Shkruan Zef Ndreka
Nga këtu duhet të nisë analiza që mungon në PD, pas zgjedhjeve vendore të 14-Majit.
Nën trysninë e jashtëzakonshme ku u gjendën demokratët, pa kryetarë, pa nën kryetarë, me Sekretarin e Përgjithshëm që u sakrifikua për Foltorën dhe BF e koalicionit të turpit, pa mbështetjen e grupit të deputeteve dhe pa kandidatë të cilët u urdhëruan të tërhiqeshin nga gara per kryetarë Bashkishë, vetëm me Kryetarin në detyrë Alibeaj, PD-ja arriti të mbijetojë.
Mbijetesa e kësaj force politike e cila po drejtohej drejt asimilimit nga Berisha, arriti falë 104 mijë demokratëve të cilët treguan koherencë dhe pjekuri politike në nivelin më të lartë se deputetët e dalë prej tyre dhe drejtuesve të PD-së.
Rikthimi i parë i papritur në dukje i Bashës ndezi çakejt e politikës.
Ishte Berisha që e konsideron riaktivizimin në politikë pas largimit, të shpallur si një sfidë të cilën e ka humbur, sado mundohet të prodhojë narracione paralele.
Por së bashku me humbjen e Berishës, ata që më shumë janë dërmmuar politikisht duket se janë deputetët që vendosën që partia e tyre ku bëjnë pjesë, të mos votohet në zgjedhjet vendore të 14-majit. E kur e braktisën PD-në dhe ju bashkëngjiten BF-së, lind pyetja:
Çfarë pune kanë tani me Lulzim Bashën, apo debatin që po zhvillohet për këtë rikthim të tij?!
Apo kështu ishte loja?!
Mos është taktikë e përbashkët e tyre për të tërhequr vëmendjen nga humbja katastrofike që pësuan dyshja Berisha-Metaj?!
Do të ishte e udhës që për këto zgjedhje të flasin dhe të dëgjojmë vetëm demokratët e 14-majit, të cilët treguan realisht një sens koherence e pjekurie politike edhe më të mëdha se gjithëdrejtuesit e tyre.
Kjo, si në fushatën për tu mbrojtur nga agresioni politik i BF-së, por edhe në lëvizjet e tyre autonome për të mbështetur kandidatë të BF-së, të cilët nuk ishin konfliktualë me Foltorën apo që mbanin lidhje me bazën, si Luçiano Boçi apo Igli Cara. Gjithsesi, të gjithë këto që duhen dëgjuar janë pikërisht krerët e PD-së në 61- bashkitë e vendit që u takon ti rrëfejnë bëmat e kundërshtarëve brenda partisë.
Kur të flasin demokratët qëndrestarë, kur ti dëgjojmë ato, besoj se do të artikulohen edhe të vërtetat e panjohura të prapaskenave të deputetëve ndaj PD-së zyrtare.
Sot nuk mund dhe nuk dua të paragjykoj, por Basha më në fund dhe me shumë vonesë u shfaq.
Uroj që të dalë në studiot e mediave, të rrëfehet, të kërkojë ndjesë së pari demokratëve per braktisjen mbi një vjecare dhe pastaj do shihet skanimi i plotë dhe sqarime që është i detyrueshëm ti japë demokratëve.
Klima e supozimeve deri tani, është e gjitha e tillë se Basha asgjë nuk ka bërë pa miratimin e Berishës dhe sjellja e tij, ka qenë gojëmbyllur.
Promoted Content