlora dr.Ibrahim Dervishin, ardhja e tė cilit u prit me lot gėzimi nga tė plagosurit. Ai kujton rastin e njė djaloshi 13-vjeēar, tė cilit dr.Ibrahimi i kontrolloi plagėn.

   - Vajtėm jatak mbi jatak pėr t’i vizituar tė plagosurit nė spital dhe arritėm te ky djalė i vogėl.

   - Po ti ē’kėrkon? - i tha mjeku.

   - Jam plagosur, - ia ktheu djaloshi.

   Ai mbante njė pushkė nė gji. Flinte me tė. Tani qė vajtėm ne me doktorin pėr ta vizituar, mendoi se do t’ia merrnin.

   - Aman, mos ma merrni pushkėn! - klithi me frikė.

   - Unė i premtova se armėn do ta mbante, bile i premtova se do tė gjeja pėr tė edhe njė nishan, - kujton Agaj.

   - Problem pėr ne, - vazhdon tė tregojė Agaj, - pėrbėnin dy nipat e Isa Boletinit, 12-13 vjeēarė. Nuk di se si kishin hedhur nė duar dy dyfekė tė shkurtėr italianė me bajoneta. Kishin tentuar disa herė tė niseshin pėr nė luftė, por u kthyen mbrapsht se u kisha dhėnė urdhėr rojeve t’i ndalnin e t’i sillnin para meje. Mė nė fund, kėtė problem e zgjidhi Xhafer Deva duke u mbushur mendjen se, po tė mė mbronin mua, ata bėnin njė shėrbim mė tė madh ndaj atdheut, pasi jeta ime ishte nė rrezik. Qysh atė ditė i kisha gjithnjė me vete, por kurrė nuk isha i qetė se ata, me sytė si tė Argusit, kontrollonin ēdo lėvizje rreth meje. Kisha frikė se mos qėllonin ndonjė tė pafajshėm qė u dukej i dyshimtė, - tregon Agaj.

   Nė librin e tij, Ago Agaj ka pėrshkruar disa herė ankimet e serbėve pėr tė cilėt thotė se “ėshtė njė karakteristikė e tyre qė tė ankohen pa shkak dhe tė shpifin e tė krijojnė akuza tė rreme”. Populli shqiptar, vazhdon ai, “nuk di tė ankohet, ėshtė tepėr krenar, duron dhe nuk e ul kurrė veten poshtė”.

   “Serbi, para autoritetit qėndron me atė kėsulėn ushtarake tė shėmtuar nė dorė, i pėrulur, i bindur. Por me rastin e parė, bėhet ujk i pangopur pėr gjak. Po dhe ky ujk ėshtė melez i pėrzier me gjak ēakalli, kur gjen rast, mbyt sa tė lodhet”, shkruan Agaj.

   Pėr njė kohė tė shkurtėr, Mitrovica me rrethe pėrjetoi njė liri qė nuk e kishte pasur asnjėherė gjatė historisė. Kjo liri, siē thotė Agaj, e ndezi popullin aq shumė, sa edhe gratė morėn pjesė nė kremtimin e 28 Nėntorit 1941. Ishte hera e parė qė ato merrni pjesė nė njė mbledhje. Pėr herė tė parė, pas 500 vjetėve, ato dolėn sheshit tė veshura me kostume kombėtare e tė zbukuruara me flori e gurė tė ēmueshėm e me qendisje artistike, aq sa tė huajt mbetėn tė habitur. Mirėpo, pas kėsaj feste, siē tregon Agaj, ndodhi njė ngatėrresė e papritur me gjermanėt. Komanda kishte marrė vendim tė burgoste gjithė hebrenjtė dhe jevgjit. Nė Mitrovicė nuk kishte shumė familje hebreje, por kishte rreth katėr mijė jevgj qė i quanin gabelė. Ata flisnin shqip dhe mbanin anėn e shqiptarėve.

   - U dhamė shpjegime gjermanėve se jevgjit ishin me origjinė egjiptiane, kurse ciganėt ishin me prejardhje nga India dhe ishin nomadė qė nuk ngulen nė asnjė vend. Ky shpjegim nuk mjaftoi dhe lypseshin fakte tė tjera. Me anėn e Vehbi Frashėrit u gjet libri i prof.E. Novack-ut, i cili ishte marrė me studimin e kėtyre popujve. Kėshtu, jevgjit shpėtuan dhe ata, nė shenjė falėnderimi, dhanė njė koncert, siē dinė vetėm ata. Hebrenjve ua shpėtuam jetėn. I vendosėm nė njė ndėrtesė tė mirė. Pas largimit tim, Xhafer Deva gjeti mėnyrėn pėr t’i ēuar kėto familje nė Shqipėri, ku gjetėn strehim dhe mikpritje, - tregon Agaj.

   Ai qėndron njė kohė tė shkurtėr nė krye tė prefekturės, sepse Gjermania ndėrhyri tek italianėt, ngase “kjo liri e kjo administratė u muar si shembull edhe pėr Shqipėrinė dhe rinia kėrkonte edhe atje tė njėjtin administrim”.

   - Si e shpjegonin gjermanėt ardhjen nė Kosovė?

   - Ata kishin njė program tė ndarė nė dy pjesė: njėra thoshte se Shqipėria etnike duhet forcuar ushtarakisht, ndėrsa pjesa tjetėr thoshte ajo duhet tė pėrparojė me anė tė arsimit. Gjermanėt kishin pėr qėllim qė Shqipėria tė bėhej njė kala besnike nė Ballkan, sepse grekėve nuk u besonin, ndėrsa me sllavėt nuk kanė qenė mirė kurrė.

   - Si lindi dashuria ndaj shqiptarėve?

   - Ilirologu gjerman Hans Krahe ka shkruar: “Ilirėt pėr herė tė parė u vendosėn nė shtetet e sotme baltike: Estoni, Lituani etj. Emri “baltik” vjen nga ilirishtja qė do tė thotė baltė, vende tė ulta. Ilirėt erdhėn nė Gjermaninė Lindore ku krijuan mjeshtrinė e poēeve, sepse deri atėherė njerėzit pinin ujė nė lumė e burim. Prej andej u zgjeruan dhe erdhėn nė Gjermaninė e Jugut, ku qėndruan shumė kohė. Afėrsia e karakterit tė gjermanėve me shqiptarėt, daton nga ajo kohė kur ilirėt qėndruan shumė kohė nė kėtė pjesė. Afria e gjermanėve me shqiptarėt tregohet edhe pėrmes besės. Asnjė popull tjetėr nuk i jep rėndėsi fjalės e burrėrisė, se sa kėta dy popuj. Nė Ballkan, i vetmi popull antisllav kanė qenė shqiptarėt. Gjermanėt trima dhe tė besės, kėto cilėsi i gjetėn tė zhvilluara dhe tė dukshme nė fytyrėn e Xhafer Devės dhe besimi i tyre ndaj tij ishte i pakufi. Veē kėsaj, ata gjetėn tek ai edhe kulturė, inteligjencė, talent politik dhe njohjen e popujve e gjuhėve tė Ballkanit. Ai fliste rrjedhshėm shqip, serbisht, turqisht, anglisht dhe pothuaj mė mirė gjermanisht. Njihte mendėsinė dhe kulturėn jo vetėm tė popujve tė Ballkanit, por edhe tė popujve tė mėdhenj tė Evropės.

   - Po miqėsia e sotme me gjermanėt? Nė ē’shkallė ėshtė ajo? - e pyes “vlonjatin e Kosovės”.

   - Gjermania ka ndryshuar. Ajo ėshtė amerikanizuar shumė. Gjermanėt janė bėrė mė shumė biznesmenė. Nuk janė mė ata gjermanėt e vjetėr. Njė gjeneral egjiptian qė ishte shkolluar nė Gjermani, kur isha nė Egjipt, mė tha se aleatėt u munduan ta shkatėrronin kėtė shtet, mirėpo ai sot ėshtė ekonomikisht shumė i fuqishėm. Megjithatė, nė njė aspekt tjetėr, aleatėt patėn sukses. Ndryshuan karakterin gjerman, - thotė Agaj dhe shton: - Pas luftės janė bėrė ndryshime tė mėdha nė Evropė. Por nė Shqipėri ka ndodhur e kundėrta, ėshtė bėrė hataja me shkatėrrimin e moralit e tė karakterit shqiptar. Enver Hoxha qe njė sadist qė kėnaqej me vuajtjet e kundėrshtarėve. Kur emisarėt e tij kėrkuan nga unė qė tė isha ndėrlidhės ndėrmjet komunistėve shqiptarė dhe atyre jugosllavė, meqenėse kisha shėrbyer nė Mitrovicė dhe i njihja mirė serbėt, unė u thashė se do ta bėja kėtė punė me njė kusht qė Kosova tė mbetej pjesė e Shqipėrisė. Dhe, ata nuk u dukėn mė.

***

Kujdestarja solli barnat pėr Ago Agajn.

   - Me kėto e mbaj gjallė shpirtin, - tha plaku 96-vjeēar, i cili pėr ēdo ditė bėn gjimnastikė. Ēdo mėngjes del jashtė, qėndron njė orė dhe kthehet brenda. Edhe nė darkė nuk fle para se tė ketė bėrė njė ecje tė mirė. Netėt janė shumė tė gjata pėr tė. Nganjėherė fle tri-katėr orė, nganjėherė hiē fare.

   Pas pak, kujdestarja erdhi sėrish dhe na tha se Ago Agaj kishte kaluar disa orė pa lėvizur nga karriga ndaj ky takim me kaq duhej tė mbaronte.

   - Para se tė largoheni, mė jepni fjalėn se do tė vini prapė? - kėrkoi ai me njė shikim qė s’mė hiqet nga mendja, ndėrsa kujdestarja e shtėpisė sė pleqve kishte bėrė gati karrocėn pėr ta ēuar 96-vjeēarin nė dhomėn e fjetjes...

 

P.S. Nė vend tė in memoriamit: Ago Agaj (1897-1994)

“Po vdes pa e parė tė lirė Kosovėn”

   Ago Agaj, njėri nga shqiptarėt mė tė moshuar nė Amerikė, vdiq mė 24 dhjetor 1994 nė Clearwater (Florida) nė moshėn 97-vjeēare).

   Nga i ndjeri, pėr herė tė fundit u nda Agim Sula.

   Lajmin mortor ma kumtoi i vėllai i tij Daver Agaj, sipas amanetit qė i kishte lėnė vetė i ndjeri.

   - Dy javė para se tė shkonte nė botėn e amshuar, Agoja ra shumė fizikisht sa qė nuk mund tė lėvizte dot nga shtrati.

   - Ai luftoi tėrė jetėn pėr ēėshtjen kombėtare, ndaj ai sot jeton jo vetėm nė zemrat e tė afėrmve, por edhe tė shqiptarėve, qė e njohėn, - shton ai.

   Nė njė letėr, disa muaj para se tė ndėrronte jetė, Ago Agaj i shkruante autorit tė shkrimit:

   “Jam nė shtratin e vdekjes. Flas nga pėrvoja njėqindvjeēare e jetės sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i kombit shqiptar do tė vendoset nė Kosovė. Nėse Kosova do tė shpėtojė na kthetrat e kuēedrės serbe, atėherė do tė kemi njė komb tetėmilionėsh dhe askush nga fqinjtė keqdashės nuk mund tė arrijė atė qė dėshiron. Nė rast e Kosova, mos e dhėntė Zoti, mbetet nėn pushtimin serb, paraqitet rreziku edhe pėr Shqipėrinė. Pra, unė kur pėrpiqem pėr Kosovėn, pėrpiqem pėr kombin, pėr Shqipėrinė, pėr Vlorėn... O sot, o kurrė, populli shqiptar duhet tė bėjė pėrpjekje pėr shpėtimin e Kosovės. Kjo bindje i ka rrėnjėt te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, nė mbledhjen e madhe me parinė e Vlorės, mori njė telegram dhe, pasi e lexoi, filloi tė qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ē’pėsuan djemtė?” Ismail Qemali u pėrgjegj: “Jo, djemtė nuk pėsuan gjė, po e pėsoi atdheu ynė. Kosova mbeti jashtė kufijve tė Shqipėrisė”, shkruante Agaj dhe shtonte: “Shpresoj se lotėt e babait tė kombit do tė bėhen armė e fortė pėr realizimin e ėndrrės sė tij”.

   Po nė atė letėr, Ago Agaj shprehte dėshirėn qė njė ditė tė shkonte nė Kosovė, ndonėse shėndeti dhe pleqėria nuk e lanė.

   “Po tė isha nė gjendje tė mirė shėndetėsore, unė do tė isha sot nė Kosovė. Jo pėr tė trimėruar kosovarėt, se ėshtė e njohur trimėria e tyre, as pėr tė ndihmuar intelektualėt, se sot Kosova ka nxjerrė intelektualė tė shquar si Ibrahim Rugova, Anton Ēeta, Zekeria Cana etj. Ata pėrpiqen pėr shqiptarizmėn dhe unė krenohem me ta. Qėllimi im pėr tė vajtur nė Kosovė ėshtė qė tė pushoj pas vdekjes nė dheun shqiptar”, - shkuante Agaj, autor i librit “Lufta e Vlorės” dhe “Miloshi - hero i Kosovės” tė botuar nė Amerikė.

   Ago Agaj u varros nė varrezat e qytetit nė Clearwater (Florida). Nė varrimin e tij merrnin pjesė tė afėrm dhe bashkatdhetarė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Kanadaja.

Marrė nga libri “Shqiptarėt e Amerikės”