koka

nr. 94 / 3 gusht 2006

alukit

 

Gaztori i perandorit tė Romės nė shekullin e 3-tė dhe gazi i politikės shqiptare nė shekullin e 21-tė!

nga Sokol Pepushaj

Nė natyrėn njerėzore nuk ėshtė vėrtetuar se i besohet atij qė mashtron. Sjellja e njeriut nė pamje sociologjike ėshtė proces grupor. Ndėrsa nga ana biologjike sjellja, prirjet, janė tė lindura. Pra, kompleksitetin e perceptimit tė personit biologjik, tė drejtimit pa drejtėsi sociale, racore, religjioze, seksuale apo tenike, bota tashmė e ka lėnė nėpėr muzeume.

Claudi, perandori i rreptė i Romės nė fundshekullin e 3-tė, sipas zakonit tė kohės, duhej t’i plotėsonte kėrkesėn e fundit njė tė dėnuari me vdekje. Ky i fundit kish kėrkuar qė vetė Perandori, me duart e tij duhej t’i lante fytyrėn me ujė.

E ēuan para Perandorit, i cili mbushi grushtat me ujė dhe i fėrkoi faqet.

- Ēojeni nė kryq - foli rreptė Perandori i rreptė.

- Madhėri, nuk ma plotėsuat dėshirėn, - tha krimineli.

Perandori rrudhi vetullat, u mbush me vrer, por krimineli shumė i qetė thotė:

- Jo, madhėri, un nuk kam fytyrė, fytyra ime ėshtė prapanica, ndryshe nuk do tė bėja krimin qė kam bėrė.

Perandori qeshi me tė madhe dhe jo vetėm qė nuk e kryqėzoi, por e mori gaztor, afėr vetes.

Por kjo pėrrallė e para 18 shekujve, sot duket e prekshme nė politikėn shqiptare. Politikanėt qė nuk meritojnė mė besim, po sillen si krimineli me ish-Perandorin romak. Megjithėse janė bėrė gaztorėt e shqiptarėve dhe gazi i Europės, ku masa e pajtimit dhe e mospajtimit janė pėrditė nė duel, ata qė shkatėrruan Shqipėrinė mė 1997 dhe aksidentalisht drejtuan shtetin tetė vjet, sot marrin guximin dhe jo vetėm “nxijnė” ēdo iniciativė tė qeverisė, por edhe nuk e kuptojnė veten se janė mjaft qesharakė nė “alternativat” qė servirin. Krijimi i Byrosė Politike tė Partisė Socialiste ėshtė kthim prapa apo jo? Ėshtė njėfarė kopjimi i vetė Enver Hoxhės. Doni shpjegime thatė? Dakord, plotėsisht dakord.

Skėnder Gjinushi vlerėsohet se ka tė gjitha nasijetet e tė parit tė byrosė politike tė Enver Hoxhės. Vetė Edi Rama duket se ka imazhin e Spiro Kolekės, qė merrej asokohe me punėt botėrore. Neritan Ceka mund tė thuhet se ka njė imazh tė dyzuar mes Kadri Hazbiut e Simon Stefanit. Por shiheni me kujdes Paskal Milon, Paskali vdes tė luajė rolin e Foto Ēamit nė byronė e “re” politike. Po Iliri? Meta deklaron prerė se do tė jetė kryeministri i ardhshėm, edhe pse si rol tė rėndėsishėm nė byro ka atė tė Hysni Kapos.

Mė pak i rėndėsishėm shfaqet nė konfigurimin e byrosė sė re Pandeli Majko, pėr tė cilin tė gjitha rolet janė uzurpuar dhe mbetet tė luajė vetė rolin e Pilo Peristerit. Gazeta e PS-sė ėshtė ajo qė ēeli vetė Enver Hoxha, ndėrsa Byroja Politike u rikrijua. Edi Rama s’ka vonuar tė vėrė nė jetė tė vetmin aksion politik qė njeh: atė tė regjimit tė merhumit Hoxha. Duke thirrur tė gjithė tė vegjlit e opozitės nė Kryesinė e Kuvendit, ai ėshtė munduar qė t’u mbushė mendjen vetes dhe atyre se megjithė rrėzimin e mitit tė Zogut tė Zi, tė Kryeprokurorit Sollaku, tė mafias e krimit, punėt nuk janė dhe aq keq dhe shumė shpejt do tė vijė rezultati.

Por fjalėt janė fjalė. Pėr kėtė Edi Ramės i duhet edhe njė imitim formal i mėnyrės se si paraardhėsit e tyre bėnin politikė. Dhe vendimi ėshtė marrė i prerė: Funksionimi si njė parti politike e njėsuar, e drejtuar nga njė forum i pėrbashkėt, i cili do tė drejtojė gjithēka. Njė byro politike pra, njė byro si qėmoti qė do tė marrė vendim se kur do tė plasin manifestimet e egra, kur do tė vijė rasti pėr t’iu turrur institucioneve, por sė pari njė byro politike pėr t’u identifkuar secili me “babanė e tij shpirtėror”.

Nė zemėr tė kėsaj ringjalljeje mbetet Skėnder Gjinushi, njeriu qė sipas mirinformacionit, i ka tė gjitha nasijetet e Enver Hoxhės. Po tė gjitha ama. Ai e pretendon rolin e axhitatorit, por edhe tė hartuesit tė listės sė zezė, ku dhe tė tjerėt kanė pranuar me zell t’ia japin shėmbėllimin.

Edhe pse ėshtė njė binar i gjatė, Edi Rama mban pėr shėmbėlltyrė tė vetėn, ministrin e punėve botėrore, Spiro Koleka dhe ėndėrron tė bėhet theror pranė pusetave, kanaleve, gropave, rrėnojave me pluhur e baltė. Prandaj edhe aferim i qoftė kjo shėmbėlltyrė.

Neritan Ceka e ka disi mė tė ndėrlikuar kujtesėn e vet pėr Byronė Politike tė Enver Hoxhės, prandaj pėr momentin ka refuzuar tė kryejė njė funksion tė qartė nė byronė e re. Imazhin duket e ka fluid, mes Kadri Hazbiut dhe Simon Stefanit. Jo i pandėrlikuar ėshtė edhe shėmbėllimi qė kėrkon Paskal Milo, paēka se nė byronė e re ka premtuar tė luajė rolin e Foto Ēamit.

Ajo qė pritej ndodhi. Ilir Meta po shfaqet shumė energjik nė prezantimin dhe funksionimin e byrosė sė re politike tė opozitės, i cili bėrtet se ėshtė njeriu i punės, i aksionit e do tė jetė kryeministri i ardhshėm i kėsaj opozite byroiste, paēka se thotė nuk do tė jetė si Adil Ēarēani, por do tė luajė rolin e rėndėsishėm qė nė byronė paraardhėse luante Hysni Kapo. Nė tė vėrtetė Ilir Meta ka mė shumė imazhin e Mehmet Shehut.

Krejt i pakėnaqur ka mbetur Pandeli Majko, pėr tė cilin ka mbetur vetėm roli i parėndėsishėm i Pilo Peristerit. Por gjithsesi, mė mirė periferik sesa mungestar.

Sė fundi, kujtoni fillimin e shkrimit, se si krimineli u bė gaztor.

 

Tė rizgjohesh me ėndrrėn e ardhjes nė pushtet mbi kufoma

nga Albert VATAJ

Detonimi i vitit 1997, pasojat e tė cilit po vazhdon t’i paguajnė qytetarėt shqiptarė, shteti dhe imazhi i Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare, po i afohet pėrvjetorit tė dhjetė. Atėherė kur guxuam tė iknim nga baltovina e kėsaj ēmendurie qė na etiketoi nė sytė e botės si popull primitiv, kur plagėt nuk kanė pushuar sė lėnguari dhe paranoja sė ndėshkuari, nė arenėn politike ka nga ato syresh qė rizgjohen me ėndrrėn e ardhjes nė pushtet mbi kufoma. Nuk u mjaftoi ai vit, por duhet qė edhe nė pėrkujtimin e tij, tė riciklonim pėrsėri atė qė tė vėrtetojmė plotėsisht sė bisha ende ka etje pėr gjak. Su mjaftuan varret qė opozita e atėhershme dhe e sotme njėkohėsisht tė pretendojnė qė pushteti merret vetėm me gjak. Ata pasi dėshtuan nė dhėnien me gjak tė pushtetit, gjė tė cilėn e kishin premtuar, pas fitores sė Berishės, kėrkojnė tani nė njė rimarrje tė pushtetit, pėrsėri gjak, vdekje, varre, kuja, shkatėrrim.

Do tė mjaftonte zgjedhja e njė anėtari tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nga mazhoranca, kandidaturė qė e pretendonte opozita, qė nė gjirin e pjellės sė 1997-ės tė rizgjohen pasionet e pėrgjakshme tė vitit ogurzi. Ka qenė kreu i PS, Edi Rama, i cili duke ju drejtuer politikės sė shesheve, ka lėnė tė kuptohet, se riciklimi pasdhjetėvjeēar i njė ēmendurie kolektive, ėshtė mjeti qė mund t’i bėjė ballė “politikės sė uzurpimit tė shtetit dhe institucioneve nga Berisha”. Nė pamjen e pėrgjithshme, politika e sheh veten nė njė krizė tė thellė dhe pa rrugdalje qė piknis nga kriza e lidershipit nė kampin rozė, pėr tė vijuar tek njė hallakatje e tė gjithė kampit tė majte pas humbjes fatale nė zgjedhjet e pėrgjithėshme parlamentare qė risollėn triumfalisht nė pushtet Sali Berishėn. Kėrcėnimet pėr mosnjohjen e kandidatit tė mazhorancės pėr KQZ, dhe refuzimi pėr tė bashkėpunuar pėr reformėn zgjedhore, si dhe shumė faktorė tė tjerė tė politikės sė verbėrisė oponente, gjenerojnė njė fillimstuhie. Nga ana tjetėr mazhoranca ėshtė e vendosur tė vijojė rrugėn e qeverisjes me dorė tė ashpėr kundėr korrupsionit dhe “Kapjes sė shtetit”, pavarėsisht se po ndesh nė shumė barriera, tė cilat aty kėtu shfaqen si lufte pėr mbrojtjen e kushtetuetshmėrisė nga ana e opozitės.

Tendenca e tė bėrit politikė duke ju referuar njė eksperience tė trishtė, siē ishte ajo e vitit ’97, minon ēdo shpresė, se nė tė ardhmen do tė kemi njė paqe politike, qė kėrkohet nė kuadrin e kushteve nga Bashkimi Evropian, pas ratifikimit tė marrėveshjes sė Asociim Stabilizimit. Dallohet qartė se nuk ekziston vullneti i mirė politik, pėr tė vėnė paqe. Edhe mazhoranca, mbase duhet tė ishte mė tolerante dhe tė karakterizohej nga fryma e bashkėpunimit, pavarėsisht se kjo nuk ėshtė njė diktim me rregulla tė qarta loje dhe me parime tė demokracisė dhe ndėrtimit tė institucioneve tė shtetit ligjor, nga ana e opozitės. Ajo qė ata kėrkojnė me forcė, ėshtė ajo qė tė dajthtėt e konsiderojnė si vėnie e gurėve nėn rrota tė vijimit tė reformės institucionale dhe luftės pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Nė kėto kushte lind ai hendek, tė cilin opozita kėrkon ta ngushtojė nėpėrmjet kėrcėnimeve pėr rikthimin e ngjarjeve tė vitit 1997. Se sa do tė mund t’ia arrijnė kėsaj ekzakt kjo nuk dihet, por ajo qė dihet me saktėsi ėshtė se sot pas afro 10 viteve, nga ai vit ogurzi, shoqėria ėshtė ndėrgjegjėsuar, vetėdija qytetare ka mbėrritur tė tjera parametra, fatkeqėsisht jo ato qė pandehin Rama e Gjinushi, si promoter tė rikthimit tė atyre trazirave qė shkatėrruan shtetin dhe e kthyen vendin nė pragun e njė lufte civile. Mjeti, me tė cilin kanė vendosur sė fundi t’i thonė ndal Berishės, socialistėt, ėshtė jo vetėm njė mjet fatal por njė dėshtim i turpshėm dhe njė shterpėsi politike. Gjersa ata tė binden se nė Shqipėri s’ka mė shanse tė rikthehen trazirat e vitit 1997, shumė mjete mė efikase politike tė tė bėrit opozitė, u kanė mbetur nė duar, pa mundėsi tė konkretizimit tė vlerės pėr oponencė.

Papėrgjegjėsia politike dhe fryma revolucionare e tė majtėve, nė kushtet e njė terrori me tė cilin ende jetojnė shqiptarėt edhe pas afro 10 viteve, ėshtė pėrfshirje nė njė krim politik tė kėtyre “mendjeve tė ndritura”. Pavarėsisht se kjo nuk mund tė jetė njė realitet prej tė cilit opozita tė pėrfitojė sėrish pushtetin si para 10 viteve. Nėse ata kėrkojnė dhe pretendojnė t’i kenė gjetur pikat e kontaktit tė vitit 2006 me vitin 1996, kjo nuk do tė thotė se ata kanė tė garantuar tė jenė moralisht tė obliguar t’u thonė viktimave tė tyre tė rizgjohen nga varret pėr tė ndriēuar me shpirtin e tyre rrugėn e riardhur nė pushtet. Pėr mė keq akoma tė kėrkojnė njė gjeneratė tjetėr pėr ta viktimizuar nė emėr tė njė patologjie anti-Berishė, qė u valon ndėr deje, dhe manisė sė pushtetit tė pėrjetshėm, prej sė cilės e kanė tė vėshtirė tė divorcohen. Nuk di tė ketė kohėn dhe guximin pėr sakrificė tė ndokujt, qė Rama tė rrethohet nga njė breror perėndie, Gjinushi tė mund tė vozisė sėrish nė moēalin e kėnetės socialiste, e bandatėt ordiner dhe ato politik tė bėjnė ligjin nė kėtė copė Shqipėri tė mbetur jasht mallkimit tė tyre. Ndoshta ėshtė ende heret pėr tė dhėnė pėrfundime rreth asaj, se kush do tė jetė sensibiliteti i opinionit publik pėr thirrjet revolucionare tė eksponentėve tė opozitės. Mbase gjithēka i duhet lėnė kohės. Por ajo qė ėshtė pėrfundimtare dhe qė nuk mbetet e dyzuar nė kėtė hamendje, ėshtė se ajo qė detonoi vitin 1997, ishte aksidenti qė pėsuan shqiptarėt nė firmat piramidale. Kėtė e shfrytėzuan mjaft mirė, pikėrisht kėto eksponentė, qė sot rikėrkojnė rrėnjėt e asaj ēmendurie pėr tė degdisur drejt ferrit fatet e shqiptarėve, e t’i vėnė flakėn Shqipėrisė. E pėrse? Vetėm qė pasionet e tyre patologjike pėr pushtet tė pėrjetshėm, tė jenė njė bazament i pėrjetshėm nė kėtė realitet, duke mos patur nė brendi dhe filozofi asgjė tjetėr vetėm fikjes sė shpresave, se ky vend mund tė bėhet, se ky vend mund tė dalė nga kthetrat e babzisė sė abuzuesve me pushtetin, se ky popull meriton mė shumė se njė klasė plitike, tė cilės sa herė i cėnohen interesat personale, ngrenė popullin si urė pėr tė mbėrritur tek qėllimet e tyre. Tė zgjohesh me ėndrrėn e ardhjes nė pushtet mbi kufoma ėshtė njė paranojė, njė patologji, njė delir, prej sė cilės vuajnė ata qė mjetet dhe format e tilla tė ardhjes dhe mbajtjes sė pushtetit ia kanė filozofi. Nėse shoqėria nuk i shėron, vetė ajo do tė jetė viktima. Zoti e dhėntė qė tė jetė ende ėndėrr!

               

Moisiu, nė mes PS-sė dhe PD-sė

nga Blerti Delija

Jane te shumte politikanet te cilet shprehen se nuk do te deshiroja te isha ne pozicionin e presidentit te Republikes Alfred Moisiu ne kete situate te ndere politike ne vend. Duket se te gjitha privilegjet e te qenit kryetar shteti, humbasin teksa ndodhet haptas ne mes te mazhorances dhe opozites. Gjate kesaj periudhe pushimesh, te cilat mbase nuk do te jene aspak te tilla per kryetarin e shtetit, ky I fundit duhet te reflektoje per shume ceshtje, por mbi te gjitha te marre nje vendim ne lidhje me kryeprokurorin Sollaku.

I vleresuar mjaft nga opozita per disa qendrime te mbajtura nga ai dhe KLD-ja qe kryeson, nga mazhoranca Moisiu eshte cilesuar edhe si shkaktar I situates aktuale te ndere ne politiken shqiptare.

Megjithe mesazhet e here pas hershme per vijimin e reformes zgjedhore qe I ka drejtuar kuvendit, Moisiu po sheh se opozita duket e vendosur te bojkotoje zgjedhjet ne kushtet aktuale politike. Pasi ka dekretuar ligjin per kthimin e kompensimin e pronave, ashtu sic ishte miratuar nga mazhoranca ne Kuvend, Moisiu duhet te marre nje qendrim per nje tjeter vendim te ketij te fundit, ne lidhje me dekretimin e shkarkimit te Sollakut. Ne fakt, presidenti nuk ka asnje afat ligjor per tu shprehur ne lidhje me kete ceshtje, por sipas ministrit te Drejtesise Bumci, ai nuk duhet te kaloje afatin e dy muajve, aq sa iu deshen komisionit hetimor parlamentar dhe Kuvendit per te marre vendim.

Nese do te dkretonte shkarkimin, ndjeshem kreu I shtetit do te rregullonte marredheniet me mazhorancen aktuale, ndersa ne rast ne injorimit te vendimit te parlamentit, vendi do te zhytej ne nje krize te thelle parlamentare, qe mund te conte deri ne kerkesen per shkarkim te presidentit te vendit. E ne keto kushte, kriza aktuale ne Kuvend, do te dukej asgje, krahasuar me abisin ku mund te futet vendi I shqiponjave. Jo rradhe here, Moisiu ka deklaruar se udherrefyes I veprimtarise si president, eshte vetem kushtetuta dhe ligji. E ketu, duket sikur ceshtja komplikohet me shume, teksa politika shqiptare nuk ia ke vene shume veshin, termave te tille. Me nje moshe ne kufinjte e pjekurise, por edhe te tekave te pleqerise, ai nuk mund te gjykohet persa kohe mbn qendrime ne pozicionin qe ka. Ne menyre te cuditshme, nje post I cili konsiderohet me shume honorifik ne republiken tone parlamentare, po merr nje rendesi shume te madhe per fatet e Shqiperise. Asnjehere ne keto 16 vite demokraci, presidenti I vendit nuk ka patur kaq shume ne dore fatet e demokracise sone te brishte. E gjithe vemendja e spektrit politik, e opinionit vendas dhe te huaj, duket se eshte perqendruar tek ky burre, I cili shume shpesh po cilesohet si “burre shteti”, duke u folur edhe per nje rizgjedhje te tij te mundshme ne vitin 2007.

Eshte mese e qarte, se nuk do te jete Moisiu ai qe do te vendose per gjithcka dhe I vetem. Rreth e rrotull, eshte nje mori e tere njerezish, keshilltare te brendshem dhe te jashtem si dhe “Keshilli I te Urteve” qe do te kene nje peshe te madhe ne vendimet e qendrimet e Moisiut. Nuk do te ishte aspak cudi, qe pavaresisht se firmat I vendos Moisiu, ne vendimet e tija te reflektohen apo pasqyrohen edhe opinionet e njerezve rrotull tij.

Ne vitin 2002, teksa ai propozohej si president konsensual Nano- Berisha, ishin te shume ata qe shprehnin mosbesim ne aftesite e Moisiut ne drejtimin e institucionit te Presidentit. Me kalimin e viteve, vecanarisht ne kapercyell te vitit te fundit te mandatit, personi qe deklaron me krenari se I perket nje race te zgjuar si hebrenjte, po tregon nje personalitet te fuqishem. Mbase edhe nga faktori moshe, por edhe deshira e tij thuajse e shprehur publikisht, per te mos u rikandiduar ne kete post.

Ne gjithe kete persiatje, nuk duhet anashkaluar edhe roli I padiskutueshem dhe vendimtar I dyshes se dinosaureve te politikes shqiptare Nano- Berisha. Ky I fundit, thuajse publikisht, permes njerezve dhe mediave prane tij, e ka pare si te mundur zgjedhjen e ish- kryesocialistit si pasues I Moisiut ne vitin 2007. Ndikimi I nje marreveshjeje te tille te fshehte (nese ekziston vertete, sic thuhet), do te jete I madh edhe ne vendimet qe mund te merren nga kreu I shtetit. Votat Nano- Berisha, nuk do te mungonin as per nje shkarkim te parakohshem ne Kuvend te Moisiut, sic edhe per zgjedhjen e “turistit” politik Nano ne krye te shtetit.

 

Kritika asht nji nga gurthemelet e demokracis

Ne numrin e gazetes ship te dt.19,7,2006 u botue nji shkrim i Z.Gjerciz Lolocit,me titullin “Terbimi anti Kadare i gjirizeve”nji titull kaq i pandenj me u mendue e jo ma me u shkrue tregon shfrim te pa premajtun terbimi te autorit te kti shkrimi,kunder cilit do qe gucon me shpreh lirisht vlersimet e tija ndaj krijimtaris te Kadares.Dihet se mrojtja  ma e pa thyshme e nji krijimtarie,asht vet cilsia e saj.Ajo cilsi i shndrron ne deshtak te gjith ata qe perpiqen me shvlersua artin ndersa mrojtja  ma e dobt e sasis pa cilsieshte ramje e trompetes se propagandes me shkopit e fanatizmit,qe pretendan me na bind vetem me zhurmen e volumit te ksaj trompete.Un menoj qe nji mrojtje e till nikon negativisht edhe vlerave rreale te krijimtaris te marrun ne mrojtje.Sherbimin me te dobishem nji autori mun tja baj kjo fjali e thjesht:LEXONI KRIJIMTARIN E X E AJA VET DO JU TREGOJ VLERAT E SAJA.:Z.Loloci thot qe komisjonet nerkomtare te vlersimit ndikohen vetem e vetem nga niveli artistik i krijimit por nuk duhet te harroj se dy elementat perbas te nivelit te nji shkrimi jan stili e permajtja aq e rancishme asht permajtja e nji krijimi letrar sa Alfred Nobel e ka vu si kusht i par i vlersimit per dhanjen e cmimit Nobel :tri jan detyrat e artit:1- denoncimi i se keqes,2-hymnizimi i se mires,dhe te ushqymit e e shijes me ushqimin qe e rrit ne mnyr sa ma te knaqme.Kjo asht plotsia e artit qe shyrton komisjoni i dhanjes se cmimeve vertet prestigjoze.Autori i shkrimit qe me frymzaj ket rreplik thot :sa her troket ndonje lajm i gzushem per shqiperine edhe shqipetaret mbujis nji dhum qe permbyt Tiranen e krejt vendin:Lind pytja”Mos vall lajmet e mira per shiprin e  shiptart qenkan vetem ata qe kan te bajn me sukseset e Kadares?!Ky a nuk do te thot vetem Kadareja asht shipnia e shiptart?!Perse lajmet e gzushme per Kadaren qokan pesh kritikusat e tij?!A ka te drejt Loloshi me i qujt dhum ata qe nuk e ndjejn veten krenar per keto lajme?!A kaq te shumet qekan keta kritik sa me dhumin e tyne e permbytin Tiranen e te gjith shipnin?!Neqofshim kaq shum ne mas per tjeter,per numrin i tyne duhen marr ne konsiderat.Loloshi thot “Ata vihen ne gar per versiteti”amas vall kritika ndaj Kadares i shndrroka ne njerz pervers?!Keto shprehje percvec te ofendumne prej tyne a nuk e fyejn edhe vet demokracin ?!Z.Loloshi na thot se Kadareja asht ne pragun e botimit te nji vepre qe do te perkthehet “anglisht,frangjisht,spanjisht,arabisht e kinezce”edhe nese kjop asht e vertet kjo e vertet nuk mun te bahet penges kritike perkthimi i nji shkrimi asht venim marrje e nji perkthysi e kte vendim marrje e kushtezon honorari i dhan perkthysit.Pra perkthimi ne shum e shum raste nuk tregan njesin matse te vlerave te krijimit,aq ma pak shprehje e vlera te personalitit te vlerave letrare siq pretendon Loloci “vlera e personalitetit te letrave europjane e boterore”Ma posht artikull shkrusi thot “se dy kineast amerikan te hollivudit kan ne qener te dokumentarit te tyne per shipni e viset shiptare shkrimtari ton te madh Ismail Kadare”I kujtaj artikull shkrusit se kur thohet per shipnin,shipnia asht permbledhese e viseve shiptare mandej ky Zatni thot se lajmet e mira per Kadaren “provokojn shperthimin e gjirizeve”.Ne kritikusat e krijimtaris te Kadares mendoj se flasim me plot gojen sepse jemi njerz me ndergjegje te dlirt me aftesi te mjaftueshme e me vizion te qart lidhun me pretendimet tona.Dhe na vjen keq per te gjith ata qe nuk din ose ngurrojn me i nda vlerat nga antivlerat e pikrisht per kete jemi te angazhum me ndimu lexusin te orjentohet drejt fitimit te ati sens kritik qe i jep munsi me qen lexus sa ma i kulturuar mbasi asgja nuk i sherben permirsimit te cilsis sa sensi kritik i lexusit.Loloci thot se :Kadare me rastin e marrjes te nji cmimi nderkomtar mposhti gjasht nobelist e kater kandidat per cmim nobel.E si mundte mposhtet nobelisti qe asht i nderum me cmimin ma te nalt ne bot?!Kur me mposht nobelistin do te duhej me marr nji cmim ma te nalt se cmimi nobel.Me shton :”Kunder Kadares aktivizohen nji ser anonimesh dhe emrash periferik”.Un nuk kam ndesh ne shtyp as nji anonim kunder Kadares e me duket e pa lejushme me e percaktu vendin e emnave te kritikuese te Kadares ne periferi apo ne qender te kultures.Meqense Loloci e njihka kete anonim si djali i nji ishministri te diktatures ,djali i nji gjenerali te diktatures,djali i nji kapteri te athershem i cili sipas Z.Lolocit paska ba nji perversitet me nji emisuion televiziv gjestin e te cilit nuk mundem me e permend,perse nuk i thot emnat?!Nuk ka shiptar me sa do pak ndjenj atdhetarie qe te mos deshiroj sa me shum bashkatdhetar  ushqyesa te krenaris se tij.Por pikrisht nese dum te jemi sa ma krenar me figurat tona deshirojm qe me ane te kritikes te sinqert e serjoze ti japim shkas krijuesva tane meqen sa ma te paprekshem nga kritika.

Gjokė Vata,

“Qytetar Nderi” i Shkodrės

 

Bashkise Shkoder i del pronari: Anton Leka!

Bashkia e Shkodres eshte nje institucion publik, I cili menaxhon qytetin, bazuar ne mandatin qe zgjedhesit shkodrane I delegojne 45 personave ne Keshillin Bashkiak. Qe ne themelet e shtetit, por vecanarisht keto 16 vitet e fundit, jane me qindra keshilltaret qe jane zgjedhur dhe kane ikur, sic jane disa edhe kryebashkiaket dhe kryetaret e Keshillit Bashkiak qe kane drejtuar parlamentin e qytetit. Anton Leka, kryetari actual I Keshillit te Bashkise Shkoder, gradualisht po merr trajten e pronarit te ketij institucioni. Kjo, duke gjykuar nga qendrimet qe ai ka mbajtur dhe po mban, duke perdorur standarte te ndryshme per ceshtje te ngjashme.

Shembulli me evident ishte mbledhja e fundit e Keshillit te Bashkise, drejtimi I se ciles jo vetem I iku nga duart Lekes, por ai e degjeneroi situaten ne prag te nje ngjashmerie me Kuvendin e koheve te fundit, duke ndjekur shembullin e te majteve ne opozite ne Shqiperi.

Tashme, Anton Leka nuk po pyet me koleget e tij keshilltare te djathte, te cilet ka filluar ti shikoje me percmim nga lart- poshte, por ka filluar te shkele haptas edhe ligjet, pa folur ketu per vullnetin e zgjedhesve shkodrane.

Ne mbledhjen e Parlamentit te qytetit, Anton Leka publikisht, ne prani te mediave, ka shkelur vullnetin e 17 keshilltareve per nje ceshtje, e cila iu kerkua te futej ne mbledhje, te cilen e kishte zvarritur prej dy muajsh. Ish- kryebashkiaku Ormir Rusi, I kujtoi Lekes (se madh) se nje ligj I vitit 2000, muaji gusht, I mundeson jo nje grupi keshilltaresh, por edhe nje te vetmit, propozime ne mbledhjen e keshillit per te future nje ceshtje ne rendin e dites, por ne menyre paradoksale Antoni I kujton rregulloren e Keshillit dhe procedurat burokratike. Ne asnje moment, nje rregullore, qofte edhe e miratuar nga Keshilli Bashkiak, nuk mund te jete superior ndaj ligjit te Kuvendit te Shqiperise, por mbi te gjithe nuk mund te jete superior ndaj vullnetit te shkodraneve, I shprehur kete here me firmat e 17 keshilltareve. Ne nje rast te ngjashem, nje tjeter propozim I kryetarit te Bashkise Haxhi, per te futur ne rendin e dites nje ceshtje, pranohet me sy mbyllur nga Leka (I madh). Behej fjale per nje propozim, I cili nuk kishte kaluar ne asnje komision apo edhe kryesine e Keshillit, duke shkelur haptas te gjitha procedurat. Pra Antoni, zbaton dy stndarte te ndryshme, per ceshtje te ngjashme, duke lene hijen e dyshimit te vasalitetit ndaj Ekzekutivit te Bashkise Shkoder, edhe pse shkel haptas mbi vullnetin e 17 keshilltareve, me vote te deleguar nga qytetaret shkodrane. Ne kete pike, keshilltari democrat Tonin Gjuraj, me keto fakte publike ne dore, nuk ka munguar ta akuzoje balle per balle Leken per nepotizem, favorizim te individeve dhe klaneve te caktuara, duke u sjelle si pronar I Bashkise Shkoder. Pasi ka humbur durimin, Leka ka nderprere mbledhjen, per te perjashtuar Gjurajn, duke mos ia arritur, pasi ky vete ka braktisur me pas mbledhjen. Ndersa duhej te votohej me pas, propozimi I kryebashkiakut Haxhi, ne fund te mbledhjes, ai eshte future ne rendin e dites pa pare dhe pa kujtuar dhe sigurisht, nen dirigjimin e Lekes, eshte miratuar.

Per te rritur simpatine perballe pushtetareve te medhenj ne Tirane, Leka ishte gati te miratonte edhe nje studim urbanistik ne qender te qytetit (Milet Bahce), edhe pse cenohej haptas studimi urbnistik I miratuar nga Bashkia dhe qeveria Nano se bashku. Ishte nje propozim shume I turbullt, pa paraqitur asnje document dhe keshilltaret ia rrezuan Lekes. Ai arriti deri atje, sa perpiqej ti mbushte mendjen dy ish- kryetareve te Bashkise Filip Guraziu dhe Ormir Rusi, se ne ate vend, nje prone e Bashkise, ishte privatizuar!? Madje pa paraqitur asnje document te asnje natyre.

Ne fakt, Leka (I madh) ka kohe qe nuk ka as problemin me te vogel ne trajtimin e Keshillit te Bashkise si nje instrument privat ne interes te tij dhe te nje grupi ne parlamentin e qytetit. Ai arrin deri atje, sa per keto interesa mediocre dhe meskine, shprehet publikisht para keshilltareve te djathte bashkiake edhe per aktivitetin e perfaqesive te ndryshme diplomatike, duke hedhur akuza te denja per nje nivel nen mesataren qytetare. Thjeshte, se atij I jane refuzuar disa nota verbale te leshuara pa hesap dhe jashte cdo kriteri, per “bisnesmene” te cilet I paguajne kryetarit te Dhomes se Tregtise (Lekes) taksen vjetore te antareise, duke I siguruar pervec nje rroge te majme, edhe shume privilegje te tjera indirekte.

Te gjitha sa thame me lart, jane vezhgime vetem gjate nje mbledhjeje te Keshillit te Bashkise, ndersa diponojme edhe shume fakte te tjera, qe tregojne mese miri dhe qarte se Anton Leka po kthehet gradualisht ne nje pronar te Bashkise se Shkodres. Ne kushtet aktuale, asnje keshilltar apo grup keshilltaresh, nuk mund ta bllokoje. Duhet vetem nderhyrja e zgjedhesve shkodrane, por me pare e forumeve politike te partise qe e propozon dhe e mbeshtet kete pasues te denje te emrave qe do te lene me pak gjurme (per mire) ne historine shume shekullore te qytetit tone te lashte!

Shenim I Redaksise

 

Shqipėria dhe Italia: “Nė krahėt e luanit”

Pararendės i zhvillimeve globale, por edhe i popujve dhe kombeve tė ndryshme, ka qenė historikisht dhe do tė mbetet kultura, shkėmbimi i vlerave mė tė mira tė trashėguara nė shekuj. Koha ka treguar se ēdo investim material, sado me vlera, me kalimin e viteve, dekadave apo shekujve, humbet funksionin primar. Ndėrsa me kulturėn ndodh krejt e kundėrta, ku me kalimin e kohės vlerat rriten, duke akumuluar vazhdimisht falė edhe talentit qė i pėrcjell ato tek masat e gjera tė njerėzve.

E, nė kėtė kuptim kanė qenė dhe do tė jenė tė mirėpritura manifestime kulturore, tė cilat pėrveē gjallėrimit tė jetės kulturore, afrojnė mė shumė popuj dhe vlera qytetare pavarėsisht largėsisė gjeografike. Kėto distanca shkurtohen kur bėhet fjalė pėr raporte qindra vjeēare nė mes Italisė dhe Shqipėrisė, e nė veēanti Shkodrės.

Me sa duket ka qenė ky edhe qėllimi i aktivitetit tė organizuar para disa ditėve nga Konsullata Italiane, nė mjediset e selisė diplomatike nė qytetin e madh verior. Edhe pse simboli i luanit ėshtė tregues i qartė i madhėshtisė sė Venedikut tė dikurshėm, sot Venecia, titulli “Nė krahėt e luanit” ishte shumė i gjetur dhe ne preferuam ta modifikojmė disi: Shqipėria dhe Italia, nė krahėt e luanit!

Fillimisht ėshtė pritur mbėrritja e njė varke tipike veneciane me vela e shumė dekadave mė parė. Duke u nisur nga vendi i origjinės, Venecia, varka me vela ka pėrshkuar njė itinerar shumė domethėnės. Janė pėrshkuar brigjet e Greqisė sė Homerit, mė pas ka kaluar nė Kroacinė e Sirakuzės sė famshme, pėr tė vijuar me Malin e Zi tė krajlėve tė njohur dhe pėr t’u ndalur nė brigjet e Shqipėrisė sė Kastriotit dhe Nėnė Terezės sė madhe. Kėto vende dikur kanė qenė njė linjė e suksesshme e marrėdhėnieve dhe shkėmbimeve tė shumėllojshme qė nga kohėt mė tė lashta. Pasi ishin ndėrprerė nga murtaja komuniste prej rreth gjysėm shekulli, simbolika e fortė tregonte se ato sė bashku, shikojnė dhe duhet tė shikojnė vetėm drejt tė ardhmes sė pėrbashkėt: integrimi nė familjen e madhe evropiane.

Mė pas, selia diplomatike italiane nė Shkodėr ka mikpritur autoritetet mė tė larta tė pushtetit vendor, personalitete tė fushave tė ndryshme, drejtues tė komuniteteve fetare, tė mediave etj. Fjala e rastit ėshtė mbajtur nga Konsulli i Italisė nė Shkodėr, Roberto Orlando, i cili e startoi gjithēka me humor, duke treguar se ky zhanėr e afron edhe mė shumė Italinė me Shkodrėn, e cila nė Shqipėri njihet si djepi i barcaletave, term i huazuar nga italishtja. “Shoh sot kėtu, edhe shumė persona tė cilėt nuk i kishim ftuar. Megjithatė ata janė tė mirėseardhur dhe kjo tregon qė jo vetėm ne kemi krijuar familjaritet me ju, por edhe ju me ne”, ka qenė kjo shprehja e spikatur e diplomatit Orlando. Nė fjalėt e kryediplomatit italian ėshtė mėsuar njėkohėsisht edhe pėr dekorimin me titullin e lartė “Kavalier” tė dy punonjėsve tė Konsullatės nė Shkodėr, znj. Rozeta Cedroni dhe z.Antonio Zefiro. Kėto dy propozime ishin bėrė nga ish-Konsulli italian nė Shkodėr, Stefano De Leo, pėr tė cilin Konsulli Orlando ka thėnė fjalė mjaft tė mira dhe vlerėsuese. Nė kėtė vlerėsim pėr dy personat e sipėrpėrmendur, Presidenti i Italisė, Karlo Axelio Ciampi ka shprehur edhe mirėnjohjen e tij pėr punėn e bėrė nga Konsullata nė pėrgjithėsi qė nė ēeljen e saj, por sigurisht duke veēuar pėrpjekjet e titullarėve De Leo dhe Orlando.

Edhe autoritetet e pushtetit vendor, tė pranishėm nė kėtė aktivitet, kanė shprehur konsideratat e tyre jo vetėm pėr dy tė dekoruarit, por edhe institucionin diplomatik dhe drejtuesit e tij nė kėto vite, duke i cilėsuar si promotor tė bashkėpunimit mes dy vendeve, por edhe tė zhvillimit tė rajonit verior tė Shqipėrisė. Pas pėrshėndetjes sė Kryetarit tė Qarkut Shkodėr, Lorenc Luka, ka marrė fjalėn edhe kolegu gazetar italian, Maurizio Crema, i cili ishte edhe ideator i aktivitetit “Nė krahėt e luanit”.

Festa ka vijuar me njė koncert tė grupit venecian “Galere di Fiandra e di Siria”, pėr t’u pasuruar nga Ansambli i Kėngės Popullore Qytetare tė Shkodrės, i drejtuar nga Bardh Hysa dhe i shoqėruar edhe nga kėngėtari Frederik Ndoci.

 “Nė krahėt e luanit” ėshtė njė projekt komunikimi i cili dėshiron tė pėrshkojė historinė e njerėzve qė kanė jetuar nė brigje dhe kanė lundruar Detin Adriatik. Duke u nisur nga Venecia nė fund drejt Greqisė, duke prekur Istrian, nė Kroaci, Shqipėrinė dhe Malin e Zi. Janė vende qė i pėrkasin tė kaluarės sonė dhe qė nė gjysėmshekullin e fundit janė pėrzėnė nga e tanishmja, kanė ndėrmend mė nė fund njė tė ardhme ku ne na duket si detyrė qė tė jemi tė pranishėm, me tė njėjtat dėshira pėr hapje si lundėrtarėt venecianė. Duam tė lundrojmė pėr tė prekur me dorė atė qė sot, ėshtė harruar ose keqinterpretuar, duam tė hapim njė rrugė pėr tė kapėrcyer njė nga kufinjtė e paktė tė mbetur, duke u rikthyer si tregtarė, tregtarė tė historisė dhe tė kulturės”. Kėshtu shprehet ideatori, kolegu gazetar Crema, i cili flet kėshtu edhe nė emėr tė stafit tė kėtij projekti.

Blerti Delija

Sokol Pepushaj

 

Sait Fishta perdor element kriminal kunder “Shqiperise Etnike”

Po shkruat me, do te pushkatoheni!

Dita- dites, krimi I te gjitha llojeve, po merr goditje shume te forta nga qeveria demokratike e kryeministrit Sali Berisha. Emra shume te medhenj, dikur te paprekshem dhe me pushtet absolut, tashme po perballen me drejtesine. Ne kete nisme madhore dhe shume te vlefshme, unikale te llojin e vet ne keto 16 vite demokraci, qeveria Berisha ka mbeshtetjen pa rezerva te faktorit nderkombetar, Shteteve te Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe te gjithe njerezve vullnetmire ne mbare globin. Rruga drejt Evropes, kalon me cdo kusht permes eleminimit te krimit, te cdo lloji, I mbeshtetur nga cdo krah politik, I natyresse organizatave kriminale apo edhe kriminalo- ekonomike. E ne kete linje, ashtu sic na eshte kerkuar, ne po bashkepunojme dhe do te bashkepunojme pa rezerva jo vetem me kryeministrin Sali Berisha dhe qeverine e tij, por edhe me presidentin e Republikes Alfred Moisiu dhe te gjithe faktoret vendas dhe te huaj perendimore, te cilet kerkojne te afrojne vendin tone me BE-ne dhe NATO-n.

Ketij qellimi sublim per fatet e vendit, I ka sherbyer edhe hapja totale e gazettes “Shqiperia Etnike”, per te gjithe ata qe kane mundesi dhe duan te japin kontribut per ecjen perpara te Shqiperise. Mbase dikush, ndjehet I kercenuar apo I rrezikuar dhe per kete, nuk guxon te publikoje emrin e tij, duke u quajtur thjeshte por edhe kuptueshem Anti Krim Shkodran. Ketij individi apo individeve te mundshem qe sjellin here pas here informacione, ne I kemi hapur dhe do te vijojme ti hapim hapesire ne faqet tona. Eshte ky misioni yne I perjetshem si media e lire dhe e pavarur qe na ka karekterizuar si unike ne te gjithe median e shkruar mbare shqiptare. Sic e kemi thene dhe e perserisimi, ne nuk mbajme asnje pergjegjesi, teksa nuk bejme as edhe redaktimin me te vogel te shkrimeve te kesaj natyre. Madje, ne jemi distancuar publikisht nga autori apo autoret e mundshem te ketyre shkrimeve. Gjithsesi, e theksojme dhe e perserisim me force se edhe ne numrat e ardhshem redaksia do te vijoje linjen e saj si nje “Shtepi e Fjales se Lire”, duke I rezervuar njekohesisht te drejten e replikes te gjithe individeve apo institucioneve qe permenden ne faqet e gazettes.

Megjithate, problemet per gazeten dhe stafin e saj, kane filluar te duken. Pas botimit ne numrin e fundit te artikullit “Sait Fishta, simbol I krimit ekonomiko- politik”, falanga kriminale, nuk kane ngurruar qe publikisht, ne nje mjedis me qindra njerez, te kercenojne drejtuesit e “Shqiperise Etnike”. Me nje vokabular te denje vetem per vitin e mbrapshte 1997, drejtuesve te gazettes, duke u folur ne emer te Sait Fishtes, I kane kujtuar se po shkruat me, do t’ju pushkatojme. Jo vetem kaq. Ne telefon me te njejten gjuhe, ka folur edhe vete Fishta, I cili ka treguar keshtu panikun e thelle qe e ka zene. Sic eshte e natyrshme, strukturat e specializuara per zbulimin dhe asgjesimin e krimit, edhe ne kete rast kane qene te pranishme, vetem 15 m larg nga ku “trimat” po kercenonin gazetaret me shprehje te vitit 1944, qe I drejtoheshin edhe klerikeve para pushkatimit. Detyra e tyre, te cilen nuk e dime se sa e kane realizuar, ka qene rregjistrimi I ketyre bisedave, qe ne nje moment te caktuar, te perdoren si prove per ndeshkimin e elementeve kriminal. Gazeta disponon edhe ajo, materiale te ndryshme kompromentuese, te cilat vertetojne sa thame me siper dhe tashme per kete veprim kriminal, jane informuar te gjitha instanat, duke filluar me perfaqesite diplomatike, shtetet e fuqishme perendimore, OSBE, Keshilli I Evropes dhe Komisioni Evropian permes perfaqesive te tyre ne Shkoder e Tirane.

Nuk eshte hera e pare qe drejtues te gazettes, kane patur dhe sigurisht, nga element kriminal, i yshtur me shuma marramendese parash, do te kene edhe ne te ardhmen. Megjithate, jemi dhe do te vijojme te ecim ne rrugen qe kemi nisur prej vitesh. Asnjehere nuk kemi qene pjese e krimit dhe nuk do te jemi. Do te vijojme ta denoncojme por edhe te ndeshkojme me forcen e fjales, te cilen na e jep profesioni yne sa I shenjte, aq edhe humar por edhe I rrezikshem.

Presionet kesaj rradhe, kane ardhur nga individe te akuzuar dhe vertetuar plotesisht si vrases. Por ne nuk perkulemi dhe do te vijojme te akumulojme informacion dhe te dhena per te vene para drejtesise keta individe te papergjegjshem dhe kriminale qe vihen edhe ne rolin e kamikazit.

Permes ketij editoriali, kerkojme ti bejme apel Saiteve por edhe te tjereve pas tyre, qe koha e lulezimit te krimit ekonomiko- politik, ka perenduar. Dora e drejtesise do te jete e forte mbi ta! Ndersa ne, do te jemi gjithnje roje te vlerave me te mira te demokracise, te gatshem edhe per sakrificen me te madhe. Kjo eshte dhe do te jete “Shqiperia Etnike”!

Redaksionale

 

Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit, “Mjaft!” dhe banori rural

Mendova tė respektoj pak veten e mijėra e dhjetėra mijėra banorė ruralė qė jetojnė si unė, mė mirė apo shumė mė keq, me vetėm tė drejtėn e pėrfaqėsimit tė vetvetes. Kjo e motivuar nga njėmijė e njė arsye qė nė tė shumtėn janė ankesa e probleme jetike pėr njė qytetar tė jnė vendi, por mbi tė gjitha ėshtė motivuar nga mosrespekt i shumė institucioneve shtetėrore e joshtetėrore tė cilat kanė marrė pėrsipėr tė flasin nė emėr tė shoqėrisė (nė tė shumtėn e rasteve krejt tė njėanshėm) pėrpara opinionit publik. Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit, “Mjaft!”, Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, Akademia e Shkencave, organizata tė panumėrta pėr mbrojtjen e gruas, jetimėve, fėmijėve e derivateve tė tyre, Teatri Kombėtar, teatrot nė rrethe, organizata administrative, historike, sociale, kulturore, etnografike etj., etj. organizma ligjorė me akses tė mjaftueshėm nė median e shumtė vizive apo tė shkruar. Ėshtė e pamundur t’i pėrmend tė gjitha. Ndoshta dhe institucioni qė i ka miratuar tė gjitha kėto organizime nuk mund ta ketė tė lehtė tė verifikojė inventarin e tyre. Gjithsesi kjo ėshtė e ligjshme. Nė njė demokraci si e jona qė shpesh tentojmė ta denigrojmė nė anarshi ka vend pėr gjithēka. Dhe kjo ėshtė ajo qė personalisht “mua” qė pak mė pėrpara ndoshta rashė nė gabimin e tė identifikuarit tim me banorėt ruralė mė shqetėson. Cili ėshtė produkti shoqėror i kėtyre shoqatave. Po marrėdhėnia e tyre me shoqėrinė. Sa i kryejnė detyrimet e tyre ligjore apo statutore me grupimet social-shoqėrore. Jam thellėsisht i zhgėnjyer ēka ėshtė gjysma e sė keqes. Jam krejt i bidur se veproj nė mėnyrė tė qėllimshme ēka pėrbėn shkelje ligjore. Si ka mundėsi qė Avokati i Popullit, institucioni i tė cilit paguhet nga taksat tona tė mos vėrė re disproporcionin e madh tė nivelit jetik tė zonave rurale me qendrat urbane. Disproporcionin e pensioneve, tė furnizimit me energji elektrike, tė shkollimit, tė shėrbimit mjeksor, tė infrastrukturės apo tė hyjė mė thellė nė nivelin ekonomik aktual e nė perspektivė tė kėtyre shtresave. Komiteti i Helsinkit proteston sa herė tė afėrm apo miq tė komitetit kanė probleme tė prishjes sė rehatisė sė pėrjetshme apo interesave ekonomiko-politike tė tyre e asnjė fjalė pėr mbi12 vjet pėr banorin rural tė cilin e besoj se e ka harruar se ekziston qė paguheni me taksat tona liritė e tė drejtat e njeriut pėr qytetarėt e kėtij vendi. Jam i zhgėnjyer mė e pakta me organizatat joshtetėrore “Mjaft!” njėra prej tyre e nė modėn e “aristokracisė” sė re dhe me akses tė rėndėsishėm nė media, nė mėnyrė mė tė modifikuar artikulon veprimtari spektakolare nė shėrbim tė “aristokracisė” sė sipėrpėrmendur. Krejt e qėllimtė, krejt e njėanshme. Ėshtė e drejtė e saj. Por krejt e papranueshme nga unė banori rural. Kur nėpėrmjet syzeve qė mbulojnė sa thashė mė sipėr kėrkon ta shesė lėvizjen si mbarė shoqėrore e aq mė pak tė mė pėrfshijė mua, banorin rural duke mė lėnė vetėm njė alternativė, atė tė tė menduarit siē mendojnė ato, paēka se nė nevojat e mia hallet shtohen. Mė e pakta jam i zhgėnjyer nga Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve apo Konsumatorėve. Nuk e di nėse ato konsumojnė ndonjė para nga taksat tona, po them se do tė ishte njė gabim i madh nėse do tė ndodhte njė gjė e tillė. Kėta shoqata i bėjnė keq kauzės nė me emėrtesat e mėsipėrme pasi nuk besoj se nė zonat rurale ėshtė ndjerė qoftė njė qindarkė puna e tyre. Po Akademia e Shkencave, sa ėshtė ndjerė dhe e ka pėrmirėsuar puna voluminoze shkencore e kėsaj akademie jetėn time. Po t’i referohem asaj ēfarė duhet tė ishte bėrė me atė qė kjo akademi bėn aktualisht pėr ”mua”, banorin rural me siguri qė do tė isha i lumtur qė kjo akademi tė mos ekzistonte e tė paktėn me fondet pėrkatėse do tė kishte me dhjetėra shkolla tė reja pėr fėmijėt ruralė. Po tė dėgjosh fjalėt e pakuptimta pėr “mua” tė akademikėve me siguri qė mund tė shpallem dhe fajtor pėr mendimet e mia heretike kundėr shkencės, por “unė” qė asnjėherė nuk e ndjeva tė mirėn e kėsaj shkence mbes i qetė e i vendosur, por jo indiferent pėr gjendjen ku ndodhem. Ē’tė them mė parė. Rrugė qė shemben e bllokohen, shtėpi qė rrėshqasin, zona tė tėra qė pėrmbyten. Ndaj vėmendja ėshtė pėrqendruar vetėm nė njė pikė. Tek Qeveria, tė paktėn ėshtė produkt i votės sonė. Ca na gėnjejnė, ca mundohen tė na blejnė me para, ca fitojnė e pak bėjnė pėr “ne”. Megjithatė, duket se vėrtet vota e drejtpėrdrejt pėr qeverisjen ėshtė mė e dobishmja. Nėpėrmjet institucioneve lokale por dhe atyre dikasteriale ėshtė mė afėr se tė gjitha kėta institucione, shoqata me gjithfarė emėrtesash tė shpikura apo tė kopjuara nėpėr botė. Ndaj do t’i bėja thirrje Qeverisė jo si shoqatat nga bulevardet e Tiranėsa po zyrat e mykura e tė asfiksuara tė institucioneve lokale tė ushtrojė tė drejtat e kompetencat e saj tė ligjshme pėr t’i vlerėsuar e pėrkrahur nė mėnyrė tė barabartė shtresat shoqėrore shqiptare. Rritja dhe rregullimi i raporteve tė pensioneve, rritja e rrogave, investimet nė arsim e shėndetsi dhe mbulimi me cilėsi i kėtyre shėrbimeve ėshtė dora e dobishme e shtetit pėr ne. Kontrolli i institucioneve lokale administrative dhe vlerėsimi i tyre si tė tilla dhe vetėm tė tilla pavarėsisht se krijohen nga zgjedhje politike do tė ishte njė ndihmė e madhe pėr “mua” banorin rural. Kjo pėr Qeverinė ėshtė detyrė ėshtė vlerėsim, ėshtė e njėjtė pėr qytetarin e vet ēkado e dallonte dukshėm nga mentaliteti parazit e abuzues i shoqatave tona apo veprimtarėve tė shoqėrisė civile, apo akademikėve, avokatėve, kryetarėve e nėnkryetarėve, artistėve e pseudoartistėve tė cilėt pėr hir tė sė vėrtetės nuk duhen peshuar nė tė njėjtin kandar. Ka edhe prej tyre qė kėrkojnė dhe japin me ndershmėri kontributin e tyre, ndaj duhen vlerėsuar vetėm nga produktiviteti shoqėror i pakomplesuar.

Aleksandėr Kaēi

Paulin Doēi

 

 

Shqipėria ka nevojė pėr njė forcė tė tretė politike, qė duhet tė jetė Partia Kristian Demokrate

Nuk ka dyshim nė mendjen e askujt se Partia Demokratike e Shqipėrisė mbizotėrohet nga myslimanė dhe qė Partia Socialiste ėshtė kryesisht ortodokse. Kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Njerėzit e lirė duhet tė jenė nė gjendje tė bashkohen nė ēfarėdo partie qė dėshirojnė, pavarėsisht nga feja e tyre, pėr sa kohė qė nuk pėrpiqen tė imponojnė besimet e tyre politike mbi tė tjerėt dhe nuk i pėrjashtojnė tė tjerėt, pasi kjo do tė ishte e dėmshme dhe pėrēarėse pėr kombin tonė. Megjithatė, qė nga viti 1992, dy partitė, PD dhe PS, kanė pėrjashtuar katolikėt. Qė nga viti 1992 e deri tani, pavarėsisht se cila parti ishte nė pushtet, nga tė gjithė ministrat e caktuar nga tė dyja, vetėm njėri ka qenė katolik. Mė pas, vetėm pak katolikė i kanė mbajtur pozitat e tyre nė pushtet, si ambasadorė, kėshilltarė politik tė Kryeministrit, apo anėtarė tė kabinetit tė tij.

Dikush mund tė pyesė pėrse kėshtu? Ndoshta sepse katolikėt nuk i kanė kandidatėt e kualifikuar pėr kėta pozita, apo sepse tė dyja PD-ja dhe PS-ja i konsiderojnė katolikėt mė pak atdhetarė se myslimanėt apo ortodoksėt? Mos i kanė frikė katolikėt sepse nuk i njohin, apo u druhen sepse i njohin shumė mirė? A mos ka ndonjė marrėveshje midis PD dhe PS pėr t’i pėrēarė katolikėt pėr t’i ndaluar kėshtu qė tė marrin pushtetin nė Shqipėri? Cilado qoftė pėrgjigjja ndaj kėtyre pyetjeve, ka ardhur koha pėr komunitetin katolik shqiptar tė kuptojė se nuk do tė ndihmohen nga asnjėra parti. Nėse kjo nuk ka qenė e dukshme deri tani, duhet tė jetė tani, veēanėrisht qė kur Berisha u rikthye nė pushtet. Pavarėsisht nga sa bėnė katolikėt pėr Partinė Demokratike nė pėrgjithėsi, dhe pėr tė nė veēanti, shikoni ministrat e tij, ambasadorėt dhe kabinetin e tij dhe thoni se sa katolikė ka?

A nuk e di ai se katolikėt ishin tė parėt qė u ngritėn kundėr regjimit komunist dhe tė parėt qė derdhėn gjakun e tyre pėr tė sjellė demokracinė nė Shqipėri? A nuk e di ai se katolikėt e zgjodhėn dhe e rizgjodhėn atė? A ka harruar Berisha kontributin qė katolikėt i kanė dhėnė Shqipėrisė nė pėrgjithėsi dhe demokracisė nė veēanti? A nuk e di ai se katolikėt mund tė jenė njerėz tė mėdhenj dhe besnikė por armiq tė tmerrshėm? Apo ėshtė e vėrtetė ajo qė Zef Brozi shkroi nė artikullin e tij tė datės 8 prill 2006, nė “Koha Jonė”, “Berisha nuk ka ndryshuar”.

Katolikėt duhet ta kuptojnė se as myslimanėt, as ortodoksėt nuk do t’i pėrqafojnė ata politikisht. Ata, PS-ja dhe PD-ja i kanė ndarė pushtetet politike dhe sferat e ndikimit dhe janė tė lumtur me atė qė kanė. Pse duhet tė shqetėsohen pėr katolikėt, kur vetė katolikėt i kanė lejuar edhe PD-sė edhe PS-sė pėr kaq kohė shkojnė kaq larg me politikat e tyre anti-katolike.

Prandaj ka ardhur koha qė katolikėt, tė cilėt pėrbėjnė 15-18% tė popullsisė sė Shqipėrisė, tė formojnė lėvizjen e tyre politike, domethėnė tė bashkohen me Partinė Kristian Demokrate. Kjo parti nuk duhet tė jetė pėrjashtuese por pėrfshirėse. Kushdo duhet tė lejohet tė hyjė nė partinė tonė, pavarėsisht nga besimi. Sidoqoftė, qėllimi kryesor i partisė duhet tė jetė vendosja e njė force tė tretė politike nė Shqipėri qė duhet tė mbizotėrohet nga katolikėt, qė do t’i bėjė dy partitė e mėdha politike tė bėjnė koalicion me tė. Ka ardhur koha qė katolikėt tė bėjnė atė qė ėshtė e mirė pėr katolikėt.

Hapi i parė pėr tė arritur kėtė qėllim ėshtė bėrė. Mė 6 qershor 2006, “Koha Jonė” shkruante se Nard Ndoka, Ndue Shpani, Jak Ndoka, Pashk Ujka, Frrok Gjini dhe Nikoll Lesi hynė haptas nė Partinė Kristian Demokrate. Dhe mė 24 qershor 2004, Ndue Pjetra, njė socialdemokrat u bashkua me kėtė parti. Kėta mund tė jenė nė gjendje tė formojnė njė grup parlamentar, prandaj Berisha i ka bėrė disa ftesa kėsaj partie.

Janė 19 katolikė deputetė nė Parlamentin Shqiptar, qė pėrkthehet nė afėrsisht 15% tė anėtarėve tė parlamentit. Ata janė: Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Alfred Dalipi, Alfred Gjergji, Petrit Gjini, Ndre Legisi, Angjelina Kola, Gjovalin Prenga, Ndue Shpani, Aldo Bumēi, Pashko Ujka, Gjok Vuksani, Preē Zogaj, Jozefina Topalli, Jak Ndoka, Nard Ndoka, Nikoll Lesi, Frrok Gjini dhe Ndue Pjetra. Ata pėrfaqėsojnė kryesisht veriun e Shqipėrisė, si Malėsinė e Madhe, Shkodrėn, Pukėn, Lezhėn, Mirditėn, Matin dhe kėto janė vendet ky banojnė kryesisht katolikėt.

Kėta deputetė kanė tre gjėra tė pėrbashkėta: janė katolikė; pėrfaqėsojnė zona katolike, dhe sa herė qė kandidojnė, pavarėsisht nga pėrkatėsia politike, fitojnė. Ne kishim Lek Ēukajn, Paulin Sterkajn dhe Tom Doshin qė fituan si socialistė nė zona qė ishin mė sė shumti tė pėrndjekura nga regjimi komunisto-socialist dhe sot janė demokratė. Ato u zgjodhėn dhe u rizgjodhėn vetėm sepse ishin katolikė qė kandidonin nė zona katolike. Kjo tregon se katolikėt janė votues besnikė, dhe se dėshirojnė qė pėrfaqėsohen nga tė vetėt, edhe nėse nuk pėrputhen me pėrkatėsitė e tyre politike. Kjo duhet tė na japė sigurinė se nėse kandidatėt katolikė do tė kandidonin si kristian-demokratė, do tė fitonin duke i dhėnė kėsaj partie nga 18 deri nė 20 deputetė, qė do tė ndryshonte faqen e politikės shqiptare pėrgjithmonė.

Pėr ta arritur kėtė qėllim, udhėheqja e Partisė Kristian Demokrate duhet tė punojė nė pesė fronte. Sė pari, ne duhet tė tėrheqim individė si Spartak Ngjela, Gjovalin Bzheta, Lek Ēukaj, Valentin Palaj, Gjergj Zefi, Fran Dashi, Lek Lumaj dhe tė tjerė qė e dinė mjaft mirė se nuk i pėrkasin as PD-sė, as PS-sė, pėr t’u bashkuar me partinė tonė. Sė dyti, udhėheqja kombėtare e kėsaj partie duhet tė bėjė njė fushatė mė agresive rekrutuese politike dhe punė koordinuese nė zonat ku jetojnė katolikė. Udhėheqja e partisė duhet t’i vizitojė kėto zona dhe t’ua bėjė tė qartė njerėzve atje se ata janė partia qė i pėrfaqėson. Nė fund tė fundit, PD-ja dhe PS-ja po bėjnė tė njėjtėn gjė me mbėshtetėsit e tyre. Sė treti, ne duhet tė vendosim njė kontakt tė drejtpėrdrejtė me mbėshtetėsit tanė nė diasporė, si nė SHBA, Itali, Angli dhe Greqi dhe tė ushqehemi nga potenciali i tyre intelektual dhe financiar. Sė katėrti, ne duhet tė zhvillojmė kontakte me parti tė tjera tė krishtera nė SHBA. Dhe sė fundi, ne duhet tė kėrkojmė qė, ashtu siē ishte vendosur mė pėrpara, Shqipėria tė bėjė njė regjistrim fetar dhe tė vendoset njėherė e mirė pėrbėrja fetare e kombit tonė.

Nėse do tė jemi nė gjendje tė pėrmbushim sa thamė, ne do tė kemi mundėsi tė themi fjalėn tonė nė politikėn shqiptare dhe zėri katolik do tė dėgjohet pėrsėri, pasi ėshtė detyruar tė heshtė pėr shumė e shumė vite. Ky do tė ishte njė hap i mirė dhe pozitiv pėr Shqipėrinė nė pėrgjithėsi dhe pėr katolikėt nė veēanti, pasi do tė detyronin fillimin e njė dialogu tė ndershėm dhe tė hapur midis partive tona politike.

Manuela Zefi

Koordinatore Politike, Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė

 

Hakmarrje pėr shkak tė detyrės

Me frymė tė hapur revanshiste si dhe me akte tė egra dhune, terrori psikologjik e fizik ėshtė pėrballur pas zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut 2005, Alban Dodani. Albani ka lindur mė 31 mars 1969, ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė, njė djalė 6 vjeē dhe njė vajzė 10 vjeēe. Fėmijėt mėsonin tek shkolla “Zemra e Krishtit”. Ka qenė njė ndėr aktivistėt e PS-sė, me funksione deri nė strukturat e larta tė saj. Gjithsesi, pas hyrjes nė punė nė policinė ndėrtimore, ai depolitizohet plotėsisht dhe jo vetėm qė nuk merret me politikė, por as don t’ia dijė pėr tė. Kėshtu, vazhdon punėn me pėrpikmėri, konform ligjit. Ėshtė njė person me begraund shumė tė mirė nė jetė, familje, shoqėri e punė. Madje vazhdonte vitin e katėrt tė universitetit “Luigj Gurakuqi” pėr fizikė, ndėrsa e shoqja po vitin e katėrt nė tė njėjtin universitet pėr administrim-biznes. Njė familje pra me synime tė qarta nė jetė, me perspektivė. Porse, pas fitores sė PD-sė, Albanit i jepen sinjalet e para pėr pushim nga puna. Nė kryqėzatė tė persekutimit e pėrndjekjes, ish-polici i mirė u vu mė 7 shkurt 2006, ku pushohet nga puna nga politika e ndyrė dhe diskriminimi si kristian. Brenda fushatės sė hakmarrjes, ishin edhe kėrcėnimet psikologjike, me telefonata e letra anonime, por edhe nga persona qė ai dhe institucioni i Policisė Ndėrtimore kishin “goditur”, duke shembur ndėrtimet pa leje. Ai, gjatė kohės sė punės, nė zbatim tė ligjit, kishte shembur edhe ndėrtimet e personave tė lidhur me politikėn. Sot nė Shkodėr njihen zyrtarisht mbi 2400 ndėrtime pa leje. Vetėm nė komunėn e Velipojės janė 980 tė tilla. Nė kėtė sektor shumė problematik tė parave tė pista qė janė investuar nė ndėrtim. Nė kėtė sektor ditėt e fundit u zbuluan edhe llogari bankare tė Osma Bin Ladenit. Llogaritė u bllokuan dhe ndėrtimet u shtetėzuan. Por le tė kthehemi tek ish-polici Dodani, i cili pas pushimit padrejtėsisht nga puna dhe kur kėrcėnatat rriten, kėrkon takim me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė Ndėrtimore tė Shqipėrisė, z.Ibrahim Marina. Drejtori jo vetėm s’denjon ta presė, por as nuk i kthen pėrgjigje letrės ankimore. Kėshtu terrori pėrmasohet. Arrihet deri atje sa t’i dėrgohet njė zarf me katėr plumba, duket se deshifrohet me katėr persona tė familjes nė fjalė. Terroristėt e kapobandat arrijnė t’i vendosin edhe gjoba. Mė 4 maj 2006, teksa kthehej me makinėn personale nga Velipoja, i organizohet njė atentat pėr ta zhdukur fizikisht. Makina merr disa plumba, ndėrsa Albani, fatmirėsisht shpėton. Por e ėma, Natalina Dodani, nuk i pėrballon kėrcėnimet e jetės sė djalit qė e ka rritur e edukuar. Ajo kalon nė hemoragji cerebrale dhe shtrohet pėr rreth dy muaj nė spitalin neurologjik tė Shkodrės. Nė vazhdimėsi, terrori rritet. Mė 21 korrik 2006, i hidhet tritol nė shtėpi, ku banesa dėmtohet rėndė. Fatmirėsisht pa viktima. Pas kėsaj ngjarjeje tė rėndė, ai detyrohet tė heqė fėmijėt nga shkolla “Zemra e Krishtit”, tė ndėrpresė studimet ai dhe gruaja dhe tė jetojnė nė ilegalitet tė plotė.

Ėshtė vėrtet njė klimė e keqe, ku pėrditė vriten njerėz tė pafajshėm. Hakmarrja ėshtė njė fenomen qė po merr pėrmasa, ku edhe tė qenit kristian ėshtė rrezik.                                  

Vasel Gilaj

 

 

“Kodi da Vinēi”  banal e mistifikues

ipeshkvi italian imzot Bruno Forte,  jezuiti atė  Gerard O’Collins dhe profesor Vekoci shpjegojnė falsifikimet e veprės sė Kodit da Vinēi

Kodi da Vinēi’  banal e mistifikues, por shumė i leverdishėm: 

“Shfaqje e relativizmit nė kohėt tona”: kėshtu shprehet teologu Bruno Forte,

kryeipeshkėv i Kieti-Vastos, pėr suksesin e  filmit “Kodi da Vinēi”.

Regjisori i “Kodit da Vinēi”, Ron Hovard, nuk ka pranuar tė shtojė njė shėnim nė fillim tė filmit, pėr tė sqaruar se kemi tė bėjmė me njė fryt tė fantazisė e jo me tė vėrtetėn historike. Kėrkesa e bėrė nga Prelatura e Opus Deit e cila, nė librin me tė njėjtin titull tė Den Braun, pėrshkruhet si njė sekt, i cili bėn ēmos t’i fshehė tė vėrtetat themelore qė kanė tė bėjnė me origjinėn e krishterimit. Po marrim vetėm njė shembull nga romani. Nė tė shkruhet se paskej qenė Kostantini ai i cili, nė vitin 325, me Koncilin e Nikesė, na paskej vendosur tė flitej pėr Hyjninė e Krishtit. E ky s’ėshtė tjetėr, veēse njė falsifikim i mirėfilltė, siē nėnvizon teologu Bruno Forte, kryeipeshkėv i Kieti-Vastos, intervistuar nga Radio Vatikani:

Pėrgjigje: - Tė thuash se hyjnia e Jezusit qenka njė lloj shpikjeje apo krijimi,  qė u bė mė vonė, madje pas ca shekujsh, ėshtė absolutisht pėrpjekje artificiale, pa kurrfarė themeli, sepse ndėr Ungjijtė Jezusi jo veē se njihet me titullin, tė cilin bota hebraike ia jepte vetėm Zotit: “Kyryos – Zot”, por pėr mė tepėr quhet shprehimisht “Biri i Zotit”. E jo nė kuptimin e pėrgjithshėm tė fjalės, qė pėrdorej nganjėherė nė botėn hebraike, por nė kuptimin mė tė plotė e mė tė fuqishėm tė Pashkėve, tė dritės sė Ngjalljes, qė dėshmon se ai ėshtė Zot, ėshtė Shėlbues i botės. Kėtė e gjejmė ndėr Ungjijtė kanonikė. Jemi, pra, nė shekullin I, nė zanafillėn e krishterimit. I gjithė krishtėrimi, gjithēka ėshtė kristianizėm i parė nė kėndvėshtrimin historik, jo nė kėndvėshtirmin e njė pėrvoje – ndonėse edhe kjo, me rėndėsi vendimtare – siē ėshtė pėrvoja e fesė, nuk do tė mund tė shpjegohej, nė se nuk nuk do tė njihej nė mėnyrė absolute vetė Jezu Krishti si Zot, si Shėlbues, si Hyj, si Bir i Hyjit.

Pyetje: - Nė tė vėrtetė falsifikimet qė na propozon romancieri amerikan nuk janė aspak tė reja: janė njė shfrytėzim i traditės gnostike. …

Pėrgjigje: Tė ashtuquajturit “Ungjij gnostikė”, ashtu si gjithė prodhimi heretik i shekujve tė parė, depėrtojnė nė traditėn e madhe tė krishterė tė zanafillės. Por doktrinat qė, ndėr vepra si “Kodi da Vinēi”, pėrpiqen tė tingėllojnė si tė besueshme, nė tė vėrtetė janė absolutisht tė mėvonshme dhe tė falsifikuara dhe zakonisht, me qėllime politike. Ta shpjegojmė mė qartė: arianizmi, qė mohon, pikėrisht, hyjninė e Jezusit, ėshtė fenomen politik. Autoriteti perandorak, pėr tė afirmuar se perandori ishte njė i vetėm, bėnte tė njėjtėn gjė edhe me Zotin, duke e paraqitur misterin e Trinisė si diēka tė pakuptueshme qė nuk mund tė pranohej.

Pyetje: - Qėndrimi qė ėshtė mbajtur ndaj kėtij romani, madje edhe nga besimtarėt, a nuk duhet parė si shenjė e thellė e padijes sė pėrhapur pėr themelet e fesė? Ē’pikėpyetje i lindin me kėtė rast njė bariu?

Pėrgjigje: - Mua mė duket se kemi tė bėjmė me njė rast tė fryrė me qellime ekonomiko-komerciale. Pėrsa i pėrket reflektimit letrar, shumė lexues, ashtu si unė, memėzi e kanė kryer sė lexuari “Kodin da Vinēi”, pikėrisht sepse i mungon plotėsisht bukuria letrare. Ndėrsa ēdo pohim mbi Jezusin dhe mbi karakterin historik tė Ungjijve gjatė dy shekujve tė fundit, ėshtė bėrė duke u nisur nga njė diskutim kritik, duke tė krijuar idenė e njė pune tė jashtzakonshme, tė njė gėrmimi kėmbėngulės, tė njė dokumentimi rigoroz. Nė tė vėrtetė nė roman nuk nuk ekziston kurrfarė dokumentimi: gjithēka ėshtė fryt i pėrhapjes banale tė lajmeve tė rreme, komerciale, tė marra aty-kėtu, ndėrtuar nė formė batutash qė nuk kanė kurrfarė themeli historik. Mund tė themi shkurt se serioziteti shkencor mungon krejtėsisht. Atėherė, pse njerėzia e blejnė kėtė libėr? Pse  e lexojnė? Sepse jemi nė shekullin e bindjeve tė fshehta , tė propagandės, dmth nė njė shekull, nė tė cilin shumė shpesh suksesi i njė vepre nė treg nuk tregon absolutisht se ajo vepėr ka edhe vlerė artistike. Nuk besoj se njė vepėr  e tillė mund tė ndikojė mbi jetėn e ndokujt. Nė se ndokush do ta braktiste fenė sepse ka lexuar “Kodin da Vinēi “, mė duket se nuk do tė dėshmonte tjetėr, veēse nuk ka pasur kurrfarė feje, se ka besuar thjeshtė pėr forcė zakoni ose se nuk i ka bėrė kurrė vetes pyetje serioze pėr Jezusin, pėr tė pasur edhe pėrgjigje po aq serioze, duke fituar pjekurinė nė fe.

Pyetje: - Benedikti XVI, qė kur ishte kardinal, i pati porositur besimtarėt tė ruhen nga kurthet e relativizmit kulturor. A mund ta shpjegojmė suksesin e romanit, qė pėrshkohet nga kuptimet e dyfishta dhe dyshimet, ndėrmjet sė vėrtetės e fantazisė,  si shprehje tė kėtij fenomeni nė kohėt tona?

Pėrgjigje: - Ėshtė e qartė se ndėrgjegjet e shqeta, shpesh herė tė brishta, pilotohen lehtė nga propozimet  e librave qė propagandohen, qė shiten  e pėrhapen me shpejtėsi, pavarėsisht nga vlerat, karakteristikė kjo e njė sistemi ekonomiko-komercial mbi tė cilin duhet tė reflektojmė e qė ėshtė pikėrisht sistemi i globalizimit. Nė kėtė kuptim mund tė thuhet se suksesi i “Kodit da Vinēi” ėshtė pjesė pėrbėrėse e kancerit tė relativizmit, nga i cili vuan struktura ekonomike e komerciale e fshatit global, qė quhet botė. Ėshtė njė fenomen, si tė themi, i modės, e si i tillė edhe duhet vlerėsuar, pa i dhanė kurrfarė peshe  etiko-shpirtėrore, sepse do tė ishte nder tepėr i madh pėr njė vepėr, sė cilės nuk duhet t’i kushtojmė kurrfarė vėmendje, duke e vlerėsuar pėr aq sa vlen, si vepėr mode, qė s’ka tė bėjė fare me kėndvėshtrim shpirtėror apo me kėrkimin e Zotit e tė vlerave.

 “Mashtrim mjeshtėror” ėshtė titulli i njė dokumentari, shfaqur dje nė Romė, qė  shpjegon falsifikimet e “Kodit da Vinēi, njė ditė para shfaqjes sė filmit tė frymėzuar nga romani i Den Braun.  Me ne, Atė Gjerald O’Kollins

“Kodi da Vinēi, mashtrim mjeshtror” titullohet dokumentari, realizuar nga Mario Biazeti pėr agjensinė Rome Reports News, qė tregon se romani i Den Braunit ėshtė ngritur mbi njė kėshtjellė falsifikimesh. Video u paraqit dje nė Sallėn e Shtypit tė Jashtėm nė Romė. Nė kėtė takim, organizuar tri ditė para shfaqjes sė filmit, morėn pjesė, ndėrmjet tjerėve, historiania e artit, Elizabet Lev dhe teologu jezuit i Universitetit Papnor Gregorian, atė Gjerald O’Kolins. Pikėrisht atė Kolinsit iu lutėm tė na flasė pėr falsifikimet kryesore tė romanit e tė filmit “Kodi da Vinēi”.

Pėrgjigje: - Brauni tregon se, me shtytjen e Kostantinit, hyjnia e Krishtit u shpall pėr herė tė parė nė vitin 325. Por kjo ėshtė krejtėsisht e pavėrtetė. Nė Besėlidhjen e Re,  e pikėrisht nė Ungjillin e Gjonit, Apostulli i drejtohet Jezusit me fjalėt: “ Zoti im e Hyji im!”, ndėrsa Letrat e Palit pohojnė vazhdimisht fenė nė Krishtin si “Zot e Hyj”. Hyjnia e Krishtit nuk ėshtė doktrinė e shpikur nė shekullin IV, por nis qė me zanafillėn e krishterimit! E pastaj vjen gėnjeshtra e Braunit, qė ka tė bėjė pikėrisht me Ungjijtė: sipas tij, nė kohėn e Kostantinit qarkullonin tetėdhjetė Ungjij; Kostantini zgjodhi  katėr prej tyre dhe e detyroi Kishėn t’i pėrdorte vetėm kėta. Ka shumė mundėsi qė Brauni tė mos e dijė  se  tė katėr Ungjijtė njiheshin zyrtarisht nga Shėn Ireneu dhe Etėrit e tjerė tė Kishės, qė nė shekullin II, dmth dyqind vjet para Kostantinit!

Pyetje: - Njė nga elementet kryesore, mbi tė cilat ngrihet romani, ėshtė trillimi i Den Braunit mbi lidhjet e Krishtit me Marinė Madalenė. Nė tė vėrtetė mund tė themi se edhe kjo sajesė nuk ėshtė  ndonjė gjė e re…

Pėrgjigje: - Rezultati qė dėshiron tė arrijė, ėshtė tė cėnojė Jezusin, ta ulė nė nivelin njerėzor, ta paraqesė si burrė tė martuar, kryetar tė njė lėvizjeje tė re fetare, me njė fjalė, njė Jezus qė nuk ėshtė nė gjendje ta kėnaqė shpirtin tonė, i cili ka uri e etje pėr Zotin. Libri i Braunit nuk ėshtė i vetmi qė provon ta cėnojnė figurėn e Jezusit. Pėr Braunin e tė tjerėt, Jezusi ėshtė figurė shqetėsuese, e unė besoj se pas kėtij libri fshihet pikėrisht pėrpjekja pėr tė pohuar se Jezusi ishte me natyrė thjeshtė njerėzore.

Pyetje: - Mirėpo si e shpjegoni ju suksesin e kėtij romani, e mbi tė gjitha, faktin se shumė lexues kanė arritur deri atje, sa tė mendojnė se tezat e “Kodit da Vinēi” janė tė vėrteta?

Pėrgjigje: - Shumė njerėz dėshmojnė padijen e tyre tė thellė nė lėndėn e Shkrimit Shenjt. Faji ėshtė yni. Ne, profesorėt, nuk ia kemi dalė mbanesh t’ua mėsojmė historinė e vėrtetė tė Kishės ose zanafillėn e Ungjijve tanė kanonikė. Braun ka ditur tė shfrytėzojė bestytnitė dhe padijen e miliona njerėzve. Ėshtė thjeshtė njė libėr i verdhė, ku pėrzjehen pak seks, pak fe, pak fshehtėsi … pėrgatitet, kėshtu, njė koktej qė funksionon mjaft mirė.

Pyetje: - Romani i Den Braun ka nxjerrė nė dritė tė diellit, siē theksuat edhe ju, injorancėn e thellė tė shumė besimtarėve mbi zanafillėn e fesė. Ē’pėrgjigje i duhet dhėnė kėsaj sfide kaq urgjente pėr Kishėn? A mund tė dalė edhe e mira, nga e keqja e njė romani pėrplot me falsifikime?

Pėrgjigje: - Po! Njė rezultat pozitiv i kėtij libri si edhe i filmit mund tė ishte krijimi i grupeve tė studimit,  i grupeve tė njerėzve qė interesohen. Vitin e kaluar isha nė SHBA, ku fola pėr “Kodin da Vinēi”. Herėn e parė u mblodhėn katėrqind vetė, tė dytėn edhe mė shumė. Libri ka krijuar publik, ka krijuar interes, e tani ėshtė radha e katolikėve tė pėrgatitur, e profesorėve katolikė, radha jonė, t’i ndihmojmė njerėzit pėr ta shuar urinė shpirtėrore. Kemi, tė paktėn tani pėr tani, njė publik vigan.

Gjeniu i falsifikuar: romani i Den Braun, e tani edhe filmi i frymėzuar prej tij, falsifikojnė veprėn e Leonardo da Vinēit. Pėr kėtė na flet profesor Aleksandėr Vecozi

Suksesi i romanit tė Den Braunit lidhet me emrin e Leonardo da Vinēit,  tė cilit ia falsifikon si figurėn, ashtu edhe veprėn. Nė romanin e tij, nga i cili frymėzohet filmi qė nisi tė shfaqet sot, Braun mbėshtet tezėn se nė ‘Darkėn e Mbrame’ tė Leonardos, njeriu qė ėshtė ulur pranė Jezusit, nuk ėshtė Shėn Gjoni, dishepulli mė i ri, por Maria Madalena. Tezė pak si tepėr e ēuditshme kjo, siē nėnvizon profesori Aleksandėr Vecozi, drejtor i Muzeut ‘Leonardo da Vinēi’, intervistuar nga Radio Vatikani:

Pėrgjigje: - Mbi kėtė temė tė veēantė, tė Shėn Gjonit Apostull pranė Jezusit, nuk ka dyshime, sepse tė gjithė e dimė se Leonardo pikturoi skenėn e Darkės sė Mbrame tė Jezusit me Dymbėdhjetė Apostuj. Nuk ka pikturuar katėrmbėdhjetė vetė, siē ngjet nganjėherė ndėr episode tė tjera tė historisė sė artit. Mund tė themi, prandaj, se kemi tė bėjmė me njė provokim me efekt qė s’ka tė bėjė aq me letėrsinė, sa me tregun e letėrsisė. Njė hamendje tė tillė mund ta rrėzojmė nė shumė kėndvėshtrime, edhe nė atė teknik, duke pasur parasysh se nė pikturėn e Rilindjes, fytyra e Gjonit ėshtė paraqitur gjithnjė me njė ėmbėlsi tė jashtzakonshme. Nga hyrjet historike tė ‘Kodit da Vinēi’ ėshtė  hequr njė frazė e cila, fillimisht, krijonte vėrtetė konfuzion. E kjo frazė mbėshteste tezėn se tė gjitha veprat e artit, burimet historike, dokumentat edhe tė sekteve tė fshehta, ishin e vėrtetė e pastėr historike. Si ėshtė hequr kjo frazė, autori i romanit fiton mė tepėr liri pėr tė provokuar, pėr tė shpikur…

Pyetje: - Ndėrmjet tjerash, Den Braun thotė edhe se Mona Liza ėshtė autoportet hermafrodit… A mund tė vėrtetohet kjo tezė, apo edhe kėtu kemi tė bėjmė me njė trillim?

Pėrgjigje: - Kodi da Vinēi ėshtė shkruar duke pasur parasysh mė shumė efektin se sa thellėsinė letrare, cilėsinė artistike. Nė kėtė kuptim, Gjokonda e Leonardos ėshtė njė nishan qė mund tė qėllohet lehtė, dmth qė mund tė zgjojė menjėherė kureshtjen e lexuesit. Provokimi do tė funksiononte, nė se nuk do tė ishte fare e lehtė pėr ta hedhur poshtė. Gjithsesi kujtoj se ka njė traditė tė ēuditshme, sipas tė cilės shumė studiues e besojnė kėtė tezė, pėr mua tė pabesueshme. Mjafton tė vėmė ballė pėr ballė autoportretin e Torinos dhe fytyrėn e Gjokondės, pėr tė vėrejtur menjėherė se buzėt, hunda, posaēėrisht sytė, e edhe qepallat, nuk kanė kurrfarė pėrkimi. Nuk gjejmė kurrfarė ngjashmėrie, ndonėse vetė Leonardo shpeshherė pohonte se artistėt pikturojnė vetveten. Nė tė vėrtetė, pikturojnė idenė e tyre mbi pikturėn. Gjokonda nuk ka kurrfarė ngjashmėrie me portetin e Leonardos, ndėrsa tema e figurės hermafrodite ėshtė njė nga provokimet e romanit. Mund tė themi se nė kėtė portret gjejmė idenė e Leonardos mbi pikturėn, me tė gjitha ndėrlikimet  e  jashtzakonshme tė vlerave estetike e konceptuale tė veprės,  tepėr larg   nga ēdo lloj banaliteti qė na propozon nė kėtė rast Den Brauni.

Pyetje: - Duke lexuar “Kodin da Vinēi” pėrfytyrojmė njė Leonardo misterioz, qė s’mendon tjetėr, veēse tė shėnojė kode nė veprat e veta, njė lloj magjistari…. Juve, qė ia keni kushtuar gjithė jetėn studimit tė gjeniut tė madh, ē’pėrshtypje ju bėjnė kėto teza?

Pėrgjigje: - Kodi da Vinēi e banalizon madhėshtinė e Leonardos. Mund tė them se ky ėshtė njė ēast delikat, nė tė cilin Leonardo ėshtė mė i famshėm se kurrė e njėkohėsisht, mė i marrė nėpėr gojė se kurrė. Nė faqen e famshme 62 tė botimin tė parė italisht tė ‘Kodit’, radhitet gjithė seria e keqkuptimeve dhe e dyshimeve rreth figurės sė gjeniut. Leonardo, qė ishte kundėr falltorėve e alkimistėve e qė kėrkonte me durim tė madh tė vėrtetėn shkencore, na paraqitet si  magjistar e alkimist. Pastaj vijnė me radhė trillimet mbi Leonardon, qė sipas Braunit, shpikte vegla torture, qė   zhvarroste tė vdekurit e qė kishte pėrkrahjen e shejtanit. Njė serė aluzionesh tepėr larg nga e vėrteta. E mė pas vjen edhe hipokrizia shpirtėrore e Leonardos ndaj Kishės. Shkruhet se da Vinēi paskej pikturuar qindra vepra kishtare, e pavėrtetė edhe kjo, sepse nė realitet Leonardo ka realizuar shumė pak vepra tė kėsaj natyre.

Radio Vatikani Programi Shqip

 

 

Emigrantėt, Shqipėria italiane pėrtej Adriatikut

Albert Vataj

Treguesit e marrėdhėnies sė fqinjėsisė sė mirė, njė reciprociteti tė shkėlqyer dhe njė garanci larg ēdo interesi tė ndėrsjelltė tė Italisė me vendin tonė janė rikonfirmuar gjatė vizitės sė disa ditėve mė parė tė Nėnsekretarit italian tė Punėve tė Jashtme, Famiano Crucianelli nė Tiranė. Nė konferencėn e pėrbashkėt tė ministrit tonė tė jashtėm Besnik Mustafaj dhe  Famiano Crucianelli  mund tė nėnvizohet deklarata e Zoti Crucianelli: “Ne kemi tashmė njė kuotė qė pėrbėhet nga 3000 deri nė 4500 vetė dhe konkretisht kemi njė ndjeshmėri tė veēantė ndaj emigrantėve dhe tė rinjve shqiptarė. Nuk e di nėse jeni tė dijeni tė faktit qė, nė dispozicion tė studentėve shqiptarė janė 6000 bursa studimi. Ndarja e bursave nė Itali bėhet kėshtu: 90% i takojnė italianėve dhe 10% tė huajve. Dhe shqiptarėt bėjnė pjesė tek 90 pėrqindėshi i italianėve. Kjo ėshtė njė tregues mė se I qartė e fatit tė kėsaj miqėsie dhe fqinjėsie. Tė drejtat e studimit dhe shtimi I legalizmit tė emigrantėve qė jetojnė e punojnė nė Itali.

Nė lidhje me mundėsinė e Ratifikimit tė shpejtė tė MSA-sė nga pala italiane Mustafaj ėshtė shprehur se:- “U fol pėr rolin primar qė mund tė luajė Qeveria italiane dhe Italia kundrejt hyrjes sė Shqipėrisė nė BE dhe ky rol qė Italia po dėshmon si shenjė e lartė miqėsie ndaj Shqipėrisė, presupozon shumė mė tepėr se ratifikimi i MSA-sė. Kjo do tė thotė qė Italia, do tė ketė njė rėndėsi tė veēantė dhe nė realizimin e standardeve kėtu brenda qė na nevojiten ne pėr tė pėrmbushur detyrimet pėr Marrėveshjen e MSA-see”.

Ndėrsa Nėnėsekretarin italian Crucianellinė lidhje me vlerėsimin e Italisė pėr hapat e marra sė fundi nė lidhje me luftėn kundėr trafiqeve tė jashtėligjshme nė Adriatik, ai ka nėnvizuar: “Siē e pėrmenda edhe pak mė parė, nė sektorin e luftės kundėr paligjshmėrisė dhe tė luftės kundėr trafiqeve tė paligjshme, bashkėpunimi mes dy vendeve tona ka qenė i pėrkryer dhe ėshtė pėr t’u marrė shembull pėr tė gjithė Mesdheun. Natyrisht, mund tė bėhet dhe mė shumė e nė fakt, ne diskutuam edhe pėr bashkėpunimin midis ministrive tė Drejtėsisė sė dy vendeve tona. Faktikisht, nė fushėn e luftės kundėr kriminalitetit, masat asnjėherė nuk janė tė mjaftueshme, por ajo qė kemi bėrė tashmė, ėshtė tepėr e rėndėsishme. Kjo vizitė ėshtė njė shėnj positive dhe njė garanci qė vendi ynė merr nga aleati I saj Itali, aq mė tepėr kur vizita e tij pėrkon me rativifikimin e marrėveshjes sė Asociim Stabilimit me Bashkimin Evropian.

 

 

Vdekjet (a)natyrale Arbnori-Pashko

Brenda pak ditesh distance nga njeri- tjetri, u zhduken dy nga figurat me te rendesishme te pluralizmit shqiptar: ish- kryeparlamentari Pjeter Arbnori dhe ish- zevedeskryeministri Gramoz Pashko, njekohesisht edhe dy nga figurat me kryesore te Partise Demokratike ne vite. “Natyra eshte treguar e pameshirshme”, mund te perifrazohen keto dy vdekje, te cilat mbase ne analet e historise mund te trajtohen tani e tutje se bashku, sic edhe kontributet e ketyre dy personaliteteve, ecen paralel ne 16 vitet post- komunizmit shqiptar.

Ne fakt, nje nga cudite me te medha te natyres, eshte pikerisht vdekja pa pritur dhe pa kujtuar e Mandeles shqiptar, Pjeter Arbnorit. Kjo per faktin e thjeshte se mosha, por edhe vuajtjet e 28 viteve burg mbi shpine, nuk mund te justifikojne kurresi nje vdekje te papritur, ne pak ore dhe si per ironi, ne nje vend si Italia, ku mjekesia eshte shume e perparuar. Sic edhe e kam shprehur publikisht, Arbnori vizitohej shpesh nga mjeket dhe me pak se nje muaj nga vdekja e tij, mu shpreh jo pa kenaqesi se “bluzat e bardha e kishin siguruar se nuk vuante nga asnje semundje dhe madje te gjitha organet jetesore, i punonin si sahat”. Ndoshta edhe nga natyra e profesionit, gazetar, si une edhe shume te tjere, jemi pak dyshues, duke patur parasysh se Arbnori ishte jo vetem nje simbol, por edhe pjestar shpirteror i shume familjeve shkodrane e shqiptare.

Ne fakt, eleminimi i Pjeter Arbnorit politikisht, kishte startuar prej kohesh. Pa dashur te bejme nje analize te gjate dhe te hollesishme, ai u kandidua ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005 ne nje zone, ku fitorja e tij ishte e mundur aq sa Arbnori mundi te parandaloje vdekjen e tij (a)natyrale. Perballe nje biri te treves se M.Madhe, njekohesisht edhe me nje PD te shkaterruar nga mosmarreveshjet ne mes malesoreve me qendren e vecanarisht Sali Berishen, bashkuar edhe me epersine e te keqes ndaj te mires ne Shqiperi, i sollen Arbnorit humbjen e sigurte por te paraprojektuar mbase, qe nga zyrat lokale te PD-se deri tek ato ne qender. Kesaj i shtohet edhe fakti tjeter, qe nga selia blu e Tiranes, Arbnorit asokohe, iu sugjerua qe te mos “ngrinte shume pluhur me zonen e tij”, pasi e djathta kishte fituar dhe si pjese e natyrshme e saj, ai do te kishte vendin e merituar.

Jo si nje ushtar besnik i partise, sic e etiketon(te) dikur apo edhe sot ndonje nga “miqte” e tij, por si nje politikan qe i nenshtrohet vullnetit te forumeve politike te subjektit qe militon, kur edhe ato vendime jane te padrejta dhe e cenojne direkt, Arbnori vazhdoi te qendronte ne pritje te nje kerkese per te dhene kontribut sic edhe deri me 3 korrik 2005. Me konstituimin e Kuvendit te ri dhe me pas me krijimin e qeverise se re te kryesuar nga Berisha, natyrshem Arbnori priste te thirrej per te vijuar kontributin e dhene. Ne kete periudhe, ne tryeza te shumta shihej me shume skepticizem nje ide e tille, teksa nga Tirana, jo vetem ai por edhe te aferm shigjetoheshin tashme “nga te medhenjte” ne pushtet dhe me poste. Nga ana tjeter, kujtohej shpesh edhe deshtimi i Arbnorit si kandidature per president konsensual ne vitin 2002, teksa mazhoranca e asaj kohe shprehej e gatshme, ndersa pengesat me te medha i vinin nga lidershipi i PD-se ne ate kohe, pas 3 korrikut 2005 ne pushtet.

Askush nuk ka as dyshimin me te vogel qe Arbnori kerkonte te ishte pjese e qeverise. Askush nuk dyshonte se arbnori donte ndonje post shume rilevant ne nje nga pozicionet e larta, mbase edhe kushtetuese. Ashtu sic u fol, ai do te ishte i kenaqur dhe i lumtur qe te merrte postin e ambasadorit te Shqiperise ne Vatikan dhe kur edhe ky post, iu dha nje personi tjeter (edhe ai shume i nderuar!), Arbnori mori goditjen perfundimtare jo vetem politike. Hamendjet per nje sabotim te shendetit te tij ne Itali, pas operacionit te pare me sukses ne zemer, po zene perhere e me shume hapesire edhe pse personalisht, me duket e pabesueshme qe politika te shkoje deri ne ate pike. Por politika dhe vecanarisht mazhoranca aktuale, eshte vrasese ne kuptimin figurativ, te personalitetit dhe te aftesive te treguara nga Pjeter Arbnori. Me pas, nuk ka shume rendesi nese ai vdiq nga injektimi i nje shiringe me ajer ne vena (nje alternative qe e kam degjuar ne tryeza), apo nga merzia qe e kaploi pasi njerezit me te cilet luftoi e punoi per 16 vite e lane ne rruge, pikerisht teksa alternativa e djathte erdhi ne pushtet pas 8 viteve....

Kush e dha urdherin per nisjen me urgjence te helikopterit drejt Italise? Eshte nje pyetje qe vlen 10 milion dollare, por qe akoma nuk po merr nje pergjigje. Prej ketu mund te shtjellohet fare mire edhe vdekja e dyte (a)natyrale e mistershme e Gramoz Pashkos, padyshimin me te vogel, nje nga ekonomistet me te mire shqiptar, potencial intelektual por edhe politik i rikthyer ne gjirin e PD-se qe e krijoi pas nje ndarjeje mjaft te gjate kohore. Fabula eshte sa e pabesueshme, aq edhe intriguese per nje “triller” me metrazh te gjate. Teksa shetiste ne breg te detit ne Himare apo po peshkonte, ai ka rreshqitur ne uje, pa patur asnje njeri prane. Njeri version, eshte se ka perplasur koken duke rene, ndersa varianti tjeter, eshte se pasi ka pesuar nje infrakt, ka rene ne uje. Me pas eshte perplasur nga njerez qe kerkonin ta nxirrnin ne breg. Edhe ketu, si goditje e pare, si ne rastin e Arbnorit, eshte nje infrakt apo parainfrakt, por qe gjithsesi lidhet me zemren e njeriut. Identikisht si ne rastin e Arbnorit, ka edhe nje seri te dyte. Pas 10 minutave, Pashko eshte gjetur i gjalle dhe ne gjendje kome, eshte drejtuar me shpejtesi per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Aty i jane bere vizitat e nevojshme dhe eshte vendosur dergimi ne Itali me urgjence per nje kurim me special. Duhej qe transportin ta bente nje helikopter i Ministrise se Shendetesise, por nuk kishte aftesi per udhetim naten. Me pas, vihet ne sherbim nje helikopter qeveritar, me te cilin vetem dy ore me pare, ishte kthyer nga Pogradeci, kryeministri Berisha. Pas tragjedise, rezultoi se edhe ky helikopter nuk i plotesonte kushtet per te udhetuar naten. Gjithsesi, dikush dha nje urdher misterioz per nisjen urgjent te helikopterit drejt Italise. Ne oren 22.22 te nje dite te zakonshme, kontaktet me helikopterin u shkeputen dhe qe prej asaj kohe, nuk ka asnje lajm. Pashko dhe i biri, si dhe 4 persona te tjere, konsiderohen te humbur.

Fillimisht u tha se ishte nje mot i keq- i pergenjeshtruar nga ministri Mediu, me pas u tha se faji ishte njerezor- i pergenjeshtruar nga ministri Olldashi dhe me pas u tha se fati u tregua i pameshirshem- nga kryeministri Berisha. Ndersa keto dite, po flitet per nje shperthim te helikopterit ne ajer dhe shkak ishte nje infrakt i pilotit. Vertete e cuditshme, por ne skene dalin serish problemet me zemren, ndersa duhet pranuar se jeta e presidentit, kryeministrit dhe autoriteteve te tjera, paskesh qene e rrezikuar vazhdimisht, pasi pilotet legjendare nuk paskan qene mire me shendet(?!).

Hamendjet jane te shumta, por sipas gjasave, ne kushtet e mungeses se nje kutie te zeze te helikopterit, por edhe mosgjetja e mbetjeve te tij, te bejne te mendosh se e verteta nuk do te zbardhet kurre. Edhe nese gjendet dhe shpallet publikisht kush e dha urdherin e nisjes, jo vetem qe te humburit nuk do te kthehen me, por sejcili mund te justifikohej se deshiren e madhe per te shpetuar nje jete njeriu!

Une kam nje tjeter mendim, edhe pse thjeshte ne formen e hipotezes. Helikopteri qeveritar, ishte vene ne shenjestren e dikujt, i cili kerkonte te godiste nje nga kreret e shtetit qe perdornin “Bell 222”, ose duhej qe ndonjerit prej tyre ti jepej nje sinjal, nje mesazh, nje paralajmerim. Nuk eshte hera e pare qe kane ndodhur keto ngjarje, sic edhe na tregon historia boterore ne shekuj, duke na lene edhe shprehjen “Koke turku”. Hamendjet e tjera, per nje eleminim te parapergatitur, te deshtuar ne brigjet e Himares dhe te perfunduar ne detin Adriatik, edhe pse lidhen me nje ripozicionim te ri te pritshem te Pashkos, per mendimin tim nuk qendrojne. Me sakte nuk dua ta besoj se politika shqiptare ka arritur deri ne ate pike....

Shoqeria njerezore ka njohur dhe do te njohe vrasje te pazbuluara ndonjehere. Edhe per vdekjet (a)natyrale, mund te thuhet e njejta gje. Arbnori dhe Pashko, futen ne kete grupin e fundit, edhe pse e verteta thuhet se vonon, por nuk harron. Por kur ne mes qendron nje det i tere, si ai Adriatik, prej nga u kthye i vdekur Arbnori dhe ku humbi ne te njejten gjendje Pashko, e verteta eshte veshtire te zbulohet. Mbase nuk ka as edhe deshire per tu zbuluar! Ketu mund te futemi ne historine e Romes moderne, ku gjendet gjithmone nje Brut!

Blerti DELIJA

 

 

Kur tėrbimi tė kap pėr hunde

Nga Albert Vataj

Jeta parlamentare shqiptare mėsohet tė ketė hyrė nė njė rrugė pa krye. Pėrkeqėsimi i situatės ka tejkaluar ēdo limit. Opozita nuk ka zgjedhur bojkotin pėr tė shprehur qėndrimin e saj kundėr mekanizmave tė zaptimit tė KQZ-sė nga mazhoranca, tė paktėn kėshtu pretendojnė tė majtėt. Ajo qė ndodhi nė Parlament nuk merr pėrsipėr tė tregojė njė tjetėr fytyrė tė ligjvėnėsit shqiptar. Zallamahia, grushtet dhe sharjet me libėr shtėpie, janė bėrė tashmė njė rrjedhojė logjike e punimeve tė kėtij institucioni tė zgjedhur nga shqiptarėt. Opozita e pėrfaqėsuar nga njė tufė mistrecash, (se gansterėt dhe halabakė, se ata kanė norma burrėrie tė mos i vėrsulen njė gruaje si hienat mbi ngordhėsirėn) rrijnė si me gjysėm bythe nė ndejtoret e Kuvendit dhe me gjysmėn tjeter e lėnė nė gadishmėri, qė sapo ndonjėri prej sojit tė tyre luan bishtin ato vėrsulen nė kėmbė. E ē’bėjnė nė kėtė rast, lind pyetja? Se sa trima janė, kėtė as se duet ta marrim nė konsideratė. Nuke kanė trashėguar dhe as nuke guxojnė tė gjenerojnė burrėri apo forcė argumenti tė tė vėrė mė shpatulla pas murit.

Kulmin mistrecėria e ajtė e ka mbėrritur seancėn e ditės sė premtė. Kėsaj here kanė qėnė petritėt e LSI-sė, tė cilėt kanė bėrė gangsterin, tė mbėshtetur nė tė gjithė sektorėt e ofensivės sė tyre tė burracakėrisė edhe nga socialistėt, e tipit tė Mus Ulqinakėve. Tė gjithė shqiptarėt pėr fatin e keq panė drejtpėrdrejtė atė qė tė zgjedhurit e tyre bėnė. Tėrbimi I pjellės sė selisė rozė, metistėt, nuk kishin mėshirė as pėr vazot e luleve decorative pas panelit tė qeverisė, nė Parlament. Nė kėtė rast askush nuke ka kohė tė mendojė, se si u agravua situate qė precipitoi nė gjeste tė tilla. Pakkush nga qytetarėt e di se strumbullari I gjithė kėsaj ėshtė Presidenti I Republikės, Alfred Moisiu, I cili u’a dha socialistėve kandidaturėn e KLD-sė pėr anėtarin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Dhe mazhoranca duke e konsideruar kėtė si njė sfidė, ose mė saktė si njė qorrsokak ku tentonte ta fuste Alfredua me minorancėn KQZ-nė dhe vendimmarrjen nė kėtė institucion tė rėndėsishėm zgjedhor, ofrojnė nė Kuvend kandidaturėn e tyre nga partitė e vogla tė mazhorancės. Gracka ku e gjen vetėn politika shqiptare ėshtė njė mundėsi e pėrkeqėsimit tė mėtejshėm tė klimės, qė pikėnis me banditizmin metist nė seancėn parlamentare tė sė premtes, pėr tė vijuar me ndėrtimin e strukturave tė vitit ogurzi tė 1997 nga ana e opozitės.

Ende nuke I dihet se deri ku mund tė rrugėtojė kjo katrahurė politike, por kjo nė njė farė mėnyre ishte e pritshme. Kjo pėr vetė faktin se opozita qė me “Zogun e Zi” po akumulon dhe po peshkon raste pėr t’u ndėrsyer. Morali I gjithė kėsaj ėshtė amorali. Qėllimet personale tė disa eksponentėve tė majtė ėshtė kthyer nė njė makineri qė ėshtė vėrsulur nė tė sotmen shqiptare. Edi Rama kėrkon me tė gjitha mjetet tė fshihet pas kėtij apokalipsi politik tė rehabilitojė vetveten e penalizuar nga abuzimet e mėdha me fondet publike. E keqja e kėsaj ėshtė se nė kėtė lojė e gjejnė veten Presidenti I Republikės, ai qė nuke resht sė kėrkuari racionalitet, vetėdije politike dhe mature, ndėrkohė qė ai ėshtė vetė proverbi: “ngrihet nėj I marrė e hedh njė gurė nė lum, 100 tė menēur hidhen dhe se nxjerrin”. Nė batak ėshtė edhe kreu I Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, parimet pėr tė cilat ai u divorcua me PS I ka shkelur me tė dy kėmbėt. Zoti e dhėntė qė nė kėtė ēmenduri, tė urtėt tė gjejnė vendin e tyre, jo nėn hije, porn ė vijėn e parė tė frontit, tė sjellin alternative dhe tė hullisin drejt normalitetit jetėn parlamentare dhe veprimtarinė politike tė dy kampeve. Shanset janė tė pakta. E pamundur mbetet dhe ikja nga kjo rrugė pa krye.

 

Politika e korbave

As varret e hapur, as shpirtrat qė prehen nė fund tė detit, as lotėt e nėnave, as pikėllimi dhe keqardhja kolektive e njė populli, askurrkiametin nuk ndalė gjuhėt e helmėta tė njė politike pėr tė kthyer tragjedinė nė njė front tė tė bėrit opozitė. Kjo ėshtė dėshmia mė e turpshme qė ka mundur tė bėjė vaki nė njė shoqėri civile. Pėr mė keq, kur kjo lukuni dhe isoja e kėsaj kuje nuk ka tė ndalur.

Ndėrsa Adriatiku ėshtė kthyer nė njė arenė makthi, torture dhe padurimi, e ndėrsa gjashtė jetet dirgjen nė tabanin e kėtij pėrbindėshi tė pamėshirė, njė tjetėr fatkeqėsi ka pllakosur nė tė sotmen shqiptare. Politika e majtė po pėrdorė tė gjithė kapacitete e saj pėr ta shfrytėzuar fatkeqėsinė e pesė familjeve tė tragjedisė nė njė politikė opozitare korbash. E majta, porsi korbat qė i vijnė kundruall vdekjes, edhe ata ngulmojnė tė gjejnė krisje nė kėtė fatalitet tė fatit, pėr t’i konvertuar nė armė, me tė cilat tė bėjė ofensivė efikase ndaj qeverisjes. Askund, askurrė, vetėm kėtu si akurrkund tjetėr, vdekja, fatkeqėsia, fati i hidhur tė pėrbėjnė ushqim pėr kėsi lloj korbash. Ndėrsa familjet presin nga ora nė orė, nga dita nė ditė tė mėsojnė diēka pėr vendndodhjen e mundshme tė tė dashurve tė tyre nė fund tė Adriatikut, ata qė dje i qanė dhe ndanė dhimbjen mė familjarėt e tė zhdukurve, nga ora nė orė, nga dita nė ditė rrėmojnė e sajojnė turli lloj mjetesh pėr t’i ndėrsyer pushtetit. Pėrkthimi i gjithė kėsaj ėshtė se shteti i dėrgoj fatet e tyre drejt njė fundi fatal. Njė monstruozitet i tillė nuk dėshmon asnjė lloj morali politik apo njerėzor, pėr mė pak qytetari. Ata nuk mjaftohen me vdekjenhumbjen e gjashtė personave. Ata nuk ngopen as me torturėn e pafund tė shtetit pėr t’i gjetur trupat, sikurse nuk do t’u mjaftonin mė keq se kaq qė tė tregonin pak humanizėm. Politika opozitare e tyre nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak se njė rrėmim i vazhdueshėm nė plagėt lėnguese tė dhimbjes tragjike qė ka pllakosur kėto familje nga pamėshira e fatit. Hetimi nga ana e tė majtėve, rreth dorės vrastare tė shtetit, pėr kėtė fatkobzi, siē vėrtiten ta nėnquajnė ata kėtė lojė turpi ėshtė njė shėrbesė qė i bėjnė shpėrbėrjes totale tė moralit tė tyre. Duke mos u ndalur para asgjėje pėr tė mbėrritur nė qėllimet e tyre, ata viktimizojnė tė drejtėn ė ēdokujt pėr tė shpresuar se ky vend do tė ketė njė ditė njė klasė politike morale, qytetare, humane dhe tė denjė pėr progres. Tė luash mė kėtė tragjedi ėshtė pjesėmarrje nė krim, pavarėsisht se ata kanė marrė anėn e atyre qė duan tė zbardhin ēdo sekondė tė asaj natė tė zezė qė gremisi gjashtė fate njėrėzore nė fundin e detit. Kjo politikė korbash kurrsesi nuk mund tė jetė njė oponencė, pėr mė tepėr njė rol pozitiv nė tabanin e kėtij fataliteti. Fati ishte i pamėshirė me jetėt e atyre fatfikurve, por bėhet edhe mė i pamėshirshėm kur kėtė e pėrdor si njė kartė tė lojės politike. Asnjėri prej atyre qė jeta e tyre u shua papritur dhe nė emėr tė shpėtimit tė jetės nuk ėshtė fajtor, sikurse pėrgjegjėsia e fajit nuk ėshtė pjesė as e atyre, tė cilėt nisur nga dėshira e mirė dhe humanizmi i rrugėtuan ata drejt rrugės pa kthim. Le t’i lėmė shpirtrat e tyre tė prihen tė qetė nė fatin e tyre, nė fundin e detit, e familjet lė t’i mbushim me shpresė se shumė shpejt do tė kenė njė varr pėr tė dashurit qė humbėn nė kėtė fatkobzi. Kjo ka njė fund, duke i vėnė kapak kėsaj politike korbash qė vijon opozita tė bėjė.                         Redaksia

 

Bajraktarizėm, fise e klane, synime ndarėse edhe pėr gjuhėn!

Nė sistemin e ri tė pluralizmit politik, social-ekonomik dhe arsim tė vendit, veprimet dhe roli i individit pėr gjuhėn e folur dhe tė shkruar po fitojnė gjithnjė vlera tė reja. Po bėhen pėrpjekje qė ēdo individ tė luajė rolin e vet dhe tė zėrė vendin qė i takon nė shoqėrinė e sotme shqiptare.

Pak muaj mė parė, nė gazetėn “Mėsuesi”, profesori i nderuar i gjuhėsisė shqiptare dhe mbarė diasporės, Gjovalin Shkurtaj, thoshte: “Mjaft mė me kritika tė paadresuara: Shpifja vijon tė jetė nėn trysninė e shkruesve dhe folėsve tė pakujdesshėm. Ka ardhur koha qė normėshkelėsit tė pėrgjigjen pėr dėmin qė i shkaktojnė gjuhės shqipe. “Malli” pėr fjalėt e panevojshme ėshtė bėrė  ndėr ne si njė sėmundje ngjitėse qė po merr pėrmasat e njė epidemie gjuhėvrasėse”.

Me trazirat e mėdha qė ka pėrballuar Shqipėria dhe me nivelin kulturor qė ka trashėguar, kjo ėshtė njė periudhė e mjaftueshme.

Ėshtė me vend qė t’u drejtohemi strukturave tė gjuhėsisė sė sotme me pyetjen: “Ku ka ngelur zbatimi i shqipes ndėr ne?” Vetė pyetja e shtruar pėr reflektim flet pėr njė studim madhor tė kėsaj fushe ndėr ne, qė do pėrsėri kohė dhe hapėsirė nė shumė rrafshe tė jetės sė pėrditshme. Gjuha standarde nuk ėshtė njė parlament ku secila krahinė pėrfaqėsohet me tė dėrguarin e vet, gjuha standarde ėshtė madhėsi kulturore qė krijohet nga lėvruesit e saj nė rrethana tė caktuara dhe formohet nga gjuhtarėt, duke pėrzgjedhur nga tėrėsia e formave ekzistuese, ato qė prestigji i lėvruesve i ka pėrhapur mė shumė gjuhėn e shkrimit dhe qė pajtohet mė mirė me vetė ecurinė e zhvillimit historik tė asaj gjuhe. Kjo fushė e gjuhės standarde do pėrgatitje dhe impenjim mė tė madh nga intelektualėt nė pėrgjithėsi dhe nga mėsuesit e gjuhės dhe tė letėrsisė nė veēanti. Pra, ndjenjė e pasion pėr tė, moral e dashuri tė lartė dhe mbi tė gjitha respekt e vlera tė mėdha pėr kėtė thesar ndėr tė parėt dėshmues tė dallimit kombėtar.

E parė nė kėto faktorė, tė cilėt duhet tė njihen mirė, ngase kjo fushė e dijes ėshtė shenja e parė dalluese e veēantisė kombėtare. Ka ecur tepėr ngadalė nė rrjedhė tė historisė sonė, qoftė nė fushėn e konsolidimit tė alfabetit, qoftė nė rrafshin e njehsimit tė gjuhės gjithėkombėtare kemi kapėrcyer shumė shekuj pėrpjekjesh tė kėtij kombi, pėr t’i vėnė kėto nė themelet e duhura e tė shėndosha tė cilat qėndrojnė nė ditėt e sotme. Por pėr kėto piketa ndėrtimesh, tė kėtyre fushave gjuhėsore ėshtė derdhur shumė gjak dhe ėshtė paguar shumė shtrenjtė nga stėrgjyshėrit e gjyshėrve tanė.

Kėtu e njėqind vjet mė parė, Xhuvani thoshte hapur pėr daljen nė dritė tė njė gjuhe letrare tė njėsuar, pra tė krijuar mbi baza tė shėndosha letrare. Ai mbetet burrė i madh i kėtij kombi me qė e me nam tė madh nė fushėn e dijes gjuhėsore. Por puna e kėtij dhe shumė xhuvanėve tė tjerė tė gjuhėsisė shqiptare i kanė dhėnė, i japin kombit nė fushėn e dijes dhe tė urtėsisė po ē’e do namin dhe kėshillat e tyre nuk janė tė kapshme dhe tė rrokshme tek disa intelektualė, politikanė, mėsues tė gjuhės, punonjės tė medias sė folur dhe tė shkruar, tė cilėt po i fusin brirė gjuhės sė sotme tė njėsuar.

Prof.Xhuvanit nuk i vinte fare rėndė qė t’i shtrijė dorėn pėr punėn e madhe qė kishin bėrė nė gjuhė e pėr gjuhėn dy vėllezėrit, Naimi dhe Samiu. Edhe Noli me urtėsinė qė e karakterizonte pėr vlerat njohėse tė gjuhės sė kombit pati thėnė: “Lėvizja pėr tė ngritur gjuhėn shqipe nė shkallė kombėtare nisi nė toskėri”. Shih D.Agollin nė “gjuhėn e Nolit”, Tiranė 1999. Kėta dy dijetarė tė mėdhenj, Xhuvani, siē dihet i takonte tė folmes veriore, ndėrsa Noli i pėrkiste tė folmes jugore, por kėta nuk vuanin nga bajraktarizmi as nga fise e klane shqiptarėsh, tė cilat nuk i kapėrcyen pėr t’u mbajtur kombi i patundur vetėm nė sajė tė gjuhės sė njėsuar pėr tė cilėn edhe ballafaqohemi sot aty-kėtu me telashe dhe shpesh herė edhe me synime ndarėse. Duke lexuar mediat e sotme, revista e tekste tė fushave tė ndryshme “njeriut tė ndershėm i bėhet sikur gjuha e sotme letrare standarde e pėrcaktuar kėtu e 35 vjet mė parė ka mbetur vetėm nė letėr, nuk ka arritur ngritje tė duhur cilėsore siē duhet tė kishte”. Kėrkojmė tė sjellim ndihmesėn tonė tė ēmueshme edhe nė kritikėn e gabimeve e lajthitjeve e shkronjave vulgare gjuhėsore qė manifestohen tek disa prej folėsve, gazetarėve dhe politikanėve.

Ajo, qė tė shqetėson janė kresat zyrtare qė pėrgatiten ēdo ditė me mijėra nėpėr administratat publike e jopublike, nė institucionet arsimore shkencore e kulturore, ku shumė prej tyre paraqiten me plot gabime gjuhėsore. Mendojmė qė brenda njė ministrie, dikasteri tė punėsohet njė specialist i gjuhės apo redaktor letrar, i cili do tė korrektojė apo redaktojė shkresat zyrtare. Lexuesit tanė duhet tė jenė tė bindur, se gjuha shqipe ėshtė njė institucion dhe mosrrespektimi i kėtij institucioni duhet tė shoqėrohet me masa penalizuese. Por ana tjetėr e kėtij shqetėsimi duhet tė shoqėrohet gjithnjė me njė propagandė ofinamike, ku vetė gjuha amtare tė vlerėsohet nė maksimumin e kėrkuar, ku studimet mbi shpifjen letrare tė zėnė vendin e merituar. Si ia bėri Naimi i madh qė si gjen dot as njė barbarizėm nė veprėn e vet. Po Noli, qė mori guximin dhe solli nė shqip edhe Servantesin, edhe Shekspirin, edhe Khajamin? Po Konica, Kuteli, Poradeci, Xoxe, Agolli e Kadareja etj. Kėta mjeshtra tė fjalės e gjetėn tė pat harruar arėn e fjalės, ama fjala u ndrit nė fjali, nė prozė e nė poezi. Shėndoshje e mbrojtje mund tė bėhen me masė tė prekshme energjike prej mendjesh qė mendojnė tamam shqip e prej zemrash qė rrahin shqip. Gjuhėn shqipe e kemi ndėr mė tė vjetrat e mė tė mėdhatė e kontinentit, pėr tė mos pėrmendur njė vlerėsim tė tė madhit Kadare qė e rendit ndėr dhjetė gjuhėt mė tė rėndėsishme tė rruzullit. Nė Shqipėri gjuhėsia krahasimtare ka pasur arritje me vlera tė mirfillta shkencore dhe gjithnjė gjuhėtarėt tanė tė nderuar kanė hedhur dritė nė raportet e shqipes me gjuhėt e tjera. Studimi i shqipes, pėrveē interesit shkencor ėshtė lidhur ngushtė me interesat tona kombėtare. Qėndrojmė para njė fakti shumė tė bukur, shumė interesant, qė jo vetėm gegėrishtja, por edhe e diasporės, sidomos ajo e Arbėreshėve tė Italisė, tek e cila nė mes shumė barbarizmave latine dhe greke gjenden thesare tė vėrtetė, format mė tė vjetra tė shqipes, tė cilat duhet tė rigjejnė vendin e tyre nė fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe, nga ku janė zbuluar me dhunė tridhjetė e ca vjet mė parė, nė mėnyrėqė tė rizėnė vendin e merituar nė gjuhėn e kultivuar shqipe. Kėtu kujtojmė pėrpjekjet 40-vjeēare tė prof.Shkurtaj si njeri pasionant, intelektual me interesa tė gjera shkencore, si studiues dhe hulumtues tė gjuhės shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė Arbėreshėve tė Italisė nė veēanti.

Por krahas interesimit maksimal, qė po bėjnė gjuhėtarėt tanė nė pėrgjithėsi, kemi tek disa tė tjerė mungesė tė predispozimit, ku ka arsye tė njohura tė vjetra politike, por nuk duhet harruar dhe nėnvlerėsuar dhe ndikimi qė ka patur dhe do tė kishte njė afrim mė i madh i rolit tė gjuhės tonė dhe vendit dhe nė aspektin mė preferik tė asaj, atė komercial, pasi njė afrim i tillė do tė thoshte njė kthim tė vėmendjes sė botės mbarė drejt shqiptarėve dhe Shqipėrisė. Kėtu, tė vijnė ndėrmend perifrazimi i tė madhit Konica: “O Zot ruaje gjuhėn shqipe nga shqiptarėt! Amen!”

Tė shqetėson aktualisht fakti se tepėr shikues nė njoftimet apo pėrshėndetjet televizive qė bėhen. Shumė prej kėtyre njoftimeve paraqiten me gabime drejtshkrimore. Pra, kemi tė bėjmė me njė shqipe tė shpartalluar. Shikon materialet e llojeve tė seminareve, janė tė mbytura nga fjalėt, Curricul, cv, verb, arketip, cllaster, brainstorming, insert etj. Duket sikur bėjnė ēdo sforcim pėr tė gjetur njė fjalė tė huaj nė vend tė shqipes. Pse? Nuk ka mundėsira shqipja e sotme pėr dijet e tyre tė pafundta? Tė vijmė pastaj tek politikanėt. Edhe mė i pakulturuari dhe mė dallkauku nga deputetėt e kėtyre 15 vjetėve do tė gėrmojė e do tė gjejė ca fjalė qė nuk i ka fjalori i shqipes dhe do t’i zbrazė nė forume e mbledhje.

S’mund tė themi tė mos pėrdoret fjala e huaj, kur ajo ėshtė mė pėrfaqėsuese se sa fjala shqipe, as tė fjalorit teknik ndėrkombėtar, ku shpesh pėrdoret nė sesione e konferenca shkencore. Duhet tė mbizotėrojė mirėdashja. Vallė kemi kujt t’i drejtohemi?! Kemi armatėn e madhe intelektuale dhe jo pseintelektuale (pasi kėta tė fundit janė ata qė po vrasin ēdo ditė gjuhėn dhe kulturėn tonė tė folur dhe tė shkruar). Ka krijues tė rinj, ku vihet re prirje pėr tė eksperimentuar nė poezi. Po pėrdorin njė gjuhė tė kamufluar pėr tė qenė sa mė modernė, ku nė fakt nuk po sjellin asgjė tė re pėrveē hermetizmit tė saj, si shmangie flagrante njė norme tė njėsuar letrare, ndėrtime sintaksore jashtė natyrės sė shqipes dhe mbi tė gjitha pėrzierje amorfe tė stileve tė saj etj. Kujtojmė kėtu ligjin francez, i cili ėshtė njė ndėr mė tė rreptit nė kėtė fushė. Por nuk mbetet pas as ligji rumun, dėshirojmė njė kohė tė shpejtė tė gjejmė zbatim edhe njė ligj shqiptar. Kushtetuta ka garantuar respektimin e gjuhės shqipe, por fatkeqėsisht kjo ide deri tani nuk ėshtė mbėshtetur nė ligje masa tė rrepta administrative. Ėshtė pėrfolur kėtu e dy vjet mė parė pėr njė ligj, qė parashikonte tė gjitha llojet e penalizimeve.

Gabimet drejtshkrimore, mė shumė se sa snobizmit, po i adresohet njė pragmatizmi tė patolerueshėm, qė po bėhet nė shkolla dhe nė institucionet shtetėrore dhe private.

Tė gjitha kėto, po bėhen nė kurriz tė gjuhės letrare kombėtare shqipe. Gjuha shqipe me institucionin e saj tė gjuhėsisė ėshtė njė institucion nga qytetarėt shqiptar me ligjet e saj pėrkatėse detyrimisht kėrkohet tė shoqėrohet me masa tė rrepta penalizuese, qė duhet tė nisin me gjoba nė shkollė e deri nė heqje liēenciale nė administratat publike e private. Kėrkojmė mesazh shkencor, ndėrgjegjėsim gjuhėsor e tėrė shoqėrisė sė sotme shqiptare, duke kėrkuar zbatimin me rreptėsi shkencore atdhetare tė normės sė njėsuar letrare shqipe, si njė vlerė shėnuese dhe kualifikuese, duke filluar nga nxėnėsit, studentėt, mėsuesit e pedagogėt, media e shkruar dhe elektronike, nė administratėn qėndrore e lokale etj.

Secili sipas mundėsive dhe vendit ku punon e jeton tė japė ndihmesėn e tij, pra me gojė e me shkrim, me protesta tė kulturuara. Veē tė japė. Dhe atėherė institucionet tona shkencore e gjuhėsore dhe bashkė me ta edhe shteti mund tė tundet. Dhe krenaria e njė kombi, gjuha dhe kultura e tij mund tė shpėtojė pa u asfiksuar.

Po mėsimdhėnia e gjuhės shqipe nė shkollat tona, ka nevojė pėr njė trajtim tė ri? Mendojmė se ka probleme emergjente nė kuadrin e pėrdorimit tė metodave, strategjive dhe teknikave qė kėrkojnė ta shoqėrojnė atė. Kėsaj lėnde i ka ardhur koha pėr pėrparėsi, pėr gjetjen dhe pėrdorimin e saj mė efikas tė mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies sė saj nė shkolla. Lėnda e gjuhės kėrkon ndryshime kurrikulore, studim dhe thellim tė mėtejshėm nė mėsimdhėnien e gjuhės nė shkollat e mesme e shoqėruar me njė formim sa mė shkencor e gjuhėsor tė mėsuesve tė ardhshėm nė universitete dhe ajo qė tė shqetėson sot ėshtė ngritja e kulturės gjuhėsore tė nxėnėsit nė shkolla, qė me keqardhje tė lėnė pėr tė dėshiruar. Shpresojmė se edhe autorėt e teksteve e programeve tė gjuhės shqipe do tė jenė partizanė tė progresit, gjithnjė pėr pėrmirėsim dhe ndryshim tė pandėrprerė. Shkurt pėr lėndėn e gjuhės shqipe presim gjithnjė ndryshime tė pritshme dhe brenda kornizave kurrikulare.

Fran Gjoka, Jetmir Delaj