koka

nr. 98 / 15 nëntor 2006

alukit

 

“Go West” agjentė tė FBI nė Tiranė

Tre agjentė tė Byrosė Federale tė Hetimeve, prej dy ditėsh ndodhen nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda nė Tiranė

Flamur Vezaj

TIRANĖ – Pasaportat dhe vizat amerikane tė falsifikuara nga organizata e njohur me emrin “Go West” sjellin nė Tiranė tre agjentė tė FBI-sė. Prej dy ditėsh, punonjėsit e Byrosė Federale tė Hetimeve po verifikojnė dokumentet amerikane tė sekuestruara gjatė operacionit tė zhvilluar vitin e kaluar nė Tiranė. Dosja e anėtarėve tė “Go West”, sė bashku me provat materiale tė sekuestruara ndodhet prej njė muaji e depozituar nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, ku pritet qė javėn e ardhshme tė fillojė procesi gjyqėsor i kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili. Por agjentėt e FBI-sė kanė hapur para trupit gjykues kutitė e dyllosura tė provave materiale, duke kėrkuar nė to tė gjitha dokumentet amerikane tė gjetura nė agjencinė e kreut tė organizatės, Nikolin Ēako.

 

***

“Agjentėt e FBI-sė, prej dy ditėsh ndodhen nė katin e katėrt tė gjykatės, ku kanė rihapur kutitė e dyllosura e po fotokopjojnė tė gjitha dokumentet amerikane tė sekuestruara gjatė operacionit”,-pohojnė pėr “Shekullin” gjyqtarė tė Krimeve tė Rėnda. Agjentėt e ardhur pak ditė mė parė nga SHBA-ja, tė ndihmuar edhe nga personeli i Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda po verifikojnė me hollėsi tė gjithė numrat e pasaportave dhe ID- tė e kartave amerikane, duke i fotokopjuar. Burime pranė gjykatės pohojnė se atyre u janė dashur tre ditė kohė pėr tė sistemuar provat materiale tė dėrguara nga prokuroria, ēka tregon se agjentėt e FBI-sė i pret njė punė e lodhshme pėr tė verifikuar deri nė dokumentin e fundit amerikan, tė falsifikuar. Mėsohet se pjesėn mė tė madhe tė arkivės e kanė zėnė provat e bllokuara nė shtėpinė e Nikolin Ēakos, i akuzuar si kreu i grupit tė njohur tashmė me emrin “Go West”. Nė banesėn e tij, nė lagjen e “Selvisė” u gjet njė laborator i sofistikuar pėr falsifikimin e dokumenteve si dhe kompjutera tė rinj me programe tė avancuara, nė tė cilėt pėrgatiteshin dokumentet e falsifikuara.

 

***

Misioni i agjentėve tė FBI-sė nė vendin tonė ėshtė mbledhja e tė gjitha dokumenteve false tė sekuestruara, por edhe zbulimi i atyre qytetarėve shqiptarė, qė mund tė gjenden tashmė nė SHBA falė kėtyre dokumenteve false. Mes dokumenteve tė bllokuara nė cilėsinė e provės materiale gjenden edhe karta tė bardha me informacion sipas destinacionit dhe pėr pėrfitimin e “Green Cards”, viza amerikane bosh e tė plotėsuara, vula tė konsullatės shqiptare nė Uashington apo edhe leje- hyrjeje tė lėshuara nga Departamenti Amerikan i Drejtėsisė, nė emėr tė shtetasve shqiptarė, tė gjitha tė falsifikuara. Nė laboratorin e Ēakos janė gjetur dhe sekuestruar rreth 1000 pasaporta tė 29 shteteve tė ndryshme, mes tė cilave ato amerikane kishin edhe ēmimin mė tė lartė. Nė kėtė operacion policia arrestoi Nikolin Ēakon, pronari i agjencisė “Go West”, Eduart Bejkon, Voltan Turtulin, Ylli Xhametėn, Demir Shabėn, Eljano Cenkon, Betim Sadikajn, Altin Flamurin, Pėrparim Kateshin dhe Selman Muratin. Pritet qė javėn e ardhshme tė gjithė tė pandehurit do tė dalin para togave tė zeza, me akuzat e “falsifikimit tė dokumenteve”, “falsifikimit tė vulave”, “falsifikimit tė vizave dhe dokumenteve tė gjendjes civile”, nė kuadėr tė grupit tė strukturuar kriminal.

 

Konsulli Stefano Marguccio, vijimesia e diplomacise italiane ne Shkoder

Me ne fund, para disa diteve, ka marre zyrtarisht detyren si Konsull i Italise ne Shkoder, diplomati Stefano Marguccio. Ne kete detyre, Marguccio ka pasuar konsullin Roberto Orlando, i cili pas mbarimit te mandatit ne Shkoder, ka vijuar karrieren ne ambasaden e vendit te tij ne Britanine e Madhe.

Marguccio eshte konsulli i trete i Italise ne Shkoder, pas Deleos dhe Orlandos, gjithnje ne kohen e rifillimit te aktivitetit diplomatik pas viteve pas vitit 2000. Megjithate, sic e kemi thene shpesh, Konsullata Italise ka qene nje nder shtate te tilla, te cilat ne kohe te ndryshme para epokes se komunizmit, kane gjetur ngrohtesi ne qytetin e Shkodres.

Me vijimin normal te aktivitetit, permes mediave dhe vecanerisht gazetes “Shqiperia Etnike”, mund te mesoni me shume per aktivitetin diplomatik dhe synimet e punes ne Shkoder te konsullit Marguccio. Gjithsesi per te shuar kuriozitetin e kuptueshem te shkodraneve por edhe verioreve, ku ka juridiksionin Konsullata e Italise ne Shkoder, po japim disa te dhena per konsullin Marguccio.

Origjina e Marguccio-s eshte nga veriu i Italise dhe pikerisht Milano. Nuk ka shume vite qe eshte futur ne dekaden e katert te jetes se tij, por eshte i martuar dhe baba i nje femije te sapolindur. Sipas burimeve tona, Marguccio ka preferuar qe familja e tij e re, te jetoje bashke me te ne qytetin tone. Sigurisht, eshte nje vleresim pozitiv qe ai i ben qytetit tone, pervec faktit se paraqitet si nje njeri shume familjar. Deri ne momentin e emerimit si pasues i Orlandos ne Shkoder, Marguccio ka punuar ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise, ne nje sektor mjaft te rendesishem. Me heret, i ka punuar ne Komunen e Milanos, duke mbulur sektorin e Organizimit te Shoqatave te ndryshme. Marguccio eshte edhe nje sindikalist, madje drejtues i saj ne Ministrine e Jashtme te Italise. Ai ka qene zv.president i Sindikates Kombetare te Punonjesve te Ministrise se Puneve te Jashtme, duke qene edhe mjaft aktiv. Per vete moshen e re, Marguccio konsiderohet si nje diplomat i ri karriere, por qe premton shume ne kete sfere.

Me ardhjen ne Shkoder, konsulli i ri i Italise, po zhvillon takimet e para prezantuese dhe te kortezise me institucione vendore si Kryetari i Bashkise, ai i Qarkut, Prefekti etj. Ne keto takime, Marguccio ka shprehur vendosmerine e tij per te ndikuar ne forcimin e gjithanshem te marredhenieve ne mes Italise, Shkodres e Veriut te Shqiperise.

Ne fakt, sfida e konsullit italian, duket jo e lehte. Ai eshte i treti ne rradhen e konsujve te vendit te tij ne Shkoder, ku dy te paret madje, jane vleresuar ne ikje edhe me titullin e larte “Qytetar Nderi” i Shkodres. Nga ana tjeter, dashamiresia e opinionit, nese do te punohet me devocion dhe ndershmeri, por edhe me mediave, nuk do ti mungoje, sic nuk i ka munguar kolegeve te tij me perpara.

Realisht, Marguccio i ka disi te vendosura shinat e bashkepunimit te gjithanshem ne kete rajon. Mjafton te ecet ne kete drejtim, ndoshta duke rritur disi shpejtesine e levizjes dhe rezultatet e punes se tij, nuk do te vonojne te duken. Si gazete, kemi qene shume dashamires dhe promovues te arritjeve dhe te vlerave te Kosnullates dhe drejtuesve te saj ne kohe te ndryshme, sic edhe me te drejte, ne shume raste kemi qene kritike per fenomene negative, qe jo vetem kane demtuar imazhin e Italise ne Shkoder, por kane krijuar probleme edhe ne kategori te ndryshme te qytetareve te Qarkut te Shkodres. Eshte ky misioni yne, te cilin mendojme te vazhdojme edhe ne te ardhmen.

Me kete rast, gazeta “Shqiperia Etnike” por edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV), i shprehin publikisht   urimet me te sinqerta konsullit Stefano Marguccio me marrjen e detyres diplomatike ne Shkoder. Si edhe me heret, ne rikonfirmojme bashkepunimin e hapur dhe ne interesin reciprok, por edhe te rajonit tone e te dy vendeve, Italise dhe Shqiperise.

Blerti DELIJA, Sokol PEPUSHAJ

Emigrantet shqiptare ne Itali, kerkojne te drejten e votes ne Shqiperi!

 

Kete nentor mbushen plot 94 vite qe nga koha kur vendi yne u shpall i pavarur. Rreth nje shekull me pare burrat me te shquar te Kombit proklamonin rilindjen e Shqiperise dhe legjitimonin aspiraten shumeshekullore te popullit tone te vuajtur por krenar e liridashes.

Ne sot gjendemi larg vendit tone fizikisht por kurre kjo nuk do te na pengoje qe zemra te na rrahe ne vazhdimesi per flamurin tone kuq e zi. Krenaria jone legjitimohet nga prejardhja jone prej nje populli fisnik, te njerit prej themeluesve te Europes antike. Te jesh shqiptar do te thote te jeshe pjese e nje kombi te lashte aq sa dhe vete lashtesia e jetes ne kete Kontinent.

Ndaj me teper se te tjereve, neve pertej detit, na takon per detyre qe te mbajme gjalle kulturen tone, traditat tona e mbi te gjitha gjuhen tone. Ja perse here pas here “Lidhja Nacionale Shqiptaro – Arberesh, organizon ane e kend Italise takime te tilla madheshtore me pjesemarrjen e artisteve tane te mrekullueshem qe, qofte edhe per pak ore te mbledhur se bashku, na kujton thenien: Oh sa mire me qene shqiptar.

Nuk duhet nenvleresuar kurresesi fakti qe sipas te dhenave te Istitutit te Studimeve Ekonomike Italiane, komuniteti shqiptar ne kete vend, i perbere nga 350 mije residente, eshte nder me te begatet dhe integruarit. Nderkohe qe firmat shqiptare ne kete vend jane 20.732 dhe investimet e tyre te drejteperdrejta ne Itali kapin shifren e 1.2 miliarde euro. Gjithashtu komuniteti shqiptar ne Itali spikat nder te tjeret ne investimin e asaj qe konsideron primare, blerjen e shtepise se pare, 37% e tyre e kane ne pronesi, jane rreth 30.000 studente neper universitetet me te mira te Italise.

Nuk ka dyshim qe nje vend i madh dhe mik i Shqiperise siē eshte Italia, ne saje legjislacionit fleksibel dhe favorizues ndaj investimeve, krijon premisat optimale per ringritjen progresive te ndermarrjeve te reja qe do kene perhere e me shume pronare me origjine nga vendi i shqiponjave. E gjithe kjo situate ringjalljeje e projekton komunitetin shqiptar drejte nje te ardhme te konsoliduar pasi shqiptaret e Italise me potencialin e tyre do te ndikojne perhere e me teper ne jeten ekonomike dhe politike qofte ne Itali ashtu dhe ne Shqiperi. E gjitha eshte vetem ēeshtje kohe.

Per kete arsye, po firmoset nje   peticion dhe qe prej nje viti kemi nisur me mbledhjen e firmave, permes te cilave do i kerkojme Parlamentit ne Shqiperi qe edhe shqiptaret jashte vendit te votojne aty ku gjinden  e perse jo te prezantohen dhe ne strukturat shteterore dhe qe te kene me shume mundesi te mbrojne dhe mbeshtesin komunitetin e gjere shqipfoles ne ē’do vend te Botes. Per te arritur kete duhet qe te jemi parimisht te bindur qe politika jone e vetme eshte Kombi, Interesi yne i vetem eshte Atdheu. Qellimi jone final eshte afrimi i metejshem i vendit Ame me Europen e bashkuar. Qe t’ja arrijme qellimit duhet te jemi te bashkuar dhe pjesemarres.

Dr. Alban KRAJA

President i Lega Albanese, Itali

 

Lorenc Luka: Kryebashkiaku qe i nevojitet Shkodres

Te kandidosh per kete force politike ne Shkoder, eshte njelloj si te marresh mandatin paradhenie. Edhe pse ne opozite me pushtetin qendror per 8 vite (1997-1005), qyteti stoikisht votoi PD-ne ne opozite. Edhe kete here, sipas gjasave ne Shkoder nuk eshte “koha per ndryshim” qeverisjeje. Atehere, hajde kryetar Bashkie!

Nuk eshte e qarte akoma nese zgjedhjet do te zhvillohen ne afatin e tyre kushtetuese (20 dhjetor- 20 janar) apo ne pranvere, por nje gje eshte e sigurte: kandidati i propozuar nga PD-ja ne Shkoder, mund te konsiderohet qe ne kete moment si kryebashkiak.

Faktet jane kokeforta dhe qartazi tregojne se gjate 16 viteve demokraci, qyteti eshte qeverisur nga e djathta, e me specifikisht nga Partia Demokratike. E vetmja gjysem anomali, ishte mandati 1996- 2000, kur kryebashkiaku i te Djathtes se Bashkuar Shkodrane, Bahri Borici, qeverisi me nje mazhorance te PD-se ne Keshillin Bashkiak dhe duke patur si nenkryetar nje emer te propozuar nga PD-ja.

Edhe vete brenda rradheve te demokrateve dhe aleateve te tyre, opinionet per qeverisjen e qytetit keto 16 vite jane te ndryshme, pozitive, pesimiste por edhe kritike. Pjesa tjeter e spektrit politik, haptazi e konsideron keqeverisje te qytetit nga ana e PD-se ne keto 16 vite. Por nuk eshte kjo tema e ketij shkrimi.

Ethshem, por pa u ndjere, fushata ka startuar edhe ne Partine Demokratike te Shkodres. Eshte faza kur, kandidatet e mundshem potenciale, luajne ne prapskene, ne ate pjese qe thuajse nuk shihet nga njerezit e zakonshem. Fusha e shahut politik, qendron larg reflektoreve edhe te kamerave dhe mediave dhe levizjet behen kryesisht ne nivele shume te larta te politikes. Sigurisht, tashme ne pushtet ne Shqiperi, fitojne peshe specifike te konsiderueshme njerezit e veshur me pushtet ne piramiden e shtetit, sic mund te jete kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, por edhe deputete te vecante, sic mund te jete edhe kryetari i PD-se Shkoder, Astrit Bushati.

Skema ne pamje te pare, duket se eshte inversi i nje modeli te mirefillte demokratik. Me pare, kandidatet e mundshem potenciale, kerkojne te testojne mbeshtetjen qe kane ne strukturat e larta te PD-se ne Tirane, por tashme edhe te personave me influence dhe te veshur me pushtet nga 3 korriku 2005. Pas ketij hapi, kerkohet nga baza qe te “nxirret” emri, i propozuar nga strukturat e bazes se partise, ne seksione apo ne grup seksione, per te kulmuar me kryesine e PD-se ne Shkoder e me pas per tu nisur drejt Kryesise se PDSH-se ne Tirane e me specifikisht, ne tryezen e punes se kryeministrit Sali Berisha. Deri me tani, nje skeme e tille ka qene fituese per Shkodren dhe veshtire te ndryshohet edhe kete here. Per zgjedhjet e vitit 2003, PD-ja Shkoder, per te eleminuar problemet, dergoi ne Tirane nje liste te gjate, e cila u shqyrtua dhe u nderruar disa here edhe nga Berisha, deri sa arriti tek emri i Artan Haxhit, i cili eshte kryebashkiak sot, ne perfundim te mandatit te pare.

Mbase mund te jete i pari dhe i fundmi mandat i Haxhit si kryetar Bashkie ne Shkoder, por gjithmone eshte nder te favorizuarit ne garen e re, pikerisht per kete fakt. Shume heret, ne mbarim te vitit te pare te mandatit, Haxhi publikisht kishte deklaruar se nuk ka ndermend te rikandidoje me. Nga ajo kohe, kane ndryshuar shume gjera per mire dhe ne favor te Haxhit. Keshtu, ne pushtet te Tirane, eshte PD-ja. Problemi i energjise elektrike, gngrene 8 vjecare e Shkodres, deri tani ka marre nje zgjidhje shume te mire per qytetin. Eshte deklaruar akordimi i 12 milion USD investime ne qytetin me te madh verior, shifer e papare ndonjehere per Shkodren ne 16 vite. Se fundi, Haxhi e ka me te lehte te premtoje dhe ti mbaje premtimet, pasi pervec 4 deputeteve te Shkodres ne krah, ka tashme edhe nje qeveri te drejtuar nga PD-ja. Gjithsesi, Haxhi as nuk e ka pranuar por edhe as mohuar nje rikandidim te mundshem, duke lene te kuptohet se eshte ne gare, te pakten teorikisht.

Nje nga personat me shume kredite ne garen e mundshme, eshte edhe kryetari aktual i Qarkut Shkoder, Lorenc Luka. Pasi ka qene disa vite kryetar i PD-se Shkoder, qe do te thote njohes i mire i strukturave politike dhe elektorale qe te nxjerrin fitues ne Shkoder, Luka per tre vite, ka drejtuar Keshillin e Qarkut te Shkodres, nder me te penalizuarit nga qeverisja 8 vjecare socialiste. Sigurisht, ne kushtet e mesiperme, Luka dhe stafi i tij, ka patur shume pak ne dore per te ndryshuar realitetin ne kete rajon, por serish eshte treguar mjaft aktiv. Ne bashkepunim me Konsullaten e Ambasaden e Italise, ka mundur ta ktheje te gjithė vemendjen e investitoreve italiane, ne drejtim te ketij rajoni. Ne hapesirat qe i ka lejuar ligji, Luka ka arritur te krijoje te gjitha lehtesirat e mundshme per thithjen e ketyre investimeve, por edhe te tjerave dhe mund te pranohet se ka patur mjaft sukses. Parku Indutrial ne Koplik te M.Madhe por edhe projekti nder- rajonal ne mes Qarkut te Shkodres, Lezhes dhe disa zonave te Malit te Zi, jane dy nga sukseset me te dukshme dhe te spikatura. Nga ana tjeter, vazhdimisht dhe me koherence, Luka ka qene ne krah te qytetareve, edhe teksa kane protestuar per diskriminimin politik qe i behej rajonit nga qeveritaret e majte gjate 8 viteve te kaluara. Statura e krijuar gjate karrieres se tij politike, por edhe menaxhuese te pushtetit vendor, i mundeson kryetarit Lorenc Luka nje kapital shume te vleresueshem politik, nje premise shume e mire edhe per kandidimin e tij si kryebashkiak i Shkodres.

Nje nder emrat me te akredituar si kandidature potenciale per karriken e kryetarit te Bashkise Shkoder, pa me te voglin dyshim eshte edhe bisnesmeni i mirenjohur dhe i suksesshem Paulin Radovani. Nje njohes shume i mire i funksionimit te pushtetit vendor per vete pozicionin e tij si keshilltar i PD-se, por njekohesisht edhe i legjislacionit ne pergjithesi, Radovani shume here eshte lutur ne kuptimin e plote te fjales per te kandiduar, por nuk ka pranuar te investohet ne politike. E njejta gje mund te thuhet se po ndodh eshte kete here me bisnesmenin e mirenjohur dhe te suksesshem, por sipas gjasave aktiviteti i tij, edhe nese do te jete ne sherbim te pushtetit venor, mendohet te perfshije nje hapesire me te gjere se qyteti i Shkodres, me synim Qarkun e Veriut. Tashme, Radovani nuk eshte thjeshte bisnesmeni qe po shtrin fuqimisht dhe ne shume fusha bisnesin e tij, por po i jep pune dhe shanse jete edhe banoreve te zonave te tjera te rajonit te Shkodres, sic eshte rasti i investimit ne Puke dhe ne te ardhmen edhe ne zona te tjera. Edhe pse nuk mund te perjashtohet apriori kandiatura e Radovanit si kryebashkiak i Shkodres, sipas gjasave bisnesmeni do te ulet ne karriken e kryetarit te Qarkut te Shkodres, nje pozicion i merituar dhe qe mund ta mbuloje me kompetence. Aktiviteti i Paulin Radovanit, per vete cilesite e tija humane, eshte vleresuar maksimalisht edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili ka dashur qe te jete personalisht ne nje nga perurimet e investimeve te tija ne Puke.

Nenkryetari aktual i Bashkise, Rudolf Rasha, e pati nje here mundesine per tu bere kryetar, por per arsye shendetesore zyrtarisht, preferoi te terhiqet nga gara. Nga ajo qe konstatohet, Rasha ka krijuar nje profil te qendryeshem si nr. 2 i Bashkise dhe mund te mbetet i tille edhe nese do te zgjidhet nje kryetar i ri pas Haxhit. Tashme pozicioni i teknicienit, i krijuar nga Rasha, i sherben shume mire edhe qytetit te Shkodres.

Nje emer tjeter, mund te jete edhe ai i Lorenc Mosit, ish- kryetar i Qarkut Shkoder. Mosi, ishte jo vetem nje nga kandiaturat me potenciale te zgjedhjeve te vitit 2003, por mbase ne nje moment, mund te kete qene edhe i propozuari i vetem nga Berisha. Shkeputja nga pushteti vendor per tre vite, por edhe emrimi si drejtor i “Migjenit”, ne ne nje fushe qe ai e konsideron te preferueshme prej tij, mund te jete nje handikap per kanidimin e tij.

Sipas gjasave, ai qe do te kandidohet per kryetar Bashkie nga PD-ja, do te jete edhe kryabashkiaku i ardhshem. Fatlumit qe do ti buzeqeshe fati, ne momentin e kandidimit, do te kete “ne xhep” mandatin si qytetar i pare i Shkodres. Mbetet thjeshte perzgjedhja ose, Hajde Kryetar Bashkie!

Blerti DELIJA

 

Edhe arkitekti Zef Ēuni synon drejtimin e Bashkisė Shkodėr

Njė fjalė e urtė amerikane thotė: “Klienti im ėshtė mbreti im!”. Kjo filozofi, normalisht pėrshkon edhe politikėn. Po, sa “mbret” ėshtė votuesi shqiptar?

Tė vjen turp ta thuash, pasi loja pėrgjatė 16 viteve tė fundit po luhet me njė portė. Pra me portier tė njėjtė pėr dy skuadrat e kundėrta: PD e PS. “Lojtarėt” shkodranė kanė qenė energjikė, kanė shėnuar “gola” mė shumė se gjithė tė tjerėt. Megjithatė, padrejtėsitė e shumėfishta kanė qenė epitafi politik. Pra, janė shpėrblyer mė pak se gjithė tė tjerėt.

Kthimi drejt sė ardhmes pėr kėtė qytet qė tė gjithė thonė se ėshtė shumė i lashtė, ėshtė plot e pėrplot resurse e kapacitete intelektuale e kulturore, ka mbetur nė kapėrcyellin e pakapėrcyeshėm. Prag ėshtė njė hap qė s’u hodh tash 16 vjet, prag ėshtė njė votė qė nuk u respektua tash 16 vjet. Nė zgjedhjet e fundit pėr pushtetin vendor tė 12 tetorit 2003, pjesėmarrja nė votime ishte 27%. Pra, njė minimum. U prit shumė, me tė drejtė, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut 2005. Por, minuset janė shumė, pasi nė asnjė vend tė botės nuk gjejmė qoftė edhe njė shembull ku minimumet prodhojnė maksimume. Kėtė duket se ka si filozofi, madje si epitaf tė saj PS-ja e Shkodrės nė kėto zgjedhje, shto kėtu edhe modelin qeverisės tė Edi Ramės nė Tiranė.

Gjithnjė sipas drejtuesve tė PS-sė sė Shkodrės qė me forma tė ndryshme synojnė tė japin modele si ato nė Tiranė pėr qeverisjen vendore, larg diferencimeve e nėpėrkėmbjes sė sovranit, janė shumė mė afėr fitores se demokratėt nė Shkodėr. Kėta tė fundit, sipas socialistėve, nuk kanė bėrė asgjė veē premtimeve e pėrfitimeve personale.

Ti pėrpiqesh tė reklamosh “fenomenin PD” nė Shkodėr, por socialistėt qė kanė ofruar si rrallėherė intelektualė publikė e tė papėrfolur, e zbehin kėtė fenomen deri nė gati padukėsi. Edhe 12.000 votat e kryebashkiakut demokrat nė zgjedhjet e fundit i pėrqeshin, duke i krahasuar me gjysmėn e votuesve tė njė komune, madje edhe duke thėnė se vetėm Esmeralda Uruēi nė zgjedhjet e 1 tetorit 2000 pati marrė rreth 14.000 vota.

Kur atyre u thua se nė shtator ėshtė dhėnė njė fond prej 3.800.000 USD pėr ndėrtimin e rrugėve tė Shkodrės, tė cilat gumėzhijnė nga puna e disa punėtorėve dhe nė shkurt 2007 do tė jenė tė gjitha tė pėrfunduara, sipas parametrave, pra shumė tė bukura e jetėgjata, ata janė shumė skeptikė dhe thonė: “Tė presim e t’i shohim!”. Kur ti u thua se po nė shtator nga Qeveria Shqiptare ėshtė akorduar njė fond prej 12.000.000 USD dhe kėto shifra tė papara ndonjėherė nė historinė e lashtė e tė re tė Shkodrės, nė fillim tė marsit 2007 do tė jenė tė dukshme, tė prekshme pėr gjithkė ka sy, siē ėshtė deklaruar botėrisht, ata se pse dreqin s’duan ta besojnė as kėtė.

Nejse, ėshtė puna e tyre.

Gjithsesi, si kandidaturė tė mundshme socialistėt kanė pesė formularė tė plotėsuar vullnetarisht, nga ku, njėri do tė fitojė si kandidaturė pėr kryebashkiak tė Shkodrės. Katėr tė tjerėt do tė jenė krah tė fituarit pėr tė fituar bashkinė mė tė madhe tė kryeqendrės sė Veriut.

Nė tė vėrtetė, Edi Rama ka vėnė kushte tepėr konēize, ku kandidatėt plotėsojnė kritere tė larta intelektuale, profesionale, ekonomike, morale e shoqėrore.

Arkitekti Zef Ēuni, ndėr mė tė njohurit nė Shqipėri, me njė begraund tė shkėlqyer, njohės shumė i mirė i funksionimit tė pushtetit vendor, i cili ėshtė shquar pėr mendime tė hapura edhe mediatike pėr ruajtjen e fizionomisė sė qytetit nga ndėrtim-shkatėrrimet edhe aso kohe kur nė pushtet ishte Fatos Nano, ėshtė vėrtet njė vlerė potenciale qė synon tė qeverisė Shkodrėn krejt ndryshe me deri sot. Biznesmeni mjaft i suksesshėm dhe me reputacion Sait Fishta, ėshtė njė tjetėr kandidat pėr kandidat. Nė “skuadrėn” qė u thotė shkodranėve “Provoni tė qeveriseni njėherė si Tirana”, ėshtė edhe akademiku, intelektual Namik Kopliku, pedagog nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Ėshtė edhe njė tjetėr akademike, njė femėr, Aurora Dibra, pedagoge e Shkencave Natyrore nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, kandidate pėr kandidate tė qytetares sė parė. Edhe akademiku Mehdi Kroni, pedagog i “Luigj Gurakuqit” ėshtė njė tjetėr potencial intelektual e shoqėror qė garon pėr ta qeverisur Shkodrėn me model Edi Ramēe.

Pra, njėri nga kėto pesė figura shumė potenciale do tė pėrballet me PD-nė nė qytetin “termometėr” tė politikės shqiptare. Dhe tė gjithė do tė jenė bashkė. Dhe tė gjithė do tė ndihmojnė edhe nė drejtimin e Bashkisė nėse realizohet synimi socialist. Pra Bashkia sipas socialistėve do drejtohet nga njerėz qė s’do pėrfitojnė personalisht dhe do jenė specialistė e personalitete tė pastra morale e shoqėrore.

Gjithsesi, qėllimi i shkrimit tonė ėshtė tjetėr, t’u themi njerėzve se vota si zgjedhje ėshtė zgjidhje ose lidhje e paracaktuar. Vota jote, sidomos pėr ty qė ke abstenuar deri tash, ka nė dorė tė ēmojė ose tė pėrēmojė, duke i dhėnė atė ēka meriton, kandidatit pėr kryebashkiak. Asgjė mė shumė qė ėshtė humbur s’humbet, nė fund tė fundit.

Proēesioni i situatave politike nė kėtė prolog fushate, vetėm pėr Tiranėn bie adrenalinė. Fakti se shumė tė votuar, bile edhe tė pavotuar, pra kėshilltarė bashkiakė a komunalė, pasurohen shumė edhe pėrgjatė njė mandati, pak, tepėr pak, mund tė ketė tė bėjė me mosmundėsinė e ndryshores, nė ato vende ku nuk ėshtė punuar mirė, normalisht. Duhen kėrkuar tė njihen edhe emrat e kėshilltarėve apo jo? Ata janė parlamenti i komunės, parlamenti i bashkisė, ata qė tė ēmojnė ose tė pėrēmojnė ty votues, edhe ty qė nuk votove fare.

Artikulimi i fjalėve shabllon, pa vizione, model i pėrhershėm dhe i mėrzitshėm i mitingjeve nga ata qė kėrkojnė pėrfitime vetjake e farefisnore, nė varėsi tė zonave, ėshtė vėshtirė tė ngjitė mė, nėse ti qė nuk ke votuar, voton. Ėshtė lojė me ty votues nga injorantėt qė jo nė pak raste edhe tė kanė drejtuar, ėshtė baltosje, ėshtė shterpėsi, ėshtė varfėri, ėshtė mashtrim, ėshtė fyerje e rėndė. Atyre qė nuk u ka thėnė askush “Puna e mbarė!”, atyre qė s’kanė dell intelektualizmi, e para e prona kanė ngado, duke i pėrfituar nga ti votues, a mund t’ua besosh qeverisjen e drejtimin tėnd?!

Pėrtesa pėr tė votuar s’mund tė deshifrohet si indiferentizėm, pasi jemi larg, tepėr larg kėtij luksi, por thjesht si mėrzitje me anormalitetin qė nė shumė vende tė lindjes pėrmasohet pas votimit. Mė shkoqur, vota e gabuar tė ēon vetėm indietro.

Aftėsia pėr tė dhėnė mesazhe tė meēme, pėr tė qenė origjinale, si vlerė e qenėsishme dhe e aftė pėr tė pėrmirėsuar sistemin e pafund tė mashtrimit, talljes, fodullėkut, hajdutllėkut, pėrmes personalitetit, ndreshmėrisė, “rregullave” qė vijnė pėrgjatė mandatit pėr menaxhimin e problemeve, varet vetėm nė njė “gozhdė”, nė Votė.

Pra, aftėsia pėr tė zgjedhur ėshtė aftėsi pėr tė pėrmirėsuar vetveten.

Sokol Pepushaj

 

Trashėgimtarėt e krimeve komuniste nė sallėn e Parlamentit, viktimat nė lozhė

Pas rreth nėntė muajve qė Asambleja e Kėshillit tė Europės miraton rezolutėn e dėnimeve tė krimeve komuniste, Parlamenti Shqiptar mė nė fund nis diskutimin pėr miratimin e njė rezolute tė tillė. Si gjithnjė, ne shqiptarėt edhe kėsaj here ishin tė fundit, por fundi i kėsaj dileme tronditėse, megjithė diskutimet e deputetėve tė djathtė, apo tė majtė, treson se ende shqiptarėt jetojnė nė vorbullėn e reminishencave tė diktaturės komuniste e cila sipas disa gjasave mė sė shumti ka humbur emrin, por jo bėmat e saj. Themi kėshtu, se siē shihet me lehtėsi, trashėgimtarėt biologjikė dhe ideologjikė tė komunizmit enverian sot janė ulur dhe bėjnė ligjin nė Parlamentin Shqiptar, ku si pėr ironi tė fatit janė ata qė kėrkojnė dėnimin (teorik) tė krimeve komuniste, ku nė shumicėn e rasteve kėto krime kėrkojnė t’i nxjerrin pa autorė konkretė nė emra e mbiemra. E, ndėrsa viktimat, apo fitimarėt, siē i quajti njė i persekutuar i ēoroditur, vazhdojnė tė jenė nė rolin e spektatorit, ku mbrėmė vetėm shihnin e dėgjonin nga lozhet e Parlamentit, kur nė fakt kėta duhet tė ishin nė sallėn e Kuvendit dhe trashėgimtarėt e komunizmit, as nė lozhe. Sidoqoftė, nė Shqipėri vazhdojnė paradokset, pasi ka vetėm disa javė qė tė majtėt shqiptarė kėrkuan rilverėsimin e figurės sė ideatorit dhe tė praktimit tė krimeve komuniste, Enver Hoxhės, gjė qė e kishin bėrė edhe gjatė viteve qė qeverisnin, duke vendosur fotografinė e tij nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ndėrsa ky ishte njė riciklim simbolik, praktikat e tjera tė sistemit komunist jo vetėm u pėrsėritėn, por edne vazhdojnė tė bėjnė ligjin, veēanėrisht nė organet e drejtėsisė, ku gjyqtarė, hetues, prokurorė, sigurimsė e tė tjerė qė dėnuan me pushkatim e varje, poetė, shkrimtarė, intelektualė e shqiptarė patriotė, sot janė drejtues nė gjykata, prokurori e deri nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, tė cilėt kanė lyer duart e tyre me gjak dhe deri tani nuk kanė kėrkuar falje as formalisht pėr bėmat e tyre. Gjithashtu tellalli i kėtyre krimeve “Zeheri i Popullit” vazhdon tė shkruajė e denigrojė pėr antikomunistėt e demokratėt e vėrtetė, duke u thurur lavde atyre qė na sollėn gjėmėn komuniste. Mjerisht ky tellall sot nuk ėshtė i vetėm, pasi ka pjellė edhe dhjetra media tė shkruara dhe vizive tė cilat me forma tė ndryshme himnizojnė kriminelėt komunistė dhe denigrojnė figurat e vėrteta tė shqiptarisė. Rezoluta qė pritet tė miratohet nė Parlamentin tonė dėnon jo vetėm krimet me njė autor, Enver Hoxhėn, ndėrsa kriminelėve qė janė gjallė dhe ishin veglat e diktaturės as nuk u pėrmendet emri, ēfarė do tė thotė se ata rrinė pėrsėri nė sofėr tė parė nė sistemin e pluralizmit e demokracisė, tė cilat i luftuan deri nė vdekje. I vetmi zhvillim pozitiv, nėse nuk ėshtė thjesht njė sllogan, ėshtė iniciativa e hapjes sė dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, gjė qė nėse bėhet vėrtet, do tė sjellė pastrimin e politikės dhe jetės shqiptare nga llumi dhe duhma komuniste qė ēdo ditė i pakėsojnė frymėmarrjen dhe shtojnė infeksionin e kolerės sė kuqe nė Shqipėrinė post-komuniste. Sidoqoftė, le tė presim dhe tė shpresojmė, pasi kjo nuk ėshtė nismė e jona, por e Europės, e cila do tė na pranojė nė sofrėn e saj vetėm tė pastėr...

Ndue Bacaj

Flore Malocaj

Artur Vashja

 

 

Dėrrasa e zezė, Argita, Hakani e tė tjerėt

“Veprimi qytetar I vajzės sė kryeministrit, e cila kėrkoi vetė tė sqaronte pozitėn e saj, mė risolli nė mendje bėmat e “bad boys”-ve tė ish-pushtetarėve, tė pėrfolur qė nga lidhjet me botėn e krimit e deri nė ngjarje mistrecėsh qė pėrfundonin me tė shtėna armėsh e plagosje tė pafajshmish” 

 “Krerėt e opozitės mė shumė u kujdesėn pėr organizimin e festės sė Pezės dhe ridimensionimin e figurės sė Enver Hoxhės sesa pėr tė ndėrmarrė njė lėvizje politike ndaj skandalit Dibra”.

 “Nė sfond po rishfaqen pėrplasjet pėr zona tė lira zgjedhore mes aleatėve tė vegjėl tė socialistėve, pėrplasje qė njė ditė pas zgjedhjeve mund tė rezultojnė fatale pėr ta”

Nga Taulant KOPLIKU

Zėdhėnėsi I selisė rozė, Sajmir Tahiri, nuk do ta kishte menduar asnjėherė suksesin e paparė qė do ti dhuronte njė dėrrasė e zezė, e thjeshtė shkolle, e cila do ti bėhej bashkėudhėtare pėrgjatė kėtyre muajve tė fundit. Pėrpara kėrshėrisė sė mediave, dėrrasa e zezė do tė kthehej nė armėn e tij mė efikase ku do tė shpalosej e gjithė strategjia politike e Partisė Socialiste. Shifrat e korrupsionit tė qeverisė, nepotizmi, pema gjenealogjike e familjes sė kryeministrit Berisha, bėmat e Lul Bashės e Sokol Olldashit e mbi te gjitha pasuritė e Argitės janė hedhur e bardha mbi tė zezė cdo mėngjes herėt pėr t’iu servirur mė pas mediave nga zėdhėnėsi Tahiri. Qendra e gravitetit tė socialistėve (pa harruar gazetėn historike ZP) u be pikerisht ajo tabele e zezė e cila qendron ditė-natė nė hollin e katit pėrdhes tė Partisė Socialiste, duke eklipsuar madje edhe jetėn parlamentare tė kėsaj force qė fatkeqėsisht mė shumė sesa alternativa, gjatė kėtij viti ka prodhuar konflikte me bilbila e tam-tame si dhe debate shterpė.

Fare mirė Argita Malltezi, mund tė kishte mbyllur gojėn duke shpėrfillur tė gjithė ata qė interesoheshin pėr pronat e saj. Askush nuk e detyronte tė bėnte sqarime, aq mė pak me njė dalje pėr mė shumė se njė orė, e aq mė pak duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė njėpasnjėshme tė Fevziut. Heshtja e saj pavarėsisht opinioneve te ndryshme, nuk do tė ishte komentuar asnjėherė si frikė. Megjithatė ajo preferoi tė bėnte sqarime pėr tė gjithė opinionin publik. I deklaroi tė gjitha nė detaje duke mos harruar as edhe njė cent nga cfare ajo dhe bashkėshorti I saj kishin pėrfituar gjatė jetės sė tyre nė cift. Megjithė reagimet e mėpasme tė tė gjithė faktorėve, veprimi qytetar I vajzės sė kryeministrit, e cila kėrkoi vetė tė sqaronte pozitėn e saj, mė risolli nė mendje bėmat e “bad boys”-ve tė ish-pushtetarėve, tė pėrfolur qė nga lidhjet me botėn e krimit e deri nė ngjarje mistrecėsh qė pėrfundonin me tė shtėna armėsh e plagosje tė pafajshmish. Megjithėse opozita e atėhershme kėrkonte sqarime pėr ngjarjet e njėpasnjėshme qė kishin pėr protagonistė kėta djem tė llastuar, asnjėherė ata vetė nuk u panė tė dilnin publikisht pėr tė lehtėsuar sadopak prindėrit e tyre tė sikletosur. Shkaku nuk ėshtė shumė e vėshtirė tė merret me mend. Nė tė kundėrt, prindėrit ishin ata qė nuk “tuteshin” aspak nga opinioni por i bėheshin haptazi krah bijve, duke akuzuar si gjithmonė kundėrshtarėt politikė pėr shpifje. Pėrqėndrimi I luftės politike tek emri I Argitės qė mė e pakta ėshtė mungesė e theksuar etike, demonstron sėrish shterpėsinė e alternativave nga zyrat e forcave tė majta.

Nėse ka njė cėshtje nga e cila qeveria, megjithė pėrpėlitjet u vendos me shpatulla nė tapet, ėshtė cėshtja “Albatros”. Marrja si I pandehur dhe dorėheqja e detyruar e ish-drejtorit tė DPAC, Gazmend Dibra, ėshtė padyshim njė goditje pėr qeverinė dhe ministrin e transporteve Basha. Megjithatė edhe mė I painformuari I ka tė qartė se kjo nuk ėshtė kurrsesi njė fitore e opozitės. Kjo ishte njė pėrplasje e hapur e medias me aktorėt e njė cėshtjeje e cila u kthye nė njė “gate” qė po I kushtonte jo pak qeverisė. Nė gjithė kėtė cėshtje, opozita vetėm se rikrijonte skemat e bėra publike nga media, duke I ribotuar tė nesėrmen, ndėrkohė qė krerėt e saj mė shumė kujdeseshin pėr organizimin e festės sė Pezės dhe ridimensionimin e figurės sė Enver Hoxhės sesa pėr tė ndėrmarrė njė lėvizje politike ndaj skandalit Dibra.

Cdo ditė e mė shumė po bėhet e qartė se Hakan Ekinxhi mund tė ishte I tė njėmijėtave por kurrsesi terrorist. Largimi I tij nga Shqipėria u bė konform tė gjitha rregullave dhe si pėr dreq, turku u kontrollua tre herė me rradhė nė aeroportin ‘Nėnė Tereza”. Megjithatė lėvizja e beftė e opozitės pėr kėtė cėshtje, kalonte cdo parashikim. E nesėrmja e ngjarjes sė 3 tetorit, u gdhi me tituj vėrtetė tė cuditshėm tė gazetės sė opozitės e cila kėrkonte nė njė ditė tė vetme njė dyzinė dorėheqjesh e shkarkimesh. Argumenti? Terrorizmi zbriti nė Shqipėri. Nė mesditėn e 4 tetorit nė komisionin e sigurisė kombėtare, shigjetat u drejtuan ndaj ministrit tė mbrojtjes, ndėrkohė qė njė politikan I majtė se ku e zbulon se personat qė u mbaron azili duhen rikthyer nė atdhe me pranga. Gjithsesi edhe kjo pėrcapje e opozitės kishte njė rrjedhė logjike. Mungesėn e alternativave.

Akualisht levizjet politike tė opozitės janė pėrqėndruar nė pėrgatitjet pėr zgjedhjet vendore nė prag. Ndėrsa nė parlament deputetėt e minorancės kujdesen tė mbrojnė qoftė edhe fizikisht dinjitetin e kolegėve tė tyre tė varfėr, apo edhe pėr zbukurimin e sallės me bustet e porositura tė “diktatorit” Sali, nė sfond rishfaqen pėrplasjet pėr zona tė lira zgjedhore mes aleatėve tė vegjėl tė socialistėve, pėrplasje qė njė ditė pas zgjedhjeve mund tė rezultojnė fatale pėr ta. E megjithė kėto probleme qė thellohen dita-ditės mes rradhėve jo mė aq tė shtėrnguara tė sė majtės, dėrrasa e zezė vazhdon me avazin tashmė bajat tė bukurshkrimit: Argita.

 

Komunizmi, sėmundja qė vret edhe sot

Para pak kohėve Parlamenti Shqiptar u kujtua qė konform rezolutės sė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, tė zhvilljė njė seancė kushtuar dėnimit tė krimeve komuniste. Duke parė historinė e krimeve komuniste nė tėrėsi, Malėsia e Madhe ėshtė treva simbol i genocidit dhe krimeve komuniste, qė filloi qė nė janar tė vitit 1945 dhe fatkeqėsisht nuk ka tė mbaruar as sot pas 15 viteve qė de jure thuhet se ka rėnė ky sistem antinjerėzor, por qė faktikisht ekzistojnė trashėgimtarėt e kriminelėve komunistė tė cilėt janė ulur kėmbėkryq dhe bėjnė ligjin nė Partinė Socialiste, si trashėgimia mė e denjė e kėsaj kaste qė si dikur nė ilegalitet inspiron dhe zbaton njė strategji kriminale kundėr tė gjithė antikomunistėve, e veēanėrisht kundėr ish-shtresave tė persekutuara politike nga diktatura e Enver Hoxhės e kompani. Mjerisht rikthimi nė pushtet i komunistėve me emrin socialistė, me revolucion tipik bolshevik nė vitin 1997, bėri qė shumė struktura tė ish-komunistėve tė ringrihen, pasi shteti demokratik i kishte shkatėrruar gjatė qeverisjes sė vet nė vitet 1992-1996 dhe ku kėto struktura vazhdojnė tė jenė tė forta edhe sot, e veēanėrisht ato nė organet e drejtėsisė dhe policisė, si dhe nė shumė shoqata e organizata tipike komuniste qė lulėzuan nė vitet 1997-2005. Kėto struktura janė fatkeqėsia e Shqipėrisė qė kėrkon tė integrohet nė Bashkimin Europian, por ky ėshtė njė realitet i hidhur dhe qė pranohet me keqardhje nga shumica e shqiptarėve. Gjatė qeverisjes socialiste nė Shqipėri ndodhėn shumė vrasje enigmatike, shumė persekutime e dhunime, shumė trafiqe droge, armėsh e qeniesh njerėzore tė cilat nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje as sot kur nė pushtet kanė ardhur demokratėt, pasi siē thamė mė sipėr nė krye tė organeve tė drejtėsisė e ligjit janė po ata qė sunduan e mjeruan Shqipėrinė pėr rreth 55 vite komunizėm apo socializėm. E ndėrsa kanė filluar tė arrestohen disa mafiozė me mbėshtetje totalisht tė majtė, kanė mbetur enigmė shumė vrasje e krime, qė nga vrasja e liderit tė dhjetorit, Azem Hajdari, e deri tek malėsori nga Kopliku, Angjelin Smakaj, ku me versionin aspak tė besueshėm, nė vitin 2003, u tha se ka vrarė (varur) veten, nė shtėpinė e tij, pasi nuk kishte pėrfituar njė vizė nė Konsullatėn Italiane nė Shkodėr. Ky ishte versioni zyrtar i socialistėve atėherė nė pushtet, por ne koplikasit dhe malėsorėt e tjerė jo vetėm nuk e besojmė kėtė version zyrtar tė komunistėve tė rinj (me emėr), por vazhdojmė tė dyshojmė se zoti Angjelin Smakaj, qė nė atė kohė banonte nė qytetin e Shkodrės, jo vetėm nuk ėshtė vetvrarė por ėshtė vrarė me qėllim nga strukturat kriminale tė sigurimit tė shtetit komunist apo socialist, siē quhen sot me emrin e ri SHISH. Kėtė e themi pasi ne njihnim karakterin prej shqiptari e malėsori tė vėrtetė tė tė ndjerit Angjelin Smakaj dhe familjes sė tij, tė cilėt nuk ishin dorėzuar kurrė edhe nė kushtet e terrorit komunist nė vitet e tmerrshme tė sundimit tė kanibalit tė kuq Enver Hoxha. Madje, mbi familjen Smakaj persekutimi kishte qenė i dyfishtė, pasi pinjollėt e kėsaj familjeje duke pėrfshirė edhe tė ndjerin Angjelin Smakaj, ishin nipat e antikomunistit simbol tė kryengritjes antikomuniste tė janarit tė vitit 1945, dėshmorit tė demokracisė Llesh Marashit nga Zagora (Shkreli), ku ky demokrat e patriot kishte qenė organizatori dhe drejtuesi i kėsaj kryengritjeje, duke idenfitikuar nė historinė tonė kėtė kryengritje si kryengritja e Llesh Marashit, qė nė fakt ėshtė edhe kryengritja e parė antikomuniste nė tėrė Europėn qė e kishte zėnė lėngata e kuqe. Sidoqoftė Angjelin Smakaj jo vetėm kishte qėndruar, por me ardhjen e demokracisė e pluralizmit kishte qenė nė radhėt e para tė koplikasve, malėsorėve e shqiptarėve qė kėrkonin tė rrėzonin diktaturėn komuniste dhe rikthimin e demokracisė nė Shqipėri. Angjelin Smakaj mbahet mend pėr kontributin e tij qė nė janar tė vitit 1991 e vazhdim, duke e dalluar kėtė demokrat tė lindur, jo vetėm si nismėtar i krjimit tė Partisė Demokratike nė Malėsi tė Madhe por edhe si qėndrestar nė vitet e zeza tė rikthimit tė komunistėve nė pushtet. Angjelini ishte nga ata burra qė mori pjesė nė tė gjitha protestat, demonstratat dhe organizimet e tjera paqėsore qė PD-ja udhėhiqte nė mbrojtje tė vlerave demokratike dhe tė drejtave tė njeriut qė pushteti socialist kėrkonte t’i dhunonte. Zoti Angjelin Smakaj ka njė kontribut tė madh nė fitoret e kandidatėve e alternativave tė PD-sė nė Malėsi tė Madhe, por qė fatkeqėsisht nė shumicėn e Shqipėrisė fitonin pasardhėsit e komunistėve-socialistėt. Duke parė tė gjitha kėto, si dhe duke njohur zakonet kriminale tė komunistėve tė vjetėr apo tė rinj ne vazhdojmė tė dyshojmė se Angjelin Smakaj nuk ėshtė vetvrarė, por e kanė vrarė segmente kriminale tė socialisto-komunistėve me tė cilėt ishte nė luftė tė pėrhershme, ashtu siē kishte qenė daja i tyre Llesh Marashi, tė cilin komunistėt e kishin varur, tamam siē vdes edhe nipi i tij, Angjelini, por sot nė kushte tė tjera komunistėt nuk kishin guximin ta deklaronin tė varur nga ata, por e akuzojnė se ka varur veten, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Nėse lufta nė mes tė antikomunistėve demokratė dhe socialistėve do tė kishte marrė fund, kjo do tė ishte gjysma e sė keqes, pasi kėto do t’i pėrkisnin tė kaluarės, por fatkeqėsisht komunizmi ėshtė ende i fortė dhe megjithėse ka ndėrruar taktikė ai nuk ka ndėrruar strategji, tė cilėn e zbaton nė forma e mėnyra klandestine e ilegale, duke goditur apo kėrcėnuar tė gjithė demokratėt potencialė nė pėrgjithėsi, dhe veēanėrisht familjet e tė persekutuarve politikė, si kundėrshtarė potencialė tė komunistėve tė vjetėr apo tė rinj. Ėshtė interesant se po nga familja Smakaj shpesh janė kėrcėnuar e keqtrajtuar natėn nga njerėz me maska, tė rinj e tė reja demokratė, tė cilėve pas dhunimeve u ėshtė thėnė se nėse vazhdoni tė flisni keq kundėr socialistėve apo komunistėve, ju do ta pėsoni mė keq se dajat tuaj me nė krye Llesh Marashin e deri tek vėllai e njeriu juaj Angjelin Smakaj... Nė njė shtet normal kjo do tė zbulohej dhe autorėt qė kėrcėnojnė do tė dilnin e dėnoheshin para organeve tė drejtėsisė, por nė Shqipėri kjo duket se nuk do tė ndodhė kurrė, pasi siē thamė mė sipėr, organet e ligjit e tė drejtėsisė janė tė uzurpuara nga komunistėt dhe pinjollėt e tyre, qė janė realisht frymėzuesit dhe mbėshtetėsit e tė gjitha krimeve dhe trafiqeve antiligjore e antinjerėzore qė shqetėsojnė jo vetėm Shqipėrinė, por edhe Europėn e mė gjerė. Pikėrisht nga kėto krime komuniste qė u rrezikonin jetėn, janė detyruar tė braktisin Malėsinė dhe Shqipėrinė, qindra e mijėra demokratė e antikomunistė, ku meqė e kemi fjalėn tek familja Smakaj, kėtė fat mjeran e kanė pasur edhe bashkėshortėt Mikel Smakaj dhe Mimoza Smakaj... Ne, si gazetė nacionaliste, herė pas here jemi munduar tė sensibilizojmė opinionin dhe shtetin, por deri tani asgjė nuk ėshtė bėrė..., sidoqoftė, shpresojmė dhe falėnderojmė ato vende dhe shtete, tė cilat bujarisht strehojnė bijtė tanė tė rrezikuar...

Ndue Bacaj

 

Presidenti Moisiu ne prag te doreheqjes

Burime te besueshme prane kreut te shtetit shqiptar, bejne me dije se presidenti Moisiu pret perfundimin e takimeve me drejtues te partive politike per te zyrtarizuar vendimin e tij. Mungesa e gjetjes se nje konsensusi politik per kohen e zhvillimit te zgjedhjeve, por edhe mosmarreveshjet per reformen ne legjislacionin zgjedhor, pritet te sjellin nje largim te parakohshem nga detyra te presidentit Alfred Moisiu. Njekohesisht, ne rolin e garantit te Kushetutes dhe te ligjshmerise se institucioneve, kreu i shtetit e ka te veshtire te pranoje dhe te dekretoje ligje qe prekin kuadrin zgjedhor, duke shkelur afatin e paracaktuar 6 mujor nga koha e zhvillimit te zgjedhjeve.

Burimet e cituara me siper, bejne me dije se kreu i shtetit po perjeton nje situate aspak te kendshme, teksa i kane mbetur rreth 9 muaj nga perfundimi natyral i mandatit. Presioni ndaj tij eshte rritur ndjeshem dhe nga te dy krahet politike. Pas mosdekretimit te shkarkimit te prokurorit Sollaku, mazhoranca e drejtuar nga PD-ja, i kerkon me ngulm dekretimin e zgjedhjeve ne afatin kushtetues, mbase edhe si nje shpagim per mosshkarkimin e kreut te akuzes. Nga ana tjeter, mbeshtetur ne kushtet e papershtatshme atmosferike, por edhe ne mungesen e reformimit te nevojshem te sistemit zgjedhor, opozita e drejtuar nga PS-ja, kembengul ne zhvillimin e zgjedhjeve diku nga pranvera e ardhshme. Njekohesisht, presidenti Moisiu ka edhe presionin e nderkombetareve, te cilet kane dhene rekomanime qe pas 3 korrikut 2005, per ndryshimet e nevojshme ne kodin zgjedhor.

Nisur nga natyra “ushtarake” e Moisiut, ai mund te tregohet rigoroz me shpalljen e dates se zgjedhjeve brenda hapesirave kushtetuese. Por nga ana tjeter, me kodin aktual zgjedhor, i cili vijon te jete fuqiplote, nuk lejohen ndryshime ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve qe 6 muaj para dates se zgjedhjeve. Nese do te miratohet nje kod i ri, veshtire te parashikoje dispozita prapavepruese ne kete kendveshtrim. Keshtu, pozicioni i Moisiut nuk eshte aspak komod. Eshte i grishur te shpalle daten e zgjedhjeve brenda hapesires kushtetuese 20 dhjetor- 20 janar, por nuk mund te dekretoje ndryshime ne kuadrin perkates ligjor ne nje kohe kaq te afert nga zgjedhjet. Kreu i shtetit mund te shpalle daten e zgjedhjeve, por nuk mund te jete garant i nje procesi ku haptas, opozita ka deklaruar se nuk do te marre pjese. Presidenti Moisiu eshte i prirur te respektoje sugjerimet e nderkombetareve per ndryshime ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve, por nuk mund te pranoje zgjedhje me pjesmarrjen e vetem partive te mazhorances, madje edhe ato, jo te gjitha pjesmarrese.

Ne te gjithe keto skenare, pozicioni i marre nga Moisiu, do te kishte nje kosto shume me madhe, mese shumti morale, pasi aktiviteti politik i tij, mund te konsiderohet ne kapercyell. Edhe nje gjeneral sypatrembur si ai, ne nje fushe beteja, i rrethuar nga armiq apo miq qe nuk ia duan shume te miren, e ka te veshtire te gjeje rrugezgjidhje per ti kenaqur te gjithe. E vetmja alternative, me me pak deme edhe per situaten aktuale politike, eshte doreheqja e tij, thone burime prane kreut te shtetit....

Moisiu po ben testimin e fundit te klases politike. Ai ka premtuar se brenda dates 15 nentor, do ta shpalle vete daten e zgjedhjeve, nese politika, sic edhe po ben, nuk arrin konsensus. Mirepo, nuk paska qene aq e lehte sa e kishte menduar: thjeshte zbatimi i prerogativave kushtetuese, me nje klase te percare politike si ajo shqiptare! Edhe nese shpall zgjedhjet ne afatin kushtetues, ne vend do te krijohej nje situate aspak e kendshme, mbase deri ne kaos social me vetem pjesmarrjen e partive te mazhorances ne proces. Rrjedhimisht, zgjedhjet nuk do te kishin ndonje vlere dhe nga ana tjeter, do te ishte nje kosto e madhe edhe financiare, per nje vend te rrenuar nga varferia. Por edhe nese nuk do ta shpalle tani daten e zgjedhjeve, duke iu afruar pranveres, ditet e tija do te shkutoheshin. Mazhoranca do ta akuzonte si shkeles (me te drejte!) te kushtetutes dhe sigurisht, do ti bente gati nje proces “impechement” per ta rrezuar, por duke rrezikuar serish nje kaos social.

“Doreheqja, kapak floriri”, mbase keshtu mendon edhe Moisiu. Nje terheqje nga gara pa i rene akoma bilbilit arbitri Parlament, mund te jete zgjidhja me e pranueshme, por gjithsesi duke lene pas nje krize institucionale. Si rregull, brenda 45 diteve, duhet te zgjidhet nje president i ri nga Parlamenti aktual. Eshte parashikuar nje seri votimesh per te arritur 84 nga 140 votat e nevojshme, por nje gje eshte e sigurte: nga doreheqja e presidentit, nuk mund te arrihet ajo qe kerkon opozita ne keto momente, zgjedhjet e parakohshme! Asnje nga deputetet aktuale, vecanarisht ata qe nuk jane shume “VIP” dhe qe nuk e kane te sigurte rizgjedhjen, sidomos ata te 40 proporcionalisteve, nuk do te rrezikonin mandatin pa u mbushur akoma 18 muaj nga marrja e tij. Eshte e sigurte qe nje president do te zgjidhet, edhe me doreheqjen e Moisiut dhe pa vajtur ne zgjedhje te parakohshme politike.

Ne rastin me te mire apo me te keq per nje krah apo tjeter politik, Kurban- Moisiu para kohe, mund te sjelle thjeshte shtyrjen e zgjedhjeve, ndoshta per asye thjeshte teknike, te zgjedhjet se pasuesit te tij te mundshem.

Kete here, presidentin e Shqiperise e ndan jo nga vetvrasja, te cilen e ka tentuar disa here gjate jetes se tij si ushtarak, por nga doreheqja e parakohshme ne fund te mandatit te tij, me pak se nje hap. Megjithate, per nje moshe te thyer por te mbajtur mire si Moisiu, per nje individ qe ne rrethana te ndryshme ka tentuar vetvrasjen por edhe ka suportuar vdekjen e njerezve me te afert, ushtarakisht i mjafton vetem nje komande rreshtore: “Ne vend ndal. Prapa kthehu!”. Dhe kjo histori, mund te marre fund!

Blerti DELIJA

 

Shqipėria nuk mund tė akuzohet si pjesė e Perandorisė Osmane nė pushtimin e Ballkanit

Kjo asht akuza ma e randė qė zotėrijtė Olsi Jazexhi dhe Sali Aga i bajnė atdheut tė Gjergj Kastriotit nė parathanjen e librit “Mbrojtja e Shkodrės dhe Hasan Riza Pasha”. Pikėrisht nė faqet 10-11 tė kėtij libri, shkėputa citimin tė cilin do ta trajtoj besnikėrisht dhe ēdo lexues me gjak arbėnori ta vendosė nė “peshoren” e ndėrgjegjes sė tij. Ja, si shprehen autorėt e sipėrpėrmendun: “Dashuria qė Hasan Riza Pasha dhe kombi turk tregoi pėr shqiptarėt gjatė rrethimit tė Shkodrės nuk ėshtė i vetmi rast nė historinė tonė tė pėrbashkėt, kur turqit kanė mbrojtur shqiptarėt. Ata kanė bėrė kėshtu edhe nė Janinė, Vlorė dhe mbarė Ballkanin gjatė luftėrave ballkanike. Lidhjet e sinqerta dhe dashamirėse ndėrmjet popullit shqiptar dhe turk dolėn nė pah edhe gjatė ditėve tė vėshtira pėr ne nė 1997, kur klasa jonė politike i vuri zjarrin vendit qė kėrcėnohej nga pushtimi helen. Turqit qenė pranė nesh edhe gjatė fushatės sė NATO-s nė Kosovė, mė 1999, siē qenė nė krahun tonė dhe nė vitin 1389, kur me nė krye Sulltan Muratin dhe Bajazidin thyen njėherė e pėrgjithmonė supremacinė serbe nė Kosovė dhe ndanė me shqiptarėt sundimin e Ballkanit pėr pesėqind vjet me radhė.” (fq. 10).

Ndėrsa nė fq.11 tė kėtij libri shkėputėm kėtė citim: “Pėr kėrkuesit e tė sė vėrtetės, ku libėr ndihmon dhe nė rivlerėsimin historik tė kryengritjeve tė Malėsisė sė Madhe dhe Kosovės, gjatė kohės sė Luftės Ballkanike; duke i zhveshur kėto kryengritje nga romantizmi dhe paragjykimet qė ka shoqėruar historianėt komunistė gjatė pėrshkrimit tė tyre dhe treguar disa tė vėrteta edhe mė tė mėdha. Kėtu vlen tė pėrmendim atė qė Hortense von Zambaur thotė nė librin e tij (fq.28): “14 Nėntor 1912: Bombardime, si ditėn e djeshme. Tė krishterėt po bėhen gjithnjė e mė nervozė dhe tashti po fillojnė tė pendohen pėr intrigat e tyre me Malin e Zi. Mirė t’u bėhet; kėto janė frutet e politikės sė tyre”.

Mė parė se tė analizoj citimet e sipėrpėrmenduna, duhet skjarue se, autori i kėtij libri quhet Hamdi Ertuna. Duhet skjarue gjithashtu se, nė kopertinėn e librit (nė mėnyrė krejtėsisht provokative) asht “skedue” Xhamija e Sulltan Fatiut, dhe nė sfond, qyteti “raja” i Shkodrės, ndėrsa nė kapakun e fundit na paraqitet harta e Vilajetit tė Shkodrės si “pjesė” e Turqisė!...

Tue pasė parasyshė se, Shkodra pėrfaqėsohet (nė kėtė libėr) me Sulltan Fatiun, pushtuesin e Kostandinopojės dhe Kosova me Sulltan Muratin, mė duhet t’ju kujtoj “shqipfolėsave” tė naltpėrmendun kėtė thanje “sentencė” tė shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare: “Vetėm njė popull qė nuk e meriton lirinė mund t’i ngrejė shtatore pushtuesit!”. Autorėt e naltpėrmendun, nė tentativė pėr tė maskue qėllimet e tyne, shpesh herė “sulmojnė” komunizmin, por due t’ju kujtoj “zotnive” se komunizmi e ruejti kte “xhami” pa e asgjėsue dhe pikėrisht kur ai asgjėsoi Kishėn e Vaut tė Dejės, ku kishte vu kunorė Gjergj Kastrioti! Thoni pastaj se komunizmi shqiptar nuk ishte islamik. Tashti do tė marrim nė shqyrtim pikėn e parė, por do ta nisim nga fundi (pėr efekt koherence), te “bashkėveprimet” turko-shqiptare nė Fushė-Kosovė, nė vitin 1398. Duhet t’ju kujtojmė se nė betejėn e Fushė-Kosovės kanė marrė pjesė tė gjitha shtetet e krishtera tė Ballkanit dhe shumė princa shqiptarė, duke pėrfshirė edhe Gjon Kastriotin, tė cilin ju, osmanllinjtė e kohėve moderne, e keni quajt Jovan, duke demonstrue nji urrejtje patollogjike pėr fqinjėt ortodoksė ballkanas dhe duke u vetakuzuar si fondamentalista tė shkallės sipėrore. Ju kujtojmė se, kosovarėt i pėrfaqėsonte denjėsisht djaloshi i Drenicės, Millosh Obiliqi, qė jua dėrgoi nė botėn tjetėr kryekriminelin Sulltan Murati (“rahmet” pastė ai dhe ju, ithtarėt e tij).

Ju, zotėrinjtė Olsi Jazexhi dhe Sali Aga, me veprimet tuaja sa antihistorike, aq dhe tė papėrgjegjshme, po i bani shėrbimin ma tė mirė Serbisė dhe shėrbimin ma tė keq Kosovės, dhe pikėrisht nė kėtė periudhė decizive, kur tė gjithė mekanizmat ndėrkombėtarė janė vėnė nė efiēencė pėr t’i dhanė pavarėsinė e saj tė meritueshme. Ju, edhe ngjarjet tragjike tė vitit 1997 i lidhni me Turqinė, kur dhe ma naivėt e dijnė se Kosova u ēlirue nga forcat Euro-Atlantike, me nė krye Shtetet e Bashkuara. Asnjė fuqi perėndimore apo lindore nuk kanė deklarue deri mė sot se, nė vitin 1997 Shqipėria u sulmua ushtarakisht nga helenėt (grekė). Edhe ma naivėt e dinė se Greqia asht anėtare e NATO-s dhe se anėtarėt e kėsaj aleance nuk mund tė sulmojnė njė shtet, cilidoqoftė ai, pa urdhėrin e Shtabit Suprem tė Aleancės. Atėherė, ē’janė kėta marrėzina?! Ju keni citue Hortense von Zambaurin, pėr tė ligjėrue akuzat e turpshme qė u bani malėsorėve trima tė Malėsisė sė Madhe dhe tė Dukagjinit. Ju, pėrveēse kėrkoni tė mohoni Dedė Gjon Lulin qė shpalosi flamurin e Arbėrit, duke e kthye Deēiqin nė njė kėshtjellė lirie. Ju injoroni kryengritjet e Kosovės dhe bijtė dhe bijat e saj tė lavdishėm, me Isa Boletinin, Idriz Seferin, Sefė Kasharėn, Haxhi Zekėn dhe “shqipen” e Kosovės, Shote Galicėn. Ju, nė kėtė libėr i ulni nė minimum vlerat e Hasan Riza Pashės, kur Shkodrėn e deklaroni pjesė tė Turqisė. Kjo arsyetohet plotėsisht me mungesėn e shqiptarėve nė koalicionin ballkanik dhe nė mbrojtjen e Shkodrės nėn flamurin turk, kur realisht ajo ishte e pushtuar nga Turqia dhe Hasan Riza Pasha ishte nji pushtues. Nė qoftė se Hasan Riza Pasha do tė kishte ngritė flamurin shqiptar qė nė fillim tė luftimeve, atėherė pėrgjegjėsia do tė binte mbi forcat serbo-malazeze dhe nuk asht aspak ēudi qė mund tė ishte hjekė rrethimi menjiherė. Kėtė “hipotezė” timen e “ndriēon” fakti se, menjiherė mbas kėsaj lufte 6-mujore, Shkodra u njoft pjesė e Shqipnisė. Tue qenė se Olsi Jazexhi ka shkruar me pėrbuzje edhe kundėr fenomenit tė humanizmit botnor, shejtneshės sė ardhshme, Nanė Terezės, askush nuk duhet tė ēuditet me fanatizmin e tij skajor, dhe me antishqiptarizmin e tij.

Sė fundi, libri “Mbrojtja e Shkodrės dhe Hasan Riza Pasha” nuk asht asgja tjetėr veēse nji mashtrim, nji antihistori qė don tė “himnizojė” tė gjitha figurat ma tė urryera kolaboracioniste qė i shėrbyen pushtuesit osman pesėshekullor dhe qė edhe sot “tundin” tapitė me tė cilat i pati stimulue pushtuesi pėr shėrbimet qė i banė tue mohue edhe gjakun arbnor dhe shpesh herė tuj e “turbullue” me gjakun e pistė tė stepave aziatike dhe sot mburren me kėtė paturpėsi duke u deklarue vllazėn tė nji gjaku me osmanėt. Koka e “konservueme” e Ali Pashė Tepelenės nė Stambollė asht shembulli ma “ogurzi” pėr tė tregue se kolaboracionistėt dhe tė ngjashmit e tyne tė sotėm kokėn e kanė nė Azi dhe vetėm trupin nė Shqipni... Ēuditėrisht, kėtij Pashai i kanė ngritė shtatore. Por, pėr kėta sharlatanė pėrgjigjen ma tė meritueshme e ka dhanė Kadare, tė cilėn e kam citue qysh nė fillim tė shkrimit. “O Zot, fali injorantėt dhe ndėshkoi intrigantėt!” (M.B.).

Mark Bregu

 

Pėrmbledhja e Doktrinės Shoqėrore tė Kishės

Jam shumė i lumtur tė kthehem kėtu nė Shqipėri pėr tė paraqitur Pėrmbledhjen e Doktrinės Shoqėrore tė Kishės, tė redaktuar prej Kėshillit Papnor tė Drejtėsisė dhe tė Paqes me vullnetin e tė paharrueshmit Shėrbėtor tė Hyjit Gjon Pali II. Ky takim mbi Pėrmbledhjen ėshtė njė nismė domethėnėse, qė i nderon Organizatorėt e vet, sepse, nėpėrmjet saj, bėhet e dukshme gatishmėria pėr ballafaqimin, nė kohė kaq tė ndėrlikuara e tė vėshtira, me instanca qė vijnė prej etikės shoqėrore tė krishterė. Dėshiroj tė shpreh mirėnjohjen time pėr ftesėn qė mė ėshtė drejtuar nga Shkėlqesia e Tij Imzot Massafra, Arqipeshkėv i Shkodėr-Pult, i cili ka qenė animator i gatshėm e zemėrgjerė i pėrkthimit tė vėshtirė tė Pėrmbledhjes nė gjuhėn shqipe dhe i kėsaj paraqitjeje publikut.

Dėshiroj ta inkuadroj paraqitjen e Pėrmbledhjes nė perspektivėn e ndėrtimit tė qytetėrimit tė dashurisė. I vendosur nė kėtė perspektivė, qėllimi themelor i doktrinės shoqėrore tė Kishės, qė ėshtė ndėrtimi i njė shoqėrie mė njerėzore, ndriēohet pėr sė tepėrmi. Nė tė vėrtetė, angazhimi i parė nė tė cilin ajo i thėrret besimtarėt, ėshtė ai qė ta pėrhapin dashurinė nė marrėdhėniet shoqėrore, nė tė gjitha nivelet dhe nė tė gjitha fushat.

Pėrmbledhja ka njė strukturė tė thjeshtė dhe lineare. Pas njė Hyrjeje, vijojnė tri pjesė: e para, e pėrbėrė prej katėr kapitujsh, trajton premisat themelore tė doktrinės shoqėrore - planin e dashurisė sė Hyjit pėr njeriun dhe shoqėrinė, misionin e Kishės dhe natyrėn e doktrinės shoqėrore, personin njerėzor dhe tė drejtat e tij, parimet dhe vlerat e doktrinės shoqėrore; pjesa e dytė, e pėrbėrė prej shtatė kapitujsh, trajton pėrmbajtjet dhe temat klasike tė doktrinės shoqėrore - familja, puna njerėzore, jeta ekonomike, bashkėsia politike, bashkėsia ndėrkombėtare, mjedisi dhe paqja; pjesa e tretė, mjaft e shkurtėr sepse pėrbėhet vetėm nga njė kapitull, pėrmban njė seri udhėzimesh pėr pėrdorimin e doktrinės shoqėrore nė praktikėn baritore tė Kishės dhe nė jetėn e tė krishterėve, sidomos tė besimtarėve laikė. Pėrfundimi, i titulluar Pėr njė qytetėrim tė dashurisė, shpreh qėllimin bazė tė tė gjithė dokumentit.

Pėrmbledhja e vė doktrinėn shoqėrore nė qendrėn e misionit tė Kishės. Kisha, duke jetuar nė botė dhe pėr botėn - megjithėse duke mos qenė e botės - nuk mund ta lėrė pas dore misionin e vet tė frymėzimit tė saj nė mėnyrė tė krishterė. Kur Kisha interesohet pėr nxitjen njerėzore, ku kumton rregullat e njė bashkėjetese tė re nė paqe dhe nė drejtėsi, kur punon, sė bashku me tė gjithė njerėzit vullnetmirė, pėr krijimin e marrėdhėnieve dhe institucioneve mė njerėzore, ajo “mėson rrugėn qė njeriu duhet tė pėrshkojė nė kėtė botė pėr tė hyrė nė mbretėrinė e Hyjit”.

Nė tė vėrtetė subjekti i pėrshtatshėm pėr natyrėn e doktrinės shoqėrore nuk ėshtė gjė tjetėr veēse e tėrė bashkėsia kishtare. Pėrmbledhja, nė nr.79 pohon: “Doktrina shoqėrore ėshtė e Kishės sepse Kisha ėshtė subjekti qė e pėrpunon, e pėrhap dhe e mėson atė. Ajo nuk ėshtė privilegj i njė pėrbėrėsi tė trupit kishtar, por e tėrė bashkėsisė: ėshtė shprehje e mėnyrės me tė cilėn Kisha e kupton shoqėrinė dhe vendoset pėrballė strukturave tė saja dhe ndryshimeve tė saj.

Pėrmbledhja parashtrohet si njė manifest pėr tė realizuar njė humanizėm tė ri, nė perspektivėn e qytetėrimit tė dashurisė. Nė tė vėrtetė, nė Hyrje pohohet se ajo ėshtė pėrpunuar pėr tė nxitur e mbjellė nė brazdat e qytetėrimit njė humanizėm integral, solidar, tė hapur ndaj Transhendencės (krh. nr. 7). Ėshtė Manifest, nė kuptimin se nė tė gjenden koordinatat, ideale dhe historike, tė njė shoqėrie tė re, pėr t’u dhėnė trup kėrkesave gjithnjė tė gjalla tė Ungjillit e tė krishtėrimit, nė mėnyrė qė tė banojnė nė zemrėn e njerėzve. Njerėzimi nuk mund tė jetojė pa njė perspektivė tė sė ardhmes, pa njė udhėrrėfyese.

Nė perspektivėn e ndėrtimit tė humanizmit tė ri integral e solidar, angazhimi i madh ėshtė pėr tė pėrhapur, pėr tė propozuar dhe pėr tė bėrė qė tė japin fryte parimet e doktrinės shoqėrore tė Kishės, tė paraqitura mirė nė kapitujt e tretė e tė katėrt tė Pėrmbledhjes. Ato paraqiten si njė ndihmė pėr tė gjithė, por sidomos pėr tė krishterėt, qė nga kėto parime janė tė nxitur qė tė ndėrtojnė njė shoqėri tė denjė pėr njeriun, mė tė drejtė e mė vėllazėrore.

Parimi personalist. Pėrmbledhja pohon: “Kisha sheh nė njeriun, nė ēdo njeri, shėmbėlltyrėn e gjallė tė vetė Hyjit”. “Njeriu, i kapur nė konkretėsinė e tij historike, pėrfaqėson zemrėn dhe shpirtin e mėsimit shoqėror katolik. Nė tė vėrtetė, krejt doktrina shoqėrore zhvillohet duke u nisur prej parimit qė pohon dinjitetin e pacėnueshėm tė personit njerėzor”. Prandaj parimi personalist i pėrket dinjitetit absolut, qendėrsisė, pacėnueshmėrisė sė personit njerėzor tė konsideruar nė cilėsitė e tij thelbėsore tė individualitetit dhe tė socialitetit; ai duhet tė jetė subjekti, themeli dhe qėllimi i gjithė veprimit shoqėror: personi njerėzor nuk mund tė instrumentalizohet kurrė.

Parimi i tė mirės sė pėrbashkėt. Tė realizuarit e saj u pėrket tė gjithė shtetasve, tė organizuar siē duhet nė shoqėri prej autoritetit civil, sepse e mira e pėrbashkėt ėshtė e mira etike e jetės shoqėrore, nė tė gjitha aspektet e saj, pėr tė gjithė subjektet dhe pėrbėrėsit e saj. Prandaj e mira e pėrbashkėt kėrkon pjesėmarrjen e tė gjithė shtetasve, edhe pse autoriteti politik ka pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr tė, meqenėse ai pėrfaqėson arsyen e tė qenit, kuptimin dhe qėllimin e veprimtarisė politike. E mira e pėrbashkėt pėrfshin tėrėsinė e kushteve qė favorizojnė zhvillimin e plotė tė personit dhe tė grupeve tė ndėrmjetme - mbrojtjen dhe nxitjen e tė drejtave tė njeriut, tė familjes, tė lirisė pėr t’u asocuar, etj.

Parimi i subsidiaritetit. Pėrmbledhja pohon: “Ky parim diktohet sepse ēdo person, familje apo trup i ndėrmjetėm ka diēka origjinale pėr t’i ofruar bashkėsisė. [...] Me parimin e subsidiaritetit janė nė kundėrshtim format e centralizimit, tė burokratizimit, tė asistencializmit, tė pranisė sė paarsyetuar e tė tepėrt tė shtetit dhe tė aparatit publik [...]. Vėnies nė jetė tė parimit tė subsidiaritetit i pėrgjigjen: respektimi dhe nxitja efektive e parėsisė sė personit dhe tė familjes; vlerėsimi i shoqatave dhe organizatave tė ndėrmjetme, nė zgjedhjet e tyre themelore dhe nė tė gjitha ato qė nuk mund tė delegohen apo tė merren pėrsipėr prej tė tjerėve; inkurajimi qė i bėhet nismės private, nė mėnyrė qė ēdo organizėm shoqėror tė mbetet nė shėrbim tė sė mirės sė pėrbashkėt me veēantitė e veta; nyjėzimi pluralist i shoqėrisė dhe pėrfaqėsimi i forcave tė saj jetėsore; mbrojtja e tė drejtave njerėzore dhe tė pakicave; decentralizimi burokratik dhe administrativ; ekuilibri mes sferės publike dhe asaj private, me njohjen si pasojė tė funksioneve shoqėrore tė privates...”.

Parimi i solidaritetit. Pėrmbledhja pohon se solidariteti ėshtė qoftė parim etiko-shoqėror, qoftė virtyt, konkretizim aktual i vėrtetė i drejtėsisė. Ky parim qėndron nė vetėdijen e faktit se njerėzimi pėrbėn njė njėsi tė madhe e tė shumanshme, qė i paraprin gjithēkaje dhe tė gjithėve, mė e gjerė e themelore se sa ajo qė shprehimisht njihet apo ndėrtohet prej secilit. Ai shprehet nė vetėdijen e njė ndėrvarėsie themelore mes tė gjithė njerėzve, qė i thėrret tė gjithė nė njė bashkėndarje efektive tė tė mirave, tė burimeve, tė pėrgjegjėsive dhe tė vėshtirėsive, nė njė klimė ndėrsjellshmėrie dhe barazie tė tė drejtave e tė detyrave: solidariteti si tė qenit prej tė tjerėve, pėr atė qė kemi marrė prej tyre; solidariteti si tė qenit me dhe pėr tė tjerėt, pėr atė qė duhet t’u japim atyre.

Dėshiroj t’ju ftoj tė gjithėve ju pėr ta pėrdorur Pėrmbledhjen, duke ndjekur objektivin edukativ pėr t’i bėrė tė zbulohen e vlerėsohen kėto parime shumė tė ēmueshme nė jetėn shoqėrore, kulturore, ekonomike e politike tė Shqipėrisė. Ato janė boshte themelore pėr tė kuptuar ēdo shprehje tė veprimit shoqėror, duke u nisur prej personit, deri te familja, te Shteti.

Tė krishterėt laikė, individė dhe tė asocuar, duhet tė jenė bashkėbiseduesit e privilegjuar tė Pėrmbledhjes, e cila duhet tė pėrbėjė pėr ta njė mjet tė ēmuar tė formimit dhe njė burim tė vazhdueshėm tė frymėzimit. Ata, nė sajė tė pagėzimit, janė tė vendosur brenda misterit tė dashurisė sė Hyjit pėr botėn qė Krishti e ka zbuluar dhe qė Kisha e vazhdon nė histori.

Tė krishterėt laikė, me kompetencėn dhe profesionalitetin e tyre si dhe me marrjen pėrsipėr tė pėrgjegjėsisė pėr tė vepruar nė njė kontekst tė veēantė, nė njėfarė mėnyre e plotėsojnė doktrinėn shoqėrore tė Kishės nė frontin praktik dhe ndėrmjetėsojnė pėrplasjen e saj tė pashmangshme me realen. Doktrina shoqėrore nuk ėshtė thjesht njė dije teorike, por ajo ėshtė pėr veprimin, ėshtė e orientuar drejt jetės, duhet zbatuar me krijimtari e duhet mishėruar. Tė krishterėt laikė nė kėtė kanė njė rol shumė tė veēantė, edhe pse jo pėrjashtues.

Po pėrfundoj duke vėnė nė lidhje Pėrmbledhjen me enciklikėn e parė tė Atit tė Shenjtė Benedikti XVI. Nė tė vėrtetė, nė qendėr tė Deus caritas est, - sidomos nė paragrafėt 26-29 - ėshtė vendosur doktrina shoqėrore e Kishės, shprehimisht e pėrmendur nė paragrafin 27 edhe nė nyjėzimin e saj historik prej Rerum novarum deri te Centesimus annus. Veē kėsaj, nė tė njėjtin vend, kujtohet botimi i Pėrmbledhjes sė doktrinės shoqėrore tė Kishės, qė ka “paraqitur nė mėnyrė organike” tėrė mėsimin shoqėror tė Kishės. Pra, mund tė themi se Enciklika pėrmban nė vete jo vetėm ndonjė aspekt tė doktrinės shoqėrore, por tėrė magjisterin modern shoqėror tė Kishės. Doktrina shoqėrore vendoset brenda - dhe jo nė skaj - tė kumtimit tė krishterė se Hyji ėshtė dashuri. Pra, doktrina shoqėrore lidhet nė mėnyrė organike me dashurinė qė, si virtyt teologal, ėshtė vetė jeta hyjnore qė e ushqen Kishėn nė shėrbim ndaj botės, dhe si virtyt njerėzor ėshtė ajo miqėsi shoqėrore e civile pa tė cilėn lidhjet bashkėsiore mes njerėzve dobėsohen e lėkunden. Enciklika e kumton dashurinė si vetė thelbin e Hyjit, dhe pikėrisht pėr kėtė nuk lė pa i konsideruar aspektet njerėzore e shoqėrore tė dashurisė, qė prej asaj drite ndriēohen e pastrohen. Brenda kėtij dialogu mes hyjnores e njerėzores vendoset doktrina shoqėrore e Kishės, qė duhet tė jetė vazhdimisht nė lidhje me dashurinė e jetės hyjnore dhe nė tė njėjtėn kohė tė pėrkulet me dashuri mbi nevojat e njerėzimit.

Sh.T. Imzot Giampaolo Crepaldi

Sekretar i Kėshillit Papnor tė Drejtėsisė dhe Paqes

 

Orientim, praktikė, pėrgjegjėsi shoqėrore dhe politike

Tė gjithėve ju drejtoj pėrshėndetjen nė emėr tė Zyrės Kombėtare pėr problemet shoqėrore dhe punėn tė Konferencės Ipeshkvnore Italiane (KII) dhe tė drejtorit Imzot Paolo Tarchi, i cili s’ka pasur mundėsi tė jetė i pranishėm sot nė mesin tonė pėr arsye tė angazhimeve qė ka marrė kohė mė parė.

Siē ėshtė pėrcaktuar qartė nė hyrjen e veprės, qė sot po paraqesim, marrėdhėniet qė kemi pasur gjatė kėtyre viteve, nė gjirin e Komisionit Evropian “Drejtėsi dhe Paqe”, mes Italisė dhe Shqipėrisė, kanė prodhuar si shenjė konkrete bashkėpunimi pėrkthimin e Pėrmbledhjes sė Doktrinės Shoqėrore tė Kishės nė gjuhėn shqipe, me qėllim qė teksti tė mund tė ishte tė mund tė pėrdoret si njė mjet real shoshitjeje pėr njė formim gjithnjė e mė cilėsor dhe qė u drejtohet shumė njerėzve.

Shpejtėsia qė karakterizon sot ndryshimet shoqėrore e bėn tė dukshme pėr tė krishterėt nevojėn e krijimit tė njė kulture shoqėrore dhe politike pėr njė ungjillizim tė shoqėrores, tė aftė pėr tė pėrpunuar njė tė vepruar baritor duke u nisur nga Doktrina Shoqėrore e Kishės. Pėr kėtė arsye Pėrmbledhja paraqitet “si njė mjet pėr shoshitjen morale dhe baritore tė ngjarjeve tė tėrėsishme, qė karakterizojnė kohėt tona; si njė udhėrrėfyes pėr tė frymėzuar, nė nivel i ndividual e kolektiv, sjellje edhe zgjedhje qė na lejojnė tė vėshtrojmė drejt tė ardhmes me besim e shpresė” (PDSH, 10).

Siē mėsuam nga relacioni i Shkėlqesisė sė Tij Imzot Crepaldi, i cili, siē e dimė, ėshtė bėrė copė pėr realizimin e kėsaj vepre, Pėrmbledhja, pikėrisht sepse ka njė rol orientues dhe praktik, qė ka lidhje me tė vėrtetėn, bėhet mjet i ēmueshėm pėr tė orientuar pėrgjegjėsitė shoqėrore dhe politike, qė katolikėt janė tė thirrur pėr tė marrė pėrsipėr, nė tė sotmen e historisė qė ka nevojė pėr njė kulturė shoqėrore dhe politike nė tė cilėn takimi mes besimit, arsyes dhe shoshitjes shprehen nė njė angazhim praktik nė shėrbim tė sė mirės sė pėrbashkėt.

Prandaj, urimi ynė ėshtė qė, ngjarja e pėrkthimit tė Pėrmbledhjes nė gjuhėn shqipe, tė jetė rast i volitshėm pėr tė realizuar ecje tė pėrbashkėta formimi pėr laikėt, meqė “nė detyrat e ungjillėzimit, domethėnė tė mėsimit, tė katekezės e tė formimit, qė doktrina shoqėrore e Kishės nxit, ajo i drejtohet ēdo tė krishteri, sipas kompetencave, karizmave, detyrave dhe misionit tė kuptimit qė ka secili” (PDSH, 83).

Uroj, qė ēdo pėrpjekje qė bėhet pėr ta kumtuar Krishtin nė realitetin tokėsor tė mund tė gjejė njerėz vullnetmirė, qė dėshirojnė tė realizojnė nė tokėn shqiptare, nėpėrmjet dialogut, shenja konkrete drejtėsie dhe paqeje.

Dom Pasquale Spinoso

Zyra kombėtare e KII-sė pėr problemet shoqėrore dhe punėn

 

Ekonomia, kultura, liria, jetojnė brenda nesh

Nga Angelo Ferro, President i UCID, Itali

BKSD - Bashkimi i Krishterė i Sipėrmarrėsve Drejtues nuk ėshtė njė parti politike dhe nuk bėn pjesė nė asnjė parti nuk ėshtė njė sindikatė dhe nuk ka qėllime sindikaliste ėshtė njė lėvizje personash qė kanė pėrgjegjėsi vepruese nė ekonomi e nė profesionet e ndryshme, por qė nuk kėrkon mbrojtjen e klasave qė dėshirojnė tė vėnė: Nismėn individuale nė shėrbim tė sė mirės sė pėrbashkėt Ekonominė nė shėrbim tė personit Kompetencėn e tyre nė shėrbim tė talenteve pėr tė qenė dėshmitarė tė besimit

Kjo do tė thotė pėr ne tė pėrkrahim formimin e drejtuesve. Ėshtė njė detyrė e ngadaltė, por qė mund tė ēojė nė rezultate konkrete. Gjėrat e kėsaj bote ecin shpejt, por janė gjėra, shpesh mungon shpirti, shkasi, prirja pėr arritje mė tė larta nė botė. Kur ekziston ky humus i ēon tė gjithė drejt pėrmirėsimit.

BKSD-ja jeton pėr tė krijuar kėtė humus tė krishterė, pa tė cilin gjithēka rrėnohet. Nėse shohim nė kėtė moment Shqipėrinė, vėrejmė se provania ka vėnė pėrballė nesh dy pėrgjegjėsi: punė dhe mėkėmbje. Provania na jep kohėn pėr tė bėrė. Duhet punuar, duhet punuar nė tė vėrtetėn. Duhet qė secili tė marrė mbi vete pėrgjegjėsitė e veta. E atėherė bashkohen personat qė synojnė tė zbatojnė parimet e Doktrinės Shoqėrore tė Kishės.

Jemi nė BKSD si persona, qė kanė njė ndjenjė tė pėrbashkėt: korrektėsinė nė profesion dhe ndershmėrinė nė marrėdhėniet e biznesit, angazhimin pėr tė bėrė tė sjellin fryte (nė avantazh tė tė gjithėve dhe nė objektivin e tė Mirės sė Pėrbashkėt) “talentet” qė i janė besuar secilit nga Provania; shkėmbimi si proces zgjerimi tė mundėsive; fitimi si tregues i mbarėvajtjes sė mirė tė ndėrmarrjes dhe jo praktikė vetėm e pėrvetėsimit vetjak; financa si element funksional nė investimet pėr prodhimin e tė mirave dhe tė shėrbimeve tė dobishme pėr pėrparimin e njerėzimit dhe jo si spekullim i thjeshtė, tregu si instrument i shpėrndarjes sė barabartė dhe jo si vend i konkurencės sė egėr; krijimi i vlerės si proces zgjerimi tė mundėsive.

Tregu ėshtė njė institucion shumė dinamik qė siguron dhe kėrkon efektshmėri dhe frytshmėri; por nė ekonominė e tregut nuk ka asgjė qė tė imponojė vetėm vlera materialiste, hedoniste dhe utilitariste. Ėshtė niveli i shoqėrisė qė bėn tė trajtohen nga tregu tipologjitė e tė mirave/shėrbimeve: nėse rritet niveli estetik, kulturor dhe etik i prodhuesve dhe i konsumatorėve, rritet pėrmasa cilėsore e tė mirave tė trajtuara, deri nė mundėsinė pėr tė pėrfshirė tė mirat shpirtėrore dhe virtytet. Sigurisht, rruga qė kemi pėrpara paraqitet e gjatė dhe angazhuese lidhur me kėto mundėsi etike tė tregut akoma nė njė pjesė tė madhe tė panjohura dhe tė rrėnuara nga gjėrat jetėshkurtėra, mundėsi qė pėr tė mund t’u shprehur kėrkojnė nivele nė rritje tė njohjes dhe tė pėrgjegjėsisė prej tė cilave jo vetėm qė nuk mund ta shmangim veten, por qė madje kėrkojnė ushtrimin e pėrgjegjėsisė sonė si persona dhe si shoqatė: pėrgjegjėsia e tė parėve.

Funksioni i BKSD...

Mblidhemi nė BKSD nė sajė tė tė qenit persona qė veprojnė nė ndėrmarrje, nė shkollė, nė kėrkim, nė profesionet me pozita pėrgjegjėsie dhe qė ndihen tė shtyrė - gati njė krezmim i dytė - nga vlerat ungjillore, pėr t’u pėrpjekur pėr tė ēuar pėrpara njė zhvillim jo vetėm tekniko-ekonomik, por njerėzor, duke shkuar nė rrėnjė, nė mendjen dhe nė zemrėn e njeriut, nė mėnyrė qė tė bėjė tė piqen profesionalizma mė tė larta dhe tė pėrbėra; duke provuar, eksperimentuar, risuar, duke ndėrtuar mundėsi pėr tė vlerėsuar njeriun.

Tė rrimė sė bashku, tė frekuentohemi, tė nxisim njėri-tjetrin, pėr hove drejt lartėsisė, tė instruktojmė njėri-tjetrin nė pėrgjigjet ndaj “provokimeve tė Besimit”, tė ēojmė pėrpara atė “pedagogji tė tė shkėlqyerės” qė nuk ka asgjė elitare por madje pėrkthehet nė pėrhapje tė praktikave tė mira: ja pėrse-ja e BKSD-sė, pėrshpirtėria themeluese e shoqatės sonė, BKSD-ja si “pakicė krijuese”. “Fati i shoqėrisė - thotė Benedikti XVI - varet nga pakicat krijuese. Tė krishterėt besimtarė duhet tė ndihen tė tillė”, duke bėrė pėrshqim dhe duke vepruar.

E ka kujtuar Benedikti XVI nė Pritjen e Posaēme pėr ne mė 4 mars: “BKSD-ja si pikė referimi e qėndrueshme nė shqyrtimin e ēėshtjeve, nė pėrpunimin e projekteve, nė kėrkimin e zgjidhjeve, pėr problemet e pėrbėra tė botės sė punės dhe tė ekonomisė. Nė fakt ėshtė pikėrisht nė kėtė fushatė - ka qenė nxitja e Tij - qė ju realizoni njė pjesė tė pashmangshme tė misionit tuaj si tė krishterė laikė e pastaj tė ecjes suaj tė shenjtėrimit”. Ėshtė tė punuarit tonė nė vėrtetėsi.

Epoka moderne filloi me propozimin e metodės sė tė ecurit sė bashku me njerėzit e tjerė pėr tė pėrparuar: ky trinom lirie, barazie, vėllazėrie, i shprehur nga Revolucioni Francez ka pikėrisht kėtė kuptim. Por tani kemi kuptuar se barazia nuk qėndron nė planifikimin e jetės sė tė gjithėve nė tė njėjtin nivel; se liria nuk ėshtė e para pėr tė shpenzuar mė shumė tė mira e mė shumė shėrbime; se vėllazėria nuk rrjedh nga doktrina e regjime, por qėndron brenda nesh. Dhe ėshtė vėllazėria ajo qė tėrheq lirinė e barazinė. Por vėllazėria nuk ėshtė e delegueshme, nuk ėshtė formulim politik; kėrkon angazhimin personal, kėrkon Dashurinė dhe Drejtėsinė.

Sot ekonomia globale nuk lejon tė merret vetėm e mira dhe tė flaket e keqja. Mėsimi i shekullit XIX (dhe si ndėrmarrje e shohim nė kapėrcimin e konceptit tė konkurrencės mors tua vita mea, pėr tė arritur nė tė vėnit sė bashku veēoritė mė tė mira tė secilit, duke pėrpiluar njė rrjet nė terma efektshmėrie/frytshmėrie me rezultat tė madh) themelohet mbi partneritetin sa mė tė gjerė e tė nyjėtuar tė mundur. Dy kullat na kanė treguar kėtė tė vėrtetė: nė njė botė tė ndėrlidhur nuk ėshtė e mundur tė ndahet gruri nga egjra: na arrin gjithēka njėherėsh: erė e shi, diell e breshėr; nuk ėshtė e mundur tė bėsh politikėn e ndarjes dhe tė zgjedhėsh se me kė tė rrish, sepse me trafiqet globale arrin, pėr fat tė keq, edhe terrorizmi global. Tė kesh gjithnjė e mė shumė miq bėhet pra njė must i botės globale; pėrndryshe vjen dekadenca dhe ngushtimi nė egoizma. Por, gjithēka do tė ndalej. Ndėrkohė qė duhet punuar nė tė vėrtetėn, qė do tė thotė tė dėshmosh duke rrezikuar, pa shumė struktura, mė vete e nė thjeshtėsi, atje ku jemi nė gjendje tė shprehim, tė vėrtetėn e Drejtėsisė dhe Dashurisė. Nėse i kemi kuptuar si laikė kėto dy mėsime tė historisė kjo na ēon nė kėrkimin e rrugės qė i jep kuptim punės sonė, njė kuptim i sigurt, i plotė, jo instrumental dhe jetėshkurtėr: ėshtė vlera e shtuar e Besimit tonė. Jetojmė kėshtu BKSD-nė si mundėsi - sipas mėsimit tė Palit - kėshtu qė “Hyji ynė t’ju bėjė tė denjė pėr thirrjen e vet dhe me fuqinė e vet t’ju bėjė tė aftė tė kryeni ēdo tė mirė qė dėshironi dhe fenė tuaj ta bėjė vepruese”.

 

Nxitje e lavdėrueshme pėr studimin dhe nxitjen e doktrinės shoqėrore

Imzot Gianpaolo Crepaldi

Dom Pasquale Spinoso

Atė Lello Lanzilli

Dott. Angelo Ferro

Prof. Alfred Ēapaliku

Ju falėnderoj pėr praninė tuaj dhe pėr kontributin nė kėtė paraqitje, nė gjuhėn shqipe, tė “Pėrmbledhjes sė doktrinės shoqėrore tė Kishės”.

Falėnderoj Moderatorin Dom Gjovalin dhe pėrkthyesen Znj. Loreta Tomėn.

Pėrshėndes Autoritetet Civile dhe Fetare tė pranishėm dhe tė gjithė juve, vėllezėr e motra si dhe Mediat.

Pas dy viteve nga publikimi i “Compedio della dottrina sociale della Chiesa” prej Selisė sė Shenjtė, pas njė pune shumė tė vėshtirė dhe tė lodhshme, sot mė 28 tetor paradite, nė Tiranė dhe tani nė Shkodėr, me gėzim tė madh ju paraqesim nė gjuhėn shqipe “Pėrmbledhjen e doktrinės shoqėrore tė Kishės”.

Ky botim ėshtė bėrė i mundur falė bashkėpunimit dhe ndihmės sė shumė njerėzve. Falėnderimi im i drejtohet para sė gjithash tė ndjerit papa Gjon Palit II - qė e ka dashur gjallėrisht redaktimin e kėsaj vepre kaq tė rėndėsishme - si dhe Kardinalit Raffaele Martino, president i Kėshillit Papnor tė Drejtėsisė dhe Paqes, qė ėshtė kujdesur pėr pėrpunimin e saj dhe ka dhėnė autorizimin pėr pėrkthimin nė gjuhėn shqipe. Duke shprehur kėnaqėsinė e vet pėr afrimin e pėrfundimit tė nismės sė ndėrmarrė, nė njė letėr qė mė ka drejtuar mė 17 shkurt 2006, Kardinali Martino shkruante: “Jam shumė i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė qė paraqet pėrkthimi i njė thesari kompleks dhe voluminoz siē ėshtė “Pėrmbledhja”. Pra, pėrpjekja me tė cilėn ėshtė kryer tregon nxitjen e lavdėrueshme qė Konferenca Ipeshkvnore e Shqipėrisė dėshiron t’i japė studimit dhe nxitjes sė doktrinės shoqėrore”. Edhe thjesht prej tonit dashamirės tė kėtyre fjalėve mund tė kuptohet se me ēfarė pėrzemėrsie dhe afėrsie ai e ka ndjekur e nxitur angazhimin tonė.

Pėrkujdesja e Kardinal Martinos ka gjetur njė pėrgjigje konkrete tė Sekretarit tė Administrimit tė Pasurisė sė Selisė Apostolike (APSA), Arqipeshkvi Imzot Claudio Maria Celli, i cili ėshtė treguar menjėherė i gatshėm pėr tė firmosur Kontratėn e nevojshme pėr botim. (Mendoj se shumė prej jush do t’ė kujtoni sepse Imzot Celli qe i dėrguari i parė nė Shqipėri i Papės Gjon Pali II nė vitin 1991)

Njė falėnderim i detyrueshėm pėr ndihmesėn ekonomike i shkon Konferencės Ipeshkvnore Italiane. Ajo, nėpėrmjet Zyrės Baritore Shoqėrore dhe tė Punės, e pėrfaqėsuar sot nga Dom

Pasquale Spinoso, ka financuar krejt projektin e botimit dhe tė Pėrmbledhjes nė gjuhėn shqipe.

Falėnderoj edhe tė gjithė ata qė, nėn kujdesin dhe angazhimin tim tė vazhdueshėm, kanė bashkėpunuar qė kjo vepėr tė dalė nė dritė, veēanėrisht Komisionin e Drejtėsisė dhe tė Paqes tė dioqezės Shkodėr-Pult dhe ata qė janė marrė me pėrkthimin dhe redaktimin. Puna e tyre nuk ka qenė gjithmonė e lehtė. Nganjėherė janė gjendur pėrballė mungesės sė njė gjuhe teologjike tė pėrshtatshme ose u ėshtė dashur tė bėjnė njė zgjedhje tė vėshtirė mes termave tė ndryshėm, secili me njė nuancė specifike domethėnieje. Nė mėnyrė qė tė gjithė tė mund tė jenė nė dijeni pėr arsyet e zgjedhjeve tė bėra, nė faqet 353-359 ėshtė vendosur tė botohet edhe njė fjalor i vogėl i fjalėve kryesore qė kanė krijuar problemet mė tė mėdha. Uroj qė tė mund tė shėrbejė pėr sqarimet e nevojshme.

 “Pėrmbledhja” nė nr.7 thekson se “i krishteri (dhe ēdo njeriu) nė doktrinėn shoqėrore tė Kishės mund tė gjejė parimet e reflektimit, kriteret e gjykimit dhe udhėzimet e veprimit nga tė cilat duhet tė niset pėr tė nxitur njė humanizėm tė tėrėsishėm dhe solidar”.

Jam i bindur se nė kėtė Pėrmbledhje ēdo lexues dhe ēdo politikan do tė mund tė gjejė sugjerime tė dobishme pėr tė kėrkuar zgjidhje pėr problemet shoqėrore qė prekin edhe realitetin e vendit tonė. Veē kėsaj, uroj qė prej kėtyre faqeve shumė persona tė frymėzohen pėr t’u angazhuar mė aktivisht pėr ndėrtimin e njė shoqėrie mė tė mirė e mė tė drejtė, nė qendėr tė sė cilės tė mos jetė interesi i pak njerėzve, por e mira e pėrbashkėt e tė gjithėve, duke respektuar dinjitetin e ēdo qenieje njerėzore.

Faleminderit pėr vėmendjen

Angelo Massafra

Arqipeshkėv Metropolit i Shkodėr-Pult

 

Lamtumire “Kadare”?!

Personalisht, si edhe shume te tjere, nuk kam patur dyshim se tek Ismail Kadare, kane bashkejetuar gjithnje njeriu egoist makiavelist dhe shkrimtari i privilegjuar i oborrit hoxhian. Edhe vete Kadare, publikisht e ka deklaruar se nuk meriton titullin “disident”, por tashme edhe shkrimtari e ka te veshtire te mbuloje pamjen e antinjeriut Ismail.

Paraprakisht, dua te them, se deklarime te ndryshme, rrenqethese te Janulla Rrapit, i marr me shume rezerva, edhe pse ajo grua permend emra konkrete, i marr me rezerva.

Kadare ka humbur logjiken e ftohte, e cila e ka karakterizuar edhe gjate diktatures, ku jo vetem mbijetoi i amplifikuar nga rregjimi edhe jashte Shqiperise hoxhiane, por edhe paska arritur te mbuloje me vello te trashe mjaft ane te erreta te se kaluares. 

Nderprerja e nje dashurie te padeshiruar ne mes vajzes se nje “VIP”-i, dhe nje djali te nje “sere te ulet”, eshte normale edhe ne realitetin aktual te Shqiperise por edhe Evropes. Prindi Kadare, me te drejte apo te padrejte, duke shkelur edhe mbi vullnetin e vajzes se tij 17- vjecare Grejsa, por edhe ne jeten e nje 17- vjecari Renato te filmit “Mesonjetorja”, nderpreu ne mes nje lidhje dashurie. Si nje individ i privilegjuar, nomenklature e larte e rregjimit te kaluar, Kadare- njeri, kishte te gjith instrumentat jo vetem per te mbyllur kete histori dashurie shekspiriane, por edhe te mbylle ne cmendine ne te ri, mekati i vetem i te cilit ishte se “guxoi” te dashuroje nje vajze te “seres se larte” komuniste! Fare mire, nje ngjarje e tille, edhe pse e dhimbshme, mund te ishte mbyllur nje here e mire.

Por “Dimri i vetmise se madhe” per kete ngjarje, nuk eshte destinuar te mbyllet. Pas mese 22 viteve, dalin ne drite fakte edhe me dritheruese, te cilat jo vetem tregojne per shkaterrim te nje familjeje, por edhe per krimin e vrasjes se nje jete, te saponisur.

Ne “Top Story”, Janulla Rrapi, duke permendur emra konkrete, nje pjese e te cileve jetojne, ke bere deklarimin makaber se me deshiren e Ismail Kadarese, dhe me nderhyrjen e nje sekretari te KQ te PPSH-se,  Foto Cami, Grejsa 17- vjerace, ka abortuar nje femije- djale, 6 muajsh ne barkun e nenes qe priste krijesen e saj!

Kjo histori, nuk ia vlen te tregohet me tej, pasi sa me shume qe zgjatet ne detaje, aq me teper figura dhe imazhi i Kadarese zvoglohet pambarimisht, deri te shuarje. E perseris, deklarimi deri diku hakmarres i Janulla Rrapit, duhet te merret me rezerva. Megjithate, mbi nje ngjarje te tille, duhet te hidhet drite! E verteta duhet te dale ne shesh. Gjate diktatures, por edhe ketyre viteve te demokracise, kemi ndertuar dhe po vijojme te ndertojme buste ne piedestale te pamerituara, apo te ngritura mbi fatkeqesine e te tjereve dhe krimin.

Pas mese dy dekadave, edhe pse brenda dy familjeve por edhe disa personazheve te tjera, e verteta nuk duket e veshtire te zbardhet. Tashme rreth 40 vjecare, Grejsa Kadare, duhet te gjeje force dhe te tregoje te verteten. Nese eshte e vertete dhe i dhemb jeta e nje femije qe ia hoqen me forte nga trupi i saj, ajo duhet te gjeje force te denoncoje babane kriminel, pasi nuk mund te kete epitet tjeter! Edhe bashkeshortja e Kadarese, Helena, duhet te heqe nje barre te rende jo vetem nga shpirti i saj, por edhe nga borxhet qe cdo prind i ka femijes. Edhe te tjere personazhe, te cilet permenden me emra, duhet te marrin guximin te zbardhin kete te vertete, nese eshte e tille. Edhe vete Kadare, disa here kandidat per “Nobel”, fitues i shume cmimeve kombetare dhe nderkombetare, duhet te behet njehere “burre” dhe te pranoje nje faj te bere ne rrethana te caktuara, te gjithsesi nuk e justifikojne aspak nje sjellje te tille, qe perfundon me nje seri krimesh, deri ne vrasje. Gjithnje nese historia e Janulla Rrapit, eshte e sakte.

Ne asnje moment, teksa po shkruaj keto rreshta, nuk e perjashtoj idene e sulmeve denigruese ndaj imazhit monumental te Kadarese. Mbase ketij te fundit, i intereson te zbardhe te verteten, duke e faktuar pse jo, duke e hedhur poshte historine e familjes Rrapi, nese nuk eshte e vertete. Perndryshe, historia rrezikon te mos zbardhet kurre, duke lene hije dyshimi, duke dale ne skene ne kohe te ndryshme jo vetem duke kthyer kermen e qelbur te diktatures, por edhe te prodhimeve dhe veprave te asaj kohe.

Nese Kadare ka dicka per te fshehur nga e kaluara e tij, te cilen nuk mund ta bleje as duke shitur famen e tij boterore, eshte mire te lere piedestalin, qe mbase e ka okupuar me pa te drejte. Jo vetem kaq! Nese Kadare eshte iniciator i nje vepre te tille, pavaresisht kohes qe ka kaluar, duhet te pergjigjet para drejtesise per vrasje, po, po, per vrasje. Te nipit te tij 6 muajsh, ne barkun e vajzes se tij 17 vjecare! Nese aborti eshte bere pa deshiren e nenes Grejsa dhe te babait Renato, Ismail Kadare duhet te pergjigjet si nje kriminel i rendomte!

“Asnjeri nuk eshte aq i pasur sa per te blere te kaluaren e tij”. Sentenca eshte e perbotshme, edhe per Kadarene e madh. Nje shkrimtar oborri i dikatures hoxhaine, qe kerkon te fitoje kredite ne demokraci nen petkun e njeriut “qe per mrekulli” i shpetoi “hanxharit”, eshte   shume me pak i demshem se nje vrases, madje i te afermeve te tij. E kjo ne emer te ruajtjes se nje imazhi te krijuar ne diktature, ne dem te vajzes, nipit por edhe te familjeve te “seres se ulet”.

E se fundi, si edhe here te tjera, dua te kujtoj se une jam shume i vogel ne kuptimin e plote te fjales, perballe hijes se fames se Kadarese, e cila mbase mund te shuhet plotesisht! Por, nuk mund te qendroj indiferent pa dhene opinionin tim per nje ngjarje, e cila edhe sot pas mese 20 viteve, te dritheron trupin teksa e degjon! Ismail Kadare, e ka nje mundesi reale per te hyre ne historine boterore te letersise, mbase duke lene pas edhe vete Shekspirin. Mjafton te shkruaje nje liber per historine tragjike te dashurise se Grejses dhe Renatos, ndoshta edhe te nipit fatkeq te palindur asnjehere,i cili u denua me vdekje nga gjyshi i tij, i cili tashme, nuk do te mund te fitoje kurre cmimin “Nobel”, por as edhe plotesine e definicionit te thjeshte e te veshtire “Njeri”! Lamtumire Kadare, Ismail!

Blerti DELIJA

 

Drejtuesit e arsimit mbushin xhepat me para, mesuesit neperkemben

Vazhdimisht ėshtė folur e vazhdon tė flitet pėr figurėn e mėsuesit  dhe nuk kanė munguar asnjėherė epitetet e   pėrkufizimet pėr kėtė profesion. Padyshim , qė tė pėrēosh dije, njohuri  , ėshtė sa fisnike aq dhe emocionale , sidomos kur puna tė jep rezultate tė frytshme.Sot ēdo profesion tjetėr , edhe ai i mėsuesit ka nivelet e tij , shkallėt e kėtyre niveleve jo rrallė herė pėrcaktojnė dhe nivelet e brezave tė nxėnėsve qė dalin prej tyre. Qėllimi i kėtij shkrimi , pa dyshim nuk ėshtė himnizimi i figurės sė mėsuesit. Kuptohet si kudo dhe nė kėtė profsion ka nivele tė ndryshme profesionalizmi dhe aftėsie. Sidomos pas viteve 90-tė , me liberalizimin e tejskajshėm tė shkollave tė larta , mėsuesit u shtuan sė tepėrmi, ndėrsa niveli i mėsimdhėnies ra mjaft. Rendja pėr tė marrė njė diplomė mėsuesie apo pėr tė vazduar studimet nė degėt   e mėsuesisė u bė pėr shkak se, mundėsitė e punėsimit nė kėtė fushė janė mė tė mėdha se kudo. Historikisht , mėsuesi ka qenė njė “shėrbėtor i bindur “ i sistemeve , i qeverive tė ndryshme kushdo qofshin ato. I ndodhur nėn tutelėn e shtetit , i cili ėshtė punėdhėnėsi i tij, pavarėsia e tij ka qenė e mohuar mė shumė se kudo tjetėr. Pėrballė disa rrethanave nė dukje “komode “pėr kėtė profesion , siē ėshtė ajo e tė paturit tė drejtė tė mė shumė ditėve pushim qė shkojnė nga 42 deri 56 ditė, ndryshe nga sektorė tė tjerė, para viteve 90-tė , mėsuesi ishte ai qė zbatonte ideologjinė e partisė nė pushtet. Nė kėto vite, mėsuesit mė tepėr se tė ishte profesionist , i kėrkohej tė ishte idelog, qė duhej tė punonte me njerėzit nė qytet e fshat pėr tė pėrēuar ideologjinė e partise. Ai duhej tė punonte pas pune lajmet politike tė gazetave tė kohės me masat e gjėra, tė angazhohej nė punė shoqėrore e vullnetare, madje nuk I shpėtonte as puna prodhuese   bashkė me nxėnės dhe as stėrvitja ushtarake. Ai rreshtohej nė parakalimet idiote pėr festa, mbushte rreshtat e mitingjeve e sallat e mbledhjeve tė organizatave tė ndryshme . Pas vitit 1990, ndryshimet ndodhen dhe nė arsim. Por ndėrsa qeveritė demokratike tė pas 1990-ės folėn mjaft pėr ridemnsionimin e figures sė mėsuesit , madje nė programet e partive politike nuk u kursyen rreshtat pėr to, pėrsėri mėsuesi mbeti mė i nėpėrėmburi. Kjo pasi ndonėse nė forma tė tjera , ai pėrsėri mbush e vazhdon tė mbushė rradhėt e mitingjeve partiake, mbledhjeve tė kota e tė strėzgjatura me titullarė etj. Nėn presionin e atyre qė kanė drejtuar dikasterin e arsimit nė kėta 15 vite demokraci, drejtuesit lokale tė arsimit e pėrēojnė kėtė presion tek stafet e tyre, tek drejtuesit e shkollave qė janė mėsues si   gjithė tė tjerėt, e kėta mė tej tek mėsuesit e thjeshtė. Sa prezent ėshtė presioni, mjafton tė shohėsh  njė aktivitet ku marrin pjesė drejtues tė lartė tė arsimit apo tė shtetit, pavarėsisht cila force politike apo kah ėshtė nė pushtet, vėren me dhjetra drejtues   shkollash, inspektorė  arsimi etj. qė tė komanduar si nė rreshtimet e dikurshme, mbushin kėto ambjente dhe pse shumicės sė tyre nuk ia ndjen pėr partitė   apo liderėt qė janė tė detyruar tė dėgjojnė e duartrokasin .Por nuk mjafton vetėm kjo “e keqe” jo aq e madhe . Mėsuesi edhe  gjatė kėtyre 15 viteve nėpėrkėmbet pasi paguhet mė pak se ēdo kategori tjetėr   e punėsuar nė shtet, se ėshtė vazhdimisht nėn presionin e direktivave, udhėzimeve e rregulloresh “idiote”, qė tani qė fundi kanė marrė emrin “qarkore”, se duhet tė pranojė tė fyhet, tallet e injorohet   nga njerėz pa nivel , pa edukatė e moral, qė ndonjėherė mund tė jenė dhe drejtues tė paaftė , por dhe prindėr e nxėnės. Nė njė nga udhėzimet e fundit tė ministrisė sė arsimit tė tanishme , mėsuesit i ndalohet tė ngrejė dhe zėrin nė klasėn me 50 nxėnės, pasi fyhet personaliteti i   nxėnėsit, pa folur pėr tė tjerat. Por mėsuesi aktualisht nuk mundet tė vėrė note negative , tė mbesė nxėnės , tė nxjerrė jashtė klasės atė qė thyen rregullat , apo tė ndėrrmarrė masa ndėshkimore, sipas ligjeve nė fuqi dhe dispozitave normative tė arsimit. Kjo pasi mėsuesi nuk mbrohet nga askush, as nga shteti qė e ka punėsuar. Jo rrallė here kane ndodhur akte dhune ndaj mėsuesve, ku autorė kanė qenė nxėnės e prindėr, pa foluar pėr dhunėn psikologjike e verbale me tė cilėn ato ballafaqohen shpesh. Por tani sė fundmi, mėsuesit janė bėrė dhe shėrbėtorė tė librashitėsve e shtėpive botuese. Kjo pasi kėtė vit atyre iu ngarkua misioni shtesė , gjithmonė pa shpėrblim ( prej kohėsh ėshtė janė hequr dhe fletė lavdėrimet) i lidhjes sė kontratave me shitėsat, endjes me dhjetra herė e duke qėndruar pėr orė tė tėra pas dyerve tė librarive qė kanė lidhur vetė kontrata me shtetin pėr tėrheqjen e teksteve shkollore, transportit tė librave pa i paguar askush asgjė dhe pse prej 15 vitesh jetojmė nė njė ekonomi tregu qė funksionon sipas ligjeve e rregullave tė kapitalizmit, pėrballjes me prindėr qė kėrkonin libra pasi viti shkollor kishte filluar e librat mungonin etj. Shtėpitė botuese qė abuzivisht kanė siguruar treg pėr shitjen e mallit tė tyre, apo libraritė qė duke qenė private rendin pas interesit tė tyre fitimprurės, pak   kanė qenė tė pėrgjegjshėm se ky mall me shitje tė sigurtė siē ėshtė libri shkollor duhej derguar sipas kontratave prej vetė atyre nė dyert e shkollave dhe sė paku disa ditė para se tė fillonte viti shkollor. E ndėrsa kėto njėsi private e kanė fitimin e sigurtė, janė mėsuesit e drjtuesit e shkollave ato qė sorollaten me orė tė tėra jashtė mėsimit nėper librari, ngarkohen me ēanta tė mbushuara me libra duke u kthyer nė hamej tė dijes. Sot nė njė shoqėri kapitaliste, nė mėnyrė tė pakuptueshme ato janė punėtorė papagesė tė punėsuar nė shtet, dhe kjo pasi shteti pėrtej propogandės sė fryrė tė reformave tashmė tė dėshtuara nė arsim, as nuk mendon pėr mėsuesit por vetėm i shfrytėzon ato, sikur tė mos ishte shteti , por kapitalisti mė i egėr. Mendimi qė ekziston , madje nuk ngurohet dhe tė shprehet nė ambjente tė ngushta zyrtarėsh se” kėta ( mėsuesit) durojnė se janė mėsuar kėshtu”, ėshtė i pranishėm nė breza drejtuesish tė papaftė, qė qėndrojnė mes burokracisė sė shkresurinave   tė panevojshme   dhe e vetmja punė e “dobishme”  qė bėjnė ėshtė mbushja e xhepave tė tyre nga puna e papaguar e “mėditėsve” arsimtarė. Dhe kėta tė fundit, heshtin, durojnė , dhe   nevoja pėr tė patur njė punė e page tė sigurtė i bėn qė tė vazhdojnė tė jenė tė bindur deri nė nėpėrkėmbje , ato  “tė urtit deri nė dhembje, tė thjeshtit deri nė madhėshti”.             

RIDVAN    SHTEGU

 

Vitore Stefa Leka: Nėna emigrante me Zemėr tė Madhe!

Takimi me Vitore Stefa Leka, njė nga emrat mė tė njohur tė emigracionit shqiptar nė Itali veēanėrisht tė shoqatave atdhetare, tė Lidhjes Shqiptare nė Bote e tė qarqeve intelektuale e artistike.

nga Albana Temali

Kisha dėgjuar tepėr nga miqte e mi tė shpėrndarė nė gjithė anėt e Botės (e jo vetėm nė Itali) pėr Vitore Stefa Leka. Fjalė “tė mėdha”, pothuaj tė pabesueshme rreshtoheshin pėr personin nė fjalė. Nė komentet e tyre pak nga pak mėsova pėr prejardhjen e saj nga nje familje patriotėsh, per jetėn e saj plot vuajtje gjatė diktaturės e me pas pėr punėn e saj tė paēmuar si humaniste, bamirese, e cila nisi qė pas mbėrritjes sė saj nė Trieste nė ‘91 pėr mbledhjen e ndihmave pėr emigrantėt e sapo mbėrritur apo pėr dėrgimin e tyre nė Shqipėri, duke sensibilizuar opinionit italian pėr situatėn e vėshtirė qė po kalonte atdheu nė atė periudhė fillestare tranzicioni. Mėsova qė Vitorja pėr shumė nga bashkatdhetarėt tanė, qė fati i solli nė kėto brigje, kishte hapur derėn e shtėpisė sė saj e jo vetem kaq.. Episode te ndryshme flasin edhe pėr asistencėn qė i ofroi pėr muaj tė tėrė njė ushtar tė UĒK, i cili ndodhej i shtruar nė njė spital nė Trieste, pėr njė vajzė italiane qė e shpėtoi nga rruga e drogimit e shembujt janė tė pafund e tė gjithė plotėsojnė portretin e kėsaj gruaje tė radhė. Por jo vetėm kaq, mbasi Vitorja ėshtė edhe njė krijuese e talentuar, poete e prozatore me disa botime tė sukseshme.

Me pak fjalė, njė njeri i gjithanshėm e mbi tė gjitha njė atdhetare, humaniste e bamirėse e ditėve tė sotme. Ja pse e thėrrasin “Nėnė Tereza e Triestes”. Ja pse nobelisti, piktori me origjine siriane Masrur Imani ( “Qytetar Nderi” i Shqiperisė) e ka konsideruar “a very special person to know” , ja pse ka kėrkuar tė emėrohet “Gruaja e vitit”, ja pse i ka kerkuar presidentit Berisha nė njėrėn nga vizitat e tij nė Shqipėri : “nėse tė ishte e mundur ngritja nė qėndėr tė Tiranės i njė busti tė artė pėr Vitore Stefa Leka, pėr shėrbimin e madh humanitar qė i ka bėrė vendit tė saj dhe aktivitetin e saj tė gjithanshėm shoqeror” . Kėto janė motivet qė mė shtynė pėr tė prezantuar lexuesve Vitore Stefa Leka nėpėrmjet njė interviste, realizimi i sė cilės m’u lehtėsua nga thjeshtėsia e ngrohtėsia e fjalėve tė saj. 

Me Vitore Stefa Leka

- E lindur nė Berat por prej vitesh me banim nė Triste - ē’pėrbėjne pėr jetėn tuaj kėta dy qytete?

Nė rradhė tė parė ju falenderoj pėr kėtė intervistė se me duket sikur nėpėrmjet saj do tė bashkėbisedoj me bashkėkombasit e mi. Po, jam lindur nė qytetin e lashtė tė Beratit dhe aty kam kujtimet mė tė shtrenjta tė fėmijerisė dhe rinise sime. Jeta ime aty ka qėnė njė jetė pa jetė, njė fėmijėri pa fėmijėri, e njė rini pa rini, pra njė “e vdekur” e gjallė.. por pėrsėri kam mall edhe pėr guret e qytetit tim tė lindjes. Nė kėtė dhé tė largėt e tė huaj kujtimet vėrshojne si lumė e tė mbushin shpirtin, me dhimbje dhe frymėzim. Ja njė nga poezite, ku e shpreh kėtė mall pėr qytetin tim:

Mė dogji malli..

Atje ku linda , dielli mė qeshte ndryshe

Pranvera te porta sillte blerim

Njė ēerdhe nėn strehė ngrinin dallandyshet

Dhe veshja e thjeshtė mė kishte kuptim ...

Cdo gurė nė zemėr ta kam kujtim

Mė dogji malli, o Berati im!

Tani kam 16 vjet qė jetoj nė qytetin e bukur tė Triestes, nė Itali. Mora rrugėn e mėrgimit si shumė shqiptarė tė tjerė dhe tė them tė drejten, pėr herė tė parė qė kur jam bėrė e ndėrgjegjshme u ndjeva e lirė nė kėtė qytet. Beratin e dua se ėshtė sic thashė vendlindja ime dhe njeriu dhe nė fund tė botės tė shkoje do tė kthejė kokėn te rrėnjėt e tij , tek ai prag ku tha fjalen e parė, ku hodhi hapin e pare, ku njohu nėnė e atė, miq e mikeshat e para. Por, unė them se shumė e dua dhe Triesten , kėtė qytet tė bukur, qė laget nga Adriatiku , si dhe brigjet e atdheut tim. Me kėtė qytet tashmė mė lidhin kujtime tė tjera. Erdha nė njė moshe qė isha bėrė nėnė dhe gjyshe. Trieste mė dha lirinė, e cila mė kishte munguar, pėr kaq e kaq vjet. E ndjeva vehten nė kuptimin e plotė tė fjalės NJERI. Vėrtet fillimi nuk ishte i lehtė, por them se shteti italian u tregua bujar me ne emigrantet e vitit 1990. Na krijoi kushtet pėr punė, banesė etj. Pas kaq vjetėsh, kėtu nė Trieste mori krahė dėshira ime pėr tė shkruar, e cila mė ishte ndėrprerė dhunshėm, nė rregjimin diktatorial .U ndjeva e rilindur, vetėm qė malli pėr Atdheun ishte i paparashikushėm. Edhe Triestja mė ka frymėzuar pėr poezi e prozė. Ja njėra nga ato:

Qytet i madh, Qytet i huaj

mes teje unė-nje ēudi e vogėl

E vogėl, sa njė pikė loti

Je tepėr madhėshtor pėr tė qėnė i imi

Tepėr i vogėl, pėr tė mė kuptuar

Infinit dėshirash

Kotėsish..

Qytet i madh

I huaj...

- Lindur e rritur nė njė familje me tradita e rrėnjė tė thella atdhetarie e kulturore, stėrmbesė e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefės (veprimtar i njohur i Lidhjes sė Prizrenit), bijė e intelektualėve tė shquar Kostaq e Eleni Stefa , sa ka ndikuar ky ambjent nė formimin kulturor e rritjen tuaj?

Familja ime ishte me tė vėrtetė djepi, qė mė rriti me atdhedashurinė dhe dashurinė pėr tė bukurėn, me respektin pėr njeriun. Unė mbeta jetime shumė herėt, nga im atė Kostaq Stefa. Atė e pushkatoi ai rregjim nė moshėn 44 vjeē duke e lėnė nėnėn tė vejė, nė moshėn 33 vjeēare dhe ne femijėve tij do tė na ndiqte si hije nė biografinė tonė, vrasja e tij. Megjithėse fėmije e vogėl, une e mbaj mend atė portret tė ndritur tė tim eti, fjalėt e tij tė urta. Ishte nėna ime Eleni, qė diti tė na rritė ne jetimėve me dashurinė pėr njerėzit, pėr dijen dhe kulturėn. Tė gjitha kėto ndikuan nė formimin tim si njeri dhe megjithatė ėndėrra pėr tė krijuar poezi dhe tregime m’u pre dhunshėm qysh nė shkollėn shtatėvjeēare. Unė atė ėndėrr e ruajta thellė nė gji. Kam lexuar shumė qysh e vogėl dhe kjo natyrisht ishte njė dėshirė e ndezur nga nėna ime, qė sot mban titullin “Mėsuese e popullit “. Im At, i kishte lėnė si amanet tė fundit nėnės qė ne fėmijėve tė mos na linte pa shkollė tė larte, por dihet se sa mund ti u jepte diktatura tė drejtė studimi, fėmijėve tė njė pushkatuari prej saj. Kėshtu qė ėndėrra dhe dėshira e atit tim dhe qė ishte njėkohėsishte dhe ėndėrra e ne fėmijeve tė tij nuk u realizua dot, pėr arsyet qė thashė mė lart.

- Vuajtjet kane shoqeruar ju dhe familjen tuaj gjate vitete te rregjimit komunist. Cfare ju ka mesuar ky perjetim i dhimbshem e cfare ndikimi ka pasur ne krijimtarine tuaj?

Ajo kohė mos ardhtė kurrė! Gjithė Shqipėria ishte njė burg, por ne tė persekutuarit nga ai rregjim diktatorial e dimė mire ēfarė do tė thotė tė jetosh nėn thundrėn e pėrhershme tė diktaturės ēdo cast tė jetės tėnde. U mėsuam tė ishim gojėkycur dhe ti ruheshim ēdo provokimi qė na bėhej nga spiunėt e sigurimit. Ne pėr rregjimin e atėhershėm ishim jo NE , por ATA. Pėrjetimi i dhimbshėm i asaj jete, qė NUK ISHTE JETE.., mė mėsoi tė isha e kujdesshme nė ēdo sjelljen time, por njėkohėsisht si natyrė kam qėnė dhe jam krenare. Nuk e ula kurrė kokėn para vėshtirėsive. Jeta mė njohu me shumė lloje njerzish , tė mirė, dinakė, tė pėrulur, krenar etj. Tė gjithė kėta personazhe unė i kam dhe nė tregimet e mia. Dhimbjen time gjithashtu e kam dhėnė nėpėr poezitė e mia. Kjo m’u bė e mundur, siē thashė dhe mė lart, vetėm pas vitit 1990. Atė qė e kishte ndrydhur shpirti dhe e mbante fshehur me vite tė tėra , mė nė fund e tha shpirti nė poezi e nė prozė. Dhimbja e atyre viteve mė ka bėrė njeri tė prekshėm dhe qė di tė vleresojė njeriun e mirė e tė drejtė dhe ta ndihmojė atė nė ēdo rrethanė.

- Italia ėshtė kthyer pėr ju nė atdhe tė dytė, ku edhe ka rinisur integrimin shoqėror e social i juaj dhe i familjes suaj. C’kujtime keni nga ditėt e para tė mbėrritjes nė brigjet italiane dhe pse vendndodhja juaj nė Trieste?

Atė mbrėmje tė mbėrritjes sonė, nė brigjet e LIRISE do tė thosha isha krejt e hutuar. Akoma nuk mė besohej se kishim ikur nga ferri. Shtrėngoja pranė vehtes fėmijte e mi dhe nė krah kisha tim shoq, qė dhe ai nuk ishte mė pak i emocionuar se unė. Siē thashė dhe mė lart, shteti italian na krijoi menjėherė tė gjitha kushtet pėr tė jetuar si njerėz dalėngadalė, arritėm tė ambjentoheshim me jetėn e re. Natyrisht fėmijt e patėn mė tė lehtė adaptimin me tė se sa prindėrit e tyre.

- Nė Itali mori formė reale krijimntaria letrare-artistike. Cilat janė librat e botuar dhe dy fjalė mbi pėrmbajtjen e tyre?

Fillova tė shkruaj pas disa muajve qė ishim vendosur nė Trieste. Ishte ndoshta malli pėr njerezit qė kisha lėnė larg , pėr Atdheun, nuk di ē’tė them, po di qė poezia ėshtė mbret i shpirtit pėr mua dhe fillova tė derdh vargjet e para, tė cilat njė dite panė dritėn e nėn kujdesin e vellait tim, tė ndjerė Alfred Stefės, me vellimin poetik “La Liberta!”, “Poezi qė merr frymė pas pushkatimit”(1992), vėllimi i dyte me poezi erdhi pas dy tre vitesh me titull “JETOJ RINGJALLJEN” Kėta dy vėllime, sidomos i pari mbajnė atė dhimbje, qė mė ka ndjekur pas nė vitet e diktaturės, kurse vellimi i dyte them se ka mė shumė drite si e thotė dhe vetė titulli. Me vonė, nė vitin 2004 kam botuar dy libra tė tjerė “Vetmi e largėsise” (poezi) dhe “PLAGE SHPIRTI” (tregime) Nė vėllimin e tretė natyrisht tematika rėndon me shumė mbi eksperincėn time si emigrante dhe kėtu pėrsėri do tė takoni dhimbje. Nė vėllimin me tregime kam pershkruar ngjarje dhe personazhe tė jetuara gjatė gjithė jetės sime.

- Jo vetėm krijimtari artistike por edhe pjesmarrje aktive nė radhėt e shoqatave shqiptare pėr integrimin e mbrojtjen e interesava tė emigracionit. Cilat janė synimet kryesore tė kėsaj pjesmarrje dhe disa nga organizatat apo shoqatat nė tė cilat merrni pjesė?

Aktivitetin tim si veprimtare nė rradhėt e shoqatave kulturale shqiptare tė Diaspores nė Itali apo dhe gjetkė e kam filluar sa vura kėmbėt kėtu nė Itali. Qėllimi im ishte dhe ėshtė human dhe njerėzor, qė shqiptarėt e tė gjitha trevave kudo ku janė, tė kenė tė bashkuar shpirtin dhe zemrėn. Kam marr pjesė aktive nė formimin e disa shoqatave kulturale “shqiptare-italiane”, nė shumė qytete tė Italisė, nga veriu nė jug dhe jam antare nderi nė shumė nga kėto. Ka dy vjet qė jam antare nderi dhe e bashkimit tė shoqatave shqiptare -arbereshe, me seli nė Rimini dhe me president dr. Alban Krajėn.

Njėkohėsisht i jam bashkuar qė nė oret e para Lidhjes Shqiptare nė Botė dhe nė Kongresin e parė tė kėsaj lidhje, qė u mbajt nė Prizren, mė 26-27 Nėntor tė vitit 2001 mė kanė nderuar duke mė zgjedhur anėtare e Kėshillit Kombėtar.

- Per devocionin e veprimatrine tuaj humatare e shoqerore ju therrasin «Nene Tereza e Triestes ». C’efekt ju ngjall nje “emertim” i tille?

Mė duket njė emėrtim shume i lartė dhe nuk e di sa e meritoj. Unė gjithcka qė kam bėrė dhe bėj e kryej me gjithė shpirt dhe jo pėr tė marrė tituj. Ajo qė kam hequr unė nuk dua qė tė pėrseritet tek tė tjerėt. Mundohem tua zbus dhimbjen atyre qė e kanė. T’ju them sinqerisht nuk me vjen mirė tė flas pėr kėtė temė.. nuk kam menduar ndonjeherė se do numeroja “mirėsite “ apo ndihmat e mija humane qė nga 1990 e kėtej ketu apo nė Atdhe. Mendoj se kėshtu veprojmė tė gjithe nė kėtej nga na ka hedhur fati mbasi kemi nevojė shumė pėr ndihmėn dhe dashurinė e njeri-tjetrit.

- Motoja juaj eshte Ju kam vellezer, me thoni moter” - dicka me teper?

Me mire po ju them poezine me kete titull

Ju quaj vėllezėr

Mė therrisni motėr

Mė jepni besėn

T’ju jap unė dorėn

Nė shpirt tė bėhemi

edhe mė tė mirė

Tė ndezim dritė

ku kemi errėsirė!

Dhe tokės sonė

me dhėmbje mbuluar

T’i mbretėrojė e mira

Paqe e bekuar!

Poezi kushtuar Vitore Stefa- Leka

Kush te njohu dhe s’te cmoi...

Kush te pa t’falenderoi

Ke s’ndihmove e uruar

Moj shqiptarja e bekuar ...!

Shkojne vitet pale e rradhe

Plakjen kurre s’ke per t’a pare...

Ti ke lindur per te mira

Moter e nene Vitoria !

 ....Je,dhe ngelesh MIRESIA..!

 

Dy papa Benediktėt dhe Shqipėria

Qė nga dita e 29 shtatorit tė kėtij viti, qė Papa Benedikti XVI i deklaroi hapur ambasadorit tonė nė Vatikan, zotit Rrok Logu, se Selia e Shenjtė dhe ai, si kreu i saj, e mbėshtesin pa rezerva anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Bashkimin e Europian, shumė media vizive dhe tė shkruara e komentuan nė pėrgjithėsi kėtė deklaratė jo si njė lajm tė rėndėsisė sė veēantė, por si njė lajm gati rutinė. Arsyeja e kėtyre komenteve mund tė jetė nga mė tė ndryshmet, por ne me kėtė rast nuk kemi objektiv t’i analizojmė kėto, pasi menduam tė bėjmė njė koment krejt ndryshe, por me lidhje historike nė mes Selisė sė Shenjtė dhe shqiptarėve. Papa Benedikti XVI, nė mes tė tė tjerave pati deklaruar se “Shqipėria aspiron me tė drejtė pėr t’u integruar nė Bashkimin Europian, pasi ajo ndihet e lidhur jo vetėm pėr arsye gjeografike, por edhe pėr arsye kulturore e mbi tė gjitha historike, qė Vatikani i di mė mirė se askush tjetėr... prandaj edhe mbėshtetja jonė”, vijoi ai, “do tė jetė maksimale...”. Duke parė kėtė deklaratė nė kontekstin historik, ne shqiptarėve menjėherė na shkon mendja se Papa Benedikti XVI nuk ėshtė i pari papė qė del hapur nė mbrojtje dhe ndihmė tė vendit tonė, madje si pėr koinēidencė ne mund tė kujtojmė se ishte paraardhėsi i tij (nė emėr) Papa Benedikti XV, i cili gjatė viteve 1919-1920 deklaron hapur mbėshtetjen e Selisė sė Shenjtė pėr tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė tė vitit 1913, ku kėtė deklaratė e lėshon pikėrisht nė sy tė dy pėrfaqėsuesve tė kombit tonė, Atė Luigj Bumēit dhe patriotit Mehdi Frashėri, tė cilėt kishin shkuar pėr ta takuar, si anėtarė tė delegacionit tonė nė Konferencėn famėkeqe tė paqes nė Paris. Pas kėsaj, me ndihmėn e zotit tė Tokės, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Selisė sė Shenjtė dhe trimėrisė sė pashoqe tė shqiptarėve, u ruajt nga lakmitė shoviniste kjo Shqipėri qė kemi sot. Sidoqoftė, mbėshtetje tė vazhdueshme nga Selia e Shenjtė e krerėt e saj ne kemi pasur vazhdimisht, duke pėrfshirė edhe Papa Gjon Palin II, madje kjo nė shumicėn e kohės ka ndodhur nė momentet mė tragjike tė shqiptarėve, kur ata sundoheshin nga diktatura komuniste, e cila mbėshtetjen e quante diversion e qėllimkeqe, gjė qė nuk ishte e vėrtetė, pasi lidhjet e shqiptarėve me Selinė e Shenjtė janė tė pamohueshme, pasi nė themelet e saj ka gjakun e sakrificat e rreth 600 martirėve e shenjtorėve, ka kontributin e katėr papėve me origjinė shqiptare, si dhe shpatėn e shenjtė mbrojtėse tė saj nė shekullin XV, Gjergj Kastriotin, Skėnderbeun, dhe mbi tė gjitha engjėllin lajmėtar tė mėshirės e mirėsisė, Nėnė Terezėn... Gjithsesi, mbėshtetja e Papa Benediktit XVI, pėr ne shqiptarėt ėshtė njė ogur i mirė, pasi e tillė i shte edhe mbėshtetja e Papa Benediktit XV nė vitet 1919-1920... le tė shpresojmė.

Ndue Bacaj, Jozefin Gilaj

 

Mbi trevėn e Kabashit

Kohėt e fundit doli nė qarkullim libri “Rrapja”, vėshtrim historiko-etnokulturor i komunės Rrape. Autori lindi nė Kabash, nė vitin 1963. Shkollėn 8-vjeēare e kreu nė Kabash, pastaj kreu tė mesmen nė qytetin e Pukės. Studioi dhe u diplomua nė degėn Gjuhė-Letėrsi nė Shkodėr. Ka qenė mėsues, drejtor shkollash dhe aktualisht ėshtė Kryetar i Komunės Rrape, e cila pėrfshin 9 copė katunde, tė cilat falė aftėsive i ka drejtuar me mjaft profesionalizėm.

Nė vitin 2006, nisur nga dashuria pėr vendlindjen, Ndue Gjoni i paraqitet lexuesit me librin “Rrapja”, i cili ka njė rėndėsi tė veēantė pėr njohjen e mėtejshme tė trevės sė Kabashit. Autori, nė fletėt e para na ka paraqitur objektet pėr emblemėn e Komunės sė Rrapjes, ku fitoi varianti i “Gurit tė Shenjtė” dhe shqipja dykrenare e Lek Dukagjinit, qė e ka pasė selinė nė Kabash. Nė vazhdim, autori na paraqet figurėn e Prendush Gegės, poetit tė Kabashit, “Artistit tė Merituar” (pas vdekjes). Aty janė paraqitur disa kėngė tė shkruara dhe tė kėnduara nga Prendushi, si “Kanga pėr shkollėn e Iballes, 1903”, “Kanga pėr Rrethimin e Shkodrės, 1913” etj.

Me mjaft vėrtetėsi artistike pėrshkruhet portreti i Prendushit te “Mrizi dhe Kroni i Prendushit”:

Te Kroni i Prendushit, ku uji buronte,

Nėn hijen e mrizit me ēifteli kėndonte,

Bashkė me tufėn, aty mrizonte.

Si rrjedha e kronit jeta vazhdon,

Dhe kurrė Kroni Prendushit s’shterron.

Si rrjedha e kronit jeta vazhdon,

Edhe vargu popullor, kurrė s’shterron!

Nė libėr pėrshkruhet Ukė I. Lluka, ish-oficer karriere, “Qytetar Nderi” i Komunės RRApe. Ishte Kryeplak fisi dhe i shtėpisė sė Vojvodės sė Kabashit. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Uka mbajti ekuilibrin midis forcave ndėrluftuese tue evitue gjakderdhjen. Mbas viteve ’90 Uka u mor me pajtim konfliktesh pėr gjakmarrje. Uka la pas trashėgimtarė tė edukuar dhe tė kulturuar, tė cilėt e mbajtėn lart figurėn e babės sė tyre. Autori ndalet te lufta pėr ēlirimin e Rrapes, pėr heroizmin partizan, ku pėrmend dėshmorėt Kadri Zogu e Malė Shaqiri. Po atė mbrėmje, nė lagjen “Pezhve” vritet Met Hasa “Hero i Popullit” dhe Halil Qela, dėshmor.

Autori pėrmend historikun e shkollės sė Kabashit dhe tė disa shkollave tė tjera nė Buhot, Blinisht, Bicaj, Rrape, qysh nga viti 1918-1931, duke mbajtė edhe qėndrime ndaj ish-politizimeve. Nė historinė e hershme, autori shėnon se Hani i Rrapes ka funksionuar qysh herėt nė antikitet, pastaj edhe nė vazhdimėsi me rrugėn e Prizrenit. E pėrmendur ėshtė aty te Hani edhe “Gėshteja e Rrapes”, me moshė mė se 400-vjeēare, e shpallur edhe si “Monument Kulture”, e cila ka edhe njė vjershė tė bukur:

Kujtoj me mall, Gėshtejėn e Rrapjes

Eh, shumė herė u takuem bashkė

N’mes t’acarit edhe t’vap’s

Kurrė ti s’na ke lanė jashtė.

Por tash nuk ban ma hije

Pse deg’t tuja jan tuj u tha?

A pse t’mori historia

E nė libra duhet me t’pa?!

Autori e ka shoqėruar librin me mjaf pamje piktoreske tė natyrės sė bukur e tė mrekullueshme tė Komunės, e me disa nga njerėzit mė tė shquar e tė shkolluar. Mendoj se nė kėtė pikė mund tė kishte ba diēka mė tepėr e shpresoj se nė botimet e tjera ka pėr ta pėrmirėsuar. Duke pėrfunduar i uroj autorit Ndue Gjoni suksese tė mėtejshme, vepra tė tjera pėr historinė dhe kulturėn e Komunės Rrape dhe trevave pėrreth. Urime!

Zef Koliqi

 

RADOFARMA sfida e farmaceutikes shqiptare

Te imponohet qe ne momentine pare kur futesh ne mjediset e saja. “Radofarma”, kompania farmaceutike shkodrane, ne tere kuptimin e fjales ka lulezuar ne qytetin me lashte me mjediset qe ofron. Nje siperfaqe qindra metra katror e gjelberuar dhe e sistemuar, qe do ja kishte zili cdo ndermarrje homologe ne cdo vend te Bashkimit Evropian. E nderkohe, bisnesmeni i mirenjohur me shpirt human, i sukseshmi edhe ne kete sfere Paulin Radovani, te heq cdo dyshim teksa te pohon se gjithcka eshte menduar dhe realizuar sipas standarteve te Bashkimit Evropian. “Radofarma” ka sjelle dhe implementuar tashme ne Shkoder, Evropen te cilen ne shqiptaret e ndjekim pas prej mese 16 vitesh. 4 flamuj prane e pare, ai i Evropes se Bashkuar, Shqiperise, SHBA-se dhe Italise, i paraprin standarteve qe ne i pame vete dhe nje pjese te tyre, ju keni mundesi ti konsatoni permes pamjeve por edhe ketij shkrimi, i cili kurrsesi, nuk mund te shpalose te gjithe ate qe perfshin ne vetvete “Radofarma”.

Mjediset e brendeshme, te ndrertuara sipas modeleve me te perparuara te industrise farmaceutike boterore, te imponojne menjehere rregulla rigoroze. Ne asnje nga mjediset, nuk mund te futesh ashtu sic vjen nga jashte. Vetem pasi je “dizinfektuar”, duke larguar cdo lidhje te mundshme me mikrobet e jashtme dhe pasi je pajisur me veshje speciale nga koka tek kembet, mund te besh nje vizite te udhehequr nga vete presidenti i “Radofarmes”, Paulin Radovani. Eshte nje cikel i mbyllur, qe nga prodhimi i antibiotikeve dhe deri tek ambalazhimi i tyre dhe kudo eshte vendosur sigla e njohur “sipas standarteve CE” te Bashkimit Evropian. Pajisjet jane me modernet, fjala e fundit e teknologjise farmaceutike, ndersa stafi me i pergaituri dhe i kualifikuari edhe jashte Shqiperise. Eshte nje investim gjigant ne te gjitha kuptimet dhe ne vazhden e investimeve unikale, te cilat tashme nga bisnesmeni Radovani, po i japin frymemarrje jo vetem qytetit, por edhe qarkut te Shkodres dhe Veriut te vendit.

Por “Radofarma” ka edhe nje vecanti tjeter, jep garanci per prodhimet e saja, te cilat kane te bejne drejtperdrejte me jeten e njeriut. Jetojme ne nje nje kohe, por edhe vend, ku cilesia e ilaceve, le shume per te deshiruar. Medikamente jocilesore, por edhe te skaduara, kane rrezikuar dhe po rrezikojne jeten e njerezve. Ne shume raste, farmacistet, me apo pa shkolle, te mesuar apo te sajuar, justfikohen me idene se ilacet vijne nga vende te huaja dhe ne nuk marrim pergjegjesi per cilesine e tyre po edhe per daten e skadences, e cila ne shume raste, manipulohet apo edhe mbulohet me ndonje etikete “te rastesishme”. Gjithe kesaj skeme, “Radofarma” nje here e mire, i mbyll rrugen. Nuk eshte thjeshte respektimi i te gjithe standarteve te BE-se qe thame me siper, por edhe fakti se “Radofarma” eshte nje kompani shkodrane, shqiptare, qe prodhimin e sj, kryesisht e ka per bashkekombasit dhe jo sic mund te ndodhe me kompanite e huaja, te cilat “shqiptarin” e shohin si qytetar te dores se dyte, qe mund te gelltise ilace jashte standarteve. Medikamentet e “Radofarma” kane kaluar me sukses edhe proven e konsumatorit evropian, duke marre vleresime maksimale. Por ka edhe nje garanci me shume ne kete drejtim. Pronari Paulin Radovani, ka dhene prova te shumta te zhvillimit te bisnesit human, ne sherbim te qytetareve. Kolapsi i disa viteve me pare, mbase e detyroi te filloje gjithcka nga e para. E serish ne qytetin e tij, per ti dhene mundesi jetese bashkeqytetareve te tij. Gjate ketyre viteve, Radovani kishte mundesine, qe me kushte edhe me te mira, te zhvendoste bisnesin e tij, edhe jashte Shqiperise. Por ai qendroi, me gjithe kushtet shume te veshtira qe iu krijuan, mungesen e energjise elektrike, ne burokracive te ndryshme. Ai e shtriu bisnesin e tij dhe perseri ne Veri, per ti dhene shanse edhe banoreve te Pukes e me gjere.

Suksesi i “Radofarma”-s eshte i garantuar. “Moti i mire, shihet ne mengjes”, thote nje fjale e urte dhe pa me te voglin dyshim, “Radofarma” eshte nje sfide e hapur per industrine farmaceutike dhe me te gjitha, nje siguri e larte dhe e testueshme per cilesine e prodhimeve te saja. Me jeten, nuk mund te hidhet lotari, duke konsumuar ilace qe duhet te te shpetojne jeten, por mund te ta marrin ate! “Radofarma” eshte zgjidhja e ketij shqetesimi, per te gjithe ata qe kane nevoje per medikamente cilesore dhe efektive! Ne e pame dhe vertetuam kete!

BD