koka

nr.93 / 13 korrik 2006

alukit

 

Kushtetueshmėria e moralit jokushtetues tė njė kryeprokurori

Kushtetuetshmėria e Kuvendit tė Shqipėrisė duket se po ndesh nė disa barriera tė antikushtetutshmėrisė, me tė cilėn ata kanė ndėr mend ta flakėrojnė zotin kryeprokuror tė pėrgjithshėm nga karrika e tij e shtrenjtė. Beteja pėr karrike e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, po tejkalon ēdo parashikim tė mundshėm. Vėnia pėrballė akuzave, ngritja e njė Grupi Hetimor Parlamentar ka gjasa tė jenė vetėm starti i kėsaj pėrballjeje. Fshehja pas Kushtetutės dhe disa pretendimeve tip klauzolė tė ligjeve, me sa duket po favorizon nė kohė kėtė zotėri, dhe pothuaj njė pjesė e konsiderueshme e politikės ka drejtuar antenat e vėmendjes nga kjo “ndarje e shapit nga sheqeri”. Banaliteti i kėsaj difensive tė zotėrisė nė fjalė qėndron mė sė tepėrmi tek “tė ngulurit kėmbė si mushka” pėr tė vijuar tė jetė kryeprokuror. Ani pse pushteti e ka akuzuar atė pėr mbi 80 dosje tė kthyera nė shtretėr pėr flirtet e minjve tė zyrave tė institucionit qė ai drejton. Sikur ky vend tė mos kishte hall tjetėr vetėm atė tė tė ndenjurave tė kryeprokurorit, nuk do tė kishte ndonjė ngarkesė dhe aq emocionale. Nuk do tė merakosej dhe aq shumė ndokush pėr ta bėrė me gjasa se ku e ka kokėn e ku bythėn kryeprokurori qė ishte ai qė ėshtė apo ai qė do tė vijė. Por kur ka “me thes” halle ky vend, kjo “punė krahu” e politikės do tė ishte po kaq e rėndėsishme sa hapja e njė kanali tė KESH pėr futjen enjė linje tė tensionit tė lartė, pa mbyllur ende kanalin tjetėr qė ka hapur, pak a shumė pėr tė njėjten gjė. Ngulmimi i kryeprokurorit “pėr tė hedhur viskla” natyrisht qė “s’do shumė mend e kalem” pėr tė pranuar se “ku ka zė s’ėshtė pa gjė”. Fshehja pas “tė zezės mbi tė bardhė” qė “pin ujė” vetėm pėr tė mbrojtur karriken e vet, duhet t’i shėrbente kėtij burri, qė ma ka veshur veten me ligje, tė kujtohej se kjo punė mė sė shumti ka njė moral. Nėse atij “si bėn syri tėrt” s’ka pse tė tollovis andej e kėndej e tė kapet pas ligjeve apo klauzolave tė ligjeve “si i mbyturi pėr shkumė”. Tė dorėzojė vullnetarisht detyrėn, tė pranojė hetimin pėr ēfarė akuzohet, e nėse “ka bythė” natyrisht ėshtė fjala pėr ato qė po mundohet kaq shumė “me mish e me shpirt”, ta tregojė burrėrinė, “ja sheshi ja mejdani”. E nėse ai ėshtė i zoti, gjė tė cilė do ta merrja me rezervė, le “t’ua nxjerrė lakrat sheshit”. E besoj so kjo nuk do t’i shkonte kot, se kanė ndryshuar kohėt. E pėr mė tepėr guxoj me e pranuar se ka perėnduar koha kur “mbuloje dielli me shoshė” si pėr ata tė Berishės ashtu edhe pėr kėta tė Nanos apo Ramės, se s’po e merr dreqi vesh.

Zotėrisė Prokuror tė Pėrgjithshėm sikut tė mos i mjaftonte gjithė ky thes me halle dhe derte, edhe Komisioni Shetėror i Verifikimit tė Pasurive e ka vėnė atė para njė tjetėr akuze, asaj tė fshehjes, ose manipulimit tė deklarimit tė pasurisė. E jo pak por bėhet fjalė pėr 200 milionė, tė cilat pėr kėtė njėsh tė akuzės s’pėrbėnte motiv qė tė ishte edhe kjo shumė njė vlerė pasurore qė i duhej bėrė me dije njė urdhri laksativ tė shtetit. Ky zotėri duke lėnė mėnjanė gjithė ai lum akuzash, vreri dhe penalizimesh por si njė Ante ngrihet nė kėmbė dhe i shkrepet tė kėrkojė shpalljen si  antikushtetues tė vendimit pėr ngritjen e komisionit tė hetimit dhe pezullimin e kėtij vendimi. Sipas tij, komisioni hetimor vishet me atribute e kompetenca hetimore dhe gjyqėsore pėr kontrollin e vlerėsimin e ēėshtjeve konkrete tė prokurorisė. Kuvendi shkel parimin e ndarjes dhe tė balancimit tė pushteteve ligjvėnės dhe gjyqėsor, pasi hetimi ose ndjekja penale pėr ēėshtjet konkrete ėshtė detyrė e prokurorisė. Ja ēbėhet! Madje kjo mendje e ndritur dhe suflerėt e tij shkojnė mė tej duke e konsideruar veprimtarinė e kėtij komisioni si shkelje tė tė drejtave tė njeriut. Ky zotėri duhet t’u thotė atyre qė e kanė zgjedhur dhe tani sė fundi dhe shqiptarėve qė zgjohen e flenė me portretin e tij stoik para syve, se a konsiderohet shkelje e tė drejtave tė njeriut, e drejta e njė qytetari tashmė tė lirė, i cili ka rifituar “liberty” pasi ka marrė jetėn e dikujt tjetėr apo ka konsumuar vepra tė tjera penale. Nėse ai ka burrėrinė ligjore tė na tregojė se kjo ėshtė e bazuar nė Kushtetutė dhe nė ligje, atėherė Komisioni duhet tė mblidhet jo pėr ta hetuar por pėr ta vlerėsuar veprimtarinė e institucionin qė ai drejton dhe tė atė personalisht. E jo tė “uthullohet” nė pėrpilimin e akuzave “pėr shkak tė shkeljeve tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė detyrės, tė cilat konsistojnė nė: “njė numėr ngjarjesh, pėr tė cilat nuk ėshtė zbuluar autori, pėrdorimin e Prokurorisė si mjet shantazhi politik (rasti i Nikollė Lesit), prishjen e vendimeve gjyqėsore pėr shkak tė pavlefshmėrisė sė provave (njė rast), pėrfitimin e kompensimit pėr burgim tė padrejtė nga personat e akuzuar dhe tė deklaruar tė pafajshėm, ose pėr tė cilėt ėshtė pushuar ēėshtja penale, nxjerrjen e urdhrave te paligjshėm qė cenojnė tė drejtat dhe liritė e personave, kualifikimin e gabuar tė veprave penale dhe kėrkimin e masave tė buta tė dėnimit, mosfillimin e ndjekjes penale pėr raste tė korrupsionit tė denoncuara publikisht, mosmarrjen e masave pėr eliminimin e fenomenit tė gjakmarrjes, dėshtimin e ekstradimit te shtetasve Altin Arapi e Orik Shyti, mungesėn e bashkėveprimit me Kontrollin e Lartė tė Shtetit dhe pėrqindjen e ulėt tė dėrgimit nė gjykatė tė kallėzimeve qė vijnė prej kėtij organi, mosfillimin e ndjekjes penale pėr rastet e identifikuara nga Komisionet Hetimore parlamentare”.

Nė rolin e avokatit mbrojtės nuk ka nguruar tė jetė nė pozita gati protagoniste edhe eksponentė tė Partisė Socialiste, tė cilėt nga ana e tyre ngrenė po ato pretendime qė parashtron si shkelje edhe vetė zotėria kryeprokuror. Nė rrethana tė tilla, depolitizomi “i merr tė keqen”  kreut tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme si organ i akuzės.

Gjithēka e gjallė para se tė jetė e motivuar nga Kushtetuta apo ligje, nga struktura qė ngihen nė qėnsinė e tyre duke marrė frymė me mushkėritė tona, duhet tė maten dhe me njė masė tjetėr atė tė moralit. Nėse kushtetutshmėria e ofensivės si Kuvendit tė Shqipėri ėshtė antikushtetuese, vetė kushtetuta a ka njė moral qė e mbron atė si kushtetues. “Sa para bėn” zotėri kryeprokuror, t’i do tė guxoje tė thėrrisje ndėrgjegjen tėnde e tė motivoje veten moralisht tė hetoheshe, pavarėsisht se kėtė as se e ke bėrė, as nuk ke ndėr mend ta hedhėsh kėtė hap civil, as nuk do tė tė lėnė ta tejkalosh atė vetvete, nė tė cilėn tė ka reinkarnuar ai sistem, ajo klasė politike, ajo kastė njerėzish, ai motivim financiar, tė cilėn t’i kėron ta mbrosh “me shpirt ndėr dhėmbė.

Albert VATAJ  

 

Ndahet prej nesh Pjetėr Arbnori

Pjetėr Arbnori, politikan, ish-deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, shkrimtar, ka ndėrruar jetė nė njė spital nė Napoli (Itali) nė moshėn 71 vjeēare nga sėmundja e hemoragjisė cerebrale.

Kush ishte simboli i qėndresės dhe persekutimit

 

I njohur si Mandela e Shqipėrisė, Ish Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė, deputet nė pesė legjislatura, (1992-2005) njė nga kundėrshtarėt e regjimit komunist, i burgosur politik pėr 28 vjet,

Pjetėr Arbnori u lind nė qytetin e Durrėsit ė 18 janar 1935. Gjatė 71 viteve tė jetės sė tij, ai ėshtė nderuar me titujt “Mėsues i Popullit”, “Pishtar i Demokracisė”, “Qytetar Nderi” i qytetit tė Vaut tė Dejės.

Asambleja parlamentare e vendeve frėngjishtfolėse i ka dhėnė titullin “Oficer i Madh i Urdhrit tė Plejadės”. Presidenti i Republikės sė Kosovės, Ibrahim Rugova, i ka dhėnė medalionin e argjendė “Nėnė Tereza” dhe prerjen e artė “Georgus Castriotus-Scanderbeg” 27.11.1996, Instituti Biografik i Kembrixhit dhe Instituti Biografik Amerikan kanė futur biografinė e Pjetėr Arbnorit nė “Ėho is Ėho” tė intelektualėve dhe nė Fjalorin Biografik Ndėrkombėtar botimi 26-27. Ka marrė medaljen e shekullit XX pėr merita. Akademia Kulturore Romė i ka dhėnė medaljen “Scodrinon” dhe diplomėn 2001.

Pavarėsisht nga fakti se mbaroi shkollėn e mesme me medalje, nuk iu dha e drejta pėr tė vazhduar studimet e larta. Mė 1953 filloi punėn si mėsues. Mė 1954 pushohet nga puna pėr motive politike. Mė 1956 filloi punėn si punėtor krahu nė bujqėsi.

Me anė tė dokumenteve tė rreme mundi tė fillojė studimet nė Universitetin e Tiranės. Mbaroi nė dy vjet e gjysmė, nga pesė vjet qė ishte, studimet me korrespondencė nė Fakultetin e Filologjisė dhe u diplomua me motivacionin “shkėlqyeshėm”. Mė 1960, mėsues letėrsie. Qė nė moshėn 14 vjeē u pėrfshi nė aktivitetet e grupeve ilegale kundėr komunizmit. Shtypi e shpėrndau trakte e sė bashku me intelektualė tė tjerė mori pjesė nė themelimin e njė organizate ilegale socialdemokratike, programin e sė cilės e hartoi vetė.

Nė pranverėn e vitit 1961, zoti Arbnori u arrestua pėr krimin e krijimit tė Partisė Social Demokrate dhe pas njė procesi tė gjatė prej dy vjetėsh u dėnua me vdekje. Mbas tre muajsh dėnimi iu kthye nė 25 vjet burgim. Ai vazhdoi aktivitetin kundėr diktaturės, duke shkruar dhe organizuar tė burgosurit kundėr regjimit. Pėr kėtė, iu shtuan edhe dhjetė vjet tė tjera burg me akuzėn “pėr agjitacion dhe propagandė, si dhe pėr arsye tė shkruarjes sė njė romani dhe tregimeve tė ndryshme tė shkurtra. Mbasi kreu dėnimin mė tepėr se 28 vjet, u lirua nė gusht tė viti 1989, dhe mė pas punoi si punėtor nė njė zdrukthtari.

Qė nė fillimet e lėvizjes demokratike mori pjesė aktivisht dhe nė demonstratėn e parė antikomuniste, mė 14 janar 1990, nė qytetin e Shkodrės, pėr tė rrėzuar bustin e Stalinit. Mė 12 dhjetor, nė tribunėn e mitingut themelues tė PD-sė, i dorėzoi Azem Hajdarit dhe Sali Berishės njė mesazh nga Shkodra demokratike dhe antikomuniste. Mė 13 dhjetor 1990 qe njėri nga organizatorėt e demonstratės antikomuniste nė Shkodėr, ku u hodh nė erė busti i diktatorit Enver Hoxha.

Pjetėr Arbnori Shkrimtar

Ka shkruar ditarin sekret me titull “Lufta pėr tė mbetur njeri”, qė ka mundur ta mbajė gjatė 28 viteve tė burgut dhe nuk ka parė ende dritėn e botimit. Ka pėrkthyer shumė libra nga anglishtja, frėngjishtja, italishtja dhe rusishtja.

 

 

Veprat e botuara nga viti 1992, deri nė vitin 2000

“Kur dynden vikingėt” novelė, 1992

“Mugujt e mesjetės” roman, 1993

“Bukuroshja me hijen” novelė, 1994

“E bardha dhe e zeza” roman, 1995

“E panjohura” - Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996

“Shtėpia e mbetur pėrgjysmė”, roman 1997, pėr tė cilin Pjetėr Arbnorit iu shtuan dhjetė vjet burg

“Vorbulla”, roman, 1997

“Letėr nga burgu”

“Nga jeta nė burgjet komuniste”, studime historike 1992

“Brajtoni, njė vetėtimė e largėt”, roman 2000

“Lufta pėr tė mbetur njeri” - intervista 1990-2000

“Andre Morua, Historia e Anglisė”, pėrkthim 1996

 

Nė pranverėn e vitit 1961, zoti Arbnori u arrestua pėr krimin e krijimit tė Partisė Social Demokrate dhe pas njė procesi tė gjatė prej dy vjetėsh u dėnua me vdekje. Mbas tre muajsh dėnimi iu kthye nė 25 vjet burgim. Ai vazhdoi aktivitetin kundėr diktaturės, duke shkruar dhe organizuar tė burgosurit kundėr regjimit. Pėr kėtė, iu shtuan edhe dhjetė vjet tė tjera burg me akuzėn “pėr agjitacion dhe propagandė, si dhe pėr arsye tė shkruarjes sė njė romani dhe tregimeve tė ndryshme tė shkurtra. Mbasi kreu dėnimin mė tepėr se 28 vjet, u lirua nė gusht tė viti 1989

 

Berisha: Kombi humbi kryeparlamentarin e lirisė

Mbrėmė, nė njė spital tė Napolit, u nda nga jeta burri i shquar i kombit shqiptar, politikani, ish-kryeparlamentari i vendit, njėri ndėr themeluesit dhe udhėheqėsit kryesorė tė Partisė Demokratike, shkrimtari dhe humanisti i njohur, Pjetėr Arbnori.

Me vdekjen e Pjetėr Arbnorit, familja humbi bashkėshortin, prindin, familjarin e shkėlqyer dhe shembullor, kurse Shqipėria dhe kombi shqiptar humbėn “Mandelėn” e tyre dhe tė mbarė Europės, legjendėn e qėndresės sė njeriut pėr liri dhe dinjitet njerėzor, kryeparlamentarin e lirisė.

Partia Demokratike humbi udhėheqėsin dhe themeluesin e saj tė menēur, tė vendosur, tė shquar; letrat shqipe, njėrin prej kalorėsve tė tyre mė nė zė; shoqėria shqiptare, humanistin e madh, bashkėvuajtėsin, simbolin e qėndresės dhe sakrificės sė tyre mbinjerėzore.

Ēo shqiptar pėrulet me nderim tė madh para kujtimit tė veprės sė Pjetėr Arbnorit dhe ndjehet i pakėsuar me humbjen e tij. Ju ftoj tė nderojmė kujtimin e Pjetėr Arbnorit me njė minutė heshtje. I paharruar kujtimi i tij!

 

Nano: Arbnori, kontribut tė vyer pėr demokracinė

Ish-kryeministri, Fatos Nano, ngushėlloi bashkėshorten e Pjetėr Arbnorit pėr humbjen e papritur tė njeriut me tė afėrt tė familjes. “Respekt dhe mirėnjohje pėr njeriun qė vuajti kalvarin e tmerrshėm tė burgjeve tė komunizmit dhe qė dha kontribute tė vyera pėr demokracinė shqiptare”, thuhet nė mesazhin e ngushėllimit tė ish-kryesocialistit Nano. Njė mesazh ngushėllimi ka bėrė dje edhe Partia Socialiste. “PSSH shpreh ngushėllime tė sinqerta pėr familjen dhe tė afėrmit pėr humbjen e tė afėrmit tė tyre, z. Pjetėr Arbnori. PSSH respekton vuajtjet e z. Arbnori nė burgjet e diktaturės si dhe figurėn dhe rolin i tij gjatė viteve tė pluralizmit shqiptar, jo vetėm si kryetar, por edhe si deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė”, thuhet nė kėtė mesazh ngushėllimi.

 

Topalli: Arbnori-mbrojtėsi i paepur i tė drejtave tė njeriut

Kryeparlamentarja Topalli, gjatė njė konference pėr shtyp, shprehu nė emėr tė Kuvendit ngushėllimet pėr humbjen e mikut, politikanit tė madh, simbolit tė rezistencės ndaj regjimit komunist dhe simbolit tė besimit tek vlerat e demokracisė. Jam kėtu, pėr tė shprehur dhimbjen dhe ngushėllimet mė tė thella, nė emėr tė Kuvendit, por edhe personalisht, pėr humbjen e politikanit tė madh, mikut tim, tė familjes time, mikut tė tė gjithėve, pėr humbjen e simbolit tė rezistencės ndaj regjimit komunist, simbolit tė “luftes pėr tė mbetur njeri”, i besimit te vlerat e demokracisė. “Pjetėr Arbnori, pėrfaqėsuesi i denjė i letėrsisė jozyrtare shqiptare, tė shkruar nė kushte terrori e me rrezik pėr jetėn, do tė mbetet njė ikonė e historisė sė re tė pluralizmit shqiptar, pėrfaqėsues dhe zėdhėnės i shtresės mė tė nėpėrkėmbur tė shqiptarėve gjatė 50 viteve tė diktaturės.

Si politikan, deputet i plejadės sė parė politike tė viteve ‘90, ai ėshtė pjesė e filozofisė liberal-demokrate, me frymė tė theksuar sociale, shenjė e tolerancės dhe kulturės politike. Ndėrsa, si Kryetar i Parlamentit, si deputet dhe si burrė shteti ai do tė mbetet nė kujtesėn e tė gjithėve si njė personalitet qė tė kujton figurat mė tė ndritura shtet-formuese shqiptare”, tha znj. Topalli. “Kuvendit, politikės dhe tė gjithė shqiptarėve do t’i mungojė politikani me mentalitet paqėsor perėndimor, frymėzuesi i qėndresės dhe mbrojtėsi mė i paepur i tė drejtave tė njeriut”, shtoi ajo. Znj Topalli tha se: “Kuvendi ėshtė i pėrkushtuar maksimalisht pėr t’i bėrė tė gjitha nderimet shtetarit tė madh Pjetėr Arbnori sė bashku me familjen e tij”.

 

Topi: Arbnori, figura e qėndresės qytetare

Drejtues dhe pėrfaqėsues tė partive politike shqiptare vlerėsuan figurėn dhe kontributin e ish-Kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori, i cili u nda nga jeta nė njė spital nė Napoli (Itali). Kreu i deputetėve tė PD-sė, Bamir Topi, Kryetari i Grupit parlamentar tė PS-sė Pandeli Majko, kreu i deputetėve tė LSI-sė, Sabit Brokaj dhe Kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka, nė prononcimet e tyre vlerėsuan figurėn e zotit Arbnori, si njė nga politikanėt e veēantė qė ka njohur tranzicioni shqiptar, si njė figurė tė pėrmasave kombėtare, simbol tė demokracisė dhe anti-komunizmit.

Kryetari i Grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, shprehu keqardhjen mė tė thellė pėr humbjen e ish-Kryeparlamentarit Pjetėr Arbnori. Zoti Topi nė njė prononcim tha se, “nė sytė e tė gjithė demokratėve shqiptarė, por edhe nė pjesėn mė tė civilizuar tė kombit, zoti Arbnori mbeti figura e qendresės qytetare ndaj sistemit komunist totalitar”. “Pa dyshim, pėr ne qė kemi punuar me tė, ai mbetet njė intelektual me horizont tė gjerė dhe me njė urtėsi shembullore, humbjen e tė cilit ne do ta ndjejmė”, tha zoti Topi.

 

Moisiu: Arbnori, simbol i disidencės politike

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu priti me hidhėrim tė madh lajmin e ndarjes nga jeta tė politikanit, shkrimtarit dhe shtetarit tė njohur, Pjetėr Arbnori. Nė komunikimin me familjen e tė ndjerit, Presidenti Moisiu shprehu ngushėllimet e tij tė thella pėr humbjen e personalitetit politik dhe familjarit tė devotshėm, si dhe vlerėsimin e tij mė tė lartė njerėzor dhe zyrtar pėr jetėn dhe veprimtarinė politike e shoqėrore qė Pjetėr Arbnori realizoi nė 71 vitet e jetės sė tij. “Pjetėr Arbnori ishte shembulli i njė njeriu me vlera tė larta qytetare, simbol i disidencės antikomuniste, krijues me talent tė rrallė dhe modeli i njė politikani tė ndershėm dhe me vizion, i cili me punėn e tij i dha nder Shqipėrisė”, - u shpreh Presidenti Moisiu.

 

Ndoka: Njė figurė e pėrmasave kombėtare

Kryetari i Partisė Demokristiane, Nard Ndoka, vlerėsoi figurėn e ish-kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori, si “njė figurė tė pėrmasave kombėtare nė jetėn politike pluraliste tė Shqipėrisė”. Nė njė prononcim kryetari Ndoka, theksoi se zoti Arbnori, do tė mbetet “simbol i demokracisė dhe i vlerave demokristiane”. “Ai ėshtė simbol i vėrtetė i vuajtjeve nga regjimi komunist i sė kaluarės, por qė nė asnjė rast, me qėndrimine tij, duke qenė nė funksione tė larta shtetėrore nuk mbolli urrejtje pėr persekutorėt e tij, pėrkundrazi fali frymė tolerance dhe pėrkushtimi maksimal pėr kombin”, tha zoti Ndoka.

 

Majko: Humbje pėr politikėn shqiptare

Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Pandeli Majko, tha se, “ndarja nga jeta e ish-kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori ėshtė njė humbje e madhe, jo vetėm pėr familjarėt e tij, por edhe pėr politikėn shqiptare”. “Zoti Arbnori ka qenė njė prej politikanėve mė tė veēantė qė ka njohur tranzicioni demokratik nė Shqipėri. E kam njohur personalisht prej vitesh dhe ėshtė njė nga politikanėt e rrallė, qė pavarėsisht bindjeve tė ndryshme politike qė kishte, ishte dhe njė mik i veēantė”, theksoi sekretari Majko.

 

Brokaj: Politikani qė la njė figurė dinjitoze

Kryetari i Grupit parlamentar LSI-PDS, Sabit Brokaj, tha se, “zoti Pjetėr Arbnori, si politikan i sė djathtės tregoi vetpėrmbajtje dhe urtėsi nė politikė, megjithėse regjimi komunist e kishte ndėshkuar rėndė”.

“Ish-Kryeparlamentari Arbnori, nė kontrast me mjaft politikanė tė sė djathtės, ish-komunistė, tė cilėt shfaqėn egėrsi ndaj sė majtės, manifestoi vetpėrmbajtje dhe ekuilibėr”, tha zoti Brokaj. “Si politikan, ai la njė figurė dinjitoze nė politikėn shqiptare, e vlefshme pėr t’u respektuar pėr ekuilibrin, tolerancėn dhe vetpėrmbajtjen”, tha kreu i deputetėve tė LSI-sė.

 

Agolli: ‘’Arbnori, kėrkues i tolerancės dhe i harmonisė”

Shkrimtari i njohur Dritėro Agolli e cilėsoi dje humbjen e Pjetėr Arbnorit, “njė humbje tė madhe pėr politikėn dhe pėr kulturėn shqiptare”, duke e konsideruar atė “njė figurė mbi tė gjitha historike”.

Agolli u shpreh se, ‘’vlera e Pjetėr Arbnorit, i cili vuajti 28 vjet burg nė kohėn e diktaturės, qėndron nė radhė tė parė tek vlerat e tij njerėzore’’. “Ndonėse me njė jetė tejet tė vėshtirė, ai nuk i maste kurrė njerėzit me metrin e pėrkatėsisė partiake, por me vlerat e tyre njerėzore dhe morale”, tha Agolli, i cili ka qenė deputet i Partisė Socialiste nė Kuvendin e Shqipėrisė, kur Arbnori ishte Kryetar i kėtij Kuvendi (1992-1996). “Arbnori, kryetari i parė i Kuvendit pluralist nė Shqipėri, nė situatat mė kritike, jo vetėm qė nuk i acaronte ato, por mundohej tė bindte, tė falte dhe tė urtėsonte gjendjen” u shpreh Agolli, duke kujtuar se e kishte njohur Arbnorin qė nė ditėt e para kur “kishte ardhur nga burgu”(1989) . “Qė atėherė njoha tek ai njė njeri tė ekulibruar”, cilėsoi Agolli, nė atė kohė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėvė dhe Artistėve tė Shqipėrisė. “Ai ėshtė njė shkrimtar i veēantė dhe origjinal. Veprat e tij shquhen pėr njė realizėm tė thellė; ai nuk i trillon dukuritė dhe fenomenet dhe ndonėse ėshtė njė kundėrshtar i komunizmit nė letėrsinė e tij, ato nuk gėrthasin dhe as nuk politizohen”, tha Agolli . “Kjo ėshtė edhe arsyeja qė veprat e tij dallojnė nga disa vepra tė shkrimtarėve tė tjerė disidentė, tė cilėt duket sikur duan tė ndezin grindje nė veprat e tyre”, u shpreh shkrimtari i pėrkthyer nė disa gjuhė tė botės, duke shtuar se, “Arbnori nė veprat e tij ėshtė kėrkues i harmonisė dhe tolerancės”. “Kam qenė nė diten e lindjes sė tij, kur mbushi 70 vjeē, sikundėr edhe ai ka qenė nė 70 vjetorin e lindjes sime, nė ceremonitė e zhvilluara nė Devoll, tha Agolli, duke nėnvizuar, se megjithėse kundėrshtarė politikė, kishte marrė pjesė nė dasmėn e Arbnorit nė Shkodėr nė vitin 1991. “Nė kėtė dasmė ngrita edhe njė dolli dhe Pjetri si njė njeri shumė i kujdesshėm nuk harroi tė mė dėrgonte edhe fotografitė e kėsaj ceremonie, nga e cila ai pati njė jetė tė lumtur bashkėshortore dhe dy fėmijė qė i donte shumė”, kujtoi shkrimtari i njohur.

 

Fatos Lubonja: Simbol i rezistencės intelektuale

Me hidhėrim tė thellė mora vesh lajmin pėr ndarjen nga jeta tė zotit Pjetėr Arbnori. Tė dy na ka lidhur i njėjti fat pėr tė jetuar vitet e gjata tė burgut jo nė tė njėjtėn qeli, por nė tė njėjtin burg dhe pikėrisht atė tė Burrelit. Gjatė kėtyre viteve Pjetri u kthye nė simbol pėr tė gjithė tė burgosurit.

Zoti Arbnori u kthye nė simbol tė njeriut qė pėrfaqėson figurėn e rezistencės intelektuale dhe inspirimit pėr ditė mė tė mira. Ajo qė me keqardhje evidentoj ėshtė se brezi, i cili vuajti pėr tė parė njė Shqipėri tė lirė dhe tė pėrparuar, po shuhet pak nga pak.

 

Bashkim Hoxha: Shkrimtar

Pjetėr Arbnori edhe pse njihet si shkrimtari i shtatė novelave dhe veprave tė tjera tė plota, ai ėshtė njėherazi edhe shkrimtari qė shkroi brenda mureve tė burgut nė copa letrash dhe fleta cigaresh. Pjetėr Arbnori ėshtė shkrimtari dhe figura e mbijetesės sė intelektualit nė kohėra tė vėshtira. Eshtė vėrtetė e pamundur tė ndash figurėn e tij si shkrimtar me atė tė njeriut human dhe tė butė.

 

Fatmir Toēi: Njeriu i paqes dhe jo hakmarrjes

Shpreh keqardhjen pėr humbjen e njeriut tė letrave, por edhe tė politikanit tė shquar e tė urtė shqiptar, Pjetėr Arbnori. Jeta e tij ka qenė njė kalvar i vėrtet, i cili ka ecur edhe nė burgjet e regjimit komunist shqiptar. Por ajo qė e dallon zotin Arbnori nga tė tjerėt ėshtė qetėsia dhe butėsia. Ai kurrė nuk e tundi flamurin e tė persekutuarit. Arbnori kudo, si nė jetėn politike, nė atė legjislative, nė botėn e letrave dhe nė marrėdhėniet me njerėzit dhuronte frymė tolerancė. Pjetėr Arbnori personifikon njeriun e paqes dhe jo tė hakmarrjes.

 

Curriculum Vitae e Pjetėr Arbnorit

1991-1992 Kryetar i Degės sė PD-sė Shkodėr

1991-2001 Anėtar i Kryesisė dhe Kėshillit Kombėtar tė PD-sė

1991, 31 mars - Deputet i Partisė Demokratike, Zona Laē Shkodėr

1992, 22 mars - Deputet i Partisė Demokratike, Zona Shkodėr qytet

1996, 26 maj - Deputet i Partisė Demokratike, Zona Laē Shkodėr

1997, 29 qershor - Deputet i Partisė Demokratike, Zona Bushat Barbullush, Hajmel

1992-1996 - Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė

1996-1997 - Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė

1991-1992 - Nėnkryetar i Komisionit parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut

1997-2000 - Sekretar i Komisionit parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut

2001- 2005 Deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė pėr zonėn Bushat, Barbullush, Hajmel 1999, shtator - Sekretar i PD-sė pėr Marrėdhėniet me Publikun

2005-2006-Anėtar i Kryesisė sė PD

 

Europa, e matur me Shqipėrinė, Malin e Zi dhe Kosovėn

Tashmė Europa, Amerika dhe bota kanė edhe njė tjetėr shtete, njė tjetėr flamur qė do tė renditet nė panelin e OKB-sė. Njė tjetėr realitet shtetformues gjallon nė zemėr tė Ballkanit, tė kėtij Ballkani kaq tė “egėr”. U krijua Republika e Malit tė Zi. Zyrtarizimi i njė muaji mė parė i pavarėsisė sė Malit tė Zi, i cili ėshtė konkretizuar nga zgjedhjet, ku vullneti i vetėvendosjes sė popullit arriti shifrėn 55,5% duke tejkaluar edhe pragun e vendosur nga Brukseli, shėnoi fillimin e njė fundi pa kthim tė Jugosllavisė sė madhe. Nė kėtė Ballkan kaq problemor, ku Kosova dhe Shqipėria ende janė “brazda” ku terrorizmi pėrpiqet tė mbajė rrėnjė, perėndimi i dinastisė titiste u vu ballas me faktorė tė tjerė tė rėndėsishėm historikė me vullnetin e popujve pėr tė kėrkuar dhe pėr ta marrė me ēdo mjet mėvetėsinė, lirinė pėr ta jetuar tė lirė jetėn. Emri i Titogradit u shua. U pagėzua me emrin e bukur Podgoricė. Ky ėshtė tashmė njė fakt, siē ėshtė fakt shembja e Zogut tė Zi nė Tiranė. Por realiteti shqipfolės ka probleme kudo. Thuhet se nė Mal tė Zi vendosi vota shqiptare. 7% nuk ėshtė pak. Shqiptarėt kanė votuar bllok. Madje tėrė emigrantėve shqiptarė u janė paguar biletat dhe diēka mė shumė pėr tė shkuar nė Mal tė Zi pėr tė votuar pro pavarėsisė. Janė rreth 10 milion euro qė i ka vėnė nė lėvizje Kryeministri. “Vallja” shqiptare tashmė nga Mali i Zi mund tė vazhdojė edhe nė Kosovė, ku frikė sjell njė mundėsi bashkimi me Shqipėrinė. “Violinat” bien edhe nga liderė tė partive shqiptare nė Maqedoni, ēka e bėn Europėn dhe botėn tė jetė e matur. Nėse Kosova arrin tė shkėputete nga Serbia, kjo e fundit mund tė festojė pavarėsinė nga iluzionet titiste. Gjithsesi, pėrgjatė historisė, mikroshtetet europjane kanė qenė gjithnjė mė pak agresivė nė politikėn e tyre, mė demokratikė dhe me ekonomi mė tė zhvilluar. Kjo vlen edhe pėr Shqipėrinė e Kosovėn. Por, le tė kthehemi te komshinjtė mė potencial, malazezėt. Mali i Zi tani planifikon qė tė inkuadrohet nė BE sa mė shpejt qė tė jetė e mundur dhe tė tėrheqė investitorėt me politikat qė janė zbatuar nė Estoni. Suksesi i eksperimentit do tė pėrcaktohet nga suksesi i ekonomisė, i qeverisjes politike dhe jo nga njė nocion i paqartė se Mali i Zi ėshtė krijuar mbi themelet e monarkisė dhe se ka zhvilluar rezistencė heroike kundėr sundimit otoman. Edhe Shqipėria mund tė mėsojė diēka, paēka se jo kaq shumė rezistencė ka zhvilluar, pėrjashto periudhėn e Gjergj Kastriotit. Gjithsesi edhe Mali i Zi, edhe Shqipėria kanė tė pėrbashkėta. Atje ka reputacion kontrabanda e duhanit, e kafesė, e klandestinėve drejt Italisė. Atje mafiozėt jetojnė parajsė. Edhe kėtu janė kėta fenomene, paēka se Kryeministri Sali Berisha pėrditė e pėrnatė po u bėn barrikadė.

Mali i Zi u nda nga Serbia. Nuk kishte asnjė “logjikė” pse kjo ndarje tė mos jetė e lehtė, sikurse ishte ajo mes Republikės Ēeke dhe Sllovakisė dhe tė mos i ngjante ndarjes qė ka pėsuar Bosnja pas pavarėsimit. Kosova, sikundėr shprehet Ministri i Jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj, duhet tė karakterizohet nga njė tregues i botėkuptimit civil, pasi kėshtu fitoi Mali i Zi nė kėtė gadishull tė zhurmshėm, ku ky hap gjigand nuk i la shteg krijimit tė panikut tek ata qė me vullnetin e tyre kanė votuar pėr mbetje me Serbinė apo tek vetė serbėt, meqė pavarėsisht nga statusi politik, Mali i Zi do tė vazhdojė tė mbetet sllav dhe ortodoks. Pėr dallim, shumė serbė e kanė tė vėshtirė tė pajtohen me idenė se Kosova do tė bėhet shtet i pavarur, i dominuar nga shqiptarė. Megjithatė diēka mund tė ndodhte edhe me Kosovėn pėrgjatė kėtij viti. Pėrmbyllja e kapitullit tė fundit nė trashėgiminė shkatėrruese tė Millosheviēit, sikur tė kishte pak mė shumė siguri se terrorizmi s’do tė jetė dhe a qi rrezikshėm pėr perėndimin, do ishte mjaft i dobishėm.

Ėshtė e vėrtetė se jo gjithēka ecėn mirė. Europa gjithnjė ėshtė pėrpjekur tė jetė shumė e matur me “folenė e grerėzave”, Ballkanin. Shumė analistė mendojnė se kanė qenė tė gabuar kur kanė thėnė se Europa kėrkon vėshtirėsimin e pavarėsimit tė Malit tė Zi, pasi dėshironte tė kompensojė Serbinė pėr humbjen e afėrt tė Kosovės. Jo, diplomatėt anglezė, italianė, gjermanė, francezė etj., etj. shumė shpejt do jenė aty, nė Podgoricėn e bukur, nė amfiteatrin e bjeshkėve. Ka ecje dhe ecje, apo jo? Hapat e ecjes drejt perėndimit tė popujve ballkanas, mė shumė me pahir se me hir, po bėhen faktikė. Vėrtet, mbase deri vonė kancelaritė europjane nuk e kanė fshehur dashurinė pėr t’i lėnė popujt e vegjėl tė Ballkanit nėn thundrėn e pushteteve sunduese, por kjo ka njė shpjegim qė tė jep tė drejtė ngjarja e 11 shtatorit 2001 mbi dy kullat binjake. Mbase Europa sheh boshtin e fuqishėm ortodoks si bosht paqeje. Por, ama gjithkush ka tė drejtė tė mendojė pėr zgjidhje mė tė mira. Gjithherė Europa ku ne duam tė shkojmė, ka qenė dorėjashtė nė lidhje me vendosjet. Europa po, ka pėrgjegjėsi me rrugėtimin e zgjidhjes sė ēėshtjeve tė shteteve tė Ballkanit, si pjesė tė trupit tė vet.

Pavarėsimi i Malit tė Zi do tė krijojė mė nė fund marrėdhėnie mė tė qarta edhe me vetė Serbinė. Trysnia e Europės mendojmė se do tė jetė e fuqishme. Kjo ndarje e Malit tė Zi ėshtė edhe njė goditje kundėr kryeministrit nacionalist tė Serbisė, Vojsllav Koshtunica, nė njė periudhė kritike pėr tė. Nė aspektin psikologjik, e rėndėsishme ėshtė t’i japė fund procesit, pėrmes tė cilit ēdokush dėshiron tė ndahet nga Serbia. Normalisht, kjo dobėson edhe pozicionin e Koshtunicės nė Kosovė. Tek e fundit, Serbia ėshtė humbėse e madhe nga shpėrbėrja. Ajo ka nisur katėr luftėra, ka bėrė shumė gjak e krime pėr ta shndėrruar Jugosllavinė nė njė Serbi tė madhe. Por mė nė fund mbeti vetėm, me vetveten, pasi edhe Kosova shumė shpejt do tė ketė njė zgjidhje.

Epoka e mureve ndarėse duket se po shpėrbėhet gradualisht. Mali i Zi ėshtė goditje shkatėrruese pėr tė ashtuquajturėn Serbi e Madhe. Tendenca pėr ta zgjidhur kėtė mėvetėsi tė malazezėve pėrmes vullnetit tė lirė, e ka joshur deri diku Serbinė, e cila nga ana e saj s’kishte pse tė mos besonte se ka fanatikė, serbofilė, tė cilėt do tė pranonin tė ishin nėn thundrėn e njė shteti qė rri nė kėmbė me fantazmat e luftėrave tė pėrgjakshme nacionaliste dhe ultranacionalizmave patologjikė. Edhe pėrballė kėtij shansi, politika e Beogradit u ballafaqua me dėshtim. Pra edhe pėr Kosovėn synimet janė nė grahma me pak frymė. Nė pamundėsi pėr tė bėrė tė paanshmin, vullnetmirin e dhėnies fund tė fataliteteve historike, edhe zyrtarėve tė kancelarive europjane, shumė pak u ka mbetur pėr tė rrudhur supet. Kosova dhe pavarėsia e saj janė edhe tė domosdoshme, edhe tė fortmatura. Trekėndėshi Shqipėri - Mali i Zi - Kosovė, ende pėr Amerikėn shihet si terren, ku stabiliteti ndikon nė zbutjen e Ballkanit. E njė pjese ballkanase.

Sokol Pepushaj

 

Botėrori dhe politika

Kur luhet futboll

Hapja e kampionatit botėror nė “Allianze Arena” ishte njė spektakėl i bukur, tėrheqės, rrezellitės dhe me njė shkėlqim marramendės. Njė tregues domethėnės i asaj ēka njė shoqėri e organizuar dhe e mirėdrejtuar di tė bėjė. Thjesht dhe bukur, dhe mbi tė gjitha pėr tė dhuruar kėnaqėsi pėr njerėzit.

Shqiptarėt tė shquar pėr tėrheqjen ndaj lojės sė futbollit spektakėl, po e ndjekin kėtė botėror nė kafene dhe lokale tė tejmbushura, gumėzhitės, ku tė gjithė flasin dhe asnjė nuk dėgjon. Njė refleks i fituar gjatė kėtyre viteve tė gjata tranzicioni. Teksa shijojnė kėtė spektakėl madhėshtor, stadiumet e jashtėzakonshme, turmat qė dėfrejnė pambarimisht, presin qė tė mbarojė kjo shfaqje e radhės, pėr t’u kthyer nė hallet e tyre tė pėrditshme.

Sporti dhe magjia e lojės sikur i bėn tė harrojnė rutinėn e pėrditshme. Nė ato ēaste sikur harrohen gjithēka, se koha ikėn, se rrugėt janė po ato, por tashmė me gropa tė stėrmėdha, se tė nesėrmen sėrish do tė mendojnė si tė mbijetojnė nė kėtė jetė qė pėr dreq ka marrė mbrapsht tash e shumė vjet. Nė fshatra tė vogla, qyteza dhe qytete, tė harruara nė mjerimin e tyre, atje ku politikanėt shqiptarė, tė majmur nga premtimet e pambajtura, luajnė ēdo katėr vjet nė “stadiumet” elektorale tė topitura nga zhurmat e turmave tė sjella me autobus, nga fanatikėt e partive dhe megaprogrameve elektorale. Atje ku balta politike ka prodhuar papunėsi, mungesė shprese dhe padije, ku mungojnė shkollat, qendrat shėndetėsore, rrugėt dhe programet konkrete. Atje ku turma bėrtet e brohoret ēdo katėr vjet. Dhe sėrish tė padėgjuar nga askush dhe tė vetėm nė varfėrinė e tyre. Pra, ėshtė koha qė politika tė japė mesazhet tė reja. Ėshtė koha pėr tė zbritur nė nivelin e shqetėsimeve tė qytetarėve, pėr t’i bėrė ata pjesė tė politikės. Ana tjetėr e medaljes kėrkon qė dhe ndjenja qytetare tė zgjohet, pėr tė dalė nga hipnoza e zhgėnjimit tė gjatė. Nga hipnoza e krijimit tė pavetėdijshėm tė asgjėje tė re.

Njė tur ndryshe

Nė kėtė zheg klimaterik dhe sportiv, lideri socialist Rama ka ndėrmarrė njė tur ndryshe. Jo tur elektoral, por njerėzor. Pėr tė dhėnė njė mesazh tė ri dhe tė shumėpritur, tė njė politikė ndryshe, ku nė qendėr tė saj tė jenė fshatarėt dhe qytetarėt e thjeshtė tė kėtij vendi. Njė tur larg traditės sė fanfarave tė rreme, zhurmave tė sirenave tė policisė dhe basteve politike. Njė tur pėr t’u ulur dhe ndjekur sė bashku me njerėzit ndeshjet e botėrorit, pėr tė biseduar me ta, anėtarėt, simpatizantėt, kundėrshtarėt dhe qytetarėt e thjeshtė. Pėr tė folur dhe dėgjuar njerėzit qė s’dėgjohen, pėr tė filluar sė bashku me ta hartimin e njė projekti politik tė ri. Tė njė projekti ku qytetarėt e kėtij vendi tė jenė hartuesit, zbatuesit dhe pėrfituesit e drejtpėrdrejtė. E veēanta e kėtij turi ėshtė se ai nuk kėrkon votat e tyre, por mendimin e njerėzve, pėr tė ndryshuar mėnyrėn sesi gjėrat ecin nė kėtė vend.

Kur dėgjon fshatrat dhe qytezat e kėtij turi, shumė syresh kėrkojnė t’i gjejnė nė hartė. Helmėsi, Luzi i Vogėl, Rrogozhina, Mamurrasi, Gjormi, Orenja, Qendra, Pėrrenjasi , Ēėrrava, Gjoca, Pajova ... Vallė ku bien ato? Sepse ato s’janė parė dhe dėgjuar nė kronika televizive apo nė ture elektorale. Sepse ato nuk i ka shkelur kush nė vite. Sepse ato janė fshatrat dhe qytezat  tė harruarat e mėdha, tė rrudhosura e tė mpakura, nė vite shėmtimi e demagogjie. Ja njė arsye mė tepėr pėr tė thėnė se ky tur ėshtė ndryshe. Ai ėshtė njė tur ku lideri socialist kėrkon tė shpalosė njė futbollpolitikė tė re, pėr tė folur dhe dėgjuar njerėzit pa protokoll dhe podiume, por me zemėr dhe mendje tek shqetėsimet e tyre. Pėr t’i bėrė tė vetėdijshėm se duhet tė rizgjohen. Pėr tė besuar sė bashku, se ky vend mund dhe duhet tė bėhet, ku ata do tė jenė aktorėt dhe lojtarėt e zhvillimit tė kėtij vendi. Besim dhe shpresė se kėtij vendi qė Zoti i ka falur me shumicė gjithēka, nuk ka sesi tė mos i ketė dhėnė njerėzit e mirė dhe tė aftė pėr tė ideuar, punuar dhe prosperuar jetėn e tyre, nga fshati mė i largėt nė metropolin shqiptar, pėr tė ndjekur modelin e vendeve tė pėrparuara, si atje ku luhet ky botėror i madh dhe pėr ta shijuar atė.

Na duhet njė fillim i ri

Ky ishte mesazhi tjetėr i Edi Ramės. Njė mesazh pėr tė dalė nga topitja e kėsaj politike tė pamoralshme. A nuk duket se njerėzit sikur janė pajtuar me mėnyrėn sesi gjėrat shkojnė? A nuk e ndjejmė teksa takojmė njerėzit, se ata e kanė humbur shpresėn se ky vend mund tė bėhet? A nuk shihet qartė nė sytė e njerėzve topitja e mosbesimi? Njė topitje e viteve tė zhgėnjimit dhe fitoreve imagjinare. Ura, rrugė dhe objekte social-kulturore, projekte pėr bujqėsinė e blegtorinė e deri tek fushat e golfit qė ngrihen... nė fantazitė dhe gotat e politikanėve tė kėnaqur, teksa pinė shampanjat e fitoreve mbi kurrizin e popullit tė vet.

Realitete iluzionare, qė i duhet thėnė njėherė e mirė me zė tė lart “STOP”, pėr tė bėrė kthesėn e madhe e tė shumėpritur. Duke dalė nga topitja, duke u rizgjuar pėr njė fillim tė ri, pėr tė rifituar vetveten, fqinjin e sakatuar dhe tė pashpresė, pėr t’i dhėnė dorėn njėri-tjetrit. Pėr tė rifituar besimin se gjėrat nuk duhet tė shkojnė kėshtu, sepse kėtij cikli mashtrimi dhe fanatizmi politik i ka ardhur fundi. Duke pohuar njėherazi, se tashmė ėshtė koha tė kaplohemi nga ethet pėr tė zhvilluar vetveten. Atje ku jetojmė e punojmė, nė lagje, fshatra, komuna e kėshtu me radhė. Nė emėr tė qytetarisė sė vlerave tė vėrteta, pėr t’u organizuar e angazhuar sė bashku nė punė dhe projekte reale. 

Kjo pėr tė flakur ethet e politikės dhe pėr tė fituar ethet e qytetarisė, pėr tė dalė njėherė e mirė nga politikat boshe e premtimeve false. Duke filluar tė kėrkojmė arsyen pėr kohėn e humbur dhe pėr kohėn qė duhet tė fitojmė,  atėherė ethet e botėrorėve do tė na bėjnė tė ndihemi pjesė e vėrtetė e kėsaj etheje globale tė argėtimit. Atėherė dhe distanca e ekraneve me fushat e futbollit tė botėrorit do tė jetė thjesht dhe vetėm njė njėsi matėse.

Jam kėtu pėr t’ju dėgjuar

Ndryshe nga politikanėt e dialogėve tė dėshiruara, por vetėm tė dėshiruara, dhe tė monologėve tė vazhduara pambarimisht nė pseudopodiume, Edi Rama u ul nė kafenetė ku ndiqet botėrori, pėr tė dėgjuar ata tė margjinalizuarit nė ekstrem, njerėzit e thjeshtė tė kėtij vendi. Kjo pėr arsyen e thjeshtė, por tė panjohur pėr politikėn shqiptare tė kėtyre viteve, se Komunikimi dhe Dėgjimi janė fillimi i zgjidhjeve pėr gjithēka.

Nėse liria e shprehjes ėshtė tashmė njė liri e garantuar, nė kufijtė e irracionalitetit tė kėsaj politike pa moral, ku gjithkush mund tė shajė gjithkėnd, liria pėr tė komunikuar, pra pėr t’u dėgjuar dhe dėgjuar, ėshtė dhunuar dhe nėpėrkėmbur. Kjo, sepse njėherė nė katėr vjet, politikanė, partiakė, djem xhajash, hallash e dajash, farefis, shpura sekserėsh, politikė xhuveliane dhe dreqi vetė, venė pėr tė luajtur lojėn e radhės duke pyetur: Sa autobusė kanė ardhur? A ėshtė mbushur sheshi? Po pankartat me sharjet ku janė? Ēfarė t’u premtojmė kėtyre fshatarėve kėsaj radhe, se atė urėn ua premtuam katėr vjet mė parė? Do fitojmė apo jo! Dhe basti i radhės fillon e tirret, e turma ngjiret e ngazėllehet nga kjo potere-politikė. Dhe nė fund, tė kėnaqur pėr zhurmėn-oshtimė dhe premtimet qė s’u kuptuan, ndahen secili nė hesap tė vet, duke pritur ndeshjen tjetėr.

Kjo politikė disavjeēare nuk ėshtė pa modele. Politikani Berisha ėshtė modeli “par exellence” i kėsaj falspolitike, meqenėse siē i pėlqen tė mburret fort, kundėrshtarin e vet e ka nxjerrė nė pension. A thua kjo ishte sfida mė e madhe e kėtij vendi! A thua se ky vend nuk ka halle pėr t’u dėgjuar!

Dhe nė njė shoqėri tė tillė, ku topi shqelmohet sipas orekspolitikės pakufi, ku vetėm monologohet dhe nuk dialogohet, ku forca dhe jo argumenti janė nė themel tė gjithēkaje, ēdo gjė e premtuar nuk ėshtė gjė tjetėr, vetėm se mashtrimi i radhės.

Nė kėto takime gjithēka ėshtė ndryshe. Njerėzit dėgjohen teksa flasin pėr problemet dhe hallet e jetės sė vėshtirė. Ata flasin duke respektuar e dėgjuar njėri-tjetrin, duke besuar tek njeri-tjetri. Ata flasin pėr fatin qė i ndihmoi tė shpėtonte nga pėrplasja teksa shiste anės rrugės, pėr tokat qė s’punohen, pėr prodhimin qė vuan nga mungesa e reklamės dhe tregut, pėr papunėsinė dhe mungesėn e perspektivės sė fėmijėve tė tyre, pėr mundin dhe shpresėn e ēuar dėm. Dhe nė kėto takime e kuptoj se ngazėllimi pėr nėnshkrimin e MSA ėshtė i tjetėrkujt, por jo i kėtyre njerėzve.

Nė kėto takime nuk ka premtime, por shėnime. Shėnime tė cilat nė ditėt qė do tė vijnė, do tė merren fshat mė fshat, pėr tė hartuar programin e fillimit tė ri pėr partinė mė tė madhe opozitare, Partinė Socialiste. Pėr t’i bėrė njerėzit pjesėtarė aktivė nė hartimin e njė programi pėr njė qeverisje tė realizueshme, tė prekshme dhe tė matshme. Dhe nė qendėr tė kėtij programi qė do tė shkruhet anembanė Shqipėrisė, tė jetė ai njeriu i thjeshtė, me angazhimin dhe pėrgjegjėsitė e tij qytetare, pėr njė jetė mė tė mirė. Sigurisht, duke u dėgjuar dhe respektuar pėr gjithēka, duke i kthyer njeriut shqiptar diēka nga dinjiteti i nėpėrkėmbur. Pėr tė mundėsuar daljen nga kolapsi ekonomik dhe mjerimi i tejzgjatur, dhe pėr tė shijuar mė bukur dhe pa hile bastesh sharlatanėsh politikė botėrorėt e ardhshėm...

Ata qė kanė problemet, ofrojnė edhe zgjidhjet mė tė mira

Janė idetė, ato qė ēojnė pėrpara shoqėrinė. Qė idetė tė materializohen, kanė nevojė tė mbėshteten nga politika. Njė politikė qė s’dėgjon nuk mund ta bėjė kėtė. Ajo vetėm mund tė bėjė demagogjinė e radhės. Kėtė mbėshtetje e siguron vetėm njė qeverisje e ndershme dhe e aftė.

Nė njė shtet demokratik kjo ėshtė njė domosdoshmėri pėr tė realizuar dėshirėn dhe aspiratat pėr t’u futur nė rrugėn e zhvillimit. Ndryshe aspiratat vdesin dhe dėshirat shuhen. Kjo duke garantuar individin nė ushtrimin e pėrgjegjėsive qytetare, pėr tė zgjedhur dhe pėr t’u aktivizuar, pėr tė parė nė sy tė vėrtetėn dhe pėr tė ofruar zgjidhje. Njė qeveri dhe politikė e pėrgjegjshme ka pėr detyrė t’i mbėshtesė ato, si pjesė e kontratės me qytetarėt. 

Njė shoqėri qė tė meritojė njė tė ardhme mė tė mirė, ka nevojė qė ēdo qytetar duhet ta konsiderojė veten tė aftė pėr tė dhėnė ide, pėr t’u bėrė pjesėmarrės nė hartimin e politikave brenda njė hapėsire tė caktuar. Tė besojė se kjo pjesėmarrje do tė vlerėsohet dhe respektohet, si njė marrėveshje kontraktuale e njė politike tė moralshme me qytetarėt e vet. Gjithashtu, ēdo qytetar tė shohė projektet qė do tė realizohen me afate tė pėrcaktuara, si rezultat i njė pune studimore nė plane tė mirėorganizuara. Dhe pėr mė tej, ēdo qytetar tė punojė pėr tė realizuar kėto projekte, duke menduar se ato janė nė dobi tė tij, por edhe tė tė tjerėve.

Integrimi nuk mund tė kuptohet pa integruar vetveten. Dhe kjo bėhet duke vėnė nė lėvizje ingranazhin ide zhvillimi-pjesėmarrje- programim-punė, duke realizuar ato ēka dėshirojmė. Integrimi nė Evropė do tė thotė qė ne tė jemi tė organizuar dhe integruar sė bashku nė njė shoqėri tė harmonizuar nė vlera dhe standarde jetese. Kjo do tė na bėjė tė shpresojmė, qė njė ditė “OLE-ja” e famshme e botėrorit tė kėndohet dhe dėgjohet si njė argėtim i kėsaj loje tė bukur.

Angazhim politik dhe qytetar

Njė ndeshje futbolli dhe ēfarėdo loje tjetėr, ėshtė lojė pėr tė kaluar kohėn nė mėnyrė tė kulturuar, pėr t’u argėtuar dhe kėnaqur, duke e jetuar atė. Indiferenca nuk sjell argėtim, veēse zhgėnjim. Indiferenca e qytetarėve nė vendimmarrje ėshtė shkatėrrimtare. Ajo shėrben pėr tė ushqyer dhe majmur lojtarėt e politikės qė argėtohen me varfėrinė e njerėzve. Indiferenca, tifozllėku i politikave boshe, refuzimi pėr tė marrė pėrgjegjėsitė gjithsecili, pėr tė filluar organizimin mbi principe moderne tė shoqėrive tė pėrparuara ėshtė fatale pėr demokracinė tonė tė brishtė.

Nė njė demokraci funksionale, pjesėmarrja aktive dhe transparenca janė kushte thelbėsore pėr t’u zhvilluar dhe ecur pėrpara. Ne, si individ dhe shoqėri, kemi nevojė t’u pėrgjigjemi disa pyetjeve: Cila ėshtė pjesėmarrja jonė nė formulimin e politikave pėr shfrytėzimin dhe vėnien nė pėrdorim tė burimeve qė posedojmė? Ēfarė na pengon t’i shfrytėzojmė ato? Cila ėshtė shkalla e pjesėmarrjes nė shpėrndarjen e tė mirave materiale qė realizohen? Vetėm pasi t’u jemi pėrgjigjur kėtyre pyetjeve, mund tė dimė mė shumė pėrse ėshtė kjo gjendje. Mospjesėmarrja dhe pritshmėria nga shteti, qeveria dhe politika, do tė thotė qė tė lėsh njė pakicė tė ushtrojė pushtetin e tė gjithėve. Do tė thotė qė tė hartohen pambarimisht strategji e projekte qė nuk gjejnė zbatim.

Ne kemi aktualisht burime dhe potenciale tė harruara pėr t’u shfrytėzuar nė tė mirė tė ndėrtimit tė njė shteti social. Ideja pėr t’u organizuar nė shoqata e forume agronomėsh, ekonomistėsh, inxhinierėsh, fermerėsh tė aftė, synon angazhimin e kėtyre potencialeve nė interes tė zhvillimit tė mjedisit ku punojmė dhe jetojmė. Kjo bazuar nė traditėn dhe nevojėn pėr tė qenė kompetitivė. Dhe kjo mund tė ndodhė duke besuar nė njė politikė tė re, e interesuar pėr tė vėnė nė lėvizje dhe aktivizuar mekanizmat qė garantojnė pjesėmarrjen e qytetarėve nė qeverisje, pra hartim, planifikim dhe realizim politikash ekonomike-sociale etj. Njė angazhim qytetar nė planifikimin dhe programimin e burimeve dhe potencialeve, do tė thotė tė mira materiale dhe shėrbime sociale mė cilėsore nė pėrfitim tė tė gjithėve. Pjesėmarrja aktive e publikut do tė materializoje njė qeveri tė fokusuar tek qytetarėt.

Ndėrsa politika duhet tė bėjė kthesėn e madhe ndaj shoqėrisė shqiptare. Kjo duke mundėsuar garantimin e kėsaj pjesėmarrjeje, si shprehje tė demokracisė. Nė kėtė kuadėr, duhet tė rrėzohen njėherė e mirė barrierat e ngritura nė kėto vite, qė kanė pėr qėllim vrasjen e vullnetit pėr angazhim qytetar, si dhe skemat funksionale diskriminuese tė mospjesėmarrjes sė drejtpėrdrejtė tė qytetarėve nė hartimin e politikave. Kėshtu do t’i japim lamtumirėn kėtij tranzicioni, sė bashku me politikanėt aktorė, njė elite agallarėsh vendorė dhe qendrorė.

Kjo, duke i vėnė ekspertėt e kualifikuar, qė nuk i mungojnė kėtij vendi, nė shėrbim tė popullit, duke i larguar ata nga barrikadat e politikės fanatike dhe duke i vendosur nė barrikadat e pėrparimit e zhvillimit. Kjo ėshtė rruga nė tė cilėn kanė ecur vendet e pėrparuara dhe kjo ėshtė rrugėdalja jonė si njė alternativė historike. Prandaj qytetarėt duhet t’i pėrgjigjen kėsaj ftese tė hapur tė liderit tė socialist Edi Rama, duke sjellė nė mendje modelin konkret tė kėsaj qeverisjeje nė realitetin shqiptar, bashkinė e Tiranės.

Pėrgjegjėsia fillon nga vota dhe njė politikė e moralshme

Demokracia e drejtpėrdrejtė ėshtė vullneti i popullit i shprehur me votėn, e cila nuk duhet shpėrdoruar dhe aq mė pak deformuar. Nė kėto vite, ky vullnet ėshtė deformuar dhe shpėrdoruar. Vjedhje votash e mashtrime, turma tė fortėsh e politikanė tė shqetėsuar, thjesht dhe vetėm pėr tė deformuar pikėrisht kėtė vullnet. Dushku e MegaDushku, nxjerrin nė pah se politika nuk ėshtė e interesuar pėr tė marrė votėn bazuar nė verdikte popullore, nė kontrata politike me qytetarėt, por vetėm pėr pushtetin, duke dhunuar demokracinė. Njė rreth vicioz nė tė cilin endemi pėr njė kohė tė gjatė.

Pėrgjegjėsia pėr votėn ėshtė e lidhur drejtpėrdrejt me pjesėmarrjen aktive tė qytetarėve nė hartimin e projekteve elektorale dhe pėrcaktimin e pėrfaqėsuesve tė tyre. Ky ėshtė mesazhi qė Rama u pėrcjell bashkėbiseduesve nė takimet e kėtij turi. Shqetėsimi i socialistėve ėshtė paraqitja e njė alternative ndryshe, njė alternativė qė zgjidh hallet dhe shqetėsimet e njerėzve. Pjesė e kėsaj alternative ėshtė modernizmi i forcės politike qė ai pėrfaqėson. Kjo duke ushtruar demokracinė e drejtpėrdrejtė nė parti, pėr t’i dhėnė fund politikės bazuar nė klane e grupe interesi, rrjeteve nepotike dhe shurdhėrisė qė e mban larg atė nga shqetėsimet e njerėzve, nga qendra nė bazė, duke i vėnė tė zgjedhurit nė shėrbim tė zgjedhėsve. Modernizmi i Partisė Socialiste nuk shihet si njė qėllim nė vetvete, por nė shėrbim tė interesave tė zhvillimit tė Shqipėrisė.

Paraqitja e njė modeli tė tillė, nė kohėn kur modele tė tilla mungojnė ose drejt tė cilave nuk tentohet tė shkohet, ėshtė e nevojshme tė theksohet se duhet ndjekur nga e gjithė politika shqiptare. Pėr tė lėnė pas sėmundjen e vjetėr tė mosrespektimit tė votės, tė ndėrtimit tė politikave pėr grupe e klane, por jo nė shėrbim tė vendit.  

Nė kėtė tur, me shqetėsimin qytetar dhe politik, Edi Rama po jep mesazhe tė njė politike tė re. Prandaj futbollpolitika e kėtij turi po mirėpritet kudo qė ai po shkon. Sepse njerėzit teksa ndajnė kėnaqėsinė e futbollit, po ndajnė si tė barabartė shqetėsimet dhe hallet e tyre me liderin e opozitės, e njė opozite qė po nis njė faqe tė re, larg shpėrdorimit tė lirisė tė fjalės, duke respektuar lirinė pėr tė dėgjuar, pėr tė ndėrtuar njė program tė ideuar nga qytetarėt, pėr njė qeverisje tė ardhshme nė shėrbim tė tyre. Mbi tė gjitha, pėr njė politikė me njė moral tė ri.   

Vladimir Koēi

 

Si e njoha Pjeter Arbnorin

Me kujtohet si sot, teksa nje burre shtatshukrter, me nje gozhup me gezof tek pjesa e qafes, kishte hipur ne nje nga pallatet ne sheshin “Isa Buletini” te Shkodres. Ishte nder mitingjet e para, mbase i pari qe organizohej ne Shkoder dhe perkrah intelektualeve me pardesy te bardha, ishte edhe ky burre shtatshkurter, i cili me pas do te behej jo vetem nje nga drejtuesit e shtetit post-komunist, por edhe nje figure shume e njohur, shumeplaneshe jo vetem ne Shqiperi.

Ishte kjo njohja e pare dhe ne distance me Pjeter Arbnorin. Me vone, fytyra e tij do te ishte shume e njohur ne publik dhe me eshte fiksuar edhe perpara ish- Komitetit te PPSH-se ne prag te 2 prillit 1991, teksa perpiqej te vinte qetesi, aq sa ishte e mundur perballe nje turme te stermadhe te etur per liri e demokraci.

Vitet do te kalonin dhe Pjeter Arbnori, si nje nga perfaqesuesit me te spikatur te shtreses se ish- te persekutuarve, por njekohesishte dhe me te shkolluarit dhe te diturit edhe si autodidakt gjate 28 viteve burg, do te ngjitej ne krye te institucionit te demokracise shqiptare, Kuvendit, te cilin e drejtoi per 5 vite nga 1992- 1997.

Pas ketij viti, marredheniet me “axhen” Pjeter sic e therrisnin thuajse te gjithe ne Shkoder, do te shpeshtoheshin. Kjo edhe per arsye te profesionit qe une kisha, si gazetar e drejtues i mediave lokale. Periudha kohore, ishte mjaft e veshtire, pasi tashme PD-ja, bashke me te edhe Arbnori, ishin ne opozite. Edhe ne keto kushte, ne zgjedhjet e 1997-es, Arbnori pati nje triumf te vertete, duke fituar ne menyre plebishitare.

Ka qene disa here i pranishem ne studiot e TV lokale ku une kam punuar, por nje mbrese te vecante me ka lene nje interviste e vjeshtes 2001, atehere kur Arbnori perflitej si nje kandidature potenciale per president te vendit. Kemi bashkebiseduar mesa kujtoj, per mese 2 ore dhe ajo qe te bie ne sy, kishte nje diskordance ne mes moshes qe kishte dhe kthjelletsise se mendimit dhe logjikes qe shprehte. Per asnje moment, nuk pati as luhatjen me te vogel, e cila ndoshte per moshen dhe vuajtjet e tija, mund te ishte normale.

Pervec se ne studio, Arbnori ka qene gjithmone i gatshem te prononcohet edhe ne ambjente te tjera, qofte pas ose para nje mbledhjeje, por edhe nje tubimi elektoral. Nje nga shprehjet qe me ka mbatur ne mend dhe e perseris shpesh me miqte, te cilen e kam degjuar me pas edhe nga politikane te tjere, por per here te pare vetem nga Arbnori, ishte para nje bisede. Une i kisha kerkuar nese kam te drejte te pyes per cdo gje. Ai, sic e kishte natyre, me tha qetesisht: “Une do te te them te verteten gjithmone, por jo te gjitha te vertetat. Ato nje politikan nuk mund ti thote kurre. Ti “axhe” ke ne dore te bash pyetjet, pergjigjet i kam ne dore une”.

Pas zgjedhjeve te fundit te 3 korrikut, ku ai nuk mundi te zgjidhej per te gjashten here. Edhe pse nuk e shprehur asnjehere publikisht, Arbnori ndjehej i tradhetuar. Ne disa raste, me mencurine e tij, linte te nenkuptohej se e keqja i kishte ardhur nga brenda PD-se, rangjeve te larta te saja, te cilat me cdo kusht donin te pengonin zgjedhjen e tij. Megjithate, asnjehere nuk hodhi akuza apo mllef kunder individeve te ndryshem. Pas 3 korrikut me ardhjen e PD-se ne pushtet, edhe pse qendroi si rradhe kush per 8 vite ne opozite, pa patur asnje lloj perfitimi personal, por duke trokitur ne dyert e te gjitheve per zonen e tij zgjedhore, nuk u gjend asnje vend ku ai mund dhe duhej te jepte kontribut por edhe eksperiencen e akumuluar gjate 16 viteve. U tha se do te ishte Ambasador i Shqiperise ne Vatikan, por nuk u realizua. Ndersa se fundmi, ne shume qarqe filloi te anatemohej si nje kandidature e fuqishme per president te vendit. Ne keto kushte, kur mbi dhe aktivitetin e tij kishte filluar te binte erresira, Arbnori kishte bere gati terheqjen nga te gjitha postet politike, nje proteste kjo e llojit te tij. Faktikisht, Arbnori kishte filluar te lodhej, jo nga mosha, por nga braktisja por deri diku, edhe sulmet ndaj te afermeve te tij ne Shkoder. Nje moter e tija, edhe pse iu dha fillimisht nje shtepi si e pastrehe, iu anullua, ndersa nje i aferm i bashkeshortes se tij, iu hoq nga puna ne nje institucion vendor.

Por serish vijonte aktivitetin, tashme si kryetar i Forumit Kunder Dhunes Policore. Ka ardhur ne Shkoder, ka dale edhe publikisht ne mbrojtje te te drejtave te te paraburgosurve apo edhe te burgosurve. Ne aktivitet deri ne momentet e fundit te jetes se tij.

Iku ne Napoli te Italise per tu kuruar. Kete e mora vesh vetem diten kur u mesua vdekja e tij. U nis drejt Apenineve pa buje, pa zhurme, thuajse i sigurte se ishte etapa e fundit e rrugetimit mbi toke. Shume pak njerez, madje te aferm te tij, e dinin se Arbnori po kurohej ne Itali. Semundja perparoi shume ditet e fundit. Harresa dhe braktisja e bashkelufetareve per kauzen e madhe te Demokracise, mesa duket e gerryente   nga brenda. Shpesh here, kur takoheshim, tregonte me krenari se nuk vuante nga asnje semundje. Madje mjeket i kishin thene se do te jetonte gjate, mjaft gjate…..

Paradreken e te shtunes, 8 korrik 2006, mora vesht lajmi se Arbnori nuk vdiq, por nderroi jete. Keshtu duhet te thuhet per nje individ si Arbnori. Ne fakt, fillimisht mu duk e pabesueshme. Jo nga fakti i largimit nga kjo bote, pasi qe nga lindja, drejt asaj rruge ecim. Momenti i ndodhjes se ngjarjes, me ngjalli pse jo, edhe dyshime! Epoka e Jakobineve, kishte te vetin slloganin makiavelist “Qellimi justifikon mjetin”.

Per mua, Arbnori ishte i fundmi i Idealisteve te Medhenj. Me te mbyllet jo vetem nje kapitull, por shuhet edhe nje fryme. Ajo e Pacifistit me ze te ulet, por me kumbim te larte. Lamtumire miku im, jam krenar qe te njoha dhe qe me rreshtove nder miqte e ty sa ishe gjalle! Krishti te paste ne Parajse!

Blerti DELIJA

 

Kush ishte Pjeter Arbnori

Lindur nė Durrės me 18 janar 1935. 14 vjeē fillon tė marrė pjesė nė grupet ilegale kundėr diktaturės. Mbaron nė dy vjet e gjysėm studimet nė Fakultetin e Filologjisė me rezultate tė shkėlqyera. Merr pjesė nė krijimin e njė organizate social-demokrate, programin e sė cilės e hartoi vetė. Mė 1961 arrestohet dhe dėnohet me vdekje. Pas tre muajsh dėnimi i zbret nė 25 vjet burg. Si pasojė e aktivitetit tė tij nė burg, i shtohet dėnimi edhe me dhjetė vjet pėr agjitacion e propagandė. Nė gusht 1989 lirohet nga burgu pas 28 vjet e gjysėm. Merr pjesė qė nė fillimet e para tė lėvizjes antikomuniste me 14 janar 1990. Zgjidhet kryetar i PD-sė pėr Shkodrėn. Mė 1992 dhe 1996 zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor. Ka marrė titullin “Mėsues i Popullit” dhe “Pishtar i Demokracisė”. Gjithashtu ėshtė “Oficer i Madh i Urdhėrit tė Plejadės” nga Asambleja e vendeve frėngjishtfolėse. Insituti biografik i kembrixhit, e futėn biografinė e tij nė “Who’s Who” tė intelektualėve dhe nė Fjalorin Biografik Ndėrkombėtar. Ka shkruar shtatė romane dhe ka botuar: “Mugujt e mesjetės” - novelė, “Kur dynden Vikingėt” - novelė, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura, Vdekja e Gebelsit”,etj. dhe ka pėrkthyer nga frėngjishtja “Historia e Anglisė”.

 

Burgu i Qafė-Barit, ky luciferr i komunizmit

Shpesh herė kemi shkruar pėr vuajtjet gjatė diktaturės sė egėr komuniste. Diktatura mė e egėr nė botė ka qenė dhe mbetet ajo e Enver Hoxhės. Nė krye tė qeverisė ishin vėnė pėr njė gjysėm shekulli Hoxha-Shehu. Larg nė malėsinė e Pukės, afėr alpeve, njė kodrinė e re mbante jo vetėm minerale, por edhe dėborė qė shkrihej vetėm 3-4 muaj nė vit. Atje u vendos, nga shteti monist, tė ngrihet njė kamp pėr tė burgosur politikė, pra kampi i shfarosjes. Mbas shumė vuajtjesh ēnjerėzore, njė ditė e zezė, datė 22 shkurt 1984 drejtoria e kampit tė Qafė-Barit, me urdhėr nga Ministria e Brendshme filloi njė diktaturė tė specializuar kundėr tė burgosurit politik. Jo gjoja s’keni bėrė normėn dhe keni thyer disiplinėn. Kėshtu filloi revolta e Qafė-Barit, e cila nisi me mospranim ushqimi, mosdalje nė punė, por menjėherė u lajmėrua Tirana zyrtare dhe arritėn specialet e menjėherė me raprezalje komuniste u ushtrua dhunė ēnjerėzore mbi atė qė veē emrin kishte njeri. Me njė gjyq antiligjor, antikushtetues u dėnuan me vdekje tre vetė, tė quajturit Sandėr Sokoli, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Qė tė tre u pushkatuan aty nė kampin e Qafė-Barit nė Pukė. Komandant ishte Mand Coja. Kushedi ku ndodhet sot, por nėse jeton, tek PS-ja ėshtė. Pra, kjo ishte diktatura komuniste qė pėrgjaku dėborėn dhe mineralin e Qafė-Barit. Janė kėto copėra tė zeza tė njė jete sterrė, tė njė jete qė tashmė do ngelet si model i shkeljes sė tė drejtave e lirive njerėzore.

Shan Sokoli, Mark Qafa

 

Berisha: “Filanto”, shembull i suksesit tė biznesit italo-shqiptar

Ditėt e fundit, Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka deklaruar sėrish qėllimin e qeverisjes sė tij: ndėrtimin e shtetit ligjor. Ai ka vėnė nė dukje se kjo do tė arrihet me reforma tė gjithanshme, tė cilat afrojnė vendin me standardet e Bashkimit Evropian. Nė kėtė kuadėr, edhe biznesi shqiptar tashmė duhet tė fillojė tė konturohet nė nivele evropiane tė zhvillimit dhe funksionimit tė tij.

Shembulli mė i qartė dhe konkret ėshtė “Filanto”, njė kompani prestixhioze nė Itali, filialet e sė cilės tashmė janė tė hapura nė shumė vende tė globit, e ndėr to edhe Shqipėria. Nė vendin tonė, partneri serioz dhe i besueshėm ka qenė dhe mbetet biznesmeni i mirėnjohur dhe i suksesshėm Paulin Radovani, i cili aktualisht ėshtė edhe drejtor i pėrgjithshėm i “Filanto Albania”, filialit tė kollosit italian tė prodhimit tė kėpucėve nė mbarė globin.

E gjithė kjo nuk ka kaluar pa tėrhequr vėmendjen e Kryeministrit shqiptar, prof.dr. Sali Berisha, i cili ka pritur nė njė takim privat drejtuesit mė tė lartė tė “Filanto Albania”. Nė takim ishin tė pranishėm edhe deputetėt Rexhep Uka (PD) e Frrok Gjini (PDK). Gjatė takimit, i cili ka qenė shumė i ngrohtė e miqėsor, Kryeministri ka vlerėsuar kontributin e kėsaj kompanie tė fuqishme, e cila ndėr vite ka siguruar njė punėsim nė nivele shumė tė larta pėr shqiptarėt. Berisha i ka siguruar bashkėbiseduesit pėr mbėshtetjen pa rezerva tė kėtij biznesi, siē edhe ka shprehur vendosmėrinė e tij nė ndėshkimin e tė gjitha bizneseve tė ngritura mbi baza tė dyshimta dhe me suport tė qartė politik ndėr vite.

Nga ana e tij, drejtori i pėrgjithshėm i “Filanto Albania”, biznesmeni shkodran Paulin Radovani e ka garantuar Kryeministrin Berisha pėr vijueshmėrinė e kėsaj kompanie, madje duke shtuar kapacitetet vazhdimisht, nė mėnyrė tė veēantė nė ato zona ku papunėsia ėshtė mjaft e lartė dhe mungojnė alternativat e punėsimit. Kėshtu, Radovani ka njoftuar kreun e Qeverisė pėr hapjen e 150 vendeve tė reja tė punės nė Pukė, duke ēelur njė tjetėr fabrikė pėr punėsimin e banorėve tė kėsaj zone. Kėshtu, do tė ndikojmė sadopak nė zbutjen e papunėsisė, por edhe zhvillimin e zonės. Deputetėt e pranishėm nė takim, Ukaj dhe Gjini, e kanė garantuar pėr mbėshtetjen e tyre drejtorin Radovani, duke i thėnė se do t’i krijohen tė gjitha lehtėsirat e mundshme ligjore pėr tė startuar sa mė shpejt njė iniciativė tė tillė. Por jo vetėm kaq. “Filanto Albania” do tė hapė shumė shpejt edhe njė shkollė, sigurisht brenda kėsaj ndėrmarrjeje, pėr tė ndikuar nė krijimin e njė grupi sa mė tė gjerė tė punonjėsve nė kėtė sektor tė prodhimit tė kėpucėve pėr eksport. Iniciativa do tė shtrihet nė Pukė, Tropojė, Fushė Arrėz dhe Kukės. Qėllimi parėsor i yni nuk ėshtė fitimi, ka bėrė me dije Radovani, por tė kualifikojmė sa mė shumė njerėz qė tė jenė tė aftė nė kėtė drejtim.

Nė mbyllje tė takimit, Kryeministri Berisha ka falėnderuar sėrish drejtuesit e “Filanto Albania” pėr kontributin qė kanė dhėnė dhe do tė japin nė vijim pėr zhvillimin e vendit, pėrmes punėsimit por edhe kualifikimit tė njerėzve.

Edhe njėherė, Kryeministri i shqiptarėve tregoi se siē ėshtė e ashpėr me ato biznese qė nuk respektojnė ligjet dhe normat njerėzore, aq i afrueshėm dhe i ngrohtė ėshtė me biznese tė cilat tashmė tregojnė edhe fytyrėn e tyre humane.

 

Blerti Delija

Sokol Pepushaj

 

Rruga Bushat-Koman drejt bllokimit

Vazhdon dėmtimi i segmentit shumė tė rėndėsishėm Bushat-Koman. Ky aks rrugor shumė i rėndėsishėm pėr transportin dhe lidhjen me superstradėn Shkodėr-Tiranė pėr banorėt e shumė e shumė zonave rurale ėshtė dėmtuar rėndė. Nė zonėn e fshatit Mllojė rruga ėshtė shembur duke u bėrė e mundur lėvizja vetėm me njė kalim. Po kėshtu edhe nė segmentin rrugor tė fshatit Karmė rruga ėshtė shembur nė njė gjatėsi rreth 30-40m dhe lėvizja bėhet me njė kalim. Ėshtė pėr t’u theksuar se ky aks rrugor nacional ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė nė Qarkun e Shkodrės. Ēdo ditė nė kėtė aks bėhet transporti i punonjėsve e mjeteve tė Hidrocentralit tė Komanit duke siguruar punėn e gatishmėrinė nė kėtė vepėr. Po nga ky aks rrugor bėhet e mundur thuajse gjithė lėvizja e banorėve tė Tropojės si dhe tregtia me Shkodrėn e pjesė tė tjera tė vendit. Nga ky aks rrugor bėhet transportimi i pajisjeve apo pjesėve tė ndryshme shumė tė nevojshme pėr Hidrocentralin e Fierzės si rruga mė e shkurtėr dhe e sigurt. Njėkohėsisht shumė tė rėndėsishėm kėtė aks e bėn edhe lėvizja e mjaft biznesmenėve drejt Kosovės e anasjelltas nėpėrmjet pikės doganore tė Qafė-Morinit tė Tropojės. Kjo pikė e cila bėn tė mundur Bajram Currin me Gjakovėn pėr rreth 1 orė shkurton shumė rrugėn e automjeteve tė vogla dhe udhėtarėve drejt Kosovės. Njėkohėsisht aksi Bushat-Koman-B.Curri-Qafė Morinė pėrbėn njė mundėsi tė rėndėsishme lėvizjeje tė banorėve qė jetojnė rreth kėtij aksi jetik pėr ta. Nisur nga sa thamė mė sipėr ėshtė mė se e qartė se rruga nacionale Bushat-Koman e mė tej ėshtė e njė rėndėsie primare nė Qarkun e Shkodrės. Por fatkeqėsisht ky aks ėshtė lėnė pasdore. Prej mė shumė se 3 vjet pas marrjes me kontratė mirėmbajtjeje nga firma private nga rruga janė zhdukur dhe punonjėsit e mirėmbajtjes, tė cilėt jo vetėm qė ēdo ditė parandalonin mbylljen e pusetave apo gropave tė vogla por kanė dhėnė njė ndihmesė tė jashtėzakonshme nė rastet e emergjencave natyrore tė ngricave e dėborės qėnė sezonin e dimrit janė tė pėrhershme. Ky shėrbim tashmė prej mė shumė se 3 vjetėsh nuk ėshtė parė mė sistematikisht e nė kohėn e duhur. Riparimet e bėra nė kėtė rrugė me rastin e zgjedhjeve tė kaluara lokale tė copėzuara dhe pa cilėsi mė shumė i ngjajnė ndonjė pastrimi sesa njė investimi serioz pėr tė riparuar me cilėsinė e duhur qoftė dhe njė pjesė tė kėtij aksi. Problematik ėshtė dhe udhėtimi nė tunelin e Komanit dhe kalatėn aty. Ndriēimi i tunelit she shtrimi i gropave tė krijuara ėshtė krejt i mundshėm dhe lehtėsisht i riparueshėm. Edhe rregulli i lėvizjes e riparimeve tė vogla nė kalatė mė shumė janė neglizhencė e subjektit pėrgjegjės sesa vėshtirėsi financiare apo teknike. Pra, aksi nacional rrugor Bushat-Koman pret vėmendjen e autoriteteve pėr tė kryer funksionin e rėndėsishėm qė i ka dhėnė pozicioni gjeografik pėr t’u shėrbyer njerėzve.

Aleksandėr Kaēi

Jetmir Delaj

 

 

Minoritetet, popuj tė vegjėl me histori tė mėdha

Faktorizimi i minoriteteve ėshtė njė rrjedhojė historike e motivuar nga dukuritė qė mbart dhe ēlirojn nė vetvete ky fenomen. Politika ka paraprirė gjithnjė pėr tė konturuar nė sytė e faktorit ndėrkombėtar si rast i nėnvizura. Megjithatė ėshtė bėrė mė e mira e mundshme qė ata tė ndjehen tė barabartė. Kjo natyrisht qė ėshtė dashur tė kalėrojė shumė mendėsi dhe pengesa.  Ēėshtja e minoriteteve ka tėrhequr vėmendjen dhe ėshtė shtruar nė shkallė ndėrkombėtare si njė problem qė duhej trajtuar, pas Luftės I-rė Botėrore. Traktati i Versajės, i lidhur midis fuqive kryesore aleate, i imponoi Evropės ndryshime territoriale tė rėndėsishme. Pėr disa kombe ato patėn pasoja dramatike duke u ndarė nė shumė shtete. Kėtė fat pati kombi shqiptar, i cili nė vazhdim tė Luftėrave Ballkanike tė 1912-1913, u nda mė dysh e mė tresh midis shteteve fqinje. Kėtu u vulos pėrfundimisht edhe fati i Kosovės. Pėr tė lehtėsuar disi regjimin e kėtyre popullsive tė shkėputura nga trungu kombėtar, sidomos pėr tė shmangur tendencat pėr separatizėm, fuqitė aleate pėrcaktuan disa detyrime qė binin mbi ato shtete qė kishin tė tilla popullsi minoritare brenda territorit tė tyre. Veē asaj, u vendos qė fati i kėtyre popullsive, mbikqyrja e trajtimit tė tyre t’i besohej sė parės organizatė ndėrkombėtare me karakter universal siē ishte Lidhja e Kombeve. Mirėpo, megjithė pėrpjekjet qė u bėnė pėr tė ngritur nė kėmbė njė regjim pak a shumė tė plotė tė mbrojtjes ndėrkombėtare tė minoriteteve, veēanėrisht nė Evropė, nuk u arrit ndonjė zgjidhje e qėndrueshme. Njė ndikim negativ ka patur edhe humbja e prestigjit nga ana e Lidhjes sė Kombeve, e cila u tregua e pafuqishme pėr t’iu kundėrvėnė kursit tė armatimeve dhe politikės agresive.

Pas Luftės II-tė Botėrore ēėshtja e minoriteteve ka tėrhequr vėmendje mė tė madhe. Por janė hasur vėshtirėsi tė ndryshme. Vėshtirėsitė janė sė pari juridike, dhe vėshtirėsia mė e madhe nė kėtė drejtim lidhet me pėrcaktimin e nocionit tė minoritetit. Nė fakt, njė shumicė aktesh ekzistuese ndėrkombėtare nuk kanė dhėnė deri tani ndonjė pėrkufizim tė pėrgjithshėm tė nocionit tė minoritetit.

Sot akti ndėrkombėtar kryesor qė trajton ēėshtjen e minoriteteve ėshtė Konventa-Kuadėr pėr Mbrojtjen e Minoriteteve e miratuar nga Kėshilli i Evropės nė vitin 1994. Shqipėria ėshtė parė nė kėtė Konventė qė prej vitit 1996. Konventa-Kuadėr plotėsohet me njė protokoll qė ėshtė hartuar nga Asambleja e pėrgjithshme e Kėshillit tė Evropės mė 1993. Nė kėtė protokoll bėhet njė orvatje pėr tė pėrcaktuar nocionin e minoritetit. Kriteret pėr caktimin e njė minoriteti janė 2: njė kriter objektiv (gjuha, origjina etnike, tiparet dalluese fetare dhe kulturore), dhe nje kriter subjektiv, domethėnė vullneti i shprehur i qartė i njė popullsie minoritare pėr tė ruajtur origjinalitetin e vet, veēantitė e veta pėrkundrejt shumicės sė popullsisė. Vetėm grupet qė i pohojnė dhe iruajnė kėto dallime gėzojnė njė trajtim tė posaēėm, ndėrsa mbeten jashtė ata qė janė asmiluar me vullnetin e tyre tė lirė dhe janė shkrirė me shumicėn e popullsisė.

Vėshtirėsitė politike janė po ashtu tė pranishme. Janė disa shtete tė tilla si Franca, Bullgaria, Greqia, Rumania ose Turqia tė cilat nuk pranojnė tė cėnojnė homogjenitetin e shpallur tė kombit shtet. Pėr pasojė, kėto shtete nuk njohin nė territorin e tyre grupe minoritare. Integrimi, fshirja e dallimeve, kjo ka qenė metoda e zbatuar nga Franca pėr tė ndėrtuar gjatė shekujve njė komb francez si njė tėrėsi homogjene: njė shtet, njė komb, njė kulturė, njė gjuhė.

Nė vendin tonė, si minoritete tė njohura nga shteti janė: minoriteti grek nė jug tė vendit, minoriteti maqedonas nė lindje nė zonėn e Prespės dhe minoriteti malazez nė veri, nė Vrakė nė fėrsi tė Shkodrės. Gjendja, trajtimi i kėtyre grupeve minoritare ka qenė objekt kujdesi dhe vėzhgimi tė vazhdueshėm nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Vėzhgimet qė janė bėrė nė terren kanė nxjerrė se, pėrsa i pėrket numrit, ato mund tė pėrcaktohen si vijon: minoriteti grek 58-60 mijė frymė, minoriteto maqedonas 5-6 mijė dhe minoriteti malazez rreth 2 mijė. Nuk kanė munguar problemet, vėrejtjet kritike nė adresė tė autoriteteve, tė cilat KSHH i ka vėnė nė dukje nė raportet e tij periodike. Megjithatė, konkluzioni i pėrgjithshėm ėshtė se grupet minoritare nė Shqipėri trajtohen nė barazi tė plotė. Atyre u sigurohen tė drejtat qė parashikon regjimi i minoriteteve si dhe legjislacioni i brendshėm, nė radhė tė parė arsimi nė gjuhėn amtare, tė drejtat politike dhe liritė themelore.

Gjendjen e minoriteteve nė Shqipėri e kanė vėzhguar edhe forume dhe organizata nė shkallė ndėrkombėtare. Konkluzioni i pėrgjithshėm i tyre ka qenė se problemi i minoriteteve nė Shqipėri ėshtė “nėn kontroll”, qė do tė thotė se paraqitet pėrgjithėsisht nė parametra pozitivė. Shqipėria kalon njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni. Ajo pėrballet me probleme tė ndryshme. Por pėrsa i pėrket respektimit tė minoriteteve, bashkėjetesės normale dhe tolerancės ndėretnike e fetare,ajo mund tė shėrbejė si model pėr gjithė hapėsirėn ballkanike.

Veē kėtyre minoriteteve tė njohura nga shteti, janė edhe disa grupe qė mund tė quhen komunitete. Ato kanė tiparet e tyre tė veēanta nė krahasim me pjesėn tjetėr tė popullsisė, por nuk pėrbėjnė minoritete sipas pėrcaktimit tė mėsipėrm. Do tė marrim si shembull atė qė quhet minoritet egjyptian. Ky ėshtė njė grup popullsie, njė komunitet me disa karakteristika tė veēanta, si ngjyra, zakonet, por ai nuk mund tė quhet minoritet pėr shkak se nuk ka tiparin themelor tė minoritetit. Gjuha e tyre ėshtė shqipja. Megjithatė, kemi tė bėjmė me njė komunitet qė ka problemet e veta, siē ėshtė niveli i ulėt i jetesės dhe i shkollimit. Nuk mund tė mohohet se nga radhėt e tyre kanė dalė edhe elementė nė fushėn e kulturės, artit, shėndetsisė, etj.

Njė komunitet tjetėr me rėndėsi tė veēantė janė edhe arumunėt (vllehėt) qė pėrbėjnė njė pjesė tė rėndėsishme tė popullsisė. Vllehėt flasin gjuhėn amtare, ata kanė zakonet dhe traditat e tyre. Por nė rastin e tyre mund tė thuhet se mungon deri diku faktori subjektiv, nė kuptimin qė ata nuk e ndjejnė prerazi veten e tyre nga shumica e popullsisė. Madje prej radhėve tė tyre kanė dalė personalitete tė shquara tė jetės intelektuale dhe politike. Ata kanė njė shoqatė tė tyre, mund tė kultivojnė traditat dhe zakonet e tyre por ata janė integruar nė njė shkallė tė tillė me pjesėn tjetėr tė popullsisė nė pėrgjithėsi, saqė nuk mund tė ndahet prej saj. Fenomeni arumun (vllah) nuk ėshtė njė fenomen vetėm shqiptar. Grupe tė tėra popullsie arumune janė shpėrndarė nė treva tė tjera tė Ballkanit. Veēanėrisht tė shumtė janė ata nė Greqi ku kanė arritur njė shkallė tė lartė asimilimi me shumicėn e popullsisė. Mund tė takosh personalitete tė shquara nė ēdo fushė tė jetės sė vendit, ne artistė, politikanė, profesorė universitetesh. Tė gjithė tregojnė pa pikė ngurrimi prejardhjen, por shtojnė se janė me ndėrgjegje tė shtetasit grek.

Gjatė dekadės sė fundit tė ndryshimeve demokratike ka dalė si njė problem mjaft i mprehtė ai i komunitetit rom. Mė parė romėt bėnin njė jetė nomade duke lėvizur nga njė krahinė nė tjetrėn sipas stinėve. Nuk ka statistika tė sakta tė numrit tė tyre. Sipas tė dhėnave, ata mund tė arrojnė nė 30 mijė. Gjatė kėtyre 10-15 vjetėve ėshtė vėnė re njė pėrqėndrim i romėve nė vende fikse, veēanėrisht nė periferi tė Tiranės. Romėt nė pėrgjithėsi, janė nė njė nivel tepėr tė ulėt, varfėri e skajshme, fėmijėt qė nuk venė nė shkollė, por enden si lypės nėpėr qytete, analfabetizmi gjen pėrhapje tė gjerė. Nė vendin tonė nuk mund tė themi se diskriminimi ėshtė njė problem nė pėrgjithėsi, por nė rastin e romėve janė vėnė re disa shfaqje tė kėsaj natyre. Romėt kanė gjuhėn e tyre amtare qė ėshtė gjuha qė ata pėrdorin nė mjedisin e tyre.  Nuk kanė ndėrgjegje kombėtare, mungon kriteri subjektiv. Nė rastin e tyre nuk mund tė flitet pėr shkolla nė gjuhėn rome. Kjo ėshtė e pamundur dhe e panevojshme. Tė hapen shkolla nė zonat e banuara prej romėve, tė hapen shkolla nė gjuhėn shqipe qė tė dalin ata nė dritė, tė integrohen nė jetėn e vendit nė barazi tė plotė, tė punėsohen dhe tė dalin nga gjendja aktuale.

Pėr ta pėrmbledhur, minoritetet e njohura nė Shqipėri janė; minoriteti grek, maqedonas dhe malazez. Nė raste tė tjera kemi tė bėjmė me komunitete.

Albert Vataj

 

Reforma nė energjitikė, promotor i zhvillimit ekonomik

Njė sektor jetik pėr ekonominė ėshtė energjitika. Promotore e zhvillimit ekonomik, me rėndėsi tė jashtėzakonshme ndaj varėsisė nga tė tjerėt, me ndikime tė rėndėsishme e tė drejtpėrdrejta sociale. Kjo ėshtė nė pėrgjithėsi gjithēka ēfarė e bėn kaq tė diskutueshme e tė rėndėsishme pėr tė gjithė energjitikėn. Ndaj dhe ky sektor duhet tė ecė me hapin e kohės moderne, duhet t’i paraprijė ekonomisė e shoqėrisė. Por ē’ėshtė e vėrteta, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. Me gjithė arritjet e realizimet energjitike, ekologjike etj. krizat energjitike kanė qenė pėrherė tė pranishme. Tashmė tė njohura por dhe me njė hapėsirė padiskutim plotėsisht tė ēliruar nga ndėrhyrjet politike, vėmė re se ėshtė vėnė gishti nė plagė. Reformat e propozuara nga Qeveria ditėt e fundit pėr rivlerėsim tė ēmimit tė energjisė pėrbėjnė njė hap shumė cilėsor drejt tregut. Sistemi ynė energjitik i bazuar nė prodhimin hidro ėshtė krejt i ndėrvarur nga faktori natyror i reshjeve. Si i tillė, pėr ne qė e njohim prej mė se 20 vjetėsh funksionimin por dhe menaxhimin e tij, ky sistem ka njė defekt tė rėndė, mungesėn e sigurisė sė vazhdimėsisė sė prodhimit. Njė gjė tė tillė do ta bėnte tė mundur vetėm vėnia nė dispozicion e njė fuqie 350-400MW tė sistemit. Kjo realizohet me ndėrtimin e domosdoshėm tė TEC-eve ose me ndėrtimin e linjave pėr ta importuar nga jashtė. E dėgjuar nga goja e Ministrit Ruli, varianti i parė duke evidentuar me saktėsi dhe sasinė e fuqisė (350-400MW), si sasi e domosdoshme prodhimi nė shėrbim tė sistemit, u ndjemė jashtėzakonisht tė kėnaqur jo vetėm pėr njohjen e problemit por dhe pėr mėnyrėn tepėr profesionale tė shtrimit tė problemit, si reformė e domosdoshme nė energjitikė. Pėrse ne si punonjės tė njėrit prej centraleve mė tė fuqishme e mbėshtesim kėtė reformė. Sigurimi i prodhimit tė njė sasie tė tillė nga TEC-et do tė krijonte mundėsi tė shkėlqyeshme pėr menaxhimin e sistemit hidroenergjitik. Nė rast shirash tė bollshme me diapazonin e 15 metrave maksimale tė ujėmbledhėsit kresor tė Fierzės do tė rritej drejt maksimumit prodhimi hidroenergjitik e do tė ulej ai termoenergjitik, meqenėse ėshtė mė i shtrenjtė. Nė kėto raste shirash, menaxhimi i prodhimit hidroenergjitik para niveleve supermaksimale do tė ndihmonte tė shmangte dhe pėrmbytjet nė zonėn e Nėnshkodrės, pasi pėrveē prurjeve tė Bunės, Kirit, Gjadrit e natyrisht  Drinit, nė situata tė tilla sistemi ėshtė detyruar tė shkarkojė dhe nga tuenelet apo portat e hidrocentralit tė Vaut tė Dejės. Por sigurimi i prodhimit tė njė sasie tė tillė nga TEC-et do tė ishte shumė i domosdoshėm pėr sistemin hidroenergjitik dhe nė rast thatėsirash. Nė limitin e 15 metrave tė nivelit kryesor tė Fierzės kapaciteti i TEC-eve do tė shfrytėzohej deri nė maksimum qė duke u gėrshetuar me shfrytėzimin racional tė sistemit hidroenergjitik do tė shmangte krizat nė furnizimin me energji qoftė pėr biznesin ashtu dhe familjarėt.

Rruga e dytė e sigurimit tė energjisė nga importi mė duket mė pak e favorshme. Kostoja e linjave apo dhe ēmimiet e imponuara nė situata tė ndryshme nuk janė faktorė tė dobishėm. Fuqia termike prej 350-400MW ėshtė shumė e domosdoshme tė jetė pjesė e menaxhimit tė sistemit tonė energjitik si domosdoshmėri e ruajtjes sė ekuilibrave tė prodhimit hidro-termoenergjitik pėr tė siguruar energjinė e nevojshme pa ndėrprerje. Nė kėtė rast gjejmė rastin qė t’u drejtohemi pėr mė shumė solidaritet Shoqatės Qytetare pėr Mbrojtjen e Gjiut tė Vlorės. Edhe sistemi hidroenergjitik ka pasur kosto sociale, zona tė pėrmbytura ende tė padėmshpėrblyera, banorė tė larguar, deri tek pėrmbytjet jo tė rralla tė zonės sė Nėnshkodrės. Por nė pėrgjithėsi ia ka vlejtur. Vendi ynė ka nevojė pėr energji. Shoqatat ambjentaliste nuk duhet tė paragjykojnė sidomos teknologjinė. Protestat e tyre duhet tė jenė shumė tė fuqishme aty ku ekziston dhe ndotja. Edhe nėse zona e “21 Dhjetorit” ėshtė nga zonat mė tė ndotura e tė dėmshme pėr njeriun nė Europė, z.Ardian Klosi duhet tė kishte ngritur ēadrėn mes Bashkisė e Ministrisė sė Mjedisit pėr tė protestuar ditė-natė pėr atė qė po pėrjetojnė banorėt e Kryeqytetit para se tė paragjykojė teknologjitė moderne perėndimore. Njė hap shumė i rėndėsishėm i reformės dėgjuam nga goja e Kryeministrit ėshtė dhe politika e ēmimeve tė energjisė. Dalja nė treg e kėtij malli duke ēliruar nga ngarkesa e padrejtė biznesin por dhe duke ēuar drejt pėrgjegjshmėrisė konsumatorin familjar e duke kompensuar 100% shtresat nė nevojė, pėrbėn lėvizjen e perspektivės tė tregut energjitik. Edhe shqiptarėt duhet ta konsumojnė e paguajnė energjinė nė kufijtė e zbatimit tė ligjit. Vendosja e matėsve elektrikė ėshtė hapi urgjent i radhės. Kjo do t’i shėrbente mė sė miri kompanisė pėr tė llogaritur njėherė e mirė si sasinė e nevojshme tė energjisė qė i duhet vendit nė periudha tė ndryshme tė vitit, ashtu dhe njė llogaritje tė saktė tė humbjeve teknike e joteknike pėr tė ndėrhyrė me profesionalizėm nė pėrmirėsimin e teknologjisė.

Sė fundi, si pjesė tė reformės do tė quaja shpalljen me ligj tė energjisė elektrike “mall strategjik”. Kjo do tė bėnte mė tė pėrgjegjshėm qytetarėt shqiptarė pėr ta administruar dhe paguar kėtė. Energjia ėshtė vėrtet mall strategjik pasi ka fuqi tė madhe mbi zhvillimin ekonomik, mbi punėsimin apo kushtet e popullatės. Si specialistė e punonjės tė energjitikės, me gėzim vėrejmė se Qeveria me shumė seriozitet po bėn hapat e duhur me reformat nė energjitikė. Urojmė qė ata tė realizohen sa mė shpejt pėr tė qenė konkrete pasi koha na ka lėnė pas e duhet nxituar pėr ta arritur.

Aleksandėr Kaēi

 

Mėshira e Zotit na ka ruejtė pa dalė faret

Tė them tė drejtėn mora pak shtysė nga vepra monumentale e Padėr Zef Pllumbit e skalitur me titullin “Rrno pėr me jetue”. Isha 11 vjeē, pra njė moshė relativisht e ritur, pėr periudhėn qė do shkruaj.  Gjatė asaj kohe dikush-dikush jetonte fėmijėrinė e tij pak a shumė normale pėr atė kohė, por shokėt e tyre tė sė njejtės moshė ishin tė detyruar tė flaknin fėmijėrinė, duke u burrėruar para kohe pėr tė pėrballuar e sfiduar realitetin e hidhur...

Kėtė “grimcė” histori personale, mbasi ia kam treguar fėmijėve tė mij qė

tashmė janė rritur, po mundohem shkurtimisht t’ia tregoj edhe fėmijėve e

brezave qė do tė vijnė, se ēfarė tragjedie ishte ajo periudhė.

Shteti i asaj kohe, dmth “e famshmia Partia Punės” dhe xhelatėt qė i shėrbenin vepruan kundėr fėmijėrisė time, por edhe nė tė njejtėn kohė ato harruan se po pregatisnin njė njeri qė do kėrkonte me ngulm pėr tė pėrvehtėsuar ato gjėra tė shenjta qė i urrente ai regjin dhe ishin kundėr tyre, qė mua ishin e janė bazat e mrekullueshme e njė mentatliteti tė shėndoshtė e tė shenjta.

Pėrjashtohen kėtu gjėrat antinjerėzore, antiligjore, pėrjashto rastet kur sulmi ėshtė i gjithanshėm e me tendencė atėherė detyrimisht nė kjoftėse je normal dhe i thua vehtes njeri, je i detyruar tė reagosh me aq forcė sa ke, se pėrndryshe heshtja pėr mentalitetin tonė minimalisht ėshtė mėkat.

Me vetvehte e kisha lėnė qė tė mos shkruaj ato ēka kam kaluar unė gjatė fėmijėrisė sime, vetėm e vetėm me qėllimin e mirė e tė arėsyeshėm. Por, mbi tė gjitha detyrės sime si prind jam pėrpjekur ne tė gjitha mėnyrat tė influencoj te fėmiojėt e mij duke i treguar vetėm pėr gjana tė shenjta e kardinale, duke anashkaluar apo duke i treguar fėmijėrinė time e tė brezit tim pėrciptas. Por, a tė lejojnė ato qė deshėn me na qitė faret, e desht i madhi Zot nuk mujtėn e nuk kanė pėr t’ia arritur asnjėherė.

“Miserikardial Domini  quia non sumus consumpti”-“Mėshira e Zotit na ka ruejtė pa dalė faret”.

Baba Leonard (Dritė Pastė) mbasi kishte kryer dėnimin e parė, arrestohet pėrsėri me datė 09/03/1968 por, nė vend qė tė shkojė nė burg ai dėrgohet nė

birucė e torturohet i lidhur kėmbė e duar pėr 21 muaj rresht. Siē premtova pėr t’i rėnė pėrciptas, po ndalem vetėm tek fundi i ngjarjes, siē e thashė, mbasi trupi i babaės ishte masakruar e ai i rezistoi burrėrisht siē i takonte njė pinjolli tė families Pemaj. Pėr kėtė ekzistojnė dokumentet.

Sėmundja e bėri punėn e vet e ai u lirua pėr shkak tė sėmundjes sė tmerrshme tė fituar gjatė torturave kancer nė mushkėri.

Nė maj tė vitit 1972, baba Nard ndėrroi jetė nė njė moshė tė re 43 vjeē.

Unė isha duke mbushur 11 vjeē e atė paradite daja Zef Temali siē e donte zakoni mė dėrgoi tė pėrshėndetem pėr tė fundit herė mė babėn tim. Sa po u afrova tek trupi i üpa jetė i babės daja Zef m’u drejtua duke mė urdhėruar qė unė tė mos e lėshoja vehten, por tė qėndroja i fortė e tė tė demostroja krenari para gjithkuj por sidomos para regjimit, por mbi tė gjitha nė ato momente t’i lutesha Zotit qė shpirti i babaės tė prehej nė paqė e nė tė njejtėn kohė ai tė lutej pėr ne.

Siē e donte zakoni unė e putha babėn s’parit nė duar, nė ballė por edhe nė kraharor, se pikėrisht aty gjatė torturave pėrbindshat i kishin bėrė njė kryq duke i fikur nė mish rreth 100 cingare me vijė tė drejtė 50x50 cingare. Kjo pra ishte e gjitha e siē shihet nuk jam as i pari e as i fundit qė tregoj kalvarin e tmershėm qė pėrjetuan njė pjesė e popullit tonė gjatė diktaturės hoxhiste. E veēanta e kėsaj ngjarje ishte se fill mbas ndalimit qė iu bė fesė, komunistėt shqiptarė (jo tė gjithė por njė pjesė e mirė e tyre) nga tėrbimi apo kush dreqi e di, por pėr mua ato kishin nji frymė tė fituar nga ambjenti ku ishin rritur, se dihet njeriuduke mos pėrjashtuar edhe veten piksėpari ėshtė pasqyrė e asaj qė ka fituar nė ambjentin ku ėshtė rritur, pra fatkeqsisht pėr njė shumicė shqiptarėsh trashigohet ngjarja e Kainit dhe Abelit, shto kėtu atė thėnien e famshme, por fatkeqisht aktuale edhe sot “tė gjithė kundėr tė gjithėve”.

Duke e mbyllur unė gjithsesi pata fatin qė gjatė atij momenti tė mos ligėshtohem por pėrkundrazi t’ia di Zotit pėr nder qė m’u dha rasti t’a pėrjetoj atė moment duke e puthur kryqin nė kraharorin e babės, e tė betohem nė heshtje se nuk do tė thyhem, por do t’i qėndroj besnik duke ia trashėguar sėpari fėmijėt e mij atė ēka ai donte e ėndėrronte.

Nuk mund tė rri pa e treguar edhe diēka tė vogėl por shumė domethėnėse pėr mua nė ato momente, kur e pyeta nanadajen, dritė pastė, duke i thėnė, si ka

mundėsi qė ne pa i bėrė keq askujt por thjeshtė duke parė punėn tonė e duke qenė edhe besimtar tė ndėshkohemi kėshtu nga fati ndoshta? Ajo m’u pėrgjigj shkurt: “Zoti, mor shpirti i nanės, i vėn nė provė ato qė besojnė nė tė e pėr tė tjerėt, nuk di gja tė pastė nana”. Pėr mua n’ato momente e n’atė moshė, ajo pėrgjigje mu ngulit fort nė tru e me plot gojėn them se ia vlejti.

Nikolin Pemaj, avokat

 

Mos spekulloni me emrin e Aleksit nga Miredita

Duke qene anetare i shume listave ne internet dhe duke pase dhe  revisten elektronike “albdreams” qe e administroj une e di prej kohesh “Ceshtjen Aleksi”dhe me kete raste dua te shpreh disa mendime nepermjet ketij shkrimi.

Para se Aleksi te udhetonte per ne  Athine  ,mirditoret me banim ne shtetin e Michiganit kane kontribuar simbas mundesive te veta duke krijuar nje fond nominal per ate udhetim.

E them keshtu se edhe shume mirditore ne kete shtet nuk jane,por edhe ata qe jetojne e punojne jane banore te rinj dhe mundesite financiare nuk i kane aq te medhaja sa te tjeret e ardhun me perpara ( ta zeme malsoret e Malesise Madhe nen Malin e Zi). Jam plotesisht ne dieni ngaqe organizatori i atij fondi nominal, Gjovalin Kacorri eshte bashkepuntor i revistes elektronike “albdreams” dhe ka publikuar ecurine e asaj nisme ne kete reviste. Duhet thene se te gjithe mireditoret pa asnje hezitim kane kontribuar,biles asaj nisme i jane bashkengjtur edhe te tjere shoke dhe te njohur te mirditorve ( ndoshta jo shume por  te tille ka pase).

Duke u kerkuar te falur prinderve te Aleksit dhe atij vete qe po i lakojme kaq shume emrin nuk duhen lene dhe anashkaluar disa dukuri negative qe rodhen mbas asaj qe tashme po dime dhe marrim vesh cdo dite e meshume nepermjet te gjitha listave elektronike sidomos te atyre me autoresi e pronesi  ne SHBA.               Keshtu ne kohen qe njerzit po mbidhnin te holla per udhtimin e Aleksit per ne Greqi,njeri  nga ata qe ka emer ne komunitetin shqiptar te Michiganit nepermjet disa e-mail ne internet eshte perpjekur per te percmuar kontributin e mirditasve ,te cilve edhe emrin nuk dinte tua shkruante ose me dashje i keqshkruante trajtat foljore te atij emri.

Nepermjet ketij shkrimi desha ti beja nje pyetje Atij,”njeshit” sic e kujton veten:

- Sa pare ke dhene nga xhepi Yt tash sa kohe qe jeton ne Michigan. Paret e te tjerve qe mbledh nuk eshte djersa juaj,ato qe nxjerre nga portofoli juaj jane tuajat. Ne se paku asnjehere nuk ju kemi pa ne asnje raste qe ke hape zemren e ke fale nga xhepi.

Eshte lehte te percmosh te tjeret por eshte veshtire te fitosh dollaret hypun ne shkalle  duke lyer shtepiat e amerikanve dhe duke lare pijata neper restorantet e Detroitit  me ore te tejzjatura e me pagesa qesharaka aq sa u hollohet lekura e duarve si leter duhani. Ne e cmojme kontibutin e ketij “njeshi” ne komunitet por ama nuk mund te pranojme deri ne poshtnim fyrjet e tij me dashje apo pa dashje. N.q.s  ka nevoje ne kemi te ruajtura e-mail e tij dhe mund te replikojme kur te doje me ne. Ne shqiptaret jemi te tejlodhur nga shtypja qe na ka bere “njeshi” aq sa nganjehere edhe kur ky “njesh” na thote “Shendet” na duket se thote “Plac”.    Nuk eshte koha tashme per temenara dhe karshilleqe;Aleksi eshte ne Amerike duhet levizur se jeta e tij don dollare dhe jo fjale dhe premtime boshe.

Nje tjeter amerikanoshqiptar ketu ne Detroit, nepermjet nje shkrimi te shkurter por teper te zjarrte,ben thirrje per te ndihmuar djalin mirditore. Mire ka bere qe ka dashur te sensibilizoje njerzit per te kontribuar por ama eshte ngutur kur ka derdhur aq shume vrere per Qeverine dhe Ministrine e Shendetsise Shqiptare. Nuk ka asnje shqiptare qe ja ka deshiruar nje shendet te tille Aleksit dhe flas me bindje se as Ministri Cikuli nuk ja deshiron nje fund tragjik voglushit. Por ama artikullshkruesi duhet ta kujtoj nje thenje te popullit tone se: “shpirti nuk ben pare”,Cikuli aq ka pase mundesi dhe aq ka bere.

Shkruesi i artikullit e dine fare mire se pronarit  Amerikan te punes se nje shoku te tij (D.B.)ketu ne Michigan i ka vdekur vajza e vetme ngaqe priste te gjente nje veshke per ta zevendesuar dhe nuk i premtoj koha e ajo vdiq megjithese i ati kishte miljona dhe i kishte vene ne dispozicion te vajzes se vetme,por edhe pse i pati paret e shkreta “shpirtin”vajzes se vetme nuk ja shpetoj. Bile duke qene amerikane dhe e pasur, pa qene nevoja me dale me lype ndihma financiare, vdiq si kane vdekur me qindra e mijera me pare e do te vdesin pasketaj te tjere e te tjera ne te gjitha moshat.

Me duket se shkruesi eshte ngutur duke kerkuar ate shume me nje fjale goje,mbasi ja dime forcen monetare njeri tjetrit e keshtu edhe artikullshkruesi te paktat i ka mundesite per te perbadhuar ate shume me nje te rene te lapsit.

Vetem nje pyetje  do ti deshiroja Atij tja beja :

- Cfare duhen 50,000.00 dollare. Pse nuk merr masa qeveria e Michiganit? Cila Ministri mund te jete me e pasur e Detroitit apo e Tiranes ? Harroje se kapitalizmi nuk mund te ndertohet me ligje e metoda te sistemit socialisti dashur artikullshkrues. Cdo gje eshte privat.

Pate pare mund te jetosh,nuk pate edhe mund te vdesish fare lehte edhe ketu ne Amerike. Te gjithe shqiptaret qe jetojne e punojne ketu e dine fare mire se cfare do te thote te marresh sherbim mjeksore ketu ne SHBA kur nuk ke paguar me pare siguracionin shendetesore. A mund te vizitohesh fale ? A mund te mjekohesh fale ? A mund te operohesh fale ?

Te gjithe e dine se sa shtrenjet eshte sherbimi mjeksor ne Amerike aq  sa ne biseda familjare degjone shpesh dhe rendomte : “Me na ruajt zoti shendetin se te gjitha do ti perballojme”.Kjo e tregon fare qarte se sa kushton nje sherbim i tille,ketu ne zemer te Amerikes,pa le cfare mund te pritet nga Ministria e Shendetesise Shqiptare qe nuk i del fondi per te paguar pagat e punonjesve te vet e jo per nje sherbim te tille teper special.

Ndersa zonja e nderuar e cila mori hapin e guximshem per ta sjellur Aleksin ketu ne Amerike duhet pergezuar dhe perkrahur.

Por e besoj se kur ajo ka ndermarre ate nisem aq teper humane i ka pase “shpatullat e nxehta” sic thote populli,pra xhepin plot, mbasi edhe ne e njohim ate si nje sponsore te rendesishme te spektakelve muzikore, te shume kengetarve vitin qe shkoj ketu ne Michigan. Por ama edhe ndihma e komunitetit per Aleksin ma merr mendja se nuk do te mungoje,por ama barra kryesore e shpenzimeve eshte e zonjes se nderuar dhe per kete ajo duhet respektuar,mbasi ky rast sponsorizimi eshte me me shume vend dhe vlen me shume se te gjitha sponsorizimet bashke qe ka bere me pare. Shkrova shume dhe titullin qe i kam vene ketij shkrimi ala se kam justifikuar se pse ashtu dhe jo ndryshe. Pa ja, e thashe ashtu, se na duket se shume nga ata qe e mbajne veten “koēa” dhe “njesha” jane turrur me vrap ne media dhe masmedia per te dhene intervista dhe mendime se si e qyshe duhen mbledhur dollaret,kush me shume e kush me pak jep mendime se sa koncerte duhen bere e sa i duhen vene cmimet biletave.Te tjeret thone se “si filanit” po i bien ne “shteg” gjithmone me fitue me keto lloj marifetlleqesh etj etj.

Flisni cfare te doni,beni dhe sa te mundeni por djalit mos ja lendoni shume plagen. E mbydhi shkrimin duke premtuar se aq sa kam dhene kontribut heren e pare kur me ka bere thirrje Gjovalin Kaēorri do te jap edhe kete here edhe pse nuk jam nga Miredita.Por i jap pa shkuar ne mitingje dhe darka e koncerte por ne nje llogari bankare qe fare mire mund te hapet ketu ne Michigan ne emer te Doctorit  qe do ta kuroj Aleksin, pa pase ndermjetesine e disa duarve ne ato ndihma.Praktika te tilla ekzistojne ketu ne Amerike me qindra dhe mijra.Mos te perdoren fare “dollare cash” por  BILL/CEK  ne llogarine e doktorit qe do te drejtoj kuren e djalit shqiptar.

Rush DRAGU

 

Udhėtim Eurologjik nė Ilirinė antike dhe Albaninė mesjetare

Europa antike gjeografike, qyteti Europi/Europe dhe bazileusi mitologjik Europi nė gadishullin tonė

Nė shek XV  “Koalicioni i Republikės sė Krishterė” ose “Kryqėzata Ēliruese Antiturke, dhe Antiislamizata e Piu II”, e quajti gadishullin tonė si “trashigimia legjitime e tij”, ndėrsa ia ktheu shpinėn dhe e la nė baltė, siē ankohej M. Barleti.  Sot “Komuniteti Europian”, mbi njė bazament pluralist dhe jo “klub kristian” e quan pėrsėri kėtė gadishull, si “pjesė e tij”. Europa e madhe moderne ka “harruar” se rrėnjėt dhe emrin i ka nga gadishulli ynė!

Nė se realisht mund tė kishin kaluar mbeturina popullsish nga teritoret trojane dhe tė aleatėve tė tyre, kjo i mbetet kohės. Nė Butrint, thuhej se Andromaka i kishte ndėrtuar Hektorit njė tumė ku i bėnte flijime tė pėrvitshme dhe i blatonte dhurata. (Virgili Maronis, “Aeneidos”, Libri III)

Dionizi i Halikarnasit, shkruante se nė Butrint “trojanėt kishin lėnė disa enė bakri me mbishkrime shumė tė vjetra”, nga tė cilat kishte ende nė kohėn e tij, shkruan se Enea, pėrveē Butrintit, ku kishte edhe njė kodėr tė quajtur Troja, shkoi edhe nė Dodonė te orakulli dhe vizitoi edhe Molosinė, pastaj u nis nė Itali, ku krahas qytezės Alba, “ndėrtoi Romėn, tė cilėn e quajti kėshtu sipas emrit tė njerės prej iliadave”. (“Antiquittatum Romanarum”, II, 51, 72)

Por, le t’a ndjekim pak “fillin e Arianės trojane dhe kadmiane” edhe nė rrugėn tokėsore. Herodoti, shkruante pėr njė rethanė shumė interesante tė njohjes reciproke tė persianėve nė kohėn e Darit, me iliro-thrakasit europianė. Ai nėnvizonte: “Ata qė u pushtuan nė Europė prej persve, nė kohėn e Darit sundoheshin nga Megabazi …Paionėt qė banonin rreth Strymonit…Dari urdhėroi Megabazin qė t’i shpėrngulė paionet e Europės nė Azi…Dy vėllezėrit dhe motra e tyre i thanė Darit se Paionia me qytetet e saj gjendej nė brigjet e lumit Strymon dhe se ky lum nuk ishte shumė larg Helespontit. Ata paionėt ishin me prejardhje teukrase dhe koloni e trojanėve…Kėshtu njė pjesė e paionėve, dmth siriopaionėt, paioplajt dhe ata qė zinin atė pjesė tė vendit qė arrin deri te liqeni i Prasias…u dėrguan nė Azi…Paionėt e rretheve tė malit Pangajon dhe doberėt, agrianėt, odomantėt dhe paionėt e liqenit tė Prasias, Megabazi nuk i nėnėshtroi dot…rruga nga liqeni Prasia deri nė Maqedoni ėshtė shumė e shkurtė, sė pari pranė liqenit gjendet miniera, nga e cila nė kohė mė tė vonė Aleksandri nxirrte nga njė talent argjend nė ditė; pas minierės vjen mali i quajtur Dysoron; pasi kalohet ky mal arrihet nė Maqedoni.” …

“Laodami, mbreti i Tebės…i ka kushtuar kėtė trekėmbėsh Apollonit…kadmejt, tė dėbuar nga argasit, u strehuan tek enhelejt…” (Herodoti, “Historiae”, V 1, 12, 13, 14, 15, 17 dhe 61; f 17,18,19 tė pėrkth. shqip. Cit)

Mendja na afrohet pėr ndonjė lokalizim-identifikim edhe nė teritoret e tokave tona tė sotme. Por, nuk ka asnjė dyshim se me Europė, Herodoti qysh nė shek V-IV p.e.r. ka pasur parasysh gadishullin tonė. Nė kėtė citim mund tė vini re, nė kujtesėn e transmetuar me mėnyrėn mitologjike, prezencėn e hershme tė ish kolonive e emporioneve teukrase/trojane si dhe interferencat fenikase e egjiptiane. Kėto reflektohen edhe te Skymni, (shek III-II p.e.r.) kėshtu:

“Pastaj vjen Iliria, njė tokė e gjatė…

 Anės detit ėshtė Epidamni qytet…

Mė sipėr nga brygėt banojnė tė quajturit enhelej, nė krye tė cilėve dikur pat qenė Kadmi…                    

Ky autor e kishte titulluar veprėn e tij “Perigesis” – “Pėrshkrimi i Botės”, ndėrsa kapitullin konkret “Europa”.

Polibi (200120 p.e.r), qė ishte puro grek me origjinė, shprehet mjaft qartė se Iliria adriatike ishte dhe konsiderohej njė pjesė e Europės, pra gadishulli Europa, ndėrsa konstatojmė se vetė romakėt ende nuk konsideroheshin tė tillė, kur shkruante: “Ata qė duan me tė vėrtetė tė kuptojnė qartė se si u rrit dhe si u ndėrtua sundimi romak – gjė qė ėshtė objekt i studimit tonė – duhet sigurisht t’i shqyrtojnė kėto ngjarje jo kalimthi, po me vėmendje tė veēantė…Nė kėtė kohė vitit 229 p.e.r., romakėt vendosėn tė kalonin, pėr herė tė parė me forca ushtarake, nė Iliri dhe nė kėtė pjesė tė Europės… Agroni, mbreti i ilirėve dhe i biri i Pleuratit, kishte njė fuqi detare dhe tokėsore shumė mė tė madhe nga ajo qė kishin pasur mbretėrit e mėparshėm tė Ilirisė…Natėn 100 anije me 5000 ilirė lundruan nė drejtim tė Medionės…”. (“Historiae”, Lib. I 13; Lib.II 2; Agron ėshtė njė antroponim qė e gjejmė edhe te fenikasit)

Livi, pėrsėri na konfirmon se gadishulli ynė ishte Europa, kur shkruante: “Tani dy mbretėr tė fuqishėm do tė luftojnė me forcat e Europės dhe Azisė…kundėr romakėve...” ( “Ab Urbe Condita”, XXXVI 7, 10)

Dhe vijmė te informatat mjaft interesante tė Diodorit tė Siqelisė: “Nė kėtė vit ~324 p.e.r., erdhėn nė Babyloni tė deleguar pothuajse nga e gjith bota; njė palė pėrgėzonin mbretin Aleksandrin e Madh pėr fitoret e tij, tė tjerė i ofronin kurora, shumė ndėr ta i sillnin dhurata tė ēmuara, disa lidhnin me tė marėveshje miqėsie e aleanca; mė nė fund disa erdhėn pėr t’u ē’fajsuar pėr akuzat qė u kishin bėrė. Tė gjithė popujt, qytetet e sundimtarėt e Azisė i paraqitėn atij homazhe. Erdhėn shumė dinastė nga Europa dhe Libia, Kartaga, Libifinika si dhe tė krejt popujve qė banonin bregdetin deri te shtyllat e Herakliut. Pėrsa i pėrket pėrfaqėsuesve tė Europės kėtu dalloheshin ata tė qyteteve helene, tė Maqedonisė, tė Ilirisė dhe tė njė pjese tė madhe tė bregdetit tė Adriatikut; mė nė fund ata tė popujve tė Thrakisė tė galatėve, fqinjėve tė tyre…” “Filipi II, qe njė nga mbretėrit mė tė fortė tė Europės”. (“Bibliotheca Historica”, XVII 113, 2; XIX 51, 5)

Qartė pra, kjo ishte Europa e shek IV p.e.r. dhe ky ishte “uniteti europian” i realizuar nga marėveshjet e Aleksandrit tė Madh dhe nga faktorė tė tjerė tė cilėt i kemi analizuar gjerė e gjatė nė studimin tonė “Aleksandri i Madh “Biri i Zeusit” me pėrkrenare me “njė bri cjapi tė mrekullueshėn” nė Shkodėr! (Gaz. SH.E. 18 Janar 2006, serial)

Te ky autor ne mėsojmė edhe njė kuriozitet: mė pėrpara se shprehja “Fitore si e Pirros”, na kishte pasur edhe njė shprehje tjetėr si: “Fitore Kadmike”. “Fitoi” Kadmi ndaj Zeusit?!

Ja edhe njė pjesė nga pėrshkrimet e Strabonit: “Pjesa tjetėr e Europės ėshtė ajo, qė ndodhet midis Istrit e detit pėrreth duke u nisur nga gjiri i Adriatikut gjer nė grykėn e shenjtė tė Istrit; brenda nė kėtė pjesė ndodhet Hellada, fiset e maqedonėve dhe epirotėve dhe ata qė janė nė veri tė kėtyre dhe shtrihen deri nė Ister/Danub d.m.th. Adriatikut dhe Pontit/Deti i Zi; nga ana e Adriatikut janė fiset ilire kurse nga ana e Pontit gjer nė Propont dhe Helespont janė fiset thrake, megjithse me kėto thrakėt janė pėrzierė edhe disa fise skythe e kelte…Hemi ėshtė mė i madhi e mė i larti nga tė gjithė malet e kėsaj pjese tė Europės Buzė detit Adriatik ėshtė pothuajse e gjith Ardia/Adria, kurse nė mes ndodhet Paionia…nga na tjetėr viset ilire dmth vendi i autariatėve dhe ai i dardanėve …Dardania kufizohet me fiset maqedone dhe paione nga ana e jugut…dardanėt nuk e lėnė muzikėn mėnjėnė, po pėrkundrazi pėrdorin gjithmonė fyej e vegla me kordha…

Kadmenė e themeluan finikasit qė erdhėn kėtu me Kadmin…tek Enhelejt pushtetin e kishin pasardhėsit e Kadmit dhe Harmonisė, dhe legjendat qė fliteshin rreth tyre tragohen aty. …Afėr lumit Jon ndodhet qyteti Oksineja…gjithashtu aty pranė ndodhet Europi dhe vendi ku Joni bashkohet me Penein etj” (“Geographica”, VII )

Pėrveē emėrtimit tokėsor si Europė, te Plini shohim se edhe deti Jon dhe deti Adriatik, qė shpesh dyzohen, “mbasi janė e njejta gjė”, siē e justifikonte Skylaksi, konsiderohet jo vetėm si “gji i Ilirisė ose gji i Italisė” por edhe si “gjiri i Europės”: “Nė bregdet gjendet qyteti Orik, themeluar nga kolkasit. Prej kėtej fillon Epiri, malet Akrokeraune, tek tė cilėt ne kemi vendosur mbarimin e kėtij gjiri tė Europės” (“Natyralis Historiae”, III 23)

Flavii Arriani, qė ishte njė nga historishkruesit e Aleksandrit tė Madh, ka njė lloj fjalimi nga ata tė quajturit si tuqididiane, ku Aleksandri deklaronte: “… barbarėt thrakė, paionė, ilirė dhe agrianė qė janė mė tė fortėt dhe mė trimat midis barbarėve tė tjerė tė Europės, do tė luftojnė me popuj mė tė dobėt dhe mė delikatė tė Azisė”.

Pausania shkruante: “I pari nga Europa qė pėrdori elefantė ka qenė Aleksandri, mbasi mundi Porin dhe ushtrinė indiane”. (“Descriptio Graeciae”, I, 12, 3)

Appiani shkruante: “Romakėt, jo vetėm ilirėt, po edhe panonėt qė janė afėr tyre edhe retėt edhe norikėt edhe myzėt, qė janė nė Europė edhe tėrė ato fise qė janė kufitarė me kėta dhe qė banojnė nga e djathta e atij qė lundron nėpėr Istėr nga lart poshtė, i dallojnė nga helenėt, sikundėr bėjnė edhe helenėt vetė dhe i quajnė secilin me emra tė veēantė, po viset e gjithė kėtyre i quajnė me emrin e pėrbashkėt Iliri. (“Historia Romana”, Illyrike, 6)

Tė vihet re se kufiri verior i ndarjes gjeografike tė Europės ėshtė Istri/Danubi dhe se emėrtimi i pėrbashkėt i proēesit tė etnosit, pėrgjatė Adriatikut perendimor, zhvillohet nėn emėrtimin teritorial Iliri, nė formacion tė tij kemi edhe emėrtimin e popullit si ilirė, pėrveē emėrtimeve mė tė vogla krahinore e fisnore. 

Te Atheneu, shek II, shohim se ka njė traditė tė hershme tė autorėve helenė, pėr tė emėrtuar librat e tyre si “Europa”, sipas referencave qė ai pėrdor: “Agatharhidi nga Knidi, nė librin 38 tė veprės “Europaikon” thotė se dardanėt kanė kaq shumė skllevėr, sa dikush kishte kishte njėmijė…”;

“Nė pėrshkriin e Europės, Hekateu thotė se paionėt pinin njė pije “bryton” prej elbi dhe parabije prej meli e konuzi…” (“Deipnosophistae”, VI 272d, 103; X 447cd)

Me sa shihet dardanėt si dhe adrianėt, zhvillonin njė tregėti tė madhe me skllevėr, deri nė hapėsirat e Fenikisė e Egjyptit.  

Te Justini i shek II, i cili nė fakt ka bėrė njė pėrmbledhje tė veprės sė Pompe Trogut tė shek I p.e.r., krahas emrit Europė, informohemi edhe pėr njė bazileus me emrin Europi: “…miqtė e mbretit Filip II, pas vdekjes sė tiji kapi frika e madhe. Ata paraftyronin herė Azinė e thirrur nė luftė, herė Europėn akoma tė panėnshtruar, ilirėt, thrakėt, dardanėt dhe fiset e tjera barbare”…”Nė Paioni, qė tani ėshtė njė pjesė e Maqedonisė, thonė se ka sunduar Telegoni, i ati i Asteropeut, emri i tė cilit ka arritur deri tek ne midis emrave tė mbrojtėsve mė tė lavdishėm tė qytetit Trojė nė kohėn e luftės trojane. Nė anėn tjetėr, nė Europė ishte mbret Europi. Por pa pritur erdhėn nė Emathi/Maqedoni shumė grekė…” (“Epitoma Historiarum Philippicarum”, VII 1,5; XI 1, 6)      

Siē duhet ta keni vėnė re deri tani, mund tė mendohet se Europa mitologjike, nuk mbeti e ngujuar pėrjetėsisht nė Kretė, megjith “qeniet e makineritė e sofistikuara qė i kishte vėnė Zeusi pėr t’a ruajtur. Pėrse Kadmi po e kėrkonte atė nėpėr gadishullin e Europės? Sepse ashtu ia tha paratha orakulli, se duhej tė shkonte nė gadishullin e Helladės apo tė Ilirisė! Pra, jo thjeshtė sepse gaboi rrugė, nė kėrkim tė sė motrės, por sa duket varjantet mitologjike e shtynė deri te ilirėt enkelej nė zonėn e liqeneve Lyknid/Ohri dhe Prespa e madje edhe mė lart, te njė palė ilirė tė tjerė  enkelej veriorė!

Deri tani, ne shohim se kemi pėrdorimet: nė mitologji, si antroponime (emra njerėzor) nė gjininė femėrore dhe atė mashkullore, kemi pėrdorime si emėrtime hidronime dhe toponime e deri te makrotoponimi gadishullor. Siē ngjet random nė mitologji antroponimet janė edhe si toponime, hidronime etj. Sot pėr sot ne nuk kemi tė dhėna tė sakta se ēfarė do tė thotė ky emėrtim si etimologji dhe nėse ishte me zanafillė fenikase semitike apo protoevropiane. 

Kush mund tė ishte ky ‘’Europ bazileus’’, njė pasardhės nė lidhje direkte me Evropėn, apo njė nga vazhduesit mitologjikė nė vijėn e Kadmit, pėr nderimin e sė motrės? Dimė se pėr nderim tė Europės ishte edhe lumi Evro/Evropa, qė mė vonė u kthye si lumi Marica. Kėshtu edhe nė Iliri, pas romanizimit, filloi dalėngadalė kristianizmi tė vendosej mbi shenjtorėt paganė, diku duke kopjuar e herė duke improvizuar motive tė ngjajshme me shėnjtorė tė rinj. Por ky proēes nuk u bė pa rezistencė, kėshtu aty nga shek V, akoma e shohim “Hyjneshėn e Ilirisė me bukėn e mikpritjes”, qė ruan traditėn antike pėr tė mbajtur objekte nė kokė, por tė shartuar edhe me modėn romake me njė rrethore nė kokė, tė cilėn do t’a trashigonin edhe shėnjtorėt kristianė. (Krhs. Paraqitjen e “Hyjneshės sė Ilirisė” me paraqitjen e Cererės romake etj)

Megjithkėto, nuse zoja-ve gjijse, ora-ve, zana-ve, driada-ve, nimfa-ve tip Mirinė trojane, apo Rojzafate skodrinoni, nga tė flijuarat e murosura pėr hyjtė politeistė, me njė gji jashtė pėr fėmijėn, apo atyre si tipi i “Damės antike albane” me kyliks e ojnohe, po i rrėshqiste terreni. Flijimet njerėzore tashmė ishin jashtė moralit. Disa prej kėtyre zonjave, tė cilat ruanin ende fuqi tė konsiderueshme nė popull, pėr t’i konkurruar sa mė fort, kristianizmi do t’i afronte direkt shėnjtoren Sh’Mria, nėnėn e shpėtimtarit Zotit tė Ri, Jezu Krisht. Kėshtu ndodhi edhe nė “kryeqytetin e Ilirisė Skodra”, e cila “duket se ndodhej pikėrisht nė mesin e gjatėsisė sė detit Jon/Adriatik”. Ish tempullin antik tė “Apoloni Scodrensi”, deri vonė nė mesjetė do ta kemi si “kishėn e shėn Apollonales”, gjithashtu njė kishė tė “Shėn Barbarės”, ndėrsa gurėt ciklopikė tė njė ish tempulli tė Poseidonit “ me cfurk dhe delfin” do t’i gjejmė tė hedhur nė Drīī. Pėrtacia mjerane shtetėrore, e ndikuar edhe nga ikonostatujoklastia, as ka marrė mundimin t’i kontrollojė e t’i nxjerrė qė andej! Vaj-medet se aktualisht edhe janė betonuar pėr klube!

Po kush e kishte matur me aq preēizion se e zgjedhura Shkodra/Shėn Kodra Drini e lidhur me rrugė lumore me detin e liqenin, vėrtetė ndodhej nė mes tė gjatėsisė sė gjiut Jon/Adriatik apo nė mes tė gjiut tė Europės! Ka disa autorė antikė qė flasin pėr matjet, po kėtė e kemi trajtuar diku tjetėr. Kur Jul Qezari dhe Antoni e ndanė Perandorinė, nė vitin 42 p.e.r. Skodra u bė pėrsėri njė pikė ndarėse e Ilirisė midis lindjes dhe perendimit. (“Notitia Dignitalum”, III, paraqitjet grafike dhe “Zoja e Ilirisė”, f 377 nė “Ilirėt dhe Iliria nė autorėt antikė, 1965; Statuetė bronzi e gjetur nė zonėn e Shkodrės e shek IV-V p.e.r. e quajtur si “Dama antike albane”, qė gjendet nė Luvėr; Flori, II,13; Appiani, “Bella Civilia”, 5, 65; dr.M. Zeqo, “Hyjnesha e ilirėve”, gaz.”Koha Jonė” 26 Prill 2006)

Por ka edhe diēka tjetėr se pse ne po ndalemi edhe pak si mė gjatė nė kėtė stacion tė eurologjisė, ilirologjisė dhe albanologjisė. M. Barleti, nė “kėrkim tė zanafillės sė fisit tė epirotėve apo albanėve, gjė pėr tė cilėn u qan zemra shumė vetėve”, duke cituar papėn Piu II dhe disa nga autorė pas tij, qė mbėshteteshin te Trog Pompeu, shkruan pėr njė lidhje origjine midis albanėve tė Italisė, albanėve “epirotėve tė cilėt janė quajtur edhe albanė” dhe “albanėve tė cilėt kanė banuar nė njė pjesė tė Kolhidės”. Te Trogu na rezultonte se “origjina e albanėve ishte italike, sepse albanėt e ndoqėn Herakliun, i cili kishte shpėnė nė Itali lopėt e Gerionit, e ndoqėn pas kur u largua sė andejmi, pasi mbajti pak pėr t’i kullosur nė malin Alban, i magjepsur nga kullota e pasur.” (M.Barleti, “Historia e Skėnderbeut”, shqip. bot i parė dhe bot. 1967, f 95-96)

Kėtu duhet menduar se kemi njė lidhje tė koinēiduar tė emrave tė njohur qysh mė pėrpara si toponime e si konstatime gjeografike, mbi tė cilėt vendoset pastaj edhe njė modė mitologjike. (Kemi psh njė rast tė ngjajshėm me Aleksandrin Mollos, me atė divnesėn orakulltare me “rrymat e lumit Akeront dhe qytetin Pandosia”, ku ky hidronim e ky toponim pėrveēse nė Epir, na ishin edhe nė jug tė Italisė dhe kėtė “sekret” padyshim se priftėrinjtė orakulltarė e dinin.) Pra kemi: qyteti Alba e albanėt nė Lacium dhe mali Alban; fisi albanoi e qyteti Albanopolis dhe mali Alban nė Iliri; albanėt e Kaukazit dhe “Portat albane” (jo ekzaktėsisht nė Kolhidė-Krime, por nė breg tė Kaspikut). Dihet se kjo rrugė dhe konstatimi i albanėve kaukazikė ishin tė njohur qysh nga koha e Aleksandrit tė Madh. Ne do tė shohim se kjo “vijė albane me Herakli/Herkul”, e gadishullit tonė, do tė zgjerohet mė vonė si njė mesore e “orbis terrarum romanorum”, do tė kaloje edhe nė Francė pėr tė pėrfunduar deri te Albania e Skocisė, ku nė njė faqe kodre ėshtė gjetur i zmadhuar me teknikėn e punimit me gurė, njė Herakli me topuz, sipas imitimit tė njė monedhe antike. (vijon)

 

Opozita anti-Berishė dhe politika e trakteve

Kryesocialisti Edi Rama ka rikthyer metodat bolshevike tė zgjimit tė ndėrgjegjes qytetare dhe pjesėmarrjen e tyre nė mitingun anti-Berish qė do tė zhvillohet tė mėrkuren. Ideja e fletushkave apo e thėnė nė gjuhėn e filozofisė sė pushtetit komunist, e trakteve, beh nė logjikėn e bėrjes opozitė tė sė majtės. Nė njė fletushkė tė thjeshtė dhe pa shumė pretendime, partitė opozitare i bėjnė thirrje qytetarėve qė ndihen tė kėrcėnuar nga regjimi i Berishės tė bashkohen nė mitingun e tyre tė protestės, ditėn e mėrkurė, 12 korrik ora 19. Kreu i PS sė Tiranės, Besnik Bare, LSI-sė, Ilir Dashi, PSD-sė, Pajtim Bello, sekretari Organizativ i PAD-sė, Gjet Ndoi dhe Edmond Stojku nga PDS ftuan tė gjitha shtresat e prekura nga qeverisja e Berishės. “Nėpunėsit e administratės shtetėrore tė larguar nga puna, tė rinjtė dhe tė rejat me perspektivė tė cunguar, pensionistėt qė regjimi i Berishės po jua vėshtirėson jetėn, veteranėt e luftės qė regjimi i Berishės po iu mohon tė drejtat, biznesmenėt qė gjithmonė e mė shumė po iu ngushtohen hapėsirat, sindikalistėt, punėtorėt dhe tė papunėt nė kushte gjithnjė e mė tė vėshtira jetese, mediat, tė cilat po ndjejnė presionin e regjimit tė Berishės”, thuhet nė ftesėn e partive opozitare tė kryeqytetit, ftohen tė bashkohen pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe liritė e cenuara tė tyre. Duket se krerėt lokalė tė partive opozitare tė kryeqytetit kanė marrė pėrsipėr organizimin e kėtij mitingu madhėshtor, qė pritet tė jetė starti i njė beteje tė gjatė qė do tė kalojė nga Parlamenti nė shesh. Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt, ku i drejtohen tė gjithė qytetarėve, krerėt opozitarė tė kryeqytetit shprehin shqetėsimin e rrezikimit tė zgjedhjeve tė lira nė Shqipėri. Jemi tė shqetėsuar pėr mungesėn e vullnetit tė PD-sė pėr tė zhvilluar zgjedhje demokratike e tė lira. Ne vėrejmė se rekomandimet e organizatave ndėrkombėtare nuk po respektohen, listat e zgjedhėsve tė anatemuara nga opozita e mėparshme nuk janė korrigjuar”, shprehen opozitarėt nė deklaratėn e tyre. Ata i bėnė thirrje qeverisė aktuale tė Sali Berishės tė ndalet nė rrugėn antidemokratike tė nisur.

Organizatorėt e mitingut tė protestės pranojnė se ky miting, i pari nė kėto pėrmasa pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė bashkėpunimit mes partive opozitare, pėrveē mesazheve qė do tė japė do tė jetė dhe njė ēėshtje imazhi. Njė gjė e tillė, sipas tyre, kėrkon sa mė shumė bazė materiale dhe propagandistike pėr tė pėrmbushur kėtė mision. Tė shteruara nga fushata elektorale e 3 korrikut, partitė opozitare nuk premtojnė nė njė demonstrim tė jashtėzakonshėm nė kėtė miting. Megjithatė PS dhe LSI duket se po punojnė shumė dhe nė kėtė pikė. Madje ato kanė hyrė nė njė garė se kush do tė ketė mė shumė flamuj, bluza e kapele me logot e partive tė tyre.

Bashkimi i opozitės ėshtė njė sinjal pozitiv pėr politikėn e bashkėpunimit, e cila ka kaluar njė ngjitje-zbritje tė pafund deri nė kėtė cak qė gjithsesi mbetet pak pėr t’u besuar nė jetėgjatėsinė e tij. Kjo pėr faktin se ky konkretizim, i cili do demonstrohet ditėn e mėrkurė, nė manifestimin e protestės, ėshtė jo dhe aq njė hap politik me synim ndėrtimin e njė bazamenti tė shėndoshė, se sa njė union i tė gjithė forcave tė majta pėr tė shpėtuar Edi Ramėn. Nuk mund tė konsiderohet e rastėsishme qė kjo pikėmbėrritje tė vijė menjėherė pasi Policia Ndėrtimore i dha fund ankthit tė shembjes sė mbikalimit tė “Zogut tė Zi”, duke e kthyer nė njė realitet qė politika e majtė e prezanton si union anti_berishė, si njė bashkim nė emėr tė mbrojtjes sė institucioneve.

Albert Vataj

Sokol Pepushaj

 

Me piktorin e ri Klaudio Lukaj, fitues i medaljes sė argjendtė nė Belgjikė

Kohėt e fundit, nė Rrethin e Shkodrės, tė rinjtė tanė kanė korrur disa suksese nė fusha tė ndryshme tė artit. Dhe ndėr sukseset mė tė fundit nė Rrethin e Shkodrės ėshtė edhe ai qė ka korrur Klaudio Lukaj, nxėnės nė vitin e tretė tė Shkollės Artistike “Prenk Jakova”, dega Artet Figurative. Klaudio ka fituar medaljen e argjendtė nė Belgjikė mes rreth 20 shteteve konkurente nė fushėn e pikturės. Po si e ka pėrjetuar vetė Klaudio njė gjė tė tillė? Pėr kėtė ne i morėm njė intervistė Klaudios.

Shqipėria Etnike: Klaudio, nė radhė tė parė urime pėr suksesin e arritur! E, pėr tė arritur deri kėtu ėshtė dashur shumė punė. Edhe ju si ēdo artist tjetėr keni pasur fillimet tuaja. Ē’mund tė na thoni?

Klaudio Lukaj: Qė i vogėl kam qenė i tėrhequr nga figura tė ndryshme, por pa e ditur as vetė arsyen. Vetėm nė klasėn e tetė, mėsuesi im i vizatimit zbuloi se unė kisha brumė nė pikturė. Mė pas, pasi mbarova 8-vjeēaren, mėsues Palokė Rrotani mė njohu me mėsues Ferid Kolėn, skulptor shkodran. Qė atėherė unė fillova tė punoj nė studion e tij.

Shqipėria Etnike: A e mbani mend cili ka qenė punimi juaj i parė?

Klaudio Lukaj: Po, kanė qenė pesė figura gjeometrike. Ka qenė punim i thjeshtė: figura dritė-hije. Kėta dhe tė tjera punime nė fillimet e mia i ka parė mėsues Feridi dhe mė pas mė nxiti tė vazhdoja mė tej.

Shqipėria Etnike: Zakonisht, ku dhe kur punon Klaudio?

Klaudio Lukaj: Nė shkollė kryesisht marr mėsime dhe ide, tė cilat mė pas i punoj nė shtėpi.

Shqipėria Etnike: Ēfarė kontributi ju ka dhėnė shkolla nė pėrparimin e prirjes tuaj ndaj pikturės, duke qenė se ju studioni nė njė shkollė artistike.

Klaudio Lukaj: Shkolla artistike “Prenk Jakova” ėshtė njė shkollė profesionale gjė qė mė ka ndihmuar shumė. Ēdo ditė unė marr leksione mbi artin e pikturės, gjithmonė nėn mbikqyrjen dhe pėrkujdesin e mėsuesve tė mi tė nderuar. Shkolla ėshtė vendi ku unė ēdo ditė pėrfitoj diēka tė re.

Shqipėria Etnike:  Zakonisht, ēfarė dėshiron mė shumė Klaudio, tė hedhė nė telajo?

Klaudio Lukaj: Nė pėrgjithėsi mė pėlqejnė portretet, sepse janė shumė domethėnėse, gjithashtu pėlqej edhe peizazhet e ndryshme, natyrėn e qetė etj. Tani, sė fundmi, po marr disa mėsime (shoqėruar edhe me praktikė) pėr profundizmin, sepse mė vonė mendoj t’i hyj edhe mė thellė kėtij stili. Kam dėshirė tė studioj edhe mė tej.

Shqipėria Etnike: Klaudio, tek pikturat e tua ne ndeshemi me realen por gjithashtu edhe abstrakten. A mund tė na thoni se ku ndryshojnė ato dhe se ēfarė kanė tė pėrbashkėt?

Klaudio Lukaj: Mund tė them se unė jam vetėm nė fillimet e mia dhe mė shumė kapem pas reales pasi kojė ėshtė edhe ABC-ja e pikturės, por megjithatė mė pėlqen jashtė mase edhe abstraktja. Mendoj se abstraktja ka mė shumė fantazi, ndryshe nga realja e cila tė duket mė e prekshme.

Shqipėria Etnike: Piktura qė Klaudio ka mė shumė pėr zemėr?

Klaudio Lukaj: Pėr ēdo piktor, tė gjitha punimet e tij janė tė dashura dhe tė pėlqyeshme. Dua tė bėj njė krahasim, mbase tė pėrdorur tashmė nga shumė tė tjerė, por ashtu e ndjej unė dhe ashtu po e them. Pėr mua pikturat janė si fėmijėt e mi. E, njė baba nuk mundet kurrė tė vėrė gishtin mes fėmijėve tė tij dhe tė zgjedhė mė tė mirin, kėshtu qė as unė nuk mund tė dalloj ndonjė tė veēantė, megjithatė mund tė them diēka, qė ēdo pikturė e fundit ėshtė njė kryevepėr pėr njė piktor, e unė mendoj se kam shumė pėr tė zbuluar nė artin e pikturės.

Shqipėria Etnike: Sa punime tė kryera plotėsisht numėroni deri tani?

Klaudio Lukaj: Kam rreth 120 tė pėrfunduara, ndėrsa kam edhe njė numėr tė konsiderueshėm skicash.

Shqipėria Etnike: Nė njė moshė tė re dhe keni arritur njė sukses sė madh, si mendoni?

Klaudio Lukaj: Pėr kėtė edhe unė ndihem shumė i lumtur, do tė thoja se ēmimi qė mora nė Blegjikė ka njė domethėnie tė madhe pėr mua, pasi tashmė ky sukses i paraprin edhe sukseseve tė tjera. Por unė dua tė pėrmend edhe njė fakt tjetėr, edhe ky tepėr i rėndėsishėm pėr mua. Bėhet fjalė pėr ekspozitėn time tė parė personale e hapur nė Bushat, gjė qė me sa di unė ėshtė e para ekspozitė pikture nė kėtė zonė.

Shqipėria Etnike:  Tani le tė flasim pėr suksesin tuaj. Por sė pari, do tė donim tė na jepnit pėrshtypjet tuaja mbi pjesėmarrjen nė ekspozitėn e Akademisė Europiane nė Belgjikė.

Klaudio Lukaj: Ėshtė hera e parė qė unė vizitoj Belgjikėn dhe aq mė tepėr nuk e mendoja asnjėherė se mund tė shkoja atje pėr tė qenė pjesėmarrės nė njė ekspozitė. Pjesėmarrja nė njė ekspozitė tė tillė ka qenė ėndrra ime e, fatmirėsisht kjo ėndėrr m’u realizua. Pėr sa i pėrket pėrshtypjeve tė mia mbi udhėtimin, mė kanė mrekulluar shumė vende tė ndryshme qė kam parė, pasi ne kemi vizituar Italinė dhe kemi kaluar pėrmes Zvicrės, Gjermanisė dhe Francės. Kam parė vende tė bukura me tė vėrtetė.

Shqipėria Etnike: Tani le tė flasim pėr suksesin tuaj nė Blegjikė.

Klaudio Lukaj: Unė nė ekspozitė u paraqita me katėr punime, ku dy piktura ishin realiste dhe dy tė tjerat abstrakte, nė stilin e profundizmit. Nė tė vėrtetė, na shkolla ime nuk isha vetėm unė pjesėmarrės, por edhe njė shoku im i klasės, Marsed Lukaj. Gjithashtu merrte pjesė edhe mėsuesi Lekė Rrotani. Nė ekspozitė merrnin pjesė rreth 20 shtete tė ndryshme tė botės, ku ishin rreth 210 anėtarė me 68 punime. Emocioni mė i madh qė kam pėrjetuar ka qenė fakti qė flamuri shqiptar valėvitej mes famurėve tė shteteve tė tjera. Nė ato momente u ndjeva shumė krenar pasi pėrfaqėsoja vendin tim. Dua tė them gjithashtu se ka qenė ēast magjie momenti kur Presidenti i Akademisė Europiane tė Arteve thirri emrin tim dhe mė akordoi medaljen e argjendtė kombėtare. Nė tė vėrtetė nuk e prisja njė gjė tė tillė, por nė fund jam i kėnaqur qė puna ime u pėlqye dhe u vlerėsua. Dua tė pėrmend faktin se edhe shoku im i klasės, Marsedi, fitoi medaljen e bronxit ndėrkombėtare dhe gjithashtu mėsues Leka mori medaljen e argjendtė ndėrkombėtare dhe medaljen e artė kombėtare. Ėshtė fantastike qė tė tre u kthyem me nga njė ēmim. Duhet thėnė se grupi shqiptar u paraqit denjėsisht dhe doli ndėr grupet mė tė mira. A s’ėshtė e mrekullueshme njė gjė e tillė?!

Shqipėria Etnike: A do tė vazhdojė Klaudio tė jetė i dhėnė pas artit figurativ dhe a do t’i qėndrojė besnik edhe mė tej pikturės?

Klaudio Lukaj: Tani me tė vėrtetė jam shumė i dhėnė pas pikturės dhe nuk kam ndėr mend ta braktis apo tė ndahem prej saj.

Shqipėria Etnike: Kjo do tė thotė se Klaudion do ta shohim gjithmonė duke pikturuar?

Klaudio Lukaj: Unė dhe piktura tashmė jemi njė. Dhe tė tillė do tė mbetemi gjithmonė...

Shqipėria Etnike: Kujt i detyroheni pėr gjithė kėtė?

Klaudio Lukaj: Nė rradhė tė parė vetes sime, mė pas mėsuesit Palokė Rrotani qė ka punuar me mua. Gjithashtu dua tė falėnderoj shumė edhe familjen time pėr mbėshtetjen e vazhdueshme qė mė ka dhėnė.

Shqipėria Etnike: Planet tuaja pėr tė ardhmen e afėrt?

Klaudio Lukaj: Planet janė tė shumta. Krahas shkollės, pasi unė do tė hyj nė vit tė tretė, dėshiroj qė tė vazhdoj edhe mė tej pikturėn. Mund tė pėrmend edhe planin mė tė afėrt qė ėshtė pjesėmarrja nė njė ekspozitė e cila do tė hapet nė Francė nė muajin tetor, ku unė do tė marr pjesė me punimet e mia mė tė mira.

Shqipėria Etnike: Klaudio, faleminderit pėr intervistėn dhe suksese tė mėtejshme nė rrugėn qė ke nisur.

Klaudio Lukaj: Faleminderit juve!

Intervistoi: Emiranda Lukaj