koka

nr. 97 / 18 tentor 2006

alukit

 

"GJERMANIA E VOGĖL" NĖ BALLKAN

Brenda madatit gjerman do tė forcohet ligjshmėria e brendshme politike e Kosovės, pėr ēka Gjermania shquhet me zbatushmėrin e vet ligjore, tė shpresojmė pėr mė shumė ligjshmėri nė Kosovė me madat Gjerman

Bekim REXHEPI

Prej 01 Shtatorit administrata ndėrkombėtare nė Kosovė do tė udhėheqet nga dy gjermanė, nė vendet mė kyqe. Joackim Ryker nė postin e kryeadministratorit tė UNMIK-ut, dhe Roland Kather nė postin e gjeneralit tė trupave nderkombėtare tė KFOR-it. Ėshtė rastėsi apo hera e parė qė kėto dy poste vijnė nė diktatin e njė vendi, dhe mė shumė se kaq duket se Kosova ėshtė shėndėrruar tani nė njė Gjermani tė vogėl politike nė Ballkan.

Derisa nuk pritet njė kohėzgjatje me njė adaptim tė ri, tė stafit politik ndėrkombėtar nė Kosovė, pakkush mund te shpreh brengosje nė mosvazhdimėsinė e negociatave edhe pse ato janė me plotė probleme teknike-politike. Ndryshimi i stafit ndėrkombėtar nuk do tė ngadalsoi ritmin e zhvillimeve tė kėtyre negociatave sepse ato janė nisur mė qėllim qė tė arrihet njė marrėveshje mes palėve konfrontuese, para se te shkohet nė imponim te marrėveshjesė. Kėto negociata padyshim kanė kosto tė lartė dhe pak a shumė ka qasje nė to sepse ato siē dihet tashmė menagjohen nga grupi i kontaktit, i cili siē dihet nuk jap llogari, por nė fakt kėrkon llogari nga pjesmarrėsit negociues, te cilėt gjithėsesi duhet tė janė te vetdijshėm.

Ndofta gjatė kėti administrimi gjerman tė Kosovės do tė mund tė ndodhi "veprimi politik" i pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės me "pavarsi" dhe ky akt do te mund tė jetė edhe njė vendimi historik, pasi qė Gjermania ka merrė roli mė garantues nė vendimet politike Evropiane.

Kosova ėshtė problem Evropian, i tillė ka kenė, por neglizhenca dhe paaftėsia e institucioneve evropiane ndaj problemit tė Kosovės, e ka rėnditur atė nė problem ndėrkombėtar. Kosova akoma pjesėrisht mbetet problem nderkombėtar sepse disa institucione nderkombėtare nuk e kanė pėrfunduar misionin e tyre, janė akoma nė funksionet politik.

Por, funksioni i institucioneve ndėrkombėtare po e zbret barrėn e vet tek ato evropiane mė qėllim tė pėrmbylljes se misionit tė vet, duke marrė misone tė tjera nė vatrat e krizave siē kemi nė lindje. Pėr njė tėrheqje tė ngadaltė nuk ka mėdyshje, sepse janė mė te qarta implikimet e politikės evropiane, rreth problemit tė Kosovės, dhe synimi i fundit pėr futje nė gjirin e vendeve integruse tė BE-sė.

Nuk mund tė anashkalojmė edhe skepticizmin e shumė refugjatve shqiptarve qė janė kthyer nga Gjermania gjatė luftės, tė cilėt asaj kohe mbetėn mes dy zonave: te interesit tė Gjermanisė qė sa mė parė ti largoj refugjatėt kosovarė ( me pėrjashtime te atyktushme) dhe interseit te regjimit serb qė kėtyre njerzėve t'ua shtoi edhe mė shumėn vujtjen me dhunė sistematike. Pra skepticizmi pėr stafin gjerman duket i pranishėm, por gjithsesi duhet forcuar bindjen se brenda madatit gjerman do tė forcohet ligjshmėria e brendshme politike e Kosovės, pėr ēka Gjermania shquhet me zbatushmėrin e vet ligjore, tė shpresojmė pėr mė shumė ligjshmėri nė Kosovė me madat Gjerman.

 

KRYEBASHKIAKU I ARDHSHEM I SHKODRĖS, NJĖ BISNESMEN SHUMĖ I FUQISHEM

Qyteti i Shkodrės ze njė vend ne eliten e qyteteve dhe jo vetėm atyre shqiptare. Tregtia shumė e hershme me Venedikun, Venecian e sotme; shkollimi e pergatitja e kapaciteteve ne universitetet me prestixhoze tė Evropes Perendimore, e ka bėrė Shkodren njė nder qytetet me tė zhvilluara dikur.

Ndėrsa sot, Shkodra ėshtė kjo qė ėshtė! Ne kėto 16 vite demokraci, njerezit kane qene tė prirur tė votojne partite, jo kapacitetet intelektuale dhe tė ndershme. Me kete percaktim, nuk duam tė fyejme asnjerin prej ish- kryebashkiakeve apo atyre aktuale, vetėm se duam tė sjellim ne vemendjen e opinionit: perderisa nuk kane punuar mirė, fjala vjen si ne Tirane; atėherė i bie qė duhet tė kenė punuar keq! Gjatė kėtyre viteve, asnjėherė Shkodra nuk pati si "Qytetar tė Pare" njė personalitet, vec cilesive tė tjera, edhe shumė tė pasur.

Ėshtė e qartė se ka ikur qartazi koha e "Ikonave Partiake". Kete here, pėr tė miren tone dhe tė Shkodrės, kurrsesi nuk duhet tė politizohet figura e kryebashkiakut tė ardhshem.

Janė tė shumte emrat, tė cilet para "perdeve tė partive" perfliten si kandidate, me shumė politikisht se bazuar ne vlera dhe kapacitete reale tė individeve. Ndėrsa ne, thjeshtė do tė percjellim emrat qė perfliten si kandidate, por pas "perdeve tė partive". Jemi tė bindur se qytetaret e Shkodrės, nuk e dine qartazi se cilave ngjyra politike u perkasin emrat qė do tė permendim, siē edhe do tė vleresonin me shumė se kolorin, aftesine e spikatur ne sferen e bisnesit qė kane menaxhuar nder vite. Nga ana tjeter, emrat qė ne do tė percjellim me vijim, nuk do tė kishin asnje problem tė kandidonin pėr sejcilen prej partive tė spktrit politik shqiptar. Gjithcka mund tė zyrtarizohet vetėm kur neper podiume apo tribuna, partite do tė cirreshin me premtime boshe si deri tani, duke iu vene kandidateve nga njė "targe" politike nga pas.

Si kandidate potenciale pėr kryabashkiak tė Shkodrės perfliten emrat e Paulin Radovanit, Ismail Ahmetit, Sait Fishtes, Gjergj Leqejzes, Tom Doshit, Agron Celes, Ardi Kimces. Janė qė tė gjithe bisnesmene tė suksesshem ne sferat qė kane zgjedhur dhe normalisht asnjeri prej tyre, nuk do tė kete nevoje "tė mjele" tė shkreten bashki tė Shkodrės!

Deri me tani, ngjitja ne karriken e kryetarit tė Bashkise Shkoder, ėshtė pare si njė mundesi reale pėr tu pasuruar. Faktet kokeforta tregojne se tė gjithe ish- kryebashkiaket e deritanishem, nuk kane patur ne CV-ne e tyre ndonje pasuri tė trasheguar nder vite, qė tė justifikoje jetėn luksoze pas lenies se mandatit. Nuk po zgjatemi me tej ne kete drejtim, por mendojme se kete here ėshtė e rendesishme qė tė votohet njė i pasur, ne kuptimin e plote dhe tė mirefillte tė kesaj fjale. Vota normalisht, ėshtė interes! Shembulli me i qartė ėshtė Tirana, njė qytet i permasave evropiane tashmė. Megjithese ėshtė larg Shkodrės vetėm 90 km, para qytetit me tė madh verior, ėshtė thuajse me shumė se njė shekull, mbi tė gjitha, ne mentalitet dhe perceptimin pėr jetėn dhe zhvillimin e ne pergjithesi.

Vezhguesi Politik

 

“Shqipėria 1 euro” dhe 5 grosh zehėr mediatike

Nga Albert Vataj

“Shqipėria 1 euro” ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė nga trajtesat e shumėfishuara nė formate dhe kėndvėshtrime tė ndryshme. Nė ballė si gjithnjė ata qė me statusin e mendjendriturit kėrkojnė tė diktojnė nė gjithēka dhe pėr ēdo gjė parimet dhe mendėsitė e tyre si tė vėrtetėn e kulluar. Dhe kėta jo rastėsisht janė mė tė flaktit e vėnies nėn fre tė kėsaj “shitje tė Shqipėrisė”.

Nuk marr pėrsipėr tė ndal karvanin e kundėrshtarėve tė platformės “Berisha”, “Shqipėria 1 euro”, sikurse nuk mė shtang zelli i kėtij vėrtiku, tė tė gjithė atyre, qė duke u pozicionuar kundėr, mendojnė se do t’i bėjnė shėrbimin mė tė mirė kėtij vendi dhe perspektivės ekonomike tė saj. Megjithė gatishmėrinė pėr tė ofruar me bollėk argumentet e tyre si kundraargumente tė promovuesit tė kėsaj platforme, kėta syresh u orvatėn tė dėshmojnė, jo vetėm se janė kundėr ēdo gjėje, pas sė cilės vjen Berisha, por se patologjia e tyre nuk i ndal tė luajnė heretikun nė kushtet kur vendi ynė pėrpėlitet nė tė sotmen e  njė biznesi mė shumė artizanal se sa profesional dhe perspektiv. Ata harruan se me “Shqipėria 1 euro” ishte njė ftesė pėr biznesin e huaj, pa lėnė jashtė kėtyre portave dhe biznesin vendas. Ky i fundit natyrisht duke qenė garant pėr disa kritere qė e bėjnė kėtė platformė efikase dhe njė shėrbesė e ardhmėrisė ekonomike. Duhet tė bėjmė me dije atė qė nė njė farė mėnyre shqiptarėt janė tė njohur. Konkretisht, se biznesi i huaj ka teknologji mė tė pėrparuar, ai sjell kualifikim mė tė lartė tė punonjėsve vendas, hap vende pune dhe ka pagesa mė tė larta pėr punonjėsit. Tė gjitha kėto epėrsi tė biznesit tė huaj do tė promovohen dhe do tė nxiten me paketėn "Shqipėria 1 euro".

Nisma e qeverisė e shpallur nga kryeministri Sali Berisha, ėshtė bėrė shumė tėrheqėse edhe pėr vetė emrin qė mban "Shqipėria 1 euro", megjithėse shumė nga kundėrshtarėt u nisėn pikė sė pari nga pagėzimi i kėsaj nisme, pėr tė shfryrė tėrė mllefin e tyre kundėr qeverisjes aktuale dhe drejtuesit tė saj. Natyrisht qė artikulimi nuk merr pėrsipėr tė jetė tregues i gjithė asaj qė nė vetvete pėrmban "Shqipėria 1 euro". Ai ėshtė njė konvension, njė artikulim, njė etiketė dhe nuk merr pėrsipėr tė dėshmojė mrekullinė e botės. Mrekullia "Shqipėria 1 euro",  vetvete ėshtė dhe shpresohet tė jetė ajo qė mbart nė vetvete zbatimi i kėsaj nisme, kurrsesi jo tė merret kallp si njė emėrtesė apo trofe politik.

Ajo qė tė acaron nė kėtė mishmash mediatik pėr "Shqipėria 1 euro",  ėshtė se e gjithė vija e parė e frontit kundėr kėsaj nisme janė prototip tė mbylljes sė hesapeve pėr vete dhe familjet e tyre. Atyre as se u shkon ndėr mend se ka ende familje qė kacafyten ēdo ditė me mundėsitė e mbijetesės. Se ka fėmijė qė u derdhen sytė e u plas zemra para vitrinave plot shkėlqim, ndėrsa fėmijėt e tyre, ēfarė u sheh syri ua mbėrrin dora, sezonin e pushimeve i bėjnė jashtė vendit, edhe vizitėn mė tė rėndomtė shėndetėsore preferojnė ta bėjnė po kėshtu, jashtė vendit. Janė kėta, tė cilėt pasi kanė humbur ēdo lidhje me realitetin real, jo atė virtual me kėtė vend, marrin rolin e flamurtarit pėr tė mbrojtur Shqipėrinė qė Berisha don t’ua shesė tė huajve. Pėr ta ky vend ėshtė njė lopė, tė cilėn duhen ta kullotin tė tjerėt e ta mjelin ata vetė. Por ndėrsa kjo filozofi ēdo ditė e bėhet gjithnjė e pamundur pėr shijet e tyre, shfrytėzojnė ēdo mundėsi pėr tė dėshmuar patriotizmin e tyre kotrastues nė emėr tė fjalės sė lirė dhe mendimit intelektual.

Deri mė tash nuk mėsohet qė nė media apo nėpėr forume tė bėhet njė debat profesional rreth "Shqipėria 1 euro", dhe tė analizohen pėrparėsitė dhe defektet qė mbart ajo nė vetvete. Por kėto mėndje tė ndritura nuk kanė nge tė ulen e tė shohin me dėshirėn e mirė diēka qė i pėrket tė sotmes dhe tė ardhmes sė ekonomisė dhe biznesit shqiptar. Njė tjetėr krim nė tė cilin ata janė pjesėmarrės aktiv, ėshtė se ata nuk janė tė paformuar pėr tė mos marrė vesh se ēfarė propozon dhe garanton "Shqipėria 1 euro",  dhe se pas saj nuk ėshtė se fshihen vetėm arsye, rreth tė cilės duhet ngritur njė mur i lartė kundėrshti dhe anatemomi. Ata janė tė vetėdijshėm profesionalisht, por jo politikisht se "Shqipėria 1 euro",  ėshtė nė vetvete strategji qė ofron krijimin e  njė klimė tė pėrshtatshme dhe tėrheqėse biznesi pėr investitorėt e huaj dhe vendas. Nisma "Shqipėria 1 euro" duket sikur drejtohet vetėm mė kahje nga biznesit tė huaj, ose tė paktėn kėshtu u tingėllon kavalėrisė sė kundėshtarėve politike tė Berishės, por nė fakt ėshtė njė nismė qė mbėshtet dhe biznesin vendas. Natyrisht atė biznes i cili ėshtė i aftė tė mbajė mbi supe garantimin e njė produkti tė lakmuar ose garant pėr eksport dhe hapjen e vendeve tė punė. Nė kryeherėn e asaj qė ofron "Shqipėria 1 euro",  ėshtė hapja e vendeve tė reja tė punės, si garanci e njė bazamenti stabile ekonomik. Mbase shpatarėve tė luftės anti-Berishė nuk do t’i interesonte, ashtu siē dhe hamendėsohet, qė katastrofa sociale tė vijojė tė mbetet njė nga gangrenat kėrcėnuese tė trupit tė drobitur tė shoqėrisė shqiptare. Ka shumėēka qė kėto kalemxhinj qė u duhet bėrė me dije. Nėse ata janė kundra dhe tė qenin kundra nuk e vė nė dyshim kur ka argumente bindės, krahas helmit qė vjedhin duhet tė na ofrojnė dhe njė recetė pėr kėtė sėmundje tė gjatė shqiptare, sėmundje tė cilėn e promovuan, i shėrbyen dhe vijojnė ta bėjnė si filozofi demoniake. Ndryshe duke heshtur do t’i bėnin njė shėrbim tė mirė vetes, jo xhepit dhe natyrisht do tė pėrfitojė kush tė mundet nga e keqja sipas tyre “Shqipėria 1 euro”. Nuk duhet harruar se shumė aktivitete nė Shqipėri, tė cilat janė tė vendosura nė objektet ish-shtetėrore ka kohė qė nuk i japin shtetit mė shumė se 1 euro. Pėr fatin e keq ata qė pėrfitojnė nga kjo janė ato qė i fryjnė mė shumė kėtij zjarri, qė pėr fatin e mirė ėshtė njė zjarr i cili vetėm sa gjallėrohet mė tepėr, pasi mushkėritė e tyre nuk ēlirojnė aq sa ky zjarr tė fiket nga fryma e tyre. Nuk ka pse gjithēka qė Berisha mendon domosdo duhet tė pėrfundojė nė tehun e kritikave. Ai natyrisht qė gjatė punės sė tij voluminoze ka gabime, shumė prej tė cilave i ka pranuar, dhe njė pjesė e tyre janė udhėrrėfyer drejt riparimit. Patologjia e kritizerėve i ofron atyre qė janė molepsur prej saj gjithēka si gozhdė, ndėrsa ata janė ēekani. Kundrimi dhe trajtimi politik i nismave me synim minimizimin e traumės sociale ėshtė minim i ty dhe thellim i mėtejshėm i gjendjes kataklizmi, batak nė tė cilin ėshtė ky vend. Nuk do tė ishte fyese pėr askėnd, qoftė edhe pėr mė tė motivuarin politikisht qė disa gjėra qė rrjedhin nga pushteti, tė cilin e kundėrshtojnė, tė hesht kur nuk ka se ēfarė tė thotė. Tambureve mediatike nė politikėn shqiptare ka me bollėk se pse t’i bihet, e jo njė dėshire tė mirė t’i hidhėt pėrmbi njė tis mjegulle dhe terri, vetėm e vetėm se kjo ėshtė dhe duhet tė jetė sipas tyre parimi politik, tė cilin pėrfaqėsojnė dhe i shėrbejnė.  Makiaveli vėrtetė ka nonlimit tė gjitha mjetet pėr tė mbėrritur tek qėllimet politike, a pushtetit. Por ai gjithsesi ka limituar, nuk e ka shpenguar teorinė e tij, pėr ta zhveshur atė nga ēdo moral, nga ēdo parim. Gjithnjė kjo shėrben nėse kėto shėrbėtor tė djallit, qė njėkohėsisht janė edhe tė politikės se pushtetuzurpimit e motivojnė gjithēka si makiavelizėm. Ai nuk e shkroi se duhet tė vdesėsh nė mjerim njė popull qė pastaj tė pėrftosh po prej tij tė drejtėn e pėrfaqėsimit. Ai motivoi, mjeti tė justifikojė qėllimin, por jo kur kjo ka njė kosto sociale. Gjithsesi kėta gangster mediatik e politik nga kjo edhe joshen edhe pretendojnė tė fitojnė, pavarėsisht se shpėrblehen majmė pėr mendjen e tyre tė ndritur, drekojnė majm e sorollaten nėpėr makina luksoze. Anipse dikush shumė larg tyre ka menduar dhe ka thėnė: Nėse edhe njė njeri i vetėm nė botė ėshtė nė nevojė, luksi ėshtė krim. Duke u dashur ta pėrmbyllė desha ta ēmoj nė 5 grosh debatin kundėrshutes tė “Shqipėria 1 Euro”.

Se ky 5 groshė gallate midiatike nuk ėshtė e interesuar, mė sė paku e duruar tė kuptojė e tė pėrpiqet tė kumtojė se “Shqipėria 1 euro ėshtė njė ēmim simbolik qė u vihet tė gjitha shėrbimeve dhe lehtėsirave qė mund t'u ofrojė shteti shqiptar investitorėve, me synim rritjen e kapaciteteve tė punėsimi, nivelit tė pagave tė punėtorėve, tė rrisė produktin pėr eksport, sepse nėpėrmjet kėtyre parametrave arrihet tek qėllimet finale ndryshimin e parametrave tė derisotėm tė mirėqenies. E nė tė tėren e kėsaj, kjo nė prezantimin e Shqipėrisė nė fushėn e ekonomisė, me nivele bashkėkohore dhe qasjen pėr tė bindur botėn dhe kėtė kavaleri zullumqare mediatik se nė Shqipėri nuk janė venitur shanset e bėrjes sė shtetit, tė garantimit tė parametrave pėr ta ndjerė vetėn jo tė diferencuar, jo njė qen qė pret t’i hedhin njė kockė. Anipse politika vijon tė bėjė gabime, por jo kaq vrastare.

 

Dosjet e Sigurimit tė Shtetit dhe zgjedhjet nė prag

Nga Sokol Pepushaj

Dosjet e Sigurimit tė Shtetit dhe regjimi i Enver Hoxhės kanė risjellė nė skenėn politike shqiptare konfrontime dhe pėrplasje. Sėrish kjo ka shėrbyer si “mollė sherri” dhe njė dinamikė e re e gjallėrimit tė betejės mes palėve politike. Jashtė kėsaj vorbulle ėshtė pėrfshirė dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. Ai ėshtė pėrplasur me historianin dhe politikanin Paskal Milo. Ky i fundit e ka akuzuar atė si shėrbėtor tė regjimit dhe Enver Hoxhės, deklaratė kjo qė vjen pas asaj tė bėrė nė Pezė qė nė thelb pėrmbledh njė vlerėsim pėr diktatorin e fundit komunist. Gjithashtu nė Kuvend Kryeministrit i kanė treguar teserėn e tij tė anėtarit PPSH-sė. Sakaq Shqipėria e gjen vetėn nėn retė e zeza tė debateve mbi komunizmin dhe veprimtarinė famėkeqe tė Sigurimit tė Shtetit.

 Rikthehet sėrish nė konturimin e gjenerimit tė politikbėrjes shqiptare hapja e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit. Yshtjen pėr t’u bėrė katalizator i njė klime jostabile politike, dosjet e Sigurimit e diktoi njė rezolutė qė duhet tė mbahej nga Kuvendi i Shqipėrisė nė lidhje me qėndrimin ndaj komunizmit. Nėse shtetet e tjera tė lindjes e konsiderojnė kapitull tė mbyllur kėtė transparencėn e pastėrtisė sė figurės sė politikanit, ndryshe ngjet nė Tiranėn zyrtare. Gjithnjė ėshtė gjurmuar dhe kapur njė arsye qė rikthimi tek e kaluara komuniste tė shėrbejė si koperturė, pėr pėrfitim kohe dhe devijim nga problematika urgjente me tė cilėn pėrballet realiteti politikė shqiptarė. Anipse kjo gjen njė arsye tė koherėncės pėr faktin se duke nxjerr dosjet pėrpiqet t’i bėhet me dije apo tė tentohet tė vihen nėn fre pretendimet e eksponentėve tė ndryshėm tė rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, tė cilėt tash qė po gatitet gjella elektorale vihen re qasjet e tyre pėr tu bėrė pjesė e politikės. Natyrisht veē atyre qė tashmė janė njė faktor nė politike.

Ende nuk ėshtė bėrė ashiqare e njohur pėr miletin, se pse dėshtuan nismat e tjera pėr hapjen e dosjeve, sikurse ka pak gjasa qė edhe kjo ndėrmarrje tė ketė njė fat tjetėr, veē atij qė kishin pararendėsit, dėshtimin. Duhet tė pyesim se ēfarė u bė mė ligjin pėr pastėrtinė e figurės sė politikanit. Kujt iu ofrua pensioni politik nė kėmbim tė veprimtarisė sė tij nė shėrbim tė komizmit. Realisht asnjėrės palė nuk i intereson njė qėndrim korrekt dhe pėrfundimtar pėr sa i pėrket imunitetit anti-spiunė qė duhet t’i injektohet klasė politikės shqiptare. Mungesa e vullnetit tė mirė, si nė tė gjithė gamėn e ligjbėrjes apo shtetformimit ėshtė njė tregues. Edhe kjo nuk kishte se si tė ishte pjesė e pėrjashtimit nga kjo logjikė e mbrapshtė. Implikimi nė Sigurimin e Shtetit duke mos bėrė pėrjashtim kahesh dhe pėrfaqėsuesish politik, mbahet si kryearsyeja se pse kėsaj maskarade nuk i ofrohet njė vlerė pėrfundimtare. Nė tė pėrgjithshmen e logjikimit, mbi bazėn e sė cilės ėshtė dhe vijon tė dirigjojė shtetin shqiptarė mbetet ai qė mund tė konsiderohet si konstatim dhe preferohet tė trajtohet si paragjykim. Konkretisht politika shqiptare ėshtė pjesė e asaj doktrine se nėse nuk ke qenė i pėrfshirė dhe nuk kė shėrbyer nė Sigurimin e Shtetit, nuk ka shanse tė bėsh karrierė nė politikė. Nė kėto kushte si mund tė mos jesh skeptik se do t’i jepet fund njė herė e pėrgjithmonė hapjes sė dosjeve, vėnien para pėrgjegjėsisė morale, politike dhe ligjore tė tė pėrfshirėve nė tė dhe shkėputjen nga kthetrat e komunizmit.

Ka shumė tė ngjarė qė shtetbėrjet e popullpėrfaqėsitė  kenė si tepėr politikanė tė pėrfshirė nga zelli dhe patriotizmi pėr t’i shėrber regjimimit mė antihumane qė ka pėrcjellė civilizimi.

Individė tė ndryshėm, qė janė ose jo tė kėrcėnuar nga kjo domosdoshmėri dhe qė fatalisht janė prezent, natyrisht qė nuk kanė pritur momentin e fundit tė pėrballen me tė vėrtetėn e hidhur tė pėrgjegjėsisė pėr shėrbimin qė i kanė kryer diktaturės komuniste. Dhe koha ka qenė nė kahun e tyre. Nuk ka frenuar politika selektive e sundimit as tė majtėt e as tė djathtėt tė ekzekutojnė, tė zhdukin apo sė paku tė manipulojnė dosjet e tyre. Gjithsesi mbetet pėrsėri pėr tė shpresuar se jo tė gjithė dėshmitė e regjimit tė Hoxhės tė jenė zhdukur. Duhet tė jemi tė ndėrgjeshėm se pak mundėsi ekzistojnė qė tė mos jetė e vėrtetė, se njė pjesė e konsiderueshme e atyre dosjeve janė ekzekutuar. Si e majta, disi mė e anatemuar nga kjo pėrgjegjėsi politike, ashtu dhe e djathta, jo mė pak aktive nė shėrbimin qė eksponentė tė saj i kanė ofruar regjimit tė Enver Hoxhės, tė dyja sa kanė mundur kanė bėrė qė tė jenė duarlarė. Kėto Ponc Pilat tė shtetit, Parlamenti e tollovi-partive mendojnė se do tė mbeten tė tillė deri nė fund, duke pagėzuar engjullizimin e tyre. Nėse ata dosjet i kanė ekzekutuar, ndėrgjegjja e tyre dhe vullneti janė tashmė binarėt prej tė cilave nuk mund tė dalė treni i filozofisė dhe vullnetit politik qė pėrfaqėsojnė. 

Ajo qė pėrbėn “Thembrėn e Akilit” tė kėtij riciklimi, mendoj se nuk ėshtė dhe aq pėrllogaritja e vlerave pėrfundimtare dhe divorci me tė kaluarėn e errėt tė komunizmit, se sa trajtimi si mekanizėm politik qė njėra palė pėrpiqet ta konvertojė nė armė pėr ta mėsyrė palėn tjetėr. E thėnė telegrafisht, ky mbetet njė mjet i luftės politike, e kurrsesi njė filozofi e re me tė cilėn duhet tė mishėrohet politika. Nėse Gjinushi akuzon se pushtetėmbajtėsit i kanė zhdukur dosjet, gjė tė cilėn e kishin bėrė edhe ata vetė mė parė, dėshmon se edhe kėsaj here shkėputja nga brigjet e tė djeshmes komuniste do tė jetė shumė e vėshtirė pėr anijen e politikės shqiptare.

Ata e pėrdorin si fushėbetėjė politike, jo si njė shkėputje pa kthim nga komunizmi, motiv qė orientoi shumė shtete tė Lindjes pėr tė vendosur pozitat e tė tashmes pa anatemime tė sė djeshmes komuniste. Edhe kjo sajesė ka gjasa tė ketė njė fund pa lavdi. Koha pėr politikėnt shqiptare shfaqet gjithnjė e mė shpesh si element shumė i rėndėsishėm. Kjo ngase vetė politika vuan nga tė qenit aktive, efektive, e pėrgjegjshme dhe e vendosur pėr t’i shkuar gjėrave deri nė fund. E kujt konkretisht i intereson pėrfitimi nė kohė qė do tė zaptojė ēėshtja e hapjes sė dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit.

E para- Opozita si katalizator i kėtij reaksioni duke u gjendur pėrballė njė vendosmėrie kushtetuese pėr zhvillimin e zgjedhjeve brenda kėtij viti dhe duke u gjendur pothuaj e papėrgatitur pėr njė pėrballje elektoralė, e motivuar politikisht zgjon ethe tė sė kaluarės duke i kthyer nė kapacitete qė gjenerojnė zallamahi politike dhe terren kohor.

E dyta- E majta duke e parė veten para tė pamundur pėr tė ecur ende nė frenimin e ndezjes sė motorėve elektoralė, e konsideron ēeljen e problemit komunizėm dhe dosje si njė territor shumė tė favorshėm pėr tė yshtur drejt njė pėrcaktimi kohor tė ditės sė pėrballjes elektorale pėr pushtetin vendor.

Pra e gjithė ajo qė duhet tė kuptohet rreth kėsaj trajtese disi bjerrakohėse ka gjasa tė ketė njė lidhje kryekėput me zgjedhjet dhe akomodimin e plotė qė e majta kėrkon tė realizojė pėr tė mos rėnė nė grackėn e zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare ku ajo pėsoi njė humbje fatale. E bindur se respektimi i afateve kushtetuese pėr zhvillimin e zgjedhjeve do tė jetė njė vrastare politike, ajo po tė pamundurėn, po e kundron si tė justifikueshėm ēdo mjet qė i shėrben qėllimeve tė saja politike. Por nuk e gjen veten jashtė kėtyre etheve paraelektorale dhe hapjes sė dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit komunist edhe e djathta. Mbi tė rėndojnė shumė akuza, besueshmėria e tė cilave pak rėndėsi ka nė kėtė rast nėse ka bazė tė vėrtetė ose jo. Gjithsej ajo mbetet e shėnjuar, sikurse nuk mund tė fshij me asgjė atė pėrgjegjėsi qė mund tė ketė nė njė rast tė tė qenit pjesė e anatemimit politik qė rrjedhon nga shėrbimi qė mund tė jetė ofruar prej tyre pėr Sigurimin e Shtetit.

Hapjen e dosjeve nuk e konsideroj si kataklizmi politike, por koha qė preferohet t’i ofrohet kėsaj mė duket jo mė pak e rrezikshme. Sikurse shėrimi nga kjo plagė qė rizgjohet sa herė qė politika tentodoset, ėshtė domosdoshmėri. Tani kur i gjithė spektri politik duhet tė dėshmojė vullnetin e mirė dhe gadishmėrinė pėr tė ofruar zgjidhje tė standardeve duhet edhe kėsaj zallamahie politike t’i gjendet njė zgjidhje. Mend kemi, anipse Fishta na kujton se “pamporrin e shkarpave preferuam”. O borra. Vendi ka ngelur zė zgrip. Politika bjeri t’i biem, s’mund tė jetė njė produkt i punės dhe shėrbimit qė politika dhe politikanė i bėjnė atyre qė o ofruan vullnetin pėr t’i pėrfaqėsuar dhe mbojtur. Tendenca e politikės shqiptare pėr tė pėrdorur mekanizma stopues ėshtė njė fenomen qė hedh dritė mbi mungesėn e njė pėrgjegjėsie politike, patologjike kjo. Kėta nuk janė rregulla loje. Dhe nuk pėrbėn ndonjė tė papritur asgjė qė ka lidhje papėrgjegjėsinė dhe mungesėn e sensit dhe etikės politike. Pas grushtave, shqelmave, banaliteteve, “trimėrive” dhe kthimit tė foltores sė Parlamentit nė njė vrimė haleje ku politika mėrmjerr, duhet tė gjendet pakēka pėr tė mos vrarė pėrfundimisht shpresat se ky vend mund tė bėhet, se nė kėtė vend nuk do tė drejtojnė ata qė mbollėn ferr e tani kėrkojnė tė bėjnė profetin. Tamtamet e politikės shqiptare si pėr hapjen e e mbylljen e dosjeve, pėr mocion besimit e mosbesimi pėr Kryeministrin, pėr hidh e prit, janė tashmė logjika e cicmicit. Veē varfėri, amoralitet, mungesė vullneti, kolaps politik, debate shterp, bilbilenj e tollovitje, nuk di se ē’di tjetėr ajo pjesė e politikės qė pėr tė bėrė oponencė nuk pėrjashton ēdo mjet.

 

Konsulli italian Roberto Orlando dhe Shkodra nė tre vite

Konsulli edhe “i rreptė”, edhe i dashur, edhe kėmbėngulės, edhe reflektues, edhe korrekt, edhe shumė i gjetur nė veprimtari, tamam si njė “qytetar” elitar, i kryeqendrės sė Veriut shqiptar, Roberto Orlando, tashmė njė kontribut i vyer. Shkodra nė tre vite tė punės sė Konsullit Orlando ka ndjerė eksperiencėn e tė dhėnave sistematike nė rritje, tė drejtpėrdrejtė, por edhe seleksionuese qė kanė ndikuar nė kulturė, art, nė dijen e vetėdijen pėr liritė, tė drejtatm, por edhe detyrimet njerėzore qė nė njė testim procesesh mendojmė se e radhit nė faza afėr pėrfshirjes nė kanalet e njė ekuilibri energjik e civilizues nė konturet e forta e kalldrėmin pėr rrugėtim drejt Europės. Pra, tre vitet e punės sė tij janė shembulli i funksionimit profesional dhe korrekt tė njė pėrfaqėsie diplomatike. Si njė dallėndyshe e parė e rikthimit tė konsullatave nė Shkodėr, pas periudhės sė gjatė tė diktaturės komuniste, selia diplomatike italiane ka krijuar njė stereotip qė do u shėrbejė si shembull edhe tė tjerėve, qė do ishte mirė ta pasonin.

Realisht, ndjejmė vėrtet keqardhje pėr largimin e njė miku tė shquar qė dinte tė ishte shumė i ēiltėr brenda “rregullave” diplomatike. Jo vetėm kaq. Ndjejmė keqardhje edhe pse po na largohet njė bashkėqytetar. Por ama, ndjejmė edhe kėnaqėsi, edhe krenari, pasi megjithėse po largohet pas 10 a 11 ditėsh, na pėrshėndet duke na lėnė pas njė punė vėrtet tė shkėlqyer trevjeēare nė drejtim tė selisė diplomatike.

Ne, botėrisht njihemi si gazetė kritike, normalisht duke qenė njė dritare e mendimit tė lirė intelektual shqiptar, por ndjejmė vėrtet se pėr Orlandon, ndoshta kemi shkruar mė pak se meritonte. Mbi gjithēka ka reflektuar korrektesė dhe profesionalizėm. Edhe me rreptėsi e kėmbėngulje.

Karriera e tij 10-vjeēare do tė vijojė vrullshėm nė Ambasadėn e Italisė nė Britaninė e Madhe. Ėshtė njė vlerėsim i merituar nga Ministria e Punėve tė Jashtme tė Italisė, e cila ka vlerėsuar aktivitetin diplomatik tė Orlandos, gjatė viteve tė shėrbimit nė Ambasadėn nė Tiranė fillimisht, por veēmas nė tre vitet e drejtimit tė Konsullatės nė Shkodėr. Nė kėtė Shkodėr qė ėshtė vėrtet e vėshtirė, jo vetėm pėr njė arsye, dy apo tri. Pėr ata qė e kanė njohu nga shumė afėr, ishte vėrtet njeri i sfidave, madje edhe i pranonte me kėnaqėsi e maturi. Miku i Gazetarėve, njeriu i drejtė nė gjykim e veprim, qytetari i nderit i Shkodrės, do tė jetė nė Britani. Ambasada Italiane nė Mbretėrinė e  Bashkuar ėshtė mė e rėndėsishmja pas asaj nė SHBA, tregues ky i qartė i pėrzgjedhjes qė bėhet pėr personelin.

Bazuar nė punėn e tij, por edhe nė marrėdhėniet e shkėlqyera tė bashkėpunimit me mediat, ku veēohet “Shqipėria Etnike” nga mediat e shkruara dhe “TV Rozafa” nga televizionet lokale, por edhe nga ēka ka ofruar nė tre vitet e shėrbimit nė Shkodėr, Roberto Orlando ėshtė etiketuar me mirėnjohje, me respekt, sigurisht tė merituar, jo vetėm si diplomat, por edhe si individ mjaft human dhe rigoroz nė zbatimin e detyrės sė tij. Por nuk ėshtė ky qėllimi i kėtij shkrimi. Qėllimi ėshtė evidentimi i vlerave tashmė tė njohura tė Orlandos dhe tė Konsullatės sė Italisė, si njė nga promotorėt e stimulimit tė zhvillimit tė gjithanshėm tė Shkodrės e tė Veriut gjeografik shqiptar.

Akordimi i titullit mė tė lartė “Qytetar Nderi” i Shkodrės, nga Kėshilli Bashkiak, ėshtė njė tregues i cili mendojmė se duhet tė ndiqet edhe me njė nderim nga Kėshilli i Qarkut Shkodėr, pėr vetė kontributin e diplomatit italian qė ky qytet 2400-vjeēar nuk mund ta harrojė kurrė.

Asnjėherė ai nuk ėshtė ndalur nė “Vizat e Verdha” tė qytetit, por ka qenė i pranishėm edhe nė Malėsinė e Madhe e Vaun e Dejės, edhe nė Burrel, edhe nė Lezhė, edhe nė Pukė, edhe nė Kukės.

Tregues tjetėr i vlerėsimit tė merituar, ka qenė edhe vlerėsimi i mediave pėr punėn korrekte, profesionale, nė lartėsi tė Konsullit Orlando. Unioni i Gazetarėve Profesionistė tė Veriut shqiptar, i ka akorduar titullin e lartė “Mirėnjohje” pėr aktivitetin nė shėrbim tė rajonit tė Veriut, por edhe pėr transparencėn dhe marrėdhėniet e instaluara me gazeta, televizione, radio vendore dhe kombėtare. Gazeta “Shqipėria Etnike”, e njohur si mė tė rreptat, si mė kritizeret e shumė individėve, e shumė grupeve mafioze apo terroriste, e shumė fenomeneve negative tė shoqėrisė, ka vlerėsuar punėn e Konsullit Roberto Orlando dhe Konsullatės nė kėto tre vite. Pėr kėtė i ka akorduar dekoratėn e lartė “Mik i gazetarėve”. Fakti i mėsipėrm ia vlen tė theksohet fort, duke patur parasysh se kur ka patur fakte apo pėrfolje, nė fillimet e Konsullatės por edhe tė punės sonė si gazetė, kemi shkruar ato qė kemi shkruar. Edhe kėtė fakt, nė njė takim tė gjatė tė kohėve tė fundit, na e pėrmendi Orlando. Kjo do tė thotė qė edhe kemi debatuar, por gjithmonė nė shėrbim tė mė tė mirės sė mundshme qė nuk ka fund, as do tė ketė fund.

Ėshtė njė diplomat qė Shkodra do t’ia ndjejė nevojėn, megjithėse ai thotė se paraardhėsi i tij ėshtė vėrtet diplomat i mirė, familjar i mirė, njeri i mirė.

Shkodra nė shekullin e kaluar ka qenė njė mikpritėse e ngrohtė e pėrfaqėsive tė shumta diplomatike, tė cilat numėrohen gjatė periudhave tė ndryshme, deri nė 7 tė tilla. Ėshtė kjo njė shenjė dalluese e faktit se qyteti mė i madh verior ka qenė gjithmonė nė pararojė tė afrimit me Europėn. Megjithatė, qė nga viti 2000 Shkodra ka dallėndyshen e parė tė saj diplomatike, Konsullatėn Italiane. Nuk ėshtė rastėsi qė e para pėrfaqėsi diplomatike e BE-sė nė Shkodėr ėshtė pikėrisht ajo italiane. Edhe pse ka qenė qyteti mė i persekutuar i Shqipėrisė, Shkodra ka patur fatin dhe mundėsinė tė ndjekė kanalet televizive italiane, siē ishin ato tė RAI-t. Duke vėnė kanaēe sipėr shtėpive, duke pranuar edhe tė burgoseshin pėr teneqe qė natėn i vendosnin nė njė shkop e ditėn i fshihnin nėn ēarēafėt ku flinin fėmijėt. Sigurisht, shiheshin edhe kanale tė tjera tė “huaja” dhe tė ndaluara, siē ishin ato tė ish-Jugosllavisė, por gjithnjė pėrpjekjet mė tė guximshme janė bėrė pėr tė ndjekur televizionet italiane. Njė nga periudhat mė tė debatuara dhe mė tė zjarrta tė Shkodrės kanė qenė ditėt e Festivalit tė San Remos, i cili, jemi tė sigurt, ėshtė ndjekur me tė njėjtin pasion nė qytetin toėn, siē edhe nė Romė tė Italisė. Janė tė shumtė tė huajt, teksa mahniten, teksa mėsojnė se italishtja, prej vitesh, konsiderohet thuajse si gjuhė e dytė pėr shkodranėt. Edhe marrėdhėniet tregtare tė Shkodrės me Italinė, kanė qenė ndėr mė tė zhvilluarat, ndėr mė tė suksesshmet, krahasuar jo vetėm me qytete tė tjera shqiptare, por edhe me shtete tė Ballkanit.

Njė pjesė e elitės intelektuale tė fillimshekullit tė kaluar, por edhe deri nė fillim tė vitit 1944, u arsimua nė universitetet e akademitė italiane. Njėkohėsisht, janė me qindra familjet mikse, ku burrat shqiptarė janė martuar me gra italiane apo anasjelltas, dhe falė dashurisė njerėzore duruan mbi kurriz urrejtjen dhe dhunėn demoniake tė rregjimit komunist. E, pra, mbi kėtė bazė Konsullata Italiane nė Shkodėr e bėri ngjizjen natyrshėm, duke u konsideruar madje mė shumė pjesė e qytetit tė Shkodrės se sa e Ministrisė sė Jashtme tė Italisė.

Konsullata e Italisė nė Shkodėr ka kryer edhe njė tjetėr mision unik. Me imazhin e krijuar gjatė pak mė shumė se 6 viteve, fillimisht me Stefano De Leon qė shtroi shinat e diplomacisė, por veēanėrisht gjatė tre viteve tė fundit nėn drejtimin e Roberto Orlandos, Konsullata ofron njė shembull pėr t’u ndjekur edhe nga konsullatat e tjera, tė cilat duhet tė vijnė nė Shkodėr. Jo vetėm Orlando, por asnjė nga punonjėsit e Konsullatės nuk u pėrfolėn pėr afera komprometuese e korruptuese. As ankimi mė i vogėl i mirėqenė nuk mbėriti nė gazetėn “Shqipėria Etnike”, e njohur si mė e hapura dhe mė e gatshmja pėr debate publike edhe pėr ēėshtje qė na kanė lakuar edhe gazetat mė prestigjioze tė botės, deri sa ka patur edhe kundėrshti publike ndaj mendimit tonė tė lirė e tė shenjtė. Dhe kemi fituar gjithėherė respekt e mbėshtetje nga shtypi amerikan, britanik, por edhe australian. Madje, ne kemi botuar letra edhe kundėr vetes. Me dhjetra. Gjithēka e mirė ėshtė arritur fillimisht me zbatimin me pėrpikmėri tė kuadrit ligjor italian, por edhe tė atij tė BE-sė. Ama, Konsulli Orlando materializoi diēka mė shumė: profesionalizmin, pėrkushtimin, transparencėn maksimale tė mundshme, nė ēdo aktivitet tė mundshėm, seriozitetin, gatishmėrinė pėr tė gjetur kohė brenda pak sekondash tė komunikojė me shtypin pėrmes postės elektronike, por edhe mė afėrsisht me ata qė i ka vlerėsuar tė ndershėm e tė pastėr. Njė konsullatė mikpritėse, e hapur pėr ēdo individ, por rigoroze nė punėn e saj.

Puna e Konsullatės, siē ka ndodhur me tė tjera nė shumė qytete tė Shqipėrisė, mund tė kufizohej fare normalisht vetėm nė pranimin e kėrkesave pėr viza dhe legalizime, pritjen dhe pėrcjelljen e delegacioneve tė ndryshme italiane. Por jo, Orlando dhe stafi i tij, shumė profesional dhe i pėrkushtuar, kėrkuan qė nė ndėrtesėn e re tė Shkodrės sė postkomunizmit tė vendosnin edhe ata “gurėt e tyre” tė themelit. Janė lehtėsimi i procedurave pėr qytetarėt, janė gati tė ditėpėrditshme aktivitetet e ndryshme ekonomike, sociale, kulturore, artistike qė mbajnė firmėn e Konsullatės sė Italisė nė Shkodėr. Edhe ky ėshtė njė stereotip qė mund tė shėrbejė si njė pikėnisje e mirė pėr aktivitetin e ēdolloj tjetėr pėrfaqėsie diplomatike qė do tė ndjekė atė italiane nė Shkodėr. Diplomat, por duke jetuar si njė shkodran i mirė, ėshtė ajo ēfarė ka reflektuar nė tre vite aktivitet Konsulli i Italisė nė Shkodėr, Roberto Orlando.

I ka dhėnė shumėēka qytetit tonė, veriut shqiptar, prandaj themi ato qė duhen thėnė, fjalėt e mira, tė merituara, nė kėtė pėrcjellje vėllazėrore nė drejtim tė detyrės sė re nė Britaninė e Madhe, ku gazeta “Shqipėria Etnike” aktualisht ka katėr bashkėpunėtorė me viza afatgjata, Kolė Prognin, Nikė Bunjėn, Rifat Ymerin dhe juristin e gazetės, Fran Dashin, tė cilėt do e sjellin, shpresojmė, edhe me ndonjė intervistė tė mundshme, sė paku si qytetar tė Shkodrės, pėr lexuesit e shumtė.

Orlandos, pas tre ditėsh do t’i dorėzohet me ceremoni titulli mė i lartė “Qytetar Nderi” i Shkodrės.

Edhe nė kėto ditėt e fundit para largimit, para largimit nga Shkodra, Orlando ka vendosur t’i japė njė vlerėsim njė tjetėr qytetari tė Shkodrės, edhe ai italian, Dom Carlo. Kleriku ėshtė shumė i njohur dhe i respektuar pėr kontributin e tij nė ndihmė tė njerėzve nė nevojė, pėrmes ngritjes sė shumė qendrave edhe pėr rehabilitimin e personave me aftėsi tė kufizuara. Ėshtė njė kontribut qė njė italian jep pėr qytetin tonė dhe, ėshtė njė tjetėr italian, Konsulli Orlando qė kėrkon tė nderojė punėn e bėrė me shumė humanizėm. Mė 21, nė orėn 16.00, nė Teatrin “Migjeni” do ishte mirė t’i jepej titulli i akorduar edhe dr.Orlandos.

Sigurisht edhe nė Kėshillin Bashkiak ka ndonjė qejfmbetje, por vota e kėshilltarėve, vullneti i popullit tė Shkodrės vlerėsojnė nė maksimum punėn e Konsullit kaq tė suksesshėm Orlando. Ėshtė kjo njė pėrcjellje e bukur, e merituar pėr kėtė “Qytetar Nderi” tė Shkodrės, pėr kėtė mik tė kulturės, tė fjalės, tė debatit.

Njė shprehje e njohur latine, pra e italishtes antike, thotė: “Tė gabosh ėshtė njerėzore. Tė thellosh gabimin, ėshtė budallallėk”.

Duhet tė mendojmė nga erdhėm qė ta dimė ku shkojmė. Shkodranėt duan tė ecin drejt Europės. Falėminderit Orlando qė ke bėrė kaq shumė pėr qytetin e lashtė, Shkodrėn.

Blerti Delija

Sokol Pepushaj

Filloi organizimi pėr Festivalin XVI Shqiptar New York

Klajd Kapinova New York

Nė ambientet e Qendrės Kulturore "Nėna Tereze" u mbajt mbledhja e parė pėr pergatitjen e Festivalit XVI Shqiptar, qė edhe kėtė vit ėshtė menduar tė mbahet ne New York.

Kėtė vit nėn kujdesin e Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės” dhe Qendrės Kulturore “Nėna Tereze” nė New York, do tė mbahet Festivali XVI Shqiptar.

Ky aktivitet tradicional i pėrvitshėm, qė organizohet nga Qendra Nėna Tereze, nėn kujdesin e tė pėrndershmit Don Pjetėr Popaj famullitar i Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės” nė New York, kryetarit dhe editorit tė revistės “Jeta Katolike” Z. Mark Shkreli, regjizorit e skenografit Z. Astrit Toto dhe ekipit tė stafit etj., ėshtė menduar qė kėtė vit tė mbahet nė pėrkujtim tė 400-vjetorit tė Frang Bardhit dhe 100-vjetorit tė poetit Naim Frashėri.

Organizatorėt e Festivalit, kėtė vit kanė menduar qė ai tė mbahet mė 12 Nėntor 2006, nė ambientet e Teatrit Lehman College Bronx New York.

Nga burime e brendshme tė organizatorėve tė Festivalit XVI, kėtė vit mendohet qė tė jenė tė ftuar Grupi Artistik me kėngėtarė dhe valltarė nga shteti i Michiganit ose sikurse njihet ndryshe si Grupi i Detroitit, Grupi “Rozafat” nga New York-u, Grupi “Bashkimi Kombėtar”, i cili, ka menduar tė bėj njė suprizė, duke ftuar Grupin Artistik tė kėngėve e valleve popullore shqiptare nga Athina, Grupi i Bostonit, Grupi North Carolina etj.

Sėshpejti, do tė jepen detajet e ardhshme tė konceptimit tė Festivalit, pjesėmarrėsve tė tjerė, kėngėtarė, valltarė, instrumentist, humorist, miq dhe tė ftuar nga trojet etnike shqiptare dhe shtetet e tjera nė Amerikė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme sipas regjizorit e libretistit Astrit Toto, ėshtė se do tė bėhet paraqitja e koloritit tė pasur tė ngjyrave tė veshjeve tradicionale tė krahinave, trevave tė larmishme me kostume popullore. Veshjet tė gjitha do tė jenė origjinale, qė janė ruajtur prej shumė vitesh me kujdes nga vetė pjesėmarrėsit dhe qė kėtė vit kanė rastin e mirė t’i tregojnė me krenari nė Ditėn e Festivalit XVI Shqiptar nė New York. Toto shton, se skena e Festivalit XV tradicional Shqiptar do te jete e ndryshme nga ajo e vitit te kaluar dhe ai ka paraqitur nje project ambicioz me koncepte dhe detaje tradicionale shqiptare dhe fryme moderne.

 

Universiteti Europian i Tiranės, mė i miri nė Shqipėri

Ende arsimi shqiptar nuk ka ditur ose nuk ka mundur tė diferencohet nga mėsimdhėnia formale apo edhe informale. Edhe ēelja e shumė universiteteve private nuk ka sjellė ndonjė risi nė formimin e brezit tė ri. Kjo lidhet jo dhe aq shumė me metodat se sa me stafin dhe profesionalizmin e pedagogėve. Njė shans i madh ėshtė ēelja e Universitetit Europian tė Tiranės. Themi njė shans i madh pasi do tė jetė njė mekanizėm i gjallė ku programet mė tė pėrparuara tė shkencave europiane do u ofrohen studentėve tė kėtij gjigandi tė dijes.

Universiteti Europian i Tiranės ka zgjedhur stafin mė profesional dhe mė tė pėrkushtuar akademik. Rektor ėshtė prof.doc.Ferit Duka, Dekan i Fakultetit tė Shkencave Sociale ėshtė prof.asoc.doc Tonin Gjuraj, Dekan i Fakultetit tė Drejtėsisė, prof.asoc.dr.Romeo Gurakuqi.

Themeluesit e universitetit janė tashmė figurat e njohura Adri Nurellari, Henri Ēili, Ermal Hasimja dhe Blendi Vejsiu, njerėz me njė profil tė lartė mediatik, liberalė, analistė tė zotė e personazhe simpatike tė dėshiruar e tė respektuar nga shoqėria shqiptare.

Kėshtu, tė gjitha departamentet e kėtij universiteti janė kapacitete qė i kanė kaluar pėrmasat e Shqipėrisė. Tėrė stafi ėshtė me grada shkencore, i specializuar nė universitetet mė tė njohura perėndimore. Njė staf akademik qė ka dhėnė dhe vazhdon tė japė leksione edhe nė shumė universitete tė perėndimit.

Ėshtė njė veēanti e kėtij stafi akademik mosha e pedagogėve. Janė thuajse tė tėrė tė rinj nė moshė, ēka studentėve shqiptarė do u ofrohet jo vetėm njė filozofi tėrėsisht ere mėsimdhėnieje, por edhe adrenalinė komunikimi me metodat mė tė avancuara perėndimore.

Ne shohim pėrditė se si stafet e shumė universiteteve nė Shqipėri aludojnė pėr njohjen e diplomave shqiptare jashtė kufijve tanė. Kjo nė tė vėrtetė nuk ėshtė arritur ende, por ajo ēka ėshtė e rėndėsishme pėr njohje diplome ėshtė stafi akademik. Diplomat janė tė besueshme e tė mirėqena kur kanė poshtė firmėn e kapaciteteve qė njihen nė perėndim, kur kanė poshtė firmėn e personaliteteve tė shkencės me grada shkencore. Kėshtu, stafi akademik i Universitetit Europian tė Tiranės, duke pėrzgjedhur tėrė mėsimdhėnėsit, mund tė themi se ka nisur si njėshi i arsimimit tė brezit tė ri.

Ėshtė ky universitet pa dyshim njė dritare e ēelur drejt Europės, ėshtė ky universiteti mė i kompletuar dhe me emėrimin mė autoritar nė Shqipėri, ėshtė ky universitet me stafin dhe programin mė tė kopletuar.

Sokol Pepushaj

 

Shkodra njeh vlerat e diplomacisė

Shkodra ėshtė njohur si qyteti i “tė parave”. Aty ėshtė botuar gazeta e parė, ka lindur fotografia, drama, ėshtė krijuar banda e parė muzikore etj. Nė kėtė vazhdė ėshtė edhe hapja e agjensive konsullore tė para. Kėshtu, qė nė vitin 1777 ka ekzistuar konsullata e Venedikut, duke vazhduar me konsullatat ruse, franceze, austro-hungareze, italiane, greke dhe malazeze.

Secila prej tyre ka luajtur njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė periudha tė ndryshme, kjo e diktuar sigurisht dhe nga faktorė historikė. Marrėdhėniet fillestare tė Austrisė me Shqipėrinė dhe nė veēanti Shkodrėn, i pėrkasin shekullit tė XVIII, dhe i pari konsull ka qenė Vinzenz Ballarin, i cili qėndroi nė kėtė post deri nė vitin 1836 (kohėn kur ai vdiq). Ndėrsa e para konsullatė italiane daton nė vitin 1861 me konsull Eugenio Durio, i cili vazhdon kėtė detyrė deri nė vitin 1866.

 “Aktiviteti diplomatik i Francės nė Shkodėr pėrkon me sundimin e Bushatllinjve, nė periudhėn 1757”, ėshtė shprehur Mozali. Ajo ka shtuar se ekzistojnė njė sėrė arsyesh se pėrse u vendosėn kaq shumė pėrfaqėsi diplomatike nė kėto kohė nė Shkodėr. Duket se qyteti i lashtė verior, Shkodra, u ofronte atyre mė shumė se qytetet e tjera tė vendit. “Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė themi se Shkodra ka qenė gjithmonė “diplomate” nė kuptimin e gjerė tė fjalės. Ajo ka ditur tė kuptojė vlerat e diplomacisė, duke e shndėrruar atė nė raporte konkrete dhe shumė tė mira, duke pasur nė qendėr interesat reciproke ekonomike dhe politike”, shpjegon Mozali. Ndėrkohė, ajo shton se tradita duhet tė rikthehet duke bėrė qė Shkodra tė pėrfitonte nga rikthimi i pėrfaqėsive tė huaja diplomatike. “Rihapja e pėrfaqėsive tė huaja diplomatike nė kėtė qytet do tė krijonte mundėsi zhvillimi nė tė gjithė zonėn. Do tė krijoheshin mundėsi reale pėr thithjen e investimeve si dhe pėr krijimin e kushteve pėr zhvillimin e aktiviteteve tė bizneseve tė huaja. Kjo do tė ēonte edhe nė uljen e papunėsisė nė kėtė qytet, i cili renditet ndėr tė parėt nė vend, pėr sa i pėrket numrit tė tė papunėve”.

Jozefin Gilaj

Florė Malocaj

 

“Bum” investimesh nė Shkodėr. Gjiganti Italian COTONELLA vjen me qendėr nė kryeqendrėn e Veriut

Bisnesmeni i mirenjohur shkodran, Gjergj Leqejza, do tė jetė drejtori i pėrgjithshėm i COTONELLA-sme qender ne Shkoder, duke patur besimin e plote tė familjes Zannier, e cila ne vitin 1972 i dhe jate markes se njohur tė veshjeve intime. Ne mars 2007, COTONELLA do tė jetė njė "marke e rregjistruar" e Shkodrės.

Ishte viti 1972, kur Maurizio dhe Donatella Zannier, themeluan ndermarrjen COTONELLA, pėr prodhimin e veshjeve intime, tė cilat tashmė janė nder lideret kryesore ne tė gjithe Evropen e me gjere. Vit pas viti, tashmė edhe me ndihmen e femijeve, e kane zhvilluar dhe zgjeruar bisnesin e tyre, me mbeshtetjen e impenjimin e tė gjithe bashkepunetoreve dhe ne kėto 35 vjet, kane kontribuar ne rritjen e ndermarrjes me njė gjitheperfshirje ne shkalle tė gjere, profesionlizem dhe me shpirtin e grupit.

Para 12 viteve, ne Shqiperi ata hodhen hapat e pare tė investimit, duke i besuar njė nga laboratoret e para COTONELLA, bisnesmenit tė mirenjohur shkodran, Gjergj Leqejza. Kėshtu hodhi rrėnjė nja nga investimet me serioze dhe me tė dobishte ne Shkoder, por edhe me gjere. Njė nga plaget me tė renda tė tranzicionit shqiptar, papunesia, filloi tė zbutej ndjeshem. Me mijera gra, muaj pas muaji dhe vit pas viti, u punesuan ne kėto laboratore. Pervec sigurimit tė jeteses se familjeve tė tyre, ata fituan edhe njė eksperience tė re pune, ne parametra bashkekohore evropiane. Kushtet e punės, filluan tė permiresohen ndjeshem me kalimin e viteve. Nga ana tjeter, duke pare ecurine e shkelqyer tė COTONELLA-s se drejtuar nga Leqejza ne Shkoder, pronaret Familja Zannier, filluan edhe rritjen e volumit tė punės, duke krijuar mundesi tė reja pėr punesimin e shumė familjeve shkodrane.

Gradualisht, Shqiperia e bashke me tė Shkodra, po i afrohej pranveres se cmendur tė vitit 1997. Tė gjitha bisneset u paralizuan. Ligjin e benin armet dhe kriminelet. Megjithatė, edhe ne kėto kushte tė veshtira, GjergJ leqejza, me shumė sakrifica sublime, vazhdoi aktivitetin e tij. Ishte njė vendim i vėshtirė pėr tu marrė, por edhe shumė i rendesishem: mijera familje, mund tė vuanin edhe urine nese do tė mbylleshin laboratoret COTONELLA. Duheshin rritur ndjeshem shpenzimet. Jo vetėm duhej menduar pėr ruajtjen e laboratoreve dhe makinerive shumė tė shtrenjta, por edhe pėr percjelljen nga puna ne shtėpi dhe anasjelltas tė punetoreve. Ne dispozicion tė tyre, u vendosen autobuse, tė cilet mbyllen shumė shqetesime dhe probleme edhe pėr familjet shkodrane, qė kishin pjestaret e tyre tė punesuar.

Me gjithe kėto veshtiresi, ku plumbat dhe armet ishin tė pranishem ne ēdo vend, ne ēdo moment tė dites, laboratoret COTONELLA arriten tė vijonin punėn thuajse normalisht, duke ruajtur stabilitetin ekonomik tė mijera familjeve shkodrane. Ne krye tė punėve si gjithmone, ishte vetė bisnesmeni Gjergj Leqejza.

Vitet kalonin dhe stabiliteti politik, ekonomik dhe social do tė shkonte drejt normalitetit. Laboratoret COTONELLA rriten ndjeshem aktivitetin e tyre, duke u shtuar dhe bashke me ta, edhe numri i tė punesuarve. Tė gjithe i kujtojme njoftimet e here pas hershme pėr punonjes tė firmave "MADISH" apo edhe "SHQIPERIA TRIKOT", tė cilet pėrherė e me shumė, gjenin kushte me tė mira puna. Brenda kėtyre laboratoreve, ekzistonte njė fryme familjare. Ne raste festash tė ndryshme, jo vetėm kishte dhurata por edhe shperblime monetare. Ndėrkohė, kėto laboratore po i ngjanin perdite e me teper, homologeve tė tyre ne ēdo vend tė perparur tė botes.

Ne kėto 12 vite, bisnesmeni Gjergj Leqejza, tregoi aftesi tė spikatura ne menaxhimin e laboratoreve COTONELLA. Kjo sigurisht, nuk do tė kalonte pa u vene re nga pronaret e saj, familja Zannier, tė cilet moren vendimin shumė tė rendesishem por edhe shumė dobisjelles pėr Shkodren e Shqiperine. Marka e njohur e veshjeve intime, do tė zhvendos qendren e saj nga Italia, ne qytetin e Shkodrės. Tashmė, tė gjitha prodhimet e kesaj kompanie, do tė mbajne shenjen dalluese "made in Scutari, Albania". Jo vetėm kaq. Shkodra do tė jetė distributori kryesor i lendes se pare, e cila do tė perfundoje procete ne vende tė ndryshme tė globit, aty ku janė ngritur laboratoret COTONELLA. Drejtor i Pėrgjithshėm i COTONELLA, do tė jetė Gjergj Leqejza, i cili tashmė ka arritur atė qė nuk mund ta enderroje asnje bisnesmen tjeter.

Edhe ne kėto kohė, Leqejzen e gjen ne pune. Ka vertetė impenjime tė shumta. Pervec aktiviteteve tė tjera prodhuese dhe ne shumė sfera tė bisnesit, tashmė po behen gati mjediset e reja pėr COTONELLA-n ne Shkoder. Behet fjale pėr njė investim gjigant ne dhjetera mijera katrore, ku do tė perfshihen jo vetėm reparte prodhimi, por edhe ambalazhimi, magazinimi etj. Me ardhjen me qender ne Shkoder tė COTONELLA-s, qė pritet tė realizohet perfundimisht ne mars 2007, do tė kete nevoje ne total pėr rreth 5 mije krahe pune. Kjo do tė thote, njė ndihme me shumė pėr tė eleminuar papunesine ne qytetin e Shkodrės, por edhe me gjere.

Pervec sa thamė me siper, ardhja e COTONELLA-s me qender ne qytetin tone, ėshtė njė merite e padiskutueshme e Gjergj Leqejzes, i cili ėshtė jo vetėm njė bisnesmen i shquar dhe i sprovuar, por edhe njė diplomat i spikatur, si Konsull Nderi i Austrise ne Shkoder. Ėshtė edhe njė rritje e shenuar e prestixhit, kur njė marke e njohur e veshjeve intime si COTONELLA, do tė dale ne treg si njė prodhim i Shqiperise e i Shkodrės.

Duke iu kthyer sėrish asaj qė mund tė thuhet pėr COTONELLA-n, konstatohet ne tė gjitha nivelet profesionale, njė pune ne grup, si njė instrument shumė i mir i lidhjes ne mes individeve dhe Ndermarrjes dhe Ndermarrjes e klienteve. Prej mese 10 vitesh, njė pjese e procesit tė prodhimit, ėshtė delokalizuar jashtė Italise, siē ėshtė rasti i Shkodrės. Ne tė gjitha strukturat, tė sintonizuara fort mbi filozofine e cilesise, qė karakterizon "shtepine- nene italiane", punojne mese 1000 persona, tė gjitha me njė kualifikim tė larte.

Aktiviteti i COTONELLA-s, nuk perfshin vetėm prodhimin dhe tregtimin e veshjeve intime, por edhe sponsorizimet e ndryshme. Njė nga me tė fundit sponsorizime, edhe me tė bujshme, ėshtė ai i MISS ITALIA 2006, ku fituesja Klaudia Andreati, 19 vjece, mund tė konsiderohet vertetė njė "vajze COTONELLA". Pėr tė 11-in vit rradhazi, COTONELLA ėshtė sponori kryeso i ketij aktiviteti shumė tė rendesishem tė bukurise italiane. Fituesja e MISS ITALIA 2006, Andreati, pėr njė vit o tė jetė "testimonial" e COTONELLA-s, gjatė evenimenteve dhe manifestimeve qė do tė organizoje Ndermarrja.

Shembulli i menaxhimit tė perkryer dhe profesional tė COTONELLA-s ne Shkoder nga Gjergj Leqejza, sigurisht qė duhet ndjekur edhe nga shumė bisnese tė tjera. Ėshtė shumė e rendsishme, ne njė bisnes, tė kesh fitime tė mira. Por kjo nuk mjafton. Duhet me shumė munde pėr tė bėrė emėr tė mirė, pėr tė krijuar besim tek investitoret e huaj, siē ėshtė rasti i atyre italiane tė COTONELLA-s.

Nga Vasel Gilaj, Artur Vashja

 

Zbulimi ne parlamentin shqiptar

A ka patur ndonjehere Komunizem ne Shqiperi?!

Ne cilen ane tė "barrikades" politike do tė ishte sot Spartak Ngjela, nese babai i tij, Kicua, nuk do tė kishte rene viktime e "luftes se shtrigave" tė PPSH-sė? Nuk e di pse me erdhi spontane kjo pyetje, teksa "avokati i ceshtjeve ligjore tė humbura", tregonte ne njė studio televizive konceptet e "demokracise liberale".

Ne Shqiperi, "hyn derri e dosa bashke"! Kėshtu ka qene, ėshtė dhe fatkeqesisht do tė mbetet pėr shumė kohė. Tė vetmit qė nuk paten mundesi tė flasin pėr denimin e krimeve tė komunizmit, rehabilitimin e viktimave tė atij sistemi dhe ridimensionimin e historise 50 vjecare tė kumunizmit shqiptar, ishin vetė ish- tė persekutuarit! Edhe ne mes rradhėve tė tyre, dallohen qartė kategori tė ndryshme, jo tė gjitha tė perndjekura apo persekutuara njelloj nder vitet e diktatures Hoxhiane& CO. Janė vetė ata, tė cilet me shumė nen ze, kujtojne edhe bashkevuajtes tė Spacit, Burrelit, Qafe Barit etj., qė jetonin thuajse si pashallare ne burgje, duke shitur ne kuptimin e plote tė fjales tė burgourit e tjerė tek autoritetet e kampeve, e me tej, tek drejtuesit e PPSH-sė ne qender e ne baze- organizatat e partisė! Jo vetėm kaq. Edhe brenda njė fisi, komunizmi perdori metodat e veta tė "divida ed impera", metodes romake "perca e sundo". Edhe ne mes dy vellezerve, u krijua njė hendek, edhe pse tė dy bij tė njė ati "tradhetar", "bashkepunetor tė fashizmit, nazizimit, Zogut" etj. Njė vella persekutohej, internohej, burgosej, torturohej deri ne brezin e niperve, ndėrsa vellai tjeter, jo vetėm qė privilegjohej ne pune tė lehta, i shkolloheshin femijet e niperit, por madje pranohej edhe ne PPSH! Sherbimi i vetėm qė duhej tė kryhej: spiunim i vellai tė persekutuar, hafije ndaj tė afermeve tė tjerė!

Ka edhe shkalle tė tjera tė persekucionit. Personalisht, bej njė dallim tė qartė ne mes Spartak Ngjeles, tė ndjerit Pjeter Arbnori por edhe Atė Zef Pellumbit. Qė tė gjithe keta, perfaqesues tė spikatur tė disa kategorive tė tė persekutuarve tė komunizmit, kane nxjerre njė lloj "gjoksin" perpara, sigurisht jo ne kuptimin e keq tė fjales, por ne emėr tė vuajtjeve. E kam thėnė edhe me heret, Spartak Ngjela, ėshtė ne njė nivel me tė afermit e Koci Xoxes, Tuk Jakoves, Zef Males, Liri Belishoves, Liri Geges, Mehmet Shehut, tė permbledhur tė gjithe ne termin e perashtatshem "viktima tė luftes pėr pushtet brenda llojit tė kuq". Avokati "i ceshtjeve tė humbura ligjore", ishte bir i Bllokut, pavaresisht se ndoshta si natyre, i pelqente tė dilte pak jashtė kontureve tė kohes. E njejta gjė, mund tė reklamohet edhe nga tė aferm tė personave tė sipercituar. Por ka diēka ndryshe ne kete arsyetim tė nisur. Qė tė gjithe, edhe babai i Ngjeles, Kicua, ishin nismetare tė instalimit tė njė diktature tė urryer, qė edhe pas 16 viteve nga shembja ne Shqiperi, nuk i dime akoma pasojat e saja, pasi "kutia e Pandores", nga njė fuqi magjike, nuk po lihet tė hapet! Me tej akoma, ishin tė gjithe pjestare tė njė stafi tė ngushte tė dikatorit, ne miniature- diktatore tė vegjel nen friken e gijotines se Hoxhes. Pėr tė qene ne kete nivel, duheshin ndjekur rregulla strikte, tė cilat mese miri i zbatoi mesa duket, i "fundmi i krereve komuniste" ne pushtet edhe ne demokraci, Ramiz Alia. Tė tjeret, ne varesi tė situatave, perfunduan me kokėn nen gijotine, femijet u debuan nga Blloku, u internuan, u burgosen, ndoshta edhe u vrane. Por shumė prej tyre, gjeten ne ato burgje ku u degdisen, viktimat e duarve tė tyre tė lara me gjak dhe pėr ironi tė fatit, bashkejetuan kriminele me viktima, ujku me delen pėr shumė vite, qė pas viteve '90, tė kerkonin paradoksalisht, tė njejtin status, tė njejta tė drejta.

Ka patur edhe kundeshtare tė diktatures, edhe politikisht, siē ishte rasti i tė ndjerit Pjeter Arbnori, i cili kerkoi ti jepte jetė, bashke me shoke tė tjerė, njė alternative politike socialdemokrate, kundėr Partisė se Punės apo Komuniste. Janė tė shumte ata, qė pėr motive tė pastra politike dhe jo "lufte shtrigash", u denun, u debuan, u burgosen, u plagosen, u vrane, u degdisen. Arbnori u denua me vdekje, por mbase dora e Zotit, nderhyri dhe iu fal jeta, pėr tė qene pas 28 viteve burg, njė nga deshmitaret e gjalle tė persekucionit. Pavaresisht burgosjes se gjatė, vuajtjeve normale ne ferrin komunist, ashtu siē e ka pranuar edhe vetė Mandela i Shqiperise, ka patur edhe kategori tė tjera qė kane perjetuar me shumė se ferrin ne kampet e shfarosjes komuniste. E mes tyre, permendim At Zef Pellumbin. Jo pėr atė qė ai hoqi personalisht, por ishte bashkevuajtes i atij ferri, tė cilin "rrnoi pėr me e tregue". Armiku me i eger tė komunizmit, ishte Besimi, Feja. Nuk ishte rastesi qė kleriket, kryesisht ata katolike, u goditen qė ne ditet e pare tė rdhjes ne pushtet tė Hoxhes & CO. Por sa janė kleriket qė dolen para toges se pushkatimit duke thėnė "Poshte komunizmi", "Rrnofte Shqpinia", "Rrnofte Krishti Mbret"? Kjo ishte sfida me e madhe qė mund ti behej rregjimit komunist, e prandaj , tė tille personalitete, tė gjalla apo tė vdekura ne kohė tė ndryshme, meritojne majen me tė larte ne panteonin e ndertuar jo me blloqe mermeri, por ne atė tė zemrave tė njerezve.

Ne Kuvend, tė gjithe flasin kundėr komunizmit, ne emrin e tyre apo tė prinderve, edhe pse mund tė kenė lene pas njė imazh aspak burreror, duke "paditur" edhe miqte e njerezit e afėrt. Askush nuk mund tė gjykohet, por edhe mund tė justifikohet ne kushtet e perjetimit tė njė diktature shumė tė eger Hoxhiane ne Shqiperi. Tė hapen dosjet, ose siē thamė me siper "Kutia e Pandores". Ēfarė do tė arrihet? Panorama qė thamė me siper, flet qartė. Vellai do ta dale spiun i vellait, i nipit, mbeses, babait, xhaxhait. Bri do tė ndjehej i turperuar para babait apo anasjelltas. Ne Shkoder p.sh., janė tė shumte ish- Sigurimsat qė njihen, siē ka edhe tė tjerė qė e kane merituar me kalimin e viteve, pa tė drejtė, kete emėr. Dosjet, nese do tė hapen, do tė krijojne njė kaos tė papare social, deri edhe ne vellavrasje, tė ngjashme me ato qė lidhen me ēėshtjen e pronave. Politika kerkon thjeshtė tė fitoje kapital, siē edhe tingellojne tė ēuditshme deklaratat e tė riut ne moshe, por tė vjeter ne koncepte, Pandeli Majko, i cili merr guximin publikisht tė thote "mos na cenoni moralin qė na perket", duke aluduar pėr periudhen komuniste. Pjesa tjeter, me kete teme shumė tė prekshme pėr shqiptaret, kerkon tė fitoje kredibilitet politik apo edhe tė terheqe vemendjen nga ceshtje me tė rendesishme aktuale pėr vendin. Nuk duhet harruar se ne fillim '90, ne unison klasa politike ra dakort qė dosjet pėr asyet qė cituam me lart, tė mos hapen pėr 20-25 vjet, mbase edhe me teper. Tashmė kerkohet me ngulm, duke nxjerre perpara Keshillin e Evropes, si ne rastin paradoksal tė heqjes se denimit me vdekje ne njė vend, ku gjakmarrja ėshtė ulur kembekryq, edhe ne legjislacionin e mentalitetin shtetformues. Nuk duhet harruar, se teksa autoret dhe ideatoret e vitit 1997, mbeten sot e kesaj dite anonime, janė rreth 4000 tė vraret nga marrezia kolektive, qė akoma sot e kesaj dite, ka lene arme qė mbjellin vdekje. Perpara se tė na dhimbset Europa drejtė tė ciles duhet tė shkojme, perpara se tė perpiqemi tė ecim ne njė rruge qė ajo na drejton me konceptet e konsoliduara nga ajo prej shekujsh, jemi shqiptare, para se tė jemi evropiane, derdhim gjak shqiptari, para atij evropian! Nuk besoj se do ti bėjė shumė pershtypje eurodeputeteve apo 25 antareve tė BE-sė, nese vendi yne do tė perfshihej nga njė kaos social pas hapjes se dosjeve.

Problemi yne i vetėm, ėshtė se komunizmi ėshtė rrenjosur dhe qendron i qetė e i sigurte kembekryq ne Kuvendin e Shqiperise. Ajo u pa qartė edhe ne debatin e fundit, ku tė gjithe ngjasonin me ato grate e perdale, ku njera i thote tjetres "ma mbaj pak kopilin tim, sa ti them asaj tjetres e perdale". Tė gjithe kruhen e do tė vijojne tė kruhen gjatė nen peshen e zgjebes komuniste qė e kane ne gen, tė jetuar apo tė injektuar nga babai tek biri. E si gjithmone, kerkojne qė mekatet e tyre, ti paguaje populli. Si? Fare thjeshtė, tė hapen dosjet ne mase, tė plase koi ne mase. Tė jeni tė sigurte, se nese do tė hapeshin dosjet e 140 deputeteve, qė tė gjithe do tė dilnin tė lare, sidomos ata qė kane 15 vite ne politike. Kjo pėr faktin e thjeshtė, qė ne kėto vite, kane patur akses ne dosjet e korridoret e erreta ku ato ruhen. I kane pastruar me kujdes, pse jo duke i asgjesuar apo ndryshuar thjeshtė numrat ne fletet e para tė dosjeve.

Tashmė, tė gjithe therrasin, kapeni, denojeni, burgoseni komunistin e mbetur gjalle! Gjithe problemi ėshtė se ku gjendet. Tė gjithe janė konvertuar, tė gjithe kane nderruar lekuren edhe pse biologjikisht por edhe enderisht, duket e vėshtirė teksa ke kaluar njė moshe tė caktuar. Me ka rastisur tė shoh tė persekutuar po bij tė tyre, qė aderojne, militojne madje edhe drejtojne ne subjekte tė majta politike edhe ne PS, e cila konsiderohet si trashigimtare e PPSH-sė, ne tė gjitha drejtimet. Nga ana tjeter, janė me mijera komunistet, ish- sigurimsat qė kane aderuar, militojne, madje drejtojne, parti tė djathta, ku PD konsiderohet edhe me e ashpra ndaj komunizmit. Njerezit janė tė lodhur, tė topitur, tė velur me kete teme. Pėr faj tė politikės, ajo riciklohet prej 16 vitesh dhe kush e di persa vite tė tjera do tė vijoje. Ėshtė e thjeshtė: a mundet politika, tė nxjerre jashtė loje vetveten, duke penalizuar ata qė kane dosje, qė kane qene spiune, persekutore? Kurrsesi, nuk ka ndodhur njerez dhe mos prisni tė ndodhe.

Ne tė gjithe atė debat tė madh, askush nuk u kujtua pėr Katovicen e Polonise. Komunistet e mbledhur atje, edhe pse ne grahmat e fundit, fale pervojes, krijuan linjen e veprimit: tė leshojme perkohesisht pushtetin, tė forcohemi ekonomikisht dhe tė kthehemi ne fuqi, qofte edhe me emra tė tjerė. Skema vazhdon tė zbatohet me sukses, ne Shqiperi, asgje nuk ka levizur nga shinat komuniste, sa edhe me drejtuesit e shtetit kėto 16 vjet. Vendi yne, perballe njė levizjeje tė tille, qė fatkeqesisht vazhdon se ka ithtare dhe zbatues edhe ne demokracine liberale tė Spartak Ngjeles, ėshtė shumė i vogel, shumė i pafuqishem. Ne cilen ane tė "barrikades" politike do tė ishte sot Spartak Ngjela, nese babai i tij, Kicua, nuk do tė kishte rene viktime e "luftes se shtrigave" tė PPSH-sė? Nuk e di pse me erdhi spontane kjo pyetje, teksa "avokati i ceshtjeve ligjore tė humbura", tregonte ne njė studio televizive konceptet e "demokracise liberale". Nuk e di nese do tė kem mundesi tė marr ndonje pergjigje, por jam i sigurte se pozicioni i Avokatit, nuk do tė ishe ekzakt ai qė ka sot, pas njė mllefi disa vjeēar ne krijuar, pas largimit tė tij dhe tė familjes nga Blloku i privilegjeve komuniste, tė cilat vijojne edhe sot, mbase me njė mbiemer tjeter qė nderrohet njė here ne 4 apo 8 vjet, permes zgjedhjeve qė sėrish na afrojne me regjimin e kaluar.

Blerti DELIJA

 

Aty ku bashkohet bujaria dhe humanizmi

Zhvillimi i vrullshėm i kapitalizmit nė vendin tonė (me sa duket) nuk po kalohet lehtė dhe kjo pėr tė vetmen arsye se ai po vjen mė i ashpėr se sa “dimri” nė zonat malore. Mes kapitalistėve tė rinj dhe shtresave tė tjera tė popullsisė mazhoritare ėshtė hapur njė hendek i madh i cili po thellohet ēdo ditė duke e polarizuar shoqėrinė shqiptare me mėnyrėn mė tė skajshme, gjė kjo qė mundtė shkaktojė njė pėrplasje me pasoja tė pallogaritshme. Parė nė kėtė kėndvėshtrim duhen pėrgėzuar tė gjithė ata kapitalistė tė rinj tė cilėt e zgjerojnė biznesin e tyre duke hapur sa mė shumė vende pune. Rasti i zotit Paulin Radovani, i cili i kaloi “kufijtė” e qytetit tonė duke e shtrirė biznesin e tij tė suksesshėm edhe nė qytetet e Pukės e Fushė-Arrėzit, duke hapur 200 vende pune. Ky shembull duhet tė vlejė pėr tė gjithė biznesmenėt, pėr tė zbutur sa tė jetė e mundur fenomenin e varfėrisė ekstreme. Para disa ditėsh pata rastin tė takoj mikun tim, zotin Nikollė Gjeta (bletėrritės). Nikolla (me njė modesti shembullore) mė tha se ai bashkė me vėllain e tij, Lazėr Gjeta, i kishin dhuruar Sanatoriumit tė Shkodrės njė sasi prej 60kg mjaltė. Pėr bujarinė dhe fisnikėrinė e malėsorėve, kam shkruar dhe do tė shkruaj, por akti i sipėrpėrmendur pėrveē dy komponentėve tė lartpėrmendur, u shton atyre dhe humanizmin kristian, duke e bėrė figurėn e tyre mė tė kompletuar dhe mė qytetare.

Nuk e pyeta Nikollėn se sa kuintal ėshtė prodhimtaria e tij, por 60kg mjaltė i vura nė “peshoren” e ndėrgjegjes qytetare tė kėtij bletėrritėsi me origjinė prej Dukagjini dhe pashė se shpirti i kėtyre vllezėrve vėrtet babaxhanė, mban mė shumė peshė se sa supet e tyre dhe se ky akt vėrtet human ėshtė pėr t’u patur zili nga ēdo biznesmen dhe ēdo qytetar.

Ky akt mė frymėzoi pėr t’u bėrė apel dhe pėr t’u dhėnė njė kėshillė (sa tė sinqertė, aq dhe miqėsore) tė gjithė biznesmenėve bashkėqytetarė: “Bėhuni tė ngjashėm me vėllezėrit Gjeta dhe me z.Paulin Radovani, sepse ju qė pėrfaqėsoni kapitalizmin dhe borgjezinė e re, vini nga shtresat e varfra, ku baballarėt tuaj erdhėn nė pushtet (kryesisht nga gabimet dhe fajet e tregtarėve paraardhės), ku (me ndonjė pėrjashtim tė rrallė), tė tjerėt e futėn “arin” ndėr qypa dhe e varrosėn, kur pjesa mė e madhe e popullit vuante pėr bukėn e gojės! Kjo padrejtėsi e shprehur nė tingujt e fuqishėm tė “Internacionales”, i frymėzoi prindėrit tuaj pėr tė bėrė atė qė u quajt “Revolucioni Proletar”. Kujdes vėllezėr se historia mund tė pėrsėritet dhe pastaj tingujt e Internacionales, tė kėsaj “sinfonie” mund tė pėrsėriten me “nota” akoma mė tė larta. E, nėse kjo do tė ndodhė, atėherė Hysni Milloshi mund tė kthehet jo vetėm nė njė “dirigjent”, por ndoshta... nė njė hero.

Shembulli  i vėllzėrve Nikollė e Lazėr Gjeta duhet tė vlejė si njė mesazh pėr mė shumė solidaritet dhe humanizėm.

Mark Bregu

 

Dėgjoj lajme me deputet, kujtoj Helenėn e Trojės

Thonė qė disa njerėz, ndoshta, tė shtyrė nga kureshtja, apo nga ndonjė tjetėr shkak shkuan tek varri i Helenės sė Trojės dhe pas kaq shekujsh e vitesh hapėn varrin e saj. Kjo nuk ėshtė e gjitha. Sė bashku me varrin e Helenės gėrmuan edhe nė varrin e shėrbyeses sė saj qė ndodhej aty pranė. Tani po tė mbaronte kėtu historia, ēdokush mund te kishte menduar se varri i Helenės ėshtė hapur pėr gėrmime arkeologjike ose pėr tė vėrtetuar ndonjė fakt historik. Kėtė e them sepse duke pasur parasysh figurėn madhėshtore te Helenės. Tė gruas qė shumė luftra u pagėzuan nėn emrin e saj.  Para Helena me pak fjalė mund tė quhet gruaja qė skicoi fatin e botės antike. E me tė drejtė qė kėrkime tė tilla janė tė natyrshme. Po varri i shėrbėtores pse tė jetė ēelur vallė; - bėhet pyetja tjeter. Mos edhe ajo pėr gėrmime arkeologjike e fakte tė tjera historike. Por pėr ēudinė time nuk ishte ashtu siē mendoja unė. Ato varre nuk ishin hapur as pėr gėrmime arkeologjike, as pėr fakte historike. Ato varre ishin hapur as mė shumė as mė pak pėr tė parė ndryshimin midis Helenės madhėshtore dhe shėrbyeses sė thjeshtė….

Kėtu u shtanga vėrtetė! Pas kaq shekujsh hapen varret e dy njerėzve vetėm pėr tė parė ndryshimin ndėrmjet tyre?!... Po  ja qė ndodh edhe kėshtu! Po kush vallė mund ta ketė bėrė njė gjė tė tillė?!... E bėnė ata qė menduan se madhėshtia e Helenės ishte e pėrjetshme e i rezistonte edhe vetė kohės, madje edhe vetė dheut e pllakės sė varrit. Po ata njerėz besuan se edhe skllavėria e njė shėrbėtoreje do tė ishte sėrish nėn atė varr. E vazhdimi i historisė thoshte se ata njerės mbetėn tė zhgėnjeyer nga ajo qė panė. Ishin thjeshtė eshtra qė nuk kishin aspak madhėshti e aq mė pak skllavėri. I vetmi dallim midis kėtyre dy varreve ishte emri. Gėrma tė renditura sipas njė rradhe dhe qė formojnė njė emėr. Atėherė ata njerėz u tėrhoqėn duke marrė me vete zhgėnjimin mė tė madh tė jetės sė tyre. Ata heshtėn duke mos na lėnė ne mundėsinė tė kuptojmė nėse e njohėn faktin se midis Helenės dhe shėrbėtores sė saj, nuk kishte ansjė ndryshim, tani qė tė dyja ishin tė vdekura, tė dyja.

Kėtu mbaronte dhe “historia e famshme”. Nuk e di por mua spontanisht mė erdhi ndėr mend njė pyetje: - Sa vlen njeriu?! Ja, dallohen qartė nota egoizmi edhe nė kėtė pyetje. E mė pas vjen pyetja: -Pse njerėzit jetojnė dhe sillen rreth tė njėjtit univers qė ėshtė “uni”?! Aty kanė tė pėrditshmen e tyre edhe te ardhmen. Pse “uni” shumė herė simbolizon deri dhe nė origjinalitet egomotivin, madhėshtinė e pėr tė arritur deri tek cinizmi? Pse ėshtė kėshtu? Pse ndodh ashtu? Nė mendjen time skaliteshin disa pyetje njėherėsh e nuk po gjeja pėrgjigje pėr asnjėrėn. E ē’mė bėri kjo historia me Helenėn, mendova me vete! Por ndėrgjegja mė brente dhe nuk mė linte tė qetė. Duhej t’i pėrgjigjesha nė njė farė mėnyre vetes sime. Kėshtu qė mendova sė pari ta nis nga vetja ime. Pėrmenda mė parė “unin” dhe unė nga vetja ime po ia nis. Vallė unė kush jam?! Njė njeri i thjeshtė qė mbase nė tė ardhmen do te bėhet “dikushi”. Mbasi tė kem pėrvetėsuar njė profesion, por sėrish njeri i thjeshtė do tė ngelem sado egoiste tė jenė ambiciet e mia. Tani jo te gjithė profesionet tė lenė ashtu., ne vend numėro, se ka profesione tė veēanta qė tė ngrisin gradėn. Po njė i varfėr, i cili mezi i del tė fitojė kafshatėn e bukės, ēfarė mund tė pretendojė. Gjėja e parė qė mė bie ndėr mend ėshtė tė shoh edhe njė tė neserme dritėn e diellit. Po njė tregtar? Tė ecė sa mė mbarė biznesi. E megjithatė mbeten tė gjithė ato kategori qė pėrmendėm mė lart. Nuk mendoj se ambicja e tyre shkon lart shumė. Mė duket se gjithė kjo nuk po mė ēon askund. Vendosa ta le fare, tė harroja ato historinė e Helenės dhe te vazhdoja punėt e mia. Po ē’mė duhet mua kjo punė. Vendosa ta harroja fare. Pak orė mė vonė po ndiqja televizionin dhe ja edicioni i lajmeve. Kronika e parė dhe pikėrisht nė qendėr tė lajmit njė zėnkė midis pozitės dhe opozitės. Arsyeja e kėtij sherri si duket njė deputet i opozitės i kishte marrė karrigen njė deputeti tė krahut tjetėr dhe e kishte kthyer nė pronė private. Diēka e tillė flitej nė lajm. E si ēdo ditė kishte plasur sherri. Ja edhe  jė herė po shprehin talentin. Kur papritur mu kujtua ajo historia e Helenės. Po politikanėt vallė ēfarė do tė mendonin pėr kėtė histori?! Mos vallė edhe ato do ta besonin njė gjė tė tillė?! Kėtė nuk e di, por nuk e kuptoj pse tė gjithė mė ngjajnė pak me Helenėn e Trojės. Po vetėm pak fare ama?! Se nga pamja e jashtme jo dhe aq. Jo se janė edhe aq tė shėmtuar, por thonė qė Helena ka qenė shumė e bukur, por mė ngjajnė me karaktere. Edhe ata janė tė veshur me madhėshti, para dhe pushtet pa marrė parasysh tani nė i kanė fituar tė gjithė kėto me apo pa ndere.

Po mendoja si do tė ishte varri njė politikani nė krahasim me varrin e njė njeriu tė thjeshtė po t’i hapnin pas shumė vitesh. Meendoj se ashtu siē doli varri i Helenės nė krahasim me varrin e shėrbėtores  sė thjeshtė.

Thjeshtė njė rrjeshtim gėrmash do tė formonin emrat e tyre do t’i dallonin.

Se harrova t’ju them edhe nėj detaj tė vogėl pėrsa i pėrket gėrmave. Nė varrin e Helenės nga koha e madhe qė kishte kaluar kishte rėnė njė gėrmė. E varri i shėrbėtores e kishte emrin tė plotė. E njėjta histori mund tė pėrsėritet edhe pas shumė kohėsh! Ndoshta!!!... Ndėrkohė unė vazhdoja  ndiqja lajmet e nuk mė hiqej nga mendja historia e Helenės…

Emiranda Lukaj

 

Era e re e kishės katolike

Nga Albert VATAJ

Agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters ka publikuar mė 11 tetor atė qė mund ta quajmė me kuptimin e plotė tė fjalės si zanafilla e erės sė re tė kishės katolike romane. Kjo shėnon edhe njė moment kthese nė politikėn e Selisė sė Shenjtė, pikėrisht nė ndryshimin e kursit tė ndjekur gjer mė tani nga Papa Gjon Pali. Pasardhėsi i tij, Benedikti i XVI mėsohet tė jetė deklaruar se katolikėt nuk duhet tė lejojnė qė besimi dhe identiteti i tyre tė zbehet pėr hir tė dialogut me besime tė tjera fetare. "Duhet tė mos harrojmė se identiteti ynė kėrkon fuqi, qartėsi dhe kurajo nė botėn ku jetojmė", - u deklaroi Ati i Shenjtė pelegrinėve dhe turistėve nė audiencėn e tij tė pėrgjithshme tė pėrjavshme nė Vatikan.

Nė audiencėn e pėrgjithshme Benedikti XVI i ftoi besimtarėt tė vijojnė ecjen nė rrugėn e dialogut nė gjurmėt e Koncilit II tė Vatikanit, por duke e dėshmuar identitetin e krishterė me forcė, qartėsi e guxim. Sipas Radio Vatikanit Papa kėtė mesazh u drejtoi mw 11 tetor 35 mijė shtegtarėve nga tė katėr anėt e botės, mbledhur nė Sheshin e Shėn Pjetrit pėr audiencėn e pėrgjithshme tė sė mėrkurės, duke e marrė shtytjen nga figurat e Simon Kananeut e tė Judė Tadeut, apostuj, tė cilėve ua kushtoi katekizmin e sotėm. Pėrmes kėtyre dy figurave, Papa kujtoi se Jezu Krishti i zgjodhi nxėnėsit dhe bashkėpunėtorėt e vet nga shtresa tė ndryshme shoqėrore e fetare, pa bėrė asnjė pėrjashtim, sepse:

“Atij i interesojnė njerėzit, jo kategoritė shoqėrore ose etiketat”.

Ishte Jezusi qė i bashkonte, qė i bėnte ta ndjenin veten si njė njeri i vetėm – tha Ati i Shenjtė, dhe shtoi: “E ky ėshtė njė mėsim i vėrtetė pėr ne, qė shpesh kemi prirjen tė nėnvizojmė ndryshimet e ndoshta edhe kundėrshtimet, duke harruar se nė Jezu Krishtin na jipet forca pėr t’i zgjidhur konfliktet tona”.

Mė pas Ati i Shenjtė mėsohet tė ketė cituar disa nga frazat e letrės sė Judės Apostull, nė tė cilėn dėnohen ashpėr ata qė shkaktojnė pėrēarje nė gjirin e Kishės. Shkruan Juda: “Ju jap zemėr tė luftoni pėr fe qė u ėshtė dhėnė shenjtėrve njė herė e pėrgjithmonė. Sepse depėrtuan me dredhi ndėr ju disa njerėz tė patenzonė, qė hirin e Zotit e zevendėsojnė me ndyrėsi dhe e mohojnė Jezu Krishtin, tė vetmin Zotėrues e Zotin tonė. Kėta njerėz – vijoi tė citonte Papa Racinger – qė e gjejnė pretekstin nė hirin e Hyjit pėr t’i bėrė vėllezėrit tė dredhojnė rrugė, duke krijuar pėrēarje nė gjirin e Kishės tė shtyrė nga ėndrrat e tyre, Juda i krahason me ėngjėjt e dėbuar nga qielli dhe thekson se ndjekin rrugėn e Kainit. Nga etja e ndyrė pėr fitim, jepen pas gabimeve e bėhen njolla nė darkat e shenjta tė tė krishterėve. Janė re pa ujė qė erėrat i sjellin andej e kėndej, janė lėndė vjeshtake pa fryt, dy herė tė thata, pa rrėnjė, valė tė tėrbuara deti, qė pėrplasin nė breg paturpėsitė e veta, yje tė kėputura, endacake, pėr tė cilat ruhet terri i pėrjetshėm. Janė njerėz qė murmurojnė e ankohen, jetojnė sipas prirjeve tė veta tė pacipa, tė ledhatuar nga disa, qė duan vetėm tė nxjerrin fitim prej tyre. Janė njerėz shtazorė, nuk e kanė Shpirtin Shenjt! – citoi Papa - dhe nė vijim vėrejti: “Ndoshta ne nuk e pėrdorim mė fjalė kaq polemike, por edhe nė se pėrdorim figura poetikisht tė bukura, nuk harrojmė ta themi qartė si atė qė mbetet shenja dalluese e tė krishterit, si atė qė nuk pajtohet me krishterimin.

Koncili II i Vatikanit – vijoi Shenjtėria e Tij - u ka mėsuar katolikėve rrugėn e ndjesės e tė dialogut, rrugė qė do tė vijojė tė ndiqet me vendosmėri. Por kjo nuk do tė thotė tė harrojmė se e kemi pėr detyrė t’i vemė nė dukje gjithnjė, me tė njėjtėn forcė, tiparet themelore tė identitetit tonė tė krishterė, nga tė cilat nuk mund tė hiqet dorė, nė emėr tė njė pluralizmi tė keqkuptuar.

 “Duhet ta kemi tė qartė se identiteti ynė kėrkon forcė, qartėsi e guxim pėrballė kundėrshtimeve tė botės nė tė cilėn jetojmė!”.

Qė pas komenteve kontradiktore tė Papės lidhur me fenė islame njė muaj mė parė, ēėshtja lidhur me zgjerimin e dialogut tė katolikėve me besimet e tjera ėshtė shndėrruar nė temėn kryesore tė debatit nė Kishėn Romane. Natyrisht qė pozitat ku u vendos Ati i Shenjtė pėr tė ulur gjakrat qė shkulmonin nė botėn islame, e zbehėn ndjeshėm autoritetin e kishės katolike, duke i vėnė asaj njė barrierė tė lartė. Njė pjesė e klerit dhe e besimtarėve katolikė, pikėnisur nga shtysat e politikės sė tolerancės sė Vatikanit besojnė se kanė bėrė kompromise tė tepėrta nė kurriz tė identitetit tė tyre fetar gjatė katėr dekadave tė fundit, qė pas viteve 1962-65, kohė kur Kėshilli i Dytė i Vatikanit bėri thirrje pėr njė dialog mė tė hapur me myslimanėt, hebrenjtė dhe anėtarė tė besimeve tė tjera.

"Por, kjo mėnyrė dialogu, qė ėshtė e domosdoshme, nuk duhet tė na bėjė tė harrojmė detyrėn tonė pėr tė vėnė nė pah parimet dhe identitetin e besimit tonė katolik, nga i cili nuk mund tė heqim dorė", - deklaroi Ati i Shenjtė.

Nė njė fjalim nė Universitetin e Regensburgut nė Gjermani mė 12 shtator, Papa Benedikti XVI kishte citua perandorin bizantin tė shekullit XIV, Manuel II Palaeologus, i cili ishte shprehur se "profeti Muhamed kishte urdhėruar pėrhapjen me shpatė tė besimit qė predikonte". Megjithėse kishim tė bėnim me njė realitet historik tė perifrazuar ajo shėrbeu si fyese pėr myslimanėt. Fjalimi i Papės shkaktoi protesta tė dhunshme nė shumė vende myslimane, tė cilės i’u bashkangjitėn personalitete fetare dhe politike.

Nė kėtė kundėrshti qė kaploj gjithė botėn islame, pėr ironi tė fatit s’kishte se si tė bėnte pėrjashtim edhe pėr Shqipėrinė. Kjo e fundit nėpėrmjet autoriteteve tė larta tė Komunitetit Mysliman Shqiptar dėnoi perifrazimin qė bėri Papa Benedikti i XVI. Pėr tė vijuar mė pas nė audiencėn e Papės nė Vatikan pėr ambasadorėt e shteteve islamike, ku jo rastėsisht ėshtė i ftuar dhe merr pjesė edhe ambasadori ynė atje. Lideri shpirtėror i mė shumė se njė miliard besimtarėve katolikė nė mbarė botėn ka shprehur disa herė keqardhje lidhur me reagimin e botės myslimane pas komenteve nė Gjermani duke deklaruar se mesazhi i tij ishte keqkuptuar. Ai me kėtė dėshmoi ndjesė, dėshmoi mė sė shumti tolerancėn si filozofi e bashkėjetesės dhe maturisė ndėrfetare, megjithėse e trajtoi deklaratėn e tij perifrazuese dhe komentin si njė keqkuptim. Pikėrisht atėherė kur zhurma nis tė fashitėt nė Sheshin Shėn Pjetur nė audiencėn e pėrjavshme u bėn me dije katolikėve se pėr tolerancėn nuk mund tė shkelet mbi parimet e Kishės Katolike. Gjithsei deklarata e Papa Benediktit tė XVI mė shumė se kushtrim i vetėdijės katolike, mbetet propozim i njė kursi tė ri tė politikės sė tolerancės dhe bashkėjetesės ndėrfetare tė Vatikanit. Natyrisht qė kjo nuk do tė kalojė pa u vėnė re nga spektret e tjera religjioze, sikurse nuk do tė pasojė njė situatė aq komode pėr vendosmėrinė e kryeqendrės sė Kishės Katolike pėr ta vėnė nė zbatim kėtė politikė tė re, shinat e tė cilės sapo i ka shtruar vetė kreu i saj Papa Benedikti i XVI. Sigurisht qė kjo pėrfundimtare ka si shtysė jo dhe aq pendesėn qė Ati i Shėnjtė rezervoi pėr ata qė u ndjenė tė fyer nga deklaratat e tij nė vendlindjen e tij, Gjermani, por nga se vetė kjo pėrulje u keqkuptua me sa duket nga personalitetet fetare, ose u prit vengėr nga papati.

Gjithsesi kjo ėshtė njė erė e re ku filozofia e Kishės Katolike e sheh veten si domosdoshmėrisht prezent nė kuadrin e orientimit tė politikave tė tolerancės nė raport me besimet e tjera. Deklaratat e Papės mė shumė se ndėrgjegjėsim janė njė shėrbesė me prirje tė forcimit tė pozitave tė Kishės Katolike, nė kryeherėn e saj nė raport me vetė katolikėt, e mė pas me besimet e tjera. Kėsaj radhe Ai ka qenė shumė mė i qartė dhe shumė mė konkret nė pėrpjekjet e tij pėr tė ruajtur tė forta themelet e Kishės.

 

Nė historinė shqiptare 32 kryeministra: nga Ismail Qemali tek Sali Berisha

- Qė nga krijimi i shtetit shqiptar mė 1912, Shqipėrinė e kanė drejtuar 32 kryeministra.

- Kryeministri i parė ėshtė Ismail Qemali, ndėrsa i fundit Sali Berisha.

- Kryeministri mė i ri nė moshė ėshtė Ahmet Zogu, 27 vjeē.

- Kryeministri mė i moshuar, Pandeli Evangjeli, 73 vjeē.

Ja emrat e tyre:

1.       Ismail Qemali

2.       Turhan Pasha

3.       Sulejman Delvina

4.       Iljaz Vrioni

5.       Pandeli Vangjeli

6.       Qazim Koculi

7.       Hasan Prishtina

8.       Idhamen Kosturi

9.       Xhafer Ypi

10.   Ahmet Zogu

11.   Fan Noli

12.   Kostaq Kota

13.   Mehdi Frashėri

14.   Shefqet Vėrlaci

15.   Mustafa Kruja

16.   Ekrem Libohova

17.   Maliq Bushati

18.   Ali Kėlcyra

19.   Ibrahim Biēaku

20.   Rexhep Mitrovica

21.   Fiqiri Dine

22.   Enver Hoxha

23.   Mehmet Shehu

24.   Adil Ēarēani

25.   Fatos Nano

26.   Ylli Bufi

27.   Vilson Ahmeti

28.   Aleksandėr Meksi

29.   Bashkim Fino

30.   Pandeli Majko

31.   Ilir Meta

32.   Sali Berisha

Val Preka

 

Pas vendimit tė Moisiut pėr "Sollakun"

S'ka perplasje institucionale Kryeministėr- President!

Tė gjithe tashmė, presin njė perballje tė ashper apo "karshillek" deri ne perplasje ne mes Moisiut dhe Berishės. Kjo pas vendimit tė kreut tė shtetit pėr mosshkarkimin e prokurorit Sollaku, edhe pse Parlamenti e kishte "lincuar" prej muajsh. Perballe njė presidenti qė ka deklaruar publikisht se ke menduar me shumė se njė here tė vrase veten, edhe njė kryeministėr si Berisha, e ka jo tė vėshtirė, por tė pamundur.

Beri mirė apo keq Moisiu qė nuk dekretoi shkarkimin e prokurorit Sollaku? A ishte apo ėshtė, i kapur shteti nga segmente tė krimit tė organizuar, perfshi edhe presidentin? Ne njė republike parlamentare, kreu i shtetit a duhet tė miratoje me sy mbyllur atė qė i sjell Kuvendi?

Janė disa nga pyetjet, tė cilave direkt, nuk kam ndermend ti pergjigjem, pasi tė gjitha tė drejtojne ne pista ku ne fund perballesh me politizimin e ceshtjes se siperpermendur. Dua ta analizoj ēėshtjen nga njė kendveshtrim tjeter, ai i mundesise se njė perplasjeje ne marredheniet institucionale ne mes Moisiut dhe Berishės, pasi "Plaku i Urte" nuk miratoi shkarkimin e Sollakut.

Vetėm dy dite me pare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e quajti tė mbyllur ēėshtjen "Sollaku", pas vendimit tė kreut tė shtetit. Megjithatė, nuk ka harruar ti kujtoje ketij tė fundit se Shqiperia ėshtė Republike Parlamentare. E thėnė me shqeto, "ligjin" duhet ta bėjė gjithnje dhe mbi ēdo institucion, Kuvendi. Koncepti fillestar i Republikės Parlamentare, ėshtė pikerisht ai qė permendem me lart, por nuk duhet harruar Kushtetuta, e cila ne disa raste, institucioni i Kuvendit dhe i Presidentit, duhet tė "japin pelqimin" pėr emrime tė ndryshme. Moisiu, thjeshtė ka zbatuar atė qė i ka dhėnė si tė drejtė kushtetuta, duke mos dhėnė "pelqimin" pėr shkarkimin e Sollakut, ku sėrish, prokurori i Republikės ėshtė nomenklature e tij, ne emrim dhe ne shkarkim. Nese dikush duhet tė kapet me dike pėr kete ceshtje, ajo ėshtė kushtetuta e miratuar ne vitin 1998, qė ka parashikuar sa thamė me lart. Tė gjitha tė tjerat, deri sa tė mungojne fakte tė qartė, behet fjale thjeshtė pėr sulme politike nga njeri krah apo tjetri.

Mazhoranca, permes niveleve tė ndryshme drejtuese, por jo nga vetė kryeministri Berisha, dhane vleresimet e tyre, sigurisht negative, pėr vendimin e Moisiut. Ndėrkohė, opozita nxitoi ta perdore politikisht kete vendim mese normal ne mendjen e tij, tė presidentit. Madje, u arrit deri atje sa tė diskutohet a mund tė bashkekzistoje dyshja Moisiu- Berisha pas kesaj perballje. Ēdo mjet apo shkak (demokratik) ėshtė i vlefshem pėr tė realizuar qėllimin, ėshtė morali i opozitės tash sa vjet. Megjithatė, mendoj se nuk do tė kete njė perplasje institucionale pėr arsyet qė do tė rreshtojme me poshte.

Kryeministri Berisha, ka vetėm njė vit qė ka fituar mandatin qeverises 4 vjeēar nga shqiptaret me 3 korrik 2005. Moisiu ka nisur vitin e fundit tė jetes si president, ne manatin e tij 5 vjeēar dhe shumė vėshtirė mund tė rizgjidhet pas "Sollakut". Ne njė perplasje tė mundshme, edhe pėr vetė ambiciet politike, por edhe sa thamė me siper, me shumė do tė humbiste Berisha.

Njė tjeter alternative ėshtė edhe "impechment"-i i Presidentit, shkarkimi i Moisiut nga Kuvendi, i cili e gezon kete tė drejtė ekkluzive. Gjithcka duket e vėshtirė, pasi mungojne numrat ndoshta pėr ndryshime ne qeveri, jo me pėr tė rrezur njė president.

Se fundi, nuk duhet harruar se kemi kryetar shteti njė ushtarak krriere, bir ushtaraku, i cili publikisht ka deklaruar, se mese njė here, ka menduar tė vetvritet ne rrethana tė ndryshme. Edhe njė kryeministėr si Berisha, do ta kishte tė vėshtirė me njė president, i cili tashmė prej kohesh, ėshtė "ngurtesuar" perballe fatkeqesive edhe familjare qė e kane goditur. Moisiu sheh vetėm ligjin dhe vetėm atė, mund tė zbatoje dhe ti nenshtrohet!

Gjatė kėtyre 16 viteve, ishim mėsuar tė shihnim vetėm dy fortame presidentesh. I pari, ishte njė person shumė autoritar, nga zyra e tė cilit, jo vetėm duhej tė kalonin por edhe tė buronin tė gjitha pushtetet. I dyti, ishte njė president as mish, as peshk, njė karrierist me endrren e rizgjedhjes, pa mundur tė tregoje e as mbroje, kompetencat qė i jepte kushtetuta e miratuar e vitin 1998. Moisiu ndryshon prej kėtyre dy formateve, jo vetėm nga ajo qė thamė me siper, por edhe nga fakti se ėshtė i vetmi president konsensual politik. Nga ana tjeter, ai nuk ka se ēfarė tė humbe me, pasi ėshtė ne kapercyell jo vetėm tė karrieres por edhe tė jetes.

Fatmiresisht, pas 16 viteve, erdhi momenti i bashkejeteses brenda njė njejtave kontureve institucionale, edhe tė dy individeve, tė cilat tashmė nuk do tė shkojne shumė dakort me njeri- tjetrin. Megjithatė, qeveria do tė dergoje ligje ne Kuvend, dhe nga ky tek Presidenti. Ne fakt, vetėm njė here Moisiu mund tė ktheje njė ligj, pasi heren e dyte, automatikisht edhe pa firmen e kreut tė shtetit, miratohet. Por a ėshtė vetėm kjo marredhenia ne mes dy krereve me tė larte tė shtetit? Janė me mijera fije tė tjera me shumė tė padukshme, tė cilat mund tė krijojne njė situate qė mund tė "kalerohet" nga opozita. Kjo e fundit, edhe pse pa levizur asgje, pa patur asnje lloj pushteti, ka fituar njė aleat tė fortė indirekt, siē ėshtė presidenti i Republikės. Megjithatė, duke vijuar ne tė njėjtėn linjė, Moisiu nuk do tė kete probleme tė dekretoje daten e zgjedhjeve ne harkun 20- dhjetor- 20 janar, e atėherė presidenti do tė behej shenjester e sulmeve tė opozitės. Ēfarė mund tė kete apo tė kerkohet me shumė qė tė kemi edhe ne me ne fund, njė burre shteti?!

Blerti DELIJA

 

 

Demokristianet tė bashkuar takohen nė Shkodėr

I  ftuar: Kryetari i Partisė Demokristiane Shqiptare z. Nard Ndoka si dhe ish kryetari Zef Bushati e drejtues tė spekterit demokristian

(Replikė e sekretarit tė Partisė Demokristiane dega Shkodėr Z. Gjergj Livadhi me kryetarin e P.K D SH avokat Fran Dashin.

Me dt.30.9.2006 nė njė nga sallat e Hotel Turizmit tė Shkodrės u organizua takimi i demokristianėve tė bashkuar takim qė organizohet pėr herė tė parė mbas 5 (pese) vjetėve bashkė me kristiandemokratėt. Takimi u organizua nga Av.Fran Dashi me kryesinė e kryetarėt e PKD tė rretheve nga Fieri deri nė malsinė e madhe ku kjo parti qe shtrirė.Ishin prezent kryetari i PKD tė Tiranės zoti Paulin Mema inxh.dhe bisnesmen kryetari i PKD tė Fierit inxh. Agim Pashku i PKD Mirditės z.Zef Lleshi i cili mban edhe funksionin e kryetarit tė kėshillit kombėtar tė PKDSH e njė ndėr pėrsonat nismėtar qė krijuan Partinė Demokristiane tė Shqipėrisė nė vitin 90-91 Martin Bobi kryetar i PKD Lezhė, Marash Kaēi kryetar i PKD Malėsi e madhe drejtues tė Partisė Demokristiane dega Shkoder drejtues tė grup seksioneve tė komunės sė rrethinave Gjin Leka  e Angjelin Prendi, tė komunės Velipojė inxh.Agostin Martini tė komunės Hajmel Hil Gjoka si dhe mjaft anėtarė e simpatizant tė tė gjithė spekterit demokristian e qė shkojnė drejt bashkimit ne njė Parti tė vetme Demokristiane .

Zoti Nard Noka shoqėrohej nga Emanuel Dungu nga kryesia e partisė demokristiane si dhe nga Anton Gurakuqi tashmė i emruar nė postin e zv/ministrit tė punėve tė jashtme Zef Bushati ish kryetar i Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė i cili sapo ka mbaruar mandatin e ambasadorit ne htetin e Vatikanit, gjithashtu Kujtim Gjuzi ish nenkryetar dhe sekretar i pėrgjithshėm i PDK nė periudhėn e Bushatit.Ne kėtė takim qė mė tepėr ishte informal fjalėn e hapjes e mori av. Fran Dashi ku me pak fjalė tė cilat ēojnė drejt bashkimit PKD parti kjo e dyta mbas Partisė mėmė asaj Demokristiane ku fjalėn ja dha zotit Ndoka I cili nė mėnyrė tė pėrmbledhur informoi ketė takim pėr punėn e tij nė krye tė Partisė Demokristiane Shqiptare punė qė siē tha ai ishte e pėrqėndruar me shume nė rrethet jugore tė Shqipėrisė  si dhe qėndrimet e subjektit tė tij politik qė pėrfaqėson nė Parlamentin Shqiptar duke paraqit pozicionin e tij tė qartė e nė interes tė Partisė qė ai drejton dhe tė Demokristianėve Shqiptar Parti e cila bėn pjesė nė kualicionin qeverisės.Takimin e pėrshėndeti edhe z. Bushati ku ndėr tė tjera tha se ardhja nė grupin parlamentar demokristian nga krahėt e ndryshėm tė politikės shqiptare ėshtė njė mrekulli e cila na ka dhėnė shpresė sė Partia Demokristiane e drejtuar nga z. Ndoka po bėhet faktor dhe zė i fuqishėm nė parlamentin shqiptar zė ky qė duhet tė respektohet nga mazhoranca nė pushtet e pse jo edhe nga opozita e bashkuar . Nė kėtė takim e mori fjalėn kryetari I kėshillit kombėtar tė PKD njėhėrėsh edhe kryetar I PKD Mirditė Zef Lleshi ku me tone tė ashpra u shpreh se Partia Demokristiane duke qėnė edhe nė cilėsinė e nismėtarėve tė krijimit tė kėsaj Partie tha se kjo forcė ka vuajtur mungesėn e organizimit ku ka munguar kurajoja pėr ti parė drejte problemet probleme tė cilat ēuan nė copėzimin e padėshirueshėm qė tash besoj se po i kalojme sė bashku duke krijuar njė platformė tė re e tė mirorganizuar dhe kėtė do ta bėjė mirė kryetari Ndoka.Nė kėtė takim pati edhe replikė nga sekretari I partisė demokristiane dega Shkoder me kryetarin e PKD av.Fran Dashi duke thėnė se ju keni ikė nga partia e tani po ktheheni prap.Natyrisht demokristianėt jane tė shqetėsuar se periudha e zgjedhjeve pėr pushtetin lokal po afron e tash e mbetur pa drejtues mendoj se ėshtė e domosdoshme zgjedhja e drejtuesve pėr partine demokristiane dega shkoder .E pse nėqoftėse do tė ruhet kjo gjėndje e tė vazhdojė duke qėndruar nen sqetullen e partisė demokratike dega shkoder e ne drejtimin e mjekut e bisnesmenit dy drejtues qė as zyrė as flamur nuk kanė tash 5vjet e po tė vazhdojmė kėshtu besoj se flasim e shruajmė kot.Gjithsesi demokristianėt e bashkuar kane element qė brėnda kėsaj force I kanė rezistuar kohės e qė kanė aftėsinė tė drejtojnė mirė .Njė nder ta ėshtė av.Fran Dashi I cili nė zgjedhjet lokale tė vitit 2000 ēoj PDK ne Shkoder forcė tė trete politike e po kėshtu kemi edhe njė nder nismėtaret e krijimit tė partisė demokristiane tė viteve 90-91 nė Shkoder z.Martin Cukeli I cili ka shkollėn e lartė tė rendit I cilėsuar si edhe njė nga ekspertėt mė tė mirė nė kėtė fushė po kėshtu edhe tė lartėn nė Jurisprudencė e qė nė zhgjedhjet e korrikut 2005    ka kandiduar pėr deputet nė subjektin kristian e nė Shkodėr ka marrė mbi 2000 vota, vota tė cilat I janė vjedhur mė shumė se gjysma kuptohet duke qenė subjekt I pambrojtur edhe pse jo edhe i sulmuar e mund tė kete edhe disa tė tjerė por nė PDK I kemi pare rralle. Me shpresėn e madhe qė kryetari Ndoka do ta shikojė me vėmendje degėn e PDK Shkodrės pjesė e sė cilės ėshtė edhe ai vetė e pėr tė krijuar sa mė pare mundesine e riorganizimit te partise demokristiane dega Shkoder qė padrejtėsisht ėshtė lėnė nė hije. Tė gjithė kėto vite e duke mbajtė me shpresė e shpresa nė fakt vjen duke punuar. Kryetari I demokristianėve edhe nė cilėsinė e deputetit tė kuvendit popullor po bėn pėrpjekje tė fuqishme duke na bėrė tė qartė ne demokristianėve shqiptarė se kjo forcė politike do tė jetė forca e tretė nė parlamentin shqiptarė e aktive nė qeverisjen e vendit e shembull pėr mirė qeverisje duke u bėrė e pranishme kudo pasi demokristianėt kanė vlera dhe janė tė aftė pėr tė drejtuar nė tė gjitha fushat. Demokristianėt edhe pse pjesė e kualicionit tė qeverisjes vazhdojnė tė kėrkojnė me kėmbėngulje atė qė iu takon e pse jo edhe kritikuar kėdo qė pėrpiqet tė anashkalojė kėrkesat e drejta tė kėsaj force tashmė tė konsiderueshme. Kėtė takim e pėrcollėn edhe mediat lokale tė cilėt fjalėn e kryetarit Ndoka e paraqitėn sipas mėnyrės sė tyre si dhe preferencave te ndryshme.         

Lek Luma

 

Kur i del iēi byrekut

Nga Albert VATAJ

Nuk ėshtė ēudi qė nesėr nė tezga e kioska do tė kemi njė gazetė mė pak. Nė dyert e redaksive nuk do tė shohim mė fytyrėn e armatosur me vetėdije profesionale, tė atyre, tė cilėt harrojnė se armatura e dijes profesionale dhe kryeepjes ėshtė diēka mė e rėndė se pesha me tepri e kėndellės sė tė qenit nėn ofertė. Mjerimit profesional mbase i ofrohet njė shans pėr tė mos kenė edhe femėr edhe pėrfaqėsuese e medies. Sikurse edhe shqipja do tė ndjehet i skapulluar nga terroi dhe vrastarėt. Por edhe njė shitės patatesh do tė ndjehet mė i vlerėsuar kur tė marrė nė dorė njė gazetė me dėshirėn pėr t’u informuar. Telefonit tė prishur mbase do t’i kėputet ndonjė fije. E dhėntė Zoti ata qė do tė sakrifikohen tė jenė pjesė e asaj shoqėrie qė duhet tė pėrmendet sa mė heret mė mirė tė bėjė njė punė tė dobishme mė shumė se kjo qė ka bėrė deri dje. Sakaq do tė zgjojė vullnete dhe ėndrra. Do tė shoh veten tė vendosur nė njė pozitė mė tė shėndoshė fizike nė kohė dhe hapėsirė. Gjithsesi mbeti me shpresė se do tė jetė mbishqiptare kjo copė Shqipėri. Ėndėrr nė qoftė ma paska kėnda.

Si njė gazetė mė pak, shumėēka mė pak?!

Natyrisht qė pas kėsaj bota do tė vazhdojė sė ekzistuari, dhe shqiptarėt do tė kenė mė pak mundėsi tė zgjedhin, por jo mė pak shanse pėr t’u informuar.

Kjo ditė do tė lind si ēdoditėtjetėr, mė aq ndryshim, sa, duke qenė periferik pėr nga rėndėsia do tė kalojė pa lėnė gjurmė dhe pa tunduar edhe mė altruistėt dhe emotivėt.

Deri mė tash tre shtypshkronjave tė kapaciteteve tė mėdha u ėshtė vėnė dryni. Ėshtė bėrė mirė apo keq le t’ua lėmė tė merren tė tjerėt me kėtė punė, por unė po ngufatem nga dėshira p tė dėshmuar atė ēka mendoj pėr kėtė.

Kur kėto gazetashtypėse u mbyllėn, gjė e cila ishte pak e besueshme se mund tė bėnte vaki, por ja qė bėri, fillimisht gishti u drejtua nga shteti, i cili u kujtua se kush i kishte borxh kuletės sė taksapaguesit shqiptar dhe vendosi t’i tregojė se ka ligj, ka edhe shtet. Kėta tė fundit mendonin se duke qenė “kishė” do kishin mundėsi qė Zoti t’i shihte me sy tė mirė, pavarėsisht se doktrina ėshtė fe nė vetėdijen e besimtarėve, pa ta ajo ėshtė njė pėrrallė e bukur. Duke qenė se ata shtypnin gazeta, pra ishin furra e njė pushteti do tė kishin mundėsi tė fshiheshin si struci. Por jo pėr ngaherė. Kur e kuptuan se e kishin gabim, e pėsuan. Por bashkė me ta zanafillėn e ka ta pėsojnė edhe vetė promotorėt e kėsaj situate, nami i titujve tė gazetave qė ndėrseheshin mbi tė sotmen shqiptare mė misionin e informuesit.

Media e shkruar kėto pesė vitet e fundit ėshtė njė ndėr bizneset qė ka shpėrthyer si kėrpudhat pas shiut. Pas ndėrtimit, bėrja e njė gazetė renditet e dyta nė kryeradhėn e bizneseve nė Shqipėri. Kjo deri para pak ditėsh kur njė pėrmendje e shtetit kjo kėshtjellė prej rėre pikėnis tė ndjehet e kėrcėnuar seriozisht dhe tė shkėrmoqej. Konkretisht bėhet fjalė pėr mbylljen e disa shtypshkronjave, tė cilat pak nga borxhet qė u kanė gazetat nė likuidim, pak sa mė shumė nga mosshlyerjet e detyrimeve nė shtet, kanė vėnė kyēet duke nxjerrė zbuluar morinė e nevojės pėr shtyp tė gazetave tė pėrditshme. Fillimisht ajo qė ka karakterizuar pasojat pas kėsaj bėme ėshtė shkurtimi i stafeve, ulja e numrit tė faqeve, e pse jo dhe afrimi i mbylljes sė disa redaksive. Tash qė shteti po bėn tė pamundurėn tė tregojė se ka detyrime por edhe i detyrohen, nis t’i dalė iēi byrekut, atij byrek qė duke u shijuar shumėkujt u bė garnitura mė e preferuar e kavalerisė sė gazetarėve qė nga kafja nė kafe kėrkonin tė informonin edhe atė katundarin nė cep tė kėtij vendi se si dhe qysh kjo e ajo.

Turravrap i nxjerrjes sė titujve tė rinj tė gazetave dhe bombardimi i gazetarėve me oferta jashtė ēdo logjike ekonomike, janė dėshmi i njė biznesi kokėprerė, pa orientim ekonomik dhe jashtė parapėrgatitjeve pėr njė rrethanė tė tillė. Mbėshtetja e medies nė logjikėn e tė qenit si garant tė shkelėsve tė ligjit, tė abuzuesve me detyrimet ndaj shtetit, kanė qenė sipas meje shtysat qė situata e borxheve tė gangrenizohej deri nė kėtė nivel sa tė provokojė dhe mbylljen e tyre nga debitit ndaj shtetit dhe borxheve ndaj shtypshkrimit. Rendja pa kokėēarje e disa gazetave nė njė informalitet qė sa vinte dhe thellohej ka shėrbyer si njė qiell i kthjellėt para stuhisė, qė disa parelinj t’i hynin rrugės sė biznesit duke vjedhur nga pak tek lexuesit apo pėrfitimet publicitare e gazetave qė ishin nė treg. Kjo do tė bėnte qė tė prishej ai bilanc ekzistues, qė informaliteti tė mos ishte kaq sundues qė tė viheshin nė dyshim vijueshmėria e botimeve, si pasojė e fryrjes deri nė pamundėsi tė shlyerjes sė borxheve tė botuesve pėr shtypit dhe shtypshkronjave pėr letrėn. Sot pėr sot ndoshta ende ka shanse tė mos shpėrthejė ajo qė parashikohej, shpėrthimi. Se shumė nga poseduesit e medies sė shkruar menduan se tė kesh lekė ėshtė gjithēka, dhe duke pasur dhe njė gazetė do tė mund tė diktonte qoftė edhe shtetin, i cili duhet sepse kėshtu duan ata, tė luaj indiferentin para debiteve tė shumta tė shtypshkronjave. 

Harbimi i pasionit pėr tė pasur njė gazetė, e pse jo pėr tė qenė pronar edhe i njė gazete duke u bėrė mani, ka degdisur kėtė biznes nė njė mundėsi pėr tė pasur njė punė, tė shumė e shumė tė ashtuquajturish gazetarė. Pas kėsaj vjen njė media fotokopje, pėr t’i lėnė radhėn konturimit tė njė psikologjie mosbesimi nė opinion. Dhe finalja, vėnia pėrballė faktorit financiar. “Fundi dalt hajėr ka thanė Gjergj Mullaga”.

 

“Jehona e Shkodrės” njeh vetėm progres

Njė ndėr shoqėritė kulturore artistike e cila dallohet pėr organizim dhe ekzekutim nė shumė dhe llojshmėri veprimtarish artistike, e njohur tashmė nėpėrmjet medias elektronike dhe shtypit tė shkruar jo vetėm nga publiku shkodran por edhe mė gjerė, ėshtė “Jehona e Shkodrės”.

Ky asocacion artistik, i krijuar mė datėn 14.02.2001, nga emra tė njohur tė artit e kulturės shkodrane me producent z.Xhelal Halili, qė nė nisje e vijim po debuton me mjaft seriozitet e profesionalizėm nė drejtim tė pasqyrimit tė vlerave tė artit e kulturės kombėtare, tė pasurimit e ruajtjes sė trashėgimisė nė kėto fusha.

E gjejmė me vend tė themi se menjėherė pas krijimit, shoqėria “J.Shkodrės” nisi me aktivitetin e parė qė u mirėprit nga publiku shkodran, me kėngėtarė e interpretė nga Shkodra, Mali i Zi dhe Malėsia e Madhe.

Ky aktivitet i pritur e i duartrokitur, ēeli siparin e vijimėsisė sė veprimtarive, ku ndėr mė tė dallueshmit ėshtė spektakli i pėrvitshėm “Sofra Shkodrane”, aktivitet qė organizohet ēdo vit nė kuadrin e festimit tė Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri.

Por, me tė drejtė lexuesit mund t’i lindė pyetja: “Mirė fillimi, po ku mbaron aktiviteti?”. Pėrgjigjja ėshtė konkrete dhe e verifikuar nė numėror e rradhor, e cila nuk njeh mbydhje por shtohet e pasurohet.

Pėr tė saktėsuar atė ēfarė thamė mė lart po rendisim disa nga veprimtaritė kryesore tė “Jehona e Shkodrės”, siē janė:

- Turne artistik nė tė gjithė qytetet e veriut, si Kukės, Tropojė, Burrel, Rrėshen, Lezhė, Laē etj. Aktiviteti titullohej “Show pranvere”.

- Turne artistik nė tė gjithė territorin e Kosovės me aktivitetin e titulluar “Festa e Lirisė”, me kėngėtarė e interpret nga mė tė njohurit e skenės dhe ekranit.

Duhet thėnė se veprimtari tė tilla nė Kosovė, Mal tė Zi e Maqedoni organizohen ēdo vit.

- Njė aktivitet tjetėr mjaft i realizuar ishte koncerti recital i kėngėtarit Shaban Gjeka, shqiptar nga Mali i Zi.

- “Jehona e Shkodrės” mundėsoi pas disa viteve pauzė, rikthimin e festimit tė pėrvjetorit tė luftės sė Reēit, e cila pėrkujtohet ēdo vit nė tė dielėn e parė tė shtatorit.

Po tė vazhdojmė me treguesit rradhorė tė aktiviteteve do tė na duhej tė vijonim gjatė, por mendojmė se ėshtė e vlefshme tė evidentojmė dy aktivitetet e fundit qė u organizuan nė metropolin e vendit, Tiranė.

I bujshėm duhet thėnė ishte koncerti recital i kėngėtaresh shqiptare nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj, me tė ftuar special, i titulluar “Si Zhyljetė e dashuruar”. Koncerti i mbajt nė Pallatin e Kongreseve, nė sallėn qendrore, e cila u mbush tej vendeve tė disponueshme

Njė koncert tjetėr qė u mbajt nė Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” nė Tiranė, ishte recitali i kėngėtarit nga Tuzi i Malit tė Zi, Lindon Camaj i titulluar “Kėnga i bashkon shqiptarėt”.

Nėse deri kėtu shembulluam disa nga aktivitetet e realizuara tė cilėsuara tė mėdha, lind domosdoshmėria e evidentimit tė bashkėpunėtorėve apo stafeve drejtuese e ekzekutuese tė veprimtarive.

Njė ndėr tė pėrhershmit nė aktivitetet e Shoq.Kult.Artist. “J.Shkodrės” ėshtė skenografi i talentuar Hysni Halili.

Po kėshtu, njė tjetėr bashkėpunėtor profesionist ėshtė Fran Babaj, Presidenti i Sindikatave tė Pavarura tė Artistėve e Gazetarėve dhe Sportistėve tė Shqipėrisė, i cili nė disa aktivitete ka kryesisht funksionin e skenaristit dhe udhėheqėsit artistik.

Bashkėpunon ngusht dhe pėrhershėm nė aktivitetet e “J.Shkodrės” kėngėtarja Elizabeta Marku.

-Tani Shoqėria Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrės”, - deklaron producenti dhe drejtuesi i parė i Shoqėrisė, zoti Xhelal Halili, - po pėrgatitet pėr njė turne nė ato shtete tė Evropės qė ka shqiptarė, me njė koncert nė tė cilin do tė pėrfshihen kėngėtarė tė njohur nga tėrė trevat shqiptare.

Sė fundi, zoti Halili nuk harron tė komunikojė edhe pėrgatitjet qė kanė filluar pėr realizimin e aktivitetit tė pėrvitshėm “Sofra shkodrane”.

Fatime Kulli, Ndue Bacaj

 

Partneriteti me krimin dhe gjunjėzimi i shtetit

Nga Albert VATAJ

Atė qė vullneti i Kuvendit tė Shqipėrisė e konkludoi si njė gjykim i paanshėm dhe vėnie nėn fre tė institucionalizimit tė shtetit tė krimit, e hedh nė erė vetėm njė letėr prej tre faqesh e Presidentit tė Republikės. Gjithēka ishte nėse e parashikuar, sikurse gjithēka kishte marrė trajtat e saj. Pritej qė gjithēka tė fliste nė gjuhėn e shkresave nė formė vendimi. Moisiu dhe tėrėēka qė vėrtitej rreth emrit tė tij gjatė periudhės kur raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku“ po shoshitej nė zyrat e Presidencės u agravuan nė limitime tė atilla sa e lanė jashtė tė papritures vendimin e kreut tė shtetit pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku. Ky i fundit duke marrė bekimin e numrit njė tė shtetit provon ta vėrė para njė sfide gjithė atė pėrpjekje tė mundimshme pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionit.

Nuk kam hequr dorė pėr asnjė moment nga ideja sė krimi dhe politika janė anėt e sė njėjtės medalje. Gjithnjė mė ka tundur parimi se krimi i organizuar dhe konturimi i njė mafie kanė zanafillėn nė strukturat e politikės dhe mbijetojnė nė sajė tė mbėshtetjes dhe imunizimit tė saj. Por se ai kėrkon dhe bėn tė mundur tė jetė palė mė majėn e piramidės sė shtetit kėtė e dėshmon vetė poseduesi i saj, Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Me hezitimin pėr tė pranuar largimin e Sollakut ai nuk bėn gjė tjetėr vetėm se bėhet pjesė e akuzave qė rėndojnė kundėr tij, pėr tė vijaur mė pas me shpėrdorimin qė i bėn jo vetėm institucionit qė pėrfaqėson por varros pėrfundimisht organin e akuzės, dhe kėtė e bėn duke u mbrojtur

Presidenti i Republikės, Afred Moisiu, ka shuar pėrfundimisht tė gjithė vijėn e zjarrit nėn tė cilėn kishte kohė qė e gjente veten kreu i Prokurorisė Theodhori Sollakun. Kreu i shtetit i ka dėrguar zyrtarisht njė letėr Kuvendit tė Shqipėrisė, ku parashtron argumentet e tij pėr rrėzimin e kėrkesės sė mazhorancės pėr rrėzimin e kryeprokurorit. Arsyeja kryesore e cila ka bindur kreun e shtetit pėr mosdekretimin e kėrkesės sė shumicės sė djathtė parlamentare, ka qenė mungesa e argumenteve ligjorė pėr shkarkimin e Sollakut. Numri njė i shtetit shqiptar nuk ka gjetur asnjė shkak, i cili ta bindė atė pėr tė hedhur firmėn pėr largimin e Sollakut nga drejtimi i akuzės. Moisiut iu desh mbi tre muaj pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim. Pas komisionit hetimor parlamentar i ngritur me qėllimin pėr shkarkimin e kryeprokurorit, Presidenti mori nė dorė raportin pėrfundimtar tė kėtij institucioni parlamentar. Moisiu u pėrbetuar se arsyetimi dhe gjykimi i tij do tė ishte sa mė korrekt, sa mė i drejtė dhe i ftohtė nė kėtė rast delikat, duke respektuar mbi tė gjitha ligjin. Pak a shumė nėn kėtė vorbull arsyetimesh kreu i shtetit ka rrėzuar vullnetin e mazhorancės parlamentare, duke ngritur pikėpyetje tė mėdha nė lidhje me veprimtarinė e kėtyre komisioneve hetimore. Vendimi i tij pėr t’i thėnė jo asaj qė pozita nuk la mjet pėr ta konkretizuar, ka gjasa tė mos ketė ndonjė tregues pozitiv pėr klimėn politike. Kjo u dėshmua po ditėn kur ky vendim u bė publik, me deklarimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila e ka akuzuar rėndė kreun e shtetit duke e quajtur tė paprecedent vendimin e tij. Ajo nuk ka hezituar nėpėrmjet intervistės nė „Zėri i Amerikės“, edicioni shqip tė aludojė se ku veprim e bėn atė ortak me krimin dhe nxit korrupsionin. Duke vijuar mė tej Topalli ka nėnvizuar se nė tė ardhmen nuk do tė ketė asnjė bashkėpunim mes Parlamentit dhe kryeprokurorit Sollaku, pasi sipas saj mbi tė rėndojnė shumė akuza. Ndėrsa nga ana e tij kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku“, Astrit Patozi duke kundėrshtuar energjikisht kundėrshtimin e Presidentit Alfred Moisiu pėr shkarkimin e Theodhori Sollakut, e ka cilėsuar si hap tė paramenduar. Nė vijim tė deklaratės, Patozi ka nėnvizuar se hetimi pėr kryeprokurorin u tregon shqiptarėve simbiozėn e krimit tė organizuar me politikėn qė 8 vitet e shkuara ka prekur majat e shtetit.

Pak a shumė kjo ėshtė panorama politike qė pasoi vendimin e Presidentit. Nė thelb nuk ka gjasa tė kenė tjetėr pėrbėrje mė shumė se kaq deklaratat e pozitės, sikurse e majta duke e gjetur veten nė shtratin me gjethe dafine qė i shtron Presidenti ose do tė bėjė avokatin e avokatisė sė Moisiut, ose do tė ndėrsejė ndaj gjunjėzimit tė sė djathtės politikėn e pamundėsisė dhe dėshtimit, duke i dhėnė tė drejtė vetes sė procesi pėr shkarkimit tė Sollakut ishte dhe mbetet i mbarsur politikisht. 

Lidhjet e vjetra tė trashėguara si dhe lidhja e re e karakterit ekonomik e ka bllokuar Alfred Moisiun tė pėrmbushė detyrėn e tij kushtetuese. Deklarata se sa tė jetė ai, Dhori Sollaku nuk preket ėshtė njė iluzion. Dosjet e krimit duhet tė shfletohen, bile aty do tė shtohen edhe hetime tė reja qė kanė tė bėjnė me karakterin familjar tė njė marrėdhėnieje tė paligjshme qė po vė nė rrezik institucionet e shtetit si dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar

Tashme zbulohet gjithēka. Lidhja e hershme dhe natyra e saj e trashėguar, kombinuar me pėrmasėn ekonomike tė ditėve tona, e ka bllokuar Alfred Moisiun, i cili ka paraqitur nje pasqyre mjerane te arsyeve se pse nuk mundet ta shkarkojė Dhori Sollakun, edhe pse ai ėshtė pėrgjegjės pėr mosveprimin ne te paktėn 24 dosje vrasjesh.

Presidenti Moisiu, nė letrėn e tij dėrguar Kuvendit tė Shqipėrisė rendit arsyet se pėrse ai nuk ka shkarkuar Sollakun. Sipas tij, edhe pse vendimi nuk ėshtė paraqitur nė formėn e kėrkuar nga neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutės dhe procedurės sė kėrkuar nga neni 114 i rregullores se Kuvendit, duke vlerėsuar, mė tepėr se  mangėsitė formale, thelbin e kėrkesės dhe punėn  e komisionit hetimor parlamentar, arriti nė pėrfundimet e mėposhtme:

Nė raport janė konsideruar shkelje te rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit  funksioneve nga Prokurori i Pėrgjithshėm, me veprimet ose mosveprimet e tij pėr njė sėrė ēėshtjesh tė listuara nė atė raport. Komisioni hetimor mori pėrsipėr tė gjykojė bazueshmėrine nė ligj tė vendimeve tė prokurorėve pėr ēėshtje tė caktuara penale. Pėr secilin rast, komisioni ka vlerėsuar te gabuara mosfillimet, pushimet apo pezullimet e ēėshtjeve penale tė analizuara, ky qėndrim i komisionit, i miratuar mė tej nga Kuvendi. ėshtė nė kundėrshtim me parimin kushtetues tė ndarjes sė pushteteve, parim ky i sanksionuar jo vetėm nė nenin 7 tė Kushtetutės, por, ėshtė njė parim qė pėrshkon terė organizimin dhe funksionimin e organeve tė pavarura kushtetuese. Mė tej, ky qėndrim i kornisionit ėshtė nė kundėrshtim me fushėn e veprimtarisė sė komisioneve hetimore, tė pėrcaktuar nė ligjin nr. 8891, datė 02.05.2002 "Pėr organizimin dhe fonksionimin e komisioneve hetimore i Kuvendit", dhe nė “Kodin e Procedurės Penale”. Vendim-marrja lidhur me njė procedim penal ėshtė atribut i organit tė prokurorise, i cili sipas nenit 148 tė Kushtetutės ėshtė organi i vetėm qė ushtron ndjekjen penale. Vendimet e marra lidhur mc ushtrimin e kėtij funksioni kushtetues mund tė vlerėsohen vetėm nga hierarkia e prokurorisė nga prokurori mė i lartė e deri tek prokurori i pėrgjithshėm, ose tė kontrollohen nga gjykata mbi ankimin e palėve. Askush, veē kėtyre organeve, nuk ka tė drejtė tė arrijė nė pėrfundime dhe tė bėjė vlerėsime pėr vendim-marrjen e prokurorisė, pėrfshi kėtu edhe komisionet hetimore parlamentare. Edhe nė rastin mė tė mirė, ky vlerėsim do tė ishte subjektiv, qė do tė thotė i hapur pėr interpretime dhe mendim ndryshe. Komisioni hetimor nuk mund te marrė atributin e gjykatės e cila ėshtė e vetmja sipas ligjit qė nė instancė tė fundit vlerėson nėse njė ēėshtje penale ėshtė pushuar me tė drejtė ose jo, apo nėse mosfillimi apo pezullimi i njė ēėshtje ėshtė ose jo i bazuar nė ligj. Ne kėtė mėnyrė, komisioni ka marrė atribute qe nuk i ka as vetė Kuvendi i Republikės, duke ushtruar nė njė farė mėnyre kompetenca apo atribute qė janė nė dorė tė organit te prokurorisė ose gjykatės. Vlerėsoj se nė veprimtarinė e kėtij komisioni nuk ėshtė marrė ne konsideratė vendimi interpretues datė 14,05,2003, i Gjykatės Kushtetuese e cila ėshtė shprehur se "kontrolli parlamentar duhet zhvilluar nė mėnyrė tė atillė qė tė mos ndėrhyjė nė veprimtarinė e pushteteve tė tjera. Kam ndjekur me vėmendje tė gjithė ecurinė e veprimtarisė sė kėtij komisioni dhe kam verifikuar edhe pėrbėrjen e tij. Vlerėsoj se pėrbėrja e komisionit dhe qėndrimet e disa anėtarėve tė tij kanė cenuar parimin e njė procesi tė -rregullt ligjor dhe atė tė prezumimit tė pafajėsisė. Kjo, se, anėtarė te veēantė tė komisionit, edhe kur ai kishte filluar procedurėn hetimore, publikisht, kanė marrė pėrsipėr tė deklarojnė te provuara shkeljet apo akuzat e pretenduara, tė cilat duheshin verifikuar pėr vėrtetėsinė e tyre nga komisioni i posaēėm hetimor. Veē kėsaj, nė pėrbėrjes tė komisionit, 5 nga 7 anėtarėt e shumicės parlamentare janė dhe nėnshkrues tė kėrkesės pėr shkarkimin e prokurorit tė pėrgjithshėm, duke cenuar mė tej parimin e prezumimit tė pafajėsisė dhe tė procesit. rregullt ligjor, pėr tė cilat ka folur edhe Gjykata Kushtetuese, nė vendimin e saj nr.75, datė 19.04.2002. ne njė situatė analoge mė kėtė nė shqyrtim. Si konkluzion, pas vlerėsimit tė procedurave pėr ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor parlamentar, si dhe tė raportit tė miratuar nga Kuvendi, referuar drejtpėrdrejt edhe vendimit date 19.04,2002, tė Gjykatės Kushtetuese, nuk gjej shkelje tė tilla tė ligjit nė veprimtarinė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, sa tė pėrbėjnė rast pėr shkarkimin e tij, sikurse e kėrkon neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutės. Kėshtu qė vendosa tė mos e shkarkoj Prokurorin e Pėrgjithshėm, pėr arsye se propozimi pėr shkarkimin e tij nuk ka mbėshtetje ne kriteret dhe procedurat e parashikuara nė Kushtetutė dhe ne jurisprudencėn kushtetuese”. Marrėdhėnia e hershme dhe shndėrrimi i vonshėm i Sollakut ne punėdhėnės te familjareve te Moisiut, duket se e pamundėsojnė kryerjen e detyrės kushtetuese nga ana e kryetarit te shtetit. Megjithatė, ideja se kthimi i vendimit te parlamentit te Shqipėrisė pėrmes artificieve juridike mund ta lere situatėn siē ėshtė, pra mund ta shpėtoje qofte Alfred Sollakun, qofte Dhori Moisiun, ėshtė thjesht njė iluzion. Te gjithė ndėrkombėtaret kėrkojnė qe te zhbllokohet institucioni i akuzės, dhjetėra dosje presin ne prokurori dhe gjendja do te zhbllokohet gjithsesi. Dyshja Moisiu-Sollaku le te shijoje iluzionin e aleancės qė bllokon shtetin. Jozefina Topalli ėshtė shprehur  qartė se ky Kuvend nuk do te ndalet para aleancave tė tilla. Pėrkundrazi, ai do te shkoje deri ne fund ne hetimin e simbiozes Moisiu-Sollaku, sė pari nė pėrmasat familjare te kėsaj marrėveshjeje, e me tej edhe do te japė verdiktet pėrkatėse, te cilat janė gjithsesi rrjedhime te verdiktit popullor te 3 korrikut 2005. 

Sakaq jetės politike shqiptare i shtohet edhe njė pengesė tjetėr. Tjetėr vatėr konflikti duke u hapur pikėrisht nga personi garant i bashkėjetesės politike dhe njė harmonie nė gjetjen e zgjidhjeve pėr ēėshtjet kardinale, fundosin pėrfundimisht ēdo shpresė se zgjedhjet lokale do tė zhvillohen nė njė terren tė pėrshtatshėm dhe se konsensusi pėr rrugė tė pėrbashkėta do tė jetė nė udhėkryq. Fati i institucioneve vihet nė pikėpyetje. Vetė kryeprokurori duke dashur ta mbajė me pėrdhunė karriken e tij i promovon organit tė akuzės njė mungesė totale vitaliteti, efiēense dhe pėrgjegjėsie ligjore dhe juridike nė luftėn ndaj krimit dhe korrupsionit. Presidenca nėpėrmjet vetė Presidentit shkėrmoqet para syve tanė duke na dėshmuar se tashmė nuk kemi njė kishė se ku mund tė rrėfehet dhe falet politika. Asgjė mė shumė se kaq nuk mund tė ndodh. Nuk do tė kishte tjetėr fund kjo histori pėrleshjesh tė kokave tė shtetit. Pėr paqe politike as qė bėhet fjalė. Armėt sapo janė mbushur dhe beteja sapo ka filluar.