koka

nr. 92 / 8 qershor 2006

alukit

 

Tė qeverisėsh mė duart e ligjit

Kjo verė do tė jetė mė e ftohta nė historinė 15-vjeēare tė postkomunizmit shqiptar. Prangat po u vringėllijnė para syve, atyre qė deri dje ishin shtet brenda shtetit. Bindja se vullneti pėr tė bėrė shtet pėrmbys ēdo paragjykim, dėrmon edhe themelet mė tė forta tė skepticizmit, sa vjen dhe faktorizohet duke u bėrė pjesė organike e kėsaj qeverisjeje, me mjaft gabime e shume arritje. Berisha, tė cilin shumė po e mveshin me petkun e gogolit tė politikės, po kristalizohet si faktor i shtetbėrjes. Pas njė ser gabimesh nė rrugėn e marrjes sė pushtetit, riformatimit tė strukturave dhe hallkave tė tij, ai po shfaq edhe portretin e njė burri shteti, njė politikani tė vendosur dhe stoik nė bindjen e tij pėr t’i kthyer shqiptarėve Shqipėrinė dhe Shqipėrisė shtetin ligjor. Kėtė ai po e faktorizon dita-ditės me shembuj konkret, me vendosmėrinė e strukturave tė shtetit pėr tė vendosur ligjin dhe pėr tė ekspozuar tė gjithė shtetasit para drejtėsisė si tė barabartė, larg ledhatimeve politike, imunitetit apo ombrellave tė kredos partiake dhe fshehjes pas duarve tė ngritura. 

Pas njė ser arrestimesh tė kryekriminelėve tė shumėkėrkuar, pas krijimit tė njė imazhi premtues tė rikthimit tė besimit tek shteti, policia para pak ditėsh ka vėnė nėn pranga kryetarin e Komunės sė Golemit nė Kavajė, Demir Lika, dhe drejtorin e Turizmit, Arben Golemi, ky i fundit i pezulluar pak ditė mė parė nga detyra. Mėsohet gjithashtu se nė shtėpinė e kryekomunarit janė gjendur qindra milionė lekė dhe fatura transfertash nė shumėn prej 40 milionė lekė. I akuzuari Golemi ėshtė filmua gjatė marrjes tė njė ryshfeti.

Shit-blerjet e paligjshme tė trojeve nė zonat turistike, kėto rezultojnė tė akuzat qė rėndojnė dhe pėr tė cilat do tė pėrgjigjet para drejtėsisė Kryetari i Komunės sė Golemit nė Kavajė, Demir Lika, qė njėkohėsisht ėshtė pėrfaqėsues i Partisė Demokratike. Vetėm pak orė pas kėtij aksioni, njė tjetėr zyrtar, drejtori i Turizmit nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė, Turizmit dhe Sporteve, Arben Golemi. Ne prononcimin e tij pėr median ministri i Brendshėm Sokol Olldashi ėshtė shprehur se, prej disa javėsh, ai po hetohej nėn akuzėn e “mitmarrjes”. Duke vijuar ai ka shtuar se “Gjatė kontrollit tė banesės sė tij u gjetėn 11 mijė e 700 euro, 13 mijė USD dhe njė vlerė tjetėr prej 10 milionė lekė”. Gjithashtu Olldashi ka sqaruar se, nė banesėn e Likės i janė gjetur edhe disa transaksione bankare, pėr tė cilat ka filluar verifikimi. “Rreth 40 milionė lekė janė transferuar nga Demir Lika”, tha ai. Olldashi informoi se ēėshtja tashmė ka kaluar nė duart e prokurorisė.

Kėtė demonstrim force tė shtetit nuk e ka anashkaluar pa koment kreu i ekzekutivit, Berisha. “Kėto janė ‘Aldo Bare’-t e urbanistikės shqiptare. Ata qė djegin pishat natėn. Ata janė kriminelė mė tė zinj se ēdo kriminel tjetėr. Dua tė garantoj se ligji do tė kthehet me tė gjithė forcėn e tij. Ne do t‘u japim njė pėrgjigje tė merituar kėtyre zotėrinjve qė nuk kanė asnjė ligj apo moral, por vetėm tė shkatėrrojnė ēdo gjė qė kemi, pėr tė pėrfituar”, mėsohet tė jetė shprehur Berisha.

Aksionet e policisė me dy arrestime VIP tė ditėve tė fundit e kanė kthyer edhe njė herė fokusin e opinionit publik te korrupsioni dhe pėrpjekjet qeveritare pėr tė qenė tė vendosur dhe pėr ta luftuar atė e tė gjitha mjetet dhe pa asnjė kompromis. Pas arrestimit tė disa prej drejtuesve tė bandave tė famshme nė Shqipėri, goditja ka kėtė radhė ka vėnė nė shėnjestėr abuzuesit me detyrėn. Duke dėrguar pas hekurave njė pėrfaqėsues tė Partisė Demokratike, kryetarin e Komunės sė Golemit nė Kavajė, Demir Lika, shefi i qeverisė kėrkon tė zhveshė nga ēdo paragjykim politik veprimet e deritanishme apo tė pritshme tė forcave tė drejtuara nga Olldashi pėr tė vėnė para pėrgjegjėsishė tė gjithė ata qė kanė abuzuar mė pushtetin. Opozitės nuk i mbetet veēse tė pėrshėndesė pėr herė tė parė sinqerisht operacionet e strukturave tė specializuara pėr zbatimin e ligjit. Nė kėtė mėnyrė, ajo duhet tė konfirmojė edhe mohimin e ēdo mbrojtjeje pėr ish-zyrtarė tė akuzuar pėr korrupsion. Kjo do tė ē’tensionojė tė paktėn aktivitetin hetimor tė prokurorėve dhe agjentėve policorė, tė cilėt kanė nė dorė dosjet e ish-pushtetarėve apo tė zyrtarėve aktualė.

Arrestimet pa paragjykime politike e vendosin shtetin nė pozita tė forta, bindėse dhe premtuese pėr tė qenė efikas nė luftėn ndaj korrupsionit dhe tė gjithė fenomeneve qė kanė shpėrbėrė deri nė degradim autoritetin e ligjit dhe shtetbėrjes. Duke mos u ndalur as para atyre qė Berisha i detyrohej politikisht, ai dėshmon hapur para gjithė shqiptarėve se tė gjithė ato deklarata, i gjithė ai premtim gjatė fushatės sė zgjedhjeve, nuk ishte dhe tash sė fundi nuk rezultojnė tė kenė qenė premtime elektorale, oratori politike pėr konsum popullor, por platforma dhe bindje tė palėkundura pėr tė bėrė shtetin. Se kėshtu dhe vetėm kėshtu do tė bėhet e mundur, jo vetėm realizimi i premtimeve para elektoratit, por mė shumė, kthimi i besimit tė qytetarėve shqiptarė tek politika, shteti. Kjo ndodh atėherė kur pakkush kishte konservuar nė bindjen e tij, se do tė vijė njė ditė kur shteti do tė dėshmojė mė gjithė prezencėn e tij, se ka forcė qė tė jetė shtet dhe ligjvėnės. Vendosmėria e Berishės qė sa vjen dhe plazmohet nė koloritin e panoramimit tė ri tė shtetit, ka kohė qė vepron. Qeverisja me dorėn e ligjit nuk e ka ndalur Berishėn tė padisė pėr abuzim me pushtetin kreun aktual tė Partisė Socialiste dhe njėkohėsisht kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, pėr tė vijuar me ish-ministrin e Rendit Publik, Igli Toska, ish-ministrin e Ekonomisė, Anastas Angjeli, ish-zv/ministrin e Industrisė dhe Energjitikės, Arben Ahmetaj, ish-drejtorin e Albtelekom, mė pas ish-zv/ministrin e Transporteve Dhimitraq Raftin, pėr tė vijuar mė pas me ish-ambasadorin e Shqipėrisė nė SHBA, Fatos Tarifa, ishi-ministrin e Financave, Arben Malaj, ish-Drejtoreshėne Pėrgjithshme tė Postės Shqiptare, Luiza Hoxha. Nė kėtė listė tė “deleve tė zeza” tė shtetit dhe tė drejtės pėr tė qenė tė gjithė tė baraartė para ligjit dhe drejtėsisė vijojnė; Viktor Mato, ish-kryetar i Bashkisė sė Himarės, Vasil Hila, ish-kryetar i Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nė Durrės, Dule Harizaj, zv/kryetar i Bashkisė tė Vlorės

Osman Pėllumbi, kryetar i Komunės sė Paskuqanit (Tiranė), Gjergj Toma, kryetar i Komunės sė Zejmenit (Lezhė), Andon Bita, kryetar i Bashkisė sė Patosit dhe administratori i Call Centėr, Makashi.

Pas kėsaj liste tėt tė paditurish, dosjet e tė cilėve i janė dorėzuar Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr hetim dhe tė prangosurish, ėshtė shumė e vėshtirė tė shohėsh vetėm pushtetin e Berishės, pushtetin e njė hakmarrje politike, siē guxojnė ta artikulojnė devocionin e vendosjes sė shtetit ligjor disa syresh tė opozitės. Qeverisja me dorėn e ligjit ėshtė e qartė tashmė si drita e diellit. Mbase nė kėtė rrugė, dhe nė vijim jo gjithēka ėshtė, mund dhe do tė jetė perfekte. E rėndėsishme mbetet se shteti ka filluar tė lėviz. Frika e sundimit tė kėtij vend nga njerėzit e parasė dhe tė krimit gradualisht sa vjen dhe fashitet. Drejtėsisė dhe ligjit po u kthehet autoriteti dhe personaliteti i nėpėrkėmbur kėto 15 vite postkomunzmi. Mbase ėshtė ende heret tė klasifikojmė se ky ėshtė njė sukses i qeverisjes sė Berishės. Por nuk ėshtė e parakohshme tė shpresohet si mė nė fund kėtij vendi ju kthye frymėmarrja e shtetit ligjor. Rrugėtimi nė kėto shtigje tė ngushta dhe nė njė reliev shumė tė thyer, e pse jo dhe me mjaft rreziqe, mund tė konsiderohet i sapunisur. Populli thotė “Fillimi i mbarė, gjysma e punės”. Larg pretendimeve dhe pasioneve tė kundėrta politike mund tė themi se ky ėshtė njė fillim i mbarė. Ardhja deri kėtu natyrisht nuk ka qenė dhe aq komode, sikurse vijimi mė tej, kurrsesi nuk duhet tė pretendohet se do tė jetė nė favor tė atyre qė kėrkojnė tė bėjnė ligjin, tė bėjnė shtet nė kėtė vend ku gjithēka mund tė pretendoje se kishte me pėrjashtim tė shtetit, tė ligjit dhe tė drejtėsisė sė drejtė. 

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

Tre institutet e Kanunit qė e definojnė shpirtin shqiptar

Kanunet njihen tek shqiptarėt si sisteme tė pashkruara juridike dhe thirrja nė ato rregulla, edhe sot nė shekullin 21, janė trajtuar si negative brenda botės shqiptare por edhe nga studiues tė jashtėm si tė dėmshme pėr rrjedhat moderne me arsyetimin, se rregullat qė sanksionon ky sistem juridik janė “jopėrparimtar” tė “vjetruar”, “arkaike e mesjetare”.

Tendenca e paraqitjes sė rregullave tė kanunit (kanuneve) si kontraproduktive, qė pengojnė zhvillimin e shoqėrisė, vjen si pasoj e shumė ngjarjeve qė kanė pėrshkruar proceset e zhvillimit nė shoqėrinė shqiptare duke i bashkangjitur, sidomos, keqinterpretimin, keqpėrdorimin e deri nė shkallėn sa ėshtė plasuar si sistem shkatėrrimtar pėr shoqėrinė shqiptare.

Por a ėshtė kanuni (kanunet) me tė vėrtetė i tėrė i tillė? Cili ishte qėllimi i sė drejtės sė pashkruar shqiptare? A reflekton ai (ato kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janė institutet themelore qė sipas kėtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janė tė pėrdorshme pėr aktualitetin e sotshėm?

Tė fillojmė me pėrgjigjen e pyetjes sė parė. Sistemi juridik i kanunit (kanuneve) nė gjirin e tij (tyre) pėrmbajnė elemente qė, varėsisht prej interpretimit, pa asnjė mėdyshje mund tė klasifikohen si moderne pėr kohėn kurė ai sistem aplikohej me intensitet. Elementet qė mund t`i gjejmė nė ato rregulla mundemi t`i krahasojmė, sidomos disa institute, me trendet aktuale moderne tė rregullave e ligjeve.

Lidhur me pyetjen e dytė qė nė fillim duhet tė precizojmė njė tė vėrtetė elementare tė qėllimit tė rregullave kanunore. Pra, duhet theksuar, sidomos faktin, se ato rregulla kanė pasur pėr qėllim primar luftimin/sanksionimin e vetive negative nė shoqėrinė shqiptare pėr ta ruajtur qetėsinė nėpėrmjet caktimit tė disa rregullave qė nuk jepen nga njė instancė ligjore por vijnė dhe formėsohen nga njė proces historik nė formė tė pashkruar nga gjiri i popullit. Si tė tilla rregullat e kanunit gėrshetojnė nė vete elemente tipike shqiptare qė definojnė shpirtin e shqiptarėve, e karakteristike, tė cilat janė vlerėsuar lartė nga studiues tė ndryshėm.

Tani tė ndalemi te pėrgjigja e tretė. Tė identifikojmė cilat janė elementet specifike qė dalin nga kanunet qė njėkohėsisht e definojnė edhe “shpirtin shqiptar”. Le tė marrim kėtu  juristin kosovar, Krist Maloki, i cili ka jetuar e vepruar nė Graz tė Autrisė qė ka bėrė njė pėrsiatje unikate nė kėtė drejtim duke prekur thelbin e ēėshtjes qė po e trajtojmė. Shpirti shqiptar sipas Malokit pėrkufizohet me tri fjalė: besa, nderi dhe burrnia.  T`i shtjellojmė kėto institute veē e veē, tė shohim nėse ato pėrkojnė me realitetin, kontekstin aktual, sa janė tė aplikueshme ato sot?

Besa

Instituti i besės tek shqiptarėt, sipas Malokit ėshtė kuptuar si njė fjalė e dhėnė edhe e mbajtur, armėpushim sipas kanunit, besnikėri, mbėshtetje, siguri e sa e sa elemente tjera qė respektoheshin me pėrpikėri qoftė kundruall shqiptarit ndaj shqiptarit, qoftė shqiptari ndaj armiku e mikut. Dhėnia e besės ishte njė institut aq i rėndėsishėm sa ai qė e jepte atė, kurė dhėnėsi ishte i qėndrueshėm e i pathyeshėm, ishte nė gjendje tė humbiste gjithēka, por jo edhe ta thej atė. Besa definohet si “fuqi morale e teorisė dhe e vetėmohimit” qė vėshtirė kuptohet nga tė tjerėt, e qė vėshtirė e gjejmė te ndonjė popull tjetėr.

Sot ēka po ndodhė me besėn? A nuk ėshtė kthyer sot nė nocionin e kundėrt pabesi?

Nderi

Instituti i nderit  do ta quaja se kulmon(te) pėr shqiptarin, ai qėndronte mbi tė gjitha. Marrja e nderit ishte vdekje, edhe pse ati qė iu ishte marrė ishte gjallė, ishte i vdekur, sipas kanunit. Ky institut ėshtė deformuar nga interpretimet e ndryshme qė i janė bėrė me tendencė tė njollosjes, mbase edhe prej atyre tė pa nder.

Semantika nderit nėnkupton “jo vetėm largimin prej shka ka tė pėrpjekun me flligshti, por gjithshka i siell nderim faqe tė tjerėve dhe ja nalton ēmimin dinjitetit personal tė tij”, thotė Maloki. Nga ky definicion dalin edhe elemente qė lidhen drejtpėrsėdrejti me aktualen dhe modernen. Nderi sot nuk ėshtė institucion i prapambetur. Pėrkundrazi! Ai ėshtė i sanksionuar, varėsisht prej sistemeve dhe ligjeve, edhe nė vendet mė moderne perėndimore. Kėtu mund tė theksojmė nderin qė lidhet e sanksionohet nė tė drejtėn penale, pastaj edhe nė konstelacion me personalitetin e njeriut qė ėshtė shprehje moderne e sanksionuar po ashtu edhe nė aktet mė moderne ndėrkombėtare qė lidhen me mbrojtjen e individit, personit, si shembull tė drejtat e njeriut.

Tek shqiptari ky institut nėnkupton njėkohėsisht “njė sumė ndjesish tė veēanta, tė cilat kanė lidhni me gjithshka e rrethon e i pėrket atij drejt pėr sė drejti a tėrthoras: person, familje, gjak e gjini, votėr e vend-lindje e sidomos doket e tė parėve “dy gisht nderė nė lule tė ballit na i njiti Zoti i Madh”” na thotė kanuni. Ky institucion ishte, vlerėsohet, vendimtar edhe pėr ruajtjen e identitetit, traditės dhe gjuhės. Ishte element qė ndikoi nė pėrballimin dhe mbijetesėn nga “robnia e pamėshirshme”. A nuk e kemi shtuar ne shqiptarėt hapėsirėn e atyre dy gishtave nė lule t`ballit? Detyrojmė gratė nė prostitucion, shesim fėmijė, presim nė besė e fjalėn e dhėnė – dhe kurė ndodhin reagimet, kryesit e kėtyre veprave thirren nė kanun! A s`ėshtė ky ē`rregullim?!

Burrnija

Burrnia krahasohet me fjalėn  angleze “Gentleman” e cila ėshtė tipike angleze qė si fjalė pėrfshinė njė kulturė nė vete mė shumė se sikur tė pėrkthehej. Andaj burrnia trajtohet si koncept tipik shqiptar qė nėnkupton shumė elemente tė lidhura ngushtė ndėrmjet veti.

Si nocion, na shkruan Maloki, rrjedh prej fjalės burrė qė “ka nji vėshtrim aqė tė hapun, sa āsht jeta dhe tė pjekunit e tij me shka e rrethon” pėr tė shtuar mė tutje, sa njė analist i hollė a psikolog, shprehet ai,  do tė gjente “krejt shprehjen e dinjitetit njerėzuer”. Me tė drejtė ėshtė vėrejtur, se pėrkthimi i kėsaj fjale nė gjuhė “tė gjalla a tė dekuna” do tė dilte krejt qesharake. Po cilat janė elementet qė e pėrshkruajnė kėtė institut dhe shprehje tipike shqiptare? Maloki thotė se burrnia pėrfshinė “nė tź krejt shka mund tė veprojė mashkulli: vullnesė, guxim, qėndresė, bujari e ēdo virtyt qė e plotėson shpirtnisht e njerėzisht”. Ky nocion pėrshinė po ashtu edhe “trimin” por edhe “zotnimin e vetvetiu, nderimin pėr nder tė vet e tė tjerėve, qetėsinė`e duresės ndėr tė papritura e rreziqe, papėrkulninė e pathyeshme kundrejt tė mitosonush”.

Kėto elemente qė vlerėsohen si “shpirti shqiptar” e qė dalin drejtpėrsėdrejti nga gjiri i popullit dhe kanunet, sa po praktikohen sot? Sa pėrshkruajnė sot jetėn e shqiptarit?

Po si tė ruhen ore kėto elemente mesjetare? Do tė ishte njė pėrgjigje e mundshme! Po a janė vėrtetė veti vetėm mesjetare? Njė mik mė tha njė ditė, sot kėto elemente kanė marrė anėn e kundėrt – a nuk do tė ishte mė mirė tė flitet pėr pabesi, pandershmėri dhe jo-burrni?

Kėto tri elemente, duhet theksuar, nė vete pėrmbajnė disa principe tė pashmangshme moderne qė luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe nė trendin e normave juridike aktuale perėndimore si ato qė rregullojnė ekonominė, tregtinė, si ato qė lidhen me kodin civil, penal e deri te tė drejtat e njeriut.

Interpretimi i besės, nderit dhe burrnisė nė kontekstin aktual nuk hasė nė asnjė vėshtirėsi. Pėrkundrazi!  Kėto elemente tė identifikuara si “shpirti shqiptar” do tė ndihmonin edhe integrimet evropiane, dhe fundja janė specifika qė kundėrshtojnė fenomenet negative qė po i kėrkon Evropa.

Ato mund tė sillen nė lidhje tė ngushtė me standardet dhe ecjet moderne. Kėrkesat e Evropės nė adresėn e shqiptarėve do tė plotėsoheshin nė njė shkallė tė lartė vetėm me (ri)aktivizimit dhe marrjes para sysh tė kėtyre elementeve qė janė pjesė e identitetit shqiptar, nė kontekstin aktual. Ne nuk duhet qė t`a shkelim atė traditė tė shėndoshė qė ka ky popull. Fundja, a duhet forcė e jashtme t`na imponojnė ato specifika qė nė tė vėrtetė janė vetė kulturė e jona?

Zef Ahmeti, St. Gallen

Festohet me madhėshti nė Shkodėr 60-vjetori i Festės Kombėtare tė Italisė

Konsullo Roberto Orlando - diplomati me qytetari shkodrane

Nė ceremoninė e organizuar me rastin e kėsaj feste, konsulli Orlando jo pa emocion ka njoftuar mbarimin e mandatit tė tij nė Shkodėr. Pas 5 viteve karrierė mė se tė suksesshme diplomatike nė Shqipėri, prej tė cilave 3 nė qytetin mė tė madh verior, vijon rrugėn e tij nė Ambasadėn e Italisė nė Britaninė e Madhe

Pa mė tė voglin dyshim, pas tre viteve karrierė diplomatike dhe njė kontribut tė pakrahasueshėm pėr zhvillimin e gjithanshėm tė veriut tė Shqipėrisė, konsulli i Italisė nė Shkodėr, Roberto Orlando, mund tė konsiderohet me tė gjitha efektet njė qytetar shkodran.

      Gjithēka vjen spontane, teksa jo pa keqardhje mėsojmė se nė rrugėn e tij tė gjatė diplomatike, Orlando do tė lėrė pas tre viteve pune Konsullatėn e Shkodrės pėr njė ngritje tė dukshme profesionale dhe tė karrierės, drejt Ambasadės sė Italisė nė Britaninė e Madhe.

      Nė fakt gjithēka u mėsua nė Festėn Kombėtare tė Italisė mė 2 qershor, kur nė traditėn e krijuar qė me rihapjen e saj, Konsullata e Italisė organizoi edhe kėtė vit njė pritje tė njė niveli shumė tė lartė. Vlerėsimi pėr punėn e Konsullatės dhe tė Konsullitg Roberto Orlando, u pa qartė nga densiteti i madh i autoriteteve tė ndryshme jo vetėm nga rrethi dhe qarku i Shkodrės, por edhe nga qarqe tė tjera qė janė nėn juridiksionin e selisė diplomatike.

      Emocionet e shumė prej tė pranishmėve u ndėrthyen me ato tė vetė Konsullit Orlando, teksa mbante fjalėn e rastit para tė pranishmėve. Pėr herė tė parė zėri i dridhej dhe fytyra i rrezatonte emocione tė veēanta. Megjithatė, si njė diplomat i sprovuar, ai ka arritur tė paraqesė brenda pak minutave ecurinė e Konsullatės qė drejtoi me shumė kompetencė e profesionalizėm pėr 3 vite, vite tė cilat do mbeten nė memorien e gjithė popullit tė veriut shqiptar.

      Siē ėshtė e natyrshme, ai ka filluar me falėnderimet, tė cilat kanė qenė pėr njė numėr tė konsiderueshėm jo vetėm individėsh, por edhe shtresash tė shoqėrisė. Kėshtu, Orlando ka falėnderuar pėr bashkėpunimin autoritetet vendore tė tė gjitha niveleve, duke uruar qė njė bashkėpunim i tillė tė vijojė edhe me pasardhėsin e tij. Njė tjetėr mirėnjohje diplomati ka rezervuar edhe pėr shoqata tė ndryshme shqiptare, italiane, biznesmenė tė tė dy vendeve, qė sė bashku i kanė dhėnė udhė njė starti tė fuqishėm pėr zhvillimin e rajonit tonė. Sigurisht edhe stafi i Konsullatės, vėrtet nė njė nivel tė lartė profesional, nuk mund tė mos ishte nė axhendėn e falėnderimeve tė Konsullit italian. Gjithsesi, duhet theksuar se ėshtė meritė e Orlandos edhe pėrzgjedhja e njė stafi tė tillė.

      Gjatė kėtyre viteve, mediat dhe gazetarėt kanė patur njė vend shumė tė veēantėnė tė gjithė aktivitetin e Konsullatės sė Italisė. Asnjė nga gazetarėt e pranishėm nė festė nuk mund ta kundėrshtonte faktin e njė fryme tė re dhe krejtėsisht transparente me publikun, realizuar pikėrisht nė sajė tė njė bashkėpunimi dhe strategjie tė studiuar mirė nga Konsulli Orlando. E, nė kėtė drejtim ai u ka drejtuar falėnderim publik tė gjitha mediave, duke vėnė nė dukje jo vetėm profesionalizmin nė pasqyrimin e punės sė selisė diplomatike, por edhe nė dashamirėsinė e shprehur nga mediat. Orlando ka uruar qė e njėjta gjė tė ndodhė edhe me pasardhėsin e tij, gjė qė do e dėshironte edhe gazeta “Shqipėria Etnike”.

      Nė kėtė kuadėr, njė surprizė mjaft interesante ishte edhe akordimi i njė titulli. Nė emėr tė redaksisė sė gazetės “Shqipėria Etnike”, gazetė kjo tashmė e njohur nė gjithė botėn, e vetmja gazetė shqiptare qė botohet nė tre gjuhė, shqip, italisht dhe anglisht, drejtori i saj, Sokol Pepushaj i ka dorėzuar Konsullit Orlando njė diplomė, “Mik i Gazetarėve”. Motivacioni i kėsaj diplome nuk tregonte asgjė mė shumė se njė pjesė tė vogėl tė kontributit tė pamohueshėm tė kėtij italiani, qė tashmė do ta marrė me vete edhe si njė pjesė nga qytetaria e fituar shkodrane. Nė kėtė diplomė ėshtė vlerėsuar raporti i shkėlqyer qė diplomati krijoi nė vite me gazetarėt dhe mediat, por njėkohėsisht edhe kontributi nė tė gjitha fushat, duke u pėrqendruar tek kultura dhe afrimi nė mes Italisė dhe Shkodrės. Vlen tė pėrmendet se ėshtė diploma e dytė e mirėnjohjes qė Orlando ka marrė nga gazetarėt, pas asaj qė i ėshtė akorduar nga Unioni i Gazetarėve Profesionistė tė Veriut (UGPV). Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se ai meriton tepėr mė shumė. Ka qenė transparent dhe mik i yni. Madje, gjatė ceremonisė, meqė biseda po zgjatej, kolegu Pepushaj mė tha shqip “A largohemi, pasi ka edhe probleme tė tjera?”. Unė i thashė: “No!”, pasi Orlando qeshi dhe vlerėsoi xhestin tonė.

      Gjatė ceremonisė sė organizuar nuk kanė munguar edhe nderimet pėr figura me kontribut nė shoqėrinė shkodrane e shqiptare. Kėtė herė, dy qytetare italiane, pikėrisht Silvana Vignali, drejtuese e Projektit “Shpresa” dhe prof. Ester Romagnoli, pedagoge e nderuar e Italianistikės nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, kanė merituar plotėsisht medaljen e “Yllit tė Solidaritetit Italian”, akorduar nga Presidenti i Republikės sė Italisė, Carlo Azelio Ciampi, pas propozimeve qė ishin drejtuar nga Konsulli Orlando. Ndėrsa ėshtė vlerėsuar kontributi i Vinjalit nė integrimin e personave me aftėsi tė kufizuara dhe kontributi i Romagnolit nė shėrbim tė arsimit shkodran, dy zonjat i kanė drejtuar me shumė mirėsjellje falėnderime Konsullit Orlando, jo vetėm pėr propozimin e bėrė pėr to, por edhe kontributin gjatė viteve tė shėrbimit diplomatik nė Shqipėri. Kjo ka qenė pjesa zyrtare e aktivitetit. Mė pas, nėn tingujt e bandės ushtarake tė Tiranės dhe tė njė kokteili, tė gjithė kanė patur mundėsi tė bisedojnė lirshėm dhe tė shkėmbejnė mendime.

      Si njė njohės i afėrt i aktivitetit gjatė kėtyre viteve tė Konsullatės dhe tė Konsullit Orlando, nė njė shkrim ėshtė e pamundur tė pėrmblidhen 3 vite pune intensive. Ndėrsa prioritete tė aktivitetit diplomatik tė tij, qė me ardhjen nė krye tė selisė diplomatike, ishin stimulimi i zhvillimit social-ekonomik, biznesit dhe kulturės, nė shėrbim tė afrimit mes dy popujve, mund tė themi se Orlando i tejkaloi tė gjitha parashikimet. Ndėr arritjet mė tė freskėta ėshtė projekti i “Parkut Industrial” nė Koplik tė Malėsisė sė Madhe. Duhet pranuar se ishte kėmbėngulja e Konsullit, i mbėshtetur fuqimisht edhe nga Ambasadori nė Tiranė, Attilio Massimo Iannucci, qė solli miratimin e kėtij projekti si bashkėpunim me Rajonin e Puglias, duke ftuar edhe biznesmenė tė tjerė tė fuqishėm italianė. Njė kontribut tė paharrueshėm, Orlando dhe stafi i tij dhanė edhe pėr kulturėn, organizimin e shumė aktiviteteve serioze dhe dobiprurėse, qė gjallėruan jetėn kulturore-artistike tė Shkodrės e mė gjerė. Si qytetarė shkodranė, por edhe si gazetarė, nuk mund tė mos shprehim keqardhje pėr heshtjen e pushtetit vendor ndaj aktivitetit tė Konsullit Orlando. Paraardhėsi i tij, Stefano de Leo, i cili duhet thėnė se iku nga Shkodra jo pa lėnė pas polemika nė lidhje me transparencėn e punės sė tij, u paraqit nė Kėshillin Bashkiak tė Shkodrės, si i propozuar pėr titullin e lartė “Qytetar Nderi”. Arsyeja e vetme pėr kėtė titull nė atė kohė ishin marrėdhėniet private dhe me interesa tė ngushta tė disa kėshilltarėve me de Leon dhe asgjė mė shumė. Ndėrsa, pėr njė kontribut tė dukshėm dhe tė madh nė favor tė zhvillimit tė gjithanshėm tė rajonit, i pranuar nga tė gjithė, edhe vetė pushtetarėt vendorė, pa kaluar asnjėherė nė media pėr tė keq (rast ky unikal), askush nuk ėshtė kujtuar tė paktėn t’i japė njė titull “Mirėnjohje”, minimalisht. Sa nuk ėshtė ende vonė, pėrmes kėtij shkrimi tentojmė tė grishim qytetarinė e njė pjese tė kėshilltarėve, pasi ka ende kohė pėr tė rregulluar njė gabim, i cili nuk duam tė besojmė se ėshtė bėrė me dashje. Nuk duhet bėrė asgjė tjetėr, mjafton tė kthesh kokėn pas dhe tė ecėsh nė tre vitet e mandatit tė Orlandos dhe gjen jo qindra, por mijėra arsye pėr ta shpallur atė “Qytetar Nderi” tė Shkodrės. Gazeta jonė ju garanton se do fitoni shumė pikė duke bėrė ndonjė akt qė materializon dėshirėn e tė gjithė komunitetit tė Veriut shqiptar, tė atyre qė do u rikėrkoni votėn.

      Tashmė edhe pak javė apo muaj dhe miku i mediave dhe gazetarėve, i Shkodrės dhe i shkodranėve, por edhe i Shqipėrisė dhe shqiptarėve, do tė largohet drejt Ambasadės sė vendit tė tij nė Britani tė Madhe. Ėshtė vėrtet njė kėnaqėsi pėr tė, shpėrblim pėr njė karrierė diplomatike tė panjollosur asnjėherė. Edhe ne jemi krenarė, pasi Shkodra modeste ndikoi tė evidentohen aftėsitė diplomatike tė Orlandos. Ndjejmė edhe keqardhje, siē edhe e shprehu vetė Orlando gjatė fjalės sė tij, por diplomacia ka rregullat e saj.

      Nė mes tė mediave dhe “Shqipėrisė Etnike” nė veēanti, me Konsullatėn e Italisė nė Shkodėr janė krijuar raporte shumė tė mira pune dhe bashkėpunimi reciprok. Tashmė janė hedhur hapat e parė nė drejtim tė forcimit tė vazhdueshėm tė tyre. Ne jemi tė gatshėm tė vijojmė tė njėjėtėn linjė, por ka jo pak nė dorė edhe pasardhėsi i Konsullit Roberto Orlando. Urojmė dhe shpresojmė qė bashkėpunimi tė thellohet, edhe pse pėr tė qenė realistė, duket e vėshtirė pas njė eksperience qė kemi pėrjetuar me Orlandon pėr tre vite. Me sa duket, pozicioni i tij nė Ambasadėn e Tiranės si i ngarkuar me marrėdhėniet me median, ka ndikuar nė kėtė drejtim. Ka qenė njė diplomat, mbase i papėrsėritshėm. Nuk mund tė themi asgjė tjetėr, veēse t’i urojmė karrierė tė gjatė dhe tė suksesshme Roberto Orlandos nė Britaninė e Madhe, pse jo njė ditė tė kthehet jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė Ambasadėn e Tiranės. Ne kemi fituar njė mik, i cili do tė jetė i tillė pėr tė gjithė jetėn. Mendojmė se edhe Orlando na konsideron tė tillė.

Blerti Delija

President i “Gazetarėve tė Veriut Shqiptar”

 

77935 shtetas i kėrkojnė Presidentit Alfred Moisiu qė Ismail Ahmeti tė nderohet me titullin “Nderi i kombit”

Kėrkesė:

“Shoqata e Ndėrtuesve Veteranė tė Veprave tė Dritės”, pėrfaqėsuese e ligjshme e 77935 punėtorėve, specialistėve dhe kuadrove qė kanė kontribuar me djersėn dhe gjakun e tyre nė ndėrtimin e hidrocentraleve, duke filluar nga Selita (1949-1951) dhe deri nė Banjėn (e papėrfunduar), parashtrojmė kėrkesėn tonė, si vijon:

Duke patur parasysh punėn e palodhur, aftėsitė e shquara profesionale, organizuese dhe drejtuese tė inxhinierit tė talentuar shkodran, z.Ismail Ahmeti; komunikimin e tij tepėr njerėzor (si me vartėsit, ashtu dhe me eprorėt), cilėsi kėto tepėr tė rralla, qė nderojnė ēdo drejtues tė ēdo niveli qoftė, dhe qė zoti Ismail Ahmeti i aplikoi me shumė efikasitet. Drejtues tepėr i preokupuar nė zgjidhjen e problemeve dhe halleve tė mėdha tė cilat na i ofroi koha, si strehimi, shkollimi i fėmijėve tė punėtorėve tė thjeshtė, ku prania e tij nė mbrojtjen e tyre ka qenė kurdoherė e pranishme dhe evidente. Inxhinier Ismail Ahmeti shquhet pėr kurajon e lartė dhe guximin e admirueshėm nė ēdo ballafaqim me eprorėt, pak “i sertė”, por shumė i drejtė, i ndershėm dhe i pakorruptueshėm, deri nė kuotėn maksimale qė mund tė arrinte njė kuadėr i lartė i asaj periudhe aq tė vėshtirė, kur lufta famėkeqe e klasave ndizej si njė “vullkan”. Edhe nė ato situata aq tė vėshtira, asnjėherė nuk e pamė tė pėrkulur, kurrizin e kėtij burri shteti, para eprorėve, tė cilitdo rrangu qė mund tė ishin. Ai sfidoi me zgjuarsi dhe guxim “gurakuqian” tė gjitha vėshtirėsitė e panumėrta tė cilat i ofroi koha dhe terreni tepėr i vėshtirė. “Zyrat” e tij ishin tunelet, galeritė dhe skrapatat e shkėmbinjve tė Fierzės e Komanit, ku ēdo ditė dhe ēdo natė ishte i pranishėm mes punėtorėve, gjithnjė nė ballė, atje ku prania e tij plot autoritet ngrente nė “zenit” moralin e punėtorėve. Do tė duheshin volume dhe fantazia e Zhyl Vernit pėr tė pėrshkruar shembullin e kėtij “apostulli” tė veprave tė dritės, ku militoi plot vetmohim nė fillim si inxhinier, k/inxhinier, drejtor dhe mė nė fund Ministėr i Ndėrtimit. Dy elemente cilėsore, tepėr tė lakmueshme pėr kohėn qė po kalojmė dhe qė ishin tė “fermentuar” nė moralin e tė nderuarit Ismail Ahmeti janė: asnjėherė nuk bėri dallime krahinore, fetare apo mes qytetarėve dhe fshatarėve; nderoi dhe respektoi njeriun e punės, duke “amortizuar” nė maksimum “luftėn e klasave” (kėtė e ritheksuam, si njė element qė ndriēon portreti e kėtij “vigani” tė cilin mund ta krahasojmė vetėm me figurėn e shquar tė bashkėqytetarit tė tij, “Heroin dhe Mėsuesin e Popullit”, tė madhin dhe tė papėrsėritshmin Luigj Gurakuqi.

      Ndaj dhe Ju propozojmė, zoti Presidenti ynė i nderuar, qė: Ju, bashkė me stafin Tuaj tė dėgjoni zėrin e shoqatės tonė, tė cilės i bashkohet dhe zėri i mbi 400 dėshmorėve tė rėnė nė ndėrtimin e veprave tė dritės, qė inxhinier Ismail Ahmeti tė shpallet, ose tė dekretohet “Nderi i Kombit”.

      Me shpresė dhe bindje nė konsideratėn e kėrkesės tonė,

“Shoqata e Ndėrtuesve Veteranė tė Veprave tė Dritės”.

Zėdhėnėsi i Shoqatės, Mark Bregu

 

Kryeministri Sali Berisha i jep vlerėsime tė larta biznesmenit Paulin Radovani

Nė nėntė muaj qeverisje tė kristaltė, Qeveria shqiptare dhe personalisht Kryeministri Sali Berisha, tė gravituar tek interesat e interesave tė shtetasve shqiptarė, kanė bėrė njė shndėrrim fenomenal qė padyshim edhe pėr gjeneratat e tjera tė politikės shqiptare do ngelen himn.

      Paraqitja e planit tė zhvillimit pėr qarkun e Shkodrės nga Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe pesė ministra ditė mė parė nė kryeqendrėn e Veriut shqiptar, u shoqėrua edhe me njė eveniment tjetėr qė flet shumė, me vizitėn e Qeverisė nė fabrkėn e kėpucėve “Filanto”

      -Pėrgėzoj ekonomistin Paulin Radovani, pėr modernizimin, drejtimin dhe rrugėn e pastėr tė biznesit qė drejton, duke rrezatuar zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik nė Shkodėr... - tha midis tė tjerave Kryeministri.

      Dhe kėto fjalė kanė peshė tė madhe nė ditėt qė po kalon vendi ynė, ku mafia, politika dhe krimi ekonomik vijnė nga rrjedhoja politike me shumė pikėpyetje dhe ku Kryeministri ėshtė tepėr i kursyer nė fjalė tė mira. Fabrika “Filanto”duket se ėshtė shembulli i biznesit shqiptar, pasi jo vetėm Berisha, por kohė mė parė edhe ambasadorja amerikane Marsi Ries i pat dhėnė “leksion” politikės dhe ekonomisė shqiptare pikėrisht nga kėtu.

      Fjalėt e Kryeministrit nga ambjentet e “Filanto” pėr modelet e biznesit dhe uljen e tatimeve e krijimin e njė klime lehtėsuese, duket konturojnė jo vetėm borxhin qė i kanė qeveritė Shkodrės, anėt jo dhe vetėm anėt e sė cilės janė kafshuar nga bizneset e pista, tė dyshimta qysh nė pamje tė parė, nga shfrytėzimi skllavėrues i bosėve tė botės sė krimit ekonomik, por edhe me frikshmėrinė e qetėsisė me tė cilėn pranon tė jetojė vetė komuniteti.

      Kryeministri Berisha shkėmbeu informacione dhe ide me ekonomistin Paulin Radovani, duke u thėnė shqiptarėve dhe ndėrkombėtarėve qė bizneset e pastra do i pėrkrahė, tė pistat do jenė shėnjestėr e qeverisjes sė kristaltė. Nėse nuk mund tė themi se dominojnė bizneset e ndershme, mund tė themi se krimi dhe mafia ekonomike janė pėrpjekur t’u vendosin bėrrylin bizneseve tė pastra, sfond kėto i integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike.

      Dhe vėrtet, nuk pėrbėn risi kur thua se Radovani qė nė embrion tė lindjes sė biznesit, kur Shqipėria nuk kishte pėrvojė, synoi pėr njė transformim, ku pėrgjatė tėrė viteve u tregua strikt nė pagesėn e doganave, tė detyrimeve dhe me gjithė hapėsirat e ngushta nėpėr rrugė tė kthesta, bazuar nė ligjet, por edhe falė guximit intuitiv e profesionalizmit, arriti tė shndėrrohet nė njė promotor tė zhvillimit ekonomik tė Shkodrės. Sot tė gjithė punėtorėt ndjehen tepėr mė mirė se nė bizneset e tjera. Pastėrti, ambjente tė bollshme, sigurim teknik, sigurim shoqėror, leje lindjeje, pasi thuajse tė gjitha janė femra, shpėrblime nė raste festash etj. Tė gjitha kėto flasin siē flet kultura, njerėzit nė nevojė, sporti, ligji, Kryeministri vetė.

      Pra, shikuar nė raport me bizneset e tjera nė Shkodėr, barra e detyrimeve ka qenė tepėr mė e rėndė pėr ekonomistin Radovani.

      Kėshtu, nėse shumė biznesmenė nė Shkodėr janė bėrė kapitalistė me rregulla komuniste, Radovani me ligje demokratike.

      Ti, lexues mund tė thuash se epokat kanė ndryshkur drejtėsinė, mirėsinė, njerzillėkun. Ne themi jo. Ėshtė qeveria demokratike qė tė gjithė ata qė kanė spekulluar me djersėn e njerėzve tė thjeshtė, qė kanė vėnė miliarda nė pak vite nga hiēi, qė kanė abuzuar me dokumentacione, detyrime e dogana, qė kanė bėrė ē’kanė dashur, do jenė nė sitėn e kontrolleve dhe hetimeve dhe ne si gazetė do jemi tė hapur edhe pėr mendimet e specialistėve dhe tė intelektualėve, duke ndihmuar Qeverinė dhe Kryeministrin Berisha nė zbulimin e lidhjeve tė mafias me politikėn.

      Kushtet dhe stimulimi pėr jetė mė tė mi rė ishin postulati i Kryeministrit nė fabrikėn “Filanto”. Por nė kontekstin e mosvyshkjes sė fjalėve, e mosrėnies si gjethe tė thara, Shkodra do ketė hapje tė hapėsirave, pasi qeveria italiane ėshtė e interesuar nė zhvillimin e rajonit tė veriut shqiptar.

Sokol Pepushaj

 

“Ushujza” e Shkodres vazhdon te pasunohet me gjakun e shkodraneve!

Asht nji epitet qe nuk jam lodhe shume me e gjete. Ish- kryetari i opozites se atehershme, sot kryeminister i vendit Sali Berisha, ja njiti shume bukur kete emen mase te merituem Gjergj Leqejzes. Nuk kam asgja personale me kete individ, sic edhe me te tjere per te cilet kam shume materiale. Thjeshte perpiqem te cliroj Shkodren nga thonjte e kesaj ushujze por edhe te tjerave te ngjashme.

Ne fillimet e demokracise, ish- llogaritari i PPSH-se ne Puke e diku tjeter, u afrue me Partine Demokratike. U tregue i mencem dhe asnjihere, edhe pset pat mundsi, nuk mori poste dhe detyra politike, por shfrytezoi me mjeshtri kete fakt duke u paraqitur si njiri i besueshem i investitoreve te interesuar Italian per Shkodren tone. Kshtu, nji dite te bukur, Leqejza e pa vedin si administrator te Kotoneles, me nje rroge te majme 300.000 leke ne muej (per fillim ’90 shume e leverdisshme). Drejtoreshe e ndermarrjes, ishte nje zonje e bukur dhe shume e zonja ne shume pune, emnin e te ciles nuk po e permend. Mesa di une, asht jashte Shqipniet tashma. Ne fakt, edhe pse thuhes se sot e ksaj dite, ai nuk asht pronar i firmes se tij, ne vitin 1997 filloi njitja e vertete per Leqejzen. Ne menyre e cuditshme, ndersa te gjitha bisneset po falimentonin dhe ikshin nga Shkodra, bisnesi i tij lulzoi dhe u ba shume shume fitimprures. Arsyet ishin te thjeshta. Ne kohen e rrumujave, duke ushtru presione nga ma te ndryshmet,ai detyroi pronaret italiane te largohen dhe fabrika nder me luksozet per kohen, mbeti ne duert e administratorit Gjergj Leqejza. Per te mbajte ne kambe bisnesin, duke perfitue edhe nga koha e trazinave, Leqejza “punesoi” elemente te njohun kriminal nga rrethinat e Shkodres, nji pjese e te cileve tashme ose jane ne burgje, ose te vdekun. Me nji akumulim shume te madh dhe te shpejte te pasunise, ai e kishte shume te lehte qe pas dy viteve te “blente” me pare ne dore postin e prefektit te Shkodres, te cilin e mbajti per 4 vite e ma shume, si asnji tjeter deri tash. Me mjeshtrine e tij te sprovume, Leqejza e shfrytzoi postin per te pasunue veten dhe nji grup te vogel rreth tij, ne bashkpunim me kryetarin demokrat te Bashkise, Ormir Rusin (per te cilin kam nji tjeter material gati). Gjate ktij dualiteti, Shkodres i erdhen vertete disa investime, por nga ana tjeter, edhe u pasunuen shume jo vetem dy personat e lartpermendun. Gjithcka qi miratonte ne bashki me metodat e tija Rusi, edhe pse antiligjore, merrnin vulen e Leqejzes si prefekt. E Shkodra, u kthye ne nji bunker betoni sic asht sot, ku nuk mbeti asnji pllame toke e gjelber. Mafia e ndertimeve abusive, lulzoi pikrisht ne kete kohe. Kush asht I interesuem, mund te hape letrat ne bashki e prefecture dhe verifikon gjithcka. Ne emen te ndihmes per komunitetin e bisnesit Leqejza dergoi linjen 20 kv ne zonen industriale, gjithmone ne bashkepunim me Rusin. Arsyeja ishte e thjeshte, pasi ne ate zone kishte bisneset e tija Leqejza, por edhe miq dhe te njohun te tij e Rusit. Sesi vehet ne sherbim te individeve te inkrimunuem shteti, shembulli ma i kjarte asht ky. Ndoshta nuk e besoni, por sot ne Shqiperi, Leqejza asht nder njerezit ma te pasun, mos me thane me I pasuni. Kete e ka pohue jo vetem kryeministri Berisha, por asht e vertetueme me fakte. Kudo ku ndertohet ne Shkoder, asht dora e paret e tija. Emnat e vendosun ne tabela dhe ne hipoteka, jane thjeshte fallso. Duke fillue nga tjetersimi I ish- Muzeut Atesist dhe me rradhe, jane nga mekatet ma te vogla te Leqejzes. Kthetrat e tija prej kohesh, ne bashkpunim me “demokrate” jane shtri edhe ne Velipojen e bukur. Ne vargje dhe blloqe ndertesash kalojne pushime sheikesh te tane bashke, duke u servirun shkodraneve dokrra te “luftes” se eger mes tyne. Edhe ndertimi i nje kompleksi gjigant pallatesh, nga nji bisnesmen shumei fuqishem i Shkodres, e ka marre “isen” tek ky njeri, pavaresisht se vulen e fundit ia ka vue Lorenc Luka, kryetar i qarkut Shkoder.

Edhe pse ne Tirane, disponojme fakte per aktivitetin e tij si zv.minister i territ. Ai e shfrytzoi shume mire situaten e krijueme nga partia e tij socialiste qe martirizoi Shkodren demokrate. Te gjithe tenderat qe u dhane, kaluen permes duerve te ndyeme te Leqejzes. Megjithate, jo te gjitha paret e fitueme i mori per vete. Miq te tij te afert tregojne se me nji telefonate nga nje “i madh” ne Tirane, ai asht nisur nga Shkodra me 10.000 USD ne xhep dhe eshte kthyer bosh! Nje nga taksat e shumta qe ai asht msue me i pague, pa problem kur fitonte miliona jo leke, por euro.

Leqeza ka bashkpunue me elemente te njohun kriminal  te Shkodres per te shtue pasunite e tija, troje, ne qytet. Rasti i 46 dynymeve ne afersi te Kombinatit te Drunit dhe i ish- Divizionit, jane nder me flagrantet. Ketu ka nji pergjegjsi jo te vogel edhe Hipoteka dhe drejtuesi i saj Genc Uruci (edhe per te disponojme materiale te shumta kompromentuese) i cili asht bashkfajtor. Pervec dy fabrikave qe vete ka daklarue se kane nji xhiro 8 milion euro ne vit, ne menyre te cuditshme atij i vijne edhe si qeraxhinj: banka Italo- Shqiptare. Paradoksi ma i madh asht se rikonstruksioni dhe ndertimi i kesaj banke e pallati, u ba me leke kredi te shtetit, sifgurue permes mikut te tij te akuzuem edhe nga Berisha, Arben Malaj. Nderkohe, me qerane qe merr nga banka, ai paguen kredine duke kene “shaluar” sot e ksaj dite, pa harxhue asgja nga xhepi. Nuk duhet harrue edhe “pushtimi” qi ai i ka ba edhe Razmes, Boges, Thethit etj., ku po lulzojne tashma vilat e blloqet e “pashallareve te rinj te kuq”.

Rreth ktij personi, asht krijue tashma nji perandori e madhe financiare. Askush dhe asnji institucion i fuqishem nuk mund te justifikoje ket pasuni me djersen e ballit dhe ne rruge te ndershme. As edhe vete Leqejza, nese i kerkohet kjo gja, nuk ka se ku te mbeshtese fitimet e investimet perrallore. Un thjeshte kerkoj qe edhe ne Shkodren tone te zbrese dora e shtetit, duke u perpjeke te dale ne driten e diellit ajsbergu i krimit, i cili ka shume perfaqsues ne Shkoder. Ktu kam ceke vec disa nga informacionet qi jo vetem un, por edhe te tjere disponojme ma te detajueme, por asnjihere nuk i publikune. Ne shume raste, edhe mediat, vendose dhe te Tiranes, jane te blame, ose kane frike ng Leqejza dhe krahu I tij i armatosun, te kuptimin e plote te fjales. Nuk kane mungue dhe nuk do te mungojne kercenimet edhe per gazeten tuej, nese  e botoni kete shkrim. Por nese kete nuk e bani edhe ju, nuk ka asnji shprese per ta botue, rrjedhimisht edhe per te fillue luften konkrete ndaj krimit dhe perfaqsuesve ma te spikatun te tij.

Me respekt

Anti Krim Shkodran

 

 

Faktorizimi politik e parlamentar i demokristianėve

Politika shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ajo e djathtė nė veēanti nė rrugėtimin e tyre politik, veē fraksionimeve dhe pjelljes sė partizave tė tjera apendikse, nuk kanė mėsuar tė orendisin tjetėr nė kuadrin e njė mendimi ndryshe dhe reforme nė dobi tė gjallimit tė jetės partiake. Duhet tė behnin nė kėtė sfond kreu aktual Nikollė Lesi dhe deputeti reformator Nard Ndoka, tė cilėt me lėvizjen e tyre politike, i dhanė njė leksion politikės sė dakordėsisė, politikės sė nxėnėsit tė urtė, politikės sė fėmijės sė bindur. Ata vunė njė gur nė themelin e njė nisme tė guximshme. Konkretisht tė njė prej sfidave politike, me tendencė faktorizimin politik tė Partisė Demokristiane. 

Politika e djathtė shqiptare ka qenė dėshmitare e njė prej lėvizjeve mė tė pazakonta. Deputeti reformator Nard Ndoka ka pranuar ftesėn e Nikollė Lesit, tė marrė kreun e Partisė Demokristiane. Ndoka pas njė buje mediatike pėr kėtė manovėr mėsohet tė jetė shprehur se “ ka vendosur qė tė pranoj kandidimin pėr kryetar tė  PDK-sė” duke vijuar tė ketė “pasur njė kontakt me kryesinė e kėsaj partie. Sipas tij janė hapur negociata edhe me pėrsona qė kanė dal nga kjo parti nė vite qė ti bashkangjiten kėsaj lėvizje”.

Me kaq kuptojmė se Ndoka kėrkon veē tė tjerash ta hap partinė pėr tė gjithė demokristianėt, pjesa mė e madhe e tė cilėve janė larguar nga forumet drejtuese dhe nga anėtarėsi, si rezultat i njė jete tė vakėt dhe plogėshtie politike tė PDK.

Nard Ndoka, pas pėrfaljeve pėr krijimin e njė grupi parlamentarė, ai nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e krijimit, jo vetėm me demokristianė, por edhe me deputetė tė PD-sė. Ky grup, sipas tij, ndonėse mund t’i ketė numrat nuk do tė kėrkojė riformatim tė qeverisė. Deri mė tash vetė krijimi i njė grupi parlamentar ėshtė bėrė i njohur pėr publikun, si njė ndėr fillesat e kėsaj reforme politike brenda kampit tė djathtė.

Ajo qė konsiderohet si mjaft pozitive nė vijimsi tė zhvillimeve politike tė kėsaj partie ėshtė vendosja e filozofisė demokristiane nė podjumin e nderit, nė radhėn e partive politike, me autoritetin dhe personalitetin e tyre. Deri tani PDK ka luajtur rolin e njė sateliti qė vėrtitej rreth Partisė Demokratike. Gjasat janė qė tashmė ajo tė jetė faktor shumė i rėndėsishėm politik. Asaj do t’i jepet forca e vendimmarrjes, klasifikim qė rrjedhon nga pozitat e reja dhe synimet qė kėrkohen tė arrihen.

Fakti se rreth kėsaj lėvizje nuk ėshtė pikasur ndonjė qėndrim kundėrshtues, tregon se hapat e Nard Ndokės janė tė matur dhe kjo maturi ėshtė kristalizuar edhe me deklarimin e kėtij tė fundit: “Lėvizja jonė do ti japė mbėshteje maksimale qeverisė sė Berishės, madje edhe nėse numrat do tė ndryshojnė nė favorin e demokristianėve, ne nuk do tė kėrkojmė njė riformatim tė qeverisė”. Berisha nga ana e tij nuk ėshtė ndalur tė komentojė kėtė fakt politik, megjithėse nė vetėdijen e tij politike, ai ėshtė i bindur se tashti e tutje PDK-ja nuk do tė jetė mė njė dorė qė ngrihet, njė votė pro, ajo ėshtė njė realitet vendimmarrės politik. Pavarėsisht se Ndoka pėrjashton mundėsinė e vėnies sė Berishėn pėrballė detyrimeve, nė njė rast tė mundshėm tė formatimit qeverisės, kjo automatikisht ėshtė njė kusht dhe kreu i ekzekutivit kėtė fakt nuk ka pse ta injorojė. Respektimi i rregullave tė lojės ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė dhe nė vartėsi tė numrave nė Parlament. 

Ardhja e Nard Ndokės nė kėtė artikulim politik e mediatik, nuk ėshtė krejt e rastėsishme. Tendenca e tij pikas nė zgjedhje ku fiton bindshėm. Mė pas me qėndrimet e tij indipendente, tepėr tė matura dhe me njė pjekuri tė admirueshme politike, shumė shpejt do ta vendosnin Nard Ndokėn nė podiumin e kryefjalės sė ditės nė media dhe politikė. Jo mendimi kundėr Berishės, apo tendenca pėr tė thėnė gjithnjė tė kundėrtėn do ta dominonin atė si njė figurė e pastėr dhe e gjallė politike. Ai nė kapėrcyell tė realitetit shqiptar, ndėrsa mazhoranca nuk guxonte tė dilte nga kori, u ngrit mbi kėtė meskinitet politik dhe shprehu qėndrimin e tij. Hap pas hapi emri i tij do tė vinte e tė lazmohej mė fort nė dekorin e politikės sė djathtė pėr t’u finalizuar me marrjen prej tij tė kreut tė Partisė Demokristiane.

Dedė Smakaj

 

Mirėsia dhe paqja, afėr apo larg pėr Shqipėrinė

Ēuditė qė ndodhin nė veriun shqiptar po na largojnė nė rrugėn drejt perėndimit. Shoqata apo individė qė bėrtasin pėr pėrfaqėsim tė komunitetit musliman dhe qė kundėrshtuan edhe vendosjen e bustit tė shenjtores Nėnė Tereza, e cila nė emėr tė mirėsisė dhe paqes, ka marrė edhe ēmimin “Nobel”, nuk e dimė sa larg na ēojnė. Por, ja qė namėt marrin dhenė, kur dėgjon se rrėzohet njė kryq katolik nė Bushat me dinamit, se njė tjetėr nė Kastrat sharrohetme sharrė, se njė grua nė njė fshat verior, ekonomiste, M.K. torturohet nė zyrėn e puns nga katėr burra, duke ushtruar dhunė fizike dhe duke u shprehur, se “nuk jemi ne pėr t’u komanduar nga njė femėr kaurre dhe nė emėr tė Allahut je e pushuar nga puna ose tė zhdukim”. Sipas burimeve tona qė nuk mund tė dalin me emėr, pasi jeta u rrezikohet, M.K., intelektuale me arsim tė lartė, ėshtė rrahur shumė pasi ajo zonė qė vėrtet dominohet nga 95% tė besimit mysliman ėshtė e vėshtirė tė pranojė njė katolike nė njė zyrė, pra nė drejtim. M.K. ėshtė e besimit katolik roman, dhe edhe para njė muaji ėshtė kėrcėnuar pėr tė braktisur punėn. Ajo, megjithėse e kėrcėnuar, ėshtė detyruar tė vazhdojė punėn, pasi si grua e vetme do tė ushqente fėmijėt e saj jetimė. Burimet tona thonė se atje edhe policia ka qenė e lajmėruar, por nuk ėshtė marrė asnjė masė pėr siguri jete. Nga rrahja barbare e dy ditėve mė parė, M.K. ka pėsuar fraktura tė rėnda dhe po mjekohet ilegalisht. Ata qė na lutėn tė publikojmė kėtė rast, duan tė ngelen anonimė, por shprehen se edhe ata e ndjejnė veten tė kėrcėnuar seriozisht. Gjithsesi, harmonizimi i jetės tashmė duket si ndėrmarrje e vėshtirė dhe gjithēka mundet tė ndodhė, kur ndodh qė edhe busti i Nėnė Terezės kundėrshtohet haptas, botėrisht.

Vasel Gilaj, Zohg Hysenaj

 

Ndoka, kryetar i PDK me 6 deputetė

Zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i Partisė Demokristiane, Nard Ndoka, duke dhėnė sinjalet e para pėr krijimin e njė grupi me 6 deputetė nė Parlament. Gjatė Kongresit tė Jashtėzakonshėm tė kėsaj partie, delegatėt kanė votuar dje pro Ndokės, i cili ishte edhe kandidatura e vetme pėr postin e kryetarit tė PDK-sė. Ndėrkohė, nė sallė ishin tė pranishėm edhe deputetė tė tjerė reformatorė, si Frrok Gjini apo Jak Ndoka, tė cilėve u ėshtė lakuar emri pėr mundėsinė e kalimit tė tyre nė PDK. I pranishėm nė Kongresin e stafetės Lesi-Ndoka ishte edhe deputeti i Aleancės Demokratike, Pashk Ujka.

Gjatė fjalės sė tij, Ndoka ka shprehur rezerva tė mėdha pėr mėnyrėn sesi Partia Demokratike po e drejton koalicionin, njėkohėsisht ka kėrkuar qė PDK-sė t’i jepet vendi qė meriton. “Qeveria e sotme, pa argumente serioze, bėri njė zgjidhje tė sforcuar, duke mėnjanuar demokristianėt antikomunistė e perėndimorė, duke i zėvendėsuar ata me disa politikanė dhe parti qė vijnė nga koha e komunizmit dhe izolimit”, ka nėnvizuar ish-nėnkryetari reformator. Mė tej, Ndoka ėshtė shprehur se PDK-ja po merr parasysh edhe mundėsinė e kandidimit tė vetėm nė zgjedhjet e ardhshme lokale, nėse kėrkesat e tyre nuk mbėshteten nga mazhoranca qeverisėse. “PDK deklaron se nė ēdo rast do tė jetė e gatshme tė konkurrojė me kandidatė tė saj nė tė gjitha bashkitė dhe komunat e Shqipėrisė”, theksoi Ndoka, kryetari i sapozgjedhur i kėsaj partie.

Sipas tij, PDK-ja do tė vazhdojė tė jetė pjesė e mazhorancės dhe grupit parlamentar me reformatorėt, ashtu si dhe do tė jetė e hapur tė presė brenda vetes edhe deputetė tė tjerė, qoftė nga mazhoranca apo opozita. Pėrveē kėsaj, Ndoka ka argumentuar se qeveria aktuale ka nevojė pėr lėvizje plotėsuese dhe riformatuese, nė mėnyrė qė tė mos lejojė kurrsesi kthimin nė pushtet tė opozitės. Ndoka nuk ka harruar tė ironizojė deklaratat e ndryshme tė ardhura nė drejtim tė tij, si rezultat i largimit nga PDR-ja, duke e justifikuar lėvizjen konform bindjeve politike qė ai pėrqafon. “As mė parė dhe as tani nuk i kam kėrkuar askujt poste, jam distancuar nga PD-ja, kur fryma ime perėndimore u sulmua ashpėr dhe u pėrjashtua nga lidershipi i saj, u distancova nga PDR-ja kur ndodhi e njėjta gjė”, konstatoi Nard Ndoka. Ai ka premtuar se nėn drejtimin e tij, PDK-ja do tė bėhet forca e tretė politike nė vend.

DORĖHEQJA

Lesi: Ika pėr tė shpėtuar kokėn e Berishės.

Ish-kryetari demokristian, Nikollė Lesi, ka shpjeguar gjatė Kongresit tė Jashtėzakonshėm arsyet e dorėheqjes sė tij nga drejtimi i PDK-sė. Lesi e ka argumentuar dorėheqjen si njė lėshim qė i bėn qeverisė sė Berishės. Sipas tij, situata e krijuar si rezultat i mosrespektimit tė marrėveshjes me PDK-nė nga ana e Berishės, do tė sillte njė pėrplasje, qė do tė dėmtonte tė dyja palėt. “Unė ika nga drejtimi, pasi nėse do tė qėndroja, atėherė pėrplasja me Berishėn do tė ishte fatale pėr tė dy. Kėtė radhė nuk do zbatohej formula e kudonjohur se nga pėrplasja e dy kokave, njėra kokė thyhet. Kėtė radhė do thyheshin dy kokat”, ka nėnvizuar Lesi.

Ndėrkohė, botuesi i njohur nuk ka lėnė pa bėrė sulmet e radhės ndaj PAA-sė dhe PBDNJ-sė, tė cilat sipas tij, gėzojnė vendin e demokristianėve nė qeveri. “Unė ika, sepse kulla e kryeministrit nuk ėshtė ngrirė siē ka thėnė Berisha pėr mua, ėshtė kallkanosur prej nėntė muajsh dhe po luan letra bixhozi me Xhuvelin dhe Dulen”, ka thėnė ai. Sipas Lesit, duhen ritme tė tjera qeverisjeje, nė tė kundėrt nuk do mbahen premtimet e tre korrikut. “Ne demokristianėt kėrkojmė ritme tė tjera tė qeverisjes, nė mėnyrė qė Berisha tė mbajė premtimet e tre korrikut. Ende nuk kanė filluar investimet e premtuara, ndaj ka nevojė pėr njė zė ndryshe brenda koalicionit qeverisės, dhe jo vetėm pėr ministra qė pėrkulen dhe thonė vetėm “amin” para kryeministrit”, ka theksuar ai.

Ndėrkohė, nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj, Gazmend Oketa, Partia Demokratike ka hedhur poshtė mundėsinė e rishikimit tė marrėveshjes pėr bashkėqeverisje, ndėrsa ka cilėsuar tė parakohshėm diskutimit pėr zgjedhjet vendore.

Deputetėt pranė PDK

Deputetėt qė priten t’i bashkohen PDK-sė, pas lėvizjeve mė tė fundit qė kjo forcė politike ka bėrė, janė jo vetėm nga PDR-ja, por edhe nga partitė e tjera. Nė kėtė mėnyrė, drejtues tė kėsaj partie deklarojnė qė po zhvillohen bisedime me deputetė si tė mazhorancės dhe tė opozitės. Ndėrkohė, pėrveē kalimit tė Nard Ndokės nga PDR-ja, tek PDK-ja, si kryetari i kėsaj tė fundit, pritet tė largohen edhe dy deputetė tė tjerė po nga PDR-ja. Frrok Gjini dhe Jak Ndoka, janė deputetėt tė cilėt pritet t’i bashkohen PDK-sė, ndoshta nė shtator kur tė bėhet dhe rikonfigurimi i deputetėve brenda grupeve parlamentare. Deputeti i Aleancės Demokratike, Pashk Ujka, vlerėsohet gjithashtu pranė demokristianėve, tė cilėt mund tė mbėrrijnė nė 6 deputetė, bashkė me demokristianin Ndue Shpani.

Pashk Ujka, nė njė pronocim pėr “Korrieri”-n, ėshtė shprehur se ka pasur diskutime, por akoma nuk ka vendosur nėse do kalojė te PDK. ”Mė ėshtė bėrė oferta, akoma nuk e kam vendosur nėse do kaloj tek forca demokristiane. Po pres tė diskutoj me kryetarin Neritan Ceka, dhe mė pas do marr njė vendim”, shprehet Ujka. Ndėrsa ish-kryetari Lesi ka deklaruar se sė shpejti kėta  6 deputetė do tė bėhen 10, ndoshta mė shumė. Ndėrsa kryetari i sapozgjedhur Ndoka nėnvizon se njė pikė e rėndėsishme e programit tė tij ėshtė thithja brenda PDK-sė, e tė gjithė atyre qė nė vite janė larguar nga kjo parti. Grupi reformator nė kėtė mėnyrė mbetet me 2 deputetė, konkretisht kryetarin e PDR-sė, Genc Pollon, dhe nėnkryetarin e saj, Tritan Shehun.

Deputetėt

Nard NDOKA

Nikoll LESI

Ndue SHPANI

Frrok GJINI

Jak NDOKA

Pashk UJKA

PLATFORMA

Kryetari i ri: PDR, jo parti fetare

Nard Ndoka deklaroi dje, se PDK-ja nuk ėshtė parti fetare. “Partia Demokristiane nuk ėshtė parti fetare, por njė parti kombėtare qė pranon dhe pėrfaqėson interesat e tė gjithė atyre qytetarėve, tė cilėt pavarėsisht besimit fetar dhe pėrkatėsisė krahinore, besojnė tek forca e traditės, tek familja, tek dialogu, tek besimi nė Zot, tek iniciativa e lirė dhe tek pėrkatėsia evropiane e Shqipėrisė”, ka nėnvizuar Ndoka.

Pikat

1 - PDK nė thelbin e saj ėshtė njė forcė politike antikomuniste, demokratike dhe perėndimore.

2 - PDK pėrkrah dhe mbėshtet bashkėpunimin intensiv me PD dhe tė gjitha forcat e tjera politike tė djathta dhe tė qendrės.

3 - PDK do tė vazhdojė ta mbėshtesė qeverinė, do vazhdojnė tė jetė pjesė aktive e mazhorancės parlamentare.

4 - Koalicioni duhet tė merret pa humbur kohė me pėrgatitjen e njė platforme tė pėrbashkėt tė partive pėr zgjedhjet e ardhshme lokale. Pėr zhvillim ekonomik, zhdukjen e varfėrisė, hapjen e vendeve tė reja tė punės, forcim tė institucioneve dhe afrim mė tė madh me Evropėn e Bashkuar.

5 - Mazhoranca duhet tė njohė, tė respektojė dhe tė bashkėpunojė me tė gjitha institucionet kushtetuese, qė nga Presidenti i Republikės, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartė, Kontrolli i Lartė i Shtetit dhe deri tek Avokati i Popullit.

6 - Ndjekja e njė politike hapjeje dhe reformimi tė vazhdueshėm tė PDK-sė.

 

Krenaria e humbur

Ai po rikthehej sėrish! Kishte zbritur nga trageti me valixhet nė dorė duke shikuar horizontin. E, ndėrsa shkonte tė dukej sikur realiteti ndėrroi ngjyrė befas pėrpara syve tė tij nė njė mėnyrė tė pakuptimtė dhe tė pashpjegueshme. Mbase ēdo vend kishte dhe gėzonte njė realitet tė vetin dhe kjo gjė e qetėsoi disi, por mėnyra se si dukej nė aparencė ky realitet, zymtėsia qė e karakterizonte atė e bėnte qė tė mos ndihej reht dhe i qetė! Gjithsesi, pas kaq vitesh, thuajse mė shumė se dhjetė vjet, ai po riktheheh pėr tė parėn herė nė vendin ku kish lindur dhe ish rritur. Pikėrisht nė kėtė vend ai po rikthehej. Gjatė atyre dhjetė viteve i ishte dashur tė mbante mbi supe rrezikun kur kaloi detin nė mėnyrė ilegale, me njė skaf, pa e ditur nė do tė jetonte tė nesėrmen apo trupi i tij do tė bėhej mish pėr peshqit. Por ja qė ai nė kėtė pikė kishte pasur mė shumė fat se shumė bashkėmoshatarė tė tij tė cilėt kishin pėrfunduar tragjikisht dhe nuk kishin pasur mundėsi tė shijonin realitetin e vendit tė shumė-ėndėrruar. Ata kishin mundur vetėm tė shijonin realitetin e vendit tė tyre, dhe pikėrisht ky realitet sikur i kishte dėbuar dhe shumė prej tyre i kishte ēuar deri nė hapin tragjik. Gjithashtu pasi kishte shpėtuar gjallė i ishte dashur qė tė fillonte nga hiēi pėr tė rindėrtuar gjithēka qė e rrethonte, madje edhe vetė jetėn e tij. Mė tej i ishte dashur tė punonte me dhe pa orar pėr tė fituar thėrrimet e atij qė ishte “padroni i tij” e shpesh herė sė bashku me thėrrimet “padroni” i bashkangjiste edhe njėmijė fjalė e pėr tė mos thėnė edhe sharje. Gjatė atyre viteve pa kuptuar dukej sikur ishte venitur edhe krenaria e tė qenit shqiptar. Pikėrisht kjo krenari ishte vrarė nė mėnyrė barbare dhe tė pashpirt nga shikimet mospėrfillėse, nga mentaliteti, nga... Po, njerėzit nuk janė tė gjithė njėlloj. Po pse atėherė mentaliteti duhet tė jetė i njėjtė pėr tė gjithė?! Kjo nuk ėshtė e drejtė. Megjithatė ashtu kishte kaluar plot 10 vite duke lėnė mėnjanė krenarinė dhe duke vrarė me heshtje dhe punė poshtėrimet dhe padrejtėsitė. Koha, puna dhe paraja e kishin bėrė “dikushi”. Po, ai ishte bėrė me tė vėrtet “dikushi” por ky personalitet ishte pėrbėrė nga grimcat e personalitetit tė tij gjatė kėtyre dhjetė viteve jetuar me njė realitet krejtėsisht tė huaj. Toni ishte njė emigrant legal, kishte njė punė, kishte njė shtėpi, kishte para... Por, kėto dhjetė vite edhe pse kishte gjetur shumė gjėra qė nė realitetin e vendit tė tij vetėm sa i kishte ėndėrruar dhe asnjėherė shijuar, ai nuk kishte rigjetur asnjėherė, qoftė edhe njė herė tė vetme, atė qė e kishte humbur siē duket nė detin e madh. Dhe pikėrisht kėtė humbje ai e kishte vėnė re vetėm kur kishte shkelur nė realitetin e huaj. Ai nuk e kishte fituar sajėherė krenarinė e tij. Sado qė ishte plotėsuar si person. Po a ka kuptim njė personalitet pa krenari?! Kėtė pyetje e shtroi gjatė gjithė kėsaj kohe nė realitetin e huaj. Ecte me hap tė ngadaltė dhe me kujdes si pėr tė mos trazuar pikėrisht atė ajėr tė rėndomtė. Kishte mallė dhe dėshirė njėkohėsisht pėr tė zbuluar ēdo grimė tė kėtij ajri dhe pėr tė njohur nga afėr atė realitet qė i dukej kaq i zymtė. Por e mbante shpresa se mos ashtu sikurse pa vetėdije kishte humbur krenarinė nė detin e egėr tė asaj nate, po ashtu pa vetėdije tė kishte rigjetur krenarinė gjatė rrugės sė kthimit. Shpresonte shumė qė realiteti i vendit tė tij tė ishte ndryshe nga ai ē’kishte qenė para dhjetė viteve, atėherė kur ai e kishte lėnė kėtė vend. E mbante mend mirė atė natė tė tmerrshme dimri. E kishte pasur makth pėr shumė vite. Atė natė nuk kishte mundur ta vėshtronte pėr herė tė fundit realitetin e vendit tė tij, pasi njė mantel i zi e i pistė e kishte mbuluar anė e kėnd. Ndoshta nuk e kishte menduar njė gjė tė tillė atė natė. E vetmja gjė qė mendonte ishte tė ikte. Ndėrsa mendimet i fluturonin nėpėr kufinjtė e mendjes gjithnjė e mė shumė po i largohej portit dhe gjithnjė e mė shumė po afrohej realitetit tė vendit tė tij, atij realiteti qė kishte aq dėshirė ta njihte, ta pėrqafonte, me mallin e 10 viteve. Kishte zbritur tashmė nėpėr rrugėt e qytetit tė tij, Shkodrės. Dukej sikur qyteti ishte veshur me mantelin e indiferentizmit. Kjo ishte Shqipėria e tij, Shkodra e tij. Ky ishte realiteti i vendit tė tij. Njerėz qė ecnin nėpėr rrugė tė gjera e tė ngushta, kafene qė gumėzhinin tė tejmbushura, shkolla me studentė qė ecnin tė shkujdesur e mbi tė gjitha Shkodra e tij nuk kishte ndryshuar dhe aq. Por nė pamje tė parė asgjė nuk mund tė njihet ndaj dhe donte t’i hynte mė thellė kėtij realiteti. Vendosi tė shkonte nė shtėpi. Apartamenti i vogėl nė katin e tretė e priste me njė heshtje tė shurdhėr edhe pas dhjetė vitesh. Gjithēka ishte ashtu siē e kishte lėnė vetė, vetėm se ishin vjetėruar. Pra, gjithēka ishte plakur pakėz. Ekrani i televizorit dukej sikur nuk kishte folur pėr shekuj me rradhė me njė qenie njerėzore. Ashtu i fikur tė jepte pėrshtypjen sikur kishte dėshirė tė fliste! Edhe ai nė ato momente kishte dėshirė ta dėgjonte. Mbase ai do tė tregonte shumė gjėra. E ndezi dhe me ngadalė filloi tė kalonte me rradhė stacionet televizive. Njė spikere po jepte lajmet dhe pulti vetvetiu ndaloi aty. Informacione qė flisnin pėr vdekje, aksidente, tė vrarė, vjedhje, papunėsi, varfėri, skafe tė mbytur... Tė gjitha iu shfaqėn si njė varg fjalėsh sfilitėse, por ama tė gjitha ato fjalė i dėgjoi mirė. Ja ku njohu edhe njė pjesė tė realitetit tė vendit tė tij. Ndėrsa po i ēonte nė mendje tė gjitha lajmet qė sapo dėgjoi, papritur njė sirenė policie po binte. Hodhi sytė me vrap nga dritarja dhe... njė tjetėr ngjarje kishte ndodhur. Kėshtu pra, pak nga pak po i paraqitej pėrpara syve tablloja e realitetit tė zymtė tė vendit tė tij. Kėtė realitet qė ai e kishte pritur aq ndryshe. Po vallė, ēfarė kishte ndryshuar gjatė gjithė kėsaj kohe? Ndoshta asgjė! Ndoshta vetėm koha vetė kishte ndryshuar. Mbase i dukej atij por vendi sikur ishte plakur edhe mė. Mbase kėshtu i ngjante atij. Kishte menduar qė kėtu do tė investonte, tė ndėrtonte njė jetė nė vendin e tij. Por ai kėto gjėra donte t’i bėnte nė vendin e tij tė ndryshuar. Po qeveria vallė ē’kishte bėrė?! Ai e dinte se ishin ndėrruar qeveritė dhe se qeveritė kishin punuar intensivisht pėr tė ardhmen e vendit. Po cila e ardhme e pret njė njeri, kur e ardhmja tė ngjason me njė sfond gri. Po ku ishin rezultatet e qeverisėsve tanė? Tani realiteti i vendit shtrihej pėrpara tij dhe ai tani e njihte atė ēdo grimė tė tijin. Kur ishte nisur ishte i sigurt se ishte rikthyer pėrgjithmonė, por tani nuk ishte i sigurt. Ah, edhe diēka tė fundit, ishte nė mėdyshje nė e kishte gjetur apo jo krenarinė e humbur gjatė kthimit...

Emiranda Lukaj

 

1376 familje janė tė ngujuara nė Shqipėri

Gjakmarrja ėshtė njė plagė tepėr e rėndė pėr shoqėrinė shqiptare. Sot nė Shqipėrinė e vogėl me 3.700.000 banorė numėrohen 1376 familje tė ngujuara nė 23 rrethe. Fėmijė tė ngujuar janė 711. Nga kėta 282 tė moshės 1 deri 10 vjeē dhe 429 tė moshės 11 deri 18 vjeē. Shkodra zė kryet e vendit pėr gjakmarrje. Janė 460 familje tė ngujuara, ku 108 fėmijė nuk shkojnė as nė shkollė, as dalin nga kulla e ngujimit, pasi sipas kanunit i pret plumbi i hasmit. Shteti nuk ka asnjė shans tė shmangė tragjedinė e 1376 familjeve shqiptare tė ngujuara, shifėr kjo publike, por qė nė tė vėrtetė ėshtė tepėr mė e madhe. Njė ndėr kėto familje tė ngujuara ėshtė edhe ajo e Zef Margjinit, nė Shkodėr. Prej pesė muajve ėshtė nė kullėn e ngujimit, pasi njė nip i Zefit, nė vetėmbrojtje, goditi pėr vdekje shtetasin Zenel Muhamet Brahimi, nga Kopliku i Malėsisė sė Madhe. Qė nga ajo ditė, tėrė fisi i Zefit ėshtė ngujuar, pasi familjarėt e viktimave, sipas kanunit, kėrkojnė tė marrin gjakun. Nė tė vėrtetė Zef Margjini me djemtė e tij Marsel dhe Armand, nuk kishin asnjė faj, asnjė konflikt me familjen e Muhamet Brahimit, u detyruan tė ngujohen njėlloj si nipi i Zefit qė ka kryer vrasjen. Kanuni i lashtė i Lekė Dukagjinit, qė qėndron mbi ligjin, pėrcakton ngujimin jo vetėm tė vrasėsit, por tė gjithė fisit, ndaj sot numėrohen kaq shumė familje tė privuara nga liria, tė ngujuara. Veprimtarė tė Misionit tė Pajtimit Mbarėkombėtar kanė bėrė pėrpjekje pėr pajtim, por pa sukses, pasi familja e Zef Margjinit vazhdon e ngujuar ose e fshehur. Plumb i hasmit e pret gjithė kėtė fis, pavarėsisht se tė pafajshėm. Suvestigimet tona, sipas njė dėshmie tė kishės katolike nė Shkodėr, kanė arritur tė sigurojnė edhe njė ēertifikatė, ku lėshojnė alarmin se Armand Margjini e ka patur jetėn tė rrezikuar edhe nga grupe terroriste islamike. Nė tė vėrtetė, nė Shkodėr u rrėzua njė kryq katolik, u kundėrshtua vendosja e monumentit tė shenjtores Nėnė Tereza, u thye kryqi nė njė varr nė Shkrel, etj. Gjithsesi, ajo ēka duam tė themi ėshtė se jeta e shumė njerėzve rrezikohet fort, sidomos e komunitetit katolik qė edhe provokohet e mėpastaj edhe kur vjen radha e zbatimit tė kanunit, faljet janė tepėr mė tė vėshtira.

Vasel Gilaj

 

Njė jetė pėrmes dhunės

Historia shqiptare ėshtė njė nga mė tė dhimbshmet jo vetėm nė Ballkan, por ndoshta ndėr rastet unikale edhe nė botė. Nė periudha tė ndryshme tė historisė, ajo ėshtė personifikuar nga dhuna nė forma dhe nė kohė tė ndryshme. Shkak i vetėm ka qenė dhe mbetet anarshia, mesa duket tradicionale qė personifikon shqiptarėt.

Njė nga historitė mė tragjike ėshtė ajo e Violeta Kercunga, e cila ka vijuar tė pėrjetojė edhe kalvarin e familjes sė saj. Nė lidhje me kėtė, duke biseduar me z.Ndok Nika, kryetar i Institutit tė Integrimit tė tė Pėrndjekurve Politikė pėr Prefekturėn e Shkodrės, mėsojmė se gjyshi i saj, nė vitin 1950 ėshtė dėnuar politikisht dhe pasuria e tyre ėshtė konfiskuar. Nė vitin 1985 kalvari i mundimeve dhe i vuajtjeve do tė binte mbi shpinėn e tė atit tė Violetės, i cili dėrgohet nė kampin e riedukimit nė Vaun e Dejės pėr 6 muaj. Pas lirimit, deri nė vitin 1990, ai ėshtė detyruar tė raportojė njė herė nė muaj tek njė agjent i sigurimit famėkeq tė shtetit, pasi ishte i identifikuar si antikomunist. Doza e persekucionit ėshtė rritur ndjeshėm mbi kėtė familje, pasi ajo ishte njė familje me tradita tė hershme nė mbrojtje tė katolicizmit. Edhe mė tė rinjėtė e kėtij fisi, vijon rrėfimin e tij z.Nika, u lanė pa arsimin e duhur, edhe pse rezultatet nė shkolla nuk u mungonin.

Nė kėtė panoramė dhe me kėto bindje tė thella antikomuniste dhe demokratike, u brumos edh e Violeta Kercunga. Sipas Kryetarit tė Komunės Velipojė, z.Ded Kacaj, Violeta nga viti 2000 deri nė vitin2006, ka punuar pranė kėsaj komune nė detyrėn e punonjėses pėr zgjidhjen e ankesave tė popullit, detyrė tė cilėn e ka kryer mė sė miri. Raportimet e saj nė Kėshillin e Komunės kanė qenė tė shumta pėr zgjidhjen e ankesave tė popullit. Gjatė punės sė saj, Violeta ėshtė pėrballur edhe me ankesat e qytetarėve pėr strukturat e shtetit dhe tė organeve tė policisė, veēanėrisht nė vitin 2005 dhe 2006. Sipas avokatit Lulzim Karini, ai e ka ndihmuar Violetėn nė plotėsimin e ankesės qė ajo i ka bėrė Avokatit tė Popullit nė Tiranė pėr shkeljen e tė drejtave tė saj civile.

Si pasojė e kryerjes me devotshmėri dhe ndershmėri tė punės sė saj, Violeta Kercunga ka qenė viktimė e dhunės sė ushtruar ndaj saj. Sipas mjekes patologe, Age Zekaj e Qendėrs Shėndetsore Velipojė 2, ajo e ka vizituar Violetėn e dėmtuar mė datė 8 janar 2004. Vizita dhe mjekimi i ėshtė bėrė asaj nė banesėn e vet. Diagnoza zyrtare qė vėrtetohet nga mjekja Zekaj ėshtė shtypje nė pjesėt e ndryshme tė trupit, shenja tė zeza nė qafė dhe nė buzėn e sipėrme. Janė konstatuar hematoma, marrje mendėsh dhe vjellje, gėrvishtje, shqyerje dhe hemoragji vaginale. Pėr tė gjitha kėto, Violeta ka marrė edhe mjekimin e nevojshėm, madje edhe me antibiotikė.

Tė gjitha kėto, Violeta Kercunges ia bėnė jetėn tė pasigurtė nė vendlindje, pėr arsyen e vetme se ajo ishte njė mbrojtje e flaktė e qytetarėve, madje edhe kundėr shtetit dhe strukturave tė policisė sė shtetit. Pėr tė gjitha kėto, ajo u detyrua tė marrė rrugėn e vėshtirė dhe tė rėndė tė emigrimit, drejt njė vendi tjetėr, ku jeta e saj ishte mė e sigurt.

Fatime Kulli, Mira Vataj